STUDIM Marsela Dauti Geldona Metaj Shtator 2025 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake Prapaskenat e partive politike Imprint Botues Fondacioni“Friedrich Ebert”, Zyra e Tiranës Rr.“Kajo Karafili”, Nd.14, Hyrja 2, Kati 1 Kutia Postare 1418 Tiranë Shqipëri info.tirana@fes.de Departamenti i Botimeve Departmenti IZ/OE Përgjegjës për përmbajtjen dhe redaktimin Marsela Dauti- Autore Geldona Metaj- Autore Kontakt Katharina Hofmann,- Drejtoreshë e FES, Zyra e Tiranës katharina.hofmann@fes.de Jonida Smaja,- Menaxhere Programi jonida.smaja@fes.de Dizajni/Faqosja Enea Protopapa,- Koordinator i Zyrës dhe i Komunikimit enea.protopapa@fes.de Qëndrimet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnëdomosdoshmërisht qëndrimin e Friedrich-Ebert-Stiftung e.V.(FES). Përdorimi komercial i materialeve të publikuara nga FES nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim të FES. Botimet e FES nuk mund të përdoren për qëllime fushate zgjedhore. Shtator 2025 © Friedrich-Ebert-Stiftung e.V. Publikime të mëtejshme të Friedrich-Ebert-Stiftung mund të gjenden këtu: ↗ www.tirana.fes.de/publikime Marsela Dauti Geldona Metaj Shtator 2025 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake Prapaskenat e partive politike Tabela e Përmbajtjes 1. Zbatimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake: Prapaskenat e partive politike ........................................................  4 2. Të studiosh prapaskenat në politikë: Qasja jonë........................  6 3. Dorëheqjet në nivel kombëtar: Këshillat, partitë, dhe diferencat gjinore...  10 4. Dorëheqjet pas marrjes së mandatit................................  13 5. Dorëheqjet masive të kandidateve përpara marrjes së mandatit.........  16 5.1 Kush bëhet pjesë e listave?.....................................  17 5.2 Pse në listë?.................................................  20 5.3 Pse jepet dorëheqja?..........................................  21 5.4 Si jepet dorëheqja?...........................................  23 5.5 Kur jepet dorëheqja?..........................................  25 6. Kujt i shërbejnë prapaskenat? .....................................  27 7. Koha t’u jepet fund prapaskenave!..................................  29 8. Si mund t’u jepet fund prapaskenave?...............................  31 9. Burimet........................................................  33 10. Shtojcat .....................................................  34 10.1 Shtojca A: Dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024.....  34 10.2 Shtojca B: Dorëheqjet pas marrjes së mandatit...................  36 10.3 Shtojca C: Dorëheqjet përpara marrjes së mandatit...............  39 1. Zbatimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Pak kohë përpara zgjedhjeve vendore të vitit 2023, punëdhënësia e Irisit 1 iu qas asaj me një propozim: të kandidonte për mandat në këshillin bashkiak. Tamam, ta mam, i kërkoi t’i vendoste emrin në listë. Irisi nuk do të bënte fushatë.“Në atë kohë”— tha Irisi—“isha në punë dhe[punëdhënësja] ma kërkoi si nder për të plotësuar listën.” Më tej, vazhdoi: Dhe m’u bë qejfi kur ma kërkoi dhe m’u duk me interes. Më vonë mësova që këtë nder ua kishte kërkuar edhe personave të tjerë, punonjësve, dhe në listë ishin edhe familjarë të saj. Emri im ishte në listë të sigurt ndaj mua më takonte mandati. Por, pas zgjedhjeve më kërkoi që të dorëhiqesha. Unë nuk e dija që duhet të dorëhiqesha. Kjo gjë iu kërkua edhe grave të tjera. Disa prej tyre nuk donin, por gjithsesi u dorëhoqën. Dorëheqjen e bëmë tek një noter dhe atë ditë ishin dhe rreth 10 gra të tjera që po dorëhiqeshin, të cilat e kishin bërë si nder. Pas dorëheqjes, vendin tonë e zunë burrat. Në rastin e Ermirës, një tjetër kandidate për këshilltare, situata ishte ndryshe. Ermira, me eksperiencë të gjatë në politikë, u tërhoq nga këshilli bashkiak po ashtu, por kishte bërë marrëveshje paraprake: sigurimi i votave do ta çonte në pozicion drejtues. Dhe në të vërtetë, ajo e dha dorëheqjen menjëherë pasi e mori mandatin për të fituar një pozicion drejtues në një nga institucionet në varësi të Bashkisë. Në listën që iu dorëzua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte edhe emri i vajzës së saj. Kjo ishte një tjetër marrëveshje që Ermira kishte bërë: vajza do të jepte dorëheqjen nga Këshilli. Vetëm disa javë pas zgjedhjeve vendore, 16 gratë, të cilat ishin në listën që partia i dorëzoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhanë dorëheqjen. Në listë ishte edhe bashkëshorti i Ermirës, i cili mori mandat në Këshill. Të dyja mandatet që partia fitoi në Këshill u mbajtën nga burra. Megjithatë, gjatë intervistës, Ermira e mohoi se emrat e grave përdoren për të mbushur listat: Jo, absolutisht jo, nuk kam fare lidhje me kët’…besoj kohët e fundit edhe kjo[përdorimi i grave] ka rënë, ky mit, sepse…po zbatohet kjo pjesa gjinore e grave, dhe s’ma merr mendja që, asnjë grua sot nuk i lëshon vendin asnjë burri. Është bo forcë kryesore, e zoja për vet en. Ka argumenta gruaja sot, nuk është siç ka qenë. Pyetjen se nëse në listën e partisë ka patur anëtarë të tjerë të familjes së saj e ndoqi një pauzë e gjatë, dhe pastaj përgjigjja:“Po, ka, prandaj KQZ- ja duhet t’i shohë mirë listat.” Historia më e veçantë ishte ajo e Solës, e cila na tha se nuk e dinte se emri i saj kishte përfunduar në listë partie. Këtë e zbuloi në mënyrë krejt të rastësishme. I afërmi i saj kishte parë listën dhe ia kishte dërguar në WhatsApp. Sola më vonë mësoi se babait të saj i i shte qasur“një mik shpie,” mësues në zonë dhe kandidat për këshilltar, që ishte në krye të listës së partisë. Ai i kishte kërkuar“ta ndihmonte” duke vendosur emrin e vajzës në listë.“Babi, normal, si mik shpie që e kishim, i ka thënë‘ok, në rregull,’ p or nuk është se kam qenë e informuar, me thënë të drejtën, se tek ne të veriut i marrin prindërit vendimet për ne, jo që i marrim ne më shumë për veten tonë,” tha Sola. Në shkëmbim,“miku i shpisë” i kishte premtuar një vend pune dhe kjo ishte ekzaktësisht çfarë babai i Solës po kërkonte: një punë për vajzën e sapodiplomuar.“Babai,” tha Sola,“ishte në moment dobësie” pasi kërkonte punë për të dhe miku e shfrytëzoi situatën. Megjithatë,“miku i shpisë” nuk e mbajti premtimin. Ishin lidhjet me një tjetër pa rti politike që e ndihmuan Solën të gjente punë. Këto tre histori ilustrojnë një fenomen që shpesh diskutohet nën zë: drejtuesit e partive politike përdorin gratë për të mbushur listat, të cilat më tej ia dorëzojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri tani, ky fenomen ka marrë pak vëmendje. Më 9 tetor 2023, një artikull i botuar në dosja.al, 2 i titulluar “Kush po i frikëson gratë?”, i cilësoi dorëheqjet e grave nga këshillat bashkiake si“tërheqje masive zinxhir.” Autorja, Esiona Konomi, duke iu referuar të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, raportoi 20 raste të dorëheqjeve,“të cilat ngrenë dyshimin e arsyeshëm se braktisja e mandateve dhe mospranimi i marrjes së karriges në këshillin bashkiak janë të ndikuara nga trysnia e kandidatëve burra që insistojnë të përvetësojnë këto poste, duke përdorur metoda të ndryshme”(paragrafi 1). Dorëheqjet u evidentuan në këshillat bashkiake të Belshit, Lezhës, Dibrës, Mirditës, dhe Kuçovës. Një artikull i botuar një vit më vonë në Reporter.al, i titulluar“Në hijen e kuotave gjinore: Si gratë e 1 Të gjitha emrat e përdorur në tekst janë pseudonime. 2 Shih https://dosja.al/art-argetim/kush-po-i-frikeson-grate-i330775 4 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike zgjedhura zëvendësohen nga burra në këshillat bashkiake,” 3 e paraqiti problemin më masiv. Autori, Anesti Barjamemaj, duke iu referuar komunikimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raportoi 182 raste dorëheqjesh pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023, nga të cilat 132 ishin dorëheqje të grave. Autori prezantoi një grup për të cilin nuk ishte folur në veçanti deri në vitin 2023: atë të kandidateve për këshilltare që japin dorëheqjen pa e marrë mandatin, shpesh pak ditë apo javë pas zgjedhjeve vendore. Vetë ne dëgjuam për këtë fenomen në studimin tonë të mëparshëm, përmes të cilit ndoqëm përfaqësimin e grave në të njëjtat këshilla bashkiake për herë të tretë(shih, Dauti& Metaj, 2024). Një nga këshilltaret na tregoi se në kohën kur po realizonim intervistën me të, në fillim të vitit 2024, dy parti politike po bënin“spostimin e 14 emrave të grave që të nxjerrin një burrë që ato[partitë] kanë dëshirë.” E irritur me situatën, këshilltarja tha:“Liderët e partive, në fillim, kur bëjnë listat, hiqen shumë transparentë, demokratikë, sikur po e zbatojnë ligjin, kuotën, pastaj fillon presioni.” Ndërkohë që ne kishim lexuar dhe dëgjuar për listat fiktive, apo popullimin e listave me kandidate vetëm për të përmbushur kuotën gjinor e (shih për shembull, Krasniqi, 2017), nuk e dinim se gratë jepnin dorëheqjen njëra pas tjetrës. Përmirësimet në Kodin Zgjedhor, në nenin 164, i cili specifikon se“plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar” 4 mend uam se i kishin dhënë fund manovrave të kahershme, zëvendësimeve të grave me burra, por nuk ishte kështu. Shtegu ishte gjetur në fjalinë e fundit të pikës 2(neni 164):“Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar.” Nuk na kishte sh kuar asnjëherë në mendje që drejtuesit dhe organizatorët e partive politike do të kishin guximin të kërkonin dorëheqjen e dhjetra grave në të njëjtë kohë. Si mund të detyrohen 14 gra, të renditura në listën e një partie politike, të japin dorëheqjen për një burrë? Dorëheqjet e kandidateve nuk kanë qenë vetëm në vëmendjen e medias, por edhe të organizatave lokale dhe ndërkombëtare që punojnë në fushën e të drejtave të grave dhe të barazisë gjinore. Problemi është ngritur edhe nga KQZ- ja, siç ndodhi në një n ga takimet tona me stafin e KQZ- së, në fillim të studimit. Problemi pranohet se ekziston, por ende nuk është studiuar. Së pari, përmasat e problemit në nivel kombëtar janë të paqarta. Së dyti, mënyra sesi realizohet gjithçka, nën rrogozë, nga kandidimi e d eri tek dorëheqja e grave, nuk njihet mirë. Njohja e mënyrës si ndodh i gjithë procesi është e rëndësishme jo vetëm për arsye teorike, por edhe praktike. Një nga qëllimet tona është që këtij fenomeni t’i jepet fund, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një njohjeje të mirë të mënyrës si ndodh, gjë që na çon në pikën e tretë: rëndësinë e mobilizimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, si dhe të vetë grave që u kërkohet të shërbejnë si numra, për t’i dhënë fund kësaj praktike që është në kundërshtim të plotë me frymën e kuotave gjinore dhe ndryshimeve që ato pritet të sjellin në politikë dhe më gjerë në shoqëri. Raporti ndahet në disa seksione. Seksioni në vazhdim, Të studiosh prapaskenat në politikë, ndalet në mënyrën se si ne i jemi qasur studimit të dorëheqjeve. Qasja jonë, ashtu siç do ta shpjegojmë më poshtë, kërkoi fleksibilitet, për t’iu përgjigjur të dhënave zyrtare të pakta dhe fshehtësisë përmes të cilës ndodh rekrutimi i grave dhe pastaj dorëheqjet. Seksioni në vazhdim do të ndalet tek gjetjet e st udimit. Do ta nisim me prezantimin e të dhënave që paraqesin përmasat e problemit në nivel kombëtar, duke u ndalur te dorëheqjet e grave dhe burrave sipas këshillave bashkiake, partive politike, dhe periudhës kohore se kur kanë ndodhur dorëheqjet. Pasi do të prezantojmë këto të dhëna, do të evidentojmë se dorëheqjet kryesisht kanë ndodhur mes grave në gjysmën e dytë të vitit 2023. Do të paraqesim të dhëna që lidhen drejtpërdrejtë me gratë që kanë dhënë dorëheqjen në grup apo bllok, duke përfshirë karakteristikat demografike, eksperiencën në politikë, arsyet e kandidimit, dhe përfitimet nga kandidimi. Më tej, do të fokusohemi tek disa skenarë që kemi evidentuar përmes intervistave të drejtpërdrejta me gratë. Intervistat do të na ndihmojnë të kuptojmë mënyrën si funksionon i gjithë procesi, nga momenti i propozimit për të qenë pjesë e listës e deri te dhënia e dorëheqjes. Ne e nisëm këtë studim jo vetëm për të kuptuar fenomenin, por edhe për ta parandaluar atë në të ardhmen. Për këtë arsye, në fund prezantojmë një sërë rekomandimesh, pjesa më e madhe e të cilave ka dalë nga vetë gratë kandidate. Të ndërgjegjshme që parandalimi i fenomenit nuk është i lehtë, ne diskutojmë disa propozime, zbatimi i të cilave duhet të sjellë bashkë aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë, dhe ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të luajë rol kyç. 3 Shih https://www.reporter.al/2024/11/08/ne-hijen-e-kuotave-gjinore-si-gratee-zgjedhura-zevendesohen-nga-burra-ne-keshillat-bashkiake/ 4 Neni 164 i Kodit Zgjedhor, Ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës, specifikon si më poshtë:“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar” (Neni 164, Ligji 10019, datë 29.12.2008, i përditësuar në datën 17.2.2025). Shih https://qbz.gov.al/preview/75122d2e-9ebc-45de-b0ea-b5efde2f6836 5 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 2. Të studiosh prapaskenat në politikë: Qasja jonë Të studiosh politikën në vend, sidomos atë ç’ka ndodh në prapaskenë, nuk është e thjeshtë. Një nga mësimet që kemi nxjerrë nga studimet e mëparshme është që metodat tradicionale të grumbullimit të të dhënave, si për shembull përdorimi i pyetësorëve, kanë gjasa të prezantojnë një situatë larg realitetit (shih për shembull, Dauti, 2021). Politikanët tentojnë të japin përgjigje të dëshirueshme, të cilat nuk do t’i vinin në siklet ose nuk do të dëmtonin reputacionin e tyre apo të partisë. Në kontekstin e këtij studimi, ka një numër arsyesh pse kandidatet mund të mos duan të ndajnë eksperiencat e tyre apo të jenë të sinqerta. Kush do ta pra nonte haptazi që ra dakord të kandidonte për post publik për t’i bërë favor dikujt që e njihte? Apo që ishte pjesë e listës dhe që do të shërbente vetëm si numër? Aq më tepër ta ndante këtë informacion me dikë që nuk e njeh. Shqetësime të lidhura me reputacionin apo penalizime që mund të sjellë thyerja e konfidencialitetit, ndër të tjera, mund ta shpjegojnë reagimin. Këtë e evidenton edhe eksperienca gjatë këtij kërkimi. Postimi që Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri(AWEN), organizata partnere në realizimin e studimit, bëri në median sociale, ku ftoi kandidatet që kishin dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023 të ndanin eksperiencat e tyre, mori zero përgjigje. Vështirësia e dytë ishte njohja e arsyeve reale që qëndronin pas dorëheqjeve. N e nuk prisnim që në kërkesën apo deklaratën e dorëheqjes të thuhej se kandidatja do të tërhiqej për t’ia lënë vendin një burri, apo se dorëheqja bazohej tek një marrëveshje paraprake, ku specifikohet se gruaja do të japë dorëheqjen dhe do të zëvendësohet me një burrë! Në mungesë të informacionit zyrtar, ne gjetëm alternativa të tjera: së pari, ndoqëm kohështrirjen e dorëheqjeve dhe së dyti, identifikuam rastet kur dorëheqjet ishin masive. Për shembull, pamë nga afër rastet kur jepte dorëheqjen një grua dhe ajo zëvendësohej me një burrë, si dhe rastet kur të gjitha gratë në listë jepnin dorëheqjen brenda një periudhe të shkurtër kohore. Kjo kërkoi një investigim të disa burimeve të të dhënave në të njëjtën kohë, dhe ndjekjen e ndryshimeve në mënyrë kronologjike. Këtë e shpjegojmë më poshtë. Vështirësia e tretë lidhej me njohuritë tona të pakta rreth kontekstit lokal, veçanërisht të asaj çfarë kishte ndodhur në këshillat bashkiake në vitin 2023. Ngritja e një grupi lokal pune, i cili u përfshi drejtpërdrejtë në këshillat ku ishin evidentuar dorëheqjet, ishte një strategji që na ndihmoi të njiheshim me kontekstin lokal. Anëtarët/et e grupit jo vetëm që grumbulluan informacion rreth karakteristikave të kandidateve, por u njohën edhe me historitë e tyre. Ky informacion u pasurua më tej me intervistat që vetë ne realizuam me kandidatet. Komunikimi i drejtpërdrejtë me kandidatet nuk ishte i thjeshtë—kërkesat për informacion u shoqëruan me skepticizëm, mosbesim, apo frikë. Një nga vështirësitë që hasëm që në fillim is hte gjetja e numrave të kontaktit. Grupi i punës mobilizoi rrjetin e vet të kontakteve, dhe në disa raste përfunduam tek personat e afërt të kandidateve(si vëllai apo bashkëshorti), të cilët mësuam se i kishin vendosur në listë. Ata nuk e pëlqyen idenë e studimit. Pati edhe raste kur na kërkuan të mos kontaktonim kandidatet drejtpërdrejtë, me argumentin se ato nuk ishin në dijeni se kishin qenë në listë dhe, nëse do ta merrnin vesh, atëherë kjo do çonte në konflikte mes tyre. Nuk e dimë nëse kjo ishte e vërtetë, por e kuptuam që ishte përpjekje për të na shmangur! Rezistenca u shpërfaq edhe në mënyra të tjera. Për shembull, përmes ngritjes së zërit dhe ofendimeve, apo përmes kontrollit të informacionit. Nuk u surprizuam! Një nga këshilltarët, i cili e kisht e mbushur vetë listën, nuk pranonte të ndante kontaktet e këshilltareve që kishin dhënë dorëheqjen. Një tjetër, krenar për gjithë punën që kishte bërë me listën e partisë së tij, tha duke nënqeshur:“Për çfarë duhen gratë[në këshill]!?” Më poshtë listojmë dhe shpjegojmë, në mënyrë kronologjike, hapat që ndoqëm për grumbullimin e informacionit. 1. Kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Si hap të parë, grupi i punës i drejtoi një kërkesë për informacion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa, e drejtuar në shkurt 2025, shpjegonte qëllimin e studimit dhe informacionin që kërkohej për këshilltarët burra dhe gra, që kishin dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiake pas zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Konkretisht, u kërkua informacioni i mëposhtëm: em ri dhe mbiemri i këshilltarëve që kishin dhënë dorëheqjen, muaji dhe viti kur ishte dhënë dorëheqja, arsyeja e dorëheqjes që i ishte raportuar KQZ- së, emri dhe mbiemri i personit që i kishte zëvendësuar këshilltarët, CV- të apo biografitë e këshilltarëve që kishin dhënë dorëheqjen dhe të zëvendësuesve të tyre, si dhe kontaktet e këshilltarëve që kishin dhënë dorëheqjen. 6 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Po ashtu, KQZ- së iu kërkua edhe informacion përmbledhës rreth rezultateve të zgjedhjeve vendore të vitit 2023, si për shembull përqindja e g rave dhe burrave që kanë marrë mandat, një material që KQZ ja e ka përgatitur për zgjedhjet e mëparshme vendore. Aleanca Kombëtare e Këshilltareve(2024) ka raportuar se 42.2% e këshilltarëve janë gra; megjithatë, ne nuk e kemi parë këtë informacion në faqen e KQZ- së. 2. Takimi i parë me stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve— Drejtoria e Komunikimit dhe Koordinimit Stafi i KQZ- së ndau shqetësimin për fenomenin, dhe na tregoi se nuk ishte realizuar asnjë studim. Na tha po ashtu se një pjesë e madhe e informacionit që ne kërkonim rreth kandidatëve nuk ekzistonte dhe na u sugjerua të kontrollonim faqen e internetit, kqz.gov.al, pasi“i gjithë informacioni është aty.” KQZ- ja kërkoi disa javë kohë për të parë arkivat, ndërkohë ne filluam të shihnin faqen zyrtar e kqz.gov.al. 3. Grumbullim i informacionit nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kontrolluam me imtësi faqen zyrtare të KQZ-së. Konkretisht, pamë të gjitha vendimet për plotësimin e vakancave në këshillat bashkiake pas zgjedhjeve vendore 2023. Vendimet specifikojnë zëvendësimet që bëhen për këshilltarët që japin dorëheqje, të shoqëruara me kuadrin ligjor. Kërkimet na çuan në identifikimin e 113 vendimeve për plotësimin e vakancave gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024. Po ashtu, kontrolluam faqen kqz.gov.al për Formularët e Vetëdeklarimit për zbatimin e ligjit nr. 138/2015“Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe për Jetëshkrimin e Kandidatit për Kryetar Bashkie/Anëtar Këshilli Bashkiak(Modeli KQZ-04-10). Kërkimet tona nuk prodhuan ndonjë rezultat, pasi pothuajse të gjitha faqet nuk funksiononin ose ishin bosh. Një nga shqetësimet tona ishte se numri 113 përfshinte vetëm këshilltarët që kishin dhënë dorëheqjen pasi e kishin marrë mandatin. Ndërkohë, një grup tjetër, ai i këshilltareve që kishin dhënë dorëheqjen pa e marrë mandatin, nuk figuronte si informacion zyrtar në faqen e KQZ-së. Për këtë asye, kërkuam një takim të dytë me stafin e KQZ-së. 4. Takimi i dytë me stafin e Kom isionit Qendror të Zgjedhjeve Stafi i KQZ- së na ndihmoi me listën e këshilltarëve, burra dhe gra, të cilët kishin dhënë dorëheqjen pasi kishin marrë mandatin. Megjithatë, ky informacion ishte shumë i kufizuar. Konkretisht, për çdo këshilltar/e të dorëhequr jepej informacion për 5 Faqet zyrtare të këshillave bashkiake janë të integruara në faqet e bashkive. gjininë, partinë politike, dhe këshillin bashkiak. Mungonte informacioni që do të na lejonte të njiheshim më mirë me këshilltarët, si për shembull: muaji dhe viti specifik kur ishte dhënë dorëheqja, arsyeja e dorëheqjes që i ishte ra portuar KQZ- së, dhe CV- të apo biografitë. Sipas të dhënave që KQZ-ja na dha gjatë takimit, numri i këshilltarëve, burra dhe gra, që kishin dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve vendore 2023 ishte 98. Megjithatë, nga kërkimi ynë në faqen e KQZ- së doli se ky numër ishte më i lartë (shih më sipër, numri që ne identifikuam ishte 113). Ndërkohë, KQZ- ja na ndihmoi me një listë tjetër: atë të kandidateve që kishin dhënë dorëheqjen pa e marrë mandatin. Sipas kësaj liste, 119 gra kishin dhënë dorëheqjen përpara marrjes së mandatit. Dorëheqjet kishin ndodhur në bllok, me fjalë të tjera, një numër i madh i kandidateve kishin dhënë dorëheqjen në të njëjtën kohë. Megjithatë, edhe në këtë rast informacioni i siguruar ishte i kufizuar, pasi përfshinte vetëm emrin dhe mbiemrin e këshilltareve që kishin dhënë dorëheqjen, këshillin, dhe partinë politike. I drejtuam KQZ- së disa kërkesa të tjera. Kërkuam një përmbledhje të rezultateve të zgjedhjeve vendore në nivel kombëtar të ndara sipas gjinisë. Po ashtu, kërkuam rezultatet e zgj edhjeve vendore për çdo këshill në Excel, pasi të dhënat që janë aktualisht në faqen e KQZ- së nuk janë lehtësisht të menaxhueshme për të realizuar analiza statistikore. KQZ-ja na ktheu përgjigjen:“Çdo informacion që ka KQZ- ja ndodhet në faqen zyrtare”! Kj o shmangie nuk na u duk e drejtë dhe do të ndalemi përsëri tek seksioni i rekomandimeve. Njëkohësisht, ishte e rëndësishme për ne të qartësonim periudhën kohore të cilës i referohen rezultatet e zgjedhjeve vendore në faqen e KQZ- së. Nga takimi me stafin ku ptuam se ato janë rezultatet që kanë dalë menjëherë pas zgjedhjeve. Këtë e konfirmuam edhe nga kërkimet tona dhe krahasimet që bëmë midis rezultateve në faqen e KQZ- së dhe faqet e Bashkive(shih më poshtë). Kjo do të thotë se rezultatet në faqen e KQZ- së nuk pasqyrojnë dorëheqjet që japin gratë pas zgjedhjeve dhe zëvendësimet e tyre me burra, çka ngre pikëpyetje mbi rezultatin 42.2% të përfaqësimit të grave, shifër që trumpetohet brenda dhe jashtë vendit. 5. Kërkimi në faqet zyrtare të bashkive dhe këshillave bashkiake Paralelisht, kontrolluam faqet e të gjitha bashkive dhe këshillave bashkiake 5 ku KQZ-ja kishte raportuar dorëheqje të grave, si para ashtu dhe pas marrjes së mandatit. Më tej, krahasuam rezultatet e zgjedhjeve vendore të raportuara nga KQZ-ja menjëherë pas zgjedhjeve vendore 2023 me emrat e këshilltarëve në faqet e këshillave bashkiake. Vumë re se në plot raste emrat nuk përputheshin: gratë që kishin rezultuar fituese pas zgjedhjeve nuk figuronin në faqet zyrtare të Bashkive. Arsyeja, siç do ta diskutojmë në 7 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike seksionin e rezultateve, ishte se këto gra ishin zëvendësuar me burra. Krahasimet midis faqeve çuan ne identifikimin e 173 kandidateve për këshilltare bashkiake që kishin dhënë dorëheqjen pa e marrë mandatin, shpesh, siç do ta evidentojmë, vetëm pak javë pas zgjedhjeve vendore. 6. Kërkimi i profileve të kandidatëve për këshilltarë Duke qenë se përpjekjet tona për të siguruar informacion rreth karakteristikave të kandidatëve— përmes kërkesës drejtuar KQZ- së—nuk patën sukses, atëherë vendosëm të përdornim një strategji tjetër: të kërkonim profilet profesionale të kandidatëve përmes një kërkimi të thjeshtë në internet. Gjetëm pak informacion. Konkretisht, gjetëm informacion për vendin e banimit(54 kandidatë), për moshën(108 kandidatë), për arsimin(34 kandidatë) dhe për sektorin e punësimit(24 kandidatë). Informacioni për moshën kryesisht u gjend në vendimet e KQZ- së për miratimin e listave shumëemërore të partive politike. Për pjesën më të madhe të grave që kishin dhënë dorëheqjen pa e marrë mandatin, nuk gjendej asnjë informacion. 7. Kërkesë zyrtare për informacion drejtuar 10 këshillave bashkiake dhe 11 partive politike përmes postës shqiptare dhe postës elektronike Në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri(AWEN), ndoqëm një strategji tjetër: i drejtuam kërkesa për informacion këshillave bashkiake dhe partive politike. Kërkesat u dërguan përmes postës shqiptare dhe me email. Këshillave bashkiake, pasi iu prezantua qëllimi i studimit, iu kërkua të vinin në dispozicion deklaratën dhe vendimin e dorëheqjes për secilën prej grave që kishte dhënë dorëheqjen për të kuptuar kohën se kur ishte dhënë dorëheqja dhe arsyet e deklaruara. Kërkesat u dërguan në 10 këshillat bashkiake ku u evidentuan dorëheqje masive: Belsh, Has, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Pukë, Sarandë dhe Selenicë. Shtatë prej tyre u përgjigjën. Këshillat e Krujës, Lezhës dhe Sarandës nuk kthyen përgjigje. Siç do ta shpjegojmë në seksionin e rezultateve, informacioni i marrë nga këshillat bashkiake ishte shumë i vlefshëm. Kombinuar me kërkimin në terren, na ndihmoi të kuptonim më mirë dinamikat e dorëheqjeve. Në të njëjtën kohë, iu dërguan kërkesa edhe partive politike ku ishin evidentuar dorëheqje masive, ku përfshiheshin: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Aleanca Progresiste LZHK, Ardhmëria Shqiptare, Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Republikane Shqiptare, Partia e Gjelbër, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë. Partive iu kërkua informacion mbi karakteristikat e grave: viti i lindjes, niveli arsimor, vendbanimi, statusi i punësimit gjatë kandidimit, numri i viteve të anëtarësimit në parti, nëse kishin qenë pjesë e listave në zgjedhjet e mëparshme, dhe arsyet e dorëheqjes sipas diskutimeve brenda partisë. Vetëm drejtuesi i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare u përgjigj përmes email- it, duke thënë:“Zëvendësimi në listat e këshillave bashkiake ka ardhur si rezultat i vullnetit të personave përkatës, pa më pyetur. Unë thjesht kam marrë dijeni sipas rastit nga KQZ”(komunikim p ë rmes email-it, 15 mars 2025). Asnjë nga partitë e tjera nuk ktheu përgjigje. 8. Thirrje për pjesëmarrje në studim në median sociale Bashkë me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri p ërdorëm një strategji tjetër: vendosëm një thirrje për pjesëmarrje në studim në median sociale. Thirrja lexonte:“A keni dhënë dorëheqjen nga këshilli bashkiak, para ose pas marrjes së mandatit, apo njihni gra që e kanë bërë këtë? Nëse po, ju ftojmë të nda ni përvojat tuaja në konfidencialitet të plotë. Na shkruani në info@awenetwork.org.” Kjo thirrje u vendos, ndër të tjera, edhe për të testuar sa të gatshme ishin kandidatet për të ndarë eksperiencat e tyre, pa u k ontaktuar në mënyre individuale. AWEN nuk mori asnjë email. 9. Ngritja e grupit lokal për grumbullimin e të dhënave në 10 këshillat bashkiake Duke parë se informacioni i grumbulluar ishte shumë i pakët, menduam për një strategji tjetër: krijimin e një grupi lokal pune që do të grumbullonte informacion rreth kandidatëve që kishin dhënë dorëheqjen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Krijimi i këtij grupi kishte disa përparësi: Së pari, duke qenë banorë të Bashkive ku ishin evidentuar dorëheqjet, apo duke pasur lidhje në këto Bashki, do të mund të grumbullonin informacionin më lehtë. Së dyti, kërkimi do të pasurohej përmes historive lokale që vetëm vendasit i dinë. Ky rezultoi një vendim i mirë; pavarësisht disa vështirësive që hasëm, mundëm të grumbullonim informacion rreth pjesës më të madhe të këshilltareve që kishin dhënë dorëheqjen në mënyrë masive. Anëtarët e grupit u përzgjodhën me ndihmën e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri. Rrjeti mobilizoi bashkëpunëtorët në këshillat ku u evidentuan dorëheqjet. Grupi përbëhej nga tetë persona: shtatë gra dhe një burrë. Gjashtë prej tyre banonin në Bashkinë përkatëse për të cilën po raportonin, ndërsa dy të tjerët kishin lidhje të ngushta profesionale dhe familjare në Bashkinë për të cilën po raportonin. Të gjithë anëtarët ishin aktivistë dhe punonin në organizata të shoqërisë civile, në sektorin publik apo atë privat. Gjatë takimit të parë, të zhvilluar online, anëtarët u njohën me qëllimin e studimit dhe instrumentin që do të përdorej për të grumbulluar të dhëna. Po a shtu, diskutuam strategji për t’iu qasur kandidateve dhe çështje të lidhura me konfidencialitetin. 8 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Instrumenti që u përdor për grumbullimin e të dhënave ishte relativisht i shkurtër. Për secilën këshilltare, u kërkua ky informacion: mosha, arsimi, vendban imi, punësimi në kohën e realizimit të studimit, dhe sektori i punësimit. Po ashtu, u kërkua informacion edhe në lidhje me eksperiencën në politikë. Konkretisht, nëse kandidatja është politikisht aktive në komunitet(për shembull, ka qenë e angazhuar si koordinatore në fushata apo aktivitete politike), nëse ka qenë anëtare e këshillit bashkiak përpara vitit 2023, dhe nëse ka kandiduar në zgjedhjet lokale apo parlamentare përpara vitit 2023. Dy pyetjet e fundit u fokusuan në dy aspekte të ndërlidhura me njër a- tjetrën: për çfarë arsyesh e dhanë dorëheqjen dhe për çfarë u shërbeu kandidimi. Secilit anëtar apo anëtare të grupit iu kërkua të bënte një reflektim në lidhje me ndërveprimin që kishte pasur me kandidaten. Për shembull, çfarë historie kishte dëgjuar, nëse kishte patur mospërputhje në historitë që kishte dëgjuar, dhe, bazuar në informacionin që kishte marrë, nëse kandidimi kishte qenë ose jo favor për të tjerët. Për shkak të shpërndarjes gjeografike dhe buxhetit të vogël nuk ishte e mundur t’i takonim ka ndidatet fizikisht. Kjo do të kërkonte udhëtime të gjata, të kushtueshme, dhe një buxhet shumë më të madh. Për këtë arsye, u vendosën kontaktet përmes telefonit. Një tjetër arsye se pse ne menduam që kontakti përmes telefonit ishte një alternativë e mirë i shte se informacioni që do të grumbullohej ishte relativisht i shkurtër. Megjithatë, jemi të ndërgjegjshme se komunikimi i drejtpërdrejtë, ballë për- ballë do të çonte në informacion më të pasur. Kandidatet mund të jenë ndjerë të pasigurta dhe të kenë hezituar ta ndajnë informacion përmes telefonit. Në disa raste ato u revoltuan, dhe drejtuan pyetje si:“Pse më telefonon?” apo“Pse më telefonon? Nuk është se kam fituar diçka!” Një pjesë ishin të shqetësuara se përgjigjet mund të ndikonin në vendin e punës ap o se mos intervista regjistrohej në fshehtësi. Pyetja e fundit në instrumentin e përdorur lidhej me gatishmërinë e kandidateve për t’u kontaktuar përsëri dhe për të ndarë më shumë informacion rreth eksperiencës së tyre. Pas grumbullimit të informacionit, secili anëtar/e e grupit u ftua në një takim online, për të ndarë eksperiencën. 10. Realizimi i intervistave U kontaktuan 18 gra, nga të cilat 12 pranuan të jepnin intervistë. Pesë prej tyre pranuan që intervista të regjistrohej. Mesatarisht, intervistat zgjatën 30 minuta(diapazoni: 13 – 47 minuta). Komunikimi me të gjitha të intervistuarat zgjati rreth 220 minuta. Disa prej intervistave ishin sipërfaqësore, me përgjigje të kufizuara—pa shumë detaje. Kandidatet, të cilat nuk i mirëpritën intervistat, na e prenë shkurt duke thënë:“Jam marrë në të kaluarën, tani nuk merrem,”“Nuk kam kohë, nuk merrem më me këtë,” “Nuk e mbaj mend, e kam harruar fare,” apo“Nuk kam fare interes në politikë.” Kur ne këmbëngulëm, na thanë t’i merrnim më vonë dhe më vonë nuk e hapën telefonin. Fatmirësisht, pati edhe kandidate që nuk hezituan të ndanin eksperiencat e tyre. 9 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 3. Dorëheqjet në nivel kombëtar: Këshillat, partitë, dhe diferencat gjinore Gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024, u evidentuan 2 86 raste të dorëheqjeve nga burra dhe gra. 60.49% e dorëheqjeve(n= 173) janë dhënë para marrjes së mandatit dhe 39.51%(n= 113) pas marrjes së mandatit. Pjesa më e madhe e dorëheqjeve, 82.87%, janë dhënë gjatë vitit 2023. Pjesa më e madhe e dorëheqjeve janë dhënë nga gratë. Konkretisht, 78.67%(n= 225) e dorëheqjeve janë dhënë nga gratë dhe 21.33%(n= 61) nga burrat. Nga 225 kandidatet që kanë dhënë dorëheqjen midis periudhës maj 2023 – dhjetor 2024, 76.89%(n= 173) e kanë bërë këtë pa e marrë mandat in. Ndërkohë, 23.11%(n= 52) e kanë dhënë dorëheqjen pas marrjes së mandatit. Figura 1 paraqet informacion rreth dorëheqjeve të dhëna gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024. Figura 1: Dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 10 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Dorëheqjet u evidentuan në 41 këshilla bashkiake. Figura 2 paraqet këshillat ku janë dhënë dorëheqjet, duke diferencuar midis këshillave ku kanë dhënë Figura 2: Këshillat ku janë dhënë dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 Këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve— si burra dhe gra—janë këshillat e Kukësit(48), Lezhës (4 7), Kurbinit(24), Pukës(19), Sarandë(18), Krujës (17), Hasit(14), Mirditës(11), dhe Selenicës(11) (Shtojca A). Dorëheqjet e grave, krahasuar me dorëheqjet e burrave, janë përqendruar në një numër më të vogël këshillash. Konkretisht, 225 gra e kanë dh ënë dorëheqjen në 27 këshilla, ndërkohë që 61 burra e kanë dhënë dorëheqjen në 32 këshilla. Këshillat ku kanë dhënë dorëheqjen vetëm gra Këshillat ku kanë dhënë dorëheqjen vetëm burra Këshillat ku kanë dhënë dorëheqjen gra dhe burra Figu # ra 3: Këshillat në të cilat kanë dhënë dorëheqjen gratë gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 Figura 3 paraqet këshillat në të cilat kanë dhënë dorëheqjen gratë, ku ngjyra më e errët korrespondon me numrin më të lartë të dorëheqjeve. Këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve të grave janë këshillat e Kukësit(47), Lezhës(44), Kurbinit(23), Pukës(18), Sarandës(17), Krujës(15), Hasit(12), Mirditës(11), dhe Selenicës(10). Ndërkohë, këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve të burrave janë këshillat e Fierit(4), Kamzës(4), dhe Tiranës(4)(Shtojca A). dorëheqjen vetëm gra, vetëm burra, si dhe këshillat ku kanë dhënë dorëheqjen gra dhe burra. 11 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 4 paraqet partitë politike nga të cilat janë dhënë dorëheqjet. Në total, dorëheqjet janë evidentuar në 19 parti. Figura 4: Partitë nga të cilat janë dhënë dorëheqjet Partitë politike me numrin më të madh të dorëheqjeve janë: Partia Socialdemokrate(46), Partia Socialiste e Shqipërisë(37), Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë(26), Partia Aleanca Arbnore Kombëtare(24), Partia e Gjelbër(23), Partia Aleanca Progresiste LZHK(20), Partia Republikane Shqiptare(19), Koalicioni Bashkë Fitojmë(16), Bindja Demokratike(15), Nisma Thurje(15), dhe Partia Ardhmëria Shqiptare(15). Dorëheqjet e grave u evidentuan në 17 parti politike, të cilat prezantohen në Figurën 5. Figura 5: Partitë politike nga të cilat kanë dhënë dorëheqjen gratë Partitë politike me numrin më të madh të dorëheqjeve të grave janë: Partia Socialdemokrate (37), Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë(26), Partia Aleanca Arbnore Kombëtare(24), Partia e Gjelbër(21), Partia Aleanca Progresiste LZHK(19), Partia Republikane Shqiptare(16), Partia Socialiste e Shqipërisë(16), Nisma Thurje(15), Partia Ardhmëria Shqiptare(15), dhe Bindja Demokratike(14). 12 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 4. Dorëheqjet pas marrjes së mandatit Ndërkohë që 286 burra dhe gra kanë dhënë dorëheqjen nga këshillat bashkiake, 113 prej tyre (39.51%) e kanë bërë këtë pasi e kanë marrë mandatin. Krahasimi mes burrave dhe grave tregon praninë e një diference gjinore; megjithatë, diferenca nuk është e madhe. Nga 113 këshilltarët që kanë dhënë dorëheqjen pas marrjes së mandatit, 46.02% janë gra(n= 52) dhe 53.98%(n= 61) janë burra. Figura 6 prezanton diferencën gjinore. Figura 6: Dorëheqjet pas marrjes së mandatit, sipas gjinisë Dorëheqjet u evidentuan në 41 këshilla, të cilat përputhen me ato të paraqitura në Figurën 2. Numri i dorëheqjeve varionte nga 1 deri në 12, me numrin më të lartë të regjistruar në Lezhë(n= 12) dhe Fier (n= 6). Dorëheqjet e grave u evidentuan në 27 këshilla, ndërsa ato të burrave në 32 këshilla. Numri mesatar i dorëheqjeve të grave( M= 1.92, DS= 1.71; diapazoni: 1 – 9) ishte i njëjtë me atë të burrave( M= 1.91, DS= 1.02, diapazoni: 1 – 4). Këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve të grave, pas marrjes së mandatit, janë Lezha(9), Belshi(5), Kukësi(4), dhe Puka(4). Këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve të burrave janë Fieri(4), Kamza (4), dhe Tirana(4)(Shtojca B). 13 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 7 paraqet partitë politike nga të cilat janë dhënë dorëheqjet pas marrjes së mandatit. Figura 7: Partitë politike nga të cilat janë dhënë dorëheqjet pas marrjes së mandatit Partitë politike me numrin më të madh të dorëheqjeve—pas marrjes së mandatit—janë Partia Socialiste(34), Partia Socialdemokrate(22), dhe Koalicioni Bashkë Fitojmë(16). Gjatë analizimit të profileve të kandidatëve që ki shin dhënë dorëheqjen, vumë re disa diferenca gjinore. Së pari, burrat që kishin dhënë dorëheqjen kishin eksperiencë më të gjatë në politikë sesa gratë. Një pjesë e tyre, në të kaluarën, kishin kërkuar mandat në Këshill dhe/ose Kuvend. Po ashtu, kishin shë rbyer si delegatë në Kongresin e partisë, si anëtarë të Këshillit të Qarkut, apo si koordinatorë elektoral. Së dyti, burrat kishin mbajtur pozicione drejtuese, për shembull kishin shërbyer si Kryetar Bashkie, si Kryetar Komune, apo si Nënkryetar Bashkie. Së treti, burrat vinin nga një eksperiencë e gjatë në pozicione kyçe në institucione shtetërore, si në ujësjellës, telekom, drejtorinë rajonale të mjedisit, agjencinë shtetërore të kadastrës, postën shqiptare, apo arsim. Së katërti, dorëheqja dukej të ishte dhënë për arsye të punësimit në një institucion shtetëror. Pra, këshilltarët burra ishin midis dy alternativave: të qëndronin këshilltarë apo të merrnin një pozicion të ri në administratën publike. Padyshim, ata zgjidhnin të dytën. Ky skenar nuk mungonte tek gratë; megjithatë, dukej të ishte më pak i pranishëm se në rastin e burrave. Po ashtu, siç do ta shpjegojmë në seksionin e rezultateve, gratë shpesh kandidojnë për të mbajtur pozicionet që kanë në administratën publike, jo për të marrë pozicione më të mira. Këtë do ta evidentojmë në rastin e Belshit, për shembull, ku një numër kandidatesh, të punësuara në Bashki apo në institucione në varësi të Bashkisë, dhanë dorëheqjen përkohësisht nga pozicionet e tyre. Ato u bënë pjesë e listave të partisë, por dhanë dorëheqjen pas zgjedhjeve vendore 2023, për t’u rikthyer në pozicionet e tyre të mëparshme. Së pesti, për pjesën më të madhe të grave që kishin dhënë dorëheqjen në bllok nuk mundëm të gjenim asnjë informacion. Këto kërkime, edhe pse mbështetur në informa cion të kufizuar, tregojnë se karakteristikat dhe trajektorja në politikë e grave dhe burrave që japin dorëheqjen është e ndryshme. Burrat që japin dorëheqjen kanë pasur eksperienca të mëparshme në politikë si dhe kanë mbajtur pozicione drejtuese në administratë; ndërkohë, ky nuk është rasti për gratë. Pra, burrat hyjnë në Këshill me më shumë eksperiencë në politikë, gjë që sugjeron se për ta politika është një 14 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike investim afatgjatë. Por jo vetëm kjo. Burrat hyjnë në Këshill me një rrjet të fuqishëm lidhjesh, e ndikuar kjo edhe nga pozicionet drejtuese që kanë mbajtur në administratë apo biznese. Eksperienca dhe lidhjet u krijojnë një numër avantazhesh. Për ta, Këshilli shërben si një trampolinë për një pozicion më të mirë, për shembull, për t’u bërë pjesë e Këshillit të Qarkut, Nënkryetar Bashkie, drejtues drejtorie në Bashki, apo për të marrë pozicion tjetër në administratën publike. Ndërkohë, gratë që japin dorëheqjen kanë karakteristika të ndryshme, veçanërisht ato që japin dorëheqjen në bllok. Ashtu siç do ta tregojmë më poshtë, ato nuk kanë eksperiencë të mëparshme në politikë, një numër shumë i vogël kanë kandiduar për mandat në Këshill apo në Kuvend përpara vitit 2023 dhe përfshirja në politikën vendore nuk është pjesë e një investimi afatgjatë në politikë, por një investim afatshkurtër në shërbim të burrave. 15 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 5. Dorëheqjet masive të kandidateve përpara marrjes së mandatit Dorëheqjet e dhëna përpara marrjes së mandatit u evidentuan në 10 këshilla bashkiake—Kukës, Lezhë, Kurbin, Sarandë, Pukë, Krujë, Has, Mirditë, Selenicë, dhe Belsh. Figura 8 paraqet këshillat bashkiake ku u evidentuan dorëheqjet përpara marrjes së mandatit. Ngjyra më e errët korrespondon me numrin më të lartë të dorëheqjeve. Figura 8: Këshillat ku janë evidentuar dorëheqje masive përpara marrjes së mandatit Këshillat me numrin më të madh të dorëheqjeve janë ato të Kukësit(43), Lezhës(35), dhe Kurbinit(22), të ndjekura nga këshillat e Sarandës(15), Pukës(14), Krujës(13), Hasit(11), Mirditës(9), Selenicës(8), dhe Belshit(3). Dorëheqjet u evidentuan në 11 parti politike, ku përfshihen: Partia Socialdemokrate(24), Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë(22), Partia Aleanca Arbnore Kombëtare(22), Partia e Gjelbër (20), Partia Aleanca Progresiste LZHK(18), Nisma Thurje(15), Partia Republikane Shqiptare(15), Bindja Demokratike(14), Partia Ardhmëria Shqiptare (13), Partia Aleanca Demokratike Shqiptare(7), dhe Partia Socialiste e Shqipërisë(3). Pozicioni i grave në listë varionte nga numri 2 në numrin 42(M= 17.78; DS= 9.49). 16 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 9 paraqet partitë politike të renditura sipas numrit të dorëheqjeve. Figura 9: Partitë politike të renditura sipas numrit të dorëheqjeve përpara marrjes së mandatit 5.1. Kush bëhet pjesë e listave? Të dhënat e prezantuara në këtë seksion mbështeten në punën e grupit lokal në 10 këshillat bashkiake ku u evidentuan dorëheqje përpara marrjes së mandatit si dh e raportimet e këshillave. Karakteristikat demografike dhe përfshirja në politikë Mosha mesatare e kandidateve është 41 vjeç( DS= 13.22; diapazoni: 20 – 72); 31.67%(n= 57) i përkasin grupmoshës 20 deri në 30 vjeç; dhe rreth 50% kanë arsim të lartë. Ndërkohë, 72.22% jetojnë në zonë urbane dhe 25% në zonë rurale, ndërsa 2.78%(ose 5 kandidate) jetojnë jashtë vendit(Figura 10). Figura 10: Karakteristikat socio-demografike të kandidateve 17 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Pyetjet u fokusuan edh e tek punësimi i kandidateve. Konkretisht, 34.64% nuk ishin të punësuara, ndërkohë që 27.37% ishin të punësuara në sektorin privat, dhe 22.35% në sektorin publik. Një numër i vogël ishin në pension dhe studente. Vetëm 1 prej kandidateve ishte pjesë e një o rganizate joFigura 11: Punësimi i kandidateve fitimprurëse(Figura 11). Kandidatet mbanin pozicione të ndryshme, si administratore, arkëtare, arkitekte, mësuese, mjeke, edukatore, ekonomiste, farmaciste, juriste, konsulente marketingu, menaxhere projekti, kuzhiniere, nënkryetare bashkie, sanitare, dhe shitëse. Vetëm 8.33% e kandidateve ishin politikisht aktive në komunitet. Kryesisht ato ishin pjesë e administratës vendore, ku mbanin pozicione të tilla si nënkryetare bashkie, përgjegjëse sektori apo administratore në njësi administrative. Vetëm 6 kandidate(3.33%) kishin eksperiencë si anëtare këshilli në të kaluarën, ndërkohë që 11(6.11%) kishin kandiduar në zgjedhjet lokale ose parlamentare. Figura 12: Eksperienca e kandidateve në këshillin bashkiak dhe në politikë 18 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Grupi lokal i punës e vlerësoi kandidimin si favor për të tjerët për rreth 85% të kandidateve(n= 152), për të cilat u grumbullua informacion(Figura 13). Figura 13: Kandidimi si favor për të tjerët Rëndësia e lidhjeve familjare dhe fisnore Analiza e të dhënave të raportuara nga këshillat bashkiake(n= 128) tregoi se 35.94% e kandidateve (n= 46) ndanin të njëjtin mbiemër me të paktën një kandidate tjetër brenda së njëjtës listë( Figura 14). Figura 14: I njëjti mbiemër përsëritet brenda të njëjtës listë Përsëritja e mbiemrave u evidentua në Has, Kukës, Pukë, Mirditë, dhe Kurbin(Figura 15). Figura 15: Këshillat ku përsëriten mbiemrat brenda të njëjtës listë Në krye të mobilizimit të lidhjeve familjare dhe fisnore është Kukësi, ku janë përqëndruar edhe gjysmat e rasteve(23), e ndjekur nga Kurbini(9), Puka(8), Hasi(4), dhe Mirdita(2). Megjithatë, problemi është më i madh. Kjo për arsye se në përllogaritjet tona nuk përfshihen rastet kur mobilizohen personat e afërt por që nuk ndajnë të njëjtin mbiemër. Për shembull, dhëndri—kandidat për këshilltar—përfshin në listë emrin e vjehrrës. Partitë politike që kanë kandidate me të njëjtin mbiemër në të njëjtën listë paraqiten në Figurën 16. Figura 16: Partitë politike me kandidate që ndajnë të njëjtin mbiemër në të njëjtën listë Praktika e mobilizimit të lidhjeve familjare dhe fisnore u evidentua tek Nisma Thurje(11), Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë(8), Partia Aleanca Progresiste LZHK(7), Partia Republikane Shqiptare(6), Bindja Demokratike (4), Partia Aleanca Arbnore Kombëtare(4), Partia Aleanca Demokratike Shqiptare(4), dhe Partia Socialdemokrate(2). Ajo çfarë ne evidentuam duke parë listat u përputh me historitë që dëgjuam në terren. Në Mirditë, një nga kandidatët kishte përfshirë në listë vajzën edhe vjehrrën, të cilat dhanë dorëheqjen, ndërsa një tjetër kandidat 19 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike kishte vendosur nënën, e cila po ashtu dha dorëheqjen. Në Kukës, bashkëshorti i njërës prej kandidateve kishte vendosur në listë edhe djalin e vajzën. Në Kukës, Partia Agrare Ambientaliste kishte vendosur në listë dy motra, një prej të cilave dha dorëheqjen për konflikt interesi. Në listën e Nismës Thurje, një nga mbiemrat përsëritet 5 herë. Përsëritje ka edhe mes Partisë Agrare Ambientaliste dhe Bindjes Demokratike. Në Kurbin, një nga deklaratat noteriale të dorëheqjes ishte bërë e përbashkët, për dy anëtare familjeje. Në listën e Partisë Republikane, katër gra kanë të njëjtin mbiemër, e ndjekur nga një treshe e njëjtë mbiemrash. Këshilli i Pukës nuk mbetet pas. Edhe këtu ka një deklaratë noteriale të përbashkët, të kandidateve të Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare. Një numër mbiemrash përsëritet nga dy herë. 5.2 Pse në listë? Më poshtë do të prezantojmë skenarë tipikë të mënyrës si përfundojnë emrat e grave në listat e partive. Skenarët fokusohen vetëm tek kandidatet që kanë dhënë dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve vendore. Nuk janë të gjithë skenarët e mundshëm, por ata më tipikët. Ske nari 1: Kandidimi si mundësi ekonomike Ky skenar ndodh kur gratë bien dakord të jenë pjesë e listës për të gjetur punë, për të mbajtur vendin e punës apo për të kaluar në një pozicion tjetër, më të lartë. Për shembull, drejtuesja e një drejtorie në Bashki dha dorëheqjen nga pozicioni dhe u bë pjesë e listës. Pas zgjedhjeve, u tërhoq nga lista dhe kaloi në të njëjtin pozicion që kishte pasur para zgjedhjeve. Në një tjetër rast, kandidatja kaloi në pozicionin e zëvendës- kryetares së Bashkisë. Ky është rasti tipik i kandidateve të Partisë Socialiste. Për të mbajtur pozicionin e punës, gratë, të cilat janë pjesë e administratës publike vendore, i shërbejnë Partisë Socialiste. Kjo ilustron shqetësimin e ngritur shpeshherë që Partia Socialiste përdor administratën gjatë zgjedhjeve(shih për shembull, Barjamemaj& Brakaj, 2023; Erebara, 2025). Përdorimi i administratës është një taktikë që duket se përdoret nga Partia Socialiste për plotësimin e kuotave gjinore në listat e partisë, ndër të tjera. Ishte ky grup i kandidateve—gratë që ishin pjesë e administratës— ato që raportuan se ishin politikisht aktive, sidomos gjatë fushatave elektorale. Kandidatet e Partisë Socialiste, të cilat ishin pjesë e administratës, ishin edhe grupi më i vështirë për t’u intervistuar. Përgjigjet e tyre mund të grupohen në: mohimin e problemit—gratë nuk dorëhiqen dhe nuk zëvendësohen nga burrat; distancimin nga problemi—kjo gjë nuk ndodh në Partinë Socialiste ose ndodh vetëm në“zona të prapambetura” apo tek partitë e vogla. Ato dhanë përgjigje“politikisht korrekte,” për shembull thanë se u vendosën në listë me propozimin e grave të Partisë Socialiste apo drejtuesve të Partisë Socialiste. Përgjigjet shoqëroheshin nga pauza të gjata, ndërkohë që distancoheshin nga problemi ose e mohonin atë. Marrëveshjet me fokus ekonomik—me fjalë të tjera,“unë do të jem pjesë e listës, por kjo do të ketë përfitime ekonomike për mua”— nuk kufizoheshin vetëm tek gratë që ishin pjesë e administratës. Në fakt, ne dëgjuam plot histori ku gjetja e vendit të punës, ose më saktë premtimi për t’i gjetur një vend pune kandidates, ishte pjesë e marrëveshjes. Kjo mund të shpjegojë edhe pse një numër i konsiderueshëm i kandidateve ishin të papuna. Një mënyrë interpretimi e kësaj situate është që partitë politike u qasen grave në një situatë jo të favorshme: ato janë të papuna apo janë duke kërkuar punë dëshpërimisht. Përfshirja e të sapodiplomuarave në lista po ashtu bëhet për të njëjtin qëllim. Ato nuk përfshihen në listë për potencialin e tyre në politikë, por sepse kanë nevojë për një punë dhe nuk do t’i thonë jo premtimeve. Në këto raste, gratë janë të vetëdijshme që shërbejnë si numra dhe—kur gjejnë hapësirë—negociojnë. Megjithatë, gjetja e punës nuk ishte e vetmja mundësi ekonomike që mund të sigurohej përmes kandidimit. Një tjetër ishte mbështetja e biznesit familjar. Kjo doli në pah në rastin e Sarandës, e cila, krahasuar me Bashkitë e tjera ku u evidentuan dorëheqje masive, dallon për zhvillim më të lartë ekonomik. Në historitë që ndanë ato pak gra që pranuan të intervistoheshin në Sarandë, qëllimi nuk ishte gjetja e punës sesa ishte shfrytëzimi i lidhjeve politike në shërbim të biznesit familjar.“Si mund t’i shërbesh biznesit në këshill?” pyetëm një nga kandidatet.“Lehtësira për taksat,” na u përgjigj ajo. S kenari 2: Kandidimi si shërbim për familjen apo “mikun e familjes” Ky duket të jetë edhe skenari më i përhapur: gratë vendosen në listë përmes një“marrëveshjeje morale” që lidhet midis tyre dhe anëtarit të familjes apo një personi të njohur të familjes, për shembull“miku i babait,”“miku i vëllait,” apo“miku i bashkëshortit.” Kandidatet që ne intervistuam folën për një“detyrim moral” që ato kishin për të plotësuar kërkesën. Për shembull, personi që kishte kërkuar t’i vendoste në listë kishte ndihmuar familjen e tyre në një moment të vështirë. Apo, si mund t’i thuash jo vëllait nëse të kërkon ndihmë? E gjithë familja mobilizohet. “Çfarë do të ndodhte nëse do t’i thoshit jo mikut të familjes?”, pyetëm një prej kandidateve.“Ti nuk do t’i thuash jo dhe t’i kthesh kurrizin,” u përgjigj ajo. Pastaj vazhdoi:“Kështu prish marrëdhëniet dhe nuk i dihet asnjëherë.” Kjo përgjigje na kujtoi rëndësinë e reciprocitetit në 20 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike kontekstin lokal. Aty ku mundësitë sigurohen përmes marrëdhënieve që personat vendosin me njëri-tjetrin, shkëputja e marrëdhënieve mund të ketë kosto në të ardhmen.“Miqtë e familjes” e organizonin të gjithë procesin, që nga grumbullimi i dokumenteve(si karta e identitetit) e deri tek dhënia e dorëheqjes. Ata nuk hezitonin të shkonin në shtëpitë e kandidateve për të marrë firmat. Kjo mund të vijë si surprizë për lexuesit, ashtu siç erdhi edhe për ne, por identifikuam edhe raste të kandidateve, të cilat na thanë se nuk e dinin që emrat e tyre ishin vendosur në listë. Njerëzit shumë pranë tyre, si babai apo bashkëshorti, i kishin vendosur emrat në listë dhe i kishin hequr po ashtu. Një prej kandidateve e zbuloi emrin e saj në listë në mënyrë të rastësishme. Më vonë mori vesh se babai i saj kishte rënë dakord ta vendoste emrin në listë pasi i ishte pre mtuar se do t’i gjenin vajzës punë. Ajo nuk ishte as në dijeni që kishte dhënë dorëheqjen. Dorëheqjen e kishte dhënë babai i saj për të. Poshtë kopjes së kartës së identitetit, ai kishte firmosur për vajzën. Në disa raste, kandidimi shihej si mundësi dhe shërbim në të njëjtën kohë. Ky konkluzion na u përforcua kur mësuam se rënia dakord për të qenë në listë vinte me kërkesa për punësim. Edhe pse kandidatet shpesh nuk e shprehën në mënyrë të drejtpërdrejtë, ishte e qartë se në plot raste nuk ndienin vetëm një detyrim moral por kishin edhe pritshmëri ekonomike, të diskutuara këto me“mikun e familjes.” Skenari 3: Kandidimi si rezultat i presionit ekonomik e psikologjik Në këtë skenar, gratë vendosen në listë nga punëdhënësit, të cilët përdorin presionin psikologjik 5.3 Pse jepet dorëheqja? Si fillim d o të ndalemi tek arsyet e raportuara zyrtarisht, dhe më tej tek ato të raportuara nga grupi lokal i punës. Këshillat bashkiake raportuan arsyet e dorëheqjeve për 96 kandidate. Rreth gjysma e raportimeve(53.13%) i referohen arsyeve“personale” dhe ekonomik. Emrat e grave përfundojnë në listë me apo pa dijeninë e tyre. Një nga historitë që ne dëgjuam në terren ishte ajo e drejtuesit të një biznesi ku ishin të punësuara shumë gra. Ai i vendosi në listë emrat e disa prej tyre, dhe i hoqi po ashtu. Ai njihej në zonë si një nga personat më të pasur, por edhe për lidhjet e tij me krimin. Kandidatet që kishin përjetuar presion psikologjik e ekonomik u shprehën se u ishte bërë padrejtësi dhe ishin të zhgënjyera. Ato kishin frikë të ankoheshin për padrejtësinë që u ishte bërë, jo vetëm sepse rrezikonin të largoheshin nga puna, por edhe sepse punëdhënësit e tyre mbanin disa poste njëkohësisht(në politikë, si dhe në sektorin publik e privat). Kjo situatë mund të ndikonte negativisht në mundësitë e tyre në të ardhmen. Në këto raste, ato ndiheshin të pafuqishme. Një nga kandidatet, emri i së cilë s u vendos dhe u hoq nga lista nga punëdhënësi, na tregoi pikërisht këtë—frikën se do të mbetej pa punë. “Unë u dorëhoqa,” tha ajo,“sepse, nëse nuk do ta bëja, rrezikoja punën.” Pastaj vazhdoi: Gjithashtu, u prishja punë të tjerëve, atyre që duhet të merrnin mandatin. Ideja e gjithë kësaj është: kush i prish punë kujt? Për mendimin tim këto janë gjëra të katapultuara, një sistem ku në fushatë janë të fortët, të cilët mbushin listat...Ata që propozuan kandidimin tim janë njerëz të lidhur ngushtë me postet publike drejtuese që përfshin qarku jonë. Përdorën emrat tanë për të kamufluar emra të tjerë që do vinin pas nesh. apo“familjare.” Arsye të tjera përfshijnë papajtueshmëri me funksionin e këshilltarit, impenjim në punë apo universitet, dhe mosdepozitim i formularit të vetëdeklarimit. 17 kandidate nuk raportuan asnjë arsye(Figura 17). 21 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 17: Arsyet zyrtare të dorëheqjeve të raportuara nga kandidatet Shënime: Rezultatet bazohen në raportimet e këshillave Belsh, Has, Kukës, Kurbin, Mirditë, Pukë, dhe Selenicë.*Arsye familjare dhe personale(n=2); arsye familjare dhe pune(n=1).**Për shembull:“Nuk dua të jem pjesë e këshillit bashkiak,”“Heq dorë nga mandati,”“Shpreh vullnetin tim të plotë duke dhënë dorëheqjen.” Më poshtë janë disa shembuj të arsyeve të raportuara në dokumentet zyrtare: “Për arsye të angazhimeve personale, jap dorëheqjen time të parevokueshme dhe nuk e pranoj mandatin e anëtares së Këshillit Bashkiak Kurbin.” “Për arsyen tonë familjare e personale deklarojmë se heqim dorë nga lista shumëemërore e subjektit Aleanca Arbnore Kombëtare.” “Unë e nënshkruara[emri] jam e regjistruar me vullnetin tim të lirë në listat për Këshillin Bashkiak Has në siglën e subjektit LZHK, dhe paraqes dorëheqjen nga mandati për anëtare të Këshillit Bashkiak Has për arsye personale.” “Unë e nënshkruara[emri] Anëtare e Këshillit Bashkiak Kukës për arsye personale jap dorëheqjen e parevokueshme si Anëtare e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.” Papajtueshmëria me funksionin e këshilltarit i referohet rasteve kur kandidatet, pasi e kanë marrë mandatin, tërhiqen për shkak të vendit të punës në admini stratën publike—një vend i ri apo kthim në vendin që mbanin përpara kandidimit për mandat në këshillin bashkiak. Ky ishte skenari kryesor në këshillin e Belshit. Të 7 këshilltaret që kanë dhënë dorëheqjen—para dhe pas marrjes së mandatit—kanë pasur pozicio ne në bashki apo në institucionet në varësi të saj: Shefe Kabineti, Nënkryetare, punonjëse në One Stop Shop, Përgjegjëse e Zyrës Juridike, dhe Përgjegjëse e Zyrës së Ndihmës Ekonomike. Në kërkesat drejtuar këshillit bashkiak, një pjesë e kandidateve kanë raportuar se japin dorëheqjen për “arsye personale,” ndërkohë, një pjesë tjetër ja kanë adresuar kërkesat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku thuhet: “Unë e nënshkruara[emri], fituese e mandatit të Këshilltares në Këshillin Bashkiak Belsh, në listën e Partisë Socialiste, përkatësisht numri[numri], kërkoj që të lë mandatin e këshilltares dhe të mbaj detyrën që kam momentalisht.” Po ashtu, në dokument citohet“Papajtueshmëria e funksionit të këshilltarit:[me] funksionin e nëpunësit të administratës së bashkisë përkatëse dhe institucioneve në varësi të saj,” duke ju referuar Ligjit 139/2015, nenit 47, pika 1/c. Të dhëna rreth arsyeve të dorëheqjeve u grumbulluan edhe nga grupi lokal i punës. Këto të dhëna u raportuan për 179 kandidate. Në raportimet jo-zy rtare dominonin arsye të lidhura me favor apo shërbim që kandidatet i bënin dikujt afër tyre— vëllait, djalit, bashkëshortit, apo kushëririt. Për shembull, të intervistuarat raportuan se kandiduan: “Për t’i krijuar vëllait dhe djalit të xhaxhait mundësinë të jetë pjesë e këshillit bashkiak.” “Për t’i krijuar djalit mundësinë të jetë pjesë e këshillit bashkiak.” “Për t’i krijuar mundësi kushëririt.” 22 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike “Për t’i lejuar vendin bashkëshortit në këshillin bashkiak.” Një nga kandidatet që ne intervistuam na shpjego i se si emri i saj në listë ishte vendosur“nga një i afërm i familjes,” i cili kishte vendosur në listë po ashtu edhe emrin e mamasë së saj dhe emrin e motrës. I njëjti person që vendosi emrat e tyre në listë, i hoqi po ashtu. Ajo nuk e dinte se si dhe se kur ishte hequr emri i saj nga lista, gjë që sugjeron se organizatori i procesit kishte firmosur për të. Historitë që dëgjuam na bënë të kuptojmë se pas arsyeve“personale” dhe “familjare” qëndrojnë përpjekje për të ndihmuar burrat të bëhen pjesë e këshil lit bashkiak. Arsyeja e vërtetë nuk ndahet për shkak të turpit, presionit, frikës, apo të gjithave bashkë. Përpjekjet tona për t’u njohur me arsyet e vërteta që qëndronin pas dorëheqjeve nuk u pritën mirë. Kandidatet, si fillim, jepnin përgjigje të përgjithshme. Për shembull, na thanë se e dhanë dorëheqjen pasi“Nuk fitova,”“Nuk ndihesha gati për një përgjegjësi të tillë,” apo“Jam shumë e angazhuar me punë të tjera.” Pyetjet e grupit të punës u ndoqën nga pauza të gjata, kundërpyetje, apo shmangie, të ci lat ne i kuptuam shumë mirë. Ose, kishte edhe raste kur kandidatet dhanë përgjigje që përmbushnin pritshmëritë sociale apo narrativat. Një nga kandidatet e reja tha se e dha dorëheqjen pasi“zëri i të rinjve nuk dëgjohet,” ndërkohë, ne mësuam që ajo kishte hyrë në listë bashkë me nënën për të mbështetur“mikun e babait” dhe nuk kishte marrë mandat, përmes të cilit do t’i krijohej mundësia të ngrinte zërin për të rinjtë. “Kam hequr dorë nga këto gjëra. Jam e zhgënjyer se zëri im nuk dëgjohet në asnjë vend. Nuk mund të të jap informacion tjetër,” tha ajo. Kuptuam se kjo ishte mënyra e saj për të na shmangur, por ndoshta edhe një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me atë çfarë kishte ndodhur. Për fat të keq, nuk na tregoi më tepër. Një tjetër kandidate, në fillim të intervistës, u shpreh se “Kandidimi më ka shërbyer që të jem më afër komunitetit.” Por nga fundi i intervistës na tha se e dha dorëheqjen“për t’i lejuar vendin bashkëshortit në këshillin bashkiak.” Një grup tjetër ishte ai i kandidateve që nuk k ishin interes as në këshillin bashkiak dhe as në politikë. Për ne, ishte e qartë që emrat e tyre në listë kishin përfunduar në mbështetje të dikujt tjetër. Ato nuk kishin bërë fushatë dhe politika nuk ishte në planet e tyre. Ato u distancuan nga kandidimi dhe, në disa raste, thanë edhe se nuk e mbanin mend që kishin kandiduar. Disa përgjigje tipike ishin: “Më ka regjistruar dikush.” “Nuk kam lidhje fare me politikën, nuk e kam idenë se kush e ka shkruar emrin tim në listë.” “Nuk e di nëse kam qenë fituese apo jo.” 5.4 Si jepet dorëheqja? Dhënia e dorëheqjes mbështetet në një nga dy format e mëposhtme:(a) kërkesë apo deklaratë “Është diçka që i përket të kaluarës, dhe nuk kam asnjë interes në politikë.” “Unë të merrem me politikë?! Larg qoftë!” “Nuk dua fare të merrem më me politikë.” Pjesa më e madhe e kandidateve nuk ishin përfshirë ndonjëherë në politikë. Kur ja drej tuam këtë pyetje njërës prej kandidateve, ajo, e indinjuar nga pyetja, tha:“Kurrë në jetë!” Për të, politika ishte diçka prej së cilës duhet të qëndronte larg. Në mënyrë të ngjashme, një tjetër kandidate tha:“Ua, mos o Zot [të jem pjesë e politikës]!” Në këto raste, kandidatet nuk kishin bërë fushatë por ishin tërhequr në heshtje. Përshkrimi i tyre ishte një përzierje e mohimit të situatës, inatit—kur emri ishte përdorur pa i njoftuar apo ishin shfrytëzuar ndërsa ishin në një moment të vështirë—dhe zhgënjimit nga padrejtësia që u ishte bërë. Arsye të tjera—të raportuara me frekuencë më të ulët—ishin problemet shëndetësore, kujdesi për anëtarë të familjes(fëmijë apo të moshuar), dhe largimi nga vendi. Deklaratat noteriale të lëshuara në Mirditë jepnin di sa shpjegime më të detajuara, krahasuar me këshillat e tjera. Ato nuk mjaftoheshin me“arsye pune,”“arsye familjare,” apo“arsye personale.” Më poshtë po sjellim disa shembuj nga kandidatet e Partisë Socialdemokrate. “Deklaroj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga ky pozicion dhe nuk dëshiroj të marr mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Mirditë për arsye familjare, konkretisht: ndjekjen e shëndetit të fëmijëve të mitur që kanë probleme shëndetësore.” “Deklaroj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga ky pozicion dhe nuk dëshiroj të marr mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Mirditë për arsye familjare, konkretisht: ndjekjen e shëndetit të vjehrrit e vjehrrës në moshë të thyer, të cilëve duhet t’u shërbej krahas punës që kryej.” “Deklaroj se jap dorëheqjen e parevokueshme nga ky pozicion dhe nuk dëshiroj të marr mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Mirditë për arsye se kam shumë impenjime në biznesin ku punoj.” Këto deklarata janë më të detajuara por përforcojnë stereotipin se politika nuk është për gratë, për shkak të detyrimeve familjare. Dorëheqja justifikohet pasi gratë duhet të kujdesen për të tjerët. drejtuar këshillit bashkiak, komisionit të mandateve në këshillin bashkiak, apo Komisionit Qendror të 23 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Zgjedhjeve, ose(b) deklaratë noteriale. Më poshtë i shpjegojmë të dyja format. Kërkesë apo deklaratë drejtuar këshillit bashkiak, komisionit të mandateve në këshillin bashkia k, apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Këto lloj kërkesash apo deklaratash, tipikisht, informojnë këshillin bashkiak, komisionin e mandateve në këshillin bashkiak, apo Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me vendimin. Disa shembuj janë renditur më poshtë: “Unë e nënshkruara[emri], këshilltar pranë Këshillit Bashkiak Belsh, e dalë nga lista e subjektit politik PS, e cila kam marrë mandatin e këshilltarit me Vendimin Nr. [numri], datë[data] nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, paraqes dorëheqjen për arsyet e mia personale.” “Unë e nënshkruara[emri] Anëtare e Këshillit Bashkiak Kukës, për arsye personale jap dorëheqjen e parevokueshme si Anëtare e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kukës.” “Për arsye të angazhimeve personale, jap dorëheqjen time të parevokueshme dhe nuk e pranoj mandatin e anëtares së Këshillit Bashkiak Kurbin.” Në disa nga rastet që ne pamë, kërkesat nuk kishin datë. Ato përfshinin titullin, për shembull“Kërkesë drejtuar këshillit bashkiak,” një paragraf të shkurtër, si shembujt e ndarë më sipër, dhe firmën e kandidates. Por kishte edhe kërkesa apo deklarata me shkrim dore. Kjo është mënyrë më e thjeshtë, me më pak përpjekje, e dhënies së dorëheqjes. Poshtë kopjes së kartës së identitetit shkruhet një fjali, e cila ndiqet nga fir ma. Le të marrim shembullin e këshillit të Hasit. Bazuar tek informacioni i raportuar nga këshilli bashkiak, dhjetë kandidate të Partisë Aleanca Progresiste LZHK kanë dorëzuar deklaratat e dorëheqjes me shkrim dore. Kandidatet kanë përdorur një nga versionet e mëposhtme në deklaratat e tyre, gjë që sugjeron se e kanë dhënë dorëheqjen në grup. “Unë e nënshkruara[emri] nuk dua të jem pjesë e Këshillit Bashkiak Has.” “Unë e nënshkruara[emri] heq dorë nga mandati për Këshillin Bashkiak Has.” “Unë e nënshkruara[emri] heq dorë nga mandati i këshillit për këtë legjislaturë. Me respekt[emri].” Në këshillin e Pukës, kandidatet e partisë Socialdemokrate kanë përdorur disa forma për të dhënë dorëheqjen, ndër të cilat edhe kërkesat për dorëheqje me shkrim dore. Kërkesa e njërës prej kandidateve, e cila kishte marrë mandat dhe e dha dorëheqjen brenda muajit qershor, lexon: “Me anë të kësaj kërkese, unë[emri] anëtare e këshillit bashkiak dalë nga zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, dorëzoj mandatin si anëtare këshilli.” Kërkesa tjetër për dorëheqje, e dorëzuar në muajin tetor, shpjegon se këshilltarja vazhdon studimet në Tiranë dhe se nuk mund“të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e këshillit.” Për disa nga kandidatet që ne intervistuam, deklaratat apo kërkesat për dorëheqje—të dhëna me shkrim dore— nuk duken serioze. Ato realizohen shpejt, por janë të dyshimta. Një nga shqetësimet është që ato nuk plotësohen nga vetë kandidatet. Ato i marrin të gatshme dhe vetëm i firmosin, ose, në disa r aste, i firmosin të tjerët për to. Ky nuk është ekzagjerim. Personat që i vendosin emrat e grave në lista marrin guximin të hedhin edhe firmën për to. Deklarata noteriale Deklaratat noteriale nuk janë diçka për të cilën kishim dëgjuar më parë, por duket të jenë popullore mes organizatorëve të kandidimeve fiktive dhe dorëheqjeve masive. Arsyeja kryesore pse përdoren deklaratat noteriale, ashtu siç na e shpjegoi një prej kandidateve, është që procesi i dhënies së dorëheqjes përfundon brenda një kohe shumë të shkurtër. Metoda është më efiçente, kur krahasohet me dorëzimin e kërkesës në këshillin bashkiak. Mbledhjet e këshillit, zakonisht, ndodhin një herë në muaj, dhe me verën para, procesi mund të zgjasë. Ndërkohë, deklarata noteriale i dorëzohet menjëherë kë shillit dhe KQZ- së, dhe dhënia e dorëheqjes përfundon shumë shpejt. Një nga kandidatet që ne intervistuam, Nita, e dinte që do ta jepte dorëheqjen. Përse duhet të vonohej procedura, kur të gjithë kishin rënë dakord për fituesin? Pak javë pas zgjedhjeve, të gjitha kandidatet e partisë shkuan tek noteri. Noteri e kishte gati deklaratën e dorëheqjes, dhe e firmosën të gjitha një nga një. Nita mori tre kopje: një për vete, një për Sekretarin e Këshillit, dhe një për KQZ- në. Në muajin korrik, 2 muaj pas zgjedhje ve, të gjitha gratë kishin dhënë dorëheqjen dhe vendin e zuri kandidati për të cilin kishin rënë dakord. Deklaratat noteriale i evidentuam në këshillin e Kurbinit. Referuar të dhënave të këshillit bashkiak të Kurbinit, 16 gra nga Partia Republikane dhe 5 gra nga Partia Aleanca Progresiste LZHK dhanë dorëheqjen. Nga leximi i deklaratave noteriale vumë re se kandidatet brenda të njëjtës parti kishin shkuar tek i njëjti noter, dhe e kishin dhënë dorëheqjen brenda pak ditëve. Për shembull, kandidatet e Partisë Republikane kanë shkuar tek i njëjti noter në datat 26 qershor, 27 qershor, 30 qershor, dhe 1 korrik. Kandidatet e Aleancës Progresiste LZHK kanë shkuar tek një noter tjetër, i cili ka përgatitur një deklaratë të ngjashme. 24 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Deklarata e kandidateve të Partisë Republikane lexon: “Unë[emri] në zgjedhjet e datës 14.05.2023 kam qenë e regjistruar në listën emërore si kandidate për Këshillin Bashkiak Kurbin në siglën e Partisë Republikane sipas nr. rendor të kësaj partie. Garimi im është bërë konform ligjit‘Për vetëqeverisjen vendore.’ Në këto rrethana, me vullnetin tim të lirë dhe me përgjegjësi të plotë ligjore deklaroj se heq dorë nga mandati për Këshillin Bashkiak Kurbin.” Deklaratat noteriale ishin përdorur edhe në këshillin e Mirditës dhe Pukës. Në Pukë, 18 kandidatet që dhanë dorëheqjen kishin përdorur disa mënyra— kërkesë për dorëheqje me shkrim dore, deklaratë dorëheqjeje, dhe deklaratë noteriale. Organizatori apo organizatorët në Partinë Aleanca Arbnore Kombëtare janë treguar shumë të shpejtë në koor dinimin e të gjithë procesit. Kandidatet e kanë dhënë dorëheqjen vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, në një rast edhe 2 ditë para zgjedhjeve! Deklarata e fundit e dorëheqjes ishte në 5 qershor. Në më pak se 5.5 Kur jepet dorëheqja? Dorëheqjet masive janë dhënë në vitin 2023. Nga 94 rastet e dorëheqjeve masive të raportuara nga vetë Figura 18: Viti i dhënies së dorëheqjes nga kandidatet 1 muaj pas zgjedhjeve ishin spostuar të gjitha gratë. Deklaratat noteriale janë realizuar tek i njëjti noter dhe kanë pak a shumë të njëjtën përmbajtje. Ato lexojnë: “Për arsyet tona familjare e personale deklarojmë se heqim dorë nga lista shumëmërore e subjektit Aleanca Arbnore Kombëtare.” “Për arsye të mia familjare dhe pune kërkoj të heq dorë nga lista shumëmërore e Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.” “Për arsye të mia familjare kërkoj të heq dorë nga lista shumëemërore e Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.” Kishte edhe raste të deklaratave noteriale të përbashkëta, e njëjta deklaratë për dy persona. Mesa kuptuam, këto janë raste të kandidimeve brenda të njëjtës familje, për shembull kur nëna dhe vajza kandidojnë bashkë dhe japin dorëheqjen bashkë po ashtu. këshillat bashkiake, 93 kanë ndodhur në vitin 2023 dhe vetëm 1 në vitin 2024(Figura 18). Shënim: Rezultatet bazohen në raportimet e këshillave Belsh, Has, Kukës, Kurbin, Mirditë, Pukë, dhe Selenicë. Të dhënat e raportuara nga këshillat bashkiake konfirmuan historitë që dëgjuam në terren: pjesa më e madhe e kandidateve e dhanë dorëheqjen menjëherë p as zgjedhjeve. Figura 19 paraqet muajt kur janë dhënë dorëheqjet në vitin 2023, ku evidentohet se pjesa më e madhe e dorëheqjeve janë dhënë gjatë periudhës maj – korrik. Konkretisht, nga 73 rastet e dorëheqjeve ku ishte raportuar muaji i 73 rastet e dorëhe qjeve ku ishte raportuar muaji i dhënies së dorëheqjes, 47 raste(64.38%) kishin ndodhur në muajt maj, qershor, dhe korrik. Numri i dorëheqjeve ra në muajin gusht— e pritur kjo, si sezon pushimesh—për t’u rritur gradualisht në muajt pasardh ës. 25 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 19: Muaji i dhënies së dorëheqjes të kandidateve(viti 2023) Shënime: Rezultatet bazohen në raportimet e këshillave Belsh, Has, Kukës, Kurbin, Mirditë, Pukë, dhe Selenicë. Kërkesat/deklarat e dorëheqjeve të dhëna në vitin 2023 nuk e specifikonin muajin në 20 raste. Organizatorët e dorëheqjeve kanë mobilizuar kandidatet të shkojnë tek noteri, t’i takojnë ballë për ballë, apo t’u shkojnë në shtëpi për të marrë firmat e tyre. Grupe të tëra kanë pritur në radhë tek noteri për të firmosur deklaratat. Në plot raste, kjo ka ndodhur me një shpejtësi të admirueshme. Le të marrim rastin e këshillit të Hasit. Të gjitha dorëheqjet kanë ndodhur brenda muajit korrik, konkretisht 11 gra nga Aleanca Progresiste LZHK kanë dhënë dorëheqjen, proces që ka përfunduar në datën 24 korrik. Në komunikimin me KQZ- në, këshilli i bashkisë ka dorëzuar kërkesën për dorëheqjen e këshilltares së parë, për arsye të papajtueshmërisë me funksionin e këshilltarit dhe, në të njëjtin dokument, ka përmendur çfarë ka ndodhur me 10 gratë e tjera: “Gjithashtu pranë Këshillit Bashkiak Has në mbledhjen e datës 24.07.2023 janë depozituar dorëheqjet me shkrim të disa pasuesve të listës shumëmërore të subjektit politik Aleanca Progresiste LZHK për heqje dorë nga marrja e mandatit të këshilltarit. Për sa më sipër kërkojmë nga ana juaj plotësimin e vakancës së krijuar në këshill.” Në Kukës, kandidatet e Nismës Thurje, të cilat kanë raportuar“arsye personale” për dorëheqjet, janë tërhequr midis datave 30 qershor dhe 20 korrik. Në Kurbin, kandidatet e Partisë Republikane kanë firmosur deklaratat noteriale në datat 26, 27, dhe 30 qershor, si dhe në datën 1 korrik. Në Pukë, kandidatët e Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare kanë firmosur deklaratat noteriale të dorëheqjes në datat 17 dhe 23 maj, si dhe në datën 5 qershor. Ndërkohë, kërkesat drejtuar këshillit bashkiak janë firmosur brenda muajit maj, konkretisht në datat 12, 16, 22, dhe 29 maj. Një prej kërkesave është firmosur 2 ditë përpara zgjedhjeve! Organizatorët e partisë Aleanca Arbnore Kombëtare janë treguar më të shpejtë se organizatorët e partive të tjera! Kandidatet e kanë dhënë dorëheqjen brenda një kohe shumë të shkurtër. 26 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 6. Kujt i shërbejnë prapaskenat? Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, në 11 partitë politike ku u evidentuan dorëheqje masive të grave përpara marrjes së mandatit, u regjistruan gjithsej 427 kandidatë në listat e tyre në 10 këshilla bashkiake. Prej tyre, 215(50.35%) ishin burra dhe 212(49.64%) ishin gra(Figura 20). Figura 20: Numri i kandidatëve në listat e 11 partive politike në 10 këshillat bashkiake Shënim: Partitë politike: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Aleanca Progresiste LZHK, Ardhmërija Shqiptare, Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Republikane Shqiptare, Partia e Gjelbër, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë. Këshillat bashkiake: Belsh, Has, Krujë, Kukës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Pukë, Sarandë, Selenicë. Nga 212 kandidatet që e kishin emrin në listë, 198 (93.40%) u tërhoqën përpara dhe pas marrjes së mandatit(Figura 21). Figura 21: Statusi i kandidateve në 11 partitë politike në 10 këshillat bashkiake Pjesa më e madhe e kandidateve që u tërhoqën, e bënë këtë gjë para marrjes së mandatit: 174(87.88%) u tërhoqën para marrjes së mandatit dhe 24(12.12%) pas marrjes së mandatit. Ndërkohë që partitë politike siguruan 45 mandate në këshillat në fjalë, nga këto vetëm 5 mandate(11%) i mbajtën gratë(Figura 22). Ky ishte bilanci në fillim të vitit 2025, pas gjithë manovrave që partitë politike bënë në vitin 2023 dhe 2024. Figura 22: Mandatet në këshillat bashkiake pas dorëheqjeve masive dhe zëvendësimeve të grave me burra Figura 23 paraqet një përmbledhje të ndryshimeve që kanë ndodhur në 11 partitë politike në 10 këshillat bashkiake. Ndërkohë që raporti gjinor ka qenë i barabartë në listat që i janë dorëzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai ka ndryshuar pas dorëheqjeve që kanë dhënë gratë. Nëntë nga 11 partitë politike përfunduan pa asnjë grua në këshillat bashkiake. Manovrat i kanë shërbyer kandidatëve burra, të cilët kanë spostuar gratë për të përfunduar vetë në këshillat bashkiake. 27 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Figura 23: Ndryshimet gjinore—nga listat e partive në kë shillat bashkiake 28 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 7. Koha t’u jepet fund prapaskenave! Ky studim nisi për të adresuar një shqetësim që më parë diskutohej nën zë: dorëheqjet masive të grave nga këshillat bashkiake. Problemi pranohej se ekzistonte, por nuk kis hte të dhëna që të evidentonin mënyrën si funksionon i gjithë procesi, nga rekrutimi e deri tek dorëheqja. Njohja e procesit është e rëndësishme jo vetëm për ta kuptuar problemin, por edhe për ta parandaluar atë në të ardhmen. Përmes një numri metodash dhe burimesh— zyrtare dhe jozyrtare—ne patëm mundësi ta shihnim problemin nga afër. E nisëm me përmasat e problemit—në nivel kombëtar—për të vazhduar më tej me njohjen nga afër të kandidateve: pse dhe si gratë kandidojnë dhe dorëhiqen. Tabloja do të ishte më e qartë nëse do të përfshiheshin edhe organizatorët e të gjithë procesit, kryesisht burra që mbajnë apo aspirojnë të mbajnë poste të rëndësishme në politikë. Por studimi i këtij grupi është i vështirë dhe, në ato pak ndërveprime që ne patëm, kuptuam se ishin shumë rezistentë ndaj studimit. Rezistenca e tyre u shfaq përmes ngritjes së zërit, fshehjes së informacionit, apo edhe ndonjë kërcënimi. Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, gratë përbënin 49.8% të kandidatëve(OSBE, 2023), një përqindje kjo e panjohur më parë në historinë e zgjedhjeve vendore të Shqipërisë. Formalisht, partitë politike e respektojnë kuotën gjinore. Por nëse i sheh listat nga afër dhe atë çfarë ndodh pas zgjedhjeve vendore kupton se partitë politike janë shumë larg respektimit të kuotës gjinore. Ndërkohë që listat e kandidatëve, të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket që demonstrojnë angazhim për barazi gjinore në politikë, ky angazhim është vetëm sipërfaqësor. Në realitet, drejtuesit e përdorin kuotën për të kontrolluar gratë dhe për t’i vënë ato në shërbim të tyre, krejt e kundërt me atë çfarë kuotat synojnë të arrijnë: çlirimin e hapësirave politike në një kontekst ku këto hapësira, historikisht, kanë qenë të dominuara nga burrat. Këshillat bashkiake, pavarësisht rritjes numerike të grave, gjë e cila ka çuar në pozicionimin e Shqipërisë në një nga vendet me përfaqësimin më të lartë të grave në këshillat bashkiake në Europë(Council of European Municipalities and Regions, 2024), vazhdojnë të dominohen nga burrat përsa i përket marrjes së fjalës dhe angazhimit në diskutime që lidhen me cilësinë e qeverisjes dhe shërbimet vendore(Dauti& Metaj, 2024). Manovrat që bëhen në kurriz të grave e shpjegojnë, pjesërisht, këtë situatë. Studimi nxorri në pah një numër manovrash, të cilat garantojnë që barazia gjinore qëndron vetëm në letër. Manovrat janë të përllogaritura mirë, nga momenti kur gratë rekrutohen e deri kur japin dorëheqjen. Po ashtu, manovrat ndryshojnë sipas partisë politike. Partia Socialiste përdor gra që janë p jesë e administratës publike vendore, siç evidentuam për shembull në rastin e Belshit— “avantazh” që partitë e tjera politike nuk e kanë. Kjo konfirmon atë çfarë ne dimë nga analizat e mëparshme: Partia Socialiste nuk kursehet në përdorimin e administratës gjatë zgjedhjeve vendore apo parlamentare qofshin ato(Barjamemaj& Brakaj, 2023; Erebara, 2025; OSBE, 2023). Ndërkohë që kjo strategji i shërben kryesisht Partisë Socialiste, një strategji tjetër përdoret pa kufizim nga partitë e tjera politike. Kjo strat egji është popullimi i listave në bazë të lidhjeve familjare dhe fisnore. Kjo strategji ka disa avantazhe, si për shembull, ruan fshehtësinë e veprimit si dhe garanton dhënien e dorëheqjes pas zgjedhjeve. Strategjia mbështetet në parimin e reciprocitetit, por jo vetëm. Arsyet ekonomike duket të jenë të rëndësishme, gjë që organizatorët e përdorin për të vendosur se kujt i qasen dhe kë rekrutojnë. Vetë fakti që një numër kandidatesh janë të papuna është tregues i shfrytëzimit të grave në një situatë jo të fa vorshme. Arsyet ekonomike kombinohen me normat tradicionale që i shohin gratë si shtojcë, në shërbim të burrave në politikë. Organizatorët e procesit nuk para u qasen grave që mbajnë pozicione kyçe në komunitet. Nëse kjo ndodh, atëherë do të ketë një negocim për një pozicion më të mirë apo për të mbajtur pozicionin aktual. Pavarësisht se disa gra mund të jenë në dijeni paraprakisht për zëvendësimin e tyre, dorëheqjet masive tregojnë se partitë politike këmbëngulin të përdorin kandidaturat e grave si mjet pë r arritjen e objektivave të pushtetit. Është tregues, po ashtu, fakti që vetëm 1 nga gratë që kishte dhënë dorëheqje në bllok ishte pjesë e një organizate të shoqërisë civile. Edhe në këtë rast, ajo kishte informacion paraprak dhe kishte një marrëveshje br enda grupit se çfarë do të ndodhte. Ajo ishte ndër të paktat kandidate me të cilat ne komunikuam që e shihte pjesëmarrjen në këshill si një mundësi për të luftuar padrejtësitë dhe për të përfaqësuar interesat e komunitetit. Ajo ishte, po ashtu, ndër të pak tat kandidate që kishte bërë fushatë në vitin 2023. A e japin dorëheqjen burrat? Ne dëgjuam për raste të burrave që japin dorëheqjen, por jo për dorëheqje masive, apo për dorëheqje në shërbim të grave. Nuk dëgjuam për ndonjë rast ku 16 burra të kenë dhënë dorëheqjen për t’u zëvendësuar me një grua! Në një nga këshillat ku kishin dhënë dorëheqjen gra dhe burra, kjo ishte bërë pas një marrëveshjeje paraprake, të firmosur nga të gjithë kandidatët tek noteri. Marrëveshja specifikonte se 29 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike mandatin do ta fitonte k andidati që do të siguronte më shumë vota. Por kishte edhe raste sporadike të dorëheqjeve të burrave, ku, në fjalët e një prej kandidateve,“fiton më i forti,” dhe në përshkrimin e “më të fortit,” ajo iu referua burimeve ekonomike dhe lidhjeve me krimin. P rapaskenat e partive politike në këshillat bashkiake nuk dëmtojnë vetëm gratë. Ndikimi i tyre është më i gjerë: ai shtrihet në cilësinë e përfaqësimit dhe qeverisjes në vend. Së pari, prapaskenat përdoren për të qëndruar në këshill kandidatë që nuk meritojnë të jenë aty: karriera e tyre politike mbështetet në shfrytëzimin e grave. Përtej kësaj, të specializuar në përdorimin e manovrave, ka shumë gjasa që qëllimi këtij grupi këshilltarësh nuk është përfaqësimi i interesit publik. Në këtë kuptim, prania e tyre në këshill dëmton cilësinë e përfaqësimit. Por edhe më shumë: duke i vënë shkelmin meritokracisë, ata shkërmoqin shpresën e elektoratit. Së dyti, prapaskenat, të cilat njihen mirë në komunitet dhe shpesh diskutohen në kafene, përforcojnë idenë se rekrutimi dhe përfshirja e grave në politikë varet nga lidhjet me burrat. Prapaskenat dëmtojnë reputacionin e grave që janë pjesë e këshillave bashkiake dhe mundohen të sjellin ndryshim pasi, pavarësisht përpjekjeve të tyre, narrativa që dominon është që gratë në këshilla janë shtojcë e burrave dhe nuk kanë axhendë të tyre politike. Së treti, prapaskenat garantojnë që përfshirja e grave në këshilla është afatshkurtër dhe si rrjedhim mbetet sipërfaqësore. Një nga diferencat gjinore që ne gjetëm në këshillat bashkiake, e evidentuar edhe më parë(Dauti& Metaj, 2024), është që investimi i grave në politikën vendore është afatshkurtër. Për shkak të pengesave sistematike që hasin, të cilat nisin që në momentin kur rekrutohen, karriera e grave në politikë nuk zgjat. Në fakt, gratë pritet që të shërbejnë për një mandat dhe të largohen. Ndërkohë, për burrat karriera në politikë është afatgjatë dhe shërben si trampolinë për pozicione më të mira. Zëvendësimet e shpeshta të grave në këshillat bashkiake, mandat pas mandat i, bëjnë që një pjesë e tyre të mos kenë eksperiencë në politikë, dhe ta nisin nga zero. Porsa ato fitojnë eksperiencë, përfundon mandati e bashkë me të edhe karriera në politikë. Kjo shpjegon, pjesërisht, pse angazhimi i grave gjatë diskutimeve në mbledhjet e këshillit bashkiak është më i ulët se ai i burrave(Dauti& Metaj, 2024). Së katërti, prapaskenat dekurajojnë nga përfshirja në politikë gratë, por edhe burrat, që duan të sjellin ndryshim në komunitetet ku jetojnë. Duke përfshirë në lista kandidate q ë nuk kanë interes në politikë, partitë dëmtojnë ambicien e kandidateve që kanë interes dhe duan të sjellin ndryshim. Ne ishim kurioze dhe donim të dinim nëse përfshirja në lista, edhe pse në mënyrë fiktive, kishte ngjallur tek kandidatet interes për të qenë pjesë e këshillit bashkiak në të ardhmen. Skenari nuk ishte dhe aq optimist. Një pjesë e tyre thanë se nuk kishin pasur asnjëherë interes në politikë dhe eksperienca nuk zgjoi ndonjë interes tek to, përkundrazi. Një grup shumë i vogël tha se do të donin të shërbenin në këshillin bashkiak, por duke ditur“rregullat e lojës,” e shohin si mision të pamundur. Duke reflektuar rreth eksperiencës së saj, një nga kandidatet, e cila ishte futur në listë dhe ishte nxjerrë nga lista po ashtu nga punëdhënësia e saj, tha: Ndihem shumë e zhgënjyer. Nëse do ma kishin thënë që në fillim, nuk do të kisha kandiduar. Por, nuk u informova. Ndoshta ishte faji im që nuk pyeta më shumë. Tani më ka mbetur emri në listë dhe të gjithë e shohin që unë kam qenë kandidate. Gjithash tu, nuk është e drejtë sepse unë jam më e arsimuar se sa burrat që zunë vendin. Prapaskenat nuk dëmtojnë vetëm gratë, të cilat shfrytëzohen dhe u shërbejnë disa burrave, por të gjithë elektoratin shqiptar. Prapaskenat thellojnë mungesën e meritokracisë në vend dhe ndihmojnë të qëndrojnë në pushtet personat e gabuar, duke iu hequr kështu mundësinë atyre që duan t’i shërbejnë realisht komunitetit. 30 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 8. Si mund t’u jepet fund prapaskenave? Kandidatet kërkuan forcimin e rolit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni duhet të luajë rol kyç për parandalimin e problemit dhe puna duhet të fillojë kohë përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore. Për ta arritur këtë, kandidatet patën disa sugjerime specifike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cil at i rendisim më poshtë: • Diskutimi i fenomenit publikisht dhe shprehja e gatishmërisë për ta parandaluar atë. • Komunikimi i qëndrimit zyrtar drejtpërdrejtë tek të gjitha partitë politike ku janë evidentuar dorëheqjet masive, ku përfshihen: Partia Socialist e e Shqipërisë, Partia Aleanca Progresiste LZHK, Ardhmëria Shqiptare, Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Republikane Shqiptare, Partia e Gjelbër, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, dhe P artia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë. • Kandidatët të dorëzojnë të gjithë formularët(si Formulari i Vetëdeklarimit dhe Jetëshkrimi i Kandidatit), në mënyrë që të sigurohet informacion i plotë për të gjithë kandidatët në listat e partive. Stafi i KQZ- së n a tregoi se aktualisht kjo nuk është e detyrueshme. Ky rekomandim u dha nga kandidatet me argumentin se në këtë mënyrë përfshirja në lista do të merret seriozisht dhe do të bëhet më e vështirë për përfshirjen e emrave të grave në lista pa qenë ato në dijen i. Informacioni duhet të vihet në dispozicion dhe të jetë i aksesueshëm në faqen zyrtare të KQZ- së. Po ashtu, duhet të ketë një formular që kërkon shpjegime të detajuara për arsyet e dorëheqjeve. KQZ- ja nuk duhet të mjaftohet me dorëheqje mbi baza si“arsye personale” apo “arsye familjare.” Po ashtu, KQZ- ja duhet të ngrejë pikëpyetje rreth kërkesave masive për dorëheqje dhe të kërkojë shpjegime të detajuara për arsyet. • Krijimi i një mekanizmi të posaçëm verifikues për të monitoruar dhe hetuar rastet e dorëheqjeve në bllok të kandidatëve, veçanërisht kur ekzistojnë dyshime të arsyeshme për abuzim me kuotat gjinore. Për këto raste, KQZ- ja duhet të kërkojë informacion shtesë, si dhe të referojë këto raste pranë institucioneve mbikëqyrëse apo organeve kompetent e gjyqësore. • Hartimi i një material informues të bazuar në kuadrin ligjor për procedurën e dorëheqjes së kandidatëve dhe të anëtarëve të këshillave bashkiake. Ky material duhet të jetë publikisht i aksesueshëm dhe t’iu drejtohet kandidatëve, partive politi ke dhe këshillave bashkiake. • KQZ- ja duhet të vendosë rregulla të qarta për zgjedhjet e ardhshme vendore përsa u përket dorëheqjeve në listat e kandidatëve dhe informacioni t’u komunikohet partive politike kohë përpara zgjedhjeve. Ne diskutuam disa rekomandime me kandidatet. Për shembull, donim të dinim nëse vendosja e një numri telefoni nga KQZ- ja, përmes të cilit të krijohet mundësia për të raportuar ofertat për të shërbyer si numër në këshill, është ide e mirë. Ndërkohë që një grup e mbështeti idenë dhe tha se duhet të organizohen fushata informuese dhe të vendoset një numër telefoni, grupi tjetër ishte skeptik. Kjo pasi denoncimi i njerëzve të afërt mund të çojë në konflikte brenda familjes apo midis familjeve. Sugjerimi për të cilin të gjitha kandidatet ranë dakord është që KQZ- ja duhet të rishikojë rregullat dhe, në fjalët e njërës prej kandidateve, “është forca e ligjit ajo që mund ta parandalojë fenomenin.” Thënë këtë, ne sugjerojmë që KQZ-ja, përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, të organizojë një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi ku të prezantohen rregullat dhe partitë politike të marrin mesazhin se duhet t’i japin fund manovrave. Në fund, do të rendisim disa rekomandime që ne kemi për KQZ- në dhe aktorë të tjerë— bazuar tek rezultatet e studimit. Adresimi i rekomandimeve do të ndihmojë në parandalimin e kandidimeve fiktive dhe dorëheqjeve masive, si edhe në monitorimin e reformave për barazinë gjinore në të ardhmen. • Duhet të ketë një rregullim të qartë ligjor për mënyrën e heqjes dorë nga mandati në këshillat bashkiake. Kodi Zgjedhor parashikon procedurën e dorëheqjes për deputetët në Kuvend(Neni 164, pika 1), por nuk përcakton mënyrën e dorëheqjes nga mandati për këshillat bashkiake, duke krijuar një boshllëk ligjor. Ne kontrolluam Rregulloret e dis a këshillave bashkiake 6 dhe në to nuk është e shpjeguar mënyra e refuzimit të mandatit nga ana e këshilltarëve bashkiakë. Ajo çfarë specifikohet është dorëheqja nëse kandidati apo kandidatja 6 P ër shembull, rregulloret e këshillave të Pukës, Belshit, Sarandës, Kukësit, Mirditës, Selenicës, dhe Kurbinit. 31 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike nuk merr pjesë në mbledhjet e këshillit bashkiak, për shembull nuk merr pjesë dhe nuk e bën betimin deri në mbledhjen e tretë të këshillit. Në praktikë, kandidatët për këshillat bashkiake dhe këshilltarët dorëzojnë një deklaratë noteriale për dorëheqje. Mbetet e paqartë nëse depozitimi pranë Noterisë është ligjërisht i mjaftueshëm për dorëheqjen. Ndaj, është i domosdoshëm një qartësim ligjor dhe institucional për t’iu dhënë fund praktikave të dorëheqjeve masive dhe të koordinuara në mënyrë të qëllimshme. Për shembull, Kodi Zgjedhor mund të specifikojë që, ashtu si për de putetët, edhe për këshilltarët:“Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati”(Neni 164, pika 1). Po ashtu, në mënyrë të ngjashme me deputetët, këshilltarët të deklarojnë publikisht refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. • Forumet politike të grave duhet të angazhohen në adresimin e problemin. Deklarata publike që denoncojnë fenomenin dhe e paraqesin atë si shkelje të të drejtave të njeriut është një nga hapat e parë që duhet të ndërmarrin. Po ashtu, puna e drejtpërdrejtë brenda partisë mund të sjellë ndryshim. • Drejtuesit e partive duhet t’u sinjalizojnë degëve të tyre që praktika duhet të marrë fund. Parashikojmë që kjo të hasë rezistencë, prandaj sugjerojmë që, paralelisht, të rritet presioni i organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në vend ndaj partive politike. • Aleancat e këshilltarëve bashkiake, Aleanca Kombëtare e Këshilltarëve, dhe Aleanca e Deputeteve du het të luajnë rol po ashtu. Diskutimi i problemit brenda aleancave dhe angazhimi për ta parandaluar atë në zgjedhjet e ardhshme duhet të vendoset në axhendën e tyre. • Organizatat lokale dhe ndërkombëtare duhet të zgjerojnë programet e trajnimit për kandida tet e reja. Propozimi ynë është që të ofrohen programe trajnimi në 10 këshillat bashkiake ku janë evidentuar dorëheqjet masive. Një tjetër rekomandim lidhet me vetë gratë që marrin oferta për t’u përfshirë në lista dhe pastaj japin dorëheqjen. Ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre për t’i dhënë fund praktikës. Dhe kjo mund të nisë me denoncimin e rasteve. • Media është po ashtu një nga aktorët kyç për të ekspozuar praktikat e fshehta të partive dhe për të forcuar transparencën në proceset zgjedhore. • Faqja zyrtare e KQZ- së duhet të përfshijë një përmbledhje të rezultateve zgjedhore në nivel kombëtar, për shembull numrin e mandateve të fituara nga këshilltarët, të ndara sipas gjinisë. Në faqen e KQZ- së ende nuk është vendosur një informacion i tillë. • Rekomandojmë që rezultatet e zgjedhjeve vendore, të ndara sipas bashkive, të vihen ne dispozicion në Excel. Kjo do të ndihmonte studiuesit të analizonin të dhënat dhe të bënin analiza krahasimore midis bashkive në vend. Të dhënat e vendosura në faqen e KQZ- së aktualisht nuk janë të menaxhueshme. KQZ-ja mund të konsiderojë mënyrën si raportoheshin rezultatet e zgjedhjeve vendore përpara vitit 2023. • Një tjetër rekomandim është të reflektohen ndryshimet që ndodhin në këshillat bashkiake— largimet dhe zëvendësimet—në faqen e KQZ- së, në mënyrë që të ketë informacion për raportin gjinor aktual në këshillat bashkiake. • Një tjetër hap që rekomandojmë të ndërmerret është vendosja e formularëve që plotësojnë kandidatët në faqen zyrtare të KQZ- së. 32 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 9. Burimet Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake. (2024). Informacion rreth Aleancës Kombëtare të Këshilltareve Bashkiake. Tiranë: Aleanca Kombëtare e Këshilltareve Bashkiake. Barjamemaj, A.,& Brakaj, M.(2023, 2 tetor). Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore. Reporter.al. https://www.reporter.al/2023/10/02/punesimetelektorale-fryne-administraten-e-bashkive-perparazgjedhjeve-vendore/ Barjamemaj, A.(2024, 8 nëntor). Në hijen e kuotave gjinore: Si gratë e zgjedhura zëvendësohen nga burra në këshillat bashkiake. Reporter.al https://www.reporter.al/2024/11/08/ne-hijen-ekuotave-gjinore-si-grate-e-zgjedhura-zevendesohennga-burra-ne-keshillat-bashkiake/ Council of European Municipalities and Regions. (2024). Women in politics: Local and European trends. https://ccre-cemr.org/impactgoal-society/women-inpolitics-study Dauti, M.(2021). Measuring gender differences in elite behavior through surveys versus observation: What does the comparison reveal? Politics, Groups, and Identities, 10(4), 715 – 727. https://doi.org/10.1080/21565503.2021.1877751 Dauti, M.,& Metaj, G.(2024). Përfaqësimi politik në këshillat bashkiake pas zbatimit të kuotës gjinore 50/50: Çfarë po ndodh me hendekun gjinor? Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri. Erebara, Gj.(2025, 12 maj). Abuzimi me burimet shtetërore dhe mungesa e medias së pavarur krijuan garë të pabarabartë, thotë OSBE/ODIHR. Reporter.al. https://www.reporter.al/2025/05/12/abuzimi-meburimet-shteterore-dhe-mungesa-e-medias-sepavarur-krijuan-gare-te-pabarabarte-thote-osbeodihr/ Konomi, E.(2023, 9 tetor). Kush po i frikëson gratë? Dosja.al. https://dosja.al/art-argetim/kush-po-i-frikeson-gratei330775 Krasniqi, A.(2017). Zgjed hjet 2015: Risitë dhe problematikat e përfaqësimit gjinor. Instituti i Studimeve Politike. OSBE[Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut].(2023). Zgjedhjet vendore 14 maj, 2023: Raporti përfundimtar i misionit të ODIHR- it për vëzhgimi n e zgjedhjeve. https://www.osce.org/sq/odihr/elections/albania/55 7277 33 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 10. Shtojcat 10.1 Shtojca A: Dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 Tabela A1: Numri i dorëheqjeve—nga burrat dhe gratë—sipas këshillave bashkiake n 1. Belsh 7 2. Berat 1 3. Devoll 4 4. Dibër 5 5. Dropull 1 6. Du rrës 1 7. Elbasan 2 8. Fier 6 9. Fushë- Arrëz 1 10. Gramsh 3 11. Has 14 12. Kamëz 4 13. Kavajë 4 14. Klos 1 15. Krujë 17 16. Kukës 48 17. Kurbin 24 18. Kuçovë 2 19. Lezhë 47 20. Libohovë 1 21. Librazhd 1 22. Maliq 1 23. Mall akastër 1 24. Malësi e Madhe 2 25. Memaliaj 2 26. Mirditë 11 27. Peqin 1 28. Pogradec 4 29. Pukë 19 30. Përmet 1 31. Roskovec 1 32. Rrogozhinë 4 33. Sarandë 18 34. Selenicë 11 35. Shijak 2 36. Shkodër 3 37. Skrapar 1 38. Tiranë 5 39. Tropojë 1 % 2.45 0.35 1.4 1.75 0.35 0.35 0.7 2.1 0.35 1.05 4.9 1.4 1.4 0.35 5.94 16.78 8.39 0.7 16.43 0.35 0.35 0.35 0.35 0.7 0.7 3.85 0.35 1.4 6.64 0.35 0.35 1.4 6.29 3.85 0.7 1.05 0.35 1.75 0.35 34 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 40. Vau- Dejës 41. Vorë 3 1.05 1 0.35 Tabela A2: Numri i dorëheqjeve të dhëna nga gratë, sipas këshillave bashkiake n 1. Belsh 7 2. Devoll 1 3. Dibër 2 4. Durrës 1 5. Fier 2 6. Has 12 7. Kavajë 1 8. Krujë 15 9. Ku kës 47 10. Kurbin 23 11. Kuçovë 2 12. Lezhë 44 13. Libohovë 1 14. Maliq 1 15. Mallakastër 1 16. Malësi e Madhe 1 17. Mirditë 11 18. Peqin 1 19. Pogradec 1 20. Pukë 18 21. Roskovec 1 22. Rrogozhinë 2 23. Sarandë 17 24. Selenicë 10 25. Shkodër 1 26. Tiranë 1 27. Vau- Dejës 1 % 3.11 0.44 0.89 0.44 0.89 5.33 0.44 6.67 20.89 10.22 0.89 19.56 0.44 0.44 0.44 0.44 4.89 0.44 0.44 8 0.44 0.89 7.56 4.44 0.44 0.44 0.44 Tabela A3: Numri i dorëheqjeve të dhëna nga burrat, sipas këshillave bashkiake 1. Berat 2. Devoll 3. Dibër 4. Dropull 5. Elbasan 6. Fier 7. Fushë- Arrëz 8. Gramsh 9. Has 10. Kamëz 11. Kavajë 12. Klos 13. Krujë 14. Kukës 15. Kurbin n% 1 1.64 3 4.92 3 4.92 1 1.64 2 3.28 4 6.56 1 1.64 3 4.92 2 3.28 4 6.56 3 4.92 1 1.64 2 3.28 1 1.64 1 1.64 35 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 16. Lezhë 17. Librazhd 18. Malësi e Madhe 19. Memaliaj 20. Pogradec 21. Pukë 22. Përmet 23. Rrogozhinë 24. Sarandë 25. Selenicë 26. Shijak 27. Shkodër 28. Skrapar 29. Tiranë 30. Tropojë 31. Vau- Dejës 32. Vorë 3 4.92 1 1.64 1 1.64 2 3.28 3 4.92 1 1.64 1 1.64 2 3.28 1 1.64 1 1.64 2 3.28 2 3.28 1 1.64 4 6.56 1 1.64 2 3.28 1 1.64 10.2 Shtojca B: Dorëheqjet pas marrjes së mandatit Tabela B1: Numri i dorëheqjeve—nga burrat dhe gratë— pas marrjes s ë mandatit, sipas këshillit bashkiak 1. Belsh 2. Berat 3. Devoll 4. Dibër 5. Dropull 6. Durrës 7. Elbasan 8. Fier 9. Fushë- Arrëz 10. Gramsh 11. Has 12. Kamëz 13. Kavajë 14. Klos 15. Krujë 16. Kukës 17. Kurbin 18. Kuçovë 19. Lezhë n% 4 3.54 1 0.88 4 3.54 5 4.42 1 0.88 1 0.88 2 1.77 6 5.31 1 0.88 3 2.65 3 2.65 4 3.54 4 3.54 1 0.88 4 3.54 5 4.42 2 1.77 2 1.77 12 10.62 36 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 20. Libohovë 21. Librazhd 22. Maliq 23. Mallakastër 24. Malësi e Madhe 25. Memaliaj 26. Mirditë 27. Peqin 28. Pogradec 29. Pukë 30. Përmet 31. Roskovec 32. Rrogozhinë 33. Sarandë 34. Selenicë 35. Shijak 36. Shkodër 37. Skrapar 38. Tiranë 39. Tropojë 40. Vau- Dejës 41. Vorë 1 0.88 1 0.88 1 0.88 1 0.88 2 1.77 2 1.77 2 1.77 1 0.88 4 3.54 5 4.42 1 0.88 1 0.88 4 3.54 3 2.65 3 2.65 2 1.77 3 2.65 1 0.88 5 4.42 1 0.88 3 2.65 1 0.88 Tabela B2: Numri i dorëheqjeve të dhëna nga gratë pas marrjes së mandatit, sipas këshillit bashkiak 1. Belsh 2. Devoll 3. Dibër 4. Durrës 5. Fier 6. Has 7. Kavajë 8. Krujë 9. Kukës 10. Kurbin 11. Kuçovë 12. Lezhë 13. Libohovë 14. Maliq 15. Mallakastër 16. Malësi e Madhe 17. Mirditë 18. Peqin 19. Pogradec 20. Pukë 21. Roskovec n% 4 7.69 1 1.92 2 3.85 1 1.92 2 3.85 1 1.92 1 1.92 2 3.85 4 7.69 1 1.92 2 3.85 9 17.31 1 1.92 1 1.92 1 1.92 1 1.92 2 3.85 1 1.92 1 1.92 4 7.69 1 1.92 37 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 22. Rrogozhinë 23. Sarandë 24. Selenicë 25. Shkodër 26. Tiranë 27. Vau- Dejës 2 3.85 2 3.85 2 3.85 1 1.92 1 1.92 1 1.92 Tabela B3: Numri i dorëheqjeve të dhëna nga burrat pas marrjes së mandatit, sipas këshillit bashkiak 1. Berat 2. Devoll 3. Dibër 4. Dropull 5. Elbasan 6. Fier 7. Fushë- Arrëz 8. Gramsh 9. Has 10. Kamëz 11. Kavajë 12. Klos 13. Krujë 14. Kukës 15. Kurbin 16. Lezhë 17. Librazhd 18. Malësi e Madhe 19. Memaliaj 20. Pogradec 21. Pukë 22. Përmet 23. Rrogozhinë 24. Sarandë 25. Selenicë 26. Shijak 27. Shkodër 28. Skrapar 29. Tiranë 30. Tropojë 31. Vau- Dejës 32. Vorë n% 1 1.64 3 4.92 3 4.92 1 1.64 2 3.28 4 6.56 1 1.64 3 4.92 2 3.28 4 6.56 3 4.92 1 1.64 2 3.28 1 1.64 1 1.64 3 4.92 1 1.64 1 1.64 2 3.28 3 4.92 1 1.64 1 1.64 2 3.28 1 1.64 1 1.64 2 3.28 2 3.28 1 1.64 4 6.56 1 1.64 2 3.28 1 1.64 38 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike 10.3 Shtojca C: Dorëheqjet përpara marrjes së mandatit Tabela C1: Numri i dorëheqjeve të dhëna nga gratë përpara marrjes së mandatit, sipas këshillit bashkiak 1. Belsh 2. Has 3. Krujë 4. Kukës 5. Kurbin 6. Lezhë 7. Mirditë 8. Pukë 9. Sarandë 10. Selenicë n% 3 1.73 11 6.36 13 7.51 43 24.86 22 12.72 35 20.23 9 5.2 14 8.09 15 8.67 8 4.62 39 Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshi llat bashkiake: Prapaskenat e partive politike Lista e Figurave Figura 1: Dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 10 Figura 2: Këshillat ku janë dhënë dorëheqjet gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 11 Figura 3: Këshillat në të cilat kanë dhënë dorëheqjen gratë gjatë periudhës maj 2023 – dhjetor 2024 11 Figura 4: Partitë nga të cilat janë dhënë dorëheqjet 12 Figura 5: Partitë politike nga të cilat kanë dhënë dorëheqjen gratë 12 Figura 6: Dorëheqjet pas marrjes së mandatit, sipas gjinisë 13 Figura 7: Partitë politike nga të cilat janë dhënë dorëheqjet pas marrjes së mandatit 14 Figura 8: Këshillat ku janë evidentuar dorëheqje masive përpara marrjes së mandatit 16 Figura 9: Partitë politike të renditura sipas numrit të dorëheqjeve përpara marrjes së mandatit 17 Figura 10: Karakteristikat socio-demografike të kandidateve 17 Figura 11: Punësimi i kandidateve 18 Figura 12: Eksperienca e kandidateve në këshillin bashkiak dhe në politikë 18 Figura 13: Kandidimi si favor për të tjerët 19 Figura 14: I njëjti mbiemër përsëritet brenda të njëjtës listë 19 Figura 15: Këshillat ku përsëriten mbiemrat brenda të njëjtës listë 19 Figura 16: Partitë politike me kandidate që ndajnë të njëjtin mbiemër në të njëjtën listë 19 Figura 17: Arsyet zyrtare të dorëheqjeve të raportuara nga kandidatet 22 Figura 18: Viti i dhënies së dorëheqjes nga kandidatet 25 Figura 19: Muaji i dhënies së dorëheqjes të kandidateve(viti 2023) 26 Figura 20: Numri i kandidatëve në listat e 11 partive politike në 10 këshillat bashkiake 27 Figura 21: Statusi i kandidateve në 11 partitë politike në 10 këshillat bashkiake 27 Figura 22: Mandatet në këshillat bashkiake pas dorëheqjeve masive dhe zëvendësimeve të grave me burra 27 Figura 23: Ndryshimet gjinore—nga listat e partive në këshillat bashkiake 28 Friedrich-Ebert-Stiftung e.V. Mbi Autor e t Mirënjohje Ekspertiza kërkimore e Dr. Marsela Dauti fokusohet tek proceset e demokratizimit dhe mënyrat sesi ato shpalosen në nivel lokal. Dr. Dauti ka shqyrtuar çështje që lidhen me përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrjen lokale, kuotat gjinore në politikë dhe përdorimin e evidencës në politikëbërje. Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit, Dr. Dauti është angazhuar në reformat politike dhe sociale në Shqipëri, ndër të cilat edhe ato që synojnë avancimin e barazisë gjinore në vendimmarrjen politike. Geldona Metaj punon në fushën e punës sociale dhe politikave sociale me fokus barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen qytetare. Ajo është e angazhuar në çështje që lidhen me përfaqësimin politik të grave në vendimmarrje. Aktualisht, po ndjek studimet doktorale në Universitetin e Tiranës dhe ndërthur kërkimin akademik me përvojë praktike në edukim, shoqëri civile dhe programe të zhvillimit social. Studimi është realizuar me bashkëpunim të ngushtë me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri(AWEN). Faleminderit Ines Leskaj dhe Miklovana Droboniku që na mbështetët në çdo hap të procesit kërkimor—duke nisur me komunikimin me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike, dhe këshillat bashkiake, e duke vazhduar me ngritjen e grupit lokal të punës. Grupi lokal u angazhua intensivisht, duke bërë që të siguronim të dhëna të pasura. Faleminderit Besmira Lekaj, Genc Gjoci, Gledisa Çela, Sonila Muzhaqi, Elsa Murataj, Elsa Sula, dhe Xhensila Murati! Mirënjohje për Drejtorinë e Komunikimit dhe Koordinimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, stafi i të cilës na priti dy herë dhe iu përgjigj kërkesave tona. Studimi nuk do të ishte realizuar pa bashkëpunimin e ngushtë me fondacionin“Friedrich Ebert,” në Tiranë. Faleminderit për mbështetjen! Përvetësimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake Studimi“Zbatimi i kuotës gjinore 50/50 në këshillat bashkiake: Prapaskenat e partive politike” shqyrton dorëheqjet e grave nga këshillat bashkiake në vend. Duke u mbështetur në një sërë të dhënash—zyrtare, lokale dhe përvoja personale—studimi shpjegon të gjithë procesin: nga përfshirja e grave në listat e partive politike e deri te dhënia e dorëheqjes. Rezultatet hedhin dritë mbi prapaskenat e partive politike, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë e përfaqësimit dhe të qeverisjes në vend. Në përfundim, studimi paraqet një sërë rekomandimesh, zbatimi i të cilave duhet të sjellë së bashku aktorë lokalë dhe ndërkombëtarë, dhe ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të luajë rol kyç. Më shumë informacion mbi këtë temë mund të gjeni këtu: ↗ tirana.fes.de