Banimi social në Kosovë Ligji për financimin e programeve të veçanta të banimit(Ligji nr. 03/L-164) Ky ligj është miratuar nga parlamenti i Kosovës në vitin 2010. Edhe pse në titull të ligjit nuk përmendet banimi social në fakt është baza ligjore kryesore për të i ndihmuar familjet në nevojë për banim social në Kosovë. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve për banim të qëndrueshëm për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t'i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave si dhe caktimi i mënyrës së sigurimit dhe shfrytëzimit të mjeteve financiare për zhvillimin e programeve të veçanta të banimit. Me një fjalë me këtë ligj u jepet baza ligjore institucioneve të Kosovës, sidomos komunave të Kosovës që të i ndihmojnë familjet në nevojë për banim e që vet nuk mund të e sigurojnë një gjë të tillë. Sidoqoftë për këtë ekzistojnë kritere të cilat janë shumë mirë të specifikuara e të cilat shkurtimisht do të trajtohen në këtë hulumtim. Një nga të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi është se një numër i madh i komunave kanë ende telashe për të e kuptuar siç duhet ligjin prandaj disa pjesë të këtij ligji janë të përshkruara në formë të udhërrëfyesit për t'i ndihmuar komunat që të e kuptojnë më mirë këtë ligj e me këtë edhe të rritet efikasiteti për të i ndihmuar familjet në nevojë për banim social. KATEGORITË DHE KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN E PËRFITUESVE Siç është përmendur më lartë, banimi social duhet të ju ofrohet familjeve apo individëve të cilët nuk mund të e përballojnë tregun për të siguruar banim. Sidoqoftë, jo të gjithë mund të përfitojnë banim nga institucionet e Kosovës. Për këtë nevojitet që të i përkasin kategorive të caktuara si dhe të i plotësojnë disa kritere. Kategoritë e familjeve të cilat mund të aplikojnë për banim social janë familjet që: a) nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale; b) kanë mbetur pa banesë-shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe c) posedojnë sipërfaqe banimi nën normat e banimit, të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike. 12
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten