Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 1 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete PËRMBAJTJA E RAPORTIT HYRJE................................................................................................................................... 4 PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE.................................................................................................. 6 Gjetjet Kryesore............................................................................................................... 6 Rekomandimet Kryesore................................................................................................ 9 ANALIZA LIGJORE.............................................................................................................. 11 Sanksionimi i Aktit Korruptiv në Kodin Penal............................................................... 11 Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030.......................................... 12 Institucionet Përgjegjëse lidhur me Anti-Korrupsionin................................................ 13 Kodet Etike të Universitetet Publike............................................................................. 13 KONTEKSTI.......................................................................................................................... 14 KORRUPSIONI REFERUAR RAPORTEVE NDËRKOMBËTARE........................................... 14 Raporti Vjetor i Komisionit Europian ............................................................................ 14 Raporti Vjetor i Transparency International ............................................................... 15 Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA ................................................................ 15 Indeksi i korrupsionit në sektorin publik sipas V-DEM ................................................. 16 KORRUPSIONI SIPAS RAPORTEVE TË INSTITUCIONEVE KOMBËTARE............................ 17 Raporti Vjetor i Ministrisë së Brendshme ..................................................................... 17 Raporti Vjetor i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ....................................................................................................................................... 18 KORRUPSIONI NË UNIVERSITETE SIPAS PROKURORIVE PRANË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË..................................................................................................... 18 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ............................................................................................................................ 18 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ......................................................................................................................... 19 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër ..................................................................................................................... 19 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ......................................................................................................................... 19 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë .............................................................................................................................. 19 2 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ............................................................................................................................. 19 METODOLOGJIA................................................................................................................ 21 Hartimi i Pyetësorit......................................................................................................... 21 Kampionimi i studimit.................................................................................................... 22 Grumbullimi i të dhënave............................................................................................ 23 Analiza e të dhënave................................................................................................... 25 ANALIZA E GJETJEVE TË STUDIMIT..................................................................................... 26 Prania e fenomenit të korrupsionit në universitete..................................................... 26 Burimet e informimit rreth praktikave korruptive........................................................ 28 Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete....................................................... 31 Perceptimi i Studentëve ndaj Pedagogëve dhe Administratës............................... 34 Niveli i pjesëmarrjes së studentëve në raste korruptive............................................. 38 Raportimi i rasteve të korrupsionit............................................................................... 43 Efektiviteti i këshillave të etikës.................................................................................... 45 INTEGRITETI I STAFEVE AKADEMIKE................................................................................... 48 Perceptimi mbi praninë dhe mundësinë e ndëshkimit të fenomenit të plagjiaturës.................................................................................................................... 48 Perceptimi mbi përgatitjen profesionale dhe sjelljen e stafeve akademike.................................................................................................................... 52 Perceptimi mbi respektimin e orareve mësimore nga stafet akademike............... 56 Pedagogë“të kthyer” nga Vetingu në drejtësi......................................................... 59 Tabela.5 Pedagogë“të kthyer” nga Vetingu në drejtësi......................................... 60 Perceptimi mbi format e punësimit të stafeve akademike...................................... 61 Vetingu akademik........................................................................................................ 63 3 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Qëndresa Qytetare, që prej vitit 2016, ka qenë e angazhuar në fuqizimin e rolit të qytetarëve dhe në nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në proceset e vendimmarrjes publike, me synimin për të kontribuar në ndërtimin e një qeverisjeje më të hapur, transparente dhe të përgjegjshme. Përmes monitorimeve të vazhdueshme, studimeve analitike dhe organizimit të tryezave të dialogut me aktorë institucionalë, akademikë dhe shoqërorë, organizata ka evidentuar problematika madhore dhe ka propozuar zgjidhje konkrete që synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore dhe fuqizimin e zërit qytetar, veçanërisht atë të të rinjve dhe studentëve. Gjatë nëntë viteve të angazhimit të saj, Qëndresa Qytetare ka ndërtuar një ekspertizë të konsoliduar në monitorimin e politikave publike dhe transparencës financiare në universitetet publike. Përmes publikimit të raporteve të rregullta mbi përdorimin e fondeve publike, organizata ka kontribuar në rritjen e transparencës dhe në informimin e publikut, duke e bërë këtë informacion të aksesueshëm dhe të kuptueshëm, sidomos për studentët. Paralelisht, është ndjekur nga afër edhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021–2026, duke analizuar realizueshmërinë e objektivave të saj, si dhe duke evidentuar sfidat strukturore që shoqërojnë arsimin e lartë në Shqipëri. Ky raport publikohet në një moment kur korrupsioni në institucionet publike të arsimit të lartë mbetet një shqetësim madhor, si për studentët ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Ai fokusohet në perceptimin e studentëve mbi praninë e praktikave korruptive në universitete, në format më të shpeshta të tyre, si dhe në nivelin e integritetit të stafit akademik. Qëllimi është të kuptohet shkalla e përhapjes së korrupsionit, universitetet më të ekspozuara ndaj tij dhe ndikimi që ky fenomen ushtron mbi besimin e studentëve tek sistemi arsimor dhe tek cilësia e arsimit që ofrohet. Raporti nuk kufizohet vetëm në trajtimin e korrupsionit akademik, por analizon gjithashtu dimensione të tjera të integritetit akademik si prania e plagjiaturës, praktika e zotërimit të lëndëve nga pedagogë të caktuar, respektimi i orareve, marrëdhëniet pedagog– student dhe sjellja etike e stafit akademik. Një tjetër aspekt shqetësues lidhet me pedagogët aktual, të cilët më parë nuk kanë kaluar ose kanë shmangur procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ngritur dilema mbi integritetin e figurave publike që ushtrojnë rol edukues në universitete. Fenomeni i korrupsionit në arsimin e lartë është i lidhur ngushtë me kuadrin ligjor dhe institucional të vendit. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përmes neneve 244 dhe 259, përcakton qartë përgjegjësitë dhe dënimet si për korrupsionin aktiv, ashtu edhe për atë pasiv, duke e bërë përgjegjës përpara ligjit si studentin që ofron, ashtu edhe pedagogun që pranon. Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030 i kushton arsimit të lartë një rëndësi të posaçme, duke parashikuar masa për forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies, digjitalizimin e proceseve administrative dhe ndërtimin e një kulture të integritetit përmes edukimit të brezave të rinj. Përmasat e fenomenit pasqyrohen qartë edhe në raportet ndërkombëtare. Komisioni Europian, në raportin e vitit 2024, e identifikon korrupsionin si një sfidë serioze për Shqipërinë, duke theksuar dobësitë në ndjekjen penale dhe rreziqet që sjellin amnistitë për të dënuarit për korrupsion. Transparency International, në Indeksin e Perceptimit të 4 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Korrupsionit për vitin 2024, e rendit Shqipërinë në vendin e 80-të nga 180 shtete, duke treguar se korrupsioni në sektorin publik mbetet problem i përhapur dhe i qëndrueshëm. Departamenti i Shtetit i SHBA, në raportin e po atij viti, nënvizon se korrupsioni i përhapur në administratë dhe drejtësi dëmton klimën e investimeve dhe besimin e publikut. Ndërkohë, indeksi V-Dem evidenton se korrupsioni në sektorin publik shqiptar ka ardhur në rritje që prej viteve’90, duke arritur në vitin 2024 një nivel shqetësues prej 0.641 në një shkallë nga 0 në 1. Ky raport mbështetet mbi një studim empirik të gjerë, zhvilluar me 750 studentë në 8 universitetet publike kryesore të vendit. Rezultatet e studimit tregojnë se 89.98% e studentëve besojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetet publike, ndërsa rreth 44% i konsiderojnë këto institucione si“shumë” ose“tërësisht të korruptuara”. Edhe universitetet me perceptimin më të ulët të korrupsionit nuk zbresin poshtë nivelit 77.5%, ç’ka dëshmon se ky fenomen nuk është i kufizuar, por i përhapur në të gjithë sistemin e arsimit të lartë. Këto gjetje dëshmojnë se korrupsioni në universitete është shndërruar në një dukuri të normalizuar, që ndikon drejtpërdrejt në cënimin e cilësisë së arsimit, në pabarazinë e mundësive dhe në humbjen e besimit të studentëve ndaj institucioneve publike. Duke qenë se universitetet janë hapësira ku formohen elitat e së ardhmes, prania e korrupsionit në këto institucione përfaqëson një rrezik serioz për zhvillimin demokratik të vendit dhe për besimin qytetar tek shteti dhe institucionet e tij. Për këtë arsye, raporti synon jo vetëm të evidentojë problematikat, por edhe të propozojë rekomandime konkrete për forcimin e etikës akademike, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, mbrojtjen e sinjalizuesve dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të studentëve në ndërtimin e një mjedisi universitar të ndershëm, profesional dhe me standarde të larta integriteti. 5 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Gjetjet Kryesore 1. Gjatë viteve 2021–2025 sipas prokurorive janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike. Nga informacionet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitet 2021–2025, rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë(5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë(1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK). Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës(pjesë e stafit akademik dhe administrativ). 2. Rreth 9 nga 10 studentë(89.98%), pranojnë ekzistencën e korupsionit në tetë universitetet publike e mara ne analize. Nivele të larta të perceptimit 96% janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin“Fan S. Noli” në Korçë ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin“Aleksander Xhuvani” në Elbasan(77.5%). 3. 44.29% e studentëve raportojnë se kanë mësuar për rastet korruptive në universitet përmes kanaleve informale, si miq, familjarë dhe të njohur. Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë(26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës“Luigj Gurakuqi”(25%), ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës shënon nivelin më të ulët(8.75%). Informimi përmes miqve dhe të njohurve është më i përhapur në Universitetin e Korçës“Fan S. Noli”(56.25%) dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës(51.25%), ndërsa përdorimi i mediave varion nga 20.49% në Universitetin“Aleksandër Moisiu” të Durrësit deri në 38.75% në Universitetin Bujqësor. 4. 46.62% e studentëve perceptojnë se pagesa në këmbim të notës është një nga format më të përhapura të korrupsionit në universitete, pas saj ato vlerësojnë detyrimin për blerje librash(22.54%). Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës(59.62%) dhe Universitetin“Fan S. Noli” të Korçës(56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”(35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%). 6 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 5. Vetëm 14.3% e studentëve raportojnë se janë përballur me presione të drejtpërdrejta për t’u përfshirë në akte korruptive, ndërkohë që 75% deklarojnë se nuk kanë përjetuar situata të tilla drejtpërdrejtë. Një përqindje e konsiderueshme prej 10.76% ka zgjedhur të mos japë përgjigje. Universiteti i Shkodrës regjistron përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë presion(25%), ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë i Tiranës(18.75%), Universiteti i Durrësit(15.57%) dhe Universiteti i Tiranës(15.08%). 6. Rreth 1 në 10 studentë(9.61%) pranojnë se kanë ofruar ryshfet për të marrë një notë më të mirë dhe 6.9% zgjedhin të mos përgjigjen, një tregues i qartë se fenomeni është real dhe i pranishëm, ndërsa 83.5% e mohojnë Nga të dhënat krahasuese, Universiteti i Durrësit shfaq përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë ofrimin e ryshfetit(18.03%). Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Universitetin e Shkodrës, ku vetëm 3.75% e studentëve pranojnë ofrimin e ryshfetit. Ndërsa, përqindja e mospërgjigjeve është më e theksuar në Universitetin e Durrësit 15.57%. 7. 43.87% e studentëve deklarojnë se rastet e korrupsionit nuk janë raportuar, ndërsa prej 27.47% shprehin frikë për të denoncuar. Ndërkaq 20.86% e studentëve pohojnë se rastet janë raportuar dhe 35.27% zgjedhin të mos përgjigjen. Nga ana tjetër 56.42% e studentëve thonë se nuk kanë frikë të raportojnë, ndërsa 16.11% preferojnë heshtjen. 8. Këshillat e Etikës në 4 vite(2021–25) kanë trajtuar vetëm 16 çështje në 8 universitete publike, ndërkohë 54.17% e studentëve shprehen se kanë“pak” ose “aspak” besim se në universitete trajtohen drejtë rastet korruptive. Universiteti i Tiranës renditet i pari me 8 çështje të shqyrtuara(6 për sjelljen e stafit akademik dhe 2 për çështje integriteti), pa asnjë rast plagjiature të raportuar. Ndërkohë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast, edhe pse pranë prokurorive përkatëse ekzistojnë hetime për korrupsion ndaj stafit akademik. 9. 69.84% e studentëve të Univeristetit të Tiranës perceptojnë plagjiaturën si një fenomen të përhapur tek pedagogët, duke shënuar nivelet më të larta të perceptimit krahasuar me univeristetet e tjera. 54.48% të studentëve në 8 universitete besojnë se fenomeni i plagjiaturës është disi ose shumë i pranishëm, ndërsa 43.05% e studentëve e vlerësojnë si të dobët ose shumë të dobët punën e universiteteve në ndëshkimin e rasteve të plagjiaturës. 7 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 10. 73.4% e Stundeteve besojnë se brenda fakulteteve ka pedagogë që nuk e zotërojnë lëndën që japin. Kategoria“Disa pedagogë nuk e zotërojnë lëndën” është më dominuese në Universitetin e Mjekësisë(66.25%), ndërkohë, në kategorinë më shqetësuese,“Shumë pedagogë nuk e zotërojnë lëndën”, përqindjet më të larta janë regjistruar në Universitetin e Shkodrës(18.75%). 11. Qëndresa Qytetare identifikon 8 raste të gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi i drejtësisë prej procesit të Vetingut apo shmangies së tij, janë rikthyer në jetën akademike si pedagogë në universitete publike dhe private. Në Universitetin e Korçës“Fan S. Noli”, rezulton e angazhuar një ish-gjyqtare e shkarkuar për probleme në deklarimin e pasurisë së saj. Universiteti i Tiranës ka në staf një ish-gjyqtar të shkarkuar për të njëjtin motiv dhe një ish-kryetare gjykate që dha dorëheqjen pas hapjes së hetimit administrativ për deklarimin e pasurisë dhe çështjeve të figurës së saj. Në Universitetin e Durrësit është regjistruar një rast i ngjashëm i një ish-gjyqtareje e cila rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga pozicioni si gjyqtare. Universiteti Luarasi ka në staf dy ish-magjistratë të larguar nga sistemi, një të shkarkuar për arsye të deklarimit të pasurisë dhe një që dha dorëheqjen nga Gjykata e Lartë. Në Universitetin Barleti ligjëron një ish-drejtues i Prokurorisë së Tiranës i shkarkuar me vendim të formës së prerë. Në Shkollën e Magjistraturës, japin mësim një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë, të cilët rezultojnë se kanë dhënë dorëheqjen gjatë Vetingut. 12. Vetingu akademik shihet nga 43.87% e studentëve si një zgjidhje efektive kundër korrupsionit dhe abuzimeve në universitete. Ndërkohë, 19.48% e studentëve mbajnë një qëndrim kundër vetingut. Nga ana tjetër, një përqindje shumë e lartë e studentëve, 36.64%, kanë zgjedhur të mos shprehen. 8 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Rekomandimet Kryesore 1. Ndërtimi i platformave digjitale për raportimin e rasteve të korrupsionit që ruajnë anonimatin e denoncuesit dhe krijojnë një mjedis më të sigurtë denoncimi. Vetëm 20.86% e studentëve kanë deklaruar se rastet e korrupsionit raportohen, ndërkohë që mbi një e katërta(27.47%) shprehin frikë për të denoncuar. Gjithashtu, nga monitorimi rezulton një mungesë efektiviteti të Këshillave të Etikës, pasi në periudhën 2021-2025 janë regjistruar vetëm 16 raste në 8 universitetet e monitoruara. Kjo tregon mungesë të thellë besimi në mekanizmat ekzistues. Për këtë arsye, rekomandohet ngritja e një platforme të pavarur dhe anonime për raportimin e rasteve, e shoqëruar me mbrojtje të garantuar për sinjalizuesit. Zbatimi i plotë i ligjit për sinjalizimin dhe fushata sensibilizuese brenda universiteteve do të ndihmojnë në rritjen e raportimeve dhe uljen e klimës së frikës. 2. Rritja e integritetit akademik përmes kontrolleve të digjitalizuara antiplagjiaturë tek pedagogët aktualë dhe studentët që mbarojnë studimet në ciklin e dytë dhe të tretë. Më shumë se gjysma e studentëve(54.48%) besojnë se plagjiatura është e përhapur, ndërsa 43.05% mendojnë se universitetet nuk e ndëshkojnë seriozisht këtë fenomen. Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i programeve antiplagjiaturë për çdo punim shkencor, disertacion apo aplikim për gradë akademike. Universitetet duhet të raportojnë publikisht rastet e identifikuara dhe masat e marra, duke vendosur një standard të qartë transparence dhe integriteti. 3. Reformë në proceset e punësimit dhe vlerësimit të pedagogëve. Më shumë se 57.7% e studentëve besojnë se punësimet bëhen mbi bazë lidhjesh personale dhe 73.4% mendojnë se ka pedagogë që nuk e zotërojnë mirë lëndën. Për të rikthyer besimin, proceset e rekrutimit duhet të jenë të hapura dhe të monitoruara nga komisione të përziera ku të përfshihen edhe aktorë të jashtëm. Po ashtu, duhet të vendosen vlerësime periodike të pedagogëve, ku të merret parasysh edhe feedback-u anonim i studentëve si tregues kyç i cilësisë së mësimdhënies. 9 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 4. Rritja e ndëshkimit të rasteve të korrupsionit në institucionet e arsimit të lartë. Raporti tregon se 46.62% e studentëve përmendin pagesën për nota si praktikën më të zakonshme, ndërsa 56.56% janë ndjerë të detyruar të blejnë libra të pedagogëve. Për të frenuar këtë fenomen, universitetet duhet të ndalojnë detyrimet për blerjen e librave dhe të hartojnë rregulla kombëtare mbi literaturën e përdorur. Po ashtu, duhet të ngrihen mekanizma të posaçëm monitorimi dhe auditimi për të hetuar pagesat e paligjshme, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me SPAK. 5. Vetingu akademik dhe ndalimi i angazhimit në universitete i ishgjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu në drejtësi. Duke qenë se 43.87% e studentëve e shohin vetingun akademik si zgjidhje efektive kundër korrupsionit, ky proces duhet të nisë për stafin akademik dhe administrativ. Vetingu duhet të fokusohet tek integriteti personal, transparenca financiare dhe kompetenca profesionale, duke u zhvilluar nga një organ i pavarur. Njëkohësisht, duhet të ndalohet angazhimi në universitete i ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu i drejtësisë, për të ruajtur standardin moral të institucioneve akademike. 10 ANALIZA LIGJORE Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Sanksionimi i Aktit Korruptiv në Kodin Penal Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, përmes neneve 244 dhe 259, adreson qartë dhe me ndarje konceptuale të saktë fenomenin e korrupsionit, si një nga shkeljet më të rënda që cënon etikën në shërbimin publik, shtetin e së drejtës dhe barazinë para ligjit. Qasja e Kodit është e ndërtuar mbi dy kategori themelore, korrupsioni aktiv, që lidhet me ofrimin e përfitimeve të paligjshme nga qytetarë apo aktorë të tretë drejt zyrtarëve publikë dhe korrupsioni pasiv, që lidhet me sjelljen e vetë zyrtarëve publikë që kërkojnë ose pranojnë përfitime për të ndikuar në vendimmarrjen e tyre. Neni 244 i referohet sjelljes korruptive të individëve ose përfaqësuesve të sektorit privat që ofrojnë, premtojnë ose japin përfitime të parregullta, qoftë drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë, një personi që ushtron funksione publike. Ky veprim synon të ndikojë mbi një vendim, mosveprim apo veprim që është në kompetencë të zyrtarit publik. Dispozita përfshin edhe një ndarje të dënimeve në varësi të vlerës së përfitimit, ku nëse vlera e përfitimit është deri në 50.000 lekë, dënimi është nga gjashtë muaj deri në një vit burgim, ndërsa për vlera mbi këtë kufi, nga një deri në tre vite burgim. Kjo strukturë sanksionuese tregon një vlerësim të rrezikshmërisë së veprës në raport me ndikimin që mund të ketë korruptimi i një zyrtari në dëm të interesit publik. Është me rëndësi të theksohet se kjo vepër penale nuk kërkon të jetë përmbushur akti zyrtar i kërkuar, mjafton ofrimi ose premtimi i ryshfetit, për ta konsideruar veprën të konsumuar. Kjo e vendos theksin në parandalimin e tentativave për ndikim korruptiv dhe jo vetëm ndëshkimin e pasojave faktike. Në mënyrë të kundërt, por plotësuese, Neni 259 adreson sjelljen e zyrtarëve publikë, të cilët kërkojnë, marrin ose pranojnë përfitime të paligjshme apo premtime për to, për të ndikuar në vendime të lidhura me funksionin e tyre. Edhe këtu veprimi mund të realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, për vete ose në favor të një personi tjetër. Kodi përcakton sërish një ndarje të dënimit në bazë të vlerës së përfitimit, ku nëse është deri në 50.000 lekë, dënimi parashikohet nga dy deri në tre vite burgim, ndërsa për vlera më të larta, dënimi rritet ndjeshëm në tre deri në tetë vite burgim. Rritja e kufirit ndëshkues tregon se Kodi Penal e konsideron më të rëndë abuzimin me pozitën zyrtare, sesa aktin e nxitjes nga ana e palës së jashtme. Ky nen ka rëndësi të veçantë në kontekstin e sistemit publik shqiptar, ku korrupsioni i strukturuar shpesh niset pikërisht nga brenda institucioneve. Kodi parashikon ndëshkimin e çdo forme përfitimi, edhe kur veprimi zyrtar nuk është kryer ende, duke nënvizuar kështu fokusin tek morali dhe ndershmëria e mbajtësit të funksionit publik. Nga një analizë krahasuese e dy neneve rezulton se Kodi Penal sanksionon të dy skajet e marrëdhënies korruptive, atë që ofron ryshfet dhe atë që e pranon ose e kërkon atë. Megjithatë, dënimet për korrupsionin pasiv janë më të rënda, gjë që përputhet me parimin se faji më i rëndë qëndron tek zyrtari publik që shkel detyrën dhe besimin që i është dhënë nga shteti dhe qytetarët. Këto dispozita përbëjnë shtyllën bazë për ndjekjen penale të korrupsionit në sektorë si administrata, drejtësia, por edhe arsimi i lartë, ku rastet e ryshfetit për nota, emërime klienteliste dhe keqpërdorimi i fondeve publike janë manifestime klasike të korrupsionit aktiv dhe pasiv. Në këtë kontekst, referimi ndaj këtyre neneve në hetimet e rasteve në universitete, për shembull, 11 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete është bazë ligjore për të ndëshkuar qartë aktorët përkatës, si studentin që ofron përfitim, ashtu edhe pedagogun që e pranon atë. Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030 Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030 1 synon të ndërtojë një kuadër të fortë ligjor, institucional dhe shoqëror për të luftuar në mënyrë efektive fenomenin e korrupsionit në Shqipëri. Dokumenti është ndërtuar mbi tri shtylla thelbësore, si Parandalimi, Ndëshkimi dhe Ndërgjegjësimi, duke synuar ndërhyrje të mirëkoordinuara në të gjithë sektorët e administratës publike dhe shoqërisë. Një nga sektorët me risk të lartë dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në formimin qytetar është arsimi i lartë, ndaj strategjia i kushton një vëmendje të veçantë ndërhyrjeve në këtë fushë. Në aspektin e parandalimit, për arsimin e lartë, strategjia parashikon ndërhyrje strukturore dhe administrative për të forcuar integritetin në institucionet arsimore. Korrupsioni në universitete është një dukuri e pranishme që manifestohet përmes mitmarrjes për nota, manipulimit të provimeve, rekrutimeve klienteliste, mbajtjes peng të diplomave dhe keqpërdorimit të fondeve të projekteve kërkimore. Strategjia synon forcimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe llogaridhënies në universitetet publike dhe private, përmes zbatimit të rregullave të etikës dhe konfliktit të interesit, vendosjes së sistemeve të auditimit të pavarur, si dhe digjitalizimit të proceseve të rekrutimit, vlerësimit dhe diplomimit.. Një nga mjetet më efektive për rritjen e integritetit në universitete është përdorimi i regjistrave digjitalë, të cilët synojnë automatizimin dhe gjurmueshmërinë e proceseve administrative dhe akademike. Nëpërmjet tyre, minimizohet ndërveprimi fizik dhe subjektiv me administratën universitare, duke reduktuar ndjeshëm hapësirat për abuzim. Regjistrat digjitalë garantojnë që të dhëna si notat, frekuentimi, aplikimet për diploma dhe transferimet akademike të ruhen në mënyrë të verifikueshme dhe transparente, si për studentët ashtu edhe për institucionet monitoruese. Përveç kësaj, promovimi i planeve të integritetit dhe ndërtimi i mekanizmave të sinjalizimit dhe mbrojtjes së sinjalizuesve brenda universiteteve shihet si një masë thelbësore. Studentët, stafi akademik dhe administrativ do të inkurajohen të raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur nga pasojat. Në këtë kontekst, roli i Ministrisë së Arsimit dhe vetë universiteteve si institucione autonome do të jetë kyç në garantimin e transparencës dhe ndërtimin e një kulture të përgjegjshmërisë dhe integritetit akademik. Në shtyllën e ndëshkimit, strategjia përforcon rolin e institucioneve ligjzbatuese si SPAK, ILDKPKI dhe Policia e Shtetit në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në arsimin e lartë. Rastet që përfshijnë abuzimin me detyrën nga stafi akademik, favorizime në konkurse për pozicione mësimdhënieje apo manipulim me fondet publike të institucioneve arsimore janë objekt hetimi dhe ndëshkimi sipas një kuadri të forcuar ligjor dhe institucional. Objektivi është të garantohet që edhe universitetet të mos mbeten“zona të pandëshkueshme” dhe që llogaridhënia të jetë një standard i përbashkët për të gjithë. Në dimensionin e ndërgjegjësimit, arsimi i lartë trajtohet si një platformë strategjike për edukimin e brezit të ri me vlerat e integritetit, transparencës dhe refuzimit të praktikave korruptive. Strategjia synon përfshirjen e temave mbi etikën dhe antikorrupsionin në kurrikulat universitare, organizimin e fushatave sensibilizuese, debatet akademike dhe krijimin e mekanizmave për pjesëmarrjen studentore në mbikëqyrjen dhe raportimin e shkeljeve. Përmes mbështetjes së organizatave studentore dhe klubeve të integritetit, studentët do të inkurajohen të jenë aktorë aktivë në promovimin e një mjedisi të ndershëm akademik. 1 https://amshc.gov.al/wp-content/uploads/2025/01/vendim-2024-12-26-859.pdf 12 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Institucionet Përgjegjëse lidhur me Anti-Korrupsionin Ministria e Shtetit për Administratën dhe Antikorrupsionin është institucioni që mban rolin e koordinatorit kombëtar në luftën kundër korrupsionit. Kjo ministri harton politikat, ligjet dhe aktet nënligjore që synojnë forcimin e integritetit dhe transparencës në administratën publike. Përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, ajo kryen hetime administrative dhe vlerësime të rrezikut për korrupsion në institucionet shtetërore, duke ndikuar drejtpërdrejt në parandalimin e këtij fenomeni. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) është organi qendror i ndjekjes penale për çështje që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar. Me një juridiksion të posaçëm dhe kompetenca të zgjeruara, SPAK ka mandatin për të hetuar dhe çuar përpara drejtësisë zyrtarë të lartë të shtetit që dyshohen për përfshirje në korrupsion apo afera kriminale, duke luajtur një rol kyç në ndëshkimin penal të abuzimeve me pushtetin. Byroja Kombëtare e Hetimit(BKH) është një njësi hetimore e specializuar që funksionon nën varësinë e SPAK-ut. E përbërë nga hetues të trajnuar në standarde të avancuara, BKH është e fokusuar në mbledhjen e provave, kryerjen e hetimeve të ndërlikuara dhe ndihmën teknike në çështjet që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ajo përbën një strukturë profesionale dhe të pavarur që rrit kapacitetet hetimore të drejtësisë shqiptare. Agjencia e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka për detyrë monitorimin e transaksioneve financiare në ekonominë shqiptare, me qëllim identifikimin e aktiviteteve të dyshimta që mund të lidhen me korrupsionin apo krime të tjera financiare. Ajo bashkëpunon ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritete të tjera brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar pastrimin e produkteve të veprimtarisë korruptive dhe për të ndërprerë zinxhirin financiar të abuzimeve me fondet publike. Kodet Etike të Universitetet Publike Në Kodin e Etikës, trajtimi i korrupsionit në mjedisin akademik është i ndërtuar mbi ndalimin e çdo forme ndikimi të paligjshëm apo të papërshtatshëm që mund të cënojë profesionalizmin dhe barazinë në marrëdhëniet mes pedagogëve, studentëve dhe kolegëve. Pedagogu ka detyrimin të shmangë çdo konflikt interesi dhe ta deklarojë menjëherë sapo ai të shfaqet, duke garantuar që asnjë interes personal, ekonomik apo lidhje familjare të mos ndikojë në vendimmarrjet profesionale. Ai ndalohet të kërkojë apo të pranojë përfitime, privilegje apo favore në këmbim të notës apo trajtimeve të veçanta nga studentët. Marrëdhëniet e tij profesionale duhet të jenë të barabarta dhe të bazuara vetëm në kritere objektive dhe akademike, duke përjashtuar çdo trajtim të diferencuar që mund të ngrejë dyshime për favorizim apo abuzim me pozitën. Po ashtu, pedagogu ka përgjegjësi të veprojë me integritet të plotë moral dhe profesional, duke shmangur çdo sjellje që mund të perceptohet si presion, ngacmim apo ndërhyrje e padrejtë në lirinë dhe dinjitetin e studentëve apo kolegëve. Ai duhet të refuzojë çdo formë provokimi që bie ndesh me etikën akademike dhe të ruajë një standard të lartë sjelljeje që kontribuon në ndërtimin e një klime besimi dhe respekti në institucionin e arsimit të lartë. Këto parime nuk synojnë vetëm parandalimin e akteve korruptive, por edhe edukimin me vlera të të gjithë komunitetit universitar përmes shembullit të figurës së pedagogut. Megjithatë, vlen të theksohet se nga 8 Universitetet Publike që kemi monitoruar në 3 prej tyre, si Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti“Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, Kodi i Etikës nuk aksesohet lehtë në faqet zyrtare, duke cënuar transparencën lidhur me një dokument kaq të rëndësishëm. 13 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete KONTEKSTI Korrupsioni në sektorin publik dhe në institucionet arsimore të larta përbën një nga sfidat më serioze për qeverisjen e mirë, besimin qytetar dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve institucionale për transparencë dhe luftë kundër abuzimeve me pushtetin, praktikat klienteliste, nepotizmi dhe mungesa e llogaridhënies vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e administratës publike dhe universiteteve, kjo e referuar si në raportet e institucioneve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. KORRUPSIONI REFERUAR RAPORTEVE NDËRKOMBËTARE Raporti Vjetor i Komisionit Europian Në Raportin e Komisionit Europian 2 për vitin 2024, korrupsioni vijon të identifikohet si një sfidë serioze për Shqipërinë, veçanërisht në nivelet e larta të administratës. Një nga shqetësimet kryesore të ngritura është ndikimi negativ i ligjit të amnistisë të miratuar në prill 2024, i cili përfshiu rreth 700 persona të dënuar dhe uli dënimet për më shumë se 400 të tjerë. Brenda këtij grupi, 40 persona të dënuar nga gjykatat e SPAK për korrupsion përfituan falje të plotë, ndërsa 65 persona të tjerë përfituan ulje dënimi. Po ashtu, 12 individë të ndjekur nga SPAK përfituan mbylljen e çështjeve penale në kuadër të amnistisë. Komisioni thekson nevojën për forcimin e ndjekjes penale dhe rritjen e efektivitetit të dënimeve, përfshirë konfiskimin përfundimtar të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Vlerësimet e bëra nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të Strategjisë së re Antikorrupsion 2024–2030, si dhe adresimin e risqeve sistemike në sektorë të ndjeshëm si policia, doganat, kadastra dhe prokurimet publike. Për më tepër, Komisioni kërkon zbatim të plotë të planeve të integritetit në institucionet më të ekspozuara, përmbushje të rekomandimeve të GRECO-s, si dhe përmirësim të sistemit të kontrollit të pasurive për rreth 4,000 zyrtarë publikë, përmes procedurave më efikase dhe administrim më të rreptë të verifikimeve. Në mënyrë të prerë, rekomandohet që Shqipëria të përmbahet nga veprime të mëtejshme ligjore, përfshirë amnistitë, që minojnë luftën e strukturave si SPAK kundër korrupsionit. Raporti i Komisionit Europian për vitin 2024 mbi Shtetin e së Drejtës konstaton se Shqipëria ka vijuar përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit, përmes forcimit të kuadrit ligjor dhe ngritjes së institucioneve të specializuara. Hetimet financiare dhe konfiskimi i pasurive kanë shënuar përmirësime të moderuara, por zbatimi i pjesshëm i ligjit dhe bashkëpunimi i kufizuar ndërinstitucional vazhdojnë të jenë pengesa për rezultatet e prekshme. Po ashtu, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit(ILDKPKI) përballet me kufizime të dukshme në mandatin e tij dhe kapacitetet, gjë që kufizon rolin e tij si instrument efektiv për transparencën në sektorin publik. Raporti vë në dukje se korrupsioni mbetet i përhapur në disa sektorë kyç, si administrata publike, sistemi gjyqësor dhe proceset zgjedhore. Masat parandaluese kanë efekt të kufizuar për shkak të kompleksitetit të kuadrit ligjor dhe zbatimit të paqëndrueshëm. Në planin penal, gjatë tre viteve të fundit është vërejtur një rritje progresive e ndjekjes penale për vepra korrupsioni. Vetëm në vitin 2022, janë raportuar: 2 https://enlargement.ec.europa.eu/document/download/a8eec3f9-b2ec-4cb1-87489058854dbc68_en?filename=Albania%20Report%202024.pdf 14 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete • 186 dënime për korrupsion në sektorin publik • 7 dënime për korrupsion të nivelit të lartë • 298 çështje të reja të referuara në gjykatë për korrupsion në sektorin publik • ndërkohë që asnjë çështje e re nuk është referuar për korrupsion të nivelit të lartë në atë vit Për sistemin e drejtësisë, janë dhënë 18 dënime për korrupsion, përfshirë edhe një ish-Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa SPAK ka çuar përpara ndjekje penale për disa çështje me profil të lartë, duke shfaqur angazhim në hetimet e ndjeshme. Në sektorin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit rezulton ende e ekspozuar ndaj korrupsionit, siç dëshmohet nga volumi i lartë i ankesave dhe ndjekjeve penale. Gjatë vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë pranoi: • 1,522 ankesa direkte • 4,203 ankesa përmes linjës telefonike të dedikuar • dhe rekomandoi hetim disiplinor për 95 efektivë, nga të cilët 15 për shkelje të rënda Po atë vit, 342 punonjës të policisë u referuan për ndjekje penale, kryesisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, ndërkohë që 72 efektivë iu nënshtruan vlerësimeve të integritetit. Në aspektin e sinjalizimit, ILDKPKI në vitin 2023 trajtoi 13 sinjalizime të reja dhe vetëm 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja, duke vendosur 11 gjoba administrative. Komisioni e konsideron këtë numër të ulët si tregues të mungesës së besimit të qytetarëve ndaj mekanizmave të mbrojtjes dhe ekzistencës së vetëcensurës në denoncimin e korrupsionit. Raporti Vjetor i Transparency International Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 3 për vitin 2024, të publikuar nga Transparency International, Shqipëria ka marrë 42 pikë nga 100, duke u renditur në vendin e 80-të nga 180 vende të vlerësuara. Ky rezultat tregon se korrupsioni në sektorin publik vazhdon të jetë një problem i përhapur dhe i qëndrueshëm, ndërsa perceptimi i qytetarëve dhe ekspertëve për integritetin e institucioneve publike mbetet i ulët. Vlerësimi për Shqipërinë e vendos atë mes vendeve me nivel të lartë korrupsioni dhe thekson se progresi në ndërtimin e një shteti transparent dhe të drejtë është i kufizuar. Krahasuar me mesataren globale dhe rajonale, Shqipëria qëndron prapa, duke treguar se përpjekjet kundër korrupsionit nuk kanë prodhuar ende një ndikim të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Rezultatet e indeksit nënvizojnë nevojën për forcimin e mëtejshëm të institucioneve të drejtësisë, rritjen e llogaridhënies së zyrtarëve publikë dhe përmirësimin e mekanizmave të parandalimit dhe sinjalizimit të korrupsionit. Indeksi shërben si një tregues i rëndësishëm për besimin e ulët të publikut në institucionet dhe vendimmarrjen shtetërore, si dhe si një thirrje për veprime më të vendosura nga autoritetet shqiptare. Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara 4 , në raportin e tij vjetor për vitin 2024, thekson se, pavarësisht rezistencës së ekonomisë shqiptare ndaj faktorëve të jashtëm destabilizues, korrupsioni i përhapur mbetet një ndër sfidat më të theksuara strukturore që ndikon në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe përkeqëson klimën për investime të huaja. Raporti vëren se investitorët ndërkombëtarë e perceptojnë Shqipërinë si një ambient të vështirë për të bërë biznes. Kjo ndjesi rrjedh nga një sërë faktorësh të ndërlidhur, përfshirë korrupsionin sistemik në administratën publike, në sistemin gjyqësor dhe në fushën e prokurimeve publike. 3 https://www.transparency.org/en/cpi/2024 4 https://www.state.gov/reports/2024-investment-climate-statements/albania/ 15 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Mungesa e transparencës në procedura, zbatimi selektiv i ligjit, përmasat e mëdha të ekonomisë informale dhe problemet me respektimin e kontratave janë ndër shqetësimet më të shpeshta të ngritura nga investitorët. Si pasojë, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë detyruar të ndjekin rrugë të arbitrazhit ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me autoritetet shqiptare. Në mënyrë të veçantë, raporti thekson pastrimin e parave dhe ekonominë informale si fenomene që deformojnë konkurrencën në treg dhe minojnë besimin e aktorëve ekonomikë. Shqipëria u përfshi në vitin 2020 në“listën gri” të FATF 5 për mangësi në përputhje teknike dhe në zbatimin efektiv të masave kundër pastrimit të parave. Megjithatë, pas ndërmarrjes së një sërë reformash, vendi u hoq nga kjo listë në tetor të vitit 2023. Edhe pse ky zhvillim përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm teknik, raporti vëren se ndikimi i aktiviteteve kriminale, si trafiku i drogës, kontrabanda dhe evazioni fiskal, vazhdon të jetë i pranishëm dhe problematik për shëndetin ekonomik të vendit. Raporti nënvizon gjithashtu se Shqipëria ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për luftën kundër korrupsionit dhe për parandalimin e konfliktit të interesit. Megjithatë, sfida kryesore qëndron në zbatimin e barabartë dhe të qëndrueshëm të ligjit. Praktika burokratike, ndërhyrjet politike dhe mungesa e transparencës në vendimmarrje përbëjnë barriera të vazhdueshme për një administratë publike efikase dhe për një sistem drejtësie funksional. Në përfundim, raporti apelon për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për mbështetje më të madhe politike ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë, për të garantuar ndëshkimin efektiv të korrupsionit në nivele të larta dhe për të krijuar një ambient më të parashikueshëm, të drejtë dhe transparent për të gjithë aktorët ekonomikë. Indeksi i korrupsionit në sektorin publik sipas V-DEM Indeksi i korrupsionit në sektorin publik i publikuar nga projekti V-Dem(Varieties of Democracy), mat shkallën në të cilën punonjësit e administratës publike në një vend përfshihen në akte korruptive, si ryshfete, përfitime materiale të paligjshme, apo përvetësim i fondeve shtetërore për qëllime personale apo familjare. Ky indeks ndërtohet duke kombinuar dy tregues specifikë, një që mat frekuencën e dhënies së favoreve në këmbim të ryshfetit dhe një tjetër që mat shkallën e përvetësimit të burimeve publike. Vlerat e indeksit variojnë në një shkallë nga 0 në 1, ku vlerat më të larta tregojnë nivele më të larta korrupsioni, pra një situatë më problematike për demokracinë dhe sundimin e ligjit. Në rastin e Shqipërisë, indeksi ka shënuar një rritje të dukshme midis viteve 1990 dhe 2024, nga 0.192 në fillim të tranzicionit demokratik, në 0.641 në vitin 2024. Ky ndryshim tregon se korrupsioni në sektorin publik është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke u bërë një problem më i thelluar me kalimin e kohës. Në vitin 1990, vlera relativisht e ulët e indeksit lidhet me faktin që vendi ndodhej ende nën një sistem autoritar, ku korrupsioni ndodhte ndoshta në mënyrë të centralizuar dhe më pak i dokumentuar apo i perceptuar si i tillë. Me hapjen e sistemit dhe pluralizmin politik, korrupsioni jo vetëm që u bë më i dukshëm, por edhe u përhap më shumë në nivele të ndryshme të administratës publike. Deri në vitin 2024, me gjithë reformat ligjore dhe institucionale, përfshirë krijimin e strukturave si SPAK dhe përpjekjet për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, korrupsioni mbetet një fenomen i thellë dhe i përhapur, siç e tregon edhe vlera e lartë e indeksit. Kjo përforcon domosdoshmërinë e zbatimit të rreptë të ligjit, rritjes së integritetit të nëpunësve publikë dhe përmirësimit të koordinimit ndërinstitucional për ta luftuar korrupsionin në mënyrë më efikase dhe të qëndrueshme. 5 Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar 16 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.1 Indeksi i korrupsionit në sektorin publik 0.7 0.6 0.5 0.4 0.3 0.2 0.192 0.1 0 Public sector corruption index 0.641 1990 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 2022 2023 2024 Burimi: V-DEM 6 KORRUPSIONI SIPAS RAPORTEVE TË INSTITUCIONEVE KOMBËTARE Raporti Vjetor i Ministrisë së Brendshme Raportet vjetore të Ministrisë së Brendshme, të bazuara në të dhënat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, tregojnë se gjatë vitit 2024 janë evidentuar 744 raste korrupsioni dhe janë zbuluar 677 prej tyre. Këto shifra përfaqësojnë një rënie prej 26.9% në numrin e rasteve të evidentuara dhe 16.9% në rastet e zbuluara, krahasuar me vitin 2020. Viti me numrin më të lartë të rasteve në pesëvjeçarin e fundit rezulton të jetë viti 2022, me 1,193 raste të evidentuara dhe 1,098 raste të zbuluara nga Policia e Shtetit. Në total, gjatë periudhës 2020–2024, janë evidentuar 4,861 raste dhe janë zbuluar 4,162 prej tyre, duke reflektuar një shkallë mesatare zbulueshmërie prej 85.6%, që tregon një performancë të qëndrueshme të strukturave hetimore të Policisë së Shtetit. Referuar të dhënave, rezulton se viti 2024 shënon edhe numrin më të ulët të rasteve të raportuara për sa i takon korrupsionit, gjë e cila thekson nevojën për analizë të thelluar të luhatjeve vjetore, për të kuptuar më mirë shkaqet që qëndrojnë pas trendeve në kriminalitet dhe përgjigjen institucionale ndaj tyre. Grafiku.2 Veprat penale në fushën e korrupsionit 1400 1200 1000 800 600 400 200 0 1018 815 2020 978 742 1193 1098 928 830 2021 2022 Evidentuar Zbuluar 2023 744 677 2024 Burimi: Raportet Vjetore të Ministrisë së Brendshme 2020-2024 6 https://v-dem.net/data_analysis/CountryGraph/ 17 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Raporti Vjetor i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Raporti Vjetor 2024 7 i SPAK ofron një panoramë të zgjeruar mbi përpjekjet në rritje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, me shifra që tregojnë si progresin institucional, ashtu edhe sfidat e vazhdueshme në bashkëpunimin ndërinstitucional. Gjatë viteve 2023 dhe 2024, SPAK kishte nën hetim 510 çështje dhe 257 persona të dyshuar për korrupsion. Treguesit e vitit 2024 konfirmojnë një intensifikim të hetimeve kundër funksionarëve publikë të përfshirë në afera korruptive. Nga këto çështje, vetëm 5.88% janë kërkuar të pushohen, 12.35% janë transferuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe 0.98% janë pezulluar. Pjesa më e madhe e tyre, afro 67.45% mbeten në hetim dhe pritet të vijojnë në vitin 2025. Nga ana tjetër, vetëm 35.2% e personave të hetuar janë dërguar për gjykim, një shifër që thekson nevojën për përshpejtimin e proceseve hetimore dhe rritjen e efikasitetit për të avancuar me këto çështje. Për sa i përket masave të sigurimit për veprat penale të korrupsionit, “arresti me burg” është përdorur në vetëm 5.1% të rasteve, ndryshe nga krimi i organizuar, ku kjo masë është aplikuar në 30.84% të rasteve, një disproporcion që ngre pikëpyetje për qëndrimin ndaj figurave publike të korruptuara. Shqetësues mbetet fakti se referimet nga Policia e Shtetit kanë rënë me 53.8% krahasuar me vitin 2023, duke dëshmuar një dobësim të sinjalizimeve nga një prej hallkave kyçe të zbatimit të ligjit. Në pjesën e raportit që flet për krimin e organizuar, SPAK nënvizon pranishmërinë e grupeve kriminale aktive në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë. Një veçori e këtyre grupeve është struktura e tyre hierarkike dhe ndarja e qartë e roleve, por edhe përfshirja në radhët e tyre e aktorëve të institucioneve të drejtësisë, policisë, medias dhe botës akademike. Kjo e fundit është një sinjal alarmi, ku përfshirja e fuksionarëve nga arsimi i lartë në rrjetet kriminale sfidon besimin publik dhe integritetin e sistemit arsimor, gjë e cila kërkon një reagim institucional serioz për të ndalur infektimin e universiteteve nga kulturat e paligjshmërisë dhe kapjes. KORRUPSIONI NË UNIVERSITETE SIPAS PROKURORIVE PRANË GJYKATAVE TË SHKALLËS SË PARË Kundrejt retorikës publike dhe shqetësimeve të ngritura nga institucione si SPAK mbi përfshirjen e botës akademike në veprime korruptive apo struktura kriminale, të dhënat e marra nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për periudhën 2021–2024 tregojnë prani të çështjeve korruptive që lidhen drejtpërdrejt me personelin akademik. Në shumicën e qarqeve, ndjekja penale është e rrallë, shpesh e paqartë dhe në disa raste e pamundur për shkak të mungesës së të dhënave të strukturuara sipas profesionit të të hetuarve. Kjo tablo sugjeron jo vetëm mungesë transparence, por edhe një mungesë të njëtrajtshme të vëmendjes institucionale ndaj integritetit në arsimin e lartë, përveç ndonjë përjashtimi si rasti i qytetit të Elbasanit. Në vijim, paraqiten gjetjet kryesore sipas çdo prokurorie lokale. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës Kjo prokurori bën me dije se për periudhën 2021–2024 nuk rezulton të jetë regjistruar asnjë procedim penal për veprën penale të korrupsionit, Neni 244 i Kodit Penal, që të përfshijë individë pjesë të personelit akademik të universiteteve publike. Kjo mungesë totale e rasteve ngre 7 https://spak.gov.al/wp-content/uploads/2025/04/Raporti-vjetor-SPAK-2024.pdf 18 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete pikëpyetje mbi efikasitetin e sinjalizimit dhe ndjekjes penale në një qytet me një universitet të rëndësishëm dhe një numër të konsiderueshëm studentësh dhe pedagogësh. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër Kjo prokurori ka regjistruar disa procedime penale gjatë viteve 2021–2023 që përfshijnë pedagogë të universitetit publik, por shumica prej tyre janë mbyllur me kërkesë për pushim të çështjes. Vetëm një çështje e vitit 2023, që ka në fokus tre pedagogë, është dërguar për gjykim, duke e bërë këtë rastin e vetëm me ndjekje të plotë penale. Në asnjë rast nuk është marrë vendim për mosfillim të procedimit penal. Gjatë vitit 2024, Prokuroria 8 ka regjistruar një procedim penal që përfshin tre pedagogë të Universitetit të Shkodrës si të pandehur dhe dy të tjerë nën hetim. Çështja është shqyrtuar edhe në shkallë apeli. Pedagogët akuzohen për veprimtari korruptive, konkretisht marrjen e përfitimeve të paligjshme në këmbim të notave për studentët. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër Në vitin 2023, kjo prokurori ka regjistruar një procedim penal për vepra të ndryshme që përfshijnë korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimin e detyrës dhe veprime të tjera që bien në kuadrin e Nenit 244 dhe dispozitave të lidhura të Kodit Penal. Çështja lidhet me dyshime për përfshirjen e personelit akademik të universitetit publik, duke qenë i vetmi rast i evidentuar në këtë qark gjatë katër viteve të fundit. Kjo tregon se edhe në rajonet me universitete më të vogla, problematikat e korrupsionit akademik ekzistojnë dhe kanë hyrë në vëmendjen hetimore. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan Kjo prokurori rezulton më aktive në hetimet për korrupsion në universitete. Ndër rastet kryesore përmendet një procedim i vitit 2022, ku një pedagog dyshohej për korrupsion, por ndonëse ishte kërkuar pushimi i çështjes, ajo vijon të shqyrtohet në gjykatë. Në vitin 2024 janë regjistruar dy çështje të tjera, një për një pedagoge të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, me vendim për mosfillim procedimi dhe një tjetër për shtatë pedagogë të regjistruar si persona nën hetim, çështje e cila është transferuar tek SPAK. Ky nivel veprimi reflekton ndjeshmëri më të lartë institucionale dhe një trajtim më serioz të fenomeneve korruptive në arsimin e lartë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë Kjo prokurori deklaron se nuk ka mundësi të identifikojë nëse ndonjë nga personat e hetuar për korrupsion i përket personelit akademik, pasi në regjistrin penal nuk evidentohen të dhënat mbi profesionin e individëve. Ky fakt përbën një mangësi serioze në mënyrën e klasifikimit të procedimeve penale, duke e bërë të pamundur analizën e përfshirjes së botës akademike në vepra korruptive për këtë qark. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë Kjo prokurori nuk ka vënë në dispozicion asnjë informacion mbi çështjet e regjistruara për korrupsion që mund të përfshijnë personel akademik të universiteteve publike. Mungesa e të dhënave për këtë kategori subjektesh përbën shmangie nga transparenca institucionale, duke pamundësuar një vlerësim objektiv të ndjekjes penale në këtë sektor në nivel lokal. 8 file:///C:/Users/user/Downloads/Liste%20e%20planifikimeve%20muaji%20Korrik%202025%20-%20gjyqtare%20M.Pepi.pdf 19 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Tabela.1 Numri i çështjeve të raportuara pranë Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë Në regjistrat e viteve 2021-2024 për procedimet penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal, nuk rezulton të jenë raste korrupsioni me individ pjesë të personelit akademik të universiteteve publike në Shqipëri. Gjatë periudhës 2021–2024, ka regjistruar gjithsej 4 procedime penale që përfshijnë 13 persona nga personeli akademik i universitetit publik, një rast në vitin 2021(3 persona, është kërkuar pushim) dhe dy raste në vitin 2023(2 persona me kërkesë për pushim dhe 3 persona të dërguar për gjykim) dhe një procedim penal në vitin 2024, që përfshin tre pedagogë të Universitetit të Shkodrës si të pandehur dhe dy të tjerë nën hetim. Për periudhën 2021-2024, ka regjistruar 1(një) procedim penal në vitin 2023 për veprat penale të parashikuara të korrupsionit. Gjatë viteve 2022–2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka trajtuar 3 çështje penale që përfshijnë 9 pedagogë të dyshuar, një rast në vitin 2022 me një pedagog në gjykim, një rast në vitin 2024 me një pedagoge për të cilën u vendos mosfillim procedimi dhe një çështje tjetër në vitin 2024 me 7 pedagogë të regjistruar si persona nën hetim, e cila është transferuar tek SPAK. Në regjistrin e procedimeve penale pranë institucionit nuk mund të bëhen verifikime me këto të dhëna pasi nuk përcaktohet profesioni i individëve që i atribohet vepra penale. Ky institucion nuk ka vënë në dispozicion të dhëna lidhur me rastet e regjistruara me objekt veprat penale të korrupsionit, të kryera nga personel akademik i universiteteve publike. Burimi: Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm pranë Gjykatave të Shkallës së Parë, Përpunim i Autorit Në vitin 2025, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për shkelje të rënda ligjore në procedurat e prokurimit publik. Sipas SPAK, të pandehurit kanë manipuluar dokumentacionin zyrtar dhe kanë paraqitur të dhëna fiktive me qëllim fryrjen e fondeve limit si dhe paracaktimin e fituesve të tenderëve. Hetimi përfshiu 9 procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2022, me një fond limit prej 90 milionë lekësh. Nga verifikimet u konstatuan abuzime të drejtpërdrejta nga persona përgjegjës brenda stafit akademik të universitetit, duke ngritur dyshime serioze mbi integritetin dhe menaxhimin e fondeve publike në këtë institucion. 20 METODOLOGJIA Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Ky studim është bazuar në një proces të strukturuar anketimi, me synimin për të matur perceptimin e studentëve lidhur me integritetin e stafeve akademike në universitetet publike. Procesi metodologjik ka përfshirë disa hapa të mirëpërcaktuar, duke nisur me hartimin e një pyetësori specifik, i cili mat indikatorë të lidhur me integritetin dhe fenomenet e korrupsionit brenda institucioneve të arsimit të lartë. Pas hartimit të pyetësorit, është ndërtuar një kampion përfaqësues, duke u bazuar në balancat gjinore dhe në shpërndarjen proporcionale sipas universiteteve të përfshira në studim. Të dhënat janë mbledhur kryesisht përmes pyetësorit, por janë plotësuar me kërkesa për informacion zyrtar drejtuar universiteteve, si dhe me zhvillimin e fokus grupeve me studentë, me qëllim sigurimin e një panoramë më të plotë dhe të besueshme. Të dhënat e grumbulluara janë analizuar në mënyrë sistematike për të nxjerrë në pah perceptimet, tendencat dhe sfidat kryesore që lidhen me integritetin akademik në arsimin e lartë publik. Ky raport ka monitoruar dhe matur perceptimin e studentëve në 8 universitete publike: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti“Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti“Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Universiteti“Fan S. Noli” Korçë. Hartimi i Pyetësorit Pyetësori është konceptuar si një mjet kërkimor i strukturuar, me qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme empirikisht mbi perceptimet dhe përvojat e studentëve në raport me fenomenet e korrupsionit në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Pyetësori është ndërtuar me një logjikë të brendshme koherente dhe të standardizuar, duke mundësuar sigurimin e të dhënave të krahasueshme dhe me besueshmëri të lartë midis universiteteve të ndryshme. Instrumenti përfshin një sërë seksionesh që mbulojnë fusha kyçe për analizën e integritetit në arsimin e lartë. Seksioni i parë përqendrohet në të dhënat demografike të të pyeturve, duke përfshirë moshën, gjininë, fakultetin dhe vitin e studimeve, të cilat shërbejnë si variabla kontrolli për analizën statistikore dhe interpretimin e tendencave sipas grupeve specifike. Seksioni vijues adreson nivelin e njohurive të studentëve mbi konceptin e korrupsionit, perceptimet e tyre mbi përhapjen e tij në mjedisin universitar dhe kategorizimin e formave të sjelljes që ata i konsiderojnë si korruptive. Një komponent i veçantë i pyetësorit synon të eksplorojë përvojat personale apo të 21 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete ndërmjetësuara(të dëgjuara) të studentëve në lidhje me raste konkrete të dhënies së favoreve, pranimit të dhuratave apo ushtrimit të presionit për përfitime të padrejta në kontekstin akademik dhe administrativ. Gjithashtu, pyetësori përfshin një bllok pyetjesh mbi qëndrueshmërinë etike të studentëve, ndjeshmërinë e tyre ndaj dukurive korruptive, gatishmërinë për të denoncuar shkeljet, si dhe perceptimin mbi efektivitetin dhe rolin e strukturave të brendshme të etikës universitare, si Këshillat e Etikës apo mekanizmat e tjerë institucionalë për garantimin e integritetit akademik. Instrumenti është hartuar me kujdes për të ruajtur anonimitetin e të anketuarve dhe për të nxitur një klimë të lirë dhe të sigurt për dhënien e përgjigjeve, duke siguruar kështu besueshmërinë dhe vlefshmërinë e të dhënave të mbledhura. Në tërësi, anketa përfaqëson një mjet të përshtatshëm për matjen e perceptimeve dhe përvojave të studentëve mbi integritetin në arsimin e lartë dhe ofron bazë solide për analizë cilësore dhe sasiore. Kampionimi i studimit Për realizimin e këtij studimi është ndërtuar një qasje e mirëstrukturuar metodologjike për mbledhjen e të dhënave përmes një procesi anketimi në 8 universitetet publike të vendit. Qëllimi kryesor ka qenë ndërtimi i një kampioni përfaqësues që reflekton në mënyrë të drejtë strukturën e popullsisë studentore në këto institucione. Në fazën fillestare, u përcaktua një numër total kombëtar kampioni prej 750 anketash. Ky numër është shpërndarë më pas në mënyrë proporcionale midis universiteteve, duke u bazuar në numrin e studentëve që secili institucion ka. Kjo shpërndarje siguron një përfaqësim të drejtë dhe shmang mbizotërimin e të dhënave nga universitetet më të mëdha, duke ruajtur balancën analitike midis tyre. Gjithashtu metodologjia përcakton edhe një kampionim gjinor për të ruajtur një qasje gjithëpërfshirëse, ku në total janë 61.6% vjaza/gra dhe 38.4% djem, kjo e kuotuar më pas sipas secilit institucion të arsimit të lartë. Paralelisht, për çdo institucion është përllogaritur edhe marzhi i gabimit, i cili sipas përllogaritjeve të kryera luhatet ndërmjet 9% dhe 11%, në varësi të madhësisë së kampionit dhe popullatës së studentëve. Ndërkohë, marzhi i gabimit për të gjithë kampionin kombëtar është 3.63%, gjë që përforcon vlefshmërinë statistikore dhe saktësinë interpretuese të rezultateve të përgjithshme. Në funksion të analizës përfundimtare, është përcaktuar edhe një koeficient peshimi për çdo universitet, që do të përdoret për të balancuar të dhënat gjatë analizës krahasuese mes institucioneve. Ky koeficient do të shërbejë si një instrument teknik gjatë analizës përfundimtare, duke mundësuar rregullimin e ndikimit të secilit grup të dhënash në përputhje me përfaqësimin e tij real në popullatën studentore. 22 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Tabela.2 Popullata dhe kampionimi i studimit Institucioni i Arsimit të Lartë Universiteti i Tiranës Numri Total i Studentëve 17,755 Kuota Terreni Kuota Vajza Djem/ Totale /Gra Burra 126 101 25 Universiteti i Mjekësisë i Tiranës Universiteti Politeknik i Tiranës 6,620 80 66 14 14,173 102 33 69 Universiteti Bujqësor i Tiranës 6,459 80 44 36 Universiteti"Aleksandër Xhuvani" Elbasan Universiteti"Fan S.Noli" Korçë Universiteti"Luigj Gurakuqi" Shkodër Universiteti"Aleksandër Moisiu" Durrës TOTALI 7,385 2,341 3,645 17,243 75,621 80 49 31 80 45 35 80 55 25 122 69 53 750 462 288 Marzhi i Gabimit (%) 8.70 10.89 9.67 10.89 10.90 10.77 10.84 8.84 3.63 Koeficient Peshimi 1.40 0.82 1.38 0.80 0.92 0.29 0.45 1.40 1 Grumbullimi i të dhënave Grumbullimi i të dhënave është realizuar përmes një qasjeje të kombinuar metodologjike, e cila përfshiu anketime të zhvilluara fizikisht në terren dhe kërkesa për informacion zyrtar nga institucionet përkatëse. Një komponent i rëndësishëm i këtij procesi ka qenë sigurimi i të dhënave zyrtare nga vetë institucionet e arsimit të lartë. Për këtë qëllim, janë hartuar dhe dërguar 16 kërkesa për informacion zyrtar pranë 8 universiteteve publike, në përputhje me të drejtën kushtetuese dhe ligjore për informim, siç është e parashikuar në Ligjin nr. 119/2014“Për të drejtën e informimit” 9 . Këto kërkesa kanë pasur për qëllim mbledhjen e të dhënave të sakta dhe të verifikueshme mbi çështje të caktuara që lidhen me funksionimin dhe strukturën institucionale të universiteteve, si dhe me aspektet statistikore dhe administrative të tyre. Në lidhje me anketimin në terren, procesi është zbatuar nga anketues të trajnuar të cilët kanë ndjekur udhëzime të detajuara për realizimin e intervistave në mënyrë të strukturuar dhe etike. Përzgjedhja e të anketuarve është bërë në mënyrë rastësore, duke respektuar kriteret për përfaqësim dhe shmangien e ndikimeve të jashtme gjatë administrimit të pyetësorëve. 9 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2014/09/18/119 23 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Është theksuar se anketuesit nuk duhet të zhvillojnë pyetësorë në grup. Në rastet kur kanë qenë të pranishëm më shumë se një individ, është përzgjedhur vetëm një person nga grupi për të realizuar intervistimin. Për të garantuar pavarësinë e procesit, anketuesit janë udhëzuar të punojnë në hapësira të ndara nga kolegët e tyre, duke shmangur çdo ndikim të mundshëm të ndërsjellë. Të dhënat e mbledhura janë trajtuar me konfidencialitet të plotë, në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe nuk janë shpërndarë pa autorizim. Sjellja profesionale ka qenë një element thelbësor i punës së anketuesve, të cilët janë udhëzuar të tregojnë respekt dhe komunikim etik me të intervistuarit gjatë gjithë procesit. Përveç anketimit dhe kërkesave zyrtare për informacion, të dhënat janë mbledhur edhe përmes një fokus grupi me studentë. Ky fokus grup është organizuar me qëllim thellimin e kuptimit të përvojave dhe perceptimeve të tyre mbi çështjet e trajtuara në studim. Diskutimet e zhvilluara brenda grupit kanë ofruar perspektiva cilësore që kanë ndihmuar në interpretimin më të plotë të rezultateve statistikore. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur në mënyrë të kujdesshme për të përfaqësuar nivele dhe fusha të ndryshme studimi, duke shtuar vlerë në analizën përfundimtare. Nga të dhënat e përpunuara nga anketimi, rezulton se 23.7% e të anketuarve zotërojnë një nivel arsimor Master, ndërkohë që 76.3% janë në nivelin Bachelor. Kjo shpërndarje tregon një dominim të nivelit Bachelor në përbërjen e kampionit të studimit, duke reflektuar një përfaqësim të gjerë të këtij segmenti të popullsisë së studentëve apo të të diplomuarve në arsimin e lartë. Tabela.3 Të dhëna mbi nivelin e studimeve të studentëve të anketuar në secilin Universitet Universiteti i Tiranës Bachelor 104 Master 22 Universiteti i Mjekësisë i Bachelor 33 Tiranës Master 47 Universiteti Politeknik i Bachelor 82 Tiranës Master 20 Universiteti Bujqësor i Bachelor 79 Tiranës Master 1 Universiteti"Aleksandër Bachelor 67 Xhuvani" Elbasan Master 13 Universiteti"Fan S.Noli" Bachelor 65 Korçë Master 15 Universiteti"Luigj Bachelor 42 Gurakuqi" Shkodër Master 38 Universiteti"Aleksandër Bachelor 100 Moisiu" Durrës Master 22 24 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Analiza e të dhënave Procesi analitik në këtë studim është ndërtuar mbi një qasje të integruar, ku të dhënat sasiore dhe cilësore janë analizuar në mënyrë të ndërlidhur, për të ofruar një panoramë të plotë mbi fenomenin e korrupsionit dhe integritetit në arsimin e lartë publik. Të dhënat sasiore, të mbledhura përmes një pyetësori të strukturuar me pyetje të mbyllura dhe gjysmë të hapura, janë koduar dhe përpunuar përmes metodave statistikore përshkruese. Përmes llogaritjes së përqindjeve, shpërndarjeve sipas kategorive, si dhe krahasimeve mes grupeve të të anketuarve dhe universiteteve, është analizuar niveli i perceptimit për korrupsion, format më të zakonshme të tij, shkalla e pjesëmarrjes dhe gatishmëria për raportim. Këto të dhëna kanë ndihmuar në identifikimin e tendencave të përgjithshme dhe të dallimeve sipas variablave si niveli i studimeve, institucioni apo përvoja personale. Paralelisht, të dhënat cilësore janë analizuar përmes një analize tematike, që u aplikua mbi diskutimet e zhvilluara në fokus grup me studentët, si dhe mbi informacionet e marra nëpërmjet kërkesave zyrtare për të drejtën e informimit. Në fokus grup, janë identifikuar temat kryesore që lidhen me përvojat konkrete të studentëve, perceptimet e tyre mbi ndershmërinë akademike, rolin e strukturave etike dhe sfidat në raportimin e rasteve korruptive. Këto të dhëna cilësore ofruan një kuptim më të thelluar dhe interpretues mbi shifrat e pyetësorit. Kërkesat për informacion kanë shërbyer si burim shtesë për verifikimin institucional të disa praktikave konkrete, si përbërja e stafit akademik, procedurat e rekrutimit, masa disiplinore të marra apo funksionimi i këshillave të etikës. Këto të dhëna janë krahasuar me perceptimet e studentëve, duke krijuar një mekanizëm kontrolli dhe plotësimi të informacionit të mbledhur në terren. Në tërësi, përdorimi i metodave të kombinuara ka mundësuar një analizë të balancuar dhe të gjithanshme, ku rezultatet sasiore janë përforcuar dhe interpretuar nga dëshmi cilësore dhe të dhëna zyrtare. Kjo ka garantuar një raport më të besueshëm dhe më afër realitetit institucional. 25 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete ANALIZA E GJETJEVE TË STUDIMIT Prania e fenomenit të korrupsionit në universitete Ky studim ka pasur për qëllim të masë dhe analizojë perceptimin e studentëve mbi praninë e praktikave korruptive dhe nivelin e integritetit të stafit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai është zhvilluar në tetë nga universitetet më të rëndësishme të vendit: Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti“Aleksandër Moisiu” në Durrës, Universiteti“Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universiteti“Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe Universiteti“Fan S. Noli” në Korçë. Këto institucione përfaqësojnë bërthamën e arsimit të lartë publik shqiptar dhe janë një reflektim i drejtpërdrejtë i gjendjes aktuale të sistemit akademik në vend. Në këtë studim, 9 nga 10 studentë, përkatësisht 89.98%, shprehen se në këto universitete ekzistojnë praktikat korruptive, një tregues alarmant që pasqyron krizën e besimit ndaj institucioneve të arsimit të lartë. Një përqindje kaq e lartë nuk mund të përbëhet thjesht nga perceptime të rastësishme apo të ndikuara, por ngre dyshime të forta për një realitet të përhapur, i cili minon themelet e etikës akademike dhe barazisë në trajtimin e studentëve. Grafiku.3 Perceptimi mbi praninë e korrupsionit në universitetet publike Ky perceptim i përhapur shoqërohet edhe me vlerësime më të detajuara mbi shkallën e korrupsionit të përjetuar apo të vërejtur në praktikë. Rreth 44% e studentëve shprehen se universitetet publike janë“shumë” ose“tërësisht” të korruptuara, një vlerësim që tregon jo vetëm zhgënjim të thellë, por edhe një normalizim të fenomenit brenda jetës universitare. Kjo tregon se për shumë studentë, përvoja universitare nuk është vetëm sfidë akademike, por edhe përballje me padrejtësi, mungesë transparence dhe shpeshherë me përfitime që lidhen më shumë me ndikimin apo njohjet sesa me meritën. Ndërkohë, 31.33% e studentëve shprehin një qasje të matur dhe të pavendosur, duke e vlerësuar nivelin e korrupsionit si mesatar. Kjo kategori studentësh mund të mos ketë qenë drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj rasteve të hapura të abuzimit, 26 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete por gjithsesi ndien një prani të heshtur të korrupsionit në jetën e përditshme universitare. Nga ana tjetër, 24.73% e studentëve shprehen se ka pak ose aspak prani të praktikave korruptive në institucionet ku studiojnë. Kjo përqindje, ndonëse në minorancë, tregon se ende ekzistojnë hapësira akademike ku etika dhe profesionalizmi ruhen si vlera të qëndrueshme. Këto të dhëna tregojnë për një perceptim të lartë dhe të përhapur të praktikave korruptive në institucionet publike të arsimit të lartë në Shqipëri, ku mbi 89% e studentëve shprehin bindjen se këto praktika janë të pranishme. Vlerësimet e ndryshme për nivelin e korrupsionit, nga ata që e konsiderojnë sistemin shumë të korruptuar, deri te ata që e shohin si pak të prekur, pasqyrojnë një realitet të fragmentuar dhe një klimë të paqëndrueshme besimi ndaj integritetit institucional. Grafiku.4 Perceptimi mbi praninë e korrupsionit sipas në universitetet publike 27 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Referuar të dhënave të grumbulluara nga studimi, rezulton se perceptimi më i lartë për praninë e praktikave korruptive nga studentët është shënuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin“Fan S. Noli” në Korçë, me një përqindje që arrin në 96.25%. Ky tregues i lartë është dëshmi e një mosbesimi pothuajse të përgjithshëm të studentëve ndaj ndershmërisë institucionale dhe etikës akademike në këto universitete, duke ngritur pikëpyetje të rëndësishme mbi funksionimin e mekanizmave të brendshëm të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies. Nga ana tjetër, dy universitetet që rezultojnë me perceptimin më të ulët të korrupsionit, Universiteti“Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, paraqesin gjithashtu një situatë shqetësuese. Edhe pse ndodhen në fund të listës për nivelin e perceptuar të korrupsionit, përqindjet e raportuara mbeten mbi 77.5%, çka tregon se edhe në universitetet me performancën më të mirë relative, një shumicë dërrmuese e studentëve vazhdojnë të besojë se praktikat korruptive janë të pranishme. Kjo sugjeron se korrupsioni nuk shihet si një problem i izoluar në disa institucione, por si një dukuri e përhapur në të gjithë sistemin e arsimit të lartë publik, ku mbi 3/4 e studentëve, nënvizojnë për një krizë sistemike të integritetit akademik që kërkon qasje të strukturuara, reforma të thella dhe vullnet institucional për përmirësim të qëndrueshëm. Burimet e informimit rreth praktikave korruptive Të dhënat e mbledhura nga anketa mbi perceptimet dhe burimet e informacionit për praktikat korruptive në universitetet publike zbulojnë një situatë komplekse, ku studentët shprehen se informohen kryesisht përmes rrjeteve informale dhe jo nga struktura zyrtare të brendshme. Katër janë burimet kryesore të identifikuara: përvoja personale, informacioni nga miq/familjarë, raportimet në media dhe proceset e ndjekura nga Komisioni i Etikës ose organet gjyqësore. Vetëm 18.95% e studentëve kanë deklaruar se janë informuar për raste korrupsioni nëpërmjet eksperiencave të drejtpërdrejta personale, gjë që nënkupton se ata ose kanë qenë vetë subjekt i një situate korruptive, ose kanë qenë dëshmitarë të një akti të tillë brenda mjedisit universitar. Kjo përqindje, megjithëse më e ulët në raport me burime të tjera, ka një peshë të madhe për nga rëndësia, pasi përfaqëson raste konkrete që mund të shërbejnë si indikatorë të gjendjes reale në terren. Një pjesë domethënëse e studentëve, konkretisht 44.29%, janë njohur me praktikat korruptive nëpërmjet rrëfimeve nga miqtë apo anëtarët e familjes. Kjo do të thotë se përhapja e informacionit rreth korrupsionit ndodh më së shumti në rrugë informale. Ky fakt reflekton një realitet ku informacioni qarkullon në mënyrë horizontale, në rrethin shoqëror të studentëve, dhe jo nëpërmjet 28 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete strukturave institucionale që kanë detyrimin ligjor të zbardhin dhe trajtojnë rastet e abuzimit. Kjo situatë e shton edhe më shumë perceptimin e mungesës së besueshmërisë ndaj universiteteve dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere mosbesimi e pasigurie. Ndërkohë, 31.04% e studentëve janë informuar për raste korrupsioni nëpërmjet mediave, kryesisht televizioneve, portaleve të lajmeve apo rrjeteve sociale. Media mbetet një nga kanalet kryesore të komunikimit publik dhe shpesh ndihmon për të sjellë në vëmendje raste të korrupsionit që nuk arrijnë të trajtohen në mënyrë të hapur nga vetë universitetet. Megjithatë, informacioni i marrë përmes mediave është shpesh i përgjithësuar, i fragmentuar dhe jo gjithmonë i verifikuar në detaje, duke lënë vend për interpretime subjektive ose përhapje të perceptimeve pa bazë të fortë faktike. Grafiku.5 Si jeni informuar lidhur me praktikat korruptive në universitet? Përkundër gjithë këtyre burimeve, një përqindje jashtëzakonisht e vogël e studentëve, vetëm 4.46% ka raportuar se është informuar mbi praktikat korruptive në universitet përmes proceseve zyrtare të ndjekura nga Komisionet e Etikës apo nga organet gjyqësore dhe hetimore. Ky është një tregues i qartë i dobësisë së strukturave institucionale për të trajtuar në mënyrë efektive dhe transparente rastet e korrupsionit. Pavarësisht ekzistencës së mekanizmave formalë për garantimin e etikës dhe ndëshkimin e shkeljeve, përfshirja dhe ndërgjegjësimi i studentëve për funksionimin e këtyre mekanizmave duket të jetë minimal. Në krahasimin midis universiteteve publike në Shqipëri, na rezulton se mënyrat se si studentët informohen për 29 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete praktikat korruptive ndryshojnë nga një institucion në tjetrin. Në kategorinë e eksperiencës personale, ku studentët raportojnë njohuri të drejtpërdrejta nga përfshirja ose dëshmimi i akteve korruptive, vlerat më të larta vërehen në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë(26.25%) dhe në Universitetin“Luigj Gurakuqi” në Shkodër(25%), me rreth 1 në 4 studentë që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me raste korruptive. Këto shifra nënkuptojnë një përfshirje të drejtpërdrejtë të studentëve në raste që cënojnë integritetin akademik dhe janë tregues të rëndësishëm për përmasën reale të problemit. Ndërkohë, në Universitetin e Tiranës, grafiku tregon një nivel të eksperiencës personale në masën 16.67% duke tejkaluar universitetet si ai i Durrësit(22.13%), Universiteti Politeknik i Tiranës(18.63%), Universiteti i Korçës(17.5%) dhe Universiteti i Elbasanit(17.5%). Universiteti Bujqësor i Tiranës mbetet ndër institucionet me përqindjen më të ulët në këtë aspekt(8.75%). Sa i përket informacionit të marrë përmes miqve, familjarëve dhe të njohurve, kjo është mënyra më e përhapur për t’u informuar mbi rastet e korrupsionit. Kjo kategori zë përqindjet më të larta në të gjitha universitetet, duke arritur kulmin në Universitetin“Fan S. Noli” në Korçë me 56.25% dhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës me 51.25%. Në shumicën e institucioneve, mbi 40% e studentëve janë informuar nëpërmjet këtij kanali. Kjo tregon për një përhapje të një kulture informale të informacionit mbi aktet korruptive, ku rastet qarkullojnë më tepër në biseda të përditshme sesa në rrugë zyrtare. Ky është tregues i një boshllëku në adresimin institucional të problemit dhe e mungesës së besimit në mekanizmat zyrtarë të raportimit. Media përfaqëson një tjetër burim të rëndësishëm të informacionit për studentët. Rreth 36.25% e studentëve në Universitetin e Elbasanit dhe 38.75% në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë informuar për korrupsionin përmes medias. Edhe në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, raportimet mediatike janë burim i dukshëm informacioni(rreth 34-37%). Megjithatë, përqindje shumë më të ulëta vërehen në Universitetin“Aleksandër Moisiu” të Durrësit me(20.49%) dhe atë të Korçës(22.5%). Kjo tregon për rolin që media luan në krijimin e perceptimeve mbi transparencën institucionale, por edhe për pabarazi në mbulimin e problematikave në universitete të ndryshme. Së fundmi, proceset e ndjekura nga Komisionet e Etikës ose nga organet gjyqësore, që përfaqësojnë mekanizmat më formalë dhe më të institucionalizuar për menaxhimin e korrupsionit, paraqiten me përqindje jashtëzakonisht të ulëta. Vetëm në Universitetin e Durrësit(9.84%) dhe atë të Elbasanit(13.75%) ka një nivel më të konsiderueshëm të informimit përmes këtyre strukturave. Në Universitetin e Shkodrës 5% e studentëve informohen nga këto burime zyrtare, në Universitetin e Mjekësisë dhe të Korçës, informimi nga ky burim është në masën 3.75% të studentëve. Ndërsa në universitetet e tjera, si Universiteti i Tiranës, ky burim është thuajse i papërfillshëm(vetëm 0.79%). Nga 30 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete ana tjetër, në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, përqindja shkon në zero. Kjo nënvizon një dobësi të theksuar të mekanizmave të brendshëm të kontrollit dhe transparencës, të cilat në teori duhet të jenë shtylla kyçe e luftës ndaj korrupsionit në arsimin e lartë. Të dhënat e paraqitura përmes grafikut reflektojnë një prani të gjerë të perceptimit për korrupsion në të gjitha universitetet publike të përfshira në studim. Ato tregojnë gjithashtu se informacioni qarkullon kryesisht përmes kanaleve jozyrtare, duke përjashtuar në masë të madhe mekanizmat institucionalë që duhet të garantojnë etikën dhe integritetin akademik. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të strukturuara në drejtim të forcimit të transparencës, ngritjes së besimit tek studentët për të raportuar rastet dhe fuqizimit të komisioneve të etikës, që aktualisht janë të padukshëm në praktikën e përditshme akademike. Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete Në krahasimin e universiteteve publike në Shqipëri mbi format e perceptuara të korrupsionit në arsimin e lartë, del në pah një realitet kompleks dhe shqetësues. Studentët kanë identifikuar pesë forma kryesore të korrupsionit në mjediset akademike: pagesa në këmbim të notës, detyrimi për blerje librash, nepotizmi, ndjekja e kurseve private pranë pedagogëve dhe favoret seksuale. Përveç këtyre, një përqindje më e vogël ka raportuar edhe forma të tjera përmes kategorisë"Tjetër". Analiza e përgjigjeve të tyre hedh dritë mbi natyrën e devijimeve etike që perceptohen si më të zakonshme në këto institucione. Forma më e përhapur e korrupsionit, sipas 46.62% të studentëve të anketuar, pra afërsisht 5 nga 10 është pagesa në këmbim të notës. Ky tregues alarmues dëshmon për një deformim të rëndë të parimeve meritokratike dhe të procesit të vlerësimit akademik. Kur nota, si përfaqësuesi kryesor i zhvillimit dhe suksesit të studentit, blihet në mënyrë informale, humbet çdo kuptim objektiviteti dhe barazie, duke ushqyer jo vetëm mosbesimin tek institucioni, por edhe një kulturë të pandershmërisë që ndikon në të gjithë ciklin arsimor. Në vend të dytë renditet një tjetër praktikë abuzive, detyrimi për blerje të literaturës së rekomanduar nga vetë pedagogët, e cila është raportuar nga 22.54% e studentëve. Kjo situatë nënkupton një konflikt të pastër interesi, ku autoriteti pedagogjik shfrytëzohet për përfitime ekonomike personale. Në disa raste, ky detyrim nuk lidhet vetëm me blerjen e librit si material ndihmës, por me imponimin e tij si kriter i tërthortë për marrjen e notës, çka krijon një formë të heshtur të presionit dhe cënon lirinë e studentit në zgjedhjen e burimeve të tij akademike. 31 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Nepotizmi, pra favorizimi i individëve për shkak të lidhjeve familjare ose personale me stafin akademik, është identifikuar nga 9.93% e studentëve. Kjo dukuri, megjithëse me përqindje më të ulët krahasuar me format e tjera, mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për kredibilitetin e sistemit. Ajo nënkupton se cilësitë dhe përpjekjet personale shpesh anashkalohen në favor të lidhjeve personale, duke dekurajuar ndjeshëm përpjekjen dhe përkushtimin individual të studentëve. Grafiku.6 Cilat janë format në të cilat paraqitet korrupsioni më shpesh? Një tjetër formë specifike dhe problematike është detyrimi për ndjekje të kurseve private me pedagogun e lëndës, që përmendet nga 8.18% e studentëve. Ky fenomen sugjeron përpjekje për përfitim ekonomik jashtë detyrave zyrtare, duke krijuar një marrëdhënie të pabarabartë ku studentët ndihen të detyruar të paguajnë përtej tarifave të rregullta, vetëm për të siguruar sukses në provim. Kjo minon qartësisht parimin e aksesit të barabartë në arsim dhe shkon përtej detyrimeve të një mjedisi të shëndetshëm akademik. Në fund të listës renditet një nga format më të ndjeshme të korrupsionit akademik, favori seksual, i raportuar nga 6.96% e studentëve. Edhe pse me një përqindje numerikisht më të ulët krahasuar me format e tjera, kjo praktikë përfaqëson një formë të rëndë të abuzimit me pozicionin e punës, me implikime serioze etike, morale dhe ligjore. Prania e saj, edhe në këtë 32 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete përqindje, tregon se presioni seksual në ambientet universitare vazhdon të jetë një realitet i heshtur dhe i vështirë për t’u adresuar. Kjo praktikë shpesh mbetet e padukshme për shkak të frikës së palës së prekur për të raportuar, si dhe mungesës së mkanizmave të besueshëm të mbrojtjes dhe ndëshkimit. Forma më e përhapur dhe më e rëndë e korrupsionit, sipas studentëve, është pagesa në këmbim të notës. Kjo formë ka shënuar përqindje veçanërisht të larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës(59.62%) dhe Universitetin“Fan S. Noli” të Korçës(56.15%), ndërsa përqindja më e ulët është regjistruar në Universitetin e Shkodrës“Luigj Gurakuqi” me 35.33%. Kjo tregon se fenomeni i pagesës për notë është i pranishëm pothuajse në të gjitha universitetet, duke cënuar drejtpërdrejt barazinë e studentëve dhe besueshmërinë e vlerësimeve akademike. Një tjetër formë e korrupsionit që shqetëson studentët është detyrimi për blerje librash. Kjo praktikë raportohet më shumë në Universitetin e Shkodrës(32.34%), Universitetin e Korçës(29.23%) dhe Universitetin e Tiranës(27.44%). Shpesh, kjo formë maskohet si pjesë e procesit mësimor, por në thelb paraqet një formë abuzimi me pozitën dhe autoritetin akademik për përfitim material. Këto raste kërkojnë vlerësim të kujdesshëm dhe rregulla të qarta për ndarjen e interesit profesional nga përfitimi personal. Ndërkohë, ndjekja e kurseve private pranë pedagogëve të lëndës është një tjetër formë e përhapur e korrupsionit, që ka përqindje të konsiderueshme në disa universitete. Universiteti i Shkodrës ka përqindjen më të lartë me 22.75%, i ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë me 12.10% dhe Universiteti Politeknik i Tiranës me 11.11%. Kjo praktikë përfaqëson një konflikt të drejtpërdrejtë interesi, ku studentët mund të ndihen të detyruar të ndjekin kurse shtesë për të kaluar lëndën, duke minuar etikën akademike. Nepotizmi është një tjetër fenomen që perceptohet si formë korrupsioni, sidomos në Universitetin e Durrësit(15.29%), Universitetin e Mjekësisë(14.01%) dhe Universitetin e Tiranës(10.23%). Në këto raste, studentët ndihen të përjashtuar nga mundësitë e barabarta për shkak të lidhjeve familjare ose njohjeve të ngushta midis stafit akademik dhe individëve të caktuar. Një formë tjetër e korrupsionit, ndonëse me përqindje më të ulët, por thellësisht shqetësuese, janë favoret seksuale. Kjo është një nga format më të rënda të abuzimit me pushtetin akademik dhe prek drejtpërdrejt integritetin dhe dinjitetin e studentëve. Universiteti i Durrësit ka përqindjen më të lartë me 10.83%, ndërsa edhe Universiteti i Elbasanit shfaq një nivel të konsiderueshëm me 9.28%, ndjekur nga Universiteti Bujqësor(7.69%) dhe Universiteti i Mjekësisë(7.64%). Këto të dhëna tregojnë se presioni dhe shantazhi seksual nuk janë të izoluara dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet akademike dhe autoritetet ligjore. 33 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Në kategorinë“Tjetër”, përqindjet më të larta janë në Universitetin e Elbasanit (19.59%) dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës(8.65%). Kjo tregon se studentët perceptojnë edhe forma të tjera të korrupsionit, si presioni psikologjik, manipulimi i rezultateve, trajtimi i padrejtë në provime, ose forma të tjera që nuk janë përfshirë në alternativat e dhëna. Duke analizuar përbërjen gjinore të përgjigjeve, vërehet se në shumicën e rasteve, vajzat janë ato që raportojnë në përqindje më të lartë. Kjo mund të lidhet me një ndjeshmëri më të lartë ndaj padrejtësive ose një përfshirje më të madhe të tyre në komunikim dhe reagim ndaj fenomeneve të tilla. Megjithatë, në disa universitete si Universiteti i Durrësit dhe Universiteti Politeknik, raportimi nga djemtë është më i lartë në raste të caktuara, gjë që tregon se këto forma korrupsioni nuk kursejnë asnjë kategori studentësh. Analiza tregon se korrupsioni në universitetet publike shqiptare është i pranishëm në forma të ndryshme dhe ndikon thellësisht në cilësinë e arsimit dhe integritetin e institucioneve akademike. Perceptimi i Studentëve ndaj Pedagogëve dhe Administratës Në analizën e perceptimeve të studentëve mbi vendin ku shfaqet më së shumti korrupsioni brenda universiteteve publike në Shqipëri, rezulton se një pjesë dërrmuese e tyre e lidhin këtë fenomen me stafin akademik. Më konkretisht, 56.35% e studentëve të anketuar, ose afërsisht 6 në 10 studentë, besojnë se pedagogët janë aktorët kryesorë në ushtrimin e praktikave korruptive në mjedisin universitar. Ky tregues ngre shqetësime serioze në lidhje me integritetin e figurës së pedagogut dhe ndikimin që këto praktika mund të kenë në objektivitetin e procesit mësimor dhe vlerësues. Përveç trupës akademike, një përqindje tjetër jo e papërfillshme e studentëve, rreth 18.65%, identifikojnë administratën universitare dhe në veçanti sekretaritë mësimore, si vendin ku korrupsioni shfaqet dhe praktikohet. Në këtë rast, korrupsioni mund të manifestohet përmes favorizimeve në përpunimin e dokumentacionit, vonesave të qëllimshme, përfitimeve të padrejta ose tarifave jozyrtare për shërbime që duhet të jenë standarde dhe pa kosto shtesë. Kjo kategori përfaqëson ndërveprimin e përditshëm të studentëve me sistemin burokratik të universitetit, duke e bërë këtë përvojë shpesh të vështirë dhe të ekspozuar ndaj abuzimeve. 34 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.7 Ku mendoni se shfaqet korrupsioni më tepër? Ndërkohë, rreth 25% e studentëve, pra 1 në 4 studentë, kanë zgjedhur të mos përgjigjen për këtë pyetje, duke qëndruar të paangazhuar ose të pavendosur në përcaktimin e burimit kryesor të korrupsionit. Ky hezitim mund të interpretohet në disa mënyra, nga frika për të shprehur hapur mendimin, mungesa e përvojës direkte me raste korrupsioni, deri tek një pasiguri në identifikimin e përgjegjësisë së vërtetë. Në të gjitha rastet, kjo përqindje sugjeron gjithashtu mungesë besimi në mekanizmat institucionalë për të adresuar këtë fenomen, por edhe mungesë të një kulture të denoncimit dhe transparencës. Rezultatet e grumbulluara nga anketimi tregojnë se fenomeni i korrupsionit në universitetet publike nuk zhvillohet vetëm në mënyra të drejtpërdrejta mes aktorëve kryesorë, por shpesh përfshin edhe figura që veprojnë si ndërmjetës. Konkretisht, 59.38%, ose rreth 6 në 10 studentë, shprehen se aktet korruptive kryhen përmes personave të tretë, të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit midis studentit dhe pedagogut apo administratës. Nisur nga rastet e evidentuara nga organet gjyqësore, këta ndërmjetës mund të jenë ish-studentë, persona me lidhje të afërta me pedagogët, apo edhe individë të punësuar në pozita mbështetëse brenda institucionit. Përdorimi i ndërmjetësve në këtë kontekst synon të shmangë ekspozimin e drejtpërdrejtë dhe të reduktojë rrezikun e denoncimit, duke e bërë korrupsionin më të vështirë për t’u zbuluar dhe ndëshkuar. Grafiku.8 Sipas jush si kryhet komunikimi mes personave të përfshirë në një marrëdhënie korruptive? Nga ana tjetër, 40.62% e studentëve, apo rreth 4 në 10 studentë, deklarojnë se korrupsioni në universitete ndodh në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë midis pedagogut dhe studentit. Kjo formë“klasike” e korrupsionit mund të përfshijë kërkesën për pagesë në këmbim të notës, favore personale apo kërkesa të tjera në shkëmbim të përfitimeve akademike. Ky raport i lartë tregon qartë se, 35 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete pavarësisht zhvillimeve ligjore dhe rregullatore në sistemin arsimor, marrëdhënia e pabarabartë e pushtetit mes studentit dhe pedagogut vazhdon të mbetet një terren i rrezikshëm për abuzim dhe shkelje etike. Këto të dhëna përforcojnë idenë se korrupsioni në universitete është një fenomen i strukturuar dhe i shtrirë në më shumë se një nivel komunikimi apo ndikimi. Prania e ndërmjetësve e bën edhe më komplekse luftën kundër këtij fenomeni, pasi i shton zinxhirit të përgjegjësisë hallka të vështira për t’u identifikuar dhe ndëshkuar. Nga ana tjetër, ekzistenca e formave të drejtpërdrejta të korrupsionit dëshmon se etika profesionale në disa raste është lënë pas dore, duke cënuar rëndë besueshmërinë dhe integritetin e institucioneve të arsimit të lartë. Të pyetur mbi burimin e nxitjes për kryerjen e akteve korruptive në universitet, studentët kanë ofruar një pasqyrë domethënëse mbi mekanizmat që qëndrojnë pas këtij fenomeni. Sipas të dhënave të grumbulluara nga anketa, 40.73% e studentëve, afërsisht 4 në 10 studentë, deklarojnë se korrupsioni ndodh me kërkesë të vetë pedagogut të lëndës. Ky tregues ngre shqetësime serioze, pasi nënkupton një abuzim të drejtpërdrejtë me pozitën akademike dhe autoritetin institucional. Pedagogu, si figurë kyçe në marrëdhënien student-universitet, ka në dorë vlerësimin dhe ecurinë akademike të studentit, gjë që krijon një raport të pabarabartë pushteti që lehtëson manipulimin dhe shantazhin. Ky lloj korrupsioni përfaqëson një formë të pastër të shfrytëzimit të pozitës për përfitime personale dhe përbën një nga format më shqetësuese të shkeljes së integritetit akademik. Në të njëjtën kohë, një përqindje jo e vogël, rreth 28.68% e studentëve, pranojnë se janë vetë studentët ata që marrin iniciativën për të nxitur aktin korruptiv, duke i kërkuar pedagogut një favor të padrejtë, zakonisht në formën e notës apo kalimit të provimit. Kjo tregon qartë se korrupsioni në universitete nuk është thjesht një akt njëanshëm që i imponohet studentit, por shpesh vjen si rezultat i një ndërveprimi të ndërsjellë, ku të dyja palët janë të gatshme të ndërhyjnë në sistem për të arritur përfitime të pamerituara. Ky fakt reflekton një kulturë akademike të cënuar, ku norma të tilla abuzive janë bërë pjesë e mënyrës së funksionimit institucional. Grafiku.9 Sipas mendimit tuaj, korrupsioni në universitet kryhet me kërkesë të kujt? Një tjetër element thelbësor që del nga të dhënat është përqindja e lartë e studentëve që zgjedhin të 36 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete mos japin një përgjigje të qartë për këtë pyetje, plot 30.59%. Kjo masë relativisht e madhe e studentëve të tërhequr mund të interpretohet në disa mënyra. Së pari, ajo mund të pasqyrojë pasigurinë ose vështirësinë e studentëve për të identifikuar me saktësi burimin e korrupsionit, veçanërisht nëse ky nxitet nga pedagogu apo vetë studenti. Së dyti, kjo shifër mund të jetë një tregues i frikës për të denoncuar ose për të marrë një pozicion që mund të shihet si akuzues ndaj vetes apo të tjerëve. Në një mjedis ku mungojnë mekanizmat e mbrojtjes për sinjalizuesit dhe ku mungon besimi tek institucionet e brendshme universitare, heshtja bëhet një formë mbrojtjeje. Kjo prirje për të mos shprehur një qëndrim të qartë rrezikon të ndikojë në objektivitetin dhe interpretimin e të dhënave të mbledhura, duke e vështirësuar ndarjen e përgjegjësive dhe vendosjen e strategjive konkrete për luftimin e korrupsionit. Mungesa e përgjigjeve është vetë një indikator i rëndësishëm që nuk duhet neglizhuar, sepse mund të sinjalizojë shkallën e mosbesimit të studentëve ndaj sistemit dhe frikën për pasoja personale. Detyrimi për blerje librash nga pedagogët përbën një ndër format më të përhapura të korrupsionit të përditshëm në ambientet universitare, sipas perceptimit të vetë studentëve. Të pyetur nëse personalisht janë ndjerë të detyruar të blejnë libra nga pedagogu i lëndës, një përqindje e lartë, plot 56.56%, apo rreth 6 në 10 studentë, pranojnë se kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë formë presioni. Kjo shifër tregon se fenomeni nuk është i izoluar, por përkundrazi është bërë pjesë e normalitetit në marrëdhënien pedagog–student. Nga ana tjetër, 31.1% e studentëve deklarojnë se nuk u ka ndodhur të ndihen të detyruar për të blerë libra, gjë që sugjeron se ndonëse jo universale, kjo praktikë vazhdon të jetë e përhapur në një numër domethënës fakultetesh apo departamentesh. Ndërkohë, 12.34% e studentëve kanë zgjedhur të mos përgjigjen, një tregues që mund të nënkuptojë ndrojtje për të pranuar situata që mund të perceptohen si kompromentuese, apo frikë për të shprehur një përvojë personale që implikon figura akademike me autoritet. Grafiku.10 A jeni orientuar/ detyruar nga pedagogu të blini tekste apo materiale për lëndën në një kancelari të caktuar? Të dhënat sugjerojnë se detyrimi për të blerë libra nuk përbën vetëm një akt të pastër korruptiv brenda procesit mësimor, por edhe një mënyrë të fshehtë për të ushtruar kontroll dhe për të përfituar financiarisht në mënyrë të padrejtë. Në shumë raste, librat që u ofrohen studentëve janë botime të vetë pedagogëve. 37 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Studentët kanë raportuar raste ku u është bërë e qartë se pa blerjen e librit nuk do të lejoheshin të ndiqnin orët e mësimit, të merrnin pjesë në provime apo të përfitonin nota kaluese. Këto forma të detyrimit krijojnë një ambient mësimor të ngarkuar me presion, pasiguri dhe mosbesim, ku studentët më shumë se të përqendruar në përthithjen e dijes, janë të fokusuar në plotësimin e kushteve joakademike për të përparuar në studime. Kjo praktikë përbën një shkelje të etikës profesionale dhe të barazisë në arsim, duke e kthyer librin nga një mjet edukimi në një instrument shtrëngimi dhe përfitimi të paligjshëm. Niveli i pjesëmarrjes së studentëve në raste korruptive Studentët e anketuar tregojnë një vetëdije të ndjeshme mbi përfshirjen e tyre në praktika korruptive, ku një përqindje domethënëse, 28.68%, pranojnë se janë vetë ata nxitës të këtyre veprimeve. Ky fakt nënkupton një dimension më kompleks të korrupsionit në universitete, ku fenomeni nuk është thjesht një imponim nga ana e autoriteteve akademike, por shpesh herë niset nga kërkesa e vetë studentëve për përfitime të padrejta, si kalimi i provimeve, marrja e notave më të larta apo shmangia e detyrimeve akademike. Kur pyetja zhvendoset në një nivel më personal dhe konkret, lidhur me përjetimin e presioneve për t’u përfshirë në akte korruptive, përgjigjet marrin një tjetër dimension. Rreth 75% e studentëve, ose afërsisht 8 nga 10 studentë, shprehen se nuk janë përballur me presione të tilla, ndërkohë që vetëm 14.3% kanë pranuar se kanë qenë subjekt i një forme presioni për të marrë pjesë në një akt korruptiv. Kjo tregon se, ndonëse një pjesë e studentëve janë të vetëdijshëm për ekzistencën e korrupsionit dhe rolin e tyre të mundshëm në nxitjen e tij, në praktikë përballja direkte me presione për ta kryer aktin, mbetet më e ulët. Megjithatë, një tjetër tregues i rëndësishëm është përqindja e atyre që nuk shprehen, ku 10.76% e studentëve kanë zgjedhur të mos japin një përgjigje, një shifër që nuk mund të neglizhohet. Kjo heshtje mund të tregojë mungesë besimi te anonimati i anketimit, frikë për të dëshmuar për raste konkrete, ose hezitim për të identifikuar vetveten si pjesë e problemit. Po ashtu, hezitimi për të ndarë përvoja personale në këtë kontekst nënkupton se çështja e korrupsionit në universitete vazhdon të mbetet një temë delikate dhe e ndjeshme, që kërkon jo vetëm masa administrative, por edhe ndërhyrje kulturore e edukative për të ndryshuar qasjen ndaj ndershmërisë akademike. Nga ky këndvështrim, duket se formulimi i pyetjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe personale ndikon ndjeshëm në mënyrën se si studentët përgjigjen. Pyetjet që kërkojnë vetëreflektim përballen më shpesh me heshtje ose mohim, ndoshta si një përpjekje për të mbrojtur veten. Prandaj, këto të dhëna mund të shërbejnë 38 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete si bazë për ndërhyrje të strukturuara që synojnë jo vetëm kontrollin, por edhe edukimin dhe ndërgjegjësimin e studentëve për të kontribuar në ndërtimin e një mjedisi akademik të ndershëm dhe transparent. Grafiku.11 A keni përjetuar personalisht presione për t’u përfshirë në aktivitete korruptive?(sipas universiteteve) Nga analizimi i të dhënave, Universiteti i Shkodrës rezulton si institucioni ku përqindja e studentëve që pranojnë se kanë patur më shumë presion për t’u përfshirë në akte korruptive është më e larta, ku 25% e tyre kanë shprehur“Po”. Pas tij vjen Universiteti i Mjekësisë i Tiranës me 18.75%, i ndjekur nga Universiteti i Durrësit(15.57%) dhe Universiteti i Tiranës (15.08%). Këto shifra tregojnë se në këto universitete fenomeni i korrupsionit perceptohet si më i pranishëm ose studentët janë më të hapur për ta pranuar presionin e ushtruar mbi to. Në anën tjetër, përqindjet më të ulëta të pranimit janë në Universitetin e Elbasanit(8.75%) dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës(9.80%), gjë që mund të interpretohet si nivel më i ulët përfshirjeje reale ose si hezitim për të pranuar përfshirjen. Në kategorinë“Jo”, përqindjet më të larta janë regjistruar në Universitetin Politeknik të Tiranës(85.29%) dhe në Universitetin e Tiranës(82.54%), duke treguar 39 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete një qëndrim më të fortë kundër përfshirjes në korrupsion ose një mungesë ekspozimi të ndjeshëm ndaj praktikave të tilla. Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë (67.5%), Universiteti i Shkodrës(66.25%) dhe Universiteti i Durrësit(63.11%) kanë shifra dukshëm më të ulëta në këtë kategori, duke sugjeruar një prezencë më të konsiderueshme të përvojave që studentët i perceptojnë si korruptive ose me një ndjeshmëri më të lartë ndaj këtyre fenomeneve. Një tjetër aspekt me rëndësi është niveli i studentëve që nuk janë përgjigjur në pyetjen për përfshirjen në korrupsion. Përqindjet më të larta të mospërgjigjes regjistrohen në Universitetin e Durrësit(21.31%), Universitetin e Elbasanit(21.25%) dhe Universitetin e Mjekësisë(13.75%). Kjo mund të tregojë hezitim, frikë për t’u shprehur ose mungesë besimi në mënyrën se si përdoren këto të dhëna. Nga ana tjetër, Universiteti i Tiranës(2.38%) ka përqindjen më të ulët të studentëve që nuk janë përgjigjur, e cila nënkupton një klimë më të hapur raportimi. Në shumicën e universiteteve, vajzat përbëjnë përqindjen më të madhe të atyre që janë përgjigjur“Po” për përfshirje në korrupsion, siç është rasti në Universitetin e Shkodrës(85%), Universitetin e Mjekësisë(86.67%) dhe Universitetin e Tiranës (73.68%). Përjashtime janë Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti i Korçës, ku djemtë dominojnë në përgjigjet pozitive. Studentët, të pyetur nëse kanë ofruar ryshfet për të marrë një notë më të mirë gjatë studimeve të tyre, kanë dhënë përgjigje që hedhin dritë mbi një prej formave më të hapura të korrupsionit në arsimin e lartë. Rreth 9.6% e studentëve kanë pranuar se kanë ofruar ryshfet për përmirësimin e notës, duke pranuar kështu hapur përfshirjen në një veprim të paligjshëm dhe të padrejtë ndaj standardeve akademike. Kjo shifër, megjithëse në dukje jo shumë e lartë, është jashtëzakonisht shqetësuese, pasi tregon që një përqindje jo e vogël e studentëve jo vetëm që janë të vetëdijshëm për ekzistencën e korrupsionit, por edhe janë të gatshëm ta praktikojnë vetë për të arritur përfitime personale. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se rreth 6.9% e studentëve nuk kanë pranuar të japin përgjigje mbi këtë çështje dhe kjo përbën një tjetër tregues të fortë për natyrën delikate dhe të ndjeshme të kësaj teme. Mospranimi për t’u përgjigjur mund të interpretohet si ngurrim për të pranuar diçka të paligjshme, frikë nga pasoja morale apo edhe ligjore, apo ndoshta si një tregues i heshtur që tregon praninë e këtij fenomeni në realitetin universitar, por që studentët nuk ndihen të sigurt ta artikulojnë hapur. Në anën tjetër, një pjesë dërrmuese prej 83.5% e studentëve mohojnë të kenë ofruar ndonjëherë ryshfet për të marrë një notë më të mirë. Ky është një tregues pozitiv që na jep një farë sigurie se ndërgjegjësimi etik dhe besimi te vlerësimi i ndershëm ekziston ende tek shumica e studentëve. Megjithatë, pranimi i një përqindjeje të konsiderueshme që ka ofruar ryshfet dhe pjesa që zgjedh të heshtë tregon se fenomeni është real, i pranishëm dhe kërkon masa të qarta 40 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete dhe efikase për ta luftuar, si nga ana e institucioneve arsimore, ashtu edhe nga vetë studentët. Grafiku.12 A keni ofruar ndonjëherë ryshfet për marrjen e një provimi/note më të mirë?(sipas universiteteve) Ndër të gjitha universitetet, Universiteti i Durrësit shfaq përqindjen më të lartë të studentëve që pranojnë se kanë ofruar ryshfet, ku afërsisht 1 në 5 studentë (18.03%) e pohojnë këtë. Më pas vijnë Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti i Elbasanit, me rreth 11.25% të studentëve që e pranojnë përfshirjen në një akt të tillë. Në Universitetin e Mjekësisë, gjithashtu rreth 7.5% e studentëve e pohojnë se kanë ofruar ryshfet, ndërsa në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Tiranës, kjo përqindje bie ndjeshëm, me rreth 5.88% dhe 5.56% të studentëve përkatësisht. Universiteti i Korçës ka përqindjen më të ulët, me vetëm rreth 6.25% e studentëve që pranon një veprim të tillë, ndërsa Universiteti i Shkodrës rezulton me përqindjen më të ulët të të gjitha universiteteve në këtë kategori vetëm 3.75% e studentëve e pranojnë ofrimin e ryshfetit. Nga të dhënat, Universiteti i Tiranës ka përqindjen më të lartë të studentëve që mohojnë përfshirjen në korrupsion, me rreth 93.65% të studentëve që deklarojnë se nuk kanë ofruar ryshfet. Pas tij vjen Universiteti Politeknik i Tiranës, me afro 92.16% që gjithashtu e mohojnë. 41 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Në të njëjtin nivel qëndron Universiteti i Korçës me 87.5%, i ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë me rreth 86.25% që pohojnë integritetin e tyre. Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Elbasanit kanë përqindje të krahasueshme me rreth 90% dhe 76.25% të studentëve respektivisht. Universiteti Bujqësor dhe ai i Durrësit shfaqin përqindje më të ulëta në këtë kategori me nga 82.5% dhe 66.39% të studentëve që e mohojnë përfshirjen në këtë akt. Përqindja më e lartë e studentëve që nuk kanë pranuar të japin përgjigje vjen nga Universiteti i Durrësit, ku afro 2 nga 10 studentë(15.57%) preferuan të heshtin. Një përqindje e njëjtë haset edhe në Universitetin e Elbasanit(12.5%) dhe Universitetin e Mjekësisë(6.25%). Gjithashtu, Universiteti i Bujqësorit, i Shkodrës dhe i Korçës shfaqin përqindje të njëjta, ku rreth 6.25% nuk dhanë përgjigje. Ndërkaq, Universiteti i Tiranës dhe ai Politeknik shënojnë përqindjet më të ulëta në këtë kategori vetëm 0.79% në Universitetin e Tiranës dhe rreth 1.96% në Universitetin Politeknik nuk u përgjigjën. Projeksonet që ndërtojnë studentët mbi të ardhmen e individëve të përfshirë në korrupsion ofrojnë një dritare domethënëse për të kuptuar perceptimet e tyre mbi funksionimin e sistemit shoqëror dhe profesional në vend. Pyetja se a besojnë ata që studentët që përfshihen në akte korruptive do të arrijnë të punësohen me sukses në të ardhmen nxjerr në pah ndarje të thellë mendimesh, që flet jo vetëm për gjykimin moral të fenomenit, por edhe për besimin apo mungesën e tij ndaj meritokracisë në shoqëri. Sipas të dhënave, afërsisht 4 nga 10 studentë(39.85%) mendojnë se ata që korruptojnë nuk do të kenë një të ardhme të suksesshme profesionale. Kjo tregon për ekzistencën e një bërthame studentësh që besojnë në drejtësinë institucionale dhe fuqinë e meritës. Për ta, ndoshta tregu i punës mbetet akoma zonë ku mund të triumfojë ndershmëria dhe kompetenca profesionale mbi lidhjet personale apo përfitimet e paligjshme. Grafiku.13 A besoni se studentët që korruptojnë do të kenë punësim të sukseshëm në profesionin e tyre? Nga ana tjetër, rreth 32.67% shprehen se individët që korruptojnë do të kenë mundësi të mira punësimi, duke reflektuar një perceptim se korrupsioni nuk është një pengesë për suksesin profesional, por shpesh një mjet për të përshpejtuar karrierën. Ky grup studentësh ndoshta ka një vizion më realist ose cinik mbi 42 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete funksionimin e institucioneve, ku lidhjet, favoret dhe marrëdhëniet informale shpesh mbivendosen mbi aftësinë dhe përgatitjen profesionale. Kjo tregon një perceptim për një sistem të"kapur", ku korrupsioni është strukturor dhe i pranishëm në çdo hallkë të rrugës drejt suksesit. Ndërkohë, një përqindje jo e vogël rreth 27.48% mbeten të pavendosur, duke shfaqur një pasiguri të thellë për mënyrën si funksionon realisht tregu i punës dhe ndikimin që sjell sjellja korruptive në të ardhmen profesionale. Kjo pavendosmëri mund të lidhet me mungesën e përvojës direkte në tregun e punës, por gjithashtu edhe me ndjenjën e pasigurisë dhe pasqyrën kontradiktore që ofron realiteti shoqëror, ku individë të paaftë ngjiten në hierarki përmes korrupsionit, ndërsa të tjerët përballen me pengesa pavarësisht aftësive të tyre. Raportimi i rasteve të korrupsionit Çështja e denoncimit të korrupsionit në universitete është një ndër temat më të ndjeshme dhe problematike që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin real të mekanizmave të brendshëm në ruajtje të integritetit akademik. Në shumë raste, mungesa e raportimeve apo reagimeve efektive ndaj rasteve të korrupsionit është përdorur si alibi nga institucionet arsimore për të shmangur përgjegjësinë institucionale, duke ia kaluar barrën studentëve apo stafit, me arsyetimin se “rastet nuk janë denoncuar zyrtarisht”. Megjithatë, të dhënat tregojnë një realitet më kompleks. Sipas përgjigjeve të studentëve, 43.87% e tyre pohojnë se rastet e korrupsionit që ata kanë identifikuar ose dëgjuar nuk janë denoncuar. Kjo shifër është domethënëse dhe ngre shqetësime të thella për mungesën e besimit të studentëve ndaj strukturave që supozohet të garantojnë etikën dhe ligjshmërinë brenda universiteteve. Mungesa e një strukture efektive për raportim, mungesa e mbrojtjes së identitetit të denoncuesve dhe frika nga hakmarrja janë ndër arsyet më të zakonshme që studentët përmendin për këtë heshtje kolektive. Grafiku.14 A janë denoncuar këto raste e korrupsionit? Nga ana tjetër, vetëm rreth 1 në 5 studentë(20.86%) raportojnë se rastet e korrupsionit janë denoncuar. Edhe pse kjo shifër dëshmon se ekziston një nivel ndërgjegjësimi dhe reagimi, ajo mbetet relativisht e ulët, duke treguar që denoncimi i korrupsionit nuk është ende një normë e konsoliduar në kulturën 43 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete universitare. Edhe në rastet kur është bërë denoncimi, mbetet e paqartë nëse ai ka sjellë ndonjë rezultat konkret apo nëse është trajtuar me seriozitet institucional, ç’ka ndikon negativisht në vazhdimësinë e raportimeve. Një element tepër domethënës është përqindja e lartë e atyre që kanë zgjedhur të mos përgjigjen në këtë pyetje, me rreth 35.27% e të anketuarve. Kjo tregon jo vetëm një hezitim për të folur mbi raste të ndjeshme, por edhe një klimë frike, pasigurie apo mosbesimi të thellë ndaj procesit të raportimit dhe mbrojtjes ligjore. Kjo kategori e heshtur flet për praninë e një fenomeni të njohur, por të padiskutuar, ku studentët preferojnë të mos ekspozohen, edhe kur përballen me padrejtësi të qarta. Përgjigjet e studentëve në lidhje me ndjenjën e frikës ndaj raportimit të rasteve të korrupsionit në universitete zbulojnë një panoramë të ndërlikuar, ku përfshihen perceptime të ndryshme mbi sigurinë, mbrojtjen institucionale dhe kulturën e ndëshkueshmërisë brenda sistemit arsimor. Sipas të dhënave, 56.42% e studentëve deklarojnë se nuk ndjejnë frikë për të raportuar rastet korruptive, një tregues pozitiv ky që sugjeron se më shumë se gjysma e të rinjve kanë besim në të drejtën e tyre për të denoncuar padrejtësitë dhe ndihen të sigurt të flasin kur përballen me akte të tilla. Kjo përqindje reflekton një ndërgjegjësim të rritur shoqëror. Grafiku.15 A keni frikë t'i raportoni rastet e korrupsionit në universitete për të cilat jeni në dijeni? Megjithatë, situata është komplekse. Rreth 3 nga 10 studentë(27.47%) pohojnë se kanë frikë të raportojnë raste të korrupsionit, duke sinjalizuar se ende ekziston një klimë presioni, intimidimi dhe mungesë mbrojtjeje për ata që vendosin të ndërmarrin një hap të tillë. Këta studentë ndihen të pambrojtur përballë hakmarrjes së mundshme të personave të implikuar, veçanërisht nëse bëhet fjalë për pedagogë, drejtues departamentesh apo figura me pushtet brenda universitetit. Kjo tregon se raportimi nuk shihet si një akt i garantuar nga institucioni, por si një rrezik personal, duke kufizuar rëndë mundësinë e zbardhjes dhe ndëshkimit të praktikave korruptive. Veç kësaj, një tjetër e dhënë domethënëse është përqindja e studentëve që kanë zgjedhur të mos përgjigjen, me rreth 16.11%. Edhe pse nuk japin një 44 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo heshtje është një formë pasive e pranimit të pasigurisë. Në shumë raste, zgjedhja për të mos u shprehur buron pikërisht nga frika, mungesa e besimit ndaj institucioneve, apo thjesht dëshira për të qëndruar jashtë një çështjeje të ndjeshme që mund të ketë pasoja personale. Efektiviteti i këshillave të etikës Në Ligjin nr. 80/2015“Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” 10 , Këshilli i Etikës definohet si një organ kolegjial, i cili ngrihet pranë institucioneve të arsimit të lartë për të promovuar dhe shqyrtuar çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor, atij kërkimor dhe në veprimtari të tjera institucionale. Çdo institucion i arsimit të lartë nëpërmjet statutit të tij rregullon veprimtarinë e Këshillit të Etikës duke mirëpërcaktuar rolin që ky organ duhet të ketë në rregullimin e çështjeve që mund të ngrihen brenda vetë universiteteve. Qëndresa Qytetare i është drejtuar me një kërkesë për informacion 8 institucioneve të arsimit të lartë, pjesë e këtij monitorimi, për të marrë informacion më të thelluar lidhur me veprimtarinë e Këshillave të Etikës në harkun kohor të viteve 2021-2025 si dhe vendimmarrjet që kanë patur lidhur me integritetin e stafeve akademike, sjelljen e tyre dhe fenomenin e plagjiaturës në punimet shkencore. Tabela.4 Numri i çështjeve të trajtuara nga Këshilli i Etikës sipas universiteteve Institucioni i Arsimit të Lartë Universiteti i Tiranës Universiteti i Mjekësisë i Tiranës Numri i Çështjeve 8 1 Universiteti Politeknik i Tiranës 5 Universiteti Bujqësor i Tiranës 1 Universiteti"Aleksandër Xhuvani" 0 Elbasan Universiteti"Fan S.Noli" Korçë 0 Universiteti"Luigj Gurakuqi" Shkodër 0 Universiteti"Aleksandër Moisiu" Durrës 1 10 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2015/07/22/80 45 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Sipas të dhënave të mbledhura nga kërkesat për informacion, në harkun kohor të katër viteve të fundit, tetë universitetet publike kanë raportuar një numër relativisht të ulët çështjesh të trajtuara në Këshillat e Etikës. Në krye të listës renditet Universiteti i Tiranës, me gjithsej 8 çështje të shqyrtuara, prej të cilave 6 lidhen me sjelljen e stafit akademik dhe 2 me çështje integriteti. Nuk është raportuar asnjë rast plagjiature në punimet shkencore, pavarësisht pretendimeve publike mbi plagjiaturën në disertacionet doktorale të rektorit dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë. Pas tij renditet, Universiteti Politeknik i Tiranës, i cili ka ndjekur 5 çështje etike që përfshijnë stafin akademik, ku në tre raste janë marrë masa disiplinore, përfshirë “Vërejtje me shkrim”,“Paralajmërim për largim nga puna” dhe“Tërheqje vëmendjeje”. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka deklaruar se ka kryer kontrolle të plota antiplagjiaturë për të gjithë kandidatët në zgjedhjet për organet drejtuese të universitetit. Ndërkohë, Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti“Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë regjistruar secili nga një çështje që lidhet me sjelljen e stafit akademik. Universiteti i Shkodrës, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Korçës nuk kanë raportuar asnjë rast të trajtuar nga Këshilli i Etikës, edhe pse pranë Prokurorive të Shkodrës dhe Elbasanit figurojnë çështje të hapura që lidhen me korrupsionin e stafit akademik. Ky numër i ulët rastesh të raportuara ngre dyshime mbi besueshmërinë e procesit të raportimit dhe nxjerr në pah një mungesë efektiviteti të Këshillave të Etikës në ndjekjen e çështjeve konkrete në universitetet respektive. Më tej, ky fakt sugjeron se ose rastet e shkeljeve nuk po identifikohen dhe adresohen në mënyrë të plotë brenda institucioneve, ose ekziston një kulturë heshtjeje dhe mosdenoncimi, ku frika nga pasoja apo mungesa e besimit në mekanizmat e brendshëm e pengon raportimin. 46 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.16 Sa besim keni tek ndëshkimi i drejtë i rasteve korruptive në universitetin/ fakultetin tuaj? Mungesa e besimit konfirmohet edhe nga anketa e zhvilluar në këto tetë universitete, ku studentët u pyetën nëse kanë besim se rastet korruptive ndëshkohen në mënyrë të drejtë në universitetin e tyre, 54.17% e studentëve u shprehën se kanë“pak” ose“aspak” besim, 26.88% ishin të pavendosur, ndërsa vetëm 18.95% deklaruan se besojnë në një ndëshkim të drejtë dhe të paanshëm. Këto rezultate tregojnë qartë se mungesa e transparencës dhe veprimeve konkrete nga organet përgjegjëse dëmton perceptimin publik dhe nxit një rreth vicioz ku mosbesimi i studentëve dhe stafit e dobëson më tej funksionimin e mekanizmave të llogaridhënies në universitete. 47 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete INTEGRITETI I STAFEVE AKADEMIKE Në këtë kapitull trajtohen disa nga sfidat më të rëndësishme që lidhen me integritetin akademik dhe funksionimin e universiteteve në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht tek perceptimet e studentëve mbi plagjiaturën, ndëshkimin e saj dhe pasojat që kjo sjell në besueshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë. Po ashtu, analizohen dimensione të tjera të integritetit të stafit akademik, si përgatitja profesionale dhe zotërimi i lëndëve, mënyra e komunikimit dhe sjelljes ndaj studentëve, respektimi i orareve të mësimit si shprehje e disiplinës dhe përgjegjësisë, si dhe praktikat e rekrutimit të pedagogëve, ku shpesh perceptohet dominimi i lidhjeve personale ndaj meritokracisë. Një vend të veçantë zë edhe çështja e përfshirjes së ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar ose të dorëhequr nga procesi i Vettingut në rolin e pedagogëve, duke ngritur dilema të forta etike mbi modelin që i transmetohet brezit të ri. Në tërësi, kapitulli synon të pasqyrojë se si plagjiatura, kompetenca profesionale, sjellja etike dhe proceset e rekrutimit ndërthuren ngushtë me integritetin e stafit akademik, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe besueshmërinë ndaj institucioneve të arsimit të lartë. Perceptimi mbi praninë dhe mundësinë e ndëshkimit të fenomenit të plagjiaturës Plagjiatura në punimet shkencore përbën një nga shqetësimet më serioze që rëndon mbi integritetin akademik dhe cilësinë e arsimit të lartë. Ky fenomen, i cili nënkupton marrjen dhe përdorimin e ideve apo teksteve të autorëve të tjerë pa citim apo referim të duhur, është denoncuar gjerësisht si një nga format më të rrezikshme të deformimit të vlerave akademike. Në një sistem arsimor ku merita, origjinaliteti dhe kërkimi i pavarur duhet të jenë themeli i avancimit profesional dhe shkencor, plagjiatura jo vetëm që cënon etikën, por minon besimin e publikut dhe ul autoritetin e institucioneve akademike. Të pyetur mbi përhapjen e këtij fenomeni në botën akademike, 54.48% e studentëve shprehen se plagjiatura është disi ose shumë e përhapur, duke treguar se shumica e tyre kanë perceptimin se ky problem është sistemik dhe i përhapur në mënyrë të konsiderueshme në radhët e akademikëve dhe studiuesve. Ky qëndrim është tregues i dyshimeve të thella që ekzistojnë në mjedisin universitar për sa i përket ndershmërisë në prodhimin shkencor dhe gjithashtu dëshmon për një mungesë transparence dhe kontrolli efektiv ndaj plagjiaturës. 48 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Nga ana tjetër, vetëm 19.88% e studentëve besojnë se fenomeni është pak i përhapur, duke përfaqësuar një pakicë që ose nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me raste të tilla, ose ka një besim më të lartë në sistemin e kontrollit dhe etikën akademike të stafit universitar. Kjo përqindje relativisht e ulët sugjeron se besueshmëria në pastërtinë e prodhimit shkencor është në krizë dhe se kjo çështje kërkon më shumë vëmendje institucionale dhe publike. Grafiku.17 Sa mendoni se është i përhapur fenomeni i plagjiaturës midis stafit akademik në universitetin tuaj? Veçanërisht shqetësues është fakti që 25.64% e studentëve kanë zgjedhur të mos shprehen mbi këtë temë. Një përqindje kaq e lartë e të pavendosurve është tregues i një klime pasigurie, frike apo mosbesimi, ku studentët ndihen të pavullnetshëm për të marrë qëndrim, ndoshta për shkak të ndjeshmërisë së lartë të çështjes ose për shkak të mungesës së informacionit të saktë. Kjo tregon se fenomeni i plagjiaturës është jo vetëm një problem i përhapur, por edhe një temë tabu, e cila shpesh fshihet nën heshtje ose relativizohet në vend që të trajtohet me transparencë dhe drejtësi. Në krye të renditjes qëndron Universiteti i Tiranës, ku 69.84% e studentëve besojnë se plagjiatura është disi ose shumë e përhapur. Kjo shifër e lartë sugjeron një vetëdije të thellë ndaj këtij fenomeni, ndoshta edhe për shkak të ekspozimit më të madh në një ambient akademik më konkurrues dhe më të mediatizuar. Pas tij, qëndron Universiteti i Mjekësisë, me 63.75% të studentëve që ndajnë të njëjtin perceptim. Duke qenë se ky universitet përgatit profesionistë në fushën e shëndetësisë, një nivel kaq i lartë shqetësimi mund të jetë tregues i përgjegjësisë më të madhe që studentët ndiejnë për cilësinë dhe vërtetësinë e dijes së përvetësuar. Në mes të spektrit ndodhen Universiteti Politeknik i Tiranës(53.92%) dhe Universiteti“Aleksandër Moisiu” në Durrës(53.28%), ku mbi gjysma e studentëve 49 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete e perceptojnë plagjiaturën si një problem të pranishëm. Këto përqindje sinjalizojnë një klimë të ndarë, ku ndërgjegjësimi ekziston, por ndoshta pa u shoqëruar me masa të qarta parandaluese ose ndëshkuese. Në një nivel pak më të moderuar ndodhet Universiteti Bujqësor i Tiranës, me 47.5%, i ndjekur nga Universiteti i Shkodrës(43.75%) dhe Universiteti i Korçës (41.25%). Këto institucione tregojnë një përqindje të konsiderueshme studentësh që pranojnë përhapjen e plagjiaturës, por gjithashtu mund të pasqyrojnë mungesë transparence ose monitorimi të rregullt mbi standardet akademike. Në fund të listës, me përqindjen më të ulët, ndodhet Universiteti i Elbasanit, ku vetëm 28.75% e studentëve mendojnë se plagjiatura është e përhapur. Grafiku.18 Sa mendoni se është i përhapur fenomeni i plagjiaturës midis stafit akademik në universitetin tuaj?(sipas universiteteve) Për sa i takon studentëve që shprehen se plagjiatura është një fenomen pak i përhapur, Universiteti i Durrësit prin me 22.95% të studentëve që mendojnë se plagjiatura nuk është një problem madhor në institucionin e tyre. Pas tij vjen Universiteti Bujqësor i Tiranës me 28.75%, që gjithashtu shfaq një përqindje të konsiderueshme të perceptimit pozitiv për nivelin e ulët të plagjiaturës. 50 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Universitetet e Tiranës, Universiteti i Mjekësisë dhe Universiteti i Elbasanit ndajnë një përqindje të ngjashme me rreth 18.75%-20%, që tregon një nivel modest të optimizmit mbi pastërtinë akademike. Ndërkohë, Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Korçës qëndrojnë më ulët në këtë drejtim me përqindje rreth 17.5%– 21.25%. Kategoria“Nuk e di” pasqyron një nivel të lartë pasigurie, hezitimi për t’u shprehur, ose mungesë informacioni mbi plagjiaturën. Kjo është shqetësuese, pasi sugjeron mungesën e debatit publik dhe edukimit mbi etikën akademike. Në krye të kësaj kategorie qëndron Universiteti i Elbasanit, ku 52.5% e studentëve nuk kanë një mendim të formuar. Ky është një tregues i qartë i mungesës së transparencës ose ndërgjegjësimit mbi normat e integritetit akademik. Pas tij renditen Universiteti i Shkodrës me 38.75%, Korçës me 37.5% dhe Politekniku i Tiranës me 27.45%. Në krahasim, Universiteti i Tiranës dhe Mjekësisë kanë përqindjet më të ulëta të pavendosurisë(14.29% dhe 17.5% përkatësisht), duke sugjeruar një diskurs më të zhvilluar dhe një vetëdije më të lartë për çështjet e plagjiaturës. Grafiku.19 Si i vlerësoni universitetet në Shqipëri në raport me ndëshkimin e rasteve të plagjiaturës te stafi akademik? Kur studentët pyeten se si e vlerësojnë punën e universiteteve në ndëshkimin e rasteve të ekspozuara të plagjiaturës, rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre shfaq skepticizëm dhe mungesë besimi ndaj mekanizmave institucionalë. Sipas të dhënave, 43.05% e studentëve e vlerësojnë këtë punë si të dobët ose shumë të dobët, duke ngritur alarmin për mungesën e seriozitetit dhe transparencës në trajtimin e shkeljeve të integritetit akademik. Ky perceptim mund të pasqyrojë disa probleme të thella si mungesë të mekanizmave të qarta ndëshkimore, zbatim selektiv të rregulloreve, apo edhe një kulturë institucionale që në vend të promovimit të meritokracisë, toleron ose injoron aktet e kopjimit dhe mashtrimit akademik. Për studentët, kjo sjell një ndjesi 51 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete padrejtësie dhe dekurajimi, pasi përpjekja për të ruajtur standardet e ndershmërisë nuk shpërblehet, ndërsa shkeljet nuk ndëshkohen në mënyrë të drejtë. Nga ana tjetër, vetëm 17.83% e studentëve vlerësojnë se po bëhet një punë e mirë në ndëshkimin e plagjiaturës, detaj i cili tregon se për një pjesë relativisht të vogël të tyre ekzistojnë përpjekje të dukshme në këtë drejtim. Megjithatë, kjo përqindje e ulët sugjeron se rastet pozitive janë të kufizuara, ndoshta vetëm në fakultete ose departamente të caktuara ku ka një kulturë më të fortë përgjegjshmërie akademike. Një përqindje tjetër domethënëse, 39.12%, shprehin një qasje neutrale ose mesatare, që tregon ose pasiguri, ose mungesë informacioni të mjaftueshëm për mënyrën se si trajtohen realisht rastet e plagjiaturës. Kjo mund të lidhet me mungesën e transparencës në procedurat hetimore dhe ndëshkimore brenda universiteteve, apo me mungesën e komunikimit të vendimeve të marra për rastet e identifikuara. Perceptimi mbi përgatitjen profesionale dhe sjelljen e stafeve akademike Formimi akademik dhe aftësia për të përcjellë dijen në mënyrë të kuptueshme dhe të frytshme janë shtyllat themelore të procesit të mësimdhënies në çdo institucion të arsimit të lartë. Studentët, si pjesëmarrës aktivë në këtë proces, janë në pozita të favorshme për të vlerësuar cilësinë reale të mësimdhënies që ata marrin dhe përgatitjen profesionale të stafit akademik, mbi bazën e përvojës së tyre të drejtpërdrejtë në auditore. Të pyetur mbi kompetencën e pedagogëve për të zotëruar dhe transmetuar në mënyrë të saktë dhe efektive lëndët që ata japin, 73.4% e studentëve shprehen se brenda stafeve akademike ka pedagogë që nuk e zotërojnë mirë lëndën që japin. Ky është një tregues shqetësues, i cili ngre pikëpyetje mbi proceset e rekrutimit dhe trajnimit të stafit universitar, si dhe mbi mekanizmat e monitorimit të cilësisë së mësimdhënies. 52 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.20 Sipas jush, sa pedagogë mendoni se nuk e zotërojnë lëndën? Më konkretisht, 10.47% e studentëve mendojnë se të paktën një pedagog në përvojën e tyre nuk e zotëron lëndën që jep, ndërsa pjesa dërrmuese, 53.05%, besojnë se janë disa pedagogë që paraqesin mangësi serioze në formimin e tyre profesional. Një tjetër grup prej 9.88% të studentëve shprehet se një numër i madh pedagogësh nuk kanë përgatitjen e nevojshme, duke sinjalizuar se problemi mund të jetë më i përhapur se ç’mund të perceptohet në nivel institucional. Nga ana tjetër, vetëm 26.61% e studentëve deklarojnë se të gjithë pedagogët në përvojën e tyre e zotërojnë mirë lëndën që japin, gjë që tregon se për një pakicë studentësh, standardet akademike janë respektuar dhe niveli i kompetencës është në përputhje me pritshmëritë e arsimit të lartë. Në një krahasim që mund të bëjmë mes institucioneve të arsimit të lartë, studentët që shprehen pozitivisht mbi cilësinë e mësimdhënies, vërehet se përqindja më e lartë regjistrohet në Universitetin e Korçës me 52.5%, i ndjekur nga Universiteti i Elbasanit(32.5%) dhe Universiteti i Durrësit(29.51%). Ndërkohë, Universiteti Politeknik i Tiranës paraqet një nivel më të ulët me rreth 29.41% të studentëve, dhe më i ulëti është Universiteti i Mjekësisë me vetëm 15%, ku shumica e studentëve mendojnë se pedagogët kanë mangësi në zotërimin e lëndës. Kategoria“Disa pedagogë” nuk e zotërojnë lëndën përbën përgjigjen më dominuese në shumicën e universiteteve. Më lart në këtë listë qëndron Universiteti i Mjekësisë i Tiranës me 66.25%, ndjekur nga Universiteti Bujqësor me 60% dhe Universiteti Politeknik i Tiranës me 55.88%. Edhe në Universitetin e Tiranës, 58.73% e studentëve raportojnë se kanë hasur disa pedagogë me kompetencë akademike të kufizuar. 53 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.21 Sipas jush, sa pedagogë mendoni se nuk e zotërojnë lëndën?(sipas universiteteve) Sa i përket kategorisë më shqetësuese,“Shumë pedagogë” nuk e zotërojnë lëndën, përqindja më e lartë vihet re në Universitetin e Shkodrës me 18.75%, i ndjekur nga Universiteti i Elbasanit me 15% dhe Universiteti i Durrësit me 10.66%. Kjo sugjeron një perceptim më të thelluar të mungesës së kompetencës së stafeve akademike në disa institucione. Edhe pse përqindjet janë më të ulëta krahasuar me kategorinë“Disa”, fakti që një pjesë e konsiderueshme e studentëve identifikojnë“shumë” pedagogë të papërgatitur, përbën një sinjal alarmi për menaxhimin e cilësisë në arsimin e lartë. Të pyetur mbi mënyrën e sjelljes dhe komunikimit të pedagogëve në marrëdhënien me studentët, një pjesë e konsiderueshme e studentëve, rreth 44.71% e vlerësojnë këtë marrëdhënie si korrekte, duke sinjalizuar një perceptim pozitiv të përgjithshëm ndaj qëndrimeve të stafit akademik. Kjo tregon se në një përqindje të mirë, pedagogët i përmbahen standardeve të sjelljes etike, duke treguar respekt, profesionalizëm dhe një raport të shëndetshëm komunikimi me 54 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete studentët. Kjo bindje përforcohet edhe më tej nga 16.93% e studentëve që e cilësojnë sjelljen e pedagogëve si shumë etike, duke nënkuptuar jo vetëm korrektësi në komunikim, por edhe etikë të lartë personale dhe institucionale. Grafiku.22 Si e vlerësoni sjelljen e pedagogëve në universitetin tuaj? Megjithatë, krahas këtij perceptimi pozitiv, një pjesë jo e vogël e studentëve, rreth 32.51%, deklarojnë se kanë hasur sjellje arrogante nga pedagogët. Kjo tregon për një tension të mundshëm në komunikimin pedagog-student, që mund të ndikojë negativisht në klimën akademike dhe ndjesinë e sigurisë ose hapjes së studentëve për të bashkëpunuar me stafin akademik. Në raste të tilla, raporti mësimdhënie-mësimnxënie humbet karakterin e tij bashkëpunues dhe zëvendësohet me ndjesi distance apo frike. Në një tjetër ekstrem të spektrit të sjelljes, 5.84% e studentëve raportojnë se kanë përjetuar sjellje shumë të ashpër nga pedagogët. Ky është një tregues i fortë i një marrëdhënieje potencialisht abuzive ose autoritare, që jo vetëm cënon standardet etike të universitetit, por edhe ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien emocionale dhe motivimin e studentëve. Këto rezultate nënvizojnë nevojën që universitetet të forcojnë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe të vetë-rregullimit të sjelljes akademike, duke promovuar një kulturë respekti dhe profesionalizmi në çdo hallkë të sistemit të arsimit të lartë. Të dhënat e marra nga tetë universitete të ndryshme të vendit lidhur me sjelljen dhe komunikimin e pedagogëve në marrëdhëniet me studentët tregojnë një pasqyrë të shumëllojshme perceptimesh, të cilat ndryshojnë ndjeshëm nga një institucion në tjetrin. Në nivelin kombëtar, një përqindje e madhe e studentëve në disa universitete, si Universiteti Bujqësor i Tiranës(62.5%), Universiteti Politeknik (54.9%) dhe Universiteti i Durrësit(45.08%), e konsiderojnë komunikimin e pedagogëve si korrekt, gjë që tregon për një nivel të qëndrueshëm etik dhe profesional në marrëdhënien pedagog–student. Në të njëjtën kohë, edhe Universiteti i Elbasanit(45%) dhe Universiteti i Shkodrës(41.25%) tregojnë për një masë të konsiderueshme të studentëve që e vlerësojnë këtë raport në përputhje me normat akademike. Nga ana tjetër, shqetësues mbetet niveli i perceptimit për sjellje arrogante të pedagogëve. Ky perceptim është më i theksuar në Universitetin e Mjekësisë, ku 45% e studentëve e kanë përjetuar sjelljen e pedagogëve si arrogante, ndjekur 55 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete nga Universiteti i Tiranës(41.27%), Universiteti i Shkodrës(42.5%), dhe Universiteti i Korçës(36.25%). Në këto institucione, raporti hierarkik mund të jetë faktor që ndikon në këtë perceptim negativ. Këto të dhëna ngrenë shqetësime mbi nevojën për rritjen e aftësive ndërpersonale dhe komunikimit etik në mjediset universitare, si dhe për një vetë-reflektim të stafit akademik për sjelljen e tyre ndaj