Studimi për rininë Kosovë 2024 Autorë Butrint Berisha, Gresa Statovci, Mimoza Telaku, Egzon Osmanaj Rreth studimeve për rininë të FES Çfarë i frikëson të rinjtë ose për çka shpresojnë? Në një botë që po ndryshon me shpejtësi dhe po përballet me krizën klimatike, pabarazi, si dhe në shumë raste me shoqëri që po plaken dhe rënie demokratike, Studimet e Rinisë nga FES tregojnë se si brezat e rinj e perceptojnë zhvillimin e shoqërive të tyre dhe të ardhmen e tyre personale. Qëllimi ynë është të nxisim një debat të informuar rreth pikëpamjeve të të rinjve mbi politikën dhe demokracinë, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat jetojnë dhe vlerat e tyre. Kjo përfshin çështje kyçe si arsimi, punësimi dhe lëvizshmëria, familja dhe miqtë, si dhe qëndrimet dhe perceptimet e tyre në p­ ërgjithësi. Ne fokusohemi te të rinjtë e moshës 14 deri në 29 vjeç për të kuptuar perspektivat e tyre mbi këto tema kritike. FES ka kryer një sërë studimesh mbi të rinjtë në mbarë botën që nga viti 2009. Në vitin 2024, të rinjtë në Kosovë u anketuan së bashku me të rinjtë në vendet e tjera të Evropës Juglindore dhe Evropës Qendrore-Lindore. Përmbledhje ekzekutive 4 Fakte kryesore 6 1. Hyrje 8 2. Metodologjia 9 3. Karakteristikat dhe trendet demografike bazë 11 4. Të rinjtë dhe arsimi 12 5. Punësimi dhe lëvizjet 17 6. Lëvizjet 21 7. Familja dhe planet për të ardhmen 24 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme 27 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve 37 Përfundime 44 Referencat 45 Shënime 46 Figurat 47 Pak fjalë për autorët 48 Studimi për rininë Kosovë Përmbledhje ekzekutive Studimi për rininë 2024 është vazhdimësi e serisë së hulumtimeve për të rinjtë që është duke kryer Fondacioni Friedrich Ebert në Kosovë dhe në rajon. Ky studim ka për qëllim t’i shtjellojë qëndrimet kryesore të rinisë së Kosovës në lidhje me normat dhe vlerat sociale, arsimin, punësimin, lëvizjet dhe politikën. Këto hulumtime për rininë, që janë rezultat i një procesi të mbledhjes, të analizimit dhe të interpretimit rigoroz të të dhënave, të realizuara njëkohësisht në të gjitha shtetet e Evropës Juglindore, synojnë të hedhim dritë lidhur me perceptimet e të rinjve, vlerat dhe qëndrimet e tyre, si dhe në lidhje me pritjet e tyre për zhvillimet aktuale dhe të ardhshme. Të rinjtë kanë një pozitë të veçantë në shoqëri, duke qenë si urë që lidhin të tashmen dhe të ardhmen. Pjesëmarrja e tyre aktive në sferat politike dhe sociale është thelbësore jo vetëm për zhvillimin e tyre personal, por edhe për avancimin e komuniteteve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi. Angazhimi i të rinjve në aktivitete politike dhe në nisma sociale krijon një mjedis dinamik të favorshëm për ndryshime progresive. Kur të rinjtë votojnë, kandidojnë për poste publike apo angazhohen në debate politike, ata trajtojnë çështje që janë të rëndësishme për grupmoshën e tyre. Në Kosovë çështje të tilla përfshijnë një gamë të gjerë temash, duke nisur nga cilësia në arsim dhe punësimi e deri te nevoja për veprime mjedisore, ndikimi në politika publike dhe rritja e ndërgjegjësimit. Megjithatë, në Kosovë vlerat që kanë peshën më të ulët tek të rinjtë janë të qenët aktiv në politikë dhe pjesëmarrja në veprime ose në nisma qytetare. Në një vend me demokraci të re, siç është Kosova, kjo indiferencë politike e të rinjve është çështje mjaft shqetësuese. Të rinjtë në Kosovë vazhdojnë të jenë mjaft tradicionalë. Studimi ynë shpërfaq se të rinjtë janë shumë të varur nga prindërit e tyre, veçanërisht në aspektin moral, si dhe ende do të preferonin të ishin pjesë e familjes së madhe në të ardhmen. Cilësia e arsimit vazhdon të jetë shqetësim për të rinjtë kosovarë, si pasojë e sfidave të vazhdueshme në përgatitjen e nxënësve për sukses në të ardhmen dhe për përmbushje të kërkesave të ndryshme të fuqisë punëtore dhe të shoqërisë moderne. Ndonëse koncepti i arsimit shkon përtej lidhjes së thjeshtë me tregun e punës, në strukturat aktuale socio-ekonomike përafrimi i arsimit me nevojat e tregut të punës është nevojë urgjente për të rinjtë kosovarë. 4 Përmbledhje ekzekutive Indiferenca sociale dhe mungesa e interesimit për të qenë pjesë aktive e jetës socio-politike janë emërues i përbashkët për brezat e rinj në Ballkanin Perëndimor. Përtej politikës, angazhimi social është po aq i rëndësishëm për të rinjtë. Megjithatë, dëshira për angazhim social dhe ndryshim është në nivelin më të ulët. Kjo mund të kuptohet më së miri nga zgjedhjet individuale në jetë, të cilat zakonisht ndodhin në kuadër të një strukture sociale ekzistuese dhe në kuadër të parakonfigurimeve socio-ekonomike e socio-kulturore që përcaktojnë mundësitë dhe burimet në dispozicion të të rinjve. Studimi për rininë 2024 është instrument që shërben për të reflektuar lidhur me nivelin e pikëpamjeve politike të të rinjve, meqë përvoja tregon se të rinjtë janë aktorë të fuqishëm që sjellin ndryshim dhe përshpejtojnë proceset politike. Ndërkohë, angazhimi ose apatia e tyre politike është e lidhur ngushtë me cilësinë e vetë politikës dhe institucioneve që ajo prodhon. Në veçanti, apatia, zhgënjimi dhe mungesa e besimit janë nxitësit e migracionit të të rinjve, çështje që është mbuluar dhe është eksploruar në këtë studim. Edhe pse vlerat dhe besimet e të rinjve kosovarë gradualisht janë duke ndryshuar nën ndikimin e globalizimit dhe medieve sociale, shumica e normave sociale vazhdojnë të jenë të rrënjosura në qasjen tradicionale, të lidhura ngushtë me kontekstin socio-ekonomik dhe trashëgiminë familjare. Studimi për rininë Kosovë 5 Përmbledhje ekzekutive Studimi për rininë Kosovë Fakte kryesore Sfidat kryesore për dekadën e ardhshme Papunësia: 70 % Korrupsioni: 53 % Emigrimi: 50 % 83 % e të rinjve në Kosovë nuk kanë pasur asnjë përvojë trajnimi apo studimi jashtë vendit. A e dëshirojnë të rinjët Kosovar anëtarësimin në BE? 89 % Po 7 % Jo 4 % Pa përgjigje Arsimi dhe zakonet e studimit Rreth 66 % e të rinjve kosovarë shpenzojnë më pak se një orë në ditë për të studiuar. 6 Fakte kryesore Përfaqësimi në politikë Vetëm rreth 2 % e të anketuarve besojnë se interesat e të rinjve janë «mirë» të përfaqësuara në politikën kombëtare. 86 % e të rinjve kosovarë preferojnë të jetojnë me prindërit e tyre. Studimi për rininë Kosovë 70 % e të rinjve shpenzojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në rrjetet sociale çdo ditë. Perspektivapër të ardhmen 87 % e të rinjve e perceptojnë të ardhmen e tyre personale si më të mirë se e tashmja. 77 % e të rinjve e perceptojnë të ardhmen në përgjithësi si më të mirë se e tashmja. Perceptimet për strukturën sociale 72 % e të rinjve kosovarë besojnë se lidhjet me njerëzit në pushtet përkthehen në pozicionin e individit në strukturën sociale. 7 50 % e të rinjve në Kosovë nuk punojnë në profesionin e tyre për çka janë arsimuar. Fakte kryesore 1. Hyrje Studimi për rininë 2024 ofron një analizë të thellë të gjendjes aktuale të të rinjve në Kosovë, duke u fokusuar në fusha kritike, si arsimi, punësimi dhe angazhimi social. Ky studim i gjerë ofron njohuri të vlefshme mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen të rinjtë në Kosovë, duke theksuar ndërveprimin midis politikës, cilësisë në arsim, nevojave të tregut të punës dhe kushteve socio-ekonomike. Sipas këtij studimi, angazhimi politik i të rinjve është dukshëm i ulët, pasi vetëm 2 % e të rinjve ndiejnë se interesat e tyre janë të përfaqësuara mirë në politikën kombëtare. Niveli i mosbesimit në institucionet politike vendore është i lartë, ndërsa të rinjtë kosovarë kanë vështirësi për të identifikuar pozicionimin e tyre politik. Cilësia në arsim mbetet një nga shqetësimet më të mëdha për të rinjtë kosovarë. Me gjithë përpjekjet për përmirësimin e sistemit arsimor, Kosova vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme, veçanërisht në përafrimin e rezultateve arsimore me kërkesat e tregut të punës. Studimi thekson rëndësinë e këtij përafrimi, pasi kjo është jetike për rritjen e mundësive të punësimit për të diplomuarit e rinj. Megjithëse ka pasur rritje të lehtë të shkallës së kënaqshmërisë së të rinjve lidhur me cilësinë në arsim në krahasim me të gjeturat e studimit për rininë në Kosovë të vitit 2018/19, rezultatet e testit të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve(PISA) ende e radhitin Kosovën në mesin e vendeve të fundit pjesëmarrëse, gjë që shpërfaq nevojën për reforma të vazhdueshme në arsim. Aspekt tjetër kyç i hulumtimit është mospërputhja midis fushave të studimit të studentëve dhe kërkesave të tregut të punës. Edhe pse teknologjia e informacionit, shëndetësia dhe fushat STEM identifikohen si më të kërkuarat në tregun e punës, një numër i madh i të rinjve vazhdojnë të regjistrohen në programet e administrimit të biznesit dhe të drejtësisë. Kjo mospërputhje është indikacion i problemeve më të mëdha brenda sistemit arsimor dhe ndikimit shoqëror, siç janë paragjykimet e brendshme gjinore, që i shtyjnë vajzat në fushat tradicionalisht të dominuara nga gratë, ndonëse kërkesat më të mëdha të tregut janë në sektorë të dominuar nga burrat. Studimi për rininë Kosovë Studimi gjithashtu eksploron aktivitetet socio-ekonomike të të rinjve të Kosovës, duke evidentuar një trend shqetësues të angazhimit minimal të tyre në aktivitete që kanë të bëjnë me punën dhe studimin dhe duke gjetur se pjesë të madhe të kohës së tyre ata kalojnë në mediet sociale. Kjo sjellje ngre shqetësime lidhur me efektivitetin e kuadrit aktual arsimor dhe nevojën për përmirësim të kurrikulës për të nxitur më shumë angazhim akademik e profesional. Duke u karakterizuar nga një normë e lartë e papunësisë së të rinjve dhe e pabarazisë së ndjeshme gjinore sa i përket pjesëmarrjes në tregun e punës, punësimi vazhdon të jetë çështje kritike për rininë. Gjetjet tregojnë se lidhjet sociale dhe politike shpeshherë shihen si më të rëndësishme sesa ekspertiza për sigurimin e vendit të punës, duke reflektuar një mosbesim të thellë në parimet meritokratike. Ky perceptim nënvizon nevojën për politika gjithëpërfshirëse që adresojnë jo vetëm faktorët ekonomikë, por edhe besimin dhe transparencën institucionale. Studimi për rininë 2024 ka për qëllim të ofrojë një bazë të vlefshme për politikëbërësit dhe palët e interesit për hartimin e strategjive të targetuara që adresojnë këto sfida të ndërlikuara. Duke përafruar programet arsimore me nevojat e tregut të punës, duke promovuar barazinë gjinore dhe duke përmirësuar besimin institucional, Kosova mund ta shfrytëzojë më mirë potencialin e të rinjve të saj për të avancuar në aspektin e zhvillimit socio-ekonomik dhe për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse e dinamike. Ky studim ka për qëllim jo vetëm të ngrejë çështjet urgjente të të rinjve, por edhe të shërbejë si udhërrëfyes për ndërhyrjet e ardhshme për t’i mbështetur aspiratat dhe kapacitetet e të rinjve kosovarë. 8 1. Hyrje 2. Studimi për rininë Kosovë Metodologjia Ky studim paraqet gjetjet e hulumtimit empirik për Kosovën në kuadër të hulumtimeve të FES-it për rininë në Evropën Juglindore 2024. Qëllimi i tij është të pasqyrojë perceptimin e adoleshentëve dhe të të rinjve nga Kosova lidhur me politikën, demokracinë dhe rolin e tyre në të, si agjentë të ndryshimit. Më konkretisht, anketa e realizuar synon të përcaktojë kontributin e të rinjve në zhvillimin demokratik të vendit. Po ashtu ky studim synon t’i shpërfaqë trendet dhe dinamikat e qëndrimeve të të rinjve në krahasim me studimin e vitit 2018/19, të realizuar nga FES-i. Ky studim, që është pjesë e një projekti më të gjerë të FES-it, aplikon një metodologji të ngjashme, por jo krejt identike, në të gjitha shtetet pjesëmarrëse, përfshirë Kosovën. Për mbledhjen e të dhënave është përdorur një pyetësor i standardizuar, me mundësi të përfshirjes deri në dhjetë pyetje specifike për të rinjtë në shtetet individuale që janë pjesëmarrëse në studim. Pyetësori është hartuar në konsultim me Zyrën e FES-it në Prishtinë, por në të është përfshirë edhe një segment që u ka mundësuar autorëve brenda shtetit të ofrojnë kontributin e tyre. Popullsia e targetuar ka përfshirë qytetarë të moshës 14 deri në 29 vjeç në Kosovë, ndërsa intervista personale me asistencë kompjuterike (CAPI) ka qenë e vetmja mënyrë për të mbledhur të dhënat në Kosovë. Intervistimi i ekonomive familjare është bërë sipas një pikënisjeje të përcaktuar(ndërtesa me rëndësi publike) dhe sipas hapave të barabartë të zgjedhjes HH(urbane dhe rurale). Janë intervistuar tetë të anketuar për secilën njësi primare të mostrës . Të anketuarit brenda ekonomive familjare janë përzgjedhur sipas kuotave të dhëna. Nëse në familje ka pasur të rinj të moshës 14 deri në 17 vjeç, siç kërkohet për modulin e fëmijëve, për intervistë ka qenë e nevojshme pjesëmarrja e prindit ose e kujdestarit ligjor të adoleshentit. Mostrën përfaqësuese në nivel kombëtar e përbëjnë 530 të anketuar të moshës 14–29 vjeç. Ndërsa puna në terren për hulumtimin sasior është administruar në periudhën nga 9 shkurt deri më 25 mars 2024. Kosovë 9 2. Metodologjia Studimi për rininë Kosovë Për analizimin dhe vlerësimin e të dhënave, u është kushtuar vëmendje kufizimeve në të dhënat e metodës përkatëse. Në rastin e anketave të kryera me anë të intervistimit me asistencë kompjuterike në internet(CAWI), që në fillim duhet thënë se grupi i targetuar ka qenë i kufizuar: anketat në internet kanë targetuar vetëm personat që kanë qasje në internet. Për më tepër, grupi i targetuar është kufizuar në personat që janë regjistruar qysh më parë në një panel të qasjes në internet dhe shumica e tyre janë të tillë që rregullisht marrin pjesë në anketime. Përveç kësaj, anketat në internet zakonisht kanë anim(paragjykim) arsimor, (duke kapur kryesisht të anketuar me arsim të mesëm ose të lartë). Prandaj janë përdorur kuota për të siguruar mostër përfaqësuese. Pas punës në terren është përllogaritur pesha e të dhënave për të kompensuar çdo devijim nga kuotat. Mostra CAWI është nxjerrë nga Panelet Online Ipsos me përzgjedhje kuotash sipas karakteristikave të moshës, të gjinisë dhe të rajonit. Këto sociodemografi qendrore janë parapërcaktuar në mënyrë që të mund të targetohen drejtpërdrejt të anketuarit nëpërmjet ftesës me email për të arritur shpërndarje përfaqësuese të këtyre karakteristikave. Të gjitha intervistat offline janë bazuar në një përzgjedhje kuotash të të anketuarve. Një nga arsyet kryesore për përzgjedhjen e qasjes së mostrimit me kuota ka qenë incidenca e ulët e grupit të targetuar(të rinjtë) në secilin nga shtetet ku janë bërë anketimet, gjë që e ka kufizuar realizimin e mostrimit vetëm në baza të rastësisë. Tabela në vijim përmbledh kuotat e arritura në krahasim me shpërndarjen aktuale të popullsisë së targetuar në Kosovë. Devijimet e mundshme nga 100-përqindëshi janë për shkak të gabimeve të rrumbullakimit. Të gjitha devijimet midis mostrës neto dhe bruto janë korrigjuar përmes ponderimit(me një efikasitet total të ponderimit prej 88,6 %). Për t’u siguruar që të anketuarit janë realë, të veçantë, të freskët dhe të angazhuar, kompania e angazhuar për të kryer anketimin ka aplikuar disa masa cilësore. Me t’u regjistruar në panel, kandidatët e mundshëm është dashur të kalojnë nëpër disa masa cilësie, si qasja e regjistrimit të dyfishtë, validimi gjeografik, identifikimi anonim i serverëve proxy , kodet captcha dhe zbulimi i duplikatëve(teknologjia e gjurmëve digjitale të gishtërinjve). Në këtë mënyrë është siguruar që të anketuarit janë realë dhe të veçantë. Pasi janë regjistruar, të anketuarit është dashur t’u përmbahen në mënyrë strikte rregullave të panelit, gjë që ka parandaluar anketimet e shpeshta të tyre dhe mbianketimet për tema dhe kategori produktesh specifike. Kjo është bërë për t’u siguruar që të anketuarit janë me mendje të freskët. Kosovo (Burimi: Eksperti nga Ipsos për Kosovë; 14–29, ne%) Gjinia Meshkuj Femra Mosha 14–18 19–24 25–29 Prishtinë Prizren Regjioni (NUTS 2) Pejë Gjakovë Ferizaj Gjilan Mitrovicë Targeti 52 ,0 48 ,0 36 ,4 34 , 0 29 ,6 22 ,0 18 ,4 11 ,2 11 ,0 12 ,4 12 ,2 12 ,8 Neto 51 ,6 48 ,4 34 ,5 38 ,2 27 ,3 26 ,5 18 ,3 9 ,4 11 ,0 10 ,4 10 ,2 14,1 10 2. Metodologjia 3. Studimi për rininë Kosovë Karakteristikat dhe trendet demografike bazë Për kategorizimin e të anketuarve në segmente të ndryshme janë përdorur disa variabla demografikë, si grupmosha, gjinia, rajoni i banimit, etnia dhe arsimi. Ashtu sikurse edhe në shtetet e tjera të përfshira në studim, popullata nga e cila është marrë mostra përbëhet nga qytetarë të moshës 14 deri 29 vjeç. Në rastin e Kosovës, nivelet e përgjigjes për secilin grup janë si në vijim: 14– 18 vjeç(29,5 %), 19–24(43,1 %) dhe 25–29(27,3 %). Për sa i përket përgjegjshmërisë së të anketuarve sipas gjinisë, rezultatet e mostrës tregojnë një shpërndarje përafërsisht të barabartë, me shifrat si në vijim: burra(51,6 %) dhe gra(48,4 %). Procesi i mbledhjes së të dhënave përfshin shtatë qendrat kryesore rajonale të Kosovës. Më konkretisht, ndarja e të anketuarve në komuna sipas përqindjes së përgjithshme të të anketuarve është si vijon: Prishtina(26,5 %), Mitrovica(14,1 %), Peja(9,4 %), Prizreni(18,3 %), Ferizaji(10,4 %), Gjilani(10,2 %) dhe Gjakova(11 %). Siç është projektuar, studimi përfshin në mostër të anketuar shqiptarë të Kosovës(90,7 %) dhe serbë të Kosovës(9,3 %). Mostra nuk përfshin kuota për komunitetet e tjera pakicë(kjo ka qenë përzgjedhje e projektuesve të mostrës). Megjithatë, duke qenë se ndarja është bërë në bazë të gjuhës (shqip dhe serbisht), nuk përjashtohet mundësia e pranisë së të rinjve të tjerë nga komunitetet joshumicë në Kosovë që flasin njërën nga këto dy gjuhë. Për sa i përket nivelit të arsimimit, 30,3 % e të anketuarve kanë deklaruar se kanë ‹arsim të ulët›, 57,1 % hyjnë në kategorinë ‹me arsim mesatar›, kurse 12,6 % kanë deklaruar se kanë ‹arsim të lartë›. Në përgjithësi, këto variabla janë përdorur si në analizë, ashtu edhe në interpretim të të dhënave, prandaj ato janë pjesë e kapitujve të raportit. 11 3. Karakteristikat dhe trendet demografike bazë 4. Studimi për rininë Kosovë Të rinjtë dhe arsimi → 33,9 % e nxënësve të shkollave të mesme në vitin 2024 janë kryesisht të kënaqur me cilësinë e arsimit, krahasuar me vetëm 14 % në vitin 2018. → 27,2 % e studentëve të arsimit të lartë në vitin 2024 janë kryesisht të kënaqur, krahasuar me vetëm 14 % në vitin 2018. → TIK dhe Shkencat Kompjuterike(28,8 %) janë fushat më të kërkuara, të ndjekura nga Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore (24,9 %) dhe STEM(22,3 %). Cilësia e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë çështje shqetësuese si pasojë e sfidave të vazhdueshme në përgatitjen e nxënësve për suksesin e ardhshëm dhe për përmbushjen e kërkesave të ndryshueshme të forcës punëtore dhe të shoqërisë moderne. Megjithëse rezultatet e testit PISA e radhitin Kosovën mjaft ulët, ka një rritje të lehtë të shkallës së kënaqshmërisë së të rinjve në lidhje me cilësinë e arsimit. Përafrimi i arsimit me nevojat e tregut të punës është një nga prioritetet kryesore në Kosovë, e reflektuar në politikat arsimore, në fokusin e organizatave donatore dhe në vëmendjen e medieve. Strategjia e Arsimit 2022–2026 thekson rëndësinë e lidhjes së arsimit të lartë me tregun e punës përmes nismave të ndryshme. Megjithatë, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 nënvizon një mospërputhje ndërmjet ofertës arsimore dhe kërkesës së tregut të punës, duke shpërfaqur nevojën për përafrim të mëtejshëm. Sipas anketimit, perceptimi i të rinjve është se teknologjia e informacionit dhe shkencat kompjuterike janë fushat më të kërkuara nga të rinjtë, ndjekur nga shëndetësia dhe shkencat mjekësore dhe nga STEM-i. Paragjykimet e brendshme ndikojnë në përzgjedhjet e vajzave, duke i drejtuar ato në fusha tradicionalisht të dominuara nga gratë, megjithëse perceptimi i tyre është se kërkesat e tregut të punës janë nga sektorë të dominuar prej burrave. Ndonëse sistemi arsimor fokusohet në përafrimin e programeve me nevojat e tregut të punës, shumica e studentëve regjistrohen në programet e biznesit, të administratës dhe të drejtësisë në vend të fushave të kërkuara, si teknologjia e informacionit dhe shëndetësia. Çuditërisht, shumë të rinj nuk kanë konsideruar të ndryshojnë rrugëtimin e tyre arsimor për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës, gjë që tregon se ka nevojë për promovim të shtuar të këtyre fushave. Cilësia në arsim Cilësia e arsimit në Kosovë ende nuk është në nivelin e dëshiruar. Dëshmia kryesore për mungesën e cilësisë në arsim në nivelin parauniversitar janë rezultatet e testit PISA të vitit 2018 që e radhitin Kosovën në mesin e tri vendeve të fundit pjesëmarrëse(OECD, 2019). Për sa i përket cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023 nënvizon rëndësinë e forcimit të mekanizmave të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë për të siguruar standarde arsimore dhe për të rritur punësueshmërinë e të diplomuarve(Komisioni Evropian, 2023). Pavarësisht nga gjetjet e përmendura, të rinjtë në Kosovë ndihen më pozitivë në lidhje me cilësinë e arsimit në Kosovë. 12 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Kosovë Fig. Shkalla e kënaqshmërisë së të rinjve me cilësinë në arsim (ne%) Sa jeni të kënaqur në përgjithësi me cilësinë e arsimit në Kosovë? Shkolla e mesme → Aspak i kënaqur Kryesisht i pakënaqur Në mes Kryesisht i kënaqur Student → Shumë i kënaqur Krahasimi i rezultateve të këtij studimi me rezultatet e dala nga Studimi për rininë e Kosovës të FESit 2018/19 tregon për një rritje të lehtë të shkallës së kënaqshmërisë së të rinjve me cilësinë në arsim. Shkalla e kënaqshmërisë prej 33,9 % e nxënësve të shkollave të mesme në vitin 2024 lidhur me cilësinë në arsim është dukshëm më e madhe në krahasim me shkallën prej 14 % të vitit 2018. Po ashtu, 27,2 % e studentëve të arsimit të lartë në vitin 2024 janë kryesisht të kënaqur në krahasim me vetëm 14 % në vitin 2018. Për ta kuptuar më tej perceptimin e të rinjve në lidhje me cilësinë e arsimit në Kosovë, të rinjve u është kërkuar që të vlerësojnë nëse izolimi si pasojë e regjimit të vizave dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë vendit kanë ndikuar në nivelin e zhvillimit të tyre akademik. Për çudi, vetëm 22 % e tyre kanë pohuar se zhvillimi i tyre akademik dhe mundësitë arsimore kanë pësuar ndikim negativ nga pamundësia për të udhëtuar jashtë vendit. Ky nivel përgjigjesh tregon se të rinjtë ndihen të kënaqur me zhvillimin e tyre arsimor dhe, rrjedhimisht, me cilësinë e arsimit në Kosovë. Arsimi dhe nevojat e tregut të punës Përafrimi i arsimit me nevojat e tregut të punës është aktualisht një nga prioritetet kryesore në Kosovë që shpërfaqet përmes politikave arsimore, fokusit të organizatave donatore dhe vëmendjes së medieve. Bazuar në Strategjinë e Arsimit 2022–2026, një nga objektivat për arsimin e lartë është krijimi i«lidhjes më të mirë të arsimit të lartë me tregun e punës përmes harmonizimit të programeve të studimit, rritjes së mundësive për punë praktike të studentëve, bashkëpunimit me ndërmarrjet dhe rritjes së programeve ndërdisiplinore dhe programeve STEM(Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë)»(MESTI, 2022). Përveç kësaj, Raporti i Komisionit Evropian për Kosovë për vitin 2023 përfundon se«sistemi arsimor nuk i pajis nxënësit mjaftueshëm me shkathtësi të nevojshme kyçe dhe nuk është përshtatur mjaftueshëm me nevojat e tregut të punës» (Komisioni Evropian, 2023). Për t’i kuptuar më mirë perceptimet e të rinjve të Kosovës në lidhje me arsimin dhe tregun e punës, është kërkuar që ata t’i identifikojnë fushat më të kërkuara arsimore në tregun e punës në Kosovë. Sipas përgjigjeve të tyre del se teknologjia e informacionit dhe shkencat kompjuterike(28,8 %) janë më të kërkuarat, ndjekur nga shëndetësia dhe shkencat mjekësore(24,9 %) dhe shkenca, teknologjia, inxhinieria dhe matematika – STEM(22,3 %). 13 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Kosovë Fig. Fusha më e kërkuar e arsimit (ne%) Sipas mendimit tuaj, cila fushë e arsimit besoni se është aktualisht më e kërkuara në tregun e punës në Kosovë? Shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë(STEM) Gjithsej 22 ,3 Meshkuj 24 ,0 Shëndetësi dhe shkenca mjekësore 24 ,9 18 ,7 Biznes dhe nanca 13 ,4 18 ,1 Teknologji e informacionit dhe shkenca kompjuterike 28 ,8 32 ,1 Arte kreative dhe dizajn 3 ,8 2 ,2 Edukim dhe mësimdhënie 5 ,3 3 ,0 Femra 20 ,4 31 ,5 8 ,4 25 ,2 5 ,4 7 ,9 Paragjykimi i brendshëm i grave ndaj nevojave të tregut të punës Paragjykimi i brendshëm u referohet qëndrimeve ose stereotipeve të ndërdijshme që ndikojnë në të kuptuarit, veprimet dhe vendimet ndaj grupeve të caktuara të njerëzve. Në rastin e përzgjedhjes së grave në lidhje me fushave të tyre arsimore, paragjykimi i brendshëm mund të luajë rol të rëndësishëm në formësimin e vendimeve të tyre për atë çfarë do të studiojnë dhe do të vijojnë në rrafshin akademik(Drydakis et al., 2018). Për më tepër, paragjykimet e brendshme shpeshherë çojnë në stereotipe dhe pritshmëri gjinore, duke ndikuar në perceptimet e grave për shkathtësitë dhe interesat e tyre në fusha të caktuara studimi(Moss-Racusin et al., 2012). Në Kosovë,«vajzat kanë prirje të orientohen(mbi 90 %) në programet e edukimit, shkencave natyrore, shkencave sociale, mjekësisë, komunikimit dhe gjuhësisë» (MASHTI, 2023). Siç shihet nga tabela më sipër, përqindja më e madhe e grave(31,5 %, krahasuar me 18,7 % burra) kanë deklaruar se fusha e shkencave mjekësore është fusha arsimore më e kërkuar në tregun e punës në Kosovë. Nuk është për t’u habitur se 74,9 % e studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Bachelor në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies janë gra(ASK, 2023). Në mënyrë që gratë në Kosovë të mund të bëhen më konkurruese në fushat e dominuara nga burrat, përpjekjet për t’i sfiduar stereotipet gjinore mund të ndihmojnë në balancimin e paragjykimeve të brendshme dhe të krijojnë mjedis më të barabartë të mësimnxënies për gratë. Adresimi i paragjykimit të brendshëm në arsimimin e grave mund të sigurojë që të gjithë individët të kenë mundësinë t’i ndjekin interesat dhe talentet e tyre pa u kufizuar nga pritshmëritë apo stereotipet shoqërore(Llorens A, et al., 2021). 14 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Kosovë Fig. Ndryshimi i rrugës së karrierës (ne%) A keni menduar të ndryshoni fushën tuaj të arsimit ose rrugën e karrierës bazuar në kërkesat e tregut të punës në Kosovë? Aktualisht jam në proces të ndryshimit të fushës së arsimit apo , rrugës së karrierës për shkak të kërkesave të tregut të punës. Jo, nuk e kam konsideruar ndryshimin e fushës sime të arsimit , ose rrugës së karrierës bazuar në kërkesat e tregut të punës. Po, kam menduar seriozisht të ndryshoj fushën time të arsimit ose , rrugën e karrierës për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës. , Nuk e di (Mos)përafrimi i rinisë së arsimuar me nevojat e tregut të punës Ndonëse të anketuarit kanë identifikuar teknologjinë e informacionit dhe shkencat kompjuterike, shëndetësinë dhe shkencat mjekësore dhe STEM si tri fushat arsimore më të kërkuara në tregun e punës, të rinjtë e Kosovës nuk ndjekin ekskluzivisht studimet në këto fusha arsimore. Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), në raportin e saj «Statistikat e arsimit të lartë sipas fushave të studimit, 2022/2023», tregon se numri më i madh i studentëve të regjistruar është në fushat e biznesit, të administratës dhe të drejtësisë(25 %). Gjithashtu, numri total i studentëve në nivelin Bachelor është më i lartë në biznes, në administratë dhe në drejtësi(16,877), shumë më i lartë se numri i atyre që regjistrohen në teknologji të informacionit dhe komunikim(7,243), shëndetësi dhe mirëqenie(9,555), si dhe në shkencat natyrore, matematikë dhe statistikë(2,288)(ASK, 2023). Diferenca ndërmjet asaj që studentët i perceptojnë si fushat më të kërkuara në tregun e punës dhe fushave të studimit që ata ndjekin kërkon analizë të mëtejshme. Për të përjashtuar mundësinë që të rinjtë nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin fushat e kërkuara të arsimit, ata janë pyetur nëse do të ndryshonin fushën e studimit për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. 67,6 % e të anketuarve kanë pohuar se nuk e kanë konsideruar ndryshimin e fushës së studimit ose rrugën e karrierës duke bazuar në kërkesat e tregut të punës. Mund të thuhet se, ndonëse është investuar në mënyrë të konsiderueshme në harmonizimin e programeve më të kërkuara të studimit me kërkesat e tregut të punës, të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për t’i ndjekur këto programe studimi. Prandaj, politikëbërësit dhe palët e interesit duhet të kenë prioritet promovimin dhe rritjen e atraktivitetit të këtyre fushave të studimit për të rinjtë e Kosovës për të përafruar arsimimin e tyre me kërkesat e tregut të punës. Rinia dhe koha e tyre Shumica e të rinjve në Kosovë e kalon pjesën më të madhe të kohës së një dite në rrjete sociale. Kur janë pyetur se si e kalojnë kohën e tyre të përditshme, përgjigjet janë si në vijim: → Shumica e të anketuarve nuk kalojnë fare kohë në aktivitete të lidhura me punën(51,3 %) dhe në leximin e gazetave në internet(23,2 %). → Për aktivitete që kanë të bëjnë me shkollimin, përqindja më e madhe e të anketuarve kalojnë 1–2 orë(14 %), ndjekur nga 30 minuta deri në 1 orë (12,7 %). → Një përqindje e konsiderueshme e të anketuarve(31,4 %) kalon 1–2 orë në rrjete sociale dhe më shumë se 5 orë(6,1 %). 15 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Kosovë Është befasuese që 83,4 % e të rinjve të moshës 19–29 vjeç nuk kalojnë fare kohë në aktivitete që kanë të bëjnë me punën. Kjo tregon se puna tyre ose nuk u shërben për zhvillim të mëtejshëm profesional, se të rinjtë janë në masë të madhe të papunë, ose nuk janë të punësuar në mjedisin e dëshiruar profesional. Nga ana tjetër, 53,7 % e nxënësve të shkollave të mesme të moshës 14– 18 vjeç dhe 66,2 % e studentëve të moshës 19– 24 vjeç kalojnë më pak se një orë duke mësuar. Këto përqindje mund të nënkuptojnë se të rinjtë nuk janë të angazhuar mjaftueshëm në zhvillimin e tyre arsimor dhe/ose se sistemi arsimor nuk është sfidues dhe kërkues sa duhet për ta që të kalojnë më shumë kohë duke mësuar. Për të rritur kohën që të rinjtë kalojnë në zhvillimin arsimor, palët e interesit duhet të përqendrohen në përmirësimin e kurrikulës për të përfshirë më shumë aktivitete jashtëshkollore dhe aktivitete arsimore në të cilat do të angazhoheshin të rinjtë. Të rinjtë e Kosovës kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre ditore në rrjete sociale: 70,4 % e të rinjve kalojnë nga një deri në pesë e më shumë orë në ditë në rrjete sociale. Si rrjedhojë, palët e interesit duhet t’i fokusojnë përpjekjet e tyre për të përfshirë më shumë mundësi mësimore përmes rrjeteve sociale për të maksimizuar kështu produktivitetin e kohës së kaluar nga rinia në rrjetet sociale. Gjetjet kryesore 1.  Shqetësimet për cilësinë: Arsimi në Kosovë përballet me sfida të vazhduesh­ me që cenojnë përgatitjen cilësore dhe efika­ se të studentëve për angazhimet e tyre të ardhshme, si dhe luajnë rol në adresimin e ne­ vojave bashkëkohore të shoqërisë e të fuqi­ së punëtore. Me gjithë përmirësimet e bëra së fundmi, performanca e Kosovës në testet PISA vazhdon të jetë e ulët, gjë që nxjerr në pah shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me cilësinë në arsim. 2.  Perceptimet dhe zgjedhjet e të rinjve: Sipas hulumtimit, teknologjia e informa­ cionit dhe shkencat kompjuterike, shëndetësia dhe shkencat mjekësore, si dhe fushat STEM perceptohen si fushat më të kërkuara të të rinjve në Kosovë. Megjithatë, trendet e regji­ strimeve tregojnë preferencë për programe të tjera, si administrim biznesi dhe drejtësi. Kjo tregon se ka një hendek midis kërkesës së perceptuar dhe përzgjedhjeve aktuale. 3.  Angazhimi dhe shpenzimi i kohës së të rinjve: Të rinjtë e Kosovës shpenzojnë shumë kohë në rrjetet sociale, gjë që poten­ cialisht ndikon në angazhimin e tyre arsimor dhe kualifikimin e tyre profesional. Është shqetësuese se një pjesë e konsiderueshme e tyre shpenzon kohë minimale në aktivitete të lidhura me punën dhe studimin, gjë që nxjerr në pah fushat potenciale për të ndërhyrë që të rritet angazhimi arsimor dhe produktiviteti. 4.  Paragjykimet e brendshme dhe paba­ razitë gjinore: Paragjykimet e brendsh­ me ndikojnë në zgjedhjet arsimore të vajza­ ve, duke i drejtuar ato në fusha tradicionalisht të dominuara nga gratë, ndonëse percepti­ mi është se kërkesa e tregut të punës vjen nga sektorë të dominuar prej burrave. Për krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës të të mësuarit është me rëndësi të ketë përpjekje për t’i sfiduar stereotipet gjinore dhe për të promo­ vuar diversitetin. 16 4. Të rinjtë dhe arsimi 5. Studimi për rininë Kosovë Punësimi dhe lëvizjet → Trendi i të rinjve në Kosovë që shpesh punojnë në vende pune që nuk përputhen me profesionin për të cilin janë trajnuar vazhdon të qëndrojë(48 %). → Lidhjet me njerëzit në pushtet konsi­ derohen shumë të rëndësishme nga të anketuarit për të fituar pozitë në strukturën sociale. → 83,4 % e të rinjve në Kosovë nuk kanë pasur kurrë përvojë të trajnimit apo studimit jashtë vendit. Punësimi Kosova ka një nga popullsitë më të reja në Evropë, por papunësia e tyre vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore në vend. Sipas një raporti të publikuar nga ASK-ja, në tremujorin e dytë të vitit 2023 shkalla e papunësisë për grupmoshën 15–24 vjeç ishte më e lartë(16,2 %) në krahasim me shkallën e papunësisë për grupmoshën 15–64 vjeç(10,7 %). 1 Në të njëjtën kohë, brenda shifrës së papunësisë së të rinjve, ekziston një dimension gjinor që bie në sy në mënyrë të vazhdueshme. Për shembull, sipas të njëjtit raport të ASK-së, shkalla e papunësisë për gratë e reja në vitin 2023 ishte 23,4 %, krahasuar me 12,6 % për burrat. 2 Kjo anketë konfirmon rezultate të ngjashme. Përveç kësaj, raportet e mëparshme gjithashtu kanë theksuar se kategoria NEET(të rinjtë që nuk janë në Arsim, Punësim ose Trajnim) është ndër më të lartat në rajon. 3 Megjithatë, të dhënat e kësaj ankete gjithashtu zbuluan një aspekt pozitiv, përkatësisht se trendi i përgjithshëm duket se është në rënie, ndonëse me ritëm të ngadaltë. Këto probleme kanë qenë të përhapura dhe nuk paraqesin sfida të reja. Gjetja e zgjidhjeve për të liruar potencialin e të rinjve dhe për t’i integruar ata në tregun e brendshëm të punës do të vazhdojë të jetë një nga sfidat kryesore për zhvillimin e Kosovës në të ardhmen. Qeveria aktuale e Kosovës, e udhëhequr nga Vetëvendosja, e cila mori pushtetin në shkurt të vitit 2021, ka përsëritur në vazhdimësi se«punësimi dhe drejtësia» përbëjnë prioritetet kryesore. 4 Në vitin 2023, Qeveria e Kosovës hapi platformën Superpuna, fillimisht të menduar për t’u përdorur nga të rinjtë ndërmjet moshave 18–25 vjeç. Platforma Superpuna u krijua me qëllim që të shërbejë si«platformë punësimi për të lehtësuar qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe, në të njëjtën kohë, t’i ndihmojë bizneset në angazhimin e punonjësve të rinj». 5 Në vitin 2024 kjo platformë u zgjerua për të përfshirë pjesëmarrës të moshave 18–29 vjeç. Sipas zyrtarëve të Kosovës, deri në shkurt të vitit 2024, mbi 67 % e të rinjve që kanë ndjekur programin kanë vazhduar të mbesin aktivë pas datës së përfundimit. 6 Përgjithësisht kjo platformë përfaqëson një hap pozitiv dhe ndikimi më i gjerë i programit duhet të vazhdojë të vlerësohet në të ardhmen, që më pas duhet të pasohet me rregullime të mëtejshme të politikave. 17 5. Punësimi dhe lëvizjet Studimi për rininë Kosovë Megjithatë, rezultatet e anketës tregojnë prani të problemeve të vazhdueshme me mospërputhjen e shkathtësive, mbikualifikimin dhe besimin e ulët të të rinjve në standardet meritokratike si rrugë për të gjetur punë. Tek të rinjtë kosovarë mbizotërojnë përshtypjet se lidhjet shoqërore dhe politike janë më të rëndësishme se ekspertiza. Në këtë drejtim, edhe pse problemi mbizotërues i papunësisë së të rinjve është i përqendruar në ekonomi, ai gjithashtu ndodhet në kryqëzim me fusha të tjera të politikave, si cilësia e arsimit dhe zbatimi i politikave, si dhe besimi në institucione. Kështu, trajtimi i çështjes së papunësisë së të rinjve kërkon qasje shumëpalëshe. Në vijim në këtë kapitull janë paraqitur rezultatet e anketës në lidhje me situatën aktuale në terren, duke bërë gjithashtu krahasime me rezultatet e Hulumtimit të FES-it për të rinjtë në Kosovë 2018–2019. Për të projektuar vazhdimësi midis dy hulumtimeve, kapitulli gjithashtu aplikon një strukturë mjaft të ngjashme. Statusi i punësimit Kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, papunësia e të rinjve ishte në shifër të lartë, prej rreth 45 % 7 (pothuajse gjysma e të rinjve kosovarë ishin të papunë). Rreth një dekadë e gjysmë më vonë, norma e përgjithshme e papunësisë së të rinjve duket të jetë në trend të rënies. Megjithatë, rezultatet e anketës ende nuk japin pa41 % e të rinjëve në Kosovë nuk janë duke kërkuar punë për momentin sqyrë pozitive. Brenda segmentit të papunësisë, rreth 41 % janë forcë punëtore joaktive, të cilët janë përgjigjur:«Nuk jam aktualisht duke kërkuar punë», krahasuar me shifrën prej rreth 15 % të atyre që deklaruan të kundërtën. Anketa nuk shpalos faktorët prapa kësaj zgjedhjeje nga të rinjtë. Rreth 8 % e të rinjve aktualisht kanë«kontratë të përhershme të punës me orar të plotë,» nga të cilët rreth 10 % janë burra në krahasim me rreth 5 % gra. Rreth 4 % kanë punë të përhershme me orar të pjesshëm, nga të cilët rreth 6 % janë burra dhe rreth 3 % janë gra. Rreth 12 % kanë kontrata të përkohshme pune me orar të plotë, nga të cilët 16 % janë burra dhe 8 % gra. Për më tepër, rreth 5 % kanë theksuar se kanë punë të kohëpaskohshme, rreth 7 % janë të vetëpunësuar dhe rreth 3 % janë në trajnim profesional. Duhet gjithashtu të merret parasysh se, sipas Bankës Botërore, informaliteti në Kosovë mbetet në nivele të larta, 8 prandaj ky element bazë mund të ketë luajtur rol në përgjigje. Në thelb, gjetjet në masë të madhe nuk arrijnë të shpalosin njohuri të reja, por vetëm konfirmojnë gjetjet dhe pritshmëritë që dalin nga raportet e mëparshme. Pritshmëritë e tilla janë se papunësia e të rinjve në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese; se tregu i punës përbëhet nga një pjesë e madhe e të rinjve që janë joaktivë dhe, gjithashtu, se ndër kategoritë e të punësuarve ekziston një disbalancë midis burrave dhe grave. Segmentimi gjinor tregon se gratë e reja kanë lidhje të dobët me tregun e punës. Megjithatë, rezultati i pyetjes:«Nuk jam në punë, por jam aktivisht duke kërkuar për punë» qëndron në 21 % për gratë në krahasim me 11 % për burrat. Në këtë drejtim, ndërsa është e qartë se gratë përballen me vështirësi për të hyrë në tregun e punës, kjo pyetje tregon se ato nuk janë të kënaqura me këtë situatë dhe pjesë e madhe e tyre janë të gatshme t’i bashkohen tregut nëse paraqiten mundësitë. Është detyrë e Qeverisë së Kosovës dhe komunitetit të biznesit që ta bëjnë këtë rrugë më të qasshme dhe të favorshme për gratë e reja kosovare. Siç u theksua, aspekt pozitiv është se trendi i përgjithshëm i këtyre dinamikave duket të jetë në rënie në krahasim me gjetjet e Hulumtimit të FES-it për të rinjtë në Kosovë 2018–2019. 18 5. Punësimi dhe lëvizjet Studimi për rininë Kosovë Fig. Fusha aktuale e punës – Të anketuarit e punësuar (ne%) ,7 Unë nuk jam aftësuar për asnjë profesion ,5 Jo, nuk punoj në profesionin tim A jeni aktualisht i punësuar në profesionin tuaj(për të cilin jeni aftësuar)? ,7 Po, unë punoj në profesionin tim ,4 Punoj në një vend pune mjaft të afërt me profesionin tim Mospërputhja e shkathtësive dhe mbikualifikimi Vazhdon të jetë i pranishëm trendi i të rinjve në Kosovë që shpeshherë kanë punë që nuk përputhen me profesionin për të cilin janë aftësuar. Në krahasim me studimin e FES-it për të rinjtë në Kosovë 2018–2019, ky numër pësoi rënie prej 6 %, nga 54 % në rreth 48 %. Nga ana tjetër, rreth 26 % e të rinjve pohuan se janë duke punuar punë që përputhen me profesionin e tyre. Gjithsej rreth 15 % e të rinjve u përgjigjën se kanë punë«mjaft të afërt» me profesionin e tyre, nga të cilët rreth 15 % janë burra dhe 17 % gra. Nga kjo shihet se gratë janë pak më me gjasë që të punojnë në profesionin e tyre. Prandaj, jo vetëm që ka mundësi të kufizuara pune për të rinjtë kosovarë, por ka edhe mospërputhje të përgjithshme midis profesioneve të tyre(aftësimit) dhe vendeve të punës, që shpeshherë bën që individët të punojnë në fusha që nuk lidhen me profesionet e tyre(Figura 4). E gjithë kjo duket e ndërlidhur me një faktor tjetër, gjegjësisht me pabarazitë midis vendeve të punës dhe arsimit. Vendet e punës së shumicës së të rinjve, që është rreth 58 %, janë aktualisht«në përputhje me nivelin e arritur të arsimit formal». Rreth 7 % e të rinjve kryejnë punë që kërkojnë nivel më të lartë të arsimit formal krahasuar me vendin e punës, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve (30 %) aktualisht kanë vende pune që kërkojnë «nivel më të ulët të arsimit formal». Ky proces është diskutuar në studimin e FES-it për të rinjtë në Kosovë 2018–2019, si proces i lidhur me«mbikualifikimin»(në atë studim shifra ishte 44 %), rezultat i shpërfaqur nga pabarazia midis arsimit të ofruar e shkathtësive dhe tregut të punës. Gjithsej rreth 9 % e të rinjve pranuan se nuk janë trajnuar në asnjë profesion – numri mjaft i lartë i të rinjve që nuk kanë përfunduar trajnime paraqet një tjetër sfidë për tregun e punës në Kosovë. Në përgjithësi, mospërputhja e profesionit dhe mbikualifikimi, si dinamika të ndara, por të ndërlidhura, zbulojnë një mospërputhje midis arsimit dhe aftësimit të të rinjve, shkathtësive dhe kërkesave të tregut të punës. 19 5. Punësimi dhe lëvizjet Studimi për rininë Kosovë Faktorë të rëndësishëm në gjetjen e një vendi të punës Janë disa faktorë që konsiderohen të kenë ndikim të ngjashëm në gjetjen e një vendi të punës. Perceptimi mbizotërues, pra ai se lidhjet me njerëzit në pushtet përkthehen në pozitën e një individi në strukturën shoqërore, konsiderohet shumë i rëndësishëm nga të anketuarit. Rreth 42 % e kanë konsideruar atë si«shumë të rëndësishëm» dhe 30 % si«kryesisht të rëndësishëm». Faktori i dytë besohet të rrjedhë nga«anëtarësia në parti politike», zgjedhur nga 36 % e të anketuarve si«shumë i rëndësishëm» dhe 25 % e të anketuarve si «kryesisht i rëndësishëm». Fakti që«anëtarësia në parti politike» konsiderohet si faktor përcaktues për të rinjtë që të fitojnë qasje në vend pune është tregues i besimit të ulët në institucione – rezultat që konfirmohet më tej në kapitullin ‹Qëndrimet dhe pjesëmarrja politike›. Faktori i tretë, që është përvoja nga jashtë, nga 31 % e të anketuarve u konsiderua si«shumë i rëndësishëm» dhe nga 30 % e të rinjve si«kryesisht i rëndësishëm». Në fund, nga këta faktorë, ekspertiza konsiderohet si më së paku e rëndësishme, pasi 27 % e të anketuarve e konsideruan atë si«shumë të rëndësishëm» dhe 30 si«kryesisht të rëndësishëm». Është interesant se të anketuarat gra kosovare treguan nivel pak më të lartë besimi(rreth 4-5 %) në faktorët si ekspertiza dhe përvoja nga jashtë për t’i ndihmuar në procesin e gjetjes së punës. Kjo tregon se të rejat kosovare kanë besim pak më të lartë se burrat në tiparet e meritokracisë për të arritur një vend pune në krahasim me anëtarësinë në parti dhe njohuritë e lidhjet që konsiderohen si faktorë më të fortë nga burrat kosovarë. Gjetjet kryesore 1.  Shifrat për të rinjtë e Kosovës që janë joa­ ktivë në treg vazhdojnë të mbeten të larta, me rreth 41 % e të papunëve që pohojnë se nuk janë duke kërkuar punë(35 % burra dhe 48 % gra). Në segmentin e të papunëve joaktivë, rreth 21 % e të anketuarve gra kanë deklaruar se janë duke kërkuar punë, kraha­ suar me 11 % të burrave. 2.  Vazhdon të ketë pabarazi të theksua­ ra gjinore në lidhje me statusin shoqëror dhe qasjen në tregun e punës dhe në lidhje me punësimin. Të anketuarit burra vazhdojnë të kenë shkallë më të lartë punësimi, në kate­ gori të ndryshme pune. 3.  Në përgjithësi, të rinjtë e Kosovës besojnë se ekspertiza është më pak e rënd­ ësishme për gjetjen e një pune në krahasim me lidhjet me njerëzit me pozita, me anëtarësi­ min në ndonjë parti politike dhe në krahasim me përvojën nga jashtë. Fakti që ‹ekspertiza› ishte listuar më ulët se tre faktorët e tjerë pa­ raqet shqetësim, dhe një shpjegim më i gjerë mund të lidhet me nivelet e ulëta të besimit në institucione në të gjithë shoqërinë. 4.  Të rinjtë në Kosovë shpeshherë bëjnë punë që nuk janë në përputhje me profesionet e tyre – rreth 48 % janë përgjigjur se nuk punojnë në profesionin e tyre. Kjo tregon një shkallë të lartë të mospërputhjes mes kualifikimeve të fuqisë punëtore dhe ­nevojave e kërkesave në tregun e punës. Nga ana tjetër, rreth 9 % e të rinjve pranuan se nuk kanë përfituar asnjëherë nga trajnimet, ­përqindje që pritet të vazhdojë të përballet me vështirësi për t’u qasur në tregun e punës. 5.  Raporti nxjerr në përfundim se mbikuali­ fikimi vazhdon të jetë i pranishëm tek të rinjtë kosovarë. Rreth 30 % e punëve aktuale të të rinjve kërkojnë nivel më të ulët të arsimit formal në krahasim me nivelin ekzistues të të rinjve të punësuar në ato punë. Prandaj, për ta adresuar këtë mungesë, duhet të rritet in­ tensiteti i përpjekjeve për ‹harmonizim› më të detajuar të sistemit arsimor me tregun e punës. 20 5. Punësimi dhe lëvizjet 6. Lëvizjet Migrimi i të rinjve përbën sfidë të rëndësishme në Kosovë, sikurse edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor(Leitner, 2021). Një sfidë edhe më e madhe është se punëtorët më të kualifikuar dhe më të arsimuar janë duke u larguar nga vendi, duke shkaktuar ‹ikje të trurit›(Icoski, 2022) dhe situata pritet të intensifikohet me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës(Lavric, 2020). Qytetarët e Kosovës kanë përfituar nga udhëtimi pa viza që nga janari 2024(Komisioni Evropian, 2024) dhe ka debat publik nëse do të ketë përqindje më të lartë të të rinjve që emigrojnë në pjesën tjetër të Evropës. Studimi për rininë Kosovë Ky mund të konsiderohet si tregues i qartë i optimizmit të të rinjve të Kosovës ndaj mundësive të tyre profesionale dhe akademike në Kosovë. Përveç kësaj, kur janë pyetur nëse ndihen më pak të zhvilluar profesionalisht në krahasim me të rinjtë në rajon si pasojë e pamundësisë për të udhëtuar lirshëm, 49,1 % kanë pohuar se nuk ndihen më pak të zhvilluar profesionalisht. Studimi jashtë vendit 83,4 % e të rinjve në Kosovë nuk kanë pasur kurrë përvojë trajnimi ose studimi jashtë vendit dhe gjysma e tyre nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë në të ardhmen. Gratë hezitojnë më shumë për të studiuar jashtë vendit në krahasim me burrat. Pavarësisht nga supozimi se të rinjtë e Kosovës janë të pakënaqur me arsimin në Kosovë dhe u mungojnë mundësitë për t’u zhvilluar në aspekt akademik jashtë vendit, të rinjtë e Kosovës nuk tregojnë shumë interes për ta bërë këtë. Nxënësit në arsimin e ulët janë më pak të prirur të angazhohen në mësim apo trajnim jashtë vendit në krahasim me studentët në arsimin e lartë. Të rinjtë dhe migrimi Për t’i kuptuar më mirë përjetimet e të rinjve që jetojnë jashtë vendit, ata janë pyetur nëse kanë qëndruar jashtë vendit për më shumë se gjashtë muaj. Lidhur me këtë, shumica e tyre(89,3 %) janë përgjigjur me jo. Për të kuptuar nëse qëndrimi jashtë vendit për më shumë se gjashtë muaj ishte zgjedhje personale apo pasojë e mungesës së mundësive për shkak të kufizimeve të vizave, të rinjtë janë pyetur për nivelin e dëshirës së tyre për të emigruar. Grafiku më poshtë tregon përgjigjet. Sigurisht që, kur bëhet fjalë për migrimin, ka qasje të ndryshme mes të rinjve. Ndërsa 28,4 % e të anketuarve kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të emigrojnë, 26,8 % kanë shprehur dëshirë të fortë ose shumë të fortë për të emigruar. Gratë kanë prirje të kenë më pak dëshirë për të emigruar në krahasim me burrat. Përqindja më e madhe e të rinjve(31,1 %) kanë dëshirë mesatare për të emigruar. Këto statistika mund të përdoren nga politikëbërësit për të targetuar emigrimin e të rinjve. Duke pasur parasysh përqindjen më të madhe të të rinjve që ose nuk dëshirojnë të emigrojë, ose kanë dëshirë mesatare për të emigruar, palët e interesit duhet të miratojnë politika që mbajnë dëshirën e të rinjve për të emigruar në minimum. Gjithashtu, fokusi duhet të jetë te gratë, duke u ofruar atyre mundësi në Kosovë, pasi ato kanë shprehur dëshirën më të ulët për të emigruar në krahasim me burrat. 21 6. Lëvizjet Studimi për rininë Kosovë Fig. Qëndrimi jashtë vendit (ne%) A keni qenë ndonjëherë jashtë shtetit tuaj të lindjes për më shumë se gjashtë muaj? Jo Po ,, Mosha → – ,, – ,, – Për të rinjtë që kanë dëshirë të fortë për të emigruar duhet bërë një analizë më e thellë për të kuptuar motivin dhe detajet prapa motivit për të emigruar në mënyrë që të zvogëlohet numri i të rinjve që largohen nga Kosova. Pse emigroni, kur dhe për sa kohë? Shumica e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë do të emigrojnë brenda dy viteve të ardhshme(45,1 %). Ky është tregues i qartë se të rinjtë që kanë dëshirë të emigrojnë më me gjasë do ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt dhe politikëbërësit duhet të reagojnë shpejt nëse duan që kjo përqindje e të rinjve të mos emigrojë. Ndër ta, moshat ndërmjet 19–24 vjeç janë ato që janë më me gjasë të emigrojnë. Mund të jenë tri arsye pse ky grup është më i gatshëm të emigrojë:(1) bëhen të kualifikuar për të punuar;(2) duan të vijojnë studime të arsimit të lartë dhe(3) sapo kanë arritur moshën madhore. Një përgjigje tjetër shqetësuese e tyre është se: 21,5 % e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë duan të emigrojnë ‹përgjithmonë› në një shtet tjetër. Ekziston qartas një nivel i pakënaqësisë te ky grup dhe është kritike që politikëbërësit t’i kuptojnë arsyet prapa dëshirës për të emigruar. Megjithëse kjo përqindje është e lartë, ende ka hapësirë për veprim politik, pasi 50,5 % e të rinjve që dëshirojnë të emigrojnë nuk kanë bërë asgjë për ta filluar këtë proces. Ndërkohë që 26,5 % i kanë kontaktuar miqtë dhe të afërmit e tyre, 15,7 % kanë kontaktuar punëdhënës të mundshëm dhe 12,4 % kanë kontaktuar universitete ose shkolla. Përfundimisht, miqtë dhe familja, punëdhënësit dhe universitetet/shkollat janë kategoritë kryesore që i kontaktojnë të rinjtë që dëshirojnë të emigrojnë. Arsyeja kryesore pse të rinjtë dëshirojnë të emigrojnë është për të përmirësuar standardin e jetesës(31,8 %), ndjekur nga pagat më të larta(16,3 %) dhe mundësitë më të mira të punësimit(16,5 %). Vlen të theksohet se të rinjtë nuk kërkojnë emigrim për arsim më të mirë, diversitet më të lartë kulturor apo për të hapur biznes. Është e qartë që politikëbërësit duhet të fokusojnë vëmendjen e tyre në përmirësimin e standardit të jetesës. Standardi i jetesës përfshin faktorë të ndryshëm, siç janë të ardhurat, punësimi, qasja në kujdes shëndetësor, arsimi, banimi dhe shërbimet e tjera thelbësore, si dhe faktorë si cilësia e mjedisit dhe mirëqenia sociale(OECD, n.d.). Nga këta faktorë, punësimi dhe të ardhurat duket se janë forcat shtytëse kryesore të të rinjve për të kërkuar migrim. Përgjigjet«Nuk e di» “Nuk e di» përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të të rinjve të anketuar, që tregon pasiguri për sa i përket dëshirës së tyre për të emigruar ose kohëzgjatjen e një lëvizjeje të tillë, ose se ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim drejt emigrimit. Një aspekt kyç në të cilin politikëbërësit mund të fokusohen është krijimi i më shumë mundësive për punësim brenda Kosovës. Duke forcuar ekonominë vendore dhe tregun e punës, të rinjtë mund të ndihen më të prirur të qëndrojnë dhe të kontribuojnë brenda rrethit të tyre, në vend që të kërkojnë mundësi jashtë vendit. 22 6. Lëvizjet Studimi për rininë Kosovë Fig. Dëshira për të emigruar (ne%) Sa e fortë është dëshira juaj për t’u zhvendosur në një shtet tjetër për më shumë se gjashtë muaj(emigrim)? Nuk kam ndërmend të emigroj E ulët Mesatare Gjithsej Femra Meshkuj E fortë Shumë e fortë Për më tepër, politikëbërësit mund të zbatojnë nisma që synojnë të ofrojnë udhëzime dhe informacion për të rinjtë që janë të pavendosur për sa i përket emigrimit. Kjo mund të përfshijë programe arsimore, shërbime këshillimi të karrierës ose mundësi mentorimi që ndihmojnë të rinjtë t’i eksplorojnë opsionet e tyre dhe të marrin vendime të informuara për rrugëtimin e tyre të ardhshëm. Në përgjithësi, adresimi i nevojave të segmentit të të rinjve që janë përgjigjur me«nuk e di» kërkon qasje të shumanshme që konsideron faktorët ekonomikë, socialë dhe personalë që ndikojnë në vendimmarrjen e tyre. Duke ofruar mundësi, mbështetje dhe udhëzime, politikëbërësit mund t’i fuqizojnë të rinjtë që të bëjnë zgjedhje që përputhen me aspiratat e tyre dhe të kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës. Gjetjet kryesore 1.  Dëshira për të migruar: Ekzistojnë qënd­ rime të ndryshme ndaj emigracionit tek të rinjtë e Kosovës. Ndërsa disa nuk shprehin fare synim për të emigruar(28,4 %), të tjerët kanë dëshirë të fortë për ta bërë këtë(26,8 %). Në krahasim me burrat, gratë kanë prirje të shfaqin nivel më të ulët të kësaj dëshire. 3.  Kërkohet veprim i menjëhershëm: Shumica e të rinjve që synojnë të mi­ grojnë planifikojnë ta bëjnë këtë brenda dy viteve të ardhshme, që është indikacion i një nevoje urgjente që politikëbërësit të veprojnë me shpejtësi për ta mbajtur këtë grup demografik në vend. 4.  Mbështetje për të pavendosurit: Është ­jetike të ketë nisma që synojnë të ofrojnë udhëzime dhe informacion për të rinjtë që nuk kanë ndarë mendje për migrim. Këto ni­ sma mund të përfshijnë programe edukative, shërbime këshillimi karriere dhe mundësi mentorimi për t’i ndihmuar të rinjtë t’i eksplo­ rojnë opsionet e tyre dhe të marrin vendime të informuara për rrugëtimin e tyre të ardhshëm. 5.  Interesim i kufizuar për të studiuar jashtë vendit: Një shumicë e konside­ rueshme(83,4 %) e të rinjve të Kosovës nuk kanë ndjekur kurrë trajnime apo studime jashtë vendit, ndërsa gjysma e tyre nuk shfaqin ndonjë qëllim për ta bërë këtë në t ë ardhmen. Gratë tregojnë një hezitim më të lartë në krahasim me burrat, kurse studentët universitarë janë më të prirur për të studiuar jashtë vendit. 2.  Arsyet për migrim: Dëshira për të përm­ irësuar standardin e jetesës(31,8 %), paga më të larta(16,3 %) dhe mundësi më të mira punësimi(16,5 %) janë shtytësit kryesorë për të rinjtë që e konsiderojnë migrimin. Punësimi dhe të ardhurat shfaqen si faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet për migrim. 23 6. Lëvizjet 7. Studimi për rininë Kosovë Familja dhe planet për të ardhmen → 86,3 % e të rinjve në Kosovë preferojnë të jetojnë me prindërit e tyre. → Vetëm 11,5 % e të anketuarve raportuan se do të jetonin vetëm nëse rrethanat financiare do ta lejonin këtë. Familja është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i jetës në Kosovë. Si kulturë kolektiviste, siguria sociale dhe puna e kujdesit ofrohen kryesisht brenda familjes. Në këtë kontekst, familja karakterizohet nga bashkëjetesa e dy ose tre brezave. Prandaj, shumica e të rinjve të moshave të ndryshme jetojnë me prindërit e tyre. Ky aspekt kulturor ndikon në preferencat e të rinjve për sa u përket aspekteve praktike të organizimit të jetës së tyre. Vlerat që ata ndjekin janë shumë të rëndësishme për stilin e tyre të jetesës dhe për përzgjedhjen e partnerit. Rezultatet e anketës tregojnë se shumica e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre. Kjo përqindje ndryshon mes pjesëmarrësve burra dhe gra: 89,9 % e pjesëmarrësve burra dhe 77,3 % e pjesëmarrësve gra jetojnë me nënën e tyre, kurse 85,2 % e pjesëmarrësve burra dhe 72,9 % e pjesëmarrësve gra jetojnë me babanë e tyre. Nga ana tjetër, gratë kanë normë më të lartë të jetesës me partnerin ose bashkëshortin(20,6 %) në krahasim me pjesëmarrësit burra(13,3 %). Te pjesëmarrësit gra është vërejtur një shkallë më e lartë e të jetuarit me fëmijë(15,9 %) në krahasim me pjesëmarrësit burra(8,3 %). Këto ndryshime gjinore mund të jenë si pasojë e normës më të lartë të martesës mes pjesëmarrëseve gra(20,2 %) në krahasim me pjesëmarrësit burra(13,3 %), siç tregojnë rezultatet e kësaj ankete, si dhe si pasojë e moshës më të re të martesës/kurorëzimit të grave të rejave(28 vjeç) në krahasim me burrat e rinj(31 vjeç). 9 Për sa i përket jetesës me familjen e zgjeruar, rezultatet tregojnë se një përqindje e të rinjve jetojnë me tre breza familjarë. Me gjyshërit jetojnë 19,3 % e pjesëmarrësve burra dhe 15,8 % e pjesëmarrëseve gra. Përsëri, sikurse te jetesa me prindërit, këtu vërehet një përqindje më e lartë e burrave në krahasim me gratë. Duket se jetesa me prindërit është opsioni më i preferuar. 86,3 % e të anketuarve pohojnë se preferojnë të jetojnë me prindërit e tyre, sepse është opsioni më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm. Kjo preferencë është më e përhapur te minimalistët e kënaqur(93,7 %) dhe gratë e reja konservatore të Evropës Lindore(91,3 %), ndjekur nga progresistët e arsimuar urbanë(80,1 %), tradicionalistët aktivë(75,4 %) dhe të rinjtë kompleksë urbanë(59,8 %). Të rinjtë kompleksë urbanë kanë përqindjen më të lartë(37,4 %) në krahasim me grupet e tjera për sa i përket preferencës për të jetuar vetëm nëse këtë do ta mundësonin rrethanat financiare. Megjithatë, ky grup ka normën më të ulët të gatishmërisë për të marrë përsipër përgjegjësi(52,4 %) dhe për të qenë i pavarur(51,8 %). 24 7. Familja dhe planet për të ardhmen Studimi për rininë Kosovë Fig. Rëndësia e përzgjedhjes së partnerit (ne%) Sa të rëndësishëm janë faktorët vijues për përzgjedhjen e partnerit? Aspak i Kryesisht jo i rëndësishëm rëndësishëm Në Kryesisht i mes rëndësishëm Besimi fetar Gjendja ekonomike Miratimi i familjes Virgjëria Niveli i arsimit Prejardhja kombëtare Shumë i rëndësishëm Nga ana tjetër, vetëm 11,5 % e të anketuarve pohojnë se do të jetonin vetëm nëse këtë do ta mundësonin rrethanat financiare dhe vetëm 1,9 % e të anketuarve deklarojnë se prindërit e tyre nuk do të pranonin t’i lejonin të jetonin vetëm. Më shumë se 90 % e të anketuarve deklarojnë se kalojnë shumë mirë me prindërit e tyre ose kanë 78 % e të rinjëve në Kosovë kanë theksuar se prejardhja kombëtare është e rëndësishme kur përzgjedhin partnerin Megjithatë, ata kanë nënvizuar edhe rëndësinë e nivelit të arsimit, të virgjërisë dhe të gjendjes ekonomike, por në nivel më të ulët krahasuar me vlerat e përmendura më sipër. Për sa i përket ndryshimeve demografike në këto vlera, tradicionalistët aktivë dhe të rinjtë e moshës 25–29 vjeç e listojnë nivelin e arsimit dhe gjendjen ekonomike me rëndësinë më të ulët në krahasim me vlerat e tjera. Progresistët e arsimuar urbanë listojnë të gjitha vlerat e tjera me rëndësi më të ulët, përveç prejardhjes kombëtare. ndryshime të vogla në mendime. Këto rezultate tregojnë hezitimin e shumicës së të rinjve për ta ndryshuar mënyrën e jetesës së tyre, që mund të jetë pjesërisht si pasojë e përçimit të vlerave familjare përmes brezave dhe për shkak të hezitimit për të marrë përgjegjësi si të rritur të pavarur. Për sa i përket rëndësisë së vlerave për përzgjedhjen e partnerit, të rinjtë e theksojnë rëndësinë e miratimit të familjes(79,8 %), besimeve fetare (79,3 %) dhe prejardhjes kombëtare(78 %). Është e qartë se vlerat e cekura më sipër, që janë shumë të rëndësishme për përzgjedhjen e partnerit, janë të ndërlidhura. Për shembull, miratimi i familjes është i lidhur me besimin fetar(r=,46) dhe prejardhjen kombëtare(r=,51) dhe prejardhja kombëtare është e lidhur me besimin fetar(r=,52). Ata që e vlerësojnë nivelin arsimor kanë prirje ta vlerësojnë edhe gjendjen ekonomike(r=,47). 25 7. Familja dhe planet për të ardhmen Studimi për rininë Kosovë Struktura familjare pasqyron aspektet kulturore të shoqërisë. Të rinjtë ende jetojnë me prindërit e tyre. Është opsion i preferuar nga të dy prindërit dhe fëmijët e tyre edhe pas moshës 18 vjeçe. Për më tepër, ka dëshmi se ka familje ku jetojnë së bashku tre breza: gjyshërit, prindërit dhe të rriturit e rinj. Për shumicën e të rinjve, të jetuarit me prindërit është e vetmja zgjedhje. Pavarësisht nga mungesa e opsioneve të tjera të jetesës, të rinjtë preferojnë të jetojnë me prindërit e tyre, sepse e konsiderojnë si opsion të thjeshtë dhe të përshtatshëm. Nga ana tjetër, prindërit ende preferojnë të jetojnë me fëmijët e tyre edhe kur ata janë të rritur. Prandaj, është preferencë e ndërsjellë për të jetuar së bashku. Është aspekt tradicional i strukturës familjare. Prindërit ofrojnë mbështetje për fëmijët e tyre të rritur dhe i ndajnë detyrat e shtëpisë me ta. Kjo praktikë mund të jetë pengesë për të rinjtë për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe për të jetuar në mënyrë të pavarur. Thënë thjesht, kjo i fut të rinjtë në zonë rehatie, sepse ata kanë avantazhin e të jetuarit me më pak përgjegjësi me prindërit e tyre. Megjithatë, vërehet një prirje e të rinjve kompleksë urbanë për t’u larguar nga traditat. Ata deklarojnë se do të jetonin vetëm nëse këtë do ta bënin të mundur rrethanat financiare. Megjithatë, është paradoksale që kanë më pak gatishmëri të marrin përgjegjësi dhe të jenë të pavarur. Gjetjet kryesore 1.  Shumica e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre. Kjo është më e spikatur te burrat e rinj në krahasim me gratë e reja. 2.  Një pjesë e të rinjve jetojnë me gjyshërit e tyre. Jeta në familje të gjerë me shumë breza është më e përhapur te burrat e rinj në krahasim me gratë e reja. 3.  Shumica e të rinjve preferojnë të jetojnë me prindërit e tyre, sepse e konsiderojnë si opsionin më të thjeshtë dhe më të përshtats­ hëm. Ata deklarojnë se kalojnë shumë mirë me prindërit e tyre. 4.  Të rinjtë kompleksë urbanë kanë përq­ indjen më të lartë të gatishmërisë për të jetuar vetëm nëse rrethanat financiare e mundësojnë këtë. 5.  Kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e part­ nerit, të rinjtë marrin parasysh tri vlerat më të rëndësishme që dominojnë në përzgjed­ hjen e tyre: miratimi i familjes, besimet fetare dhe prejardhja kombëtare. Të jetuarit në familje të zgjeruar kërkon më shumë pajtueshmëri. Pajtueshmëria është e nevojshme si për arsye tradicionale, ashtu dhe praktike. Duke u bazuar në traditën, të rinjtë duhet të marrin pëlqimin e prindërve për vendimet e tyre të rëndësishme. Një nga këto vendime është zgjedhja e bashkëshortit të ardhshëm. Shumica e tyre bien dakord se miratimi i familjes është i rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/bashkëshortin e tyre. Miratimi i familjes është i rëndësishëm për arsye praktike në lidhje me kohezionin familjar. Është interesante se besimi fetar dhe prejardhja kombëtare janë të rëndësishme në zgjedhjen e partnerit. Kjo mund t’i pasqyrojë vlerat tradicionale dhe nacionalizmin që dominojnë në të gjithë shoqërinë. 26 7. Familja dhe planet për të ardhmen 8. Studimi për rininë Kosovë Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme → Të rinjtë kanë frikë kryesisht nga një sistem i keq shëndetësor(53,1 %), nga mungesa e një pune(49,4 %) dhe nga sëmundjet serioze(46,4 %). → Të anketuarat femra kanë më shumë frikë të jenë viktima të dhunës fizike (36,6 %) krahasuar me të anketuarit meshkuj(31 %). → Mesatarja e përgjithshme e kënaqësisë me jetën ndër të rinjtë është 7,49 në një shkallë nga 0(shumë të pakënaqur) deri në 10(shumë të kënaqur). Opinionet dhe qëndrimet Janë bërë matje të vlerave të ndryshme, si: marrja e përgjegjësisë, të qenët i pavarur, diplomimi në universit, të pasurit e një karriere të suksesshme, të qenët aktiv në politikë, pjesëmarrja në veprime/nisma qytetare, martesa/të qenët i martuar, pasurimi/të qenët i pasur, të dukurit mirë, veshja me rroba të markës, të ushqyerit e shëndetshëm, angazhimi në sporte dhe të pasurit fëmijë. Ndër këto vlera, rëndësia më e ulët i është dhënë të qenit aktiv në politikë me 19,3 %, ndjekur nga vlera e pjesëmarrjes në veprime/nisma qytetare me 37,6 %. Ndonëse shumica e të rinjve preferojnë të jetojnë me prindër, ata e vlerësojnë shumë të qenët i pavarur(87,3 %). Personat që aspirojnë të kenë karrierë të suksesshme kanë prirje të jenë të pavarur(r=,41), të marrin përgjegjësi(r=,33), të diplomojnë në universit (r=41) dhe të ushqehen shëndetshëm(r=,38). Ata që preferojnë të marrin përgjegjësi kanë prirje të jenë të pavarur(r=,34), të ushqehen shëndetshëm (r=,33) dhe të martohen(r=,31). Nga ana tjetër, ata që preferojnë rrobat e markës vlerësojnë gjendjen ekonomike(r=,32), pasurimin(r=,42) dhe dukjen e mirë(r=,47). Grupmoshat e ndryshme kanë disa dallime në vlerat e përmendura më sipër. Disa prej tyre humbasin rëndësi me moshën, si: marrja e përgjegjësive, diplomimi universitar, të pasurit e karrierës së suksesshme, pasurimi/të qenët i pasur, dukja e mirë, veshja me rroba të markës dhe angazhimi në sporte. Nga ana tjetër, vlerat për krijimin e familjes fitojnë rëndësi me moshën, si martesa/të qenët i martuar dhe të pasurit fëmijë. Vlerat për kontributin në komunitet, si të qenët aktiv në politikë dhe pjesëmarrja në veprime ose në nisma qytetare kanë më shumë rëndësi ndërmjet moshës 19–24 vjeçe, ndërsa të qenët i pavarur humbet rëndësinë për këtë moshë. Dallimet gjinore janë të dukshme në perceptimin e këtyre vlerave. Pjesëmarrësit burra kanë prirje të vlerësojnë më shumë: marrjen e përgjegjësive, të pasurit e karrierës së suksesshme, të qenët aktiv në politikë, pjesëmarrjen në veprime ose në nisma qytetare, martesën/të qenët i martuar, pasurimin/ të qenët i pasur, dukjen e mirë, veshjen me rroba të markës dhe angazhimin në sporte, ndërsa pjesëmarrëset gra vlerësojnë më shumë diplomimin në universit. Kjo është në përputhje me të dhënat që tregojnë se përqindja e studenteve gra është më e lartë. Indeksi i barazisë gjinore në arsimin e lartë në Kosovë është 1,41. 10 Ndërmjet segmenteve të tyre të ndryshme, të rinjtë kanë pamje të përzier të perceptimit të vlerave. Progresivët e arsimuar urbanë kanë shkallën më të lartë në vlerat vijuese: marrja e përgjegjësive(85,3 %), të qenët i pavarur(97,5 %), diplomimi universitar(94,2 %) dhe suksesi në karrierë (97,3 %). 27 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Opinionet dhe qëndrimet (ne%) Sa të rëndësishme janë për ju pikat në vijim? Aspak e Kryesisht jo e rëndësishme rëndësishme Në mes Marrja përsipër e , përgjegjësisë , Të qenit i pavarur , , Diplomimi nga ,,,, universiteti Të pasurit e karrierës ,, së suksesshme ,, Të qenit aktiv në politikë Pjesëmarrja në aksione/ , nisma qytetare ,, Martesa/ ,, të qenit i martuar Pasurimi/ ,,, të qenit i pasur ,,, Pamja e mirë Veshja e rrobave , të brendeve ,, ,, Ushqimi i shëndetshëm ,,,, Angazhimi në sporte ,, Të kam fëmijë Kryesisht e rëndësishme , , , , Shumë e rëndësishme , , , , ,, , , , , , , , , Të rinjtë që përballen me aspirata materialiste kanë shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në veprime/nismat qytetare(57 %), të qenët aktiv në politikë(41,9 %) dhe veshje me rroba të markës(66,1 %). Minimalistët e kënaqur kanë shkallën më të lartë të martesës/të qenit i martuar (94,8 %), të ushqyerit e shëndetshëm(95,2 %), të pasurit fëmijë(96,5 %) dhe të angazhimit në sporte(70,2 %). Gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore kanë shkallën më të lartë të dukjes së mirë(87,3 %) dhe të pasurimit/të qenit të pasur (76,2 %). Kënaqshmëria dhe perceptimi i së ardhmes Kënaqshmëria e jetës është matur në shkallë nga 0(shumë të pakënaqur) deri në 10(shumë të kënaqur). Mesatarja e përgjithshme e kënaqshmërisë së jetës ndër të rinjtë është 7,49. 87,3 % e të rinjve e perceptojnë të ardhmen personale më të mirë se tani, 7,2 % njësoj si tani dhe 0,8 % më keq se tani. Të rinjtë kompleksë urbanë duket se janë më pak optimistë në krahasim me segmentet e tjera, sepse vetëm 60 % e tyre e perceptojnë të ardhmen personale si më të mirë se tani, 22,7 % njësoj si tani dhe 15 % nuk e dinë. 28 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Perceptimet për të ardhmen në përgjithësi janë më pesimiste në krahasim me të ardhmen personale. 76,5 % e tyre e perceptojnë të ardhmen në përgjithësi si më të mirë se tani, 14 % njësoj si tani dhe 4,3 % më keq se tani. Tradicionalistët aktivë duket të jenë segmenti më pesimist në krahasim me segmentet e tjera. 18 % e tyre e perceptojnë atë më keq se tani, 17,2 % njësoj si tani dhe 57 % më mirë se tani. Frika dhe shqetësimet Anketa ka matur edhe perceptimet për frikën dhe shqetësimet, si: të qenët viktimë e dhunës fizike, viktimë e dhunës seksuale, viktimë e grabitjes, sëmundja e rëndë, mungesa e punësimit, sulmi terrorist, ndotja dhe ndryshimet klimatike, emigrantët dhe refugjatët e shumtë, pandemia globale, të qenët viktimë e dhunës në familje, lufta, sistemi shëndetësor i keq, efektet negative të inteligjencës artificiale, mungesa e pensionit të denjë dhe problemet me banimin. Të rinjtë kanë më së shumti frikë nga sistemi shëndetësor i keq(53,1 %), mungesa e punësimit(49,4 %) dhe sëmundja e rëndë(46,4 %). Duket se shëndeti dhe punësimi janë shqetësimet më të mëdha ndër të rinjtë. Nga ana tjetër, të rinjtë janë më pak të shqetësuar nga të qenët viktimë e dhunës në familje. 53 % i frikësohen një sistemi të keq shëndetësor, që paraqet shqetësimin më të madh për të rinjët e Kosovës Për sa i përket të qenit viktimë e dhunës fizike, gratë e reja kanë më shumë frikë në krahasim me burrat e rinj. 36,6 % e grave të reja kanë frikë të madhe nga të qenët viktimë e dhunës fizike, 26,2 % kanë frikë mesatare dhe 33,3 % nuk kanë fare. Nga ana tjetër, 31 % e burrave të rinj kanë frikë të madhe nga dhuna fizike, 21,7 % frikë mesatare dhe 42,2 % nuk kanë fare. Për sa u përket segmenteve, gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore kanë shkallën më të lartë të frikës nga të qenët viktimë e dhunës fizike(71,4 %), ndërsa minimalistët e kënaqur(65,1 %) dhe tradicionalistët aktivë(60,6 %) kanë frikën më të ulët. Ngjashëm, ka dallime gjinore në lidhje me frikën e të qenit viktimë e dhunës seksuale. Gratë e reja raportojnë se kanë frikë të madhe nga dhuna seksuale(38,6 %) në krahasim me burrat e rinj (21,8 %). 32,6 % e grave të reja dhe 51,5 % e burrave të rinj nuk kanë fare frikë nga dhuna seksuale. Kjo frikë është më e përhapur te gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore(69,5 %). 81,1 % e tradicionalistëve aktivë, 74,2 % e minimalistëve të kënaqur dhe 42,1 % e progresivëve të arsimuar urbanë nuk kanë fare frikë nga dhuna seksuale. Gratë e reja kanë më shumë frikë nga grabitja në krahasim me burrat e rinj. 31,5 % e grave të reja dhe 28,3 % e burrave të rinj kanë frikë të madhe nga grabitja, 36,4 % e grave të reja dhe 25,6 % e burrave të rinj kanë frikë mesatare dhe më shumë burra të rinj(42,9 %) në krahasim me gratë e reja (29,3 %) nuk kanë fare frikë nga grabitja. Gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore janë grupi i të rinjve me përqindjen më të lartë(63,9 %) të frikës nga grabitja, ndërsa minimalistët e kënaqur kanë frikën më të ulët nga grabitja. Dallimet gjinore ndër grupmosha janë më pak të dukshme në frikën nga sëmundja e rëndë. Megjithatë, gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore kanë më shumë frikë nga sëmundja e rëndë (80,9 %) në krahasim me segmentet e tjera. Nga ana tjetër, minimalistët e kënaqur kanë frikën më të ulët nga sëmundja e rëndë(34,7 %). Në mënyrë të ngjashme, dallimet gjinore dhe dallimet e grupmoshave janë më pak të dukshme në lidhje me frikën nga mungesa e punësimit. Shkalla më e lartë e frikës nga mungesa e punësimit është ndër gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore(64,5 %), ndërsa minimalistët e kënaqur kanë shkallën më të ulët(26,2 %). 29 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Frika dhe shqetësimet (ne%) Deri në çfarë mase jeni të frikësuar apo të shqetësuar në lidhje me çështjet si në vijim? Shumë , Probleme të banimit Të mos kem pension , të mirë Efektet negative të , Inteligjencës Arti ciale , Sistem i keq shëndetësor , Lufta Viktimat e dhunës , në familje , Pandemi globale Emigrantë dhe , refugjatë të shumtë Ndotja dhe ndryshimet , klimatike , Sulm terrorist , Të mos kem punë , Të sëmurem rëndë , Të grabitem nga dikush Viktimë e , dhunës seksuale Viktimë e , dhunës zike Deri diku , , , , , , , , , , , , , , , Aspak , , , , , , , , , , , , , , , Sjelljet e justifikuara Anketa ka bërë matje të asaj se në çfarë mase të rinjtë e arsyetojnë listën vijuese të sjelljeve dhe të orientimeve, siç janë: aborti, homoseksualiteti, mashtrimi me tatime nëse shfaqet mundësia, marrja/ dhënia e ryshfetit, si dhe përdorimi i lidhjeve për të ‹kryer punë’(p.sh., në spital, në zyra të ndryshme etj.). Është aplikuar një shkallë dhjetëpikëshe, pra nga një deri në dhjetë, ku ‹një› do të thotë se sjellja/orientimi i caktuar nuk arsyetohet kurrë dhe ‹dhjetë› është gjithmonë i arsyetuar. Papunësia dhe çështjet shëndetësore janë shqetësimet më të mëdha ndër të rinjtë. Nuk ka dallime të tjera madhore gjinore dhe ndërmjet grupmoshave në arsyetimin e sjelljeve/ orientimeve të tilla. Megjithatë, ka dallime midis segmenteve. Progresistët e arsimuar urbanë kanë pikëpamje më liberale. Ata kanë mesataren më të lartë(5,77) në arsyetimin e abortit(5,77) dhe të homoseksualitetit(5,55) në krahasim me segmentet e tjera. Ndryshe, ky segment ka më pak tolerancë për mashtrimet me tatime nëse do të shfaqej mundësia(1,89) dhe marrjen/dhënien e ryshfetit(1,46). Përdorimi i lidhjeve për të ‹kryer punë› (p.sh., në spital, në zyra të ndryshme etj.) kryesisht arsyetohet nga tradicionalistët aktivë(5,06). 30 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Sjelljet e arsyetuara (ne%) Ju lutemi tregoni nëse, sipas mendimit tuaj, sjelljet/orientimet vijuese mund të arsyetohen gjithmonë, kurrë, ose disi në mes. Asnjëherë 1 2 3 4 5 6 7 8 Aborti 47 ,5 4 ,1 4 ,9 3 ,3 12 ,6 6 ,0 4 ,9 1 ,7 Homoseksualiteti 58 ,7 3 ,6 4 ,2 2 ,8 8 ,1 3 ,9 4 ,0 0 ,6 Mashtrimi me tatime nëse të jepet mundësia 55 ,8 3 ,4 4 ,2 2 ,5 10 ,3 5 ,4 3 ,2 1 ,0 Marrja/dhënia e ryshfetit 58 ,5 5 ,3 3 ,9 3 ,2 9 ,4 4 ,4 4 ,0 2 ,2 Përdorimi i lidhjeve për të‘kryer punë’ (p.sh., në spital, në zyrat e ndryshme, etj) 47 ,7 4 ,1 5 ,2 4 ,8 14 ,3 7 ,3 4 ,3 2 ,0 Gjithmonë 9 10 Nuk e di 1 ,1 6 ,1 6 ,6 – 4 ,3 7 ,9 0 ,2 2 ,6 10 ,3 0 ,2 3 ,5 5 ,1 1 ,0 5 ,2 3 ,6 Opinionet për fqinjët Anketa ka përfshirë edhe një eksplorim të perceptimeve të të rinjve karshi komuniteteve të ndryshme si fqinjë. Këto komunitete janë: personat LGBTQIA+, romët, personat e varur nga droga, hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët. Të rinjtë janë pyetur se si do të ndiheshin nëse anëtarë të këtyre komuniteteve do të zhvendoseshin për të jetuar në lagjen e tyre. Perceptimi më negativ është për personat LGBTQIA+ dhe për të varurit nga droga. 44,1 % e të rinjve theksojnë se do të ndiheshin shumë keq nëse persona LGBTQIA+ do të jetonin në lagjen e tyre. Edhe më negativisht perceptohen të varurit nga droga. 66,6 % e të rinjve deklarojnë se do të ndiheshin shumë keq nëse të varurit nga droga do të jetonin në lagjen e tyre. 88,5 % e të anketuarve janë myslimanë. Komuniteti mysliman si fqinj ka marrë pikëpamjet më pozitive. 58,1 % e të anketuarve deklaruan se ndihen shumë mirë dhe 19,3 % e të anketuarve deklaruan se do të ndiheshin mirë të jetonin me njerëz myslimanë në lagjen e tyre. Komuniteti i krishterë, komuniteti hebre dhe komuniteti rom kanë marrë më shumë pikëpamje neutrale. Të rinjtë deklarojnë se nuk do të ndiheshin as mirë e as keq nëse do të jetonin me pjesëtarë të komunitetit të krishterë(44,5 %), pjesëtarë të komunitetit hebre (36,7 %) dhe pjesëtarë të komunitetit rom(48,5 %). Progresistët e arsimuar urbanë janë segmenti që percepton më pozitivisht të gjitha komunitetet e përmendura më sipër, përveç personave të varur nga droga. Dy segmentet e tjera që kanë pikëpamje pozitive ndaj pjesëtarëve të këtyre komuniteteve si fqinjë janë të rinjtë kompleksë urbanë dhe tradicionalistët aktivë. Diskriminimi Anketa ka eksploruar përvojat e të rinjve në lidhje me diskriminimin. Në anketë janë përfshirë disa atribute si motive të mundshme për diskriminim, si: gjinia, gjendja ekonomike, besimi fetar, përkatësia etnike, bindjet politike, orientimi seksual dhe gjuha e folur. Shumica e të anketuarve deklarojnë se nuk janë diskriminuar kurrë mbi bazën e këtyre atributeve. Megjithatë, ata që kanë përjetuar diskriminim, janë diskriminuar më shumë mbi bazën e gjendjes ekonomike(shpeshherë: 9,3 %; disa herë: 16,6 %), ndjekur nga bindjet politike (shpeshherë: 6,6 %; disa herë: 14 %) dhe besimi fetar(shpeshherë: 7,3 %; disa herë: 11,1 %). Në lloje të ndryshme të diskriminimit janë hasur dallime të vogla gjinore. Në krahasim me burrat, gratë e anketuara kanë raportuar shkallë më të lartë të diskriminimit bazuar në gjuhën e folur, gjininë, prejardhjen etnike dhe orientimin seksual, ndërsa kanë deklaruar shkallë më të ulët të diskriminimit bazuar në gjendjen ekonomike, besimin fetar dhe bindjet politike. 31 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Opinionet për fqinjët (ne%) Si do të ndiheshit nëse një familje ose person vijues do të shpërngulej në lagjen tuaj? Sipas nëngrupeve të të rinjve, përgjigjet e kombinuara ‹shumë mirë› dhe ‹mirë› Persona LGBTQIA+ Gjithsej 9 ,0 Gratë e reja konservatore të Evropës Lindore/ Lindjes së Mesme Minimalistët e kënaqur 6 ,9 8 ,1 Rinia që përballet me aspirata materialiste 1 ,4 Tradicionalistë aktivë 9 ,3 Rini urbane komplekse 11 ,6 Romë 27 ,6 21 ,5 31 ,9 12 ,3 34 ,6 35 ,0 Të varur nga droga 3 ,5 4 ,3 1 ,5 – – 22 ,0 Hebrenj 19 ,0 12 ,8 20 ,7 10 ,9 22 ,2 24 ,2 Të krishterë 40 ,4 27 ,7 48 ,0 20 ,5 67 ,5 34 ,1 Myslimanë 77 ,4 81 ,2 87 ,3 65 ,9 74 ,1 48 ,8 Progresivë urbanë të arsimuar 40 ,4 43 ,1 – 44 ,3 65 ,8 68 ,8 Dallimet gjinore janë më të dukshme në diskriminimin e bazuar në gjini. Gratë e anketuara kanë raportuar shkallë më të lartë të diskriminimit gjinor(shpeshherë: 5,5 %; disa herë: 16,4 %) në krahasim me burrat e anketuar(shpeshherë: 3,9 %; disa herë: 10,4 %). Dallimet në diskriminimin e raportuar janë më të dukshme ndërmjet segmenteve. Më shumë se 85 % e grave të reja konservatore të Evropës Lindore, të minimalistëve të kënaqur dhe të të rinjve që përballen me aspirata materialiste dhe 58,5 % e progresistëve të arsimuar urbanë kanë raportuar se nuk kanë përjetuar kurrë diskriminim gjinor. Të rinjtë kompleksë urbanë janë segmenti me shkallën më të lartë të diskriminimit gjinor. 42,4 % e tyre kanë deklaruar se disa herë kanë përjetuar diskriminim gjinor dhe 26,9 % kanë deklaruar se shpeshherë kanë përjetuar diskriminim gjinor. Ky segment ka shkallën më të lartë të raportuar të diskriminimit të bazuar në gjendjen ekonomike. 43,5 % e tyre kanë raportuar se disa herë kanë përjetuar këtë lloj diskriminimi dhe 35,1 % kanë raportuar se shpeshherë e kanë përjetuar atë. Rreth gjysma e tradicionalistëve aktivë kanë raportuar se kanë përjetuar diskriminim të bazuar në gjendjen ekonomike ose disa herë, ose shpeshherë. 75,6 % e grave të reja konservatore dhe 89,9 % e të rinjve kompleksë urbanë kanë raportuar se nuk e kanë përjetuar kurrë këtë lloj diskriminimi. Për sa i përket diskriminimit të bazuar në besimin fetar, të rinjtë kompleksë urbanë janë segmenti me shkallën më të lartë të përqindjes së raportuar të diskriminimit. 74,3 % e tyre kanë raportuar se ose disa herë, ose shpeshherë janë diskriminuar si pasojë e besimit të tyre fetar. Diskriminimi i bazuar në përkatësinë etnike është më i përhapur tek të rinjtë kompleksë urbanë krahasuar me segmentet e tjera. 65,7 % e tyre kanë deklaruar se kanë përjetuar këtë lloj diskriminimi ose disa herë, ose shpeshherë, ndërsa të rinjtë e segmenteve të tjera e kanë raportuar këtë lloj diskriminimi më pak se 20 %. Diskriminimi i bazuar në bindjet politike është më pak i pranishëm te minimalistët e kënaqur dhe tek të rinjtë që përballen me aspirata materialiste. 89,9 % e të rinjve të këtyre dy segmenteve kanë raportuar se nuk kanë përjetuar kurrë këtë lloj diskriminimi. Gjithashtu, 77 % e grave të reja konservatore, 65,9 % e tradicionalistëve aktivë dhe 64,5 % e progresistëve të arsimuar urbanë kanë raportuar se nuk kanë përjetuar kurrë këtë lloj diskriminimi. Megjithatë, të rinjtë kompleksë urbanë kanë raportuar shkallë më të lartë; 65,5 % kanë raportuar se ose disa herë, ose shpeshherë kanë përjetuar diskriminim të tillë. 32 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Diskriminimi (ne%) A keni përjetuar ndonjëherë diskriminim për ndonjë nga arsyet e mëposhtme? Asnjëherë , Gjuha e folur , Orientimi seksual , Bindjet politike , Prejardhja etnike , Besimi fetar , Gjendja ekonomike , Gjinia Nganjëherë , Shpesh , ,, ,, ,, ,, ,, ,, Më shumë se 90 % e të anketuarve kanë raportuar se nuk kanë përjetuar kurrë diskriminim të bazuar në orientimin seksual. Megjithatë, 70,7 % e të rinjve kompleksë urbanë kanë raportuar se kanë përjetuar këtë lloj diskriminimi ose disa herë, ose shpeshherë. Ata gjithashtu kanë raportuar shkallë më të lartë(69 %) të diskriminimit të bazuar në gjuhën që flasin. Segmentet e tjera kanë raportuar shkallë shumë më të ulët të diskriminimit të tillë. Pikëpamjet për gratë dhe për të drejtat e pakicave Të rinjtë janë pyetur edhe lidhur me të drejtat e grupeve të ndryshme, si për gratë, pakicat etnike, pjesëtarët e komunitetit LGBTQIA+, njerëzit e varfër dhe për të rinjtë. Shumica e të anketuarve (62,6 %) mendojnë se njerëzit e varfër nuk kanë të drejta të mjaftueshme, por shumica e tyre mendojnë se(54,9 %) gratë,(51,4 %) pakicat etnike dhe(51,9 %) të rinjtë kanë të drejta të mjaftueshme. 33 % e të anketuarve mendojnë se pjesëtarët e komuniteteve LGBTQIA+ kanë shumë të drejta, ose 38,7 % mendojnë se kanë të drejta të mjaftueshme. Ka një disbalancë gjinore në perceptimet lidhur me të drejtat e grave. 48,6 % e të anketuarave gra mendojnë se gratë nuk kanë të drejta të mjaftueshme në krahasim me 25,2 % e të anketuarve burra që ndajnë të njëjtën mendim. Ndryshe, 64,1 % e pjesëmarrësve burra mendojnë se gratë kanë të drejta të mjaftueshme, krahasuar me 45 % e të anketuarave gra që ndajnë të njëjtin mendim. Për sa u përket të drejtave të pakicave etnike, shumica e të anketuarve(51,4 %) mendojnë se pakicat etnike kanë të drejta të mjaftueshme, ndërsa 23,1 % mendojnë se nuk kanë të drejta të mjaftueshme, 21,1 % mendojnë se kanë shumë të drejta. Të rinjtë kompleksë urbanë dallohen nga të gjitha segmentet e tjera për sa i përket perceptimit të të drejtave të pakicave etnike. 60,2 % mendojnë se pakicat etnike kanë të drejta të mjaftueshme dhe 19,7 % mendojnë se kanë tepër të drejta. Këto janë përqindjet më të larta krahasuar me segmentet e tjera. Perceptimet për të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBTQIA+ nuk ndryshojnë ndjeshëm midis gjinive ose grupmoshave. Dallimet janë më të dukshme ndërmjet segmenteve të të rinjve. 33 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Pikëpamjet mbi të drejtat e pakicave (ne%) Ju lutemi tregoni nëse, sipas mendimit tuaj, grupet vijuese nuk kanë të drejta të mjaftueshme, kanë të drejta të mjaftueshme apo kanë shumë të drejta në vendin tuaj. Nuk kanë të drejta të mjaftueshme Kanë të drejta të mjaftueshme Kanë shumë të drejta Nuk e di Pjesëtarët e , komunitetit LGBTQIA+ , Pakicat etnike , , ,, Gratë ,, Të rinjtë , Të varfrit , , , , , , , , Për shembull, 68,9 % e tradicionalistëve aktivë mendojnë se ky grup ka tepër të drejta, që është një përqindje shumë më e lartë në krahasim me segmentet e tjera. Ndryshe, 30,2 % e progresistëve të arsimuar urbanë mendojnë se ky grup nuk ka të drejta të mjaftueshme. Kjo përqindje është shumë më e lartë në krahasim me përqindjen e segmenteve të tjera që ndajnë të njëjtin mendim. Ka dallime të vogla gjinore për sa u përket të drejtave të njerëzve të varfër. 66,2 % e grave kanë shfaqur prirje të mendojnë se njerëzit e varfër nuk kanë të drejta të mjaftueshme në krahasim me 59,3 % e të anketuarve burra. Ndryshe, 33,9 % e të anketuarve burra mendojnë se njerëzit e varfër kanë të drejta të mjaftueshme në krahasim me 28,1 % e të anketuarave gra që ndajnë të njëjtin mendim. 80,5 % e tradicionalistëve aktivë dhe 87,3 % e progresistëve të arsimuar urbanë mendojnë se njerëzit e varfër nuk kanë të drejta të mjaftueshme. Ndryshe, 56,2 % e të rinjve që përballen me aspirata materialiste mendojnë se kanë të drejta të mjaftueshme, 38,8 % e të rinjve kompleksë urbanë ndajnë të njëjtin mendim dhe 21,8 % mendojnë se kanë tepër të drejta. Segmentet e të rinjve dallojnë ndjeshëm për sa u përket perceptimeve të të drejtave të të rinjve. 61,1 % e progresistëve të arsimuar urbanë mendojnë se të rinjtë nuk kanë të drejta të mjaftueshme. Ndryshe, 66,8 % e të rinjve që përballen me aspirata materialiste dhe 60,2 % e të rinjve kompleksë urbanë mendojnë se të rinjtë kanë të drejta të mjaftueshme. 25 % e të rinjve kompleksë urbanë mendojnë se të rinjtë kanë tepër të drejta. Pikëpamjet shoqërore Të rinjve u është prezantuar një listë e pikëpamjeve të përzgjedhura mbi çështje të ndryshme dhe nga ta është kërkuar që të zgjedhin nivelin e tyre të mospajtimit/pajtimit në shkallë pesëpikëshe. Pikëpamja më e pranuar shoqërore është mbrojtja e kulturës personale. Sidoqoftë, përqindja më e ulët e pranimit të kësaj pikëpamjeje është ndër të rinjtë kompleksë urbanë(58,6 %). Pikëpamjet më të kundërshtuara janë ato për të drejtën e martesës së çifteve të seksit të njëjtë dhe se çiftet e të njëjtit seks janë prindër të mirë. Sidoqoftë, gratë e anketuara kanë treguar më shumë tolerancë ndaj këtyre dy pikëpamje. Për shembull, 32,9 % e grave kanë rënë dakord që çiftet e të njëjtit seks duhet të kenë të drejtë të martohen në krahasim me 22 % e të anketuarve burra. Sidoqoftë, shumica e të rinjve kompleksë urbanë (57,2 %) dhe e progresistëve të arsimuar urbanë (76,1 %) pajtohen që çiftet e gjinisë së njëjtë duhet të kenë të drejtë të martohen dhe janë prindër të mirë. 48,3 % e të rinjve kompleksë urbanë dhe 67,6 % e progresistëve të arsimuar urbanë gjithashtu kanë rënë dakord me këtë mendim. 34 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Fig. Pikëpamjet shoqërore (ne%) Sa shumë pajtoheni me deklaratat e mëposhtme? Nuk pajtohem aspak Çiftet e të njëjtit seks , janë prindër të mirë Imigrantët pasurojnë , kulturën tonë Çiftet e të njëjtit seks duhet , të kenë të drejtë të martesës Hebrenjtë kanë , shumë ndikim Hierarkia natyrore ndërmjet , popujve të bardhë dhe të zi Burrat duhet të kenë më shumë , të drejtë për vend pune Të mbrojmë ,,, kulturën tonë Burrat janë liderë , politik më të mirë ,, , ,, , , , Nuk pajtohem , , , , , As pajtohem as nuk pajtohem Pajtohem Nuk e di ,,, ,, ,,, ,, ,, , , Dallimet gjinore janë të dukshme në perceptimet mbi liderët burra dhe që burrat kanë më shumë të drejta për punë. 48,3 % e pjesëmarrësve burra dhe 28,9 % e pjesëmarrëseve gra pajtohen që burrat janë liderë politikë më të mirë. Progresistët e arsimuar urbanë fuqishëm e kundërshtojnë këtë pikëpamje. Vetëm 9,8 % e tyre e pranojnë këtë mendim. 46,3 % e të anketuarve burra dhe 28 % e të anketuarave gra pajtohen që burrat duhet të kenë më shumë të drejta në punësim. Asnjë nga progresistët e arsimuar urbanë nuk e pranon këtë mendim. Sidoqoftë, ky mendim është kryesisht i pranuar nga të rinjtë që përballen me aspirata materialiste(55,5 %) dhe të rinjtë kompleksë urbanë(59,2 %). Të rinjtë kompleksë urbanë dhe progresistët e arsimuar urbanë pajtohen në masë të madhe për pasurimin e kulturës nga emigrantët. 67,2 % e të rinjve kompleksë urbanë dhe 70,5 % e progresistëve të arsimuar urbanë pajtohen me një mendim të tillë. Për sa i përket ndikimit të hebrenjve, kryesisht të rinjtë kompleksë urbanë pajtohen që hebrenjtë kanë shumë ndikim në vendin e tyre (51,6 %). Rreth gjysma e të anketuarve pajtohen për hierarkinë natyrore midis njerëzve të zinj dhe të bardhë. Gjetjet tregojnë dallime të mëdha për sa i përket besimit se partnerët e të njëjtit seks janë prindër të mirë. Më shumë se gjysma e grave te reja konservatore të Evropës lindore, e minimalistëve të kënaqur, e të rinjve që përballen me aspirata materialiste dhe e tradicionalistëve aktivë nuk pajtohen fuqishëm me këtë, ndërsa të rinjtë kompleksë urbanë dhe progresistët e arsimuar urbanë kanë prirje të jenë më neutralë dhe një numër më i vogël i tyre pajtohen apo nuk pajtohen. Shqetësimet mjedisore ndryshojnë ndër të rinjtë e segmenteve të ndryshme. Për shembull, për deklaratën ‹shteti duhet ta kufizojë konsumin nëse kjo ndihmon që të mbrohet mjedisi›, ose për deklaratën ‹duhet të ndalohet përdorimi i makinave që ndotin mjedisin› kryesisht pajtohen minimalistët e kënaqur. 44 % e tyre pajtohen dhe 35,4 % e tyre pajtohen fuqishëm. Të rinjtë kompleksë urbanë janë më neutralë për çështjen mjedisore; 47 % as nuk pajtohen, as pajtohen me një deklaratë të tillë. Ata që preferojnë mbrojtjen e mjedisit kanë prirje të vlerësojnë më shumë rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm(r=,35) dhe të jetuarit në të njëjtën lagje me myslimanët(r=,30), por janë kundër të jetuarit në të njëjtën lagje me të varurit nga droga(r=,36) dhe nuk besojnë se çiftet e të njëjtit seks janë prindër të mirë(r=-,31). 35 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme Studimi për rininë Kosovë Gjetjet kryesore 1.  Vlerat që kanë peshën më të ulët tek të rinjtë janë të qenët aktiv në politikë dhe pjesëmarrja në veprime ose në nisma qytetare. Vlerat që konsiderohen si më të rëndësishmet janë: marrja e përgjegjësisë, të qenët i pavarur, diplomimi në universit, të pasurit e karrierës së suksesshme, martesa/të qenët i martuar, pasurimi/të qenët i pasur, të dukurit mirë, ve­ shja me rroba të markës, të ushqyerit e shënd­ etshëm, angazhimi në sporte dhe të pasurit fëmijë. 6.  Rreth gjysma e të rinjve kurrë nuk i arsyetojnë: abortin, homoseksualitetin, mashtrimin me tatime nëse shfaqet mundësia, marrjen/dhënien e ryshfetit, si dhe përdorimin e lidhjeve për të ‹kryer punë›(p.sh., në spital, në zyra të ndryshme etj.). Progresivët e arsi­ muar urbanë kanë qëndrime më liberale lidhur me abortin dhe homoseksualitetin në kraha­ sim me segmentet e tjera të të rinjve. 7.  Shumica e të rinjve nuk do të jetonin në të njëjtën lagje me personat LGBTQIA+ dhe me përdoruesit e drogës. 2.  Edhe pse shumica e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre, ata konsiderojnë se është shumë me rëndësi të jenë të pavarur. 3.  Progresivët e arsimuar urbanë kanë shkallën më të lartë të vlerave të mëpos­ htme: marrja e përgjegjësive, të qenët i pava­ rur, diplomimi universitar dhe të pasurit kar­ rierë të suksesshme. Të rinjtë që përballen me aspiratat materialiste kanë shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në veprime/nisma qyte­ tare, të qenët aktiv në politikë dhe veshje me rroba të markës. Minimalistët e kënaqur kanë shkallën më të lartë të martesës/të qenit i martuar, të ushqyerit e shëndetshëm, të pasurit fëmijë dhe angazhimi në sporte. Gratë e reja konservatore nga Evropa Lindore kanë shkallën më të lartë të vlerësimit të dukjes së mirë dhe të pasurimit/të qenit të pasur. 4.  Mesatarja e përgjithshme e kënaqs­ hmërisë me jetën ndër të rinjtë është 7,49 në shkallë nga 0(shumë të pakënaqur) deri në 10(shumë të kënaqur). Ata e percep­ tojnë të ardhmen personale si më të mirë se të ardhmen në përgjithësi. 5.  Papunësia dhe çështjet shëndetësore janë shqetësimet më të mëdha ndër të rinjtë. 8.  Shumica e të anketuarve deklarojnë se kurrë nuk janë diskriminuar në bazë të gjinisë, gjendjes ekonomike, besimit fetar, përkatësisë etnike, bindjeve politike, orienti­ mit seksual dhe gjuhës së folur. Ata që dekla­ rojnë se kanë përjetuar diskriminim theksojnë se kjo ishte e bazuar në gjendjen ekonomike, e pasuar nga bindjet politike dhe besimi fetar. 9.  Shumica e të anketuarve mendojnë se të varfrit nuk kanë të drejta të mjaftuesh­ me, por më shumë se gjysma e tyre mendojnë se gratë, pakicat etnike dhe të rinjtë kanë të drejta të mjaftueshme. Më shumë se një e tre­ ta e të anketuarve mendojnë se pjesëtarët e komuniteteve LGBTQIA+ kanë shumë të drejta ose mendojnë se kanë të drejta të mjaftuesh­ me. 10.  Pikëpamja më e pranuar shoqërore është mbrojtja e kulturës personale. Pikëpamjet më të kundërshtuara janë ato për të drejtën e martesës së çifteve të seksit të njëjtë dhe se çiftet e të njëjtit seks janë ­prindër të mirë. 11.  Shumica e të rinjve janë dakord që shteti duhet ta kufizojë konsumin për ta mbrojtur mjedisin.to protect the environ­ ment. 36 8. Vlerat, qëndrimet dhe perceptimet e përgjithshme 9. Studimi për rininë Kosovë Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve → Rreth 46 % e të rinjve kosovarë nuk janë fare të interesuar për politikën. → 37 % e të rinjve kosovarë nuk dinë ‘asgjë fare› për politikën. → Vetëm rreth 14 % do të pranonin të merrnin një pozite politike. Pjesëmarrja aktive dhe domethënëse politike është një nga shtyllat bazë për ndërtimin e strukturave dhe institucioneve të forta demokratike. Kosova ka një mjedis interesant për eksplorimin e pikëpamjeve të të rinjve në lidhje me qëndrimet politike dhe pjesëmarrjen, duke pasur parasysh që, krahas specifikës së të kaluarës postkomuniste, ka specifika edhe në dy dimensione të tjera. Së pari, Kosova përfaqëson një kontekst të pasluftës, me një arkitekturë institucionale dhe shtetërore që u shfaq pas vitit 1999, pas një procesi të ndërhyrjes dhe qeverisjes ndërkombëtare (Misioni i OKB-së në Kosovë). Përveç kësaj, Kosova ka popullsinë me moshën mesatare më të re në Evropë, gjë që, në kombinim me ekonominë modeste me nivele të vazhdueshme të papunësisë, e bën lidhjen e të rinjve me politikën e brendshme objekt interesant studimi. Ky kontekst i gjerë mbase shërben si faktor kontribuues për kërkesat për përmirësimin e standardit të jetesës, që më pas është e lidhur ngushtë me rezultatet që dalin nga proceset politike. Ky kapitull paraqet rezultatet e pikëpamjeve të të rinjve të Kosovës mbi pjesëmarrjen politike, përfaqësimin, angazhimin dhe besimet e tyre në lidhje me ideologjitë, vlerat, institucionet vendore e ndërkombëtare. Kapitulli gjithashtu mbështetet në studimin e FES-it për rininë në Kosovë 2018– 2019 dhe në studimin e FES-it për rininë në Kosovë 2012, për të shtuar një këndvështrim krahasues kohor në analizë, që do të duhej të kapte rastet e ndryshimit dhe të ofronte një kuptim më të mirë të fenomeneve me interes. Interesimi, njohuria dhe pjesëmarrja në politikën e brendshme Të rinjtë kosovarë duken të jenë mjaft të papërfshirë në çështjet e politikës së brendshme, meqë një përqindje e konsiderueshme e tyre(rreth 46 %) kanë deklaruar se«nuk kanë fare interesim për politikë.» Në këtë kontekst të një mosinteresimi të gjerë, nuk është befasues fakti që shumica e të rinjve, gjegjësisht 37 % kanë deklaruar se «nuk dinë asgjë» për politikën dhe vetëm rreth 14 % do të ishin në favor që të marrin vetë një pozitë politike. Këta numra të lartë të mosinteresimit për politikë mund të shpjegohen nga përshtypja e përgjithshme që anon drejt pikëpamjes që interesat e të rinjve nuk janë të përfaqësuar si duhet në politikë. Rezultatet japin indikacion të një trendi të tillë, duke qenë se rreth 16 % e të rinjve kosovarë besojnë se interesat e të rinjve«nuk janë aspak» të përfaqësuar në politikë, ndërsa rreth 30 % besojnë se janë të përfaqësuar «dobët». Këto rezultate janë kryesisht në vijë me hulumtimin e realizuar në periudhën 2018–2019, i cili gjithashtu ka zbuluar se interesimi i të rinjve në Kosovë është në trend të rënies. Në të njëjtën kohë, ky studim ka shfaqur se nga 2012 deri 2018– 2019, të rinjtë kosovarë kanë qenë gjithnjë e më pak të interesuar për politikën në përgjithësi. Ky mosinteresim gjurmohet jo vetëm në periudhën 2018–2019, por duket se ka pasur trajektore të tillë edhe më herët. 