RAPORTIMI MEDIATIK ME NDJESHMËRI GJINORE Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias RAPORTIMI MEDIATIK ME NDJESHMËRI GJINORE Albanian Media Institute Instituti Shqiptar i Medias Tiranë, 2024 Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung Office Tirana Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418 Tiranë, Shqipëri Titulli i librit: Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Autore: Irena Myzeqari Redaktor: Agim Doksani Konsulente: Ilda Londo Kopertina dhe layout: Bujar Karoshi Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. 2 Përmbajtja e lëndës PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE ............................................... 5 I. HYRJE ............................................................................................ 7 1.1. Rëndësia e raportimit me ndjeshmëri gjinore në kontekstin shqiptar................................................ 8 1.2. Përfaqësimi gjinor dhe portretizimi i grave në peizazhin mediatik shqiptar............................. 12 1.3. Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e raportit.......................................................................... 16 II. RAPORTIMI ME NDJESHMËRI GJINORE ................. 19 2.1. Parime dhe praktikat me të mira......................... 19 2.2. Gabime të zakonshme për t’u shmangur.......... 24 2.3. Udhëzues....................................................................... 27 III. RASTE PËRFAQËSUESE GJATË PERIUDHËS 2023-2024 .......................................................................... 35 3.1. Portretizimi i grave në lidership dhe infotainment......................................................... 35 3 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 3.2. Mbulimi i rasteve të dhunës me bazë gjinore.. 37 3.3. Raportimi mbi rastet e femicidit........................... 39 IV. KOMUNIKIMI TRANSFORMUES GJINOR ............... 45 4.1. Parimet dhe praktikat më të mira........................ 45 4.2. Roli i medias për të ndryshuar normat gjinore.............................................................. 50 4.3. Udhëzues........................................................................ 57 V. REKOMANDIME PËR NJË QASJE TË INTEGRUAR .................................................................... 60 5.1. Barazia gjinore në media- Nga ndjeshmëria, drejt transformimit.................................................... 61 5.2. Për gazetarët dhe komunikatorët......................... 62 5.3. Për organizatat mediatike........................................ 64 5.4. Për institucionet rregullatore dhe politikëbërësit............................................................... 66 VI. BIBLIOGRAFIA ................................................................... 67 4 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Ky raport ofron një analizë gjithëpërfshirëse mbi raportimin me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri, duke u fokusuar te roli i medias në formësimin e normave shoqërore dhe ndikimin e saj në barazinë gjinore. Ai thekson rëndësinë e një përfaqësimi të balancuar dhe të paanshëm të të dy gjinive, veçanërisht në peizazhin mediatik shqiptar, ku shpesh mbizotëron portretizimi i burrave dhe grave sipas stereotipave tradicionalë. Fillimisht, raporti përshkruan rëndësinë e raportimit me ndjeshmëri gjinore në Shqipëri. Media luan një rol kritik në formësimin e perceptimeve publike dhe mënyra se si paraqitet gjinia mund të përforcojë stereotipat e dëmshëm. Hyrja thekson nevojën që media shqiptare të orientohet drejt një paraqitjeje më të barabartë dhe respektuese të burrave dhe grave, duke shmangur rolet tradicionale gjinore që kontribuojnë në diskriminimin gjinor. Fillimisht, raporti identifikon parimet dhe praktikat që duhet të udhëheqin gazetarët në punën e tyre. Këto përfshijnë shmangien e stereotipave, përdorimin e gjuhës neutrale, sigurimin e përfaqësimit të zërave të ndryshëm dhe promovimin e vizibilitetit të barabartë të burrave dhe grave në mbulimin mediatik. 5 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Seksioni gjithashtu trajton gabime të zakonshme si sensacionalizmi dhe gjuha e njëanshme, të cilat minojnë përpjekjet për përfaqësim të balancuar gjinor në media. Më pas, raporti ndalet tek analiza e shembujve nga mbulimi mediatik shqiptar, duke u përqendruar në mënyrën se si janë portretizuar gratë në lidership, viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe rastet e femicidit. Raporti vë në dukje rastet ku media ka dështuar të përshtasë qasje me ndjeshmëri gjinore, shpesh duke sensacionalizuar ose shtrembëruar shkrimet për të tërhequr audiencë, në vend që të ofrojë një mbulim objektiv dhe respektues. Një nga risitë e raportit është theksi në rolin shndërrues që mund të luajë media në sfidën ndaj normave shoqërore dhe promovimin e barazisë gjinore. Ai mbështet një qasje proaktive në raportimin mediatik që jo vetëm pasqyron realitetin, por gjithashtu sfidon stereotipat gjinorë. Raporti jep në fund një sërë rekomandimesh për gazetarët, organizatat mediatike dhe organet rregullatore, duke bërë thirrje për zbatimin e udhëzimeve të qarta editoriale, trajnimin e profesionistëve të medias në raportimin me ndjeshmëri gjinore dhe më shumë përgjegjshmëri brenda organizatave mediatike për të siguruar një mbulim të balancuar dhe respektues të çështjeve gjinore. Raporti thekson edhe një herë nevojën që media shqiptare të zbatojë praktika më të ndjeshme ndaj gjinisë, sepse duke eliminuar stereotipat e dëmshëm, media mund të japë një ndihmesë të rëndësishme në përparimin e barazisë gjinore në Shqipëri. 6 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore I. HYRJE Raportimi me ndjeshmëri gjinore është një praktikë e qenësishme në peizazhin mediatik të sotëm, veçanërisht në Shqipëri, ku rolet tradicionale gjinore dhe stereotipat vazhdojnë të ndikojnë në perceptimet publike. Media zotëron një fuqi të madhe në formësimin e normave shoqërore dhe mënyra se si paraqitet gjinia mund ose të përforcojë ose të sfidojë këto norma të vendosura. Në kontekstin shqiptar, media shpesh përforcon diskriminimin me bazë gjinore përmes përfaqësimeve të pabalancuara dhe të njëanshme të burrave dhe grave. Për këtë arsye, nevoja për një ndryshim drejt një paraqitjeje më të barabartë dhe më respektuese të të dy gjinive në media është thelbësore. Ky raport ka për qëllim të theksojë rëndësinë e raportimit me ndjeshmëri gjinore dhe rolin që media luan në promovimin e barazisë gjinore. Ai synon të japë ndihmesën për një transformim në mënyrën se si gratë dhe burrat janë përfaqësuar në mediat shqiptare, duke bërë thirrje për largimin nga stereotipat gjinorë të dëmshëm dhe promovimin e narrativave të larmishme dhe gjithëpërfshirëse. Raporti është një thirrje për veprim për gazetarët, organizatat mediatike dhe organet rregullatore që të miratojnë udhëzime editoriale të qarta, të ofrojnë trajnim mbi raportimin me ndjeshmëri gjinore dhe 7 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore të promovojnë përgjegjësinë në mbulimin mediatik. Duke vepruar kështu, mediat shqiptare mund të luajnë një rol vendimtar në përparimin e barazisë gjinore dhe në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 1.1. Rëndësia e raportimit me ndjeshmëri gjinore në kontekstin shqiptar Media luan rol thelbësor në formësimin e perceptimit publik, duke ndikuar në normat shoqërore dhe duke pasqyruar qëndrimet dhe vlerat e shoqërisë. Në Shqipëri, njëlloj si në shumë vende të tjera në epokën e digjitalizimit dhe shpërndarjes në masë të informacionit, ajo që shfaqet në media ndikon fuqishëm në mënyrën se si audienca i kupton rolet, aftësitë dhe pranon burrat edhe gratë. Sipas përkufizimeve, raportimi me ndjeshmëri gjinore shmang stereotipat që pengojnë gratë dhe burrat të shohin qartë botën dhe mundësitë që ajo ofron 1 , si dhe aftëson median në portretizimin e grave dhe burrave në një mënyrë më të balancuar, duke kontribuar për një kuptim më të mirë të roleve që ata përforcojnë në përditshmëri. Studimet e vazhdueshme për mjedisin mediatik në Shqipëri, venë në dukje rolin e elitave të biznesit, të cilat ushtrojnë kontroll të plotë në linjat editoriale dhe përmbajtjen që këto media prodhojnë edhe 1 UN Women. Guidelines for Media and Gender Ukraine. UN Women, July 2019. https://eca.unwomen.org/sites/default/files/Field%20 Office%20ECA/Attachments/Publications/2019/07/Guidelines%20 for%20Media%20and%20Gender%20Ukraine/Guidelines_ENG_ prew_40719_compressed.pdf 8 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore shpërndajnë. 2 Ndaj, shpesh herë profesionistët që punojnë në këtë mjedis, tregojnë pak kujdes ndaj raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke përforcuar stereotipat dhe normat tradicionale gjinore, të cilat kanë ndikim afatgjatë në mënyrën se si individët njohin, pranojnë dhe trajtojnë njëri-tjetrin. Ashtu siç është theksuar edhe në Deklaratën e Pekinit, adoptuar më pas nga Konferenca e Katërt Botërore për Gratë e Kombeve të Bashkuara, në shtator 1995,“Media ka një potencial të jashtëzakonshëm për të promovuar fuqizimin e grave dhe çuarjen përpara të agjendës së barazisë gjinore, duke i portretizuar burrat edhe gratë në një mënyrë të balancuar dhe diverse” 3 . Thënë kjo, kujdesi i shtuar i medias ndaj kësaj çështjeje, mund të ketë efekte pozitive në të gjithë aspektet sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Një nga karakteristikat e medias në Shqipëri është se shumë gazetarë kërcënohen, sidomos kur raportojnë për tema sensitive si korrupsioni, krimi i organizuar apo çështjet politike 4 . Thënë kjo, në një klimë vetëcensure, është vështirë që reporterët të reflektojnë mbi përmirësimin e teknikave të tyre të raportimit, aq më shumë kur ato lidhen me çështjet gjinore. Ndaj dhe kur bie fjala për mbulimin e të tilla tematikave, shpesh 2 Reporters Without Borders(RSF) and the Balkan Investigative Reporting Network(BIRN). Media Ownership Monitor Albania. 2018. https://albania-2018.mom-gmr.org/en/ 3 United Nations. Beijing Declaration and Platform for Action. World Conference on Women, September 15, 1995. https://www.un.org/en/ events/pastevents/pdfs/Beijing_Declaration_and_Platform_for_Action. pdf 4 Balkan Investigative Reporting Network(BIRN). Journalists’ Safety in Albania: Between Insecurity and Self-Censorship. May 2017. https:// birn.eu.com/wp-content/uploads/2017/05/Report-on-self-censorship-in-the-Albanian-media.pdf 9 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore media përforcon stereotipat e ushqyer dhe mbajtur në këmbë nga sistemi patriarkal. Shumicën e rasteve, gratë portretizohen në role si shtëpiake, objekte bukurie, ndërkohë që burrat na shfaqen më së shumti në role drejtuese, si vendimmarrës apo menaxherë. Raportimi me ndjeshmëri gjinore mund t’i ndryshojë këto disbalanca, duke theksuar më shumë përgjegjësitë dhe detyrimet e përbashkëta të grave dhe burrave në të gjithë aspektet zhvillimore të vendit. Heqja dorë nga objektifikimi i vazhdueshëm i grave dhe reduktimi i rolit të tyre vetëm në aspektet fizike, dhe fokusimi tek aftësitë, arritjet apo ndihmesat e tyre në shoqërinë shqiptare, do të ndikonte pozitivisht në cilësinë e debateve publike dhe nismave ligjore, të cilat adresojnë pabarazitë gjinore dhe dhunën me bazë gjinore. Vëzhgimet dhe matjet e vazhdueshme në vende të ndryshme të botës pohojnë se thuajse 80% e lajmeve në botë fokusohen te burrat dhe vetëm 20% te gratë. Në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Conseils De Journalistes, mbi nevojën e një gazetarie me ndjeshmëri gjinore, tregohet se gazetarët nuk po u japin mjaftueshëm zë grave, dhe atyre u jepet hapësirë kryesisht kur ato janë viktima ose target vulnerabël, ndërkohë rrallë ndodh që ato të paraqiten si eksperte. 5 Në raportin e“Monitorimit për gjuhën e urrejtjes për vitin 2023” 6 , të botuar nga Reporting Diversity Network 5 Conseils de Journalistes. “What Is Gender-Sensitive Journalism?” Conseils de Journalistes , accessed September 23, 2024. https://conseilsdejournalistes.com/en/egalite-genre/01-quest-ce-que-le-journalismesensible-au-genre/ 6 Reporting Diversity Network. Media Monitoring Report: Albania. April 2024. https://www.reportingdiversity.org/wp-content/uploads/2024/04/Media-Monitoring-Report_Albania_ALB.pdf . 10 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore (RDN) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias (ISHM), rezulton se media vijon të përdorë stereotipa të dëmshëm dhe diskriminues për“të tjerët” kur raportohet mbi grupe të ndryshme të shoqërisë. Është pikërisht ky kontekst mospranues që e vështirëson gazetarinë e mirë dhe që ka krijuar në vazhdimësi mundësinë e lulëzimit të dukurive negative sociale si dhuna me bazë gjinore apo edhe më rëndë, femicidit, të cilat vijojnë të mbeten çështje shqetësuese për të gjithë shoqërinë. Thënë kjo, media mund të luajë një rol thelbësor në vetëdijesimin për shkaqet e këtyre dukurive, duke dhënë ndihmesën për krijimin e mekanizmave më të mirë mbrojtës, shërbimeve sociale apo reformave ligjore në ndihmë të grave dhe grupeve të margjinalizuara. Nëse media nuk përqafon raportimin me ndjeshmëri gjinore, rrezikon t’i kthejë këto tematika në sensacione, duke zvogëluar mundësinë për ndërhyrje të ngutshme në përmirësimin e situatës. Në një tjetër raport të ISHM, thuhet se sensacioni dhe infotainment, janë kthyer në veçori kryesore të mediave shqiptare, duke qenë se ato, tashmë edhe nën trysninë e digjitalizimit, po rendin pas klikimeve dhe kapjes së një numri sa më të madh të audiencës. 7 Në një artikull të publikuar nga Center for Science and Innovation for Development(SCiDEV), Esiona Konomi, gazetare dhe reportere politike, ngre shqetësimin për mungesën e vëmendjes së mediave ndaj raportimit me ndjeshmëri gjinore. 8 Nga përvoja vetjake, por 7 Albanian Media Institute. The State of the Media in Albania: Political Influence and Economic Pressures. 2016. 8 Esiona Konomi. “Mungesa e Vëmendjes së Mediave Ndaj Praktikave të Raportimit me Ndjeshmëri Gjinore.” SciDev Center , May 2024. https:// scidevcenter.org/wp-content/uploads/2024/05/op-ed-nga-EsionaKonomi-Mungesa-e-vemendjes-se-mediave-ndaj-praktikave-te-raportimit-me-ndjeshmeri-gjinore-.docx.pdf 11 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore edhe e kolegëve të saj, ajo shkruan se ka mungesë të protokolleve për çështje që lidhen me gjininë, dhe për rrjedhojë ka nevojë për më shumë trajnim dhe linja të qarta editoriale në këtë drejtim. Në këtë atmosferë dhe mungesë të dukshme të praktikave të raportimit me ndjeshmëri gjinore, ky botim ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes dhe të lehtësojë procesin e njohjes dhe zbatimit nga ana e mediave dhe profesionistëve të saj, të raportimit me ndjeshmëri gjinore. Mediat shqiptare duhet të vetëdijesohen për përgjegjësinë dhe potencialin që kanë për të çuar përpara çështjet gjinore dhe rolin që mund të luajnë në adresimin e çështjeve sistemike që lidhen me pabarazitë sociale dhe që pamundësojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe zbatimin e parimeve të një shoqërie të hapur dhe demokratike. 1.2. Përfaqësimi gjinor dhe portretizimi i grave në peizazhin mediatik shqiptar Gjendja e përgjithshme e përfaqësimit gjinor në mediat shqiptare pasqyron pabarazi të vazhdueshme gjinore në mënyrën se si paraqiten gratë dhe burrat. Pavarësisht disa përmirësimeve, paraqitja e gjinisë në media vazhdon të përforcojë stereotipat tradicionalë, ndërsa raportimi me ndjeshmëri gjinore mbetet një sfidë e vazhdueshme. Kjo situatë duket të jetë shumëplanëshe dhe e shtrirë në disa shkallë të hierarkisë së medias, duke filluar nga raportimi në terren, për të vijuar në studiot televizive dhe për të përfunduar në organet drejtuese të këtyre organizatave. 12 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Nëse do t’i referohemi strukturës së drejtimit, vihet re se burrat zotërojnë pozicionet drejtuese në organizatat mediatike, përfshirë këtu rolet editoriale dhe menaxheriale. Gratë ka më pak gjasa të shihen në role me ndikim si gazetare politike ose investigative, duke bërë që shumica e temave me rëndësi apo ndikim të lartë, të trajtohen kryesisht nga burrat. E gjithë kjo ndikon në narrativën dhe perspektivën e prezantuar në mediat shqiptare, duke kufizuar zërat dhe perspektivat femërore në krijimin e përmbajtjes dhe në proceset vendimmarrëse. Në një nga studimet më të qenësishme kushtuar përfaqësimit të grave në mediat shqiptare, është ai i kryer nga Faktoje.al këtë vit, i cili, përveç përhapjes së dezinformacionit, thekson mungesën cilësore të grave në media. 9 Studimi vë në dukje se gratë, më së shumti, paraqiten në role tradicionale, si kujdestare, amvisa ose në kontekste të lidhura me bukurinë dhe pamjen fizike. Ndërkaq, burrat paraqiten si të fortë, autoritarë dhe në pozicione pushteti, duke theksuar rolet e këtyre të fundit si udhëheqës, vendimmarrës dhe figura publike. Në një tjetër studim, kryer nga INSTAT, jepen të dhëna statistikore lidhur me rolet e lidershipit brenda organizatave mediatike 10 , dhe njëlloj si më sipër pohohet se mungesa e balancës midis gjinive ndikon fuqishëm në linjën editoriale, sidomos në mbulimin e çështjeve që lidhen me gjininë, siç është dhuna me bazë gjinore, 9 Faktoje.al. “Përkatësia Gjinore dhe Dezinformimi në Shqipëri: Si Formëson Media Qëndrimet Ndaj Roleve Gjinore.” Faktoje.al , accessed September 2, 2024. https://faktoje.al/perkatesia-gjinore-dhe-dezinformimi-ne-shqiperi-si-formeson-media-qendrimet-ndaj-roleve-gjinore/. 10 Albanian Institute of Statistics(INSTAT). Women and Men in Albania. 2021. https://www.instat.gov.al/media/8713/burra-dhe-gra.pdf 13 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore ngacmimet seksuale apo femicidi. Raporti na ndihmon të kuptojmë më shumë se pse raportimi me ndjeshmëri gjinore mbetet sfidues për një mjedis si Shqipëria, ku menaxhimi i burrave u lë shumë pak vend apo i paraqet keq çështjet e grave. Panorama e drejtimit përplotësohet më tej edhe nga të dhënat që na vijnë nga bota e argëtimit dhe spektaklit, që zë një vend të qenësishëm në programacionin e mediave shqiptare. Në median e argëtimit, përfshirë shfaqjet televizive dhe publicitetin, gratë shpesh seksualizohen dhe objektifikohen, prirje që përçon tek audienca standarde të ngushta bukurie dhe i redukton gratë në pamjen e tyre fizike, duke kontribuar në norma të dëmshme gjinore. Në një raport të Friedrich Ebert Stiftung, shkruar nga Valbona Sulçe,“Mbi ndryshimin e narrativës për gratë në media” rezulton se“Ka mungesë të theksuar të grave në debatet politike televizive, me përjashtime të rralla, që përforcojnë stereotipin e përhapur se“politika është punë për burra”. Përfshirja e gazetareve në programet talk show është një prirje që zbut ndjeshëm mungesën e ekuilibrit të të ftuarve nga pikëpamja gjinore edhe në tema si ekonomia, siguria, drejtësia”. 11 Në këtë klimë, figurat publike dhe të famshme vajza dhe gra shpesh kritikohen më shumë për pamjen e tyre sesa për arritjet profesionale, ndërsa homologët e tyre djem dhe burra marrin më shumë vëmendje për punën dhe ndikimin e tyre. UN Women Shqipëri, në bashkëpunim me disa organizata lokale, ka kryer një studim mbi 11 Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Të ndryshosh narrativën për gratë në media .2020. https://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/17190. pdf 14 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore përfaqësimin e grave në media, veçanërisht në aspektin politik 12 . Të dhënat e mbledhura shfaqnin prirje paragjykuese ndaj mënyrës se si paraqiteshin gratë politikane, duke vënë theksin te jeta e tyre personale apo roli familjar, më shumë se sa arritjet e tyre profesionale apo çështjet që kishin parashtruar dhe mbështetur në debatin publik. Ky mbulim i grave në lidership ka efekt të drejtpërdrejtë në mënyrën se si audienca e percepton rolin e gruas në hapësirën publike, prandaj segmentet e lajmeve politike apo ekonomike, ku gratë shpesh trajtohen si figura dytësore ose paraqiten përmes lidhjeve të tyre me burrat, si bashkëshorte ose nëna, dhe jo në rolet e tyre si eksperte ose udhëheqëse, dëmtojnë ndjeshëm përpjekjet e shoqërisë civile për të luftuar pabarazinë gjinore. Një nga nismat më të qenësishme të viteve të fundit, ka qenë ajo e organizatës Albanian Woman in Audiovizual, e cila çoi përpara amendimin e ligjit“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke bërë të mundur përfshirjen aty edhe të përkufizimit për seksizmin. 13 Nismëtaret, Valbona Sulçe dhe Sabina Kodra, pohojnë se ky ndryshim do të shërbejë si një rregullator për narrativën seksiste në media, duke e adresuar atë më mirë nga pikëpamja ligjore. Në raportin rajonal të publikuar nga BalkanMedia, lidhur me barazinë gjinor në media, gjenden të dhëna për një lidhje të fortë midis statusit të grave 12 UN Women Albania. Media Brief: Women in Politics and the Media in Albania. UN Women, June 2022. https://albania.unwomen.org/sites/ default/files/2022-06/media_brief_web.pdf 13 https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/514. 15 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore në media dhe mënyrës se si shoqëria i trajton ato. 14 Ndaj, pavarësisht ndërgjegjësimit të shtuar dhe disa nismave për të promovuar raportimin me ndjeshmëri gjinore, mediat shqiptare, si dhe ato të rajonit, ende pasqyrojnë paragjykime të thella, me nënpërfaqësimin e vazhdueshëm të grave në rolet drejtuese dhe përforcimin e stereotipave paragjykues ndaj tyre. Organizatat mediatike, së bashku me gazetarët, duhet t’i japin përparësi një qasjeje më të balancuar dhe përfshirëse në përfaqësimin gjinor, duke theksuar kontributet e të dyja gjinive në të gjitha fushat e shoqërisë. 15 Ndryshimet sistematike, përfshi trajnimin për raportimin me ndjeshmëri gjinore dhe përfshirjen më të madhe të grave në rolet vendimmarrëse, janë thelbësore për të siguruar një përfaqësim më të barabartë të tyre në mediat shqiptare e më tej në të gjithë shoqërinë. 1.3. Qëllimi, objektivat dhe metodologjia e raportit Qëllimi i këtij raporti është të promovojë dhe të përmirësojë praktikat e raportimit që respektojnë barazinë dhe shmangin stereotipat gjinorë në mediat 14 Balkansmedia.org. “Gender Equality in Media 5th Part: BMAP Forward Media Landscape.” Balkansmedia.org , accessed September 23, 2024. https://balkansmedia.org/en/korisni-savjeti-i-alati/gender-equalitymedia-5th-part-bmap-forward-media-landscape 15 UN Women. Guidelines for Media and Gender Ukraine. UN Women, July 2019. https://eca.unwomen.org/sites/default/files/Field%20 Office%20ECA/Attachments/Publications/2019/07/Guidelines%20 for%20Media%20and%20Gender%20Ukraine/Guidelines_ENG_ prew_40719_compressed.pdf 16 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore shqiptare. Raporti synon të adresojë sfidat ekzistuese në raportimin e lajmeve dhe të ofrojë rekomandime për gazetarët dhe kryeredaktorët, mediat dhe institucionet rregullatore, në mënyrë që të krijojnë një hapësirë mediatike gjithëpërfshirëse ndaj të gjitha gjinive. Në aspektin metodologjik, bashkë me paketën e rekomandimeve, ky raport sjell në vëmendje rastet kryesore të dhunës me bazë gjinore dhe të femicidit, për periudhën 2023-2024, për të parë veçoritë dhe mangësitë lidhur me raportimin me ndjeshmëri gjinore. Raporti paraqet së pari paketën e parimeve dhe praktikave më të mira të raportimin me ndjeshmëri gjinore dhe në fund, përveç fokusimit tek kjo tematikë, raporti synon të sjellë në vëmendje të mediave dhe profesionisteve të saj rëndësinë e komunikimit transformues gjinor, duke vënë theksin te roli transformues që mund të luajë media falë pushtetit dhe përhapjes së saj. Më hollësisht, ky raport synon:  Të analizojë përmbajtjet mediatike ekzistuese dhe të vlerësojë se si ndikohet perceptimi publik nga stereotipat gjinorë dhe gjuhët diskriminuese në raportime.  Të sensibilizojë publikun dhe profesionistët e medias mbi rëndësinë e një raportimi të balancuar gjinor që respekton të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.  Të japë rekomandime dhe udhëzime konkrete për gazetarët dhe profesionistët e medias mbi mënyrat e shmangies së gjuhës diskriminuese dhe stereotipat gjinorë në raportimet e tyre. 17 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore  Të paraqesë shembuj të suksesshëm të raportimit me ndjeshmëri gjinore nga mediat shqiptare dhe ndërkombëtare, për të nxitur praktika të mira dhe të frymëzojnë ndryshime pozitive në terrenin mediatik.  Të rekomandojë politika dhe rregullore që mbështesin një mjedis mediatik më të drejtë dhe gjithëpërfshirës nga perspektiva gjinore. Ky raport, bashkë me udhëzimet u drejtohet gazetarëve të rinj dhe atyre me përvojë, të cilët jo detyrimisht janë marrë me mbulimin e çështjeve gjinore, të cilët nuk kanë pasur mundësi të mësojnë më shumë mbi këtë çështje dhe padyshim të interesuarve për sfidat që sjell mbulimi i këtyre çështjeve. Gjithashtu, ky raport mund t’i shërbejë stafit më të gjerë të medias, si fotografëve, reporterëve, kryeredaktorëve dhe më tej drejtuesve të medias, organizatave apo rrjeteve të gazetarëve si dhe institucioneve rregullatore, pa harruar këtu edhe median sociale, që po luan një rol të qenësishëm në dinamikat e reja të bullizimit gjinor online apo në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. 16 16 UNESCO. Reporting on Violence Against Women and Girls: A Handbook for Journalists. 2019.(https://unesdoc.unesco.org/ark:/48223/ pf0000371524) 18 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore II. RAPORTIMI ME NDJESHMËRI GJINORE Ky sesion ofron një pasqyrë të konsoliduar të parimeve dhe praktikave kryesore të raportimin me ndjeshmëri gjinore, duke u ndalur në hapat konkretë që duhen ndjekur në raportim dhe gabimet që duhen shmangur nga reporterët dhe profesionistët e medias. 2.1 Parime kryesore dhe praktikat më të mira Në një peizazh mediatik në ndryshim, raportimi me ndjeshmëri gjinore 17 është kthyer në një praktikë të qenësishme, e cila synon të përcjellë tek audienca informacionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Thënë kjo, përveç respektimit të parimeve bazë të gazetarisë, si saktësia, pavarësia, drejtësia, konfidencialiteti, përgjegjshmëria dhe transparenca, ai sjell në vëmendje edhe gjithëpërfshirjen dhe respektimin e të gjitha identiteteve gjinore, duke i paraprirë një shndërrimi rrënjësor të përmbajtjes mediatike dhe rolit që ajo luan në një shoqëri të hapur dhe të shanseve të barabarta. 17 Zero Tolerance. Media Guidelines on Violence Against Women. 2020. https://www.zerotolerance.org.uk/resources/Media-Guidelines-on-Violence-Against-Women.pdf. 19 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Nëse do t’i referoheshim parimeve kryesore të raportimit me ndjeshmëri gjinore, përkushtimi ndaj barazisë dhe të drejtës , renditet gjithnjë i pari. Ky parim kërkon prej gazetarëve t’i trajtojnë të gjitha gjinitë me respekt dhe objektivitet, duke bërë të mundur një mbulim të balancuar, i cili nuk lë vend për diskriminim dhe u lejon të gjitha grupeve të përfaqësohen në kronikat e lajmeve dhe jo vetëm. Ky trajtim i drejtë nuk garanton vetëm përfaqësim cilësor, por ka një efekt më të gjerë në cilësinë e ligjërimit publik në tërësi dhe në sigurinë se asnjë nga gjinitë nuk do të steriotipizohet apo margjinalizohet. Në vijim të kësaj , shmangia e stereotipave gjinorë përbën një aspekt të rëndësishëm të parimeve bazë të raportimit me ndjeshmëri gjinore. Media luan një rol të spikatur në formësimin e perceptimeve sociale, duke përforcuar shpeshherë stereotipat, që kanë ushqyer diskriminimin e shumëfishtë. Ndaj dhe profesionistët e medias duhet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë gjuhës së raportimit, imazheve që përdorin dhe kontekstit në të cilin parashtrojnë ngjarjen, sepse shpeshherë kanë shfrytëzuar çështje gjinore për më shumë klikime dhe shikueshmëri. Thënë kjo, është jetike përpjekja e tyre e pareshtur për të sfiduar normat tradicionale, duke sjellë në vëmendje histori që thyejnë paragjykimet gjinore dhe i pasqyrojnë individët në një shumësi rolesh, pavarësisht gjinisë së tyre. Në kuadër të gjithëpërfshirjes, balanca dhe diversiteti i zërave, është një parim kyç në raportimin me ndjeshmëri gjinore. Profesionistët e medias duhet të qëmtojnë zërat që vijnë nga të gjitha gjinitë, veçanërisht zërat e më pak të përfaqësuarve në media dhe ligjërimin publik. Ky parim nuk lejon që narrativat ligjërimore të sundohen 20 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore nga një gjini apo, edhe më keq, të jenë të njëanshme, por reflekton një qasje pluraliste të shoqërisë ku jetojmë dhe normalizon gradualisht praninë e gjinive të ndryshme në të gjitha fushat e jetës, nga politika, biznesi, shkenca e deri te sporti. SHEMBUJ PËR T’U NDJEKUR “Duke kërkuar në mënyrë aktive për opinionin e grave për subjektet e dominuara nga burrat” Bullgari E themeluar në vitin 1936, Trud është gazeta e përditshme më e vjetër, më prestigjioze dhe me ndikim në Bullgari. Faqja e saj e internetit tërheq 50.000 vizita çdo ditë. E vetëdijshme për gamën e kufizuar të kontributeve të grave në faqet e saj, Trud vendosi të dilte dhe të gjente kontribuese të reja dhe premtuese. Prandaj, redaktorët e saj nxitin shkrimtarët e rinj, blogerët dhe anëtarët e OJQ-ve që të paraqesin kontribute në gazetë. Kontribueset nuk pritet të jenë të kualifikuara profesionalisht, por vetëm eksperte në temat për të cilat ata shkruajnë. Prania e më shumë zërave të grave vepron si një sistem monitorimi për përmbajtjen e gazetës dhe u jep hapësirë p​​ikëpamjeve të pakicave. Lexuesit e Trud vlerësojnë larminë më të madhe të këndvështrimeve që përmban tani gazeta dhe praktika ka gjeneruar një efekt topi dëbore duke nxitur gratë e tjera të shprehen dhe të tregojnë veten. Për disa kontribuuese, pjesëmarrja ka çuar në ngjitjen e shkallëve të karrierës 18 18 European Institute for Gender Equality(EIGE). “Actively Searching for Women’s Opinions in Male-Dominated Subjects.” EIGE , accessed September 23, 2024 21 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Përdorimi i gjuhës është pa diskutim parimi që mund të ndikojë më së shumti perceptimet dhe qëndrimet ndaj çështjeve gjinore. Raportimi me ndjeshmëri gjinore lobon për një përdorim të gjuhës neutrale dhe termave që mundësojnë gjithëpërfshirje dhe respekt. Përdorimi i përemrave, titujve dhe roleve, është pasqyrim i drejtpërdrejtë se një media respekton diversitetin gjinor dhe nuk lejon diskriminimin të segmenteve të caktuara të audiencës. Studiuesja Christina Chan Meeto pohon“se gazetarët dhe gazetaret duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e gjuhës, duke shmangur sa më shumë që të jetë e mundur përgjithësimet mbi rolet gjinore”. 19 Thënë kjo, kujdesi i shtuar i profesionisteve të medias ndaj tematikave të tilla zvogëlon ndjeshëm mundësinë për një realitet të keqpasqyruar. Ndjeshmëria kontekstuale nënkupton njohjen dhe kuptimin sa më të mirë të dinamikave kulturore, sociale dhe politike, të cilat ndikojnë çështjet gjinore në një mjedis mediatik të caktuar. Thënë kjo, reporterët duhet të jenë të vetëdijshëm për nuancat dhe ndjeshmëritë gjinore, vetëdijesim që do t’i ndihmonte gjatë raportimit të kronikave të lajmeve, për të shmangur përgjithësimet, si dhe për të mundësuar një raportim të përshtatshëm dhe dinjitoz për të gjitha audiencat. Fuqizimi me anë të vizibilitetit lidhet me rolin transformues të raportimit me ndjeshmëri gjinore, sepse mbulimi i çështjeve gjinore të margjinalizuara mund të shërbejë si një mënyrë për të sfiduar normat sociale dhe t’u japë më shumë zë grupeve të papërfaqësuara, duke përshpejtuar ndryshimet lidhur me politikat dhe praktikat gjithëpërfshirësë në shoqëri. 19 Chan-Meetoo, C. Media Ethics and Regulation: Insights from Africa. 2013 22 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Përse duhet të përdorni gjuhë të ndjeshme ndaj gjinisë? 20 Për të trajtuar pabarazinë gjinore, duhet të shikojmë mënyrën se si komunikojmë. Përdorimi i gjuhës së ndjeshme ndaj gjinisë mund të: • lehtësojë dallimet e rëndësishme midis nevojave të grave dhe burrave; • sfidojë supozimet e pavetëdijshme që njerëzit kanë mbi rolet gjinore në shoqëri; • vendosë baza për barazi më të madhe gjinore në të gjithë shoqërinë; • rrisë ndërgjegjësimin se si gjuha ndikon në sjelljen tonë; • bëjë njerëzit të shprehen dhe të sillen në mënyra që dikur nuk konsideroheshin‘tipike’ për gjininë e tyre. Verifikimi i fakteve dhe saktësia janë thelbësore për raportimin me ndjeshmëri gjinore. Shpesh autenticiteti i burimeve lidhur me çështjet gjinore është vënë në pikëpyetje, duke rritur mundësitë për keqinformim ndaj komuniteteve të margjinalizuara. Ndaj dhe gazetarët duhet të verifikojnë të dhënat e marra, pa harruar respektimin e etikës dhe ruajtjen e privatësisë si një tjetër parim i rëndësishëm në tërësinë e parimeve të përmendura. Në kuadër të edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të reporterëve, është shumë e rëndësishme të kuptojmë se këto parime nuk janë thjesht një paketë udhëzimesh, por kanë aftësinë të formësojnë dhe t’i japin një imazh të ri gazetarisë dhe profesionistëve të kësaj fushe. Puna bazuar në këto parime u mundëson atyre të luajnë 20 European Institute for Gender Equality(EIGE). Toolkit on Gender-Sensitive Communication. 2019. https://eige.europa.eu/sites/default/files/documents/20193925_mh0119609enn_pdf.pdf . 23 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie që vlerëson dhe respekton tërë gjinitë. Thënë kjo, ndjeshmëria gjinore në raportim nuk tjetërson lajmin, por transformon mënyrën se si lajmet dhe historitë raportohen dhe tregohen. 2.2. Gabime të zakonshme për t’u shmangur Në kohën kur mësimi përgjatë gjithë jetës është kthyer në domosdoshmëri për të qenë konkurrues në një mjedis të ndryshueshëm si mediat, jo gjithmonë është e lehtë të hasësh profesionistë të medias, të cilët zbatojnë me përpikmëri parimet dhe praktikat për një raportim sa më të mirë me ndjeshmëri gjinore. Shpesh mbulimi i ngjarjeve dhe kronikave, është i mbushur me gabime, të cilat duhet të kihen parasysh nga vetë gazetarët dhe organizatat mediatike. Tabela vijuese sjell përmbledhtas disa nga gabimet më të shpeshta që ndeshën në raportimin e lajmeve. Tabela 1. Gabimi Përdorimi i përemrit të gabuar Përkufizimi Një nga gabimet më të drejtpërdrejta në raportimin gjinor është gjinia e gabuar – duke iu referuar dikujt që përdor gjuhë që nuk pasqyron saktë identitetin e tyre gjinor. Këtu përfshihet keqpërdorimi i përemrave ose i titujve. Është thelbësore të pyesni individët se çfarë përemrash përdorin dhe të respektoni preferencat e tyre në të gjitha format e raportimit Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 24 Steriotipizimi Sensacionalizimi Përfaqësimi simbolik Përfaqësimi i pabarabartë Kërkim i papërshtatshëm Mbështetja në stereotipat gjinorë është një grackë e zakonshme. Kjo mund të shfaqet në shumë mënyra, si marrja e roleve të bazuara në gjini(p.sh., gratë si kujdestare, burrat si mbajtës të familjes), ose atribuimi i disa tipareve ose sjelljeve të një gjinie të caktuar. Stereotipa të tillë jo vetëm që thjeshtojnë shumë kompleksitetin e identiteteve individuale, por gjithashtu përforcojnë normat e vjetruara shoqërore. Veçanërisht në raportimin për individët transgjinorë dhe jobinarë, ka një prirje drejt sensacionalizmit. Përqendrimi i tepruar në aspekte si procedurat mjekësore apo detajet e jetës personale, veçanërisht pa pëlqimin e tyre, i kthen çështjet serioze në spektakël. Kjo praktikë mund të dëmtojë individët dhe komunitetet për të cilat raportohet dhe të zbehë çështjet më të rëndësishme shoqërore ose politike. Përfaqësimi simbolik ndodh kur gazetarët përfshijnë një person të një gjinie të caktuar vetëm për t’u dukur gjithëpërfshirës, pa i integruar sinqerisht pikëpamjet e tyre në shkrim. Kjo qasje mund të bëjë që përmbajtja të duket e pasinqertë dhe të shërbejë më shumë si hile sesa si përfshirje e vërtetë. Dështimi për të ofruar përfaqësim të barabartë të gjinive të ndryshme në shkrime, veçanërisht në raportimet që nuk kanë të bëjnë me gjininë. Duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar që njerëzit e të gjitha gjinive të konsiderohen dhe të paraqiten në role dhe kontekste të ndryshme, nga opinionet e ekspertëve deri te historitë e përditshme. Mungesa e hulumtimit të duhur mund të çojë në keqkuptime dhe pasaktësi, veçanërisht në fusha komplekse si gjinia dhe variacionet kulturore në identitetin gjinor. Gazetarët duhet të kuptojnë nuancat e çështjeve gjinore dhe të përdorin terminologjinë e saktë dhe të përditësuar. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 25 Përgjithësimi i tepruar Mungesa e kontekstit Dështimi për të sfiduar normat gjinore Mosvëmendja ndaj ndërseksionalitetit Bërja e përgjithësimeve gjithëpërfshirëse rreth gjinisë mund të keqinterpretojë diversitetin dhe rrjedhshmërinë e përvojave gjinore. Është e rëndësishme të pranohet dhe të komunikohet se jo të gjitha përvojat e njerëzve që ndajnë një gjini do të jenë të njëjta, prandaj duhet të shmangen përgjithësimet që mund të mashtrojnë ose keqinformojnë audiencën. Mosgjetja e kontekstit të mjaftueshëm në shkrimet për çështjet gjinore mund të çojë në mungesë të mirëkuptimit ose ndjeshmërisë nga audienca. Është thelbësore që çështjet gjinore të kontekstualizohen brenda kornizave më të gjera sociale, politike ose kulturore për të ndihmuar audiencën të kuptojë veprimet dhe nuancat e përfshira. Thjesht raportimi mbi gjininë pa sfiduar paragjykimet dhe normat ekzistuese mund të përjetësojë një status quo që mbetet e pashqyrtuar. Gazetarët kanë mundësinë dhe përgjegjësinë për të vënë në dyshim dhe kritikuar normat dhe strukturat shoqërore që mbështesin pabarazinë gjinore. Gjinia nuk ekziston në një vakum, por kryqëzohet me racën, klasën, seksualitetin dhe tiparet e tjera identitare. Dështimi për të marrë në konsideratë këto kryqëzime mund të çojë drejt një portretizimi të shtrembër të çështjeve gjinore, duke humbur kështu aspekte kritike që ndikojnë në jetën dhe përvojat e individëve. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Njohja e këtyre gabimeve u mundëson profesionistëve të medias një mbulim më të saktë dhe gjithëpërfshirës, duke kontribuar në fuqizimin e medias dhe gazetarisë së mirë si dhe në rritjen e vëmendjes së aktorëve të ligjërimit publik ndaj këtyre aspekteve sociale. Vetë organizatat mediatike duket të jenë të interesuara për edukimin e gazetarëve për të rritur ndjeshmërinë gjinore në mbulimin mediatik. 26 2.3. Udhëzues Organizata të ndryshme që asistojnë punën e përditshme të medias dhe të gazetarëve, pohojnë se reporterët, të cilët mbulojnë çështjet gjinore dhe sidomos lajmet e dhunës me bazë gjinore, hasin shumë vështirësi. Përveç respektimit të kodit etik, shumë udhëzues sjellin në vëmendje ndryshueshmërinë e vazhdueshme të teorive dhe terminologjive lidhur me të drejtat e njeriut, ndaj ky raport para se të paraqesë një sërë hapash konkretë të ndjeshmërisë gjinore, risjell në vëmendje nevojën për një sqarim të mëtejshëm të termave dhe përkufizimeve, si një lehtësi për zbatimin e mëtejshëm të udhëzimeve metodike që ai mbart. Tabela në vijim sjell përmbledhtas disa nga termat më të rëndësishëm lidhur me çështjet gjinore. Tabela 2. Gjinia Identiteti gjinor Orientimi seksual Ndjeshmëri gjinore Gjinia është tërësia e karakteristikave që i përkasin dhe ndan maskulinitetin dhe feminilitetin. Në bazë të kontekstit, këto karakteristika mund të përfshijnë seksin biologjik, strukturat gjinore sociale ose identitetin gjinor Identiteti gjinor është perceptimi i një individi mbi të pasurin e një gjinie të caktuar, e cila mund të jetë e lidhur ose jo me seksin e tij biologjik. Orientimi seksual ka të bëjë me identitetin seksual të një individi në lidhje me gjininë ndaj të cilit ata tërhiqen, p.sh. heteroseksual, homoseksual apo biseksual. Ndjeshmëria gjinore synon të kuptojë dhe të marrë parasysh faktorët socialë dhe kulturorë të përfshirë në përjashtimin dhe diskriminimin me bazë gjinore në sferën publike dhe private. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 27 Paragjykimet gjinore Balancë gjinore Paragjykime të pavetëdijshme Dhuna me bazë gjinore dhe seksuale LGBTIG+ Puna e seksit Përdhunimi Ngacmimi seksual Dhuna shtëpiake Martesë me forcë Paragjykime lidhur me një gjini apo tjetër Akses i barabartë në burime dhe mundësi pavarësisht gjinisë, përfshirë këtu pjesëmarrjen në vendimmarrjen ekonomike dhe politike. Respektimi i sjelljeve të ndryshme, aspiratave dhe nevojave, pavarësisht gjinisë. Term i përdorur për të përcaktuar idenë se individët kanë preferencë për objekte dhe njerëz në pavetëdijen e tyre, çka ndikon jo qëllimisht sjelljet dhe vendimet e tyre. Çdo formë dhune ndaj një personi për shkak të gjinisë apo orientimit të tij seksual. Akronim për lesbike, gej, biseksual, transeksual, interseksual, kuir dhe identitete të tjera gjinore apo seksuale që përfshihen në spektër. Puna e seksit është shkëmbimi i favoreve seksuale, performancave apo produkteve në këmbim të kompensimeve materiale. Ajo përfshin aktivitete të drejtpërdrejta fizike si edhe stimulime seksuale indirekte. Puna e seksit i referohet vetëm transaksioneve seksuale dhe nuk përfshin veprime jo etike ose ilegale si trafikimi i qenieve njerëzore Përdhunim është termi i përdorur për sulmin seksual dhe marrëdhëniet e kryera me forcë ose nën kërcënim me personat nën moshën e lejuar apo të paaftë për miratim të vlefshëm për shkak të sëmundjeve mendore, intoksikimit, pavetëdijes apo mashtrimit. Sjellje e papërshtatshme fizike dhe seksuale Sjellje agresive ose e dhunshme, e cila përfshin abuzimin të një prej partnerëve, fëmijës ose çdo personi që jeton më abuzuesin/ dhunuesin. Martesë ku një ose më shumë palë janë martuar kundra vullnetit të tyre. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 28 Martesë e hershme Trafikimi i qenieve njerëzore Gjymtimi gjenital femëror Ligje familjare me paragjykime gjinore Fajësimi i viktimës Bashkim midis dy individësh ku një ose të dy palët janë më të rinj se 18 vjeç. Trafikimi i njerëzve me qëllim të punës me dhunë, skllavërimit seksual apo shfrytëzimit komercial seksual të trafikuesit ose të tjerëve Ritual i heqjes së një pjesë ose të të gjithë pjesës së jashtme të organit gjenital femëror. Një sërë ligjesh të cilat krijojnë pabarazi midis gjinive. Fajësimi i viktimës ndodh atëherë kur viktima cilësohet si përgjegjëse për dëmin që i është bërë. Hapat vijues do të ndihmojnë gazetarët në ndërtimin e një raportimi të balancuar, ndaj është e rëndësishme njohja dhe zbatimi sa më rigoroz i tyre, jo vetëm në rrafshin individual, por edhe të medias si organizatë në tërësi. Tabela vijuese na paraqet parashtrimin e pyetjeve kryesore të komunikimit në kontekstin e raportimit me ndjeshmëri gjinore, duke konkretizuar më mirë pritshmëritë që vijnë me respektimin e këtij parimi në ditët e sotme. Tabela 3. Kush Çfarë Pse Mediat tradicionale – gazetat, radio, TV – dhe mediat e reja. Blogerë, reporterë, redaktorë, kryeredaktorë, fotografë, menaxherë etj. Të portretizojë dhe trajtojë me drejtësi gratë në raportimet e lajmeve, me një qasje të vëmendshme për të shmangur pabarazitë, stereotipat dhe diskriminimin në rolet e tyre shumëplanëshe. Portretizimi i drejtë gjinor është një aspiratë profesionale dhe etike, e ngjashme me respektin për saktësinë, drejtësinë dhe ndershmërinë. Ajo mund të kontribuojë dhe bashkëkrijojë më shumë shoqëri të balancuara dhe gjithëpërfshirëse gjinore. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 29 Për shkak se bota e një burri nuk pasqyron përbërjen aktuale të shoqërisë, ajo nuk arrin të tregojë shumëllojshmërinë e përvojave njerëzore, duke e bërë pjesën femërore të shoqërive tona relativisht të padukshme. Ku Në të gjithë organet e medias në tërësi – nga departamenti menaxherial që përcakton linjën editoriale në fushën ku mblidhet informacioni, në redaksinë ku krijohet lajmi etj. Kur Në çdo fazë të procesit të mbledhjes së lajmeve. Si Përzgjedhja e temave, burimeve dhe tregimeve me ndjeshmëri gjinore, përdorimi i gjuhës së drejtë gjinore dhe promovimi i barazisë gjinore brenda organeve mediatike. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Përgjigjet e mësipërme na shpien drejt disa këshillave më praktike si: 1. Sigurohuni që të keni një shumësi burimesh/ folësish Raportoni në mënyrë të balancuar për burrat dhe gratë në kontekste të ndryshme. Kjo u lejon gazetarëve që të konsultohen me burime të ndryshme, të përfshijnë gratë si eksperte, edhe në fushat e mbizotëruara nga burrat. Dhe në qoftë se nuk arrini të gjeni eksperte gra në një fushë të caktuar, duhet të pyesni veten për arsyet e kësaj mungese. Ndoshta keni në dorë një histori të jashtëzakonshme për të treguar! 2. Tregojeni historinë tuaj duke shfaqur ndjeshmëri gjinore Mbulimi duhet të pasqyrojë një qasje holistike dhe gjithëpërfshirëse për gratë dhe vajzat dhe të shmangë përforcimet negative, të cilat lidhen me paragjykimet dhe insinuatat problematike. Kjo mund të jetë një mundësi për të hedhur poshtë steriotipizimet dhe për t’i treguar audiencës se të gjitha subjektet meritojnë të 30 trajtohen me dinjitet, pa harruar asnjë dinamikë apo identitet. Bëni kujdes edhe me kontekstin ligjor ku dhe pse po ndodh raportimi. Mbiemra/ përcaktorë përkeqësues ndaj gruas 21 Kokëfortë E lehtë Emocionale E ftohtë Grifshë Histerike Përcaktues më cilësorë Këmbëngulëse E zotëron veten e saj Pasionante, entuziaste Jo e afrueshme E artikuluar Irracionale 3. Kujdesi për gjuhën s’është kurrë i tepruar Gjuha që ne përdorim është pasqyrim i botës sonë dhe kufizimeve tona njohëse, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm në tekstit e raportimit, lidhur me fjalët dhe mbi të gjitha me ngjyresat e tyre. Përdorni gjuhë neutrale dhe përdorni mbiemra objektivë dhe të përshtatshëm, që nuk tingëllojnë si stigma apo formë dhune, si edhe mbështesni argumentet tuaj në të dhëna dhe gjetje konkrete. Tabela 2 jep një bazë të mirë njohëse lidhur me raportimin neutral, ndërsa tabela e mëposhtme, sjell në vëmendje disa saktësime lidhur me përdorimin më të saktë të gjuhës. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 21 Sanghani, R.(2016). Feisty, frigid and frumpy: 25 words we only use to describe women. The Telegraph:: https://www.telegraph. co.uk/women/life/ambitious-frigid-and-frumpy- 25-words-we-onlyuse-to-describe-wom/ 31 Tabela 4. Po Zgjidhni titullin duke përdorur një gjuhë me ndjeshmëri gjinore për njerëz dhe profesione, që promovon një përfaqësim gjithëpërfshirës dhe të barabartë për femrat dhe meshkujt. Jini të vëmendshëm dhe etikë kur zgjidhni titullin për një artikull. Titulli i artikullit duhet të paraqesë informacion faktik që pasqyron të gjithë artikullin. Shkrimi/Raporti do të përdorë fjalë ose fraza të përshtatshme në artikujt e lajmeve për të promovuar shoqërinë e kulturuar. Përshkruani skenën ose njerëzit me rrëfime faktike që e lënë lexuesin të nxjerrë përfundimet e veta.(Parimi Show, do not tell) Raporti duhet të jetë neutral dhe të ofrojë kontekst dhe të paraqesë një sërë këndvështrimesh për të ndërtuar besimin dhe besimin në reportazh. JO Shmangni përdorimin e titujve të caktuar për njerëz dhe profesione të cilat shpesh pasqyrojnë supozime të pabarabarta për meshkujt dhe femrat. Shmangni përdorimin e titullit kryesor për të tërhequr më shumë lexues, veçanërisht duke paraqitur një titull nxitës seksual(kliko karrem). Shmangni përdorimin e fjalëve ose frazave të drejtpërdrejta ose të tërthorta për të përshkruar organet riprodhuese ose çfarëdo aktiviteti seksual, për argëtim, defekte etj. Shmangni përfshirjen e mendimit, gjykimit, gjuhës emocionale dhe konkluzionit të autorit në artikuj, veçanërisht në lidhje me qëndrimin gjinor. Për shembull, mos përdorni terma si vajzë e lodhur, grua e bukur, grua e shkurtër, grua e shëmtuar, grua seksi etj. Mos u caktoni motive autorëve të dyshuar, si epshore, xheloze dhe përbuzëse. Shmangni përdorimin e gjuhës provokuese ose të urrejtjes ose fajësimin e grave apo burrave në artikull, veçanërisht për dhunën që ata kanë pësuar. Për shembull, raporti duhet të përmbahet nga shtimi i njohurive personale ose komenteve se veshja, mënyra e jetesës, profesioni, puna, karakteri, orientimi seksual, koha ose vendi i krimit mund të kenë luajtur një rol në dhunë. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 32 Mediat duhet të përdorin gjuhë të përshtatshme dhe të saktë për të ruajtur dinjitetin e burimeve ose viktimave, veçanërisht kur përshkruajnë skena shqetësuese ose të dhunës. Kur u referohemi burrave ose grave, sigurohuni që atyre t’u drejtohen në të njëjtën mënyrë pavarësisht nga marrëdhënia, profesioni, grada, etj. Pëlqimi duhet të prezantohet qartë dhe të bihet dakord ndërmjet reporterit dhe burimit përpara fillimit të intervistës, veçanërisht kur përshkruhet skena shqetësuese ose dhune. Kjo vlen edhe për përdorimin e citateve, fotografive, audiove dhe videove. Për personat e mitur, reporteri duhet të kërkojë pëlqimin nga kujdestarët ose prindërit e tyre. Në përpjekje për të shkruar një artikull mbi dhunën ndaj grave, reporteri duhet të konsultohet me Kodin e Sjelljes së Medias për Raportimin mbi Dhunën ndaj Grave apo manualeve të tjerë ekzistues. Shmangni termat si“marrëdhënie e paqëndrueshme, dembel, i paturpshëm, tradhti bashkëshortore, dëshirë e fortë seksuale” dhe terma të tjerë nënçmues, të cilat janë të papërshtatshëm veçanërisht kur përshkruhet dhuna ndaj grave Shmangni përdorimin e gjuhës që promovon patronizimin ose banalizimin e grave, si dhe gjuhën që përforcon imazhet stereotipike të grave dhe burrave. Për shembull, mos përdorni terma si“zonja e vogël” ose“gjysma më e mirë” kur i referoheni bashkëshortit ose gruas së dikujt. Shmangni citimin ose përdorimin e ndonjë fotografie, audioje ose videoje pa pëlqim, veçanërisht kur burimet tuaja janë të mitura dhe të pambrojtura. Reporterët nuk duhet të raportojnë në një mënyrë që përshkruan imtësisht apo tregon me detaje akte të dhunshme që lidhen me sulmin seksual që shkakton shqetësim të panevojshëm për viktimën, shikuesit ose ata që janë të përfshirë. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 33 4. Kujdes portretizimin e grave dhe vajzave në media Përdorni pamje dhe imazhe që portretizojnë gratë dhe burrat në kontekste të ndryshme, duke vënë në pah elementet dallues si raca, klasa, etnia, statusi etj. Tregoni kujdes me imazhet e ekzagjeruara fizike dhe përpiquni të gjeni dhe portretizoni ato imazhe që përçojnë një ide më të mirë të marrëdhënieve gjinore dhe roleve/ përgjegjësive të secilës gjini. Për kujtesë!  Mos hamendëso, pyet!  Mos fajëso viktimën!  Mos raporto për skup!  Konsultohu me ekspertët!  Respekto privatësinë!  Mos harro dinamikat e pushtetit  Kujdes me fëmijët!  Mbro të dhënat! 34 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore III. RASTE PËRFAQËSUESE GJATË PERIUDHËS 2023-2024 Për të përplotësuar punën e këtij raporti dhe për të kuptuar se si raportimi me ndjeshmëri gjinore mbetet i çalë për një pjesë të mirë të medias shqiptare, ky sesion sjell në vëmendje rastet më përfaqësuese të portretizimit të grave në media, duke vënë theksin tek çështjet e lidhura me portretizimin e grave në industrinë e zbavitjes dhe në lidership, ato të lidhura me dhunën me bazë gjinore dhe në fund te mbulimi nga media i rasteve të femicidit, për të parë nëse në këto raste janë zbatuar apo jo parimet e paraqitura në sesionin paraprak për një raportim me ndjeshmëri gjinore cilësor. 3.1. Portretizimi i grave në lidership dhe infotainment Në raportin e publikuar nga Faktoje.al mbi“Përkatësinë gjinore dhe dezinformimin në Shqipëri”, rezulton se media shqiptare vijon të përdorë narrativa që përforcojnë normat dhe rolet mirëfilli gjinore dhe se në kategorinë e infotainment, numri më i madh i titujve vërtitet rreth shtatzënive, marrëdhënieve me burrat, tematika të cilat 35 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore përforcohen edhe me pamjet e përzgjedhura 22 . Kësaj narrative nuk i shpëtojnë dot as gratë në lidership, të cilat bëhen më shumë lajm për aspektet e tyre gjinore, sesa për rolin në vendimmarrje. “Spiropali“zhvishet” nga kostumi zyrtar, shfaqet me veshjen tradicionale të Arbëreshëve” 23 “Elisa Spiropali paraqitet me veshje super luksoze, sa kushtoi kostumi i saj?(FOTO)” 24 “Jorida Tabaku thyen stilin e saj klasik“ 25 Gjendja duket po aq problematike edhe nga bota e showbiz, ku titujt objektifikojnë dhe seksualizojnë në mënyrë të vazhdueshme gratë dhe vajzat që janë pjesë të kësaj industrie. Titujt e portaleve të gazetave më të mëdha në vend shfaqin rregullisht pamje provokuese të grave dhe vajzave, duke përforcuar stereotipat gjinorë rreth tyre. 22 Faktoje.al. “Përkatësia Gjinore dhe Dezinformimi në Shqipëri: Si Formëson Media Qëndrimet Ndaj Roleve Gjinore.” Faktoje.al , accessed September 2, 2024. https://faktoje.al/perkatesia-gjinore-dhe-dezinformimi-ne-shqiperi-si-formeson-media-qendrimet-ndaj-roleve-gjinore/. 23 Newsbomb.al. “Spiropali‘Zhvishet’ nga Kostumi Zyrtar, Shfaqet me Veshjen Tradicionale të Arbëreshëve.” Newsbomb.al , accessed September 23, 2024. https://newsbomb.al/politike/spiropali-zhvishet-ngakostumi-zyrtar-shfaqet-me-veshjen 24 Lajme.al. “Elisa Spiropali Paraqitet me Veshje Super Luksoze: Sa Ku shtoi Kostumi i Saj?(FOTO).” Lajme.al , accessed September 23, 2024. https://www.lajme.al/elisa-spiropali-paraqitet-me-veshje-super-luksoze-sa-kushtoi-kostumi-i-saj-foto/ 25 Fotot nga Paparazzi. “Jorida Tabaku Thyen Stilin e Saj Klasik: Deputetja e PD-së me Veshje Casual në Kuvend.» Fotot nga Paparazzi , accessed September 23, 2024. https://fotot-nga-paparazzi-jorida-tabaku-thyenstilin-e-saj-klasik-deputetja-e-pd-se-me-veshje-casual-ne-kuvend/ 36 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore “Pas ndarjes, Luana Vjollca‘shpërthen’ me linjat bombastike në Mikonos” 26 “Xhensila Myrtezaj nuk ndalet, provokon me FOTOT e fundit para... pasqyrës” Titujt e marrë në këtë kategori janë vetëm disa, por kërkimi më i gjerë na vë në dukje që ndryshon vetëm personazhi ndërkohë që lajmi ruan po të njëjtën strukturë denigruese, përdoren po ato pamje provokuese dhe zbatohen me rigorozitet të gjitha gabimet, të cilat duhen shmangur domosdoshmërisht. Falë këtij përfaqësimi, perceptimi social, sidomos i aspiratave që krijojnë gjeneratat e reja të vajzave, dëmtohet rëndë, duke e bërë të vështirë promovimin e modeleve të suksesshme të përfaqësimit. 3.2. Mbulimi i rasteve të dhunës me bazë gjinore “HISTORIA/ Përdhunimi i vajzës në Vlorë, si u la në rrugë në orët e para të mëngjesit, grupi po festonte daljen e një të burgosuri” 27 . “Të rinjtë po festonin lirimin e shokut, vajza e përdhunuar thotë se shkoi me dëshirë” 28 . 26 Gazeta Tema. “Pas Ndarjes, Luana Vjollca‘Shpërthen’ me Linjat Bombastike në Mikonos.” Gazeta Tema , accessed September 23, 2024. https://www.gazetatema.net/lifestyle/pas-ndarjes-luana-vjollcashperthen-me-linjat-bombastike-ne-mykonos-i453570. 