Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo Qeveria- Vlada- Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE/ AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST POLOVA AGENCY OF GENDER EQUALITY Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Prishtinë, 2021 Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo Qeveria- Vlada- Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE/ AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST POLOVA AGENCY OF GENDER EQUALITY Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Autorë: Ardiana Gashi dhe Petrit Gashi Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert ose të Agjencisë për Barazi Gjinore Prishtinë, 2021 Tabela e përmbajtjes 1. Hyrja dhe konteksti 5 2. Ndikimi i COVID-19 në Kosovë 8 3. Reagimi i Qeverisë së Kosovës ndaj krizës COVID-19 12 4. Profili i grave të lëna pas dore 21 4.1 Gratë e punësuara në mënyrë joformale 21 4.2 Gratë fermere që punojnë në mënyrë joformale 23 4.3 Prindërit/nënat vetushqyese 26 5. Rishikim i literaturës për reagimin e qeverisë ndaj krizës COVID-19 29 6. Konkluzionet dhe rekomandimet 36 Referencat 40 Lista e tabelave Tabela 1: Treguesit makroekonomikë dhe të tregut të punës, 2012-2019 6 Tabela 2: Kontributi i Bujqësisë në BPV(në%) dhe punësim(në 000) 24 Tabela 3: Pronësia e ndërmarrjeve në sektorin e bujqësisë 24 Tabela 4: Numri i fermave me Numër Identifikues të Fermës, ndarë sipas gjinisë 24 Tabela 5: Përfituesit e subvencioneve, ndarë sipas gjinisë në 2019 25 Tabela 6: Shkurorëzimet dhe nëse ka pasur fëmijë, dhe sa fëmijë 26 Tabela 7: Fëmijët e mbajtur nga prindërit e shkurorëzuar 26 Tabela 8: Vendosja e njerëzve në radhë të parë: pasqyrë e masave të përdorura nga vendet 30 Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 1 Hyrja dhe konteksti Në mënyrë kumulative, që nga data 9 dhjetor 2020 ka pasur 67,210,778 raste të 5 konfirmuara me COVID-19 të raportuara në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (2020), përfshirë 1,540,777 vdekje. COVID-19 është një fatkeqësi që ka ngjashmëri me forma të tjera të fatkeqësive, si të atyre të krijuara nga njeriu ashtu edhe atyre natyrore, por megjithatë, dallimi më i madh qëndron tek përhapja(shkalla). Për dallim nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore që lokalizohen dhe prekin një zonë të vogël, COVID-19 ka prekur të gjithë botën. Në fillim shqetësimet e vetme të botës ishin numri i rasteve të prekura, i atyre qe u shëruan dhe i atyre që iu nënshtruan kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Por nga fundi i marsit të 2020, në titujt e mediave botërore dhe me anë të deklaratave publike të liderëve botëror dhe ekspertëve të politikave, si dhe organizatave ndërkombëtare filluan të shfaqeshin shifrat financiare, duke ngritur shqetësime sa i përket ndikimit negativ të pandemisë në ekonomi, si dhe efektet e saja afatgjate dhe shumëdimensionale. Që nga 12 marsi, madje edhe para se të raportohej rasti i parë i infeksionit me COVID19 në Kosovë, Kosova aplikoi masa parandaluese për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Kurse deri më 19 dhjetor, Kosova ka pasur 48,682 raste të infektimit me COVID-19. Rihapja e ekonomisë në Kosovë u zbatua në tre faza, ku në fazën e parë(4-17 maj), qytetarët mund të dilnin nga shtëpia për tre orë në ditë(dhe biznese të caktuara si p.sh. shitja e veturave, zyrat e pasurive të patundshme, firmat konsulente, dhe lloje të caktuara të shitjes me pakicë mund të rinisnin të funksiononin). Në fazën e dytë(18-31 maj) qytetarëve u lejohej të dilnin për 4 orë në ditë, një herë në mëngjes një herë në mbrëmje, nga 2 or. Ndërsa faza e tretë filloi më 1 qershor ku funksionimin e rifilluan taksitë, restorantet, kinematë, teatrot, qendrat tregtare dhe disa ngjarje sportive të përzgjedhura. Gjithashtu u rihapën edhe çerdhet dhe kopshtet, xhamitë, kishat dhe qendra të tjera fetare. Ndërsa kur situata filloi të përkeqësohej në nëntor dhe në fillim të dhjetorit, u vendosën kufizimet. Në komunat me 100,000 banorë dhe me numër të madh të rasteve të infektimit, nga ora 19:00 deri ora 05:00 u aplikuan masat e kufizimit të lëvizjes, dhe qytetarët në atë periudhë mund të dilnin nga shtëpia vetëm për ndonjë punë të domosdoshme dhe në raste emergjente shëndetësore. Konteksti i Kosovës para krizës COVID-19 Rritja e qëndrueshme ekonomike e Kosovës nuk është përkthyer në krijim të vendeve të punës. Edhe pse rritja e BPV-së ishte pozitive, niveli i varfërisë mbetet i lartë. Bazuar në anketën mbi buxhetin e ekonomive familjare(ABEF), vlerësohet se 18% e popullsisë së Kosovës jeton nën kufirin e varfërisë, me 5.1% të popullsisë nën vijën e varfërisë ekstreme(Tabela 1). Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? shkallë të lartë të pasivitetit, punësim të ulët dhe shkallë të lartë të papunësisë. 6 Gjithashtu tregu i punës karakterizohet me dallime të theksueshme gjinore, me gratë që janë në një pozitë të pafavorshme(Tabela 1). Sipas anketës së fuqisë punëtore, në vitin 2019, 78.9% e grave kanë qenë pasive në tregun e punës, krahasuar me 40.3% të burrave. Në vitin 2019, vetëm 13.9% e grave në moshë pune ishin të punësuara, në krahasim me 46.2% të burrave në moshë pune. Mes shkallës së ulët të të qenit aktiv, shkalla e papunësisë së grave është më e lartë se e burrave, ku gratë arrijnë 34.4% kurse burrat 22.6%, një dallim prej diku 10 përqind. Dallimet gjinore mbizotërojnë në të gjitha grupmoshat dhe nivelet e arsimit. Gjithashtu çështje tjetër shqetësuese është cilësia e ulët e vendeve të punës, ku vazhdon të ketë punësim të paqëndrueshëm, joformal dhe të përkohshëm. Tabela 1: Treguesit makroekonomikë dhe të tregut të punës, 2012-2019 2015 201 6 201 7 201 8 201 9 Rritja vjetore reale e BPV-së Shkalla e varfërisë(bazuar në konsumin e ekonomisë familjar) Fluksi i IHD-ve(në milion euro) 4.1 4.1 4.2 17.6 16.8 18.0 308 220 255 3.8 4.0 272 272 Remitancat si pjesë e GDP-së 15.1 14.7 15.3 15.6 15.8 Shkalla e pjesëmarrjes e fuqisë punëtore(% e popullsisë 15+) 37.6 38.7 42.8 40.9 40.5 Shkalla e pasivitetit 62.4 61.3 57.2 59.1 59.5 Raporti i punësimit ndaj popullsisë (shkalla e punësimit)(% e popullsisë 15+) 25.2 28.0 29.8 28.8 30.1 Shkalla e papunësisë 32.9 27.5 30.5 29.6 25.7 Shkalla e papunësisë tek të rinjtë (15-24 vjeç) 57.7 52.4 52.7 55.4 49.4 Përqindja e të rinjve NEET në popullsinë e të rinjve(15-24 vjeç) 31.4 30.1 27.4 30.1 32.7 Punësimi i paqëndrueshëm(i vetëpunësuar pa 22.7 22.9 23.1 19.6 18.8 punonjës dhe familjarë që punojnë pa pagesë) Punësim joformal(% pa kontratë pune) Punësimi i përkohshëm 15.5 26.3 21.5 14.0 13.4 72 70.5 70.6 74.5 54.7 Burimi: ASK, Anketa e Fuqisë Punëtore 2012-2019; të dhënat e IHD-ve dhe remitancave nga Banka Qendrore e Kosovës: https://bqk-kos.org/repository/docs/time_series/33%20Foreign%20direct%20investments% 20-%20by%20sector.xls; Rritja e BPV-së nga PRE 2018-2020; 2019-2021 dhe 2020-2022 marrë nga https://mf.rks-gov.net/page.aspx?id=2,28; Remitancat si pjesë e BPV-së: https://data.worldbank.org/indicator/BX.TRF.PWKR.DT.GD.ZS?locations=XK Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Metodologjia Metodologjia e përdorur për identifikimin e grupeve të lëna pas dore, me fokus të veçantë gratë, bazohet në instrumentet në vijim: 7 Analizën detajore të masave qeveritare të përfshira në Pakon Emergjente Fiskale të miratuar më 30 mars 2020, masave të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike i miratuar më 13 gusht, dhe atyre masave të përfshira në Ligjin për Rimëkëmbje të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 4 dhjetor 2020. Kjo analizë ka për qëllim të kuptojë grupet e synuara për secilën masë, dhe potencialin e masave për t'i mbështetur gratë si përfituese të drejtpërdrejta; Analizën e të dhënave gjinore për secilin grup të lënë pas dore, gjë që bën të ditur madhësinë e mundshme të këtyre grupeve. Për më tepër, për secilin nga grupet e identifikuara kryhet analizë e thelluar përmes diskutimeve në fokus grupe dhe intervistave të thelluara(përfaqësues i një qendre grumbullimi për bimë aromatike medicinale të cilat përfaqësojnë rreth 20 kultivues). Njëri fokus grup u organizuar me 6 gra të punësuara në mënyrë joformale, kurse tjetri me 8 nëna vetushqyese; Inventarizimin e masave të reagimit jo qeveritar, me synim gratë në mënyrë specifike, dhe grupe të tjera të identifikuara si të lëna pas dore(p.sh. punonjësit joformal). Intervista u zhvillua me përfaqësues të Institutit Riinvest për të mbledhur informacione rreth masës që synonte vetëm gratë e punësuara në mënyrë joformale; dhe Rishikimin e literaturës të praktikave më të mira që synon të identifikojë masat që mund të jenë të realizueshme për kontekstin e Kosovës. Pra, kjo analizë ofron një bazë të shëndoshë për t'i identifikuar praktikat më të mira që mund të përdoren për të siguruar që gratë përfitojnë njësoj si burrat, dhe askush nuk lihet pas dore. Ky raport organizohet si në vijim. Kapitulli 2 ofron një pasqyrë të ndikimit të krizës me pandemi në ekonominë e Kosovës. Në kapitullin 3 paraqitet një elaborim i reagimit të qeverisë së Kosovës ndaj krizës së COVID-19. Bazuar në gjetjet nga kapitulli i tretë, kapitulli 4 ofron një profil të grave që nuk ishin mbështetur nga asnjë prej masave të qeverisë. Kapitulli 5 jep një përmbledhje të masave të zbatuara nga qeveritë e tjera, me theks të veçantë grupet e lëna pas dore, të identifikuara në këtë raport. Përfundimet dhe rekomandimet janë përshkruar në kapitullin e fundit. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 2 Ndikimi i COVID-19 në Kosovë 8 Kosova ka bërë progres të theksueshëm ekonomik në dy dekadat e fundit. Stabiliteti makroekonomik është ruajtur, ndërsa shkallët e rritjes kanë qenë pozitive dhe mjaft mbi mesataren e rajonit. Gjithashtu kryesisht është krijuar një kornizë e shëndoshë ligjore për një ekonomi të tregut të lirë, dhe se mjedisi biznesor në mënyrë të përgjithshme perceptohet të jetë i favorshëm për aktivitetet biznesore. Në këtë kontekst, janë bërë përpjekje të theksueshme për t'i përafruar ligjet dhe rregulloret me acquis të BE-së, duke ndërtuar bazat drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian në të ardhmen, i cili ka qenë objektiv kryesor i qeverive të ndryshme deri më tani. Sidoqoftë, Kosova ende përballet me sfida të mëdha. Përkundër progresit, Kosova ende mbetet vendi më i varfër në Ballkan. BPV-ja mesatare e Kosovës për kokë banori është e dyta më e ulët në Evropë. Papunësia mbetet e lartë, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë. Mesatarisht, nivelet e papunësisë kanë vazhduar të jenë më pak se 30%(shih më poshtë). Institucionet kanë qenë të dobëta dhe po vuajnë nga korrupsioni endemik. Liberalizimi gjithëpërfshirës i tregtisë rezultoi në zgjerimin e deficitit tregtar. Për shkak të performancës që ka pasur, janë ngritur dyshime lidhur me modelin e rritjes që është miratuar në Kosovë. Rritja ekonomike në Kosovë është nxitur nga konsumi i ekonomive familjare dhe nga investimet e kanalizuara kryesisht në sektorin e patregtueshëm, shërbime dhe patundshmëri. Rritja është mbështetur shumë edhe nga remitancat nga diaspora. Pavarësisht se ishte një nga ekonomitë më të hapura për IHD në rajon, kjo e fundit përfaqësoi mesatarisht rreth 4% të BPVsë në dekadën e fundit dhe kryesisht u nxit nga remitancat nga diaspora Kosovare (shih OECD, 2020). 1 Besohet gjerësisht se modeli aktual i rritjes nuk është i qëndrueshëm dhe se nuk do të mbështesë qëllimet e zhvillimit të Kosovës, prandaj ekziston nevoja për ta drejtuar vendin drejt një rruge të re të zhvillimit. Qasja e re do të kërkonte një përfshirje më të madhe të qeverisë, me gjasë përmes instrumenteve të matura të politikës industriale, për të mbështetur sektorin e dobët të prodhimit. Përkundër këtij sfondi, ekonomia e Kosovës po përballej me sfidën e dytë më të madhe pas krizës financiare të vitit 2008, që është pandemia COVID-19. Megjithatë, para se ta shohim nga afër ndikimin e kësaj të fundit, t'i shohim së pari statistikat e vitit 2019, para COVID-19. Sipas raportit të Bankës Botërore''Lufta kundër COVID-19''(Banka Botërore, 2020), rritja e BPV-së të Kosovës në vitin 2019 u vlerësua në 4%, kryesuar nga konsumi publik dhe privat, dhe eksporti i shërbimeve. Për më tepër, kontributi i investimeve private mbeti i ulët, kryesisht si rezultat i aktiviteteve të ndërtimit. Nga perspektiva 1 OECD(2020). Kriza e COVID-19 në Kosovë. http://www.oecd.org/south-east-europe/COVID-19-Crisis-in-Kosovo.pdf. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? sektoriale, përderisa bujqësia tkurrej, shërbimet ishin motori kryesor i rritjes, kryesisht për shkak të perfomancës së suksesshme të tregtisë me shumicë dhe 9 pakicë dhe sektorit financiar. Inflacioni i çmimit të konsumit mesatarisht ishte 2.7%. Në anën tjetër, deficiti i përgjithshëm fiskal arriti në 2.8% të BPV-së. Të ardhurat u rritën me 7.5% si rezultat i rritjes së madhe dhe më shumë mbledhjeve të borxheve tatimore, ndërsa shpenzimet u rritën me 7.4% kryesisht si rezultat i një rritjeje në shpenzimet rrjedhëse. Deficiti i llogarisë rrjedhëse ra nga 7.6% e BPV-së në 2018, në 5.5% në 2019, ndërsa rritja e importit u ngadalësua. Eksportet e mallrave u rritën me 4.4% nga viti në vit, ndërsa eksportet e shërbimeve u rritën me 7.3% duke arritur në 23.4% të BPV-së. IHD-të neto u ulën me 11% nga viti në vit, ndërsa flukset neto të remitancave u rritën me 7.9%. Shkalla e punësimit u rrit me 1.3%, ndërsa shkalla e papunësisë u ul me 3.9% duke arritur në 25.7%. Në këtë kontekst, papunësia tek të rinjtë ra me 5.9% nga viti 2018, por është akoma në shkallë të lartë prej 49.4%. Së fundmi, shkalla e varfërisë parashihet të ketë rënë nga 19.6% që ishte në 2018, në 17.9% në 2019. COVID-19 ka zhytur ekonomitë në të gjithë botën në recesion të thellë. As Kosova nuk ka shpëtuar. Pas valës së parë të infektimeve, parashikimet e rritjes nuk ishin aq pesimiste; fillimisht Banka Botërore priste që ekonomia e Kosovës të tkurrej me 1.6% (Banka Botërore, 2020). Në të njëjtën linjë ishin parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës, që po argumentonte se tkurrja do të shkonte ndërmjet 2% deri në 4%. 2 Ndërsa vala e dytë e infeksioneve goditi vendin më shumë, Qeveria e Kosovës rishikoi shifrën e tkurrjes së rritjes së pritur në 6.4%(OECD, 2020). Më vonë, në një deklaratë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës raportoi parashikimet e reja të rritjes duke vlerësuar rënien në 7.2%. 3 Së fundi, një raport nga Banka Botërore rishikoi shifrën e Bankës në 8.8%, duke e bërë Kosovën si ekonominë e dytë më të goditur në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi, që pritet të tkurret me 12.4%(Banka Botërore, 2020a). Për më tepër, sipas Bankës Botërore, nuk është vetëm shkalla e tkurrjes ajo që do të shqetësojë politikbërësit e Kosovës, por edhe rimëkëmbja do merr një periudhë të gjatë. Rritja pritet të rikthehet në gjysmën e dytë të vitit 2021; rritja e BPV-së në 2021 pritet të arrijë 3.7%. Vetëm në vitin 2022 rritja pritet të përshpejtohet në 4.9%. Banka Botërore(2020a) argumenton se tkurrja e vitit 2020 me 8.8% rezultoi nga rënia e investimeve(4.6%) dhe rënia e konsumit total(2.6%). Këto të dyja vuajtën nga pasiguria e shkaktuar nga pandemia dhe masat kufizuese që e vendosën ekonominë në bllokim të plotë për muaj të tërë. Përveç kësaj, për shkak të kufizimeve ndërkombëtare të udhëtimit, eksportet e shërbimeve vuajtën ndjeshëm. Ndikimi i vlerësuar i eksporteve neto në tkurrjen e rritjes është 1.5%. Në përgjithësi, kriza 2 Deklaratë e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Z. Fehmi Mehmeti. https://bqk-kos.org/governor-mehmeti-presented-cbkmeasures-to-minimize-as-much-as-possible-the-damage-caused-to-economy-as-a-result-of-covid-09-pandemic/?lang=en. 3 Intervistë nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Z. Fehmi Mehmeti. https://www.rtklive.com/en/news-single.php?ID=18193 Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? përkeqësoi llogarinë rrjedhëse në 7.2% të BPV-së në vitin 2020. Eksportet totale u parashikuan të bien me mbi 30%, ndërsa importet pritet të ulen me 12%. 10 Gjatë vitit 2020, COVID-19 përcaktoi zhvillimet në sfera të tjera ekonomike. Kriza e zgjatur do ta rëndojë pozicionin fiskal të Kosovës. Deficiti i përgjithshëm buxhetor do të arrijë 9.5% në fund të vitit 2020, krahasuar me 2.9% në 2019. Deficiti do të rezultojë nga rënia prej 13% e të ardhurave publike, shpenzimet më të larta rrjedhëse për t'i reaguar krizës dhe tkurrjes së përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Një sektor tjetër që do të ndjejë presionin e pandemisë është sektori financiar, veçanërisht nëse pandemia vazhdon. Aktualisht, të gjithë parametrat tregojnë se sektori është i shëndoshë. Disa sektorë specifik të biznesit në mënyrë të veçantë janë goditur rëndë. Sektori i turizmit është ai që bie në sy. Tre shtetet që shënuan rëniet më të mëdha të BPV-së në Ballkanin Perëndimor varen shumë nga turizmi, siç janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova(turizmi i Diasporës). Banka Botërore raporton se gjysma e parë e vitit 2020 pësoi një rënie prej 12% të qarkullimit të firmave në përgjithësi, megjithatë shërbimet e hotelierisë shënuan rënien më të madhe prej 25%. Sa i përket madhësisë së ndërmarrjeve, OECD-ja tregon që ndikimi i pandemisë COVID-19 ka kërcënuar në mënyrë thelbësore NVM-të e kufizuara në burime. Pandemia çoi në probleme të rënda për NVM-të në aspektin e qarkullimit të parave të gatshme. Për më tepër, pasi që NVM-të mbështeten në përbërësit dhe lëndët e para të importuara, kriza mund të ketë shkaktuar ndërprerje në zinxhirët e furnizimit. Në fund, në kohën e krizës NVMtë kanë gjasa të përballen me një mungesë të theksueshme të fuqisë punëtore. COVID-19 po vë nën presion të madh tregjet e punës. Megjithëse të dhënat tregojnë se shkalla e papunësisë, papunësia e të rinjve, shkalla e punësimit dhe pjesëmarrja në fuqi punëtore mbetën në të njëjtat nivele siç ishin në vitin 2019, Anketa e Bankës Botërore mbi Pulsin e Bizneseve(Banka Botërore, 2020a) tregon që shumica e bizneseve shkurtojnë orarin e punës, ndërsa mënyra kryesore për ta përshtatur punësimin ishte duke i dhënë pushim punëtorëve. Informatat mbi ndikimin e COVID19 në zhvillimet specifike gjinore janë të kufizuara. Studimet e mëhershme tregojnë që gratë përbënin rreth 21 përqind të të punësuarve në Kosovë në 2018, krahasuar, për shembull me mesataren e Ballkanit Perëndimor që është 40%(Banka Botërore dhe wiiw, 2019). Për më tepër, nuk ka informata në dispozicion lidhur me hendekun gjinor të shkaktuar nga COVID-19 në tregun e punës në Kosovë. OECD-ja argumenton se hendeku gjinor është sfida kryesore për qasjen e grave në mundësitë ekonomike. Raporti i Bankës Botërore dhe wiiw''Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019'' tregon që hendeku gjinor në vitin 2018 ishte pothuajse 46 pikë përqindje në Kosovë(për shembull, hendeku gjinor në Mal të Zi është 15 pikë Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? përqindje). Në fund, pasi që shumë gra mbajnë punë joformale, nuk ka informata lidhur me ndikimin e pandemisë tek kjo kategori e të punësuarve. Sipas anketës së 11 kryer nga Riinvest në vitin 2017 me diku rreth 600 gra të punësuara, afërsisht një e treta që janë të punësuar në sektorin privat nuk kanë kontratë(Riinvest, 2017). Ka shumë gjasa që COVID-19 të ketë përkeqësuar pozicionin tashmë të dobët të grave në tregun e punës. Sektori i arsimit gjithashtu ishte njëri nga sektorët që vuajti mjaft si rezultat i pandemisë. Pandemia shkaktoi një tronditje në sistemet arsimore në të gjithë botën, madje edhe në vendet e zhvilluara pasi që shtetet është dashur të kalonin nga mësimi me prezencë fizike në mësimin online. Për këtë tranzicion është dashur qasje në mjete të reja mësimore, dhe aftësi të ndryshme. Sistemi arsimor në Kosovë është në një gjendje të dobët. Pandemia ka krijuar konfuzion të madh. Kishte vështirësi për qasje në platformat e të mësuarit online; në shumë raste nuk kishte teknologji në dispozicion si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit; si dhe një numër i mësimdhënësve nuk posedonin aftësitë e nevojshme teknike dhe pedagogjike për t'i integruar pajisjet digjitale në procesin e mësimit. Në fund, përsëri Diaspora e Kosovës dëshmohet të jetë një faktor vendimtar për ta lehtësuar presionin mbi aktivitetin ekonomik të shkaktuar nga COVID-19. Banka Botërore argumenton që goditja e COVID-19 konfirmoi brishtësinë e modelit të Kosovës të rritjes së bazuar në konsum, por gjithashtu tregoi rolin domethënës që remitancat luajnë gjatë kësaj kohe sfiduese. 4 Sa i përket këtyre të fundit, Kosova është i vetmi vend në rajon ku remitancat kanë shënuar rritje. Të dhënat tregojnë që ndërmjet janarit dhe korrikut të vitit 2020, diaspora e Kosovës dërgoi remitanca në vlerë prej 47 milion euro më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2019(d.m.th 9.8%). Në tetor të vitit 2020, remitancat arritën vlerën e 800 milion euro. 5 4 Banka Botërore(2020) Një rimëkëmbje e pasigurt. 5 Intervistë nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Z. Fehmi Mehmeti. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Reagimi i Qeverisë së Kosovës 3 ndaj krizës COVID-19 12 Qeveria e Kosovës ndërmori një seri hapash për t'i adresuar sfidat e paraqitura nga përhapja e COVID-19. Fillimisht, në mars të vitit 2020, Qeveria e Kosovës inicioi Pakon Fiskale Emergjente, 6 një pako stimuluese në vlerë prej 179 milion euro. Pako synonte të ofronte mbështetje për segmentet e shoqërisë më në nevojë. Me zhvillimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike(Ministria e Financave, 2020) në gusht të vitit 2020 u krijua një qasje më sistematike, e cila ka zgjeruar masat thelbësore të parashikuara nga Pako Emergjente. Miratimi i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike u pasua nga një vendim i qeverisë i cili përshkruan masat specifike të synuara dhe planin e ndërhyrjeve për rimëkëmbjen ekonomike. 7 Pako kishte vlerën mbi 350 milion euro. Ndërsa stimuli i emergjencave mbështetej vetëm në fondet qeveritare, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike përfitoi gjithashtu nga mbështetja e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe FMN-së. 8 Një përbërës i rëndësishëm i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike ishte miratimi i Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike- COVID-19 në dhjetor 2020. 9 Ligji i mundësoi Qeverisë së Kosovës të ndryshojë përkohësisht një sërë ligjesh për të zbatuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe të shfrytëzojë burimet që përndryshe Qeveria e Kosovës nuk do të kishte qasje në to. Për të siguruar qasje më të lehtë në financim, janë bërë ndryshime në Ligjin për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Me anë të ndryshimeve të bëra në Ligjin për Fondet Pensionale, u dha qasje prej 10% të kursimeve pensionale. Për të siguruar lehtësime tatimore, u miratuan disa ndryshime në ligjet ekzistuese, përfshirë Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat Personale, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat. Për t'i mbështetur furnizuesit vendas, u bënë ndryshime në Ligjin për Prokurimin Publik. Për t'i kanalizuar fondet e privatizimit në rimëkëmbjen ekonomike, ishin të nevojshme ndryshime në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Tjetra, ne shohim më nga afër specifikat e Planit Emergjent dhe masat e propozuara të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Pako fiskale emergjente Stimuli emergjent përmban masa për të mbështetur segmentet më të rrezikuara të shoqërisë dhe punonjësit e vijës së parë, në shumën prej 45.5 milion euro(shih tabelën 1). Qeveria alokoi 20 milion euro për t'i mbështetur individët nën skema sociale dhe pensionale, ose duke dyfishuar pagesën për dy muaj ose duke subvencionuar pagesa për tre muaj. Për më tepër, ishte parashikuar një mbështetje 6 Vendimi i Qeverisë së Kosovës Nr. 01/19, datë 30.03.2020 7 Vendimi i Qeverisë së Kosovës Nr. 01/19, datë 13.08.2020 8 Ndihma e jashtme e angazhuar arrin në 200 milion euro- Komisioni Evropian: 100 milion euro; FMN: 51,6 milion euro; dhe Banka Botërore: 46 milion euro. Shih BERZH(2020). Reagimi ndaj krizës së koronavirusit: Informatat e përditësuara për Kosovën. 9 Ligji Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=35478. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? prej 3 milion euro për të papunët e regjistruar që jetojnë në varfëri dhe pa ndonjë burim tjetër të ardhurash. Një shumë e ngjashme mbështetjeje është siguruar për 13 punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve. Ndërsa 4 milion euro u planifikuan për punëtorët e pushuar nga puna si rezultat i pandemisë. Sa i përket punonjësve të vijës së parë, Qeveria alokoi 15 milion euro për stafin mjekësor që merret me të infektuarit, pastaj policinë, zyrtarët doganor, zjarrfikësit, inspektorët dhe gardianët e burgut. Masa Përfituesit Kohëzgjatja Mbështetje për punëtorët e cenueshëm dhe atyre të vijës së parë Përfituesit e skemave sociale Përfituesit e skemave sociale dhe pensioneve Prill, Maj Prill, Maj, Qershor Të papunët të regjistruar që jetojnë në varfëri dhe pa asnjë burim tjetër të të ardhurave Prill, Maj, Qershor Punëtorë të dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve Prill, Maj Punëtorë të larguar nga puna si pasojë e COVID-19 Prill, Maj, Qershor Punëtorë të vijës/ së parë Instrumenti Buxheti (në milion euro) Dyfishimi i 7.5 pagesës Pagesë shtesë 13.0 prej 30 euro Asistencë 3.0 mujore prej 130 euro Pagesë shtesë 3.0 prej 100 euro Asistencë 4.0 mujore prej 130 euro Pagesë e 15.0 njëhershme prej 300 euro Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Fusha e dytë kryesore e ndërhyrjes në stimulimin e pakos emergjente ka të bëjë me 14 mbështetjen e sektorit privat, qoftë përmes sigurimit të stimujve financiare ose mbështetjes së likuiditetit për t'i zbutur efektet e pandemisë. Rreth 15 milion euro janë ndarë për këtë qëllim. Përveç kësaj, Qeveria ka premtuar 20 milion euro për të mbështetur likuiditetin dhe operacionet e ndërmarrjeve publike. Kjo e fundit është ofruar në formë kredie. Në fund, Qeveria ofroi 6 milion euro në total për ndërmarrjet për secilin punonjës të ri të regjistruar. Qëllimi ishte zvogëlimi i joformalitetit. Kjo masë do të zgjasë për një vit. Në total, sektori i ndërmarrjeve në Kosovë do të përfitojë nga fondet prej 1112 milion euro. Masa Përfituesit Kohëzgjatja Instrumenti Buxheti (në milion euro) Mbështetje Organizatat për sektorin biznesore e ndërmarrjeve Prill, Maj NVM-të Prill, Maj, Punëtorët e organizatave biznesore Prill, Maj, Ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet e tjera që ofrojnë shërbime publike Fundi i vitit 2020 Ndërmarrjet mikro 24 muaj dhe të vetëpunësuarit Eksportuesit Sapo të përfundoj situata emergjente Subvencionimi 41.0 i pagave në vlerë prej 170 euro Subvencionimi 1 2.0 i 50% të qirasë Subvencionimi 8.0 i kontributeve pensionale Kredi pa 20.0 interes Mbështetje 15.0 përmes Fondit për Garanci Kreditore për të pasur qasje në financat e jashtme në shumën prej 10,000 euro Pagesë e 10.0 njëhershme prej 300 euro Bizneset e sektorit privat Ndihmë e Për çdo 6.0 ofruar për dy punonjës të muaj pas regjistruar, regjistrimit të mbështetje në një punonjësi shumën prej 130 euro Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Në fund, stimuli emergjent prej 22 milion euro adreson nevojat e komunave, pakicave, fermerëve, të rinjve, artistëve dhe komunitetit të sportit. Në rastin e komunave, 15 mbështetja së pari do t'u ofrohet komunave më të goditura nga pandemia. Nga ana tjetër, pakicat do të përfitojnë nga projektet e financuara nga qeveria që synojnë përmirësimin e jetesës së pakicave. Fermerët do të përfitojnë nga rritja e buxhetit për grante dhe subvencione. E fundit por jo më pak e rëndësishme, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të shohë rritje të buxhetit të saj për grante dhe subvencione. Masa Përfituesit Mbështetje për komunat, pakicat, fermerët, të rinjtë, artistët dhe komunitetin e sportit Komunat Pakicat Kohëzgjatja Pagesë e njëhershme / Instrumenti Buxheti (në milion euro) Mbështetje për 10.0 menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19 Mbështetje për 2.0 iniciativat dhe projektet për përmirësimin e jetës së pakicave MBPZHR/Fermerët MKRS/Të rinjtë, artistët dhe komuniteti i sportit Pagesë e njëhershme Pagesë e njëhershme Rritja e 5.0 buxhetit për grante dhe subvencione për të stimuluar prodhimin Rritja e buxhetit 5.0 për grante dhe subvencione për të stimuluar aktivitetet sportive dhe artistike Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike Siç u theksua, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike i hartuar nga Qeveria e Kosovës ka fokus më të gjerë, pasi që del përtej adresimit të nevojave emergjente të shoqërisë kosovare duke mbështetur, ndër të tjera, zhvillimin e biznesit, krijimin e vendeve të punës, stimulimin e kërkesës agregate, adresimin e pabarazive rajonale dhe mbështetjen e sektorit të arsimit. Plani përfshin masa të dizajnuara për të lehtësuar qasjen në kredi për biznese dhe ferma, për të siguruar lehtësime tatimore të synuara dhe subvencione të qirasë për firma, për të stimuluar punësim duke subvencionuar pagat e punëtorëve dhe duke stimuluar investimet kapitale. Siç mund ta shohim, 16 vendimi i muajit gusht nuk parasheh masa për t'i adresuar nevojat emergjente të segmenteve të cenueshme të shoqërisë, siç janë përfituesit e skemave sociale dhe pensioneve, përfshirë ata që jetojnë në varfëri dhe punëtorët e vijës së parë. Megjithatë, vendimi alokon mbi 71 milion euro për adresimin e zotimeve të përcaktuara në vendimin e marsit. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Në vijim do shikojmë më nga afër masat e specifikuara në vendimin e gushtit. Masa e parë në kontekstin e mbështetjes së sektorit të ndërmarrjeve ka të bëjë me lehtësinë për qasje në financa. Në total, janë ndarë 100 milion euro për këtë qëllim. Mbështetja mbulon sigurimin e garancisë për hua të reja përmes Fondit për Garanci Kreditore, përfshirë mbulimin e kostove të tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Më tej, mbështetja mbulon kostot e riprogramimit të kredive bankare ekzistuese dhe subvencionimin e normave të interesit në sektorë të veçantë. Masa Qasja në financa Lehtësimet tatimore Përfituesit Organizatat e biznesit privat Organizata e biznesit privat Instrumenti Buxheti (në milion euro) Rritja e mbulimit përmes 60.0 Fondit për Garanci Kreditore Subvencionimi i kostos tarifore 5.0 të Fondit për Garanci Kreditore Riprogramimi i kredive ekzistuese 30.0 Subvencioni i interesit 5.0 për sektorë të veçantë Vonimi i pagesave të tatimeve/ Subvencionimi i 5% të 5.0 kontributeve të pensioneve Ulje e tatimeve për sektorë/ të veçantë Përjashtimi nga pagesat / e avancuara të tatimeve Amnisti nga gjobat për vonesat / në pagesat e tatimeve Riprogramimi i pagesave / të tatimeve Subvencionimi i 50% të qirasë / Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Mbështetje Ndërmarrjet publike Subvencionimi i 14.0 financiare për kostove operacionale operacione dhe investime strategjike 17 Rishikimi i planit/ të investimeve kapitale Mbështetja e investimeve/ strategjike përmes: • Subvencioneve qeveritare • Huave qeveritare • Lëshimi i garancive sovrane për qasje në financat e jashtme Së dyti, rreth 15 milion euro janë alokuar në formën e lehtësimeve tatimore, përjashtimeve, amnistive dhe mbulimit të kontributeve të pensioneve. Për më tepër, njësoj sikurse në stimujt emergjent, ndërmarrjet publike kanë përfituar nga mbështetja e qeverisë. Sidoqoftë, kësaj here Qeveria ndërmori një qasje më strategjike duke imponuar fillimisht një rishikim të planeve të operacioneve dhe investimeve kapitale. Përveç kësaj, Qeveria gjithashtu bëri burime të larmishme të financimit për investime kapitale në ndërmarrje publike. Shuma e alokuar e parashikuar për të mbështetur ndërmarrjet publike arrin në 17 milion euro. Fermerët kanë marrë trajtim specifik nga Qeveria e Kosovës. Mbështetja për fermerët arrin në 26 milion Euro. Qëllimi i mbështetjes është rritja e prodhimit bujqësor, zëvendësimi i importeve, rritja e punësimit dhe rritja e cilësisë së prodhimit (shih më poshtë). Masa Përfituesit Mbështetje për sektorin e bujqësisë Fermerët Instrumenti Dyfishimi i buxhetit për programin e Pagesave Direkte Subvencionimi i interesit për hua në bujqësi Buxheti (në milion euro) 24.0 2.0 Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Rritja e punësimit, veçanërisht për ata me më pak gjasa për të gjetur punë, është një 18 nga synimet kryesore të Planit të Rimëkëmbjes Ekonomike. Përveç kësaj, plani synon gjithashtu subvencionimin e pagave, duke përfshirë punëtorët e sapo punësuar, pastaj mbështetjen profesionale për përshtatjen e biznesit me pandeminë, mbështetjen për prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve me pajisje dhe makineri për të automatizuar proceset dhe mbështetjen për të rritur produktivitetin. Në përgjithësi, Qeveria është zotuar për ndarjen e mbi 67 milion euro për këtë qëllim specifik. Disa veprime specifike janë transferuar nga vendimi i marsit, përfshirë subvencionimin e pagave të bizneseve të prekura nga pandemia, në shumën prej 170 euro për punonjës. Sidoqoftë, buxheti për këtë pozicion është rritur nga 41 milion euro në 47,3 milion euro. Detajet në lidhje me veprimet specifike tregohen në vijim. Masa Përfituesit Rritja e punësimit dhe fuqizimi i kapaciteteve të brendshme biznesore Bizneset e sektorit privat Instrumenti Buxheti (në milion euro) Subvencionimi i pagave 47.3 në vlerë prej 170 euro Subvencionimi i pagave të 5.0 të sapo punësuarve Mbështetje profesionale 3.0 për bizneset Furnizimi me makineri dhe pajisje 3.0 Mbështetje për të rritur 3.0 produktivitetin Plani propozon dy masa për të stimuluar kërkesën agregate[1] tërheqjen prej 10% nga fondi pensional; dhe[2] zgjatjen e grejs periudhës për blerjet e pasurive të paluajtshme, posaçërisht për blerjen e banesave dhe shtëpive të banimit. Vlerësohet se masa e parë do të injektojë ekonominë me rreth 200 milion euro, ndërsa për rastin e fundit, qeveria ka zotuar 15 milion euro. Masa Përfituesit Masat për të stimuluar kërkesën agregate Qytetarët Instrumenti Buxheti (në milion euro) Tërheqja e 10% nga kontribut/ paguesit individualë Zgjatja e grejs periudhës për 15.0 blerjet e pasurive të paluajtshme, d.m.th për banesa dhe shtëpi banimi Në fund, rreth 34 milion euro janë zotuar për të zbutur efektet e COVID-19 për segmente të tjera të ndryshme të shoqërisë. Këto para do të ndahen për të zvogëluar 19 pabarazitë rajonale në zhvillim, mbështetjen e pakicave, barazisë gjinore, arsimit, komunave, shoqërisë civile dhe diasporës. Më shumë detaje rreth këtyre masave jepen në vijim. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Masa Përfituesit Instrumenti Buxheti (në milion euro) Zvogëlimi i Ministria e Mbështetje për programet e reja 2.0 pabarazive rajonale, Zhvillimit Rajonal dhe ekzistuese për zhvillimin mbështetja e e balancuar rajonal pakicave, barazisë gjinore, arsimit, Pakicat Mbështetje e iniciativave dhe 2.0 komunave, projekteve për të përmirësuar shoqërisë civile dhe jetën e pakicave diasporës Gratë përmes Mbështetje e projekteve që 2.0 Agjencisë për synojnë përmirësimin e pozitës Barazi Gjinore së grave në shoqëri / Zyra e Kryeministrit Ministria e Përgatitjet për vitin akademik 10.0 Arsimit dhe 2020/2021 institucionet e ndërlidhura arsimore Komunat Mbështetje për menaxhimin e 10.0 situatës së krijuar nga COVID-19 Diaspora e Subvencionimi i kostos 3.0 Kosovës së primit të sigurimit Aspekti Subvencionimi i kostos 3.0 ndërsektorial: së primit të sigurimit punësimi i të rinjve, shoqëria civile, aktivitetet kulturore Siç raportohet në tabelën në vijim, për t'i mbështetur gratë në mënyrë direkte janë caktuar 2 milion euro përmes Agjencisë për Barazi Gjinore. Në fund të nëntorit, 155 kopshte përfituese nënshkruan kontratë me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe mbështetja përfshiu një larmi aspektesh sipas nevojës së kopshteve. Mbështetja për kopshtet u realizua pasi që ato u goditën nga kriza me pandeminë, por gjithashtu edhe për arsye që ato përfaqësojnë një akterë të rëndësishëm që i mbështet gratë e punësuara, dhe gratë në arsim dhe trajtim, dhe ato që janë në kërkim të një pune. Aspektet që u përzgjodhën për tu mbështetur ishin pagesa e qirasë për muajt e Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? ardhshëm, rrogat për punonjës, mbulimi i kostove për ngrohje, materialet mësimore, 20 furnizimi i bibliotekës, lodrat, materialet sanitare dhe higjienike, përmirësimi i zgjerimit të infrastrukturës së shërbimeve(kuzhina, banjo, lyerja e mureve etj.), pakot ushqimore, përmirësimi i teknologjisë(vendosja e një sistemit të kamerave), subvencioni për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë(siç janë me prindër vetushqyes ose nga ekonomitë familjare nën asistencë sociale). Të dhënat e siguruara nga Agjencia për Barazi Gjinore tregojnë se kopshtet e mbështetura strehuan 6,638 fëmijë(3,249 vajza dhe 3,389 djem). Përveç mbështetjes së ofruar përmes Agjencisë për Barazi Gjinore, qeveria i ka ndarë një buxhet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me gjithsej 470,000 euro që synon të mbështesë bizneset në pronësi të grave. 10 Masa u zbatua nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë e cila vepron në kuadër të MTIsë. Në fillim të dhjetorit, 32 subvencione u shpërndanë bizneseve në pronësi të grave. Tjetër gjë e rëndësishme është të theksohet që një dritare specifike e mbështetjes i dedikohet bizneseve në pronësi të grave në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në kuadër të Fondit për Garanci Kreditore. Garancia kreditore deri në 80% të kolateralit do të veproj si mbështetje e rëndësishme për bizneset në pronësi të grave, të cilat, për shkak të mungesës së pronësisë, përballen me vështirësi për qasje në financa. Në një shënim përfundimtar, siç u theksua, Qeveria e Kosovës ka parë Pakon Fiskale Emergjente dhe Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike jo vetëm si mjet për të siguruar rregullime afatshkurtra, por edhe si një instrument për të adresuar mangësitë strukturore të ekonomisë. Për shembull, dokumenti i fundit argumenton që paralelisht me masat e rimëkëmbjes, Qeveria duhet të ndërhyjë në politikat tregtare dhe industriale, politikat e tregut të punës, politikat që përfshijnë Diasporën e Kosovës në zhvillim, politikat për tërheqjen e investitorëve strategjikë dhe riformësimin e politikave tatimore. Kjo qasje është shumë e rëndësishme sepse pritet që COVID-19 të ketë pasoja afatgjata në aktivitetet ekonomike. 11 Si rezultat, raporti i Bankës Botërore(2020)' 'Një rimëkëmbje e pasigurt''(ang. An Uncertain Recovery) argumenton se për Kosovën''do të jetë e nevojshme të avancohet reforma strukturore në planin afatmesëm për t'i këmbyer ndikimet negative ekonomike nga shpërthimi i pandemisë, dhe për t'i ndihmuar qytetarët të bëhen më të qëndrueshëm (elastik) ndaj goditjeve negative në të ardhmen''(fq. 60). Raporti i Bankës Botërore propozon që reforma strukturore të shkojë përtej asaj që sugjeron Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike, me anë të përfshirjes së masave për të rritur produktivitetin, për të investuar në kapital njerëzor dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. 10 https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=2,5,479 11 Banka Botërore(2020) Një rimëkëmbje e pasigurt. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 4 Profili i grave të lëna pas dore Bazuar në analizën e paraqitur më lartë, grupet e grave që jepen në vijim janë 21 identifikuar si grupe jo të shënjestruara në mënyrë specifike nga masat e qeverisë. Meqenëse gratë përfaqësojnë një pjesë të theksueshme të këtyre grupeve të lëna pas dore, analiza ka në fokus vetëm gratë. 4.1 Gratë e punësuara në mënyrë joformale Në periudhën e karantinës të shkaktuar nga COVID-19(Mars-Maj 2020) u realizua një diskutim në fokus grup me 6 gra të punësuara në mënyrë joformale. Këto gra ishin të moshave nga 21 deri 58 vjeçare. Ato ishin të punësuara në supermarkete, apo si kujdestare të fëmijëve, kujdestare për të moshuarit, si parukiere apo në sallone të bukurisë dhe kujdesit personal. Katër nga këto gra punonin me orar të plotë, kurse dy të tjerat që ishin parukiere punonin me orar të pjesshëm, kryesisht në bazë të kërkesave. Në mesin e këtyre grave, kishte nga to që kishin përvojë pune nga 1 deri në 8 vjeçare, por asnjëra nga to nuk kishte kontratë pune. Kur i pyetëm ato se pse kanë pranuar të punojnë pa kontratë, përgjigja e zakonshme e tyre ishte se ishin të lumtura që kanë gjetur një vend pune, dhe nuk iu ka interesuar se a kanë apo nuk kanë kontratë.'Është shumë e vështirë të gjesh një vend pune në Kosovë, kështu që thjeshtë nuk na intereson kontrata'. Pjesëmarrëset që punonin në profesionin e parukieres deklaruan se asnjë parukiere nuk ka kontratë pune. Nga këto gjashtë gra pjesëmarrëse, vetëm njëra ishte duke punuar gjatë periudhës së karantinës. Katër nga to nuk ishin duke punuar, dhe nuk janë paguar fare. Të gjitha pjesëmarrëset deklaruan që edhe anëtarët tjerë të ekonomisë familjare u prekën nga mosmarrja e rrogës, gjë që ka ndikuar negativisht në gjendjen e tyre financiare. Kurse vetëm në një rast, punëdhënësi e pagoi punëtoren gjatë periudhës së karantinës edhe pse ajo nuk ishte duke punuar, me kusht që pas kthimit në punë, ajo ta shlyej këtë shumë financiare të dhënë nga punëdhënësi. Kjo gjë është konsideruar si qasje mbështetëse nga punëdhënësi. Mbështetja qeveritare dhe joqeveritare për punëtorët e punësuar në mënyrë joformale Masa 14 e Pakos Fiskale Emergjente ka përfshirë një mbështetje financiare për kompanitë që gjatë periudhës së gjendjes emergjente të shëndetit publik, regjistrojnë punëtorët e tyre me kontrata pune të paktën një vjeçare, me një shumë prej 130 euro për dy muaj pas regjistrimit. Buxheti total për këtë masë ishte 6 milion euro, që ishte në dispozicion për rreth 24,000 punëtorë të 22 regjistruar së fundmi. Deri në fund të gushtit 2020 kishte në total 14,463 përfitues. Nuk ka ndonjë vlerësim për këtë gjë, por shancat janë që këta punëtorë të regjistruar së fundmi kanë qenë duke punuar në mënyrë joformale nëpër kompani. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? As pjesëmarrëse dhe as familjet e tyre nuk kanë përfituar nga masat qeveritare. Për më tepër, asnjëra nga pjesëmarrëset që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë nuk kanë kërkuar për punë. Mungesa e vendeve të punës dhe punësimi i bazuar në rrjete dhe lidhje politike, u përmendën si arsyet kryesore e hezitimit për të kërkuar punë. Për më tepër, asnjëra nga to nuk ishte e regjistruar në Agjencinë e Punësimit dhe shumica as nuk e dinin që ekziston kjo lloj agjencie, dhe për shërbimet që i ofrojnë për të papunët. Masa e vetme në dispozicion për punëtorët e punësuar në mënyrë joformale ishte masa Riinvest, e financuar nga KFOS. Projekti i zbatua nga qershori deri në shtator të vitit 2020. Në total, 444 gra përfituan nga kjo masë, me 170 euro për një muaj. Sidoqoftë, vetëm njëra nga pjesëmarrëset ishte në dijeni të kësaj mundësie, dhe e kuptoi vonë që ekziston kjo mundësi dhe nuk arriti të aplikonte. Kjo gjë tregon mungesën e informatave për këtë grup(sidomos për ata që punojnë në ekonomi familjare), të cilët edhe pse janë duke punuar, janë kryesisht të shkëputur nga tregu i punës. Edhe pse masa e zbatuar nga Riinvest u konsiderua si mbështetëse, por marrë parasysh faktin që ishte vetëm për një muaj dhe kërkonte dokumentacion, ka mundur të t'i demotivojë gratë të aplikojnë. Përfaqësues të Riinvest-it deklaruan që kishte kërkesë të madhe për aplikime. Kriteri për aplikim ishte që aplikueset ta paraqesin një pasqyrë nga Fondi Pensional i Kosovës që konfirmonte që nuk kishin kontribute në fondin pensional - gjë që konfirmonte se ato po punonin në mënyrë joformale dhe nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria. Sfida kryesore për t'i vlerësuar aplikacionet ishte identifikimi që aplikantët ishin duke punuar në mënyrë joformale. Për këtë gjë, Instituti Riinvest kërkoi nga aplikantët të nënshkruajnë një deklaratë se kanë qenë duke punuar në mënyrë joformale. Në disa raste, aplikantët e treguan vendin se ku punojnë mirëpo disa nga to nuk e bënë këtë gjë për shkak të shqetësimit që punëdhënësi do ta kuptoj këtë dhe do të ketë pasoja pasi që ka punëtorë që punojnë në mënyrë joformale. Aplikantët punonin si kujdestare për fëmijë, kujdestare për të moshuarit, si parukiere, rrobaqepëse dhe shitëse në dyqane, etj. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 4.2 Gratë fermere që punojnë në mënyrë joformale Në vitin 2019, bujqësia dhe pylltaria në Kosovë përbënte 8.1% të BPV-së dhe në 23 këto sektorë u punësuan vetëm 19,200 individë, dhe vetëm 2,400 prej tyre ishin gra(Tabela 1). Sidoqoftë, këto të dhëna duhet të merren parasysh me kujdes pasi ka mundësi të nënvlerësohen për shkak të pamundësisë për ta përfshirë punën pa pagesë në biznese familjare dhe punën joformale. Për të dëshmuar prevalencën e nënvlerësimit, mund të bëjmë krahasime ndërmjet numrave të marrë nga regjistrimi i bujqësisë i kryer në vitin 2013/2014 dhe anketës së fuqisë punëtore 2014(AFP). Sipas AFP-së, në vitin 2014 në bujqësi u punësuan vetëm 8,600 individë(7,500 burra dhe 1,100 gra), kurse për të njëjtin vit, gjetjet nga regjistrimi i bujqësisë treguan që 362,700 12 individë ishin të përfshirë në sektorin e bujqësisë. Regjistrimi i bujqësisë zbuloi gjithashtu se 58.2% e individëve që punonin në bujqësi ishin gra, gjë që tregon rolin e pavërejtur të grave në këtë sektor. Kjo dëshmi tregon që gratë janë shtylla kryesore e bujqësisë dhe janë personat që e sigurojnë ushqimin në ekonomitë familjare në komunitetet e tyre. Gratë përbëjnë një kontribut thelbësor si fermere të fermave të vogla, si punëtore pa pagesë në fermat familjare, si punëtore sezonale dhe joformale në ferma të regjistruara(formale). Anketa për LFTUS e kryer nga MCC-ja në vitin 2017 me 8,554 familje zbuloi gjithashtu se gratë janë një fuqi punëtore e rëndësishme në bujqësi. Edhe pse sipas AFP-së të ASK-së në vitin 2017, në bujqësi ishin të punësuar vetëm 15.9% e individëve nga totali i atyre të punësuar, anketa për LFTUS e MCC-së zbuloi që bujqësia përbënte 21.7% të vendeve të punës, kështu duke e bërë sektorin me pjesën më të lartë të vendeve të punës. Bujqësia ishte në mënyrë të veçantë e rëndësishme për punësimin e grave pasi që 33% ishin të punësuara në bujqësi, krahasuar me 17.6% të burrave. Sipas studimit të njëjtë, përqindja e punëtorëve familjar që nuk marrin pagesë në zona rurale ishte 27.8%, krahasuar me vetëm 6.1% në zona urbane. Të dhënat sugjerojnë që individët e angazhuar në sektorin e bujqësisë kategorizohen kryesisht si punëtorë familjarë pa pagesë, d.m.th nuk kanë kontrata pune por janë të angazhuar në këtë sektor. Nga të gjithë punëtorët familjarë pa pagesë, 72.2% ishin të punësuar në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkatarisë. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se punëtorët pa pagesë, d.m.th. ata në bujqësi, janë zakonisht me aftësi apo arsim të ulët, pasi që 66% ishin punëtorë familjarë pa pagesë, dhe të dhënat na tregojnë që kur niveli i arsimit është më i lartë, gjasat për punë në biznese familjare pa pagesë janë më të ulëta. 12 ASK, 2015, Regjistrimi i Bujqësisë 2014- Rezultatet përfundimtare: http://ask.rks-gov.net/media/1374/rezultatet-perfundimtare.pdf Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Tabela 2: Kontributi i Bujqësisë në BPV (në%) dhe punësim(në 000) 24 2012 201 3 2014 201 5 201 6 201 7 201 8 201 9 Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria 12.2 12.0 11.9 10.3 10.5 9.1 7.2 8.1 Punësimi në bujqësi, në 000 Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria 2012 201 3 2014 201 5 201 6 201 7 201 8 201 9 BG BG BGB GBG BGBG BG 10.5 3.4 14.4 5.9 7.5 1.1 6.0 0.7 12.5 1.7 13.4 2.5 11.6 0.7 16.8 2.4 Burimi: ASK, AFP 2012-2020 Gjithashtu gratë janë të nënpërfaqësuara edhe si pronare të ndërmarrjeve bujqësore. Të dhënat e përshkruara në Tabelën 12 tregojnë që pjesa e ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të grave është rritur me kalimin e kohës. Në vitin 2014, vetëm 7.3% të ndërmarrjeve në sektorin e bujqësisë janë në pronësi të grave, dhe kjo shifër është rritur në vitin 2018 në 19.8%. Tabela 3: Pronësia e ndërmarrjeve në sektorin e bujqësisë 2014 Gra 7.3% Burra 92.7% 201 5 11.1% 88.9% Burimi: Gratë dhe burrat në Kosovë, 2016-2017 201 6 15.6% 88.4% 201 7 19.8% 80.2% Më 9 dhjetor në total ishin 72,449 fermerë që kanë pasur Numër Identifikues të Fermës(NIF), nga të cilët vetëm 3,890 ishin gra, duke përbërë vetëm 5.4% të numrit të përgjithshëm(Tabela 3). Tabela 4: Numri i fermave me Numër Identifikues të Fermës, ndarë sipas gjinisë Gra Burra Numri Identifikues i Fermës 3,890 68,559 Përqindja me Numër 5.4% Identifikues të Fermës 94.6% Totali 72,449 100% Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Marrë parasysh këtë nënpërfaqësim të grave si fermere të formalizuara dhe numrit të ulët të ndërmarrjeve në pronësi në sektor, shumicën e granteve dhe subvencioneve 25 bujqësore i kanë përfituar burrat. Sipas të dhënave të siguruara nga përfaqësues nga MBPZHR-ja, në vitin 2019, nga 43.522 përfituese të subvencioneve vetëm 4% ishin gra duke përbërë vetëm 4% të totalit të subvencioneve(Tabela 4). Për të rregulluar çekuilibrin gjinor, MBPZHR-ja zbaton një masë afirmative, u ofron aplikueseve gra dy pikë shtesë, dhe nuk ekzistojnë provizione të tilla për subvencione. Tabela 5: Përfituesit e subvencioneve, ndarë sipas gjinisë në 2019 Gra Burra Numri i përfituesve 1,573 41,949 Totali 43,522 Përqindja e grave 4% Subvencionet 1,192,939 26,961,450 28,154,389 4% totale Burimi: MBPZHR, dhjetor 2020 Bujqësia ka qenë një sektor i mbështetur nga qeveria, për t'i korrigjuar ndikimet negative nga kriza e COVID-19. Nga 87 milion euro të alokuara nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, qeveria ka ndarë 12 milion euro për bujqësi, duke dyfishuar subvencionet. Megjithatë, qeveria ka dyfishuar subvencionet por nuk ka rishikuar kriteret, në mënyrë që t'i mbështesë punëtorët në biznese familjare pa pagesë, shumica e të cilëve janë gra. Si rezultat, përfituesit kryesorë të drejtpërdrejtë do të jenë burrat. Një grua e intervistuar, e cila është pronare e një qendre të grumbullimit të bimëve aromatike medicinale që përfaqëson edhe 20 gra të tjera kultivuese, deklaroi se asnjëra prej tyre nuk ka përfituar nga subvencionet e MBPZHR-së. Mungesa e qasjes në tokë u deklarua të jetë arsyeja kryesore për gratë fermere që nuk plotësojnë kriteret për subvencione. 4.3 Prindërit/nënat vetushqyese Sa i përket Kosovës, nuk ka të dhëna lidhur me numrin e prindërve vetushqyes. Duke marrë parasysh të dhënat e paraqitura në Tabelën 5, që nga viti 2010 kanë 26 qenë gjithsej 11,797 shkurorëzime, nga të cilat 31% ishin shkurorëzime nga çifte me fëmijë. Gjithashtu e rëndësishme është të theksohet se këta numra ka gjasa që të nënvlerësohen pasi ka raste që janë në vazhdim në procedura gjyqësore dhe gjithashtu shkurorëzime të çifteve të martuara ligjërisht. Më së shpeshti, çiftet e shkurorëzuara kishin një ose dy fëmijë. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Tabela 6: Shkurorëzimet dhe nëse ka pasur fëmijë, dhe sa fëmijë Totali Pa Një Dy Tre Katër Pesë dhe fëmijë më shumë Shkurorëzimet me fëmijë 2010 1,453 1,066 119 117 93 40 18 27% 2011 1,469 1,110 231 80 41 5 2 24% 2012 1,328 929 126 142 88 31 12 30% 2013 1,040 646 117 146 82 33 16 38% 2014 1,243 814 113 156 102 46 12 35% 2015 1,268 783 148 180 119 24 14 38% 2016 1,110 730 122 139 78 30 11 34% 2017 1,072 739 86 120 98 22 7 31% 2018 999 740 94 94 48 18 5 26% 2019 815 607 76 78 41 10 3 26% Burimi: ASK, Statistikat e Shkurorëzimeve 2012-2020 Bazuar në të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në rreth dy të tretat e shkurorëzimeve me fëmijë, fëmijët mbahen nga nëna. Kjo tregon që në Kosovë, fëmijët zakonisht qëndrojnë me nënën. Tabela 7: Fëmijët e mbajtur nga prindërit e shkurorëzuar Totali Nuk ka Bashkëshorti Bashkëshortja Bashkëshorti Tjetër Mbahen fëmijë dhe vetëm të mbajtur bashkëshortja nga gruaja 2010 1,453 1,097 125 219 10 2011 1,469 1,055 163 229 19 2012 1,328 929 119 256 18 2013 1,040 671 124 212 26 2014 1,243 814 162 247 18 2015 1,268 783 147 304 28 2016 1,110 725 140 219 19 2017 1,072 739 106 208 17 2018 999 740 80 150 26 2019 815 607 48 144 15 Burimi: ASK, nxjerrë më 9 dhjetor 2020: askdata 13 2 62% 3 55% 6 64% 7 57% 2 58% 6 63% 7 57% 2 62% 3 58% 1 69% 13 http://askdata.rks-gov.net/PXËeb/pxëeb/sq/askdata/askdata__09%20Population__Divorces/ ?rxid=91b9b3b8-43b9-451b-a30a-a23d65d23eb5 Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Nënat vetushqyese përfaqësojnë një kategori të lënë pas dore në Kosovë. Sidoqoftë, kjo kategori nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga ana e Qeverise por as nga shoqëria 27 civile. Për më tepër, nevojat dhe shqetësimet e tyre janë studiuar rrallë. Sipas një studimi cilësor të kryer nga Shoqata e Prindërve Vetushqyes në vitin 2019, nënat vetushqyese në Kosovë përballen me sfida të shumta sa i përket strehimit, punësimit, kushteve ekonomike dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Duke pasur parasysh që vetëm një pjesë e vogël e grave në Kosovë posedojnë pronë(vetëm 12% në vitin 2017-ASK, 2018 Gratë dhe Burrat), shumica e nënave vetushqyese ose jetojnë me prindërit e tyre ose jetojnë në apartament me qira. Me vetë faktin që nuk kanë burime financiare, nënat vetushqyese përballen me vështirësi në plotësimin e nevojave themelore për veten dhe fëmijët e tyre. Për të kuptuar ndikimin e krizës së krijuar nga pandemia, u zhvillua një diskutim në fokus grup me 9 nëna vetushqyese. Mosha e tyre varionte nga 21 në 47 vjeç. Dy nga nënat vetushqyese kishin nga një fëmijë, kurse të tjerat kishin nga 2, 3 dhe 4. Gjatë diskutimit në këtë fokus grup të organizuar për këtë raport, si pengesë kryesore u përmend mungesa e strehimit. Më shumë se gjysma e pjesëmarrësve jetonin me qira, duke paguar mesatarisht 150-200 euro. Njëra nga to jetonte në një shtëpi së bashku me disa vajza të tjera, të cilat nuk ishin dëshironin që ajo ta marrë djalin e saj në atë vend, me arsyetimin që kjo gjë do të rrisë kostot e shërbimeve për të gjithë. Asnjërën nga nënat nuk e ka ndihmuar komuna me strehim social. Njëra prej tyre ka bërë kërkesë në komunë për strehim social, por nuk ka marrë fare përgjigje. Nënat vetushqyese në nevojë për strehim deklaruan se është shumë e vështirë të marrësh strehim social, pasi që përparësi u jepet atyre aplikuesve që jetojnë kushte ekstreme dhe familjeve të mëdha. Shumica e nënave vetushqyese treguan se ose nuk marrin fare mbështetje ushqimore ose e marrin me vonesë. Kjo është mjaft pengesë për to, pasi që nevojat e fëmijëve nuk presin. Marrja e mbështetjes ushqimore përmes procedurave gjyqësore merr shumë kohë dhe jo të gjitha nënat mund të përballojnë shpenzimet e ndjekjes së një procedure gjyqësore. Vetëm dy nga nëntë nënat vetushqyese nuk ishin duke punuar. Duke pasur parasysh barrën që kishin për tu kujdesur për fëmijët e tyre, ato refuzuan të punojnë, dhe thjesht do të ishin të lumtura po të kishin ndonjë të ardhur. Shumica nga to po punonin në baza joformale, megjithëse do të preferonin të kishin një punë zyrtare dhe më të qëndrueshme. Gjatë periudhës së karantinës, nga 9 nënat vetushqyese, vetëm 3 po punonin dhe kjo gjë e përkeqësoi gjendjen e tyre financiare. Mbyllja e shkollave dhe kujdesi ditor i detyroi nënat vetushqyese të qëndrojnë në shtëpi dhe të përqendrohen më shumë në kujdesin e papaguar. Për nënat vetushqyese të papuna, mbështetja nga familja ka qenë burimi i vetëm financiar. Gjatë pandemisë, sfidë për to ishte mbulimi i nevojave themelore, përfshirë kostot shëndetësore. Për më tepër, ato që kishin fëmijë në shkollë kishin vështirësi për të siguruar teknologji për mësimin online. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Mbështetja qeveritare dhe joqeveritare 28 për prindërit vetushqyes Qeveria e Kosovës nuk ka mbështetur në mënyrë specifike nënat vetushqyese. Sidoqoftë, për ato që marrin ndihmë sociale, është ofruar parapagesa për 3 muaj si pjesë e Pakos Emergjente dhe gjithashtu dyfishimi i shumës që e marrin nga ndihma sociale për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020. Agjencia për Barazi Gjinore, brenda masës së saj që mbështet kopshtet, konsideroi të pranueshëm propozimin nga kopshtet për subvencionimin e faturave për fëmijët e nënave vetushqyese. Duke marrë parasysh që nënat vetushqyese kanë shumë ngarkesa dhe janë kujdestaret e vetme për fëmijët e tyre, do të kishte qenë e përshtatshme të hartohej një masë specifike mbështetëse për to. Për shembull, Maqedonia e Veriut siguroi karta pagese për prindërit vetushqyes(në shumën prej 100 euro). Mbulimi i pagesës së qirasë do të ishte shumë i nevojshëm, por disa prej tyre treguan se pronarët nuk kanë dashur të kenë kontrata zyrtare të qirasë dhe pagesa të kryhej me para të gatshme, gjë që e ka bërë të vështirë për gratë të dëshmojnë shumën e pagesës së qirasë. Prandaj, në takimin me nënat u diskutua që instrument i përshtatshëm për mbështetjen e tyre do ishte sigurimi i të ardhurave bazë, pa kushte. Instituti Riinvest kishte pranuar pak aplikime nga nënat vetushqyese. Vetëm gjashtë përfituan, por me këtë rast iu ndërpre ndihma sociale. Kjo për shkak të rregullit që sapo llogaria e përfituesve të ndihmës sociale pranon para nga burime të tjera, qeveria e ndërpret ndihmën sociale. Duke pasur parasysh që ndihma sociale është e pamjaftueshme(një nënë vetushqyese me një fëmijë merr 87 euro në muaj), me anë të ndërhyrjeve e ardhshme, kufizimi që ato të mos marrin të ardhura të tjera mund të ndërpritet për një kohë të kufizuar. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 1.Rishikim i literaturës për reagimin 5 e qeverisë ndaj krizës COVID-19 Qeveritë kombëtare, kryesisht në ekonomitë e pasura të Global North, menjëherë 29 njoftuan masat ekonomike që i morën, d.m.th formën e pakove të ndihmës emergjente, me alokime financiare të artikuluara qartë, afate kohore dhe grupe specifike të synuara. Analiza e pakove demonstron se pakot e ndihmave kanë njohur që nga fillimi nevojën për të ekuilibruar interesat e sektorit privat dhe njëkohësisht, për të siguruar ndihmë për grupet e pafavorshme sociale. Krahas injektimit të fondeve për të mbështetur prodhimin dhe për të lehtësuar pengesat në zinxhirin e furnizimit dhe vështirësitë në rikuperimin e prodhimit, qeveritë, si pjesë të pakove të tyre të ndihmave për COVID-19, kanë futur zëvendësimin e të ardhurave emergjente, pushimet me pagesë(shpesh për të sëmurët dhe ata me përgjegjësi kujdesi), dhe lehtësimin e hipotekës ose të kredisë. Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave( ITUC) zhvilloi një analizë të pakove të ndihmave emergjente të 69 vendeve," Vendosja e njerëzve në radhë të parë: 12 qeveri i tregojnë botës se si duhet mbrojtur jeta, vendet e punës dhe të ardhurat”, dhe midis gjetjeve të tjera arriti në përfundimin se disa nga ndërhyrjet kanë njohur realitetet e strukturës së sotme të punësimit- megjithëse në masa të kufizuara- duke prezantuar mbështetjen me të ardhura për kategoritë e punësimit të profesionistëve të pavarur, të vetëpunësuar dhe të punësuarve kohë pas kohe. Më tej, vetëm 50% e 69 vendeve që kanë qenë pjesë e analizës kishin kujdes shëndetësor falas, dhe 29% e tyre kanë shpenzuar paratë për t'i shpëtuar bizneset përkundrejt 21% të tyre që zgjodhën të shpenzojnë fondet për të mbuluar pushimin mjekësor të të gjithë punëtorëve. Analiza e ITUC u mat kundrejt pesë politikave thelbësore për njerëzit që punojnë, përkatësisht: pushimi mjekësor me pagesë, mbështetja e pagave, mbështetja e të ardhurave, lehtësimi i hipotekës, qirasë ose kredisë dhe kujdesi shëndetësor falas. Vetëm dymbëdhjetë vende nga 69 në analizë ofruan mbështetje për katër politika thelbësore dhe vetëm gjashtë prej tyre për pesë fusha kryesore të politikave të analizës. Këto gjashtë vende janë: Argjentina, Kanada, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori dhe Mbretëria e Bashkuar(Tabela 8). Siç është përmendur më lart, disa qeveri e kanë njohur strukturën aktuale të punësimit, por kjo gjë është e pamjaftueshme dhe gjithashtu është mbështetje e vogël nëse e krahasojmë me trendet e punësimit. 61% e punëtorëve në botë punojnë në ekonomi joformale(ose gjithsej 2 miliardë punëtorë nga mosha 15 e lart); në vendet në zhvillim, ky numër arrin në 90% në përgjithësi dhe 79% në zonat urbane, ILO, 2018). Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Joformaliteti është më i lartë në ato vende ku nivelet e të ardhurave janë më të ulëta. 14 30 Në vendet në zhvillim(me të ardhura të ulëta), joformaliteti përbën 90 përqind të punësimit, në vendet mesatarisht të zhvilluara(me të ardhura të mesme të larta dhe të mesme të ulëta) përbën 67 përqind, kurse në vendet e zhvilluara(me të ardhura të larta) përbën 18 përqind(Bonnet et al., 2020). Tabela 8: Vendosja e njerëzve në radhë të parë: 15 pasqyrë e masave të përdorura nga vendet Pushim mjekësor i paguar Mbështetja e pagave Mbështetje për të ardhurat* Lehtësimi i hipotekës, qirasë ose kredisë Kujdes shëndetësor falas Argjentina Austria Kanada Danimarka Franca Gjermania Irlanda Zelanda e Re Norvegjia Singapori Suedia MB Burimi: Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave, 2020.*p.sh., profesionistët e pavarur, të vetëpunësuarit, të punësuarit kohë pas kohe 14 Sipas përkufizimit të Bankës Botërore për vitin fiskal 2018, vendet janë kategorizuar në vende në zhvillim(me të ardhura të ulëta), mesatarisht të zhvilluara(me të ardhura të mesme të ulëta dhe të mesme të larta) dhe të zhvilluara(me të ardhura të larta). 15 https://www.ituc-csi.org/IMG/pdf/20200327_ituc_covid-19_countryresponses_.pdf Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Punësimi joformal përbën 73 përqind të punësimit jobujqësor në vendet në zhvillim, 59 përqind në vendet mesatarisht të zhvilluara dhe 17 përqind në vendet e zhvilluara 31 (Bonnet et al., 2020). Në aspektin gjinor, statistikat e ILO-së paraqesin sa vijon: a) punësimi joformal është burim më i madh i punësimit për burra sesa për gra në nivel botëror(63 kundrejt 58 përqind), në vendet e zhvilluara(19 kundrejt 18 përqind) dhe në vendet mesatarisht të zhvilluara(69 kundrejt 64 përqind), sidoqoftë b) në vendet në zhvillim, përqindja e grave punëtore të cilat punojnë në mënyrë joformale(92 përqind) është dukshëm më e lartë se përqindja e burrave(87 përqind) dhe në shumicën e vendeve(56 përqind), përqindja e grave punëtore në mënyrë joformale tejkalon përqindjen e burrave, ndërkohë c) vetëpunësimi përfaqëson 64 përqind të punësimit joformal në nivelin botëror, 79 përqind në vendet në zhvillim, 63 përqind në vendet mesatarisht të zhvilluara dhe 49 përqind në vendet e zhvilluara(Bonnet et al., 2020). Në sektorin e bujqësisë, 80 përqind e punësimit në zona rurale është joformal, krahasuar me 44 përqind të punësimit në zona urbane, ku 98 përqind e punëtorëve joformal janë në vendet në zhvillim, 93 përqind në vendet mesatarisht të zhvilluara dhe 59 përqind në vendet e zhvilluara(Bonnet et al., 2020). Në aspektin global, 42 përqind e grave janë të punësuara në mënyrë joformale në sektorin e bujqësisë, kundrejt 36 përqind të burrave në të njëjtin sektor. Në botën në zhvillim, punësimi joformal në sektorin e bujqësisë për gra arrin 68 përqind të fuqisë punëtore kundrejt 69 përqind të burrave(Bonnet et al., 2020). Duhet të theksohet se nivelet e ulëta të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore dhe përqindja më e lartë e punësimit joformal për burrat në krahasim me gratë në vendet mesatarisht të zhvilluara me popullsi të madhe si Rusia dhe Kina, kufizojnë efektin e niveleve të larta të punësimit joformal të grave në vlerësimet globale dhe rajonale( Bonnet et al., 2020). Ekzaminimi i mëtejshëm i masave politike të qeverisë për të luftuar efektet e shkaktuara nga COVID-19, zbulon se që nga koha kur pandemia u shpall zyrtarisht, qeveritë po zgjerojnë dhe përshtatin masat e ndihmës sociale duke u përpjekur që të sigurojnë të paktën një nivel bazë të ushqimit dhe të ardhurave shumë familjeve që varen nga fitimet nga puna joformale. Me fillim nga tremujori i dytë i vitit 2020, Banka Botërore vlerësoi se 133 vende kishin planifikuar, prezantuar ose përshtatur 564 masa të mbrojtjes sociale si reagim ndaj COVID-19, 60 përqind e të cilave i përkasin kategorisë së ndihmës sociale. Numri i përgjithshëm i përfituesve nga këto masa të 14 Sipas përkufizimit të Bankës Botërore për vitin fiskal 2018, vendet janë kategorizuar në vende në zhvillim(me të ardhura të ulëta), mesatarisht të zhvilluara(me të ardhura të mesme të ulëta dhe të mesme të larta) dhe të zhvilluara(me të ardhura të larta). 15 https://www.ituc-csi.org/IMG/pdf/20200327_ituc_covid-19_countryresponses_.pdf Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? reja të ndihmës sociale ishte rreth 622 milion individë(për programet e punës publike) 32 dhe ekonomitë familjare(për transferimin e parave të gatshme)(Gentilin et al, 2020). Në përgjithësi, transferimet e parave të gatshme përfshijnë 222 masa që kanë të bëjnë me COVID-19 që përfaqësojnë një të tretën(32.4 përqind) e programeve të përgjithshme të mbrojtjes sociale që kanë të bëjnë me COVID-19. Transferimet e parave të gatshme përfshijnë një përzierje të programeve të reja dhe ekzistuese me kohëzgjatje dhe shuma të ndryshme. Rreth gjysma(47 përqind) e transferimeve të parave të gatshme janë programe të reja në 78 vende(duke arritur në 512.6 milion njerëz), ndërsa një e pesta(22 përqind) e masave janë pagesa të njëhershme. Kohëzgjatja mesatare e transferimeve të parave është 2.9 muaj. 16 Përveç masave të mësipërme, mbështetja për punëtorët joformalë dhe të vetëpunësuar aktualisht po ofrohet në shumë forma. Për t'i përmbledhur ato, qeveritë kanë përdorur programet mbështetëse për t'i ndihmuar punëtorët joformalë si në vijim: Programet ekzistuese të sigurimit të papunësisë ose rrjeteve të sigurisë sociale(ang. social safety net)(p.sh. Maqedonia Veriore, Lesoto, Kazakistani, Vietnami, etj.,) Transferime ose grante të reja të parave të gatshme direkte ose në natyrë (p.sh. Tajlanda, Egjipti, Guatemala, El Salvadori, Brazili, Ekuadori, Indonezia, etj.,) Programet e punëve publike(p.sh. Nepali, Kenia, Filipinet, Afrika e Jugut, SHBA, MB) Mbështetje për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme(përfshirë bizneset joformale),(SHBA, Kanada, Burkina Faso, Gabon, Malajzi, etj.) (Nygaard dhe Dreyer, 2020). Pavarësisht nga përpjekjet e qeverive, një numër i madh i masave emergjente mbeten afatshkurtra. Për më tepër, kur qeveritë hartuan pako duke i konsideruar edhe punëtorët joformalë, duket se nuk u ka shkuar në mend se ndihma e premtuar mund të jetë e papërshtatshme, ose problemet me identifikimin dhe regjistrimin e punëtorëve joformalë mund të pengojnë ofrimin e ndihmës. Gjithashtu, përderisa qeveritë kanë vendosur masa të shëndetit publik me synimin që të ngadalësojnë përhapjen e virusit, duke filluar nga mbyllja e kufijve deri në bllokim të plotë, shumë prej këtyre masave kanë detyruar punëtorët joformalë dhe të vetëpunësuarit të heqin dorë nga mjetet e tyre të jetesës, të ndryshojnë mënyrat e tyre të punuarit dhe të zvogëlojnë të ardhurat ose thjesht ua kanë bërë të pamundur punëtorëve 16 Po aty. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? joformalë për të fituar mjetet për jetesën e tyre. Kjo kërcënon mbijetesën e këtyre punëtorëve dhe familjeve të tyre që tashmë jetojnë në një situatë të pasigurt. 33 Gjithashtu është shumë e rëndësishme të merret parasysh se kriza COVID-19 dhe masat e ndërmarra shëndetësore manifestojnë dhe kanë ndikim të ndryshëm në grupe të ndryshme brenda ekonomisë joformale, sipas grupit të marrëdhënieve ekonomike të cilave i takojn, d.m.th aty ku zhvillohet puna e tyre dhe sipas gjinisë së tyre. Siç u përmend më herët në këtë kapitull, në shumicën e vendeve numri i grave në ekonomi joformale e tejkalojnë numrin e burrave. Pandemia COVID-19 ka ndikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka kërcënuar jetën dhe jetesën e tyre në të gjithë globin, me prova të reja që tregojnë se gratë punëtore joformale janë goditur më rëndë. Punëtorët joformalë, veçanërisht gratë, kishin qenë në një situatë të cenueshme dhe të pasigurt edhe para pandemisë COVID-19. Përveç masave të gjera të politikave për të trajtuar krizën COVID-19, qeveritë kanë filluar t'i kushtojnë vëmendje masave të politikave që adresojnë nevojat e grave dhe nevojat e bazuara në gjini. Përcjellja e politikave të reja të përgjegjshme të qeverive nuk është detyrë e lehtë, pasi shumë nga këto politika të reja vazhdojnë të prezantohen, kurse ato të prezantuara tashmë në muajt e parë të pandemisë COVID-19 po transformohen dhe ndryshohen për të pasqyruar realitetet në terren. Një nga sistemet më të rëndësishme të përcjelljes është zhvilluar nga UNDP dhe UNWOMEN i njohur si"Përcjellësi Global i Reagimit Gjinor ndaj COVID-19"(ang. “COVID-19 Global Gender Response Tracker)”. 17 Sistemi përcjellës, i cili monitoron masat e politikave të miratuara nga qeveritë në të gjithë botën për të trajtuar krizën COVID-19 dhe thekson reagimet që kanë integruar një lente gjinore(UNDP, 2020), kap masat e politikave që bien në katër kategori: mbrojtja sociale; tregjet e punës; dhuna ndaj grave; dhe politikat fiskale dhe ekonomike. Sistemi përcjellës përcakton më tej katër kategoritë e politikave të identifikuara si të ndjeshme gjinore ose jo të ndjeshme. Masat e politikave që bien në katër kategoritë e mësipërme vlerësohen të jenë të ndjeshme gjinore kur: a) ato që bien nën dhunën ndaj grave synojnë parandalimin dhe reagimin për të adresuar nevojat, ofrojnë shërbime, rrisin vetëdijesimin dhe sigurojnë mbledhjen e të dhënave; dhe b) ato që bien nën mbrojtjen sociale dhe masat e tregut të punës përcaktohen si të ndjeshme ndaj gjinisë nëse synojnë sigurinë ekonomike të grave ose adresojnë kujdesin e papaguar. Masat fiskale dhe ekonomike përcaktohen si të ndjeshme gjinore nëse ofrojnë mbështetje për sektorët e ekonomisë të mbizotëruar nga gratë(UNDP dhe UN Women, 2020). 17 Shënim. Sistemi përcjellës përditësohet në baza të rregullta edhe pse organet e koordinimit që janë përgjegjës për sistemin përcjellës pranojnë që sistemi është një bazë e të dhënave aktuale për vendet dhe masat, që shtohen dhe përditësohen në baza të rregullta. Disa politika mund të jenë të mbi ose të nën raportuara, disa vende mund të kenë pasur masa ekzistuese të ndjeshme ndaj gjinisë të cilat janë përshtatur me krizën pandemike dhe kanë ushtruar efekte më të thella zbutëse. Këshillohet kujdes sa i përket interpretimit të të dhënave, në mënyrë që të shmanget paragjykimi dhe keqinterpretimi i masave dhe informatave të gjeneruara përmes sistemit përcjellës. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Që nga 28 shtatori 2020 janë marrë 2.517 masa në të gjithë botën për të adresuar 34 krizën e krijuar nga pandemia COVID-19, nga të cilat 992 konsiderohen të ndjeshme ndaj gjinisë ose 39.4 përqind e të gjitha masave(UNPD, 2020). Në aspektin global, vetëm 11.2 përqind e tyre adresojnë kujdesin e papaguar, 17.8 përqind të masave të politikave adresojnë sigurinë ekonomike të grave, ndërsa 70.9 përqind e tyre adresojnë dhunën ndaj grave. Për më tepër, 9.9 përqind e të gjitha masave fiskale dhe ekonomike mbulojnë sektorët e synuar të dominuar nga gratë, ndërsa nga të gjitha masat e mbrojtjes sociale dhe tregut të punës vetëm 9.7 përqind synojnë ose u japin përparësi grave. Leximi i përgjithshëm i të dhënave nga të gjitha rajonet e botës demonstron sa vijon: forma më e preferuar e ndihmës për mbrojtjen sociale mbetet kryesisht transferimi i parave të gatshme që ose u jep përparësi grave si pranuese kryesore të tyre ose siguron përfitime për të gjithë qytetarët ose anëtarët e një grupmoshe; asistenca ushqimore dhe mbështetja në natyrë(pajisje shëndetësore dhe higjienike) kanë qenë pjesë e masave të politikës së mbrojtjes sociale, por të zbatuara kryesisht në afat të shkurtër; trajnimi profesional, huatë afatgjata dhe huatë pa kthim(WIEGO, 2020), grantet dhe punët publike përfshihen në politikën e tregut të punës dhe masat e politikës fiskale(UNDP, 2020); kujdesi i papaguar përfshin shërbime të kujdesit si kujdesi për fëmijët dhe kujdesi afatgjatë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara (UNDP, 2020); vendet që kanë pasur politika paraprake të barazisë gjinore dhe politika publike të integruara gjinore kanë pasur një avantazh të rëndësishëm që i ka mundësuar atyre të shërbejnë për një popullatë më të gjerë dhe të zgjerojnë burimet dhe qasjen e shërbimeve për gratë; qeveritë me agjendë të fortë feministe dhe përfaqësim të barabartë gjinor në strukturat vendimmarrëse kanë krijuar pako të masave të politikave që janë përfshirëse në mënyrë cilësore, të larmishme dhe kanë masa të shumta të koordinuara mirë që kanë për synim gratë nga të gjitha sferat e jetës(UNDO, 2020); dhe Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? veprimet e mobilizimit dhe solidaritetit të komunitetit, të kombinuara me rimendimin e modeleve aktuale të biznesit, ndjekjen e mundësive të reja të 35 tregut dhe lehtësimin e funksionimit të biznesit përmes menaxhimit të informacionit, përdorimit të teknologjisë dhe qasjes biznes me biznes, duke diversifikuar natyrën e mallrave bujqësore dhe blegtorale për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut, mungesës me furnizim dhe përballueshmërisë dhe duke inkurajuar punëtorët në zona rurale të rritin të korrat për qëllime ushqimore në stinën e ardhshme, në vend se të rrisin të korrat për qëllime komerciale(për para)(UN Women, 2020). Pavarësisht masave të politikave të ndërmarra nga qeveritë, fundi i COVID-19 nuk është edhe aq afër, kurse adresimi i nevojave të segmenteve më të cenueshme të popullsisë po rritet intenzivisht. Papunësia, varfëria, pasiguria ushqimore dhe kequshqyerja janë në rritje. Kufizimet e lëvizjes, periudhat e izolimit të herëpashershme, kursimet e ulëta financiare, qasja e dobët në kujdesin shëndetësor, infrastruktura joadekuate shtëpiake dhe higjiena e dobët, rritja e punëve të kujdestarisë në shtëpi dhe pa pagesë, normat dhe vlerat jo mbështetëse ndaj gjinisë janë faktorë që kontribuojnë në përkeqësimin e situatës tashmë të rëndë të punëtorëve rural dhe joformalë, veçanërisht grave. Reagimet e menjëhershme të politikave që sjellin efekte afatgjata duhet të vazhdojnë të ndërmerren dhe nuk duhet të ndahen nga strategjitë shëndetësore dhe ekonomike dhe duhet të ndjekin një strategji veprimi në nivele të shumëfishta(ang. multi-track) që synon rigjenerimin e ekonomisë dhe luftimin e ndikimit të COVID-19 përmes një modeli gjithëpërfshirës që forcon një kontratë të re sociale me ata që kanë qenë të prekshëm, të pavërejtur dhe të pafavorshëm për një kohë të gjatë siç janë punëtorët joformalë dhe ruralë, gratë dhe burrat, dhe duke marrë parasysh dhe duke qenë të përgjegjshëm ndaj dimensionit joproporcional të krizës COVID-19 mbi gratë punëtore rurale dhe joformale. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? 6 Konkluzionet dhe rekomandimet 36 Siç është dokumentuar në këtë raport, Kosova ka qenë mjaft e shpejtë në hartimin e masave mbështetëse për individët dhe bizneset e prekura. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se qeveria e Kosovës ka hartuar masa të veçanta që kanë për synim gratë, masa të zbatuara nga Agjencia për Barazi Gjinore(1 milion euro në nëntor 2020); 470,000 euro për bizneset në pronësi të grave të zbatuara nga KIESA dhe dritare specifike brenda Fondit për Garanci Kreditore që synon të mbështesë qasjen në financa. Sidoqoftë, bazuar në përmbledhjen e masave të reagimit të qeverisë brenda Pakos Fiskale Emergjente, Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, me fokus gratë, tre grupe kanë mbetur të pambështetura nga qeveria, d.m.th. gratë e punësuara në mënyrë joformale (kryesisht të angazhuara nga familjet); nënat vetushqyese dhe gratë fermere joformale. Edhe pse qeveria zbatoi një masë për ta nxitur zyrtarizimin e punëtorëve joformalë dhe për t'i mbështetur ata që humbën punën si rezultat i krizës krijuar nga pandemia, nuk kishte masa të dizajnuara për t'i mbështetur gratë e punësuara në mënyrë joformale, që punonin për familje. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, duke pasur parasysh mungesën e kushteve të kujdesit për fëmijët, shumica e familjeve me nëna që punojnë dhe fëmijë të vegjël punësojnë dado për kujdesin e fëmijëve. Përveç kësaj, ka shumë gra që punojnë si të vetëpunësuara pa punonjës, të cilat u ndikuan nga kriza COVID-19. Nënat vetushqyese përfaqësojnë një grup të cenueshëm që përballen me sfida të shumta. Statistikat e shkurorëzimeve të raportuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se në rreth dy të tretat e shkurorëzimeve me fëmijë, fëmijët mbahen nga nënat. Dihet që një pjesë shumë e vogël e grave në Kosovë posedojnë pronë, gjë që nënkupton se shumica e nënave vetushqyese përballen me sfida për strehim. Dëshmitë e mbledhura për këtë studim tregojnë se sfidë e madhe për nënat vetushqyese është mbulimi i kostove të qirasë. Gjithashtu edhe mbulimi i kostove të kopshtit është pengesë për punësimin e nënave vetushqyese, të cilat, duke pasur parasysh pagat e ulëta në Kosovë, nuk kanë mundësi ta punësojnë një kujdestare për fëmijë. Kriza me pandemi ishte periudhë e vështirë për nënat vetushqyese, të cilat kanë mbetur pa të ardhura dhe iu është shtuar kërkesa për shpenzime shëndetësore dhe gjithashtu kanë nevojë për t'i pajisur fëmijët me pajisje për të ndjekur mësimin online. Prandaj, në ndërhyrjet e ardhshme, nënat vetushqyese duhet të jenë një ndër grupet me prioritet për t'u mbështetur. Gratë fermere joformale janë identifikuar si një grup tjetër i mbetur pa mbështetje. Të dhënat sugjerojnë që gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? bujqësi. Të dhënat e anketës tregojnë se një pjesë më e madhe e grave i përkasin kategorisë së punës së papaguar në biznese familjare, të cilat janë kryesisht në 37 sektorin e bujqësisë. Edhe pse duket se numri i të angazhuarve në këtë sektor është shumë i lartë, vetëm 4% e fermerëve të zyrtarizuar janë gra. Rrjedhimisht, vetëm 4% e subvencioneve merren nga gratë. Brenda Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, qeveria ka dyfishuar subvencionet për fermerët, por pasi që janë aplikuar të njëjtat kritere të pranueshmërisë, vetëm 4% e përfituesve do të jenë gra. Ky çekuilibër është evidentuar më parë dhe nuk është ndërmarrë asnjë hap. Prandaj është koha që qeveria të rishikojë politikat e saj, në mënyrë që të mbështesë ato gra që nuk vërehen, por bëjnë punën. Rekomandimet Kriza COVID-19 ka krijuar një tronditje ekstreme në aspektin global, me pasoja të ndryshme si për burrat ashtu edhe për gratë. Kriza COVID-19 është një krizë e padëgjuar më herët në botën moderne dhe të lidhur mes vete. Masat e menjëhershme të politikës që janë vendosur brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë qenë të dobishme në një masë të caktuar, megjithatë, një gjë duhet të jetë e qartë se masat e politikës të vendosura duhet të monitorohen çdo ditë dhe në mënyrë adekuate, dhe rregullimet duhet të bëhen pa hezitim për të siguruar maksimizimin e përfitimeve nga ato masa. Reagimet nuk mund dhe nuk duhet të ndajnë ndikimin shëndetësor dhe atë ekonomik dhe duhet të ndjekin një strategji të shumëfishtë(ang. multi-track) që kombinon veprime të shumta dhe që shmangë qasjen e politikës pak nga pak(ang. piecemeal approach). Në qendër të vëmendjes duhet të vendosen grupet dhe personat më të cenueshëm dhe më të pafavorshëm. Të gjitha politikat dhe veprimet do të ndërmerren duke pasur parasysh disa parime kryesore: zvogëlimin e ekspozimit ndaj virusit dhe rrezikun e infektimit, qasjen e gjerë dhe të plotë në kujdes shëndetësor për të infektuarit, sigurimin e të ardhurave dhe mbështetjes ushqimore për individët dhe familjet e tyre nga ekonomitë familjare rurale, joformale dhe të prindërve vetushqyes, për të kompensuar humbjen ose zvogëlimin e aktivitetit ekonomik, parandalimin dhe zbutjen e dëmit në strukturën socio-ekonomike dhe ruajtjen dhe kthimin e punësimit, maksimizimin e përdorimit të teknologjisë dhe mbështetjen e iniciativave inovative, dhe hartimin, rishikimin dhe zbatimin e masave të politikës kundër COVID-19 si një politikë e bazuar në të drejta. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Njëkohësisht me përpjekjet për të siguruar stabilizim ekonomik dhe mbështetje të 38 duhur për burrat dhe gratë, subjektet qeveritare duhet të drejtojnë dhe të përfshijnë një lente gjinore në hartimin dhe zbatimin e reagimeve të politikës së rimëkëmbjes. Gjithashtu të sigurohet që të gjitha rregullimet e politikave dhe strukturave për mbështetjen e rimëkëmbjes së qëndrueshme kalojnë përmes analizave të fuqishme gjinore dhe ndërsektoriale përmes angazhimit gjithëpërfshirës të mekanizmave gjinorë në Kosovë, udhëhequr nga Agjencia për Barazi Gjinore. Të sigurohet që të gjitha institucionet publike, në mënyrë periodike, mbledhin të dhëna të ndara sipas gjinisë dhe i raportojnë ato në kohën e duhur. Institucionet publike të Kosovës duhet të vëzhgojnë nga afër zbatimin e integrimit gjinor siç kërkohet nga Ligji për Barazinë Gjinore dhe Rregulloret për Funksionimin e Qeverisë dhe duhet të përdorin në mënyrë të plotë instrumentet aktuale për integrimin gjinor, të cilat janë pjesë e sistemit të hartimit të politikave të Qeverisë së Kosovës. Në vijim janë të renditura rekomandimet specifike për punëtorët joformale, gratë fermere joformale dhe nënat vetushqyese. Pandemia COVID-19 ka vënë në pah nevojën për veprime të menjëhershme të përgjegjshme për t'i mbrojtur punëtorët joformalë përmes masave të menjëhershme të ndihmës dhe politikave ekonomike dhe sociale afatgjata. Identifikimi i punëtorëve joformalë të përfshirë në ekonominë joformale ka qenë një gjë sfiduese për shumë vende, dhe hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse që ka për synim kategori të gjera të punëtorëve me të ardhura të ulëta mund të shmangë ofrimin e stimujve me qëllim që punëtorët të qëndrojnë ose për të punuar në mënyrë joformale, dhe mund të sigurojë bazën për të lehtësuar kalimin e tyre në ekonomi formale(ILO 2020). Për më tepër, meqenëse profili i punëtorëve joformalë është shumë i gjerë dhe secila nga kategoritë e punëtorëve joformalë ka nevojë për reagim të përshtatur dhe të synuar me anë të politikave, rekomandimet kanë fushëveprim të gjerë për të mundësuar modifikime të mëtejshme dhe reale: Të sigurohet transferimi i parave të gatshme si zgjidhje afatshkurtër, por edhe mbulimi i bazës së gjerë si të ardhura bazë të mjaftueshme për të mos rënë nën varfëri dhe në nivelin minimal që inkurajon veprime nga ana e punëtorëve joformalë për përmirësimin e statusit të tyre ekonomik; Të angazhohen i punëtorët joformalë në punë publike në komunitetet e tyre veçanërisht në instalimin e sistemit të ujit dhe kanalizimit, pastrimin e rrugëve dhe tregut të gjelbër/fermave; dhe Të shmangen penalizimet për punëtorët joformalë dhe të ruhen ato për bizneset e mesme dhe të mëdha, duke zbatuar dhe rritur politikat e inspektimit të punës dhe vizitat në vendet e punës. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Në lidhje me mbështetjen e grave fermere joformale, ndërhyrjet e mundshme në Kosovë përfshijnë: 39 Mbështetjen e fermerëve e vegjël që përdorin plehrat, farat dhe lëndët djegëse në mënyrë që të sigurojnë bujqësi të vazhdueshme; Mbështetjen e fermerëve joformalë me subvencione dhe grante që rrisin produktivitetin dhe cilësinë e produkteve të tyre. Agjencia për Barazi Gjinore ka përvojë në subvencionimin e personave fizikë, e cila mund të përdoret si udhëzues në hartimin e subvencionit për këtë grup. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural duhet të identifikojë praktikat më të mira për të mbështetur gratë fermere joformale dhe mbase duhet të përcaktojë edhe kuota për gratë në bujqësi. Gjithashtu duhet të përdoren praktikat e mira nga donatorët; dhe Shërbimet këshillimore dhe trajnimet duhet të sigurohen së bashku me politikat e tjera për të maksimizuar prodhimin. Në lidhje me ekonomitë familjare me një prind/nënë vetushqyese, masat e mëposhtme janë propozuar dhe vërtetuar nga nënat vetushqyese të pranishme në fokus grupin për këtë studim: Të mbështetet qasja në strehimin social në dispozicion dhe të jepet ndihmë për pagesën e qirasë, për t'ia mundësuar nënave vetushqyese të mbajnë një shtëpi familjare dhe për t'i zvogëluar gjasat për varfëri; Të sigurohet mbështetje për nënat vetushqyese me të ardhura të ulëta për të vazhduar arsimimin dhe trajnimin e tyre dhe për të lehtësuar kërkimin e punës dhe procesin e futjes në punë; Të futet një skeme e përhershme e të ardhurave bazë për nënat vetushqyese që janë të papuna, me fëmijë nën pesë vjeç; Në rastet kur kopshtet publike nuk janë në dispozicion, të jepen subvencione për arsimimin parashkollor të fëmijëve nën gjashtë vjeç, që jetojnë me nëna vetushqyese, për të lehtësuar qasjen e nënave vetushqyese në tregun e punës dhe punësimin fitimprurës ose ndjekjen e arsimit për mundësi më të mira pune; dhe Të zbatohet një transferim i pakushtëzuar i parave të gatshme, që do të ishte mënyra më e mundshme për t'i mbështetur nënat vetushqyese. Të ardhurat do t'u shërbenin nënave vetushqyese t'i mbulojnë shpenzimet e qirasë, ushqimit, shëndetit dhe çdo shpenzim tjetër për fëmijët e tyre. Marrë 40 parasysh që disa nëna mund të jenë në proces gjyqësor për tu shkurorëzuar, disa raste mund të mbesin pa mbështetje. Sidoqoftë, gjatë hartimit të dokumentacionit të kërkuar, institucioni që zbaton masën duhet të identifikojë dokumentet që do të vërtetonin se një rast është në proces gjyqësor. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Referencat EBRD, 2020, Responding to the Coronavirus Crisis: Update on Kosovo(shq. BERZH, 2020, Reagimi ndaj krizës së koronavirusit: Informatat e përditësuara për Kosovën) https://www.ebrd.com/what-we-do/coronavirus/coronavirus-policy-response Gentilini, U, Almenfi, M. Orton, I. dhe Dale, P., 2020. Social Protection and Jobs Responses to COVID-19: A Real-Time Review of Country Measures. World Bank, Washington, DC. World Bank.(shq. Mbrojtja sociale dhe reagimet e vendeve të punës lidhur për COVID-19: Një përmbledhje në kohë reale e masave të vendit. Banka Botërore, Uashington. Banka Boterore). https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/33635 ILO, 2018, Women and men in the joformal economy: A statistical picture(Third edition).(shq. Gratë dhe burrat në ekonominë joformale: Një pasqyrim statistikor(Botimi i tretë) https://www.ilo. org/wcmsp5/groups/public/---dgreports/---dcomm/documents/ publication/wcms_626831.pdf ILO, 2020, Extending social protection to joformal workers in the COVID-19 crisis: country responses and policy considerations(shq. Zgjerimi i mbrojtjes sociale për punëtorët joformalë në krizën COVID-19: reagimet e vendit dhe konsideratat e politikave): https://www.social-protection.org/gimi/RessourcePDF.action?id=56833 ASK, 2018, Gratë dhe Burrat në Kosovë 2016/17: https://ask.rks-gov.net/media/4582/women-and-man-2016-2017.pdf. Ministria e Financave, 2020, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/FEC082F0-53E1-46B9-BC9B-5F23C299 20CE.pdf?fbclid=IwAR2c6uVrwnmK8WtMFkNO-eNLCi4Heol25BQoP_Ydmq-wc131 NTAfh2XVv6Q. Ministria e Financave, 2020, Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike. https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/FEC082F0-53E1-46B9-BC9B-5F23C29920CE. pdf?fbclid=IwAR2c6uVrwnmK8WtMFkNO-eNLCi4Heol25BQoP_Ydmq-wc131NTAfh2XVv6Q. Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Nygaard, K. dhe Dreyer, M., maj 2020, Countries Provide Support to Workers in the Joformal Economy(shq. Vendet ofrojnë mbështetje për punëtorët në ekonominë joformale). https://som.yale.edu/blog/countries-provide-support-to-workers-in-the-joformal41 economy OECD, 2020, Kriza COVID-19 në Kosovë WIEGO-Women in Informal Employment: Globalizing and Organising, 2020, Innovation and unity: How home-based workers are adapting to the COVID-19 world(shq. Gratë në punësim joformal: Globalizimi dhe Organizimi, 2020, Inovacioni dhe uniteti: Si po përshtaten punonjësit nga shtëpia me periudhën e COVID-19): https://www.wiego.org/blog/innovation-and-unity-how-home-based-workers-areadapting-covid-19-world Riinvest, 2017, Gratë në Tregun e Punës: Analizë e Kushteve të Punës për Gratë në Kosovë. https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2017/November/10/Grate_ne_tregun _e_punes1510308263.pdf. Banka Botërore dhe wiiw(2019). Western Balkans Labor Market Trends 2019(shq. Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019) http://documents1.worldbank.org/ curated/en/351461552915471917/pdf/135370-Western-Balkans-Labor-MarketTrends-2019.pdf Banka Botërore 2020, Fighting COVID-19. Europe and Central Asia Economic Update(shq. Luftimi i COVID-19. Përditësimi i informatave ekonomike tl Evropës dhe Azisë Qendrore) https://openknowledge.worldbank.org/handle/10986/33476. Banka Botërore, 2020a, An Uncertain Recovery. Western Balkans Regular Economic Report No.18(shq. Një rimëkëmbje e pasigurt. Raport i rregullt ekonomik i Ballkanit Perëndimor Nr.18) https://www.worldbank.org/en/region/eca/publication/westernbalkans-regular-economic-report. UN Women, 2020, Rural women lead solutions and solidarity in the wake of COVID-19(shq. Gratë e zonave rurale udhëheqin zgjidhje dhe solidaritet pas COVID-19): https://www.unwomen.org/en/news/stories/2020/10/compilation-rural-womenlead-in-the-wake-of-covid-19. UNDP dhe UN Women, 2020, COVID-19 Global Gender Response Tracker(shq. Përcjellësi Global i Reagimit Gjinor ndaj COVID-19): https://data.undp.org/wp-content/uploads /2020/09/COVID-19_Global_Gender_Response_Tracker_Methodological_Note_ 20092020.pdf Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Bonnet, F. et al(janar 2019). Women and Men in the Informal Economy: A Statistical Brief (shq. Gratë dhe burrat në Ekonominë Joformale: Përmbledhje Statistikore) 42 www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_protect/---protrav/--- travail/documents /publication/wcms_711798.pdf UNDP, 2020, COVID-19 Global Gender Response Tracker Fact Sheets| UNDP(shq. Faktet lidhur me Përcjellësin Global të Reagimit Gjinor naj COVID-19): https://www.undp.org/content/undp/en/home/librarypage/womens-empowerment /COVID-19-Global-Gender-Response-Tracker.html Organizata Botërore e Shëndetësisë, 2020, Coronavirus Disease(COVID-19) Dashboard| WHO Coronavirus Disease(COVID-19) Dashboard(shq. Paneli i statistikave të sëmundjes së koronavirusit(COVID-19) i OBSH-së): https://covid19.who.int/?gclid= Cj0KCQiAw_H-BRD-ARIsALQE_2N1-vwhsf3T4RPilmzNJPo_vPcAMu8pDjG1snl7w QmyTxhhjlJeiJoaAr7-EALw_wcB Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo Qeveria- Vlada- Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE/ AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST POLOVA AGENCY OF GENDER EQUALITY Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Autorë: Ardiana Gashi dhe Petrit Gashi Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert ose të Agjencisë për Barazi Gjinore Prishtinë, 2021 Republika e Kosovës Republika Kosova- Republic of Kosovo Qeveria- Vlada- Government ZYRA E KRYEMINISTRIT/ OFFICE OF THE PRIME MINISTER/ URED PREMIJERA AGJENCIA PËR BARAZI GJINORE/ AGENCIJA ZA RAVNOPRAVNOST POLOVA AGENCY OF GENDER EQUALITY Mbulueshmëria e reagimit të qeverisë ndaj krizës COVID-19: Kush u la pas dore? Prishtinë, 2021