![]()
- HYRJA
- PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE
- Gjetjet Kryesore
- 1. Sipas anketës një student shpenzon mesatarisht 602 euro në muaj. Ushqimi dhe akomodimi kushtojnë 356 euro në muaj ose 59.1% të kostos totale.
- 2. Në Universitetin e Tiranës një në katër studentë mendon të ndërpresë studimet për arsye ekonomike. Në rang kombëtar ky raport rezulton 1 në 6 studentë ose 17.6%.
- 3. Në 4 vitet e fundit numri i studentëve në Shqipëri ra me 6.54%. Rënia prek kryesisht universitetet publike, të cilat humbën 14.28% të studentëve, ndërkohë universitetet private u rritën me 18.34%.
- 4. Skema e Kredisë Studentore ka pasur interesim shumë të ulët. Aplikimet për kredi studentore ranë nga 51 në vitin e parë të implementimit në vetëm 12 në vitin akademik 2025-2026, ose me 76.5%.
- 5. 76.69% e studentëve shprehen se mbështeten financiarisht te familja, ndërsa vetëm 19.26% kanë punën e tyre si burim parësor. Familja dhe puna së bashku përbëjnë 95.95% të burimeve kryesore të të ardhurave.
- 6. Në 2 vitet e fundit numri i studentëve në nevojë që marrin bursë sociale ra me 47.8%, pra nga 8,911 në 4,648. Ndërsa numri i studentëve të shkëlqyer që përfituan bursë ra nga 4,663 në 4,118.
- 7. Më shumë se gjysma e studentëve (56.34%) deklarojnë të ardhura familjare deri në 1,000 euro në muaj. Në vitin 2025 më shumë se gjysma e të rinjve (55.9%) të punësuar të kësaj grupmoshe ndiqnin njëkohësisht arsimin e lartë. 13.2 % më shumë se në vit...
- 8. Qiratë mbeten të larta edhe për banesat e vogla, ku garsonieret kushtojnë mesatarisht 250-500 euro dhe apartamentet 1+1 rreth 350-700 euro në muaj. Për shumë studentë, ndarja e apartamentit mbetet alternativa më e përballueshme.
- 9. Gjysma (50.03%) e studentëve shprehen se jetojnë me familjen. Një në nëntë studentë jeton në rezidencë studentore.
- 10. Në Qytetin Studenti numri i studentëve të akomoduar u rrit me 61.1% në 4 vitet e fundit. Ndërkohë në Shkodër 9 në 10 shtretër të konvikteve janë bosh. Ndërsa UAMD i cili ka rreth 3,000 studentë që vijnë nga qytete të tjera, nuk ofron akomodim në r...
- 11. Një në tre studentë shpenzon mbi 40 euro në muaj vetëm për transport. 53.73% e të gjithë studentëve kthehen në vendlindje të paktën një herë në muaj. 56.3% e studentëve përdorin urbanin si mjetin kryesor të transportit. 17.4% që lëvizin kryesisht ...
- 12. Ushqimi është zëri më i madh i buxhetit mujor, me një kosto mesatare prej 187 euro në muaj. 1 në 2 studentë deklarojnë se shpenzojnë 40% ose më shumë të buxhetit të tyre mujor për ushqim. Nga 2021 në 2025, ushqimet dhe pijet joalkoolike, një nga s...
- 13. Tre në katër studentë shpenzojnë deri në 300 euro në vit për libra dhe literature, ndërsa 70% e tyre shpenzojnë deri në 450 euro në vit për fotokopje, printime, kancelari dhe materiale të tjera. Pjesa tjetër (30%) shpenzojnë më shumsë se 450 euro ...
- REKOMANDIMET KRYESORE
- 1. Ndërtimi i një konvikti modern studentor me kapacitete akomoduese dhe rekreative pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
- 2. Rishikimi i bursave sipas kostos reale të jetesës. Bursa dhe numri i përfituesve duhet të lidhen me shpenzimet që përballojnë studentët. Raporti llogarit një kosto mesatare prej 602 euro në muaj, ndërsa numri i studentëve në nevojë që marrin bursë ...
- 3. Ndërtimi i kampuseve universitare, ku rezidencat të mos shërbejnë vetëm për fjetje, por të kenë biblioteka, ambiente studimi, sportive dhe rekreative. Kampuset duhet të konceptohen si hapësira ku zhvillohet jeta studentore edhe jashtë auditorit.
- 4. Shtimi i kapaciteteve akomoduese publike, sidomos në qytetet ku oferta është e pamjaftueshme. Durrësi, megjithëse është një nga qytetet kryesore universitare, nuk ka rezidencë studentore, ndaj studentët që vijnë nga qytete të tjera mbështeten te tr...
- 5. Subvencionimi i strehimit për studentët. Për studentët që nuk përfitojnë nga rezidencat publike duhet të krijohet një skemë subvencioni për qiranë, me përparësi studentët nga familjet me të ardhura të ulëta dhe ata që studiojnë larg vendbanimit të ...
- 6. Karta e Studentit të kthehet në instrument real për uljen e kostove. Ajo duhet të buxhetohet nga qeveria dhe të funksionojë në çdo qytet universitar dhe të ofrojë ulje konkrete për transportin, ushqimin, librat, materialet mësimore, aktivitetet kul...
- 7. Ndërtimi i mensave publike studentore me çmime të reduktuara. Duke qënë që 1 në 2 studentë deklarojnë se shpenzojnë 40% ose më shumë të buxhetit të tyre mujor për ushqim, atëherë studentët duhet të kenë mundësi të blejnë një abonim mujor që u sigur...
- KONTEKSTI
- 2.METODOLOGJIA
- 3. BURIMET E TË ARDHURAVE TË STUDENTËVE
- 4. KOSTOT E JETESËS SË STUDENTËVE
- 4.1 Strehimi i Studentëve dhe shpenzimet për akomodim
- 4.1.1 Format e ndarjes së banesës nga studentët
- 4.1.2 Vlerësimi i kushteve në Rezidencat Studentore
- 4.1.3 Shpenzimet e studentëve për akomodim
- 4.1.4 Rezidencat studentore, kapacitet dhe investimet sipas universiteteve
- Durrësi paraqet rastin më të qartë të mungesës së infrastrukturës publike për strehimin e studentëve. Universiteti “Aleksandër Moisiu” është një nga universitetet më të mëdha publike jashtë Tiranës dhe rreth 3,000 studentë të tij raportohen se vijnë n...
- Ndryshe nga Tirana, ku diskutohet niveli i shfrytëzimit të mbi 5,000 vendeve të disponueshme, apo Elbasani, ku problem mbetet amortizimi i godinave ekzistuese, në Durrës infrastruktura publike e akomodimit studentor mungon plotësisht. Një student që v...
- Kjo krijon një hendek të plotë mes ofertës publike dhe nevojës potenciale për strehim. Deri në ndërtimin dhe vënien në funksion të kompleksit rezidencial të parashikuar nga UAMD, studentët që nuk banojnë në Durrës janë të detyruar t’i drejtohen tregut...
- Burimi: Bashkia Shkodër
- Në vitin 2021 u akomoduan vetëm 45 studentë, ose 9.6% e kapacitetit. Numri u rrit në 64 studentë në vitin 2022, por edhe ky, që përfaqëson nivelin më të lartë të përdorimit gjatë gjashtë viteve, përbënte vetëm 13.6% të kapacitetit total. Në vitin 2023...
- Kjo do të thotë se në vitin 2026, nga 470 shtretër në dispozicion, 431 rezultonin të pazënë. Me fjalë të tjera, 91.7%, ose 9 në çdo 10 shtretëre rezultojnë të pazënë.
- Edhe më i qartë është fakti se gjatë gjithë periudhës 2021-2026 nuk është raportuar asnjë student në listë pritjeje. Kjo tregon se problemi në Shkodër nuk lidhet me mungesën e vendeve për akomodim, por me diferencën shumë të madhe ndërmjet kapacitetit...
- Nga viti 2021 deri në shtator 2024, tarifa mujore e akomodimit ishte 3,800 lekë për student, e barabartë mesatarisht me rreth 34 euro në muaj gjatë kësaj periudhe.
- Në vitet 2024-2025 u krye edhe ndërhyrja kryesore në infrastrukturë, me një vlerë prej 7.752 milionë lekësh për rikonstruksionin e mensës studentore, ose rreth 77 mijë euro.
- Nga tetori 2024, tarifa mujore u rrit nga 34 euro në 51 euro (5,000 lekë), me afro 31.6%. Megjithatë, ndërhyrja në infrastrukturë dhe rritja e tarifës nuk u shoqëruan me ndryshim të numrit të studentëve të akomoduar. Në vitin 2024 raportoheshin 40 stu...
- Grafiku.24 Kapaciteti dhe përdorimi i rezidencave studentore në Vlorë
- Ndryshe nga investimet, për mirëmbajtjen janë shpenzuar fonde çdo vit. Në vitin 2021 janë realizuar rreth 5.1 mijë euro (622,000 lekë). Në vitin 2022 shpenzimet u rritën ndjeshëm në rreth 23.9 mijë euro (2,837,000 lekë), që përfaqëson edhe nivelin më ...
- Në vitin 2023 janë shpenzuar rreth 8.3 mijë euro, në vitin 2024 rreth 17.8 mijë euro, ndërsa në vitin 2025 rreth 14 mijë euro. Për vitin 2026 raportohen vetëm 800 euro.
- Në total, gjatë periudhës 2021-2026 janë realizuar rreth 70 mijë euro shpenzime për mirëmbajtjen e rezidencave studentore. Kështu, të dhënat tregojnë se financimi është përqendruar kryesisht te mirëmbajtja e kapaciteteve ekzistuese dhe shumë më pak te...
- Grafiku.25 Fondet e realizuara për mirëmbajtje
- Burimi: Bashkia Vlorë
- 4.2 Shpenzime transporti
- 4.3 Shpenzimet e ushqyerjes dhe të rekreacionit
- 4.4 Shpenzimet e Rekreacionit
- 4.5 Shpenzimet për Literaturë, Materiale Ndihmëse dhe Kurse shtesë
- 4.6 Kostoja totale mesatare mujore e jetesës së studentëve
- 5. KARTA E STUDENTIT
- 6. NDIKIMI I FAKTORËVE EKONOMIKË NË VAZHDIMËSINË E STUDIMEVE UNIVERSITARE