11 Që atëherë trendi ka shënuar rënie të zbehtë, ndonëse jo aq sa në matjet e ­mëparshme. 12 37 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Megjithëkëtë, të rinjtë në Kosovë kanë shfaqur Pavarësisht nga fakti që një numër i konsideruenjë nivel të lartë të pjesëmarrjes në zgjedhjet e shëm i të rinjve e kanë vendosur veten si«plotësfundit, duke qenë se vetëm 10 % e të anketuarve isht të djathtë», pyetjet e tjera kanë ilustruar se kanë pohuar se kanë refuzuar mundësinë për të shumica e pikëpamjeve të të rinjve për çështjet votuar, pavarësisht nga e drejta që kanë pasur për ekonomike dhe sociale, si dhe për rolin e shtetit të bërë një gjë të tillë. Në përgjithësi, rreth 45,6 % në sigurimin e mirëqenies sociale, kryesisht përafe të rinjve kosovarë me të drejtë vote kanë marrë roheshin me ideologji«të majta». Për shembull, pjesë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme. Me- shumica e të rinjve do të ishin në favor të poligjithatë, edhe pse pjesëmarrja në zgjedhje nxjerr tikave që favorizojnë të ardhura të barabarta dhe rezultat pozitiv, duhet bërë më shumë nga palët do të preferonin një rritje të rolit të shtetit si në përkatëse të interesit për të rritur pjesëmarrjen pronësi të bizneseve dhe industrive, ashtu dhe në dhe angazhimin politik zgjerim të programeve të të të rinjve. Për sa i përket konsumit mediatik, rezultatet tregojnë se të rinjtë 3 % e të rinjëve në Kosovë janë shumë të interesuar në politikë mirëqenies sociale. Prandaj, shumica e të rinjve kosovarë nuk janë kundër zgjenuk e marrin informacio- rimit të shërbimeve dhe nin e tyre mbi politikën nga televizionet dhe me- institucioneve shtetërore dhe janë në favor të rridiet në internet. Mbi gjysma e të anketuarve kanë tjes së rolit të shtetit në ekonomi dhe shoqëri. Një deklaruar se«nuk shpenzojnë kohë» ose«shpen- gjetje tjetër interesante ka të bëjë me dallimet gjizojnë më pak se gjysmë ore» për të mësuar rreth nore në lidhje me pikëpamjet ideologjike – burrat ngjarjeve politike në medie(Klan Kosova, Duka- e rinj(18 %) janë shprehur më të gatshëm për t’u gjini, Kohavision, Kallxo.com, T7, Nacionale). vetidentifikuar si«plotësisht të djathtë» në krahasim me gratë e reja(11 %). 13 Pikëpamjet ideologjike Shumica e të rinjve kanë pranuar se më me gjasë Ngjashëm me gjetjet në kuadër të Hulumtimit të do të votojnë duke u bazuar në liderin e partisë FES-it për rininë në Kosovë 2018–2019, shumica e(rreth 28 %), në krahasim me ideologjinë e partitë rinjve të Kosovës vazhdojnë të hasin vështirësi, së, programin zgjedhor të partisë ose koordinikur u kërkohet të karakterizojnë veten si me prirje min me familjen dhe miqtë – këto tri përgjigje të të«djathtë» ose«të majtë» në orientimin e tyre ndryshme kapin shifrën rreth 19 %. Gjetje të tilpolitik. Të pyetur për të pozicionuar veten në të la(së bashku me nënseksionin e mëposhtëm mbi majtë ose në të djathtë të shkallës politike nga demokracinë) sugjerojnë se të rinjtë kosovarë 1–10, të rinjtë kanë shfaqur vështirësi si në të kup- janë kryesisht të painteresuar për t’u angazhuar tuarit e këtyre kategorive, ashtu edhe në pozi- politikisht në nivelin konceptual dhe ideologjik, cionimin e tyre në spektrin politik(Infografika 2 dhe kjo reflektohet edhe në procesin e zgjedhjes më poshtë). Rezultatet janë edhe më intriguese – së partisë së tyre të preferuar politike për të cilën përderisa përqindja më e lartë(rreth 17 %) u ven- votojnë. Trajtimi i fushatave të ndryshme formados në mes të spektrit, mesatarja ishte 5,61. Kjo të le dhe joformale të ndërgjegjësimit mund të jenë jep përshtypjen e një pozicionimi të përgjithshëm mënyrë për zbutjen e kësaj situate dhe për të nxi‹centrist› të rinisë kosovare brenda spektrit politik tur lidhjen ndërmjet njohurive të votuesve, promajtas-djathtas. grameve të partisë dhe vendimeve politike në nivel qendror. Në planin afatgjatë, veprime të Është interesant fakti se rreth 15 % e të rinjve e tilla mbartin potencialin për të përmirësuar llokanë përshkruar veten si«të krahut plotësisht të garidhënien dhe zbatimin e politikave në lidhje djathtë» në orientimin e tyre politik, krahasuar me programet e partive politike dhe premtimet me rreth 13 % të tyre që e kanë etiketuar veten si elektorale, pra përmirësojnë raportin votues – qe«të krahut plotësisht të majtë». veri. 38 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Fig. Bindjet ideologjike te të rinjtë në Kosovë (ne%) Si do t’i vendosnit pikëpamjet tuaja politike në një shkallë matëse tipike ideologjike nga e majta në të djathtë, ku paraqet të majtën ekstreme dhe të djathtën ekstreme? , , , , , Ekstremi i majtë , , , ← Qendër → , , , Ekstremi i djathtë Nuk e di Pikëpamjet mbi demokracinë Gjetjet në lidhje me qëndrimin e të rinjve kosovarë ndaj demokracisë japin disa trende interesante. Rreth 44 % e të rinjve kosovarë janë të pajtimit se demokracia paraqet një formë të mirë të qeverisjes dhe rreth 41 % gjithashtu e konsiderojnë demokracinë si«gjithmonë të preferueshme» në krahasim me sistemet e tjera politike. Në të njëjtën mënyrë, shumica e të rinjve kosovarë hedhin poshtë pretendimin se«diktatura është më e mirë se demokracia në rrethana të caktuara», duke qenë se rreth 34 % e tyre«nuk pajtohen aspak» dhe rreth 17 % e tyre«pajtohen». Nga ana tjetër, rreth 21 % e të rinjve«pajtohen plotësisht» se vendin duhet ta qeverisë një lider i fortë, ndërsa rreth 23 % deklarojnë se«kryesisht pajtohen» me pohimin. Ndonëse, në thelb, liritë civile konsiderohen gjerësisht si element përbërës i nocionit të demokracisë, ato nuk duket se përfaqësojnë një nocion ‹të shenjtë› për të rinjtë kosovarë. Shumica e të anketuarve deklarojnë se do të favorizonin kufizimin e tyre në këmbim të standardeve më të mira të jetesës ose luftimit të kërcënimeve si terrorizmi. Shumica absolute e të rinjve gjithashtu e lidhin nocionin e demokracisë me«sigurinë ekonomike». Prandaj, të dhënat tregojnë se, përderisa të rinjtë kosovarë përgjithësisht e vlerësojnë sistemin demokratik,«kërcënimet e tjera ekzistenciale» si siguria dhe standardi i jetesës janë të një rëndësie të madhe. Megjithatë, të dhënat tregojnë se rezultatet e përgjithshme për çështjet që kanë të bëjnë me demokracinë janë pozitive. Nuk ka dallime të ndjeshme gjinore që mund të identifikohen përmes segmentimit gjinor në qëndrimet ndaj demokracisë. Besimi politik Në përgjithësi, besimi politik në institucionet e brendshme shfaqet në nivele mjaft të ulëta, gjë që përbën shqetësim për vitalitetin e demokracisë në vend. Për shembull, besimi politik në institucionet si qeveria dhe parlamenti është më i ulët në krahasim me institucionet e sigurisë, si ushtria dhe policia, si dhe në krahasim me institucionet ndërkombëtare, si BE dhe NATO. Besimi i rinisë në organet ndërkombëtare, për rrjedhojë, mbetet i lartë edhe ndër brezat më të rinj të kategorive të moshës 14–18 dhe 19–24 vjeç, që kanë kaluar shumicën ose të gjithë jetën e tyre, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Një shpjegim i mundshëm për këtë është se, edhe pse qeverisja ndërkombëtare në Kosovë ka përfunduar, roli i partnerëve të jashtëm në fusha të ndryshme vazhdon të mbetet i lartë deri në ditët e sotme. 39 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Përveçse nuk është perspektivë pozitive fakti që rinia ka nivel më të lartë besimi në institucionet ndërkombëtare(BE) sesa në qeverinë e saj, kjo gjithashtu nxjerr në pah dy pika kyçe. Së pari, thekson mbështetjen e madhe dhe aspiratat e forta të brezave të rinj të Kosovës për t’u bërë pjesë e ‹familjes evropiane›, duke reflektuar kështu një dëshirë për t’u rreshtuar përkrah standardeve dhe vlerave më të gjera evropiane. Nëse i marrim këto rezultate si të mirëqena, do të thotë që nuk ka arsye për shqetësim për krizë legjitimiteti të BE-së në sytë e të rinjve kosovarë. Për më tepër, mbështetja për BE-në në Kosovë ndër të rinjtë duket e fortë, megjithëse Qeveria e Kosovës ka kaluar nëpër një sërë takimesh publike me ndërmjetës të BE-së që janë përgjegjës për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo perspektivë tutje ndërlikohet me faktin që Kosova është vendosur nën të ashtuquajturat«masa të përkohshme dhe të kthyeshme» të BE-së për herë të parë në qershor 2023, si pasojë e mospajtimeve për zgjidhjet në procesin e dialogut me qeverinë në pushtet. 14 Megjithatë, shumica absolute e të rinjve kanë ndjenjë pro BEsë dhe shumica absolute(89 %) do të preferonin që Kosova të bëhej anëtare e BE-së. Nga ana tjetër, rezultate të tilla janë të rëndësishme edhe për Qeverinë e Kosovës, e cila duhet ta bëjë prioritet rritjen e nivelit të besimit, jo vetëm brenda vetë qeverisë, por në të gjitha institucionet publike. Mungesa e besimit në organet qeveritare mund të ketë pasoja të mëdha dhe të ndikojë në qeverisje, zbatim të politikave dhe pjesëmarrje të qytetarëve, por edhe ta dëmtojë legjitimitetin e brendshëm të shtetit dhe raportin qytetar – shtet. Besimi politik është mjaft i dobët për sa u përket institucioneve, si sistemi gjyqësor dhe niveli komunal. Besimi në partitë politike, i matur në terma të përgjithshëm, duket shumë i ulët. Për shembull, vetëm rreth 5 % pohojnë se kanë besim të plotë në partitë politike. Një rezultat tjetër interesant lidhet me nivelin e ulët të besimit në organizatat e shoqërisë civile, pasi vetëm 8,7 % e të anketuarve shprehin besim të plotë në to. Ky është një tjetër rezultat që meriton më shumë konsideratë, duke pasur parasysh se angazhimi i organizatave të shoqërisë civile dhe ‹sektori i tretë› në përgjithësi është jetik për një demokraci funksionale. Vlerat politike Kur bëhet fjalë për vlerat, rinia kosovare beson se papunësia(69,6 %), korrupsioni(52,5 %) dhe emigrimi(50,2 %) do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të përballet Kosova në dekadën e ardhshme. Ndërsa papunësia dhe korrupsioni janë të pritshme, për shkak të pranisë së këtyre çështjeve në debatet e përditshme dhe madje edhe në fushata zgjedhore, është interesant fakti se emigrimi është ngjitur më lart dhe konsiderohet tani si një nga sfidat kryesore të ardhshme për Kosovën. Për ta vënë në perspektivë, kjo çështje është listuar më lart se disa probleme të tjera urgjente, si janë pabarazitë, largimi i forcës së kualifikuar nga vendi, cilësia e shërbimeve publike dhe ndryshimet klimatike. Tri vlerat më të rëndësishme konsiderohen punësimi, të drejtat e njeriut dhe siguria (në këtë radhitje). Këto rezultate tregojnë qartas dëshirën për t’i përmirësuar kushtet bazike për një jetë të denjë. Problemi kryesor në këtë lidhje është se disa nga qëllimet shpeshherë duken në kundërshtim me pikëpamjet e tjera të paraqitura në pyetësorë, siç mund të marrim si shembull çështjen e besimit politik ndaj qeverisë qendrore. Si rrjedhojë, të rinjtë kosovarë janë kryesisht të interesuar që të shohin më shumë mundësi punësimi. Edhe pse besimi i përgjithshëm ndaj qeverisë vazhdon të jetë i ulët, megjithatë pritshmëritë bazohen në të. Ndërsa këto nivele besimi dhe pritshmërie janë pranë njëra-tjetrës, pritet që një pjesë e konsiderueshme e të rinjve të jenë të zhgënjyer, të tjetërsuar ose madje të zhgënjyer me politikën. Kur bëhet fjalë për vlerat politike, një rezultat interesant është se rreth 51 % e të rinjve kanë theksuar se kanë ndalur blerjen e produkteve për arsye politike ose mjedisore. Kjo flet për një ndryshim në çështjet e interesit të votuesve të rinj dhe një vetëdije të ngritur për sfidat globale që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike. Me këtë ndryshim të nisur të kërkesave dhe interesave të votuesve të rinj, partitë politike pritet të përgjigjen në preferenca të tilla zgjedhore dhe të veprojnë njëjtë. 40 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Fig. Pikëpamjet e të rinjve në Kosovë për anëtarësimin e Kosovës në BE (ne%) Sipas jush, a duhet të anëtarësohet Kosova në Bashkimin Evropian? Po Jo Mosha → Gjithsej – – – Fig. Preferenca e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato të ardhshme nga të rinjtë në Kosovë (ne%) Për cilën parti keni votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare? Nëse do të kishte zgjedhje parlamentare në ditët në vijim, për cilën parti do të votonit? Vota në zgjedhjet e fundit Lëvizja Vetëvendosje! , (LVV) Partia Demokratike ,, e Kosovës(PDK) Lidhja Demokratike ,, e Kosovës(LDK) Aleanca për Ardhmërinë ,, e Kosovës(AAK) ,, Lista Serbe(LS) Do të votoja në zgjedhjet e ardhshme për , Angazhimi politik, pikëpamjet për partitë politike dhe votimi Edhe pse të rinjtë e Kosovës nuk janë të kënaqur përgjithësisht me gjendjen politike dhe kushtet ekonomike, ata nuk janë veçanërisht të gatshëm të angazhohen dhe të mobilizohen. Vetëm rreth 10 % e të anketuarve kanë pranuar se janë anëtarë të një partie politike, ndërsa rreth 58 % nuk do ta merrnin kurrë parasysh një hap të tillë. Rreth 74 % kanë pohuar se nuk kanë nënshkruar kurrë një listë me kërkesa politike dhe nuk kanë mbështetur ndonjë peticion në internet. Rreth 75 % janë përgjigjur se nuk kanë marrë pjesë kurrë në demonstrata, kurse rreth 70 % janë përgjigjur se nuk kanë marrë pjesë kurrë në aktivitete vullnetarizmi ose organizime të shoqërisë civile. Vetëm rreth 9 % janë përgjigjur se kanë punuar në parti politike ose në një grup politik dhe rreth 20 % janë përgjigjur se kanë marrë pjesë në aktivitete politike në internet/në rrjete sociale. Në krahasim me rreth 64 % të të tjerëve që kanë deklaruar të kundërtën, kjo tregon për interesim të ulët të tyre për t’u angazhuar politikisht. 41 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Fig. Identi kimi si kosovar dhe evropian te të rinjtë në Kosovë (ne%) Sa e shihni veten si kosovar dhe evropian? Aspak Pak Mesatarisht Shumë Evropian → Gjithsej – – – Kosovar → Gjithsej – – – Plotësisht Të dhënat gjithashtu tregojnë se mbështetja për partinë në pushtet(Vetëvendosje) vazhdon të jetë e fortë te kjo kategori e popullsisë(Figura 17). Për shembull, partia është radhitur e fundit në kategorinë«nuk më pëlqen aspak» dhe e para në kategorinë«më pëlqen shumë». Duke mos qenë fort të lumtur me situatën, shumica e të rinjve, rrjedhimisht, duket se janë të kënaqur me statuskuonë, së paku gjykuar në terma të gatishmërisë për t’u angazhuar në mobilizimin politik për kauza të ndryshme publike. 34 % e të rinjëve në Kosovë e shohin veten e tyre si Evropian Qëndrimet nacionaliste Të dhënat tregojnë se në mesin e të rinjve ka krenari lidhur me të qenët shtetas i Kosovës, duke qenë se rreth 65 % e tyre pajtohen plotësisht me deklaratën«jam krenar të jem shtetas i këtij vendi.» Kjo tregon se legjitimiteti i brendshëm i Kosovës mbetet i lartë edhe te brezi më i ri, ndonëse ky numër pritet të jetë ndjeshëm më i ulët ndër të rinjtë serbë të Kosovës. Përgjigjja se«shteti duhet të pranojë më shumë emigrantë» është paksa e përzier, meqë shumica e të anketuarve(rreth 30 %) gjenden ndërmjet dy poleve, brenda të cilëve përsëri janë të shpërndarë mjaft barabar. Një trend i ngjashëm mund të vërehet në deklarimin se«do të ishte më mirë nëse vendi do të ishte i banuar vetëm nga kosovarë të vërtetë», duke qenë se rreth 24 % e tyre qëndrojnë në mes. Ky trend vihet re edhe në deklarimin se«jokosovarët që jetojnë në vend duhet t’i mësojnë zakonet dhe vlerat e Kosovës», pasi rreth 26 % e tyre qëndrojnë në mes. Rreth gjysma e të rinjve bien dakord me deklaratën se«kosovari i vërtetë është vetëm ai person që ka gjak kosovar». Nga ana tjetër, shumica e të rinjve(rreth 43 %) pajtohen me deklaratën se kishat dhe organizatat fetare aktualisht kanë«sasi të duhur të pushtetit», me një mesatare prej 2,79, nga një shkallë 1–5, ku 5 është«tepër shumë pushtet.» 