Studimi për rininë Shqipëri Rinia shqiptare – Peng i një tranzicioni pa fund 2024 Autorë: Alba Çela, Geron Kamberi dhe Klodian Gega Rreth Studimeve për Rininë të Fondacionit «Friedrich Ebert» Për çfarë frikësohen apo shpresojnë të rinjtë? Në një botë që po ndryshon me shpejtësi përballë sfidave të krizës klimatike dhe pabarazisë, si dhe me plakjen e shoqërive dhe bjerrjen e demo­kracisë në shumë rajone, Studimet për Rininë të FES -it hulumtojnë mënyrën se si e perceptojnë brezat e rinj zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e tyre. Qëllimi ynë është të nxitim debatin e informuar mbi pikëpamjet e të rinjve për politi­ kën dhe demokracinë në kontekstin e kushteve dhe vlerave të tyre të jetesës. Kjo përfshin ­çështje kyç, si: arsimi, punësimi dhe mobiliteti, ­familja dhe miqtë, si dhe qëndrimet e perceptimet e tyre të përgjithshme. Ne fokusohemi te të rinjtë e moshës 14–29 vjeç, për të kuptuar këndvështri­ min e tyre për këto tema thelbësore. FES -i ka kryer studime të shumta për rininë në mbarë botën që nga viti 2009. Në vitin 2024, të rinjtë në Shqipëri u intervistuan në të njëjtën kohë me të rinj në vende të tjera të Europës Juglindore dhe të Europës Qendrore dhe Lindore. Përmbledhje ekzekutive 4 Pikat kryesore 6 1. Hyrje 8 2. Metodologjia 9 3. Karakteristika dhe tendenca demografike 10 4. Të rinjtë dhe arsimi 11 5. Punёsimi 14 6. Mobiliteti 17 7. Familja dhe planet për të ardhmen 20 8. Qëndrimet e të rinjve 23 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja 30 Përfundime 42 Referenca 44 Shënime në fund të tekstit 47 Figurat 48 Mbi autorët 49 Studimi për rininë Shqipëri Përmbledhje ekzekutive Studimi«Rinia Shqiptare 2024» pasqyron përp- Angazhimi dhe opinionet e të rinjve shqipjekjet e vazhdueshme të Fondacionit«Friedrich tarë të pasqyruara në studimin«Rinia Shqiptare Ebert»(FES) për të ndjekur zhvillimin e vlerave in- 2024» janë nxitur nga faktorë të ndryshëm, si gjidividuale të të rinjve dhe aspekte të ndryshme nia, shtresa sociale dhe vendi ku ata jetojnë. Në të perceptimit të tyre për veten dhe shoqërinë këtë kuadër, njohja më e mirë e dallimeve në pri­shqiptare. Shqipëria ka kaluar një tranzicion të tshmëritë, vlerat dhe mundësitë e të rinjve do të gjatë dhe të vështirë që nga rënia e komunizmit ndihmojë për t’i trajtuar ato në mënyrën e duhur. në vitet 1990. Ky nuk ka qenë vetëm një tranzicion politik dhe ekonomik, por është shoqëruar Arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të edhe me tranzicionin drejt vlerave të reja sho- rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e qërore e morale. Të gjithë të rinjtë shqiptarë të një ekonomie tregu globale ku mbizotërojnë intervistuar në këtë studim kanë lindur pas vite- aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës ve‘90 dhe asnjëri prej tyre nuk e ka përjetuar re- po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet gjimin komunist përveçse nëpërmjet historive të shumë të vlefshëm. Ai po merr një rëndësi të maprindërve të vet. Në këtë mënyrë, identiteti i tyre dhe, veçanërisht në ditët e sotme, kur të rinjtë po individual, social, profesional, politik dhe qytetar përballen me sfidat e Revolucionit të Katërt Inështë krijuar gjatë kësaj periudhe të gjatë tran- dustrial ose të së ashtuquajturës Ekonomia 4.0, zicioni, e cila shpesh pasqyron luhatje, zhgënjim e drejtuar nga novacioni i teknologjisë së infordhe indiferencë, shpeshherë të lidhura me nive- macionit dhe ndikimi i paparashikueshëm i Inlin e njohurive dhe të krahasimit që ata bëjnë me teligjencës Artificiale në shumë profesione. Merealitetet në Europë, rajone dhe shtete të tjera të gjithatë, shumica e të rinjve shqiptarë ende zhvilluara. vazhdojnë të shohin arsimimin jashtë vendit si mundësinë më të mirë, dhe kjo kërkon hapa të Duhet theksuar se shoqëria shqiptare është po- shpejtë për masa konkrete në lidhje me cilësinë e larizuar dukshëm nga pikëpamja e pasurisë për arsimit brenda vendit. Ndërkohë, të rinjtë shqipshkak të një periudhe të ashpër tranzicioni, me tarë vazhdojnë të jenë të pushtuar nga të ashtunjë kapitalizëm kaotik pa rregulla të qarta dhe quajturat«ethe migrimi», duke e konsideruar pa konkurrencë tregu. Në këtë mënyrë, statusi emigrimin si të vetmen mundësi që jep rezultasocial i të rinjve duket se vendoset kryesisht në te të shpejta për arsimim cilësor dhe përfshirje bazë të fuqisë së parave dhe jo të punës e kontri- në tregun global të punës. Ndërkaq, diaspora butit të vërtetë vetjak për të mirën e përbashkët. për zhvillim shihet si një mundësi për të rinjtë, Edhe pse besohet se ka faktorë të ndryshëm që i ku, nëpërmjet skemave të përshtatshme të finanshkaktojnë këto fenomene, ato ushtrojnë ndiki- cimit, tregu i punës në Shqipëri mund të rigja­ min e tyre në formimin e vlerave të brezit të ri llërohet, pasi puna në distancë po rrit mundësinë për familjen, marrëdhëniet dhe barazinë gjinore. e punësimit fleksibël. Por një qasje e tillë kërkon Të dhënat nxjerrin në pah faktin se të rinjtë për­ përmirësim të vazhdueshëm të aftësive dhe kuaballen me fenomene të dhunës dhe të kriminali- lifikime për t’iu përgjigjur nevojave të tregut ventetit, që shpesh ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e das dhe global të punës, i cili ka ndryshuar me jetës së tyre dhe në besimin që kanë tek institu- shpejtësi vitet e fundit. cionet, veçanërisht ato të drejtësisë. P­ avarësisht se ata besojnë te forca e tyre si një instrument ndryshimi brenda shoqërisë, kjo mbetet më shumë një vetëndërgjegjësim sesa një bindje e shfaqur përmes veprimeve. 4 Përmbledhje ekzekutive Studimi për rininë Shqipëri Nga ana tjetër, interesimi dhe pjesëmarrja e të rinjve në procesin politik përbëjnë një shtytës kryesor për ndryshim. Kjo përfshin angazhimin e tyre në partitë politike si aktorë kryesorë të një sistemi demokratik, pjesëmarrjen e rregullt në votime, përfshirjen në procesin e llogaridhënies politike nëpërmjet formave të presionit publik për qeverisje të mirë. Të gjitha këto konsiderohen si parakushte për shëndetin e një demokracie të qëndrueshme, dhe të rinjtë janë përfituesit kryesorë në planin afatgjatë. Nëpërmjet pjesëmarrjes dhe përfshirjes aktive, ata mund të luajnë një rol të veçantë në shoqëri. Historia e zhvillimeve politike në Europë dhe në botë ka treguar se, veçanërisht në gjysmën e dytë të shekullit të 20të dhe në dekadat e para të shekullit të 21-të, të rinjtë kanë arritur të ndërmarrin lëvizje të fuqishme. Këto kanë bërë të mundur ndryshimin e sistemeve politike dhe përmirësimin e modelit të llogaridhënies dhe përgjegjësisë politike edhe në demokracitë e konsoliduara. Megjithatë, periudha e globalizimit ekonomik dhe zhvillimet e shpejta në teknologjinë e informacionit pas viteve 2000 i kanë përmbysur kufijtë politikë dhe gjeografikë, gjë që i ka bërë edhe të rinjtë shqiptarë më pak të interesuar për zhvillimin e proceseve politike. Një indiferencë apo apati e tillë politike lidhet me faktin se të rinjtë tani kanë shumë mundësi për ta kërkuar në vende të tjera të ardhmen e tyre sociale dhe ekonomike. Në këtë mënyrë, angazhimi dhe aktivizmi politik për të ndryshuar realitetet në vendet ku jetojnë nuk shihen më si mundësi apo aktivitet parësor. Liberalizimi i tregut të studimeve dhe punës, si edhe lëvizja e lirë me kosto të ulët e kanë shndërruar botën në një fshat të madh global. Këto variabla u kanë dhënë mundësinë të rinjve ta shohin lëvizshmërinë e vazhdueshme nga vendi i tyre si një hapësirë ​l​irie, duke ua lënë angazhimin politik vetëm politikanëve. Megjithatë, përtej qëndrimeve të tilla, të cilat shpesh ndikohen nga mjedisi i jashtëm, indiferenca apo apatia politike e të rinjve shqiptarë lidhet edhe me zhgënjimin dhe mungesën e besimit te politika dhe partitë politike si një instrument që mund të ndryshojë realitetin brenda vendit dhe të përmbushë pritshmëritë e tyre. Por mbetet shpresa për BE-në si një stacion ku ata duan të mbërrijnë, pavarësisht se ky udhëtim po zgjat kaq shumë. Të dhënat e studimit tregojnë se të rinjtë shqiptarë besojnë në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe e kanë atë mjet krahasimi për sa i përket cilësisë së standardeve të demokracisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë sociale në vend. Një qasje e tillë rrit shanset për një përshpejtim të procesit të integrimit në BE dhe mund t’i shtyjë të rinjtë të luajnë një rol më të madh si aktorë ndryshimi në shoqëri, veçanërisht duke e bërë sistemin politik më të përgjegjshëm. 5 Përmbledhje ekzekutive Studimi për rininë Shqipëri Pikat kryesore Të rinjtë janë ambivalentë në lidhje me cilësinë e arsimimit të tyre dhe të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend. Shumica e tyre mendojnë se cilësia e arsi­ mit që ofrohet në Shqipëri ështe mesa­ tare ose e ulët. Dy nga tre të rinj shqip­ tarë besojnë fort se me para dhe ryshfet mund të merret nota e dëshiruar ose të kalohet provimi. 57 % e të rinjve shohin si shqetësim kryesor largimin nga vendi të njerëzve të kualifikuar, ndërsa 56 % konsiderojnë problematike çështjen e emigracionit. Për t’u punësuar si i ri në Shqipëri, të rinjtë shpesh besojnë se duhet: • të kenë lidhjet e duhura politike; • të pranojnë një punë që është nën nivelin e tyre arsimor;• të punojnë në një fushë që nuk ka lidhje më diplomën e tyre. Një komb në arrati • Më shumë se një e treta e të anketuarve kanë një dëshirë të fortë për t’u larguar nga vendi. • Më shumë se një e pesta e atyre që dëshirojnë të largohen, mendojnë të mos kthehen më.• Faktori kryesor që nxit migrimin është përpjekja për të arritur standarde më të mira je­ tese dhe paga më të larta. 6 Pikat kryesore Studimi për rininë Shqipëri Marrëdhënia pozitive prind-fëmijë është një shë­ nues i qëndrueshëm i marrëdhënie­ ve familjare në Shqipëri. Familja mbetet një mbështetje e rëndësi­ shme për të rinjtë shqiptarë jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për ma­ rrëdhënie të shëndetshme e pozitive; prandaj ajo luan një rol të rë­ ndësishëm në vendimet e tyre. 65 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se siguria ekonomike dhe demokracia janë vlera të rëndësishme të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Dy vlerat kryesore për shumicën e të rinjve të anketuar janë ushqyerja e shëndetshme dhe pavarësia. 64 % e të rinjve të intervistuar janë përgjigjur se në dekadat e ardhshme korrupsioni do të jetë një problem i madh. Të ushqehesh shëndetshëm është një sjellje e qëndrueshme që mund t’i ketë rrënjët në kul­ turën shqiptare. Për më tepër, shumica e të rinjve dëshirojnë të jenë të pavarur. Kjo mund të vihet re edhe në shfaqjen e një tendence në rritje për të jetuar më vete. Vlen të përmendet se ka një numër pak më të lartë të femrave në krahasim me meshkujt që konside­ rojnë pavarësinë si të rën­ dësishme. Të rinjtë janë kundër ryshfetit, mashtrimit me taksat dhe shfrytëzimit të lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve ngu­ rrojnë të pranojnë ose të paguajnë ryshfet. Për më tepër, një numër i konsiderueshëm i të rinjve të anketuar mendojnë se mashtri­ mi me taksat ose shfrytëzimi i lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre, nuk janë sjellje korrekte. 54 % e të rinjve të intervistuar deklarojnë se nuk janë të interesuar për politikën. 7 Pikat kryesore 1. Studimi për rininë Shqipëri Hyrje Pas rënies së komunizmit, në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të shumta dhe komplekse, që ­është vështirë të shpjegohen nëpërmjet një modeli të vetëm teorik. Ky proces shumëdimensional, ku demokratizimi dhe tranzicioni kanë ndodhur në kombinim me përpjekjet për të ndërtuar shtetin ligjor dhe me ndërmarrjen e iniciativave ligjore dhe institucionale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, ka krijuar një panoramë të mjegullt të vendit(Jano, 2008). Dinamikat ekonomike, politike dhe sociale kanë krijuar një mjedis sfidues për të rinjtë dhe kanë formësuar perceptimin e tyre për rolin që kanë në shoqëri. Një numër jo i vogël njerëzish e kanë të vështirë të plotësojnë nevojat bazë, ndërsa disa të tjerë bëjnë shpenzime luksi. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave(INSTAT, 2024), rënia e lindshmërisë në vend ka arritur nivelin më të lartë në tri dekadat e fundit. Arsyet e këtij fenomeni social mbeten akoma për t’u zbuluar. Statusi social i njerëzve duket se krijohet bazuar në nivelin e pasurisë dhe jo në punën e përditshme dhe angazhimin në jetën e komunitetit, duke shkurajuar në këtë mënyrë dëshirën e të rinjve për punë të sinqertë dhe aktivizëm. Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë të pranishëm prej një kohe kaq të gjatë, sa e kanë zbehur besimin e të rinjve në sistemin e drejtësisë. Edhe pse janë kryer reforma të qenësishme në këtë sistem, nuk ka prova të qarta se mendimi i të rinjve mbi performancën e tij ka ndryshuar. Për më tepër, angazhimi i të rinjve në jetën politike dhe sociale të vendit mbetet në nivele shumë të ulëta(Kamberi& Çela, 2019). Shqipëria ka kryer reforma të rëndësishme në sistemin arsimor. Megjithatë, përveç zhvillimeve pozitive, ky sistem po përballet me vështirësi serioze. Numri i regjistrimit të të rinjve në nivele të ndryshme arsimore në pesë vitet e fundit ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe numri i atyre që largohen nga vendi për të kryer studimet dhe me pas qëndrojnë atje po rritet nga viti në vit(Sherifaj, 2023). Dhuna fizike dhe psikologjike vazhdojnë të jenë një shqetësim serioz në vend. Ndonëse besohet se në themel të këtij fenomeni qëndrojnë faktorë, si niveli i ulët ekonomik, mentaliteti patriarkal(Haarr& Dhamo, 2009) dhe marrëdhëniet familjare jo të shëndetshme(INSTAT, 2019), impakti i tij në zhvillimin e vlerave mbi familjen, marrë­ dhënien dhe barazinë gjinore te të rinjtë mbetet i pazbuluar. Nga ana tjetër, me gjithë ekzistencën e vështirësive të shumta, brezi i ri ka një prirje të natyrshme për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri(Keating& Melis, 2022). Për rrjedhojë, eksplorimi i vazhdueshëm i perceptimit të të rinjve për vlerat personale dhe aspekte të ndryshme të jetës së tyre, është një iniciativë pozitive. Duke kuptuar diversitetin e sjelljes dhe të mendimeve të të rinjve për shkak të faktorëve socialë, si gjinia, statusi social apo vendbanimi, do të shtoheshin gjithashtu njohuritë mbi pabarazinë sociale. Kjo, nga ana tjetër, do të ndihmonte për ta adresuar këtë çështje në mënyrën e duhur. Fondacioni«Friedrich-Ebert» ka zhvilluar s­ tudime me fokus të rinjtë në Europën Juglindore dhe në Shqipëri që nga viti 2011. Studimi i Rinisë 2024, ­është i katërti në rang kombëtar i kryer nga FES-i në Shqipëri. Ky studim mbulon një gamë të gjerë qëndrimesh dhe eksperiencash të të rinjve në aspekte të ndryshme të jetës, si edukimi, punë­ simi dhe mobiliteti, pjesëmarrja sociale dhe politike, marrëdhëniet me familjen, si dhe inteligjenca artificiale. Studimi ka një qasje novatore, pasi bën të mundur krahasimin e të dhënave të përftuara të shtrira në kohë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit. Autorët e studimit nuk kufizohen vetëm tek interpretimi i të dhënave, por nxjerrin konkluzione të qarta që mbartin sugjerime konkrete për hartuesit e politikave dhe shoqërinë civile mbi çështjet e mësipërme. 8 1. Hyrje 2. Studimi për rininë Shqipëri Metodologjia Ipsos-i kreu një anketë përfaqësuese me 680 të rinj të moshës 14 deri në 29 vjeç në Shqipëri nga 9 shkurti deri më 25 mars 2024. Intervistat u ­zhvilluan me metodën CAWI( Computer-Assisted Web Interviewing ) dhe CAPI( Computer-Assisted Personal Interviewing ) nëpërmjet Panelit Online . Duhet theksuar se përdorimi i Paneleve Online në internet për metodën e anketimit CAWI është një metodologji e pranuar për realizimin e studimeve që përdoret nga organizatat kërkimore shkencore publike dhe private duke pasur rezultate të qëndrueshme. Për shkak të një mbulimi të ulët të zonave me internet, në Shqipëri u zgjodh një qasje e përzier, ku 35 % e intervistave u zhvi­ lluan me metodën CAWI dhe 65 % me metodën CAPI, ku shpërndarja e realizimit të intervistave sipas metodës offline dhe online u mbështet në rekomandimet nga Shqipëria dhe në studimet e mëparshme që kishin pasur një grup të ngjashëm të intervistuarish. Anketa kishte për qëllim të merrte njohuri se si adoleshentët dhe të rinjtë shqiptarë e perceptojnë politikën, demokracinë, vlerat sociale dhe rolin e tyre si aktorë ndryshimi. Konkretisht, kjo anketë synoi të përcaktojë kontributin e të rinjve në zhvillimin e demokracisë. Ajo u mbështet në anketat e mëparshme të FES-it për të rinjtë, të cilat u kryen në Rajonin e Europës Juglindore në 2018/2019, në Rusi në 2019/2020, në Europën Qendrore dhe në shtetet baltike në 2021, dhe në rajonin e Kaukazit Jugor në vitin 2022. Anketa nëpërmjet metodës CAWI u realizua online dhe administrimi u bë përmes internetit ose aplikacionit në telefonin celular. Për sa u përket intervistave me metodën CAWI, të rinjtë e intervistuar ishin vetëm të regjistruarit në një panel aksesi online , rezidentë në Shqipëri dhe me akses online përmes një pajisjeje gjatë anketimit. Anketat nëpërmjet metodës CAWI u zhvilluan përmes paneleve të aksesit online duke shfrytë­ zuar qasjen e të rinjve të intervistuar në internet. Ndërkohë, për anketat e zhvilluara me metodën CAPI, të rinjtë që u anketuan u zgjodhën duke përdorur një pikënisje të përcaktuar(ndërtesat me rëndësi publike) dhe elemente të barabarta të zgjedhjes(urbane dhe rurale). Të anketuarit u përzgjodhën sipas kuotave të dhëna. Për të rinjtë e anketuar të moshës 14–17 vjeç u mor paraprakisht pëlqimi nga prindi ose kujdestari ligjor. Kampionët për intervista sipas metodës CAWI, u morën nga Panelet e Aksesit Online të Ipsos-it sipas përzgjedhjes në bazë të moshës, gjinisë dhe rajonit. Ky informacion socio-demografik ishte i parapërcaktuar në mënyrë që Ipsos-i të mund të ftonte përmes email -it të gjithë individët e interesuar, për të siguruar një shpërndarje sa më për­ faqësuese bazuar në kriteret e mësipërme. Edhe për të rinjtë e intervistuar me metodën CAPI u ndoq e njëjta praktikë. Specialisti për anketat ndërkombëtare përmes internetit brenda Ipsos-it, Ipsos Interactive Services (IIS), ishte përgjegjës për programimin e pyetë­ sorit dhe për monitorimin e Paneleve të Aksesit Online të Ipsos-it. Programi mbështetej në versionin anglisht të pyetësorit dhe u testua nga ekipi i Marrëdhënieve me Publikun i Ipsos-it. Nga ana tjetër, pyetësori në anglisht u përkthye gjithashtu edhe në shqip nga një folës i gjuhës amtare Shqipëri 9 2. Metodologjia 3. Studimi për rininë Shqipëri Karakteristika dhe tendenca demografike Sipas INSTAT-it, në vitin 2022 rinia shqiptare(të rinjtë midis moshave 15 dhe 19 vjeç) përbënte 22 % të popullsisë totale në vend. Shpërndarja midis grupmoshave ishte pak a shumë simetrike(Anketa e Tregut të Punës, 2022): të rinjtë midis moshave 15 dhe 19 vjeç përbënin 6 % të totalit, ata midis 20 dhe 24 vjeç përbënin 8 % dhe ata midis 25 dhe 29 vjeç po ashtu 8 % të totalit të popullsisë. Të dhëna më të përditësuara priten së shpejti me publikimin e Censusit të vitit 2023. Numri total i të anketuarve në Shqipëri për këtë sondazh është 680 persona. Vendndodhja Përbërja e kampionit duke u bazuar mbi për­ shkrimin e vendndodhjes tregon një prevalencë të ambienteve urbane. Të rinjtë që e për­ shkruajnë vendin ku jetojnë si urban ose kryesisht urban janë mbi 55 % e totalit, ndërsa ata që e për­ shkruajnë si rural ose kryesisht rural përbëjnë 39,2 %. Një grup të rinjsh që përbëjnë 4,5 % të totalit, pra një minorancë, e përshkruajnë vendin e tyre të jetesës si gjysmurban. Niveli arsimor i prindërve Niveli arsimor i prindërve është shpesh një tregues i aspiratave familjare për sa i përket dëshirës për arsimimin e fëmijëve të tyre, si dhe për profilin socio-ekonomik të familjes në tërësi. Të pyetur për nivelin arsimor të nënave, 9 % e nënave të të rinjve nuk e kishin përfunduar arsimin e detyrueshëm; 33,3 % e nënave kishin për­ funduar arsimin tetëvjeçar, 25,5 % kishin arsim të mesëm profesional, 11 % kishin mbaruar gjimnazin dhe 9 % kishin diplomë universitare. Një tjetër grup prej 9,3 % të nënave kishin diplomë pasuniversitare. Shifrat për arsimimin e baballarëve janë shumë të ngjashme: 9,7 % e tyre nuk kishin për­ funduar arsimin e detyrueshëm, të ndjekur nga 31,7 % që kishin arsim tetëvjeçar, 25,2 % kishin arsim të mesëm profesional, 14,5 % kishin mbaruar gjimnazin, 7 % kishin një diplomë universitare, si dhe 8,5 % një diplomë pasuniversitare. Situata ekonomike e familjes Të rinjtë shqiptarë vijnë nga familje shumë të ndryshme kur vjen puna te mundësitë ekonomike dhe burimet financiare. Një numër i vogël i të anketuarve(rreth 1,6 %) raportojnë se familja e tyre nuk ka të ardhura të mjaftueshme as për të mbuluar nevojat bazë dhe shpenzimet jetike. Një grup tjetër prej 7,7 % përgjigjen se familja arrin të mbulojë nevojat jetike, si ushqimi apo faturat e energjisë elektrike, por has vështirësi në mbulimin e shpenzimeve të tjera si veshmbathja. Grupi më i madh i të rinjve të pyetur i përket klasës së mesme dhe raporton se familja mund të përballojë shpenzime, duke përfshirë veshmbathjen, por mezi përballon blerje në vlera më të mëdha, si për shembull pajisje elektro-shtëpiake. Një grup tjetër prej 27 % i përkasin një klase të mesme pak më të lartë me shpenzime të mbuluara lehtësisht, por që do të kishin vështirësi për blerje madhore, si rasti i një apartamenti ose i një makine. Vetëm 11,5 % e të rinjve përgjigjen se familja e tyre është në kushte komode dhe mund të blejnë çfarëdo gjëje që gjykojnë se është e nevojshme për standardet e tyre të jetesës. Këto shifra përkojnë dhe me rezultate të sondazheve të tjera të zhvilluara në Shqipëri, që kanë pasur kampione kombëtare. Një prej tyre është sondazhi i IRI-it i zhvilluar në të njëjtën kohë, në pranverën e 2024-ës. Në këtë sondazh, 12 % e të pyeturve e përshkruajnë situatën ekonomike të familjes së tyre si shumë të keqe, të ndjekur nga 23 % që e cilësojnë si disi të keqe. Shumica prej 57 % e cilësojnë si disi të mirë dhe vetëm 7 % si shumë të mirë(Sondazhi IRI BP, mars 2024). 10 3. Karakteristika dhe tendenca demografike 4. Studimi për rininë Shqipëri Të rinjtë dhe arsimi Sistemi arsimor shqiptar nuk i ka kapёrcyer ende problemet e trashёgimisё komuniste. Kjo mund tё arrihet vetёm nёpёrmjet investimit nё novacion dhe shkёmbimit tё pёrvojave mё tё mira. Tё rinjtё natyrshёm kanё kёrkesa tё larta pёr sa i pёrket cilёsisё dhe integritetit nё sektorin arsimor. Kjo shpesh bie ndesh me realitetin statik qё ata gjejnё nё shkolla dhe nё auditorët e universiteteve. Ёshtё pikёrisht kjo dёshirё pёr njё arsimim cilёsor e me ndikim real dhe praktik nё punёsim qё i bёn tё rinjtё tё zgjedhin gjithmonё e mё shumё mundёsitё jashtё vendit. Situata aktuale Nga tё intervistuarit, 23,3 % ishin duke ndjekur shkollёn e mesme(gjimnaz ose shkollё profesionale), 20,6 % ishin duke ndjekur universitetin dhe 8,6 % ishin tashmё nё njё program pasuniversitar, nё studimet Master ose Doktoraturё. Njё grup i vogёl prej mё pak se 4 % ishin duke ndjekur forma tё tjera edukimi ose trajnimi profesional. Rreth 40 % e tyre nuk ishin nё sistemin arsimor dhe kjo pёr­fshin ata qё ishin tё punёsuar. Shqetёsim mbeten rreth 7 % e tё rinjve midis moshёs 14 dhe 19 vjeç qё nuk frekuentonin sistemin arsimor ose programe trajnimi. Cilёsia dhe integriteti: sfida tё vazhdueshme nё arsim Shumica e tё rinjve shqiptarё ndihen tё dyzuar nё lidhje me cilёsinё e arsimit nё vend. Grupi mё i madh prej 40 % mendojnë se cilёsia ё­ shtё mesatare. Nё tё dyja kahet e kёtij grupi kemi tё rinj nё masё tё konsiderueshme tё cilёt kanё mendime tё kundërta: rreth 26 % janë kryesisht ose krejtё­ sisht tё pakёnaqur me cilёsinё e arsimit, ndёrkohё qё 27,7 % janё kryesisht tё kёnaqur me të. Vetёm 4 % e të rinjve, njё shifër pothuajse e papёrfillshme, mendojnë se cilёsia e arsimit nё vend ё­ shtё shumё e kёnaqshme. Me kalimin e kohёs dhe me pёrvojat nё nivelet e tjera tё arsimit, pakёnaqёsia e tё rinjve rritet, duke arritur shifrat mё tё larta tek ata nё sistemin universitar. Cilёsia e arsimit nё vend ёshtё njё temё shumё kontroverse me pasoja tё drejtpёrdrejta nё politikё dhe shoqёri. Nё lidhje me sistemin arsimor parauniversitar, rezultatet e testimit PISA, 1 tё cilit i nёnshtrohen nxёnёsit e moshёs 15 vjeç, nё vitin 2022 nxorёn nё dritё shifra mjaft shqetё­ suese dhe zhgёnjyese: nga 80 vende tё pёrfshira nё kёtё testim, Shqipёria u rendit e 62-ta dhe e dyta nga fundi ndёr 6 vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor(Monitor 2023, Rezultatet PISA). Ky rezultat shёnonte njё rёnie drastike nё kohё nё tё tria subjektet e testimit: lexim, matematikё dhe shkenca. Cilёsia e arsimit ёshtё po ashtu njё ndёr faktorёt mё tё rёndёsishёm qё i shtyn tё rinjtё drejt migracionit. Njё e katёrta e tё rinjve mendojnё se cilёsia e arsimit ёshtё pa diskutim njё ndёr arsyet mё tё rёndёsishme pёr t’u larguar nga Shqipёria. Megjithatё njё grup mё i madh, prej 40,7 % mendojnё se arsyeja kryesore pёr t’u larguar ­ёshtё mundё­ sia mё e madhe e punёsimit mbas arsimimit jashtё. Njё tjetёr grup prej 25 % do ta linin vendin sepse besojnё se njё diplomё e marrë jashtё Shqipёrisё ka nё tёrёsi mё shumё vlerё sesa njё diplomё e shkollave shqiptare. Edhe pse koncepti i « vlerёs sё diplomёs » ёshtё disi relativ dhe ka domethёnie tё ndryshme pёr çdo individ, zakonisht ai pёrmbledh prestigjin dhe cilёsitё e njё diplome pёr t’u konvertuar, si dhe pёr tё siguruar punёsim. 11 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Shqipëri Njё grup shumё i vogёl tё rinjsh, rreth 5 %, do tё zgjidhnin tё studionin jashtё sepse mendojnё se aty do tё kishin mundёsi mё tё mira pёr kёrkim akademik dhe pёr tё marrё pjesё nё aktivitete tё ndryshme tё lidhura me edukimin. 40 % e tё rinjve e pёrdorin shumё pak ose nuk e pёrdorin internetin pёr qёllime shkollore. Pёr tё matur perceptimet e tё rinjve nё lidhje me fenomenin e korrupsionit nё arsim, ata u pyetёn nёse binin dakord me pohimin se nё Shqipёri ­ёshtё e mundur tё blihen provime dhe nota me ryshfet. Ёshtё mjaft shqetësues fakti që shumica e tё rinjve shqiptarё kanё njё perceptim mesatar ose tё fortё pёr praninë e akteve korruptive nё arsim. Mё pak se 10 % e tyre nuk do tё binin dakord me këtë pohim. Njё grup prej 16 % ndihen të dyzuar dhe mendojnë se bien dakord deri diku. Mё shumё se 68 % e tё rinjve do tё binin kryesisht ose krejtёsisht dakord me kёtё pohim, duke treguar nivele tё larta mosbesimi nё sistem. Si pёrfundim, 2 nё 3 tё rinj nё Shqipёri mendojnё se nё sistemin e tyre arsimor provimet dhe notat mund tё blihen me para. Ka njё rritje konstante nё kёtё lloj perceptimi ndёr vite. Shifra prej 68 % ёshtё shumё mё e lartё sesa ajo nё edicionet e kaluara tё kёtij studimi: nё vitin 2015, numri i të rinjve me perceptim tё lartё pёr korrupsionin nё arsim ishte 45 %(Kamberi, Çela& Pici 2015: 77), ndёrkohё qё nё vitin 2019 ishte 54 % (Kamberi, Çela 2019:45). Kudo, gjithmonё online Kur vjen puna te pёrdorimi i internetit pёr detyrat dhe mёsimet, tё rinjtё shqiptarё duken shumё pak tё angazhuar: 40 % e tyre ose nuk e pёrdorin internetin pёr kёtё qёllim, ose e pёrdorin shumё pak, rreth 15 minuta, sa pёr tё parё me shpejtёsi ndonjё informacion. Megjithatё, kjo shifёr pёrfshin edhe tё rinjtё qё janё tё punёsuar dhe nё praktikё nuk do t’u duhej ta pёrdornin internetin pёr qёllime shkollore. Nё fakt, kur bёhet fjalё pёr pёrdorimin e internetit pёr punё, mbi 20 % e tё rinjve tё pyetur deklarojnë se rrinё online pёr njё periudhё kohore midis 2 dhe 5 orёsh. Po ashtu, 1 ndёr 5 tё rinj thotё se qëndrimi ­ online për qëllime edukative dhe detyrat e shkollёs i merr rreth 2 deri nё 5 orё, me njё numёr mё tё vogёl të rinjsh qё i tejkalojnë 5 orёt. Ështё e pamundur të mos vihet re se tё rinjtё kalojnё shumë kohё online nё mediet dhe rrjete sociale. Mё shumё se njё e treta e tyre shpenzojnё nё mёnyrё tё tillё njё kohё midis 30 minutash deri nё 2 orё dhe afёrsisht njё e treta tjetёr njё kohё midis 2 dhe 5 orёsh. Njё tjetёr grup prej 5,5 % kalojnë mё shumё se 5 orё nё ditё nё rrjete sociale. Pra, çdo ditё, 3 nga 4 tё rinj nё Shqipёri qёndrojnë me orё tё tёra online nё rrjete sociale. Nga pёrgjigjet e tё intervistuarve nuk duket se portalet dhe mediet online kanё tёrhequr vё­ mendjen e tyre. Rreth 74 % e tё rinjve ose nuk lexojnё fare pёrmbajtje mediatike online , ose e bёjnё kёtё pёr njё kohё shumё tё kufizuar, për 15 minuta. Vetёm 19 % e tё rinjve duken mё tё angazhuar duke lexuar medie online pёr njё kohё midis 30 minutash deri në 2 orё tё ndjekur nga fare pak veta, nёn 4 %, qё shpenzojnё mё shumё orё sesa kaq. Gjetjet kryesore 1.  Shumica e tё rinjve shqiptarё ndihen tё dyzuar pёr cilёsinё e arsimit, 40 % e tyre janë mesatarisht tё kёnaqur dhe mё shumё se njё e katёrta e tyre janё tё pakёnaqur me arsimin. 2.  Njё ndёr arsyet kryesore pse tё rinjtё do tё donin tё studionin jashtё Shqipёrisё ёshtё sepse ata mendojnё se njё diplomё e huaj ka mё shumё vlerё, sidomos pёr gjetjen e njё vendi pune. 3.  Perceptimi pёr korrupsionin nё sistemin arsimor ёshtё shumё i lartё; 2 ndёr 3 tё rinj shqiptarё besojnё fort se në Shqipëri pro­ vimet dhe notat mund tё blihen lehtёsisht me para dhe ryshfet. 4.  Koha qё tё rinjtё shqiptarё shpenzojnё online nё rrjete sociale ёshtё e tepruar. Mё shumë se njё e treta e tyre thonё se kalojnё minimumi 2 orё nё ditё dhe shumё prej tyre shpenzojnё edhe mbi 5 orё nё ditё. 12 4. Të rinjtë dhe arsimi Studimi për rininë Shqipëri Fig. Pikëpamjet e të rinjve mbi korrupsionin në arsim në Shqipëri (në%) A jeni dakord se ka disa raste kur notat dhe provimet në insititucionet arsimore/universitetet në Shqipëri«blihen»? Nuk jam Kryesisht aspak dakord jo dakord Neutral Kryesisht dakord , Gjinia → Totali , M , F , Mosha → – , – , – ,, ,, ,, ,, ,, , , , , , , , Plotësisht dakord , , , , , , Fig. Koha e kaluar në internet nga të rinjtë në Shqipëri (në%) Aspak kohë Deri në 30 minuta 30 minuta deri në 2 orë 2 deri në 5 orë Më shumë se 5 orë Pёr gjёra qё lidhen me shkollimin/arsimin 36 ,5 12 ,8 27 ,1 17 ,5 3 ,0 Pёr gjёra qё lidhen me punёn 49 ,4 11 ,3 14 ,0 11 ,6 9 ,0 Leximi i gazetave online dhe i portaleve me lajme 40 ,2 34 ,5 19 ,0 3 ,0 0 ,8 Rrjetet sociale 5 ,0 12 ,8 36 ,8 37 ,4 5 ,5 13 4. Të rinjtë dhe arsimi 5. Punёsimi Sipas INSTAT-it, papunёsia e tё rinjve nё Shqipёri nё vitin 2023 vёrtitej rreth shifrёs 14,3 %, duke shёnuar njё rritje tё konsiderueshme qё nga viti 2017(INSTAT, cituar nga revista MONITOR, 2024). Ky ёshtё njё konstatim qё bёn kontrast interesant me faktin se kёrkesa pёr krahë pune raportohet gjithnjё nё rritje, veçanërisht nё sektorё si turizmi dhe shёrbimet. Ky kontrast ka ngjallur njё debat mbi arsyet se pse tё rinjtё shqiptarё nuk zgjedhin tё angazhohen nё tregun e brendshёm tё punёs, por preferojnё gjithmonё e mё shumё tё kёrkojnё punёsim jashtё vendit. Pёrveç kёsaj, vitet e fundit nё Shqipёri ёshtё vёnё re fenomeni i rekrutimit tё punёtorёve tё huaj(BIRN, 2023), fenomen i cili pritet tё ketё pasoja tё shumta dhe qё meriton tё mbetet nё vёzhgim afatgjatё. Situata e punёsimit Tё pyetur mbi statusin e tyre aktual tё punёsimit, 17 % e tё rinjve thanё se kanё njё kontratё tё rregullt pёr njё punë me kohё tё plotё dhe 3,4 % thanё se kanё njё kontratё pёr njё pozicion me kohё tё pjesshme. Njё grup prej 13 % kanё njё punё me kohё tё plotё, por me kontratё me afat dhe po ashtu nё tё njёjtёn situatё, në njё pozicion me kohë të pjesshme, janё 2,7 %. 5,6 % e tё rinjve raportojnë se merren me punё tё rastёsi­ shme, ndёrkohё qё 7 % janё tё vetёpunёsuar. Studimi për rininë Shqipëri Njё grup shumё i vogёl prej 2 % janё nё njё stazh ose trajnim pune, ndёrkohё qё 19 % e tё rinjve janё tё papunё dhe nё kёrkim aktiv tё njё vendi pune. Grupi prej 24,4 % qё deklarojnё se janё tё papunё dhe nuk janё nё kёrkim tё punёs pёrfshin edhe ata qё janё nxёnёs e studentё. Njё ndёr treguesit mё tё rёndёsishёm nё analizёn e punёsimit tё tё rinjve ёshtё NEET-i. 2 Sipas Anketёs sё Tregut tё Punёs tё vitit 2022, kjo masё e tё rinjve NEET midis moshave 15 dhe 29 vjeç ishte 29,2 %, njё shifër shumё mё e lartё sesa mesatarja e BE-së prej 11,7 %(Pozicioni NEET Shqipёria, 2024, f. 11–12). Duke konsideruar vetёm ata tё rinj qё raportonin se ishin nё marrëdhënie pune, sondazhi u ka kёr­ kuar atyre tё vlerёsonin punёn aktuale nё krahasim me nivelin dhe profilin arsimor tё pёrftuar. Shumica prej 36,7 % thonё se punojnё nё pozicione qё pёrkojnё me fushёn e studimeve tё tyre dhe 17,7 % thonё se puna aktuale i afrohet mjaftueshёm profilit tё tyre profesional. Pёr 27,3 % tё tё rinjve puna që bëjnë nuk pёrkon me profilin dhe degёn e tyre tё arsimit, ndёrkohё qё 17 % thanё se nuk kishin ndonjё arsim specifik e tё profilizuar profesional. Numri relativisht i lartё i tё rinjve qё tregojnё se ka njё hendek midis profilit tё tyre arsimor dhe punёs qё kanё aktualisht ёshtё njё tjetёr tregues i njё fenomeni tё njohur: mospёrputhja e degёve tё arsimit me kёrkesat dhe nevojat e tregut tё punёs. Kjo ёshtё veçanёrisht e theksuar nё Shqipёri, ku ende vijon tёrheqja e familjeve drejt degёve me prestigj tradicional si mjekёsia apo juridiku. Kjo pёrkthehet nё presionin qё ata bёjnё te fёmijёt pёr t’i zgjedhur kёto degё studimi. Po ashtu, tё rinjtё e punёsuar u pyetёn nёse puna e tyre korrespondon me nivelin e arsimit tё pёr­ funduar. Njё grup prej 21 % thanё se puna që bënin kёrkon njё nivel arsimor mё tё ulёt sesa ai qё kishin pёrfunduar, ndёrkohё qё pёr njё shumicё prej 65 % puna pёrputhet me nivelin e arsimimit. 14 5. Punёsimi Studimi për rininë Shqipëri Fig. Pozicioni i punës dhe profesioni aktual i të rinjve në Shqipëri (në%) Të gjithë të anketuarit e punësuar Kërkon një nivel më të ulët 20,7 MF arsimor sesa juaji 21,1 Përputhet me nivelin tuaj arsimor Kërkon një nivel më të lartë arsimor sesa juaji 5,6 4,5 62,0 68,6 Njё grup i vogёl prej 5 % thonё se puna e tyre nё fakt kёrkon njё nivel arsimor mё tё lartё sesa ai qё disponojnё. Po ashtu, 5 % thonё se nuk dinё si t’i pёrgjigjen kёsaj pyetjeje. Faktorёt vendimtarё pёr t’u punёsuar dhe arsyet pёr tё refuzuar një vend pune Tё intervistuarit u pyetёn mbi rёndёsinё e faktorёve tё ndryshёm qё ndikojnё nё gjetjen e njё vendi pune. Pёr njё shumicё dërrmuese prej 40 % faktorë shumё të rëndësishёm janë njohjet dhe lidhjet me njerёz nё pushtet.Eksperienca e punёs jashtё Shqipёrisё po ashtu perceptohet si faktor me rёndёsi ose me shumё r­ ёndësi nga rreth 60 % e tё rinjve. Anёtarёsia nё parti perceptohet si njё faktor i rёndёsishёm nga 45 % e tё rinjve. Edhe pse ekspertiza dhe aftёsia vlerёsohen nga tё rinjtё, pёr rreth 11 % prej tyre ato marrin pikёt minimale si faktorë punësimi, ndёrkohё qё pёr 23 % tё tjerё janё faktorë me ndikim mesatar. Krahasuar me studimet e mёparshme(Kamberi& Çela, 2019: 57) ka njё ulje tё dukshme nё numrin e tё rinjve qё zgjedhin njohjet me njerёzit nё pushtet si faktorin mё tё rёndёsishёm nё gjetjen e njё pune, ulje kjo nga 57 nё 40 %. Faktorёt e tjerë, si anёtarёsia nё parti dhe eksperienca e fituar jashtё vendit, mbeten pak a shumё konstantë nё perceptimin e rёndёsisё. Tё pyetur nёse mendojnё se do të gjejnë një vend pune brenda njё viti nga diplomimi i tyre në një universitet shqiptar dhe me aftësitë e përftuara atje, të rinjtë kanë nivele të ndryshme besimi për realizimin e kësaj gjëje. Pak më shumë se 37 % e tyre mendojnë se kjo nuk do të ndodhë. Një tjetër grup prej 23,7 % ndihen të dyzuar, duke menduar se ka shanse mesatare që kjo të ndodhë. Grupi tjetër prej 28 % mendojnë se kjo do të ndodhë brenda vitit. Si përfundim, vetëm një e katërta e të rinjve shqiptarë kanë besim se me diplomën e tyre shqiptare kanë shanse të mira të punësohen në një afat të shkurtër kohe. Të rinjtë u pyetën për faktorë apo situata të ndryshme që do t’i bënin ta refuzonin një vend të caktuar pune. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kjo vlerëson edhe karakteristikat e veçanta që ata kërkojnë në një vend pune. Shumica prej 63 % mendojnë se rroga është faktori kryesor dhe se nëse nuk do të ishin të kënaqur me pagesën, do të refuzonin. Një grup tjetër prej 20 % përmen­ din si faktor kyç kushtet e punës. Faktorët e tjerë si meritokracia në mundësitë e promovimit dhe të karrierës, si dhe përputhja e vendit të punës me arsimimin e tyre kanë rëndësi për grupe më të vogla të rinjsh, përkatësisht 5,4 dhe 8,5 % të totalit. 15 5. Punёsimi Studimi për rininë Shqipëri Fig. Renditja e faktorëve me rëndësi për gjetjen e një vendi pune në Shqipëri (në%) Sipas mendimit tuaj, sa të rëndësishëm janë faktorët e mëposhtëm kur një i ri kërkon të gjejë një punë në Shqipëri? Aspak të Kryesisht të Shumë të Kryesisht të Nuk rëndësishëm parëndësishëm Neutral rëndësishëm rëndësishëm e di ,,,,,, Ekspertiza Lidhjet me njerëz ,,,,,, në pushtet Anëtarësia në një ,,,,,, parti politike Eksperienca ,,,, jashtë vendit ,, Gjetjet kryesore 1.  19 % e të rinjve të pyetur janë të papunë dhe duke kërkuar aktivisht një vend pune. 2.  Një numër i konsiderueshëm i të rinjve që janë të punësuar raportojnë se vendi i tyre i punës nuk përkon as me nivelin e arsimit që kanë përfunduar(21 %) dhe as me profilin/ degën e tyre të studimeve(27,3 %), gjë që tre­ gon vështirësitë e sektorit të arsimit për t’iu përgjigjur tregut të punës. 3.  Për të gjetur një vend pune, njohjet me njerëzit në pushtet janë më të rëndësish­ me sesa aftësitë dhe ekspertiza. Megjithatë, edhe eksperienca e punës jashtë vendit është një aset me vlerë. 4.  Pagesa dhe kushtet e punës janë dy ­faktorët kryesorë sipas të rinjve për të pranuar apo refuzuar një vend të caktuar pune. 16 5. Punёsimi 6. Studimi për rininë Shqipëri Mobiliteti Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për sa i përket madhësisë së diasporës në raport me popullsinë totale. Numri i atyre që largohen çdo vit është i lartë dhe zgjedhja e të rinjve për të lënë vendin është subjekt i debateve të forta në shoqëri. Perceptimet dhe planet e të rinjve për të ardhmen kanë një ndikim të lartë në politikat e ndryshme ekonomike dhe sociale të vendit. Eksperiencat jashtë vendit Të rinjtë u pyetën nëse kishin qëndruar jashtë ­Shqipërisë për studime, trajnime apo eksperienca të tilla. Vetëm 5,5 % e tyre kishin qenë jashtë vendit për studime universitare dhe një grup akoma më i vogël prej 3 % kishin qenë jashtë Shqipërisë për të kryer arsimin e mesëm. Grupe shumë të vogla prej 4 dhe 0,4 % kishin qenë jashtë Shqipërisë në programe studimi profesional ose kurse të tjera. Një grup prej 41,7 % edhe pse nuk kishin qenë jashtë Shqipërisë, planifikonin ta bënin këtë patjetër në të ardhmen, ndërkohë që pak a shumë në të njëjtat shifra, 43 %, ishin ata që nuk kishin një plan të tillë. Në radhët e atyre që dëshiro­ nin të shkonin jashtë shtetit, mbizotëronin vajzat. 46 % e vajzave, krahasuar me 36 % të djemve, dë­ shironin ta bënin këtë gjë në të ardhmen. Të rinjtë që kishin qëndruar më shumë sesa 6 muaj jashtë vendit ishin në minorancë prej vetëm 18 %. Dëshira dhe planet për t’u larguar Të rinjtë ndahen në kampe shumë të ndryshme në përgjigjet e tyre për dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria për një periudhë më të gjatë se 6 muaj. Nga njëra anë, 27 % nuk kanë dëshirë ta lënë vendin dhe 8,1 % raportojnë një dëshirë të dobët për ta bërë këtë gjë. Një grup tjetër prej rreth një të katërtës të të rinjve ka një dëshirë mesatare për të emigruar dhe një lloj dyzimi për ta marrë këtë vendim. Në kahun tjetër, 35,5 % kanë një dëshirë të fortë ose shumë të fortë për të ikur. Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për sa i përket dëshirës së fortë të të rinjve për të emigruar, e kaluar këtë vit vetëm nga Maqedonia e Veriut, ku shifra është pak më e lartë, 39 %. Krahasuar me edicionet e kaluara të Studimit të Rinisë, shifrat kanë pësuar shumë pak ndryshime. Ka një ulje të lehtë në të dyja ekstremet e krahëve: numri i atyre që nuk kanë në plan të emigrojnë është ulur nga 32 në 27 %, por edhe numri i atyre që duan shumë të emigrojnë është ulur nga 43 në 36 %(Kamberi& Çela, 2019: f. 37–38). Duke marrë në konsideratë vetëm ata të rinj që shprehin dëshirë mesatare ose të fortë për t’u larguar, sondazhi mati edhe gatishmërinë e tyre për të ikur. Në këtë grup, rreth 11 % e të rinjve mendojnë se do të largohen brenda një afati të shkurtër prej 6 muajsh, ndërkohë që 18 % duan të largohen brenda dyvjeçarit të ardhshëm. Një e pesta e tyre(21 %) kishin ndër mend një periudhë kohore prej pesë vjetësh brenda së cilës do të largohen. Rreth 13 % e tyre emigrimin e kanë një plan më të largët, duke e imagjinuar largimin në dhjetë vitet e ardhshme ose edhe më vonë. Pjesa më e madhe, 35 %, nuk e dinin se kur do të largoheshin. Një tjetër pyetje i referohej kohës që të rinjtë mendojnë të kalojnë jashtë vendit, për të matur edhe llojin e emigrimit, afatshkurtër ose afatgjatë. Më shumë se një e pesta e atyre që duan të ikin (22,7 %) mendojnë se do të largohen ­përgjithnjë. Një tjetër grup prej 5,7 % mendojnë se do të qëndrojnë jashtë Shqipërisë për një kohë të gjatë, mbi 20 vjet. Po ashtu, për 7 % të tjerë periudha kohore është 10–20 vjet, pra një emigrim afatgjatë. 17 6. Mobiliteti Studimi për rininë Shqipëri Fig. Dëshira e të rinjve shqiptarë për të emigruar (në%) Sa e fortë është dëshira juaj për t’u shpërngulur në një shtet tjetër për më shumë se gjashtë muaj(emigrim)? Gjinia ↓ M F 14–18 Mosha ↓ 19–24 25–29 I ulët Nuk synoj të emigroj 27 ,6 26 ,7 32 ,4 24 ,8 25 ,7 30 ,4 E dobët 8 ,9 7 ,3 6 ,8 8 ,7 8 ,4 8 ,2 Mesatare 25 ,5 27 ,4 18 ,7 28 ,7 29 ,9 20 ,0 E fortë 21 ,5 16 ,6 23 ,1 20 ,1 14 ,7 20 ,8 Shumë e fortë 14 ,3 18 ,7 15 ,3 14 ,7 19 ,4 15 ,2 Arsimi ↓ I mesëm 29 ,0 6 ,8 25 ,2 20 ,7 16 ,9 I lartë 22 ,9 9 ,2 32 ,5 16 ,1 17 ,1 Rreth 10 % e të rinjve kanë ndër mend një afat të mesëm me një largim midis pesë dhe dhjetë vitesh, ndërkohë që një grup prej 15,7 % mendojnë të qëndrojnë deri në pesë vjet jashtë vendit. Vetëm 7,5 % mendojnë se do të qëndrojnë për një periudhë të shkurtër deri në një vit. Përsëri brenda grupit të atyre që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, një pyetje tjetër mati nivelin e përgatitjeve dhe hapat e hedhur deri më tani për t’u larguar.Rreth 5,6 % e të rinjve kanë kontaktuar ambasadën përkatëse të vendit drejt të cilit synojnë të largohen dhe një tjetër grup prej 8 % kanë kontaktuar punëdhënës të mundshëm në këto vende. 7 % e të rinjve kanë kontaktuar universitetet ku dëshirojnë të shkojnë për të studiuar dhe një grup i vogël prej 2,2 % kanë siguruar tashmë bursa në këto shkolla. Grupi më i konsiderueshëm, rreth 30 %, kanë qenë në kontakt me familjarë ose miq që tanimë janë në vendet që ata shohin si destinacion të mundshëm dhe kanë marrë informacion prej tyre. Më shumë se gjysma, 54 %, nuk kanë bërë ndonjë përgatitje dhe nuk kanë hedhur ende ndonjë hap për të përgatitur e realizuar largimin. Rezultatet e këtij sondazhi janë në një linjë dhe me sondazhe të tjera të zhvilluara në Shqipëri me kampione përfaqësuese në nivel kombëtar. Kështu, në një sondazh të vitit 2023, 13 % e të intervistuarve ishin duke u përgatitur që të emigronin brenda vitit dhe mbi 30 % e atyre që dëshironin të largoheshin, mendonin se nuk do të ktheheshin më për të jetuar në Shqipëri. Rreth 70 % e të pyeturve do ta mendonin seriozisht largimin nëse do t’u jepej mundësia(Balla, 2023: f. 8–9). Grupi tjetër i pyetjeve ka të bëjë me arsyet dhe faktorët që i shtyjnë të rinjtë drejt emigrimit. Arsyeja kryesore personale e largimit për shumicën prej tyre, 39 %, është kërkesa për standarde të mira jetese, të ndjekur nga 21,6 % që kërkojnë të ardhura më të larta. Për 7,4 % arsyeja është përpjekja për t’u arsimuar me cilësi dhe standarde, ndërkohë që për 13,5 % janë mundësitë më të larta të punësimit. Një numër i vogël të rinjsh raportojnë arsye të tjera, si eksperienca e një kulture të ndryshme (1,8 %); të qenët pranë familjarëve dhe të dashurve(3,7 %); dëshira për të jetuar në një vend me stabilitet(2,4 %), si dhe largimi nga një situatë e pafavorshme në shtëpi(1 %). Po ashtu, për 2,7 % arsyeja është dëshira për të hapur biznesin e tyre. 3 % e të rinjve thonë se arsyeja që i largon nga ­Shqipëria është korrupsioni dhe klientelizmi. Të pyetur në mënyrë më të përgjithshme për faktorët që i shtyjnë të rinjtë të largohen nga ­Shqipëria(pra, jo vetëm për arsyet e tyre personale), për shumicën e atyre që përgjigjen prioritet kanë faktorët ekonomikë. Arsyeja e parë e për­mendur nga 57 % e tyre është niveli i ulët i të ardhurave, ndjekur nga 29 % që përmendin kostot në rritje të jetesës. Të dyja në tërësi janë tregues të pamundësisë për të përballuar jetesën me dinjitet. Përveç këtyre dy arsyeve kryesore, ka grupe më të vogla të rinjsh, nga 5 % secili, që përmendin faktorë të tjerë si kërkesa për krahë pune nga vende si Gjermania, që vepron si faktor tërheqës, si dhe presioni për të«imituar» moshatarët e të njohurit, pra për të emigruar si të tjerët. 18 6. Mobiliteti Studimi për rininë Shqipëri Fig. Përgatitjet e të rinjve shqiptarë për emigrim (në%) Çfarë keni bërë deri tani për t’u larguar nga vendi? Gjinia ↓ M F Kam kontaktuar ambasadën përkatëse në vendin e destinacionit 4 ,4 6 ,8 Kam kontaktuar punëdhënës të mundshëm 9 ,8 5 ,9 Kam kontaktuar universitete/shkolla të mundshme 5 ,7 8 ,2 Kam siguruar një bursë 3 ,6 0 ,7 Kam kontaktuar miq/të afërm 31 ,3 27 ,7 Asgjë 51 ,4 56 ,5 14–18 4 ,5 2 ,2 7 ,9 – 24 ,5 69 ,1 Mosha ↓ 19–24 4 ,8 9 ,1 9 ,5 4 ,9 29 ,6 49 ,7 25–29 7 ,1 10 ,4 3 ,4 0 ,7 32 ,7 48 ,3 Inkurajimi i kthimit dhe kontributit të diasporës Të rinjve u është kërkuar të vlerësojnë opsione të ndryshme politikash që mund të inkurajonin jo vetëm kthimin e diasporës së madhe shqiptare, por dhe kontributin e saj për zhvillimin e vendit. Ndërmjet tyre të rinjtë bien dakord se mënyrat më të mira do të ishin: pagesa e një granti afatshkurtër ose afatgjatë për të rinjtë e aftë(14 %); krijimi i një politike pa taksa për pesë vitet e para për ata që kthehen(24,2 %), si dhe mbështetja e idesë së tyre të biznesit me kredi shtetërore, pra me kushte më të favorshme sesa kapitali privat (40,2 %). Grupe më të vogla prej rreth 7,7 % mendojnë se ka edhe opsione të tjera. Gjetjet kryesore 1.  Numri i të rinjve shqiptarë që kanë pasur përvoja arsimore jashtë vendit, qoftë në shkollë të mesme apo të lartë, mbetet akoma shumë i ulët, afërsisht në masën 12 %. 2.  Më shumë se 40 % e atyre që nuk kanë qenë ende jashtë, dëshirojnë ta bëjnë këtë gjë në të ardhmen. Dëshira më e lartë vihet re te vajzat. 3.  Më shumë se një e treta e të rinjve të pyetur kanë një dëshirë të fortë për ta lënë vendin dhe 11 % e tyre mendojnë se do të ikin brenda 6 muajve të ardhshëm. 4.  Shqipëria zë vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë së Veriut, për sa i përket dë­ shirës së fortë të të rinjve për të emigruar. 5.  Më shumë se një e pesta e atyre që dëshi­ rojnë të largohen, mendojnë se nuk do të kthehen më në Shqipëri. Rreth 30 % e atyre që duan të largohen nuk e dinë ose nuk janë të sigurt për sa kohë dëshirojnë të qëndrojnë jashtë vendit. 6.  Sipas të rinjve, faktorët kryesorë shtytës për sa i përket migrimit janë kërkesat për standarde më të mira jetese dhe për të ar­ dhura më të larta. Faktorët tërheqës, siç mund të jetë kërkesa për punëtorë në vendet e tyre të destinacionit, nuk marrin shumë rëndësi, ata përmenden nga vetëm 5 % e të rinjve. 7.  Opsioni më i mirë sipas të rinjve për të inkurajuar kthimin dhe kontributin e diasporës është përdorimi i kapitalit shtetëror për të mbështetur bizneset e reja(garancitë shtetërore për kredi). 19 6. Mobiliteti 7. Studimi për rininë Shqipëri Familja dhe planet për të ardhmen Tranzicioni nga adoleshenca në rini është një proces që karakterizohet nga ndryshime në marrë­ dhëniet me familjen, shoqërinë dhe partnerin/en. Marrëdhëniet me moshatarët dhe partnerët romantikë marrin më shumë vëmendje(Lindell& Campione-Barr, 2017), ndërsa marrëdhënia me familjarët bëhet më fleksibël(Aquilino, 2006). Moshatarët dhe partneri/ja romantik/e mund të kthehen në një pikë mbështetjeje për të rinjtë gjatë kalimit nga adoleshenca në rini(Guan& Fuligni, 2015). Gjithsesi, duket se familja sërish luan rol të rëndësishëm në jetën e të rinjve gjatë këtij procesi. Të rinjtë shpeshherë mbeten të varur financiarisht nga prindërit e tyre, edhe kur janë në të njëzetat(Lindell& Campione-Barr, 2017). Zgjedhja e partnerit/es i cili/e cila mund të jetë dhe bashkëshorti/ja i ardhshëm/e ardhshme ­është një tjetër karakteristikë e procesit të ­rritjes. Edhe pse dashuria shpesh konsiderohet si një ndjenjë e verbër, përzgjedhja e partnerit/es pa dyshim përfshin një analizë të hollësishme të kostos dhe përfitimeve që sjell marrëdhënia(Little, 2016). Procesi i përzgjedhjes që bëjnë shpesh të rinjtë me qëllim shtimin e përfitimeve të ma­ rrëdhënies, influencohet nga faktorë socialë dhe kulturorë, siç janë niveli i të ardhurave, edukimi dhe vlerat personale. Ky kapitull do të hedhë dritë mbi raportet e të rinjve me familjen e origjinës dhe mënyrën se si ata përzgjedhin partnerin/en romantik/e. Familja e origjinës Nisur nga një analizë kumulative e të dhënave të grumbulluara duket se pjesa më e madhe e të rinjve jetojnë me të paktën njërin nga prindërit(65,8 % me nënën dhe 59,9 % me babain). Krahasuar me të dhënat e studimit të rinisë të FES-it kryer nga Kamberi dhe Çela në vitin 2019, ku 82 % e të rinjve raportuan se jetojnë me prindërit, vërehet një rënie e shifrës. Nga ana tjetër, ka një rritje të numrit të të rinjve që jetojnë vetëm (7 %) krahasuar me 2019-n(1 %)(Kamberi& Çela, 2019). Edhe pse numri i përgjithshëm nuk është dhe aq i lartë, rezultati tregon se në katër vitet e fundit te të rinjtë është zhvilluar një tendencë për të jetuar më vete. Bazuar në të dhënat e përftuara, gati gjysma e të rinjve(48,7 %) jetojnë bashkë me vëllezërit apo motrat. Kjo vërehet më shumë në grupmoshën 14–18 vjeç(72,3 %). Këto të dhëna janë në të njëjtën linjë me supozimin teorik se vëllezërit/motrat janë një pikë e fortë mbështetjeje për njëri-tjetrin, veçanërisht gjatë adoleshencës(Branje, van Lieshout, van Aken& Haselager, 2004). Gjetjet tregojnë se një numër i vogël i të rinjve jetojnë me fëmijët e tyre(7 %). Duhet pohuar se ka një numër më të madh femrash(10,8 %) sesa meshkujsh(3,4 %) që jetojnë me fëmijët. Kjo gjetje sugjeron se femrat janë më të lidhura me fëmi­ jët e tyre. Duke marrë në konsideratë se mosha e fëmijëve te çiftet e reja është zakonisht e vogël, kjo mund të shpjegohet nëpërmjet besimit kulturor se nëna është prindi më i rëndësishëm për fëmijët në vitet e para të jetës(Dervishi, Sado& Spaho, 2013). Arsyeja kryesore pse të rinjtë jetojnë me prindërit është se ata e konsiderojnë si mënyrën me të thjeshtë dhe të përshtatshme(62 %). Të dhënat tregojnë një rënie në raport me vitin 2019(78 %) (Kamberi& Çela, 2019). Arsyeja e dytë pse të rinjtë zgjedhin të jetojnë me prindërit është gjendja e tyre financiare. Duhet theksuar se shqetës­ imi i të rinjve në lidhje me këtë aspekt është rritur (25,8 %) në krahasim me vitin 2019(17 %)(Kamberi& Çela, 2019). Një përqindje e vogël e të rinjve që morën pjesë në studim(7 %) pohuan se do të donin të jetonin më vete, por nuk e bëjnë pasi prindërit e tyre nuk janë dakord. 20 7. Familja dhe planet për të ardhmen Studimi për rininë Shqipëri Marrëdhënia me prindërit Adoleshenca është një periudhë që karakteri­ zohet nga rivendosja e balancave në marrë­ dhënien midis prindërve dhe fëmijëve. Krijimi i një marrëdhënieje pozitive me prindërit duket se është i rëndësishëm për të rinjtë. Pjesa më e madhe e tyre(63,1 %) pohuan se shkojnë shumë mirë me prindërit. Një pjesë me e vogël(32,6 %) u shprehën se kanë një marrëdhënie të mirë me prindërit, por nganjëherë kanë ­mendime të ndry­shme nga ata. Vetëm një numër i vogël pjesëm­ arrësish pohuan se nuk shkojnë mirë me prindërit(2,1 %) dhe se kanë një marrëdhënie konfliktuale me ta(1,2 %). Këto të dhëna tregojnë se ka një shkallë të ulët konflikti midis prindërve dhe fëmijëve. Bazuar në këtë rezultat, mund të supozohet se marrëdhënia mes të rinjve dhe prindërve është zhvilluar në një drejtim më funksional, me më shumë autonomi për të rinjtë dhe më pak kontroll të papërshtatshëm prindëror(Panahi, Modarres& Areshtanab, 2023). Statusi social Bazuar në të dhënat e përftuara, pjesa më e madhe e të rinjve të pyetur nuk janë në një marrë­ dhënie romantike(74,8 %), një numër shumë më i vogël janë të martuar(11,5 %), disa të tjerë janë të lidhur dhe bashkëjetojnë(5,6 %) dhe ca të tjerë janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë(6,9 %). Krahasuar me studimin e FES-it të kryer nga Kamberi dhe Çela në vitin 2019, ka një rënie të numrit të të rinjve që nuk janë në një marrëdhënie(86 %) dhe një rritje të numrit të të rinjve që bashkëje­ tojnë(një për qind), si dhe të atyre që janë të lidhur, por nuk jetojnë bashkë(1 %). Kjo përforcon idenë se në katër vitet e fundit ka një tendencë në rritje te të rinjtë për të qenë në një marrë­ dhënie, por jo në një mënyrë institucionale apo tradicionale. Një fakt interesant është se divorci nuk është një fenomen i përhapur te të rinjtë shqiptarë(0,3 %). Ky rezultat shkon në të njëjtën linjë me gjetjen se Shqipëria është ndër vendet me numrin më të ulët të divorcit në Europë(Bashkimi Europian, 2021). Arsyet për zgjedhjen e partnerit/es Nëpërmjet pyetësorit të aplikuar në këtë studim, të rinjtë u prezantuan me disa faktorë të cilët ata do t’i merrnin në konsideratë për të zgjedhur partnerin/en. Ashtu siç tregohet në grafikun më sipër, faktori më i rëndësishëm për të rinjtë është niveli i edukimit(64,2 %). Në krahasim me gjetjet e studimit të kryer nga Kamberi dhe Çela në vitin 2019, ka një rënie të lehtë të interesit për këtë faktor(70,9 %). Për më tepër, duket se femrat i japin më shumë rëndësi edukimit(69,6 %) në krahasim me meshkujt(58,9 %). Faktori i dytë më i rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es për të rinjtë është aprovimi i familjes (59,7 %). Në krahasim me katër vite më parë, ka një rënie të lehtë të interesit të të rinjve(69 %) në lidhje me këtë faktor(Kamberi& Çela, 2019). Aprovimi i familjes duket se është më i rëndësi­ shëm për të rinjtë me nivel të ulët edukimi(70,9 %). Është interesant fakti se ky faktor ka thuajse të njëjtën rëndësi si për meshkujt(58,1 %), ashtu dhe për femrat(61,4 %). Faktori i tretë që të rinjtë e konsiderojnë të rën­ dësishëm kur zgjedhin partnerin/en është statusi financiar(44,2 %). Krahasuar më vitin 2019, ku vetëm 22 % e personave të pyetur e konsideronin këtë faktor si shumë të rëndësishëm(Kamberi& Çela, 2019), vëmendja e të rinjve është dyfishuar. Ky rezultat është thuajse i njëjtë me atë të studimit të FES-it të vitit 2015, ku 42 % e pjesëmarrësve e konsideruan këtë faktor si shumë të rëndësi­ shëm(Çela, Kamberi& Pici, 2015). Ky rezultat tregon se perceptimi i të rinjve mbi rolin e statusit financiar në një marrëdhënie ka prirjen të jetë fleksibël dhe potencialisht i ndikuar nga dinamikat sociale dhe ekonomike të vendit(Vykopalova, 2014). Siç mund të shihet dhe në grafik, 38,9 % e të rinjve të pyetur e konsiderojnë origjinën e partnerit/es një faktor të rëndësishëm kur vendosin të fillojnë një lidhje romantike. Edhe pse pjesa më e madhe nuk e konsiderojnë si faktor përcaktues, mund të thuhet se të rinjtë nuk janë krejtësisht indiferentë ndaj rolit që kanë zakonet dhe vlerat e lidhura me origjinën në marrëdhënie. 21 7. Familja dhe planet për të ardhmen Studimi për rininë Shqipëri Fig. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit/es (në%) Sa të rëndësishëm jane faktorët e mëposhtëm në zgjedhjen e partnerit/es? Gjinia ↓ M F 14–18 Mosha ↓ 19–24 Besimi fetar 28 ,0 25 ,7 33 ,3 24 ,2 Gjendja ekonomike 37 ,9 50 ,6 48 ,1 35 ,5 Miratimi i familjes 58 ,1 61 ,4 70 ,9 49 ,7 Virgjëria 26 ,3 10 ,9 20 ,7 19 ,3 Niveli arsimor 58 ,9 69 ,6 67 ,1 46 ,4 Origjina(Kombësia) 40 ,9 36 ,9 40 ,4 39 ,0 25–29 24 ,6 49 ,4 60 ,7 16 ,4 78 ,7 37 ,7 Është me vend të theksohet se përputhshmëria e vlerave mes partnerëve është një tregues domethënës i një lidhjeje apo martese të qëndrue­ shme(Apostu, 2021).Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për besimin fetar të partnerit/es të/së tyre të ardhshëm/së ardhshme, sepse vetëm 26,9 % e tyre e referuan atë si një faktor të rëndësishëm. Gjithsesi, duket se interesi për këtë faktor është shtuar në krahasim me vitin 2019, ku një numër më i vogël i të rinjve (19 %) e konsideruan atë si një aspekt të rëndësishëm të jetës së partnerit/es të ardhshëm/së ardhshme(Kamberi& Çela, 2019). 2.  Të rinjtë jetojnë me prindërit sepse ësh­të më e përshtatshme për ta. Në përpu­ thje me këtë fakt, shqetësimet e të rinjve mbi kostot e jetesës janë rritur gjatë katër viteve të fundit. 3.  Marrëdhënia pozitive prind-fëmijë duket se është një tipar i qëndrueshëm i marrë­ dhënieve familjare në Shqipëri. 4.  Pjesa më e madhe e të rinjve të pyetur nuk janë të lidhur. Gjithsesi vihet re një tendencë në rritje për bashkëjetesë. Më pak se një e pesta(18,6 %) e të rinjve që morën pjesë në studim pohuan se virgjëria është një faktor i rëndësishëm dhe shumë i rëndësishëm kur zgjedhin partnerin/en. Kjo tregon se pjesa më e madhe e të rinjve nuk mendojnë se virgjëria luan një rol të qenësishëm në zhvillimin e një marrë­ dhënieje pozitive dhe afatgjatë. Duhet thënë se numri i të rinjve që i kushtojnë rëndësi këtij faktori ka rënë dukshëm në krahasim me katër vite më parë, ku 44 % e të rinjve të pyetur e konsideruan atë si të rëndësishëm përpara se të fillonin një lidhje romantike(Kamberi& Çela, 2019). Gjetjet kryesore 1.  Pjesa më e madhe e të rinjve të pyetur jetojnë me prindërit, por vitet e fundit është vërejtur një tendencë për të jetuar më vete. 5.  Divorci nuk është një çështje shqetësuese për rininë shqiptare. 6.  Niveli i edukimit është një faktor i rën­ dësishëm në zgjedhjen e partnerit/es. Në mënyrë të veçantë, kjo është e rëndësishme për femrat. 7.  Miratimi i familjes mbetet një faktor i rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es, por në një nivel më të ulët krahasuar me katër vite më parë. Nga ana tjetër, interesi i të rinjve për situatën financiare të partnerit/es të ardh­ shëm/së ardhshme është dyfishuar në kraha­ sim me vitin 2019. 8.  Të rinjtë tregojnë një interes relativisht të ulët në lidhje me besimin fetar dhe vir­ gjërinë kur zgjedhin një partner/e. Gjithsesi, në krahasim me vitin 2019, ata shfaqin më shu­ më interes për besimin fetar dhe më pak inte­ res për virgjërinë. 22 7. Familja dhe planet për të ardhmen 8. Qëndrimet e të rinjve Qëndrimet janë mekanizma psikologjikë kompleksë që influencojnë dhe influencohen nga faktorë të ndryshëm, si eksperiencat personale, ndërveprimet sociale dhe proceset kognitive. Ato mund të influencojnë edhe vendimmarrjen, gjykimet dhe sjelljen tonë(Johnson, Martinez-Berman & Curley, 2022). Të rinjtë kanë opinione dhe qëndrime mbi shumë çështje sociale delikate, të cilat influencohen në mënyrë domethënëse nga konteksti. Këto vlera personale ndikojnë në mënyrën se si ata e shohin veten e tyre, si ndërveprojnë me të tjerët, si e zhvillojnë të kuptuarit e të drejtave sociale, drejtësisë, familjes, fesë dhe si angazhohen në jetën sociale dhe politike të vendit(Johnson et al., 2022). Për rrjedhojë, thellimi i njohurive mbi opinionet dhe qëndrimet e të rinjve për aspekte të ndryshme të jetës mund të rritë vetëdijen sociale dhe të nxitë hartimin e strategjive efektive për adresimin e sfidave të komunitetit. Siç mund të shihet në figurën më poshtë, e cila është prezantuar në një model«top 2 box», 3 një përqindje shumë e lartë e të rinjve(90,2 %) e konsiderojnë ushqyerjen e shëndetshme si diçka të rëndësishme. Pavarësia është vlera e dytë më e rëndësishme për të rinjtë(84,1 %). Ky rezultat duket se është në përputhje të plotë me gjetjen e prezantuar më sipër, ku u vërejt se ka një tendencë në rritje të të rinjve për të jetuar më vete. Studimi për rininë Shqipëri Duhet thënë se ka pak më shumë femra(88,1 %) sesa meshkuj(80,1 %) që e konsiderojnë këtë faktor si të rëndësishëm. Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se një numër i lartë i të rinjve (82,5 %) mendojnë se të kesh fëmijë është diçka e rëndësishme në jetë. Kjo gjë është njëlloj e rën­ dësishme për të dyja gjinitë. Karriera profesionale është një tjetër aspekt i jetës që një pjesë e madhe e të rinjve pjesëm­ arrës në studim e konsiderojnë si të rëndësishëm dhe shumë të rëndësishëm(81,4 %). Kjo ësht­ ë thelbësore për një numër pak më të lartë ­femrash(84 %) sesa meshkujsh(73,1 %). Gjithashtu, femrat duket se janë disi më të interesuara për të kryer studimet universitare(84,8 %) në krahasim me meshkujt (73,1 %). Gjithsesi, duhet pohuar se ky ë­ shtë një faktor i rëndësishëm për të dyja gjinitë(78,9 %). Në vijim të gjetjeve, duket se të rinjtë mendojnë se të marrësh përgjegjësi është një vlerë individuale e rëndësishme(75,1 %). Në lidhje me këtë çështje nuk vërehen diferenca gjinore. Gjithashtu, më shumë se gjysma e pjesë­marrësve(61,1 %) mendojnë se pasurimi është një objektiv për të cilin ia vlen të punosh. Një përqindje e konsiderueshme e të rinjve të pyetur mendojnë se të bësh sport(75,5 %) dhe të dukesh bukur(73,1 %) janë pjesë të rëndësishme të jetës. Nga ana tjetër, një pjesë e vogël e pjesëmarrësve(22,8 %) mendojnë se të vi­ shesh me rroba të firmave të shtrenjta është e rëndësishme. Këto të dhëna na mundësojnë të supozojmë se për të rinjtë është e rëndësishme të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të duken bukur, por, me sa duket, këto aspekte ata nuk i shohin shumë të lidhura me mbajtjen e rrobave të shtrenjta. Të dhënat tregojnë se të rinjtë nuk janë të prirë të përfshihen në iniciativa sociale(24 %) dhe se janë edhe më pak të interesuar të angazhohen në aktivitete politike(14 %). Në lidhje me këto çështje nuk ka një diferencë gjinore. Fatkeqësisht, kjo është një sjellje e qëndrueshme e të rinjve, pasi, siç është cekur dhe në hyrje të këtij studimi, ata kanë shfaqur rezultate të ngjashme edhe në vitin 2019(Kamberi& Çela, 2019). 23 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Fig. Rëndësia e vlerave për të rinjtë në Shqipëri (në%) Sa të rëndësishme janë për ju çështjet e mëposhtme? Përgjigje të kombinuara«shumë të rëndësishme» dhe«të rëndësishme» Të kesh fëmijë Të bësh sport Të ushqehesh shëndetshëm Të veshësh rroba të rmave të shtrenjta Të dukesh bukur 18,5 27,0 Të pasurohesh Të martohesh Të marrësh pjesë në iniciativa/aktivitete shoqërore Të jesh aktiv në politikë Të kesh një karrierë të sukseshme Të marrësh diplomën universitare Të jesh i pavarur Të marrësh përgjegjësi 14,9 13,1 25,5 22,5 82,1 82,8 77,8 73,2 87,8 92,7 73,5 72,6 69,1 65,1 75,9 76,5 M F 78,8 84,0 73,1 84,8 80,1 88,1 76,9 73,2 Kënaqësia me jetën Kur u pyetën se sa të kënaqur janë me jetën në përgjithësi në një shkallë nga 1 në 10, shumë pjesëmarrës(48,5 %) u përgjigjën se janë të kë­ naqur. Vetëm një përqindje e vogël e tyre(5,9 %) u përgjigjën se nuk janë të kënaqur. Gjithashtu, pjesa me e madhe e të rinjve të pyetur(83,8 %) e mendojnë situatën e tyre në dekadën e ardhshme më të mirë se aktualja. Ata janë më pak optimistë për të ardhmen e vendit, por gjithsesi janë pozitivë për të ardhmen(57,5 %). Frikërat dhe shqetësimet Kur u pyetën në lidhje me shqetësimet e tyre mbi situatën socio-ekonomike të vendit, të rinjtë pohuan se frika më e madhe e tyre është mosgjetja e një vendi pune(61,2 %). Gjithashtu, të rinjtë duket se kanë frikë nga problemet e rënda shëndetësore(56,3 %). Kjo mund të lidhet me faktin se pjesa më e madhe e tyre(59,3 %) nuk kanë besim te sistemi shëndetësor në Shqipëri. Një gjetje që është me interes të theksohet është se thuajse gjysma e të rinjve të pyetur(48,6 %) pohuan se janë shumë të frikësuar dhe 29,6 % disi të frikësuar nga fillimi i një lufte. 24 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Të rinjtë duket se janë të shqetësuar se mos bien viktimë e dhunës seksuale, dhunës fizike apo se mos grabiten nga dikush përkatësisht në masën 38,6 %, 41,2 % dhe 43,8 %. Duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë sociale dhe efektet negative afatshkurtra dhe afatgjata të këtyre sjelljeve te shëndeti fizik dhe mendor i të rinjve(Campbell, Greeson, Raja& Bybee, 2008), këto frikëra duket se përjetohen në një nivel domethënës nga të rinjtë. Të dhënat tregojnë se femrat janë më të frikësuara se meshkujt nga këto sjellje. Nga ana tjetër, siç mund të vërehet dhe në grafik, të rinjtë duket se nuk janë shumë të shqetësuar për dhunën në familje(48,7 %). Kjo është në të njëjtën linjë me gjetjen se pjesa më e madhe e të rinjve(93 %) mendojnë se nuk është e justifikueshme që një burrë të godasë bashkëshorten e tij në disa rrethana të veçanta kur ajo nuk tregon respekt ndaj tij. Duke parë të dhënat, mund të pohohet se të rinjtë janë të fikësuar nga aktet terroriste(43,3 %), efektet negative të ndryshimeve klimaterike (49,8 %) dhe nga mundësia e një pandemie globale(42,9 %). Gjithashtu, ata duket se janë disi të shqetësuar për efektet negative të inteligjencës artificiale(37,6 %) dhe numrit në rritje të refugjatëve në Shqipëri(35,4 %). Për më tepër, në lidhje me të ardhmen e tyre ekonomike, të rinjtë dyshojnë nëse do të arrijnë të kenë një pension të mirë, por nuk janë të shqetësuar se nuk do të gjejnë një shtëpi për të jetuar. Sjelljet e justifikueshme Vlerat sociale ushqejnë zhvillimin e normave që janë sjellje në situata të veçanta të bazuara në standarde sociale të pranuara. Me fjalë të tjera, ato krijojnë bazën e vlerave të cilave u referohen individët për të pranuar apo refuzuar një sjellje të caktuar. Edhe pse kanë këtë funksion në shoqëri, vlerat sociale kanë prirjen të ndryshojnë në varësi të gjinisë, moshës apo nivelit të edukimit (Menard, 2015). Duke marrë në konsideratë këtë premisë, të rinjtë u ftuan të shprehin mendimin e tyre rreth disa sjelljeve në një shkallë Likert 4 nga 1 në 10. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të rinjve(82,8 %) e konsiderojnë homoseksualitetin si një sjellje të papranueshme. Këto të dhëna replikojnë gjetjet e studimit të FES-it katër vite më parë, kur pjesa më e madhe e të rinjve shfaqën të njëjtin qëndrim ndaj homoseksualitetit(Kamberi& Çela, 2019). Më shumë se gjysma e personave të pyetur(54,8 %) nuk duan të japin apo të ma­ rrin ryshfet. Duhet theksuar se djemtë/meshkujt treguan më shumë tolerancë se vajzat/femrat në lidhje me këtë sjellje. Gjithashtu, 41 % e të rinjve të pyetur mendojnë se të mashtrosh për taksat nuk është një sjellje e pranueshme. Edhe pse në një përqindje pak më të ulët(39 %), ata kanë të njëjtin qëndrim mbi çështje si shfrytëzimi i lidhjeve personale për të mbaruar punët dhe aborti. Në lidhje me predispozitën e të rinjve për të jetuar në të njëjtën lagje me njerëz që u përkasin grupeve të ndryshme sociale, ata shfaqën qëndrime të ndryshme. Pjesa më e madhe e të rinjve u shprehën pozitivë ndaj idesë së të jetuarit në të njëjtin komunitet me persona të besimit mysliman dhe atij të krishterë. Një pjesë më e vogël e tyre janë dakord që të jetojnë me persona të komunitetit rom dhe hebre. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e të rinjve ngurrojnë të jetojnë në të njëjtin komunitet me pjesëtarë të LGBTQIA+, apo me të varurit nga droga. Diskriminimi Diskriminimi është një fenomen social që ­ndodh kur njerëzit trajtohen ndryshe vetëm për faktin se i përkasin një grupi social të caktuar. Njerëzit mund të bien viktimë e diskriminimit për shkak të moshës, origjinës, racës, fesë, gjinisë, orientimit seksual, gjuhës apo shumë arsyeve të tjera. Ky fenomen social, që shpesh i ka rrënjët te paragjykimet, mund të ketë pasoja serioze në jetën e njerëzve, duke i privuar ata nga jeta sociale apo politike, madje duke ua kufizuar mundë­ sinë për të marrë shërbime të nevojshme, siç janë ai shëndetësor apo arsimor(Fibbi, Midtbøen& Simon, 2021). Kur u pyetën mbi diskriminimin, pjesa më e madhe e të rinjve pjesëmarrës në studim pohuan se ata nuk janë diskriminuar ndonjëherë për shkak të gjinisë(86,5 %), statusit ekonomik(79,6 %), besimit fetar(87,2 %), origjinës(85,3 %), bindjes politike(83,7 %), orientimit seksual(91,6 %) apo gjuhës(84,3 %). 25 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Fig. Frikërat dhe shqetësimet e të rinjve në Shqipëri (në%) Sa të shqetësuar jeni në lidhje me çështjet e mëposhtme? Shumë Vështirësi për të , gjetur një shtëpi Të mos kesh një pension , të mjaftueshëm Efektet negative , të IA-së Sistemi i keq , shëndetësor , Lufta Të biesh viktimë e , dhunës në familje , Pandemia globale Rritja e numrit të emi, grantëve dhe refugjatëve Ndotja dhe ndryshimet , klimaterike , Një akt terrorist , Të jesh pa punë , Të sëmuresh rëndë , Të grabitesh Të biesh viktimë e , dhunës seksuale Të biesh viktimë e , dhunës zike Disi Aspak ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, ,, Nuk e di , , , , , , , , , , , , , , , Disa nga këto gjetje, duket se janë në kundër­ shtim me konkluzionet e studimeve të tjera të kryera në vend të cilat afirmojnë se ka pabarazi gjinore në disa aspekte, siç janë aksesi në jetën politike, në administratën publike apo në angazhime biznesi(Kuci, 2023), dhe diskriminim etnik për pjesëtarët e komunitetit rom dhe atij egjiptian(Jasini, 2024). Gjithsesi, këto gjetje kontradiktore vlen të eksplorohen në studime të mëtejshme. Feja dhe minoritetet Pjesa më e madhe të rinjve që morën pjesë në studim(67,6 %) deklaruan se janë myslimanë. Gjithsesi, duket se jo të gjithë janë besimtarë praktikantë, sepse kur u pyetën se sa ­shpesh kanë marrë pjesë në aktivitete fetare, 36,9 % e tyre u përgjigjën «asnjëherë», 25,3 % u përgjigjën«vetëm në raste të veçanta» dhe 10,8 % u shprehën se kanë marrë pjesë një herë në vit. 26 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Fig. Përvoja e diskriminimit mes të rinjve në Shqipëri (në%) A jeni ndier ndonjëherë të diskriminuar për arsyet e mëposhtme? Asnjëherë , Gjinia , Gjendja ekonomike , Besimi fetar , Origjina(kombësia) , Bindjet politike , Orientimi seksual , Dialekti gjuhësor Ndonjëherë Shpesh , ,, ,, ,, ,, , ,, Të drejtat e minoriteteve bazohen në njohjen e faktit se kjo kategori gjendet në një situatë të pambrojtur në raport me pjesën tjetër të popu­ llsisë. Ato janë vendosur për të mbrojtur minoritetet nga diskriminimi për shkak të statusit të tyre social dhe shërbejnë për t’u dhënë të drejta të barabarta të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë (Mihandoost& Babajanian, 2016). Perceptimi i të rinjve shqiptarë për të drejtat e grupeve të ndryshme minoritare varion. 48,5 % e tyre mendojnë se femrat si grup minoritar 5 gëzojnë të drejta të mjaftueshme, ndërsa 42,6 % mendojnë se ato nuk gëzojnë të drejta të mjaftueshme. Pra, të rinjtë duket se janë të ndarë në lidhje me çfarë mendojnë për respektimin e të drejtave të grave në Shqipëri. Në lidhje me të drejtat e grupeve minoritare, 48,8 % e të rinjve mendojnë se ato gëzojnë të drejta të mjaftueshme dhe vetëm 25,8 % e tyre mendojnë se ato nuk gëzojnë të drejta të mjaftueshme. Nga ana tjetër, të rinjtë besojnë se njerëzit që kanë një status të ulët ekonomik diskriminohen, sepse 61,9 % pohuan se ata nuk gëzojnë të drejta të mjaftueshme. Studimi synoi të kuptonte perceptimin e të rinjve edhe për respektimin e të drejtave të tyre. Të dhënat tregojnë se 53,2 % e të anketuarve nuk mendojnë se janë të diskriminuar, ndërsa 42,6 % mendojnë se nuk gëzojnë të drejta të mjaftueshme. Këndvështrimet sociale Është me rëndësi të kuptohet se diversiteti i mendimeve dhe qëndrimeve mbi çështje të ndryshme është një fenomen natyral. Por, ka një rë­ ndësi thelbësore të jemi të vetëdijshëm se, nëse nuk kuptohen siç duhet, këto diferenca mund të sje­llin ndarje sociale. Në këtë studim, të rinjtë u ftuan të japin mendimin e tyre mbi çështje të ndryshme sociale me karakter delikat. Në lidhje me anëtarët e komunitetit LGBTQIA+, pjesa më e madhe e të rinjve(53,9 %) mendojnë se ata gëzojnë të drejta të mjaftueshme, ndërsa një numër dukshëm më i vogël të rinjsh(22 %) mendojnë se ata nuk gëzojnë të drejta të mjaftueshme. Të dhënat sugjerojnë se të rinjtë besojnë që anëtarët e këtij komuniteti nuk diskriminohen nga shoqëria apo institucionet shqiptare. Siç mund të shihet dhe në grafik, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve(55,3 %) mendojnë se djemtë/meshkujt nuk janë liderë politikë më të mirë se vajzat/femrat, ndërsa 38,9 % e tyre mendojnë të kundërtën. Duke marrë në konsideratë faktin se jeta politike në Shqipëri është dominuar nga meshkujt, duhet thënë se ky është një rezultat surprizues. 27 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Fig. Këndvështrimet sociale mes të rinjve në Shqipëri (në%) Sa bini dakord me pohimet e mëposhtme? Kombinim i përgjigjeve«dakord» dhe«as dakord, as jo dakord» Çiftet e të njëjtit seks janë prindër po aq të mirë sa prindërit heteroseksualë Emigrantët e pasurojnë kulturën tonë Çiftet e të njëjtit seks duhet të gëzojnë të drejtën për t’u martuar Hebrenjtë kanë shumë in uencë Ka një hierarki natyrale midis njerëzve të racës së bardhë dhe atyre të racës së zezë Meshkujt duhet të kenë shumë mundësi punësimi Ne duhet ta mbrojmë kulturën tonë nga in uencat e kulturave të tjera Meshkujt janë liderë më të mirë politikë se femrat 16,4 21,3 20,0 27,2 29,4 25,2 18,7 58,1 59,1 M F 49,7 47,6 42,3 24,4 53,3 81,6 80,3 Ai sugjeron se pjesa më e madhe e të rinjve nuk janë të kënaqur me mënyrën se si meshkujt kanë bërë politikë. Të dhënat sugjerojnë gjithashtu se do të duhej një përfshirje më e madhe e femrave në jetën politike të vendit. Gjithsesi, duhet thënë se ka një diferencë gjinore në lidhje me këtë rezultat, për faktin se përqindja e vajzave/femrave të cilat mendojnë se meshkujt nuk janë liderë më të mirë politikë se femrat, është dukshëm më e lartë(70,9 %) sesa përqindja e djemve/meshkujve(40 %). 59 % e të rinjve shqiptarë mendojnë se emigrantët e pasurojnë kulturën e tyre. Bazuar në të dhënat e përftuara, mund të vërehet se pjesa më e madhe e të rinjve kanë prirjen të mbrojnë vlerat dhe normat e tyre kulturore nga influencat e kulturave të tjera. Nga ana tjetër, duhet thënë se më shumë se gjysma e tyre(58,6 %) mendojnë se emigrantët e pasurojnë kulturën. Këto pikëpamje kontradiktore mund të jenë tregues i paqartësisë së të rinjve mbi influencat e pranueshme dhe të papranueshme të kulturave të tjera te normat dhe vlerat e tyre kulturore. Në lidhje me mundësinë e punësimit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve mendojnë se meshkujt nuk duhet të kenë më shumë mundësi se femrat. Gjithsesi, duhet përmendur se janë më të shumta femrat(73,8 %) sesa meshkujt(52,6 %) që kanë këtë mendim. Një fakt shqetësues është se një numër i konsiderueshëm i të rinjve(48,6 %) mbë­ shtesin idenë se ekziston një hierarki natyrale midis individëve të racës së bardhë dhe atyre të racës së zezë. Ndërsa 39,2 % e tyre nuk ndajnë të njëjtin mendim. Në lidhje me këtë gjetje, duhet thënë se racizmi është një çështje shqetësuese në shumë vende të Europës. Në një studim të kryer nga Agjencia e Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore(2023), u zbulua se 45 % e individëve nga vendet afrikane kanë përjetuar diskriminim racor në Europë në pesë vitet e fundit. Duke ma­ rrë në konsideratë këtë fakt, mund të supozohet se të rinjtë shqiptarë kanë qasje të ngjashme me njerëzit në vendet e tjera të Europës në lidhje me individët e racës së zezë. Një tjetër gjetje e këtij studimi është se pjesa më e madhe e të rinjve pjesëmarrës në studim, mendojnë se hebrenjtë nuk kanë influencë politike apo ekonomike në Shqipëri. 28 8. Qëndrimet e të rinjve Studimi për rininë Shqipëri Pjesa më e madhe e të rinjve që u përfshinë në studim(68,6 %) mendojnë se çiftet e të njëjtit seks nuk duhet të gëzojnë të drejtën për t’u martuar. Gjithashtu, një përqindje e lartë(73,6 %) e tyre mendojnë se individët e çifteve të tilla nuk mund të jenë prindër të mirë. Një tjetër gjetje e këtij studimi është se të rinjtë shfaqin interes për mbrojtjen e mjedisit. Kur u pyetën nëse do të duhej që qeveria të ndër­merte iniciativa konkrete për të mbrojtur mjedisin, 67,6 % e tyre u përgjigjën pozitivisht. Një nga synimet e këtij studimi ishte të adresonte një çështje të ndjeshme sociale për Shqipërinë, siç është hakmarrja/gjakmarrja apo vetëgjyqësia, të cilat janë koncepte të ndërlidhura që i kanë rrënjët në zakonet e vjetra(Sadiku, 2014). Në lidhje me këtë çështje, të rinjtë u pyetën se çfarë do të bënin nëse dikush nga familja e tyre do të vritej. 38 % e të rinjve u shprehën se do t’ia linin çështjen sistemit të drejtësisë, 28 % pohuan se do të me­ rrnin hak dhe 35 % e pjesëmarrësve zgjodhën të mos i përgjigjen pyetjes. Këto të dhëna tregojnë se edhe pse pjesa më e madhe e të pyeturve treguan besim te sistemi i drejtësisë, ka sërish një përqindje jo të vogël të të rinjve të cilët besojnë se për të mbrojtur nderin e familjes është më mirë të bësh vetëgjyqësi sesa ta lësh çështjen në dorën e sistemit të drejtësisë. 4.  Dy frikërat më të mëdha të të rinjve janë të mbeten pa punë dhe të preken nga një sëmundje e rëndë. 5.  Pjesa më e madhe e të rinjve janë ­kundër ryshfetit, mashtrimit me taksat dhe shfrytëzimit të lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre. 6.  Të rinjtë kanë një qasje pozitive ndaj pjesëtarëve të minoriteteve fetare dhe ­etnike, por janë më pak tolerantë ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQIA+ dhe atyre që kanë varësi nga drogat. 7.  Pjesa më e madhe e të rinjve të ­pyetur mendojnë se minoritetet në Shqipëri ­gëzojnë të drejta të plota. Megjithatë, më shu­ më se gjysma e tyre mendojnë se ata që kanë status të ulët ekonomik diskriminohen. 8.  Një përqindje domethënëse e të rinjve shfaqin një qëndrim racist kundrejt indi­ vidëve të racës së zezë. 9.  Pjesa me e madhe e të rinjve mendojnë se meshkujt nuk janë liderë më të mirë ­politikë se femrat. Gjithsesi, duhet thënë se ka një përqindje me të lartë femrash sesa ­meshkujsh që e kanë këtë mendim. Gjetjet kryesore 1.  Dy vlerat më të rëndësishme për të rinjtë janë ushqyerja e shëndetshme dhe pavarësia. 10.  Pj esa më e madhe e të rinjve janë ­kundër martesave të çifteve të së njëjtës gjini dhe mendojnë se individët e këtyre çifteve nuk mund të jenë prindër të mirë. 2.  Të rinjtë kanë dëshirë të marrin përgje­ gjësi dhe janë shumë të përqendruar tek edukimi dhe karriera profesionale. 3.  Të rinjtë nuk kanë dëshirë të përfshihen në jetën sociale dhe politike të vendit. 11.  Ko ncepti i vetëgjyqësisë duket se vijon të jetë i pranishëm te të rinjtë në Shqipëri. Edhe pse pjesa më e madhe e të ­pyeturve i besojnë sistemit të drejtësisë, më shumë se një e katërta e tyre do të bënin vetëgjyqësi«për të ruajtur» nderin e familjes. 29 8. Qëndrimet e të rinjve 9. Studimi për rininë Shqipëri Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Apatia politike siç e përkufizuan Merriam& Gosnell(1925) dhe Dean(1965), në përgjithësi pasqyrohet edhe në qëndrimet e të rinjve shqiptarë. Rezultatet e anketës tregojnë se 53,6 % e të anketuarve nuk janë të interesuar për politikën, ndërsa vetëm 8,7 % janë shumë të interesuar për të. Ky ndryshim i madh përfaqëson një fenomen indiference politike që tashmë është kthyer në një sindromë të mirëfilltë sociale, duke i ­shkëputur të rinjtë nga politika, pavarësisht se roli i saj i madh në jetën e të rinjve nuk ka ndryshuar. Edhe pse përqindja e lartë e mosinteresimit për politikën te moshat 14–18 vjeç përbën 68,7 %, kjo mund të jetë e kuptueshme, sepse kjo grupmoshë nuk voton. Por duhet theksuar se e njëjta prirje vërehet edhe në grupmoshat e tjera, si 1­ 9–24 vjeç, ku 49 % e tyre shprehin të njëjtin qëndrim, ndërsa te moshat 25–29 vjeç kjo prirje përfshin 47,1 % të të rinjve të intervistuar. Interesi për politikën Përkundrejt këtij sfondi vërehet se edhe njohuritë për politikën janë në nivel të ulët te të rinjtë e të gjitha grupmoshave, ku 31,2 % e të rinjve të intervistuar deklarojnë se nuk kanë njohuri për të. Niveli i njohurive ishte i njëjtë në të dyja gjinitë, pra, qoftë midis grave/vajzave, qoftë midis bu­rrave/ djemve. Kjo prirje pasqyrohet në mënyrë të njëjtë pa da­ llim edhe për sa i përket formimit arsimor të të rinjve që u intervistuan gjatë studimit apo origjinës së tyre gjeografike. Në përgjithësi, mungesa e njohurive për politikën shtrihet në 89 % të të rinjve të intervistuar, ndërsa ka një përqindje të vogël të të rinjve(5,6 %) që pohojnë se kanë njohuri të ti­ lla. Edhe pse u shprehën se nuk kishin interes apo njohuri për politikën, të intervistuarit u përgji­ gjën se si përfaqësohen interesat e tyre përmes politikave dhe ligjërimit të partive politike. Nga të dhënat e sondazhit, 24,8 % e të rinjve pohojnë se interesat e tyre nuk pasqyrohen përmes po­ litikës, ndërsa 33,7 % shprehen se janë të për­ faqësuar në mënyrë të dobët dhe nuk u jepet rëndësia e duhur, në mënyrë që politika t’u japë zgjidhje problemeve të tyre. Megjithatë, të rinjtë janë në gjendje t’i perceptojnë peshën dhe ndikimin e politikave publike në jetën e tyre të për­ ditshme. Këto politika përfshijnë ato që ndikojnë drejtpërdrejt në aspekte të rëndësishme të jetës së tyre, si arsimi, punësimi dhe zhvillimi profesional. Nga ana tjetër, vetëm 10 % e të rinjve të intervistuar deklarojnë se interesat e tyre përfaqësohen shumë mirë në politikë. Përfaqësimi i interesit të të rinjve në politikë Pjesëmarrja në zgjedhje konsiderohet si një element kyç i përfshirjes në procesin politik të një vendi. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Shqipëri ka një numër të lartë zgjedhësish të moshës 18 vjeç që votojnë për herë të parë në mesin e 3 588 869 personave me të drejtë vote. Për shkak të emigracionit të lartë, me rreth 40 % të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, numri i zgjedhësve në listat e votimit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ë­ shtë 26 % më i madh se popullsia rezidente në Shqipëri. Sipas INSTAT-it, popullsia rezidente në vend është 2 845 955 persona(Census 2011), nga të cilët rreth 23,7 % janë nën moshën 19 vjeç. Si rrjedhojë, popullsia rezidente në moshë votimi është rreth 60 % e atyre me të drejtë vote. Në zgjedhjet e fundit, 107 024 votues kanë mundur të votojnë për herë të parë. Nga të dhënat e anketës vërehet se 50 % e të rinjve të intervistuar kanë thënë se kanë votuar në zgjedhjet e fundit. 30 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Interesi i të rinjve shqiptarë për politikën (në%) Sa të interesuar jeni ju personalisht për politikën? Aspak i/e interesuar Kryesisht i/e painteresuar Neutral , Gjinia → M , F ,, ,, , Mosha → – , – , – , ,, ,, , Arsimi → I ulët , I mesëm , I lartë , ,, , , Kryesisht i/e interesuar Shumë i/e interesuar ,, ,, ,, , ,, ,, , , , , , , , Pjesëmarrja në zgjedhje shpreh interesin për politikën si instrument ndryshimi. Në këtë rast, të rinjtë shqiptarët nuk tregojnë indiferencë zgjedhore, por janë më të prirë të ndjekin një qasje pasive sesa një qasje proaktive duke u përfshirë drejtpërdrejt në politikë. Prirjet politike të të rinjve shqiptarë në zgjedhjet e fundit pasqyrojnë deri diku tendencën e për­ gjithshme të elektoratit shqiptar, i cili në zgjedhjet e fundit votoi kryesisht për Partinë Socialiste, e cila është në pushtet që nga viti 2013. Bazuar në të dhënat e anketës, 45,1 % nga të rinjtë e intervistuar pohuan se në zgjedhjet e fundit kanë votuar për Partinë Socialiste, me dallime gjinore të parëndësishme mes këtij grupi, ku 45,5 % e të rinjve meshkuj dhe 46,2 % e të rejave femra u shprehën se kanë votuar për Partinë Socialiste. Të rinjtë që nuk votuan në zgjedhjet e fundit theksojnë arsye të ndryshme për të shpjeguar indiferencën e tyre në zgjedhje, ku 17,3 % janë përgjigjur se pjesëmarrja e tyre nuk do të ndryshonte asgjë në rezultatin zgjedhor. Mendimi se Shqipëria ka arritur në një status quo zgjedhore reflektohet në pjesën e të rinjve që perceptojnë se zgjedhjet janë formalitet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të rejat femra; këtë mendim e kanë 22,2 % prej tyre krahasuar me 13,3 % të të rinjve meshkuj. Nga ana tjetër, 13,6 % e të anketuarve e kanë arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre në votime me mungesën e ofertës së partive të reja. Ndërkohë përqindja më e madhe e të rinjve, 27,5 %, janë përgjigjur se shkak për mosvotimin në zgjedhjet e fundit është bërë mungesa e interesimit të tyre për politikën në përgjithësi. Për mënyrën se si do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, 25,4 % janë shprehur se do të votojnë sërish për Partinë Socialiste. Megjithatë, 30 % të tjerë nuk e kanë vendosur se cilin subjektin zgjedhor do të përzgjedhin në zgjedhjet e ardhshme. Një përqindje kaq e lartë e të rinjve të pavendosur krijon hapësirë për parti të reja, por mund të jetë edhe shenjë e mospjesë­ marrjes në zgjedhjet e ardhshme, duke nënkuptuar mungesë shprese për ndryshim nga partitë aktuale. Megjithatë edhe niveli i mbështetjes për partitë e krijuara së fundi, që pritet të konkurrojnë në zgjedhjet e vitit 2025, është vetëm ndërmjet 0,1 % dhe 0,4 %. Këto shifra tregojnë se të rinjtë nuk kanë asnjë shpresë te politika si instrument për ndryshim. 31 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Opinioni i të rinjve në lidhje me përfaqësimin e tyre në politikë (në%) Sa mirë mendoni se përfaqësohen interesat e të rinjve në politikat kombëtare? Gjinia ↓ M F 14–18 Mosha ↓ 19–24 25–29 I ulët Arsimi ↓ I mesëm Aspak 25 ,1 24 ,6 21 ,4 24 ,7 27 ,6 24 ,8 28 ,9 Pak 34 ,0 33 ,4 32 ,1 31 ,9 36 ,9 33 ,3 30 ,2 Neutral 23 ,6 26 ,0 28 ,7 25 ,1 21 ,5 25 ,3 22 ,5 Mjaft mirë 9 ,2 7 ,8 7 ,6 10 ,7 6 ,7 5 ,4 11 ,2 Shumë mirë 2 ,9 1 ,3 0 ,8 2 ,9 2 ,1 1 ,4 2 ,0 Nuk e di 4 ,8 6 ,4 8 ,6 4 ,0 5 ,0 9 ,8 4 ,7 I lartë 21 ,1 37 ,3 26 ,6 8 ,3 2 ,7 3 ,3 Në lidhje me orientimin politik të majtë apo të djathtë, të rinjtë e intervistuar kanë një prirje të lehtë nga e majta. Megjithatë, përgjithësisht niveli i interesimit mes të rinjve përkundrejt partive të majta e të djathta është pak a shumë i njëjtë. 32 % e të rinjve shqiptarë kanë njëfarë besimi te pushteti vendor, ndërsa 19% e tyre nuk kanë aspak besim. Për sa i përket peshës së pushtetit që ka kisha apo institucionet e tjera fetare në jetën shoqërore dhe politike, të rinjtë janë të bindur se pesha e tyre ­është pak ose aspak e rëndësishme. 53,1 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se këto institucione nuk kanë pushtet mbi të rinjtë në zgjedhjet që bëjnë apo në jetën e vendit në tërësi. Nga ana tjetër, 24,1 % besojnë se këto institucione kanë të drejtë që të kenë më shumë pushtet, ndërsa vetëm 10 % e të rinjve të intervistuar thonë se ato kanë pushtet mbi jetën shoqërore dhe politike të vendit. Në lidhje me barazinë e të ardhurave, rreth 65,2 % e të rinjve të intervistuar gjatë studimit shprehen se pajtohen me një qasje të tillë. Dëshira e tyre për të ngushtuar dallimet në të ardhura dhe pasuri midis të pasurve dhe të varfërve reflekton një dëshirë për më shumë drejtësi sociale në një mjedis të polarizuar ekonomik. Kjo do të nënkuptonte një rol më të madh të shtetit në politikat e rishpërndarjes së pasurisë dhe të ardhurave nëpërmjet taksimit të drejtë dhe të ndershëm. Në këtë kuadër, 39,7 % e të rinjve që janë për­ gjigjur gjatë anketimit e pranojnë rolin e shtetit në ekonomi. Duket se të rinjtë besojnë se shteti mund të luajë një rol të rëndësishëm, por duhet theksuar se strategjitë e ndjekura në Shqipëri që prej viteve 1990 kanë çuar në politika që e kanë ulur ndjeshëm rolin dhe pjesëmarrjen e shtetit në ekonomi. Nga ana tjetër, 88,4 % e të anketuarve mendojnë se qeveria duhet të mbajë më shumë ­përgjegjësi për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët. Një për­ qindje kaq e lartë tregon se të rinjtë e shohin përgjegjësinë e shtetit si shumë të rëndësishme, pavarësisht nga ligjërimi mbizotërues që individët në një shoqëri të lirë duhet të përballen individualisht me sfidat. Roli paternalist i shtetit është një prirje e përgjithshme në vendet që e kanë origjinën nga një traditë ku shteti kontrollonte gjithçka. Në Shqipëri kjo qasje ushqehet edhe nga tranzicioni i vështirë social dhe ekonomik me migrim të lartë dhe pasiguri ekonomike. 32 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Pikëpamjet politike të të rinjve në Shqipëri (në%) Sa bini dakord me pohimet e mëposhtme? Aspak dakord Duhet të rritet numri i bizneseve dhe , industrive që janë në pronësi të qeverisë Të ardhurat e të varfërve dhe të pasurve ,, duhet të bëhen më të barabarta Qeveria duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për të siguruar kujdes për të gjithë ,, Kryesisht jo dakord Neutral ,, ,, Kryesisht dakord , Plotësisht dakord , , , Pikëpamjet politike Për sa i përket dëshirës së të rinjve për t’u përf­shirë në politikë, ajo mbetet e pandryshuar. Të pye­tur nëse janë të gatshëm të përfshihen në politikë, 61,7 % deklarojnë se nuk kanë interes. Niveli i lartë i mungesës së dëshirës së të rinjve për t‘u angazhuar drejtpërdrejt në politikë duhet parë dhe vlerësuar më tej. Besimi në institucionet politike të një vendi tregon shkallën në të cilën grupet shoqërore ndër­ veprojnë me institucione të tilla, duke i parë ato si elemente kyçe të një shoqërie demokratike që mbështetet në ndarjen e tri pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Në këtë kuadër, ndër­ gjegjësimi i të rinjve dhe shkalla e besimit në këto institucione përfaqëson nivelin e performancës së këtyre institucioneve në jetën e përditshme falë taksave që paguajnë prindërit e tyre. Nga ana tjetër, besimi në qeverinë kombëtare ­është gjithashtu relativisht i ulët, ku vetëm 34,5 % i besojnë disi, 22 % nuk i besojnë fare dhe 21 % i besojnë shumë pak. Ndërkohë, edhe pse të rinjtë zakonisht janë më afër organizatave të shoqërisë civile, 24,5 % e të intervistuarve nuk u besojnë fare atyre, ndërsa 23 % u besojnë vetëm pak. Niveli i besimit i të rinjve te partitë politike mbeti ndër më të lartat, me 40 %, duke qenë një tregues që shpjegon mungesën e angazhimit të tyre në politikë. Edhe pushteti vendor që ka një marrëdhënie më të drejtpërdrejtë me të rinjtë për shkak të shër­bimeve në nivel komunitar, duke përfshirë ­shkollën dhe infrastrukturën kulturore dhe sportive, gëzon një nivel të ulët besimi midis të intervistuarve, ku vetëm 32,4 % i besojnë disi, ndërsa 19 % nuk i besojnë fare. Besimi në institucionet politike Parlamenti kombëtar, institucioni më i rëndësishëm në një demokraci përfaqësuese, gëzon pak mbështetje midis të rinjve të intervistuar, ku 33,2 % nuk i besojnë fare, ndërsa 26 % i besojnë pak. Një nivel kaq i ulët besimi pasqyron prirjen e përgjithshme skeptike të të rinjve ndaj institucioneve politike. Ndërkohë, të anketuarit raportojnë një nivel të lartë besimi tek institucionet e sigurisë, ku, për shembull, 41 % i besojnë ushtrisë, megjithëse S­ hqipëria e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë vite më parë. Një nivel kaq i lartë besimi mund të lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO që nga viti 2009, duke krijuar imazhin e një institucioni që ofron siguri kombëtare si pjesë e aleancës më të rëndësishme ushtarake në botë. 33 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Besimi tek institucionet mes të rinjve në Shqipëri (në%) Në përgjithësi, sa besoni te subjektet e renditura më poshtë? Parlamenti Aspak 33 ,2 Pak Deri diku Shumë 26 ,0 25 ,8 8 ,9 Qeveria qendrore 22 ,9 21 ,0 34 ,5 12 ,4 Organizatat e shoqërisë civile 24 ,5 23 ,0 30 ,2 10 ,5 Partitë politike 40 ,0 25 ,7 22 ,3 4 ,7 Qeveria vendore 19 ,5 23 ,2 32 ,4 15 ,5 Ushtria 10 ,6 15 ,5 28 ,2 29 ,0 Gjyqësori(gjykatat) 20 ,9 23 ,2 33 ,9 13 ,4 Policia 7 ,9 12 ,2 41 ,7 26 ,9 Institucioni juaj fetar 19 ,1 12 ,2 22 ,5 19 ,5 Media në vendin tuaj 24 ,2 23 ,7 34 ,9 13 ,6 Sindikatat 38 ,2 19 ,4 21 ,1 7 ,7 Bashkimi Europian 9 ,1 9 ,5 29 ,3 31 ,9 NATO 6 ,5 11 ,5 23 ,9 35 ,3 Plotësisht 2 ,4 4 ,8 3 ,7 2 ,9 5 ,4 12 ,4 4 ,6 8 ,7 15 ,9 2 ,3 1 ,5 17 ,1 19 ,7 Nuk e di 2 ,0 2 ,6 6 ,0 2 ,4 2 ,7 3 ,2 2 ,9 1 ,4 6 ,7 0 ,9 9 ,9 2 ,3 2 ,3 Një shifër interesante është niveli i ulët i besimit i të rinjve të intervistuar te gjykatat, ku 20,9 % nuk u besojnë fare atyre, ndërsa 23,2 % kanë pak besim. Këto shifra dëshmojnë për mosbesim në një institucion e pushtet të rëndësishëm, megjithëse në vitin 2016 Shqipëria ndërmori një nga reformat më radikale në sistemin e drejtësisë. Nga ana tjetër, policia është ndër institucionet e besueshme për të rinjtë, ku 41 % e të anketuarve i besojnë asaj. Institucionet fetare janë gjithashtu relativisht të besueshme, ku 35,4 % e të rinjve raportojnë se u besojnë shumë këtyre institucioneve. Për sa i përket medies, e konsideruar si pushteti i katërt, 47,9 % e të rinjve të intervistuar deklarojnë se medieve shqiptare u besojnë pak ose aspak. Lidhur me sindikatat, pavarësisht nga rëndësia e rolit të tyre në çdo shoqëri, ato kanë një nivel të ulët besimi te të rinjtë, ku 38,2 % nuk u besojnë fare, ndërsa 19,2 % u besojnë shumë pak. Për sa u për­ket dy organizatave ndërkombëtare më të rëndësi­shme të lidhura me integrimin atlantik të Shqipërisë, NATO dhe BE, të rinjtë shqiptarë kanë një besim të qartë, teksa 61,2 % shprehen se i besojnë BE-së dhe 59,2 % NATO-s. 34 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Opinionet e të rinjve në Shqipëri për demokracinë (në%) Deri në ç’masë jeni ose nuk jeni dakord me pohimet e mëposhtme? Nuk jam Kryesisht aspak dakord jo dakord Neutral Kryesisht dakord Në përgjithësi, demokracia është ,, një formë e mirë qeverisjeje. Në rrethana të caktuara, diktatura është , formë më e mirë qeverisjeje sesa demokracia. Ne duhet të kemi një udhëheqës të fortë që të mos ketë nevojë të merret , me Parlamentin ose me zgjedhjet. Demokracia është gjithmonë dhe në çdo rrethanë më e preferueshme ,,, se çdo lloj qeverisjeje tjetër. , ,, , ,, , Të rinjtë duhet të kenë më shumë ,,, mundësi për të folur mbi politikat. Demokracia është sistemi më i mirë i mundshëm i qeverisjes vetëm kur mund të ,,,, japë siguri ekonomike për njerëzit. Do të sakri koja disa liri civile për të ,,,, siguruar standarde më të mira jetese. Ndonjëherë liritë civile duhet të ku zohen për t’i mbrojtur më mirë qytetarët nga ,,,, terrorizmi ose kërcënime të tjera. Plotësisht dakord , , , , , , , , Lidhur me pikëpamjet për demokracinë dhe vlerat e sistemit politik, të rinjtë e intervistuar në këtë anketë paraqesin një besim të qëndrueshëm te demokracia si një sistem i përshtatshëm qeverisjeje. 72,2 % pajtohen me pohimin se demokracia është forma më e mirë. 52,6 % e të rinjve e përja­ shtojnë diktaturën si formën më të mirë të qeverisjes edhe në rrethana të caktuara, duke reflektuar në këtë mënyrë një ndryshim në besimin e tyre kolektiv për demokracinë si vlerë pozitive. 40,3 % nuk janë dakord që vendin duhet ta udhëheqë një lider i fortë, ndërsa 32 % janë dakord me këtë pohim. Ndërkohë, 62,2 % pajtohen se demokracia është gjithmonë e preferueshme nga format e tjera të qeverisjes. Duke pasur parasysh se të gjithë të intervistuarit kanë lindur pas vitit 1990 dhe nuk kanë jetuar në sistemin totalitar, mungesa e dilemave të tyre për demokracinë si forma më e mirë dhe më e mundshme e qeverisjes tregon një opinion të konsoliduar. Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk ka parti që nxitin nostalgjinë komuniste, sidomos duke mbajtur parasysh se të rinjtë nuk e kujtojnë fare periudhën totalitare që kaloi vendi nga viti 1945 deri në 1990. Opinionet për demokracinë 77,6 % e të rinjve pajtohen se duhet të kenë më shumë mundësi për të folur për politikën. Në njëfarë mënyre, kjo tregon një interes në rritje për t’u përfshirë në çështjet e politikave që ndiqen në përgjithësi dhe në politikat për rininë që ndjek veçanërisht qeveria, parlamenti dhe partitë politike. Lidhja mes demokracisë si modeli më i mirë i një sistemi politik dhe faktit që qytetarëve duhet t’u ofrohet siguria ekonomike, mbetet një parim bazë për të rinjtë: 64,6 % e të anketuarve pohojnë se siguria ekonomike dhe demokracia janë të ndërlidhura. 35 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Çështjet më të mëdha të dekadës së ardhshme sipas të rinjve në Shqipëri (në%) Cilat mendoni se do të jenë problemet më të mëdha me të cilat do të përballet vendi juaj në dekadën e ardhshme? Gjinia ↓ M F I ulët Arsimi ↓ I mesëm Ndryshimet klimatike 30 ,2 36 ,2 35 ,3 31 ,8 Imigracioni 58 ,5 54 ,1 56 ,1 54 ,0 Pabarazia 47 ,7 51 ,6 44 ,7 49 ,9 Robotizimi dhe transformimi i punësimit 28 ,8 24 ,3 28 ,8 23 ,6 Dobësimi i vlerave fetare dhe tradicionale 21 ,8 24 ,0 24 ,9 18 ,2 Dobësimi i demokracisë 27 ,3 23 ,0 21 ,4 19 ,4 Korrupsioni 64 ,9 63 ,9 59 ,4 64 ,4 Terrorizmi 24 ,3 21 ,8 23 ,6 24 ,8 Papunësia 56 ,7 64 ,9 63 ,6 51 ,9 Largimi nga vendi i punëtorëve të aftë 54 ,8 59 ,8 53 ,2 52 ,1 Tkurrja demogra ke 35 ,5 33 ,5 27 ,6 32 ,0 Cilësia e shërbimeve publike(shëndet, arsim) 30 ,6 37 ,1 25 ,6 34 ,8 I lartë 32 ,8 58 ,7 53 ,2 27 ,5 25 ,8 33 ,5 68 ,2 21 ,0 67 ,1 65 ,3 42 ,0 39 ,1 Rëndësia e standardeve të mira të jetës ekonomike për çdo individ mund t’i vendosë ata për­ ballë dilemave për të sakrifikuar një pjesë të lirive të tyre për hir të përfitimeve ekonomike. 73 % e të rinjve pohojnë se nuk kanë marrë kurrë pjesë në një demonstratë. 50,9 % deklaruan se do të pranonin të sakrifikonin një pjesë të lirive të tyre për më shumë siguri ekonomike dhe 51,9 % për siguri kundër rrezikut të terrorizmit. Jeta dhe siguria ekonomike janë shumë të rëndësishme, por anasjelltas, duhet të ketë ndërgjegjësim për liritë që shkëmbehen për hir të sigurisë dhe për rrezikun e autoritarizmit. Edhe pse Tarrow(1998) dhe Goodwin& Jaspers (2009) i kanë parë lëvizjet sociale si të nxitura nga të rinjtë, të rinjtë e intervistuar ende tregojnë indiferencë dhe apati ndaj aktiviteteve politike. 74,6 % e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë nënshkruar kurrë një peticion online , ndërsa 72,8 % pohojnë se nuk kanë marrë kurrë pjesë në një demonstratë. Të rinjtë kanë të njëjtën sjellje, qoftë ndaj formave të drejtpërdrejta të aktiviteteve të mirëfillta politike, si demonstratat, ashtu edhe ndaj formave më të buta, si firmosja e peticioneve. 36 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Tri vlerat më të rëndësishme për të rinjtë në Shqipëri (në%) Cilat janë tri vlerat më të rëndësishme(renditur më poshtë) për ju personalisht? Liria individuale 8,3 7,3 6,3 Siguria 17,2 20,7 19,4 Barazia gjinore Barazia sociale 5,7 6,8 6,4 4,6 4,4 4,1 Në vend të parë Në vend të dytë Në vend të tretë Punësimi 16,1 16,7 20,9 Mirëqenia ekonomike e qytetarëve 13,5 15,5 16,2 Të drejtat e njeriut 12,9 14,5 21,2 Sundimi i ligjit 4,9 7,7 9,5 Demokracia 4,3 6,9 6,0 Ndërkohë, ata raportojnë një nivel të ulët angazhimi lidhur me aktivizmin social, ku 60,3 % konfirmojnë se nuk janë përfshirë në aktivitete vullnetare të organizatave të shoqërisë civile. Në përgjithësi, të intervistuarit pohojnë mungesën e një opinioni të fortë etik për produktet e prodhuara nga shfrytëzimi i mjedisit ose puna e fëmijëve. 71,5 % deklarojnë se nuk ndalojnë së bleri produkte të tilla. 67,9 % pranojnë se nuk janë përfshirë në aktivitete politike online apo në rrjete sociale. Në përgjithësi, pyetjet që matin nivelin e motivimit dhe qëndrimin politik të të rinjve tregojnë një qëndrim indiferent ndaj veprimit politik në të gjitha format. Për shkak të moshës së tyre, të rinjtë gjithmonë mendojnë se me çfarë sfidash do të përballen në të ardhmen e afërt dhe të largët. Ata u pyetën se çfarë konsiderojnë si shqetësime kryesore në 10 vitet e ardhshme dhe, nga përgjigjet e tyre, përzgjodhën katër çështje kryesore: korrupsionin, papunësinë, emigracionin dhe largimin nga vendi të njerëzve të kualifikuar. Në këtë kuadër, 64 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se korrupsioni do të jetë një shqetësim i madh, i ndjekur nga papunësia me 57 %, largimi i njerëzve të kualifikuar nga vendi me 57,3 % dhe imigracioni me 56,3 %. Perceptimi i tyre për korrupsionin dhe papunë­ sinë si shqetësime kryesore pasqyron mungesën e cilësisë në qeverisje, që çon në papunësi, emigracion të lartë dhe largimin e fuqisë punëtore të kualifikuar. 37 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Perceptimi i vlerave në vendin tuaj dhe në BE (në%) Sipas mendimit tuaj, sa mirë apo keq ndiqen vlerat e renditura më poshtë në vendin tuaj dhe në BE? Shumë keq Keq Shqipëri 18 ,4 26 ,9 Demokracia BE 4 ,8 3 ,0 Neutral 33 ,7 15 ,1 Shqipëri 16 ,7 29 ,0 38 ,9 Sundimi i ligjit BE 1 ,3 1 ,3 9 ,7 Shqipëri 14 ,5 23 ,6 35 ,4 Të drejtat e njeriut BE 1 ,8 2 ,6 12 ,6 Mirëqenia Shqipëri 22 ,1 35 ,7 32 ,1 ekonomike e qytetarëve BE 3 ,2 1 ,5 10 ,1 Shqipëri 20 ,2 Punësimi BE 1 ,6 33 ,1 1 ,1 31 ,5 10 ,4 Shqipëri 25 ,3 23 ,7 27 ,9 Barazia sociale BE 2 ,9 2 ,5 16 ,1 Shqipëri 14 ,1 24 ,2 32 ,8 Barazia gjinore BE 3 ,9 3 ,1 17 ,6 Shqipëri 17 ,4 Siguria BE 1 ,5 29 ,3 2 ,6 30 ,0 14 ,9 Shqipëri 9 ,6 Liria individuale BE 1 ,5 21 ,3 3 ,4 37 ,2 15 ,4 Mirë 16 ,8 31 ,7 12 ,7 39 ,2 20 ,5 29 ,3 8 ,6 45 ,0 13 ,3 36 ,4 11 ,4 30 ,6 12 ,6 34 ,4 21 ,0 45 ,9 24 ,0 28 ,7 Shumë mirë 0 ,9 39 ,2 1 ,6 42 ,7 2 ,8 46 ,6 0 ,3 36 ,9 1 ,4 45 ,6 5 ,3 38 ,4 10 ,3 33 ,0 1 ,7 28 ,9 5 ,4 46 ,4 38 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Pikëpamjet e të rinjve në Shqipëri për anëtarësimin në BE (në%) Sipas mendimit tuaj, a duhet të hyjë Shqipëria në Bashkimin Europian? Po Jo ,, Gjinia → M ,, F , Mosha → – ,, – ,, – , Arsimi → I ulët ,, I mesëm ,, I lartë Kjo nxitet edhe nga ndikimi i globalizimit në tregun e punës dhe veçanërisht për individët me aftësi të veçanta nga vendet në zhvillim. Ndër­ kohë, 49 % konsiderojnë pabarazinë si një tjetër shqetësim për dekadën e ardhshme, ndërsa 33,2 % shohin ndryshimin e klimës dhe 26,5 % robotizimin/transformimin e tregut të punës si ­shqetësim kyç. Duket se të rinjtë kanë identifikuar një kuadër të qartë të problematikave të lidhura me debatet publike që zhvillohen në mediet tradicionale dhe sociale, të cilat ndikojnë në potencialin e zhvillimit të tyre individual, social dhe profesional. Çështjet e dekadës së ardhshme Nga ana tjetër, Shqipëria ka një treg të pasur mediesh elektronike. Kanalet televizive kategorizohen sipas llojit të shpërndarjes së sinjalit dhe mbulimit: stacione televizive kombëtare private; stacione televizive lokale, për të cilat ka 74 licenca transmetimi; stacione televizive satelitore private; stacione televizive satelitore digjitale dhe stacione televizive kabllore. Televizionet private kombëtare që operojnë aktualisht janë TV Klan-i dhe Top Channel-i, ndërsa TVSH-ja është transmetuesi publik kombëtar. Të rinjtë e anketuar parapëlqejnë të marrin informacion nga televizionet Top Channel dhe TV Klan dhe jo nga transmetuesi publik RTSH. Lidhur me qëndrimet ndaj partive politike, të rinjtë kanë në përgjithësi një mbështetje të paktë për sa i përket rolit të tyre. Megjithëse në zgjedhjet e fundit parlamentare më 25 prill 2021 konkurruan pesë parti politike parlamentare, të rinjtë kanë një nivel të lartë mosmiratimi ndaj partive politike parlamentare, ku 47 % shprehen se nuk i pëlqejnë ato dhe shkalla e mospëlqimit është 26,6 % për Partinë Socialiste deri në 57,7 % për Partinë e Lirisë. Gjithashtu 30 % e të rinjve të intervistuar pohojnë se nuk do të ndiheshin rehat nëse do të kishin miq të ngushtë që mbështesin këto parti. Diferenca mes partive kryesore është mjaft e vogël, pasi 27 % e të intervistuarve e konfirmojnë këtë për miqtë që janë të lidhur me Partinë Socialiste dhe 31,6 % për ata të lidhur me Partinë Demokratike. 39 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Fig. Vetidenti kimi si shqiptar/europian te të rinjtë në Shqipëri (në%) Sa e konsideroni veten tuaj si …? Aspak Pak Mesatarisht 0,4 1,9 8,2 7,2 Shumë Plotësisht 15,5 21,8 21,1 29,6 23,7 Shqiptar Europian 68,0 91 % Ndjenja e përkatësisë së tyre kombëtare është e fortë dhe 60,9 % deklarojnë se janë krenarë që janë shqiptarë, por kjo ndjenjë e fortë identiteti i bën skeptikë kur vjen puna për të pranuar më shumë emigrantë në vendin e tyre. Në këtë sondazh, 37,8 % e të rinjve që u pyetën gjatë intervistës pohuan se nuk do të ishin dakord që Shqipëria të pranonte më shumë emigrantë. Megjithatë, 49 % konfirmojnë se emigrantët që jetojnë në Shqipëri duhet të përshtaten me normat dhe zakonet shoqërore të vendit. Ndërkohë, 57,95 % ndanë mendimin se«qytetar i vërtetë» ­është ai që ka lindur në Shqipëri. e të rinjve shqiptarë shpresojnë që vendi i tyre të bëhet anëtar i BE-së. Kjo pikëpamje duket se përfaqëson një qasje konservatore ndaj një qëndrimi multikulturor mes të rinjve që sot e konsiderojnë veten më shumë si qytetarë të botës sesa si qytetarë të një vendi të caktuar. Në lidhje me vlerat më të rëndësishme, të rinjtë kanë qëndrimin e mendimet e veta për sa i për­ ket hierarkisë së tyre. Në këtë drejtim, 21,2 % e të rinjve të intervistuar vlerësojnë si vlerën më të rëndësishme të drejtat e njeriut, ndërsa 20 % janë përgjigjur se përcaktojnë si vlerë të tillë me rën­ dësi atë që lidhet me sigurinë, 16,1 % me punësi­ min dhe 13,5 % me mirëqenien ekonomike. Vlerat e rëndësishme Të rinjtë e anketuar besojnë se BE-ja është një vend ku vlerat ndiqen dhe zbatohen, teksa krahasojnë mënyrën e zbatimit të elementeve të caktuara të një demokracie funksionale mes ­Shqipërisë e BE-së. Ndër të intervistuarit, 44,5 % shprehen se, në krahasim me BE-në, situata e demokracisë në Shqipëri është e keqe, ku 70,5 % e të rinjve mendojnë se në BE është shumë mirë. I njëjti ndryshim vërehet edhe për shtetin ligjor, ku 45,7 % e të rinjve pohojnë se në Shqipëri situata e shtetit ligjor është shumë e keqe, ndërsa 81,9 % e të rinjve të intervistuar janë shprehur se në BE ajo është shumë e mirë. 40 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Renditja e vlerave Të rinjtë shqiptarë e shohin BE-në si të vetmen mundësi për të ndryshuar vendin dhe kulturën e vet dhe 91 % e tyre shpresojnë që vendi të bëhet anëtar. Të rinjtë besojnë në angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe nuk kanë dilema si pasojë e debatit publik për lodhjen nga zgjerimi. Opinioni për anëtarësimin në BE Buckingham-i(2008) e përkufizoi identitetin e të rinjve si diçka që luhatet në varësi të variablave të ndryshëm. Megjithatë, për sa i përket identitetit të tyre, të rinjtë po përballen me dilema të nxitura nga globalizimi dhe një botë pa kufizime, ku lëvizja e lirë po i bën presion identitetit kombëtar dhe secili mund të zgjedhë të jetojë kudo. Megjithatë, 68 % e të rinjve mendojnë se ndihen tërësisht shqiptarë ndërkohë që vetëm 23 % e konsiderojnë veten europianë, çka tregon se të qenët europianë ata e perceptojnë vetëm me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Në këtë mënyrë, ata nuk po shkojnë drejt një koncepti që i lidh me vlerat europiane, por po përfaqësojnë vendin e tyre të origjinës si individë. Gjetjet kryesore 1.  53,6 % e të rinjve të intervistuar d­ eklarojnë se nuk janë të interesuar për politikën. 2.  24,8 % pohojnë se interesat e tyre nuk përfaqësohen nga politika, ndërsa 33,7 % thonë se kjo ndodh në mënyrë shumë të dobët. 3.  50 % e të rinjve shprehen se kanë votuar në zgjedhjet e fundit. 4.  65,2 % janë dakord me një qasje të ­qeverisë për më shumë barazi të të ­ardhurave. 5.  88,4 % deklarojnë se qeveria duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për t’u ­kujdesur për të gjithë qytetarët. 6.  33,2 % nuk i besojnë parlamentit. 7.  41 % i besojnë policisë së shtetit. 8.  64,6 % vërejnë se vlerat e ­sigurisë ­ekonomike dhe të demokracisë janë të ndërlidhura ngushtë. Identifikimi Për sa i përket raportit të të rinjve me lëvizjen sindikaliste, duhet theksuar se Shqipëria ka një traditë të dobët sindikatash dhe, veçanërisht gjatë viteve të fundit, lëvizja është reduktuar shumë. Kjo është e lidhur edhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e përqendruar kryesisht në bizneset e vogla dhe të mesme. Në këtë mënyrë, kjo prirje pasqyrohet në faktin se 84 % e të rinjve të intervistuar deklarojnë se nuk janë anëtarë të një sindikate, ndërsa vetëm 11,8 % do të donin të ishin pjesë e një organizate të tillë nëse do t’u jepej mundësia. 9.  64 % e të rinjve të pyetur gjatë realizimit të studimit kanë deklaruar se në ­dekadat e ardhshme, shqetësimi kryesor do të jetë ­korrupsioni, i ndjekur nga papunësia(57 %), largimi i njerëzve të kualifikuar nga vendi (57,3 %) dhe çështjet e imigracionit(56,3 %). 41 9. Qëndrimet politike dhe pjesëmarrja Studimi për rininë Shqipëri Përfundime Të kapur mbas vlerave ­tradicionale dhe paragjykimeve të vjetëruara Familja mbetet një burim i madh mbështetjeje për të rinjtë në Shqipëri jo vetëm për arsye ekonomike, por dhe për sensin e marrëdhënieve të shëndosha dhe pozitive, prandaj luan rol mjaft të rëndësishëm në vendimet që ata marrin. Ironikisht të rinjtë nuk janë shumë të motivuar për të krijuar familje, por, nëse e hedhin këtë hap, atëherë divorcin e shohin si mjetin e fundit për të zgjidhur problemet martesore. Përveç lidhjes emocionale dhe tërheqjes fizike, të rinjtë llogaritin edhe aspekte të tjera personale dhe shoqërore në zgjedhjen e partnerit/es të/së tyre. Të rinjtë në Shqipëri tregojnë një kujdes dhe vë­ mendje të lartë për pamjen e jashtme dhe ushqimin e shëndetshëm. Ata dëshirojnë të kenë një arsim universitar cilësor dhe një karrierë të suksesshme. Të rinjtë janë të fokusuar në nevoja dhe aspekte personale, si dëshira e natyrshme për të qenë të pavarur dhe për të marrë përgjegjësi, por nuk e shohin veten si kontribues aktivë në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Edhe pse kanë shqetësime serioze për mundës­ itë e punësimit, ata thonë se nuk do të për­dornin mënyra të paligjshme ose të papranueshme si shfrytëzimi i njohjeve/lidhjeve me njerëz në pushtet apo ryshfeti për të gjetur një punë apo për të ndërtuar një karrierë. Të rinjtë nuk ndihen të paragjykuar për shkak të moshës së tyre të re, por ndërkohë ata vetë tregojnë shenja racizmi dhe paragjykimi të fortë për komunitetin LGBTQIA+. Nga ana tjetër, ata janë mjaft të ndjeshëm ndaj të drejtave të moshatarëve të tyre nga klasa të ulëta ekonomike. Koncepti që kanë për familjen dhe prindërimin është i rrënjosur në vlerat dhe normat tradicionale, gjë që i shtyn drejt refuzimit të idesë së martesave brenda së njëjtës gjini apo adoptimeve nga çifte të së njëjtës gjini. Duket pak e çuditshme se si perceptimi i të rinjve për stilin e lidershipit në politikë nuk është i ndikuar nga tri dekadat e tranzicionit politik ku dominanca e meshkujve në pozicionet e larta ka qenë konstante. Ata duken të bindur se aftë­ sitë politike nuk kanë dimension gjinor. Edhe pse kanë përgjithësisht një qasje moderne ndaj politikës, koncepti i tyre i drejtësisë, sidomos për çështje familjare, është deri diku i ndikuar nga zakone shumë të vjetra. Arsimi-punësimiemigracioni: trekëndëshi i Bermudeve për të ardhmen Pakënaqësia kundrejt arsimit shqiptar dhe sidomos perceptimi i korrupsionit në të, vazhdon t’i shqetësojë të rinjtë në Shqipëri. Paralelisht ata janë skeptikë për vlerën e diplomës, si dhe për lidhjen e profilit të arsimit me tregun e punës. 42 Përfundime Studimi për rininë Shqipëri Për sa u përket mundësive të punësimit, të rinjtë i vlerësojnë ekspertizën dhe eksperiencën e marrë jashtë vendit si asete, por vijojnë të mbeten realistë për rëndësinë akoma më të madhe të lidhjeve me njerëz në pushtet apo të anëtarësisë në parti. Të rinjtë shqiptarë janë të ndarë në tri grupe pak a shumë të barabarta në madhësi: kampi i atyre që duan të qëndrojnë, kampi i atyre që duan të ikin dhe i atyre që janë duke vendosur se çfarë të bëjnë në këtë aspekt. Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet e dyta për numrin e lartë të të rinjve me një dëshirë të fortë për të lënë vendin. Gjysma e atyre që shprehin këtë dëshirë kanë bërë tashmë përgatitje për ta realizuar këtë hap. Një pjesë e madhe e atyre që dëshirojnë të emigrojnë nuk planifikojnë të kthehen më në Shqipëri. Pavarësisht prevalencës së faktorëve ekonomikë, një vështrim pak më i thelluar zbulon dhe arsye të tjera të rëndësishme, si cilësia e arsimit, mospër­ puthja e gjendjes aktuale të punësimit me n­ ivelin dhe profilin e arsimit, si dhe shqetësime të natyrës shoqërore për të ardhmen. 