2008 Broshura e aktiviteteve SOUTH EAST EUROPEAN YOUTH NETWORK Eksperienca me Ditët e koordinuara Kombëtare të Aksionit në Beograd %XFXUHúWL Budapest Podgorica Prishtina Sarajevo Skopje Sofia Tirana Zagreb SOUTHEAST EUROPEAN YOUTH NETWORK Eksperienca me Ditët e koordinuara Kombëtare të Aksionit më 20 qershor 2008 në Beograd, Bukuresht, Budapest, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Sofje, Tiranë, Zagreb. Redaktimi Ingo Kulhbrodt and Henrik Netzow/ SEP SynergyEuropaPartner Ltd. Hamburg. Supported by FES regional project, Belgrade and Solution4org, Budapest Raportet kombëtare National Coordinators ViSdPG ETOSZ, Budapest Përkthimi Tiszavölgyi Bt., Budapest Layout Anna Kaszantitzky, Budapest SOUTH EAST EUROPEAN YOUTH NETWORK Eksperienca me Ditwt e kooridnuara Kombwtare tw Aksionit më 20 qershor 2008 në Beograd, Bukuresht, Budapest, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Sofje, Tiranë, Zagreb PASQYRA E LËNDËS 1.“IT’S TIME” 7 2. Projekti SEE.Y.NET 7 3. Seminar kualifikimi dhe informimi, tema kyçe 9 4. Planifikimi i aktiviteteve 10 5. Muzikë magnet për të rinjtë 11 6. Dita e Aksionit, 20 qershor 2008 12 7. Rezymé 14 8. Raportet nga vendet 17 9. Shtojcë Hyrje Në muajin dhjetor 2006 ne, takuam Frank Hantken, drejtuesin e Fondacionit Friedrich-Ebert për rajonin e Evropës Juglindore, fillimisht gjatë një mbledhjeje mbi një projekt të përbashkët. Aty folëm rreth situatës së sindikatave hungareze dhe të gjithë ishim të mendimit që sipas këndvështrimit të sindikatave e vetmja mundësi zhvillimi është përfshirja e gjerë e rinisë në përfaqësimin e interesave. Në vit më vonë lindi ideja për South East Euoropean Network (SEE.Y.NET), e cila vuri si qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të një rrjeti ekzistues dhe realizimin e një Dite Kombëtare Aksioni të përbashkët. Përmbajtja e programit u përpilua nga Synergy Europa Partner(SEP), në drejtimin e Ingo Kulhbrodt, e cila paraqiti gjithashtu dhe kërkesën për mbështetje financiare pranë Komisionit Europian. Në program mori pjesë me entuziazëm zyra e konsulencës së përfaqësimit të interesave(ÉTOSZ). Kështu tri organizatat nisën bashkëpunimin për implementimin e projektit: FES si ideator, SEP si përpilues i kërkesës dhe ETOSZ si organi implementues. Gjatë punës, mes tri organizatave pati një bashkëpunim shumë të mirë, i cili ndihmoi dhe në realizimin me sukses të të projektit. Qëllim i rrjetit ishte organizimi i një Dite Aksioni në të njëjtën kohë në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Të gjitha takimet dhe mbledhjet koordinuese gjatë përgatitjes së projektit ju kushtuan këtij objektivi. Para mbajtjes së Ditës së Aksionit u organizua një seminar 7- ditor ku të rinjtë së bashku shkëmbyen mendime për mundësitë e implementimit të ideve të tyre dhe arritën të zhvillonin strategji. Veç këaj, me ndihmën e ekspertëve ata u formuan në kuadër të një trajnimi për tema si bashkëpunimi, organizimi i fushatave dhe menaxhimi i konflikteve. Të rinjtë nga 10 vendet pjesëmarrëse(Shqipëria, BosnjeHercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Hungaria, Mali i Zi, Rumania, Serbia) shfaqën entuziazëm, shpirt krijues dhe energjik në përgatitjen e programve respektive. Krahas punës së madhe ata patën forcën për të prezantuar në nivel të lartë dhe përmes ideve të shkëlqyera kulturat e vendeve të tyre gjatë mbrëmjeve. Ky projekt hedh poshtë paragjykimin, sipas të cilit të rinjtë janë pasivë në shoqëri dhe në përfaqësimin e interesave. Eksperienca ime me projektin SEE.Y.NET e kundërprovon qartazi këtë paragjykim. Një falenderim i veçantë gjatë zbatimit të këtij projekti i shkon Indikó Krén dhe Máté Ilés, të cilët e mbështetën programin me eksperiencë profesionale dhe organizuan takimet me përmbajtje të pasur. GjithashEksperienca me Ditët e koordinuara Kombëtare të Aksionittu dua të falenderoj veçanërisht bashkëpunëtorët e FES-it Edit Németh dhe Emilija Grujic për punën e angazhuar dhe nxitëse. Për mua është kënaqësi të mund të jap kontributin tim në krijimin e rrjetit të të rinjve dhe të rriturve të rinj, i cili forcoi bashkëpunimin mes të rinjve të rajonit dhe drejtoi vëmendjen drejt problemeve kërcënuese. Ose siç thirrën të rinjtë: It’s time! Budapest, 28.06.2008 Sándor Kisgöry Drejtor ekzekutiv ETOSZ Dy fjalë rreth këtij dokumentacioni Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Rrjetit rinor të Evropës Juglindore SEEYnet, i cili është pjesë e Shoqatës Ndërkombëtare të Sindikatave, dhe Fondacionit Friedrich- Ebert ekziston prej një kohe të gjatë. Mëbështetja e punës rinore të sindikatave në Evropën Juglindore shënon një nga pikat kyçe të punës sonë. Na u duk shumë e rëndësishme të mbështesnim qysh në fillim të punës sonë potencialet ekzistuese të funksionarëve të rinj dhe t’u krijonim atyre hapësira krijuese të gjithanshme. Prej këtej lindi dhe ideja e krijimit të një projekti të përbashkët gjithëpërfshirës nëpërmjet BE-së në formën e grupeve të punës dhe konferencave. U desh kapërcimi i shumë pengesave, sepse është e qartë, që në shumë aspekte të rinjtë po shkelnin në “tokë të pazbuluar” me FES-in. Ndërmjet organizatave sindikaliste të rajonit nuk ka patur një bashkëpunim të tillë gjithëpërfshirës që prej viteve’90. Kësaj i shtohen dhe mosëmaarrjveshjet e brendshme midis shoqatave të sindikatave konkurrente në vendet respektive, të cilat deri më sot në praktikë janë kapërcyer vetëm nga pak grupime, si psh. organizatat rinore në SEEYnet. Meqë bëhej fjalë për një proces të përbashkët, ku shumë nga pengesat ishin të paparashikueshme, shumë nga pjesëmarrësit e dinin, se suksesi nuk ishte i planifikuar që në fillim. Të gjithë ne e dinim, se në fund mund të kishim një rezultat të ndryshëm nga ai që kishim menduar në fillim. Dhe kështu ndodhi. Pritshmëritë tona u tejkaluan qysh me pikën kulmore paraprake, një fushatë rajonale e rreth 20 organiztave rinore nga 10 vende, e cila ishte mjaft efektive në opinionin publik. Ajo që nisi si një projekt kualifikimi dhe trajnimi, u kthye më pas, falë iniciativës së jashtzakonshme të vetë organizatave rinore dhe rrejtit të tyre, në praktikë. Si mund të kontrollohej më mirë se kështu eksperienca e të mësuarit dhe trajnimit? Tashmë të rinjtë e kishin provuar veten, por edhe opinioni publik mundi të bindej nga nisma, fantazia dhe angazhimi i sindikalistëve të rinj, pasi deri atëherë nuk kishte patur ndonjëherë të tillë publik të madh dhe pozitiv ndaj aktiviteteve të sindikatave, qoftë në niviel kombëtar, qoftë në atë rajonal. Ky raport i shkurtër mund të japë një vështrim të vogël, por nuk mund të paraqesë problemet e shumta dhe zgjidhjet e tyre, që u kërkuan dhe u gjetën së bashku. Dhe, kush arriti të shohë fytyrat e lodhura, por të kënaqura dhe krenare të pjesëmarrësve pas aksionit të përbashkët, mund të bindej, që me anë të kësaj mbështetjeje u arritën të gjitha objektivat e punës sonë. Të rinjtë“e morën në dorë situatën”. Ata morën kualifikime kyçe dhe mundën t’i vinin më pas në jetë. Fakti që ata arritën të sillnin para opinionit publik një nga çështjet më të rëndësishme të ditës në rajon, papunësinë shumë të lartë të të rinjve, si dhe të përcillnin informacionin te të rinjtë apo bënin thirrje për bashkëpunim në sindikata, e plotëson tablonë e një suksesi të jashtëzakonshëm. Nëse merret parasysh që të gjitha organizatat rinore punojnë pa pagesë dhe që shpesh nuk kanë asnjë mbështetje financiare apo me personel nga organizatat që i mbulojnë, puna e tyre profesionale merr vlera edhe më të mëdha. Shpesh në organizatat qëndrore diskutohet që të rinjve t’u krijohen më shumë mundësi dhe gjithashtu t’u vihen më shumë burime në dispozicion- një“objektiv i fshehtë” i bashkëpunimit tonë. Bashkëpunimi me SEEYnet bëri të lindin miqësi, çka kompesoi më së miri punën e gjatë fundjavave dhe netëve për të gjithë pjesëmarrësit. Për këtë projekt rajonal, ky bashëkpunim përbën një nga“pikat kulmore” të veprimtarisë së tij. Një kontribut ka dhënë në këtë kontekst bashkëpunimi i mirë dhe i përzemërt me ETOSZ dhe solution4 dhe veçanërisht angazhimi i jashtëakonshëm i Consultant SEP, pa të cilin për ne gjithçka do të kishte qënë e pamundur. Gjithashu nuk dua të harroj bashkëpunimin e shkëlqyer me zyrat lokale të Fondacionit Friedrich- Ebert, të cilat shpesh ndihmuan më teper nga ç’kishim kërkuar. Të rinjtë kërkuan qysh më 20 qershor mbështetje të mëtejshme dhe për këtë arsye janë duke u mbajtur seminare me qëllim zhvillimin e projekteve të tjera të përbashkëta. Pra, e gjitha po vazhdon… Frank Hantke, FES Beograd, 25.09.2008 SOUTH EAST EUROPEAN YOUTH NETWORK Eksperienca me Ditët e koordinuara Kombëtare të Aksionit më 20 qershor 2008 në Beograd, Bukuresht, Budapest, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Sofje, Tiranë, Zagreb 1.“IT’S TIME” Po për çfarë? Nëse në dhjetë kryeqytete të Evropës Juglindore të rinjtë organizojnë së bashku, në të njëjtën ditë, në të njëjtën kohë një aktivitet të madh, duhet të ketë patjetër një arsye të rëndësishme. Në këtë rast është situata e keqe e të rinjvë në tregun e arsimit dhe të punës, ajo çka jep shkas, që përmes një Dite Aksioni të të dëgjohet zëri. Sepse problemet me të cilat përballlen të rinjtë në Europën Juglindor janë të njëjta në të gjitha vendet e rajonit. Nivel i lartë i papunësisë dhe për pasojë mungesa e perspektivës, puna në të zezë dhe nepotizmi e bëjnë integrimin në jetën prfoesionale të pamundur për shumë të rinj. Sindikatat që duan të përfaqësojnë interesat e të rinjve nuk e kanë ende aftësinë të imponohen në mënyrë të efektshme për arritjen e disa ndryshimeve. Perceptimi publik i këtyre problemeve është i ulët, ashtu si dhe përballja me këtë temë në media dhe politikë. E, ç’mbetet tjetër, veçse të bëhesh vetë aktiv për të marrë në dorë fatin tënd dhe të tërheqësh vëmendjen lidhur me situatën? 2. SEE.Y.NET PROJEKT Dokumentacioni në vijim mbi Ditën Komëtare të Aksionit më 20 qershor 2008, në 10 vende shënon përmbylljen e një projekti, i cili është realizuar prej një viti në rajonin e Evropës Juglindore nën emrin “SEE.Y.NET – South East European Youth Network”. Pjesëmarrës ishin organizata rinore të sindakatave nga vende si Hungaria, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Bosnje- Hercegovina, Serbia, Mail i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Ky projekt u financua nga Komisioni Europian dhe Fondacioni Friedrich- Ebert(FES)/ projekti rajonal “Marrëdhëniet në punë dhe dialogu social” me seli në Beograd. Iniciativa u ndërmor nga FES(projekti rajonal). South East European Youth Network(SEEYN) ekziston tashmë që prej vitit 2000 në vende të ish Jugosllavisë. Ky bashkim dëshmon, se nëpërmjet bashkëpunimit dhe angazhimit të të rinjve diferencat dhe veshtirësitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të kapërcehen. Por, për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe atyre në personel, organizatat sindikaliste rinore mund të bënin pak gjëra konkrete për vete dhe situatën e të rinjve në tregun e punës në vendet e tyre. Gjithashtu mungesa e anëtarëve dhe përçarjet në mjedisin e sindikatave e vështirësonin punën e mirëoorientuar. Duke patur parasysh përafrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian lindi ideja e një projekti bashkëpunimi, të shtrirë dhe në vende të BE-së si Hungaria, Bullgaria dhe Rumania, me anë të të cilit synohej profesionalizmi dhe një koordinim më i mirë në nivel ndërkombëtar i përfaqësimit të interesave të të rinjve në sindikata. ETOSZ, një istitucion formimi i sindikatave hungareze, dorëzoi pranë Komisionit të BE-së një koncept të projektit, ku kombinoheshin vende që mbështeten(anëtarë të BE-së dhe vende kandidate) dhe vende që nuk mbështeten dhe ku shprehej, se të gjitha organizatat duhet të merrnin pjesë me të drejta të njëjta. Veçantitë dhe njëkohësisht risia e parë sipas parametrave europianë e këtij projekti ishin: • Theksi në rininë dhe organizatat rinore sindakaliste • Partneriteti ndërkombëtar i 10 vendeve/ 18 organizatave të rajonit të Europës Juglindore • Organizata pjesëmarrëse nga 5 vende që mbështeten dhe 5 që nuk mbështeten dhe për këtë edhe partneritet në financim nga ETOSZ(kontribut vetjak i aplikusit), Komisioni Europian (subvencion), FES Projekti Rajonal dhe FES kontribut sipas vendeve • Trajtimi i objektivave dhe pikave kyçe për rininë sipas strategjisë së Lisbonës • Nxitje e dialogut mbi zjgerimin e BE-së 3. PIKA KYÇE: SEMINARI I KUALIFIKIMIT DHE INFORMIMIT Në qendër të realizimit ishte një seminar i zhvilluar në Shkup, Maqedoni, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës dhe informacionit, diskutimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për probleme të përbashkëta dhe zhvillimin e strategjive. Veç kësaj kY semiar shërbeu si një masë formuese, me qëllim përcjellen në vendet përkatëse të dijeve dhe kompetencave të fituara aty. Nga data 25 shkurt deri më 1 mars 2008, 50 pjesëmarrës u takuan në Shkup për të trajtuar modulet e seminarit dhe temat“Strategjia e Lisbonës” e Bashkimit Europian, strukturat dhe organizatat e sindikatave në Evropën Juglindore, planifikimi i fushatave dhe aktiviteteve të rrjetit. Struktura e seminarit la një hapësirë të gjerë si për prezantime hyrëse informuese e referime, ashtu edhe për pjesëmarrje intensive të të pranishmëve, dhe punë në grupe me përbërje të ndryshme, prezantime, diskutime të rezultateve të grupeve, përpunimin e ideve dhe analizë kritike të kushteve të realizimit. Shumë shpejt u bë e qartë, se interesi më i madh ishte për planifikimin e fushatës, për planifikimin e Ditës së Askionit më 20 qershor, me qëllim ndërmarrjen e iniciativës për arritjen e të drejtave të të rinjve. Për këtë u krijuan 10 struktura konceptuese dhe ide organizimi në nivel kombëtar. U kërkua financimi, i cili që në këtë moment u arrit të sigurohej. Sllogani i përbashkët:“IT’S TIME!” u zgjodh për të treguar, që ka ardhur koha për t’i dhënë fund përjashtimit dhe lënies në hije të të rinjve dhe për t’i nxitur ata të bëhen pjësëmarrës. Krahas kësaj motoje në anglisht, shumica e vendeve zgjodhën edhe një tjetër sllogan në gjuhën e tyre. Seminari u mbyll me miratimin e“Deklaratës së Shkupit”, ku ndër të tjera u ra dakord, të shfrytëzohej Dita e Aksionit, për të bërë presion publik që kërkesat e të rinjve më në fund të merren seriozisht edhe nga politika dhe ekonomia. Për shkak të ideve të shumëllojshme dhe krijuese për këtë aktivitet dhe interesit të madh të partnerëve, lindi nevoja e përgatitjes së dokumentimit të Ditës kombëtare të Aksionit. 4. PLANIFIKIMI I AKTIVITETEVE Kështu filloi vënia në jetë. Në këtë kontekst kërkohej sidomos ana krijuese dhe një mendje pjellore nga ana e grupeve të organizatave që po formoheshim. Komisioni drejtues i projektit SEE.Y.NET dha mbështetje duke ofruar koordinim transnacional dhe guida mbi organizimin dhe planifikimin, mbi raportimet dhe video-dokumentimin. Komunikimi në këtë fazë u realizua edhe nëpërmjet faqes së internetit të projektit, ku përfaqësuesit e vendeve respektive psh. mund të votonin për një poster reklame.(www.seeynet.eu). Ky poster u kthye në kuadrin e përbashkët transnacional, i cili u përdor kudo për reklamimin dhe shpalljen e aktiviteteve si dhe u përshtat në mënyrë individuale. Gjatë fazës përgatitore, nga faqja e internetit, krahas stadit aktual të prgramit, mund të tërhiqeshin dhe njoftimet e shtypit ose një video-spot i shkurtër. Për këtë qëllim u përgatitën materiale dhe u gjendën forma veprimi përmes së cilave mund të arrihej vëmendja më e madhe e mundshme. Për përgatitjen e proceseve të planifikimit, aktorëve iu vu në dispozicion një udhërrëfyes. Përmes një komunikimi dhe votimi të gjerë online të rinjtë përzgjodhën një poster të përbashkët, i cili u përkthye në gjuhët përkatëse dhe vuri në pah aspektin ndërrajonal të Ditës së Aksionit. 5. MUZIKË MAGNET PËR TË RINJTË Aktivitetet e mëdha muzikore në qiell të hapur ishin kudo në qendër të Ditës së Rinisë. Artistë, moderatorë dhe muzikantë të njohur dolën në skenë dhe me popullaritetin e tyre bënë që një numër i madh të rinjsh dhe vizitorë vendas të bëheshin pjesëmarrës. Aksione nga më të ndryshmet(ndër të tjera u shpërndanë fletëpalosje, u zhvilluan intervista dhe anketa, u lëshuan deklarata) u zhvilluan para dhe gjatë koncertit për të përmbushur qëllimin e vërtetë të aktivitetit: të tërhiqej vëmendja ndaj problemeve të rinisë dhe të paraqiteshin organizatat rinore sindikaliste si përfaqësuese të interesave. Në element i domosdoshëm për të arritur efikasitet në publik janë dhe raportimet në media. Për këtë është e nevojshme që paraprakisht të vendosen konkatke me gazetarë dhe nëse është e mundur të informohet mbi aktivitetin me anë të intervistave ose spoteve të shkurtra publicitare. Veç kësaj grupet e punës nisën me kërkimin e sponsorëve, pasi fondet e vëna në dispozicion nga BE-ja dhe FES-i nuk mund të mbulonin të gjitha shpenzimet e planifikuara. Gjithashtu një numër i madh aktivitetesh të tjera mbeteshin për t'u koordinuar dhe organizuar: mobilizimi i aktivistëve, përzgjedhja dhe leja për vendin e aktivitetit, kontaktimi i artistëve dhe grupeve muzikore, përgatitja e materialeve inoformuese si dhe shumë detajeve të tjera të rëndësishme. Gjatë punës së tyre sindikaliite, të rinjtë përfituan nga eksperienca e çmueshme që u grumbullua. DITA E AKSIONI MË 20 QERSHOR Më në fund erdhi momenti. Në 10 qytete të Evropës Juglindore, më 20 qershor u zhvilluan aktivitete nën moton:“IT’S TIME!”. Në BEOGRAD/ SERBI organizatorët patën mbështetjen prominente në organizimin e koncertit. Prezantuesi i MTV-së Galeb paraqiti fushatën e rinisë dhe drejtoi programin e koncertit, ku informacioni mbi Ditën e Rinisë i la vendin performancave të artistëve. Falë punës publike u bë e mundur, që disa revista dhe stacione televizive të informonin mbi mbi evenimentin dhe që nëpërmjet artistëve të tërhiqej një numër i madh të rinjsh, të cilët përndryshe nuk marrin pjesë në aktivitete të sindikatave. Fatkeqsisht organizatorët nuk arritën të realizonin idetë e tyre fillestare në BUDAPEST/ HUNGARI për të shfrytëzuar urën mbi Danub për Ditën e Aksionit. Por edhe çadra e cirkut e ngritur buzë parkut të qytetit ishte një vend i mirë për të performuar grupet e ndryshme hip-hop. Në aktivitetin me pjesëmarrje të mirë, artistët mund tregonin talentin e tyre dhe në një tabelë të madhe të rinjtë mund të formulonin kërkesat e tyre ndaj politikës. Një vend i përshtatshëm për aktikivietin u gjet edhe në BUKURESHT/ RUMANI në parkun e rinisë(Parcul Tineretului) u zhvillua koncerti në qiell të hapur me tetë grupe si dhe u kombinuan informacionet mbi temat specifike për rininë me kërkesën ndaj të rinjve, për t’u bërë vetë aktivë. Është momenti yt! Ideja e bukur për të hedhur nga një balon pezull në ajër mbi vendin ku zhvillohej aktiviteti shumë tullumbace të vegjël të zinj në shënjë proteste kundër punës në të zezë nuk u arrit të realizohej në PODGORICË/ MAL I ZI për shkak të shpejtësisë së madhe të erës. Megjithatë tullumbacet e zinj u shpuan në mënyrë simbolike në tokë dhe organizatorët arritën të realizonin, edhe falë bashkëpunimit të mirë me OJQ të tjera, një aktivitet të suksesshmëm, i cili u përmbyll me një party. Aktivitete krijuese pati edhe në PRISHTINË/ KOSOVË në formën e intermexove – komedi me temë kërkimin e një pune dhe nëpërmjet një aksioni anketimi të kalimtarëve, vlerësimet e të cilit do të përdoren edhe për masa që do të ndërrmerren në të ardhmen. Fushata u përmbyll me një koncert në sheshin“Nënë Tereza” dhe me organizatorët e kënaqur. Dita e Aksionit në BOSNJE – HERCEGOVINË u zhvillua në një qendër rinore. Në qytet u vendosën stenda informacioni dhe u shpërndanë gratis bileta për në party dhe koncertin në vijim. Po kështu nëpërmjet një makine të vogël të vënë në dispozicion nga njëri prej sponsorëve, e cila mbante dhe logon dhe slloganin e fushatës u arrit një vemendje akoma më e madhe. Në SHKUP/ MAQEDONI organizaorët kishin hasur vështirësi në tërhiqjen e vëmendjes në media për shkak të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 1 qershor. Megjithatë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë radiofonik u arrit të tërhiqeshin shumë të rinj drejt parkut të qytetit, ku zhvilloheshin koncerti dhe fushata informuese. Gjithashtu edhe të interesuarve nga pjesë të tjera të vendit ju mundësua pjesëmarrja në Ditën e Rinisë duke vënë në dispozicion mjete transporti. Organizatorët në SOFJE/ BULLGARI arritën të siguronin pa pagesë sheshin para Teatrit Kombëtar, kështu që skena u pozicionua para një sfondi tërheqës. Edhe këtu ja vleu puna e angazhuar me mediat, në shumë faqe interneti u njoftua mbi Ditën e Rinisë dhe përmbajtjen e saj. Edhe ideja e shpërndarjes së kartolinave me informacion mbi fushatën në lokale dhe kafene rezultoi një gjetje e mirë. Dita shqiptare e Rinisë nuk u zhvillua në Tiranë, por në DURRËS/ SHQIPËRI Aty u organizua një party, ku morën pjesë dhe përfaqësues të organizatave të mëdha dhe u informua mbi fushatën. Fushata informuese u shtri në mbarë vendin dhe u shoqërua dhe me një edicion special të gazetës së sindikatave më 20 qershor. Ideja qendrore e organizatorëve në ZAGREB/ KROACI ishte libër ankesash, ku të rinjtë mund të shpreheshin; ky aksion rezultoi një sukses i madh. Shumë vizitorë shfrytëzuan rastin, për të shprehur dëshirat dhe kërkesat e tyre përsa i përket situatës së tregut të punës dhe arsimimit. Krahas koncerit u krijua dhe mundësia për të parë ndeshjen futbollit të çerekfinales Kampionatit Evropian në një ekran të madh. REZYME Më 25 dhe 26 qershor 2008 koordinatorët e vendeve dhe drejtuesit e projektit u takuan në Budapest për një bisedë përmbyllëse të projektit SEE.Y.NET. Nga secili prej 10 vendeve partnere u raportua mbi realizimin e Ditës së Aksionit dhe vlerësimin e gjithë situatës. Veç kësaj pamjet filmike nga 20 qershori përcollën impresione nga atmosfera e aksioneve. Pushimi i gjatë i takimit përmbyllës iu rezervua bisedave me gazetarët hungarezë. Këta të fundit intervistuan kryesisht koordinatorët e vendeve lidhur me përgatitjen e projekteve dhe Ditën e Aksionit. Dita e Aksionit – Pika kulmore e projektit SEE.Y.NET Dita e Aksionit më 20 qershor ishte padyshim pika kulmore e projektit SEE.Y.NET gjatë një periudhe njëvjeçare. Tendenca për këtë u shfaq qysh në shkurt 2008, kur të gjithë pjesëmarrësit nisën përgatitjen e planit me energji dhe angazhim. Megjithatë nuk ishte aspak e vetëkuptueshme që Dita e realizuar së bashku do të kthehej në një sukses. Ky nuk ishte vetëm bashkëpunimi i parë i sindikatave rinore në rajonin e Europës Juglindore, por një aksion unik në fushën e sindikatave në Europën Juglindore. Gjithashtu karakteri pilot i projektit bëri që te sindikalistët e rinj të zhvillohej ndjesia e të qënit pjesë e diçkaje innovative dhe të re. Nëse vërejmë kushtet paraprake, në të cilat u zhvillua fushata, na duhet të konstatojmë, që me fonde relativisht të pakta u arrit një rezultat i konsiderueshëm. Buxheti financiar linte pak hapësirë, kështu që shumë varej nga forca krijuese dhe bindëse e vetë të rinjve. Në këtë mënyrë, kudo, u arrit të gjendeshin sponsorë të tjerë dhe të afroheshin artistë apo firma që ofronin shërbime pa honorare. Vlen veçanërisht të përmendet fakti që të rinjtë aktivë, pjesëmarrës u përfshinë dhe punuan pa honorare në aksionet e tyre rinore. Në përgjithsi ata e mundësuan pjsëmarrjen e tyre duke u liruar nga ativiteti profesional. Vetëm pak nga kolegët kishin funksione zyrtare. Pikërisht ky problem të çon në përfundimin, se vazhdimësia dhe forcimi i punës sindikaliste të rinisë dhe përfaqësimit të interesave mund të arrihet me një minimum funksionesh zyrtare. Përvoja dhe konkluzione Natyrisht që jo gjithçka shkoi sipas planit. Në disa vende organizatorët do të kishin dashur një publik më të madh, diku tjetër bashkëpunimi midis organizatave sindikaliste nuk funksionoi në mënyrë optimale. Të gjitha aksionet u desh të përballeshin me shumë aktivitete konkurente (psh. edhe ndeshja çerekfinale e Kampionatit Evropian). Por edhe nga këto eksperienca mund të nxirren mësime dhe përfundime, për t’i bërë më mirë gjërat herën tjetër. Dëshira e shprehur nga të gjithë pjesëmarrësit ishte: Të zhvillohen rregullisht aksione si ai i 20 qershorit, në mënyrë që temat që shqetësojnë sindikatat rinore të mbahen vazhdimisht prezente në opinionin publik. Sindikatat kanë vështirësi të mëdha për të tërhequr vëmendjen lidhur me kërkesat e tyre, sepse ato shfaqen gjithmonë në kontekste të vjetra e tashmë të njohura: grevë, protesta, apo mitingje. Pikërisht grupimet e të rinjve duhet të perpiqen të shëkputen nga këto skema dhe dhe me aksione ende të pakonsumuara të reklamojnë interesat e tyre. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi më 20 qershor në dhjetë qytete. Vetë rinia u aktivizua, duke u prezantuar në një spektër pozitiv dhe tërhoqi vëmendjen për problemet e veta. Përvojat dhe kompetencat e grubullara gjatë këtij procesi në fushën e planifikimit të fushatave, punën publike dhe përpunimin e informacionit mund të vlerësohen maksimalisht. Në fund të fundit të mësuarit që vihet në jetë dhe të provuarit premtojnë për qëndueshmëri në të ardhmen. Në këtë mënyrë ky projekt dha një kontribut edhe për përmirësimin e përfaqësimit të interesave të punëmarrësve(të rinj), pasi pjesëmarrësit duan dhe do të zgjerojnë edhe aftësitë e tyre si multiplikatorë në çështe të ndryshme në organizatat e tyre. Karakteri transnacional i Ditës së Aksionit veç kësaj ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit në gjithë rajonin. Po ashtu nuk duhet të nëvlerësohet rëndësia e këtij“komponetni paqedhënës”, sepse në fund të fundit në ish Jugosllavi ka patur dhe ka ende disa vatra problemesh. Kështu psh. shpallja e pavarësisë së Kosovës qëlloi gjatë kohës kur bëheshin përgatitjet e seminarit në Shkup, e megjihatë kjo ngjarje nuk pati ansjë ndikim në bashkëpunimin e delgacioneve pjesëmarrëse. Edhe në nivel kombëtar nga kjo Ditë Aksioni, duke patur parasysh përçarjen e sindikatave, përçohet mesazhi, se vetëm së bashku mund të punohet për të përmirësuar mundësitë e ndikimit dhe përfaqëimin e interesave. Për aktivitete në të ardhmen kjo do të jetë një pikë e domosdoshme lidhëse, pasi nga shumë vende erdhën ankesa për mungesë bashkëpunimi gjatë planifikimit të aktiviteteve. Gjithashtu në disa vende u krijuan lidhje premtuese me grupe josindakaliste(psh. OJQ), nga të cilat në të ardhmen priten ide të tjera të frytshme. Përfitimi për Europën Bashkëpunimi i arrirë midis vendeve anëtare të BE-së, vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë duhet konisderuar si një hap i madh përpara për integrimin europian të Europës Juglindore. Kështu në aspektin e përmbajtjes lufta kundër papunësisë u identifikua si një objektiv qëndror nga të gjitha vendet partnere dhe në këtë mënyrë u arrit një harmoni me objektivat e“Strategjisë së Lisbonës” të BE-së. Krjimi i një rrjeti të suksesshëm midis sindikatave rinore në rajon mund të sjellë në terma afatgjata përqasjen e strukturave me parametrat e BE-së dhe njëkohëshisht të jetë një element i rëndësishëm i stabilizimit të mëtejshëm të rajonit të Ballkanit që përbën një parakusht për një përafrim të mëtejshëm të vendeve që nuk e kanë ende statusin e kandidatit me BE-në. Projekti ambcioz në tërësi dhe Dita e Aksionit më 20 qershor në veçanti treguan, se sindikalistët e rinj e përvetësuarn shpejt kuadrin europian dhe e konsideruan iniciativën si“projekt të tyrin” që mund ta zgjeronin më tej përmes dëshirës për organizimin e aktiviteteve në të gjitha vendet partnere dhe angazhimit vetjak. Ky zgjerim i suksesshëm i projektit shënon gjithashtu një sukses të madh të të gjithë pjesmarrësve. Financimi Pa nxitjen dhe mbëshjtetjen financiare të Fondacionit Friedrich-Eber projekti SEE.Y.NET dhe Ditët e Aksionit nuk do të kishin qenë të mundura. Vetëm përpjekjet e FES-it për fonde të tjera dhe angazhimi i sponsorëve të jashtëm mundësoi Ditën e Aksionit dhe masat e dëshirurara në të dhjetë vendet e projektit. Në kërkesën e projektit në bazë të së cilit BE-ja akordoi ndihmën financiare, ishte parashikuar fillimisht vetëm një aktivitet qëndror në Zagreb. Nëpërmjet fondeve shtesë të FES-it për vendet pjesëmarrëse u bë i mundur organizimi i aksioneve të tjera dhe në këtë mënyrë dhe realizimi i ideve nga më të ndryshmet të seminarit formues dhe informues. Komisioni Europian nuk mbeshteti vetëm projektin SEE/Y.NET në tërësi, por konfirmoi dhe transparencë në mjetet financiare në favor të masave të tjera(psh. video-dokumentimi). SEE.Y.NET Projekti i SEE.Y.NET ka përfunduar; SEE.Y.NET do të vazhdojë të ekzistojë dhe të punojë edhe në të ardhmen. Vullneti i përbashkët i të gjithëve atyre që morën pjesë në projekt është të shfrytëzojnë bashkëpunimin e nisur dhe hovin për të ndërmarrë hapa të mëtejshme drejt profesionalizmit të sindikatave rinore. • Prandaj të gjitha organizatat pjesëmarrëse morën përsipër të realizojnë edhe në vitin 2009 sërish një Ditë Aksioni • Veç kësaj mes Projektit rajonal të FES-it dhe koordinatorëve të vendeve u ra dakord të realizohen që në vjeshtë 2008 seminare, ku të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha vendeve dhe organizatave të SEE.Y.NET. Me këtë synohet që të krijohen bazat që edhe organizatat sikndakaliste në të ardhmen të jenë të afta të iniciojnë dhe organizojnë në mënyrë të pavarur projekte europiane. 8. RAPORTIMET NGA VENDET DITA E AKSIONIT NË BEOGRAD/ SERBI, 20.06.2008 IT”S TIME! – Youth fight for y(our) rights! PËRGATITJA Në Serbi u ngrit një grup pune i përbërë nga pjesëtarë të dy seksioneve rrinore(UGS“Nevazivnost” dhe SSSS) për përgatitjen dhe realizimin e koncertit më 20 qershor 2008. Sllogani kombëtar ishte: IT”S TIME! – Youth fight for y(our) rights! Veç kësaj në Beograd, për grupin e punës u zhvilluan katër seminare mbi organizimin dhe realizimin e koncertit. Seminari i parë për përfaqësuesit e seksioneve rinore u zhvillua më 15 prill 2008 nga UGS“Nezavisnos” dhe SSSS dhe FES. Grupi diskutoi mbi çështetje e mëposhtme: • Ekspoze – informuese e përbashket për Serbinë, e cila u përgatit e u pranua me ndryshime fare të vogla në përmbajtje. • Sponsorë potencialë- përsa i përket një financimi të mundëshëm do të kontaktohej me sekretariatin kulturës së qytetit Beograd si dhe me ministrinë e Rinisë dhe Sportit dhe ministrinë e Kulturës. • Leje të domosdoshme dhe rrugë koordinimi midis dy seksioneve rinore për çështjen e marrjes së lejeve. • Vendi i aktivitetit- në këtë periudhë ishte planifikuar që aktiviteti të zhvillohej në sheshin e Republikës(Trg Republike) në Beograd. • Programi muzikor – pjesëmarrësit ranë dakord të kontaktonin grupet dhe interpretuesit muzikorë në vijim: Beogradski Adria si prezantues. • Skena dhe pajisjet teknike – Centar Millenium. Përfaqësuesit e seksioneve rinore UGS“Nezavisnost” dhe SSSS patën rastin të prezantonin më 23 prill 2008 fushatën, kurse koncertin me rastin e pritjes tradicionale të 1 majit të dhënë nga FES. - ministrinë e Rinisë dhe Sportit ku u fol për format e mundshme të bashkëpunimit gjatë fushatës. U bisedua, që ministria e Rinisë dhe Sportit mund të mbështesë aksionin tonë përmes programeve të saj si dhe me informacionin e rrjetit të organizatave rinore mbi fushatën dhe koncertin. U ra dakord, që seksionet rinore t’i dorëzojnë ministrisë një letër zyrtare dhe të kërkojnë përmes një shkrese mbështetje për fushatën. Seminari i dytë u zhvillua më 9 maj. Aty, përfaqësuesit e dy seksioneve rinore dhe FES diskutuan mbi pikat në vijim: • Frank Hantke foli për prezantimin publik të fushatës nëpërmjet MTV-së dhe theskoi, se realizimi i suksesshëm i fushatës do të çonte në tre rezultate të kyçe: status i përmirësuar i të rinjve brenda sindikatës, motivim i aktivistëve të rinj sindikalistë dhe akses i lehtësuar në projekte të mundshme. • Përmbajtja muzikore – Sunshine dhe DJ Marko Vuk konfirmuan pjesëmarrjen e tyre. U kontaktua me Negativ, por u ra dakord që në vend të Negativ-it të performonte grupi Strip. Grupi Djura i Mornari u kontakua më vonë dhe konfirmoi pjesëmarrjen. Kontaktuam gjithashtu me Beogradski sindakat të cilët na thanë se nuk mund të marrin pjesë. • Sponsorët – sekretariati i kulturës së qytetit Beograd konfirmoi se do të ofronte mbështetje financiare për fushatën. Ministria e Rinisë dhe Sportit nuk ju përgjigj kërkesës sonë zyrtare për mbështetje për shkak të situatës politike pas zgjedhjeve në Serbi. • Mbështetje përmes mediave – Duhet të kontaktohet me B92, RTS, Enter dhe të gjitha mediat duhet të informohen në mënyrë intensive para koncertit gjatë javës së fundit. Një informacion mbi fushatën/ koncertin ju dërgua Lëvizjes Ndërkombëtare të Sindikatave, Univeristetit Global të Punës, ITUC-së, PERC-së etj. Seminari i tretë për antëtarët e grupit organizator u zhvillua më 21 maj 2008. Aty: • U përcaktua përmbajtja muzikore dhe renditja e prezantimeve. D Adrias Galeb. U ra dakord, që secili grup të performojë një orë dhe që koncerti të mbyllet nga DJ-i; programi të drejtohet nga t'u drejtohen të pranishmëve pas performancës së grupit të parë; • U ra dakord për afrimin me mediat, për të siguruar një mbulim sa më të mirë nga to; • U diskutua për masa të tjera përgatitore: rrethimi i vendit, personeli përgjegjës për sigurinë, shërbimi i emergjencave etj.; • U fol për informimin e të rinjve të partive politike, OJQ-ve, dhe organizatave të tjera rinore. biseduam me përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) për mundësinë e një mbështetjeje financiare nga ILO për shtypjen e broshurës së ILO-s mbi punësimin e të rinjve në gjuhën serbe, të cilat do të shpërndaheshin gjatë koncertit. ILO e mbështeti në këtë mënyrë fushatën tonë. Një informacion mbi fushatën dhe koncertet ju dërgua të gjitha strukturave të dy insitucioneve qëndrore të sindakatave në Serbi, organizatave rinore, OJQ-ve, dhe forumeve rinore të partive etj. Seminar i katërt për përfaqësuesit e dy seksioneve rinore dhe FES-it u zhvillua më 2 qershor 2008: • Përfaqësuesit ranë dakord, për mënyrën si do të veprohej me procedurat e nevojshme për dhënien e lejeve përkatëse për koncertin, meqe si vend për organizimin e koncertit ishte • Informacioni për koncertin u vendos në faqet e internetit në vijim: Serbian Café, Infostud, Urban Bug dhe Clubbing. • U prgatitën poster dhe fletushka. Më 10 qershor 2008 u zhvillua nje takim mes dy seksioneve rinore dhe FES-it me të gjihtë interpretuesit dhe prezantuesin me qëllim dhënien e një informacioni sa më të gjerë rreth temës dhe objektivave të fushatës si dhe detajeve konkrete lidhur me ditën e koncertit. Gjatë javës së fundit para koncertit mediat u informuan disa herë mbi ³1H]DYLVQRVW”), Igor (FES) raportuan live mbi fushatën në televizionin kombëtar(RTS program i mëgjesit), në programin satelitor në RTS, Studio B dhe TV Avala. DITA E AKSIONIT, 20 QERSHOR 2008 Kurorëzimi i fushatës – koncerti në Beograd, më 20 qershor, në koncertit dhe gjatë koncertit aktivistët e seksioneve rinore të të dyja sindikatave shpërndanë materiale informuese: Broshurën e ILO-s mbi punësimin e të rinjve, informacione të përgjithshme mbi insititucionet qëndrore të sindikatave, material reklamues të sindikatave kundër diskriminimit e punës në të zezë për të rinjtë etj., ndër të tjera dhe informacion mbi mundësitë e punsëimit për të rinjtë nga Infostud. Veç kësaj gjatë koncertit ata folën me të rinjtë. Koncerti nisi në orën 18.00 me një fjalim mbi fushatën dhe prazantimin e programit nga Galeb, e cila u ndoq nga performanca e Djura i Mornari. Pas performancës së Dju Frank Hantke ju drejtuan publikut dhe u transmetuan të rinjve mesazhet, ku u theksua, se në këtë ditë po zhvilloheshin dhjetë koncerte në dhjetë qytete të rajonit të Europës Juglindore, ku aktivistë të sindikatave të ITUC dhe PERC të rrjetit rinor të Evropës Juglondore dhe strukturave përgjegjëse kërkonin t’i jepet prioritet punësimit të të rinjve, të garantohen kushte pune të ndershme për të rinjtë dhe përfshirja e të rinjve në procese vendimmarrëse në të gjitha nivelet. Kjo u lidh me thirrjen drejtuar të rinjve për t’u bashkuar me sindikatat, për t'u informuar dhe luftuar për të drejtat e tyre. KA ARDHUR KOHA për të luftuar për një të ardhme më të mirë të rinisë në Europën Juglondore. Koncerti vazhdoi deri në mesnatë me grupet Strip dhe pjesë rreth 4000 njerëz. Organizatorët u intervistuan nga gazetarë të shumtë të medias së shkruar(ndër të tjera Politika, Danas) dhe nga gazetarë të televizionit. Fushata tërhoqi vëmendjen e aktorëve të rëndësishëm, të rinjve dhe shoqërisë në përgjithsi rreth problemeve të papunësisë të të rinjve, mungesës së kushteve të mira në punë për të rinjtë, pagave të ulta për të rinjtë dhe sektorit informal si dhe na frymëzoi ne të gjithëve të punojmë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme. Përçev organizimit dhe mbështetjes të seksioneve rinore të UGS “Nezavisnost” dhe SSSS, FES dhe BE-së si dhe sindikatave qëndrore (SSSS dhe UGS“Nezavisnost) koncerti i u mbështet edhe nga Sindikata Sektoriale e Industrisë Ushqimore dhe Turizmit “Nezavisnost”, Sindikata Sektoriale e Kulturës dhe Artit“Nezavisnost”, sekretariati i Kulturës të qytetit Beograd, Organizata Ndërkombëtare e Punës(ILO), Infostud, Serbian Café, Urban Bugs dhe shoqata Fruvita. DITA KOMBËTARE E AKSIONIT, 20.06.2008 në Budapest/ Hungari IT’S TIME! SITUATA E RINISË Eksperiencat e deritanishme të Unionit të Sindikatave të Organizatave Rinore(Szlsz) kanë treguar, se njohuritë e pamjaftueshme të punëmarrësve të rinj në fushën e së drejtës dhe çështjeve sociale paraqesin një problem të veçantë dhe kanë pasoja të paparashikueshme në botën e punës. Pas 4 vjetësh anëtarësie në BE, kjo tashmë është mjaft e qartë. Rëndësia dhe përmasat e punës në gri dhe të zezë te të rinjtë janë shumë shqetësuese. Union i Sindakatave të Organizatave Rinore përpiqet që prej themelimit të tij t'u vijë në ndihmë punëmarrësve të rinj pas përfundimit të shkollës, që ata të përballen në mënyrë më efektive me sfidat e botës moderne politike dhe ekonomike për të patur shance më të mira në tregun e punës. Pika kyçe të punës sonë janë: situata e të rinjve, përhapja e njohurive mbi mjedisin e ndryshuar të punës dhe ekonomisë; problemet sociale(kushtet e punës, punësimi, pagat, formimi i kualifikuar dhe rikualifikimi, të mësuarit individual, zgjerimi i konakteve ndërkombëtare). Për të arritur këto objektiva Szlsz publikon broshura me informacione, organizon forume diskutimi në mbarë territorin, seminare formimi dhe kurse të edukimit në vazhdim ose merr pjesë në aktivitete të ndryshme rinore. Në organizojmë programe rinore, në mënyrë që të rinjtë të ndërgjegjësohen për mundësitë e informimit, të ndihmës, dhe përfaqësimit të interesave si dhe të përceptojnë shancet e tyre dhe mundësitë e përfaqësimit të interesave si të punësuar. Nga njëra anë qëllimi ynë ishte të tërhiqnim vëmendjen e opinionit publik ndaj problemeve tona dhe nga ana tjetër t'u ofronte informacione edhe atyre që nuk ishin anëtarë të ndonjë organizate, apo shoqate sindikaliste, dhe së fundmi edhe të bënim reklamë për sindikatat. DITA E AKSIONIT, 20 QERSHOR 2008 Ideja kryesore, tematika dhe programi i aktivitetit u formuluan gjatë seminarit njëjavor në Shkup, por ideja bazë dhe e mirë e fillimit nuk u arrit të vihej në jetë për shkak të pengesave të pashmangshme. Ndër të tjera as Ura Széchenyi dhe as ura Millenium në sheshin e Heronjve nuk mund të përdoreshin si vend për Ditën e Aksionit për shkak se pengonin trafikun gjatë ditëve të javës në verë. Prandaj ne besojmë, se koha për zhvillimin e Ditës së Aksionit nuk u zgjodh me kujdes. Puna jonë organizatore u vështirësua edhe nga fakti që pjesa më e madhe e sindikatave tona nuk shfaqën interes për nismën tonë. Për shkak të personelit të paktë organizimi i Ditës së Aksionit filloi me vonesë, meqë ne më 1 maj(Szlsz organizoi në këtë ditë një program për të rinj me titullin”1 maji natën”) ne patëm një aktivitet të ngjashëm të këtyre përmasave. Buxheti i aktivitetit kapi shifrën 15 000€; 7 000€ erdhën nga projekti, pjesa tjetër, rreth 8 000€ u vunë në dispozicion nga Zyra e Kryeministrit dhe Sindikata:“Forumi për bashkëpunimin e sindikatave” (SzEF). Plani i prgramit 1. Vendi: Budapest, Városliget, Felvonulási tér, Vendparkimi para ‘Zeitrad’ 2. Koha: 17.00 – 22.00, 20 qershor 2008 3. Grupi i synuar: • Shkollat profesionale • Studentë të universiteteve dhe shkollave të larta • Punëmarrës të rinj • Opinioni i gjerë publik 4. Reklamat, fushata: • Për Ditën e Aksionit u shtypën poster dhe fletushka(shih bashkëlidhur) • 500 postera u shpërndanë në të gjitha shkollat e larta dhe lokale (restorante, pub-e, kinema, diskoteka) 5. Mbulimi nga mediat: • Intervistë televizive me ECHO-TV(stacion lajmesh: Péter Pataky, Balázs Kovács), VIVA TV(stacion muzikor: Annimal Cannibals), COOL TV(stacion për të rinjtë: Sub Bass Monster) • Intervista live në radio: 16 qershor, Klub Rádio, Szolidaritás.hu – 10 minuta; 20 qershor Kossuth Radio, përmbledhje dhe intervistë – 10 minuta. • Gazeta ditore: Népszava(20,21 qershor) Népszabadság(20 qershor) • Oferta e programit: FlyerMagazin, Pesti Est • Online: www.hiphop.hu, www.vdsz.hu, www.est.hu, www.myspace.hu • VHS: www.filmhiradio.hu, www.truveo.com, www.youtube.com 6. Programi i detajuar: • Konferencë shtypi: 18 qershor 2008, nga ora 9.30 • Nga ora 17.00: Programe muzikore në skenë, Festival Hip-Hop/ me muzikë kundër punës në të zezë. Shfaqja: • 14.00 nisja e përgatitjeve(prova e instrumenteve dhe mikrofonëve) • 16.00 mbyllja e përgatitjeve(muzika e ulët) • Mikpritës: Annimal Cannibals(si prezantues, raportim profesional mbi programin dhe sfondin politik të SEE.Y.NET) • 17.00 DJ Pozsi: warm up!(1 person në skenë) • 18.00 MC Göz(grup muzikor+ 1 MC) • 18.20 NKS(grup muzikor+ 3MC) • 18.40 Hösök(grup muzikor+4 MC) • 19.00 Sub Bass Monster(grup muzikor+1 MC) • 20.30 Annimal Cannibals(grup muzikor+ 2MC) • 22.00 Mbyllja • Performancë në grafit(kundër punës në të zezë) zhvillohet nga ora 16.00 deri në orën 22.00 7. Aktivitete shoqëruese, cështje organizatore: • Sigurimi i lejeve(shrytëzimi i vendit, policia, mjeku etj.) • – Lidhjet elektrike • Marrja me qera e çadrës dhe skenës së bashku me dritën, teknikën e zërit dhe atë VHS • Porositja e WC-ve të lëvizshme(TOI-TOI) • Materialet për shtyp dhe shpërndarja: Postera, fletushka • Porositja e Molinos(4 copë), flamurëve(4 copë) • T-shirt-e për organizatorët dhe prezantuesit(100 copë) • Gjetja e aksesorëve për punën me grafit • Sigurimi i fletushkave të tjera • Sigurimi i publikimve/ broshurave mbi punën në të zezë nga ministritë dhe agjenci të tjera Balázs Kovács, coordinator kombëtar DITA KOMBËTARE E AKSIONIT, 20.06.2008, Bukuresht/ Rumani IT'S TIME! KONFERENCA E SHTYPIT Të mërkurën, më 18 qershor 2008 në Bukuresht, në selinë e Cartel Alfa u zhvillua konferenca e shtypit me pjesëmarrjen e: • Cartel Alfa: Ion Homos – Sekretar i përgjithshëm, Oana Toma – Kryetare e komisionit kombëtar të rinisë, Cristian Prisecaru – Alfa Art – Kryetar i Federatës së Artistëve • Fondacioni Friedriech- Ebert: Victoria Stoiciu, Yvonne Pfeiffer • Artistë, që do të performonin në koncert: Brad Johnson – Yuantum Leaps, Monkey Business, Alin Oprea – Talisman, Cristina – Impact, Kamara – Alb Negru Në kuadër të konferenës për shtyp u analizuan probleme lidhur me pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës, si shkurtimi i vendeve të punës për të rinjtë, nënkontratat, rritja e paqëndrueshmërisë së vendeve të punës, kërkesat e punëdhënësve për një nivel më të lartë kompetence për përfitimin e vendeve respektive të punës, zhvillimi i ekonomisë informale dhe punës në të zezë, si dhe mënyra se si mund të luftohen ato me mbështetjen e mediave, artistëve dhe mesazheve të tyre për rininë. Në përfundim të konferencës së shtypit u shpërndanë nga anëtarët e komisionit të Unionit të Sindikatave të Cartel Alfa dhe në rrugë apo qendra studentore poster dhe fletushka me programin e aktivitetit. PËRGATITJA U shtypën fletushka, pllakata, banderola, t-shirt-e me simbole të aktivitetit: • FLETUSHKA: në anën e përparme fletushka kishte të njëjtën përmbajtje me pllakatën, në anën e pasme përmbante informacion mbi disa probleme me të cilat prballen të rinjtë në tregun e punës dhe disa sugjerime të sindikatës për zgjidhjen e këtyre problemeve • BANDEROLA: figura • LAJMERIMI: Shpallja publike u bë me anë të 10 faqeve të 1 internetit të shtypit • BLOG: për aktivitetin u krijua një blog me adresën e mëposhtme: http://etimpul.blogspot.com/2008_06_01_archive.html DITA E AKSIONIT, 20 QERSHOR 2008 Të premten, më 20 qershor 2008, na ora 17.00, në“Parcul Tineretului”(Parku i Rinisë) në Bukuresht u zhvillua një koncert, ku për përcjlljen e mesazhit tonë u ftuan 8 ndër grupet më të preferuara muzikore për rininë: Alb Negu, Alias, Andra, Impact, Monkey Bussiness, Paula Seling, Talisman, Quantum Leaps fet. Brad Vee Johnson& Pinki. Vendi i zhvillimit të aktivitetit ishte përfaqësues: Parcul Tineretului(Parku i Rinisë) Zoti Bogdan Iuliu Hossu – Kryetar i CNS Cartel Alfa mbajti fjalën e hapjes, ku theksoi domosdoshmërinë e angazhimit aktiv të sindikatave për zgjidhjen e problemeve të rinisë në tregun e punës: • “Rinia është një nga pasuritë më të mëdha të botës. Ajo i përcjell energji, talent, forcë krijuese shoqërisë dhe në vendin e punës. Ajo është motorri i shoqërisë. • Pavarësisht nga zhvillimi ekonomik, rinia është sot në botën e marrëdhënieve të punës një kategori mjaft e plagosur. Mungesa e vendeve të punës dhe cilësia e keqe e 1 http://www.libertatea.ro/index.php?section=articole&screen=stir e&sid=207330 + http://www.ziarulring.ro/(pag 9)+ http://www.bestmusic.ro/Andra_si_Paula_Seling_implicate_intr_un_pr oiect_social_european-stiri9594-1-RSS-RSS.html + http://www.ataconline.ro/17-06-2008/Andra-si-Paula-Seling-implicate-intr-un-proiectsocialeuropean.html + http://www.vedeta.ro/Andra_si_Paula Seling_implicate_intr_un_proiect_social_european-8146.html+ http://www.port.ro/pls/fe/festival.festival_page?i_festival_id=1260&i_ city_id=-1&i_county_id=-1 + http://www.dulapiorul.com/blog/2008/06/15/ziua-tinerilor-din-sudestul-europei-concert/ + http://www.ziarulring.ro/ + http://www.gardianul.ro/2008/06/19/media_culturac20/andra_si_paul a_seling_c_nta_in_parcul_tineretului-s115788.html tyre, puna në të zezë, zgënjimi dhe mungesa e mbështetjes i kanë prekur më shumë rinjtë nga Rumania gjëtë viteve të fundit • Puna në të zezë ose puna në zonën gri në kushte të këqija përbën më shumë një rrugë të bllokuar, sesa një shkallë drejt një vendi pune cilësor. • Sprialja e punës së pasigurtë, në të cilën janë të përfshirë shumë të rinj duhet të ndalet me ndihmën e instrumeteve sociale dhe ligjore, përmes instumeteve të kontrollit dhe para së gjithash përmes ANGAZHIMIT” Aktiviteti vijoi me koncertin e 8 grupeve muzikore të ftuara për të mbështetur iniciativën e të rinjve. Në aktivitet morën pjesë afërsisht 2000 njerëz, të cilët së bashku me organizatorët festuan për herë të parë Ditën e të Rinjve nga Europa Juglindore në Bukuresht. Fushata u përmbyll rreth orës 21.00 me mesazhin e qartë drejtuar të pranishmëve: IT'S TIME! Që ti të dish, se cilat janë të drejtat e tua, Që ti të shohësh, si mund t'i mbrosh ato, Që ti të veprosh, nëse lëndohesh! ËSHTË MOMENTI YT! Oana Toma/ koordinatore kombëtare DITA KOMBËTARE E AKSIONIT, 20.06.2008, në Podgoricë/ Mal i Zi IT’S TIME – RINIA MUNDET! SITUATA FILLESTARE Në Mal të Zi janë nga gjithsej 422.509 njerëz të moshës 15 – 65 vjeç, 59,2% aktivë në botën e punës, çka nënkupton, se ata ose janë të punësuar, ose në kërkim të një pune. Numri i personave të punësuar në qershor të këtij viti në Mal të Zi arriti në 218.609, ndërsa numri it ë papunëve kapi shifrën e 31.516. Kuota më e lartë e papunësisë është shënuar në rajonin verior(17,9%) dhe ajo më e ulët në atë jugor (5,8%). Në pjesën qëndrore kjo shifër arrin në 12,8%. Nëse shohim kuotën e papunësisë në komunat më të mëdha, vihet re Pdgoricë 10,3 dhe në Bijelo Polje 21,0 për qind. Analiza e rezultateve sipas gjinisë tregon, se përqindja e aktivitetit te femrat(49,2%) është shumë ë e ulët se te meshkujt(68,7%). Kur flitet për kuotën e papunësisë, te gratë ajo arrin në 11,7% dhe 13,5% te meshkujt. Në analizën e strukturës së papunësisë në bazë të nivelit të arsimimit kuota më e ulët shënohet te personat me arsim të lartë(5,8), kurse te personat që nuk kanë një formim dhe ata me një arsim bazë jo të plotë kjo kuotë arrin në zero dhe aktiviteti i këtyre presonave është shumë i ulët(14,4 – 24,4%). Mosha mesatare e të punësuarve arrin në 39,4 vjeç, e të papunëve në 33.1 vjeç dhe e personave joaktivë 35,5 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Main e Zi, 75% i përkasin sektorit të shërbimeve, 14,3 sektorit të industrisë, dhe 10,4% punojnë në sektorin e bujqësisë. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 61,5% i përkasin sektorit privat dhe vetëm 36,6 atij shtetëror. 24% e tyre kanë kontrata pune provizore dhe 76% kanë kontra pa afat. Ndër të dhënat e pasqyruara në analizë vlen të përmendet që kuota e të punësuarve në sektorin e ekonomisë informale arrinte në 22,6%, çka do të thotë që në sektorin e ekonomisë informale punojnë 49.408 njerëz. Puna në të zezë është më e përhapur te të rinjtë. Të rinjtë që punojnë në ekonominë informale nuk janë në gjendje të marrin kredi, të paguajnë sigurimet, apo të kërkojnë mbrojtje ligjore. Këta punojës të rinj aktualisht nuk mund të organizohen as në sindikata, gjë që padyshim rrit rrezikun në tregun e punës dhe i largon nga ajo që konsiderohet si punë e ndershme. Prandaj është e nevojshme që sindikatat të marrin pjesë në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet që ndihmojnë në luftimin e punës në të zezë. Problemet që lidhen me papunësinë e të rinjve dhe punën në të zezë janë të ngjashme në të gjitha vendet e Europës Juglindore. Për këtë arësye eshtë e nevojshme të punohet së bashku për zgjidhjen e tyre. PËRGATITJA Fushata“It’s Time- Rinia mundet” në Malin e Zi u realizua nga rrjeti rinor SSCG. Qëllimi kryesor i fushatës është të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me problemin e punës në të zezë dhe papunësisë te të rinjtë në opinionin publik, veçanërisht te të rinjtë. Rrjeti i të rinjve i Unionit të Sindikatave të Malit të Zi ndërmori në maj dhe qershor 2008 fushatën“It’s Time” për pozicionimin e të rinjve në çështjen e punësimit dhe mbrojtjes të së drejtave të tyre veçanërisht përsa i përket problemit të punës në të zezë. Ideja bazë e të gjitha aktiviteteve është të theksojë këtë çështjeje të rëndësishme përmes rrugës joformale dhe ideve të të rinjve dhe të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik lidhur me këto probleme. Duke shfrytëzuar strukturën e Unionit të Sindikatave të Malit të Zi, e cila nënkupton organizimin në nivel profesional dhe territorial, ne bëmë shpërndarjen e materialit publicitar: postera të njëjtë për të gjithë vendet e Europës Juglindore; broshura, të cilat përmbanin informacione mbi projektin dhe organizimin; fletushka me mesazhe drejtuar qeversië dhe punëdhënësve, me kërkesat e qarta të të rinjve. Për përgatitjen dhe realizimin e aktivitetit më 20 qershor Rrjeti Rinor SSCG vendosi bashkëpunim me dy OJQ: NGO ENTER, një organizatë që ka për qëllim afirmimin e të rinjve në sektorin e kulturës si dhe lidhjet e të rinjve nga Mali i Zi me të rinj nga rajoni, dhe CAZAS (Montenegrin Association against AIDS), një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, e cila punon në bazë të parimit të punës vullnetare dhe angazhohet për kujdesin e të sëmurëve me AIDS. Grupi i synuar është e gjithë popullësia në mbarë botën, me theksin te të rinjtë. Gjatë përgatitjeve të aktivitetit ne patëm një mbështetje të madhe nga Unioni Sindikatave të Malit të Zi, Bashkia e kryeqytetit dhe policia. Falenderimi ynë i veçantë u shkon drejtuesve të këtyre organizatave dhe insititucioneve, të cilët bënë të mundur që ky aktivitet të organizohej në mënyrën më të mirë të mundshme. DITA E AKSIONITT, 20 QERSHOR 2008 Në kuadër të shpalljes së aktivitetit kryesor, ne u ftuam në RTV ATLAS, të cilët morën përsipër edhe mbulimin mediatik të këtij aktiviteti. E shfytëzuam këtë rast për të paraqitur edhe një herë idenë tonë dhe për t’i kërkuar të rinjve nga mbarë Mali i Zi të bashkoheshin me ne. Gjatë venies në jetë të projektit u theksua shpesh fakti se aktivitete të ngjashme po realizoheshin paralelisht në dhjetë shtete të rajonit dhe se më 20 qershor në të gjitha kryeqytetet do të organizohej një event, i cili do të shënonte dhe përmbylljen e fushatës. Pjesa I Nga ora 19.00 – 21.00 në të gjithë hapësirën ku organizohej aktiviteti u organizua një aktivitet artistik me përfshirjen e të pjesëmarrësve. Ishte parashikuar që mbi hapësirën e aktivitetit, në një lartësi prej 20 metrash të vendosej një balonë, e cila do të qëndronte pezull dhe nga ku do të lëshoheshin tullumbacë të vegjël të zinj me mbishkrimin “punë në të zezë”. Por për shkak të erës vendosja e balonës ishte e pamundur. Në vend të saj ne organizuam një performancë. Vendosëm në tokë materiale publicitare: poster, broshura dhe fletushka dhe sipër tyre shumë tullumbacë të zinj. Këto tullumbacë të zinj u shpuan nga aktivistët tanë. Më pas ne u kërkuam të rinjve të na shprehnin përshtypjet lidhur me aktivitetin, fushatën në tërësi, si dhe mendimin e tyre lidhur me qëndrimin e të rinjve në Mal të Zi . Pjesa II Nga ora 22.00 ne organizuam një party me muzikë nga DJ Tom Hades, një yll i muzikës nga Brukseli, si dhe DJ-ët nga Podgorica, DJ Marko Aktiviteti u përshkua nga një atmosferë e këndshme dhe energjia pozitive. Si për të kompensuar eventin e ditës nga skena u lëshuan tullumbacë të bardhë, për të përcjellë imazhin e pastër që transmeton rinia. Të pranishmit u informuan përmes projekorit për patronët e këtij aktiviteti. E gjithë ngjarja u filmua me kamera. DITA KOMBËTARE E AKSIONIT 20.06.2008 në Prishtinë/ Kosovë IT’S TIME! PËRGATITJA Ideja e Shkupit Rrjeti i të rinjve nisi nga puna për fushatën e 20 qershorit menjëherë pas seminarit të Shkupit. Qysh në mars nisën përgatitjet intensive, veçanërisht ato të grupit të punës të Rrjetit të të Rinjve të BSPK-së me kryetaren Arbënore Zogu, e cila njëkohësisht është drejtuese e projektit për fushatën e 20 qershorit. Fillimisht grupi i punës u mor me përgatitjen dhe idenë e kësaj fushate, psh. çfarë duhet përgatitur dhe sa material publicitar nevojitet. Pas kësaj u vendosën kontaktet me studiot grafike, shtypshkronjat, shtëpitë diskografike, këngëtarët dhe grupet e ndryshme muzikore. Me këtë pjesë u mor kryesisht kryetarja, Arbënore Zogu. Në maj ajo i intensifikoi kontaktet me studiot grafike, shtypshkronjat, shtëpitë muzikore, këngëtarët, dhe grupet e ndryshme muzikore. Seminari Më 24.05.2008 Rrjeti Rinor në bashkëpunim me Këshillin Rinor të Kosovës dhe aktivistë të tjerë të organizatave rinore të shkollave të mesme organizuan një seminar njëditor për të finalizuar idenë e fushatës së 20 qershorit. Para kësaj keryetarja e Rrjetit Rinor të BSPKsë në bashkëpunim me përfaqësuesen e Fondacionit Friedrich-Ebert në Prishtinë, zonjën Besa Luzha nisën me përgatitjen e axhendës, njfotimin e pjesëmarrësve etj: • Në seminar morën pjesë rreth 20 aktivistë, nga të cilët dhjetë prej tyre nga Rrjeti Rinor i BSPK-së, pesë anëtarë nga KYC (Kosovo Youth Council) dhe pesë pjesëtarë nga OJQ rinore të shkollave të mesme. • Seminari nisi në orën 9.30 dhe zgjati deri në orën 17.00. Ai u drejtua nga kryetarja A. Zogu, e cila i informoi të pranishmit mbi qëllimin e projektit. Më pas dy aktivistë të Rrjetit Rinor të BSPKsë, Xheljane Aliu dhe Liridon Berisha, të cilët morën pjesë edhe në seminarin e Shkupit, i sqaruan pjesëmarrësit lidhur me idetë dhe rregullat e fushatës. Më pas të pranishmit u ndanë në katër grupe dhe përgatitën së bashku formatin, tekstin, përmasat e posterit, broshurat, t-shirt-et, banderolat, flamujt etj. Gjithashtu ata përcaktuan planin për ditën e 20 qershorit, ku dhe ranë dakord të fillonin me ngritjen e dy stendave informuese në qendër të qytetit. • Pasdite u zhvillua prezantimi i punës së grupeve respektive. U përzgjodhën idetë më të mira që shërbyen si baza për punën e mëtejshme. • Ky seminar ishte një sukses i madh dhe rezultoi shumë i rëndësishëm për punën e mëtejshme me fushatën. Bashkëpunimi Në përfundim të seminarit u vijua me punën për organizimin e mëtejshëm. Kryetarja A. Zogu me ndihmën e asistentes së saj Xhejlane Aliu dhe Fondacionit Friedrich-Ebert në Prishtinë nisën bashkëpunimin me studiot grafike, shtypshkronjat, shtëpitë muzikore dhe kinematografike këngëtarët dhe sponsorët: • U mblodhën shumë oferta nga studiot grafike, shtyshkronjat, shtëpitë muzikore e kinematografike. Nisur nga fakti që mjetet financiare në dispozicion ishin të limituara, kryetarja A. Zogu u përpoq të bashkëpunonte me ata të cilët kuptuan qëllimin dhe rëndësinë e fushatës dhe për këtë u treguan të gatshëm të ofronin çmime të ulëta. Veç kësaj A. Zogu së bashku me aktivistë të grupeve të punës kontaktoi grupe të ndryshme muzikore dhe këngëtarë. Disa prej tyre madje u deklaruan të gatshëm të këndonin pa honorar në koncertin e datës 20 qershor. • Në gjysmën e dytë të muajit maj drejtuesja e projektit përgatiti shkresat me shkrim. Ajo sqaroi detajet e fushatës me administratën e komunës Prishtinë, policinë etj. Gjithashtu ajo kontakoi firma të ndryshme me qëllim gjetjen e sponsorëve. Për shkak të kohës së pakët në dispozicion, vetëm një fabrikë u shpreh e gatshme të vinte në dispozicion falas 2000 shishe uji gjatë fushatës. Kryetarja ju drejtua tre televizioneve të rëndësishme të Kosovës, që këta të transmetonin gratis spotet e reklamave të fushatës. Edhe kjo u arrit të garantohej me mbështetjen e drejtuesve të lartë të Sindikatës së Kosovës. • • Spotet televizive u xhiruan dhe më pas u transmetuan një javë para fushatës nga të tre televizionet. • U përzgjodhën tre nga stacionet më të preferuara radiofonike me audiencën më të lartë(veçanërisht të rinj) ku gjithashtu u regjistruan dhe transmetuan spotet një javë para fillimit të fushatës. • Sapo i gjithë materiali u shtyp, kryetarja A. Zogu së bashku me aktivistët e Rrjetit Rinor shpërndanë postera dhe broshura në shtatë rajonet e Kosovës. Në çdo rajon ajo foli përkatësisht me dy aktivistë të Rrjetit Rinor dhe i udhëzoi të vendosnin posterat dhe të shpërndanin broshurat nëpër qytete 3 ditë para fushatës. Ndërsa në Prishtinë u ngarkuan 5 aktivistë për të bërë shpërndarjen e posterave dhe broshurave, pasi fushata do të zhvillohej edhe aty. Në Prishtinë u varën edhe tre banderola(me gjatësi 10 m) si dhe dy flamuj të mëdhenj në sheshe të ndryshme në qendër. Duhet theksuar, se aktivistët e Rrjetit Rinor megjithë kohën e kufizuar bënë gjithçka për të realizuar planet dhe idetë. Konferenca e shtypit Dy ditë para fushatës Rrjeti Rinor i BSPK-së organizoi një konferncë për shtyp, ku morën pjesë 5 anëtarë të grupit të punës të Rrjetit Rinor, kryetari i BSPK-së, zoti Haxhi Arifi dhe kryetarja i Forumit të Gruas të BSPK-së, zonja Shukurie Rexhepi. Konferenca e shtypit u zhvillua në mjediset e Hotel Grandit në Prishtinë. Ditën tjetër u raportua nga tre gazeta të përditshme, një stacion televiziv dhe dy stacione radiofonike mbi këtë konferencë. DITA E AKSIONIT, 20 QERSHOR 2008 Dita e fundit, 20 qershori, u karakterizua nga shumë aktivitete. Qysh në mëngjes dita nisi me një takim të grupit të punës dhe kryetarit të BSPK-së, zotit Haxhi Arifi. Aty u diskutua mbi mënyrën se si do të procedohej për të arritur sukses maksimal gjatë fushatës. Aty morëm këshilla të vlefshme nga sinidkalistë me përvojë, të cilat i plotësuam edhe me idetë tona. Pastaj përpunuam një plan, ku përcaktuam detyrat e secilit. Siç kishim rënë dakord në seminarin e Shkupit, nisëm në sheshin “Nënë Tereza” me aktivitetet tona. Fillimisht në dy anët e sheshit ngritëm dy stenda informacioni, të cilat i kishim dekoruar me postera dhe mbushur me broshura dhe fletë informacioni. Këto fletë i kishim përgatitur paraprakisht me qëllim që të informonim të interesuarit mbi BSPK-në dhe rolin e saj. Gjithashtu kishim përgatitur pyetësorë për të bërë një analizë, e cila do të shërbente për të bërë një rezyme të të gjithë fushatës. Në këto pyetësorë duhet t’u jepej përgjigje pyetjeve të mëposhtme: Cilat janë problemet kryesore, me të cilat duhet të përballen punëmarrësit kosovarë? Çfarë ndihme prisni për vendin tuaj të punës nga sindikata? Shumë veta ju përgjigjën këtij pyetësori. Pasi e analizuam, mundëm të nxirrnim prej tij informacione të çmueshme. Këto do t’ua përcjellim më tej institucioneve përkatëse dhe BSPK-së që ato të mos përfundojnë si letër e thjeshtë në dollapet e zyrave tona. Kudo në shesh ishin shpërndarë aktivistët tanë, të cilët shpërndanin broshurat dhe materialin tonë reklamues. Ata gjithashtu shpërndanë ujin e vënë në dispozicion nga sponsori ynë“Ujë Rugove”. Të gjithë aktivistët kishin veshur nga një t-shirt të bardhë, në të cilat kishim shtypur moton dhe kërkesat tona. Këto kërkesa ishin bërë tashmë të njohura përmes fushatës publicitare(TV, radio). T-shirt-et e bardha tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve duke i bërë ata kuriozë. Ata donin të dinin, se ç’donin të thoshin këta njerëz dhe cili ishte qëllimi i tyre. Gjatë gjithë ditës erdhën kalimtarë që na mbështetën dhe përgëzuan për nismën. Ata ishin të impresionuar nga ideja jonë për organizimin e një fushate të tillë. Ndërsa gazetarët filmuan shumë njerëz si dhe aktivistët tanë, çka zgjati deri në fillim të koncertit. Koncerti nisi, siç ishte planifikuar në orën 19.30. Ne kishim caktuar aktivisten tonë Blerina Berisha për të bërë prezantimin. Ajo hapi zyrtarisht konceritn duke ftuar në skenë kryetaren e Rrjetit Rinor Arbënore Zogu. Kjo e fundit e nisi fjalën e saj me moton:”IT’S TIME!”. Më pas ajo sqaroi se ç’është Rrjeti Rinor, cilat janë arritjet dhe planet e tij për të ardhmen. Ajo lexoi para pjesëmarrësve edhe“Deklaratën e Shkupit” dhe u tha atyre, se fushata në Prishtinë zhvillohej njëkohësisht edhe në nëntë qytete të tjera të Europës Juglindore. Këngëtarët kënduan njëri pas tjetrit duke krijuar një show të paharrueshëm. Aktivistët tanë, Xhejlane Aliu, Liridon Berisha, Liridona Guci luajtën disa personazhe, përmes së cilëve paraqitën problemet e punëmarrësve. Ata morën shumë duarktrokitje për kurajon për të trajtuar para kaq shumë njerëzve në mënyrë të hapur problemet. Edhe kryetarja e Forumit të Gruas të BSPK-së ju drejtua njerëzve, falenderoi të pranishmit dhe e përfundoi fjalimin e saj me fjalët:“NE DUHET T’U LËMË TË RINJVE HAPËSIRË, SEPSE RINIA ËSHTË E TASHMJA E KËTIJ VENDI”. Më duhet të përmend, se gjatë koncertit prezenca mediatike ishte e vogël, sepse në Prishtinë, në muajin qershor zakonisht zhvillohen shumë aktivitete. Në këtë ditë kishte një shfaqje të trupës së baletit të Kosovës, një festival musical, dhe veç kësaj luhej edhe ndeshja e futbollit Turqi – Kroaci. Megjithatë ne jemi të kënaqur dhe e vlerësojmë këtë fushatë si një sukses të plotë, pasi ajo gjeti jehonë të madhe në gjithë shoqërinë kosovare. Arbënore Zogu, koordinatore kombëtare DITA KOMBËTAE E AKSIONIT 20.06.2008 në Sarajevë/ Bosnje – Hercegovinë IT’S TIME! Seksioni rinor i Unionit të Pavarur të Sindikatave të Bonjes dhe Hercegovinës është anëtar i Rrjetit Rinor dhe projektit me të njëjtin emër. Në projektin në fjalë marrin pjesë vendet në vijim: Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Hungaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia. Qëllim i këtij projekti është forcimi i Rrjetit Rinor, si i organizatës sindikaliste, ashtu dhe i organizatave të tjera rinore, të cilat tregohen aktive në lidhje me problemet e të rinjve. Problemet e të rinjve në lidhje me tregun e punës janë të mëdha. Këtu përfshihen papunësia, puna në të zezë, ekonomia informale, diskriminimi, si dhe tencenca të tjera negative në politikat ekonomike, sociale dhe arsimore. Në kuadër të projektit, i cili u mbështet financiarisht nga Komisioni Europian dhe Fondacioni Friedrich-Ebert dhe me mbështetjen politike të ITUC, më 20 qershor 2008 u zhvillua një Ditë Aksioni e përbashkët në dhjetë kryeqytete të vendeve partnere të projektit. Mesazhi ishte i njëjtë në të dhjetë vendet. Bëhej fjalë për kërkesat drejtuar punëdhënësve, vendimmarrësve politikë dhe opinionit publik. Ne konstatuam dhe treguam, se të rinjtë në Europën Juglindore kanë probleme të ngjashme dhe se për këtë arsye ne duhet të veprojmë të bashkuar për t'u bërë ballë sfidave të globalizimit. Objektivat tona janë nxitja e ekonomisë, një ekonomi me fytyrë humane, si dhe sigurimi i një pune dhe jetese të ndershme. Kjo iniciativë unike pati për qëllim të përmirësonte situatën e keqe në fushën e politikave rinore, të ulte kuotën e lartë të papunësisë të të rinjve, të përmirësonte shancet e këqija të punësimit dhe të sensibilizonte të rinjtë dhe shoqërinë në përgjithësi lidhur me çështjet që prekin të rinjtë. E gjithë Dita e Aksionit dhe koncerti u zhvilluan në Sarajevë në qendrën rinore KSC Skenderija. Dy grupe muziokore nga Sarajeva (“Erogne Zone” dhe“Konvoj”) luajtën në qendrën rinore të Sarajevës, në Bosnje dhe Hercegovinë. Para koncertit në prapskenën e qendrës rinore SKC Skenderija u zhvillua një festë e vogël për të gjithë përfaqësuesit e të rinjve si nga organizatat rinore sindikaliste dhe studentë, ashtu dhe për sponsorët. Në të njëjtn kohë u zhvilluan tre tavolina të rrumbullakta(në rrugën Ferhadija, në SKC Skenderija dhe para selisë së sindikatës) ku ne shpërndamë biletat e hyrjes dhe informacione. Biletat e hyrjes në koncert ishin falas dhe ju shpërndanë sindikatave, organizatave rinore, sposnorëve, televizioneve dhe radiove. Toki ü Igor, koordinator kombëtar DITA KOMBËTARE E AKSIONIT 20.06.2008 në Shkup/ Maqedoni IT'S TIME! PËRGATITJA Pas përfundimit të seminarit të Rrjetit Ndërkombëtar të Sindikatave, i cili u zhvillua në Shkup në muajin shkurt, organizatat rinore të tre sindikatave në Republikën e Maqedonisë(Unioni i Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë UNASM, Bashkimi i Sindikatave të Maqedonisë SSM, dhe Konfederata e Sindikatave të Lira KSS) nisën nga përgatitjet për vënien në jetë të projektit IT'S TIME dhe me organizimin e koncertit, më 20 qershor 2008, në Shkup. Fillimisht u organizua një takim ku morën pjesë përfaqësues të sindikatave dhe u vendos ngritja e një komisioni koordinues të përbërë respektivisht nga dy përfaqësues prej secilës nga tre sindikatat, pra gjithsej prej gjashtë anëtarësh. Anëtarët e këtij komisioni kishin detyrën të përcillnin më tej dhe të zbatonin propozimet e bëra gjatë mbledhjeve dhe vendimet e marra në sindikatat e tyre, duke vënë në dijeni në këtë mënyrë të gjithë pjesëtarët e organizatave rinore sindikaliste. Në të gjitha takimet e mbajtura mori pjesë edhe përfaqësuesi i Fondacionit Friedrich-Ebert në Maqedoni, gjë që kontribuoi vecanërisht në përmirësimin e koordinimit dhe efektivitetin, si dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga komisioni për koordinimin. Gjatë takimeve u diskutua dhe u vendos mbi vendin e zhvillimit të koncertit, artistët pjesëmarrës, fushatën mediatike dhe mënyrën e prezantimit në media. Vendosëm që koncertin ta bënim në parkun e qytetit të Shkupit, me qëllim që të ishim sa më pranë të rinjve. Parku i qytetit është një vendtakim i të rinjve në Shkup, sidomos gjatë stinës së verës, gjë që premton për një numër të lartë vizitorësh. Bashkia e qytetit shprehu mirëkuptim lidhur me këtë duke dhënë dhe lejen për zhvillimin e koncertit. Vendosëm që në koncert të luanin dy grupe rrok të cilët kishin dhënë një numër të konsiderueshëm shfaqjesh në klube nate dhe ishin mjaft të dashur për të rinjtë: Session Selection dhe Day Off, si dhe një ndër DJ-ët më popullorë në radio Erik Fox. M.E. Me këtë duket se bëmë zgjedhjen e duhur. Falë kombinimit të yjeve dhe llojeve të ndryshme të muzikës arritëm të entuziazmonim të rinj të moshave dhe interesave të ndryshme. Pasi u përcaktuan vendi i aktivitetit dhe përmbajtja e koncertit u informua shtypi, organizatat rinore dhe OJQ-të lidhur me fushatën mediatike. Shumë prej tyre shfaqën interes për projektin në tërësi, pasi deri atëhërë nuk kishin dëgjuar asgjë rreth seksioneve rinore dhe punës së sindikatave. Kjo ishte një masë që vlen të përmendet për fushatën intensive mediatike dhe publicitare që erdhi më pas. Materiali publicitar, posterat dhe fletushkat me logon e përbashkët të projektit u vendosën në fakultete, konvikte studentësh, shkolla të mesme, bare, kafene, dhe në të gjitha vendet në qytet dhe fshat, ku mblidhen të rinjtë. Nisma e sindikalistëve të rinj u mbështet nga sponsorë të ndryshëm, ndër të tjera dhe nga Antenna 5 Radio, një ndër më të dëgjuarat në Maqedoni. Ditën e koncertit ajo u bëri thirrje të rinjve të merrnin pjesë në koncert. DITA E AKSIONIT 20 QERSHOR 2008 Koncerti filloi rreth orës 18.30. DJ Erik Fox bëri“nxemjen” dhe më pas u ndoq nga dy grupet, të cilët i argëtuan të rinjtë deri në mesnatë. Gjatë gjithë koncertit në ekrane të mëdhenj u shfaq motoja e iniciativës së projektit të sindikalistëve të rinj nga Europa Juglindore. Njëkohësisht u shpërnda material publicitar mbi seksionet rinore dhe punën e tyre të deritanishme dhe të ardhme. Përmes këtyre të rinjtë u informuan mbi organizimin në sindikata me qëllim realizimin e të drejtave të punëmarrësve dhe përmirësimin e situatës së të papunëve. Vlen të theksohet, se në kuadër të realizimit të eventit u organizua dhe udhëtimi i të rinjve nga seksionet rinore të sindikatave nga qytetet e Maqedonisë, të cilat kishin interes të aktivizoheshin në këtë fushatë dhe të takonin në rinjtë e tjerë nga Shkupi dhe mbarë vendi. Para dhe gjatë koncertit u dhanë shumë intervista për televizionin dhe shtypin dhe gjithashtu janë parashikuar dhe disa pjesëmarrje në emisione televizive në të ardhmen, cka nënkupton, se kjo fushtë u prit me interes të madh nga opinioni publik. REZYME Së fundi dua të bëj disa propozime lidhur me punën tonë të mëtejshme në këtë fushë. Është para së gjithash shumë e rëndësishme, që aktivitete të tilla të kthehen në traditë dhe të zhvillohen të paktën një herë në vit. Sidomos të rinjtë në Maqedoni janë të interesuar ndaj aksioneve sociale. Ata janë veçanërisht të mënjanuar kur bëhet fjalë për të drejtat në marrëdhëniet e punës, por edhe për ngritjen në përgjegjësi në punë. Po ashtu, nga ana tjetër, sindikatat nuk kujdesen shumë për ta. Vetëm një numër fare i vogël të rinjsh janë pjesëtarë të sindikatave dhe shumë pak prej tyre janë aktivë në këto sindikata. Kjo gjë u evidentua edhe gjatë përgatitjeve të kësaj fushate. Është shumë e vështirë të gjesh sindikalistë të rinj, të cilët kanë kohë për të tilla aktivitete. Prandaj do ishte shumë mirë, nëse sindikatat do të mbështeteshin fuqishëm, në mënyrë që të organizojnë më shumë trajnime mbi të drejtat e sindikatave rinore, por edhe sindikatat duhet të kualifikohen për mënyrën se si punohet me të rinjtë. Vecanërisht për faktin se kualifikimet e mëtejshme klasike të anëtarëve në seminare dhe workshop-e nuk premtojnë rezulatate të mëdha. Pavarësisht nga të gjitha vështirësitë që erdhën si rezultat i zgjdhejeve parlamentare të parakohshme në vend dhe pavarësisht nga Kampionati Europian i Futbollit që ndiqet me interes të madh, ne ja dolëm të vëmë në jetë projektin, të realizojmë fushatën dhe koncertin në mbështetje të iniciativës së rrjetit Ndërkombëtar të Sindikatave për të rritur ndërgjegjësimin e të rinjve lidhur me të drejtat e njerëzve në marrëdhënie pune dhe atyre të papunë. Jam e mendimit se kemi arritur një sukses domethënës në këtë aspekt. Emilija Gorgievska, koordiantore kombëtare DITA KOMBËTARE E AKSIONIT 20.06.2008 në Sofje/ Bullgari IT'S TIME – PËR DISA GJËRA MJAFTOJNË DY VETË, PËR TË TJERA GJËRA – DUHET TË JEMI MË SHUMË! PËRGATITJA Takimin i parë të organizatës rinore KNSB dhe shoqatës Forumi Rinor shekulli 21. e realizuam së bashku me kolegët e zyrës së Fondacionit Friedrich-Ebert në Sofje, më 13 mars 2008 për të diskutuar mbi aktivitetin dhe fushatën në Sofje, Bullgari. Në këtë takim informuam kolegët mbi vendimet e marra në takimin e Shkupit si dhe për idenë e organizimit të një Dite Aksioni në Europën Juglindore dhe konkretisht në Sofje. Gjithashtu u diskutua mbi vëllimin e punës si dhe mbi detyrat e secilës prej organizatave që do të merreshin me realizimin e fushatës. U propozua që KT“Podkrepa” të përfshihej si partner me të drejta të barabarta. Kolegët e Fondacionit Friedrich-Ebert morën përsipër të ftonin KT“Podkrepa”. Ato kontaktuan disa herë KT “Podkrepa” dhe morën prej saj konfirmimin e pjesëmarrjes së disa nga federatave të“Podkrepa” në aktivitet dhe fushatë. Deri në takimin e dytë ne përpiluam një plan–zbatimi dhe një plan 2 mediatik për fushatën në Bullgari. Më 25 mars u zhvillua takimi i dytë ku morën pjesë kryetarja e Forumit Rinor Shekulli 21. Atanaska Todorova, ekspertja e KNSB-së Valentina Vassilijonova, Sekretarja parlamentare e KNSB-së Warschava Maksimova dhe kryeekspertja e KNSB-së Velitschka Mikova, ekspertja kryesore e KNSB-së Daniela Alexieva dhe kryeeksperti i KNSB-së Dimitar Pakov. Në këtë takim u bë ndarja konkrete e detyrave, u krijua një skuadër prej 6 vetësh e cila do të ishte përgjegjëse për 6 grupet e mëposhtme: Puna publike, sigurimi teknik/lokaliteti, teknika e zërit, skena/sponsorët dhe stendat, 2 N ë fund të muajit mars në faqen e internetit www.seeyn.eu përgatitja dhe shtypja e materialeve publicitare, koncerti/ skenari, muzikantët dhe artistët, dhe drejtuesit. Takimi i tretë i grupit u zhvillua më 9 prill me pjesëmarrjen e drejtuesit të FES-it Frank Hantke, zonjës Rossiza Borrissova dhe një përfaqësuesi të KT“Podkrepa”. Kjo ishte dhe pjesëmarrja e vetme e një përfaqë uesi nga“Podkrepa” gjatë realizimit të fushatës. Etapë e rëndësishme gjatë fushatës ishte dhe anketa3 sociale te grupet e synuara si nxënës, studentë dhe të rinj të punësuar të moshave 14-32 vjec pa dallim gjinie dhe moshe. Nëpërmjet metodës së diskutimit në grup u pyet për atmosferën, interesat, dhe qëndrimin e të rinjve në lidhje me shoqërinë dhe sindikatat në Bullgari. Studimi sociologjik u zhvillua në dy etapa kryesore. Etapa e parë: Realizimi i Ditës së Aksionit dhe etapa e dytë: Pranimi i sindikatave nga të rinjtë. Ideja jonë për një fushatë për të rinjtë me performanca të interpretuesve bullgarë u prit pozitivisht. Ne ja dolëm të bënim konkrete propozimet tona për vendin e organizimit të aktivitetit, intepretuesit dhe mesazhet e shpresuara. Pika kyçe të diskutimit ishin dy slloganet: IT’S TIME dhe PËR DISA GJËRA MJAFTOJNË DY VETË, PËR TË TJERA GJËRA – DUHET TË JEMI MË SHUMË! Interesant është fakti që motoja“Ka ardhur koha” nuk mbërriti mirë te bullgarët. Ata e lidhin atë me zgjidhjet politike të fillimit të viteve’90, por edhe me fjalët e ish kryeministrit të Bullgarisë. Kjo bëri që ta përdornim moton vetëm në anglisht IT’S TIME! dhe të distancoheshim kështu nga nuancat negative poltike. Për ta bërë publike fushatën ne, • Përgatitëm dhe shtypëm një kartolinë informuese me një tirazh prej 5.000 copësh, të cilën e shpërndamë gratis në 117 lokale në kryeqytet. Kartolina mund të shihet e dërgohet edhe në një faqe interneti4. Versioni elektronik i kartolinës u vendos edhe në Rrjetin e Eurodesc në Bullgari. • Për qëllime të fushatës përgatimëm edhe një poster të cilin e varëm në shkolla, universitete dhe disa lokalitete studentore. 3 Skenari dhe vlerësimi i studimit mund të merren pranë zyrës së Fondacionit Friedrich-Ebert dhe KNSB-së në gjuhën bullgare 4 http://www.fame.bg/en/cards.php?d=918 • Informacione mbi fushatën u publikuan edhe në adresa internetit5 Pika kyçe e planit për mediat ishte një konferencë shtypi dhe dy njoftime për shtyp me qëllim rritjen e popullaritetit të fushatës. Konferenca për shtyp u mbajt më 16 qershor. Aty morën pjesë 6 stacione televizive(TV i Ri, TV Bullgar Ballkanik, Europa, Eurocom, Eurocom BG dhe TV 7 Ditë), 5 gazeta(“Sega”,“Faktor”,“Telegraph”, “Novinar”, dhe“Dnevnik”), 4 agjenci lajmesh(BTA, BG nes, Bulgariaplus, Focus) dhe 3 radio(Alma mater, BNR, Fresh). Pas konferencës ne patëm rastin të jepnin dy intervista ekskluzive për televizionin dhe 3 intervista për radion. Informacionet u publikuan edhe në faqet e internetit6. 5 KNSB http://84.242.167.9/knsb/index.php?option=com_dontent&task=vieë&id=683&itemid-167 +Fondacioni Friedrich Ebert http://www.fes.bg/bg+Qendra Rinore për Këshillim dhe Informacion http://www.sf1.mikc.bg/node/134+Shkolla e Lartë për Ekonomi Politike dhe Ndërkombëtare> http://iccd.unwe.acad.bg/view.php?p=events&id=278 6 http://zagrada.bg/show.php?storyid=516488+ http://www.steroeja.com/news.com/news.php?nesid=3168+ http://www.standartneës.com/news/details/id/3156+ http://www.programata.bg/?=52&l=&c=1&id=47979+ http://www.diplom,a.bg/?p=view&aid=1764 Ne u drejtuam pranë tre shoqërive multinacionale për prodhimin e birrës dhe ujin mineral për një sponsorizim, por morëm fatkeqsisht përgjigje negative. DITA E AKSIONIT 20 QERSHOR 2008 Aktiviteti u zhvillua më 20 qershor, në orën 19.30 para Teatrit Kombëtar“Ivan Vasov”. Aty performuan këngëtarët e rinj Dessislava dhe Kristina Georgievi, Grupi i shkollës“Tarnokop”, grupi“Ostava”, Ljubo nga grupi“Te” dhe Toma, fituesi i kompeticionit të sivjetshëm “BG-Musicidol”. Ndërmjet shfaqjeve secili nga interpretuesit drejtonte një mesazh për një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Bullgari, për qëndrimin e tyre në vendlindje dhe realizimin profesional. Aktiviteti zgjati tre orë. Në tribunë ishte varur një pëlhurë me logot e organizatorëve dhe sponsorëve, me moton e fushatës për Europën Juglindore: IT’S TIME dhe moton për Bullgarinë: PËR DISA GJËRA MJAFTOJNË DY VETË, PËR TË TJERA – DUHET TË JEMI MË SHUMË! Operatori i telefonisë celulare M-tel na ofroi mbështetje financiare në formën e përgatitjes së 1.000 t-shirt-eve që u shpërndanë gjatë koncertit. Gjithashtu gjtë koncertit sindikalistët e rinj shpërndanë flutushka me informacion mbi KNSB-në dhe aktivitetet përkatëse. Tektsi i ishte përshtatur gjuhës së të rinjve. Bashkia e Sofjes e vuri në dispozicion falas sheshin për tribunën, megjithatë duke kërkuar nga ne konfirmimin që në përfundim të aktivitetit do ta pastronim sërish atë. Kuptohet që ne e respektuam angazhimin e marrë. Sipas vlerësimit të organizatorëve gjatë kësaj mbrëmjeje rreth 800 njerëz u informuan mbi fushatën. REZYME Ne e quajmë veten me fat, që ishim një pjesë e nismës së përbashkët rinore IT’S TIME!, e cila u organizua në 10 vende të Europës Juglindore njëkohësisht- Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Rumani, Serbi, Hungari, Mal i Zi dhe Kroaci. Qëllimi ynë ishte të preknim zemrat e të rinjve bullgarë, t’i informonim ata, të angazhoheshim për ndërgjegjësimin e tyre si qytetarë, të popullarizonim imazhin e sindikatave si faktorë domethënës në jetën shoqërore dhe ekonomike. Falë angazhimit aktiv të shumë prej mbështetësve tanë kjo u kthye në realitet. Ne arritëm të zgjonim interes të madh te nxënësit, studentët, të rinjtë dhe përfaqësuesit e mediave të pranisëhm në koncertin e së premtes. Opinione të ndryshme mbi konceritn mund të merren nga faqet e internetit.7 Stacione të ndryshme televizive dhe radiofonike, gazeta, forume në internet raportuan mbi evenimentin para dhe pas zhvillimit të tij. Gjatë përgatitjes grupi organizoi 12 takime pune, në të cilat morën pjesë përfaqësues nga KNSB-ja dhe Fondacioni Friedrich-Ebert në Sofje. Atanaska Todorova, koordinatore kombëtare 7 http://www.avtora.com/neës/nowini/ostawa_ljubo_i_toma_na_edna_scena+ http://www.emaxpress.com/bg/events/muzika/mladejko-parti-na-otkrito-pod-nadslov-it-s-time.html DITA KOMBËTAE E AKSIONIT 20.06.2008 në Durrës/ Shqipëri IT’S TIME! PËRGATITJA Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë dhe Unioni i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë organizuan me mbështetjen e FES-it një koncert. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një sërë aktivitetesh të këtij lloji që u mbajtën në të gjithë rajonin. Organizimi i këtij aktiviteti nisi me takimin e Rrjetit Rinor të Europës Juglindore, anëtar i të cilit është edhe Shqipëria. Në këtë aktivitet morën pjesë 5 vetë nga Shqipëria, 3 nga KSSH dhe 2 nga BSPSH. Në këtë takim u vendos që në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, më 20 qershor 2008 do të organizoheshin në të njëjtën kohë aktivitete të ndryshme- me specifikat për çdo vend- në të gjithë rajonin. Në vendin tonë, pas konsultimve me seksionet rinore të KSSH-së dhe BSPSH-së arritëm në përfundimin për të organizuar aktivitete të ndryshme deri në 20 qershor. Fillimisht u aktivizuan të gjitha strukturat rinore në fakultete dhe firma të ndryshme në Tiranë. Qëllim i këtij takimi ishte sensibilizimi i të rinjve lidhur me të drejtat e tyre në punë dhe aktivitetin më 20 qershor. Në rajone të ndryshme të vendit u organizuan takime me përfaqësues lokalë të sindikatës. Më 18 qershor forumi rinor i BSPSH-së organizoi në Hotel“Doro” Konferencën Kombëtare Rinore me përfaqësues dhe anëtarë të këtij forumi. Në të gjitha referimet e mbajtura u vu theksi në problemet e të rinjve në punën e përditshme dhe në nevojën e përfshirjes së tyre si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal. Të rinjtë kërkuan përfaqësim më të mirë në strukturat e sindikatave dhe ato vendimmarrëse në vendit. Të rinjtë kanë përgjegjësinë të përmirësojnë e të zhvillojnë më tej lëvizjen sindikaliste dhe për këtë ata bënë thirrje për më shumë vemendje nga ana e drejtuesve të federatave. Për të qënë pjesë e zhvillimit të sindikatave, të rinjtë kanë nevojë për më shumë kurse trajnimi dhe formimi. Ata ishin të mendimit se duhet të organizohen më shumë aktivitete të këtij lloji dhe theksuan mbështetjen për aktivitetin më 20.06.2008. Idetë dhe nevojat që dolën shërbyen si kërkesë për një organizim më të mirë të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Për këtë u përgatitën broshura dhe postera ku u përfshinë idetë dhe objektivate tyre. Këto broshura dhe psotera u shpërndanë në mbarë vendin dhe u përdorën në punën e përditshme të drejtuesve dhe aëtarëve për të thithur më shumë të rinj në sindikata dhe për t’u treguar atyre rolin e sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të tyre sociale dhe ekonomike. U organizua në media një fushatë sensibilizuese, në kuadër të së cilës u transmetua spoti për aktivitetin e datës 20.06.2008. DITA E AKSIONIT 20 QERSHOR 2008 Aktiviteti u zhvillua në Durrës. Aty u ftuan të merrnin pjesë shumë sindikalistë të rajoneve të ndryshme të vendit. Aktiviteti u hap me fjalën përshendetëse të kryetarëve të Forumit Rinor të KSSH-së dhe BSPSH-së, Erion Dobi dhe Elona Peza. Ata falenderuan të rinjtë për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe u përcollën atyre mesazhin për t’u bërë anëtarë të sindikatave. Në emër të dy sindikatave ata falenderuan FES-in për mbështetjen financiare. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i KSSH-së, zoti Kol Nikollaj. Ai i përgëzoi të rinjtë për organizimi e aktivitetit dhe nënvijëzoi rëndësinë për lëvizjen sindikaliste. Ai shprehu falenderime për seksionin rinor të KSSH-së dhe garantoi mbështetjen e KSSH-së për afrimin e të rinjve në sindikata. Në emër të BSPSH-së foli drejtoresha e marrëdhënive me jashtë, zonja Olsa Vila. Ajo falenderoi të rinjtë për organizimin e shkëlqyer dhe punën në strukturat e sindikatës. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe zonja Neriana Zaimi, kryetare e Forumit të Gruas pranë KSSH-së dhe zv. Kryetarja e Këshillit Kombëtar Studentor, zonja Besiana Hoxha. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive. Këto aktivitete u mundësuan falë mbështetjes financiare të FES-it. Erion Dobi(kooridanor kombëtar), Engjëllushe Ibrahimi, Elona Peza DITA KOMBËTËRE E AKSIONIT 20.06.2008 në Zagreb/ Kroaci IT’S TIME! BAHKOHU DHE TI! PËRGATITJA Dita e Rinisë duhet të ishte një ditë në të cilën të rinjtë të shprehnin lirshëm dhe në mënyrë të pakufizuar në opinionin publik qëndrimet dhe opinionet e tyre mbi situatën sociale dhe ekonomike në vend. Për këtë ne përpunuam që në Shkup një koncept të përshtatshëm dhe njëkohësisht të perceptueshëm nga opinioni publik. Në një vend publik u mendua të vendosej në libër ankesash e në po të njëjtin vend duhet të zhvillohej edhe koncerti. Pas fushatës ky libër duhet t’i dorëzohet kryeministrit tonë, në mënyrë që ai të mësojë drejtpërdrejt nga njëra anë me cilat probleme përballet rinia, kur kërkon një vend pune dhe nga ana tjetër kur e ka një vend pune. Ne jemi të mendimit që ky libër paraqet një dokument impresionues të dorës së parë. Në bazë të këtij burimi informacioni pritet në vijim një reagim nga përgjegjësit në shtet. Për pasojë duhet që ministritë përgjegjëse të punojnë konkretisht për të rrëzuar hendeqet ekzistuese për të rinjtë. Pas kthimit në Zagreb, më 11.03.2008 u zhvillua një takim i parë në ambjenetet e Fondacionit Friedrich–Ebert. Aty u pritëm nga kolegia Ivana. Ne krijuam një skuadër e cila do të organizonte aktivitetin. Përbërja e skuadrës mbeti në thelb si në Shkup: • Dijana Šobota – koorinatore kombëtare nga seksionii të rinjve i Unionit të Sindikatave të Pavarura të Kroacisë(SSH) • Domagoj Fedebar – Seksioni i të rinjve i Unionit të Sindikatave të pavarura të Koracisë(SSH) • Marija Juki – seksioni i të rinjve të Sindikatave të Pavarura të Kroacisë(NSH) • – seksioni të rinjve pranë Sindikatave të Pavarura të Kroacisë(NSH) • Gordana Ilakovac – koordinatore rinore Unionit të Sindikatave Kroate(HUS) Ne ramë dakord, që secili të informonte sa më shumë të rinj në organizatën qëndrore respektive si dhe të bindte për të bashkëpunuar në organizimin e këtij projekti. Ne pamë se kishim shumë për të bërë dhe kështu nisëm me punën. Mbledhja e radhës në të cilën u raportua për rezultatet e arritura deri në atë moment, u mbajt më 24.04.2008. Në këtë kohë ne kishim dorëzuar të gjitha kërkesat për marrjen e lejeve të nevojshme, kishim vendosur kontakt me ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë, kishim vënë në dijeni të gjitha ministritë dhe institucionet publike si dhe sponosorët potencialë(te të cilët shpresonim për ndihmë), Rrjetin Rinor Kroat si dhe organizatat rinore për aktivitetin që do të zhvillohej. Mbledhja e tretë u zhvillua më 13.05.2008, kur kishim vlerësuar dhe rënë dakord për atë çka ish arritur deri në ato momente për të intensifikuar përpjekjet, në mënyrë që të arriheshin rezultatet në vijim: • Mësuam, se më 20.06.2008 do të luhej ndeshja çerekfinale e futbollit për Kampionatin Europian të Futbollit, kështu që e transmetuam lojën përmes një ekrani të vendosur në skenë. • Si prezantuese të eventit morëm këngëtaren e mirënjohur të moderonte pa honorar • Informuam mediat mbi projektin • Siguruam të gjitha lejet e nevojshme, për të organizuar Ditën e Rinisë në sheshin Cvjetni trg • Ramë dakord me stacionin radiofonik 101 për regjistrimin e një jingles-i • Ramë dakord me fabrikën e birrës Ožujsko pivo për shitjen e birrës me çmime të leverdisshme që kështu të arrinim të mbulonim një pjesë të shpenzimeve • Siguruam një mbështetje financiare nga që edhe përmes kësaj ndihme të mbulonim një pjesë të shpenzimeve • Me një çmim të favorshëm u arrit të shtypeshin 150 pllakata dhe 4.000 fletushka • Përgatitëm edhe një banderolë, e cila do të varej në skenë me mbishkrimin: IT’S TIME! BASHKOHU DHE TI! Në bandërolë duhet të përfshiheshin edhe logot e të gjithë organizatorëve të projetktit Në qershor ne shpërndamë në të gjitha zyrat qëndrore dhe zyrat e koordinimit pllakata dhe angazhuam aktivistët e sindikatave dhe studentët t'i shpërndanin dhe ngjisnin këto të fundit në qytet. Veç kësaj u regjistrua një jingle i shkurtër, i cili i luajt për tre ditë me radhë në radio. Përsa i përket ministrive duhet thënë, se atëherë kur kishim humbur shpresat na kontaktoi ministria e Familjes, Veteranëve të Luftës dhe Solidarizimit të Brezave dhe mori përsipër patronazhin e të gjithë aktivitetit si dhe premtoi të angazhohej në Ditën e Rinisë dhe të prezantonte aty programet e saj për nxitjen e punësimit të të rinjve. Nga tre ministritë që kanë të bëjnë në mënyrë direkte me situatën e të rinjve në shoqëri dhe që mund të kenë një ndikim të dretjpërdrejtë në situatën e të rinjve në shoqëri, morëm pra përgjigje vetëm nga njëra prej tyre. Kjo na lejon të arrijmë në përfundimin që qeveria është ende shurdhe ndaj kërkesave të sindikatave dhe madje edhe ndaj nevojave të një grupi të tillë të dobët, siç është ai të rinjve. Më 18.06.2008 Dijana Šobota, mbajtën një konferencë për shtyp, përmes së cilës informuan opinionin publik për natyrën e projektit dhe përmbajtjen e aktivitetit që do të zhvillohej më 20.06.2008, në orën 19.00 në sheshin Cvjetni trg në Zagreb. Për ne të gjashtë që morëm pjesë në organizim u shtypën t-shirt-e me logot e të tre organizatave qëndrore sindikaliste, të Fondaciaonit Friedrich-Ebert, BE-së dhe Rrjetit Rinor JIE, të cilat në pjesën e pasme mbanin mbrishkrimin në gjuhën kroate: DITA E RINISË – DAN MLADIH 20.06.2008. Gjatë realizimit të projektit ne u mbështetëm nga dy organizata qëndrore, nga Organizata Qëndrore e Sindikatave të Pavaruara Kroate(NHS) dhe ajo e Unionit të Sindikatave Kroate(HUS). DITA E AKSIONIT 20 QERSHOR 2008 Që nga ora 8 Zagrebit Cvjetni, e cila do të sillte stendat ku do të vendosej materiali do të sillte birrën. Birra u shërbye nga aktivistët e sindikatës. Gjatë ditës ne morëm telefonata nga gazetarë, raportuam live për radion dhe bëme përgatitjet e fundit. Bashkëpunëtorët e Entit Kroat të Punës, ministrisë së Familjes, Veteranëve të Luftës dhe Solidarizimit të Brezave si dhe portalit posao.hr dhe univeristetit të natës erdhën në orën 18.00 dhe ngritën stendat. Kalimtarë të rastit u interesuan dhe hodhën përshtypjet e tyre në librin e ankesave. anuncoi koordinatoren e projektit Dijana Šobota, e cila më pas paraqiti gjithë aktivitetin dhe u bëri thirrje qeveritarëve t’u kushtonin vëmendje të rinjve, t’u ofronin mbështetje përmes marrëdhënieve të punës pa afat, të ndalonin largimin e trurit jashtë vendit, t’u mundësonin të rinjve, të zgjedhin vetë të ardhmen e tyre, pa u dashur të pranojnë atë që u thuhet. Ajo u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve, të shkruanin në librin e ankesave dhe të bëheshin anëtarë të organizatave sindikaliste, për t’u informuar mbi të drejtat dhe për t’i realizuar më lehtë ato. )ULHGULFK-Ebert, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u tha, se kjo ngjarje zhvillohej njëkohësisht në 10 kryeqytete të Europës Juglindore, ku aktivistë të rinj të sindikatave përmes angazhimit të tyre po u tërhiqnin vëmendjen qeveritarëve ndaj situatës shqetësuese në tregun e punës me të cilën përballen të rinjtë. Pas fjalëve përshëndetëse prezantuesja anuncoi koncertin e grupit pin Prijavo Kazalište. Sheshi u mbush shpejt me të rinj, të cilët qëndronin pranë stendave, informoheshin, merrnin me vete broshura dhe shkruanin në librin e ankesave. Pas koncertit filloi transmetimi i ndeshjes së çerekfinales Kroaci – Turqi. REZYME Nëse shohim përshtypjet e hedhura në librin e ankesave, vërejmë se të rinjtë kanë shumë për të thënë, ata janë të ndërgjegjshëm për problemet, kërkojnë zgjidhje, por nuk gjejnë vesh që t’i dëgjojnë. Megjithsë dy ministritë përgjegjëse nuk e pranuan ftesën tonë për të marrë pjesë në projekt dhe për të ndërtuar sëbashku të ardhmen, në mendojmë se ato janë mjaft të ndërgjegjshme për problemin dhe situatën në vend e që do t’u duhet të ulen me ne në një tavolinë, për t’i dhënë zgjidhje efektive problemeve. Aksioni i shënimit në librin e ankesave do të vijojë deri në vjeshtë, më pas libri do t’i dorëzohet kryeministrit. Gordana Ilakovac