studentëve. Grafiku.23 Si e vlerësoni sjelljen e pedagogëve në universitetin tuaj? (sipas universitetit) Ndërkohë, për sjellje shumë të sjellshme dhe etike, Universiteti i Elbasanit(30%), Universiteti i Durrësit (19.67%), Universiteti i Mjekësisë(18.75%) dhe Universiteti i Tiranës(17.46%) tregojnë për një pjesë të rëndësishme të pedagogëve që vlerësohen për etikë të lartë profesionale dhe ndërveprim model me studentët. Ky grup përfaqëson figurën e pedagogut ideal, që përçon jo vetëm dije, por edhe frymë respekti, bashkëpunimi dhe zhvillimi personal. Në kontrast me këtë, përqindjet më të ulëta të këtij vlerësimi janë të pranishme në Universitetin Politeknik të Tiranës(10.78%) dhe në Universitetin e Shkodrës(6.25%), duke sugjeruar nevojën për përmirësim në cilësinë e ndërveprimit njerëzor dhe etik të pedagogëve në këto mjedise. Perceptimi mbi respektimin e orareve mësimore nga stafet akademike Respektimi i orarit të mësimdhënies nga ana e pedagogëve përbën një element thelbësor jo vetëm të kodit etik akademik, por edhe të disiplinës së punës dhe 56 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete profesionalizmit në institucionet e arsimit të lartë. Kjo praktikë ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe të respektueshme në marrëdhëniet pedagog–student, si dhe në efikasitetin e procesit mësimor. Sipas të dhënave të mbledhura, 45.98% e studentëve vlerësojnë se pedagogët respektojnë në mënyrë të rregullt dhe të kënaqshme orarin e paracaktuar të mësimdhënies. Kjo shifër është inkurajuese dhe tregon për një angazhim të konsiderueshëm të një pjese të stafit akademik në përmbushjen e përgjegjësive të tyre institucionale. Për këta pedagogë, respektimi i orarit nuk është thjesht një detyrim administrativ, por edhe një shprehje respekti ndaj kohës dhe seriozitetit të studentëve. Nga ana tjetër, 22.92% e studentëve shprehen se pedagogët e respektojnë pak ose aspak orarin e caktuar, ç’ka përbën një tregues shqetësues për mungesën e disiplinës profesionale në një pjesë të institucioneve. Mospërfillja e orarit, vonesat sistematike apo anulimet e paarsyetuara të mësimeve ndikojnë negativisht jo vetëm në cilësinë e mësimdhënies, por edhe në besueshmërinë e institucioneve ndaj studentëve. Një situatë e tillë krijon ndjesinë e pasigurisë dhe mosrespektimit institucional, e cila në terma afatgjatë dëmton klimën akademike. Grafiku.24 Sa e respektojnë pedagogët orarin e mësimit në universitetin tuaj? Ndërkohë, një përqindje jo e vogël prej 31.1% e studentëve japin një vlerësim mesatar, duke reflektuar një realitet të përzier, ku ndonëse orari mund të respektohet herë pas here, mungon qëndrueshmëria dhe përkushtimi i plotë në këtë aspekt. Ky pozicion i ndërmjetëm tregon se praktika e respektimit të orarit nuk është e standardizuar dhe ndryshon nga një pedagog te tjetri apo nga një fakultet te tjetri. Kjo situatë nënvizon nevojën për vendosjen e mekanizmave më të rreptë të monitorimit dhe llogaridhënies, si dhe për përforcimin e një kulture etike profesionale që vendos studentin dhe cilësinë e mësimdhënies në qendër të procesit akademik. 57 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.25 Sa e respektojnë pedagogët orarin e mësimit në universitetin tuaj? Në analizën e respektimit të orarit nga pedagogët në universitetet publike, vlerësimet e studentëve janë bërë sipas tre kategori kryesore: Aspak/Pak, Mesatarisht dhe Tërësisht. Përqindja më e lartë e studentëve që shprehen se pedagogët respektojnë pak ose aspak oraret regjistrohet në Universitetin e Shkodrës(37.5%) dhe Universitetin e Mjekësisë(30%), duke treguar shqetësime të qarta mbi korrektësinë e orareve të stafit akademik. Në vijim renditen Universiteti i Korçës(32.5%), Universiteti i Elbasanit(25%), dhe Universiteti i Durrësit (20.49%), që gjithashtu reflektojnë nivele të konsiderueshme pakënaqësie. Universitetet që paraqiten më pozitivisht në këtë aspekt janë Universiteti Politeknik i Tiranës(15.69%), Universiteti Bujqësor i Tiranës(15%) dhe Universiteti i Tiranës(26.19%), edhe pse ky i fundit mbetet mbi mesataren e përgjithshme. Vlerësimet mesatare janë më të larta në Universitetin e Shkodrës(38.75%), Universitetin e Durrësit(31.97%) dhe Universitetin e Korçës(31.25%), duke treguar një perceptim të përzier dhe ndonjëherë të paqartë mbi respektimin e orareve nga pedagogët. Universitetet e tjera që shfaqin përqindje të larta në këtë 58 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete kategori janë Universiteti i Tiranës(33.33%) dhe Universiteti Politeknik i Tiranës (29.41%). Në krahasim, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Elbasanit(25%), si dhe Universiteti i Mjekësisë(35%), kanë një shpërndarje më të balancuar midis vlerësimeve mesatare dhe të larta. Universitetet me vlerësimin më të lartë për respektim të plotë të orarit janë Universiteti Bujqësor i Tiranës(60%), Universiteti Politeknik(54.90%), Universiteti i Elbasanit(50%) dhe Universiteti i Durrësit(47.54%). Këto shifra tregojnë një perceptim pozitiv dhe përkushtim të dukshëm nga pedagogët në përmbushjen e orareve të mësimit. Universiteti i Tiranës(40.48%) dhe Universiteti i Mjekësisë (35%) mbajnë një nivel të mirë, por më të moderuar. Nga ana tjetër, Universiteti i Korçës(36.25%) dhe ai i Shkodrës(23.75%) kanë nivelin më të ulët të vlerësimeve maksimale, duke nënvizuar nevojën për rritjen e përkushtimit në këtë aspekt. Pedagogë“të kthyer” nga Vetingu në drejtësi Në vitin 2016, pas një konsensusi të gjerë politik, u miratua reforma në drejtësi, e cila shënoi fillimin e ndryshimeve rrënjësore në këtë sistem. Një nga proceset më thelbësore të reformës ishte rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe si procesi i Vetingut. Ky proces, i cili nisi në vitin 2018, kishte si qëllim kryesor garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të trupës gjyqësore dhe prokuroriale, duke u përqendruar tek tre shtylla kryesore: verifikimi i pasurisë, vlerësimi i figurës dhe kontrolli i aftësive profesionale. Një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendosën të jepnin dorëheqjen përpara nisjes së procesit, duke e shmangur atë, ndërsa shumë të tjerë nuk arritën ta kalonin. Sipas ligjit, të gjithë ata që rezultuan të shkarkuar nga procesi nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, e konsideruar si“periudhë rehabilitimi”. Megjithatë, ligji nuk ndalon angazhimin e tyre në fusha të tjera, përfshirë arsimin e lartë apo botën akademike. Ky boshllëk ligjor ka sjellë problematika serioze. Në Raportin 11 e Komisionit Europian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri për vitin 2025, vihet në dukje se: “Fakti që magjistratët të cilët janë dorëhequr gjatë procesit të rivlerësimit dhe që janë subjekt i ndalimit për të mbajtur pozicione të larta në sistemin gjyqësor, janë të lirë të marrin pozita si staf trajnues në Shkollën e Magjistraturës, vazhdon të përbëjë një mangësi të madhe.” Ky qëndrim i Komisionit Europian ngre qartë shqetësimin se, edhe pse të përjashtuar nga drejtësia për mungesë integriteti ose për shmangie të procesit, 11 https://commission.europa.eu/document/download/3732ae59-5ab4-48a6-a3e60ef9aa593863_en?filename=2025%20Rule%20of%20Law%20Report%20-%20Country%20Chapter%20Albania.pdf 59 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete ish-magjistratët gjejnë hapësira për t’u rikthyer në pozita që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e brezave të rinj juristësh. Tabela.5 Pedagogë“të kthyer” nga Vetingu në drejtësi Inicialet E.P Pozicioni para procesit të Vetingut Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Korçë I.M Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë J.Q Kryetare e Gjykatës së Durrësit A.B Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë A.M Gjyqtar në Gjykatën e Lartë E.I Drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë H.L Prokuror i Krimeve të Rënda A.F Gjyqtar në Gjykatën e Lartë Burimi: Qendresa Qytetare Statusi nga procesi i rivlerësimit Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Motivacioni për deklarim të pamjaftueshëm të kritetit të pasurisë. Çështja në proces rishikimi. 12 Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Motivacioni për deklarim të pamjaftueshëm të kritetit të pasurisë. 14 Dhënë dorëheqjen, ku një vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbulon se J.Q e dorëzoi dorëheqjen dhjetë ditë pas mbylljes së hetimit administrativ, që e ngarkonte atë me barrën e provës për kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës. 16 Shkarkuar me vendim përfundimtar nga KPA, duke lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkim nga detyra. Motivacioni për deklarim të pamjaftueshëm të kritetit të pasurisë. 18 Dhënë dorëheqjen, KPK i heq të drejtën për t’u riemëruar në një pozicion në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. 20 Shkarkuar nga detyra me vendim të KPA, duke rrëzuar vendimin e KPK për konfirmim në detyrë. 22 Dhënë dorëheqjen, KPK i heq të drejtën për t’u riemëruar në një pozicion në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. 24 Dhënë dorëheqjen, KPK i heq të drejtën për t’u riemëruar në një pozicion në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. 26 IAL ku punon aktualisht Universiteti i Korçës“Fan S. Noli” 13 Universiteti i Tiranës 15 Universiteti i Tiranës 17 Universiteti Luarasi 19 Universiteti Luarasi 21 Universiteti Barleti 23 Shkolla e Magjistraturës 25 Shkolla e Magjistraturës 27 12 http://magjistrat.al/profil/831 13 https://unkorce.edu.al/departamenti-i-shkencave-sociale-3/ 14 http://magjistrat.al/profil/801 15 Informacion i raportuar nga studentet, në mungesë të vendosjes në dispozicion nga Universiteti i Tiranës së listës së pedagogëve me kohë të pjesshme 16 https://www.reporter.al/2019/11/08/doreheqja-e-joana-qeleshit-pas-barres-se-proves-per-pasurine-dhe-figuren/ 17 https://unitir.edu.al/organika-e-personelit-akademik-me-kohe-te-plote-fd/ 18 https://www.reporter.al/2020/03/06/kpa-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-gjyqtarit-admir-belishta/ 19 https://luarasi-univ.edu.al/sq/fakulteti-i-drejtesise/ 20 https://www.reporter.al/2020/12/17/kpa-rrezon-ankimin-e-ish-anetarit-te-gjykates-se-larte-aleksander-muskaj/ 21 https://luarasi-univ.edu.al/sq/fakulteti-i-drejtesise/ 22 https://www.reporter.al/2022/08/19/vendimi-i-kpa-arsyet-e-shkarkimit-te-elizabeta-imerajt/ 23 https://feqd.umb.edu.al/en/stafi.html 24 https://www.reporter.al/2021/02/25/doreheqja-nga-prokuroria-kpk-nderpret-vetingun-per-henrik-ligorin/ 25 https://www.magjistratura.edu.al/sq/keshilli-pedagogjik 26 https://www.reporter.al/2021/01/28/kolegji-vendosi-i-percare-pro-sanksionit-15-vjecar-per-arjana-fullanin/ 27 https://www.magjistratura.edu.al/sq/ngarkesa-mesimore 60 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Nga monitorimet tona dhe raportimet e studentëve rezulton se një pjesë e ishgjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, të dorëhequr ose të shkarkuar nga Vetingu, janë angazhuar rishtazi në universitete publike e private, madje edhe në Shkollën e Magjistraturës, duke ligjëruar për studentët e drejtësisë. Nëse një gjyqtar apo prokuror është larguar nga sistemi sepse nuk ka justifikuar pasurinë, ka pasur kontakte të papërshtatshme ose ka shmangur vlerësimin e aftësive, është e papranueshme që i njëjti person të jetë sot mësues i etikës profesionale apo i parimeve të drejtësisë për studentët. Kjo dëmton besueshmërinë e institucioneve akademike dhe krijon kontradiktë të hapur me frymën e reformës në drejtësi, e cila synonte të largonte nga sistemi figurat pa integritet. Për më tepër, ndikimi mbi studentët është i ndjeshëm. Brezat e rinj të juristëve jo vetëm që mësojnë dije profesionale, por marrin edhe modele etike nga pedagogët e tyre. Kur në auditore gjenden figura të cilat kanë shmangur ose nuk kanë kaluar procesin e Vetingut, mesazhi që u transmetohet studentëve është se standardet e integritetit mund të anashkalohen, gjë që rrezikon të deformojë formimin e tyre profesional. Edhe pse kjo praktikë nuk ndalohet nga ligji, ajo përbën një problem serioz moral dhe etik. Perceptimi mbi format e punësimit të stafeve akademike Nëpërmjet anketës së zhvilluar me studentët në universitetet publike, është matur edhe perceptimi i tyre lidhur me mënyrën e punësimit të stafit akademik. Rezultatet tregojnë një mungesë të theksuar besimi ndaj procesit të rekrutimit në arsimin e lartë. Më shumë se gjysma e studentëve(57.73%) shprehen se pedagogët punësohen mbi bazën e lidhjeve personale, duke ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e klientelizmit, nepotizmit dhe lidhjeve informale në sistemin universitar. Grafiku.26 Sipas jush, në universitetet shqiptare si bëhen emërimet e stafit akademik? 61 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Vetëm 21.37% e studentëve mendojnë se punësimi i stafit akademik bazohet në meritë, e cila sinjalizon perceptimin e dobët të standardeve profesionale dhe të transparencës në procesin e përzgjedhjes. Kjo shifër relativisht e ulët reflekton një mungesë të ndjeshme të konkurrencës së ndershme dhe të besimit se kriteret akademike, si përvoja, titujt shkencorë apo performanca në mësimdhënie, zënë vendin që u takon në rekrutime. Ndërkohë, një përqindje domethënëse studentësh, 23.5% kanë zgjedhur të mos shprehen rreth kësaj çështjeje. Kjo heshtje mund të interpretohet nga njëra anë si mungesë informacioni të mjaftueshëm, ndërsa nga ana tjetër, si një shenjë frike ose mosbesimi për të folur lirshëm mbi një temë që perceptohet si e ndjeshme ose e rrezikshme për t’u komentuar hapur. Ky qëndrim pasiv mund të jetë tregues i një ambienti universitar ku transparenca, llogaridhënia dhe besimi i ndërsjellë nuk janë të konsoliduara. Bazuar në të dhënat nga të gjitha tetë universitetet publike të përfshira në anketë, perceptimi i studentëve mbi mënyrën e punësimit të stafit akademik paraqet dallime domethënëse mes institucioneve. Perceptimi se punësimi bëhet përmes lidhjeve personale dominon gati në të gjitha universitetet. Universiteti i Shkodrës kryeson me një nivel alarmues prej 77.5%, i ndjekur nga Universiteti i Mjekësisë(66.25%), Universiteti i Tiranës(57.14%), Universiteti Politeknik i Tiranës(54.90%), dhe Universiteti i Durrësit(52.46%). Më pas renditen Universiteti Bujqësor(51.25%) dhe Universiteti i Korçës(43.75%). Vetëm në Universitetin e Elbasanit, kjo përqindje është më e ulët(28.75%), por sërish mbetet më e lartë se ajo për meritokracinë. Ky trend konfirmon perceptimin e gjerë se lidhjet personale përbëjnë ende një faktor dominues në përzgjedhjen e stafit akademik. 62 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Grafiku.27 Sipas jush, në universitetet shqiptare si bëhen emërimet e stafit akademik?(sipas universiteteve) Universiteti që shënon përqindjen më të lartë të studentëve që besojnë se punësimi i pedagogëve bëhet mbi bazën e meritës është Universiteti i Korçës(41.25%), i ndjekur nga Universiteti Politeknik i Tiranës(24.51%), Universiteti i Tiranës (23.02%), dhe Universiteti i Durrësit (22.95%). Më pas renditen Universiteti i Elbasanit(22.50%), Universiteti Bujqësor (16.25%), Universiteti i Shkodrës(15%), ndërsa më i ulëti në këtë kategori është Universiteti i Mjekësisë(vetëm 6.25%). Këto shifra tregojnë se besimi në procesin meritokratik të rekrutimit është përgjithësisht i ulët në të gjithë sistemin, me vetëm një universitet që kalon pragun e 40%. Kategoria e studentëve që kanë zgjedhur të mos shprehen është veçanërisht e lartë në Universitetin e Elbasanit(48.75%), duke sinjalizuar një mungesë informacioni ose një hezitim për të komentuar. Pas tij vjen Universiteti Bujqësor i Tiranës(31.25%), Universiteti i Durrësit(24.59%) dhe Universiteti i Mjekësisë (23.75%). Në nivel më të ulët qëndrojnë Universiteti Politeknik i Tiranës(19.61%), Universiteti i Tiranës(16.67%), dhe Universiteti i Korçës(13.75%), ndërsa Universiteti i Shkodrës shënon nivelin më të ulët të pasigurisë me vetëm 7.5%. Kjo tregon një gamë të ndryshme të angazhimit dhe vetëdijes së studentëve në raport me proceset e brendshme të rekrutimit në universitete të ndryshme. Vetingu akademik Vetingu akademik mund të cilësohet si një mjet për të adresuar problemet strukturore të korrupsionit në arsimin e lartë në Shqipëri. Në thelb, ky proces nënkupton verifikimin e integritetit personal, profesional, shkencor dhe pasuror të stafit akademik dhe drejtuesve të universiteteve. Vetingu synon të vendosë 63 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete një standard të ri përgjegjshmërie dhe transparence, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë dhe besueshmërinë e sistemit arsimor. Ky proces do të përfshinte kontrollin e pasurisë së deklaruar nga pedagogët dhe drejtuesit universitarë, duke e krahasuar me burimet e të ardhurave të ligjshme, si dhe do të shqyrtonte nëse ka mospërputhje të pajustifikueshme, që mund të ngjallin dyshime për përfitime të padrejta. Një tjetër komponent i rëndësishëm i vetingut do të ishte verifikimi i titujve akademikë, sidomos të atyre të fituar në rrethana të dyshimta, si edhe rishikimi i punimeve shkencore dhe tezave doktorale, të cilat në disa raste janë përfshirë në skandale për plagjiaturë apo punime të dobëta që nuk justifikojnë avancimin në karrierë. Grafiku.28 A mendoni se Vetingu Akademik është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin? Në këtë mënyrë, vetingu akademik do të sillte një pastrim të sistemit nga individët që kanë ndërtuar karrierën mbi lidhje personale, ndikime politike ose praktika jo etike, duke hapur rrugë për një sistem më të ndershëm dhe konkurrues, ku meritokracia dhe cilësia të jenë kriteret për zhvillimin profesional. Në anketën e zhvilluar, 43.87% e studentëve janë shprehur se vetingu akademik do të ishte një zgjidhje efektive në luftën kundër korrupsionit në universitete, gjë që dëshmon se një pjesë e studentëve besojnë në nevojën për mekanizma të jashtëm e të pavarur kontrolli ndaj sistemit arsimor. Nga ana tjetër, 19.48% e studentëve nuk janë dakord me idenë e vetingut si zgjidhje. Megjithatë, një përqindje po aq domethënëse, prej rreth 36.64% e studentëve kanë preferuar të mos shprehen, gjë që mund të lidhet me mungesën e informacionit të mjaftueshëm mbi natyrën dhe qëllimin e vetingut akademik. Kjo e dhënë tregon nevojën për një komunikim më të hapur dhe të kuptueshëm me publikun universitar, duke informuar studentët në mënyrë të qartë mbi procesin, garantimin e paanshmërisë dhe ndikimin afatgjatë të tij për një sistem më të drejtë dhe cilësor. 64 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete Infografe 65 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 66 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 67 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 68 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 69 Korrupsioni dhe Integriteti Akademik në Universitete 70