Prishtina Office Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Tetor, 2020 Titulli: Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Autore: Valëza Zogjani Viti i botimit: Tetor 2020 Publikuar nga: D4D- Demokraci për zhvillim Zejnel Salihu Ob. 28 Nr. 13, 10000 Prishtina, Kosovo Tel.+381 38 224 143 e-mail: info@d4d-ks.org www.d4d-ks.org Të drejtat e autorit© 2020, D4D- Demokraci për zhvillim. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të ruajtjes së të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë elektronike, mekanike, fotokopjuese, incizuese apo tjetër, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga ana e botuesit. Prishtina Office Ky botim është realizuar me përkrahjen e platformës“Kosova që duam” dhe i financuar nga Friedrich Ebert Stiftung – zyra në Prishtinë. Përmbajtja e këtij raporti pasqyron pikëpamjet dhe mendimet e autorëve që janë përgjegjës për faktimin dhe saktësinë e të dhënave të prezantuara këtu. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura këtu, jo domosdoshmërisht i paraqesin ato të platformës “Kosova që duam” dhe FES-it. Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Tabela e përmbajtjes Hyrje................................................................................................... 3 Metodologjia....................................................................................... 3 Rezultatet e pyetësorit......................................................................... 4 Kënaqshmëria e qytetarëve/eve me shërbimet komunale..................... 4 Shërbimet komunale që kanë pasur përmirësime.................................. 6 Komunikimi i komunës me qytetarët....................................................... 6 Dëgjimet publike pa publik...................................................................... 7 Kënaqshmëria e qytetarëve/eve me punën e komunave........................ 8 Rekomandime................................................................................... 10 2 Prishtina Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Hyrje Transparenca, llogaridhënia, dhe pjesëmarrja qytetare janë elemente thelbësore të demokracive moderne, si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal. Komunat që qeverisin mirë, nuk qeverisin të vetme. Në fakt, qeverisja e mirë nënkupton institucione efektive dhe pjesëmarrje të të gjitha grupeve dhe interesave të shoqërisë. Në qeverisjet që bazohen në pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, reflekohet më së miri parimi i llogaridhënies dhe transparencës insti tucionale. Ofrimi i shërbimeve për qytetarë, transpa renca, llogaridhënia, dhe pjesëmarrja qytetarë janë kruciale në arritjen e stan dardeve Evropiane të qeverisjes. Këto standarde, të konceptualizuara qysh më 2008 në Strategjinë e Inovacionit dhe Qeverisjes së mirë në Nivel Lokal e Këshillit të Evropës,janë standardet të cilat Komunat e Kosovës mundohen t'i arrijnë. Kjo analizë e shkurtër, tashmë studim trendi e nisur në vitin 2019 nga Instituti Demokraci për Zhvillim, analizon perceptimet e qytetarëve lidhur me nivelin e zbatimit të tri parimeve bazë të qeverisjes lokale në Kosovë, saktësisht llogaridhënien, transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Për më shumë, qëllimi i këtij dokumenti analizues është ofrimi i rekomandimeve konkrete lidhur me forcimin dhe përmirësimin e politikave publike në fushat e lartpërmendura. Të dhënat kryesore tregojnë që ende ka mungesë të ndërlidhjes së punës së komunave me kërkesat e qytetarëve, duke bërë kështu që llogaridhënia të mos jetë në nivel të kënaqshëm. Gjithashtu, sfidë për qeverisjet lokale në Kosovë mbetet edhe pjesëmarrje e qytetarëve në procese të rëndesishme vendimmarrësë, duke marrë parasysh se qytetarët nuk janë mirë të informuar për punën e komunave, dhe rrjedhimisht ata ndjejnë që shërbimet e marra nga zyrtarët komunal nuk janë në nivel të duhur të kënaqshmërisë. Metodologjia Për të siguruar një analizë të nivelit të zbatimit të parimeve të llogaridhënies, transparencës, dhe pjesëmarrjes qytetarë në nivelin lokal në Kosovë, ky raport përdor metodën e anketimit publik përmes omnibusit. Gjetjet e kësaj ankete janë përpunuar, analizuar dhe paraqitur në këtë dokument. Një anketë e opinionit publik përmes omnibusit u krye në qershor të vitit 2020 për të kuptuar nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale, llogaridhënien e komunave ndaj qytetarëve, si dhe komunikimin e qytetarevë me komuna. Gjithsej janë parashtruar pesë pyetje në total në anketë, duke ndjekur metodologjinë e marrjes së mostrës së rastësishme. Në anketë u përfshinë 1065 të anketuar(48.5% gra dhe 51.5% burra), mostër e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese me prag besueshmërie prej ± 3%, e shtresuar sipas etniciteteve: shqiptar, serb, dhe minoritete jo-serbe. Shtrirja e anketimit është berë në tërë Kosovën sipas vendbanimeve(urban 43.5% dhe 56.5% rural). Gjetjet e kësaj ankete janë analizuar dhe krahasuar me pyetjet e njejta të bërë në vitin 2019, me metodologji dhe mostër të njejtë. 3 Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Rezultatet e pyetësorit Në këtë pjesë të punimit paraqiten rezultatet e pyetësorit dhe një interpretim rreth tyre. Instituti Demokraci për Zhvillim ka realizuar një pyetësor në të vitit 2019 dhe me të njëjtën metodologji ka zhvilluar prapë pyetësorin në qershor të vitit 2020. Kjo ka mundësuar që të kemi të dhëna të krahasueshme në intervale të ndryshme kohore dhe rrjedhimisht mundësinë për analizimin e trendeve në perceptime të qytetarëve/eve kundrejt punës së komunave. Kënaqshmëria e qytetarëve/eve me shërbimet komunale Nga viti 2019 në vitin 2020 janë vërejtur dy trende, ulja e kënaqshmërisë së qytetarëve që kanë pasur komunikim me zyrtarë komunalë, dhe rritja e numrit të qytetarëve që nuk kanë kontaktuar me komunën asnjëherë përgjatë gjashtë muajve të fundit. Përderisa në vitin 2019 kanë qenë 37% të qytetarëve që janë shprehur se kanë qenë të kënaqur me shërbimin e pranuar nga zyrtarët komunalë, kjo ka pësuar rënie drastike në vitin 2020 ku vetëm 20% të qytetarëve kanë thënë që kanë qenë të kënaqur me shërbimin e marrë. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në numrin e qytetarëve që kanë qenë të pa kënaqur mirëpo kjo i atribuohet më së shumti faktit që ka pasur një rritje të madhe të qytetarëve që nuk kanë kontaktuar komunën për asnjë lloj kërkese në 6 muajt e fundit. Përderisa në vitin 2019 përqindja e qytetarëve që nuk kanë kontaktuar komunën ka qenë 37%, në vitin 2020 më shumë se gjysma e qytetarëve(52%) nuk kanë pasur ndonjë kontakt me komunën. Kontaktimet me komunën përfshijnë pyetje, kërkesa për qasje në informata, ankesa, apo kërkesa për shërbime komunale. Duke pasur parasysh që kjo periudhë përfshin edhe periudhën e izolimit si masë e parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19, është supozuar që të ketë ulje të kontaktimit me komunën, gjë që paraqitet edhe tek figura n ë faqe 5. 4 Prishtina Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e 5 Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Shërbimet komunale që kanë pasur përmirësime Në këtë pjesë janë pyetur vetëm qytetarët që janë përgjigjur që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunalë. Përqindja e qytetarëve, në vitin 2020, që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e marra nga zyrtarët komunalë arrin në 21.5%. Nga ky grup pastaj janë pyetur se në cilat shërbime komunale kanë vërejtur përmirësime dhe këtu është paraqitur një numër i shërbimeve kryesore që ofrohen nga komunat. Trendet tregojnë që ka ndryshime mirëpo jo në renditjen e shërbimeve që kanë pësuar përmirësime. Në të dy vitet, tre shërbimet komunale që janë perceptuar me më së shumti përmirësime mbesin: përshpejtimi i procedurave për t'u pajisur me dokumente të gjendjes civile, përshpejtimi i procedurave për pajisje me leje ndërtimore, dhe pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave. Përderisa shërbimet komunale me më së shumti përmirësime kanë mbetur të njëjtat, vërehen ndryshime pozitive tek pjesa e qasjes në dokumente publike ku në vitin 2019 është vlerësuar nga 10.3% të qytetarëve si shërbim që ka pasur përmirësim, ndërsa kjo është rritur në 14.4% në vitin 2020. Shqetësuese mbetet fakti që buxhetimi sipas kërkesave të qytetarëve nuk perceptohet që ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm, përderisa vetëm 9.9% të qytetarëve e vlerësojnë me përmirësim këtë shërbim. Mungesa e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime buxhetore mund të atribuohet edhe në mungesën e informimit të duhur të qytetarëve për mundësitë e pjesëmarrjes, por edhe në mungesën e qasjeve inovative nga komunat për të rritur këtë pjesëmarrje. Së fundmi dëgjimet buxhetore në komuna të caktuara janë duke u mbajtur edhe online, mirëpo ende nuk posedojmë të dhëna që mund të tregojnë për efektet e këtij modeli të dëgjimit publik. Komunikimi i komunës me qytetarët Qytetarët ende ndjejnë që nuk janë të infor muar mjaftueshëm për punën e komunave. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në këtë drejtim pasi që në vitin 2020, 60% e qytetarëve të anketuar mendojnë që nuk janë të informuar mirë ose nuk janë aspak të informuar për punën që bëjnë komunat. Të njëjtat shifra kanë qenë edhe në vitin 2019 sa i përket mungesës së informimit të duhur. I vetmi ndryshim më i madh është tek pjesa e qytetarëve që nuk kanë qëndrim apo refuzojnë të përgjigjen. Nga 4.3% që ishte përqindja e refuzimit në përgjigje në këtë pyetje në vitin 2019 kjo është rritur në 12.7% në vitin 2020. Përqindja e lartë e qytetarëve që vlerësojnë se kanë mungesë të informatave duhet të bëjë që komunat të kenë një qasje më aktive në informimin e qytetarëve e sidomos në përdorimin e mjeteve më të përshtatshme për informim(p.sh mediat sociale). 6 Prishtina Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Dëgjimet publike pa publik Dëgjimet publike ndonëse janë njëra ndër mënyrat më të mira për të vlerësuar problemet e qytetarëve dhearritja e konsensusit rreth zgjidhjeve të tyre, mirëpo këto nuk po shfrytëzohen efektivisht.. Mungesa e informimit jo vetëm për rëndësinë e dëgjimeve publike por edhe për mbajtjen e tyre paraqet njërën ndër problemet kryesore të ndërlidhura me to. Pothuajse tre në katër qytetarë(68%) nuk janë fare në dijeni për mbajtje të dëgjimeve publike në komunat e tyre, dhe rreth 20% të qytetarëve nuk kanë marrë pjesë edhe pse kanë qenë në dijeni për mbajtje të tyre. Kështu vetëm 11.4% të qytetarëve kanë marrë pjesë të paktën njëherë në dëgjime publike. Këto shifra tregojnë që komunat duhet të punojnë në dy drejtime sa i përket dëgjimeve publike, fillimisht duke arritur të përqojnë rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjime publike dhe pastaj duke krijuar mekanizma që informojnë qytetarët për mbajtjen e këtyre dëgjimeve. 7 Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Kënaqshmëria e qytetarëve/eve me qeverisjen lokale Përderisa në pyetjen e parë qytetarët janë përgjigjur në kënaqshmërinë e tyre me shërbimet komunale, në këtë pjesë të raportit janë pyetur për perceptimet e përgjithshme me punën e komunave. Ndonëse shërbimet komunale dhe qeverisja lokale janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe supozohet që përgjigjet të jenë relativisht të të njëjtës natyrë, kjo nuk paraqitet në këto të dhëna. Në krahasim me vitin 2019 nuk shohim ndonjë ndryshim të madh në të dhënat e vitit 2020. Kënaqshmëria me qeverisjen lokale është rreth 52%, ku 47.4% të qytetarëve janë të kënaqur me qeverisje, dhe 5.4% janë shumë të kënaqur, që për dallim nga viti 2019 përqindja e atyre që kanë qenë shumë të kënaqur me qeverisje ishte rreth 13.5%. Prapë vërejmë një rritje të numrit të qytetarëve që refuzojnë të përgjigjen, nga rreth 6% në vitin 2019 kjo dyfishohet dhe arrin 12% në vitin 2020. 8 Prishtina Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e 9 Raport mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetar/e Prishtina Rekomandime Rekomandimet e paraqitura në këtë doku ment janë të bazuara në të dhënat e marra nga pyetësori. Këto rekomandime janë të përgjithshme për komuna dhe ka të tilla që tashmë i kanë të adaptuara këto re komandime. Përmirësimi i komunikimit dhe bashkëpunimit efektiv ndërmjet komunave do të ndihmonte në trajtimin e problemeve përmes mësimeve të nxjerra pasi që shumica e problemeve janë të natyrës së njëjtë. Rekomandimet kryesore nga ky dokument janë: - Të zhvillohen platformat online që mundë sojnë informimin e qytetarëve dhe që ndihmojnë komunikimin mes të komunave dhe qytetarëve për konsultime publike, dëgjime publike, dhe ofrim të shërbimeve si për pajisje me dokumente, kryerje të pagesave përmes e-banking, dhe kontro llimit të faturave. Për momentin komuna e Prishtinës e ofron një bazë të mirë për platformë të tillë dhe kjo mund të adaptohet për çdo komunë. - Përdorimi proaktiv i mediave sociale. Shumica e komunave ekzistuese kanë të hapura faqe në rrjete sociale që mena xhohen nga zyrtarët komunal. Mirëpo, shumica e tyre kanë mungesë të proaktivitetit në përditësimin e tyre me informata për qytetarët, dhe poashtu janë për momentin të fokusuara vetëm në një platformë(në këtë rast Facebook). - Krijimi i platformave ose përdorimi i platformave ekzistuese për diskutime me qytetarët. Shëndrrimi nga diskutimi fizik në diskutim online duhet të konsiderohet nga komunat që kanë pjesëmarrje të vogël të qytetarëve në diskutime publike, dhe në dëgjime buxhetore. Edhe në këtë formë, komunat duhet të zhvillojnë fushata vetëdijësuese për qytetarë në mënyrë që të rrisin pjesëmarrjen e tyre në konsultime dhe dëgjime publike, buxhetore, etj. - Përdorimi i metodave vizuele për të para qitur informata. Mungesa e angazhimit të qytetarëve mund të jetë për shkak të mungesës së paraqitjes së informatave në mënyrë lehtë të kuptueshme. Prandaj, komunat duhet të investojnë në përdorimin e metodave audio dhe vizuele në paraqitjen e informatave. - Planet vjetore të komunave duhet të kenë indikatorë të matshëm që më pas mund të vendosen edhe online për t'u monitoruar nga qytetarët. Kjo mënyrë do të ndihmonte në ngritjen e përgjegjshmërisë së ko munave drejt qytetarëve, rritjen e besimit, dhe përmirësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe komunës. - Qasja në dokumente publike të lehtësohet për qytetarët. Për momentin vetëm 4 nga 38 komuna kanë sisteme online për paraqitje të kërkesave për qasje në dokumente publike dhe që lejojnë përcjelljen e statusit të kërkesave të tyre. 10