Policy Brief Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Ndikimi që pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka pasur në rendin politik të Evropës, arkitekturën e sigurisë dhe mirëqenien ekonomike – duke mos harruar humbjen e madhe të jetëve të pafajshme civile – është kolosal. Ballkani Perëndimor, një rajon ende i prirur për paqëndrueshmëri ku në shumë raste strukturat e qeverisjes ende nuk janë konsoliduar, e ka ndjerë efektin e plotë të ndikimit të luftës në Ukrainë. Jeta Loshaj Janar 2024 Arkitektura e sigurisë së Ballkanit Perëndimor do të përcaktohet nga mënyra se si BE-ja dhe NATO-ja do të reagojnë. BE, NATO, dhe shtetet e BP duhet të punojnë bashkarisht më shumë për të eliminuar oportunizmin e Rusisë për ndikim në mënyrë që rajoni të mos devijojë nga rruga e tij drejt integrimit euroatlantik. Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Rekomandimet kryesore: Perspektivat për anëtarësimin në NATO: Integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në NATO do të ishte një zhvillim pozitiv sepse do të sillte konsolidimin e plotë të gjithë krahut jugor në NATO, gjë që gjithashtu do t'i dërgonte një mesazh të qartë Rusisë. Të ndalohen politikat e zbutjes – të shpërblehen shtetet që përputhin politikat e tyre me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së(PPJS): Përderisa BE-ja i ka dërguar ndihmë Ukrainës që nga pushtimi rus, dhe madje i ka dhënë asaj statusin e vendit kandidat, shtetet e BP që u bashkuan me BE-në në sanksionimin e Rusisë(përveç Serbisë) dhe janë të cënuara nga kërcënime të ngjashme, nuk kanë marrë "shpërblime" të tilla. Më shumë punë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale /punëve të papërfunduara: BE nuk duhet të lejojë që punët e papërfunduara të përkeqësohen në BP, siç është Dialogu Kosovë-Serbi, ose stagnimi Maqedoni e Veriut-Bullgari. Këto çështje stagnuese pengojnë parashikueshmërinë, gjë që i lejon Rusisë mundësinë për të luajtur një rol keqdashës. Të ketë një rrugë të qartë dhe qasje të bazuar në merita drejt anëtarësimit në BE: BE duhet të përcaktojë një afat kohor se kur shtetet e BP mund të bëhen anëtare. Kjo do të nxiste qeveritë përkatëse që të përmbushin më shpejt kriteret e pranimit, dhe në këmbim, të marrin anëtarësimin. Poashtu, BE-ja duhet të bëhet një ofrues më i fortë i sigurisë dhe të ofrojë më shumë stimuj ekonomikë. Të luftohen tendencat autokratike në rajon: BE-ja duhet t'i mbajë përgjegjëse qeveritë në BP që po dëshmojnë prapambetje demokratike. Me një qasje më agresive nga BE-ja, ku sanksiohet prapambetja dhe shpërblehen reformat demokratike, do të mund të ketë një perspektivë të ndryshme për BP deri në fund të vitit 2030. Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Hyrje Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga pushtimi i plotë ushtarak i Rusisë në Ukrainë; sfidat që dalin nga ky agresion i pajustifikuar dhe i paprovokuar vazhdojnë në të gjithë Evropën. Ndikimi që kjo luftë ka pasur në rendin politik të Evropës, arkitekturën e sigurisë dhe mirëqenien ekonomike – duke mos harruar humbjen e madhe të jetëve të pafajshme civile – është kolosal. Ballkani Perëndimor(tutje, BP)- një rajon ende i prirur për paqëndrueshmëri ku në shumë raste strukturat e qeverisjes ende nuk janë konsoliduar- e ka ndjerë efektin e plotë të këtij ndikimi. Në këtë rajon, veçanërisht në shtetet e krijuara pas rënies së Jugosllavisë, nacionalizmi mbetet një forcë e fuqishme e nxitur nga mosmarrëveshjet territoriale, tensionet ekonomike, dhe dallimet etnike dhe fetare. Këto elemente e bëjnë rajonin në thelb të paqëndrueshëm dhe të cenueshëm ndaj ndikimit dhe ndërhyrjes së aktorëve të jashtëm. Rrjedhimisht, pas shqetësimeve të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës, aktorët e jashtëm, si Rusia, kanë kërkuar të përfitojnë nga kjo cenueshmëri, duke nxitur probleme në këtë rajon tashmë të trazuar. Çështja e ndikimit rus në BP është një temë e debatuar gjerësisht. Nga njëra anë, disa argumentojnë se ideja e pranisë së Moskës në rajon është e ekzagjeruar dhe se përparësitë e saja gjeostrategjike kanë gjithmonë përparësi ndaj atyre që i ka me aleatët tradicionalë, p.sh., vëllazëria sllave në BP. Të tjerët argumentojnë se ndërhyrja e Moskës në BP nuk duhet të nënvlerësohet dhe se rajoni duhet të marrë masa parandaluese për të ndaluar përparimin e mëtejshëm të ndikimit rus. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm studiuesish argumentojnë se mund të ketë një të vërtetë në të dy perspektivat. Domethënë, përderisa Kremlini ka ndikim dhe interesa në BP, qasja e tij është dhe gjithmonë ka qenë, kryesisht oportuniste. Kjo i bie që Kremlini do të shfrytëzojë lidhjet që gëzon me disa akterë lokalë dhe qeveri në BP për të zbatuar agjendën e tij – e cila kryesisht ka për synim të shkaktojë telashe për BE-në dhe NATO-n – dhe në veçanti për të ngadalësuar, dhe nëse është e mundur për të bllokuar, integrimin e mëtejshëm në NATO. Por, kjo perspektivë njeh gjithashtu kufijtë e aftësive të Rusisë dhe faktin se e ardhmja e rajonit është në BE. Përderisa qëndron fakti se rajoni është i përkushtuar për t'u anëtarësuar në BE, procesi i ngadaltë i integrimit në BE ka prodhuar shumë kritika. Ky ngadalësim i pranimit ka ngjallur frikë për një rritje të ndikimit negativ nga fuqitë alternative të jashtme, përfshirë Kinën, e cila, siç argumentojnë disa, paraqet kërcënim më të madh sesa Rusia. Me ngjarjet e fragmentimeve politike që ndodhin vazhdimisht, zgjedhjet e ardhshme në BE dhe SHBA të planifikuara për vitin 2024, dhe në disa shtete të rëndësishme të BE-së, si dhe sfida të tjera të sigurisë me të cilat përballet bota, si BP, si BE-ja, ashtu edhe NATO-ja nuk mund të nënvlerësojnë brishtësinë e situatës aktuale. Me fjalë të tjera, nuk duhet të mbyllim sytë ndaj idesë se rajoni është imun ndaj shumë problemeve. Prandaj, qëllimi i kësaj përmbledhjeje politikash është të analizojë ndikimin rus në BP, veçanërisht sfidat e sigurisë me të cilat është përballur ky rajon që nga pushtimi i plotë ushtarak ndaj Ukrainës, dhe të sugjerojë një rrugë se si të vazhdohet tutje. BetweMeneCs ovanzthinduimityëasinsëd dChheanngdery: sRhuimssita:nNIdnifkluimeni cruesadnhdeSsefciduarittye Csihgaulrleisnëgneës in tBhaellkWanesintePrnerBënaldkiamnosrSqinëcnegRaupssuiash’stiFmuilli-Spcloalteë IinRvuasiosën noëf Ukrainëe Tabela e përmbajtjes: I. Prapavija, objektivi dhe metodologjia e hulumtimit 11 II. Përmbledhje sipas shteteve mbi marrëdhëniet bilaterale me Rusinë 13 Shqipëria 13 Bosnja dhe Hercegovina 15 Kosova 17 Mali i Zi 19 Maqedonia e Veriut 21 Serbia 22 III. Analizë se si pushtimi i plotë ushtarak i Rusisë në Ukrainë i ka ridefinuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor: 24 a. Ndikimi i luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor 24 b. Pasojat dhe rreziqet 25 c. Motivet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor 26 IV. Përfundime dhe rekomandime për të ardhmen 28 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Prapavija, objektivi dhe metodologjia e hulumtimit Për të kuptuar interesin rus në Ballkan, duhet parë historia e këtij rajoni, si dhe interesat e Fuqive të Mëdha që historikisht kanë dashur të ushtrojnë ndikimin e tyre atje, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte. Historia e Ballkanit është mjaft komplekse, pasi Ballkani ka qenë një udhëkryq midis interesave osmane, austro-hungareze, gjermane, deri diku italiane, dhe së fundmi britanike, amerikane dhe së fundi, interesave të BE-së. Edhe Rusia poashtu, gjatë periudhës cariste, sovjetike dhe post-sovjetike ka pasur vëmendjen e saj në këtë rajon. Që nga rënia e Perdes së Hekurt, pasuar nga rënia e ish-Jugosllavisë, e cila çoi në katër luftëra të njëpasnjëshme të nxitura nga aspiratat nacionaliste dhe ekspansioniste të Serbisë, shtetet në rajon kanë hyrë në një rrugë për të konsoliduar shtetësitë e tyre, duke bërë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet bilaterale dhe për të zbatuar reformat për tu anëtarësuar në BE. Sa i përket BE-së, kjo e fundit ka sinjalizuar se mirëpret zgjerimin e mëtutjeshëm duke i përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja poashtu ka punuar me këtë rajon për të siguruar një rrugë të lehtë drejt integrimit evropian për tashmë njëzet vite. Më saktësisht, në vitin 2003, në Samitin BE-BP në Selanik, qeveritë e shteteve anëtare të BE-së, së bashku me përfaqësuesit e shteteve të BP, premtuan se e ardhmja e BP është në BE. Megjithatë, njëzet vjet më vonë, asnjë nga shtetet e BP (përveç Kroacisë që u anëtarësua në BE në vitin 2013) nuk janë anëtare të BE-së, dhe as nuk kanë një afat kohor të qartë se kur do të anëtarësohen. 1 Pas vitit 2003 u bënë gjithashtu disa premtime; për shembull, në vitin 2018, nën Komisionin Juncker, ekzistonte"premtimi" se BP6 mund të antarësohej deri në vitin 2025. 2 Meqenëse ky premtim nuk do të materializohet, tani ka spekulime që viti 2030 të jetë caku i përfundimtar i mundshëm, megjithëse ka dyshime edhe për këtë afat kohor. 3 Ndërsa ky propozim i ri duket se përmban një pako që përfshin një pranim në faza, lind pyetja, a kanë vërtet rëndësi këto afate kohore nëse nuk ka qartësi për atë se çfarë duhet bërë për të fituar anëtarësimin e plotë? Rusia, nga ana tjetër, duke pranuar në heshtje faktin se e ardhmja e rajonit është në BE, është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të shfaqë praninë e saj në BP. Kremlini shpesh është përpjekur të shfrytëzojë ndjenjën popullore që gëzon në mesin e popullsisë krishtere ortodokse në rajon për të forcuar marrëdhëniet me akterët politikë dhe kulturorë lokalë, qeveritë dhe bizneset. Për shembull, Aleksandër Dugin, filozofi sllavofil rus dhe guru-ja intelektual i Putinit, ka propozuar idenë e krijimit të një “Bashkimi Ortodoks Ballkanik”. 4 Për më tepër, ndikimi rus nuk bazohet vetëm në aspektin fetar. Për shembull, përmes Bashkimit Ekonomik Euro-Aziatik(BEEA), një treg i vetëm i udhëhequr nga Rusia i përbërë nga ish-shtetet sovjetike, ku Rusia është përpjekur të tërheqë shtete të tilla si Serbia. Në vitin 2019, Serbia nënshkroi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë me BEEA. Ndërsa dihet se ky bashkim nuk mund të konkurrojë me BE-në për shkak të asaj se sa investon kjo e fundit në BP, Rusia i përdor iniciativat e tilla për interesat e veta politike, dhe në këmbim, shtete të tilla si Serbia i përdorin ato si një akt balancues me qëllim që të përfitojnë si nga BE-ja ashtu edhe nga Rusia. 5 Në të vërtetë, ndërsa shtetet e BP presin të përfitojnë nga përafrimi me BE-në dhe NATO-n, Kremlini e ka sfiduar procesin e integrimit. Përveç kësaj, Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi argumenton se duke pasur parasysh çështjet e ngecura dhe mosmarrëveshjet bilaterale që vazhdojnë në rajon, BP shihet si një pre e lehtë për Rusinë. 6 Si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ekziston një frikë në rritje në BP për më shumë jostabilitet, duke përfshirë mbase edhe një konflikt, ose siç thonë disa, BP është vendi ku Rusia do të donte të hapte një front të dytë për të shpërqendruar mbështetësit e Ukrainës në Perëndim. 7 Për shkak të cenueshmërisë së rajonit, përfshirë edhe rrezikun që paraqesin liderët me tendenca autokratike, rrezikun e sulmeve të përsëritura terroriste si ai që ndodhi në Kosovë më 24 shtator, retorikën nxitëse të liderëve që mbështesin haptazi separatizmin, shtetet e BP kanë nevojë që BE dhe NATO të ndërhyjnë dhe të ofrojnë një EWB.“Njëzet vjet nga Premtimi i Selanikut për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.” European Western Balkans, 21 qershor 2023 Gotev, Georgi.“Juncker u thotë shteteve të Ballkanit se hyrja në 2025 është e mundur për të gjithë.” Www.euractiv.com, 26 shkurt. EWB."Michel: Ne duhet të jemi gati, nga të dyja palët, për t'u zgjeruar deri në vitin 2030." European Western Balkans, 28 gusht 2023 Cero, Harun."Ëndrra e ultra të djathtës dhe Rusisë:"Aleanca ortodokse ballkanike." Al Jazeera Balkans, 16 korrik 2017 Cero, Harun."Euroaziatike dhe Bashkimi Evropian:"Skizofrenia e politikës së jashtme të Serbisë." Al Jazeera Balkans, 1 shtator, 2019 Cero, Harun."Ëndrra e ultra të djathtës dhe Rusisë:"Aleanca ortodokse ballkanike." Shedd, David, dhe Stradner, Ivana."Fronti i dytë i Rusisë në Evropë".Foreign Affairs, 7 nëntor. 2023 11 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë perspektivë më të qartë për të ardhmen e rajonit, si dhe të ofrojnë më shumë siguri. Edhe pse tri nga shtetet e BP (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut) janë anëtare të NATO-s dhe rajoni në tërësi është i rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s, hapësira për ndërhyrjen dhe ndikimin rus ende ekziston. Prandaj, kjo përmbledhje e politikave do të fokusohet në gjashtë shtetet e BP: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Qëllimi i kësaj përmbledhjeje të shkurtër të politikave është i katërfishtë: së pari, të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të marrëdhënieve të secilit shtet të BP me Rusinë. Së dyti, të identifikojë se si ka ndikuar lufta në Ukrainë në situatën në BP. Së treti, të përshkruajë qëllimet dhe arsyet e Rusisë për ushtrimin e ndikimit të saj në rajon. Së katërti dhe së fundi, ky hulumtim do të ofrojë një listë rekomandimesh se çfarë duhet të bëjë rajoni në tërësi, me ndihmën e BE-së dhe NATO-s, për të kufizuar hapësirën e ndikimit rus. Metodologjia e hulumtimit përfshin një përzierje të të dhënave primare dhe sekondare. Të dhënat primare përfshijnë katërmbëdhjetë intervista me ish-politikanë dhe politikanë aktualë, ish-diplomatë, si dhe këshilltarë politikë, profesorë dhe analistë politikë nga gjashtë shtetet e BP. Të dhënat sekondare përfshijnë diskursin dhe analizat tematike, raportet dhe lajmet e organizatave lokale dhe ndërkombëtare, dhe librat e shkruar nga autorë të dalluar për temën e caktuar. Para elaborimit mbi implikimet e sigurisë për BP që nga lufta në Ukrainë dhe rekomandimet për rrugën përpara, hulumtimi së pari do të paraqesë një pasqyrë të marrëdhënieve bilaterale të secilit shtet të BP me Rusinë. 12 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Shqipëria Në vitin 2022, në një samit në Bruksel, Kryeministri i Shqipërisë Rama tha se Shqipëria është 100% jashtë radarit të Rusisë. Për më tepër, në takimin e këtij viti të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor të kryesuar nga Shqipëria, Kryeministri Rama u përplas me Përfaqësuesin e Përhershëm të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, duke kundërshtuar përpjekjen e Nebenzya për të penguar fjalimin e Kryeministrit ukrainas Zelensky. 8 Këto dy raste sugjerojnë se: së pari, Rusia ka vetëm interes ose ndikim margjinal në Shqipëri, dhe së dyti, marrëdhëniet midis dy shteteve janë të ftohta. Prandaj, perceptimi i përgjithshëm kur diskutohet ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është se Shqipëria nuk është aq e cenueshme nga ndikimi rus sa shtetet e tjera në rajon. Që nga rënia e komunizmit, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë kanë qenë të kufizuara. Kjo ishte si rezultat i ndryshimeve të mëvonshme brenda arkitekturës së sigurisë së BE-së. 9 Si kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2014, Shqipëria përafroi politikën e saj me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së (PPJS) duke sanksionuar Rusinë si në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë, ashtu edhe në vitin 2022, kur Rusia filloi me pushtimin e plotë të Ukrainës. 10 Sanksionet përfshijnë dymbëdhjetë pako, si ngrirjen e pasurisë së 650 individëve dhe një ndalim të plotë të fluturimeve ruse, si dhe shpallja e disa diplomatëve rusë si persona non-grata. 11 Së fundi, për sa i përket perceptimit të publikut, shqiptarët kanë një imazh negativ për Rusinë; një sondazh i kryer nga FES në vitin 2020, zbuloi se afërsisht 42% e popullsisë e percepton ndikimin e Rusisë si shumë negativ, 38% e perceptojnë atë si negativ, 10% janë neutralë dhe 5.5% e perceptojnë atë si pozitiv. 12 Për më tepër, marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Rusisë janë të kufizuara, kurse ato diplomatike mbeten të ngrira. Nëse kërkohet të identifikohet ndonjë përpjekje ose shembull konkret i ndërhyrjes së Rusisë në Shqipëri, deri tani janë gjetur vetëm përpjekje të dështuara ose shembuj që nuk shkojnë përtej thashethemeve të zakonshme. Disa vjet më parë, për shembull, Rusia kërkoi të fitonte qasje në një bazë të vjetër nëndetësesh në Shqipëri, por kërkesa iu refuzua. Përveç kësaj, ndërmarrësit rusë kërkonin të investonin në infrastrukturën turistike shqiptare në bregdet, por nuk arritën ta bënin as këtë. 13 Për më tepër, për sa i përket thashethemeve, në vitin 2019, kur BE-ja mohoi hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, disa portale lajmesh raportuan se Rusia dyshohet se i bëri një ftesë Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik(BEEA). Një shembull tjetër është kur disa turistë(dy rusë dhe një ukrainas) hynë në një bazë ushtarake në Gramsh për ta fotografuar atë. Për më tepër, ndonëse e pakonfirmuar, BBC-ja së fundmi publikoi një artikull ku pretendonte se Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike, mund të ketë marrë fonde nga Rusia. 14 Përveç kësaj, ministri i jashtëm i Rusisë, Lavrov, disa herë ka deklaruar se Shqipëria ka dërguar trupa në Donbas(megjithatë, ka prova që disa shqiptarë dolën vullnetarë për të luftuar në anën e Ukrainës kundër rusëve, por ata e bënë këtë si individë, e jo nën drejtimin e qeverisë). 15 Kjo nuk është hera e parë që Lavrov ka bërë deklarata të tilla të gabuara; në vitin 2015, Lavrov dhe politikanë të tjerë rusë tentuan të shtyjnë narrativën se Shqipëria kishte pretendime territoriale ndaj Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në një përpjekje për të ndezur tensione etnike në rajon. 16 Megjithatë, analistët politikë nga Shqipëria i interpretojnë këto raste si thjesht një propagandë e pakonfirmuar. 17 Duke pasur parasysh të gjitha gjetjet e lartpërmendura, mund të konkludohet se Shqipëria mund të jetë me të vërtetë jashtë radarit të Rusisë, pavarësisht përpjekjeve të kufizuara të Rusisë dhe thashethemeve të pakonfirmuara. European Pravda, dhe Ukrainska Pravda."Përfaqësuesi i Rusisë në OKB përpiqet të pengojë fjalimin e Zelenskyy." Ukrainska Pravda, 20 shtator 2023 Intervistë me Ditmir Bushati, Ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, 9 tetor, 2023 10 Stasiukevych, Iryna, dhe Malovec Michal.“Sanksionet e BE-së kundër Rusisë: Përafrimi i vendeve të zgjerimit të BE-së”. Departamenti i Politikave për Marrëdhëniet me Jashtë- Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit, korrik 2022 11 Sinoruka, Fjori.“Shqipëria zbulon sanksione ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës”.BalkanInsight, 28 shkurt. 2022 12 Dyrmishi, Arjan“Barometri i Sigurisë së Shqipërisë: Anketa Kombëtare 2020”. Tirana.fes.de, 2021. Fq 56 13 Intervistë me Shaun Byrnes, Ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ish-shef i misionit vëzhgues diplomatik të SHBA-së në Kosovë 1998-99 dhe ekspert i Ballkanit, 2 nëntor, 2023 14 Oliver, James, et al.“Kriminelët dhe Sanksionet-Shfrytëzuesit që shfrytëzojnë zbrazëtirën e sekretit në Mbretërinë e Bashkuar.” Www.bbc.com, 2 nëntor. 2023 15 Intervistë me Shaun Byrnes 16 Stronski, Paul, dhe Himes, Annie.“Loja e Rusisë në Ballkan”.Carnegie Endowment for International Peace, 2019ski, Paul dhe Himes, Annie. Loja e Rusisë në Ballkan. 17 Intervistë me analist politik dhe profesor universiteti, Shqipëri, 5 tetor, 2023 13 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, argumenton se për një aktor global si Rusia, dhe duke pasur parasysh ndikimin që ka kërkuar të ushtrojë në të gjithë Evropën dhe më gjerë, Shqipëria paraqet një anomali. Do të ishte e vështirë për Rusinë të arrinte objektivat e saj në mesin e shqiptarëve.“Edhe nëse argumentohet hipotetikisht, që BE-ja do t’ia mbyllte derën Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit, vështirë se Shqipëria do ta shihte Rusinë si një alternativë për një partner strategjik,” konkludon Bushati. 18 18 Intervistë me Ditmir Bushatin 14 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Bosnja dhe Hercegovina Kur flitet për ndikimin rus, Bosnja dhe Hercegovina(tutje Bosnja) paraqet një pasqyrë krejt ndryshe nga Shqipëria. Rusia gëzon marrëdhënie politike, ekonomike dhe kulturore me Bosnjën, veçanërisht me Republikën Srpska(RS) dhe udhëheqësin e saj, Milorad Dodik. Rusia është e angazhuar në"prodhimin e energjisë elektrike, projektet e energjisë bërthamore, rafineritë e naftës dhe shitjen e benzinës" në RS. Ajo ka rafinerinë e naftës Zarubezhneft, e cila u ka kushtuar investitorëve rusë 60 milionë dollarë që nga viti 2016, por Rusia e mban atë për ndikim, punëson njerëz, ndërton vullnet të mirë dhe i lejon Rusisë të krijojë një partneritet me RS. 19 Për më tepër, në vitin 2015, Rusia vuri veton ndaj projekt-rezolutës së OKB-së që njeh gjenocidin e Srebrenicës, me justifikimin se një rezolutë e tillë do të ishte përçarëse për vendin. 20 Rusia madje i jep mbështetje ushtarake RS, duke mbajtur anën e aspiratave të Dodikut. Sipas zyrtarëve të BE-së, përpjekjet e Dodikut për të tërhequr trupat nga ushtria boshnjake dhe për të krijuar një forcë të veçantë të serbëve të Bosnjës"dëmtojnë aftësinë e shtetit për të funksionuar dhe për të kryer përgjegjësitë e veta kushtetuese." 21 Përderisa Bosnja ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, RS refuzon të sanksionojë Rusinë. Prandaj, ajo që tregojnë faktet e deritanishme është se Bosnja është me të vërtetë e cënuar nga ndikimi i Rusisë. Siç do të tregojnë më vonë gjetjet e këtij hulumtimi, Bosnja në fakt është ndër shtetet më të cënuara nga ndërhyrja ruse dhe atë, në disa aspekte: politike, ushtarake dhe ekonomike. Adnan Cerimagic, një analist i lartë për çështjet e Ballkanit Perëndimor, argumenton se marrëdhëniet midis Bosnjës dhe Rusisë patën një pikë kthese në vitin 2014. 22 Protestat e mëdha që u zhvilluan në qytete të shumta në Bosnjë në shkurt 2014 si rezultat i pakënaqësisë së qytetarëve me qeverinë, shërbyen si një thirrje zgjimi për BE-në për të bashkuar partitë që ishin afër Partisë Popullore Evropiane. Kjo do të thoshte ta linin Dodikun jashtë skenës politike. Para zgjedhjeve që do të zhvilloheshin në tetor të po atij viti, Dodiku e kuptoi se kishte mbetur pa aleatë dhe vendosi t'i bënte një vizitë Putinit në shtator të atij viti. Që nga atëherë, marrëdhëniet Dodik-Putin vetëm sa janë forcuar në shumë nivele, duke përfshirë ato personale, politike dhe ekonomike. Për shembull, referendumi i vitit 2016, të cilin Rusia e mbështeste hapur, kishte për qëllim të ruante Ditën Kombëtare të RS si festë zyrtare duke shkaktuar polemika me Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, gjë që bëri që Dodik të përafrohej edhe më shumë me Putinin për të shpëtuar pushtetin dhe autoritetin e tij politik. Në vitin 2018, Dodik arriti të mposhtë opozitën dhe është angazhuar hapur edhe me udhëheqës të së djathtës ekstremiste, siç është kryeministri hungarez Orban. 23 Përveç kësaj, Cerimagic shpjegon se Rusia vazhdon të përdorë veton e saj në OKB duke votuar për zgjatjen e misionit ushtarak të BE-së(EUFOR) për të dëshmuar se Moska ka një rol vendimtar në çështjet ndërkombëtare. Pas fillimit të"operacionit special ushtarak" të Putinit në Ukrainë, edhe Jens Stoltenberg i NATO-s dhe Joseph Borrell i BE-së folën për planin e Putinit(gjoja në kordinim me Dodikun) të qershorit 2021 për të filluar një pushtim të shpejtë të Ukrainës, përmes të cilit ata menduan se përfundimisht do të destabilizonin edhe Moldavinë e Bosnjën, gjë që do t'i paraqiste RS-së mundësinë për të shpallur një lloj pavarësie nga Bosnja dhe Hercegovina. Dodik madje ka folur hapur për"Srpski Svet"(Bota Serbe), e cila është një paralele me"Russky Mir"(Bota Ruse) që tregon se Putini është një shembull ndjekës për Dodikun. 24 Një deklaratë e tillë kërcënuese është një “flamur i kuq” për të gjithë rajonin e BP. Edhepse Ambasada e SHBA-së në Sarajevë ka dënuar deklarata të tilla (dhe madje e ka sanksionuar Dodikun dhe partnerët e tij), BE-ja megjithatë ende nuk ka lëshuar një deklaratë. Rusia ka një prani ekonomike në Bosnjë, por ajo është shumë më e vogël se ajo e BE-së. Të dhënat nga viti 2020 tregojnë se Rusia përbën vetëm 3% të Investimit Direkt të Huaj(IHD) në Bosnje, krahasuar me pjesën e BE-së prej 64%. Megjithatë, Rusia ka një ndikim të fortë ekonomik në RS për shkak të kontrollit të saj të rafinerisë kryesore atje dhe madje edhe huave të përfolura për qeverinë e Dodikut. Për më tepër, siç shkruan Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë për politika në Berlin,"Megjithë ndikimin e kufizuar ekonomik të Rusisë, synimi i fortë i Moskës është të vazhdojë të përmbysë iniciativat ekzistuese politike dhe të sigurisë perëndimore në Bosnjë." 25 19 Stronski, Paul dhe Himes, Annie. Loja e Rusisë në Ballkan 20 Reuters.“Rusia vë veton ndaj lëvizjes së OKB-së për ta quajtur Srebrenicën“gjenocid”.BBC News, 8 korrik 2015 21 Radio Evropa e Lirë.“Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjeron Forcën Paqeruajtëse Boshnjake pasi Rusia dhe Kina u paqësuan”. Radio Free Europe/Radio Liberty, 4 nëntor. 2021 22 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć , Analist i lartë për Ballkanin Perëndimor, 4 tetor, 2023 23 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 24 Ibid 25 Ruge, Majda.“E kaluara dhe e furishmja: Si e kërcënon Bosnjën revizionizmi rus.” ECFR, 13 shtator. 2022 15 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Përmes akteve me kosto të ulët, Rusia kërkon të pengojë Bosnjën në procesin e hartimit të një politike të jashtme koherente. Kjo u ilustrua më së miri nga mënyra se si Igor Kalbukhov, ambasadori rus në Bosnjë, reagoi kur u përmend mundësia e anëtarësimit të Bosnjës në NATO; "Nëse Bosnja vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është çështje tjetër. Shembulli i Ukrainës tregon se çfarë ne presim. Nëse paraqitet ndonjë kërcënim, ne do të përgjigjemi," tha Kalbukhov në një intervistë në mars 2022. 26 Për sa i përket çështjeve shtesë të sigurisë, ka pasur zëra se Rusia mund të hapë një qendër kulturore dhe humanitare në Banja Llukë(një e ngjashme ekziston në Nish, Serbi), gjë që ngre shqetësime se ajo do të shërbejë si një mjet tjetër për të arritur ambiciet gjeopolitike të Rusisë. 27 Prania e Ujqërve të Natës(Night Wolves), Wagnerit 28 dhe grupeve të tjera pro-Kremlinit në RS të Bosnjës ka qenë prej kohësh e njohur, gjë që është vetëm një shembull tjetër i kanaleve të ndikimit rus që kërcënojnë stabilitetin Bosnjës. Megjithatë, ndjenja rusofile dallon përbrenda rajoneve të Bosnjës. Kur diskutohet ndikimi rus në Bosnjë, duhet të merret parasysh më shumë se një këndvështrim: ai i RS dhe ai i Federatës. Qëndrimet e tyre ndryshojnë në përafrimin me Sigurinë e Përbashkët dhe Politikën e Jashtme (SPPJ) të BE-së; RS nuk ka përafrim me SPPJ, ndërsa Federata po. E njëjta gjë reflektohet edhe në publik. Për dallim nga serbët e Bosnjës të cilët e shohin Rusinë si aleatin e tyre, kroatët dhe myslimanët e Bosnjës i shohin NATO-n dhe BE-në si aleatë. Pavarësisht ndryshimit të politikës zgjedhore të Bosnjës, sondazhet tregojnë se NATO-ja është ende gjerësisht e popullarizuar. Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan vitin e kaluar zbuloi se 69% e boshnjakëve dhe 77% e kroatëve e mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa vetëm 8% e serbëve të Bosnjës janë në favor të këtij anëtarësimi. 29 Ajo që tregon pasqyra e këtyre gjetjeve në lidhje me marrëdhëniet Rusi-Bosnjë është se ndikimi i shumëfishtë ekziston, por kryesisht për shkak të agjencisë individuale të udhëheqësve si Dodik, të cilët i mundësojnë Putinit të ushtrojë ndikimin e tij. Megjithatë, me udhëheqës pro-rusë siç është Dodiku, duke pasur parasysh brishtësinë e shtetësisë së Bosnjës(pavarësisht faktit se Bosnja së fundmi mori statusin e kandidatit në BE), situata është jo aq stabile. Mirëpo, ndikimi rus në Bosnje dhe kërcënimi që ai paraqet duket se po hasë në vesh të shurdhër në Bruksel. Më vonë në këtë përmbledhje politikash, propozohet që BE-ja dhe NATO-ja të angazhohen më shumë në inkuadrimin e Bosnjës brenda orbitës së tyre të sigurisë, pasi kjo është kritike për të siguruar një mjedis politikisht të qëndrueshëm dhe të sigurt për Bosnjën. 26 Belan č i ć , Nataša.“Ambasadori i Rusisë: Bosnja mund të anëtarësohet në NATO, por Moska do të reagojë ndaj kërcënimit.” N1, 16 mars 2022 27 Euractiv"Serbia dyfishon planin për të koordinuar politikën e jashtme me Rusinë." Www.euractiv.com, 26 shtator 2022 28 Radio Evropa e Lirë.“Anëtarët e grupit të motorëve të Rusisë, Ujqërit e Natës, marrin pjesë në Ditën e Festimit të Republika Srpska.” RadioFreeEurope/RadioLiberty, 9 janar. 2023 29 Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” Instituti Ndërkombëtar Republikan, 29 janar 2022 16 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Kosova Kosova, në krahasim me pjesën tjetër të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Rusinë. Kjo për shkak se kjo e fundit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të cilën Putini e përdor për të justifikuar mbështetjen ruse për lëvizjet separatiste në të shtetet ish-sovjetike. 30 Megjithatë, edhe pse Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie bilaterale, ato kanë kontakte jozyrtare.“Rasti” i Kosovës është shfrytëzuar nga Kremlini mjaft shpesh. Së pari, Kremlini vazhdimisht akuzon NATO-n për shkelje të së drejtës ndërkombëtare me ndërhyrjen e saj ushtarake në vitin 1999 kundër Serbisë për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga ana Serbisë, duke justifikuar kështu shkeljet e së drejtës ndërkombëtare nga vetë Rusia në sulmin ndaj Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe pushtimin e pjesëve të atij vendi. Dhe së dyti, fakti që Perëndimi(SHBA, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca etj.) e ka njohur pavarësinë e Kosovës është diçka që Putini kurrë nuk e ka pranuar dhe vazhdimisht e ka akuzuar Perëndimin për hipokrizi. 31 Kjo është arsyeja pse, siç argumenton Lulzim Peci, analist politik nga Kosova, politika e Rusisë ka qenë gjithmonë më shumë ndaj Kosovës, sesa në Kosovë. “Qëllimi nuk është vetëm të portretizohet Kosova si një shtet i dështuar, por të zbulohen edhe dobësitë dhe "padrejtësitë" e Perëndimit," përfundoi Peci. 32 Për më tepër, një arsye shtesë se pse Kosova luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet Rusi-BP është mosmarrëveshja e pazgjidhur Kosovë-Serbi. Duke mbajtur historikisht anën e Serbisë(kryesisht për shkak të vëllazërisë së tyre ortodokse sllave), Rusia mbështet fuqishëm refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, përderisa ndërhyrja e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 mbetet një hatërmbetje e vazhdueshme ruse kundër Perëndimit, ajo gjithashtu siguron një derë për Rusinë për të ruajtur dhe madje për të ndërtuar ndikimin e saj në ndoshta shtetin më të rëndësishëm në BP. Siç u përmend më parë, përderisa Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, Rusia ka kërkuar të gjejë rrugën e saj për t'u përzier në punët e brendshme të Kosovës. Si gjatë negociatave të Rambujesë në mars 1999, ashtu edhe gjatë negociatave të Vjenës për statusin e Kosovës në 2006, Rusia mbajti anën e Serbisë dhe u përpoq të ndikonte në rezultatin përfundimtar, por nuk pati sukses. Pas kapitullimit të Millosheviqit në qershor 1999, paqeruajtësit rusë me bazë në Bosnjë nxituan në Kosovë për t'u përpjekur të uzurponin aeroportin e Prishtinës para mbërritjes së trupave të NATO-s. Kjo gati sa çoi në një konfrontim direkt ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë. Mirëpo Rusia përfundimisht u tërhoq dhe kështu Kosova u bë shkas i poshtërimeve të shumta për Rusinë ndaj marrëdhënieve me Perëndimin. Megjithatë, Kremlini ka ende disa karta që mund të përdor kundër Kosovës. Së pari, ajo përdor votën e saj të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të vënë veton ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në OKB dhe mbështet lobimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe mbështet lobimin e Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. 33 Së dyti, Putini gëzon popullaritet të madh në mesin e popullatës serbe(si në Serbi ashtu edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë) – një kartë nacionalizmi që ai e ka zotëruar duke e përdorur, veçanërisht për të krijuar probleme për rivalët e tij të NATO-s. Rusia me të vërtetë është përpjekur të shtrojë ndikimin e saj tek popullata serbe në Kosovë përmes propagandës dhe ikonografisë. Menjëherë pas luftës në vitin 1999, Rusia u përpoq të përhapte propagandë kundër NATO-s; Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, shpjegoi se si disa politikanë lokalë serbë që ishin deputetë të Parlamentit të Kosovës, u përpoqën të përhapnin propagandë si p.sh.,“Perëndimi është në rënie, BE-ja është një projekt i dështuar. Në thelb, çdo gjë përgjatë vijave të vëllazërisë sllave të filozofit ultranacionalist rus Aleksandër Dugin ishte një tregim që politikanët lokalë serbë e përqafonin dhe mundoheshin ta përhapnin," shtoi Hoxhaj. 34 Edhe tani, Putini gëzon popullaritet në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Në maj 2023, u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat serbët i bojkotuan. Si rezultat, kryetarët e rinj të zgjedhur të komunave u futën në ndërtesat komunale, ku, si p.sh. në Komunën e Zveçanit u gjetën portretet e Putinit në mur. 35 Ky është një nga rastet e shumta që tregon popullaritetin e 30 Ingimundarson, Valur. PËRDITËSIM STRATEGJIK“Precedenti i Kosovës”: Justifikimi i Rusisë për ndërhyrjet ushtarake dhe rishikimet territoriale në Gjeorgji dhe Ukrainë.” LSE, korrik 2022 31 Koha.“Rusia akuzon Perëndimin për“hipokrizi dhe dyfytyrësi” në lidhje me çështjen e Kosovës.” Koha.net, 9 mars 2023 32 Intervistë me Lulzim Peci, Analist Politik, Kosovë, 4 tetor, 2023 33 Hoxhaj, Enver,“Përplasja e madhe: Si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin” UET Press, 2022. pp. 71 34 Intervistë me Enver Hoxhaj, Ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, 24 tetor, 2023 35 Aktuale1.“Fotografia E Putinit Në Zyrën E Ish-Kryetarit Të Zveçanit.” Aktuale.mk, 11 Dec. 2023 17 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Kremlinit në mesin e pakicës serbe në Kosovë, siç ishte, për shembull, grafiti i gjetur në Mitrovicën e Veriut, i cili tërhiqte paralele midis Kosovës dhe Krimesë. 36 Për më tepër, makina propagandistike e Moskës është një mjet i fuqishëm për të ruajtur popullaritetin e Rusisë midis grupeve të cenueshme. Kjo makinë është bërë e dobishme edhe për politikanë si Presidenti i Serbisë Vuçiq, e replikuar si në luftën e Kosovës në vitin 1999, ashtu edhe në luftën aktuale në Ukrainë. Për shembull,"Ashtu si Millosheviqi i Serbisë kur pretendonte se serbët në Kosovë po shtypeshin nga shqiptarët vendas, Putini e ka instrumentalizuar imazhin e rusëve që supozohet se janë të shtypur në Ukrainë, si një justifikim tjetër për këtë luftë. Edhe tani, Presidenti serb Vuçiq ndjek modelet e Millosheviqit dhe, megjithëse pretendon të mbështesë serbët e Kosovës, ai i përdor ata si një mjet për të shkaktuar tension në Kosovë.” 37 Përveç kësaj, që nga lufta në Ukrainë, ka pasur disa media të pafiltruara në Kosovë që kanë kërkuar ta portretizojnë Rusinë si një fuqi të madhe ushtarake. Megjithatë, Lulzim Peci argumenton se përpjekjet për të futur frikë në mesin e shqiptarëve dhe për ta portretizuar Rusinë si mbrojtëse të serbëve në Kosovë janë vetëm iluzione. 38 Përveç kanaleve të lartpërmendura të ndikimit, Rusia ka pak rrugë të tjera për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës, veçanërisht për shkak të ndjenjës së madhe pro-perëndimore si të qeverisë ashtu edhe popullsisë. Rusia ka një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë(megjithëse është e paqartë nëse akoma qëndron e hapur), por përfaqësuesit e saj janë shpallur persona non-grata nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Rusia mund të ketë ndonjë ndikim përmes stafit të saj të punësuar në UNMIK (nevoja e pranisë së së cilës zyre ende vihet në pikëpyetje nga shumë shqiptarë të Kosovës sot) dhe ndoshta ndonjë staf në zyrën e OSBE-së, 39 por përveç kësaj, Rusia nuk ka kanale zyrtare të ndikimit në Kosovë. Përderisa shtetësia e Kosovës ende nuk njihet plotësisht nga të gjithë anëtarët e BE-së, dhe ky shtet i pavarur gati gjashtëmbëdhjetë vite, as nuk është anëtar i OKB-së, as nuk e ka statusin e kandidatit të BE-së, Kosova e ka përafruar politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe ka sanksionuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës. Meqenëse Kosova ka një popullatë me shumicë shqiptare, sikurse në Shqipëri, është e vështirë për Rusinë të depërtojë dhe të ushtrojë ndikimin e saj. Perceptimi i publikut për Rusinë në Kosovë është shumë negativ; 73% e shqiptarëve të Kosovës kanë një pikëpamje shumë të pafavorshme për Rusinë dhe 88% e mbështesin anëtarësimin e plotë në NATO. 40 Megjithatë, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve bilaterale midis Rusisë dhe Kosovës, kjo e fundit ka qenë e prirur për jostabilitet, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të saj të paqëndrueshme me Serbinë, e cila, siç u theksua më parë, gëzon lidhje të forta me Rusinë. Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi mbetet një nga çështjet më shqetësuese në rajon. Megjithëse procesi i dialogut filloi në vitin 2011, të dyja shtetet ende kanë shumë vështirësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do të çonte në njohjen reciproke në mes tyre. Rreziku për tension të përshkallëzuar mbetet, veçanërisht nga frika e përhapjes së konfliktit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ka dyshime se Rusia mund të ketë qëndruar prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit nga Manastiri i Banjskës në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, kur një grup serbësh të armatosur vranë një oficer të Policisë së Kosovës; disa të intervistuar tërhoqën një paralele midis këtij incidenti dhe kryengritjes së Prigozhinit në qershor 2023. 41 Ndërsa këto pretendime mbeten të pakonfirmuara, frika nga përsëritja e konfliktit në rajon ende vazhdon. Deklaratat e shpeshta të Putinit, Lavrovit dhe Zëdhënëses së MPJ të Rusisë Zakharova përkitazi me"shqetësimet" e tyre në lidhje me zhvillimet në Kosovë vetëm sa e përkeqësojnë situatën. Siç do të sugjerojë më vonë ky hulumtim, situata në Kosovë duhet të shërbejë si një shtytës për BE-në dhe NATO-n për të rritur përpjekjet e tyre për të ndihmuar shtetet që janë në rrezik për rritjen e jostabilitetit si rezultat i agjendave destabilizuese të Rusisë dhe aleatëve të saj vendorë në Ballkanin Perëndimor. 36 Tschinderle, Franziska.“Përsëri në Mitrovicën e Veriut. Një gjë nuk ndryshoi. Ata ende e kanë këtë grafit që thotë:"Kosova është Serbi Krimea është Rusi", X/ Former Twitter, 2 mars 2022 37 Loshaj, Jeta.“Kosova dhe Ukraina janë më të ngjashme nga sa mendojnë shumica”. Prishtina Insight, 20 shkurt 2023 38 Intervistë me Lulzim Pecin 39 Intervistë me Shaun Byrnes 40 Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” 41 Diskutim në panel me Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, 14 nëntor, 2023 18 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Mali i Zi Mali i Zi paraqet një rast më të komplikuar në lidhje me ndikimin rus në krahasim me shtetet e tjera të rajonit. Historikisht, Mali i Zi dhe Rusia kanë pasur marrëdhënie të ngushta që datojnë që nga shekulli i 19-të kur Mali i Zi ishte principatë e pavarur. Në epokën moderne, marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Rusisë filluan të përkeqësohen në vitin 2014, kur Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë. Në sipërfaqe, Mali i Zi ka përafruar politikën e vet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së. Megjithatë, situata aktuale politike është më komplekse sesa duket. 42 Rusia ka ndërhyrë në procesin e Malit të Zi drejt rrugës së integrimit euro-atlantik. Për shembull, rusët u përpoqën të pengonin procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO disa vite më parë duke qenë mbrapa një grushtshteti të dështuar, si dhe duke u përpjekur të inskenonin vrasjen e Presidentit malazez Gjukanoviq i cili ishte në favor të anëtarësimit në NATO, por prapë pa sukses. Kjo çoi në pensionimin e parakohshëm të këshilltarit të Putinit për Ballkanin, ish-gjeneralit të KGB-së Leonid Reshetnikov dhe, ajo që është me shumë rëndësi, shkaktoi ftohjen e marrëdhënieve zyrtare ruso-malazeze. 43 Edhe pasi Mali i Zi u anëtarësua në NATO, disa burime pohojnë se Rusia filloi sulmet kibernetike ndaj personelit ushtarak të NATO-s. 44 Megjithatë, prapë ekziston një simpati për Rusinë midis një segmenti të popullsisë dhe një grupi politikanësh pro-serbë në Mal të Zi. Ka disa politikanë në Mal të Zi që ishin kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Përderisa kjo tentativë nuk pati sukses, qeveria e sapozgjedhur e Malit të Zi përfshin Kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandic, i cili është publikisht pro-rus, dhe kështu, sipas disa burimeve, kultivimi i marrëdhënieve më të ngushta të Malit të Zi me Rusinë mund të jetë përsëri në agjendë. 45 Kisha Ortodokse Serbe(KOS) luan rol vendimtar në mundësimin e ndikimit rus në Mal të Zi. Ka dy kisha ortodokse në Mal të Zi, njëra prej të cilave është në varësi të KOS në Beograd, tjetra që është ndarë me atë kishë, por nuk është autoqefale dhe e cila është pro pavarësisë së Malit të Zi politikisht dhe fetarisht. Marrëveshja kontraverze për ta bërë njërën nga kishat ortodokse në Mal të Zi vartëse të KOS e nënshkruar në gusht 2022 paraqet një kërcënim serioz për Malin e Zi sepse KOS është një mjet shumë i fuqishëm, nëse jo më i fuqishmi, për të ushtruar ndikim politik. Një ish-politikan i lartë i Malit të Zi, argumenton se mantra e KOS është që të mos ketë asnjë lloj liturgjie. Ai argumenton se“KOS është më besnike ndaj Rusisë sesa ndaj qeverisë së vet, nëse kjo e fundit anon drejt Perëndimit”. 46 Qëllimi i saj është të hapë udhë për ambiciet politike të Rusisë dhe të përhapë frikë. Ish-politikani i lartë shtoi më tej se Rusia ka ambicie gjeostrategjike në Mal të Zi, veçanërisht për shkak të Bregdetit Adriatik. Rusia ka pasur prej kohësh një interesim të madh për të pasur një bazë detare në Adriatik. Kjo u dëshmua me një provokim përgjatë Bregdetit të Adriatikut në korrik 2022, kur një aeroplanmbajtëse amerikane ishte në Adriatik dhe Rusia dërgoi anije për t'a përcjellur atë. Rusia madje ka ofruar të blejë Portin e Tivarit për 1.2 miliardë euro(që gati përbën gjysmën e buxhetit të Malit të Zi), por Mali i Zi e refuzoi ofertën. Kjo është arsyeja pse, sipas ish-politikanëve malazezë, Mali i Zi mund të jetë një pikë e nxehtë për konfliktet e ardhshme të nxitura nga provokimet ruse. 47 Për sa i përket gjendjes politike, qeveria e emëruar rishtazi në Mal të Zi ka ngjallur shqetësime në rajon. Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit, Andrija Mandiq është haptazi pro-serb, pro-Rus dhe anti-NATO-s – në thelb një përfaqësues i Putinit dhe i Vuçiqit. Mandiq ka bërë thirrje për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ana e Malit të Zi dhe tërheqjen e sanksioneve kundër Rusisë. 48 Për më tepër, regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në Mal të Zi, ku ka shqetësime se ndikimi i KOS – një satelit i Rusisë – mund të inkurajojë shumë malazezë të deklarohen si serbë, po ngjall shqetësime të konsiderueshme. 49 Kur bëhet fjalë për perceptimin e publikut, të dhënat tregojnë se 63% e popullsisë mbështet anëtarësimin në 42 Intervistë me Vesko Garcevic, Profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, Universiteti i Bostonit, 6 tetor, 2023 43 Intervistë me Shaun Byrnes 44 Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi, 18 tetor, 2023 45 Radio Evropa e Lirë.“Pas muajsh zvarritjeje, Mali i Zi miraton Qeverinë e re të koalicionit.” RadioFreeEurope/RadioLiberty, 31 Oct. 2023 46 Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi 47 Ibid 48 Radio Evropa e Lirë.“Pas muajsh zvarritjeje, Mali i Zi miraton Qeverinë e re të koalicionit.” 49 Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi 19 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë BE, 33% mbështesin anëtarësimin në NATO dhe 32% i shohin marrëdhëniet me Rusinë si shumë të favorshme. 50 Vesko Garçeviq, profesor në Universitetin e Bostonit, argumenton se perceptimi i publikut përfaqëson një lloj dikotomie shpirtërore; ndërsa shumica e malazezëve mbështesin Ukrainën, por gjithashtu e shohin Rusinë si aleate, ata gjithmonë do të zgjedhin BE-në si një destinacion të preferuar për të jetuar. Këtu ndikimi i mediave serbe dhe ruse është një faktor i rëndësishëm. Garçeviq shpjegon se të gjitha mediat në Mal të Zi kontrollohen nga Serbia(disa edhe nga Rusia si pasojë), vetëm shërbimi i transmetuesit publik është i pavarur. 51 Prandaj, gjetjet e mësipërme tregojnë se Rusia prej kohësh ka kërkuar, madje edhe gëzuar ndikimin e vet në Mal të Zi. Ndikimi i saj është kryesisht me karakteristika perandorake dhe strategjike – duke përdorur“fletë-udhëzimin” e ngjashëm të lojërave për krijimin e Botës Serbe/Botës Ruse dhe fitimin e një baze detare në Adriatik. Ç’është më e rëndësishmja, përderisa Mali i Zi është anëtar i NATO-s për tashmë shtatë vite, procesi drejt negociatave të pranimit në BE ka ngecur; prandaj, duke pasur parasysh këtë ngadalësim, së bashku me qëndrimin e pjesshëm pro-rus të qeverisë së sapozgjedhur malazeze, mbetet të shihet se si do të shpaloset ndikimi rus në Malin e Zi në të ardhmen. 50 Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” 51 Intervistë me Vesko Garcevic 20 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Maqedonia e Veriut Ndërsa mund të ketë qenë më parë një nga pikat kryesore të ndikimit rus për shkak të disa politikanëve pro-rusë, Maqedonia e Veriut(tutje MV) duket se po largohet nga Rusia dhe nuk është më në radarin e saj. Sikurse Shqipërinë dhe Malin e Zi, Rusia e ka shtuar edhe Maqedoninë e Veriut në listën e saj të shteteve jo miqësore, falë vendimit të kësaj të fundit për të vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit rus të Ukrainës, duke e ndjekur kështu shembullin e BE-së. Sipas Indeksit Ndërkombëtar të Ndikimit nga Instituti i Prespës, Rusia nuk konsiderohet si një ndikues kryesor në punët e Maqedonisë së Veriut. 52 “Nuk ka prani të konsiderueshme të Rusisë në sektorin real apo financiar të ekonomisë, përveç varësisë nga gazi rus, por edhe ajo do të ulet me ndërtimin e gazsjellësit të ri me Greqinë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024, tregon Dragan Tevdovski, ish-Ministër i Financave të MV. 53 Përveç këtyre aspekteve, marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve duket se janë të tendosura. Megjithatë, ka disa çështje në MV që meritojnë një vështrim më të afërt në lidhje me ndikimin rus, sepse as në këtë vend, as në rajon apo BE, situata nuk mund të merret si e mirëqenë. MV do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm dhe mbështetja popullore për partitë politike që kanë tendenca pro-ruse duket se po rritet. 54 Në mars 2020, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s. Ashtu si Mali i Zi dhe Serbia, MV është një vend kandidat për anëtarësim në BE. Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit – Marrëveshja e Prespës në vitin 2018 – Maqedonia e Veriut lëvizi shpejt për të hapur bisedimet e anëtarësimit në BE. Megjithatë, kjo ishte një marrëveshje të cilën Rusia u përpoq ta pengojë, por ishte një përpjekje që rezultoi kundërproduktive dhe poshtëruese për Rusinë, dhe atë për dy arsye. Së pari, një ndërhyrje e tillë e shtyu Perëndimin të përshpejtojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës. Së dyti, si Greqia(një aleat historik i Rusisë) ashtu edhe MV dëbuan diplomatët rusë që u përpoqën të ndërhynin në marrëveshjen lidhur me emrin e vendit. 55 52 Stojkovski, Andreja, et al. Indeksi Ndërkombëtar i Ndikimit të Institutit PRESPA. Prespa Institute, 2019, www.prespa-institute.mk/en/publications/prespa-institutes-international -impact-index/ 53 Intervistë me Dragan Tevdovski, Ish-ministër i Financave i Maqedonisë së Veriut, 26 tetor, 2023 54 Intervistë me analiste politike, Maqedoni e Veriut, 13 nëntor, 2023 55 Samorukov, Maxim.“Dy ose zero: Qasja ruse ndaj Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.”Carnegieendowment.org, 14 maj 2019 56 Intervistë me analiste politike, Maqedoni e Veriut 57 Intervistë me Dr. Aleksandar Spasov, Profesor i Shkencave Juridike Megjithatë, përderisa anëtarësimi në NATO është përmbyllur, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, MV përballet me një pengesë tjetër; Bullgaria përdor veton e saj për të parandaluar anëtarësimin e MV në BE për shkak të mosmarrëveshjes mbi statusin kushtetues të pakicës bullgare në këtë vend. Një çështje e tillë e pazgjidhur, siç argumentojnë disa analistë, mund të shërbejë si një mundësi tjetër për Rusinë për të ndërhyrë. 56 Përveç përpjekjes për të penguar Marrëveshjen e Prespës, Rusia u përpoq të promovonte nacionalistët e udhëhequr nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij politike, duke çuar në një krizë politike dyvjeçare midis 2015-2017 dhe rënies së qeverisë Gruevski – diçka për të cilën Kremlini argumentoi se ishte një“revolucion me ngjyra” i imponuar nga Perëndimi. 57 Përtej këtyre rasteve, kur bëhet fjalë për perceptimin publik, duket se në MV dominon sentimenti pro-perëndimor. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se 22% e popullsisë së MV e shohin Rusinë si një aleat shumë të favorshëm, krahasuar me 59% që mbështesin anëtarësimin e plotë në NATO dhe 74% favorizojnë anëtarësimin në BE. 58 Prandaj,gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë se momentalisht, MV nuk duket të jetë aq e cënuar ndaj jostabilitetit dhe ndikimit rus si disa shtete të tjera në rajon(pjesërisht për shkak të mungesës së lidhjeve historike). Megjithatë, ka disa parti opozitare në Shkup që janë pro-ruse dhe duket se po udhëheqin në sondazhe, prandaj nuk mund ta marrim situatën si të mirëqenë. 59 Ekziston gjithashtu frika se nëse qeveria djathtiste kthehet, mund të ketë një lëvizje drejt Rusisë, e cila do të prodhonte një situatë të ngjashme me atë të Mali të Zi. 60 Prandaj, ndërsa MV mund të mos jetë momentalisht një pikë e nxehtë për konflikt, mungesa e një rruge të përshpejtuar për anëtarësim në BE mund të lërë MV të izoluar dhe të bëhet terren i përshtatshëm për ndikim përçarës nga aktorë të jashtëm si Rusia. Teorike në Fakultetin Juridik“Justinianus Primus” në Universitetin“Ss. Kirili dhe Metodi”, Maqedoni e Veriut, 2 nëntor, 2023 58 Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” 59 Nikolovski, Ivan.“Rusia ka ende letra për të luajtur në Maqedoninë e Veriut”. Balkan Crossroads. 27 qershor 2019 60 Act, Samantha.“Anëtari i IDU-së, VMRO-DPMNE, kryeson në votime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pritet të fitojë zgjedhjet e ardhshme| Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë.” Idu.org, 25 tetor 2023 21 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Serbia Rusia dhe Serbia gëzojnë marrëdhënie aktive diplomatike, ushtarake, ekonomike, kulturore dhe fetare. Sipas sondazheve, Vladimir Putin është udhëheqësi i huaj më i popullarizuar në Serbi duke lënë pas popullaritetin e Presidentit Vuçiq. Lidhja midis dy shteteve është veçanërisht e fortë për shkak të disa faktorëve. Si fillim, historikisht, Rusia i erdhi në ndihmë Serbisë(dhe Bullgarisë) në luftën ruso-turke në 1878-79 dhe përsëri në 1914 kur Austro-Hungaria e sulmoi Serbinë. Së dyti, të dy shtetet i përkasin besimit ortodoks lindor. Dhe së treti, Rusia dënoi me forcë bombardimin e Beogradit nga NATO-ja në vitin 1999 dhe refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës. Përveç kësaj, të dyja shtetet kanë lidhje të forta ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjisë. Në vitin 2008, pasi Kosova shpalli pavarësinë, kompania Gazprom Neft e Rusisë e bleu kompaninë e naftës dhe gazit NIS në Serbi për 450 milionë dollarë, duke u angazhuar të investojë 600 milionë më shumë. Çmimi ishte shumë i ulët, sipas ekspertëve, por ishte një shenjë e“mirënjohjes” serbe për kundërshtimin e fortë të Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës. Së fundi, ekziston edhe një bashkëpunim ushtarak dhe në fushën e inteligjencës: Rusia ka krijuar një"Qendër Humanitare" afër Kosovës në Serbinë jugore, e cila synon"parandalimin dhe eliminimin e situatave humanitare emergjente," por sipas disa burimeve, qendra është një bazë e inteligjencës ushtarake ruse. Së fundi, marrëdhëniet bilaterale ushtarake janë gjithashtu të forta. Në vitin 2019, Ministria serbe e Mbrojtjes pranoi 10 automjete të modernizuara për vëzhgim BRDM-2MS si donacion nga Rusia. Këto automjete përdoren për vëzhgim gjatë natës dhe kanë kamera me pamje termike që mund të dallojnë objektivat në distance prej 3.5 km. Poashtu, këto automjete janë të pajisura me mitralozë KPVT 14.5 mm që mund të shkrepin deri në 600 plumba në minutë. 61 Përderisa Serbia ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ajo u ka rezistuar thirrjeve nga BE për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sipas Florian Bieber, historian në Universitetin e Gracit, Serbia është duke luajtur një"rol të balancimit të organizuar." 62 Domethënë, përpiqet t marrëdhënie të mira si me Perëndimin(BE, NATO, SHBA) ashtu edhe me Rusinë. Megjithatë, Filip Ejdus, profesor në Universitetin e Beogradit argumenton se loja e Serbisë për t'u ulur në dy karrige nuk mund të zgjas shumë."Një mënyrë e tillë e vënies së basteve dhe përpjekja për të qenë pragmatik nuk funksionon nëse je një vend pa dalje në det e i rrethuar nga anëtarët e NATO-s," argumenton Ejdus. Ejdus shton më tej se ndikimi rus në Serbi mund të karakterizohet si një"ndikim me ftesë." 63 Interesi i ndërsjellë që ekziston buron nga fakti se Rusia e përdor Serbinë si bazë për të ruajtur praninë e saj në BP, ndërsa në këmbim Serbia merr veton e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që bllokon njohjen e shtetësisë së Kosovës. Së fundi, kur bëhet fjalë për perceptimin e publikut, mbështetja për Rusinë në Serbi është mjaft e lartë. Sondazhet tregojnë se 51% e serbëve i shohin marrëdhëniet me Rusinë si shumë të favorshme, 48% nuk duan fare marrëdhënie me NATO-n dhe 50% mbështesin anëtarësimin në BE. 64 Përgjigjet e tilla mund të interpretohen si pothuajse intuitive, argumenton Ejdus. Kjo për shkak të narrativës që Rusia e shet dhe e ka shitur për dekada të tëra në mesin e popullatës serbe. Domethënë, ngjashëm me Malin e Zi, fushata dezinformuese e Rusisë në Serbi zhvillohet masivisht. 65 Këto gjetje tregojnë se ndikimi rus në Serbi e ka bazën e vet ideologjike dhe gjeopolitike. Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harchenko, është mjaft aktiv në përhapjen e propagandës se BE-ja po përpiqet ta bëjë Serbinë t'i nënshtrohet presionit për të“hequr dorë” nga Kosova, dhe se BE-ja po“përzihet” në punët e Serbisë, ndërsa Rusia, sipas Harchenkos, nuk e bën këtë. Është një mekanizëm i drejtpërdrejtë përmes të cilit rusët vendosin pengesa në rrugën që shpie drejt integrimit në BE. 66 Që nga pushtimi ushtarak masiv kundër Ukrainës, përveç refuzimit për të sanksionuar Rusinë, janë organizuar edhe disa dalje qytetare pro-ruse në Beograd dhe qytete tjera nga qeveria e Vuçiqit, në mbështetje të Rusisë dhe fajësimit të NATO-s për luftën në Ukrainë. Për më tepër, ndërsa Serbia ka pritur refugjatë rusë dhe ukrainas, ajo u ka mohuar hyrjen në Serbi aktivistëve rusë që janë kundër 61 Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.“Automjetet BRDM-2MS janë përmirësim i rëndësishëm për njësitë e zbulimit të Forcave të Armatosura Serbe.” Mod.gov.rs, 31 gusht 2020 62 Bieber, Florian."Akti i balancimit politikave të Serbisë." Georgetown Journal of International Affairs, 7 gusht 2023 63 Intervistë me Filip Ejdus, Profesor i Studimeve të Sigurisë, Universiteti i Beogradit, Serbi, 10 tetor, 2023 64 Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” 65 Maliqi, Agon.“ Lufta informative ruse në Ballkan: Si instrumentalizohen identiteti dhe feja në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi.” Berkleycenter.georgetown.edu, 13 korrik 2023 66 Intervistë me Filip Ejdus 22 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë luftës. 67 Së fundmi, tre muaj pasi u sanksionua nga SHBA, shefi i inteligjencës së Serbisë, ultranacionalisti pro-rus, Aleksandar Vulin, më në fund dha dorëheqje; gjë për të cilën disa analistë argumentojnë se Vuçiq veproi për t’iu shmangur përgjegjësisë së presionit që vinte nga perërndimi për mos-sanksionimin e Rusisë. 68 Për më tepër, partneriteti ruso-serb nuk ndalet këtu. Në shtator 2022, Beogradi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje për të kordinuar politikën e jashtme. 69 Siç u tha edhe në fillim të këtij hulumtimi, Serbia nënshkroi marrëveshje me BEEA në 2019 – një tregues tjetër i lojës me dy karrige. Së fundi, aktivistët e të drejtave të njeriut si Sonja Biserko kanë paralajmëruar prej kohësh për grupin paraushtarak rus Wagner dhe Ujqërit e Natës, së bashku me grupet ekstremiste serbe që po punojnë në provokimin e konfliktit në veri të Kosovës. 70 Doli të jetë e saktë se ekstremistët serbë ishin të përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator, megjithëse përfshirja e grupeve ruse nuk është konfirmuar. Sipas Jeton Zulfaj, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky sulm dëshmon se Serbia, ashtu si Rusia, shikon drejt së kaluarës, në vend që të ecë përpara. 71 Ka shembuj shtesë se sa të ndërthurura janë marrëdhëniet Beograd-Moskë. Prapëseprapë, BE dhe NATO nuk e kanë mbajtur Serbinë përgjegjëse për refuzimin e sanksionimit të Rusisë dhe mospërafrimit me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, pavarësisht statusit zyrtar të vendit kandidat që Serbia e gëzon. Mbetet për t'u parë se sa gjatë do të tolerohet mbajtja e këtij pozicioni nga Serbia, por disa vëzhgues kanë frikë se Serbia mund të përfundojë pa aleatë.“Asnjë vend i mbështetur nga Rusia nuk përfundon mirë – siç ishte rasti me konfliktin Armeni-Azerbajxhan,” vëren Filip Ejdus. Ejdus gjithashtu argumenton se Serbia mund të jetë duke dëmtuar reputacionin e saj për shkak të ngurrimit për të sanksionuar Rusinë- ajo është bërë e njohur si një përçarëse e rajonit. Përderisa Beogradi duket se vazhdon të luajë aktin e balancimit midis Lindjes dhe Perëndimit, në planin afatgjatë, ai nuk do të shpërblehet për sa i përket rrugës së pranimit në BE. 72 Duke pasur parasysh gjithë këtë, një mosndëshkim i tillë duket se vetëm po i inkurajon udhëheqësit me tendenca autokratike si Vuçiq dhe Putin për të arritur qëllimet e tyre në destabilizimin jo vetëm të fqinjëve të tyre, por edhe të vetë shteteve të tyre. 67 Radio Evropa e Lirë.“Aktivisti rus kundër luftës është arrestuar në aeroportin e Beogradit, i është ndaluar hyrja në Serbi”. RadioFreeEurope/RadioLiberty, 5 nëntor. 2023 68 Intervistë me Shaun Byrnes 69 Euractiv"Serbia dyfishon planin për të koordinuar politikën e jashtme me Rusinë." Www.euractiv.com, 26 shtator 2022 70 The Geopost.“Biserko: Njësia paraushtarake ruse“Wagner”,“Ujqërit e natës” dhe grupet ekstremiste serbe po provokojnë konflikt në veri të Kosovës.” The Geopost, 23 dhjetor. 2022 71 Diskutim në panel me Jeton Zulfaj 72 Intervistë me Filip Ejdus 23 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Analizë e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor Gjetjet e mësipërme ngrenë disa pyetje të rëndësishme: Si mund të vlerësohet çështja e ndikimit të Rusisë në BP? Nëse marrim argumentin se ky ndikim ekziston, cila është natyra e tij dhe a ka ndryshuar që nga pushimi i Ukrainës, dhe nëse po, si? Cilat janë motivet pas përpjekjeve të Rusisë për të fituar dhe rritur ndikimin e saj në BP? Më e rëndësishmja, cilat do të jenë pasojat për rajonin nëse ndikimi rus vazhdon, veçanërisht nëse ky ndikim është i dëmshëm? Së fundi, cili është roli i BE-së dhe NATO-s në reagimin ndaj përpjekjeve ruse për të ndikuar në BP dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të mbyllur rrugët e këtij ndikimi në rajon? Gjetja e një përgjigjeje definitive që gati se është diskutuar tashmë nëpër organizata, samite dhe takime të tjera është e vështirë. Gjegjësisht, thirrja – që është bërë për një kohë bukur të gjatë – fton BE-në, NATO-n dhe liderët e BP që të punojnë kolektivisht më shumë për të eliminuar oportunizmin e Rusisë për ndikim në mënyrë që rajoni të mos devijojë nga rruga e tij drejt integrimit euroatlantik. Megjithatë, kjo nuk mund të mbetet vetëm narrativë. Ka kërcënime dhe sfida të sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe bota vazhdimit, të tilla si shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, lufta e vazhdueshme në Ukrainë, zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 në BE dhe SHBA, si dhe ato në disa shtete anëtare të BE-së dhe BP. A do të ishte reale që BP të presë të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme nga BE-ja dhe NATO-ja në vorbullën e gjithë këtyre zhvillimeve? Përgjigja vështirë se mund të parashikohet. Prandaj, të gjithë këta faktorë kërkojnë veprim të vendosur, të shpejtë dhe të unifikuar për të ndihmuar rajonin të qëndrojë në trajektoren e integrimit në strukturat euroatlantike. Para se të diskutojmë ndikimin dhe pasojat e luftës në Ukrainë për BP, duhet të theksojmë se pasqyra e përgjithshme, që rrjedh pjesërisht nga intervistat, si dhe analiza e burimeve të tjera, na çon në përfundimin se shtetet e BP janë me të vërtetë të cenueshme nga ndikimi rus, qoftë ai i qëllimshëm apo oportunist. Për më tepër, në varësi të zhvillimeve në terren, ndikimi rus mund të karakterizohet si i pozicionuar mes vazhdimësisë dhe ndryshimit. Tri shtetet kryesore në të cilat ndikimi rus duket të jetë më i fortë janë Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Herzegovina(përmes entitetit të RS). Maqedonia e Veriut duket se mbetet një objektiv, por partitë e saj opozitare pro-ruse mbeten të dobëta. Së fundi, ndërsa 73 Interview with Enver Hoxhaj 74 Koha.“Zelensky: Rusia Po Përgatit Luftë Në Ballkan.” Koha.net, 16 Nov. 2023 Kosova mund të jetë e cenueshme për shkak të tensionit me Serbinë, Shqipëria duket se është në fund të listës së shteteve të BP me hapësirë për ndikimin rus. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se Kremlini mund të mos jetë i tejmase i përqendruar ose të ketë një qasje të hartuar qartë drejt ushtrimit të ndikimit të tij në BP. Megjithatë, për shkak të lidhjeve që gëzon me qeveri të caktuara, të tilla si Beogradi, Republika Srpska dhe me shumë gjasa qeveria e re e Malit të Zi, përpjekjet ruse për të rritur ndikimin e vet mund të rriten, veçanërisht pasi lufta e Rusisë në Ukrainë ka çuar në izolimin e saj më të madh diplomatik dhe ekonomik. Meqenëse Rusia është e përqendruar në Ukrainë dhe zona të tjera që pretendon të jenë brenda sferës së saj të ndikimit, ajo do të shërbejë si një model për aleatët e saj tradicionalë në BP për të përdorur një libër-udhëzues me lojëra të ngjashme(lexo: Bota Ruse= Bota Serbe), siç është rasti i Serbisë ndaj disa prej fqinjëve të saj. Ndikimi i Luftës në Ukrainë Si i ka ridefinuar lufta në Ukrainë sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor? Si fillim, kjo luftë ka ringjallur gjeopolitikën klasike dhe e ka dëmtuar rëndë rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore.“Tani, politika e jashtme është një provë e fuqisë dhe forcës,” argumenton ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Hoxhaj ndërsa thekson se fjala bashkëpunim është zëvendësuar me fjalën konfrontim. 73 Për më tepër, shumica e të intervistuarve për këtë përmbledhje të politikave ranë dakord se BE-ja ka bërë pak për të kuptuar cenueshmërinë e rajonit. Ka shumë të ashtuquajtura punë të papërfunduara në rajon, duke filluar nga Dialogu Kosovë-Serbi, bllokimi i hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE nga Bullgaria, sundimi autokratik i Dodikut në Republikën Serbe dhe i Vuqiçit në Serbi, dhe së fundmi, shfaqja e një qeverie të re malazeze me politikanë pro-rusë në pozita kyçe. Ndërsa u takon qeverive të shteteve përkatëse të rrisin punën e tyre për reformat dhe forcimin e sundimit demokratik, BE-ja nuk ka bërë aq sa duhet as për të siguruar një perspektivë të qartë anëtarësimi për rajonin, e as për të mbajtur përgjegjës ata që ofrojnë hapësirë për ndikimin rus në BP. Si rrjedhojë, duke kapitalizuar në hezitimin e BE-së për pasur qasje më të vendosur ndaj BP, Rusia, përmes partnerëve të saj në po këtë rajon, ka përfituar nga situata e brishtë – një përparësi e cila, siç deklaroi kohëve të fundit Presidenti ukrainas Zelensky – nuk është larg nga çuarja drejt një konflikti. 74 24 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Për më tepër, lufta në Ukrainë ka treguar gjithashtu se qëllimi kryesor i Rusisë është të ndryshojë botën unipolare në një botë multipolare. Duke vepruar kështu, Rusia kërkon të rivendosë statusin e saj si fuqi e madhe, si dhe pretendimet e saj për të pasur një sferë ndikimi në shtet fqinje. Për ta bërë këtë, Putini kërkon të ndërkombëtarizojë luftën në Ukrainë, që d.m.th. se Moska synon të krijojë sa më shumë zona konflikti që të jetë e mundur(ose të ruajë ato që tashmë ekzistojnë) në mënyrë që të nxisë më shumë telashe për BE-në dhe NATO-n që në llogaritjet e mundshme të Putinit, do t'i japin atij një dorë më të lirë në Ukrainë dhe në shtetet ish-sovjetike të cilat ai i konsideron si sferë ndikimi. 75 Për BP në veçanti, Rusia do të donte të kishte një"front të dytë" në rajonin tashmë të trazuar për të zhvendosur vëmendjen dhe burimet e NATO-s larg Ukrainës. 76 Realisht, Rusia shfrytëzon telashet në Ballkanin Perëndimor për të përdorur parimin e saj tradicional të politikës së jashtme: përçaj dhe sundo, si një mjet përçarës kundër NATO-s dhe BE-së. 77 I vetëdijshëm për ndjenjën popullore nacionaliste që gëzon në mesin e shumicës së sllavëve ortodoksë në rajon, si dhe partneritetet e tij me Vuçiqin, Dodikun dhe tani ndoshta Mandiqin, Putini beson se perspektiva e BE-së dhe NATO-s mund të sfidohet në rajon. Kjo demonstrohet më së miri nga ngurrimi i BE-së për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për refuzimin e sanksionimit të Rusisë. Idealisht, Putini kërkon të shkatërrojë rendin ndërkombëtar që u ndërtua me krijimin e Kombeve të Bashkuara dhe u sigurua nga krijimi i NATO-s pas Luftës së Dytë Botërore dhe nga fuqia e SHBA-së. Rusia dëshiron një botë të re në të cilën rikrijohen sferat e ndikimit, duke lejuar kështu që Rusia të rikthejë ndikimin e saj të mëparshëm dominues në Evropën Lindore Qendrore, Transkaukazin dhe Azinë Qendrore dhe të rifitojë statusin e saj si një fuqi e madhe e barabartë me SHBA-në. 78 Prandaj, Rusia do t'i përmbahet qëllimit të saj për të ngadalësuar integrimin e BP në BE për aq kohë sa mundet, sepse çdo integrim i shpejtë i këtij të fundit në strukturat euro-atlantike do të zvogëlonte ose madje do t' i jepte fund ndikimit të Rusisë atje. Pasojat dhe rreziqet e mundshme “Është pritur që lufta në Ukrainë do të përshpejtonte gjërat për BP për sa i përket zgjerimit të BE-së, por duket se e ka bërë të kundërtën. BE ka humbur shanset e saj në rajon,” argumenton Adnan Cerimagic. Ai shton më tej se disa nga parashikimet që disa analistë politikë i kishin bërë në fillim të vitit 2022, se Rusia do të dobësohej për shkak të fokusit të saj në Ukrainë, dolën të is pavërteta. 79 Lufta në Ukrainë së shpejti shënon dy vjet dhe perspektivës së pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE i mungon një vizion dhe afat i qartë. Kjo tregon se për sa kohë që mbetet një situatë e tillë, BP mund të mbetet një pikë e nxehtë për ndikimin rus, gjë që kjo e fundit do ta arrijë me kosto mjaft të ulëta. Me fjalë të tjera,"një Ballkan i ndarë jashtë Evropës me pasiguri për të ardhmen dhe me lëvizje nacionaliste është një mjedis ideal për Rusinë për të vepruar," shtoi ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Hoxhaj. 80 Për më tepër, rritja e partive të djathta ekstremiste në Sllovaki, Gjermani, Hungari, Holandë dhe disa shtete të tjera të Evropës, së bashku me mungesën e unitetit dhe pavendosshmërisë së BE-së, si dhe cenueshmërinë e BP, janë të gjitha elemente që i shërbejnë qëllimeve të Rusisë. Sipas Dr. Aleksandar Spasov, profesor universitar nga Maqedonia e Veriut, pasojat dhe rreziqet e luftës në Ukrainë mund të maten në dy nivele: makro dhe mikro. Pasojat e nivelit makro janë si më poshtë: rajoni nuk arrin të përparojë drejt anëtarësimit në BE; ka rritje të euro-skepticizmit midis popullatave të BP dhe humbje të besueshmërisë në BE për shkak të së ashtuquajturës "lodhje nga zgjerimi" 81 ; ka rënie të sundimit demokratik dhe një kthesë drejt autoritarizmit në BP; shtetet e BP fillojnë të kërkojnë partneritete alternative(siç është Kina) për bashkëpunim ekonomik. Ndërsa pasojat e nivelit mikro përfshijnë: tendencat në demokracitë e mirëfillta për të zhvilluar qeveri me karakteristika autokratike; një rënie në organizatat e shoqërisë civile që janë pro-BE-së; depërtimi i partive politike lokale dhe institucioneve ekonomike, mediatike dhe kulturore nga akterë të jashtëm përmes stimujve ekonomikë dhe të tjerë. 82 Rreziqe të tjera mund të përfshijnë: Zonat e paqëndrueshme mund të përkeqësohen: Kjo i referohet situatës në Kosovë, ku ankesat e disa serbëve të Kosovës ndaj qeverisë Kurti kanë shkaktuar disa trazira, së bashku me vendosjen e mbi 8,000 trupave të Serbisë pranë kufirit me Kosovën. Kishte/ka një frikë në rritje se sulmi terrorist i Banjskës nga grupi i armatosur serb në Kosovë do të krijonte një skenar si të Donbasit. 83 Për më tepër, disa të intervistuar argumentuan se kishte pasur paralajmërime për një sulm nga Serbia qysh tre vjet më parë. Slogani famëkeq"Kur ushtria kthehet në Kosovë" nga nacionalistët serbë që është shfaqur në komunat me shumicë serbe kohëve të fundit, me sa duket ishte thirrur nga priftërinjtë dhe disa ushtarakë edhe në vitin 2020 në protestat e Malit të Zi në Cetinje që u organizuan nga malazezët që kundërshtonin emërimin e Mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.“Ky slogan në Banjskë nuk ishte një aksident – ka qenë një plan i nacionalistëve serbë dhe përfaqësuesve të Kishës Ortodokse shumë kohë më parë.” argumenton një ish-politikan i lartë malazez i cili ishte prezent në protestat e Cetinjës. 84 Prandaj, ekziston një shqetësim në rritje se në BP mund të lindë një konflikt. 75 Intervistë me Ditmir Bushati 76 Intervistë me Dr. Aleksandar Spasov 77 Intervistë me Enver Hoxhaj 78 Intervistë me Ditmir Bushati 79 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 80 Intervistë me Enver Hoxhaj 81 Intervistë me Vesko Garcevic 82 Intervistë me Dr. Aleksandar Spasov 83 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 84 Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi 25 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Situatat e përgjakshme nuk mund të përjashtohen: Menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Mitropoliti serb i Malit të Zi tha se fati i Malit të Zi është të jetë një Ukrainë e vogël. 85 Në të vërtetë, kur e bëjmë krahasimin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Serbisë dhe Malit të Zi, paralelet duket se kanë një ngjashmëri jashtëzakonisht të madhe. Ashtu si Rusia përpiqet të mohojë identitetin e ukrainasve, Serbia duket se po bën të njëjtën gjë me malazezët. Siç përmendet në përmbledhjen Mali i Zi-Rusi, mbetet të shihet se si do të zhvillohen ndryshimet me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi. Një ish-politikan malazez gjatë intervistës paralajmëroi për një “Euromaidan” që mund të ndodhë në Mal të Zi nëse serbizimi i Malit të Zi vazhdon. Gjasat që ideja e shteteve monoetnike mund të rishfaqet:"Rusia di se si të luajë me kartën e vet nacionaliste", argumenton Lulzim Peci. Lufta në Ukrainë me të vërtetë ka sjellë një fragmentim ekonomik, i cili më pas i hap vend nacionalizmit. Për shembull, ndërsa nuk dihet nëse Rusia ishte prapa propozimit të aluduar për shkëmbim të territoreve në vitin 2018 midis kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Thaçi dhe presidentit serb Vuçiq, ajo marrëveshje jo vetëm që do të kishte një efekt të përhapjes(ndoshta të përcjellur në mënyrë të pashmangshme me situata të përgjakshme) në BP, por gjithashtu do t'i kishte shërbyer Rusisë si një"justifikim" tjetër për luftën e saj në Ukrainë. Rritja e liderëve me tendenca autoritare: Me një politikë të dobët BE/SHBA në BP, politikanët që ndjekin interesa individuale do të mbizotërojnë mbi ato të shoqërive që përfaqësojnë. 86 "Putinizmi" si model i qeverisjes duket se është më kërcënues sesa vetë Rusia, argumenton Lulzim Peci. 87 Siç tregojnë edhe të gjeturat e organizatës monitoruese Freedom House, disa shtete në Evropën Juglindore dhe Qendrore, përveç Kosovës, shënuan një rënie në demokraci. 88 Për shembull, me rënien e saj në demokraci, Serbia ra më poshtë për 26 vende në listën e Freedom House, gjë që, sipas Jeton Zulfajt, përbën kërcënim për rajonin.“Sa më shumë që Serbia të kthehet në autokraci, aq më agresive bëhet ndaj fqinjëve të saj, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës,” përfundon Zulfaj, duke nënkuptuar se ekziston një ndërlidhje midis përparimit demokratik dhe rezistencës ndaj ndikimit rus. 89 Cili është interesi i Rusisë për të luajtur rolin përçarës: Para se të shpjegohen motivet e Putinit për ndërhyrje në BP, duhet të theksohen qëllimet e tij të përgjithshme duke ofruar disa të dhëna shtesë. Ai është apoplektik për rënien e BRSS-së dhe e fajëson SHBA-në për atë "tragjedi." Qëllimi i tij është të shkatërrojë rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore, të cilin Kremlini e pranoi në mënyrë implicite, veçanërisht kur nënshkroi Marrëveshjen e Helsinkit në vitin 1975 duke njohur kufijtë ekzistues dhe duke bërë thirrje për mosndërhyrje, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Duke shkatërruar rendin ndërkombëtar, ai shpreson të rivendosë statusin e fuqisë së madhe"perandorake" të Rusisë dhe përsëri të bëhet e barabartë me armikun e saj Amerikën. Për të siguruar fuqinë dhe sigurinë e Rusisë kërkohet krijimi i një sfere ruse të ndikimit që do të ketë si "anëtare" të parë Ukrainën, por gjithashtu do t’i bashkohen edhe ish-republikat sovjetike, p.sh., Kazakistani, Uzbekistani, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Armenia, etj. Më shqetësuese për Perëndimin, në sytë e Putinit, sfera ideale e ndikimit do të përfshinte"tokat kufitare të Evropës Lindore", p.sh., shtetet Baltike, Finlanda, Polonia, Hungaria dhe Rumania.“Rikrijimi i kordonit sanitar të Rusisë, një objekt i politikës së jashtme ruse që të paktën nga koha e Aleksandrit I, ka një ndikim të thellë në mendjet ruse dhe në historinë ruse. Duke kontrolluar këto zona kufitare, sundimtari i Rusisë gjithmonë ndihej i sigurt," argumenton Shaun Byrnes, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA. Rrjedhimisht, BP, një rajon i vogël në territor, por me rëndësi të madhe, kësisoji luan rol edhe në agjendën e Putinit. Gjetjet e deritanishme tregojnë se motivet e ndërhyrjes së Rusisë në BP janë të drejtuara në mënyrë specifike drejt krijimit të problemeve për BE-në dhe NATO-n. Ato mund të kategorizohen si gjeostragjike, perandorake/ideologjike dhe gjeopolitike. Së pari, ambicia gjeostrategjike demonstrohet nga përpjekja e Rusisë për të parandaluar ose dëmtuar praninë e NATO-s dhe BE-së në rajon, siç ishte rasti në Mal të Zi me përpjekjen për të pasur qasje në Portin e Tivarit. Siç shpjegoi ish-politikani nga Mali i Zi,“Rusia do të donte ta përdorte Malin e Zi si një shpatë brenda stomakut të NATO-s.” 90 Së dyti, oreksi perandorak i Rusisë ishte diçka që shumë të intervistuar e theksuan. Siç po tregon lufta në Ukrainë, Rusia kurrë nuk hoqi dorë nga ambiciet e saj perandorake. Ngjashëm me luftën në Ukrainë, Rusia e sheh veten si një aktor i fuqishëm gjeopolitik – si në shekujt e mëparshëm – jo vetëm në BP, por edhe në nivel global. 91 Motivi i tretë është gjeopolitik. Siç u përmend gjatë gjithë përmbledhjes, Putini mban disa mëri ndaj Perëndimit. Prandaj, shumë nga gjërat që ai bën janë si rezultat i mentalitetit të tij të viktimës, dhe nga këtu vjen edhe kërkimi i tij për hakmarrje kundër Perëndimit. Dihet frika e Putinit nga revolucionet me ngjyra, e cila u pa edhe në BP kur ai kërkoi të portretizonte si protestat e vitit 2015 në MV ashtu edhe protestat e këtij viti në Serbi në një mënyrë të ngjashme. Për më tepër, për sa kohë që anëtarësimi në NATO për disa nga shtetet e BP dhe 85 Ibid 86 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 87 Intervistë me Lulzim Peci 88 Buyuk, Hamdi Firat.“Freedom House: Evropa Juglindore, Qendrore – përveç Kosovës – sheh rënie të lirive”. Balkan Insight, 2 mars 2023 89 Diskutim në panel me Jeton Zulfaj 90 Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi 91 Intervistë me Enver Hoxhaj 26 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë anëtarësimi në BE për të gjitha shtetet e BP mbetet një projekt i largët, Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë marrëdhëniet e saj me aktorët në BP për ta shtyrë atë projekt edhe më larg. Siç u përmend më parë, Rusia nuk i ka tejkaluar apo harruar mëritë e së kaluarës. Në fund të fundit, ajo dëshiron të rikthejë botën multipolare dhe të ketë një rol në disa nga çështjet e rajonit. Siç theksoi Adnan Cerimagic,"Qëllimi i Rusisë nuk është sepse dëshiron të ketë një partneritet strategjik afatgjatë me ndonjë nga shtetet e BP, por dëshiron të shfrytëzojë lidhjet e saj në rajon si një monedhë për një lojë më të madhe." 92 Këto motive mbeten historikisht të përsëritura. Megjithatë, ndërsa qëllimet dhe planet mund të mos jenë të detajizuara, ato janë oportuniste. Domethënë, Kremlini kërkon të arrijë objektivat e tij përmes mënyrave me kosto efektive, p.sh., duke inkurajuar ide të vjetra romantike të unitetit pan-sllav të themeluar në ortodoksinë lindore të përbashkët dhe duke luajtur me analogjitë e vjetra nacionaliste që ndezin përplasje ndëretnike, ose përmes përhapjes indirekte të propagandës në mënyrë që të dobësohet besimi në demokraci midis disa shteteve të BP. 92 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 27 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Përfundime dhe Rekomandime Gjetjet e mësipërme tregojnë se pasojat e luftës në Ukrainë janë me të vërtetë shqetësuese. Përderisa shumica e njerëzve prisnin që ky konflikt të sillte një rilindje politike të BE-së, kjo rilindje lëre që nuk ka ndodhur, por kjo e fundit madje ka hezituar të forcojë politikën e saj të zgjerimit për të siguruar një perspektivë më të qartë për BP. Duke vepruar kështu, ajo i ka shërbyer mirë qëllimeve të Rusisë. Kështu, ndërsa lufta në Ukrainë së shpejti shënon dy vjet, është me shumë rëndësi që BE-ja dhe NATO-ja të mbrojnë BP në kuadër të ombrellës së tyre të sigurisë para se të jetë tepër vonë. Prandaj, arkitektura e sigurisë së rajonit do të përcaktohet nga mënyra se si BE-ja dhe NATO-ja do të reagojnë. Kjo përmbledhje e politikave ofron një numër rekomandimesh që mund të merren parasysh për të zbutur ndikimin rus, si në planin afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë. Disa nga rekomandimet që dolën nga intervistat dhe një panel diskutimi në nëntor janë si më poshtë: Perspektivat për anëtarësimin në NATO: Të gjithë të intervistuarit argumentuan se NATO-ja duhet të ofrojë më shumë siguri në rajon. Shembulli i pranimit të Finlandës ishte një hap pozitiv në përgjigjen ndaj agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ndërsa tre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor(Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut) janë anëtare të NATO-s, dhe Bosnja dhe Serbia kanë nënshkruar Partneritetin për Paqe(PpP), Kosova, si vendi që shpreh mbështetjen më të lartë për NATO-n(dhe ndoshta ka më së shumti nevojë për anëtarësim) nuk është as anëtare e Partneritetit për Paqe. Do të ishte një zhvillim pozitiv nëse do të bëhej diçka në këtë drejtim. 93 Për më tepër, integrimi i Bosnjës dhe Kosovës në NATO do të lehtësonte tensionet bilaterale me shtetet fqinje dhe do ta bënte më të lehtë gjetjen e një zgjidhjeje, kur bëhet fjalë për çështjet bilaterale. Për shkak të ndjenjave historike, Bosnja dhe Kosova do të ndiheshin më të sigurta nën ombrellën e NATO-s, dhe për këtë arsye do të ishin më të hapura për të manovruar në proceset bilaterale të negociatave me shtetet fqinje. Lulzim Peci argumentoi se i gjithë integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në NATO do të ishte një zhvillim pozitiv sepse do të sillte konsolidimin e plotë të krahut jugor në NATO, gjë që gjithashtu do t'i dërgonte një mesazh të qartë Rusisë. 94 Rritja e pranisë së NATO-s: Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenerg vizitoi kohët e fundit BP, analistët argumentojnë se duhet bërë më shumë përtej deklaratave dhe vizitave në rajon. Ka hapa konkretë që NATO-ja mund të ndërmerr në Bosnjë, për shembull, siç janë thirrjet për të krijuar një bazë ushtarake në Brcko, të ngjashme me kampin Bondsteel në Kosovë. Nëse kriza e sigurisë përshkallëzohet, atëherë NATO-ja duhet të rivendoset në Bosnjë. NATO-ja mund të vendosë praninë e saj në Sarajevë dhe të përdorë aeroportin në qytetin verior të Tuzlës. Qyteti strategjik i Brckos në verilindje të Bosnjës duhet të sigurohet dhe të vendoset një prani e NATO-s atje. Me burime minimale, NATO-ja mund të shmangë rrëshqitjen e Bosnjës në pasiguri dhe jostabilitet, si dhe të sigurohet që investimi politik dhe ushtarak perëndimor për paqen në Evropën Juglindore të ruhet. 95 Më shumë punë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale /punëve të papërfunduara: BE nuk duhet të lejojë që punët e papërfunduara të përkeqësohen në BP, siç është Dialogu Kosovë-Serbi, ose stagnimi Maqedoni e Veriut-Bullgari. Këto çështje në stagnim e pengojnë parashikueshmërinë(një koncept i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare), i cili do t'i ofronte Rusisë mundësi për të luajtur një rol përçarës, argumenton Enver Hoxhaj. Hoxhaj shton më tej se kompletimi i shtetësisë së Kosovës është i rëndësishëm sepse ka edhe implikime për paqen rajonale. Lidhur me këtë, ndihma që Kosova të fitojë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, si dhe nga Ukraina, do t'i dërgonte një sinjal të fortë Rusisë. Dialogu me Serbinë është gjithashtu i rëndësishëm sepse do ta bënte rajonin më të sigurt, dhe në atë mënyrë, aktorë të tillë si Rusia nuk do të kenë mundësinë ta bëjnë rajonin më pak të parashikueshëm, siç u dëshmua në sulmin e Banjskës më 24 shtator. Prandaj, BE-ja dhe NATO-ja duhet të investojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale brenda rajonit. 96 Të ndalohen politikat e zbutjes – të shpërblehen shtetet që përputhin politikat e tyre me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së(PPJS): Ky rekomandim ka të bëjë me aspiratat hegjemoniste të Serbisë ndaj fqinjëve të saj Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të Beogradit 93 Intervistë me Enver Hoxhaj 94 Intervistë me Lulzim Peci 95 Popovic, Sofija.“[Intervistë me EWB] Cero: Është thelbësore që njerëzit e zakonshëm të ndjejnë vërtet rezultatet e reformave.”European Western Balkans, 14 tetor. 2023 96 Intervistë me Enver Hoxhaj 28 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë me Moskën. BE-ja dhe NATO-ja duhet të kuptojnë se mbrojtja e Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi është e njëjtë me mbrojtjen e Ukrainës, pasi të dyja palët kërcënohen nga shtete me tendenca hegjemoniste. 97 Ndërsa BE-ja i ka dërguar ndihmë Ukrainës që nga pushtimi rus, dhe madje i ka dhënë asaj statusin e vendit kandidat, shtetet e BP që u bashkuan me shpejtësi me BE-në në sanksionimin e Rusisë(përveç Serbisë) dhe janë të cënuara nga kërcënime të ngjashme nuk kanë marrë"shpërblime" të tilla. Kështu, duke pasur parasysh faktin se jetojmë në një realitet të ri gjeopolitik, BE-ja duhet të shpërblejë ata që e kanë përafruar politikën e tyre me PPJS-në e BE-së dhe të disiplinojë ata që nuk e kanë bërë këtë. 98 Për shembull, për ato shtete që janë përafruar me PPJS-në e BE-së, atyre u duhet një vend në tryezën e diskutimeve të nivelit të lartë dhe u duhet dhënë merita për përafrimin e tyre pozitiv me PPJS-në e BE-së, veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë. 99 Të ketë një rrugë të qartë dhe qasje të bazuar në merita drejt pranimit në BE: BE duhet të përcaktojë një afat kohor se kur shtetet e BP mund të bëhen anëtare. Kjo do të nxiste qeveritë përkatëse që të përmbushin më shpejt kriteret e pranimit dhe në këmbim, të marrin anëtarësimin. Mirëpo, shtetet e BP duhet të dinë se anëtarësimi në BE është një angazhim i ndërsjellë. Dragan Tevdovski, ish-ministër i Financave i Maqedonisë së Veriut, argumenton se edhe shtetet e BP duhet të rrisin përpjekjet e tyre për reforma dhe bashkëpunim më të ngushtë. 100 Sidoqoftë, pranimi në BE duhet të bëhet me një qasje të bazuar në meritë.“Nuk duhet të tolerohet që shtetet të përafrojnë politikat e tyre me PPJS-në e BE-së ditën që hyjnë në BE. Anëtarësimi në BE është një proces transformimi”, sugjeron Jeton Zulfaj. Kjo lidhet me shembullin e reagimit të BE-së kur Serbia nënshkroi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me BEEA(për të mos përmendur takimet e Vuçiqit me udhëheqësit nga Pekini e Tehrani). Reagimi i BE ishte se Serbia do të duhej të tërhiqej nga ky bashkim ditën kur të hynte në BE. 101 Filip Ejdus sugjeron një qasje alternative për përshpejtimin e integrimit në BE. Ai e quan qasjen"më shumë për më shumë, më pak për më pak."“Nëse, për shembull, Mali i Zi anëtarësohet në BE, ndoshta kjo do të ishte një sinjal pozitiv për Serbinë se pranimi është i mundur. Një qasje e tillë është e rëndësishme sepse do të katalizonte ndryshimet dhe shpresën edhe diku tjetër,” përfundon Ejdus. 102 Është e rëndësishme të konkludojmë se zgjerimi i BE-së nuk ka të bëjë vetëm me përfitimin e BP. Ka të bëjë me idenë shumë themelore në lidhje me faktin se pse Perëndimi është i përfshirë në Ballkan; për të promovuar paqen liberale. Dhe nëse kjo paqe kërcënohet nga të huajt, dhe ku lufta sundon mbi paqen, atëherë kjo kërkon një qasje të re. 103 BE-ja duhet të bëhet një ofrues më i fortë i sigurisë: Evropa duhet të punojë në aftësitë e saj mbrojtëse, diçka për të cilën është diskutuar dhe avokuar në dy dekadat e fundit. 104 Siç shkruan Majda Ruge,"Nëse BE-ja dëshiron të përmbushë ambicien e saj për t'u bërë një aktor gjeopolitik që mund të përmbajë Rusinë në fqinjësinë e saj të afërt, ajo nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë vetëm përmes kornizës së zgjerimit(e cila edhe ashtu nuk është duke funksionuar mirë). BE-ja duhet të krijojë një politikë të jashtme dhe të sigurisë, të besueshme që mbështetet me aftësi të fuqishme ushtarake.” 105 Siç u tha më lart, kjo është diçka që BE-ja nuk ka nevojë të bëjë vetëm për hir të shteteve të BP, por edhe për hir të vetë Bashkimit Evropian. Nevojiten më shumë stimuj ekonomikë: Disa të intervistuar sugjeruan që BE-ja duhet të sigurojë qasje në fondet e kohezionit dhe të hapë tregun e vetëm duke lëvizur përtej narrativave të thjeshta se e ardhmja e rajonit është në BE. Nëse BE-ja do ta integronte rajonin të paktën në katër liritë, atëherë nacionalizmi dhe rrëfimet e vëllazërisë pan-sllave do të bëheshin më pak të rëndësishme. 106 Një mënyrë tjetër që stimujt ekonomikë të udhëhequr nga BE-ja do të ndihmonin është se ato do të zëvendësonin efektet korruptive të bizneseve dhe investimeve të lidhura me Rusinë, me institucione të forta dhe të përgjegjshme. 107 Kjo me të vërtetë do të mbyllte çdo hapësirë që Rusia të ndërhyjë tutje, sepse ajo që ofron Rusia nuk është progres ekonomik, por kryesisht një recetë për të kaluarën. Kjo është arsyeja pse nuk gëzon mbështetje të madhe në BP, përveç midis disa politikanëve individualë. Të luftohen tendencat autokratike në rajon: BE-ja duhet t'i mbajë përgjegjëse qeveritë në BP që po dëshmojnë prapambetje demokratike, një qasje që Vesko Garçeviq e quajti"Pa karrota, vetëm shkopinj." Karrotat nuk funksionojnë për nacionalistët dhe autokratët. 108 Me një qasje shumë më agresive nga BE-ja, ku ajo sanksionon prapambetjen dhe shpërblen reformën demokratike, ne do të kemi një perspektivë ndryshe për BP deri në fund të vitit 2030. 109 97 Intervistë me Vesko Garcevic 98 Intervistë me Ditmir Bushati 99 Intervistë me Vesko Garcevic 100 Intervistë me Dragan Tevdovski 101 Stojanovic, Milica."Serbia nënshkruan një marrëveshje tregtare me Bashkimin Euroaziatik të Rusisë."Balkan Insight, 25 tetor. 2019 102 Intervistë me Filip Ejdus 103 Enver Hoxhaj 104 Witney, Nick."Fryma e Ambicieve: Lufta e Ukrainës dhe Integrimi i Mbrojtjes Evropiane". ECFR, 26 korrik 2023 105 Ruge, Majda.“E kaluara dhe e furishmja: Si e kërcënon Bosnjën revizionizmi rus.” 106 Intervistë me Adnan Ć erimagi ć 107 Intervistë me Vesko Garcevic 108 Ibid. 109 Jeton Zulfaj 29 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Referencat: Intervistat: -Intervistë me Adnan Ć erimagi ć , Analist i lartë për Ballkanin Perëndimor, 4 tetor, 2023 -Intervistë me Dr. Aleksandar Spasov, Profesor i Shkencave Juridike Teorike në Fakultetin Juridik“Justinianus Primus” në Universitetin“Ss. Kirili dhe Metodi”, Maqedoni e Veriut, 2 nëntor, 2023 -Intervistë me Ditmir Bushati, Ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, 9 tetor, 2023 -Intervistë me Dragan Tevdovski, Ish-ministër i Financave i Maqedonisë së Veriut, 26 tetor, 2023 -Intervistë me Enver Hoxhaj, Ish-Ministër i Jashtëm i Kosovës, 24 tetor, 2023 -Intervistë me Filip Ejdus, Profesor i Studimeve të Sigurisë, Universiteti i Beogradit, Serbi, 10 tetor, 2023 -Diskutim në panel me Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës, 14 nëntor, 2023 -Intervistë me Lulzim Peci, Analist Politik, Kosovë, 4 tetor, 2023 -Intervistë me analist politik dhe profesor universiteti, Shqipëri, 5 tetor, 2023 -Intervistë me analiste politike, Maqedoni e Veriut, 13 nëntor, 2023 -Intervistë me ish-politikan të lartë, Mali i Zi, 18 tetor, 2023 -Intervistë me Shaun Byrnes, Ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ish-shef i misionit vëzhgues diplomatik të SHBA-së në Kosovë 1998-99 dhe ekspert i Ballkanit, 2 nëntor, 2023 -Intervistë me Vesko Garcevic, Profesor i Praktikës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë, Universiteti i Bostonit, 6 tetor, 2023 Burimet: Act, Samantha.“Anëtari i IDU-së, VMRO-DPMNE, kryeson në votime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pritet të fitojë zgjedhjet e ardhshme| Bashkimi Ndërkombëtar i Demokracisë.” Idu.org, 25 tetor 2023, www.idu.org/idu-member-vmro-dpmne-leading-the-polls-in-th e-republic-of-north-macedonia-expected-to-win-the-next-electi ons/. Aktuale1.“Fotografia E Putinit Në Zyrën E Ish-Kryetarit Të Zveçanit.” Aktuale.mk, 11 Dec. 2023, https://aktuale.mk/fotografia-e-putinit-ne-zyren-e-ish-kryetarit-t e-zvecanit/ Belan č i ć , Nataša.“Ambasadori i Rusisë: Bosnja mund të anëtarësohet në NATO, por Moska do të reagojë ndaj kërcënimit.” N1, 16 mars 2022, https://n1info.hr/english/news/russia-ambassador-bosnia-can-joi n-nato-but-moscow-will-react-to-threat/ Bieber, Florian."Akti i balancimit politikave të Serbisë." Georgetown Journal of International Affairs, 7 gusht 2023, https://gjia.georgetown.edu/2023/08/07/serbias-staged-balanci ng-act/ Buyuk, Hamdi Firat.“Freedom House: Evropa Juglindore, Qendrore – përveç Kosovës – sheh rënie të lirive”. Balkan Insight, 2 mars 2023, https://balkaninsight.com/2023/03/09/freedom-house-southeas t-central-europe-except-kosovo-sees-freedoms-decline/ Cero, Harun."Ëndrra e ultra të djathtës dhe Rusisë:"Aleanca ortodokse ballkanike." Al Jazeera Balkans, 16 korrik 2017, https://balkans.aljazeera.net/teme/2017/7/16/san-ultradesnicara -i-rusije-balkanski-pravoslavni-savez Cero, Harun."Euroaziatike dhe Bashkimi Evropian: "Skizofrenia e politikës së jashtme të Serbisë." Al Jazeera Balkans, 1 shtator, 2019 https://balkans.aljazeera.net/teme/2019/9/1/euroazijska-i-evrop ska-unija-sizofrenost-vanjske-politike-srbije Dyrmishi, Arjan“Barometri i Sigurisë së Shqipërisë: Anketa Kombëtare 2020”. Tirana.fes.de, 2021, https://balkaninsight.com/2022/02/28/albania-unveils-sanctions -on-russia-over-attack-on-ukraine/ E. Dz.“Qendra në Banja Luka dhe autostrada si një njoftim për një prani më të madhe të Rusisë në BiH. Sarajevo Times, 31 dhjetor 2021, https://sarajevotimes.com/the-center-in-banja-luka-and-the-hig hway-as-an-announcement-of-a-larger-presence-of-russia-in-bi h/ Euractiv"Serbia dyfishon planin për të koordinuar politikën e jashtme me Rusinë." Www.euractiv.com, 26 shtator 2022, www.euractiv.com/section/politics/short_news/serbia-doubles-d own-on-plan-to-coordinate-foreign-policy-with-russia/. European Pravda, dhe Ukrainska Pravda."Përfaqësuesi i Rusisë në OKB përpiqet të pengojë fjalimin e Zelenskyy." Ukrainska Pravda, 20 shtator 2023, https://www.pravda.com.ua/eng/news/2023/09/20/7420706/ EWB.“Njëzet vjet nga Premtimi i Selanikut për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.” European Western Balkans, 21 qershor 2023, https://europeanwesternbalkans.com/2023/06/21/twenty-yearssince-the-thessaloniki-summit-where-the-european-perspective -of-the-western-balkans-countries-was-confirmed/ EWB."Michel: Ne duhet të jemi gati, nga të dyja palët, për t'u zgjeruar deri në vitin 2030." European Western Balkans, 28 gusht 2023, https://europeanwesternbalkans.com/2023/08/28/michel-we-m ust-be-ready-on-both-sides-to-enlarge-by-2030/ Gotev, Georgi.“Juncker u thotë shteteve të Ballkanit se hyrja në 2025 është e mundur për të gjithë.” Www.euractiv.com, 26 shkurt 2018, www.euractiv.com/section/enlargement/news/juncker-tells-balk an-states-2025-entry-possible-for-all/. 30 Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Hoxhaj, Enver,“Përplasja e madhe: Si po e lufton Rusia Kosovën dhe Ballkanin” UET Press, 2022. Ingimundarson, Valur. PËRDITËSIM STRATEGJIK“Precedenti i Kosovës”: Justifikimi i Rusisë për ndërhyrjet ushtarake dhe rishikimet territoriale në Gjeorgji dhe Ukrainë.” LSE, korrik 2022. https://www.lse.ac.uk/ideas/publications/updates/kosovo Instituti Republikan Ndërkombëtar.“2022 Anketa Rajonale e Ballkanit Perëndimor| janar-shkurt 2022.” Instituti Ndërkombëtar Republikan, 29 janar 2022, www.iri.org/resources/2022-western-balkans-regional-survey-ja nuary-february-2022/. Koha.“Zelensky: Rusia Po Përgatit Luftë Në Ballkan.” Koha.net, 16 nëntor 2023, www.koha.net/bote/399344/zelensky-rusia-po-pergatit-lufte-n e-ballkan/. Koha.“Rusia akuzon Perëndimin për“hipokrizi dhe dyfytyrësi” në lidhje me çështjen e Kosovës.” Koha.net, 9 mars 2023, www.koha.net/en/arboretum/369026/Russia-accuses-the-Westof-hypocrisy-and-hypocrisy-regarding-the-issue-of-Kosovo/. Loshaj, Jeta.“Kosova dhe Ukraina janë më të ngjashme nga sa mendojnë shumica”. Prishtina Insight, 20 shkurt 2023, https://prishtinainsight.com/kosovo-and-ukraine-are-more-simil ar-than-many-think-mag/ Maliqi, Agon.“ Lufta informative ruse në Ballkan: Si instrumentalizohen identiteti dhe feja në mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi.” Berkleycenter.georgetown.edu, 13 korrik 2023, https://berkleycenter.georgetown.edu/posts/russian-informatio n-warfare-in-the-balkans-how-identity-and-religion-are-instrum entalized-in-the-kosovo-serbia-dispute Ministria e Mbrojtjes së Serbisë.“Automjetet BRDM-2MS janë përmirësim i rëndësishëm për njësitë e zbulimit të Forcave të Armatosura Serbe.” Mod.gov.rs, 31 gusht 2020, www.mod.gov.rs/eng/16405/vozila-brdm-2ms-znacajno-pojaca nje-izvidjackim-jedinicama-vojske-srbije-16405. Nikolovski, Ivan.“Rusia ka ende letra për të luajtur në Maqedoninë e Veriut”. Balkan Crossroads. 27 qershor 2019, www.balkancrossroads.com/russia-still-has-cards-to-play-in. Oliver, James, et al.“Kriminelët dhe Sanksionet-Shfrytëzuesit që shfrytëzojnë zbrazëtirën e sekretit në Mbretërinë e Bashkuar.” Www.bbc.com, 2 nëntor. 2023, www.bbc.com/news/uk-67276289. Popovic, Sofija.“[Intervistë me EWB] Cero: Është thelbësore që njerëzit e zakonshëm të ndjejnë vërtet rezultatet e reformave.”European Western Balkans, 14 tetor. 2023, https://europeanwesternbalkans.com/2023/10/14/ewb-intervie w-cero-its-crucial-that-ordinary-people-really-feel-results-of-ref orms/ Reuters.“Rusia vë veton ndaj lëvizjes së OKB-së për ta quajtur Srebrenicën“gjenocid”.BBC News, 8 korrik 2015, www.bbc.com/news/world-europe-33445772. Radio Evropa e Lirë.“Këshilli i Sigurimit i OKB-së zgjeron Forcën Paqeruajtëse Boshnjake pasi Rusia dhe Kina u paqësuan”. Radio Free Europe/Radio Liberty, 4 nëntor. 2021, www.rferl.org/a/un-bosnia-serbia-russia-china-us-schmidt-resol ution-eufor-peacekeepers/31545060.html. Radio Evropa e Lirë.“Anëtarët e grupit të motorëve të Rusisë, Ujqërit e Natës, marrin pjesë në Ditën e Festimit të Republika Srpska.” RadioFreeEurope/RadioLiberty, 9 janar. 2023, www.rferl.org/a/russia-motorcycle-night-wolves-republika-srpsk a/32215945.html. Radio Evropa e Lirë.“Aktivisti rus kundër luftës është arrestuar në aeroportin e Beogradit, i është ndaluar hyrja në Serbi”. RadioFreeEurope/RadioLiberty, 5 nëntor. 2023, www.rferl.org/a/serbia-zernov-antiwar-activist-denied-entry-tria l-/32671921.html. Radio Evropa e Lirë.“Pas muajsh zvarritjeje, Mali i Zi miraton Qeverinë e re të koalicionit.” RadioFreeEurope/RadioLiberty, 31 Oct. 2023, www.rferl.org/a/montenegro-mandic-pro-putin-speaker/32661 765.html. Ruge, Majda.“E kaluara dhe e furishmja: Si e kërcënon Bosnjën revizionizmi rus.” ECFR, 13 shtator. 2022, https://ecfr.eu/publication/the-past-and-the-furious-how-russias -revisionism-threatens-bosnia/#conclusion. Samorukov, Maxim.“Dy ose zero: Qasja ruse ndaj Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.”Carnegieendowment.org, 14 maj 2019, https://carnegieendowment.org/2019/05/14/double-or-quits-ru ssian-approach-to-north-macedonia-and-nato-pub-79123. Shedd, David, dhe Stradner, Ivana."Fronti i dytë i Rusisë në Evropë".Foreign Affairs, 7 nëntor. 2023, www.foreignaffairs.com/eastern-europe-and-former-soviet-uni on/russias-second-front-europe. Stasiukevych, Iryna, dhe Malovec Michal.“Sanksionet e BE-së kundër Rusisë: Përafrimi i vendeve të zgjerimit të BE-së”. Departamenti i Politikave për Marrëdhëniet me Jashtë- Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Unionit, korrik 2022, www.europarl.europa.eu/RegData/etudes/IDAN/2022/639327/ EXPO_IDA(2022)639327_EN.pdf. Sinoruka, Fjori.“Shqipëria zbulon sanksione ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës”.BalkanInsight, 28 shkurt. 2022, https://balkaninsight.com/2022/02/28/albania-unveils-sanctions -on-russia-over-attack-on-ukraine/ Stojkovski, Andreja, et al. Indeksi Ndërkombëtar i Ndikimit të Institutit PRESPA. Prespa Institute, 2019, www.prespa-institute.mk/en/publications/prespa-institutes-inter national-impact-index/. Stronski, Paul, dhe Himes, Annie.“Loja e Rusisë në Ballkan”.Carnegie Endowment for International Peace, 2019, https://carnegieendowment.org/2019/02/06/russia-s-game-in-b alkans-pub-78235 Stojanovic, Milica."Serbia nënshkruan një marrëveshje tregtare me Bashkimin Euroaziatik të Rusisë."Balkan Insight, 25 tetor. 2019, https://balkaninsight.com/2019/10/25/serbia-signs-trade-deal-w ith-russias-eurasian-union/ The Geopost.“Biserko: Njësia paraushtarake ruse“Wagner”, “Ujqërit e natës” dhe grupet ekstremiste serbe po provokojnë konflikt në veri të Kosovës.” The Geopost, 23 dhjetor. 2022, 31 https://thegeopost.com/en/news/biserko-russian-paramilitary-u nit-wagner-night-wolves-and-serbian-extremist-groups-are-pro voking-conflict-in-the-north-of-kosovo/ Tschinderle, Franziska.“Përsëri në Mitrovicën e Veriut. Një gjë nuk ndryshoi. Ata ende e kanë këtë grafit që thotë:"Kosova është Serbi- Krimea është Rusi", X/ Former Twitter, 2 mars 2022. https://twitter.com/tschinderle/status/1498981342041751563? lang=en Witney, Nick."Fryma e Ambicieve: Lufta e Ukrainës dhe Integrimi i Mbrojtjes Evropiane". ECFR, 26 korrik 2023, https://ecfr.eu/article/spirit-of-ambition-the-ukraine-war-and-eu ropean-defence-integration/ Between Continuity and Change: Russian Influence and Security Challenges in the Western Balkans Since Russia’s Full-Scale Invasion of Ukraine Rreth autores: Jeta Loshaj punon si konsulente për Siguri Ndërkombëtare dhe Drejtësi Gjinore në Fondacionin Friedrich Ebert në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet Master për Rusinë dhe Evropën Lindore në Universitetin Indiana Bloomington. Ajo ka punuar më parë si bashkëpunëtore në Kosovë për Këshillin për Qeverisje Gjithëpërfshirëse dhe si Asistente e Projekteve në BIRN Kosovë. Në të kaluarën, Loshaj ka kryer edhe praktikë në Bundestagun Gjerman si një nga përfitueset e Kosovës të Bursës Parlamentare Ndërkombëtare të Bundestagut Gjerman. Rreth redaktorit: Harun Cero është menaxher/bashkëpunëtor hulumtues i projektit në Fondacionin Friedrich Ebert Dialogue Europa Juglindore. Ai ka studiuar Shkenca Politike dhe Histori në Universitetin Goethe në Frankfurt. Më parë, ai ka punuar për Al Jazeera Balkans si gazetar politik. Z. Cero fitoi Bursën Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut Gjerman, përmes së cilës iu dha mundësia të punojë në këtë institucion. Punimet e tij janë botuar në disa revista vendore dhe ndërkombëtare si Balkan Insight, Euronews English, European Western Balkans dhe Ta Nea. Z. Cero është gjithashtu anëtar i Këshillit të Punëve të Jashtme të Anëtarit të Presidencës së BiH, Dr. Denis Beciroviç. Imprint Botuesi: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosova, Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Përgjegjës: Dr. Peter Hurrelbrink Autore: Jeta Loshaj Redaktor: Harun Cero Data: 2023 Dizajni: Milky Way Creative Printimi: Studio Forma Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung. Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë Rusia vazhdimisht është përpjekur të tregojë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor. Kremlini shpesh është përpjekur të shfrytëzojë ndjenjën popullore që gëzon në mesin e popullsisë krishtere ortodokse në rajon për të forcuar marrëdhëniet me akterët politikë dhe kulturorë lokalë, qeveritë dhe bizneset. Gjetjet e kësaj përmbledhjeje tregojnë se motivet pas ndërhyrjes së Rusisë në Ballkanin Perëndimor synojnë kryesisht krijimin e problemeve për BE-në dhe NATO-n. Ato mund të kategorizohen si gjeostrategjike, perandorake/ideologjike dhe gjeopolitike. Me kërcënimet e reja dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe bota, siç janë shpërthimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, lufta e vazhdueshme në Ukrainë, zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 në BE dhe SHBA, si dhe ato në disa shtete individuale të BE-së dhe BP-së, as BP, as BE dhe as NATO nuk duhet të nënvlerësojnë brishtësinë e situatës aktuale.