PUNIM UDHËZUES ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT MAJ 2011 FORUMI MBI POLITIKAT EKONOMIKE Përmbajtja 1 Sfidat 2 Sundimi i ligjit dhe konkurrenca 3 Shkathtwsitë e fuqisë punëtore 4 Ligji i Punës 5 Paga Minimale 6 Komentet shtesë të ngritura në tryezë 7 Referencat Publikuar nga: Hyrje Përkundër krizës ekonomike globale, rritja ekonomike në Kosovë në vitet e fundit ka vazhduar të jetë pozitive(BQK, 2010; Komisioni Evropian, 2010). Mirëpo, gjatë vitit 2009 dhe gjysmës së parë të vitit 2010 vlerësohet se kjo rritje ka ardhur pothuajse plotësisht si rrjedhojë e konsumit dhe investimeve të sektorit publik(Komiaioni Evropian, 2010). Duke marrë parasysh këtë dhe sfidat me të cilat përballet ekonomia e Kosovës(të përmbledhura në numrin e kaluar), konsiderojmë se zhvillimi i sektorit privat duhet të jetë prioritet për shoqërinë kosovare. Duke qenë se problemet që pengojnë zhvillimin e sektorëve të ndryshëm tashmë janë renditur në studime dhe raporte të panumërta, ky punim do të fokusohet më shumë në vetëm disa probleme të zgjedhura, dhe në veçanti në disa zhvillime të fundit që prekin drejtpërdrejt sektorin privat. Synimi i këtij punimi dhe tryezës së rrumbullakët që do të pasojë është paraqitja e mendimeve dhe përvojave të vetë bizneseve kosovare dhe asocioacioneve që përfaqësojnë ato, hapja e diskutimit në mes të përfaqësuesve të biznesit, shoqërisë civile dhe institucioneve kosovare me qëllim të ardhjes deri te rekomandimet për përmirësim të kushteve për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Instituti Riinvest dhe Friedrich Ebert Stiftung(FES) falënderojnë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe asociacioneve të bizneseve të intervistuara që kanë ndarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me ekipin tonë gjatë realizimit të këtij projekti.
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten