STUDIMI DEMOKRATIE UND MENSCHENRECHTE Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Bilanz der feministischen Regierung in Schweden Hanna Beutler-Gross, Valeska Henze, Christin Skiera und Jana Windwehr Dita Dobranja Rozafa Jahaj Jeta Loshaj Shkurt, 2024 Arritja e barazisë ekonomike për gratë kërkon një strategji gjithëpërfshirëse: arsimim, kujdesin për fëmijët, të drejtat pronësore, qasje në kredi, të drejtat e punës, punësim të barabartë dhe luftimin e dhunës dhe diskriminimit me bazë gjinore. Politikat e përshtatura dhe njohja e ndërlidhjes gjinore me dimensione të ndryshme sociale është thelbësore për barazinë e vërtetë gjinore në Kosovë. Paqja, siguria dhe fuqia institucionale progresive mund të përmirësohen me miratimin e politikës së jashtme feministe dhe eliminimin e barrës me të cilën përballen gratë kur ndjekin karrierën politike. Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosova, Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Përgjegjës: Dr. Peter Hurrelbrink Autorë: Rozafa Jahaj(autore kryesore), Dita Dobranja (autore kryesore), Jeta Loshaj(bashkëautore) Recensente: Ariana Qosaj-Mustafa Data: 2024 Dizajni: Milkyway Creative Print: Studio Forma Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung. Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Tabela e Përmbajtjes Hyrje Informata të përgjithshme Synimet Metodologjia Kapitulli 1 Rozafa Jahaj Njohuri më të mëdha të pushtetit përmes analizës së ekonomisë politike Lëvizjet historike në patriarkalizëm: ku jemi dhe çfarë duhet të ndryshojë Konteksti i brendshëm Ndihma ndërkombëtare Globalizimi Kapitulli 2 Dita Dobranja Pushteti strukturor: Tregu i punës dhe pabarazitë gjinore Pjesëmarrja në fuqinë punëtore dhe punësimi Hendeku gjinor i pagave dhe ndarja profesionale Ekonomia joformale dhe implikimet gjinore Programet sociale me ndjeshmëri gjinore – Reagimi i rimëkëmbjes nga COVID 19 Kapitulli 3 Dita Dobranja Pushteti i diskursit: Trendet gjinore të angazhimit ekonomik-Sipërmarrja dhe qasja në kredi Pronësia e tokës dhe të drejtat pronësore kuadri ligjor Puna me dy ndërrime dhe puna e papaguar 7 Kapitulli 4 24 7 Jeta Loshaj 7 8 (Mos)përfshirja e grave në paqe, siguri dhe politikë 24 9 Gratë, paqja dhe siguria 24 Gratë: Politika lokale, kombëtare dhe e jashtme 26 Pasqyrë e përfaqësimit të grave në politikën 9 kombëtare, lokale dhe të jashtme 26 10 Kapitulli 5 29 11 Dita Dobranja 11 13 Dinamika specifike gjinore e pushtetit 29 Arsimi dhe kapitali njerëzor 29 14 Qasja në kujdesin shëndetësor dhe të drejtat riprodhuese 30 Qasja në kujdesin e fëmijëve 30 Dhuna me bazë gjinore dhe përgjegjësitë 31 14 Kapitulli 6 33 Rozafa Jahaj 17 18 Ndërsektorialiteti 33 Analizë rasti: Një vështrim ndërsektorial i 19 kujdesit shëndetësor në Kosovë 33 Konkluzion 35 Referencat 36 21 22 22 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Informata të përgjithshme Dekadave të fundit, diskursi rreth barazisë gjinore dhe të drejtave të grave ka fituar vëmendje të jashtëzakonshme, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë globale. Ky dialog vë theksin në rëndësinë e njohjes, adresimit dhe korrigjimit të pabarazisë dhe çekuilibrit ende të gjallë midis gjinive. Republika e Kosovës, një vend i pasur me histori dhe diversitet, ndodhet në një pikë kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për barazi gjinore dhe drejtësi sociale. I frymëzuar nga idetë socialdemokratike, ky raport shtjellon në hollësi se si politika, pushteti ekonomik dhe gjinia ndërthuren në mënyrë specifike në Kosovë. Ndërveprimi i këtyre sferave të mishëruara në kontekstin specifik historik dhe kulturor krijon si mundësi stagnimi por edhe avancimi në fushën e barazisë gjinore. Për të analizuar këtë do të përdoret një analizë gjinore në kontekst të Kosovës. Sipas Komisionit Evropian, analiza gjinore është ‘studimi i dallimeve në kushte, nevoja, shkallë pjesëmarrjeje, qasje në resurse dhe zhvillim, kontroll të pasurisë, pushtet vendimmarrës, e të tjera, ndërmjet grave e burrave në rolet e tyre të caktuara gjinore‘(Komisioni Evropian 2001). Për vlerësim të duhur të këtyre dallimeve, me theks në marrëdhëniet gjinore, analizojmë bashkëveprimin e fuqisë politike dhe resurseve, instrument ky që njihet si ekonomia politike. Në formën e tij më të thjeshtë, përdorimi i analizës ekonomike politike do të thotë të shqyrtojmë lidhjet ndërmjet faktorëve politikë, ekonomikë dhe socialë në një mjedis a vend(WILPF, 2018). Këtë e bëjmë për të hedhur dritë mbi themelet strukturore të pabarazive gjinore, por edhe për ta vënë në pah realitetin e gruas. Analizimi i strukturave nga perspektiva gjinore është i rëndësishëm, meqë në vazhdimësi ka arritur të prodhojë strategji të ndërgjegjshme shoqërore të rrënjosura në parimet social-demokratike, duke nxitur kështu një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe progresive. Duke i zbërthyer këto struktura nga perspektiva gjinore, fitojmë një të kuptuar gjithëpërfshirës se si normat shoqërore dhe dinamikat e pushtetit formësojnë botën tonë. Për më tepër, analiza gjinore jo vetëm që korrigjon padrejtësitë ekzistuese, por edhe parandalon pabarazitë në të ardhmen, duke nxitur politikëbërje më efektive. Ajo na jep njohuri të thella të sfidave komplekse shoqërore si dhe na largon nga zgjidhjet uniformë dhe qasjet nga lart-poshtë, duke vlerësuar larminë e përvojave dhe identiteteve brenda komuniteteve tona. Përmes integrimit të kësaj perspektive, arrijmë të përmirësojmë kapacitetin tonë për të zhvilluar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive nga të cilat përfitojnë të gjithë, duke na sjellë përfundimisht më pranë idealeve të drejtësisë, paanshmërisë dhe mundësive të barabarta. Synimet Në thelbin e tij, ky raport është i nxitur nga synimi themelor i zbërthimit të dimensioneve gjinore përmes prizmit të demokracisë sociale. Raporti mëton t’i kontekstualizojë sfidat dhe mundësitë e paraqitura nga ky sfond i veçantë, duke ekzaminuar se si ndërthuren strukturat gjinore dhe socio-ekonomike për të formësuar jetën e popullatës së Kosovës. Qëllimi universal i FES-it është promovimi i lirisë, barazisë, solidaritetit dhe drejtësisë. Avancimi i drejtësisë gjinore është jetik për promovimin e këtyre vlerave, veçanërisht drejtësisë sociale. Nga kjo rrjedh shprehja kyçe“drejtësia gjinore do të thotë drejtësi sociale”. Sipas përkufizimit të FES-it, drejtësi gjinore do të thotë"Liria për të pasur mënyra të ndryshme të të qenit dhe të jetuarit, liri kjo që nuk është e paracaktuar nga gjinia, shpërndarja e resurseve, apo mundësia për ndikim dhe vlerësim." Synimi i këtij publikimi është të shpërfaqë kompleksitetin e dinamikës së pushtetit dhe shpërndarjes së resurseve, njëkohësisht duke kuptuar ndërveprimin e nuancuar ndërmjet politikës, ekonomisë dhe gjinisë në shoqërinë kosovare. Analiza tutje pranon se pabarazitë në themel nuk janë dukuri të izoluara, por më tepër produkte të forcave sistemike që kërkojnë një kuptim gjithëpërfshirës dhe ndërdisiplinor. Demokracia sociale ka një histori të pasur të mbështetjes së barazisë gjinore, siç ilustrohet nga arritjet e mëdha si futja e të drejtës së votës së grave më 1919 në Gjermani dhe përfshirja e të drejtave të barabarta për burrat dhe gratë në kushtetutë. Kjo trashëgimi politike ka ndikuar thellë në vetëperceptimin e socialdemokratëve. Ajo është e rrënjosur në besimin thelbësor se barazia gjinore nuk është vetëm aspiratë, por komponent thelbësor i drejtësisë sociale dhe demokracisë së zhvilluar. Rrjedhimisht, synimet politike të FES-it i dedikohen luftimit të diskriminimit dhe avancimit aktiv të barazisë së vërtetë 7 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë në shoqëri. Zotimi ynë për këtë kauzë është i rrënjosur në bindjen se pa barazi gjinore, drejtësia e vërtetë sociale dhe demokracia e fortë mbesin caqe të paarritshme(Analiza Gjinore Leitlinien FES, 2017). Qëllimi është që të shkohet përtej analizave konvencionale duke integruar njohuri nga shkenca politike, ekonomia, sociologjia dhe teoria feministe. Ky ndërdisiplinaritet i perspektivave krijon një kornizë që vë nën llupë kompleksitetet e marrëdhënieve gjinore dhe ofron njohuri në mekanizmat e formësimit të peisazhit socio-politik të Kosovës. Në vijim do të shohim synimet, metodologjinë dhe rrënjët historike. Kapitujt pasues lundrojnë nëpër ndryshimet historike, ndikimet e globalizimit dhe normave tradicionale gjinore, me fokus në dinamikat strukturore të fuqisë në tregun e punës. Fuqia shoqërore eksplorohet përmes përfaqësimit të grave në sferat politike dhe angazhimit ekonomik gjinor. Janë shqyrtuar edhe faktorët e pushtetit institucional, duke përfshirë sigurinë e grave, kuadrin ligjor dhe kuotat. Dinamika specifike gjinore përfshin arsimin, përfaqësimin politik, qasjen në kujdesin shëndetësor, si dhe dhunën. Pika kryesore e këtij hulumtimi është eksplorimi i ndërsektorialitetit, kornizë kjo me zbatueshmëri të gjerë në dimensione të ndryshme të barazisë gjinore, e aplikuar në sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Metodologjia Metodologjia e hulumtimit është e bazuar në analizën cilësore dhe sasiore të të dhënave dytësore, duke kombinuar ekzaminime të literaturës parësore dhe dytësore, informacionin nga publikimet e mëparshme të FES-it dhe partnerëve, si dhe intervista me ekspertë për të ofruar një të kuptuar të plotë të dinamikës gjinore në Kosovë. Kemi realizuar një rishikim të literaturës ekzistuese parësore dhe dytësore. Kjo përfshin hulumtimin e studimeve akademike, raporteve qeveritare, dokumenteve të politikave dhe të dhënave statistikore, për aq sa ishin të disponueshme. Qëllimi ishte që të kuptohet themeli i kontekstit historik, social, ekonomik dhe politik të çështjeve gjinore në vend. Krahas rishikimit të literaturës ekzistuese, pjesë e kësaj analize është edhe mbledhja e të dhënave parësore. Janë zhvilluar intervista me palët e interesit, duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe përfaqësues të sindikatave. Këto intervista ofrojnë njohuri cilësore mbi përjetimet, sfidat dhe mundësitë e atyre që punojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në fushën e barazisë gjinore. Natyra cilësore e intervistave bën të mundur që të eksplorohen më thellë çështjet komplekse dhe ndihmon të zbulohen nuancat që mungojnë në të dhënat për Kosovën. Përmes kombinimit të këtyre metodave kërkimore, synojmë të vëmë në pah natyrën shumëdimensionale të çështjeve që kanë të bëjnë me gjininë dhe të kontribuojmë në hartimin e politikave dhe intervenimeve të informuara që avancojnë barazinë gjinore dhe drejtësinë sociale. 8 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 1 Njohuri më të mëdha të pushtetit përmes analizës së ekonomisë politike Është me rëndësi të analizohet shpërndarja e fuqisë dhe resurseve brenda një vendi për disa arsye. Me këtë sigurohet një mënyrë e strukturuar për identifikimin e aktorëve që kanë kontrollin, veçanërisht në kontekstet e pasluftës me dinamikë të pasigurt të pushtetit. Duke i vlerësuar resurset si pasuria ekonomike, ndikimi politik, kapaciteti i sigurisë dhe mbështetja sociale, ndihmojmë në gjurmimin e ndryshimeve në pushtet, shkaktuesve të mundshëm të konflikteve dhe efektivitetit të përpjekjeve për ndërtimin e paqes, duke e bërë atë një instrument të vlefshëm për të kuptuar kompleksitetin e qeverisjes dhe stabilitetit në mjedis të dalur nga lufta afro dy dekada më parë. Analiza e ekonomisë politike është mjet gjithëpërfshirës dhe ndërdisiplinor që aplikohet për të zbërthyer ndërveprimin kompleks të politikës, ekonomisë dhe faktorëve socialë brenda një shoqërie. Duke ekzaminuar se si ndërveprojnë këto elemente, vëmë në pah shpërndarjen e pushtetit, pasurisë dhe resurseve. Kjo qasje analitike kombinon njohuri nga fushat si shkenca politike, ekonomia, sociologjia, drejtësia dhe historia për të fituar një pasqyrë të plotë të dinamikës shoqërore. Kështu, ekonomia politike ndihmon në shqyrtimin e thelbit se ku qëndron pushteti. Këtë e bën duke iu përgjigjur pyetjes themelore se kush e ka pushtetin, si e kanë arritur atë dhe si e përdorin pushtetin. Ky hulumtim shtrihet përtej sferës së politikës, duke u thelluar në strukturat ekonomike, normat sociale dhe vlerat kulturore. Synimi i tij është t’i deshifrojë motivet prapa vendimmarrjes, duke zbuluar pse bëhen zgjedhje të caktuara, nga kush dhe në përfitim të kujt. Një nga karakteristikat kryesore të analizës së ekonomisë politike është perspektiva e saj holistike dhe e gjithanshme. Ajo e konsideron shoqërinë si një matricë komplekse të rregullave formale dhe joformale, strukturave ekonomike dhe normave kulturore. Rregullat formale përfshijnë ligjet dhe rregulloret dhe institucionet e tyre, ndërsa në rregullat joformale hyjnë normat shoqërore dhe kodet e pashkruara të sjelljes. Strukturat ekonomike janë aspektet si prodhimi, tregtia dhe shpërndarja e pasurisë. Qasja gjithëpërfshirëse e këtij mjeti pranon se këta elementë janë thellësisht të ndërlidhur dhe kanë ndikim kolektiv në trajektoren e një shoqërie, prandaj dhe nuk mund të analizohen ndaras. Ekonomia politike tradicionale përqendrohet në marrëdhëniet ndërmjet prodhimit, tregtisë, ligjeve dhe shpërndarjes së pasurisë, shpeshherë duke anashkaluar perspektivat gjinore. Mirëpo, ekonomia politike feministe aplikon një qasje gjithëpërfshirëse. Ajo merr parasysh politikat sociale, ndarjen e punës brenda ekonomive familjare dhe qasjen në resurse, treguesit e mirëqenies njerëzore dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Ajo mundëson analiza ndërsektoriale të sistemeve të ndryshme të pushtetit dhe ndikimin e tyre në grupe të ndryshme shoqërore. Në sferën e dinamikës së pushtetit, analiza e ekonomisë politike identifikon tri forma të veçanta: pushtetin e dukshëm, pushtetin e fshehur dhe pushtetin e padukshëm. Pushteti i dukshëm rëndomtë qëndron tek individët që zënë pozita zyrtare të autoritetit, siç janë zyrtarët e zgjedhur, prijësit fetarë apo elita të tjera. Pushteti i fshehur funksionon përmes metodave më pak transparente ose të pranuara zyrtarisht, shpeshherë përmes marrëveshjeve që mund të mos përputhen me normat ligjore. Pushteti i padukshëm buron nga ideologjitë mbizotëruese dhe normat shoqërore dhe formëson qëndrimet dhe sjelljet e njerëzve, edhe atëherë kur këto bien ndesh me rregullat e përcaktuara. Për një kuptim më të thellë të dinamikës shoqërore, analiza gjinore e ekonomisë politike e avancon këtë mjet edhe më tutje. Fokusi i saj është në atë se si këta faktorë ndikojnë në mënyra të ndryshme te gratë dhe burrat, duke zbuluar dhe trajtuar pabarazitë dhe dinamikat gjinore. Ajo nxjerr në pah dhe trajton pabarazitë dhe dinamikat me bazë gjinore, duke luajtur rol kyç në të kuptuarit e matricës së pushtetit nga perspektiva gjinore. Me fjalë të tjera, ajo na ndihmon që të kuptojmë se si ndikon pushteti politik në jetën e grave dhe burrave. Vlerësimet e duhura të ndikimit gjinor mungojnë në shumë intervenime ekonomike në vende të konfliktit ose pas konfliktit, duke mos lejuar që të kuptohet se si ndikojnë politikat ekonomike në barazinë gjinore. Për më tepër, ato shpeshherë shpërfillin analizën kritike të konfliktit, duke mos identifikuar ndërlidhjen midis konfliktit dhe politikave të caktuara(WILPF, 2018). Ekonomia politike feministe sfidon supozimin se rritja ekonomike duhet të ndodhë me ndërhyrje minimale të shtetit dhe pa analizë të kontekstit. Ajo njeh kontekstin gjinor dhe dinamikën e pushtetit, duke nënvizuar kufizimet e politikave neoliberale në arritjen e respektimit të së drejtës gjinore. Analiza e ekonomisë politike mund të jetë veçanërisht e frytshme në mjedise ku dinamika e pushtetit është fluide dhe e paparashikueshme dhe ku pushteti politik mund të jetë i paqëndrueshëm. Duke vlerësuar shpërndarjen e resurseve esenciale, siç janë pasuritë ekonomike, ndikimi politik, kapacitetet ushtarake dhe sistemet e mbështetjes sociale, kjo analizë siguron një qasje metodike për identifi9 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë kimin e aktorëve me ndikim. Ky proces, nga ana tjetër, lehtëson monitorimin e ndërrimeve të pushtetit dhe identifikimin e nxitësve të mundshëm të progresit. Politikat ekonomike në shoqëritë e luftës dhe pasluftës janë thellësisht të ndërthurura me përjetimet gjinore të luftës dhe nevojat komplekse të dala si rezultat i ngjarjeve të tilla. Për hartimin e politikave që nxisin zhvillimin shoqëror dhe jo ta pengojnë atë, është jetike të kuptohet ndikimi i gjinisë në qasjen në punë, kujdes shëndetësor, arsim dhe ndikim politik si për gratë ashtu edhe për burrat. Analiza e ekonomisë politike feministe shpalos pabarazitë si shkaqe rrënjësore të konfliktit dhe thekson se paqja e qëndrueshme mbështetet në sigurinë, drejtësinë, dhe barazinë socio-ekonomike(WILPF, 2018). Përfundimisht, njohuritë e nxjerra nga analiza e ekonomisë politike janë me rëndësi thelbësore. Politikëbërësit, hulumtuesit dhe praktikuesit mund t’i përdorin këto gjetje si parime udhëzuese për hartimin e politikave dhe intervenimeve të targetuara. Në këtë publikim, të pajisur me një kuptim gjithëpërfshirës të strukturave themelore të pushtetit, kemi bërë përpjekje t’i identifikojmë kanalet që pengojnë ose avancojnë barazinë gjinore në Kosovë. Në një vend të karakterizuar nga sfidat e shumta shoqërore, analiza e ekonomisë politike mund të jetë instrument i fuqishëm që na mundëson t’i kuptojmë dhe të ndikojmë në faktorët që formësojnë rrjedhën e barazisë gjinore. Lëvizjet historike në patriarkalizëm: ku jemi dhe çfarë duhet të ndryshojë? Ndërsa patriarkati ka rrënjë të thella historike, manifestimet e tij kanë shpërfaqur ndryshime të konsiderueshme përgjatë kohës dhe në rajone të ndryshme. Është me rëndësi të hiqet keqkuptimi i zakonshëm se patriarkati është aspekt i qenësishëm i progresit tonë evolucionar, siç është, për shembull, përvetësimi i gjuhës(Iversen& Rosenbluth, 2023). Në realitet, ai shpeshherë shfaqet si pasojë e nevojave ekonomike specifike dhe të përhapura. Ndërveprimi ndërmjet strukturave ekonomike dhe politike ndikon ndjeshëm në dinamikën brenda ekonomive familjare, duke ndikuar në marrëdhëniet midis burrave dhe grave. Këto efekte të nivelit makro, nga ana tjetër, ushtrojnë ndikim thelbësor tek individët, duke i formësuar preferencat e tyre në përputhje me normat e brendshme shoqërore. Në veçanti, pasojat e vendimeve individuale shtrihen përtej sferës personale dhe sapo të kenë filluar të zënë rrënjë ndryshimet te grupe të caktuara të grave, ato mund të shkaktojnë efekt të valëzuar të transformimeve të sjelljes. Ky efekt valëzues, nga ana tjetër, ka potencialin ta zhvendosë ekuilibrin e nivelit makro, duke sjellë ndryshime në ndarjen e punës, politikat publike, madje edhe në normat gjinore mbizotëruese(Iversen& Rosenbluth, 2023). Ajo që është mjaft e habitshme është shpejtësia me të cilën mund të ndryshojnë normat patriarkale. Ndonëse mund të duket se praktikat rutinore kërkojnë shumë kohë për t’u ndryshuar, është e jashtëzakonshme të vërehet se, në harkun kohor të vetëm një ose dy brezash, shumë vajza në shumë vende, përfshirë edhe te ne, janë duke jetuar jetë krejtësisht ndryshe dhe duke përvetësuar pritshmëri të ndryshme shoqërore në krahasim me nënat apo gjyshet e tyre. Duke parë numrin në rritje të grave në arsimin e lartë, mund të vërehet një ndryshim i rëndësishëm nga situata e para më shumë se pesë dekadave, kur trendet e tilla ishin dukuri e rrallë. Sot në Kosovë gratë janë më të pranishme se burrat në arsimin e lartë(nivelin universitar), duke shënuar kështu një transformim të jashtëzakonshëm (Lux Dev, n.d). Ky transformim mund të jetë shenjë e lëvizjes drejt një ekuilibri të ri me implikime të gjera për ekonominë, barazinë gjinore, politikën partiake dhe normat. Patriarkati, në thelbin e tij, mishëron një ndarje të ngurtë ekonomike të roleve, të mbështetur nga një moral i perceptuar. Megjithatë, kjo është duke u bërë gjithnjë e më pak e realizueshme. Ndarja e punës brenda familjes dhe faktorë të tjerë dikur ishin terren i palëkundur për riprodhimin e normave patriarkale(Iversen& Rosenbluth, 2023). Kur autonomia ekonomike bëhet jo vetëm mundësi, por gjithnjë e më shumë domosdoshmëri, vlera e arsimit, karriera dhe pavarësia automatikisht rriten në vlerë për të dyja gjinitë dhe trondisin themelin moral të patriarkatit (Iversen& Rosenbluth, 2023). Domosdoshmëria individuale nuk është e vetmja gjë që nxit kërkimin e pavarësisë ekonomike, duke shpërfillur gjininë. Modelet ndërbrezore të solidaritetit që janë në themel të shtetit modern të mirëqenies, si dhe të shumë mekanizmave socio-politikë siç janë pensionet dhe skemat e tjera, në mënyrë indirekte mbështeten në vazhdimësinë e pjesëmarrjes ekonomike (Espin-Andersen, 1990). Ndarja e ngurtë e fuqisë punëtore, me gratë që marrin përsipër punën e papaguar në shtëpi dhe kujdesin për fëmijët, nuk është zgjidhje e qëndrueshme për krizat që rrezikojnë shtetin modern të mirëqenies. Efikasiteti i lidhur me solidaritetin dhe qëndrueshmërinë ndërbrezore ka ndërlidhje të thellë me vështirësinë e menaxhimit të konflikteve të shpërndarjes ndërmjet gjinive(Yerkes, 2014). Ta marrim si shembull krizën e natalitetit. Tre dekada më parë, korrelacioni midis angazhimit të gruas në fuqinë punëtore dhe natalitetit ishte pa diskutim negativ. Megjithatë, në ditët e sotme, ky raport ka ndryshuar: shtetet në të cilat gratë janë më të angazhuara në përgjegjësitë shtëpiake priren të shfaqin norma më të ulëta të natalitetit, ndryshe nga vendet ku gratë marrin pjesë aktive në tregun e punës(Iversen& Rosenbluth, 2023). Kjo është veçanërisht e vërtetë për demokracitë e qëndrueshme dhe me resurse të larta, ku nataliteti dhe fuqia punëtore e grave janë relativisht të larta. Përkundër ngurrimit tonë për ta bërë këtë, është thelbësore nevoja për të përqafuar reforma madhore në politikat e familjes dhe tregut të punës për të adresuar ndryshimet në shtetin e mirëqenies. Në vendet që aktualisht përballen me çështjet si kriza e natalitetit ose që përjetojnë emigrim të madh të burrave, shfaqja e mundësive të reja për gratë brenda tregjeve të punës ka ndryshuar në mënyrë të pamohueshme ekuilibrin e vendosur të pushtetit, duke e çuar atë drejt një ndarjeje më të ekuilibruar të punës midis gjinive. Megjithatë, normat e thella tradicionale shpeshherë pengojnë zbatimin e mekanizmave efektivë politikë. Është thelbësore të pranohet se normat sociale janë mbi të 10 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë gjitha pasojë dhe jo shkak i sistemeve patriarkale: familjet kanë prirje t’i rrisin fëmijët e tyre në mënyra që u mundësojnë atyre të qarkullojnë më lehtë në peisazhin strategjik me të cilin do të përballen(Iversen& Rosenbluth, 2023). Në periudhë afatgjatë, në vendet ku normat përshtaten me nevojat ekonomike në zhvillim, gjasat janë më të mëdha për të pasur transformime të rëndësishme, si në politikat familjare, ashtu edhe në ato ekonomike në dekadat e ardhshme. Konteksti i brendshëm Në peisazhin e kontestuar të Kosovës, pas luftës u shpalos një ndërlojë dinamike. Gjinia u shfaq si mjet strategjik që përdorej për të zbatuar disiplinë, bindje, edukim, zhvillim dhe demokraci të stilit perëndimor(Krasniqi, 2007). Për fat të keq, proceset ekzistuese brenda Kosovës që nga viti 1999 e kanë anashkaluar dimensionin gjinor për një kohë të gjatë, duke u fokusuar kryesisht në origjinën dhe zhvillimin e luftës së Kosovës dhe natyrën e sundimit ndërkombëtar pas konfliktit. Vëmendja e pakët e përkushtuar ndaj gjinisë ishte e kufizuar në narrativat e viktimave dhe diskutimet e‘integrimit gjinor’ brenda institucioneve paqeruajtëse ndërkombëtare(Krasniqi, 2007, fq.2). Shpërfillja e dimensioneve të tjera gjinore vërehet në këmbënguljen e roleve tradicionale gjinore, ku brenda shtëpisë dominon feminiteti, gjë e cila ilustron përfaqësimet reciprokisht përforcuese të paqeruajtjes dhe nacionalizmit(Krasniqi, 2007). Si shtet i ri i cili është në dalje të historisë së konfliktit dhe tranzicionit, Kosova ndodhet në moment kritik në formësimin e peisazhit të saj socio-politik. Kosova mbetet vend me ndarje të mëdha gjinore, në të cilin mekanizmat e fortë patriarkalë riprodhojnë pabarazitë ekzistuese. Në shoqërinë kosovare ende mbizotërojnë çështjet e kahmotshme që tregojnë pabarazi të lartë, si punësimi i ulët i grave(21%), pronësia e ulët e pasurive(17%) dhe varësia financiare nga partnerët ose anëtarët e familjes(Studim i grave, 2021). Ndonëse kufizimet në të dhënat e disponueshme parandalojnë një eksplorim më gjithëpërfshirës, është jetike që të pranohen faktorë të tjerë të rëndësishëm që formësojnë dinamikën gjinore në Kosovë. Pas luftës, por sidomos pas pavarësisë së saj, Kosova ka qenë gjithnjë e më e ndikuar nga forma të shumta të ndihmave dhe organizatave ndërkombëtare, ku gjinia në veçanti ka qenë në shënjestër të kësaj ndihme. Për më tepër, do t’i shikojmë edhe efektet e globalizimit në Kosovë, meqë besohet të jetë faktor me ndikim gjithnjë e më të madh në të ardhmen(Dobranja, 2017). Këto elemente pritet të ndërthuren me aspekte të ndryshme të jetës kosovare dhe parashikohet të bëhen gjithnjë e më me ndikim në vitet në vijim. Prandaj, përkundër kufizimeve në të dhëna, vlen të prezantohen këta faktorë, por edhe ndikimi i tyre në aspektin gjinor. Ndihma ndërkombëtare Një faktor i madh që nuk mund të shpërfillet në analizat e Kosovës së pasluftës është roli i ndihmës ndërkombëtare. Kosova ka pranuar ndihma dhe asistenca të konsiderueshme ndërkombëtare, veçanërisht pas luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj më 2008. Për ta cituar, sërish, Flora Maculën, ish udhëheqëse e UN Women Kosovë: Në vitin 1999, në Kosovë hynë 150 organizata ndërkombëtare, duke përfshirë agjenci të ndryshme të OKB-së si UNDP, IOM, si dhe subjekte si FES, ndaras nga UNMIK-u. Para këtij fluksi, prania e organizatave ndërkombëtare në Kosovë ishte relativisht e kufizuar, kryesisht të përbërë nga UNHCR-ja, OSBE-ja dhe disa të tjera. Megjithatë, Kosova e pasluftës përjetoi një rritje të konsiderueshme të hyrjes së organizatave të huaja, mbase një lloj“pushtimi” të tyre. Ky fluks i dha Kosovës një mundësi të veçantë që të integrohet më ngushtë në agjendën globale. Kjo ndihmë ishte kritike për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e rajonit pas konfliktit. Një numër i konsiderueshëm i organizatave ndërkombëtare, qeverive dhe organizatave joqeveritare kanë kontribuar me ndihma financiare dhe humanitare për Kosovën, të cilat synonin të ndihmonin zhvillimin e saj, rindërtimin e infrastrukturës dhe të nxisnin stabilitet social. Ndihma ndërkombëtare është kanalizuar në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë qeverisjen, barazinë sociale, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe avancimin ekonomik. Megjithatë, ne do të shqyrtojmë se si ky proces i shpejtë ka ndikuar në dinamikën gjinore në Kosovë. E dimë me siguri të plotë se ndihma ndërkombëtare në Kosovë ka pasur ndikim të thellë dhe të dukshëm në dinamikën gjinore. Ajo ka fuqizuar gratë duke ofruar mundësi arsimore dhe ekonomike, duke çuar në ndryshime në rolet tradicionale gjinore dhe ndikim më të madh brenda familjeve dhe komuniteteve. Vlora Tuzi Nushi, Udhëheqëse e UN Women në Kosovë thekson ndikimin që ndihma ndërkombëtare ka pasur në drejtimin që ka marrë progresi i barazisë gjinore në Kosovë. Kosova ka qenë proaktive në miratimin dhe zbatimin e obligimeve ndërkombëtare lidhur me barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, thekson ajo. Ndonëse nuk është anëtare e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara), Kosova ka inkorporuar dispozitat e Konventës CEDAW(Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave) në Kushtetutën e saj, si dhe ka integruar Konventën e Stambollit. Në Ballkanin Perëndimor Kosova ishte ndër shtetet e para që miratoi Rezolutën 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Në vitin 2014, Agjencia për Barazi Gjinore, me mbështetjen e UN Women dhe OHCHR-në, hartoi një plan kombëtar veprimi gjithëpërfshirës për gratë, paqen dhe sigurinë, që mbulon periudhën 2013-2050. Në veçanti, Qeveria u zotua të financojë 51% të planit, ndërsa fondet e mbetura u siguruan nga donatorët. Ky zotim shënoi një hap të suksesshëm për Kosovën në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Ndryshimet ligjore dhe të politikave që synojnë përmirësimin e barazisë gjinore janë promovuar me integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, shpesh me mbështetje me ndihma, duke rezultuar në legjislacion që adreson çështjet si dhuna në baza gjinore, barazia në paga dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Ndihma ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme në forcimin e stabilitetit dhe nxitjen e avancimit ekonomik dhe social në Kosovë. Asistenca ndërkombëtare ka forcuar progresin në një sërë temash ndërsektoriale rreth Ballkanit Perëndimor, thekson sërish Tuzi Nushi kur flet se si një qëllim i përbashkët siç është drejtësia gjinore e cila 11 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë bashkoi aktorë tejet të larmishëm. Kosova shërben si shembull i rëndësishëm, jo vetëm në nivel rajonal por edhe atë global, që tregon sesi gratë me prejardhje të ndryshme mund të bashkohen përkundër konflikteve historike, si ato në ish-Jugosllavi. Nëpërmjet nismave si Plani Kombëtar i Veprimit i bazuar në Rezolutën e OKB-së 1325, gratë janë bashkuar për t’i adresuar shqetësimet e përbashkëta si migrimi i të rinjve, varfëria dhe korrupsioni. Ky angazhim bashkëpunues është shtrirë përtej Kosovës dhe ka krijuar një rrjet rajonal, të dokumentuar në faqen e dedikuar të internetit, ku është shfaqur ndikimi dhe suksesi i nismave të rrënjosura në parimet e Rezolutës 1325. Përderisa efektiviteti dhe ndikimi i kësaj ndihme ndryshonte sipas programeve dhe përgjatë kohës, nuk mund të nënvlerësohet rëndësia e saj e pamohueshme në lehtësimin e rimëkëmbjes së Kosovës pas konfliktit dhe nismave zhvillimore. Rrjedhimisht, është e arsyeshme të thuhet se kjo ndihmë ka pasur ndikime të rëndësishme në dinamikën gjinore brenda vendit. Si dëshmi, vetëm ndërmjet viteve 2015 dhe 2018, në Kosovë janë realizuar rreth 137 projekte të ndihmës zhvillimore me fokus gjinor, me ndarje të konsiderueshme buxhetore prej rreth 50 milionë Euro(ODA, 2020). Dr. Besa Luzha, një zë i theksuar i shoqërisë civile dhe lëvizjes për barazi gjinore në Kosovë për më shumë se 2 dekada, përmend shumë aktorë të ndihmës ndërkombëtare që kanë formësuar progresin e barazisë gjinore në Kosovë. Organizata të shumta, duke përfshirë OSBE-në dhe NDI-në, aktivisht realizojnë programe të vlefshme për të mbështetur gratë dhe liderët e rinj për një angazhim më produktiv, thotë ajo. Perspektiva e saj personale thekson nevojën për një organizim të veçantë, pasi struktura aktuale brenda partive politike shpeshherë i vë gratë dhe të rinjtë në pozitë të margjinalizuar.“Për të arritur barazi të vërtetë, jo vetëm që këto grupe duhet të përfshihen aktivisht, por edhe pozitat më të larta drejtuese të partisë, si kryesia, duhet të bëjnë përpjekje për bilanc gjinor 50-50. Ndërkohë, komitetet e specializuara mund të trajtojnë aspekte të ndryshme të politikave, si të shëndetësisë, arsimit, financave dhe ekonomisë, për të siguruar qeverisje gjithëpërfshirëse dhe efektive”. Kur është kërkuar të identifikojë një aktivitet të cilin e konsideron si jetik në procesin e avancimit të barazisë gjinore në Kosovë, ajo u përgjigj:“Miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore (BGJ)”. Ky ligj shtoi presionin e mëtejshëm meqë përbën një mekanizëm të prekshëm për matje dhe avokim. Ky ligj nxiti edhe debate të shumta mbi këtë temë. Ndonëse fillimisht partitë dhe individët nuk e konsideronin pjesëmarrjen e grave si çështje urgjente, ata tani e gjejnë veten përballë kësaj pyetjeje, duke bërë që të avokojnë në mënyrë më efektive për barazinë gjinore. Dr. Luzha tutje thekson se të gjitha përpjekjet kalojnë pa u vënë re nëse gratë nuk përfshihen në mënyrë specifike në të gjitha fazat e procesit. Shumë shembuj në dy dekadat e fundit e dëshmojnë këtë që e thotë Dr. Luzha. Fillimisht,“Gratë nuk ishin fare pjesë e diskutimeve për statusin përfundimtar të Kosovës”, është citat i Arjeta Rexhës, këshilltare politike e ish Zëvendëskryeministres Edita Tahiri. Justifikimet për mospërfshirjen e grave ishin të ndryshme dhe të adaptueshme. Në fillim, asnjë grua nuk udhëhiqte partitë. Kur ato drejtonin partitë, nuk zinin vende në kuvend (Fakte dhe Fabula, 2022). Kjo çoi në mungesë të një perspektive të tërë gjinore në proceset vendimtare. “Dialogu Kosovë-Serbi nuk siguroi përfshirjen e perspektivës gjinore. Si proces negociator, ai nuk respektoi Rezolutën 1325 të OKB-së, përkundër faktit që u ndërmjetësua nga BE-ja. Gjithashtu, nuk u sigurua përfaqësim i barabartë i grave në tryezën e bisedimeve. Organizatat e grave nuk u konsultuan për temat që duhet të jenë pjesë e procesit[siç janë] dhuna seksuale në konflikt, reparacionet, personat e zhdukur, drejtësia”(Jeta Krasniqi, cituar në Fakte dhe Fabula, 2022). Prandaj, procesi i përshtatjes së këtyre temave jetike nga perspektiva gjinore u vonua aktivisht, duke neglizhuar përfshirjen e grave. Po kështu, Tuzi Nushi konsideron se çështja e radhës që duhet trajtuar është përfshirja e grave të të gjitha komuniteteve dhe të një game më të gjerë të moshës. Kërkimi i opinioneve nga gratë dhe vajzat e reja të të gjitha etnive dhe të kuptuarit se çdo marrëveshje e nënshkruar dhe e zbatuar do të ketë ndikim të ndjeshëm te të rinjtë, prandaj gratë dhe fëmijët janë elemente kyçe për procesin, sqaron ajo. U theksua edhe natyra kritike e angazhimit me komunitetet, veçanërisht gratë dhe të rinjtë, përpara se të avancohet në forume ndërkombëtare si Brukseli. Përkundër sfidave të një procesi me gjasë të nxituar ose të ndikuar nga jashtë, është i rëndësishëm krijimi i hapësirave të sigurta për komunikim të qartë të nevojave dhe perspektivave në nivel të komuniteteve. Tuzi Nushi e përmend këtë qasje si mënyrë për të siguruar se dëgjohen dhe inkorporohen në proceset vendimmarrëse zërat dhe shqetësimet e personave më të prekur nga marrëveshjet paqësore. Megjithatë, nuk duhet nënvlerësuar se për të pasur integrim gjinor, kjo duhet të jetë temë që trajtohet nga të gjithë aktorët, duke përfshirë burrat në pushtet. Vlora Tuzi Nushi përmend një shembull të rëndësishëm në sferën e sektorit të sigurisë, në kuadër të policisë, ku ka pasur pionierë në avancimin e përfshirjes gjinore. Këshilltari i parë për çështjet gjinore në Policinë e Kosovës, Hysni Shala, ishte burrë i cili luajti një rol kyç në vendosjen e bazave për integrimin gjinor. Një tjetër figurë kyçe ishte Behar Selimi, Drejtor i Policisë, i cili me guxim u deklarua feminist, diku rreth vitit 2009, në një kohë kur deklarata të tilla ishin të rralla te burrat, veçanërisht ata me uniformë. Shtatlartë gati dy metra, Selimi theu barrierat duke mbështetur barazinë gjinore në sektorin e sigurisë. Përkushtimi i tij dhe i të tjerëve, si z. Shala, ishin të rëndësishëm në formësimin e historisë së barazisë gjinore në Policinë e Kosovës. Përpjekjet e tyre vazhdojnë të kenë jehonë edhe sot, me nisma që trajtojnë dhunën ndaj grave dhe dhunën seksuale të lidhur me konfliktin. Trashëgimia e këtyre kampionëve burra vazhdon edhe sot. Shembull i kësaj është zbatimi i Manualit Global, në veçanti doracakut për policimin me ndjeshmëri gjinore, në kuadër të Policisë së Kosovës. Kjo shënon një avancim të ndjeshëm, sidomos në krahasim me kohën kur, siç kujton Dr. Luzha, politikanët burra në Kosovë nuk i kushtonin rëndësi të madhe arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor. Megjithatë, organizatat partnere ndërkombëtare dhe shoqëria civile luajtën rol kyç në presionin e ushtruar për një qasje më të ekuilibruar 12 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë dhe më demokratike. Ata matën shkallën në të cilën u ishte dhënë hapësirë përfshirjes së grave, duke i detyruar partitë politike të përfshinin më shumë gra. Në fund, Dr. Luzha bën thirrje që të shmangemi nga e kaluara, ku gratë angazhoheshin vetëm formalisht. Pjesë e madhe e fajit për politika dhe procese të dështuara, thotë ajo, është te fakti Globalizimi Siç u përmend më parë, globalizimi luan rol vendimtar në formësimin e dinamikave gjinore brenda një vendi. Një përkufizim i globalizimit është integrimi global i ekonomive dhe shoqërive(Raporti Botëror i Rinisë, 2005). Ndërsa ekonomitë integrohen në shkallë globale, shfaqen industri dhe teknologji të reja, duke ofruar mundësi dhe njëkohësisht duke përforcuar pabarazitë ekzistuese gjinore. Ndërsa industritë evoluojnë, duke sfiduar normat e vendosura, kjo dinamikë mund t’i ndryshojë rolet tradicionale gjinore. Megjithatë, globalizimi mund të kontribuojë edhe në pabarazi, veçanërisht në sektorët me paga të ulëta, dhe mund të përjetësojë shpërndarjen e pabarabartë të përfitimeve dhe resurseve. Për më tepër, përhapja e normave globale kulturore përmes mediave dhe teknologjisë ndikon edhe më tej në perceptimet shoqërore për gjininë, me ndikim të nuancuar në qëndrimet dhe pritshmëritë. Gjersa avancimet teknologjike e kanë përforcuar ndjeshëm ndikimin e globalizimit edhe në Kosovë, një faktor i madh që ka ndalur efektet deri më tani është udhëtimi dhe shkëmbimi i kufizuar. Kosova ka kohë që përballet me një nga regjimet më të kufizuara të vizave në Evropë, pengesë kjo e konsiderueshme për angazhimin ndërkombëtar. Megjithatë, me afrimin e perspektivës së liberalizimit të vizave, potenciali për rritje të udhëtimeve, mundësive arsimore dhe perspektivave të punës pritet të shtojë efektet e globalizimit në shoqërinë kosovare në mënyrë eksponenciale. Globalizimi ka pasur ndikim të thellë në dinamikën gjinore në Kosovë, me efekte të favorshme dhe të dëmshme. Nga ana pozitive, integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare ka nxitur ndryshime ligjore dhe të politikave që kanë për qëllim avancimin e barazisë gjinore. Kjo përfshin miratimin e legjislacionit që adreson çështje kritike si dhuna me bazë gjinore, paga e barabartë dhe pjesëmarrja e shtuar e grave në politikë. Këto zhvillime kanë sinjalizuar progres në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit. Për më tepër, globalizimi ka rritur qasjen në informacion dhe ka shtuar mundësitë për arsimim, gjë që mund të jetë veçanërisht fuqizuese për gratë. Ai ka potencialin t’i sfidojë normat tradicionale gjinore që historikisht kanë frenuar gratë. Ndërsa Kosova bëhet më e integruar në ekonominë globale, ajo ofron mundësi të shtuara për punë për gratë. Kjo mund të çojë në ndryshime në rolet tradicionale gjinore dhe të kontribuojë në fuqizimin ekonomik të grave. Megjithatë, globalizimi vjen edhe me pasoja negative edhe për dinamikën gjinore. Në veçanti duke i pasur parasysh politikat ekonomike, globalizimi mund të ketë efekte edhe pozitive edhe negative. Në disa raste, pabarazitë gjinore, veçanërisht ato në tregjet e punës, janë përdorur si mjet i konkurrencës ndërkombëtare, duke çuar norma më të larta të rritjes së ekonomive gjysmë të industrializuara. Megjithatë, pabarazitë gjinore në fusha si pronësia e pasurive, qasja në kredi dhe arsimi kanë zbutur normat e rritjes dhe kanë penguar integrimin e suksesshëm në ekonominë botërore. Prandaj, është me rëndësi të analizohen dhe përshtaten politikat makro-ekonomike ashtu që të përfshijnë dimensionin e barazisë gjinore dhe të sigurojnë kushte të barabarta, në vend që të shtojnë pabarazitë ekzistuese. Përveç kësaj, globalizimi ka rritur edhe mundësitë e eksploatimit, duke përfshirë trafikimin me njerëz dhe dhunën me bazë gjinore në kontekst të migrimit. Këto efekte kanë ndikim joproporcional te gratë, veçanërisht ato në pozita më të ulëta socio-ekonomike, dhe mund të kenë pasoja të konsiderueshme negative për mirëqenien e tyre. Përderisa ka sjellë mundësi për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancime ligjore në barazinë gjinore, globalizimi mund t’i thellojë paragjykimet gjinore në politikat makroekonomike dhe mund të sjellë vështirësi që kanë të bëjnë me eksploatimin dhe dhunën. Për shembull, dinamikat ekzistuese të pushtetit veçse përjetësojnë një sistem ku gratë rurale në pozitë socio-ekonomike më të ulët marrin përsipër punët joformale, që zakonisht janë punët shtëpiake dhe të përkujdesjes për familjet në pozitë socio-ekonomike më të lartë në zonat urbane(Dobranja, 2017). Ky fenomen duket se tani po përkeqësohet edhe më shumë me efektet e migrimit. Efektet rrjedhin si nga migrimi brenda vendit ashtu edhe nga numri i madh i njerëzve që janë larguar nga Kosova në dekadën e fundit. Tregun e punës në Kosovë janë duke e mbushur gjithnjë e më shumë emigrantët nga Bangladeshi dhe Filipinet, treg ky i cili është ose me staf të pamjaftueshëm, të papaguar ose të pasigurt. Gratë bëhen punonjëse shtëpiake dhe punëtore kujdesi, zakonisht joformalisht, pa siguri kontrate ose pensioni dhe mekanizma të tjerë të sigurimeve shoqërore. Ngjashëm, burrat emigrantë janë duke u sponsorizuar me viza pune për të mbushur sektorët e punës fizike që po zbrazen me shpejtësi, si p.sh. në infrastrukturë. Ata shpeshherë paguhen më pak dhe nuk kanë siguri të mjaftueshme. Peisazhi i ndërlikuar i dinamikës gjinore në Kosovë është formësuar dukshëm nga faktorë të ndryshëm të ndërlidhur, ku ndihma ndërkombëtare dhe globalizimi janë vetëm dy prej të cilave i kemi shqyrtuar. Fluksi i ndihmës ndërkombëtare të pasluftës ka katalizuar ndryshimet ligjore dhe të politikave, duke fuqizuar gratë dhe avancuar nismat për barazi gjinore. Globalizimi, ndërsa ofron mundësi ekonomike, përfshin edhe sfida, me ndikime pozitive dhe negative në dinamikën gjinore. Efekti neto i globalizimit në dinamikën gjinore në Kosovë varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë politikat e qeverisë, rrethanat socio-ekonomike dhe industritë specifike në të cilat gratë marrin pjesë në fuqinë punëtore, të cilat për fat të keq nuk mund t’i sqarojmë më tutje për shkak të mungesës së të dhënave. Megjithatë, këto pika mund të jenë produktive për hulumtime të mëtejshme. 13 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 2 Pushteti strukturor: Tregu i punës dhe pabarazitë gjinore Pjesëmarrja në fuqinë punëtore dhe punësimi Marrëdhëniet e pushtetit në shoqëri shpeshherë varen nga kontrolli ekonomik. Këto dinamika të pushtetit varen edhe më shumë nga pavarësia ekonomike dhe financiare brenda familjeve. Gratë dhe burrat, globalisht, kanë nivele të ndryshme të pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe punësim. Gratë janë prapa burrave në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore edhe në ekonomitë ku shkalla e papunësisë është e ulët(Gomis et al., 2023). Në ekonomitë me nivele të larta të papunësisë, shpeshherë janë burrat ata që janë aktivë në tregun e punës dhe të punësuar, ndërsa janë rolet gjinore ato që gratë i mbajnë larg punës së paguar, për shkak të pritshmërive shoqërore dhe diskriminimit. Për më tepër, gratë dhe burrat përballen me dallime edhe në punësimin e cenueshëm. Burrat janë më me gjasë të jenë punëtorë për llogari të tyre, ndërsa gratë zakonisht ndihmojnë në familje ose biznese familjare, pa asnjë siguri pune(Gomis et al., 2023). Pjesëmarrja në tregun e punës për gratë e burrat varet nga faktorë të ndryshëm, si zhvillimi socio-ekonomik dhe arsimi. Megjithatë për gratë, normat sociale, kultura, si dhe qasja në shërbime mbështetëse(si kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit) luajnë rol të rëndësishëm në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Janë prodhuar një numër i madh hulumtimesh dhe literatura në temën e fuqizimit ekonomik të grave, me fokus të ndryshëm ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Vendet e zhvilluara janë përqendruar kryesisht në çështjet si hendeku i pagave gjinore dhe nënpërfaqësimi i grave në rolet menaxhuese, ndërsa vendet në zhvillim theksin e kanë vënë në shkallën e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe ndikimin e punës së papaguar të kujdesit. Këto dallime janë evidente edhe ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, gjë që ka ndikuar edhe në hulumtimet përkatëse në këto vende. Jayachandran (2014) futet më në thellësi në dallimet specifike në hendekun gjinor midis vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara. Në disa vende në zhvillim, kombinimi i kufizimeve kulturore, shoqërore dhe strukturave ekonomike kontribuon në shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore. Pritshmëritë shoqërore që gratë të angazhohen në punë të përkujdesjes pa pagesë, së bashku me mungesën e mundësive të punës të përshtatshme për gratë, çojnë në mungesë të grave në fuqinë punëtore, duke rezultuar në një hendek të madh ekonomik gjinor. Në shumë vende në zhvillim, politikat joadekuate kanë rezultuar në sfida të shumta, përfshirë pabarazi gjinore, përhapje të punësimit joformal dhe rritje të cenueshmërisë së punëtorëve. Gratë, të rinjtë dhe emigrantët, në veçanti, përballen me sfida që kanë të bëjnë me standardet e dobëta të punës, mungesën e të drejtave të negociatave kolektive dhe mundësitë e kufizuara për punësim të kualifikuar(Gomis et al. 2023). Një nga faktorët që kontribuojnë në hendekun e pagave midis burrave dhe grave është ndarja gjinore, e cila shpeshherë i kufizon gratë në profesione me pagë më të ulët, veçanërisht në pjesën jugore të globit, ku normat kulturore dhe sociale luajnë rol të rëndësishëm(UN Women, 2019). Kjo në masë të madhe bën që gratë të drejtohen në sektorin joformal, ku vendet e punës mund të mos i nënshtrohen legjislacionit të pagesës së drejtë, duke rezultuar në pagë të ulët, kushte të dobëta pune, mospërputhje të shkathtësive dhe mungesë të mbrojtjes sociale dhe sigurisë së punës për punëtorët(Chen dhe Carr, 2004). Për më tepër, shumica e literaturës mbi Pjesëmarrjen e Grave në Fuqinë Punëtore(PGFP) mbështetet në konceptin e feminizimit në formë U-je të fuqisë punëtore(Verick, 2021). Kjo teori parashtron një marrëdhënie afatgjatë midis PGFP-së dhe rritjes ekonomike të një vendi. Ajo sugjeron që në ekonomitë me të ardhura të ulëta, ku bujqësia është industria mbizotëruese, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është e lartë. Megjithatë, përderisa ekonomitë zhvendosen drejt industrializimit dhe industrive të rënda si minierat dhe ndërtimi, PGFP ka prirje të shënojë rënie për shkak të natyrës së vendeve të punës në dispozicion. PGFP rritet me avancimin e ekonomive dhe tranzicionin në sektorin e shërbimeve. Kosova, ende e klasifikuar si vend në zhvillim, tregon pjesëmarrje alarmante të ulët të grave në tregun e punës, me vetëm 22 për qind në vitin 2022(Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023). Në Kosovë, tema e fuqizimit ekonomik të grave është trajtuar nga këndvështrime të ndryshme, me vlerësime të kufizuara gjithëpërfshirëse të roleve të grave në ekonomi dhe analiza të kufizuara të ndikimit të këtyre dinamikave ekonomike në marrëdhëniet e pushtetit brenda familjes dhe shoqërisë. Pjesëmarrja e përgjithshme e fuqisë punëtore në Kosovë raportohet të jetë 38.6 për qind, 14 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë shifër kjo më e ulët se në shumicën e vendeve të rajonit. Megjithatë, kjo normë e përgjithshme ndikohet në masë të madhe nga shkalla edhe më e ulët e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore. Pjesëmarrja e Burrave në Fuqinë Punëtore(PBFP) në Kosovë është 55.5 për qind, ndërsa Pjesëmarrja e Grave në Fuqinë Punëtore(PGFP) është vetëm 22 për qind(Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023). Si pasojë, hendeku gjinor i punës në Kosovë, i cili mat dallimin në mes të pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore, është në masë të konsiderueshme prej 33.5 për qind më 2022(ASK, 2023). Për më tepër, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore në Kosovë, me 22 për qind, është më e ulëta në rajon, prapa të gjitha vendeve fqinje. Kjo rezulton në një shkallë pasiviteti për gratë në Kosovë prej afro 78 për qind, nivel ky relativisht i njëjtë përgjatë viteve, si dhe përfaqësim i lartë i grave në ekonominë joformale. Të dhënat e ILO-së (Organizata Botërore e Punës) për vitin 2021 tregojnë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë pjesëmarrje grave në fuqinë punëtore më të lartë të se 40%, ku Shqipëria ka nivelin më të lartë të grave në tregun e punës me rreth 53 për qind. Pas Kosovës, Bosnja ka vendin e dytë më të ulët, me 41 për qind. Pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore sipas vendeve, Ballkani Perëndimor 53% 51% 44% 41% 42% 22% Shqipëria Bosnja dhe Herzegovina Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023 Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Edhe më shqetësues është trendi i pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, i cili nuk është rritur në nivele të ndjeshme. Megjithatë, krahasuar me pjesëmarrjen e burrave në tregun e punës, pjesëmarrja e grave ka mbetur e palëkundur, edhe pse e ulët, krahasuar me atë të burrave, e cila ka rënë që nga viti 2017 dhe aktualisht është në nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Pjesëmarrja në fuqi punëtore, sipas gjinisë, Kosovë 65% 63% 60% 56% 57% 56% 20% 18% 2017 2018 Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023 21% 2019 21% 2020 15 22% 22% 2021 Burrat 2022 Gratë Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Për më tepër, krahas treguesve ekonomikë dhe socialë, kuadri legjislativ që rregullon tregun e punës, ndërkohë që ndalon çdo formë diskriminimi në punësim, ka implikime të rëndësishme për gratë dhe burrat për sa i përket pushimit të lehonisë dhe atësisë. Raportet mbi diskriminimin gjinor në vendin e punës dhe në rekrutim tregojnë se rregulloret aktuale të pushimit të lehonisë, pa dashje, mund të çojnë në diskriminim ndaj grave në praktikë. Ligji specifikon që punëdhënësit paguajnë 70% të pagës për gjashtë muaj të pushimit të lehonisë, që përbën kosto të konsiderueshme për bizneset(Farnsworth et al. 2018). Nga ana tjetër, ligji përcakton se pushimi prindëror dhe i atësisë është vetëm tre(ose pesë) ditë me pagesë për baballarët. Këto dispozita në thelb vendosin më shumë përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve mbi gratë, duke përforcuar kështu normat ekzistuese shoqërore ku gratë mbajnë shumicën e detyrave familjare. Kjo situatë rrit rrezikun që këto norma të nguliten edhe më tej. Pabarazia në pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror ka ndikuar edhe në vendimet e punëdhënësve për rekrutim. Një studim i realizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës më 2016 zbuloi se gati 50% e punëdhënësve preferonin punësimin e burrave, ndërsa rreth 20% favorizonin punësimin e grave, ndërsa vetëm 30% ishin indiferentë(Bajnska et al., 2016). Diskriminimi gjatë procesit të punësimit rëndohet nga paragjykimet në kohëzgjatje dhe rinovim të kontratës. Shumë gra kanë raportuar se gjatë intervistave për punë janë pyetur për planet e tyre familjare, dhe disa kanë përjetuar ndërprerje ose mosrinovim të kontratave sapo kanë mbetur shtatzënë(Bajnska et al., 2016). Çdo e treta grua në sektorin privat ka raportuar se nuk kishte kontratë formale pune, duke i lënë ato gra pa mbrojtje ligjore sipas Ligjit të Punës(Mehmeti et al., 2017). Hulumtuesit theksojë se shpërndarja e moshës së popullsisë së Kosovës është pjesërisht arsye e pjesëmarrjes së ulët të grave në tregun e punës, meqë popullatat më të reja janë më me gjasë të kenë gra që janë joaktive si pasojë e përgjegjësive të lindjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve (Gashi et al., 2019). Kjo mbështetet nga studimet që masin drejtpërdrejti arsyet e pasivitetit ekonomik të grave, të cilat vazhdimisht theksojnë detyrimet familjare dhe kujdesin për fëmijët si një nga tre arsyet kryesore(Mehmeti et al., 2017; Morina& Delibashzade, 2017). Treguesit e tjerë të tregut të punës shfaqin trende të ngjashme për gratë, si për sa i përket niveleve të punësimit ashtu edhe ndarjes gjinore nëpër profesione dhe sektorë. Përderisa ekonomia e Kosovës ka përjetuar rritje të qëndrueshme gjatë dy dekadave të fundit, me zgjerim ekonomik të kohëve të fundit prej afro 4 për qind në vit, kjo rritje nuk është shndërruar në përmirësime të ndjeshme në rezultatet e tregut të punës, veçanërisht për sa i përket rritjes së niveleve të punësimit. Kjo sugjeron që rritja i atribuohet kryesisht produktivitetit më të lartë të punës. Në fakt, shkalla e punësimit ka mbetur relativisht e ulët, duke ndryshuar midis 25 dhe 35 për qind gjatë dekadës së fundit. Normat e punësimit kanë qenë dukshëm më të ulëta për gratë në krahasim me burrat, duke kufizuar më tej pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Zvogëlimi i mundësive të tyre për punësim ka bërë që punëtoret potenciale gra të dekurajohen, duke zvogëluar rrjedhimisht pjesëmarrjen e tyre në fuqinë punëtore. Nivelet e punësimit, sipas gjinisë, Kosova 47% 45% 46% 43% 49% 46% 34% 31% 30% 29% 30% 28% 18% 17% 13% 12% 14% 14% 2017 2018 Nivelet e punësimit në total Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023 2019 2020 Nivelet e punësimit të grave 16 2021 2022 Nivelet e punësimit të burrave Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Megjithatë, trendet pozitive në punësim kanë bërë që nivelet e punësimit të grave të rriten me 6 pikë përqindjeje gjatë pesë viteve të fundit. Për burrat rritja ka qenë më e ulët, megjithëse me dinamikë përmirësimi. Nivelet më të larta të punësimit të grave kanë bërë që të përmirësohet edhe niveli i përgjithshëm i punësimit. Është interesante që, përderisa nivelet e përgjithshme të punësimit, dhe veçanërisht punësimi i burrave, janë përballur me një rënie të ndjeshme gjatë pandemisë COVID-19 më 2020, nivelet e punësimit të grave mbetën të njëjta, marrë parasysh bazën shumë të ulët fillestare. Hendeku gjinor i pagave dhe ndarja profesionale Kosova nuk ka në dispozicion të dhënat zyrtare për hendekun gjinor të pagave; megjithatë, disa hulumtime, si ai nga Gashi et al. dhe Mehmeti et al. tregojnë se në Kosovë gratë fitojnë afërsisht 74 cent për çdo euro të fituar nga burrat, gjersa hendeku gjinor i pagave vazhdon të ekzistojë sepse burrat kanë prirje të mbajnë pozita me paga më të larta(Gashi etj., 2020). Kjo pabarazi pagash është më e theksuar në sektorët e dominuar nga burrat, por është e pranishme edhe në sektorët ku gratë përbëjnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore. Hendeku gjinor është i pranishëm edhe në fushat si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, ku gratë janë më të përfaqësuara, sepse burrat kanë prirje të mbajnë pozita me paga më të larta. Globalisht, gjysma e të gjithë punëtorëve janë të përqendruar në profesionet ku afro 80% e kolegëve të tyre janë të gjinisë së njëjtë(ILO, 2013), dhe në Kosovë gratë janë kryesisht më të pranishme në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe tregtisë me pakicë dhe shumicë. Hendeku gjinor i pagave mund të analizohet duke përdorur të dhëna specifike sektoriale ose të dhëna për kategori të pagave midis burrave dhe grave. Hulumtimi i Fuqisë Punëtore dhe Përdorimit të Kohës i Realizuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit më 2016 përfshin të dhëna në lidhje me pagat e burrave dhe grave në sektorë të ndryshëm për të analizuar më mirë hendekun gjinor të pagave në Kosovë. Analiza tregon se edhe në sektorët ku gratë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, si arsimi dhe kujdesi shëndetësor, ende vazhdon hendeku gjinor në paga, sepse burrat kanë prirje të zënë pozita me paga më të larta. Pa llogaritur shpërndarjen e punëtorëve nëpër sektorë të ndryshëm në Kosovë, hendeku i përgjithshëm i pagave gjinore qëndron në afro 30%, ku gratë fitojnë 74 cent për çdo 1 euro të fituar nga burrat(Gashi et al., 2019). Edhe në sektorët si tregtia me shumicë dhe pakicë, të cilët punësojnë një numër të konsiderueshëm grash(pothuajse çdo e pesta grua është e punësuar në këtë sektor), mbizotëron një hendek i konsiderueshëm i pagave gjinore, ku gratë fitojnë vetëm 72 cent për çdo euro të fituar nga burrat. Në anën tjetër, në sektorët e tjerë ku hendeku gjinor i pagave është më i ngushtë, janë dy karakteristika të dallueshme; njëra është se shumica e këtyre sektorëve kërkojnë nivele më të larta arsimimi, dhe, së dyti, këta sektorë kanë shkallë të lartë të bashkëveprimit ndërpersonal. Karakteristika e parë sugjeron se arsimi i lartë ka rol të rëndësishëm si faktor barazues në uljen e hendekut gjinor të pagave. Karakteristika e dytë tregon se përqendrimi i grave në profesione me angazhim të gjerë ndërpersonal gjithashtu kontribuon në uljen e hendekut gjinor të pagave. Duke përdorur këto të dhëna, Gashi et al.(2019) kanë realizuar një përllogaritje të ekuacionit Mincer dhe një analizë të zbërthimit Oaxaca-Blinder për t’i hulumtuar pabarazitë e pagave gjinore në Kosovë. Ndërsa ekuacioni bazë i Mincer, me gjininë si regresuesin e vetëm, zbulon një hendek gjinor në pagë prej 10,7%, një ekzaminim më i thelluar zbulon dallime të ndryshme të pagave gjinore kur merren parasysh faktorët si niveli arsimor, profesioni dhe sektori i punësimit(Gashi et. al., 2019). Në sektorin privat, hendeku gjinor i pagave për pagat mujore është 21%(Gashi et al., 2019). Për më tepër, analiza e dekompozimit Oaxaca-Blinder tregon se, mesatarisht, gratë fitojnë 10.5% më pak se burrat. Për më tepër, kur marrim parasysh karakteristikat e tregut të punës(si arsimi, profesioni, kohëzgjatja dhe të tjera), hendeku i pagave zgjerohet, duke zbuluar se atributet më të favorshme që kanë të bëjnë me produktivitetin e grave të punësuara maskojnë shtrirjen e vërtetë të hendekut gjinor të pagave(Gashi et. al., 2019). Në anën tjetër, raportet vjetore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës ofrojnë informacione lidhur me shpërndarjen e grave dhe burrave nëpër kategori të ndryshme pagash. Këto të dhëna zbulojnë një shpërndarje të krahasueshme të të dy gjinive në shumicën e kategorive të pagave. Megjithatë, pabarazia midis burrave dhe grave zvogëlohet në kategoritë e pagave më të larta. Në kategorinë e pagave prej 400 deri në 499 euro, hendeku madje din të jetë i kundërt, me më shumë gra që zënë vend në këtë kategori pagash sesa burra. Siç shihet, gratë janë të mbipërfaqësuara në kategoritë e pagave më të ulëta, ndërsa burrat janë të mbipërfaqësuar në kategoritë e pagave më të larta, gjë që shpërfaq një dallim të konsiderueshëm në të ardhura ndërmjet burrave dhe grave në Kosovë. 17 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Hendeku i fitimeve midis burrave dhe grave, 2022 3 2 1 0 Më pak se € 100€ 100€ 149€ 150€ 199 € 200€ 249 € 250€ 299 € 300€ 399 € 400€ 499 € 500€ 599 € 600€ 799 € 800 më shumë -1 -2 -3 Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2023 Për sa i përket ndarjes profesionale, 22 për qind e grave të punësuara janë në sektorin e arsimit, krahasuar me vetëm 6 për qind të burrave. Si burrat ashtu edhe gratë kanë angazhim të lartë në tregtinë me pakicë, me rreth 19 për qind të grave dhe 19.5 për qind të burrave në këtë sektor. Megjithatë, në kujdesin shëndetësor dhe shërbimet e tjera shëndetësore, përqindja e grave të punësuara është 5 herë më e lartë se e burrave, me rreth 15 për qind në krahasim me vetëm 3 për qind të burrave. Sektori i prodhimit ka marrë vrull të konsiderueshëm në ekonominë e Kosovës dhe, rrjedhimisht, edhe gratë edhe burrat kanë nivele më të larta të punësimit në këtë sektor. Megjithatë, ende ka dallime të qarta gjinore midis burrave dhe grave për sa i përket profesioneve. Punësimi i grave sipas sektorëve Prodhimtaria Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit Administrata publike Shëndeti i njeriut dhe aktivitetet e punës sociale Tregti me shumicë dhe pakicë Arsimi Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosova, 2023 6% 6% 8% 15% 19% 22% Në vitin 2022, 56 për qind e të gjitha grave të punësuara ishin në sektorin e arsimit, tregtisë me pakicë dhe shëndetësisë, një përqendrim i qartë i grave në sektorët me ndërveprim më të lartë njerëzor dhe me punë të drejtpërdrejtë me njerëz. Nëse shtojmë këtu administratën publike, akomodimin dhe prodhimin, këta sektorë përbëjnë më shumë se 75 për qind të grave të punësuara. Vërehet një përqendrim më i lartë i grave në të gjitha punët e sektorit të shërbimeve. Në çdo ekonomi, ndarja gjinore në profesione krijon mundësi për rritjen e hendekut gjinor të pagave dhe pabarazive ekonomike, në vend që të kapërcehen ato. kuptuar sa duhet, si në aspektin e ndikimit ekonomik dhe numrit të individëve të angazhuar në punë joformale, edhe për sa i përket kushteve të tyre të punës. Nuk ka në dispozicion publik të dhëna të ndara sipas gjinisë mbi informalitetin në punë, ndërsa të dhënat mbi llojet e kontratave të punës nuk janë konsistente. Nënraportimi i punëtorëve për t’iu shmangur tatimeve ka kontribuar në rritjen e informalitetit, gjë e cila shpeshherë është pasojë e marrëveshjeve me përfitim reciprok midis punonjësit dhe punëdhënësit. Kjo mungesë e vlerësimeve sistematike për sektorin joformal të Kosovës është pengesë për realizimin e analizave të plota mbi këtë çështje(Cojocaru, 2017). Ekonomia joformale dhe implikimet gjinore Me të dhëna ende të kufizuara për informalitetin, madhësia e ekonomisë joformale në Kosovë ende nuk është Sipas studimit të Bankës Botërore mbi Diagnostifikimin e Vendeve Punës, vlerësohet se afro 25% e fuqisë punëtore në Kosovë nuk ka kontratë formale të punës. Informaliteti është më i përhapur tek të rinjtë, burrat dhe personat me 18 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë nivele më të ulëta shkollimi(Cojocaru, 2017). Anketat e fuqisë punëtore të kryera nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se përqindja e punëtorëve pa kontratë ka shënuar rënie graduale që nga viti 2018. Në vitin 2022 kjo shifër ishte 9.5 për qind(Agjencia e Statistikave të Kosovës, 2021). Megjithatë, studimet alternative sugjerojnë se shkalla e informalitetit të punës mund të jetë dukshëm më e lartë. Një studim i realizuar nga Instituti Riinvest më 2017 theksonte se 30% e grave të punësuara në sektorin privat nuk kishin kontrata formale të punës (Mehmeti et al., 2017). Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka filluar të publikojë të dhëna të Anketës së Fuqisë Punëtore(AFP) dhe Fuqisë Punëtore Administrative të cilat, kur analizohen së bashku, mund të ofrojnë informacion mbi nivelet e informalitetit për grupmoshat e ndryshme dhe dallimet në informalitet ndërmjet burrave dhe grave. Megjithatë, për vitin 2021 dhe 2022, dallimet në mes të niveleve të punësimit të raportuara nga anketa e fuqisë punëtore dhe të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) tregojnë se ende ka dallime në tregun e punës mes burrave dhe grave. AFP mat nivelet e punësimit të vetë-deklaruar, duke pritur kështu të kapen të dhëna mbi informalitetin. Në anën tjetër, të dhënat e ATK-së përfshijnë vetëm individët të cilët janë të regjistruar si të punësuar në ATK, dhe paguajnë tatime dhe kontribute në bazë të Ligjit të Punës. Në teori, pritja është që të dhënat e punësimit në AFP të tejkalojnë të dhënat e ATK-së, duke kapur kështu nivelet e informalitetit. Përderisa kjo vlen për burrat, diferencimet në të dhëna tregojnë se më shumë gra janë të regjistruara si të punësuara në ATK sesa që janë llogaritur përmes AFP-së. Ky diferencim e bën të vështirë kryerjen e ndonjë analize informaliteti për punësimin e grave. Tabela 1: Punësimi në mijëra, sipas vlerësimeve të AFP-së dhe të dhënave të ATK-së 2022 Burra Gra AFP Administrative 293,285 262,562 110,528 159,464 Dallimi 30,723 - 48,936 2021 Burra Gra AFP Administrative 281,451 265,498 101,853 152,996 Dallimi 15,953 - 51,143 Burimi: Llogaritje të autorit nga të dhënat e ASK-së dhe ATK-së, 2023 Programet sociale me ndjeshmëri gjinore – Reagimi i rimëkëmbjes nga COVID 19 Pandemia e COVID-19 vuri në pah pabarazitë ekzistuese gjinore brenda ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës. Përderisa efektet e pandemisë demonstruan një natyrë gjinore, e njëjta nuk mund t'i atribuohet masave të mëvonshme të rimëkëmbjes. Reagimet ndaj pandemisë COVID-19 në Kosovë, por dhe në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, kanë pasur mungesë të analizave para- dhe pas-gjinore, sipas Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor(2021). Përkundër kësaj, këto politika shfaqën ndikime gjinore. Në Kosovë, mungesa e mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë nga institucionet është sfidë në vete, dhe parandalon hartimin e politikave me ndjeshmëri gjinore. Sipas Rrjetit të Grave të Kosovës, shumica e intervenimeve të Qeverisë që kishin për qëllim zbutjen e ndikimeve të pandemisë COVID-19 shpeshherë shpërfillnin nevojat e veçanta të grave dhe burrave të ndryshëm. Politikëbërësit në masë të madhe vepronin nën supozimin se kriza kishte efekte universale, duke çuar në mungesë të konsideratës së perspektivës gjinore. Kur nuk merren parasysh dallimet gjinore, disa masa rrezikojnë të përjetësojnë, pa dashje, pabarazitë ekzistuese gjinore, duke rezultuar potencialisht në rezultate negative gjinore (Farnsworth et al., 2020). Qeveria e Kosovës ka zhvilluar dhe zbatuar tri pako të ndryshme gjatë pandemisë COVID-19 si intervenime të zbutjes dhe lehtësimit. Pakoja fillestare fiskale e reagimit emergjent të Kosovës për adresimin e pasojave të pandemisë COVID-19 kishte mungesë të ndjeshmërisë gjinore, pasi masat nuk ishin hartuar ashtu që të marrin parasysh ndikimin e tyre specifik gjinor. Përkundër kësaj, disa masa favorizuan gratë, në veçanti duke u fokusuar në sektorët ku gratë kishin përfaqësim joproporcional. Për shembull, në pakon fiskale emergjente, Masa 3, e cila synonte të ndihmonte ndërmarrjet në kompensimin e punonjësve të tyre gjatë mbylljes, mungonte dizajni specifik gjinor. Megjithatë, ajo ka mundur t’i përjetësojë pabarazitë ekzistuese brenda mjedisit të biznesit. Kjo për shkak të kritereve të pranueshmërisë, pasi vetëm ndërmarrjet me më shumë se një punonjës kualifikoheshin për mbështetje. Meqë gratë janë më me gjasë se burrat të operojnë biznese individuale pa punëtorë shtesë, ato mund të mos i plotësonin kriteret për ndihmë. Nga ana tjetër, pagesat e planifikuara për punëtorët e vijës së parë dhe ata në sektorët esencialë(përfshirë tregtinë me shumicë dhe pakicë, arsimin, kujdesin shëndetësor), ndonëse jo të formuluara me perspektivë gjinore, mund të kenë qenë në përfitim joproporcional për gratë. Kjo meqë 19 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë gratë janë të mbipërfaqësuara në kujdesin shëndetësor, sikurse edhe në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Një vlerësim i saktë i ndikimit të këtyre masave kërkon një analizë pasuese, por Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve(MFPT) ka raportuar se të dhënat e masave të rimëkëmbjes nuk janë të ndara sipas gjinisë, gjë që vështirëson një analizë të tillë. Pas ndryshimit në Qeveri, Plani i Zbatimit të Rimëkëmbjes Ekonomike u zbatua nga Qeveria e re më 2020. Masat kishin për synim adresimin e sektorëve më të prekur nga pandemia. Gjatë hartimit të masave për Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike, Qeveria e Kosovës nuk mori parasysh shprehimisht perspektivat e grave. Përveç masës 10, në të cilën u ndanë 2 milionë euro për përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri, masat e tjera ishin, në rastin më të mirë, me ndikim neutral gjinor. Për më tepër, buxheti i kufizuar për këtë masë sugjeron se ndikimi i saj do të ishte me rëndësi relativisht modeste. Për shembull, ndonëse Masa 3 synonte adresimin e punësimit të grupeve të cenueshme, përfshirë të grave, dispozitave specifike brenda kësaj mase u mungonte analiza gjinore ose veprimet specifike për të rritur mundësitë e punësimit të grave. Një tjetër ndërrim i Qeverisë në vitin 2021 pa hartimin dhe zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në qershor 2021, duke shënuar nismën përfundimtare që synonte rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID-19. Kjo pako gjithëpërfshirëse u hartua bazuar në katër qëllime kryesore, me masa specifike në pesë fusha. Këto synime kishin në fokus:(1) rritjen e punësimit dhe formalizimin e ekonomisë, veçanërisht me synim të përmirësimit të roleve të grave dhe të rinjve;(2) ofrimin e mbështetjes për sektorë të targetuar ekonomikë, siç është prodhimi, për të përmirësuar përbërjen e BPV-së;(3) nxitjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse duke përmirësuar njëkohësisht treguesit kryesorë të mirëqenies; dhe(4) sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal. Në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike janë dy masa kryesore që synojnë veçanërisht gratë. E para ka për qëllim t’i përmirësojë rezultatet e grave në tregun e punës, me një buxhet prej vetëm 5 milionë eurosh. Duke marrë parasysh disavantazhet e ndjeshme me të cilat përballen gratë në tregun e punës, ky nivel financimi mund të jetë me ndikim të kufizuar. Masa tjetër ishte hartuar për të ofruar kompensim për gratë që mbeten të papuna pas lindjes së fëmijës, duke synuar të krijojë një nivel më të barabartë midis nënave të punësuara dhe atyre të papuna. Megjithatë, duke pasur parasysh dispozitën e ligjit të punës për kompensimin nga punëdhënësi për nënat e punësuara, kjo masë ka efekte të paqëllimshme negative në punësimin e grave, pasi përjetëson pabarazitë gjinore duke i targetuar gratë si kujdestare të vetme. Në përmbyllje, ky kapitull ofron një analizë të dinamikës strukturore të pushtetit që kontribuon në tregun e punës dhe pabarazitë gjinore në Kosovë. Ekzaminimi i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore dhe punësimit nxjerr në pah hendeqe të konsiderueshme gjinore, me gratë që mbesin vazhdimisht prapa meshkujve, ndikuar nga pritshmëritë shoqërore dhe praktikat diskriminuese. Dimensionet gjinore shtrihen edhe në punësim të cenueshëm, ku gratë shpeshherë e gjejnë veten në pozita të rrezikuara, pa siguri të punës ndikuar nga normat sociale, kufizimet kulturore, si dhe me qasje të kufizuar në shërbimet mbështetëse për pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Për më tepër, ky kapitull shqyrton hendekun gjinor të pagave, ndarjen profesionale, dhe praninë e informalitetit në tregun e punës në Kosovë. Analiza zbulon pabarazi të vazhdueshme, ku gratë fitojnë më pak se burrat dhe janë të përqendruara në sektorë me paga më të ulëta. Kapitulli thekson nevojën për politika dhe legjislacion me ndjeshmëri gjinore, për t’i adresuar praktikat diskriminuese, veçanërisht në rregulloret për pushimin e lehonisë dhe atësisë, të cilat aktualisht kontribuojnë në përforcimin e roleve tradicionale gjinore. Ekzaminimi i masave të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 nxjerr në pah ndikimet specifike gjinore të intervenimeve për rimëkëmbje ekonomike. Përderisa disa masa, ndonëse në mënyrë të paqëllimtë, favorizonin gratë për shkak të mbipërfaqësimit të tyre në sektorë të caktuar, mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë pamundëson një kuptim gjithëpërfshirës të ndikimit. Nevojitet një qasje më e nuancuar në hartimin e politikave, e cila i merr parasysh nevojat e veçanta të grave dhe burrave në përpjekjet për rimëkëmbje pas pandemisë. Synimi i këtij kapitulli ishte të kontribuojë në një kuptim më të thellë të vështirësive dhe mundësive me të cilat përballen gratë në peisazhin socio-ekonomik të Kosovës. Duke ndriçuar dinamikën e shumëanshme të pjesëmarrjes gjinore politike dhe ekonomike, ajo nënvizon rëndësinë e adresimit të pabarazive strukturore për të promovuar një shoqëri më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse. 20 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 3 Pushteti i diskursit: Trendet gjinore të angazhimit ekonomikSipërmarrja dhe qasja në kredi Ndërmarrësia dhe vetëpunësimi kanë rol kyç në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovativ ekonomik. Megjithatë, përfaqësimi i grave në peisazhin e ndërmarrësisë në Kosovë vazhdon të jetë joproporcionalisht i ulët. Për më tepër, edhe kur gratë futen në ndërmarrësi, bizneset e tyre kanë prirje të jenë më të vogla në shkallë dhe me më pak gjasë të operojnë në sektorë me vlerë të lartë e me potencial të konsiderueshëm rritjeje. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës(ILO), gratë në mbarë botën zotërojnë afro 37% të bizneseve, por mbajnë pozita të larta drejtuese vetëm në 18% të këtyre kompanive. Përfaqësimi i tyre si Kryeshefe Ekzekutive në kompanitë më të mëdha në botë është më pak se 5%(ILO , 2015). Të dhënat nga Monitoruesi Global i Ndëmarrësisë (GEM) tregojnë se nga 224 milionë biznese në pronësi të grave në mbarë botën, vetëm 112 milionë prej tyre punësojnë më shumë se një person dhe vetëm 12 milionë kanë plane për të punësuar deri në gjashtë punonjës në vitet e ardhshme(Administrimi i Bizneseve të Vogla SHBA, 2017). Për më tepër, bizneset në pronësi të grave kanë prirje të jenë të përqendruara(67%) në sektorin me fokus në konsumatorin, ndryshe nga bizneset me pronësi burrash, ku kjo shifër qëndron në 45%. Sektori me fokus në konsumatorin përgjithësisht karakterizohet me lehtësi të hyrjes në treg, por me konkurrueshmëri të lartë(GEM, 2015). Në Kosovë, gratë hasin në pengesa të ndryshme gjatë fillimit dhe menaxhimit të bizneseve. Në mesin e këtyre sfidave janë mungesa e burimeve financiare dhe vështirësitë në qasjen në fonde, barrierat e thella kulturore dhe shoqërore, si dhe kufizimet kohore për shkak të përgjegjësive familjare. Studimet specifike për Kosovën pohojnë se gratë përballen me pengesa të shumta, që nga hyrja në sferën e biznesit e deri te mbajtja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të tyre. Në Kosovë, peisazhi i biznesit është kryesisht i përbërë nga ndërmarrjet individuale, të cilat përbëjnë rreth 80% të të gjitha bizneseve të regjistruara. Për më tepër, më shumë se 98% e bizneseve aktive i përkasin kategorive të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla me deri në 49 punonjës. Megjithatë, shumica e këtyre ndërmarrjeve i përkasin grupit të mikro-ndërmarrjeve, me më pak se 10 punonjës të regjistruar. Bizneset e mesme janë veçanërisht të pakta, dhe janë më pak se 100 ndërmarrje të vogla të regjistruara zyrtarisht në Kosovë(ARBK, 2023). Për bizneset në pronësi të grave, shumica e ndërmarrjeve janë mikro, me 0-9 punëtorë, dhe një pjesë e konsiderueshme operojnë si biznese individuale të gruas. Nga të gjitha ndërmarrjet individuale të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, gratë janë pronare të rreth 20%, për dallim nga homologët e tyre burra që përfaqësojnë 79%. Ndërsa bizneset individuale vazhdojnë të jenë strukturat më të shpeshta të biznesit, është shënuar një rritje e dukshme në themelimin e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar(SHPK) si nga ndërmarrësit burra ashtu dhe gra. Megjithatë, që nga viti 2017, hulumtimi i Institutit Riinvest tregon se vetëm rreth 2% e bizneseve në pronësi të grave janë të regjistruara si SHPK, rreth 5% janë kategorizuar si ortakëri të përgjithshme, ndërsa shumica dërrmuese (94%) enda janë me status si ndërmarrje individuale (Mehmeti etj., 2017). Ky studim gjithashtu zbuloi se afro 94% e bizneseve në pronësi të grave të anketuara në Kosovë ishin ndërmarrje individuale. Nga këto, 29% operonin pa asnjë punonjës, 64% ishin ndërmarrje mikro me më pak se pesë punëtorë dhe vetëm 7% ishin biznese të vogla me deri në dhjetë të punësuar. Në Kosovë, bizneset në pronësi të grave janë kryesisht të përqendruara në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë. Rreth një e treta e bizneseve në pronësi të grave janë brenda këtij sektori, pak prapa 37% të bizneseve në pronësi të burrave në këtë sektor. Në këtë sektor, bizneset e grave kryesisht janë në shitjen me pakicë të veshmbathjeve, me dyqane të specializuara. Sektori i dytë më i shpeshtë për bizneset në pronësi të grave është ai i aktiviteteve të tjera të shërbimeve, që përfshijnë bizneset si sallonet e ondulimit dhe trajtimet e bukurisë. Gratë ndërmarrëse kanë prani të ndjeshme edhe në sektorin e prodhimit, ku shumica janë të përfshira në ndërmarrjet e tekstilit, veçanërisht në prodhimin e veshjeve(ARBK, 2023). Një studim i kohëve të fundit me fokus në sektorin e prodhimit në Kosovë zbuloi se gratë zotërojnë afro 25% të bizneseve në industrinë e përpunimit ushqimor, rreth 12% të bizneseve në përpunimin e drurit, vetëm 6% në industrinë e plastikës dhe asnjë në sektorin e përpunimit të metaleve(Instituti Riinvest, 2022). Është me rëndësi të theksohet se ndër këto industri, përpunimi i metaleve ka qarkullimin mesatar vjetor më të lartë, pasuar nga indus21 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë tria e përpunimit ushqimor, me një vlerë të përafërt. Edhe pse sektori i bujqësisë dominohet kryesisht nga ndërmarrjet në pronësi të burrave, rreth 7%, apo rreth 800 ndërmarrje, janë në pronësi të grave, duke kontribuar në diversitetin e aktiviteteve ndërmarrëse të grave në Kosovë. Pronësia e tokës dhe të drejtat pronësore- kuadri ligjor Studimet e realizuara nga organizata të ndryshme tregojnë se gratë në Kosovë posedojnë më pak se 20 për qind të të gjitha pronave, që është përqindja më e ulët në rajon. Edhe më alarmues është fakti se vetëm 8 për qind e grave përdorin pronën e tyre si kolateral(Tonchovska et al., 2014). Heqja dorë e grave nga pronësia është ende e përhapur në familje dhe kjo ndodh përkundër legjislacionit të qartë për këto çështje. Kuadri ligjor i Kosovës që rregullon pronësinë e tokës është i strukturuar rreth disa ligjeve dhe rregulloreve kyçe. Dokumenti primar ligjor që rregullon pronësinë dhe bartjen e pronës në Kosovë është“Ligji për pronën dhe të drejtat e tjera sendore”. Gjithashtu,"Ligji për familjen”, “Ligji për trashëgiminë” dhe“Ligji për barazinë gjinore” paraqesin bazat e nevojshme ligjore për të garantuar barazi gjinore brenda pronësisë dhe bartjes së pronës. “Ligji për pronën dhe të drejtat e tjera sendore” përcakton kushte specifike sipas së cilave mund të fitohet pasuria e paluajtshme. Ai kërkon që bartja e pronësisë së pronës së paluajtshme të bëhet me kontratë të vlefshme ndërmjet palëve të përfshira(Ligji nr. 03/L-154 për pronën dhe të drejtat e tjera sendore). Për më tepër, kjo kontratë duhet të lidhet në praninë me shkrim të të dyja palëve, qoftë përpara gjykatës kompetente qoftë përpara noterit. “Ligji për familjen” në Kosovë përkufizon pronësinë si për çiftet e martuara ashtu edhe për ato të pamartuara(Ligji nr. 2004/32 për familjen në Kosovë). Për çiftet e martuara bëhet dallim ndërmjet pronës së veçantë dhe asaj të përbashkët të bashkëshortëve. Pasuria e veçantë përfshin pasuritë e zotëruara individualisht nga një bashkëshort para martesës, pasurinë e fituar gjatë martesës nëpërmjet trashëgimisë, dhurimit ose mjeteve të tjera ligjore, si dhe pasurinë e krijuar nga njëri bashkëshort, si pronat e artit ose ato intelektuale. Në anën tjetër, prona e përbashkët përfshin pasuritë e fituara gjatë martesës përmes angazhimit të përbashkët. Ligji përcakton që bashkëshortët janë bashkërisht pronarë të pasurisë së përbashkët në pjesë të barabarta, përveç nëse është rënë dakord ndryshe(Ligji nr. 2004/32 për familjen). Për çiftet në marrëdhënie jashtëmartesore, pasuria e fituar me angazhimin e tyre të përbashkët konsiderohet pasuri e përbashkët. Të njëjtat dispozita për shpërndarjen e pasurisë së përbashkët, të cilat zbatohen për çiftet e martuara ligjërisht, zbatohen edhe për çiftet në marrëdhënie jashtëmartesore(Ligji nr. 2004/32 për familjen). Kjo dispozitë ka ndikim pozitiv për faktin se çiftet në Kosovë shpeshherë martohen sipas zakoneve, ndërsa vonojnë kurorëzimin e tyre me ligj. “Ligji për trashëgiminë” plotëson konceptin e pronësisë së përbashkët për anëtarët e familjes duke specifikuar të drejtat e trashëgimisë. Ky ligj siguron të drejta të barabarta trashëgimie për të gjithë individët me të njëjtat kushte, pavarësisht statusit të tyre martesor. Në rastin e bashkëshortëve jashtëmartesorë, atyre u jepen të drejta të barabarta trashëgimore, me kusht që marrëdhënia e tyre të ketë zgjatur së paku pesë vjet(Ligji nr. 2004/26 për trashëgiminë). Ligji përcakton radhët e trashëgimisë, ku përparësi kanë fëmijët, fëmijët e adoptuar, bashkëshortët, prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit dhe pasardhësit e tyre(Ligji nr. 2004/26 për trashëgiminë). Për të promovuar barazinë gjinore, Kosova ka miratuar “Ligjin për barazinë gjinore", i cili ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë dhe seksit, si dhe mandaton masa afirmative për adresimin e pabarazive ekzistuese(Ligji nr. 05/L-020 për barazinë gjinore). Këto masa përfshijnë nisma për të promovuar fuqizimin ekonomik, për të përmirësuar statusin e grave dhe burrave në sektorë të ndryshëm, si dhe për ndarjen ose rindarjen e resurseve. Në përputhje me këto ligje, Qeveria e Kosovës në vitin 2016 ka miratuar“Udhëzimin administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme të përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve” i cili rinovohet në baza vjetore si masë e përkohshme për përshpejtimin e regjistrimit të pasurisë në emër të bashkëshortëve (Udhëzimi administrativ(QRK) nr. 01/2022). Kjo masë e përkohshme është krijuar për të inkurajuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme si pronë e përbashkët për çiftet. Udhëzimi administrativ përcakton përfitime si lirime nga taksat e regjistrimit, tatimi në pronë dhe shpenzimet e noterit për një periudhë të caktuar. Qëllimi i tij është të rrisë numrin e grave të regjistruara si pronare të pasurive të përbashkëta, të avancojë pozitën e tyre në shoqëri dhe të përmirësojë tërthorazi mundësitë ekonomike të grave, veçanërisht në ndërmarrësi. Suksesi i kësaj mase të veçantë është evident, pasi regjistrimi i bashkëpronësisë është rritur nga afro 7% e të gjitha pronave në rreth 20% në vitin 2023, duke e shtyrë Qeverinë e Kosovës ta rinovojë këtë Udhëzim administrativ çdo vit që nga viti 2016. Puna me dy ndërrime dhe puna e papaguar Sipas Forumit Ekonomik Botëror, gratë kalojnë 8 orë e 49 minuta në ditë në punë me pagesë dhe pa pagesë, ndërsa burrat punojnë 7 orë e 47 minuta(Forumi Ekonomik Botëror, 2022). Burrat ndajnë mesatarisht vetëm 1 orë e 30 minuta për punë të kujdesit pa pagesë, ndërsa gratë bartin barrën më të madhe, duke shpenzuar deri në 4 orë e 47 minuta në ditë në punë të kujdesit pa pagesë(Forumi Ekonomik Botëror, 2022). Pavarësisht statusit të tyre të punësimit, gratë mesatarisht kalojnë 3 orë e 30 minuta vetëm për punët e shtëpisë, pa përfshirë përgjegjësitë e kujdesit. Gratë e punësuara shpenzojnë më pak se 3 orë në punë të shtëpisë, duke e 22 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë balancuar këtë me punësimin e tyre me pagesë, ndërsa gratë e papuna shpenzojnë mesatarisht 4 orë në punët e shtëpisë(Mehmeti et al.). Koha e shpenzuar në punët e shtëpisë rritet në mbi 4 orë për gratë me fëmijë në përgjithësi. Për nënat që punojnë, koha mesatare e shpenzuar për punët e shtëpisë është 3 orë e 20 minuta, ndryshe nga 2 orë për gratë e punësuara pa fëmijë(Mehmeti et al. 2017). Nga ana tjetër, gratë e papuna me fëmijë shpenzojnë gati 5 orë në punë të shtëpisë. Për më tepër, koha e kushtuar në detyrat e shtëpisë rritet me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes. Në Kosovë, studimet me fokus për ndarjen e kohës së grave gjatë ditës tregojnë se gratë shpenzojnë dukshëm më shumë kohë se burrat në punët e shtëpisë. Një qasje e mundshme për të parë ndikimin ekonomik të punës së papaguar të kujdesit të grave, është vlerësimi i vlerës së tregut të pagës së tyre për orë. Kjo narrativë eksploron kohën që gratë investojnë si në punë të paguar ashtu edhe në atë të papaguar dhe merr parasysh të ardhurat e mundshme shtesë që do të mund t’i fitonin nëse do të kompensohej puna e tyre e papaguar. Për të vlerësuar kontributin ekonomik të grave në familje, përtej punës së tyre me pagesë, mund të bëhet një përllogaritje e thjeshtë e kontributit të tyre duke aplikuar parametrat vijues: paga mesatare në Kosovë në vitin 2022, prej 521 euro, ekuivalente me normën e tregut prej 3.25 euro në orë dhe duke marrë parasysh se gratë angazhohen në afro 3 orë pa pagesë në ditë. Nëse do të kompensohej kjo punë në terma monetarë në bazë të vlerës së tregut, gratë e anketuara do të fitonin 195 euro shtesë në muaj duke marrë parasysh vetëm ditët e punës. Këto përllogaritje ndryshojnë sipas niveleve të ndryshme të të ardhurave, por konkluzioni kryesor është që kompensimi i punës së kujdesit pa pagesë do të rezultonte në rritje të konsiderueshme të të ardhurave për gratë. Në një skenar konservativ, kjo rritje do të ishte me 35 pikë përqindjeje, ndërsa në rastin më realist, me 50 pikë përqindjeje. Koha e shpenzuar në ditë në punë pa pagesë ndryshon sipas niveleve të të ardhurave, gjë e cila ndikon në koston oportune që lidhet me një punë të tillë. Dallimi midis pagës aktuale dhe pagës së mundshme(nëse do të paguhej puna pa pagesë) zgjerohet me rritjen e nivelit të të ardhurave, edhe pse koha e shpenzuar për punën pa pagesë zvogëlohet në nivele më të larta pagash. Si përfundim, fokusi këtu ishte në dimensionet gjinore të pjesëmarrjes politike dhe ekonomike. Nëpërmjet perspektivës së pushtetit të diskursit, kapitulli vë në pah modelet gjinore në angazhimin ekonomik, ndërmarrësi, qasjen në kredi dhe kuadrin ligjor përreth të drejtave pronësore. Ky eksplorim shumëdimensional ofron njohuri të vlefshme për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen gratë në peisazhin socio-ekonomik të Kosovës. Si përmbledhje, diskursi mbi ndërmarrësinë dhe qasjen në kredi shpërfaq një pabarazi globale dhe lokale në përfaqësimin e grave në peisazhin e ndërmarrësisë. Ndonëse gratë globalisht zotërojnë 37% të bizneseve, prania e tyre në pozitat e larta drejtuese dhe si kryeshefe ekzekutive është në nivel dukshëm të ulët. Në Kosovë, gratë përballen me sfida specifike, përfshirë resurse të kufizuara financiare, vështirësi në qasjen në financim dhe barriera të thella kulturore të cilat vështirësojnë hyrjen dhe rritjen e tyre në sferën e biznesit. Pronësia e tokës dhe e drejta pronësore shpërfaq pabarazi alarmante, ku gratë zotërojnë vetëm 15% të të gjitha pronave në Kosovë. Çështjet si heqja dorë nga prona ende vazhdojnë të jenë të pranishme përkundër legjislacionit të qartë. Së fundi, kapitulli shqyrtoi barrën e punës me dy ndërrime dhe punës së papaguar të grave. Koha e konsiderueshme që gratë kalojnë në detyra me obligime, së bashku me kontrastin e madh në punë të kujdesit pa pagesë midis burrave dhe grave, nënvizon nevojën për të vlerësuar ndikimin ekonomik të saj. Llogaritjet e bazuara në vlerë të tregut sugjerojnë se kompensimi i grave për punën e tyre të kujdesit pa pagesë mund të çojnë në rritje të konsiderueshme të të ardhurave, nga 35% në 50%, varësisht nga skenarët e ndryshëm dhe nivelet e të ardhurave. 23 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 4 (Mos)përfshirja e grave në paqe, siguri dhe politikë Gratë, paqja dhe siguria Ky kapitull ofron një pasqyrë të pozitës së gruas në Kosovë në tri fusha të rëndësishme dhe të ndërlidhura, që janë paqja, siguria dhe politika. Duke pasur parasysh kontekstin historik të Kosovës, veçanërisht në epokën e hershme pas konfliktit, por edhe njëzetepesë vite më vonë, përfshirja e grave në proceset e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes politike karakterizohet me zhvillime interesante. Herë pas here, këto zhvillime janë shënuar nga momente pozitive. Një shembull i kësaj është fakti që ka pasur gra përfaqësuese kyçe në tryeza të negociatave në agjendën e ndërtimit të paqes, siç ishte rasti me Edita Tahirin e cila shërbeu si Kryenegociatore e Kosovës për Dialogun me Serbinë për shtatë vjet. Për më tepër, Kosova ka pasur dy Presidente gra(përfshirë të tanishmen), aktualisht ka pesë ministre gra në kabinetin e Kryeministrit, nga dhjetë ministri të udhëhequra nga burrat, si dhe 43 nga 120 vende në Kuvendin aktual të Kosovës i përkasin grave. Megjithatë, ndonëse këta shembuj janë inkurajues, ata nuk kompensojnë medoemos nivelet e ndryshme të pabarazive gjinore kur bëhet fjalë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes dhe politikës në shkallë më të gjerë. Ende ekzistojnë stereotipa për përfshirjen e grave në strukturat e sigurisë. Për më tepër, përderisa është shënuar progres me miratimin e kuotës prej 30% për përfaqësimin e grave në zgjedhje, ende nuk është arritur niveli i plotë i barazisë(50% siç kërkohet me Ligjin për barazinë gjinore) dhe nuk janë eliminuar pengesat elementare me të cilat përballen gratë para se të vendosin të ndjekin karrierë politike. Ky realitet ekziston si rezultat i mendësisë patriarkale ende të pranishme në Kosovë kur është fjala për pushtetin institucional. Prandaj, duhet të përsëritet se, gjersa që është shënuar progres në drejtësinë gjinore në një masë të caktuar, nevoja për të zgjeruar dhe mbështetur dinamikën e progresit lë për të dëshiruar. Me fjalë të tjera, ishte e madhe nevoja për tu futur më thellë në thyerjen e cikleve të mënyrës patriarkale të shpërndarjes së pushtetit në Kosovë. Prandaj, krahas shpalosjes së situatës së(mos)përfshirjes së grave në Kosovë në paqe, siguri dhe politikë, ky kapitull përpiqet t’i identifikojë faktorët që pengojnë avancimin e sigurisë dhe mjedisit politik më të drejtë dhe më të barabartë nga aspekti gjinor në Kosovë. "Nuk ka vendime për gratë pa gra”. Teoria e konceptit Gratë, Paqja dhe Siguria(GPS) është përkufizuar nga Thornton dhe Whitman si“tërheqje nga një sërë disiplinash dhe diskursesh, duke përfshirë shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sociologjinë”. Në kontekst të Kosovës, në masën më të madhe, ky koncept më së shumti zbatohet për sa i përket trashëgimisë së luftës më 1999 dhe procesit të ndërtimit të paqes/dialogut të pasluftës me Serbinë, cili vazhdon edhe sot e kësaj dite. Përveç kësaj, kur diskutohet për skenën e brendshme politike, siç u përmend në fillim të kapitullit, çështja e përfaqësimit të barabartë gjinor të grave në politikë ka fituar vëmendje, por jo në masën e dëshiruar. Përveç kësaj, gjersa Kosova ende angazhohet për më shumë njohje nga katër shtetet anëtare të NATO-s (Sllovakia, Greqia, Spanja dhe Rumania) dhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së(këto katër si dhe Qipro), politika e jashtme vazhdon të jetë pikë thelbësore që meriton vëmendje në kuptim të përkufizimit të GPS-së në Kosovë, sipas Thornton dhe Whitman. Përpara se të futemi në detaje në lidhje me këtë të fundit, kjo pjesë e nënkapitullit fillimisht përqendrohet në paqen dhe sigurinë. Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila u miratua në vitin 2000, i kushtohet promovimit dhe rritjes së përfshirjes së grave në ndërtimin e paqes, negociatat e paqes dhe qëndrueshmërinë në nivel lokal dhe qendror. Kjo rezolutë rastisi të miratohet një vit pas përfundimit të luftës në Kosovë. Ndërsa bën thirrje për përfshirjen e grave në proceset vendimmarrëse të paqes dhe sigurisë, Rezoluta 1325 gjithashtu thekson se gratë janë ndër më të prekurat nga konfliktet. Në luftën e vitit 1999, përveç vrasjeve dhe persekutimeve, rreth 20 mijë gra(dhe burra) u perdhunuan nga forcat ushtarake serbe. Megjithatë, edhe pse abuzimi seksual dhe përdhunimi janë përdorur si armë lufte për të dobësuar popullatën e Kosovës, kjo nuk i ndaloi viktimat dhe aktivistët që të ngrisin zërin. Në anën tjetër, ndërsa ishin viktima të targetuara, lufta me Serbinë nuk ndaloi disa gra aktiviste në Kosovë që të japin kontributin e tyre për të ngritur zërin e Kosovës. Sipas hulumtimit të Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, aktivizmi i grave në Kosovë gjatë luftës, edhe pse kryesisht i pavërej24 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë tur, ishte i pranishëm dhe domethënës. Për shembull, gjatë luftës, gratë krijuan rrjete në fshatra dhe komunitete ku ofronin shkollim për fëmijët në mënyrë që ta tërhiqnin vëmendjen e tyre nga realiteti i ashpër. Raporti më tej shkruan,“Edhe pse gratë nuk ishin shumë të përfshira në negociatat formale të paqes që i dhanë fund armiqësive në Kosovë, ato luajtën rol kyç në shoqërinë civile para luftës dhe aktivisht kërkuan mënyra për të marrë pjesë në përpjekjet e rindërtimit. Në nivelet bazë dhe në kanale jozyrtare, gratë punuan drejt paqes dhe stabilitetit në komunitetet e tyre.” Flora Macula, aktiviste e drejtësisë gjinore dhe aktiviste e asaj kohe, e cila ka punuar si Zyrtare Përgjegjëse në UN Women Kosovë, duke folur për Programin Rajonal të Rezolutës 1325 të KS të OKB-së, ndau detaje rreth këtyre gjetjeve dhe shtoi se ishin gratë aktiviste në Kosovë ato të cilat ngulën këmbë për qasjen “nuk ka vendime për gratë pa gra” menjëherë pas përfundimit të luftës. Për më tepër, duke folur për meritat e aktivizmit të grave në periudhën e pasluftës në Kosovë, Macula në veçanti nënvizoi punën e Edita Tahirit, e cila u angazhua si Kryenegociatore për Dialogun me Serbinë për shtatë vite. Megjithatë, e pyetur për përfshirjen e grave në procesin aktual të Dialogut me Serbinë, Besa Luzha, aktiviste e shoqërisë civile për çështjet gjinore që nga paslufta, theksoi se përfshirja aktuale e grave në këtë çështje nuk është e kënaqshme, pasi është vetëm një grua e pranishme në ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës. Për më tepër, Macula shtoi se paqja dhe siguria kanë shtresa të ndryshme. Ajo rikujtoi që gratë janë ato që bëjnë paralajmërimet e hershme gjatë konflikteve, por janë burrat ata që marrin vendimet përfundimtare. Duket sikur përfaqësimi i grave është jetëshkurtër dhe në fund vendimet më të mëdha i marrin burrat, përfundoi Macula. Duhet theksuar se edhe në nivel global, nga viti 1990 deri në vitin 2019, vetëm 13% e negociatorëve dhe 6% e palëve nënshkruese në proceset e paqes kanë qenë gra. Për t’u rikthyer në pozitën e Kosovës për sa i përket zbatimit të Rezolutës 1325, Agjencia e Kosovës për Barazi Gjinore(e cila funksionin nën Zyrën e Kryeministrit) miratoi dispozitat e Rezolutës 1325 duke hartuar Planin Kombëtar të Veprimit(PKV) më 2014, sipas së cilit Qeveria e Kosovës u zotua të sigurojë 51% të financimit të kërkuar për këtë politikë. Tri qëllimet kryesore të kësaj PKV-je janë si më poshtë: a. Rritja e rolit të grave në vendimmarrje dhe ndërtimin e paqes. b. Mbyllja e hendekut gjinor në siguri. c. Sigurimi i qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin. Gati dhjetë vite pas miratimit të PKV-së, është e vështirë të matet se në çfarë shkalle Kosova ka përfituar nga kjo politikë, për shkak të mungesës së një vlerësimi sistematik të zbatimit të saj. Megjithatë, Kosova i ka shënuar disa zhvillime pozitive në këtë aspekt dhe më gjerë. Në një intervistë me Vlora Tuzi Nushin, Udhëheqëse e Zyrës së UN Women në Kosovë, konstatuam se Kosova me të vërtetë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në miratimin e iniciativave dhe rezolutave globale, krahas Rezolutës 1325, për eliminimin e diskriminimit gjinor, duke qenë ndër vendet e para në Ballkanin Perëndimor që ka inkorporuar në kushtetutën e saj edhe Konventën CEDAW(Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave) edhe Konventën e Stambollit(Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje). Një nga përfitimet më të mëdha të miratimit të PKV-së për Rezolutën 1325 është se përveç faktit që gratë kanë udhëhequr procesin e negociatave për paqen për shtatë vite, përmes këtij procesi është njohur statusi i të mbijetuarave të DHSLK(dhunës seksuale të lidhur me konfliktin). Si rezultat i kësaj njohjeje, ku shembulli i Kosovës përmendet në mbarë botën, të mbijetuarit përfitojnë pension të përjetshëm dhe fuqizim ekonomik, gjë që në të njëjtën kohë kontribuon në thyerjen e stereotipave për tema kaq të ndjeshme. Prandaj,“në një mënyrë, Kosova është duke avancuar në shumë obligime ndërkombëtare, duke i përfshirë ato në Kushtetutë dhe në të njëjtën kohë duke e harmonizuar kuadrin e saj ligjor në përputhje me këto konventa dhe traktate ndërkombëtare”, përfundon Nushi. Për më tepër, aktivizmi i shoqërisë civile ka kontribuar shumë edhe në këtë aspekt. Në vitin 2022 Rrjeti i Grave të Kosovës(RRGK), një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile që merret me avancimin e të drejtave të grave në Kosovë, botoi librin me titull Fakte dhe Fabula rreth Rezolutës 1325 në Kosovë, në të cilin përfshiheshin disa konstatime se sa larg ka arritur Kosova në zbatimin e Rezolutës 1325. Libri përfshin një tabelë me tregues specifikë për të matur progresin ose regresin e Kosovës në adresimin e barazisë gjinore, bazuar në rekomandimet e Rezolutës 1325. Për më tepër, në libër thuhet se, përderisa rezoluta nuk ka“dhëmbë”, pra nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo ka shërbyer si udhëzues për fuqizimin e rolit të grave në nivele të ndryshme të sigurisë, barazisë gjinore dhe zhvillimit ekonomik. Për më tepër, libri thekson gjithashtu se gratë dhe vajzat nuk duhet të shihen vetëm si viktima, por duhet të përfshihen në procesin e vendimmarrjes si pjesëmarrëse aktive në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë, veçanërisht për shkak se vendimet kanë të bëjnë me to. Prandaj dhe shprehja“Asnjë vendim për gratë, pa gratë,” që po ashtu u theksua zëshëm në Konferencën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të organizuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në tetor 2022. Megjithatë, siç sugjeron edhe ky kapitull i këtij studimi, ndërsa përfshirja e grave në paqe, siguri dhe politikë ka shënuar hapa pozitivë(duke përfshirë miratimin e rezolutave ndërkombëtare, e të tjera), ka ende hapësirë për përmirësim dhe procesi i arritjës së këtij progresi sdo te 25 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë kufizuar është përballur me vështirësi. Për shembull, gjetjet shtesë në librin Fakte dhe Fabula mbi Rezolutën e 1325 përshkruajnë se si aktivistet menjëherë pas luftës në Kosovë vazhduan të përfshihen në politikëbërje sepse në shumë raste u përballën me rezistencë, si nga disa përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, ashtu edhe nga burrat politikanë në Kosovë. Për shembull, në prag të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës, në negociatat e Vjenës në vitin 2006, nuk ishte përfshirë asnjë grua.“Ky ishte dështim. Por nuk është dështim i grave, sepse gratë ishin proaktive. Ishte dështim i burrave,” përfundon libri i RRGK-së(Fakte dhe Fabula, 2022). Megjithatë, këto raste diskriminimi nuk i kanë ndalur gratë në Kosovë nga vazhdimi i aktivizmit të tyre. Në fakt, një rezistencë e tillë frymëzoi edhe gratë e Kosovës që të krijojnë rrjete bashkëpunimi jo vetëm me gratë brenda vendit, por në mbarë rajonin. Për shembull, RRGK, së bashku me Gratë në të Zeza(organizatë e grave nga Beogradi që protestuan kundër luftërave gjenocidale të Serbisë në Kosovë dhe Bosnje) themeluan Koalicionin e Grave për Paqe. Bashkëpunimi u shtri edhe përtej Kosovës dhe Serbisë, ashtu që Edita Tahiri, e cila mori pjesë në organizim, u bë pjesë e Avokimit Rajonal të Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore. Janë ndërmarrë edhe aktivitete shtesë nga gratë në Kosovë, të cilat janë për t'u përshëndetur kur është fjala për këmbënguljen për drejtësi pas luftës në Kosovë. Disa që duhen përmendur janë: Ish-Presidentja Atifete Jahjaga themeloi Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Kosovës. Punë të ngjashme ka bërë edhe OJQ QKRT(Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës). Verën e vitit 2015, Presidentja Jahjaga së bashku me disa gra deputete dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës inauguruan monumentin “Heroinat” për të njohur sakrificën dhe përkushtimin e tyre. Gjithashtu, ajo hartoi Parimet e Prishtinës mbi “avancimin e sigurisë dhe drejtësisë, fuqizimin ekonomik dhe përfaqësimin politik të grave”. Më me rëndësi, në vitin 2019, në deklaratën e dhënë me shkrim para Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Ish-Presidentja Jahjaga foli për viktimat e luftës në Kosovë: Kërkimi për drejtësi, me theksim te gratë si viktima të terrorit nga forcat serbe. Këto janë iniciativa të suksesshme dhe duhet të frymëzojnë më shumë veprime nga gratë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare për aktivizim në paqe dhe siguri. Në të vërtetë, gjetjet më sipër tregojnë se gratë në Kosovë shpeshherë është dashur ta shtyjnë kauzen me forcë për ta ngritur zërin e tyre dhe që vendimet e tyre të zbatohen. Mbase mund të thuhet se po mos të ishin vetë gratë që shtynë përpara këto vendime për të krijuar një shoqëri më të drejtë gjinore, politikat e tilla vështirë se do të kishin hyrë në agjendën e një bote të dominuar nga burrat në politikëbërje, pavarësisht se janë vetë gratë ato që janë viktima-caku kryesor kur bëhet fjalë për paqen dhe sigurinë. Është për të ardhur keq që në shoqërinë patriarkale në Kosovë vazhdon të ketë stigmë dhe gratë ende kanë vështirësi për të pohuar pozicionet e tyre dhe për t’i ndarë historitë e tyre. Gratë: Politika lokale, kombëtare dhe e jashtme “Avancim gjinor, por jo barazi gjinore.” Në raportin e Institutit Georgetown për Gratë, paqen dhe sigurinë thuhet se“Në Kosovë, gratë luajnë një rol gjithnjë e më kritik dhe të larmishëm në zhvillimin politik të vendit. Ndikimi i tyre ka çuar në disa avancime kyçe në politikë, veçanërisht në lidhje me të drejtat pronësore të grave dhe dialogun me Serbinë. Megjithatë, ato ende përballen me pengesa në rrugën drejt fuqizimit të plotë politik, në veçanti me qëndrimet kulturore dhe sistemin e partive politike.(NDI, 2021)” Ky fenomen është tematizuar dhe konfirmuar nga disa raporte të tjera të grupeve të ekspertëve, tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime të nivelit të lartë kur bëhet fjalë për përfshirjen e grave në politikë në Kosovë. Prandaj, kjo është edhe një nga pikat që kjo analizë mëton ta sqarojë. Pasqyrë e përfaqësimit të grave në politikën kombëtare, lokale dhe të jashtme Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Kosovë në shkurt të vitit 2021 u perceptuan si përgjithësisht të suksesshme për sa i përket rritjen e përfaqësimit të grave. Gratë fituan 43 nga 120 vende në kuvend. Ndërsa ligji për kuotën legjislative prej 30 për qind ka ndikuar pozitivisht në këto rezultate, sigurisht që vlen të theksohet se 34 nga 43 mandate janë fituar pa kuotë. Për më tepër, nga pesëmbëdhjetë ministritë e ndara në kabinetin aktual të Kryeministrit, janë pesë gra që mbajnë postin e ministres (Ministrja e Drejtësisë, Ministrja e Arsimit, Ministrja e Ekonomisë, Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme), dy gra në pozitën e Zëvendëskryeministres, si dhe gratë kryesojnë katërmbëdhjetë komisione parlamentare. Sipas një raporti të NDI-së me fokus pikërisht në këtë temë, krahasuar me vitin 2015, në vitin 2021 është shënuar progres i ndjeshëm. Gjegjësisht, Kosova është në pikë kthese për sa i përket pjesëmarrjes së shtuar të grave në politikë, veçanërisht në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka më vend për kritikë. Ende vazhdon barra që gratë duhet ta kalojnë para se të vendosin të ndjekin karrierë politike, që do të thotë se dinamikat e tilla mund të mos merren si të mirëqena. Mbase mund të thuhet se ato duhet të shërbejnë si bazë për të inkurajuar një qasje holistike në drejtim të ndjekjes nga afër të kësaj çështjeje duke zbuluar dhe trajtuar barrën e dyfishtë me të cilën përballen gratë kur të vendosin të ndjekin karrierë politike dhe, përfundimisht, duke synuar krijimin e një mjedisi ku mund të ketë barazi të plotë për pjesëmarrjen e barabartë gjinore në politikë. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale dhe shkallën e përfaqësimit të grave në Kosovë, pasqyra është shumë më pak progresive. Kosova në periudhën 2013-2017 ka pasur vetëm një grua kryetare komune – Mimoza Kusari-Lilën, Kryetare të Komunës së Gjakovës. Zgjedhjet lokale 26 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë kryesisht janë me fokus në kryeqytetin, në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit lokale më 2021, ishin vetëm 14 kandidate gra, nga gjithsej 166 kandidatë për kryetarë komunash. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme lokale më 2013 dhe 2017, ka pasur një rritje të numrit të kandidateve gra, që megjithatë nuk do të thotë se nuk ka mospërputhje të madhe ndërmjet kandidatëve për kryetar komune burra dhe gra në Kosovë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ishin dy gra që u zgjodhën kryetare komunash, përkatësisht në komunat me shumicë serbe të Graçanicës dhe Ranillugut, gjë që megjithatë reflekton mungesën e konkurrencës brenda atij komuniteti. Arta Berisha, gazetare e njohur për barazinë gjinore në Kosova thekson se, përderisa Kosova ka shënuar progres të ndjeshëm në aspektin e rolit të gruas në politikë(lexo: zgjedhjet parlamentare), kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, rruga drejt mundësive të barabarta nuk është aq pozitive. Në fakt, situata nuk është përmirësuar në krahasim me zgjedhjet e para lokale që nga viti 2000.“Për shembull, në vitin 2000 ishin 1322 kandidate gra për kuvende komunale. Nga 5239 kandidatë për kuvende komunale në vitin 2021, vetëm 1943 ishin gra, ose vetëm rreth 37%”, përfundon Berisha. Së fundi, për sa i përket përfaqësimit të grave në politikën e jashtme, situata mund të vlerësohet si gjysmë-progresive, por ende me nevojë për përmirësim. Ministrja aktuale e Punëve të Jashtme është grua dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Komisioni për Integrime Evropiane kryesohen nga gratë. Megjithatë, kur flitet për diplomacinë jashtë vendit, në një shtrirje më të gjerë, shumica e posteve të ambasadorëve ende mbahen nga burrat. Nga 34 ambasada jashtë vendit(përfshirë zyrën ndërlidhëse në Serbi), 11 ambasadore janë gra, krahasuar me 23 që u përkasin burrave. Kur bëhet fjalë për përfaqësimin e grave të Kosovës në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit, Vlora Tuzi-Nushi thekson se rezultati mund të jetë pozitiv, por jo i shkëlqyer.“Do të ishte iniciativë e shkëlqyer që të kishte debat më të fortë mbi politikën e jashtme feministe në Kosovë,” argumenton Nushi. Kjo për shkak se politika e jashtme feministe nuk ka të bëjë vetëm me emërimin e grave si ambasadore, por ka të bëjë me sigurinë që duhet t’u sigurohet atyre. Ndryshe nga burrat, të cilët pranojnë pozita të ambasadorit kur u ofrohen pa u shqetësuar shumë për modalitetet e pranimit të pozitës, gratë shpeshherë hezitojnë ta bëjnë këtë sepse janë të vetëdijshme për implikimet shtesë që lidhen me punën. Implikimet e tilla përfshijnë familjen që duhet të marrin me vete, nëse do të jenë në gjendje ta përballojnë koston e kujdesit të fëmijëve(nëse kanë fëmijë), nëse shkolla mbulohet për fëmijët e tyre, apo edhe nëse do të jenë në gjendje ta mbajnë pozitën e ambasadorës nëse në pushtet vjen një parti e re politike dhe ato duhet të zëvendësohen, me ç’rast do të duhej të shqetësohen se do të ngelin pa punë. Prandaj, Kosova ka nevojë për një qasje të re progresive në aplikimin e politikës së jashtme feministe. Duke pasur parasysh rëndësinë që Kosova të përfaqësohet me kujdes jashtë vendit dhe nevojën për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, do të ishte hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur nëse Qeveria e Kosovës, së bashku me të gjithë aktorët relevantë, do të investonte në promovimin dhe zbatimin e politikës së jashtme feministe ashtu që gratë të mund të marrin poste diplomatike pa pasur nevojë të shqetësohen për barrën me të cilën zakonisht dhe tradicionalisht përballen gratë. Për më tepër, kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen politike feministe brenda partive politike, në vitin 2005 disa gra politikane kosovare themeluan Grupin e Grave Deputete, i cili është aktiv edhe sot e kësaj dite. Partitë politike kanë krijuar Forume përkatëse të Grave për të trajtuar çështjen e drejtësisë gjinore brenda sistemit politik. Por, ndonëse këto mund të jenë shenja pozitive, grupet dhe forumet e grave vijohen kryesisht nga gratë. Besa Luzha ka qasje kritike ndaj këtij fenomeni, duke thënë:“Gjithçka që ka të bëjë me çështjet gjinore qëndron në ato grupe parlamentare dhe rrallëherë depërton përtej tyre”. Për më tepër, ndonëse partitë politike kanë themeluar Forume të Grave brenda tyre, hulumtimet tregojnë se këto çështje kryesisht mbesin në kuadër të këtyre qarqeve. Siç konfirmon edhe raporti i NDI-së,“Gratë janë të kufizuara ose kufizojnë veten nga përfshirja në çështjet stereotipike të grave dhe janë të përjashtuara nga temat si ekonomia dhe mbrojtja”. Në të vërtetë, që nga viti 2021, në Policinë e Kosovës, vetëm 15% nga 9.100 zyrtarët policorë janë gra. Po ashtu, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, vetëm 11% nga 2500 oficerë janë gra. Kosova kurrë nuk ka pasur grua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri është vetëm një grua anëtare e Komisionit. Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente, mund të shtrohet pyetja se cilët janë faktorët që i pengojnë gratë të kenë qasje më të drejtë në vendimmarrje – duke përfshirë paqen, sigurinë dhe politikën. Para së gjithash, duhet bërë më shumë në aspektin ligjor. Kosova nuk i ka harmonizuar dy ligjet kontradiktore lidhur me përfaqësimin gjinor. Në praktikë zbatohet ligji për kuotat zgjedhore, por jo ligji për barazi gjinore i cili përcakton përfaqësim 50% në të gjitha institucionet legjislative, ekzekutive dhe publike. Për më tepër, partitë politike nuk investojnë në përgatitjen e grave për zgjedhje, pikërisht për shkak të ekzistencës së kuotës legjislative, e cila për partitë politike shihet si lehtësim i“barrës” investuese pasi kuota garanton mandate. Për më tepër, nuk janë vetëm partitë politike ato që nuk investojnë te gratë për përfaqësim politik. Edhe mediat luajnë rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Hulumtimet tregojnë se gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021 disa media u përqendruan më shumë në paraqitjet fizike të grave, sesa te thelbi i fjalimeve të tyre në fushatë. Dhuna, përfshirë atë verbale dhe emocionale, ishte gjithashtu e pranishme, pjesërisht e ushtruar nga media. Përveç përfaqësimit të padrejtë të grave në media, është vënë re se gjatë zgjedhjeve lokale 2021, në debatet zgjedhore televizive ka pasur mospërputhje të madhe për sa i përket përfaqësimit të grave, siç ilustrohet në figurën më poshtë. 27 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Tabela 2: Përfaqësimi i grave në debtatet televizive gjatë zgjedhjeve Pjesemarrja e grave ne debatet televizive Zgjedhjet Lokale and Analiza on RTK Zgjedhjet në Kohë në KTV Rubikon në Klan Kosova Pressing në T7 Context në ATV Debat Plus në TV Dukagjini Burimi: Kosovo 2.0 Pjesëmarrësit meshkuj 80 25 35 63 21 58 Pjesëmarrëset femra 20 3 3 9 1 1 Në shtator të këtij viti Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, i cili gjithashtu trajton dhunën dhe ngacmimin politik. Mbetet të shihet nëse ky ligj do të zbatohet apo do të mbetet vetëm në sirtar, siç është rasti me shumë ligje të tjera që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor. Së fundi, rrallëherë shoqëria dhe partitë politike e pranojnë faktin se gratë kanë barrë të dyfishtë kur bëhet fjalë për karrierën e tyre. Kjo për faktin se ato pritet edhe të kenë punë me orar të plotë në profesionin e tyre, edhe të kujdesen për nevojat familjare. Ky është faktor i vazhdueshëm që historikisht ka penguar gratë të vendosin për të ndjekur karrierë politike. Sipas disa sondazheve të opinionit publik në Kosovë lidhur me zgjedhjet dhe përfaqësimin e grave në sferën politike, një pjesë e konsiderueshme e votuesve percepton gratë si “më të ndershme”,“me më shumë dhembshuri” dhe “më inteligjente” se burrat(Bhatia, 2016, p 2).. Siç tregojnë shembujt në fillim të këtij kapitulli, gratë në Kosovë vërtetë kanë ndërmarrë iniciativa që kanë kërkuar të bëjnë ndryshim pozitiv në shoqëri, edhe nëse kjo ishte brenda komuniteteve më të vogla dhe në kushte të vështira- siç ishte rasti gjatë dhe pas luftës. Për më tepër, disa teoricienë theksojnë se përfshirja e grave në politikëbërje përmirëson cilësinë e proceseve politike, duke pasur parasysh se ato kanë prirje të jenë më“bashkëpunuese dhe më pak të korruptuara” duke ofruar perspektiva të ndryshme, dhe me këtë sigurojnë procese më të sigurta dhe vendimtare të politikëbërjes. Duke i pasur parasysh të gjitha këto elemente, mund të shtohen disa pyetje shtesë. Për shembull, si mund të kontribuohet në përfaqësim më të barabartë gjinor në shoqëri? Nëse gratë kanë dëshmuar se përfshirja e tyre në paqe, siguri dhe politikë mund të jetë e frytshme, pse institucionet politike nuk kanë bërë më shumë për të arritur barazi të plotë gjinore? Për një shtet të ri siç është Kosova, duke pasur parasysh rëndësinë e forcimit të demokracisë dhe drejtësisë sociale, krijimi i kushteve dhe thyerja e barrierave për përfaqësimin e grave është domosdoshmëri. Pjesëmarrja e grave në proceset politike është në harmoni me parimet demokratike, pasi është e drejtë individuale e të gjithë qytetarëve të një shteti, përfshirë gratë. Prandaj,“mungesa e pjesëmarrjes së grave përbën deficit demokratik” që është rrezik për “stabilitetin e shtetit dhe minon vetë karakterin e tij si demokraci”(Bhatia, 2016, p. 11). Thënë shkurt, pasqyra e fituar nga gjetjet e këtij nënkapitulli tregon se, gjersa Kosova mund të ketë pasur pika pozitive në zbutjen e deficitit të pjesëmarrjes së grave në paqe, siguri dhe politikë, ajo ka ende rrugë të gjatë për të bërë për ta eliminuar deficitin në tërësi. Duhet të shembet barra e shkaktuar si rezultat i qëndrimeve të natyrshme mizogjene brenda partive politike, mediave, si dhe nga shoqëria në tërësi dhe të ecet drejt një agjende progresive për drejtësinë gjinore. Për të mundësuar një zbatim më të qëndrueshëm të legjislacionit në fuqi dhe një progres më të madh drejt kësaj çështjeje, duhet zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse. Është një qasje ku të gjithë aktorët e mundshëm duhet të kontribuojnë për të mundësuar një mjedis i cili u ofron grave mundësi të barabarta për të marrë pjesë në agjendën e paqes, sigurisë dhe politikës. Këta aktorë janë, mes tjerash, Qeveria, shoqëria civile, mediat, madje edhe njerëzit në rrethet e ngushta të grave. Ndërsa Kosova punon drejt forcimit të demokracisë së saj në rrugëtimin për t’u mishëruar plotësisht me perspektivën e BE-së, është më rëndësi të madhe që ajo t’i respektojë parakushtet kyçe për drejtësinë gjinore. 1 LIGJI NR. 08/L-185 PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NË FAMILJE DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË BAZA GJINORE. 28 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 5 Dinamika specifike gjinore e pushtetit Në nivel global, dallimet gjinore në kapitalin njerëzor janë të dukshme dhe shpeshherë ndikojnë dhe ndikohen nga dallimet gjinore në fusha të tjera. Reskin dhe Bielby(2005) identifikojnë se shtresimi social lind nga pabarazitë e vazhdueshme dhe sistematike në shpërndarjen e burimeve bazuar në karakteristikat individuale. Ky fenomen ka çuar në përqendrimin e grave në profesione që lidhen ngushtë me kujdesin, edukimin dhe bashkëveprimet ndërpersonale- zakonisht fusha të karakterizuara me pagë më të ulët, mundësi të kufizuara të ngritjes në detyrë dhe incidencë më të lartë të punësimit me orar të pjesshëm(Garcia-Mainar et al., 2018). Ndryshe nga konstatimi ekonomik konvencional që gratë zgjedhin vullnetarisht profesionet që iu duken më të përshtatshme (MacPherson dhe Hirsch, 1995), hulumtimet e kohëve të fundit e sfidojnë këtë nocion duke shpalosur zvogëlim të hendeqeve gjinore në arsim dhe përjetim(Goldin, 2006), përderisa ende vazhdon të ketë ndarje gjinore profesionale(Blau. dhe Khan, 2016). Kosova, gjithashtu, pasqyron një zvogëlim gjinor në kapitalin njerëzor, siç dëshmohet me faktin që ka më shumë gra që regjistrohen dhe përfundojnë arsimin e lartë se burra(KAS, 2023). Megjithatë, përkundër barazisë së përgjithshme në arsim, ende vërehen trendet ndarjes në përzgjedhjen e drejtimit dhe preferencën e karrierës, duke përjetësuar kështu ndarjen profesionale. Kosova ende përballet me dallime të mëdha gjinore në arsim, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe norma shoqërore. Historikisht, këto dallime janë shfaqur në mënyra të ndryshme, me ndikim në qasjen në mundësitë arsimore, ndikim në përzgjedhjen e profesionit, formësim të akumulimit të kapitalit njerëzor dhe përforcim të normave të rrënjosura shoqërore. Arsimi dhe kapitali njerëzor Shkalla e vijueshmërisë në arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë është e ngjashme për djemtë dhe vajzat. Megjithatë, vijueshmëria në arsimin parashkollor dhe kopsht është e ulët për të dyja gjinitë, gjë që ka pasoja për aspekte më të gjera të shoqërisë dhe ekonomisë. Mungesa e kopshteve të përballueshme dhe me cilësi të lartë ndikon në pjesëmarrjen e fëmijëve në mësimin e organizuar në moshë të re, ku vetëm 15% e fëmijëve të moshës 3-5 vjeçe ndjekin programe të tilla(MICS, 2019). Në arsimin universitar, më shumë gra regjistrohen në programet Bachelor në universitete publike, ndërsa më shumë burra studiojnë në universitetet private. Ky ndryshim mund t'i atribuohet gatishmërisë më të madhe të prindërve për të paguar shkollimin e djemve të tyre, ose faktit që vajzat që kanë sukses më të madh se djemtë në arsimin e mesëm dhe marrin trajtim preferencial kur aplikojnë në universitetet publike. Të dhënat më të fundit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tregojnë se, në vitin 2020, 65% e të diplomuarve në universitetet publike në nivel Bachelor ishin gra, ndërsa në programet Master, 54% e të diplomuarve ishin gra (MASHTI, 2023). Megjithatë, ka ende dallime në përzgjedhjen e drejtimit dhe fakultetit midis burrave dhe grave. Për sa i përket zgjedhjeve arsimore, studim i LEAP më 2018 shpërfaqi pabarazitë gjinore në vendimet e nxënësve të shkollave të mesme në përzgjedhje të drejtimit universitar. Djemtë shfaqnin prirje për drejtime që kërkonin shkathtësi më të lartë matematikore dhe që përputhen me tiparet mashkullore, si shkenca kompjuterike, ekonomi, inxhinieri, bujqësi dhe edukim fizik. Nga ana tjetër, vajzat zgjidhnin drejtim dhe profesione që kërkonin shkathtësi më të larta verbale dhe që përputhen me pritshmëritë e natyrës së kujdesshme për vajzat, me drejtime si mjekësi, edukim dhe psikologji(Demukaj et al., 2019). Këto pabarazi vazhdojnë edhe kur burrat dhe gratë hyjnë në tregun e punës, duke krijuar ndarje profesionale, e cila fushë trajtohet në detaje në kapitullin 2. Një hulumtim i vitit 2016 nga Rapoport dhe Thibout në Australi konstaton se djemtë dhe vajzat marrin parasysh të ardhurat e ardhshme kur zgjedhin drejtimin arsimor dhe kur llogariten dallimet mes rezultateve të testit dhe konsideratës për fitimet e ardhshme, nuk ka efekte gjinore në vendimmarrje(Rapoport& Thibout, 2016). Megjithatë, ka dallime të dukshme në përzgjedhjen arsimore që bëjnë djemtë dhe vajzat, veçanërisht në përzgjedhjen e drejtimit të studimit për sa i përket kërkesave për regjistrim dhe kohëzgjatje të mundshme. Ky hulumtim më tej shpalos se djemtë më shpesh vlerësojnë aftësitë e tyre të perceptuara, të matura nga rezultatet e testit, më shumë se vajzat, veçanërisht në drejtimit prestigjioze ose konkurruese të studimit(Rapoport& Thibout, 2016). Rezultatet sugjerojnë se ulja e hendekut gjinor të pagës pas diplomimit mund të ndikojë në përzgjedhjen e drejtimit arsimor, si dhe përmirësimi i perceptimeve të vajzave për aftësitë e tyre, veçanërisht në shkenca, mund të çojë në regjistrime më të larmishme në punë të rangut më të lartë(Rapoport& Thibout, 2016).. Ndonëse këto gjetje nuk tregojnë pasqyrën e plotë, ato shpjegojnë disa nga vendimmarrjet mes djemve dhe vajzave për sa i përket drejtimeve të tyre arsimore. Për vajzat rëndësi të madhe kanë modelet shembuj dhe përmirësimi i perceptimit të aftësive, por mënyra se si formulohen dhe zbatohen politikat është jetike për ndrys29 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë him të rezultateve, veçanërisht në sfidimin e normave gjinore dhe përmirësimin e rezultateve gjinore në tërësi. Një hulumtim nga Monkman dhe Hoffman thekson se përderisa diskursi i politikave i jep përparësi arsimimit të vajzave, ai shpeshherë margjinalizon rolin e gjinisë në të kuptuarit e kompleksitetit të edukimit të të gjithë fëmijëve (Monkman& Hoffman, 2013). Autorët theksojnë se diskursi i politikave ka prirje t’i thjeshtojë çështjet komplekse sociale, kulturore, politike dhe ekonomike, duke çuar në nisma që mund të mos adresojnë shkaqet rrënjësore të pabarazive gjinore. Kjo është thelbësore veçanërisht në Kosovë, ku shumica e intervenimeve janë zhvilluar në bazë të rezultateve të suksesshme në kontekste dhe vende të tjera. Ky hulumtim nënvizon rëndësinë e të kuptuarit se si teksti i politikave ndikon në mënyrën se si paraqiten çështjet arsimore. Ai thekson rëndësinë e supozimeve të padiskutueshme që shpeshherë merren si të mirëqena. Në mënyrë të veçantë, ai sugjeron që dokumentet e politikave, pavarësisht se përçojnë ide gjithëpërfshirëse në nivel global, ato nxjerrin në pah çështje specifike në mënyrë selektive. Përjashtimi i temave të rëndësishme, nga ana tjetër, mund të ndikojë në suksesin e iniciativave(Monkman& Hoffman, 2013). Hulumtimi i Monkman dhe Hoffman shqyrton në mënyrë kritike perspektivën e kufizuar të politikave që kanë të bëjnë me arsimimin e vajzave, por pa minuar avancimet e shënuara në këtë fushë. Megjithatë, gjetjet e studimit ndryshojnë nga shteti në shtet. Qasja në kujdesin shëndetësor dhe të drejtat riprodhuese Kosova përballet me vështirësi në ofrimin e kujdesit adekuat shëndetësor dhe shërbimeve shëndetësore. Hulumtimet e organizatave të shoqërisë civile tregojnë se gratë hasin në pengesa më të mëdha në qasjen në kujdesin shëndetësor, ku 23% e grave raportojnë se partnerët e tyre burra vendosin se kur mund të vizitojnë një mjek. Kjo përqindje është edhe më e lartë në zonat rurale dhe tek gratë pa të ardhura personale(Farnsworth et al., 2016). Mungesa e pavarësisë financiare, së bashku me barrierat kulturore, pengojnë qasjen e grave në kujdesin shëndetësor, veçanërisht në lidhje me shëndetin riprodhues. I njëjti hulumtim i realizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës zbuloi se vetëm 35% e të anketuarave kishin dijeni se qendrat lokale të mjekësisë familjare ofronin shërbime të shëndetit riprodhues, gjë që, nga ana tjetër, kishte ndikim në përdorimin e kontraceptivëve, me vetëm 11% të grave që kanë raportuar të përdorin metoda moderne kontraceptive. Edhe pse shkalla e lindshmërisë në Kosovë ka qenë në rënie, në përputhje me zhvillimin socio-ekonomik, ky trend ka ngritur shqetësime në mesin e akterëve të ndryshëm. Rënia e shkallës së lindshmërisë, nga 2.96 fëmijë për grua në vitin 2000 në 2.00 fëmijë për grua në vitin 2018(Banka Botërore, 2019) ka nxitur diskutim rreth Ligjit të punës dhe legjislacionit që rregullon pushimin e lehonisë, atësisë dhe prindëror. Qasja në kujdesin e fëmijëve Në ekzaminimin e intervenimeve të politikave në ekonomi të ndryshme në tranzicion dhe në zhvillim studiuesit në vazhdimësi kanë vërejtur ndikim pozitiv të mbështetjes për kujdesin për fëmijë në punësimin e grave, ndërmarrësinë e grave dhe përfshirjen e tyre në aktivitete bujqësore(Todd, 2013). Kjo prirje përfshin ekonomitë me nivele të ndryshme zhvillimi dhe gra të moshave të ndryshme dhe niveleve të ndryshme arsimore. Në Kosovë, gratë përballen me përgjegjësi familjare dhe të kujdesit të fëmijëve si pengesë e madhe për pjesëmarrjen e tyre ekonomike, duke prekur gratë e punësuara, të papuna, joaktive ose të përfshira në ndërmarrësi. Ndërsa një numër i konsiderueshëm i grave që nuk janë në marrëdhënie pune e identifikojnë këtë si pengesë kryesore, edhe gratë që punojnë besojnë se përmirësimi i qasjes në kujdesin për fëmijë do t’i rriste perspektivat e tyre të punësimit dhe avancimin në karrierë. Një hulumtim i realizuar nga Riinvest në vitin 2018 zbuloi se 52% e grave, si atyre të punësuara ashtu edhe të papuna, janë shprehur se qasja në kujdesin e fëmijëve me kosto të përballueshme dhe me cilësi të lartë do të ndikonte pozitivisht në rezultatet e tyre në tregun e punës(Dobranja et al., 2018). Krijimi i qendrave të kujdesit për fëmijë me bazë në komunitet, i lehtësuar nga bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve dhe komunave, ka qenë nismë e suksesshme. Komuna e Prishtinës, si pioniere, i realizoi këto qendra bazuar në Ligjin për arsimin parashkollor dhe Udhëzimin administrativ për kushtet dhe mundësitë për mbështetjen e arsimit parashkollor nga komuniteti. Kjo nismë, përfshirë angazhimin e komunitetit dhe mbështetjen komunale, ka rritur në mënyrë efektive disponueshmërinë e objekteve të përballueshme dhe cilësore për kujdes të fëmijëve, duke zbutur kështu një pengesë të madhe për aktivitetin ekonomik të grave në Prishtinë. Ky proces përfshin angazhimin e komunitetit, identifikimin e objekteve ose tokave të përshtatshme, rinovimin ose ndërtimin, ndërgjegjësimin e komunitetit, përzgjedhjen e bordit, përzgjedhjen e stafit dhe vendosjen e tarifave bazuar në të ardhurat e familjes, duke rezultuar në një model të suksesshëm me mundësi të shtuara për kujdesin e fëmijëve në qytet. Megjithatë, kujdesi i fëmijëve vazhdon të jetë një nga arsyet kryesore që gratë janë joaktive në tregun e punës ose që angazhohen në punë me gjysmë orari. Banka Botërore(2023) ka identifikuar 226 institucione që ofrojnë arsim të fëmijërisë së hershme, nga të cilat 39 janë institucione publike, 177 institucione private të licencuara dhe 10 institucione me bazë në komunitet. Institucionet me bazë në komunitet, si zgjidhje për problemet me të cilat përballet sektori, vazhdojnë të mos shfrytëzohen si model i kujdesit të fëmijëve, me vetëm 10 institucione të tilla në Kosovë. Megjithatë, një hap pozitiv përpara në ofrimin e kujdesit alternativ për fëmijë është nisma për institucione publike-private të kujdesit për fëmijë, që funksionojnë nëpërmjet një bashkëpunimi ndërmjet ofruesit privat dhe komunës përkatëse. Sipas Bankës Botërore, janë tri institucione të tilla në Prishtinë, Prizren dhe Fushë Kosovë. Këto funksionojnë ngjashëm me kopshtet private, me një niveli të mbështetjes nga komu30 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë nat(Banka Botërore, 2023). Për shembull, në Prishtinë, komuna kontribuon me një pjesë të tarifës prindërore, ndërsa Komuna e Prizrenit mbulon një pjesë të qirasë. Megjithatë, kuadri rregullator për këto institucione ende nuk është zhvilluar nga MASHTI(Banka Botërore, 2023). Investimi në modelet alternative të kujdesit për fëmijë ofron mundësi për të zgjeruar kujdesin për fëmijë, i cili nga ana tjetër do të ndikonte pozitivisht në kohën që gratë do ta kenë dhe mundësitë e tyre për t'u angazhuar në punë me pagesë, aktivitete arsimore dhe përgjithësisht të përmirësojnë mundësitë e tyre për angazhim në aktivitete të tjera përveç kujdesit. Dhuna me bazë gjinore dhe përgjegjësitë Parimet e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit janë të përfshira në Kushtetutën e Kosovës dhe në Ligjin për Barazi Gjinore, i cili përcakton se gratë dhe burrat duhet të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje dhe trajtim në fusha të ndryshme, duke përfshirë jetën politike dhe publike, ekonominë, punësimin, arsimin, shëndetësinë dhe aspektet sociale dhe kulturore(sipas Ligjit Nr. 05/L-020, për Barazinë Gjinore). Megjithatë, përkundër kornizës ligjore e cila synon të sigurojë barazi gjinore, Kosova vazhdon të ndikohet nga norma patriarkale. Një studim i perceptimit publik i realizuar nga organizata e grave të OKB(UN Women) në vitin 2018, zbuloi se pritshmëritë për gratë në Kosovë ende janë që ato t'u përmbahen normave tradicionale gjinore(UN Women, 2019). Kjo pritshmëri është veçanërisht e dukshme për gratë e sapomartuara, të cilat shpesh ngarkohen me përgjegjësitë e shtëpisë dhe kujdesit. Kjo pritshmëri mbështetet si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Studimi zbuloi gjithashtu se burrat kryesisht kanë pushtetin vendimmarrës në familje, ndërkaq gratë kanë përgjegjësi të kufizuar në vendimet në shtëpi(UN Women, 2019). Një raport i Rrjetit të Grave të Kosovës tregon se burrat janë vendimmarrësit e vetëm për blerjet e rëndësishme në 35% të rasteve, krahasuar me vetëm 10% të rasteve ku këtë rol e kanë gratë. Për sa i përket vendimeve kryesore familjare, burrat janë përgjegjësit e vetëm në 33% të rasteve, krahasuar me vetëm 4% tek gratë(Një analizë e qëndrimeve, shfaqjes dhe reagimeve institucionale ndaj dhunës në familje në Kosovë‘Nuk ka më justifikime’, n.d.). Këto dinamika janë të lidhura ngushtë me pavarësinë ekonomike brenda familjeve. Sondazhi Ndërkombëtar i Burrave dhe i Barazisë Gjinore(IMAGES) i realizuar në vitin 2018 në Kosovë nga OSBE dhe UN Habitat zbuloi se 51% e meshkujve deklaruan se ishin fituesit kryesorë të të ardhurave në familjet e tyre, ndërkaq vetëm 2% identifikonin partneret e tyre si burimin kryesor të të ardhurave. (Perspektiva e burrave për barazinë gjinore në Kosovë: Gjetjet kryesore nga Sondazhi Ndërkombëtar i Burrave dhe Barazisë Gjinore(IMAGES), 2019). Një përqindje më e lartë e femrave të anketuara, 55%, tregoi se partnerët e tyre ishin burimi kryesor i të ardhurave. Megjithatë, një studim i vitit 2017 nga Instituti Riinvest, i fokusuar tek gratë e punësuara, zbuloi se gratë e punësuara të cilat kanë të ardhura më të larta kanë rol më të rëndësishëm në vendimmarrjen në familje. Studimi zbuloi gjithashtu se të ardhurat më të larta ishin drejtpërdrejt në përputhje me përfshirjen e grave në vendimmarrje brenda familjes, si për çështjet e përditshme ashtu edhe për investime të rëndësishme(Mehmeti et al., 2017). Kjo rritje e përfshirjes në vendimmarrje zakonisht ka marrë formën e vendimmarrjes së përbashkët dhe jo të vendimmarrjes individuale. Këto norma gjinore dhe pritshmëri të ndryshme kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shfaqjen e dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe natyrën e saj. Dhuna me bazë gjinore është deri diku e pranueshme si nga gratë ashtu edhe burrat. Në bazë të Sondazhit Grupor me Tregues të Shumëfishtë(MICS) të realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK) dhe UNICEF Kosova, gratë kanë gjasa më të mëdha ta justifikojnë dhunën brenda martesës në krahasim me burrat(MICS, 2019). Në veçanti, ka dallime sa i përket pranimit të dhunës me bazë gjinore në bazë të statusit ekonomik. Si gratë ashtu edhe burrat në familjet më të varfra kanë gjasa më të mëdha ta justifikojnë dhunën brenda martesës. Dallimet në moshë gjithashtu luajnë rol të caktuar, ku të anketuarit e rinj (mosha 15-19 vjeç) shfaqin nivel më të lartë të pranimit të dhunës me bazë gjinore brenda familjeve sesa ata të moshës 20-29 vjeç. Megjithatë, në përgjithësi, me rritjen e moshës, rritet edhe pranimi i dhunës. Këto dallime sa i përket pranimit të dhunës tregojnë një shkallë të konsiderueshme të internalizimit(përvetësimit) në mesin e grave të dhunës me bazë gjinore. Gratë në shoqëri patriarkale shpesh e arsyetojnë sjelljen abuzive të burrave të tyre sikurse të jetë në shërbim të interesave të tyre(të grave)(Javed et al., 2021). Kur rreth 30% e njerëzve e perceptojnë dhunën në familje si aspekt normal të marrëdhënies(UN Women, 2018) dhe kur gratë kanë gjasa më të mëdha ta justifikojnë dhunën e tillë, normat e thella patriarkale mbesin të përhapura. Këto norma janë njohur nga autoritetet publike. Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, i miratuar në qershor 2020, pranon se fuqizimi ekonomik i grave pengohet nga pabarazitë dhe përjashtimet strukturore nga jeta socio-ekonomike. Për më tepër, korniza ligjore në Kosovë e njeh dimensionin gjinor dhe ajo e ka inkorporuar akoma më tej Konventën e Stambollit, duke e harmonizuar kushtetutën e saj me perspektivën gjinore. Ligji i miratuar së fundmi zgjeron përkufizimet e dhunës ndaj grave, duke përfshirë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje. Megjithatë, sfidat vazhdojnë në fazën e zbatimit, e cila karakterizohet me mosndëshkim të kryesve brenda sistemit të drejtësisë dhe me nevojë urgjente për rritje të burimeve njerëzore dhe buxhetore, të cilat shteti duhet t'i sigurojë. Përpjekjet drejt fuqizimit ekonomik janë në proces e sipër, siç ilustrohet nga nismat e fundit. Ministria e Financave ka mbështetur një program që ofron 70% mbështetje financiare për punëdhënësit që punësojnë viktimat e dhunës në familje, që shtrihet në periudhë gjashtëmujore. Ndërhyrje të tilla luajnë rol vendimtar në ofrimin e mundësive për 31 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë gratë për t'u çliruar nga marrëdhëniet keqtrajtuese. Duke u frymëzuar nga shembulli i Kroacisë, ku shteti i mbështet të mbijetuarat e dhunës në familje me kompensim me pagesë për të lehtësuar largimin e tyre nga mjediset e dhunshme, Kosova po shkon drejt mekanizmave gjithëpërfshirës të mbështetjes. Si përfundim, ky kapitull nënvizon dinamikën e pushtetit specifik gjinor që mbizotëron në botë dhe gjithashtu edhe në Kosovë. Shtresimi i shoqërisë, me rrënjët e veta në pabarazitë e vazhdueshme gjinore lidhur me shpërndarjen e burimeve, kontribuon në përqendrimin e grave në profesionet e kujdesit, që karakterizohen me shpërblime më të ulëta dhe kufizim promovimi. Sektori i arsimit në Kosovë shfaq pabarazi gjinore në regjistrimin në universitet dhe në zgjedhjen e drejtimeve të studimit. Gjersa gratë kryesisht përfundojnë studimet në universitete publike, burrat kanë prirje të studiojnë në universitete private dhe të zgjedhin drejtime studimi që përputhen me tiparet mashkullore. Edhe vendimet e nxënësve të shkollave të mesme lidhur me lëndët universitare pasqyrojnë pabarazi gjinore, ku djemtë favorizojnë fushat që kërkojnë aftësi më të larta matematikore, ndërsa vajzat zgjedhin profesione që përputhen me aftësi verbale dhe pritshmëri lidhur me shërbimet e kujdesit. Qasja në kujdesin shëndetësor dhe të drejtat riprodhuese në Kosovë paraqet sfidë për gratë, veçanërisht për ato që pengohen nga varësia financiare dhe barrierat kulturore. Kujdesi për fëmijët, faktor vendimtar për pjesëmarrjen ekonomike të grave, trajtohet nëpërmjet nismave të bazuara në komunitet dhe bashkëpunimeve publike-private. Megjithatë, ka hapësirë për zgjerim dhe përmirësim të mëtejshëm të modeleve alternative të kujdesit për fëmijët për të rritur mundësitë e grave për punë të paguar dhe aktivitete arsimore. Dhuna me bazë gjinore vazhdon në Kosovë, e ndikuar nga normat patriarkale që ndikojnë në kapacitetin e grave dhe pushtetin vendimmarrës brenda familjeve. Pranueshmëria e dhunës brenda martesës, veçanërisht tek gratë, pasqyron qëndrime të thella patriarkale. Përpjekjet për të trajtuar këto çështje duhet ta marrin parasysh kontekstin më të gjerë shoqëror, sfidën e normave gjinore dhe promovimin e fuqizimit ekonomik si komponentë integrale e nismave për barazi gjinore. Ky studim thekson nevojën për t’i riformuluar politikat, duke përfshirë kuptim më të plotë të barazisë gjinore përtej kornizave konvencionale. Trajtimi i këtyre sfidave të shumanshme kërkon qasje holistike, duke pranuar kompleksitetin e dinamikave gjinore në Kosovë dhe duke punuar drejt ndryshimit transformues. 32 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Kapitulli 6 Ndërsektorialiteti Në kapitullin fillestar theksuam rëndësinë e hetimit të (pa)barazisë gjinore në mënyrë holistike. Gjersa ekonomia politike zgjeron perspektivën tonë përtej asaj të qasjes me një çështje të vetme, ndërsektorialiteti, koncept i nisur nga Kimberlé Crenshaw në fund të viteve 1980-ta, paraqet kuadrin teorik themelor i cili drejton eksplorimin tonë. Ndërsektorialiteti sfidon analizat e thjeshtuara të pabarazive sociale, i cili thërret për një kuptim të nuancuar të diskriminimit dhe sundimit. Ndërsektorialiteti e njeh si fakt atë se individët kanë pozicione të shumta shoqërore njëkohësisht, ku dimensionet e identitetit si gjinia, raca, klasa, aftësia e kufizuar dhe statusi socio-ekonomik kryqëzohen për të krijuar përvoja komplekse. Koncepti i krijuar fillimisht nga Crenshaw për të nxjerrë në pah margjinalizimin e grave me ngjyrë, ndërsektorialiteti ka evoluar përtej qarqeve akademike, duke ndikuar në politikëbërjen dhe analizën e pabarazisë në fusha të ndryshme. Kritikët theksojnë ndërlikueshmërinë e zbatimit të ndërsektorialitetit, por efekti i tij është i dukshëm në fusha të ndryshme si politika klimatike, politika e punës, politika arsimore, dhe më shumë. Në kontekstin specifik të Kosovës, një eksplorim ndërsektorial i përkatësisë etnike rezulton me reflektime të thella, veçanërisht në lidhje me përvojat e grave rome dhe ashkalike. Krahas kësaj, brenda teknologjisë, marrja parasysh e moshës krahas me gjininë i shton edhe më shumë thellësi analizës, duke nxitur një kuptim më të plotë(Crenshaw, 2017). Qasja ndërsektoriale dallon, kupton dhe korrigjon shembujt në mënyrë kontekstuale, duke i pranuar identitetet e shumanshme që u japin formë përvojave të njerëzve. Kjo perspektivë zbulon se si individët, në bazë të identiteteve të tyre, përballen me shërbime si arsimi dhe kujdesi shëndetësor në mënyra të ndryshme për shkak të dinamikave të ndërlikuara të pushtetit. Analizat tradicionale të pabarazisë shpesh anashkalojnë përvojat e nuancuara të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht në aspekt të politikave sociale, iniciativave shëndetësore dhe reformave arsimore, siç theksohet në Kapitullin 5. Për të hartuar politika efektive për gratë dhe komunitetet e margjinalizuara, ne duhet të shkojmë në nivel kuptimi i cili është përtej nivelit sipërfaqësor. Ndërsektorialiteti thekson rolin e gjinisë dhe faktorëve të tjerë ndërsektorial në formësimin e përvojave të individëve, duke e bërë të nevojshme integrimin e tyre në formulim të politikave dhe zbatim të tyre. Kjo qasje gjithëpërfshirëse është kritike për përpilimin e politikave qëllim-mira, efektive dhe të përgjegjshme. Ndërsektorialiteti shmang prioritizimin e pabarazisë së një kategorie shoqërore ndaj një tjetre, duke kërkuar kuptim kontekstual të strukturave historike dhe bashkëkohore të pabarazisë. Kjo kornizë është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, duke pasur parasysh sfidat e saj unike pas luftës që kanë rezultuar me pabarazi afatgjata sociale dhe ekonomike. Në Kosovë, analiza ndërsektoriale ekzaminon se si gjinia, përkatësia etnike dhe statusi socio-ekonomik kryqëzohen për të formuar përvoja dhe qasje në burime. Gratë në Kosovë përballen me sfida të veçanta lidhur me rimëkëmbjen pas luftës, gjë që ndërlikohet akoma më tej nga prejardhja e tyre etnike dhe socio-ekonomike. Mundësitë arsimore dhe ekonomike në Kosovë ndryshojnë dukshëm në bazë të këtyre kryqëzimeve. Nënkapitulli në vijim do të thellohet në atë se si zbatohet ndërsektorialiteti në sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Analizë rasti: Një vështrim ndërsektorial i kujdesit shëndetësor në Kosovë Mungesa e një analize të duhur të grupit të tagetuar dhe mungesa e bazave teorike mund të jenë shpjegimi pse shumë politika dhe reforma në Kosovë nuk arritën rezultatet e dëshiruara. Të shikojmë, për shembull, sistemin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Ndonëse janë bërë përpjekje të shumta për të decentralizuar sistemin dhe për të plotësuar nevojat e popullsisë me burime të kufizuara ekonomike dhe strukturore, janë shpërfillur faktorë të tjerë, për njërën gjini. Shëndetësia në Kosovë karakterizohet me një strukturë shumëplanëshe, ku kujdesi parësor ishte decentralizuar në fillim të viteve 2000. Ky ndryshim e vendosi përgjegjësinë për kujdesin parësor në duart e qeverive komunale, ndërkaq kujdesi shëndetësor dytësor dhe tretësor mbetën nën përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Megjithatë, ky decentralizim rezultoi në mbikëqyrje copë-copë dhe sfida të shumta, duke penguar kështu funksionimin efektiv të sistemit të kujdesit shëndetësor(RRGK, 2016). U bënë përpjekje për të trajnuar mjekët familjarë, por kjo reformë u përball me sfida të mëdha. Një çështje themelore ishte ngurrimi i pacientëve për të kaluar në modelin e kujdesit parësor, gjë që rezultoi në shfrytëzim të ulët. Në vend të kësaj, njerëzit u prirën të kërkojnë kujdes të specializuar(dytësor), ku shtatë spitale rajonale dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës(QKUK) në Prishtinë shërbenin si pika të qasjes. QKUK ofron si kujdesin dytësor për Prishtinën ashtu edhe atë tretësor për mbarë shtetin, duke theksuar rolin e saj vendimtar në shëndetësinë e Kosovës. Megjithatë, është shqetësuese fakti se nevojat specifike të kujdesit shëndetësor shpesh janë anashkaluar brenda kornizës strukturore. Ka pasur historikisht mungesë fokusi si për kujdesin para lindjes 33 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë ashtu edhe atë pas lindjes brenda sistemit të kujdesit shëndetësor, dhe çështjet që lidhen me gjininë si kujdesi në kohën e lehonisë u trajtuan vetëm pas disa dekadash. Kjo është edhe më shqetësuese kur shohim se gratë në Kosovë vazhdimisht kanë dëshmuar shfrytëzim më të lartë të shërbimeve shëndetësore në krahasim me burrat (RRGK, 2016). Kjo situatë përkeqësohet akoma më tej nga normat sociokulturore të rrënjosura thellë, trauma afatgjate që rrjedhin nga konfliktet e së kaluarës, pritshmëritë patriarkale, si dhe mungesa e përgjithshme e ndërgjegjësimit lidhur me shërbimet e kujdesit shëndetësor që janë në dispozicion. Këta faktorë bashkë dyzohen për të krijuar një mori pengesash që i pengojnë gratë e Kosovës të kenë qasje në kujdesin shëndetësor që ato kërkojnë, dhe posaçërisht në kujdesin parandalues si dhe në shëndetin riprodhues. Shfrytëzimi i këtyre dy sferave mund të përmirësojë në mënyrë drastike shëndetin e grave(Hesketh et al., 2004). Dr. Izet Sadiku, për shembull, thekson se një fushatë me synim ngritjen e vetëdijes lidhur me kancerin e gjirit në Kosovë ka rezultuar në mbi 800 mamografi më shumë në vitin 2023 se sa në vitin paraprak(Tuesday Saloon). Çuditërisht, më shumë se gjysma e të anketuarve në Kosovë raportuan se kurrë nuk i janë nënshtruar ndonjë ekzaminimi të përgjithshëm shëndetësor dhe se testet kritike të ekzaminimit për gjendjet si kanceri janë duke u shfrytëzuar nën nivel (RRGK, 2016). Mungesa e ndërgjegjësimit rreth shërbimeve shëndetësore që janë në dispozicion e rëndon këtë problem, veçanërisht në kontekstin e Kosovës. Për më tepër, shumë të anketuar nuk ishin në dijeni se Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ofrojnë shërbime të shëndetit riprodhues, gjë që i kontribuon përdorimit të ulët të kontraceptivëve dhe shfaqjes më të lartë të aborteve tek gratë në Kosovë krahasuar me mesataren e shteteve të tjera që janë në zhvillim(RRGK, 2016). Kjo e fundit nuk mund të thuhet me siguri sepse ka pasur vetëm sondazhe me të anketuar për këtë çështje dhe nuk ka shifra zyrtare. Në Kosovë mungon sigurimi shëndetësor publik, edhe sigurimi shëndetësor privat është i ulët, por konkretisht tek gratë që jetojnë në zonat rurale pothuajse nuk ekziston fare. Kjo e bën qartë të dukshme kryqëzimin midis pabarazive gjinore dhe gjeografike. Vetëm një përqindje e vogël e popullsisë zgjedh sigurimin privat, ndërsa shumica preferojnë objektet e kujdesit shëndetësor publik për shkak të kostos. Në shtetet ku sigurimi shëndetësor është publikisht i disponueshëm dhe i përhapur, mesatarisht individi bart rreth 13% të kostove të kujdesit shëndetësor. Në Kosovë qytetari individualisht bart rreth 40% të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, duke theksuar faktorin financiar në qasjen në shërbime shëndetësore(RRGK, 2016; Banka Botërore, 2012). Cilësia e kujdesit shëndetësor paraqet një tjetër faktor që ndikon në këtë zgjedhje si dhe potenciali që punonjësit e kujdesit shëndetësor të punësohen si në ordinancat private ashtu edhe në ato publike e ndërlikon akoma më tej çështjen. Përfshirja e këndvështrimit ndërsektorial dhe vështrimi përtej gjinisë ekskluzivisht zbulon se gratë në zonat rurale dhe ato të etnive specifike përballen me një varg pengesash sociokulturore, financiare dhe gjeografike në qasjen në kujdesin shëndetësor. Dr. Fatmire Kollçaku, deputete dhe kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kuvendit të Kosovës, e cila është mjeke, ka theksuar se si profesionistët që e kuptojnë këtë fushë duhet t’i formulojnë politikat(Tuesday Saloon, 2023). Për shembull, gratë boshnjake dhe turke hasin në pengesa më të mëdha se burrat nga e njëjta etni, si dhe më shumë pengesa se gratë dhe burrat shqiptarë. Gratë dhe burrat romë, ashkali, egjiptianë dhe goranë përballen me disa nga barrierat më sfiduese gjeografike, financiare dhe kulturore. Njohja e nuancave të identiteteve të kryqëzuara në hartimin e politikave efektive mund të trajtojë pabarazitë me të cilat përballen këto komunitete në kujdesin shëndetësor(Zyra e Kryeministrit, 2022). Për fushatën e ardhshme të vaksinës HPV, profesionistët e shëndetësisë dhe politikave theksuan nevojën për të identifikuar dhe shënjestruar këto grupe dhe për të gjetur mekanizmat politikë të përshtatshme(Tuesday Saloon, 2023). Këtu, identifikimi i grupit të targetuar nuk paraqet problem pasi që vaksina synon fëmijët para adoleshencës të cilët që të gjithë ligjërisht do të duhej të ndiqnin shkollën, megjithatë, kur një numër më i madh i fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë e lënë arsimin para vitit të administrimit, ky grup i targetuar ka nevojë për shqyrtim specifik. Tek fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë dhe veçanërisht tek vajzat, shkalla e braktisjes së hershme të shkollës nuk është e vetmja pengesë për të marrë kujdes shëndetësor. Martesa e hershme e fëmijëve paraqet pengesa shtesë lidhur me marrjen e kujdesit të duhur dhe qasjes në kujdesin shëndetësor. Martesa të tilla mund të çojnë në aborte të hershme dhe në efekte tjera negative shëndetësore(UNFPA, n.d). Duke pasur këto të dhëna parasysh, politikat mund të përshtaten për të synuar më mirë nevojat specifike të këtyre grupeve të margjinalizuara, duke pranuar disavantazhet shumë-shtresëshe me të cilat mund të përballen. Fuqizimi i një këndvështrimi ndërsektorial na lejon të njohim dhe llogarisim aspektet e ndryshme të identitetit të individit që formësojnë përvojat e tij dhe qasjen në kujdesin shëndetësor. Gjatë bisedës me Flora Maculën, ish-zyrtare përgjegjëse në UN Women Kosova, ajo theksoi se gratë janë shumë shpesh të ngarkuara dyfish apo trefish. Gratë rome vuajnë nga diskriminimi i dyfishtë, thotë ajo, si në komunitetet shumicë ashtu edhe në komunitetet e tyre si gra. Qasja e tyre në arsim është e kufizuar, ato nuk kanë mjete për t’iu qasur transportit të nevojshëm për të udhëtuar në vende të ndryshme dhe janë subjekti kryesor i martesave të hershme. Për sa i përket moshës, në anën tjetër, gratë e reja janë dyfish të ngarkuara në një mënyrë tjetër, thekson Macula: nëse je e re, do të të kërkohet të japësh deklarata për angazhimin tënd në karrierë pasi automatikisht supozohet se do të duhet të mbash vetë plotësisht barrën e kujdesit. Macula sugjeron që të gjitha format e diskriminimit janë të ndërlidhura. Në bazë të CEDAW, thotë ajo, duhet të ritheksojmë se stereotipet përkthehen në paragjykime dhe paragjykimet në diskriminim, dhe kjo çon në shkeljen e të drejtave të njeriut. Është një zinxhir- prandaj është ndërsektorial: një formë diskriminimi përfshin një formë diskriminimi tjetër. 34 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Për më tepër, domosdoshmëria e përfshirjes së aspekteve gjinore në mekanizmat politikë nuk mund të mbivlerësohet. Është kritike që politikëbërja të marrë parasysh sfidat e dallueshme me të cilat përballen gratë, veçanërisht ato në zonat rurale dhe grupet e veçanta etnike. Duke integruar perspektivat gjinore në procesin e vendimmarrjes, ne mund të zhvillojmë politika më të barabarta dhe gjithëpërfshirëse që nxisin qasje të përmirësuar të kujdesit shëndetësor për të gjithë, pavarësisht prejardhjes ose identitetit të tyre. Prandaj, aplikimi i ndërsektorialitetit siguron një këndvështrim të fuqishëm përmes së cilit mund të analizojmë në mënyrë më gjithëpërfshirëse grupet e targetuara, të identifikojmë një mori faktorësh që përkeqësojnë pabarazitë e tyre dhe madje të njohim grupet që janë të ngarkuara me disavantazhe të shumta kryqëzuese. Kjo perspektivë e nuancuar përfundimisht mundëson zhvillim të politikave dhe mekanizmave më të akorduara dhe të pajisura më mirë për të trajtuar realitetet komplekse të popullatave të margjinalizuara dhe për të promovuar barazi më të madhe sociale. Konkluzion Në fillim të këtij shqyrtimi të dinamikës gjinore në Kosovë kemi shikuar ndryshimet historike, strukturat ekonomike, ndihmën ndërkombëtare dhe globalizimin. Patriarkati, i rrënjosur thellë dhe me varietete historike, shihet se i përgjigjet nevojave ekonomike dhe jo një aspekti të qenësishëm të përparimit shoqëror. Ndërlidhja mes strukturave ekonomike, dinamikës politike dhe roleve gjinore ndikon në zgjedhjet individuale, duke harmonizuar preferencat me normat shoqërore. Asistenca ndërkombëtare, kontribuues i rëndësishëm në rimëkëmbjen e Kosovës pas luftës, ka luajtur rol vendimtar në avancimin e barazisë gjinore përmes ndryshimeve ligjore dhe politike. Në të njëjtën kohë, globalizimi ka paraqitur si mundësi ashtu edhe sfida, duke ndikuar pozitivisht në fuqizimin ekonomik të grave, ndërkohë që ka paraqitur çështje të eksploatimit dhe dhunës, veçanërisht në kontekste të migrimit. Ndikimet e kombinuara të asistencës ndërkombëtare dhe globalizimit nënvizojnë domosdoshmërinë për politika gjithëpërfshirëse dhe gjinore për të trajtuar pabarazitë e vazhdueshme në Kosovë. Ekzaminimi i tregut të punës dhe pabarazive gjinore zbulon boshllëqe të rëndësishme, që ndikohen nga pritshmëritë shoqërore dhe praktikat diskriminuese. Punësimi i brishtë, hendeku gjinor në paga, ndarjet profesionale dhe informaliteti në tregun e punës nënvizojnë nevojën për politika të ndjeshme gjinore. Kjo përfshin trajtimin e praktikave diskriminuese, veçanërisht në rregulloret e pushimit të lehonisë dhe atësisë të cilat përforcojnë rolet tradicionale gjinore. Dimensionet gjinore të pjesëmarrjes politike dhe ekonomike shfaqin pabarazi në ndërmarrësi, qasje në kredi, dhe të drejta pronësore. Gratë në Kosovë përballen me sfida të veçanta, siç janë burimet e kufizuara financiare, vështirësitë në qasje në financa, dhe barrierat kulturore të cilat pengojnë hyrjen e tyre në sferën e biznesit. Pabarazitë alarmante në pronësinë e tokës dhe të drejtat pronësore theksojnë domosdoshmërinë për ndërhyrje të targetuara. Barra e ndërrimit të dyfishtë dhe e punës së papaguar nxjerr në pah ndikimin ekonomik tek gratë, duke bërë të nevojshme një rivlerësim dhe vlerësim të punës së papaguar në profesionet e kujdesit. Ndërkohë që pranohet fakti se ka pika kthese pozitive në zbutjen e deficitit të pjesëmarrjes së grave në Paqe, Siguri dhe Politikë sfidat e vazhdueshme të rrënjosura në qëndrimet mizogjiniste thërrasin për një qasje gjithëpërfshirëse. Qeveria, shoqëria civile, media dhe qarqet shoqërore duhet të kontribuojnë në eliminimin e barrierave dhe promovimin e drejtësisë gjinore. Dinamika e fuqisë specifike gjinore, shtresimi social, dhe pabarazitë në shpërndarjen e burimeve kontribuojnë në përqendrimin e grave në profesionet e kujdesit. Arsimi, qasja në kujdesin shëndetësor, të drejtat riprodhuese, dhe dhuna me bazë gjinore vazhdojnë si sfida, duke theksuar nevojën për politika përtej kornizave konvencionale të cilat përfshijnë të kuptuarit gjithëpërfshirës të barazisë gjinore. Korniza teorike e ndërsektorialitetit është diçka që propozohet për analiza të ardhshme, duke njohur rëndësinë e shqyrtimit të asaj se si gjinia ndërthuret me dimensionet e tjera sociale. Politikat e përshtatura avokohen për të trajtuar përvojat e ndryshme të grupeve të margjinalizuara, duke siguruar gjithëpërfshirje dhe barazi të vërtetë gjinore në Kosovë. Si përfundim, natyra e shumanshme e dinamikës gjinore në Kosovë kërkon hulumtim të vazhdueshëm dhe qasje gjithëpërfshirëse në politikëbërje me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të barabartë. Sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen gratë nënvizojnë rëndësinë e trajtimit të pabarazive strukturore dhe promovimit të ndryshimeve transformuese. Gjersa Kosova avancon, njohja dhe trajtimi i faktorëve kompleksë përmes politikave gjithëpërfshirëse është me rëndësi thelbësore për të nxitur barazinë e vërtetë gjinore dhe sigurimin e përfshirjes në përputhje me realitetet e ndryshme të popullsisë së saj. 35 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Referencat A Gender Fiscal Budget Analysis: The Government of Kosovo’s Response to the COVID-19 Pandemic from a Gender Perspective “The Pandemic Knows No Gender”?(n.d.). https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2020/12/KWN-The-pandemic-knows-no-gender_-ENG-1.pdf A Men’s Perspective on Gender Equality in Kosovo: Main Findings from the International Men and Gender Equality Survey (IMAGES).(2019, April 16). UNFPA MENENGAGE. https://menengage.unfpa.org/en/resources/mens-perspective-gender-equality-kosovo-main-findings-international-men-and-gend er An Analysis of Attitudes, Incidence, and Institutional Responses to Domestic Violence in Kosovo No More Excuses.(n.d.). Retrieved December 16, 2023, from https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2018/10/20151124105025622.pdf ARBK.(n.d.). Arbk.rks-Gov.net. https://arbk.rks-gov.net/ Ballina- Administrata Tatimore e Kosovës.(2023). Administrata Tatimore E Kosovës. https://www.atk-ks.org/ Banjska, I., Rrahmani, G.,& Farnsworth, N.(n.d.). Striking a Balance Policy Options for Amending Kosovo’s Law on Labour to Benefit Women, Men, Employers and the State. Retrieved December 16, 2023, from https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2018/10/20160504154201373.pdf Behrami, M., Carpintero Molina, J.,& Farnsworth, N.(2021). Një ulëse në tryezë Kontributi grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese. Kosovo Women’s Network. https://womensnetwork.org/wp-content/uploads/2021/04/KWN-A-Seat-at-the-Table-ALB.pdf Berisha, A.(2021, October 19). Women and politics in Kosovo: were the local elections a missed opportunity? OBC Transeuropa. https://www.balcanicaucaso.org/eng/Areas/Kosovo/Women-and-politics-in-Kosovo-were-the-local-elections-a-missed-opp ortunity-213407 Bhatia, R.(n.d.). Learning to Work with Both Hands: A Close Examination of Women’s Political and Economic Participation in Post-Conflict Kosovo. Www.academia.edu. Retrieved December 16, 2023, from https://www.academia.edu/21053503/Learning_to_Work_with_Bot_Hands_A_Close_Examination_of_Wom en_s_Political_and_Economic_Participation_in_Post_Conflict_Ko sovo Blau, F.D. and Kahn, L.M.(2017). The Gender Wage Gap: Extent, Trends, and Explanations. Journal of Economic Literature,[online] 55(3), pp.789–865. Available at: https://pubs.aeaweb.org/doi/pdfplus/10.1257/jel.20160995 Carr, M.,& Chen, M. A.(2004). Globalization, social exclusion and work: with special reference to informal employment and gender. ILO Working Papers. https://ideas.repec.org/p/ilo/ilowps/993698513402676.html Cojocaru, A.,(2017). World Bank, Jobs Diagnostic Kosovo*, available at: http://documents.worldbank.org/curated/en/814361497466817941/pdf/ACS21442-WP-PUBLIC-ADDS ERIES-Kosovo*JDWEB.pdf Crenshaw, K. W.(2017). On intersectionality: Essential writings. The New Press. Demukaj, V., Maloku, E., Beqa, A.(2019). Gender Stereotypes and Educational Choices in Kosovo*. 10.13140/RG.2.2.22691.81449 Digital Capacities in Manufacturing Sector In Kosovo.(2022). https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2022/October/19/Digital_capacities_in_munufucturing_sector_in_Kosovo_ Riinvest1666185819.pdf Dobranja, D., Mehmeti, I., Hashani, A., Beqiri, G.,(2018). Facilitating Empowerment, available at: https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2019/February/20/Womens_economic_empowerment_ENG1550674295.p df Dobranja, Dita(2017). Global care chains, refugee crisis, and deskilling of workers. Exploring Economics. Esping-Andersen, G.(1990). The three worlds of welfare capitalism. Princeton University Press. European Commission(2021). Communication from the Commission to the Council and the European Parliament— Programme of action for the mainstreaming of gender equality in Community development co-operation.COM. Friedrich-Ebert Stiftung(2017). Gender Matters- Geschlechtergerechtigkeit zählt. Friedrich-Ebert Stiftung(2021/2022). Women’s Study in the Republic of Kosovo.(1st Edition). Interview with Besa Luzha, Gender Justice Activist, October 11, 2023 Interview with Flora Macula, Gender Justice Activist, Former Officer in Charge at UN Women Kosovo, October 9, 2023 Interview with Vlora Tuzi-Nushi, Head of UN Women Kosovo, November 13, 2023 Iversen, T., Rosenbluth, F. M.,& Rosenbluth, F.(2010). Women, work, and politics: The political economy of gender inequality. Yale University Press. 36 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Jahjaga, A.(2019). Written Testimony of Atifete Jahjaga, Former President of the Republic of Kosovo submitted before the U.S. House of Representatives Committee on Foreign Affairs on“Kosovo’s Wartime Victims: The Quest for Justice.” United States Congress. https://www.congress.gov/116/meeting/house/109398/witnesses/HHRG-116-FA00-Wstate-JahjagaH-20190430.pdf KOSOVO GOVERNMENT PRIORITIES(2015-2018). Kosovo Women’s Network(2016). Access to Healthcare in Kosovo. UNFPA. Kosovo Women’s Network(2022). Fakte dhe Fabula për Rezolutën 1325. Përmbledhje rrëfimesh lidhur me nivelin e zbatimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë. Krasniqi, V.(2007). Imagery, Gender and Power: The Politics of Representation in Post-War Kosova. Feminist Review, 86, 1–23. http://www.jstor.org/stable/30140848 Kuvendi i Kosoves,(2023, October 12). LIGJI NR. 08/L-185 PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NË FAMILJE DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË BAZA GJINORE. Gzk.rks-Gov.net. https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=83131 Kuvendi i Kosoves, Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, https://www.kuvendikosoves.org/shq/komisionet/komisioni/?committee=55 Lux Dev(n.d.). Gender Equality in Kosovo. Mays, G. P., Hesketh, H. A., Ammerman, A. S., Stockmyer, C. K., Johnson, T. L.,& Bayne-Smith, M.(2004). Integrating preventive health services within community health centers: lessons from WISEWOMAN. Journal of Women's Health, 13(5), 607-615. Office of the prime minister(2020). OFFICIAL DEVELOPMENT AID FOR GENDER EQUALITY- THE STATE OF ALIGNMENT WITH KOSOVO GOVERNMENT PRIORITIES. United States Institute of Peace.(2018, February 23). What is UNSCR 1325? United States Institute of Peace. https://www.usip.org/gender_peacebuilding/about_UNSCR_1325 37 Analizë gjinore: Një pasqyrë e shumëanshme e drejtësisë gjinore në Kosovë Diskriminimi gjinor në ndërmarrje vazhdon të jetë një sfidë për gratë në Kosovë, duke u përballur me pengesa në fillimin dhe zhvillimin e bizneseve, përfshirë kufizime financiare dhe barriera kulturore. Problemet e pabarabarta, si shpërndarja e detyrave të kujdesit për fëmijët, së bashku me pabarazitë në pronësi, theksojnë sfidat komplekse që gratë në fushën ekonomike duhet të përballojnë. Për të adresuar këto çështje, është e nevojshme një përpjekje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë strategji të mbështetjeve financiare, ndryshime kulturore dhe përmirësime ligjore, me qëllim të nxitjes së një peisazhi ekonomik më të barabartë për gratë në Kosovë. Në kontekstin e çështjeve gjinore të pas luftës në Kosovë, ndihma ndërkombëtare dhe globalizimi mbeten faktorë vendimtarë. Edhe pse ka pasur përparime pozitive të barazisë gjinore, sfidat e vazhdueshme, si ruajtja e rolit tradicional të gjinisë, papunësia e lartë e femrave dhe kufizimi i pronësisë së pasurisë, vazhdojnë të ndikojnë negativisht. Ndihma ndërkombëtare luan një rol kritik në krijimin e reformave ligjore dhe në fuqizimin e grave përmes shumë iniciativave të ndryshme. Në të njëjtën kohë, globalizimi sjell mundësi ekonomike, por paraqet edhe sfida komplekse, duke potencuar rreziqet e shfrytëzimit dhe duke sjellë sfida të veçanta për gratë në pozitat më të ulëta socio-ekonomike.