27 Zëri. “Historia e Vajzës në Vlorë: Si U La në Rrugë në Orët e Para.” Zëri , accessed September 23, 2024. https://zeri.ai/aktualitet/historia-i-ivajzes-ne-vlore-si-u-la-ne-rruge-ne-oret-e-para-i182824 28 Newsbomb.al. “Përdhunimi i Vajzës në Vlorë: Të Rinjët Po Festonin Daljen e Shokut nga Burgu(Emrat).” Newsbomb.al , accessed September 23, 2024. https://newsbomb.al/perdhunimi-i-vajzes-ne-vlore-te-rinjte-po-festonin-daljen-e-shokut-nga-burgu-emrat 37 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore “Përdhunimi në Vlorë, Koplikaj: Balla bëri gafë, për pak nxori emrin e viktimës, fatmirësisht e ngatërroi me gazetaren” 29 . Rasti i përdhunimit në qytetin e Vlorës të një 26-vjeçareje, është padyshim një nga rastet më flagrante, ku jo vetëm nuk u respektuan parimet e raportimit me ndjeshmëri gjinore, por i gjithë mbulimi mediatik u përball me sfida të mëdha. Gazetarja që raportoi rastin u kërcënua me vdekje, veçanërisht se investigimi i saj hodhi dritë mbi një bashkëfajësi dhe keqmenaxhim nga ana e autoriteteve lokale të ngjarjes në fjalë. Ky rast tregoi edhe njëherë rreziqet që i kanosen gazetarëve, të cilët raportojnë mbi tematika të tilla, por edhe mangësitë e sistemit lokal të drejtësisë. “Avokatja për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë: Vajzat të përmbahen, meshkujt janë meshkuj” 30 Një nga problematikat më të mëdha të raportimit në këtë rast ishte fajësimi i viktimës, duke sjellë edhe të dhëna të panevojshme lidhur me ngjarjen si“ të rinjtë po festonin”. Raportimi në disa nga gazetat, krijonte hapësirë për paragjykime, sepse përforconte stereotipat për rolet tipike të burrave me shprehje si“meshkujt janë meshkuj” dhe“vajzat të përmbahen”. Ndërkohë janë përdorur imazhe dhe të dhëna lidhur me origjinën e 29 Ora News. “Në Vlorë, Koplikaj: Balla Bëri Gafë, për Pak Nxori Emrin e Viktimës.” Ora News , accessed September 23, 2024. https://www. oranews.tv/vendi/i-ne-vlore-koplikaj-balla-beri-gafe-per-pak-nxoriemrin-e-viktime-i1117275 30 Gazeta Dita. “Avokatja për Përdhunimin e 26-Vjeçares në Vlorë: Vajzat të Përmbahen, Meshkujt Janë Meshkuj.» Gazeta Dita , accessed September 23, 2024. https://gazetadita.al/avokatja-per-perdhunimin-e-26vjecares-ne-vlore-vajzat-te-permbahen-meshkujt-jane-meshkuj/ 38 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore saj“ nga fshatrat e Vlorës dhe punonte në lokal” , 31 duke shkelur kështu privatësinë dhe duke mos respektuar identitetin e saj. “Video/ Momenti kur 26-vjeçarja vlonjate, nën efektin e drogës, çohet në dhomën e hotelit” 32 Narrativa e ndërtuar lidhur me rastin ishte e mbushur me dhunë verbale ndaj gazetares, e cila raportoi për rastin, por edhe ndaj viktimës, së cilës edhe pse nuk iu bë i ditur emri, iu morën në intervistë të gjithë familjarët dhe ku jepeshin të dhëna për vendndodhjen e saj. Pati shumë pak ekspertë të ftuar për të analizuar ngjarjen dhe mbulimi mediatik ka ngritur shqetësime rreth transparencës në raportimin e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri. 3.3. Raportimi mbi rastet e femicidit Mungesa e praktikave të raportimit me ndjeshmëri gjinore në median shqiptare vihet re sidomos gjatë mbulimit të çështjeve të ndjeshme të femicidin, ku stereotipat dhe narrativat e shtrembëruara kanë dëmtuar ndjeshëm ligjërimin publik lidhur me këtë dukuri. 31 Gazeta Dita. “Avokatja për Përdhunimin e 26-Vjeçares në Vlorë: Vajzat të Përmbahen, Meshkujt Janë Meshkuj.» Gazeta Dita , accessed September 23, 2024. https://gazetadita.al/avokatja-per-perdhunimin-e-26vjecares-ne-vlore-vajzat-te-permbahen-meshkujt-jane-meshkuj/ 32 Dritare.net. “Video/ Momenti Kur 26-Vjeçarja Vlonjate Nën Efektin e Drogës Çohet në Dhomën e Hotelit.” Dritare.net , accessed September 23, 2024. https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/video-momenti-kur-26vjecarja-vlonjate-nen-efektin-e-s-cohet-ne-i752255 39 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Në një kërkim në median tradicionale, atë të shkruar dhe televizionet, rezulton se periudha 2023-2024 ka pasur disa raste shumë problematike të mënyrës se si ngjarje të femicidit, janë raportuar tek audienca. Të dhënat tregojnë se nga viti 2023 deri në mesin e vitit 2024, në Shqipëri janë shënuar të paktën 15 raste të femicidit, ku shumica e krimeve janë kryer nga partnerët apo anëtarë të familjes. Në këtë kuadër, në fillim të muajit Mars, UN Women në Shqipëri, prezantoi“Observatorin për Femicidin”, në përpjekje për të mbledhur të dhëna sa më të sakta mbi përmasat reale të kësaj dukurie në vendin tonë. 33 Në një artikull të Top Channel, në fund të vitit 2023, fokusuar te ngjarjet e rënda përgjatë vitit, rezultojnë disa raste të femicidit, si për shembull 34 : 27 janar- Burri vret gruan dhe vëllanë në Gramsh Krimi i dyfishtë brenda familjes tronditi Gramshin pasditen e 27 janarit, kur 80-vjeçari vrau gruan dhe vëllanë e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Tërvol. Xhevit Sinani ekzekutoi me sëpatë bashkëshorten e tij, Zegjine Sinani 74 vjeçe dhe të vëllanë, Shaqir Sinani 73 vjeç për motive që ende nuk dihen. 80-vjeçari ndodhet pas hekurave. 1 mars- Dan Hudra kryen masakër, vret Mevlute Hysën, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin Kjo ngjarje do të mbahet mend gjatë si një nga masakrat më të rënda të ndodhura ndonjëherë, tre 33 UN Women Albania.“Albania Launches Femicide Watch Initiative.” UN Women , March 2024. https://albania.unwomen.org/en/stories/ press-release/2024/03/albania-launches-femicide-watch-initiative. 34 Top Channel. “E Rëndë në Maliq: Burri Vret Gruan dhe e Hedh Trupin në Gropën e Ujërave të Zeza.” Top Channel , accessed September 23, 2024. https://top-channel.tv/video/top-channel-e-rende-ne-maliqburri-vret-gruan-dhe-e-hedh-trupin-ne-gropen-e-ujerave-te-zeza/ 40 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore gra u vranë brenda ditës nga i njëjti person. Dan Hutra në fillim plagosi me thikë Marjana Gurakuqin, me pretekstin se i fshehu paratë që i kishte lënë për t’i ruajtur. Më pas shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në“Paskuqan”, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa dhe nusen e vëllait Hasime Dafku. Nga aty, Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kallash mbi Etleva Kurtin, motrën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharrë. 17 maj- 44-vjeçari vret motrën e gruas në Elbasan Në Kusardh të Elbasanit një 44-vjeçare u vra nga burri i motrës. Alma Qevani u godit me sëpatë nga kunati i saj Tefik Tashi, 58 vjeç, pas një debati. 58-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit, ndërsa pas arrestimit u tha hetuesve se Alma e kishte sharë. Autori ndodhet pas hekurave. 29 korrik- Burri vret gruan dhe e hedh në kanal Një 46-vjeçare u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili më pas trupin e hodhi në gropën e ujërave të zeza në Zëmblak të Korçës. Autori Gjergji Mullalli pas ngjarjes hapi zjarr ndaj policisë dhe vrau veten. Vrasja dyshohet për xhelozi. Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve, kishte marrë urdhër mbrojtjeje, pasi bashkëshorti 55-vjeçar e dhunonte prej kohësh. 2 gusht- Vritet poshtë urës së Dajlanit e pastreha 32-vjeçarja Lulejta Preza, pjesëtare e komunitetit rom u vra në orën 01:00 të datës 2 gusht poshtë Urës së Dajlanit. Luljeta u godit me thikë nga dy autorë për shkak të një konflikti për para. 41 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 17 shtator- I moshuari vret gruan me shkop Një 80-vjeçare u vra nga bashkëshorti mëngjesin e 17 shtatorit në banesën e tyre në fshatin Pëllumbarë të Përmetit. Sipas policisë, punonjësja që përkujdesej për çiftin, gjeti të pajetë dhe me shenja dhune të moshuarën, e cila ishte goditur me shkop nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar. Gusht 2024- dy gra humbën jetën në Shqipëri si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre. Policia njoftoi të martën se Vlorë, 64-vjeçarja Hati Deliaj nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të shumta të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit 70-vjeçar Ëngjëllush Deliaj, ndërsa në Shalës të Sarandës 66 vjeçarja Shano Islamaj u vra me sëpatë nga bashkëshorti i saj Huso Islamaj, 69-vjeç. Burime vendore në Vlorë thanë se 64-vjeçarja Hati Deliaj u shtrua në spital pasi kishte nofullën e thyer dhe shenja të tjera të dhunës nga bashkëshorti. Ndërsa vrasja e gruas në Sarandë, sipas policisë, dyshohet se ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta. Nga analiza e bazuar në komponentët e raportimit me ndjeshmëri gjinore, rezulton se mbulimi mediatik në të gjitha rastet, u fokusua në detajet sensacionale të vrasjeve, më shumë se sa në dështimin e vazhdueshëm sistemik për të mbrojtur viktimat. Titujt kryesorë vinin theksin tek konfliktet personale, duke e fokusuar të gjithë debatin publik tek dramat personale familjare. “Dan Hutra ka probleme të shëndetit mendor”, psikologia për autorin e vrasjes që tronditi kryeqytetin: Kërkon dominancë mashkullore. Profili i tij psikologjik…” 42 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Tituj të tillë, në vend që të hedhin dritë mbi çështjen, fokusohen shumë tek krijimi e ligjërimeve emotive që herë lidhen me viktimën e herë me vrasësin, duke shfaqur më shumë interes për shikueshmërinë sesa për kuptimin e arsyeve se pse ndodhin krime të tilla. Po ashtu, përdoren fjalë si“ e rëndë ” që në krye të titullit me synim tërheqjen e sa më shumë klikimeve, ndërkohë që titujt duhet të jenë konkrete dhe të përmbajnë sa më pak ngjyrime, të cilat në rastin e mbulimit të femicidit, shtojnë ankthin dhe frikën tek lexuesit. Vrasja e trefishtë në Tiranë/“Një femër lahet me shtatë meshkuj”, flet afërmi i familjes Kurti: Vladimiri ka pasur konflikt me Dan Hutrën! Autori duhet varur 35 E rëndë në Maliq, burri vret gruan dhe e hedh trupin në gropën e ujërave të zeza 36 Dy raste tragjike në 24 orë, si u vranë në mënyrë makabre Shano Islamaj dhe Hati Deliaj 37 Në shumë raste, ka një përdorim të gabuar apo përcaktim të gabuar të asaj ç’ka ka ndodhur, ku gabimi më i shpeshtë është barazimi i dhunës më bazë gjinore 35 BalkanWeb. “Vrasja e Trefishtë në Tiranë: Një Femër‘Lahet’ me Shtatë Meshkuj, Flet Afermi i Familjes Kurti.” BalkanWeb , accessed September 23, 2024. https://www.balkanweb.com/vrasja-e-trefishte-ne-tiranenje-femer-lahet-me-shtate-meshkuj-flet-afermi-i-familjes-kurti-vladi miri-ka-pasur-konflikt-me-dan-hutren-autori-duhet-varur/#gsc.tab=0 36 Top Channel. “E Rëndë në Maliq: Burri Vret Gruan dhe e Hedh Trupin në Gropën e Ujërave të Zeza.” Top Channel , accessed September 23, 2024. https://top-channel.tv/video/top-channel-e-rende-ne-maliqburri-vret-gruan-dhe-e-hedh-trupin-ne-gropen-e-ujerave-te-zeza/. 37 Vizion Plus. “Dy Raste Tragjike në 24 Orë: Si U Vranë në Mënyrë Makabre Shano Islamaj dhe Hati Deliaj.” Vizion Plus , accessed September 23, 2024. https://www.vizionplus.tv/dy-raste-tragjike-ne-24-ore-si-uvrane-ne-menyre-makabre-shano-islamaj-dhe-hati-deliaj/ 43 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore me femicidin. Në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Vizion Plus, brenda në artikull shkruhet: “Raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë, teksa së fundmi dhuna me bazë gjinore, njohur ndryshe si feminicidi ka tronditur sërish opinionin publik” EKSKLUZIVE/ Detajet e rënda si Lushi vrau gruan 38 Analiza e disa prej artikujve vë në dukje jo vetëm mungesën e njohurive lidhur me raportimin me ndjeshmëri gjinore, porse vihen re tendenca për një qasje krejt emocionale dhe aspak objektive në raportim, duke rendur pas detajeve personale të personave të përfshire, se sa drejt hedhjes dritë mbi dinamikat e ngjarjes. Për rrjedhojë, audienca priret të këtë një qasje jo të shëndetshme lidhur me këto informacione, duke natyralizuar idenë se “ kush e di ç’ka bërë se nuk të bën gjë njëri kot”. Kjo narrativë jo vetëm që nuk ndihmon në uljen e përmasave të këtij fenomeni, porse ndikon në mosadvokimin e vazhdueshëm për forcimin e urdhërave të mbrojtjes në këto raste. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 44 38 JOQ Albania. “Detaje të Reja për Vrasjen e Gruas në Fier: Burri e Goditi në Sy të Fëmijëve.” JOQ Albania , accessed September 23, 2024. https:// joq-albania.com/artikull/1218227.html IV. KOMUNIKIMI TRANSFORMUES GJINOR Komunikimi transformues gjinor synon të transformojë dhe të promovojë përfaqësimin e drejtë të grave dhe burrave në tërësi. Në veçanti, kjo qasje beson se roli i medias për të ndryshuar normat gjinore është thelbësor, pasi ajo ka fuqinë të ndikojë në perceptimet publike dhe të sfidojë rolet tradicionale gjinore. Ndaj ky sesion i raportit ofron një udhëzues praktik me rekomandime për mënyrën se si media mund ta luajë këtë rol, jo vetëm duke shmangur gjuhën diskriminuese, por edhe duke promovuar ndryshime gjithëpërfshirëse të çështjeve gjinore në shoqërinë shqiptare. 4.1. Parime dhe praktikat më të mira Komunikimi transformues gjinor është një qasje e përparuar, strategjike dhe metodike, që jo vetëm adreson pabarazitë gjinore, por edhe përpiqet në mënyrë proaktive t’i transformojë ato. Ky lloj komunikimi bazohet tek ideja se gjinia është njëkohësisht çështje morale dhe zhvillimore, ndaj nëse synojmë transformimin drejt një shoqërie të qëndrueshme, duhen sfiduar rolet gjinore tradicionale dhe duhet promovuar barazia, si e vetmja mënyrë për të ndërtuar komunitete të qëndrueshme dhe individë të ndërgjegjësuar. 45 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Shumë raporte thonë se është thelbësore të kuptojmë se si dhe pse ndodh ndryshimi dhe se qasja feministe shpesh përdor fuqinë transformuese për të ushqyer marrëdhënie më gjithëpërfshirëse, përgjatë gjithë procesit të ndryshimit, çka sfidon sistemin patriarkal dhe të gjitha format e pabarazisë, përfshi këtu, gjininë, racën, klasën shoqërore, aftësitë etj. 39 SHEMBUJ PËR T’U NDJEKUR MenCare https://www.mencare.org/ MenCare është një fushatë globale për baballarët, aktive në më shumë se 50 vende në pesë kontinente, e koordinuar nga Promundo dhe Sonke Gender Justice. MenCare promovon përfshirjen e burrave si baballarë dhe kujdestarë të barabartë dhe jo të dhunshëm, për të arritur mirëqenien familjare, barazinë gjinore dhe shëndetin më të mirë për nënat, baballarët dhe fëmijët. Burrat mësojnë të bëhen aleatë në mbështetjen e barazisë sociale dhe ekonomike të grave, pjesërisht duke marrë më shumë përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve dhe punët shtëpiake. Përfshirja pozitive e burrave në jetën e partnereve dhe fëmijëve të tyre krijon mundësi për barazi me përfitim për gratë, fëmijët dhe vetë burrat. Angazhimi i burrave si baballarë aktivë mund të çojë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, marrëdhënie më të forta dhe më të barabarta midis partnerëve, uljen e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe përfitime afatgjata për vajzat dhe djemtë. Kërkimet kanë treguar se përfshirja e burrave si kujdestarë ka gjithashtu përfitime për ta, duke i bërë baballarë më të mirë, duke përmirësuar marrëdhëniet intime dhe cilësinë e jetës së tyre. 40 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 46 39 Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Understanding Gender Relations in Nepal. 2020. https://library.fes.de/pdf-files/bueros/nepal/17794.pdf . 40 UNFPA. Gender Transformative Approaches: Advancing Gender Equality. 2023. https://www.unfpa.org/sites/default/files/pub-pdf/UNFPA_ GTA-2023.pdf Në thelb të komunikimit transformues gjinor qëndron ideja e përqafimit të ndryshimit si një proces rritës, i cili na mundëson të shqyrtojmë me kujdes nevojat që strukturat sociale kanë dhe na ndihmon në gjetjen e mënyrave efektive për ta bërë këtë ndryshim sa më të lehtë dhe të dobishëm për të gjithë. Qasja transformuese gjinore në tërësi, synon të tejkalojë individin dhe të shkojë drejt një ndryshimi të dinamikave të pushtetit që përforcojnë pabarazitë gjinore siç janë normat shoqërore, sjelljet, qëndrimet dhe sistemi shoqëror. 41 Mesazhi integrues: përfshini mesazhe transformuese gjinore në lloje të ndryshme të mediave dhe komunikimeve, duke siguruar që këto mesazhe të jenë të qëndrueshme dhe të përforcohen përmes kanaleve të ndryshme. Kjo mund të përfshijë fushata të mediave sociale, programe arsimore dhe njoftime për shërbime publike që promovojnë barazinë gjinore dhe sfidojnë normat tradicionale. Në një tjetër raport te FES thuhet se:“Transformimi gjinor përpiqet të ekzaminojë, të vërë në pikëpyetje dhe të ndryshojë normat e rrepta gjinore…[duke] nxitur të menduarin kritik te burrat dhe gratë, si dhe të sfidojë shpërndarjen e burimeve dhe përgjegjësive midis gjinive dhe marrëdhënieve të pushtetit që krijohen midis tyre”. 42 Më konkretisht, transformimi gjinor, mund të matet duke shqyrtuar tre domene kryesore të fuqizimit, të cilat janë: agjencitë, marrëdhëniet dhe 41 AAS. Measuring Gender Transformative Change: AAS Working Paper. 2023.(https://gender.cgiar.org/publications/measuring-gender-transformative-change-review-literature-and-promising-practices) 42 Rottach, Elizabeth, Sidney Schuler, and Karen Hardee. Gender Perspectives Improve Reproductive Health Outcomes: New Evidence. Washington, DC: USAID, 2009 47 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore strukturat. 43 Thënë kjo, ndryshimi transformues është i qëndrueshëm dhe jetëgjatë sepse punon njëkohësisht me aspektet thelbësore sistemike dhe strukturore, duke bërë të mundur që të prekurit më shumë nga një çështje e caktuar, të kenë mundësi të ushtrojnë pushtetin e tyre për zgjidhjen e saj. 44 Bashkëpunimi me palët e interesuara: Punoni me OJQtë, ekspertët e çështjeve gjinore, liderët komunitarë dhe politikëbërësit për të hartuar dhe shpërndarë mesazhe që mund të ndikojnë si në sjelljet individuale, ashtu edhe në kornizat e politikave. Këto partneritete sigurojnë që mesazhet të jenë të ndjeshme nga ana kulturore dhe të rëndësishme në nivel lokal. Përkufizimet e mësipërme lehtësojnë kuptimin dhe zbatimin e parimeve kryesore të komunikimit transformues me bazë gjinore, të cilat në këtë rast zbatohen brenda mjedisit dinamik të medias. Sipas studimeve, komunikimi transformues gjinor synon të ndryshojë sjelljet, qëndrimet dhe besimet lidhur me gjininë nëpërmjet mundësisë për transformim të vërtetë. 45 Thelbësore për komunikimin transformues me bazë gjinore është hedhja poshtë e normave gjinore dhe stereotipave , të cilat kufizojnë rolet dhe sjelljet e burrave 43 Morgan, P. Transformative Change: A Guide for Gender Sensitivity in Media Reporting. 2014.( https://digitalarchive.worldfishcenter.org/ handle/20.500.12348/226). 44 Harvey, Rowan, and Chloe Safier . Transformative Change for Gender Equality: Learning from Feminist Strategies. Friedrich-Ebert-Stiftung, 2018. https://www.fes.de/en/shaping-a-just-world/article-in-shaping-a-just-world/transformative-change-for-gender-equality-learning-from-feminist-strategies. 45 Ibid 48 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore në shoqëri, duke vënë në pikëpyetje statusquonë dhe duke theksuar fluiditetin dhe shprehinë e identiteteve gjinore. Përdorimi i modeleve dhe kampionëve: Paraqitni modele nga të gjitha gjinitë që sfidojnë rolet dhe stereotipat tradicionalë. Për shembull, nënvizimi i historive të kujdestarëve meshkuj apo shkencëtareve gra mund të frymëzojë të tjerët të përqafojnë role të ndryshme dhe të sfidojnë pritshmëritë shoqërore. Fuqizimi është një tjetër parim, sipas të cilit komunikimi transformues, nuk synon vetëm të informojë individët rreth një ngjarjeje, por i fton ata të advokojnë për veten e tyre dhe të tjerët, duke forcuar pjesëmarrjen dhe lidershipin e të gjitha gjinive në ndryshimin social. Ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi: Ofroni trajnime për profesionistët e medias, komunikuesit dhe ndikuesit e komunitetit mbi çështjet gjinore dhe teknikat transformuese të komunikimit. Edukimi i këtyre aktorëve kryesorë siguron që qasja transformuese gjinore të përçohet në mënyrë të saktë dhe efektive. Falë këtij ndryshimi social, shoqëria mund të bëhet më gjithëpërfshirëse dhe diverse, e aftë të përqafojë spektrin e gjerë të identiteteve gjinore, përfshi këtu edhe grupet shpesh të margjinalizuara, duke promovuar më shumë respekt për të gjithë, pavarësisht gjinisë së tyre. Mekanizmat e komenteve dhe të vlerësimit: Zbatimi i mekanizmave për të mbledhur reagime nga audienca dhe për të vlerësuar ndikimin e komunikimeve transformuese gjinore mund të drejtojë strategjitë e ardhshme dhe të ndihmojë në vlerësimin e efektivitetit të qasjeve aktuale. 49 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Komunikimi transformues gjinor pranon se gjinia është një ndryshore që nuk vepron në izolim dhe se kategoritë e tjera sociale, si raca, etnia, klasa apo edhe orientimi seksual, ndërveprojnë me të, për të formësuar eksperiencat njohëse dhe identetitetet. Të gjitha këto parime shkojnë përtej modifikimeve sipërfaqësore, duke shndërruar hapësirën kur prodhohet dija dhe duke krijuar në këtë mënyrë narrativa të reja mbi çështjet me ndjeshmëri sociale. 46 Kontrolli i narrativës nga komunitetet e ndikuara: Sigurohuni që grupet e margjinalizuara ose të nënpërfaqësuara të kenë kontroll mbi mënyrën se si tregohen historitë e tyre. Kjo i ndihmon komunitetet të formësojnë tregimet e tyre sipas perspektivave dhe përvojave të tyre, në vend që historitë e tyre të inkuadrohen përmes një lenteje të jashtme. 4.2 Komunikimi transformues gjinor në media 47 Gratë kanë qenë gjithmonë pjesë e medias, si objekt dhe subjekt i saj. Përveçse si profesioniste të këtij mjedisi, gratë janë një nga target grupet më të shënjuara të medias. Studimet më të hershme të komunikimin transformues gjinor, bazohen te qasja social-konstruktiviste dhe teoria se gjinia është performative(Butler, 1990) dhe se replikohet me anë të narrativës së ndërtuar në media. Ndërkohë që modelet më të përparuara tanimë fokusohen te mënyra se si media mund të angazhojë 46 Ibid 47 Birchall, Jennifer. Gender-Sensitive Strategic Communications Interventions. K4D Helpdesk Report. Brighton, UK: Institute of Development Studies, 2018. 50 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore audiencat, në mënyrë që vetë ata të vënë në pikëpyetje rolet tradicionale gjinore(Gallagher, 2014). Tabela e mëposhtme tregon në mënyrë lineare kalimin nga një mjedis negativ drejt një mjedisi transformues në terma të gjinisë. 48 NEGATIVITETI GJINOR Padukshmëri dhe përjashtim; preferon një gjini mbi tjetrën; privilegjon burrat mbi gratë; stereotipa; nënshtrim dhe banalizim. MOHIMI GJINOR Gjuhë diskriminuese; gjuhë e rreme gjenerike; përjashtim gjinor; shpërfill nevojat dhe sfidat e ndryshme; shpërfill normat, rolet dhe marrëdhëniet e pabarabarta; shpërfill shpërndarjet e pabarabarta të burimeve; shpërfill përfaqësimet e pabarabarta ose mungesën e përfaqësimit të grave. NDJESHMERIA GJINORE Pranon sfidat dhe rreziqet e ndryshme; pranon qasjen dhe burimet e pabalancuara; pranon normat, rolet dhe marrëdhëniet e pabalancuara; pranon situatat e pabarabarta; konsideron normat, rolet dhe marrëdhëniet gjinore; përfaqësim gjinor; tregon interes për ndërgjegjësimin gjinor. SPECIFIKIMI GJINOR Seksione të ndara gjinore; role gjinore të caktuara; mbulim i balancuar/i barabartë; nevoja të veçanta të grave; pozicionet; shënjestrimi i aktorëve specifikë; zërat e grave; qasja e grave në burime; rolet e shumëfishta të grave. 48 Harvey, Rowan, and Chloe Safier . Transformative Change for Gender Equality: Learning from Feminist Strategies. Friedrich-Ebert-Stiftung, 2018. https://www.fes.de/en/shaping-a-just-world/article-in-shaping-a-just-world/transformative-change-for-gender-equality-learning-from-feminist-strategies 51 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore TRANSFORMIMI GJINOR Adreson shkakun/sfidat/të metat e tjera strukturore të pabarazive gjinore; kontrollin mbi burimet; ndarjen e të dhënave sipas gjinisë; drejtësinë në përfaqësim; nxit ndryshime progresive; gjinia në politika dhe udhëheqje; përfaqësues gjinorë në ilustrime; nevoja specifike gjinore; promovon barazinë gjinore; ndjeshmëri ndaj identiteteve të ndryshme gjinore; mënyra për transformim; narrativa për fuqizimin e grave. 49 Media mund të luajë një rol kyç në tjetërsimin e situatës lidhur më çështjet gjinore edhe pse shumë raporte vijojnë të vënë në dukje se shpeshherë media ka pasur një efekt të kundërt 50 , dhe se shpesh e gjen veten të kapur te dy sjelljet e para, kur përpiqet të ofrojë shfaqje sporadike të ndjeshmërisë gjinore, por nuk ka arritur të tejkalojë veten duke përqafuar fuqizimin që vjen me anë të komunikimit transformues. 49 BBC Media Action. “Gender Sensitivity Criteria.” BBC Media Action , 2021. https://genderandmedia.bbcmediaaction.org/wp-content/uploads/2021/03/Gender-sensitivity-criteria.pdf 50 Reporting Diversity Network. Media Monitoring Report: Albania. April 2024. https://www.reportingdiversity.org/wp-content/uploads/2024/04/Media-Monitoring-Report_Albania_ALB.pdf SHEMBUJ PER T’U NDJEKUR Ndërgjegjësimi i Belgjikës për pabarazinë gjinore në mediat e saj Në vitin 2011, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë(AJP), e cila përfaqëson 4.000 gazetarë që flasin frëngjisht dhe gjermanisht në Belgjikë, realizoi një studim mbi pozicionin e grave në mediat në gjuhën frënge në Belgjikë. Ky studim ishte pjesë e një studimi global të realizuar nën kujdesin e GMMP, Projekti Global i Monitorimit të Medias. Studimi zbuloi se vetëm 28% e personave të intervistuar në media ishin gra, dhe se vetëm 26% e artikujve të gazetave dhe 29% e lajmeve në radio ishin shkruar ose prezantuar nga një grua. Për këtë arsye, AJP përgatiti studime mbi 11 praktika të mira në zbatimin e barazisë gjinore dhe realizoi një fushatë ndërgjegjësimi për t’i sjellë këto fakte dhe shembuj në vëmendjen e vendimmarrësve, gjykatësve, gazetarëve dhe publikut të gjerë. AJP vizitoi redaksitë, publikoi artikuj dhe prodhoi një fletëpalosje të shpërndarë masivisht. Fushata nxori në pah problemin e nënpërfaqësimit të grave në media për vendimmarrësit dhe krijoi lidhje mes AJP dhe organizatave mediatike. Ministri po planifikon financimin e fushatave të ngjashme në të ardhmen për të përforcuar ndikimin e saj. 51 Më poshtë paraqiten disa hapa konkretë se si media mund të ndikojë realisht në adresimin e çështjeve gjinore apo strukturave që pamundësojnë një shoqëri të barabartë. 52 European Institute for Gender Equality(EIGE). “Making Belgium Aware of Its Media’s Gender Imbalance.” EIGE , accessed September 20, 2024. https://eige.europa.eu/gender-mainstreaming/good-practices/ making-belgium-aware-its-medias-gender-imbalance. Hapa konkretë Shfaqni role të ndryshme Media mund të sfidojë rolet tradicionale gjinore duke shfaqur individë të të gjitha gjinive në një sërë rolesh dhe profesionesh që thyejnë stereotipat. Për shembull, paraqitja e grave në role drejtuese, e burrave në pozicione përkujdesjeje dhe e individëve transgjinorë në kontekste pozitive e të përditshme mund të ndihmojë në normalizimin e këtyre përshkrimeve dhe sfidimin e pritshmërive shoqërore. Promovoni historitë e fuqizimit Theksimi i historive të individëve që kundërshtojnë normat gjinore dhe kanë sukses, mund të frymëzojë të tjerët që t’i sfidojnë këto norma në jetën e tyre. Kjo përfshin rrëfimet për njerëzit që kapërcejnë pengesat me bazë gjinore, që advokojnë për barazi ose angazhohen në aktivizëm. Tregime të tilla mund të fuqizojnë shikuesit dhe lexuesit, duke u ofruar atyre modele dhe perspektiva alternative. Gjuhë përfshirëse dhe respektuese Gjuha e përdorur në media ndikon ndjeshëm në perceptimin e publikut. Përdorimi i gjuhës neutrale ndaj gjinisë dhe termave që respektojnë të gjitha identitetet gjinore mund të ndihmojë në ndryshimin e supozimeve normative për rolet gjinore. Profesionistët e medias duhet të trajnohen për të përdorur gjuhë që nuk përjetëson stereotipat, por promovon përfshirjen. Përfshini ndikuesit dhe celebritetet Ndikuesit kanë një shtrirje të gjerë dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në opinionin publik. Mediat mund të bashkëpunojnë me këto figura për të promovuar barazinë gjinore dhe për të sfiduar normat e dëmshme. Kur figurat publike flasin kundër stereotipave gjinorë ose ndajnë historitë e tyre për sfidimin e këtyre normave, mesazhet e tyre mund të mbulojnë një audiencë të gjerë dhe të kenë një ndikim të fortë. Mbështetni reklamat me ndjeshmëri gjinore Media mund të ndikojë te agjentët publicitarë që të adoptojnë qasje të ndjeshme ndaj gjinisë në reklamat e tyre. Nxitja e agjentëve publicitarë që të shmangin portretizimet stereotipike dhe në vend të kësaj të promovojnë imazhe progresive të të gjitha gjinive mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimeve dhe pritshmërive publike Nxitja e Edukimit mbi Median dhe Informacionin Promovimi i Edukimit mediatik mbi median dhe informacionin ndihmon audiencën të vlerësojë në mënyrë kritike median që konsumon dhe të bëhet më i vetëdijshme për stereotipat dhe paragjykimet gjinore. Programet dhe përmbajtjet arsimore që mësojnë këto aftësi mund t’i fuqizojnë shikuesit/ përdoruesit që të kërkojnë standarde më të larta dhe përmbajtje më gjithëpërfshirëse nga prodhuesit e mediave. Përmbajtje dhe fushata edukative Media mund të prodhojë përmbajtje edukative që trajton dhe diskuton në mënyrë eksplicite normat gjinore. Kjo mund të përfshijë dokumentarë, shfaqje bisedash ose seriale që eksplorojnë origjinën dhe ndikimin e këtyre normave. Për më tepër, fushatat mediatike mund të dizenjohen për të rritur ndërgjegjësimin për barazinë gjinore dhe për të nxitur diskursin publik për këto çështje Masmedia është përçuesi kryesor i informacionit në botën e sotme. Ndikimi në formësimin e opinionit publik dhe normave sociale, e vendos atë në ballë të luftës për ndryshim të normave dhe qëndrimeve që e mbajnë një shoqëri të kapur pas praktikave të dëmshme, që lidhen jo vetëm me gjininë, por edhe me racën, identitetin etj. Ndaj dhe duke hedhur dritë mbi padrejtësitë, duke integruar programet edukuese dhe duke ndryshuar narrativat për të promovuar zëra të ndryshëm, media mund të bëhet promotor i transformimit me bazë gjinore dhe të veprojë si një katalizator për ndryshime të qenësishme sociale dhe politike. Fushata të komunikimit transformues gjinor HeForShe – United Nations The Dove Campaign for RealBeauty Bell Bajao(Ring the Bell) – India Always#LikeAGirl The Representation Project MenCare Campaign ShareTheLoad – Ariel, India Women’s Safety Campaigns by Uber Girl Effect 56 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 4.3. Udhëzues Ky sesion prezanton një listë të përgjithshme për t’u marrë në konsideratë, si dhe një sërë udhëzimesh praktike se si mund të gjejë zbatim komunikimi transformues gjinor në raportime të ndryshme. Vlen të theksohet se lista nuk është shterruese, por shërben si një bazë shumë e mirë orientuese për raportimet dhe publikimet. Disa nga udhëzimet e përgjithshme janë: 1. Kryeni një analizë gjinore paraprake duke: • grupuar të dhënat sipas seksit; • nxjerrë në pah nevojat e ndryshme, sfidat, impaktin që ka për secilën gjini; • marrë në konsideratë normat dhe rolet gjinore; • lexuar mirë kontekstin; 2. Sfidoni stereotipat negativë gjinorë që përforcojnë rolin dytësor të gruas duke: • duke përdorur përemra neutralë për të adresuar njerëzit; • shmangni shprehje seksiste; • shmangni ngjyresa negative lidhur me karakteristika apo role të veçanta; • balanconi zërat e grave dhe burrave; • diversifikoni portretizimin gjinor. 3. Promovoni narrativat progresive për të ndryshuar perceptimin dhe për t’i bërë gratë të dukshme. Disa nga mënyrat për ta bërë këtë janë: • ftoni ekspertë të çështjeve gjinore • nxirrni në pah gratë lidere në komunitet • identifikoni barrierat duke nënvizuar historitë e suksesit. 57 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 4. Njihni shumë mirë kontekstin, sfidat, kufizimet dhe hapësirat ku adresohen mesazhet. Disa nga mënyrat se si mund të adresoni pengesat politike dhe kulturore mund të jenë: • përshtatni shprehje lokale, terma të folklorit apo thjesht terma familjarë me të cilët njerëzit mund të kuptojnë mesazhin mbi fuqizimin e grave; • publikoni histori të personalizuara mbi gratë vendase, të cilat mund të frymëzojnë të tjerët për të transformuar perspektivën e tyre gjinore; • përdorni foto të grave të përfshira në një shumësi aktivitetesh dhe punësh me shprehje fuqizuese. Listë për mediat sociale 52 A sfidon postimi normat dhe rolet gjinore dhe stereotipat që lidhen me to? A sjell postimi histori të modeleve që luftojnë rolet tradicionale gjinore? A postohen vazhdimisht aktivitete që lidhen me ditë specifike kushtuar çështjes së grave? A ka një ftesë për aktivizimin e audiencës për veprim progresiv? A pasqyrojnë pamjet situata dhe karaktere nga jeta e përditshme? A përfaqëson postimi njerëz në pushtet? A sfidon postimi nocione të pushtetit? A adreson përmbajtja audiencën? 52 Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Exploring Gender Roles in Nepal. 2021. https://library.fes.de/pdf-files/bueros/nepal/19016.pdf . 58 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Listë për artikuj lajmesh A janë ekspertët të përditësuar me çështjet gjinore? A ka një balancë zërash burrash dhe grash në çështjen në fjalë? A janë pamjet të përshtatshme? A ka ilustrime që përfshijnë të gjitha gjinitë? A janë të dhënat e grupuara sipas seksit? A hedh artikulli dritë mbi çështje që i ndikojnë gratë ndryshe nga burrat? A ka artikulli referenca nga norma të dëmshme gjinore apo tradita që mund të ndikojnë tek gratë?A paraqet artikulli zhvillime pozitive? A i inkurajon artikulli burrat dhe djemtë të promovojnë barazinë gjinore? 59 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore V. REKOMANDIME PËR NJË QASJE TË INTEGRUAR Raporti thekson rolin kritik të medias në formësimin e normave sociale dhe perceptimeve publike, duke nënvizuar nevojën për praktika më të ndjeshme gjinore në raportim në Shqipëri. Ai arrin në përfundimet se: Mediat në Shqipëri vazhdojnë të përjetësojnë stereotipat tradicionale gjinore, veçanërisht në portretizimin e grave në pozita udhëheqëse dhe viktimave të dhunës me bazë gjinore. Këto paragjykime kontribuojnë në forcimin e normave të dëmshme shoqërore, në vend që t’i sfidojnë ato. Raporti thekson potencialin e medias për të vepruar si një forcë transformuese për barazinë gjinore. Duke përshtatur praktika të raportimit të ndjeshëm ndaj gjinisë, media mund të largohet nga sensacionalizmi dhe stereotipat dhe të ndihmojë në promovimin e barazisë gjinore. Gjetjet theksojnë nevojën për ndryshime sistemike në peizazhin mediatik, duke përfshirë udhëzime editoriale, trajnime të vazhdueshme për gazetarët dhe reforma institucionale për të mbështetur raportimin e ndjeshëm gjinor. Ndaj, përpara se të japë rekomandimet përfundimtare, raporti bën thirrje për përpjekje të përbashkëta nga gazetarët, organizatat mediatike dhe organet rregullatore për të siguruar një mbulim të drejtë dhe të balancuar mediatik që pasqyron përvojat 60 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore e të dy gjinive. Ai nënvizon se media ka një përgjegjësi për të ndihmuar në barazinë gjinore duke eliminuar stereotipat dhe duke promovuar narrativa të ndryshme, duke kaluar nga ndjeshmëria, drejt transformimit gjinor. 5.1 Barazia gjinore në media- Nga ndjeshmëria, drejt transformimit Komunikimi me ndjeshmëri gjinore dhe komunikimi transformues gjinor synojnë të çojnë përpara çështjet e barazisë gjinorë dhe shpesh janë komplementarë të njeri-tjetrit. Megjithatë për një përplotësim më të mirë të këtij udhëzuesi, është e rëndësishme të kuptojmë diferencat midis tyre, për të vënë më mirë në zbatim parimet mbi të cilat qëndron secila qasje. Fuqizimi i komunikimit me ndjeshmëri gjinore njeh dallimet midis burrave dhe grave në kontekste të ndryshme sociale, ekonomike dhe politike dhe përpiqet t’i zbehë këto ndryshime, duke bërë të mundur që nevojat e grave dhe gjinive të margjinalizuara, të adresohen nga politikat dhe praktikat e ndryshme. Megjithatë, ndryshimi që ai propozon ndodh gjithmonë brenda strukturave ekzistuese, pa mundur të adresojë problemet sistemike që shkaktojnë pabarazitë. Ndërkaq, fuqizimi me anë të komunikimit transformues gjinor, jo vetëm adreson çështjet, por synon të sfidojë dhe ndryshojë normat sociale, marrëdhëniet e pushtetit dhe aspektet strukturore që mundësojnë pabarazitë gjinore. Kjo qasje lobon për një transformim thelbësor të marrëdhënieve midis gjinive, duke synuar një shpërndarje më të barabartë të pushtetit. Thënë kjo, qasja e parë përmirëson kushtet ekzistuese, ndërsa e dyta synon të ndryshojë sistemet që i kanë prodhuar këto pabarazi. 61 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Ndjeshmëria ndaj çështjeve gjinore siguron burime për të ndrequr situatën, ndërsa transformimi gjinor këmbëngul në përpjekjen për të rikonceptuar normat dhe marrëdhëniet e pushtetit. Si rrjedhojë, qasja e parë mund të funksionojë vetëm brenda rregullave ekzistuese, pa mundur të promovojë ndryshime cilësore si në qasjen e dytë. Falë këtyre veçorive, përmirësimet e qasjes së parë janë efektive në terma afatmesëm. Ndërkaq komunikimi transformues gjinor targeton ndryshimet strukturore më afatgjata, që ndryshojnë ndjeshëm pikëpamjet dhe qëndrimet mbi çështjet gjinore. Përmbledhtas, si komunikimi me ndjeshmëri gjinore edhe ai transformues, ndihmojnë në fuqizimin e mëtejshëm të agjendës së barazisë gjinore dhe përfaqësimit të balancuar në media. Megjithatë, ky i dyti ofron zgjidhje më të qëndrueshme në adresimin e pabarazive gjinore, ndaj duhet që media të jetë pararojë e mënyrës se si shoqëria, në të gjitha fushat e saj, të përqafojë këtë parim thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmbushjen e objektivave zhvillimorë socialë. 5.2. Për gazetarët dhe komunikatorët Reporterët e terrenit dhe gazetarët janë të parët në kontaktin me ngjarjet dhe dinamikat e lajmit, ndaj është e rëndësishme që ata të jenë të parët në zbatimin e komunikimit me ndjeshmëri gjinore, si dhe të përbrendësojnë parimet e komunikimit transformues gjinor, si mundësia më e mirë për të përmirësuar mjedisin mediatik ku ata punojnë. Gazetarët dhe komunikatorët duhet të përdorin një gjuhë gjithëpërfshirëse dhe neutrale , e cila 62 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore përfaqëson të gjitha gjinitë pa dallime dhe paragjykime. Duhet bërë kujdes me përdorimin e përemrave dhe respektimin e identitetit, duke shmangur raportimin sensacional lidhur me orientimin seksual. Të shmangin stereotipizimet dhe të bëjnë kujdes se si përfaqësohen gratë dhe burrat në terma të roleve, atributeve dhe sjelljeve të tyre. Vetëm kështu mund të hedhin poshtë paragjykimet me bazë gjinore dhe të sjellin për audiencën histori, të cilat sfidojnë normat tradicionale gjinore. Të garantojnë që burimet, ekspertët dhe perspektivat e të gjitha gjinive të përfaqësohen në mënyrë të balancuar, duke shmangur teprinë e zërave mashkullorë në tema si politika, ekonomia apo shkenca dhe të zërave femërore në prezantimin e temave lidhur me shëndetin apo aspektet sociale. Të zgjedhin dhe përdorin imazhe që pasqyrojnë gjinitë në role të ndryshme, duke shmangur imazhe që objektifikojnë gratë apo që përjashtojnë gjinitë e tjera. Imazhet duhet të reflektojnë diversitet si edhe të sfidojnë stereotipat gjinorë. Fokusimi te çështja dhe jo te gjinia është një tjetër aspekt me rëndësi. Nëse gjinia nuk është relevante në një lajm të caktuar, ajo duhet shmangur. Nga ana tjetër, duhet treguar shumë kujdes për sfidat që hasin gratë apo individët transgjinorë, sidomos në tema që kanë të bëjnë më dhunën, diskriminimin apo të drejtat e njeriut. Gazetarët duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë raportimit të dhunës me bazë gjinore dhe çështjeve sensitive si ngacmimet seksuale, sulmet apo dhuna. Duhet shmangur sensacioni, fajësimi i viktimës apo përshkrimet e panevojshme, në emër të respektit për privatësinë dhe dinjitetin e të mbijetuarve. 63 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore Mbrojtja ndaj keqinformimit dhe dezinformacionit mbetet aspekt i rëndësishëm edhe në raportimin me ndjeshmëri gjinore, sepse shpeshherë ato përforcojnë mitet e gabuara mbi gjininë dhe rolet e secilës prej tyre. Edhe pse jo shterruese këto rekomandime mund t’u shërbejnë reporterëve dhe profesionistëve të tjerë të medias për një përfaqësim më të drejtë, të saktë dhe dinjitoz ndaj të gjitha gjinive. 5.3. Për organizatat mediatike Kultura organizative në mjedisin mediatik 53 është e rëndësishme për të përmirësuar raportimin dhe implementimin sa më të shpejtë jo vetëm të parimeve të raportimit me ndjeshmëri gjinore, por edhe për përqafimin e qasjes transformuese. Organizatat mediatike duhet të garantojnë përfaqësim të balancuar të grave dhe burrave në pronësi, menaxhim dhe bordet drejtuese, si dhe në rolet brenda strukturës si për shembull: kryeredaktor, drejtues departamenti etj. Në terma menaxherialë dhe të shpërndarjes së lajmit, mediat duhet të sigurohen të kenë një përfaqësim të balancuar gjinor dhe një shpërndarje të drejtë të natyrës së lajmit, duke sfiduar rolet tradicionale ku politika dhe biznesi mbulohej nga burrat dhe çështjet sociale ndiqeshin nga gratë. Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 64 53 Ummama FM. Guide on Gender-Sensitive Reporting: Tips for Journalists. 2018. https://www.umwamamafm.co.ug/wp-content/ uploads/2022/01/Guide-on-Gender-Sensitive-Reporting-Tips-asat-11.10.2018.pdf. Organizatat mediatike duhet të zhvillojnë politika të barazisë gjinore dhe të fuqizojnë kodet e sjelljes, duke garantuar mundësi të barabarta, të parandalojnë ngacmimet seksuale në vendin e punës dhe të promovojnë balancën midis aspekteve profesionale dhe personale të jetës, duke zbatuar politika lidhur me oraret fleksibël, përkujdesjen për fëmijët dhe lehtësi të tjera. Në aspektin e burimeve njerëzore, organizatat mediatike duhet të garantojnë praktika trasparente dhe të barabarta të punësimit. Të garantojnë se përzgjedhja, punësimi, karriera dhe trajnimet e vazhdueshme brenda punës nuk promovojnë diskriminim gjinor. Të garantojnë respektimin e të drejtave të plota të punonjësve, përfshirë këtu trajtimin dhe rrogat e barabarta brenda kompanisë. Organizatat mediatike duhet të mundësojnë krijimin e një mjedisi bashkëpunues dhe respektues ndërmjet punonjësve. Çdo implikim për ngacmim seksual apo bullizim, duhet konsideruar akt ilegal që kërkon masa parandaluese dhe ndëshkuese. Organizatat mediatike duhet të garantojnë akses të barabartë për të gjithë stafin në lehtësitë dhe mekanizmat ndihmës që ofron kompania. Krijimi i një këndi lidhur me politikat gjinore brenda organizatës, bashkë me një person përgjegjës, si monitorues dhe vlerësues i vazhdueshëm politikave gjinore në vendin e punës do të ishte një hap pozitiv. 65 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 5.4. Për institucionet rregullatore dhe politikëbërësit Institucionet rregullatore dhe politikëbërësit, të cilët punojnë nga afër me median dhe profesionistët e kësaj fushe, janë pjesë e rëndësishme e rekomandimeve të vazhdueshme lidhur me çuarjen përpara të çështjeve që lidhen me barazinë gjinore dhe përfaqësimin në media. Ata duhet të zhvillojnë dhe forcojnë zbatimin e udhëzimeve lidhur me raportimin me ndjeshmëri gjinore, duke hartuar manuale të detajuara për të gjitha mediat që operojnë në vend. Monitorimi i vazhdueshëm me anë të mekanizmave vlerësues, cilësorë dhe sasiorë, të mënyrës se si gjinitë janë përfaqësuar në media. Në bazë të gjetjeve, të zbatohen masat e duhura për të korrigjuar ato media që shfaqin vazhdimisht qëndrime problematike lidhur me përfaqësimin gjinor. Të mbështetet trajnimi i vazhdueshëm i stafeve të medias, ekspertëve dhe specialistëve të komunikimit dhe të atyre që punojnë me çështjet gjinore, gjuhën dhe mbulimin e balancuar. Të inkurajohet vendosja e standardeve të rrepta për raportimin e dhunës me bazë gjinore, duke siguruar se të mbijetuarit të portretizohen me dinjitet dhe respekt. Të mbështesin kërkimet novatore në fushën e medias dhe gjinisë, publikimi i të cilave do të pasuronte ligjërimin publik lidhur me politikat e medias dhe nismat advokuese për më shumë të drejta dhe përfaqësim të balancuar. Implementimi i këtyre rekomandimeve nga organizmat rregullues mund të luajë një rol cilësor në lehtësimin e punës së medias dhe profesionistëve të saj në zbatimin e udhëzimeve të përmendura më sipër. 66 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore VI. BIBLIOGRAFIA 1. Arab Foundation for Freedoms and Equality (AFE). Guideline for Journalists on Gender and Gender-Sensitive Reporting. October 7, 2020. https:// afemena.org/guideline/. 2. AAS. Measuring Gender Transformuese Change: AAS Working Paper. 2023.(https://gender.cgiar.org/ publications/measuring-gender-transformuesechange-review-literature-and-promising-practices). 3. Albanian Institute of Statistics(INSTAT). Women and Men in Albania. 2021. https://www.instat.gov. al/media/8713/burra-dhe-gra.pdf 4. Albanian Media Institute. The State of the Media in Albania: Political Influence and Economic Pressures. 2016. 5. Balkan Investigative Reporting Network(BIRN). Journalists’ Safety in Albania: Between Insecurity and Self-Censorship. May 2017. https://birn.eu.com/ wp-content/uploads/2017/05/Report-on-selfcensorship-in-the-Albanian-media.pdf. 6. Balkansmedia.org. “Gender Equality in Media 5th Part: BMAP Forward Media Landscape.” Balkansmedia.org , accessed September 23, 2024. https://balkansmedia.org/en/korisni-savjeti67 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore i-alati/gender-equality-media-5th-part-bmapforward-media-landscape. 7. BBC Media Action. “Gender Sensitivity Criteria.” BBC Media Action , 2021. https://genderandmedia. bbcmediaaction.org/wp-content/uploads/2021/03/ Gender-sensitivity-criteria.pdf. 8. Birchall, Jennifer. Gender-Sensitive Strategic Communications Interventions. K4D Helpdesk Report. Brighton, UK: Institute of Development Studies, 2018. 9. Chan-Meetoo, C. Media Ethics and Regulation: Insights from Africa. 2013. 10. Chea, Singhtararith , Samphors Hang, Sarat Ruos, Sreypheap Seng, Vicheika Kann, Naren Kuch, and Narin Sun. Gender-Sensitive Reporting Guideline for Cambodian News Media. ITP: Media Development in a Democratic Framework – ASIA 2020, 2021. https://lnu.diva-portal.org/smash/get/ diva2:1734573/FULLTEXT01.pdf 11. Conseils de Journalistes. “What Is Gender-Sensitive Journalism?” Conseils de Journalistes , accessed September 23, 2024. https://conseilsdejournalistes. com/en/egalite-genre/01-quest-ce-que-lejournalisme-sensible-au-genre/. 12. Esiona Konomi. “Mungesa e Vëmendjes së Mediave Ndaj Praktikave të Raportimit me Ndjeshmëri Gjinore.” SciDev Center , May 2024. https:// scidevcenter.org/wp-content/uploads/2024/05/ op-ed-nga-Esiona-Konomi-Mungesa-e-vemendjesse-mediave-ndaj-praktikave-te-raportimit-mendjeshmeri-gjinore-.docx.pdf. 68 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 13. European Commission. Toolkit for Gender-Sensitive Reporting. 2019.(https://op.europa.eu/en/ publication-detail/-/publication/30e79aeb-2b5511e9-8d04-01aa75ed71a1/language-en). 14. European Institute for Gender Equality(EIGE). “Actively Searching for Women’s Opinions in MaleDominated Subjects.” EIGE , accessed September 23, 2024. https://eige.europa.eu/gendermainstreaming/good-practices/actively-searchingwomens-opinion-male-dominated-subjects. 15. European Institute for Gender Equality(EIGE). “Making Belgium Aware of Its Media’s Gender Imbalance.” EIGE , accessed September 20, 2024. https://eige.europa.eu/gender-mainstreaming/ good-practices/making-belgium-aware-its-mediasgender-imbalance 16. European Institute for Gender Equality(EIGE). Toolkit on Gender-Sensitive Communication. 2019. https://eige.europa.eu/sites/default/files/ documents/20193925_mh0119609enn_pdf.pdf . 17. Faktoje.al. “Përkatësia Gjinore dhe Dezinformimi në Shqipëri: Si Formëson Media Qëndrimet Ndaj Roleve Gjinore.” Faktoje.al , accessed September 2, 2024. https://faktoje.al/perkatesia-gjinore-dhedezinformimi-ne-shqiperi-si-formeson-mediaqendrimet-ndaj-roleve-gjinore/. 18. Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Exploring Gender Roles in Nepal. 2021. https://library.fes.de/pdffiles/bueros/nepal/19016.pdf . 19. Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Understanding Gender Relations in Nepal. 2020. https://library.fes. de/pdf-files/bueros/nepal/17794.pdf . 69 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 20. Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Të ndryshosh narrativën për gratë në media .2020. https://library. fes.de/pdf-files/bueros/albanien/17190.pdf . 21. Institute of Development Studies(IDS). GenderSensitive Strategic Communications Interventions. 2023. https://opendocs.ids.ac.uk/articles/report/ Gender_Sensitive_Strategic_Communications_ Interventions/26430904?file=48080671 . 22. Harvey, Rowan, and Chloe Safier . Transformuese Change for Gender Equality: Learning from Feminist Strategies. Friedrich-Ebert-Stiftung, 2018. https:// www.fes.de/en/shaping-a-just-world/article-inshaping-a-just-world/transformuese-change-forgender-equality-learning-from-feminist-strategies 23. Kvinna Till Kvinna Foundation. Handbook on Gender and Conflict-Sensitive Journalism. 2018. https://kvinnatillkvinna.org/wp-content/ uploads/2018/10/4-Handbook-gender-andconflict-sensitive-journalism.pdf . 24. Martinez, J., and Wu, X. “Cultural Dynamics of Gender.” Journal of Gender Studies , 2009. 25. Morgan, P. Transformuese Change: A Guide for Gender Sensitivity in Media Reporting. 2014. ( https://digitalarchive.worldfishcenter.org/ handle/20.500.12348/226). 26. Ramsak, Anita. Gender-Sensitive Reporting. Institut Za Javno Politiku. 27. Reporters Without Borders(RSF) and the Balkan Investigative Reporting Network(BIRN). Media Ownership Monitor Albania. 2018. https:// albania-2018.mom-gmr.org/en/. 70 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 28. Reporting Diversity Network. Media Monitoring Report: Albania. April 2024. https:// www.reportingdiversity.org/wp-content/ uploads/2024/04/Media-Monitoring-Report_ Albania_ALB.pdf . 29. Rottach, Elizabeth, Sidney Schuler, and Karen Hardee. Gender Perspectives Improve Reproductive Health Outcomes: New Evidence. Washington, DC: USAID, 2009. 30. Sanghani, Radhika. “Feisty, Frigid, and Frumpy: 25 Words We Only Use to Describe Women.” The Telegraph , 2016. https://www.telegraph.co.uk/ women/life/ambitious-frigid-and-frumpy-25-wordswe-only-use-to-describe-wom/. 31. Toolkit for Transformuese Gender Reporting. Strategic Interventions and Gender Sensitive Practices in Media. 2018. 32. Ummama FM. Guide on Gender-Sensitive Reporting: Tips for Journalists. 2018. https:// www.umwamamafm.co.ug/wp-content/ uploads/2022/01/Guide-on-Gender-SensitiveReporting-Tips-as-at-11.10.2018.pdf. 33. UN Women Albania. Media Brief: Women in Politics and the Media in Albania. UN Women, June 2022. https://albania.unwomen.org/sites/default/ files/2022-06/media_brief_web.pdf . 34. UN Women. Guidelines for Media and Gender Ukraine. UN Women, July 2019. https://eca.unwomen. org/sites/default/files/Field%20Office%20ECA/ Attachments/Publications/2019/07/Guidelines%20 for%20Media%20and%20Gender%20Ukraine/ Guidelines_ENG_prew_40719_compressed.pdf . 71 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 35. UN Women Albania .“Albania Launches Femicide Watch Initiative.” UN Women , March 2024. https://albania.unwomen.org/en/stories/pressrelease/2024/03/albania-launches-femicide-watchinitiative 36. UNESCO. Reporting on Violence Against Women and Girls: A Handbook for Journalists. 2019.(https:// unesdoc.unesco.org/ark:/48223/pf0000371524) 37. UNFPA. Gender Transformuese Approaches: Advancing Gender Equality. 2023. https://www. unfpa.org/sites/default/files/pub-pdf/UNFPA_GTA2023.pdf. 38. UNICEF. “Recommendations for Reporting on Violence Against Children.” UNICEF , accessed September 23, 2024. https://www.unicef.org/lac/ en/media/43146/file . 39. UNICEF. Reporting on Gender-Sensitive Communication. 2021. https://www.unicef.org/ rosa/media/1786/file . 40. United Nations. Beijing Declaration and Platform for Action. World Conference on Women, September 15, 1995. https://www.un.org/en/events/ pastevents/pdfs/Beijing_Declaration_and_Platform_ for_Action.pdf . 41. Women’s Media Center. “Unspinning the Spin: Preface by Robin Morgan and Gloria Steinem.” Women’s Media Center , accessed September 23, 2024. https://womensmediacenter.com/ unspinning-the-spin/preface-by-robin-morgan-andgloria-steinem. 72 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 42. Zero Tolerance. Media Guidelines on Violence Against Women. 2020. https://www.zerotolerance. org.uk/resources/Media-Guidelines-on-ViolenceAgainst-Women.pdf. Artikuj në shtyp dhe faqet zyrtare të televizioneve të marra në shqyrtim! 1. BalkanWeb. “Vrasja e Trefishtë në Tiranë: Një Femër‘Lahet’ me Shtatë Meshkuj, Flet Afermi i Familjes Kurti.” BalkanWeb , accessed September 23, 2024. https://www.balkanweb.com/vrasjae-trefishte-ne-tirane-nje-femer-lahet-me-shtatemeshkuj-flet-afermi-i-familjes-kurti-vladimirika-pasur-konflikt-me-dan-hutren-autori-duhe t-varur/#gsc.tab=0 . 2. Dritare.net. “Video/ Momenti Kur 26-Vjeçarja Vlonjate Nën Efektin e Drogës Çohet në Dhomën e Hotelit.” Dritare.net , accessed September 23, 2024. https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/videomomenti-kur-26-vjecarja-vlonjate-nen-efektin-e-scohet-ne-i752255. 3. Fjala.al. “Përdhunimi në Vlorë: 26-Vjeçarja Sillet në Tiranë, Merret në Mbrojtje.” Fjala.al , October 26, 2023. https://fjala.al/2023/10/26/perdhunimine-vlore-26-vjecarja-sillet-ne-tirane-merret-nembrojtje/. 4. Fotot nga Paparazzi. “Jorida Tabaku Thyen Stilin e Saj Klasik: Deputetja e PD-së me Veshje Casual në Kuvend.” Fotot nga Paparazzi , accessed September 23, 2024. https://fotot-nga-paparazzi-joridatabaku-thyen-stilin-e-saj-klasik-deputetja-e-pd-seme-veshje-casual-ne-kuvend/. 73 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 5. Gazeta Dita. “Avokatja për Përdhunimin e 26-Vjeçares në Vlorë: Vajzat të Përmbahen, Meshkujt Janë Meshkuj.” Gazeta Dita , accessed September 23, 2024. https://gazetadita.al/avokatja-perperdhunimin-e-26-vjecares-ne-vlore-vajzat-tepermbahen-meshkujt-jane-meshkuj/. 6. Gazeta Tema. “Pas Ndarjes, Luana Vjollca ‘Shpërthen’ me Linjat Bombastike në Mykonos.” Gazeta Tema , accessed September 23, 2024. https:// www.gazetatema.net/lifestyle/pas-ndarjes-luanavjollca-shperthen-me-linjat-bombastike-nemykonos-i453570. 7. JOQ Albania. “Detaje të Reja për Vrasjen e Gruas në Fier: Burri e Goditi në Sy të Fëmijëve.” JOQ Albania , accessed September 23, 2024. https://joq-albania. com/artikull/1218227.html. 8. Lajme.al. “Elisa Spiropali Paraqitet me Veshje Super Luksoze: Sa Kushtoi Kostumi i Saj?(FOTO).” Lajme. al , accessed September 23, 2024. https://www. lajme.al/elisa-spiropali-paraqitet-me-veshje-superluksoze-sa-kushtoi-kostumi-i-saj-foto/. 9. Newsbomb.al. “Përdhunimi i Vajzës në Vlorë: Të Rinjët Po Festonin Daljen e Shokut nga Burgu (Emrat).” Newsbomb.al , accessed September 23, 2024. https://newsbomb.al/perdhunimi-i-vajzesne-vlore-te-rinjte-po-festonin-daljen-e-shokut-ngaburgu-emrat. 10. Newsbomb.al. “Spiropali‘Zhvishet’ nga Kostumi Zyrtar, Shfaqet me Veshjen Tradicionale të Arbëreshëve.” Newsbomb.al , accessed September 23, 2024. https://newsbomb.al/politike/spiropalizhvishet-nga-kostumi-zyrtar-shfaqet-me-veshjen. 74 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore 11. Ora News. “Në Vlorë, Koplikaj: Balla Bëri Gafë, për Pak Nxori Emrin e Viktimës.” Ora News , accessed September 23, 2024. https://www.oranews.tv/ vendi/i-ne-vlore-koplikaj-balla-beri-gafe-per-paknxori-emrin-e-viktime-i1117275. 12. RTV21. “Ishin në Proces Divorci, Burri Vret Gruan dhe e Hedh në Kanalin e Ujërave të Zeza.” RTV21 , accessed September 23, 2024. https://rtv21.tv/ ishin-ne-proces-divorci-burri-vret-gruan-dhe-ehedh-ne-kanalin-e-ujrave-te-zeza/. 13. Top Channel. “E Rëndë në Maliq: Burri Vret Gruan dhe e Hedh Trupin në Gropën e Ujërave të Zeza.” Top Channel , accessed September 23, 2024. https://topchannel.tv/video/top-channel-e-rende-ne-maliqburri-vret-gruan-dhe-e-hedh-trupin-ne-gropen-eujerave-te-zeza/. 14. Vizion Plus. “Dy Raste Tragjike në 24 Orë: Si U Vranë në Mënyrë Makabre Shano Islamaj dhe Hati Deliaj.” Vizion Plus , accessed September 23, 2024. https://www.vizionplus.tv/dy-raste-tragjike-ne-24ore-si-u-vrane-ne-menyre-makabre-shano-islamajdhe-hati-deliaj/. 15. Zëri. “Historia e Vajzës në Vlorë: Si U La në Rrugë në Orët e Para.” Zëri , accessed September 23, 2024. https://zeri.ai/aktualitet/historia-i-i-vajzes-nevlore-si-u-la-ne-rruge-ne-oret-e-para-i182824. 75 Raportimi mediatik me ndjeshmëri gjinore