Banimi social në Kosovë përdorur në masë të dëshirueshme nga komunat e Kosovës. Kjo kryesisht për shkak të mungesës së personelit adekuat nga komunat e Kosovës. Një mekanizëm shumë me rëndësi i mundësuar për komunat e Kosovës është planifikimi afatgjatë për banim. Në fakt, ligji mundëson që komunat të përpilojnë programe tre vjeçare për banim ku do të mund të planifikojnë se si të e trajtojnë këtë temë në tre vitet në vijim. Këto programe duhet të përpilohen nga komisioni i krijuar nga kryetarët e komunave enkas për këtë punë. Që të gjitha 10 komunat i kanë të draftuara këto programe por vetëm 6 i kanë të aprovuara nga kuvendet komunale. DT ju ka ndihmuar 8 nga 10 komunave që të i përpilojnë këto programe. Sidoqoftë sfidë e posaçme po duket të jetë implementimi i këtyre programeve kryesisht për shkak të mungesës së personelit adekuat dhe mungesës së kodit buxhetor të veçantë për banim. Këto programe përmbajnë informata të mjaftueshme për implementim dhe zakonisht përbëhen nga tri pjesë. Pjesa e parë e bën një përshkrim të profilit komunal përfshirë qëllimin e programit, informatat gjeografike dhe demografike, gjendjen socio-ekonomike, planet zhvillimore komunale, etj. Pjesa e dytë e programit përfshinë informata relevante lidhur me gjendjen ekzistuese të banimit në komunat përkatëse siç janë banesat sociale në dispozicion, kërkesat aktuale për banim, profili i përafërt i përfituesve potencial si dhe analiza buxhetore komunale. Pjesa e tretë merret me planifikimin konkret për tre vitet e ardhshme përfshirë numrin e planifikuar të familjeve që duhet të ndihmohen, mënyrën se si duhet të ndihmohen dhe buxhetin e nevojshëm. Developing Together ka ndihmuar një numër të madh të komunave në Kosovë që të i përpilojnë këto programe gjë që do të mundësonte komunave planifikim adekuat për banim. Për t'i përpiluar këto programe, komunat krijojnë komisione ad-hoc dhe pas përfundimit të programeve këto komisione zakonisht shpërbëhen duke e humbur lidhjen në mes të krijimit të programeve dhe zbatimit të tyre. Ekzistimi i stafit të përhershëm për banim me përshkrim të qartë të punës do të mundësonte pjesëmarrje në krijim të programit por edhe në zbatim të tij. Problemi tjetër lidhur me këto programe është se pothuaj asnjë nga komunat nuk po arrijnë të i implementojnë këto programe. Në vitin 2018 Zyra Kombëtare e Auditimit e ka publikuar një raport të auditimit të performancës ² ku është analizuar efektiviteti i programeve të veçanta për banim. E gjetura kryesore në këtë dokument 50 faqesh është se programi i veçantë i banimit nuk performon. Sipas këtij raporti shumica e atyre që kanë 2 http://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2018/10/RaportiAuditimit_PVB_Shqip.pdf 39
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten