1 1. Hyrje 2. Gjetjet kryesore 3. Procesi zgjedhor 3.1 Regjistrimi i kandidatëve 3.2 Kontrolli Anti- Plagjiaturë 3.3 Fushata zgjedhore dhe Transparenca e Procesit 4. Dita e Zgjedhjeve 4.1 Administrata dhe Infrastruktura zgjedhore 4.2 Procesi i votimit dhe mbyllja e tij 4.3 Procesi i numërimit 5. Rekomandime Shtojca 1. Fisha e vëzhgimit të procesit zgjedhor dhe foto nga terreni Punuan materialin: Kolindo Vjerdha dhe Rigels Xhemollari Kontribuan si vëzhgues: Adelina Cikalleshi, Anxhela Nelaj, Armela Kallari, Artea Hajdini, Dajana Xhemalaj, Elejda Isaraj, Elira Sylbashani, Eridona Kamberi, Esmeralda Sherifi, Fabjol Ziso, Hygerta Rapushi, Ines Deçolli, Marina Brega, Martina Gllavaj, Mikaela Gabeta, Ornela Neziri, Rea Xhukellari, Samanta Afesllari, Sonja Uruçi, Vesa Muka, Migen Qiraxhi, Dragana Kurti 2 1. Hyrje Zgjedhjet në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë u mbajtën në datë 21 Qershor 2024 bazuar në Urdhrin nr.114, dt. 13.03.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku përvec datës së zgjedhjeve, MAS urdhëronte IAL-të publike që të nisin procesin e tyre zgjedhor në datën 21/05/2024 dhe të miriatojnë rregulloret e tyre të zgjedhjeve 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 1 Sipas ligjit 80/2015 të drejtën për të zgjedhur autoritetet drejtuese (Rektor, Dekan, Përgjegjës Departamenti, Senat Akademik) e kishin: personeli akademik me 90% të peshës së votës dhe studentët me 10% të peshës së votës. Ndërsa të drejtën për të zgjedhur Anëtarët e Senatit Akademik, përfaqësues të studentëve e kanë vetëm studentët. Qëndresa Qytetare monitoroi procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, administrimin e zgjedhjeve dhe verifikimin e plagjiaturave të kandidatëve për autoritetet drejtuese në universitete. Në monitorim më të thelluar dhe ndjekje me vëzhgues në terren janë marrë dy universitetet publike më të mëdha në vend: Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës, ndërsa fenomene dhe problematika të caktuara përgjatë procesit janë evidentuar edhe në 10 universitetet e tjera publike, të cilat do të jenë pjesë e gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij raporti. Qëndresa Qytetare iu drejtua me kërkesë për akreditim të vëzhguesve dy universiteteve të marra në monitorim. Universiteti Politeknik i Tiranës aprovoi kërkesën e organizatës duke akredituar vëzhguesit e Qëndresës Qytetare të cilët u vendosën në qendrat e votimit të 7 Fakulteteve të UPT-së. Vëzhgimi i procesit përfshiu fazën e votimit, atë të numërimit dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Vërtetimi i marrë në Komisionin Institucional Zgjedhor ishte i vlefshëm për të gjtiha fakultetet dhe për të gjitha proceset zgjedhore të zhvilluara brenda këtij universiteti. 1 https://top-channel.tv/2024/04/26/zgjedhjet-ne-universitete-ministria-e-arsimit-percakton-daten-21studentet-paragjykues-per-rezultatin/ 3 qershor- Rektor i Universitetit u zgjodh Z. Akli Fundo me 95% të votave pro dhe 5% kundër. Universiteti i Tiranës aprovoi kërkesën e organizatës duke akredituar vëzhguesit e Qëndresës Qytetare të cilët u vendosën në qendrat e votimi të 5 Fakulteteve të UT-së. Vëzhgimi i procesit përfshiu fazën e votimit, atë të numërimit dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Komisioni Institucional Zgjedhor, u ndau vëzhguesve të Qëndresës Qytetare vërtetimin e vëzhguesit të vlefshme për të aksesuar vetëm procesin zgjedhor të zgjedhjes së studentëve, jo atë të pedagogëve duke kufizuar aksesin e vëzhguesve në procesin e votimit dhe të numërimit të votave të pedagogëve për organet drejtuese. Gjtihashtu vërtetimet e vëzhguesit ishin të vlefshme vetëm për qendra votimi të posacme, duke e kufizuar monitorimin si të pjesshëm dhe jo të plotë për këta vëzhgues. Rektor i Universitetit u zgjodh Z. Artan Hoxha me 89.22% të votave pro. 2 Gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti monitorues do t’ i përcillen institucioneve publike të arsimit të lartë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Këshillave Studentore. Ky raport u realizua nga Qëndresa Qytetare me mbështetjen financiare të Fondacionit gjerman Friedrich Ebert. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve realizues dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit. 2 https://unitir.edu.al/vendim-kiz-nr-67-date-22-06-2024-per-shpalljen-e-rezultatit-te-zgjedhjeve-per-pozicionin-erektorit-ne-universitetin-e-triranes/ 4 2. Gjetjet kryesore • 10 nga 12 e universiteteve publike nuk i kërkuan kandidatëve për postet drejtuese dokumentacion provues për kriteret e ndjekjes penale, bazuar në rregulloret e tyre të zgjedhjeve. • Në zbatim të VKM nr. 777 për kontrollin Anti- Plagjiaturë, 11 universitete publike e realizuan këtë proces nëpërmjet vetëdeklarimit të mungesës së plagjaiturës në punimet shkencore. Vetëm UBT ushtroi kontrollin Atni – Plagjiaturë për kandidatët. • Në 7 nga 12 universitete publike dhe 50% të Fakulteteve të UT dhe UPT, gara për drejtues u zhvillua me një kandidat të vetëm, duke eleminuar alternativat dhe përballjet e ideve. Fituesit grumbulluan 90 – 95% të votave të pedagogëve. • Procesi zgjedhor në UT u shoqërua me mungesë transparence duke moslejuar prezencën e medias në Qendrat e Votimit dhe prezencën e vëzhguesve të akredituar të organizatave në procesin e numërimit në Universitetin e Tiranës. • Dita e zgjedhjeve u karakterizua nga fenomene të ngjashme me zgjedhjet politike si orientimi i studentëve nga pedagogët për të votuar për kandidatë të caktuar, prezenca e personave të paautorizuar në QV-të dhe intimidimi i votuesve, kryesisht studentët. U evidentuan vëzhgues të kandidatëve të cilët bënin propagandë në qendrat e votimit. 5 • Procesi i votimit u zhvillua përgjithësisht i qetë, por me problematika të infrastrukturës zgjedhore, duke evidentuar dhoma votimi me logo partie, fletë votimi me njjyra të padaullueshme, mungesë ngjyre për timbrimin e gishtit, fotografim të votës dhe përodrim të celularëve në qendrat e votimit. • 11 universitete, publikuan rezultatin e zgjedhjeve brenda 48 orëve nga mbarimi i procesit të votimit, me përjashtim të universitetit“Luigj Gurakuqi” n ë Shkodër, ku vendim i komisionti zgjedhor u mor 6 ditë pas mbarimit të votimit, duke krijuar tensione dhe debate mes kandidatëve dhe anëtarëve të KIZ. 6 3. Proçesi zgjedhor Në 13 Mars 2024, Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu urdhëroi fillimin e procesit zgjedhor për drejtuesit e universiteteve në datën 21.05.2025, duke caktuar si datë zgjedhjesh 21 Qershorin 2024. Nëpërmjet këtij Urdhri MAS urdhëroi nxjerrjen e rregulloreve të zgjedhjeve nga IAL-të publike, 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Universitetet ruajtën përgjithësisht të njëjtat rregullore të miratuara në vitin 2020. Ky urdhër me caktimin e datës 21 qershor, si datë zgjedhjesh, rrezikon të ndërpresë mandatet e të zgjedhurve aktualë, pa mbushur afatin 4- vjecar të tyre, prandaj në pikën 4 të tij thuhet se Minsitria e Arsimit do t’ i përcjellë rezultatet zgjedhore tek Presidenti për dekretimin e të zgjedhurve të rinj, pasi të ketë përfunduar afati 4 vjecar i drejtuesve aktualë, pra pas muajit gusht 2024. Për shkak të dinamikave të zhvilluara gjatë këtij procesi zgjedhor, Qëndresa Qytetare e ka monitoruar procesin zgjedhor të klasifikuar në disa faza: - Regjistrimi i kandidatëve për organet dhe postet drejtuese - Kontrolli Anti – plagjiaturë - Fushata Zgjedhore dhe transparenca e procesit 7 3.1 Regjistrimi i kandidatëve për organet dhe postet drejtuese Kandidatët për rektor dhe për senat akademik të institucioneve të arsimit të lartë publik në vend duhet të plotësonin disa kritere të paracaktuara mbi të cilat do të bazohej pranimi ose jo i kërkesës për aplikimin si kandidat. Referuar Rregullores për Organizimin e Zgjedhjeve në universitete një ndër kriteret bazë, përcaktuese për kadidaturën si në nivel rektori dhe senati akademik është kriteri i ndjekjes penale të kandidatëve. Në monitorimin e kryer të të gjitha rregulloreve të institucioneve të arsimit të lartë në vend rezulton se shumica prej tyre e kanë të përcaktuar këtë kriter në nenet e lidhura me kriteret e kandidimit të rektorëve dhe kandidatëve për anëtar në senatin akademik. Këtu bën përjashtim Universiteti i Durrë sit“Aleksand ë r Moisiu”, i cili si kriter nuk saksionon“ndjekjen penale” t ë kandidatit për rektor, por vetëm një vertetim për caktim mase sigurie. Megjithëse e kanë këtë kriter të sanksionuar në nenet e rregullores, 10 nga 12 institucionet e arsimit të lartë nuk kanë të përkthyer këtë masë në dokumentacionin e kërkuar të kandidatit. Këtu bëjnë përjashtim Universiteti i Gjirokastrë s“Eqerem Çabej” dhe Universiteti i Shkodrë s“Luigj Gurakuqi”, q ë në dokumentacionin e kërkuar e kanë të përcaktuar se një prej dokumentave duhet të jetë“v ërtetim nga prokuroria se kandidati nuk ndodhet në ndjekje penale”. Gjykojmë se një boshllëk i tillë mes kritereve të kërkuara dhe dokumentacionit të detyrueshëm për kandidim mund të ketë krijuar hapësira që në keto universitete të kandidojnë kandidatë që janë aktualisht në ndjekje penale ose me masë sigurie. Fenomeni i“kandidat ëve të vetë m” mbizotëroi universitetet kryesore të vendit(të cilat kanë mbi 80-90% të studentëve total në vend) duke minimizuar garën, alternativat dhe debatin konstruktiv mbi perspektivat dhe sfidat e universiteteve publike. Shtatë universitete publike shkuan në zgjedhjet për Rektor me një kandidat të vetëm. Pesë nga 6 universitetet që zhvillojnë veprimtarinë 8 e tyre në kryeqytet, kishin një kandidatë të vetëm për Rektor. Ndërkohë Komisioni Zgjedhor i Universitetit“Aleksand ë r Xhuvani” eleminoi nga gara kandidaten Majlinda Perriu, me justifikim se nuk ia lejonte ligji për Prefektin, post të cilin kandidatja e kishte dorëzuar 2 ditë përpara se të vendoste për të kandiduar në këtë post. Ky proces tashmë ndodhet në Komisionin e Apelimit të Universitetit. Ndërkohë të njëjtin trend kanë ndjekur në dy universitetet më të mëdha të vendit edhe kandidatët për drejtues të njësive kryesore (Fakulteteve), ku 50% e kandidatëve për Dekan në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës garonin të vetëm, pra pa kundërshtar përballë, të reflektuara në tabelën e mësipërme. 9 Një problematikë tjetër e evidentuar përgjatë procesit të regjistrimit të kandidatëve ishin edhe vonesat e konstitutimit të komisioneve zgjedhore dhe më pas regjistrimit të kandidatëve, nga afatet e përcaktuara në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, duke mos lejuar një fushatë të plotë 30 ditore zgjedhore, përpara trupës zgjedhore të përbëbërë nga studentë dhe pedagogë të universiteteve publike. Universitetet që u vonuan më shumë në këtë proces ishin UPT dhe universiteti“Luigj Gurakuqi” Shkod ër duke shpallur listën e kandidatëve për postet drejtuese në datën 27 maj 2024, ndërkohë që në datën 21 qershor zhvilloheshin zgjedhjet, ndërsa Universiteti i Arteve ishte universiteti që i shpalli i pari numrin e kandidatëve, përkatësisht në datën 30 prill. 3 3.2 Kontrolli anti- plagjiaturë Ndryshe nga Urdhri i Ministres Besa Shahini për zgjedhjet e vitit 2020, ku specifikohej se në institucionet e arsimit të lartë publik duhej që çdo kandidat ti nënshtrohej kontrollit anti-plagjiaturë dhe verifikimit të titujve shkencorë dhe rezultatet të ishin pjesë e dosjes së tij të kandidimit, në Urdhrin e ministers Ogerta Manastirliu ky obligim nuk qëndronte, duke iu shmangur edhe VKM-së 777. 4 Por Universitetet Publike, tashmë duke e pasur të integruar procesin e kontrollit antiplagjiaturë në rregulloret e tyre, nuk mund t’a shmang nin plotësisht këtë proces nga dokumentacioni garues, duke e lënë sipas procedurës së vetëdeklarimit. Në datën 7 qershor, studiuesi Taulant Muka publikoi dhe dërgoi në Universitetin e Tiranës denoncimin për plagjaiturë në punimet doktorale të kandidatit për Rektor në Universitetin e Tiranës Artan Hoxha dhe kandidates për Dekane në Fakultetin e Drejtësisë në këtë universitet Dorina Hoxha duke sfiduar Komisionin Institucional Zgjedhor dhe Këshillin e Etikës të këtij 3 https://upt.edu.al/permbajtja/uploads/2024/05/VENDIM-NR-4-KIZ-SHPALLJA-E-AFATEVE-TE-REGJISTRIMIT-TEKANDIDATEVE-PER-REKTOR-SENAT-AKADERMIK_compressed.pdf 4 https://fdut.edu.al/wp-content/uploads/2021/09/Vendimi-I-KM-Nr.-777-dat%C3%AB-26122018-perditesuar.pdf 10 universiteti për të gjykuar mbi këto fakte të reja mbi kandidatët në fjalë. 5 Pavarësisht denoncimit, presionit të shtuar mediatik, pranimtit të “ gabimit” të kandidatit Hoxha për BIRN Albania dhe komunikimeve formale apo infomrale me drejtues të instancave brenda(Komisioni Institucionale Zgjedhore dhe Keshilli Etikes se UT) dhe jashtë UT si Presidenti i Republikës dhe Komisioni Parlamentar i Arsimit nuk pati asnjë nismë për të trajtuar denonconimin e studiuesit Muka përpara zhvillimit të zgjedhjeve në 21 qershor 2024. 6 3.3 Fushata zgjedhore dhe Transparenca e Procesit Fushata për zgjedhjet e 21 Qershorit ishte e heshtur pa debate apo përballje publike, jo vetëm për shkak se në 58% të posteve garonin kandidatë të vetëm, të cilët nuk kishin nevojë për t’ u angazhuar maksimalisht për të fituar garën por edhe për shkak të një tradite jo të mirë të konsoliduar nga vitet e shkuara ku kandidatët për zgjedhjet në universitete nuk kanë pasur përballje direkte. Kandidati për Rektor në Universitetin e Tiranës aktivizoi pas 4 viteve profilin e tij në rrjetet sociale në momentin e shpalljes si kandidat, profil i cili ishte lënë në heshtje nga shpërndarja e posterave elektorale të zgjedhjeve të 4 viteve të kaluara, sipas konstatimeve të vëzhguesve të Qëndresës Qytetare, ndërsa kandidati për Rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës nuk kishte një profil në këto rrjete dhe nuk pati asnjë komunikim në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të këtij universiteti. 7 Të dy kandidatet për Rektor për universitetet më të mëdha të vendit nuk patën asnjë komunikim për mediat e shkruara apo vizive për kandidimin apo vizionin e tyre, komunikime të cilat në zgjedhjet e 2020 kanë qenë më të shpeshta. Nga monitorimi i faqes zyrtare të Universitetit të Tiranës, rezulton se rrjetet sociale të këtij universiteti dhe web-i zyrtar janë vënë në 5 https://www.youtube.com/watch?v=C5MuBvj1S4E 6 https://www.gazetatema.net/sociale/rektori-artan-hoxha-une-te-bej-plagjiature-maksimumi-ndonje-gabim-kambe-i443563 7 https://www.facebook.com/Prof.Dr.Artan.Hoxha 11 dispozicion të fushatës së kandidatit për Rektor Artan Hoxha, pasi kanë shpërndarë aktivitete zgjedhore të këtij kandidati. 8 Shqetesues nga raportimet, denoncimet dhe vëzhgimet e Qëndresës mbetet rreziku i përdorimit të aseteve, burimeve dhe kompetencave për qëllime të fitores së kandidatëve në rastet kur kërkojnë konfirmim në detyrë apo në këmbim të kandidatit që mbështesin. Rastet më shqetësuese edhe nga raporimet janë shpërndarja e titujve Profesor 1 dite para çeljes së garës në Universitetin e Tiranës, rinovimi i kontratave të punës, përpara zgjedhjeve nga Universiteti“Aleksand ë r Moisiu” Durr ës, duke krijuar praktikën e përdorimit të burimeve publike, për qëllime zgjedhore, e cila për referim të Kodit Zgjedhor, duhet të reflektohet si ndryshim në rregulloret e zgjedhjeve të universiteteve, duke ndaluar që në periudhat zgjedhore të ndalohen punësimet, rinovimet, titujt dhe honoraret. Ndërkohë kandidatët për Anëtar të Senatit Akademik nga studentët patën një fushatë më aktive, realizuan një përballje publike me studentët dhe përdorën rrjetet sociale për të shpalosur platformat e tyre. Nga 11 kandidatë – studentë që garuan në Universitetin e Tiranës, për Anëtar Senati, 4 prej tyre u zgjodhën, ndërsa në Universitetin Politeknik të Tiranës aplikuan 9 kandidatë, një u skualifikua për mosplotësim të kriterit të mesatares, dhe në përfundim u zgjodhën 4 nga 8 kandidatë garues. 9 Rezultatet e zgjedhjeve për pozicionet, Rektor dhe Anetarë të Senatit Akademik u shpallën në 11 universitete brenda një fashe kohore që nuk kalon më shumë se 24 orë nga përfundimi i procesit të votimeve, rezultate të shpallura me vendim të Komisioneve Istitucionale Zgjedhore. Vonesë në shpallje ka pasur vetëm në Universitetin e Shkodrës"Luigj Gurakuqi". Nga monitorimi i kryer rezulton se edhe pas 48 orëve nga mbyllja zyrtare e procesit zgjedhor, afat pas të cilit duhet të shpalleshin rezultatet, në Universitetin e Shkodrës"Luigj Gurakuqi", nuk ka patur 8 https://unitir.edu.al/te-vijojme-te-forcojme-universitetin-e-tiranes/ 9 https://upt.edu.al/permbajtja/uploads/2024/05/Vendimi-06-date-27.05.20242.pdf 12 vendimmarrje për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, duke tejkaluar këtë afat. Vendimi për shpalljen e rezultateve u mor 6 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor, për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të komisionit zgjedhor të cilët përfaqësonin rryma të kundërta mbi interpretimin e rregullores së zgjedhjeve. Gazetarët dhe përfaqësues të mediave u penguan të hynin në dy universitetet e monitoruara nga Qëndresa Qytetare për të pasqyruar procesin zgjedhor. Komisioni Institucional Zgjedhor i UPT vendosi të lejojë prezencën e medias pas gjysmës së dytë të ditës në hapësirat e qendrave të votimit. 