![]()
- HYRJA
- METODOLOGJIA
- PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE
- Gjetjet Kryesore
- 1. Sipas anketës një student shpenzon mesatarisht 602 euro në muaj. Ushqimi dhe akomodimi kushtojnë 356 euro në muaj ose 59.1% të kostos totale.
- 2. Në Universitetin e Tiranës një në katër studentë mendon të ndërpresë studimet për arsye ekonomike. Në rang kombëtar ky raport rezulton 1 në 6 studentë ose 17.6%.
- 3. Në 4 vitet e fundit numri i studentëve në Shqipëri ra me 6.54%. Rënia prek kryesisht universitetet publike, të cilat humbën 14.28% të studentëve, ndërkohë universitetet private u rritën me 18.34%.
- 4. Skema e Kredisë Studentore ka pasur interesim shumë të ulët. Aplikimet për kredi studentore ranë nga 51 në vitin e parë të implementimit në vetëm 12 në vitin akademik 2025-2026, ose me 76.5%.
- 5. 76.69% e studentëve shprehen se mbështeten financiarisht te familja, ndërsa vetëm 19.26% kanë punën e tyre si burim parësor. Familja dhe puna së bashku përbëjnë 95.95% të burimeve kryesore të të ardhurave.
- 6. Në 2 vitet e fundit numri i studentëve në nevojë që marrin bursë sociale ra me 47.8%, pra nga 8,911 në 4,648. Ndërsa numri i studentëve të shkëlqyer që përfituan bursë ra nga 4,663 në 4,118.
- 7. Më shumë se gjysma e studentëve (56.34%) deklarojnë të ardhura familjare deri në 1,000 euro në muaj. Në vitin 2025 më shumë se gjysma e të rinjve (55.9%) të punësuar të kësaj grupmoshe ndiqnin njëkohësisht arsimin e lartë. 13.2 % më shumë se në vit...
- 8. Qiratë mbeten të larta edhe për banesat e vogla, ku garsonieret kushtojnë mesatarisht 250-500 euro dhe apartamentet 1+1 rreth 350-700 euro në muaj. Për shumë studentë, ndarja e apartamentit mbetet alternativa më e përballueshme.
- 9. Gjysma (50.03%) e studentëve shprehen se jetojnë me familjen. Një në nëntë studentë jeton në rezidencë studentore.
- 10. Në Qytetin Studenti numri i studentëve të akomoduar u rrit me 61.1% në 4 vitet e fundit. Ndërkohë në Shkodër 9 në 10 shtretër të konvikteve janë bosh. Ndërsa UAMD i cili ka rreth 3,000 studentë që vijnë nga qytete të tjera, nuk ofron akomodim në r...
- 11. Një në tre studentë shpenzon mbi 40 euro në muaj vetëm për transport. 53.73% e të gjithë studentëve kthehen në vendlindje të paktën një herë në muaj. 56.3% e studentëve përdorin urbanin si mjetin kryesor të transportit. 17.4% që lëvizin kryesisht ...
- 12. Ushqimi është zëri më i madh i buxhetit mujor, me një kosto mesatare prej 187 euro në muaj. 1 në 2 studentë deklarojnë se shpenzojnë 40% ose më shumë të buxhetit të tyre mujor për ushqim. Nga 2021 në 2025, ushqimet dhe pijet joalkoolike, një nga s...
- 13. Tre në katër studentë shpenzojnë deri në 300 euro në vit për libra dhe literature, ndërsa 70% e tyre shpenzojnë deri në 450 euro në vit për fotokopje, printime, kancelari dhe materiale të tjera. Pjesa tjetër (30%) shpenzojnë më shumsë se 450 euro ...
- REKOMANDIMET KRYESORE
- 1. Ndërtimi i një konvikti modern studentor me kapacitete akomoduese dhe rekreative pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- 2. Rishikimi i bursave sipas kostos reale të jetesës. Bursa dhe numri i përfituesve duhet të lidhen me shpenzimet që përballojnë studentët. Raporti llogarit një kosto mesatare prej 602 euro në muaj, ndërsa numri i studentëve në nevojë që marrin bursë ...
- 3. Ndërtimi i kampuseve universitare, ku rezidencat të mos shërbejnë vetëm për fjetje, por të kenë biblioteka, ambiente studimi, sportive dhe rekreative. Kampuset duhet të konceptohen si hapësira ku zhvillohet jeta studentore edhe jashtë auditorit.
- 4. Shtimi i kapaciteteve akomoduese publike, sidomos në qytetet ku oferta është e pamjaftueshme. Durrësi, megjithëse është një nga qytetet kryesore universitare, nuk ka rezidencë studentore, ndaj studentët që vijnë nga qytete të tjera mbështeten te tr...
- 5. Subvencionimi i strehimit për studentët. Për studentët që nuk përfitojnë nga rezidencat publike duhet të krijohet një skemë subvencioni për qiranë, me përparësi studentët nga familjet me të ardhura të ulëta dhe ata që studiojnë larg vendbanimit të ...
- 6. Karta e Studentit të kthehet në instrument real për uljen e kostove. Ajo duhet të buxhetohet nga qeveria dhe të funksionojë në çdo qytet universitar dhe të ofrojë ulje konkrete për transportin, ushqimin, librat, materialet mësimore, aktivitetet kul...
- 7. Ndërtimi i mensave publike studentore me çmime të reduktuara. Duke qënë që 1 në 2 studentë deklarojnë se shpenzojnë 40% ose më shumë të buxhetit të tyre mujor për ushqim, atëherë studentët duhet të kenë mundësi të blejnë një abonim mujor që u sigur...