Dialogu Kosovë – Serbi LARG QYTETARIT AFËR BE-së Përkrahur nga: Prishtina Office group Development Dialogu Kosovë – Serbi Larg Qytetarit Afër BE-së Prishtinë, maj 2012 Development Group Rruga Galibardi p.n.- Pallati i Mediave Rilindja 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës www.developmetgroup-ks.com Ky studim ka për qëllim të analizojë procesin e deritanishëm të dialogut Kosovë – Serbi. Përmes shtjellimit dhe paraqitjes së pozicioneve të hisedarëve kyç ky studim synon të kontribuojë në pjesëmarrje më proaktive dhe dinamike të shoqërive përkatëse dhe konsultime më gjithëpërfshirëse e kualitative si dhe rritje te transparencës në mënyrë që procesi të jete më demokratik ndërsa vendimet dhe pajtimet të jenë të zbatueshme dhe të qëndrueshme në interes të publikut. Gjithashtu, jepen rekomandime që kanë për qëllim përmirësimin kualitativ të procesit. Përmbajtja MUNDËSI PËRMIRËSIMI KUALITATIV........................................................................................... 3 KOMPLEKSITETI POLITIK I DIALOGUT............................................................................................ 5 POZICIONET, ARRITJA E QËLLIMEVE.............................................................................................. 8 AMBIGUITETI, MUNGESA E QARTËSISË...................................................................................... 11 LEGALITETI, SOVRANITETI, ZBATIMI............................................................................................ 13 IMPROVIZIME, MUNGESË TRANSPARENCE DHE LLOGARIDHËNIEJE............................................. 16 KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME........................................................................................... 19 Në bashkëpunim dhe përkrahur nga: 2 MUNDËSI PËRMIRËSIMI KUALITATIV Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian(BE), me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sipas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtatorit 2010 ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin në agjendën evropiane dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Rrjedhimisht, si rezultat i pjesëmarrjes në dialog, Serbia u shpërblye me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE ndërsa Kosovës iu premtua studimi i fizibilitetit. Dialogu u zhvillua nga përfaqësuesit e qeverive të dy vendeve pa konsultime të mirëfillta kualitative të brendshme dhe në mungesë të transparencës dhe konsensusit. Kjo rrezikon zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe qëndrueshmërinë e procesit, sidomos kur liderët opozitarë kërcënojnë se nuk do t’ i zbatojnë marrëveshjet nëse vijnë në pushtet. Fakti që marrëveshjet nuk janë të nënshkruara nga palët dhe nuk janë ratifikuar në Kuvendet përkatëse komplikon situatën. Për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve, BE planifikon të raportojë rreth tyre në Raportet vjetore të Progresit. Gjatë një viti dialogimi janë realizuar shtatë marrëveshje/pajtime, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve duket të jenë me të acaruara sesa para fillimit të dialogut. Ka ngecje serioze tek zbatimi i marrëveshjeve ndërsa qytetarëve u janë vënë barriera në lëvizjen e lirë; zyrtarë, aktivistë e qytetarë janë arrestuar pamëshirshëm sikur dy vendet të ishin në luftë; janë vendosur formulime ofenduese dhe diferencuese, sikurse ajo e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Progres është shënuar në rastin e tregtisë nëpërmjet pranimit të vulave doganore. Kosova dhe Serbia synojnë të ardhme të përbashkët evropiane dhe është në interesin e tyre të kenë marrëdhënie të mira. Megjithatë, mund të shpresojmë për përparim të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe fqinjësi të mirë e të qëndrueshme vetëm nëse sigurohet, sidomos nga BE si lehtësues, parimi i barabarësisë dhe partneritetit. Fatkeqësisht, deri më tani valët e arrestimeve dhe moszbatimi i marrëveshjeve ka demonstruar që ende nuk ka ndryshime pozitive të theksuara, andaj gjërat duhet të rishikohen. Në Prishtinë është vështire të besohet në arritje të rezultateve përderisa Serbia ende refuzon të kërkojë falje për krimet e bëra në Kosovë, si veprim moral më bazik. Në të njëjtën kohë, Serbia vazhdon të përkrahë strukturat e saja të paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës dhe proaktivisht ndërmerr veprime shtetërore që sabotojnë zhvillimin e brendshëm dhe integrimin e jashtëm të Kosovës. Sido që të jetë, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë tanimë është një realitet i cili do të ekzistojë për një periudhë të gjatë. Që të sigurohet që palët vazhdojnë të marrin pjesë në dialog dhe i zbatojnë marrëveshjet, BE po integron vlerësimin e zbatimit të marrëveshjeve tek Raporti i Progresit vjetor që gradualisht do të transformojë këto marrëveshje në kushte për anëtarësim, ngjashëm me Kriteret e Kopenhagës apo ato të Procesit për Stabilizim Asociim. Nuk do të ishte çudi nëse edhe në Studimin e Fizibilitetit për Kosovën, BE t’u kërkoj autoriteteve vendore si kusht të vazhdojnë frymën pozitive dhe konstruktive në dialog me Beogradin. Ngjashëm, ata do të kërkojnë nga Serbia zbatim të marrëveshjeve dhe përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën kur kjo e fundit të insistojë tek data e 3 fillimit të negociatave për anëtarësim. BE do të ketë edhe një duzinë rastesh të tjera për kushtëzim të këto dy vende gjatë procesit përderisa ato të përmbushin kushtet për anëtarësim. Kjo është arma e fuqishme sekrete dhe kërcënimi i BE-së i cili do i përcjellë Kosovën dhe Serbinë deri në normalizimin e marrëdhënieve dhe anëtarësimin e tyre në BE. Shkurt, dialogu është mishëruar si pjesë integrale e rrugëtimit deri në anëtarësimin në BE si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Pasiqë si rezultat i lëvizjeve të deritanishme konstatohet që dialogu do zhvillohet për një kohë të gjatë, fokusi duhet të vihet tek përmirësimi i procesit dhe përfitimet direkte nga dialogu. Është parë në disa raste se ky dialog është‘art i së mundshmes’ ku palët arrijnë të manovrojnë situatën për të siguruar përfitime të mëdha – si rasti i Serbisë e cila edhe pse ishte në presion konstant për përmirësim të marrëdhënieve fqinjësore dhe largim të strukturave ilegale nga Kosova për ta fituar statusin e kandidatit, ajo e fitoi atë pa përmbushur këto kushte- dialogu ishte arti. Pak përmendet që ky status do t’i sjellë gjithashtu qindr a miliona euro përfitime vjetore shtesë nga fondi IPA. Padyshim që çelësi i suksesit në këtë proces është përgatitja e mirë paraprake, transparenca dhe konsultimet e brendshme kualitative, llogaridhënia si dhe integrimi i plotë i Kuvendit në dialog. Ky proces fundamentalisht kërkon gjithëpërfshirje. Fundja, kjo përveç se është obligim demokratik dhe kushtetues, siguron garanci shtesë, më shumë mendime dhe opsione dhe mbi të gjitha fuqizon pozicionin e vendit karshi Serbisë por edhe BE-së dhe miqve ndërkombëtar – kur ata janë tejkërkues. Tani është koha që para ri-fillimit të rundeve të ardhshme të dialogut të bëhen ndryshime pozitive në interes të vendit dhe të qytetarëve duke u bazuar edhe në eksperiencat e një viti dialog. BE si palë lehtësuese duhet t’i shmang situatat improvizuese, sidomos kur është fjala tek temat, agjenda dhe oraret e takimeve. Për të përmirësuar menaxhimin e procesit dhe kualitetin e tij para vazhdimit të raundeve tjera, palët duhet fillimisht të identifikojnë dhe akordohen për të gjitha çështjet dhe pastaj të vendosin temat e bisedimeve si dhe orarin e tyre. Ky veprim i thjeshtë do të mundësojë përgatitje më të mirë, transparencë, konsultime dhe mbi të gjitha strukturim të procesit e zbatueshmëri më efektive. Nëse dështohet të bëhet një gjë e këtillë, do të ketë vazhdim të situatave kontroverse dhe të tensionuara. Ky dialog ka mundësi të jetë transparent e kualitativ dhe mbi të gjitha frytdhënës. Largimi i pasigurive dhe qartësimi i temave dhe orareve do ta relaksonte situatën dhe shtonte përkrahjen si dhe do të kontribuonte tek qëndrueshmëria dhe zbatueshmëria. Besimi në dialog është humbur gjithashtu për faktin se zbatimi i shtatë marrëveshjeve është tepër i zbehtë dhe nuk shihen rezultate të prekshme. Andaj, është me rëndësi që BE të jetë më pro-aktive dhe të shtojë fokusin tek mbikëqyrja e zbatimit të marrëveshjeve, raportimi si dhe intervenimi më i shpeshtë dhe i shpejtë i saj. Investimi nga BE tek një asistence e pavarur teknike ekskluzivisht për përkrahje të palëve në zbatimin e marrëveshjeve me një fond racional incidental do e ndihmonte situatën dhe përshpejtonte zbatueshmërinë, edhe pse mos zbatimi në shumicën e rasteve duket të jetë vendim politik e jo financiar. Rrjedhimisht, edhe rezultatet e dialogut do të ishin më të prekshme dhe domethënëse për qytetarët. Detyra e palëve është që të fokusohen më shumë tek përfitimet e qytetarëve dhe komunikimi me ta dhe përfaqësuesit e tyre. Shenoll Muharremi Drejtor Ekzekutiv Development Group 4 I. KOMPLEKSITETI POLITIK I DIALOGUT Opinioni i qartë dhe pozitiv i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ironikisht, më shumë i hapi rrugë Serbisë në integrimin e saj evropian se sa që rezultoi me atë që prisnin kosovarët, konsolidimin përfundimtar të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. E revoltuar nga qëndrimi i GjND-së, Serbia kishte shkruar një tekst të ashpër me të cilin planifikonte të inicionte një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të sfiduar edhe njëherë pavarësinë e Kosovës. Në fillim të shtatorit 2010, në një takim të orëve të vona të natës me Boris Tadiqin, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherine Ashton, arrin që përfundimisht të krijojë mundësitë e para që Serbia të mos dal tërësisht e humbur nga procesi i GjND-së. Ashtoni e bind Tadiqin që të ndryshojë tekstin e propozimit serb për OKB-në, duke e bërë nga një kërkesë për sfidimin e pavarësisë në një draft rezolutë që nxiste nisjen e dialogut Prishtinë – Beograd. Tashmë kjo ishte një propozim-rezolutë e përbashkët e BE-së dhe Serbisë. Modifikimi i rezolutës siç kanë raportuar mediat atë kohë kishte edhe pikën që thoshte se BE do ndërmjetësojë mes dy palëve, por nuk e saktësonte nëse palët ishin dy shtete të ndryshme. 1 Pala kosovare gjatë gjithë këtyre negociatave, ndonëse bëhej fjalë për Kosovën, ishte vetëm spektatore, të paktën publikisht. Më 9 shtator 2010, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu, dy liderët kryesor kosovar të asaj kohe, në cilësinë e spektatorit shikonin se si vendet anëtare të OKB-së miratonin rezolutën që i fuste ata në një proces të ri dialogu me Serbinë. Të dy, Thaçi dhe Sejdiu, në atë kohë ishin edhe liderët e dy partive me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Në opinionin kosovar kishte mendime që Kosova nuk duhej asnjëherë të pranonte të futej në një proces të ri dialogimi/negociimi me Serbinë, të paktën jo pa vendosur disa kushte. Ky kundërshtim vazhdon të jetë i fuqishëm edhe sot në disa qarqe. Disa nga kushtet e përmendura kanë qenë reparacioni i dëmeve të luftës së vitit 1999 të shkaktuara nga Serbia(diçka për të cilën përfaqësuesi serb në dialog, Borko Stefanoviq edhe sot thotë që Beogradi nuk do e pranonte kurrë). Përpos kësaj, disa tema janë konsideruar që as nuk do duhej të dialogohen ndonjëherë si p.sh. lëvizja e lirë e mallrave dhe personave me arsyetim që CEFTA është marrëveshje rajonale dhe shtetet anëtare nuk mund të izolojnë njëra-tjetrën. Apo regjistrat civilë dhe kadastrat të cilat padyshim i përkasin Kosovës dhe kthimi i së cilave nuk do të duhej të diskutohet fare me një shtet fqinj i cili pretendon statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Klima e tensionuar e dialogut Dialogu quhej teknik dhe do të trajtonte tema teknike si p.sh. kadastrat, regjistrat civilë, lëvizjen e lirë, diplomat universitare, etj. Këto çështje ishin të rëndësishme për Kosovën sepse asaj i mungonin regjistrat civil dhe dokumentet kadastrale që janë të domosdoshme edhe për integrim në BE. Mallrat e Kosovës nuk hynin dot në Bosnjë dhe Serbi qysh nga shpallja e pavarësisë më 2008 dhe as nuk mund të qarkullonin transit nëpër këto vende, duke penguar kështu tregtinë e Kosovës dhe integrimin e saj në tregun rajonal. 1 Klan Kosova.‘Rezoluta Serbe per Kosoven Perfundimisht ndryshoi’. 5 Takimi i parë mes zëvendëskryeministres Edita Tahiri, përfaqësueses së Kosovës në këtë dialog, dhe Borko Stefanoviçit, përfaqësuesit të Serbisë, u mbajt me 8 mars 2011 në Bruksel ndërmjetësuar nga Robert Cooper, i emëruari i posaçëm i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Baroneshës Ashton, për dialogun Kosovë – Serbi. Kryenegociatorja Edita Tahiri, pas kthimit nga vizita e saj zyrtare me 3 deri 6 mars me Administratën e Shteteve të Bashkuara në Uashington, ka marrë pjesë në debatin që është mbajtur në Kuvend më 7 mars, mirëpo ishte nisur drejt Brukselit për të nisur dialogun me delegacionin serb ende pa u miratuar rezolutë e veçantë në Kuvend për të mbështetur këtë dialog. Kryenegociatorja Edita Tahiri sqarohet se ajo në një formë apo tjetrën e kishte përkrahjen e Kuvendit duke e përmendur deklaratën publike të kryeparlamentarit Jakup Krasniqit përmes së cilës, siç thotë vet Tahiri është përkrahur dialogu Prishtinë Beograd. Kjo shkuarje e znj. Tahiri n ë Bruksel pa u miratuar rezoluta pat shkaktuar debate në Kuvend dhe polarizime të ashpra qeveri – opozitë. Kryenegociatorja Tahiri insiston se ajo u ka shkruar të gjitha partive opozitare para se të fillonte dialogu dhe se i ka ftuar që të jenë pjesë e negociatave por ata kishin refuzuar. Sidoqoftë konsultime paraprake dhe tentativa serioze për t’ua shpjeguar opozitës dhe qytetarëve procesin e dialogut, qëllimet e tij, platformën biseduese, etj, nuk kishte pasur. Zëvendëskryeministrja thotë se Qeveria ia ka dërguar Kuvendit dhe të gjithë deputetëve platformën të hartuar nga qeveria ku sqarohen në detaje parimet, agjenda dhe objektivat e asaj që vazhdojnë ta quajnë“dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë”. Mungesa e konsultimeve dhe mënyra e udhëheqjes së dialogut“nga larg” ka krijuar tensione në skenën politike të Kosovës dhe ka krijuar polarizime të ashpra. Një debat i shëndoshë, i bazuar në fakte, me argumente dhe kundërargumente, pa etiketime politike, pa fyerje e nënçmime, pa paragjykime për qëllimet e supozuara(zakonisht të fryra e të imagjinuara) të palës tjetër do të kishte sjellë më shumë informacion për të gjithë e sidomos për qytetarët e Kosovës. Një debat i informuar dhe i argumentuar do të minimizonte paqartësitë, do të zbuste frikën dhe pasigurinë dhe rrjedhimisht polarizimet e ashpra dhe tensionet do të ishin shumë më të ulëta, e ndoshta edhe përfitimet nga dialogu për Kosovën do të ishin më të mëdha. Opozita nuk është tërësisht e pafajshme në këtë proces duke kërkuar ndonjëherë më shumë të përfitojë politikisht sesa të kërkojë llogari dhe transparencë nga qeveria. Qeveria në anën tjetër nuk mundet v etëm të ftojë opozitën t’i bashkohet dialogut por në të njëjtën kohë të mos marrë parasysh qëndrimin e tyre. Një konsultim i gjerë kualitativ që do t’i shteronte argumentet pro dhe kundër do të ishte me shumë përfitime për të dyja palët. Opozita do të ishte në gjendje të kërkonte llogari më saktë nga qeveria, ndërsa qeveria do të ishte më e fuqishme dhe stabile në pozicionin e saj dialogues. Një vit pas nisjes së dialogut, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri vlerëson se “ vetë karakteri teknik i dialogut nuk ka dhënë ndonjë arsye të veçantë për kushte. Ka qenë edhe interes i Kosovës që duke provuar zgjidhjen e çështjeve praktike, e para të sigurojë një interes më të madh që është integrimi evropian, duke plotësuar kushtin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe e dyta, në esencë, disa nga këto marrëveshje kanë të bëjnë me tërheqjen e Serbisë nga ndërhyrjet që ia ka bërë deri tash Kosovës. Kjo pra(tërheqja e Serbisë- v.j.) mund të ketë dalë më 6 shumë si rezultat i marrëveshjes për bashkëpunim, por që në realitet mbyll strukturat paralele në fushën e caktuar ku është arritur marrë veshje”. 2 Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) dialogu është mjet i Beogradit për të sfiduar subjektivitetin shtetëror të Kosovës. 3 Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) konsideron se ka pasur të drejtë që ka kundërshtuar këtë“mënyrë të fillimit të dialogut” sepse ai nga dialogu teknik po evoluon në dialog politik. 4 Kjo parti konsideron se për shkak të përgatitjes së dobët të qeverisë së Kosovës, ky dialog është i dëmshëm për Kosovën. Asnjëra nga këto parti opozitare nuk është kundër dialogut me Serbinë, një dialogu“konstruktiv” dhe dialogut si“vlerë evropiane” por e kundërshtojnë qasjen e qeverisë së Kosovës të cilën e konsiderojnë të papërgatitur për këtë dialog. Këto parti konsiderojnë se Serbia po e keqpërdorë dialogun për qëllime të saja politike. Për pak më shumë se një vit janë diskutuar tema të ndryshme në Bruksel mes përfaqësuesve të të dy vendeve dhe janë arritur shtatë marrëveshje, disa prej tyre edhe politike. Është arritur marrëveshje për regjistrat civil dhe kadastrat ku Kosova do të marrë kopjet e tyre të verifikuara nga EULEX-i, marrëveshje për pranimin reciprok të diplomave universitare Kosovë- Serbi, marrëveshje për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve, marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit/pikëkalimeve(IBM) si dhe marrëveshja më e kontestuar në të dy vendet ajo për përfaqësimin dhe bashkëpunimin rajonal. Serbia sot e kësaj dite nuk e ka nënshkruar Protkollin teknik të marrëveshjes së IBM-it që ishte një prej kushteve për të marrë statusin e kandidatit. Dialogu, është thënë nga BE-ja se do të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi dhe ardhjes në pushtet të qeverisë së re atje. 2 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill 2012. 3 “Qëndrimi i AAK-së rreth dialogut Kosovë- Serbi”. Komunikim me AAK. 9 prill, 2012. 4 “Qëndrimi i LDK-së rreth dialogut Kosovë- Se rbi”. Komunikim me LDK. 9 prill, 2012. 7 II. POZICIONET, ARRITJA E QËLLIMEVE Qëllimet e dialogut siç i përcakton Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme janë promovimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, arritje e përparimit në rrugën drejt BE-së dhe përmirësimi i jetës së njerëzve. 5 Në përpjekje për të siguruar përkrahje për dialogun shumë të kontestuar si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ndërmjetësit ndërkombëtarë nga BE-ja dhe shtetet tjera që e përkrahin këtë dialog e kanë cilësuar atë si“dialog teknik” duke e theksuar veçanërisht si pikë kryesore të tij përmirësimin e jetës së njerëzve. Edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, neni 1, e mbështet dialogun për çështje praktike, për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe avancimin e agjendës evropiane për të dy vendet dhe rajonin. 6 Në Kosovë nga një pjesë e opinionit kjo është parë me dyshim duke pyetur sesi do të përmirësohet jeta e njerëzve duke dialoguar me Serbinë e cila e konteston dhe e lufton pavarësinë e vendit dhe pengon zhvillimin e saj? Pra çdo lloj dialogu me Serbinë do të ishte politik, i dëmshëm për Kosovën dhe për qëllime tjera por jo për përmirësimin e jetës së njerëzve. Pjesa e parë e dialogut të nisur më 8 mars 2011 është karakterizuar nga përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë në Kosovë që të bind opinionin se bisedimet e reja me Serbinë janë vetëm të karakterit teknik. Sidoqoftë një vit më pas, në mesin e marrëveshjeve ka edhe të tilla që kanë karakter politik(p.sh. përfaqësimi rajonal), ndërsa ndërmjetësi evropian i dialogut, Robert Cooper e ka pranuar publikisht gjatë një interviste me Radion Evropa e Lirë se“ gjithçka që kemi bërë ka qenë politike” 7 . Përpos Cooper, edhe përfaqësuesi i qeverisë serbe e pranon se i tërë procesi ka karakter politik, ndërsa vazhdimi i tij që pritet të ndodhë pasi të formohet qeveria e re në Beograd do të jetë edhe më politik se ai që ishte deri tash. “Ajo me të cilën po merremi tash është një dialog për çështje konkrete. Natyrisht që ka aspekt të fuqishëm politik. Mirëpo dialogu që ndoshta do e nisim pasi të krijohet qeveria jonë do të ketë edhe më shumë implikime politike. Ne natyrisht nuk e dimë se ku, si …kush do jetë në krye të tij...”, ka vler ësuar Stefanoviq në zyrën e tij në Beograd. Dialogun e tanishëm dhe rezultatet e tij Stefanoviç i vlerëson si“hapa bebesh” (baby steps) duke pranuar se këta janë hapa të vegjël për të ndikuar pozitivisht në jetët e qytetarëve por që e hapin derën për diçka më të mirë në të ardhmen sepse bëhet fjalë për“dy sisteme që jo vetëm janë antagonist ndaj njëri tjetrit, por në situatë gjysmë lufte që nga vitit 1999”. 8 Boshko Jakshiç komentator i të përditshmes beogradase“Politika” thotë se ky proces ka filluar si dialog për detaje teknike por realisht ky është një dialog politik dhe është pjesë e një procesi më të gjerë politik që për qëllim ka normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. 9 Edhe çështjet si tabelat 5 United Nations General Assembly, Resolution adopted by the General Assembly A/RES/64/298“Request for an advisory opinion of the International Court of Justice on whether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance with international law”. 120th plenary meeting. 9 September 2010 6 Republika e Kosovës, Kuvendi“REZOLUTË Për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”. Nr. 04-R-001. Prishtinë, 10 mars, 2011. 7 Evropa e Lire.“Kuper: Me veriun duhet të merremi shpejt”. 9 Intervistë me Boshko Jakshiç. Beograd, 4 prill 2012. 8 e veturave apo kodi telefonik sipas tij janë politike sepse prekin në integritetin e një shteti. Sipas zotit Jakshiç nëse ky proces do të quhej politik nga ndërkombëtarët, elita politike në Serbi do të vihej para një testi të vështirë dhe këtu Jakshiç mendon që perëndimorët kanë vepruar“arsyeshëm diplomatikisht” duke e quajtur dialogun teknik. Jakshiç mendon q ë ky dialog është mënyra më e mirë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia, mirëpo pa i dhënë emrin“njohje e Kosov ë s”. Me kalimin e kohës, argumentet në favor të dialogut filluan të ndryshojnë si nga qeveritë pjesëmarrëse, Kosovë dhe Serbi, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Kryenegociatorja Tahiri e ka lidhur vazhdimisht konstruktivitetin në dialog me“shpërblimet” që ajo i priste nga BE-ja për Kosovën si p.sh.“marrëdhënie kontraktuale” dhe përshpejtim të marrëveshjes për stabilizim asociim dhe liberalizimit të vizave. Kur ishte miratuar Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, kryeministri Thaçi kishte deklaruar se i tërë ky proces do të rezultojë me njohje nga pesë vendet e BE- së që akoma s’e kanë njohur Kosovën. Së voni, në një intervistë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka deklaruar se nëse Kosova nuk do ta pranonte marrëveshjen për fusnotën ajo do të izolohej në aspektin e integrimit në BE, ndërsa si rezultat i pranimit të fusnotës për Kosovën qëndrimi i vendeve mos njohëse do të zbutej. 10 Çështje problematike këtu mbetet të lidhurit e integrimit në BE dhe përparimit të Kosovës drejt kësaj rruge ekskluzivisht me përparimet ose kompromiset në dialog. Këto dy rrugë do të duhej të ishin të ndara ose të ndërlidhen për aq sa ndërlidhen me kërkesat e BE-së për fqinjësi të mirë por jo të jenë e njëjta rrugë. Kjo është përshtypja që krijohet nga mënyra sesi BE e ka menaxhuar dialogun deri me tani duke e përdorur integrimin në BE si karotë joshëse për kompromise. Ky konstatim, megjithatë, kundërshtohet nga kryenegociatorja Tahiri e cila thotë se dialogu me Serbinë është pjesë e integrimit në BE për sa i përket ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal si kriter, ndërsa pjesa tjetër ka të bëjë me reformat dhe plotësimin e kushteve që kërkohen për integrim. 11 Një vit pasi ka nisur dialogu“p ër përmirësimin e jetës së qytetarëve”, edhe n ë dokumentet zyrtare të BE-së për Serbinë thuhet qartë se perspektiva evropiane e këtij shteti varet në pjesën më të madhe të saj nga vazhdimi i dialogut me Prishtinën. Për ndërmjetësin evropian, Cooper pak rëndësi ka kjo pasi dialogu sipas tij edhe nëse Serbia nuk do të kandidonte për anëtarësim në BE, vazhdon të jetë i nevojshë m.“N ë Ballkan ka ende punë të pambaruara dhe një pjesë e kësaj përfshinë Kosovën dhe Serbinë. Nuk është aspak e kënaqshme që ka ende kufij të cilët janë gjysmë të mbyllur, që ka ende incidente në të dy anët e kufirit dhe se ende vazhdon frika e dhunës. Mënyra për të evituar dhunën është duke zgjidhur problemet para se ato të bëhen akute. Që Serbia ka aplikuar pë r t’iu bashkuar Bashkimit Evropian është diçka e mirëpritur dhe kjo ka ofruar një mundësi për t’ u përqendruar në këtë temë. Por, dialogu ishte i nevojshëm dhe është i nevojshë m ende”, ka vler ësuar Cooper gjatë bisedës për këtë studim. Një vit pas nisjes së këtij dialogu do të duhej të kishte të paktën disa shembuj konkret se si është përmirësuar jeta e qytetarëve, ajo që ka qenë edhe arsyeja e nisjes së dialogut. Me rezultatin e 10 Zëri INFO“Marrëveshjen ose izolimin”, 7 prill 2012. 11 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill 2012. 9 dialogut nuk është edhe aq i kënaqur as ndërmjetësi Cooper, por as negociatorët Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq të cilët megjithatë vlerësojnë se progresi nuk mungon tërësisht. Kryenegociatorja kosovare rregullisht ankohet rreth moszbatimit të marrëveshjeve nga Beogradi, sidoqoftë ajo thotë se ka shembuj si është përmirësuar jeta e qytetarëve. Kryenegociatorja Tahiri vlerëson se me secilën marrëveshje teknike Serbisë po i mbyllet influenca në Kosovë. 12 Me marrëveshjen për regjistrat civil, sipas zv. Kryeministres Tahiri, do të mbyllen edhe zyrat paralele në Serbi të cilat lëshojnë dokumente për qytetarët serbë dhe të tjerë të Kosovës. Njëkohësisht kjo bëhet edhe për të plotësuar standardet e BE-së për qartësim librash civil e që është një nga kriteret për liberalizim të vizave. 13 Gjithashtu, sipas zv. Kryeministres Tahiri, tabelat ilegale serbe të makinave nuk do të lejohen në Kosovë pas 1 qershor, ndërsa tabelat e reja serbe do të konfiskohen menjëherë. Sa i përket lëvizjes së lirë Edita Tahiri thekson se deri më tash ka pas asimetri në këtë aspekt, sepse qytetarët e Serbisë kanë mundur të udhëtojnë në Kosovë ndërsa qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur, ndërsa me arritjen e marrëveshjes është vendosur reciprociteti, pra ka ndryshuar duke e pranuar se megjithatë ka akoma probleme. Ajo përmend kosovarët që jetojnë jashtë vendit apo studentët në vende si Vjena të cilët tani e kanë shumë më të lirë vizitën në atdhe. Edita Tahiri thotë se ka kontakte të vazhdueshme me kosovarët që jetojnë jashtë për të cilët pas marrëveshjes për liri të lëvizjes iu është liruar udhëtimi për së paku 300 euro duke i rënë tranzit përmes Serbisë. Marrëveshja për tregtinë e lirë sipas kryenegociatorës Tahiri ka vendosur reciprocitet në tregtinë e mallrave duke hequr embargon tre vjeçare që Serbia kishte vënë ndaj mallrave të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë si dhe ka ndikuar që edhe Bosnja të heq ndalesën për prodhimet e Kosovës. Mirëpo për ata që jetojnë në Kosovë dhe Serbi udhëtimi, sidomos me vetura private është bërë një luks që pothuajse e pamundëson qarkullimin e lirë për shkak të marrëveshjes për lëvizje të lirë. Znj. Tahiri e pranon se tarifat e sigurimit janë shumë të larta por thekson se është dashur të arrihej marrëveshja. Ajo thotë se qeveria kosovare ka insistuar në tarifa më të ulta, por ishte qeveria e Serbisë ajo që nuk është pajtuar. Borko Stefanoviq e pranon se menjëherë pas kësaj marrëveshje, kompanitë e sigurimeve e shfrytëzuan për përfitime të veta, mirëpo shefi i delegacionit serb e pranon se shembulli konkret për përmirësimin e jetës së qytetarëve momentalisht ende mungon. Ai i hedhë kategorikisht poshtë“spekulimet” e th ëna në Prishtinë siç i quan ai se i tërë procesi në fakt ka shërbyer vetëm për përparim të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “ Nuk është e vërtetë. Para se gjithash nëse kjo do të ishte një çmim aq i mirë ne do ta bënim shumë më përpara(arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal – v.j.), muaj më parë, për ta marrë 12 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill 2012. 13 Po aty. 10 statusin e kandidatit. Vetëm për t’ ju kujtuar, në dhjetor ne nuk e morëm këtë status sepse ka pasur propozime që ne thjeshtë nuk mund t’i pranonim. Një nga propozimet ka qenë që duhe t hequr fare rezolutë n 1244”, kujton Stefanoviq. Në takimin e shefave të shteteve të BE-së në mars të këtij viti Serbisë iu konfirmua statusi i kandidatit për anëtar të BE-së vetëm pasi u arrit marrëveshja pë r“bashk ë punim rajonal” n ë dialogun Prishtinë – Beograd. III. AMBIGUITETI, MUNGESA E QARTËSISË Në fakt i tërë procesi është karakterizuar me qëndrime të ndryshme që vinin nga të gjitha anët. Evropianët në fillim e trumbetuan procesin si diçka që do ndryshojë për të mirë jetën e qytetarëve, dhe më pas e bënë atë si kushtin kryesor për proceset integruese të të dyja vendeve. Duhet të shihet nëse për shembull‘ ruajta e qasjes dhe frymës pozitive’ në dialog me Serbinë do të jetë një kërkesë e BE-së në raportet vjetore të progresit apo edhe në konkluzionet e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën që pritet të publikohet në tetor 2012 nga Komisioni Evropian(KE). Ajo që karakterizonte të dy delegacionet e përfshira në këtë dialog janë qëndrimet e pak më shumë interpretimet tejet të ndryshme të asaj që ndodhte përgjatë dialogut. Jo rrallë herë edhe marrëveshjet e arritura, sidomos në ditët e para, në versionin serb dhe atë kosovar ishin aq të ndryshme sa që lirisht mund të bëhej pyetje nëse delegacioni i Prishtinës dhe ai i Beogradit ishin të përfshirë në dialogun e njëjtë? Ky dualitet ishte një mrekulli që mundësuan dizajnuesit e këtij procesi të cilën qeveritë në Kosovë dhe Serbi e eksploatuan maksimalisht. Në të gjitha rastet, si Prishtina, njëjtë edhe Beogradi thoshin se me marrëveshjet e arritura mes tyre ruhej rendi kushtetues i vendit që e përfaqësonin, megjithëse Kushtetuta e Kosovës e vlerëson atë si shtet të pavarur ndërsa në preambulën e kushtetutës së Serbisë Kosova është krejt e kundërta e të qenit të pavarur. Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut pothuajse asnjëherë nuk ka ndërhyrë në sqarimin e opinionit rreth paqartësive, ndërsa një mori vizitash që janë bërë si në Beograd, njëjtë edhe në Prishtinë i ashtuquajturi“leht ë sues” e vropian i dialogut, Robert Cooper asnjëherë nuk ka folur para gazetarëve për të sqaruar rrjedhën e procesit. Në fakt jo pak huti që ekzistojnë rreth këtij procesi as sot e kësaj dite nuk janë sqaruar, pavarësisht përpjekjeve të të tri palëve të përfshira që të heqin dyshimet se procesi ka anët negative të tij apo ndonjë agjendë të fshehur. Ka jo pak pyetje për të cilat opinioni në Kosovë dhe ai në Serbi ka ende dyshimet e veta: Ky dialog nisi për përmirësimin e jetës së qytetarëve apo për të shtyrë agjendën europiane para? I tërë procesi vërtetë po ndihmon qytetarët apo pushtetin e Boris Tadiqit dhe atë të Hashim Thaçit, si dy bashkëpunëtorët më të preferuar të Brukselit? Procesi ishte vërtetë teknik apo politik? Interpretimin e duhur dhe të pa-anshëm të marrëveshjeve e bën Brukseli apo kush? 11 Brukseli, të gjitha pyetjet e mësipërme asnjëherë nuk i ka sqaruar duke mos ndërhyrë në interpretimet diametralisht të kundërta që i janë bërë qoftë dialogut në tërësi apo dhe marrëveshjeve të arritura. Cooper e as shefja e tij, baronesha Catherine Ashton asnjëherë nuk e kanë thënë asnjë fjalë rreth ndryshimeve që kanë ndodhur përgjatë procesit. Përpos zyrtarëve evropian në Bruksel, përfaqësues shtetesh që folën ndryshe në një periudhë të caktuar dhe krejt ndryshe më pas janë edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së. Shteti gjerman, para takimit të fundit të vitit 2011 të Këshillit të BE-së e tha shumë qartë që Serbisë, pavarësisht se ishte duke marrë pjesë në dialog me Kosovën, nuk do i jepej statusi i kandidatit derisa cenon integritetin territorial të Kosovës. Qëndrimi i ashpër gjerman përfshinte heqjen e barrikadave nga veriu i Kosovës dhe heqjen e strukturave paralele të financuara nga Beogradi në territorin e Kosovës. Derisa futej në ndërtesën e Këshillit të BE-së, ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, vlerësoi se Gjermania nuk do ta jap votën pro dhënies së statusit të kandidatit për Serbinë derisa kjo e fundit nuk e ndryshon qasjen ndaj territorit të Kosovës. Me 30 nëntor Guido Westerwelle u deklarua për votën gjermane rreth dhënies së statusit të kandidatit Serbisë:“Po e them lirshëm dhe sinqerisht: nëse Serbia nuk e pranon integritetin territorial të Kosovës, atëherë ky është një nga kriteret në vendimin gjerman. Incidentet që ne kemi parë në veri të Kosovës, sigurisht që do të ndikojnë në shqyrtimet tona dhe ato e bëjnë perspektivën evropiane të Serbisë- që unë shoh se e dua, të cilën unë e mbështes – aspak të le htë”. Mirëpo ky qëndrim gjerman ndryshoi pothuajse në tërësi me t’u arritur marrëveshja për“Bashkëpunim Rajonal”, derisa strukturat e financuara nga Beogradi vazhdojnë të funksionojnë pa problem. Më 28 shkurt, duke folur sërish pak para nisjes së takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së, Westerwelle bëri këtë rivlerësim: “Vendimtare është që Evropa të mbajë fjalën. Ne i kemi thënë Serbisë që nëse i kryen reformat dhe nëse ulet në tavolinë bisedimesh me Kosovën dhe arrin marrëveshje atëherë e merr statusin e kandidatit”. Në prononcimin e tij për këtë studim, Borko Stefanoviq, ka thënë se i tërë procesi i dialogut po dë shmon se“politika e qeveris ë serbe, edhe Evropën edhe Kosovën po funksionon”. Standardet e dyfishta? Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes“Bashk ë punimi Rajonal” e pak m ë shumë pas marrjes nga Serbia të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE, opozita, mediat dhe shoqëria civile në Kosovë akuzuan qeverinë hapur se duke bërë kompromise vetëm sa e ndihmoi Beogradin të avancojë së tepërmi drejt Brukselit. I mendimit se po aplikohen standarde të dyfishta në raport me Kosovën dhe Serbinë është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, zoti Jakup Krasniqi, i cili në një intervistë për një të përditshme u shpreh se bashkësia ndërkombëtare“ për serbët ndoqi një politikë toleruese të pakuptimtë, ndërsa ndaj shumicës shqiptare ndoqi politika mosbesuese.” 14 Serbia ka vazhduar me arrestimin e qytetarëve të Kosovës pavarësisht dialogut dhe“normalizimit” të marrëdhënieve. Vetëm gjatë muajit prill Serbia ka arrestuar pesë qytetarë të Kosovës bazuar në aktakuza të kohës së Millosheviçit, përfshirë edhe arrestimin e dy policëve kosovarë në kufi me Serbinë. Nga ana e qeverisë së Kosovës ka pasur vetëm akuza ndaj Serbisë se ajo është“anti- evropiane” e m oralizime të ngjashme por jo veprime konkrete. 14 Shekulli ONLINE“Hymë pa konsensus në dialog me Serbinë”. Intervistë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi për ga zetën “Shekulli”. 16 prill 2012. 12 “Incidentet” nga të dyja anët Robert Cooper i quan veprime për të ardhur keq duke refuzuar që të komentojë mbi“çështje specifike”. 15 Cooper ka reaguar ashpër pas një sulmi që i është bërë në Prishtinë një delegacioni qeveritar serb që gjendej në Kosovë për çështjet e marrëveshjes rreth kadastrës. Mirëpo askush në Bruksel nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për arrestimet spektakulare të dy policëve kufitarë kosovarë dhe fotot nënçmuese të kapjes së tyre, as për arrestimin e zyrtarëve dhe qytetarëve kosovarë nga shteti serb, vrasjen e një shqiptari në veri përmes një akti terrorist dhe incidente të tjera te theksuara. Arsyetimi i tyre ishte, Cooper reagon vetëm për çështje që kanë të bëjnë me dialogun, për të tjerat, ne kemi përfaqësuesit tanë në Kosovë. Mirëpo akuzat se nga dialogu po përfiton vetëm Beogradi, përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës i quajnë të padrejta pasi sipas tyre edhe Kosova ka përfituar shumë nga ato që shefja e delegacionit kosovar në këtë dialog i quante“shp ërblime të Bashkimit Evropian për Kosovë n”. Argumenti qeveritar i Kosov ës flet pë r“definimin p ërfundimtar të perspektivës evropiane të Kosovë s” duke i hapur rrug ë në mënyrë më të qartë se më parë proceseve që do të mund ta çojnë Kosovën para në këtë rrugëtim. Këtu përfshihet edhe vendimi për të nisur studimin e fizibilitetit i cili në rast se del pozitiv hap rrugën për të arritur deri te marrëveshja për stabilizim dhe asociim mes Kosovës dhe BE-së. Ndonëse kjo gjë është ende e largët, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do e hap perspektiven evropiane të Kosovës. IV. LEGALITETI, SOVRANITETI DHE ZBATIMI Dyshimet e shumta që e kanë karakterizuar tërë dialogun mund të kenë origjinë në nisjen e tij pa e pasur miratimin e Kuvendit të Kosovës e as debat në organin më të rëndësishëm vendimmarrës të shtetit. Mund të thuhet se dialogu filloi me përkrahje dhe presion të qartë ndërkombëtar, por pa u siguruar nëse qeveria e Kosovës vërtetë e ka përkrahjen e brendshme për këtë proces. Përpos kësaj, edhe shtatë marrëveshjet e arritura gjatë 12 muajve të procesit dialogues për të cilat Prishtina dhe Beogradi u pajtuan nuk e kanë pajtimin e parlamenteve përkatëse. Shefi i delegacionit serb në këtë dialog, Borko Stefanoviq sqaron se asnjë nga shtatë marrëveshjet nuk janë ndërkombëtare dhe kjo mund të kuptohet edhe nga mungesa e nënshkrimeve dhe vulave në dokumentet ku janë të shkruara“ujdit ë” mes Prishtin ës dhe Beogradit. “Këto marrëveshje janë në mes të dy palëve që në fakt zgjidhin probleme konkrete dhe për këtë arsye nuk duhet të ratifikohen. Nëse Kosova arrin‘Marrëveshje Ndërkombëtare’ me ShBA-të p.sh., siç e keni pasur së fundi(Marrëveshja e nënshkruar nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i ShBA-ve, Christopher Dell), ju lutem krahasoni atë marrëveshje me marrëveshjet Stefanoviq – Tahiri. Aty do shihni një gjë me rëndësi që mungon dhe kjo është nënshkrimi. Gjithashtu Edita Tahiri mund të jetë e emëruar që edhe të nënshkruajë, mirëpo unë nuk e kam atë të drejtë. Pozicioni jonë është i qartë, ne nuk arrijmë ‘Marrëveshje Ndërkombëtare’ me Kosovën sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Nëse ju arrini‘ Marrëveshje Ndërkombëtare’ atëherë ju e ratifikoni atë në Parlament. Ajo që është kurioze, opozita jonë po e përdor të njëjtin argument si opozita në Prishtinë, në shumë raste. Një nga argumentet e opozitës këtu është‘ pse nuk i sillni marrëveshjet për ratifikim?’ Ata nuk arrijnë të kuptojnë që nëse ne e bëjmë këtë ne do të njihnim Kosovën si shtet të pavarur dhe kjo është baza e 15 Komunikim me email me Robert Cooper. Prishtinë – Bruksel, 16 prill 2012. 13 pol itikës së tyre për Kosovën. Pra, ata po minojnë pozicionet e tyre” është sqarimi që bën Stefanoviq. Opozita kosovare ende nuk e ka saktësisht të qartë pse qeveria nuk i ka dërguar marrëveshjet në Parlament, mirëpo sqarimi që jep Stefanoviq mund të jetë arsyeja. Deri me tash qeveria e ka mbajtur këtë proces larg vendimmarrjes dhe ndikimit parlamentar. Duke i sjellë marrëveshjet në Kuvend opozita do të mund të ushtronte më shumë ndikim në procesin e dialogut. Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon 2/3 e votave të të gjithë deputetëve(apo 80 vota) dhe koalicionit qeverisës do t’i duheshin edhe votat e partive opozitare. Në këtë mënyrë qeveria do të varej nga opozita dhe do t’i duhej t’i merrte parasysh edhe vërejtjet dhe kërkesat e opozitës, ose të paktën të një pjese të saj. Qëllim tjetër i opozitës mund të jetë që edhe përmes ratifikimit të konkluzioneve ose sjelljes së tyre në Kuvend për këtë qëllim, t’iu jepet atyre karakter ndërkombëtar. Kjo pastaj do ta vendoste Kosovën në pozicion të barabartë shtetëror me Serbinë, të paktën sipas pikëpamjes kosovare, pasi që do të bëhej fjalë për marrëveshje mes dy shteteve dhe jo“mes Prishtinës e Beogradit”. Në mbështetje të kërkesës së partive opozitare është edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi, pika 9 e së cilës, siç thuhet në rezolutë, e rikonfirmon të drejtën kushtetuese të Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat i nënshkruan qeveria e Kosovës. 16 Mirëpo ky nen nuk i jep pushtet Kuvendit përmbi qeverinë sepse e ka një kleçkë. Këto marrëveshje nuk po quhen “marrëveshje ndërkombëtare” dhe as nuk janë të nënshkruara por vetëm po adoptohen nga BE-ja si konkluzione të përbashkëta të të tri palëve. Prandaj si të tilla këto marrëveshje nuk mbulohen nga kjo rezolutë sa i përket ratifikimit të tyre në parlament. Edhe sipas kryenegociatores Tahiri fakti që këto marrëveshje nuk janë të nënshkruara ato nuk kanë nevojë të ratifikohen. 17 Ajo i quan marrëveshje ndërkombëtare megjithatë, marrëveshjet e arritura me Serbinë në Bruksel, mirëpo thotë se janë konceptualizuar nga BE-ja si konkluzione dhe arsyeja pse ato nuk kanë nënshkrime ka të bëjë me dallimet rreth statusit. Në fakt, të dy qeveritë, ajo në Prishtinë dhe ajo në Beograd duke mos i dërguar marrëveshjet për të marrë aminin e parlamenteve rrezikojnë që në rast se vijnë në pushtet forca të tjera politike, të mos i respektojnë ato. Teorikisht këto marrëveshje mund të hidhen poshtë nga cilado forcë politike tjetër që mund të vijë në pushtet në Serbi apo Kosovë. Këtë e pranojnë të gjithë, veçanërisht Vetëvendosje! në Kosovë e cila e konfirmon qëndrimin mosnjohës ndaj këtyre marrëveshjeve të cilat i konsideron“marr ëveshje private të Hashim Thaçit dhe Edita Tahirit”. Në Serbi qëndrimin më të ashpër ndaj dialogut e mban partia e ish-kryeministrit serb Vojislav Koshtunica, ndërsa gjatë fushatës parazgjedhore kreu i Partisë Përparimtare Tomislav Nikoliq ka paralajmëruar që nëse vjen në pushtet nuk do t’ i zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun Prishtinë – Beograd. Këtë problem si duket e kanë paraparë ndërmjetësit ndërkombëtar kur i kanë quajtur konkluzione dhe jo marrëveshje. Sqarimi i Bashkimit Evropian është se kjo çështje iu takon vet palëve dialoguese. “Ju takon qeverive q ë vet të vendosin se si do e trajtojnë parlamentin dhe të vendosin se çfarë duhet ratifikuar. Ka disa raste kur nevojitet legjislacion për implementim në lidhje me atë që palët janë 16 Republika e Kosovës, Kuvendi“REZOLUTË Për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”. N r. 04-R-001. Prishtinë, 10 mars 2011. 17 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill, 2012. 14 pajtuar, p.sh. një rast i tillë mund të jetë çështja me kadastrat. Pra parlamenti natyrshëm do të përfshihet në këtë pjesë. Në raste të tjera, p.sh. vulat doganore, mund të kryhen përmes vendimeve administrative. Kjo nuk e përjashton parlamentin që të debatoj nëse kë shtu vendosin ata”, është mënyra se si e sqaron përfshirjen e Parlamentit në lidhje me marrëveshjet, Robert Cooper. Mirëpo për komentatorin e gazetë s serbe,“Politika”, Bos hko Jakshiq vet fakti që këto marrëveshje janë arritur nën kujdesin e BE-së, por edhe Uashingtonit, është garanci e mjaftueshme për jetëgjatësinë e marrëveshjeve. BE po zhvillon një armë te fshehtë në bazë të së cilës do të sigurojë që palët do të respektojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel. BE do të integrojë zbatimin e marrëveshjeve në raportet e saja vjetore të progresit. Kjo do të thotë që vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve shndërrohet në kusht për avancimin gradual dhe anëtarësimin eventual të Kosovës dhe Serbisë në BE. Kjo armë bëhet edhe më e fuqishme kur kemi parasysh se dialogu Kosovë – Serbi përkrahet theksueshëm nga vendet anëtare të BE-së dhe ShBA-ve. Kronologjia e Dialogut Kosovë-Serbi Temat/ Çështjet Raundi I Dokumentacioni Kadastral, Regjistrat Civil, Vulat Doganore, CEFTA Raundi II Energjia, Telekomunikacioni, Dokumentacioni Kadastral, Regjistrat Civil Raundi III Liria e Lëvizjes, Njohja e Diplomave, Energjia, Telekomunikacioni, Regjistrat Civil, Dokumentacioni Kadastral, Vulat Doganore Raundi IV Të pagjeturit, Trashëgimisë Kulturore, Njohja reciproke e Diplomave Raundi V Arrihet ujdi për Lëvizjen e lirë, Njohjen Reciproke të Diplomave dhe Regjistrave civil Raundi VI Anulohet Raundi VI – Serbia nuk paraqitet në takim për shkak të mosgatishmërisë për njohjen e vulave të doganave të Kosovës. Qeveria e Kosovës të nesërmen më 20 korrik vendos embargo ndaj mallrave të Serbisë në emër të reciprocitet Raundi VI Arrihet ujdi për Vula Doganore dhe Dokumentacionin Kadastral Raundi VII Anulohet Raundi VII- Serbia nuk paraqitet në takime Raundi VII Bashkëpunimi Rajonal, Telekomunikacioni, Energjia, IBM Raundi VIII IBM Raundi VIII Arrihet ujdi për IBM; Diskutohet Bashkëpunimi Rajonal, Telekomunikacioni, Energjia Raundi IX Arrihet ujdi për Bashkëpunim dhe Përfaqësimin Rajonal dhe Protokollin Teknik për Zbatimin e Marrëveshjes për IBM Data 8/9 mars 2011 28 mars 2011 15 prill 2011 17/18 maj 2011 2 korrik 2011 19 korrik 2011 02 shtator 2011 28 shtator 2011 21/22 nëntor 2011 30 nëntor 2011 02 dhjetor 2011 24 shkurt 2012 Politika e BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit në tërësi mbetet ajo e paqes dhe stabilitetit në oborrin e saj. Bashkimi Evropian synon të normalizojë marrëdhëniet mes shteteve dhe popujve në rajon dhe në kuadër të kësaj politike shumë“detaje” injorohen e anashkalohen. Është e qartë që për BE-në situata në Serbi dhe ndërveprimi i balancës së forcave atje është më thelbësore sesa në Kosovë. Kosova është“nën kontroll” dhe pozita e kryeministrit Thaçi është mjaft stabile për ta vazhduar dialogun pa tronditje serioze. Serbia, në anën tjetër, duhet të ndihmohet, shikuar nga perspektiva rajonale e BE-së, sepse atje vazhdojnë të jenë mjaft të forta rrymat radikale e nacionaliste. Duke luajtur me këtë balancë të rrezikshëm forcash Serbia ka siguruar përkrahjen pothuajse të pakusht të BE-së dhe, mund të shtojmë, shpesh në kurriz të Kosovës duke imponuar zgjidhje të padëshiruara dhe jopopullore si fusnota me referencë 1244-shin si formë e përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale. Ndaj Kosovës si palë më e dobët në këtë dialog vazhdon të ushtrohet më shumë trysni dhe të kërkohen kompromise. Sidoqoftë, duke kujtuar brishtësinë që e karakterizon politikën ballkanase, qëndrueshmëria e këtij procesi dhe pak më shumë e rezultateve të tij lë jo pak për të dëshiruar derisa ligjërisht marrëveshjet mund të bien poshtë me lehtësinë më të madhe. Mirëpo pavarësisht deklarimit të Tomislav Nikoliçit se ai nuk është i obliguar që t’i zbatojë marrëveshjet me Kosovën, Borislav Stefanoviç mendon se 15 Nikoliçi por edhe Koshtunica pavarësisht retorikës së tyre kundër dialogut, në fund nuk do t’i zhbëjnë marrëveshjet dhe ta ndalin dialogun. Gjasat për këtë janë minimale sipas Stefanoviçit. Ndërsa Boshko Jakshiç mendon se teorikisht ekziston opsioni i ndalimit të dialogut dhe moszbatimit të marrëveshjeve nga qeveri të ardhshme, mirëpo realisht ai mendon se as në Serbi e as në Kosovë askush nuk do ta ndalojë dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve. 18 Sipas tij as Nikoliçi nuk guxon të rrezikojë të konfrontohet me BE-në dhe të izolohet. V. IMPROVIZIME, MUNGESË TRANSPARENCE DHE LLOGARIDHËNIE Një gjë tjetër e paqëndrueshme janë edhe temat dhe agjenda në tërësi e procesit të dialogut. Ndonëse për këto dy pika të gjitha palët e përfshira në proces e pranojnë se ato nuk janë definuar paraprakisht. Duke e pë rdorur si arsyetim“p ër tema duhet të pajtohemi të gjithë”, Brukseli dhe t ë dy qeveritë, në Prishtinë dhe ajo në Beograd thonë se nuk ka një listë përfundimtare të temave të ardhshme e as një afat kohor se deri kur do të vazhdojë ky dialog. Temat që dihet tash për tash se do të diskutohen janë energjetika dhe telekomunikacioni. Këtë e konfirmojnë Robert Cooper, Edita Tahiri dhe Borislav Stefanoviçi. Arritja e këtyre dy marrëveshjeve duket të jetë e largët për shkak të pozicioneve të largëta të të dy palëve. Pala kosovare insiston që për zonat e banuara me serb në veri të Kosovës energjia dhe telekomunikacioni të ofrohen nga kompani nënkontraktuese të KEK-ut dhe PTK-së(ose IPKO-së) të cilat do të përzgjidheshin sipas ligjeve të Kosovës duke respektuar parimet e tregut të lirë dhe konkurrencës. 19 Ndërsa pala serbe kërkon që ato shërbime të ofrohen nga kompani serbe duke shmangur kështu konkurrencën dhe tregun e lirë. Si tema të mundshme të ardhshme për dialog janë përmendur edhe transporti ajror dhe veriu. Pas përfundimit të zgjedhjeve në Serbi dhe me themelimin e qeverisë së re atje tema më e nxehtë për diskutim do të jetë veriu. Kohëve të fundit janë shtuar zërat ndërkombëtarë që kërkojnë nga qeveria e Kosovës që të ofrojë plan gjithëpërfshirës për integrimin e veriut. Tash për tash opinioni nuk e di sesi do të duket zgjidhja për veriun. Sipas të gjitha gjasave veriu do të jetë pjesë e dialogut në Bruksel pasi kjo duket të jetë korniza e përshtatshme edhe për këtë çështje. Edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të vitit 2011 ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të ofrojë një platformë gjithëpërfshirëse për veriun. Veriu ka qenë pjesë integrale e të gjitha komunikimeve dhe fjalimeve të Komisionerit për Zgjerim Stefan Fule rreth Kosovës. Sidoqoftë qeveria kosovare thotë se dialogu është teknik dhe do të vazhdojë të jetë teknik deri në fund dhe se veriu asnjëherë nuk do pranohet si temë e dialogut Prishtinë – Beograd. Por këto tema nuk duken të jenë temat përmbyllëse të dialogut. Askush nuk e posedon një listë përfundimtare të temave për dialog dhe askush nuk flet për një afat kohor të dialogut, se kur mund të përmbyllet ai. Kjo është edhe një prej kritikave të opozitës kosovare e cila shprehet se nuk dihet as afati kohor dhe as agjenda e çështjeve për dialog. As BE-ja nuk ka një përgjigje të qartë. Sipas zotit Cooper ka akoma punë për t’u bërë duke shpresuar që ato(punët) të bëhen sa më shpejt. 20 Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Baroneshës Ashton, është shprehur në një intervistë për gazetë n“Z ë ri” se dialogu nuk ka as afat e as listë të temave të përcaktuar paraprakisht pasi përgjatë procesit nëse paraqitet nevoja dhe palët pajtohen, atëherë mund të shtohen tema të reja në agjendë. Sipas 18 Intervistë me Boshko Jakshiç. Beograd, 4 prill 2012. 19 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill 2012. 20 Komunikim me email me Robert Cooper. Prishtinë – Bruksel, 16 prill 2012. 16 Kocijançiq temat përcaktohen edhe“përgjatë rrugës” nëse ndonjë temë imponohet nga rrethanat siç ishte rasti me pikat kufitare që u fut në dialog pas intervenimit të ROSU të 25 korrikut 2011. Sipas zotit Cooper temat për dialog, thuajse me ndonjë magji“zgjidhen vetvetiu”. Shumica e tyre zgjidhen me pajtimin e të gjitha palëve, shton ai, dhe bazuar në“acquis”(legjislacionin e BE-së) si p.sh. lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve. 21 Një temë që ka hyrë në dialog si kërkesë e palës kosovare sipas zotit Cooper është çështja e njohjes së diplomave universitare. Në anën tjetër Stefanoviç është shprehur se asnjë temë e propozuar nga Prishtina nuk është pranuar. Të gjitha çështjet që janë diskutuar dhe arritur marrëveshje për to kanë qenë të propozuara nga Beogradi. 22 Këtë qëndrim e mban edhe partia më e madhe opozitare LDK-ja përfaqësueses të së cilës janë shprehur se e vetmja palë që përcakton agjendën dhe rezultatin e bisedimeve është Serbia. 23 Kryenegociatorja Edita Tahiri thotë se asnjë nga këto nuk janë të vërteta pasi qeveria e Kosovës e ka pasur të hartuar një platformë përmes së cilës para se të fillonte dialogu e kanë pasur një listë temash të propozuara nga ta për të cilat më pas është diskutuar gjatë dialogut. Kosova ka një listë të gjatë temash që duhet të kërkojë që të diskutohen me Serbinë duke filluar nga reparacionet e luftës, dëmet dhe plaçkitjet e kompanive shoqërore kosovare gjatë viteve ‘90, trashëgiminë e pronave jugosllave, të zhdukurit gjatë luftës, dëmet e shkaktuara ndaj personave fizik, etj. (Mos)Transparenca e arsyeshme? Prej fillimit ky dialog është karakterizuar nga një mungesë transparence e theksuar. Transparenca ka munguar nga të trija palët dhe kjo ka shkaktuar frikë e pasiguri në të dy vendet. Për çudi këto marrëveshje shumicën e rasteve nuk janë publikuar as nga BE-ja, përkatësisht zyra e Baroneshës Ashton dhe i deleguari i saj në këtë dialog Robert Cooper edhe pse transparenca dhe llogaridhënia promovohen si vlera evropiane. Cooper është shprehur se ndoshta është dashur të“përpiqen më sistematikisht” për të qenë transparent. 24 Por sipas ndërmjetësit të BE-së kur je në mes të procesit negociues nuk është fort e udhës të diskutohen çështjet në publik.“Është e vërtetë se nganjëherë ka pasur huti dhe keqkuptime por kjo është pothuajse e pashmangshme dhe zakonisht gjendet një zgjidhje”. 25 As qeveria e Kosovës nuk i ka publikuar marrëveshjet e arritura në Bruksel. Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, e arsyeton gjithashtu mungesën e transparencës(ndonëse e mohon se ajo ka munguar) me ndjeshmërinë e procesit duke deklaruar se kemi qenë transparent aq sa na ka lejuar natyra e negociatave. 26 Mirëpo Tahiri deri më tani ka raportuar vetëm dy herë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe pse sipas rezolutës së Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë qeveria obligohet të raportojë në“baza të rregullta” për këtë proces 27 . Sidoqoftë askund në rezolutë nuk sqarohet se çfarë periudhe kohore nënkuptohe t me shprehjen“baza të rregullta”. Në prill të vitit 2011 ajo kishte raportuar për herë të parë para Komisionit për Punë të Jashtme për dialogun me Serbinë, dhe pak kohë më pas raportoi për herë të dytë kur qeveria e Kosovës ishte thirrur në interpelancë nga opozita për të diskutuar për të njëjtën temë në Kuvendin e Kosovës. Përveç këtyre dy rasteve nuk ka pasur raportim apo debat tjetër institucional rreth dialogut, ndonëse kjo çështje është ngritur shpesh në Kuvend nga përfaqësuesit e opozitës jashtë rendit të ditës. Debati kuptimplotë megjithatë ka munguar. 21 Po aty. 22 Intervistë me Borko Stefanoviç. Beograd, data: 04 prill 2012. 23 “Qëndrimi i LDK-së rreth dialogut Kosovë- Serbi”. Komunikim me email. Prishtinë, 9 prill 2012. 24 Komunikim me email me Robert Cooper. Prishtinë – Bruksel, 16 prill 2012. 25 Po aty. 26 Intervistë me Edita Tahirin. Prishtinë, 13 prill, 2012. 27 Republika e Kosovës, Kuvendi“REZOLUTË Për dialogun midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”. Nr. 04-R-001. Prishtinë, 10 mars, 2011. 17 Albin Kurti, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, ka publikuar në muajin mars dy ftesa që ky komision ia ka dërguar zëvendëskryeministres Tahiri. Në ftesën e parë znj. Tahiri i kërkohet të raportojë para komisionit për“procesin e dialogut Kosovë – Serbi”, ndërsa në të dytën i kërkohen marrëveshja për përfaqësimin rajonal dhe ajo për menaxhimin e integruar të kufijve. 28 Sipas artikullit në fjalë kryenegociatorja Tahiri nuk i është përgjigjur akoma ftesës për raportim për dialogun, ndërsa ka dërguar ndërkohë vetëm marrëveshjen për përfaqësim rajonal në kryesinë e kuvendit. Rezoluta e Kuvendit, neni 6, e përcakton se i/e emëruari i kryeministrit për dialogun do të raportojë në baza të rregullta para Komisionit për Punë të Jashtme dhe komisionet tjera përkatëse të Kuvendit si dhe do të raportojë në seanca plenare të Kuvendit të Kosovës. Të tri partitë më të mëdha opozitare kanë kritikuar qeverinë e Kosovës dhe kryenegociatoren Tahiri se nuk kanë qenë transparent në këtë proces. Ato janë ankuar se nuk janë informuar mirë, se janë informuar përmes mediave apo kanaleve diplomatike por jo përmes rrugëve institucionale duke akuzuar qeverinë se kështu ka shkelur edhe rezolutën e Kuvendit të Kosovës për dialogun. 29 Opozita po ashtu akuzon se procesi qysh nga fillimi nuk ka qenë i përgatitur mirë, pa qëllime të qarta të caktuara, pa agjendë të definuar, pa afat kohor të qartë dhe pa përfitime konkrete për Kosovën, kërkesa këto që po ashtu burojnë nga rezoluta e Kuvendit. Neni 5 i kësaj rezolute e obligon qeverinë që“t’ia paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës dokumentin themelor të dialogut brenda afatit ligjor”, ndon ëse as këtu nuk specifikohet se çka në nkuptohet me“afat ligjor”. Dokumenti themelor nuk është prezantuar asnjëherë para Kuvendit të Kosovës. Por Tahiri thotë se asnjë nga vlerësimet nuk janë të vërteta pasi ajo dhe ekipi i saj i kanë dërguar të gjitha marrëveshjet në Kuvend me kohë. Përpos kësaj ajo thotë se ka raportuar në komisionin përkatës parlamentar për çështjen e të pagjeturve si dhe është përgjigjur në pyetjet parlamentare për lëvizjen e lirë, tabelat e automjeteve, bashkëpunimin rajonal dhe trashëgiminë kulturore. Kryenegociatorja Tahiri thotë se platforma qeveritare ekziston dhe e shpjegon sesi funksionon ajo. Sipas saj platforma e thotë qartë që për çdo çështje që diskutohet përgjegjëse janë ministritë e linjës. Për një çështje të caktuar, përgjegjëse është ministria përkatëse e cila ia jep edhe ekipin e vet kryenegociatores Tahiri dhe ia ofron platformën biseduese për çështjen përkatëse. D.m.th. për secilën çështje janë përgjegjëse ministritë përkatëse, ndërsa znj. Tahiri si kryenegociatore i përket që në dialog të gjejë zgjidhjen brenda asaj platforme. Edhe nëse situata evoluon dhe kërkohet dalje nga ajo platformë, ajo, sipas kryenegociatores kosovare, sugjerohet dhe lejohet vetëm nga ministria përkatëse dhe znj. Tahiri ka vepruar konform kësaj vetëm kur ka marrë letrën që lejon një dalje të tillë nga platforma nga ministri përkatës. Edhe opozita në Serbi ka akuzuar për marrëveshje të fshehta duke thurur konspiracione të tipit “kush e di se për çf arë janë pajt uar ata në Bruksel”. 30 Sipas Stefanoviçit ata i kanë publikuar të gjitha marrëveshjet menjëherë pas arritjes së tyre dhe ua kanë dërguar ato opozitës dhe mediave, por kjo mohohet nga Boshko Jaksh iç nga gazeta“Politika”. 31 Ai kujton hutinë në Serbi rreth marrëveshjes pë r“Bashk ë punim Rajonal” e cila p ërmban formulën e përfaqësimit të Kosovës në takime rajonale “ pa paragjykim të pozicioneve ndaj statusit, në linjë me rezolutën 1244 dhe opinionin këshillëdhënës të GjND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.” Sipas Jakshiç jo vetëm qytetarët e rëndomtë 28 Zëri INFO“Dy letra: arroganca si përgjigje” autor Albin Kurti. 28 mars 2012. 29 Komunikim me AAK, LDK dhe LVV. 30 Intervistë me Borko Stefanoviç. Beograd, 3 prill 2012. 31 Intervistë me Boshko Jakshiç. Beograd, 4 prill 2012. 18 serbë, por as mediat nuk e kanë ditur që kjo marrëveshje e afekton vetëm Komisionin Evropian dhe Këshillin e BE-së por jo dhe institucionin e tretë të BE-së, Parlamentin Evropian. Këtë sipas Jakshiçit serbët e kanë kuptuar pasi është miratuar një rezolutë në Parlamentin e BE-së ku hidhej poshtë pranimi i rezolutës 1244 dhe i bëhej thirrje pesë vendeve të BE-së(Spanjës, Qipros, Greqisë, Sllovakisë dhe Rumanisë) që ta njohin Kosovën si shtet. Sidoqoftë komentatori i“Politika” e arsyeton deri diku mungesën e publikimit të marrëveshjeve me kohë dhe mungesën e transparencës me ndjeshmërinë e procesit. Sipas Jakshiçit udhëheqësit politik duhet të jenë të guximshëm, të marrin vendime politike për më të mirën e vendit të tyre dhe ta marrin përgjegjësinë për to. Mirëpo nëse palët duan që ky dialog të ketë sukses, e sidomos BE-ja si ndërmjetëse atëherë ato duhet të sigurohen që qytetarët janë të informuar drejt, që ka një debat produktiv brenda shoqërive përkatëse dhe që, mbi të gjitha, palët dialoguese trajtohen barabartë. VI. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja ka qenë një ndër çështjet më kontradiktore politike për më shumë se një vit në të dyja shtetet. Bisedimet kishin për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarit dhe të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe avancimin e tyre drejtë BE-së. Përderisa drejt qëllimit të fundit është arritur përparim, sidomos për Serbinë, e cila fitoi statusin e kandidatit, jeta e qytetarit nuk duket të jetë përmirësuar – sidomos për shqiptarët në jug të Serbisë të cilëve marrëveshja për lëvizje të lirë u solli barriera financiare. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndoshta në gjendje më të acaruar tani sesa që ishin para fillimit të dialogut. Perspektiva evropiane për Kosovën u qartësua sadopak, edhe pse Kosova asnjëherë nuk ka pasur probleme sa i përket zbatimit të kushtit për bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë dhe BE do të duhej t’i ofronte Kosovës perspektivë evropiane pa kushte shtesë. Pas një viti dialogim, u arritën shtatë marrëveshje por progresi rreth zbatimit të tyre mbetet i mangët. Procesi është zhvilluar pa konsultime dhe përfshirje kualitative te hisedarëve të brendshëm, ndërsa llogaridhënia ndaj Kuvendit ka qenë e limituar. Ky dialog duket se është zhvilluar më afër BEsë sesa qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre. Bashkimi Evropian planifikon të inkorporojë zbatimin e marrëveshjeve si pjesë të Raportit të Progresit për Kosovën dhe Serbinë. Me këtë veprim, dialogu dhe rezultatet e tij mishërohen me kriteret e anëtarësimit për të dyja vendet. Bazuar në të gjeturat e këtij studimi, sugjerohen rekomandimet në vijim: Me qëllim që palët të jenë në gjendje të përgatiten mirë dhe të zhvillojnë konsultime të brendshme kualitative paraprake, agjenda e takimeve duhet të jetë e qartë dhe procesi i planifikuar. Para fillimit të rundit të radhës duhet të bëhet identifikimi i të gjitha çështjeve të hapura dhe akordimi i agjendës si dhe përcaktimi i temave dhe afateve kohore; Me qëllim që të sigurohet qëndrueshmëri, është e domosdoshme që transparenca dhe llogaridhënia të rritet dhe palët të jenë më sistematike në këtë aspekt. Autoritetet duhet të synojnë aktivisht të arrijnë konsensus të brendshëm; Kuvendi të integrohet në proces ndërsa qasja, debatet dhe zhvillimi i pozicioneve të hisedarëve të jenë konstruktive dhe në interes të publikut dhe qytetarëve; BE si lehtësues dhe SHBA si pjesëmarrës aktiv, të sigurojnë barabarësi mes palëve si gjatë dialogimit dhe përcaktimit të temave, ashtu edhe në përmbajtjen e marrëveshjeve të arritura. Trajtimi i palëve si të pabarabarta e bën procesin të paqëndrueshëm; 19 Autoritetet e Serbisë t’i adresojnë më me përpikëri obligimet e marra në dialog si dhe të ndërmarrin veprime që shpien tek përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe shkëputen nga politikat e saja të së kaluarës në mënyrë që mos të pengohet përmirësimi i stabilitetit rajonal dhe avancimi drejt BE-së; BE të jetë më pro-aktive dhe sistematike rreth monitorimit të zbatimit të marrëveshjeve si dhe të intervenojë – pa dallim për të dyja vendet – duke siguruar që marrëveshjet zbatohen; Përkrahje e BE-së me një asistencë teknike të pavarur profesionale me një fond incidental që do të ndihmonte zbatimin e marrëveshjeve do ta përmirësonte dukshëm procesin dhe zbatueshmërinë dhe do të rriste besimin në të dyja vendet; Ekzekutim i vullnetit politik të deklaruar të BE-së rreth avancimit të Kosovës dhe materializimit të perspektives së saj evropiane, sidomos me(a) Vlerësimin në tetor për fillim të negociatave për Marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim;(b) Futjen sa më parë të Kosovës në listë të bardhë të Shengenit në mënyrë që të përfundojë izolimi i padrejtë i qytetarëve; si dhe(c) Të ndikojë te pesë shtetet mosnjohëse të BE-së për një qasje më të hapur dhe kooperuese ndaj Kosovës; Këto masa do ta rrisnin besimin e qytetarëve të Kosovës në integrimin evropian, në procesin e dialogut si dhe do ta bënin atë më të prekshëm dhe përfitues edhe për qytetarët e Kosovës duke ndikuar kështu që të rritet besimi se ky dialog nuk është vetëm për Bashkimin Evropian dhe Serbinë por edhe për ta përmirësuar jetën e tyre. 20