10 Në datën 7 qershor 2024 Qëndresa Qytetare dërgoi një kërkesë për informacion pranë Komisionit Institucional Zgjedhor të UT për të marrë forumlarin e vetëdeklarimit të mungesës së plagjiaturës të kandidatëve për Rektor dhe Dekan të Fakultetit të Drejtësisë. Ditën e dhjetë zyrtare pas dërgimit të kësaj kërkese, KIZ i ktheu përgjigje Qëndresës Qytetare duke refuzuar këtë informacion me justifikimin se dhënia e këtij informacioni nuk ishte pjesë e kopetencave të këtij organi. 10 https://www.youtube.com/watch?v=SCEezfYzsvc 13 4. Dita e Zgjedhjeve Qëndresa Qytetare vëzhgoi procesin ditën e zhvillimit të zgjedhjeve, 21 Qershor 2024 në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës duke vendosur 24 vëzhgues të përzgjedhur nëpërmjet një thirrje të hapur të cilët kaluan në një proces trajnimi mbi zgjedhjet dhe etikën e vëzhguesit nga ekspertë të botës akademike, por dhe proceseve zgjedhore. Një grup pune me ekperiencë në vëzhgimin e zgjedhjeve i ngritur nga Qëndresa Qytetare gjithashtu përgatiti fishat e raportimit të cilat i shërbyen çdo vëzhguesi për t’ i plotësuar e më pas raportuar. Vëzhguesit u akredituan nga Universitetet dhe u vendosën në qendrat e votimit të 5 Fakulteteve të UT dhe 7 Fakulteteve të UPT. Vëzhgimi i procesit përfshiu fazën e votimit, atë të numërimit dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës u zgjodh Z. Akli Fundo me 95% të votave pro dhe 5% kundër, ndërsa Rektor i Universitetit të Tiranës u zgjodh Z. Artan Hoxha me 89.22% të votave pro. Problematike në Universitetin e Tiranës në këtë rezultat ishte fakti i mungesës së numrit total të pjesëmarësve, numrin e votave kundër dhe numrin e votave të pavlefshme, duke krijuar paqartësi dhe mungesë transparence. Bazuar në të dhënat e mbledhura nga 24 vëzhguesit e Qëndresës Qytetare të cilët gjatë ditës së votimit kanë pasur mundësi të monitorojnë 31 qendra votimi përgjatë ditës së zgjedhjeve sipas fishave të raportimit u konstatua: Nisja e Procesit të Votimit Nga Qendrat e Votimit të monitoruara, 70% e tyre u raportuan me nisje të procesit të votimit në orën e parashikuar 8:00, vonesa më e gjatë u regjistrua në qendrën e votimit për pedagogët të Fakultetit të Histori – Filologjisë, ku procesi i votimit nisi në 8:46. Listat e zgjedhësve 80% e fakulteteve kanë publikuar listat e zgjedhësve në ambientet e fakultetit të tyre. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka vendosur vetëm online listat, ndërsa Fakulteti i Inxhinierisë së Matematikës dhe Inxhinierisë Fizike në Universitetin Politeknik të Tiranës nuk janë konstatuar listat e zgjedhësve. 14 KQV-të dhe Anëtarët Studente Në të gjitha qendrat e votimeve është konstatuar se sipas rregullit një prej anëtarëve është student. Etika e Vëzhguesit në KQV Vetëm në 30% të KQV raportohet se vëzhguesit përfaqësues të kandidatëve në garë kanë respektuar etikën dhe nuk kanë bërë proagandë për kandidatin, fenomen ky i vërejtur më së shumti nga vëzhguesit e akredituar nga kandidatët studentë për antar senati. Fleta e votimit Nga të gjithë vëzhguesit u Konstatua se fleta e votimit përmban të gjitha elementët e parashikuar në nenin 31 të rregullores. Dhoma e Votimit Nga të gjithë vëzhguesit e instaluar në qendrat e votimit u konstatua se dhoma e votimit siguron fshehtësinë e votës dhe intimitetin e votuesit. Udhëzuesit Nga të gjithë vëzhguesit u konstatua se në ambientet e votimit ishin të publikuara udhëzimet për procedurat e kryerjes së votimit, si edhe anëtarët e komisionit shpjegonin në të gjitha rastet, pyetjet apo pasiguritë e votuesve. Kutitë e votimit Nga të gjithë vëzhguesit u konstatua se kutitë e votimit ishin transparente dhe të përshtatshme për procesin e votimit. Celular gjatë votimit Në pjesën më të madhe të qendrave të votimit vëzhguesit konstatuan përdorimin e aparateve celulare nga vëzhguesit, por edhe pjesëmarrësit në votim, pavarësisht se sipas rregullores kjo ishte e ndaluar. 15 Verifikimi votuesve Procesi në përgjithësi ka shkuar pa problematika, por gjithsesi janë konstatuar raste të studentëve që nuk e gjetën emrin në listë duke u larguar pa votuar dhe raste të paraqitjes së ID nëpërmjet fotografisë me telefon. Votim jashtë dhomës së votimit Nga të gjithë vëzhguesit u konstatua se nuk ka pasur asnjë rast të plotësimit të fletës së votimit jashtë dhomës së votimit. Mbyllja e procesit Në përfundim të procesit në të gjitha QV-të kryetari i KZF shënoi numrin e zgjedhësve që votuan në proceverbal. Në përfundim të procesit në të gjitha QV-të e vëzhguara kryetari i KZF deklaroi me zë të lartë shifrat e pjesëmarrjes në votim përpara vëzhguesve. Në përfundim të procesit në të gjitha QV-të e vezhguara, vëzhguesit shoqëruan kutitë në vendet e numërimit. Qendresa Qytetare konstatoi se në Fakultetet e UT dhe UPT, ku gara zhvillohej me më shumë se një kandidat si tek Fakulteti i Histori Filologjisë apo Fakulteti i Shkencave të Sociale pjesëmarrja e studentëve në zgjedhje ishte më e lartë, vezhguesit ngriten shqetësimin se mund të jetë përdorur mekanizmi që kandidatët për dekanë të kenë caktuar data provimesh ditën e zgjedhjeve dhe për të orientuar studentët nga pedagogu për të votuar në grup pas mbarimit të provimit. 16 Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës u raportua një incident jo i zakonshëm ku persona të paautorizuar dhe pa lidhje me procesin zgjedhor, ushtruan presion ndaj pedagogëve, anëtarë të komisioneve zgjedhore. Pas njoftimit të policisë situata u neutralizua. Në qendrat e votimit dhe pranë tyre u evidentuan nga vëzhguesit postera të kandidatëve për Senatin Akademik nga studentët të ekspozuar gjatë procesit zgjedhor, postera të cilët duhet të ishin larguar nga autoritetet që kujdesen për zgjedhjet prej ditës së heshtjes zhgjedhore një ditë para votimit. Qëndrimi i tyre mund të konsiderohet shkelje e barazisë në garë dhe mund të ndikojë në orientimin e votës ditën e zgjedhjeve. 4.1 Administrata dhe infrastruktura zgjedhore Administrata zgjedhore në Institucionet e Arsimit të Lartë përbëhet nga tre nivele: Komisioni Institucional i Zgjedhjeve(KIZ): KIZ përbën organin më të lartë për administrimin e zgjedhjeve në një universitet. Ky komision përbëhet në çdo rast nga të paktën pesë anëtarë(përbërja është gjithmonë numër tek) të zgjedhur me votë të fshehtë nga Senati Akademik. Ndër të tjera, KIZ ka për detyrë organizimin e procesit zgjedhor në universitet, regjistrimin e kandidatëve dhe shpalljen e rezultateve për Rektor dhe Senat Akademik, krijimin e KZF-ve, etj. Kandidatët për Rektor kanë të drejtën e një përfaqësuesi pranë KIZ, si një ex-officio, pa të drejtë vote. Komisioni i Zgjedhjeve në Fakultete(KZF): KZF përbën organin më të lartë të administrimit zgjedhor në njësinë kryesore. Ajo përbëhet nga një numër tek anëtarësh dhe në çdo rast jo më i vogël se tre anëtarë, ku njëri është përfaqësues nga studentët. Kandidatët për KZF vetkandidohen. Ndër të tjera, KZF regjistron kandidatët dhe shpall rezultatet për Dekan dhe drejtues të njësive bazë, emëron KQV-të, publikon listat e zgjedhësve, shërben si KQV kur njësia kryesore ka vetëm një QV, numëron votat, etj. Kandidatët për Dekan dhe 17 përgjegjës të njësive bazë kanë të drejtën të kenë një përfaqësues të akredituar pranë KZF-së. Komisioni i Qendrës së Votimit(KQV): Krijohet nga KZF për çdo QV kur në njësinë kryesore ka më shumë se një QV. Përbëhet nga një numër tek anëtarësh të vetkandiduar, në çdo rast jo më pak se tre anëtarë, ku njëri është përfaqësues nga studentët. Kandidatët për KQV vetëkandidohen. KZF ka për detyrë përgatitjen e QV-së dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor gjatë ditës së zgjedhjeve. Adminsitrata zgjedhore përgjithësisht ka respektuar rregulloren duke marrë masat e nevojshme për realizimin e një procesi zgjedhor të rregullt duke afishuar listat e votuesve, duke siguruar fshetësinë e votës dhe duke publikuar udhëzimet mbi procesin e votimit. Por pavarësisht masave të marra rreth 20% e qendrave të votimit u hapën 30 deri në 60 minuta me vonesë nga orari i caktuar në rregullore. Vonesat në qendrat e tjera erdhën për shkak të vonesës në procesin përgatitor nga administrata zgjedhore dhe mungesës së bazës materiale. 4.2 Procesi i votimit dhe mbyllja e tij Votimi në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës u krye konform Rregullores dhe pa probleme. Në përgjithësi komisionet e QV-ve qenë vazhdimisht korrekte, duke bërë të mundur që votuesit të votonin sipas rregullave dhe të drejtave. Të gjithë zgjedhësit përpara momentit të votimit treguan ID ose pasaportën përpara komisionit. Adminsitrata zgjedhore u bëri thirrje vëzhguesve të pavarur për të mos përdorur aparate celularë në ambientet e votimit, por nga ana tjetër u vu re se disa votues nga momenti që futeshin në sallë dhe derisa mbaronin procedurën e votimit mbanin dhe përdornin aparatin celular me vetë në mënyrë të dukshme. Nga ana tjetër, nuk munguan rastet e propagandës pranë qendrave të votimit dhe ushtrimit të presionit kundrejt votuesve ku vëzhgues të kandidatëve për Rektor ose Dekanë bënin propagandë dhe ndikonin votues të studentëve për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu u evidentua prania e studentëve të pautorizuar ose kandidatëve për Anëtar Senati nga studentët, të cilët shoqëronin dhe drejtonin studentët në qëndrat e votimit duke orentuar për 18 votimin e kandidatëve të caktuar kryesisht kandidatët për senatin për studentët, dukuri kjo e shtrirë gjërë në UT dhe më problematike në Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave të Natyrës. Printimi i fletëve të votimit me ngjyra vetëm në njërën anë të fletës pamundësonte që votuesi të identifikonte ngjyrën e 5 fletëve të votimit se cilës kuti i përkiste, duke u detyruar në shumë raste hapjen e tyre për verifikim pranë kutisë duke cënuar privatësinë e votës. Nga vëzhguesit e Qëndresës Qytetare u identifikuan raste të fotografimt të votës si dhe përdorim të aparateve celulare në qendrën e votimit nr. 5 pranë FEUT. Në universitetin“Ismail Qemali” n ë Vlorë u identifikuan dhoma votimi të mbishkruara me logon e Partisë Socialiste. 4.3 Procesi i numërimit Mbyllja e QV-ve në të gjitha fakultetet e vëzhguara u krye me rregull dhe qetësi të plotë, meqenëse edhe fluksi i votuesve pothuajse kishte reshtur. Me përjashtim të disa QV-ve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Natyrës, të cilat u mbyllën në 16:30, të gjitha QV-të e tjera u mbyllën në kohë. Pavarësisht vështirësive më sipër, çdo procedurë e vendim i komisioneve u krye në transparencë të plotë, në praninë e vëzhguesve. Procesi i numërimit vijoi i qetë dhe pa probleme. Numërimi u krye në mënyrë transparente në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe me problematika të aksesit të vëzhguesve në Universitetin e Tiranës. Mosrespektimi i të gjithë hapave nuk cënoi procesin e numërimit dhe rezultatet e zgjedhjeve. Numërimi i votave për studentët u diferencua nga numërim i votave për pedagogët, duke krijuar konfuzion për vëzhguesit. 11 universitete publike, publikuan rezultatin e zgjedhjeve brenda 48 orëve nga mbarimi i procesit të votimit, me përjashtim të universitetit “Luigj Gurakuqi” n ë Shkodër, ku vendim i komisionti zgjedhor u mor 6 ditë pas mbarimit të votimit, duke krijuar tensione dhe debate mes kandidatëve dhe anëtarëve të KIZ. 19 Tabelat përfundimtare të votave u ndanë me vëzhguesit dhe përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit. Rekomandime • Komisionet Institucionale Zgjedhore duhet të vërtetojnë statusin penal të kandidatëve për organet drejtuese në universitete duke kërkuar dokumente provuese nga organet e hetimit penal, si vërtetim për masë sigurie dhe ndjekje penale. • Parlamenti i Republikës së Shqipërisë duhet të rishikojë ligjin 80/2015 me fokus rritjen e peshës së votës studentore. • Menaxhimi i zgjedhjeve në universitete sugjerohet t’ i kalojë si kopetencë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bazuar në praktikat më të mira, me qëllim mbarëvajtjen e një procesi të paanshëm, të lirë dhe të ndershëm