Veprimi klimatik. I drejtë. Në aspektin social. Manual me argumente për një shoqëri të drejtë dhe ekologjike Falënderime Ky botim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e shumë partnerëve dhe kolegëve të projektit. Versionet paraprake të botimit u rishikuan nga partnerët e projektit në Bruksel, Gjermani, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Sllovaki, ndërkohë që më shumë se 30 kolegë të FES-it nga e gjithë bota na ofruan komente të vlefshme për seksione individuale. Redaktuesja letrare, Znj. Carla Welch, na ndihmoi të flisnim “me një zë» duke unifikuar stilet individuale të të shkruarit të tetë bashkautorëve. Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kolegia jonë e FES-it, Marie Meier, mbështeti të gjithë procesin e krijimit të manualit nga fillimi në fund, duke u kujdesur për çdo detaj me një përkushtim të madh personal dhe profesional. 4 – Përmbajtja PËRMBAJTJA Parathënie Faqja 6 Ne na duhet urgjentisht një politikë e guximshme për klimën. Dhe të bërit e kësaj politike të drejtë në aspektin social është parakusht për qëndrueshmërinë dhe suksesin e saj. Me këtë manual me argumente ne paraqesim mënyra se çfarë ne si shoqëri duhet të bëjmë, përpara se të jetë shumë vonë. Hyrje Faqja 10 Në këtë manual me argumente ne aplikojmë rregullat e praktikave më të mira për komunikim efektiv klimatik. Hyrja flet për çfarë duhet bërë dhe çfarë nuk duhet bërë kur bëhet fjalë për komunikimin klimatik, si dhe për strukturën e manualit dhe të krerëve përbërës të tij. 1 Faqja 14 Veprim klimatik ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Ndryshimet klimatike po kërcënojnë themelet e mirëqenies tonë. Por, në të kundërt, veprimi klimatik ambicioz mund të ulë pabarazitë sociale ekzistuese, si në nivelin global, ashtu edhe brenda vendit. Socialdemokratët kanë luftuar gjithnjë për drejtësi sociale. Ata kanë trajtuar me sukses tranzicionet bazë të së shkuarës në një mënyrë të drejtë në aspektin social dhe mund të mbështeten te përvoja e gjerë e koncepteve frymëzuese të mjedisit dhe qëndrueshmërinë sociale. 4 Faqja 66 Transformimi i energjisë në mënyrë të drejtë në aspektin social Përmes tranzicionit të energjisë do të arrihen katër objektiva për t’i çuar përpara shoqëritë tona. Së pari, energjitë e rinovueshme do të demokratizojnë sistemet e energjisë elektrike. Së dyti, ato do të na lejojnë të kemi akses të përballueshëm ndaj energjisë së qëndrueshme për të gjithë: punonjësit, bizneset dhe konsumatorët. Së treti, tranzicioni i energjisë do të ndihmojë pa dyshim për të luftuar ndryshimet klimatike dhe problemet sociale që i shoqërojnë ato. Së fundi, energjitë e rinovueshme do të përmirësojnë shëndetin individual dhe publik. 5 Faqja 88 Transformimi i lëvizshmërisë së drejtë nga pikëpamja sociale Transformimi i lëvizshmërisë ofron mundësi të mëdha për të përmirësuar cilësinë e jetës. Transformimi po ndodh ndërkohë që qindra komunitete po zbatojnë koncepte smart dhe të qëndrueshme të mobilitetit, të cilat i bëjnë jetët e qytetarëve të tyre më të shëndetshme, hapësirat urbane më miqësore ndaj komunitetit, ekonomitë lokale më të forta, shoqëritë më të drejta dhe mjedisin më të pastër për ne dhe për brezat e ardhshëm. Përmbajtja – 5 2 Faqja 34 Dekarbonizimi i ekonomisë Ndërtimi i një shoqërie dhe i një ekonomie që nuk mbështetet më në lëndët e djegshme fosile kërkon investime masive, si edhe novacion teknik e social. Në të njëjtën kohë ky proces përbën një mundësi për të hapur vende të reja dhe më të sigurta pune dhe për modele të reja biznesi në shumë industri. 3 Megatrendet komplekse Faqja 52 Dekarbonizimi nuk është i vetmi transformim që ne po vërejmë. Për shembull, digjitalizimi dhe ndryshimet demografike, si dhe ndryshimi i natyrës së punësimit do të kenë ndikim të madh mbi mënyrën se si dhe kur punojmë. 6 Faqja 110 Kush vendos për politika ambicioze klimatike në demokraci? Të gjitha instrumentet e nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike janë të disponueshme. Ato thjesht duhet të vihen në përdorim, mundësisht si një përzierje e masave mbikombëtare, kombëtare, rajonale dhe individuale. 7 Faqja 126 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave klimatike ambicioze Demokracitë janë të pozicionuara më mirë për të siguruar politika efektive dhe të drejta klimatike. Dhe, anasjelltas, me politika ambicioze klimatike, ne gjithashtu mund të mbrojmë demokracinë. 6 – Parathënie Parathënie I dashur lexues, Ka disa çështje për të cilat, pavarësisht natyrës së tyre jashtëzakonisht komplekse dhe sfiduese, ne kemi prova të mjaftueshme për të sugjeruar se ato janë plotësisht të zgjidhshme dhe, për më tepër, zgjidhja e tyre do të ndryshonte menjëherë për mirë jetën tonë. Një ndër këto çështje janë politikat klimatike dhe, përmes këtij manuali me argumente, ne kërkojmë të kontribuojmë për përpjekjen e përbashkët për ta përmbushur këtë sfidë. Së pari, mendojmë se është mirë të fillojmë me një histori personale. Një histori e treguar nga një prej autorëve të manualit tonë. Gjatë procesit të shkrimit të kreut të tij, autori ynë filloi të shkonte në punë me biçikletë dy ose tri herë në javë, në vend që të shkonte me makinë si zakonisht. Ky autor nuk jeton vetëm në periferi të qendrës së qytetit, por edhe vetëm 11 kilometra larg zyrës. Ky është një shembull i shkëlqyeshëm për të ilustruar se si shtysat dhe stimujt e vegjël, ato që ne mund t’i quajmë“ngacmime”, qofshin materiale ose psikologjike, mund të ndryshojnë mënyrën e jetesës sonë për më mirë. Në rastin e autorit në fjalë, këto përfitime përfshinë përmirësimin e gjendjes fizike dhe të shëndetit të tij, kursimin e parave, moskontribuimin më në ndotjen e ajrit dhe kohë për veten për të rregulluar mendimet dhe për të shijuar ajrin e pastër. Dhe, më e rëndësishmja, autori u shpërblye me ndjesinë pozitive të dhënies së kontributit për një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët e tij. Ky është mesazhi i parë kryesor i këtij manuali: përmes ndryshimit të mënyrës tonë të jetesës, duke e bërë atë më në harmoni me mjedisin që na rrethon, ne mund të parandalojmë ndryshimet dramatike për keq, pasojat e përkeqësimit të klimës, të cilat do të na prekin të gjithëve. Ne mund të përmirësojmë cilësinë aktuale të jetës. Siç ilustrohet nga reagimi ndaj pandemisë Covid-19, të gjendur përballë kufizimeve të reja, ne jemi në gjendje të rregullojmë dhe të ndryshojmë mënyrën tonë të të jetuarit, duke e bërë atë më të qëndrueshme. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për përpjekjet tona për të trajtuar krizën e klimës. Politikat dhe praktikat më të mira në këtë fushë nuk janë veçse dëshira, por ato janë tashmë pjesë e realitetit të përditshëm për mijëra e mijëra njerëz në qytete, rajone dhe vende me politika mjedisore progresive në të gjithë botën. Veprimi kolektiv është thelbësor nëse duam të arrijmë ndryshimet infrastrukturore të nevojshme për të nxitur ndryshime në sjellje. Në vend që t’ia lëmë në dorë tregjeve, kjo sipërmarrje e përbashkët duhet të jetë një proces demokratik i bazuar te solidariteti universal dhe angazhimi i fortë ndaj një kauze të përbashkët. Veprimi klimatik do të thotë drejtësi sociale Një mesazh kryesor i manualit tonë është se drejtësia sociale dhe mirëqenia sociale janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me mjedisin dhe klimën. Në fund të fundit, janë gjithmonë shtresat më të dobëta financiare, ose shtresat e mesme, ato që vuajnë më shumë për shkak të krizës klimatike, sesa shtresat me një rrjetë të sigurtë privilegjesh dhe me mbrojtje financiare të mjaftueshme për të asimiluar pasojat e tmerrshme të kësaj krize. Ata që preken më së shumti nga kjo krizë janë fermerët e vegjël që kanë humbur prodhimet për shkak të thatësirës, qytetarët e moshuar që u duhet të durojnë verëra gjithnjë e më të nxehta, udhëtarët e klasës së mesme që jetojnë në periferi, të bllokuar vazhdimisht në trafiqe të rënduara, ose që jetojnë pranë autostradave dhe zonave industriale, duke thithur përherë emetimet e çliruara në atmosferë, ose punëtorët në një fabrikë makinash, punët e të cilëve janë në rrezik sepse strukturat drejtuese i kanë injoruar erërat e ndryshimit, duke’ngecur’ Parathënie – 7 për shumë kohë në teknologji të vjetruara dhe duke mospërfituar nga një numër i madh mundësish biznesi. Pavarësisht nëse flasim për furnizimin e decentralizuar të energjisë, transportin e qëndrueshëm, tranzicionin e drejtë të rajoneve të qymyrit, duke u siguruar ish-punëtorëve të qymyrit punë të gjelbëra të qëndrueshme, duke siguruar kështu stabilitetin e të ardhurave për familjet e tyre, politikat ambicioze të klimës po i ndihmojnë njerëzit të cilët përndryshe do të goditeshin më rëndë nga ndikimet e një klime që ndryshon me shpejtësi. Këto politika u ofrojnë atyre siguri dhe perspektivë. Duke u përballur me sfidat e realitetit të klimës në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e gjelbra e vendosin jetën tonë dhe jetën e fëmijëve tanë në një themel më solid. BE-ja i ka vendosur vetes objektivin që të bëhet kontinenti i parë neutral lidhur me karbonin deri në vitin 2050. Ky objektiv është larg të qenit utopik. Lajmi i mirë është se tashmë ekzistojnë mjete të konsoliduara të politikës socialdemokrate, të cilat mbështesin efikasitetin e energjisë, zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me energjinë e rinovueshme, lëvizshmërinë e qëndrueshme, menaxhimin e mbetjeve, kalimin nga ekonomia lineare në ekonominë qarkulluese, për të përmendur vetëm disa shembuj. Dhe, me këto politika, ne mund t’i arrijmë objektivat tona. Ne thjesht duhet të rrisim përpjekjet, të përshpejtojmë procesin dhe të mbështetemi mbi shumë praktika të mira që kanë dhënë rezultate konkrete dhe praktike kur bëhet fjalë për t’i bërë shoqëritë tona të qëndrueshme në aspektin mjedisor dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë dhe të brezave që do të vijnë. Me mbështetjen e njerëzve Lajm inkurajues: Ekziston një mbështetje e gjerë për këto lloj politikash nga popujt në mbarë botën. Shumica e qytetarëve kanë dëshmuar mbështetjen e tyre për qeveritë për t’i dhënë përparësi veprimit për klimën, madje edhe gjatë periudhës së rimëkëmbjes ekonomike pas Covid19-ës. Sipas Eurobarometrit të dhjetorit të vitit 2019, 94 përqind e evropianëve deklarojnë se mbrojtja e mjedisit është e rëndësishme për ta personalisht, ndërsa 78 përqind bien dakord që çështjet e mjedisit kanë efekt të drejtpërdrejtë mbi jetën e tyre të përditshme dhe mbi shëndetin. Shumica e qytetarëve në të gjithë botën(68 përqind) bien dakord që nëse qeveritë e tyre nuk veprojnë tani për të zbutur krizën e klimës, ata do t’i lënë në baltë qytetarët e tyre. Pothuajse gjashtë në dhjetë persona(57 përqind) thonë se do të ngurronin të votonin për një parti politike, politikat e së cilës nuk e marrin seriozisht krizën e klimës. Ne nuk duhet të lejojmë që këto pritshmëri 8 – Parathënie për veprim, të sinjalizuara nga njerëzit, të lihen të papërmbushura. Politikëbërësit duhet t’i përgjigjen me masa një konsensusi kaq të fortë shoqëror. Objektivat globale dhe evropiane të klimës të trajtuara në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe politika të tjera mbështeten nga shkenca dhe janë praktikisht të padiskutueshme. E vërteta është se për t’i arritur ato, ne do të duhet të rimendojmë disa koncepte, veçanërisht ato që kanë formuar modelin ekonomik perëndimor gjatë shekujve të fundit, të tilla si: përqendrimi i fortë te PBBja dhe rritja ekonomike, vlera e pamerituar që i bashkangjitet aktiviteteve të dëmshme për mjedisin tonë, drejtësia sociale dhe mirëqenia jonë. Me modelin tonë ekonomik dominant që ka pasoja të tmerrshme për habitatin tonë natyror dhe gjithashtu shkakton padrejtësi të përhapura sociale, bëhet gjithnjë e më e qartë se problemet e krizës mjedisore dhe problemet sociale kanë një shkaktar bazë të përbashkët : logjikën kapitaliste neoliberale me mantrat e saj të rritjes së pafund, konkurrencën, përfitimin dhe shfrytëzimin e burimeve me çdo kusht. Prandaj, këto dy kriza duhet të trajtohen duke përdorur të njëjtin grup zgjidhjesh. E thënë troç, nëse duam të sigurojmë vazhdimësinë e jetës njerëzore në planetin tonë, koncepti mbizotërues i progresit dhe cilësisë së jetës në vetvete duhet të përfshijë elemente të tilla si qëndrueshmëria, drejtësia dhe solidariteti ndërmjet brezave, e mira e përbashkët dhe një mënyrë jetese që është në përputhje me nevojat dhe kufijtë e habitatit tonë natyror, të tokës tonë amë. Kur të lexoni këtë manual argumentesh, do të jeni në gjendje të identifikoni disa parime gjithëpërfshirëse, të cilat duhet të merren parasysh gjithmonë kur vlerësojmë sfidat që kemi përpara. Këto parime na ofrojnë një kuadër dhe një sens të përgjithshëm drejtimi. I pari prej tyre është efikasiteti: Si mund të minimizojmë përdorimin e energjisë dhe burimeve për të prodhuar një produkt të caktuar ekonomik? Parimi i dytë është “shkëputja”. Si mundemi ne, në planin afatgjatë, të shkëpusim plotësisht aktivitetet tona ekonomike nga dhuratat e kufizuara të burimeve natyrore? Së treti, për ta arritur këtë, ne duhet të udhëhiqemi nga parimi i qëndrueshmërisë, domethënë flukset tona materiale dhe të energjisë duhet të riformatohen në mënyrë të tillë që ato të jenë në përputhje me nevojat dhe kufijtë e ekosistemit që na rrethon. Parimi i katërt që duhet të merret parasysh është mjaftueshmëria: Si mund t’i ndryshojmë modelet tona të konsumit në mënyrë të tillë që thjesht të përdorim më pak burime natyrore sesa më parë? Dhe, të fundit, por jo më pak të rëndësishme, janë parimet e drejtësisë sociale, të qenit i drejtë dhe solidariteti: Si të sigurohemi që kur trajtojmë sfidën e klimës, të gjithë të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë, në përputhje me aftësitë dhe nevojat e tyre, në mënyrë që përpjekjet tona të mos lënë askënd pas. Pavarësisht nëse flasim për përshkallëzimin e burimeve të rinovueshme, shkaktimin e tranzicionit të lëvizshmërisë, hapjen e vendeve të gjelbëra të qëndrueshme të punës, etj., parimet thelbësore të përshkruara këtu synojnë të sigurojnë që jo thjesht të bëjmë gjëra të ndryshme, por që në të vërtetë t’i bëjmë gjërat ndryshe. Me fjalë të tjera, duhet të sigurohemi që ne po veprojmë me të vërtetë në mënyrë të qëndrueshme. Në këtë vëllim ju do të gjeni 139 faqe të mbushura me argumente, raste të praktikave më të mira, fakte dhe shifra që tregojnë se kjo mund të bëhet, se në fusha dhe raste të shumta ndryshimi në fakt është realitet, dhe si mund të përshkallëzojmë përpjekjet tona dhe të jemi më të guximshëm për të ndjekur objektivat tona të përbashkëta, duke i bërë jetën dhe shoqëritë tona jo vetëm të qëndrueshme për mjedisin, por edhe më të drejta në aspektin social. Pikat kritike përtej 1.5°C Është e natyrshme që çdo ndryshim të shkaktojë pasiguri. Megjithatë, kur bëhet fjalë për krizën e klimës mosveprimi do të krijojë shumë më shumë pasiguri për shkak të pasojave të tmerrshme mbi mjedisin, i cili ka një ndikim të madh tek të gjithë ne. Nëse nuk arrijmë të kufizojmë ngrohjen globale në 1.5°C, ekziston rreziku i madh që ne të arrijmë“pikën kritike” të sistemit të Tokës, pas së cilës ngrohja globale do të vazhdojë të rritet dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta ndalojmë më këtë rreth vicioz . Pyjet, të cilat shërbejnë si thithëse natyrore të karbonit, duke u shkatërruar nga zjarret për shkak të thatësirës, gazi i metanit i çliruar nga shkrirja e akujve të përhershëm, ose humbja e mbulesës së bardhë të akullit, e cila më parë i reflektonte shumë rrezet e diellit përsëri në atmosferë, janë vetëm tre“pika kritike”, të Parathënie – 9 cilat ndoshta tashmë i kemi arritur. Kjo është arsyeja pse shumica dërrmuese e kombeve nënshkruan Marrëveshjen e Klimës së Parisit në vitin 2015, duke krijuar një kuadër shumëpalësh për“mbajtjen e rritjes së temperaturës mesatare globale nën 2°C mbi nivelet paraindustriale dhe bërjen e përpjekjeve për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5°C mbi nivelet paraindustriale, duke njohur që kjo do të zvogëlojë ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike”, siç thuhet në nenin 2 1 . Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike(IPCC), një organ shkencor ndërkombëtar i cili përpilon gjetjet e mijëra shkencëtarëve më të njohur për çështjet klimatike në mbarë botën, i përshkruan ndryshimet e jashtëzakonshme midis një rritje globale të temperaturës prej+ 1.5°C dhe+ 2°C në raportin e tij të posaçëm gjithpërfshirës“Ngrohja Globale përtej 1.5°C» 2 , duke theksuar rëndësinë e mosarritjes së pikave kritike të sistemit klimatik të tokës sonë. Kur flasim për“politika ambicioze klimatike” në këtë manual, ne nënkuptojmë politika në përputhje me objektivin e ruajtjes së temperaturës në nivelin 1.5°C , politika të cilat mund të na shpëtojnë nga ngrohja globale e pakontrollueshme dhe e vetëpërforcuar. Me “politika ambicioze klimatike”, ne nënkuptojmë transformimin e vërtetë social-ekologjik për mirë , jo vetëm disa ndryshime të gjelbra kozmetike nga politikat ndryshe konvencionale. Pra,“në mënyrë që gjithçka të mbetet e njëjtë, gjithçka duhet të ndryshojë” 3 . Me fjalë të tjera, nëse ende duam të jetojmë në një planet të banueshëm, atëherë shoqëritë tona duhet të ndryshojnë- për mirë. Nëse dështojmë, kriza e klimës do të destabilizojë jo vetëm mjedisin tonë natyror, por edhe shoqëritë tona dhe mirëqenien tonë. i jemi përmbajtur fakteve dhe vetëm fakteve, politikave realiste dhe zgjidhjeve praktike, jo skenarëve të stisur. Është detyra e fondacioneve politike dhe think tank-eve të propozojnë zgjidhje, të adoptojnë praktikat më të mira dhe të konsolidojnë mësimet e nxjerra, dhe më pas të sigurojnë versionet e disponueshme për zbatim, duke ndihmuar kështu vendimmarrësit, opinionbërësit, qytetarët aktivë e të angazhuar dhe anëtarët e komunitetit të trajtojnë sfidat më të ngutshme në interesin më të mirë të brezave aktualë dhe të ardhshëm. Ne, si socialdemokratë, e konsiderojmë këtë si detyrën tonë. Historikisht, lëvizja socialdemokrate ka qenë ajo që ka sfiduar dhe ka arritur transformime shoqërore, duke udhëzuar shoqëritë në kohë të vështira, me objektivin përfundimtar për t’i bërë ato më njerëzore dhe më të drejta. Kush mund të jetë më mirë i pajisur për të gjetur kompromisin, ekuilibrin dhe sinergjinë e duhur midis klimës dhe sigurisë sociale dhe drejtësisë sesa ne? “Asgjë nuk ndodh vetvetiu. Dhe vetëm disa gjëra zgjasin përgjithmonë. Prandaj, kujdes me forcën tënde dhe mbaj parasysh faktin që çdo epokë kërkon përgjigjet e veta dhe se duhet të veprosh me shpejtësinë e saj që të jesh në gjendje të bësh mirë”. Këto fjalë të famshme të thëna nga i ndjeri i madh Willy Brandt 28 vjet më parë janë po aq me vend edhe sot për misionin tonë. Në rastin tonë, ne i dimë sfidat që duhet të trajtojmë dhe jemi të vetëdijshëm për pikat e forta që kemi. Por, na duhet të dyfishojmë përpjekjet tona. Shpresojmë që ky botim të luajë rolin e vet për të arritur pikërisht këtë gjë. Ne jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet e lidhura me këtë ndryshim. Kjo është arsyeja pse në secilin kre ne i trajtojmë ato drejtpërdrejt, duke demaskuar mitet që rrethojnë politikat klimatike dhe duke instrumentalizuar pasigurinë legjitime të njerëzve. Gjëja më e mirë në lidhje me veprimin për të trajtuar krizën e klimës është se ajo nuk bazohet vetëm te dëshira e mirë. Veprimi për klimën mund t’i referohet dhe mund të frymëzohet nga qindra e qindra shembuj të praktikave të mira që japin rezultate nga jeta reale . Prandaj, gjatë hartimit të këtij manuali ne 10 – Hyrje Hyrje Komunikimi klimatik dhe struktura e këtij manuali Shkencëtarët e kanë paralajmëruar ngrohjen globale që në vitet 1970. Sot, ne vazhdimisht “përmbytemi” me informacione në lidhje me krizat klimatike, ndërkohë që katastrofat mjedisore shfaqen në lajme çdo ditë. Përkundër gjithëpranisë së asaj që quhet“njohja e problemit” (e ndryshme nga njohja e veprimit), ka një mungesë të theksuar veprimi si në nivelin politik, ashtu edhe në atë individual. Arsyet për këtë hendek midis ndërgjegjësimit, objektivit dhe sjelljes janë të shumëfishta. Studimet tregojnë se fushatat e thjeshta informuese, qasje kjo e përdorur shpesh për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me katastrofat klimatike, rrallëherë çojnë në ndryshim të sjelljes pro-mjedisore të një individi(Steg& Vlek 2009). Në këtë kuadër, politikëbërësit e çështjeve klimatike, mbrojtësit e qëndrueshmërisë dhe aktivistët e mjedisit mund të përfitojnë nga njohuri të vlefshme nga shkenca e psikologjisë së mjedisit dhe e komunikimit. Ne e dimë se do të duhet më shumë për të luftuar krizat klimatike sesa thjesht përmendja e fakteve. Ne duhet të mendojmë strategjikisht për mesazhet tona nëse duam të arrijmë audiencën e synuar dhe të shmangim rezistencën ose reagimin e mundshëm, i cili mund të përfundojë duke e mundur objektivin tonë fillestar. Në këtë manual me argumente, shumë nga parimet e mëposhtme në lidhje me psikologjinë e komunikimit klimatik janë vënë në praktikë. Ato ofrojnë këshilla të vlefshme për socialdemokratët që punojnë në kuadrin e transformimit socialekologjik dhe u vijnë atyre në ndihmë se si ta bëjnë komunikimin e tyre më efektiv. Së pari, ekipi i autorëve të këtij manuali përcaktoi se cili do të ishte lexuesi i synuar i mundshëm i manualit. Përmes zhvillimit të përshkrimeve të personit hipotetik të cilit manuali përpiqet t’i drejtohet, ne identifikuam disa emërues të përbashkët të vlerave, identiteteve, modeleve mendore, demografinë, zakonet dhe faktorët e kontekstit të njerëzve që shpresojmë të lexojnë këtë botim. Shumë shpesh, sigurimi i një përshtatjeje të mirë midis komunikimit tonë dhe audiencës së synuar është po aq i rëndësishëm sa vetë përmbajtja e mesazhit (Webster& Marshall 2019).. Një aspekt tjetër thelbësor ishte kornizimi i argumenteve përkatëse. Psikologjia sociale dhe linguistika konjitive tregojnë se mënyra se si ne komunikojmë përmbajtjen në të vërtetë ndryshon mënyrën se si njerëzit i përgjigjen asaj(Lakoff & Wehling 2008). Duke pasur këtë në mendje, manuali ynë i siguron lexuesit argumente proaktive për t’i mundësuar atij që të bëhet autori i rrëfimit të vet . Në vend që t’i përgjigjemi vetëm diskursit hegjemonik, ne kemi krijuar argumente me korniza që mund të përdoren si mjete nga ju për të treguar historinë tuaj të transformimit social demokratik drejt drejtësisë dhe qëndrueshmërisë globale. Këto rreshta me argumenta krijojnë një rrëfim gjithëpërfshirës, i cili e bën këtë manual praktik për t’u përdorur dhe që e fuqizojnë lexuesin. Çdo kre është krijuar për të frymëzuar lexuesin për të përvetësuar një qasje të ndryshme ndaj çështjeve në fjalë dhe për të rimarrë shtysën për një histori ndryshimi, te e cila ne të gjithë jemi pjesë. Ndërsa zhyteni në kre individualë, do të vini re se secili prej tyre fillon me një vizion pozitiv, të prekshëm . Kjo ngjall emocione të kënaqshme tek lexuesi dhe nxit të qenit i hapur dhe guximin e Hyrje – 11 nevojshëm për të identifikuar dhe kapur mundësitë për të trajtuar krizën e klimës dhe shkaqet e saj, në vend që të tërhiqet nga çështjet në fjalë(Harré 2011). Lidhur me katastrofën alarmante të klimës dhe padrejtësitë mbizotëruese globale, ato shpesh janë më të lehta të thuhen sesa të bëhet diçka rreth tyre. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rrezikun e mundshëm dhe efektet anësore të padëshiruara të një orteku mesazhesh që sjellin emocionet e pakëndshme, të tilla si frika, ankthi, faji dhe inati ekzistencial. Ekziston mundësia e madhe që audiencat tona të synuara ta kuptojnë argumentin, ndoshta edhe të bëhen të vetëdijshëm për realitetin e kërcënimit dhe të shpalosin vlera biosferike dhe altruiste dhe, megjithatë, sjellja e dëmshme të vazhdojë ose madje edhe të përkeqësohet. Një fenomen i tillë ka qenë objekt hulumtimi për dekada me rradhë dhe ka krijuar atë që psikologjia sociale e quan“disonancë konjitive”. Si pasojë, ne rrezikojmë të stimulojmë sjellje që janë problematike nga pikëpamja mjedisore, duke e larguar vëmendjen e lexuesit nga rreziqet, duke i bërë ata t’i riinterpretojnë rreziqet në mënyra që i shërbejnë vetes dhe të bëhen apatikë mbi problemet, ose duke aktivizuar vlerat materialiste (Crompton& Kasser 2009). Një mënyrë e mundshme e trajtimit të kësaj dileme është përqendrimi te vizionet konstruktive të qëndrueshmërisë dhe drejtësisë, të cilat janë kryesisht frymëzuese dhe motivuese. Ato tërheqin vëmendjen e lexuesit për mesazhet që mbështesin dhe për faktin se shkaktojnë ndjenja pozitive. Kjo, nga ana tjetër, sjell cilësi të rëndësishme që janë thelbësore për përparimin shoqëror(Harré 2011). Përveç stimulimit të krijimtarisë dhe të qenit i hapur, emocionet pozitive gjithashtu përmirësojnë aftësinë e lexuesit për ta përpunuar informacionin alarmues, i cili është pjesë e pashmangshme dhe thelbësore e komunikimit klimatik . Në këtë manual, ne nuk u shmangemi aspekteve më të ashpra të realitetit, për të cilat jemi të gjithë të vetëdijshëm. Por, këto aspekte paraqiten në një formë të tillë që i bën ato më të lehta për t’u përtypur, duke i inkurajuar lexuesit të motivohen për ndërmarrë veprime, në vend që t’i bëjë ata të tërhiqen nga çështjet në fjalë. Një aspekt tjetër thelbësor kur bëhet fjalë për komunikimin strategjik është gjuha që ne përdorim. Përdorimi i kuadreve progresive është thelbësor për të gjeneruar ndryshim dhe për të treguar që transformimi është i mundur . Prandaj, në këtë manual i është kushtuar shumë kujdes krijimit të kuadreve që përqendrohen te e ardhmja e drejtë dhe e qëndrueshme. Duke përdorur fjalë dhe fraza të caktuara dhe duke përfshirë ose përjashtuar qëllimisht disa aspekte të ligjërimit më të gjerë, ne synojmë të promovojmë mënyra më të dobishme për ta parë botën. Me këtë në mendje, kuadret e argumenteve përkatëse janë krijuar për t’iu drejtuar një grupi vlerash shumë specifike. Ato i bëjnë motivuese mesazhet dhe janë nxitëse efektive të veprimit. Duke përfshirë thirrjet për koncepte të tilla si drejtësia dhe ndershmëria, nxiten vlera të brendshme që forcojnë motivimin për të ndërtuar një botë më të qëndrueshme, të barabartë dhe demokratike. Për shembull, kreu i parë fillon menjëherë me rrëfimin se veprimi ambicioz mbi klimën është i rëndësishëm për drejtësinë sociale dhe barazinë. Duke u përqëndruar te brezat e ardhshëm, klasat dhe ndarja globale veri-jug, ky rrëfim përshkruan se si veprimi për klimën është një mjet i dobishëm për të luftuar padrejtësinë. Përqafimi i kësaj perspektive në vend të të përqendruarit të vëmendjes te kostoja e veprimit për klimën, apo edhe lënia e skenës për një ligjërim që e 12 – Hyrje konsideron veprimin klimatik si mjet për një qëllim të jashtëm(të tilla si fitimet e kompanisë, pushteti, arritjet ose siguria kombëtare) është e dobishme për të stimuluar motivimin e qëndrueshëm. Për më tepër, ne jemi kujdesur shumë që të marrim parasysh audiencën përkatëse të synuar të argumenteve të ndryshme. Duke marrë parasysh atë që i intereson lexuesve të ardhshëm, çfarë ata kanë të përbashkët dhe çfarë është e rëndësishme për identitetin e tyre të përbashkët si socialdemokratë, mesazhet ka më shumë të ngjarë të kuptohen drejt(PIRC 2011). Sërish, ju këtë mund ta shihni qartë në kreun e parë, i cili thekson lidhjen e fortë midis luftrave të kaluara të socialdemokratëve dhe drejtësisë sociale. Kreu i parë dhe i dytë, në veçanti, mbulojnë çështjet e klasave dhe globalizimit. Kur trajtojmë aspektet e drejtësisë, sigurisë, ekonomisë dhe vendeve të punës, ne duhet të kategorizojmë grupet më pak të privilegjuara të njerëzve, njerëzit të cilët nuk kanë përfituar aq shumë nga ekonomia globale kapitaliste. Ne jemi përpjekur të jemi sa më gjithëpërfshirës në gjuhën tonë, duke shmangur fenomenin"të tjerët" 1 , por duke u përqendruar te nxjerrja në pah e ngjashmërive . Ndërsa synojmë të jemi të qartë në lidhje me vështirësitë individuale me të cilat përballen njerëzit, në të njëjtën kohë ne kemi dashur gjithashtu të nxjerrim në pah problemet themelore sistematike dhe mënyrat e mundshme të luftimit të tyre(Underhill 2020). Si pasojë, rekomandimet e dhëna në këtë manual mund të ndihmojnë për promovimin e solidaritetit dhe ndjeshmërisë dhe për ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse (PIRC 2011). punës që kryhen nga njerëz që mendojnë njësoj si ne mund të jetë më motivues dhe më thelbësor sesa të qenit të vetëdijshëm për problemet mjedisore, e cila e bën të domosdoshëm një veprim të tillë (Klöckner 2013). Përmes ofrimit të shembujve të praktikave më të mira, ne synojmë të nxjerrim në pah ndryshimet tashmë të suksesshme, të cilat i bëjnë ndryshimet e së ardhmes të duken më të realizueshme. Shembujt e praktikave më të mira paraqiten në mënyrë të tillë që të theksojnë rolin e njerëzve për të sjellë ndryshime, duke i bërë kështu ato më shumë frymëzuese për lexuesin. Një tjetër përfitim i rëndësishëm i shembujve të praktikave më të mira është se ato ofrojnë njohuri lidhur me masat se si të trajtohen çështje të caktuara. Kjo mund të ndihmojë për të nxitur te njerëzit ndjenjën e të qenit i aftë për veprimin e nevojshëm për të mbrojtur mjedisin. Kjo është mjaft e rëndësishme, pasi si vetëefikasiteti individual, ashtu edhe ai kolektiv, janë provuar se janë thelbësore për sjelljen pro-mjedisore (Klöckner 2013). Siç ka thënë një herë me të drejtë Albert Ajnshtajni: “Ne nuk mund t’i zgjidhim problemet duke përdorur të njëjtën mënyrë të menduari që kemi përdorur kur i kemi krijuar ato”. Ky manual ngre disa çështje të mëdha për shoqëritë e industrializuara, kapitaliste. Edhe, më e rëndësishmja, ai shkon përtej një analize të thjeshtë të status quo-së, duke përshkruar gjithashtu mënyra të mundshme për të ecur përpara, drejt një të ardhmeje më të drejtë, të qëndrueshme dhe socialdemokrate . Një element tjetër kryesor i secilit prej krerëve të këtij manuali janë Shembujt e Praktikave të Mira, të cilat tregojnë se si mund të sillet ndryshimi, i cili është plotësisht i mundur, duke nënvizuar normat pozitive shoqërore të adoptuara nga individë dhe institucione të tjera që tashmë janë të angazhuar drejt transformimit. Njerëzit janë qenie shoqërore. Kur mësojmë rreth gjërave që bëjnë njerëzit e tjerë (sa më shumë të ngjashëm me këta njerëz, aq më mirë), kjo ka një ndikim të thellë mbi veprimet tona. Në fakt, ndikimi i normave shoqërore është një nga nxitësit më të rëndësishëm të sjelljes njerëzore dhe, në të njëjtën kohë, një nga më të pavetëdijshmit. Të mësuarit rreth iniciativave të qëndrueshme dhe Shënimet në fund të faqes dhe Burimet Shënim në fund të faqes për Hyrjen: 1 Përdorimi i gjuhës me qëllim distancimin e një grupi nga një grup tjetër. Burimet Crompton, T.& Kasser, T.(2009): Meeting environmental challenges: The role of human identity; i disponueshëm në: www.valuesandframes.org/downloads(vizituar për herë të fundit më 1.11.2016). Klöckner, C. A.(2013): A Comprehensive Model of the Psychology of Environmental Behaviour – a MetaAnalysis, në:: Global Environmental Change, 23(5), 1028–1038. Lakoff, G.& Wehling, E.(2008): Your Brain’s Politics. How the Science of Mind Explains the Political Divide. Heidelberg: Carl-Auer Publishers. Public Interest Research Centre(2011): The Common Cause Handbook. A Guide to Values and Frames for Campaigners, Community Organizers, Civil Servants, Fundraisers, Educators, Social Entrepreneurs, Activists, Funders, Politicians, and everyone in between. Harré, N.(2011): Psychology for a Better World. Auckland Department of Psychology, University of Auckland; www.psych.auckland.ac.nz/psychologyforabetterworld(vizituar për herë të fundit më 16.06.2020). Steg, L.& Vlek, C.(2009): Encouraging pro-environmental behaviour: An integrative research agenda, in: Journal of Environmental Psychology, 29 , 309–317. Underhill, R.(2020): A Practical Guide For Communicating Global Justice and Solidarity – An alternative to the language of development, aid and charity; i disponueshëm në: https://www.healthpovertyaction.org/wpcontent/uploads/2019/04/A-Practical-Guide-For-Communicating-Global-Justice-and-Solidarity.pdf((vizituar për herë të fundit më 17.06.2020). Webster, R.& Marshall, G.(2019): The#TalkingClimate Handbook. How to have conversations about climate change in your daily life. Oxford: Climate Outreach Shënime në fund të faqes për Parathënien: 1 https://unfccc.int/files/essential_background/convention/application/pdf/english_paris_agreement.pdf 2 https://www.ipcc.ch/sr15/ 3 Ky citim i njohur është marrë nga novela Leopardi, shkruar nga Giuseppe Tomasi di Lampedusa. Hyrje – 13 14 – Titel 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Veprimi ambicioz klimatik është mjet thelbësor në luftën kundër padrejtësisë në rritje, si në nivelin global, ashtu edhe brenda vendit. Socialdemokratët gjithmonë kanë luftuar për drejtësi sociale. Ata janë marrë me sukses me tranzicionet themelore në mënyrë të drejtë sociale, dhe kanë një arkiv të gjerë të koncepteve frymëzuese për qëndrueshmërinë mjedisore dhe shoqërore. 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale – 15 Në këtë kre, ne do të nxjerrim në pah rëndësinë e politikave ambicioze klimatike për të siguruar drejtësinë sociale(pjesa I) dhe përparimin shoqëror(pjesa II). Ne gjithashtu do të tregojmë se koncepti i transformimit social-ekologjik nuk është i ri për demokracinë sociale, por është në fakt pjesë integrale e zhvillimit të saj historik(pjesa III). Magda, çfarë dëshiron të marrësh dhuratë për ditëlindje këtë vit? Një politikë sociale ambicioze, në mënyrë që kur të rritem të bëhem një gjyshe e mrekullueshme, si ti. 16 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Pjesa I: Veprimi ambicioz klimatik është një mjet i rëndësishëm për të luftuar padrejtësinë në rritje, si në nivel global ashtu edhe brenda vendit. Politikat ambicioze klimatike nxisin drejtësinë sociale. Kjo është diçka që nënvizohet nga një numër në rritje i qytetarëve progresistë dhe politikanëve socialdemokratë. Në seksionin më poshtë, ne do të hedhim dritë mbi bashkëveprimin midis krizës së klimës dhe drejtësisë sociale për grupe të ndryshme të margjinalizuara. Në vende anembanë botës, ne po përballemi me një krizë drejtësie. Si rezultat i krizës klimatike, grupet më pak të privilegjuara në shoqëri po vuajnë nga barra e trefishtë e padrejtësisë në rritje: 1. pari, qytetarët e margjinalizuar vuajnë më shumë nga pasojat e krizës klimatike: • Kur qyteti goditet nga një valë nxehtësie, temperaturat 40°C prekin shumë më tepër njerëzit e moshuar që jetojnë në një banesë të vogël prej 40m2 sesa banorët e një shtëpie të madhe të bukur me kopsht me hije pemësh për t’u freskuar. Në mënyrë të ngjashme, një punonjës i paguar mirë mund të ndezë kondicionerin, ose të largohet nga zyra, ndërsa një punëtor krahu nuk mund të largohet nga linja e prodhimit në një fabrikë ku të merret fryma nga i nxehti. Kjo nuk është vetëm çështje komoditeti personal: Edhe në Gjermaninë e pasur, 20,000 vetë kanë vdekur në valët e nxehtësisë së viteve të fundit, shifër kjo dy herë më e lartë se sa vdekjet e shkaktuara nga aksidentet e trafikut 1 . Fatkeqësitë e tjera natyrore të shkaktuara nga ngrohja globale do të godasin edhe më shumë pjesët e margjinalizuara të shoqërisë, sepse shtëpitë, shkollat dhe vendet e tyre të punës ndodhen shpesh në vende ku rreziqet natyrore janë më të mundshme, si, për shembull, në tokë të paqëndrueshme, ose në zona të prekura nga përmbytjet. 2 • Përveç kësaj, sektorët e goditur më shumë nga kriza klimatike aktualisht ofrojnë vende pune për fuqi punëtore kryesisht me aftësi të ulëta. Këtu po i referohemi sektorit të bujqësisë, i cili tashmë vuan nga thatësira, stuhitë, mungesa e ujit dhe formave gjithnjë e më të paparashikueshme të motit, dhe turizmit, i cili, përveç këtyre sfidave të tjera, përballet edhe me problemin e ngritjes së nivelit të detit(shih gjithashtu Kreun 2, faqe 40). Pra, më pak të privilegjuarit janë më të prekshëm ndaj ndikimeve të krizës klimatike. ILO vlerëson një humbje prej 80 milion vendesh pune me kohë të plotë brenda dhjetë viteve të ardhshme si rezultat i krizës klimatike, por edhe kjo shifër varet nga ne nëse do e mbajmë ngrohjen globale nën+ 1.5°C. Nëse nuk arrijmë ta përmbushim këtë objektiv do të ketë edhe më shumë njerëz që do të humbin vendet e punës. Studimet tregojnë se qytetarët e BE-së e perceptojnë rrezikun e humbjes së vendeve të punës për shkak të ndikimeve të ngrohjes globale(ose për shkak të pabarazisë) si më të lartë se rrezikun e humbjes së punës për shkak të masave të uljes së emetimeve të karbonit. 3 2. ë dyti, grupet e margjinalizuara shoqërore kanë më pak kapacitet për të përballuar ndikimet e krizës klimatike, ato janë thjesht më pak elastike: Kostot e një bodrumi të përmbytur ose dëmtimi i çatisë nga një stuhi përfaqësojnë një barrë më të lartë për të varfërit e shoqërisë sesa për qytetarët e pasur me mbulim të mirë sigurimesh. Njerëzit që punojnë në sektorë të prekur rëndë janë zakonisht më pak fleksibël kur bëhet fjalë për ndryshimin e vendeve të punës. Për shembull, një fermer i vogël mund të mos ketë kapitalin dhe njohuritë e nevojshme për të instaluar një sistem novator të kursimit të ujit për të luftuar efektet e thatësirës. 3. është edhe më e padrejtë, sepse, së treti, grupet e paprivilegjuara në shoqëri kontribuojnë më pak për krizën klimatike dhe kjo vlen për të gjitha vendet, si aktualisht, ashtu edhe në të shkuarën 4 Më pak të privilegjuarit fluturojnë më pak, qoftë për biznes apo për qejf, ata nuk ngasin makina(të mëdha), ata kanë apartamente shumë më të vegjël për të 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 17 ngrohur dhe blejnë më pak produkte konsumi. Në fakt, 45 përqind e emetimeve globale të gazrave serrë(GHG) shkaktohen nga 10 për qind e popullsisë më të pasur të botës, ndërsa 50 për qind e më të varfërve janë përgjegjës për më pak se 13 për qind të emetimeve. Megjithëse shumica e këtyre“emetuesve më të mëdhenj” të pasur gjenden në vendet e industrializuara të veriut të globit, është e rëndësishme të theksohet se një e treta e tyre jetojnë në vende me të ardhura të mesme, të tilla si Rusia. 5 Reporteri Special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, Philip Alston, madje ka paralajmëruar se“rrezikohet një skenar aparteidi klimatik ku të pasurit paguajnë për të shpëtuar nga mbinxehja, uria dhe konflikti, ndërsa pjesa tjetër e botës lihet të vuajë”. 6 Ne të gjithë duam që shoqëritë tona të jenë të drejta, dhe të gjithë po përpiqemi të luftojmë kundër rritjes së pabarazisë. Në kuadrin e tre arsyeve të përshkruara më sipër, ku të margjinalizuarit janë më të prekshëm, më pak elastikë dhe kontribuojnë më pak për emetimet, është e domosdoshme që kriza e klimës të frenohet për të shmangur thellimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në botë. Kriza klimatike nuk është vetëm një krizë drejtësie nga perspektiva e të privilegjuarve kundrejt grupeve të privuara në shoqëri, por cek edhe disa dimensione të tjera, veçanërisht drejtësinë a) midis brezave, b) midis kombeve, dhe c) midis burrave dhe grave. 1. Të gjithë ne duam një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe nipërit tanë. • Ne duam që ata të jetojnë me dinjitet dhe pa frikë, të jenë në gjendje të zhvillojnë talentet e tyre dhe të kujdesen për të dashurit e tyre. Megjithatë, së bashku me prindërit tanë, ne kemi përdorur aq shumë burime, saqë nuk do të mbetet shumë për brezat e ardhshëm. 7 Oqeanet acidike të mbushura me mbetje plastike në vend të peshkut, peizazhe të shkreta, biodiversiteti që po zvogëlohet dhe shoqëritë që janë shumë shpesh në gjendje krize për shkak të përhapjes së sëmundjeve, katastrofave natyrore dhe kostove marramendëse që vijnë si rezultat i nevojës për t’u përshtatur me situatën e re- çfarë trashëgimie për t’ua kaluar fëmijëve tanë! 8 18 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Nuk është për t’u habitur që lëvizjet rinore në të gjithë botën bëjnë shumë përpjekje për t’i kujtuar brezit tonë se“Nuk ka Planet B” 9 ku ata mund të shkojnë për të jetuar. Pra, nëse duam që fëmijët tanë të jetojnë një jetë të lumtur, duhet të transformojmë shoqëritë dhe ekonomitë tona në përputhje me parimet shoqërore dhe mjedisore, me fjalë të tjera, duhet t’i ndryshojmë ato për mirë, tani! 2. ashtu, të siguruarit që drejtësia klimatike të trajtohet si përparësi në nivelin ndërkombëtar, ku shohim të njëjtat modele padrejtësie si në nivelin kombëtar: • Vendet me gjurmë të ulët karboni(aktualisht, historikisht, gjithsej dhe për frymë) do të preken më rëndë nga ndikimet e ngrohjes globale. Shumica e këtyre vendeve gjenden në rajone tashmë të ngrohta, të cilat, me rritjen e nxehtësisë, mund të bëhen shkretëtira të pabanueshme10. 10 . Karakteristikat gjeografike, të tilla si vija bregdetare të gjata, gjithnjë e më të gërryera, nënkuptojnë se ato mund të goditen nga stuhi të forta me shpeshtësi në rritje, ose mund të shohin delta të mëdha lumenjsh të gëlltitura nga oqeani. 11 • Me shumicën e këtyre kombeve që janë vende me të ardhura të ulëta, ato janë në disavantazh kur bëhet fjalë për përpjekjen për të rritur qëndrueshmërinë e tyre. 12 Përmirësimi i rezistencës jo vetëm që kërkon zhvillim të kushtueshëm infrastrukturor, por edhe krijimin e planeve të shpëtimit ose krijimin e fondeve për viktimat e ngjarjeve ekstreme të motit. Megjithatë, burimet njerëzore dhe financiare shpesh mungojnë. • Pra, kriza klimatike ka potencialin të përkeqësojë ndjeshëm pabarazinë globale. Në kuadrin e kësaj, debati ndërkombëtar mbi përgjegjësinë e kombeve të ndryshme për të kufizuar krizën klimatike ka vazhduar për dekada me rradhë. Ndërsa tani është e qartë se për të shmangur rritjen e temperaturës përtej 1.5°C(e cila do të çonte në ngrohje globale të pakthyeshme), çdo komb duhet të jetë neutral lidhur me prodhimin e karbonit deri në vitin 2050. Ne nuk duhet të neglizhojmë të marrim parasysh përgjegjësinë për emetimet historike, domethënë për problemet që janë shkaktuar në një masë të konsiderueshme nga vendet e veriut të Globit. Nga kjo perspektivë, 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 19 objektivi i BE-së për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050 nuk është ambicioz, por në fakt është shumë i vonuar. • S ot, solidariteti ndërkombëtar, kur bëhet fjalë për trajtimin e krizës klimatike, jo vetëm që nënkupton“ndarje të drejtë” të barrës lidhur me njohjen e emetimeve historike, por edhe shpërndarje të drejtë të mundësive të krijuara nga novacioni i gjelbër. Nëse vendet në veriun të Globit, pasi së pari kanë shkaktuar një pjesë të madhe të emetimeve, tani edhe u shesin teknologji të reja të gjelbra vendeve në jug të Globit që vuajnë nga pasojat e masave për të luftuar ngrohjen globale, atëherë kjo nuk mund të quhet më solidaritet ndërkombëtar. Pas dhënies, në radhë të parë, të një kontributi të rëndësishëm lidhur me ngrohjen globale, vendet e veriut të Globit duhet të paktën të transferojnë«teknologjitë e gjelbra» te vendet më të prekura të jugut të Globit, duke i lejuar ata të kapin ritmin. Do të ishte edhe më mirë nëse vendet e veriut të Globit do të mbështesnin kërkimin dhe novacionin e gjelbër në vendet e jugut të Globit, në mënyrë që, për shembull, firmat në vendet në jug të Globit të mund të kërkojnë më shumë patenta për energjitë e rinovueshme ose për mobilitetin urban. • S olidariteti ndërkombëtar ka qenë parim udhëheqës për demokracinë sociale që prej fillimit të saj. Sot, në një botë të globalizuar, solidariteti nuk është vetëm çështje vlerash, por edhe pasuri e mirëfilltë, sepse solidaritet do të thotë të bashkosh forcat. Ne mund ta parandalojmë krizën klimatike të kërcënojë njerëzimin vetëm nëse qëndrojmë së bashku dhe punojmë së bashku në nivel global. Marrëveshja e Klimës e Parisit, një nga traktatet më të rëndësishme shumëpalëshe të dekadave të fundit, është një bazë e shkëlqyeshme për një veprim të tillë të përbashkët. 3. shtë fakt i vërtetuar se ngrohja globale ka më shumë ndikim mbi gratë, sesa mbi burrat. • Më shumë gra vuajnë nga varfëria, ato shpesh nuk kanë akses në burime bazë dhe, në kohë krizash, shumë shoqëri kanë tendencë që të shpëtojnë ose të ushqejnë djemtë dhe burrat para vajzave dhe grave. 13 Përveç kësaj, sektorët ekonomikë të ndikuar rëndë nga ngrohja globale, bujqësia, turizmi dhe kujdesi shëndetësor, për shembull, punësojnë një forcë të madhe të gjinisë femërore. Në shumë vende afrikane subsahariane gratë luajnë rol stabilizues për familjet dhe komunitetet e tyre për shkak të rëndësisë që kanë në bujqësi, ndërkohë që tani ky model jetese është gjithnjë e më shumë i rrezikuar. Edhe në sektorin e turizmit do të humbasin gjithashtu shumë vende pune. Kur plazhet e Kroacisë të zhduken, nuk do të ketë më nevojë për punëtore pastrimi. Në sektorin e kujdesit shëndetësor, nga ana tjetër, do të duhen shumë infermierë shtesë për të siguruar funksionimin e sistemit të kujdesit shëndetësor kur kriza e klimës të shpaloset plotësisht. Ne duhet të sigurohemi që kjo punë shtesë të kryhet nga punonjës që punojnë në kushte të mira, dhe jo vetëm nga infermierë që punojnë jashtë orarit (të papaguar)(shih më sipër, faqe 19; për efektet e politikave klimatike mbi barazinë gjinore shih Kreun 3, faqe 55). • Megjithatë, do të ishte gabim që vetëm gratë të përshkruhen si viktima të pafuqishme të krizës klimatike. Nga fermerët e vegjël në jugun e Globit që po rizbulojnë teknika tradicionale bujqësore të dobishme për situatën aktuale, te Greta Thunberg, adoleshentja themeluese e“Të premteve për të ardhmen”, anembanë botës gratë janë lider në luftën kundër krizës klimatike. 14 Të dhënat shkencore, kur ekzistojnë, shpesh tregojnë se gratë janë të informuara më mirë për krizën klimatike dhe janë më të shqetësuara për ndikimet e saj15. 15 • politikat klimatike jo vetëm që duhet të marrin parasysh ndryshimin e pasojave të ndikimeve klimatike mbi burrat dhe gratë, 20 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale por gjithashtu duhet të fuqizojnë në mënyrë specifike gratë për ta luftuar këtë sfidë, duke kontribuar kështu për barazinë gjinore. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...shqetësimet se masat për zbutjen e klimës mund të çojnë në padrejtësi të reja brenda kombeve për shkak të zgjerimit të hendeqeve sociale, për shembull, për shkak të çmimeve të CO2-it që godasin më shumë personat më pak të privilegjuar? Rruga përpara: Sigurimi i drejtësisë sociale brenda vendit • Masat ambicioze për zbutjen e klimës mund të ndihmojnë për uljen e padrejtësive ekzistuese shoqërore. Dhe, në veçanti socialdemokratët duhet të sigurojnë që politikat e reja të hartohen duke pasur pikërisht këtë në mendje. • Në nivelin kombëtar, ka shumë zgjidhje për praktikat më të mira. Një shembull i shkëlqyeshëm është sistemi i çmimeve të karbonit me efekt rishpërndarës. 16 Në këtë sistem, të privilegjuarit,«emetuesit kryesorë», paguajnë më shumë, ndërsa grupet e margjinalizuara, të cilat tentojnë të shkaktojnë emetime më të ulëta, paguajnë më pak që nga fillimi. Të ardhurat e përgjithshme tatimore mund të rimbursohen drejtpërdrejt për anëtarët e varfër të shoqërisë, ose të përdoren pjesërisht për projekte mjedisore në përfitim të grupeve më pak të privilegjuara në shoqëri. Këtu mund të përfshihen kopshtet e reja për komunitetin, transporti publik falas, ose sisteme të reja të ngrohjes/izolimit për projektet e strehimit social. Në të dyja rastet, grupet e margjinalizuara do të kenë më shumë para në xhepat e tyre në fund të vitit, gjë që mund t’i ndihmojë ata të përmirësojnë statusin e tyre social dhe, në të njëjtën kohë, shërben si shpërblim për gjurmën relativisht të vogël të karbonit të shkaktuar prej tyre. • Megjithatë, nuk duhen vlerësuar vetëm masat fiskale në lidhje me efektet e tyre mbi drejtësinë sociale. Në fakt, në lidhje me klimën, të gjitha rregulloret e tjera dhe investimet e qeverisë duhet gjithashtu t’i nënshtrohen të njëjtës analizë: transport publik më i mirë, korsitë e reja të biçikletave ose subvencionet për biçikletat (për transport) janë investim më i mirë nga këndvështrimi i të margjinalizuarve në shoqëri sesa subvencionet për një SUV elektrik me kosto 60,000 euro. Do të ishte gjithashtu më e 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 21 drejtë dhe më e shëndetshme të ndalohen të gjitha makinat nga lëvizja në qendrat e qytetit, me kusht që të ketë alternativa të mira, sesa të lejohen vetëm automjete të reja elektrike për të qarkulluar në zona të tilla(shih gjithashtu Kreun 5, faqe 107). • Këto janë vetëm disa nga shembujt që tregojnë se një zgjidhje më e mirë nga perspektiva mjedisore do të sjellë gjithashtu një drejtësi më të madhe sociale . Por, çfarë ndodh lidhur me… …faktin që shumë vende në Evropë shkaktojnë relativisht pak emetime, ndërsa qeveritë e vendeve kryesore emetuese, të tilla si Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, refuzojnë të marrin masa të përshtatshme? Rruga përpara: Sigurimi i drejtësisë globale klimatike Loja e“hedhjes së fajit te tjetri”, kur ne të gjithë e drejtojmë gishtin te fqinjët, duke pritur të shohim se kush e bën lëvizjen e parë, është taktikë tipike që shkakton vonesë. Në kuadrin e luftës kundër krizës klimatike në Evropë(në Evropën Lindore dhe Perëndimore), ky argument nuk qëndron për pesë arsye: 1. pari, nëse marrim parasysh: a) emetimet historike të shkaktuara nga industrializimi i hershëm; dhe b) emetimet për frymë, çdo vend evropian ka një gjurmë të lartë karboni. Në përgjithësi, vendet evropiane shkaktojnë 33 përqind të emetimeve globale, ndërsa vetëm 28 vendet e BE-së shkaktojnë 22 përqind të emetimeve. 17 Ajo që nuk pasqyrohet në shifra është fakti që emetimet e CO2-it numërohen aty ku prodhohen, jo aty ku konsumohet produkti. Pra, nëse çeliku me karbon intensiv prodhohet në Indi, por përdoret në Sllovaki, atëherë India është vendi me rekord të keq. 2. Së dyti, nëse çdo vend do të priste që«fqinjët e tij më të mëdhenj» të bënin lëvizjen e parë, në fund askush nuk do të bënte asgjë. Për shembull, fakti që Polonia renditet e 26-a në listën e vendeve më të mëdha që emetojnë GS, a do të thotë se 171 vendet e tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Klimës në Paris nuk duhet të bëjnë asgjë derisa qeveria polake të vendosë të zbatojë plotësisht detyrimet e traktatit? 3. Së treti, edhe nëse qeveritë kombëtare i kundërshtojnë politikat ambicioze të klimës, kjo nuk do të thotë që gjurma e karbonit në vendin në fjalë nuk mund të zvogëlohet. Deklarata e Presidentit Trump se ai do të tërhiqej nga Marrëveshja e Klimës e Parisit u përball me një rezistencë të ashpër në nivelin e shumë shteteve dhe komuniteteve të SHBAsë. Kundërshtimi i tyre u përcoll me parullën: “Jemi ende pjesë e Marrëveshjes”. Fushata që mban të njëjtin emër sot i bashkon palët e interesit me një buxhet të kombinuar prej 6.2 trilion dollarësh, gjë që do ta bënte atë ekonominë e tretë më të madhe në botë. 18 Në mënyrë të ngjashme, në shumë vende të tjera, politikanët progresivë marrin pjesë në dialog të drejtpërdrejtë në nivel komuniteti dhe krahine(p.sh.“Shoqatat e Kryetarëve të Bashkive”) për të gjetur mënyra më të mira për të luftuar ngrohjen globale. 19 4. Së katërti, vendet e vogla mund të luajnë rol vendimtar nëse udhëheqin përmes shembullit të tyre. Kjo është e vërtetë për kombet e jugut të Globit, të tilla si«Kampionët e Klimës» të njohur ndërkombëtarisht, Kosta Rika dhe Maroku, por edhe për shtete të vogla evropiane. Danimarka, për shembull, ndjek një politikë shumë ambicioze lidhur me klimën, duke ulur emetimet dhe duke mbështetur diplomacinë e gjelbër. Shtete të tilla model mund të krijojnë“efekt domino”. Për shembull, tranzicioni i energjisë në Gjermani filloi si një eksperiment unik politik në fund të viteve 1990 në kontekstin e dominimit mbarëbotëror të prodhimit me anë të lëndëve djegëse fosile dhe si një segment i vogël i alternativave jashtëzakonisht të kushtueshme të rinovueshme. Brenda vetëm pak dekadash, ai nxiti suksesin global të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe çoi në shfaqjen e një industrie të rinovueshme mjaft konkurruese. 22 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 5. Së pesti, për shumë vite, kundërshtarët kryesorë i kanë përshkruar masat zbutëse të klimës si“barrë”, kur, në fakt ato janë krejt e kundërta. Politikat ambicioze të klimës përbëjnë një mundësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar shoqëri më të drejta, më të shëndetshme dhe për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve në mbarë globin . Në të gjithë manualin ne do të përshkruajmë shembuj të shumtë të përfitimeve pozitive të ndërsjella nga politikat ambicioze të klimës, për barazinë sociale dhe gjinore, për vendet e punës, për shëndetin, për proceset e vendimmarrjes demokratike, dhe madje edhe për sovranitetin e kohës. 20 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 23 Pjesa II: Politikat ambicioze klimatike mbrojnë arritjet sociale të realizuara gjatë dekadave të fundit. Gjatë dekadave të fundit, komuniteti ynë global ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt sigurisë ushqimore, aksesit në ujë dhe kujdes shëndetësor, duke nxjerrë miliona vetë nga varfëria. Megjithatë, të dhënat e viteve të fundit tregojnë se ky përparim shoqëror jo vetëm që ka arritur në një ngërç, por se disa arritje shoqërore janë përmbysur për shkak të krizës së klimës, dhe për faktin se këto suksese janë bazuar pjesërisht te mbishfrytëzimi i burimeve mjedisore. 21 • Numri i njerëzve në varfëri absolute ka qenë në rënie të vazhdueshme për gati dy shekuj. Ky është padyshim një sukses i madh. 22 Ne gjithashtu kemi parë një rritje të konsiderueshme të pasurisë në shumë vende të Evropës Lindore dhe Jugore. Megjithatë, sipas Bankës Botërore, 122 milion njerëz mund të shtyhen përsëri në varfëri deri në vitin 2030 për shkak të ndikimeve të krizës klimatike, duke përmbysur në mënyrë dramatike trendin pozitiv të uljes së varfërisë. 23 MOSVEPRIMI PËR MBROJTJEN E KLIMËS RRIT VARFËRINË. milionë njerëz Më shumë se dy herë popullsia e Ballkanit. • është përsëri në rritje: Sipas FAO-s: “Ndryshueshmëria dhe ekstremitetet klimatike janë[…] një forcë kryesore shtytëse prapa rritjes së fundit të urisë globale” 24 , dhe, si rezultat“numri i njerëzve të kequshqyer në botë ka qenë në rritje që prej vitit 2015 dhe është përsëri në nivelet e vërejtura në periudhën 2010–2011”. 25 Mosprodhimi i kulturave, për shkak të klimës, ka po ashtu ndikim mbi bujqësinë e vendeve të Evropës Lindore. Për shembull, thatësira në Rusi në vitin 2010 dhe 2012, uli rendimentet e të korrave nga një e katërta deri në një të tretën, duke shkaktuar një rritje të lartë të çmimeve të ushqimeve. 26 • Përdorimi i ujit të pijshëm të sigurt jo vetëm që do të jetë problem në zonat tashmë të prirura ndaj thatësirës, por edhe në shumë vende të veriut të Globit. Në Evropën Qendrore dhe Lindore, qeveritë e Bullgarisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Lituanisë, Polonisë, Moldavisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Ukrainës po punojnë me Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO) për të krijuar një sistem të integruar të menaxhimit të thatësirës. 27 Një shqetësim i veçantë janë akullnajat e Azisë Qendrore, të cilat sigurojnë ujë të pijshëm për banorët e të gjitha vendeve fqinje, të cilat aktualisht po tkurren në mënyrë dramatike. • Kriza në rritje e klimës po i vë gjithnjë e më shumë nën presion sistemet tona të kujdesit shëndetësor : Megjithatë, stresi nga nxehtësia dhe dëmtimet nga katastrofat natyrore nuk janë arsyeja e vetme për t’u shqetësuar. 28 Për shkak të rritjes së temperaturave, kafshët vendase nga(nën)rajonet tropikale janë në gjendje të mbijetojnë në Evropë, duke çuar në përhapjen e sëmundjeve të transmetuara nga vektorët, të tilla si ethet e Nilit Perëndimor, i cili tashmë ka arritur në Evropën Jug-Lindore dhe Republikën Çeke. 29 E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ndotja e ajrit përkeqësohet nga kriza e klimës, duke zvogëluar jetëgjatësinë e miliona njerëzve(shih gjithashtu Kreun 5, faqe 90). Ky është problem serioz sepse vetëm gjysma e popullsisë së botës ka akses në kujdesin shëndetësor dhe shumë njerëz 24 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale janë të detyruar të varfërohen sepse nuk mund të përballojnë trajtimin mjekësor që u nevojitet. 30 Në këtë mënyrë, politikat ambicioze të klimës na ndihmojnë të mbrojmë progresin shoqëror që kemi arritur gjatë dekadave apo edhe shekujve të fundit. 31 • Për më tepër, transformimi social-ekologjik i sistemeve tona ekonomike do të ndihmojë për t’i dhënë fund urisë(për shembull, duke zvogëluar mbetjet ushqimore), do t’i japë përparësi sistemeve të konsoliduara të kujdesit shëndetësor mbi mallrat e konsumit me jetë të shkurtër dhe do t’u mundësojë të gjithë anëtarëve të shoqërisë të jetojnë më mirë jetën përmes shpërndarjes më të drejtë të pasurisë(jo domosdoshmërisht përmes rritjes së vazhdueshme të PBB-së). Ky është vizioni i një të ardhmeje më të mirë që aktorët progresivë janë përpjekur të arrijnë për dekada me rradhë. Por, ndikimet e krizës klimatike nuk kërcënojnë vetëm sistemin tonë shoqëror. Ato vënë në rrezik edhe karakteristika të tjera të sigurisë njerëzore : • Një çështje ku është përqendruar debati ka qenë kriza e klimës si nxitës i konfliktit të armatosur . Mungesa e ujit, uria dhe, rrjedhimisht, migrimi masiv përkeqësojnë(në vend që të shkaktojnë) konflikte si brenda kombeve, ashtu edhe midis tyre. Ekspertët bien dakord që me rritjen e ngrohjes globale, kriza e klimës do të bëhet një faktor më i rëndësishëm në konfliktet në mbarë botën, 32 dhe OKB-ja madje e ka shpallur krizën e klimës si“kërcënimin më të madh për sigurinë globale”. 33 • Çështja e refugjatëve të klimës është gjithashtu gjithnjë e më shumë në qendër të debatit ndërkombëtar. Siç thekson UNHCRja:“Ndryshimi i klimës dhe katastrofat natyrore mund të shtojnë dhe përkeqësojnë kërcënimet që i detyrojnë njerëzit të largohen drejt kufijve ndërkombëtarë. Ndërveprimi midis klimës, konfliktit, varfërisë dhe persekutimit rrit në masë të madhe kompleksitetin e emergjencave të refugjatëve”. 34 . Edhe pse është e vështirë të parashikosh se sa refugjatë ka për shkak të klimës dhe sa refugjatë të tillë do të ketë në të ardhmen, ku do të migrojnë ata dhe nëse kriza e klimës ka qenë faktori vendimtar për vendimin e tyre për të lënë shtëpitë, gjithsesi disa vlerësime të kujdesshme janë kryer. Për shembull, një raport i fundit i Bankës Botërore parashikon se nëse vonohet veprimi klimatik 35 , deri në vitin 2050 do të ketë rreth 140 milion refugjatë për shkak të klimës. • Ndikimet e ngrohjes globale në infrastrukturë marrin më pak vëmendje në debat. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e shkollave, spitaleve, hekurudhave, rrugëve dhe fabrikave, është e qartë se një infrastrukturë që merr parasysh klimën është kritike për të gjithë ne: Ndërtesat duhet të jenë në gjendje të përballojnë katastrofat natyrore(stuhitë, përmbytjet, shiun e madh, zjarret, rrëshqitjet e tokës, etj.), si dhe “ngjarjet me fillim të ngadaltë”(thatësirat, shkrirja e akullit dhe akullnajave, ose ngritja e nivelit të detit). Në kuadrin e ngrohjes globale që kemi shkaktuar tashmë, këto ndikime janë të pashmangshme 36 . Dhe përballë pamundësisë virtuale të krijimit të një infrastrukture të përshtatshme për një botë+ 5°C, vëmendja duhet të përqendrohet te ngadalësimi i ngrohjes globale dhe zbutja e efekteve të saj, duke ndërtuar kështu një të ardhme më të mirë. 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 25 • Po ashtu, vetëm sot mund t’i bashkëngjisim një çmim humbjeve ekonomike të shkaktuara nga katastrofat natyrore klimatike: aktualisht, humbjet vlerësohen me 520 miliardë dollarë amerikanë në vit, ekuivalenti i PBB-së së Suedisë 37 . Megjithatë, për vendet e botës me+ 5°C është e pamundur të vlerësohen humbjet ekonomike dhe infrastrukturore, kryesisht për shkak të faktit se humbja e trashëgimisë kulturore dhe shkatërrimi i mjeteve të jetesës kur pjesë të mëdha të Shën Petërburgut, Holandës dhe vijës bregdetare të Kroacisë të jenë poshtë nivelit të detit do të jetë thjeshtë e pallogaritshme. • E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, nëse nuk trajtohet, nxehja globale do të destabilizonte gjithashtu sistemet tona politike , përfshirë edhe minimin e arritjeve të tilla si procedurat vendimmarrëse me pjesëmarrje dhe rritja e barazisë gjinore. Në kohë krizash, ekzekutivit zakonisht i kërkohet të marrë masa të guximshme dhe drastike, shpesh duke neglizhuar zërat e aktorëve të tjerë politikë. Situata si kjo rrallë sjellin përparim dhe novacion shoqëror, por përkundrazi përfshijnë një kthim mbrapsht te vlerat e vjetra(shih gjithashtu Kreun 7, faqe 128). Por, çfarë ndodh lidhur me… Investimin e nevojshëm për t’i bërë shoqëritë tona më të ndjeshme ndaj klimës? Rruga përpara: Sigurimi i sigurisë sociale dhe njerëzore • Ne duhet të investojmë te planifikimi bujqësor, sistemet e kujdesit shëndetësor, menaxhimi i ujit, infrastruktura elastike dhe gjithashtu sistemet e paralajmërimit të hershëm për të qenë në gjendje të përballojmë më mirë pasojat e ngrohjes globale, të cilat edhe nga perspektiva e sotme ne e dimë se jenë të pashmangshme. Forumi Ekonomik Botëror vlerëson një nevojë investimi prej 1.8 trilionë dollarësh në pesë fusha kryesore. Kjo shumë mund të duket shumë e madhe, por lajmi i mirë është se deri në vitin 2030 ky investim mund të zhbllokojë përfitime në shumën prej 7.1 trilionë dollarësh amerikanë. Një investim i tillë jo vetëm që do të parandalonte kosto shumë më të larta, por gjithashtu do të nxiste novacionin dhe mund të çonte në realizimin e shumë bashkëpërfitimeve sociale(për më shumë hollësi në lidhje me këtë, shih Kreun 2, faqe 36). 38 INVESTIMI TEK MBROJTJA E KLIMËS SJELL PËRFITIME EKONOMIKE • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, kishte absolutisht të drejtë kur theksoi se “çdo gjë ka një kosto. Por, kostoja më e madhe është të mos bësh asgjë” . 39 Një studim i fundit pohon se 30 trilion dollarë amerikanë dëme të shkaktuara nga ngrohja globale mund të parandalohen nëse i qëndrojmë objektivit të 1.5°C. Shumica dërrmuese e kombeve, të cilat përfaqësojnë 90 përqind të popullsisë së botës, do të përfitonin nga kjo gjë. 40 • Kjo është edhe më e vërtetë duke pasur parasysh miliona jetë dhe mjete jetese, trashëgimi kulturore dhe natyrore që do të humbasin. Këto janë gjëra për të cilat është e pamundur të vendoset një çmim. 26 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Pjesa III: Socialdemokratët janë të pajisur mirë për sfidat që na presin përpara Për shkak se janë marrë me shumë ndryshime dhe tranzicione të rëndësishme, socialdemokratët mund të shfrytëzojnë një historik të pasur të koncepteve për qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale: • Përgjatë gjithë historisë së saj, demokracia sociale ka qenë gjithmonë e lidhur ngushtë me çështje mjedisore. Për punëtorët e zellshëm të industrisë, natyra ishte parajsë dhe vend për të pushuar, një vend ku ata mund të shëroheshin nga turnet e gjata në fabrikat ose repartet e minierave. Në të njëjtën kohë, natyra u dha një mundësi për të shpëtuar nga kushtet shpesh të vështira të jetesës në zonat e qyteteve dhe fshatrave ku jetonte forca punëtore. Zgjedhja për të kaluar kohën në natyrë ka qenë gjithmonë shprehje e vetëvendosjes. Lëvizja e punëtorëve, e cila u shfaq në të gjithë Evropën në vitet 1880 u përpoq të institucionalizonte këtë interes te natyra. Duke pasur këtë në mendje, në vitin 1895 u themelua shoqata turistike“Miqtë e Natyrës”, një shoqatë ndërkombëtare e punëtorëve nga vende të ndryshme, të cilët kishin të përbashkët dashurinë për natyrën. Në këtë fazë të hershme të historisë së demokracisë sociale u pranua se çështjet e natyrës ndërkombëtare duheshin zgjidhur në bashkëpunim. • Në vitet 1970 dhe 1980, çështjet e politikës mjedisore filluan të diskutoheshin gjithnjë e më qartë dhe më hapur. Në të gjithë botën, degradimi i mjedisit ishte bërë shumë i dukshëm. Përmes Komisionit të tij VeriJug, Kancelari gjerman Willy Brandt nxiti shkëmbimin midis vendeve në zhvillim dhe vendeve të jugut të Globit. Ai drejtoi qeverinë e parë federale gjermane që miratoi një program zhvillimi në vitin 1971. Fakti që ne i diskutojmë çështjet mjedisore dhe klimatike në një dimension global sot është kryesisht falë Willy Brandt-it, Politika e Re Lindore e të cilit përfaqësoi një hap të rëndësishëm drejt një Evrope të bashkuar dhe i cili kërkoi qeverisje globale pas rënies së komunizmit, kërkesë kjo që është më e rëndësishme sot se kurrë më parë. • Si kampionë të punëtorëve, partitë socialdemokrate kurrë nuk u përqendruan ekskluzivisht te masat e mbrojtjes së mjedisit, por gjithmonë ishin të shqetësuar për ndikimet sociale. Politikanët shpesh ishin të preokupuar me shqetësimet për humbjet e vendeve të punës dhe nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë për ndryshime strukturore. Kjo e bëri edhe më të rëndësishme që, në vitet 1970, SPD-ja të vendoste të trajtonte një ndryshim strukturor në terrenin e saj në rajonin e Rhine-Westfalias së Veriut. Synimi ishte industria e qymyrit dhe industria e rëndë. Për Willy Brandt-in, qëllimi ishte që“ta bënte përsëri blu qiellin mbi kullat e minierave në Ruhr”. Filloi një proces i gjatë konvertimi me një theks të fortë te diversifikimi ekonomik: kompanitë e reja të kërkimit, prodhimit dhe shërbimit u zhvendosën në zonat e mëparshme industriale. Si rezultat, cilësia e jetës në rajon u përmirësua ndjeshëm, veçanërisht për shkak të kushteve më të mira mjedisore. Ky transformim në Rhine-Westfalia konsiderohet ende si shembull pozitiv i ndryshimit strukturor të ndërgjegjshëm për mjedisin (shih gjithashtu Kreun 2, faqe 43). • Gjatë kësaj periudhe, vende të ndryshme dëshmuan krijimin e partive të para të gjelbra, të cilat sollën çështje të shumta mjedisore në skenën politike dhe gjithashtu i shtynë partitë e tjera të përfshinin politikat mjedisore në programet e tyre politike. Përveç të Gjelbërve, socialdemokratët zhvilluan koncepte mjedisore gjithëpërfshirëse. Tridhjetë vjet më vonë, shumë parti socialdemokrate ende e shohin veten si parti me rrënjë sociale dhe jeshile. 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 27 • Një moment historik në politikën mjedisore ishte botimi i Raportit Brundtland me titull “E ardhmja jonë e përbashkët”. Raporti, i shkruar nën udhëheqjen e ish-Kryeministrit Social Demokrat të Norvegjisë, Gro Harlem Brundtland, përcaktoi për herë të parë termin zhvillim i qëndrueshëm dhe ndezi debate të gjera rreth politikës globale të qëndrueshme mjedisore. • Në Evropën Qendrore dhe Lindore degradimi i mjedisit u bë gjithashtu problem në vitet 1980, në mënyrë të veçantë pas katastrofës bërthamore të Çernobilit. Grupet mjedisore u formuan në të gjithë rajonin, anëtarët e tyre u shpallën kundërshtarë të regjimeve komuniste. Pas rënies së komunizmit, shumë prej këtyre aktivistëve mjedisorë gjetën shtëpinë e tyre politike te partitë socialdemokrate, ku vazhduan të elaborojnë më shumë çështje mjedisore. Por, çfarë ndodh lidhur me… …politikat e përbashkëta klimatike të demokracisë sociale dhe sindikatave, të dyja me rrënjë të thella në lëvizjen e punëtorëve? A nuk po e tradhëtojmë të shkuarën tonë? Rruga përpara— së bashku me sindikatat dhe duke njohur rrënjët tona • Nuk ka dyshim se sindikatat mund dhe do të donin të luanin një rol kryesor në luftën kundër krizës së klimës. Ata janë partnerë të natyrshëm kur bëhet fjalë për mbështetjen e transformimit mjedisor, i cili gjithashtu çon në më shumë drejtësi sociale. • Në të shkuarën, një sindikalist me një mendim progresiv mbi krizën e klimës mund të ketë luftuar për të fituar mbështetje. Por, me krizën e klimës që po shpaloset, e cila po i përkeqëson ndjeshëm pabarazitë si në nivel kombëtar edhe në atë global, duke shkatërruar miliona vende pune në sektorët e prekur rëndë, duke kërcënuar shëndetin dhe mirëqenien e akoma më shumë punëtorëve dhe duke minuar të ardhmen tonë të përbashkët, kjo pamje ka ndryshuar në mënyrë dramatike- për më mirë. 28 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale • Sot, të gjitha konfederatat kryesore të sindikatave ndërkombëtare janë nxitëse aktive të politikave klimatike, ashtu si shumë nga homologët e tyre rajonalë dhe kombëtarë dhe anëtarët e tyre. Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave(ITUC) dhe Federata Evropiane e Sindikatave(ETUC) janë të qartë në lidhje me mbështetjen e tyre për Marrëveshjen e Klimës së Parisit dhe promovojnë konceptin e«tranzicionit të drejtë» drejt një të ardhmeje të qëndrueshme (shih gjithashtu Kreun 2, faqja 40). Në vitin 2015, në vitin kur u përfundua Marrëveshja atëherë«ato do të përfundojnë në menu». Të dyja palët filluan të kuptojnë rëndësinë e përfaqësuesve të sindikatave për t’u përfshirë në dialog me shumë aktorë mbi zhvillimin dhe zbatimin e politikave klimatike, duke sjellë së bashku qeverinë, sindikatat, shkencëtarët dhe përfaqësuesit e OJQ-ve mbi mjedisin. Kjo mund të shihet si themeli për formimin e komisioneve në shumë vende sot, të cilët përcaktojnë rrugët e përbashkëta për një tranzicion të drejtë në një ekonomi me karbon zero. e Parisit, ILO-ja botoi“Udhëzimet për një tranzicion të drejtë drejt ekonomive dhe shoqërive të qëndrueshme mjedisore për të gjithë” 41 dhe vitin pasardhës, ITUC-ja dhe ETUC-ja krijuan“Qendrën e Tranzicionit të Drejtë”, e cila mbështet proceset e tranzicionit të drejtë përreth globit. 42 • M ë shumë sindikalistë pragmatistë kanë theksuar se:«nëse sindikatat nuk ulen në tryezë» kur të hartohen politikat e klimës, • S igurisht, sindikatat, para së gjithash, do të përqendrohen te interesat e anëtarëve të tyre, punëtorëve, ky është mandati i tyre. Por, kjo nuk do të thotë që veprimi i klimës duhet të ngadalësohet. Pasi të jetë përcaktuar një datë konkrete daljeje,“komisionet e qymyrit” dhe forume të tjera me shumë aktorë duhet të sigurohen që në fillim që rezultatet e negociatave të tyre të jenë në përputhje me objektivin e Marrëveshjes së 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 29 Klimës së Parisit për 1.5°C, pra që buxheti i përcaktuar i karbonit nuk do të tejkalohet. 43 Kjo bën të mundur që të punohet në mënyrën më të mirë për të siguruar që tranzicioni i përfunduar deri në këtë datë specifike të jetë i drejtë nga pikëpamja sociale. Për të siguruar një rezultat në përputhje me Marrëveshjen e Klimës së Parisit kjo është thelbësore, sepse nëse shkaktojmë një varg reagimesh negative ndaj ngrohjes globale të pakontrollueshme, atëherë nuk është arritur asgjë. Siç ka theksuar vazhdimisht Sharan Burrow, Sekretari i Përgjithshëm i ITUC-it:“Nuk ka vende pune në një planet të vdekur.“ • Në luftën e tyre për një tranzicion të drejtë, sindikatat janë, edhe një herë, aleatë të natyrshëm të socialdemokratëve. Kjo marrëdhënie është vazhdim i së shkuarës sonë të përbashkët. Në ndjekjen e objektivave të tyre, si sindikalistët edhe socialdemokratët duhet të mbajnë parasysh tablonë e madhe, duke reformuar vazhdimisht vlerat e tyre thelbësore tradicionale për t’u siguruar që ato të përshtaten në botën e sotme. Prandaj, ne duhet t’i bëjmë vetes pyetjet e mëposhtme: Çfarë kuptimi mund të ketë solidariteti ndërkombëtar sot nëse neglizhojmë drejtësinë e klimës? Cilët anëtarë të shoqërive tona janë më të margjinalizuarit sot, punëtorët industrialë, siç ishte rasti në vitet 1880, apo njerëz me punë me paga të ulëta, të pasigurta, punët e të cilëve kërcënohen nga ndikimet e ngrohjes globale? Si mund të qëndrojmë të bashkuar kundër mallrave të eksportit në Evropë, të cilat prodhohen nën kushte punësimi dhe kushte mjedisore të tmerrshme në vendet e jugut të Globit? Dhe, si mund ta heqim veten nga rendi botëror neoliberal, i mbështetur nga një model biznesi që po çon në një numër gjithnjë e më të vogël njerëzish që përfitojnë nga shfrytëzimi në rritje i qenieve të tjera njerëzore dhe i mjedisit tonë? Në këtë përpjekje të përbashkët, sindikalistët dhe socialdemokratët kanë filluar të krijojnë aleanca të reja, duke tërhequr anëtarë të rinj që punojnë, për shembull, në «sektorë të gjelbër», ose duke kontaktuar OJQ-të dhe lëvizjet mjedisore. Për të larguar çdo dyshim të mbetur, ne duhet të theksojmë vlerat tona bazë demokratike- drejtësinë, solidaritetin dhe përparimin shoqëror- për të cilat, siç kemi treguar në dy pjesët e para të këtij kreu, politikat ambicioze të klimës janë thelbësore. Për çfarë po përpiqemi ne? • të gjithë po përpiqemi për një botë me më shumë drejtësi dhe barazi sociale, për brezin tonë, dhe për atë të fëmijëve dhe nipërve tanë. Në frymën e solidaritetit ndërkombëtar, ne duam t’i japim fund urisë dhe varfërisë, ne duam sisteme funksionale të kujdesit shëndetësor dhe një shpërndarje më të drejtë të pasurisë. Jo vetëm që politikat ambicioze të klimës ndihmojnë për parandalimin e pengesave të mëdha në këtë drejtim, por ato gjithashtu ndihmojnë për ndërtimin e shoqërive të tilla . Projektet e klimës nga të cilat përfitojnë grupet e margjinalizuara(të tilla si kopshtet e komunitetit, transporti publik falas ose strehimi social me energji eficente), dhe mjetet politike që çojnë në emetime të CO2-it dhe, në të njëjtën kohë, në shpërndarje më të drejtë të pasurisë(të tilla si taksat e karbonit me një efekt të fortë rishpërndarjeje) tashmë po zbatohen në shumë vende. • Bazuar në përvojën e tranzicioneve të suksesshme që kanë përfunduar tashmë, dhe në politikat jashtëzakonisht progresive mjedisore të zbatuara gjatë dekadave të mëparshme, gjithnjë e më shumë socialdemokratë, sindikalistë dhe aktorë të tjerë progresivë po punojnë drejt këtij vizioni të një jete shoqërore dhe ekologjike më të mirë për të gjithë. 30 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale Shënimet në fund të faqes dhe Burimet Shënimet në fund të faqes 1 Studimi, i botuar nga Ministria e Mjedisit e Gjermanisë, nuk përfshinte të dhënat për valët shumë më të forta të nxehtësisë në vitet 2018 dhe 2019. Për shkak të disponueshmërisë së të dhënave, studimi u mbështet vetëm në grupet e të dhënave nga vera e vitit 2003, 2006 dhe 2015. Shih https://www.umweltbundesamt. de/sites/default/files/medien/1410/publikationen/das_monitoringbericht_2019_barrierefrei.pdf, page 34 (vizituar herën e fundit më 16.4.2020). 2 Thjesht mendoni për filmin fitues të çmimit Oskar«Paraziti», ku familjes së pasur iu desh të anulonte udhëtimin për kampim për shkak të shiut të madh, ndërsa apartamenti i familjes së varfër në katin gjysmëpërdhes u përmbyt plotësisht. 3 Види https://europeanmoments.com/opinions/eupinions(vizituar për herë të fundit më 23.6.2020). 4 Megjithatë, kjo nuk do të thotë që edhe grupeve të margjinalizuara nuk u duhen ofruar përzgjedhje të qëndrueshme: sisteme ngrohjeje që i nuk i prekin pyjet lokale, frigoriferë që e përdorin me efikasitet energjinë dhe ushqime të shëndetshme organike duhet të jenë në dispozicion të të gjithëve. 5 Gjithsej 26 për qind e emetuesve më të mëdhenj jetojnë në BE, Rusi dhe Azinë Qendrore. Për më shumë shih: http://hdr.undp.org/sites/default/files/hdr2019.pdf, faqe 179, dhe https://oi-files-d8-prod.s3.eu-west-2. amazonaws.com/s3fs-public/file_attachments/mb-extreme-carbon-inequality-021215-en.pdf(vizituar së fundi më 16.4.2020). 6 https://edition.cnn.com/2019/06/25/world/climate-apartheid-poverty(vizituar së fundi më 15.4.2020). 7 Ka disa mjete ilustruese të cilat tregojnë se deri në çfarë mase jetojmë në kurriz të brezit të ardhshëm, për shembull, duke numëruar numrin e“tokave“ që do të na duheshin për të mbështetur stilin tonë të jetës, ose“Ditën e tejkalimit të kapacitetit të Tokës“. Për të vijuar me stilet tona aktuale të jetesës, me të gjitha pabarazitë tona shoqërore, do të na duhen 1.75 planete tokë. Nëse të gjithë do të kishin stilin e jetës së një qytetari mesatar italian, do të na duheshin katër planete tokë.“Dita e tejkalimit të kapacitetit të Tokës“ shënon ditën e vitit pas së cilës ne“shpenzojmë më shumë burime të Tokës, sesa burimet e gjeneruara prej saj, burime të cilat ne duhet t‘i kursejmë për brezat që do të vijnë. Çdo vit“Dita e tejkalimit të kapacitetit të Tokës“ bie pak më herët gjatë vitit. Në vitin 2019 ajo përkoi me datën 19 korrik. Një përmbledhje e dobishme e këtyre mjeteve mund të gjendet këtu: https://www.theworldcounts.com/challenges/planetearth/state-of-the-planet/overuse-of-resources-on-earth 8 Qasja më e njohur për të ilustruar kufijtë e banueshmërisë së planetit tokë bazohet te ato që quhen«kufij planetarë». Nëntë kufijtë planetarë përcaktojnë një“hapësirë të sigurt veprimi për njerëzimin”, ndërsa “shkelja e njërit ose më shumë kufijve planetarë mund të jetë e dëmshme ose madje katastrofike për shkak të rrezikut të kalimit të pragjeve, gjë e cila shkakton ndryshime jo-lineare, të papritura të mjedisit brenda sistemeve nga kontinentalë deri në planetar“. Shih: https://www.stockholmresilience.org/research/ planetary-boundaries/planetary-boundaries/about-the-research/the-nine-planetary-boundaries.html(hyrja e fundit në 16.4.2020). 9 Lëvizja më e spikatur e të rinjve është“E Premtja për të Ardhmen”, e cila krijoi një përfaqësim global brenda vetëm 12 muajve. Për të parë se si udhëheqësja e lëvizjes përshkruan shanset e gjeneratës së saj për të jetuar një jetë të mirë, shih: https://www.npr.org/2019/09/23/763452863/transcript-greta-thunbergs-speech-atthe-u-n-climate-action-summit?t=1587037264028(пристапено на 16.4.2020). 10 Shih: https://www.weforum.org/agenda/2020/05/global-warming-heat-territory-earth-uninhabitable/ (vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 11 R aporti i fundit i“Indeksit Global të Rrezikut Klimatik“, i cili përpilon të dhëna për ngjarjet ekstreme të motit në lidhje me klimën, botuar një herë në vit, thotë se“nga dhjetë vendet dhe territoret më të prekura në periudhën 1999- 2018, shtatë ishin vende në zhvillim në grupin e vendeve me të ardhura të ulëta, ose me të ardhura të mesme, dy ishin klasifikuar si vende me të ardhura të mesme(Tailanda dhe Republika Dominikane) dhe një ishte ekonomi e përparuar që gjeneronte të ardhura të larta(Porto Riko). Shih: https://germanwatch.org/sites/germanwatch.org/files/20-2-01e%20Global%20Climate%20Risk%20 Index%202020_10.pdf(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 12 Shih https://gain.nd.edu/our-work/country-index/(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 13 Për informacion më të përgjithshëm, shih, për shembull: https://www.unwomen.org/en/news/in-focus/ climate-change ose https://www.globalcitizen.org/en/content/how-climate-change-affects-women/ (vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 14 S hih, për shembull: https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=&cad=rja&uact=8& ved=2ahUKEwiVr6GT7MLqAhWixMQBHb7GA5QQFjABegQIAxAB&url=https%3A%2F%2Fwww.ipcc.ch%2Fa 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 31 pps%2Fnjlite%2Far5wg2%2Fnjlite_download2.php%3Fid%3D9719&usg=AOvVaw0w7DWxcyZRbD6yyO99Gu 9a(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 15 Për të dhëna nga SHBA-ja, shih McCright, Aaron M.(2010): The effects of gender on climate change knowledge and concern in the American public, në: Population and Environment 32, nr. 1, f. 66-87. 16 Shih, për shembull,: https://medium.com/the-sensible-soapbox/british-columbias-carbon-tax-is-working3ea81114be5a ose https://www.freitag.de/autoren/der-freitag/co2-steuer-als-gerechtigkeitsmotor-so-gehts 17 S hih: https://ourworldindata.org/contributed-most-global-co2(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020).. 18 Shih: https://www.wearestillin.com/about(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 19 Shih: https://www.covenantofmayors.eu/(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 20 20 Kjo pikë është ilustruar në një film të famshëm me kartona i fituesit të çmimit Pulitzer, Joel Pitt, që në vitin 2009: https://www.climateactionreserve.org/blog/2012/08/31/environmental-cartoons-by-joel-pett/ (vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 21 Recesioni global i shkaktuar nga kriza Covid-19 mund të përbëjë kërcënim për këtë zhvillim pozitiv në dy mënyra: Së pari, përveç shumë viktimave nga vetë koronavirusi, kriza ekonomike që do të pasojë do të shkatërrojë jetesën e shumë e shumë njerëzve dhe do të kushtojë miliona vende pune. Së dyti, nëse shtetet nuk futen plotësisht në rrugën e“rigjenerimit të gjelbër“, objektivat e klimës mund të përfundojnë të parealizueshme, me të gjitha ndikimet e rënda që sjell kjo gjë, siç përshkruhet në këtë kre. 22 22Përqindja e njerëzve që jetojnë me më pak se një dollar në ditë ra nga 84 për qind në vitin 1820 në 24 për qind në fillim të viteve 1990 dhe përqindja e njerëzve që jetonin me më pak se 1.9 dollarë në ditë ra nga 44 për qind në fillim të viteve 1980 në 9.6 përqind në vitin 2015. Shih: https://ourworldindata.org/extremepoverty(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020)). 23 Shih https://www.ohchr.org/Documents/Issues/Poverty/A_HRC_41_39.pdf, faqja 6. Për raportin në origjinal, shih https://www.worldbank.org/en/topic/climatechange/brief/shock-waves-managing-the-impacts-ofclimate-change-on-poverty-background-papers(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 24 http://www.fao.org/state-of-food-security-nutrition/2018/en/(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 25 (vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 26 Shih: http://library.fes.de/pdf-files/id-moe/15863.pdf, page 8(vizituar për herë të fundit më 22.5.2020). 27 S hih https://public.wmo.int/en/resources/bulletin/integrated-drought(пристапено на 08.7.2020).). Një studim mbi ndikimet e krizës së klimës në Bjellorusi, Ukrainë dhe Moldavi gjithashtu thekson rreziqet e thatësirës dhe mungesës së ujit, duke treguar se Moldavia dhe Ukraina janë më të prekurat: https://www. droughtmanagement.info/literature/ZOI_climate_change_eastern_europe_2012.pdf(vizituar për herë të fundit më 08.7.2020). 28 Raporti aktual i Zhvillimit Njerëzor paralajmëron se“ndikimet negative të ndryshimit të klimës shtrihen edhe në shëndetësi dhe arsim. Në periudhën nga viti 2030 deri në 2050 ndryshimet e klimës pritet të shkaktojë rreth 250,000 vdekje shtesë në vit nga kequshqyerja, malaria, diarreja dhe stresi nga nxehtësia“ http://www.hdr.undp.org/sites/default/files/hdr2019.pdf, faqe 180(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 29 Edhe shëndeti i njeriut ndikohet nga infeksionet e rrezikshme dhe ndikimet e ndërmjetësuara nga ekosistemi. Shumica e vendeve të CEECCA-s raportojnë rrezik të lartë të kërcënimeve të tilla shëndetësore, duke përfshirë tulareminë, antraksin, encefalitin e rriqrave perëndimore, ethet hemorragjike me sindromën renale, ethet hemorragjike të Krime-Kongos, ethet e Nilit Perëndimor, brucelozën dhe Ethet Q, si dhe infeksione të rrezikshme, të tilla si kolera, malaria, tifoja e rriqrave, leishmaniaza, leptospiroza dhe të tjera“. Shih http://library.fes.de/pdf-files/id-moe/15863.pdf, faqe 8. 30 https://www.who.int/gho/world-health-statistics(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 31 Reporteri Special i OKB-së për varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, Philip Alston, theksoi se “ndryshimi klimatik kërcënon të zhbëjë 50 vitet e fundit të përparimit të arritur në zhvillim, shëndetin global dhe uljen e varfërisë“. Shih https://www.ohchr.org/EN/NewsEvents/Pages/DisplayNews. aspx?NewsID=24735&LangID=E(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). 32 Shih https://en.unesco.org/courier/2018-2/climate-change-raises-conflict-concerns(vizituar për herë të fundit më 16.04.2020) or Mach, K.J., Kraan, C.M., Adger, W.N. et al.(2019): Climate as a risk factor for armed conflict, in: Nature 571, 193-197. https://doi.org/10.1038/s41586-019-1300-6 33 S hih https://www.un.org/en/chronicle/article/greatest-threat-global-security-climate-change-not-merelyenvironmental-problem(vizituar për herë të fundit më 22.5.2020). 34 S hih https://www.unhcr.org/news/stories/2019/10/5da5e18c4/climate-change-and-displacement.html 32 – 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale (vizituar për herë të fundit më 08.7.2020). 35 S hih https://www.worldbank.org/en/news/infographic/2018/03/19/groundswell---preparing-for-internalclimate-migration(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 36 Për të përmendur vetëm dy shembuj: Së pari, për t’u përgatitur për rritjen e ngrohjes globale, shumë qytete do të duhet të zëvendësojnë të gjitha sistemet e tubacioneve për t’u siguruar që sasia e ujit pas reshjeve të mëdha të mos e përmbysë qytetin. Së dyti, infrastruktura kritike në rajonet e Arktikut(rrugët, linjat e transmetimit të energjisë elektrike, ndërtesat etj.) do të duhet gjithashtu të rindërtohet pothuajse tërësisht për shkak të shkrirjes së akullnajave të përhershme. Shih http://library.fes.de/pdf-files/id-moe/15863.pdf, faqe 9(vizituar për herë të fundit më 17.4.2020). 37 Sipas agjencisë globale të sigurimeve Munich Re’s NatCat SERVICE. https://www.munichre.com/en/risks/ climate-change-a-challenge-for-humanity.html(vizituar për herë të fundit më 17.4.2020). 38 S hih https://www.weforum.org/agenda/2020/01/climate-resilience, and https://newclimateeconomy. report//2016(vizituar për herë të fundit më 16.04.2020). 39 N ga fjalimi i tij brilant në Samitin e Veprimit Klimatik: https://www.un.org/sg/en/content/sg/ speeches/2019-09-23/remarks-2019-climate-action-summit(vizituar për herë të fundit më 17.4.2020). 40 S hih: https://www.researchgate.net/publication/325321687_Large_potential_reduction_in_economic_ damages_under_UN_mitigation_targets(vizituar për herë të fundit më 23.06.2020). 41 Shih https://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_emp/---emp_ent/documents/publication/ wcms_432859.pdf(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 42 Faqja e internetit e qendrës mund të gjendet në adresën: https://www.ituc-csi.org/just-transitioncentre?lang=en(vizituar për herë të fundit më 10.07.2020). 43 Fakti që nuk u caktua asnjë datë ndërprerjeje e përputhshme me Parisin është një nga kritikat më të mëdha nga“komisioni i qymyrit“ i Gjermanisë. Duke parë buxhetin e karbonit, Gjermania do të duhej të hiqte dorë nga qymyri më së shumti deri në vitin 2030, por palët e interesit mund të bien dakord vetëm për një ndërprerje deri në 2035-2038. Si rrjedhojë, zgjerimi më i ngadaltë i energjisë së rinovueshme vë në rrezik mijëra vende pune në këtë sektor(shih https://www.bund.net/service/presse/pressemitteilungen/detail/news/diw-studiekohleausstieg-muss-bis-2030-kommen-zwei-drittel-des-gesamten-deutschen-emissionsbudgets-bereits-in-20jahren-aufgebraucht/. Një pyetje tjetër e madhe është, nëse është«e drejtë» të ndahen 40 miliardë euro të taksapaguesve për një industri pa një të ardhme, ndërsa ish-punonjësit e ndërmarrjeve diellore gjermane tani të falimentuara nuk morën asnjë ndihmë dhe rajonet strukturalisht të dobëta të varura nga sektori i energjisë së erës nuk marrin aq shumë mbështetje sa rajonet e minierave të qymyrit. 1 Veprimi ambicioz për drejtësinë dhe barazinë sociale 33 Burimet Një vështrim i përgjithshëm i linqeve ndërmjet pabarazisë dhe krizës së klimës: http://www.hdr.undp.org/ sites/default/files/hdr2019.pdf(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). Linqet ndërmjet varfërisë dhe ndryshimeve klimatike janë elaboruar në: https://www.ohchr.org/Documents/ Issues/Poverty/A_HRC_41_39.pdf(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). Dokument gjithpërfshirës me fakte mbi ndikimet e krizës globale mbi shëndetin, i prodhuar nga OBSH Evropë: http://www.euro.who.int/__data/assets/pdf_file/0007/347983/13-Fact-sheet-SDG-Climate-changeFINAL-25-10-2017.pdf?ua=1(vizituar për herë të fundit më 15.4.2020). Udhëzimet e ILO-s për një tranzicion të drejtë: https://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_emp/--emp_ent/documents/publication/wcms_432859.pdf dhe një botim më i vonë i ILO-s:: Galgóczi, Béla/ILO (2018): Just transition towards environmentally sustainable economies and societies for all , https://labordoc. ilo.org/discovery/delivery/41ILO_INST:41ILO_V2/1256119990002676 Dy dokumentet më të rëndësishme që udhëzojnë politika ambicioze klimatike janë Marrëveshja e Klimës e Parisit: https://unfccc.int/sites/default/files/english_paris_agreement.pdf иdhe raporti i IPCC-së për pikën kritike 1.5°C: https://www.ipcc.ch/sr15/ 34 – Titel 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës Dekarbonizimi i të gjithë sektorëve të ekonomisë është një mundësi për të hapur shumë vende të reja pune në industritë në zhvillim dhe përmes modeleve të reja të biznesit të ekonomisë qarkulluese. Në këtë kre ne do të trajtojmë detyrën thelbësore, por komplekse, që na mbetet përpara: dekarbonizimin e çdo sektori të ekonomisë sonë. Ne pretendojmë që kjo ndërmarrje, përkundër sfondit të argumentit të përmendur më sipër, do të kërkojë investime masive, si dhe risi teknike dhe sociale. Por, nëse ky potencial shfrytëzohet, masat ambicioze të klimës mund të krijojnë shumë vende të reja pune, madje dhe vende më të mira pune. Në këtë kre ne do të paraqesim prova për të mbështetur realizueshmërinë e këtij skenari dhe do të përshkruajmë se si ne mund ta bëjmë atë realitet duke i trajtuar sfidat në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mbi të gjitha, një krizë e patrajtuar klimatike do të paraqiste një sfidë shumë më të madhe, sepse në një planet të vdekur nuk ka punë. ...Ne duhet të dekarbonizojmë sot për ta shpëtuar botën nga kolapsi klimatik. Në një planet të vdekur nuk ka fare vende pune. Ke të drejtë Jack! Por çfarë do të bëjmë në këtë planet të shëndetshëm nëse nuk kemi punë? 36 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës Pjesa I: Investimi i nevojshëm për zhvillimin e një infrastrukture të re industriale dhe publike do të ofrojë vende të reja pune me shumicë. Dekarbonizimi i ekonomisë sonë kërkon një program të madh investimesh. Brenda 30 viteve të ardhshme, një pjese të rëndësishme të infrastrukturës sonë publike dhe private do t’i duhet t’i nënshtrohet një përditësimi thelbësor në mënyrë që të bëhet neutrale sa i takon prodhimit të karbonit. Kjo përfshin rrjetet tona të energjisë, termocentralet, impiantet e përpunimit kimik, stokun e ndërtesave, rrjetin e transportit, parandalimin dhe trajtimin e mbetjeve dhe shumë fusha të tjera përveç këtyre. Për të krijuar një ide të madhësisë së kësaj detyre, vlen të hidhni një vështrim më të detajuar mbi sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë dhe masat që duhet të merren në secilin rast: 1. Në sektorin e energjisë do të duhet të zëvendësojmë termocentralet me lëndë djegëse fosile me impiante të prodhimit të energjisë së rinovueshme, të tilla si sistemet diellore fotovoltaike, fermat e erës, termocentralet me biomasë dhe hidroelektrike. Nën dritën e faktit që një tranzicion i suksesshëm i energjisë do të varet shumë nga një strukturë e decentralizuar, do të jetë gjithashtu i nevojshëm një rishikim i gjerë i rrjetit të energjisë, duke përfshirë futjen e teknologjive digjitale për ta bërë atë smart dhe të orientuar nga kërkesa. Një rrjet shpërndarjeje i shtrirë, i bazuar në teknologji të ndryshme, do të formojë shtyllën kryesore të sistemit elektrik, duke ofruar sigurinë e furnizimit gjatë ditëve dhe javëve kur ka më pak diell dhe erë. Përdorimi i energjisë elektrike të rinovueshme për të prodhuar hidrogjen të gjelbër është një mënyrë për të ruajtur energjinë e tepërt në kohët kur furnizimi e tejkalon kërkesën, ndërkohë që shembuj të tjerë janë bateritë dhe hidrocentralet e magazinimit hidroelektrik. Sapo të decentralizohet prodhimi i energjisë së rinovueshme, e njëjta gjë mund të ndodhë me prodhimin e hidrogjenit, i cili mund të bëhet në terren, veçanërisht afër fermave të erës. Kjo ka potencialin për të hapur vende të reja pune në komunitetet lokale dhe për të rritur zinxhirët e rinj të furnizimit dhe rrjetet e prodhimit. 2. do të duhet të zëvendësojë proceset e prodhimit intensiv të karbonit me alternativa të reja pa karbon. Kjo vlen si për përdorimin e energjisë në industritë e prekura, ashtu edhe për proceset kimike që prodhojnë CO2, ose që përdorin produkte me intensitet të lartë karboni. Për shumë procese industriale me intensitet karboni tashmë ekzistojnë zgjidhje teknologjike të disponueshme dhe ka shumë të ngjarë të shohim shfaqjen e sektorëve të rinj industrialë. Megjithatë, shumë nga këto teknologji të reja janë ende në fillimet e veta dhe kanë nevojë për kërkime të mëtejshme dhe projekte pilote për t’i ngritur ato në nivele industriale. Kohët e fundit, për shembull, aplikimi i hidrogjenit të gjelbër ka marrë shumë vëmendje. Ai mund të përdoret, ndër të tjera, si zëvendësues në shumë procese të prodhimit intensiv të energjisë, të cilat më parë kërkonin përdorimin e burimeve të energjisë fosile dhe, për këtë arsye, paraqisnin intensitet të lartë karboni. Një shembull i shquar i përdorimit të hidrogjenit të gjelbër në proceset industriale është zëvendësimi i qymyrit prej tij në proceset e prodhimit të çelikut. 3. i mobilitetit do të duhet të investojë shumë lidhur me fleksibilitetin (“multimodalitetin”) e sistemit të transportit. Kjo do të kërkojë, ndër të tjera, zgjerimin dhe bërjen e kapaciteteve të transportit publik më të gjelbërta, zhvillimin e shërbimeve të përbashkëta, si dhe ndërlidhje të nivelit të lartë midis opsioneve të ndryshme të lëvizjes dhe digjitalizimit të lëvizjes. Si rezultat, njerëzit do të lëvizin edhe më shumë sesa lëvizin sot, duke e bërë më pak të nevojshme posedimin e një makine. Rritja e kapaciteteve të transportit publik duhet të përfshijë zgjerimin e sistemit hekurudhor në distanca të gjata, si dhe opsionet e transportit urban dhe lokal. Në lidhje me makinat e mbetura, ne do të duhet të 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 37 zëvendësojmë flotën ekzistuese të motorëve me djegie me automjete me emetime zero duke përdorur, për shembull, energjinë elektrike ose hidrogjenin si burimin e tyre dytësor të energjisë. Sipas një studimi, të paktën 80 përqind e makinave do të duhet të jenë elektrike deri në vitin 2050. 1 Për një panoramë më të thelluar mbi mobilitetin ju lutem shihni Kreun 5. 4. i ngrohjes dhe ftohjes është shpesh i neglizhuar, por pavarësisht kësaj thelbësor. Ai ka të bëjë me mënyrën se si i ngrohim shtëpitë tona dhe ndërtesat publike në dimër, si i ftohim ato gjatë verës, dhe si e gatuajmë ushqimin. Sektori ka potencial të madh të pashfrytëzuar për të ulur emetimet e karbonit. Për realizimin e uljes së emetimeve kërkohet një strategji e dyfishtë e rritjes së efikasitetit të energjisë dhe shndërrimit në energji të rinovueshme. Me fjalë të tjera: të qëndrosh i freskët, i ngrohtë dhe i ushqyer mirë ndërsa përdor më pak energji se më parë dhe të mbështetesh ekskluzivisht në burimet e rinovueshme të energjisë me emetime zero. Për ta realizuar këtë, ne, së pari, do të duhet të rishikojmë stokun ekzistues të ndërtesave tona, duke përmirësuar, për shembull, izolimin përmes modernizimit. Së dyti, do të duhet të zëvendësojmë sistemet konvencionale të ngrohjes me qymyr, naftë ose gaz natyror, me teknologji me emetime zero, siç janë sistemet me bazë diellore, pompat e nxehtësisë që punojnë me energji elektrike të gjelbër, ose sistemet e rinovueshme të ngrohjes qendrore. Për më tepër, ne duhet ta rimendojmë projektimin arkitektonik për ta bërë atë sa më efikas në raport me energjinë, përmes, për shembull, vendosjes së dritareve dhe qarkullimit të ajrit bazuar në planifikime të kujdesshme. 5. Sektori i fundit që sigurisht meriton të përmendet këtu është sektori i bujqësisë . Ai përbën burimin më të madh të emetimeve të metanit dhe azotit, pra të gazeve serrë, të cilat janë shumë më të dëmshme për klimën tonë sesa dioksidi i karbonit. Edhe pse shpesh thuhet se sektori i bujqësisë është i vështirë për t’u dekarbonizuar, dekarbonizimi nuk është i pamundur nëse arrijmë të ndryshojmë mënyrën e prodhimit dhe të tregtimit të produkteve bujqësore. Bujqësia“inteligjente” ndaj klimës është thelbësore dhe rikanalizimi i subvencioneve bujqësore drejt bujqësisë ekologjike është hapi i parë. Duke zënë pak më pak se 40 përqind, këto subvencione përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme 38 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës të buxhetit të BE-së dhe aktualisht shkojnë kryesisht në favor të agroindustrive të mëdha. 2 Ndërsa ky sektor kërkon investime më pak intensive, ai mund të bëhet më intensiv përsa i përket punës, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës përmes modeleve të reja të biznesit. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse e shohim sektorin e bujqësisë në mënyrë holistike, duke zbatuar parimet e ekonomisë qarkulluese: mbetjet bio mund të shndërrohen në plehra ose biogaz në nivelin vendor edhe pa nevojën e investimeve masive financiare ose trajnimeve specifike për fermerët vendas. • Në përgjithësi, investimi total shtesë i nevojshëm për dekarbonizimin në Gjermani gjatë 30 viteve të ardhshme vlerësohet në rreth dy trilionë euro. Kjo mund të tingëllojë si shumë e madhe, por, në fakt, ajo zë vetëm rreth tre përqind të investimeve të përgjithshme të instalimeve industriale dhe stokut të ndërtesave për banim që do të nevojiteshin për të ruajtur stokun e kapitalit të ekonomisë gjermane. Kjo ilustron nivelin e investimit të nevojshëm në raport me madhësinë e ekonomisë. Përfundimi është ky: bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme, por të realizueshme. • Për më tepër, një vështrim mbi ndikimin e investimeve të nevojshme për hapjen e vendeve të reja të punës në sektorët e prekur na jep lajme pozitive. Së pari, këto investime do të gjenerojnë kërkesë për produkte në tregjet kryesore të teknologjive të mbrojtjes së klimës: për teknologjitë e energjisë së rinovueshme, për mobilitetin e gjelbër dhe për teknologjitë dhe zgjidhjet efikase të energjisë. Për shembull, do të na duhet ta zgjerojmë rrjetin ekzistues të trenave, të krijojmë sisteme të reja ngrohjeje, materiale izolimi, turbina ere, për të përmendur vetëm disa prej ndërhyrjeve të nevojshme. Kjo, nga ana tjetër, do të krijojë shumë më shumë vende pune në sektorët përkatës dhe nëpër rajone. Në seksionin më poshtë trajtohen profesionet specifike që ka më shumë të ngjarë të përfitojnë 3 nga vendet e reja të punës: 1. Me transformimin e drejtuar nga infrastruktura, njerëzit e punësuar në inxhinierinë strukturore dhe të ndërtimit do të jenë të parët që përfitojnë: do të duhet të ndërtohen hekurudha dhe stoku i ndërtesave do të duhet të modernizohet. 2. Riparimi në shkallë të gjerë i stokut të ndërtesave do të sjellë gjithashtu përfitime për punëtorët e rikonstruksioneve të brendshme si dhe për një gamë të tërë profesionesh që lidhen me planifikimin dhe mbikëqyrjen e kantiereve/ vendeve të ndërtimit, si dhe me shërbimet e inxhinierisë së ndërtimit dhe shërbimeve teknike të ndërtesave . 3. Për më tepër, kalimi nga mobiliteti individual në më shumë transport publik do të çojë në hapjen e vendeve të reja të punës në shërbimet e trafikut dhe shërbimet logjistike , p.sh. që kanë të bëjnë me zgjerimin e transportit publik dhe sistemet e përbashkëta, menaxhimin e trafikut dhe zhvillimin e infrastrukturës për lëvizjen e gjelbër. 4. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vendet e punës në mekatronikë, elektronikë energjetike dhe inxhinieri elektrike ka të ngjarë të rriten falë rritjes së kërkesës për zgjidhje dhe shërbime me energji elektrike të rinovueshme. Në një sistem të decentralizuar energjie, nga këto vende punë mund të përfitojnë drejtpërdrejt komunitetet lokale. • Duke pasur parasysh që shumë nga investimet e nevojshme duhet të shtrihen në shumë vende dhe se sistemi i energjisë së rinovueshme duhet të jetë më i decentralizuar sesa sistemi aktual shumë i centralizuar, i bazuar në prodhimin e energjisë termike, të gjitha rajonet e një vendi mund të kenë përfitime nga këto ndërhyrje. Një shembull i prekshëm e ilustron këtë qartë. Aktualisht ka pothuajse 300,000 vetë të punësuar në tregun kryesor të energjisë së rinovueshme në të gjithë Gjermaninë, 4 krahasuar me rreth 28,000 vetë të punësuar në industrinë e qymyrit, e cila është e përqendruar në rajone të veçanta. Skenarët për Gjermaninë tregojnë se dekarbonizimi i ekonomisë mund të krijojë më shumë vende pune sesa vendet e punës që do të humbasin për shkak të saj, krahasuar me skenarin me një politikë më pak ambicioze klimatike. • ka miliona njerëz që punojnë në sektorë“të gjelbër” . Hulumtimet e fundit të 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 39 kryera nga Agjencia Gjermane e Mjedisit(UBA) sugjerojnë që 6.4 për qind e fuqisë punëtore gjermane(pothuajse tre milion vetë) është aktualisht e punësuar në fusha punësimi të lidhura me mbrojtjen e mjedisit, të cilat variojnë nga ekoturizmi dhe shërbimet e qëndrueshme financiare deri te punët industriale. Më shumë se gjysma e këtyre vendeve të punës kanë të bëjnë drejtpërdrejt me mbrojtjen e klimës. 5 Të paktën 400,000 punonjës punojnë në sektorët e energjisë së rinovueshme, krahasuar me vetëm 18,600 që punojnë në sektorin e minierave të linjitit në Gjermani. Ka shumë pak studime të cilat japin të dhëna posaçërisht për sektorin e lëvizshmërisë(d.m.th. për punonjësit e punësuar ekskluzivisht për prodhimin e makinave me djegie krahasuar me ato që ndërtojnë jo vetëm makina elektrike ose me hidrogjen, por edhe biçikleta(për ngarkesa), trena, autobusë, hekurudha dhe korsi biçikletash). Politikat ambicioze klimatike çojnë gjithashtu në punë të sigurta në këto sektorë të ardhshëm, të gjelbër, ndërsa vazhdimi i përdorimit të industrive konvencionale i vë ato punë në rrezik dhe, në fakt, që tani ka lënë pa punë mijëra vetë. 6 • ndër arsyet e humbjes të këtyre vendeve të punës është se punonjësit në vendet e gjelbërta të punës nuk janë ende të organizuar në sindikata dhe, si rezultat, u mungon përfaqësimi i fortë(në krahasim me sektorin e qymyrit me nivelin e tij tradicionalisht të lartë të organizimit dhe zërin e fortë edhe brenda sektorit të sindikatave). Shumë start-up-e të gjelbra nuk e kanë kuptuar nevojën e bashkëpunimit me sindikatat. Madje disa prej tyre e kanë penguar punën e sindikatave, ndërkohë që edhe shumica e sindikatave e kanë humbur mundësinë për të tërhequr anëtarë të rinj nga sektorët në zhvillim, novatorë dhe“të gjelbër”. Pra, sindikalizmi i«punëve të gjelbëra» është thelbësor për transformimin e suksesshëm dhe, për më tepër, është në të mirë të të gjithë aktorëve , qofshin ata punonjësit përmes përfaqësimit më të mirë, sindikatat përmes anëtarëve të rinj, ose kompanitë“e gjelbra” përmes fitimit të pasjes së një zëri që u dëgjohet. • Historikisht, lindja dhe shuarja e sektorëve nuk është asgjë e re, por, këtë herë, ne kemi mundësinë të formësojmë tranzicionin e ekonomive përmes një procesi të menaxhuar politikisht dhe që siguron drejtësinë sociale. Sot, ka shumë pak vetë të punësuar si punonjës në stallat e kuajve krahasuar me epokën kur kuajt ishin mjetet kryesore të transportit dhe shumë pak zjarrfikës në trena. Këto punë thjesht janë zhdukur për shkak të progresit teknologjik. Gjatë dekadave të fundit, mijëra sekretarë janë bërë të panevojshëm duke humbur vendet e tyre të punës kur kompjuterët u bënë pjesë e domosdoshme e pajisjeve të zyrës(për një diskutim më të hollësishëm mbi efektet e digjitalizimit mbi punësimin, shih gjithashtu Kreun 3, faqe 57). Shumë nga këto transformime janë diktuar nga tregu. Megjithatë, disa kanë ardhur si rezultat i masave të qeverive, si, për shembull, humbjet e vendeve të punës në sektorin e duhanit ndodhën kur qeveritë filluan të ishin më të interesuara për mushkëritë e shëndetshme të qytetarëve të tyre sesa për fitimet e sektorit. • Nëse shohim zhvendosjen e investimeve, bëhet e qartë se një skenar i mundshëm është kolapsi i tregut i shkaktuar nga shumë sektorë ekonomikë“ngjyrë kafe”: Banka të mëdha private, por edhe fonde të shumta të pensioneve dhe investitorë të tjerë financiarë, të gjithë po tërhiqen nga industritë e 40 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës lëndëve të djegshme fosile, ndërsa bankat multilaterale dhe kombëtare të zhvillimit po zbatojnë strategji “çinvestimi” pasi e kanë kuptuar se këta sektorë nuk kanë të ardhme. 7 Prandaj, pyetja e madhe që shtrohet nuk është nëse industritë e dëmshme për mjedisin do të jenë në gjendje të vazhdojnë të bëjnë “biznes si zakonisht”, ose nëse ato do të tkurren, por përkundrazi nëse punonjësit dhe komunitetet do të përballen me daljen nga faza ku jemi, të diktuar nga tregu, pa një rrjet sigurie, apo nëse ne do të vendosim korniza politike për një tranzicion të drejtë tani, duke u lejuar qytetarëve të marrin pjesë në formësimin e së ardhmes së tyre. • Prandaj, mesazhi kryesor është që dekarbonizimi do të çojë në ndryshimin e strukturës së punësimit. Suksesi i këtij ndryshimi do të mbështetet te menaxhimi efektiv, udhëheqja politike, stimujt e duhur ekonomikë për burime të rinovueshme dhe prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm. Ne do të vazhdojmë të prodhojmë dhe të konsumojmë, por do të prodhojmë gjëra të ndryshme dhe do të konsumojmë ndryshe nga deri tani. • Kjo bëhet edhe më e dukshme nëse hedhim një vështrim holistik mbi strukturën e punësimit të ekonomive tona. A nuk duhet të synojmë të kemi një shoqëri ku ka mjaftueshëm shoferë autobusësh për t’u siguruar që askush të“mos mbetet prapa” në një stacion autobusi në një vend të humbur, të kemi mjaftueshëm mësues për të mbështetur zhvillimin individual të çdo fëmije, mjaftueshëm infermierë për t’u ofruar kujdes të mirë të moshuarve dhe më të dobëtëve të shoqërisë sonë, dhe ku artistët janë në gjendje të sigurojnë jetesën duke zgjeruar horizontet tona me krijimtarinë dhe veprat e tyre të artit? Edhe në pjesën dërrmuese të ekonomive tona evropiane, këta sektorë kanë staf më pak sesa nevojitet dhe vuajnë nga nënfinancimi kronik, edhe pse njerëzit që punojnë në këta sektorë kontribuojnë shumë më shumë në mirëqenien tonë sesa, të themi, blerja e një produkti të ri konsumi çdo dy-tre muaj. • Disa sektorë industrialë do të duhet të “zvogëlohen”(të tilla si minierat e qymyrit), megjithatë punët në sektorët“ngjyrë kafe” nuk duhet domosdoshmërisht të zëvendësohen nga punët e sektorëve“të gjelbër” . Duke e parë nga një perspektivë më e gjerë, ne mund të sigurohemi që punonjësit që kontribuojnë më shumë në mirëqenien tonë të marrin paga të drejta, duke kontribuar kështu edhe në më shumë barazi sociale dhe gjinore. Ditët e sotme kontratat e pasigurta, orët e patolerueshme të punës, pagat e ulëta dhe mungesa e organizimit(sindikal) priren të jenë më shumë problem për gratë që punojnë në sektorin e kujdesit(të tilla si në shëndetësi dhe arsim) sesa minatorët (meshkuj) dhe kjo nëse puna e kujdesit shpërblehet financiarisht, dhe jo kur vetëm merret si e mirëqenë. Në këtë mënyrë, duke formësuar proceset e tranzicionit të drejtë të ekonomisë sonë, ne duhet të sigurohemi që t’i promovojmë këta sektorë, të cilët, në fund të fundit kontribuojnë për lumturinë tonë, dhe i bëjmë shoqëritë tona më të drejta , dhe jo në ato sektorë që e shkatërrojnë shëndetin dhe mjedisin tonë. • Në fund të ditës, nuk duhet të harrojmë se kufizimi i krizës klimatike parandalon gjithashtu humbjen e vendeve të punës, veçanërisht në turizëm ose bujqësi(shih gjithashtu Kreun 1, faqe 16). Nuk ka punë në një planet të vdekur. Por çfarë ndodh lidhur me… ...punonjësit e punësuar aktualisht në këto sektorë, të cilët do t’i nënshtrohen ndryshimit në strukturën e punësimit për shkak të ndryshimeve të cilat shkojnë paralelisht me transformimin, p.sh. të gjithë ata që janë të punësuar në ekonominë e mbështetur te lëndët e djegshme fosile? Si do të sigurohemi që ata të kenë vende pune të denja dhe të sigurta nesër? Rruga përpara: Formësimi i vendeve të punës për të nesërmen • Sa për fillim, le të identifikojmë industritë që do të transformohen rrënjësisht nga dekarbonizimi. Megjithatë, një aspekt i rëndësishëm për t’u mbajtur parasysh 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 41 është se vjetërsimi i profesioneve nuk sjell domosdoshmërisht papunësi. E gjitha varet nga mënyra se si e menaxhojmë tranzicionin, gjë që do ta shqyrtojmë më poshtë dhe në Kreun 4, duke u përqendruar veçanërisht te sektori i energjisë. Në fund të fundit, tranzicioni i drejtë ka të bëjë me të pranuarit e ndryshimit dhe me përfshirjen në ndryshimin që është i pashmangshëm. • Siç është përshkruar më sipër, sektorët e lidhur me ekonominë e bazuar te lëndët e djegshme fosile padyshim që do të humbin një pjesë të konsiderueshme të vendeve aktuale të punës. Kjo do të ketë ndikim veçanërisht mbi ata që punojnë në industrinë e naftës dhe gazit fosil, në rafineritë e këtyre produkteve, në minierat e qymyrit dhe në termocentrale, veçanërisht ato me qymyr. • Megjithatë, lidhur me minierat e qymyrit të fortë dhe linjitit, humbjet më të mëdha të vendeve të punës kanë ndodhur në fakt që në fund të Luftës së Ftohtë. Lusatia, një rajon linjiti në Gjermaninë Lindore, ka humbur pothuajse 90 përqind të vendeve të punës në këtë sektor që prej vitit 1990. Në Poloni, ku gjendet rajoni i më i madh me qymyr të fortë në të gjithë Evropën, deri në 80 përqind e vendeve të punës në sektor kanë humbur që nga viti 1990. Arsyet janë të shumëfishta, por konkurrenca globale dhe racionalizimi i proceseve të prodhimit kanë luajtur pa dyshim një rol kryesor. • Një industri tjetër që do të preket ndjeshëm është industria e automobilave. Kalimi te automjetet elektrike do të ketë veçanërisht ndikim mbi pjesë të caktuara të zinxhirit të furnizimit, veçanërisht mbi pjesët nevojshme për mekanizmat lëvizëse të automjeteve. Për shkak të rolit të rëndësishëm të Evropës Lindore në industrinë e automobilave, pas integrimit të saj në zinxhirët globalë të furnizimit, kjo do të ketë ndikim të thellë në ekonomitë e rajonit. Thënë kjo, dekarbonizimi është vetëm një nga shumë shtytësit, çfarë do të thotë se politikat ambicioze klimatike nuk janë“vrasësi i vendeve të punës” siç thuhet shpesh. Shumë tregje kryesore të prodhimit të automobilëve po i nënshtrohen ndryshimeve, të cilat do të ndryshojnë ndjeshëm modelet e lëvizshmërisë dhe ka të ngjarë të zvogëlojnë kërkesën për makina siç ne e njohim atë, me ose pa dekarbonizim. Digjitalizimi po sjell modele të reja biznesi. Urbanizimi po rrit kërkesën për transport publik për shkak të dendësisë gjithnjë e më të lartë të popullsisë në zonat metropolitane. Dhe politikat industriale të ekonomive në zhvillim gjithnjë e më shumë drejtohen drejt prishjes së industrive ekzistuese, përfshirë sektorin e automobilave, dhe drejt zhvillimit të modeleve të reja të brendshme të biznesit në mënyrë që të arrijnë ekonomitë e përparuara, si, për shembull, prodhimi i baterive për automjetet elektrike. Si rezultat, s ektori i automobilave pa dyshim do të përballet me një transformim të madh edhe pa një politikë ambicioze klimatike . Transformimi i lëvizshmërisë do të përshkruhet në më shumë detaje në Kreun 5. • Për më tepër, automatizimi i vazhdueshëm i minierave dhe prodhimit industrial në çdo rast do të çonte në humbje të vendeve të punës. Askush në Evropë nuk gërmon qymyr me kazmë më. Tani e gjithë kjo punë bëhet nga makineritë. E njëjta gjë është e vërtetë për fabrikat e makinave dhe prodhimin e shumë produkteve të tjera industriale. Ndërkohë që deri në vitet 1970, të gjitha fabrikat ishin të mbushura me punëtorë, në linjat e sotme të prodhimit vështirë se të zë syri një person mes robotëve. Në Evropën Qendrore dhe Lindore, shumë nga këta sektorë kanë shumë nevojë për investime për t’i bërë ato përsëri fitimprurës. Por, në këtë rast, investimi do të thotë gjithashtu automatizim, i cili në mënyrë të pashmangshme çon në humbje të vendeve të punës, kështu që, sido që të jetë, ne do të duhet të sigurojmë një rrjet sigurie për këta punëtorë. Le të shohim tani se si të sigurohemi që zhdukja e disa profesioneve të mos përkthehet në humbje të vendeve të punës. Ne kemi në dispozicionin tonë një gamë të tërë instrumentesh të dedikuar për të mbështetur punonjësit që do të preken nga ndryshimet e ardhshme: 42 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës • Veçanërisht kur bëhet fjalë për minatorët e qymyrit, dy masa mbështetjeje financiare janë provuar tashmë si efektive. Programet e pensionit të parakohshëm për punonjësit e moshuar dhe fondi i tranzicionit që u jepet minatorëve më të rinj, të cilët kanë nevojë të rikualifikohen dhe të gjejnë punë në industri të tjera. Kur bëhet fjalë për industri të tjera, sindikata e përpunuesve të metaleve e Gjermanisë, e quajtur IG Metall, ka propozuar kohët e fundit një marrëveshje pune me kohë të pjesshme gjatë periudhës së tranzicionit për sektorët që i nënshtrohen ndryshimeve strukturore, të tilla si industria e automobilave, që do të thotë që punonjësit të punojnë për më pak orë pune, në mënyrë që atyre t’u jepet mundësia për kualifikime të reja. Në këtë mënyrë, ata mund të kualifikohen për një vend pune në sektorët në zhvillim përpara se të regjistrohen si të papunë. Diferenca e pagave midis të punuarit me orë të pjesshme dhe punësimit me kohë të plotë mbulohet nga shteti. • Për më tepër, punonjësit marrin ndihmë për transferim njohurish në fusha të ndryshme pune, por gjithsesi të ngjashme. Në zonën e Ruhr-it të Gjermanisë, punëtorëve iu dha detyra të çmontonin pajisjet e minierave ose të ndihmonin për rikultivimin e zonës (proces i cili zgjat shumë në kohë). Edhe termocentralet e reja mbështetëse(back-up) që përdorin gazin sintetik mund të ofrojnë vende të reja pune për ata që dikur punonin në termocentrale. • Rikualifikimi në profesione të reja është veçanërisht premtues nëse rikualifikimi përqendrohet te aftësitë që janë ose pritet të jenë të pakta në të ardhmen, ose për të cilat ka kërkesë të lartë. Një shembull mund të jetë profesioni në sektorin e ndërtimit: në këtë sektor do të nevojiten shumë më shumë punonjës për të zbatuar të gjitha masat e lidhura me efikasitetin e energjisë për stokun e ndërtesës. Ndryshimi i vendeve të punës ose i sektorëve të punës gjithmonë ka ndikim mbi jetën e një individi. Është e vështirë të pranosh tkurrjen dhe mpakjen e një sektori, veçanërisht kur ai ka qenë shumë i kërkuar në të shkuarën. Kjo është arsyeja pse“zgjidhjet” e imponuara nga jashtë për punonjësit, rrallë ndodh të jenë efektive. Për ta bërë tranzicionin më të përtypshëm dhe më të pranueshëm në nivelin individual, tri aspekte janë të rëndësishme për t’u marrë parasysh: 1. Së pari, duhet të pranohen arritjet që njerëzit kanë arritur gjatë jetës. Qymyri i ka mbajtur ngrohtë sa e sa familje, ndërsa makinat me motor me lëndë të djegshme kanë lejuar lëvizje individuale të paprecedent dekadat e fundit. Ka mënyra të ndryshme për ta ruajtur këtë trashëgimi. Disa shembuj mund të jenë fabrikat dhe minierat e dikurshme të cilat janë kthyer në zona të trashëgimisë kulturore me famë botërore. 2. S ë dyti, njerëzve duhet t’u jepen sa më shumë opsione përzgjedhjeje kur është fjala për formësimin e të ardhmes së tyre. Atëherë kur u jepet mundësia e pensionit ose e të nxënit e aftësive të reja, kur u jepet mundësia e përzgjedhjes së profesioneve, qytetarët nuk ndihen më“viktima”, ose spektatorë, por marrin ndjesinë që e kanë vetë në dorë fatin e tyre. 3. S ë treti, vendet e reja të punës duhet të sigurojnë kushte pune të paktën aq të mira sa kushtet e punëve të mëparshme. Kjo shpesh është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, sepse kushtet e punës në industrinë e rëndë dhe miniera janë përmirësuar ndjeshëm falë punës së sindikatave. Shumë individë të punësuar në këta sektorë kanë përfituar nga kontrata të përhershme të paguara, diçka që jo gjithmonë mund të haset në sektorin e energjisë së rinovueshme ende në zhvillim e sipër. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...rajonet të cilat mbështeten fort te minierat e qymyrit, ose në grupe të tjera të industrisë së rëndë? Si mund të përfitojnë ata nga një ekonomi e dekarbonizuar? Rruga përpara: Përdorimi i mundësisë që të ofrohet • Siç e kemi përshkruar më sipër, në lidhje me rajonet e minierave të qymyrit të fortë dhe linjitit, shumica e ndryshimeve strukturore 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 43 tashmë kanë ndodhur. Nga njëra anë, kjo shpjegon pse aktivitetet e mbetura të minierave të qymyrit janë kaq të rëndësishme për ekonomitë lokale. Nga ana tjetër, agjenda ambicioze e klimës ofron një dritare mundësie për këto rajone për të tërhequr vëmendjen dhe fondet strukturore që u duhen për njohurive dhe rrjetëzimin midis aktorëve lokalë dhe përpiqen të koordinojnë masat e tranzicionit. Një mësim i nxjerrë nga zona e Ruhrit është se pasja e një vizioni të përbashkët, menaxhimi i decentralizuar dhe përfshirja e shoqërisë civile janë faktorët kryesorë të suksesit. të krijuar perspektiva të reja ekonomike. Sigurimi i fondeve të mbështetjes strukturore për këto rajone jo vetëm do të hapë mundësi të reja vitet në vijim, por gjithashtu do të sjellë përfitime për ato zona që kanë vuajtur nga çindustrializimi në të shkuarën. Kur bëhet fjalë për pyetjen se si do të mbështesim rajone të tëra që do të preken nga tranzicioni, ka një mori mësimesh të nxjerra, p.sh. nga zona gjermane e Ruhr-it dhe deri te fundi i minierave të qymyrit të fortë në Gjermani, të cilat mund të japin udhëzime për të ardhmen: • mbështetëse rajonale, kombëtare dhe evropiane mund të ndihmojnë për zbatimin e një transformimi strukturor të pranueshëm nga shoqëria. Kjo shpesh përfshin krijimin e agjencive të dedikuara rajonale, të cilat nxisin transferimin e • N ë përputhje me konceptin e “përparimit përmes edukimit” , krijimi i universiteteve dhe qendrave të formimit profesional, si dhe transferimi i agjencive qeveritare në nivelin lokal i lejoi vetë ish-punëtorët, si dhe fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre, të aspirojnë për nivele gjithnjë e më të larta edukimi. Kjo jo vetëm që ndihmoi për rritjen e ekonomisë lokale, por është veçanërisht në përputhje me perspektivën socialdemokrate se edukimi është një rrugë e rëndësishme për vetëpërmbushje. • Për më tepër, programet e financimit të qeverisë për kërkimin dhe zhvillimin (K&ZH) dhe subvencione të tjera të synuara për teknologjitë e reja duhet të përqendrohen te rajonet me probleme strukturore, duke mbështetur dhe stimuluar krijimin e grupeve të reja ekonomike, siç është prodhimi i 44 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës njësive të baterive. Zhvillimi i grupeve ndërmjet njësive të kërkimit dhe zhvillimit, universiteteve, mjediseve të prodhimit dhe ndërmarrjeve të reja ka dhënë prova se ka shërbyer si nxitës efektiv për një tranzicion të suksesshëm në zonën e Ruhrit. Disa nga parqet e para të teknologjisë në Evropë janë krijuar në qytete në rajone të tilla si Dortmund, për shembull. • Në përmbyllje, rajonet që transformohen nga industria e rëndë ose minierat kanë mundësi të shumta zhvillimi . Ato mund të bëhen qendra kulturore, ku vizitorët eksplorojnë ndërtesat dhe makineritë fantastike të një epoke të shkuar(p.sh. siti i trashëgimisë së UNESCO-s Zeche Zollverein) 8 , mund të shndërrohet në zona rekreative(p.sh. minierat e linjitit që shndërrohen në liqene), ose infrastruktura tipike të zhvilluara mirë në drejtim të rrjeteve hekurudhore dhe rrugore dhe rrjeteve mund të përdoren për të tërhequr industri të reja. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...nvestimet e nevojshme për të transformuar infrastrukturën? Si mund të gjejmë financime? Rruga përpara: Financimi i ndryshimit Ka shumë instrumente të disponueshme për të financuar transformimin e infrastrukturës dhe për t’i mbështetur rajonet që i nënshtrohen ndryshimit strukturor: • Kur bëhet fjalë për financimin e tranzicionit të infrastrukturës publike dhe private, kombinimi i fondeve publike dhe investimeve private është thelbësor. Për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Mekanizmi i Tranzicionit të Drejtë dhe financimi përmes Bankës Evropiane të Investimeve, të dyja pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër të Komisionit Evropian. 9 përbëjnë një burim të rëndësishëm mbështetjeje. Për të tërhequr financime private, p.sh. nga fondet e pensioneve, format novatore të partneritetit publik-privat të cilat ofrojnë kthime modeste, por të qëndrueshme, kanë potencialin të mbledhin fonde nga investitorët institucionalë që kërkojnë një mundësi të tillë. Së fundi, përfshirja e rreziqeve të krizës klimatike në vlerësimet e rrezikut të bankave dhe investitorëve të tjerë mund të ndihmojë për investime në burimet e rinovueshme dhe teknologji të tjera të qëndrueshme konkurruese me investimet tradicionale dhe, në këtë mënyrë, të stimulojë aktorët financiarë për të ristrukturuar portofolet e tyre. Plani i Veprimit për Financimin e Qëndrueshëm i Komisionit Evropian është hapi i parë në këtë drejtim. 10 Si bankat ashtu dhe fondet po“çinvestojnë”, ose, thënë me fjalë të tjera, po tërhiqen nga industritë me intensitet të lartë karboni (shih faqen 40), dhe po shohin mundësi të reja investimi në sektorë me një të ardhme premtuese. 11 Kjo është arsyeja pse Tesla kohët e fundit është vlerësuar si prodhuesi më me vlerë i makinave në botë(megjithëse Toyota, tani e renditur e dyta, ka shitur 30 herë më shumë makina sesa Tesla) dhe pse investimi në energjitë e rinovueshme ka shënuar rekorde të reja nga njëri vit në tjetrin gjatë viteve të fundit. • Rajonet e qymyrit dhe të tjerë rajone që i nënshtrohen ndryshimeve strukturore ka të ngjarë të marrin më shumë fonde përmes programeve rajonale të BE -së dhe Fondit të Tranzicionit të Drejtë, i cili është gjithashtu pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...rrjedhjet e karbonit? Si mund të sigurohemi ne që industritë me energji intensive të mos zhvendosen thjeshtë jashtë vendit, por realisht të bëhen“të gjelbra”? Rruga përpara: Rregulla të drejta loje në nivelin global • Gjatë 10-20 viteve të ardhshme priten riinvestime në një përqindje të madhe të instalimeve në industritë që përdorin shumë energji, p.sh. në industritë e prodhimit të çelikut dhe përpunimit kimik. Këto instalime të reja do të funksionojnë për disa dekada. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që këto instalime të reja të përdorin teknologjitë me gjurmën më të ulët të karbonit. Përndryshe, ato do të kontribuojnë për ngrohjen globale përmes asaj që njihet si efekti i “kyçjes së karbonit” . Dhe, përveç kësaj, ato do të dëbohen nga tregu për shkak të rritjes gjithnjë e më shumë të çmimeve të CO2-it dhe përpjekjeve për dekarbonizim 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 45 në mbarë botën, duke përfunduar si asete të kushtueshme, por pa vlerë. • Deri më sot, këto teknologji të reja, për shembull, përdorimi i hidrogjenit për prodhimin e çelikut dhe produktet përkatëse, nuk janë ende konkurruese me homologët e tyre të prodhuar përmes përdorimit të metodave konvencionale të prodhimit me intensitet të lartë karboni, të cilat, në shumë raste, kanë qenë historikisht të subvencionuara, ose mbështeten edhe sot e kësaj dite nga subvencionet. Derisa këto teknologji të reja të maturohen dhe të bëhen konkurruese përmes sistemeve të shpërndarjeve masive dhe sistemeve të përcaktimit të çmimeve të emetimeve/tregtisë, ata që do t’i përdorin të parët këto teknologji duhet të sigurohen që dekarbonizimi i këtyre industrive as nuk i detyron ata që të zhvendosen jashtë vendit, dhe as nuk çon në zhdukjen e tyre për shkak të paaftësisë së tyre për të konkurruar në tregun ndërkombëtar. Për këtë qëllim, ekzistojnë tre instrumente të mundshëm, të cilët aktualisht po diskutohen në nivel evropian si dhe brenda shumë shteteve anëtare: 1. Së pari, do të na duhet të shqyrtojmë efektivitetin dhe fizibilitetin e rregullimeve të taksave të kufirit të karbonit , d.m.th. tarifat e importit bazuar në gjurmën e CO2-it të disa produkteve me intensitet të lartë energjie. Kjo mund të ndihmojë për t’i mbrojtur industritë në tranzicion nga konkurrenca shkatërruese ndërkombëtare. Që nga fillimi i vitit 2020, BE-ja ka filluar të mendojë për zbatimin e një skeme të tillë si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. 2. Së dyti, kontratat e kompensimit të ndryshimit të çmimit të karbonit (carbon contracts for difference) mund të mbyllin hendekun midis kostove aktualisht të larta të prodhimit të produkteve të energjisë me intensitet të lartë karboni, p.sh. çelikut, dhe kostove të prodhimit me përdorim neutral karboni, dhe çmimit në tregun botëror, i cili ende përcaktohet nga produktet e prodhuara me metoda më të lira prodhimi, por me prani më të lartë karboni. Pra, me fjalë të tjera, kjo do të thotë që qeveritë të bien dakord të mbulojnë diferencën e çmimeve për ato kompani që janë të gatshme të dekarbonizojnë prodhimin e tyre. 3. N ë kuadrin afatgjatë, bashkëpunimi i mëtejshëm ndërkombëtar është thelbësor me synimin për të rënë dakord mbi një nivel global dysheme të çmimit të karbonit në mënyrë që të krijohet një terren me rregulla të barabarta loje midis metodave të prodhimit me intensitet të lartë karboni dhe metodave neutrale të karbonit. • Së fundi, sindikatat me përvojë në zinxhirët e vlerës mund të ofrojnë mbështetje thelbësore në të gjitha këto përpjekje. Bazuar në frymën e solidaritetit ndërkombëtar, ato mund të ndihmojnë për mbylljen e«hendeqeve» të krijuara nga kombet që nuk i përmbushin standardet mjedisore. Por, çfarë ndodh lidhur me… …nivelin e lartë të aftësive dhe njohurive që kërkohen nga shumë nga këto industri dhe për vendet e reja të punës? A nuk është terreni më i anuar drejt ekonomive më të avancuara? Si mund të sigurohemi që edhe ekonomitë më të vogla të përfitojnë, në vend që thjesht të pranojnë pasojat e vendimeve të marra nga të tjerët? Rruga përpara— Brenda dhe jashtë BE-së • Vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) janë tashmë të integruara në zinxhirët e furnizimit të fqinjëve të tyre të Evropës Perëndimore. Sektori i automobilave është shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë gjë. Prandaj është thelbësore për vendet e EQL-së t’i parashikojnë këto transformime herët dhe të bazohen te njohuritë teknike të grumbulluara gjatë 30 viteve të fundit në mënyrë që ato të mbeten pjesë e këtyre rrjeteve të aktivitetit ekonomik të integruar në nivel global. Kjo duhet të shoqërohet nga një fushatë e krijimit të aftësive, e cila do t’u mundësojë punëtorëve dhe kompanive të përshtaten me ndryshimet teknologjike dhe të integrohen në rrjete të reja të veprimtarisë ekonomike. • Shumë prej vendeve në EQL kanë një forcë punëtore të re, të kualifikuar në teknologji 46 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës dhe informacion, e cila mund të kontribuojë për zhvillimin e zgjidhjeve të reja dhe të digjitalizuara për tranzicionin, duke krijuar kështu vlerë të shtuar në vendin e tyre të lindjes. • Shumë prej ndryshimeve që po shohim për momentin janë me të vërtetë ndryshime globale. Në këtë kuadër, çdo vend evropian ka të ngjarë që thjesht t’i duhet të pranojë vendimet që do merren në dekadat e ardhshme. Megjithatë, shumë ekonomi të Evropës Qendrore dhe Lindore janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke i bërë ato pjesë të një blloku ekonomik me ndikim global. Prandaj përmirësimi i bashkëpunimit evropian është thelbësor. Dhe hapat për ta arritur këtë tashmë janë në zhvillim e sipër: Marrëveshja e Gjelbër Evropiane dhe Strategjia Evropiane e Industrisë janë dy përpjekje fillestare për të zhvilluar një përgjigje të përbashkët evropiane ndaj megatrendeve globale që ne duhet t’i trajtojmë kolektivisht. • Ndërkohë, edhe vendet që nuk janë pjesë e BE-së do të kenë mundësi ta trajtojnë me sukses tranzicionin, nëse ata përdorin me zgjuarsi instrumentet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të financimit të BE-së dhe kreditë në kuadrin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane(p.sh. fondet e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit ose huatë nga programet e BERZH-it/BEI-së). Organizata të tjera financiare ndërkombëtare, p.sh. Banka Botërore ose Banka Gjermane e Zhvillimit, KfW, dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë po mbështesin gjithashtu“gjelbërimin” e infrastrukturës në vendet me sfida zhvillimi. • Për të zhbllokuar plotësisht potencialin për hapjen e vendeve të punës dhe për përfitimet pasuese për komunitetet lokale, duhet të vendoset një kornizë e duhur qeverisëse për dekarbonizimin. Një nga pyetjet më të rëndësishme do të jetë se si të rritet prodhimi i decentralizuar i energjisë dhe rrjeti plotësues i saj, në mënyrë që vendet e punës që lidhen me drejtimin e tij të mbeten te komunitetet lokale. Kjo është një qasje jashtëzakonisht e ndryshme nga qasja e sistemeve të centralizuara që kemi aktualisht. Dhe, jo vetëm kaq, por është parakusht nëse duam që edhe ekonomitë në tranzicion të përfitojnë. Konektiviteti i fortë rajonal, ndër-rajonal dhe evropian, duke siguruar rezerva furnizimi dhe stabilitet teknik, mbetet thelbësor për një tranzicion të suksesshëm të energjisë. Decentralizimi i prodhimit të energjisë është gjithashtu një hap vendimtar në rrugën drejt prodhimit më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të drejtë në aspektin social të energjisë. Ndikimet e një tranzicioni të decentralizuar të energjisë shtjellohen në më shumë detaje në Kreun 4. 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 47 Pjesa II: Kalimi nga ekonomia lineare te ekonomia qarkulluese do të sjellë produkte të reja të përputhshme me klimën, si edhe modele biznesi, të cilat, nga ana e tyre, do të sjellin hapjen e vendeve të reja të punës. Një kontribut i rëndësishëm për t’i bërë ekonomitë tona më të qëndrueshme është kalimi nga një ekonomi lineare në një ekonomi qarkulluese. Në një ekonomi lineare, burimet nxirren, përpunohen, përdoren dhe në fund hidhen si mbetje. Në të kundërtën, në ekonominë qarkulluese mbetjet konsiderohen si burim. Burimet dhe materialet e përdorura fillimisht përdoren për sa kohë dhe për sa të jetë e mundur(qasje“djepi më djep”). Pra, përtej zëvendësimit të infrastrukturës sonë të vjetër, do të shfaqen edhe modele të reja biznesi të përputhshme me klimën . Dekarbonizimi, në fund të fundit, do të thotë më shumë sesa thjesht zëvendësimi i të gjitha proceseve që janë emetues të gazrave serrë brenda ekonomisë sonë me alternativa të përputhshme me klimën. Dekarbonizimi është një mundësi për të krijuar një ekonomi të re me jetesë më të mirë për të gjithë ― me kusht që të trajtojmë në mënyrë aktive çështjet sociale që në krye të herës. Dekarbonizimi do të jetë i suksesshëm vetëm nëse arrijmë të mbyllim sa më shumë cikle burimesh të jetë e mundur. Një nga arsyet pse kjo është e rëndësishme është se tranzitimi i energjisë në vetvete kërkon shumë burime intensive. Megjithëse këto burime nuk përfshijnë djegien e lëndëve djegëse fosile, turbinat me erë dhe panelet diellore kërkojnë sasi të mëdha metali për prodhimin e tyre dhe ato gjithashtu duhet të riciklohen. Gjurma e karbonit dhe e burimeve të impianteve të energjisë së rinovueshme(dhe madje edhe të makinave elektrike) është pa dyshim dukshëm më e mirë se ajo e burimeve alternativave me lëndë të djegshme fosile. Por, ne ende kemi nevojë për energji dhe burime materiale për t’i prodhuar dhe ricikluar ato. Nëse duam të shmangim një situatë ku, ndërkohë që zgjidhim një problem mjedisor përfundojmë duke krijuar një problem tjetër, do të duhet të jemi sa më efikas me burimet tona sa të jetë e mundur. Përtej kësaj, shfrytëzimi i burimeve natyrore po kërcënon gjithashtu jetesën tonë dhe, së bashku me krizën e klimës, është një çështje që ne duhet të trajtojmë. • Rritja e efikasitetit të burimeve do të kërkojë ndryshime të konsiderueshme në shumicën e produkteve tona. Ato do të duhet të projektohen në mënyrë të tillë që të gjitha burimet e përdorura të mund të rikuperohen në fund të ciklit të jetës së produktit. Ato gjithashtu do të duhet të bëhen kryesisht nga burime të rinovueshme, në mënyrë që të lejohet riciklimi efektiv. Kjo do të çojë në hapjen e vendeve të reja të punës kur bëhet fjalë për projektimin e produkteve, shërbimet e riparimit dhe, në fund, trajtimin e mbetjeve, shumë prej të cilave do të gjenerohen në komunitetet lokale. • E njëjta gjë vlen për modelet e reja të biznesit të bazuara në përdorimin e përbashkët, e jo në zotërimin e gjërave . Këto modele do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme, sepse ato janë më të përshtatshme për konsumatorët. Le të marrim, për shembull, një makinë larëse: në vend që konsumatori të blejë një makinë larëse, ai mund të blejë një numër të caktuar të cikleve të larjes. Pasi të përdoren këto cikle, makina larëse mund të merret automatikisht dhe konsumatorit nuk i duhet të shqetësohet nëse ajo do të futet përsëri në ciklin e burimeve apo jo. Përdorimi i përbashkët i shërbimeve ka filluar që tani të ndryshojë mënyrën e lëvizjes së njerëzve: përdorimi i përbashkët i ashensorëve dhe e makinave janë vetëm dy shembuj të këtij lloji. • studim gjithëpërfshirës i kontraktuar nga Komisioni Evropian vlerëson se, në përgjithësi, kalimi në ekonominë qarkulluese mund të rrisë PBB-në e BE-së me rreth 0,5 përqind deri në vitin 2030 dhe të krijojë 700,000 vende pune shtesë, me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore që përfitojnë më shumë sesa homologët e tyre perëndimorë. 12 • kësaj, ne duhet të marrim parasysh po ashtu edhe anën rregullatore të situatës: 48 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës EKONOMIA QARKULLUESE NXIT EKONOMINË E EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE 700,000 vende pune shtesë Aktualisht po punohet me disa projekte mbresëlënëse, duke ndihmuar për hartëzimin e rrugëve të tranzicionit për vendet e punës që mund të zhduken së shpejti dhe duke u përpjekur të identifikojnë se cilat aftësi shtesë do t’u nevojiten njerëzve për të qenë të suksesshëm në të ardhshmen në botën e punës. Një shembull janë burimet e ofruara nga Cedefop, Qendra Evropiane për Zhvillimin e Trajnimit Profesional, si, për shembull, Instrumenti i Parashikimit të Aftësive. 13 700,000= madhësia e Krakovës Vetëm vlerësimi i ndikimit i Komisionit Evropian për vendet e mbetjeve, legjislacioni i thjeshtuar, monitorimi i përmirësuar dhe shpërndarja e praktikave më të mira mund të krijojnë më shumë se 180,000 vende të reja pune zyre në të gjithë Evropën deri në vitin 2030. Por çfarë ndodh lidhur me… ...të gjitha aftësitë e reja që nevojiten për vendet e punës së ekonomisë qarkulluese? Si mund t’i pajisim punonjësit me aftësitë e nevojshme dhe si mund të sigurohemi që askush të mos mbetet pas? Rruga përpara: Ndryshimi gradual i aftësive • ikë së pari duhet të marrim parasysh që ky ndryshim do të ndodhë gradualisht gjatë 30 viteve të ardhshme. Në mënyrë që të shmangim bllokimin e punonjësve për shkak të “aftësive të vjetruara”, është e rëndësishme të zhvillohet një strategji trajnimi dhe kualifikimi që në një fazë të hershme(siç u diskutua në faqen 43). • Në fund të fundit, ndryshimet globale që po pësojmë, dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për ngrohjen globale, do të ndryshojnë thelbësisht mënyrën se si punojmë. Të moslënit e askujt prapa përfshin gjithashtu zbatimin e një fushate aftësish për t’u përpjekur për të identifikuar ato aftësi dhe kualifikime që punonjësve do t’u duhen në të ardhmen. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...strukturat e njohura të modeleve të biznesit dhe teknologjive të zhvilluara jashtë shtetit? Si mund të sigurohemi që ekonomitë në tranzicion kanë po ashtu mundësi të vjelin përfitimet e këtyre zhvillimeve dhe si mund të zhvillohen njerëzit dhe komunitetet? Rruga përpara: Kapërcimi drejt një ekonomie qarkulluese • Realisht, ekonomitë e përparuara dhe kompanitë e tyre shpesh janë në pararojë kur bëhet fjalë për zhvillimin, pilotimin dhe përdorimin e modeleve dhe teknologjive të reja të biznesit. Megjithatë, ky fakt ka një avantazh edhe për ekonomitë në tranzicion. Kjo i bën teknologjitë e reja më të lira dhe më të përballueshme për vendet e tjera për sa kohë që rritet niveli i përdorimit dhe ndihen efektet e kurbës së të nxënit dhe ekonomisë së shkallës. Kjo ka qenë e vërtetë për burimet e rinovueshme dhe ka të ngjarë që të njëjtën gjë të shohim edhe në lidhje me ekonominë qarkulluese. • i infrastrukturës është gjithashtu barrë për vendet shumë të zhvilluara, të cilat mund të kenë investuar kohët e fundit për përditësimin e infrastrukturës ekzistuese të lëndëve djegëse fosile, ndërkohë që tani përballen me nevojën për tërheqjen e investimeve, rindërtime etj., duke ulur ndjeshëm efektivitetin e kostos së investimit. Ndërkohë, vendet me një infrastrukturë më të vjetër, të cilat gjithsesi duhet të përditësohen(p.sh. termocentralet, rrugët, etj.), mund të“kapërcejnë” në një nivel tjetër të teknologjisë moderne . 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 49 • Parimi“riparo-ripërdor-riciklo” i ekonomisë qarkulluese gjithashtu ka potencialin të rikthejë më shumë punë dhe profesione të lokalizuara të humbura gjatë dekadave të fundit kur riparimi i gjërave doli nga moda. • i Veprimit i Ekonomisë Qarkulluese i BE-së përcakton një agjendë ambicioze me masa të prekshme duke filluar nga rritja e objektivave të riciklimit deri te standardet minimale për përgjegjësinë e prodhuesit kur bëhet fjalë për projektimin e produktit. Hapa të tjerë të rëndësishëm përfshijnë ndalimin dhe kontrollin e eksporteve të paligjshme të mbetjeve. Mbetjet e sotme janë lënda e parë për modelet e biznesit të ekonomisë qarkulluese të së nesërmes. • Këto janë hapat e parë. Megjithatë, ne po hyjmë në një territor të papërshkuar kur bëhet fjalë për transformimin e ekonomisë tonë nga ekonomi lineare në ekonomi qarkulluese. Në periudhën afatmesme, ne do të duhet të riprojektojmë bazat e disa prej politikave tona themelore ekonomike, të cilat mund të përfshijnë ritrajtësimin e sistemit të taksave ose politikave tregtare në përputhje me efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe mjaftueshmërinë e burimeve, p.sh. përmes taksimit progresiv të përdorimit të burimeve. Pra, në këtë mënyrë, shteti do të luajë një rol vendimtar për kalimin e ekonomisë nga ekonomia lineare në ekonomi qarkulluese në nivelin kombëtar, por edhe në nivel qyteti dhe bashkie(shih gjithashtu Kreun 6 dhe 7). Shteti duhet të krijojë kuadrin, por duhet gjithashtu të sigurojë pjesëmarrje demokratike për zbatimin e tij. Plus, atij do t’i duhet po ashtu të mishërojë parimet kryesore të qëndrueshmërisë në politikën e tij arsimore. • Novacioni gjithmonë ka lulëzuar në shtetet sipërmarrëse që marrin një rol aktiv në lidhje me zhvillimin dhe përhapjen e teknologjive të reja, dhe sot, një kuadër i tillë sipërmarrës mund të sigurohet gjithashtu në nivelin e përbashkët evropian. Një kuadër i tillë duhet të mbështesë zhvillimin e teknologjive të reja duke mundësuar marketimin e tyre. Në këtë mënyrë, tranzicioni që duhet të formësojmë nuk do të jetë në përputhje me kuptimin neoliberal të bashkëveprimit të shteteve dhe tregut, pasi ideali neoliberal i“shtetit roje nate” nuk do të ishte në gjendje të ofronte stimuj dhe të mbështeste ndryshimet 14 e nevojshme. 50 – 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës Nevojitet udhëheqje progresive. Siç kemi parë në Kreun 1(faqe 26), socialdemokratët ndihmuan për t’i dhënë trajtë proceseve të tilla tranzitore në të shkuarën, dhe siç do të shohim në Kreun 6(faqe 112), të gjitha shtetet moderne kanë në dispozicion instrumente të shumtë për të na drejtuar drejt një të ardhmeje të drejtë në aspektin social dhe të qëndrueshme në aspektin mjedisor. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? • këtë kre kemi vlerësuar potencialin e dekarbonizimit të ekonomisë në drejtim të vendeve të punës dhe punësimit. Ne kemi parë që tranzicioni është i nevojshëm për të ruajtur vendet e punës në sektorë që tashmë janë prekur nga kriza e klimës dhe në sektorë që do të goditen nga ngrohja globale e patrajtuar. Mbi të gjitha, në një planet të vdekur nuk ka punë. • Ne kemi parë gjithashtu që, përtej dimensionit ekonomik dhe teknologjik të tranzicionit, a ktorët progresivë kanë kapacitetin të sigurojnë që procesi të jetë gjithashtu i barabartë dhe i drejtë në aspektin social . Kjo është përgjegjësi kryesore, veçanërisht për socialdemokratët. Ne duhet të sigurohemi që të gjitha zhvillimet e përshkruara në këtë kre të menaxhohen politikisht në mënyrë të tillë që ato të kontribuojnë për uljen e pabarazisë në proces, p.sh. përmes më shumë regjimeve tatimore të rishpërndarjes për të mobilizuar fonde të mjaftueshme. • P arimet udhëzuese për“tranzicionin e drejtë” janë zhvilluar nga shumë palë interesi, të tilla si sindikatat, partitë politike dhe OJQtë, dhe tashmë po zbatohen në të gjithë globin. Përveç dimensionit të barazisë sociale të kuadreve dhe udhëzimeve të këtyre politikave, këto parime do të duhet të përfshijnë gjithashtu efikasitetin dhe mjaftueshmërinë. • V eçanërisht për progresistët, marrëdhënia midis shtetit dhe tregut do të duhet të balancohet. Ajo që duhet të përpiqemi të arrijmë është një shtet novativ dhe sipërmarrës . Një shtet që mbështet zhvillimin dhe përhapjen e teknologjive të reja të qëndrueshme përmes politikave strategjike industriale dhe të novacionit. Për këtë tranzicion, nuk do të jetë e mjaftueshme të mbështetemi te paradigma neoliberale e ndërveprimit të lirë të forcave të tregut për të na sjellë progresin që na nevojitet. 2 Dekarbonizimi i ekonomisë dhe e ardhmja e vendeve të punës – 51 Burimet dhe shënimet në fund të faqes Shënimet në fund të faqes 1 Sipas studimit Klimapfade für Deutschland, kjo do të çonte në 33 milionë makina elektrike vetëm në Gjermani. Në vitin 2020 në rrugët gjermane numëroheshin rreth 48 milionë makina.(https://www. kba.de/DE/Presse/Pressemitteilungen/2020/Fahrzeugbestand/pm06_fz_bestand_pm_komplett. html#:~:text=M%C3%A4rz%202020.,%2C7%20Millionen%20Kfz%2DAnh%C3%A4nger.) Kjo shifër mund të jetë shumë më e vogël, në varësi të llojit të përzgjedhur për të bërë tranzicionin e lëvizshmërisë. Për më shumë informacion, ju lutem shihni Kreun 5. 2 https://ec.europa.eu/info/sites/info/files/food-farming-fisheries/farming/documents/cap-expendituregraph1_en.pdf 3 P arashikimet e mëposhtme përqendrohen kryesisht te efektet e dekarbonizimit mbi vendet e punës. Megjithatë, edhe megatrende të tjera, të tilla si digjitalizimi dhe ndryshimet demografike do të kenë po ashtu ndikime domethënëse. Ato diskutohen në detaje në Kreun 3. https://ec.europa.eu/info/sites/info/ files/food-farming-fisheries/farming/documents/cap-expenditure-graph1_en.pdf 4 Në fakt, mund të ketë edhe më shumë në qoftë se nuk do të bëhej fjalë për uljen e industrisë diellore fotovoltaike. 5 Umweltbundesamt(2020): Beschäftigung im Umweltschutz. Entwicklung und gesamtwirtschaftliche Bedeutung, https://www.umweltbundesamt.de/sites/default/files/medien/1410/publikationen/2020_ hgp_beschaeftigung_im_umweltschutz_final_bf.pdf. 6 Me qeveritë e përqendruara te lëndët e djegshme fosile, në sektorin e energjisë së rinovueshme kanë humbur tashmë mijëra vende pune. Shih, për shembull: https://www.cleanenergywire.org/dossiers/energytransitions-effect-jobs-and-business#Ups, https://www.solarpowerworldonline.com/2020/04/reportestimates-over-a-half-million-clean-energy-jobs-will-be-lost-through-q2/ or https://www.theguardian. com/environment/2020/jun/25/up-to-11000-renewable-energy-jobs-could-be-lost-under-morrisongovernment-policies(vizituar për herë të fundit më 9.7.2020). 7 Shih, për shembull https://bankwatch.org/press_release/world-s-largest-multilateral-bank-ends-fossil-fuelsfinancing ose, për një vështrim global http://energywatchgroup.org/divestmentblog(vizituar për herë të fundit më 10.7.2020). 8 Shih https://www.zollverein.de/zollverein-unesco-wrorld-heritage-site/ 9 Marrëveshja e Gjelbër e BE-së është propozimi i Komisionit për një udhërrëfyes ambicioz për të dekarbonizuar ekonominë e Evropës deri në vitin 2050: https://ec.europa.eu/info/strategy/ priorities-2019-2024/european-green-deal_en 10 Plani i Qëndrueshëm Financiar i Veprimit i BE-së synon të rikanalizojë flukset kapitale në investime më të qëndrueshme duke përfshirë aspekte afatgjata në planifikimet financiare, të tilla si rreziqet që rrjedhin nga kriza e klimës dhe degradimi mjedisor: https://ec.europa.eu/info/publications/180308-action-plansustainable-growth_en 11 S hih, për shembull, Aleancën e Pronarëve me Asete Neto-Zero të mbledhur nga Kombet e Bashkuara: https://www.unepfi.org/net-zero-alliance/ 12 Cambridge Econometrics et al.(2018): Impacts of circular economy policies on the labour market, mund ta gjeni në adresën: https://op.europa.eu/en/publication-detail/-/publication/fc373862-704d-11e8-948301aa75ed71a1/language-en 13 Për informacione të mëtejshme shih; https://www.cedefop.europa.eu/en 14 Shih Mazzucato, Mariana(2013): The Entrepreneurial State: Debunking Public vs. Private Sector Myths. London: Anthem Press. Burimet https://wupperinst.org/fa/redaktion/downloads/projects/PhasingOut_Coal_report.pdf https://publications.jrc.ec.europa.eu/repository/bitstream/JRC112593/kjna29292enn.pdf http://library.fes.de/pdf-files/wiso/14450.pdf http://www.fes.de/cgi-bin/gbv.cgi?id=16769&ty=pdf http://library.fes.de/pdf-files/fes/15665.pdf http://library.fes.de/pdf-files/wiso/16041.pdf https://www.agora-energiewende.de/veroeffentlichungen/klimaneutrale-industrie-hauptstudie/ https://www.leopoldina.org/uploads/tx_leopublication/2020_ESYS_Stellungnahme_Energiesystem.pdf https://library.fes.de/pdf-files/wiso/12622.pdf https://ec.europa.eu/environment/circular-economy/first_circular_economy_action_plan.html 52 – Titel 3 Megatrendet komplekse Megatrendet komplekese janë nxitës të tjerë të ndryshimit strukturor. Dekarbonizimi nuk është vetëm transformimi që ne po shohim sot. Digjitalizimi dhe ndryshimet demografike, si dhe ulja e orëve të punës do të ndikojnë ndjeshëm se si dhe kur të punojmë. Në këtë kre, do të shqyrtojmë megatrendet që ushtrojnë ndikim mbi procesin e dekarbonizimit dhe që kanë një ndikim të thellë në të ardhmen e punës: ndryshimet demografike, digjitalizimi dhe ulja e orëve të punës. Do të tregojmë se si këto megatrende kanë ndikim mbi punësimin dhe vendet e punës, por gjithashtu se si ato i hapin rrugën një modeli ekonomik më të qëndrueshëm, me karbon të ulët. Megatrende të tjera, të tilla si deglobalizimi i shkaktuar nga pandemia Covid-19, i cili po e shtyn ekonominë botërore në tërheqje nga integrimi ekonomik, gjithashtu mund të ketë ndikim në të ardhmen e punës dhe dekarbonizimin. Gjithmonë do të ketë trende që shkojnë e vijnë. Dekarbonizimi është njëri prej tyre. Më besoni, do të zhduket edhe dekarbonizimi, ashtu siç ndodhi me digjitalizimin. 54 – 3 Megatrendet komplekse Pjesa I: Ndryshimet demografike pritet të ulin sasinë e krahut të punës në të ardhmen e afërt, kështu që në fund mund të ketë më shumë vende pune sesa punonjës. • Debati nëse dekarbonizimi i ekonomisë sonë në fund do të çojë në humbjen e një numri të madh të vendeve të punës shpesh anashkalon atë që do të jetë një nga nxitësit më të rëndësishëm të ndryshimeve në tregun e punës vitet dhe dekadat e ardhshme: ndryshimin demografik. • Së pari, popullsia e Evropës Qendrore dhe Lindore parashikohet të tkurret në dekadat e ardhshme. Këto shoqëri po plaken me shpejtësi. Në lidhje me tregun e punës, kjo do të thotë që fuqia punëtore e disponueshme do të bjerë ndjeshëm, zhvillim që do të përkeqësojë më tej mungesën e punëtorëve të kualifikuar, mungesën e të cilëve aktualisht po e vuajnë shumë sektorë. • Plakja e shoqërive do të thotë gjithashtu që sektori i kujdesit për të moshuarit do të duhet të zgjerohet . Meqenëse ky është një sektor pune intensive, ai do të konkurrojë me sektorë të tjerë të ekonomisë për tkurrjen e fuqisë punëtore. • Në Evropën Qendrore dhe Lindore, ky zhvillim do të amplifikohet më tej nga fakti se aktualisht ka një sasi të konsiderueshme migrimi të tregut të punës për në vendet e Evropës Perëndimore gjatë viteve të fundit. Kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë qoftë në sektorin e kujdesit, në sektorin e ndërtimit, apo edhe në sektorë të tjerë që kërkojnë aftësi specifike. • Të marra së bashku, këto zhvillime tregojnë se njëra nga sfidat kryesore ka të ngjarë të jetë mënyra për të siguruar punëtorë të mjaftueshëm për modernizimin e infrastrukturës publike dhe private që u përshkrua në kreun 2. Por çfarë ndodh lidhur me… ...cilësinë e vendeve të punës? Si mund të sigurohemi që vendet e reja të punës në sektorët e ekonomisë që do të rriten, për shembull në profesionet që kërkojnë aftësi të posaçme, ndërtim dhe ekonominë e kujdesit, të ofrojnë të paktën të njëjtin nivel pagash, sigurie në punë, ndjenjën e përkatësisë dhe përfaqësim në sindikata, ashtu si edhe vendet e punës në industritë dominuese aktuale, për shembull në prodhimin e energjisë ose sektorin e automobilave? Rruga përpara: Forcimi i sindikatave dhe barazisë gjinore • Disa sektorë konvencionalë kanë vërtet përfaqësim të fortë sindikalist. Megjithatë, vlen të përsëritet se dekarbonizimi nuk është nxitësi i vetëm i ndryshimit(siç argumentohet në kreun 2). Sindikatat në këta sektorë ka të ngjarë të pësojnë një transformim rrënjësor, pavarësisht dekarbonizimit. Për t’u dhënë trajtë këtyre transformimeve të shumëfishta në frymën e drejtësisë dhe solidaritetit social, sindikatat do të duhet të shqyrtojnë me kujdes burimet e energjisë që mund të bëhen të disponueshme për ta dhe të zhvillojnë strategji të përshtatshme përgjatë qasjes së burimeve të fuqisë. 1 E njëjta gjë vlen edhe për partitë dhe lëvizjet socialdemokrate. Për të qenë një partner i fortë dhe mbështetës për anëtarët e shoqërisë gjatë këtij transformimi të madh, na duhet një qasje proaktive, njohuri të shëndosha dhe strategji efektive. Është e rëndësishme të pranohet se ndalimi i tranzicionit është një skenar jorealist dhe zvarritja, thjesht, sa do të çojë në pasoja edhe më të ashpra. • Trendet që lidhen me ndryshimet demografike janë në favor të sindikatave, pasi mungesa e punëtorëve ka të ngjarë të rrisë fuqinë e negociatave të sindikatave. Përveç kësaj, fuqia negociuese e sindikatave do të forcohet nga konkurrenca në rritje për punonjësit nga sektorë, të tillë si kujdesi, i cili do të fitojë rëndësi për shkak të plakjes së popullsisë. Kriza e Covid-19-ës ka rritur gjithashtu ndërgjegjësimin për rëndësinë e 3 Megatrendet komplekse – 55 sektorit të kujdesit, duke hapur një dritare mundësish në lidhje me mbështetjen e publikut për kushte më të mira pune dhe paga më të larta në këtë sektor. • Kur bëhet fjalë për cilësinë e vendeve të punës dhe pyetjet specifike të ngritura më sipër, sindikatat do të duhet të krijojnë aleanca të reja dhe të mobilizojnë punëtorë në sektorët në zhvillim dhe sektorët e ekonomisë të cilët deri tani nuk janë të përfaqësuar. Një qasje proaktive mund të fuqizojë fuqinë punëtore bazë industriale për të menaxhuar tranzicionin në sektorë të e lidhura me këtë sektor janë gra. Nëse rëndësia sociale e këtyre vendeve të punës njihet dhe pagat e paguara në sektor rriten në përputhje me rrethanat, kjo do të kontribuonte për një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave brenda familjeve. Kjo gjithashtu do të hiqte presionin nga fituesi kryesor i bukës, duke i bërë familjet më pak të varura nga të ardhurat e tij ose të saj. Në të njëjtën kohë, kjo do të lejonte një shpërndarje më të barabartë të orëve të punës brenda familjes. Ndërsa shuma e orëve kolektive të paguara të punës mund të rritet, orët reale të punës për të gjithë mund të rinj, ndërsa ruhet përfaqësimi i sindikatës dhe lejohet negocimi i marrëveshjeve kolektive . Kjo është një mundësi e shkëlqyer për sindikatat për të filluar paraprakisht të lëvizin drejt epokës së re të dekarbonizimit, duke shërbyer si një nga lojtarët kryesorë në një tranzicion të suksesshëm. • Rëndësia në rritje e sektorit të kujdesit, gjithashtu, paraqet një mundësi për të përmirësuar barazinë gjinore . Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore në profesionet bien. Çështjet në lidhje me orët e punës do të shqyrtohen më poshtë në këtë kre. Por, çfarë ndodh lidhur me... ...të gjithë ata njerëz të cilët momentalisht janë të papunësuar? Si mund të sigurohemi që mungesat aktuale të vendeve të punës të përkthehen në punë të denjë për të gjithë? 56 – 3 Megatrendet komplekse Rruga përpara: Reformat për të siguruar punësimin • Së pari, nivelet e papunësisë ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë vendet evropiane. Sipas të dhënave të Eurostat-it, shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore janë pranë punësimit të plotë. Shkalla e papunësisë për Republikën Çeke, për shembull, ishte rreth 2 për qind në vitin 2019 dhe papunësia në Poloni në të njëjtën periudhë ishte 3.3 për qind. Në të njëjtën kohë, shumë vende, si Spanja ose Greqia, janë ende duke luftuar, veçanërisht me nivelet vazhdimisht të larta të papunësisë ndërmjet të rinjve. Për më tepër, të dhënat statistikore në lidhje me papunësinë në EQLsë dhe EJL-së duhet të shihen me skepticizëm, pasi, në shumë vende, për shembull, nuk ka gjithmonë shumë nxitje për një individ për t’u regjistruar si i papunë. • Në lidhje me vendet që ende vuajnë nga nivele të larta të papunësisë, niveli i lartë i investimeve të nevojshme për modernizimin e infrastrukturës publike dhe private është një mundësi për të hapur vende të reja pune. Çështja e papunësisë varet, ndër të tjera, nga fakti nëse një fushatë e gjelbër investimesh mund të zbatohet me sukses në vitet e ardhshme. • Për më tepër, një arsye për papunësinë e vazhdueshme, e cila shpesh neglizhohet, nuk është domosdoshmërisht mungesa e kërkesës për punë, por mospërputhja e aftësive me tregun e punës, që do të thotë se aftësitë e njerëzve nuk përkojnë me aftësitë që kërkojnë punëdhënësit. Ky ka qenë një problem për shumë vite dhe duhet trajtuar përmes masave të ndryshme të dedikuara, përfshirë programet e përmirësuara të kualifikimit dhe trajnimit me komponentë të fortë të praktikës, si dhe qasja e përgjithshme e“grupit” në arsim në përgjithësi, duke bashkëpunuar me punëdhënës publikë dhe privatë, institucione kërkimore etj. • Prandaj investimi për trajnimin dhe rikualifikimin e fuqisë punëtore, në mënyrë që punëtorët të pajisen me grupet e kërkuara të aftësive, ka rëndësi shumë të madhe. Kjo do të thotë që vendet do të duhet të ristrukturojnë sistemet e tyre arsimore në mënyrë që ato të sigurojnë aftësitë teknike, si dhe aftësitë e buta të nevojshme për botën e punës të së nesërmes, duke bashkëpunuar ngushtë me aktorët e tjerë të interesuar që formojnë tregun e punës. • Pra, si trend themelor, ndryshimi demografik mbart me vete shumë mundësi për punëtorët, pasi ai ka potencialin ta bëjë punën më të fuqishme dhe të larmishme në raport me kapitalin si rezultat i rritjes së fuqisë negociuese të punëtorëve. Megjithatë, kjo fuqi mund të jetë më efektive vetëm nëse ushtrohet kolektivisht , përmes sindikatave. 3 Megatrendet komplekse – 57 Pjesa II: Krijimi i shërbimeve dhe teknologjive të reja digjitale lehtëson kalimin tek ekonomia e dekarbonizuar, ndërkohë që në të njëjtën kohë krijohen vende më të mira pune. Dekarbonizimi i ekonomisë po përshpejtohet nga trendi i digjitalizimit, një proces i cili veçse do të forcohet. Një shembull i ndikimit të kësaj tendence është që teknologjitë e reja digjitale mundësojnë përmirësime të mëdha në fusha, të tilla si prodhimi, menaxhimi dhe shpërndarja e energjisë së rinovueshme . Le të marrim rastin e diellit dhe energjisë së erës, të cilat janë të disponueshme vetëm në kohë të caktuara dhe jo plotësisht të parashikueshme. Përdorimi i tyre kërkon më shumë komunikim dhe bashkëpunim për balancimin e ofertës dhe kërkesës së furnizimit me energji. Si energjia diellore, ashtu edhe ajo e erës kanë potencialin për t’u përdorur në mënyrë më efektive kur shoqërohen me teknologjitë e reja të ruajtjes së energjisë. Rritja e aksesit te të dhënat përmes digjitalizimit do të përmirësojë ndarjen e informacionit, duke lehtësuar menaxhim më të mirë të kërkesës për energji në kohë reale. Për shembull, matësit inteligjentë në familje individuale do ta bëjnë furnizimin me energji më efikas dhe kërkesën më të parashikueshme. Në një shkallë më të gjerë, kjo do të lejojë që operatorët e rrjetit të integrojnë burime të energjisë së rinovueshme të decentralizuar, të tilla si start-up-et dhe konsumatorët me nevoja specifike në rrjet. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kjo do të nxisë gjithashtu hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e energjisë së rinovueshme. • Digjitalizimi është gjithashtu një mjet i fuqishëm për rritjen e efikasitetit të energjisë . Kjo zvogëlon emetimet e gazrave serrë, por gjithashtu na siguron burime për të pastruar furnizimin me energji. Megjithatë niveli vjetor i përmirësimit të intensitetit global të energjisë(i përcaktuar si njësi energjie për njësi të PBB-së) është ngadalësuar vitet e fundit, duke rënë nga gati 3 për qind në vitin 2015 në 1.9 për qind në vitin 2017, dhe përsëri në 1.3 për qind në vitin 2018 год. 2 . Modernizimi i efikasitetit të energjisë përmes digjitalizimit mund ta tjetërsojë këtë trend në shumicën e sektorëve/zonave që janë përgjegjëse për emetimet e CO2-it, dhe kërkesën e konsiderueshme për energji. Kjo mund të zbatohet për familjen individuale (shih shembullin e matësit inteligjent më sipër), si dhe për konsumatorët e mëdhenj bashkiakë ose industrialë. • Të gjitha këto ndryshime të vazhdueshme të shkaktuara nga digjitalizimi do të kenë ndikim të thellë mbi biznesin e energjisë elektrike. Jo vetëm që kontribuon për dekarbonizimin, por dekarbonizimi gjithashtu e transformon rrënjësisht sektorin dhe i bën shumë nga karakteristikat aktuale të industrisë të vjetruara. Në të ardhmen, sistemi i digjitalizuar i energjisë do të lejojë marrjen dhe zbatimin e gjithnjë e më shumë vendimeve në mënyrë autonome, çfarë do të thotë që barrierat e hyrjes do të hiqen dhe një pjesë e zinxhirit të vlerës do të hapet për aktorët e rinj. Do të shfaqen modele të reja biznesi , ndërkohë që ndërmarrjet konvencionale do të zhvendosen nga krijimi i infrastrukturave të rënda që sigurojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të energjisë elektrike te menaxhimi i zgjidhjeve fleksibile dhe të decentralizuara të energjisë. Është e mundshme, për shembull, që operatorët rajonalë dhe lokalë të sistemit të shpërndarjes të luajnë një rol më thelbësor. Për më tepër, aktualisht është në zhvillim e sipër tregu që ofron mjete dhe instrumente efektive për menaxhimin e aspektit të kërkesës për startup-et. Megjithatë, ai gjithashtu do të ketë ndikim të madh mbi llojin e aftësive dhe kualifikimeve të kërkuara në tregun e punës. • Trendet e përshkruara më sipër jo vetëm që do të çojnë në transformimin e sektorit të energjisë. Ata gjithashtu do të sjellin ndryshime strukturore ekonomike dhe shoqërore ndërsa formësohen, diçka që, nga ana tjetër, do të ketë gjithashtu ndikim të madh mbi punësimin . Ndërsa disa profesione do të zhduken ose do të transformohen, do të krijohen vende të reja pune të cilat 58 – 3 Megatrendet komplekse kërkojnë detyra më pak të përsëritura dhe nivel më të lartë aftësish. Gjatë dekadave të ardhshme, do të jetë detyra e sindikatave dhe politikëbërësve të përfitojnë maksimalisht nga mundësitë e ofruara nga digjitalizimi për fuqinë punëtore : automatizimi do të hapë rrugën për një konkurrencë më të madhe, do të parandalojë zhvendosjen e linjave të prodhimit në vende me kosto të ulët të punës dhe do të zëvendësojë detyrat rutinë me ato më krijuese. Në fund, digjitalizimi do t’u ofrojë punëtorëve shpërblim më të mirë dhe do të përmirësojë kushtet e tyre të punës. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...rrezikun e efektit“rikoshet”, pra frikës që kursimet nga efikasiteti i energjisë, që vijnë si rrjedhojë e teknologjive të reja, do të zerohen për shkak të ndryshimit të sjelljes së njerëzve, ose të faktorëve të tjerë sistematikë? Rruga përpara: Rregullore kundër efektit“rikoshet” • Efekti“rikoshet” ka qenë objekt kërkimi për disa vite. Njëra nga frikërat është, për shembull, që rritja e efikasitetit të energjisë e bën teknologjinë që konsumon energji më pak të kushtueshme për t’u përdorur, e duke qenë kështu njerëzit mund ta përdorin atë më shpesh dhe në fakt të konsumojnë më shumë. Por, ndonjëherë ndodh që teknologjitë e reja, të tilla si serverët, të cilët luajnë rol kyç në procesin e digjitalizimit, të jenë përdorues intensivë të energjisë, aq sa brenda një periudhe të shkurtër ata të konsumojnë burimet që po përpiqen të kursejnë. Një efekt i drejtpërdrejtë i digjitalizimit, për shembull, është zgjerimi i bazës teknike të TI-së, e cila ndonjëherë ka kosto të konsiderueshme për mjedisin. Për shembull, një komponent i rëndësishëm i shumë teknologjive digjitale inteligjente janë materialet e rralla të tokës, përdorimi i të cilave ka implikime të mëdha sa i përket ndotjes toksike. Ato nxirren duke përdorur procese që kërkojnë shumë energji, duke emetuar karbon në atmosferë dhe toksina në tokë. • Infrastrukturat inteligjente kanë potencialin të rrisin efikasitetin e burimeve, por vetëm nëse ato menaxhohen në mënyrë korrekte. Nuk është një përfundim i ditur që digjitalizimi është i mirë për klimën. Na duhen rregullore për ta drejtuar procesin drejt qëndrueshmërisë. Rregulloret janë thelbësore 3 Megatrendet komplekse – 59 për përmirësimin e ndikimit mjedisor të teknologjive digjitale. • bëhet fjalë për efektin“rikoshet”, ka shumë zgjidhje teknike dhe politike që do të na ndihmojnë të zbusim efektet negative dhe të çlirojmë potencialin pozitiv të digjitalizimit. Ne mund të arrijmë kursime të mëdha të energjisë nëse hartojmë rregulloret e duhura. Puna duhet të fillojë në fazën e projektimit të produkteve inteligjente, pasi vendimet që merren në këtë fazë për zhvillimin e teknologjive inteligjente kanë një ndikim të madh mbi konsumin e energjisë. Hartimi i direktivës për ekodizajnin për produktet që lidhen me energjinë, të tilla si laptopët, telefonat inteligjentë, serverët etj. është thelbësor për uljen e konsumit të energjisë dhe përmirësimin e ndikimit të tyre mbi mjedisin. Për shembull, vlerësohet se efekti i direktivës së ekodizajnit për serverët, sipas parashikimeve të përcaktuara në rregulloret 3 e fundit të BE-së për serverët dhe ruajtjen, do të çojë në kursime vjetore të energjisë prej afërsisht 9 TWh deri në vitin 2030, sasi kjo e barabartë me konsumin vjetor të energjisë elektrike të Estonisë në vitin 2014 dhe përkon me totalin prej 2.1 milion tonë ekuivalent të CO2-it. Zgjatja dhe përmirësimi i rregulloreve të tilla do të ketë ndikim të rëndësishëm mbi konsumin e energjisë së teknologjive inteligjente dhe në gjurmën e karbonit. • Por nuk duhet të përdorim rregulloret vetëm për të zbutur efektet e mundshme negative të digjitalizimit, por, më e rëndësishmja, ato mund të përdoren për të çuar përpara agjendat progresive dhe për të nxitur modele të reja, më të qëndrueshme ekonomike. Shqetësimi se digjitalizimi do të ketë kosto të mëdha mjedisore duhet të zëvendësohet me vendosmërinë për ta përdorur ndryshimin teknologjik si mundësi për krijimin e modeleve më të qëndrueshme ekonomike , siç është ekonomia qarkulluese(shih kreun 2, faqe 47). Përparimi teknologjik është rezultat i ndërveprimit njerëzor. Ai mund dhe duhet të ngulitet në kuadrin progresiv të veprimit. Për shembull, rregulloret që trajtojnë ekodizajnimin e teknologjive inteligjente të përmendura më sipër mund të përdoren si mundësi për të zvogëluar ndikimin e fenomeneve, të tilla si vjetërsimi i planifikuar dhe për të nxitur aspekte që janë të rëndësishme për një ekonomi qarkulluese, të tilla si jetëgjatësia dhe riparimi. Masat rregullatore që kërkojnë projektimin e pajisjeve elektronike, të tilla si telefonat smart ose laptopët, të cilët projektohen në një mënyrë që siguron jetëgjatësi, riparim, ripërdorim dhe riciklim, do të na ndihmojnë të zgjasim jetën e këtyre produkteve dhe të ulim mbetjet elektronike. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...ndikimet ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës? Si mund të sigurohemi që vendet e punës që përmbajnë detyra të cilat mund të kryhen lehtësisht në mënyrë automatike dhe që përfshijnë aktivitete rutinë dhe të përsëritshme nuk janë në rrezik të automatizohen? Rruga përpara: Tregje të reja, modele të reja biznesi, vende të reja pune • Është e vërtetë që përparimi i teknologjive digjitale me të vërtetë mbart rrezikun që teknologjia t’i bëjë disa vende pune të panevojshme. Megjithatë, ne duhet të marrim parasysh anën tjetër të medaljes: jo vetëm që çdo revolucion teknologjik çon në çmontimin e modeleve ekzistuese të biznesit, tregjeve dhe vendeve aktuale të punës, por gjithashtu ai krijon tregje të reja, vende të reja pune dhe modele të reja biznesi. Sjelljet e reja, ndërveprimet e reja, modelet e reja të konsumit kërkojnë shërbime dhe produkte të reja, të gjitha këto krijojnë mundësi të reja për punësim që kërkojnë punë të njerëzve, duke krijuar vende pune me aftësi më të larta dhe, në këtë mënyrë, të paguara më mirë. • Kur bëhet fjalë specifikisht për sektorin e energjisë, disa analiza, përfshirë edhe një analizë e kryer nga Forumi Ekonomik Botëror, tregojnë mundësi të konsiderueshme për digjitalizim për të hapur vende të reja pune në këtë sektor. 4 Nismat digjitale pritet të gjenerojnë deri në 3.45 milion punë të reja deri në vitin 2025, gjë e cila përkthehet në 10.7 për qind të rritjes së vendeve të punës 60 – 3 Megatrendet komplekse në industrinë e energjisë elektrike. Më e rëndësishmja, potenciali i hapjes së vendeve të punës është më i larti në sektorin e rinovueshëm për konsumatorin, integrimi i kursimit të energjisë krijon deri në një milion vende të reja pune. • Në këtë kuptim, pranohet që jo çdo punëtor do të jetë menjëherë në gjendje të gjejë një punë të re në industritë e reja në zhvillim, madje edhe nëse ka trajnim të shkëlqyeshëm. Ky është rasti kur qeveritë duhet të përdorin politika të shëndosha, të drejta dhe mbështetëse sociale , të përshkruara më sipër, për të zbutur tranzicionin dhe për ta bërë atë një proces të drejtë për të gjithë shoqërinë. Punët publike ose programet e punësimit publik janë gjithmonë një zgjidhje që mund të përdoren nga qeveritë për të zbutur efektet negative të digjitalizimit. • Kur diskutojmë për digjitalizimin, duhet të kujtojmë se gjatë gjithë historisë sonë, njerëzimi është ballafaquar në mënyrë të përsëritur me probleme ekonomike të shkaktuara nga progresi teknologjik, ndërkohë që numri i vendeve të punës nuk ka rënë por, përkundrazi, është rritur. Mësimet nga e shkuara në lidhje me ndikimin e progresit teknologjik tregojnë se teknologjitë e reja nuk ka gjasa të automatizojnë plotësisht vendet e punës dhe të shkaktojnë papunësi, por, përkundrazi, ato do të ndryshojnë natyrën e vendeve të punës dhe detyrat e aftësitë që do të nevojiten për të kryer punë të ndryshme. • Prandaj vëmendja jonë duhet t’i kushtohet mënyrës së zhvillimit të ekspertizës së nevojshme për fuqinë punëtore për të përfituar nga mundësitë e jashtëzakonshme që krijon digjitalizimi. Në këtë kuptim, nxitja e burimeve të vazhdueshme dhe mësimi gjatë gjithë jetës do të jenë kritike. Edukimi dhe trajnimi mund të zbusin efektet negative të digjitalizimit duke ndihmuar punëtorët të fitojnë aftësitë teknologjike që rrisin punësimin e tyre dhe t’i lejojnë ata të kalojnë në punë më të paguara, duke u mundësuar kështu pjesëmarrjen në përfitimet e gjeneruara nga teknologjitë e reja. Studimet në lidhje me automatizimin dhe ndryshimin teknologjik tregojnë se punëtorët të cilët kalojnë në punë më komplekse, të cilat kërkojnë një nivel më të lartë të aftësive teknologjike, gjejnë punë më të paguara, të cilat zakonisht karakterizohen gjithashtu nga kushte më të mira pune. • Por, më e rëndësishmja, duhet të kemi gjithmonë parasysh se zhvillimi i teknologjisë, në një masë të madhe, mund të kontrollohet, ose, të paktën, të drejtohet. Teknologjia shpesh shihet si sinonim i humbjes së kontrollit. Ne priremi të harrojmë se qeveritë mund të drejtojnë novacionin dhe zhvillimin e teknologjisë pa e shkatërruar atë . Dhe, ndërsa është e vërtetë që ndryshimet teknologjike të vetme nuk do të nxisin një shoqëri të qëndrueshme, duke i dhënë drejtimin novacionit teknologjik, qeveritë tona mund t’i japin trajtë së ardhmes dhe të mundësojnë një shoqëri më të qëndrueshme, qarkulluese, që është e dobishme si për njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe për mjedisin. 3 Megatrendet komplekse – 61 Pjesa III: Ulja e orëve të punës është një ndër trendet kryesore të vëna re gjatë shekujve të fundit, duke theksuar idenë se ne punojmë për të jetuar, nuk jetojmë për të punuar. për të ardhmen e punës ka të bëjë edhe me cilësinë e jetës sonë: Sa duhet të punojmë për të përballuar një mënyrë jetese që na bën të lumtur? Brezat e sindikalistëve dhe socialdemokratëve kanë luftuar për uljen e vazhdueshme të orëve të punës, madje me mjaft sukses deri në vitet 1950. Në vitet 1850, në kulmin e Revolucionit Industrial, dita e punës me 12 orë dhe java e punës me gjashtë ditë në javë, 72 orë pune në javë gjithsej, ishte e zakonshme. Në fund të shekullit të 19-të, u vlerësua se java mesatare e punës ishte mbi 60 orë. Gjatë shekullit XX-të, orari i punës ra me gati gjysmën, duke zbritur në 40 orë/5 ditë në javë pas vitit 1950. Në vitin 2000, Franca vendosi për javën e punës me 35-orë.“Java me katër ditë pune është e pashmangshme”, ka thënë Presidenti i SHBA-së Richard Nixon qysh në vitin 1956. Ne nuk duhet ta harrojmë faktin se ne punojmë për të siguruar jetesën dhe puna është një mjet për një ekzistencë të qëndrueshme, të denjë e jo një qëllim në vetvete. • e orëve të punës mund të kontribuojë për krijimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe, në këtë mënyrë, për krijimin e një shoqërie më të qëndrueshme. Dihet gjerësisht se për shkak të mungesës së kohës, familjet me intensitet të lartë pune janë më të prirura për të blerë produkte të gatshme me një gjurmë të madhe mjedisore, të tilla si pajisjet shtëpiake ose ushqimet e gatshme. Kombinuar me një vetëdije më të madhe publike, më pak orë në punë mund të nënkuptojë më shumë kohë për më shumë aktivitete më“të zgjuara” ndaj klimës, të tilla si gatimi në shtëpi, riparimi i sendeve të prishura në vend të hedhjes së tyre, etj. Kjo gjithashtu do të përmirësojë mirëqenien tonë, duke na dhënë më shumë kohë për të shpenzuar me të tjerët, për të bërë aktivitete sportive dhe për të ndjekur hobet tona. 5 • Një javë më e shkurtër pune do të thotë që ne do të harxhojmë më pak burime dhe më pak energji. Ne nuk do të përdorim transport aq shpesh për të udhëtuar për në punë, do të kërkohet më pak hapësirë për zyrë që thith energji dhe më pak burime për të prodhuar mallra dhe shërbime. Të dhënat tregojnë se vendet me javë më të shkurtra pune kanë një gjurmë më të vogël karboni . Ka studime që tregojnë se zvogëlimi i orarit tonë të punës me një për qind çon në një rënie prej 0.8 për qind të emetimeve të karbonit. 6 Këto rezultate drejtohen kryesisht nga efektet e të ardhurave më të ulëta dhe konsumi më i ulët. ULJA E KOHËS SË PUNËS UL EMETIMET E KARBONIT të ulim kohën e punës CO 2 CO 2 Ulja me 1% e kohës së punës= 0.8% për qind rënie të emetimeve të karbonit Por, çfarë ndodh lidhur me… ...uljen e pagave nëse punojmë më pak? Si mund të sigurohemi që të punuarit më pak nuk cenon konkurrueshmërinë duke ulur produktivitetin dhe, në fund, duke ulur pagat tona? 62 – 3 Megatrendet komplekse Rruga përpara: Paga të drejta për produktivitet më të lartë • Është e vërtetë që ulja e orëve të punës mund të çojë në uljen e pagave, por kjo është e shmangshme. Shembuj nga e shkuara na tregojnë se sindikatat kanë arritur në mënyrë të përsëritur të ulin orët e punës pa ulje të pagave . • Për më tepër, ulja e orarit të punës nuk çon domosdoshmërisht në produktivitet më të ulët. Në fakt, ka prova për të kundërtën: Duke analizuar orët e punës për person në vendet e OECD-së në periudhën 1990-2012 në raport me PBB-në e krijuar për orë pune, një studim tregon se produktiviteti është më i lartë kur njerëzit kalojnë më pak orë duke punuar. 7 Ekziston gjithashtu një korpus i fortë i kërkimit shkencor që siguron prova që, mbi një prag të caktuar, rritja e orëve të punës nuk sjell përfitime për sa i takon produktivitetit. Një nga faktorët qartësisht të përmendur në literaturë është lodhja, e cila jo vetëm që zvogëlon performancën, por gjithashtu rrit probabilitetin e aksidenteve në vendin e punës, si dhe ndikon negativisht mbi shëndetin e punonjësve. • Shqetësimi ynë kryesor nuk duhet të jetë humbja e produktivitetit, por shkëputja e pagave nga produktiviteti. Realiteti është se gjatë dekadave të fundit, rritja e produktivitetit ka qenë më e lartë se rritja e pagave. Për shembull, gjatë 20 vjetëve të kaluar, produktiviteti i punës është rritur me rreth 30 për qind në Gjermani, ndërsa pagat janë rritur vetëm me 18 për qind. Në disa pjesë të botës së zhvilluar, të tilla si SHBAtë, situata është edhe më e rëndë- nga viti 1979 deri në vitin 2018, produktiviteti neto është rritur me 69.6 për qind, ndërsa paga për orë është rritur vetëm me 11.6 për qind(pas rregullimit të inflacionit). 8 Nëse shtojmë në debat rritjen e mundshme të produktivitetit të sjellë nga digjitalizimi(shih pjesën e mëparshme), bëhet krejtësisht e qartë se nuk duhet të shqetësohemi për produktivitetin, por duhet të përqendrohemi te mënyra e sigurimit të pagave të denja dhe mënyrën se si të zvogëlojmë kohën e punës. • Dy mënyrat kryesore për të arritur këtë, janë rregullore kombëtare më miqësore ndaj punëtorëve dhe sindikata më të forta, të cilat së bashku lehtësojnë një tranzicion të shpejtë, të suksesshëm dhe të drejtë. Pasuria e krijuar 3 Megatrendet komplekse – 63 nga punëtorët nuk bie automatikisht. Ne kemi nevojë për kuadër ligjor të përshtatshëm dhe politika efektive, të cilat nxisin një rishpërndarje më të mirë të pasurisë duke siguruar, për shembull, paga që mbulojnë jetesën. Edhe rritja e mbulimit të negociatave kolektive dhe vendosja më e centralizuar e pagave mund të sjellin gjithashtu rritje të konsiderueshme të pagave, pa ndikuar negativisht mbi kushtet e punës dhe duke rritur intensitetin e punës. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...uljen e prodhimit dhe zvogëlimin e konsumit çka çon në mosrritje(degrowth)? Ulja e orëve të punës do të çojë në ndryshime të mëdha në modelet e prodhimit dhe të konsumit: jo vetëm që ne do të konsumojmë ndryshe, por do të prodhojmë më pak dhe do të konsumojmë më pak. Rruga përpara: Mosrritja dhe rritja e gjelbër • Zëvendësimi i“punëve ngjyrë kafe” me punë “të gjelbërta” nuk do ta zgjidhë krizën e klimës. Megjithatë, konceptet e"rritjes së gjelbër" dhe "mosrritjes" janë dy anët e së njëjtës monedhë: ne na duhet rritje në disa sektorë dhe mosrritje në sektorë të tjerë . Ekziston një konsensus i gjerë që shumë sektorë duhet të rriten, për shembull transporti publik, kujdesi shëndetësor ose industria e energjisë së rinovueshme. Është gjithashtu gjerësisht e pranuar se disa sektorë duhet të zvogëlohen nëse duam të kufizojmë krizën e klimës, të tillë si, për shembull, minierat e qymyrit ose prodhimi i automjeteve joefikase në lidhje me përdorimin e energjisë. • Ndarja e rritjes ekonomike nga rritja fizike, për shembull, mund të na ndihmojë të arrijmë një jetë më të mirë pa konsum të paqëndrueshëm të burimeve. Në fund të fundit, është rritja e konsumit të burimeve të tokës dhe ndikimi i saj negativ në mjedis që çoi shumë vetë në përfundimin se rritja ekonomike ishte e paqëndrueshme. Sidoqoftë, PBB-ja nuk mat vetëm prodhimin e mallrave, por gjithashtu mat edhe ofrimin e shërbimeve. Është e mundur, për shembull, të shpëtohet nga modeli i zhvillimit"mallkimi i burimeve" duke kaluar në një ekonomi të bazuar te shërbimet dhe njohuritë . Me rritjen e arsimit, shërbimeve të kujdesit, arteve etj., rritja ekonomike mund të zgjerohet pa konsumuar sasi kaq të mëdha të burimeve të tokës. • Duhet të mbajmë parasysh se mbi një nivel të caktuar, posedimet materiale nuk e rrisin më mirëqenien tonë, e cila, në fund është qëllimi fundor i të gjitha përpjekjeve tona. Ndërkohë që një standard i mirë jetese nënkupton pa diskutim një sasi të caktuar të mirash materiale ose një nivel të caktuar të konsumit të mallrave, ka shumë faktorë të tjerë që e përmirësojnë jetën tonë. Mirëqenia jonë emocionale varet kryesisht nga gjendja jonë shëndetësore, kujdesi që ne japim dhe marrim, lidhjet në komunitet, familje dhe miqtë. Rritja ekonomike e bazuar më pak në prodhimin e materialeve dhe më shumë në një gamë të tërë shërbimesh që përmirësojnë mirëqenien tonë jo vetëm që do të ulte emetimet e karbonit, por gjithashtu do të na bënte edhe më të lumtur. • Shumë njerëz gjithashtu bien dakord që ka shumë produkte që duhet të prodhohen, por në sasi më të ulëta dhe me cilësi më të lartë: për shembull, makina larëse që funksionojnë për dhjetë vjet në vend të dy viteve(kohë pas së cilës përfundon garancia), telefona celularë që mund të riparohen lehtësisht nëse prishet 64 – 3 Megatrendet komplekse vetëm një pjesë ose trapano që mund të merren me qira në mënyrë që jo çdo familje t’i duhet të blejë një instrument të tillë(në një familje mesatare gjermane, një trapano përdoret mesatarisht për 13 minuta në vit), për të mos përmendur sasinë e konsiderueshme të mbetjeve ushqimore ose të makinave që përdoren vetëm për një pjesë të vogël të jetës së tyre të dobishme. • Një ekonomi e qëndrueshme e mbështetur te përdorimi i përbashkët i sendeve, riparimi dhe qasja“djep më djep” do të kishte nevojë për një forcë të madhe pune të punëtorëve të specializuar, ofruesve të shërbimeve dhe personave që punojnë përmes rrjeteve për të harmonizuar ofertën dhe kërkesën, etj.(shih kreun 2). • Pra, pyetja e vetme e diskutueshme që mbetet është nëse tregu duhet të ofrojë ose, më saktë, të stimulojë konsum masiv në të gjithë sektorët, si për shembull të blihet një televizor i ri një herë në dy vjet. Përveç kësaj pyetjeje, “mosrritja” dhe“rritja e gjebër” në fakt nuk janë aq kontradiktore sa shpesh formulohen. Disa industri gjithmonë do të zvogëlohen në një ekonomi tregu dhe industritë me intensitet të lartë karboni sigurisht që do të zvogëlohen (siç po ndodh aktualisht). Por, të gjitha industritë që kontribuojnë për arritjen e një jete të mirë për të gjithë duhet të ruhen, madje edhe të rriten dhe ato duhet të«gjelbërohen». Forma përmes së cilës mund të realizohet një transformim i tillë themelor në dy sektorë kryesorë, në energji dhe lëvizshmëri, do të diskutohet në krerët vijues. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? • Në këtë kre ne kemi përshkruar tre megatrende të vazhdueshme: ndryshimet demografike, digjitalizimin dhe uljen e orarit të punës , si dhe sfidat dhe mundësitë që ato paraqesin për të ardhmen e punësimit dhe kalimin në një ekonomi me karbon të ulët. • këtë kre kemi analizuar rreziqet themelore që lidhen me ndryshimet demografike, digjitalizimin dhe uljen e kohës së punës, duke treguar se asnjëri prej tyre nuk paraqet një pengesë të pakapërcyeshme dhe se rregulloret e politikave janë thelbësore. • kemi vlerësuar se si këto megatrende kanë ndikim mbi procesin e dekarbonizimit dhe të ardhmen e punës, duke theksuar idenë që, për të përfituar maksimalisht nga mundësitë e paraqitura nga këto megatrende, kemi nevojë për veprim largpamës, progresiv, kolektiv dhe politik . Asnjë nga këto megatrende nuk do të prodhojë një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të drejtë më vete. Ne duhet të drejtojmë dhe t’i japim trajtë transformimit të pashmangshëm dhe duhet ta bëjmë këtë gjë së bashku. Shënime në fund të faqes dhe burime 3 Megatrendet komplekse – 65 Shënimet në fund të faqes 1 Për më shumë informacion mbi qasjen mbi burimin e fuqisë shih projektin e FES-it, Sindikatat në Transformim, të disponueshëm në: https://www.fes.de/themenportal-gewerkschaften-und-gute-arbeit/ gewerkschaften-international/trade-unions-in-transformation 2 Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë(2019): Global Energy& CO2 Status Report 2019. The latest trends in energy and emissions in 2018. Flagship report(Mars 2019). 3 Rregullorja e Komisionit Evropian, datë 15.3.2019, e cila përcakton direktivën e ekodizajnit për serverët dhe produktet e ruajtjes së të dhënave në përputhje me direktivën 2009/125/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që ndryshon rregulloren e Komisionit(EU) nr. 617/2013. 4 Raporti i Forumit Ekonomik Botëror: Electricity: generating value through digital transformation, të cilin mund ta gjeni në adresën: https://reports.weforum.org/digital-transformation/electricity-generating-valuethrough-digital-transformation/?doing_wp_cron=1592572993.3050439357757568359375 5 Lykke Syse, Karen dhe Lee Mueller, Martin(2015): Sustainable Consumption and the Good Life: Interdisciplinary perspectives. Routledge. 6 Nässén, Jonas and Larsson, Jörgen(2015): Would shorter working time reduce greenhouse gas emissions? An analysis of time use and consumption in Swedish households, in: Environment and Planning C: Government and Policy 33, pp. 726–745. 7 Grosse, Robert(2018): The Four-Day Workweek. Routledge. 8 Instituti i Politikave Ekonomike(2019): The Productivity – Pay Gap(July 2019); i disponueshëm tek: https:// www.epi.org/productivity. Burimet Ndryshimet demografike: https://www.eea.europa.eu/data-and-maps/indicators/total-population-outlook-from-unstat-3/ assessment-1 https://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Unemployment_statistics https://www.cedefop.europa.eu/en/publications-and-resources/publications/3075 Digjitalizimi: https://www.iea.org/reports/digitalisation https://www.ipcc.ch/site/assets/uploads/2018/02/ipcc_wg3_ar5_chapter8.pdf https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/HTML/?uri=PI_COM:C(2019)1955&from=EN https://ec.europa.eu/info/news/new-rules-external-power-supplies-will-enable-household-energy-savings2020-mar-31_ro https://reports.weforum.org/digital-transformation/electricity-generating-value-through-digitaltransformation/?doing_wp_cron=1592572993.3050439357757568359375 http://www3.weforum.org/docs/WEF_FOW_Reskilling_Revolution.pdf https://www.oecd.org/going-digital/changing-nature-of-work-in-the-digital-era.pdf Orët e shkurtuara të punës: https://www.etui.org/content/download/32642/303199/file/Guide_Working+time-web-v https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1068/c12239 https://434c74b4-116e-43a0-ab00-04a130c61444.filesusr.com/ugd/6a142f_36162778914a46b3a00dcd4665 62fce7.pdf 66 – Titel 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Përmes promovimit të tranzicionit të energjisë dhe përshkallëzimit të burimeve të rinovueshme në mënyrë të drejtë dhe të barabartë do të arrihen katër qëllime për përparimin e shoqërive tona. Së pari, energjia e rinovueshme do të demokratizojë sistemet dhe infrastrukturën tonë elektrike, d.m.th. proceset e prodhimit, të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë. Së dyti, kjo do të na ndihmojë të sigurojmë akses të përballueshëm në energji të lirë dhe të besueshme për të gjithë: për bizneset, punëtorët dhe konsumatorët. Së treti, kjo do të na ndihmojë gjithashtu të kufizojmë krizën klimatike dhe ndikimet sociale që e shoqërojnë. Dhe, së katërti, energjia e rinovueshme do të përmirësojë shëndetin vetiak dhe atë publik. Ky kre do të tregojë se si zhvendosja e ekonomive tona në energji të rinovueshme do të na ndihmojë të shpëtojmë planetin tonë dhe, në këtë mënyrë, edhe punët tona, duke përmirësuar kushtet dhe duke ulur emetimet. Në fund të fundit, një planet i shëndetshëm dhe i paprekur është baza e gjithë punës sonë. Ndërsa lëvizim drejt një sistemi energjie të dekarbonizuar, energjia elektrike do të bëhet një burim edhe më i rëndësishëm i energjisë, për shkak të potencialit të madh për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Sektorë të ndryshëm të energjisë do të elektrifikohen gjithnjë e më shumë (“grupimi i sektorëve”). Për ta mbajtur diskutimin më poshtë të përqendruar dhe për të siguruar sa më shumë argumente të dobishme që të jetë e mundur, ne do të përqendrohemi kryesisht te sektori i energjisë. …turbinat e erës shkatërrojnë të gjithë pamjen dhe janë të dëmshme dhe për zogjtë 68 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Pjesa I: Demokracia ka nevojë për demokratë dhe energjia ka nevojë për demokratizim. Pjesëmarrja qytetare është në zemër të një demokracie energjetike jo vetëm si pjesë e tranzicionit energjetik , por edhe kur bëhet fjalë për të thënë një fjalë të barabartë në proces që ushtron ndikim mbi implikimet morale të politikave të energjisë për zgjedhjet individuale dhe kolektive. Dhe duke qenë kështu, krijohet një shoqëri koherente e energjisë nga poshtë-lart. Si rezultat, tranzicioni i energjisë do të ngushtojë dallimin midis qytetarëve si konsumatorë fundorë të energjisë dhe prodhuesit ekzistues dhe, nga ana tjetër, do të ndryshojë konceptin e konsumit bashkëpunues të njohur me termin “prosumatorizëm”. 1 • Nëse shohim shembujt gjermanë ose skandinavë, të cilët pranojnë rëndësinë e energjisë së qytetarëve për tranzicionin e energjisë, është e qartë se kalimi te burimet e rinovueshme ka kontribuar për demokratizimin e energjisë, e cila shkon përtej pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mundëson qasje të barabartë të individëve dhe familjeve te pronësia dhe bashkëpronësia e të gjitha njësive dhe proceseve të gjenerimit të energjisë. Përveç “prosumatorizmit”, në vitin 2018, vetëm Gjermania kishte rreth 824 kooperativa aktive energjetike, një shifër kjo e afërt me kulmin prej 931 që kishte Danimarka në vitin 1999 2 . Ky është një shembull që duhet të ndiqet nga çdo vend dhe çdo rajon në mënyrë që të mundësohen zgjedhje demokratike, të aksesueshme në mënyrë të barabartë për të gjithë në sektorin e energjisë. • Nëse zhvendosja drejt burimeve të rinovueshme ndodh në një mënyrë mjaftueshmërisht të decentralizuar , kjo do t’u lejojë qytetarëve dhe kooperativave të energjisë, si dhe impianteve energjetike në pronësi të komunitetit dhe komunave të luajnë rol në sistemin aktual të energjisë. • mbështetjen e modeleve alternative ekonomike, shteti, si partner kryesor në një transformim të energjisë së drejtë në aspektin social, do të fillojë të vërë në lëvizje mekanizmin për sigurimin e një procesi të qetë të demokratizimit brenda sektorit dhe për të ripërcaktuar lidhjen mes energjisë dhe qytetarëve: dhe këtu kuptojmë energji jo vetëm si burim drite, por edhe si burim të ardhurash. • Ka disa shembuj pozitivë në të gjithë BE-në dhe më gjerë, të cilët janë prova e përfitimeve të decentralizimit të energjisë të shoqëruar nga qeverisja pjesëmarrëse, rikthimi në pronësi të bashkive dhe transferimi i kompetencave, i cili gjithashtu kërkon evoluimin transformimin e roleve ekzistuese të prodhuesve dhe konsumatorëve, veçanërisht lidhur me menaxhimin e rrjeteve lokale. Megjithatë, suksesi i këtij decentralizimi varet nga krijimi i një kornize ligjore të përshtatshme për të qeverisur institucionet, për të garantuar instrumente financiare të aksesueshme dhe për të lehtësuar sinergji të forta midis autoriteteve lokale dhe komuniteteve lokale të energjisë. Sot, lidhja me një rrjet modern ndër-rajonal dhe evropian transmetimi përbën gjithashtu një parakusht strukturor për një tranzicion të suksesshëm të energjisë që përqendrohet te prodhimi i decentralizuar. • Qyteti i vogël gjerman i Wolfhagen-it është një shembull i shkëlqyeshëm i një projekti lokal të energjisë, i krijuar falë kushteve të sipërpërmendura të decentralizimit të energjisë, që ka çuar në përfitime lokale socio-ekonomike, të tilla si vendet e punës dhe të ardhurat, si dhe në dekarbonizim dhe demokratizim të konsiderueshëm të ekonomisë lokale. Bazuar në një model hibrid komunitet-qeveri lokale, ky projekt përqafoi një qasje novatore duke ndjekur idenë e kalimit të operacioneve energjetike në pronësi të bashkisë përmes kompanisë publike Stadtwerke Wolfhagen dhe më pas duke hyrë në pronësi të përbashkët me kooperativën energjetike të drejtuar nga qytetarët, të quajtur BEG Wolfhagen. Ky organizim çoi në përfitime të drejtpërdrejta për bashkinë dhe qytetarët: bashkëpunim në investimin e kapitalit, ulje e rrezikut për bashkinë dhe forma të reja të angazhimit demokratik të qytetarëve dhe qeverisjes së përbashkët. 3 Është gjithashtu shumë e rëndësishme të theksohet këtu se komunitete si ky nuk bëhen“ishuj të energjisë”, por integrohen në një rrjet të qëndrueshëm 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 69 kombëtar(shih më poshtë). • gjithëpërfshirës, i përballueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë për të gjithë, mund të arrihet duke shkallëzuar burimet e rinovueshme përmes kombinimit të zgjidhjeve teknologjike të disponueshme, modeleve ekonomike lokale dhe pajisjeve ekzistuese diellore dhe të erës. Sot, në vitin 2020, kur një në nëntë njerëz në të gjithë botën kanë qasje të kufizuar në energji elektrike për të ndriçuar shtëpitë e tyre, bashkëpunimi midis qeverive, bizneseve dhe qytetarëve është jetik. Ky lloj veprimi i ndërsjellë është i nevojshëm për të mbështetur ata që kanë nevojë përmes zgjerimit të mjaftueshëm të burimeve të rinovueshme dhe duke siguruar një infrastrukturë të përshtatshme për të lidhur çdo familje dhe për të mundësuar një Është përgjegjësi e BE-së të adresojë çështjen e varfërisë energjitike dhe të sigurojë një tranzicion energjitik të ndershëm. janë dakord pjesë të drejtë të kostove. 4 Varfëria energjetike në Kosovë, për shembull, përkthehet që 50 për qind e familjeve nuk janë në gjendje të përballojnë ngrohtësi të mjaftueshme 5 , ndërsa në Afrikën nënsahariane ajo bëhet pengesë që fëmijët të ndjekin shkollën. As BE-ja nuk është e imunizuar. Në vitin 2018, mesatarisht 7.3 për qind e qytetarëve të BE-së deklaruan se nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpitë e tyre mjaftueshëm ngrohtë, ndërsa në Bullgari dhe Greqi shifrat përkatëse janë përkatësisht 33.7 për qind dhe 22.7 për qind. 6 Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për qëndrimet në lidhje me politikën e energjisë, një studim evropian tregon se nëntë nga dhjetë të anketuar(90 për qind) bien dakord se“trajtimi i varfërisë energjetike dhe sigurimi i një tranzicioni të drejtë të energjisë në mënyrë që asnjë qytetar ose rajon të mos mbetet pas”. 7 duhet të ishte përgjegjësi e BE-së. Situata është e ngjashme në vendet e ardhshme anëtare të BE-së: në Serbi, qytetarët shprehën gatishmërinë e tyre për të kaluar nga druri(si burimi më i lirë i disponueshëm) në zgjidhjet e ngrohjes së rinovueshme. 8 • Bashkë me decentralizimin dhe dekarbonizimin, demokratizimi i sistemit energjetik, i arritur përmes shkallëzimit të burimeve të rinovueshme me anë të modeleve vendore të energjisë siç janë kooperativat dhe impiantet bashkiake, do të krijonte qëndrueshmëri ekonomike lokale të bazuar te besimi dhe solidariteti midis qytetarëve, si dhe mes gjithë aktorëve të tjerë përfshirë. Që të jemi të sigurt se kjo do të ndodhë, kemi nevojë për ligje dhe akte nënligjore të hartuara mirë për energjinë e rinovueshme për të krijuar një kornizë të favorshme ligjore që u mundëson projekteve lokale, kooperativave dhe mjediseve publike(spitale dhe shkolla) të investojnë për energjinë e rinovueshme. Përvoja historike na tregon se është veprimi ynë kolektiv që na mundëson të përparojmë siç kemi bërë në nivelin lokal: në shkolla, në spitale dhe në ecjen përpara të njësive ekonomike lokale si burim i vendeve të punës dhe i të ardhurave. • Qeverisja demokratike e energjisë, e cila u lejon qytetarëve, komuniteteve dhe përfituesve lokalë të projekteve të luajnë një rol kryesor në të gjithë procesin e vendimmarrjes dhe procesin operacional duke u bërë pjesë integrale e strukturave të pronësisë, do të forconte edhe vetë shtyllat e qeverisjes së mirë. Pjesëmarrja qytetare dhe pronësia do të siguronin efikasitet për shpërndarjen e burimeve publike dhe stabilitetin afatgjatë në sektorin e energjisë. 70 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Por, çfarë ndodh lidhur me... ...faktin se tranzicionit drejt energjive të rinovueshme në shumë vende i mungojnë politikat e përshtatshme për të mundësuar një tranzicion demokratik, të drejtë dhe përfshirës? Si mund të sigurojmë demokraci të energjisë me tranzicionin drejt energjive të rinovueshme? Rruga përpara: Tranzicioni i energjisë nga poshtë-lart • Nëse nuk ka struktura qeverisëse funksionale, ata që janë në pararojë duhet të përpiqen të krijojnë kushte të favorshme për një tranzicion pjesëmarrës në terren, me mbështetjen e partnerëve lokalë, rajonalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ka disa raste në të gjithë EQLnë dhe EJL-në të cilat tregojnë se kjo mund të realizohet me sukses, me komunitetet që krijojnë projekte pjesëmarrëse të gjenerimit të energjisë së rinovueshme, megjithëse pengohen nga një kornizë ligjore jo e përshtatshme ose e zbatuar dobët. Në këtë mënyrë, tranzicioni lokal i energjisë mund të kontribuojë madje në një ndryshim pozitiv shoqëror drejt institucioneve dhe strukturave të përgjegjshme të qeverisjes, dhe përfitimeve të përbashkëta. Ka disa raste kur tranzicioni i energjisë ka nënkuptuar instalimin e impianteve masive fotovoltaike dhe fermave të erës, të financuara nga kapitali i huaj që gëzon stimuj financiarë nga qeveria kombëtare, por që nuk ka qenë domosdoshmërisht e barabartë me një tranzicion të drejtë kur bëhet fjalë për punë dhe përfitime për të gjithë. • Për t’u siguruar që tranzicioni energjetik të shoqërohet gjithashtu nga demokracia energjetike, këto raste do të kërkonin politika dhe një mjedis që mundëson përfshirjen demokratike të qytetarëve. Vetëm atëherë mund t’i referohemi kësaj si një tranzicion i drejtë. Kjo jo vetëm që do të thotë pjesëmarrje në proceset e vendimmarrjes, por edhe në strukturat pronësore të njësive të energjisë, si prodhues dhe si investitorë në kooperativat e energjisë dhe projekte të tjera lokale të energjisë. Është kjo ide e demokracisë energjetike e cila jep shpresë për tranzicionin e vazhdueshëm të energjisë. Ne duhet të krijojmë një peizazh të qëndrueshëm të energjisë brenda kufijve planetarë dhe, në të njëjtën kohë, të integrojmë drejtësinë dhe solidaritetin social si shtyllat kryesore të politikave tona të reja energjetike. Por, çfarë ndodh lidhur me... …qëndrimet e ndryshme kundrejt projekteve të energjisë së rinovueshme? Disa qytetarë ose grupe të komunitetit mund të jenë të interesuar për energjitë e rinovueshme për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, të tjerë për shkak të përfitimeve mjedisore, ndërsa disa të tjerë nuk janë fare të interesuar. Çfarë vendimesh dhe hapash duhet të merren për të siguruar që tranzicioni i energjisë të realizohet në mënyrë demokratike? Rruga përpara: Tranzicioni gjithëpërfshirës dhe i drejtë • Proceset gjithëpërfshirëse me të gjitha grupet shoqërore dhe organizatat e përfshira në këtë proces, veçanërisht sindikatat që bëjnë thirrje për planifikimin strategjik të tranzicionit të vendeve të punës, sigurimin e burimeve përmes fondeve të tranzicionit dhe zgjidhje të qëndrueshme dhe novatore për përdorimin e burimeve të rinovueshme të përparuara, mund t’i hapin rrugën një tranzicioni të drejtë. • Ndërsa demokratizimi i sistemit të energjisë matet nga pjesa e energjisë së prodhuar nga individë dhe kooperativat energjetike, suksesi i shoqërisë sonë kolektive të energjisë duhet të matet nga niveli i ndërlidhjes në një sistem të larmishëm, kryesisht të decentralizuar dhe të dekarbonizuar, ku të gjithë bashkëpunojmë për të siguruar përfitime të ndërsjella për të gjithë. • Një nga detyrat më të rëndësishme për të siguruar një tranzicion demokratik të energjisë duhet të jetë organizimi i një fushate informimi dhe ndërgjegjësimi . Të gjithë duhet të informohen për sfidat e përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe ndikimin e rëndë që ato kanë mbi mjedisin tonë, në shëndetin tonë dhe, për shkak të aseteve të bllokuara, mbi perspektivat tona ekonomike. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për çmimin real që paguajmë për lëndët djegëse fosile. 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 71 Kjo është diçka që mund të shihet më qartë nëse nga çmimi përfundimtar që aktualisht paguajmë për energjinë tonë elektrike zbresim të gjitha subvencionet dhe përjashtimet nga taksat dhe lehtësimet e tjera. Punëtorët dhe bizneset duhet të jenë të informuar mbi përfitimet e kalimit te burimet e rinovueshme, ndërsa janë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet e paraqitura nga moskalimi te burimet e rinovueshme. Përveç shpërndarjes së informacionit dhe transparencës, nevojiten po ashtu edhe mjete të ndryshme, siç janë fondet e tranzicionit dhe politikat e kompensimit për të siguruar mbështetje nga grupe të ndryshme për të bërë të mundur tranzicionin. Ky tranzicion në fund të fundit nuk ka për qëllim të ndryshojë jetën tonë, por të mbrojë jetën që kemi sot, duke përfshirë edhe shpëtimin e vendeve të punës . Në fund të fundit, në një planet të vdekur nuk ka punë. • Shembuj të ndryshëm pozitivë kanë treguar se kjo është e mundur nëse aktorët e përfshirë kanë akses në informacionin e duhur dhe veprojnë bashkërisht kur bëhet fjalë për përcaktimin e së ardhmes së tyre energjetike. Por, çfarë ndodh lidhur me... …shqetësimet që procesi i demokratizimit të energjisë, i lehtësuar nga përshkallëzimi i energjive të rinovueshme, mund të sfidojë stabilitetin e rrjetit kombëtar dhe mund të jetë shumë i shtrenjtë? Rruga përpara: Fleksibiliteti dhe bashkëpunimi. • Investimi në sistemet e ruajtjes dhe balancimit të energjisë është thelbësor për rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe përshpejtimin e tranzicionit të energjisë. Çmimet po bien dhe tani janë më të realizueshme se kurrë zgjerimi dhe ndërlidhja për të rritur kapacitetet, si dhe për të përmirësuar fleksibilitetin(përmes interkonektorëve ndërkufitarë). Kjo, nga ana tjetër, lejon integrimin rajonal të tregut të energjisë dhe rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme. Zgjerimi i rrjeteve dhe decentralizimi i prodhimit të energjisë elektrike nuk janë ide që bien ndesh me njëra-tjetrën . Teknologjitë novatore, si rrjetet dhe matësit inteligjentë, janë më të përparuara se kurrë më parë dhe po bëhen të 72 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social përballueshme përmes mënyrave nga poshtë-lart për të përshpejtuar transformimin e energjisë.“ • Disa vjet më parë BE-ja premtoi se do të zëvendësonte të paktën 80 për qind të matësve të energjisë elektrike me matës inteligjentë deri në vitin 2020 me synimin për të krijuar infrastrukturën për energji të rinovueshme, duke zvogëluar emetimet deri në nëntë për qind dhe duke u siguruar familjeve kursim të energjisë për shkak të konsumit të zvogëluar dhe më të mirë të planifikuar. Meqenëse shumica e vendeve e përmbushën këtë objektiv, ata tani janë në procesin e përcaktimit të objektivave për vitin 2030. 9 Me mbështetjen e BE-së dhe Komunitetit të Energjisë, iniciativa të ngjashme tashmë po ndodhin edhe në Ballkanin Perëndimor. Mali i Zi, për shembull, është një nga vendet evropiane pararojë në lëvizjen për të futur matësit dhe rrjetet inteligjente me një grant të dhënë nga BERZH-i. 10 Por, çfarë ndodh lidhur me... ...aksesin e barabartë dhe mospërputhjet në të mirat natyrore të burimeve të rinovueshme të energjisë, të cilat përcaktojnë nivelin e prodhimit dhe të konsumit optimal të energjisë së rinovueshme? Rruga përpara: Përfitimet e aksesueshme për të gjithë • Përfshirja e idesë së ndërlidhjes në sistemin e energjisë, duke marrë parasysh mundësinë e ndarjes së përgjegjësisë për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë është diçka thelbësore në mënyrë që vendet, komunitetet dhe rajonet të gëzojnë qasje të drejtë te përfitimet e energjisë së rinovueshme, pavarësisht mospërputhjeve në të mirat natyrore. Për më tepër, lëndët djegëse fosile janë të shpërndara në mënyrë më të pabarabartë gjeografike , ndërsa burimet e rinovueshme janë, në një farë mase, të disponueshme në çdo vend dhe çdo rajon (vetëm me pabarazi të vogla rajonale). 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 73 • Prandaj ka ardhur koha që burimet e rinovueshme të përfshihen përsëri në proceset e përditshme ekonomike dhe sjelljes së përbashkët kulturore. Historia e energjisë diellore dhe e erës shtrihet qysh para qymyrit. Ato janë, në fakt, nga burimet e para të energjisë që janë kapur nga njerëzimi, duke shërbyer sot si atraksione turistike(p.sh. mullinjtë e erës në Spanjë dhe Holandë; mullinjtë për larjen e leshit në vendet e ishJugosllavisë, Ukrainës dhe Rusisë). • Me një infrastrukturë të energjisë së rinovueshme të integruar në mënyrë të përshtatshme dhe të ndërlidhur, përfitimet do të jenë po aq të arritshme për të gjithë. Por, çfarë ndodh lidhur me... …qasjen në energji për shumë familje të cilat jetojnë në zonat e largëta, të cilat nuk janë të lidhura me rrjetin dhe nuk e përballojnë dot lidhjen me të, edhe nëse do t’u jepej mundësia përmes shtrirjes së rrjetit, ose ofrimit të paneleve diellore pa pagesë për t’u vendosur në çatitë e tyre? Rruga përpara: Askush të mos mbetet pas • Për të gjithë qasja në energji është në zemër të çrrënjosjes së varfërisë ekstreme dhe diçka që qeveritë duhet të garantojnë për të gjitha komunitetet e vogla në zonat rurale. Meqenëse sistemet jashtë rrjetit dhe minirrjetet me energji diellore janë zgjidhje shumë më pak të kushtueshme, me kapacitet të përshkallëzueshëm dhe më të shpejta, ato gjithashtu rezultojnë të dobishme në zonat rurale ku humbjet e energjisë mund të jenë të mëdha. Përdorimi i energjisë së rinovueshme do të kontribuojë për zbutjen e ndikimit negativ të krizës klimatike mbi varfërinë dhe pabarazitë në këto zona, ndërkohë që do të përdorë zgjidhje të përparuara teknologjike që do të mundësojnë qasje universale me një kosto të drejtë. Kjo siguron që“askush të mos mbetet pas”: një nga objektivat kryesorë të një shoqërie koherente energjetike, e ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit reciprok, solidaritetit dhe besimit. Por, çfarë ndodh lidhur me... …mundësinë që sektori i energjisë i dominuar nga energjia e rinovueshme mundet, si pjesë e infrastrukturës kritike, të jetë në rrezik sa i takon sigurisë kibernetike? Rruga përpara: Diversifikimi • Decentralizimi dhe digjitalizimi i sistemit energjetik janë kushtet kryesore për garantuar sigurinë në sektorin e energjisë. Reduktimi i fuqisë së strukturave monopoliste ose oligopoliste është i mundur vetëm përmes integrimit të burimeve të rinovueshme, si dhe ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit midis vendeve dhe aktorëve të ndryshëm të tregut. Kjo mund të mundësohet përmes zgjidhjeve digjitale siç janë rrjetet inteligjente, të cilat sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji. Për më tepër, prodhimi i decentralizuar diversifikon rreziqet për sulme kibernetike : një sistem mjaft i centralizuar është shumë më i cenueshëm sepse varet nga prodhimi vetëm i disa pajisjeve kryesore të prodhimit. Në një demokraci energjetike, qytetarët si“prosumatorë” luajnë një rol kryesor për përcaktimin e kërkesës dhe ofertës dhe, së bashku me shtetin dhe aktorët e tjerë, vendosin«rregullat e lojës» në nivel institucional dhe përcaktojnë proceset e vendimmarrjes, shpërndarjen e burimeve dhe sigurinë. Kjo mbështetet më tej nga institucionet e BE-së dhe organet e NATO-s ku energjia është një element kryesor i sigurisë dhe trajtohet në përputhje me rrethanat. 74 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Pjesa II: Energjitë e rinovueshme na ndihmojnë për të arritur qasje të përballueshme te energjia jo e kushtueshme dhe e qëndrueshme për të gjithë: qofshin punëtorë, konsumatorë ose biznese Energjia e rinovueshme 11 është një zgjidhje e zgjuar për klimën, nga e cila, në fund të fundit, përfitojnë të gjithë. Burimet e rinovueshme të energjisë kanë gjithashtu potencial për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë . Në shumë rajone të botës, qasja në energji të qëndrueshme dhe të lirë, veçanërisht në energjinë elektrike, është ende një privilegj. Të paturit e një infrastrukture të decentralizuar të energjisë së rinovueshme të integruar në zinxhirët vendorë me vlerë të shtuar ka potencialin të elektrifikojë zonat e largëta rurale, për të sjellë energji të lirë për qytetarët dhe për të mbështetur bizneset lokale. Kooperativat energjetike gjithashtu mund të fuqizojnë komunitetet lokale dhe të demokratizojnë energjinë siç përshkruhet në seksionin e fundit. Investitorët dhe bizneset do të përfitojnë në kuadrin afatgjatë. 1. ë pari, ndryshe nga burimet e energjisë së prodhuar nga lëndët e djegshme fosile, të cilat kanë kosto të lartë operimi, kostoja e prodhimit të një njësie shtesë të energjisë elektrike të rinovueshme është afër zeros, që do të thotë se bizneset do të kursejnë në kostot e energjisë pasi të vihet në funksion infrastruktura e energjisë së rinovueshme. 12 2. më tepër, përshkallëzimi i infrastrukturës së energjisë së rinovueshme gjeneron mundësi të reja investimi me kthime modeste, por të qëndrueshme. 3. në kohë krize ekonomike, investimet në shërbimet e lidhura me infrastrukturën janë një strehë e sigurt me kusht që të ekzistojë një kornizë e përshtatshme ligjore për t’i mundësuar këto investime. Kjo i bën ato tërheqëse veçanërisht për investitorët institucionalë, si fondet e pensioneve, të cilat janë vazhdimisht në kërkim të kthimeve të sigurta, veçanërisht po të mbajmë parasysh normat e interesit vazhdimisht të ulëta që kanë mbizotëruar në mbarë globin gjatë dhjetë viteve të fundit. Pra, e thënë ndryshe, ekziston një dritare unike mundësish që projektet e decentralizuara të jenë në pararojë me mbështetjen e, për shembull, partnerëve ndërkombëtarë, nëse ekziston një kornizë e përshtatshme ligjore. • gjithashtu do të përfitojnë nga rënia e çmimeve dhe çmimet më të parashikueshme të energjisë. Për më tepër, konsumatorët do të gëzojnë gjithashtu më shumë siguri energjetike pasi varësia nga qymyri, nafta dhe gazi zvogëlohet ndërsa infrastruktura e energjisë së rinovueshme rritet. Kjo sepse shumica e vendeve importojnë burime të energjisë me lëndë të djegshme fosile, që do të thotë se ato janë të lidhura me luhatjet e çmimeve në tregun global dhe mungesat e furnizimit. Konsumatorët madje mund të bëhen vetë prodhues ose“prokonsumatorë” të energjisë. Për shembull, ata mund të gjenerojnë energji elektrike përmes paneleve diellore me kosto të ulët dhe ose të përdorin energjinë elektrike që prodhojnë, ose ta fusin atë direkt në rrjet. • Lidhur me punëtorët, krijimi i infrastrukturës së energjisë së rinovueshme do të gjenerojë më shumë punë. Do të hapen gjithashtu vende të reja pune, pasi fermat e erës, panelet diellore dhe një rrjet më i decentralizuar të gjitha kërkojnë mirëmbajtje. Për më tepër, vendet e punës në sektorin e energjisë së rinovueshme kanë potencial të jenë më të shëndetshëm dhe më të sigurta me kusht që punëtorët të kenë trajnim të përshtatshëm. Megjithatë, pyetja kryesore që shtrohet është se si të mbështesim punëtorët që janë aktualisht të punësuar në sektorin e energjisë së prodhuar nga lëndët djegëse fosile dhe zinxhirin e furnizimit, p.sh. minierat e qymyrit. Çështja e vendeve të punës dhe si të ndihmojmë tranzicionin e punëtorëve është diskutuar me hollësi në kreun 2. • Energjitë e rinovueshme kontribuojnë për konvergjencën shoqërore dhe për të siguruar që të drejtat dhe liritë themelore përsëri të mbështesin vendimet e politikave, duke përfshirë edhe ato të lidhura me energjinë. Përveç mbrojtjes të së drejtës sonë për ajër të pastër dhe një ambient që nuk është i dëmshëm për shëndetin tonë, burimet e rinovueshme gjithashtu mundësojnë menaxhim horizontal të burimeve, duke 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 75 Por, çfarë ndodh lidhur me…. ...sfidat teknologjike? Si mund të sigurohemi që gjithmonë të kemi një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji edhe pse prodhimi i energjisë nga burimet e rinovueshme, siç janë dielli dhe era, ndryshojnë në mënyrë konstante? siguruar kështu një autonomi më të madhe për çdo anëtar të shoqërisë. Përfshirja e qytetarëve në vend të vazhdimit të përdorimit të strukturave ekzistuese nga lart-poshtë në impiantet me lëndë djegëse të prodhimit të energjisë, për shembull, përmirëson barazinë gjinore dhe barazinë në përgjithësi. Të dhënat e fundit mbi përfaqësimin gjinor në fuqinë punëtore në sektorin e energjisë tregojnë se punëtoret femra kanë dhjetë për qind më shumë përfaqësim në sektorin e energjisë së rinovueshme krahasuar me sektorin e naftës dhe gazit. Shifra aktuale prej 32 për qind është akoma larg përfaqësimit të barabartë, por trendi po lëviz në drejtimin e duhur, gjë që përbën një zhvillim shumë premtues. 13 Kjo do të mundësojë një kuptim të perspektivës gjinore dhe do të sigurojë integrimin gjinor në sektor dhe kështu të marrë në parasysh shqetësimet e veçanta me të cilat përballen gratë në grupe shoqërore të paprivilegjuara, që do të thotë se ato janë shumë më të prekura nga kriza e klimës dhe eksternalitetet që vijnë nga sektorët me përdorim të lartë qymyri(të tilla si mungesa e ujit, ndotja e ajrit etj.). Rruga përpara: Ruajtja dhe interkonektiviteti • Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme është thellësisht i ndryshëm nga sistemi aktual i prodhimit të lëndëve të djegshme fosile, i cili është shumë i centralizuar. Ndryshimet klimatike mund të çojnë në luhatje të rrjetit dhe dimrat e gjatë dhe të ftohtë mund të na lënë me mungesë furnizimi. Prandaj ka shumë të ngjarë që, në një periudhë afatmesme, të na duhet të mbështetemi në njësi të vogla rezervë, të decentralizuara, që punojnë me gaz natyror, biogaz ose depozitat e ujit. Këto njësi gjithashtu duhet të projektohen dhe të shpërndahen në të gjithë rrjetin e energjisë në mënyrë që ato të mund të rikonfigurohen lehtësisht për të punuar me gaz sintetik të gjelbër si opsion rezervë në planin afatgjatë. Teknologjitë dhe zgjidhjet që na duhen për të trajtuar çështjet e stabilitetit dhe besueshmërisë, në fakt ekzistojnë që tani: • e decentralizuara të ruajtjes së energjisë do të na lejojnë të ruajmë energjinë e tepërt për të luftuar luhatjet afatshkurtra të energjisë. Sot, aktualisht ekzistojnë edhe teknologji të tjera efikase magazinimi, nga zgjidhjet mekanike, të tilla si ruajtjet e ujit të pompuar, deri te bateritë dhe prodhimi i gazit sintetik. Përdorimi i energjisë së tepërt për të prodhuar gaz sintetik na lejon të ruajmë energji për një periudhë më të gjatë kohe. Kjo është dhe mënyra se si mund të sigurohemi që të mos na mbarojë energjia, madje edhe gjatë dimrave të gjatë, të errët dhe të ftohtë. • digjitale na sigurojnë mjetet për menaxhim efikas dhe të automatizuar të rrjetit energjetik, i cili rrit stabilitetin duke koordinuar më mirë ofertën dhe kërkesën për energji elektrike. 76 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social • i mëtejshëm i rrjeteve kombëtare midis vendeve na lejon të shpërndajmë energji elektrike në të gjithë kontinentin. Kjo ndërlidhje është tashmë e pjesë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Shpërndarjes për Energjinë Elektrike. Kjo do të thotë që, për shembull, nëse dielli rrezaton më tepër në Spanjë, ndërsa kërkesa është më e lartë në Sllovaki, furnizimi në Spanjë mund të plotësojë kërkesën në Sllovaki. Si pasojë, ne do të na duhet më pak kapacitet ruajtjeje për burimet e rinovueshme për ta mbajtur sistemin të qëndrueshëm. Bashkimi i Energjisë (si strategji) dhe Komuniteti i Energjisë(si organizatë ndërkombëtare) gjithashtu kanë krijuar një kornizë ligjore dhe piketa kyçe për tranzicionin e energjisë në sektorin e energjisë në vendet kandidate për në BE dhe shtetet jo anëtare në BE në Evropë. • Mundësia e prodhimit të decentralizuar të energjisë së rinovueshme i kthen konsumatorët në qytetarë të energjisë. Komunitetet mund të drejtojnë fermat e tyre të erës dhe familjet mund të instalojnë sistemet e tyre diellore fotovoltaike. Kjo pavarësi energjie rrit pranimin e tranzicionit të energjisë duke krijuar pronësi mbi procesin. Ajo gjithashtu mund të mobilizojë fonde për zgjerimin e infrastrukturës nëse komunitetet lokale vjelin përfitimet e futjes së energjisë përsëri direkt në rrjet. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, si qytetarë të energjisë ne do të jemi shumë më të lidhur me sistemin e energjisë dhe pasojat e tij, dhe do të jemi shumë më të kujdesshëm kur vendosim për kërkesat tona për energji dhe për konsumin e përgjithshëm. Megjithatë, për ta realizuar këtë duhet të ekzistojë korniza të përshtatshme qeverisëse, duke siguruar që iniciativat lokale dhe ato të decentralizuara të mos shërbejnë si aktorë të dorës së dytë për korporatat ose zhvilluesit e mëdhenj . Por, çfarë ndodh lidhur me... …kostot e përshkallëzimit të energjive të rinovueshme? Si mund të sigurohemi që vazhdimi i infrastrukturës nuk çon në rritjen e çmimit të energjisë, ose nuk dëmton konkurrueshmërinë e industrisë dhe se nuk rrit barrën e familjeve me të ardhura të ulëta dhe të pamjaftueshme? Rruga përpara: Çmime më të ulëta, përfitime më të mëdha. Çështja se si do të ndikohen çmimet varet nga mënyra se si do të qeveriset tranzicioni i energjisë. Në disa nga pikat e ardhshme, ne do të shohim shembullin gjerman dhe do të nxjerrim në pah disa nga mësimet e nxjerra nga përvoja gjermane. Gjermania ishte një nga vendet pararojë në këtë drejtim dhe prandaj na ofron njohuri të vlefshme prej të cilave mund të mësojmë. • Në fillim është e rëndësishme të pranojmë se në Gjermani çmimet e energjisë elektrike për familjet dhe shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme janë dyfishuar që nga prezantimi i ligjit gjerman“Për burimet e energjisë së rinovueshme” i vitit 2000. Familjet më të varfra në veçanti janë goditur në mënyrë shpërpjesëtimore sepse kostot e energjisë elektrike përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre të disponueshme. • Me pak fjalë, një nga arsyet për këtë është që përdorimi i burimeve të rinovueshme është financuar duke garantuar tarifa fikse të furnizimit për energjinë elektrike të gjelbër. Diferenca midis çmimit të tregut të energjisë elektrike dhe tarifës së garantuar u kalua më pas te konsumatorët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në formën e një pagese shtesë për burimet e rinovueshme në faturat e tyre të energjisë elektrike. Kjo ishte jashtëzakonisht efektive kur bëhej fjalë për shkallëzimin e burimeve të rinovueshme, por erdhi me koston e lartpërmendur të një barre më të madhe për familjet me të ardhura të ulëta dhe të pamjaftueshme. • Megjithatë, kjo shpjegon vetëm një pjesë të rritjes së çmimit. Çmimet e energjisë elektrike janë gjithashtu subjekt i disa taksave dhe tarifave të tjera të rritura më pas. Për më tepër, konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike, të tilla si industritë me intensitet të lartë të energjisë, janë përjashtuar nga pagesa e burimeve të rinovueshme, duke i lënë të gjithë përdoruesit e tjerë me një barrë më të lartë. Megjithatë vitet e fundit pagesa shtesë është ulur. 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 77 • Për më tepër, burimet e energjisë dhe ato të energjisë bërthamore të prodhuara me lëndë djegëse janë subvencionuar nga qeveritë për dekada me radhë, veçse kjo nuk shfaqet në faturën tonë të energjisë elektrike sepse paguhet nga të ardhurat e përgjithshme të taksave. Kjo do të thotë që, në të shkuarën, çmimet e energjisë elektrike kurrë nuk kanë pasqyruar kostot e vërteta të prodhimit të energjisë me bazë fosile. Subvencionet e dëmshme vjetore për mjedisin për sektorët e energjisë gjermane arritën në rreth 17 miliardë euro në vitin 2019. Pra, burimet e rinovueshme shpesh fajësohen vetëm sepse nuk subvencionohen në të njëjtën mënyrë si burimet që përdorin lëndët djegëse fosile. Rikanalizimi i këtyre subvencioneve të dëmshme për mjedisin çliron fonde në buxhetet e shtetit, qoftë për investime në infrastrukturë, qoftë për të financuar një tranzicion të drejtë për ata që janë të punësuar në sektorin e energjisë konvencionale. • Për më tepër, çmimi i energjisë elektrike me bazë fosile ose lëndë djegëse fosile nuk merr parasysh kostot e jashtme , p.sh. ndikimet e ngrohjes globale dhe kostot pasuese, të tilla si degradimi mjedisor ose depozitimi i mbetjeve bërthamore. Nëse këto do të llogariteshin, do të kishim një pamje më reale dhe burimet e rinovueshme të energjisë do të ishin konkurruese. Vetëm prej faktit se efektet e dëmshme për mjedisin fillojnë me një vonesë kohore, kjo nuk do të thotë që ne duhet të neglizhojmë t’i faktorizojmë ato në llogaritjen tonë sot dhe thjesht t’ua kalojmë ato brezave të ardhshëm. • Sot, përshkallëzimi i burimeve të rinovueshme është shumë më pak i kushtueshëm sesa dikur . Vende si Gjermania, e cila ka qenë nga më të hershmet sa i takon reagimit, ndihmuan për të krijuar një treg për burimet e rinovueshme, duke mundësuar kërkime dhe zhvillime të mëtejshme, si dhe ekonomi shkalle përmes prodhimit në masë. Si rezultat, turbinat e sotme të erës dhe panelet diellore fotovoltaike janë shumë më të lira sesa në të shkuarën dhe dalja në treg shumë më e lehtë sesa në fillim. Vende të tilla si Etiopia dhe Maroku kanë dëshmuar kohët e fundit se rritja e burimeve të rinovueshme është e mundur pa rritje të çmimeve të energjisë elektrike. • Për më tepër, ka të dhëna që shumë termocentrale me qymyr nuk janë më fitimprurëse dhe do të përfundojnë si pasuri të bllokuara nëse nuk subvencionohen nga shteti për t’u paguar operatorëve marzhin e fitimit. Dhe kjo nuk vlen vetëm për instalimet e vjetra. Për shembull, si rezultat i një procesi gjyqësor të një aksionari në Poloni, u zbulua se kompania që planifikonte ndërtimin e një termocentrali të ri qymyri nuk kishte arritur të provonte se si ky impiant mund të operohej me fitim, duke i çuar ata përfundimisht në braktisjen e projektit. Kjo është gjithashtu një çështje e rëndësishme për vendet jo anëtare të BE-së, veçanërisht për shtetet kandidate për anëtarësim. Edhe pse mekanizmi i BE-së për çmimet e karbonit ETS nuk zbatohet ende mbi ta, ata duhet ta marrin parasysh këtë mekanizëm sot para se të bëjnë investime afatgjata në infrastrukturën e energjisë. Për më tepër, subvencionet shtetërore për prodhimin e fosileve mund të klasifikohen si ndihmë shtetërore e paligjshme sipas legjislacionit evropian për energjinë, gjë e cila çon në mosrespektim të kërkesave për pranim. Sapo një vend të anëtarësohet në BE, një shkelje e tillë e legjislacionit të BE-së mund të çojë madje në detyrimin e tyre për të nxjerrë jashtë përdorimit objektet. Për më tepër, diskutimet aktuale në nivelin e BE-së në lidhje me rregullimet e taksave për kufirin e karbonit (siç diskutohet në kreun 2, faqe 45) duhet të merren parasysh në aspektin e konkurrencës afatgjatë të eksporteve të energjisë dhe eksporteve të produkteve me intensitet të lartë energjie në Bashkimin Evropian. • Kur bëhet fjalë për konkurrencën e bizneseve, është e rëndësishme të kihet parasysh se jo të gjitha ndërmarrjet i nënshtrohen konkurrencës ndërkombëtare, ku hyjnë në lojë diferencat e çmimit të energjisë në kostot e prodhimit. Për më tepër, kostot e energjisë elektrike janë vetëm një nga shumë faktorët e kostos që ushtrojnë ndikim mbi konkurrencën e bizneseve. Afërsia me tregjet, kostot e transportit, produktiviteti i përgjithshëm, etj. gjithashtu duhet të merren në konsideratë në përllogaritje. 78 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social • Në fund, çështja se si ndikimi i energjisë së rinovueshme ka ndikim mbi çmimet e energjisë elektrike ka të bëjë me qeverisjen, domethënë me mënyrën se si kryhet procesi, jo nëse do të realizohet apo jo procesi. Në mënyrë që të mbahen nën kontroll çmimet e energjisë elektrike, shtrirja e infrastrukturës së energjisë së rinovueshme mund të subvencionohet nga shteti. Kjo mund të realizohet ose në formën e subvencioneve të drejtpërdrejta, d.m.th. duke dhënë hua me interesa të ulëta, ose duke garantuar investime private. Në të shkuarën këto mundësi kanë qenë shpesh problematike për shkak të rregullave të rrepta të ndihmës shtetërore të Bashkimit Evropian. Megjithatë, në kuadrin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, rregullat për përdorimin e infrastrukturës së energjisë së rinovueshme janë për t’u rishikuar. Për më tepër, Komisioni Evropian synon të mobilizojë një trilion euro gjatë dhjetë viteve të ardhshme, pjesë e së cilës është ndihma për vendet anëtare të përditësojnë sistemet e tyre të energjisë. Kjo është edhe një dritare e vërtetë mundësish për ekonomitë në tranzicion. • Përfundimisht, familjet me të ardhura të ulëta dhe të pamjaftueshme mund të marrin ndihmë për të mbuluar faturat e tyre të energjisë nëse kostot në rritje të energjisë elektrike janë të pashmangshme gjatë krijimit të infrastrukturës së re. Problemet sociale duhet të rregullohen me instrumentet e politikës sociale në vend që t’ia hedhin fajin tranzicionit të energjisë. Por, çfarë ndodh lidhur me... ...vendet e punës në sektorin e energjisë së prodhuar me lëndë të djegshme fosile? Si mund të sigurohemi që këta punëtorë nuk mbeten pas? Rruga përpara: Mobilizimi i një tranzicioni të drejtë. • Si fillim është e rëndësishme të pranohet se shumica e ndryshimeve strukturore, veçanërisht në sektorin e qymyrit, tashmë kanë ndodhur. Avancimi teknologjik dhe automatizimi kanë kontribuar për rënien dramatike të nevojës për punëtorë në sektor dhe, në këtë mënyrë, edhe për numrin aktual të njerëzve të punësuar në miniera dhe në djegien e qymyrit. Një transformim i drejtë shoqëror i sektorit të energjisë sigurisht që do të çojë në zgjidhje të qëndrueshme duke siguruar në të njëjtën kohë punë të 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 79 qëndrueshme(dimensioni i punësimit është trajtuar në detaje në kreun 2). • Vlen gjithashtu të theksohet se vendet e punës në minierat e qymyrit ose në termocentralet me qymyr nuk kanë qenë kurrë shumë tërheqëse. Këto punë kanë qenë shpesh(dhe ndonjëherë janë dhe sot) punë të rrezikshme dhe të lodhshme. Kjo është arsyeja pse veçanërisht minatorët filluan të organizoheshin në një fazë shumë të hershme të industrializimit. Përkundër faktit se, pas një dekade përpjekjesh, sindikatat më të fund arritën sukses në punën e tyre për përmirësimin e kushteve të punës në mënyrë të konsiderueshme, për shembull, në drejtim të pagave dhe pensioneve, shumë minatorë kurrë nuk përfunduan të gëzonin një pension të qetë sepse vdiqën në aksidentet nëntokësore, nga sëmundja e“mushkërive të zeza” ose nga kanceri. 14 Pra, shumë minatorë të qymyrit dëshironin një gjë për fëmijët e tyre: që ata të mund të gjenin punë më të mira në sektorë të tjerë ku nuk u cenohej shëndeti. • Në këtë kuptim, mobilizimi është i nevojshëm për këtë tranzicion të drejtë për punëtorët në sektorin e energjisë. Tranzicioni nuk do të ndodhë vetvetiu. Sindikatat kanë një historik bashkëpunimi me partitë socialdemokrate kur bëhet fjalë për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve. Edhe për këtë pikë ata duhet të veprojnë së bashku për të siguruar që ky revolucion i ri industrial mund të bëhet një katalizator për lëvizjen e punëtorëve. Kreu 2 shtjellon instrumentet për një tranzicion të drejtë për punëtorët, të cilët mund të formojnë bazën e një agjende progresive. • Përtej propozimeve të politikave teknokratike, aktorët progresivë duhet të përfshijnë trashëgiminë e qytetërimit me energji fosile në narrativat e tyre. Lëvizja e punëtorëve e ka zanafillën në revolucionin industrial, duke u formësuar rreth industrisë së rëndë dhe minierave. Narrativa bindëse respekton kontributin e punëtorëve në progresin e qytetërimit dhe nuk i fajëson ata për ndotjen e planetit. Megjithatë, duhet të bëhet e qartë po ashtu se civilizimit të karburanteve fosile po i vjen fundi. Po aq sa kemi nevojë për veprim kolektiv për të kaluar në një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, për të hequr gradualisht energjinë fosile, po aq kemi nevojë për solidaritet me individët, jetesa e të cilëve varet prej saj. • Pra, çelësi për të shfrytëzuar përfitimet e energjive të rinovueshme qëndron te përshkallëzimi i shpejtë i tyre, së bashku me rrjetet e nevojshme të shpërndarjes dhe transmetimit, back-up-in e ruajtjes dhe menaxhimin inteligjent të kërkesës. Me instalime të mjaftueshme të energjisë së rinovueshme, ne mund t’i shmangim problemet me qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë. Për më tepër, duke kaluar me shpejtësi tek burimet e rinovueshme, ne shmangim nevojën e përdorimit të sistemit të vjetër të centralizuar që përdor lëndë djegëse fosile krahas rrjetit të ri të decentralizuar. Kjo gjë sjell uljen e kostove sepse është më efikase. Për ekonomitë në tranzicion ose në zhvillim që kanë ende kërkesë në rritje për energji, jo vetëm që ky aktivitet duhet të ecë në hap me kërkesën në rritje, por gjithashtu duhet të sigurojë që impiantet që punojnë me lëndë djegëse më pas të mund të zëvendësohen. Për ta bërë këtë tranzicion të suksesshëm për punëtorët, ne kemi nevojë për solidaritet dhe veprim kolektiv. 80 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Pjesa III: Politikat për energjinë e rinovueshme mund të na ndihmojnë për lehtësimin e krizës klimatike dhe të përshtatemi me të • Meqenëse energjia e rinovueshme po dëshmon se është një zgjidhje vetëm me fitim për perspektivat tona ekonomike, stabilitetin tonë shoqëror dhe qeverisjen demokratike, ajo mbetet gjithashtu një instrument kryesor për pajtueshmërinë mjedisore. Rritja e përdorimit të erës, biomasës dhe energjisë diellore, ndërkohë që realizohet zhvendosja e lëndëve djegëse fosile, të cilat zënë 60-70 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në të gjithë botën 15 , përbën themelin e veprimeve të zbutjes së klimës dhe zvogëlimit të emetimeve të gazrave serrë(GES). • Njëkohësisht, përdorimi i energjisë së rinovueshme lejon përshtatjen ndaj klimës së sektorit të energjisë dhe industrive të tjera që e përdorin shumë energjinë dhe që do të preken ndjeshëm nga kriza klimatike. Për shembull, mungesa e ujit po bëhet një problem real për shumë vende dhe për këtë arsye paraqet një kërcënim real për hidrocentralet që përdoren për të balancuar kërkesën dhe furnizimin me energji. Po aq i rëndësishëm është problemi i mungesës së ujit ftohës për termocentralet e mëdha dhe impiantet bërthamore. Ekziston një mënyrë që ne të përshtatemi me këto probleme: ne duhet të vazhdojmë me një tranzicion të drejtë dhe t’i bëjmë burimet e rinovueshme burimin tonë dominues të energjisë. • Debati mbi krizën klimatike është përqendruar te tema e sigurisë dhe kërcënimi i konfliktit të mundshëm për shkak të mungesës së burimeve, duke përfshirë ujin, mungesat dhe ndërprerjet e energjisë, si dhe trendet e migrimit. Ajo që shpesh harrohet është se kur energjia e rinovueshme përdoret siç duhet për të përmbushur nevojat e një vendi ose rajoni të caktuar, me fjalë të tjera, kur përdoret në mënyrë të përballueshme dhe të besueshme, arsyeja e mosmarrëveshjeve mbi burimet natyrore si lëndët djegëse fosile zhduket. Si rezultat, burimet fosile qëndrojnë aty ku e kanë vendin: në tokë. • Qytetarët e pajisur me panele diellore në tarraca bëhen më të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe gëzojnë përfitimet më domethënëse të zgjidhjeve të qëndrueshme: mbrojtjen e mjedisit pranë tyre nga gazrat serrë, ndërsa në të njëjtën kohë bëhen faktor i rëndësishëm në të gjithë zinxhirin e prodhimit përmes rolit të tyre si“prosumatorë”. Por, çfarë ndodh lidhur me... ...dëmtimin minimal, megjithatë real, të mjedisit të shkaktuar nga era dhe energjia diellore? Rruga përpara: E vjetra, e reja dhe e ardhmja • Çdo formë e shndërrimit(ose“prodhimit”) në energji ndërhyn në natyrë dhe ka efekte anësore“të panatyrshme”. Por disa teknologji janë më të dëmshme dhe disa më pak. Teknologjitë e rinovueshme si turbinat me erë dhe panelet diellore janë zgjidhjet më të përshtatshme me klimën për gjenerimin e energjisë elektrike në veçanti dhe energjisë në përgjithësi. Ato nuk janë plotësisht pa ndotje për shkak të procesit të prodhimit. Por, deri tani, ato janë zgjidhjet më neutrale që kemi. Krahasuar me djegien e lëndëve djegëse fosile, përfshirë këtu edhe gazin natyror, ose përdorimin e energjisë bërthamore me pasojat e saj të shumta të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin natyror, ato janë padyshim zgjidhja më e mirë . • Tani po zhvillohen gjithashtu edhe zgjidhje si teknologjia e gjelbër e hidrogjenit për t’iu përgjigjur sfidave të lartpërmendura që shfaqen gjatë proceseve të ndryshme industriale, duke përfshirë procesin e prodhimit të paneleve fotovoltaike diellore. Parashikohet që kjo çështje të zgjidhet plotësisht në planin afatgjatë(2030-2050). • Progres është bërë edhe në drejtim të zvogëlimit të zhurmës së turbinave me erë dhe zbutjes së efekteve negative për zogjtë migrues. Jetëgjatësia e paneleve diellore është rritur, ndërsa përmasat e tyre janë zvogëluar, kështu që ata tani zënë më pak hapësirë dhe përdorin më pak burime. 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 81 • Le të mos harrojmë gjithashtu dëmtimin e mjedisit dhe shëndetit tonë të shkaktuar nga minierat e qymyrit për të mos përmendur gropa të hapura të linjitit që në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me efektet anësore minimale të shkaktuara nga burimet e rinovueshme. Fshatra dhe peizazhe të tëra janë përmbytur, njerëzit kanë humbur tokën dhe u është dashur të zhvendosen. Në mënyrë që minierat e qymyrit të mos shkatërrohen, pompat e ujit duhet të mbeten në punë— përgjithmonë. Dhe, niveli i ujit nëntokësor preket rëndë nga gropat e hapura që përmbyten. Me të gjitha argumentet pro dhe kundër, energjia e rinovueshme është mënyra e vetme përmes së cilës njerëzimi mund të reagojë ndaj ngrohjes globale për të cilën ka ndikuar shumë si në aspektin e zbutjes së ndikimit, ashtu edhe të përshtatjes. Nevojiten më shumë investime në energjinë diellore, të erës dhe biomasë për shkak edhe të ndikimit të krizës klimatike mbi mungesën e ujit në shumë vende dhe rajone. Përkeqësimi i niveleve të ujit do të sjellë si pasojë që energjia hidroelektrike nuk do të jetë aq e besueshme sa më parë. Për më tepër, kjo varet nga madhësia e krizës klimatike, e cila mund të zbutet ndjeshëm me zgjerimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme, çka, nga ana tjetër, do të siguronte disponueshmërinë e ujit të pijshëm për vitet e ardhshme. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...opinionet e dëgjuara ndonjëherë të shprehen në EJL se i gjithë ky ndërgjegjësim për klimën dhe promovim i burimeve të rinovueshme ka të bëjë thjeshtë vetëm me ofrimin e një tregu për prodhuesit e mëdhenj të paneleve diellore dhe turbinave me erë siç është p.sh. Gjermania? Rruga përpara: Kapërcimi • Kriza klimatike është reale dhe nuk diskutohet. Ajo për të cilën kemi nevojë në këtë rast është të sigurojmë përdorimin sa më të mirë të mjeteve të demokracisë për të mundësuar një tranzicion të drejtë të energjisë, nga pikëpamja sociale, drejt burimeve të rinovueshme nga të cilat do të përfitojnë të gjithë. Ata që nuk arrijnë të pranojnë lidhjen midis krizës klimatike dhe drejtësisë sociale, sot, do të mbajnë të njëjtën përgjegjësi si ata që mohojnë ngrohjen globale(shih kreun 1, faqe 48). Për më tepër, në përgjigje të shqetësimit se promovimi i burimeve të rinovueshme është pjesë e strategjisë së tregut të prodhuesve të mëdhenj të paneleve diellore dhe turbinave të erës, si Gjermania, nuk duhet të harrojmë vlerën e shtuar për ekonomitë në zhvillim që hyjnë në zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit, siç mund të vihen re aktualisht, për shembull, në sektorin e automobilave.(shih kreun 2, faqe 48). Por, çfarë ndodh lidhur me… ...promovimin e energjisë së rinovueshme kur investimi në energji të rinovueshme në vetvete nuk është i mjaftueshëm për të luftuar rreziqet që dalin nga kriza klimatike në rast se nuk merren masa të përshtatshme paralele, të tilla si efikasiteti i energjisë, për të parandaluar rritjen e mëtejshme të kërkesës? Rruga përpara: Ulja e konsumit ndihmon në rritjen e efikasitetit të energjisë • Energjitë e rinovueshme janë burimet më efikase të energjisë. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë që, paralelisht me zhvendosjen drejt tyre, nevojiten investime lidhur me efikasitetin e energjisë për të zvogëluar kërkesën për energji. Reduktimi i sasisë absolute të konsumit të energjisë duke zbatuar ndryshime strukturore gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të minimizohet kërkesa për energji në të gjithë sektorët, duhet të shoqërohet me përdorimin e teknologjive më efikase të energjisë. Vetë ky investim do të jetë një burim për hapjen e vendeve të reja të punës nga të cilat do të përfitojë ekonomia në planin afatgjatë(shih kreun 2, faqe 37). Por, çfarë ndodh lidhur me... ...faktin se shumë vende që zbatojnë koncepte të tranzicionit të energjisë janë ekonomi të pasura me potencial të jashtëzakonshëm teknologjik, ekonomik dhe financiar? Situata e tyre është tërësisht e ndryshme me situatën e shumicës së vendeve në EQL dhe EJL. 82 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Rruga përpara: Gjithashtu trend në jug të globit • Shumica e vendeve në Evropën Lindore dhe Juglindore kanë një potencial dukshëm më të lartë për prodhimin e energjisë përmes diellit dhe erës sesa, për shembull, Gjermania. Këto alternativa mund të përdoren me kosto efikase që sot. • Teknologjitë e rinovueshme, veçanërisht nga era dhe dielli, janë të përballueshme, jo saktësisht shumë të komplikuara dhe tashmë po përdoren me sukses në të gjithë botën. Nuk është çudi që një numër në rritje i vendeve në zhvillim, të tillë si Maroku, po bëjnë presion për një tranzicion të energjisë dhe nuk është çudi që lojtarët strategjikë, të tillë si p.sh. Kina, po përqendrojnë potencialin e tyre novator dhe të prodhimit për gjenerimin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...faktin që energjia e rinovueshme varet nga kushtet e motit më shumë se te kërkesa aktuale për energji? Rruga përpara: Edhe më shumë stabilitet • Nëse prodhimi i energjisë mbështetet kryesisht te burimet e rinovueshme, siguria e energjisë nuk është më shqetësuese sesa sfidat e mëparshme të sigurisë të paraqitura nga burimet e energjisë konvencionale. Në fakt, siguria e energjisë tashmë është në rrezik për shkak të funksionimit kritik të prodhimit konvencional të centralizuar të energjisë. Nuk është e mundur të parashikohet se kur do të duhet të mbyllet një impiant me qymyr ose bërthamor për mirëmbajtje kritike. Dhe pasojat e kësaj në një sistem të centralizuar jo shumë të pajisur janë shumë më të rënda. Për të mos përmendur faktin se shumica e vendeve janë shumë të varura nga importi i burimeve të energjisë fosile si nafta dhe gazi. Kjo e bën sistemin e tyre energjetik të prekshëm ndaj zhvillimit të çmimeve të tregut dhe paqëndrueshmërisë politike në vendet eksportuese. • Pa dyshim, rrjedha e burimeve të rinovueshme është e ndryshueshme. Por, ne zakonisht e dimë se kur do të jetë kohë me diell apo me erë dhe shkenca na lejon të bëjmë parashikime të sakta dhe në kohë. Në kombinim me teknologjitë novatore, të tilla si matësit dhe rrjetet inteligjente, rrjedha e energjisë është më e sigurt dhe më e qëndrueshme se kurrë më parë. • Për më tepër, nëse ka kapacitet të përshtatshëm të ruajtjes dhe funksionim të integrimit rajonal të rrjeteve të energjisë, ndryshimet natyrore mund të trajtohen pa pasur frikë nga ndërprerja. Besueshmëria te rrjeti i energjisë elektrike në Gjermani nuk ka pësuar rënie, pavarësisht faktit që BER (Burimet e Energjisë së Rinovueshme) në vitin 2019 përfaqësonin mbi 40 për qind të prodhimit të energjisë. Kërkimet, madje edhe analizat e kryera nga operatorët e sistemit të transmetimit kanë treguar se në shumë vende zotërimi i një sistemi elektrik të drejtuar me 100 për qind nga energji të rinovueshme është tashmë e realizueshme. ENERGJITË E RINOVUESHME AKTUALISHT MBULOJNË 40%–LE TË NXITOJMË PËR TË KAPUR 100% BER Linjiti Qymyrguri Nuklear Gazi natyral Vajrat minerale Të tjera 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 83 Pjesa IV: Mbrojtja e shëndetit dhe cilësia e kujdesit shëndetësor si përfitime të dukshme të burimeve të rinovueshme 1. Mbrojtja e shëndetit për fëmijët tanë dhe për veten tonë është një nga përparësitë më të vlefshme të një të ardhmeje të bazuar në energjinë e rinovueshme. E para dhe më e rëndësishmja, burimet e rinovueshme do të zvogëlojnë ndjeshëm ndotjen e ajrit dhe do të shpëtojnë deri në shtatë milion jetë në vit në të gjithë botën , përfshirë fëmijët, të cilët janë viktima të vdekjeve të parakohshme si rezultat i ndotjes së ajrit(shih gjithashtu kreun 5, faqe 90). 16 Ndërkohë që janë gjithashtu burimi më i madh industrial i arsenikut dhe merkurit në ajër, emetimet e grimcave të vogla(PM 2.5) nga termocentralet me qymyr, të cilat dihet se shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, mund të përshkojnë mbi 1.000 km. Për më tepër, burimet e konsiderueshme në sistemin e shëndetit publik të dedikuara për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes të shkaktuara nga ndotja mund të rikanalizohen dhe të përdoren për qëllime të tjera, të tilla si kujdesi shëndetësor falas për fëmijët. 2. Energjia e rinovueshme ka potencialin t’i japë fund problemeve serioze të smogut në shumë zona urbane. Meqenëse hulumtimet sugjerojnë që ngrohja e shtëpive dhe aktivitetet industriale së bashku me transportin janë burimet kryesore të emetimeve, zëvendësimi i impianteve që përdorin qymyr me burime të rinovueshme do të ndihmojë për pastrimin e ajrit në qytetet e mëdha dhe për zvogëlimin e pranisë së smogut. 3. Gjatë pandemisë Covid-19, shumë studime zbuluan se njerëzit që kishin qenë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit kishin më shumë gjasa të ishin në një grup rreziku dhe, për këtë arsye, do të vuanin më shumë nëse do të infektoheshin me virusin sesa ata që jetonin në zona me pak ndotje. Hiri i qymyrit, mbetjet nga djegia e qymyrit, gjithashtu përmbajnë metale të rënda shumë toksike, të cilat mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të sistemit nervor. Për shkak se hiri i qymyrit shpesh nuk asgjësohet në mënyrë të përshtatshme, ai ndot ujërat në sipërfaqe dhe ujërat nëntokësorë. • Katastrofa të shumta mjedisore dhe vuajtje të konsiderueshme njerëzore janë shkaktuar nga derdhjet e naftës. Ne të gjithë i kemi parë imazhet e tokave bujqësore të ndotura ose të shpendëve të detit të ngordhur. Ndërkohë që ky fenomen është i mirënjohur, rreziqet e teknologjive relativisht të reja të karburanteve fosile, siç është frakturimi hidraulik(fracking), vetëm tani po bëhen gjithnjë e më të dukshme. • Krahasuar me vendet e punës në minierat e qymyrit që njihen për rrezikun e lartë dhe kanë pasoja të rënda shëndetësore, e që kryesisht përjetohen në një moshë më të vonë, punët në sektorin e energjisë së rinovueshme ofrojnë standarde të larta të shëndetit dhe sigurisë në punë(shih gjithashtu kreun 2, faqe 28). Por, çfarë ndodh lidhur me… ...sugjerimin që niveli i ndotjes së ajrit dhe smogut në qytete dhe zona të caktuara ndikohet nga moti dhe kushtet klimatike, të cilat parapërcaktohen nga vendndodhja gjeografike dhe natyra? Rruga përpara: Pastrimi i ajrit • Ndërsa kushtet natyrore të motit dhe klimës ushtrojnë ndikim mbi nivelin e ndotjes së ajrit dhe smogun, janë sasitë e mëdha të djegies së lëndëve djegëse fosile në industrinë e energjisë, transportit dhe ndërtimit, duke shtuar edhe përdorimin e drurit në sektorin e ngrohjes ato që krijojnë eksternalitete, të cilat kanë ndikim të madh mbi shëndetin dhe mjedisin tonë. Në rastin e Shkupit, për shembull, dihet se qyteti është i vendosur në një luginë dhe ka më pak ajrosje gjatë dimrit. Por, gjithashtu dihet se nivelet e ndotjes po rriten shumë në zonat urbane ku dendësia e popullsisë është më e lartë, duke krijuar kushte “të favorshme” për një përqendrim më të lartë të grimcave të ajrit dhe një shans më të lartë për ndotje. Ka një numër rastesh të ngjashme ku janë krijuar zona të vetëqëndrueshme të energjisë së rinovueshme, të cilat po arrijnë të ndryshojnë drejtimin e zhvillimeve. Këta shembuj pozitivë po shërbejnë si udhërrëfyes për t’u ndjekur nga të tjerët, duke demonstruar 84 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social se si të maksimizohen përfitimet kryesore të kombinimit të të mirave natyrore dhe përparimeve teknologjike në të cilat ka qasje brezi ynë. Për shembull, i ndihmuar nga fondet e BE-së dhe fryma lokale novatore, qyteti i vogël Koprivnica në Kroaci po bëhet një lider i njohur lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm në të gjithë Evropën. Ajo që e bën unik këtë qytet të veçantë kroat janë politikat e tij të integruara të zhvillimit urban social dhe ekologjik, ku sfidat e energjisë mbahen në vëmendje, së bashku me varfërinë dhe çështje të tjera me të cilat përballen grupet e margjinalizuara. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...shqetësimet që burimet e rinovueshme mund të mos përmirësojnë cilësinë e jetës, ose madje edhe mund ta sfidojnë atë më tej për shkak të shpërndarjes jopërpjestimore të përfitimeve? Rruga përpara: Nxitja e progresit social • Lidhja e fortë mes energjisë së rinovueshme dhe zhvillimit njerëzor mbështetet nga një studim i quajtur IRENA, i cili tregon një rritje prej katër për qind të mirëqenies njerëzore, një tregues që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e jetës. Për më tepër, politikat ambicioze të energjisë së rinovueshme do të mbështesin lëvizjet e forta ekzistuese, të tilla si“Kolegji Barefoot” në Indi, të cilat synojnë të trajtojnë varfërinë energjetike dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe shëndetit të fëmijëve dhe grave në shumë komunitete. Energjia e rinovueshme e decentralizuar, e shoqëruar me përparimet aktuale teknologjike, mund të përmirësojnë qasjen në ujë të pastër dhe të pijshëm në zona të largëta përmes pompimit të ujit, prodhimit dhe shpërndarjes si për familjet, ashtu edhe për ujitje, duke ndikuar kështu edhe për sigurinë ushqimore. • Për më tepër, ndërsa fokusi i pyetjeve të sigurisë po zhvendoset te konfliktet jokonvencionale dhe të nxitura nga burimet, përdorimi i burimeve të rinovueshme pa dyshim do të na ndihmonte gjithashtu për të 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 85 kapërcyer kërcënime të caktuara të sigurisë. Për më tepër, duke lehtësuar masat zbutëse dhe të përshtatjes, burimet e rinovueshme do t’u japin përgjigje sfidave specifike klimatike, të tilla si migrimi dhe konfliktet në lidhje me klimën. Sa më e ulët të jetë kërkesa për naftë, qymyr ose gaz, aq më shumë ka të ngjarë që konfliktet në lidhje me lëndët djegëse fosile të marrin fund. • E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kjo do të ndryshonte gjithashtu strukturat gjeopolitike të fuqisë dhe do të çonte në zona të reja me interes për aktorët e fuqishëm dhe një rishpërndarje të mundshme të konflikteve. Pikërisht kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që lëvizja në një ekonomi të dekarbonizuar të ndodhë vetëm përmes një transformimi të mirëplanifikuar, të strukturuar dhe gjithëpërfshirës të energjisë, të kryer në një mënyrë demokratike dhe të decentralizuar. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? • do ta kishim arritur demokracinë që kemi sot pa organizuar zgjedhje ose duke futur disa procedura komplekse votimi, apo nëse votimi do të ishte i kufizuar vetëm te grupe të caktuara? Me siguri që jo. Për të demokratizuar sistemin e energjisë, ne gjithashtu duhet të thjeshtësojmë procedurat për investime në shkallë të vogël në energji të rinovueshme në mënyrë që një investim i tillë të jetë i arritshëm për të gjithë dhe të çojë drejt një shoqërie kohezive të energjisë . • gjidhje të tilla si sistemet e aplikimit me një sportel të vetëm dhe procedurat e thjeshtuara të aplikimit mund të inkurajojnë prodhimin e decentralizuar nga burimet e diellit, veçanërisht instalimet e paneleve në çati të banesave dhe mund të kontribuojnë për objektivat kryesorë të tranzicionit të energjisë: pajtueshmërinë mjedisore dhe përfitimet socio-ekonomike për punëtorët, qytetarët dhe bizneset . Transparenca dhe qeverisja e mirë duhet të respektohen nga ndërmarrjet shtetërore të energjisë, monopolet ekzistuese dhe oligopolet në vende të caktuara. Politikat e energjisë duhet të lënë hapësirë për familjet dhe projektet lokale të energjisë. Praktikat e mira, të tilla si shembulli i qytetit të vogël gjerman të Wolfhagen-it, kooperativat energjetike dhe mijëra individë dhe biznese të vogla në EJL tregojnë se sa e realizueshme është kjo qasje në kushte të ndryshme. Shumë nga këto nisma dhe nga këta individë janë gjithashtu të gatshëm të mbështesin aktorët progresivë në përpjekjet e tyre për të zbatuar një tranzicion të drejtë të energjisë dhe për të përcaktuar të ardhmen e jetës sonë në Tokë. • Evropian dhe Komuniteti i Energjisë kanë treguar interes të madh për mbështetjen e projekteve të tranzicionit të energjisë, ashtu si edhe Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, e cila është një instrument i fortë për arritjen e një kontinenti neutral në lidhje me karbonin. Në fund të fundit, vullneti politik është gjithashtu një burim i rinovueshëm i pashfrytëzuar që duhet të përdoret dhe të shfrytëzohet nga aktorë progresivë, idealisht sot. 86 – 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social Shënime në fund të faqes dhe Burimet Shënimet në fund të faqes 1 Termi“prosumator” përcaktohet si konsumator aktiv, i cili në të njëjtën kohë dhe e konsumon, dhe e prodhon një produkt. Në sektorin e energjisë,“prosumatori” është dikush që prodhon dhe konsumon energji. Kjo është bërë e mundur nga rritja e teknologjive të reja të lidhura me rritjen e qëndrueshme të energjisë së rinovueshme, siç është energjia diellore dhe e erës, së bashku me integrimin e saj në rrjetin tonë të energjisë, diçka që është lehtësuar nga korniza e duhur ligjore. 2 August, W., Valeria, J. S., Jan, P. et al.(2018): Statistical Evidence on the Role of Energy Cooperatives for the Energy Transition in European Countries(vizituar për herë të fundit më 22.5.2020). 3 The Conversation(2019): This small German town took back the power – and went fully renewable(vizituar për herë të fundit më:17.6.2020). 4 Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Energjinë(2019): Europeans’ attitudes on EU energy policy, mund ta gjeni në adresën: Europeans’ attitudes on EU energy policy- Publications Office of the EU, faqe 6(vizituar për herë të fundit më: 30.4.2020). 5 Fondacioni RES(2018): Energy poverty in the Western Balkans Sustainability, Forum of the Energy Community. Vjenë, mund ta gjeni në adresën: http://www.resfoundation.org/(vizituar për herë të fundit më: 22.5.2020). 6 EU Energy Poverty Observatory(2018): Indicators& Data: Inability to Keep Home Adequately Warm, available at: https://www.energypoverty.eu/indicator?primaryId=1461(vizituar për herë të fundit më: 30.4.2020). 7 Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Energjinë(2019): Europeaans’ attitudes on EU energy policy,mund ta gjeni në adresën: Europeans’ attitudes on EU energy policy- Publications Office of the EU, faqe 6(vizituar për herë të fundit më: 30.4.2020). 8 P o aty:10. 9 Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Energjisë(2019): Benchmarking smart metering deployment in the EU-28, mund ta gjeni në adresën: Benchmarking smart metering deployment in the EU-28 Publications Office of the EU, faqe 20(vizituar për herë të fundit më: 30.4.2020). 10 P yrkalo, Svitlana(2019): EBRD finances smart metering breakthrough in Montenegro. EBRD(vizituar për herë të fundit më: 5.5.2020). 11 Argumentet e mëposhtme zbatohen kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Kjo sepse energjia elektrike ka të ngjarë të luajë një rol kryesor në të gjithë sektorët e ekonomisë, nga lëvizja te aplikacionet industriale, te ngrohja. Jo gjithçka do të punojë me energji elektrike, por energjia e rinovueshme do të bëhet gjithashtu themeli për prodhimin e, për shembull, hidrogjenit jeshil ose e-karburantet.. 12 E dhe kur llogarisim kostot e rrjetit më të madh të energjisë të nevojshëm për një sistem të decentralizuar të burimeve të rinovueshme dhe kostot më të larta të kapitalit, një sistem me 95 për qind të burimeve të rinovueshme do të kishte të njëjtat kosto ose madje do të ishte edhe më pak i kushtueshëm se një sistem që funksionon kryesisht në qymyr edhe në një çmim modest CO2-i prej 20 eurosh për ton në vitin 2050. Megjithatë nga mesi i vitit 2019, çmimi kishte arritur në 25 euro për ton. 13 IRENA(2018): Renewable Energy: A Gender Perspective, 31, mund ta gjeni në adresën: Renewable energy (vizituar për herë të fundit më 8.5.2020). 14 Efektet negative të qymyrit dhe pluhurit të qymyrit mbi shëndetin tonë kanë qenë objekt kërkimi vite më parë; studime gjithëpërfshirëse janë botuar që prej viteve 70(për shembull, https://www.ncbi.nlm.nih.gov/ pmc/articles/PMC1638110/). 15 Our World in Data(2014): Global electricity production by source(vizituar për herë të fundit më: 7.7.2020). Për më shumë informacion shih https://ourworldindata.org/energy#all-charts-preview 16 Për më shumë informacion shih: https://www.who.int/health-topics/air-pollution#tab=tab_1 4 Transformimi energjetik i drejtë në aspektin social – 87 Burimet http://library.fes.de/pdf-files/bueros/skopje/15815.pdf Renewable Energy Benefits: Leveraging Local Capacity for Solar PV Causes, Effects and Solutions to Smog Pollution Residential heating with wood and coal Karagulian, Federico, Belis, Claudio A., Dora, Carlos Francisco C., Prüss-Ustün, Annette M., Bonjour, Sophie, Adair-Rohani, Heather and Amann, Markus(2015): Contributions to cities’ ambient particulate matter(PM): A systematic review of local source contributions at global level(vizituar për herë të fundit më 16.4.2020: https:/ er.elsevier.com/reader/sd/pii/S1352231015303320?token=9B7152FEA099090454C590ADB5F95BE7F68F7687 A5851835FEA7ED1661460CD543EFD31FF7AD170D6A138312E6A8DEEA) Renewable energy benefits: Understanding the socio-economics https://books.google.de/books?id=KkCLDwAAQBAJ&printsec=frontcover&dq=inauthor:%22Jeremy+Rifkin% 22&hl=de&sa=X&ved=0ahUKEwjNzIXX3orpAhXNnOAKHbP6DgMQ6AEITzAE#v=onepage&q&f=false Green jobs and occupational safety and health: Climate victory: Companies put Poland’s last new coal http://library.fes.de/pdf-files/fes/15665.pdf https://www.irena.org/publications/2019/May/Renewable-power-generation-costs-in-2018 https://www.agora-energiewende.de/fileadmin2/Projekte/2016/Stromwelten_2050/Agora_GesamtkostenStromwelten-EN_WEB.pdf https://www.leopoldina.org/uploads/tx_leopublication/2019_Stellungnahme_Klimaziele_2030_Final.pdf https://cor.europa.eu/en/engage/studies/Documents/local-energy-ownership.pdf https://irena.org/publications/2020/May/Tracking-SDG7-The-Energy-Progress-Report-2020 https://ourworldindata.org/energy#all-charts-preview https://op.europa.eu/en/publication-detail/-/publication/b891cfb7-d50f-11e9-b4bf-01aa75ed71a1/ language-en?WT.mc_id=Searchresult&WT.ria_c=37085&WT.ria_f=3608&WT.ria_ev=search http://library.fes.de/pdf-files/bueros/amman/15614.pdf 88 – Titel 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Transformimi i lëvizshmërisë ofron mundësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar cilësinë e jetës. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të çlirimit të CO2-shit, nuk ka dyshim që nevojitet një transformim, i cili po ndodh tashmë, duke qenë se qindra qytete kanë nisur të zbatojnë koncepte lëvizshmërie inteligjente dhe të qëndrueshme. Këto nisma ua bëjnë jetën qytetarëve të tyre më të shëndetshme dhe hapësirat urbane më të gjelbra e më miqësore me komunitetin, ekonomitë lokale më të forta, menaxhimin e kohës së njerëzve më inteligjent, shoqëritë më të drejta dhe mjedisin më të pastër për ne dhe brezat e ardhshëm. Në këtë kapitull do të eksplorojmë temën e transformimit të lëvizshmërisë nga këndvështrime mjaft të ndryshme: Do të nisim me përfitimet e përbashkëta të transformimit të lëvizshmërisë për qytetarët dhe komunitetet, duke u përqendruar te avantazhet shëndetësore(pjesa I), komunitetet e jetueshme(pjesa II) dhe drejtësia sociale(pjesa III). Më tej, do të hedhim një vështrim mbi aspektet ekonomike të ndryshimit të lëvizshmërisë, duke u përqendruar së pari te përfitimet e përbashkëta në ekonomi në përgjithësi(pjesa IV) dhe, më pas, konkretisht, në industrinë e prodhimit të makinave (pjesa V). Mirëmëngjes, po mbledhim firma për të siguruar një korsi të sigurtë për biçikletat në këtë rrugë... Ndihmë! Kjo vajzë kërkon të na kufizojë lirinë! 90 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Pjesa I: Lëvizshmëria e qëndrueshme: Jetike për një mënyrë jetese të sigurt dhe të shëndetshme Që të kemi mundësi të jetojmë në mënyrë të shëndetshme sot dhe në të ardhmen, sistemet tona të lëvizshmërisë duhen transformuar. Ka pesë arsye për këtë: ndotja e ajrit, aksidentet rrugore, ndotja akustike, mungesa e ushtrimeve fizike dhe, e fundit në radhë po jo nga rëndësia, kriza klimatike. 1. e ajrit është faktori kryesor mjedisor që rrezikon shëndetin në botë, duke shkaktuar si rezultat shtatë milionë vdekje të parakohshme në vit(shih edhe Kapitullin 4, faqe 83). 1 Edhe pse grimcat më të mëdha toksike na ngjiten në mushkëri duke shkaktuar kancer të mushkërive, sëmundje obstruktive kronike të mushkërive ose infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, grimcat e vogla hyjnë në gjak, duke shkaktuar goditje në zemër apo infarkt. Përveç impianteve që punojnë me qymyr, transporti është një prej burimeve kryesore të këtij rreziku shëndetësor. Në vitin 2015, trafiku qe përgjegjës për 11,4 për qind të vdekjeve të parakohshme që lidhen me ndotjen e ajrit, duke shkaktuar rreth një trilion dollarë dëme shëndetësore. 2 Nuk janë vetëm popullsitë urbane në Azi që janë prekur fort nga ndotja e madhe e ajrit nga transporti: Shumë qytete në Evropën Qendrore e Lindore“konkurrojnë” për titullin famëkeq të cilësisë më të ulët të ajrit në nivel global, sidomos në dimër: Nga Varshava në Almati, kryeqytetet tona janë të helmatisura nga smogu, që, ndonjëherë, nuk lejon as avionët të ulen, pasi nuk duket pista. Parashikohet që popullsia globale të rritet në 9,7 miliardë deri në vitin 2050 dhe 70 për qind e kësaj popullsie pritet të jetojë në zonat urbane. Për rrjedhojë, shkarkimet vjetore të transportit urban pritet të dyfishohen 3 , në rast se nuk zbatohen masa e politika të ashpra për të ulur çlirimet nga transporti. Në dritën e këtyre fakteve, mund të pyesim veten pse ka paralajmërime për shëndetin në çdo paketë cigaresh, por jo në çdo makinë? 2. Që të thithim sërish ajër të pastër, duhet thjesht të shtohen shumë shembuj të mirë të zëvendësimit të transportit me bazë karburantin fosil nga alternativa të shëndetshme e të qëndrueshme . Vetëm projekti“Civitas” përfshin gjithsej 800 shembuj të lëvizshmërisë së qëndrueshme në komunitetet evropian 4 , dhe ka qindra projekte të reja që paraqiten çdo vit gjatë Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, çka është një burim i jashtëzakonshëm frymëzimi. 5 . Projektet shkojnë nga përmirësimi i transportit publik me zero ose shkallë të ulët emetimi(hekurudha nëntokësore, flota autobusësh elektrikë, trena e tramvaje, funksionimi me energji të ripërtëritshme) te rrjetet çiklistike(përfshi korsi të sigurta për biçikletat dhe autostrada çiklistike, punishte riparimi biçikletash, garazhe të sigurta biçikletash ose pika për dhënien me qira të biçikletave(të mallrave), te skemat multimodale, që ofrojnë një kombinim elastik të llojeve të ndryshme të transportit brenda një itinerari(transport publik, biçikleta dhe makina elektrike ose me hidrogjen, që mund të lihen të sigurta në objektet“parko dhe përdor”(P+P) larg qendrës së qytetit). 6 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 91 Qendrat e qyteteve në mbarë botën po shndërrohen në hapësira me çlirim të ulët ose tërësisht pa makina dhe një prej shembujve kryesorë është qyteti i Parisit, që dikur kishte në fokus makinat. 7 3. Po kështu, transformimi i lëvizshmërisë mund të ulë shifrat serioze të aksidenteve rrugore . Shtatëdhjetë për qind e njerëzve që vriten në aksidentet në trafik përgjatë rrugëve urbane janë“përdorues të cënueshëm të rrugëve”, si këmbësorët ose çiklistët. 8 Kjo nënkupton, edhe njëherë, se pjesëtarët më të dobët të shoqërive tona janë ata më të rrezikuarit – personat e margjinalizuar që udhëtojnë me biçikletë, të cilët manovrojnë midis makinave SUV ose të moshuarit që kalojnë rrugën. Jemi mësuar të jetojmë nëpër qytete ku këndet e lojërave janë të rrethuara, për të mos lejuar që fëmijët tanë t’i shtypë makina, në vend që“të rrethohen” makinat, që ne të mund të lëvizim lirisht. Për fat të mirë, shumë vende kanë filluar ta trajtojnë këtë problem, mes të cilave, Polonia është një prej vendeve pararojë kur vjen fjala për uljen e aksidenteve rrugore në zonat urbane. 9 4. akustike, një problem shëndetësor që ekziston sidomos në zonat metropolitane me popullsi të dendur, po ulet gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme me anë të ecjes dhe përdorimit të biçikletës ose, për distanca më të gjata, me përdorimin e transportit publik ose lëvizshmërisë elektrike individuale. 5. Përveç kësaj, në vend që të shkojmë nëpër palestrat tona të kushtueshme me makinë, është më lirë dhe, shpesh, edhe më efektive të shkosh më këmbë ose me biçikletë:“Për shumicën e njerëzve, format më të lehta dhe më të pranueshme të aktivitetit fizik janë ato që mund të përfshihen në jetën e përditshme. Shembujt përfshijnë ecjen më këmbë ose përdorimin e biçikletës, në vend të udhëtimit me makinë”. 10 Djegia e dhjamit në vend të djegies së karburanteve ndihmon për të rritur jetëgjatësinë, duke ulur rreziqet e problemeve kardiovaskulare ose obezitetit, për shembull. 6. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, transformimi i sektorit të lëvizshmërisë jo vetëm sjell avantazhe të drejtpërdrejta shëndetësore(si për shembull, të mos shtypesh nga makina), por edhe përfitime të tërthorta, duke kufizuar krizën e klimës (shih edhe Kapitullin 1, faqe 23). Sektori i transportit përbën një të katërtën e çlirimeve të CO2-shit në BE dhe është sektori i vetëm ku çlirimi i gazeve vazhdon të rritet , në vend që të ulet. Krahasuar me vitin 1990, niveli i çlirimit të gazeve në këtë sektor është rritur me 25 për qind. 11 Duke qenë se qytetet janë përgjegjëse për 70-75 për qind të çlirimit të karbonit në nivel global, 12 nëse duam të realizojmë objektivat thelbësore të klimës, nuk ka rrugë tjetër përveç përpjekjeve intensive të synuara për zbatimin e transformimit të lëvizshmërisë urbane. Kjo po mundësohet falë nismave si“C40 Cities”, që kanë bërë bashkë 16 rrjete dhe 96 qytete ambicioze për klimën në mbarë botën, që, së bashku, prodhojnë 25 për qind të PBB-së globale, për t’i ndihmuar të përsëritin, të përmirësojnë dhe përshpejtojnë aksionin për klimën në aspektin e zbutjes, përshtatjes dhe qëndrueshmërisë. Aktualisht, projekti përfshin një shifër mbresëlënëse prej 1543 veprimesh dhe masash në fushën e transportit masiv urban. 13 Por çfarë ndodh lidhur me… …kostot e riprojektimit të lëvizshmërisë urbane? Për dekada të tëra, qytetet janë planifikuar duke pasur parasysh lëvizshmërinë individuale me makina. Rruga përpara: Nga transformimi i lëvizshmërisë fitojmë 1. pari, duhen marrë parasysh kostot e shkaktuara nga forma jonë aktuale e lëvizjes—kostoja për sistemet tona të kujdesit shëndetësor, kostot e shkaktuara nga ngrohja globale(shih Kapitullin 1, faqe 25) dhe, sigurisht, humbjen që nuk ka çmim, atë të jetëve. 2. dyti, infrastruktura e qëndrueshme, si korsitë e biçikletave dhe zonat e këmbësorëve janë më të lira për t’u ndërtuar e mirëmbajtur sesa rrugët. 3. treti, qytetet dhe komunitetet mund të zbatojnë politika për rishpërndarjen e parave 92 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale nga njerëzit që mund të përballojnë një makinë, për ta bërë lëvizjen e sigurt dhe të leverdishme të përballueshme për të gjithë. Mundësitë janë të gjera, nga tarifat bashkiake te pagesat më të larta për parkimin, deri te pagesat fikse (ose edhe ankandet) për lejen e zotërimit të automjetit. Lejet e blera nga pronarët e makinave mund të përfshijnë edhe çmimin për një abone vjetore të transportit publik, për të dhënë një stimul shtesë, për të mos udhëtuar me makinë në qendrën e qytetit. 4. katra, ka shumë alternativa të jashtme financimi, për shembull, në kontekstin e Marrëveshjes së re të Gjelbër të BE-së. Edhe njëherë, nisma“Java e lëvizshmërisë evropiane” mund të jetë një pikënisje frymëzuese. 14 Por çfarë ndodh lidhur me… ...numrin e pamjaftueshëm të korsive të biçikletave, që nuk ofrojnë një alternativë lëvizshmërie reale? që vinin nga ana e djathë dhe korsia e krahut të majtë për çiklistët që vinin nga e majta. • ta përforcuar këtë prirje pozitive, çiklizmi duhet të bëhet i leverdishëm për të gjithë. Studimet nga Danimarka tregojnë se shumica e çiklistëve zgjedhin biçikletën, sepse është mjet i shpejtë dhe i lehtë transporti, jo sepse është i lirë. 16 Për rrjedhojë, korsitë e biçikletave duhen ndërtuar sipas tri kritereve: Ato duhet të jenë të sigurta nga makinat(e ndaluara ose në lëvizje), duhet të jenë të mëdha mjaftueshëm për çiklistët që udhëtojnë me shpejtësi të ndryshme(d.m.th., një person që udhëton për në punë parakalon një biçikletë mallrash) dhe duhet t’u japin mundësi çiklistëve të mbërrijnë shpejt në destinacionin e tyre. Kjo mund të bëhet përmes ndryshimeve më komplekse, si krijimi i rrugëve të shpejta për biçikletat ose mbikalimet ose thjesht duke programuar semaforët sipas shpejtësisë mesatare të çiklistëve, në vend të asaj të makinave. Rruga përpara: Ndryshimi i përparësive politike • siç dëshmojnë qindra qytete në mbarë botën, një rrjet i gjerë i mirëprojektuar korsish për biçikleta varet tekefundit nga vendosja si përparësi e politikave të duhura nga autoritetet vendore, si dhe planifikimi e menaxhimi inteligjent i lëvizshmërisë urbane. • Numri i qyteteve që kanë hapur korsi të reja biçikletash u rrit dukshëm gjatë krizës së Covid19-ës, kur një numër gjithnjë e më i madh qytetarësh nxorën biçikletat nga bodrumet(siç ndodhi në Gjeorgji, për shembull) ose blenë biçikleta të reja(duke sjellë si rezultat shitjen e të gjitha biçikletave në dyqane në Itali dhe Holandë) dhe filluan të shkonin në punë me biçikletë në rrugët e bosh. Shumë qytete iu përshtatën shpejt këtij ndryshimi në sjelljen e qytetarëve, duke krijuar korsi të përkohshme biçikletash, ndërkohë që qyteti i Bogotas ishte kryesuesi global në krijimin e kësaj prirjeje. 15 Disa qytete madje kthyen rrugët“normale” në rrugë biçikletash thuajse pa asnjë kosto, thjesht duke vendosur një tabelë dhe duke vizatuar simbolin në asfalt për të treguar se korsia në krahun e djathtë u rezervohej tashmë çiklistëve Por çfarë ndodh lidhur me… ...shqetësimin se nuk jemi ende gati për “multimodalitetin”? Koncepti tingëllon mirë kur dëgjon për integrimin e mënyrave të transportit në një itinerar, që u përshtaten nevojave të lëvizshmërisë së individëve. Megjithatë, për disa qytete kjo ngjan më shumë me një utopi të paarritshme. Rruga përpara: Mësimi nga praktikat më të mira • Multimodaliteti përfshin integrimin inteligjent të mjeteve të ndryshme të lëvizjes – si alternativë ndaj transportit individual me makinë – në një infrastrukturë të bashkërenduar apo një udhëtim të vetëm. Kjo është absolutisht rruga që duhet zgjedhur për qëndrueshmërinë e lëvizshmërisë dhe tashmë është vënë në praktikë në një sërë qytetesh, përfshi Evropën Lindore(Gdansk, Riga, Vilnius, Rostok dhe të tjerë). 17 Disa prej qyteteve në fjalë kanë vënë në dispozicion të qytetarëve aplikacione falas për të planifikuar itineraret e tyre individuale duke përdorur mënyra të ndryshme transporti, si transporti publik, përdorimi i makinave të përbashkëta, biçikletat 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 93 e bashkisë, korsitë e biçikletave, ecja. Me një infrastrukturë që përfshin skara për biçikletat në autobusë/trena, hapësira të mjaftueshme për parkimin e biçikletave në stacionet e autobusit/trenit, sportele informuese mbi multimodalitetin në hapësira publike etj., multimodaliteti mund të jetë zgjidhja për udhëtimin urban në veçanti, por edhe për udhëtime më të gjata. Por çfarë ndodh lidhur me… …vëllimin e çlirimeve nga mjetet tregtare të transportit, si anijet e mallrave apo autobusët publikë? Rruga përpara: Ulja e çlirimit të gazeve në çdo sektor të transportit з • Fakti që anijet e mallrave janë përgjegjëse për një masë të madhe të çlirimit të CO2shit që prodhohet në sektorin e transportit nënkupton se ato duhet të kenë rregulla më të rrepta. Statistikat e çlirimit të gazeve tregojnë se kufizime të tilla i ulin ato. Megjithatë, kjo nuk nënkupton që nuk duhet të kalojmë drejt përdorimit të mjeteve të lëvizshmërisë në zonat tona urbane dhe rurale, që janë më të qëndrueshme në pikëpamjen mjedisore, si trenat që funksionojnë me energji të ripërtëritshme etj. Tekefundit, ne thithim tymra toksike, pavarësisht sa i lartë apo i ulët niveli i çlirimit gazeve nga anijet e mallrave. • Lidhur me gjurmën e karbonit të transportit publik, është e vërtetë që afro 80 për qind e flotës së autobusëve publikë në Evropë furnizohet me naftë, ndërkohë që autobusët mbeten mjeti kryesor i transportit publik në botë(duke përbërë më shumë sesa 80 për qind të transportit publik global). 18 Sidoqoftë, kalimi nga autobusët me naftë në ata me biokarburant ose autobusë elektrikë vijon në qindra qytete, përfshi Parisin, i cili planifikon të kalojë në një flotë prej 100 për qind“autobusësh të gjelbër” deri në vitin 2025 dhe Berlinin, i cili synon ta arrijë këtë në vitin 2030, me mbështetjen e skemave dhe nismave të ndryshme të subvencioneve financiare. 19 19 Për më tepër, një numër qytetesh të Evropës Qendrore dhe Lindore ende përdorin rrjete të autobusëve elektrikë, të cilët duhen modernizuar, për t’u bërë pjesë përbërëse e rrjetit të transportit publik me nivel të ulët karboni. 94 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Pjesa II: Lëvizshmëria e qëndrueshme: Jetike për zhvillimin urban, hapësirat publike dhe cilësinë e jetës Sondazhet tregojnë se qytetet me politika progresive të lëvizshmërisë së qëndrueshme(si Vjena, Mynihu, Amsterdami, Kopenhaga ose Praga, Varshava, Vilniusi e të tjera në Evropën Qendrore) renditen në krye të listës së cilësisë së jetës, duke u ofruar qytetarëve të tyre mjedisin dhe kushtet më të mira të jetesës në mbarë botën. 20 Ka dy mënyra kryesore për të kontribuar për një cilësi më të mirë të jetës urbane, duke u përqendruar në modelet e lëvizshmërisë:: 1. para është t’u lihen më shumë hapësira njerëzve dhe më pak për makinat, duke përmirësuar strukturat ekzistuese urbane. • Shumë nisma qytetare kërkojnë “rimarrjen e rrugëve tona” , 21 duke nxjerrë në pah mospërputhjen midis hapësirës urbane që është caktuar për makinat individuale dhe hapësirës në dispozicion të të gjithëve. 22 Një vendparkim i zakonshëm makinash (dhe makinat, faktikisht, qëndrojnë të parkuara për pjesën më të madhe të kohës së funksionimit) është 11 m 2 —mendoni sa shumë hapësirë bllokohet vazhdimisht nga metali i vdekur, ndërsa shumicën e kohës pronarët e makinave nuk paguajnë as një fraksion të çmimit mesatar për metër katror të tokës në qytetin tuaj. Pa përmendur shpërndarjen e shpërpjesëtuar të hapësirës që u lihet rrugëve, nga njëra anë dhe trotuareve, korsive të biçikletave dhe hapësirave të pushimit, nga ana tjetër. Kjo hapësirë duhet të shndërrohet në“hapësirë të përbashkët” mirëfilli , që përdoret jo vetëm për pemë e parqe, që rrit cilësinë e ajrit dhe është mënyra më efektive e uljes së temperaturave gjatë një vale të nxehti, por edhe për të krijuar qytete më të gjalla e të jetueshme, me më shumë hapësira për njerëzit që të takohen, të flasin e të njihen, duke kontribuar kësisoj për më shumë kohezion e bashkëpunim shoqëror. • Baza për këtë transformim të hapësirave urbane janë, në shumicën e rasteve, proceset vendimmarrëse me pjesëmarrje , që forcojnë efikasitetin vetjak të qytetarëve dhe lidhjen e komunitetit(shih edhe Kapitujt 6, faqe 120 dhe 7, faqe 135). Kjo, për shembull, ka rezultuar mjaft efektive në shndërrimin e rrugëve në zona për këmbësorët ose për të krijuar itinerare të reja për autobusët për periudha të caktuara prove ose gjatë disa ditëve të javës dhe, më pas, duke lënë banorët lokalë të votojnë nëse ndryshimet duhen bërë të përhershme(që shumë shpesh vendosin kështu). Transformimi i të famshmit Times Square të Nju Jorkut nga një qendër me trafik të ngjeshur në një zonë këmbësorësh nisi thjesht me disa karrige me ngjyra që palosen, që u vendosën aty nja dy muaj. Kur merret vendimi për të kufizuar ose ndaluar transportin individual, banorët lokalë dhe pronarët e dyqaneve duhet prapë të dëgjohen kur bëhet fjalë për projektimin e zonës së re urbane. • Për të bindur banorët vendas, që mund të hezitojnë ta shohin të ndryshuar mjedisin e tyre urban, autoritetet vendore kanë një mundësi unike për të shfrytëzuar kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit, për t’u fituar zemrën duke vepruar si modele dhe duke dhënë shembujt e tyre të qartë e tërheqës: kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave vendorë që shkojnë me biçikletë në punë apo partneriteti bashkëpunues me bizneset lokale duke u dhënë punonjësve të tyre abone për transportin publik. 2. e dytë është ulja e nevojës për lëvizshmëri qysh në fillim, në mënyrë që qytetarëve të mos u duhet të shpenzojnë shumë kohë duke përdorur apo duke u bllokuar në trafik(të asnjë lloji). • Konceptet urbane moderne, por ambicioze, si “qyteti 30-minutësh” , synojnë të ndërtojnë qytete ku shtëpia, puna, argëtimi dhe nevoja të tjera bazë të përmbushen brenda një udhëtimi 30-minutësh nga njëri-tjetri. Kjo është një skemë komplekse dhe e qëndrueshme lëvizshmërie, e cila ul trafikun dhe, kësisoj, përmirëson cilësinë e përditshme të jetesës, sa i takon shëndetit, mjedisit, 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 95 menaxhimit të kohës, ekonomisë lokale dhe kostos së jetesës. 23 • e telepunës dhe punës nga shtëpia mund të ndihmojnë po ashtu në uljen e vëllimit të transportit. Gjatë krizës së Covid19-ës, veçanërisht, shumë punëdhënës dhe punëmarrës kanë kuptuar se puna nga shtëpia mund të jetë shumë efektive, pasi kursen para dhe kohë. Në fund të fundit, askujt s’i pëlqen të kalojë orë e orë çdo ditë duke udhëtuar punë-shtëpi(qoftë me transport publik apo makinë), në vend që të kalojë kohë me miqtë dhe familjen. Por çfarë ndodh në lidhje me... ...dyqanet në qendrat e qytetit ku nuk mund të shkosh më me makinë, nëse qendra shndërrohet në zonë pa makina? Rruga përpara: Bërja e qendrës së qytetit më tërheqëse • Zonat me trafik të kufizuar ose pa trafik mund t’i bëjnë qytetet shumë më tërheqëse për bizneset e vogla. Ka hulumtime të konsiderueshme që tregojnë se qendrat e qytetit pa makina rritin mundësinë që njerëzit t’i shpenzojnë aty paratë e tyre, duke qenë se kanë kohë të shëtitin përreth, të shohin dyqane të ndryshme etj. Ky është argument i realizueshëm, sidomos në këto kohë ku qendrat e qyteteve po“thahen” nga konkurrenca e internetit dhe e qendrave tregtare që gjenden jashtë tyre(kjo vlen sidomos për Evropën Qendrore dhe Lindore). Qendrat e qyteteve që janë të jetueshme, të pastra dhe të bukura kanë avantazhe krahasuese të konsiderueshme. • Për rrjedhojë, zgjidhja e problemit të mundshëm të shpopullimit qëndron në një rrjet të mirëprojektuar të transportit publik, në zhvillimin urban—vendndodhjen e shërbimeve tërheqëse, vendet kulturore, argëtuese etj. në qendrat e qyteteve dhe skemat motivuese dhe masat që stimulojnë vendosjen aty të shërbimeve dhe dyqanet të një lloji të caktuar. 96 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Por çfarë ndodh lidhur me… ...njerëzit që kanë angazhime pune e familjare që u kërkojnë të përdorin makinat për të shkuar në qytet ose ata që jetojnë në vende më të izoluara rurale, pa qasje në infrastrukturën e transportit publik? SKEMAT E PËRDORIMIT TË PËRBASHKËT TË MAKINAVE: FUNKSIONON NË MË SHUMË SE 2000 QYTETE 2000 më shumë se të gjitha qytetet dhe qytezat e shteteve të Vishegradit (Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria) të marra së bashku QYTETE Rruga përpara: Të qëndrojmë të lidhur • Për njerëzit që nuk i kryejnë dot detyrat e përditshme pa makinë, përveç alternativave të transportit individual me karbon zero ose karbon të ulët, ekziston edhe mundësia e përdorimit të përbashkët të makinës. Skemat e përdorimit të përbashkët të makinës kanë treguar se funksionojnë në më shumë se 2 000 qytete në mbarë botën, 24 duke iu shërbyer rreth 2,5 milionë njerëzve 25 vetëm në Gjermani, duke siguruar transport me automjet kur është nevoja, pa kostot e ngarkesat që shoqërojnë pasjen e makinës në pronësi. Ndikimi pozitiv i kësaj alternative në mjedis është i pakundërshtueshëm. Një studim i kryer nga Agjencia franceze për Menaxhimin Mjedisor dhe Energjetik konstatoi se njerëzit që përdornin aplikacionin e makinës së përbashkët ulnin kilometrazhin e tyre individual të transportit me makinë me 41 për qind dhe udhëtonin më shpesh me autobus, tren ose sipas planifikimit të tyre. Studimi i kryer nga organizata për lëvizshmëri bashkëpunuese, CoMoUK, pa se çdo makinë që është pjesë e një“klubi makinash” heq nga rruga 10 makina private. 26 • Kur bëhet fjalë për lidhjen urbane-rurale, ka një sërë shembujsh të sistemeve të zhvilluara të transportit publik rreth Evropës që e bëjnë lidhjen midis zonave periferike dhe atyre metropolitane një alternativë të mundshme, kryesisht përmes rrjeteve rajonale hekurudhore. Derisa kjo të bëhet në një rajon të caktuar, është e vërtetë që banorët e tyre duhet të mbështeten te transporti individual. Në fund të fundit, megjithatë, i takon politikës infrastrukturore të qeverisjes rajonale që të përmirësojë infrastrukturën publike të transportit në rajon. • Përveç kësaj, duke qenë se objektiv i lëvizshmërisë së qëndrueshme është edhe ulja e vëllimit të transportit, një nga qëllimet kryesore të zhvillimit rajonal e lokal është rigjallërimi i zonave rurale, duke ofruar shërbime më të mira të kujdesit për fëmijët, shërbime shëndetësore e dyqane, së bashku me politika të zhvillimit ekonomik lokal që përqendrohen në shfrytëzimin e burimeve lokale e rajonale—agroturizmit, prodhimit lokal të mallrave etj. Këto politika do të përmirësonin cilësinë e jetës së njerëzve në rajone të caktuara, pa pasur nevojë për koston shtesë të zotërimit të një makine. Ashtu siç përmendet më sipër, puna nga shtëpia dhe telepuna, së paku dy ditë në javë, mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme vëllimin e udhëtimeve për punë dhe duke bërë kështu ul çlirimin e gazeve dhe shkurton kostot e transportit për udhëtarët, si dhe u jep atyre më shumë kohë e para për aktivitete argëtuese. 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 97 Pjesa III: Lëvizshmëria e qëndrueshme: Jetike për një transport të përballueshëm dhe drejtësi sociale Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të infrastrukturës së transportit publik ul pabarazitë shoqërore, duke investuar në mjete transporti që mund të përballohen nga gjithkush. Deri më tani, skemat tona të lëvizshmërisë në qytete janë projektuar shpesh sipas nevojave të udhëtarëve të klasës së lartë e të mesme , që përdorin makinën për të shkuar në punë. Kjo nënkupton se n evojat e segmenteve të mëdha të shoqërisë sonë shpërfillen gjatë pjesës më të madhe të jetës së tyre: Fëmijët, të moshuarit ose personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk mund të drejtojnë makinën, grupet në nevojë, të cilët nuk e përballojnë dot një makinë, prindërit që e bëjnë pazarin në tregun lokal ose miqtë që takohen në lagjen pranë. Si shkojnë infermierët/et në punë gjatë turneve të natës në spital dhe si shkon një konsulent i lartë? Pasja e një transporti publik të mirë, të besueshëm, të përballueshëm është si në interesin e klasës së ulët, ashtu edhe të asaj të mesme. Për rrjedhojë, politikat e lëvizshmërisë së qëndrueshme kontribuojnë për një nivel më të lartë të drejtësisë sociale në shoqëritë tona. • Një grup në rritje kryetarësh dhe zyrtarësh bashkie po fillon të marrë në konsideratë transportin e qëndrueshëm si e mirë publike , e nevojshme për një shoqëri funksionale, që është po aq e rëndësishme sa policia, shërbimet shëndetësore ose arsimi. Po ashtu, gjithnjë e më shumë qytete po zbatojnë politika për futjen e transportit publik me kosto të ulët ose falas(aktualisht, më shumë se 150 qytete në mbarë botën, pjesa më e madhe e tyre në Evropë, përfshi Poloninë, Republika Çeke, Bullgaria, Sllovenia dhe Lituania), 27 27 mes të cilave Luksemburgu(dhe pjesërisht Estonia) janë vendet e para që kanë transport publik mbarëkombëtar falas. Autoritetet në këto qytete e shohin këtë politikë si mënyrën më të mirë për të ulur në mënyrë domethënëse çlirimin e karbonit që lidhet me transportin urban dhe për të luftuar pabarazinë sociale , duke qenë se transporti publik falas ul koston në mënyrë të konsiderueshme për qytetarët e klasës së mesme dhe të ulët. Në fund të fundit, mesazhi i shkurtimit të kostos i politikës së transportit publik falas është argumenti kryesor kundër skeptikëve dhe kundërshtarëve të politikave ambicioze nga pikëpamja mjedisore të transportit urban, si zonat pa makina, kufizimet e ashpra të parkimit, korsitë e autobusëve etj. • Në vende si Gjermania, pavarësisht kontributit që transporti publik jep për barazinë sociale, s ektori automobilistik merr ende subvencione që janë shpërpjesëtimisht më të larta sesa transporti publik . Nga viti 2009 deri në vitin 2019, qeveria federale investoi 20 herë më shumë në kërkim, teknologji dhe optimizim materiali, infrastrukturë etj. për transportin e makinave sesa për transportin publik. 28 • Më pak varësi dhe përdorim nga individët i transportit me makinë i bën njerëzit më pak të prekshëm nga rritjet e çmimit të karburantit , që nuk ndikohet më vetëm nga tregu botëror i naftës, por edhe nga zhvillimi i sistemeve të përcaktimit të çmimit të CO2-shit. • Së fundi në radhë po jo nga rëndësia, s humica e qytetarëve e mirëpresin transformimin e lëvizshmërisë që përfshin ndryshimin drejt një transporti publik të përballueshëm dhe të leverdisshëm. Interesi për alternativa funksionale transporti, që rritin cilësinë e jetës së përditshme, theksohet në studimin e McKinsey-t të vitit 2018, i cili tregon kënaqësinë mbizotëruese të banorëve me sistem të zhvilluar të transportit publik urban në dhjetë qytete të globit. 29 Kjo theksohet më tej nga fakti se në qytete si Nju Jorku, San Francisko dhe të tjera, thuajse gjysma e të gjithë banorëve nuk zotërojnë makina ose që në Gjermani ka thuajse 30 për qind më pak njerëz që aplikojnë për leje drejtimi automjeti sesa një dekadë më parë. 30 Por çfarë ndodh lidhur me… ...rritjen e tarifave të parkimit në qendrat e qytetit, që rëndojnë mbi njerëzit me të ardhura të ulëta më shumë sesa të pasurit në shoqëri? 98 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Rruga përpara: Pse duhen subvencionuar pronarët e makinave? • Zgjidhja e qëndrueshme dhe e drejtë nga pikëpamja shoqërore e problemit të rritjes së tarifave të parkimit në qendrën e qytetit është një infrastrukturë e mirëprojektuar e transportit publik dhe alternativa të tjera të gjera të transportit urban me çlirim zero ose të ulët të gazeve, që ofron mënyra transporti më të përballueshme, që kërkojnë më pak kohë e janë më të shëndetshme, sesa të qëndrosh ulur në një makinë në mes të trafikut të bllokuar urban. Alternativat e përballueshme të parkimit duhet të vihen në dispozicion edhe në periferitë e qytetit për personat që udhëtojnë nga zonat përreth, që, deri më tani, nuk ishin të lidhura me qytetin përmes rrjetit rajonal hekurudhor. Objekte të tilla lehtësuese si“parko dhe përdor”(park and ride) duhet të ofrojnë një numër të madh vendparkimesh me ushqyes AE për automjetet elektrike. • Përveç kësaj, na duhet të pyesim veten: Pse personat pa makina, të cilët janë financiarisht më dobët sesa ata që kanë makina në pronësi, duhet të subvencionojnë pronarët e makinave? Siç përmendet më sipër, personat që kanë makina zënë pjesë të jashtëzakonshme të hapësirës publike. Si e justifikojnë ata përdorimin e saj pa paguar një çmim të drejtë? Nëse çmimi mesatar për metër katror në qendrën e qytetit kushton shumë, pse duhet ta marrin lirë pronarët më të pasur të makinave? Por çfarë ndodh lidhur me… …çmimin krahasimisht më të lartë të makinave elektrike ose me hidrogjen? Rruga përpara: Ato po bëhen më të lira! • Sot, çmimi i automjeteve elektrike në përgjithësi vazhdon të jetë më i lartë sesa makinat që funksionojnë me naftë/benzinë, por kjo po ndryshon me hapa të shpejtë, duke qenë se çmimi i baterive po bie, prodhuesit e makinave po investojnë miliarda në prodhimin e AE-ve, standardet dhe kufizimet mbi makinat me karburant fosil sa vjen e ashpërsohen dhe po fillojnë futen subvencionet për makinat elektrike nga qeveria ose prodhuesit. Alternativat e automjeteve elektrike janë tashmë të vlefshme me çmime të krahasueshme me makinat me karburant fosil dhe parashikohet që relativisht“të barazohet çmimi” i AE-ve me automjetet me naftë/ benzinë që në vitin 2023 ose 2024-2028. 31 Përveç kësaj, shumë qeveri brenda dhe jashtë Evropës po ofrojnë stimuj për kalimin drejt elektrolëvizshmërisë përmes uljeve të çmimeve të automjeteve, përjashtimeve tatimore dhe/ ose një përjashtim nga ndalimi i makinave në zona të caktuara të qytetit. Këshillat bashkiake dhe rrjetet e shitjes me pakicë(si IKEA) po ofrojnë gjithnjë e më shumë vende parkimi të rezervuara për AE-të, ku automjetet mund të parkohen dhe të rimbushen falas. Kostot e ciklit të jetës të AE-ve janë gjithashtu shumë më të ulëta , për shkak të kostos së ulët të “furnizimit” të automjetit, pasi përmban më pak pjesë të amortizueshme dhe sepse sigurimet ofrojnë norma shumë më të ulëta sesa për automjetet me motor me djegie. • Megjithatë, edhe pse disa sfida të përmendura më sipër(si ajri i pastër, më pak zhurmë dhe çlirim më i ulët i CO2-shit) mund të zgjidhen duke kaluar te përdorimi i makinave elektrike ose me hidrogjen, kjo nuk vlen për çdo problem(si shpërndarja e hapësirës publike dhe pyetja sociale e kujt mund ta përballojë si fillim të ketë një makinë në pronësi). Për rrjedhojë, do të ishte më mirë nga pikëpamja shoqërore dhe mjedisore që, kur të projektohej lëvizshmëria urbane, t’u jepej përparësi këmbësorëve, drejtuesve të biçikletave dhe pasagjerëve të transportit publik. Por çfarë ndodh lidhur me… …kostot në rritje të lëvizshmërisë në distanca të largëta, sidomos fluturimi dhe fakti që kjo i vendos në disavantazh grupet e paprivilegjuara? Rruga përpara: Merr trenin • ka dyshim që alternativa më inteligjente është hekurudha, e cila është diçka që Evropa po e zgjeron me shpejtësi. Sipas UBS Research, investimi në trena me shpejtësi të lartë do të rritet me mbi 10 për qind çdo vit gjatë dekadës së ardhshme, me rritjen e kërkesës 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 99 për këtë mënyrë transporti. 32 Rritja e kërkesës mbulon edhe lidhjet me tren gjatë natës, me qëllim që njerëzit të mund të mbërrijnë në destinacionin e tyre(të pushimeve) herët në mëngjes, duke kursyer kështu koston e një nate shtesë në hotel. Në gjashtë vitet e fundit, BE-ja ka investuar 35 miliardë euro në infrastrukturën hekurudhore dhe, që nga viti 1996, ka zgjeruar infrastrukturën hekurudhore me shpejtësi të lartë në mbarë Evropën, në kuadrin e Rrjetit të Transportit Transevropian(TEN-T). Edhe pse ky rrjet është ende i papërfunduar, do të jetë e mundur, për shembull, të udhëtohet brenda tetë orëve nga Evropa Qendrore(Bratislava) në Paris. Për më tepër, 24 vende të BE-së kanë rënë dakord për objektivin e zëvendësimit të fluturimeve të shkurtra(300-800 km) me lidhje hekurudhore. Instrumenti për Lidhjen e Evropës(CEF), i cili, mes të tjerash, po financon edhe kalimin drejt një lëvizshmërie të qëndrueshme në Evropë, do të rritet, nga 1,5 miliardë euro në 14,521 miliardë euro. Këshilli Evropian po ashtu ka deklaruar se viti 2021 do të jetë Viti Evropian i Hekurudhave dhe po planifikon nisma të ndryshme për inkurajimin e udhëtimit me tren si alternativë ndaj udhëtimit me makinë dhe avion. Vende individuale kanë miratuar gjithashtu masa progresive, për shembull, Franca po e kushtëzon ndihmën prej shtatë miliardë eurosh për Air France me zëvendësimin e fluturimeve të shkurtra brenda vendit me lidhje me anë të trenave që vihen në punë nga shoqëria hekurudhore shtetërore, SNCF. • Gjurma e karbonit të kësaj mënyre alternative transporti është tejet më e ulët sesa transporti me makinë dhe avion, duke shkaktuar vetëm 0,5 për qind të shkarkimeve të BE-së nga transporti. Për më tepër, konsumi mesatar i energjisë i hekurudhës urbane për pasagjer për kilometër e bën shtatë herë me efikase në aspektin energjetik, sesa makinat private në qytete. 33 • Në të kundërt, aviacioni është një nga burimet me rritjen më të shpejtë të çlirimit të gazeve që prodhohen nga avionët, me deri rreth 70 për qind më shumë sesa në vitin 2005. 34 Pavarësisht ekzistencës së avionëve me kosto të ulët, njerëzit që fluturojnë e përfitojnë më shumë nga fluturimet e lira janë grupet më të pasura të shoqërisë . Nëse një kujdestar shkolle mund të fluturojë në Mesdhe njëherë në vit, janë biznesmenët dhe 100 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale BLLOKIMI I TRAFIKUT E DËMTON SHUMË EKONOMINË 461 MILIARDË DOLLARË Humbje në vit. E barabartë me PBB-në e Austrisë klasa akademike urbane ata që, duke hipur aq shpesh në avion, përfitojnë më shumë nga situata, ndërsa njerëzit me të ardhura të ulëta që jetojnë në shtëpi të cilat gjenden nën shtegun e fluturimit vuajnë më shumë nga ndotja akustike dhe e ajrit, pa përmendur ngrohjen globale që shkaktohet si rezultat. 35 Ashtu siç kemi parë gjatë krizës së Covid19-ës, shumë udhëtime biznesi me avion janë të panevojshme, në fakt. Sot, takimet ndërkombëtare dhe, madje, edhe diskutimet ndëraktive mund të zhvillohen lehtësisht përmes internetit. • Përveç kësaj, ajo çka vazhdon të na tërheqë në raport me fluturimin është ideja e përjetimit të vendeve ekzotike, takimit me njerëz nga kultura të ndryshme dhe zgjerimi horizonteve tona. Megjithatë, ajo çfarë gjejmë pas orësh në një avion është qëndrimi një javor në një komunitet të mbyllur, ku kalojmë më shumë kohë me fqinjë të tjerë evropianë në karrigen ngjitur, sesa me banorët vendas. Kështu për banorët e qyteteve të sotme evropiane mund të jetë edhe më“ekzotike” të angazhohen në shkëmbime të mirëfillta me banorët ruralë në vendet fqinje. 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 101 Pjesa IV: Lëvizshmëria e qëndrueshme: Jetike për ekonominë dhe politikën Duke qenë se sfidat me të cilat përballen komunitetet urbane shtohen, me rritjen e urbanizimit dhe 70-80 për qind të popullsisë që do të jetojë në qytete deri në vitin 2050, 36 rritjen e popullsisë, vjetrimin e infrastrukturës së transportit (sidomos në zonat rurale) dhe krizat klimaterike, bëhet përherë e më e qartë që lëvizshmëria e qëndrueshme teknologjikisht, ekonomikisht dhe nga pikëpamja mjedisore është parakusht për përparimin ekonomik në të ardhmen. Qytetet dhe rajonet me plane, masa dhe arritje ambicioze për ta bërë lëvizshmërinë e tyre më të qëndrueshme në këndvështrimin mjedisor do të kenë avantazh ekonomik. Ata do të përfitojnë nga rritja e produktivitetit, për shembull, për shkak të bllokimit më pak të trafikut, konsumit më efikas të energjisë etj., por edhe nga cilësia më e lartë e jetës që tërheq potencialin, krijimtarinë dhe aftësitë njerëzore si burime kyçe të përparimit ekonomik. • i trafikut që shkaktohet nga përdorimi i gjerë i makinave në qytet, zonat metropolitane dhe suburbane kontribuojnë jo vetëm në dëme të konsiderueshme mjedisore, por shkaktojnë edhe humbje ekonomike (prodhimtari më e ulët) me miliarda . Në vitin 2017, humbje të tilla i kushtuan ekonomive amerikane, britanike dhe gjermane së bashku 461 miliardë dollarë ose 975 dollarë për person. 37 • Kalimi nga karburanti fosil në lëvizshmërinë me karbon zero ose të ulët kontribuon për qëndrueshmërinë e shoqërisë, por edhe në konkurrueshmërinë e ekonomisë. Duke qenë kështu, ky ndryshim është jo vetëm në interesin e qeverisë dhe të publikut në përgjithësi, por edhe të aktorëve tregtarë. Duke pasur parasysh këtë, politikat e qëndrueshme të lëvizshmërisë duhet të përfshijnë edhe aktorët tregtarë, si investuesit kryesorë në zhvillimin e teknologjive të lëvizshmërisë inteligjente, por edhe në ndërtimin e infrastrukturës për lëvizshmëri me karbon të ulët, si infrastruktura e AE-ve ose sistemet inteligjente të transportit publik. • Një infrastrukturë e ndërtuar mirë publike e lëvizshmërisë si alternativë e zbatueshme e transportit me makinë(biçikletat e bashkisë, skuterat elektrikë, transporti i përbashkët etj.) është gjithashtu një faktor me rëndësi në tërheqjen që kanë turistët ndaj qytetit, të cilët, nga ana tjetër, kontribuojnë në rendimentin ekonomik. • Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, ulja e përdorimit të transportit me karburant fosil i bën ekonomitë tona të kenë më pak varësi nga eksportuesit autokratë të naftës. Por çfarë ndodh lidhur me… …shqetësimin se kufizimi i transportit me karburant fosil do të ngadalësojë rritjen ekonomike, pasi ekonomia dhe tregtia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me transportin? Rruga përpara: Novacioni dhe rritja lokale • Realiteti e kundërshton këtë hipotezë: Zhvillimi real ekonomik tregon se zgjidhjet teknologjike dhe politikat në nivel evropian, kombëtar ose bashkiak që vendosin kufizime rigoroze të çlirimit të gazeve dhe subvencionojnë zhvillimin e lëvizshmërisë në fakt nuk e dëmtojnë, por kontribuojnë për rritjen e konkurrencës, tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë në përgjithësi. Këto zgjidhje teknologjike inkurajohen dhe mbështeten edhe nga Komisioni Evropian dhe shumë qeveri kombëtare. • Për më tepër, një nga objektivat e lëvizshmërisë së qëndrueshme është frenimi i transportit të mallrave në distanca të gjata që vazhdon të rritet. Kjo jo vetëm do të ulë në mënyrë të konsiderueshme çlirimin e gazeve, por do të krijojë gjithashtu më shumë mundësi rritjeje për ekonomitë lokale dhe rajonale dhe do të kontribuojë në drejtësinë sociale. Po kështu, kjo do të hapte mundësi të reja rritjeje për ekonomitë lokale ose produktet e prodhuara në nivel lokal(p.sh. ushqimi), ndërkohë që, për momentin, prodhimet lokale me çmime më të larta shpesh nuk kanë shanse të konkurrojnë 102 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale me produktet nga fabrikat e mëdha, që dërgohen në çdo cep të vendit pa ndonjë kosto të konsiderueshme. • Avionët e mallrave, anijet dhe kamionët janë përgjegjës për një masë të madhe të gjurmës globale të karbonit dhe, në të njëjtën kohë, përkeqësojnë padrejtësinë globale, pasi mbizotërohen nga shoqëri tejet të mëdha shumëkombëshe që grumbullojnë fitime masive. Megjithatë, këto forma transporti shpesh nuk janë pjesë e diskutimit, pasi“po nuk e pe, nuk ka vlerë” dhe ky lloj transporti është shpesh“i padukshëm”. Por çfarë ndodh lidhur me… …justifikimin për subvencionimin e formave të reja të lëvizshmërisë, si lëvizshmëria elektrike ose ajo me hidrogjen? Rruga përpara: Financimi i së ardhmes, jo i së shkuarës • Të gjitha teknologjitë e transportit janë subvencionuar në një mënyrë a tjetër. Mungesa e taksës mbi vajgurin dhe taksa më e ulët mbi naftën në Gjermani janë dy shembuj tipikë, për të mos përmendur kostot e jashtme, sidomos, trajtimi mjekësor për banorët e qytetit që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, të cilat i paguan sistemi i shëndetit publik. • Detyra kryesore e një qeverie të përgjegjshme është të mbështetë sektorët, shërbimet ose veprimtaritë që janë me rëndësi ose të nevojshme për përparimin ose qëndrueshmërinë e një shoqërie(shih Kapitullin 2, faqe 49 dhe Kapitullin 6, faqe 115). Një nga këta sektorë është elektrolëvizshmëria ose mënyrat e tjera të transportit me çlirim të ulët ose zero të karbonit, pasi, pa zhvilluar mënyra transporti me çlirim të ulët karboni, objektivat klimaterike, që duhen përmbushur për të shmangur një krizë të përgjithshme mjedisore, nuk do të mbeten asgjë më shumë sesa ëndrra në diell. • Përveç kësaj, po të shohim subvencionet për lëvizshmërinë elektrike në Evropë kundrejt subvencioneve të marra nga industria e karburantit fosil, nuk ka realisht të krahasuar. Në vitin 2017, industria e karburantit fosil, pavarësisht gjithë ndotjes dhe shkatërrimit mjedisor, mori subvencione të drejtpërdrejta dhe të tërthorta në vlerën e 87 miliardë dollarëve nga qeveritë kombëtare dhe BE-ja. Kjo vlerë ishte 2,5 herë më e lartë sesa në vitin 2010. Këto subvencione ishin të synuara për sektorin e prodhimit(pagesa të drejtpërdrejta, hua, fonde, politika tatimore, kërkim etj.), si dhe për konsumin e karburantit(çmime të rregulluara, ulje të taksave). • gjithsej e subvencioneve të karburantit fosil nga viti 2010 deri në 2017 mund të ishte përdorur për të krijuar 1,6 milionë stacione për ushqimin me energji të AE-ve, nxitjen e depërtimit më të madh në treg të AE-ve dhe uljen e konsiderueshme të ndotjes së ajrit nga transporti i automjeteve. Ose mund të ishte përdorur për 20 000 kilometra binarë për hekurudhën me shpejtësi të lartë , që, nga ana tjetër, do ta kishin ulur vëllimin e udhëtimit me makinë dhe avion e, kësisoj, edhe ndotjen e shkaktuar nga këto mënyra transporti. 38 SUBVENCIONET DUHET TË PROMOVOJNË LËVIZSHMËRINË E SHËNDETSHME, JO LËNDËT FOSILE fo S ss u il b f v u e e n l s c u io b n si e d t ie e s k f arb ro u m ra 2 n 0 t 1 it 0 f o 20 si 1 l 7 në co p u e ld ri h u a d v h e ë b n ee 2 n 01 u 0 se -2 d 0 fo 1 r 7 th m e und të ishin bu p il ë d r u d p o o ru f r për të ndërtuar 1,6 milionë stacione për karikimin EV supe rch e a A rg E in -v g e stations 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 103 • Ashtu siç tregojnë shembujt e shteteve evropiane aktualisht pararojë në lëvizshmërinë elektrike, Norvegjia ose Holanda, politikat që promovojnë lëvizshmërinë elektrike (përjashtimet nga taksat, krijimin e stacioneve të karikimit të financuara publikisht, masa transporti urban si korsitë e autobusëve për AE-të, parkimi i privilegjuar, udhëtimi pa pagesë rruge i AE-ve etj.) kanë pasur tashmë një ndikim të konsiderueshëm. Në vitin 2019, në Norvegji, numri i regjistrimeve të makinave elektrike e tejkaloi numrin e regjistrimeve të automjeteve me motor me djegie për herë të parë dhe rrjeti i karikimit elektrik thuajse arriti rrjetin e pikave të furnizimit me benzinë. 39 Që nga viti 2018, Holanda ka parë thuajse dyfishimin e regjistrimit të AEve, që tani përbëjnë 15 për qind të shitjeve të përgjithshme të makinave. 40 • Në përfundim, mund të themi me siguri që lëvizshmëria elektrike kushton shumë më pak sesa lëvizshmëria me karburant fosil. Për më tepër, falë kontributit të saj në ndryshimin kaq të nevojshëm të lëvizshmërisë që, në fund, do të ruajë ekosistemin tonë, përfitimet e lëvizshmërisë elektrike shkojnë shumë përtej kostove. 104 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Pjesa V: Lëvizshmëria e qëndrueshme: Jetike për mundësitë e ardhshme të punësimit Ndryshimi i lëvizshmërisë i përshkruar më lart do të nënkuptonte krijimin e vendeve të reja e të qëndrueshme të punës në një sërë fushash: Pikë së pari, për ta bërë të qëndrueshëm sistemin tonë të transportit në aspektin mjedisor, qytetet dhe shtetet do të duhet të përmirësojnë infrastrukturën e tyre, çka nënkupton një investim të jashtëzakonshëm : për të krijuar korsi biçikletash, stacione për karikimin e AEve, autobusë e tramvaje të rinj, si dhe mijëra kilometra shinash hekurudhore. Kjo do të kërkonte punonjës të panumërt (shih edhe Kapitullin 2, pjesa I). • Kalimi nga lëvizshmëria individuale në transportin publik do të prodhojë kërkesë për më shumë punonjës në logjistikë dhe trafik. Sot, rritja e përdorimit të transportit publik në qytete të mëdha, si Berlini, që ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesave të popullsisë, po pengohet, për shembull, nga mungesa e shoferëve të kualifikuar. • Si një zgjidhje që qëndron diku midis lëvizshmërisë publike dhe individuale, u zhvilluan disa vjet më parë format e reja të ndarjes së automjeteve, krahas shfaqjes së një tregu të ri për agjencitë e dhënies me qira. Agjencitë e përdorimit të përbashkët të makinave ishin vetëm fillimi. Sot agjencitë që japin me qira biçikletat tradicionale, biçikleta elektrike, biçikleta me rimorkio, biçikleta mallrash ose skutera elektrikë, qoftë për një përdorim të vetëm apo me qira afatgjatë, po lulëzojnë. 41 • “Gjelbërimi” i pjesës së mbetur të lëvizshmërisë, që është lëvizshmëria individuale, do të nxitë kërkesën për lloje të ndryshme mjetesh: makina elektrike, biçikleta elektrike, por edhe biçikleta të zakonshme dhe biçikleta mallrash, të cilat deri më tani janë prodhuar në mënyrë artizanale në një proces intensiv pune në disa vende evropiane. Sigurisht, një industri mbështetëse e pikave të riparimit etj. do të evoluonte së bashku me këto tregje të reja. • Megjithatë, industria e prodhimit të automjeteve është një sektor i rëndësishëm në shumë vende. Sidoqoftë, me njohurinë tonë rreth makinave dhe kapitalit të grumbulluar në Evropë gjatë shekullit të fundit, industria jonë e makinave duhet ende të jetë në gjendje të kapë firmat amerikane dhe aziatike dhe të kalojë në pozicion drejtues në ndërtimin e automjeteve elektrike, por vetëm nëse veprojmë tani . Nëse kalimi te lëvizshmëria elektrike vonohet më tej në disa vende evropiane, ato do të humbasin tërësisht pjesë të mëdha të industrisë së prodhimit të makinave, pasi do të përfundojnë duke u kaluar nga firmat novatore nga pjesë të tjera të botës. Thënë këtë, edhe pse, në disa drejtime, firmat aziatike ose amerikane janë më të përparuara sesa firmat evropiane në raport me tregun e lëvizshmërisë elektrike, kjo nuk do të thotë që në Evropë nuk po krijohen punë të reja. Një firmë e madhe makinash nga Koreja e Jugut hapi së fundi një fabrikë të re makinash në Republikën Çeke, duke hapur 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 105 12 000 vende pune, ndërkohë që kompania amerikane, Tesla, planifikon të ndërtojë një fabrikë në Gjermani, për të qenë më pranë konsumatorëve evropianë, për shembull. Siç përshkruhet më sipër, automjetet me motor me djegie po nxirren tashmë jashtë qarkullimi me faza, pasi qeveritë në mbarë botën po e kufizojnë përdorimin e tyre dhe po stimulojnë zëvendësimin e tyre me AE ose forma të tjera lëvizshmërie. Kjo është arsyeja pse Tesla u duk se doli nga hiçi për t’u bërë prodhuesja më e vlefshme e makinave në botë në vitin 2020. • Edhe pse tregu i makinave elektrike është mjaft i kundërshtuar, tregu për automjete të qëndrueshme(elektrike ose me hidrogjen) për përdorim tregtar, si ekskavatorët(që shkaktojnë ndotje të konsiderueshme të ajrit në qytete) ose traktorët(jo vetëm për fermat ekologjike) është ende shumë i pazhvilluar. Duke qenë se shumë prodhues evropianë kanë përvojë të konsiderueshme në ndërtimin e të gjitha llojeve të automjeteve tregtare, ka ende mundësi që ata të marrin avantazh në këtë segment të ri të tregut të qëndrueshëm. • Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, punonjësit e industrisë së prodhimit të automjeteve janë kryesisht mjaft të kualifikuar. Aftësitë dhe njohuritë e tyre nuk janë të vlefshme vetëm për industrinë e prodhimit të automjeteve, por mund të përdoren edhe në disa sektorë të tjerë. Ka perspektiva në të ardhmen për këta punonjës, si brenda, ashtu edhe jashtë industrisë së automjeteve—në fakt, ekziston edhe rreziku që, në të ardhmen, do të ketë mungesë punonjësish të kualifikuar në Evropën Qendrore dhe Lindore (shih Kapitullin 3, faqe 54). Ka tashmë disa zgjidhje të provuara që do të garantonin kalimin pa probleme në një sektor tjetër, nëse kjo është ajo çfarë do punonjësi. Për shembull, sindikata gjermane, IG Metall, propozoi marrëveshje afatshkurtra pune që lidhen me kalimin nga një vend në tjetrin, që do të vlenin edhe për sektorin automobilistik. Punonjësit do të ulnin orarin e punës dhe, në të njëjtën kohë, do të përftonin një grup të ri kualifikimesh. Ndryshimi i pagës midis orëve të shkurtuara dhe punësimit me kohë të plotë duhet mbuluar nga shteti(shih edhe Kapitullin 2, faqja 42). Por çfarë ndodh lidhur me… ...shqetësimet se kufizimet e përdorimit të automjeteve me motor me djegie do të dëmtojnë ekonomitë kombëtare, pasi fabrikat e automjeteve janë punëdhënës kaq të rëndësishëm? Rruga përpara: Për lëvizshmërinë elektrike, koha është o tani, o kurrë • Automatizimi dhe digjitalizimi e kanë ndryshuar tashmë dhe do vijojnë ta ndryshojnë thelbësisht industrinë e prodhimit të automjeteve. Duke qenë se ka shumë pak hapa të mbetura në linjën e sotme të prodhimit që nuk mund të menaxhohen nga robotët, fabrikat e automjeteve përplot me punonjës manualë janë diçka e së shkuarës (shih edhe Kapitullin 2, faqe 41). Punësimi në segmentet novatore të industrisë së prodhimit të automjeteve mund të jetë më i sigurt sesa vendet e punës në prodhimin e automjeteve me motor me djegie. Arsyeja për këtë është se prodhimi i pjesëve që përdoren tradicionalisht për prodhimin e makinave është standardizuar e automatizuar gjithnjë e më shumë, ndërsa në fushën e lëvizshmërisë elektronike dhe, sidomos, asaj që bazohet në hidrogjen, ka ende hapësirë për shumë novacion teknik. • Kërkesa për lëvizshmëri të pastër po rritet shpejt, e orientuar edhe nga preferencat e konsumatorëve . Ky ndryshim i madh ofron mundësi të mëdha. Industria e prodhimit të makinave është një industri e fortë me shumë njohuri teknike. Duke përdorur politika inteligjente punësimi dhe novacione, do të arrihet që këto sfida të mëdha të përballohen dhe, duke e bërë këtë, mund të ndihmohet që ta bëjmë botën një vend më të mirë. • Sipas studimeve, në vitin 2030 parashikohet që mbi 30 për qind e shitjeve të makinave të reja të jenë me çlirim zero dhe hibride me karikim me prizë 42 çka përfaqëson mundësi për një treg me vlerë një trilion dollarë . Ndërkohë që, në të ardhmen e afërt, automjetet elektrike do të bëhen po aq të përballueshme sa makinat konvencionale me naftë dhe benzinë, kalimi te prodhimi 106 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale i makinave elektrike u ofron prodhuesve mundësi të jashtëzakonshme fitimi. • e gjelbër di të çojë po ashtu në një rritje të drejtë lokale. Në vend që të paguhet për karburantin e importuar dhe të financohen shoqëri e vende të huaja, lëvizshmëria me makina të gjelbra do të sigurojë që paratë të mbeten në ekonomitë tona, edhe pse në rastin e lëvizshmërisë elektrike(jo me hidrogjen), lëndët e para që nevojiten për ndërtimin e baterisë ende duhen importuar tani për tani. Në një sistem energjetik të decentralizuar(shih Kapitullin 4), kalimi drejt lëvizshmërisë së pastër do të mbështetë prodhuesit vendas të energjisë dhe ekonomia vendase do të përfitojë. rreze prej 400 km ose më shumë—pas të cilave, çdo drejtues i përgjegjshëm mjeti duhet të bëjë normalisht një pushim për kafe, sido që të jetë. Por çfarë ndodh lidhur me… …nevojën për të karikuar automjetet elektrike – si do të paguajmë për këtë? Rruga përpara: Rrezja e autonomisë së makinave elektrike nuk është më problem 1. pari, dendësia e rrjetit të pikave të karikimit të AE-ve në Evropë po rritet ndjeshëm, nga 4 000 stacione karikimi në vitin 2011, në mbi 190 000 në vitin 2019(një rritje me 4 750 për qind) 43 Çka është më e rëndësishme, ka financime nga BE-ja dhe skema të tjera financiare për rritjen e numrit të stacioneve të karikimit elektrik dhe zhvillimin e lëvizshmërisë elektrike në përgjithësi. Për rrjedhojë, është vetëm çështje e kapaciteteve për mobilizimin e fondeve dhe menaxhimin e tyre, si dhe e aftësisë së autoriteteve lokale, rajonale ose kombëtare për t’u futur në këto skema. 44 Siç përshkruhet më sipër, shumë rrjete dyqanesh po instalojnë gjithashtu njësi karikimi për AE-të, duke i tërhequr klientët të blejnë në dyqanin e tyre, duke ofruar karikim falas për automjetin e tyre. 2. dyti, rrezja e autonomisë së lëvizjes të makinave elektrike është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë këtyre viteve të fundit. Në vitin 2020, rrezja maksimale e një makine elektrike individuale ishte thuajse 1 000 km dhe shumë automjete(me çmim më të ulët) arritën Po çfarë ndodh lidhur me… …gjurmën në mjedis që shkaktojnë automjetet elektrike? Rruga përpara: AE-të janë një zgjidhje më e mirë, por jo më e mira • Duke folur në përgjithësi, krahasimi i shkarkimeve nga automjetet elektrike dhe automjetet tradicionale me motor me djegie (naftë ose benzinë) zbulon rezultate të ndryshme në vende të ndryshme, veçanërisht në varësi të kombinimit të ndryshëm të energjisë që përdoret për të furnizuar makinën pas prodhimit. Megjithatë, mbetet fakt që në thuajse të gjitha vendet evropiane, AE-të, përfshi çlirimet indirekte nga prodhimi i baterive, kanë gjurmë shumë më të ulëta karboni . Studime të besueshme kanë treguar se gjurma e karbonit e AE-ve është deri në 40 për qind më e ulët gjatë ciklit të tyre të jetës, sesa motorët tradicionale me djegie me naftë ose benzinë. Me transformimin që po ndodh në prodhimin e energjisë elektrike, këto dallime do të shtohen në favor të makinave 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 107 elektrike 45 duke i bërë një zgjedhje shumë më të qëndrueshme. • Megjithatë, për shkak të burimeve të përdorura për prodhimin e baterive dhe për shkak se shumë përfitime të përshkruara më sipër nuk mund të shfrytëzohen, një zëvendësim tërësor i makinave me motor me djegie nga makinat elektrike nuk është i mjaftueshëm. Sidomos kur shohim faktorët socialë(kush është në gjendje të përballojë dhe drejtojë çdo lloj automjeti privat dhe kush merr cilën pjesë të hapësirës publike), zëvendësimi i një lloji makine private me një tjetër nuk është alternativa më e mirë. Për çfarë po përpiqemi? • Lëvizshmëria e ardhshme për të cilën po përpiqemi, ajo që nuk kontribuon në kolapsin e ekosistemit tonë, por, në fakt, na i bënë jetët më të mira dhe shoqëritë tona më të drejta nga pikëpamja sociale, nuk është aspak thjesht dëshirë. Duhet pranuar se shifrat tregojnë që transformimi i sistemit tonë të transportit paraqet një sfidë me të cilën duhet të përballemi duke ndryshuar infrastrukturën tonë, modelet ekonomike dhe zakonet tona të përditshme, por, siç u përpoqëm të tregojmë, edhe mbështetur në fakte e shifra, ka thuajse një burim pa fund praktikash të mira dhe më të mira nga qindra e mijëra qytete, rajone e shtete, të cilat e bëjnë kalimin drejt transportit ekologjik absolutisht real . Ka shembuj të panumërt politikash, masash dhe nismash në sektorë të ndryshëm. Zgjerimi i transportit publik cilësor ka sjellë politika të transportit publik falas në më shumë se 150 qytete. • i shpejtë drejt lëvizshmërisë elektrike dhe llojeve të tjera të transportit me karbon të ulët ose zero ka krijuar, mes përfitimeve të tjera, shumë mundësi të reja punësimi . Skemat e përdorimit të përbashkët të makinave në më shumë se 2 000 qytete kanë ulur në mënyrë domethënëse bllokimin e makinave në zonat urbane dhe e kanë bërë më të përballueshëm udhëtimin. Zgjerimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm i rrjetit hekurudhor me shpejtësi të lartë në Evropë ofron një alternativë të zbatueshme ndaj fluturimeve në distancë të shkurtër. Skemat e multimodalitetit që lehtësojnë integrimin inteligjent të mënyrave të ndryshme të udhëtimit brenda të njëjtit itinerar shihet se funksionojnë mirë në një sërë qytetesh. Këto zgjidhje transporti për të nesërmen, këto vende pune të së nesërmes na tregojnë sesa i mundur është ky kalim. • që është i vetëdijshëm për situatën dhe guxon të jetë më ambicioz për ta sjellë lëvizshmërinë më në përputhje me kufizimet dhe nevojat e mjedisit tonë dhe për të krijuar një habitat të jetueshëm për fëmijët tanë, duhet vetëm të shohë atë çka po bëhet, të frymëzohet nga këto ide dhe t’i vendosë këto masa në praktikë. 108 – 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale Shënime në fund të faqes dhe Burime Shënime 1 1 Shih https://www.unece.org/environmental-policy/conventions/envlrtapwelcome/cross-sectorallinkages/air-pollution-and-health.html((vizituar për herë të fundit më 15.7.2020). 2 https://www.ccacoalition.org/en/resources/global-snapshot-air-pollution-related-health-impactstransportation-sector-emissions 3 https://www.intelligenttransport.com/wp-content/uploads/tramwaysvsbrt.pdf 4 http://civitas.eu/cs 5 https://mobilityweek.eu/home/ 6 Këtu mund të shihni transformimin e lëvizshmërisë në qytetet në mbarë botën: https://www.arcadis.com/ en/global/our-perspectives/sustainable https://theicct.org/publications/true-paris-low-emission-zone 8 https://etsc.eu/70-of-road-deaths-in-european-cities-are-pedestrians-cyclists-and-motorcyclists/ 9 Po aty. 10 CMOs, Start Active, Stay Active 2011. 11 https://www.europarl.europa.eu/news/en/headlines/society/20190313STO31218/co2-emissions 12 https://ec.europa.eu/info/sites/info/files/2.3_uitp_perchel.pdf 13 h ttps://www.c40.org/networks/mass-transit 14 https://mobilityweek.eu/eu-initiatives/ 15 https://www.uci.org/news/2020/pop-up-bike-lanes-a-rapidly-growing-transport-solution-prompted-bycoronavirus-pandemic 16 http://www.cycling-embassy.dk/wp-content/uploads/2017/07/Velo-city_handout.pdf 17 https://www.cities-multimodal.eu/ 18 https://ec.europa.eu/info/sites/info/files/2.3_uitp_perchel.pdf 19 https://zeeus.eu/, https://www.uitp.org/, etj. 20 https://www.mercer.com/newsroom/2019-quality-of-living-survey.html, https://www.arcadis.com/en/ global/our-perspectives/sustainable, https://emerging-europe.com/news/prague-ranked-emergingeuropes-smartest-city/ 21 Lëvizja e pati zanafillën në Londër në vitet‘90. Për më shumë informacione, shih: https://beautifulrising. org/tool/reclaim-the-streets 22 Kjo ilustrohet me një karikaturë brilante nga Karl Jilg: https://www.businessinsider.com/car-illustrationkarl-jilg-2017-4?r=DE&IR=T 23 h ttps://www.sustainabilitymatters.net.au/content/sustainability, https://www.blurb.com/b/9873433-the30-minute-city 24 https://www.sharedmobility.news/carsharing 25 https://www.carsharing 26 h ttps://www.intelligenttransport.com/transport-articles/76434/public-transport-car-sharing/ 27 https://freepublictransport.info/city/ 28 h ttps://www.spiegel.de/auto/aktuell/bund-zwanzigmal-so-viel-forschungsgelder-in-kfz-wie-inoepnv-a-1296690.html 29 https://www.mckinsey.com/~/media/McKinsey/Business%20Functions/Sustainability/Our%20Insights/ Elements%20of%20success%20Urban%20transportation%20systems%20of%2024%20global%20cities/ Urban-transportation-systems_e-versions.ashx 30 h ttps://economictimes.indiatimes.com/industry/auto/auto-news/how-car-ownership-is-changingrapidly-and-irreversibly-in-india/articleshow/66296079.cms?utm_source=contentofinterest&utm_ medium=text&utm_campaign=cppst 31 32 https://www.smh.com.au/national/electric-cars-will-be-price-competitive-with-petrol-by-2023-professor20190826-p52kv2.html https://theicct.org/publications/update-US-2030-electric-vehicle-cost https://www.ubs.com/global/en/investment 33 h ttps://www.railjournal.com/policy/uic-uitp-unife-public-transport-post-covid-19-world/ 34 https://ec.europa.eu/clima/policies/transport/aviation_en 35 Për statistika mbi“sa i padrejtë është fluturimi”, sidomos“si e rritin nxehtësinë në botë mjetet fluturuese”, shih: https://stay-grounded.org/get-information/ 36 http://library.fes.de/pdf-files/akademie/15802.pdf 5 Një transformim lëvizshmërie i drejtë nga pikëpamja sociale – 109 37 h ttps://www.economist.com/graphic-detail/2018/02/28/the-hidden-cost-of-congestion 38 https://theconversation.com/fossil-fuel-subsidies-reach-us-87-billion-in-eu-countries-and-theyregrowing-123733 39 Për më shumë informacion mbi kalimin e Norvegjisë drejt lëvizshmërisë elektrike, shih: https://www.rvo.nl/ sites/default/files/2019/04/E-Mobility%20in%20Norway%20-%20NL%20embassy%20Oslo.pdf 40 Për më shumë informacion rreth lëvizshmërisë elektrike në përgjithësi, shih: https://ec.europa.eu/ transport/themes/urban/vehicles/road/electric_en, http://www.caneurope.org/publications/blogs/1278fossil-fuel-subsidies, https://www.automotiveworld.com/articles/electric-vehicle-sales-a-global-snapshotin-uncertain-times/ 41 N jë shembull është shërbimi i biçikletave me qira“Swapfiets”,që nisi si ide e zhvilluar nga një grup miqsh, për të ofruar biçikleta mesatare për qira afatgjatë, të cilat do të zëvendësoheshin menjëherë nëse prisheshin ose vidheshin.“Swapfiets” ka tashmë më shumë se 1 400 punonjës. 42 https://unfccc.int/news/global-car-industry-must-shift-to-low-carbon-to-survive-cdp 43 https://autovistagroup.com/news-and-insights/boosting-europes-ev-charging-infrastructure 44 https://www.electricmobilityeurope.eu/projects/, https://ec.europa.eu/inea/en/news-events/newsroom/ bridging-funding-gap-using-eib-loans-to-help-to-deliver-electric-car-mobility, https://wallbox.com/en_us/ guide-to-ev-incentives-europe, etj. 45 https://www.carbonbrief.org/factcheck-how-electric-vehicles-help-to-tackle-climate-change, https:// www.isi.fraunhofer.de/content/dam/isi/dokumente/sustainability, http://library.fes.de/pdf-files/ fes/15665.pdf Burime Agjencia Evropiane e Mjedisit: https://www.eea.europa.eu/themes/transport Komisioni Evropian – Drejtoria e Përgjithshme për Energjinë dhe Transportit: https://ec.europa.eu/transport/sites/transport/files/media/publications/doc/2009_future_of_transport_ en.pdf Eurostat – Statistikat për energjinë, transportin dhe mjedisin 2019: https://ec.europa.eu/eurostat/ documents/3217494/10165279/KS-DK-19-001-EN-N.pdf/76651a29-b817-eed4-f9f2-92bf692e1ed9 Civitas – Cleaner and better transport in cities: https://civitas.eu/mobility-solutions European Mobility Week- https://mobilityweek.eu/home/ Covenant of Mayors for Climate and Energy: https://www.covenantofmayors.eu/en/ C40 Cities- https://www.c40.org/ Transporti dhe mjedisi https://www.transportenvironment.org/ World Wildlife Fund Sustainable Mobility: https://wwf.panda.org/our_work/projects/one_planet_cities/ sustainable_mobility/ Transformative Urban Mobility Alternatives: https://www.transformative-mobility.org/campaigns/2ndglobal-urban-mobility-challenge Die Debatte um den Klimaschutz. Mythen, Fakten, Argumente: http://library.fes.de/pdf-files/fes/15665.pdf Weiterdenken. Diskussionspapier des Landesbüros NRW der Friedrich-Ebert-Stiftung: http://library.fes.de/ pdf-files/akademie/15802.pdf 110 – Titel 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës Të gjitha instrumentet e nevojshme politike për të luftuar për ndryshimin klimatik ekzistojnë që tani, ato thjesht duhet të vihen në zbatim. Mundësisht në formën e një përzierje efektive të mjeteve mbikombëtare, kombëtare, rajonale dhe individuale. Qeverisja ndërkombëtare klimatike ka bërë përparim të dukshëm për luftimin e ndryshimeve klimatike duke miratuar Marrëveshjen e Parisit dhe Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Pra, kuadri ndërkombëtar, i cili u siguron shteteve mjete dhe mekanizma të ndryshëm për të ndërmarrë veprime të mëtejshme, është i përcaktuar. Këto do të trajtohen më në detaje në Pjesën I. Në kuadrin e mungesës së vullnetit politik të dëshmuar nga qeveritë në disa vende, Pjesa II dhe III do të përshkruajë disa nga mjetet e disponueshme në nivelin rajonal dhe në atë individual. Nëse mbështeten në mënyrë të përshtatshme nga aktorët progresivë dhe vetë qytetarët, këta të fundit do të lënë në hije injorancën e qeverive të tyre lidhur me çështjet klimatike, do të lejojnë aktorët progresivë të lidhen me njëri-tjetrin dhe të do të marrin kompetenca për të kryer një ndryshim pozitiv. Pra, mocioni:„Shpëtojeni botën nga kriza klimatike“ u rrëzua me shumicë Justifikimi:„Është shumë stresues“ 112 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës Pjesa I: Çfarë e mbështet argumentin tone në nivel shteti? Për shumë vite, shteti është konsideruar si aktor vendimtar në politikat klimatike . Ishin shtetet kombe(196 gjithsej) ato të cilat u bashkuan në shtator të vitit 2015 dhe morën angazhimin për t’i dhënë fund varfërisë, për të zbutur krizën e klimës dhe për të luftuar padrejtësinë përmes Agjendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ). Ishin përsëri shtetet kombe ato të cilat menjëherë pas kësaj miratuan Marrëveshjen e Parisit , e cila përcakton kuadrin global për zbutjen e krizës klimatike dhe ranë dakord të zhvillojnë planet e tyre për Kontributet e Përcaktuara Kombëtare(KPK) për të demonstruar përpjekjet e tyre për të zvogëluar emetimet e gazeve serë dhe për t’u përshtatur ndaj ndikimeve të parashikuara të krizës klimatike. • angazhime nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e organizatave ndërkombëtare, të tilla si Kombet e Bashkuara , të cilat e lehtësuan procesin e miratimit të OZhQ-ve dhe Marrëveshjes së Parisit. Aktorë të tjerë mbikombëtarë, të tillë si Bashkimi Evropian, kanë luajtur një rol kryesor për nxitjen e politikave klimatike që«nuk lënë askënd pas» dhe zhvillimin e një kuadri gjithëpërfshirës për një kontinent neutral në lidhje me karbonin me iniciativa të tilla si Marrëveshja e Gjelbër Evropiane. • Paralelisht, BE -ja ka zhvilluar gjithashtu mjete dhe instrumente mbështetëse si për vendet anëtare dhe për vendet kandidate, duke përfshirë instrumente të tilla si Horizon2020, IPA dhe të tjerë. Komponenti energjetik dhe klimatik i Procesit të Berlinit, i nisur posaçërisht për të mbështetur integrimin e energjisë së gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe shumë forma të tjera të iniciativave të përbashkëta klimatike, përfshirë Agjendën e Gjelbër(prezantuar në vitin 2014), janë vetëm disa nga mjetet e zhvilluara për të dekarbonizuar rajonin në përputhje me ambiciet e BE 2050-ës që rrjedhin nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane. Aktorë të tjerë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për progresin në këtë fushë janë bankat e zhvillimit , të tilla si Banka Botërore, Banka Evropiane e Investimeve dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, të cilat, për shembull, i mundësuan Malit të Zi të bëhej një nga udhëheqësit evropianë në digjitalizimin e sektorit të energjisë duke krijuar kushtet për vendosjen e burimeve të rinovueshme(shih Kreun 4, faqe 72). • S ë bashku me mekanizmat mbështetës që burojnë nga partneritetet strategjike dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, ekzistojnë edhe shumë mjete dhe instrumente politike në nivelin shtetëror për prezantimin e politikave efektive klimatike dhe, rrjedhimisht, për përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas Marrëveshjes së Parisit. Në mënyrë që të zvogëlohet ndjeshëm ndotja dhe, në të njëjtën kohë, të çrrënjoset varfëria, vendimmarrësit politikë duhet të zbatojnë një përzierje efektive të të gjitha instrumenteve në dispozicion, përkatësisht: a) investimet, b) stimujt financiarë, c) rregulloret dhe d) narrativa të reja. Megjithëse do t’i prekim këto mjete dhe instrumente më poshtë, ato diskutohen më hollësisht në Kreun 7, meqenëse ato zbatohen në mënyrë më efektive në sistemet demokratike(shih Kreun 7, faqe 129). a) Investimet: • S humë individë dhe kompani janë të përgatitura të ndryshojnë sjelljen nëse u ofrohen alternativa socio-ekologjike. Përmes ofrimit të alternativave të tilla, shteti mund të«nxisë» vendime drejt një sjelljeje më miqësore ndaj klimës pa pasur nevojë për masa rregullative. Për shembull, nëse linjat hekurudhore të rregullta, të drejtpërdrejta, të përshtatshme dhe të përballueshme lidhin si qytetet e mëdha, edhe zonat rurale, atëherë më pak njerëz do të përdorin makinat. • S igurisht, shteti gjithashtu duhet të shqyrtojë me kujdes dhe të sigurojë që çdo vendim për investime të përmbushë standarde të larta mjedisore dhe sociale , nga projektet kryesore të infrastrukturës deri te furnizimet me pajisje zyre të përdorura nga nëpunësit publikë, në 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 113 mënyrë që vendimet e prokurimit publik të bazohen te standardet sociale dhe mjedisore (Kreu 5, faqe 102). b) Sistemi dhe stimujt tatimorë: • novatore që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe alternativa miqësore ndaj klimës, qoftë në nivel individual apo lokal, qofshin kooperativa apo ndërmarrje sociale, duhet të mbështeten më tej nga shteti. Shteti ka politika të ndryshme mbështetëse, siç janë stimujt dhe instrumentet tatimore, të cilat mund të lehtësojnë shpërndarjen e drejtë të burimeve në dispozicion të tij, që ai mund t’i përdorë për të siguruar marrjen e vendimeve të duhura gjatë zbatimit të këtyre iniciativave në mënyrë që t’i bëjë ato të jenë si miqësore ndaj klimës, edhe të dobishme për shoqëritë njerëzore. • Shteti ka autoritetin dhe kapacitetin t’i japë trajtë karakterit të rritjes ekonomike përmes funksionit të shpërndarjes të politikave tatimore në një mënyrë që stimulon zhvillimin në përputhje me kufijtë planetarë dhe nevojat shoqërore. Ndërsa ideja kryesore prapa zhvillimit të qëndrueshëm është, së pari dhe më e rëndësishmja, rritja e konsumit për më pak të privilegjuarit duke mbështetur aktivitetet ekonomike dhe duke ulur kështu pabarazitë, në të njëjtën kohë ky zhvillim duhet të lërë gjurmën më të vogël të mundshme ekologjike. Përcaktimi i kushteve për këtë është pikërisht momenti kur hyn në lojë shteti. Shteti mund të ketë ndikim të madh për përcaktimin se si rriten dhe zhvillohen ekonomitë në të ardhmen. • S ë pari, ai mund të vendosë një nivel të përshtatshëm të taksës së karbonit , e cila duhet të synojë një kompensim të drejtë kundrejt karbonit të çliruar. Së dyti, shteti mund ta kombinojë këtë masë me kufizime dhe zgjidhje të kuotave të emetimit për prodhimin neutral të karbonit , si dhe me kërkesa teknologjike. Kjo është gjithashtu ideja kryesore prapa reformave të çmimeve të karbonit të sugjeruara në Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, të cilat identifikojnë nevojën për përcaktimin e mekanizmave për të parandaluar rrjedhjet e karbonit brenda ose jashtë BE-së. Kompensimi i karbonit përmes thjesht zhvendosjes së objekteve të prodhimit nuk është as i drejtë në aspektin social, dhe as i dobishëm për 114 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës mjedisin, pasi ndotja dhe kriza klimatike nuk njohin kufij(shih Kreun 2, faqe 45 dhe Kreun 4, faqe 77). c) Rregulloret: • Ndërsa çmimet mund të shërbejnë si nxitje, ato kurrë nuk mund të përcaktojnë plotësisht sjelljen. Në Gjermani, tarifat e kombinuara të vendosura mbi një litër benzinë arrijnë në 237 euro për ton CO2, një shifër kjo më e lartë sesa është diskutuar ndonjëherë për taksën e karbonit. Megjithatë, gjermanët ende ngasin makina të mëdha dhe ndotëse. Një studim i fundit midis çiklistëve në Kopenhagë zbuloi se çmimi i ulët nuk është faktori vendimtar për përzgjedhjen e përdorimit të këtij mjeti transporti, por përkundrazi faktori vendimtar ishte fakti që përdorimi i biçikletës është opsion më i shpejtë dhe më i lehtë. 1 • Sigurisht, një qytet duhet të investojë në “autostrada biçikletash” për të marrë parasysh këto interesa, por qëllimi përfundimtar i mbrojtjes së të drejtave themelore që kërcënohen nga kriza klimatike, në disa raste, mund të arrihet vetëm përmes rregulloreve që kufizojnë sjelljen që shkakton emetime të larta të gazrave serë. • Nëse të drejtat themelore të jetës, strehimi, ushqimi ose uji dhe shëndeti janë në rrezik për shkak të ngrohjes globale, atëherë është krejtësisht e ligjshme të kufizosh shpejtësinë në autostrada në 100 km/orë, ose t’i ndalosh njerëzit të udhëtojnë me avion për një udhëtim të shkurtër nga Brukseli në Strasburg. Shpesh, baza për një rregullim të tillë ekziston edhe tani që flasim, për shembull, në shumë vende ekzistojnë“ligjet për ajrin e pastër”, të cilat mund të shërbejnë si bazë për të lehtësuar çlirimin e qendrave të qyteteve nga makinat. • Kjo është gjithashtu mënyra më“sociale” e hartimit të politikave klimatike sepse parandalon shtresat më të pasura të shoqërisë të“blejnë zgjidhjen” qoftë duke paguar taksat e qytetit dhe tarifat e parkimit, ose duke blerë një automjet elektrik, ndërkohë që të tjerët lihen pas. ç) dhe“normaliteti i ri”: rruga përpara: • Zyrtarët qeveritarë duhet të udhëheqin përmes shembullit të tyre, duke dëshmuar me vepra që sjellja e zgjuar ndaj klimës është “norma e re”, si përmes dërgimit të mesazheve dhe përmes mjeteve politike. Ata gjithashtu mund të përdorin një sërë instrumentesh të ndryshme për të riformuar ligjërimin publik: • Së pari, kjo mund të bëhet duke theksuar përfitimet e përbashkëta të politikave ambicioze ndaj klimës (domethënë duke e bërë hapësirën publike më të arritshme për të gjithë, përmes përmirësimit të cilësisë së ajrit, zvogëlimit të zhurmës së trafikut, uljes së aksidenteve prej trafikut, më shumë stërvitje për qytetarët dhe në këtë mënyrë jetëgjatësi më të lartë për ta dhe cilësi më të mirë jete në përgjithësi, etj.). • Së dyti, ata mund t’i japin tjetër trajtë ligjërimit dhe të tregojnë se sjellja e zgjuar ndaj klimës është“normaliteti i ri”(shih më sipër). Sjellja e tyre, për shembull, mund të ndikojë te perceptimi i njerëzve lidhur me pyetjet e mëposhtme: Çfarë duhet parë si pjesë standarde e konsumit të frutave nga njerëzit në Evropë, mangoja e prodhuar në Tajlandë me përdorim pesticidesh, apo një mollë e rritur në mënyrë organike nga një pemë aty pranë? Dhe, a duhet që termocentralet me qymyr të vazhdojnë ende “të punojnë si zakonisht”, pavarësisht faktit se një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike të Evropës tashmë po prodhohet nga burime të rinovueshme? • Së treti, vendimmarrësit politikë duhet gjithashtu të paralajmërojnë qytetarët për pasojat e mosveprimit dhe të tregojnë të vërtetën shkencore për katastrofën me të cilën përballemi. Përvoja e kohëve të fundit ka treguar se«thënia e së vërtetës» përfundimisht çoi në ndryshime dramatike të sjelljes gjatë krizës së Covid-19-ës. • përmbledhje, mund të arrijmë në përfundimin se një shtet është i përgatitur për të vepruar dhe ka të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme për ta bërë këtë. 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 115 • Megjithatë, në përputhje me popullaritetin në rritje të doktrinës neoliberale, koncepti i shtetit“si roje nate”(“night-watchman state”) ka fituar pranim të gjerë dhe ka futur një skepticizëm të përhapur, veçanërisht në lidhje me rregulloret e reja ose taksat e prezantuara nga shteti. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shumë vende në EQL dhe EJL, ku sfidat e qeverisjes dhe përvoja e shembjes totale të shtetit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik i kanë nxitur njerëzit të kapen pas nocionit të përfitimit individual. Kjo manifestohet gjithashtu, për shembull, në evazionin masiv të taksave në sektorin e punësimit. • Nga perspektiva socialdemokrate, kjo është shumë problematike, sepse shteti duhet të luajë një rol aktiv për të mbrojtur grupet e margjinalizuara nga kërcënimet(siç është kriza klimatike) dhe duhet të miratohen rregulloret për të siguruar që kjo mbrojtje të ofrohet. • Prandaj, shteti duhet të jetë«dora e dukshme» që siguron drejtësi sociale përmes fuqisë së instrumenteve rishpërndarëse në dispozicion të tij , të tilla si taksa e karbonit, subvencionet dhe forma të tjera të stimujve për mbrojtjen dhe promovimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të të gjithë qytetarëve ndërkohë që siguron ruajtjen e mjedisit. Edhe një herë, ne mund të shohim se perceptimi i shtetit po ndryshon, siç tregohet nga shembulli mjaft dramatik i krizës së Covid-19ës. Një rol më aktiv i shtetit është jetik dhe është aktualisht objekt diskutimi. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...pasojat sociale të politikave tatimore të karbonit për pjesët më pak të privilegjuara të shoqërisë? Si mund të sigurohemi që qasja “ndotësi paguan” kompenson në mënyrë të përshtatshme të gjithë dhe ul pabarazitë? Rruga përpara: rishpërndarja e pasurisë, mbrojtja e të pafavorizuarve • Funksioni kryesor i politikave tatimore, sipas parimeve socialdemokrate, është përcaktimi i rishpërndarjes së pasurisë dhe ndikimi i zhvillimit. Në rastin e politikave të taksave të karbonit, kjo nënkupton nxitjen e zhvillimit të qasjes neutrale ndaj klimës, e projektuar për të qenë në dobi të shoqërisë në tërësi, ndërkohë që ofron mbrojtje dhe për mjedisin. Taksa e karbonit është një nga instrumentet fiskalë të përdorur nga socialdemokratët për të promovuar barazinë duke ulur stimujt për emetimet e karbonit dhe duke parandaluar cilindo të“anashkalojë” zgjidhjet që janë karbon neutrale. Kombinuar me instrumente të tjerë të politikave, siç janë një plan neutral i karbonit që parashikon një ulje graduale të emetimeve brenda një periudhe të caktuar kohe, kërkesat teknologjike dhe subvencionet, taksimi i përshtatshëm i emetimeve të karbonit e politika të ngjashme do të na ndihmojë të shkojmë drejt një shoqërie të dekarbonizuar dhe të mbrojmë në mënyrë të përshtatshme ata që janë më shumë të goditur dhe grupet më të margjinalizuara të shoqërisë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë mjedisin. • N jë tjetër mjet që kanë në dispozicion qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike është koncepti i rimbursimit të të ardhurave mbi bazën e llogaritjes për frymë, qasje e cila do të lehtësonte rishpërndarjen e pasurisë dhe do të siguronte zhvillimin e qëndrueshëm. Të ardhurat nga taksat e karbonit mund të përdoren gjithashtu për të përmirësuar riaftësimin dhe për të rritur mbështetjen sociale për rajone dhe individë të prekur nga tranzicioni, ose për të financuar novacion teknologjik me karbon të ulët. Për një diskutim të aspekteve të mëtejshme të taksimit të karbonit, shih Kreun 1, faqe 20 dhe Kreun 2, faqe 45. 116 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës Pjesa II: Çfarë e mbështet argumentin tonë në nivel rajonal? Një tjetër instrument i disponueshëm me potencial të konsiderueshëm janë rrjetet globale të angazhuara për lehtësimin e krizës klimatike në nivelin rajonal: • Konventa e Kryetarëve të Bashkive është një iniciativë ambicioze e Komisionit Evropian që synon të mbledhë së bashku qeveritë lokale të angazhuara vullnetarisht me synime ambicioze klimatike dhe energjetike. • Rrjeti i Veprimit për Klimën është një aleancë që lidh mbi 1,700 OJQ mjedisore në më shumë se 130 vende, me qendra të rrjetit në nivel rajonal për të koordinuar dhe mbështetur përpjekjet e përbashkëta për të mbrojtur atmosferën duke lejuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të barabartë. • Rrjetet e bashkive të qëndrueshme, të tilla si ICLEI ose LAG 21 NRW, të cilat lidhin qeveritë lokale me qëllim për t’i mbështetur ato për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për të krijuar politika ambicioze klimatike. • Disa qytete dhe bashki në të gjithë Evropën janë të ndërlidhur përmes iniciativave globale të sipërpërmendura, të cilat mbledhin së bashku aktorë rajonalë dhe nga shtete diktatoriale, siç është Turkmenistani. Është thelbësore që mjetet politike të disponueshme në nivelin rajonal të shfrytëzohen nga aktorët progresivë dhe të përdoren për të mbështetur qytetarët në vendet ku qeveritë nuk janë të gatshme të marrin masa. Por, siç do të tregohet në Kreun 7, e gjithë kjo është shumë më efektive në një kontekst demokratik(shih faqen 129). • Projektet e energjisë të drejtuara nga komuniteti po bëhen gjithashtu të njohura në të gjithë globin. Panelet diellore në çati po bëhen një pamje e zakontë këto ditë, qoftë në komunitete të vogla në ekonomitë në tranzicion, të tilla si Makedonska Kamenica në Maqedoninë e Veriut, qoftë në distrikte më të mëdha në Gjermani, në Rhein-Hunsrück, për shembull. Të dyja këto zona njihen si pionierë në fushën e tranzicionit drejt energjisë së gjelbër. Në Makedonska Kamenica, banorët kanë instaluar panelet në çati dhe kanë hyrë në rrjet si prodhues dhe si konsumatorë me qëllim që të ulin emetimet dhe të marrin përfitimet maksimale nga ndërhyrjet e vogla rregullatore të bëra kohët e fundit nga shteti. Instrumente shtesë mbështetëse, përfshirë subvencionet e planifikuara nga qeveria lokale mund të rritin iniciativën dhe të ndihmojnë për kthimin e të gjithë komunitetit në një mikrokozmos të energjisë së qëndrueshme. Në distriktin Rhein-Hunsrück, banorët lokalë kanë hyrë në partneritet me kompanitë lokale, ndërsa qeveria lokale dhe qendrore kanë përdorur kuadrin ekzistues ligjor për të zhvilluar dhe zbatuar një projekt të energjisë në pronësi të komunitetit, i cili i ka lejuar ata të luajnë një rol aktiv për ndërtimin e kapitalit shoqëror, luftimin e varfërisë energjetike, tjetërsimin e migrimit dhe hapjen e vendeve të punës. 2 Përfitimet për qytetarët janë sigurisht shumë më të larta kur këto projekte zhvillohen nga poshtë-lart, sesa përmes qasjes nga lart-poshtë të udhëhequra nga shteti, qasje e cila është aplikuar në projekte të ngjashme në Kinë, për shembull(shih Kreun 7, faqe 132). 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 117 • Puna me qytetet është thelbësore për veprimin efektiv klimatik për shkak të niveleve të larta të emetimeve të shkaktuara nga urbanizimi masiv dhe rritja përkatëse e parashikuar e kërkesës për energji, pasi dy të tretat e popullsisë së botës parashikohet të jetojnë në qytete deri në vitin 2050(shih Kreun 5, faqe 101). Për t’iu përgjigjur në mënyrë të përshtatshme këtyre trendeve, shumë qytete tashmë po bëhen drejtuese të politikave të zhvillimit neutral të karbonit, ose përmes strategjive të vetëmjaftueshmërisë së energjisë, ose përmes promovimit të punëve të gjelbërta dhe mbështetjes së skemave të lëvizjes pa karbon, të cilat sigurojnë qëndrueshmëri ekonomike dhe përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës së popullatës. Vetëm gjatë dekadës së fundit, ne kemi parë qytete të ndryshme të mëdha evropiane, të tilla si Hamburgu dhe Kopenhaga, si dhe qytete të tjera më të vogla si Koprivnica dhe Krku i Kroacisë, të bëhen liderë për krijimin e politikave ambicioze klimatike, tranzicionin drejt transportit publik me karbon zero dhe promovimin e sistemeve alternative të prodhimit të ushqimit dhe prodhimit të energjisë. Në kuadër të Agjendës 2030 të OKBsë së bashku me fushatat aktive të qytetarëve që promovojnë qasjen“glokale”(objektiva globale, zgjidhje lokale) për zbatimin e OZhQ-ve, këto qytete janë duke integruar me aftësi dhe sukses zgjidhje të qëndrueshme në legjislacionin kombëtar, duke rritur më tej rolin dhe autoritetin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo fuqi shfrytëzohet nga shteti për të rritur KPK-të, për të krijuar një rrjet të qyteteve dhe bashkive të qëndrueshme, dhe për të lehtësuar një bashkëpunim më të ngushtë dhe përsëritjen e shembujve pozitivë. • S ë bashku me ndërmarrjet publike të bashkive dhe projektet e energjisë në pronësi të komunitetit, kooperativat energjetike janë mundësues të rëndësishëm të tranzicionit të energjisë drejt zhvillimit neutral të karbonit. Ato përkojnë edhe me zhvillimin e skemave mbështetëse në vende të ndryshme 3 . Këto njësi lokale të organizimit ekonomik të drejtuara nga qytetarët përqendrohen te interesa të bazuara në komunitet, siç janë ndikimi i ulët mjedisor dhe qasja e përballueshme në energji për të gjithë, ndërkohë që janë edhe burim energjie dhe të ardhurash. Eksperimenti i energjisë, i njohur me emrin Feldheim, i filluar në vitin 1995 nga një inxhinier i ri me mbështetjen e komunitetit lokal, është një nga piketat e suksesshme në nivelin lokal në sektorin e energjisë, i arritur me anë të një formati bashkëpunues që lejon ruajtjen e mjedisit, ndërsa siguron të ardhura për popullsinë lokale. Çmimet e qëndrueshme të energjisë elektrike dhe ngrohjes janë një 118 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës përfitim tjetër, siç janë edhe vendet e punës të hapura në këtë komunitet të vogël në jugperëndim të Berlinit. Sot, Feldheim-i është një kooperativë energjie jashtëzakonisht e njohur, me vizitorë nga e gjithë bota. Kjo thjesht tregon se angazhimi i komunitetit dhe një kuadër i favorshëm ligjor janë jetike për të mundësuar energji të qëndrueshme dhe të përballueshme për të gjithë. Për shembuj më pozitivë të kooperativave të energjisë në demokraci, shih Kreun 7(faqe 131). Por, çfarë ndodh lidhur me… ...perceptimet e gabuara rreth kooperativave për shkak të fatit të shumë prej tyre të krijuara në fillim të shekullit të 19-të si dhe të shumë të tjerave që flenë gjumë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ushqejnë korrupsionin? Rruga përpara: Një model demokratik biznesi • Perceptimet e gabuara në lidhje me kooperativat janë përcjellë nga brezi në brez, pavarësisht se ato shërbejnë si burimi fundor i furnizimit, ofrimit të shërbimeve dhe një mënyrë efektive për të balancuar çmimet gjatë kohërave të luftës, përmbytjeve dhe thatësirës. Ndryshe nga dështimet financiare dhe mashtrimet e korporatave që kemi parë në të gjitha format e tjera të kapitalit, kooperativat vazhdojnë të njollosen pa ndonjë arsye të justifikuar. Të dhënat tregojnë se disa kooperativa janë mbyllur për shkak të qeverisjes së dobët dhe korrupsionit për shkak të bordeve drejtuese joefikase dhe mungesës së llogaridhënies, por as organizatat publike dhe private nuk kanë qenë imune ndaj sjelljeve të tilla. Ideja prapa kooperativave është që ato t’u sigurojnë anëtarëve një platformë për ndihmë vetjake, përgjegjësi të ndërsjellë, barazi dhe kapital, si dhe për të ndihmuar komunitetin në përgjithësi. Ato mund të shërbejnë si një rreze drite në errësirë për grupet e margjinalizuara dhe të pafavorizuara në shoqëri duke siguruar mbështetje financiare dhe shërbime bazë për familjet dhe fëmijët e tyre në formën e arsimit dhe shëndetit, për shembull. • Kooperativat janë forma më e rëndësishme e veprimtarisë ekonomike të organizuar në mënyrë demokratike dhe forma më demokratike e të bërit biznes. Kjo është arsyeja pse socialdemokratët shpesh kanë promovuar krijimin e kooperativave. Duke pasur parasysh këtë, dhe duke llogaritur përfitimet që ato ofrojnë kur bëhet fjalë për të na ndihmuar ne, familjet tona dhe mjedisin tonë natyror në formën e veprimit klimatik, shteti thjesht duhet të mbështesë këto forma demokratike të veprimtarisë ekonomike ku autoriteti rrjedh nga hapja e anëtarësimit sa më shumë, dhe jo duke i bërë ato të arritshme vetëm për një pakicë. Trajtimi i favorshëm i taksave dhe subvencionet mund të sigurojnë konkurrencë të ndershme të kooperativave energjetike në treg dhe t’u sigurojnë anëtarëve të tyre dhe komunitetit më të gjerë furnizim të sigurt dhe çmime të qëndrueshme, duke mbrojtur mjedisin. 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 119 Pjesa III: Çfarë e mbështet argumentin tonë në planin individual? Ashtu si një udhëtim prej 1000 kilometrash që fillon me një hap të parë, edhe numri i mënyrave individuale për lehtësimin e krizës klimatike është i pafund. E kemi ne plotësisht në dorë që të marrim atë biçikletë të ndryshkur, ta nxjerrim nga garazhi dhe ecim me të në botën pa karbon ku duam të jetojmë, në vend të që marrim makinat për të shkuar në punë. Dhe, sigurisht, edhe përfitimet shëndetësore janë po ashtu të shumta. • ndryshimeve individuale të sjelljes si kjo, pjesëmarrja në veprime kolektive dhe demonstrimi i angazhimit publik është gjithashtu i rëndësishëm kur bëhet fjalë për veprim në nivelin individual. Dhe numri i individëve që marrin pjesë në ngjarjet e veprimit klimatik, të tilla si tubimet e“Të Premteve për të Ardhmen” është rritur ndjeshëm në të gjithë globin . Në vitin 2019 u arrit kulmi kur 1,160,000 vetë dolën në rrugë në 166 vende duke bërë thirrje për veprime klimatike. 4 • Mbështetja globale për veprimet klimatike nuk ka rënë as gjatë pandemisë Covid-19. Në një studim në mbarë botën, 71 përqind e pjesëmarrësve raportojnë se ngrohja globale është(të paktën) po aq serioze sa kriza e Covid-19-ës. Është interesante se mbështetja më e lartë për këtë deklaratë vjen nga vendet me të ardhura të mesme, jo nga Perëndimi. 5 • Në mesin e qytetarëve të BE-së, mbështetja për politikat ambicioze të klimës arriti një nivel të ri rekord në vitin 2019: 6 92 përqind e qytetarëve të BE-së duan një BE neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050. Kjo është në përputhje me faktin që 93 përqind e qytetarëve të BE-së e shohin krizën klimatike si problem“serioz” dhe 79 përqind si problem “shumë serioz”. Dhe tani, vetëm një vit më vonë, shumica e evropianëve, ose 58 përqind e tyre do të dëshironin që vendet e BE-së të ulnin emetimet e karbonit duke mos shkaktuar asnjë emetim të tepërt deri në vitin 2030. 7 Dhe shumica e tyre besojnë se qeveria duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore për trajtimin e krizës klimatike, e ndjekur nga BEja, pastaj qeveritë lokale, biznesi dhe natyrisht anëtarët individualë të komunitetit përmes zgjedhjeve që kanë në dispozicion. 8 • E dhe, më e rëndësishmja, 93 përqind e qytetarëve të BE-së po ndryshojnë sjelljen dhe kanë marrë të paktën një masë specifike për të luftuar krizën e klimës. Këto shifra ishin rritur në të gjithë BE-në deri në pranverën e vitit 2019, me fjalë të tjera që para se tubimet masive dhe lëvizjet në shkallë të gjerë të qytetarëve të arrinin kulmin në verën/ vjeshtën e po atij viti. NJERËZIT BASHKOHEN ME KAUZËN E MBROJTJES KLIMATIKE 93% qytetarët e BE-së e konsiderojnë krizën klimatike si një problem“serioz” 93% 93% 93% qytetarët e BE-së po ndryshojnë sjelljen për të luftuar krizën e klimës • Kjo mbështetje dhe gatishmëri shumë e gjerë për të ndryshuar sjelljen është thelbësore sepse politikat klimatike, përveç vendimeve kryesore politike, të tilla si traktatet e kontrollit të armëve ose Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, nuk mund të vendosen vetëm nga qeveria. Këto politika duhet të vihen në praktikë nga aktorë individualë. Në thelb, kjo ka të bëjë me ndryshimin e normave shoqërore të sjelljes së qëndrueshme për të arritur një masë kritike të qytetarëve që marrin masa të përputhshme me nevojat klimatike në planin individual. 120 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës • Një lajm më i mirë është se ka thirrje gjithnjë e në rritje për masa që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me politikat ambicioze klimatike, por që kanë efekt pozitiv mjedisor , siç janë kërkesat për më shumë zona këmbësorësh në zonat urbane, për të krijuar më shumë hapësira çlodhëse, ose thirrja për të zvogëluar orët e punës në një javë me katër ditë pune. 9 • Mbështetja në rritje për masa të tilla gjithashtu tregon një ndryshim të përgjithshëm të mentalitetit. Shumë njerëz tani kanë si përparësi cilësinë e jetës së tyre dhe jo sasinë e mallrave që mund të mbledhin . Të kesh kohë të mjaftueshme për miqtë dhe familjen, të bësh diçka“kuptimplotë” për shoqërinë(qoftë në trajtën e ndihmës për fqinjët apo të punës vullnetare) dhe të vlerësosh se mjedisi i gjallë është shumë më i vlefshëm se vetëm pasuria materiale janë disa prej përparësive të tyre. Njerëzit e pranojnë që nuk ka aspak kuptim • Sjellja e zgjuar klimatike po përparon dhe po bëhet një faktor shumë i rëndësishëm për sjelljen e përgjithshme të qytetarëve në shumë nga shoqëritë tona. Ndërkohë që në të shkuarën të paturit e një makine të madhe, të ngrënit e mishit çdo ditë, ose të fluturuarit për në Barcelonë për një fundjavë për të rinjtë mund të ketë qenë simbol i statusit të tyre, ditët e sotme shumë qytetarë(nga po të njëjtat grupe të privilegjuara) do të zgjidhnin përdorimin e përbashkët të makinës me të tjerë, do të prireshin drejt zgjedhjes së një mënyrë jetese vegjetariane/vegane dhe do të udhëtonin me tren në destinacionin e pushimeve. Termi“turp nga fluturimi”, i cili është pjesë e diskutimeve për momentin, është një ilustrim i mirë i kësaj zhvendosjeje të dukshme ku sjellja miqësore ndaj mjedisit, dhe jo sjellja e dëmshme ndaj tij, tani shoqërohet me shpërblim shoqëror . Ky ndryshim ka ndodhur brenda vetëm pak vitesh. të harxhojnë një pjesë të të ardhurave të tyre personale për zbutjen e efekteve mjedisore, si për shembull për blerjen e maskave dhe filtrave të ajrit për të qenë në gjendje të përballojnë ndotjen e ajrit, ose për blerjen e ujit në shishe dhe filtrave të ujit, për shkak të ujit të papastër të çezmës. • Ë shtë inkurajuese të shohësh që kaq shumë njerëz po përshtaten në mënyrë të pavarur me një mënyrë të re jetese. Megjithatë, kur bëhet fjalë për pasjen e një ndikimi në një shkallë më të gjerë, është e rëndësishme të sigurohen dhe promovohen zgjidhje socioekologjike si“norma e re” në të gjitha fushat e 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 121 jetës. Ushqimi miqësor me mjedisin(organik, rajonal, vegjetarian/vegan, i papaketuar) është i disponueshëm në shumicën e vendeve evropiane dhe tregu për mallra të tjerë të qëndrueshëm gjithashtu ka filluar të rritet (pajisje shtëpiake, rroba, kozmetikë). Ka filluar tashmë ndryshimi i lëvizshmërisë(fokus i ri te biçikletat/biçikletat e ngarkesave, transporti publik dhe trenat), ndërkohë që komunitetet po tregojnë mbështetjen e tyre për«qytetarinë energjetike» mbështetëse ndaj klimës, ndërtimet e qëndrueshme dhe projektet e kopshteve në komunitet. Por, akoma më shumë mund të bëhet për t’i rritur këto iniciativa. Dhe, në disa zona, alternativat socio-ekologjike janë të disponueshme vetëm në një masë shumë të kufizuar(p.sh. bankat e gjelbërta, bonot dhe sigurimet ose pajisjet elektronike). • E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ne kemi parë gjatë krizës së Covid-19-ës që shoqëritë janë shumë elastike dhe se shumica e qytetarëve mund të përshtaten me shpejtësi me rutinat e reja . Nëse distancimi social dhe mbajtja e maskave, megjithëse masa të pakëndshme dhe jo konveniente, mund të bëhen situata“normale e re” brenda disa javësh, pse nuk është e mundur të mësohemi të shkojmë me biçikletë përmes qendrës pa makina të qytetit në lulishten e komunitetit tonë, ku mund të shijojmë një të premte me diell jashtë punës me miqtë dhe familjen? Lajmi i mirë është se ndryshime të tilla shpesh çojnë në efektin e topit të dëborës: njerëzit priren të imitojnë zakonet e të tjerëve, veçanërisht të fqinjëve ose miqve, kur këto zakone duket se vlerësohen nga shoqëria . Në fund të fundit, ndërsa kemi gjithnjë e më shumë njerëz që përdorin trena në vend të makinave, ose që bëhen vegjetarianë, ata do të krijojnë norma të qëndrueshme shoqërore, të cilat do të frymëzojnë edhe më shumë njerëz të bëhen pjesë e tyre, duke gjeneruar kështu një spirale drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Por, çfarë ndodh lidhur me… … faktin se pjesët më pak të privilegjuara në shoqëri mund të mos jenë në gjendje të përballojnë produkte të përshtatshme për klimën (ushqim organik, makina elektrike, panele diellore për shtëpitë e tyre), etj.? Rruga përpara: Konsumi ekologjik është më pak i kushtueshëm Konsumi dhe sjellja socio-ekologjike duhet të jenë të mundura për të gjithë. Për ta siguruar këtë ka katër rrugë, disa prej të cilave mund të organizohen në nivel individual, ndërsa të tjerat të kërkojnë më shumë mbështetje: 1. E para dhe më e rëndësishmja, të konsumosh më pak ka kosto më të ulët . Për sa i përket zakoneve të të ngrënit, gjithashtu është më e shëndetshme të konsumojmë më pak mish dhe qumësht. Shumë mallra të prodhuara duhet të ofrohen gjithashtu me qira për të kursyer kosto. Mallra të tilla si trapanot ose makinat qepëse që përdoren zakonisht për vetëm disa minuta në vit, ose biçikletat e ngarkesës janë disa shembuj të këtyre mallrave. 2. Së dyti, p roduktet jetëgjata dhe të riparueshme janë më pak të kushtueshme se bluzat super të lira, telefonat inteligjentë të pariparueshëm ose makinat larëse që ndalojnë së punuari kur u skadon afati i garancisë. Sigurisht, individi është i pafuqishëm për të lehtësuar këtë ndryshim. Komunitetet duhet të ofrojnë qira të përballueshme për«kafenetë e riparimit», ndërsa në fund duhet të zbatohen direktivat e ekodizajnit që parashikojnë që produktet duhet të riparohen. Një kuadër ligjor kombëtar ose evropian(“e drejta për riparim”) do të rrisë gjithashtu mundësitë dhe përballueshmërinë e një konsumi të qëndrueshëm. 3. Së treti, dyqanet e dorës së dytë qoftë online dhe ato fizike ofrojnë alternativa të qëndrueshme për kursimin e kostos, veçanërisht për mallra të tilla si rrobat për fëmijë, të cilat përdoren vetëm për disa muaj. 4. Së katërti, subvencionet për ekoproduktet duhet të vlerësohen në lidhje me efektet e 122 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës tyre të shpërndarjes : a është e mundur vetëm që pronarët e shtëpive të përfitojnë nga tarifat e futjes së energjisë së prodhuar nga panelet fotovoltaike diellore në rrjet, apo të gjithë mund të bashkohen në një kooperativë duke investuar në energji të rinovueshme ose të përdorin një instrument energjie të rinovueshme për qiramarrësit? A është më mirë të subvencionohen makinat elektronike, të cilat edhe me një çmim pak më të ulët janë ende të përballueshme vetëm për një pakicë, apo trenat dhe biçikletat(e ngarkesave)? Në shumë raste, zgjidhja më e drejtë nga pikëpamja sociale është po ashtu zgjidhja që do të ndihmojë për të kufizuar më mirë krizën e klimës. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...argumentin se ligjërimi rreth kufizimit të konsumit dominohet nga individët në shtete të pasura, individë të cilët kanë gjithçka dhe tani duan t’i ndalojnë të tjerët të konsumojnë në të njëjtën mënyrë? Rruga përpara: Ligjërimi i udhëhequr nga jugu i Globit • Ndryshimi drejt mënyrës socio-ekologjike të jetesës nuk është një zhvillim që është ekskluziv për vendet e pasura të industrializuara. Në fakt, shumë prej ligjërimeve në Perëndim bazohen te konceptet për rrugë alternative zhvillimi që vijnë nga jugu i Globit, të tilla si“Buen Vivir” nga Andet, ose“Ubuntu” nga Afrika e Jugut 10 . Në të gjithë botën, veçanërisht të rinjtë janë shumë të shqetësuar se brezi i tyre dhe brezat që do të vijnë do të trashëgojnë një planet të pabanueshëm. Kjo i shtyn ata të kërkojnë alternativa të qëndrueshme. Në fund të fundit, ne nuk fitojmë asgjë nëse mundësojmë konsum maksimal për një numër të kufizuar të qytetarëve të pasur në të gjithë botën, të cilët thjesht ka ndodhur të kenë lindur në këtë brez. 11 Në vend të kësaj, ne duhet të përqendrohemi te sigurimi i një jete të mirë për të gjithë anëtarët e shoqërisë, dhe për fëmijët dhe nipërit tanë. • Një ekonomi e qëndrueshme do të na sigurojë gjithashtu shërbime të reja, produkte të reja dhe mundësi të reja zhvillimi ekonomik pa pasojat negative të ekonomisë“së vjetër”. Nëse vendet vendosin t’i përmbahen modeleve të vjetra të konsumit dhe prodhimit, ata do të humbin avantazhin konkurrues dhe do të zvogëlojnë shanset e tyre për të përmirësuar standardet e jetës dhe cilësinë e jetës. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...pasojat e mundshme sociale që vijnë si pasojë e zgjedhjeve individuale për të kufizuar krizën e klimës dhe për të ruajtur mjedisin nga ekonomia botërore? Rruga përpara: Riorientimi i tregtisë globale • Ndryshimi i zgjedhjeve individuale sigurisht që do të kishte ndikim mbi ekonominë globale dhe, megjithëse qëllimi është që të shpëtohet planeti, mund të ketë edhe disa efekte të padëshiruara, të tilla si humbjet e vendeve të punës në industrinë e luleve në Kenia, të shkaktuara si rezultat i promovimit të blerjes së luleve të rritura në Mbretërinë e Bashkuar. Politikat e klimës janë komplekse dhe kjo nuk është vënë kurrë në diskutim dhe, si rezultat, sfida si kjo mund të lindin kur qëllimi është që politikat të jenë gjithëpërfshirëse dhe të drejta për të gjitha brezat dhe rajonet. Nevojiten 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 123 zgjidhje alternative të zhvillimit, duke siguruar standarde të denja sociale dhe mjedisore që parandalojnë bizneset të zhvendosin gjurmën e tyre ekologjike larg ekonomive të tyre kombëtare dhe, në të njëjtën kohë, të përfitojnë nga krahu i lirë i punës jashtë vendit. 12 • Përveç shembullit të luleve të përmendur më sipër, pse kenianët eksportojnë fruta dhe perime në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër kur qeveria e tyre sapo ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ushqimit? Covid-19-a na ka treguar edhe një herë se kemi ardhur në një pikë kur me të vërtetë na duhet të drejtojmë prodhimin e brendshëm drejt kërkesës së brendshme dhe të krijojmë komunitete më të qëndrueshme lokale, në vend që të vazhdojmë përgjatë rrugës së globalizimit, nga e cila jo të gjithë përfitojnë njësoj dhe ku e drejta e punësimit përcaktohet si përfitim. • Në fund të fundit, siç u theksua në fillim të këtij kreu, çështjet sociale dhe ekologjike nuk janë kundërshtuese të njëra-tjetrës, por lindin si rezultat i një modeli të padrejtë ekonomik të vendosur prej kohësh . Mjafton të shohim vetëm industrinë e tekstilit, e cila na mundëson të konsumojmë sasi të mëdha tekstili me çmime shumë të ulëta, gjë që bëhet e mundur vetëm nga pagat e ulta dhe kushtet e këqija të punës në fabrikat e prodhimit në Bangladesh dhe vende të tjera në zhvillim. Lëvizja e lirë dhe shpërndarja e kapitalit nuk është pasuar nga politika të përshtatshme tatimore dhe rishpërndarjeje, të cilat do të siguronin që të gjithë të përfitojnë në mënyrë të barabartë. Dhe, ndërsa shumë argumentojnë se vendet e punës janë një mundësi dhe një burim të ardhurash për shumë punëtorë në këto vende, a duhet ende të lejojmë që puna të përcaktohet si mundësi dhe jo si një e drejtë themelore? Në demokraci kjo zhvendosje mund të arrihet me ndihmën e fuqisë institucionale që kanë fituar sindikatat ndër vite dhe mund të garantojë një harmonizim më të mirë të progresit shoqëror dhe ekologjik në shoqëri. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? • i sjelljeve për të arritur mënyra më të qëndrueshme jetese në nivel individual dhe lokal po bëhet realiteti ynë , duke filluar me rritjen e ndërgjegjësimit për llogaridhënien personale ndaj një ndjenje të përbashkët përkatësie dhe pranimin e lidhjes së domosdoshme midis qenieve njerëzore dhe mjedisit të tyre. • Nga nivelet mbikombëtare në ato rajonale, nga nivelet qeveritare në ato individuale, ky kre ka përshkruar mjete dhe instrumente të shumta që ne tashmë i kemi në dispozicion , qofshin ato në formën e një kooperative energjie, apo zgjedhje individuale konsumi. Le t’i përdorim ato me mençuri dhe të ndalojmë së përkufizuari menaxhimin e dioksidit të karbonit si një dilemë globale. • Është koha të kuptojmë gjuhën e natyrës, e cila, e përkthyer në shifra, do të thotë të mbash ngritjen e temperaturës globale nën 1.5°C. Ne duhet të sigurohemi që kjo të jetë në thelb të vendimeve tona politike, ekonomike dhe individuale për të shpëtuar planetin tonë dhe për të krijuar punë më të mira, për të zvogëluar pabarazitë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë. 124 – 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës Shënime në fund të faqes dhe Burimet Shënime 1 S hih: http://www.cycling-embassy.dk/wp-content/uploads/2017/07/Velo-city_handout.pdf(vizituar për herë të fundit më 24.5.2020). 2 Për më shumë informacion, shih Rhein – Hunsrück, Gjermani. 3 Po aty: 20. 4 S hih: https://fridaysforfuture.org/what-we-do/strike-statistics/list-of-countries/(vizituar për herë të fundit më 7.5.2020). 5 В иди повеќе: https://www.swissre.com/risk-knowledge/risk-perspectives-blog/will-our-behaviouralchange-from-covid-19-help-us-fight-climate-change.html(vizituar për herë të fundit më 24.5.2020). 6 Për më shumë informacion mbi këto shifra, shih Raportin e Posaçëm të Eurobarometrit(prill 2019): përmbledhjen në: https:// ec.europa.eu/clima/citizens/support_en, raporti i plotë në: https://ec.europa.eu/ clima/sites/clima/files/support/docs/ report_2019_en.pdf(vizituar për herë të fundit më 17.4.2020). 7 Garton Ash, Timothy and Zimmermann, Antonia(2020): In Crisis Europeans Support Radical Positions, BSTVorlage 2013. Bertelsmann Stiftung. 8 Opinionet evropiane të kapura nga anketa jonë e posaçme. 9 K jo është diçka që mbështetet nga shumica e qytetarëve në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të ndihmojë për lehtësimin e krizës klimatike. Shih https://www.theguardian.com/commentisfree/2019/ jun/21/help-the-planet-work-a-four-day-week(vizituar për herë të fundit më 17.4.2020).. 10 Shih, për shembull Buen vivir: the social philosophy inspiring movements in South America ose PostDevelopment concepts? Buen Vivir, Ubuntu and Degrowth(vizituar për herë të fundit më 20.4.2020). 11 Një e treta e të gjithë njerëzve me gjurmën më të madhe ekologjike jeton në vendet me të ardhura të mesme; shih Kreun 1 ose Human Development Report 2019, faqe 179(vizituar për herë të fundit më 20.4.2020). 12 Leipold, Bruno and Morgante, Francesca(2012): The Impact of the Flower Industry on Kenya’s Sustainable Development, available on: https://www.researchgate.net/publication/323966320_The_Impact_of_the_ Flower_Industry_on_Kenya’s_Sustainable_Development,(vizituar për herë të fundit më 23.4.2020). 6 Instrumentet politike për të lehtësuar krizën e klimës – 125 Burimet 15 National and Sub-national Policies and Institutions 126 – Titel 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës Demokracitë janë më të përshtatshme për të siguruar politika klimatike efektive dhe të drejta. Dhe, anasjelltas, me politika ambicioze klimatike, ne gjithashtu mund të mbrojmë demokracinë tonë. Debati për lidhjen midis sistemeve politike të shteteve dhe politikëbërjes ka qenë një tipar i vazhdueshëm në fushën e ndryshimit klimatik. Në këtë kre, së pari do të përshkruajmë se si shoqëritë tona demokratike kërcënohen nga kriza klimatike sot. Dhe, së dyti, do të vazhdojmë të argumentojmë se pse pikërisht këto sisteme demokratike janë aq shumë të përshtatshme për zhvillimin e politikave efektive klimatike. Jam shumë e lumtur që tani po e marrim plotësisht energjinë nga burimet e rinovueshme. Le të shpresojmë që ky projekt pilot rajonal do të inkurajojë qeverinë të ndryshojë politikën për energjinë. Por, unë po ngrij! E dashur, përfundimisht mendoj se sistemi i vjetër elektrik ishte më mirë. 128 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës Pjesa I: Politikat ambicioze klimatike stabilizojnë demokracitë tona. Për t‘i ruajtur sistemet demokratike dhe pluraliste për të cilat kemi luftuar kaq gjatë për t‘i patur, është me rëndësi jetike që të veprojmë për të adresuar krizën klimatike. Gjatë periudhave të krizës, proceset vendimmarrëse demokratike priren të pezullohen dhe liria personale shpesh kufizohet. Ekzekutivit i kërkohet të marrë vendime të shpejta dhe largpamëse në rastet kur zjarret në pyje shpërthejnë në të gjithë vendin, kur miliona refugjatë që lënë vendet e tyre për shkak të klimës mbërrijnë në kufijtë e një vendi, ose kur prodhimi i energjisë elektrike dështon për shkak të mungesës së ujit në diga dhe impiantet bërthamore, dhe impiantet e prodhimit të energjisë me qymyr luftojnë për të funksionuar. Në skenarë të tillë nuk ka kohë për të diskutuar për masat lehtësuese me partitë e opozitës në Parlament, për t‘u përgatitur për seancat dëgjimore me ekspertët, ose për të pritur rezultatet e sondazheve të opinionit, ose edhe për zgjedhjet e ardhshme për të treguar vullnetin e sovranit të vërtetë-- pra të qytetarëve. • tona bazohen në kompromise, por kompromisi i arrin kufijtë kur rrethanat e bëjnë të pamundur respektimin e nevojave dhe të drejtave themelore të të gjithë popullsisë: nuk është e mundur t’i përmbahemi parimit të“moslënies së askujt pas” kur gjithë popullsia e një kryeqyteti duhet të evakuohet, ose kur miliona njerëz duhet të zhvendosen për shkak të ngritjes së nivelit të detit. Asnjë buxhet shteti nuk ka fonde të mjaftueshme për të siguruar kompensim të mjaftueshëm për të gjitha grupet e cenuara nga kriza klimatike ndër dekada , si, për shembull, anëtarët e margjinalizuar të shoqërisë të cilët duhet të rindërtojnë shtëpitë pas një stuhie të madhe, fermerët që përballen me mungesa të përsëritura të prodhimit të kulturave të tyre, ose firmat që falimentojnë pas investimeve në një liman në një lumë të tharë. Kriza e Covid-19-ës, e cila nxiti procedura vendimmarrjeje të stilit autoritar dhe çoi në shkeljen e të drejtave themelore, shkaktoi shtrembërime ekonomike dhe rritje të padrejtësive sociale, duket si një parathënie e gjendjes së përsëritur të jashtëzakonshme me të cilën do të duhet të përballemi kur kriza klimatike të shpaloset plotësisht. Me krizën klimatike nuk do të duhet të përballemi vetëm për disa muaj, por për më shumë shekuj sesa mund të imagjinojmë sot. Gjatë pandemisë së Covid-19-ës ne gjithashtu pamë se si debatet që përfaqësonin nevoja të ndryshme dhe mendime të shumë grupeve të ndryshme të interesit, të cilat janë një aset tipik i sistemeve demokratike, pothuajse u bllokuan. Kur godet kriza, vëmendja e publikut dhe medias mbetet shumë e përqendruar te kjo temë . Qiratë marramendëse, hendeku gjinor në paga dhe shqetësime të tjera sociale, të cilat dikur mbizotëronin ndërmjet titujve kryesorë, pothuajse u zhdukën plotësisht nga ligjërimi publik gjatë krizës. Lajmi i mirë është se demokracitë janë veçanërisht të përshtatshme për t’u marrë me krizën klimatike, siç tregohet në seksionin që vijon. 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 129 Pjesa II: Sistemet demokratike janë të pajisura mirë për të zhvilluar dhe zbatuar politika klimatike ambicioze. Statistikat tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis demokratizimit dhe politikave mjedisore. Demokracitë e zhvilluara plotësisht kanë rezultate shumë më të larta në vlerësimet ndërkombëtare të politikave ambicioze të energjisë sesa shtetet autoritare(një panoramë kjo që deformohet nga disa kundërshembuj negativë të spikatur, të tilla si SHBA-ja dhe Australia). 1 Konventa e Aarhusit, e cila rregullon“qasjen në informacion, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe mundësinë për t’ju drejtuar gjykatave lidhur me çështjet mjedisore”, është nënshkruar pothuajse ekskluzivisht nga shtetet demokratike. 2 Dhe, në nivel individual, njerëzit që preferojnë vlerat autoritare tregojnë (mesatarisht) më pak shqetësim për çështjet mjedisore. 3 Ky korrelacion mund të shpjegohet nga tre tipare të sistemeve demokratike: a) liria e shprehjes, b) politikëbërja gjithëpërfshirëse, dhe c) niveli i lartë i transparencës. a) Liria e shprehjes: • Ndërkohë që njerëzit që jetojnë në një shtet autokratik varen nga fakti nëse udhëheqësit e tyre autoritarë vendosin që ngrohja globale është problem, 4 apo jo, qytetarët e shteteve demokratike kanë qasje në mënyra nga më të ndryshmet për të shprehur vullnetin e tyre politik dhe, ndërkohë që gjithnjë e më shumë qytetarë i pranojnë ndikimet e krizave klimatike, qeveritë demokratike shtyhen të veprojnë . Në një studim global gati 70 përqind e anketuarve theksuan se:«nëse qeveritë e tyre nuk veprojnë tani për të luftuar ndryshimet klimatike, ata do të dështojnë në lidhje me qytetarët e tyre”. Thuajse 60 përqind e të anketuarve u përgjigjën se:“Ata do të humbin interesin për të votuar për një parti politike, politikat e së cilës nuk i marrin seriozisht ndryshimet klimatike” 5 Sigurisht udhëheqësve të sistemeve autoritare nuk u duhet t’i kushtojnë aq shumë vëmendje sondazheve të opinionit, ose peticioneve, demonstratave masive ose grevave në shkolla (nëse instrumente të tilla të shprehjeve politike lejohen). • Në demokraci, nuk duhet të ketë“ne dhe qeveria”. Roli i institucioneve demokratike është që sigurojnë që politikat publike i plotësojnë nevojat e qytetarëve, duke përfshirë edhe të rinjtë të cilët nuk mund të votojnë ende, por fjala e të cilëve ka rëndësi, pavarësisht kësaj. Shoqëritë e qeverisura në mënyrë demokratike ofrojnë mekanizma institucionalë për pjesëmarrje dhe përfaqësim të përshtatshëm. Si rrjedhojë, mandati i organeve dhe institucioneve drejtuese është që të sigurojnë një mjedis që bën të mundur realizimin e një zhvendosjeje të qëndrueshme. Ka një prirje në rritje për ndërgjegjësim, e dëshmuar përmes shumë iniciativave individuale dhe kolektive të qytetarëve, veçanërisht ndërmjet të rinjve, për nevojën e krijimit të një infrastrukture që lejon zgjidhje neutrale të karbonit, të cilat janë si të përshtatshme për mjedisin, edhe të dobishme për shoqërinë njerëzore. b) Politikëbërja gjithëpërfshirëse: • Si partner i qytetarëve, shteti demokratik nuk ka nevojë‘të shpikë rrotën’, por mund të përqafojë iniciativat dhe propozimet e shoqërisë civile të krijuara për të përmbushur nevojat e qytetarëve. S hembujt e praktikave të mira të ndërmarra nga a) komunitetet, b) partitë, c) OJQ-të dhe iniciativat e qytetarëve, ose d) kooperativat mund të përshkallëzohen lehtësisht. Në demokraci, këta aktorë lokalë kanë lirinë për të eksperimentuar , pra nuk presin udhëzime ose miratime nga“lart”, dhe luajnë një rol të rëndësishëm në përçimin e informacionit për projektet e suksesshme tek shteti, por edhe tek institucionet në nivel ndërkombëtar. • Q ytetet dhe komunitetet luajnë rol të dyfishtë kur bëhet fjalë për projekte klimatike novatore: Së pari, komunitetet provojnë qasje të reja , të cilat mund të riprodhohen në nivelin kombëtar dhe me gjerë. Së dyti, ato ofrojnë një hapësirë ku qytetarët mund të përjetojnë efikasitetin individual dhe të mësojnë se si të kenë besim te aftësitë e tyre për t’i ndryshuar gjërat për mirë. Shumë 130 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës kryetarë socialdemokratë të bashkive janë të dhënë pas mbështetjes së iniciativave për qytetarët nga vetë qytetarët, iniciativa të cilat sigurojnë ekzistencën e politikave socioekologjike, në një mënyrë që është me dobi për të gjithë. Gama e gjerë e instrumenteve që mund të përdoren nga komunitetet për të kufizuar krizën klimatike është përshkruar në Kreun 6(shih faqen 112). Sigurisht, është më lehtë që komunitetet të zbatojnë rregullore progresive nëse politikanët e tyre lokalë kanë rol lidhur me këtë çështje. Kjo është arsyeja pse shumë komunitete i kanë zgjeruar sërish kompetencat e tyre duke i rikthyer ndërmarrjet në pronësi të bashkisë. Për shembull, në Hamburg një referendum i suksesshëm i nisur nga qytetarët e shtyu qeverinë lokale të riblinte rrjetin e energjisë së qytetit nga një nga kompanitë më të mëdha të energjisë në Gjermani, e cila mbështetej kryesisht te energjia me qymyr dhe energjia bërthamore, dhe të përfshihej në kalimin drejt energjisë së rinovueshme dhe sistemeve të qëndrueshme të ngrohjes 6 . Po kështu, qyteti i Shkupit kohët e fundit vendosi që t’ia kthejë sërish mbrapsht bashkisë administrimin e mbetjeve. • Partitë: Si udhëheqës politikë në komunitete dhe provinca, edhe përfaqësuesit e partive mund të zbatojnë projekte novatore në terren dhe, në këtë mënyrë, t’u provojnë votuesve dhe kundërshtarëve të tyre politikë në qeveri se ata mund të ofrojnë zgjidhje më të mira. Është me të vërtetë shumë inkurajuese të shohësh gjithnjë e më shumë parti socialdemokrate të përqafojnë idenë e politikave ambicioze sociale dhe mjedisore , përfshirë dhe përpjekjen kolektive për t’u përballur me krizën klimatike. Gjithnjë e më shumë, socialdemokratët po luftojnë për veprim ambicioz për klimën për të mbrojtur vlerat që ata përfaqësojnë: drejtësinë sociale, solidaritetin me grupet e margjinalizuara në shoqëritë në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe një të ardhme të jetueshme për fëmijët tanë. Për të përmendur vetëm disa prej tyre, ne kemi shembuj për këtë në të gjithë botën. Disa prej këtyre shembujve janë: krijimi i një «platforme klimatike» nga Bernie Sanders, dedikuar fushatës së tij për president të SHBA-së, Marrëveshja e Re e Gjelbër e Frans Timmermans-it për Evropën, ndryshimi aktual i SPD-së në Gjermani që avokon transformimin e lëvizshmërisë dhe manifestoja ambicioze zgjedhore e Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut. Siç përshkruhen në Kreun 1(faqe 26), këto koncepte socialekologjike nuk janë të reja për demokracinë sociale, por ato janë bërë më të rëndësishme gjatë viteve të fundit, ndonjëherë për shkak se politikanët i kanë kuptuar ndikimet sociale të krizës klimatike dhe ndonjëherë për shkak se ata e kanë kuptuar se mosmbështetja e veprimit klimatik do t’i çonte në humbjen e votave, pasi shqetësimi i qytetarëve për krizën klimatike është rritur ndjeshë. • dhe iniciativat e qytetarëve: së bashku me komunitetet, OJQ-të dhe gjithnjë e më shumë edhe nismat e qytetarëve, po bëhen nxitës të politikave ambicioze klimatike në të gjithë botën. Ndërsa iniciativat e vogla mund të prodhojnë praktika të mira lokale, shkëmbimi midis OJQ-ve të konsoliduara klimatike në lidhje me praktikat më të mira zhvillohet në nivelin kombëtar ose edhe në atë ndërkombëtar, duke siguruar që projektet e suksesshme të lëvizshmërisë të zhvilluara në Bogota, për shembull, të zbatohen gjithashtu edhe në Berlin. Në shoqëritë demokratike, OJQ-të jo vetëm shërbejnë si“rojtare” duke i mbikëqyrur vazhdimisht vendimet politike, por në shumë vende ato gjithashtu veprojnë si partnerë për vendimmarrësit, duke u ofruar politikanëve ide apo studime novatore. Ndërsa OJQ-të shpesh kanë mbështetës afatgjatë dhe staf profesional ku mbështeten, edhe iniciativat e qytetarëve janë bërë tërheqëse për njerëzit që luftojnë për një kauzë specifike(për shembull, kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me qymyr në zonën e tyre), ose të cilët dëshirojnë të përdorin aftësitë e tyre mbi baza vullnetare. Ndërkohë që lëvizjet e qytetarëve të përqendruara te lëvizjet klimatike janë në rritje prej shumë vitesh, viti 2019 u karakterizua nga një mbështetje e paprecedent sa i takon lëvizjeve të reja 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 131 (masive), si, për shembull“Të premtet për të ardhmen” ose“Rebelimi ndaj zhdukjes”. • mund të ndihmojnë për nxitjen e novacionit social-ekologjik në kompani individuale(të tilla si masat e kursimit të energjisë për funksionimin e makinave specifike), në sektorë të tërë(të tillë si zhvendosja drejt më shumë qëndrueshmërie në industrinë kimike gjermane), ose në shoqëri në tërësi(siç është teza për uljen e orëve të punës, e cila ka përfitime pozitive mjedisore). Siç përshkruhet në Kreun 1(faqe 27), në shumë raste, sindikatat e sotme janë aleatë që përpiqen për tranzicion të drejtë ekologjik, duke qëndruar të bashkuara prapa parullës“nuk ka punë në një planet të vdekur” . Në fakt, vendet me nivele më të larta sindikalizmi në të vërtetë kanë gjurmë karboni 7 më të ulët për frymë. Në këtë mënyrë, roli i punëtorëve dhe punonjësve nuk është vetëm domosdoshmëri nga perspektiva demokratike, por edhe kur bëhet fjalë për të pasur fuqinë për të ndryshuar shoqërinë për mirë nga baza. • Kooperativat janë formati më i drejtë dhe më efektiv i mbështetur nga shoqëritë e forta demokratike për të siguruar politika gjithëpërfshirëse dhe progresive klimatike nga perspektiva ekonomike(shih Kreun 6, faqe 117). Këtu është e rëndësishme të theksohet se kooperativat punojnë shumë më mirë në një kontekst demokratik, ku qytetarët janë në gjendje të marrin pjesë lirisht në projektet e përcaktuara. Shumë pak kooperativa janë krijuar(nga lart-poshtë) në shtetet autoritare. 8 Ajo që është unike për projektet e iniciuara nga komunitetet, partitë, OJQ-të, iniciativat e qytetarëve ose kooperativat në demokraci është se duhet vetëm një numër i vogël individësh për të udhëhequr iniciativa të tilla progresive dhe për t’i sjellë ato në arenën publike . Qytetarët aktivë, të përkushtuar ndaj përmirësimeve sociale për të gjithë, po hartojnë zgjidhje për të lokalizuar prodhimin e ushqimit, tekstileve dhe energjisë(për të përmendur vetëm disa shembuj) në mënyrë novatore, të fuqishme dhe të përgjegjshme. Veprimi kolektiv që po shohim në nivelin lokal sot, i cili mbështetet siç duhet nga qeveritë lokale ose ato kombëtare, do t’i sjellë përfitime brezave të ardhshëm. Mjetet demokratike të pjesëmarrjes së publikut dhe proceset gjithëpërfshirëse të vendimmarrjes lejojnë që idetë dhe ndryshimet, të mbështetura nga struktura nga poshtë-lart, të propozohen dhe zbatohen nga qytetarë aktivë, të cilët, me mbështetjen e planifikuesve të qytetit, inxhinierëve dhe ekspertëve të tjerë, duhet të jenë në gjendje të bashkëformojnë një të ardhme të qëndrueshme për komunitetin e tyre. Prandaj, komunitetet e meritojnë t’u jepet shansi të eksperimentojnë dhe të vendosin vetë për zgjidhjet më të mira për një të ardhme të qëndrueshme, në bazë të Marrëveshjes së Parisit dhe Agjendës 2030. Të gjitha përvojat pozitive të projekteve të komunitetit deri tani, energjia lokale e qëndrueshme dhe miqësore ndaj klimës, projektet e prodhimit të ushqimit dhe transportit janë pjesë jetike e këtij procesi. 132 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës • Aktorët rajonalë gjithashtu kontribuojnë për një vendimmarrjen të mbështetur tek të dhënat. Përfaqësuesit e iniciativave të qytetarëve mund, për shembull, të sjellin një projekt të suksesshëm në vëmendjen e deputetit të tyre gjatë takimeve kokë më kokë, ose OJQ-të mund të shpjegojnë në një seancë dëgjimore arsyen pse një ide e caktuar ka dështuar. Një shembull i mirë i procesit të kanalizimit të informacionit për lart është“plani klimatik i bazuar te baza”, i cili mbledh dhe vlerëson ide të shumta për uljen e emetimeve të CO2-it sa më shpejt dhe në një mënyrë sa më të drejtë nga pikëpamja sociale. 9 • Në shtetet demokratike me nivel të lartë mirëqenie, rrethanat e grupeve të margjinalizuara llogariten që në momentin e prezantimit të politikave të reja. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë që politikat klimatike të hartohen në një mënyrë që siguron më shumë drejtësi sociale dhe parandalon zgjerimin e hendeqeve sociale(siç kemi parë në Kreun 1, faqe 16) të kundërt, stili i vendimmarrjes“nga lartposhtë” i regjimeve autoritare shpesh dështon. Udhëheqësit autoritarë ka më shumë të ngjarë të miratojnë strategji klimatike shpejt , pa shumë debate paraprake midis anëtarëve të kabinetit, Parlamentit ose publikut. Megjithatë, edhe nëse këto strategji duken të mira në letër, zbatimi i tyre shpesh pengohet , sepse nuk janë marrë parasysh nevojat dhe kapaciteti i aktorëve lokalë. Komunitetet mund të mos kenë njerëz të kualifikuar ose interes për zbatimin e strategjive që nuk kanë asnjë lidhje me realitetet në terren. 10 Në këto regjime, ekspertët kanë ndikim të kufizuar kur formulohen politika të reja, dhe nuk ka as shkëmbim të rregullt idesh me përfaqësues të shoqërisë civile, as diskutime të hapura me zgjedhësit. Si pasojë, nuk ka asnjë proces që siguron aplikimin e politikave në terren para se ato të zbatohen. • Në regjimet autoritare ka edhe më pak shembuj të praktikave të mira. Drejtuesit e komunitetit shpesh nuk kanë as lirinë politike, as financat e disponueshme për të provuar politikat klimatike novatore. Ata mund të mos kenë as motivim për ta bërë këtë gjë pasi ricaktimi i tyre për pjesëmarrje në politikë nuk varet nga popullariteti i tyre midis votuesve, 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 133 por më tepër nga tekat e liderit autoritar. Dhe, nëse iniciativat e qytetarëve ose OJQ-të e pavarura nuk lejohen as të ekzistojnë, ato padyshim që nuk mund të krijojnë praktika të mira. • Në regjimet autoritare ekziston gjithashtu rreziku më i lartë për korrupsion dhe mungesë efikasiteti, duke i bërë strategjitë klimatike të pavlera në të gjitha nivelet . Me kufizimin serioz të ligjërimit publik dhe lirisë së medias, korrupsioni dhe mashtrimi mund të lulëzojnë. Për shembull, nëse është e mundur dhe më pak e kushtueshme që t’i jepet ryshfet një inspektori kontrolli, atëherë filtrat e termocentraleve me qymyr do të mbesin të fikura. Dhe, nëse gjyqtarët i bazojnë vendimet e tyre te madhësia e zarfit që marrin“nën dorë”, atëherë inspektori i kontrollit nuk do të mbajë asnjëherë përgjegjësi. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, nëse gazetarët e pavarur nuk kanë lirinë për të zbuluar skandale të tilla, atëherë strategjitë e klimës mund të vazhdojnë të duken të bukura në letër, por, në jetën reale, emetimet nuk do të zvogëlohen. • Sigurisht, raste mashtrimi dhe korrupsioni ka edhe në shoqëritë demokratike. Aktivitetet e lobistëve në veçanti janë shpesh shqetësuese dhe shumë nga këto organizata kundërshtojnë zhvendosjen drejt një të ardhmeje të qëndrueshme. Megjithatë, statistikat tregojnë se demokracitë e konsoliduara kanë nivele dukshëm më të ulëta korrupsioni për arsyen e thjeshtë se raste të tilla mund të ekspozohen nga media e pavarur ose sinjalizuesit, dhe për shkak se politikanët që dihen se janë të korruptuar mund të humbin mandatin 11 për shkak të mosvotimit nga votuesit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për zbatimin e politikave klimatike dhe politikave të tjera mjedisore, të cilat mund të funksionojnë vetëm nëse zbatimi sigurohet në çdo nivel, domethënë kur kompanitë ose shoferët e makinave që shkelin zonat e këmbësorëve të mos të munden“të gjejnë zgjidhje përmes ryshfetit” në kurriz të gjithë të tjerëve. • N ga perspektiva socialdemokrate është e rëndësishme të promovohen pikërisht këto tipare të sistemeve tona demokratike. Liria e shprehjes, politikëbërja gjithëpërfshirëse në krahasim me vendimmarrjen nga lart-poshtë, si dhe antikorrupsioni dhe transparenca kanë qenë të gjitha të renditura në nivelin më të lartë të agjendës socialdemokrate që nga lindja e demokracisë sociale. Prandaj fakti që këto veçori të sistemeve tona qeveritare ofrojnë një kuadër ideal për formulimin e politikave ambicioze klimatike është një lajm shumë i mirë. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...shqetësimin që sistemet demokratike, objektivi fundor i të cilave është arritja e një kompromisi të mirë për të gjitha grupet e interesit, nuk mund të trajtojnë krizën klimatike pasi ato nuk mund të bëjnë marrëveshje politike me atmosferën e Tokës? A nuk duhet të krijojmë asamble të qytetarëve për ta trajtuar këtë sfidë? Rruga përpara: Konsultimet me publikun si plotësuese të procedurave të konsoliduara demokratike Proceset demokratike të vendimmarrjes kërkojnë kohë dhe, kur bëhet fjalë për objektivin e ruajtjes së temperaturës deri në 1.5°C, koha nuk është në anën tonë. Pavarësisht kësaj, siç tregohet më sipër, vendimmarrja demokratike dhe me pjesëmarrje është thjesht më efektive në planin afatgjatë dhe është sigurisht një element që ne duam të mishërojmë në të ardhmen social-ekologjike. Për shumë socialdemokratë dhe qytetarë përparimtarë, mjetet e reja të demokracisë së drejtpërdrejtë janë shumë tërheqëse, por krijimi i tyre do të kërkojë gjithashtu kohë. Thjesht është e pamundur që ne të presim fillimisht zbatimin e reformave politike dhe pastaj të përgatitemi për të vepruar ndaj krizës klimatike sepse deri atëherë objektivi prej 1.5°C sigurisht që do të jetë i pamundur të arrihet. Por, cila është zgjidhja? 1. Së pari, siç u demonstrua më sipër dhe në Kreun 6, sistemet tona aktuale demokratike përfaqësuese janë krejtësisht të afta të trajtojnë krizën klimatike, me kusht që 134 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës politikanët të përdorin të gjithë instrumentet që kanë në dispozicion (ashtu siç bënë gjatë krizës së Covid-19-ës). 2. Së dyti, instrumentet e konsultimit publik , të tilla si asambletë ose komisionet e qytetarëve, mund të shërbejnë si plotësuese shumë të mira të proceseve të konsoliduara politike, por nuk duhet t’i zëvendësojnë ato . Dy shembuj pozitivë janë referendumet e organizuara në Maqedoninë e Veriut në vitin 2016 rreth hapjes së minierave të reja të arit, 12 dhe në Irlandë(dhe më pas edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë) për krijimi i asambleve të qytetarëve, të cilat hartuan rekomandime për kufizimin e krizës klimatike. 13 3. Së treti, për shkak se është e pamundur të negociojmë me klimën tonë, respektimi i Marrëveshjes së Parisit duhet të sigurohet që në fillim të procesit. Për shembull, “Komisionet e qymyrit” duhet të mbledhin të gjitha palët përkatëse të interesit për të diskutuar një strategji sociale daljeje deri në një datë të caktuar, e cila është në përputhje me objektivin e 1.5°C, ndërsa data e daljes nuk është në diskutim(shih gjithashtu Kreun 1, faqe 28) . 4. Së katërti, ne duhet t’i trajtojmë problemet e sotme duke përdorur instrumentet dhe burimet që kemi sot dhe nuk duhet të heqim dorë kurrë . Edhe nëse vende të caktuara nuk miratojnë objektivat e uljes së CO2-it në përputhje me Marrëveshjen e Klimës së Parisit në vitin 2020, ndërgjegjësimi i publikut është ende i pranishëm, presioni po rritet dhe instrumentet e monitorimit janë të disponueshme. Nëse data e daljes së qymyrit nga përdorimi nuk arrin të marrë parasysh objektivin e 1.5°C, atëherë ajo do të duhet të rinegociohet. Nëse jo këtë vit, atëherë vitin tjetër. Por, çfarë ndodh lidhur me... ...sigurimin e një niveli të përshtatshëm përfaqësimi për të gjithë qytetarët në proceset politikëbërëse nga poshtë-lartë? Formësimi i transformimit social-ekologjik bashkërisht • S humë projekte klimatike jo vetëm që sjellin përfitime për grupet e margjinalizuara(siç tregohet në Kreun 1, faqe 16) por zhvillohen gjithashtu në bashkëpunim me ta - duke 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 135 e bërë këtë forcohet ndjenja e efikasitetit vetjak dhe inkurajohet pjesëmarrja më aktive e këtyre grupeve. Objektivi socialdemokrat i rritjes së pjesëmarrjes së grupeve më pak të privilegjuara është pjesë integrale e këtyre projekteve klimatike: komunitete të shumta sigurojnë fonde sociale për projekte klimatike të zbatuara nga qytetarë më pak të pasur, të tilla si rajoni i Rhein-Hunsrück-ut, një nga rajonet më të varfra rurale të Gjermanisë. Në qytetin polak të Słupsk-ut, llambat që kursejnë energji u instaluan në strehëzat e të pastrehëve jo vetëm për ta, por nga vetë të pastrehët. Dhe kopshtet e komuniteteve të krijuara në lagje të margjinalizuara në të gjithë botën përmes iniciativave bashkëpunuese me qytetarët jo vetëm që kanë pasur efekte pozitive mbi shëndetin dhe mirëqenien individuale, por kanë përmirësuar po ashtu edhe kohezionin social dhe kanë rritur“ndjesinë e përkatësisë në komunitet”. 14 • Ndërkohë që jo çdo qytetar ose anëtar komuniteti është i interesuar ose ka kohë për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes, madje edhe në shoqëritë më demokratike, është prapëseprapë jetike që ne të përpiqemi të sigurojmë që shoqëritë tona demokratike të hapen më tej dhe të sigurojmë mjete dhe mekanizma që i i nkurajojnë dhe u mundësojnë të gjithëve dhënien e kontributit për formësimin e të ardhmes tonë socialekologjike . Konceptet e reja që ulin pragjet e pjesëmarrjes për qytetarinë aktive duhet të rriten, siç është platforma e novacionit social“SynAthina”, e krijuar në Athinë për të lehtësuar konsultimin dhe angazhimin me qytetarët, grupet e komunitetit dhe iniciativat e shoqërisë civile me qëllim gjetjen e zgjidhjeve për problemet urbane që mund të ndahen dhe të diskutohen me qeverinë lokale, komunitetin e biznesit dhe liderët politikë. 15 Por, çfarë ndodh lidhur me… ...nocionin se disa OJQ mjedisore janë më të orientuara ndaj interesit sesa ndaj qytetarëve? Rruga përpara: Aktor kyç për politika klimatike ambicioze • S ektori i OJQ-ve luan rol jetik kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjeve me interes dhe korrupsionit ndërsa lufton për të siguruar që zërat dhe interesat e qytetarëve të dëgjohen. Megjithatë, kjo nuk i bën të gjitha OJQ-të imune ndaj korrupsionit dhe nuk i ndalon disa prej tyre të përfaqësojnë interesa të veçantë, veçanërisht gjatë kohës kur zhdukja e sipërfaqeve të gjelbra po bëhet kërcënim real. Siç ka sugjeruar autorja dhe aktivistja sociale kanadeze Naomi Klein, OJQ-të ndonjëherë më shumë prishin punë sesa rregullojnë, veçanërisht kur ato nuk janë në gjendje të veprojnë me të vërtetë në mënyrë të pavarur por varen nga mbështetja financiare e qeverive ose lobistëve. Megjithatë, mjetet dhe mekanizmat demokratikë për promovimin e qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet janë të afta të trajtojnë pasoja të tilla negative . Për më tepër, këto mjete mund të parandalojnë që një mollë e kalbur të prishë imazhin e një shtylle të tërë të shoqërisë, një shtyllë që i jep jetë përshtatjes dhe zbutjes së krizës klimatike, ndërsa ndjek gjithashtu edhe aspektin humanitar. OJQ-të mjedisore kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë rol kryesor për ndjekjen e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë. Moria e iniciativave të mëdha, qoftë në nivelin lokal, të tilla si platforma“SynAthina”, apo edhe në nivelin ndërkombëtar, të tilla si“Të premtet për të ardhmen” janë të mundshme vetëm falë shoqërisë civile, e cila është një aktor i fortë dhe i fuqishëm dhe pjesëmarrës në proceset vendimmarrëse demokratike. Por, çfarë ndodh lidhur me… …vështirësinë e sigurimit të pranimit të gjerë të politikave specifike klimatike, për shembull, njerëzit që protestojnë kundër ndërtimit të mullinjve të erës në lagjet e tyre? 136 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës Rruga përpara: Mbështetja dërrmuese • Ka një mbështetje të konsiderueshme midis qytetarëve për miratimin e politikave ambicioze klimatike (shih Kreun 1, faqe 7 dhe Kreun 5, faqe 94). Në demokracitë përfaqësuese si kjo e jona, kjo është mbështetje e mjaftueshme për veprim ambicioz. Jo çdo politikë duhet të diskutohet dhe të miratohet plotësisht nga çdo qytetar. Është e habitshme të shohësh politikanë që kërkojnë mbështetje universale për miratimin e politikave ambicioze klimatike, ndërsa veprojnë kundër vullnetit të shumicës në fusha të tjera politike(duke mbështetur Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë, për shembull). Nëse mirëqenia e kaq shumë qytetarëve dhe funksionimi i sistemit tonë demokratik janë në rrezik, politikanët kanë mandatin të udhëheqin – në fund të fundit, kjo është arsyeja pse ata janë zgjedhur . 16 Nëse shteti i shmanget kësaj detyre dhe i ngarkon qytetarët me vendimin se sa në përputhje me klimën duan t’i jetojnë ata jetët e tyre, do të shkaktohen dy efekte negative: 1. Zgjerimi i hendekut në shoqëri: nëse atmosfera në tryezën e darkës së Krishtlindjeve prishet për shkak të diskutimeve mbi alternativat vegjetariane ndaj gjelit të detit, ose nëse fshatarët përfundojnë duke u ndeshur në gjykatë për vite me radhë për një mulli të ri ere, ne rrezikojmë të krijojmë një ndarje në shoqëri. 2. Qytetarët e ndërgjegjshëm për shoqërinë dhe mjedisin do të ndihen të mashtruar: shumë njerëz duan më shumë udhëzime nga qeveria, sepse ata thjesht nuk kanë aftësinë të bazojnë çdo vendim te kërkimet paraprake të standardeve sociale, të punës dhe mjedisit, dhe pastaj t’i peshojnë këto standarde përkundrejt leverdisë dhe çmimit të një produkti. 17 Këta qytetarë, të cilët në fund sjellin përfitime për të gjithë ne përmes përqafimit të një mënyrë jetese të përputhshme me klimën, do të zhgënjehen kur shteti të mos arrijë të parandalojë anëtarët e tjerë të shoqërisë të shkatërrojnë të ardhmen tonë të përbashkët. • Ndërkohë që nuk është e nevojshme të bindësh çdo qytetar për klimën dhe politika të tjera, duhet gjetur një ekuilibër midis vendimmarrjes gjithëpërfshirëse, e pasuruar nga elementë të demokracisë së drejtpërdrejtë, dhe politikanëve që drejtojnë vendin. Këtu, aktorët ndërmjetës midis qeverisë dhe individit si qytetar mund të luajnë një rol të rëndësishëm. • E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është me rëndësi jetike që ne t’u mundësojmë të interesuarve që t’i japin trajtë bashkërisht të ardhmes së tyre për mirë . Nëse njerëzve u jepet mundësia të investojnë te mullinjtë e erës në komunitetin e tyre(për shembull, si pjesë e një kooperativë), dhe u dëgjohet zëri lidhur me vendin ku duhet të vendosen mullinjtë e erës, atëherë opozita ndaj projekteve të tilla do të kthehet në mbështetje. Por, çfarë ndodh lidhur me… ...doktrinën neoliberale që i shtyn shtetet tona t’i japin më shumë përparësi vendimeve ekonomike (afatshkurtra) se sa mirëqenies së qytetarëve dhe shqetësimeve mjedisore? Rruga përpara: Pavarësisht të gjithave, ne na duhet një shtet social! • D uke i lënë mënjanë shqetësimet mjedisore, ne duhet ta rimendojmë rolin e shtetit dhe t’u kthehemi sistemeve demokratike që e vendosin mirëqenien e qytetarëve të tyre dhe mjedisin e shëndetshëm në qendër të veprimeve të tyre. Vënia e interesave të njerëzve, jo interesave ekonomikë, në plan të parë ka qenë një nga qëllimet kryesore të demokracisë sociale ndër dekada. Politikat kombëtare të zhvillimit duhet të hartohen për të parë përtej cikleve zgjedhore dhe për të vendosur përparësitë e qëndrueshme në agjendën politike për periudhën afatgjatë. • M e zbatimin e masave kundër Covid-19ës, shtetet në mbarë botën demonstruan se ata ishin të aftë të vepronin kur vihej 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 137 në rrezik jeta e qytetarëve, madje edhe kundër interesave ekonomike. Ne vendosëm shëndetin e njerëzve në plan të parë, veçanërisht shëndetin e atyre që u përkasin grupeve të cenueshme, të tilla si të moshuarit dhe të sëmurët, edhe pse kjo nënkuptonte muaj mbylljeje totale të ekonomisë. Pra, duke parë krizën e klimës, argumenti se një veprim i caktuar“nuk është politikisht i realizueshëm” sepse interesat afatshkurtra ekonomike janë më të rëndësishme sesa jeta dhe mirëqenia e njerëzve, sigurisht që e ka humbur besueshmërinë. Tani ne duhet të sigurohemi që paketat e rimëkëmbjes të nevojshme pas pandemisë të drejtohen nga novacioni i gjelbër dhe social që do t’i japë përparësi mirëqenies së shumë njerëzve, në vend të mirëqenies së disave. Çfarë po përpiqemi të arrijmë? • demokraci, ju jeni ndryshimi që dëshironi të shihni kur bëhet fjalë për trajtimin e krizës klimatike! Le të shfrytëzojmë potencialin e angazhimit të miliona qytetarëve në mbarë botën jo vetëm për të ndërtuar një të ardhme social-ekologjike, por edhe një të ardhme më përfshirëse, duke mbështetur thirrjen socialdemokrate për të forcuar zërat e pafavorizuarve. Ka shumë mënyra për t’i dëgjuar këto zëra. Disa shembuj janë asambletë e qytetarëve, protestat, grevat(e shkollave) ose projektet e lagjeve. • vend që të lejojmë krizën klimatike të minojë themelin e demokracive tona, le të fuqizojmë qytetarët, komunitetet, kooperativat dhe OJQtë dhe t’i japim së bashku trajtë të ardhmes tonë të përbashkët. 138 – 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës Shënime në fund të faqes dhe Burimet Shënime 1 “Në vitin 2015, njëzet vendet e grupuara nga EIU-ja(The Economist’s Intelligence Unit) si vende me demokraci, kishin një renditje mesatare me një vlerë prej 34.2 të indeksit të qëndrueshmërisë së energjisë, ndërsa 27 regjimet autoritare për të cilat ekzistonin të dhëna klimatike u vlerësuan shumë më keq, me një renditje mesatare me një vlerë prej 85.6.«Është e rëndësishme të theksohet se kjo vlen edhe për shtetet demokratike me të ardhura të ulta për frymë, kështu që pasuria e një kombi(e cila shpesh korrespondon me demokratizimin dhe emetimet e larta) nuk është faktor vendimtar. Shih https://foreignpolicy. com/2016/06/01/democracy(vizituar për herë të fundit më 23/5/2020). 2 Shih: https://treaties.un.org/Pages/ViewDetails.aspx?src=IND&mtdsg_no=XXVII-13&chapter=27&clang=_en (vizituar për herë të fundit më 25.7.2020). 3 S chultz and Stone(1994): Authoritarianism and Attitudes toward the Environment. 4 Shih: https://foreignpolicy.com/2016/06/01/democracy(vizituar për herë të fundit më 23.5.2020). 5 Shih https://www.ipsos.com/sites/default/files/ct/news/documents/2020-04/earth-day-2020-ipsos. pdf(vizituar për herë të fundit më 21/6/2020). Kjo siguron një argument të fortë kundër pretendimit se vendimmarrësit demokratë mund të lënë pas dore krizën klimatike sepse përqendrohen te vendime që prekin tërë periudhën e mandatit të tyre politik. Rreziku që risqet e ardhshme mund të neglizhoheshin(!) mund të ketë qenë i rëndësishëm në të shkuarën, por me krizën klimatike që po shfaqet edhe në veriun e Globit, ai nuk ushtron më ndikim mbi veprimet për klimën. 6 Shih https://carbonneutralcities.org/how-hamburg-regained-control-of-its-energy-utility/(vizituar për herë të fundit më 22.6.2020). 7 Huerta Alvarez, Camila, York, Richard and Mcgee, Julius Alexander(2019): Is Labor Green?, in: Nature and Culture, March 2019, pp. 17–38. 8 Gjermania ka numrin më të madh të kooperativave aktive të energjisë(824 në qershor të vitit 2018), shifër e cila po i afrohet rekordit prej 931 të Danimarkës të arritur në vitin 1999. 9 Shih: https://gerechte1komma5.de/en/klimaplan-von-unten/(vizituar për herë të fundit më 21.6.2020). 10 Shih: Wu, Jing, Zuidema, Christian and Gugerell, Katharina(2018): Experimenting with decentralized energy governance in China: The case of New Energy Demonstration City Program, in: Journal of Cleaner Production 189, pp. 830–383. 11 Shih: Warren, Mark E.(2004): What Does Corruption Mean in a Democracy?, in: American Journal of Political Science 48, no. 2, pp. 328–343. 12 Shih: https://globalvoices.org/2017/04/25/one-small-towns-referendum-on-gold-mining-is-a-big-victoryfor-citizen-participation(пристапено на 22.6.2020). 13 S hih: https://www.citizensassembly.ie/en/how-the-state-can-make-ireland-a-leader-in-tackling-climatechange/recommendations/ и https://www.climateassembly.uk/(vizituar për herë të fundit më 22.6.2020). 14 S hih, për shembull http://www.slupsk.pl/zielonypunkt/ и https://www.strongtowns.org/ journal/2018/8/16/the-case-for-community-gardens, 15 S ynAthina skicon iniciativat e qytetarëve, rrit vizibilitetin e tyre dhe i ndihmon ata të lidhen me sektorin privat, ekspertë të ndryshëm dhe administratat lokale. Përmes vlerësimit të aktiviteteve të qytetarëve dhe duke njohur praktikat më të mira nga shoqëria civile, SynAthina informon vazhdimisht autoritetet bashkiake në lidhje me përparësitë e qytetarëve dhe shtyn për përditësimin e rregulloreve, thjeshtim të procedurave dhe sinergji krijuese me qytetarët në mënyrë që të rrisë efikasitetin e administratës në përgjigje të nevojave të qytetarëve. Për më shumë informacion, shih https://www.synathina.gr/en 16 K riza klimatike nuk është fusha e vetme politike e cila ka nevojë për lidership politik. Vitet e fundit, të drejtat e LGBT-ve janë forcuar në shumë vende pavarësisht protestave të një pakice(shumë të zhurmshme) sepse diskriminimi i vazhdueshëm do të ishte në kundërshtim me standardet e të drejtave të njeriut. 17 Nuk duhet të jetë e nevojshme të hetohen kushtet sociale dhe mjedisore ku prodhohen telefonat inteligjentë, por thjeshtë duhet të ndalohet importi i produkteve të prodhuara duke përdorur punën e fëmijëve dhe shkaktimi i katastrofës mjedisore. Shih: https://www.zeit.de/kultur/2019-06/ konsumverhalten-verbote-gesetze-veraenderungen-gewohnheit-freiheit/seite-2(vizituar për herë të fundit më 22.4.2020). 7 Përfitimet e ndërsjella të demokracisë dhe politikave ambicioze të klimës – 139 Burimet Një përmbledhje e mirë e lidhjes midis sistemeve demokratike dhe politikave klimatike mund të gjendet në: https://foreignpolicy.com/2016/06/01/democracy Statistika interesante që dëshmojnë mbështetjen e fortë për politika ambicioze klimatike në nivelin global dhe në veçanti në demokraci mund të gjenden në: https://www.ipsos.com/sites/default/files/ct/news/ documents/2020-04/earth-day-2020-ipsos.pdf 140 – Autorët& Konsulentët Autorët& Konsulentët Sonja Schirmbeck /autore Gjithnjë e më shumë kuptova që kjo sfidë nuk ka të bëjë me“mbrojtjen e klimës”, por me mbrojtjen e të gjithë neve në Evropë, me mbrojtjen e arritjeve tona sociale dhe me mbrojtjen e mënyrës sonë të të jetuarit. Victoria Stoiciu /autore Të shkruarit ka të bëjë edhe me zbulimin. Kur të shkruarit është proces kolektiv, ai bëhet një përvojë reale e të nxënit. Shpresoj që ky manual do të jetë po aq pasurues për lexuesin sa ishte për mua si bashkautore. Robert Zanony/ autor Thomas Oellermann/ autor Të parët e krizës klimatike si një kërcënim urgjent dhe politikave të mëdha klimatike si domosdoshmëri është, për fat të mirë, më se e natyrshme. Veprimi i duhur është sigurisht histori tjetër. Të siguruarit që veprimet ambicioze të klimës kryhen në mënyrë të drejtë sociale është pjesë kryesore e agjendës që socialdemokratët duhet të miratojnë dhe të mbështesin me hapa të prerë politikë. Ky ishte thelbi i përpjekjes sonë të përbashkët pas këtij botimi dhe unë jam më se i lumtur që kam qenë pjesë e tij. Puna me këtë projekt më tregoi se sa komplekse dhe të komplikuara janë në të vërtetë politikat klimatike. Politikat klimatike nuk janë thjeshtë një çështje si gjithë të tjerat, por janë një dimension komplet tjetër. Autorët& Konsulentët – 141 Ivana Vuchkova/ autore Pyetja që shtrohet nuk është nëse do të ketë jetë në Tokë, por kush do të jetojë aty dhe në çfarë kushtesh. Ne duam të sigurojmë një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, dhe për këtë duhet të ndërmarrim veprime për klimën. Veprime të cilat janë të drejta në aspektin social. Eva Junge/ autore dhe konsulente Si psikologe mjedisi, unë besoj fuqimisht te mbivendosja e rëndësishme midis politikave socioekologjike dhe komunikimeve strategjike klimatike. Thonë se e ardhmja u përket atyre që dinë të tregojnë më mirë historitë. Në këtë botim, lexuesi do të gjejë një koleksion të shkëlqyer historish frymëzuese për transformimin socialdemokratik. Max Ostermayer/ autor Sa më thellë futesh në një temë, aq më shumë shtresa kompleksiteti zbulohen. Lundrimi në këtë kompleksitet së bashku me një ekip ambicioz dhe të përkushtuar që punon drejt një qëllimi të përbashkët: tregimit se është në duart tona të formojmë një të ardhme të drejtë dhe të qëndrueshme, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Toralf Staud/ konsulent Qëllimi ynë në klimafakten.de është që t’ju vijmë njerëzve në ndihmë që të gjejnë“mënyrën e tyre” të të folurit rreth klimës. Ky botim shton një zë të fuqishëm socialdemokrat në korin e klimës. Ishte shumë mbresëlënëse ta shihje atë të rritej. 142 – Rreth botimit Rreth botimit © 2020 Friedrich-Ebert-Stiftung| Departamenti për Evropën Qendrore dhe Lindore, Hiroshimastr. 28| 10785 Berlin| Germany Personi përgjegjës: Matthias Jobelius| Shef Departamenti| Departamenti për Evropën Qendrore dhe Lindore Telefon:+49-30-269-35-7726 Faks:+49-30-269-35-9250 https://www.fes.de/referat-mittel-und-osteuropa Personi përgjegjës për përmbajtjen: Sonja Schirmbeck Sonja.Schirmbeck@fes.de Për më shumë informacion: Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra e Tiranës Rr. Kajo Karafili, Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia Postare 1418, Tiranë, Shqipëri www.fes-tirana.org Telefoni:+355 4 22 50 986 Personat përgjegjës: Stine Klapper, Drejtore Rezarta Ajazaj, Menaxhere programi Për të porositur botime: info@fes-tirana.org Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Friedrich-Ebert-Stiftung. Përdorimi tregtar i të gjitha mjeteve të botuara nga Friedrich-Ebert-Stiftung(FES) nuk lejohet pa miratimin me shkrim të FES-it. Dizajn: Facts and Fiction GmbH ISBN: 978-9928-4630-4-3 Përktheu: Adelina Albrahimi Redaktoi: Martin Blushi Përshtatja grafike e manualit në shqip: Kontura DOO, Shkupi Print: Botimet Turdiu, Tiranë Printuar në Enviro Polar(100% letër e riciklueshme) Burimet e imazheve Title picture alliance/ Westend61| Westend61/ Andreas Pacek  ∙  S. 7 picture alliance/ Andreas Franke| Andreas Franke  ∙  S. 11 picture alliance/ Heikki Saukkomaa/ Lehtikuva/ dpa| Heikki Saukkomaa  ∙  S. 17 picture-alliance/ dpa/dpaweb| Rolf Haid  ∙  S. 18 unsplash| mika-baumeister  ∙  S. 20 picture alliance/ ZUMAPRESS.com| Ollie Millington/ Rmv  ∙  S. 22 picture alliance/ REUTERS| SUSANA VERA ∙  S. 24 picture alliance/ Xinhua News Agency| Li Mengxin  ∙  S.27 Archiv der sozialen Demokratie- Friedrich-Ebert-Stiftung ∙  S. 28 picture alliance/ REUTERS| RUBEN SPRICH ∙  S. 37 picture alliance/ dpa| Facundo Arrizabalaga  ∙  S. 39 picture alliance/ Frank Hoermann| SVEN SIMON  ∙  S. 43 picture alliance/ dpa| Oliver Berg ∙  S. 49 picture alliance/ dpa| Julian Stratenschulte  ∙  S. 55 picture alliance/ Richard Linke| Richard Linke  ∙  S. 58 picture alliance/ Chen Shichuan/ Costfoto| Chen Shichuan/ Costfoto  ∙  S. 62 picture alliance/ Westend61| Robijn Page  ∙  S. 63 picture alliance/ blickwinkel/ W. G. Allgoewer| W. G. Allgoewer  ∙  S. 71 picture alliance/ANN| Viet Nam News  ∙  S. 72 picture alliance/ blick­winkel/M. Woike| M. Woike  ∙  S. 75 picture alliance/ REUTERS| YIORGOS KARAHALIS  ∙  S. 78 picture alliance/ REUTERS| AKHTAR SOOMRO  ∙  S. 84 picture alliance/ dpa| Thomas Warnack  ∙  S. 90 picture alliance/ dpa| Photocome  ∙  S. 93 picture alliance/ SZ Photo| Natalie Neomi Isser  ∙  S. 95 picture alliance/ dpa| Wael Hamzeh  ∙  S. 95 picture alliance/ Xinhua News Agency|-  ∙  S. 99 picture alliance/ dpa/ dpa-Zentralbild| Thomas Uhlemann  ∙  S. 100 picture alliance/ Hans Eder/Shotshop| Hans Eder  ∙  S. 103 picture alliance/ Newscom| Jevone Moore  ∙  S. 104 picture alliance/ dpa/ dpa-Zentralbild| Jan Woitas  ∙  S. 106 picture alliance/ dpa/ CTK| Michal Kamaryt  ∙  S. 113 picture alliance/ Westend61| Maya Claussen  ∙  S. 116 picture alliance/ PIXSELL| Goran Kovacic ∙  S. 117 picture alliance/ Westend61| Zeljko Dangubic  ∙  S. 120 picture alliance/ TASS| Alexander Shcherbak  ∙  S. 122 picture alliance/ PIXSELL| Emica Elvedji  ∙  S. 131 picture alliance/ dpa/ CTK| Roman Vondrous  ∙  S. 132 picture alliance/ AA| Furkan Abdula  ∙  S. 134 picture alliance / NurPhoto| Alain Pitton  ∙  S. 137 picture alliance/ Fotostand| Fotostand/ Reuhl 144 – Index Index A Aftësi 48, 59, 60, 106, 130 aftësi në zhdukje 37 aftësi të buta 55 aftësi të reja 45 aftësi teknike 55, 59, 106 fushatë 45, 48 mospërputhje 55 në zhdukje 48 nivel i kërkuar 57 për ekonominë qarkulluese 48 të kërkuara në treg 40, 57 të nxënit e aftësive të reja 41 Agjenda për Zhvillim të Qëndrueshëm 113 Aksesi në ujë 21 Aparteidi klimatik 16 Argumente proaktive 10 Asamble qytetare 133, 137 Askush të mos mbetet pas 37, 48, 72, 78, 115, 127 Audienca e synuar 10, 11 Automatizimi 39, 57, 58, 60, 79, 107 Automjete me motor me djegie 95, 100, 105, 106, 107, 108, 109 Azot 34 B Banka Botërore 21, 22, 46, 114 Banka Evropiane e Investimeve 43, 114 Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim 114 Barazi gjinore 18, 20, 23, 38, 54, 74 Biçikleta Shih lëvzishmëri/ çiklizëm Biokarburant 95 Biomasa 32, 80, 81 Bujqësi 15, 17, 18, 21, 23, 34, 38 C C40 Cities 92 Cedefop 49 Cikle burimesh 47 Cilësi e jetës 6, 8, 25, 60, 63, 86, 90, 92, 95, 96, 98, 102, 116, 118, 121, 122, 124, 125, 134 Çinvestimi nga sektorët e bazuar në lëndët e djegshme fosile 37 D Dalje nga faza e diktuar nga tregu e sektorëve të bazuar në lëndët djegëse fosile 37 Decentralizuar sistem energjetik 32 Deglobalizimi 53, 124 Dekarbonizimi 32, 34, 36, 37, 38, 39, 44, 46, 49, 50, 53, 54, 56, 63, 67, 68, 70, 117, 120 ekonomi e dekarbonizuar 41, 56, 86 shoqëri e dekarbonizuar 117 sistem energjetik i dekarbonizuar Shih gjithashtu energji e rinovueshme vendet e punës që mund të përfitojnë më shumë 35 Demokraci 82, 86, 124, 127, 129, 137, 138 demokraci energjetike 66, 69 demokraci sociale 14, 17, 24, 26, 130, 136 lidhja midis demokratizimit dhe politikave mjedisore 128 ndikimet e krizës klimatike 23 ndikimet e krizës klimatike tek demokracia 128 Demokraci e drejtpërdrejtë 133, 136 Demokraci energjetike 120 Demokraci sociale 9, 10, 11, 14, 18, 22, 24, 25, 26, 27, 28, 42, 50, 54, 60, 79, 116, 117, 120, 129, 130, 132, 133, 134, 137 Depozitimi i mbetjeve bërthamore 77 Digjitalizim 37, 53, 56, 57, 58, 59, 61, 63, 72, 107, 114 Direktiva për ekodizajnin 58, 123 Disonancë konjitive 11 Djep më djep 47, 63 Drejtësi sociale 102 Drejtësi klimatike 10, 27 Drejtësi ndërmjet brezave 8, 16, 123, 129 Drejtësi sociale 7, 8, 11, 14, 18, 19, 26, 27, 36, 54, 69, 82, 90, 98, 103, 109, 115, 116, 123, 130, 131 , Shih gjithashtu padrejtësi drejtësi dhe solidaritet 8 E E ardhmja e punës 32, 53, 60, 63 E drejtë në aspektin social e ardhme 50 masa zbutëse 18 politika klimatike 127 shoqëri 109 strategji dalje 133 transformim energjetik 27, 46, 50, 66, 67, 79, 82 transformim i lëvizshmërisë 90 zgjidhje 99, 123 Efekti rikoshet 57, 58 Efikasiteti 8, 51 efikasiteti i burimeve 47, 50, 58, 68 efikasiteti i energjisë 7, 34, 35, 40, 56, 57, 82 Efikasiteti individual 6, 95, 129, 134 Ekonomi qarkulluese 7, 32, 34, 46, 48, 49, 58 Plani i Veprimit i Ekonomisë Qarkulluese 49 Elasticitet klimatik i grupeve të margjinalizuara 15 Emetimet e CO2 Shih emetimet e gazrave serë Emetimet e gazrave serë 15, 16, 17, 19, 20, 28, 34, 44, 56, 57, 61, 63, 66, 71, 80, 84, 90, 91, 92, 94, 98, 99, 100, 101, 102, 103, 108, 113, 115, 117, 118, 120, 131, 132 Emetimet historike 17, 19 Index – 145 Emocione 10 Energji Shih energji e rinovueshme Energji e rinovueshme 66, 71, 72, 73, 74, 80, 81, 82, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 94, 129, Shih gjithashtu sistem energjetik i dekarbonizuar/ sektori i energjisë industri 62 infrastrukturë 71, 72, 73, 74, 78 instalime 80 investime 68 Ligji gjerman Për burimet e energjisë së rinovueshme 76 magazinim 33, 56, 59, 71, 75, 80, 83 mjete dhe burime 56, 71, 73, 77, 82 për qiramarrësit 123 përfitime 71 politika 68, 69, 80, 86 prodhim 32, 33, 71 projekte 69 sektor 36, 41, 74 shndërrimi 34 shpërndarje 32 sistem 35 teknologji 35 treg 36 ulje e ndotjes së ajrit 84 Energji intensive industri 43, 44 procese 57 Energji për të gjithë 71, 72, 119, Shih gjithashtu varfëri, energji F Fermat e erës 32, 33, 35, 47, 69, 74, 76, 77, 81 Fluturime/ aviacion Shih lëvizshmëri/ fluturime dhe aviacion Fotovoltaike 69, 76, 77, 81, 123 G Gjelbër Agjenda e Gjelbër 114 diplomaci 20 ekonomi 17, 27, 32, 36, 50, 62, 63 hidrogjen 33, 81 kërkim 17, 42, 103 marrëveshje 7, 43, 44, 46, 78, 87, 113, 114, 115 parti 25 start-up 36 teknologji 17, 35, 81 vendet e punës 36, 38, Shih gjithashtu vendet e punës në sektorët në zhvillim/ vende pune të qëndrueshme Gjendje e jashtëzakonshme 124, 128 Gjurmë ekologjike 115, 124 Gjurmë karboni 58, 60 e automjeteve elektrike 108 e grupeve të margjinalizuara 19 e industrive 44 e transportit 92, 94, 101, 103 e vendeve 16, 19, 20, 130 Greta Thunberg 18 Grupimi i sektorëve 66 H Hidrogjen 33, 36, 44, 91, 100, 104, 106, 107, 108 Humbja e vendeve të punës 58 I Industria e automjeteve 39, 40, 45, 82, 99, 107 Infrastrukturë 16, 23, 32, 35, 42, 46, 47, 49, 55, 66, 68, 71, 72, 73, 74, 76, 77, 78, 92, 94, 97, 98, 99, 101, 102, 103, 105, 109, 114, 129 infrastrukturë e qëndrueshme 92 Injoranca klimatike 113 Institucione demokratike 129 Instrumenti për Lidhjen e Evropës 101 Integrimi energjetik 114 Inteligjente Shih gjihashtu gjelbër/ qëndrueshmëri infrastrukturë dhe matës 56, 58, 71, 83 lëvizshmëri 90, 93, 94, 103, 109 produkte 58 rrjete 32, 71, 72, 80 teknologji 57, 58 Investime 19, 24, 32, 34, 35, 39, 43, 49, 55, 67, 73, 78, 82, 101, 114 gjelbër 37, 55 në bujqësi 34 në industri me energji intensive 44 në infrastrukturë 42, 73, 77 në lëvizshmëri të qëndrueshme 105 në transformimin energjetik 43, 73, 78, 81, 82, 87 nga qeveria 19 për dekarbonizimin 32, 34 për qëndrueshmërinë klimatike 23 IPCC 9 K Kapërcimi 17, 49, 82 Kapitalizëm 12, 50, 124, 136, Shih gjithashtu PBB& rritje ekonomike Katastrofa bërthamore e Çernobilit 25 Kërkesat për ekodizajnin 58 Komunikimi klimatik 116 Komunitete 90, 94, 95, 97, 109, 117, 123, 129, 131, 132, 134 , Shih gjithashtu kriza klimatike dhe veprimi lokal Konflikt i armatosur 22, 86 Konkurrenca ekonomike dhe e produkteve 7, 57, 61, 76, 78, 103 Konsensus shoqëror 7 Konsum 8, 59, 61, 62, 63, 71, 104, 116, 122, 123 i mallrave me jetë të shkurtër 22 konsum i energjisë 58, 71, 76, 82, 101, 102 konsum i paqëndrueshëm 62 konsum i qëndrueshëm 37, 122 konsumi bashkëpunues 66 kufizim i konsumit Shih gjithashtu mosrritje ose Mjaftueshmëri modele 124 ndikimi tek rritja ekponomike 62 për më pak të privilegjuarit 115 zgjedhje konsumi 125 kontratat e kompensimit të ndryshimit të çmimit të karbonit 44 Kontributet e Përcaktuara Kombëtare(KPK) 113, 119 Konventa e Kryetarëve të Bashkive 117 Kooperativa 68, 114, 119, 120, 129, 131, 137 Kooperativa energjetike 67, 68, 69, 70, 73, 87, 119, 120, 125 Kornizimi progresiv 10 Korrupsion 119, 132, 135 Kriza klimatike 6, 7, 8, 9, 10, 14, 15, 17, 18, 22, 26, 32, 62, 125, 133 , Shih gjithashtu ndikimi i krizës klimatike 146 – Index bashkëpunimi global 17 dhe bujqësia 15 dhe demokracia 23, 82, 113, 127, 128, 133, 135 dhe drejtësi klimatike 16 dhe drejtësi sociale 6, 14, 16, 82, 123, 124, 127 dhe e ardhmja social-ekologjike 137 dhe efikasiteti i energjisë 82 dhe ekonomia 23, 39, 127 dhe energjia e rinovueshme 80 dhe gjendja e jashtëzakonshme 128 dhe gratë 18 dhe grupet e margjinalizuara 14, 15, 16 dhe kostot e energjisë 77 dhe lëvizshmëria 92, 102 dhe mbështetja popullore 137 dhe mungesa e ujit 81 dhe pabarazia globale 17 dhe partitë socialdemokrate 130 dhe perceptimi publik 120 dhe përparimi shoqëror 21 dhe politikat e kompensimit të karbonit 115 dhe politikëbërja nga poshtë-lart 137 dhe qëllimet e votimit 7, 128, 130 dhe refugjatët klimatikë 22 dhe rregullore 115 dhe rrjetet globale 117 dhe shëndeti 18, 21, 22 dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore 47 dhe shoqëria 66, 130 dhe siguria 22, 80 dhe sindikata 26 dhe varfëri 72 dhe vendet e punës 38, 50, 62 dhe vendimet për investime 43 dhe veprimi individual 120, 121 dhe veprimi lokal Shih gjithashtu komunitete dhe veprimi qeveritar 1 20, 127, 128, 135, 137 , Shih gjithashtu shteti, roli i drejtësi sociale 15 energji e rinovueshme 80 Marrëveshja e Klimës e Parisit 113 ndotja e ajrit 90 shpërndarje e drejtë e mundësive 17 shtet komb 113 vendet e punës 15 veprimi klimatik 9 Kufinj planetarë 69, 115 Kushtet e punës 41, 54, 57, 60, 62, 79, 124, 136 Kyçje e karbonit 44 L Lëndë djegëse fosile 7, 32, 37, 47, 70, 71, 75, 80, 81, 85, 86, 91, 92, 100, 103, 104 çmimi real 77 Lëvizshmëri 8, 33, 63, 90, 92, 96, 103, 105, 107, 109, 118, 122, 130 automjete me emetime zero 33 bllokim 102, 109 çiklizëm 6, 36, 91, 92, 93, 94, 95, 100, 103, 105, 106, 115, 120, 122, 123 digjitalizim 33 fluturime dhe aviacion 101, 102, 103, 109, 115, 121 hekurudhë 101, 104, 109 Java Evropiane e Lëvizshmërisë 91 kufi shpejtësie 115 lëvizshmëri e gjelbër 35, 91, 107 lëvizshmëri e qëndrueshme 7, 90, 91, 94, 95, 96, 98, 102, 103, 105 lëvizshmëri elektrike 19, 39, 91, 100, 104, 105, 106, 107, 108, 109 lëvizshmëri individuale 35, 41, 94, 105, 106 lëvizshmëri urbane 17, 92, 93, 100 modelet e lëvizshmërisë 39, 95 multimodalitet 33, 91, 94 parkim 91, 92, 95, 99, 100, 115 përdorimi i përbashkët i makinës 48, 94, 97, 121 përdorues të cënueshëm të rrugëve 91 sektori i lëvizshmërisë 33, 36, 92 transformim i lëvizshmërisë 8, 39, 90, 91, 92, 99, 105, 130 transport publik 19, 33, 35, 39, 62, 91, 93, 94, 95, 96, 97, 98, 99, 100, 103, 105, 109, 118, 122 Viti Evropian i Hekurudhave 101 Lëvizshmëri elektrike Shih lëvizshmëri/ lëvizshmëri elektrike Liria e shprehjes 128 Llëndë djegëse fosile çmimi real 70 M Marrëveshja e Gjelbër e BE-së 7, 43 Marrëveshja e Klimës e Parisit 8, 17, 20, 26, 27, 113, 114, 131, 133 Marrëveshja e Re e Gjelbër e BE-së 43, 44, 46, 78, 87, 93, 113, 115, 130 Mbështetja për politikat ambicioze klimatike 70, 99, 120, 128, 135, 137 Me intensitet të lartë energjie industri 77, 80 produkte 78 Metan 34, Shih gjithashtu emetimet e gazrave serë Migrimi 22, 53, 80, 86, 118 Miqtë e Natyrës 24 Mirëqeverisja 68, 87, 135 Mjaftueshmëri 8, 50, 51, 82, 121, 122, 124 , Shih gjithashtu mosrritje dhe konsum Mjete me motor me djegie 33, 36, 41 Modele konsumi 8, 59, 62 Mosrritje 7, 37, 38, 47, 60, 62, 63, 124 Mungesë e punonjësve të kualifikuar 53 N Narrativa 79, 114, 116, 121, 128 Ndërmarrje sociale 114 Ndikimet e klizës klimatike tek demokracia 127 Ndikimet e krizës globale tek gratë 17 Ndikimet e krizës klimatike dhe grupet e margjinalizuara 15 në ekonomi 23, 39, 102 në infrastrukturë 23, 80 në mungesën e ujit 80, 115 , Shih gjithashtu Thatësira në sigurinë ushqimore 86 tek demokracia 130 tek gratë 18, 74 tek kushtet e punës 62 tek mjedisi 119 tek njerëzit 8, 21, 128 Index – 147 tek shëndeti 61, 85 tek shoqëria 14, 25 tek vendet 16 tek vendet e punës 15, 17, 26, 38, 50, 57 Ndotja akustike 90, 91 Ndotja e ajrit 6, 22, 25, 74, 84, 85, 90, 102, 104, 106, 121 Ndryshim demografik 53, 54, 56, 63 Ndryshim strukturor instrumenta për të mbështetur punonjësit 107 Ndryshime teknologjike 45, 58, 60 Ndryshimi i sjelljes 6 Ndryshimi klimatik ndikimi në mungesën e ujit 127 Negociata kolektive 62 Negocim i marrëveshjeve kolektive 54 Neutraliteti ndaj karbonit 17, 32, 33, 44, 45, 115, 117, 118, 119, 129, Shih gjelbër ose qëndrueshmëri i BE-së 87, 113 Nismat qytetare 95, 129, 130, 131, 132 Njohuri 10, 12 Normaliteti i ri 116, 122, 131 Nuk ka vende pune në një planet të vdekur 27, 32, 38, 50, 66, 70, 130 Nxitje 6, 93, 108, 114 O Objektivi 1.5°C 8, 9, 15, 17, 24, 27, 104, 125, 133, 134 OJQ 26, 27, 51, 117, 129, 130, 131, 132, 134, 135, 137 Orari i punës 60, 61, 63, 107 , Shih gjithashtu sovraniteti i kohës Orë pune 38, 40, 53, 55, 60, 61, 62, 65, 121, 130 P Pabarazi 15, 16, 72, 73 globale 124 në nivel global 17, 26 në nivel kombëtar 51, 117 pabarazi sociale 99 Padrejtësi Shih gjithashtu drejtësi sociale drejtësi sociale 7 lufta kundër 11, 14, 113 në nivel global 10, 16, 103, 124 nga masat zbutëse klimatike 18 padrejtësi sociale 14, 18, 128 Paga që mbulojnë jetesën 62 Paga të ulta/ punësim i pasigurtë 37 Pandemia Covid-19 6, 53, 54, 84, 93, 96, 102, 116, 120, 122, 124, 128, 133, 136 Papunësi 38, 40, 53, 55, 58, 59, 124 Parimi ndotësi paguan 117 Parkim 95, 99, 100, 115 , Shih lëvizshmëri/ parkim Partitë 25, 26, 51, 129, 131 partitë e gjelbra 25 partitë e opozitës 127 partitë socialdemokrate 25, 54, 79, 130 PBB dhe mosrritje 136 PBB dhe rritja ekonomike 7, 62, Shih gjithashtu kapitalizmi PBB dhe rritje 115 Përballueshmëri e energjisë 66, 67, 68, 72, 73, 80, 119 e lëvizshmërisë 92, 98, 99, 100, 107, 109, 114, 123 e teknologjisë së gjelbër 70, 71, 83, 122 e teknologjive të reja 49 konsum i qëndrueshëm 123 Përfaqësim 36, 54, 74, 129, 134 Përparim shoqëror 21, 22, 23, 27, 86 Pika kritike 8, 9 Pjesëmarrja politike 23, 50, 66, 67, 68, 69, 95, 128, 129, 131, 132, 133, 134, Shih gjithashtu politikëbërje nga poshtë lart Plani klimatik i bazuar te baza 131 Politika dhe veprime ambicioze klimatike 9, 11, 14, 20, 22, 27, 32, 36, 39, 41, 116, 117, 118, 120, 121, 127, 128, 130, 132, 135 Politika punësimi Shih gjithashtu ndryshim strukturor, mbështetje për punonjësit Poshtë-lart politikëbërje 95, 117, 127, 129, 131, 133, 134, 137 transformim energjetik 69, 71, Shih gjithashtu pjesëmarrja politike zhvillim projekti 118 Praktikat më të mira 6, 9, 12, 18, 48, 87, 94, 109, 118, 129, 130, 132 Pranimi i gjerë i politikave specifike klimatike 135 i tranzicionit të energjisë 76 Pranimi i politikave klimatike 96 Produkte me intensitet të lartë energjie 44 Produktivitet 61, 64, 78, 102 Programe mbështetëse rajonale 42 Projekte energjetike në pronësi të komunitetit 67, 118, 119 Projekti Civitas 91 Prosumatorë 118 Puna nga shtëpia 96, 98 Punonjës 24, 25, 26, 27, 39, 40, 48, 53, 54, 55, 56, 57, 59, 62, 63, 66, 73, 74, 79, 80, 87, 105, 106, 107, 131 , Shih gjithashtu vende pune aftësi në zhdukje 48 aftësi të reja 40, 42, 48, 55, 59, Shih gjitashtu transformim strukturor, instrumenta për të mbështetur punonjësit avancim përmes edukimit 42 dhe ndryshim demografik 54 kërcënim për shëndetin dhe mirëqenien 26 kontributi në progresin e qytetërimit 79 me nivel të lartë aftësish 53, 60 mungesë punonjësish të kualifikuar 106 ndryshim i vendeve të punës 40 në ekonomitë e bazuara në lëndët fosile 38 në industrinë e automjeteve 6, 36, 39 në industrinë e ndërtimit 35, 40, 53 në sektorë në zhvillim 105 në sektorin e energjisë me lëndë djegëse fosile 7, 36, 74, 78, Shih gjithashtu qymyr në sektorin e energjisë së rinovueshme 70, 74 në sektorin e kujdesit 54, Shih gjithashtu sektori i kujdesit përshtatja me ndryshimet teknologjike 45 punonjës të moshuar Shih gjithashtu transformim strukturor, pensioni i parakohshëm tranzicion i drejtë për 79, Shih gjithashtu tranzicion i drejtë ulja e kohës së punës Shih gjithashtu sovranitetiti i kohës zhdukja e profesioneve 40 Q Qëndrueshmëri 7, 8, 10, 11, 12, 14, 16, 24, 46, 50, 53, 58, 60, 68, 79, 90, 92, 101, 103, 104, 106, 109, 117, 118, 121, 122, 123, 129, 131 , shih gjithashtu gjelbër/ inteligjente e ardhme e qëndrueshme 11, 50, 64, 79, 131, 132, 135 ekonomi e qëndrueshme 58, 60, 63, 124 148 – Index ekonomi të qëndrueshme mjedisore 26 energji e qëndrueshme 46, 67, 70, 80, 85, 114, 119 infrastrukturë e qëndrueshme 93, 114, 122 konsum i paqëndrueshëm i burimeve 62 konsum i qëndrueshëm 122, 123 lëvizshmëri e qëndrueshme 7, 95, 98, 99, 101, 102, 103, 106 mallra të qëndrueshme 122 ndërtime të qëndrueshme 122 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 113, 119 Plani i Veprimit për Financimin e Qëndrueshëm 43 politika mjedisore 25 prodhim i qëndrueshëm 37, 130 qëndrueshmëri energjetike 69 qytete të qëndrueshme 119 rrjete të qëndrueshëm 118 shërbime të qëndrueshme financiare 36 shoqëri e qëndrueshme 7, 60 sistem i qëndrueshëm ngrohje 129 stil jetese i qëndrueshëm 114, 123, 124, 125, 136, Shih gjithashtu sjellje, e qëndrueshme teknologji të qëndrueshme 43, 51, 79 vende pune të qëndrueshme 7, 8 zhvillim i qëndrueshëm 25, 85, 115, 117 Qëndrueshmëri klimatike e infrastrukturës 23 e shoqërisë 23, 124 Qymyr 7, 25, 26, 33, 34, 36, 38, 39, 40, 41, 42, 62, 71, 74, 77, 79, 81, 83, 84, 85, 86, 90, 116, 127, 129, 130, 132, 134 komisionet e qymyrit 133 minierat e linjitit 36, 39, 41, 42, 81 Qytetarë të energjisë 76 Qytetarët dhe grupet e margjinalizuara 134 Qytetarët dhe grupet e margjinalizuara 14, 15, 16, 19, 27, 86, 91, 98, 101, 116, 117, 120, 122, 127, 130, 131, 134 Qytetari aktive 134 Qytetari energjetike 134, 136 Qyteti 30-minutësh 96 R Raporti Brundtland 25 Rebelimi ndaj zhdukjes 130 Refugjatë klimatikë 22, 127 Rezistencë 16 Rikthim në pronësi të komunitetit 67, 69, 119, 129 Rimarrim rrugët tona 95 Rishpërndarje e pasurisë 18, 62, 92, 115, 116, 117, 123, 124 Rrëfim 10, 11 Rregullime të taksave kufitare për karbonin 44, 78 Rregullore 19, 58, 62, 63, 114, 115, 116, 129 Rritja e popullsisë 91 Rrjedhjet e karbonit 43, 115, 124 Rrjet energjetik 32, 75, 129 Rrjeti i Transportit Transevropian 101 S Sektori automobilistik 54 Sektori energjetik 66, 75 , Shih gjithashtu energji e rinovueshme /sistem energjetik i dekarbonizuar Sektori i kujdesit 38, 53, 54, 62 Sektori i kujdesit shëndetësor 37 , Shih gjithashtu punonjës në sektorin e kujdesit shëndetësor Sektori i ngrohjes dhe ftohjes 34 Shëndeti 21, 84, 90, 91, 92, 115, 120, 136 Shkëputja 8 Shoqatat e Kryetarëve të Bashkive 20 Shoqëri koherente energjetike 66, 72 Shtete autokrate 103, 118, 128, 131 Shteti roli i tij 60, 113, 116, 125, 129, 133, 135, 136 , Shih gjithashtu kriza klimatike dhe veprimi qeveritar Siguri energjetike 74, 80, 83 Sindikata 26, 36, 54, 130 dhe aleanca të reja 54 dhe dekarbonizimi 54 dhe demokraci sociale 26, 27 dhe demokracia 125, 130 dhe drejtësi sociale 54 dhe fuqia negociuese 54, 56 dhe kushtet e punës 41 dhe përvoja e tyre 45 dhe politika klimatike 26 dhe tranzicion i drejtë 51 dhe vendet e gjelbra të punës 36 mundësi digjitalizimi 57 në industrinë e qymyrit 79 tranzicion i drejtë 62, 70 ulja e orëve të punës 60, 61 , Shih gjithashtu sovraniteti i kohës Sistem energjetik i decentralizuar 7, 33, 35, 46, 56, 57, 67, 70, 72, 73, 74, 75, 76, 80, 86, 87, 108 Sistem tatimor 19, 28, 44, 50, 100, 114, 116, 117, 120, 124 Sisteme aplikimi me një sportel të vetëm 87 Sisteme politike 23, 127 Sistemi i çmimeve të karbonit 18, 28, 78, 115, 116, 117 Sjellje 121 e qëndrueshme 71, 114, 116, 121, 122, 136 ndryshim 12, 57, 59, 70, 114, 115, 116, 120, 121, 122, 124, 125 problematike për mjedisin 11, 115, 121, 128 Social transformim i drejtë energjetik 14 Solidaritet 8, 12, 17, 27, 45, 54, 68, 69, 72, 79, 80, 130 Sovraniteti i kohës 20, 121 Stabiliteti i të ardhurave 7 Stimuj financiarë 69, 114 Stoku i ndërtimeve 32, 34, 35, 40 Strategjia Evropiane e Industrisë 46 Subvencione 77, 100, 103, 104, 116, 117, 123 Т Taksa mbi naftën 104 Taksa mbi vajgurin 104 Tarifa fikse të furnizimit me energjinë 76 Të ardhura 38, 54, 61, 62, 124 në industrinë e qymyrit 79 në sektorin e kujdesit 54 njerëz me të ardhura të ulëta 99, 102 paga të denja 61 paga të drejta 38 përfitues të të ardhurave të ulëta 124 shkëputja e pagave nga produktiviteti 61 të ardhura personale 121 Index – 149 të disponueshme 76 të ulëta ose të pamjaftueshme 76, 78 ulja e orëve të punës 61 vende me të ardhura të mesme 15, 120 vende me të ardhura të ulëta 16 Të drejta në aspektin social 8 Të margjinalizuar qytetarë dhe grupe 14 Të Premtet për të Ardhmen 16, 18, 120, 129, 130, 135, 137 Të tjerët 12 Telepuna 98 Thatësira 6, 15, 21, 23, 80, 119, 127, Shih gjithashtu ndikimet e krizës klimatike në mungesën e ujit Transformim energjetik 34, 59, 72, 76 Transformim i drejtë 42 Transformim strukturor 42 instrumenta për të mbështetur punonjësit 40, 41, 48, Shih gjithashtu vendet e punës/ punonjës: aftësi të reja/ politika punësimi instrumenta për të mbështetur rajonet 41, 43, Shih gjithashtu zhvillimi rajonal dhe lokal programet e pensionit të parakohshëm Shih gjithashtu punonjës, punonjës të moshuar Transformimi social-ekologjik 9, 22 Transparenca 70, 128, 132 Transport publik Shih lëvizshmëri/ transport publik Tranzicion 27, 32, 37, 38, 40, 41, 43, 44, 45, 46, 47, 48, 50, 51, 54, 56, 59, 66, 67, 69, 70, 71, 75, 78, 79, 82, 107, 117 ekonomi në tranzicion 36, 46, 49, 78 fonde tranzicioni 40 Tranzicion i drejtë 7, 26, 27, 36, 37, 38, 41, 51, 62, 69, 70, 77, 79, 80, 106 Fondi i Tranzicionit të Drejtë 43 Mekanizmi i Tranzicionit të Drejtë 43 Vlera 10, 11, 17, 130 biosferike dhe altruiste 11 materialiste 11 të vjetra 23 vlera thelbësore tradicionale 27 vlerat bazë demokratike 27 Vlera autoritare 128 Vlera të brendshme 11 W Willy Brandt 9, 25 Z Zhdukja e profesioneve 57 Zhvillimi rajonal 98 Zhvillimi rajonal dhe lokal 98, 103, 118, 124, 134 Zona këmbësorësh 91, 92, 95, 99, 121, 132 U Urbanizim 102, 118 Uria 16, 21, 22, 27 V Valë nxehtësie 14, 95 Varfëri 17, 21, 22, 27, 72, 73, 86, 88, 113, 114 energjetike 76, 86, 118 energji 68, 72 , Shih gjithashtu energji për të gjithë Vendet e punës 7, 12, 15, 20, 26, 32, 35, 36, 38, 39, 40, 41, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 53, 54, 55, 56, 57, 58, 59, 60, 62, 66, 67, 68, 69, 70, 74, 78, 82, 85, 106, 107, 119, 124, 130, Shih gjithashtu punonjës dhe dekarbonizimi 36 gjelbër 38 në bujqësi 15, 34 në industritë në zhvillim 32, 36, 37, 41, 47, 53, 59 , Shih gjithashtu vende pune të gjelbra/ vende pune të qëndrueshme në inxhenjeri 35 në komunitete lokale 33 në sektorin e energjisë me lëndë djegëse fosile 70 në sektorin e energjisë së rinovueshme 36 në sektorin e transportit 36 në transportin publik 35 në turizëm 18 punësim me paga të ulëta dhe i pasigurtë 27 risku i humbjes për shkak të ngrohjes globale 15, 17, 26, 38, 50, 57 vende pune të qëndrueshme 8, 36, 79, 105, 118 Veprimi ambicioz për klimën dhe progresi social duhet të ecin krah për krah. Për më tepër, kriza e klimës minon progresin social dhe sukseset e zhvillimeve demokratike të arritura gjatë dekadave të fundit. Në këtë manual argumentash, ne shqyrtojmë shtatë fushat kryesorë më të rëndësishme, në të cilat shqetësimet sociale dhe ambientaliste shpesh vendosen, gabimisht, në pozicione të kundërta më njëra-tjetrën. Ne prezantojmë argumenta që tregojnë se poltikat ambicioze për klimën, në të kundërt, mund të na ndihmojnë të ndërtojmë shoqëri më të drejta dhe më sociale.