STUDIM DEMOKRACIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Arlinda Shehu Ermira Danaj Monika Kocaqi Valbona Sulçe FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 DEMOKRACIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 C FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 TABELA E LËNDËS Shkurtesa PARATHËNIE 8 1. HYRJE 11 2. QASJA METODOLOGJIKE 13 2.1 Seksionet tematike të pyetësorit 13 2.2 Shpërndarja e kampionit 13 2.3 Çështjet etike dhe shënime nga terreni 14 3. VLERAT, BESIMI DHE FEJA 15 3.1 Gjetjet kryesore 15 3.2 Barazia gjinore 15 3.3 Vlerat 19 3.4 Barazia gjinore si vlerë 21 3.5 Besimi 25 3.6 Përkatësia fetare 30 3.7 Përfundime dhe rekomandime 31 4. JETA FAMILJARE DHE SOCIALE 32 4.1 Gjetjet kryesore 32 4.2 Kuadri ligjor dhe i politikave mbi jetën familjare dhe sociale 34 4.3 Familja dhe jeta familjare 34 4.4 Jeta sociale 40 4.5 Përfundime dhe rekomandime 44 5. PUNËSIMI DHE ARSIMIMI 46 5.1 Gjetjet kryesore 46 5.2 Vështrim i përgjithshëm 46 5.3 Kuadri ligjor dhe i politikave mbi punësimin dhe arsimimin 47 5.4 Punësimi dhe arsimimi 48 5.5 Përfundime dhe rekomandime 56 5 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 6. POLITIKA DHE PJESËMARRJA 57 6.1 Gjetjet kryesore 57 6.2 Vështrim i përgjithshëm 57 6.3 Angazhimi dhe pjesëmarrja e grave në politikë 58 6.4 Perceptimi në lidhje me pjesëmarrjen në politikë 63 6.5 Informimi dhe ndërgjegjësimi 67 6.6 Perceptimi mbi të ardhmen dhe vlerat shoqërore 69 6.7 Ideologjia 71 6.8 Përfundime dhe rekomandime 73 7. SIGURIA 74 7.1 Gjetjet kryesore 74 7.2 Vështrim i përgjithshëm 74 7.3 Perceptimi mbi sigurinë dhe dhunën 77 7.4 Gratë, siguria dhe mbrojtja 80 7.5 Përfundime dhe rekomandime 82 8. SHËNDETI I GRUAS 84 8.1 Gjetjet kryesore 84 8.2 Vështrim i përgjithshëm 84 8.3 Shëndeti në përgjithësi 85 8.4 Identifikimi i hershëm i sëmundjeve malinje te gratë 87 8.5 Sëmundjet dhe aksesi në shërbimin shëndetësor 89 8.6 Shëndeti mendor 91 8.7 Zakonet, ushqyerja dhe aktiviteti fizik 94 8.8 Kushtet e jetesës 98 8.9 COVID-19-a 101 8.10 Rekomandime 102 BIBLIOGRAFI 103 6 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Shkurtesa AWEN Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri BE Bashkimi Evropian BIRN Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investiguese CAPI Metodë e mbledhjes së të dhënave nëpërmjet anketimit ballë për ballë, duke i regjistruar përgjigjet në një tabletë, telefon celular, kompjuter. CENSUS 2011 Numërimi i plotë i të gjithë individëve, njësive ekonomike familjare dhe banesave, destinacioni i të cilave është banimi. CEDAW Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave COVID-19 Sindroma e rëndë akute e rrugëve të frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi 2(SARS-CoV-2) EIGE Instituti Evropian për Barazinë Gjinore FA Forcat e Armatosura FES Fondacioni“Friedrich Ebert” GAP III Plani i Veprimit i BE-së për Barazinë Gjinore HIV/AIDS Virusi i Mungesës së Imunitetit Njerëzor/ Sindroma e Mungesës së Imunitetit të Fituar INSTAT Instituti i Statistikave në Republikën e Shqipërisë IDRA Kompani shqiptare e specializuar në fushën kërkimore KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KVSP Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike KZAZ Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor NDI Instituti Kombëtar Demokratik OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë OJF Organizatë Jofitimprurëse OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara ONP Organizata Ndërkombëtare e Punës OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto RSH Republika e Shqipërisë SKBGJ Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore SKPA Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi TIK Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit UN Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Women Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara VKM Vendim i Këshillit të Ministrave 7 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 PARATHËNIE Drejtësia dhe barazia gjinore përbëjnë një objektiv themelor në punën e fondacionit“Friedrich Ebert”(FES) dhe janë pjesë e integruar e të gjitha fushave të veprimtarisë sonë. Ne mbështetim një gamë të gjerë nismash dhe programesh në këtë drejtim, duke promovuar tema kryesore fokusi, si drejtësia distributive, lidershipi i grave dhe pjesëmarrja në politikë. Ne mbështetim fuqizimin politik të grave duke ofruar trajnime, krijimin e një rrjeti lidhjesh dhe kontaktesh dhe mundësi mentorimi për lideret dhe aktivistet gra. Studimi për gratë në Republikën e Shqipërisë e plotëson këtë varg nismash. Ai është pjesë e një nisme të zyrave të FES-it në rajonin tonë, e cila nisi në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, kur u publikua studimi i parë, dhe u ndoq nga zyra e Kosovës, në vitin 2022. Shqipëria bashkoi forcat për të vijuar zinxhirin e kësaj nisme rajonale. Ne japim kontributin tonë për sigurimin e të dhënave dhe tanimë është bërë i mundur krahasimi mes vendeve të ndryshme. Studimi jep një panoramë të përgjithshme të situatës së grave në vend për sa i përket jetës së tyre familjare dhe shoqërore, vlerave, besimit dhe fesë, arsimimit, punësimit, pjesëmarrjes në politikë, sigurisë dhe shëndetit. Ai ofron një qasje gjithëpërfshirëse të bazuar mbi një kampion përfaqësues në shkallë kombëtare, të përbërë nga 1 000 të reja dhe gra. Studimi ofron të dhëna shkencore për të orientuar reflektimet dhe debatet, të cilat duhen zgjeruar përtej sferës akademike, dhe mundëson diskutimin e hapur rreth mënyrave të trajtimit të drejtësisë gjinore në Shqipëri. Të dhënat përfshijnë perceptimet si dhe angazhimin e grave në politikë, në sektorin publik e privat, në jetën shoqërore, fetare dhe në familje. Bëhet fjalë për një informacion që është thelbësor për nxitjen e përpjekjeve për të siguruar pjesëmarrjen politike, ekonomike e kulturore të grave dhe një shoqëri të drejtë si për gratë, ashtu edhe për burrat. Rezultatet e studimit tregojnë se barazia gjinore nuk përbën një nga tri vlerat kryesore të grave shqiptare, duke u renditur e shtata. Rikonfirmohet se stereotipet janë të ngulitura thellë në mentalitetin e shoqërisë sonë. Gratë e shohin veten kryesisht në familje(78%) dhe më pak të përfshira në jetën politike(95% e tyre shprehen se nuk janë të angazhuara politikisht). Ato janë mjaft aktive në ditën e votimit(82% e të anketuarave votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare), por vetëm 15% e tyre besojnë në rëndësinë e angazhimit aktiv në politikë. Rezultatet e studimit tregojnë gjithashtu se gratë mendojnë që sektori publik është më i përshtatshëm për punësim(56%) në krahasim me sektorin privat(36%) dhe atë joqeveritar(8%). Familja mbetet vlera më e rëndësishme e grave shqiptare. Martesën dhe prindërimin ato i konsiderojnë si shumë të rëndësishme, të dyja në një masë prej 95%. Këto janë vetëm disa prej gjetjeve të evidentuara, duke mbajtur parasysh se studimi ofron informacion të hollësishëm në vijim. Këto të dhëna, që dëshmojnë për ekzistencën e sterotipeve dhe pabarazive në mundësi e pjesëmarrje, ne nuk i konsiderojmë si shkurajuese ose si elemente të parevokueshme të shoqërisë. Përkundrazi, ne ato i shohim si një thirrje për angazhim e veprim të mëtejshëm. Të shumta janë përmirësimet e shënuara, veçanërisht për sa i përket përfaqësimit, por duhet të punojmë më fort në këtë drejtim, dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku. Prandaj inkurajojmë të gjitha/gjithë lexueset/lexuesit t’i bashkohen kësaj thirrjeje dhe të pranojnë se akordimi i të njëjtave të drejta themelore për të gjitha gjinitë, ofrimi i të njëjtave mundësi, duke përfshirë aksesin në arsimim, punësim, shërbime publike e burime, si dhe garantimi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik nuk përbëjnë vetëm një dëshirë individuale, por një nevojë qendrore të shoqërisë. Është thelbësore të kuptohet rëndësia e drejtësisë gjinore për drejtësinë e përgjithshme sociale dhe mirëqenien, për zhvillimin ekonomik dhe progresin. Ekonomitë janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur të gjitha gjinitë kanë akses të barabartë në arsimim, punësim dhe mundësi të tjera. Drejtësia gjinore është faktor vendimtar për promovimin e paqes dhe sigurisë. Dhuna me bazë gjinore, diskriminimi dhe përjashtimi, që vijojnë të qëndrojnë të rrënjosura në kultura të ndryshme, përbëjnë pengesa të rëndësishme për paqen. Trajtimi i këtyre çështjeve është themelor për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme e paqësore. Për këtë arsye, diskutimi i mëtejshëm i gjetjeve të këtij studimi në audienca më të gjera është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekipin e FES-it. Vetë studimi është produkt i një pune të jashtëzakonshme e 8 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 të përkushtuar nga ana e grave, autoreve, grupit kërkimor dhe redaktores gjuhësore. Ekipi i FES-it shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e vet për profesionalizmin dhe zellin e treguar në përpjekjet e tyre për të sjellë një studim kaq të rëndësishëm. Së fundi, do të dëshironim të citonim Rosa Luxemburg-un, e cila ka thënë:“Liria e grave është shenjë e lirisë shoqërore.” Ky citat mund të shërbejë si pikënisje për leximin e këtij studimi dhe për të kuptuar se cilat janë vlerat që duhet të ruajmë dhe ku mund të përmirësohemi për të krijuar një shoqëri të drejtë për të gjithë. Duke shprehur solidaritetin tonë, Jonida Smaja dhe Stine Klapper 9 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 1 HYRJE Barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut janë tema të cilat kanë bashkëshoqëruar tranzicionin demokratik të Shqipërisë nga vitet‘90 e këtej. Në tri dekada, Shqipëria ka bërë hapa përpara duke plotësuar kuadrin ligjor me elementet e nevojshme për garantimin e të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit, duke ndërtuar institucione për mbikëqyrjen e zbatimit të të drejtave, si dhe janë ndërmarrë fushata të vazhdueshme ndërgjegjësimi për të ndryshuar mendësitë e prapambetura dhe stereotipet gjinore e praktikat e dëmshme që pengojnë përparimin e grave dhe vajzave në shoqëri. Që prej vitit 2008, vendi ka një Ligj për Barazinë Gjinore, ndërkohë që Ligji kundër Dhunës në Familje(2006) është ndryshuar herë pas here për të ofruar më shumë mbrojtje për gratë dhe vajzat, të cilat përbëjnë dhe grupin më të rrezikuar nga dhuna. Vendi ka në fuqi një strategji 10-vjeçare për arritjen e barazisë gjinore. Shqipëria ka ratifikuar konventa të rëndësishme si Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave(CEDAW) dhe së fundi ajo e ONP-së për diskriminimin dhe ngacmimin në botën e punës. Në disa fusha të tjera, si p.sh. për buxhetimin e përgjigjshëm gjinor, Shqipëria është lider në rajon për sa i përket zbatimit të politikave financiare të përgjigjshme për gratë dhe vajzat. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokati i Popullit janë ndër institucionet që kanë krijuar një profil të qëndrueshëm në arenën e institucioneve garantuese të të drejtave të njeriut. Në vend veprojnë një numër i madh organizatash të shoqërisë civile, ku spikatin ato që merren me të drejtat dhe fuqizimin e grave. Megjithatë, studimet e ndryshme tregojnë se pabarazia gjinore vazhdon të jetë e pranishme në punë, shkollë, politikë e familje, duke penguar zhvillimin tërësor të shoqërisë. Dhuna me bazë gjinore është ende e përhapur në shoqëri dhe, me gjithë ndryshimin e herëpashershëm të ligjit, rastet nuk kanë ardhur duke u pakësuar. Situata me pandeminë e COVID-19-s tregoi se shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat. Në tregun e punës, edhe pse të arsimuara më mirë, të rejat dhe gratë, mbeten larg pozicioneve drej- tuese ose iniciativave për të nisur një biznes. Politika mbetet një domen burrash dhe, megjithëse pjesëmarrja në Kuvend dhe Qeveri ka njohur rritje, figurat e të rejave dhe grave në politikë qarkullojnë pak. Për të kuptuar më mirë këto situata mbi çështjet e barazisë gjinore në Shqipëri, fondacioni“Friedrich Ebert” kontraktoi IDRA-n për të kryer një anketim mbarëkombëtar me të rejat dhe gratë në Shqipëri. Anketa përfshiu 1 000(një mijë) të reja dhe gra të moshave, vendbanimeve, statusit civil, nivelit të ndryshëm arsimor, me një pyetësor që ndalej në disa fusha kryesore: vlerat, besimi, feja, punësimi, arsimimi, siguria, politika dhe pjesëmarrja, si dhe shëndeti. Të dhënat e mbledhura nga anketa u analizuan nga eksperte të fushës, sipas kapitujve. Qëllimi i studimit është të identifikojë sfidat me të cilat përballen të rejat dhe gratë shqiptare në familje, punë dhe shoqëri në përgjithësi dhe të ofrojë rekomandime për zgjidhjen e tyre. Studimi kryhet për herë të parë në këto përmasa dhe paraqet një fushëpamje të plotë të statusit dhe këndvështrimit të të rejave dhe grave për fushat e mësipërme. Në mënyrë të veçantë, studimi ofron të dhëna për të analizuar më mirë arsyet e moszbatimit apo të përparimit të ngadaltë të reformave në disa fusha. Kjo vihet re në fushën e vlerave e të roleve gjinore brenda familjes, në raportin me institucionet e tjera shoqërore, kuptimin e pjesëmarrjes dhe të nivelit të angazhimit në jetën publike, efektet e pandemisë së COVID-19-s etj. Lidhur me vlerat që mbizotërojnë mes të rejave e grave në Shqipëri, të dhënat e përftuara nga anketa tregojnë se barazia gjinore nuk përbën një nga tri vlerat kryesore të tyre. Barazia gjinore renditet e shtata, ndërsa tri vendet e para i mbajnë: të drejtat e njeriut, mirëqenia ekonomike dhe punësimi. Liria individuale renditet në vendin e tetë dhe të fundit. Megjithatë, grupmosha 18–34 vjeç e ka renditur më lart barazinë gjinore, dhe fakti që diskutimi për të bëhet në kuadër të të drejtave të njeriut jep shpresë për një kuptim më të mirë të barazisë ndër të rejat dhe gratë. Gjithashtu, martesa konsiderohet një vlerë e rëndësishme për 95% të të rejave dhe grave të anketuara, e pasuar nga prindërimi dhe pavarësia. Lidhur me besimin fetar, ka pak surpriza, dhe 93% e të anketuarave pohojnë se nuk janë ndier asnjëherë të paragjykuara për shkak të besimit fetar, duke vërtetuar kështu harmoninë fetare në vend. Për sa i takon jetës familjare, edhe pse struktura e familjes ka ndryshuar duke u tkurrur, rolet gjinore mbeten ende të forta. Të rejat dhe gratë në Shqipëri mendojnë në një masë të konsiderueshme se është kryesisht gruaja/nëna përgjegjëse për rregullin dhe pastërtinë në familje dhe asnjëra prej 1 000 të anketuarave nuk mendon se është babai/burri ai që duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. Gjithashtu, 45% e të anketuarave po11 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 hojnë se është babai/burri ai që ka fjalën e fundit në familje përkundrejt vetëm 10% të të anketuarave të cilat thonë se e ka nëna/gruaja fjalën e fundit në familje. Pavarësisht se të rejat dhe gratë mendojnë se të dy prindërit/burri dhe gruaja në mënyrë të barabartë janë përgjegjës për buxhetin familjar dhe për qëndrueshmërinë financiare të familjes, shifrat tregojnë se bashkëshorti/partneri fiton më shumë të ardhura mujore dhe vetëm 7% e grave kanë një shtëpi në pronësi, kundrejt 27% të burrave që zotërojnë një të tillë. Megjithëse vlera e pronësisë së një shtëpie është e rëndësishme për të rejat dhe gratë, realiteti tregon se ato nuk janë në gjendje ta përmbushin atë, duke ngritur alarmin për trajtimin e të drejtave të pronësisë për gratë. Asnjëra nga të anketuarat nuk ka pohuar të ketë“pothuajse çdo ditë” apo“çdo ditë” kohë të lirë për veten e saj, ndërkohë që 12% e tyre nuk kanë“asnjëherë” apo“pothuajse asnjëherë” kohë për veten. Lidhur me punësimin, studimi tregon se përparimi në karrierë për të rejat dhe gratë vazhdon të mbetet i vështirë, me vetëm 30% të të anketuarave që shprehen se“kanë deri diku mundësi” të bëjnë karrierë apo të promovohen në vendin e tyre të punës, përkundrejt 51% të tyre që mendojnë të kundërtën. 58% e të anketuarave pohuan se edhe nëse do t’u jepej një shans, u mungon iniciativa për të filluar një biznes. Si pengesa për këtë renditen mundësitë e pakta për trajnime e kualifikime profesionale dhe mungesa e përgatitjes për të investuar më tej(në terma financiarë e kohorë) në edukim e trajnim. Një e dhënë shqetësuese lidhur me mjedisin e punës është fenomeni i diskriminimit dhe ngacmimit seksual, i cili, pavarësisht se pohohet nga vetëm 3% e të anketuarave në kapitullin mbi arsimimin e punësimin, në kapitullin e sigurisë arrin në masën 31%, duke e renditur vendin e punës si vendin e dytë më të pasigurt pas transportit publik për sa u përket ngacmimeve seksuale. Sektori privat shihet si më pak tërheqës nga të rejat dhe gratë, duke nxjerrë në pah mosbalancën e kohës për vete dhe për familjen dhe parapëlqimin për sektorin publik. Në lidhje me pjesëmarrjen në jetën politike dhe publike, është shqetësuese që vetëm 7% e të anketuarave në zonat urbane dhe 3% në zonat rurale pohojnë se janë të angazhuara politikisht. Më shumë se gjysma përgjigjen se nuk duan t’ia dinë fare për politikën dhe nuk kanë asnjë interes në këtë drejtim. 74% nuk dëshirojnë të jenë anëtare të partive politike, dhe po kaq nuk besojnë te partitë politike. Pavarësisht se mbi 80% e të rejave dhe grave pohojnë që vendi duhet të ketë një kryeministre dhe presidente grua, vetëm 15% e tyre mendojnë se pjesëmarrja në politikë është një vlerë e rëndësishme. Në fushën e sigurisë, studimi ofron të dhëna interesante për mjediset më pak të sigurta për të rejat dhe gratë. Transporti publik konsiderohet si vendi më pak i sigurt, ndërkohë që përqindja e të rejave dhe grave që kanë pësuar ngacmim seksual është më e lartë në zonat urbane se në ato rurale. 73% mendojnë se vendi më i sigurt është shtëpia. Për sa i takon shëndetit, të rejat dhe gratë përgjithësisht deklarojnë se gëzojnë shëndet shumë të mirë, por të dhënat mbi sëmundjet më të përhapura tregojnë se perceptimi i tyre për sa i përket gjendjes së mirë shëndetësore nuk është real. 70% e të rejave dhe grave deklarojnë se kanë njohuri të mira për identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje, duke përfshirë vetekzaminimin e gjirit. Niveli arsimor dhe vendbanimi janë faktorë të rëndësishëm për njohuritë shëndetësore të të rejave dhe grave. Mbi 70% e të anketuarave deklaruan se janë vaksinuar ndaj COVID-19-s, ndërkohë që 9% e tyre deklarojnë se vaksina u ka ndikuar në ciklin menstrual. Mjekja/mjeku e/i familjes ka edhe kënaqshmërinë më të madhe të shërbimeve, ndërsa shërbimi spitalor ka përqindjen më të lartë të pakënaqësisë, që shkon në masën 14%. Anketa tregon se në format e dhunës së përjetuar nga të rejat dhe gratë mbizotëron dhuna emocionale. Gjithsesi, një përqindje e madhe e të anketuarave(62%) nuk kanë pranuar të përgjigjen ose kanë deklaruar se nuk janë të prekura nga probleme të tilla, çka ngre dyshime për përqindjet reale të raportuara në rastin konkret dhe na tërheq vëmendjen mbi faktin se sa të vështira janë diskutimet në publik të këtyre çështjeve dhe se sa shumë punë informuese e ndërgjegjësuese duhet të vijojë të kryhet në këtë drejtim. Studimi na nxjerr në pah një tërësi elementesh, që vërtetojnë edhe një herë rrënjët e thella nëpërmjet të cilave ushqehen pabarazia e diskriminimi gjinor, si dhe praktikat e dëmshme. Diskutimi mbi mënyrën e ndërtimit dhe menaxhimit të aspekteve të ndryshme të jetës familjare dhe sociale duhet të jetë i vazhdueshëm, i qëndrueshëm dhe i hapur për publikun e gjerë. 12 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 2 QASJA METODOLOGJIKE Ky seksion ofron një pasqyrë të përgjithshme të metodologjisë kërkimore të përdorur në këtë studim. Anketa regjistroi përvojat dhe qëndrimet e të rejave dhe grave ndaj çështjeve të diskutuara ballë për ballë nëpërmjet një metodologjie anketimi CAPI, duke shfrytëzuar një kampion përfaqësues në shkallë kombëtare. Në këtë rast, IDRA përdori një kampion me kuota të shtresëzuara në shumë faza, të projektuar mbi bazën e të dhënave të CENSUS-it 2011, aksesuar nga Instituti i Statistikave në Shqipëri. IDRA ka një eksperiencë të madhe me këtë metodë dhe e ka përdorur atë gjerësisht në studime të ndryshme. Hapi i parë i metodologjisë ishte llogaritja e përqindjes së popullatës femërore në nëngrupe sipas dymbëdhjetë qarqeve në vend, bashkisë dhe grupmoshës. Popullata e synuar përfshinte të reja dhe gra të moshës 18 deri në 90 vjeç, të cilat jetojnë në Shqipëri. Konceptimi i kampionit përcaktoi përzgjedhjen e rasteve në çdo shtresë bazuar në një raport specifik kuotash sipas vendbanimit(qytet/fshat). Llogaritja rezultoi në një kampionim me një tolerancë gabimi prej ±3,1% për një nivel besimi prej 95%. Nga ky kampion, gjatë periudhës 14 nëntor–16 dhjetor 2022, u mblodhën gjithsej 1 000 anketa të suksesshme me të reja dhe gra. Pyetësori u administrua në gjuhën shqipe, duke përdorur pajisje të lëvizshme(kompjutera, tableta), në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 2.1 SEKSIONET TEMATIKE TË PYETËSORIT 1. Profili demografik 2. Vlerat, besimi dhe feja 3. Jeta familjare dhe sociale 4. Arsimimi dhe punësimi 5. Politika dhe pjesëmarrja 6. Siguria 7. Shëndeti i grave 2.2 SHPËRNDARJA E KAMPIONIT Shpërndarja e kampionit për anketën dhe numri i anketimeve për grupmoshë paraqitet më poshtë: 13 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Shpërndarja e kampionit për anketën: Numri i anketimeve për grupmoshë: 2.3 ÇËSHTJET ETIKE DHE SHËNIME NGA TERRENI Çështjet etike janë aspekt thelbësor i çdo studimi dhe është e rëndësishme që pjesëmarrëset në të të trajtohen me respekt, që privatësia dhe konfidencialiteti i tyre të mbrohen, si dhe studimi të realizohet duke u mbështetur në standardet etike të kërkimit. Duke ndjekur këto shënime të etikës, IDRA ka për qëllim të sigurojë integritetin e proceseve të hulumtimit dhe besueshmërinë e gjetjeve të studimit. Për të përmbushur këto kritere, IDRA zbatoi një sërë masash në mënyrë që të garantonte realizimin me etikë dhe përgjegjshmëri të studimit. Të gjitha të anketuarave u është bërë një prezantim i parimeve lidhur me konfidencialitetin e tyre, i qëllimit të përgjithshëm të studimit në fjalë së bashku me detaje mbi kompaninë IDRA dhe fondacionin“Friedrich Ebert” në Shqipëri. Të anketuarat u informuan gjithashtu që pjesëmarrja në studim ishte e vullnetshme dhe që mund ta ndërprisnin intervistën në çdo moment. Kontakti i mbikëqyrëses/mbikëqyrësit së/të mbledhjes së të dhënave u dha sipas kërkesës së të anketuarave. Është me rëndësi të theksohet se, si pjesë e standardeve të etikës së hulumtimit, IDRA i trajnoi anketueset/anketuesit posaçërisht për këtë studim, duke bërë të mundur që të gjitha/gjithë të përvetësonin aftësitë e duhura për procesin e mbledhjes së të dhënave, si dhe të kishim njëtrajtësi të përgjigjeve të mbledhura. 14 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 3 VLERAT, BESIMI DHE FEJA 3.1 GJETJET KRYESORE - Martesa është një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për 95% të të anketuarave. - Prindërimi është një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për 95% të të anketuarave. - Vetëm 15% e të anketuarave mendojnë se pjesëmarrja në politikë është një vlerë e rëndësishme. - 84% e të anketuarave e shohin pavarësinë si një vlerë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. - 75% e të anketuarave e shohin të pasurit e një jete fetare si një vlerë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. - 74% e të anketuarave nuk besojnë te partitë politike. - 93% e të anketuarave pohojnë se nuk janë ndier asnjëherë të paragjykuara për shkak të besimit fetar. 3.2 BARAZIA GJINORE Sipas përkufizimit të Këshillit të Evropës, barazia gjinore nënkupton vizibilitet të njëjtë, fuqizim, përgjegjësi dhe pjesëmarrje të të gjitha gjinive në të gjitha sferat e jetës publike dhe private. Barazi gjinore do të thotë gjithashtu qasje dhe shpërndarje e barabartë e burimeve midis grave dhe burrave, dhe individëve të të gjitha gjinive; do të thotë që të pranohen dhe të vlerësohen në mënyrë të barabartë dallimet e grave dhe të burrave dhe të individëve të të gjitha gjinive, si dhe rolet e ndryshme që luan secila kategori në shoqëri. Barazi gjinore nuk do të thotë që gratë dhe burrat do të bëhen të njëjtë, por që të drejtat, përgjegjësitë dhe mundësitë e tyre nuk do të varen nga fakti se ato/ata lindin të seksit femër apo mashkull. Barazia gjinore nuk është një çështje e grave, por duhet të shqetësojë dhe të angazhojë të gjithë shoqërinë. Barazia midis grave dhe burrave shihet si një çështje e të drejtave të njeriut dhe si një parakusht dhe tregues i zhvillimit të qëndrueshëm me në qendër njeriun.1 Pabarazia gjinore është aksesi dhe kontrolli i pabarabartë mbi burimet dhe pasuritë e ndryshme materiale dhe jomateriale të shoqërisë. Në të gjitha shoqëritë, roli dhe pozicioni i gruas historikisht janë konsideruar si inferiorë dhe, si pasojë, situata e tyre është më e vështirë, gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuara vuajnë më shumë nga diskriminimi gjinor, seksizmi, dhuna me bazë gjinore etj. Nuk ka ende asnjë vend në botë ku gratë të kenë akses të barabartë në pushtet dhe në vendimmarrje, si dhe në punë të denja dhe të paguara mirë. 2 Gratë dhe burrat trajtohen ndryshe, jo vetëm në familje ose në shtëpi, por edhe në vendet e punës, partitë politike, apo në çdo strukturë tjetër shoqërore; ato/ata vlerësohen ndryshe, dhe pritet që të kenë qëndrime dhe sjellje të ndryshme. Për shembull, ndërsa të shprehurit qartë, hapur dhe me vendosmëri është një shenjë“trimërie” për burrat, gratë, kur flasin qartë dhe me vendosmëri, mund të etiketohen si “histerike” etj. Stereotipet gjinore janë“pikëpamje të përgjithësuara dhe ide të paramenduara të zhvilluara nga shoqëria, sipas të cilave individët kategorizohen në grupe të veçanta gjinore, të përcaktuara në mënyrë tipike si‘gra’ dhe ‘burra’, dhe u caktohen karakteristika dhe role të përcaktuara e të kufizuara nga seksi i tyre”. 3 “Ato përdoren për të justifikuar dhe ruajtur marrëdhëniet historike të pushtetit të pabarabartë mes gjinive si dhe qëndrimet seksiste që pengojnë përparimin e grave.” 4 Stereotipet gjinore mund të shkaktojnë trajtim të pabarabartë dhe të padrejtë dhe të çojnë në përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe forma të tjera diskriminimi me bazë gjinore, siç është seksizmi. Këshilli i Evropës miratoi në vitin 2019 përkufizimin e parë të pranuar ndërkombëtarisht të seksizmit si:“një manifestim i marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të pushtetit midis grave dhe burrave, i cili çon në diskriminim dhe parandalon përparimin e plotë të grave në shoqëri.” 5 Rolet gjinore u referohen normave sociale dhe të sjelljes që, brenda një kulture të caktuar, konsiderohen gjerësisht si të përshtatshme për individët e një gjinie të caktuar. Këto shpesh përcaktojnë përgjegjësitë dhe detyrat tradicionale që u caktohen burrave, grave, djemve dhe vajzave(një shembull është ndarja gjinore e punës, e cila tradicionalisht u atribuon grave përgjegjësinë ekskluzive të përkujdesjes dhe punëve të 1 https://eige.europa.eu/gender-mainstreaming/concepts-and-definitions 2 https://eige.europa.eu/gender-mainstreaming/concepts-and-definitions 3 Cook, R.& Cusack, S., Gender stereotypes: Transnational legal perspectives, University of Pennsylvania Press, 2010. 4 https://eige.europa.eu/gender-mainstreaming/concepts-and-definitions 5 Këshilli i Evropës, Rekomandimi CM/ Rec(2019) 1 për Parandalimin dhe Luftimin e Seksizmit, miratuar nga Komiteti i Ministrave në 27 mars 2019: https://rm.coe.int/168094d894 15 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 papaguara shtëpiake dhe burrave punën e paguar në sferën publike). Rolet specifike gjinore kushtëzohen shpesh nga struktura e familjes, qasja në burime, ndikimet specifike të ekonomisë globale, shfaqja e konflikteve ose fatkeqësive dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm lokalë, siç janë kushtet ekologjike. Ashtu si vetë gjinia, rolet gjinore mund të evoluojnë me kalimin e kohës, veçanërisht përmes fuqizimit të grave dhe transformimit të konceptit të burrërisë hegjemonike. Rolet gjinore, duke qenë konstrukte sociale, janë të ndryshueshme në kohë dhe hapësirë. Të jesh grua apo burrë, apo i një gjinie tjetër në Shqipëri është ndryshe nga të jesh grua, burrë apo i një gjinie tjetër në Islandë, për shembull. Një shpjegim shumë të hollësishëm mbi konstruktin e roleve gjinore përmes socializimeve të ndryshme dhe çfarë do të thotë të jesh grua, e bën Simone de Beauvoir në librin e saj të mirënjohur“Seksi i dytë”. 6 Bashkë me rolet gjinore, ndërtohen dhe normat e pritshmëritë gjinore, idetë se si duhet të jenë dhe të veprojnë gratë, burrat dhe individët e të gjitha gjinive. Këto“rregulla” ne i përvetësojmë dhe i mësojmë herët në jetë. Me fjalë të tjera, normat gjinore janë standardet dhe pritshmëritë me të cilat përgjithësisht përputhet identiteti gjinor brenda një game të përcaktuar nga një shoqëri, kulturë dhe komunitet i caktuar në atë moment kohor. Si pasojë e stereotipeve, roleve dhe normave të ndryshme gjinore, e konceptualizimit të ndryshëm dhe të padrejtë e të pabarabartë të gjinive, në pothuajse të gjitha institucionet dhe strukturat shoqërore hasim diskriminim gjinor. Diskriminimi gjinor përkufizohet si:“Çdo dallim, përjashtim ose kufizim i bërë në bazë të seksit, që ka efekt ose qëllim të dëmtojë ose të anulojë njohjen dhe ushtrimin nga gratë, pavarësisht nga statusi i tyre martesor, e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në fushën politike, ekonomike, sociale, kulturore, civile apo në çdo fushë tjetër.” 7 Diskriminimi gjinor mund të rrjedhë si nga ligji(de jure), ashtu edhe nga praktika (de facto). Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave(CEDAW) njeh dhe trajton të dyja format e diskriminimit, qofshin ato të përfshira në ligje, politika, procedura apo edhe në praktikë. Kur shohim më nga afër, për shembull, rastet e diskriminimit me bazë gjinore që ndodhin në vendin e punës, partitë politike apo institucione e struktura të tjera sociale, kuptojmë se ndarja e punëve në shtëpi sipas gjinisë reflektohet qartë në rastet kur, për shembull, burrat identifikohen me pozicione vendimmarrëse, ndërsa gratë me role edukuese e përkujdesëse. Ndarjet e punëve në bazë të mendësisë se:“burrat janë ata që sjellin paratë, ndërsa gratë janë shtëpiake”(që i quajmë ndarje punësh me“bazë gjinore”), i kanë rrënjët në ndarjen e roleve të grave dhe burrave në të gjitha fushat e jetës shoqërore në bazë të gjinisë së tyre. strategjik, lufta kundër diskriminimeve të ndryshme gjinore etj., të jenë sa më efektive dhe të qëndrueshme. Një pjesë të këtyre perceptimeve mbi rolet gjinore i vërejmë edhe në të dhënat e përftuara nga anketa në fjalë. Kuti informuese: Kuadri ligjor dhe politik mbi barazinë gjinore në Shqipëri Për sa i përket kuadrit politik dhe strategjik, prej vitit 2007, Shqipëria ka një stategji të posaçme për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje. Në vitin 2021 u miratua Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030. Kjo strategji “përbën një udhërrëfyes drejt një shoqërie ku të gjithë individëve gra, burra, të reja, të rinj, vajza e djem, pavarësisht nga mosha, gjinia, vendlindja e vendbanimi, grupi etnik apo social, aftësitë e kufizuara, përkatësia e besimit fetar, shprehja e identitetit gjinor e orientimit seksual, si dhe karakteristikat e tjera individuale, u jepen mundësi të barabarta të zhvillojnë potencialet e tyre; të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në vendimmarrjen politike e publike; të zgjedhin e të zgjidhen; të edukohen dhe të aftësohen gjatë gjithë jetës; të punësohen e të punësojnë duke avancuar drejt profesioneve të reja e duke sfiduar stereotipet dhe ndarjen gjinore të punës; të ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe të mbështeten për t’u zhvilluar në aspektin social dhe ekonomik; të krijojnë familje të shëndetshme, ku prindërit ndajnë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë dhe ku çelësi i zgjidhjes së problemeve është komunikimi; të jetojnë të çliruar nga praktikat e dëmshme dhe nga dhuna; si dhe ku grupet e cenueshme trajtohen me përparësi dhe mbështeten derisa të fuqizohen e të gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta në të gjitha fushat e jetës – pra një shoqëri ku barazia nuk ngatërrohet me njëtrajtshmërinë dhe ku askush nuk duhet të mbetet pas”. 8 Kushtetuta e Shqipërisë i njeh dhe i respekton të drejtat ligjore të barabarta ndërmjet grave dhe burrave në nenin 18/2, i cili promovon parimet e barazisë dhe të mosdiskriminimit:“Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si: gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale.” Ligji nr. 9970, datë 24.07.2008“Për barazinë gjinore në shoqëri” rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në jetën publike, të mbrojtjes dhe trajtimit të barabartë të grave e burrave, për mundësitë dhe shanset e barabarta për ushtrimin e të drejtave, si dhe për pjesëmarrjen e ndihmesën e tyre në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës. Në këtë ligj parashikohen masa të veçanta të përkohshme për të garantuar Duke qenë konstrukte sociale, rolet, normat dhe stereotipet gjinore mund të ndryshojnë përmes socializimit në të gjitha institucionet përkatëse(familje, shkollë, qendra sociale etj.), përmes ndryshimeve ligjore etj. Për këtë arsye, është e rëndësishme që perceptimet e shoqërisë mbi rolet e ndryshme gjinore të njihen, në mënyrë që politikat e ndryshme, ndërgjegjësuese apo edukuese, ndërhyrjet në kuadrin ligjor dhe 6 Simone de Beauvoir, The Second Sex, Vintage Classics, 1997. 7 CEDAW, neni 1. 8 https://shendetesia.gov.al/wp-content /uploads/ 2022 /02/ WEB_Strategjia-Kombetare-AL. pdf 16 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 të paktën 30% pjesëmarrje të gjinisë më pak të përfaqësuar në postet politike dhe vendimmarrëse publike, si dhe mbrojtje nga diskriminimi në sektorët e arsimit, punësimit, medies etj. Gjithashtu parashikohet mbledhja e detyrueshme e statistikave gjinore nga të gjitha organet shtetërore, si dhe ngritja e strukturave dhe mekanizmave institucionalë për çuarjen përpara të barazisë gjinore. Kuadri ligjor ndërkombëtar i ratifikuar nga Shqipëria përfshin, ndër të tjera, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe Protokollin Shtesë të saj, Deklaratën dhe Platformën për Veprim të Pekinit, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Konventën e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje(Konventa e Stambollit), ndërsa janë marrë parasysh gjatë harmonizimit të legjislacionit edhe Strategjia e Barazisë Gjinore 2020–2025 e Bashkimit Evropian dhe Plani i Veprimit për Barazinë Gjinore(GAP III) 2021–2025. Të dhënat e përftuara nga anketa në fjalë tregojnë se barazia gjinore nuk përbën një nga tri vlerat kryesore për të rejat dhe gratë e anketuara. Tri vlerat kryesore për to janë: të drejtat e njeriut, mirëqenia ekonomike dhe punësimi. Barazia gjinore është në vend të shtatë dhe liria individuale në vendin e tetë dhe të fundit të renditjes së vlerave. Është e rëndësishme të theksohet se dokumentet ndërkombëtare(deklarata, konventa etj.) e konsiderojnë barazinë gjinore si pjesë e të drejtave të njeriut 9 , dhe kjo vlerë është përzgjedhur si vlera më e rëndësishme nga 54% e të rejave dhe grave të pyetura. Grafiku 1: Sipas mendimit tuaj, cilat janë TRI vlerat më të rëndësishme shoqërore? Nëse e thellojmë analizën, vëmë re se, mes kategorive të ndryshme, barazia gjinore është më e rëndësishme për grupmoshën e re 18–34 vjeç dhe për të rejat dhe gratë me nivel arsimor universitar e pasuniversitar. Por, për këto të fundit, sikurse dhe për grupmoshën 55 vjeç e sipër, si më e rëndësishmja ndër vlerat renditet ajo e mirëqenies ekonomike. Vlera e mirëqenies ekonomike është thellësisht më e rëndësishme sesa vlerat e tjera dhe për të rejat dhe gratë që banojnë në kryeqytet në krahasim me ato që banojnë në zona të tjera, për të cilat vlera kryesore është“të drejtat e njeriut”. 9 https://www.ohchr.org/en/women 17 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 18 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 3.3. VLERAT Lindja e fëmijëve, martesa dhe ndjekja e traditave janë vlerat më të rëndësishme shoqërore në të cilat besojnë të rejat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë studim. Ky besim është mbizotërues edhe mes të rejave dhe grave të divorcuara, ndër të cilat asnjëra nuk i sheh martesën dhe prindërimin si të parëndësishme për jetën e vet. Ndërkohë, suksesi në karrierë dhe jeta fetare kanë më pak rëndësi në sistemin e vlerave të të anketuarave. Martesa është një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për të gjitha të rejat dhe gratë, pavarësisht nga mosha, niveli arsimor apo vendbanimi. Siç e tregojnë statistikat 10 , por dhe studime të ndryshme 11 , martesa është një vlerë shumë e rëndësishme për shoqërinë shqiptare. Nëse nuk marrim parasysh vitin 2020, i cili ishte një vit specifik për shkak të krizës shëndetësore të COVID-19-s, statistikat tregojnë se prej vitit 2016 deri në vitin 2019 norma e martesës është pothuajse e njëjtë 12 . Një vlerë tjetër shumë e rëndësishme është prindërimi dhe në këtë rast, shohim gjithashtu se kemi të bëjmë me një vlerë universale, pasi nuk ka dallime mes kategorive të ndryshme të të rejave dhe grave të anketuara. Prindërimi është një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për të gjitha të rejat dhe gratë, pavarësisht nga mosha, niveli arsimor, punësimi, vendbanimi, statusi civil etj. Grafiku 2: Sa të rëndësishme janë vlerat e mëposhtme për ju personalisht? Me rritjen e moshës, besimi se karriera është e rëndësishme në jetën e gruas vjen duke u ulur. P.sh. vetëm 3% e grupmoshës 18–34 vjeç e shohin karrierën si pak ose aspak të rëndësishme, në krahasim me 15% dhe 20% të grupmoshave 35–54 dhe mbi 55 vjeç. Nga të dhënat e analizuara vihet re një marrëdhënie e drejtpërdrejtë mes besimit se karriera është një vlerë e rëndësishme për jetën e një të reje dhe gruaje dhe statusit civil dhe prindërimit; 93% e të rejave dhe grave beqare e shohin karrierën si një vlerë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme në krahasim me 68% të të rejave dhe grave të martuara dhe 57% të të rejave dhe grave të divorcuara/të veja. Ndërkohë, 92% e të rejave dhe grave pa fëmijë e shohin karrierën si një vlerë të rëndësishme e shumë të rëndësishme në krahasim me 66% të atyre me fëmijë. Sidoqoftë, të dhënat tregojnë se ky grup shoqëror(të reja dhe gra pa fëmijë) ndan të njëjtin besim edhe për vlerat tradicionale, si familja dhe prindërimi, gjetje këto që mund të na sugjerojnë se besimi në karrierë nuk është kontradiktor me besimin në vlerat tradicionale. Në lidhje me rëndësinë e të pasurit të një jete fetare, kjo vlerë është e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për 75% të të rejave dhe grave të anketuara. Vëmë re se nuk ka dallime të dukshme mes kategorive të ndryshme. Dallimi më i dukshëm është në lidhje me vendbanimin(në Tiranë apo në zona të tjera), ku përkatësisht 63% dhe 78% e tyre e shohin jetën fetare si një vlerë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. Në lidhje me pjesëmarrjen në aktivitete dhe nisma qytetare, vlerësimi është më i madh, për 42% të të rejave dhe grave të anketuara është e rëndësishme të marrin pjesë në to. Kjo vlerë është më e rëndësishme për grupmoshën 18–34 vjeç dhe për të rejat dhe gratë me nivel arsimimi universitar e pasuniversitar. Gjithashtu, kjo vlerë është e rëndësishme për 43% të të rejave dhe grave që banojnë në zona urbane në krahasim me 29% të atyre që banojnë në zona rurale. Një vlerë tjetër e rëndësishme është të pasurit e“një shtëpie në pronësi”, 94% e tyre shprehen pozitivisht për rëndësinë e saj si një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme. Gjithashtu, të dhënat tregojnë se mes grupmoshës 18–34 vjeç përqindja është më e lartë sesa në grupmoshat e tjera, por jo me diferencë të madhe. Vërehet gjithashtu se përqindja më e lartë e të rejave dhe grave që e shohin këtë vlerë si shumë të rëndësishme është mes të rejave dhe grave me nivel arsimor të lartë(70% në krahasim me 50% mes atyre me nivel arsimor nëntëvjeçar dhe 57% mes atyre me nivel të mesëm). Gjithashtu, një dallim i dukshëm shfaqet mes të rejave dhe grave që banojnë në kryeqytet(77%) dhe atyre që banojnë në zona të tjera(54%). 10 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022, https://www.instat.gov.al/media/11027/burradhe-gra-2022.pdf 11 Danaj, E., Women, migration and gendered experiences, The Case of Post-1991 Albanian Migration, Springer, 2022, https://doi.org/10.1007/978-3-030-92092-0 12 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022, https://www.instat.gov.al/media/11027/burradhe-gra-2022.pdf 19 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Në të njëjtën linjë mund të shohim vlerën e të qenit e pavarur, 84% prej tyre e shohin si një vlerë të rëndësishme dhe shumë të rëndësishme. Dallimet kryesore janë mes grupmoshës 18–34 vjeç, ku kjo vlerë shihet si shumë e rëndësishme prej 55% të të rejave dhe grave të anketuara në krahasim me grupmoshën 35–54 vjeç(41%) dhe mbi 55 vjeç(34%). Dallimi më i dukshëm vihet re nëse bëjmë lidhjen me nivelin arsimor. 60% e të rejave dhe grave me arsim universitar e pasuniversitar e shohin pavarësinë si një vlerë shumë të rëndësishme në krahasim me 41% të atyre me arsim të mesëm dhe 28% të atyre me arsim të detyrueshëm. Në krahasim me vlerat e tjera, këtu shohim dallime të dukshme edhe në lidhje me statusin civil apo punësimin, gjë që nuk vërehet dukshëm te të tjerat. Mes të rejave dhe grave të punësuara, 54% shprehen se kjo vlerë është shumë e rëndësishme, në krahasim me 33% të të rejave dhe grave të papuna dhe 37% të të rejave dhe grave jashtë tregut të punës. Gjithashtu, mes të rejave dhe grave beqare, 60% e tyre e shohin pavarësinë si vlerë shumë të rëndësishme kundrejt 40% të të rejave dhe grave të martuara ose në bashkëjetesë dhe 44% të të rejave dhe grave të veja apo të divorcuara. I njëjti dallim ekziston dhe mes të rejave dhe grave me fëmijë(39%) kundrejt atyre pa fëmijë(60%). Nëse vërejmë lidhjen me vendbanimin, për 49% të atyre që banojnë në qytet, pavarësia është një vlerë shumë e rëndësishme në krahasim me 37% të atyre që banojnë në fshat; pavarësia është gjithashtu një vlerë shumë e rëndësishme për 59% të atyre që banojnë në Tiranë në krahasim me 40% të atyre që banojnë në zona të tjera të vendit. Të dhënat tregojnë se pamja e jashtme, dhe më specifikisht bukuria, përbën gjithashtu një vlerë shumë të rëndësishme për të rejat dhe gratë e anketuara. Për 82% të tyre, bukuria është një vlerë e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme. 42% e grupmoshës 18–34 vjeç e shohin bukurinë si një vlerë shumë të rëndësishme në krahasim me 29% të grupmoshës 34–55 vjeç dhe 24% të grupmoshës mbi 55 vjeç. Këtë rezultat mund ta lidhim me ndikimin që kanë mediet, dhe sidomos mediet sociale, në forcimin e objektifikimit seksual të grave dhe vajzave dhe rëndësinë e bukurisë fizike si një kapital i rëndësishëm për vajzat dhe gratë. Nëse e analizojmë në lidhje me nivelin arsimor, bukuria është shumë më e vlerësuar nga të rejat dhe gratë me nivel arsimor universitar e pasuniversitar sesa nga ato me dy nivelet e tjera arsimore. Kjo mund të lidhet me faktin se bukuria fizike shihet si një kapital i rëndësishëm për të ecur në karrierë 13 . Një dallim i dukshëm vërehet në lidhje me statusin civil, ku bukuria përbën një vlerë shumë të rëndësishme për 44% të të rejave dhe grave beqare, në krahasim me 29% të atyre të martuara dhe në bashkëjetesë, dhe 34% të të rejave dhe grave të divorcuara apo të veja. Ndërkohë, nuk ka dallime të dukshme në lidhje me vendbanimin. Në studimin e vitit 2018 mbi rininë shqiptare, 59% e të rejave/rinjve e vlerësojnë pamjen e jashtme si një element të rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es. Por është e rëndësishme të theksohet se ky element është më i rëndësishëm për djemtë(66%) sesa për vajzat(52%). Kjo mund të lidhet me atë që thamë më lart për objektifikimin seksual, i cili është shumë më i theksuar për gratë dhe vajzat. Studimi mbi rininë nënvizon gjithashtu se “rëndësia e bukurisë fizike për të rejat/rinjtë është tipar që po përforcohet edhe nga ndikimi i rrjeteve sociale” 14 . Të pasurit e një pune të sigurt është një vlerë tjetër e rëndësishme dhe shumë e rëndësishme për 89% të të rejave dhe grave të anketuara. Kjo vlerë është shumë e rëndësishme për grupmoshën 18–34 vjeç(69%) në krahasim me grupmoshën 34–55 vjeç(54%). Gjithashtu, korrelacioni është pozitiv edhe në lidhje me nivelin arsimor: 71% e të 13 Danaj, E., Women, migration and gendered experiences, The Case of Post-1991 Albanian Migration, Springer, 2022, https://doi.org/10.1007/978-3-030-92092-0 14 FES, Rinia Shqiptare, 2018, f. 31. 20 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 rejave dhe grave me nivel arsimor universitar e pasuniversitar e shohin si një vlerë shumë të rëndësishme në krahasim me 53% të të rejave dhe grave me arsim të mesëm dhe 39% të atyre me arsim të detyrueshëm. Dallimi është i dukshëm mes të rejave dhe grave beqare(67%) dhe atyre të martuara/në bashkëjetesë(53%) dhe të divorcuara/të veja(45%). Gjithashtu, të pasurit e një pune të sigurt është një vlerë shumë më e rëndësishme për të rejat dhe gratë pa fëmijë(67%) sesa për ato me fëmijë(51%). Kjo mund të shpjegohet me faktin se shpesh të rejat dhe gratë me fëmijë preferojnë punë me kohë të pjesshme në mënyrë që të kujdesen për fëmijët. Nëse shqyrtojmë lidhjen me vendbanimin, dallimi është i dukshëm mes të rejave dhe grave që banojnë në kryeqytet (67%) dhe atyre që banojnë në fshat(52%). Sikurse e shohim nga të dhënat e mësipërme, për të rejat dhe gratë e anketuara roli parësor shoqëror shihet brenda sferës familjare dhe riprodhuese. Ky është një element që e vëmë re dhe në kapitujt e tjerë, si për shembull tek ai mbi pjesëmarrjen në politikë. Gratë e shohin veten më shumë brenda sferës familjare. Po ashtu, martesa dhe prindërimi mbeten dy vlera universale, gati njëlloj të rëndësishme për të gjitha kategoritë e të rejave dhe grave të anketuara. 3.4. BARAZIA GJINORE SI VLERË Grafiku 3: A kemi arritur në një shkallë të kënaqshme barazie gjinore? Më shumë se gjysma e të rejave dhe grave pjesëmarrëse në anketim besojnë se shoqëria shqiptare është momentalisht në një stad të kënaqshëm barazie mes grave dhe burrave (48% pajtohen dhe 8% bien shumë dakord me këtë pohim). Brezi i ri(grupmosha 18–34 vjeç), të rejat dhe gratë beqare dhe të rejat dhe gratë e papuna janë kategoria më skeptike në lidhje me barazinë që gëzojnë gratë në shoqërinë shqiptare krahasuar me burrat. Kjo mund të lidhet me pritshmëritë e ndryshme të kësaj kategorie në krahasim me grupet e tjera. Grupmoshat e reja mund të kenë pritshmëri të ndryshme gjinore nga ato mbizotëruese në shoqëri, duke kërkuar dhe aspiruar për një shoqëri më të barabartë, më shumë pavarësi dhe më pak paragjykime gjinore. Kjo mund të jetë e vërtetë edhe për kategorinë“e pamartuar”. Ndërkohë, kategoria e të rejave dhe grave të papuna mund të jetë skeptike në lidhje me faktorin më specifik të vështirësive që hasin gratë për të gjetur një punë të denjë dhe të mirëpaguar në krahasim me burrat. Grafiku 4: Gratë dhe burrat janë kaq shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, sa barazia gjinore është e pamundur për t’u arritur 21 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Për sa i përket perceptimit se diferencat gjinore mes grave dhe burrave janë të tilla sa pengojnë arritjen e barazisë gjinore në shoqëri, të dhënat e mbledhura tregojnë se të rejat dhe gratë janë të ndara në dy qëndrime të kundërta: 41% e tyre bien dakord dhe shumë dakord, ndërsa 46% nuk pajtohen me këtë qëndrim(30% nuk pajtohen, 16% nuk pajtohen aspak). Këto të dhëna tregojnë që, për shumicën e të rejave dhe grave, dallimet mes grave dhe burrave nuk duhen përdorur si justifikim për pabarazi gjinore. Nga ana tjetër, fakti që rreth 41% e të rejave dhe grave të anketuara ende e lidhin pabarazinë gjinore me dallimet gjinore, pra që në thelb i bën ato të mendojnë se ndarja gjinore e punës, rolet gjinore dhe pozicioni i grave dhe burrave në familje e shoqëri janë të tilla sepse lidhen me gjininë ose, me fjalë të tjera, gratë kanë lindur për të kryer disa detyra të caktuara të përkujdesjes dhe mbarëvajtjes së jetës familjare e shoqërore, ndërsa burrat kanë lindur për të drejtuar, për të marrë vendime e për të thënë fjalën e fundit, na tërheq vëmendjen drejt domosdoshmërisë së intensifikimit të përpjekjeve për edukimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë, për të kuptuar në thelb rëndësinë e barazisë dhe drejtësisë gjinore dhe mënyrat se si këto mund të vihen në jetë. Grafiku 5: Barazia gjinore kërcënon familjen tradicionale Pavarësisht se të dhënat e analizuara më parë në kapitull flasin për një shoqëri që mbështet dhe beson në vlerat tradicionale shoqërore, si familja dhe prindërimi, vëmë re se, sipas perceptimit të të rejave dhe grave të pyetura, për gjysmën e tyre këto vlera nuk kërcënohen apo pengohen nga arritja e barazisë gjinore në shoqëri. 54% e të rejave dhe grave të pyetura nuk besojnë se barazia gjinore e kërcënon familjen tradicionale, dhe 37% besojnë se po. Është e rëndësishme që këto shifra të mund të shoqërohen me studime më të thelluara për të kuptuar se çfarë nënkupton familja tradicionale për të rejat dhe gratë, dhe gjithashtu për të kuptuar se pse për 37% të tyre barazia gjinore e kërcënon këtë familje. Grafiku 6: Gratë nëna duhet të punojnë vetëm nëse është e nevojshme 22 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Në të njëjtin drejtim, vërejmë se shumica e të rejave dhe grave, 62% e tyre, nuk e shohin aktivizimin në tregun e punës(për të rejat dhe gratë nëna) si nevojë që lind nga domosdoshmëria. Kjo përqindje është dy herë më e lartë sesa ajo e të rejave dhe grave që ndajnë mendimin se nënat duhet të punojnë vetëm kur është e domosdoshme. Për 62% të tyre, puna është një vlerë më vete, po aq e rëndësishme sa vlera të tjera, siç e pamë më sipër në këtë kapitull. Vihet re se për grupmoshën 18–34 vjeç, të rejat dhe gratë me arsim të lartë e pasuniversitar, të rejat dhe gratë beqare, ato pa fëmijë, me banim në zona urbane dhe në Tiranë, puna për nënat është një vlerë shumë e rëndësishme në krahasim me kategoritë e tjera përkatëse. Dallimi më i madh shihet në lidhje me vendbanimin, ku 79% e të rejave dhe grave që banojnë në Tiranë besojnë se nënat nuk duhet të punojnë vetëm kur është e domosdoshme në krahasim me 57% të atyre që banojnë në zona të tjera. Grafiku 7: Vendimet për mënyrën e rritjes së fëmijëve duhen marrë kryesisht nga nëna Grafiku 8: Përgjegjësia më e madhe e babait është mbulimi i nevojave financiare të familjes Për sa i përket rolit që gratë dhe burrat duhet të kenë brenda familjes, vëmë re një qasje më tradicionale për rolin e tyre brenda bërthamës familjare. Të dhënat tregojnë për favorizim të stereotipeve gjinore, të cilat u veshin grave përgjegjësinë kryesore për edukimin e fëmijëve(52% kundrejt 38%), ndërsa burrave përgjegjësinë financiare(54% kundrejt 38%). Megjithatë, një përfundim i tillë kundërshtohet nga të dhënat e analizuara më poshtë. Të pyetura nëse janë dakord që ndarja e përgjegjësive në shtëpi nuk duhet bazuar në kritere gjinore, pjesa më e madhe e të rejave dhe grave përgjigjen pozitivisht, duke konsideruar se përgjegjësitë, punët dhe përkujdesja shtëpiake nuk duhen ndarë sipas gjinisë. 23 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 9: Ndarja e përgjegjësive në shtëpi nuk duhet të bazohet në kritere gjinore Grafiku 10: Një kategori e caktuar punësh është thjesht e papërshtatshme për gratë Për sa i përket perceptimit se punë të caktuara duhet të bëhen tipikisht nga gratë apo nga burrat, përgjigjet e analizuara janë kontradiktore. Gjysma e të anketuarave nuk besojnë se burrat janë më të përshtatshëm se gratë për të kryer punë kyçe(grafiku i mëposhtëm). Në njëfarë mënyre, kjo bie në kontradiktë me të dhënat e grafikut të mësipërm, ku vetëm 19% prej tyre nuk bien dakord se një kategori e caktuar punësh është e papërshtatshme për gratë. Megjithatë, në këtë rast është e nevojshme të realizohen studime të mëtejshme për të kuptuar se çfarë perceptojnë të rejat dhe gratë si punë“të papërshtatshme për gratë”. Të dhënat në lidhje me tregun e punës në Shqipëri 15 tregojnë se segregimi gjinor i tregut të punës vazhdon të jetë i dukshëm: shumë profesione ende konsiderohen si profesione“burrash” dhe“grash”. Shpesh kjo ndodh për shkak të perceptimeve gjinore dhe të normave e pritshmërive gjinore që kanë njerëzit. Por kjo shoqërohet dhe me kushtet e punës, të cilat, në disa sektorë nuk e favorizojnë punësimin e grave(infrastrukturë etj.). Fakti që ky segregim gjinor mbetet mbizotërues mund të lidhet me të dhënat e mësipërme që tregojnë se, për shumë gra, disa profesione janë vetëm për burra. Grafiku 11: Për shumë/disa punë kyçe, burrat janë më të përshtatshëm se gratë 15 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022, https://www.instat.gov.al/media/11027/burradhe-gra-2022.pdf 24 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 3.5. BESIMI Të dhënat na tregojnë se familja mbetet institucioni parësor për të rejat dhe gratë e anketuara. 98% e tyre shprehen se besojnë kryesisht te familja e ngushtë, ku 87% shprehen se besojnë shumë dhe 11% se besojnë. Nëse shohim përgjigjen “besoj shumë” për kategoritë e tjera, vërejmë se në vend të dytë është familja e gjerë me 11% dhe më pas shoqëria me 3%. Pra, dallimi mes besimit te familja e ngushtë dhe tek institucionet/grupet e tjera është shumë i dukshëm. Është për t’u theksuar se besimi tek institucionet shtetërore, partitë politike apo media është tejet i ulët. Në lidhje me besimin te partitë politike, të rejat dhe gratë nuk“u besojnë shumë”, dhe vetëm 14% prej tyre janë shprehur se“u besojnë disi” këtyre subjekteve. Kjo shkon në të njëjtin drejtim me studime të mëparshme që tregojnë se si familja mbetet institucioni kryesor mbështetës në Shqipëri. 16 Grafiku 12: Sa u besoni subjekteve të mëposhtme? 16 Ermira Danaj, Milva Ekonomi, Patrick Festy, Edvin Zhllima, Aida Guxho, Marinela Lika, Becoming an adult, challenges and potentials of youth in Albania, 2006, INSTAT. 25 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Gjithashtu, vetëm 1% besojnë shumë te media, dhe 28% besojnë disi. Nëse thellohemi në analizë, përqindja e besimit te media varion kryesisht sipas grupmoshës, statusit civil dhe vendbanimit(në Tiranë dhe në zona të tjera). Për sa i përket moshës, 35% e të rejave dhe grave të moshës 18–34 vjeç shprehen se besojnë shumë dhe disi te media, kundrejt 22% të grupmoshës 34–55 vjeç dhe 31% të grupmoshës mbi 55 vjeç. Ndërkohë, në lidhje me statusin civil, shohim se 39% e të rejave dhe grave beqare shprehen se besojnë shumë dhe disi te media kundrejt 27% të të rejave dhe grave të martuara dhe në bashkëjetesë dhe 26% të të rejave dhe grave të divorcuara dhe të veja. Besimi te shoqëria është më i rëndësishëm për grupmoshën 18–34 vjeç(68%) në krahasim me dy grupmoshat e tjera, përkatësisht 63% dhe 57%. Ndërkohë, nëse e shohim të lidhur me nivelin arsimor, besimi është më i rëndësishëm për të rejat dhe gratë me nivel arsimor universitar e pasuniversitar, 74% në krahasim me 56% te të rejat dhe gratë me arsim të detyrueshëm dhe 58% tek ato me arsim të mesëm. Nëse bëjmë lidhjen mes besimit te shoqëria dhe statusi civil, do të shohim se 75% e të rejave dhe grave beqare kanë besim te shoqëria krahasuar me 61% të të rejave dhe grave të martuara dhe në bashkëjetesë dhe 56% të të rejave dhe grave të divorcuara dhe të veja. Një dallim tjetër i dukshëm vërehet mes të rejave dhe grave që banojnë në Tiranë dhe atyre që banojnë në zona të tjera, për 76% të të parave besimi te shoqëria është i rëndësishëm kundrejt 59% të të dytave. Grafiku 13: Besimi te shoqëria(sipas grumoshës) 26 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 14: Besimi te shoqëria(sipas statusit ekonomik) Në lidhje me besimin te shoqet/shokët e shkollës dhe koleget/kolegët, shohim se 44% e të rejave dhe grave të anketuara pohojnë se u besojnë atyre. Kjo përqindje ndryshon sipas kategorive të ndryshme, grupmosha që shpreh më pak besim është ajo mbi 55 vjeç(vetëm 27% e tyre shprehen pozitivisht), ndërkohë që mes dy grupmoshave të tjera, 18–34 dhe 34–55 vjeç, përgjigjen pozitivisht përkatësisht 38% dhe 40% e të rejave dhe grave. Një dallim i dukshëm vihet re në lidhje me nivelin arsimor, për të rejat dhe gratë me arsim të detyrueshëm, përqindja që shprehet pozitivisht është më e ulëta, 20% kundrejt 52% të të rejave dhe grave me arsim të lartë. Një dallim tjetër vihet re në lidhje me statusin civil, 41% e të rejave dhe grave beqare shprehen se kanë besim te shoqet/shokët e shkollës dhe koleget/kolegët kundrejt 36% të të rejave dhe grave të martuara/në bashkëjetesë dhe vetëm 23% të atyre të divorcuara dhe të veja. Në lidhje me besimin te drejtuesit fetarë, dallimet më të dukshme janë në lidhje me moshën, të pasurit fëmijë dhe vendbanimin në kryeqytet apo në zona të tjera. Për kategoritë e tjera të të rejave dhe grave dallimet janë shumë të vogla. Në lidhje me moshën, besimi te drejtuesit fetarë është pozitiv për 52% të të rejave dhe grave në krahasim me 38% te grupmosha 18–34 vjeç dhe 43% tek ajo 34–55 vjeç. Gjithashtu, 46% e të rejave dhe grave me fëmijë shprehen pozitivisht për besimin te drejtuesit fetarë kundrejt 36% të të rejave dhe grave pa fëmijë. Ndërkohë, mes të rejave dhe grave që banojnë në Tiranë, vetëm 35% shprehen pozitivisht kundrejt 46% të të rejave dhe grave që banojnë në zona të tjera të Shqipërisë. 27 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 15: Besimi te drejtuesit fetarë(sipas grupmoshës) Për sa i përket besimit tek administrata dhe institucionet shtetërore, shohim se të rejat dhe gratë me nivel arsimor të lartë kanë më shumë besim sesa të rejat dhe gratë me nivel arsimor nëntëvjeçar dhe të mesëm, përkatësisht 39% në krahasim me 23% dhe 28%. Dallimi është gjithashtu i dukshëm në analizën sipas statusit civil, ku 34% e të rejave dhe grave beqare besojnë tek institucionet shtetërore kundrejt 30% të të rejave dhe grave të martuara dhe në bashkëjetesë dhe vetëm 19% të të rejave dhe grave të divorcuara/të veja. Nuk ka dallim të dukshëm mes vendbanimit në qytet apo në fshat, por ka një dallim të vogël mes vendbanimit në kryeqytet apo në zona të tjera. Mes të rejave dhe grave që banojnë në qytet, 34% shprehen pozitivisht në lidhje me besimin tek institucionet shtetërore kundrejt 29% të atyre që banojnë në zona të tjera. Grafiku 16: Besimi tek administrata dhe institucionet shtetërore(sipas nivelit arsimor) 28 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 17: Besimi te partitë politike(sipas nivelit arsimor) Për sa i përket besimit te partitë politike, shohim se dallimet më të dukshme janë në lidhje me arsimimin, statusin civil dhe të pasurit fëmijë. 18% e të rejave dhe grave me arsim të lartë shprehen pozivisht se besojnë shumë dhe disi te partitë politike kundrejt 10% të atyre me arsim të detyrueshëm dhe 12% të atyre me arsim të mesëm. Ndërkohë, 19% e të rejave dhe grave beqare shprehen se besojnë te partitë politike kundrejt 12% të atyre të martuara dhe në bashkëjetesë dhe 12% të atyre të divorcuara dhe të veja. 18% e të rejave dhe grave pa fëmijë shprehen se besojnë te partitë politike kundrejt 12% të të rejave dhe grave me fëmijë. Nuk ka ndonjë dallim të dukshëm mes kategorive të tjera apo vendbanimit. Të njëjtën tendencë e shohim dhe në lidhje me besimin tek organizatat ndërkombëtare, ku më fort besojnë moshat e reja, gratë më të arsimuara, të rejat dhe gratë beqare dhe ato pa fëmijë. Në rastin e organizatave ndërkombëtare, vërejmë se dallimi lidhet edhe me vendbanimin, ku besimi më i madh shprehet nga të rejat dhe gratë që banojnë në qytet(33%) kundrejt atyre që banojnë në fshat(27%) dhe nga të rejat dhe gratë që banojnë në Tiranë(39%) kundrejt atyre që banojnë në zona të tjera(28%). Grafiku 18: Besimi tek organizatat ndërkombëtare(sipas nivelit arsimor) 29 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Të dhënat e mësipërme na tregojnë se kategoritë e grupmoshës më të re, të rejat dhe gratë më të arsimuara, ato beqare, pa fëmijë dhe me banim në zona urbane apo në Tiranë kanë tendencë të besojnë më shumë tek institucionet dhe grupet e tjera(si p.sh. koleget/kolegët apo shoqëria). Besimi. te familja është shumë i rëndësishëm për të gjitha kategoritë dhe nuk ka dallime të dukshme, por, kur ndalemi tek institucionet dhe grupet jashtë familjes, këto dallime bëhen pak më të dukshme. 3.6. PËRKATËSIA FETARE Sikurse tregojnë edhe statistikat 17 , pjesa dërrmuese e popullsisë në Shqipëri i takojnë besimit fetar mysliman(rreth 57% e popullsisë), ndërsa pjesa tjetër besimit fetar katolik (10%), ortodoks(7%), bektashi(2%) etj., dhe 2% janë ateiste/ateistë. Ndërkohë, në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011, nga ku janë përftuar këto të dhëna, 20% e të anketuarave/anketuarve nuk iu përgjigjën pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare 18 . Nga pjesëmarrëset në këtë anketim, 76% i përkasin besimit mysliman, 13% atij katolik dhe 9% besimit ortodoks. Një pjesë tepër e vogël i përket besimit protestant. Ateizmi mbetet gjithashtu në masë shumë të ulët përfaqësimi, vetëm 2%. Grafiku 19: Cilit besimi fetar i përkisni? Grafiku 20: Duke përjashtuar rastet e ceremonive martesore dhe mortore, sa shpesh i ndiqni ceremonitë fetare? Përqindja e të rejave dhe grave që ndjekin shërbesat fetare të paktën një herë në javë ose më shpesh është shumë më e ulët krahasuar me përqindjen e të rejave dhe grave që nuk i praktikojnë ritualet dhe ceremonitë e besimit të tyre fetar. Ndjekja e ritualeve fetare duket të jetë më tepër kremtim i Grafiku 21: A jeni ndier ndonjëherë e paragjykuar për shkak të përkatësisë suaj fetare? festave fetare sesa sjellje e zakonshme në jetën e përditshme. Kryeqyteti është vendi ku shërbesat fetare lidhen më shumë me kremtimin e festave sesa me devotshmërinë për ndjekjen e praktikave fetare. Grafiku 22: Nëse po, ku jeni ndier e diskriminuar? 17 US Department of State, 2021 Report on International Religious Freedom: Albania, June 2022, https://www.state.gov/reports/2021-report-on-international-religious-freedom/albania/ 18 US Department of State, 2021 Report on International Religious Freedom: Albania, June 2022, https://www.state.gov/reports/2021-report-on-international-religious-freedom/albania/ 30 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Të dhënat e marra nga pyetësorët flasin për një kontekst shoqëror joparagjykues në lidhje me përkatësinë fetare, duke qenë se 93% e të anketuarave pohojnë të mos jenë ndier asnjëherë të paragjykuara për shkak të besimit fetar. Nuk ka dallime të dukshme mes kategorive të ndryshme të të rejave dhe grave të pyetura. Shoqëria është mjedisi kryesor ku të rejat dhe gratë e kanë ndier më shumë peshën e paragjykimit(57%), pasuar nga vendi i punës dhe shkolla. Nëse do të shohim dallimet sipas kategorive të ndryshme dhe vendbanimit, për grupmoshat e reja, shkolla është vendi ku haset më shumë diskriminim, duke tejkaluar rrethin shoqëror apo vendin e punës. Në vitin 2021, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi raportoi për një rast diskriminimi me bazë fetare, ku një drejtor shkolle në Laprakë i kërkoi një nxënëseje të largohej nga shkolla për shkak të paraqitjes me perçe, në kundërshtim me rregullat e veshjes në shkollë. Zyra e Komisionerit/es punoi në bashkëpunim me shkollën për të mundësuar kthimin e nxënëses në shkollë 19 . Një dallim tjetër është ai në lidhje me vendbanimin, ku diskriminimi me bazë fetare në shkollë raportohet më tepër në përgjigjet e të rejave dhe grave që banojnë në zona urbane sesa të atyre që banojnë në zona rurale, dhe diskriminimi në shoqëri më tepër në përgjigjet e të rejave dhe grave që banojnë në zona rurale. 3.7. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME - Gjetjet e studimit tregojnë se stereotipet gjinore, sidomos mbi rolet gjinore, p.sh. gratë përgjegjëse për punët dhe përkujdesjen shtëpiake, vijojnë të jenë të forta në shoqëri. Kjo shihet edhe në kapitujt e tjerë, si p.sh. në të gjashtin(Politika dhe pjesëmarrja) dhe në të shtatin(Siguria), ku shohim gjithashtu një përforcim të ndarjes gjinore të profesioneve. - Kjo tregon se nevojitet ende shumë punë për eliminimin e stereotipeve të tilla. Është e nevojshme që perspektiva gjinore të jetë më e përfshirë në edukimin formal(në shkolla), por dhe në atë joformal(aktivitetet kulturore dhe artistike, mediet etj.), në mënyrë që vajzat dhe djemtë të mësojnë se nuk ka profesione“vajzash” dhe“djemsh”, se të gjitha/gjithë kanë të drejta të barabarta për t’u angazhuar si në sferën publike, ashtu dhe në atë private, se gratë nuk janë përgjegjëse ekskluzive për punët shtëpiake, ashtu si dhe burrat nuk janë përgjegjës ekskluzivë për sigurimin e të ardhurave financiare. - Media dhe të tjera forma audiovizive të komunikimit, të cilat mbizotërojnë në qarkullimin e informacionit dhe të imazheve, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për përforcimin ose jo të stereotipeve negative gjinore. Për rrjedhojë, është i nevojshëm edukimi shoqëror përmes mbulimit mediatik të çështjeve që mund t’i luftojnë stereotipet e mësipërme. Përdorimi i gjuhës së ndjeshme gjinore në medie dhe trajnimi i gazetareve/gazetarëve për natyrën gjinore që mund të ketë informacioni apo për përdorimin e gjuhës seksiste, e cila, edhe pse e paqëllimshme, është shpeshherë e përbrendësuar në gjuhën që vetë ato/ata përdorin, janë domosdoshmëri. Promovimi i një imazhi të pastereotipizuar të grave dhe burrave do të ndihmonte gjithashtu në zbutjen e imazheve të parafabrikuara gjinore. - Pjesëmarrja në jetën aktive dhe politike janë vlerat më të parëndësishme për pjesëmarrëset në këtë studim. Është e nevojshme të ketë më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e pjesëmarrjes si në jetën aktive/publike, ashtu dhe në atë politike, në mënyrë që të rejat dhe gratë të japin kontributin e tyre në demokraci dhe në vendimmarrje. Kjo kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes aktorëve të ndryshëm, si: OJF-të, organizatat ndërkombëtare, aktorët e qeverisjes vendore dhe qendrore, partitë politike etj. - Të rejat dhe gratë kanë shumë më tepër besim te familja sesa tek institucionet. Kjo shkon në të njëjtin drejtim me gjetjet e mësipërme, ku të rejat dhe gratë janë më të prira drejt sferës shtëpiake/familjare sesa drejt asaj publike. Ka një besim shumë të ulët tek institucionet shtetërore, te mediet, tek organizatat ndërkombëtare dhe te partitë politike. Ky besim është edhe më i ulët për të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës, me fëmijë apo me arsim të detyrueshëm. Pra, shihet se të rejat dhe gratë me fëmijë apo jashtë tregut të punës janë edhe më shumë të shkëputura nga jeta publike. Këto gjetje duhet të nxitin reagimin e institucioneve të ndryshme, për të afruar të rejat dhe gratë, për të forcuar besimin e tyre tek institucionet, për t’i informuar më mirë ato mbi shërbimet përkatëse(në rastin e institucioneve shtetërore, p.sh.) dhe për të kuptuar arsyet e mungesës së këtij besimi. Institucionet shtetërore, si në nivel vendor, ashtu edhe qendror, mediet, partitë politike, duhet të bëjnë më shumë studime për të kuptuar shkaqet e mosbesimit të të rejave dhe grave ndaj institucioneve, në mënyrë që të mund të identifikojnë ndërhyrjet e duhura. 19 US Department of State, 2021 Report on International Religious Freedom: Albania, June 2022, https://www.state.gov/reports/2021-report-on-international-religious-freedom/albania/ 31 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 4 JETA FAMILJARE DHE SOCIALE 4.1 GJETJET KRYESORE asnjëherë” kohë për veten. - 70% e të anketuarave janë të martuara, 17% beqare, 6% të veja, 3% të divorcuara, 2% bashkëjetojnë dhe 2% janë në një lidhje, por nuk jetojnë me partnerët. - 25% e të anketuarave kanë mundësi t’i kushtojnë kohë të lirë vetes së tyre me një frekuencë“3–4 herë në javë”, 40% “1–2 herë në javë” dhe 34% vetëm“1–2 herë në muaj”. - Mbizotërojnë familjet me dy fëmijë(48%), me tre fëmijë (24%) dhe me një fëmijë(19%). - Të anketuarat jetojnë në apartament/shtëpi në pronësi: • të përbashkët mes tyre dhe bashkëshortit(27%); • të bashkëshortit(24%); • të prindërve të tyre(17%); • të tyre(7%); • të të dashurit, të prindërve të të dashurit ose me qira(25%). - 20% e të anketuarave pohojnë se bashkëshortët/partnerët “nuk u kushtojnë asnjëherë kohë” ose“pothuajse asnjëherë”, 47% pohojnë se bashkëshorti/partneri u kushton kohë“1–2 herë në javë” dhe vetëm 4% e tyre pohojnë se bashkëshorti apo partneri u kushton kohë“pothuajse çdo ditë” ose“çdo ditë”. 4.2. KUADRI LIGJOR DHE I POLITIKAVE MBI JETËN FAMILJARE DHE SOCIALE - Bashkëshorti/partneri fiton më shumë të ardhura mujore për 61% të të anketuarave; të dy fitojnë pothuajse njëlloj për 27% të tyre dhe vetëm për 8% të të anketuarave bashkëshorti/partneri fiton më pak sesa ato vetë. - Të anketuarat mendojnë se të dy prindërit/burri dhe gruaja në mënyrë të barabartë janë përgjegjës për: • buxhetin familjar dhe për qëndrueshmërinë financiare të familjes(43%); • organizimin e aktiviteteve dhe të kohës së lirë(37%); • kujdesin ndaj të sëmurave/sëmurëve dhe të moshuarave/ moshuarve(31%). - 78% e të anketuarave mendojnë se është kryesisht gruaja/ nëna përgjegjëse për rregullin dhe pastërtinë në familje dhe asnjëra prej 1 000 të anketuarave nuk mendon se është babai/burri ai që duhet ta mbajë këtë përgjegjësi. - 40% e të anketuarave mendojnë se kjo ndarje është tërësisht e drejtë, 51% mendojnë se kjo ndarje është thuajse e drejtë dhe vetëm 10% e tyre mendojnë se kjo ndarje nuk është aspak e drejtë. - Për 45% të të anketuarave, është babai/burri ai që ka fjalën e fundit në familje përkundrejt vetëm 10% të të anketuarave të cilat thonë se e ka nëna/gruaja fjalën e fundit në familje. - Asnjëra nga të anketuarat nuk ka pohuar të ketë“pothuajse çdo ditë” apo“çdo ditë” kohë të lirë për veten e saj, ndërkohë që 12% e tyre nuk kanë“asnjëherë” apo“pothuajse Shqipëria karakterizohet si një vend me kuadër ligjor dhe politikash të cilat vlerësohen, përditësohen e ndryshohen vazhdimisht, duke i kushtuar kujdes edhe harmonizimit dhe përafrimit të tyre me standardet dhe instrumentet ndërkombëtare të ratifikuara. Për sa i takon jetës familjare dhe shoqërore, për vetë shtrirjen e të dyja koncepteve, është e kuptueshme edhe ekzistenca e një kuadri të zgjeruar ligjor e politikash, që synojnë si rregullimin, qartësimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve familjare, ashtu edhe angazhimin dhe kontributin në jetën sociale. Pjesë e rëndësishme e këtij kuadri janë edhe dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara, të cilat në hierarkinë ligjore të vendit renditen menjëherë pas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Disa prej tyre, në të cilat i kushtohet rëndësi jetës familjare e sociale, janë: - Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut 20 , - Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore 21 , - Konventa“Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” 22 , si dhe Protokolli Fakultativ i Konventës “Për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave” 23 , - Deklarata e Pekinit dhe Platforma për Veprim 24 , 20 https://www.ohchr.org/sites/default/files/UDHR/Documents/UDHR_Translations/aln.pdf 21 https://kmd.al/wp-content/uploads/2018/05/1524735715-Pakti-Drejtat-Ekonomike-Sociale-Kulturore.pdf 22 Ratifikuar nga Kuvendi i RSH-së me ligjin nr. 1769, datë 09.11.1993. Shih: https://hrrp.eu/ alb/docs/CEDAw-a.pdf 23 Ratifikuar nga Kuvendi i RSH-së me ligjin nr. 9052, datë 17.04.2003. 24 https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/Deklarata-dhe-Platforma-per-Veprim-e-Pekinit.pdf 32 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 - Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut 25 , - Konventa e Këshillit të Evropës“Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”(Konventa e Stambollit) 26 , - Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës 27 , - Konventa për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual(Konventa e Lanzarotit) 28 , - Konventa Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial 29 , - Konventa e Këshillit të Evropës për Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore 30 ; - Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 31 , - Karta Sociale Evropiane, e ndryshuar 32 , - Konventa Kuadër“Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” etj 33 . Në lidhje me legjislacionin dhe politikat e vendit për sa i takon rregullimit të jetës familjare e asaj sociale, ndër më kryesoret janë: - Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 34 , - Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar 35 , - Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar 36 , - Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar 37 , - Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur 38 , - Ligji nr. 9970, datë 24.7.2008“Për barazinë gjinore në shoqëri” 39 , - Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006“Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar 40 , - Ligji nr. 10221, datë 04.02.2010“Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar 41 , - Ligji nr. 110/2018,“Për noterinë” 42 , - Ligji nr. 111/2018,“Për kadastrën” 43 , 25 Ratifikuar nga Kuvendi i RSH-së me ligjin nr. 8137, datë 31.07.1996. Shih: https://echr.coe. int/Documents/Convention_Instrument_SQI.pdf 26 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 104, datë 11.08.2012. Shih: https://awenetwork.org/ wp-content/uploads/2019/05/Konventa-e-Stambollit-1.pdf 27 https://www.unicef.org/montenegro/media/9291/file/MNE-media-MNEpublication505. pdf%20. 28 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 10071, datë 09.02.2009. Shih: https://rm.coe.int/168046e1e3 29 https://hrrp.eu/alb/docs/CERD-a.pdf 30 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 9642, datë 20.11.2006. Shih: https://rm.coe.int/16806486a2 31 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 108/2012. Shih: https://www.un.org/disabilities/documents/convention/crpd_albanian.pdf 32 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 8960, datë 24.10.2002. Shih: https://rm.coe.int/168047e169 33 Ratifikuar nga RSH-ja me ligjin nr. 8496, datë 3.06.1999. Shih: https://www.kmd.al/ wp-content/uploads/2018/05/1306486683-konventa_minoriteteve.pdf 34 Miratuar me ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 dhe ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13.01.2007; nr. 9904, datë 21.04.2008; nr. 88/2012, datë 18.09.2012; nr. 137/2015, datë 17.12.2015; nr. 76/2016, datë 22.07.2016; nr. 115/2020, datë 30.07.2020; nr. 16/2022, datë 10.02.2022. Shih: https://qbz.gov.al/preview/635d44bd-96ee-4bc5-8d93-d928cf6f2abd 35 Miratuar me ligjin nr. 9062, datë 08.05.2003 dhe ndryshuar me ligjin nr. 134/2015, datë 05.12.2015. 