ANALIZË PUNË DHE DREJTËSI SOCIALE NDIKIMI I KOVID – 19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE Kristina Ampeva, Nikola Popovski, Donçe Stamenkov, Silvija Kostovska Redaktimi: Ivana Vuçkova Tetor, 2020 Rritje evidente e numrit të largimeve nga puna gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me 626 largime nga puna të regjistruara, dhe mbi 900 raste të paraqitura të punës gjatë kohës së karantinit dhe orës policore. Shumë masa të mara nga ana e Qeverisë për lirim nga puna të të punësuarve me sëmundje kronike, gra shtatëzëna dhe prindër të fëmijëve deri 10 vjet, nuk u respektuan nga disa punëdhënës. Masë e Qeverisë për përkrahje të rreth 120.000 të punësuarve në sektorin privat nga rreth 20.000 kompani, në vlerë prej 79,5 milion euro nga buxheti i shtetit. Kjo i jep mundësi dhe obligim Qeverisë të ndikojë mbi mënyrën e menaxhimit, që para së gjithash nënkupton respektim dhe garantim të të drejtave të punëtorëve nga ana e punëdhënësve. NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE Përmbajtja Parathënia .....................................................................................................................................................5 1. HYRJE ...............................................................................................................................................................7 2. MOSRESPEKTIMI I MASAVE TË QEVERISË NGA ANA E PUNËDHËNËSVE ...........................................................................................................8 3. PYETJET MË TË SHPESHTA, ANKESAT DHE SHEMBUJT E PARAQITJEVE DHE SIGURIMI I NDIHMËS JURIDIKE PA PAGESË .......................................................... 10 4. SUKSESI I“GLLASEN TEKSTILEC” PËRBËHET NGA SHUMË FITORE TË VOGLA TË FITUARA .......................................................................................................................11 5. NDIKIMI I MASAVE EKONOMIKE NË PËRBALLJEN ME KRIZËN E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA KOVID-19 ....................................................................... 13 6. KORNIZA JURIDIKE E MASAVE TË MIRATURA, REKOMANDIME DHE DEKRETE ME FUQI LIGJORE GJATË KOHËS TË PANDEMISË NGA KOVID-19 ................................................................................................... 19 7. SHQYRTIME PËRMBYLLËSE DHE REKOMANDIME ....................................................... 24 8. VENDIME, MASA, REKOMANDIME DHE DEKRETE TË MIRATUARA NGA QEVERIA E RMV NË PERIUDHËN PREJ 10.03 DERI NË 10.06.2020 .................. 26 PARATHËNIE Parathënie Pandemia nga Kovid-19 e cila ka kapluar botën në vitin 2020, ka shkaktuar pasoja të ndryshme në të gjitha sferat jetësore. Nga nga grupet shoqërore i cili ishte më i ekspozuar ndaj këtyre pasojave, janë punëtorët, e sidomos ata në industri. Fondacioni“Fridrih Ebert” për disa vite me radhë punon dhe është e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve dhe sigurimin e kushteve të denja për punë me qëllim të respektimit të punëtorit dhe integritetit të tij personal dhe profesional dhe dinjitetit. Për të arritur këtë qëllim, Fondacioni“Fridrih Ebert” bashkëpunon me institucionet qeveritare dhe joqeveritare dhe aktorët të cilët kanë kompetenca apo përkushtohen për të drejtat e punëtorëve. Në kuadër të këtij bashkëpunim, Fondacioni së bashku me„Gllasen tekstilec“ e kanë përgatitur këtë analizë për“Ndikimin e Kovid- 19 mbi degët që paguhen pak dhe që janë me punë intensive“. Qëllimi i kësaj analize është që të shihet se si dhe nëse masat e miratuara nga ana e Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut gjatë kohës të krizës nga Kovid-19, kanë ndikuar mbi punëtorët, keqpërdorimet nga ana e punëdhënësve dhe shembujt e suksesshëm të mbështetjes të punëtorëve nga ana e„Gllasen tekstilec“. Gjithashtu në këtë Analizë përpunohen edhe efektet ekonomike të masave qeveritare për përballjen me krizën nga pandemia. Shpresojmë që ky studim do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes dhe njohjen e problemeve dhe sfidave të punëtorëve nga industria e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, dhe do të rezultojë në një angazhim të rritur nga ana e institucioneve relavante për ndjekjen e zbatimit të drejtë dhe të qëndrueshëm të masave qeveritare në përballjen e mëtutjeshme me pasojat nga kriza e pandemisë nga Kovid-19. Valon Sadiki, Fondacioni“Fridrih Ebert”, zyra Shkup Kristina Ampeva, Gllasen tekstilec, Shtip 5 HYRJE 1 HYRJE Viti 2020 do të mbahet mendi si viti i pandemisë nga virusi Kovid-19 i cili jo vetëm që na ka kapur të pa përgatitur, por edhe na tregoi se ne jemi të sigurtë aq sa edhe anëtarët më të rrezikuar të shoqërisë. Ka ndodhur një kthesë në jetën e secilit, kudo. Virusi, i cili shkaktoi një krizë serioze shëndetësore, na tregoi edhe për pasojat e sistemit ekonomik, i cili i vendosur në gjendje të pasigurtë, iu nënshtrua një dëmi serioz. Pikërisht kjo krizë na ka treguar dhe dëshmuar se pasiguria dhe mbrojtja jo e mjaftueshme e punëtorëve, sjell pasoja për të gjithë shoqërinë. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo krizë ka shkaktuar një rënie serioze të ekonomisë, që është shoqëruar me humbjen e një numri serioz të vendeve të punës. Në të njëjtën kohë, të parët që u goditën ishin punëtorët dhe punëtorët nga industria e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, respektivisht industritë me rroga të ulëta dhe me punë intensive. Prej këtu është paraqitur edhe nevoja për këtë analizë, e cila ka për qëllim që të paraqes gjendjen në sektorin e tekstilit, të lëkurës dhe këpucëtarisë në RMV gjatë kohë të krizës shëndetësore – ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19. Duke iu rikthyer sfidave të vërejtura drejtëpërdrejtë pas paraqitjes të virusit edhe te ne, në kushte kur masat serioze dhe vendimet restriktive janë miratuar nga ana e Qeverisë, por edhe të Kryetarit të Republikës të Maqedonisë së Veriut, problemin kryesor e kemi vërejtur në konfuzionin e shkaktuar nga miratimi i masave për t’u përballur me pandeminë nga Kovid-19. Së pari, masat e miratuara nuk ishin konkrete dhe mjaftë të kuptueshme, dhe në të njëjtën kohë kanë munguar udhëzime të qarta për zbatimin e tyre dhe implementimin efikas. Pa dyshim, situata e tillë ka sjellur që të njëjtat të jenë lëndë e interpretimeve të ndryshme nga ana e punëdhënësve, institucioneve(inspektorateve dhe ministrive kompetente) dhe subjektet tjera veprimi i të cilave ka luajtur një rol thelbësor gjatë kohës të luftës me Kovid-19. Kështu janë krijuar situata të shkeljes masive të të drejtave të njeriut dhe punëtorëve, si dhe është ndikuar seriozisht mbi rritjen e pabarazisë gjinore, e cila ishte evidente gjatë largimeve nga puna. Siç po përparonte virusi dhe shpërndahej përgjatë kufijve të shtetit, të cilat megjithatë ishin tërësisht të mbyllura, masat e njëjta dhe dekretet me fuqi ligjore u ndryshuan disa herë, që rezultonte me konfuzion edhe më të madh dhe zbatim jo të drejtë, sepse në shumë situata të njëjtat i ishin lënë interpretimit të lirë. Ashtu si edhe bota që e vlerësoi krizën nga korona para së gjithash si krizë nga aspekti gjinor, ashtu edhe tek ne, më të goditura ishin gratë, siodomos nënat e fëmijëve deri në 10 vjetë. Përveç tyre, u goditën edhe punëtorët dhe punëtoret e moshuara, personat me sëmundje kronike, të cilët në fakt ishin të prekur edhe më seriozisht nga virusi. Përgatitja e pa mjaftueshme dhe mungesa e njohurive dhe përvojave për përballjen me këtë lloj të pandemive, ka luajtur rol kryesor në menaxhimin e dobët të institucioneve në tërësi dhe ndikimi vijues mbi punëtorët dhe punëtoret nga kategoritë e rrezikuara, që përveç se të kritikohet, duhet edhe të pranohet dhe të imponohet si arsye për krijimin urgjent të ekipit të ekspertëve që do të ketë për detyrë të përgatisin rekomandime konkrete dhe precize të cilat do u ndihmojnë marrësve të vendimeve për veprim efektiv në situata të njëjta apo të ngjajshme në të ardhmen. Kjo analizë do të tregojë gjendjen e të punësuarve në industrinë e tesktilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, si industri që paguhen pak dhe që janë me punë intensive nga njëra anë, dhe me ndjeshmëri gjinore nga ana tjetër, para së gjithash për shkak të përfaqësimit dukshëm më të lartë të grave – punëtore të tekstilit. Në të njëjtën kohë, do të përfshihet ndikimi i masave mbrojtëse të ndërmarra nga ana e Qeverisë në kohën e gjendjes të jashtëzakonshme, si rezultat i parandalimit të përhapjes të koronavirusit. Gjithashtu, analiza do të krijojë rekomandime deri te institucionet kompetente, me qëllim që të miratohen akte juridike të cilat do të ishin parakusht për miratimin e masave të kuptueshme dhe konkrete në të ardhmen, kurse të cilat do të ndihmojnë për menaxhimin efikas të krizës eventuale të sërishme. Me këtë analizë do të përfshihen punëtorët dhe punëtoret, për të cilat disponohet me informacione nga baza e të dhënave të shoqatës„Gllasen tekstilec“ dhe ndihma juridike e dhënë gjatë periudhës kohore prej 10 marsit të vitit 2020 deri në 10 qershor të vitit 2020. 7 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE 2 MOSRESPEKTIMI I MASAVA TË QEVERISË NGA ANA E PUNËDHËNËSVE Në periudhën e monitorimit dhe dhënies të ndihmës juridike pa pagesë nga ana e juristëve të angazhuar në shoqatën„Gllasen tekstilec“, janë regjistruar shumë shkelje të të drejtave të të punësuarve në këtë sektor, por edhe mosrespektim i dekreteve, masave dhe rekomandimeve nga ana e punëdhënsve, të cilat ishin miratuar në seancat qeveritare, e të cilat janë lëndë e përpunimit e analizës për periudhën prej 10.03 deri në 10.06.2020. Drejtëpërdrejtë pas miratimit të masave të para për mbrojtjen nga përhapja e virusit Kovid-19 të cilat i referoheshin kohës të mbylljes të enteve edukuese-arsimore, janë goditur(më shpesh gratë, vajzat) të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare dhe të cilët fillimisht janë liruar nga realizimi i marrëdhënieve të punës. Pas tyre vijojnë personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna, të cilat gjithashtu janë liruar nga marrëdhëniet e punës si kategori e rrezikuar e të punësuarve. Në reagim të të punësuarve nga sektori privat dhe dhoma ekonomike gjermane, Qeveria u përgjigj dhe e arsyetoi masën si rekomandim deri te sektori privat që t’i përmbahen masave të miratuara, dekreteve, përfundimeve,rekomandimeve, por sqaroi se rekomandimet në vete, në rastin konkrete, nuk janë të detyrueshme, që me kohë e kufizon mundësinë që të thirret në detyrim ligjor dhe përgjegjësi në rast të mosrespektimit. Hapi i tillë ka vërtetuar pasigurinë në të cilën bazohet ekonomia maqedonase, respektivisht mbrojtjen e pamjaftueshme e të punësuarve nga sektori privat të cilat vite me rradhë janë të lënë në përgjegjësinë e punëdhënësve. Në të njëjtën periudhë, një pjesë e madhe e punëtorëve të cilët kanë poseduar marrëveshje për punësim në kohë të pacaktuar, janë çlajmëruar pa e ditur dhe si arsye për ndërprerje të marrëdhënies të punës në formularin M1M2 të lëshuar nga Agjencia e punësimit, është theksuar largimi nga puna me marrëveshje. Në bisedë me punëtorë dhe punëtore prej të cilëve në kohë kanë arritur ankesa dhe kërkesa për ndihmë nga„Gllasen tekstilec“, ishte evidente se ata nuk e dijnë se si nënshkrimi i tyre qëndron në vendimin e lëshuar të largimit nga puna me marrëveshje dhe se asnjëherë nuk do të pajtoheshin për të njëjtin, duke i ditur pasojat negative të cilat paraqiten(humbja e të drejtës të sigurimit shëndetësorë dhe kompensimi në rast të papunësisë të përkohshme nga APRMV). Edhe më të prekur ishin punëtorët me marrëveshje për punësim në kohë të caktuar, ndaj një numri të madh të tyre nuk janë respektuar detyrimet nga ana e punëdhënësit, respektivisht janë çlajmëruar nga marrëdhënie e punës para kalimit të afatit të kontratës. Çlajmërimet e tilla të paligjshme janë paraqitur te Inspektorati shtetëror i punës, ashtuqë në numrin më të madh të rasteve është vepruar me shfuqëzimin e vendimeve të largimit nga puna, me çrast janë kthyer në punë me vendim të ri nga ana e ISHT, kurse janë paraqitur sërish në marrëdhënie të punës në pajtim me ditën e çlajmërimit. Shumë punëtorë dhe punëtore janë përballur edhe me kërkesën nga ana e punëdhënësve që të bëhet transformim i marrëveshjes nga ajo në kohë të pacaktuar në atë me kohë të caktuar, ashtuqë pas kalimit të afatit të marrëveshjes, punëtorët në pajtim me përvojën e punës do të merrnin kompensim nga APRM. Kjo është në dëm të punëtorëve, sepse nëqoftëse punëdhënësi ka vështirësi në punë(arsye afariste), duhet të largohen nga puna për arsye afariste, e më këtë punëtorëve do u paguhet pagesë përcjellëse në pajtim me përvojën e tyre të punës. Një sfidë veçanërisht e madhe ishte(mos)respektimi i masave dhe protokolleve për mbrojtje gjatë punës nga ana e punëdhënësve, sidomos kompanive prodhuese, ku sërish më të prekur ishin punëtorët dhe punëtoret e tekstilit, të lëkurës dhe këpucëtarisë. Shumicat nuk patën sukses që të mbajnë nivel të kënaqshëm të higjienës përmes kryerjes të dezinfektimit të sallave të prodhimit, sigurimit të maskave dhe dorezave si mjete për mbrojtje gjatë punës. Më tutje, transporti kolektiv i të punësuarve që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të punësuarit dhe të punësuarat në fabrikat e tekstilit në Shtip dhe Koçan, për të cilat nuk ekziston mënyrë tjetër që të arrijnë deri te vendi i punës, ka bërë një ndikim të madh mbi përhapjen e virusit. Edhepse në dekretin 8 MOSRESPEKTIMI I MASAVA TË QEVERISË NGA ANA E PUNËDHËNËSVE për transport lokal gjatë transportit të punëtorëve është theksuar se kapacitetet e autobusëve duhet të shfrytëzohen maksimalisht deri në 50%, respektivisht ndërmjet secilit duhet të ketë distancë prej të paktën 1,5 metrash, kjo nuk është respektuar nga ana e punëdhënësve, të cilët kanë kompetenca për organizimin e transportit. Konkretisht në këtë dekret ishte e vështirë që të gjenden kompetencat dhe kush duhet të ketë kujdes për respektiimin e këtij dekreti te transportuesit. Pas paraqitjes në MPB, punëtorja nga Koçani mori përgjigje se në kushte të gjendjes të jashtëzakonshme, nëpunësit policor nuk mund të veprojnë gjatë shkeljes të rregullave dhe rregulloreve të qarkullimit. Në arsyetim, MPB madje u thirr në Qeverinë, e cila sqaroi në detaje se punëtorët dhe punëtoret në kompanitë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë do të vazhdojnë të punojnë, duke dhënë rekomandime për punë në ndërrime, e sidomos për sigurimin e distancës në sallat e prodhimit, si dhe në mjetet tjera të transportit, në këtë rast në autobus. Dekreti i njëjtë është tërhequr në fillim të muajit korrik dhe si rezultat, nuk respektohej më distanca dhe nuk kushtohej kujdes në sigurinë e të punësuarve gjatë transportit, që siç pritej ka rezultuar në rritjen e numrit të të sëmurëve në Shtip. „Gllasen tekstilec“ kishte regjistruar paraqitje për mosrespektimin e masës të ndalesës të transportit ndër-qytet, ashtuqë punëtorët ishin detyruar që të përdorin taksi transportuesit dhe të paguajnë nga xhepi i tyre. Në këtë periudhë, Kumanova ishte vatra e vërtetë, kurse më të goditur ishin punëtorët dhe punëtoret në industrinë e këpucëtarisë dhe tekstilit. rrogës më të ulët se ajo minimale, sidomos nga ana a punëtorëve dhe punëtoreve të cilët përdorin masat e përkohshme nga ana e Qeverisë. Mosrespektimi i masave në të gjithë format e përmendura më herët, pagesa e rrogave më të ulta nga minimalja, si dhe largimet nga puna të cilat ishin evidentuar sidomos gjatë valës të parë, punëdhënësit i kanë arsyetuar me vëllimin e zvogëluar të punës pikërisht për shkak të masave të tilla nga Qeveria. Që ironia të mos ketë fund, gjatë kësaj periudhe shumë punëtorë dhe punëtore kanë punuar në kohë të festave, të shtunave dhe të djelave, gjatë kohës kur ishte vendosur karantini dhe ora policore. Sipas kqyrjes në terren të bërë nga ana e„Glasen tekstilec“, gjatë kohës të kësaj krize shëndetësore nuk ishte e domosdoshme që të punohet pikërisht në këto ditë, e kështu të ekspozohej edhe më shumë në rrezik shëndeti i të punësuarve. Kjo është sidomos për shkak të faktit se kjo punë shtesë nuk ishte evidentuar, e as nuk u ishte paguar të punësuarve. Kur ka eskaluar dhe është bërë shumë serioze dhe„Gllasen tekstilec“ kërkonte qasje serioze nga ana e kompetentëve, ka reaguar kryetari i komunës të Shtipit, Bllagoj Boçvarski, që rezultoi në ndalimin e punës të kompanive të tekstilit gjatë kohës të fundjavës të vazhduar për festat e një majit, gjatë cilës kohë ishte vendosur edhe karantini në komunën e Shtipit. Pikërisht me kërkesë të kryetarit të komunës është miratuar një akt i veçantë me fuqi ligjore me të cilin ndalohet puna e kompanive të tekstilit në nivel të komunës gjatë kohëzgjatjes të karantinit Paraqitjet nuk u ndalën, kurse„Glasen tekstilec“ gjithnjë e më shumë vërente ankesa për pranimin e 9 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE 3 PYETJE MË TË SHPESHTA, ANKESA DHE SHEMBUJ TË PARAQITJEVE DHE SIGURIMI I NDIHMËS JURIDIKE PA PAGESË Kjo pandemi na ka gjetur të gjithëve të papërgatitur, që pengoi miratimin e udhëzimeve të qarta dhe precize për përballje me situatat e sapokrijuara të cilat me të vërtetë ishin të paqarta për punëdhënësit dhe punëtorët, ashtuqë u shkaktuan edhe shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe punëtoreve. Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, punëtorët dhe punëtoret drejtohen vazhdimisht deri te shoqata dhe konsultohen në lidhje me paqartësitë, të paraqesin shkelje të të drejtave etj. Në kushte të orës policore dhe karantinës, madje edhe anëtarët dhe të punësuarit në shoqatën„Gllasen tesktilec“ duhej të adaptoheshin në të gjithë situatën, sidomos për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të të sëmurëve me koronavirus në nivel të Komunës të Shtipit. Prandaj është marrë vendimi që të punësuarit dhe personat e angazhuar nga„Gllasen tekstilec“ të punojnë nga shtëpia dhe të fillojnë me dhënien e ndihmës juridike nga distanca, përmes mediave sociale dhe thirrjeve telefonike. Në raste të domosdoshme, zyra e shoqatës ishte e hapur që të dorëzohen për punëtorët dhe punëtoret dokumentet e nevojshme, deklaratat dhe kërkesat të cilat i ka imponuar situata. Më shpesh janë përgatitur deklarata dhe kërkesa deri te punëdhënësit për ata që dëshironin dhe ishin të obliguar që të përdorin masat e përkohshme për t’u liruar nga marrëdhënia e punës. Të bashkangjitur kemi komunikimin me të punëtoret e punësuara nga sektori i prodhimit të teshave, lëkurës, dhe këpucëve: “Bisedova me bashkëshortin dhe nëse nuk përmendet emri im, atëherë kërkoj që inspektori të dal në terren dhe të kontrollojë se për çfarë bëhet fjalë, pse është zvogëluar rroga ime, respektisht nuk kam rrogë minimale. I shfrytëzoj masat e përkohshme të Qeverisë, jam nënë e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare. Falemnderit shumë për ndihmën dhe mirëkuptimin.”- punëtore nga një kompani tekstili nga Shtipi. „Ju falemnderit, me paraqitjen tuaj te inspektori, na kthyen ata 50% të cilat ishin hequr për muajin prill. Para pak e pash njoftimin, desha të falemnderohen. Ju përshendes.” – punëtore nga kompania e tekstilit nga Shkupi. „Çdo ditë Qeveria miraton vendime të reja të cilat megjithatë nuk realizohen. Do Ju lus që të më njoftoni me porosi për një nënë me një fëmijë një vjeçar, e cila mungon me leje dhe momentalisht është në shtëpi, sepse kopshtet nuk punojnë, sa duhet të jetë rroga e saj sepse ajo për muajin prill merr 9,000 denarë. Ju falemnderit paraprakisht.” – për Shtip. „Përshëndetje, do të desha të mbes anonime, tani lexova për njoftimin e Juaj, edhe ne në prill dhe në maj nuk morrëm rrogën minimale dhe morëm 7.000 denarë, a është kjo në rregull?“ – punëtore nga Vallandova. „Duke patur parasysh se u sëmurëm me bashkëshortin të gjithë anëtarët, ai është i punësuar në konfeksion dhe mori rrogën prej 11.000 denarë, që është më pak se rroga minimale, kurse unë jam bashkëshortja e tij dhe më sëmundje kronike dhe ende nuk mund të marr veten, a na takon diçka apo duhet që të parashtrojmë edhe padi pas gjithë kësaj vuajtjeje, sepse isha e shtrirë në spital 14 ditë?”- për Shtip. 10 SUKSESI I„GLLASEN TEKSTILEC“ PËRBËHET NGA SHUMË FITORE TË VOGLA TË FITUARA 4 SUKSESI I„GLLASEN TEKSTILEC“ PËRBËHET NGA SHUMË FITORE TË VOGLA TË FITUARA 1. Me kërkesë të„Gllasen tekstilec“ është dhënë në shfrytëzim pushimi i mbetur vjetor nga viti 2019 dhe në atë mënyrë është mbyllur kompania në Probishtip ku u paraqitën rastet e para të punëtorëve dhe punëtoreve të sëmura. 2. Krahas numrit të madh të largimeve nga puna dhe marrëveshjeve për punësim në kohë të pacaktuar, mosvazhdimet e marrëveshjeve të punës në kohë të caktuar, është krenari që të ndajmë me ju atë se një numër i madh i punëtorëve dhe punëtoreve janë kthyer sërish në punë me intervenim të inspektoratit të punës. 3. Një numër i madh i punëtorëve të cilët kanë shfrytëzuar masat e përkohshme(prindër të fëmijëve deri në 10 vjet, të sëmurët kronik, gratë shtatzëna) dhe kishin kontrata pune me kohë të caktuar, kurse vazhdimisht kërcënoheshin me largim nga puna nga ana a punëdhënësve, janë inkurajuar dhe janë drejtuar deri te„Gllasen tekstilec“, ashtuqë me sukses e kanë shfrytëzuar masën dhe krahas kërcënimeve të dërguara më parë. 4. Si sukses, mund të numërohet bashkëpunimi i suksesshëm me Inspektoratin shtetëror të punës(ISHP) në rastet kur ishte paguar rrogë më e ulët se ajo minimale, të përcaktuar me dekretin me fuqi ligjore dhe Ligji për rrogën minimale për të punësuarit të cilët i kanë shfrytëzuar masat për lirimin nga detyrimet e punës. Krahas këtyre të punësuarve, rrogë më e ulët se ajo minimale i paguhej edhe atyre që shkonin rregullisht në punë. Në vazhdim kemi dy parashtresa të suksesshme, në të cilat ISHP ka zbuluar parregullsitë. Pas marrjes të informacioneve nga të punësuarit, është dërguar parashtresa deri te inspektorati kompetent dhe është bërë mbikqyrja e jashtëzakonshme inspektuese në disa fabrika tekstili në Vallandovë: – Në kompaninë“X” është konstatuar pagesa e rrogës më të ulët nga ajo minimale për muajin prill, dhe atë te 90% e të punësuarve. Pas reagimit të„Gllasen tekstilec“ deri te ISHP dhe veprimit të ISHP, është marrë vendim, me të cilin detyrohet punëdhënësi për muajin prill të bëjë korrigjim të rrogës; – Në kompaninë“Y” është vërtetuar se 16 të punësuarve të cilët përdorin masa të përkohshme(gra shtatzëna, prindër të fëmijëve deri në 10 vite), u është paguar rroga në lartësi prej 50% nga vlera minimale, për shkak të interpretimit të forcës madhore(në nenin 112, paragrafi 7 nga Ligji për marrëdhëniet e punës është paraparë se nëse punëtori nuk ka mundësi të kryej punën për shkak të forcës madhore, e që të mos vijë deri te ndërprerja e marëdhënies të punës, punëdhënësi mund të paguaj kompensimin në lartësi prej 50 përqind nga rroga). Pas veprimit të ISHP, kurse me reagim të„Gllasen tekstilec“, është marrë vendimi me të cilin detyrohet punëdhënësi që të bëjë korrigjimin e rrogës, sepse mungesa e tillë konsiderohet si mungesë e arsyeshme nga puna. – Me kërkesë të„Gllasen tekstilec“ do të bëhet edhe mbikqyrje inspektuese në konfeksionin e Shkupit, ku do të vërtetohen disa parregullsi në pjesën e pagesës të rrogës të punëtorëve që kanë munguar me arsye, të përfshirë me masat e përkohshme. Rrjedhimisht, me vendim nga inspektori kompetent do të detyrohet punëdhënësi të bëjë korrigjimin e rrigave të të punësuarve. – Gjithashtu është vërtetuar edhe mospagimi i punës të kaluar dhe është detyruar punëdhënësi me vendim që ta paguaj. Për shkak të problemit me punën në evidencën elektronike të orarit të punës, punëdhënësi është detyruar që të bëjë evidencë të punës jashtë orarit të punës dhe në afat prej 15 ditësh të largojë të gjithë parregullsitë. 11 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE LLOJI I SHKELJES Largimet nga puna gjatë kohës të krizës me Kovid-19 Kërcënimi me largim nga puna apo ditë të papaguara Mosrespektimi i masave shëndetësore dhe rekomandimeve në vendin e punës(distanca minimale prej 1,5 m) Shkelja e të drejtës të mungesës të njërit prind Zvogëlimi i orëve të punës gjatë kohës të Kovid-19 Mosvazhdimi i marrëveshjeve në kohë të pacaktuar Nuk respektohet distanca minimale prej 1,5 metrash gjatë transportit me transportin publik Pagesa e rrogës më të ulët nga rroga minimale, punëtorëve të ciët i shfrytëzojnë masat e përkohshme(prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet, të sëmurët kronik, shtatzënat) Puna gjatë kohës të karantinit dhe orës policore Rroga më e ulët nga rroga minimale, punëtorëve të cilët shkojnë rregullisht në punë Mosvazhdimi i marrëveshjeve në orar të pacaktuar(prindërve të fëmijëve deri në 10 vjet, të sëmurëve kronik, grave) Punëtorët të cilët ishin detyruar që të nënshkruajnë largim nga puna me marrëveshje Kushtet johigjienike dhe mosrespektimi i protokollëve për mbrojtje nga Kovid-19 në vendet e punës Mosrespektimi i afatit të largimit nga puna dhe kontratës në kohë të pacaktuar nga ana e punëdhënësve NUMRI I PUNËTORËVE/REVE TË PREKUR/A 626 20 543 12 110 157 / 360 900+ 350 14 204 925 46 NUMRI I PARAQITJEVE 14 2 6 12 4 5 7 9 5 10 4 2 3 12 Këto janë të dhëna nga baza e të dhënave të„Gllasen tekstilec“ për të punësuarit të cilët kanë kërkuar ndihmë juridike dhe janë drejtuar te shoqata nga fillimi i krizës të shkaktuar nga pandemia me virusin Kovid-19, respektivisht nga 10 marsi deri në 10 qershor, të vitit 2020. *Numri të punësuarve të përfshirë është me gjasë më i madh nga numrat e theksuar në tabelë për shkak të përgjigjeve të ndryshme nga çdo inspektorat rajonal i punës gjatë kryerjеs të mbikqyrjeve inspektuese në lidhje me numrin e të punësuarve të përfshirë pas kërkesës nga Shoqata. Këto numra janë të kontaktit të drejtëpërdrejtë dhe të tërthortë me të punësuarit të cilët janë drejtuar deri te Shoqata të cilët me siguri e kanë theksuar numrin e kolegëve nga kompania e dhënë në lidhje me shkeljet e të drejtave të tyre të njeriut dhe të punëtorit gjatë kohës të krizës socio-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19. 12 NDIKIMI I MASAVE EKONOMIKE NË PËRBALLJEN ME KRIZËN E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E KOVID-19 5 NDIKIMI I MASAVE EKONOMIKE NË PËRBALLJEN ME KRIZËN E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E KOVID-19 HYRJA NË KRIZË DHE EFEKTET E PARA NEGATIVE Pandemia e Kovid-19 në botë ka filluar të zhvillohet gjatë fundit të vitit 2019 dhe fillimit të vitit 2020, dhe e njëjta në Maqedoni ka filluar të ndjehet në fillim të marsit të vitit 2020 dhe për këtë arsye institucionet shtetërore filluan të mendojnë për përballjen me mundësitë e mundshme dhe përfundimisht nga 10 marsi i vitit 2020, Qeveria e Maqedonisë filloi me masat e para për përballjen me pasojat më të gjëra shoqërore nga pandemia në vendin tonë. Masat e shumta që filluan të merren, ishin drejtuar drejtë realizimit të më shumë qëllimeve prej të cilave kryesori ishte që të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por në të njëjtën kohë të mos lejohet që për shkak të kësaj të paraqiten humbje shumë të mëdha ekonomike dhe të pamundësohet procesi normal i prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe konsumi i qytetarëve. Respektivisht, masat ishin të drejtuara me prioritetin e ruajtjes të shëndetit të popullsisë dhe pengimit të përhapjes të pandemisë, mbajtjes të standardit jetësorë dhe stabilitetit makroekonomik të vendit, sidomos stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit të kursit të denarit, mbajtjes të likuiditetit të buxhetit të shtetit për realizimin e pandërprerë të funksioneve publike(sidomos funksionet jetike gjatë pandemisë) dhe pengimin e dukurisë të mundshme të pasojave më të mëdha sociale dhe humanitare. Qasja e tillë, pavarësisht nëse dhe sa ka qënë e arsyeshme, sigurisht që me vete ka sjellur dhe do të sjellë edhe më tutje pasoja të rëndësishme pozitive, por edhe pasoja të caktuara problematike mbi ekonominë e vendit. Pasojat, për shkak të natyrës të pandemisë, në disa fusha të jetës dhe shoqërisë, si dhe në disa veprimtari dhe degë të ekonomisë ishin dhe janë më të vogla, kurse në disa prej tyre, natyrisht se ishin dhe janë më të mëdha. Një pjesë shumë e vogël e veprimtarive në ekonomi e kanë përmirësuar gjendjen e tyre dhe performancën dhe këto janë vetëm ato aktivitetet ekonomike të të cilave janë shumë të rëndësishme për momentin, dhe prej të cilave ka rritje të nevojave gjatë kohës të krizës nga pandemia(prodhimi i pajisjes dhe mjeteve për mbrojtje nga virusi, ilaçet dhe pajisja mjekësore, shërbimet shëndetësore, pajisja TIK, softueri dhe shërbimet e komunikimit të cilat mundësojnë ndërveprim të njerëzve pa pjesëmarrje fizike etj). Një pjesë e madhe masave shtetërore për përballjen me krizën, sidomos ata më ekstremet për ndalesën e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë në disa sektorë(arsim, turizëm, hotelieri, personat e punësuar në të gjithë veprimtaritë të cilat kanë probleme specifike shëndetësore apo në familje kanë fëmijë të vegjël etj) apo ndalesë e pjesërishme për kryerjen e veprimtarisë me kapacitet të plotë teknik(transport të udhëtarëve, turizëm, shërbimet kulturore, etj) mes tjerash kishin efekt në zvogëlimin e nivelit të aktiviteteve të përgjithshme ekonomike. Megjithatë, për shkak të faktit se masat restriktive kanë filluar gjatë fundit të tremujorit të parë të vitit 2020, respektivisht gjatë mesit të muajit mars, të dhënat për atë tremujor nuk janë dramatike, kështuqë ekonomia nacionale, si dhe numri më i madh i kompanive në atë tremujor kanë shënuar vetëm humbje jo domethënëse nga pandemia për çka dëshmojnë edhe të dhënat për nivelin e PBV; gjendja me prodhimtarinë industriale; eksporti i mallrave dhe shërbimeve; numri i të punësuarve në ekonomi; niveli i rrogave mesatare; si dhe tregues të tjerë për ekonominë në tërësi, por gjithashtu për degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në kuadër të industrisë. Për ilustrim, ekonomia në tremujorin e parë nga viti 2020 nuk ka përjetuar as recesion, por ka qëndruar në zonën e rritjes jo domethënëse prej 0,2 përqind në raport me tremujorin e njëjtë në vitin 2019. Megjithatë, industria e përpunimit në kuadër të së cilës bëjnë pjesë edhe dega e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë kishte rënie të PVB prej 1,7 përqind. Në mars, numri i të punësuarve në veprimtari të industrisë në tërësi ishte më i vogël për 3,4 përqind në krahasim me përqindjen nga viti 2019, kurse në prodhimin e tekstilit është rritur për 16,7 përqind, prodhimi i teshave (të ashtq fabrika të konfeksionit) është zvogëluar për 21,4% dhe në prodhimin e lëkurës dhe produkteve nga lëkura është ulur për 54%. Këto tendenca ishin të pranishme edhe vitet e kaluara pavarësisht paraqitjes të pandemisë në vitin 2020. Rrogat mesatare neto të paguara në mars ishin në nivelin prej 26.422 denarë në tërë ekonominë; 22.358 denarë në industrinë e 13 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE përpunimit; kundrejt 21.844 denarë në prodhimin e tekstilit dhe vetëm 17.150 denarë në prodhimin e teshave(fabrika konfeksioni) dhe 15.282 denarë në prodhimin e lëkurës dhe prodhimeve nga lëkura. Kjo ishte në thelb ende në nivel të rrogave mesatare neto të dhjetorit për vitin 2019 prej 26.836; 23.427; 25.028; 17.816; dhe 16.424 denarë në mënyrë përkatëse(tabela 1) që tregon se goditja mbi rrogat në tremujorin e parë, duke përfshirë edhe muajin mars në mënyrë individuale, de fakto, nuk ekzistonte. Tabela 1 Treguesit e zgjedhur për gjendjen me ekonominë, industrinë e përpunimit dhe tekstilit, degës të lëkurës dhe këpucëtarisë në kuadër të industrisë të Maqedonisë – tremujori i parë i vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti paraprak Tregues PBV(rritje në%) PBV në industrinë e përpunimit Rritja mujore e vëllimit fizik të prodhimit industrial(në%) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura Të punësuarit ë industri (rritja mesatare në%) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura Rroga mesatare mujore neto /të punësuar(në denarë) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura tremujori 4 2019 3,4 -0,1 tremujori 1 2020 0,2 -1,3 dhjetor 2019 / / -5,9 -3,1 -2,1 -7,9 -28,9 -2,4 -2,6 -2,5 -6,8 -22,6 26.836 23.427 25.028 17.816 16.424 jan. 2020 / / 0,3 4,6 18,9 6,1 -19,5 -3,2 -3,5 -4,6 -8,2 -19,6 27.540 23.295 22.368 17.765 16.650 shkurt 2020 / 3,5 6,6 11,9 9,5 -18,7 -3,2 -3,6 -6,2 -7,6 -9,5 27.206 23.359 22.076 17.702 16.172 mars 2020 / / -13,4 -14,3 -15,5 -15,9 -26,7 -4,5 -4,8 -7,0 -7,6 -15,3 26.422 22.358 21.844 17.150 15.282 Burimi: Të dhënat janë prezantuar në pajtim me njoftimet mujore të ESHS për lëvizjen e vëllimit fizik të prodhimit industrial, të punësuarit në industri; dhe rroga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në Maqedoni për dhjetor 2019 – mars 2020 dhe njoftimet tremujorshe të ESHS për PBV në Maqedoni për tre mujorin e 4-të të vitit 2019 dhe tremujorit të parë të vitit 2020. Aty ku ishte e nevojshme, numrat e indeksit ishin konvertuar në ndryshime në përqindje për shkak të konsistencës të të dhënave në tabelë. Të dhënat nga tabela 1 na tregojnë se PBV i ekonomisë dhe në mënyrë përkatëse të degës të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në kuadër të industrisë ishte në drejtim me rritje të moderuara, por se në tremujorin e parë nga viti 2020 ka hyrë në fazë të stagnimit për shkak të gjendjeve me pandeminë dhe masat e prezantuara të kufizimit të punës në veprimtaritë e caktura. Goditja e krizës nga pandemia mbi ekonominë në tërësi, në veprimtarinë industriale si të rëndësishme për ekonominë dhe në kuadër të degës të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë ende ishte e parëndësishme për ekonominë, sidomos sektorin privat në të cilin bëjnë pjesë dega e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, me përjashtime të vogla, pati sukses që të mbajë vazhdimësinë në prodhim. Vëllimi fizik i prodhimit industrial gjatë muajve para pandemisë janar – shkurt 2020 ka treguar shenja të rritjes relativisht të kënaqshme, duke përfshirë edhe rritjen në kuadër të degës të tekstilit, përderisa në degët e lëkurës dhe këpucëtarisë e njëjta vazhdoi të zvogëlohet, por gjatë muajit mars, vëllimi i përgjithshëm fizik i prodhimit industrial, duke përfshirë edhe vëllimin e prodhimit në degën e tekstilit, 14 NDIKIMI I MASAVE EKONOMIKE NË PËRBALLJEN ME KRIZËN E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E KOVID-19 lëkurës dhe këpucëtarisë që janë tipikie për degët me punë intensive me angazhim vëllimor të fuqisë punëtore në prodhimtari, është ulur ndjeshëm për reth 13-15 përqind në nivel mujor që ishte pasojë ekskluzive nga sulmi i pandemisë. Numri i punëtorëve të punësuar në industri, por edhe në kuadër të degës të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, që edhe ashtu është në fazë më afatgjate të zvogëlimit, vazhdoi gjatë tremujit të parë të vitit, por është rritur në mënyrë domethënëse në mars të vitit 2020, gjithashtu nën goditjen e pandemisë. Si pasojë e zvogëlimit të prodhimit dhe kufizimeve të vendosura nga pushtetet, pritej që të vinte deri te zvogëlimi i butë, por jo edhe shqetësues i lartësisë të rrogave neto në mars të vitit 2020 në raport me nivelin e deriatëhershëm para pandemisë. Ky zvogëlim mund të vlerësohet si i parëndësishëm. Masat financiare dhe kompensuese të qeverisë për të punësuarit të cilët janë goditur nga pandemia, në atë periudhë ishin në fazën e krijimit dhe në masë më të madhe janë aktivizuar dhe zbatuar në prill, respektivisht me fillimin e tremujorit të dytë të vitit 2020. Si përfundim mund të nxirret se goditja e pandemisë mbi Maqedoninë dhe ekonominë e saj, si dhe mbi industrinë përpunuese, duke përfshirë degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, edhepse filloi nga mesi i marsit të vitit 2020, në mënyrë jodomethënëse është ndjerë gjatë tremujorit të parë të vitit, respektivisht kishte efekt negativ shumë të dobët vetëm në mesin e dytë të muajit mars, por, në tërësi, nuk mund të vlerësohet se ishte kritike. Goditja më e madhe mbi ekonominë dhe industrinë e përpunimit, duke përfshirë edhe degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë dhe të punësuarit në ato degë kanë ndodhur gjatë tremujorit të dytë(prill-qershor) të vitit, por ata pjesërisht janë amortizuar me masat aktive të shtetit. ZHVILLIMI I PANDEMISË DHE MASAT PËR ZBUTJEN E KRIZËS Kriza e pandemisë veçanërisht është zhvilluar gjatë tremujorit të dytë të vitit dhe në përputhje me këtë, nga ana e shtetit janë ndërmarrë numër më i madh i masave të ndryshme për zbutjen e pasojave të saj ekonomike dhe atë si për ekonominë e tërësishme, ashtu edhe për pjesët e saj më të goditura mes të cilave edhe degët industriale të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë. Efektet e pastra nga goditja e krizës mbi ekonominë dhe veçanërisht mbi degët industriale të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, nuk mund të izolohen në tërësi sepse masat për zbutjen e saj janë ndërmarrë paralelisht me zhvillimin e pandemisë, por në bazë të të dhënave të caktuara mund të shqyrtohen efektet finale nga kriza mbi këto degë. Nga shumica e masave të miratuara, ndikim më të madh mbi gjendjen e të punësuarve nga degët industriale të tekstilit, lëkurës, këpucëtarisë ishin ato për mbështetje financiare për kompanitë nga sektori privat të cilat janë të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Njëra masë ishte sigurimi i mjeteve buxhetore për pagesën e rrogave për punëtorët te punëdhënësi që do të kërkojë mbështetje financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, në pajtim me kushtet e përcaktuara me rregullativë, kurse në vlerë prej më së shumti 14.500 denarë në muaj për punëtorë, në përpjesëtim me orët e realizuara efektive të kaluara në punë. Gjatë kësaj, përkushtimi kryesor ishte që punëdhënësit që do të marrin mbështetjen financiare, të kenë detyrimin që numrin e njëjtë të të punësuarve të cilin e kishin para aplikimit, ta mbajnë deri në periudhën duke përfshirë shtatorin е vitit 2020. Me këto masa janë mbështetur reth 120.000 të punësuar në sektorin privat nga reth 20.000 kompani(shoqëri tregtare të regjistruara), e për këtë ishin shpenzuar 79,5 milion euro nga buxheti i shtetit. Masa e dytë ishte drejtuar drejtë sigurimit të mjeteve buxhetore për pagesën e kompensimit monetar(në të holla) për rrogën mujore për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës dhe atë në lartësi prej 50% nga rroga mesatare të cilën e kishte i punësuari në 24 muajt e fundit. Gjithashtu është siguruar edhe mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve të goditur nga pandemia(pensionistë, të papunësuar, studentë, pranues të ndihmës të ndryshme sociale etj). Me këtë masë janë mbështetuer 309.000 qytetarë për çka janë siguruar mjete buxhetore në lartësi prej 26,8 milion euro. Për kompanitë nga sektori privat janë siguruar edhe mjete të favorshme pa kamatë me kredi me grejs-periudhë të duhur të arritjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Bankës për zhvillim të Maqedonisë së Veriut(BZHMV) në dy raste. Hera e parë