sipas parimeve të OHDIR. • Proceset zgjedhore duhet të jenë më transparente dhe të hapura për publikun, duke lejuar aksesin e medias dhe vëzhguesve nga shoqëria civile, pa u kufizuar në Qendra të posacme Votimi, apo vetëm në pjesë të ndara të procesit. • Këshillat e Etikës duhet të fillojnë menjëherë zbatimin e VKM nr.777 për kontrollin anti-plagjiaturë të drejtuesve të zgjedhur në 21 Qershor 2024. Komisionet Zgjedhore dhe ato të Apelimit duhet të trajtojnë menjëherë ankesat e dërguara për plagjiaturë, mospërputhje dokumentacioni apo refuzim kandidimi nga KIZ-et. • Kandidatët për postet drejtuese nga pedagogët apo studentët duhet të qëndrojnë më larg qendrave të votimit, intimidimit dhe orientimit për votën dhe më pranë përballjes së ideve, projekteve transformuese dhe përballjes me trupën zgjedhore. • Komisionerët duhet të informohen më mirë mbi të drejtat dhe detyrimet e vëzhguesve për të evituar abuzimet edhe nga ana e tyre brenda QV-ve. Nevojitet një përpjekje më e madhe për të edukuar votuesit mbi subjektet që ata po votojnë dhe platformat e tyre. 20 • Rregulloret për Zgjedhjet në universitete duhet të rishikohen për të përcaktuar qartë procedurat për vlefshmërinë e votave të hedhura në kutitë e gabuara ashtu dhe procedurat për numërimin e këtyre votave. Shtojca 1. Fisha e vëzhgimit të procesit zgjedhor NR Procesi i votimit(sheno me X) A) INFRASTRUKTURA DHE DOKUMENTACIONI PËR ZGJEDHJET PO JO 1 Qendra e Votimit u hap në 8:00. 2 Ne mjediset e Fakultetit jane publikuar listat e zgjedhesve. 3 Nje prej 3 anetareve te KQV është student. 4 A është e vendosur selia e KZF në godinën ku zhvillohet aktiviteti mësimor ose kërkimor njësia kryesore? 5 Dhoma e votimit siguron fshehtesine e votes dhe intimitetin e votuesit. Koment 6 Ne ambientet e votimit janë te publikuara udhezimet per procedure e kryerjes se votimit. 7 1 Ore para nisjes se procesit te votimit, KZF u tregoi vezhguesve kutite bosh. 8 Kutite e votimit ishin transparente. 9 Ne ambientet e votimit vezhguesit nuk bejne propogande per kandidatet. 10 Fleta e votimit permban te gjitha elementet e parashikuar ne nenin 31 te rregullores. 11 Fletët e votimit për studentët a e ka të shkruar në sfondin e saj cilësimin “Për Studentët”? B) PROCEDURA E VOTIMIT 12 Votuesit nuk kishin celular ose aparat me vete gjate kryerjes se procedures se votimit. 13 Zgjedhesit tregojne ID ose Pasaportën para Komisionit te Votimit. 14 Gjatë verifikimit të emrit të votuesve përpara se të pajisen me fletët e votimit, a kanë pasur probleme me të dhënat e cdo votues(student/staf akademik) 15 Gjatë procesit të votimit u ruajt distanca 2 metër ndërmjet personave të pranishëm. 16 A u votua jashtë dhomës së votimit? 17 Nëse u votua jashtë dhomës së votimit, a u lejuan që këto fletë votimi të hidhen në kutitë përkatëse? B) MBYLLJA E VOTIMIT 21 18 Mbyllja e votimit u realizua ne oren 16:00? 19 A u votua pas orës 16:00? Nëse po, si u procedua 20 Nëse u votua pas orës 16:00, sa është numri i votuesve? 21 Kryetari i KZF shënoi numrin e zgjedhësve që kanë votuar në proceverbal. 22 Sa ishte numri i votuesve në përfundim të votimit? 23 Kryetari i KZF deklaroi me zë të lartë shifrat e pjesëmarrjes në votim përpara vëzhguesve. 24 A u realizua mbyllja e kutive sipas rregullores, duke u shoqeruar me elementet e sigurise? 25 Vëzhguesit shoqëruan kutitë në vendet e numërimit. C) PROCESI I NUMERIMIT 26 Kryetari i KZF/KIZ hap kutitë e votimit sipas rradhës dhe bën vlerësimin e votave duke i vendosur ato një për një mbi tavolinë. 27 Votat e pavlefshme u ndanë në grupe të vecanta ose ftoi vëzhguesit të verifikojnë fletët e dëmtuara. 28 Kryetari i KIZ numëroi ose ftoi vëzhguesit të verifikojnë fletët bosh. 29 A u zhvillua numërimi i votave sipas rradhës së kutive(neni 37)- Rektor - Dekan - Shef Departamenti - Anëtar i Senatit Akademik - Anëtar i komisionit të përhershëm 30 A u bë transparentë tabela e votave për cdo kandidat? 31 A u bë transparente tabela e votave përfundimtare dhe u nda jo me vëzhguesit dhe përfaqësuesit e ministrisë? 32 Procesi i numerimit ishte transparent për vëzhguesit dhe publikun. Ekipi i monitoruesve, pranë UPT para nisjes së monitorimit! 22 23 24