36 Miratuar me ligjin nr. 895, datë 27.01.1995 dhe me ligjet: nr. 8175, datë 23.12.1996; nr. 8204, datë 10.04.1997; nr. 8279, datë 15.01.1998; nr. 8733, datë 24.01.2001; nr. 9017, datë 06.03.2003; nr. 9030, datë 13.03.2003; nr. 9086, datë 19.06.2003; nr. 9188, datë 12.02.2004; nr. 9275, datë 16.09.2004; nr. 9686, datë 26.02.2007; nr. 9859, datë 21.01.2008; nr. 10 023, datë 27.11.2008; nr. 23/2012, datë 01.03.2012; nr. 144, datë 02.05.2013; nr. 98, datë 31.07.2014; nr. 176/2014, datë 18.12.2014; nr. 135/2015, datë 05.12.2015; nr. 82/2016, datë 25.07.2016; nr. 36/2017, datë 30.03.2017; nr. 89/2017, datë 22.05.2017; nr. 44/2019, datë 18.07.2019; nr. 35/2020, datë 16.04.2020, nr. 146/2020, datë 17.12.2020; nr. 43/2021, datë 23.03.2021; vendimet e Gjykatës Kushtetuese: nr. 13, - Ligji nr. 10129, datë 11.5.2009,“Për gjendjen civile”, i ndryshuar 44 , - Ligji nr. 18/2017"Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" 45 , - Ligji nr. 121/2016“Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” 46 , - Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 47 , i ndryshuar, - Ligji nr. 9355, datë 10.3.2005“Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar 48 , - Ligji nr. 57/2019“Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë” 49 , - Ligji 22/2018“Për strehimin” 50 , - Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 51 , - Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2020–2023 52 , - Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021–2026 53 , - Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrjen e Romëve dhe Egjiptianëve 2021–2025 54 , - Plani Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021–2025 55 , - Dokumenti Politik Kombëtar për Moshimin 2020–2024 dhe plani i veprimit për zbatimin e tij 56 , - Plani Kombëtar i Veprimit për personat LGBTI+ në Shqipëri 2021–2027 57 etj. datë 29.05.1997; nr. 46, datë 28.08.1997; nr. 58, datë 05.12.1997; nr. 65, datë 10.12.1999; nr. 11, datë 02.04.2008; nr. 19, datë 01.06.2011; nr. 47, datë 26.07.2012; nr. 9, datë 26.02.2016; nr. 24, datë 04.05.2021. Shih: https://qbz.gov.al/preview/a2b117e6-69b2-4355-aa49-78967c31bf4d 37 Miratuar me ligjin nr. 850, datë 29.7.1994 dhe ndryshuar me ligjet nr. 8536, datë 18.10.1999, nr. 8781, datë 03.05.2001, nr. 17/2012, datë 16.02.2012, nr. 121/2013, datë 18.04.2013, nr. 113/2016, datë 03.11.2016). Shih: https://qbz.gov.al/preview/f010097e-d6c8-402f-8f10-d9b60af94744 38 Miratuar me ligjin nr. 37/2017. Shih: https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/ uploads/2021/04/Kodi-i-Drejtesise-Penale-per-te-Mitur.pdf 39 https://www.mod.gov.al/images/PDF/barazia_gjinore_shoqeri.pdf 40 Ndryshuar me ligjin nr. 9914, datë 12.5.2008, nr. 10 329, datë 30.9.2010, nr. 47/2018, datë 23.7.2018, nr. 125/2020, datë 15.10.2020. Shih: https://qbz. gov.al/eli/ligj/2006/12/18/9669/3257bc3f-964e-4d84-aca0-57122d81f986 41 Ndryshuar me ligjin nr. 124/2020. Shih: https://www.kmd.al/wp-content/ uploads/2021/05/2.pdf 42 http://www.nchb.al/wp-content/uploads/2021/04/Ligj-nr.-110-2018-Per-Noterine.pdf 43 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/02/07/111 44 Ndryshuar me ligjin nr. 134/2016. Shih: https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/ Ligji_per_Gjendjen_Civile_-_I_ndryshuar.pdf 45 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2017/02/23/18-2017 46 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/11/24/121-2016 47 Ndryshuar me ligjet dhe me Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave: nr. 7932, datë 17.05.1995; nr. 8286, datë 16.02.1998; nr. 8392, datë 02.09.1998; nr. 8575, datë 03.02.2000; nr. 8776, datë 26.04.2001; nr. 8852, datë 27.12.2001; nr. 8889, datë 25.04.2002; nr. 9058, datë 20.03.2003; nr. 9114, datë 24.07.2003; nr. 9377, datë 21.04.2005; nr. 9498, datë 03.04.2006; nr. 9600, datë 27.07.2006; nr. 9708, datë 05.04.2007; nr. 9768, datë 09.07.2007; nr. 10070, datë 05.02.2009; nr. 10447, datë 14.07.2011; nr. 13/2014, datë 13.02.2014; nr. 104/2014, datë 31.07.2014; nr. 144/2015; datë 17.12.2015; nr. 111/2016; datë 03.11.2016; Akt Normativ i Këshillit të Ministrave nr.1, datë 25.01.2017; nr. 25/2017; datë 09.03.2017. Shih: http://www.issh.gov.al/wp-content /uploads/ 2014 /02/ Ligji-nr-7703- date-11- 05-1993-ndr yshuar- deri-ne-mars-2017.pdf 48 Ndryshuar me ligjin nr. 9602 datë 28.07.2006; nr. 10252, datë 11.03.2010; nr.10 399, datë 17.3.2011; nr.25/2013; nr. 47/2014; nr. 44/2016. Shih: http://differentandequal.org/ wp-content/uploads/2019/09/Ligj-nr.9355-dt-10.03.2005.pdf 49 https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/07/18/57/37004448-df0e-4768-9e88-35766f95ee4f 50 https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2018/12/ligj-nr.-22-dt.-3.5.2018.pdf 51 Miratuar me VKM-në nr. 400, datë 30.6.2021. Shih: https://shendetesia.gov.al/wp-content /uploads/ 2022 /02/ WEB_Strategjia-Kombetare-AL.pdf 52 Miratuar me VKM-në nr. 66, datë 24.12.2019. Shih: https://qbz.gov.al/eli/vendim/2019/12/24/866 53 Miratuar me VKM-në nr. 659, datë 03.11.2021. Shih: https://www.unicef.org/albania/media/4391/file/AKDF%202021-2026%20ALB.pdf 54 Shih: https://www.undp.org/sites/g/files/zskgke326/files/migration/al/46eb57a0095aac6d46fe42b6cfb302f66368453e0c284a07c0c7c9fd8d43760b.pdf 55 Miratuar me VKM-në nr. 276, datë 12.05.2021. Shih: https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/Plani-Kombetar-PAK-_2021-2025_AL.pdf 56 Miratuar me VKM-në nr. 864, datë 24.12.2019. Shih: https://qbz.gov.al/eli/vendim/2019/12/24/864 57 https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/LGBTI-NAP-2021-2027-AL-final.pdf 33 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 4.3 FAMILJA DHE JETA FAMILJARE Familja 58 konsiderohet si njësia bazë e shoqërisë e përbërë nga persona të bashkuar nëpërmjet lidhjes me martesë, lidhjes së gjakut ose birësimit dhe që zakonisht përfaqësojnë një njësi të vetme. Thelbi i njësisë së familjes është marrëdhënia prind-fëmijë, e cila ndryshon shumë midis kulturave. Një formë e njohur familjare është familja bërthamë, e përbërë nga çifti që ka lidhur martesën apo bashkëjeton dhe që jeton me pasardhëset/ pasardhësit e tyre në një banesë të veçantë. Format e familjes janë diskutuar gjerësisht dhe trajtohen edhe në sociologjinë e familjes, po, veç familjes bërthamë, një ndër format e tjera të familjes, karakteristike për Shqipërinë, është edhe familja e zgjeruar(apo me shumë kurora), e përbërë nga të paktën prindërit, fëmijët e martuar dhe pasardhëset/pasardhësit e tyre. Në rastin më të mirë, familja kryen funksione të ndryshme të vlefshme për anëtaret/anëtarët e saj, ku merr shumë rëndësi siguria emocionale dhe psikologjike, veçanërisht nëpërmjet ngrohtësisë, dashurisë dhe shoqërimit që krijon të jetuarit së bashku ndërmjet bashkëshortëve dhe, nga ana tjetër, ndërmjet atyre vetë dhe fëmijëve të tyre. Familja siguron gjithashtu një funksion të vlefshëm social dhe politik duke institucionalizuar riprodhimin dhe duke ofruar udhëzime për rregullimin e sjelljes seksuale. Familja ofron edhe funksione të tjera të dobishme shoqërore si rritja dhe socializimi i fëmijëve, bashkë me aktivitete të tilla humanitare, si kujdesi për anëtaret/anëtarët e saj kur ato/ata janë të sëmura/sëmurë ose me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta. Nga ana ekonmike, familja siguron ushqim, strehim, veshje dhe siguri fizike për anëtaret/anëtarët e saj, disa prej të cilave/cilëve mund të jenë shumë të vogla/vegjël ose shumë të moshuara/moshuar për t’i siguruar vetë nevojat themelore të jetës. Së fundi, nga ana sociale, familja mund të shërbejë për të promovuar rendin dhe stabilitetin brenda shoqërisë në tërësi. E drejta e familjes ndryshon nga kultura në kulturë, por, në zbatimin e saj më të gjerë, ajo përcakton marrëdhëniet juridike midis anëtareve/anëtarëve të familjes si dhe marrëdhëniet midis familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi. Disa nga çështjet e rëndësishme që trajtohen në të drejtën familjare përfshijnë kushtet dhe parametrat e martesës, statusin e fëmijëve dhe trashëgiminë e pasurisë nga njëri brez në tjetrin. Pothuajse në çdo rast, e drejta familjare përfaqëson një ekuilibër delikat midis interesave të shoqërisë dhe mbrojtjes së të drejtave individuale. Në Shqipëri, e drejta e familjes është e njohur që në nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 59 , ku citohet se:“1. Kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje. 2. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. 3. Lidhja dhe zgjidhja e martesës rregullohen me ligj.” Po kështu, në Kodin e Familjes të Republikës së Shqipërisë, në nenin 1 të tij theksohet se:“Martesa, si një bashkëjetesë ligjore, mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje. Martesa dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit.” 60 Ndërsa në nenin 50 të Kodit të Familjes theksohet se:“Me martesë burri dhe gruaja përfitojnë të njëjtat të drejta dhe marrin përsipër të njëjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok për besnikëri, për ndihmë morale dhe materiale, për bashkëpunim në interes të familjes dhe të bashkëjetesës.” 61 Bashkëjetesa gjithashtu njihet në nenin 163 të Kodit të Familjes, si një bashkim faktik midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie. Sikurse vihet re, ndërsa në nenin 53 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e drejta e martesës dhe familjes njihet për të gjitha/ gjithë, pra pa dallim gjinie, në nenin 50 të Kodit të Familjes, martesa përkufizohet si një institucion ndërmjet një burri dhe një gruaje, gjë që në thelb ndalon martesën brenda së njëjtës gjini, e po ashtu edhe bashkëjetesën, ku, sipas nenit 163 të cituar më sipër, sërish bashkimi faktik cilësohet midis burrit dhe gruas. Prandaj, në vijim,“martesa” dhe“bashkëjetesa” nënkuptohen vetëm si institucione të njohura ligjërisht, pra bashkëjetesë ligjore apo bashkim faktik midis një burri dhe një gruaje. Nëse hedhim vështrimin mbi përbërjen e familjes shqiptare ndër vite, vihen re ndryshime në përbërjen dhe madhësinë e saj, edhe pse të dhënat më të fundit të Censusit të popullsisë datojnë në vitin 2011. Sipas Censusit të vitit 2011, “...madhësia mesatare e familjes(Njësisë Ekonomike Familjare) është zvogëluar nga 4,2 anëtare/anëtarë në 2001 në 3,9 anëtare/anëtarë në 2011. Në zonat urbane ky tregues është 3,6, ndërsa në zonat rurale treguesi është 4,2 anëtare/ anëtarë për familje. Qarku i Kukësit ka vlerën më të lartë, prej 5,0 anëtaresh/anëtarësh, ndërkohë që qarku i Gjirokastrës ka vlerën më të ulët, prej 3,4 anëtaresh/anëtarësh” 62 . Këto të dhëna, që përkojnë me më shumë se një dekadë të shkuar, pa dyshim që duhet të përditësohen dhe të pasqyrojnë edhe ndryshimet që ka pësuar vitet e fundit familja shqiptare. Tashmë në Shqipëri është fakt që përbërja familjare dhe lloji i familjes kanë pësuar ndryshime të shumëllojshme, si pasojë e emigrimit dhe imigrimit; prirjes së të rejave e të rinjve për të qëndruar kryesisht në qytete të mëdha që ofrojnë më shumë mundësi edukimi, punësimi e argëtimi; prirjes së çifteve të reja për të bashkëjetuar, apo edhe për të jetuar të martuar, por në familje bërthamë, nëse e kanë mundësinë ekonomike për ta përballuar jetesën në këtë mënyrë; jetesës në familje bërthamë me një prind për arsye të humbjes së jetës së prindit tjetër, zgjidhjes së martesës ndërmjet dy prindërve, emigrimit për një kohë shumë të gjatë të njërit prind, apo edhe për shkak të zgjedhjes së njërit prind(nënës në këtë rast) për ta sjellë në jetë fëmijën e vetme, pra pa një bashkëshort apo partner etj. Edhe pse prirja është drejt zvogëlimit të madhësisë së familjeve dhe drejt jetesës në familje bërthamë, për shkak të mungesës së të dhënave zyrtare të viteve të fundit, nuk mund të nxjerrim një konkluzion të saktë nëse në Shqipëri sot mbizotërojnë më së shumti familjet me një, dy, tre, katër apo pesë e më shumë anëtare/anëtarë. Megjithatë, ekzistenca e familjeve“me tre ose më shumë të rritur me fëmijë” është e faktuar nga të dhënat që mbledh në mënyrë 58 https://www.britannica.com/topic/family-kinship 59 Shih: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, neni 53, f.15 në: https://klp.al/wp-content/ uploads/2020/02/Kushtetuta-2017.pdf 60 https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/Kodi-i-Familjes.pdf 61 Po aty. 62 INSTAT, Censusi i Popullsisë dhe Banesave, 2011. Shih: http://www.instat.gov.al/media/3058/main_results__population_and_housing_census_2011.pdf 34 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 të përvitshme INSTAT-i në lidhje me shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas tipit të familjes 63 . Pra, në realitet ndeshim familje me një person të vetëm; familje me një të rritur me fëmijë në varësi; familje me dy të rritur vetëm; familje me dy të rritur me fëmijë të moshës mbi 18 vjeç, sikurse edhe familje ku çifti jeton jo vetëm me fëmijët nën apo mbi 18 vjeç beqarë, por edhe me fëmijët mbi 18 vjeç të martuar e ndoshta edhe me fëmijë; ose me prindërit e bashkëshortit/bashkëshortes; me vëllezërit apo motrat e bashkëshortit/bashkëshortes, të cilët/cilat mund të jenë beqarë/beqare ose të martuar/martuara, ndoshta edhe me fëmijë; apo edhe me të afërm/afërme të tjerë/a. Gjatë vitit 2021, në vendin tonë janë regjistruar rreth 19 709 martesa. Te gratë, rreth 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç dhe 76% e martesave deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për gratë është 27,7 vjeç. Për burrat, 50% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç dhe 80% e martesave deri në moshën 34 vjeç. Mosha mesatare e martesës për burrat është 31,1 vjeç. Numri i vajzave të martuara para moshës 18 vjeç gjatë vitit 2021 është 19. Ky numër është rritur në krahasim me një vit më parë, kur u regjistruan 16 martesa të vajzave nën 18 vjeçe. Përqindja e vajzave të martuara në moshat 15 deri 17 vjeç është shumë e ulët, ndërsa shënon vlerat më të larta në moshën 18 dhe 19 vjeç, përkatësisht 6,4% dhe 5,8%. Ndërsa djemtë nuk kanë martesa para moshës 18 vjeç dhe përqindja e djemve të martuar në moshën 18–19 vjeç është nën 1% 64 . Numri i padive për zgjidhje martese të regjistruara gjatë vitit 2021 në gjykata rezulton 10 798 padi(1 470 padi për zgjidhje martese të regjistruara më shumë se në vitin 2020) 65 . Larmishmëria e tipit të familjeve evidentohet edhe nga përgjigjet e dhëna nga të anketuarat që përbëjnë grupin e synuar në fokus të këtij studimi. Të dhënat e mbledhura nga 1 000(një mijë) të reja dhe gra, tregojnë se 70% e të anketuarave janë të martuara, 17% beqare, 6% të veja, 3% të divorcuara(4% jetojnë në zona urbane dhe 2% në zona rurale), 2% e të anketuarave bashkëjetojnë(5% jetojnë në zona urbane dhe 1% në zona rurale), dhe 2% e të anketuarave janë në një lidhje, por nuk jetojnë me partnerët(2% jetojnë në zona urbane dhe 3% në zona rurale). Numri i fëmijëve në një familje gjithashtu ka pësuar rënie në historikun e ndërtimit të familjeve shqiptare. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se numri i lindjeve në vitin 2021 është 27 211 lindje 66 . Në vlera absolute, rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2020 është 864 lindje. Në grupin e të rejave dhe grave të anketuara për këtë studim, 77% janë me fëmijë(ose 94% e të anketuarave të martuara, 96% e të anketuarave të divorcuara dhe 2% e të anketuarave beqare janë me fëmijë). Mbizotërojnë familjet me dy fëmijë (48% e të anketuarave), me tre fëmijë(24% e të anketuarave) dhe me një fëmijë(19% e të anketuarave). 7% e të anketuarave pohojnë të kenë katër fëmijë, ndërsa përqindja e të anketuarave me pesë apo më shumë fëmijë është minimale (nga 1%). Jetesa/vendbanimi e/i përbashkët përbëjnë një nga detyrimet që rrjedhin nga martesa. Në lidhje me pronësinë e apartamentit/shtëpisë, 27% e të anketuarave deklaruan se jetojnë në apartament/shtëpi në pronësi të përbashkët mes tyre dhe bashkëshortit(37% i përkasin grupmoshës mbi 55 vjeç, 33% grupmoshës 35–54 vjeç dhe 13% grupmoshës 18–34 vjeç); 24% e të anketuarave jetojnë në apartament/shtëpi në pronësi të bashkëshortit(29% e të anketuarave jetojnë në zona rurale dhe 20% e të anketuarave në zona urbane) përkundrejt 7% të të anketuarave që e kanë apartamentin/ shtëpinë në pronësi të tyre(9% e të anketuarave jetojnë në zona rurale dhe 3% e të anketuarave në zona urbane); ndërsa 17% jetojnë në apartament/shtëpi në pronësi të prindërve të tyre(42% i përkasin grupmoshës 18–34 vjeç, 14% jetojnë në zona urbane dhe 21% e të anketuarave në zona rurale). Në një pjesë të rasteve, pronësinë e apartamentit/shtëpisë ku jetojnë të anketuarat mund ta kenë edhe prindërit e bashkëshortit, partneri, prindërit e partnerit, apo të anketuarat mund të jetojnë edhe në shtëpi me qira (siç paraqitet në grafikun në vijim). Në lidhje me tipin dhe madhësinë e familjes, te të anketuarat mbizotëron jetesa me bashkëshortin(64% e të anketuarave) dhe me fëmijët më të vegjël se 24 vjeç(37% e të anketuarave). Jetesa me prindërit e bashkëshortit është fakt për 10% të të anketuarave dhe ndeshet më tepër te të rejat dhe gratë që jetojnë në zona rurale(15%) sesa tek ato që jetojnë në zona urbane(6%). Jetesa e fëmijëve mbi moshën 24-vjeçare me prindërit e tyre gjithashtu evidentohet në përgjigjet e 14% të të anketuarave, ku sërish ka një dallim ndërmjet të rejave dhe grave të anketuara që jetojnë në zona urbane apo rurale, edhe pse ky dallim nuk është shumë i madh dhe përkon me 13% të të anketuarave që jetojnë në zona urbane dhe 16% të të anketuarave në zona rurale. Jetesa vetëm, duket se mbetet karakteristikë më shumë e të rejave dhe grave të zonave urbane(6%) krahasuar me ato të zonave rurale(0%), ndërkohë që edhe jetesa me partnerin apo bashkëjetesa, ndonëse në një nivel prej 4% gjithsej të të anketuarave, mbizotëron më së shumti te të rejat dhe gratë e zonave urbane(5%) krahasuar me ato të zonave rurale(2%). 63 INSTAT, Vjetari Rajonal Statistikor 2022. Shih: http://www.instat.gov.al/media/11123/vjetari-statistikor-rajonal-2022_04.pdf 64 INSTAT, Burra dhe gra 2022. Shih: http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burra-dhe-gra-2022/ 65 Ministria e Drejtësisë, Vjetari statistikor 2021, shih: https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/REPUBLIKA-E-SHQIP%C3%8BRIS%C3%8B-Vjetari-Statistikor-2021-pdf.pdf 66 INSTAT, Burra dhe gra 2022. Shih: http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burra-dhe-gra-2022/ 35 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 23: Pronësia e apartamentit/shtëpisë së të anketuarave Përgjigjet e të anketuarave, sidomos në lidhje me përqindjen e lartë të bashkëshortëve pronarë të apartamentit/shtëpisë ku jetojnë, krahasuar me pronësinë që kanë ato vetë, na sjellin sërish në vëmendje dallimet gjinore dhe pabarazitë ndërmjet grave dhe burrave në çështjet pronësore, të evidentuara edhe më herët nga studime të tjera cilësore të ligjeve dhe praktikave në fushën e të drejtave pronësore. Edhe pse në aspektin ligjor të drejtat pronësore janë të rregulluara, realiteti në praktikë flet për një barazi të munguar(de facto), pasi e drejta e pronësisë shihet kryesisht si e drejtë ekskluzive e djemve, të rinjve dhe burrave, ndërkohë që vajzat, të rejat dhe gratë konsiderohen“të lindura në shtëpi të huaj” e, për rrjedhojë, pa të drejtë në pronësi si në familjen e origjinës, ashtu edhe në familjen e bashkëshortit. Ky mentalitet mbetet më i theksuar e më sfidues për t’u ndryshuar veçanërisht në zonat rurale e kur flitet për pronësinë në tokë bujqësore. Të pyetura rreth situatës së tyre financiare, 12% e të anketuarave deklarojnë se mund të përballojnë gjithçka që kanë nevojë dhe janë në gjendje të kursejnë; 27% mund të përballojnë të gjitha të mirat e nevojshme pa sakrifica, por nuk mund të kursejnë për të ardhmen; 35% mund të përballojnë gjithçka që kanë nevojë, por duhet të ekonomizojnë; 24% mezi i përballojnë të gjitha mallrat e nevojshme dhe ndonjëherë u mungojnë paratë, ndërsa 2% nuk mund të përballojnë as mallrat bazë. Sikurse shihet edhe nga grafikët në vijim në situatën financiare të të anketuarave ndikojnë një sërë elementesh që lidhen me statusin e tyre martesor, numrin e fëmijëve, e sidomos me statusin e punësimit. Të punësuarat me një rrogë apo të vetëpunësuarat ndihen shumë më të sigurta në aspektin financiar, krahasuar me të punësuarat me honorare, studentet apo të anketuarat që nuk mund të punojnë për shkak të një sëmundjeje apo aftësie të kufizuar. Grafiku 24: Lidhja e situatës financiare të të anketuarave me statusin e tyre martesor 36 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Po kështu të anketuarat të cilat kanë tre, katër ose më shumë fëmijë duket se kanë më pak mundësi të kursejnë për të ardhmen, u duhet të ekonomizojnë, si dhe janë më të prira që ndonjëherë t’u mungojnë paratë. Grafiku 25: Lidhja e situatës financiare të të anketuarave me numrin e fëmijëve të tyre Sigurisht që në këto kushte financiare për të anketuarat e martuara apo në një marrëdhënie, ndikon edhe situata financiare e bashkëshortit apo partnerit të tyre. Të pyetura se sa fiton në muaj bashkëshorti/partneri i tyre krahasuar me ato vetë, 61% e të anketuarave deklaruan se ai fiton më shumë (këtu mbizotërojnë të anketuarat e papuna apo ekonomikisht joaktive dhe me banim në zona rurale); 27% deklaruan se të dy fitonin pothuajse njëlloj(këtu mbizotërojnë të anketuarat e punësuara apo ekonomikisht joaktive dhe me banim në zona urbane) dhe vetëm 8% deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre fitonte më pak se ato vetë(këtu mbizotërojnë të anketuarat me arsim të lartë e të punësuara dhe me banim në zona urbane). 48% e të anketuarave deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre është i punësuar me një rrogë; 18% e anketuarave deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre është i vetëpunësuar(zotëron një biznes); 23% e të anketuarave deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre është i papunë; 3% e të anketuarave deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre nuk ka mundësi të punojë për shkak të një sëmundjeje/ paaftësie dhe 7% e të anketuarave deklaruan se bashkëshorti/partneri i tyre është i punësuar me honorare. Menaxhimin e të ardhurave në familje, 59% e të anketuarave deklaruan se e bëjnë duke grumbulluar bashkë me bashkëshortin/ partnerin të gjithë sasinë e parave dhe më pas secili shpenzon për atë që nevojitet; 19% e të anketuarave deklaruan se është bashkëshorti/partneri ai që menaxhon të gjithë shumën dhe i jep asaj një pjesë për shpenzime; 12% e të anketuarave deklaruan se grumbullojnë së bashku vetëm një pjesë të të ardhurave dhe i mbajnë pjesën tjetër të ndara; 6% e të anketuarave deklaruan se i mbajnë ato vetë paratë dhe i japin një pjesë bashkëshortit/partnerit për shpenzime dhe 4% e të anketuarave deklaruan se i mbajnë paratë secili më vete. Grafiku 26: Perceptimi i të anketuarave mbi barazinë gjinore në marrëdhënien e tyre në çift 37 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Të pyetura mbi shkallën e barazisë gjinore në marrëdhënien e tyre në çift, 45% e të anketuarave u përgjigjën se kanë një marrëdhënie tërësisht të barabartë dhe vetëm 2% deklaruan se marrëdhënia e tyre nuk është aspak e barabartë(sipas grafikut në vijim). Kjo shkallë e barazisë në marrëdhënie duket se pasqyrohet në një masë të konsiderueshme edhe në disa aspekte të jetës familjare. Kështu, për shembull, 43% e të anketuarave deklarojnë se të dy prindërit/burri dhe gruaja në mënyrë të barabartë janë përgjegjës për buxhetin e familjes. Gjithashtu, 43% e të anketuarave deklarojnë se të dy prindërit/burri dhe gruaja në mënyrë të barabartë janë përgjegjës për qëndrueshmërinë financiare të familjes. Këtë përgjegjësi të përbashkët e të ndarë në mënyrë të barabartë ndërmjet prindërve/burrit dhe gruas për të menaxhuar aspekte të ndryshme të jetës familjare, e gjejmë të reflektuar në masë të konsiderueshme edhe kur të anketuarat pyeten për organizimin e aktiviteteve dhe të kohës së lirë(37%) apo për kujdesin ndaj të sëmurave/ sëmurëve e të moshuarave/moshuarve(31%). Por kjo përqindje fillon e zvogëlohet nëse të anketuarat pyeten mbi përgjegjësinë për rregullin dhe pastërtinë në familje apo mbi atë se cila/cili e ka fjalën e fundit në familje. Sikurse paraqitet edhe në grafikun në vijim, në këtë rast, ndërsa për 78% të të anketuarave është kryesisht gruaja/nëna përgjegjëse për rregullin dhe pastërtinë(dhe për asnjërën prej tyre nuk është babai/burri ai që duhet ta mbajë këtë përgjegjësi); për 45% të të anketuarave është babai/burri ai që ka fjalën e fundit në familje(përkundrejt vetëm 10% të të anketuarave që thonë se fjalën e fundit në familje e ka nëna/gruaja). Grafiku 27: Ndarja e përgjegjësive në menaxhimin e aspekteve të ndryshme të jetës familjare Nuk është rastësi që përgjegjësinë për pastërtinë dhe rregullin në familje e shohim të rezultojë në një përqindje të konsiderueshme si përgjegjësi kryesisht e gruas/nënës. Kjo, siç u sqarua edhe në kapitullin e 3-të të këtij raporti, lidhet me stereotipet dhe rolet gjinore, pra me atë se çfarë pritet të plotësojë një grua dhe një burrë në jetën familjare. Aq të brendësuara janë shpesh këto role gjinore, saqë perceptohen si të natyrshme apo si të lindura bashkë me gjininë e një personi. Pra, kryerja e punëve shtëpiake të tilla si larja, pastrimi, hekurosja, sistemimi etj., duket se janë natyrshëm të caktuara si role dhe përgjegjësi të gruas/nënës në familje, sepse këto janë“punë për gra” dhe një burrë/baba nuk mund të angazhohet me detyra të tilla. Kjo natyrshmëri reflektohet edhe në përgjigjet që kanë dhënë të anketuarat, të pyetura nëse mendojnë apo jo se ka një ndarje të drejtë të përgjegjësive në marrëdhënien/martesën e tyre, kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë. Vetëm 10% e të anketuarave deklarojnë se kjo ndarje nuk është aspak e drejtë, krahasuar me 51% që deklarojnë se kjo ndarje është thuajse e drejtë, si dhe me 40% të të anketuarave që deklarojnë se kjo ndarje është tërësisht e drejtë. Ndarja gjinore e punëve në familje transmetohet ndër breza dhe, për rrjedhojë, djemtë, të rinjtë dhe burrat janë shumë pak ose thuajse aspak të angazhuar në aktivitete të kujdesit dhe punëve të shtëpisë brenda familjes. 38 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Kjo reflektohet qartësisht edhe në përgjigjet e dhëna nga të anketuarat në lidhje me ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive familjare, siç paraqiten në dy grafikët në vijim. Sikurse vihet re, larja, pastrimi, rregullimi janë pothuajse tërësisht përgjegjësi e gruas/nënës në familje, përkundrejt mirëmbajtjes apo përkujdesjes për faturat e nxjerrjen e dokumenteve, të cilat shihen më së shumti si përgjegjësi e burrit/babait. Grafiku 28: Ndarja e përgjegjësive dhe detyrave brenda familjes Ndarje gjinore të detyrave dhe përgjegjësive vërejmë edhe kur flitet për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, ku, ndonëse një sërë përgjegjësish konsiderohen të përbashkëta, vihet re sërish angazhimi i madh i gruas/nënës, siç rezulton në grafikun në vijim. Grafiku 29: Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive në lidhje me rritjen dhe edukimin e fëmijëve Ndryshimi i këtij mentaliteti dhe qëndrimi ndaj ndarjes së roleve të anëtareve e anëtarëve të familjes në mbarëvajtjen e jetës familjare sipas gjinisë përbëjnë një sfidë, për kapërcimin e së cilës duhet punuar intensivisht e në shumë drejtime. Pjesa më e madhe e të anketuarave shprehen se pothuajse nuk debatojnë fare, apo debatojnë rrallë ose ndonjëherë me bashkëshortët/partnerët e tyre. Vetëm 5% e tyre shprehen se debatojnë shpesh për çështje që lidhen me punët e shtëpisë; 12% e të anketuarave debatojnë shpesh për paratë; 3% e të anketuarave debatojnë shpesh me bashkëshortët/ partnerët e tyre mbi pikëpamjet personale rreth botës, fesë apo politikës; 7% për edukimin e fëmijëve; 2% për punën/ karrierën dhe 3% për mënyrën se si e kalon tjetri kohën e lirë. 39 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 4.4. JETA SOCIALE Mënyra se si e kalojnë kohën e lirë gratë, si dhe angazhimi e vendi që ato zënë në jetën sociale, pa dyshim lidhet ngushtësisht me jetesën familjare dhe modelet e transmetuara prej fëmijërisë. Një nga faktorët që pengojnë përparimin e grave në shumë fusha të jetës ka të bëjë me pamundësinë për të investuar në lidhje me dëshirat, talentet, arsimimin, kualifikimin dhe rritjen profesionale, pikërisht për shkak të mungesës së kohës, si rrjedhojë e roleve stereotipike gjinore mbi përgjegjësitë e shumta për mbarëvajtjen e jetës familjare. Si rrjedhojë e detyrimeve dhe përgjegjësive për t’u kujdesur e për të mbuluar nevojat e të gjitha/gjithë anëtareve dhe anëtarëve të familjes, gratë dhe të rejat(e jo rrallëherë edhe vajzat), e kalojnë kohën e tyre duke iu përkushtuar gjithë aktivitetit të përkujdesjes brenda familjes, aktivitet ky që shumë pak ose aspak njihet dhe vlerësohet. Kjo bën që, nga ana tjetër, gratë dhe të rejat të kenë shumë më pak kohë të lirë për t’ia kushtuar vetes dhe aktiviteteve që u sjellin kënaqësi, apo për të investuar në dijet e tyre, për të marrë një profesion, apo për t’u rritur profesionalisht. Sigurisht që në këtë drejtim ndikojnë edhe një sërë faktorësh të lidhur me nivelin arsimor, statusin civil, vendbanimin, numrin e fëmijëve, jetesën në familje të mëdha, nivelin ekonomik, modelin e familjes së origjinës e të tjera. Pa dyshim që edhe zhvillimi tërësor i shoqërisë dhe përparimi në drejtim të njohjes, pranimit dhe respektimit të të drejtave njerëzore të grave, ka ndikimin e vet pozitiv në këtë drejtim. Sot nuk mund të quhet e pamundur që një grua të ketë mundësinë t’i kushtojë kohë vetes së saj e për më tepër të vendosë se me çfarë aktivitetesh do ta kalojë kohën e lirë. Patjetër që nëse kjo grua jeton në qytet ka më shumë mundësi të mendojë për kohën e lirë dhe për mundësitë se si do ta kalojë atë. Po kështu, ndryshe e planifikon kohën e saj të lirë një e re dhe ndryshe një nënë me fëmijë të vegjël apo me një person që ka nevojë për përkujdesje(qoftë e/i moshuar, qoftë me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore etj.). Në Indeksin e Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020 67 përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe INSTAT-i, në bashkëpunim me Institutin Evropian për Barazinë Gjinore(EIGE), një nga fushat e matura është edhe fusha e kohës. Fusha e kohës lidhet me dikotominë e punës së paguar dhe punës së papaguar në shtëpi dhe me kujdesin për fëmijët dhe anëtaret/anëtarët e tjerë të familjes, si dhe me dikotominë e punës dhe të kohës së lirë. Në nënfushën e aktiviteteve të kujdesit, hendeku gjinor matet me kohën që gratë dhe burrat kalojnë duke u kujdesur për fëmijët, për edukimin e tyre ose për anëtaret/anëtarët e moshuar të familjes apo personat me aftësi të kufizuara, si dhe me dallimin në punët e shtëpisë, si gatimi dhe punë të tjera të ngjashme. Nënfusha tjetër u referohet skemave të kohës së shpenzuar për aktivitete sociale, personale dhe qytetare që janë të rëndësishme për cilësinë e jetës, zhvillimin individual dhe mirëqenien, si dhe me pjesëmarrjen aktive në shoqëri përmes formave të ndryshme të pjesëmarrjes qytetare. Në këtë nënfushë, dallimi gjinor matet me kohën që gratë dhe burrat kalojnë në aktivitete sportive, kulturore dhe aktivitete të tjera jashtë shtëpie, kombinuar me angazhimin e tyre në aktivitete vullnetarizmi dhe bamirësie. Indeksi i Barazisë Gjinore në Fushën e Kohës për Shqipërinë është 48,1, dhe rezulton më i ulët sesa mesatarja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me 17,6 pikë. Krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me dy shtetet kandidate(Serbia dhe Maqedonia e Veriut), Shqipëria renditet në vendin e 27-të nga 31 shtete gjithsej, në bazë të vlerës së indeksit në fushën e kohës. Kur shihet sipas nënfushave, vihet re se në nënfushën e aktiviteteve të kujdesit shënohet një vlerë pak më e lartë e indeksit sesa në nënfushën e aktiviteteve sociale. Ka një dallim të ndjeshëm mes grave dhe burrave për sa i përket përqindjes së personave që shprehen se kujdesen çdo ditë për fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre, për të moshuarat/ moshuarit apo për personat me aftësi të kufizuara(51,1% e grave dhe 24,6% e burrave, ndërkohë që mesatarja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në këtë rast shënon vlerat 37,5% për gratë dhe 24,7% për burrat). Ky dallim është edhe më i dukshëm kur bëhet fjalë për gatimin dhe punët e përditshme të shtëpisë, duke qenë se ky aktivitet përbën 87,8% për gratë dhe vetëm 16,1% për burrat në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian shënon vlerat 78,7% për gratë dhe 33,7% për burrat. Nga ana tjetër, gratë u kushtojnë më pak kohë aktiviteteve sportive, kulturore ose argëtuese jashtë shtëpisë çdo ditë ose disa herë në javë: 31,4% në rastin e grave dhe 43,9% në rastin e burrave në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian shënon vlerat 27,5% për gratë dhe 31,9% për burrat. Në Shqipëri 5,4% e grave janë të përfshira në aktivitete vullnetarizmi apo bamirësie të paktën një herë në muaj, kurse në rastin e burrave janë 3,4% ata që merren me aktivitete të tilla, krahasuar me 12,2% të grave dhe 11,4% të burrave që është mesatarja e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian 68 . Të pyetura se si e kalojnë kohën e tyre të lirë, të anketuarat shprehen se kryesisht kalojnë kohë me familjen e tyre dhe, në këtë rast, mbizotërojnë të rejat dhe gratë nga zonat rurale dhe me fëmijë. Interesi i të anketuarave për të kaluar kohën e lirë përqendrohet më së shumti edhe tek aktivitete që lidhen me komunikimin në telefon, dëgjimin e muzikës(aktivitet ky ku duken më të angazhuara të rejat dhe gratë në zonat rurale e pa fëmijë), përdorimin e medieve sociale(ku bie në sy që angazhohen më së shumti të rejat dhe gratë nga zonat urbane dhe pa fëmijë), shikimin e filmave serialë, lundrimin në internet, takimin e mikeshave/miqve, pazaret/blerjet etj. Më shumë detaje mbi mënyrën se si e kalojnë kohën e lirë të anketuarat, jepen në grafikët në vijim, të kombinuara me numrin e fëmijëve dhe vendbanimin e tyre. 67 Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020. Shih: http:// www.instat.gov.al/al/publikime/librat /2020/indeksi-i-barazis%C3%AB-gjin ore-p%C3%ABr-republik%C3%ABn-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-2020/ 68 Po aty. 40 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 30: Aktivitetet që zhvillojnë më së shumti gjatë kohës së tyre të lirë të anketuarat me dhe pa fëmijë Grafiku 31: Aktivitetet që zhvillojnë më së shumti gjatë kohës së tyre të lirë të anketuarat nga zonat urbane dhe rurale Ndërsa kur bëhet fjalë për të kaluar kohën e lirë me aktivitete që do të ndikonin në një formim më të mirë individual apo do ta vendosnin gruan në një pozicion më të angazhuar në jetën sociale, vihet re që interesi bie, pavarësisht nga vendbanimi apo nga numri i fëmijëve të saj. Kështu, siç pasqyrohet edhe në mënyrë grafike, interesi për të lexuar libra, për t’u marrë me krijimtari, për t’u angazhuar si vullnetare, për të studiuar/ përmirësuar njohuritë individuale në një fushë të caktuar apo për t’u anëtarësuar në organizata është shumë më i ulët. Megjithatë, interpretimi i këtyre preferencave në tërësi duhet bërë duke pasur parasysh edhe përgjigjet e dhëna nga të anketuarat në lidhje me mundësinë dhe shpeshtësinë e kohës së lirë që ato kanë për ta përdorur për veten e tyre, për t’u çlodhur e socializuar(shih grafikun në vijim). Asnjëra nga të anketuarat nuk ka pohuar të ketë kohë të lirë për veten e saj“pothuajse çdo ditë” apo“çdo ditë”, ndërkohë që 12% e tyre“nuk kanë asnjëherë” apo“pothuajse asnjëherë” kohë për veten. Ky grup karakterizohet nga të reja dhe gra që kanë përfunduar vetëm arsimin e detyruar, si dhe që janë ose ekonomikisht joaktive, ose të papuna dhe me dy apo më shumë fëmijë. 41 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 32: Mundësia e të anketuarave për t’i kushtuar kohë vetes së tyre Të anketuarat(25%) që pohojnë se kanë mundësi t’i kushtojnë kohë të lirë vetes së tyre“3–4 herë në javë”, karakterizohen nga një nivel arsimor i mesëm(25%) ose i lartë(28%). Shumica e tyre janë ekonomikisht joaktive(35%) ose të papuna(26%), si dhe kanë katër ose më shumë fëmijë(26%), apo një ose dy fëmijë(21%). Ndonëse logjikisht një numër më i madh fëmijësh e kufizon më shumë kohën e lirë për veten, në këtë rast bëhet fjalë për gra mbi 55 vjeçe, fëmijët e të cilave tashmë janë rritur e nuk kërkojnë të njëjtin nivel përkushtimi me atë të fëmijëve në moshë të vogël. Mbështetja nga familjaret/familjarët gjithashtu ndikon në këtë rast(ndihma që vazhdon të ofrohet në familjet shqiptare nga gjyshërit apo të afërmet/afërmit në kujdesin për fëmijët dhe familjaret/ familjarët në varësi), edhe nëse sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror nuk arrin t’i mbulojë tërësisht nevojat në këtë drejtim. Rreth 40% e të rejave dhe grave të punësuara kanë mundësi t’i kushtojnë kohë vetes së tyre për t’u çlodhur e socializuar“1–2 herë në javë” dhe 34% e tyre e kanë këtë mundësi vetëm“1–2 herë në muaj”. Kuptohet që edhe në këtë rast ndikojnë një sërë faktorësh të lidhur jo vetëm me lodhjen dhe ngarkesën në punë, apo oraret e zgjatura, por edhe me mënyrën se si ndahen detyrat dhe aktivitetet e kujdesit brenda familjes, si dhe me nevojën që ka një grua e punësuar për të investuar në profesionin e saj(për të lexuar dhe për t’u informuar vazhdimisht), të jetuarit në kryeqytet apo në zona të tjera të Shqipërisë etj. Grafiku 33: Koha që të rejat dhe gratë i kushtojnë vetes dhe koha që bashkëshortët/partnerët u kushtojnë atyre Të anketuarat që kanë pohuar se janë në një lidhje intime(pra, kanë partner apo bashkëshort) janë pyetur gjithashtu mbi kohën që bashkëshorti apo partneri u kushton atyre. Rezultatet e përgjigjeve në këtë rast janë thuajse të njëjta me kohën që të rejat apo gratë i kushtonin vetes së tyre. Sikurse shihet edhe në grafikun në vijim, rreth 20% e të anketuarave pohojnë se bashkëshortët/partnerët“nuk u kushtojnë asnjëherë” ose“pothuajse asnjëherë” kohë. Këto të reja dhe gra karakterizohen nga nivel arsimor bazë, janë përgjithësisht të papuna ose ekonomikisht joaktive, si dhe kanë dy ose më shumë fëmijë. Një grup i vogël i të anketuarave(4%) pohojnë se bashkëshorti apo partneri“u kushton kohë pothuajse çdo ditë” ose“çdo ditë” dhe këto të reja dhe gra janë kryesisht me arsim të mesëm dhe me dy apo më shumë fëmijë. Një grup i vogël i të anketuarave(4%) pohojnë se bashkëshorti apo partneri“u kushton kohë pothuajse çdo ditë” ose“çdo ditë” dhe këto të reja dhe gra janë kryesisht me arsim të mesëm dhe me dy apo më shumë fëmijë. 42 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Për 47% të të anketuarave, koha që bashkëshorti/partneri u kushton atyre ka një frekuencë prej“1–2 herë në javë” dhe këto të reja dhe gra kanë arsim të mesëm ose të lartë, janë të punësuara, por edhe ekonomikisht joaktive, si dhe kanë dy-tre fëmijë. Së fundi, për ta përmbyllur këtë kapitull të jetës familjare e sociale të grave, po ndalemi shkurtimisht edhe në situatën dhe përjetimet e tyre gjatë periudhës së kufizimeve për shkak të COVID-19-s. Shtëpia nuk është gjithmonë vend i sigurt për gratë dhe fëmijët e tyre, sidomos në periudha izolimi, sepse nuk kanë mundësi të ikin nga abuzuesit. Kufizimet në lëvizje të vendosura gjatë pandemisë së COVID-19-s krijuan rreziqe shtesë për gratë në përgjithësi dhe për viktimat/të mbijetuarat e dhunës në familje në veçanti 69 . Gjatë periudhës së mbylljes, për shkak të kësaj pandemie, thirrjet telefonike në Linjën Kombëtare të Këshillimit për Gra dhe Vajza(116 117) për kërkim ndihme lidhur me dhunën në familje u trefishuan. Gjatë së njëjtës periudhë, organizata të grave anëtare të Rrjetit për Fuqizimin e Grave Shqiptare(AWEN) ndihmuan 534 raste dhune dhe trafikimi përmes qindra seancave këshillimi psikologjik dhe ligjor nga distanca ose përmes ofrimit të ndihmës ligjore konkrete. Kërkesat për ndihmë lidheshin kryesisht me hapat që mund të ndërmerreshin nëse dhuna do të përsëritej ose do të shtohej gjatë periudhës së mbylljes, me vlerësimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, kërkimin e shtyrjes së afatit të urdhrit të mbrojtjes, denoncimet e rasteve të dhunës në familje, mbështetjen psikologjike dhe këshillimin për mënyrat e mbajtjes nën kontroll të situatës, këshillimin lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor për shkak të mbylljes, Grafiku 34: Pasojat e krizës së COVID-19-s te të anketuarat Të anketuarat u pyetën gjithashtu në lidhje me përjetimet dhe situatën e tyre gjatë pandemisë së COVID-19-s. Sikurse shihet edhe nga grafiku në vijim, problemet dhe sfidat më të rëndësishme me të cilat janë përballur të anketuarat gjatë krizës së COVID-19-s kanë të bëjnë me reduktimin e buxhetit të familjes, shtimin e detyrave dhe punëve të shtëpisë, mundësitë e pakta të socializimit me njerëzit jashtë familjes, problemet shëndetësore fizike, mungesën e mbështetjes për të drejtuar familjen apo për të ndihmuar në lidhje me rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, shtimin e numrit të detyrave të punës, humbjen e punës, vështirësinë për të punuar nga shtëpia etj. Dhuna në familje, divorci, problemet psikologjike dhe pamundësia për të përfunduar arsimin, duket se janë shfaqur në nivele minimale për këtë grup të anketuarash. 69 Zyra Rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore, Ndikimi i pandemisë së COVID-19-s mbi shërbimet e specializuara për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Propozim për t’iu përgjigjur nevojave, 2020. Shih: https://www2.unwomen.org/-/media/field%20office%20eca/attachments/publications/2020/06/albania%20covid-DHNG_report9.pdf?la=en&vs=4948 70 Monika Kocaqi, Agustela Nini-Pavli, Ani Plaku dhe Dolly Wittberger, Dosja e Barazisë Gjinore Shqipëri 2020, UN Women, 2020. Shih: https://albania.unwomen.org/sites/default/files/Field%20 Office%20Albania/Attachments/Publications/2020/12/CGEB%20Albania_REPORT_2.pdf 43 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 4.5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME - Barazia gjinore dhe drejtësia gjinore janë dy koncepte shumë të rëndësishme të cilat duhet të njihen, kuptohen dhe zbatohen në mënyrën e duhur. Ndërsa përparimi në drejtim të barazisë gjinore de jure në Shqipëri është i identifikueshëm përmes të gjitha përmirësimeve të kuadrit ligjor dhe të politikave, të cilat gjithnjë e më tepër synojnë të harmonizohen me standardet ndërkombëtare, përparimi drejt drejtësisë gjinore dhe zbatimi në praktikë apo de facto i barazisë gjinore, janë ende larg realitetit të asaj çfarë është shkruar. - Në jo pak raste, kur në shoqërinë tonë hapen debate mbi barazinë gjinore, vihet re tendenca për t’i vendosur gratë në pozicione të pafavorshme dhe për të njëtrajtësuar veprimtarinë ndërmjet tyre dhe burrave: nëse një grua kërkon barazi, atëherë le të përballojë të gjitha punët e krahut që përballon një burrë, nëse një grua pretendon se është e aftë, atëherë le ta tregojë këtë aftësi duke u përballur me burrat e duke i zgjidhur situatat ashtu si ata, nëse një grua kërkon të ndihet e respektuar, le ta provojë“burrërinë e saj”… pra, barazia ngatërrohet e zëvendësohet me njëtrajtshmërinë. Kjo barazi e njëtrajtësuar nuk mundet dhe nuk duhet të zërë vend si normë krahasuese as ndërmjet grave, të rejave, vajzave dhe burrave, të rinjve e djemve dhe as ndërmjet vetë grupeve të grave, të rejave e vajzave apo ndërmjet vetë grupeve të burrave, të rinjve e djemve. Edhe kur i përkasim së njëjtës gjini, nevojat, interesat, mundësitë dhe pritshmëritë tona ndryshojnë dhe lidhen me një sërë karakteristikash individuale. - Barazia gjinore dhe drejtësia gjinore duhet të zënë vend dhe të zbatohen që në marrëdhëniet brenda familjes. Për këtë nevojitet të punohet në drejtim të zvogëlimit të stereotipeve dhe roleve gjinore, të cilat ushqejnë pabarazitë në marrëdhëniet familjare, sociale e më gjerë. Edukimi që në fëmijërinë e hershme mbi bazën e parimeve të barazisë e mosdiskriminimit gjinor e të shumëfishtë, është një nga mënyrat më efikase, e cila duhet kombinuar me dhënien e sa më shumë modeleve pozitive, me profesioniste e profesionistë të edukimit të mirëtrajnuara/mirëtrajnuar e të ndjeshme/ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore, me kurrikula e tekste shkollore të të gjitha niveleve arsimore të përgatitura me ndjeshmëri gjinore, me një tërësi emisionesh televizive apo spotesh e artikujsh në mediet sociale, si dhe me politikat e duhura, të cilat duhen zbatuar përmes vënies në dispozicion të burimeve të nevojshme njerëzore, financiare e infrastrukturore. - Studimi na nxjerr në pah një tërësi elementesh të cilat vërtetojnë edhe njëherë rrënjët e thella nëpërmjet të cilave ushqehen pabarazia e diskriminimi gjinor, si dhe praktikat e dëmshme. Diskutimet mbi mënyrën e ndërtimit dhe menaxhimit të aspekteve të ndryshme të jetës familjare në varësi të tipit dhe madhësisë së familjes, duhet të jenë të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe të hapura për publikun e gjerë. - Fakti që vetëm 7% e të rejave dhe grave të anketuara deklarojnë se e kanë në pronësinë e tyre apartamentin apo shtëpinë ku jetojnë, krahasuar me 24% të burrave/bashkëshortëve që e gëzojnë ekskluzivisht këtë pronësi, është një kambanë alarmi mbi urgjencën dhe përparësinë me të cilat duhen trajtuar çështjet e pronësisë dhe e drejta e grave në këtë drejtim. Kjo është një sfidë për kapërcimin e së cilës duhet punuar paralelisht në shumë drejtime dhe me shumë metoda, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në debate televizive, aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për publikun e gjerë, takime dhe diskutime të ngushta me të rejat dhe gratë, shtim të informacionit dhe njohurive të caktuara në kurrikulat shkollore, fuqizim të rolit të profesionisteve e profesionistëve për të zbatuar me përpikëri legjislacionin në fuqi etj. - Diskutimet mbi të drejtat pronësore të grave hapin natyrshëm edhe rrugën për diskutimin e mundësive për përmirësimin e situatës financiare të të rejave dhe grave, duke filluar nga më shumë mundësi për edukim të përshtatshëm dhe punësim të denjë, e deri te më shumë akses dhe kontroll në burimet financiare dhe procedurat përkatëse për t’i përfituar këto burime, modele të të rejave dhe grave që iniciojnë veprimtari për përmirësimin e situatës së tyre ekonomike etj. - Perceptimi nga rreth 78% e të anketuarave i përgjegjësisë së pastrimit e rregullimit të shtëpisë si detyrë dhe përgjegjësi kryesisht e grave/nënave, si dhe akoma më tej pohimi nga 96% e të anketuarave se larja, pastrimi e rregullimi i shtëpisë janë detyra vetëm të grave/nënave, duhet të na vendosë përpara përgjegjësisë për ndërhyrje të menjëhershme e intensive për ta reduktuar e ndryshuar këtë perceptim. Përveç një sërë detyrimesh që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi, të cilat theksojnë vazhdimisht të drejta të barabarta në jetesën e përbashkët si dhe në kujdesin e rritjen e fëmijëve, ka edhe një sërë masash konkrete të planifikuara si pjesë e“Qëllimit Strategjik I” të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, të cilat duhen zbatuar urgjentisht. Zbatimi i tyre do të bënte të mundur një balancim më të mirë të ndarjes së detyrimeve dhe përgjegjësive në familje, paralelisht me të përfituarit e shumë shprehive të prindërimit pozitiv, në thelb të të cilit qëndron komunikimi efektiv dhe marrëdhëniet e sinqerta e mbështetëse prindër-fëmijë. - Përgatitja dhe zhvillimi i kurseve të prindërimit pozitiv, dhënia e sa më shumë informacioneve për martesën, të drejtat dhe detyrimet në martesë e bashkëjetesë, përgjegjësitë prindërore etj., mundësisht përpara lidhjes së një martese ligjërisht, do të ndihmojnë shumë në përmirësimin e situatës së evidentuar edhe nëpërmjet këtij studimi. Po kështu janë të rëndësishme edhe aktivitetet ndërgjegjësuese dhe fushatat që shënjestrojnë djemtë, të rinjtë dhe burrat me mesazhe të qarta e pozitive për rolin e qenësishëm të tyre në prindërim. - Nevojitet të merren masa për zbatimin e rekomandimit të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave(2016) si dhe të Grupit të Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprim kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje(GREVIO) për sa i takon ndalimit të praktikave të dëmshme lidhur me martesat në moshë të hershme apo me familjet që zgjedhin bashkëshortët për vajzat e tyre. Këto masa duhet të fillojnë që me përmirësimin e legjislacionit në fuqi dhe me përcaktimin qartësisht të moshës minimale për martesë(18 vjeç), pa lënë hapësirë për interpretim dhe krijim të kushteve për martesa në moshë më të re, duke shmangur pra justifikimin për 44 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 nxitjen e martesave të tilla. Informimi dhe edukimi i vazhdueshëm në këtë drejtim janë gjithashtu domosdoshmëri. Nevojitet të ndërmerren një sërë takimesh me prindërit e grupeve të ndryshme, sidomos në zonat ku të dhënat tregojnë se shfaqet dukuria e martesave të hershme të fëmijëve, për të qartësuar efektet negative dhe problematikat që rrjedhin prej tyre. Nga ana tjetër, edukimi i vajzave dhe djemve në shkollë, por edhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera informuese, përdorimit të medieve vizive e të shkruara, e sidomos nëpërmjet medieve sociale, është një tjetër mënyrë shumë e mirë parandaluese. - Përmirësimi i modeleve të jetesës familjare dhe pozicionit të të rejave dhe grave në këto modele, pa dyshim që do ta japë efektin e tij edhe në pozicionimin e grave në jetën sociale. Angazhimi në aktivitete të caktuara komunitare, apo me organizata të ndryshme për çështje të caktuara, vjen natyrshëm nëse një e re apo grua ndihet e fuqizuar dhe e gatshme të sjellë ndryshim për veten dhe për të gjitha të rejat dhe gratë të cilat(si ajo dikur) janë ende“pa zë”. - Përmirësimi i shërbimeve ekzistuese dhe marrja e masave për të përballuar me sukses situata të ndryshme që mund të vijnë nga emergjencat civile e fatkeqësitë natyrore janë gjithashtu domosdoshmëri. Gjatë krizës së COVID-19-s u kuptua qartë se sa dhe si ndikoi kjo krizë në drejtim të jetës së grave, sigurisë së tyre dhe cenimit nga dhuna. Për këtë arsye, duhet të merren masa që shërbimet për gratë nga grupe të cenueshme të fuqizohen, bashkë me programet e zhvillimit ekonomik që kanë në fokus gratë, apo edhe të planifikohen masa të veçanta mbështetëse për gratë në situata emergjence e krize. Gjithashtu, është e rëndësishme që, në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023–2030 dhe planit të saj të veprimit 71 , të miratuar në 22.02.2023, të merren masa që veprimet e parashikuara për t’u zbatuar me synimin për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet infektive, të jenë veprime të përgjigjshme gjinore. Është e domosdoshme që kjo strategji në tërësi të zbatohet me ndjeshmëri gjinore e duke ofruar mbështetje të veçantë për grupe të caktuara e më të cenueshme të të rejave dhe grave, në varësi të zonës ku jetojnë e llojit të fatkeqësive natyrore apo emergjencave civile nga të cilat mund të preket kjo zonë. 71 https://ata.gov.al/2023/02/27/strategjia-e-re-kombetare-per-zvogelimin-e-riskut-nga-fatkeqesite/ 45 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 5 PUNËSIMI DHE ARSIMIMI 5.1 GJETJET KRYESORE - 35% e të anketuarave janë të punësuara, 25% janë të papuna, por në kërkim aktiv të një vendi pune dhe vetëm 6% janë shtëpiake dhe jo në kërkim të një vendi pune. - 56% e të anketuarave mendojnë se sektori publik është më i përshtatshëm për punësimin e grave, përkundrejt 36% që mendojnë se është sektori privat dhe 8% sektori joqeveritar. 5.2. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM - 97% e të anketuarave të punësuara në sektorin publik dhe 80% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat kanë kontratë të rregullt pune, ndërsa 11% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat nuk kanë një kontratë pune. - 56% e të anketuarave të punësuara pohojnë se në vendin e tyre të punës nuk lejohet dhe ndëshkohet rëndë trajtimi i pahijshëm i grave e të rejave, dhe vetëm 3% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat e pranojnë që në vendin e tyre të punës ka raste të ngacmimeve seksuale. 6% e të anketuarave deklarojnë se janë ndier të diskriminuara në vendin e punës për shkak të gjinisë së tyre. - 38% e të anketuarave të punësuara shprehen se janë të kënaqura me nivelin e pagës së tyre, ndërkohë që 16% e të anketuarave janë të pakënaqura. - 30% e të anketuarave pohojnë se“kanë deri diku mundësi” të bëjnë karrierë apo të promovohen në vendin e tyre të punës, përkundrejt 28% që“nuk kanë shumë mundësi” apo 23% që“nuk kanë asnjë mundësi” në këtë drejtim. - 61% e të anketuarave dëshirojnë të përparojnë në pozicione drejtuese në vendin e tyre të punës. - 36% e të anketuarave e shprehin hapur pasigurinë për balancimin e kohës dhe realizimin me sukses të përgjegjësive familjare, nëse do të vendoseshin në pozicione menaxheriale në punë. - 58% e të anketuarave, edhe nëse do t’u jepej një shans, u mungon iniciativa për të filluar një biznes. - Vetëm 27% e të anketuarave mendojnë se në Shqipëri ka mjaftueshëm mundësi për trajnime e kualifikime profesionale. - 64% e të anketuarave nuk janë të përgatitura për të investuar më tej(në terma financiarë e kohorë) në edukim e trajnim. Rritja e aksesit të grave në tregun e punës dhe punësimi i denjë janë domosdoshmëri nëse duam të përparojmë në drejtim të fuqizimit të grave dhe arritjes së barazisë gjinore. Politikat e punësimit ndër vite janë fokusuar dhe u kanë dhënë përparësi grupeve të cenueshme të grave, megjithatë vihet re se dallimet gjinore në punësim mbeten të pranishme. Sikurse u shpjegua në kapitullin e mëparshëm të këtij raporti (të fokusuar te jeta familjare e sociale), janë stereotipet dhe rolet gjinore ato që udhëheqin ndarjen gjinore të punës dhe që ndikojnë në brendësimin e modeleve të gabuara të punëve të përcaktuara“vetëm për gratë” apo“vetëm për burrat”. Në një vështrim të përgjithshëm të pozicionit të grave në tregun e punës, identifikohet lehtë fakti që profesionet ku ato aftësohen kryesisht, por edhe ku shoqëria pret t’i shohë më së shumti, shkojnë në linjë me rolet dhe ndarjen gjinore të punës. Vajzat, të rejat dhe gratë përgjithësisht edukohen dhe aftësohen për t’u angazhuar në punë të lidhura me përkujdesjen, edukimin, pastrimin e rregullimin dhe shihen si më “të afta” në pozicionet e specialistes, edukatores, mësueses së arsimit fillor apo të lëndëve shoqërore, infermieres, sanitares, mjekes së familjes, shitëses, arkëtares, parukieres etj., sepse këto profesione përgjithësisht konsiderohen si delikate, që nuk kërkojnë përdorim të forcës fizike dhe mbi të gjitha përputhen me“natyrën delikate të përkujdesjes” që karakterizon një vajzë, të re apo grua, të lidhur ngushtësisht me instinktin e“mëmësisë”. Edhe pse ndër vite këto qëndrime stereotipike të ndarjes së profesioneve janë sfiduar, ende një e re apo grua në pozicione drejtuese, politikane, menaxhere, sipërmarrëse, shkencëtare, kirurge, specialiste e TIK-ut etj., shihet me skepticizëm e jo gjithmonë besohet, mirëpritet e mbështetet. Kaq të ngulitura janë koncepte të tilla të lidhura me ndarjet gjinore të punës, sa, ndonëse kanë kaluar mbi shtatë vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit nr. 139/2015“Për vetëqeverisjen vendore” 72 , edhe vetë administrata e njësive të vetëqeverisjes vendore 72 https://www.erru.al/doc/Ligj_nr.139-2015_date_17.12.2015_Per_vetqeverisjen_vendore. pdf 46 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 vijon ta emërtojë si dikur pozicionin e kryetares/kryetarit të fshatit, e, nëse ndodh që në këtë pozicion të zgjidhet një e re apo grua, asaj vijojnë t’i drejtohen përditë si“Kryeplak”! 5.3. KUADRI LIGJOR 74 DHE I POLITIKAVE MBI PUNËSIMIN DHE ARSIMIMIN Kuptohet që orientimi për zgjedhjen e profesionit e më pas punësimi në profesione të caktuara paraprihen nga zgjedhjet që bëhen në stade të ndryshme shkollimi e edukimi(duke përfshirë edhe arsimin profesional), prandaj është shumë e rëndësishme që puna për të sfiduar stereotipet gjinore në arsimim dhe në zgjedhjen e një profesioni e më tej në punësim e karrierë, të fillojë që në moshë të hershme. Të dhënat e INSTAT-it për vitin 2021 73 na tërheqin vëmendjen mbi pabarazitë dhe dallimet gjinore në punësim e arsimim. Kështu, në lidhje me tregun e punës, sipas anketës së forcave të punës, gratë kanë më pak gjasa të bëhen pjesë e tij. Për sa i përket popullsisë në fashën 15–64 vjeç, angazhimi i grave në forcat e punës, ka një rritje të lehtë në vitin 2021, me 61,4% nga 61,2% që ishte në vitin 2020. Sipas arsyeve të renditura nga INSTAT-i, gratë mbeten jashtë forcës së punës kryesisht pasi janë nxënëse, studente, në trajnim e sipër, kanë përvojë pune pa pagesë(18,1%) ose janë duke përmbushur detyrat shtëpiake(22,9%). Vetëm 1,5% e burrave kanë si arsye të mbetjes jashtë forcës së punës përmbushjen e detyrave shtëpiake dhe 24% e tyre janë studentë ose nxënës. Shkalla e punësimit për popullsinë e grupmoshës 15–64 vjeç është 68,2% për burrat dhe 53,8% për gratë. Struktura e të punësuarave/punësuarve sipas statusit të aktivitetit tregon se 45,8% e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 21,9% e tyre janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes. Për burrat e punësuar, këto shifra janë përkatësisht 43,2% dhe 11,4%. Një pjesë e konsiderueshme e burrave, 33,6%, janë të vetëpunësuar, ndërsa gratë e vetëpunësuara përbëjnë 19,9%. Për gratë dhe burrat e moshës 15–64 vjeç, mbizotëron punësimi në sektorin e bujqësisë. Në vitin 2021, në sektorin bujqësor rezultojnë 40% e të punësuarave gra, duke pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindjeje, krahasuar me një vit më parë. Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave dhe burrave pas sektorit të bujqësisë përfshin tregtinë, transportin, hotelerinë, shërbimet e biznesit dhe administrative, me përkatësisht 30,1% të punësuara gra dhe 22,3% të punësuar burra. Në vitin 2021, hendeku gjinor në paga është 4,5%. Krahasuar me vitin e mëparshëm, në vitin 2021 vihet re një ulje e hendekut gjinor në paga me 2,08 pikë përqindje. Në këtë vit, sektori ekonomik në të cilin hendeku gjinor në paga është më i lartë, është sektori i Prodhimit, ku vlera e këtij hendeku arrin në 23,2%. Ndërsa sektori ekonomik ku hendeku gjinor në paga arrin vlerën më të ulët(prej-9,8%), është sektori i Ndërtimit. I parë sipas grup-profesioneve kryesore, hendeku gjinor në paga arrin vlerën më të lartë për zejtaret/zejtarët dhe punonjëset/punonjësit e montimit të pajisjeve dhe makinerive, me 18,9%. Vlerën më të ulët hendeku gjinor në paga e arrin për Forcat e Armatosura, me 5,1%, pra burrat kanë një pagë mesatare mujore bruto 5,1% më të lartë sesa gratë. Kuadri ligjor dhe i politikave në fushën e punësimit është në përditësim dhe harmonizim të vazhdueshëm. Në nivel të dokumenteve ndërkombëtare të ratifikuara, veç atyre që u përmendën në kapitullin e mësipërm si të rëndësishme për rregullimin e jetës familjare e sociale, Shqipëria ka ratifikuar edhe një sërë konventash të Organizatës Ndërkombëtare të Punës(ONP), të fokusuara në mënyrë specifike në rregullimin e marrëdhënieve të punës. Shqipëria ka ratifikuar 55 konventa të ONP-së, duke përfshirë 10 Konventat Themelore, 4 Konventat e Qeverisjes dhe 41 Konventat Teknike. Në shkurt 2022 Shqipëria u bë vendi i tretë në Evropë që ratifikoi edhe Konventën C190 të ONP-së“Për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në botën e punës” 75 . Në lidhje me legjislacionin dhe politikat e vendit, si ndër më kryesoret për punësimin dhe arsimimin(veç sa janë përmendur në kapitullin mbi jetën familjare e sociale), përmendim: - Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar 76 , - Ligjin nr. 93/2014“Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” 77 , - Ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006“Për inspektimin e punës” 78 , - Ligjin nr. 10433, datë 16.06.2011“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” 79 , - Ligjin nr. 10247, datë 04.03.2010, të ndryshuar,“Për kornizën shqiptare të kualifikimeve” 80 , - Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014–2022 81 , - Strategjinë Kombëtare për Diasporën 2021–2025 82 , - Strategjinë Kombëtare për Migracionin 2019–2022 83 , - Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021–2026 84 , - Strategjinë Ndërsektoriale“Agjenda Digjitale e Shqipërisë 2022–2026” 85 etj. 73 INSTAT, Burra dhe gra 2022. Shih: http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burra-dhe-gra-2022/ 74 Instrumentet ndërkombëtare të ratifikuara, si edhe kuadri ligjor kombëtar dhe ai i politikave të cituara në kapitullin e mëparshëm mbi jetën familjare e sociale janë të vlefshme dhe adresojnë edhe çështjet e punësimit dhe të arsimimit. Për të shmangur përsëritjen, në këtë seksion përmenden vetëm dokumente shtesë që nuk janë cituar në të njëjtin seksion në kapitullin e mëparshëm. 75 Shih: https://www.ilo.org/budapest/whats-new/WCMS_837866/lang--en/index.htm 76 Miratuar me ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 dhe ndryshuar me ligjet: nr. 8085, datë 13.03.1996; nr. 9125, datë 29.07.2003; nr. 10 053, datë 29.12.2008; nr. 136/2015, datë 05.12.2015. Shih: https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931-de505b3c7ed0 77 Shih: https://special.aipa.al/wp-content/uploads/2019/04/Ligj-nr-93-dt-24.7.2014Per-perfshirjen-dhe-aksesueshmerine-e-personavae-me-aftesi-te-kufizuar-.pdf 78 Shih: https://www.infocip.org/al/?p=6025 79 Shih: http://aku.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Ligj-Nr.-10433-date-16.06.2011-Per-Inspektimin-ne-Republiken-e-Shqiperise.pdf 80 Shoqëruar dhe me Urdhrin 99 të MFE-së, datë 25.05.2021“Për miratimin e katalogut kombëtar të kualifikimeve profesionale”. 81 Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi(SKPA) 2014–2020, miratuar me VKM-në 818, datë 26.11.2014; dhe Plani i Veprimit i SKPA-së 2020–2022 miratuar me VKM-në 659, datë 10.10.2019. 82 Shih: https://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/STRATEGJIA-KOMBETARE-E-DIASPORES-2021-2025-5.pdf 83 Shih: https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/Strategjia-Kombetare-per-Migracionin-MB-2019.pdf 84 Shih: https://qbz.gov.al/eli/vendim/2021/10/22/621 85 Shih: https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/vendim-2022-06-01-370-Agjenda-Digjitale-e-Shqiperise-22-26-dhe-plani-i-veprimit.pdf 47 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 5.4. PUNËSIMI DHE ARSIMIMI Të rejave dhe grave të anketuara për këtë studim u janë drejtuar një sërë pyetjesh të lidhura me punësimin, për të kuptuar më mirë situatën në të cilën ato ndodhen, sa përputhet ajo me situatën e përgjithshme të punësimit të të rejave dhe grave në Shqipëri, si dhe se çfarë masash mund të merren për përmirësimin e saj. Siç paraqitet në grafikun në vijim, 35% e të anketuarave deklarojnë se janë të punësuara përkundrejt 25% që deklarojnë se janë të papuna, por në kërkim aktiv të një vendi pune, si dhe 6% që deklarojnë se janë shtëpiake dhe jo në kërkim të një vendi pune. Grafiku 35: Statusi i punësimit të të anketuarave Një numër i konsiderueshëm i të anketuarave të punësuara kanë përfunduar arsim të lartë(Bachelor ose Master), jetojnë në zonë urbane, kryesisht në kryeqytet, kanë status martesor “beqare”, nuk kanë fëmijë dhe, nëse u referohemi të martuarave të punësuara, nuk kanë më shumë se dy fëmijë. Në grupin prej 12% të të anketuarave të vetëpunësuara, rezulton se pjesa më e madhe e tyre janë të martuara, të divorcuara ose të veja, jetojnë kryesisht në zonë urbane, kanë përfunduar arsim të mesëm ose të lartë dhe kryesisht kanë dy deri në tre fëmijë. 25% e të anketuarave të papuna në kërkim aktiv të një pune, rezultojnë më së shumti me arsim bazë ose të mesëm të përfunduar, të martuara, me fëmijë dhe një pjesë e mirë e tyre banojnë në zona rurale. Ndërsa në grupin prej 6% të të anketuarave që deklarojnë se janë shtëpiake dhe nuk janë në kërkim të një vendi pune, shumica e grave i përkasin nivelit arsimor bazë, janë të martuara, kanë fëmijë dhe jetojnë kryesisht në zona rurale. 48 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 36: Lidhja e statusit të punësimit të të anketuarave me numrin e fëmijëve të tyre Megjithatë, sikurse njihet në praktikën botërore, por edhe siç është evidentuar gjithashtu nga studime të tjera të mëparshme në Shqipëri, nënat me fëmijë të sapolindur apo nën moshën trevjeçare, sikurse dhe nënat me më shumë se një fëmijë, e kanë më të vështirë të punësohen dhe të kenë një punë të qëndrueshme. Kjo lidhet pikërisht me rolin që u është paracaktuar atyre në familje në përputhje me ndarjen gjinore të punës për të rritur fëmijët e për t’u përkujdesur për ta. Po kështu, nëse në familje ka persona të rritur, të cilët kanë nevojë për kujdes për shkak të paaftësisë apo sëmundjeve të tyre, janë pikërisht nënat ato që pritet të angazhohen në këto shërbime, e për rrjedhojë të qëndrojnë më larg tregut të punës. Sikurse vihet re nga grafiku, përqindja e nënave të anketuara të punësuara, të cilat janë me dy fëmijë, priret të ulet krahasuar me atë të nënave me një fëmijë, dhe kjo përqindje bie akoma më shumë kur flitet për nëna me tre fëmijë. Ndërkohë, nënat me katër apo më shumë fëmijë zënë një përqindje të ulët në tregun e punës, edhe për arsye se 41% e tyre i përkasin grupmoshës së pensionit(pra, janë me fëmijë të rritur të cilat/cilët nuk i pengojnë për të vijuar punën, por është mosha e tyre që i mban larg tregut të punës). Grafiku 37: Pajisja e të anketuarave me kontratë pune Të anketuarat e punësuara u pyetën edhe në lidhje me kontratën e punës dhe rregullsinë e rinovimin e vazhdueshëm të saj. Sikurse rezulton edhe nga grafiku në vijim, 97% e të anketuarave të punësuara në sektorin publik dhe 80% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat deklarojnë se kanë kontratë të rregullt pune; 8% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat deklarojnë se“ndonjëherë” kanë kontratë pune, por nuk e nënshkruajnë dhe nuk e përditësojnë rregullisht atë, ndërsa 11% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat deklarojnë se“nuk kanë kontratë pune”. 96% e të anketuarave deklarojnë se i paguajnë detyrimet për sigurime shoqërore, shëndetësore si dhe tatimin mbi të ardhurat (dhe kjo është e kuptueshme nëse kanë kontratë të rregullt pune). Po kështu, 88% e të anketuarave të punësuara e 49 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 marrin rrogën në llogarinë e tyre bankare, 6% e marrin me para në dorë dhe 5% e marrin pjesërisht në llogari bankare e pjesërisht me para në dorë. 51% e të anketuarave të punësuara deklarojnë se kanë mbi 10 vjet eksperiencë pune, 20% e të anketuarave deklarojnë se kanë 6–10 vjet eksperiencë pune, 15% e të anketuarave kanë një eksperiencë pune prej 1–3 vitesh dhe 13% e të anketuarave kanë një eksperiencë pune prej 4–5 vitesh. Të anketuarat e punësuara u pyetën në lidhje me qëndrimet e tyre përkundrejt disa pohimeve të lidhura me çështjet gjinore dhe vendin e tyre të punës. Grafiku 38: Qëndrimet e të anketuarave në lidhje me çështjet gjinore në vendin e tyre të punës Sikurse vihet re, nëse i analizojmë qëndrimet e të anketuarave kundrejt të gjitha pohimeve të renditura, vihet re se, ndërkohë që 86% e të anketuarave(të punësuara më së shumti në sektorin publik) pohojnë se në vendin e tyre të punës ekziston një atmosferë besimi dhe respekti reciprok, pavarësisht nga dallimet gjinore, kjo përqindje ulet(56%, ku mbizotërojnë të anketuarat e punësuara në sektorin publik dhe me banim në zona urbane) kur flitet për moslejimin dhe ndëshkimin rëndë të trajtimit të pahijshëm të të rejave dhe grave në vendin e punës. Po kështu, 35% e të anketuarave(ku mbizotërojnë ato të punësuara në sektorin privat dhe me banim kryesisht në zona rurale) janë dakord me pohimin që marrja e lejes së lindjes dhe kujdesit për fëmijët e zvogëlon numrin dhe aksesin e grave në tregun e punës. 21% e të anketuarave(të punësuara më së shumti në sektorin publik dhe me banim kryesisht në zona rurale) bien dakord me pohimin se mendimi mbizotërues në vendin e tyre të punës është që burrat janë më të zotët dhe më të përshtatshmit për një pozicion menaxherial krahasuar me gratë. Vetëm 7% e të anketuarave(që mbizotërojnë si të punësuara në sektorin privat dhe banojnë në zona rurale) pranojnë se në vendin e tyre të punës ekziston hendeku gjinor, ndërkohë që vetëm 3% e të anketuarave(të cilat po ashtu mbizotërojnë si të punësuara në sektorin privat dhe banojnë në zona rurale) pohojnë se në vendin e tyre të punës ka raste të ngacmimeve seksuale. 50 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 39: Niveli i kënaqësisë së të anketuarave me pagën e tyre(sipas sektorit të punësimit) 38% e të anketuarave të punësuara shprehen se janë të kënaqura me nivelin e pagës së tyre(dhe këtu më së shumti mbizotërojnë të punësuarat në sektorin publik), ndërkohë që 16% e të anketuarave janë të pakënaqura nga niveli i pagës që marrin(dhe këtu mbizotërojnë sërish të punësuarat në sektorin shtetëror). 11% e të anketuarave të punësuara në sektorin privat nuk shprehen në lidhje me kënaqësinë apo pakënaqësinë për nivelin e pagës, krahasuar me 1% të të anketuarave të punësuara në sektorin publik. Grafiku 40: Dëshira e të anketuarave për të përparuar në pozicione drejtuese në vendin e punës 30% e të anketuarave pohojnë se kanë deri diku mundësi të bëjnë karrierë apo të promovohen në vendin e tyre të punës, ndërkohë që 28% e të anketuarave pohojnë se nuk kanë shumë mundësi të promovohen apo të bëjnë karrierë në vendin e punës dhe 23% e të anketuarave pohojnë se nuk kanë asnjë mundësi të promovohen e të bëjnë karrierë në vendin e tyre të punës. 61% e të anketuarave dëshirojnë të përparojnë në pozicione drejtuese në vendin e tyre të punës, pavarësisht se, siç u shprehën më sipër, këto mundësi janë të pakta ose pothuajse nuk ekzistojnë për më shumë se gjysmën e tyre. 39% e të anketuarave të cilat nuk dëshirojnë të përparojnë në pozicione drejtuese në punën e tyre, renditin mungesën e interesit për të qenë në pozicione drejtuese dhe mungesën e besimit se do të mbështeten nga drejtuesit më të lartë, si arsye kryesore të mosinteresimit të tyre për pozicionet drejtuese (shih grafikun në vijim). Interesant është fakti që 36% e të anketuarave e shprehin hapur pasigurinë për balancimin e kohës dhe realizimin me sukses si të përgjegjësive familjare, ashtu edhe të atyre menaxheriale në punë. Kjo gjetje përforcon edhe një herë analizën e bërë në fillim të këtij kapitulli, por edhe në kapitullin e mëparshëm(mbi jetesën familjare e sociale), mbi ngarkesën e madhe që kanë të rejat dhe gratë për të përballuar rolet e kujdesit dhe të punës së papaguar në familje, pengesat që u sjell kjo ngarkesë dhe mungesën e kohës në hedhjen e hapave për të përparuar në karrierë dhe për të zënë pozicione drejtuese në vendet e tyre të punës. Pa mbështetjen dhe mirëkuptimin e të gjitha/gjithë anëtareve/ anëtarëve të familjes për t’i ndarë së bashku këto detyrime dhe përgjegjësi, përparimi i të rejave dhe grave, në këtë drejtim do të ishte shumë i vështirë ose thuajse i pamundur. 51 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 41: Arsyet që pengojnë përparimin e të anketuarave në pozicione drejtuese në vendet e tyre të punës 45% e të anketuarave(ku mbizotërojnë të anketuarat me arsim të lartë dhe me banim kryesisht në zona urbane) pohojnë se në vendin e tyre të punës mbështeten më fort nga koleget dhe kolegët(gra e burra); 33% e të anketuarave(ku mbizotërojnë të anketuarat me arsim të mesëm apo bazë dhe me banim kryesisht në zona rurale) pohojnë se nuk marrin ndonjë mbështetje nga dikush në veçanti në vendin e punës; 17% e të anketuarave pohojnë se më së shumti në vendin e punës marrin mbështetje nga koleget gra dhe 6% e të anketuarave këtë mbështetje e marrin më së shumti nga kolegët burra(në të dyja grupet e fundit mbizotërojnë të anketuarat me nivel arsimor të mesëm ose bazë dhe me banim kryesisht në zona rurale). Të anketuarat e punësuara u pyetën në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj disa pohimeve që lidhen me njohuritë, aftësitë, pikat e forta, parapërgatitjen dhe përvojën profesionale të nevojshme për t’u punësuar dhe për të mbajtur një vend pune të denjë e në përputhje me këto cilësi(shih grafikun në vijim). Grafiku 42: Qëndrimi i të anketuarave në lidhje me disa pohime për cilësitë e nevojshme për të zënë një vend të denjë pune 52 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 86% e të anketuarave të punësuara janë të bindura se e njohin mirë veten, i kanë identifikuar pikat e tyre të dobëta në aspektin profesional dhe e kanë të qartë se çfarë duhet të përmirësojnë për të arritur në nivelin e dëshiruar në karrierën profesionale. Këtu mbizotërojnë të anketuarat me arsim të lartë dhe që i përkasin më së shumti grupmoshës 18–24 vjeç. 78% e të anketuarave me po të njëjtat karakteristika si grupi i parë besojnë se njohuritë dhe aftësitë e tyre janë të forta e të mjaftueshme për të gjetur një vend pune në profesionin për të cilin kanë investuar në shkollim e ngritje kapacitetesh; megjithatë, 44% e të anketuarave të së njëjtës grupmoshë e me të njëjtin nivel arsimor vijojnë t’i plotësojnë njohuritë e tyre me trajnime shtesë. Të gjitha këto elemente, bashkë me përgatitjen e një biografie personale të mirë, janë tregues të vëmendjes, kujdesit e rëndësisë që i kushtojnë të anketuarat performancës së tyre dhe punësimit në një punë të denjë, në përputhje me profesionin, zotësinë e cilësitë individuale. Këto gjetje nga përgjigjet e të anketuarave përkojnë në fakt edhe me të dhënat në nivel kombëtar për nivelin arsimor të popullsisë. Sipas të dhënave nga INSTAT-i, pjesëmarrja sipas gjinisë në ciklet arsimore tregon për ekzistencën e diferencave gjinore në nivelet e ndryshme të arsimit. Ka një raport më të lartë të djemve krahasuar me vajzat në arsimin parauniversitar, ndërkohë që në arsimin e lartë 59,3% e studentëve të këtij cikli janë vajza. Kjo reflektohet edhe në indeksin e barazisë gjinore(mbi GER), i cili për arsimin e lartë ka vlerën 1,48. Numri i të diplomuarave/diplomuarve në arsimin e lartë në vitin akademik 2020–2021 ishte afërsisht 33 mijë studente/studentë, ndër të cilat/cilët vajzat përbënin 66,1%. Përqindja që zënë të diplomuarat vajza në krahasim me një vit më parë është rritur me 0,8 pikë përqindje 86 . Grafiku 43: Përqindja e të anketuarave të diskriminuara në vendin e punës për shkak të gjinisë Ndër burimet e përdorura nga të anketuarat me arsim universitar që banojnë në zona urbane dhe i përkasin grupmoshës 18–34-vjeç, për të gjetur një vend të përshtatshëm pune në përputhje me profesionin dhe aftësitë individuale, më të rëndësishmet/përdorshmet e renditura prej tyre janë: a) interneti(për pjesën më të madhe të tyre); b) interesimi për kompanitë, punëdhënësit e përshtatshëm dhe të fushës në të cilën mund të punojnë; c) kontaktimi i njerëzve të suksesshëm në fushën që u intereson; si dhe d) përdorimi i rrjetit personal/ njohjeve personale për të gjetur një mundësi punësimi. Të anketuarat me arsim të lartë vlerësojnë gjithashtu edhe dërgimin rregullisht të biografisë personale(CV) pranë institucioneve apo organizatave që u interesojnë dhe që mendojnë se mund të jenë të përshtatshme për punësim. 6% e të anketuarave deklarojnë se janë ndier të diskriminuara në vendin e punës për shkak të gjinisë së tyre. Ato i përkasin kryesisht grupmoshës 35–54 vjeç, janë më së shumti me arsim të lartë, beqare ose të divorcuara, dhe kryesish jetojnë në kryeqytet. Kjo gjetje nga përgjigjet e të anketuarave na risjell edhe një herë në vëmendje faktin që 35% e të anketuarave nuk pajtoheshin me pohimin se“trajtimi i pahijshëm i grave në organizatën time nuk lejohet dhe dënohet rëndë”, apo që edhe 3% e të anketuarave pohonin se në vendin e tyre të punës ka raste ngacmimi seksual. Marrja e masave për të zvogëluar diskriminimin e grupeve të grave, sidomos të atyre që pësojnë diskriminim të shumëfishtë, është edhe një prej rekomandimeve të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave(2016). Në legjislacionin shqiptar, ka përkufizim të diskriminimit ndaj grave që mbulon diskriminimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në sferën publike dhe private, si dhe forma të ndërthurura diskriminimi. Me ligjin nr. 124, datë 15.10.2020“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, u shtuan: shkaqet e mbroj86 INSTAT, Burra dhe gra 2022. Shih: http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burra-dhe-gra-2022/ 53 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 tura për të cilat ndalohet diskriminimi(shtetësia, karakteristikat e seksit, jetesa me HIV/AIDS dhe pamja e jashtme – neni 1); tetë forma të reja diskriminimi(diskriminimi i shumëfishtë, ndërsektorial, i strukturuar, gjuha e urrejtjes, veçimi, shqetësimi seksual, nxitja dhe ndihma për diskriminim dhe qëllimi i shpallur për diskriminim – neni 3); u parashikuan“Format e rënda të diskriminimit” dhe dyfishi i masës së gjobës për to (neni 3/1 dhe neni 33) etj. Në nenin 7 të ligjit për mbrojtje nga diskriminimi përcaktohet detyrimi i autoriteteve publike, personave fizikë a juridikë dhe sektorit publik e privat për të: trajtuar në mënyrë të barabartë e të drejtë çdo person; eliminuar të gjitha privilegjet dhe diskriminimin e padrejtë për cilindo, në bazë të të drejtave vetjake, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore; promovuar barazinë dhe për të parandaluar diskriminimin gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre 87 . Të pyetura se nga cila/cili mendonin se do të mund të merrnin më shumë mbështetje nëse do të ndiheshin të diskriminuara në vendin e punës, 33% e të anketuarave u përgjigjën se këtë mbështetje mendonin se do ta merrnin nga menaxherja/ menaxheri i tyre, përkundrejt 15% të të anketuarave që mendonin se mbështetje në këtë rast mund të merrnin nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe 12% të të anketuarave që mendonin se mund të mbështeteshin nga koleget/kolegët e tyre. Edukimi, eksperienca, shkollimi dhe përvoja në një vend të huaj, si dhe miqësia renditen si faktorët më të rëndësishëm për gjetjen e një vendi pune nga pjesa më e madhe e të anketuarave. Grafiku 44: Iniciativa e të anketuarave për të filluar një biznes 12% e të anketuarave janë dakord me pohimin se organizatës/institucionit i leverdis më shumë të punësojë një burrë sesa një grua me të njëjtat aftësi dhe kualifikime; 16% e të anketuarave janë dakord me pohimin se gjatë një interviste pune menaxherja/menaxheri ka të drejtë ta pyesë kandidaten grua nëse ka plane për shtatzëni; 17% e të anketuarave janë dakord me pohimin se nëse burri fiton mirë, gruaja nuk duhet të kërkojë punë, sepse ka mjaft punë në shtëpi dhe duhet të kujdeset edhe për fëmijët; 17% e të anketuarave bien dakord me pohimin se nëse të dy, burri dhe gruaja janë të punësuar, është e rëndësishme që burri të ketë një pagë më të lartë. Ndonëse në përqindje të ulët krahasuar me përqindjen e të anketuarave që nuk janë aspak dakord me këto pohime, është fakt që stereotipet gjinore dhe paragjykimet vijojnë të jenë të pranishme në mënyrën se si burrat dhe vetë gratë e mendojnë pozicionin e grave në tregun e punës dhe reduktimin e diskriminimit gjinor në këtë drejtim. Tërheq vëmendjen fakti se 58% e të anketuarave, edhe nëse do t’u jepej një shans, u mungon iniciativa për të filluar një biznes. Në këtë grup të anketuarash mbizotërojnë ato të grupmoshës mbi 55 vjeç, me arsim bazë, kryesisht të divorcuara ose të veja dhe me fëmijë. Ndërsa 31% e të anketuarave që janë gati të fillojnë një biznes, nëse do t’u jepej mundësia, dëshirojnë ta provojnë këtë iniciativë për disa arsye, si: për të shtuar mundësitë e punësimit, për të pasur liri e pavarësi vendimi në lidhje me qasjen ndaj një mundësie punësimi, për të vënë në përdorim idetë dhe aftësitë në ngritjen e një biznesi, për të sfiduar veten, për të rritur mundësitë financiare/të ardhurat etj. Në lidhje me burimet kryesore të financimit të një biznesi, 55% e të anketuarave merrnin në konsideratë ndihmën dhe fondet e familjes, 53% e të anketuarave kredinë dhe 43% e të anketuarave kursimet personale. Mungesa e njohurive për të drejtuar një biznes, mungesa e eksperiencës dhe aftësive menaxheriale, mungesa e familjaritetit me tregun, mungesa e iniciativës për të ndërmarrë rrezik, si dhe mungesa e masave mbështetëse dhe lehtësuese për gratë në biznes shihen nga të anketuarat si barrierat kryesore për të ngritur dhe drejtuar një biznes individual. Mesatarisht 3% e të anketuarave(me arsim të lartë dhe me banim kryesisht në zona rurale) janë dakord me pohimin që edukimi është më i rëndësishëm për burrat sesa për gratë. 28% e të anketuarave janë dakord dhe 9% e të anketuarave 87 “Përgjigjet e përgatitura nga Shqipëria për Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave mbi listën e çështjeve dhe pyetjet e ngritura mbi Raportin e Pestë Periodik Kombëtar për zbatimin e Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, korrik 2022. Shih: https://tbinternet.ohchr.org/_layouts/15/treatybodyexternal/Download. aspx?symbolno=CEDAW%2FC%2FALB%2FRQ%2F5&Lang=en 54 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 janë shumë dakord me pohimin që një grua duhet të shkollohet e të punojë më pas në një profesion që e lejon të kujdeset për fëmijët. Sërish këtu një përqindje e konsiderueshme e të anketuarave janë me arsim të lartë dhe me banim në zona rurale. Në lidhje me cilësitë dhe karakteristikat e grave që nxit dhe ushqen sistemi arsimor në vend, 26% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të rrijë pasive dhe e qetë” është shumë mbizotërues, ndërsa 38% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 25% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të jetë e zgjuar, por jo shumë e zgjuar”, është shumë mbizotërues, ndërsa 32% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 27% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të ndjekë partnerin e saj”, është shumë mbizotërues, ndërsa 33% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 31% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të martohet dhe të bëjë fëmijë e jo karrierë” është shumë mbizotërues, ndërsa 30% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 27% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të jetë e bukur dhe tërheqëse”, është shumë mbizotërues, ndërsa 44% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 29% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të ketë vetëm një partner ose nuk duhet të ketë shumë partnerë”, është shumë mbizotërues, ndërsa 36% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 19% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua nuk duhet të flasë për seksin”, është shumë mbizotërues, ndërsa 26% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 25% e të anketuarave mendojnë se pohimi që “vendimet në një lidhje duhet t’i marrë bashkëshorti”, është shumë mbizotërues, ndërsa 30% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 32% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“bashkëshorti duhet të fitojë më shumë para sesa gruaja” është shumë mbizotërues, ndërsa 36% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. 38% e të anketuarave mendojnë se pohimi që“një grua duhet të kujdeset për familjen dhe shtëpinë”, është shumë mbizotërues, ndërsa 37% e të anketuarave mendojnë se ky pohim është deri diku mbizotërues. Grafiku 45: Preferencat e të anketuarave për trajnime Sikurse evidentohet qartësisht nga këto qëndrime të të anketuarave, nevojitet ende shumë punë informuese e ndërgjegjësuese për t’u ndërmarrë e realizuar me gjithë grupet dhe brezat në shoqëri. 89% e të anketuarave pohojnë se nuk kanë ndjekur ndonjë lloj arsimi joformal vitin e kaluar. 26% e të anketuarave mendojnë se në Shqipëri nuk ofrohen mjaftueshëm trajnime për t’u aftësuar profesionalisht e për t’u punësuar; 16% e të anketuarave mendojnë se trajnime profesionale nuk ofrohen fare; 31% e të anketuarave nuk kanë ndonjë opinion në këtë drejtim dhe vetëm 27% e të anketuarave mendojnë se në Shqipëri ka mjaftueshëm mundësi për trajnime e kualifikime profesionale. Të pyetura për llojet e trajnimeve në të cilat do të dëshironin të merrnin pjesë, të anketuarat veçuan kurset profesionale (35%), trajnimet për arsimin(10%), sipërmarrjen(9%), fuqizimin e grave në sipërmarrje(6%) etj. Të dhënat mbi përqindjet e të anketuarave që banojnë në zona urbane apo rurale dhe përzgjedhjet e këtyre kurseve, paraqiten më të detajuara në grafikun përkatës. 64% e të anketuarave nuk janë të përgatitura për të investuar më tej(në terma financiarë e kohorë) në edukim e trajnim. 56% e të anketuarave mendojnë se sektori publik është më i përshtatshëm për punësimin e grave, 36% e të anketuarave mendojnë se është sektori privat, ndërsa 8% e të anketuarave mendojnë së është sektori joqeveritar. 55 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 5.5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME - Aksesi i grave në tregun e punës dhe punësimi i denjë për to janë elemente shumë të rëndësishme në mbështetje të fuqizimit ekonomik. Pabarazitë gjinore dhe diskriminimi gjinor në punësim janë rezultat i një sërë marrëdhëniesh të pabarabarta pushteti e kontrolli, të cilat burojnë që në familje dhe ushqejnë rolet e ndarjen gjinore të punës. - Gratë përgjithësisht edukohen(që në fëmijërinë e tyre) dhe aftësohen për t’u angazhuar në punë që lidhen me përkujdesjen dhe edukimin, sepse trajtohen me paragjykim si qenie“të brishta” e“të paafta për të kryer punë të tjera". Nëse punësohen, familja përgjithësisht pret që ato të punësohen në punë me orar fiks dhe mundësisht më të shkurtër sesa tetë orë, me qëllim që të jenë gjithmonë pranë familjes, duke mbajtur përgjegjësinë kryesore për të pritur e përcjellë, për të shërbyer vaktet ushqimore, për t’u kujdesur për fëmijët dhe familjaret/familjarët e tjerë në varësi etj. Ndarja gjinore e punës brenda marrëdhënieve familjare i mban shpesh gratë larg tregut të punës apo larg ëndrrave të tyre për punësim dhe aftësi. - Nënat me fëmijë të sapolindur apo nën moshën trevjeçare, sikurse dhe nënat me më shumë sesa një fëmijë, e kanë më të vështirë të punësohen dhe të kenë një punë të qëndrueshme. Kjo lidhet pikërisht me rolin që u është paracaktuar atyre në familje në përputhje me ndarjen gjinore të punës për rritjen e kujdesin ndaj fëmijëve. - Gjetjet nga ky studim na sjellin në vëmendje një sërë stereotipesh gjinore, të cilat shoqërojnë e paragjykojnë në jo pak raste iniciativat e ndërmarra nga të rejat dhe gratë."Një grua duhet të ndjekë burrin e saj","nuk duhet të fitojë më shumë se burri i saj","nuk duhet të jetë në pozicione menaxheriale apo në punë me orare të zgjatura, pasi do të linte pas dore fëmijët dhe familjen"... etj., janë vetëm disa nga shprehjet që përdoren rëndom e zënë vend thellësisht mes nesh. Këto stereotipe do të duhet të luftohen përmes nxitjes së modeleve pozitive të të rejave dhe grave të suksesshme në karrierë e sipërmarrje, të vajzave dhe të rejave të shkëlqyera në mësime, të cilat sfidojnë profesionet tradicionale, të të rejave dhe grave shkencëtare etj. Të rejat dhe gratë, duhet të inkurajohen nëpërmjet politikave arsimore për të zgjedhur fushat jotradicionale të studimit dhe shkallët e karrierës që tradicionalisht janë mbizotëruar nga të rinjtë dhe burrat. tregun e punës, si dhe fuqizimit ekonomik të tyre, sikurse parashikohen në“Qëllimin Strategjik I” të Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2021–2030 janë gjithashtu me rëndësi. Mbështetja dhe lehtësimi i iniciativave sipërmarrëse të të rejave e grave janë domosdoshmëri. - Edukimi i vazhduar dhe fuqizimi i kapaciteteve profesionale përbëjnë një tjetër drejtim të rëndësishëm ku mund të fokusohet puna për përmirësimin e situatës së të rejave dhe grave dhe në mënyrë të veçantë të aksesit të tyre në tregun e punës. Përfundimi i studimeve në arsimin universitar është vetëm një hap për të afruar të rejat dhe gratë me tregun e punës. Është me shumë rëndësi parapërgatitja e tyre për t’u bërë pjesë e këtij tregu, aftësimi i tyre për të qenë të sigurta gjatë komunikimit në publik, gjatë intervistave për konkurrimin në një vend pune, për përfitimin e njohurive shtesë e praktike të lidhura me profesionin e tyre etj. Kurse të tilla aftësimi profesional duhet të ofrohen vazhdimisht, madje dhe në bashkëpunim me universitetet përkatëse, qysh në periudhën e praktikave profesionale, si pjesë e kurrikulës akademike. - Nevojitet që analizat e tregut të punës të bëhen me statistika e tregues të ndjeshëm gjinorë, me të dhëna të disagreguara e të mbledhura në mënyrë të përditësuar, si dhe me gjetje e rekomandime të cilat të ndahen me grupet e interesit dhe mund të vihen në zbatim. Në të gjitha këto përpjekje është shumë e rëndësishme të mos harrojmë që, kur flasim për mundësi të barabarta, ato u duhen ofruar të gjitha të rejave dhe grave, sikurse dhe të gjithë të rinjve e burrave nga të gjitha grupet në shoqëri(pra, duke përfshirë ato/ata që je- tojnë në zona të caktuara, që i përkasin një pakice etnike, një grupi me nevoja të veçanta e aftësi të kufizuara, një grupi me orientim seksual e shprehje identiteti të ndryshëm gjinor, një grupi me një besim të caktuar fetar apo në një situatë të caktuar ekonomike etj.). Në këtë rast, është mirë që të gjitha informacionet, shërbimet, trajnimet apo aktivitetet për fuqizimin e kapaciteteve profesionale të formulohen me një gjuhë të thjeshtë, të qartë e të kuptueshme, në përputhje me nevojat e grupeve të synuara, por edhe në gjuhën në të cilën komunikon ai grup(shqip, romisht, greqisht, maqedonisht... etj.). - Është e rëndësishme të punohet veçanërisht me punëdhënëset/punëdhënësit private/privatë me qëllim që të zvogëlohet hendeku gjinor në paga, dhe njëkohësisht edhe dallimet gjinore në profesion si dhe rastet e diskriminimit për shkak të gjinisë apo ngacmimet seksuale në vendin e punës. Një punë e madhe informuese mund të bëhet edhe në drejtim të përmbajtjes dhe rëndësisë së zbatimit të Konventës C190 të ONP-së“Për mbrojtjen nga ngacmimet dhe dhuna në botën e punës”. - Marrja e masave dhe investimi në materiale, burime njerëzore dhe ekspertizë për zbatimin e masave të parashikuara në drejtim të përmirësimit të aksesit të të rejave dhe grave në 56 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 6 POLITIKA DHE PJESËMARRJA 6.1 GJETJET KRYESORE - 95% e të anketuarave nuk janë të angazhuara politikisht. - Vetëm 7% e të anketuarave në zonat urbane dhe 3% në zonat rurale pohojnë se janë të angazhuara politikisht. - 51% e të anketuarave përgjigjen se nuk duan t’ia dinë fare për politikën. - 53% e të anketuarave nuk kanë asnjë interes për politikën në përgjithësi. - 82% e të anketuarave kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. - 74% e të anketuarave nuk dëshirojnë të jenë anëtare të ndonjë partie politike. - 89% e të anketuarave mendojnë se duhet të ketë më shumë gra në politikë. - 85% e të anketuarave mendojnë se vendi duhet të ketë një kryeministre grua. - 83% e të anketuarave mendojnë se vendi duhet të ketë një presidente grua. 6.2. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM Në këtë kapitull prezantohen gjetjet kryesore të anketimit në lidhje me besimin dhe sjelljen që kanë të rejat dhe gratë e anketuara për aktivizimin e tyre politik dhe partiak, për pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen në politikë, për pozicionimet e tyre ideologjike dhe besimin që kanë në politikat e integrimit evropian. Angazhimi politik analizohet në tri nivele analitike:(i) nëpërmjet pjesëmarrjes së vetë të rejave dhe grave të anketuara në organizma të ndryshëm politikë, si partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, sindikatat, komuniteti etj.;(ii) nëpërmjet besimit që ato kanë për rolin e përfaqësimit dhe ndikimit të grave në politikë;(iii) si edhe nëpërmjet besimit që të anketuarat tregojnë për rolin që luan përfaqësimi i grave për një shoqëri më të drejtë, më të zhvilluar, më të sigurt, më pak të korruptuar etj. Angazhimi publik dhe politik i grave lidhet me faktorë të ndryshëm që lindin nga kontekste të rrafshit personal, shoqëror dhe historik. Edhe në rastet kur, përtej mjedisit familjar, gratë besojnë të jenë forcë ndryshimi në shoqëri, ato, sikurse edhe grupe të tjera të margjinalizuara, duhet të kapërcejnë pengesa të ndryshme për të rritur pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe politike, pengesa këto që mund të jenë strukturore(ekonomike, ligjore), kulturore apo fetare, të lidhura me dhunën dhe sigurinë 88 (p.sh. dhuna verbale, kontekste konfliktesh të armatosura etj.) dhe me mungesën e dëshirës nga vetë gratë. Siç do ta vërejmë nga të dhënat e prezantuara më poshtë, shumica dërrmuese e të rejave dhe grave të anketuara nuk shprehin interes mbi angazhimin e tyre personal në politikë dhe për pasojë edhe pjesëmarrja e tyre vazhdon të jetë e ulët. Vitet e fundit, pjesëmarrja e grave në Parlamentin e Shqipërisë ka ardhur në rritje, veçanërisht pas përfshirjes së kuotës gjinore prej 30% në Kodin Zgjedhor në vitin 2008. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, pjesëmarrja e grave në parlament u rrit më shumë se dyfish, nga 7,0 në 16,0%. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, konkurruan gjithsej 1841 kandidate/kandidatë për deputete/deputetë, prej të cilave/cilëve 39,76% ishin gra. Përqindja totale e kandidaturave të grave ishte pak më e ulët se ajo e zgjedhjeve të vitit 2017, ku 40,25% e kandidaturave ishin gra. Por, nga këto zgjedhje dolën 48 gra deputete(afërsisht 34%), numër ky më i lartë se ai i vitit 2017(41 gra deputete) 89 . Numri i grave në qeveri në vitin 2023 është 12(nga 16 anëtarë në total) 90 , dhe Parlamenti i vendit drejtohet nga një grua(një nga tri pozicionet e larta drejtuese të vendit). Ndryshimet në Kodin Zgjedhor bënë të mundur që të përmirësohet ndjeshëm përfaqësimi gjinor edhe në organet e vetëqeverisjes vendore. Në përbërje të listave me kandidate/kandidatë në zgjedhjet për kryetare/kryetar bashkie të vitit 2015 kishte 10,8% gra. Kandidatet/Kandidatët fitues për kryetare/kryetar bashkie ishin 15,0% gra, dhe kjo përqindje mbeti e tillë edhe sipas vlerësimit në dhjetor 2017. Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, në përbërje të listave me kandidate/ 88 “Women, Peace and Security Index 2019: Tracking sustainable peace through inclusion, justice, and security for women” 89 Izela Tahsini dhe Veronika Duci, Women and Politics: Coverage of 2021 Parliamentary Election Campaign in the Albanian Online Media, Global Social Welfare, 2022 https://doi.org/10.1007/s40609-022-00248-5, 90 https://www.kryeministria.al/en/qeveria/ 57 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 kandidatë për kryetare/kryetar bashkie ishin 11,3% gra. Kandidatet/Kandidatët fitues për kryetare/kryetar bashkie ishin 13,1% gra. Në përbërje të listave në zgjedhjet për këshillat bashkiakë në vitin 2019, kishte 49,0% gra. Këshillat bashkiakë kanë 43,7% gra fituese në përbërje të tyre 91 . Përfaqësimi i grave në partitë politike përballet me sfida të ngjashme me ato në fushat e tjera të jetës publike. Studimet tregojnë se pavarësisht nga disa tendenca pozitive dhe politika ekzistuese brendapërbrenda partive politike, përfaqësimi i grave në organet vendimmarrëse mbetet i ulët. Nga ana tjetër, pengesat përfshijnë kulturën dhe normat patriarkale mbizotëruese që e shohin politikën si një fushë të dominuar nga burrat dhe jo të përshtatshme për gratë. 92 Një element tjetër i rëndësishëm është anëtarësia e ulët e grave në partitë politike në rrafsh kombëtar; pavarësisht nga mungesa e shifrave të sakta, shumica dërrmuese e anëtarësisë së partive kryesore në vend mbeten burrat. Përfaqësimi kuptimplotë i grave në politikë mund të shpjegohet nga pengesat me të cilat përballen gratë në jetën publike. Në këtë aspekt, presioni ndaj grave në politikë, dhuna psikologjike, sulmet në mediet sociale dhe mbizotërimi i“të fortëve” në jetën politike të vendit ose i kanë mbajtur gratë jashtë konkurrimit dhe posteve publike, ose e kanë kufizuar ndjeshëm mundësinë e tyre për të marrë pjesë si duhet në proceset vendimmarrëse. Shpesh media tregon shembuj të kësaj dhune të ushtruar ndaj grave në politikë, ku gjuha denigruese, presionet për të heshtur dhe për të mos qenë të dukshme janë shumë të forta. 93 Gjuha seksiste dhe nënçmuese ndaj kandidateve gra u vu re edhe gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021. Instituti Kombëtar Demokratik(NDI) 94 diskutoi me disa kandidate dhe disa nga gjetjet kryesore ishin aksesi jo i barabartë me kandidatët burra në financat e fushatës elektorale si dhe në medie. Gjatë fushatës, kandidatet ishin dukshëm më pak të pranishme dhe më pak të mbuluara nga mediet sesa kandidatët burra 95 . Gratë në politikën shqiptare përballen me një gjuhë denigruese dhe përçmuese, si dhe me një hendek të thellë në mbulimin mediatik në raport me kolegët e tyre 96 . Sipas një ankete të BIRN-it, vetëm 15,3% e deklaratave politike të publikuara nga media në faqet e tyre online u përkasin kandidateve, ndërsa 84,7% janë dhënë nga kolegët e tyre 97 . Ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Zgjedhor(2020) kanë bërë të mundur që të eliminohen sanksionet e buta me të cilat përballeshin shpesh partitë politike për të anashkaluar pengesën gjinore duke vendosur burra në listat emërore. Këto ndryshime sjellin një bazë të re për përfaqësimin gjinor. Sipas Kodit Zgjedhor, mospërmbushja nga subjekti zgjedhor e detyrimit për respektimin e kuotës gjinore prej 30% në listën shumemërore sjell refuzimin e regjistrimit të listës shumemërore në KQZ. Kodi Zgjedhor(2020) detyron subjektet politike të respektojnë parimet e përfaqësimit gjinor edhe në përbërjen e KZAZ-ve 98 . 6.3. ANGAZHIMI DHE PJESËMARRJA E GRAVE NË POLITIKË Pjesëmarrja e ulët e grave në jetën politike, qoftë kjo në Parlament, organizatat lokale të partive, grupet vullnetare, OJF-të etj., lidhet ngushtë dhe me interesimin e tyre për politikën. Siç është vënë re më sipër në këtë studim, rolet gjinore në Shqipëri ende vazhdojnë t’ua atribuojnë grave detyrimet e përkujdesjes dhe të punëve shtëpiake dhe shumë më pak angazhimin në jetën publike dhe politike, e cila mbetet ende e dominuar nga burrat. Po ashtu, krahas aspektit kulturor, privatizimi i shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe shëndetësor ka rritur akoma më shumë barrën e përkujdesjes për gratë, të cilat vazhdojnë të jenë kujdestaret kryesore të fëmijëve dhe të moshës së tretë në bërthamën familjare. Pavarësisht se nuk ka ende një anketë të viteve të fundit për matjen e kohës, Anketa e vitit 2011 tregonte se punët dhe përkujdesja shtëpiake mbeten ekskluzivitet i grave, dhe se diferenca gjinore e orëve të kaluara për këtë aktivitet mbetet ende e lartë. Kjo ndarje gjinore mund të lidhet edhe me interesin dhe angazhimin e ulët të grave në jetën politike, siç e tregon anketa e kryer për këtë studim. Interesi politik i të rejave dhe grave të anketuara u vlerësua nëpërmjet interesit që ato shprehën në lidhje me politikën në përgjithësi, me politikën në nivel kombëtar dhe në atë vendor. Shkalla e interesit u mat nga“aspak e interesuar” në “shumë e interesuar”. Kuti informuese – Kuadri ligjor në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë Kodi Zgjedhor i vitit 2008, neni 67, pika h përfshiu kuotën gjinore të kandidimit prej 30%. Fillimisht, kjo kuotë nënkuptonte që asnjëra gjini të mos ishte më pak e përfaqësuar se 1 në 3 kandidatë/e ose/dhe 30% e listës elektorale. Si rrjedhojë, partitë politike i vendosën gratë në fund të listave elektorale duke plotësuar vetëm minimumin e kërkuar prej Kodit, por duke mos sjellë rritje të pjesëmarrjes kuptimplotë dhe aktive të grave në parlament. Në amendimet e mëpasshme në Kod u përcaktua detyrimi se“për çdo zonë elektorale, të paktën 30% e listës shumemërore dhe 1 nga 3 emrat e listës shumemërore duhet t’i përkasin çdo gjinie”. Në rast shkeljeje të kriterit gjinor në përbërjen e listave të kandidateve/kandidatëve për deputete/deputetë, KQZ-ja vendosi sanksione administrative. 90 https://www.kryeministria.al/en/qeveria/ 91 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022, https://www.instat.gov.al/media/11027/burradhe-gra-2022.pdf 92 AWEN, Përfaqësimi i grave në zgjedhjet parlamentare 2021, https://awenetwork.org/ wp-content/uploads/2021/05/PËRFAQËSIMI-I-GRAVE-NË-ZGJEDHJET-PARLAMENTARE-2021_Raport-Monitorimi_AWEN-converted.pdf 93 Mirela Arqimandriti dhe Megi Llubani, Women's Participation in Politics and Decision Making in the Western Balkans. London: Conservatives in Cooperation with Westminster Foundation for Democracy, 2019. 94 https://www.ndi.org/sites/default/files/NDI%20April%202021%20Albania%20Parliamentary%20Post-Election%20Report.pdf 95 Izela Tahsini dhe Veronika Duci, Women and Politics: Coverage of 2021 Parliamentary Election Campaign in the Albanian Online Media, Global Social Welfare, 2022 https://doi.org/10.1007/s40609-022-00248-5 96 https://albania.unwomen.org/sites/default/files/2022-06/media_brief_web.pdf 97 https://www.reporter.al/2021/07/13/seksiste-dhe-te-zhbalancuara-mediat-online-u-fokusuan-tek-lideret-burra/ 98 AWEN, Përfaqësimi i grave në zgjedhjet parlamentare 2021, ht tps: //awenet work.org/ wp- content /uploads/ 2021/05/ PËRFAQËSIMI- I- GR AV E- NË-ZG JEDHJET-PARLAMENTARE-2021_Raport-Monitorimi_ AWEN-converted.pdf 58 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Pjesa dërrmuese e të anketuarave tregojnë interes shumë të ulët për politikën në çfarëdolloj niveli: të përgjithshëm, kombëtar apo vendor. Megjithëse interesi politik rritet lehtazi për politikën në nivel lokal, shkalla e interesit mbetet përsëri shumë e ulët, vetëm 6% shprehen shumë të interesuara krahasimisht me 43% që shprehen aspak të interesuara. Sipas të dhënave, sa më e arsimuar dhe më e integruar të jetë një grua në tregun e punës, aq më i lartë është interesi që tregon ajo për politikën. Grafiku 46: Interesi për politikën Angazhimi politik, përveç pjesëmarrjes së qytetareve/qytetarëve si votuese/votues dhe sfiduese/sfidues potenciale/potencialë të pushtetit aktual në parti politike, gjen shprehje edhe nëpërmjet pjesëmarrjes dhe aktivizimit politik të tyre në grupe të organizuara, me anën e të cilave mund të ushtrohet presion politik. Të dhënat e marra nga personat e përgjigjur tregojnë se gratë shqiptare janë pothuajse të paangazhuara politikisht. Grafiku 47: A jeni e angazhuar politikisht? Angazhimi politik i të rejave dhe grave të anketuara, i matur nëpërmjet angazhimit ose pjesëmarrjes në parti politike, organizata joqeveritare, grupe interesi apo shoqata të ndryshme(grash, biznesi, sindikata, kooperativa) është i papërfillshëm statistikisht dhe varion nga 1–3% për secilin grup. Të pyetura ndërkohë nëse janë të angazhuara politikisht, përqindja e pjesëmarrjes, megjithëse më e lartë(5%), tregon përsëri një nivel shumë të ulët angazhimi. Kjo përqindje është më e lartë vetëm në zonat urbane krahasuar me ato rurale, në të cilat 7% e të anketuarave pohojnë se janë të angazhuara politikisht në krahasim me 3% në zonat rurale, dhe në zonën jugperëndimore të vendit, ku vihet re përqindja më e lartë e të rejave dhe grave të angazhuara politikisht(9%). 59 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Faktorët e tjerë, si mosha, punësimi, arsimimi apo gjendja civile, nuk flasin për ndryshime domethënëse. Ajo që është më e rëndësishme për t’u theksuar është se angazhimi i ulët i të rejave dhe grave nuk lidhet në mënyrë të ngushtë me partitë. Angazhimi i të rejave dhe grave të anketuara është shumë i ulët edhe në OJF, grupe interesi, sindikata, shoqata biznesi etj. Kjo tregon se pjesëmarrja e tyre në jetën publike, në struktura dhe hapësira të ndryshme të jetës publike mbetet shumë e kufizuar, duke i përjashtuar ato nga shumë procese konsultimi apo vendimmarrjeje në lidhje me fusha të ndryshme. Një prirje e tillë është vënë re dhe në studimin e fundit të kryer nga fondacioni“Friedrich Ebert” mbi situatën e të rejave/rinjve në Shqipëri 99 . Mbi 75% e të rejave/rinjve të anketuar shprehen se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në organizime politike, sociale, vullnetare etj.,“çka tregon një apati sociale lidhur me format e reagimit qytetar në një shoqëri demokratike” 100 . Grafiku 48: A jeni anëtare e ndonjërës prej organizatave të mëposhtme? Këto të dhëna mund të na tregojnë se, në nivel personal, të rejat dhe gratë e anketuara nuk besojnë shumë te pjesëmarrja në politikë. Nga ana tjetër, siç do ta shohim në seksionin 6.2, të pyetura në një nivel më të përgjithshëm në lidhje me kontributin politik e shoqëror të grave aktive në politikë, pothuajse gjysma e tyre(47%) e shohin shoqërinë më të drejtë(44%) dhe më të zhvilluar(47%) kur vendimmarrëse në politikë janë gratë. Pra, të rejat dhe gratë besojnë se pjesëmarrja e tyre duhet të jetë më e lartë dhe se kjo pjesëmarrje ndikon pozitivisht në avancimin e shoqërisë, por një opinion i tillë nuk përkthehet në angazhim vetjak. Pengesa të ndryshme strukturore gjinore, duke përfshirë këtu ndarjen gjinore të pabarabartë të punëve, rolet dhe pritshmëritë gjinore, mund të sillen si faktorë shpjegues të angazhimit dhe pjesëmarrjes së ulët të tyre. Arlie Hochschild shpjegon se si ndarja e pabarabartë e punës dhe ngarkesa që kanë gratë në lidhje me punët dhe përkujdesjen shtëpiake (ndryshe nga burrat, që nuk angazhohen ose kanë një ngarkesë më të ulët në këtë drejtim) i pengon ato të marrin pjesë në jetën publike(aktivitete publike, në komunitet, në politikë etj.). Faktorë të tjerë mund të jenë gjithashtu ndërgjegjësimi dhe informimi i ulët i grave në lidhje me rëndësinë e angazhimit në politikë, siç do ta shohim në seksionin 6.2 në vazhdim. Megjithëse lind nevoja për kërkim më të hollësishëm shkencor, këto të dhëna, përveçse tregues të vetëbesimit të ulët politik të grave si aktore ndryshimi në shoqëri, mund të jenë edhe tregues të nivelit të ulët të organizimit të grupeve të tilla të interesit nëpërmjet të cilave, gratë mund të organizohen dhe të ushtrojnë presion politik. Prirja për aktivizimin e të rejave dhe grave kryesisht brenda hapësirës shtëpiake(e kundërta e burrave) shihet dhe në përgjigjet e tyre ndaj pyetjes se ku i shprehin pikëpamjet e tyre politike. Familja mbetet hapësira kryesore shoqërore ku të rejat dhe gratë shprehin pikëpamjet e tyre politike, në ndryshim nga partitë politike dhe mediet tradicionale, si TV-ja, radioja, gazeta, të cilat nuk shfrytëzohen si hapësira për t’u përshfaqur politikisht, përkatësisht në masën 80% dhe 89%. Ndërkohë, të rejat dhe gratë e divorcuara ose të veja janë e vetmja kategori shoqërore, e cila statistikisht ka përqindjen më të lartë të të rejave dhe grave që nuk e konsiderojnë fare familjen si vendin në të cilin mund t'i shprehin pikëpamjet e tyre politike(18% përkundër 9% beqare dhe 7% gra në një lidhje ose nëna). Mbas familjes, bashkia dhe komuniteti mbeten hapësirat në të cilat të rejat dhe gratë shprehen më shpesh/shumë në lidhje me pikëpamjet e tyre politike. Partitë politike, sikundër shihet në prirjen e ulët të mosangazhimit politik, nuk konsiderohen si hapësira në të cilat të rejat dhe gratë mund të shprehen politikisht. 99 FES, Rinia Shqiptare, 2018. 100 FES, Rinia Shqiptare, 2018, f. 69. 101 Arlie Hochschild, Global care chains and emotional surplus value, 2000; Jonathan Cape, On the edge: Living with global capitalism, W. Hutton& A. Giddens(Eds.), f. 130–146. 60 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 49: Ku i shprehni më shpesh pikëpamjet tuaja politike? Përfaqësimi i grave në vendimmarrje: Pjesa dërrmuese e të rejave dhe grave të anketuara besojnë se në Shqipëri gratë duhet të jenë më të pranishme në skenën politike, qoftë si Kryetare bashkie(88%), si Kryeministre (85%) apo edhe si Presidente(83%). Grafiku 50: A duhet të kemi më shumë gra në politikë? Grafiku 51: A duhet të kemi më shumë kryetare bashkie gra? Grafiku 52: A mendoni se duhet të kemi një grua si Kryeministre vendi? Grafiku 53: A mendoni se duhet të kemi një grua si Presidente vendi? 61 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 54: A do të bëheshit anëtare e një partie politike? Të pyetura nëse ato vetë do të anëtarësoheshin në një parti politike, vetëm 11% e tyre u përgjigjën pozitivisht, përkundër 74% të cilat refuzuan të jenë anëtare të një partie politike nëse do t’u jepej mundësia. Në të njëjtën linjë dhe me gjetjet e mësipërme, kjo shkallë mosaprovimi për pjesëmarrjen e tyre në politikë nuk ka ndryshim të dukshëm mes grupmoshave të ndryshme, nga niveli i arsimimit apo vendndodhja e të rejave dhe grave të anketuara(zona urbane/zona rurale). Në të njëjtën linjë, kur pyeten në lidhje me perceptimin e tyre mbi pjesëmarrjen në politikë, vetëm 1% e të rejave dhe grave të anketuara përgjigjen se janë shumë aktive(shfrytëzojnë çdo mundësi për të qenë aktive në politikë), 34% përgjigjen se shumë rrallë e përfytyrojnë veten aktive në politikë, dhe 51% përgjigjen se nuk duan t’ia dinë fare për politikën. Ndërkohë, paradoksalisht në kontrast me përgjigjet e mësipërme, shumica e të rejave dhe grave të anketuara, 72% e tyre, nuk besojnë se politika është një“punë burrash”, prandaj gratë duhet të aktivizohen në politikë. Kjo përgjigje shkon në të njëjtin drejtim me dëshirën e shprehur për të parë më shumë gra në politikë dhe më shumë gra në pozicionet drejtuese të shtetit(grafikët e mësipërm). Por vetëm 27% e tyre besojnë se janë të afta të mbajnë një pozicion politik. Mosbesimi në lidhje me aftësitë për të pasur një pozicion politik mund të shpjegohet dhe me mangësitë e ndërgjegjësimit mbi angazhimin politik, i cili shpesh shihet si diçka që i përket vetëm një elite të caktuar apo të privilegjuar, ose vetëm atyre që jetojnë e punojnë në zonat qendrore urbane, e jo si një pjesëmarrje aktive që mund të nisë brenda një komuniteti apo organizate vullnetare etj. Një element pozitiv në lidhje me aktivizimin në jetën politike dhe qytetare është përqindja e lartë e të rejave dhe grave (82%) që përgjigjen se kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 16% e të rejave dhe grave të anketuara përgjigjen se nuk kanë votuar. Është e rëndësishme të theksohet se mes atyre që kanë votuar në zgjedhjet e fundit, grupmosha më aktive është ajo 35–54 vjeç(87%) e më pak aktivja grupmosha e të rejave dhe grave në fashën 18–34 vjeç(vetëm 74% e tyre kanë votuar në zgjedhjet e fundit). Gjithashtu, vihet re se përqindja është më e lartë mes të rejave dhe grave që jetojnë jashtë Tiranës(84%) sesa tek ato që jetojnë në Tiranë(74%). Dhe, mes katër zonave të Shqipërisë(jugperëndim, juglindje, veri, qendër), përqindja më e lartë vërehet te të rejat dhe gratë në zonën jugperëndimore(90%) dhe më e ulëta mes atyre në zonën juglindore(78%). Grafiku 55: Çfarë do t'ju shtynte të anëtarësoheshit në një parti politike? 62 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Pjesëmarrëset në studim i shohin gjerësisht partitë politike si një mjet pushteti politik nëpërmjet të cilit mund të ndikojnë pozitivisht në shoqëri(71%), dhe më pak si mjet për përfitime vetjake apo materiale. Edhe në rastet kur anëtarësimi në parti politike shihet në një plan më personal, arsyeja që do t’i motivonte të rejat dhe gratë e anketuara të bëheshin pjesë e një partie politike, lidhet më tepër me nevoja bazë, si punësimi i tyre apo i familjarëve të tyre(23%), dhe më pak me përfitimet materiale vetjake(5%). Pra, parë në një këndvështrim më të gjerë, këto gjetje na sugjerojnë që gratë tregojnë shkallë të lartë besimi politik për partitë politike, si një instrument ndryshimi dhe pushteti demokratik zhvillimor. Por paradoksalisht, vetë nuk janë aktive dhe nuk shprehin dëshirë për t’u angazhuar në politikë. Të rejat dhe gratë e papuna dhe të rejat dhe gratë që jetojnë në zona rurale, përbëjnë kategorinë shoqërore që beson më shumë se pjesëmarrja në parti politike mund të ndihmojë në gjetjen e një vendi pune(përkatësisht 45% dhe 39%). Ndërkohë, nga të anketuarat, të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës, duket të jenë edhe kategoria më pragmatike, sepse 14% e tyre ndihen të motivuara për t’u anëtarësuar në parti politike për përfitime materiale vetjake. 6.4. PERCEPTIMI NË LIDHJE ME PJESËMARRJEN NË POLITIKË Grafiku 56: Mendoni se duke shprehur pikëpamjet tuaja politike mund të ndikoni efektivisht në politikën në vend? Më shumë se gjysma e të anketuarave pohojnë se zëri i tyre nuk do të ndikonte në politikën në vend. Me rritjen e moshës, ky mosbesim vjen duke u shtuar(59% e grupmoshës 18–34 vjeç pohojnë se pikëpamjet e tyre politike nuk do të ndikonin në situatën në vend, krahasuar me 63% të grupmoshës 35–54 vjeç dhe 65% të grupmoshës mbi 55 vjeç). Ndërkohë, kur këto të dhëna analizohen në nivel demografik, vërehet se në zonat rurale të rejat dhe gratë janë më pak mosbesuese se në zonat urbane, përkatësisht 60% përkundër 64% të tyre kanë treguar se nuk janë dakord me pohimin që pikëpamjet e tyre politike nuk do të ndikonin efektivisht në politikën në vend. Grafiku 57: Gratë politikane janë më parimore se burrat Grafiku 58: Politikanet gra janë më të zellshme dhe më punëtore se politikanët burra 63 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 59: Politikanet gra janë më të guximshme se politikanët burra Për sa u përket vlerave shoqërore që u vishen grave dhe burrave në politikë, vërejmë se të anketuarat nuk i shohin gratë në politikë si më të guximshme, më të zellshme apo më të sinqerta sesa burrat politikanë. Pavarësisht se statistikisht shkalla/numri/përqindja e të rejave dhe grave që ua atribuojnë këto cilësi grave është më e lartë se numri i të rejave dhe grave që nuk pajtohen me këtë pohim, vëmë re një kategori statistikisht të madhe të të rejave dhe grave që janë asnjanëse për secilën nga pyetjet e drejtuara. Duket sikur të anketuarat nuk kanë një perceptim të qartë ose hezitojnë në përgjigjen e sigurt me“po” ose“jo” ndaj këtyre pyetjeve. Kjo mund të lidhet edhe me mungesën e figurave modele të grave në politikë, çka e vështirëson formimin e një perceptimi të qartë mbi pjesëmarrjen dhe aktivizimin e tyre në politikë. Grafiku 60: Gratë politikane paragjykohen më shumë se burrat politikanë Të pyetura nëse gratë diskriminohen më shumë se burrat në politikë, më shumë se gjysma e të anketuarave, 59%, pohojnë se bien plotësisht dakord. Ndërkohë, kjo përqindje vjen duke u ulur me moshën(53% e grave të moshës mbi 55 vjeç) dhe me statusin në tregun e punës(55% e të rejave dhe grave të punësuara nuk bien dakord me pohimin që gratë janë më të paragjykuara se burrat në politikë). Pjesa më e madhe e të rejave dhe grave të papuna mendojnë se gratë në politikë janë më të paragjykuara se burrat në politikë. 64 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Ky perceptim shkon në të njëjtin drejtim me disa studime dhe artikuj 102 të fundit në lidhje me dhunën digjitale(në anglisht, cyberviolence) ndaj grave në politikë, ku vihet re një dhunë dhe diskriminim më i lartë i politikaneve në krahasim me kolegët e gjinisë tjetër. Një prirje e tillë theksohet dhe në studimin e UN Women 103 mbi dhunën ndaj grave në zgjedhje, ku forma të kësaj dhune(bullizimi digjital, seksizmi, gjuha e urrejtjes) ishin të dukshme, sidomos në mediet sociale gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021. Ndikimi i pjesëmarrjes së grave në shoqëri: në vlerat e përgjithshme shoqërore si drejtësia dhe korrupsioni 44% e të anketuarave bien plotësisht dakord me pohimin se shoqëria do të ishte më e drejtë po të kishte më shumë politikane. Kontributi i grave në zhvillimin e vendit me rritjen e përfaqësimit të tyre në politikë shihet gjithashtu si pozitiv, meqenëse pothuajse gjysma e të anketuarave bien plotësisht dakord me këtë pohim(47%). Ndërkohë që nga të dhënat/ përgjigjet e marra vihet re një marrëdhënie shkakësie e drejtpërdrejtë mes pjesëmarrjes së grave në politikë dhe një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar, ky korrelacion duket më i brishtë kur bëhet fjalë për nivelet e korrupsionit dhe të nepotizmit në shoqëri. Të anketuarat janë proporcionalisht gati njësoj të ndara në qëndrimet e tyre(23% e tyre nuk pajtohen aspak me pohimin se përfshirja e grave në politikë ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit, dhe 25% mendojnë të kundërtën, duke parë kështu një marrëdhënie të drejtë mes përfshirjes së grave në politikë dhe uljes së nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit në shoqëri. Grafiku 61: Përfshirja e grave në politikë ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit(sipas kategorisë“vendbanimi fshat/qytet”) Grafiku 62: Përfshirja e grave në politikë ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit(sipas kategorisë“vendbanimi kryeqytet/zona të tjera”) Por vihet re një diferencë e rëndësishme mes të rejave dhe grave të anketuara në kryeqytet dhe atyre në zona të tjera: në kryeqytet, 41% nuk besojnë se përfshirja e grave në politikë ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit kundrejt 17% në zona të tjera. Prej të dhënave vërejmë gjithashtu se të rejat dhe gratë e zonave rurale e shohin 102 UN Women, Violence Against Women during Elections& Gender Bias in Media Coverage of April 2021 General Elections in Albania, November 2021; Gjocaj Shqipe, Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave në Kosovë po e dëmton demokracinë, gusht 2021, https://balkaninsight.com/sq/2021/08/25/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine/ UN Women, Data and violence against women in politics, December 2021, ht tps: // w w w.unwomen.org /sites /default/ files/ Headquar ters /At tachment s/ Sec tions/ Library/Publications/2020/EGM-report-Data-and-violence-against-women-in-politics-en.pdf 103 UN Women, Violence Against Women during Elections& Gender Bias in Media Coverage of April 2021 General Elections in Albania, Nëntor 2021, https://albania.unwomen.org/sites/default/files/2022-06/media_brief_web.pdf 65 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 parimisht shoqërinë më të drejtë dhe më pak të korruptuar se të rejat dhe gratë e zonave urbane, nëse në politikë do të kishte më shumë gra(Korrupsioni më i ulët: plotësisht dakord – 19%(zona urbane) me 32%(zona rurale); Zhvillimi ekonomik: nuk ka diferencë; Shoqëria më e drejtë: 38%(zona urbane) me 50%(zona rurale). Pra, niveli i besimit i të rejave dhe grave në zonat rurale për gratë politikane duket të jetë më i lartë se ai i të rejave dhe grave në zonat urbane. Grafiku 63: Shoqëria do të ishte më e drejtë nëse do të kishte më shumë politikane gra Grafiku 64: Përfshirja e politikaneve gra në politikë ka ndikuar në uljen e nivelit të korrupsionit dhe nepotizmit Grafiku 65: Përfshirja e grave në politikë ka pasur një ndikim pozitiv në zhvillimin e vendit Niveli i besimit që kanë të rejat dhe gratë te politikanët është tepër i ulët, vetëm 3% e të anketuarave pohojnë se kanë besim te burrat që mbajnë poste politike në institucione. Ky qëndrim është pothuajse i pandryshueshëm statistikisht, pavarësisht nga grupmosha, vendbanimi, statusi në tregun e punës, arsimimi etj. Ndërkohë, pjesa më e madhe e të anketuarave nuk i veshin ngjyrime gjinore besimit që kanë ndaj përfaqësueseve/përfaqësuesve politike/ë, duke u shprehur ose se u besojnë njësoj si burrave, ashtu edhe grave(49%), ose e kundërta: se nuk u besojnë as grave dhe as burrave që mbajnë poste politike(25%). Mes të anketuarave për të cilat përkatësia gjinore nuk ka ndikim në besimin që ato kanë te politika, pjesa më e madhe mbështetin më fort gratë sesa burrat që mbajnë poste politike në institucione(18% kundrejt 3%). Grafiku 66: Kujt i besoni më shumë? 66 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 6.5 INFORMIMI DHE NDËRGJEGJËSIMI Shkalla e informimit të të rejave dhe grave për ligjet dhe politikat që mbështetin barazinë gjinore duket të jetë e lartë kur bëhet fjalë për ligjin e barazisë gjinore, por mbetet e ulët kur bëhet fjalë për platforma politike të përfaqësimit gjinor në sistemin zgjedhor, sikurse është platforma 50/50 për këshillat bashkiakë apo kuotat e detyrueshme gjinore për zgjedhjet kombëtare. Sa më e re në moshë, sa më e shkolluar dhe sa më aktive në tregun e punës të jetë një grua, aq më e informuar është ajo në lidhje me Ligjin e Barazisë Gjinore. Ndërkohë, faktorë të tjerë si vendbanimi apo statusi civil nuk tregojnë ndryshime statistikore domethënëse. Kategoria sociale më pak e informuar për ligjin e barazisë gjinore, është ajo e të rejave dhe grave të divorcuara ose të veja. Edhe pse këtu ka nevojë për një studim më të detajuar mbi arsyet se pse ndodh kështu, mund të thuhet që të rejat dhe gratë e veja dhe të divorcuara janë ndër kategoritë më në vështirësi, dhe për këtë arsye niveli i tyre i informimit mbi ligjet apo të drejtat ekzistuese është i mangët. Grafiku 67: A keni dijeni për ekzistencën e Ligjit për Barazi Gjinore? Grafiku 68: A e ndiqni situatën globale për gratë? Grafiku 69: A keni dijeni për platformën politike 50/50? 67 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 70: A keni dijeni për kuotat e detyrueshme ligjore për gratë? Nga mediet tradicionale, televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit për ngjarjet politike në vend, ndërsa radioja, e ndjekur nga gazetat, është më pak e përdorura ndër burimet e informacionit, përkatësisht në masën 2% dhe 8%. Grupmosha është një faktor tregues për preferencat e burimeve të informacionit, duke qenë se të dhënat tregojnë që me rritjen e moshës rritet probabiliteti për t’u informuar nëpërmjet televizionit. P.sh. 96% e grave mbi moshën 55 vjeç përdorin televizionin si mjet informimi për ngjarjet politike, dhe vetëm 30% e tyre përdorin internetin për të njëjtin qëllim. Ndërkohë, e kundërta ndodh me grupmoshën 18–34 vjeç, ku interneti është mjet i rëndësishëm informimi për 71% të tyre. Kjo konfirmon përfundimet e nxjerra nga studimi mbi rininë shqiptare 104 , ku interneti përbënte mjetin kryesor të informacionit(63% e të rejave/rinjve u përgjigjën se burimi kryesor i informacionit për politikën ishte interneti). Grafiku 71: Cilat janë burimet tuaja të informacionit për ngjarjet politike? Grafiku 72: Cilat janë burimet tuaja të informacionit për ngjarjet politike?(sipas grupmoshës) 104 FES, Rinia Shqiptare, 2018, f. 63 68 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 6.6 PERCEPTIMI MBI TË ARDHMEN DHE VLERAT SHOQËRORE Sikurse është parë edhe nga studime të mëparshme, shoqëria shqiptare mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar si hap të rëndësishëm zhvillimor për vendin. Të dhënat e këtij studimi flasin për të njëjtën prirje. Pjesa dërrmuese e të anketuarave(90%) besojnë se anëtarësimi në BE do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit, dhe vetëm 2% e tyre mendojnë se anëtarësimi do të ndikojë negativisht në ekonomi. Grupi i të anketuarave që e konsideron zhvillimin ekonomik si të pandikueshëm nga anëtarësimi në BE, është gjithashtu i vogël, 3%. Për sa i përket sistemit politik dhe barazisë gjinore, faktori i jashtëm(anëtarësimi në BE), duket se luan një rol më pak të rëndësishëm krahasuar me ndikimin në ekonomi. 11% e të rejave dhe grave të anketuara mendojnë se anëtarësimi në BE nuk do të ndikonte në sistemin politik të vendit, dhe 8% e tyre pohojnë të njëjtën gjë në lidhje me barazinë gjinore në vend. Këto gjetje mund të na sugjerojnë se, për personat e anketuar, ekonomia dhe sistemi politik nuk shihen si dy sfera veprimi të pandashme nga njëra-tjetra. Grafiku 73: Cilat mendoni se do të jenë efektet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në lidhje me zhvillimin ekonomik, sistemin politik dhe barazinë? Të pyetura nëse anëtarësimi në BE do të sjellë ndryshime në situatën e gruas në Shqipëri, 73% e të anketuarave shprehen në mënyrë pozitive, më konkretisht se ky anëtarësim do ta ndryshojë paksa(49%) dhe shumë(24%) situatën në fjalë. Pjesa tjetër nuk shpresojnë për asnjë ndryshim ose kanë një qëndrim asnjanës. Të pyetura se si e shohin pozicionin e gruas pas 10 vjetësh, pjesëmarrëset në anketë shprehin një lloj optimizmi të përmbajtur, ku, më optimistet që e shohin shumë më të mirë pozicionin e gruas janë vetëm 20%, ndërsa paksa më të mirë e shohin 63% e tyre. Grafiku 74: Sipas jush, cilat janë vlerat kryesore në një shoqëri? 69 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 75: Sipas jush, cilat janë vlerat kryesore në një shoqëri?(sipas grupmoshës) Grafiku 76: Sipas jush, cilat janë vlerat kryesore në një shoqëri?(sipas arsimimit) 70 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 77: Sipas jush, cilat janë vlerat kryesore në një shoqëri?(sipas vendbanimit) Nga përgjigjet e analizuara, tri vlerat më të rëndësishme në një shoqëri janë të drejtat e njeriut(54%), mirëqenia ekonomike(53%) dhe punësimi(50%). Ndërkohë që sipas grupmoshës këto vlera nuk kanë ndryshime domethënëse, trendi ndryshon për të anketuarat sipas vendbanimit dhe shkollimit. Për shembull, të rejat dhe gratë që banojnë në kryeqytet e shohin mirëqenien ekonomike si vlerën shoqërore më të rëndësishme krahasuar me të drejtat e njeriut apo punësimin (58% përkundër 45% dhe 44%). Krahasuar me të rejat dhe gratë që banojnë në zona të tjera të vendit, të drejtat e njeriut mbizotërojnë ndaj mirëqenies ekonomike dhe punësimit, përkatësisht 56% me 52% dhe 51%. 6.7 IDEOLOGJIA Të pyetura nëse pikëpamjet e tyre politike anojnë majtas apo djathtas, pjesëmarrëset në anketim vetëdeklarohen më së shumti me pikëpamje politike të qendrës(19%), me prirje drejt së majtës. Duke qenë se artikulimi i majtë apo i djathtë në terma ideologjikë në Shqipëri, qoftë edhe brenda partive ekzistuese politike, është i zbehtë 105 , të dhëna të tilla, më shumë se për ideologji të majtë apo të djathtë, mund të flasin për perceptime që lidhen me pozicionime partiake. Një përqindje e konsiderueshme(17%) nuk pranon t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Analiza e të dhënave sipas rajoneve e mbështet këtë supozim, duke qenë se pozicionimet ideologjike të të anketuarave përputhen me trendet partiake të votave tradicionale mes jugut, qendrës dhe veriut. Për shembull, të rejat dhe gratë e zonave të veriut kanë deklaruar se i afrohen ideologjikisht së djathtës më shumë se të rejat dhe gratë e zonave jugperëndimore, të cilat i afrohen së majtës. 105 Afrim Krasniqi dhe Ardian Hackaj, Shqiptarët dhe modeli social evropian- Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare, Fondacioni“Friedrich Ebert”, Tiranë, https://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/11316.pdf 71 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Pabarazia ekonomike perceptohet si e padëshirueshme duke marrë paraysh se pjesa më e madhe e të anketuarave besojnë se nuk duhet të ketë dallim mes të ardhurave të të pasurave/ pasurve dhe të varfrave/varfërve. Qëndrim të ndryshëm vëmë re vetëm nga të anketuarat në kryeqytet. Një numër relativisht i lartë i të rejave dhe grave që jetojnë në kryeqytet (30%, çka përbën edhe përqindjen më të lartë krahasuar me çdo kategori të analizuar) janë kategorikisht kundër këtij parimi. Një shpjegim i mundshëm mund të lidhet me stadin e zhvillimit ekonomik kapitalist të kryeqytetit, e për rrjedhojë me një nga besimet mbizotëruese në shoqëritë kapitaliste, sipas të cilit, të ardhurat e kategorive të ndryshme shoqërore shihen si produkt i zgjedhjes së individit dhe jo si pasojë e një sërë faktorësh të tjerë që mund të lidhen me përkatësinë klasore, gjinore, etnike, vendbanimin etj. Për sa i përket rolit që shteti duhet të ketë në ekonomi, pjesa dërrmuese e të anketuarave mbështetin një shtet të fortë ndërhyrës për industritë dhe biznesin. 52% e tyre bien dakord dhe plotësisht dakord, në krahasim me 19% të cilat nuk bien dakord në këtë drejtim. Sipas ndarjes rajonale, në juglindje dhe në veri të Shqipërisë gjejmë mbështetje shumë të fortë për pronësinë shtetërore në industri dhe në biznes. Kjo mund të lidhet dhe me fenomenin e privatizimit të industrive përpunuese në zonën e juglindjes. Besimi te shteti i fortë, i cili duhet të marrë përgjegjësi për të siguruar qytetaret/qytetarët e vet, është mbizotërues te 90% e të anketuarave(20% bien dakord dhe 70% plotësisht dakord). Por, nga ana tjetër, edhe besimi në një rrafsh më individualist, se puna e fortë dhe e zellshme në afat të gjatë sjell jetë më të mirë, është gjithashtu i lartë mes të anketuarave(58%). Perceptimi se konkurrenca është një fenomen i dëmshëm që nxjerr në pah më të keqen e njerëzve, është mbizotërues te 38% e të anketuarave, në krahasim me 42% që e kundërshtojnë një pohim të tillë. Besimi se konkurrenca është e dobishme për shoqërinë mbizotëron te gratë e reja në moshë, te të rejat dhe gratë e pamartuara dhe pa fëmijë, dhe veçanërisht te të rejat dhe gratë që jetojnë në kryeqytet (59%). 72 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 6.8. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME Niveli i angazhimit politik dhe i pjesëmarrjes së grave në politikë është shumë i ulët në të gjitha format e organizimit politik: në parti politike, në OJF, grupe interesi, sindikata, shoqata biznesi etj. - Zbatimi i masave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 në Qëllimin Strategjik II të fokusuar te pjesëmarrja e të rejave dhe grave në vendimmarrjen politike dhe publike. Me përjashtim të qendrave të votimit, zëri i grave për çështje të ndryshme publike dhe politike dëgjohet brenda bërthamës familjare. Partitë politike shihen më shumë si një mjet pushteti politik nëpërmjet të cilit mund të ndikohet pozitivisht në shoqëri, sesa si mjet për përfitime personale apo materiale. Besimi parimor se në Shqipëri gratë duhet të jenë më të pranishme në skenën politike me qëllim zhvillimin e vendit, nuk reflektohet në besimin që gratë kanë për veten si faktor ndryshimi politik. - Fuqizimi i kapaciteteve të të rejave dhe grave kandidate për të bërë një fushatë të mirë, për të përdorur më shumë mjete të komunikimit elektronik, medien e forma të tjera të arritjes së publikut. - Promovimi i vazhdueshëm i modeleve pozitive të të rejave dhe grave në vendimmarrjen politike e publike do të sillte një thyerje të barrierave për diskutimin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe do të ndihmonte në ndryshimin dhe përmirësimin e qëndrimeve në lidhje me gratë dhe vendin e tyre në vendimmarrje. Niveli i besimit që gratë kanë për politikanët burra është tepër i ulët, vetëm 3% e të anketuarave pohojnë se kanë besim te burrat që mbajnë poste politike në institucione. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mendohet të ndikojë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe më pak në sistemin politik dhe në situatën e barazisë gjinore në vend. Megjithëse në kryeqytet vihet re një përqafim i vlerave individualiste të shoqërisë së tregut, pjesa dërrmuese e shoqërisë e mbështet ndërhyrjen e shtetit në industri dhe ekonomi. Besimi në një shoqëri egalitare është mbizotërues te pjesa më e madhe e të rejave dhe grave pjesëmarrëse në anketim. - Informimi i vazhdueshëm dhe me një gjuhë të thjeshtë, të qartë e të kuptueshme për publikun, në lidhje me procesin e integrimit evropian dhe avantazhet në këtë drejtim është gjithashtu i rëndësishëm. Të rejat dhe gratë kandidate apo të zgjedhura gjithashtu duhet të jenë të mirinformuara në këtë drejtim, si dhe mbi rolin që ato mund dhe duhet të luajnë (p.sh. si kryebashkiake apo anëtare të këshillave bashkiakë), duke pasur parasysh që rreth 70% e acquis-së së Bashkimit Evropian do të realizohet në nivelin vendor. Rekomandime - Në bazë të gjetjeve të mësipërme, sidomos në lidhje me nivelin e ulët të ndërgjegjësimit dhe informimit për rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në politikë, është e rëndësishme që, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm(qeverisje vendore dhe qendrore, OJF, partnerë ndërkombëtarë, parti politike etj.), të bëhet më shumë në këtë drejtim. - Të mbështetet krijimi i infrastrukturës së nevojshme organizative për rritjen e angazhimit publik të të rejave dhe grave në sindikata, shoqata sipërmarrjeje ose OJF etj., nëpërmjet të cilave gratë(dhe burrat) mund të organizohen dhe të ushtrojnë presion politik për çështje të ndryshme me interes publik. Kjo do të shtonte gjithashtu pjesëmarrjen aktive të të rejave dhe grave në hapësirën publike. - Të bashkëpunohet më shumë me medien për përmirësimin e portretizimit dhe pjesëmarrjes së të rejave dhe grave politikane në medie(të luftohet seksizmi, të nxitet pjesëmarrja e grave politikane në medie në lidhje me ekspertizat përkatëse, në oraret kryesore etj.). - Vetëqeverisja vendore duhet të bashkëpunojë më shumë me OJF-të lokale dhe kombëtare me qëllimin për të rritur pjesëmarrjen e të rejave dhe grave në jetën aktive në komunitet dhe në vendimmarrjen në nivel vendor. 73 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 7 SIGURIA 7.1 GJETJET KRYESORE - 31% e të anketuarave pohojnë të kenë përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës dhe 18% e tyre pohojnë se kjo ka ndodhur shumë shpesh. - 73% e të anketuarave konsiderojnë shtëpinë si vendin më të sigurt. - Transporti publik konsiderohet si vendi më pak i sigurt. - Në zonat rurale, 37% e të anketuarave pohojnë të kenë përjetuar ngacmim seksual në krahasim me 26% në zonat urbane. - 73% e të anketuarave mendojnë se duhet të ketë më shumë përfaqësim të grave në polici dhe ushtri. - Vetëm 51% e të anketuarave pohojnë se do të ndiheshin më të sigurta nëse gratë do të ishin në poste vendimmarrëse kyçe. 7.2. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM Ky kapitull fokusohet te çështjet e sigurisë në një rrafsh të dyfishtë. Nga njëra anë do të shihet se sa të sigurta ndihen të rejat dhe gratë në mjedise të ndryshme, si për shembull: në shtëpi, punë, hapësirë publike etj., dhe nëse ato kanë përjetuar dhunë në mjediset familjare. Nga ana tjetër, do të shqyrtohet se si e perceptojnë ato rolin e grave në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen dhe në mënyrë të veçantë, pjesëmarrjen e grave në forcat e sigurisë dhe në forcat e armatosura. partneri i tyre, qysh nga mosha 15 vjeç, kanë përjetuar gjithashtu dhunë në familje nga partneri i tyre intim. 109 Një tjetër studim për dhunën nga partnerët intimë në adoleshencë ka treguar se, mes adoleshentëve që kanë qenë në marrëdhënie intime, 22% raportojnë se kanë përjetuar dhunë nga partneri 110 . Studimet tregojnë herë pas here se gratë janë të shqetësuara për sigurinë dhe mirëqenien e tyre. Në një studim të vitit 2019, të realizuar nga OSBE-ja, 88% e grave të pyetura mendonin se dhuna ndaj grave është një dukuri e zakonshme. Përveç kësaj, një në çdo tri gra njihte personalisht dikë nga rrethi familjar ose miqësor që kishte qenë viktimë e dhunës. 22% e grave u shprehën se kishin përjetuar dhunë fizike dhe/ ose seksuale nga partneri intim ose dikush që nuk ka qenë partner i tyre, që nga mosha 15 vjeç, kurse një në tri gra u shpreh se kishte përjetuar ngacmime seksuale që nga mosha 15 vjeç, ndërkohë që 17% e tyre raportuan se ishin ngacmuar seksualisht gjatë 12 muajve para këtij sondazhi. 111 Si një nga llojet më të këqija të shkeljes së të drejtave të njeriut, ndikimi që ka dhuna është shpesh i rëndë dhe zgjat më tepër. Më shumë se gjysma e grave që u shprehën se kishin qenë objekt dhune, thanë se kishin mbetur të zemëruara, ndërsa më shumë se një e treta kishin përjetuar emocione më ekstreme si frika për jetën. 112 Në vitin 2021, kanë raportuar dhunë në familje 3 367 gra. Rastet e dhunës në familje pasqyrojnë numrin e raportimeve të bëra në polici, fenomen i cili mund të shkaktojë dhe vdekjen e personit. Qarku që zë peshën më të madhe të grave të dëmtuara është ai i Tiranës, i ndjekur nga qarku i Studimi më i fundit i INSTAT-it 106 , tregon se një në çdo dy gra, ose 52,9% e grave të moshës 18–74 vjeç, kanë përjetuar “ndonjëherë” një ose më shumë se një prej pesë llojeve të ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre. 107 Anketa tregoi gjithashtu se 3,1% e grave të moshës 18–74 vjeç ishin abuzuar seksualisht në fëmijëri, domethënë ishin prekur seksualisht pa dëshirën e tyre ose ishin detyruar të bënin një akt të padëshiruar me natyrë seksuale. 108 Një analizë tjetër tregoi një lidhje të fortë midis dhunës nga partnerët intimë dhe dhunës nga persona të tjerë që nuk kanë qenë partnerë të tyre. Në veçanti, tri në katër gra, ose 75,8% gra, që kanë përjetuar dhunë nga një person që nuk ka qenë 106 INSTAT, Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri – Sondazh kombëtar i popullatës, 2019. 107 INSTAT, Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri – Sondazh kombëtar i popullatës, 2019. 108 INSTAT, Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri – Sondazh kombëtar i popullatës, 2019. 109 Mes adoleshentëve që kanë qenë në marrëdhënie intime, 22% raportojnë se kanë përjetuar dhunë nga partneri[Dhëmbo E., Duci V.,(2021) Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale tek të rinjtë në Shqipëri, AWEN, 2021 https://awenetwork. Org/wp-content /uploads/2021/07/AWEN-Dhuna-AL-pages-web_compressed.pdf] 110 Elona Dhëmbo dhe Veronika Duci, Dhuna nga partneri intim në adoleshencë në Shqipëri, 2019, https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2019/04/Studimi-shqip-DHUNA-NË-MARRËDHËNIET-INTIME-NË-ADOLESHENCË-NË-SHQIPËRI.pdf 111 OSBE, Siguria dhe mirëqenia e grave. Raporti për Shqipërinë, 2019. https://www.osce. org/secretariat/434849?download=true 112 Po aty. 74 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Përkatësisht 33,8% ndaj totalit të grave të dëmtuara i përkasin qarkut të Tiranës, 16,8% Durrësit, 9,9% Fierit dhe 9,3% Vlorës. Në vitin 2021, nga 61 vrasje me dashje rreth 16,4% e tyre kanë ardhur si rezultat i vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare(neni 79/c) 113 . Qëndrimet dhe stereotipet gjinore, që në të shumtën e rasteve dëmtojnë gratë, janë të rrënjosura thellë në norma kulturore dhe janë të dukshme për nga mënyra se si e shohin gratë rolin e tyre në familje dhe jashtë saj. Sipas sondazhit të OSBE-së, një numër i konsiderueshëm grash besojnë se Shqipëria si shoqëri i kufizon zgjedhjet dhe mundësitë e grave, duke i detyruar ato që të zgjedhin fillimisht familjen 114 . Pothuajse një në dy gra beson se miqtë e saj janë dakord se një grua e mirë duhet t’i bindet bashkëshortit, pavarësisht nga rrethanat. Përveç kësaj, sondazhi i INSTAT-it i vitit 2018 tregon se një në dy gra beson se dhuna në familje është çështje private dhe se duhet zgjidhur brendapërbrenda familjes. Gjithashtu, një në dy gra beson gjithashtu se janë gratë ato që duhet ta mbajnë familjen bashkë dhe për këtë arsye duhet ta durojnë dhunën dhe të mos e raportojnë atë 115 . Në Shqipëri, gjatë pesë viteve të fundit i është dhënë rëndësi e veçantë problemit të ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale në hapësirat publike, në mjediset arsimore dhe në vendin e punës. Që prej vitit 2016, disa njësi të vetëqeverisjes vendore janë mbështetur në kryerjen e studimeve mbi ngacmimet seksuale dhe llojet e tjera të dhunës me bazë gjinore në hapësirat publike në Shqipëri. Studimet e kryera nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve me mbështetjen e UN Women në vitin 2016 dhe më pas me mbështetjen e Fondit Kanadez për Iniciativat Lokale 116 , si dhe studimet e kryera nga IDRA me mbështetjen e UN Women në disa bashki të Shqipërisë 117 tregojnë se gratë dhe vajzat në hapësirat publike përballen me forma të shumta ngacmimi, veçanërisht verbal. Sipas këtyre studimeve, faktorët kryesorë që ndikojnë në pasigurinë në lagje janë: a) mungesa e patrullave policore të dukshme dhe të efektshme, b) grupet e burrave/djemve që qëndrojnë përgjatë rrugës/konsumojnë lëndë narkotike apo alkool, c) mungesa e transportit publik 118 . Studimi i AWEN-it 119 vë në pah shtrirjen e fenomenit të dhunës dhe ngacmimit seksual te të gjitha grupmoshat e grave. Është për t’u theksuar prania e ngacmimit seksual në vendin e punës si dhe shkalla e lartë e dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj grave të divorcuara. Sipas këtij studimi, vajzat dhe gratë“pohuan se nuk kanë qenë të informuara për dhunën seksuale ose ngacmimin seksual as në shkollë dhe as nga familjet e tyre. Në shumë raste, diskutimi për çështje të tilla në familje konsiderohej“turp”, diçka që i linte pjesëmarrëset në“errësirë”. Kuadri ligjor – Dhuna ndaj grave Në vitin 2011, Shqipëria u bë palë e“Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje”(Konventa e Stambollit), e cila u ratifikua në vitin 2013. Të gjitha ndryshimet dhe përmirësimet e kuadrit ligjor të vendit në lidhje me dhunën ndaj grave e dhunën në familje, si dhe të politikave e strategjive përkatëse, bëhen në përputhje dhe në harmonizim me përmbajtjen e kësaj Konvente. Kodi Penal i kushton një seksion të tërë krimeve seksuale, ku, ndër të tjera, parashikohen si vepra penale“dhuna seksuale” (neni 107/a) dhe“ngacmimi seksual”(neni108/a), kurse neni 130/a(i përfshirë në këtë Kod që në vitin 2012 në përputhje dhe zbatim të Konventës së Stambollit) fokusohet specifikisht te dhuna në familje dhe, me ndryshimet e bëra në vitin 2020 në këtë nen, u shtua edhe dhuna psikologjike si vepër penale. Përndjekja(neni 121/a) gjithashtu është një tjetër formë e dhunës e parashikuar si vepër penale 120 , 121 . Ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare(nr. 9669, datë 18.12.2006) është një ligj tepër i rëndësishem që parashikon standardet dhe parimet e luftës ndaj dhunës në familje dhe detajon rolin e secilit institucion përkatës në garantimin e koordinimit dhe kohezionit të përpjekjeve. Në këtë ligj janë bërë rishikime dhe ndryshime thelbësore në vitin 2010, 2018 dhe 2020, si reagim ndaj një zinxhiri vrasjesh të grave, dhe vëmendja në shkallë kombëtare është përqendruar te dominimi i lartë i dhunës ndaj grave dhe vajzave. Si një risi krahasuar me ligje të tjera, ligji për dhunën në familje njeh zbatimin e tij në përputhje me CEDAW-n dhe me Konventën e Stambollit, gjë që e bën këtë ligj të njohë natyrën gjinore të dhunës në familje. Në këtë ligj specifikohet me hollësi roli i institucioneve të ndryshme të ngarkuara me reagimin ndaj dhunës kundrejt grave nga pikëpamja gjinore, duke përfshirë ofrimin e mbrojtjes, mbështetjes, ndërgjegjësimit dhe parandalimit 122 . Megjithatë, ende masat e mbrojtjes së parashikuar në këtë ligj(urdhrat e mbrojtjes) nuk jepen për të gjitha format e dhunës ndaj grave, por vetëm për rastet e grave apo të anëtarëve të tjerë të dhunuar në familje. Për një zbatim sa më të mirë të këtij Ligji, në vitin 2021 u përgatit edhe Vendimi i Këshillit të Ministrave(VKM) nr. 327, datë 02.06.2021“Për mekanizmin e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe procedimin e tij për mbështetjen e rehabilitimin e viktimave të dhunës” 123 , i cili shfuqizoi VKM-në nr. 334, datë 17.02.2011“Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij” 124 . 113 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022. Shih: https://www.instat.gov.al/media/11027/ burra-dhe-gra-2022.pdf 114 OSBE, Siguria dhe mirëqenia e grave, Raporti për Shqipërinë, 2019. 115 INSTAT, Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri – Sondazh kombëtar i popullatës, 2019. 116 Shih: https://observator.org.al/wp-content/uploads/2020/02/Report-of-safe-cities-20shkurt-2020.pdf 117 https://albania.unwomen.org/sites/default/files/Field%20Office%20Albania/Attachments/Publications/2019/05/INTRODUCTION%20FACTSHEET_ALB.pdf 118 https://albania.unwomen.org/sites/default/files/Field%20Office%20Albania/Attachments/Publications/2019/05/INTRODUCTION%20FACTSHEET_ALB.pdf 119 Elona Dhëmbo dhe Veronika Duci, Dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual: Një analizë e situatës, AWEN, 2022. 120 Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Shih: https://qbz.gov.al/preview/a2b117e6-69b24355-aa49-78967c31bf4d 121 Mirela Arqimandriti, Ermira Danaj, Patricia Rosa Garcia, Country Gender Analysis, 2020, GFA Consulting Group dhe Delegacioni i BE-së, Shqipëri. 122 Mirela Arqimandriti, Ermira Danaj, Patricia Rosa Garcia, Country Gender Analysis, 2020, GFA Consulting Group dhe Delegacioni i BE-së, Shqipëri. 123 Shih: https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2021/07/VKM-Nr.-327dat%C3%AB-2.06-00000002.pdf 124 Shih: https://www.ilo.org/dyn/natlex/docs/ELECTRONIC/94182/110439/F-428843712/ ALB-94182.pdf 75 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Plani i Veprimit Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030, e miratuar në vitin 2021, përfshin një qëllim të posaçëm strategjik(III) që synon zvogëlimin e të gjitha formave të praktikave të dëmshme, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe parashikon përmirësimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor, zgjerimin e gamës së shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës, qasje miqësore në sistemin e drejtësisë dhe edukimin për të drejtat seksuale dhe riprodhuese, ndër të tjera. kishin detyra si Ministre, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Zv.shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, drejtore, zv.drejtore, zv.atashe, gjithsej 9 gra civile dhe 4 gra ushtarake. Nga viti 2014 deri në mars 2019 kanë marrë pjesë në misione, operacione të NATO-s në Afganistan, Letoni, Kosovë, Detin Egje rreth 50 gra ushtarake(oficere, nënoficere, ushtare). Për herë të parë në vitin 2019 mori pjesë në mision në Afganistan një grua nëntogere në detyrë komandante toge. Për herë të parë në prill 2019, 2 ushtarake gra oficere janë bërë pjesë e misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut.”(paragrafi 122) Në vitin 2018, pas një përpjekjeje nga organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare, Shqipëria miratoi Planin e saj Kombëtar të Veprimit për Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky dokument mund të konsiderohet si dokumenti udhëheqës i politikave për çështjet që lidhen me gratë dhe sigurinë. Shumica e përpjekjeve në këtë fushë duket se janë të orientuara drejt rritjes së numrit të grave në Forcat e Armatosura dhe në Policinë e Shtetit. Edhe pse aplikimi i kuotës gjinore, si dhe puna për rekrutimin e një numri më të madh grash në forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë janë hapa të domosdoshëm, është e rëndësishme të shikohet përtej numrave dhe t'u kushtohet vëmendje edhe aspekteve të tjera të lidhura me rritjen e pjesëmarrjes së grave në këtë sektor. Për vitin 2021, ndër 10 918 punonjëse/punonjës të policisë, klasifikuar sipas gradave dhe gjinisë, 14,3% janë gra. Për sa u përket emërimeve në nivele të larta drejtuese, asnjë grua nuk ka mbajtur pozicionin Drejtues Madhor. Në vitin 2021, vetëm një grua emërohet në nivelin e Drejtuesit të Parë. Numri i punonjëseve gra vjen duke u rritur me uljen e nivelit të gradave, duke arritur nivelet më të larta për gradat Inspektor dhe Civil. Në vitin 2021, në totalin e grave të punësuara, gratë Inspektore përbëjnë 43,5% dhe gratë Civile 37,3% 125 . Të dhënat aktuale tregojnë se në vitet e kaluara, përfaqësimi i grave në Policinë e Shtetit është rritur në mënyrë të qëndrueshme, kryesisht në nivelet më të ulëta të hierarkisë, gjë që shtron pyetjen nëse vetëm përqendrimi në numra është i mjaftueshëm për të inkurajuar pjesëmarrjen dhe kontributin e grave në sektorin e sigurisë në Shqipëri. Në vitin 2021, përqindja e grave në Forcat e Armatosura është 20,1%. Ndryshimet janë të vogla në periudhën 5-vjeçare 2017–2021, për të dyja gjinitë 126 . Plani Kombëtar i Veprimit për Rezolutën 1325 të OKB-së evidenton se gjatë vitit 2017, gratë në shërbim ushtarak jashtë vendit përbënin 16% të totalit, me vetëm një oficere grua nga 6 efektiva që kanë shërbyer në poste të tilla gjatë vitit 2016. Gjatë vitit 2017, vetëm 4,4% gra ishin të përfshira në misione/operacione jashtë vendit, 4,42% gjatë vitit 2018, 7,5% gjatë vitit 2019” 127 . Sipas Raportit të pestë periodik të Zbatimit të Konventës CEDAW në Shqipëri, dorëzuar nga shteti shqiptar në 20 janar 2021 128 ,“Në Forcat e Armatosura, në vitin 2016, një grua bëhet e para Gjenerale Brigade dhe emërohet Kryekomandante e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, aktualisht në detyrë Zv.shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së; në vitin 2018 emërohet në detyrën e Prefektes së Tiranës një ish-ushtarake grua(kolonele në rezervë). Deri në mars 2019 Është e rëndësishme të përmendet se në shkurt të vitit 2015, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit miratoi një dokument kundër ngacmimeve dhe shqetësimeve seksuale në Policinë e Shtetit, i cili u pasua nga disa aktivitete për forcimin e kapaciteteve. Në të njëjtën linjë, në mars të vitit 2020, Ministria e Mbrojtjes miratoi një politikë dhe një dokument procedurash që i dedikohen luftës kundër sulmeve dhe ngacmimeve seksuale në ministri dhe në Forcat e Armatosura. Dokumenti u përgatit në bashkëpunim me UNDP-në në Shqipëri dhe me mbështetjen e Qeverisë Suedeze. Qëllimi i dokumentit ishte dhënia e kontributit për një mjedis të sigurt, pa dhunë dhe pa ngacmime seksuale. Shqipëria ka edhe një Strategji Ndërsektoriale të Sigurisë në Komunitet 2021–2026 dhe planin e saj të veprimit 2021–2023, të miratuar me VKM-në nr. 1139, datë 24.12.2020 129 . Kjo strategji ka si vizion“Për të mundësuar një komunitet sa më të sigurt, nëpërmjet bashkëpunimit ndërmjet të gjithë aktorëve institucionalë në nivel qendror dhe vendor, publik dhe privat, bazuar në partneritet, profesionalizëm, komunikim, transparencë dhe respekt të vlerave thelbësore.” Misioni i strategjisë fokusohet në “Krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për komunitetin, për të mbrojtur jetën dhe pronën, duke ofruar shërbime, në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët në fushën e sigurisë, agjencitë e sigurisë publike, komunitetin, si dhe subjektet e tjera publike dhe private. Kjo strategji synon të mbrojë qytetaret/qytetarët dhe t’u shërbejë kërkesave të tyre për një jetesë më të qetë, të sigurt dhe me vlera demokratike për të gjithë komunitetin.” Hartimi dhe zbatimi i politikave që synojnë sigurimin e rendit publik, duke i shërbyer interesit publik me paanësi dhe duke mundësuar krijimin e një komuniteti, ku të gjitha/gjithë ndihen të sigurt në mjedisin ku jetojnë, është planifikuar të arrihet përmes: rritjes së sigurisë në komunitet bazuar në vlerësimin e risqeve dhe proaktivitetin; evidentimit, parandalimit dhe trajtimit në kohë të problematikave të komunitetit dhe çështjeve të rëndësishme që cenojnë rendin dhe sigurinë në komunitet; rritjes së 125 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022. Shih: https://www.instat.gov.al/media/11027/ burra-dhe-gra-2022.pdf 126 INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022. Shih: https://www.instat.gov.al/media/11027/ burra-dhe-gra-2022.pdf 127 Mirela Arqimandriti, Ermira Danaj, Patricia Rosa Garcia, Country Gender Analysis, 2020, GFA Consulting Group dhe Delegacioni i BE-së, Shqipëri. 128 Shih: https://tbinternet.ohchr.org/_layouts/15/treatybodyexternal/Download.aspx?symbolno=CEDAW%2FC%2FALB%2F5&Lang=en 129 Shih: https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/STRATEGJIA-ND%C3%8BRSEKTORIALE-E-SIGURIS%C3%8B-N%C3%8B-KOMUNITET-2021%E2%80%932026-DHE-T% C3%8B-PLANI-I-VEPRIMIT-2021%E2%80%932023.docx 76 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 efikasitetit të kontrollit të territorit; përmirësimit të komunikimit me publikun në lidhje me çështje të sigurisë në komunitet; forcimit të bashkëpunimit me komunitetin nëpërmjet funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike(KVSP-ve); përmirësimit të strukturave në shërbim të komunitetit dhe krijimit të një strukture të posaçme të dedikuar për policimin në komunitet; si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës, performancës dhe motivimit të punonjëseve/punonjësve të policisë. Gjithashtu, me VKM-në nr.1034, datë 24.12.2020 është miratuar edhe Strategjia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike dhe plani i saj i veprimit 2020–2025 130 . Kjo strategji synon garantimin e sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të mekanizmave të bashkëveprimit institucional: instrumenteve ligjore dhe teknike, si element kritik i mbrojtjes në hapësirën kibernetike, për infrastrukturat digjitale, transaksionet dhe komunikimet elektronike; nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve profesionale, rritjes së vetëdijes mbarëkombëtare si dhe forcimit të bashkëpunimeve kombëtare dhe ndërkombëtare për një mjedis digjital të sigurt. Garantimi i sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, nëpërmjet mbrojtjes së infrastrukturave të informacionit, duke fuqizuar mjetet teknologjike dhe juridike; ndërtimi i një mjedisi kibernetik të sigurt duke edukuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë për ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë së informacionit; krijimi i mekanizmave të nevojshëm për sigurinë e fëmijëve në hapësirën kibernetike, duke përgatitur njëkohësisht brezin e ri të aftë për të përfituar nga përparësitë e teknologjisë së informacionit dhe për të përballuar sfidat e zhvillimit; si dhe rritja e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë kibernetike me partnerët strategjikë janë katër qëllimet e politikave të kësaj strategjie. Pavarësisht nga fokusi te fëmijët dhe të siguria e mbrojtja e tyre nga dhuna kibernetike, në këtë strategji qartazi mungon fokusi te mbrojtja e grave dhe të rejave nga kjo formë dhune, drejtim ky që duhet të merret në konsideratë dhe të shihet me prioritet, veçanërisht në kushtet aktuale, kur digjitalizimi dhe të punuarit nëpërmjet internetit kanë marrë përparësi. 7.3. PERCEPTIMI MBI SIGURINË DHE DHUNËN Nga përgjigjet e të anketuarave vihet re se shtëpia konsiderohet si vendi më i sigurt(73%), ndërsa transporti publik si më pak i sigurti, vetëm 14% e tyre e shohin si një vend shumë të sigurt dhe mbi 20% e shohin si aspak të sigurt. Grafiku 78: Sa të sigurta ndiheni në hapësirat e mëposhtme? 130 Shih: https://cesk.gov.al/legjislacioni/2020/strategjia_kombetare_sigurise_kibernetike.pdf 77 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Në lidhje me pyetjen e përjetimit të dhunës në familje, 78% përgjigjen se nuk e kanë përjetuar asnjëherë, dhe pjesa tjetër shkon prej shumë shpesh(12%) në ndonjëherë(3%). Po ta shohim sipas grupmoshave, fasha 35–54 vjeç ka përqindjen më të lartë të përgjigjeve“shumë shpesh”(17%). Është për t’u theksuar se, mes kategorisë së të rejave dhe grave të punësuara, përqindja e kësaj përgjigjeje është më e lartë (14%) sesa te të rejat dhe gratë jashtë forcës së punës(9%). Dallimi më i madh për këtë pyetje specifike vihet re te vendbanimi, ku, mes të rejave dhe grave që banojnë në Tiranë, vetëm 5% përgjigjen se e kanë përjetuar shumë shpesh dhunën në familje në krahasim me 14% në zonat e tjera të vendit. Dallimi mes zonave urbane dhe rurale nuk është shumë i rëndësishëm. Një tjetër element që duhet marrë në konsideratë këtu ka të bëjë edhe me perceptimin e vetë të anketuarave mbi format e ndryshme të dhunës në familje, pra nëse ato arrijnë ta bëjnë qartazi dallimin ndërmjet këtyre formave të ndryshme të dhunës që një grua pëson në marrëdhëniet familjare. Mentaliteti dhe stigma për të folur për këto forma të dhunës në familje përbëjnë gjithashtu një tjetër element që ndikon në përgjigjet e dhëna. Grafiku 79: A keni përjetuar dhunë në familje?(përgjigjet sipas grupmoshave) Grafiku 80: A keni përjetuar dhunë në familje?(përgjigjet sipas kategorisë"vendbanimi kryeqytet/zona të tjera") Ngacmimi seksual në vendin e punës është një çështje shumë e rëndësishme kryesisht në lidhje me dhunën ndaj grave, por ende jo mirë e njohur, sepse të dhënat dhe studimet e hollësishme janë ende të pakta. Sipas një studimi të vitit 2019 të Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim(GADC) për punën dhe diskriminimin me bazë gjinore në Shqipëri 131 , 16% e grave të anketuara pohuan të kishin përjetuar një formë ngacmimi seksual në punë. Sipas përgjigjeve të përftuara në studimin tonë, 31% e të rejave dhe grave pohojnë të kenë përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës, dhe 18% e tyre 131 GADC, Puna dhe diskriminimi me bazë gjinore në Shqipëri, Tiranë, 2019. 78 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 pohojnë se kjo ka ndodhur shumë shpesh. Nëse e shohim sipas grupmoshave, fasha mbi 55 vjeç ka përqindjen me të ulët të pohimit lidhur me përjetimin e ngacmimit seksual në vendin e punës. Një dallim i dukshëm lidhet me vendbanimin (rural ose urban), ku, në zonat rurale, pohojnë të kenë përjetuar ngacmim seksual 37% e të rejave dhe grave në krahasim me 26% në zonat urbane. Ndërkohë, në të njëjtën linjë, studimi i AWEN-it i vitit 2022 132 tregon se format më të shpeshta të ngacmimit seksual janë komentet me natyrë seksuale dhe kërkesa për favore seksuale, kryesisht në mjedisin e punës. Grafiku 81: A keni përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës?(përgjigjet sipas grupmoshave) Grafiku 82: A keni përjetuar ngacmim seksual në vendin e punës?(përgjigjet sipas llojit të vendbanimit) Përgjigjet e të anketuarave në këtë rast janë paksa kontradiktore nëse i krahasojmë me përgjigjet e dhëna nga ana e tyre për pyetjet e analizuara në kapitullin e pestë të këtij raporti (mbi arsimimin dhe punësimin). Vetëm 3% e të anketuarave (të cilat mbizotërojnë si të punësuara në sektorin privat dhe banojnë në zona rurale) e pranonin se në vendin e tyre të punës kishte raste të ngacmimeve seksuale dhe vetëm 56% e të anketuarave(ku mbizotërojnë ato të punësuara në sektorin publik dhe banore në zona urbane) pohonin se në vendin e tyre të punës nuk lejohet dhe ndëshkohet rëndë trajtimi i pahijshëm i të rejave dhe grave. 132 Elona Dhëmbo dhe Veronika Duci, Dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual: Një analizë e situatës, AWEN, 2022. 79 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 7.4. GRATË, SIGURIA DHE MBROJTJA Grafiku 83: A jeni përballur apo a keni qenë ndonjëherë dëshmitare e ndonjë konflikti të armatosur? Siguria, e cila i referohet një gjendjeje të çliruar nga rreziku apo kanosja, ka domethënie të ndryshme për njerëz dhe institucione të ndryshme, e për rrjedhojë përkatësia gjinore, klasore, etnike etj. luajnë rol të rëndësishëm në përvojën që cilado/cilido ka për sigurinë. Në këtë kapitull analizohen perceptimet e të rejave dhe grave në lidhje(i) me përfaqësimin e grave në forcat e sigurisë shtetërore dhe kombëtare, si policia dhe ushtria,(ii) me rolin e shtuar që mund të kenë gratë për sigurinë e vendit dhe(iii) me rolin që mund të kenë gratë në politikë në pakësimin e konflikteve të armatosura. Që prej vitit 1997, në Republikën e Shqipërisë nuk ka pasur konflikte të armatosura, fakt ky që konfirmohet edhe nga përgjigjet e të anketuarave, 95% e të cilave pohojnë se nuk kanë përjetuar konflikte të armatosura gjatë jetës së tyre. Megjithatë, duke marrë në konsideratë se kanë kaluar vetëm 26 vjet nga konflikti i armatosur i vitit 1997, kjo shifër duket kontradiktore veçanërisht për grupmoshën mbi 40 vjeç, ku përgjigjet nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të grupmoshës 18–34 vjeç. Grafiku 84: Sipas jush, sa të përfaqësuara janë gratë në polici/ushtri? Megjithëse statistikat kombëtare tregojnë se përfaqësimi i grave në forcat policore dhe ato të armatosura ka ardhur në rritje, ky nivel vazhdon të mbetet i ulët, sikurse u përmend në hyrje të kapitullit. Një fakt i tillë reflektohet edhe në perceptimet që të rejat dhe gratë e anketuara kanë për përfaqësimin e grave në sektorët e sigurisë shtetërore. 133 Megan Bastick dhe Tobie Whitman, A Women’s Guide to Security Sector Reform, 2013, f. 4-5. 80 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 85: A mendoni se duhet të ketë më shumë përfaqësim të grave në polici/ushtri? Pavarësisht se pjesa më e madhe e të anketuarave mendojnë se duhet të ketë më shumë përfaqësim të grave në polici dhe ushtri(73%), një përqindje më e ulët(51%) beson se gratë japin më shumë siguri nëse do të mbanin poste kyçe në vendimmarrje. Një shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë mungesa e informacionit për rolin dhe kontributin e grave në zgjidhjen e konflikteve dhe proceset e paqes në kontekste të ndryshme sociale. Një arsye tjetër mund të jetë e lidhur me perceptimin e roleve gjinore, ku gratë asociohen më së shumti me tipare si brishtësia dhe dhembshuria, dhe burrat me tipare si trimëria apo forca. Kjo shihet edhe në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë, kur shpesh kjo pjesëmarrje konsiderohet më shumë si e nevojshme për“të zbutur politikën e egër” sesa për të ofruar kontributin e tyre konkret në proceset demokratike dhe në politikëbërje. Grafiku 86: A do të ndiheshit më të sigurta nëse në poste vendimmarrëse kyçe do të vendoseshin gra? Në lidhje me perceptimin se gratë japin më shumë siguri kur mbajnë poste kyçe në vendimmarrje, të anketuarat ndahen pothuajse mes dy qëndrimesh të kundërta: 51% pohojnë se do të ndiheshin më të sigurta, duke krijuar lidhje shkakësie mes përkatësisë gjinore dhe sferës së sigurisë, dhe 49% e tyre mendojnë se nuk do të ndiheshin më të sigurta në këtë rast. 130 Shih: https://cesk.gov.al/legjislacioni/2020/strategjia_kombetare_sigurise_kibernetike.pdf 81 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 87: Shtimi i pranisë së grave në poste të larta në politikë do të zvogëlojë rrezikun e konflikteve të armatosura Perceptimi i të rejave dhe grave të anketuara nuk është favorizues për rolin që mund të kenë gratë në politikë në zvogëlimin e konflikteve të armatosura. Duke kontekstualizuar të dhënat e analizuara në kapitullin e mëparshëm mbi Politikën dhe Pjesëmarrjen, një qëndrim i tillë mund të lidhet më tepër me perceptimet mbi konfliktet e armatosura, të cilat lidhen më shumë me figura mashkullore që nga lufta e deri tek arritja e paqes, sesa me besimin se gratë në poste të larta vendimmarrëse nuk kanë pushtet politik. Këtë e shohim dhe në ndarjen gjinore të tregut të punës, ku numri i grave të punësuara në profesionet“femërore”(edukim, shëndetësi, përkujdesje etj.) është shumë më i lartë sesa i burrave, ndërsa me profesionet“mashkullore”(siguri, industri, ndërtim etj.) ndodh e kundërta. 7.5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME - Nga gjetjet e studimit bie në sy prania e fenomenit të ngacmimit seksual në vendin e punës. Kjo formë e dhunës ndaj grave është vënë në pah dhe nga studime të tjera të sipërpërmendura. Edhe pse legjislacioni shqiptar në lidhje me dhunën ndaj grave dhe vajzave është përmirësuar, ende ka vend për përmirësim, sidomos në përfshirjen e formave të ndryshme të kësaj dhune, si dhe për zbatimin e masave të parashikuara për ngacmimin seksual në vendin e punës, dhe në zbatimin e nenit 32 të Kodit të Punës si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat. Është e nevojshme që institucionet dhe ndërmarrjet e ndryshme të forcojnë rregulloret e brendshme dhe të hartojnë e të zbatojnë politika për parandalimin dhe sanksionet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Në vitin 2022, Parlamenti Evropian bëri propozimin e Direktivës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, që, pasi të miratohet, do të jetë instrumenti i parë ligjor kundër dhunës ndaj grave në Bashkimin Evropian. Kjo Direktivë përfshin në mënyrë të qartë ngacmimin seksual si një formë dhune ndaj grave, dhe kërkon harmonizimin e legjislacionit në vendet e BE-së me konventën e Organizatës Ndërkombëtare të Punës mbi Dhunën dhe Ngacmimin 2019(nr. 190). Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë, e cila zbatohet për dhunën dhe ngacmimin në botën e punës, si sjellje që ndodhin gjatë punës, lidhen me të ose lindin prej saj, dhe është angazhuar në përmirësimin e legjislacionit dhe përafrimin e tij me atë të BE-së, nxitjen e bashkëveprimit mes organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit, formimit profesional dhe mbrojtjes efektive të viktimave të prekura nga dhuna dhe ngacmimi në botën e punës, duke ndikuar në sigurinë, shëndetin dhe efektivitetin në punë. - Në këtë kontekst, është e rëndësishme të punohet më shumë me institucionet publike dhe private për hartimin dhe zbatimin e rregulloreve të brendshme në lidhje me ngacmimin seksual në vendin e punës, në respektim dhe të Konventës së ONP-së. Kjo nuk përfshin vetëm hartimin e rregullores, por dhe informimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë stafit për ngacmimin seksual, ligjet ekzistuese, të drejtat etj. Zbatimi i masave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 në lidhje me njohjen dhe zbatimin e kësaj Konvente do të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e çështjes së ngacmimit seksual në vendin e punës. - Në bazë të këtij studimi, transporti publik raportohet si hapësira më pak e sigurt për të rejat dhe gratë. Kjo kërkon 82 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 shtimin e sanksioneve për ngacmimin dhe dhunën seksuale në hapësirat e transportit publik, zbatimin e këtyre sanksioneve, por dhe informimin më të mirë mbi ekzistencën e tyre. Ka nevojë gjithashtu për rritjen e ndërgjegjësimit të punonjëseve/punonjësve/agjentëve të transportit publik, si dhe të qytetareve/qytetarëve në përgjithësi për denoncimin e rasteve të ngacmimit dhe dhunës seksuale në hapësirat e transportit publik. Për shembull, në vendqëndrimet apo edhe brenda në mjetet e transportit publik mund të vendosen postera e spote ku të theksohet që ngacmimi seksual është vepër penale dhe të renditen sanksionet përkatëse si dhe institucionet ku mund të denoncohet ajo. Rritja e ndërgjegjësimit të forcave policore për rastet dhe kategoritë e dhunës seksuale, verbale apo fizike, është gjithashtu e domosdoshme për marrjen e masave të nevojshme kundër ngacmimit dhe dhunës seksuale. - Një tjetër gjetje e rëndësishme e studimit është hezitimi i të rejave dhe grave mbi rolin e tyre në forcat e sigurisë(forcat e armatosura dhe ato të policisë). Një shpjegim i mundshëm për këtë mund të jetë mungesa e informacionit për rolin dhe kontributin e grave në zgjidhjen e konflikteve dhe proceset e paqes në kontekste të ndryshme sociale. Aktualisht, Shqipëria ka përfunduar zbatimin e Planit të parë Kombëtar të Veprimit në kuadër të zbatimit të Rezolutës 1325 mbi Gratë, Sigurinë dhe Paqen(2018–2020) dhe është në proces hartimi të një plani të dytë veprimi në këtë drejtim, i cili vendos objektiva të qartë mbi shtimin e pjesëmarrjes së grave në fushën e sigurisë. Por ka ende shumë për t’u bërë në lidhje me këtë pikë, dhe, përveç vendosjes së objektivave të shtimit të kësaj pjesëmarrjeje, është shumë e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi dhe të përmirësohet informimi mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rejave dhe grave në këtë sektor, dhe mbi faktin se siguria nuk është vetëm“çështje burrash”. Në të njëjtën kohë, duhet përmirësuar infrastruktura e pjesëmarrjes së të rejave dhe grave në këtë sektor, në mënyrë që ato të mos paragjykohen, diskriminohen apo dhunohen. - Vlerësimi i herëpashershëm i situatës në lidhje me sigurinë e të rejave dhe grave në hapësirat publike(përmes realizimit të studimeve të ngjashme me ato që u përmendën në këtë kapitull), zbatimi i metodologjisë së auditimit të sigurisë në hapësirat publike, si dhe diskutimi i vazhdueshëm i çështjeve të tilla në mbledhjet e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike do të sillte gjithashtu më shumë vëmendje mbi çështjen dhe do të mundësonte identifikimin e elementeve që e shtojnë pasigurinë në hapësirat publike, por edhe të mënyrave se si mund të trajtohen dhe të përmirësohen këto elemente. - Po kështu, zbatimi i masave dhe veprimeve të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Barazisë Gjinore 2021–2030 (Qëllimi i Politikës III), ku synohet mbrojtja e grave dhe trajtimi me efektivitet i të gjitha formave të dhunës që ato mund të pësojnë si në familje, edhe jashtë saj, duke përfshirë dhe hapësirat publike, është domosdoshmëri dhe duhet kryer me përparësi. - Rëndësi të veçantë merr edhe përcaktimi i masave që do t’i ndihmonin të rejat dhe gratë të mbroheshin nga dhuna kibernetike. 83 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 8 SHËNDETI I GRUAS 8.1 GJETJET KRYESORE 8.2. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM - Rreth 74% e të anketuarave deklarojnë se gëzojnë shëndet shumë të mirë. - Mbi 70% e tyre deklarojnë njohuri të mira në identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje, duke përfshirë vetekzaminimin e gjirit. Niveli arsimor është faktor i rëndësishëm për njohuritë shëndetësore të të rejave dhe grave. - Hipertensioni vijon të mbetet problemi kryesor në shëndetin e popullatës shqiptare, me 23% të grave që deklarojnë se aktualisht vuajnë prej tij. Ndërkohë, 14% deklarojnë se vuajnë nga problemet e zemrës dhe 6% nga diabeti. Këto shifra dëshmojnë se shëndeti i mirë i perceptuar i grave nuk tregon detyrimisht mungesën e sëmundjeve bashkëshoqëruese. - 84% e të anketuarave janë të kënaqura ose shumë të kënaqura me shërbimin e mjekut të familjes, ndërsa me shërbimin spitalor vetëm 70% e tyre. - 30% e të anketuarave deklarojnë akses të kufizuar ose mungesë aksesi në shërbimet spitalore, ndërsa rreth 20% deklarojnë akses jo të mirë në shërbimin e mjekut të familjes, gjinekologut apo dentistit. - Ndërkohë që vetëm 4% e të anketuarave deklarojnë të kenë përjetuar dhunë në familje, një në katër të anketuara(24%) deklaron se ka përjetuar dhunë emocionale dhe një në dhjetë (9%) deklaron se ka përjetuar dhunë psikologjike. - Të anketuarat me arsim të lartë konsumojnë më shumë duhan(14%) krahasuar me ato me arsim të mesëm(8%) apo të ulët(3%). Gjithashtu, duhanpirja haset në nivele shumë më të larta te të anketuarat që banojnë në kryeqytet(17%) sesa tek ato që banojnë jashtë kryeqytetit(6%). - Mbi 70% e të anketuarave deklaruan se janë vaksinuar ndaj COVID-19-s, ndërkohë që 9% e tyre deklarojnë se vaksina u ka ndikuar në ciklin menstrual. Të rejat dhe gratë deklarojnë në përgjithësi njohuri të moderuara për masat kundër COVID-19-s, të cilat shtohen me rritjen e nivelit arsimor. Në Shqipëri është e mirënjohur thënia“Nëse ke shëndet, i ke të gjitha”. Ndërkohë që përkufizimi i shëndetit në Fjalorin e Gjuhës Shqipe fokusohet te“gjendja e mirë fiziologjike ku të gjitha organet punojnë mirë dhe nuk janë të prekura nga ndonjë sëmundje”, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në kuptimin e fjalës“shëndet” përfshin gjendjen e mirë fizike, mendore dhe mirëqenien sociale. Kur flasim për shëndetin, dhe sidomos për shëndetin e mirë, duhet të kuptojmë rëndësinë e tij në ekonominë e një vendi. Shëndeti i mirë ka kontribuuar në rritjen globale në shekullin e fundit, duke shtuar forcën e punës dhe duke rritur produktivitetin. Historianët ekonomikë kanë vlerësuar se përmirësimi i shëndetit përbënte rreth një të tretën e rritjes së përgjithshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB) për frymë të ekonomive të zhvilluara në shekullin e kaluar 134 . Përqindja që shtetet i kushtojnë shëndetësisë tregon edhe vëmendjen e tyre ndaj një çështjeje të tillë të rëndësishme si shëndeti i popullatës. Të dhënat zyrtare tregojnë se shtetet e Bashkimit Evropian harxhojnë mesatarisht 8% të PBB-së për shëndetin, ndërkohë që Shqipëria vijon prej vitesh(edhe pas pandemisë) në nivelin 3% të PBB-së. Vitet e fundit shëndeti i grave ka filluar të zërë një vend më të rëndësishëm në politikat botërore, ndërkohë që vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se shëndeti i grave dhe vajzave në shumë shoqëri përbën një shqetësim të veçantë, pasi ato janë të diskriminuara nga faktorët e ngulitur socio-kulturorë. OBSH-ja vlerëson se ndër faktorët që i pengojnë gratë dhe vajzat për të përfituar sa më shumë nga shërbimet shëndetësore cilësore janë: • Marrëdhëniet e pabarabarta midis grave dhe burrave; • Normat sociale që ulin nivelin e edukimit dhe mundësitë e punës së paguar; • Një fokus ekskluziv në rolin riprodhues të grave; • Përvoja aktuale ose e mundshme e dhunës fizike, seksuale dhe emocionale. Në Shqipëri, sistemi shëndetësor funksionon sipas Ligjit për 134 https://www.mckinsey.com/industries/healthcare/our-insights/how-prioritizing-health-could-help-rebuild-economies 84 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Shëndetin Publik, të ndryshuar 135 , i cili bazohet në parimin e së drejtës për shërbim shëndetësor si një e drejtë themelore e njeriut, si dhe në garantimin e të drejtave të barabarta në kujdesin shëndetësor, bazuar në mosdiskriminim. Në të, kur flitet për kujdesin shëndetësor parësor, deklarohet se ky kujdes“sigurohet pa kufizime që rrjedhin nga sëmundja, mosha, gjinia, gjendja ekonomike ose kategoritë e pacientëve”. Gjithsesi, ligji nuk përmend asgjë lidhur me gratë. Kur flitet për shëndetin e gruas, mund të thuhet se vendi ynë ka ndjekur politika për përmirësimin e shëndetit të grave, ku përfshihen: Ligji për shëndetin riprodhues 136 , Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë 137 , Programi Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Qafës së Mitrës 138 , vendosja e mamografive të lëvizshme për depistimin e kancerit të gjirit, shtimi së fundi në kalendarin e vaksinimit i vaksinës kundër“Virusit të Papilomës Humane” për vajzat 139 etj. Gjithsesi, zbatimi i tyre jo gjithmonë është i plotë. Ligji për shëndetin riprodhues, pavarësisht se parashikon të mbrojë të drejtat riprodhuese të individit apo të çiftit dhe siguron që të drejtat riprodhuese të çdo individi të mbrohen në përputhje me ligjet dhe politikat kombëtare e me parime të tjera të njohura ndërkombëtare, nuk garanton mbështetje për rastet e çifteve që kanë nevojë për procedurat e fekondimit in-vitro, duke u mohuar kështu një të drejtë thelbësore çifteve në Shqipëri. Vendosja e mamografive të lëvizshme për depistimin e kancerit të gjirit gjithashtu është e kufizuar 140 . Duke qenë se shëndeti është një kontribues shumë i rëndësishëm në cilësinë e jetës së grave, në këtë studim pati edhe një seksion kushtuar kësaj teme. 8.3. SHËNDETI NË PËRGJITHËSI Të rejat dhe gratë shqiptare deklarojnë në përgjithësi shëndet shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm, dhe kjo përbën në total tri në katër gra(74%). Kur shohim të dhënat sipas moshës(Grafiku 88), që është faktor i rëndësishëm kontribues në gjendjen shëndetësore të individit, vërejmë se, sikurse pritet, grupmosha që ankohet më shumë për shëndetin është ajo mbi 54 vjeç. Një e katërta e grave mbi 54 vjeç(23%) shprehen se janë në një gjendje jo të mirë shëndetësore krahasuar me grupmoshën 18–34 vjeç(1%) dhe atë 35–54 vjeç(5%). Grafiku 88: Perceptimi i gjendjes shëndetësore(sipas grupmoshës) Niveli arsimor gjithashtu ndikon në shëndetin e perceptuar, sikurse tregojnë të dhënat në Grafikun 89. Dy të tretat (64%–67%) e të anketuarave me arsim të ulët ose të mesëm deklarojnë se gëzojnë shëndet shumë të mirë ose të shkëlqyeshëm. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë te të rejat dhe gratë me arsim të lartë, duke shkuar në 89%. 135 Ligji nr. 10 138, datë 11.5.2009“Për shëndetin publik”, ndryshuar me ligjin nr. 52/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009“Për shëndetin publik”. Shih: https://qbz.gov.al/preview/6571b366-bc44-40c7-831d-a5aabcbdd31f 136 https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/ligjet/Per-shendetin-riprodhues.pdf 137 https://shendetesia.gov.al/ligje-2/ 138 https://www.ishp.gov.al/cfare-eshte-programi-kombetar-i-depistimit-te-kancerit-te-qafes-se-mitres/ 139 https://shendetesia.gov.al/fillon-vaksinimi-kunder-hpv-manastirliu-perfitojne-rreth-15-mije-vajza-ne-vit-nis-me-vajzat-13-vjecare/ 140 https://www.ishp.gov.al/mamografite-e-levizshme/ 85 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 89: Perceptimi i gjendjes shëndetësore(sipas nivelit arsimor) Kur flitet për shëndetin në përgjithësi, statusi i punësimit është gjithashtu i rëndësishëm në statistikat e shëndetit publik. Studime të hershme të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se papunësia krijon varfëri, e cila është një shkak për shëndet të dobët 141 . Në fakt, ka prova që papunësia e dëmton shëndetin 142 . Kjo vihet re edhe në këtë studim(Grafiku 90), ku ka një diferencë statistikisht domethënëse në shëndet midis të rejave dhe grave që janë në marrëdhënie pune ose në kërkim të një pune, krahasuar me ato që janë jashtë tregut të punës. Kështu, të rejat dhe gratë në marrëdhënie pune ose në kërkim të një pune kanë një përqindje të lartë niveli shëndetësor të perceptuar(79%–81%), ndërsa për të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës kjo përqindje shkon në 58%. Grafiku 90: Perceptimi i gjendjes shëndetësore(sipas statusit të punësimit) Diferencë vihet re edhe ndërmjet kryeqytetit dhe zonave të tjera, ku një në tri të reja dhe gra(32%) me banim në kryeqytet deklaron shëndet të shkëlqyeshëm përkundrejt një në pesë të reja dhe gra(20%) me banim në zonat jashtë kryeqytetit, duke theksuar kështu rëndësinë e vendbanimit në shëndet. 141 http://apps.who.int/iris/bitstream/handle/10665/49390/ËH_11-12_1992_p18-19_eng. pdf?isAllowed=y&sequence=1 142 https://bmcpublichealth.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12889-019-6825-y 86 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 8.4. IDENTIFIKIMI I HERSHËM I SËMUNDJEVE MALINJE TE GRATË Shumica e të rejave dhe grave(78%) që morën pjesë në këtë studim u shprehën se kanë njohuri mbi identifikimin e hershëm të sëmundjeve malinje. Sipas grupmoshës(Grafiku 91), më të informuara deklarojnë të jenë gratë e grupmoshës 35–54 vjeç(81%), ndërkohë që më pak të informuara deklarojnë të jenë ato të grupmoshës mbi 54 vjeç(73%). Grafiku 91: Njohuritë mbi identifikimin e sëmundjeve malinje(sipas grupmoshës) Krahasimi i bazuar në nivelin arsimor të të anketuarave(Grafiku 92) tregon se të rejat dhe gratë me arsim të lartë deklarojnë njohuri më të mira sesa ato me arsim të mesëm dhe ato me arsim të ulët. Në fakt, shtimi i njohurive për këto sëmundje vjen në përpjesëtim të drejtë me nivelin arsimor: sa më i lartë të jetë niveli arsimor, aq më i lartë është niveli i atyre që shprehen se kanë njohuri, ku, në rastin e grupit me arsim bazë, niveli i deklaruar i njohurive shkon në 67%, ndërkohë që në grupin me arsim të lartë arrin vlerën 85%. Grafiku 92: Njohuritë mbi identifikimin e sëmundjeve malinje(sipas nivelit arsimor) Gjithashtu, vendbanimi(Grafiku 93) përbën një kriter të rëndësishëm për njohuritë e përfituara nga të rejat dhe gratë në drejtim të identifikimit të hershëm të sëmundjeve malinje, si dhe në aksesin në shërbimet shëndetësore. Midis të rejave dhe grave që banojnë në zona urbane(83%) dhe atyre në zona rurale(71%) ka një diferencë njohurish që konsiderohet statistikisht domethënëse. Dallim domethënës rezulton të ketë edhe midis të rejave dhe grave në kryeqytet(83%) dhe atyre që jetojnë në zonat jashtë kryeqytetit(76%). Këto dallime tregojnë edhe një punë më të madhe të bërë në qytete krahasuar me fshatrat për përforcimin e njohurive në drejtim të parandalimit të sëmundshmërive, që, siç e thamë edhe më lart, lidhet edhe me aksesin në qendrat shëndetësore, për të vijuar më pas me numrin e mjekeve/ mjekëve, kohën që i kushtohet çdo pacienteje/pacienti, aksesin në shërbimin dytësor dhe terciar etj. Një faktor që ndoshta nuk përmendet shumë, por që është i rëndësishëm, lidhet edhe me organizatat e shoqërisë civile dhe fokusin e tyre në rritjen e informimit, ku fokusi në përgjithësi është në zonat urbane dhe jo në ato rurale, duke kontribuuar kështu në dallimet fshat-qytet në njohuri. 87 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 93: Njohuritë mbi identifikimin e sëmundjeve malinje(sipas vendbanimit) Të pyetura nëse dinë se si ta vetekzaminojnë gjirin, si dhe lidhur me njohuritë për sëmundjet malinje, rezulton se sa më i ulët të jetë niveli arsimor, aq më i paktë është niveli i njohurive(Grafiku 94). Kështu, vetëm dy të tretat(66%) e të rejave dhe grave me arsim bazë deklarojnë se kanë njohuri për një procedurë të tillë si vetekzaminimi i gjirit, ndërkohë që tri në katër të reja dhe gra(76%) me arsim të mesëm deklarojnë njohuri për vetekzaminimin dhe te të rejat dhe gratë me arsim të lartë kjo përqindje shkon në 84%. Grafiku 94: Niveli i njohurive për vetekzaminimin e gjirit(sipas nivelit arsimor) Po në të njëjtën linjë me arsimin vjen edhe ndikimi i statusit të punësimit(Grafiku 95) te njohuritë e deklaruara për vetekzaminimin e gjirit. Nga pyetësorët rezulton se të rejat dhe gratë e punësuara deklarojnë se kanë nivel më të lartë informimi(84%) krahasuar me ato të papuna(74%), dhe akoma më shumë krahasuar me ato jashtë forcës së punës (63%), duke shënuar kështu vlerë domethënëse ndryshimi. Grafiku 95: Niveli i njohurive për vetekzaminimin e gjirit(sipas nivelit të punësimit) 88 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Ajo çka bie në sy është se të rejat dhe gratë e martuara ose ato që jetojnë me një partner deklarojnë se kanë më shumë njohuri për vetekzaminimin e gjirit(78%) se ato që janë beqare(69%), diferencë kjo statistikisht domethënëse(Grafiku 96). Këto shifra vijnë në përputhje me studime të kryera edhe më parë në shtete të ndryshme, të cilat bëjnë një lidhje të drejtpërdrejtë të mundësive për mbijetesë në rastet e sëmundjeve malinje te gratë e martuara krahasuar me beqaret. Grafiku 96: Niveli i njohurive për vetekzaminimin e gjirit(sipas statusit martesor) 8.5. SËMUNDJET DHE AKSESI NË SHËRBIMIN SHËNDETËSOR Të rejave dhe grave në këtë studim iu renditën një grup sëmundjesh duke i pyetur nëse kanë vuajtur apo vuajnë aktualisht prej tyre. Sëmundjet e renditura janë njëkohësisht ato që luajnë një rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e popullatës, si dhe në barrën e sistemit shëndetësor 143 . Nga përgjigjet e dhëna, sikurse vihet re në Tabelën 1, rezulton se ka një rritje të përqindjes së të rejave dhe grave që raportojnë probleme me tensionin e lartë të gjakut, ku vlerat e grave të sëmura shkojnë nga 10% dikur në 23% aktualisht dhe ku rritjen më të madhe e ka grupmosha mbi 54 vjeç, që shkon nga 24% dikur në 60% aktualisht, ndërkohë që për grupmoshën 35–54 vjeç raportohet një rritje nga 8% në 17%. Të rejat dhe gratë me arsim bazë dhe të mesëm, të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës, si dhe të rejat dhe gratë e divorcuara e të veja deklarojnë se aktualisht vuajnë më shumë se në të shkuarën nga tensioni i lartë. Ndërkohë, rritja e përqindjes për tensionin e lartë është e njëjtë si për të rejat dhe gratë që jetojnë në zona urbane, ashtu edhe për ato që jetojnë në zona rurale. Tabela 1: Prekja nga sëmundje të caktuara, më parë dhe tani SËMUNDJET Kur flasim për diabetin, rritja e nivelit të sëmundshmërisë nga e shkuara në të tashmen shkon nga 1% në 6%, ku, siç është e pritshme, përqindja është shumë e lartë për grupmoshën mbi 54 vjeç, pasi prekja nga diabeti në këtë fashë raportohet në masën 16% krahasuar me 4% të raportuar më parë. Ashtu si dhe në rastin e tensionit të lartë të gjakut, të rejat dhe gratë që aktualisht deklarojnë se vuajnë më shumë nga diabeti janë ato me arsim bazë dhe të mesëm, të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës, si dhe të rejat dhe gratë e divorcuara e të veja. 143 https://www.instat.gov.al/media/8713/burra-dhe-gra.pdf 89 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Aktualisht një në shtatë të reja dhe gra(14%) deklaron se vuan nga problemet e zemrës krahasuar me një në gjashtëmbëdhjetë(6%) në të kaluarën. Për problemet e zemrës, rezulton se rritja është më e lartë dhe më domethënëse te të rejat dhe gratë që banojnë jashtë kryeqytetit(8%) sesa te kryeqytetaset(3%). Sërish, grupmosha, statusi martesor dhe ai i punësimit luajnë një rol të madh në përqindjen e të rejave dhe grave që raportojnë se aktualisht vuajnë nga këto sëmundje. Ngërçet gjithashtu përbëjnë një shqetësim për të rejat dhe gratë dhe janë në rritje. Aktualisht një në shtatë të reja dhe gra(17%) deklaron se vuan nga ngërçet krahasuar me një në dhjetë(10%) që ishte më parë. Për sëmundje të tilla si: anemia dhe infeksionet vaginale rezulton në total një rënie e tyre krahasuar me më parë. Gjithsesi, në këtë rast, përqindja e lartë në të shkuarën lidhet edhe me faktin se këto janë sëmundje nga të cilat të rejat dhe gratë mund të kenë vuajtur në një moment të jetës së tyre, por që aktualisht janë të kuruara, ndryshe nga hipertensioni apo diabeti, që kërkojnë trajtim të përhershëm. Për alergjitë, ku vërehet një ndryshim prej 2%, mund të thuhet se kanë mbetur të pandryshuara. Ndërkohë, anemia raportohet më shumë nga të rejat dhe gratë e punësuara, shifër që shkon dyfish krahasuar me ato që janë të papuna apo jashtë tregut të punës(20% kundrejt 9% kundrejt 10%). Në këtë studim, të rejave dhe grave u është kërkuar të vlerësojnë disa shërbime(Grafiku 97), si: shërbimi shëndetësor që marrin nga mjeku i familjes, shërbimi gjinekologjik, shërbimi dentar, si dhe shërbimi spitalor. Shumica(70%–84%) e tyre janë të kënaqura ose shumë të kënaqura me këto shërbime. Mjekja/Mjeku e/i familjes ka edhe kënaqshmërinë më të madhe, me 84% të të rejave dhe grave të kënaqura ose shumë të kënaqura. Për mjeken/mjekun e familjes, më e kënaqur rezulton të jetë grupmosha mbi 54 vjeç. Shërbimi spitalor ka përqindjen më të lartë të pakënaqësisë që shkon 14%, ndërkohë që vetëm 3%–6% e të rejave dhe grave janë të pakënaqura me shërbimet e tjera. Grafiku 97: Kënaqësia me shërbimet shëndetësore Lidhur me aksesin në shërbimet shëndetësore(Grafiku 98), 76% e të rejave dhe grave deklarojnë akses të moderuar apo të mirë në shërbimin e mjekes/mjekut së/të familjes, ndërkohë që 66% e tyre deklarojnë akses të mirë te gjinekologia/gjinekologu, 67% te dentistja/dentisti 144 dhe 69% në shërbimet spitalore. Ndërkohë, 30% e të rejave dhe grave deklarojnë akses të kufizuar ose mungesë aksesi në shërbimet spitalore, ndërsa rreth 20% deklarojnë akses jo të mirë në shërbimin e mjekes/mjekut së/të familjes, gjinekologes/gjinekologut apo dentistes/dentistit. 144 Në Shqipëri, shërbimi dentar nuk ofrohet falas për popullatën e gjerë, ndryshe nga vende të tjera në rajon apo më gjerë. 90 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 98: Aksesi në shërbimet shëndetësore Në Shqipëri funksionon sistemi i referimit 145 , i cili nënkupton që çdo banore/banor ka një mjeke/mjek familjeje, që përbën edhe portën e parë hyrëse në sistemin shëndetësor. Është mjekja/mjeku e/i familjes në qendrën shëndetësore përkatëse që orienton pacienten/pacientin te specialistet/specialistët, që më pas, në rast nevoje, e orientojnë atë në shërbimin spitalor. Shqipëria ka aktualisht 412 qendra shëndetësore, nga të cilat 102 janë në zona urbane dhe 310 në zona rurale. Gjithsesi, duhet pranuar se, për shkak të mungesës së mjekeve/mjekëve specialiste/specialistë, sidomos jashtë kryeqytetit, një pjesë e mirë e spitaleve bashkiake dhe rajonale kryejnë funksionin që duhet të luanin qendrat shëndetësore. 8.6. SHËNDETI MENDOR Shëndeti mendor është një çështje shumë e rëndësishme në mbarë botën, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se shëndeti mendor do të jetë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në 2030-n në mbarë botën 146 , duke theksuar nevojën që të gjitha palët të punojnë së bashku për të thelluar vlerën dhe angazhimin e dhënë për shëndetin mendor, për të riformuar mjediset që ndikojnë në shëndetin mendor dhe për të forcuar sistemet që kujdesen për shëndetin mendor. Për pasojë, në vitet e fundit të gjitha sistemet shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe tonin, i kanë kushtuar më tepër vëmendje shëndetit mendor të popullatës 147 . Në këtë studim, të rejat dhe gratë u pyetën nëse kanë kërkuar mbështetje për problemet mendore ose emocionale(Grafiku 99) dhe vetëm 5% e tyre u përgjigjën pozitivisht. Gjithsesi, nga përgjigjet rezulton se një mbështetje e tillë është kërkuar më shumë nga të rejat dhe gratë e divorcuara dhe të veja (11%) sesa nga të rejat dhe gratë e martuara(4%) apo ato beqare(5%). Grafiku 99: Kërkimi i mbështetjes për problemet emocionale/mendore(sipas statusit martesor) 145 https://shendetesia.gov.al/sistemi-i-referimit-2/ 146 https://www.who.int/health-topics/mental-health#tab=tab_1 147 https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/25671328/ 91 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Rezulton se të rejat dhe gratë që banojnë në zona urbane janë dyfish më të prira për të kërkuar ndihmë për problemet mendore ose emocionale sesa banoret e zonave rurale (Grafiku 100). Kjo mund të lidhet si me stigmën dhe mendësinë në këto zona, ashtu edhe me aksesin në shërbimin psikologjik të sistemin shëndetësor. Gjithsesi, studime më të thelluara nevojiten në këtë drejtim. Grafiku 100: Kërkimi i mbështetjes për problemet emocionale/mendore(sipas vendbanimit) Përgjigjet nëse janë lënduar nga dikush, sipas statusit martesor Vetëm tri në dhjetë të reja dhe gra të cilat kanë përjetuar probleme emocionale apo mendore marrin mjekim apo këshillim për shëndetin mendor. Prej tyre, shumica janë të punësuara dhe të martuara. Gjithashtu, rezulton se 80% e tyre janë nga zonat urbane dhe vetëm 20% nga zonat rurale. Gjithsesi, në këtë rast, numri i vogël i kampionit ngre dyshime për interpretimin. Duhet theksuar se, kur flitet për problemet emocionale/ mendore, popullata shqiptare ka një nivel të lartë stigme. Kjo duket edhe në përqindjen shumë të ulët të të rejave dhe grave që kanë kërkuar mbështetje për këto probleme, pavarësisht se studime të ndryshme në Shqipëri, por edhe më gjerë, tregojnë se gratë vuajnë më tepër se burrat nga probleme të shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni. Stigma për çështjet e shëndetit mendor shfaqet edhe në programin e kontrollit mjekësor bazë pa pagesë“Si je” 148 , i cili ka edhe një segment për shëndetin mendor, që është paragjykuar shumë nga popullata dhe që aktualisht nuk siguron të dhëna për shëndetin publik. Të rejat dhe gratë u pyetën edhe nëse dikush është përpjekur t’i lëndojë emocionalisht, psikologjikisht, fizikisht apo financiarisht. Rezulton se në format e dhunës së përjetuar nga të rejat dhe gratë mbizotëron dhuna emocionale. Të dhënat tregojnë se një në katër prej tyre(24%) ka përjetuar dhunë emocionale, një në dhjetë(9%) ka përjetuar dhunë psikologjike, ndërkohë që vetëm 3% e të rejave dhe grave raportojnë se dikush ka tentuar t’i lëndojë financiarisht dhe vetëm 2% fizikisht. Gjithsesi, një përqindje e madhe e të rejave dhe grave(62%) nuk kanë pranuar të përgjigjen ose kanë deklaruar se nuk janë të prekura nga probleme të tilla, çka ngre dyshime për përqindjet reale të raportuara në rastin konkret(Grafiku 101). Studime të shumta kanë nxjerrë në pah faktin se në Shqipëri ende ka një perceptim jo të qartë të grave dhe vajzave lidhur me termin“dhunë”, duke konsideruar si dhunë vetëm atë fizike dhe duke mos pranuar ta konsiderojnë si të tillë lëndimin emocional apo psikologjik. 148 Në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë(MSH) filloi të zbatojë në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor programin e gjerë të kontrollit bazë shëndetësor, një shërbim i kapjes së hershme dhe këshillimit për një sërë faktorësh të rrezikshëm shëndetësorë, duke përfshirë hipertensionin, hipergliceminë, hiperkolesteroleminë, duhanpirjen, kequshqyerjen, mbipeshën, jetën sedentare, abuzimin me alkoolin, depresionin etj. 92 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 101: Përgjigjet nëse janë lënduar nga dikush(sipas statusit martesor) Grafiku 102 tregon se dhuna emocionale raportohet më shumë nga të rejat dhe gratë në veri(ku përfshihen zonat Dibër, Kukës, Lezhë, Shkodër), ku kjo formë dhune shkon në më shumë se një në tri të reja dhe gra(37%). Ndërkohë, nuk ka ndryshime statistikisht domethënëse midis formave të ndryshme të dhunës së raportuar nga të rejat dhe gratë në zonat urbane apo rurale, si dhe nga të rejat dhe gratë që banojnë në kryeqytet apo jashtë tij. Një në tri të reja dhe gra beqare(30%) deklaron se dikush është përpjekur ta lëndojë emocionalisht krahasuar me një në pesë të reja dhe gra të martuara(22%). Ndërkohë, dhuna financiare deklarohet nga të rejat dhe gratë e martuara dhe nga ato beqare përkatësisht në nivelet 4% dhe 1%. Grafiku 102: Përgjigjet nëse janë lënduar nga dikush(sipas vendbanimit) Të pyetura nëse kanë frikë se mos dikush do t’i lëndojë në të ardhmen, vetëm 7% e të rejave dhe grave u përgjigjën pozitivisht, dhe nuk ka ndryshime statistikore domethënëse kur të dhënat analizohen sipas nivelit arsimor, statusit të punësimit, statusit martesor apo vendbanimit. Vetëm 4% e të rejave dhe grave të pyetura pranojnë se kanë qenë viktima të dhunës në familje. Të rejat dhe gratë e punësuara(5%) deklarojnë më shumë të jenë prekur nga dhuna në familje krahasuar me të rejat dhe gratë e papuna (2%) apo ato jashtë tregut të punës(2%). Nuk ka ndryshime midis grupmoshave apo nivelit arsimor në deklaratat se kanë qenë viktima të dhunës në familje, po ashtu, nuk ka ndryshim të rëndësishëm midis të rejave dhe grave brenda apo jashtë kryeqytetit ose me banim në zona urbane apo rurale. Nga të rejat dhe gratë që kanë përjetuar dhunë në familje, vetëm 35% rezulton ta kenë denoncuar atë, ku përqindjen më të lartë e zënë të rejat dhe gratë e divorcuara(91%) dhe ato që jetojnë në kryeqytet(43%). Lidhur me shkaqet që i kanë detyruar shumicën e të rejave dhe grave të mos e raportojnë dhunën, studimi rendit si kryesoret: frikën nga ripërsëritja e dhunës(25%) dhe drojën për ta çuar procesin deri në fund(42%) 149 . 149 Gjithsesi, këto të dhëna merren me rezervë për shkak të numrit të vogël të të rejave dhe grave që kanë pranuar se kanë qenë viktima të dhunës në familje. 93 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Ndërkohë, vetëm 1% e të anketuarave kanë pranuar të kenë qenë viktima të dhunës seksuale. Nga të rejat dhe gratë që deklarojnë të kenë përjetuar dhunë seksuale, vetëm gjysma e tyre e kanë raportuar atë. Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në shoqërinë shqiptare. Megjithatë, të pyetura drejtpërdrejt, siç edhe shihet nga të dhënat, vetëm një numër i ulët i të rejave dhe grave pranojnë të kenë qenë viktima/të mbijetuara të kësaj forme dhune. Njëra prej arsyeve është perceptimi që gratë në Shqipëri kanë për dhunën. Studime të ndryshme kanë treguar se shumica e tyre perceptojnë si dhunë vetëm dhunën fizike, duke anashkaluar dhe duke e pranuar dhunën emocionale apo psikologjike si pjesë të komunikimit normal në familje. Gjithashtu, rezulton se të rejat dhe gratë kanë një perceptim jo të qartë për ngacmimin seksual, ndërkohë që dhuna seksuale martesore apo nga partneri intim vijon të jetë një temë diskutimi tabu. Kur flitet për dhunën në familje dhe për sistemin shëndetësor, në sistemin tonë është parashikuar që mjekja/mjeku të ketë një rol të rëndësishëm në raportimin e saj. Gjithsesi, siç edhe vihet re në përditshmëri, ky rol vazhdon të mos ekzistojë. Kjo lidhet me disa faktorë: së pari, dhuna vijon të shihet si çështje familjare që nuk duhet ekspozuar te të tjerë; së dyti, me faktin që numri i mjekeve/mjekëve është në ulje dhe ngarkesa e madhe e tyre bën që t’i kushtohet më pak vëmendje pacientes/pacientit; së treti, në komunitetet e vogla, puna e mjekes/mjekut për denoncimin e rasteve që mund ta bëjnë atë vetë pre të kërcënimeve të dhunuesit vështirësohet, aq më tepër kur vetë gratë nuk pranojnë t’i denoncojnë rastet. Fatkeqësisht, edhe mbështetja që gratë e dhunuara marrin pas denoncimit të rasteve, është e ulët. Raporte të ndryshme tregojnë se grave të dhunuara u mungon mbështetja psikologjike 150 , shumë e nevojshme për situatën në të cilën ato ndodhen. 8.7. ZAKONET, USHQYERJA DHE AKTIVITETI FIZIK Më pak se 1% e të rejave dhe grave deklarojnë të kenë pasur probleme me alkoolizmin apo drogat, ndërkohë që 9% e tyre deklarojnë se kanë qenë ose janë duhanpirëse. Rezulton se përdorimi i duhanit shtohet me rritjen e nivelit arsimor. Kështu, te të rejat dhe gratë me arsim bazë duhanpirja është 3%, shifër që shkon 8% te të rejat dhe gratë me arsim të mesëm dhe 14% te të rejat dhe gratë me arsim të lartë, përqindje këto domethënëse(Grafiku 103). Grafiku 103: Duhanpirja(sipas nivelit arsimor) Duhanpirja rezulton në nivel më të lartë te të rejat dhe gratë e punësuara(13%) krahasuar me të rejat dhe gratë e papuna (7%) apo jashtë tregut të punës(3%). Lidhur me vendbanimin, 17% e të rejave dhe grave kryeqytetase deklarojnë se kanë qenë/janë duhanpirëse krahasuar me 6% të të rejave dhe grave nga rajonet e tjera, siç shihet edhe në Grafikun 104. Duhanpirja praktikohet shumë më tepër në zonat urbane sesa në zonat rurale(12% kundrejt 5%). 150 https://w w w.togetherforlife.org.al/wp-content /uploads/ 2021/10/ TB- 4-ALB-Mekanizmi-per-shendetin-mendor-03032021.pdf 94 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 104: Duhanpirja(sipas vendbanimit) Frutat dhe perimet përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të dietës ushqimore me synimin për të mbajtur një gjendje të mirë shëndetësore të popullatës, çka ka çuar në një promovim të madh të tyre nga ekspertet/ekspertët e shëndetit publik, të cilat/cilët shprehen se, për një shëndet sa më të mirë, është e rëndësishme që çdo person të konsumojë rreth pesë racione me fruta dhe perime në ditë. Nga 1 000 të rejat dhe gratë që morën pjesë në këtë studim (Grafiku 105), 23% deklaruan se konsumonin vetëm një racion ditor me fruta dhe perime, 48% deklaruan se konsumonin dy racione dhe 22% konsumonin tri racione me fruta dhe perime në ditë. Kur analizojmë të dhënat sipas grupmoshës, ajo çka vihet re është se konsumi më i lartë i tri racioneve ditore me fruta e perime regjistrohet te gratë e grupmoshës 35–54 vjeç(26%) krahasuar me grupmoshën 18–34 vjeç(vetëm 18% konsumojnë tri racione) dhe grupmoshën mbi 54 vjeç(23% konsumojnë tri racione). Grafiku 105: Sa racione me fruta hani në ditë? Në zonat rurale të rejat dhe gratë konsumojnë më shumë racione ditore me fruta-perime sesa të rejat dhe gratë në zonat urbane(26% kundrejt 19% konsumojnë tri racione) dhe gjithashtu të rejat dhe gratë që jetojnë jashtë kryeqytetit konsumojnë më shumë racione me fruta dhe perime sesa të rejat dhe gratë që jetojnë në kryeqytet(24% kundrejt 16% konsumojnë tri racione). Kjo mund të justifikohet edhe me stilin e jetesës, ku jeta në kryeqytet apo në zona urbane është më e ngarkuar dhe, për pasojë, konsumohet më shumë ushqim i shpejtë dhe më pak i shëndetshëm krahasuar me fshatin apo qytetet e vogla ku jeta është më e qetë. Të rejat dhe gratë u pyetën edhe lidhur me konsumimin e pijeve me kafeinë dhe sasinë e konsumuar në ditë. Shumica e të rejave dhe grave(91%) deklarojnë se konsumojnë nga 1–3 pije me kafeinë në ditë(Grafiku 106), ku pothuajse gjysma e të rejave dhe grave(46%) konsumojnë dy pije në ditë. Vetëm 5% e të rejave dhe grave deklarojnë se nuk konsumojnë asnjë pije me kafeinë dhe po 5% deklarojnë se konsumojnë mbi tri pije me kafeinë në ditë. 95 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 106: Sa pije me kafeinë konsumoni në ditë? Nëse fokusohemi te konsumi i dy-tri pijeve me kafeinë në ditë, shohim se ka një diferencë domethënëse midis grupmoshës 18–34 vjeç(53%) me grupmoshën 35–54 vjeç (74%) dhe mbi 54 vjeç(68%). Gjithashtu, rezulton se të rejat dhe gratë që jetojnë në kryeqytet konsumojnë më pak kafeinë(47% konsumojnë 2–3 pije) se ato që jetojnë jashtë kryeqytetit(70% konsumojnë 2–3 pije). Të rejat dhe gratë që jetojnë në kryeqytet kanë përqindjen më të lartë të moskonsumimit të pijeve me kafeinë(11%) krahasuar me ato që jetojnë jashtë kryeqytetit(3%), ndërkohë që nuk rezulton të ketë ndonjë diferencë midis zonave urbane dhe atyre rurale në këtë aspekt. Të rejat dhe gratë u pyetën lidhur me përdorimin e mjekësisë alternative(Grafiku 107). Nga të dhënat rezulton se gjysma e tyre(47%) e kanë përdorur mjekësinë alternative për t’u kuruar, ndërkohë që vihet re një ndryshim sipas grupmoshës. Te gratë mbi moshën 54 vjeç, gjashtë në dhjetë gra(60%) janë përdoruese të mjekësisë alternative. Kjo ndryshon në mënyrë domethënëse te gratë e grupmoshës 35–54 vjeç, ku më pak se gjysma(45%) e përdorin mjekësinë alternative, dhe në grupmoshën 18–34 vjeç(39%), duke treguar rënie të përdorimit të kësaj mjekësie në brezat më të rinj. Grafiku 107: Përdorimi i mjekësisë alternative(sipas grupmoshës) Statusi i punësimit luan rol në përdorimin e mjekësisë alternative(Grafiku 108). Të rejat dhe gratë jashtë tregut të punës e përdorin mjekësinë alternative(58%) shumë më tepër se ato që janë të punësuara(46%) apo që për momentin janë të papuna(38%). Kjo mund të lidhet edhe me moshën e tyre. 96 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 108: Përdorimi i mjekësisë alternative(sipas statusit të punësimit) Ajo çka është interesante në këtë studim është fakti se nuk ka asnjë ndryshim statistikisht domethënës në përdorimin e mjekësisë alternative midis të rejave dhe grave të zonave rurale(47%) dhe atyre urbane(48%), siç shihet në Grafikun 109, si dhe midis të rejave dhe grave që jetojnë në kryeqytet (43%) apo jashtë tij(48%). Ndërkohë që vihet re një ndryshim i madh në përdorimin e kësaj mjekësie midis të rejave dhe grave me arsim bazë(43%) dhe atyre me arsim të mesëm(51%), ky ndryshim nuk është domethënës krahasuar me të rejat dhe gratë me arsim të lartë(47%). Grafiku 109: Përdorimi i mjekësisë alternative(sipas vendbanimit) Nga pyetësorët e vlefshëm të përpunuar për këtë studim rezulton se vetëm një në pesë të reja dhe gra(19%) pranon se ushtrohet rregullisht për 20-30 minuta tri herë në javë, ndërkohë që mungesa e aktivitetit fizik konsiderohet si një faktor shumë i rëndësishëm kontribues në shëndetin e dobët të popullatës nga ekspertet/ekspertët e shëndetit publik. Mosha dhe niveli arsimor kanë ndikim domethënës në kryerjen e aktivitetit fizik. Kështu grupmosha 18–34 vjeç kryen më shumë aktivitet fizik(24%) sesa grupmosha 35–54 vjeç(18%) dhe grupmosha mbi 54 vjeç(16%). Ndërkohë, një në tri të reja dhe gra me arsim të lartë(29%) kryen aktivitet fizik krahasuar me një në pesë që është me arsim të mesëm(19%) dhe më pak se një në dhjetë me arsim bazë(8%). Gjithashtu, të rejat dhe gratë e punësuara kryejnë më shumë aktivitet fizik se ato të papuna apo ato jashtë tregut të punës(25% kundrejt 13%, kundrejt 14% përkatësisht). Ndër të rejat dhe gratë që kryejnë aktivitet fizik, shumica e tyre(72%) bëjnë ecje çdo ditë, kurse 14% kryejnë ecje dy herë në javë dhe 9% një herë në javë, sikurse tregon edhe Tabela 2. Ndërkohë, 11% e të rejave dhe grave deklarojnë se bëjnë fitness/aerobi të paktën dy herë në javë. Të gjitha aktivitetet e përmendura në këtë vëzhgim realizohen në përditshmëri nga më pak se 7% e të rejave dhe grave. 97 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Tabela 2: Sa herë bëni aktivitet fizik? 8.8. KUSHTET E JETESËS Të rejat dhe gratë që morën pjesë në këtë studim u pyetën edhe se sa të kënaqura janë në tri prej ambienteve kryesore ku ato jetojnë: në shtëpinë e tyre, në lagjen/qytetin/fshatin ku banojnë, si dhe në vendin e punës. Tabela 3 tregon se në përgjithësi të rejat dhe gratë janë të kënaqura ose shumë të kënaqura me shtëpinë e tyre(91%), ku shumë të kënaqura janë pothuajse katër në dhjetë prej tyre(37%). Kjo kënaqësi është më e madhe te grupmosha 18–34 vjeç(44%) krahasuar me grupmoshat e tjera(35% te grupmosha 35–54 vjeç dhe 32% tek ajo mbi 54 vjeç). Të rejat dhe gratë dhe vajzat me arsim të lartë shprehin gjithashtu nivel shumë të lartë kënaqësie me shtëpinë e tyre, ku gati gjysma shprehen shumë të kënaqura(47%) krahasuar me të rejat dhe gratë me arsim të mesëm(38%) dhe të rejat dhe gratë me arsim bazë(25%). Statusi i punësimit rezulton të jetë një faktor i rëndësishëm për kënaqshmërinë me shtëpinë e tyre, ku të rejat dhe gratë e punësuara kanë ndjeshëm një përqindje më të lartë kënaqësie(43%) se ato të papuna(31%) apo ato jashtë tregut të punës(34%). Vendbanimi gjithashtu rezulton të jetë një faktor domethënës, pasi 47% e të rejave dhe grave që banojnë në kryeqytet janë shumë të kënaqura me shtëpinë e tyre krahasuar me ato që jetojnë jashtë kryeqytetit(35%). Lidhur me ambientin e dytë, lagjen/qytetin/fshatin ku banojnë, 64% e të rejave dhe grave deklarojnë se janë të kënaqura, por vetëm 12% thonë se janë shumë të kënaqura, dhe po kaq(12%) thonë se janë pak të kënaqura. Grupmosha mbi 54 vjeç rezulton të jetë më e kënaqur me vendbanimin, kënaqësi që shkon në 83%, krahasuar me grupmoshat e tjera ku ky nivel kënaqësie është përkatësisht 73%(18–34 vjeç) dhe 72%(35–54 vjeç). 98 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Tabela 3: Sa të kënaqura jeni me...? Niveli më i lartë i pakënaqësisë për mjedisin ku jetojnë është te të rejat dhe gratë me arsim bazë(24%) dhe tek ato të papuna(23%), ndërkohë që për të rejat dhe gratë e punësuara dhe ato jashtë tregut të punës pakënaqësia rezulton e njëjtë(11%). Gjithashtu, të rejat dhe gratë në kryeqytet janë më të pakënaqura(dy në dhjetë gra – 21%) se ato që jetojnë jashtë kryeqytetit(më shumë se një në dhjetë gra – 11%). Kënaqshmëria në vendin e punës është analizuar për të rejat dhe gratë të cilat në kohën e plotësimit të pyetësorit kanë qenë në marrëdhënie pune(Grafiku 110). Kështu, në total rezulton se 85% e të rejave dhe grave të punësuara janë shumë të kënaqura ose të kënaqura me kushtet në vendin e tyre të punës. Ky nivel kënaqësie shkon mbi 80%, cilido qoftë niveli i arsimimit. Grafiku 110: Kënaqshmëria me kushtet e punës(sipas nivelit arsimor) 99 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Nga ana tjetër, nëse shohim grupmoshën(Grafiku 111), atëherë vihet re se niveli i kënaqësisë bie me rritjen e moshës. Të rejat dhe gratë e punësuara të grupmoshës 18–34 vjeç janë më të kënaqura me kushtet në vendin e punës, ku një në tri syresh(32%) deklaron se është shumë e kënaqur. Këto vlera janë domethënëse krahasuar me një në pesë gra(22%) të grupmoshës 35–54 vjeç dhe një në gjashtë gra(16%) të grupmoshës mbi 54 vjeç. Grafiku 111: Kënaqshmëria me kushtet e punës(sipas grupmoshës) Nëse analizojmë vetëm përgjigjen“shumë e kënaqur” atëherë rezulton se të rejat dhe gratë që punojnë në sektorin privat janë në përqindje më të lartë, rreth 10%, krahasuar me të rejat dhe gratë që punojnë në sektorin publik. Të rejat dhe gratë u pyetën edhe për ndotjen e ajrit(Grafiku 112), e cila, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përbën një rrezik për vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, si dhe për sëmundje specifike. Sëmundjet që lidhen më fort me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit përfshijnë goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, kancerin e mushkërive, pneumoninë dhe kataraktin(vetëm ndotja e ajrit në shtëpi) 151 . Në total, në këtë studim, katër në dhjetë të reja dhe gra (39%) shprehen se në zonat/lagjen ku ato jetojnë ka probleme me ndotjen e ajrit. Të rejat dhe gratë nga zonat urbane ankohen më shumë për ndotjen e ajrit, ku pothuajse gjysma e tyre(47%) thonë se ka probleme krahasuar me më pak se një në tri gra në zonat rurale(29%). Ky problem haset edhe më tepër në kryeqytet, ku më shumë se gjysma e të rejave dhe grave(54%) ankohen për ndotjen e ajrit krahasuar me rajonet e tjera(vetëm 35%). Grafiku 112: Problemet me ndotjen e ajrit(sipas vendbanimit) 151 https://www.who.int/teams/environment-climate-change-and-health/air-quality-and-health/health-impacts 100 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 8.9. COVID-19-a Gjatë vitit 2020 dhe në vijim bota u përball me COVID-19-n dhe me variante të ndryshme të saj që shkaktuan humbje të mëdha jetësh njerëzore dhe dëme të rënda ekonomike në të gjitha shtetet 152 , duke sjellë apo identifikuar ngërçe të mëdha në sistemet shëndetësore, pavarësisht nga fuqia ekonomike apo përparimi që kishin shtetet. Prodhimi në një kohë rekord i vaksinës për COVID-19-n qe një arritje shumë e madhe për përballimin e situatës së krijuar dhe, në fillim të vitit 2021, qeveria shqiptare hartoi edhe planin e vaksinimit të popullatës duke filluar nga stafi mjekësor dhe duke vijuar me kategoritë më të brishta e më tej në gjithë popullatën shqiptare mbi 18 vjeç. Në kohën e realizimit të këtij studimi rezulton se 72% e të rejave dhe grave që morën pjesë në pyetësor ishin të vaksinuara ndaj COVID-19-s, një përqindje e rëndësishme për rritjen e imunitetit të popullatës. Vihet re që përqindja e të rejave dhe grave të vaksinuara rritet me rritjen e moshës. Grupmosha 18–34 vjeç ka dhe përqindjen më të ulët të vaksinimit(57%) krahasuar me grupmoshën 35–54 vjeç (78%) dhe grupmoshën mbi 54 vjeç(84%). Këto shifra përputhen edhe me planin kombëtar të vaksinimit, i cili u dha përparësi moshave më të mëdha, duke qenë më të rrezikuara nga prekja me COVID-19-n dhe pasojat e saj, ndërkohë që më tej filloi fushata për vaksinimin e gjithë popullatës. Vihet re që vaksinimi ka qenë në numër më të lartë në zonat urbane(76%) krahasuar me zonat rurale(66%), një përqindje domethënëse, ndërkohë që nuk ka ndryshim të rëndësishëm midis kryeqytetit dhe zonave jashtë tij(68% kundrejt 73%). Gjithashtu, të dhënat tregojnë se përqindja e vaksinimit rezulton shumë më e lartë te nënat me fëmijë sesa te të rejat dhe gratë pa fëmijë(77% kundrejt 56%), dhe të rejat dhe gratë e martuara janë po ashtu më të vaksinuara se të rejat dhe gratë beqare(77% kundrejt 52%). Një studim i publikuar në dhjetor të vitit 2021 153 tregon se statusi martesor përbën një nga faktorët që ndikojnë në vëmendjen kushtuar vaksinimit. Ndërkohë që ende vijon edukimi i popullatës për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19, janë të shumta diskutimet edhe për efektet anësore të kësaj vaksine. Kështu, ndër pyetjet që iu drejtuan të rejave dhe grave pjesëmarrëse në këtë studim, ishte edhe nëse kishin vënë re ndryshime në ciklin e tyre menstrual. Rezulton se ndër të rejat dhe gratë e prekura nga COVID-19-a, 8% kishin pasur ndryshime në ciklin menstrual. Nëse analizojmë të rejat dhe gratë e vaksinuara në krahasim me të pavaksinuarat, rezulton se ka një diferencë të madhe statistikore, ku, nga grupi i parë, 9% kishin pasur ndryshime krahasuar me 1% të grupit të dytë. Këto gjetje përputhen edhe me studime të ndryshme të kryera gjatë vitit 2022 që tregojnë efektet e vaksinës ndaj COVID-19-s te cikli menstrual 154 . Në përgjithësi, mund të thuhet se popullata e të rejave dhe grave që morën pjesë në këtë studim ka një nivel mesatar njohurish mbi masat/procedurat e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së infeksionit të COVID-19-s. Mosha rezulton se përbën një faktor të rëndësishëm, duke qenë se grupmosha 18–34 vjeç deklaron një nivel të lartë njohurish(33%), ndërkohë që vetëm 18% e grupmoshës mbi 54 vjeç deklarojnë një nivel të lartë njohurish dhe 21% e kësaj grupmoshe deklarojnë nivel të ulët njohurish, siç shihet në Grafikun 113. Grafiku 113: Niveli i njohurive për masat e mbrojtjes nga COVID-19-a(sipas grupmoshës) Niveli arsimor vijon të jetë një faktor domethënës në nivelin e njohurive(Grafiku 114), ku dy në dhjetë të reja dhe gra me arsim bazë dhe me arsim të mesëm(përkatësisht 19% dhe 21%) deklarojnë nivel të lartë njohurish krahasuar me një në tri të reja dhe gra(36%) me arsim të lartë. 152 https://www.worldbank.org/en/publication/wdr2022 153 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC8671900/ 154 https://www.nih.gov/news-events/news-releases/study-confirms-link-between-covid-19-vaccination-temporary-increase-menstrual-cycle-length 101 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Grafiku 114: Niveli i njohurive për masat e mbrojtjes nga COVID-19-a(sipas nivelit arsimor) Në kryeqytet katër në dhjetë të reja dhe gra(42%) deklarojnë se zotërojnë nivel të lartë njohurish për masat/procedurat e mbrojtjes nga infektimi me COVID-19(Grafiku 115). Kjo përqindje përgjysmohet në popullatën jashtë kryeqytetit, ku vetëm dy në dhjetë të reja dhe gra(21%) deklarojnë se zotërojnë njohuri të mira. Gjithsesi, ka ndryshim në njohuri midis rajoneve, ku popullata në rajonin juglindor shpreh një nivel ndjeshëm më të ulët njohurish(43%) krahasuar me rajonin qendror(10%), rajonin jugperëndimor (14%) apo rajonin verior(6%). Grafiku 115: Niveli i njohurive për masat e mbrojtjes nga infektimi me COVID-19(sipas vendbanimit) Të pyetura se si është situata e tyre për shmangien e infektimit me COVID-19, një në dhjetë të reja dhe gra(10%) deklaron se ndodhet në një situatë të vështirë, dy të tretat (67%) thonë që nuk është as e lehtë dhe as e vështirë, dhe një në pesë(22%) deklaron se është e lehtë. 8.10. REKOMANDIME - Investimi në shëndetin e të rejave dhe grave duhet parë si një nxitës i zhvillimit ekonomik dhe jo si shpenzim. Gratë janë kontribuese të rëndësishme në ekonomi dhe luajnë një rol kyç në mirëqenien e familjes. Ndërkohë që synohet përmirësimi i politikave shëndetësore dhe përafrimi i tyre me legjislacionin e BE-së, është thelbësore që këto politika të marrin parasysh edhe aspektin gjinor. - Është e rëndësishme të vijojë rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit të mirë, si në zonat rurale, ashtu dhe në ato urbane, si dhe në kryeqytet e jashtë tij. - Megjithëse shëndeti mendor është një çështje së cilës i është dhënë rëndësi nga organizmat shëndetësorë, për shkak të alarmit të ngritur nga OBSH-ja dhe rritjes së lartë që çrregullimet e tij kanë shënuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, rekomandohet që të ketë një qasje gjinore (duke përfshirë edhe të dhëna të disagreguara në bazë të gjinisë) nga institucionet shëndetësore, duke marrë parasysh prekjen që të rejat dhe gratë kanë nga këto probleme, si dhe stigmën e përhapur gjerësisht në këtë drejtim. - Dhuna vijon të keqperceptohet dhe të pranohet nga të rejat dhe gratë, çka kërkon zbatimin e duhur të politikave dhe protokolleve ekzistuese, duke rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për format dhe llojet e ndryshme të saj. Shëndeti mendor është çështje e rëndësishme e lidhur me dhunën. Duhet kuptuar se dhuna ndaj grave, dhe veçanërisht dhuna seksuale, si dhe dhuna nga partneri intim, përbëjnë një shqetësim të madh për shëndetin publik dhe dhunim të të drejtave njerëzore të grave. 155 155 https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/violence-against-women 102 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 BIBLIOGRAFI INSTAT, Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011. INSTAT, Vjetari Rajonal Statistikor 2022. INSTAT, Burra dhe gra në Shqipëri 2022. https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2018/05/1306486683-konventa_minoriteteve.pdf https://qbz.gov.al/preview/635d44bd-96ee-4bc5-8d93d928cf6f2abd Ministria e Drejtësisë, Vjetari statistikor 2021. Indeksi i Barazisë Gjinore për Republikën e Shqipërisë 2020. Zyra Rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore(2020), Ndikimi i pandemisë së COVID-19-s mbi shërbimet e specializuara për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Propozim për t’iu përgjigjur nevojave. Kocaqi, M., Nini-Pavli, A., Plaku, A. dhe Wittberger, D., Dosja e Barazisë Gjinore, Shqipëri 2020, UN Women, 2020. “Përgjigjet e përgatitura nga Shqipëria për Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave mbi listën e çështjeve dhe pyetjet e ngritura mbi Raportin e Pestë Periodik Kombëtar për zbatimin e Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave”, korrik 2022. https://www.ohchr.org/sites/default/files/UDHR/Documents/UDHR_Translations/aln.pdf https://kmd.al/wp-content/uploads/2018/05/1524735715-Pakti-Drejtat-Ekonomike-Sociale-Kulturore.pdf https://qbz.gov.al/preview/a2b117e6-69b2-4355-aa4978967c31bf4d https://qbz.gov.al/preview/f010097e-d6c8-402f-8f10d9b60af94744 https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/ Kodi-i-Drejtesise-Penale-per-te-Mitur.pdf https://www.mod.gov.al/images/PDF/barazia_gjinore_shoqeri.pdf https://qbz.gov.al/eli/ligj/2006/12/18/9669/3257bc3f-964e4d84-aca0-57122d81f986 https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2021/05/2.pdf http://www.nchb.al/wp-content/uploads/2021/04/Ligj-nr.110-2018-Per-Noterine.pdf https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/02/07/111 https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/Ligji_per_ Gjendjen_Civile_-_I_ndryshuar.pdf https://qbz.gov.al/eli/ligj/2017/02/23/18-2017 https://hrrp.eu/alb/docs/CEDAw-a.pdf https://qbz.gov.al/eli/ligj/2016/11/24/121-2016 https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/ Deklarata-dhe-Platforma-per-Veprim-e-Pekinit.pdf http://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2014/02/Ligjinr-7703-date-11-05-1993-ndryshuar-deri-ne-mars-2017.pdf https://echr.coe.int/Documents/Convention_Instrument_ SQI.pdf https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2019/05/Konventa-e-Stambollit-1.pdf https://www.unicef.org/montenegro/media/9291/file/ MNE-media-MNEpublication505.pdf%20. https://rm.coe.int/168046e1e3 http://differentandequal.org/wp-content/uploads/2019/09/ Ligj-nr.9355-dt-10.03.2005.pdf https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/07/18/57/37004448-df0e4768-9e88-35766f95ee4f https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2018/12/ligj-nr.22-dt.-3.5.2018.pdf https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/ WEB_Strategjia-Kombetare-AL.pdf https://hrrp.eu/alb/docs/CERD-a.pdf https://qbz.gov.al/eli/vendim/2019/12/24/866 https://rm.coe.int/16806486a2 https://www.un.org/disabilities/documents/convention/ crpd_albanian.pdf https://rm.coe.int/168047e169 https://www.unicef.org/albania/media/4391/file/AKDF%20 2021-2026%20ALB.pdf https://www.undp.org/sites/g/files/zskgke326/files/migration/al/46eb57a0095aac6d46fe42b6cfb302f66368453e0c284a07c0c7c9fd8d43760b.pdf 103 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/03/ Plani-Kombetar-PAK-_2021-2025_AL.pdf https://qbz.gov.al/eli/vendim/2019/12/24/864 https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/01/LGBTI-NAP-2021-2027-AL-final.pdf https://www.britannica.com/topic/family-kinship https://klp.al/wp-content/uploads/2020/02/Kushtetuta-2017. pdf https://www.infocip.org/al/?p=6025 http://aku.gov.al/wp-content/uploads/2016/06/Ligj-Nr.10433-date-16.06.2011-Per-Inspektimin-ne-Republiken-eShqiperise.pdf https://diaspora.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/ STRATEGJIA-KOMBETARE-E-DIASPORES-2021-2025-5.pdf https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/Strategjia-Kombetare-per-Migracionin-MB-2019.pdf https://qbz.gov.al/eli/vendim/2021/10/22/621 https://mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/01/Kodi-i-Familjes.pdf http://www.instat.gov.al/media/3058/main_results__population_and_housing_census_2011.pdf http://www.instat.gov.al/media/11123/vjetari-statistikor-rajonal-2022_04.pdf http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burradhe-gra-2022/ https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/vendim2022-06-01-370-Agjenda-Digjitale-e-Shqiperise-22-26-dheplani-i-veprimit.pdf https://tbinternet.ohchr.org/_layouts/15/treatybodyexternal/Download.aspx?symbolno=CEDAW%2FC%2FALB%2FRQ%2F5&Lang=en Cook, R. J. dhe Cusack, S., Gender stereotypes: Transnational legal perspectives, University of Pennsylvania Press, 2010. https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/ REPUBLIKA-E-SHQIP%C3%8BRIS%C3%8B-Vjetari-Statistikor-2021-pdf.pdf http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2022/burradhe-gra-2022/ Këshilli i Evropës, Rekomandimi CM/ Rec(2019) 1 për Parandalimin dhe Luftimin e Seksizmit, miratuar nga Komiteti i Ministrave në 27 mars 2019: https://rm.coe.int/168094d894 De Beauvoir, S., The Second Sex, Vintage Classics, 1997. http://www.instat.gov.al/al/publikime/librat/2020/indeksi-ibarazis%C3%AB-gjinore-p%C3%ABr-republik%C3%ABne-shqip%C3%ABris%C3%AB-2020/ https://www2.unwomen.org/-/media/field%20office%20 eca/attachments/publications/2020/06/albania%20covid-DHNG_report9.pdf?la=en&vs=4948 https://albania.unwomen.org/sites/default/files/Field%20 Office%20Albania/Attachments/Publications/2020/12/ CGEB%20Albania_REPORT_2.pdf https://ata.gov.al/2023/02/27/strategjia-e-re-kombetare-perzvogelimin-e-riskut-nga-fatkeqesite/ INSTAT, Gratë dhe burrat në Shqipëri 2022, https://www. instat.gov.al/al/temat/treguesit-demografikë-dhe-socialë/ barazia gjinore/publikimet/2022/gratë-dhe-burrat-nëshqipëri-2021/ Danaj, E., Women, migration and gendered experiences, The Case of Post-1991 Albanian Migration, Springer, 2022, https://doi.org/10.1007/978-3-030-92092-0 Friedrich Ebert Stiftung, Rinia Shqiptare, 2018. Danaj, E., Ekonomi, M., Festy, P., Zhllima, E., Guxho, A., Lika, M., Becoming an adult, challenges and potentials of youth in Albania, INSTAT, 2006. https://www.erru.al/doc/Ligj_nr.139-2015_date_17.12.2015_ Per_vetqeverisjen_vendore.pdf https://www.ilo.org/budapest/whats-new/WCMS_837866/ lang--en/index.htm https://qbz.gov.al/preview/c1c18a6c-5f3e-457d-b931de505b3c7ed0 https://special.aipa.al/wp-content/uploads/2019/04/Ligj-nr93-dt-24.7.2014-Per-perfshirjen-dhe-aksesueshmerine-epersonavae-me-aftesi-te-kufizuar-.pdf US Department of State, 2021, Report on International Religious Freedom: Albania, June 2022, https://www.state.gov/ reports/2021-report-on-international-religious-freedom/albania/ Women, Peace and Security Index 2019: Tracking sustainable peace through inclusion, justice, and security for women. Tahsini, I. dhe Duci, V., Women and Politics: Coverage of 2021 Parliamentary Election Campaign in the Albanian Online Media, 2022, Global Social Welfare https://doi. org/10.1007/s40609-022-00248-5, 104 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 AWEN, Përfaqësimi i grave në zgjedhjet parlamentare 2021, https://awenetwork.org/wp-content/uploads/2021/05/PËRFAQËSIMI-I-GRAVE-NË-ZGJEDHJET-PARLAMENTARE-2021_ Raport-Monitorimi_AWEN-converted.pdf Arqimandriti, M. dhe Llubani, M., 2019, Women’s Participation in Politics and Decision Making in the Western Balkans, London: Conservatives in Cooperation with Westminster Foundation for Democracy. NDI, Albania, Parliamentary Elections Report, April 2021 https://www.ndi.org/sites/default/files/NDI%20April%20 2021%20Albania%20Parliamentary%20Post-Election%20 Report.pdf Hochschild, A., Global care chains and emotional surplus value, 2000; Cape, J., On the edge: Living with global capitalism W. Hutton& A. Giddens(Eds.), f. 130–146. Ligji nr. 10 138, datë 11.5.2009“Për shëndetin publik”, ndryshuar me ligjin nr. 52/2013“Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009“Për shëndetin publik”. Shih: https://qbz.gov.al/preview/6571b366-bc44-40c7-831da5aabcbdd31f Ligji nr. 8876, datë 4.4.2002“Për shëndetin riprodhues”. Programi i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës në Shqipëri. Programi i kontrollit shëndetësor bazë“Si je?”. Urdhri nr. 526, datë 12.10.2009“Për zbatimin e sistemit të referimit të pacientëve në shërbimin shendetësor”. McKinsey Global Institute, How prioritizing health could help rebuild economies, 2020, July 8. UN Women, Violence Against Women during Elections& Gender Bias in Media Coverage of April 2021 General Elections in Albania, November 2021. Krasniqi, A. dhe Hackaj, A., Shqiptarët dhe modeli social evropian – Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare, Fondacioni“Friedrich Ebert”, Tiranë, https://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/11316.pdf Gjocaj, Sh., Shlyerja e profilit: Dhuna online ndaj grave në Kosovë po e dëmton demokracinë, gusht 2021, https://balkaninsight.com/sq/2021/08/25/shlyerja-e-profilit-dhuna-online-ndaj-grave-ne-kosove-po-e-demton-demokracine/ Stephen J. Watkins, Unemployment and health, WHO 1992. BMC Public Health, Fredrik Norström et al, Does unemployment contribute to poorer health-related quality of life among Swedish adults? 2019. JAMA psychiatry, Elizabeth Reisinger Walker, Robin E McGee, Benjamin G Druss, Mortality in mental disorders and global disease burden implications: a systematic review and meta-analysis, 2015. The WHO special initiative for mental health(2019-2023): universal health coverage for mental health. UN Women, Data and violence against women in politics, December 2021, https://www.unwomen.org/sites/default/ files/Headquarters/Attachments/Sections/Library/Publications/2020/EGM-report-Data-and-violence-against-womenin-politics-en.pdf INSTAT, Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, Sondazh kombëtar i popullatës, 2019. Dhëmbo, E. dhe Duci, V., Dhuna në marrëdhëniet intime dhe dhuna seksuale te të rinjtë në Shqipëri, AWEN, 2021, https://awenetwork. Org/wp-content/uploads/2021/07/AWEN-Dhuna-AL-pages-web_compressed.pdf OSBE, Siguria dhe mirëqenia e grave. Raporti për Shqipërinë, 2019. https://www.osce.org/secretariat/434849?download=true Dhëmbo, E. dhe Duci, V., Dhuna seksuale dhe ngacmimi seksual: Një analizë e situatës, AWEN, 2022. GADC, Puna dhe diskriminimi me bazë gjinore në Shqipëri, Tiranë, 2019. Bastick, M. dhe Whitman, T., A Women’s Guide to Security Sector Reform, 2013. The World mental health report, Transforming mental health for all, 2022. TFL, Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare: rekomandime për ngritjen e një mekanizmi për mbështetjen psikologjike, mars 2021. Li, M., et al., Does marital status correlate with the female breast cancer risk? A systematic review and meta-analysis of observational studies, PLoS One, 2020, March 5. National Institutes of Health, Study confirms link between COVID-19 vaccination and temporary increase in menstrual cycle length, 2022. Edelman, A., et al., Association between menstrual cycle length and COVID-19 Vaccination: a Global Cohort, BMJMedicine, 2022. http://dx.doi.org/10.1136/bmjmed-2022-000297? Md Rahman, M., Status and perception toward the COVID‐19 vaccine: A cross‐sectional online survey among adult population of Bangladesh, Health Sci Rep. December 2021; 4(4): e451. INSTAT, Burrat dhe gratë në Shqipëri 2021. 105 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Risk communication of ambient air pollution in the WHO European Region: review of air quality indexes and lessons learned, 2023, February 17. Petrela E., Shehu A., Analizë e situatës: Të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues të adoleshentëve në Shqipëri, 2022. World Bank, World Development Report 2022: Finance for an Equitable Recovery. 106 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG – STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 108 IMPRINT MBI AUTORET IMPRINT Arlinda Shehu është autore e disa punimeve dhe studimeve të përqendruara në shëndetin publik dhe atë të gruas. Ajo është e angazhuar me organizata të shoqërisë civile si dhe në medie të ndryshme në cilësinë e redaktores dhe të kryeredaktores për temat e shëndetit. Kontributi i saj shtrihet gjithashtu në artikuj e studime të lidhura me situatën e krijuar nga Covid-19-a dhe sfidat shëndetësore që shkaktoi kjo pandemi. Ermira Danaj është sociologe dhe kërkuese në fushën e studimeve gjinore. Ajo është autore dhe bashkautore e disa raporteve kërkimore, librave dhe artikujve mbi studimet gjinore dhe feministe në Shqipëri e Ballkan. Aktivizimi feminist në vendet postkomuniste, gjinia dhe migrimi përbëjnë disa nga fushat e saj të interesit. Botues: Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra e Tiranës Rr.“Kajo Karafili” Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418, Tiranë, Shqipëri www.tirana.fes.de E-mail: info.tirana@fes.de Kryerja e sondazhit: IDRA Research and Consulting, Tiranë, Shqipëri Redaktore letrare: Edlira Shuli Faqosja: Enea Protopapa Monika Kocaqi është eksperte e çështjeve gjinore me një eksperiencë të rëndësishme të fokusuar te barazia gjinore dhe mosdiskriminimi gjinor. Znj. Kocaqi është pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe ka një eksperiencë të gjatë si pjesë aktive e organizatave të shoqërisë civile. Prej shume vitesh ajo punon si konsulente e lirë për tema të lidhura me gruan dhe vlerën e saj në shoqëri. Shtypshkronja: Përgjegjëse për studimin: Stine Klapper Jonida Smaja Kontakt: jonida.smaja@fes.de Valbona Sulçe është gazetare dhe studiuese e medies me formim universitar në gjuhë-letërsi shqipe dhe përvojë në mbulimin e çështjeve të diversitetit, barazisë gjinore, edukimit mediatik dhe gazetarisë etike. Ajo është autore e disa udhëzuesve të njohur dhe punimeve të tjera për temat e mësipërme. Kërkimi shkencor dhe analiza e ndërmarrë për këtë botim janë të autoreve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht opinionet e Fondacionit“Friedrich Ebert”. Publikimet e Fondacionit“Friedrich Ebert” nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. ... ISBN Nr. © Tetor 2023 www.tirana.fes.de/al/publikime STUDIM PËR GRATË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 2022—2023 Për më shumë informacion: www.tirana.fes.de/al/publikime/