15 Përfundimisht, të rinjtë e të gjitha moshave duket se kanë ndjenjë të fortë të përkatësisë së identitetit kosovar, ndërsa numri i të rinjve që identifikohen si evropian është ndjeshëm më i ulët(Figura 18). 42 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Gjetjet kryesore 1.  Gjetjet e hulumtimit zbulojnë mungesë të interesimit të të rinjve kosovarë për politikën e brendshme, me vetëm rreth 2 % e të anketuarve që besojnë se interesat e të rinjve janë të përfaqësuara«mirë» në politikën kombëtare. Kjo mungesë e interesimit duket se është faktor kontribuues dhe pasojë e nënp­ ërfaqësimit të perceptuar. Përderisa pjesëm­ arrja politike e matur në formën e pjesëmarrjes në zgjedhje duket mjaft e lartë, shumica e të rinjve nuk janë angazhuar politikisht në të ka­ luarën dhe nuk mendojnë se do ta bëjnë këtë në të ardhmen. Për më tepër, të rinjtë pranojnë se«lideri i partisë» është motivimi kryesor për të votuar, duke lënë pas faktorët si programet zgjedhore dhe ideologjia. 2.  Rezultatet e anketës zbulojnë nivel të lartë të mosbesimit të të rinjve të Ko­ sovës ndaj institucioneve politike vendore, veçanërisht ndaj partive politike dhe qeverisë kombëtare, madje edhe ndaj organizatave të shoqërisë civile. Institucionet vendore të sigurisë, si ushtria dhe policia, gëzojnë nive­ le më të larta të besimit ndër të rinj. Po ashtu, edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare, si NATO dhe BE, shprehet nivel më i lartë i besi­ mit në krahasim me institucioneve kryesore vendore, si Qeveria dhe Parlamenti. Sidoqoftë, ekziston një pajtim i gjerë në preferencën e të rinjve ndaj partisë politike që ka udhëhequr Qeverinë që nga viti 2021. Të dhënat tregojnë gatishmërinë e shumicës së të anketuarve për të votuar përsëri për Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme. 3.  Të rinjtë në Kosovë kanë probleme për t’u pozicionuar politikisht në shkallë të majtë apo të djathtë, me 20 % të tyre që kanë dhënë përgjigjen«nuk e di» në kërkesën për ta pozicionuar veten në një spektër të tillë. Këto gjetje konfirmohen edhe gjetiu në studim, gjë që dëshmon se ideologjitë poli­ tike nuk luajnë rol të rëndësishëm në formimin e pikëpamjeve politike të të rinjve. Siç është theksuar në një nga përgjigjet, shumica(rreth 28 %) deklarojnë se lideri i partisë politike ës­ htë motivimi kryesor për të votuar. 4.  Megjithëse ka një pajtim të gjerë se demokracia paraqet një formë të mirë të qeverisjes, që nga shumica e të rinjve konsi­ derohet si«gjithmonë e preferueshme» dhe se diktatura nuk shihet si formë më e mirë se demokracia në asnjë rrethanë, shumica e të anketuarve deklarojnë se do të preferonin një lider të fortë për ta qeverisur vendin. Në të njëjtën kohë, liritë civile konsiderohen të rënd­ ësishme, por nuk duket se përfaqësojnë një koncept të shenjtë për të rinjtë kosovarë, meqë shumica e të anketuarve deklarojnë se do të preferonin kufizimin e tyre në shkëmbim të standardeve më të mira të jetesës ose për të luftuar kërcënime si terrorizmi. 5.  Ekziston një pajtim i përgjithshëm midis të rinjve se punësimi është një nga sfidat kryesore për të ardhmen e tyre. Është interesant fakti që ka një besim mbizotërues se papunësia është sfidë që duhet të zgjidhet, ndonëse pritshmëria është që kjo të bëhet përmes veprimeve të qeverisë. Në një mënyrë paksa paradoksale, kosovarët nuk janë as të kënaqur plotësisht(nuk e preferojnë statu­ skuonë), as nuk janë sa duhet të pakënaqur për t’u angazhuar politikisht në mënyrë më aktive për të ndjekur ndryshimin. Vetëm 2 % e të anketuarve deklarojnë se janë të anëtarësu­ ar në sindikata dhe, me gjithë mungesën e besimit në qeverinë kombëtare, ekziston një pajtim i përgjithshëm se qeveria duhet të ketë rol më të madh në ekonomi përmes pronës­ isë së biznesit dhe përgjegjësisë më të madhe për t’u kujdesur për qytetarët. Në përgjithësi, të rinjtë besojnë se, përveç papunësisë, sfi­ dat kryesore me të cilat do të përballet me gja­ së Kosova në dekadën e ardhshme janë kor­ rupsioni dhe migrimi. 43 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja e të rinjve Studimi për rininë Kosovë Përfundime Studimi për rininë në Kosovë 2024 zbulon një numër gjetjesh kritike lidhur me perspektivat dhe përvojat e të rinjve në Kosovë. Të rinjtë në Kosovë shfaqin mungesë interesimi për politikën e brendshme, nivele të ulëta angazhimi dhe mosbesim të ndjeshëm në institucionet politike. Shkalla e mosbesueshmërisë në institucionet e brendshme politike është mjaft e ulët, kurse shkalla e besueshmërisë në institucionet e sigurisë dhe në organet ndërkombëtare, si NATO dhe BE, është më i lartë. Kjo tregon se nevojiten nisma për të rinjtë që rrisin njohuritë e tyre politike dhe shkallën e besueshmërisë në qeverisje. Të rinjtë kosovarë po ashtu kanë vështirësi të identifikojnë pozicionin e tyre politik, duke qenë se ideologjitë politike luajnë rol minimal në formësimin e pikëpamjeve të tyre. Ndonëse favorizojnë demokracinë, shumë prej tyre preferojnë lider të fortë dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga disa liri civile në këmbim të standardeve më të mira të jetesës dhe të sigurisë. Siç tregon ky studim, sistemi arsimor përballet me sfida të tilla, siç janë cilësia në arsim dhe përafrimi i programeve shkollore me nevojat e tregut të punës, kurse, nga ana tjetër, ka pabarazi të ndjeshme gjinore në punësim. Paragjykimet e brendshme vazhdojnë të ndikojnë në zgjedhjet arsimore të vajzave, duke ndikuar që ato të orientohen në fusha tradicionalisht të dominuara nga gratë, ndonëse kërkesat e tregut janë në sektorë të dominuar nga burrat. Trajtimi i këtyre paragjykimeve është jetik për promovimin e barazisë gjinore dhe diversitetit në arsim dhe është thelbësor edhe për fuqinë punëtore. Ekziston një hendek i dukshëm midis programeve të studimit që ndjekin studentët dhe kërkesave të tregut të punës. Megjithëse kërkesa është e madhe në fusha si teknologjia e informacionit (IT), shëndetësia dhe STEM-i, shumë të rinj vazhdojnë të regjistrohen në administrim biznesi dhe drejtësi. Kjo tregon se ka nevojë për një përafrim më të mirë të arsimit me mundësitë e punësimit. Shumë të rinj bëjnë punë që nuk kanë lidhje me kualifikimet e tyre, gjë që nxjerr në pah mospërputhjen e arsimit me kërkesat e tregut. Po ashtu, për t’u përmirësuar cilësia në arsim, ka nevojë që të trajtohet mbikualifikimi për t’u përgatitur më mirë studentët për të ardhmen. Edhe pse ka një rritje të lehtë të shkallës së kënaqshmërisë së të rinjve lidhur me cilësinë në arsim, performanca e Kosovës në vlerësimet ndërkombëtare, siç janë testet PISA, vazhdon të jetë e ulët. Kjo e thekson nevojën për reforma të vazhdueshme që çojnë në përmirësimin e kuadrit arsimor dhe rezultateve. Shkalla lartë e papunësisë së të rinjve, bashkë me pabarazinë e ndjeshme gjinore në punësim, janë dy nga problemet që kërkojnë zgjidhje të ngutshme në mesin e të rinjve. Perceptimi se lidhjet sociale dhe politike janë më vendimtare se ekspertiza për punësim nxjerr në pah mosbesimin e thellë në parimet e meritokracisë. Megjithëse ka pakënaqësi me kushtet aktuale, angazhimi politik i të rinjve është i ulët. Vlera të tilla si pavarësia, suksesi në karrierë dhe arritjet personale janë prioritete mbi angazhimin politik dhe qytetar. Emigrimi gjithashtu vazhdon të jetë çështje urgjente. Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve ka shprehur dëshirën për të emigruar, kryesisht për të kërkuar standarde më të mira jetese, paga më të larta dhe mundësi më të mira punësimi. Kjo vë në pah nevojën që ka vendi për politika që synojnë përmirësimin e kushteve të brendshme për të mbajtur talentet e reja. 44 Përfundime Studimi për rininë Kosovë Referencat Drydakis, N.; Sidiropoulou, K.; Bozani, V.; Selmanovic, S.; Patnaik, S.(2018): Tiparet e personalitetit mashkullor kundrejt atij femëror dhe rezultatet e punësimit të grave në Britani: Eksperiment në terren. Int. J. Manpow 39, 621–630. Moss-Racusin, C. A.; Dovidio, J. F.; Brescoll, V. L.; Graham, M. J., Handelsman, J.(2012): Paragjykimet delikate gjinore të fakultetit të shkencave favorizojnë studentët meshkuj. Punimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave, 109(41), 16474-16479. Komisioni Evropian(2023): Raporti për Kosovën 2023. → neighbourhood-enlargement.ec.europa.eu/ kosovo-report-2023_en OECD(2019): Rezultatet e PISA 2018(Vëllimi I): Çfarë dinë dhe çfarë mund të bëjnë studentët(përmbledhje), OECD Publishing, Paris → doi.org/10.1787/a9b5930a-en Komisioni Evropian(2024): Udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës në BE. → home-affairs.ec.europa.eu/ news/visa-free-travel-kosovo-citizens-eu-2024-01-03_ en#:~:text=As%20of%201%20January%20 2024,Kosovo%20without%20issuing%20a%20visa Icoski, M.(2022): Drejt ikjes së re të trurit të të rinjve – paradigmë në Ballkanin Perëndimor. Dokument politikash. OECD.(n.d.): Matja e mirëqenies dhe progresit. → oecd.org/statistics/measuring-well-beingand-progress.htm Rrumbullaku, O.(2019): Studimi për rininë 2018/2019. Friedrich-Ebert-Stiftung(FES). Agjencia e Statistikave të Kosovës(KAS)(2023): Raport mbi statistikat e arsimit të lartë. Lavrič, M.(2020): Emigrimi i të rinjve nga Ballkani Perëndimor: Faktorët, motivimet dhe trendet. In Valeska Esch, Viktoria Palm, Hansjörg Brey, Christian Hagemann (eds.). Aspen Institute Deutschland e.V. Leitner. M, Sandra(2021): Migrimi neto dhe përbërja e shkathtësive në vendet e Ballkanit Perëndimor midis 2010 dhe 2019: Rezultatet nga një analizë e qasjes në grup. Dokument hulumtues 197. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, Kosovë. Llorens, A., et al.(2021): Paragjykimi gjinor në akademi: Problem jetësor që kërkon zgjidhje. Neuron. 7;109(13):2047-2074. doi: 10.1016/j.neuron.2021.06.002. PMID: 34237278; PMCID: PMC8553227. Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit(2022): Strategjia e Arsimit në Kosovë 2022–2026. 45 Referencat Studimi për rininë Kosovë Shënime e Statistikave të Kosovës, Tremujori i dytë 2023. → ask.rks-gov.net/Releases/Details/8131 për të rinjtë, FES, 2018-2019. → library.fes.de/pdf-files/id-moe/15264.pdf e Statistikave të Kosovës, Tremujori i dytë 2023. → ask.rks-gov.net/Releases/Details/8131 nuk tregon opsionin“nuk kam përgjigje” që përbën rreth 3 %. për rininë, FES, 2018–2019. → library.fes.de/pdf-files/id-moe/15264.pdf Drejtësia dhe punësimi, prioritete tona(2024): Evropa e Lirë. →evropaelire.org/a/drejtesiadhe-punesimi-prioritete-te-kurtit/31103092.html Superpuna(2024): Faqja kryesore. → superpuna.rks-gov.net shpall masa kundër Kosovës për trazirat në veri(2022). Balkan Insight. → balkaninsight.com/2023/06/14/eu-announcesmeasures-against-kosovo-over-unrest-in-north shkak të pyetësorit, pyetja është përpiluar në këtë formë. Platforma e qeverisë“Superpuna” punësoi mbi 9 mijë të rinj në Kosovë. AA(2024). → aa.com.tr/sq/ballkani/kurti-platforma-eqeveris%C3%AB-superpuna-pun%C3%ABsoimbi-9-mij%C3%AB-t%C3%AB-rinj-n%C3%ABkosov%C3%AB/3125985 ASK-së, papunësia në Kosovë ka shënuar ulje në 24.6 për qind(2020). → telegrafi.com/sipas-ask-se-papunesia-nekosove-ka-shenuar-ulje-ne-24-6-per-qind Botërore. Diagnostika e vendeve të punës – Kosovë. → documents1.worldbank.org/curated/en/ 814361497466817941/pdf/Kosovo-Jobs-Diagnostic.pdf vjetor statistikor i Republikës së Kosovës, 2021. Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK). → askapi.rks-gov.net/Custom/4bd04f76-1e2b444c-8dc1-86d3edf20225.pdf e Arsimit 2022–2026, Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit. Republika e Kosovës. mund të përjashtohet si faktor shpjegues fakti që pas vitit 2008 Kosova u bë e pavarur, gjë që çoi në gjenerata më të‘depolitizuara’ të të rinjve. 46 Shënime Figurat 13 Fig. 1  Shkalla e kënaqshmërisë së të rinjve me cilësinë në arsim(ne%) 14 Fig. 2  Fusha më e kërkuar e arsimit(ne%) 15 Fig. 3  Ndryshimi i rrugës së karrierës(ne%) 19 Fig. 4  Fusha aktuale e punës – Të anketuarit e punësuar(in%) 22 Fig. 5  Qëndrimi jashtë vendit(ne%) 23 Fig. 6  Dëshira për të emigruar(ne%) 25 Fig. 7  Rëndësia e përzgjedhjes së partnerit(ne%) 28 Fig. 8  Opinionet dhe qëndrimet(ne%) 30 Fig. 9  Frika dhe shqetësimet(ne%) 31 Fig. 10  Sjelljet e arsyetuara(ne%) 32 Fig. 11  Opinionet për fqinjët(in%) 33 Fig. 12  Diskriminimi(ne%) 34 Fig. 13  Pikëpamjet mbi të drejtat e pakicave(ne%) 35 Fig. 14  Pikëpamjet shoqërore(in%) 39 Fig. 15  Si do t’i vendosnit pikëpamjet tuaja në këtë shkallë, në përgjithësi?(ne%) 41 Fig. 16  Pikëpamjet e të rinjve në Kosovë për anëtarësimin e Kosovës në BE(ne%) 41 Fig. 17  Preferenca e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato të ardhshme nga të rinjtë në Kosovë(ne%) 42 Fig. 18  Identifikimi si kosovar dhe evropian te të rinjtë në Kosovë(ne%) Studimi për rininë Kosovë 47 Figurat Studimi për rininë Kosovë Pak fjalë për autorët Butrint Berisha është kandidat për doktoraturë në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Tartu në Estoni. Hulumtimi i tij akademik është botuar në revistat si Party Politics and International Affair s(së shpejti). Ai ka përvojë profesionale në sektorin e OJQ-ve dhe akademi. Gresa Statovci është kandidate për doktoraturë me fokus në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe të punësueshmërisë dhe ka diplomë të nivelit Master në politikat arsimore në Universitetin Washington, Seattle. Ajo punon si konsulente arsimore dhe trajton reformat më të fundit të arsimit në Kosovë. Ajo ka përvojë profesionale në sektorin qeveritar, OJQ dhe akademi. Mimoza Telaku (PhD) është pedagoge në metodat e hulumtimeve dhe konsulente për organizata vendore e ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar doktoraturën në studime ­ndërdisiplinore, me specializim në psikologjinë politike, paqen dhe konfliktin. Hulumtimet e saj kanë eksploruar perceptimet e narrativave kolektive kundërthënëse në kontekstet pas konfliktit, akulturimin midis komuniteteve etnike, vlerat, ndjenjën e koherencës, ankthin ndërgrupor dhe pajtimin midis të rinjve në Ballkan, e tema të tjera. Egzon Osmanaj punon menaxher programi në Fondacionin Friedrich Ebert, Zyra në Prishtinë. Ai ka diplomë Master në qeverisje dhe politika evropiane në Universitetin Sussex. Fushat aktuale të punës së tij janë edukimi politik, integrimi në BE, paqja e siguria dhe migrimi. Ai ka përvojë profesionale në sektorin qeveritar, OJQ dhe akademi. 48 Pak fjalë për autorët Studimi për rininë Kosovë 49 Pak fjalë për autorët Imprint Publikoi Friedrich-Ebert-Stiftung, zyrja në Prishtinë Rr. Pashko Vasa Nr. 23 10000 Prishtina Republika e Kosovës Përgjegjës për përmbajtjen Dr. Peter Hurrelbrink Friedrich-Ebert-Stiftung, zyrja në Prishtinë Tel.:+383(0) 38 600 108 kosovo.fes.de Seria e Studimeve për Rininë 2024 Demokracia e së Ardhmes FES – Vjenë Drejtoreshë: Johanna Lutz Hulumtuese: Elena Avramovska Koordinatore e Redaktimit dhe Komunikimit për Evropën: Margarete Lengger Menaxhim i Projektit: Krisztina Stefán FES Europa Juglindore – Sarajevë Menaxhimi i projektit: Saša Vasić Komunikimi për EJL: Ema Džejna Smolo-Zukan Studimi për Rininë në Kosovë 2024 Koordinator i projektit: Egzon Osmanaj Redaktim: Seth Pyenson Porosi / Kontakt kosovo@fes.de Dizajn René Andritsch& Heidrun Kogler Faqosje 4S Design Përdorimi komercial i të gjitha studimeve të publikuara nga Friedrich-Ebert-Stiftung(FES) nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim të FES-it. Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung ose të organizatës për të cilën punon autori. © 2024 50 Studimi për rininë Kosovë Imprint Skanoni kodin dhe lexoni në internet: