STUDIM DEMOKRATIE UND MENSCHENRECHTE Kosova në Procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Bilanz der feministischen Regierung in Schweden Hanna Beutler-Gross, Valeska Henze, Christin Skiera und Jana Windwehr Sokol Zeneli Gresa Smolica Arbenitë Morina Dhjetor 2023 Botuesi: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosova, Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Përgjegjës: Dr. Peter Hurrelbrink Autorë: Sokol Zeneli, Gresa Smolica, Arbenitë Morina Koordinatore e Projektit: Jeta Loshaj Data: 2023 Design: Milky Way Creative Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung. Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Gjetjet kryesore: Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR) - TPR mbetet një instrument i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën. Zbatimi i suksesshëm i TPR-së rrit punësimin dhe bashkëpunimin rajonal dhe mund të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit, duke e sjellë gjithashtu rajonin më afër BE-së. CEFTA vazhdon të jetë një aspekt problematik i zbati- mit të TPR-së. Çështja e përfaqësimit të Kosovës mbetet një diskutim pa zgjidhje që paraqet pengesa për progresin e TPR-së. Trajtimi i këtyre mosmarrëveshjeve të përfaqësimit është thelbësor për zbatimin më të lehtë të TPR-së dhe bashkëpunimin rajonal. Mospërputhjet në ratifikimin e marrëveshjes së TPR-së - ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor krijojnë pabarazi në progresin rajonal, duke penguar rezultatet e unifikuara. Për të korrigjuar këtë, përpjekjet e bashkërenduara duhet të përqendrohen në përshpejtimin e ratifikimit në të gjitha shtetet anëtare. Agjenda e Gjelbër - Janë disa pengesa të cilat sfidojnë zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, në veçanti në Kosovë, ndër to: mendësia e projektit dhe mungesa e planifikimit strategjik, kuptimi i kufizuar i koncepteve që lidhen me ndryshimin e klimës dhe mjedisin, si dhe mungesa e qasjes ndërsektoriale në zbatimin e agjendës. Në të ardhmen e afërt, institucionet përkatëse duhet të fokusohen në: përcjelljet e shpeshta brenda sektorëve për të qenë të përditësuar me zhvillimet më të fundit në këtë fushë, inkuadrimin e shumë palëve me theks të veçantë atyre të pushtetit local, veçanërisht në rritjen e ndërgjegjësimit për temat e Agjendës së Gjelbër, prioritizimin e investimeve specifike të sektorit në burimet njerëzore dhe mbledhjen e të dhënave, si dhe investimin në shkëmbim të ekspertizës dhe punës së përbashkët me vendet me përvojë në zbatimin e projekteve të gjelbra. Agjenda e Lidhshmërisë Kosova përballet me disa sfida në zbatimin e projekteve kyçe të lidhshmërisë, veçanërisht në transportin e qëndrueshëm. Vonesat në projekte si tek Autostrada e Paqes dhe Rruga Hekurudhore 10 ndikojnë në tregtinë, zhvillimin ekonomik dhe lidhjen rajonale. Për të përshpejtuar zbatimin e projektit, shteti duhet të adresojë çështje të tilla si kapaciteti institucional, maturimi i projektit dhe boshllëqet e financimit. Pavarësisht përballjes me tensione politike dhe përjashtimin nga disa programe të BE-së, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në lidhjshmërinë digjitale. Iniciativat e vazhdueshme, duke përfshirë projektet e mbështetura nga BE, synojnë të përmirësojnë qeverisjen digjitale, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve digjtale dhe atyre tëndërveprueshmërisë, duke përfaqësuar hapa pozitivë në këtë fushë. - Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor ofron mbështetje ekonomike, në varësi të zbatimit të suksesshëm të një agjende reformash. Për Kosovën, kjo paraqet një mundësi, duke theksuar një qasje të bazuar në merita për integrimin në BE dhe aranzhimet e përshtatura për të hyrë në tregun e vetëm. Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Tabela e Përmbajtjes Shkurtesat 1 Lista e figurave 7 Hyrje 9 Fleta e të dhënave sektoriale mbi Procesin e Berlinit 11 Çfarë do të thotë Procesi i Berlinit për Kosovën? 12 Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR) 12 Agjenda e Lidhshmërisë 15 Agjenda e Gjelbër 23 Përfundime 28 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Shkurtesat AP(PSh) B2B(BmB) BeH BP(PB) CA(AL) CEFTA CRM(TPR) OSHC-të BERZH KE EIB(BEI) EIP(PEI) ESAP(PVMS) BE GAWB(AGjBP) GDP(BPV) GP(PRr) ICT(TIK) IFI(IFN) INFRAKOS IPA IPARD(IAPZhR) KAIS(AKShI) KfW KODE(PEDK) LAP(PMT) MI MS(ShA) RAA(ARRr) RCC(KBR) REA(ZER) RYCO SAA(MSA) SECO(SZÇE) SEPA(ZVEP) SME(NVM) TEN-T(RrTET) Protokolli Shtesë Biznes-me-Biznes Bosnja dhe Hercegovina Procesi i Berlinit Agjenda e Lidhshmërisë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore Tregu i Përbashkët Rajonal Organizatat e Shoqërisë Civile Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Komisioni Evropian Banka Evropiane e Investimeve Plani Ekonomik dhe Investues Plani i Veprimit Mjedisor dhe Social Bashkimi Evropian Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor Bruto Prodhimi Vendor Plani i Rritjes Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit Institucionet Financiare Ndërkombëtare Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit Instrumenti për Asistencën e Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural Agjencia Kosovare e Shoqërisë Informative Banka Gjermane për Zhvillim Projekti i Ekonomisë Digjitale të Kosovës Plani i Sigurimit të Tokës Ministria e Infrastrukturës Shtetet Anëtare të BE-së Agjenda e Reformës Rregullatore Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal Zona Ekonomike Rajonale Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor Marrëveshja e Stabilizim Asocimit Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike Zona e vetme evropiane e pagesave Ndërmarrje e Vogël dhe e Mesme Rrjeti Trans-Evropian i Transportit 6 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive UNMIK WB(BP) WBF(FBP) WBIF(KIBP) Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ballkani Perëndimor Fondi i Ballkanit Perëndimor Korniza e Investimeve e Ballkanit Perëndimor Lista e figurave Figura 1 Figura 2 Figura 3 Figura 4 Figura 5 Figura 6 Figura 7 Mbështetja e BE-së për zhvillimin e sektorëve të transportit dhe energjisë në Ballkanin Perëndimor Grantet e KIBP të miratuara për përfitues Grantet e KIBP të miratuara për nënsektor Grantet e KIBP të miratuara për përfitues Grantet e KIBP të miratuara për nënsektor Linja hekurudhore 10 Eksportet e shërbimeve vazhduan të rriten, të nxitura nga udhëtimet, por edhe nga shërbimet e TIK-ut dhe të biznesit Figura 8 Figura 9 Tregtia Ndërkombëtare e Mallrave me BE-në Numri i projekteve kryesore të miratuara sipas PEI 2020-2023 7 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Hyrje Pasiguritë gjeopolitike dhe ato të sigurisë me të cilat po përballet bota që nga viti 2020, kanë treguar edhe një herë se të jesh pjesë e një bashkimi apo aleance do të thotë se këto të fundit i mbrojnë vendet nga ndikimet e këtyre dinamikave. Për më shumë se 20 vjet, rajoni i Ballkanit Perëndimor 1 (BP) ka ndjekur rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian(BE), megjithatë progresi ende nuk ka përparuar deri në nivelin tjetër të negociatave, ose hapjen e të gjithë kapitujve të anëtarësimit. Stagnimi i vazhdueshëm i zgjerimit të BE-së bëri të nevojshme që të bëhej një ndërhyrje, e cila u materializua me Procesin e Berlinit(PB)- i nisur në vitin 2014 nga Kancelarja gjermane Angela Merkel. PB ka hapur mundësi të rëndësishme për vendet e BP për t'u zhvilluar dhe për tu përafruar drejt integrimit në BE. Aktualisht, PB shërben si një platformë e rëndësishme rajonale, duke nxitur bashkëpunimin dhe duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit. Ndërsa po bëhen dhjetë vjet nga funksionimi i tij, PB ka arritur të jetësojë iniciativa të rëndësishme si, Zona Ekonomike Rajonale(ZER), Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR) dhe Agjenda e Lidhshmërisë(AL)- të gjitha këto luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të rajonit. Në analizë më të thelluar, PB është kritikuar se i mungon një kornizë institucionale apo një mekanizëm që e monitoron zbatimin e tij. Përderisa procesi u dëshmua i suksesshëm në drejtim të aktivizimit ekonomik të rajonit, për fat të keq, ai dështoi në adresimin e çështjeve dypalëshe dhe të pajtimit në rajon- veçanërisht në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht se ky nuk është qëllimi kryesor, çështjet e tilla e kanë penguar zbatimin e nismave të tjera të krijuara brenda PB. Lidhur me çështjet dypalëshe 2 janë nënshkruar shumë deklarata të përbashkëta, por ato nuk kanë dhënë rezultate konkrete dhe frustrimi mes vendeve të tjera të rajonit vazhdon, dhe atë me të drejtë. Fatkeqësisht, as PB, as BE-ja dhe as vetë vendet e BP që hasin në çështje bilaterale nuk e kanë një qasje të qartë se si t'i zgjidhin ato. Është shpresëdhënëse përvoja e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat pas anëtarësimit në BE, lanë pas çështjet e tyre bilaterale dhe zhvilluan bashkëpunimin mes vete. 3 Problemet me kujtesën institucionale e kanë prekur edhe PB. Në mungesë të organeve të duhura institucionale, iniciativat monitoruese dhe raportuese në kuadër të BP jan koordinuar nga organizata të ndryshme, secila me qëllime dhe objektiva të veqanta. Me zhvillime të ndryshme ndër vite, të shpërndara nëpër institucione të ndryshme, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptohet roli i tyre dhe të monitorohet e matet në mënyrë kronologjike se si PB po e përmbushë misionin e vet. Ekzistojnë dy çështje kryesore që e pengojnë vlerësimin e Procesit të Berlinit; njohja e kufizuar e shtetësisë së Kosovës, veçanërisht në mesin e shteteve anëtare(ShA), dhe pushimi i procesit të zgjerimit kur bëhet fjalë për rajonin. Për shkakun e kësaj të fundit, shohim një qasje të bazuar në projekte, mekanizma të ndryshëm aktivizohen për të treguar se ka vëmendje ndaj rajonit, por jo edhe për procesin e zgjerimit. Plani Ekonomik dhe i Investimeve (PEI) dhe së fundmi Plani i Rritjes(PRr), e tregojnë konkretisht këtë qasje. PEI nuk është zbatuar ende plotësisht dhe një PRr është duke u shpalosur me po të njëjtat objektiva, por të prezantuara në një formë tjetër. Duke u thelluar në situatën e Kosovës në PB, procesi ka dëshmuar të jetë i dobishëm, ndonëse mund të kontestohet deri në çfarë mase është i tillë. Kosova ka shprehur pozicionin e vet në shumë raste dhe ka rritur pjesëmarrjen nëpër iniciativa të ndryshme rajonale. Marrëveshjet rajonale e njohin Kosovën si një palë të barabartë në diskutime dhe implementimin e tyre. Ndërsa përfitimet nga pakot financiare më pas u përkthyen në projekte infrastrukturore, duke përmirësuar shkollat, sistemet digjitale dhe imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Fatkeqësisht, për shkak të dinamikave politike që rrethuan Kosovën në këto procese, PB më së shumti është ndërlidhur me dinamikat lidhur me shtetin fqinj, Serbinë. 1 Tutje, në këtë punim ne i referohemi emërtimit Ballkani Perëndimor si zona gjeografike që përbëhet nga këto shtete: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. 2 Deklarata për bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale (2015) dhe Deklarata për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për personat e zhdukur dhe për krimet e luftës(2018) 3 Fondacioni Bertelsmann dhe WIIW,(2022)“Rruga e gjatë: Mësime nga EU-CEE për përmirësimin e integrimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor”, i disponueshëm në: https://bit.ly/3SOVLJP 9 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Përmes këtij punimi synojmë të tregojmë se PB është më shumë se kaq, duke u fokusuar në marrëveshjet në të cilat ka hyrë Kosova e që e kërkojnë një vlerësim kritik sa i përket përfitimeve dhe përgjegjësive që dalin prej tyre. Për shkak të rëndësisë së tyre për Kosovën, ky dokument ofron një shqyrtim të thellë në tre sektorë kryesorë: Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR), Agjenda e Lidhshmërisë(AL) dhe Agjenda e Gjelbër për BP(AGjBP), të gjitha nga perspektiva e Kosovës. Përveç kornizës së tyre ligjore, ky punim paraqet fazat e zbatimit të të gjithë komponentëve brenda secilit sektor, çfarë nuk ka shkuar si duhet, çfarë pritet në periudhën në vijim dhe si mund të mobilizojë qeveria më mirë burimet e saj për të maksimizuar përfitimet që sjellin këto nisma. 10 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Fleta e të dhënave sektoriale për Procesin e Berlinit 4 Arritjet kryesore në lidhje me TPR, AL dhe AGjBP 2015- Vjenë - Krijohet Forumi i Investimeve i Dhomës së BB6 (WB6 CIF). - Miratimi i 4 projekteve të investimit në energji dhe 6 projekteve të investimit në transport 2016- Paris Miratimi i 3 projekteve të investimit në transport - Fondi i Gjelbër për Rritjen: Miratimi mbi Hidro-energjetikën dhe skema të tjera të energjisë së ripërtëritshme për BP - Miratimi i Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë(PREE) për PREE/BP Plus 2017- Trieshtë - Miratimi i 1 projekti i investimit në energji dhe 6 projekte të investimit në transport 2018- Londër Miratimi i Agjendës digjitale dhe- ndarja e 30 milionë eurove për vendosjen e lidhshmërisë përmes brezit të gjerë(Broadband) në BP Miratimi i 9 lidhjeve të transportit dhe 2 projekte të asistencës teknike Deklarata për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për personat e zhdukur dhe për krimet e luftës 2019- Pozna ń Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Roming Miratimi i 6 projekteve të transportit dhe 2 projekteve në energjetikë Instrumenti i Garancisë nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor(KIBP) për të nxitur investimet në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal - Miratimi i Deklaratës së Përbashkët për “Tranzicionin e Energjisë së Pastër në Ballkanin Perëndimor” 2020- Sofje - Miratimi i 6 projekteve të reja të lidhshmërisë - Nënshkrimi i Deklaratës për Tregun e - Përbashkët- Nënshkrimi i Deklaratës për Agjendën e Gjelbër 2021- Berlin(online) 5 - Nisja e Zbatimit të Marrëveshjes Rajonale për Roming - Iniciativa për Rajonet e Thëngjillit në Tranzicion në Ballkanin Perëndimor 2022- Berlin 6 - Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale për Doktorët e mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët - Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor - Miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Sigurinë e Energjisë dhe Tranzicionin e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor 2023- Tiranë 7 - Marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Infermierëve, Kirurgëve Veterinarë, Farmacistëve dhe Mamive - Njoftimi për Planin e Rritjes 2024- 2027 të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor - Hyrja në fuqi e tarifave të reduktuara për roming ndërmjet BE-së dhe BP 4 Procesi i Berlinit“ Arritjet dhe e ardhmja e Procesit të Berlinit”(2018 2020), e disponueshme në: https://rb.gy/1nzvrd 5 Konkludimet e kryesuesit BP 2021, i disponueshëm në: https://www.berlinprocess.de/uploads/documents/bp-chairs-conclusions2021_1689690577.pdf 6 Konkludimet e kryesuesit BP 2022, i disponueshëm në: https://www.berlinprocess.de/uploads/documents/chairs-conclusions-wb -summit-2022_1686662486.pdf 7 Konkludimet e kryesuesit BP 2023, i disponueshëm në: https://www.berlinprocess.de/uploads/documents/chairs-conclusions-be rlin-process-summit-2023_1697629712.pdf 11 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Çfarë do të thotë Procesi i Berlinit për Kosovën? Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR) Çfarë është TPR dhe ku e vendos Kosovën? TPR mbetet një nga iniciativat më të rëndësishme dhe më të mëdha që ka dalur nga PB. Synimi kryesor i kësaj iniciative është të forcojë bashkëpunimin ekonomik brenda BP, në përputhje me rregulloret dhe standardet e BE-së, dhe afrimin e rajonit me BE-n ë dhe Tregun Unik të BE-së Tregut të saj të vetëm. 8 TPR u nënshkrua në Samitin e Sofjes në vitin 2020, dhe zbatohet nga çdo qeveri kombëtare në BP, kurse koordinimi i tij është nën kompetencën e Sekretariatit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore(CEFTA), Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal(KBR) dhe Forumit të Odës së Investimeve në BP 6. 9 Në kuadër të TPR, trupi koordinues krijoi një Plan Veprimi 2021 – 2024, të miratuar nga vendet e BP. TPR funksionon në katër shtylla kryesore: 10 1. Zona Tregtare Rajonale 3. Zona Digjitale Rajonale 2. Zona e Investimeve Rajonale 4. Zona Industriale dhe Inovative Rajonale Me pak fjalë, TPR përpiqet të gjenerojë më shumë mundësi punësimi, të lehtësojë udhëtimin, studimin, punën dhe aktivitetet e biznesit në rajon, të krijojë një treg të integruar që përfshin 18 milionë njerëz, duke përmirësuar kështu konkurrencën me dhe brenda BE-së dhe potencialisht të rrisë BPV rajonale deri në 6-7%. 11 Siç mund të shihet në fletën e të dhënave, shumë marrëveshje thelbësore janë arritur në kuadër të kornizës TPR gjatë viteve. Këto marrëveshje kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve nëpër rajon vetëm me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të profesionistëve shëndetësorë dhe arkitektëve. 12 Kosova i ka ratifikuar me sukses të gjitha këto marrëveshje dhe aktualisht është në proces të zbatimit të tyre. Për më tepër, TPR ka kontribuar gjithashtu në reduktimin e kohës së pritjes në pikë kalimet kufitare /pikat e kontrollit doganor duke i zgjeruar korsitë e gjelbërta dhe duke përmirësuar procedurat përmes Shkëmbimit Elektronik Sistematik të të Dhënave. TPR synon gjithashtu të reduktojë kostot tregtare dhe pengesat burokratike nëpërmjet programeve të njohjes reciproke, së bashku me lehtësimin e tregtisë elektronike duke e siguruar qasjen në treg në të gjithë rajonin. 13 TPR kryesisht karakterizohet nga sfidat në implementim, në rend të parë për shkak të çështjeve bilaterale. Sipas Raportit të Komisionit Evropian(KE) për Kosovën për vitin 2023, Kosova ka bërë përparim minimal në kuadër të TPR-së, veçanërisht në fushën e tregtisë së mallrave dhe shërbimeve e cila është e lidhur ngushtë me CEFTA-n. 14 Këto sfida burojnë nga problemi i përfaqësimit të Kosovës në CEFTA dhe zbatimi i marrëveshjeve të TPR nga vendet e BP. Për më tepër, përfitimi i vërtetë i vendeve të BP në tërësi brenda TPR-së mbetet i paqartë. Në përgjithësi, rezultatet e integrimit ekonomik rajonal midis shteteve të BP kanë mbetur të ulëta. 15 Tregtia ndër rajonale është minimale, duke u renditur e dyta pas nivelit të shkëmbimit tregtar midis BP dhe BE-së- tregtia ndër rajonale në BP zë të pestën e totalit të eksporteve dhe një të dhjetën e totalit të importeve. 16 Për më tepër, ekziston një konsensus publik se përveq mosmarrëveshjeve bilaterale, si dhe mungesës së angazhimit dhe vullnetit politik, bashkëpunimi rrallëherë ka shkuar përtej veprimeve deklarative, duke penguar kështu zbatimin e plotë të TPR. 17 8 Deklarata e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal, në dispozicion në: https://t.ly/-qLOh 9 Tregu i përbashkët rajonal“Plani i Veprimit 2021–2024”, i disponueshëm në: https://t.ly/EvqPQ 10 Po aty 11 Fleta e të dhënave për Zyrën e Bashkëpunimit Rajonal(RCC), Tregu i Përbashkët Rajonal(TPR), në dispozicion në: https://t.ly/kPUXl 12 12Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(RCC), Fleta e të dhënave mbi(i) Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Kartë ID,(ii) Marrëveshjen për Kualifikimet e Arsimit të Lartë,(iii) Marrëveshjen për Doktorët Profesionistë të Mjekësisë, Stomatologët dhe Arkitektët e disponueshme në: https:// t.ly/LxTV9 13 RCC, Raporti Vjetor i Tregut të Përbashkët Rajonal 2022, i disponueshëm në: https://t.ly/s6D9B 14 Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2023, i disponueshëm në: http://bit.ly/3R0TecL 15 Ba ć a et al(2023) Përmes Labirintit të Bashkëpunimit Rajonal: Si të Kuptohet Integrimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor, i disponueshëm në: https://bit.ly/3T58A2S 16 Bushati, D. et al(2023),“Procesi i Berlinit në Mjedisin e ri Evropian të Sigurisë”, Friedrich-Ebert Stiftung, i disponueshëm në: https://bit.ly/46ET5BM 17 Po aty, 15 12 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Gjatë samitit të Procesit të Berlinit në vitin 2023, vendet e BP e përsëritën rëndësinë e TPR për rajonin, duke theksuar rëndësinë e tij në hapjen e rrugës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Nën këtë kornizë, vendet e BP kanë nënshkrur dhe miratuar marrëveshjet shtesë që synojnë lehtësimin e lëvizshmërisë dhe rritjen e lidhshmërisë digjitale në rajon. 18 Siç renditet në fletën e të dhënave, disa nga rezultatet kryesore të Procesit të Berlinit 2023 në lidhje me TPR-në janë,(i) marrëveshja për Njohjen e Kualifikimeve Profesionale të Infermierëve, Kirurgëve Veterinarë, Farmacistëve dhe Mamive(ii) miratimi i Deklaratës së Përbashkët për Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (ZVEP) dhe(iii) miratimi i Deklaratës së Përbashkët të Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, Bankës Botërore, Palëve të Evropës Juglindore të Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe CEFTA-s për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit. Është shumë herët për të ardhur në përfundim se si qëndrojnë gjërat me marrëveshjet e reja dy muaj pas Samitit të PB në Tiranë. Megjithatë, sikurse në marrëveshjet e mëparshme, Kosova duhet të vazhdojë me ratifikimin dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të reja të arritura gjatë këtij samiti. Në mesin e të gjitha marrëveshjeve që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, ZVEP mbetet e një rëndësie vendimtare për bashkëpunimin rajonal, duke e bërë atë një prioritet kyç për Kosovën, marrë parasysh vlerën e remitancave që Kosova pranon nga diaspora e saj. Sfidat kryesore me të cilat përballet TPR 1. Përfaqësimi i Kosovës në CEFTA Një çështje mjaft e vjetër që prek tregtinë rajonale, e cila është trashëguar dhe aktualisht po ndikon në zbatimin e TPR, i përket rolit të CEFTA-s 19 në këtë proces. 20 Një platformë që fillimisht ishte parashikuar për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, është kthyer në një fushëbetejë politike që nuk i pasqyron realitetet e reja gjeopolitike të rajonit. Kosova fillimisht iu bashkua CEFTA-s në vitin 2006 nën përfaqësimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK). Pas pavarësisë së Kosovës, përkundër ekzistimit të një qeverie dhe përfaqësuesve legjitim të zgjedhur, praktika e njëjtë vazhdoi tutje. 21 Përpjekjet për të adresuar këtë çështje janë bërë përmes Marrëveshjes së vitit 2012 për Përfaqësimin dhe Bashkëpunimin Rajonal 18 Po aty, 7 19 Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore(CEFTA) synon rritjen e tregtisë në mallra dhe shërbime, kërkon të eliminojë barrierat tregtare midis Palëve dhe të tërheqë investime në rajon përmes rregullave të drejta, të qëndrueshme dhe të parashikueshme të tregtisë. Marrëveshja synon të harmonizojë kornizën rregullatore të Palëve të saj me BE-në dhe standardet ndërkombëtare. Ajo gjithashtu mbulon çështje të tilla si mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, rregullat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore. Për më shumë shih: https://cefta.int/about/ 20 Po aty, 14 21 Marrëveshja CEFTA, Preambula, e disponueshme në: https://bit.ly/47D9Gac 22 Marrëveshja e Përfaqësimit dhe Bashkëpunimit Rajonal, e disponueshme në: https://bit.ly/410dksc ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. 22 Kjo marrëveshje krijoi bazën për përfshirjen dhe përfaqësimin e Kosovës në organizatat dhe forumet rajonale. Në terma më konkretë, marrëveshja, mes tjerash i dha Kosovës të drejtën që të përfaqësohet me emrin zyrtar në të gjitha takimet rajonale. E gjithë kjo varej nga shtimi i një asterisku(*) pas emrit Kosova 23 . Megjithatë, edhe sot CEFTA mbetet e vetmja marrëveshje rajonale/ndërkombëtare ku Kosova është ende e përfaqësuar nga UNMIK-u. CEFTA ka dështuar në përmbushjen e misionit të saj, dhe rrjedhimisht edhe të TPR-së. Refuzimi i Kosovës për t'u përfaqësuar nga UNMIK-u në kuadër të CEFTA-s e ka(i) vonuar ratifikimin e dy protokolleve kritike për zbatimin e Planit të Veprimit për TPR 2021-2024: Protokollit Shtesë 5 (PSh5) për lehtësimin e tregtisë, PSh6 për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë në shërbime; dhe(ii) ka penguar vazhdimisht negociatat për PSh7 mbi Mekanizmin e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. 24 Kryeministri Albin Kurti ka qenë shumë kritik ndaj CEFTA-s. Në fjalimin e tij në Samitin e Tiranës në vitin 2021, ai theksoi trajtimin e pabarabartë të Kosovës dhe domosdoshmërinë për përmirësime. 25 N xitur nga pakënaqësia me CEFTA-n, sugjerimi për një marrëveshje të re që i jep Kosovës përfaqësim të plotë në mesin e vendeve të BP është shfaqur në më shumë se një rast, por nuk është realizuar kurrë. Më tej, kryeministri ka theksuar rëndësinë e krijimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Juglindore (SEFTA), e cila do të modelohej sipas EFTA-EEA 26 . Ky është një propozim i rëndësishëm për Kosovën pasi do të zgjidhte çështjet e përfaqësimit, por edhe do ta afronte rajonin me BE-në. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se propozime të tilla kërkojnë negociata të plota dhe konsensus midis aktorëve përkatës përpara se të prezantohen publikisht. Sidomos, ato nuk duhet të prezantohen pa konsultim të plotë me vendet e tjera të BP dhe vullnetin e tyre për t'u përfshirë në negociata të reja rajonale. Deri më tani, nuk ka pasur negociata apo konsensus të tillë publik. Pakënaqësia për procesin vjen nga BE-ja. Situata e Kosovës perceptohet si një çështje bilaterale të cilën nuk mund ta zgjidhin. 27 Kosova aktualisht po veçohet si vendi që pengon zbatimin e TPR-së lidhur me tregtinë, për shkak të vendimeve në kuadër të CEFTA-s. 28 Megjithatë, BE-ja duhet të marrë parasysh çështjen e pjesëmarrjes së Kosovës në CEFTA dhe se si ajo do të ndikojë në të gjithë 23 Po aty- Ylli lexon:“*Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”. 24 Po aty, 14 25 Fjalimi i Kryeministrit Kurti në Samitin e Tiranës“Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që synojnë mohimin e shtetësisë së saj, ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë”, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, 10 qershor 2021, e disponueshme në: https://bit.ly /410JLH4 26 Marrëveshja ZEE garanton të drejta dhe detyrime të barabarta brenda Tregut të Brendshëm për individët dhe operatorët ekonomikë në ZEE. Ajo parashikon përfshirjen e legjislacionit të BE-së që mbulon katër liritë – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të 30 shtetet e ZEE-së. Për më shumë shih: https://bit.ly/3N6B9cg 27 Re-ACT Lab, 2023, Intervistë me Z. Kowalski, Këshilltar për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR. 28 Re-ACT Lab, 2023, Intervistë me Z. Deda, Ekspert për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor në RCC 13 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive rajonin dhe integrimin e tyre. Përderisa BE-ja mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, një qëndrim i“përzgjedhjes” se çfarë të zgjidhet dhe çfarë jo nuk është një qasje serioze. Sipas programit legjislativ të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, PSh5 dhe PSh6 të CEFTA-s janë paraparë të votohen në Kuvend më 20 dhjetor 2023 29 . Megjithatë, nuk është e qartë nëse protokollet do të ratifikohen apo jo. Arsyeja që këto protokolle nuk janë ratifikuar deri më tani nga Kuvendi është problemi i origjinës së tyre. Këto protokolle vendosen në kuadër të UNMIK-ut- një subjekt ndërkombëtar, kompetencat e të cilit nën këto kushte nuk njihen nga K ushtetuta dhe Kuvendi i Kosovës. Për Qeverinë e Kosovës është e qartë se“nuk ka vendimmarrje me UNMIK-un dhe se kjo duhet të ndryshojë" 30 . Për më tepër, Qeveria e Kosovës argumenton se bllokimi në CEFTA vjen kryesisht nga qëndrimi i Serbisë ndaj përfaqësimit të Kosovës dhe mbajtjes së një qëndrimi joparimor për këtë çështje. Ky qëndrim nuk është i pranishëm në organizatat e tjera rajonale, duke bllokuar kështu më tej procesin dhe duke vepruar kundër marrëveshjes së vitit 2012 të arritur mes dy vendeve. 31 Në rrethanat aktuale, një qasje'fajësuese' nga ana e BE-së ndaj Kosovës nuk jep rezultate pozitive, por përkundrazi e pengon më tej çdo zgjidhje të mundshme që përfshin të dyja vendet. Një zgjidhje e drejtpërdrejtë është e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Një amendamentim i traktatit për përfaqësimin e Kosovës paraqet një zgjidhje të mundshme, për sa kohë Kosova angazhohet plotësisht për këtë proces. Kosova duhet të sigurojë që të ratifikoj ë PSh-të dhe të përdor rrugë diplomatike për të zgjidhur çështjen e përfaqësimit. Duke qenë një traktat, çdo modifikim i CEFTA-s kërkon një ndryshim të vetë traktatit; pra, ka rregulla të qarta që duhen ndjekur. Duke pasur parasysh se çdo amendamentim i traktatit bazohet në konsensusin e shteteve që janë palë e marrëveshjes, 32 Kosova duhet të mbështetet në kapacitetet e saj diplomatike për të inicuar procesin e amandamentimit duke u fokusuar në tre fronte njëkohësisht: së pari, të negociojë dhe të sigurojë mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë dhe rajonalë; së dyti, të shfrytëzohet dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe të shfrytëzohet hapësira për të negociuar me Serbinë për mosbllokimin e amendamentit të propozuar- veçanërisht nën rrethanat e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, ku vendet duhet të trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë; dhe së treti, të rriten negociatat me UNMIK-un për t'u tërhequr plotësisht nga marrëveshja. SEFTA nga ana tjetër, edhe pse ende mbetet një ide abstrakte, portretizon përpjekjet e Kosovës drejt zgjidhjes së kësaj situate. Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar që propozimi i tyre të arrijë të gjitha vendet e rajonit. Duke pasur më shumë vende që përkrahin këtë ide, rritet besueshmëria e iniciativës ndaj pjesës tjetër të aktorëve ndërkombëtarë. Është e habitshme që deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja, përkundër përpjekjes së qartë të Kosovës për të zgjidhur këtë pengesë rajonale dhe për të ecur përpara me procesin. Edhe me këtë opsion, më shumë theks duhet t'i kushtohet diplomacisë dhe negociatave të qëndrueshme, për të pasur më shumë vende përkrahëse që mund të ndihmojnë në çuarjen e kësaj ideje përpara. Megjithatë, nevojiten studime më konkrete për të vlerësuar ndikimin e një marrëveshjeje të tillë në rajon dhe për përfitimet e saj ekonomike. Më e rëndësishmja, një studim krahasues midis SEFTA-s dhe CEFTA-s hedhë më shumë dritë mbi atë që marrëveshja e re do të sillte në tryezë. 2. Zbatimi asimetrik i marrëveshjeve Në krahasim me çështjet e vërejtura me protokollet e CEFTA-s, marrëveshjet e TPR në lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve të cilat koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(KBR) kanë qenë më efektive për sa i përket procesit të negociatave, ratifikimit dhe zbatimit. Megjithatë, sfidat vazhdojnë, kryesisht në lidhje me vonesat në procesin e ratifikimit dhe zbatimit. Deri më tani, katër nga gjashtë vendet i kanë ratifikuar të gjitha marrëveshjet. 33 Bosnja dhe Hercegovina(BeH) i ka ratifikuar dy nga tre marrëveshjet, ndërsa Mali i Zi pritet t'i ratifikojë të tria marrëveshjet. 34 Çështja këtu qëndron në faktin se ndërkohë që disa nga vendet mbeten prapa me ratifikimin, zbatimi i marrëveshjeve midis atyre që i kanë ratifikuar tashmë ka filluar, duke prodhuar rezultate dhe efekte asimetrike në rajon, dhe duke vënë në pikëpyetje shumë vleresime mbi zbatimin e TPR në nivel rajonal. Pavarësisht këtyre sfidave, progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve vazhdon. Veçanërisht, marrëveshja për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë ka krijuar Komisionin e Përbashkët për të mbikëqyrur zbatimin e saj, ndërsa është planifikuar për të thirrur takimin e tij të parë në nëntor 2023. 35 Në mënyrë të ngjashme, për marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale, vendet e BP kanë rë në dakord për rregulloren e punës për grupin e përbashkët të punës të CEFTA dhe KBR, i ngarkuar me mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes. Në marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime është themeluar komisioni i përbashkët dhe procesi ka vijuar në përputhje me marrëveshjen e ratifikuar. 36 Kjo marrëveshje është veçanërisht e dobishme për Kosovën kur është fjala për problemin e lëvizjes së lirë me BeH. Megjithatë, refuzimi i qeverisë së BeH për të ratifikuar këtë marrëveshje 37 i 29 Programi Legjislativ i Zyrës së Kryeministrit për vitin 2023, i disponueshëm në: https://bit.ly/46DLDH3 30 Re-Act LAB, 2023, Intervistë me Jeton Zulfaj- Këshilltar Politik i Kryeministrit të Kosovës 31 Po aty 32 Po aty, 21- Art. 41(2). 33 Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ratifikuar të gjitha marrëveshjet. 34 Po aty, 28 35 Po aty, 28 36 Po aty, 28 37 Azem Kurtic,“Lideri serb i Bosnjës bllokon udhëtimin rajonal me letërnjoftim të Kosovës”, Balkan Insight, i disponueshëm në: https://bit.ly/3RkORE1. Qasja e fundit më 28 nëntor 2023. 14 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive kufizon veprimet e Kosovës, duke e lënë kështu lobimin diplomatik si mjetin kryesor për të inkurajuar ratifikimin nga ana e BeH. Përderisa çështja e vonesave dhe mospërputhjes së vendeve të BP në rrafshin e zbatimit njihet si një sfidë e përgjithshme për TPR-në, vlen të theksohet se Kosova ka treguar një qëndrim proaktiv në procesin e ratifikimit dhe zbatimit, veçanëarisht në procesin e emërimit të menjëhershëm të personelit përkatës për Komisionet e Përbashkëta, të mandatuara për zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Në kuadër të marrëveshjeve të fundit nga PB 2023, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë të njëjtin ritëm në ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të reja, duke nxitur kështu bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, edhe pse këto marrëveshje janë të një rëndësie të madhe, i gjithë rajoni duhet të merr parasysh problemet demografike me të cilat po përballemi. Aktualisht, rajoni është subjekt i ikjes së trurit dhe i një largimi të konsiderueshëm të profesionistëve të rinj jashtë rajonit 38 . Përkundër faktit se marrëveshjet për lëvizjen e lirë të njerëzve janë nënshkruar dhe po zbatohen, të rinjtë në rajon janë më të interesuar për të jetuar jashtë rajonit sesa brenda tij. 39 Nëse nuk zbatohet një qasje strategjike për këtë çështje, ekzistimi i këtyre marrëveshjeve humbet vlerën që bartin; sidomos lidhur me çështjen e zbatimit asimetrik, të përmendur më sipër. Fenomeni i ikjes së trurit përkeqësohet nga marrëveshjet bilaterale midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të BP për të sjellë profesionistë të rinj në tregun e tyre. Lidere në këtë proces është Gjermania, e cila ka marrëveshje bilaterale si me Kosovën ashtu edhe me BeH në këtë drejtim 40 . Në këtë këndvështrim, duket se Gjermania po'korr përfitimet' e investimit të saj në shkollat profesionale në rajon, të cilat fillimisht u prezantuan si ndihmë për zhvillimin e shteteve në Ballkan. Megjithatë, ekzistojnë disa çështje lidhur me këtë me këtë qasje. Përderisa vendet anëtare të BE-së e trajtojnë sfidën e tyre të mungesës së fuqisë punëtore duke sjellë punëtorë nga BP, rajoni humbet burimet kryesore njerëzore me potencial për rritjen dhe zhvillimin e rajonit. Me pauzimin e zgjerimit të BE-së për BP dhe pa mundësi reale në shtëpi, të rinjtë detyrohen të largohen nga rajoni në kërkim të një gjendje më të mirë ekonomike. 3. Një marrëveshje e Evropës Qendrore për gjashtë vende të Evropës Juglindore dhe një vend të Evropës Lindore marrjes brenda CEFTA-s, çështja bëhet më e madhe. Ndërkohë që marrëveshjet e reja në BP bëhen ndërmjet gjashtë vendeve të BP, zbatimi dhe monitorimi i tyre në kuadrin e CEFTA-s i lejon Moldavisë të ketë fjalën e vet në Komitetet e Përbashkëta për marrëveshjet që nuk e prekin atë në asnjë mënyrë.41 Ky është një paradoks që prek jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin në tërësi; dhënia e fuqisë vendimmarrëse një vendi jashtë BP mbi marrëveshjet rajonale të BP e pengon ekuilibrin midis asaj që pritet nga vendet e BP në këtë proces. Agjenda e Lidhshmërisë Çfarë është Agjenda e lidhshmërisë dhe ku e vendos Kosovën? Që nga fillimi i BP-së, lidhshmëria është vlerësuar si një faktor vendimtar që përshpejton rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në rajon. Nëntë vjet më pas, dhe me një luftë që po vazhdon në kontinentin tonë, lidhshmëria, transporti, tregtia, energjia dhe lidhshmëria digjitale mes BP-BE renditen sërish lart në listën e prioriteteve për palët e përfshira në BP. 42 Duke theksuar se çfarë do të thotë lidhshmëria në kuptim praktik për rajonin dhe qytetarët, në këtë pjesë në fokus do të jenë transporti i qëndrueshëm, tregtia dhe lidhshmëria digjitale. Në vitin 2015, BE-ja prezantoi Agjendën e Lidhshmërisë (AL), si një plan për të rritur investimet dhe përmirësimet në transport dhe infrastrukturë brenda rajonit. Kjo do të krijonte një lidhje më të mirë brenda rajonit si dhe me Evropën, kryesisht duke zgjeruar rrjetet trans-evropiane kryesore të energjisë dhe transportit në rajon 43 . Historikisht, përkundër investimeve të mëdha nga BE-ja në rajon, kur bëhet fjalë për projektet në transport dhe energji të qëndrueshme, Kosova ka përfituar më së paku. 44 Ngjashëm, në kuadër të PEI, projektet flamur të miratuara deri më tani, parashikojnë investime në vlerë prej 4.7 miliardë euro në 19 projekte të transportit të qëndrueshëm, nga të cilët Kosova aktualisht ka vetëm dy projekte. 45 Anëtarësimi i Moldavisë në CEFTA është një tjetër paradoks që BE-ja dhe vendet e BP nuk po arrijnë ta trajtojnë. Pjesëmarrja e Moldavisë në marrëveshje mund të mos duket e rëndësishme, por kur shikohet procesi i vendim38 Icoski M.(2022),“Drejt një paradigme të re të ikjes së trurit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor“, Fondi gjerman Marshall, i disponueshëm në: https://bit.ly/46ETxzY 39 Friedrich-Ebert Stiftung, Studimi i të rinjve për Evropën Juglindore 2018/2019, i disponueshëm në: https://bit.ly/47SXq5i 40 Po aty, 38 41 Po aty, 30 42 Po aty, 7 43 Bashkimi Evropian, 2020, Agjenda e Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor(broshurë), e disponueshme në: https://bit.ly/3uGxKdW 44 Po aty 45 Lista e të dhënave BE dhe Kosova, 2023, e disponueshme në: https://bit.ly/46G2FEe 15 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Fig 1: Mbështetja e BE-së për zhvillimin e sektorit të transportit dhe sektorit të energjisë në Ballkanin Perëndimor BE+BEI 5.1 1.3 1.0 Investimi nga huatë dhe rritja 11.1 1.7 2.4 0.7 2.8 0.4 0.8 Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Mali i Zi ( Burimi: Broshura: Agjenda e Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor) 1.0 Maqedonia e Veriut 5.7 Serbia 22.6 11.5 GJITHSEJ Fig 2: Grantet nga WBIF të miratuara për përfitues 700 677.4 600 500 475 400 300 272.1 292.4 200 180.8 100 95.6 0 4.7 ALB BeH KOS MNE MKD SRB REG Vlera( € m) ( Burimi: Fleta e të dhënave Transporti 2022 – shkurt 2023 ) Fig 3: Grantet e FIBP të miratuara për nënsektor € 30m € 9m € 895m Hekurudhat Rrugët Portet e thata, Lumenjtë e lundrueshëm Transporti urban/ Studime të sektorëve € 1,064m ( Burimi: Fleta e të dhënave Transporti 2022- shkurt 2023 ) Një model i ngjashëm i karakterizon grantet e shpërndara nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor(FIBP) 46 brenda kornizës së PEI, për projektin flamur 8: Infrastruktura Digjitale e Ballkanit Perëndimor. Përsëri, Kosova duket se ka shumën më të ulët të granteve të miratuara nga FIBP për investime në infrastrukturë dhe shërbime digjitale. 47 Rajoni në tërësi po përballet me vështirësi dhe vonesa në zbatimin e këtyre projekteve të infrastrukturës, kryesisht për shkak të mospërputhjes së plotë me standardet e Rrjetit Bërthamë 48 , mungesës së kapaciteteve institucionale dhe mungesës së financimit, me vlerat e projekteve që tejkalojnë financimin e disponueshëm të FIBP. 49 46 FIBP është mekanizmi kryesor për ekzekutimin e EIP të BE-së në rajon duke nxitur harmonizimin dhe bashkëpunimin në investime për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit. Më shumë informacion në: https://wbif.eu/who-we-are 47 FIBP, Fleta e të dhënave dixhitale e së ardhmes 2023, e disponueshme në: https://bit.ly/49ZULbF 48 Rrjeti Kryesor Trans-Evropian është një rrjet rrugësh kryesore që lidhin Evropën së bashku, ai përbëhet nga"nëntë korridore të transportit multimodal të ndërlidhura, që kalojnë nëpër disa vende". Zgjerimi i tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të përmirësojë lidhjen e vetë rajonit dhe me BE-në. Më shumë informacion mund të gjeni në: https://bit.ly/3sWGyvw 49 Komuniteti i Transportit(2022), Plani Pesëvjeçar i Punës për Zhvillimin e RrTET Indikativ. Zgjerimi i Rrjetit Gjithëpërfshirës dhe Kryesor në Ballkanin Perëndimor, i disponueshëm në: https://bit.ly/46GtsAt 16 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Fig 4: Grantet e FIBP të miratuara për përfitues 50 35.9 25 15.4 0 0.8 1.1 1 ALB KOS MNE SRB REG Vlera( € m) (Burimi: Fleta e të dhënave për Agjendën digjitale) Fig 5: Grantet e FIBP të miratuara për nënsektor € 1.5m € 11m Lidhja me rrjetin Broadband Arsimim për përdorimin e nfrastrukturës digjitale € 41.7m Performancë e lartë e punës me kompjuter (Burimi: Fleta e të dhënave për Transportin 2022 – shkurt 2023) PB 2023, nënvizoi se duhet shtyrë më tej agjendën e lidhshmërisë duke e sjellë rajonin më afër BE-së, veçanërisht në këtë kohë të pasigurisë politike. Siç mund të shihet në fletën e të dhënave, zhvillimet kryesore të PB 2023 përkitazi me lidhshmërinë ishin:(i) vazhdimi i PEI dhe i projekteve të planifikuara të lidhshmërisë në kuadër të tij,(ii) zhvillimi i udhërrëfyesve për Korsitë e Gjelbërta dhe koordinimi i kontrolleve në pikë kalimet kufitare BE-BP;(iii) zgjerimi i fazës së dytë të Projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit(iv) zgjerimi i seksionit hekurudhor të Korridorit VIII nga Shkupi në Durrës në Rrjetin Kryesor të zgjeruar(RrTET),(v) prioritizimi i kujdesshëm i investimeve, sipas të dhënave mbi flukset aktuale dhe të ardhshme të trafikut, koordinimi më i ngushtë midis vendeve të BP dhe shteteve anëtare të BE-së në kufi me rajonin; dhe mobilizimi strategjik i burimeve të financimit duke përfshirë huadhënien, financimin me grante dhe investimet private. 50 Sfidat kryesore me të cilat përballet Agjenda e Lidhshmërisë(AL)? Transporti i Qëndrueshëm Aktualisht, Kosova i ka dy projekte kryesore të lidhshmërisë në vazhdim e sipër në kuadër të PEI:(i) Projekti flamur 1: Lidhja Lindje- Perëndim- Seksioni i Autostradës së Paqes në Kosovë, që lidh Prishtinën me Nishin në Serbi;(ii) Projekti flamur 2: Lidhja Veri- Jug hekurudha që lidh Beogradin me Prishtinën. Nga njëra anë, rruga e Autostradës së Paqes ka një rëndësi të madhe për transportin e mallrave dhe pasagjerëve në BP- duke qenë nyja kryesore e rajonit që lidh portin e Durrësit me Evropën Juglindore dhe atë Qendrore, si dhe me Detin e Zi. Në anën tjetër, projekti flamur 2, do të integrojë rrjetin hekurudhor të Kosovës në Korridorin Orient/Mesdheu Lindor, duke lidhur rajonin me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë.51 Zbatimi i suksesshëm i këtyre projekteve synon përmirësimin e lidhjes së Kosovës me rajonin dhe BE-në dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe klimës së investimeve në Kosovë. Edhe pse të dy projektet sjellin përfitime dhe mundësi zhvillimi për Kosovën dhe qytetarët e saj, Kosova po tregon kapacitet të dobët zbatues duke u përballur me vonesa në të dyja këto projekte.52 Plani fillestar për projektin e Autostradës së Paqes parasheh që deri në vitin 2023 projekti do të duhej të kishte siguruar mjetet financiare të nevojshme dhe të fillonte puna. Deri në fund të vitit 2023, mjetet financiare mbeten të pasiguruara edhe pse qeveria ka paraqitur kërkesë për hua në BERZH dhe BEI, por negociatat nuk kanë filluar, prandaj puna nuk ka nisur ende.53 Masat e fundit të BE-së kundër Kosovës, ndër të cilat pezullimi nga programet financiare të BE-së, për shkak të tensionit në veri të Kosovës, mund të ndikojnë negativisht në fillimin e negociatave me BERZH dhe BEI, duke vonuar edhe më tej zbatimin e projektit.54 Vonesat në zgjerimin e seksionit rrugor Prishtinë- Merdarë E80/R7, ndikojnë negativisht në tregti, pengojnë zhvillimin ekonomik dhe përkeqësojnë joefikasitetin në transport, duke ndikuar kështu edhe në konkurrencën dhe lidhshmërinë rajonale. Rëndësia e projektit qëndron në rolin e tij si një lidhje jetike midis portit të Durrësit dhe Evropës Juglindore/Qendrore dhe çdo pengesë mund të ndikojë si në ekonomitë lokale ashtu edhe në ekonomitë më të gjera të Ballkanit Perëndimor. 50 Po aty, 7 51 KIBP, Përshkrimi i projektit: Korridori Orient/Mesdheu Lindor: Rehabilitimi i Përgjithshëm i Korridorit 10, i disponueshëm në: https://bit.ly/3T587NX 52 Po aty, 14 53 Po aty, 14 54 Radio Evropa e Lire,“BE-ja e përjashton Kosovën, Malin e Zi dhe entitetin e Republikës Serpska nga grantet”, 4 korrik 2023. Qasja e fundit më 25 nëntor, 2023: https://bit.ly/3t6CbOx 17 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Linja Hekurudhore 10- Buxheti i përgjithshëm i projektit përbëhet nga 83 milionë euro grant investimi i BE-së i disbursuar përmes KIBP, 40 milionë euro kredi nga BERZH për kompaninë kombëtare të hekurudhave të Kosovës, Infrakos, dhe 42 milionë euro kredi nga BEI. 55 Për më tepër, në shkurt 2023, BEI dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje kredie për 38 milionë euro, duke e bërë këtë kredinë e dytë të BEI për të njëjtin projekt. 56 Kredia e dytë do të mbulonte ndër të tjera shpenzimet shtesë për shkak të rritjes së shpenzimeve të ndërtimit. Projekti përbëhet prej tri fazave: Faza 1: Fushë Kosovë – kufiri me Maqedoninë e Veriut: Kjo fazë fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në fund të vitit 2022. 57 Fatkeqësisht, për shkak të vonesave në zbatim, puna është ende në vazhdim dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2024. 58 Vonesat i atribuohen kryesisht një ngecjeje në procesin e prokurimit për shkak të masave kundër pandemisë, punës shtesë në dizajnimin e projektit dhe ndryshimeve nga plani fillestar, , nevoja për ura shtesë prej çeliku dhe rritja e hekurudhave të salduara të vazhdueshme, mos përputhjes me standardet e vendosura si dhe rritja e kostove të ndërtimit. 59 Prania e urdhrave të shumtë të variacionit(ndryshimeve) 60 (UV) përgjatë projektit ngre pyetje në lidhje me planifikimin fillestar të projektit dhe nevojën për ndryshime të mëvonshme. Përderisa, disa ndryshime janë të pashmangshme, UV-të e tepërta mund të shfaqin dobësi në përcaktimin e fushës së projektit ose planifikimin e kontraktorit. Pothuajse çdo raport i projektit të Infrakos-it thekson shqetësimet në lidhje me kontraktorin, Generale Costruzioni Ferroviarie, me 22 njoftime korrigjimi të lëshuara nga inxhinieri sipas raportit të fundit. Një njoftim i tillë zakonisht i dërgohet kontraktorit ose palës përkatëse kur ka një devijim, mospërputhje ose një çështje që duhet të adresohet për ta sjellë projektin në përputhje me kontratën, specifikimet ose dokumentet e tjera përkatëse. Për më tepër, kontraktori po pengon procesin e zbatimit të projektit duke refuzuar të sigurojë një organogram të përditësuar në përputhje me kontratën e fundit të ndryshuar. 61 Pavarësisht vonesave, në nëntor 2023 u arrit një moment i rëndësishëm me inaugurimin e dy tuneleve(6 dhe 7) njëri me gjatësi 262 metra dhe tjetri 122 metra. 62 Faza 2: Fushë Kosovë – Mitrovicë: Sipas raportit të Infrakos-it, puna e rehabilitimit për fazën e dytë të projektit po ecën sipas planit, 63 ndërsa nga ana tjetër raporti i KE-së për vendin thekson se punimet e sinjalizimit dhe telekomunikimit ende nuk kanë filluar. Në përgjithësi, sistemi i transportit është shumë i kritikuar, ku sfidat kryesore në këtë projekt janë siguria, mirëmbajtja joadekuate dhe kapaciteti i dobët administrativ i institucioneve rregullatore. 64 Për më tepër, faza e dytë e projektit po përballet gjithashtu me ndryshime në dizajn të cilat mund të ndikojnë në afatin kohor të zbatimit. Kushtet gjeologjike që ndryshojnë nga supozimet fillestare kanë çuar në ridizajnimin e strukturave mbështetëse të përkohshme në tunele. Mungesa e masave mbështetëse të pjerrësisë në portalet kërkonte punë shtesë të projektimit. Për më tepër, ka një ndryshim në materialin fillestar të projektimit për kalimet në nivel, nga tipi STRAIL tek elementët e parafabrikuar të gomës në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që kërkon ndryshime në planet e ndërtimit me ç’rast mund të shkaktohen vonesa në zbatim. Projekti shoqërohet nga disa shqetësime kritike mjedisore , si çështjet që lidhen me furnizimin me ujë, punën pranë ose në shtretër lumenjsh pa lejet e duhura, derdhjet e betonit, emetimet e pluhurit, zhurmën dhe menaxhimin e mbetjeve. 65 Raporti i fundit i Infrakos-it tregon se kredia e BERZH-it dhe fondet e KIBP për fazën e dytë janë në pritje pasi BERZH është ende në pritje të miratimit të Planit të Veprimit Mjedisor dhe Social(PVMS). 66 Derisa BERZH-i të miratojë këtë plan dhe të përfshihet zyrtarisht në marrëveshjen e financimit, aprovimi i burimeve financiare për Fazën 2 mbetet në pritje. Kjo nënvizon rëndësinë e përmbushjes së kritereve mjedisore dhe sociale të vendosura nga institucioni financues përpara se të disbursohen fondet. Faza 3: Mitrovicë – kufiri me Serbinë: Faza 3 e projektit është aktualisht në proces të planifikimit. Dizajni i detajuar dhe dosja e tenderit janë duke u zhvilluar për rehabilitimin dhe modernizimin e kësaj faze të tretë të Linjës Hekurudhore 10. Ndryshimet në dizajn kanë qenë të pranishme edhe në këtë fazë, duke ndikuar gjithashtu në datën e dorëzimit të dizajnit të detajuar dhe dosjes së tenderit, e cila tani vlerësohet të jetë gjatë tremujorit të fundit të 2023. 67 55 Bojana Vlajcic,“BERZH dhe BE-ja mbështet rehabilitimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës”, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 19 dhjetor 2022. Qasja e fundit më 25 nëntor 2023: https://bit.ly/4160Ak6 56 Banka Evropiane e Investimeve,“Kosova*: Ekipi i Evropës- EIB Mbështetja globale për modernizimin e rrjetit hekurudhor arrin 80 milionë euro”, 9 shkurt 2023. Qasja e fundit më 25 nëntor 2023: https://bit.ly/3sYOAEi 57 Infrakos(2023), Raporti për janar-mars 2023, i disponueshëm në: https://bit.ly/4adDmwD 58 Po aty, 14 59 Infrakos(2023), Projekti i Rehabilitimit të Linjës 10 të Hekurudhave të Kosovës- Raport Periodik i Projektit, i disponueshëm në: https://bit.ly/3uEygsK 60 Urdhrat e variacionit, shpesh të referuara si VO, janë ndryshime ose modifikime të bëra në objektin origjinal të punës ose specifikimet në një kontratë ndërtimi ose projekti. Këto ndryshime mund të iniciohen për arsye të ndryshme, të tilla si ndryshime të dizajnit, kushte të paparashikuara të vendndodhjes ose kërkesa të klientit. Urdhrat e ndryshimit mund të ndikojnë në kostot e projektit, afatet kohore dhe kushte të tjera kontraktuale, dhe ato zakonisht dokumentohen dhe miratohen përmes një procesi formal të përshkruar në kontratë. 61 Po aty, 59 62 Komuniteti i Transportit,“Kosova inauguron dy tunele brenda Projektit të Rehabilitimit të Hekurudhave të Linjës 10”, 5 nëntor 2023. Qasja e fundit më 25 nëntor në: https://bit.ly/3N6pSIN 63 Po aty, 57 64 Po aty, 57 65 Infrakos(2022), Projekti i Rehabilitimit të Rrugës 10 të Hekurudhave të Kosovës- Raport Periodik i Projektit, i disponueshëm në: https://bit.ly/3QUPUju 66 Po aty, 59 67 Po aty, 57 18 Fig 6: Linja hekurudhore 10 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive (Burimi: Komuniteti i Transportit) Projekti i Rrugëve Rajonale të Kosovës, i cili përfshin rehabilitimin e një seksioni rrugor prej 15 km nga Kllokoti deri në Gjilan dhe përmirësimin e rrugëve hyrëse në qytetet Ferizaj, Gjilan dhe Prizren, është kritik për përmirësimin e infrastrukturës së transportit. I përcaktuar si prioritet sipas Strategjisë së Transportit Multimodal të Kosovës, ky projekt, veçanërisht Rruga Nacionale M 25-3, luan një rol vendimtar në përmirësimin e lidhjes dhe transitit ndërmjet komunave, duke kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm dhe efikasitetin e rrjetit rrugor rajonal. 68 Projekti financohet nga kredia e BERZH-it prej 29 milionë eurove 69 , për ndërtimin e seksionit me dy korsi ndërmjet Kllokotit dhe Livoqit të Poshtëm, me gjatësi prej 11.000 m, ndërsa seksioni me katër korsi ndërmjet Livoqit i Poshtëm dhe Gjilanit, me një gjatësi prej 3,125 m financohet nga Qeveria e Kosovës dhe punimet ndërtimore tashmë kanë filluar 70 Aktivitetet e përgatitjes së projektit filluan në vitin 2015 dhe sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës(MI), projekti është ende në proces të blerjes së tokës në bashkëpunim të ngushtë me BERZH-in. Sfidat në këtë proces kryesisht sillen rreth komunikimit dhe pjesëmarrjes së ulët të palëve të interesuara, shtyrjeve të vazhdueshme të takimeve publike për arsye të ndryshme, duke përfshirë ndryshimet e dizajnit, nxjerrjen e Planit të RI të Sigurimit të Tokës(PMT) dhe kufizimet nga COVID-19. Nuk ka informacion të disponueshëm për afatin kohor të fazave të zbatimit të projektit dhe progresin, as në ueb faqen e MI-së apo atë të BERZH-it. Nuk është asgjë e re që shumica e projekteve të transportit përballen me vështirësi. Megjithatë, për shkak të natyrës së projekteve të tilla, prejardhjes dhe origjinës së tyre, është e domosdoshme që organizatat e shoqërisë civile dhe publiku të jenë në gjendje të ndjekin zbatimin e tyre. Pavarësisht se po flasim për projekte shumë teknike, edhe informacioni më i përgjithshëm për projekte të tilla nuk është lehtësisht i qasshëm. Qasja në informacione për ciklin e implementimit dhe progresin e projektit duket si mision i pamundur, ndërsa edhe informacionet më elementare siç janë raportet vjetore nuk ekzistojnë në faqen e internetit të MI. Neni 5 i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike i obligon të gjitha institucionet publike që të sigurojnë transparencën e punës së tyre duke publikuar dokumente dhe informacione në ueb faqen e tyre zyrtare. Për më tepër, Agjencia e Informacionit dhe Privatësisë, duke qenë përgjegjëse për përmbajtjen e faqeve të internetit të institucioneve publike, duhet të rrisë kapacitetet j për të monitoruar nivelet e transparencës brenda institucioneve publike. 72 KIBP mbetet si mekanizmi kryesor monitorues nga ana e financimit, por për shkak të natyrës së projekteve që përbëhen nga kredi, grante të jashtme etj., informacioni mbetet i shpërndarë. Gjithçka që u ka mbetur organizatave të shoqërisë civile është të hulumtojnë nëpër faqet e pafundme të internetit dhe të luajnë rolin e detektivit kur përpiqen të krijojnë lidhje ndërmjet fazave të projekteve dhe zbatimit të përgjithshëm të projektit. 68 iC consulenten Ziviltechniker GesmbH(2022), Plani i Sigurimit t ë Tokës: Rruga Kllokot- Gjilan, i disponueshëm në: https://bit.ly/3T1oTNR 69 Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Informacion mbi Projektin: Projekti i Rrugëve Rajonale, i disponueshëm në: http://bit.ly/3uEPFl6 70 Po aty 68 71 Po aty 68 72 Po aty, 14 19 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Lidhshmëria Digjitale Kur bëhet fjalë për lidhshmërinë digjitale, ka një bashkëpunim dhe vullnet më të lartë për ta çuar rajonin përpara në transformimin e tij dixhital dhe konvergjencën me Tregun Unik Digjital të BE-së. Që nga 1 korriku 2021, Kosova është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun rajonal të nivelit të lartë për transformimin digjital dhe zbatimin e Marrëveshjes Rajonale për Roming. 73 Objektivi kryesor i Agjendës së Reformës Rregullatore(ARRr) ishte zbatimi i suksesshëm Roming si në shtëpi(Roam Like at Home) në rajonin e BP deri më 1 korrik 2021. Ky objektiv është realizuar me ç’rast tashmë kemi një zone pa roming brenda BP. 74 Përveç zonës së romingut të BP, aktivitetet për uljen e tarifave të romingut ndërmjet rajonit dhe BE-së po tregojnë rezultate. Një marrëveshje vullnetare është nënshkruar midis 38 operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP për ta bërë romingun e të dhënave më të përballueshëm për qytetarët dhe bizneset në të dy rajonet duke filluar nga 1 tetori 2023, në një proces të mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe KE. 75 Aktualisht janë vetëm dy projekte madhore në vazhdim e sipër të infrastrukturës digjitale të Planit Ekonomik dhe Investues(PEI): Faza 2 e shtrirjes e brezit të mesëm(Broadband) në Serbi dhe Krijimi i Smart Labs- Rrjeti i Laboratorëve të TIK-ut për Sistemin Arsimor Parauniversitar- në Shqipëri. 76 Edhe pse Kosova ka shumën më të ulët të granteve të KIBP të miratuar në kuadër të këtij projekti flamur, ajo po tregon mjaft progres në rrugën e transformimit digjital. 77 Raporti i Indeksit të Ekonomisë dhe Shoqërisë Digjitale të Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 e konfirmoi performancën e mirë të Kosovës në lidhjen dhe integrimin e dimensioneve të teknologjisë digjitale me rezultate mbi mesataret e BP. 78 Në këtë drejtim, që nga marsi 2023, Kosova ka shtrirë rrjetin e internetit të brezit të gjerë (Broadband) me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin e saj, duke arritur një nga nivelet më të larta të depërtimit të internetit jo vetëm në BP, por edhe në Evropë. 79 Ky moment historik u arrit përmes Projektit të Ekonomisë Digjitale të Kosovës(KODE) i cili financohet nga Banka Botërore. Përkundër faktit se projekti nuk është nën kornizën e investimeve të PEI, ai është i harmonizuar mirë me prioritetet e përcaktuara në Agjendën Digjitale të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e IPA II për programin e Konkurrueshmërisë së Sektorit të TIK-ut në Kosovë(2014-2020). 73 Po aty, 14 74 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Roam Like at Home, në dispozicion në: https://www.rcc.int/priority_areas/53/roaming 75 DG Near, Ulja e tarifave të romingut të të dhënave midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, 3 maj 2023, https://bit.ly/4a2Kqf6, i qasur në nëntor 2023 76 Po aty, 47 77 Po aty, 47 78 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal(2022), Indeksi i Shoqërisë së Ekonomisë Digjitale të Ballkanit Perëndimor(DESI) 2022, i disponueshëm në: https://bit.ly/40YUcuR 79 Banka Botërore, 2023,“Çdo fshat në Kosovë tani i lidhur me internetin me brez të gjerë me shpejtësi të lartë, me mbështetjen e Bankës Botërore”, njoftim për shtyp, 21 mars 2023, i disponueshëm në: https://bit.ly/46CqVaC Fig 7: Eksporti i shërbimeve vazhdon të rritet, i nxitur nga udhëtimi dhe shërbimet e biznesit 80 2,500 2,000 1,500 1,000 500 0 Udhëtim Shërbime tjera të biznesit Transporti Tjera Telekomunikimet, shërbimet kompjuterike dhe informatike (Burimi: Banka Qendrore e Kosovës) Sektori i TIK-ut në Kosovë po përjeton rritje të shpejtë, veçanërisht në zhvillimin e softuerit, zhvillimin e aplikacioneve për telefonat e mençur dhe eksportin në dizajn të faqeve të internetit. Meqenëse mbështetet më pak në inputet e gjera fizike ose lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, sektori paraqet potencial të rëndësishëm për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Megjithatë, ka nevojë për rritje të përpjekjeve në trajnimin e punëtorëve të kualifikuar, pasi kërkesa për punonjës në këtë sektor tejkalon ofertën aktuale. 81 Krahasuar me rajonin, Kosova po tregon rezultate më të ulëta kur bëhet fjalë për dimensionin e Kapitalit Njerëzor dhe Shërbimeve Publike Digjitale. 82 Janë bërë disa përpjekje për të adresuar këtë sfidë. Më së shumti përmes komponentit të dytë (Puna Digjitale dhe Fuqizimi) të projektit KODE. Të rinjve të papunë dhe atyre me punë të paguar dobët në 7 rajonet e Kosovës u ofrohen kurse për shkathtësi të buta digjitale, si zhvillimi i faqes së internetit dhe dizajnit grafik. Në vitin 2022, më shumë se 300 të rinj u certifikuan nga programi i cili pritet të arrijë një numër prej 2,000 përfituesish deri në maj 2024. 83 Projekti Përkrah ja e BE-së për konkurrueshmërinë e Sektorit të TIK-ut në Kosovë- aktualisht po zbatohet nga Ministria e Ekonomisë në kuadër të programit IPA 2017. Objektivi i projektit është të rrisë konkurrencën e sektorit të TIK-ut në Kosovë duke ofruar trajnime për TIK dhe biznes si dhe organizimin strategjik dhe profesional të eventeve me qëllim promovimin e kapaciteteve eksportuese të bizneseve kosovare të TIK-ut dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet këtyre bizneseve dhe partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Qëllimi i përgjithshëm është të stimulohet rritja e bizneseve digjitale dhe tradicionale të Kosovës brenda sektorit të TIK-ut, duke çuar në zgjerimin 80 Grupi i Bankës Botërore(2023), Raporti i Rregullt Ekonomik i Ballkanit Perëndimor: Drejt rritjes së qëndrueshme, i disponueshëm në: https://bit.ly/414k889 81 Po aty, 14 82 Po aty, 78 83 Po aty, 78 84 Përkrahja e BE-së për Konkurrueshmërinë e Sektorit të TIK-ut të Kosovës - Uebfaqja zyrtare e projektit, ei disponueshme në: htt ps://ictkosovo.eu/about-us/ 20 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja të punësimit. 84 Strategjia e komunikimit së projektit duhet të çmohet, pasi u zhvillua si një uebfaqe e dedikuar që ofron të gjithë informacionin e nevojshëm për trajnimet e ofruara dhe progresin e arritur. Që nga viti 2023, janë 1513 persona të certifikuar, janë mbajtur 51 kurse për TI dhe mbi 257 takime ndërkombëtare B2B(biznes me biznes) që kanë rezultuar në nënshkrimin e më shumë se 20 kontratave të bashkëpunimit. 85 Adaptimi i praktikave të tregtisë elektronike(e-commerce) midis NVM-ve është gjithashtu thelbësor për avancimin e ekonomisë digjitale. Sipas Raportit të KE-së për Kosovën të vitit 2023, Kosova po tregon progres të kufizuar në këtë proces. Rrjedhimisht, në vitin 2023, e mbështetur nga BE-ja, Kosova po prezanton sistemin Elektronik të letërnjoftimeve përmes projektit e-ID për Kosovën. Ai synon të rrisë efikasitetin dhe produktivitetin e sektorit privat duke promovuar përdorim më të madh të TIK-ut, duke krijuar një ekosistem të sigurt të e-biznesit/e-tregtisë dhe duke përmirësuar ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset. Implementimi, i udhëhequr nga një konzorcium i kryesuar nga Evoluxer 86 , përfshin dispozita për një sistem të fuqishëm të e-ID dhe një mjedis të favorshëm për e-biznes/e-tregti, duke nxitur interoperabilitet të përmirësuar ndërmjet Kosovës dhe shteteve a nëtare të BE-së. 87 Ekziston një ndërlidhje midis përmirësimit të praktikave të tregtisë elektronike dhe modernizimit të sistemit të pagesave duke ofruar pagesa digjitale të sigurta. Prandaj, zbatimi i suksesshëm i reformës ekonomike do të ndikojë pozitivisht në rritjen e tregtisë elektronike (e-tregtia) në këtë drejtim. Digjitalizimi i shërbimeve publike duke qenë në një fazë të hershme në Kosovë 88 paraqet një sfidë tjetër për Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital. Në shtator të vitit 2023, Kosova dhe Banka Botërore nënshkruan një Marrëveshje Financimi për Projektin për Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve në Kosovë, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe qasjes së shërbimeve specifike administrative publike për përdoruesit. 89 Ky është një projekt pesëvjeçar me një buxhet prej 20 milionë dollarësh dhe do të zbatohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit(A SH I). Projekti do të mbështesë përmirësimet në(i) interoperabilitetin(ndërveprueshmërinë) e sistemeve qeveritare,(ii) zgjidhjet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë/vazhdimësinë e zgjidhjeve për bizneset dhe platformat e përbashkëta,(iii) zgjerimin e e-shërbimeve qeveritare përmes platformës së avancuar e-Kosova, dhe (iv) pilotimin e një qasje inovative për ofrimin e shërbimeve proaktive me qendër qytetarin. 90 Transformimi digjital mbetet prioritet kyç për Kosovën si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë rajonal 91 . 85 Ibid 86 Evoluxer is a Spanish consulting firm specialised in the management and implementation of EU funded Projects worldwide. The company specialises in assisting public management and administrations as they navigate the European Integration process. For more info see: https://evoluxer.com/ 87 WeBalkans,“Empowering Kosovo's private sector in the digital age”, September 26, 2023. Last accessed on November 25, 2023: https://webalkans.eu/en/stories/empowering-kosovos-private-sector-in-th e-digital-age/ Fatkeqësisht, tensioni aktual politik me Serbinë dhe masat e BE-së kundër Kosovës, po ndikojnë negativisht edhe në këtë sektor. Në qershor 2023, Komisioni Evropian nënshkroi marrëveshjet e asocimit për Programin e Evropës Digjitale me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Kosova u la jashtë për shkak të pezullimit të takimeve të nivelit të lartë dhe fondeve nga BE-ja. 92 Kosova është lënë jashtë një programi prej 7.5 miliardë eurosh(2021-2027), i cili do t'u ofrojë pjesëmarrësve mundësi për t'u bashkuar në iniciativat për shtrirjen e teknologjive digjitale në të gjithë BE-në, veçanërisht në fusha si inteligjenca artificiale dhe aftësitë e avancuara digjitale. Një pjesëmarrje e tillë do të rriste aftësitë teknologjike dhe do të kontribuonte fuqishëm në digjitalizimin e përgjithshëm, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme. 93 Tregtia Zgjerimi i fazës së dytë të projektit për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit, i diskutuar në PB 2023, paraqet një mundësi të madhe për Kosovën në aspektin e rritjes ekonomike duke ulur kostot tregtare dhe duke rritur efikasitetin. Sipas dokumenteve zyrtare të Bankës Botërore për projektin, faza e parë e projektit përfshin Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. 94 Faza e dytë e projektit është paraparë të implementohet në Kosovë, BeH dhe Mal të Zi. Zbatimi i këtij projekti në Kosovë do të lehtësonte lëvizjen ndërkufitare të mallrave përmes digjitalizimit të doganave;(ii) të përmirësojë efikasitetin dhe parashikueshmërinë e transportit nëpërmjet autostradave inteligjente dhe(iii) të përmirësojë qasjen në treg duke përmirësuar rregulloren e brendshme për shërbimet dhe investimet. Edhe pse faza e dytë e projektit fillimisht ishte planifikuar të fillonte në vitin 2021 95 , ajo ende nuk ka filluar, duke lënë Kosovën, BeH dhe Malin e Zi pa mundësi për të përfituar nga ky projekt. Në këtë aspekt, n uk ka asnjë informacion në raportet e projektit nga Banka Botërore se pse nuk ka filluar ende faza e dytë. Përsa i përket idesë së eksplorimit të një partneriteti të zinxhirit të vlerës ndërmjet BE-së dhe BP në kontekstin e lëndëve të para dhe baterive kritike, Kosova nuk duket të jetë një konkurrente e fortë në rajon. Sidoqoftë, do të ishte e dobishme për Kosovën që t'i bashkohet çdo 88 Ibid, 14 89 World Bank, 2023,“World Bank and Kosovo Sign Agreement To Support Digital Governance for Service Delivery”, Press Release, September 28, 2023, available at: https://bit.ly/3Rmz3aH 90 Ibid 91 Top Channel,“Kurti: Agjenda Digjitale 2030 do të jetë një nga pikat kyçe të strategjisë sonë”(Kurti: Digital Agenda 2030 do të jetë një nga shtyllat kryesore të strategjisë sonë), Top Channel, 10 dhjetor 2021, në dispozicion në: https: //bit.ly/3T4me6g 92 Luljeta Krasniqi-Veseli,“Pse Kosova mbeti jashtë Programit të Evropës Digjitale?”(Why was Kosovo left out of the Digital Europe Program?), Radio Evropa e Lire, 4 korrik 2023. Qasja e fundit më 25 nëntor 2023: https://bit.ly/40YxTWd 93 Komisioni Evropian, 2023,“Programi i Evropës Digjitale u hapet vendeve kandidate Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia për të pasur qasje në thirrjet për financim”, Njoftim për shtyp, 30 qershor 2023, i disponueshëm në: https://bit.ly/46FyehJ 94 Banka Botërore, Statusi i Zbatimit dhe Raporti i Rezultateve për Projektin: Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, i disponueshëm në: https://bit.ly/3T4mm5K 95 Lista e të dhënave e Bankës Botërore, Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor, e disponueshme në: https://bit.ly/3R5khUi 21 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive partneriteti të ardhshëm në këtë drejtim pasi ligji i ri për lëndët e para kritike i miratuar nga BE-ja së fundmi mund të shihet si një strategji politike për të zhvendosur fokusin në lëndët e para kritike nga Kina në BE. 96 Lidhur me reformat e nevojshme ekonomike për përmirësimin e lidhjes ndërmjet vendeve të BP dhe BE-së si dhe avancimin e sistemit të pagesave, në shkurt 2023 Kosova miratoi Reformën Ekonomike 2023-2024. Ky dokument është i harmonizuar mirë me acquis të BE-së dhe përkushtimin që Kosova ka marrë në lidhje me bashkëpunimin rajonal si shtet. Megjithatë, ekzistojnë dy parakushte themelore për zbatimin e suksesshëm të reformave të tilla:(i) angazhimi dhe mbështetja politike; dhe(ii) kapitali njerëzor i aftë që mund të menaxhojë dhe zbatojë me sukses detyrimet që dalin nga këto reforma. 98 Kur jemi tek tregtia e mallrave dhe shërbimeve, BE-ja vazhdon të jetë partneri kryesor tregtar i Kosovës, ndërsa tregtia brenda rajonit me anëtarët e CEFTA-s ka përjetuar ndryshime. Në vitin 2022, BE-ja përbënte 42.4% të importeve totale të mallrave të Kosovës, pak më e ulët se në vitin 2018, ndërsa eksportet u rritën në 33.9% në 2022, nga 27.5% në 2018. Në të kundërt, pjesa e importeve nga vendet e CEFTA-s shënoi një rënie prej rreth 8%, duke u vendosur në 17.7%. E njëjta praktikë ka ndjekur edhe trendin e eksporteve, ku përqindja e exporteeve me vendet e CEFTA-s ka rënë nga 47.2% në 36.2. Brenda rajonit të CEFTA-s, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten si destinacionet kyçe për eksportet e Kosovës. I mportet nga Turqia u rritën në afro 15%, duke shënuar një rritje prej 5% që nga viti 2018. 99 Fig 8: Tregtimi ndërkombëtar i Mallrave me BE-në, 2022 (% e pjesëmarrjes në eksportin/importin e përgjithshëm) 80 70 60 50 40 30 20 10 0 MK BA AL RS TR ME XK Eksportet Eksportet Ekonomitë renditen sipas pjesëmarrjes në eksport. Kodet e shteteve: BA= Bosnja dhe Hercegovina; ME= Mali i Zi; MK= Maqedonia e Veriut; AL= Shqipëria; RS= Serbia; TR= Turqia; XK= Kosova (Burimi: EUROSTAT-i(kodi i të dhënave online: ext_it_intercc) Tregtia është një nga sektorët që preket drejtpërdrejt nga tensionet dhe mosmarrëveshjet politike në rajon. Siç u përmend në detaje në seksionin e mëparshëm, situata me CEFTA-n po ndikon negativisht në progresin e lehtësimit të tregtisë në Kosovë. Qeveria duhet të ndërmerr hapa konkretë drejt një zgjidhjeje të mundshme për të siguruar që projektet dhe investimet megjithatë të gjejnë rrugën e tyre drejt Kosovës. Në nëntor 2023, KE miratoi një P lan të ri të R ritjes për vendet e BP. Rajoni do të jetë në gjendje të përfitojë nga një shumë prej 6 miliardë eurosh për të përshpejtuar 96 Re-Act Lab, 2023, Intervistë me znj. Sytrime Dervisholli- Eksperte e Tregtisë Ndërkombëtare 97 Reformimi i sistemit të pagesave është pjesë e integrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe SEPA-n. Kjo përfshin miratimin e rregullores së BE-së për pagesat, modernizimin e sistemit të pagesave, ofrimin e metodave të sigurta të pagesave digjitale, lehtësimin e remitancave etj. Më shumë informacion në: https://bit.ly/3uyfQK6 98 Po aty, 96 99 Po aty, 14 100 Eurostat(2023), Vendet e Zgjerimit- statistikat e tregtisë ndërkombëtare të mallrave, i disponueshëm në: https://bit.ly/412x5iY konvergjencën ekonomike me BE-në. Çelësi për zhbllokimin e këtij fondi mbetet zbatimi me sukses i një Agjende të Reformave, një kusht themelor për çdo vend. 101 Pavarësisht se paraqet një mundësi të shkëlqyer për investime të reja, kushtëzimi me reformat paraqet një sfidë të mëtejshme për avancimin e procesit të integrimit, duke pasur parasysh se sa të ngarkuara janë politikisht këto procese në rajon. 102 Në anën tjetër, kjo qasje e bazuar në merita e Planit të ri të Rritjes vlerësohet pozitivisht nga Qeveria e Kosovës duke vënë theksin në fitimin e qasjes dhe mbështetjes nga fondi në vend që të ndjekë një rrugë të pasme apo të shpejtë drejt integrimit në BE. Përveç shqetësimeve për kushtet politike që lidhen me marrëdhëniet rajonale dhe bashkëpunimin në fusha specifike si TPR, plani lejon marrëveshje të përshtatura individuale me shtetet, duke marrë parasysh angazhimet e tyre të 101 Komisioni Evropian(2023), Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit për krijimin e Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, e disponueshme në: https://bit.ly/3RoDxxI 102 Re-Act Lab, 2023, Intervistë me znj. Besa Shahini- Henrik Enderlein Fellow në shkollën Hertie 22 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive MSA-së, për të lehtësuar qasjen e hershëm në T regun e Unik. 103 Ndër projektet kryesore që do të eksplorohen për financim në kuadër të Planit të Rritjes janë: në infrastrukturë rrjeti RrTET dhe në lidhjen digjitale, paketa e sigurisë kibernetike 5g. Agjenda Digjitale e Kosovës tashmë e ka integruar në rekomandimin e saj Busullën Digjitale 2030, Marrëveshjen e Gjelbër dhe Sigurinë Kibernetike të rrjeteve 5G, duke krijuar kështu një mjedis të favorshëm për pozicionin e Kosovës në Planin e ri të Rritjes. 104 Agjenda e Gjelbër Çfarë është Agjenda e Gjelbër dhe ku e vendos Kosovën? Përtej peis azheve unike, topografia e rajonit të BP e bën atë një pikë të nxehtë të ndryshimeve klimatike. Dështimi për t'i dhënë përparësi urgjencës së ndryshimeve klimatike dëshmohet me rritjen e numrit të ngjarjeve të rënda meteorologjike dhe hidrologjike në të gjithë rajonin. 105 Të manifestuara përmes fatkeqësive natyrore si përmbytjet, thatësirat dhe rrëshqitjet e dheut, parashikimet tregojnë se ngjarje të tilla të rënda do të rriten ndjeshëm në vitet e ardhshme. 106 Ndryshimi i klimës nuk është një çështje e izoluar që prekë vetëm Ballkanin. Si rezultat i shqetësimeve globale rreth të ardhmës që po i drejtohemi, janë marrë disa zotime nga liderët botërorë për të kontrolluar temperaturën e planetit dhe për të parandaluar ngrohjen e tij. 107 Rajoni i është bashkuar përpjekjeve të tilla, të gjitha të materializuara në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor(AGjBP), një angazhim që del nga Samiti i Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Sofje në vitin 2020, me qëllimin kryesor të adresimit të ndryshimeve klimatike dhe arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 108 . E ndërtuar mbi 5 shtylla kryesore(1) Dekarbonizimi dhe qëndrueshmëria e klimës,(2) Ekonomia qarkore,(3) Çndotja,(4) Sistemet e qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale,(5) Biodiversiteti; AGjBP kërkon të bashkojë stabilitetin ekonomik dhe social, së bashku me përgjegjësinë mjedisore 109 . Si një plan mjaft ambicioz, zbatimi i tij është përfshirë në PEI. Për më tepër, në Samitin e PB të vitit 2023 në Tiranë, u krijua Partneriteti Rajonal i Klimës midis BP dhe Gjermanisë, me një zotim fillestar prej 1 miliardë euro nga Gjermania për të mbështetur tranzicionin e gjelbër, në formën e granteve dhe kredive për zhvillim nëpërmjet KfW 111 . Pavarësisht se ana institucionale e BE-së është e vendosur dhe e gatshme për të punuar, sfidat paraqiten kur vjen momenti i implementimit. Gjetjet e raportit të tranzicionit të BERZH-it nuk janë shumë inkurajuese kur bëhet fjalë për tranzicionin e gjelbër, duke sugjeruar që vendet e BP nuk po mbajnë hapin e njëjtë me njëmbëdhjetë vendet anëtare të BE-së në Evropën Qendrore Lindore, për sa i përket aspekteve të gjelbra të një ekonomie të tregut të qëndrueshëm 112 . Shumë faktorë kanë ndikuar që Kosova të mbetet prapa fqinjëve të saj në rajon dhe të jetë në një fazë të hershme të përgatitjes, kur bëhet fjalë për marrjen e projekteve që trajtojnë ndryshimet klimatike 113 . Përgatitja e një udhërrëfyesi për harmonizimin me agjendën dhe rritja e kapaciteteve të institucioneve mjedisore në nivel qendror dhe lokal 114 - jane ndër pikat kryesore në sektorin klimatik/mjedisor në Raportin e KE-së për Kosovën për vitin 2023. Agjenda e gjelbër në terren- çfarë ndodhi? Pas procesit legjislativ të përkthimit të AGjBP në veprime konkrete në nivel lokal dhe qendror, shumica e iniciativave në kuadër të këtij mekanizmi në Kosovë janë mishëruar në tre sektorë kryesorë: energji, ekonomi qarkore dhe bujqësi. Sektori i energjisë në Kosovë mbetet shkaktari kryesor i emetimeve të gazrave serrë, duke përbërë 86% të emetimeve totale. Mbështetja te thëngjilli për prodhimin e energjisë dhe tek lëndët djegëse të ngurta për ngrohje, së bashku me nivelet e larta të ndotësve atmosferikë, e përkeqësojnë ndikimin në ndryshimet klimatike dhe e rrisin ekspozimin e popullsisë ndaj rreziqeve të tilla. Si e tillë, shumica e zhvillimeve në AGjBP nga perspektiva e Kosovës janë fokusuar në eksplorimin e iniciativave të energjisë së ripërtëritshme me qëllim të diversifikimit të burimeve të energjisë dhe reduktimit të varësisë nga qymyri. Në vijim janë disa nga iniciativat më të dalluara që po zbatohen/planifikohen nga Qeveria e Kosovës, e që bijnë nën synimet e AGjBP në fushën e burimeve të ripërtëritshme: i. Parku i erës(eolik) në Bajgorë, që funksionon që nga viti 2021, përfaqëson një kredi afatgjatë për financimin e ndërtimit të një parku eolik prej 105 MW në Mitrovicë. I i mplementuar nga SoWi, një bashkëpunim ndërmjet kompanisë izraelite Enlight, dhe partnerëve të saj kosovarë dhe gjermanë, parku eolik synon të rrisë prodhimin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, në kontrast me varësinë e saj aktuale nga energjia e përfituar nga thëngjilli. Projekti përfshin edhe zhvillimin e tri projekteve shtesë për energjinë e erës afër parkut dhe një linjë të transmisionit. Parku eolik pritet të ketë një prodhim vjetor prej 320 GWh dhe me një parashikim të funksionimitpërtë paktën 25 vjet. Aktualisht, ky park përbën 10% të prodhimit të energjisë në Kosovë dhe ka pjesën më të 117madhe të kontributit në prodhimin e energjisë në 103 Po aty, 30 104 Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës(2023), Agjenda Digjitale e Kosovës 2030, e disponueshme në: https:// bit.ly/47Z9NfZ 105 GIZ, Strategjia për përmirësimin e shërbimeve hidrometeorologjike në Kosovë 2022-2032, e disponueshme në: https://rb.gy/a0day8 106 GIZ, Përshkrimi i projektit: Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytjet në Ballkanin Perëndimor, e disponueshme në: https://rb.gy/2yt7qv 107 P.sh. Marrëveshja e Parisit(2015), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm(OZhQ-2015), etj. 108 KBR(2020), Deklarata e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e disponueshme në: https://rb.gy/ofmprm 109 Komisioni Evropian(2023), Fleta e të dhënave: Zbatimi i një Agjende të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e disponueshme në: https://rb.gy/jefjsp 110 Komisioni Evropian,“Ballkani Perëndimor: Një plan ekonomik dhe investues për të mbështetur rimëkëmbjen dhe konvergjencën ekonomike”, Njoftim për shtyp, 6 tetor 2020, i disponueshëm në: https://rb.gy/8h8751 111 Po aty, 7 112 Instituti Aspen(2023), Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor Rruga drejt zbatimit efektiv dhe të qëndrueshëm, i disponueshëm në: http s://shorturl.at/imBL8 113 Po aty, 14 114 Po aty 23 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive kuadër të burimeve të ripërtëritshme të energjisë me 58.61% 115 . Huaja nga BERZH është 55 milionë euro duke kontribuar kështu në koston totale të projektit prej 157 milionë euro. 116 .ii. Impianti i ngrohjes me lëndë djegëse biomasën është planifikuar të furnizojë me ngrohje rreth 206,000m2 sipërfaqe prej të cilave 55% janë banesa, 39% institucione publike dhe rreth 6% sipërfaqe komerciale. Impianti i vjetër i prodhimit me mazut është zëvendësuar me një elektro-termocentral të kombinuar për ngrohje dhe për energji elektrike dhe që funksionon tërësisht me biomasë nga mbetjet pyjore. Ky inovacion u mbështet përmes një granti nga BE-ja, Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike(SZÇE) dhe kontributet e komunës së Gjakovës, me një investim në vlerë prej 32 milionë euro, duke siguruar ngrohje me 4 MW dhe 1.1 MW energji elektrike 117 . iii. Ngrohja Qendrore me Efiçiencë të Energjisë, një ide e lindur në vitet'80 që nuk u zbatua kurrë për shkak të mungesës së fondeve, u mundësua përmes projektit të Bashkëpunimit Financiar Gjerman, i lehtësuar përmes KfW, dhe përmes investimeve të BE-së, Suedisë, Luksemburgut dhe me kontributet vetanake të Kosovës. Kjo qasje inovative siguron lidhjen e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës me impiantin e transformuar të kogjenerimit në Termocentralin Kosova B. Ai përdor avullin e liruar nga termocentrali në vend të mazutit të shtrenjtë, duke rezultuar në shërbime të vazhdueshme të ngrohjes 24/7 që nga koha e sezonës së dimrit 2014/2015. Ndikimi ka qenë transformues, duke reduktuar emetimet e CO2 me më shumë se 80,000 tonë në vit 118 . Ky projekt hapi rrugën për dy projektet e mëposhtme që janë planifikuar të zbatohen në kuadër të PEI dhe AGjBP. iv. Solar4Kosovo II- Ngrohja Qendrore për Prishtinën synon të plotësojë sistemin aktual të ngrohjes qendrore në Prishtinë. Furnizimi me ngrohje në Prishtinë është veçanërisht joefikas, me intensiv në djegien e karbonit dhe kryesisht i mbështetur nga dy termocentrale me thëngjill. Megjithatë, sistemi i ngrohjes qendrore plotëson vetëm rreth 25% të kërkesës. Ky projekt investues do të prezantojë energjinë solare në sektorin e ngrohjes qendrore në Kosovë. Impianti do të ketë një kapacitet prej 50MW duke përfshirë depozitimin e energjisë. Si pjesë e masave për zgjerimin e rrjetit, a fër 38,000 banorë do të përfitojnë drejtpërdrejt nga kyçja në sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës. Lehtësuar përmes një granti të KIBP dhe KfW, një kredie nga BERZH dhe kontributeve vetanake të Kosovës, investimet nën Solar4Kosovo janë vlerësuar të arrijnë deri në 81.5 milionë euro dhe projekti pritet të përfundojë në vitin 2027 119 . v. Solar4Kosovo- Impianti Fotovoltaik do të instalojë një central fotovoltaik solar me një kapacitet të instaluar deri në 100 MW, në ish-deponitë e hirit në afërsi të Termocentralit'Kosova A'. Ai do të kontribuojë në rritjen e pjesës së energjisë solare në përbërjen energjetike të Kosovës nga 0.2 në 2.3%. Impianti pritet të prodhojë rreth 152 GWh energji elektrike dhe të zhvendosë 152,000 ton CO2 në vit. Lehtësuar përmes kredive nga KfW dhe EIB, një grant nga KIBP dhe EIB, Solar4Kosovo është ndër projektet madhore të miratuara në kuadër të PIE i cili pritet të përfundoj në vitin 2026 dhe ka një investim prej 104.5 milionë euro. 120 Ekonomia qarkore mbetet një temë e diskutuar gjerësisht si në debatet në vend ashtu edhe në ato rajonale, por deri më tani Kosova nuk ka qenë në gjendje të shfrytëzojë plotësisht potencialin e saj në këtë fushë. Ekonomia qarkore është një model i prodhimit dhe konsumit, i cili përfshin ndarjen, dhënien me qira, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur 121 . Ajo synon të reduktojë mbetjet, të inkurajojë riciklimin dhe të ngadalësojë përdorimin e burimeve natyrore, duke adresuar përfundimisht ndotjen e ajrit, mungesën e menaxhimit të duhur të mbetjeve dhe degradimin e tokës. Në kuadër të projekteve të miratuara aktualisht brenda kornizës së PEI, nuk ka projekte specifike që i përkasin ekonomisë qarkore. Në mars 2023, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës publikoi Udhërrëfyesin e Ekonomisë Qarkore, si një hap për të udhëhequr një tranzicion më të qëndrueshëm që trajton ekonominë, konkurrencën, mjedisin dhe përdorimin e burimeve 122 . Pavarësisht përmbajtjes së udhërrëfyesit, problemi kryesor që vazhdon të jetë i pranishëm është mendësia për projektet afatshkurtra. K oncepti i ekonomisë qarkore mbetet i kufizuar dhe nuk ka asnjë veprim kombëtar kur bëhet fjalë për prioritizimin e ekonomisë qarkore si një çështje horizontale që duhet trajtuar nga sektorë të ndryshëm. Zhvillimet më të fundit nga këndvështrimi legjislativ duket se po krijojnë ngadalë një mjedis që do të mundësonte një ekonomi qarkore. Ligji për Mbeturinat, i miratuar në vitin 2022, pavarësisht se ka ngecur në zbatim, tregon për një përmirësim të ngadaltë kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbetjeve organike dhe zbatimin e seleksionimit të mbeturinave. Aktualisht, rreth 48% e komunave në Kosovë janë duke zbatuar sistemet e kompostimit nëpër shtëpia dhe janë duke i ndarë dhe grupuar mbeturinat sipas vetive të tyre. 123 Gjithashtu, numri i deponive ilegale ka rënë nga 1489 në vitin 2020, në 763 në vitin 2022 124 . Krijimi i Këshillit Kombëtar ndërministror për Ndryshime Klimatike synon të mbështesë edhe më tej përpjekjet e tilla. 115 Zyra e Rregullatorit për Energji, Raporti Vjetor 2022, i disponueshëm: https://shorturl.at/ezST4 116 Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Projekti Bajgora Wind, i disponueshëm në: https://shorturl.at/ahjyT 117 Niras, Fleta e të dhënave mbi projektin“Tranzicioni nga ngrohja me lëndë djegëse fosile në ngrohje dhe energji të kombinuar me biomasë në Gjakovë”, i disponueshëm në: https://shorturl.at/orFGZ 118 KfW, Informacione për Projektin: Projekti i Ngrohjes Qendrore të Kosovës, i disponueshëm në: https://shorturl.at/zBGQS 119 Kuadri i Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Broshurë e Investimeve Madhore të Miratuar nga PEI për 2020- 2023, i disponueshëm në: https://bit.ly/3N98R0F F 120 Po aty 121 Parlamenti Evropian(2023), Ekonomia qarkore: përkufizimi, rëndësia dhe përfitimet, i disponueshëm në: https://rb.gy/ow6ed0 122 Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(2023), Udhërrëfyesi qarkor i ekonomisë së Kosovës, i disponueshëm në: https://bit.ly/4a14m23 123 Po aty, 14 124 Po aty, 14 24 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet njërit prej synimeve të këtij këshilli e që është të mbështesë hartimin e projekteve dhe propozimeve ndaj Institucioneve Financiare Ndërkombëtare(IFN) në fushën e ekonomisë qarkore dhe të ndryshimeve klimatike. Ndër projektet më të fundit të financuara nga BE-ja dhe IFN në Kosovë, që i përkasin fushës së menaxhimit qarkor, nga të cilat Kosova mund të përfitojë nëse ka përgatitje të duhur të projektit janë: i. Plani i Menaxhimit të Mbeturinave të Ndërtimeve dhe Rrënimeve për Kosovën, mbështetur nga dy grante nga KIBP dhe BERZH(grant i jashtëm), në vlerë prej 512,000 euro, synon të adresojë deponimin e kundërligjshëm të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit. Përveç mbeturinave ndërtimore, është diskutuar edhe për mundësinë e dekomisionimit të'Termocentralit Kosova A', që do të krijonte një sasi të madhe të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit. Si i tillë, ky projekt synon të planifikojë shërbime më të mira dhe të shtuara kur bëhet fjalë për grumbullimin, klasifikimin, përpunimin, ripërdorimin, riciklimin dhe trajtimin/depozitimin e këtyre mbeturinave për rreth 1,700,000 banorë në Kosovë, si dhe zvogëlimin e numrit të deponive ilegale në të gjithë vendin 125 . ii. Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza të Mitrovicës dhe Gjilanit dhe Zgjerimi i Rrjetit të Kanalizimit, synon të mbështesë Kosovën në adresimin e ndotjes së ujit për shkak të ujërave të zeza të patrajtuara dhe deponimit pa kriter të mbeturinave të ngurta. Granti i KIBP i materializuar në asistencën teknike fillimisht u fokusua në studimet e fizibilitetit për impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, dhe më vonë në mbështetjen e zbatimit për Njësitë e Implementimit të Projekteve në Mitrovicë dhe Gjilan, duke përfshirë maturimin e projektit, përgatitjen e dokumenteve të tenderit dhe udhëzimet për implementimin e përgjithshëm të projektit. Projekti kap vlerën totale prej 57 milionë euro duke përfshirë kreditë nga BERZH dhe BEI 126 . iii. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë trajtojnë më tej temën e ndotjes së ujit për shkak të shkarkimit të drejtpërdrejtë të ujërave të zeza të patrajtuara dhe hedhjen pa kriter të mbeturinave të ngurta, duke e bërë ujin të papërdorshëm për furnizim dhe, në disa raste as edhe për ujitje. I ndihmuar kryesisht nga grantet e KfW, FIBP dhe grantet e jashtme, projekti është në përgatitje e sipër dhe vlerësohet me një total prej 147 milionë euro 127 . Bujqësia mbetet një aktivitet i rëndësishëm ekonomik, me një kontribut prej 6,9% në BPV totale të vendit në vitin 2021 128 . Megjithatë, kur bëhet fjalë për veprimet e parapara në kuadër të AGjPB, Kosova nuk ka përparuar shumë. Programi Kombëtar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Strategjik 2023- 2027 synon të harmonizojë më tej prioritetet dhe objektivat e tij me acquis të BE-së, dhe së fundmi me objektivat e AGjPB 129 . Megjithatë, Raporti i KE-së për Kosovën për vitin 2023, e vlerëson Kosovën në njëfarë niveli të përgatitjes në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me çështjet më urgjente ndalimin e humbjes së tokës bujqësore dhe marrjen e veprimeve efektive drejt bujqësisë organike 130 . Për më tepër, Raporti i Zbatimit të Agjendës së Gjelbër 2022, thekson se në përgjithësi sektori është në fazat e hershme të zhvillimit 131 . Ka pasur disa përparime në zhvillimin e sistemeve të kontrollit dhe gjurmueshmërisë së ushqimit, si dhe në krijimin e infrastrukturës së TI-së për sigurinë ushqimore. Çështja urgjente mbetet sigurimi i burimeve për funksionimin efektiv të sistemeve të zhvilluara. Në nëntor 2023, u publikua Plani Kombëtar i Veprimit Organik 2023-2026 nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si një dokument i ri, ai parashtron një vizion ambicioz:“Një prodhim organik që funksionon mirë në një sipërfaqe relevante dhe në rritje që furnizon tregun vendor dhe atë të eksportit me çmime atraktive të prodhimit dhe kënaq kërkesën e konsumatorëve. Tregu ka kushte të përshtatshme kornizë dhe ofron shërbime mbështetëse për t'u rritur më tej dhe për t'u zhvilluar në mënyrë cilësore ”. 132 Duke pasur parasysh situatën aktuale, veçanërisht kur bëhet fjalë për kapacitetet për të paraqitur një vizion të tillë, është thelbësore që qeveria të adresojë nivelin e ulët të kapaciteteve teknike të institucioneve lidhur me këtë temë dhe kapacitetet e operatorëve organikë, duke pasur parasysh numrin e lartë të fermave të vogla në Kosovë, mungesën e aplikimit të teknologjive moderne, mungesën e hulumtimeve në terren, etj. Nuk ka projekte specifike të nisura brenda kornizës së PEI kur bëhet fjalë për bujqësinë, duke e bërë më të vështirë për Kosovën arritjen e vizionit, por edhe të objektivave të përcaktuara në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. 125 Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Informacioni i Projektit: Plani i Menaxhimit të Mbeturinave të Shkatërrimit për Kosovën, i disponueshëm në: https://bit.ly/46DGqPl 126 Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, informacione për projektin: Impiantet e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Gjilan dhe Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit, i disponueshëm në: https://bit.ly/47EOOQa 127 Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, Informacioni i Projektit: Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovë, i disponueshëm në: https://www.wbif.eu/project-detail/PRJ-KOS-ENV-002 128 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(2022), Raportimi i Gjelbër 2022, i disponueshëm në: 129 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(2023), Programi Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023- 2027, i disponueshëm në: https://bit.ly/3uDPtmd 130 Po aty, 14 131 Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Raporti i Zbatimit të AGjPB 2022, i disponueshëm në: https://bit.ly/3RntAAo 132 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(2023), Plani Kombëtar i Veprimit Organik i Republikës së Kosovës 2023- 2026, i disponueshëm në: https://rb.gy/uas4k1 25 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Cilat janë sfidat aktuale të kalimit në ekonominë e gjelbër me Agjendën aktuale? Fig 9: Numri i projekteve më të rëndësishme që mbulohen nga PEI 2020- 2023 Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia 0 1 2 3 4 5 6 (Burimi: Krijimi nga vetë autori me ndihmën e të dhënave nga FIBP) Mjedisi dhe klima Energjia e pastër Ngjashëm me projektet tjera flamur nën PEI, implementimi i AGjBP vuan nga sfidat e shumta pavarësisht se në tre vitet e fundit, është shënuar më shumë përparim. Vështirësitë me të cilat ballafaqohet Kosova në zbatimin e Agjendës së Gjelbër janë të shumta. Një pengesë kryesore është mungesa e financimit, e cila e pengon vendin të investojë në infrastrukturën dhe teknologjitë e nevojshme për të përmbushur objektivat e Agjendës së Gjelbër. Për shkak të shumë faktorëve, duke përfshirë qëndrimin e Shteteve Anëtare për pavarësinë e Kosovës, Kosova aktualisht nuk ka qasje në fondet e Instrumentit për Asistencën e Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural (IAPZhR) apo asistencën e BE-së për zhvillimin rural. Kjo kufizon më tej kapacitetet e Kosovës për të modernizuar praktikat bujqësore, për të përmirësuar infrastrukturën rurale dhe për të rritur qëndrueshmërinë e përgjithshme të industrisë së vet bujqësore. Grafiku i mësipërm ka kompleksitet të lartë kur bëhet fjalë për analizimin e pozitës së Kosovës. Siç është parë në seksionet e mëparshme, një model i ngjashëm me shumë pak projekte e karakterizon edhe këtë sektor. Avancimi metodologjik i projekteve të AGjBP pengohet nga mungesa e një plani të veprimit horizontal që bashkon sektorë të ndryshëm për të siguruar që ndikimi të jetë i qëndrueshëm dhe jo i bazuar në projekt. Përgjatë fazave të ndryshme të projektit, mbështetja në asistencën e jashtme është rezultat i burimeve të pamjaftueshme të brendshme dhe mungesës së personelit me ekspertizë specifike për sektorin. Kosova është në pozitën ku ka nevojë për grante për asistencë teknike për të marrë grante të mëtejshme për tu përgatitur për një projekt. Kompleksiteti i skenarit rritet edhe më shumë nga nevoja për ndihmë dhe ekspertizë të jashtme për zbatimin efektiv të projektit. Kjo bën që Kosova të jetë më pak tërheqëse për investime të huaja direkte dhe ul besimin nga donatorët e jashtëm. Gjatë vitit 2023 Ministria e Ekonomisë njoftoi se do të hapeshin dy ankande; ankandi i energjisë solare 133 dhe ankandi i energjisë së erës 134 , si një mjet për të tërhequr investime të reja në burimet e ripërtëritshme. Ankandi i energjisë solare përparoi me inicimin dhe pritjen e ofertave, megjithatë, deri më tani afati është shtyrë tri herë(afati fillestar ishte 18 gushti, më vonë u ricaktua 16 tetori dhe së fundi u ricaktua 31 janari 2024). Disa faktorë të mundshëm janë përmendur lidhur me këto ndryshime kohore, ndër to mungesa e përgatitjes së duhur të dosjes së tenderit, interesimi i ulët nga investitorët e huaj, promovimi i ulët i projektit brenda këtij ekosistemi, etj. Si rezultat, kur faktorë dhe sfida të tilla grupohen midis sektorëve dhe projekteve flamur, vendi mbetet prapa fqinjëve të tij në rajon në proceset e vazhdueshme të konvergjencës dhe harmonizimit me BE-në. Adresimi i këtyre çështjeve është kritik për vetë-mjaftueshmërinë e Kosovës dhe zbatimin e suksesshëm të AGjBP në mesin e iniciativave të tjera të financuara nga BE-ja. 133 Igor Todorovi ć (2023), Ankandi i Energjisë Diellore në Kosovë tërheq interes nga mbi 140 kompani, Balkan Green Energy News, i disponueshëm në(qasja e fundit: 29 nëntor 2023): https://rb.gy/sziszk 134 Igor Todorovi ć (2023), Kosova mban ankandin e saj të parë të energjisë së erës 2024, Balkan Green Energy News, i disponueshëm në(qasja e fundit: 29 nëntor 2023): https://rb.gy/5qz 99y 26 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Si mund të bëjmë një punë më të mirë për të qenë në të gjelbër? Riori entimi i prioriteteve në një rajon që ka pasur vështirësi për t'u rimëkëmbur nga konflikti, kapja e shtetit dhe paqëndrueshmëria politike, është proces i ngadaltë dhe i vështirë. Për të qenë në të“gjelbër” nënkupton ndryshimin e mënyrës se si qeveritë funksionojnë, hartojnë politika, blejnë/shpenzojnë, ekzekutojnë dhe vlerësojnë projekte dhe mënyrën se si ato komunikojnë me qytetarët e tyre dhe për rolin që të dyja palët e kanë në këtë proces. Me Planin e Rritjes në përgatitje, është e domosdoshme të merret në konsideratë një qasje e shumanshme ndaj të gjitha këtyre çështjeve me të cilat përballet vendi. Strategjitë kombëtare shumë lehtë përfundojnë në rrugë pa dalje, nëse nuk ka veprime konkreteme të gjithë aktorët e përfshirë. Institucionet përkatëse përgjegjëse për përkthimin e këtyre strategjive kombëtare duhet të kenë prioritet veprimet tëshpeshta koordinuese në këtë sektor për shkak të dinamikës dhe zhvillimeve të vazhdueshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Përgjatë viteve kemi parë një pjesëmarrje shumë të ulët të komunave gjatë fazës së hartimit dhe konsultimit të këtyre projekteve. Ndryshimi kuptimplotë fillon në nivel lokal; konsumi efikas i energjisë, menaxhimi i duhur i mbeturinave, kushtimi i një rëndësie më të madhe ndaj bujqësisë, janëmë të matshme dhe më të arritshme kur proceset e tilla janë të decentralizuara. Komunat janë kontakti i parë i një qytetari me qeverinë, gjë që forcon më tej ndjenjën e pronësisë dhe përforcon ndikimin e nismave të gjelbra në terren. Aktualisht, Kosova është shumë e dëmtuar nga mungesa e kapaciteteve specifike nëpër sektorë. Prioritizimi i investimeve në burimet njerëzore specifike për sektorët është thelbësor, për të siguruar që Kosova të mbështetet më pak në ndihmën dhe ekspertizën e jashtme dhe të inkurajojë vetë-mjaftueshmërinë në menaxhimin e projekteve të gjelbra. Kjo shpjegon edhe pse cikli jetësor i këtyre projekteve nuk matet dhe vlerësohet siç duhet. Nuk ka kapacitete për mbledhjen e të dhënave të besueshme dhe të përditësuara. Shto këtu edhe mungesën e vullnetit për të raportuar shpesh, e që shpie te degradimi i mëtejmë i situatës. Formulimi i politikave konkrete është thelbësor. Integrimi i kritereve të gjelbra në lejet e ndërtimit dhe vlerësimet e projekteve siguron që qëndrueshmëria mjedisore nuk është vetëm një qëllim në letër, por një rezultat i matshëm, duke kontribuar në planifikim më të mirë hapësinor, ndërtime më të përgjegjshme dhe ndërtesa miqësore me mjedisin. Për më tepër, prioritizimi i kritereve të gjelbra në praktikat e prokurimit është një nxitje e fuqishme për tregun. Kjo inkurajon praktikat më të përgjegjshme ndaj mjedisit nga bizneset, mbështet një tranzicion të qëndrueshëm të tregut dhe inkurajon përgjegjësinë ekologjike. Po flasim për disa nga temat më të fundit në inovacion dhe teknologji. Investimi në diplomaci, forcimi i lidhjeve diplomatike me vendet e tjera, shkëmbimi i ekspertizës dhe pjesëmarrja në ushtrime të përbashkëta në fusha të tilla, është një mënyrë më pak e kushtueshme për t'u përballur me këto iniciativa shumë të shtrenjta. Kjo i ofron Kosovës mbështetjen e nevojshme për të kapërcyer sfidat dhe për të përshpejtuar progresin në agjendën e saj të gjelbër. Iniciativa të tilla mund të ndihmojnë gjithashtu Kosovën të zhbllokojë më shumë instrumente financiare, p.sh. të qenit potencialisht pjesë e IAPZhR do të ofronte qasje në mekanizma të ndryshëm të cilat do të ndihmonin Kosovën në shfrytëzimin e potencialit të saj bujqësor. 27 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Përfundime Ky punim synonte ta analizojë PB larg diskursit politik, duke u fokusuar në disa nga sektorët më të rëndësishëm për Kosovën dhe se si mund të përfitojë më shumë nga këto iniciativa të vazhdueshme. Fatkeqësisht, ndarja e politikës sidomos nga politikat sektoriale mbetet sfiduese, në mos e pamundur. Edhe nëse një marrëveshje nuk fillon si politike, zbatimi i saj bëhet i tillë ose anasjelltas.“Elefanti në dhomë” mbetet shtetësia e kufizuar e Kosovës në sytë e Shteteve Anëtare, mosnjohja nga dy vendet e rajonit si dhe plogështia me procesin e zgjerimit. Ndjekja e progresit të vendeve pa hapur fillimisht kapitujt e anëtarësimit, e mban rajonin në këtë cikël të vazhdueshëm të pritjes për pakot e reja të investimeve, por duke mos ditur se kur do të vijë shpërblimi i vërtetë. Ky ngurrim nga BE-ja ngre më tej shqetësimet se sa i sinqertë është procesi i zgjerimit dhe çfarë mund të presë në të vërtetë rajoni. Nëntë vjet që nga samiti i parë, PB është ajo që rajoni ka më së afërti me integrimin në BE. Rajoni nuk është i njëjti si nëntë vjet më parë, është zhvilluar në një rajon tërheqës për investime dhe dita-ditës bëhet gjithnjë e më i lidhur. Megjithatë, shkëputja nga brenda mbetet. Kosova konkretisht ende nuk e ka pozicionin që të kërkojë më shumë nga procesi i anëtarësimit përkundër përpjekjeve të saj. Raportet ndërkombëtare vlerësojnë përpjekjet e Kosovës për demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, dhe reformat, ndërsa Raporti i KE-së për vitin 2023 thekson përpjekjet e dobëta ose mungesën e përgatitjes në këto fusha themelore. Përveç kësaj, masat kufizuese ndaj Kosovës tërheqin një imazh negativ ndaj një vendi që përpiqet të mbajë një qëndrim dhe të mbrojë shtetësinë e tij. Ka shumë më tepër për të bërë në të gjitha frontet brenda tre sektorëve të analizuar. Shtytja për prezencë më të madhe në bashkëpunimin rajonal mbetet thelbësore për Kosovën. Forcimi i rolit të saj në politikat dhe iniciativat rajonale është imperativ për zhvillimin e vendit. Kosova ka mundësinë të shtyjë më tej me ide të reja në kuadër të procesit të PB dhe të rikthejë rëndësinë e çështjeve bilaterale duke e bërë atë një diskutim qendror në PB. Rritja e përpjekjeve në zhvillimin e projekteve i përforcon përpjekjet e Kosovës për prezencë dhe rol më të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal. Investimi në kapacitetet e brendshme mundëson që investimet të mbeten në rajon, dhe veçanërisht Kosova të lulëzojë nga ndikimi i tyre. Aktualisht, prania e kompanive të BE-së bën që të gjitha këto investime të kthehen në tregun e BE-së dhe jo në rajon. Vonesat e vazhdueshme në projektet e infrastrukturës, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në fazën e zbatimit, dhe më e rëndësishmja, përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale do të jenë vendimtare për të përfituar nga Plani i r i i Rritjes. Rajoni po hyn në një fazë të re ku parimi i"gjithëpërfshirjes" nuk do të frenojë më përparimin e rajonit në tërësi. Është një mundësi për ata që dinë dhe duan t’i bashkangjiten kësaj iniciative, por që nuk do t’i presë ata që nuk duan të bashkëpunojnë dhe të ecin tutje. Kosova mbetet e nënpërfaqësuar në organizatat rajonale. Asnjë seli apo pozitë vendimtare e organizatave rajonale nuk ndodhet në Kosovë dhe nuk përfaqësohet nga qytetarë të Kosovës. Kjo çon në një nënpërfaqësim të Kosovës në politikat e rëndësishme rajonale që krijojnë këto organizata. Në nivel rajonal, rasti i fundit i vendeve të bllokut lindor që përshpejtuan çdo procedurë burokratike për të cilat rajonit të BP iu deshën 20 vjet, konfirmon në masë të madhe se procesi i anëtarësimit bazohet kryesisht në vullnetin politik dhe situatës gjeopolitike, sesa në përgatitjen teknike të vendeve. Standardet e dyfishta të BE-së në këtë drejtim nuk shihen pozitivisht dhe po kontribuojnë në pakënaqësinë e popullatës së përgjithshme në rajon. 28 Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive Kosova në procesin e Berlinit: Adresimi i Pasigurive dhe Shfrytëzimi i Mundësive