Banimi social në Kosovë përzgjedhur me konkurs. Prioritet absolut në përzgjedhje i është dhënë familjeve të dëshmorëve të luftës ku rreth 90% të përfituesve i takojnë kësaj kategorie. Këto banesa u janë dhënë këtyre familjeve pa ndonjë afat të caktuar dhe pa qera jo profitabile. Ky është një problem për këtë komunë meqenëse një numër i madh i përfituesve po i trajtojnë këto banesa si pronë personale e që është ndesh me ligjin për financimin e programeve të veçanta për banim. DT ka vizituar disa nga këto ndërtesa ku në bisedë me banorë është njoftuar se këto familje janë informuar në atë mënyrë që këto banesa u janë falur. Disa nga banorët e kanë pranuar se kanë bërë kërkesë në komunë që të u jepet vendimi për banim duke i konsideruar tashmë pronë personale. Për shkak të mungesës së pagesës jo profitabile, komuna e Prizrenit po has në telashe lidhur me mirëmbajtjen e këtyre ndërtesave. Shumica e banorëve edhe pse nuk paguajnë për qëndrim dhe i konsiderojnë banesat si të tyre, kërkojnë nga institucionet komunale që të i mirëmbajë këto ndërtesa. Rregullimi i statusit të këtyre banorëve duhet të jetë prioritet për tu zgjidhur nga komuna e Prizrenit. b) Bonus banimi: Kjo formë e ndihmës nuk aplikohet në Prizren. Në program tre vjeçar është paraparë që të fillon aplikimi i kësaj forme të ndihmës; c) Objekte komunale të adaptuara për tu përdorur për banim social: Nuk ka; d) Renovimi dhe ndërtimi i shtëpive në troje private: Edhe komuna e Prizrenit bashkëpunon me organizatën“Jetimët e Ballkanit” për të ndihmuar familjet në hall për banim përmes ndërtimit të shtëpive të reja në troje private të tyre. Në këtë mënyrë ndërtohen rreth 30 shtëpi në vit ku komuna participin me mjete materiale; Mënyra e aplikimit e familjeve që kanë nevojë për banim social dhe mënyra e përzgjedhjes: Familjet që kanë nevojë për ndihmë në banim kërkesën e bëjnë në DPMS në një formular të përgjithshëm për ankesa dhe kërkesa të qytetarëve. Pra nuk ka formular të veçantë për banim social gjë që e vështirëson procesin e përzgjedhjes së përfituesve. Sidoqoftë, Zyrtarët komunal janë duke punuar për të krijuar një formular të veçantë për aplikim për familjet që kanë nevojë për banim social. Kjo do të jetë një ndihmë për të bërë kategorizimin dhe përzgjedhjen e përfituesve në të ardhmen. 22
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten