Imprint Publikoi Friedrich-Ebert-Stiftung, zyrja në Prishtinë Rr. Pashko Vasa Nr. 23 10000 Prishtina Republika e Kosovës Përgjegjës për përmbajtjen Peter Hurrelbrink Kontakti Egzon Osmanaj Egzon.Osmanaj@fes.de Dizajni Milkyway Dizajni i faqë së parë Milkyway Printimi Studio Forma Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung e.V.(FES). Përdorimi komercial i botimeve të FES nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim nga FES. Publikimet e FES nuk mund të përdoren për qëllime të fushatave zgjedhore. Prill 2025 © Friedrich-Ebert-Stiftung e.V. Publikime të tjera të Friedrich-Ebert-Stiftung mund të gjenden këtu: ↗ www.fes.de/publikationen Dinamika e migracionit në Kosovë: Implikimet për demokracinë dhe pjesëmarrjen politike Përmbajtja Figurat............................................................. 5 Hyrje.............................................................. 6 Metodologjia....................................................... 8 Përmbledhje nga literatura ekzistuese................................... 9 Pasqyrë e migracionit............................................... 10 Trendet e përgjithshme......................................... 10 Trendet sipas grupmoshës....................................... 12 Trendet sipas arsyes............................................ 14 Pjesëmarrja në zgjedhje në vendin e origjinës........................... 16 Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës............................ 19 Përfundime........................................................ 27 Referencat......................................................... 29 Figurat Figura 1: Nr. i emigrantëve nga Kosova në Evropë Figura 2: Emigrimi neto nga Kosova në Evropë Figura 3: Emigrantët e Kosovës sipas vendeve Figura 4: Migrimi neto i Kosovës sipas(7) vendeve Figura 5: Migrimi i Kosovës sipas Figura 6: Migrimi neto i Kosovës sipas Figura 7: Përqindja e migrimit neto të Kosovës sipas Figura 8: Përqindja e emigrantëve nga Kosova sipas arsyeve të migrimit Figura 9: Votuesit e regjistruar kundrejt votuesve aktualë në Kosovë (pa Figure 10: Votues të regjistruar kundrejt votues aktualë nga diaspora (pa Figura 11: Votues të regjistruar(Diaspora kundrejt Kosovës) Figura 12: Votuesit nga diaspora dhe Kosova(v) Figura 13: Shqetësimi i parë më i madh i të anketuarve nga Kosova bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo Figura 14: Mendimi i të anketuarve nga Kosova nëse vota e tyre ka rëndësi për ndryshim bazuar në faktin nëse kanë familjarë jashtë vendit (Po) apo jo Figura 15: Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në parti politike bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo Figura 16: Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në një OSHC bazuar në atë nëse ata kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo Figura 17: Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në iniciativa qytetare bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo Figura 18: A organiohen zgjedhjet në Kosovë në mënyrë demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare? Figura 19: A e monitoron Kuvendi punën e Figura 20: A është gjyqësori i pavarur? Figura 21: A e gëzojnë mediat në Kosovë liri të Figura 22: A është duke qeverisur ekzekutivi i Kosovës sipas prioriteteve të qytetarëve të Figura 23: A janë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në përputhje me parimet demokratike dhe të të drejtave të Figura 24: Pavarësisht politikës së përditshme, a pajtoheni se proceset demokratike në Kosovë janë të mirë-formuara dhe po shkojnë në drejtimin e duhur? Figurat 5 Hyrje Studime dhe raporte të shumta kanë analizuar ndikimin e migrimit në çështjet ekonomike në Kosovë. Në fokus kryesor të tyre ishin remitancat. Përmes këtij raporti synohet shtjellimi i ndikimit të migrimit në qëndrimet socio-politike në Kosovë, me fokus në pjesëmarrjen politike dhe demokracinë, njëkohësisht duke i pranuar disa kufizime në realizueshmëri. Migracioni ka ndikuar prej kohësh në sjelljen politike, qëndrimet dhe angazhimin, si në vendlindje ashtu edhe në shtetet pritëse, por efektet e tij mbeten specifike për kontekstin. Literatura ekzistuese e shfrytëzuar në këtë raport shqyrton se në çfarë mënyre mund të ndikojë migrimi në besimet socio-politike në vendin e origjinës, ndër faktorë të tjerë. Rasti i Kosovës – shtet me valë të konsiderueshme migrimi dhe diasporë aktive – ofron një tablo të përzier, ndonëse shfaqen disa trende konkrete. Ndërsa dëshmitë anekdotike sugjerojnë se diaspora e Kosovës ka ndikim të dukshëm në politikën vendore, hulumtimet sistematike dhe të dhënat empirike vazhdojnë të jenë të pakta. Ky raport synon të hedhë dritë mbi lidhjen midis migracionit dhe sjelljes politike në Kosovë, duke e kontekstualizuar atë brenda prirjeve më të gjera dhe literaturës ekzistuese. Literatura thekson potencialin e migracionit për të nxitur ndryshime pozitive politike dhe institucionale në vendet e origjinës. Prezantohen disa argumente që migracioni nga shtetet në zhvillim drejt shteteve pritëse më demokratike përmirëson cilësinë institucionale dhe liritë ekonomike në shtetin e origjinës. Migrantët e ekspozuar në norma demokratike shpeshherë kthehen me perspektiva të reja politike, duke i promovuar këto vlera në vendet e tyre. Megjithatë, këto efekte nuk janë universale dhe shpeshherë varen nga konteksti specifik, përfshirë natyrën e migracionit dhe karakteristikat e vendeve pritëse. Pjesa e parë e raportit paraqet një përmbledhje të shkurtër të njohurive të përgjithshme nga literatura, duke u përqendruar në aspektet specifike të pjesëmarrjes politike dhe demokratizimit. Tutje, raporti paraqet të dhënat më të përditësuara mbi trendet migratore nga Kosova, me fokus të veçantë në dekadën e fundit. Raporti vijon me prezantim të të dhënave të përgjithshme mbi pjesëmarrjen e diasporës në politikën e vendit të origjinës. Më së rëndësishmi, raporti ngushton fokusin e tij te ndikimi potencial që migracioni i Kosovës mund të ketë në pjesëmarrjen politike, sjelljen dhe opinionet në vendin e origjinës. Raporti bën përpjekje që t’i sintetizojë gjetjet dhe të ofrojë implikime dhe hipoteza paraprake. Përfundimet preliminare që mund të nxirren nga ky raport janë si vijon: → Mesatarisht, rreth 53,000 emigrantë në vit janë larguar nga Kosova gjatë periudhës 2012–2021; megjithatë, ka pasur edhe një valë të atyre që janë(potencialisht) kthyer. Emigrimi neto vjetor mesatar i popullsisë së Kosovës ka qenë rreth 35,000 persona në vit gjatë periudhës 2012–2021. → Gjatë dekadës së fundit, popullsia më e vjetër ka zëvendësuar atë më të re për nga numri i emigrantëve. Pjesa e atyre mbi moshën 30 vjeç që kanë emigruar nga Kosova ka tejkaluar pjesën e atyre nën moshën 19 vjeç. → Punësimi, si arsye për emigrim, ka tejkaluar migrimin për arsye të familjes gjatë dekadës së fundit. Më pak njerëz nga Kosova kanë emigruar për arsye familjare dhe më shumë për arsye punësimi. Ky ndryshim nuk është pa implikime për politikën në vend, të cilat raporti përpiqet t’i shpalosë. Migrimi për qëllime punësimi, krahasuar me format e tjera si migrimi familjar, shpeshherë i mban migrantët më të lidhur me politikën e vendit të origjinës, gjë që nga ana tjetër ka implikime shtesë. Është parë një rritje e ndjeshme në pjesëmarrjen e votuesve nga emigrantët nga Kosova viteve të fundit. Nuk ka shpjegim objektiv dhe të besueshëm për rritjen e papritur të pjesëmarrjes së emigrantëve të Kosovës në votime gjatë cikleve të fundit zgjedhore. Të dhënat nga literatura sugjerojnë se fushatat politike të partive dhe synimet për ndërrim të regjimit ishin motivime të mundshme. → Ekziston një lidhje e qartë midis familjeve që kanë anëtarë emigrantë dhe besimit të shtuar se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje(votimi) mund të sjellë ndryshim, krahasuar me familjet që nuk kanë familjarë jashtë vendit. Kjo tregon se ata që migrojnë mund të ndikojnë si në opinionin ashtu edhe në sjelljen e atyre që jetojnë në vendlindje. 6 Hyrje → Kur bëhet fjalë për shqetësimet kryesore socio-politike, qytetarët e Kosovës që kanë familjarë jashtë vendit tregojnë më shumë shqetësim për arsimin dhe papunësinë(në vend) sesa ata që nuk kanë familjarë jashtë. Kjo mund të tregojë një shkakshmëri në dy drejtime: ose ata që migrojnë kanë shkollimin dhe papunësinë si shqetësimet kryesore, ose(nga ana tjetër) ata mund të kenë emigruar për të njëjtat arsye dhe kështu ndikojnë opinionin në vend. Ky studim nuk mund ta konfirmojë drejtimin. → Për sa i përket çështjeve të tjera socio-politike, siç janë mjedisi, dhuna gjinore apo çështje të ngjashme, nuk ka ndonjë dallim të dukshëm në opinion apo ka më shumë shqetësim nga ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit, si element shtesë në efektin e migracionit(ose më saktë lidhjes) me besimet socio-politike në vendin e origjinës. → Interesante është që, kur bëhet fjalë për tregues të ndryshëm të demokracisë, qytetarët e Kosovës që kanë familjarë jashtë vendit kanë opinion shumë më pozitiv mbi procesin e demokratizimit në Kosovë, krahasuar me ata që nuk kanë familjarë jashtë. Kontaktet e shpeshta me emigrantët, qoftë në formën e anëtarëve të familjes ose miqësive, ofrojnë një“verifikim të realitetit” përmes krahasimit midis situatës në vend dhe jashtë. Për më tepër, remitancat mund të shërbejnë si stabilizues për ata që jetojnë në vendlindje, duke shmangur faktorët potencialë të mosstabilitetit me të cilët mund të përballen ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit. Hyrje 7 Metodologjia Një qasje metodologjike ideale për ekzaminimin e efekteve të mundshme të një komuniteti emigrant në bindjet socio-politike, sjelljen dhe pjesëmarrjen politike të popullsisë së vendit të origjinës do të përfshinte aplikimin e një qasjeje shumdimensionale. Së pari, duhet të kryhen disa sete anketash me(i) mostra përfaqësuese të popullsisë së vendit të origjinës dhe(ii) mostra të komuniteteve të emigrantëve në vendet kryesore të destinimit për t’i vlerësuar faktorët kryesorë demografikë dhe të besimeve që mund të lidhen. Së dyti, duhet të realizohen intervista cilësore me(i) mostër të ekonomive familjare në vendin e origjinës të cilat kanë së paku një familjar jashtë vendit, si dhe mostra të komuniteteve të emigrantëve në shtetet kryesore të destinimit. Intervistat do të ishin ideale për t’i kapur efektet e mundshme bazë të migracionit mbi popullsinë e vendit të origjinës. Së fundi, analiza e përmbajtjes së llogarive në rrjetet sociale të komuniteteve të emigrantëve gjatë fushatave politike në vendin e origjinës do të mundësonte kapjen e lidhjes midis partive politike dhe reagimeve të komunitetit migrant. Për qëllime të këtij raporti, është aplikuar një qasje e përshkallëzuar, meqë gjerësia dhe thellësia e analizës së sipërpërmendur do të kërkonte burime dhe kohë përtej fushëveprimit të këtij studimi. Analiza e raportit kryesisht bazohet në hulumtime nga zyra, duke përfshirë: (i) Një rishikim të përqendruar të literaturës mbi lidhjet e mundshme midis komuniteteve të migrantëve dhe sjelljes politike të popullsisë së vendit të origjinës. Përveç studimeve teorike më të gjera, raporti kishte për synim të përfshijë studime që fokusohen në emigrantët e Evropës Juglindore dhe Lindore dhe politikën e vendeve të tyre të origjinës; (ii) Triangulimi i dataseteve vijuese: a Të dhënat e Eurostat-it sipas grupmoshës, gjinisë dhe shtetësisë(Eurostat 2024a), imigracioni sipas grupmoshës, gjinisë dhe shtetësisë(Eurostat 2024c), dhe lejet e para sipas arsyes, kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe shtetësisë(Eurostat 2024b). Këto tri datasete na ofruan një mundësi të vlefshme për të zëvendësuar mungesën e të dhënave të përditësuara mbi migracionin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) 1. Të dhënat e Eurostat-it përfshijnë edhe informacion mbi emigracionin edhe imigracionin, duke ofruar perspektivën për të treguar jo vetëm të dhënat e imigracionit nga Kosova, por edhe migrimin neto, pasi jo të gjithë ata që emigrojnë qëndrojnë në vendet pritëse. Mbulesa kohore e të dhënave të Eurostat-it të paraqitura në këtë raport përfshin dekadën midis viteve 2012 dhe 2021; b Të dhënat e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP) Pulsi Publik(Shih UNDP 2024a), të cilat ndihmuan në nxjerrjen e disa lidhjeve të mundshme midis ekonomive familjare kosovare që kanë familjarë jashtë vendit dhe besimeve të tyre për çështje socio-politike përkatëse si arsimi, kujdesi shëndetësor, varfëria, papunësia, mjedisi dhe tatimet, mes tjerash. Të dhënat e Eurostat-it të paraqitura në këtë raport mbulojnë periudhën 2019- 2021, duke u përputhur me vitet në të cilat këto çështje janë përfshirë në pyetësorët vjetorë të Pulsit Publik të UNDP-së. c Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës(KQZ 2024) mbi pjesëmarrjen e votuesve sipas vendvotimeve, kryesisht atyre që votojnë personalisht dhe me postë. 1  ASK ka përfunduar mbledhjen e të dhënave të regjistrimit të popullsisë në verën e vitit 2024; megjithatë, të dhënat nuk ishin publikuar në kohën e hartimit të këtij raporti. 8 Metodologjia Përmbledhje nga literatura ekzistuese Literatura mbi diasporën dhe sjelljen politike, deri më tani, ka eksploruar ndikimin e migracionit në praktikat demokratike, qëndrimet dhe sjelljet politike si në vendin e origjinës ashtu edhe në atë pritës. Përderisa ka dëshmi që sugjerojnë efekte të rëndësishme të migracionit në sjelljen politike, gjetjet ekzistuese janë të përziera dhe varen nga konteksti. Migracioni shpeshherë nxitë zhvillime pozitive demokratike në vendet e origjinës së emigrantëve. Docquier et al.(2016) argumentojnë se migrimi nga vendet në zhvillim drejt vendeve tejet demokratike përmirëson cilësinë institucionale dhe liritë ekonomike në vendet e origjinës së emigrantëve. Migrantët që janë të ekspozua në norma demokratike mund të kthehen dhe të promovojnë praktika të tilla brenda vendit. Megjithatë, këto efekte kryesisht varen nga konteksti. Përderisa ky përgjithësim kryesisht qëndron, variabla e ekspozimit demokratik është konstante për migrantët e Kosovës, meqë shumica dërrmuese e tyre kanë emigruar në vende demokratike. Andaj, çdo ndryshim në sjelljen politike në vend nuk mund të shpjegohet me regjimin e vendit pritës. Diaspora konsiderohet si përçues të normave dhe vlerave demokratike nga vendet pritëse në vendet e origjinës. Wilson(1995) dhe Ragazzi(2009) kanë dokumentuar këtë fenomen, megjithëse forca e këtyre efekteve ndryshon. Për Kosovën, ka vetëm mbështetje të lehtë për këtë gjetje. Ndikimi i tërthortë i diasporës së Kosovës në politikën e vendit të origjinës mbetet i kufizuar, por dëshmitë anekdotike sugjerojnë që përçimi i vlerave mund të ndodhë gjithsesi. Efektet e migracionit ndryshojnë varësisht nga natyra e tij. Migrantët e përkohshëm, veçanërisht ata që udhëtojnë për punë, kanë prirje t’i ruajnë lidhjet e forta me vendin e origjinës, duke u kthyer më shpesh dhe duke pasur ndikim potencial në politikat lokale(Haas 2005). Megjithatë, të dhënat empirike për Kosovën ende nuk e konfirmojnë plotësisht këtë dallim për shkak të mungesës së studimeve afatgjata mbi emigrantët e saj; megjithatë, treguesit sugjerojnë këtë drejtim. Për më tepër, ndikimi i regjimit të liberalizimit të vizave në trendet e migracionit të përkohshëm mbetet i paeksploruar, meqë është dukuri e kohëve të fundit, gjë që ngrehë pyetje mbi potencialin e ndikimit politik. Disa studime dokumentojnë ndryshime në vlerat politike te migrantët me kalimin e kohës. Sigurisht, nuk i kapin ato bazuar në arsyet e migrimit. Për shembull, McMahon et al. (1992) evidentojnë ndryshime vlerash si rezultat i migracionit të brendshëm, ndërsa Pérez-Armendáriz dhe Crow (2010) tregojnë se emigrantët që kthehen(p.sh., në Meksikë) shpesh zhvillojnë qëndrime më demokratike sesa jomigrantët. Ngjashëm, studimet mbi emigrantët nga Amerika Latine në SHBA e theksojnë këtë trend për sa i përket efekteve të migrimit në përhapjen lokale të vlerave (Levitt 1998). Megjithatë, Bădescu(2004), duke analizuar migrantët rumunë, nuk gjeti dallime të ndjeshme në kulturën politike midis migrantëve dhe jomigrantëve. Ky ndryshim nxjerr në pah natyrën e kushtëzuar të efekteve të migracionit në vlerat politike. Ka pak të dhëna specifike për migrantët e kthyer në Kosovë, por dëshmitë anekdotike sugjerojnë potencial për lëvizje të ngjashme. Është sugjeruar gjithashtu se migracioni përmirëson kushtet materiale dhe njohuritë e individëve, duke kontribuar në ndryshime në qëndrimet dhe sjelljet politike. Gjendja e përmirësuar ekonomike dhe njohuritë e shtuara identifikohen si faktorë kyçë të qëndrimeve politike(Careja dhe Emmenegger). Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, ku emigrantët që kanë përjetuar sisteme funksionale administrative dhe të drejtësisë jashtë vendit mund të zhvillojnë perspektiva të reja mbi qeverisjen dhe politikën. Bălţătescu(2007) thekson se ekspozimi në sisteme që funksionojnë më mirë jashtë vendit u mundëson emigrantëve të bëjnë krahasime kritike të vendit të origjinës dhe atij pritës, duke ndikuar në qëndrimet e tyre ndaj institucioneve të brendshme politike. Ky përmirësim kognitiv konsiderohet si mekanizëm i rëndësishëm pas ndryshimeve në sjelljen politike. Careja dhe Emmenegger(2012) eksplorojnë nëse emigrantët që kthehen nga vendet demokratike shfaqin orientime të ndryshme politike krahasuar me jomigrantët. Ata zbulojnë se emigrantët që kthehen nga demokracitë e konsoliduara kanë prirje të kenë më shumë besim te institucionet ndërkombëtare dhe interes më të lartë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë, përvoja e migracionit ka ndikim minimal në besimin te qeveritë vendore ose pjesëmarrjen në zgjedhjet në vend – supozim ky të cilin gjetjet e këtij raporti mbi rastin e Kosovës e sfidojnë deri diku. Careja dhe Emmenegger(2012) konceptojnë ndryshimet e shkaktuara nga migrimi në qëndrimet politike si formë e përmirësimit kognitiv personal. Ekspozimi ndaj sistemeve të reja politike, normave shoqërore dhe strukturave të qeverisjes rrit njohuritë dhe vetëperceptimin e emigrantëve, duke ndikuar në qëndrimet e tyre politike. Emigrantët e ekspozuar në demokraci të konsoliduara janë më me gjasë të kenë besim te institucionet ndërkombëtare, të marrin pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe të shprehin interes për politikën ndërkombëtare. Në përmbledhje, literatura thekson marrëdhënien e ndryshme midis migracionit, diasporës dhe sjelljes politike në vendet e origjinës. Duket se, edhe pse migracioni shpeshherë promovon qëndrime dhe praktika demokratike, efektet e tij varen nga faktorët si lloji i migracionit, karakteristikat e vendit pritës dhe natyra e angazhimit të emigrantëve. Për Kosovën, diaspora luan rol të rëndësishëm në formësimin e dinamikës politike, megjithatë, dëshmitë sistematike janë të pakta. Ky raport përpiqet të hedhë dritë mbi këtë çështje. Përmbledhje nga literatura ekzistuese 9 Pasqyrë e migracionit Trendet e përgjithshme Kosova ka përjetuar valë të ndryshme migracioni të shënuara nga arsye të ndryshme që prej viteve të 1960-ta, kur filluan të dalin të dhëna më të besueshme(shih Blazhevska 2017). Emigrimi i popullsisë nga Kosova vazhdoi pas luftës së viteve 1998–1999; megjithatë, rritja më e madhe e migracionit që nga përfundimi i luftës u shënua pas vitit 2012 – periudhë kjo që disa e kanë quajtur“eksodi masiv” i popullsisë së Kosovës(Garcia 2021). Disa persona të intervistuar nga BBC për këtë çështje në Kosovë në vitin 2015, deklaruan:“[Ë]shtë e trishtueshme që kjo gjë[emigrimi] po ndodh, por nuk është faji i njerëzve; ata thjesht po kërkojnë një jetë më të mirë”(BBC News 2015). Të tjerë komentuan se arsyeja e tyre përse po planifikonin të emigronin ishte se “[n]ë çdo burg, nëse gjen një dritare të hapur, do të ikësh – vetëm për të parë diçka tjetër dhe për të përjetuar lirinë” (BBC News 2015). Vala e konsiderueshme e emigrimit nga Kosova, e cila arriti kulmin një dekadë më parë, u nxit kryesisht nga dëshira e njerëzve për mundësi më të mira dhe më të sigurta pune.(BBC News 2015). Në të njëjtën kohë, filluan të qarkullojnë shifra spekulative për ata që kishin Nr. i emigrantëve nga Kosova në Evropë 3 (2012-2021) 4 lënë vendin. Sipas Ott(2015) të Al Jazeera, thuhej se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2015 rreth 100,000 njerëz kishin ikur nga vendi. Po ashtu, u sugjerua se njerëzit po largoheshin për shkak të“thashethemeve për një jetë më të mirë jashtë vendit”(Ott 2015). Përkundër spekulimeve fillestare, të dhënat e fundit të Eurostat(2024c) konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të emigrimit nga Kosova duke filluar nga viti 2013, me 55,586 emigrantë të regjistruar krahasuar me 15,514 në vitin 2012, rritje kjo prej më shumë se trefish brenda vitit.(shih Figurën 1). Të dhënat e Eurostat-it për Kosovën kryesisht ndjekin migrimin drejt BE-së, ZEE-së dhe Zvicrës. Ato nuk mbulojnë migrimin në shtetet si Mbretëria e Bashkuar ose Amerika. Nga viti 2013 deri në vitin 2021, rreth 53,000 kosovarë mesatarisht kanë emigruar në vit. Niveli më i ulët ishte më 2015 me 38,000, dhe më së shumti 62,500 në vitin 2021. Në dekadën e fundit(2012–2021), mbi gjysmë milioni emigrantë nga Kosova janë vendosur në Evropë 2. Fig. 1 Megjithatë, një shqyrtim më i afërt i të dhënave të tjera të Eurostat-it, si ato që regjistrojnë emigrimin e popullsisë së Kosovës nga Evropa(shih Eurostat 2024a), zbulon një pamje më të plotë të migracionit. Siç tregon Figura 2: që nga viti 2012 nga Kosova mesatarisht kanë ardhur 53,000 emigrantë në vit. Megjithatë, më shumë se 15,000 emigrantë nga Kosova mesatarisht janë zhvendosur nga vendbanimet e tyre fillestare në shtetet evropiane, çdo vit. 2  Shënim:“Evropa” këtu i referohet në mënyrë të gabuar vendndodhjeve gjeografike të Eurostat(gjeo) nga të cilat ata përpiqen të mbledhin të dhëna. Këto përfshijnë konkretisht: AT, BE, BG, CH, CZ, DE, DK, EE, ES, FI, GE, HR, HU, IE, IS, IT, LI, LT, LU, LV, MD, ME, MK, NL, NO, PL, RO, SE, SI, SK, TR, UK, BA, KG, RU, BY, CY, US, FR, EL, MT, PT, UA, AM, AZ, SM, TJ, UZ. Për më shumë informacion mbi kuptimin e zgjeruar të kodeve të vendeve të mësipërme, shihni Komisionin Evropian(2024). Të dhënat për migracionin e Kosovës përfshijnë kryesisht ato nga BE, ZEE dhe CH me disa përditësime shumë të fundit për përfshirjen e të dhënave edhe nga TR. 3 Shih fusnotën 3 për referencë të“Evropës”. 4 Vitet këtu referohen sipas përkufizimit të Eurostat-it, që do të thotë se periudha/viti është“periudha e referencës për të dhënat e flukseve të migracionit[në] vitin kalendarik në të cilin ka ndodhur migrimi”(Eurostat 2024d). Për më tepër,“Të dhënat e migracionit i referohen sasisë së imigrimit dhe emigrimit që ka ndodhur gjatë periudhës referuese të një viti kalendarik T-1 nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit T-1”(Eurostat 2024d). 10 Pasqyrë e migracionit Numri më i lartë i atyre që kanë lënë banimin e tyre fillestar në një nga shtetet evropiane të regjistruara ishte në vitin 2015, me afro 34,000 persona brenda një viti të vetëm. Prandaj, emigrimi neto vjetor mesatar i popullsisë Emigrimi neto nga Kosova në Evropë 5 (2012-2021) 6 së Kosovës ka qenë rreth 35,000 që nga viti 2012, me një total prej pak më shumë se 350,000 gjatë dekadës midis viteve 2012 dhe 2021. Fig. 2 Kur bëhet fjalë për shtetet evropiane në të cilat ka emigruar popullsia e Kosovës, Gjermania spikatet si shteti që ka pranuar numrin më të madh të emigrantëve. Figura 3 paraqet shtatë shtetet kryesore që kanë pranuar emigrantë nga Kosova. Gjersa ishin mesatarisht rreth 3,000 emigrantë në 7 shtetet kryesore pritëse, Gjermania ka pranuar mesatarisht rreth 15,000 emigrantë nga Kosova çdo vit, vijuar nga Sllovenia, Italia dhe Zvicra. Emigrantët e Kosovës sipas vendeve Fig. 3 pranuese 5 Shih fusnotën 3 për referencë të“Evropës”. 6 Shih fusnotën 5 për referencë të“vitit”. Pasqyrë e migracionit 11 Megjithatë, jo të gjithë emigrantët nga Kosova qëndrojnë në vendet ku ata fillimisht kanë emigruar. Për shembull, përderisa Belgjika është ndër shtatë vendet kryesore pritëse, numri i qytetarëve të Kosovës që emigruan tutje nga Belgjika është më i madh sesa ata që emigruan në Belgjikë – të paktën në dekadën e fundit(shih Figurën 4). Kështu, migracioni neto në Belgjikë është negativ ndër qytetarët kosovarë. Ndërsa 7 shtetet e tjera të regjistruara kanë migracion neto pozitiv të qytetarëve të Kosovës, jo të gjitha kanë sukses në mbajtjen e emigrantëve nga Kosova. Për shembull, pavarësisht se Kroacia pranon rreth dy mijë emigrantë në vit, rreth gjysma e tyre largohen nga Kroacia çdo vit, ndërsa një e katërta e atyre që migrojnë në Slloveni po ashtu largohen. Gjermania dhe Zvicra janë dy shtetet pritëse që mbajnë pjesën më të madhe të emigrantëve nga Kosova – me përjashtim të vitit 2015, kur Gjermania kishte migracion neto negativ të emigrantëve nga Kosova. Fig. 4 Migrimi neto i Kosovës sipas(7) vendeve pranuese Trendet sipas grupmoshës Kur bëhet fjalë për grupmoshat, ka lëvizje të qartë, ndonëse të lehtë, në trende gjatë dekadës së fundit për sa i përket emigrantëve nga Kosova. Lëvizja më e dukshme është se pjesa e emigrantëve nën moshën 19 vjeç po zëvendësohet me ata mbi moshën 30 vjeç. Për shembull, në vitet e para të dekadës së fundit(2012–2014), emigrantët nga Kosova nën moshën 19 vjeç përfaqësonin rreth një të tretën e gjithsej emigrantëve nga Kosova. Në vitin 2013, ky grup përfaqësonte gjithsej 36 për qind të emigrantëve. Viteve të fundit ka pasur rënie të qëndrueshme të pjesës së emigrantëve nën moshën 19 vjeçe. Për shembull, në vitin 2021 ky grup përfaqësonte rreth një të pestën e emigrantëve nga Kosova. Këto trende kohore ndryshojnë kur merren parasysh emigrantët mbi moshën 30 vjeçe. Në fillim të dekadës së fundit(2012-2014), ky grup përfaqësonte rreth një të tretën e popullatës së emigrantëve nga Kosova, ndërsa shifrat e fundit tregojnë se ata(në vitin 2021) përfaqësonin afërsisht 40 për qind të totalit të emigrantëve. Figura 5 paraqet një përmbledhje të përgjithshme sipas grupmoshave. Grupmosha më konsistente/stabile e emigrantëve për sa i përket përqindjes ishte nga 20 deri në 29 vjeç që në vazhdimësi përfaqëson rreth 40 për qind të gjithsej emigrantëve nga Kosova gjatë dekadës së kaluar. Kjo lëvizje grupmoshës e emigrantëve përkon me ndryshimin e arsyeve për migrim, përkatësisht me atë se emigrantët kosovarë po emigrojnë gjithnjë e më shumë për arsye punësimi – siç diskutohet më tej në seksionin vijues. 12 Pasqyrë e migracionit Fig. 5 Migrimi i Kosovës sipas grupmoshave Kur bëhet fjalë për migrimin neto të grupmoshave të ndryshme, Figurat 6 dhe 7 shpalosin këto trende. Në vitin 2015, kur edhe ishte niveli më i lartë i migrimit dytësor(ku individët largohen nga vendosja e tyre fillestare), të gjitha grupmoshat emigruan me ritme të ngjashme. Megjithatë, përqindja më e madhe përbëhej nga ata të moshës 14 vjeç e më lart, me rreth 60% të atyre nuk qëndronin në vendosjen e tyre fillestare në Evropë. Grupi më këmbëngulës për të vazhduar qëndrimin në vitin 2015 ishte grupmosha 2025 vjeç. Përtej vitit 2015, trendet e atyre që emigrojnë nga vendbanimet fillestare në Evropë ndryshojnë sipas grupmoshave. Në përgjithësi, sa më e madh të jetë grupmosha e emigrantëve, aq më të larta do të jenë gjasat që ata të largohen nga vendbanimi i tyre i ri. Figura 7 i tregon qartas këto trende. Në përgjithësi, dhe gjatë viteve të dekadës së kaluar, ekziston një korrelacion i qartë midis moshës së popullsisë migratore dhe emigrimit të tyre nga vendi fillestar i banimit. Vetëm rreth 5–7 për qind e atyre nën moshën 19 vjeç largohen nga Evropa, krahasuar me 25–30 për qind të atyre mbi moshën 45 vjeç. Fig. 6 Migrimi neto i Kosovës sipas grupmoshave Pasqyrë e migracionit 13 Fig. 7 Përqindja e migrimit neto të Kosovës sipas grupmoshave Trendet sipas arsyes Ashtu sikurse trendet e migracionit që ndryshojnë sipas grupmoshave, ka disa trende të qarta që kanë ndryshuar për sa i përket arsyeve pse qytetarët e Kosovës emigrojnë në Evropë. Migracioni për arsye familjare vazhdimisht ka pësuar rënie gjatë dekadës së kaluar. Në fillim të dekadës së kaluar(2012-2014) mbi dy të tretat migruan për arsye familjare. Megjithatë, duke analizuar periudhën e fundit, gjegjësisht vitin 2021, vetëm pak mbi një të tretën e qytetarëve të Kosovës migruan për arsye familjare. Arsyet e punësimit zëvendësuan shtytësit e mëparshëm të migracionit, duke u rritur nga rreth 5% në vitet e para të dekadës së kaluar(2012–2014) në mbi një të tretën e migrantëve që cekin punësimin si arsye kryesore për migrim. Arsyeja e shkollimit mbeti e njëjtë gjatë dekadës së fundit, gjë që sugjeron se ata që migrojnë për qëllime arsimore mund të mos kenë parasysh ndonjë ndryshim të mundshëm në sjelljen e votimit ose ndikim në popullsinë e vendit të origjinës. Është interesante që rritja e pjesës së emigrantëve që largohen për arsye punësimi ka ndodhur para liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyri në fuqi më 1 janar 2024. Pjesa më e madhe e emigrantëve për arsye punësimi u regjistrua në vitin 2019, kur mbi 50 për qind e emigrantëve kishin emigruar për këto arsye. Fig. 8 Përqindja e emigrantëve nga Kosova sipas arsyeve të migrimit 14 Pasqyrë e migracionit Nga këto të dhëna dhe njohuritë ekzistuese në literaturë mund të nxirren disa implikime. Fillimisht, ata që emigrojnë për arsye punësimi, krahasuar me ata që emigrojnë për arsye familjare(p.sh., bashkim familjar), duket se mbajnë lidhje më të ngushta me vendin e tyre të origjinës dhe mund të jenë më me gjasë që të ndikojnë në politikën vendore(Haas 2005). Për shembull, Kapur(2014) sugjeron se ata që emigrojnë për arsye punësimi kanë më shumë gjasa të kenë plane konkrete për t’u kthyer dhe të mbajnë lidhje profesionale me vendin e tyre. Ngjashëm, Rother(2016) sugjeron se ata që emigrojnë për arsye punësimi shpeshherë angazhohen në atë që thuhet të jetë“migracion qarkor” – ata që lëvizin vazhdimisht midis vendit të origjinës dhe vendit pritës. Ky ndikim i këtyre emigrantëve në politikat dhe proceset demokratike të vendit të origjinës është i dyanshëm. Nga njëra anë, cilësia e politikës së vendit të origjinës së emigrantëve varet nga lloji i regjimit të vendeve pritëse të emigrantëve. Nëse vendet pritëse janë demokratike, siç është rasti i emigrantëve kosovarë, ata që angazhohen në migracion qarkor fillojnë të zhvillojnë pritshmëri dhe krahasime midis situatës në vendin e tyre dhe atij pritës(Rother 2016). Prandaj, ata që migrojnë për arsye punësimi janë më me gjasë të angazhohen aktivisht dhe të avokojnë për praktikat demokratike të mësuara në shtetet e tyre pritëse. Po ashtu, Maydom(2017, n.p.) konstatoi se remitancat financiare nga vendet demokratike shoqërohen dhe forcojnë transmetimin e remitancave sociale në formën e normave politike prodemokratike”. Nga ana tjetër, implikimet nuk mund të izolohen nga trendet e përgjithshme joliberale në Evropë dhe më gjerë, ku qytetarët e Kosovës priren të migrojnë. Përmes të njëjtit mekanizëm me të cilin vendet e origjinës mund të përfitojnë në proceset e tyre të demokratizimit përmes përvetësimit dhe përçimit të vlerave nga emigrantët që jetojnë në vendet pritëse demokratike, edhe vlerat e tyre mund të ndryshojnë, siç paralajmërojnë Auer dhe Schaub(2024), nëse vendet pritëse bëhen më pak demokratike dhe kësisoj më joliberale. Ata gjithashtu japin një paralajmërim tjetër të bazuar në studimin e tyre afatgjatë të mbi 430,000 individëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore(EQL), duke treguar se emigrantët nga EQL zakonisht kanë vlera më liberale sesa jomigrantët; largimi i tyre, si pasojë, mund të përkeqësojë demokracinë në vendet e tyre të origjinës. Nuk ekzistojnë të dhëna afatgjata mbi besimet dhe ideologjitë e migrantëve dhe jomigrantëve nga Kosova. Megjithatë, duke marrë parasysh që sistemi politik dhe organizimi i partive politike në Kosovë nuk ndjek ndarjet standarde të Evropës apo vendeve të EQL-së – si e majta apo e djathta, liberale apo joliberale, populiste apo jopopuliste – është e vështirë të thuhet nëse këto prirje në Evropë apo gjetiu, ku zgjedhin të vendosen emigrantët kosovarë, mund të pasqyrohen qartë në Kosovë. Pasqyrë e migracionit 15 Pjesëmarrja në zgjedhje në vendin e origjinës Kur bëhet fjalë për trendet e votimit në Kosovë(pa përfshirë pjesëmarrjen e komunitetit migrant), ekziston një trend i qëndrueshëm. Sipas të dhënave kohore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës(KQZ 2024), numri i votuesve të regjistruar në Kosovë ka një rënie të lehtë, por numri i atyre që votojnë është më i qëndrueshëm dhe ka Votuesit e regjistruar kundrejt votuesve aktualë në Kosovë(pa diasporë) shënuar një rritje të vogël përgjatë viteve, duke qëndruar rreth 800,000 votues në total në tri periudhat e fundit zgjedhore(shih Figurën 9). Me fjalë të tjera, gjatë dekadës së fundit(2010–2021), raporti midis votuesve të regjistruar dhe atyre që votuan ka lëvizur nga 0.41(në vitin 2017) në 0.47(në vitin 2021). Fig. 9 Pjesëmarrja e votuesve nga jashtë është rritur vazhdimisht, si në regjistrim ashtu edhe në pjesëmarrjen aktuale. Në vitin 2010, ishin pak më shumë se 1,600 persona të regjistruar për të votuar jashtë vendit, ndërsa këto shifra u rritën për rreth 65 herë në vitin 2021, duke arritur në mbi 102,000 votues të regjistruar(shih Figurën 10). 16 Pjesëmarrja në zgjedhje në vendin e origjinës Votues të regjistruar kundrejt votues Fig. 10 aktualë nga diaspora(pa Kosovën) Ky trend ndjek trendet e përgjithshme të migracionit; megjithatë, këto trende nuk shpjegojnë rritjen e papritur në dy ciklet e fundit zgjedhore, si për ata që janë regjistruar, ashtu edhe për ata që kanë votuar jashtë vendit. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar dy grafikonëve vijues(Figura 11 dhe Figura 12). Ata tregojnë se përqindja e votuesve migrantë kosovarë krahasuar me ata brenda vendit ka shënuar rritje të jashtëzakonshme. Në vitin 2010, përqindja e votuesve të regjistruar nga diaspora krahasuar me ata në vend ishte vetëm 0.1 për qind, ndërsa në vitin 2021 ajo arriti në mbi 5 për qind. Për sa i përket votuesve realë, përqindjet përkatëse janë 0.14 në vitin 2010 dhe 6.7 për qind në vitin 2021. Fig. 11 Votues të regjistruar(Diaspora kundrejt Kosovës) 2,500.000 6.00% 1.000.000 1,500,000 1.000,000 500,000 5.00% 4.00% 3.00% 2.00% 1.00% 0 2010 2014 2017 2019 2021 0.00% Votuesit e regjistruar(Kosovë) Votuesi e regjistruar(Diasporë) Votuesit e regjistruar(Diasporë vs Kosovë) Pjesëmarrja në zgjedhje në vendin e origjinës 17 Fig. 12 Votuesit nga diaspora dhe Kosova(vs) Disa studime kanë shqyrtuar se si shtetet aplikojnë praktika të ndryshme legjislative për të inkurajuar ose dekurajuar pjesëmarrjen e migrantëve në politikën zgjedhore të vendit të tyre të origjinës. Studimi i Lafleur-it(2014) fokusohet kryesisht në arsyet pse shtete të ndryshme aplikojnë politika të ndryshme për pjesëmarrjen e popullsive migrante në zgjedhjet e vendit të tyre të origjinës. Për shembull, ndonëse edhe Meksika edhe Italia kanë lejuar votimin nga jashtë vendit, rezultatet nga të dyja rastet kanë qenë të përziera. Në Itali ka pasur një pjesëmarrje të lartë të votuesve nga popullsia migrante, krahasuar me Meksikën ku votuan një numër shumë i kufizuar migrantësh(Lafleur 2014). Në Meksikë, procesi administrativ për të votuar ishte shumë më i ndërlikuar sesa në Itali. Arsyeja pse ndodh kjo ende mbetet mister. Lafleur(2014) identifikon arsyet e mëposhtme që mundësojnë ose kufizojnë pjesëmarrjen e popullsisë migrante në votime në zgjedhjet në vendin e tyre të origjinës:(i) lobimi i emigrantëve;(ii) varësia e vendit të origjinës nga remitancat;(iii) dëshira e vendit të origjinës për t’i përdorur emigrantët si burim në ekonominë globale;(iv) transformimi i regjimit në vendin e origjinës; dhe(v) interesat zgjedhore të partive vendore politike. Megjithatë, siç tregohet nga të dhënat e mësipërme, pjesëmarrja e migrantëve në zgjedhjet e Kosovës në vitin 2021, përkatësisht rritja e madhe e pjesëmarrjes së tyre, nuk mund të shpjegohet bindshëm nga shumica e pritshmërive të Lafleur-it(2014). Së pari, nuk ka pasur ndryshime të mëdha ligjore viteve të fundit për sa i përket mënyrës se si mund të votojnë migrantët kosovarë, që të shpjegohet kjo rritje e papritur e trendeve në zgjedhjet e vitit 2021. Ende ka pengesa të konsiderueshme burokratike (Germin 2021; Dahsyla 2021). Sigurisht, disa ndryshime të vogla ndodhën në vitin 2017(Dahsyla 2021), por ato ndryshime vështirë se mund të shpjegojnë rritjen e menjëhershme të interesit migrator për pjesëmarrje politike në shtetin e origjinës. Për sa i përket varësisë së familjeve kosovare nga remitancat, nuk ka pasur asnjë ndryshim gjatë dekadës së kaluar deri në periudhën e fundit – pra, ekonomitë familjare kosovare varen nga remitancat po aq sa në vitin 2010(shih UNDP 2024b). Kur bëhet fjalë për(i) lobimin e emigrantëve dhe(v) interesat zgjedhore të partive politike vendore – këta faktorë mund të luajnë rol, pasi duket se ka pasur rritje të lobimit të partive politike ndër migrantët kosovarë jashtë vendit. Kjo e fundit është më afër gjetjeve të studimit të Ostergaard-Nielsen(2002), i cili sugjeron se rastet e rrjeteve të organizuara të diasporës dhe aktivitetet e partive politike të shtetit të origjinës jashtë vendit mund të luajnë një rol në rritjen e pjesëmarrjes politike. 18 Pjesëmarrja në zgjedhje në vendin e origjinës Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës Seksioni vijues përdor të dhënat nga Pulsi Publik i UNDP-së(2024a) për t’i analizuar qëndrimet mbi çështje të ndryshme socio-politike midis atyre që kanë familjarë emigrantë jashtë vendit dhe atyre që nuk kanë. Ky studim ka për qëllim të vlerësojë nivelin sipas së cilit individët me familjarë të afërm që jetojnë jashtë vendit dallojnë nga ata pa lidhje me emigrantë në pikëpamjet e tyre për pjesëmarrjen politike dhe treguesit e ndryshëm të demokracisë. Gjetjet nuk japin sugjerim mbi shkakun por theksojnë korrelacionet përmes të cilave mund të nxirren dhe testohen implikime dhe hipoteza të mëtejshme. Për shembull, kur mostra nga Kosova është pyetur për të “identifikuar një nga[shumë] problemet që[ata] mendojnë se paraqet problemin kryesor me të cilin përballet Kosova aktualisht” 7, ata sugjeruan sa vijon(shih Figurën 13), në varësi të faktit nëse kanë apo jo familjar jashtë vendit. Interesant është fakti se rezultatet janë të përziera. Arsimi dhe papunësia shihen si problemet më të mëdha nga ata që kanë një ose më shumë familjarë jashtë vendit, krahasuar me ata që nuk kanë. Megjithatë, e njëjta gjë nuk vlen për çështje si tatimet, varfëria ose mjedisi. Ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit i shohin këto çështje si probleme më të mëdha në krahasim me ata që kanë familjarë jashtë vendit. Varfëria si problem kryesor është shumë më shqetësues për ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit(shih Figurën 13). Fig. 13 Shqetësimi i parë më i madh i të anketuarve nga Kosova bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo(Jo) 7  Të dhënat e UNDP-së për“problemet kryesore” përfshijnë shumë çështje të tjera; megjithatë, ne paraqesim vetëm përzgjedhjen e problemeve përkatëse për qëllimet e këtij studimi, si ato që sjellin probleme më të gjera sociale, dhe jo shumë çështje të tjera që liston UNDP-ja. Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës 19 Sa i përket pjesëmarrjes politike në kuptimin e votimit, rezultatet janë më të qarta. Kur janë pyetur nëse besojnë se vota e tyre mund të sjellë ndryshim në Kosovë, të anketuarit me familjarë jashtë vendit kishin mbi 10 pikë përqindjeje më shumë gjasë të pajtoheshin në krahasim me ata pa Mendimi i të anketuarve nga Kosova nëse vota e tyre ka rëndësi për ndryshim bazuar në faktin nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo(Jo) lidhje me emigrantët. Megjithatë, vërehet se ky trend ka pësuar rënie të lehtë gjatë viteve të fundit. Pavarësisht se kanë familjarë jashtë vendit, përqindja e të anketuarve që besojnë se vota e tyre mund të sjellë ndryshim ka pësuar rënie gjatë pesë viteve të fundit. Fig. 14 Kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen aktive, si për shembull në parti politike(Figura 15), OSHC-të(Figura 16) dhe nismat qytetare(Figura 17), ekzistojnë vetëm disa dallime midis atyre në Kosovë me ose pa familjarë jashtë vendit. Kur janë pyetur nëse kishin marrë pjesë në ndonjë parti politike në gjashtë muajt e fundit, të anketuarit në Kosovë dhanë përgjigjet e mëposhtme bazuar në faktin nëse kishin anëtarë të familjes jashtë vendit. Ata me familjarë jashtë vendit marrin pjesë pak më shumë në parti politike sesa ata që nuk kanë anëtarë jashtë vendit. Në Kosovë, individët me familjarë jashtë vendit marrin pjesë në parti politike vetëm pak më shumë – me rreth 3-5 pikë përqindjeje – sesa ata pa lidhje me emigrantë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vitet e fundit: 2020 dhe 2021. Dëshmitë ekzistuese empirike nuk sugjerojnë menjëherë ndonjë lidhje shkakësore midis rritjes së fundit të pëpjesës së votimit dhe regjistrimit për të votuar jashtë vendit dhe rritjes së pjesëmarrjes në vend. Kjo mund të jetë e tillë sepse, siç tregon Figura 15, ekziston një trend i përgjithshëm i rritjes së pjesëmarrjes në parti politike si tek ata që kanë, ashtu edhe tek ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit midis viteve 2019 dhe 2021. Megjithatë, në përgjithësi, ata me familjarë jashtë vendit vazhdojnë të jenë pak më të angazhuar në parti politike(si në mënyrë aktive ashtu edhe joaktive) krahasuar me ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit. 20 Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës Fig. 15 Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në parti politike bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo(Jo) Në mënyrë të ngjashme, kur janë pyetur nëse“kanë marrë pjesë gjatë gjashtë muajve të fundit” në një OJQ, të anketuarit nga Kosova sugjerojnë trende shumë të ngjashme me pyetjen për partitë politike. Të anketuarit janë përgjithësisht shumë joaktivë, me ata që kanë familjarë jashtë vendit që tregojnë vetëm një përqindje pak më të lartë pjesëmarrjeje – por mjaft e papërpfillshme në krahasim me ata që nuk kanë familjarë jashtë vendit. Po ashtu, sikurse me partitë politike, ekziston një trend i përgjithshëm i pjesëmarrjes në OJQ, si tek ata me familjarë jashtë vendit, ashtu edhe tek ata që nuk kanë, midis viteve 2019 dhe 2021. Fig. 16 Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në një OJQ bazuar në atë nëse ata kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo(Jo) Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës 21 Kur janë pyetur nëse“gjatë gjashtë muajve të fundit kanë marrë pjesë” në ndonjë iniciativë qytetare, të anketuarit nga Kosova sugjeruan sa vijon, varësisht nga fakti nëse Mendimi i të anketuarve nga Kosova për pjesëmarrjen e tyre në iniciativa qytetare bazuar në atë nëse kanë familjarë jashtë vendit(Po) apo jo(Jo) kanë apo jo familjar jashtë vendit. Ka dallime të papërfillshme midis dy grupeve. Fig. 17 22 Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës Këto dallime të vogla, por të rëndësishme, midis të anketuarve që kanë familjar migrant(p.sh., një anëtar familjeje jashtë vendit) dhe atyre që nuk kanë një familjar jashtë vendit, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në jetën politike në Kosovë, duket se nuk janë të rastësishme. Opinionet e të anketuarve për pyetjet e ndryshme që matin indeksin e demokratizimit tregojnë trend të ngjashëm. Përderisa raporti paraqet këto trende për disa tregues demokratikë si më poshtë, përmes krahasimit të të anketuarve me dhe pa familjarë të menjëhershëm migrantë, i diskutojmë disa nga gjetjet në përgjithësi. Për shembull, kur janë pyetur nëse “zgjedhjet në Kosovë janë demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, shumë më shumë të anketuar me familjarë jashtë vendit besojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike sesa ata pa familjarë jashtë vendit. Dallimi midis dy grupeve të të anketuarve është i njëjtë ndër vite; megjithatë, ky dallim është rritur ndjeshëm në vitin 2021(shih Figurën 18). E njëjta gjë vlen për tregues të tjerë të demokracisë që janë paraqitur më poshtë. Fig. 18 A organiohen zgjedhjet në Kosovë në mënyrë demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare? Fig. 19 A e monitoron Kuvendi punën e qeverisë? Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës 23 A është gjyqësori i pavarur? Fig. 20 A e gëzojnë mediat në Kosovë liri të Fig. 21 shprehjes? 24 Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës A është duke qeverisur ekzekutivi i Fig. 22 Kosovës sipas prioriteteve të qytetarëve të saj? Fig. 23 A janë Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në përputhje me parimet demokratike dhe të të drejtave të njeriut? Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës 25 Fig. 24 Pavarësisht politikës së përditshme, a pajtoheni se proceset demokratike në Kosovë janë të mirë-formuara dhe po shkojnë në drejtimin e duhur? Dallimet e vërejtura midis të anketuarve në Kosovë me dhe pa anëtarë të familjes jashtë vendit sugjerojnë disa implikime dhe hipoteza të mundshme. Së pari, rritja e fundit e emigrantëve nga Kosova që largohen për punësim dhe jo për ribashkim familjar sugjeron një trend në rritje të emigrimit‘të paplotë’—ku individët mbajnë lidhje edhe me vendin e tyre të origjinës edhe me vendin pritës. Edhe pse nuk është koncept i ri në studimet mbi migracionin, rritja e përqindjes së emigrimit‘të paplotë’—ku individët ruajnë lidhje më të ngushta dhe më aktive si me vendin e tyre të origjinës ashtu edhe me atë pritës—ngrit potencialin për angazhim më të madh politik përtej kufijve. Siç sugjerojnë Duquette-Rury et al.(2018, f. 18) sugjerojnë se politika e brendshme në vend‘nuk duhet medoemos të jetë lokale’, meqë lidhjet ndërkufitare të krijuara nga migrimi‘i paplotë’ gjenerojnë mekanizma dhe motivime si për emigrantët ashtu edhe për ata në vendin e origjinës për t’u angazhuar politikisht. Kjo përputhet me disa nga gjetjet e paraqitura në këtë raport, ku qytetarët e Kosovës me familjarë jashtë vendit janë më aktivë politikisht sesa ata pa familjarë jashtë vendit(shih Figurën 14 dhe Figurën 15). Kur bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës me familjarë jashtë vendit që japin vlerësim më të lartë në opinionet e tyre për tregues të ndryshëm të demokracisë në Kosovë, krahasuar me ata që nuk kanë, mund të ofrohen disa hipoteza. Së pari, individët ose familjet që marrin remitanca nga jashtë e lidhin këtë përfitim financiar me stabilitetin dhe progresin, krahasuar me ata që nuk marrin remitanca të tilla. Stabiliteti mund të përforcojë perceptimin se vendi i origjinës po ecën më mirë dhe, si rrjedhojë,“i mbron” ata nga mosstabiliteti ose vështirësitë e mundshme të menjëhershme në vend. Edhe pse studimi i Chauvet et al.(2016) nuk ofron një shpjegim të plotë të çështjes, ata shfaqin trende shumë të ngjashme për efektet e emigrantëve të Malit mbi besimet politike të vendit të tyre të origjinës. Emigrantët malianë e perceptojnë politikën e vendit të tyre më pozitivisht sesa malianët që jetojnë në vend. Të kesh lidhje të ngushta me emigrantët, qofshin ato familjare apo të tjera – si miqtë e afërt ose kontakte të tjera, mundëson mekanizmin e“kontrollit” për ata që jetojnë në vend. Batista et al.(2019) tregojnë se kontaktet e shpeshta me emigrantët përmirësojnë njohuritë për proceset politike më të gjera dhe, rrjedhimisht, mbase motivimin më të madh për t’u angazhuar politikisht. Ndikimet ekonomike dhe politike të këtyre kontakteve midis emigrantëve(të fundit) dhe atyre që në vend mund të ilustrohen me disa shembuj të veçuar, të cilët vetëm sa theksojnë çështjen. Për shembull, si politikanët ashtu edhe emigrantët brenda në Kosovë dhe nga Kosova, së fundmi kanë aplikuar narrativin se“në fund të fundit nuk është edhe aq keq në Kosovë” kur bëhet fjalë për të diskutuar nëse është e justifikuar të emigrojnë nga Kosova. Një deputet i Kuvendit të Kosovës kishte komentuar në vitin 2019 se ai ka dy vëllezër në Gjermani të cilët nuk mund të bëjnë dush më shumë se dy herë në muaj për shkak të kostos, duke sugjeruar se Kosova në krahasm nuk është aq keq sa mendohet(Berisha 2019). Në një intervistë të kohëve fundit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu dha disa sqarime përse emigrimi mund të mos jetë zgjidhja që mund të kërkojnë emigrantët potencialë – jeta jashtë vendit mund të mos jetë aq e lehtë sa në Kosovë(Publikja 2024). Këto janë disa raste të veçuara të dëshmive anekdotike që tregojnë në të njëjtin drejtim të diskutimit për emigrimin nga Kosova. 26 Migrimi dhe qëndrimet në shtetin e origjinës Përfundime Diskutimi i këtij raporti nxjerr në pah disa trende për sa i përket rolit të migracionit në formësimin e peizazhit socio-politik të Kosovës. Analiza zbulon disa trende kyçe dhe implikimet e tyre: → Kosova ka përjetuar emigrim të konsiderueshëm, me mbi gjysmë milioni qytetarë që janë larguar ndërmjet viteve 2012 dhe 2021. Megjithatë, duhet marrë parasysh edhe ata që kanë emigruar nga vendbanimi i tyre fillestar gjatë përpjekjeve të tyre migratore. Numri i atyre që kanë lënë Kosovën përfundimisht gjatë dekadës së fundit i afrohet dhe tejkalon 300,000. → Arsyet e migracionit kanë evoluar, me punësimin që ka tejkaluar bashkimin familjar si arsyeja kryesore për emigrim. Kjo pasqyron ndryshimet në kushtet socio-ekonomike dhe nënvizon rolin e faktorëve ekonomikë në vendimmarrjen për migrim. Ky ndryshim në arsyet e migrimit ndër qytetarët e Kosovës krijon disa implikime. Emigrantët për punë ruajnë lidhje më të ngushta me vendin e tyre të origjinës sesa ata që emigrojnë për ribashkim. Të njohur si“emigrantë të paplotë,” emigrantët për punë i mbajnë lidhjet profesionale dhe familjare me atdheun e tyre dhe janë më të prirur të angazhohen në politikën e vendit të origjinës. → Është duke ndryshuar edhe profili demografik i emigrantëve, me një rritje të përqindjes së individëve të moshuar që migrojnë dhe rënie të proporcionit të të rinjve. Ky ndryshim i grupmoshave të emigrantëve të Kosovës pasqyron edhe ndryshimet në arsyet e migrimit. Vlen të përmendet se emigrantët e këtij lloji janë më me gjasë të kthehen më shpesh, por që mund të kenë edhe plane më konkrete për kthim të përhershëm. Kështu, lidhja për emigrantët e tillë është shumë më e lartë me vendin e origjinës sesa për ata që emigrojnë për arsye familjare(bashkim) të cilat kanë prirje më të vogël për të planifikuar kthimin. → Ka pasur një rritje drastike të pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhjet e Kosovës, me numrin e votuesve të regjistruar jashtë vendit që është rritur nga 1,600 në vitin 2010 në mbi 102,000 në vitin 2021. Kjo rritje ka tejkaluar ndryshimet në trendet migratore, gjë që sugjeron futjen e faktorëve të tjerë, siç janë fushatat e intensifikuara politike me targetim të diasporës ose ndërgjegjësimi i rritur politik. Megjithatë, lëvizja në grupmosha dhe arsyet për migrimit mund të reflektojnë, së paku pjesërisht, interesimin e shtuar për pjesëmarrje politike në vend të origjinës. → Individët në Kosovë me familjarë jashtë vendit kanë prirje të shfaqin pjesëmarrje më të lartë politike në vend, duke besuar gjithashtu më shumë se votat e tyre mund të sjellin ndryshim në Kosovë. Për më tepër, këto familje i japin përparësi çështjeve si arsimi dhe papunësia më shumë sesa familjet pa familjarë emigrantë, duke reflektuar transferim të mundshëm të vlerave nga shtetet pritëse. Megjithatë, ka pak prova për ndryshim të rëndësishme të nxitur nga diaspora në çështje të tjera socio-politike, siç janë shqetësimet mjedisore apo dhuna me bazë gjinore, gjë që nënvizon natyrën selektive të ndikimit të migrimit. → Ngjashëm, në disa tregues të indeksit të demokratizimit në Kosovë, individët me familjarë jashtë vendit shfaqin më shumë optimizëm për funksionimin demokratik të shtetit të lindjes sesa ata pa familjarë emigrantë. Kjo vlen për një sërë treguesish të demokracisë, si procesi zgjedhor, funksionimi i ekzekutivit, parlamentit, gjyqësorit, liria e medias, etj. Raporti paraqiti disa hipoteza përse mund të ndodhë kjo. Së pari, emigrantët që udhëtojnë më shpesh, veçanërisht ata që emigrojnë gjithnjë e më shumë për arsye punësimi, bëjnë një kontrolli të realitetit mes shtetit demokratik pritëse dhe vendit të tyre të origjinës. Së dyti, remitancat ofrojnë më shumë stabilitet për familjet në vendin e origjinës, të cilat, së paku pjesërisht, mund t’i“izolojnë” ato nga sfidat vendore, duke duke nxitur një perspektivë më optimiste. Efektet e liberalizimit të vizave në migracionin e përkohshëm dhe potenciali i tij për të ndikuar sjelljen politike ende nuk janë studiuar. Kosova duhet të debatojë mbi vlerën e popullsisë së saj migratore për besimet dhe funksionimin e saj të brendshëm socio-politik. Rekomandimet dhe përfundimet e mëposhtme mund të ofrohen për debat dhe zbatim në të ardhmen: → Diaspora e Kosovës shpeshherë trajtohet si grup homogjen, duke mos marrë parasysh diversitetin e saj të brendshëm. Siç tregojnë gjetjet e këtij raporti, emigrantët janë larg të qenit një grup homogjen, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për interesat dhe përgjegjësitë e tyre politike për vendin e origjinës. → Shumëllojshmëria brenda diasporës kërkon një qasje të shumëanshme ndaj angazhimit të tyre në politikën e vendit të origjinës dhe procesin e demokratizimit. Një proces më sistematik i mbledhjes së të dhënave mbi larmitë e emigrantëve mund ta ndihmojë Kosovën në orientimin e resurseve dhe pritshmërive të saj, si për atë se çfarë migrantësh janë më të prirur të jenë të interesuar, ashtu edhe për ata që kanë interesim social dhe politik për t’u përfshirë në politikën e vendit të tyre të origjinës. Siç sugjeron raporti, ata që kanë emigruar për arsye punësimi janë më me gjasë të kenë interes Përfundime 27 social, ekonomik dhe politik në politikën e vendit të tyre të origjinës; prandaj, të punuarit nga afër me këtë lloj emigrantësh mund të nxisë integrim më të madh midis tyre dhe vendit të tyre të origjinës. → Për sa i përket ndikimit të drejtpërdrejtë në rezultatet politike në vendin e origjinës, si përmes procesit zgjedhor ku të gjithë emigrantët që kanë shtetësi kanë të drejtë të barabartë për të votuar në vendin e origjinës, duhet pranuar dhe njohur larminë midis(i) emigrantëve që kanë vetëm shtetësi të vendit të origjinës dhe atyre që kanë shtetësi të dyfishtë, dhe(ii) emigrantëve të gjeneratës së parë, të dytë dhe të tretë. Megjithëse kjo ngre një diskutim tjetër normativ të rëndësishëm, jo të gjithë këta emigrantë kanë të njëjtën peshë në politikën e vendit të origjinës krahasuar me popullsinë jomigrante në vend. Debati mbi njohjen e këtyre larmive dhe ndikimeve të tyre politike në vend duhet t’i përfshijë edhe emigrantët e popullsisë joshqiptare, në kushte të barabarta. 28 Përfundime References 1 Auer, Daniel, dhe Max Schaub. 2024.“Emigrimi masiv dhe erozioni i demokracisë liberale.” Revista Tremujorie e Studimeve Ndërkombëtare 68(2): sqae026. https:// doi.org/10.1093/isq/sqae026. 2 Bădescu, Gabriel. 2004.“Migrimi rumun për qëllime pune dhe shtetësia”. Trendet e reja të migrimit për motive punësimi në Evropën Qendrore dhe Lindore, trende të reja të migrimit për motive punësimi në Evropën Qendrore dhe Lindore.-[Cluj Napoca] : Ed. AMM, ISBN 973-86509-8-4.- 2004, p. 7-18,. 3 Bălţătescu, Sergiu. 2007.“Cilësia subjektive e jetës së emigrantëve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Studim krahasues.” Revistë e studimeve të identitetit dhe migrimit 1(2). https://www.e-migration.ro/jims/Vol1_no2_2007/JIMS_vol1_ no2_2007_BALTATESCU.pdf. 4 Batista, Catia, Julia Seither, dhe Pedro C. Vicente. 2019.“A i formësojnë rrjetet sociale të emigrantëve qëndrimet dhe sjelljet politike në vendlindje?” World Development 117(C): 328–43. https://ideas.repec.org//a/eee/wdevel/v117y 2019icp328-343.html. 5 Bauböck, Rainer. 2003.“Drejt një teorie politike të transnacionalizmit migrant”. Rishikim i migracionit ndërkombëtar 37(3): 700–723. https://doi. org/10.1111/j.1747-7379.2003.tb00155.x. 6 Baubock, Rainer. 2006.“Qytetaria e palëve të interesit dhe pjesëmarrja politike transnacionale: Vlerësim normativ i votimit të jashtëm.” Fordham Law Review 75:2393. https://heinonline.org/HOL/Page?handle=hein.journals/fl r75&id=2409&div=&collection=. 7 BBC News. 2015.“Largimi nga Kosova: Eksodi i të rinjve teksa ngrihet zhgënjimi”, 22 mars 2015, sek. Evropë. https://www.bbc.com/news/world-europe-31967471. 8 Berisha, Bekë. 2019.“Deputeti Berisha: Jashtë nuk është më mirë se në Kosovë, i kam dy vëllezër në Gjermani- Nuk Lahen kah 2 javë ditë.” Bota Sot, 19 mars 2019. https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1051836/deputeti-berisha-jashtenuk-eshte-me-mire-se-ne-kosove-i-kam-dy-vellezer-ne-gjermani-nuk-lahen-kah-2jave-dite/. 9 Blazhevska, Katerina Veljanovska. 2017.“Faktorët që ndikojnë në procesin e migrimit të të rinjve: Rast studimor i Kosovës.” Revista tremujore Siguria dhe mrojtja 17(4): 48–73. https://doi.org/10.5604/01.3001.0011.7846. 10 Careja, Romana, dhe Patrick Emmenegger. 2012.“Krijimi i qytetarëve demokratikë: Efektet e përvojës së migracionit në qëndrimet politike në Evropën Qendrore dhe Lindore.” Studime politike krahasuese 45(7): 875–902. https://doi. org/10.1177/0010414011428591. 11 KQZ. 2024.“Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”. KQZ(blog). 2024. https://kqz-ks. org/an/results/kosovo-assembly-elections/. 12 Chauvet, Lisa, Flore Gubert dhe Sandrine Mesplé-Somps. 2016.“A përvetësojnë emigrantët qëndrime të reja politike nga jashtë? Dëshmi duke përdorur Exit-Poll me shumë shtete gjatë zgjedhjeve të Malit 2013. Studime krahasuese të migracionit 4(1): 19. https://doi.org/10.1186/s40878-016-0033-z. 13 Dahsyla, Egzon. 2021.“Rritja masive e numrit të votave të diasporës ndër vite.” Raporto Korrupsionin! KALLXO.Com(blog). 2 mars 2021. https://kallxo.com/ gjate/analize/rritja-masive-e-numrit-te-votave-te-diaspores-nder-vite/. 14 Docquier, Frédéric, Elisabetta Lodigiani, Hillel Rapoport dhe Maurice Schiff. 2016. “Emigracioni dhe demokracia”. Journal of Development Economics 120(maj): 209–23. https://doi.org/10.1016/j.jdeveco.2015.12.001. 15 Duquette-Rury, Lauren, Roger Waldinger dhe Nelson Lim. 2018.“Lidhjet e jashtme dhe ndryshimi që ato bëjnë: Si ndikojnë lidhjet e migrantëve në interesat dhe qëndrimet politike në Meksikë.” Studime krahasuese të migracionit 6(1): 35. https://doi.org/10.1186/s40878-018-0098-y. 16 Komisioni Evropian. 2024.“SDMX Registry.” 2024. https://webgate.ec.europa.eu/ sdmxregistry/. 17 Eurostat. 2024a.“Emigrimi sipas grupmoshës, gjinisë dhe shtetësisë”. Eurostat. https://doi.org/10.2908/MIGR_EMI1CTZ. 18 2024b.“Lejet e para sipas arsyes, kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe shtetësisë.” Eurostat. https://doi.org/10.2908/MIGR_RESFIRST. 19 2024c.“Imigrimi sipas grupmoshës, gjinisë dhe shtetësisë”. Eurostat. https://doi. org/10.2908/MIGR_IMM1CTZ. 20 2024d.“Statistikat ndërkombëtare të migracionit”. Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian. 2024. https://ec.europa.eu/eurostat/cache/metadata/en/migr_immi_ esms.htm. 21 Finn, Victoria. 2020.“Votimi i emigrantëve: Këtu, atje, në të dyja shtetet apo askund.” Studime të shtetësisë 24(6): 730–50. https://doi.org/10.1080/13621025 .2020.1745154. 22 Garcia, Francisco. 2021.“Politizimi i diasporës”. Kosovo 2.0(blog). 26 tetor 2021. https://kosovotwopointzero.com/en/the-politicization-of-the-diaspora/. 23 Germin. 2021.“Analizë e votimit jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 14 shkurt 2021”. Prishtina. https://germin.org/wp-content/ uploads/2021/07/English-copy.pdf. 24 Haas, Hein de. 2005.“Migrimi ndërkombëtar, remitancat dhe zhvillimi: Mite dhe fakte.” Tremujorja Bota e Tretë 26(8): 1269–84. https://www.migrationinstitute. org/publications/international-migration-remittances-and-develop ment-myths-and-facts. 25 Kapur, Devesh. 2014.“ Efektet politike të migracionit ndërkombëtar.” Rishikim vjetor i Shkencave Politike 17(Vëllimi 17, 2014): 479–502. https://doi. org/10.1146/annurev-polisci-043010-095807. 26 Lafleur, Jean-Michel. 2014. Politika transnacionale dhe shteti: Të drejtat e jashtme të votimit të diasporës. Transnacionalizmi. New York: Routledge, Taylor& Francis Group. 27 Levitt, Peggy. 1998.“Remitancat sociale: Format e përhapjes kulturore të nxitura nga migrimi në nivel lokal.” Rishikim i migracionit ndërkombëtar 32(4): 926–48. https://doi.org/10.1177/019791839803200404. 28 Maydom, B. 2017.“Remitancat e emigrantëve dhe demokracia”. Http://purl.org/ dc/dcmitype/Text, University of Oxford. https://ora.ox.ac.uk/objects/uuid:dda7f bac-feaf-439a-a82c-6d93ebdf31b5. 29 McMahon, Dorren, Anthony Heath, Martin Harrop dhe John Curtice. 1992.“Pasojat zgjedhore të migrimit veri-jug”. Revista Britanike e Shkencave Politike 22(4): 419–43. https://doi.org/10.1017/S0007123400006475. 30 Ostergaard-Nielsen, Eva. 2002. Politika transnacionale: Rasti i turqve dhe kurdëve në Gjermani. London: Routledge. https://doi.org/10.4324/9780203361627. 31 Ott, Stephanie. 2015.“Eksodi masiv i Kosovës ekspozon vështirësitë e brendshme.” Al Jazeera, 13 mars 2015. https://www.aljazeera.com/fea tures/2015/3/13/baffling-kosovo-mass-exodus-exposes-domestic-hardships. 32 Pérez-Armendáriz, Clarisa, dhe David Crow. 2010.“A e përcjellin emigrantët demokracinë? Migrimi ndërkombëtar, bindjet dhe sjellja politike në Meksikë.” Studime politika krahasuese 43(1): 119–48. https://doi. org/10.1177/0010414009331733. 33 Publikja, dir. 2024. Albin Kurti Kryeministër i Kosovës. Prishtina. https://www.you tube.com/watch?v=F_pxC_FS5uQ. 34 Ragazzi, Francesco. 2009.“Politika e diasporës” kroate e viteve të 1990-ta: Nacionalizmi i palidhur.” Në Shoqëritë transnacionale, politika transterritoriale: Migrimet në rajonin(pas-)Jugosllav, shekulli 19-21, redaktuar nga Ulf Brunnbauer, 145–68. Südosteuropäische Arbeiten. München: R. Oldenbourg. http://bvbr.bibbvb.de:8991/F?func=service&doc_library=BVB01&local_base=BVB01&doc_num ber=018697186&line_number=0001&func_code=DB_RECORDS&service_type= MEDIA. 35 Rother, Stefan. 2016.“Demokracia në lëvizje?” Ndikimi i migracionit qarkor në të drejtat e njeriut, politik dhe civil: Perspektivë globale, redaktuar nga Carlota Solé, Sonia Parella, Teresa Sordé Martí dhe Sonja Nita, 195–216. Cham: Springer International Publishing. https://doi.org/10.1007/978-3-319-28896-3_10. 36 UNDP. 2024a.“Pulsi Publik. UNDP. 2024. https://www.undp.org/kosovo/projects/ public-pulse. 37 2024b.“Pulsi Publik: Indeksi i Ekonomisë dhe Demokratizimit.” 2024. https://app. powerbi.com/view?r=eyJrIjoiYWFhZWIxZTEtMDc2Yi00MjUyLTgwZWUtM TI3ZDNkMzE2NWJiIiwidCI6ImIzZTVkYjVlLTI5NDQtNDgzNy05OWY1LTc0ODhhY2U1NDMxOSIsImMiOjh9. 38 Wilson, Andrew J. 1995. Amerika Irlandeze dhe Konflikti i Ulsterit, 1968-1995. Uashington: Shtypi i Universitetit Katolik të Amerikës. http://archive.org/details/ irishamericaulst00wils. Referencat 29