KAPITULLI V Sfidat e konsumatorit shqiptar. Disa reflektime Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të sjellë një sërë përmirësimesh në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, në lidhje me sigurinë e produkteve, në lidhje me të drejtat e konsumatorëve, sigurinë e shërbimeve financiare, por do të rrisë në të njëjtën kohë kostot e këtyre produkteve, duke ndikuar në kostot e jetesës së tyre. Harmonizimi i legjislacionit nuk nënkupton vetëm ndryshimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor, por mbi të gjitha ngritjen e institucioneve të përgjegjshme dhe eficente në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Nga ana tjetër, brenda Bashkimit Evropian, studiues argumentojnë se korniza aktuale ligjore në këtë fushë është e fragmentuar dhe mjaft e pakënaqshm e dhe se dallimet e rëndësishme midis ligjeve kombëtare në mbrojtje të konsumatorit mund t'i pengojnë ata të bëjnë transaksione përtej kufijve. Natyra ndonjëherë fragmentare dhe tepër e detajuar e legjislacionit të Bashkimit Evropian tregon nevojën për reformë rregullatore paralelisht me prezantimin e çdo strukture të re ligjore(Valant, 2015). Në këtë kontekst rekomandohet që rregulloret mund të jenë më të përshtatshme për të siguruar një kornizë ligjore koherente dhe të aksesueshme për transaksionet e konsumatorëve në tregun e brendshëm . Propozimi për ndryshime ligjore sugjeron një vëmendje të shtuar të Bashkimit Evropian në kontekstin ndërkufitar dhe më veçanërisht në transaksionet e lidhura me mjete në distancë, në kuadër të zhvillimit të tregtisë elektronike. Legjislacioni evropian në fushën e lëvizjes së lirë të mallrave, mbrojtjes së konsumatorit, sigurisë ushqimore është shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm, me qëllim për t’iu përshtatur zhvillimeve teknologjike, digjitale, formave të reja të tregtimit dhe inteligjencës artificiale. Këto zhvillime passjellin nevojën për staf të trajnuar, qëndrueshmëri në ekipet negociatore dhe grupet ndërinstitucionale të punës, për vijueshmërinë efektive të proçesit të negociatave me Bashkimin Evropian. Përtej përafrimit, në të gjithë dokumentet strategjikë theksohet nevoja dhe kërkesa për implementim të këtij legjislacioni . Kjo kërkon fuqizim të kapaciteteve institucionale, në numër dhe ekspertizë. Hapat që po ndërmerren në kuadër të proçesit të integrimit kërkojnë vullnet, përgjegjësi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis të gjithë strukturave. Proçesi i negociatave, përtej të qenit shumë teknik, kërkon vullnet politik dhe vendimmarje të përgjithshme për të vijuar më tej, për të qenë të suksesshëm dhe për të mos bllokuar ecurinë si vendet e rajonit. | Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian| 66
Druckschrift
Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e Integrimit Evropian : manual
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten