Ky studim është realizuar në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Mjedis, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Fondacionin Heinrich Boll. Botuesi: Friedrich Ebert Stiftung, Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtina, Republika e Kosovës Përgjegjës: Renè Schlee Projekt Koordinator: Rudina Nallbani Hoxha Autor: Egzon Bajrami Data: Janar 2023 Dizajni: Milky Way Creative Printimi: Studio Forma Autori merr përgjegjësinë e plotë për përmbajtjen e botimit. Mendimet e shprehura nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich Ebert Stiftung. LUHATJA E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE SHPORTËS BAZIKE NË DEKADËN E FUNDIT Masat për përballimin e inflacionit në rrethana të pasigurta ekonomike Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit LISTA E TABELAVE Tabela 1: Sipërfaqja me pemë dhe vreshta në periudhën 2012-21,(ha) 25 Tabela 2: Fondi blegtoral në vitin 2021 28 Shtojca 1: Tabela 3: Krahasim i fuqisë blerëse në shumën 100 euro në periudhën qershor 2021 dhe qershor 2022 41 Shtojca 2: Tabela 4: Krahasimi i disa sektorëve dhe nënsektorëve që mbështeten me pagesave direkte për vitin 2021 dhe 2022 42 LISTA E FIGURAVE Figura 1: Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s në terma nominalë 9 Figura 2: Indeksi mujor i ndryshimit të çmimit të bukës dhe drithërave gjatë periudhës janar 2021 – gusht 2022-(2015= 100),(%) 15 Figura 3: Prodhimtaria(t) dhe sipërfaqja e grurit(ha) në periudhën 2012-21. 16 Figura 4: Çmimi mesatar vjetor i grurit, 2010-2022(qershor),( € /kg) 17 Figura 5: Çmimi mesatar mujor i grurit, 2018- 2022(qershor),( € /kg) 18 Figura 6: Krahasimi i kostos së prodhimit të grurit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) 18 Figura 7: Çmimi mesatar vjetor i misrit, 2010-2022(qershor),( € /kg) 19 Figura 8: Krahasimi i kostos së prodhimit të misrit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) 20 Figura 9: Çmimi mesatar vjetor i specit, 2015- 2022(qershor),( € /kg) 21 Figura 10: Çmimi mesatar mujor i specit në periudhën 2021(janar) – 2022(qershor),( € /kg) 21 Figura 11: Krahasimi i kostos së prodhimit të specit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) 22 Figura 12: Çmimi mesatar vjetor i domates, 2015- 2022(qershor),( € /kg) 22 Figura 13: Çmimi mesatar mujor i domates në periudhën 2021(janar) – 2022(qershor),( € /kg) 23 Figura 14: Çmimi mesatar vjetor i qepës, 2015-2022(qershor),( € /kg) 23 Figura 15: Çmimi mesatar vjetor i fasules, 2015-2022(qershor),( € /kg) 24 Figura 16: Çmimi mesatar vjetor i patates, 2015-2022(qershor),( € /kg) 25 Figura 17: Çmimi mesatar vjetor i mollës 2015 – 22(qershor),( € /kg) 26 Figura 18: Sipërfaqja, prodhimi, importi dhe cmimi i mollës 2016 – 21 26 Figura 19: Krahasimi i kostos së prodhimit të mollës për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) 27 Figura 20: Çmimi mesatar vjetor i rrushit 2015 – 21,( € /kg) 27 Figura 21: Çmimi mesatar i rrushit vendor dhe të tregut për vitin 2021,( € /kg) 28 Figura 22: Çmimi mesatar vjetor i qumështit, 2015-2022(qershor),( € /l) 29 Figura 23: Çmimi i vezëve për periudhën 2015- 2022(qershor),( € /30 copë) 30 Figura 24: Çmimi mesatar vjetor i mishit të gjedhit dhe mishit të pulës për periudhën 2015-22 (qershor),( € /kg) 31 Figura 25: Çmimi mesatar mujor i mishit të gjedhit dhe mishit të pulës për periudhën janar 2021qershor 2022,( € /kg) 31 Figura 26: Çmimi mesatar vjetor i gjashtë produkteve bazike për periudhën janar 2019- qershor 2022 32 Figura 27: Çmimi i grurit, miellit dhe bukës gjatë viteve 2015- 22(Qershor),( € ) 33 5 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit LISTA E AKRONIMEVE ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës BPV Bruto Produkti Vendor DAESB Departamenti për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore FAO Food and Agriculture Organization MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural USDA U.S. DEPARTMENT OF AGRICULTURE 6 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit TABELA E PËRMBAJTJES LISTA E TABELAVE 5 LISTA E FIGURAVE 5 LISTA E AKRONIMEVE 6 TABELA E PËRMBAJTJES 7 PËRMBLEDHJE 8 HYRJE 9 RISHIKIMI I LITERATURËS 10 METODOLOGJIA 12 Mbledhja e të dhënave 12 Intervistat me akterë(hisedarë) 12 REZULTATET 13 Rezultatet nga analizimi i të dhënave 13 Faktorët kyç që kanë ndikuar në luhatjet e çmimeve të produkteve bujqësore në Kosovë 14 Çfarë ka ndodhur me çmimet e kulturave kryesore bujqësore në Kosovë? 15 Drithërat 15 Gruri 16 Misri 18 Perimet 20 Speci 20 Domatja 22 Qepa 23 Fasulja 24 Patatja 24 Pemët dhe vreshtat 25 Molla 26 Rrushi(vreshta) 27 Blegtoria 28 Qumështi 29 Shpeztaria(Vezët) 29 Mishi i gjedhit dhe pulës 30 Shporta bazike 32 PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET 34 LISTA E REFERENCAVE 39 SHTOJCA(ANEKS) 41 7 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit PËRMBLEDHJE Produktet bujqësore përbëjnë një prej grupeve më të rëndësishme të produkteve në ekonominë globale, duke siguruar bazën kryesore të ushqimit. Mirëpo, përkundrejt kësaj rëndësie, produktet bujqësore dhe përkitazi ato ushqimore historikisht janë karakterizuar me ndryshueshmëri të çmimeve. Ndryshimet(luhatjet) e çmimeve te produkteve ushqimore, e në veqanti ato bujqësore kanë implikime në procesin e zhvillimit ekonomik. Megjithatë, shkaktarët që ndikojnë në luhatjen e çmimeve shpesh nuk dihen. Prandaj, qëllimi i këtij studimi është që të hulumtoj luhatjet e çmimeve të produkteve bujqësore në Kosovë, dhe të identifikojë faktorët(shkaktarët) kyç të këtyre lu hatjeve. Për realizimin e këtij hulumtimi janë shfrytëzuar të dhë na sasiore dhe të dhëna cilësore. Të dhënat sasiore janë marrë kryesisht nga burimet ekzistuese të institucioneve relevante publike dhe nga disa etnitete private, ndërsa të dhënat cilësore janë marrë nga intervistat me akterë të ndryshëm. Studimi në vete ngërthen një analizë të çmimeve mesatare për produkte dhe nënprodukte bujqësore dhe produkte të shportës bazike. Në Kosovë, si në vendet tjera, pati rritje të çmimeve, marrë parasysh edhe faktin që Kosova është një ekonomi e vogël dhe ndikohet nga presionet e jashtme. Rezultatet tregojnë që drithërat, perimet, produktet blegtorale dhe produktet e shportës bazike janë karakterizuar me luhatje të çmimeve. Tek shumica e këtyre produkteve, rritja e çmimit të inputeve ka qenë faktori kryesor në ngritjen e çmimeve. Ngritja e çmimit të inputeve, sidomos në tre vitet e fun dit ka ardh si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë. Për më tepër, marrë në konsideratë faktin që Kosova nuk arrinë të mbuloj kërkesen e tregut me shumicën e prodhimeve bujqësore, detyrimisht është e varur nga importi i pothuajse të gjitha produkteve bujqësore. Prandaj, prodhuesit kosovar të produkteve bujqësore konsiderohen si marrës të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të produkteve bujqësore, ku edhe vlera e inflacionit ka qenë më e lartë. Në përgjithësi, kjo problematikë kërkon politika gjithëpërf shirëse që adresojnë të gjithë zinxhirin e vlerës, duke filluar prej fermerit deri tek konsumatori. Në rastin e Kosovës, ky studim ka listuar disa rekomandime kyçe që mund të ndërmerren nga institucionet përkatëse, për të adresuar këto luhatje dhe për të siguruar një zhvillim më të qëndrushëm të sektorit bujqësor në të ardhmen. Rekomandimet lidhen kryesisht me ri-organizimin e masave aktuale mbështetëse dhe prezantimin e politikave(masave) të reja. 8 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit HYRJE Produktet bujqësore përbëjnë një prej grupeve më të rëndësishme të produkteve në ekonominë globale, duke siguruar bazën kryesore të ushqimit. Mirëpo, përkundrejt kësaj rëndësie, produktet bujqësore dhe përkitazi ato ushqimore historikisht janë karakterizuar me ndryshueshmëri të çmimeve. Për shembull, nëse fillojmë krahasim prej dekadës së parë të mileniumit të ri, çmimet e produkteve ushqimore shënuan rritjen më të gjatë që nga lufta e dytë Botërore, duke ndryshuar trendin e uljes pothuajse tre-dekadash, ku përgjatë këtyre 10 viteve, çmimet e produkteve ushqimore u dyfishuan(Baffes dhe Haniotis, 2016). Lëvizje të ngjashme të çmimeve u vërejtën edhe në produktet bujqësore. Figura më poshtë paraqet indeksin e çmimit të produkteve ushqimore të Organizatës Botërore të Ushqimit – FAO 1 , në një periudhë kohore prej 21 vitesh (2001-2022). Siç mund të shihet edhe në figurën e më poshtme, këtu vërehet ndryshueshmëria e çmimeve ndër vite, me rritje të theksuara të vlerës së indeksit në vitet 2007/08, 2011 dhe në katër vitet e fundit, 2019, 20, 21 dhe 22. Figura 1: Indeksi i çmimeve të ushqimeve të FAO-s në terma nominalë Burimi: Autori me të dhënat e FAOs Kjo ndryshueshmëri vjen si rezultat i shumë faktorëve, mirëpo ndër më kryesoret konsiderohen të jenë faktorët ekonomik(kërkesa dhe oferta, kursi këmbimor,) rritja e kostos së energjisë, politikat bujqësore dhe tregtare(subvencionet, tarifat doganore) dhe faktorë të tjerë me më pak rëndësi. Çdo ndryshim i çmimeve të produkteve bujqësore paraqet rrezik për sigurimin e ushqimit, sidomos në vendet në zhvillim, pasiqë konsumatorët ndikohen nga cmimet më të larta dhe prodhuesit vihen në presion nga kostot më të larta të prodhimit(Baffes dhe Haniotis, 2016). Ngjashëm, Kosova, si një vend në zhvillim 2 është përballur me ngritje të çmimeve përgjatë viteve të fundit. Sidomos në dy vitet e fundit(2021 dhe 2022), Kosova është përballur me një inflacion relativisht të lartë, ku në vitin 2021, vlera e inflacionit ka arritur në 4.1%, ndërsa në qershor të vitit 2022 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2021, inflacioni ka arritur vlerën prej 14.1% 3 . Natyrisht për një vend si Kosova, ku një përqindje e popullatës janë shumë afër kufirit të varfërisë, rritja e çmimeve të ushqimeve bazë ndikon në uljen e standardit dhe në cilësinë e jetesës dhe zvogëlon akoma më shumë fuqinë blerëse të tyre. Përveç kësaj, lëvizjet e çmimeve të produkteve bujqësore mund të kenë efekte të ndryshme në ekonomi, prandaj për të parandaluar dhe ndihmuar në tejkalimin e këtyre situatave kërkohen politika mirë të dizajnuara. Mirëpo politikat mirë të dizajnuara duhet të jenë të bazuara në të kuptuar të drejtë se çka ndikon në lëvizjet e çmimeve. Prandaj ky studim ka për qëllim të analizojë luhatjet e cmimeve të produkteve bujqësore në dekadën e fundit në tregun e Kosovës. Më konkretisht, ky studim synon të identifikojë faktorët kyç që kanë ndikuar në lëvizjet e çmimeve të këtyre produkteve përgjatë 10 viteve të fundit, me fokus të veçantë në tre vitet e fundit, 2020, 2021 dhe 2022. Disa prej pyetjeve kryesore të këtij studimi janë: Cilët janë faktorët kryesor që kanë ndikuar në 1 Food and Agriculture Organization – FAO; 2 Marrë ose përshtatur nga“Empowering citizens through education in Kosovo”, nga FES, 2020,(https://kosovo.fes.de/e/empowering-citizens-through-education-in-kosovo). 3 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/). 9 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit luhatjet e çmimeve të produkteve bujqësore dhe shportës bazike? Çfarë masash mund të ndërmirren për të përballuar këtë situatë dhe si të parandalohen situata të ngjashme ekonomike në të ardhmen? tjerë, mirëpo kryesisht lidhet me nivelin e të hyrave, dhe faktorë të tjerë social dhe demografik, si p.sh., rritja e popullsisë 5 , ndryshimi i zakoneve të të ushqyerit dhe diversifikimi i dietave ushqimore, rritja e klasës së mesme dhe zgjerimi i zonës urbane(Schnepf, 2008; Nigatu et al., 2020). RISHIKIMI I LITERATURËS Literatura ka listuar ndër vite disa faktorë(shkaktarë) kyç që ndikojnë në lëvizjet e çmimeve të produkteve bujqësore dhe përkitazi – ushqimore. Ndër këta faktorë më së shpeshti në literaturë përmenden faktorët e tregut(kërkesa dhe oferta), rritja ekonomike, nafta(tregjet e naftës), futja e biokarburanteve në përdorim, çmimi i energjisë elektrike, kushtet atmosferike(moti), politikat tregtare dhe faktorë të tjerë(disa prej këtyre faktorëve përmenden edhe në punimet nga Trostle, 2008; Schnepf, 2008; Trostle et al., 2011; Hochman et al., 2014; Tadasse et al., 2016; Nigatu et al., 2020). Tregu: Kërkesa dhe oferta janë një nga faktorët kyç që ndikojnë në caktimin e çmimeve të produkteve bujqësore. Çmimet e produkteve bujqësore në një ekonomi tregu janë rezultat i ndërveprimit ndërmjet faktorëve që ndikojnë në kërkesën për një produkt të caktuar bujqësor dhe faktorëve që ndikojnë në vendimet e fermerëve për të ofruar atë produkt në treg(Nigatu et al., 2020). Me rritjen e kërkesës për një produkt të caktuar, rritet edhe çmimi, përderisa e kundërta ndodh me ofertën – rritja e ofertës ndikon në zvogëlimin e çmimit të një produkti të caktuar. Oferta ndikohet edhe nga ndryshimet në prodhim nëpër botë, sidomos në vendet me prodhime të mëdha, që kanë pjesëmarrje të lartë në tregjet botërore. Kryesisht vendet me sasi më të madhe prodhimi se vendet tjera kanë më shumë ndikim në caktimin e këtyre çmimeve. Prandaj, një nga shkaqet kryesore për rënien e çmimeve të produkteve bujqësore është rritja e ofertës – që rezulton nga një efekt i kombinuar i zgjerimit të sipërfaqeve të kultivuara dhe rritjes së rendimentit – duke tejkaluar kërkesën për produkte bujqësore 4 (Nigatu et al., 2020). Në anën tjetër, kërkesa mund të ndikohet edhe nga shumë faktorë të Përveç tregut, përkatësisht kërkesës dhe ofertës, rritja ekonomike, kursi këmbimor, dhe politikat tregtare janë disa nga faktorët tjerë ekonomik që poashtu ndikojnë në çmimet e produkteve bujqësore(shih studimet nga Abbott et al., 2008; Rosegrant, 2008; Akram, 2009; Frankel and Rose, 2010; Hochman et al., 2014; Rezitis, 2015; Nigatu et al., 2020). Për shembull, rritja ekonomike zakonisht shoqërohet me një rritje të kërkesës për produkte ushqimore. Për shumicën e kulturave ushqimore, kontribuesi kryesor në rritjen e kërkesës është rritja ekonomike, që veçanërisht në vendet në zhvillim, rrit kërkesën për ushqim dhe ushqim për kafshë, pasiqë përvec ushqimeve bazë, diversifikohen dietat e tyre për të përfshirë më shumë mish, produkte qumështi dhe vajra bimore(Troste, 2008). Kjo, nga ana tjetër, rrit kërkesën për drithëra dhe vajra bimore (Hochman et al., 2014). Tutje politikat tregtare kanë ndikim në çmimin e produkteve bujqësore. Këto politika kanë kryesisht për qëllim mbrojtjen e tregjeve të tyre të brendshme. Për më tepër, disa vende eksportuese bëjnë ndryshime të politikave tregtare të dizajnuara për të dekurajuar ose kufizuar eksportet(Trostle, 2008; Trostle et al., 2011). Një shembull i tillë përmendet nga Hochman et al.(2014), ku politikat tregtare si ndalimi i eksportit të drithërave(veçanërisht ndalimi i eksporteve të orizit nga disa vende në Azi si Bangladeshi, Vietnami dhe India(shih FAO, 2009) kontribuan në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në periudhën 2007/08, si dhe në atë të 2010/11. Nafta: Duke pasur parasysh natyrën e prodhimit bujqësor, si një sektor me konsum relativisht të lartë të energjisë(naftës dhe energjisë elektrike), sidomos të naftës që përbën një nga inputet kyçe me përdorim të gjerë në aktivitetin bujqësor. Përgjatë viteve, autorë të ndryshëm kanë studiuar lidhshmëritë e mundshme midis çmimeve të naftës dhe çmimeve të produkteve bujqësore(shih për shembull punimet nga Su et al., 2019; Vo et al., 2019; Cheng dhe Cao, 2019; Hung, 2021). Shumë studime kanë arritur në përfundim se egziston një lidhje shkakësore midis produkteve bujqësore dhe tregjeve të naftës. Me fjalë të tjera, çmimet e naftës luajnë rol të rëndësishëm në lëvizjet e çmimeve të produkteve bujqësore(Baffes dhe Dennis, 2014; Vo et al., 2019; Shiferaw, 2019; Pal dhe Mitra, 2019; Taghiza4 Për shembull, nëse prodhimi i kulturave bujqësore nga vendet e mëdha prodhuese(p.sh., ShBA-të) zvogëlohej me 3 pikë të përqindjes, cmimet e produkteve u projektuan të rriten me një mesatare prej 12 përqind për vit gjatë 2018/19 deri në 2021/22(Nigatu et al., 2016). 5 Sipas Schnepf(2008), popullsia botërore në rritje të vazhdueshme, e nxitur nga rritja e fuqishme e fuqisë blerëse, veçanërisht në vendet në zhvillim si Kina dhe India, ka kontribuar në një rritje të përhershme të kërkesës globale për më shumë ushqim dhe lloje të ndryshme ushqimi. 10 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit deh-Hesary et al., 2019; Hung, 2021). Për shembull, në një studim nga Baffes dhe Dennis(2014) është gjetur se ndryshimet në çmimet e naftës bruto përbënin më shumë se 50 për qind të rritjes së çmimeve për produktet bujqësore (Nigatu et al., 2020). Një studim tjetër nga Vo et al.(2019) zbulon se çmimet e naftës së papërpunuar luajnë një rol të rëndësishëm në shpjegimin e luhatjeve(ndryshimeve) në çmimet dhe paqëndrueshmërinë e çmimeve të produkteve bujqësore. Në të njëjtën kohë, Taghizadeh-Hesary et al.(2019) konfirmojnë se çmimet e produkteve bujqësore i përgjigjen pozitivisht çdo risie nga tregu i naftës bruto. jemi tek efektet e naftës dhe energjisë elektrike, një tjetër faktor që përmendet në literaturë si faktor që ndikon në çmimet e produkteve bujqësore është biokarburanti(në anglisht biofuel). Biokarburantet konsiderohen si një ndër faktorët e kërkesës dhe ofertës, përgjegjës për rritjen e çmimeve të kulturave bujqësore dhe të produkteve ushqimore në vitet e fundit 6 , kryesisht për shkak të sipërfaqes së tokës që shfrytëzohet për kultura të biokarburantit si misri dhe kallam sheqeri, që redukton disponueshmërinë e ushqimit dhe rrit kërkesën agregate për mallra ushqimore (Hochman et al., 2014). Energjia elektrike: ngjashëm me naftën, energjia elektrike është një tjetër input që ka ndikim në çmimet e produkteve bujqësore. Rritja e çmimeve të energjisë rrit kostot e prodhimit të produkteve bujqësore, rrjedhimisht produkteve ushqimore dhe ulë në përgjithësi furnizimin me mallra ushqimore(Hochman et al., 2014). Kjo lidhje është dëshmuar nga disa studime(shih për shembull studimet nga Hochman et al., 2010; Wang dhe McPhail, 2014). Kur Literatura nxjerr edhe faktorë tjerë me ndikim në çmimet e produkteve bujqësore. Ndër faktorët tjerë hyjnë kushtet atmosferike(moti), pasiqë bujqësia është një nga sektorët që më shumti varet dhe goditet nga kushtet atmosferike 7 , pastaj urbanizimi 8 , politikat bujqësore(si për shembull subvencionet) e faktorë të tjerë me më pak rëndësi. 6 Për më tepër, shih edhe punimet nga Rosegrant(2008), Collins(2008) dhe Mitchell(2008). 7 Marrë ose përshtatur nga“Exploring the Potential of Agriculture in the Public Disclosure Authorized Western Balkans”, nga World Bank Group, 2018(https://openknowledge.worldbank.org/bitstream/handle/10986/32198/Exploring-the-Potential-of-Agriculture-in-the-Western-Balkans-A-Regional-Report.pdf?sequence=1&isAllowed=y). 8 Urbanizimi, ose lëvizjet e njerëzve drejt qyteteve, mund të ndikojë në strukturën e konsumit të ushqimit duke ndryshuar kërkesat ose preferencat për kalori, disponueshmërinë e ushqimit dhe përgatitjen e ushqimit (Hawkes et al., 2017; Nigatu et al., 2020). 11 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit METODOLOGJIA Për realizimin e këtij studimi janë shfrytëzuar dy lloje kryesore të dhënash, të dhëna sasiore dhe të dhëna cilësore. Të dhënat sasiore janë nxjerrë kryesisht nga burimet ekzistuese të institucioneve relevante publike dhe nga disa etnitete private, ndërsa të dhënat cilësore janë nxjerrë nga intervistat me akterë të ndryshëm. Të dyja këto lloje të dhënash janë përshkruar më poshtë. Mbledhja e të dhënave Për qëllime të këtij studimi, janë shfrytëzuar disa burime të dhënash sasiore, mirëpo tre burime kryesore janë përfshirë në analiza: të dhënat nga Agjencia Statistikore e Kosovës (ASK), të dhënat nga Departamenti për Analiza Ekonomike dhe Statistika Bujqësore(DAESB) pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) si të dhënat e Organizatës Botërore të Ushqimit – FAO 9 . Çmimet e shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe të shportës bazike në baza mujore për periudhën 2012-2022 janë marrë nga ASK, çmimet e fermës dhe të shitjes me pakicë në baza mujore për tre vitet e fundit(2019-2022) janë marrë nga DAESB, ndërsa çmimet globale dhe indeksi i çmimit të ushqimit janë nxjerrë nga databaza e FAOs. Përveç këtyre të dhënave sekondare, janë nxjerrë edhe disa të dhëna primare, kryesisht nga intervistat me akterë të ndryshëm si fermerë, qendra grumbulluese, qendra përpunuese, shitës inputesh dhe tregtarë privat. Shumica e të dhënave sasiore janë mbledhur për një periudhë 10-vjeçare duke filluar nga viti 2012 deri në qershor të vitit 2022(2012-22). Seria kohore e të dhënave të mbledhura është në muaj. Intervistat me akterë(hisedarë) Pasiqë metodologjia e aplikuar në këtë studim është kombinim i të dhënave sasiore dhe cilësore, intervistat me akterë të ndryshëm janë shfrytëzuar për grumbullimin e të dhënave cilësore. Gjithsej, janë kontaktuar një numër prej 20 akterësh të ndryshëm duke filluar prej prodhimit primar(fermerëve), grumbulluesve, përpunuesve e deri tek politikëbërësit dhe universitetet. Prej tyre, një numër prej 14 intervistash janë realizuar me sukses. Intervistat janë realizuar në 9 komuna të Kosovës. Qëllimi i këtyre intervistave ishte të merreshin të dhëna dhe informata shtesë në lidhje me luhatjet(ndryshimet) e çmimeve të produkteve bujqësore, cilat kanë qenë efektet e këtyre luhatjeve dhe çfarë masash duhet ndërmarrë nga nivelet e ndryshme qeverisëse për të adresuar këtë problematikë. Për grumbullimin e të dhënave cilësore është përdorur një pyetësor gjysmë i strukturuar, me gjithsej 10 pyetje të hapura që kryesisht lidheshin me ndryshimet e çmimeve, faktorët ndikues, mënyrat e përballimit dhe propozimet e akterëve për të tejkaluar situata të ngjashme në të ardhmen. Të dy llojet e të dhënave të grumbulluara janë analizuar me softuerë të ndryshëm, përkatësisht të dhënat sasiore janë analizuar në mënyrë deskriptive(përshkruese) me STATA, ndërsa të dhënat cilësore me MAXQDA, ku janë nxjerrë disa prej pikave kyçe të diskutimit prej intervistave. 12 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit REZULTATET Rezultatet nga analizimi i të dhënave Në këtë analizë, janë paraqitur rezultatet e ndryshimit të çmimeve në formë krahasuese për periudha të ndryshme (kryesisht para periudhës së pandemisë COVID-19 dhe periudhës pas fillimit të luftës në Ukrainë) për produktet e shportës bazike, kulturat kryesore bujqësore dhe produkteve blegtorale. Analizat e prezantuara janë rezultat i të dhënave nga burimet zyrtare, kryesisht të dhëna nga ASK dhe MBPZHR. Si pasojë e pandemisë COVID-19 gjatë vitit 2020, u shkaktua kriza ekonomike globale. Kriza u vërejt edhe në Kosovë, ku kufizimi i lëvizjes së njerëzve u shoqërua edhe me rënie të kërkesës, dhe me ulje të nivelit të prodhimit, rrjedhimisht ofertës në treg. Por, në përgjithësi, përgjatë vitit 2021 ekonomia globale përjetoi një ringjallje të shpejtë, ringjallje e cila shkaktoi pamjaftueshmëri të produkteve në treg kundrejt një kërkese të lartë. Ky fakt ndikoi në rritjen e çmimeve të shumë produkteve në tregjet globale. Ky trend i zhvillimeve ekonomike u përcjell edhe në Kosovë si rrjedhojë e rritjes së kërkesës së brendshme, pakove fiskale për rimëkëmbje të Qeverisë së Kosovës, si dhe mbështetjes nga diaspora. Fatkeqësisht në Kosovë, shkalla e vetëmjaftueshmërisë me produktet e shportës bazike, kulturat kryesore bujqësore dhe produktet blegtorale është në deficit, si rrjedhojë, prodhimi i pamjaftueshëm ndër vite ka shkaktuar varësi në import e varësia në import është shoqëruar me pasiguri në furnizim dhe çmime. Në Kosovë, gjatë vitit 2021, çmimet e produkteve të shportës bazike janë rritur, ku për shembull vaji ushqimor ka shënuar ngritje për 38% krahasuar me vitin 2020, mielli për rreth 10%, vezët 7% dhe sheqeri 3%. Rritje çmimesh kishte edhe në kategorinë- bukë dhe drithëra me 4.3% dhe patatet me 24%. Pas kësaj ngritje të çmimeve si pasojë e pandemisë COVID-19, çmimet filluan të stabilizohen si rezultat i gjetjes së tregjeve alternative nga tregtarët vendor. Por, fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në muajin shkurt 2022, ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve në tregjet globale dhe në tregun e Kosovës. Shumë produkte bazike sikurse gruri, misri, vaji dhe plehërat e ndryshme kimike shënuan një rritje tjetër duke marrë për bazë faktin që Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhueset dhe eksportuesit më të mëdhenjë të këtyre produkteve në botë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, niveli i inflacionit ka prekur kulmin në Kosovë. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 në krahasim me muajin qershor 2021 ishte 14,1%. Norma e inflacionit të produkteve bazike ushqimore është shumëfishtë 10 më e lartë se mesatarja e inflacionit vjetor. Të gjitha këto japin indikacion për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë përgjatë tërë vitit 2022, me pritshmëri që të mbesin të njëjta edhe në periudhën afatmesme bazuar në zhvillimet e tregjeve globale. Indikacionet për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë bujqësore dhe blegtorale përgjatë tërë vitit 2022, janë të qarta. Ecuria e ngritjes së çmimeve dhe faktorët kyç që kanë ndikuar në këto ngritje janë analizuar në këtë studim. Grupi i produkteve që janë analizuar në këtë studim janë produktet e shportës bazike(mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, sheqeri), produktet bujqësore(gruri, misri, speci, domatja, qepa, fasula, patatja, molla, rrushi) dhe produktet blegtorale(qumështi, vezët, mishi i gjedhit dhe pulës). Grupi i produkteve bujqësore si drithërat, perimet dhe produktet e shportës bazike janë karakterizuar me ngritje më të larta të çmimit. Çmimi mesatar për periudhën janar-qershor 2022 për një kg miell ka arritur vlerën 0.73 € ndërsa çmimi i bukës(0.500 kg) 0.46 € , 42% respektivisht 26% çmim më i lartë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2021. Për të njëjtën periudhë krahasuese, rritje e theksuar e çmimeve është vërejtur në grupin e perimeve të cilat janë prej ushqimeve më të preferuara të qytetarëve, duke filluar nga domatet me ngritjen më të lartë prej 51%, përcjellur nga specat me 23%, patatet me 22%, dhe fasulja dhe qepët me nga 6%. Çmimet janë rritur edhe në kategorinë e mishrave, ku mishi i gjedhit pa eshtra ka shënuar rritje me 15% dhe mishi i pulës me 26%. Përjashtim nga këto kultura(produkte bujqësore) bën molla, që është karakterizuar me ulje të çmimit prej 8% përgjatë të njejtës periudhë. 10 Të dhënat e inflacionit për produktet bazike janë prezantuar në kapitullin“Shporta bazike”; 13 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Kosova është importuese në masën mbi 90% të inputeve bazë bujqësore(farërave, plehërave kimike, pesticideve dhe preparatave tjera mbrojtëse) dhe naftës. Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë në shportën bazike dhe në ekonominë kosovare bujqësore dhe blegtorale si rezultat i varësisë nga importi. Me fjalë të tjera, prodhuesit Kosovar të produkteve bujqësore konsiderohen si marrës të çmimeve (në anglisht price takers) në tregjet ndërkombëtare të produkteve bujqësore. Kjo nënkupton që prodhuesit Kosovar nuk kanë ndonjë ndikim në çmimet e tregjeve globale të cilët përcaktohen nga dinamikat e kërkesës dhe ofertës globale. Prandaj, përtej çdo planifikimi tjetër është e rëndësishme që qeveria të mbështesë prodhimin vendor me politika adekuate, në të kundërtën pritshmëria që çmimet për produktet bazike të mbesin të njëjta ose të vazhdonjë rritjen për një periudhë afatmesme janë reale. Faktorët kyç që kanë ndikuar në luhatjet e çmimeve të produkteve bujqësore në Kosovë Në bazë të analizimit të të dhënave sekondare dhe të dhënave kualitative të nxjerra nga intervistat me akterë, tregjet globale(kërkesa, oferta) dhe faktorët klimatik(sidomos ngricat pranverore, temperaturat e larta dhe breshëri) kanë shënuar faktorët kyç që kanë ndikuar në lëvizjet e çmimeve të produkteve bujqësore në Kosovë përgjatë periudhës 2012-2019. Mirëpo pas kësaj periudhe, pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë përbëjnë faktorët kryesor në luhatjet e çmimeve të produkteve bujqësore. Më poshtë përshkruhen këta dy faktorë dhe efektet e tyre. Pandemia: Me fillimin e pandemisë COVID-19, çmimet e shumë produkteve shënuan rritje, kryesisht për shkak të masave të pandemisë që kufizuan ofrimin e pothuajse të gjitha produkteve në tregjet globale. Ky kufizim i zinxhirit të furnizimit u shoqërua me rritje të çmimeve për shumicën e produkteve, ngjashëm edhe ato bujqësore. Kryesisht kjo rritje e çmimeve erdhi si rezultatet i kufizimeve në zinxhirët e furnizimit, ngritja e kostos së transportit, kushtet e vështirësuara në prodhimin primar dhe rritja e madhe e kërkesës gjatë kësaj periudhe 11 . 11 Marrë ose përshtatur nga“The COVID-19 crisis and rising food prices, a year on”, nga Rachel R, Ajla, V dhe Rob H., 2021(https://devpolicy.org/ the-covid-19-crisis-and-rising-food-prices-a-year-on-20210928/). 12 Marrë ose përshtatur nga“Why are food prices going up? Key questions answered”, nga Reuters, 2022(https://www.reuters.com/business/retail-consumer/why-are-food-prices-going-up-key-questions-answered-2022-05-10/). 13 Marrë ose përshtatur nga“The importance of Ukraine and the Russian Federation for global agricultural markets and the risks associated with the current conflict”, nga FAO, 2022(https://www.fao.org/3/cb9236en/ cb9236en.pdf). Edhe në rastin e Kosovës, nga analizimi i të dhënave, del se ngritja e çmimeve të produkteve bujqësore filloi në muajin mars 2020 dhe vazhdoi deri në qershor 2020. Me fillimin e pandemisë, çmimet e shumë produkteve shënuan rritje, kryesisht për shkak të masave të pandemisë dhe faktorëve të lartë-përmendur(kufizimi i lëvizjes, rënie e përgjithshme e kërkesës, ulje e nivelit të prodhimit – ofertës në treg) e kështu me radhë. Tutje në vitin 2021, rritja e kërkesës pas pandemisë u vërejt edhe në Kosovë. Me rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomive në mbarë botën gjatë vitit 2021, mungesa e produkteve në treg kundrejt kërkesës së lartë çoi në rritje të çmimeve të shumë produkteve. Lufta në Ukrainë: Fillimi i luftës në Ukrainë pati efekte të menjëhershme në çmimet e produkteve bujqësore. Kjo erdhi për faktin se Rusia dhe Ukraina përbëjnë ndër eksportuesit më të mëdhenjë botëror të disa produkteve bujqësore si gruri, misri, pastaj produkteve tjera si gazi, vaji, vaji bimor dhe plehërat. Në përqindje të përgjithshme, këto dy vende përbëjnë prej 10 deri në 40% të tregjeve globale për këto produkte(GAP, 2022). Përkatësisht, Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e tregut global të grurit dhe elbit, dhe dy të tretat e eksportit botëror të vajit të lulediellit, ndërsa vetëm Ukraina është eksportuesi i katërt në botë i misrit. Konflikti ka dëmtuar portet dhe infrastrukturën bujqësore të Ukrainës dhe kjo ka të ngjarë të kufizojë prodhimin bujqësor të vendit për vite me rradhë 12 . Për më tepër, sipas FAOs, për shkak të paaftësisë së Ukrainës për të mbjellë ose korrur kultura të tilla si misri ose luledielli, çmimet e ushqimit dhe ushqimit për kafshët në vitin 2022 mund të rriten prej 8 deri në 22 për qind 13 . Në rastin e produkteve bujqësore, pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë shkaktuan një ngritje të dukshme të çmimit të inputeve që gjejnë përdorim të gjerë në bujqësi. Çmimet e inputeve kanë qenë një arsye kryesore për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe mbeten një shqetësim i vazhdueshëm. Nga ana e prodhimit bujqësor, tregjet e energjisë dhe të inputeve përbëjnë faktorët kryesor që mund të nxisin ndryshime në çmimet e produkteve bujqësore, pasiqë janë pjesë e rëndësishme e kostove të prodhimit për fermerët. Prej periudhës pas pandemisë(mars 2021) e deri në gjysmën e vitit 2022 14 , çmimet e inputeve bujqësore shënuan rritje pothuajse të vazhdueshme, deri në dyfishim të çmimeve për disa prej inputeve bujqësore. Rritja e çmimeve të eksportuesve rusë, përqendrimi i tregut në një pjesë të prodhuesve të mëdhenj në botë 15 , rritja e kërkesës dhe çmimet e energjisë, veçanërisht qymyri dhe gazi natyror në Evropë kanë ndikuar në tregjet e plehërave që nga fillimi i vitit 2021 16 . 14 Deri në periudhën kur të dhënat ishin të disponueshme për këtë studim; 15 GAP(2022); 16 Marrë ose përshtatur nga“Food prices continued their two-year-long upward trajectory”, nga Baffes, J., Temaj, K. 2022(https://blogs.worldbank.org/opendata/food-prices-continued-their-two-year-long-upwardtrajectory). 14 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Për shembull, duke qenë që plehërat përbëjnë një pjesë të konsiderueshme në koston totale të prodhimit/ operimit të fermës, komponentët kryesorë të indeksit të çmimit të plehërave dhe indeksit të çmimeve të energjisë janë përkatësisht çmimi i gazit natyror dhe çmimi i naftës bruto (Nigatu et al., 2020). Në rastin e Kosovës, Kosova importon nga Rusia rreth një të katërtën e plehërave të përdorura në bujqësi, duke përfshirë edhe uren(GAP, 2022). Në këtë treg, Rusia është një eksportues i madh i plehërave me bazë azoti, si urea, që përbën mbi 12% të totalit të eksporteve globale(GAP, 2022). Këta dhe disa faktorë të tjerë diskutohen veçanërisht për secilën kulturë bujqësore në nën-kapitullin e më poshtëm. Në përgjithësi, marrë parasysh faktin që Kosova është një ekonomi e vogël dhe e e varur nga importi, ndryshimet në tregjet globale barten shpejtë edhe në tregun e Kosovës. Çfarë ka ndodhur me çmimet e kulturave kryesore bujqësore në Kosovë? Kapitulli i më poshtëm prezanton në detaje se cfarë ka ndodhur me luhatjet e çmimeve të disa prej produkteve kryesore bujqësore në vend, duke u fokusuar kryesisht në periudhën para pandemisë COVID-19 dhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ky kapitull përfshin drithërat, perimet, pemët, vreshtat, produktet blegtorale dhe gjashtë produkte të shportës bazike. Drithërat Kosova tradicionalisht ka kultivuar drithëra, kryesisht për qëllim të vetë-konsumit dhe më pak për treg. Përgjatë viteve, më shumë se gjysma e tokës së punueshme-arave është shfrytëzuar për kultivimin të drithërave(rreth 66% në vitin 2021) 17 që përbën sipërfaqen më të madhe të tokës së punueshme në Kosovë. Sipërfaqja e kultivuar me drithëra në vitin 2021 ishte rreth 125 mijë ha, nga e cila sipërfaqe prin gruri me 64.2%, ndjekur nga misri me 31.9%, ndërsa pjesa tjetër e sipërfaqes është kultivuar me drithëra të tjera(elb, thekër, tërshërë dhe drithëra të tjera kokërr)(ASK, 2022). Kultivimi i drithërave është karakterizuar me rendiment të ulët, si dhe kultivim i ndarë në shumë parcela. Ndër vite nuk është vërejtur ndonjë përmirësim që vlen të përmendet. Prandaj, edhe shkalla e vetë-mjaftueshmërisë me drithëra është në deficit. Si rrjedhojë, prodhimi i pamjaftueshëm i drithërave ka shkaktuar varësi në import, përderisa varësia në import shoqërohet me pasiguri në furnizim dhe luhatje të çmimit. Çmimet e drithërave dhe bukës pësuan ndryshime të mëdha në vitet e fundit. Figura 2 paraqet rritjen e çmimit të bukës dhe drithërave shprehur në index për periudhën janar 2021-gusht 2022. Nëse analizohet Indeksi i Harmonizuar i Cmimeve të Konsumit(IHÇK) të ASK-së për periudhën janar 2021-gusht 2022(2015= 100), norma e rritjes se theksuar ka filluar në muajin nëntor 2021-13.3 përqind, ku trendi i rritjes ka vazhduar për të arritur në 32.4% në muajin gusht 2022. 18 Figura 2: Indeksi mujor i ndryshimit të çmimit të bukës dhe drithërave gjatë periudhës janar 2021 – gusht 2022-(2015= 100),(%) Burimi: Autori me të dhënat e ASK Data 19 . 17 Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore – ASK(2022); 18 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/) 19 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/) 15 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Prodhimi vendor i drithërave varet nga importi i pjesës më të madhe të inputeve bujqësore. Ndryshimi i cmimit të këtyre inputeve në tregun global ka efekt të menjëhershëm në rritjen e kostos së prodhimit vendor të drithërave. Më poshtë janë përshkruar dy drithërat kryesore të vendit, gruri dhe misri. Gruri Prodhimi total i grurit ndër vite sipas të dhënave të MBPZHR 20 -së dhe ASK 21 -së nuk ka ndryshuar shumë. Në vitin 2021, gruri përbën 64.2% të sipërfaqes totale të shfrytëzuar për kultivimin e drithërave(ASK, 2022). Përkundër subvencioneve 22 për më tepër se një dekadë, rreth 80 mijë ha është sipërfaqja që kultivohet zakonisht, përjashtim bën viti 2013 dhe viti 2016 ku sipërfaqja e kultivuar ka qenë rreth 20%, respektivisht 10% më e madhe. Nga kjo sipërfaqe arrihet një prodhimtari mesatare prej 350 mijë tonësh, ku vlera më e lartë është arritur në vitin 2016, prej afër 366 mijë tonësh(shih figurën 3 më poshtë). Mirëpo, kultivimi i grurit është karakterizuar me një rendiment të ulët, dhe kultivim i ndarë në shumë parcela. Rendimenti i grurit varion nga 3.5 t/ha deri në 4.2 t/ha, dhe ndër vite nuk është vërejtur ndonjë përmirësim që vlen të përmendet. Kjo vjen si pasojë e shumë arsyeve, mirëpo kryesisht prodhimi i grurit vazhdon të realizohet nga fermerët me kapacitete të ulëta të prodhimit, mekanizëm të vjetëruar dhe përdorim i inputeve të cilësisë së ulët, duke filluar prej farës, plehërave kimike, dhe preparate mbrojtëse nga sëmundjet dhe dëmtuesit. Poashtu kultivimi i grurit si monokulturë për shumë vite në të njejtën sipërfaqe(arë) ka rol në rendimentet e ulëta. Figura 3: Prodhimtaria(t) dhe sipërfaqja e grurit(ha) në periudhën 2012-21. Prodhimtaria Burimi: Autori me të dhënat e MBPZHR(2022) dhe ASK(2022) Sipërfaqja Sipas të dhënave nga MBPZHR, shkalla e vetëmjaftueshmërisë së prodhimit vendor të grurit për periudhën 2012 – 21 arrin vlerën prej 57% deri në 78% të nevojave për konsum të brendshëm, ku shkalla më e ulët ka qenë në vitin 2019- vetëm 57%, ndërsa më e larta në vitin 2020- me 73.3%. Si rrjedhojë, prodhimi i pamjaftueshëm i grurit ka shkaktuar varësi në import, ku krahasuar me vitin 2012, importi i grurit si sasi(ton) është rritur për 24%(GAP, 2021). Varësia në import kryesisht shoqërohet me pasiguri në furnizim dhe luhatje të çmimeve. 20 Raporti i Gjelbër 21 Anketa e Ekonomive Shtëpiake Bujqësore 22 Shih tabelën e subvencioneve(pagesave direkte) në shtojcën 2, që paraqet skemën e pagesave direkte për vitin 2021 në Kosovë. Në rastin e grurit, çmimi i grurit vendor nga viti 2010 deri në muajin qershor të vitit 2022, ka pasur ndryshime vit pas viti. Në këtë periudhë çmimi i grurit vendor ka variuar nga 0.16-0.21 € /kg. Çmimi i grurit në vitin 2011 dhe 2012 ka qenë 0.25 € /kg dhe 0.26 € /kg përkatësisht, ku ky i fundit paraqet çmimin më të lartë për këtë periudhë kohore(deri në muajin nëntor 2021), ndërsa në vitin 2017 dhe 2018 çmimi i grurit ishte 0.16 € /kg, dhe shënon pikën më të ulët të çmimit të grurit për këtë periudhë kohore. Nga muaji nëntor i vitit 2021 ka pasur një ngritje të vazhdueshme të çmimit deri në muajin qershor 2022, ku shfaqet çmimi prej 0.30 € /kg. Në këtë pikë, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2021(qershor 2021) vërehet një rritje prej 65.8% (shih figurën 4). 16 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 4: Çmimi mesatar vjetor i grurit, 2010-2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori me të dhënat e ASK-së(ASK Data) Te gruri, duke përfshirë edhe nënproduktet e tij(mielli dhe buka) janë disa faktorë kyç që kanë ndikuar në luhatjet e çmimit të këtij produkti. Si faktorë kyç mund të veçohen: Vendosja e Taksës/ tarifës 100% nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina(BiH); Pandemia Covid-19; Lufta në Ukrainë. Vendosja e Taksës 100% nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia 23 dhe Bosnja e Hercegovina(BiH), pati efekt të menjëhershëm në çmime. Sipas të dhënave nga ASK 24 , muaji nëntor i vitit 2018 shënon lëvizjet e para domethënëse të çmimit të grurit vendor, ku kemi një ngritje prej 31.5% në vitin 2019 në krahasim me vitin 2018. Ngritjet e çmimit në këtë periudhë si shkak i vendosjes së tarifës 100% theksohen edhe nga GAP(2021). Pas kësaj ngritje, çmimi i grurit u stabilizua si rezultat i gjetjes së tregjeve alternative nga tregtarët vendor deri në fillimet e vitit 2020, ku vërehet një ngritje“ artificiale” e çmimit të grurit 25 . Kjo ngritje erdhi si rezultat i kërkesës së madhe për nënproduktet e grurit si mielli dhe buka pas panikut të krijuar tek qytetarët në momentin e shfaqjes së rasteve të para të virusit(SARS-CoV-2)- COVID-19(pandemisë) në Kosovë dhe masave kufizuese të aplikuara nga qeveria. Ndërsa, fillimi i sezonës së korrje-shirjeve në muajin korrik 2020 shënon një rënie prej 25.4% të çmimit të grurit dhe stabilizim të tregut deri në vjeshtën e vitit 2021. Rritjes së çmimeve nuk i shpëtuan as inputet bujqësore (farërat, plehërat kimike, dhe preparatet tjera mbrojtëse). Si rezultat i rritjes së çmimeve të tyre në vjeshtën e vitit 2021, kur edhe është periudha optimale e mbjelljes së grurit, rrjedhimisht kjo u reflektua edhe në ndryshimin e çmimit të grurit, me një rritje prej 48.7% në periudhën e tre-mujorit të katërt(TM4) të vitit 2021 në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak- 2020. Megjithatë, ngritja më e madhe e çmimit të grurit u shënua në vitin 2022, menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë 26 (shkurt 2022). Në këtë periudhë, ngritjet e çmimit filluan menjëherë, ndërsa çmimi më i lartë i grurit u regjistrua në muajin maj 2022, ku krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, çmimi u rrit për 75%(nga 0.18 në 0.31 Euro/kg)(shih figurën 5 më poshtë). 23 Serbia, historikisht ka qenë eskportues kryesor i drithërave në Kosovë, veçanërisht misrit; 24 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/). 25 Sipas GAP(2020), në vitin 2019, kur Kosova kishte vendosur një taksë 100% për lëndët e para, Kosova importonte drithëra kryesisht nga Kroacia dhe Bullgaria. 26 Rusia dhe Ukraina janë eksportues të mëdhenjë të drithërave dhe kanë një ndikim të rëndësishëm në tregjet globale. 17 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 5: Çmimi mesatar mujor i grurit, 2018- 2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori me të dhënat e ASK-së(ASK Data) Si pasojë kryesore e dy faktorë të fundit ndikues në luhatjet e çmimit të grurit – pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë është rritja e çmimit të inputeve bujqësore. Në përgjithësi, tek produktet bujqësore, inputet luajnë rolin kryesor në përcaktimin e çmimeve të fermës. Siç potencohet edhe nga një studim i bankës botërore 27 , çmimet e inputeve kanë qenë arsyeja kryesore për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe mbeten një shqetësim i vazhdueshëm. Në Kosovë, çmimet e inputeve bujqësore sipas ASK-së kanë shënuar rritje prej 20 deri në 160% në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020. Në rastin e grurit, nëse krahasojmë koston e prodhimit(KP) të grurit në vitin 2021 me vitin 2022, KP ka shënuar rritje prej 44%(shih figurën 6 më poshtë). Figura 6: Krahasimi i kostos së prodhimit të grurit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) Misri Misri përbën kulturën e dytë më të rëndësishme në Kosovë në grupin e drithërave, pasiqë përbën rreth 32% të sipërfaqes së kultivuar me drithëra në vitin 2021, duke u renditur menjëherë pas grurit. Përgjatë periudhës pesë-vjeçare 27 Marrë ose përshtatur nga“Food prices continued their two-year-long upward trajectory”, nga Baffes, J., Temaj, K. 2022(https://blogs.worldbank.org/opendata/food-prices-continued-their-two-year-long-upwardtrajectory). 2016-20, në Kosovë janë kultivuar mesatarisht 39 mijë ha me misër, duke arritur një nivel mesatar prodhimtarie prej 165 mijë tonësh. Sipas Raportit të Gjelbër të vitit 2021, vlera më e lartë e prodhimtarisë është realizuar në vitin 2016, me mbi 186 mijë ton misër. Gjatë të njejtës periudhë, shkalla e vetë-mjaftueshmërisë ka variuar prej 71% deri në 77%. Ngjashëm me grurin, edhe kultivimi i misrit është shoqëruar me rendiment të ulët, me një mesatare 18 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit prej 4.2 t/ha, që shënon një rendiment prej 2 herë më të ulët në krahasim me vendet e Bashkimit Europian(Schils et al., 2018). Nga viti 2016-21, sipërfaqja e kultivuar me misër ka qenë më e njëtrajtshme, ku vërehet një rënie e vogël e sipërfaqes së kultivuar në vitin 2021 krahasuar me vitin 2016. Edhepse po të përfshihen të dhënat nga viti 2012, vërehet një rritje e sipërfaqes së kultivuar prej 27% në krahasim me vitin 2021. Megjithatë kjo rritje është e pamjaftueshme ngase deri më tani prodhimi i misrit është më i vogël se kërkesa e tregut të Kosovës. Pjesa e mbetur e kërkesës së tregut plotësohet nga importi ku vetëm në vitin 2020, janë importuar mbi 58 mijë ton misër, që shënon vlerën më të lartë në periudhën pesë-vjeçare 2016-20. Ndërsa krahasuar me 2012, importi në ton pothuajse është dyfishuar (GAP, 2021). Në krahasim me grurin, çmimi i misrit është shoqëruar me më pak luhatje në periudhën 2010-21. Figura e më poshtme tregon vlerat mesatare të çmimit të misrit nga viti 2010 deri në qershor të vitit 2022, ku mund të vërejmë se çmimet e misrit për kg janë rritur vazhdimisht nga 2019 dhe aktualisht(qershor 2022) janë në nivelin më të lartë që janë parë në këto seri kohore. Në vitin 2022 çmimi mesatar i misrit kokërr ishte 0.37 euro/kg(periudha janar-qershor 2022) që shënon rritje prej 23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Faktorët që kanë ndikuar në luhatjet e çmimit të misrit janë faktorët e njejtë si tek gruri. Mirëpo vlen të potencohet se tek misri, ngritjet e çmimit nuk janë të njejta(në shkallën e njejtë) sikurse tek gruri. Kjo vjen si pasojë e kërkesës së madhe për miell nga gruri. Në anën tjetër, kërkesa për miell gruri në tregun vendor është shumë më e madhe në krahasim me misrin dhe nënproduktet e tij. Misri gjen kryesisht përdorim si ushqim për blegtori dhe shumë më pak destinohet për miell për konsum të njerëzve. Figura 7: Çmimi mesatar vjetor i misrit, 2010-2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori me të dhënat e ASK-së(ASK Data) 19 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Tek misri, kosto e prodhimit në vitin 2022 është rritur për 48% në krahasim me vitin 2021(shih figurën 8 më poshtë). Figura 8: Krahasimi i kostos së prodhimit të misrit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) Perimet Në Kosovë gjatë periudhës 2015-21 janë kultivuar mesatarisht rreth 19 mijë ha sipërfaqe me perime në vit(ASK, 2022). Perimet janë kultivuar në fushë të hapur, në serra dhe në kopshte, ku ndër kulturat me sipërfaqen më të madhe ishin patatja, speci, fasulja, qepa dhe domatja, pasuar nga kulturat tjera perimore. Shkalla e vetëmjaftueshmërisë varion nga më e ulëta tek domatja rreth 60%, rreth 85% tek speci, fasulja dhe qepa, kurse patatja kalon shkallën mbi 100% dhe është nga produktet e rralla që plotëson shkallën e vetë-mjaftueshmërisë me prodhim vendor. Patatja, qepa dhe fasulja gjenden në tregun vendor thuajse gjatë gjithë vitit, ndërsa domatja dhe speci kanë karakter sezonal. Karakteri sezonal i prodhimit të perimeve ka ndikuar që edhe luhatshmëria e çmimeve tek perimet të ketë karakter sezonal. Në periudhën(qershor-gusht) kur prodhimet vendore dalin në treg në sasi më të madhe, çmimi i perimeve bie ndjeshëm. Në pjesën tjeter të vitit sektori i perimeve kryesisht varet nga importi dhe çmimet rriten. Rritje më e theksuar e çmimit është vërejtur në grupin e perimeve të cilat janë nga ushqimet më të preferuara të qytetarëve dhe kanë bazë të gjerë të konsumit të brendshëm, duke filluar nga speci, domatja dhe qepa, e pasuar nga fasulja dhe papatet të cilat poashtu gjejnë përdorim të shumëfishtë në kuzhinën vendore. Speci Speci është një ndër kulturat e cila kultivohet në masë të madhe në Kosovë, si rezultat i kushteve të favorshme 28 Në bazë të intervistave me fermerë(kultivues vendor) të specit, kultivimi i specit si monokulturë po e rrit prezencën e sëmundjeve gjatë prodhimit, që ndikon direkt në ulje të cilësisë së specit vendor; klimatike. Në dekadën e fundit, sipërfaqja e kultivuar me spec ka arritur një mesatare prej 3 mijë ha, me prodhues që vendosin mbi madhësinë e sipërfaqes së kultivuar kryesisht duke u bazuar në sezonën e kaluar(para një viti). Në vitin 2021 janë kultivuar 3,686 ha me speca, ku prodhimi i përgjithshëm ka arritur një sasi prej 72,928 ton(ASK, 2022). Sipas MBPZHR(2021), prodhimi i përgjithshëm vendor në periudhën 2015-21 ka mbuluar mesatarisht 85% të nevojave të brendshme dhe pjesa tjetër e mbetur është mbuluar nga importi. Speci karakterizohet me prodhimtari sezonale 28 . Si rrjedhojë sasia më e madhe e importit të specit është gjatë muajve mars-qershor, ndërsa me fillimin e muajit qershor fillon të bie sasia e importit dhe kjo si rezultat i pranisë së prodhimtarisë vendore. Nga muaji korrik, Kosova fillon të eksportojë një sasi të specave, ku sasia më e madhe eksportohet gjatë muajit shtator kur prodhimtaria vendore arrin sasi më të larta. Plasimi në treg i specave vendor fillon zakonisht në muajin qershor(në serra) e kështu vazhdon deri në muajin korrik kur fillon prodhimtaria në fushë të hapur dhe që vazhdon deri në muajin tetor, varësisht edhe nga kushtet klimatike që e mundësojnë një cikël të tillë. Prodhimi sezonal i shoqëruar me hiperprodhim në atë periudhë të vitit ka shkaktuar ndër vite edhe lëvizshmëri të çmimeve tek kultura e specit. Çmimet e specit varësisht nga sezoni dallojnë relativisht shumë, ku përgjatë viteve 2015-22 mesatarja e çmimit të specit ka lëvizur nga 1.18 € / kg deri në 2.18 € /kg(shih Figura 9 më poshtë). Gjatë periudhës 7 vjeçare(2015-21), në përgjithësi çmimet për llojet e ndryshme të specave nuk kanë pasur luhatje të mëdha. 20 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 9: Çmimi mesatar vjetor i specit, 2015- 2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori me të dhënat e ASK-së(ASK Data) Mirëpo, prej vitit 2021 fillojnë të vërehen lëvizje më të mëdha të çmimit përgjatë vitit. Në këtë periudhë, mesatarja brenda vitit ka qenë 1.48 € /kg 29 . Figura 10, tregon lëvizshmërinë e çmimeve të specave brenda vitit, përkatësisht përgjatë periudhës janar 2021- qershor 2022. Çmimi i specave në treg bie në periudhën kur në treg dominojnë specat vendor(nga muaji qershor – tetor), ndërsa në periudhën kur dominon importi(periudha janar-maj) rritet çmimi. Figura 10: Çmimi mesatar mujor i specit në periudhën 2021(janar) – 2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori me të dhënat e ASK-së(ASK Data) Ngritje e theksuar e çmimit vërehet në vitin 2022, përkatësisht në gjatëmujorin e parë të vitit 2022 ku qytetarët kanë paguar 23.17% me shtrenjtë për spec krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Rritja e çmimit të inputeve bujqësore me theks të vecantë të plehërave kimike dhe preparative për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit, farërave dhe naftës janë faktorët kyç që kanë ndikuar në rritjen e çmimit të specit. Po ashtu mos-funksionimi i zinxhirit të vlerës tek prodhimi vendor ka ndikuar në sezonalitet të prodhimit vendor dhe varësi nga importi në pjesën më të madhe të vitit. 29 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/). 21 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Sa i përket kostos së prodhimit, kosto e prodhimit tek speci në vitin 2022 është rritur për 32% në krahasim me vitin 2021(shih figurën 11 më poshtë). Figura 11: Krahasimi i kostos së prodhimit të specit për vitin 2021 dhe 2022,( € /ha) Domatja Tradicionalisht në Kosovë është kultivuar domatja. Në vitet e fundit prodhimtaria intensive e domates është e orientuar drejt kultivimit në ambiente të mbyllura- serra. Nga totali i sipërfaqes së mbjellur me perime në vitin 2021, domatja ka pjesëmarrje prej 8%(ASK, 2022). Sipas MBPZHR(2021), prodhimtaria vendore e domates për periudhën 2015-22 llogaritet se mbulon rreth 60% të shkallës së vetëmjaftueshmërisë. Për të përmbushur nevojat vendore për konsum vazhdimisht importohet domate. Sasia më e madhe e domates së prodhuar në vend dhe asaj të importuar përdoret për konsum njerëzor, ndërsa një sasi shumë e vogël përdoret për përpunim. Tregu i domates në Kosovë karakterizohet me një kërkesë të madhe, prandaj plasimi i domates në treg nuk paraqet problem për kultivuesit e saj, mirëpo prania e domates së importuar edhe gjatë sezonës kur në treg plasohet prodhimi vendor paraqet një ndër problemet kryesore për prodhuesit vendor 30 . Kur jemi tek çmimi i domates, Figura 12 në vijim paraqet çmimet mesatare të shitjes me pakicë. Figura 12: Çmimi mesatar vjetor i domates, 2015- 2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Siç edhe shihet në figurën më lartë, gjatë viteve 2015-21 çmimi i domates nuk ka pasur luhatje të mëdha. Ngritje e 30 Përvec kësaj, në njëren nga intervistat cilësore është përmendur edhe kualititeti i domates vendore si një qështje që kërkon adresim, për arsye se domatja e importuar në shumicën e rasteve ka cilësi më të lartë. theksuar ngjashëm si tek speci vërehet në vitin 2022. Në këtë periudhë, përkatësisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, çmimi i domates është rritur për 23% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021(shih Figura 13). 22 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 13: Çmimi mesatar mujor i domates në periudhën 2021(janar) – 2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Përkundër kushteve të përshtatshme klimatike dhe gjeografike për këtë kulturë, rritja e çmimit të inputeve bujqësore, naftës dhe preparateve tjera mbrojtëse janë faktorë që kanë ndikuar në çmimin e domates. Mirëpo, përveç këtyre faktorëve, janë edhe disa faktorë të tjerë të jashtëm që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të tregut të domates. Mungesa e konkurrentshmërisë në raport me vendet e rajonit, rendimenti i ulët për njësi të sipërfaqes, përqindja e lartë e kultivimit në fushë të hapur dhe kopshte, mungesa e një zinxhiri të zhvilluar të vlerës për plasimin dhe përpunimin e mëtutjeshëm të domates, cilësia dhe hiperprodhimi sezonal janë faktor që poashtu ndikojnë në çmimin e lartë të domates në treg, me theks të veçantë në periudhën kur nuk ka prodhim vendor. Për më tepër, intervistat me fermerë vendor dhe akterët e tjerë të sektorit nxjerrin në pah që kualiteti i domates vendore është më i ulët në krahasim me domaten e importuar, që ndikon drejtpërdrejt në çmimin e tregtimit në tregun vendor. Qepa Kosova ka një traditë shumëvjeçare në kultivimin e qepës. Në Kosovë qepa ka një prodhimtari që arrin të përmbushë rreth 85% të nevojave vendore për konsum. Të dhënat e shtatë viteve të fundit tregojnë që prodhimtaria e qepës ka arritur një mesatare prej 1,300 ha, me një rendiment mesatar prej 15 tonë/ha. Pamundësia e plotësimit të kërkesave vendore tregon se në Kosovë ka nevojë për rritje të sipërfaqes së kultivuar ose në rastin më të mirë rritjen e rendimentit për njësi të sipërfaqes me qepë në mënyrë që së paku të plotësohen kërkesat vendore. Në tregun e Kosovës, kultura e qepës është e pranishme pothuajse gjatë tërë vitit. Çmimi mesatar me pakicë gjatë viteve 2015- qershor 2022 ka variuar prej 0.47 deri në 0.58 € /kg. Këtu përjashtim bën viti 2019, ku në krahasim me vitet e tjera kishte çmimin më të lartë- 0.74 € /kg. Figura e më poshtme paraqet çmimin mesatar vjetor të qepës duke filluar nga viti 2015 deri në qërshor të vitit 2022. Figura 14: Çmimi mesatar vjetor i qepës, 2015-2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) 23 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Çmimi i qepës nga viti 2020 ka treguar tendencë të rritjes minimale. Ngjashëm me kulturat tjera perimore, rritja e kostos së prodhimit(KP) ka ndikuar në çmimin e qepës. Mirëpo, nuk ka ndonjë shpjegim pse çmimi i qepës nuk ka pasur luhatje të çmimit në nivel me çmimet e perimeve tjera. Mirëpo, kjo mund të jetë për arsye që qepa është një produkt që gjendet lehtë në vendet e rajonit dhe nuk karakterizohet me çmime te larta. Fasulja Ngjashëm me perimet e përmendura mësipër, edhe fasula ka traditë të gjatë të kultivimit, kryesisht për shkak të përdorimit të gjerë në vend. Sipërfaqja e mbjellur në vitin 2021 ishte rreth 2,900 ha me prodhimtari totale prej 5,349 ton. Gjatë viteve 2015-21, prodhimtaria vendore ka arritur të përmbush rreth 85% të nevojave vendore për konsum ndërsa pjesa tjetër prej 15% është mbuluar nga importi. Fasulja është një ndër kulturat për të cilën ka kërkesë të vazhdueshme në tregun vendor gjatë tërë vitit, mirëpo në Kosovë, konsumi më i lartë është në stinën e dimrit. Mesatarja e çmimit me pakicë në vitet 2015-21 nuk ka ka pasur luhatje të theksuar- 2.15 € /kg, ka qenë çmimi më i ulët i regjistruar në vitin 2016, ndërsa çmimi ka arritur në 2.57 € /kg në vitin 2017(shih figurën 15 më poshtë). Trendi i njejtë i çmimeve ka qenë edhe në vitet paraprake. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 ndryshimi i çmimit ka qenë vetëm 6%. Figura 15: Çmimi mesatar vjetor i fasules, 2015-2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, vërehet një trend i ngritjes së vazhdueshme të çmimit të fasules. Fasulja në Kosovë kryesisht kultivohet në mënyrë ekstenzive, shpeshherë e mbjellur si kulturë e përzier me një kulturë tjetër, kryesisht me misër. Kjo formë e kultivimit kërkon fuqi të madhe punëtore për vjelje dhe ka rezultuar me rendiment të ulët për shkak të konkurrencës biologjike 31 . Rendimenti i ulët për njësi të sipërfaqes tek fasulja ka ndikim të madh në çmimin e fasules vendore. Përveç kësaj, ndikim ka edhe ngritja enorme e çmimit të inputeve bujqësore, përkundër faktit që mbjellja si kulturë e përzier me një kulturë tjetër e ulë përdorimin e plehërave dhe preparative mbrojtëse. Patatja Në Kosovë ekzistojnë kushte të përshtatshme për kultivimin e patates dhe si e tillë është kulturë mjaft e rëndësishme, ku mesatarja e kultivimit për periudhën 2015-21 ishte rreth 3,800 ha, me rendiment mesatar mbi 20t/ha. Sipas të dhënave në Raportin e Gjelbër të MBPZHR-së, patatja është një ndër kulturat e pakta në Kosovë(përveç grupit të pemëve të imëta manore) ku shkalla e vetëmjaftueshmërisë kalon 100%(MBPZHR, 2021). Shkalla e vetë-mjaftueshmërisë do të arrihej edhe me sipërfaqe më të vogël të kultivimit, mirëpo pjesa më e madhe e prodhuesve të vegjël me qëllim të uljes së kostos së prodhimit mbjellin patate nga prodhimi i tyre. Rrjedhimisht kjo përbën ndër arsyet kryesore që rendimenti mesatar në nivel vendi mbetet mjaft i ulët krahasuar me potencialin gjenetik të prodhimit të farërave cilësore të patates. Figura e më poshtme paraqet çmimet mesatare të patates në shtatë vitet e fundit, duke përfshirë edhe vitin 2022, deri në muajin qershor. 31 Konkurrenca biologjike nënkupton kur bimët konkurojnë njëra me tjetrën për materiet ushqyese. 24 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 16: Çmimi mesatar vjetor i patates, 2015-2022(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Nëse analizojmë çmimet e tregut, vërejmë se gjatë periudhës 2015-17, nuk pati luhatje të çmimit të patates. Viti 2019 kishte çmimin më të lartë prej 0.58 € /kg, ndërsa gjashtëmujori i parë i vitit 2022 shënon rekordin e çmimit të patates, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021, është 22% më i lartë. Duke pas parasysh faktin që patatja hyn në grupin e kulturave që kërkojnë sasi më të madhe të plehërave kimike dhe preparatave mbrojtëse gjatë vegjetacionit, rritja e çmimit të inputeve është shkaktar kyç në rritjen e çmimit të patates. Poashtu kjo rritje e çmimit vjen përkundër faktit se është kulturë që mbulon tërësisht konsumin e brendshëm me prodhim vendor. Pemët dhe vreshtat Afër 10 mijë e 200 ha ka qenë sipërfaqja me pemë në vitin 2021 në Kosovë. Sipërfaqja me pemë dhe vreshta në vitin 2021 krahasuar me vitin 2012, ka shënuar rritje, ku rritje e dukshme është regjistruar tek pemët prej 43% dhe 8% rritje tek vreshtat. Tabela 1: Sipërfaqja me pemë dhe vreshta në periudhën 2012-21,(ha) Burimi: Autori me të dhënat e Anketës së Ekonomive Shtëpiake Bujqësore të ASK-së Mirëpo, ngjashëm me nënsektorët tjerë të prodhimtarisë bimore, edhe pemët dhe vreshtat karakterizohen me rendimente të ulëta(në krahasim me vendet e BE-së). Në periudhën 2012-21 nga viti në vit kemi luhatshmëri të rendimentit. Sipas Raportit të Gjelbër 2021, rendimenti i pemëve dhe vreshtave është reflektim i ndryshimeve klimatike të cilat kanë përcjell vendin përgjatë viteve të fundit. Edhe pse në Kosovë kultivohen më shumë se 30 lloje pemësh, molla, rrushi, kumbulla, mjedra dhe arra përbëjnë pemët kryesore për nga sipërfaqja kultivuese (janë pemët dominuese me sipërfaqe mbi 1000 ha). Vreshtat ndahen në rrush për tryezë me varietete kryesore si(Muskat Hamburg, Muskat Italian, dhe Afuz Ali.), dhe rrush për verë si(Vranç, Prokupë, dhe Game). Sipas të dhënave të publikuara nga ASK, vetëm tek pemët është vërejtur rënie(-9.3%) e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2021. Më poshtë përshkruhet më në detaje kultura e mollës dhe rrushit. 32 Sipërfaqet me arrë janë ngritur kryesisht pas vitit 2016, ku shumica e pemishteve nuk kanë hyrë ende në prodhimtari të plotë. 25 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Molla Molla është pema kryesore për nga sipërfaqja kultivuese, me rreth 30% nga totali i sipërfaqes me pemë për vitin 2022, apo 3,083 ha. Rendimenti i mollës nuk ka pësuar ndryshime në vitet e fundit(201621) dhe ka arritur një mesatare prej 11-12 ton/ ha 33 . Shkalla e vetëmjaftueshmërisë tek molla llogaritet të jetë mbi 75% në vitet e fundit, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga importi. Ndër vite(2016-21), importi i mollës nuk ka shënuar shumë ndryshime, ku mesatarisht janë importuar rreth 11 mijë tonë. Kur jemi tek çmimi i mollës, kjo pemë është karakterizuar me një luhatshmëri të madhe të çmimit. Mirëpo për dallim nga kulturat tjera që bëjnë pjesë në prodhimtari bimore tek të cilat kemi vërejtur rritje të theksuar të çmimit, me theks të veçantë në dy vitet e fundit, tek molla është vërejtur e kundërta – pra në dy vitet e fundit molla është shoqëruar me rënie të çmimit. Në vitin 2021, çmimi i mollës ka qenë 10% më lirë në krahasim me vitin 2020. Ky trend është përcjellur edhe në gjatëmujorin e parë të 2022, ku 7.6% më lirë ka qenë çmimi i mollës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak(shih figurën 17 më poshtë). Figura 17: Çmimi mesatar vjetor i mollës 2015 – 22(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Sipërfaqja e kultivimit të mollës, prodhimi vendor dhe importi i mollës sipas analizës së prezantuar në Figura 18 nuk tregon një lidhshmëri me njëra tjetrën në raport me çmimin e tregut. Në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, sipërfaqja e pemishteve me mollë është rritur për 0.5%, ndërsa prodhimi vendor ka rënë për 1.76%, ngjashëm me importin prej 2%. Figura 18: Sipërfaqja, prodhimi, importi dhe cmimi i mollës 2016 – 21 Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) 33 Me përjashtim të vitit 2017, ku për shkak të ngricave të vonshme pranverore, ka pasur humbje rreth 50% të rendimentit. 26 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Molla është kulturë shumëvjeçare dhe niveli i përdorimit të inputeve bujqësore është më i ulët krahasuar me kulturat një-vjeçare(p.sh., perimet). Gjithashtu, masat agroteknike që aplikohen për mirëmbajtjen e pemishtes së mollës janë më pak të kushtueshme krahasuar me kulturat një-vjeçare. Përkundër se niveli i përgjithshëm i inputeve bujqësore tek kultivimi i mollës(pemëve në përgjithësi) është më i vogël krahasuar me pjesën tjetër të prodhimeve bimore, kjo nuk e arsyeton rënien e çmimit në një përiudhë kur çmimi i inputeve bujqësore ka shënuar ngritje të vazhdueshme. Tek molla, kosto e prodhimit në vitin 2022 është rritur për 40% në krahasim me vitin 2021(shih figurën 19 më poshtë). Figura 19: Krahasimi i kostos së prodhimit të mollës për vitin 2021 dhe 2022, € /ha) Rrushi(vreshta) Afër dy të tretat e sipërfaqeve me vreshta janë të destinuara për rrush vere, ndërsa pjesa tjetër për rrush tryeze. Në vitin 2021, 2.533 ha janë destinim për rrush vere apo 73%, ndërsa pjesa tjetër prej 27%, përkatësisht 938 ha kanë qenë të destinuara për rrush tryeze. Prodhimtaria e rrushit për tryezë ndryshon nga viti në viti, kryesisht për shkak të kushteve klimatike. E rëndësishme të përmendet se përgjatë periudhës 6 vjeçare 2016-21, rendimenti ka shënuar përmirësime, ku rendimenti mesatar ka variuar nga 5.2 deri në 7.2 ton/ha 34 . Tek rrushi i tryezës, në vitin 2021, shkalla e vetëmjaftueshmërisë ka arritur mbi 70% 35 , ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga importi, me rreth 30%. Çmimi mesatar vjetor i konsumit të rrushit për vitet 201521 është luhatur nga më i ulëti 1.42 € deri në 1.85 € për 1 kg rrush. Figura 20: Çmimi mesatar vjetor i rrushit 2015 – 21,( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) 34 Me perjashtim të vitit 2017, ku për shkak të ngricave të vonshme pranverore, ka pasur humbje rreth 50% të rendimentit; 35 Ndërsa tek rrushi i verës, prodhimi i verës sillet nga 9.1 milion litra deri në 11.8 milion litra. Kjo sasi e prodhimit, përveç mbulimit të nevojave vendore për konsum që arrijnë një vlerë deri në 4.5 milion litra, një pjesë e madhe eksportohet. 27 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Ngjashëm si tek molla edhe rrushi është karakterizuar me rënie të çmimit në dy vitet e fundit. Afër 4% më lirë ka kushtuar rrushi në vitin 2021 në raport me çmimin e vitit 2020. Sezona e plasimit të rrushit vendor në treg fillon nga fundi i muajit gusht dhe varësisht prej kushteve klimatike në vend zgjat deri kah fundi i muajit tetor apo fillimi i muajit nëntor. Kjo sezonë shënon edhe çmimin më të ulët të rrushit përgjatë vitit. Figura 21: Çmimi mesatar i rrushit vendor dhe të tregut për vitin 2021,( € /kg) Sezona e rrushit vendor Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Përkundër faktit se në vitet e fundit shkalla e vetëmjaftueshmërisë së prodhimit vendor ka arritur në rreth 70%, çmimi i rrushit vendor në vitin 2021 ka qenë për 92% më lirë krahasuar me çmimin mesatar vjetor të rrushit në tregun me pakicë(0.89 € /kg rrushi vendor në krahasim me 1.70 € /kg që përbën çmimin mesatar të tregut gjatë vitit). Hiperprodhimi 36 sezonal dhe mungesa e zinxhirit të vlerës me theks të veçantë i depove për ruajtjen e rrushit(në menyrë që të plasohet në treg kur ka mungesë të prodhimit vendor) është shkaktari kryesor i tregtimit të prodhimit vendor me çmim thuajse 100% më të lirë krahasuar me çmimin mesatar të tregut në periudhën kur nuk ka prodhim vendor. Çmimet e rrushit fillojnë të rriten nga muaji dhjetori deri në korrik, kur ka mungesë të prodhimit vendor. Çmimet më të larta janë në muajin prill, maj, qershor dhe korrik. Varësia nga importi për pjesën më të madhe të vitit njëjtë si tek shumica dërrmuese e kulturave të prodhimtarisë bimore rezulton të jetë faktori kryesor që përcakton çmimin. Blegtoria Blegtoria përfaqëson degën më intensive të prodhimit bujqësor dhe ka rëndësi të shumëfishtë si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët. Prodhimi blegtoral është bazë për rritjen intensive të prodhimit bujqësor (prodhimtarisë bimore). Tabela 2: Fondi blegtoral në vitin 2021 Burimi: ASK- Anketa e Ekonomive Bujqësore 2021 36 Ngjashëm me rrushin e verës, vetëm në vitin 2022, është llogaritur se mbi 500 ha me rrush nuk janë vjelur si rezultat i mungesës së kapaciteteve të bodrumeve të verës; 28 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Qumështi Gjedhet janë kategoria më e rëndësishme në kuadër të blegtorisë, ndërsa prodhimi i qumështit të lopës është nën sektori më i rëndësishëm në prodhimtarinë blegtorale për nga numri i fermerëve të përfshirë në këtë aktivitet dhe vlera e prodhimit. Sipas AEB(2022), numri i lopëve qumështore në Kosovë në vitin 2021 arriti në 132.076 krerë, nga të cilat u prodhua një sasi prej më shumë se 332 milion litra qumësht. Shkalla e vetë-mjaftueshmërisë për qumësht sipas Raportit të Gjelbër për vitin 2021 bazuar në fondin blegtoral llogaritet të mbulojë rreth 80% të kërkesave të tregut vendor. Figura e më poshtme paraqet çmimet e qumështit përgjatë periudhës 2015-22, duke përfshirë tre llojet kryesore të qumështit që tregtohen në vendin tonë – qumështin tetrapak, qumështin e freskët(i pasterizuar) dhe qumështin në fermë. Figura 22: Çmimi mesatar vjetor i qumështit, 2015-2022(qershor),( € /l) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Bazuar në çmimet e prezantuara në figurën e mësipërme vërejmë se përgjatë viteve 2015-21, nuk ka pasur ndryshime të mëdha në çmimet e qumështit të prodhuar në fermë. I njëjti trend është përcjellur edhe në tregun me pakicë për qumësht(tetrapak) dhe qumësht të freskët(i pas37 Ultra-High Temperature 38 Indeksi i tremujorit të dytë të inputeve në vitin 2022 ka rritje për (45,5%) për Input 1 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Indeksi për Input 2 ka rritje për(11,1%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Indeksi i inputit të përgjithshëm(Input 1+Input 2) ka rritje për (28,3%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Produktet të cilat e përbëjnë bazën për Indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi(Input 1) dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi(Input 2). Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehëra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale(makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe tjera(ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës). Marrë ose përshtatur nga“Indeksi i Çmimeve të Inputeve në Bujqësi TM2 2022(2015=100)”, nga ASK, 2022(https://ask.rks-gov.net/media/6946/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-inputeve-n%C3%ABbujq%C3%ABsi-tm2-2022.pdf). terizuar). Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, çmimi ka shënuar rritje, me një vlerë mesatare prej 0.37 € për litër si çmim i qumështit në fermë, 0.65 € për litër qumështi të freskët(i pasterizuar) dhe 1.05 € për litër qumështi të sterilizuar(UHT 37 / Tetrapak). Kombinimi i faktorëve siç janë inputet bujqësore 38 dhe problemet sektoriale ndër të cilat janë numri i madh i fermave të vogla dhe zvogëlimi i numrit të fondit blegtoral, konkretisht lopëve qumështore, rendimenti i ulët prodhues dhe kostos së lartë të prodhimit, janë faktorët kyç që kanë shkaktuar rritjen e çmimit të qumështit për 15% në zinxhirin e vlerës. Shpeztaria(Vezët) Shpeztaria zë vend me rëndësi të veçantë në sektorin prodhimtarisë në Kosovë, menjëherë pas gjedheve. Në këtë linjë, një prej nën-sektorëve më të rëndësishëm të shpeztarisë, sidomos për nga numri i fermerëve të përfshirë në këtë aktivitet dhe vlera e prodhimit është nën-sektori i pulave vojse. Në Kosovë, numri i ekonomive bujqësore që kanë më shumë se 2,000 pula vojse është rreth 170 ekonomi(merren me prodhimtari intensive), ku inventari i përgjithshëm i pulave vojse në këto ekonomi arrin mbi 850 mijë copë, ndërsa pjesa tjetër prej 1.1 milion pula vojse janë në ferma familjare. 29 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Konsumi mesatar për kokë banori llogaritet të jetë 206 vezë/vit dhe mund të themi se vezët janë një nga produktet e rralla që Kosova pothuajse plotëson pothuajse të gjitha nevojat vendore(të konsumit), rreth 99% (MBPZHR, 2022). Përgjatë 5 viteve(2016-20), prodhimi i vezëve mesatarisht ka arritur një vlerë rreth 350 milion vezë, përderisa në vitin 2020, prodhimi i vezëve rezulton me një prodhimtari totale prej 366 milion vezësh. Përderisa në periudhën(vitin) e njejtë, janë importuar rreth 4.9 milion vezë në vlerë prej 438.5 mijë € , kryesisht prej Maqedonisë së Veriut, që përbën gjysëm e tregut të importit të vezëve në Kosovë, pasuar nga Shqipëria me 38.6%, Bullgaria me 11% dhe vendet tjera si Austria, Franca, Holanda dhe Italia me më pak se 1% gjithsej. Mirëpo, edhepse tregu në Kosovë nuk varet nga importi i vezëve, çmimi i tyre ndër vite ka pasur disa luhatje, ku luhatje më të theksuara vërehen në tre vitet e fundit, duke filluar nga viti 2020. Në periudhën 2015-21 çmimi mesatar ka qenë 2.40 € /30 ve, ku çmimi më i ulët është shënuar në vitin 2015(2.22 € ), ndërsa ai më i larti në vitin 2021(2.57 € ). Rritjen më të madhe të çmimit të vezëve e kemi në periudhën janar – qershor 2022, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja është 32.2%(shih Figura 23). Figura 23: Çmimi i vezëve për periudhën 2015- 2022(qershor),( € /30 copë) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Siç shihet në figurën më lartë, stabiliteti i çmimit të vezëve është prishur në gjatëmujorin e parë të vitit 2022. Edhe në këtë nënsektor, rritja e çmimit të inputeve është shkaktari kyç që shkaktoi këtë luhatje të menjëheshme të çmimit të vezëve. Koncentrati(i përbërë nga drithërat me bazë misrin, bërsinë e lulediellit dhe sojës, vitaminat e mineralet tjera) është baza ushqyese për pulat vojse. Rritja e çmimit të drithërave në tregun vendor dhe tregjet globale kanë dhënë efekt të menjëhershëm në rritjen e çmimit të vezëve për shkak të rritjes së kostos së prodhimit nëpër fermat me pula vojse. Kjo konfirmohet edhe nga bisedat me disa fermerë/ prodhues të vezëve që konfirmojnë ngritjet e mëdha të çmimit të inputeve që ata përdorin, sidomos të koncentratit. Mishi i gjedhit dhe pulës Prodhimtaria e mishit tek ne është kryesisht veprimtari sekondare duke marr parasysh se prodhimtaria bleg39 Importi i mishit të pulës në vitin 2020 ka qenë rreth 34,884 tonë, nga e cila 29% është importuar nga Brazili, 22% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 11% nga Mbretëria e Bashkuar, 9% nga Polonia, 6% nga Gjermania dhe pjesa tjetër prej 23% nga vendet e tjera(MBPZHR, 2021). 40 ASK – Anketa e ekonomive bujqësore(2018, 2019). torale është fokusuar në prodhimin e qumështit, përderisa shpeztaria në prodhimin e vezëve. Fermat e specializuara me këtë lloj të prodhimit janë në numër shumë më të vogël krahasuar me nevojat e vendit për këtë produkt bujqësor shumë të rëndësishëm për dietën ushqimore. Me prodhimtarinë aktuale Kosova arrin të mbuloj rreth 50% të nevojave për konsum me mish gjedhi dhe vetëm rreth 7% me mish të pulës(MBPZHR, 2021). Si pasojë e kësaj situate kemi sasi të konsiderueshme të importit të mishit(të gjedhit dhe pulës) dhe produkteve të tij si nga vendet e regjionit e po ashtu edhe nga vendet e BE-së dhe vendet tjera 39 . Çmimet e konsumit të mishit të gjedhit pa eshtra dhe mishit të pulës kanë qenë stabile përgjatë periudhës 2015-21, siç duken edhe në figurën 24. Në vitin 2019 vërehet një ngritje e lehtë prej 6% e çmimit të mishit të gjedhit pa eshtra në raport me vitin paraprak. Nuk ka ndonjë fakt që e përcakton arsyen e rritjes së këtij çmimi në vitin 2019 sepse sipas të dhënave të publikuara nga ASK 40 raporti në mes të prodhimit, importit dhe konsumit ka qenë brenda normave si edhe viteve paraprake. 30 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 24: Çmimi mesatar vjetor i mishit të gjedhit dhe mishit të pulës për periudhën 2015-22(qershor),( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Mirëpo, nëse analizojmë figurën më poshtë, vërejmë së rritja e çmimit të mishit të gjedhit pa eshtra dhe mishit të pulës ka filluar në nëntor të vitit 2021 dhe pastaj trendi i rritjes ka vazhduar në baza mujore. Çmimi i mishit të gjedhit pa eshtra është 23% më i lartë në qershor të vitit 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak- 2021. Në të njejtën periudhë, çmimi i mishit të pulës është rritur me 43%. Figura 25: Çmimi mesatar mujor i mishit të gjedhit dhe mishit të pulës për periudhën janar 2021- qershor 2022,( € /kg) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Rreth 20 pikë të përqindjes është dallimi në mes të rritjes së çmimit të mishit të pulës dhe mishit të gjedhit pa eshtra. Ky ndryshim ka një shpjegim për arsye se për rritjen e pulave për mish(brojler) 100% e ushqimit përbëhet nga koncentrati, ndërsa për rritjen e gjedheve për mish si bazë ushqyese përdoren kombinime të ushqimit me prejardhje bimore(sillazh misri, jonxhë, sanë dhe kashtë) dhe në përqindje më të vogël koncentrati i cili ka kosto të lartë. Pra, mënyra e të ushqyerit ka ndikim direkt edhe në koston e prodhimit në fermë dhe çmimin e shitjes në treg. 31 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Në përgjithësi, tek produktet e mishit, rritja e çmimit të drithërave ka ndikuar në rritjen e çmimit të mishit 41 . Shporta bazike Mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi dhe sheqeri të cilat janë produkte të shportës bazike në çdo shtëpi. Kohëve të fundit, në shportën e qytetarëve në vend, këto produkte po tregtohen me çmime ndjeshëm më të larta. Sipas të dhënave të publikuara nga ASK 42 këto produkte kanë shënuar rritje të madhe në periudhën 2019 – Qershor 2022(krahasimi për periudhën para dhe pas COVID-19). Figura 26: Çmimi mesatar vjetor i gjashtë produkteve bazike për periudhën janar 2019- qershor 2022 Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Sipas të dhënave të prezantuara në Figura 25, vaji dukshëm ka ndryshimin më të madh prej 134% në periudhën krahasuese, pasuar nga mielli me 57% e kështu me radhë. Produktet blegtorale si mishi me 10% dhe qumeshti me 13% kanë shënuar rritje më të vogël krahasuar me produktet tjera të prezantuara të shportës. Me përjashtim të vezëve 44 , produktet tjera të shportës në masë të madhe varen nga importi(20-100%). Efekti zinxhiror i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare për produktet bazike ka ndikuar në mënyrë direkte në rritjen e çmimeve për nënproduktet të cilat janë derivat i produkteve bazike. Mielli dhe buka janë produkte me rëndësi të madhe në shportën e qytetarëve në Kosovë. Çmimi i miellit dhe bukës është rritur në mënyrë të njëtrajtshme me rritjen e çmimit të grurit. Sipas të dhënave nga ASK(IHCK), nga viti 2015 deri në qershor 2022 vërehen tri periudha me ngritje të theksuar të çmimit të grurit, miellit dhe bukës. Tremujori i katërt i vitit 2018(TM4 2018), tremujori i katërt 2021 (TM4 2021) dhe gjashtëmujori i parë i vitit 2022. Nga viti 2015 deri në periudhën TM4 të vitit 2018 nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i theksuar tek çmimi i grurit, miellit dhe bukës, ku çmimet në këtë periudhë kanë variuar nga 0.16 – 0.20 € /kg tek gruri, 0.38-0.40 € /kg tek mielli dhe 0.29-0.33 € tek buka(0.500 kg)(shih figurën më poshtë). Më poshtë kemi marr një shembull si ka ndikuar rritja e çmimit të produktit bazik tek nënproduktet e tij. Gruri Mielli Buka 41 Marrë ose përshtatur nga“Why meat is becoming more expensive- and what alternatives we might need”, nga Daniel B., 2022(https://www. thenationalnews.com/health/2022/09/05/why-meat-is-becoming-moreexpensive-and-what-alternatives-we-might-need/). 42 ASK Data(https://askdata.rks-gov.net/pxweb/sq/ASKdata/). 43 Në periudhën janar-qershor 2022, çmimet e produkteve të shportës bazike kanë trend të rritjes në baza mujore. 44 98-99% e prodhimit vendor e mbulon konsumin; 32 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Figura 27: Çmimi i grurit, miellit dhe bukës gjatë viteve 2015- 22(Qershor),( € ) Burimi: Autori duke përdorur të dhënat e ASK-së(ASK Data) Çmimi i grurit në vitin 2019 është rritur për 31.5% në raport me vitin 2018, mielli 19.3%, ndërsa çmimi i bukës për 19.7%. Në periudhën 2019-20 nuk ka pasur luhatshmëri të theksuar të çmimit të grurit, miellit dhe bukës. Ngritja e dytë e çmimit vie në vitin 2021, me 2% ngritje e çmimit të grurit, 10% të miellit dhe 4.4% të bukës në krahasim me vitin 2020. Në qershor të vitit 2022, çmimi për një kg grurë 45 ka arritur vlerën prej 0.30 € , mielli 0.73 € /kg, ndërsa çmimi i bukës 0.500 kg ka shënuar 0.46 € . Çmimet e fundit paraqesin çmimet më të larta për këtë periudhë kohore(2012-qershor 2022), ku posaçërisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2021 ato arritën vlerat si vijon: çmim më i lartë prej 66% tek gruri, 52% tek mielli dhe 30.5% tek buka, me tendencë për rritje të vazhdueshme. 45 Grurë vendor; 33 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, niveli i inflacionit ka prekur kulmin në Kosovë. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 në krahasim me muajin qershor 2021 ishte 14,1%. Norma e inflacionit të produkteve bazike ushqimore është shumëfishë më e lartë se mesatarja e inflacionit vjetor. Të gjitha këto japin indikacion për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë përgjatë tërë vitit 2022, me pritshmëri që të mbesin të njëjta edhe në periudhën afatmesme bazuar në zhvillimet e tregjeve globale. Indikacionet për rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë bujqësore dhe blegtorale përgjatë tërë vitit 2022, janë të qarta. Shkalla e vetë-mjaftueshmërisë me produktet e shportës bazike, kulturat kryesore bujqësore dhe produktet blegtorale është në deficit, si rrjedhojë, prodhimi i pamjaftueshëm ndër vite ka shkaktuar varësi në import e varësia në import është shoqëruar me pasiguri në furnizim dhe çmime. Për më tepër, prodhuesit vendor të produkteve bujqësore konsiderohen si marrës të çmimeve(në anglisht price takers) në tregjet ndërkombëtare të produkteve bujqësore dhe nuk kanë ndonjë efekt në tregjet globale të produkteve bujqësore. Prandaj qeveria dhe politik-bërësit duhen të orientohen në hartimin e politikave bujqësore nëpërmjet të cilave bëhen përpjekje për të përballuar krizat eventuale dhe mbi të gjitha, për të gjetur rrugëzgjidhjet më efektive në raport me tendencat e reja të lëvizjes së çmimeve të produkteve bujqësore. Orientimi i politikave bujqësore në drejtim të rritjes së përkrahjes në sektorët dhe nënsektorët me avantazhe krahasuese në raport me vendet e rajonit dhe BE-së dhe rritjes së prodhimit për njësi të sipërfaqes me qëllim të rritjes së shkallës së vetëmjaftueshmërisë bazuar në prodhimin vendor është faktor shumë me rëndesi në përballimin e krizave të ngjashme në të ardhmën. Gjithashtu, në raste të ngjashme të krizave, mund të bëhen ndryshime të vogla në TVSH për mallrat esenciale vetëm për periudhën e krizës dhe të shikohen mundësitë e aplikimit të pakove ushqimore dhe/ ose“food stamps” me prodhime vendore. Duke pas parasysh natyrën e këtij studimi, më poshte listohen përfundimet e ndara në tema specifike, ku secili përfundim shoqërohet me një apo disa rekomandime për të adresuar atë qështje/ problematikë. Politika bujqësore: Mungesa e zhvillimit të bujqësisë përkundër mbështetjes së lartë financiare vë në pikëpyetje efektshmërinë e politikave bujqësore të hartuara mbi dhjetë vite më parë apo/ dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre. Subvencionimi i lidhur me prodhimin(pagesat për sipërfaqe apo për krerë/ copë) deri më tani nuk ka treguar efekt në përmirësimin e prodhimit dhe rritjen e sipërfaqeve kultivuese të kulturave bujqësore në përgjithësi. Poashtu, shpërndarja e subvencioneve zakonisht bëhet në periudhën pasi fermerët përfundojnë mbjelljet. Për sektorë dhe nënsektorë të caktuar bujqësor, rritje e subvencioneve është vërejtur në vitin 2020. Subvencionet janë rritur dukshëm poashtu edhe në dy vitet pasuese, 2021 dhe 2022. Vlera e subvencionimit për sektorët dhe nënsektorët e përfshirë në programin e pagesave direkte(subvencioneve) për vitin 2022 nga Ministria e Bujqësisë është më e larta krahasuar me vitet paraprake(shih tabelën 4 në pjesën e shtojcave). Mirëpo, për shkak të nivelit të lartë të inflacionit tek inputet bujqësore dhe periudhës së shkurtër kohore, nuk rekomandohet matja e ndikimit/ efektit të rritjes së subvencioneve në këtë periudhë. Po ashtu, vlen të përmendet se vlera e subvencioneve për disa sektorë dhe nënsektorë ka arritur vlera të larta, kështuqë ky fakt e vështirëson ri-organizimin e skemës së subvencioneve në masa tjera të subvencionimit me potencialisht me pak të hyra për fermerët dhe mund të shkaktojë pakënaqësi tek një grup i fermerëve. Sa i përket çmimeve, duket se forma e organizimit dhe shpërndarjes së politikave bujqësore nuk ka pasur efekte në çmimet e tregtimit të produkteve bujqësore. Çmimet janë rritur në të njejtin trend me çmimet globale, pasiqë jemi marrës të çmimeve. Rekomandim: Politika që mbështesin prodhimin, përpunimin dhe orientojnë politikat mbështetëse drejt prodhimit në sektorët ku vendi ka avantazhe krahasuese në raport me kapacitetin prodhues. Kalimi nga subvencionimi për sipërfaqe në subvencionim me bazë të rendimentit është hapi i parë drejt ri-organizimit të politikave bujqësore rreth subvencionimit. Ky ndryshim duhet të realizohet në një periudhë 1-3 vjeçare tek disa sektorë dhe nënsektorë, ndërsa tek disa sektorë dhe nënsektorë 34 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit të tjerë në një periudhë afat-mesme, prej 3-5 vjeçare. Pas kësaj, ngadalë duhet të kalohet në subvencionimin jo të lidhur me kulturën bujqësore, apo me prodhimin(decoupled direct payments). Kjo formë e mbështetjes aplikohet në vendet anëtare të BE-së dhe për çdo vend që synon anëtarësimin, kërkohet ky ri-organizimin i politikës së subvencioneve(pagesave direkte). Me efekt të menjëhershëm(nga viti 2023), pagesat direkte (subvencionet) nga pagesa për sipërfaqe mund të kalojnë në pagesë për sasinë e prodhuar/ shitur tek sektorët dhe nënsektorët si vijon: gruri, luledielli, rrushi i destinuar për industrinë e përpunimit, boronica, bimët mjekuese aromatike dhe lopët qumështore(subvencionim vetëm për sasinë e qumështit sipas kategorive të cilësisë – rritja e subvencionimit për cilësi dhe sasi të qumështit të dorëzuar/shitur në industrinë përpunuese dhe largimi i subvencionimit për krerë). Në një periudhë afat-mesme(3-5 vjeçare), 90% e sektorëve dhe nënsektorëve që mbështeten me subvencione duhet të kalojnë nga subvencionimi për njësi të sipërfaqes në subvencionim të sasisë së prodhimit. Në këtë formë do të stimulohet rritja e prodhimit për njësi të sipërfaqes, cilësisë së prodhimit dhe mund të arrihet shumë më lehtë të bëhet formalizimi i sektorit me theks të veçantë i prodhimtarisë primare, pikave grumbulluese, tregtarëve me shumicë dhe pakicë dhe industrisë përpunuese. Për më tepër, Kosova karakterizohet me sipërfaqe të vogël prodhuese, prandaj edhe politika mbështetëse duhet të orientohet në përmirësimin e prodhimtarisë(rendimentit) dhe rrjedhimisht përmirësimin e konkurentshmërisë. Rekomandim: Në këtë kohë të paqëndrueshme ekonomike, duhet të konsiderohet edhe heqja e akcizës për naftë për aktivitete bujqësore. Aktualisht në Kosovë, nafta i nënshtrohet akcizës në shumë prej 36 centë për litër. Heqja e akcizës së naftës për fermerë, do të ndikojë në uljen e çmimit të naftës për fermerë, prej sëpaku 36 cent për litër. Kjo masë ulë koston e prodhimit për produktet bujqësore. Llogaritjet shfaqin se heqja e akcizës së naftës për tërë tokën e punueshme bujqësore në Kosovë për vitin 2021 ka një kosto prej 9.8 milion eurosh. Ndërsa, vetëm tek gruri, kjo kosto arrin vlerën prej 4.3 milion eurosh. Mirëpo, vlera e nxjerrur e prodhimit nga kjo sipërfaqe me grurë arrin shifrën prej 92.8 milion eurosh në vit. Edhepse, kjo masë do të ulë koston e fermerit për 4%, përveç efektit financiar, ka edhe efekt psikologjik, pasiqë kjo masë do të stimulonte fermerët në kryerjen e të gjitha aktitiveteve fushore dhe rritjen e sipërfaqeve kultivuese. Përveç kësaj, heqja e akcizës duhet të ketë efekt të menjëhershëm tek fermerët për dallim nga subvencionimi i akcizës. Subvencionimi i akcizës bëhet në kohën kur fermerët i kanë kryer mbjelljet dhe kjo paraqet problem në arritjen e objektivave të kësaj mase. Rekomandim: Në kohë krizash apo kohë të paqëndrueshme ekonomike, duhet të konsiderohet edhe aplikimi i pakove ushqimore apo bonove të ushqimit(në anglisht food stamps) për qytetarët në skema sociale apo edhe ata me të hyra të ulëta si rasti i pensionerëve. Kjo masë mund të aplikohet dhe shpenzohet vetëm në produkte ushqimore vendore. Inputet bujqësore: Inputet si farërat, plehërat kimike dhe pesticidet përbëjnë koston kryesore në prodhimin e produkteve bujqësore në fermë. Përveç kësaj, edhe prodhimtaria(rendimenti) dhe cilësia e produktit bujqësor varen nga cilësia e inputeve të përdorura. Ndër vite, sektori bujqësor në Kosovë sipas akterëve të intervistuar ka vuajtur pasojat e përdorimit të inputeve të pa-kontrolluara, me cilësi të dobët. Rekomandim: Funksionalizimin i plotë i laboratorëve aktual për testime të nevojshme të inputeve të tregtuara si (përqindja e mbishmërisë së farës, përqindja e materies aktive të plehërave dhe pesticideve, shkalla e shfrytëzimit nga bima e kështu me radhë). Poashtu, legjislacioni aktual duhet të rishikohet për të përmbushur zbrazëtirat ligjore lidhur me importin, tregtimin dhe përdorimin e inputeve bujqësore. Fokus i veçantë duhet t`i kushtohet masave ndëshkuese. Zinxhiri i vlerës: Hiperprodhimi sezonal, informaliteti dhe mungesa e funksionimit të duhur të zinxhirit të vlerës me theks të veçantë i depove për ruajtjen e prodhimeve bujqësore(në mënyrë që prodhimi të plasohet në treg kur ka mungesë të prodhimit vendor) janë ndër shkaktarët kryesor të tregtimit të prodhimit vendor me çmim thuajse 50% - 100% më lirë krahasuar me çmimin mesatar të tregut në periudhën kur nuk ka prodhim vendor. Mos-funksionimi i zinxhirit të vlerës tek prodhimi vendor ka ndikuar në sezonalitet të prodhimit vendor dhe varësi nga importi në pjesën më të madhe të vitit. Rekomandim: Të vazhdohet përkrahja me grante investive në fushën e përmirësimit dhe zgjerimit të kapaciteteve ruajtëse dhe përpunuese të produkteve bujqësore të prodhuara në vend që përkthehet në rritje të vlerës, prodhimit dhe cilësisë së produkteve bujqësore vendore. Fuqizimi i kapaciteteve të industrisë përpunuese dhe rritja e përqindjes së pjesëmarrjes së industrisë përpunuese në përqindjën e BPV-ës është treguesi më i mirë i rritjes së vlerës së prodhimtarisë primare. Drithërat: Kulturat kryesore në mesin e drithërave janë gruri dhe misri dhe po të njëjtat në vazhdimësi importohen. Importi i lartë vjen si rezultat i rendimenteve të ulëta që kanë shoqëruar drithërat në dy dekadat e fundit, me një prodhimtari të përgjithshme që mbulon rreth 60% të nevojave vendore. Rendimentet e ulëta për njësi të sipërfaqes së kultivuar vijnë si rezulutat i cilësisë së inputeve të përdorura(farës, plehërave kimike dhe pesticideve), fragmentizimit të tokës(kultivim i ndarë në shumë parcela), mekanizëm bujqësor i vjetëruar, nga forma e menaxhimit të kultivimit(kryerja e masave agro-teknike në formë 35 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit jo-optimale) dhe faktorë të tjerë të jashtëm si kushtet atmosferike(temperatura, reshjet), dhe cilësia e tokës. Rekomandim: Për të mbuluar kërkesat vendore për dy drithërat kryesore – grurë dhe misër, duhet të rritet rendimenti tek kultura e grurit dhe misrit për rreth 30%. Rritja e sipërfaqes kultivuese nuk është zgjidhje e duhur për shkak të kostos dhe mungesës së tokës bujqësore. Poashtu rekomandohet përdorimi i inputeve cilësore të cilat tregtohen në vend, në mënyrë që rritja e rendimentit për 30% tek gruri dhe misri të jetë lehtë e arritshme. Përveç inputeve, duhet të aplikohet qarkullimi bimor dhe kryerja e masave agro-teknike sipas rekomandimeve nga ekspertët e fushës. Perimet: Përkundër kushteve të përshtatshme klimatike dhe gjeografike për kultivim të domates dhe specit, faktorë të tjerë të jashtëm kanë ndikuar në gjendjen aktuale të tregut. Përmbushja e ulët e kërkesave për konsum nga prodhimtaria vendore, rezulton me sasi të lartë të importit, e kjo njëherësh ndikon në bilancin negativ tregtar të domates dhe specit ndër vite. Kosova mbulon nevojat e tregut vendor për domate dhe spec në periudhën kur është i pranishëm prodhimi vendor, por për të përmbushur nevojat vjetore vazhdimisht është i pranishëm importi. Përmbushja e nevojave të tregut nga prodhimtaria vendore është tregues që ky sektor ka nevojë për politika adekuate dhe specifike për t’u zhvilluar edhe më tutje. Nga të dhënat e prezantuara në analizën e tregut të patates dhe patates së përpunuar, mund të konkludohet se patatja qëndron mjaft mirë si produkt i freskët. Megjithatë edhepse nevoja për konsum mbulohet mbi 100% nga prodhimtaria e patates së freskët, patatja vazhdon të importohet gjatë periudhave të caktuara të vitit. Kjo ndodh pasi që kemi mungesë të patates së hershme e po ashtu edhe mungesë të farës vendore. për hulumtime shtesë, sidomos në aspektin e fizibilitetit. Rekomandim: Në rastin e patates, vendi duhet të orientohet në rritjen e prodhimtarisë së patates së hershme dhe rritjen e sipërfaqeve të kultivuara me farë të patates. Kosova duke qenë se mbulon nevojat për konsum do kishte prodhimtari gjatë tërë periudhës së vitit dhe potencialish do të eliminonte nevojën për import. Pemët: Nga të gjitha të dhënat e paraqitura për kulturën e mollës mund të konkludojmë se në Kosovë sipërfaqja e mbjellur me mollë është rritur në vazhdimësi, dhe njëherit është një ndër kulturat më të kultivuara në Kosovë. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Kosova vazhdon të importojë mollë për të përmbushur nevojat vendore. Importimi i mollës vazhdon edhe gjatë periudhës kur nuk ka mungesë të prodhimit vendor. Përkundër se niveli i përgjithshëm i inputeve bujqësore tek kultivimi i mollës(pemëve në përgjithësi) është më i vogël krahasuar me pjesën tjetër të prodhimeve bimore, kjo nuk e arsyeton rënien e çmimit në një periudhë kur çmimi i inputeve bujqësore ka shënuar ngritje të vazhdueshme. Rekomandim: Në aspektin e përmbushjes së nevojave vendore duhet punuar në drejtim të rritjes së sipërfaqes së kultivuar, rendimentit për njesi të sipërfaqës si dhe në rritjen e investimeve lidhur me ruajtjen e prodhimit dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së mollës vendore në treg. Nëse investohet vetëm në një drejtim p.sh., në rritjen e sipërfaqes së kultivuar, kjo do të ndikonte në rritjen e prodhimtarisë, por nuk do të kishte ndonjë ndikim direkt në uljen e sasisë së importuar sepse jashtë sezonës prapë do të kishte nevojë për import. Nga analizat e bëra rezulton që importi është dukshëm më i vogël në muajt kur molla vendore është në treg përkatësisht përgjatë muajve korrik, gusht, shtator dhe tetor. Andaj mbështetja duhet të orientohet në të gjitha fazat e zinxhirit agro-ushqimor. Rekomandim: Ministria e Bujqësisë duhet të angazhohet për identifikimin dhe klasifikimin e regjioneve me potencial të lartë për prodhimin e domates dhe specit. Po ashtu duhet të investohet ne kultivim në serra standarde, praktikë kjo e cila mundëson praninë e prodhimtarisë vendore në treg pothuajse gjatë tërë vitit. Krijimi i kushteve të avancuara për ritjën e kultivimit të domates dhe specit në serra jashtë sezonës kur kemi hiperprodhim duhet të shihet si objektiv për vitet e ardhshme në kalendarin e prodhimtarisë bujqësore. Kultivimi në serra me ngrohje nuk paraqet mundësi të mirë ekonomike në kushtet aktuale për shkak të kostos së lartë të prodhimit. Mirëpo, për kultivimn të perimeve në ambiente të mbyllura, si mundësi mund të konsiderohet shfrytëzimi i sistemit të KOGJENERIMIT(nga Korporata Energjetike e Kosovës - KEK) për ngritjen e serrave për prodhim intensiv jashtë sezonës, kryesisht në zonat rreth komunës së Obiliqit dhe Prishtinës. Në përgjithësi, kjo formë e prodhimit ka nevojë Vreshta: Vreshtaria është simboli i sektorit bujqësor të rajonizuar. Gjithashtu, vreshtaria është sektori i cili merr mbështetjen më të lartë nga subvencionimi për sipërfaqe jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor(1,054 Euro/ha). Subvencionimi në këtë formë nuk është motivues për fermerët që të investojnë në inpute kualitative që rrisin prodhimin për njësi të sipërfaqes apo edhe në ngritjen e vreshtave të reja. Ngjashëm si kulturat e tjera bujqësore, edhe rrushi karakterizohet me hiperprodhim sezonal dhe mos-funksionim të zinxhirit të vlerës, veçanërisht të depove për ruajtjen dhe përpunimin e rrushit. Kjo hallkë e zinxhirit të vlerës është njëri ndër shkaktarët kryesor i tregtimit të prodhimit vendor me çmim, thuajse 100% më të lirë krahasuar me çmimin mesatar të tregut në periudhën kur nuk ka prodhim vendor. Ngjashëm si tek molla edhe rrushi është karakterizuar me rënie të çmimit në dy vitet e fundit. 36 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Rekomandim: Investime në kultivim sa më cilësor të rrushit të freskët, në promovimin e tij si dhe përcjellja me investime në pjesën e përpunimit, përkatësisht në prodhimin e verës, në mënyrë që të rritet prodhimtaria vendore dhe të zvogëlohet sasia e madhe e importit të rrushit gjatë sezonës së tij. Ngjashëm me kulturat e tjera, edhe subvencionimi i vreshtave duhet të orientohet në sasi të rendimentit dhe jo në sipërfaqe. Poashtu duhet të stimulohen ngritja e vreshtave të reja me prodhimtari të lartë, pasiqë pjesa dërrmuese e vreshtave janë të vjetra dhe karakterizohen me rendimente të ulëta. Përpjekje shtesë duhet të bëhen edhe në promovimin e produktit vendor(rrush tryeze dhe verë) tek konsumatorët në mënyrë që të arrihet të krijohet një traditë në konsumimin e sa më shumë produkteve vendore. Blegtoria: Blegtoria, në veçanti prodhimi i qumështit është nën-sektori i cili në vitet e fundit është subvencionuar me 4 masa të pagesave direkte(sipërfaqe të drithërave, krerë lope, krerë therrje, dhe cilësi e qumështit). Përkundër kësaj, varësia nga importi mbetet ende e lartë, kurse niveli i prodhimit vendor vazhdon të mbetet i ulët. Në situatë të ngjashme është edhe nën-sektori i prodhimit të mishit, ku prodhimtaria vazhdon të mbetet e ulët, kryesisht për shkak të konkurencës së lartë të importit dhe mungesës së bazës së mjaftueshme ushqimore(prodhimtari e ulët bimore). Rekomandim: Për të mundësuar zhvillim të qëndrueshëm të nën-sektorit të qumështit, fillimisht duhet të rriten kapacitetet e prodhimtarisë primare(ferma me lopë qumështore të racave fisnike me prodhimtari të lartë të qumështit). Kjo rritje duhet të shoqërohet me zgjerim të kapaciteteve përpunuese, kryesisht me investime në modernizimin e linjave teknologjike dhe zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore. Poashtu, të shikohen mundësitë buxhetore të subvencionimit të mështjerrave barsë të racave fisnike që importohen nga vendet e BE-së, deri në 20% të vlerës së tregut. Kjo masë mund të stimulojë fermerët vendor të përmirësojnë racën e lopëve qumështore dhe rrjedhimisht të rrisin rendimentin e qumështit nëpër fermat vendore. Rekomandim: Për të mundësuar zhvillim më të qëndrueshëm të nën-sektorit të mishit, industria e mishit duhet të zgjerojë kapacitetet përpunuese, të bëjë modernizimin e linjave teknologjike dhe zbatojë standardet e sigurisë ushqimore. Prodhimtaria vendore e industrisë së përpunimit të mishit të orientohet kryesisht në drejtim të krijimit të produkteve të reja(diversifikimin e produkteve) të cilat vazhdimisht importohen dhe për të cilat kërkesat janë në rritje në tregun e Kosovës, si dhe të përcjell preferencat e konsumatorëve. Senzibilizim më i madh i fermerëve rreth mundësisë së shfrytëzimit të pagesave direkte në sektorin e majmërisë. Shpeztaria: Nga të gjitha të dhënat e përdorura në këtë studim, mund të themi se Kosova qëndron mjaft mirë sa i përket prodhimtarisë së vezëve dhe mbulimit të tregut, ku niveli i mbulimit të nevojave për konsum është mjaft i kënaqshëm(deri në 99%). Përkundër faktit që shkalla e vetëmjaftueshmërisë është pothuajse krejtësisht e mbulueshme, varësia nga importi të bazës kryesore ushqimore (koncentratit) ka ndikuar në rrijten e çmimit të vezëve. Mirëpo për dallim nga situata me vezë, sektori i mishit të pulës është në zhvillim e sipër, ku përmbushja e nevojave kërkesës vendore është në nivel të ulët(7%) dhe dominues në treg është prodhimi i importuar. Rekomandim: Në nën-sektorin e mishit të pulës, qeveria(MBPZHR) duhet të vazhdojë përkrahjen me grante në ngritje të fermave, thertoreve dhe subvencioneve për pulat e mishit(brojlerët). Kjo duhet të ndikojë në rritje të prodhimtarisë dhe ngadalë edhe në zëvendësim të një pjesë të nevojës për import. Çmimet referente: Çmimet referente të cilat përdoren nga Dogana e Kosovës për fruta dhe perime duhet të jenë mirë të kalkuluara, sepse ndikojnë direkt në inkasimin e të hyrave shtetërore, mirëpo mund të ketë efekte negative edhe në destabilizimin e tregut vendor. Kjo e gjetur është përmendur nga intervistat me akterë, sidomos në intervistat me tregtarët me pakicë dhe importuesit(tregtarët me shumicë), të cilët e kanë të formalizuar biznesin e tyre. Rekomandim: Dogana e Kosvës duhet të përditësoj çmimet referente bazuar në origjinën e mallit dhe çmimet referente nga vendi i origjinës. Ndërsa, Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës duhet të rrisin kontrollat në pikat e shitjes në tregjet me shumicë për të evituar manipulimet me çmime referente gjatë importit. Të dhënat për sektorin bujqësor: Ka mospërputhje të dhënash mes akterëve(ASK, MBPZHR dhe akterë të tjerë) që ofrojnë të dhëna për çmimet e produkteve bujqësore. Po ashtu, të dhënat/statistikat e çmimeve për produktet bujqësore janë të bazuara në kalkulimin e mesatares së thjeshtë të çmimit. E, kur marrim parasysh se shumë produkte bujqësore kanë kryesisht karakter sezonal të përdorimit/konsumit, mund të themi se në shumë raste çmimet mesatare vjetore të prezantuara nuk korespodojnë me çmimet reale të blerjes/furnizimit. Rekomandim: Nevojitet koordinim më i mirë(në veçanti në mes të MBPZHR-së dhe ASK-së) dhe harmonizim i këtyre të dhënave për të ardhmen(të dhëna për indikatorin e njejtë me matje të njejtë). Gjithashtu, duhet të shikohet mundësia e përllogaritjes së çmimeve për produktet bujqësore bazuar në metodën e mesatares së ponderuar, me qëllim që të kemi në dispozicion statistika me çmime reale, me theks të veçantë për produktet bujqësore që kanë karakter sezonal të përdorimit/konsumit. 37 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit Sigurimet bujqësore: Prej lansimit të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë në vitin 2019, ky program është shoqëruar me interesim të ulët nga ana e fermerëve për të blerë polisa të sigurimit, duke shkaktuar në vazhdimësi vështirësi në krijimin e një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të sigurimit. Prandaj, Ministria e Bujqësisë përveç mbështetjes së primit të sigurimit me subvencion prej 75%, duhet të orientojë disa politika shtesë që drejtojnë kah krijimi i një sistemi të qëndrushëm të sigurimit në të ardhmen. Rekomandim: Për të gjitha kulturat që ekziston sigurim bujqësor për rreziqe specifike të motit, MBPZHR duhet të ndalojë dhënien e dëmshpërblimeve kundrejt fermerëve për fatkeqësitë natyrore(të njohura si pagesa ad-hoc). Kjo mund të ndikojë në vetëdijësimin e fermerëve që të pajisen me sigurim bujqësor. përfshihen në programet e ardhshme të pagesave direkte dhe granteve. Bujqësia dhe ndryshimet klimatike: Ndryshimi i klimës është sfida më e madhe mjedisore e sotme dhe prodhimtaria bujqësore lidhet ngushtë me ndryshimet klimatike. Dihet mirë se bujqësia ndikohet fuqishëm nga ndryshimet klimatike dhe në të njëjtën kohë, është një kontribues i madh në ndryshimet klimatike. Bujqësia dhe ndryshimi i përdorimit të tokës përbëjnë një të pestën e emetimeve totale globale të gazrave serë(GHG)(Laborde Debucquet, 2021). Ky efekt është më i madh se të gjitha format e transportit apo përdorimeve industriale. Ndikimi i ndryshimeve klimatike në prodhimtarinë bujqësore në Kosovë është shumë i madh. Sipas të dhënave të MBPZHR-së, në 10 vitet e fundit, fermerët kosovarë kanë humbur rreth 77 milionë euro ose rreth 15% nga GDP-ja vjetore në bujqësi. Rekomandim: Duke pas parasysh që masa e subvencionimit të primit të sigurimit bujqësor, fillimisht prej 50% e në dy vitet e fundit – 2020 dhe 21 prej 75% nuk ka sjellur rezultatet e pritshme, MBPZHR mund të ri-organizojë disa masa tjera të pagesave direkte që të stimulojë fermerët të pajisen me sigurim bujqësor. Njëra masë mund të organizohet në këtë formë- për fermerët që aplikojnë për pagesa direkte të sipërfaqes, për të qenë të pranueshëm për këtë masë, ata fermerë duhet të kenë të siguruar sëpaku 50%(gjysmën) e sipërfaqes për të cilën kërkojnë mbështetje. Një formë tjetër është që pagesat për sipërfaqe për disa prej kulturave bujqësore mund të jenë më të larta për fermerët që pajisen me sigurim bujqësor. Së fundmi, edhe masat në skemën e granteve mund të ri-organizen – për shembull duke kërkuar që fermerët që aplikojnë për skemën e granteve duhet që të pajisen me sigurim bujqësor për tërë periudhën monitoruese. Fermerët e pajisur me sigurim bujqësor mund të shpërblehen me pikë shtesë në vlerësim. Kjo mund të aplikohet në nënsektorin e pemëve dru-frutore, arrore dhe manore. Këto ndryshime mund të Rekomandim: MBPZHR duhet të orientojë dhe“kushtëzojë” grantet investive me investime në teknologji të mençura bujqësore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e emetimit të gazrave serë, janë fleksibile ndaj ndryshimeve klimatike dhe rezultojnë me rritje të rendimentit dhe të të ardhurave. Shembull i këtyre teknologjive mund të jenë: a) sistemet e avancuara të ujitjes; b) sisteme të mbrojtjes kundër breshërit; c) energjia e ripërtëritshme në raport me kapacitetin e biznesit bujqësor(fermës); d) makineri bujqësore të avancuara që kryejnë punën me efikasitet dhe shpenzime të vogla të karburanteve; e) pajisje të prodhimit dhe përpunimit me efiqencë të lartë të shpenzimit të energjisë dhe të tjera teknologji. Përveç investimeve në teknologji, Ministria e Bujqësisë përmes departamentit të shërbimeve këshillimore duhet të angazhohet në rritjen e vetëdijes dhe promovimin e praktikave të mira bujqësore(të njohura si praktika miqësore me ambientin) si lavrimi minimal, ujitja e kontrolluar, përdorimi i plehërave organike e kështu me radhë. Në këtë formë, prodhimtaria bujqësore do të ndikonte direkt dhe indirekt në nivelin e dekarbonizimit si një nga mënyrat më efektive për të arritur neutralitetin e karbonit me koston më të ulët të mundshme. Për më tepër, kjo do të siguronte një prodhim të qëndrueshëm bujqësor për të ardhmen. 38 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit LISTA E REFERENCAVE • Abbott P, Hurt C, Tyner W.(2008). What’s driving food prices? Oak Brook, IL: Farm Foundation. • Akram, Q.F.(2009). Commodity Prices, Interest Rates, and the Dollar. Energy Economics 31(6): 838-851. • Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK)(2022). Anketa e Ekonomive Bujqësore 2021 • Baffes, J., and A. Dennis.(2014). Long-Term Drivers of Food Prices. The World Bank, Policy Research Working Paper, Washington, DC, WPS6455. • Baffes, J.,& Haniotis, T.(2016). What Explains Agricultural Price Movements? The World Bank, Policy Research Working Paper, Washington, DC, WPS7589. • Baffes, J., Temaj, K.(2022). Food prices continued their two-year-long upward trajectory.[Online]. May 2022. Available from: https://blogs.worldbank.org/ opendata/food-prices-continued-their-two-year-longupward-trajectory[Accessed: 25th September 2022] • Collins, K.(2008). The role of biofuels and other factors in increasing farm and food prices: a review of recent developments with a focus on feed grain markets and market prospects. Davis(CA): University of California, Davis. • Cheng S., Cao Y.(2019). On the relation between global food and crude oil prices: an empirical investigation in a nonlinear framework. Energy Econ. 2019; 81:422–432. • Daniel, B.(2022). Why meat is becoming more expensive- and what alternatives we might need.[Online]. September 2022. Available from: https://www.thenationalnews.com/health/2022/09/05/why-meat-is-becoming-more-expensive-and-what-alternatives-wemight-need/[Accessed: 6th October 2022] • Frankel, J., and A.K. Rose.(2010). Determinants of Agricultural and Mineral Commodity Prices. Working Paper Series 10-038, Harvard University, John F. Kennedy School of Government. • Food and Agriculture Organization(FAO)- Trade and Markets Division of FAO(2009). Policy responses to rising commodity prices in selected countries. Rome (Italy). The Food and Agricultural Organization of the United Nations. • Friedrich-Ebert-Stiftung –(FES)(2020). Empowering citizens through education in Kosovo.[Online]. June 2020. Available from: https://kosovo.fes.de/e/empowering-citizens-through-education-in-kosovo.[Ac• cessed: 20th September 2022] Food and Agriculture Organization(FAO)(2022). The importance of Ukraine and the Russian Federation for global agricultural markets and the risks associated with the current conflict.[Online]. March 2022. Available from: https://www.fao.org/3/cb9236en/ cb9236en.pdf[Accessed: 25th September 2022] • GAP INSTITUTE- GAP(2020). The impact of 100% tax on production and consumer prices in Kosovo: Comparing periods: January- October 2018 and January - October 2019 https://www.institutigap.org/documents/48583_taksa100_Fn.pdf • INSTITUTI GAP- GAP(2021). Ndikimi i subvencioneve në prodhimin bujqësor https://www.institutigap.org/documents/23121_ndikimi_granteve(f).pdf • GAP INSTITUTE- GAP(2022). Impact of the War in Ukraine on Kosovo’s Economy https://www.institutigap.org/documents/20407_Impact%20of%20the%20war%20in%20Ukraine%20 on%20Kosovos%20Economy.pdf • Hochman G., Rajagopal D., Zilberman D.(2010). Are biofuels the culprit: OPEC, food, and fuel. Am Econ Rev 2010 May; 100(2):183e7. • Hochman, G., Rajagopal, D., Timilsina, G. Zilberman, D.(2014). Quantifying the causes of the global food commodity price crisis. Biomass and Bioenergy, Volume 68, 2014, p: 106-114, ISSN 0961-9534. https://doi.org/10.1016/j.biombioe.2014.06.012. (https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/ S0961953414003146) • Hawkes, C., Harris, J., and S. Gillespie.(2017). Urbanization and the Nutrition Transition. Global Food Policy Report(4): 34-41. • Hung NT.(2021). Oil prices and agricultural commodity markets: Evidence from pre and during COVID-19 outbreak. Resour Policy. 2021, 73:102236. doi: 10.1016/j.resourpol.2021.102236. Epub 2021 Jul 10. PMID: 34539035; PMCID: PMC8434820. • Laborde Debucquet, D., Gautam, M., Martin, W., Piñeiro, V., and Vos, R.(2021). Repurposing agricultural policy support for climate change mitigation and adaptation. Task Force 2 Climate Change, Sustainable Energy& Environment Policy Brief September 2021. https://www.t20italy.org/2021/09/21/repurposing-ag39 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit ricultural-policy-support-for-climate-change-mitigation-and-adaptation-2 • Mitchell D.(2008). A note on rising food prices. Washington DC: The World Bank Development Prospects Group; 2008. • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)(2021). Raporti i Gjelbër i Kosovës 2021 (https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/ Raporti_i_Gjelber_2021__.pdf) • Nigatu, G., Flavius, B., Ralph, S., James, H.(2020). Factors Contributing to Changes in Agricultural Commodity Prices, ERR-272, U.S. Department of Agriculture, Economic Research Service. • Pal D., Mitra S.K.(2019). Correlation dynamics of crude oil with agricultural commodities: a comparison between energy and food crops. Econ. Modell. 2019; 82:453–466. • Rosegrant M.(2008). Biofuels and grain prices: impacts and policy response. Testimony for the US Senate Committee on Homeland Security and Governmental Affairs(US); 2008 May. • Rezitis, A.N.(2015). The Relationship Between Agricultural Commodity Prices, Crude Oil Prices and US Dollar Exchange Rates: A Panel VAR Approach and Causality Analysis. International Review of Applied Economics 29(3): 403-434. • Rachel R, Ajla V, and Rob H.(2021). The COVID-19 crisis and rising food prices, a year on.[Online]. September 2021. Available from: https://devpolicy.org/ the-covid-19-crisis-and-rising-food-prices-a-yearon-20210928/[Accessed: 20th September 2022] • Reuters,(2022). Why are food prices going up? Key questions answered.[Online]. May 2022. Available from: https://www.institutigap.org/documents/94416_Ndikimi%20i%20luftes%20ne%20 Ukrain%20ne%20ekonomine%20e%20Kosoves.pdf [Accessed: 24th September 2022] • Schnepf, R.(2008). High Agricultural Commodity Prices: What Are the Issues? CRS Report for Congress. Order Code RL34474 • Schils R., Olesen J.E., Kersebaum K.-C., Rijk B., Oberforster M., Kalyada V., Khitrykau M., Gobin A., Kirchev H., Manolova V., Manolov I., Trnka M., Hlavinka P., Palosuo T., Peltonen-Sainio P., Jauhiainen L., Lorgeou J., Marrou H., Danalatos N., Archontoulis S., Fodor N., Spink J., Roggero P.P., Bassu S., Pulina A., Seehusen T., Uhlen A.K., Ż y ł owska K., Nieróbca A., Kozyra J., Silva J.V., Maçãs B.M., Coutinho J., Ion V., Taká č J., Mínguez M.I., Eckersten H., Levy L., Herrera J.M., Hiltbrunner J., Kryvobok O., Kryvoshein O., Sylvester-Bradley R., Kindred D., Topp C.F.E., Boogaard H., de Groot H., Lesschen J.P., van Bussel L., Wolf J., Zijlstra M., van Loon M.P., van Ittersum M.K.(2018). Cereal yield gaps across Europe. Eur. J. Agron. 2018; 101: 109–120. • Su C.W., Wang X.Q., Tao R., Oana-Ramona L.(2019). Do oil prices drive agricultural commodity prices? Further evidence in a global bio-energy context. Energy. 2019; 172: 691–701. • Shiferaw Y.A.(2019). Time-varying correlation between agricultural commodity and energy price dynamics with Bayesian multivariate DCC-GARCH models. Phys. Stat. Mech. Appl. 2019; 526: 120807. • Trostle, R.(2008). Global Agricultural Supply and Demand: Factors Contributing to the Recent Increase in Food Commodity Prices. Special Outlook WRS-0810, U.S. Department of Agriculture, Economic Research Service, July. • Trostle, R., D. Marti, S. Rosen, and P. Westcott.(2011). Why Have Food Commodity Prices Risen Again? Special Outlook WRS-1103, U.S. Department of Agriculture, Economic Research Service, June. • Tadasse, G., B. Algieri, M. Kalkuhl, and J. Von Braun. (2016). Drivers and Triggers of International Food Price Spikes and Volatility. Food Price Volatility and Its Implications for Food Security and Policy: 59-82. • Taghizadeh-Hesary F., Rasoulinezhad E., Yoshino N. (2019). Energy and food security: linkages through price volatility. Energy Pol. 2019; 128: 796–806. • Vo D.H., Vu T.N., McAleer M.(2019). Modeling the relationship between crude oil and agricultural commodity prices. Energies. 2019; 12(7): 1344. • Wang, S.L., and McPhail, L.(2014). Impacts of Energy Shocks on US Agricultural Productivity Growth and Commodity Prices—A Structural VAR Analysis. Energy Economics(46): 435-444 • World Bank Group,(2018). Exploring the Potential of Agriculture in the Public Disclosure Authorized Western Balkans.[Online]. September 2018. Available from: https://openknowledge. worldbank.org/bitstream/handle/10986/32198/Exploring-the-Potential-of-Agriculture-in-the-Western-Balkans-A-Regional-Report.pdf?sequence=1&isAllowed=y[Accessed: 20th September 2022]. 40 Luhatja e Çmimeve të Produkteve Bujqësore dhe Shportës Bazike në Dekadën e Fundit SHTOJCA(ANEKS) Shtojca 1: Tabela 3: Krahasim i fuqisë blerëse në shumën 100 euro në periudhën qershor 2021 dhe qershor 2022 100 Euro Qershor 2021 Qershor 2022 Produkti Miell gruri Njesia Kg € 100.00 Qershor 2021 192 € 100.00 Qershor 2022 126 Ndryshimi - 66 Vezë Komplet- 30 ve 52 36- 16 Mish gjedhi pa Kg eshtra Sheqer Kg 15 12 142 97 - 3 - 45 Bukë e bardhë 0.500 Kg 281 215- 66 Mish pule Kg 38 26- 11 Patate Kg 184 147- 37 Domate Kg 120 97- 23 Fasule Kg 39 35- 3 Speca të pa djegës Kg 108 90- 18 Mollë Kg 94 98+ 4 Rrush Kg 42 47+ 5 Qepe Kg 169 154- 15 41 Shtojca 2: Tabela 4: Krahasimi i disa sektorëve dhe nënsektorëve që mbështeten me pagesave direkte për vitin 2021 dhe 2022 42 Nr. Përshkrimi 1 Grurë 2 Misër 3 Spec 4 Domate 5 Qepë 6 Patate 7 Fasule 8 Mollë 9 Vreshta 10 Lopë qumeshtore 11 Pagesa direkte për qumësh sipas kategorive të cilësisë 12 Pagesa direkte për therrje të deklaruar të gjedhit 13 Pagesa direkte për vica për majmëri 14 Pagesat direkte për pula vosje / sipas përshkallzimit Programi për pagesa direkte për vitin 2022 Vlera e mjeteve përkrahëse për njësi (Euro) Vlera e mjeteve përkrahëse për sasi 0.03 Euro / kg 150 € /ha 0.03 € /kg 175 € /ha N/A 500 € /ha N/A 500 € /ha N/A 500 € /ha N/A 500 € /ha N/A 500 € /ha N/A 450 € /ha N/A 1000 € /ha N/A 90 € /krerë N/A Klasa extra = N/A 0.07 € /liter Klasa I = 0.04 N/A € /liter Klasa II = 0.02 N/A € /liter 50 € /krer të N/A therur Përkrahja shtesë / e veqant përmes subvencionimit të pjesëshëm të cmimit të maftës, në vlerë prej 0.36 Euro/ liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter 0.36 € /liter N/A N/A N/A N/A N/A Përkrahja shtesë / e veqant përmes subvencionimit të pjesëshëm të sasisë së plehut artificial , në vlerë prej 100 se 50 Euro/Ha 150 € /ha 100 € /ha N/A N/A N/A 100 € /ha 100 € /ha N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A 50 € /krer N/A N/A N/A 2000 10000 N/A N/A N/A = 0.50 € /pulë vojse mbi 10000 = N/A N/A N/A 0.40 € /pulë vojse TOTALI Vlera e mjeteve përkrahëse për njësi (Euro) Vlera e mjeteve përkrahëse për sasi 0.03 Euro / kg € 474.00 75 € /ha 0.03 € /kg € 329.00 150 € /ha N/A € 554.00 400 € /ha N/A € 554.00 400 € /ha N/A € 554.00 400 € /ha N/A € 654.00 400 € /ha N/A € 654.00 400 € /ha N/A € 504.00 400 € /ha N/A € 1,054.00 1000 € /ha N/A € 90.00 85 € /krerë N/A € 0.07 € 0.04 € 0.02 € 50.00 Klasa extra = N/A 0.07 € /liter Klasa I = 0.04 N/A € /liter Klasa II = 0.02 N/A € /liter 50 € /krer të N/A therur € 50.00 50 € /krer N/A € 0.50 2000 10000 N/A = 0.50 € /pulë vojse mbi 10000 = N/A 0.40 € /pulë vojse VITI 2021 Përkrahja shtesë / e veqant përmes subvencionimit të pjesëshëm të cmimit të maftës, në vlerë prej 0.36 Euro/ liter Përkrahja shtesë / e veqant përmes subvencionimit të pjesëshëm të sasisë së plehut artificial , në vlerë prej 100 se 50 Euro/Ha N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A Ndryshimi / % EURO TOTALI € 150.00 € 324.00 € 150.00 € 179.00 € 400.00 € 400.00 € 400.00 € 400.00 € 400.00 € 400.00 € 1,000.00 € 85.00 € 154.00 € 154.00 € 154.00 € 254.00 € 254.00 € 104.00 € 54.00 € 5.00 € 0.06 € 0.01 216% 119% 39% 39% 39% 64% 64% 26% 5% 6% 17% € 0.04 € 0% € 0.02 € 0% € 50.00 € 0% € 10.00 € 40.00 € 0.50 € 400% 0% € 0.40 € 0% LUHATJA E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE SHPORTËS BAZIKE NË DEKADËN E FUNDIT