64 % e të rinjve mendojnë se korrupsioni do të jetë shqetësimi kryesor i Shqipërisë në dekadën e ardhshme. Politika: nyja midis ­apatisë, zhgënjimit dhe mosbesimit Marrëdhënia e të rinjve shqiptarë me politikën mund të përshkruhet si e mbizotëruar nga apatia dhe indiferenca. Kjo dëshmohet nga mungesa e dëshirës për t’u përfshirë në politikë qoftë nëpërmjet anëtarësimit në një parti, qoftë nëpërmjet formave të tjera të angazhimit. Kjo reflektohet gjithashtu në nivelin përgjithësisht të ulët të njohurive të tyre rreth politikës, gjë që shpesh i transformon në votues pasivë, të cilët ndiejnë një lloj inercie drejt proceseve elektorale, përkundrejt të qenit qytetarë aktivë që mund të sjellin një ndryshim përmes votës. Nga ana tjetër, kjo lidhet me zhgënjimin dhe humbjen e besimit se politika mund të jetë një mjet për ndryshim, gjë që më së shumti i ka nxitur drejt shkëputjes dhe indiferencës. Besimi në institucionet publike si Parlamenti, qeveria, partitë politike, madje dhe drejtësia është i ulët dhe kontribuon në procesin e shkëputjes. Të rinjtë e konsiderojnë demokracinë si një formë të mirë qeverisjeje, por, nga ana tjetër, ata shqetësohen për korrupsionin, emigracionin, humbjen e profesionistëve të kualifikuar në vend, si dhe për papunësinë. Ka një lidhje të fortë të faktorëve kur vjen puna te perceptimet, planet dhe pritshmëritë që të rinjtë kanë për të ardhmen e tyre, por vendin kryesor e merr nyja treshe dhe vendimtare e arsimit, punë­ simit dhe vendimit për të ikur apo jo nga vendi . Të pakënaqur me arsimin dhe të dekurajuar nga mundësitë dhe realiteti i punësimit në vend, sidomos nga fenomenet e nepotizmit dhe të favorizimit partiak në administratën publike, të rinjtë shpesh e zgjidhin dilemën e së ardhmes duke emigruar. Për Shqipërinë, të paktën në plan afatmesëm, fenomeni i largimit të të rinjve është sfida më serioze për stabilitetin social, zhvillimin ekonomik dhe demokratik. Zakonisht, për të kuruar apatinë në një demokraci zgjidhja qëndron te pjesëmarrja aktive dhe angazhimi, prandaj është e nevojshme të punohet për t’i ndryshuar qëndrimet e të rinjve, në mënyrë që të mund të adresohen sfidat e së ardhmes. Të rinjtë besojnë në Bashkimin Europian dhe e shohin integrimin si një mundësi reale për ndryshim. Ata ndihen krenarë për përkatësinë e tyre kombëtare si shqiptarë dhe janë të vetëdijshëm se një ditë do të mund të bëhen qytetarë të BE-së. 43 Përfundime Studimi për rininë Shqipëri Referenca Aquilino, W.S., Family relationships and support systems in emerging adulthood, in Emerging Adults in America: Coming of Age in the 21st Century, eds J.J. Arnett and J.L. Tanner(Washington, DC: American Psychological Association), 193–217. DOI: 10.1037/11 381-008, 2006. American Psychological Association, APA, Dictionary, 2023. Gjendet tek APA Dictionary of Psychology → dictionary.apa.org/minority-group Apostu, I., Attraction and Decision in Choosing a Spouse, Eastern-European Journal of Medical Humanities and Bioethics. 5, 1:57-66. → doi.org/10.18662/eejmhb/5.1/33 Balla, A., Emigrimi, shpopullimi dhe zgjidhje, Instituti i Studimeve Ndёrkombёtare(Albanian Institute for International Studies), 2023. BIRN, Vanishing Foreign Workers Leave Albania’s Short-Staffed Businesses Frustrated → balkaninsight.com/2023/05/01/vanishing-foreignworkers-leave-albanias-short-staffed-businessesfrustrated Branje, S.J.T., van Lieshout, C.F.M., van Aken, M.A.G.,& Haselager, G.J.T., Perceived support in sibling relationship and adolescent adjustment, Journal of Child Psychology and Psychiatry 45:8, pp 1385–1396. DOI: 10.1111/j.1469-7610.2004.00332.x, 2004. Campbell, R., Greeson, M.R., Raja, Sh.,& Bybee, D., The Co-Occurrence of Childhood Sexual Abuse, Adult Sexual Assault, Intimate Partner Violence, and Sexual Harassment: A Mediational Model of Posttraumatic Stress Disorder and Physical Health Outcomes, Journal of Consulting and Clinical Psychology. 76. 2, 194–20. DOI: 10.1037/0022-006X. 76.2.194, 2008. Dervishi, Z., Sado, L.,& Spaho, A., Family Structure and Functioning and the Implications for Child Well-being in Albania, Academic Journal of Interdisciplinary Studies. 2. 9. E-ISSN 2281-4612, 2013. European Union Agency for Fundamental Rights, Being Black in the EU: Experience of People with African Descent. DOI:10.2811/327480, 2023. Eurostat regional yearbook, Published by European Union. DOI:10.2785/894358, 2021. Fibbi, R., Midtbøen, A.H., Simon, P., Theories of Discrimination, in Migration and Discrimination. IMISCOE Research Series. Springer, Cham. → doi.org/10.1007/978-3-030-67281-2_3, 2021. Guan, S.-S.A., and Fuligni, A.J., Changes in parent, sibling, and peer support during the transition to young adulthood, Journal of Research on Adolescence. 26, 286–299. DOI: 10.1111/jora.12191, 2015. Haarr, R. N.,& Dhamo. M., Domestic Violence in Albania: A national Population-Based Survey, National Institute of Statistics(INSTAT) Albania, 2009. Instituti Ndёrkombёtar Republikan(IRI), Anketa Rajonale e Ballkanit Perёndimor(shkurt-mars 2024), (Filters: Albania, General Outlook) në linkun → iri.org/resources/western-balkans-regional-pollfebruary-march-2024-full Jano, D., From«Balkanization» to«Europeanization»: The Stages of Western Balkans Complex Transformations, L’Europe en Formation, 3, 349–350. pp 55–69. DOI 10.3917/eufor.349.005, 2008. Jasini, K., The regime of inequality affecting the Roma community in Albania, Academicus International Scientific Journal. 14. 9. DP13193-DP13194 28-2010, 2024. Johnson, B. T., Martinez-Berman, L.,& Curley, Ch.M., Formation of Attitudes: How People(Wittingly or Unwittingly) Form Their Viewpoints, Psychology. → doi.org/10.1093/acrefore/9780190236557.013.812, 2022. Joshi., Kale, S., Changel, S.,& Pal, D. K., Likert Scale: Explored and Explained, The British Journal of Applied Science and Technology. 7, 4, 396-403. → dx.doi.org/10.9734/BJAST/2015/14975, 2015. Kamberi, G.& Çela, A., Rinia Shqiptare 2018/1019, Fondacioni«Friedrich Ebert» në Shqipëri, 2019. Kamberi, G.& Çela, A., Pici, E., Rinia Shqiptare 2015, Fondacioni«Friedrich Ebert» në Shqipëri, 2015. 44 Referenca Studimi për rininë Shqipëri Monitor, 5.12.2023, Rezultatet e PISA 2022, përkeqësohen aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë → monitor.al/rezultatet-e-pisa-2022-perkeqesohenaftesite-e-nxenesve-15-vjecare-ne-matematike-shkencedhe-lexim-ne-rajon-le-pas-vetem-kosoven Mihandoost, F.,& Babajanian, B., The Rights of Minorities in International Law, Journal of Politics and Law. 9, 6, 2016. DOI:10.5539/jpl.v9n6p15 OECD, Multi-dimensional Review of Western Balkans, 2022. → doi.org/10.1787/8824c5db-en Monitor, 18.04.2024, Pse nuk«duan» të punojnë të rinjtë?! Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë që nga 2017, → monitor.al/pse-nuk-duan-tepunojne-te-rinjte-papunesia-afatgjate-me-2023-arritinivelin-me-te-larte-qe-nga-2017 Instituti Kombëtar i Statistikave(INSTAT) Shqipëri, Violence Against Woman and Girls in Albania, 2019. → eca.unwomen.org/sites/default/files/Field% 20Office%20Albania/Attachments/Publications/ 2019/05/print_brief_eng_24.pdf Ora news, 2023, Shumica e të rinjve nё Shqipёri dhe rajon kёrkojnё arsimin e lartё, → oranews.tv/ekonomi/ anketa-e-be-82-e-te-rinjve-shqiptare-duan-studimet-elarta-shumica-edhe--i1149896?fbclid=IwAR22VSCXKyAB_3 XcwunNGaecScf-RvPpm4L1Z_sRs0OPqaZe1u9BPu9LVuM Partners Albania, 02.04.2024, Pozicioni i të rinjve NEET në Shqipëri → partnersalbania.org/publication/ position-of-the-neet-youth-in-albania Instituti Kombëtar i Statistikave(INSTAT), The population of Albania. 2024. →instat.gov.al/en/statistical-literacy/ the-population-of-albania Panahi, L. N., Modarres, M.,& Areshtanab, H. N., Problems between parents and adolescents’ relationships: a qualitative study, Journal of Psychiatric Nursey, 14(2):94-102, 2023. DOI: 10.14744/phd.2022.38159. Keating, A.,& Melis, G., Youth Attitudes Toward their Future: The Role of Resources, Agency and Individualism in UK, Journal of Applied Youth Studies. 5. 1., 2022, → DOI:10.1007/s43151-021-00061-5. Kuci, I., Voices of Youth: Gender Equality and Social Cohesion in Western Balkans, Anex I, Albania, UN, Women, Albania, 2023. → albania.unwomen.org/ sites/default/files/2023-11/annex_albania.pdf Lindell, A. K.,& Campione-Barr, N., Continuity and change in the family system across the transition from adolescence to emerging adulthood, Marriage Family Review. 53, 388–416. DOI: 10.1080/01494929.2016.1184212, 2017. Sadiku, M., A Tradition of Honour, Hospitality and Blood Feuds: Exploring Kanon Customary Law in Contemporary Albania, Balkan Social Science Review, Vol. 3, 93-115, 2014. → js.ugd.edu.mk/index.php/BSSR/issue/view/61 Sherifaj, E., Albanian Education System and Measures to Prevent Brain Drain, Partners Albania for Change and Development, 2023 →partnersalbania.org/ wp-content/uploads/2023/06/alb-educ-syst-measeurprevent-brain-drain.pdf Vykopalova, H., Economic development and individual and social behaviour, Procedia – Social and Behavioral Sciences 109, 1116–1119, 2014. → sciencedirect.com Littlle, W., Marriage and Family in Introduction to Sociology, 2nd edition, 2016. → opentextbc.ca/ introductiontosociology2ndedition/front-matter/ about-the-book Menard, R., Analysing Social Values in Identification; A Framework for Research on the Representation and Implementation of Values: Analysing Social Values in Identification. Journal for the Theory of Social Behaviour 46, 2015. 2. → DOI: 10.1111/jtsb.12087 Buckingham, D., Introducing Identity. In Youth, Identity, and Digital Media. Edited by David Buckingham. The John D. and Catherine T. MacArthur Foundation Series on Digital Media and Learning. Cambridge, MA: The MIT Press, 2008. 1–24. DOI: 10.1162/dmal.9780262524834.001 Dean, Dwight G., Powerlessness and Political Apathy. Social Science. 40(4): 208–213, 1965. → jstor.org/stable/41885108 45 Referenca Studimi për rininë Shqipëri Goodwin, J.& amp; Jaspers, J., The Social Movements Reader: Cases and Concepts(2nd ed.). Wiley-Blackwell, 2009. ISBN 9781405187640 Merriam, Ch.& Gosnell, H., Non-voting: causes and methods of control,The University of Chicago Press Social Forces, Volume 3, Issue 2, January 1925, Pages 369–370, 1925. → doi.org/10.2307/3005316 Poletta, F.& amp; Jaspers, J., Collective Identity and Social Movements, Annual Review of Sociology, Vol. 27(2001), pp. 283-305 Published by: Annual Reviews Stable, 2001. → jstor.org/stable/2678623 Tarrow, S., Power in Movement: Social Movements and Contentious Politics(2nd ed.). Cambridge, UK: Cambridge University Press, 1998. ISBN 9781139076807. OCLC 727948411 Ekipi dhe ekspertët e Qëndresës Qytetare me mbështetjen e Olaf Palme Center, Suedi, Analiza e premtimeve dhe politikave kombëtare për rininë dhe arsimin 2013–2021, 26 faqe, 2022. → qq.com.al/wp-content/uploads/ 2021/02/Analiza-e-premtimeve-elektorale-dheprioritetet-e-te-rinjve.pdf CRCA – National Report Youth in Albania, 2019 CRCA/ ECPAT Albania, the Albanian National Youth Network – ANYN and Child and Youth Policy Hub, with the support of the Albanian Coalition for Education-ACE, has presented the findings of the National Report«Youth in Albania 2019» This report seeks to inform policymakers, state institutions and young people in particular on the situation of youth in Albania, identified issues and to recommend solutions that can improve the situation. → crca.al/en/young-people-in-albania-in-povertyunemployed-and-ready-to-leave-the-country/ Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë 2015–2020, 101 faqe, 2020. → arsimi.gov.al/wp-content/ uploads/2018/09/plani-kombetar-i-veprimitper-rinine-2015-2020_Shqip.pdf Western Balkans Democracy Initiative, Westminster Foundation for Democracy, Qëndresa Qytetare, National Survey: Young People and Politics in Albania, 31 pages, 2019. → wfd.org/sites/default/files/2022-06/nationalsurvey_young-people-and-politics-in-albania-final.pdf UNICEF, Situation analysis of children and adolescent in Albania, 65 pages, 2021. → unicef.org/albania/media/ 4071/file/Situationpërqind20Analysispërqind20 ofpërqind20Childrenpërqind20andpërqind20 Adolescentspërqind20inpërqind20Albania.pdf Albania Report: Mapping of youth policies and identification of existing support and gaps in financing of youth ­actions in the Western Balkans, 69 pages The report is based on comprehensive research, organized and overseen by the Open Society Foundation in Albania, and involving six researchers, one in each Western Balkans six economies between September 2020 – January 2021, 2021. → rcc.int/youth_db/files/user/docs/ 1.1_Albania_Report.pdf 46 Referenca Shënime në fund të tekstit 1 Krijuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik(OECD), PISA është një seri provimesh ndërkombëtare që testojnë aftësitë dhe njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, lexim dhe shkencë. Më shumë informacion në → oecd.org/en/about/programmes/pisa.html 2 Norma NEET sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik(OECD) është përcaktuar si një tregues që paraqet përqindjen e të rinjve që nuk janë në punësim, arsim ose trajnim(NEET), si përqindje e numrit të përgjithshëm të të rinjve në grupmoshën përkatëse. 3 Një model i cili mbledh 2 vlerat më të larta të alternativave të dhëna në pyetësor.(Mora, Wang, Goddard& Dando, 2022) 4 Shkalla Likert, është një instrument që përdoret në studime për të matur qëndrimet, perceptimet apo mendimet e individëve(Joshi, Kale, Changel, Pal, 2015). 5 Femrat janë konsideruar si grup minoritar në këtë ­studim, jo mbi bazën e përqindjes së tyre në popullsi, por duke u nisur nga pikëpamja teorike se ato nuk gëzojnë të njëjtin pushtet me meshkujt në shoqëri (American Psychological Association, 2023). Studimi për rininë Shqipëri 47 Shënime në fund të tekstit Studimi për rininë Shqipëri Figurat 13 Fig. 1  Pikëpamjet e të rinjve mbi korrupsionin në arsim në Shqipëri(në%) 13 Fig. 2  Koha e kaluar në internet nga të rinjtë në Shqipëri(në%) 15 Fig. 3  Pozicioni i punës dhe profesioni aktual i të rinjve në Shqipëri(në%) 16 Fig. 4  Renditja e faktorëve me rëndësi për gjetjen e një vendi pune në Shqipëri(në%) 18 Fig. 5  Dëshira e të rinjve shqiptarë për të emigruar(në%) 19 Fig. 6  Përgatitjet e të rinjve shqiptarë për emigrim(në%) 22 Fig. 7  Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e partnerit/es(në%) 24 Fig. 8  Rëndësia e vlerave për të rinjtë në Shqipëri(në%) 26 Fig. 9  Frikërat dhe shqetësimet e të rinjve në Shqipëri(në%) 27 Fig. 10  Përvoja e diskriminimit mes të rinjve në Shqipëri(në%) 28 Fig. 11  Këndvështrimet sociale mes të rinjve në Shqipëri(në%) 31 Fig. 12  Interesi i të rinjve shqiptarë për politikën(në%) 32 Fig. 13  Opinioni i të rinjve në lidhje me përfaqësimin e tyre në politikë(në%) 33 Fig. 14  Pikëpamjet politike të të rinjve në Shqipëri(në%) 34 Fig. 15  Besimi tek institucionet mes të rinjve në Shqipëri(në%) 35 Fig. 16  Opinionet e të rinjve në Shqipëri për demokracinë(në%) 36 Fig. 17  Çështjet më të mëdha të dekadës së ardhshme sipas të rinjve në Shqipëri(në%) 37 Fig. 18  Tri vlerat më të rëndësishme për të rinjtë në Shqipëri(në%) 38 Fig. 19  Perceptimi i vlerave në vendin tuaj dhe në BE(në%) 39 Fig. 20  Pikëpamjet e të rinjve në Shqipëri për anëtarësimin në BE(në%) 40 Fig. 21  Vetidentifikimi si shqiptar/europian te të rinjtë në Shqipëri(në%) 48 Figurat Studimi për rininë Shqipëri Mbi autorët Alba Çela është Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare(AIIS) dhe anëtare e grupit strategjik të Ballkanit Perëndimor. Ajo është autore e ­Studimeve për Rininë të Fondacionit«Friedrich Ebert» në botimet e viteve 2011, 2015 dhe 2018/2019. Geron Kamberi është bashkëpunëtor dhe kërkues shkencor pranë Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes(CSDG) dhe ka një eksperiencë të gjatë pune me organizata ndërkombëtare e qendra kërkimore në Shqipëri në fushat e zhvillimit social, edukimit dhe integrimit europian. Ai mban diplomë Masteri në Politikat Europiane nga Instituti Europian i Sussex-it dhe, prej vitit 2011, është bashkautor i Studimeve për Rininë të Fondacionit«Friedrich Ebert». Klodian Gega është psikolog me një eksperiencë të gjatë si në praktikat klinike, ashtu dhe në kërkimin shkencor. Ai është autor i një sërë publikimesh, duke përfshirë udhëzues dhe studime kërkimore në fushën e psikologjisë klinike dhe të psikologjisë sociale. 49 Mbi autorët Imprint Botues Friedrich-Ebert-Stiftung Tiranë Rr.«Kajo Karafili» Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418 Tiranë, Shqipëri Përgjegjëse Katharina Hofmann Fondacioni«Friedrich-Ebert», Tiranë Tel.:+355(0)4 225 09 86 tirana.fes.de Studimi për Rininë Shqipëri 2024 Koordinatore projekti: Jonida Smaja, FES Tiranë Redaktore letrare: Edlira Shuli Seria e Studimeve për Rininë 2024 FES, Democracia e së Ardhmes, Vjenë Drejtore: Johanna Lutz Udhëheqëse kërkimi: Elena Avramovska Koordinatore për Botimin dhe Komunikimin në Europë: Margarete Lengger Menaxhimi i projektit: Krisztina Stefán FES Europa Juglindore Sarajevë Menaxhimi i projektit: Saša Vasić Komunikimi, SOE: Ema Džejna Smolo-Zukan Për porosi / Kontakt info.tirana@fes.de Dizajni René Andritsch& Heidrun Kogler Faqosja 4S Design Përdorimi tregtar i të gjitha materialeve mediatike të publikuara nga Fondacioni«Friedrich-Ebert»(FES) nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim të FES-it. Mendimet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Fondacioni«Friedrich-Ebert» apo të organizatave për të cilat punojnë autorët. © 2024 50 Studimi për rininë Shqipëri Imprint Skanoni kodin dhe lexoni online: