PIKËT KRYESORE EKONOMIA DHE FINANCAT #10PikëtKryesorePër FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË Në një botë përplot me informata të parëndësishme, publiciteti është fuqi. Që të lëvizim në drejtim të duhur, nevojitet të kemi konsenzus. Gligor Bishev, Jane Bogoev, Ivana Vuçkova, Maja Gerovska-Mitev, Marija Drenkovska, Branimir Jovanoviq, Nikolla Popovski, Nikolla Stikov, Dragan Tevdovski, Vanço Uzunov, Milla Carovska Redaktimi: Dragan Tevdovski Tetor, 2020 Në vend të zhurmave të përditshme, është e nevojshme që të flasim për punët që janë të rëndësishme në afat të gjatë. M BROJTJE MË E MADHE SOCIALE PËR NJË SHOQËRI MË TË MIRË 10 N Ë VEND TË ZHURMËS , TË FLASIN PËR GJËRAT QË JANË TË RËNDËSISHME NË AFAT TË GJATË 01 S HIKIM MË LARG NGA EKONOMIA E VARUR E TREGUT 02 F UQI PUNËTORE ME NJOHURI DHE SHKATHTËSI MË TË LARTA 09 #10PikëtKryesorePër 03 P OLITIKA MONETARE PËR STABILTETIN E ÇMIMIT DHE PËR STABILIZIMIN E CIKLEVE AFARISTE FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE 08 NË AFAT TË MESËM 04 DHE TË GJATË 07 05 F INANCAT PULIKE PËR NJË SHTET MË EFIKAS 06 N GRITJA E KAPACITETIT TË INSTITUCIONEVE A RSIM DHE SHKENCË MË TË MIRË M ODELI I RRITJES I BAZUAR NË EKSPORT P RODUKTIVITETI DHE INVESTIMI NË HULUMTIM DHE ZHVILLIM JANË THELBËSORE PËR RRITJEN FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 1. NË VEND TË ZHURMAVE TË PËRDITSHME NEVOJITET QË TË FLASIM PËR GJËRAT TË CILAT ME TË VËRTETË JANË TË RËNDËSISHME NË AFAT TË GJATË „Në një botë plot me informata të parëndësishme, qartësia është fuqi”Juval Noa Harari, 21 ligjerata për shekullin 21 Idea e“fotografisë të madhe” nuk është që detajisht të përpunojë politikat, as që të përgjigjet në çështjet e shumta që çdo ditë vendosen në media për politikat ekonomike apo sociale dhe të flas për ato çështje të cilat janë më të vërtetë të rëndësishme kur do të shihet më larg se sot. Të shihet“fotografia e madhe” gjatë“krizës si asnjë tjetër” nuk është detyrë e lehtë. Pandemia e KOVID -19 ka bërë zhvendosje serioze për një kohë shumë të shkurtër. Borxhet e shteteve janë rritur shumë, kurse rëndësia e shëndetit publik është rritur në piedestal. Bota e tregtisë të lirë sikur ka filluar që të shkojë drejtë historisë. Shumë vende të punës kanë funksionuar nga shtëpia, përderisa kontaktet personale ndërmjet ­njerëzore janë transferuar në mediat sociale...Dhe gjithsesi ka shumë ndryshime të tilla, kurse bota pas tyre nuk mund të shihet me një pamje. Atë nuk mund ta shoh në mënyrë të tërësishme ekonomisti, ashtu siç nuk mundet sociologu apo inxhinieri. Fotografia e madhe nuk mund ta shoh dikush që ka qëndrime që janë të orientuara vetëm majtiste për politikat, ashtu siç nuk mund ta shoh edhe vetëm dikush me qëndrime të orientuara vetëm djathtiste. Gjithashtu, fotografinë e madhe nuk mund ta shohin vetëm të rinjtë me idealet e tyre dhe besimet në ndryshime, por nevojitet edhe zëri i më të rriturve që të tregojnë që të mos përsëriten gabimet e njëjta. Në fund, fotografia e madhe nuk mund të shihet vetëm nga brenda, por ajo duhet të shihet edhe nga jashtë. Është koha e fundit që edhe në shoqërinë maqedonase të arrihet konsenzusi për gjërat kryesore të cilat duhet të sjellin zhvillimin ekonomik dhe social në afat të gjatë! 2. SHIKIM MË LARG NGA EKONOMIA E VARUR E TREGUT „Alisa: A do më tregosh të lutem, në cilën rrugë duhet të shkojë nga këtu? Macja Çeshir: Kjo varet shumë nga ajo se ku dëshiron të arrish. Alisa: Nuk është me rëndësi se ku. Maçja Çeshir: Atëherë nuk është shumë e rëndësishme në cilën rrugë do të shkosh.”Luis Kerol, Alisa në vendin e çudirave Sipas teorisë për variacionet e kapitalizimit, ekonomia maqedonase, ndodhet në grupin e ekonomive të varura të tregut, kur burim kryesor i financimit nuk janë tregjet e kapitalit apo bankat vendore, por kjo varet nga transferet nga jashtë vendit në formë të remitencave dhe prurjeve të investimeve të huaja. Kjo është në kundërshtim me variacionet dominante të kapitalizmit: ekonomia liberale e tregut, ku koordinimi bëhet përmes tregjeve, dhe ekonomia e koordinuar e tregut, ku koordinimi shpesh bëhet përmes rrijetit dhe asociacioneve të kompanive. Në ekonominë e varur të tregut, menaxhimi i një numri të madh të kompanive të rëndësishme realizohet përmes hierarkisë formale të kompanive transnacionale dhe kontrolli kryehet nga selitë e tyre, të cilat janë jashtë kufijve të shtetit. Përcaktimi i rrogave dhe kushteve të punës nuk bazohet në treg apo në kontratat kolektive, por kjo bëhet me kontrata në nivel të kompanisë transnacionale. Investimet e huaja tërhiqen nga fuqia e lire punëtore dhe lehtësimet e fuqishme tatimore, që është në drejtim të kundërt nga ndërtimi i arsimit publik që është i financuar shumë apo investime të rëndësishme në trajnime nga ana e kompanive transnacionale. Inovacionet nuk ndodhin në ekonominë e varur, ku punohet dhe përdoren platformat që palohen për të mirat industriale gjysëm të standardizuara. Dalja e shkallëzuar nga ekonomia e varur e tregut mund të realizohet vetëm me reformat strukturore të cilat do të kishin për qëllim të që ngrejnë rritjen potenciale ekonomike në ekonominë maqedonase në nivel prej 4,3 deri në 5 përqind në periudhën e viteve 2020 – 2035. Në kushte të tilla, PBB maqedonase për banor, e matur sipas paritetit të fuqisë blerëse të 1 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË Shpenzimet e përgjithshme të qeverisë si% nga PBB, nga viti 1991 deri në vitin 2019 55.0 50.0 Eurozona 45.0 BE 40.0 35.0 Maqedonia e Veriut 30.0 25.0 1991 1993 1995 1997 1999 2001 2003 2005 2007 2009 2011 2013 2015 2017 2019 Burimi: World Economic Outlook, IMF dollarit në vitin 2035 do të ishte 58,4% pëqind nga procesi i BE, kurse punësimi do të ishte 59 përqind. Megjithatë, nuk është e mjaftueshme që të rritet vetëm ekonomia, por është e rëndësishme dhe si shpërndahen frutet e rritjes. Është më rëndësi që të zvogëlohet pabarazia në të ardhura dhe pasuri, dhe që të realizohet kjo, është e nevojshme që të rriten rrogat e shumicës të qytetarëve të cilët jetojnë vetëm sipas punës të tyre. Në afat të mesëm duhet të këmbëngulet që të përgjysmohet shkalla e varfërisë nga niveli i përhershëm në 10%. Kapaciteti i shtetit duhet të përforcohet. Madhësia e shtetit e matur si përqindje nga PBB e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që nuk është më e vogël nga vendet e BE, por është më e vogël nga mesatarja e vendeve të rajonit. Që të përmirësohet kapaciteti i shtetit nevojitet që nga njëra anë të kufizohet mundësia e elitave politike dhe afariste që të manipulojnë me rregullat e ekonomisë dhe shoqërisë, kurse nga ana tjetër të përmirësohet cilësia e shëndetit dhe arsimit, si shtylla kryesore të sektorit publik. 3. MODELI I RRITJES I BAZUAR NË EKSPORT Rritja ekonomike deri tani ishte shumë e përqëndruar në modelet që bazohen në të ashtq. faktor ekzogjen të rritjes. Sipas këtyre modeleve, faktori i produktivitetit konsiderohet se vjen ekskluzivisht nga jashtë përmes importit të njohurive. Kjo në praktikë realizohet përmes rritjes të investimeve të huaja direkte(IHD) përmes të cilave investitorët e jashtëm importojnë pajisje të sofistikuar për prodhim në vendin e nikoqirit dhe e trajnojnë fuqinë punëtore për prodhimin e caktuar të specializuar. Megjithatë, është e qartë se modeli i rritjes ekonomike që bazohet në arbitrimin e çmimit të fuqisë punëtore dhe arbitrimin e shkallës të taksimit të të ardhurave, nuk siguron një rritje gjithëpërfshirëse inkluzive që krijon një vlerë të konsideruar të shtuar dhe rritje të përshpejtuar të standardit jetësor. Në mënyrë shtesë, tërheqja e investimeve të huaja direkte në bazë të arbitrimit të çmimit të fuqisë punëtore dhe tatimet në afat të gjatë nuk janë të qëndrueshëm. Drejtuesi themelor i rritjes ekonomike duhet të jetë eksporti i prodhimeve dhe shërbimeve, sepse ekonomia e jonë është e vogël, me treg të vogël, me me një kërkesë shumë të kufizuar vendore, me resurse të kufizuara dhe në shkallë relativisht të ulët të zhvillimit ekonomik. Përzgjedhja e ekspanzionit të eksportuesit si strategji afatgjate e zhvillimit do të thotë se ekonomia e 2 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË shtetit nuk duhet të qëndrojë(vetëm)“një ekonomi e vogël e hapur”, por duhet në mënyrë të shkallëzuar të bëhet ekonomi e integruar ndërkombëtare. Që të arrihet kjo, pjesëmarrja e eksportit të PBB nga 60% të tashëm të PBB duhet të rritet në 100% të PBB. Për momentin pjesa më e madhe e eksportit maqedonas si komponentë(e vogël( vendore e vlerës të shtuar përmban një punë jo të kualifikuar dhe gjysëm të kualifikuar(prandaj edhe të lirë). Prandaj modeli i ekspanzionit të eksportit duhet të këmbëngul që të ndryshojë këtë, respektivisht të vijë deri te rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve me komponentë më të madh të vlerës të shtuar vendore. Rritja e ekonomisë nuk duhet të mbështetet vetëm në eksport të njohurive/teknologjisë si deri tani, por kjo duhet të kombinohet me modelin endogjen të rritjes – zhvillimit të njohurive personale, inovacioneve, për ndërlidhjen e kompanive vendore të zinxhirëve të vlerave të IHD që kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut, si dhe në zinxhirët rajonal dhe global të vlerave. Që të përmirësohen mundësitë për ndërlidhje me kompanitë vendore me IHD të cilat janë të pranishme te ne nevojitet që të ndryshohet politika për tërheqje të IHD. Ajo nuk duhet të drejtohet ndaj IHD të cilat prodhojnë produkte me vlerë të ulët të shtuar, si për shembull pjesët dhe të ngjajshme, por duhet të drejtohet ndaj IHD të cilët do të prodhojnë produkte finale, dhe me këtë do të krijohet mundësia që kompanitë vendore të prodhojnë disa inpute(pjesë) në prodhimin e tyre. Në mënyrë shtesë, që të kemi sukses nevojitet që paralelisht të zhvillohet procesi i mbështetjes të modernizimit teknologjik të kompanive vendore. Në kontekst të realizimit të modelit të rritjes të bazuar në eksport dhe në strategjinë e ekspanzionit eksportues, krahas mbajtjes të përparësisë në tregjet e vendeve anëtare të BE si tregje më të rërndësishme të eksportit, është shumë e rëndësishme që të merret parasysh edhe procesi i krijimit të integrimit rajonal ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Studimet relevante tregojnë se mungesa e integrimit më të thellë ekonomik të Ballkanit Perëndimor“do u kushtojë” ekonomive nga rajonit që të lëshojnë PBB të madh shtesë. Rrjedhimisht, ka arsyetim se reformat në Maqedoninë e Veriut do të rrisin lëvizjen e të mirave dhe shërbimeve, njerëzve(fuqisë punëtore), kapitalit dhe njohurive në rajon, si dhe në ndërtimin e zinxhirëve rajonal të vlerave. Në kuptimin e njëjtë, duhet të punohet në mbindërtimin maksimal të potencialeve ekzistuese vendore për të kapur lidhjen në proceset e filluara të transferimit të investimeve të huaja direkte në destinacione/shtete më të afërta me shtetet vendore në kompaninë nënë(ang.„nearshoring“dhe „reshoring“) nga BE, për të cilat rajoni i Ballkanit Perëndimor(do të) bëhet gjithnjë e më interesant. Mbështetja qeveritare e eksportit nuk duhet të kufizohet vetëm në sektorët parësorë apo dytësorë, por duhet të përfshijë edhe ato tretësorë, respektivisht shërbimet. Kjo është e rëndësishme sepse për momentin reth 40% ng PBB maqedonase krijohet në veprimtaritë e shërbimeve të prodhimeve, që është tre herë më shumë nga pjesëmarrja në të gjithë industrinë e përpunimit(13%), kurse mbështetja sistematike e sektorit të shërbimeve nuk është e mjaftueshme dhe duhet të zhvillohet në mënyrë shtesë. Në mënyrë shtesë, qeveria duhet të bëjë përzgjedhje dhe përkufizim të mirë të instrumenteve për mbështetje. Nëse vazhdohet me dhënien e subvencioneve, ata duhet të kushtëzohen me“autputin” e caktuar(për sasi më të madhe dhe cilësi më të lartë), dhe jo“input”(si tani, kush ka mbjellur diçka, automatikisht merr subvencion). Por, në afat të mesëm subvencionet duhet të bien si instrument i politikës ekonomike. Është me rëndësi të sigurohet shkallë e caktuar të vetëqëndrimit të ekonomisë maqedonase në kushte të ekzistimit të krizave të ardhshme, para së gjithash në aspekt të prodhimit të ushqimit, pajisjeve mjekësore, mjetet për dezinfektim etj. Ata duhet të sigurojnë “siguri” gjatë krizës së ardhshme, por duke marrë parasysh kufizimin e kufizuar në ekonominë e vogël të shtetit, duhet të këmbëngulet që ato veprimtari dhe sektorë të jenë në gjendje konkurruese pëe eksport të prodhimeve të tyre. 3 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 4. PRODUKTIVITETI DHE INVESTIMI NË HULUMTIM DHE ZHVILLIM QË JANË KRYESORE PËR RRITJEN Rritja e moderuar e realizuar ekonomike është shumë e lidhur me rritjen e ulët në produktivitet. Në dy dekadat e fundit të rritjes ekonomike, kryesisht është udhëhequr nga punësimi. Përjashtimi i periudhës para promovimit intensiv të zonave ekonomike), kur rritja e produktivitetit ishte faktor udhëheqës i rritjes ekonomike(rritja e produktivitetit nga 2,4 përqind mesatarisht në vjet). Në periudhën e viteve 2006-2008, produktiviteti pothuajse nuk ka kontribut mbi rritjen ekonomike(rritje të produktivitetit nga 0,2 përqind mesatarisht në vjet). Në këtë periudhë, punësimi është rritur për 3,1 përqind në vjet, apo kumulativisht është rritur për 30 përqind. Kjo do të thotë se rritja ekonomike në dy dekadat e kaluara ishte e karakterit me punë intenzive, kurse rritja shtesë e punësimit është lëvizuar edhe në pjesën e caktuar të punësimit në sektorin publik. Në ekonomitë bashkëkohore, investimet në hulumtim dhe zhvillim janë drejtori kryesor i rritjes. Inovacionet, e përkufizuara si përmirësim në prodhimtari dhe futja e produkteve të reja, janë të rëndësisë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të produktivitetit në ekonomi. Megjithatë, Maqedonia e Veriut e vërteton paradoksin e inovacioneve: vendet në zhvillim investojnë më pak në inovacione nga vendet e zhvilluara. Niveli i hulumtimeve themelore dhe të zbatuara në Maqedoninë e Veriut është në nivel jashtëzakonisht të ulët. Shpenzimet bruto të brendshme për hulumtim dhe zhvillim(HZH) në katër sektorët kryesor(kompanitë, institucionet qeveritare, arsimi i lartë dhe organizatat jofitimprurëse) bashkarisht shënojnë 0,36 % nga PBB në vitin 2017. Kurse, në krahasim me vendet e BE-së ndaj të cilave jemi përkushtuar, shënojnë mesatarisht 2,13% nga PBB në vitin 2017 sipas Bankës Botërore. Përveç asaj, problemi jonë më i madh nuk është ajo që jemi prapa vendeve të zhvilluara, por se kemi nivel më të ulët të hulumtimit dhe zhvillimit nga vendet tona miqësore. Kështu për shembull, shpenzimet bruto të brendshme për HZH të Sërbisë janë 0,87 % nga PBB dhe Bullgaria 0,75% në vitin 2017. Procesi i HZH mund të lëviz përpara në Maqedoninë e Veriut nëse ndërmerren hapa nga ana edhe e ofertës dhe kërkesës për inovacione. Nga ana e ofertës lojtar kryesor janë universitet, ku nevojitet përforcimi i kapitalit njerëzor për hulumtimet shkencore. Hap i nevojshëm që duhet të bëhet është të përforcohen kriteret për përzgjedhje në cilësitë shkencore-mësimore, por edhe të mbivlerësohet numri më i madh i fakulteteve dhe universiteteve. Kjo do të ndikojë mbi përmirësimin e efikasitetit të mjeteve të përdorura në sistemin nacional shkencor dhe do të mundësojë shpërblimin më të mirë të atyre që me të vërtetë merren me shkencë. P roduktiviteti i punës , rritja e PBB dhe punësimi 180,0 160,0 140,0 PBB reale Numri i të punësuarve Produktiviteti (Indekset 2000-100) 160,1 140,4 120,0 100,0 111,4 114,0 80,0 60,0 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 Burimi: WEO October, IMF and SSO, and calculations 4 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË Hapi i dytë i rëndësishëm është lidhje e universiteteve me kërkimin e inovacioneve, respektivisht me ndërmarrjet. Një mjet i rëndësishëm që do të stimulonte lidhjet e tilla, janë grantet nacionale për projektet shkencore. Politikat publike për mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve duhet të jenë prioritet për mbështetje të shpërblimit të rezultateve të proceseve, në vend se të subvencionojnë resurse hyrëse(inpute). Kështu për shembull, programet e Ministrisë të ekonomisë janë të orientuara ndaj resurseve hyrëse në nivel të ndërmarrjes, si furnizimi i pajisjes dhe mjeteve, logoja dhe identeti vizuel i prodhimeve dhe shërbimeve, materialeve reklamuese, dhe pjesëmarrje në panaire. Gjithashtu, është e nevojshme që politikat të jenë të koordinuara dhe të vendosura ndaj një qëllimi të njëjtë të përbashkët. Me vite, në Ministrinë e Ekonomisë ka dhjetëra programe për përmirësimin e kapacitetit për ndërmarrjet e brendshme, të cilat nuk janë të koordinuara në mënyrë përkatëse me iniciativat e Agjencisë për sipërmarrësi, Agjencia për investime të huaja dhe nxitjen e eksportit dhe Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik. Për më tepër, mund të mendohet edhe për futjen e stimulimeve më të fuqishme tatimore për kompanitë të cilat do të hapin qendra për HZH. 5. ARSIMI MË I MIRË DHE SHKENCA Arsimi jo vetëm që është shtyllë e shoqërisë, prej tij varet edhe produktiviteti i fuqisë të ardhshme punëtore. Prandaj përmirësimi i cilësisë të arsimit duhet të ketë priorite. Ekzistojnë më shumë gjëra që mund të sjellin ndryshime pozitive në arsim, dhe për të cilat nuk nevojiten mjete financiare. Puna e parë është ndryshimi i sistemit të vlerësimit. Mosekzistimi i sistemeve të drejta të vlerësimit në sistemin arsimor maqedonas është arsyeja për shkak të së cilës kemi inflacion të notave, inflacion të diplomave dhe mosbesim të përgjithshëm në sistem. Kjo mund të tejkalohet me futjen e vlerësimit të Lakores të Gausit. Idea e vlerësimit të tillë është se ne çdo grup më të madh të nxënësve orari i njohurive ka lakore normale (të Gausit), dhe ato që dijnë më shumë për mesataren, do të meritojnë vlerësim më të lartë, kurse ato të cilët dijnë më pak nga mesatarja, do të marrin vlerësim më të dobët. Në këtë mënyrë detyra e mësuesit nuk do të jetë të përcaktojë se kush ka për plotësuar kërkesat për pesë, por vetëm të vendos se çfarë vlerësimi do të marrin nxënësit mesatar dhe sa duhet që të jetë më i mirë se mesatarja që të fitohet notë maksimale. Strategjia e zakonshme është 20% nga nxënësit të marrin pesa, 60% të marrin katërsha dhe reth 20% të marrin tresha apo më pak, por rradhitja e notave është në duart e arsimtarit apo institucionit arsimor. Vlerësimi i tillë është pothuajse i pranishëm gjithandej në sistemet perëndimore arsimore, sepse ajo ka tre përparësi: a) eliminohet rreziku që arsimtari të ketë vendosur kritere shumë të larta të cilat nuk mund t’i përmbush asnjë student; b) nxënësit do të kenë tolerancë më të vogël ndaj mashtrimit; dhe c) stimulohen nxënësit që të garojnë njëri me tjetrin dhe të krijohet kultura e meritokracisë. Megjithatë, ka edhe vende në të cilat konsiderohet se sistemi arsimor duhet të jetë pa presion për vlerësim më të lartë, si dhe ekzistimi i gjërave të dokumentuara negative të vlerësimit të krizës të Gausit. Inkuadrimi i testeve të standardizuara në moshë të hershme mund të jetë mjet efikas për daljen nga niveli i fundit i vendit në rradhitjet ndërkombëtare, sepse sa më herët fëmijët ekspozohen në sisteme të tilla të vlerësimit, presioni do të jetë më i vogël kur të rriten. Ndryshimet në cilësinë e arsimit nuk janë të mundshme nëse nuk kthehet respekti ndaj profesionit mësues. Duke filluar nga kopshtet, reputacioni i mësuesit do të duhet të jetë në nivel më të lartë, kurse kuadri mësimor të jetë shpërblyer më mirë për punën e tyre. Fakulteti pedagogjik duhet të jetë një nga institucioent më prestigjioze në vend, kurse të diplomuarit e tyre të jenë të paguar dhe të respektuar mirë. Vetëm kështu mësuesit e tyre do të mësojnë të shprehen me shkrim, në mënyrë analitike t’u qasen problemeve dhe të mësojnë për njohuritë, dhe jo për vlerësim. Nëse gjërat në arsimin e lartë vendosen në këmbë të shëndosha, do të kemi gjenerata të reja të përgatitura të përballen me sfida të kohës moderne. Arsimi nuk mund të jetë ende i bllokuar në shekullin e 20-të dhe të shfrytëzojë pak resurset digjitale të cilat janë në dispozicion. Është e nevojshme që theksi në arsim të vendoset në të menduarin kritik, dhe jo në memorizim. Nuk mundemi si vend të lejojmë që të mos kemi universitet në 1000 të parët në Rang listën e Shangait. Me shumë gjasa gabimi më i madh në arsimin tonë të lartë është se përpiqemi të trajnojmë kuadër në të gjithë disiplinat shkencore. Vendit i duhen pak fakultete, por cilësore. Është e nevojshme që të përcaktohen strategjitë nacionale dhe të përdoren resurset më të mira tona njerëzore, dhe ky është kuadri i dëshmuar i profesorëve, por edhe të fillohet të shfrytëzohet diaspora shkencore që punon në universitete të njohura botërore. Ligji për arsimin e lartë nuk mundet edhe më tutje të ketë përkufizime fleksibile për atë që kualifikohet si punim shkencor dhe të njoh punimet e publikuara në revistat predatore, dmth revistat të cilat 5 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË nuk r­espektojnë rregullat e botimit shkencor. Në ato duhet të precizohet saktë se cilat punime njihen për përzgjedhje të titujve mësimor-shkencor. Në metodologjinë e Shangait punimet shkencore janë kriteri i kryesor gjatë vlerësimit të cilësisë të hulumtimit, me çrast është e rëndësishme që të njëjtat të jenë të miratuara nga kolegët(peer-reviewed) dhe të indeksohen në Web of Science. Investimet e shtetit në arsim dhe shkencë duhet të rriten. Mjetet që shteti i jonë i ka investuar në arsim në periudhën e viteve 2015 – 2018 ka qënë 3,7 % nga PBB, që është ndër më të ulëtat në Evropë. Për krahasim, Serbia ka ndarë 4% të PBB, kurse Sllovenia 4,9%. Në dekadën e fundit, mjetet e arsimit shënojnë rënie për shkak të dy arsyeve. E para është që në vitet e fundit ekziston trendi i zvogëlimi të buxheteve shtetërore. Konkretisht, buxheti shtetëror në vitin 2012 ka qënë 36% nga PBB, kurse në vitin 2018 ka rënë në 32%. Arsyeja e dytë është realizimi gjithnjë e më i dobët i buxheteve të parapara për arsim. Konkretisht, në vitet 2017-2018 mjetet e parealizuara kanë mbetur 11% nga mjetet e parapara për arsim, ndërsa në shtatë vitet paraprake mosrealizimi ka qënë 6%. OECD vlerëson se investimet e ulëta në arsim kanë ndikim mbi rezultatet e dobëta arsimore. Në mënyrë shtesë, një e treta e shkollave në shtet kanë nevojë për një renovim të konsideruar. Përveç se investimet janë të ulëta, edhe struktura e tyre vlerësohet si e pafavorshme. Sipas një studimi të publikuar nga Banka Botërore, mosefikasiteti i shpenzimeve për arsim te ne është rreth 20%, që është shumë më i lartë nga vendet tjera në rajon. E njëjta në Shqipëri është reth 7% në Kroaci dhe Bullgari reth 6%, në Serbi reth 5%. Janë të njohura shembujt për projektet e shtrenjta si“Kompjuter për çdo fëmijë” apo libra shkollor me CD. Në arsimin e lartë, shteti vazhdimisht shpenzon shumë të parave për universitete të reja që nuk sigurojnë asnjë cilësi. Kurse, nga ana tjetër zvogëlohen mjetet të cilat investohen në shkencë. Kështu, për shembull, pjesëmarrja e buxhetit për punën shkencore-hulumtuese në buxhetin e Maqedonisë së Veriut ka qënë 0,04%. Rrjedhimisht, është e nevojshme që të rriten investimet në arsim dhe shkencë, edhe përmes rritjes të buxheteve shtetërore, por edhe përmes përmirësimit të realizimit. Në mënyrë shtesë, është e nevojshme që të përmirësohet edhe efikasiteti i investimeve arsimore, respektivisht, të investohen mjete për projekte të planifikuara mirë. 6. RRITJA E CILËSISË TË INSTITUCIONEVE Institucionet kanë ndikim të madh mbi rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Madje edhe ekonomistët bashkëkohor, si Açemogllu dhe Robinson, konsiderojnë se “suksesi” i shteteve të caktuara, si dhe“mossuksesi” i të tjerëve, ka të bëjë me rradhën e parë të institucioneve. Forumi ekonomik botëror në studimin e Konkurrencës globale potencon se përshpejtimi i rritjes të ekonomisë maqedonase në të ardhmen varet para së gjithash nga kapaciteti i institucioneve, dhe jo nga disponueshmëria me resurse. Sipas gjashtë indikatorëve themelor për cilësi në institucione të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut ka realizuar përparim në vetëm dy prej tyre, efektiviteti i qeverisë dhe cilësia e rregullativës, ndërsa te katër tregues, publiciteti dhe llogaridhënia, stabiliteti politik, sundimi i të drejtës dhe kontrolli i korrupsionit nuk ka përparim në periudhën nga viti 1996 deri në vitin 2018. Sipas gjashtë indikatorëve themelor për cilësi të institucioneve të Bankës Botërore, Maqedonia e Veriut ka realizuar përparim vetëm në dy prej tyre, efektivitet të qeverisë dhe cilësi të rregullativës, ndërsa në katër tregues, publiciteti dhe llogaridhënia, stabiliteti politik, sundimi të drejtës dhe kontrolli i korrupsionit nuk kanë përparim në periudhën e viteve 1996 deri në 2018. Gjendja e tillë e mospërmirësimit te institucionet në periudhë më të gjatë në literaturë shpjegohet përmes“efekti i lëkundëses”, si dhe“ligjit të hekurt të oligarkisë“. Idea është se pa çregullimin real(ndryshim) të marrrëdhënies ndërmjet pushtetit politik de jure dhe de fakto, thjeshtë reformim de jure të“set-apit” institucional nuk sjell de fakto deri te ndryshimi i cilësisë dhe funksionalitetit të institucioneve. Megjithatë, mbetet besimi se realizimi i procesit të përfshirjes të Maqedonisë së Veriut në BE mund të përshpjetojë procesin e theksuar. 6 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 2018 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 Ndryshime në gjashtë treguesit kryesor për cilësinë e institucioneve Publiciteti dhe llogaridhënia 100 100 50 50 0 0 Efektiviteti i qeverisë 100 100 50 50 0 0 Sundimi i të drejtës 100 100 50 50 0 0 Stabiliteti politik Cilësia e rregullativës Kontrolli i korrupsionit 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 2018 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 2018 1996 1998 2000 2002 2004 2006 2008 2010 2012 2014 2016 7. FINANCAT PUBLIKE PËR SHTET MË EFIKAS Nevojitet që të rriten shpenzimet publike në vend, si përqindje e PBB. Edhepse në debatet publike shpeshherë mund të dëgjohet se buxheti i shtetit tonë është i madh, kjo aspak nuk është e saktë. Shpenzimet e përgjithshme buxhetore të qeverisë tonë të përgjithshme në vitet e fundit lëvizin reth 30 – 31% të PBB, që është ndërmjet niveleve më të ulëta në Evropë. Për krahasim, në vitin 2018, në Serbi ata kanë qënë 41% nga PBB, në Kroaci 46%, në Danimarkë 51% dhe në Francë 56%. Rritja e shpenzimeve duhet të përqëndrohet në segmentet të cilat janë më të këqijat në vend dhe në të cilat më pak investohet, si mbrojtja sociale, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e pensioneve dhe rendi dhe qetësia publike është në nivel relativisht të lartë dhe nuk duhet të rritet në mënyrë të konsideruar. Rritja e shpenzimeve duhet të jetë veçanërisht në fushën e shpenzimeve kapitale, para së gjithash në të ashtq. rritje e gjelbër. Paralelisht me rritjen e shpenzimeve duhet të përmirësohet efikasiteti i tyre, si dhe shkalla e realizimit të buxheteve. Këto gjëra janë ngushtë të lidhura me cilësinë e institucioneve shtetërore, dhe prandaj sërish duhet të theksohet nevoja për nevojat në këtë fushë. Përveç reformave të institucioneve shtetërore, nevojitet edhe përgjegjësi nga bartësit e funksioneve publike të cilët sillen në mënyrë të papërgjegjshme me financat publike, respektivisht, kanë shkallë të lartë të joefikasitetit të shpenzimeve apo shkallë të ulët të realizimeve. Kjo mund të arrihet me vendosjen e dispozitës në Kodin e etikës të nëpunësve publik se funksionerët të cilat kanë efikasitet të ulët të shpenzimeve apo realizimi të dobët, do të duhet të japin dorëheqje apo të arsyetojnë para Qeverisë apo Kuvendit pse nuk kanë qënë efikas apo nuk kanë realizuar buxhetet. Të ardhurat buxhetore në Maqedoninë e Veriut, njësoj si edhe shpenzimet, janë më të ulëtat në Evropë dhe ka tendencë të zvogëlimit të vazhdueshëm në dy dekadat e fundit. Përveç asaj, e pafavorshme është e struktura e të ardhurave. Dominojnë kontributet për sigurim social dhe tatimet e tërthrorta(TVSH dhe akciza) të cilat janë regresive. Kontributet janë regresive për shkak të bazës maksimale për llogaritje, që e kufizon vlerën e kontributeve që një person mund t’i paguajë dhe bën që personat me të ardhura më të larta në përqindje të paguajnë kontribute më të u­ lëta. Kështu, për shembull, personi me rrogë mesatare prej 7 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 250.000 euro ka kontribut nga reth 1% e të ardhurave, ndërsa personi me rrogë mesatare prej 250 eurosh, ka kontribute prej rreth 28% nga të ardhurat. TVSH, është regresive sepse vlera e saj është nominale (në denarë) është e njëjtë, edhe për personat me të ardhura më të larta edhe për personat me të ardhura më të ulëta, por si përqindje nga të ardhurat është më e lartë për personat me të ardhura më të ulëta. Dy tatime tjera të rëndësishme- tatime në të ardhura personale dhe tatimi në të fitim janë proporcionale, respektivisht të sheshta – shkalla është 10%, pavarësisht nga lartësia e të ardhurave. Sistemi i tillë tatimor krijon pabarazi, për dy arsye. E para është se ai nuk parandalon dallimet sociale që të eskalojnë, respektivisht, nuk i takson mjaftueshëm ata që përfitojnë më shumë. E dyta është se ai nuk siguron të ardhura shtesë për shtetin që të mund të ofrojë mbrojtje cilësore, që përkeqëson të ardhurat e atyre që përfitojnë më pak. Prandaj, në afatin më të shkurtër të mundshëm është e nevojshme që të inkuadrohet tatimi progresiv i të ardhurave personale. Më tutje, nevojitet që të anulohet apo në mënyrë të konsideruar të rritet baza maksimale për llogaritjen e kontributeve, që ata të mos jenë regresive. Gjithashtu, mund të futet progresioni i të gjithë tatimeve – edhe tatimi i posedimit të pronës, dhe tatimi i qarkullimit të palujatshmërive, dhe tatimi i trashëgimisë dhe dhuratës. Kurse, duhet të mendohet seriozisht për futjen e tatimit progresiv në tatim për kompanitë me përfitime më të larta. Një mundësi është që të përfshihen kompanitë me fitim mbi 1 milion euro, siç ka rreth 200 në vend, apo të përfshihen firmat që kanë përftim mbi mesatar që rrjedh nga një lloj i qerasë. Është me rëndësi të theksohet se tatimet e drejtëpërdrejta duhet të mbesin neutrale për sektorin, respektivisht, të mos futen shkalla më të ulëta të tatimit për sektorët e caktuar. Nëse nevojitet mbështetja për sektorët e caktuar, kjo të bëhet në kuadër të strategjisë, dhe jo përmes tatimeve. Të gjithë këto ndryshime të bëhen në kuadër të strategjisë gjithëpërfshirëse shtetërore tatimore, që do të jetë afatgjate dhe e pranuar në përgjithësi, respektivisht, do i referohet periudhës prej të paktën 10 vitesh dhe nuk do të varet nga vullneti personal i grupeve të caktuara individuale, por do të jetë përcaktim strategjik në shtet, siç është, për shembull, përcaktimi për anëtarësim në BE. Elementet shtesë që mund të futen në të: të rriten tatimet e ndotjes, si akciza e karburantit të naftës, futja e akcizës për qymyrin, dhe prezantimi gradual i ETS(Emissions Trading System) sistemi i BE-së; të mos ketë ndryshime në shkallët e TVSH, përveç ndoshta për disa prodhime konkrete; që ngadalë të fillojë të braktiset praktika e ofrimit të lehtësimeve tatimore të investitorëve të huaj, por kjo të realizohet përmes bashkëpunimit rajonal për politikën e koordinuar tatimore që ka patur për qëllim që të shmanget“garën e poshtme” të vendeve të Ballkanit Perëndimor; të ndiqen dhe të pranohen shpesh praktikat evropiane dhe botërore në lidhje me disa tatime dhe praktika të reja, si taksimi digjital, taksimi i plastikës të parecikluar, tatimi i transaksioneve financiare, tatimi i pasurisë dhe të ngjajshme; dhe të bëhet revizion i taksave të ndryshme komunale dhe administrative, dhe të dhëna tjera të ngjajshme tatimore të cilat në publik quhen të dhëna“parafiskale”, me qëllim që të vlerësohen nëse një pjesë e tyre duhet të eliminohen apo zvogëlohen. Në aspekt të rritjes të borxhit publik, nevojitet që të theksohet se Maqedonia e Veriut nuk mund të hyjë në zonën e vendeve me borxh të lartë dhe çdo vit të ketë porbleme me sigurimin e vlerave të larta të mjeteve për servisimin e tij. Kontrolli dhe ulja e nivelit të borxhit publik nuk duhet të bëhet me zvogëlimin e tij apsolut rigoroz, por me kombinim matematikor të projeksioneve të ardhshme të deficite ve buxhetore dhe shkallëve të rritjes. Nevojitet që me ligj të krijohen rregulla numerike fiskale dhe të formohet Këshilli fiskal që do të kujdeset për zbatimin e rregullave, për analizën e gjendjeve dhe propozimin e zgjidhjeve. Gjendja me pandeminë dhe goditja e saj mbi ekonominë duhet të zgjidhet me kujdes sepse stimulimet shumë të mëdha fiskale në formë të deficiteve të reja të krijuara mund të mos japin rezultatet e pritura, dhe në mënyrë të konsideruar të rrisin nivelin e borxhit publik. Ndërtimi i infrastrukturës të sistemit të financave publike duhet të vazhdojë. Kjo duhet të bazohet në Programin për menaxhimin e sistemit të financave publike në të cilën theksi është vendosur në përmirësimin e kornizës afatmesme buxhetore përmes përforcimit më të fuqishëm të strategjisë fiskale për buxhetin, ndryshimin e kalendarit buxhetor, por edhe inkuadrimin e mjeteve të reja për planifikimin e programeve të reja te përdoruesve buxhetor. Reforma duhet të përmirësojë strukturën hierarkike të përdoruesve buxhetor, duke vendosur një strukturë të qartë të ministrisë që krijon politikat, dhe nën të cilat do të ketë agjenci që realizojnë edhe inspektoratet të cilët kryejnë kontroll. Në mënyrë shtesë, është me rëndësi të vendoset edhe sistemi efikas për vendosjen dhe ndjekjen e koncesioneve dhe partneriteteve publike private(PPP). Transparenca fiskale duhet të mirëmbahet. Nevojitet funksionimi i tërësishëm i të gjithë platformave elektronike dhe mjeteve të cilat e sigurojnë atë. Kurse, hapi i ardhshëm mund të jetë publikimi i i fletëparaqitjeve tatimore të çdo qytetari në ueb faqen e drejtorisë të të hyrave publike(DHP) në ditën e caktuar të vitit(për shembull, 1 tetori), me qëllim që qytetarët përmes këqyrjes të tërësishme të parandalojnë keqpërdorimet në sistem, si për shembull, pronarët e kompanive me pronë të madhe të luajtshme dhe të paluajtshme të paraqesin të ardhura të ulëta. 8 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 8. POLITIKA MONETARE PËR STABILITETIN E ÇMIMIT DHE PËR STABILIZIMIN E CIKLEVE AFARISTE Zona valutore në Maqedoninë e Veriut nuk është zona optimale valutore në aspekt të kërkesave të modelit Mundell-McKinnon. Ajo është ekonomi e vogël, e hapur për të cilën janë dhënë çmimet ndërkombëtare(price taker), me zëvendësim të lartë valutor(pjesëmarrjes të depozitave devizore në depozitat e përgjithshme prej 41,2 përqind) dhe me transfere të larta në bazë të remitencave nga jashtë në mesatare prej 17 përqind të PBB. Bartësit e politikës monetare, nga kuartali i katërt i vitit 1995, oficialisht kanë publikuar se zbatojnë strategjinë e targetimit të kursit devizor të denarit në raport me markën gjermane, kurse nga viti 2001 në raport me euron. Edhepse, dy parakushte për targetimin e kursit devizor nuk ishin përmbushur: prurja e lirë dhe dalja e kapitalit nga/drejtë shtetit dhe shtetet e zhvilluara të kapitalit, konsiderohej se zëvendësimi i lartë valutor dhe pjesëmarrja e lartë e remitencave do të eliminojnë këto mangësi. Strategjia e tillë ishte e suksesshme në luftimin e inflacionit dhe shtypjen e pritshmërive të inflacionit, por me përjashtim të periudhës të viteve 2004-2008, rritja ekonomike ishte nën atë potenciale, kurse shkallët e interesit janë konvergjuar ngadalë drejtë shkallëve të interesit në eurozonë. Në kushte të krizës, kur politika monetare duhet të akomodohet shpejtë, për shkak të rritjes të zëvendësimit valutor të udhëhequr nga pasiguria dhe largimi në valuta të sigurta, dhe ndërprerja e prurjes të kapitalit nga jashtë shtetit, politika monetare“shkonte në drejtim të kundërt me erën”, e rriste kufizimin, dhe ­përforconte efektet e krizës. Kështu, në periudhën e krizës të madhe financiare të viteve 2008 – 2009, kur shkallët e interesit dhe politika monetare në eurozonë e cila shërben si spirancë e politikës monetare po lirohej, në Maqedoninë e Veriut ata janë shtrënguar dhe shkallët e interesit janë rritur, për shkak të nevojës për mbrojtje të kursit devizor dhe humbjes të rezervave devizore. Politika monetare akomodohej me vonesë prej dy vitesh, pas ngritjes të tregjeve ndërkombëtare financiare dhe rritjes të prurjes të kapitalit nga jashtë. Megjithatë, kjo strategji ka ofruar një rritje solide të kredive në dobi të sektorit privat, mesatarisht 6,5% në vjet në periudhën e viteve 2009 – 2019. Megjithatë, rritja e kredive të kompanive(mesatarisht 4,7 përqind në vjet), ishte pothuajse dy herë më e ulët nga rritja e kredive të popullsisë(mesatarisht 8,6 pëqind në vjet), ishte për pothuajse dy herë më e ulët nga rritja e kredive të popullsisë(mesatarisht 8,6 përqind në vjet). Banka popullore e Republikës të Maqedonisë së Veriut(PBRMV), pas krizës të madhe financiare, ka pranuar se nevojitet një rol më i rëndësishëm në politikën monetare në stabilizimin e cikleve afariste. Edhe krahas asaj që bankat qëndrore kanë zgjeruar arsenalin e masave të politikës monetare: а) lirimi sasior: për të injektuar mjete në tregun e kredive dhe kapitalit dhe të ndikohet në shkallët afatgjate të interesit dhe të bëhet blerja e letrave me vlerë(asset purchases), në pajtim me strategjinë për targetimin e kursit devizor të BPRMV, nuk mund të shfrytëzohet ky instrument në përmasa S hkallët bazë të interesit të B ankës qëndrore evropiane (BQE), R ezervave federale në SHBA(FED) dhe B ankës P opullore të R epublikës të M aqedonisë së V eriut (BPRMV) 9 8 7 6 5 4 3 2 1 0 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 Burimi: Fred St.Louis dhe BPRMV Shkalla e interesit e FED, në% Shkalla e interesit të bonove të thesarit të BPRMV 9 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË të mëdha, për shkak të faktit se gjatë kësaj strategjie, ­mjetet që blihen janë të hollat – euro,, b) drejtimi afatgjatë(2-3 vite) i pritjeve(forward guidance) dhe në këtë mënyrë koordinim dhe ndikim mbi formimin e pritshmërive afatgjate për gjendjen e politikës monetare, sidomos lëvizjes të shkallëve afatgjate të interesit dhe lëvizjeve makroekonomike. Për shkak të përdorimit të shkallëve të interesit si instrument primar për stabilizimin e kursit devizor, horinti kohor në të cilin kufizohen projeksionet monetare të BPRMV është 12 – 18 muaj. Kriza me Kovid-19 i vendos bankat qëndrore para tundimeve të reja: si më tutje të akomodohet politika monetare në kushte të shkallëve negative të interesit në shtetet me zhvillim të lartë dhe të shmanget kurthi i huamarrjes shumë të madhe në sektorin privat. Vala e re e instrumenteve jokonvencionale të politikës monetare në vendet e zhvilluara kanë filluar me qëllim që të mbahet likuiditeti i tregjeve dhe institucioneve financiare dhe të rritet kapaciteti i tregut të kapitalit të apsorbojnë deficititet buxhetore. Reagimi i tregjeve ndërkombëtare financiare me fillimin e krizës me korona e ka ndjekur formularin e krizave të mëparshme ekonomike: rritjen e pasigurisë, rritjen e premisë të rrezikut në shkallët e interesit, largimi në letra me vlerë të sigurtë, me rrezik të ulët, zvogëlimin e lëvizjes të kapitalit në vendet në zhvillim. Banka qëndrore ishte përballur me dilemën – të mbrojë kursin devizor përmes rritjes të shkallëve të brendshme të interesit në denarë që kanë kërkuar investitorët, apo të përpiqet që në afat të gjatë të relaksojë politikën monetare përmes zvogëlimit të rezervave devizore dhe/ose të bëjë rritje të konsideruar të huamarrjes nga jashtë. Maqedonia e Veriut ka akomoduar politikën monetare përmes huamarrjes të mjeteve devizore nga jashtë: nga institucionet ndërkombëtare financiare dhe tregjet private financiare. BPRMV për herë të parë kishte reagim kundërciklik monetar gjatë krizës. Kështu, nga fundi i shkurtit të vitit 2020, banka qëndore ka filluar me intervenime jo të sterilizuara të tregut devizor, kurse në fund, në mars të vitit 2020, ka zvogëluar shkallën bazë të interesit për 25 pikë bazike(në 1,75 përqind). Në periudhën mars – maj të vitit 2020, banka qëndore ka intervenuar me reth 200 milion euro në tregun devizor. Në fund të majit të vitit 2020, ka vijuar akomodimi shtesë i politikës monetare për zvogëlimin e shkallës bazë të kredisë të BPRMV për 25 pikë bazë shtesë në 1,5 përqind. Në në njëjtën kohë, është rritur likuiditeti përmes zvogëlimit të vlerës të bonove të thesarit që ofrohen në ankand për 30 përqind. Që të pajiset BPRMV që në mënyrë më efikase të akomodojë politikën monetare për neutralizimin e shokut ekonomik, në të ardhmen, ajo do të duhet të ketë instrument për huamarrjen e shpejtë të mjeteve financiare në formë të arranzhimit pa kusht suop me BQE FMN. Ndryshimi i regjimit të politikës monetare ndaj këshillit valutor apo ndaj targetimit të inflacionit në kushte të krizës me Kovid – 19 nuk rekomandohet. Regjimi i parë, do të bënte akomodimin e politikës monetare edhe më rigjid, kurse regjimi i dytë mund të sjellë deri te rrënimi i besimit të politikës monetare. Me siguri se Maqedonia e Veriut do të mbante regjimin e targetimit të kursit devizor deri në anëtarësimin në BE. 9. FUQIA PUNËTORE ME NJOHURI DHE SHKATHTËSI MË TË LARTA Para fillimit të pandemisë me Kovid-19, tregu i punës në Maqedoninë e Veriut ka treguar një trend rritës, që mund të shihej në shkallën e rritur të aktivitetit, punësimit, si ato të përgjithme, ashtu edhe te gratë, rënia e shkallës të papunësisë, e përgjithshme, por edhe te të rinjtë, si dhe oferta e rritur, respektivisht numri i vendeve të lira të punës. Sipas anketës për fuqinë punëtore(AFP), më shumë se gjysma e punësimeve në ekonominë maqedonase (65%) është përqëndruar në tre aktivitete ekonimike: “Tregti me shumicë dhe pakicë, transport, akomodim dhe shërbime për ushqim”,“Bujqësi, pylltari dhe peshkatari” dhe“Industri” pa“ndërtim”. Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore nuk merr pjesë në aktivitetet ekonomike me vlerë të lartë të shtuar për shkak të nivelit relativisht të ulët të arsimit dhe shkathtësive që posedon. Transformimi i saj në fuqi punëtore me kapital të lartë njerëzore duhet të jetë një nga detyrat kryesore të ekonomisë sidomos politikës arsimore në afat të mesëm dhe të gjatë. Mungesa e fuqisë cilësore punëtore dhe kapitali njerëzor në të ardhmen mund të shkaktohen në mënyrë shtesë për shkak të trendeve të rritjes të zvogëluar, dhe madje negative të popullsisë dhe bilanceve të tyre negative të lëvizjes mekanike(shpënguljes). Së bashku me procesin ekzistues natyror të plakjes të popullsisë, kjo mund të jetë një nga faktorët kryesor që do të ndikojë në gjendjen e tregut të fuqisë punëtore përmes çrregullimit afatgjatë të niveleve të ofertës dhe kërkesës të fuqisë punëtore nga ana e ekonomisë. Nuk duhet të përjashtohet as mundësia që Maqedonisë të Veriut t’i nevojitet edhe fuqi punëtore shtesë, sidomos ajo me kualifikime të ulëta për 10 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË T reguesit e tregut të punës në M aqedoninë e V eriut Shkalla e aktivitetit Shkalla e punësimit Shkalla e papunësisë Shkalla e aktivitetit te gratë Shkalla e punësimit te gratë Shkalla e papunësisë te të rinjtë(15 – 24) Shkalla e vendeve të lira të punës Burimi: Enti shtetëror për statistika, Anketa е MAKStat për fuqinë punëtore, 2019 2016 56,5 43,1 23,7 43,8 33,8 48,2 1,3 2017 56,8 44,1 22,4 44,3 34,6 46,7 1,5 2018 56,9 45,1 20,7 44,6 35,8 45,4 1.6 2019 57,2 47,3 17,3 46,6 38,1 35,6 1,6 2020/I 57,4 48,1 16,2 46,4 39,1 34,9 / veprimtaritë e caktuara tradicionale, por edhe ajo me kualifikime më të larta dhe shkathtësitë në veprimtaritë më bashkëkohore për çfarë tregjet rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe ato të fuqisë punëtore, do të jenë më të përshtatshme. Gjendjet e tilla pjesërisht mund të tejkalohen me ndryshime të përshpejtuara dhe domethënëse strukturore të ekonomisë që do të mbështeten me drejtim aktiv shtetëror, por edhe të induktuar të tregut të ofertës të fuqisë punëtore ndaj raundit të ri të fuqisë punëtore me cilësi të lartë me sasi të lartë të njohurive dhe shkathtësive, për çfarë nevojiten ndryshime rrënjësore në procesin formal dhe joformal arsimor, i cili mund të kompenzohet me mungesën e fuqisë punëtore në disa veprimtari dhe degë(me të ardhura të ulëta dhe me punë intenzive) me ofertë më të madhe në veprimtaritë me të ardhura të larta dhe degët që apsorbojnë fuqinë punëtore që është intenzive në njohuri. Problemet aktuale dhe afatmesme me funksionimin e fuqisë punëtore me kualifikime të ulëta dhe të mesme do të duhet të kompenzohen me mbajtjen e veprimtarive që janë me punë intenzive derisa fuqia e përheshme e mbetur e punës me kualifikime më të ulëta transformohet në mënyrë natyrore dhe zëvendësohet me nivel të lartë të kapitalit njerëzor. Në fushën e të drejtave të punëtorëve, nevojiten gjithnjë e më shumë ndryshime në afat të mesëm, mes të cilave edhe miratimi i Ligjit të ri për marrëdhëniet e punës në drejtim të sigurimit të mbrojtjes më të madhe të punëtorëve. Dy problemet më të mëdha me të cilat përballen punëtorët, janë angazhimet në kohë të përcaktuar që i mban në pasiguri, dhe koha jashtë orarit e cila nuk u paguhet. Në mënyrë paralele nevojitet edhe investimi në Inspektoratin shtetëror të punës, edhe në pajisje edhe në punësime të reja, me qëllim që të përmirësohen kapacitetet e tij njerëzore dhe teknike, me çfarë do të mund të punonte në mënyrë më profesionale. Gjithsesi, i pashmangshëm është edhe fokusi mbi përmirësimin e punës të gjykatave nga fusha e të drejtës të punës. Që të përmirësohen mundësitë për analizimin e tregut të punës, nevojitet që institucionet relevante shtetërore të plotësojnë hulumtimet nacionale përfaqësuese dhe të dhënat. Kështu përveç AFP, nevojiten edhe realizimi dhe publikimi i hulumtimeve shtesë të bazuara në metodologjinë e harmonizuar ndërkombëtare, si dhe projektimet aktuale. Në mënyrë shtesë, nevojiten vlerësime nacionale përfaqësuese për mundësinë e mundshme të shkathtësive dhe kualifikimeve në tregun e punës, të bazuara në projektime për lëvizjet e ardhshme të ekonomisë nacionale dhe globale, në vend të perceptimeve subjektive të punëdhënësve aktual. Dhe gjithsesi, realizimi i regjistrimit të popullsisë është i nevojshëm urgjentisht, si parakusht themelor për vlerësimin e vëllimit dhe strukturës të popullsisë. 11 FRIEDRICH EBERT STIFTUNG –#10 PIKËT KRYESORE PËR FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË 10. MBROJTJA MË E MADHE SOCIALE PËR SHOQËRI MË TË MIRË Ndërhyrjet reformuese në sistemet e mbrojtjes sociale dhe sigurimit social në Maqedoninë e Veriut ishin karakteristike si për fillimin e vitit 2000(inkuadrimi për sigurim me financim kapital pensional dhe invalidor, ndryshime në kohëzgjatjen e sigurimit në rast të papunësisë dhe të ngjajshme.), ashtu edhe në disa vitet e fundit me ndryshimet dhe plotësimet e mbrojtjes sociale dhe fëmijërore, me të cilat janë shtuar të drejta të reja, është zgjeruar përfshirja dhe janë barazuar shkallët referente ndërmjet të drejtave të ndryshme me çfarë është përmirësuar barazia në trajtimin e kategorive të ndryshme të përdoruesve. Megjithatë, nevoja për ndryshimet e mëtutjeshme është e pashmangshme. Nëse shohim në afat të mesëm, sistemet e mbrojtjes sociale dhe sigurimit social në Maqedoninë e Veriut duhet të përjetojnë transformim, në drejtim të: përfshirjes të rreziqeve të reja sociale, përfshirjes në format jostandarde të sigurimit social, rritje të financimit dhe diversifikimit të burimeve të financimit, zgjerim të universalitetit të të drejtave sociale, si dhe digjitalizim të mbrojtjes sociale dhe sigurimit social. Përfshirja e rreziqeve sociale duhet të zgjerohet me futjen e sigurimit për kujdes afatgjatë, që në periudhën e viteve 2010 deri në vitin 2019 është rritur për 22,3%, si dhe nevoja e theksuar për mbrojtje afatgjate të kësaj kategorie të moshës, e cila në periudhën e viteve 2010 – 2018 është rritur pothuajse tri herë. Në mënyrë shtesë, sigurimi në rast të papunësisë gjithashtu duhet të jetë lëndë e zgjerimit, respektivisht duhet të jepet mundësia për shfrytëzimin e tij nga ana e të gjithë të punësuarve për të cilët është paguar kontributi, pa dallim të arsyeve të paraqitjes të papunësisë. Përfshirja e formave jostandarde të punësimit në sigurimin social është e e rëndësishme për shkak të pjesëmarrjes gjithnjë e më të madhe në tregun e punës. Të dhënat për format jo të standarde të punësimit në Maqedoninë e Veriut, tregojnë se në vitin 2019, 16,2% ishin të vetëpunësuar, 13,2% të punësuara me kontrata të përkohshme dhe 4,0% të punësuar me orar jo të plotë të punës. Vetëpunësimi shënon rritje më të madhe nga punësimi standard me orarin e plotë të kohës, me çrast pjesa e bujqësisë në vetëpunësim është më e madhje. Në pajtim me analizat e Anketës për fuqinë punëtore, vetëpunësimi më shpesh nuk është rezultat i përzgjedhjes, por në mungesë të vendeve të disponueshme të paguara të punës. Më shumë është çështje e mbijetesës ekonomike që mund të vërehet dhe me faktin se shumica e të vetëpunësuarve jetojnë me të ardhura nën rrogën mesatare. Prandaj është e nevojshme hapja e sistemit të mbrojtjes sociale dhe sigurimit sociale deri te të gjithë format e punësimit, duke marrë parasysh në ndërkohë hibriditetin e statuseve të punës. Në këtë drejtim, krahas monitorimit dhe inspektimit efektiv të dispozitave për qasjen formale të punëtorëve jo standard, nevojitet edhe përshtatje e kritereve për qasje, lartësia dhe kohëzgjatja e kontributeve në pajtim me specifikat në raport me kohëzgjatjen e orarit të punës dhe karakteristikat e vendit të punë(e përkohshme, sezonale etj.). Në raport me shpenzimet për mbrojtjen sociale, edhepse perceptimi publik është se shteti shpenzon më shumë për mbrojtjen sociale, megjithatë, Maqedonia e Veriut është klasifikuar si pjesë e grupacionit të shteteve nga Evropa Qëndrore dhe Lindore me konsum të vogël. Shpenzimet për mbrojtjen sociale te ne janë 14,3% nga PBB dhe ata janë më të ulëta nga vendet tjera të rajonit: Kroacia (21,2%), Serbia(19,1%), Bosnja dhe Hercegovina (17,8%) dhe Mali i Zi(16,8%). Në ndërkohë, pjesën më të madhe në shpenzimet për mbrojtje sociale kanë pensionet, ndërsa pjesën më të vogël kanë shpenzimet për akomodim, papunësi dhe përjashtim social. Prandaj, është joreale që të arrihet mesatarja e shpenzimeve për mbrojtje sociale në nivel të BE(26,9%), por ndarja e shpenzimeve sociale ndërmjet 18 dhe 20% nga PBB në afat të mesëm duhet të jetë qëllim prioritar. Në drejtim të ngjajshëm, nevojitet edhe diversifikimi i përmirësuar i burimeve të financimit të mbrojtjes sociale. Burimet dominante janë kontributet(8,5 % nga PBB) dhe të ardhurat tatimore(6,7% nga PBB), përderisa burimet tjera(kofinancimi, pjesëmarrja, sigurimi privat, etj.) janë të papërfillshme(0,3% nga PBB) dhe nuk paraqesin një faktor të rëndësishëm në të ardhurat e përgjithshme për mbrojtjen sociale. Në interes të përmirësimit të marrëdhënies kontribute – të ardhura tatimore në llogari të zvoglimit të të dytave, nevojitet shmangia e masave dhe politikave publike të cilat do të promovojnë lirimin nga pagesa e kontributeve, si mënyrë për përmirësimin e konkurrencës të punës apo si masa të politikës aktive të punësimit. Ndikimi më i gjërë i Kovid-19 thekson nevojën për sisteme transformuese dhe përgjegjëse për mbrojtjen sociale dhe fëmijërore. Hapi fillestar në drejtim të zgjerimit të universalitetit mund të ndërmerret përmes universalizimit të qasjes në shtesa fëmijërore, dhe ndërkohë është e rëndësishme që të mos vendoet pragu arbitrar. Digjitalizimi i sigurimit social ka një numër të madh të përparësive, si më lehtë të përfshihen format jo standarde të punësimit, transparencë më të madhe, por edhe të përballet me rreziqe më të vogla apo nga aspekti i dehumanizimit të veprimit. 12 PËR BOTUESIN Fondacioni“Fridrih Ebert” Zyra në Shkup Bul. 8-të Shatori 2/2-5 1000 Shkup Personi përgjegjës: Eva Ellerajt| Drejtore Telefoni:+389 2 3093-181/-182 www.fes-skopje.org Kontakti: contact@fes-skopje.org Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Fondacionit“Fridrih Ebert”. Ndalohet përdorimi komercial i të gjithë vëllimeve të Fondacionit“Fridrih Ebert”(FES) pa pëlqim paraprak me shkrim nga FES. Përkthimi| Lekturimi: Jetmir Ziba Dizajni dhe vula: Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë studim shkencor nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e institucioneve dhe organizatave në të cilat punojnë autorët. FOTOGRAFINË E MADHE: EKONOMIA MAQEDONASE NË AFAT TË MESËM DHE TË GJATË Përzgjedhja e ekspanzionit eksportues si strategji afatgjate zhvillimore do të thotë se ekonomia e shtetit nuk duhet të mbetet(vetëm) “ekonomi e vogël e hapur” por duhet shkallë pas shkalle të bëhet një ekonomi e integruar ndërkombëtare. Kjo nuk është aspak e njëjtë. Duhet të vijë deri te rritja e eksportit të mallrave, por edhe të shërbimeve me një komponentë më të madhe të vlerës të shtuar vendore. Modeli i ardhshëm i zhvillimit ekonomik duhet të ketë qasje sektoriale në lidhje me tërheqjen e e IHD, në të cilin nuk duhet të mungojnë edhe kompanitë vendore. Ata duhet të përfshihen edhe në zinxhirët rajonal dhe ndërkombëtar të vlerave. Tregu rajonal(i përbashkët) paraqet një potencial më të madh për kompanitë vendore, ku ata demonstrojnë shkathtësi më të larta konkurruese në raport me nivelin evropian. Këtu janë edhe mundësitë të cilat hapen me rrjedhat e çrregulluara globale ekonomike si rezultat i pandemisë, dhe të cilat do të bëjnë këto hapësira me interes gjithnjë e më të madh për IHD nga BE, dhe do të kontribuojnë drejtë ndërlidhjes më të madhe të kompanive vendore në zinxhirët e përmendur të vlerave. Nevojiten investime në avancimin e kualifikimeve të fuqisë ekzistuese punëtore dhe rritjes të inovacioneve. Kështu, kompanitë maqedonase do të kenë sukses që të jenë ndjekësit e parë të liderëve teknologjik, që do të kontribuojë për përfshirjen e tyre më të lehtë në zinxhirët rajonal dhe ndërkombëtar të vlerave(të kompanive të mëdha).