në lartësi prej 5 milion euro për 737 kompani dhe hera e dytë në lartësi prej 8 milion euro për 639 kompani me gjithsej 11.325 të punësuar prej të cilëve një pjesë ishin edhe nga dega industriale e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë. Këto dy masa themelore, së bashku me mbështetjen kreditore përmes BZHMV dhe masat tjera shoqëruese nga pakoja e parë e miratuar gjatë fundit të marsit dhe me fillim të implementimit nga prilli i vitit 2020 kanë siguruar mbrojtje përkatëse financiare të të punësuarve në kushte të krizës, por nuk kanë siguruar kushte për vazhdimin e rregullt të proceseve prodhuese në tërësi edhe në degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë që ishte edhe normale të pritej sepse 15 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE këto masa në masë më të madhe bëjnë pjesën në fushën e atyre për mbrojtje të drejtëpërdrejtë sociale të të punësuarve, dhe jo për nxitjen e prodhimtarisë. Përndryshe, një nga masat më rigoroze të qeverisë ishte ajo nga 4 qershori i vitit 2020 me të cilën përkohësisht është ndaluar puna e kompanive të tekstilit gjatë kohëzgjatjes të karantinit të vendosur në nivel të Komunës të Shtipit ku ka një numër të madh të kompanive dhe të punësuarve në atë degë. Humbje të kohë pas kohshme në veprimtari janë shkaktuar edhe kur pjesë të caktuara apo kompani të tëra nga degët industriale të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë duhej të mbylleshin përkohësisht për shkak të ekzistimit të personave të punësuar të sëmurë nga Kovid-19. Në bazë të gjendjeve të tilla të përgjithshme, goditja mbi degën industriale të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në Maqedoni megjithatë ishte jashtëzakonisht e madhe. Treguesit tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të vitit ka ardhur deri te përkeqësimi i ndjeshëm i vëllimit të prodhimtarisë, zvogëlimi i numrit të të punësuarve dhe niveli i rrogës mujore mesatare neto të të punësuarve në këto degë, që ishte edhe rasti me ekonominë në tërësi dhe në pjesë të mëdha të veprimtarive të saj. Efektet mund të shihen nga të dhënat në tabelën 2 për tremujorin e dytë të vitit. Tabela 2 Treguesit e zgjedhur për gjendjen me ekononominë, industrinë e përpunimit dhe degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në kuadër të industrisë të Maqedonisë – tremujori i dytë i vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i mëparshëm Tregues PBV(rritje në%) PBV në industrinë e përpunimit Rritja fizike e vëllimit fizik të prodhimit industrial(në%) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura Të punësuar në industri(rritja mujore në%) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura Rroga mesatare mujore neto /të punësuar(në denarë) industria e përpunimit prodhimi i tekstilit prodhimi i teshave prodhimi i lëkurës dhe produktet nga lëkura Tremujori 2 2020 -12,7 -29,4 Prill 2020 / / -35,5 -40,5 -62,5 -44,7 -69,9 -5,1 -5,5 -9,8 -7,8 -21,0 25.830 20.902 19.733 16.725 13.729 Maj 2020 / / -27,0 -22,1 -44,9 -35,8 -58,9 -5,1 -5,6 -9,9 -7,1 -17,6 26.390 21.270 19.639 17.443 14.255 Qershor 2020 / / -15,1 -14,6 -20,6 -23,5 -40,6 -5,2 -5,7 -7,3 -6,9 -17,4 26.867 22.172 20.453 17.714 15.284 Burimi: Të dhënat janë prezantuar në pajtim me njoftimet mujore të ESHS për lëvizjen e vëllimit fizik të prodhimit industrial, të punësuarit në industri, dhe rroga mujore e paguar mesatare neto për të punësuar në Maqedoni për muajt prill – qershor 2020 dhe njoftimet tremujore të ESHS për PBV në Maqedoni për tremujorin e dytë të vitit 2020. Siç ishte e nevojshme, numrat e indeksit ishin konvertuar në ndryshime përqindjesh për shkak të konsistencës të të dhënave në tabelë 16 NDIKIMI I MASAVE EKONOMIKE NË PËRBALLJEN ME KRIZËN E SHKAKTUAR NGA PANDEMIA E KOVID-19 Është evidente se ekonomia në Maqedoni, ashtu si edhe në të gjithë botën 1 , ka përjetuar një goditje të konsiderueshme nga pandemia dhe ajo, duke matur PBV të saj, në tremujorin e dytë të vitit 2020 është zvogëluar për 12,7 përqind, por ajo që është më e rëndësishme, është se industria e përpunimit në të cilën bëjnë pjesë dega e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, praktikisht ishte veprimtaria më e goditur, PBV e të cilës është zvogëluar për 29,4 përqind, respektivisht për më shumë se dyfish nga përqindja e ekonomisë në vend. Në kuadër të ekonomisë, industrisë si veprimtari, sidomos pjesa e saj e përpunimit, ka shënuar një rënie më të madhe. Vëllimi fizik i prodhimtarisë industriale në prill ka qënë në kollaps për thuajse 1/3 e nivelit të tij të mëparshëm, kurse industria e përpunimit ka humbur mbi 2/5 nga prodhimtaria e saj. Gjithsesi se më të goditura ishin degët me punë intensive siç janë ato të tekstilit, lëkurës, këpucëtarisë që tekstualisht u përgjysmuan, e përkatësisht humbën madje 62,5; 44,7; dhe 69,9 përqind nga prodhimtaria e tyre. Siç mund të shihet nga tabela 2, vetëm gjatë qershorit ata arritën të kthehen në nivelin prej reth ¾ nga prodhimtaria e mëparshme, respektivisht rënia të jetë reth 1/4 në degën e tekstilit dhe 2/5 në atë të lëkurës. Gjithsesi se këto tendenca e kanë përshpejtuar humbjen e vendeve të punës dhe kanë shkaktuar zvogëlimin e numrit të të punësuarve në industri dhe sidomos në degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë. Të funditat ishin sërish më të goditurat dhe për dallim nga industria në tërësi dhe industria e përpunimit që gjatë tre muajve nga tre mujori i dytë(prill – qershor) kanë humbur nga 15 dhe 17 përqind nga të punësuarit në mënyrë përkatëse, zvogëlimi i të punësuarve në degën e tekstilit, lëkurës, këpucëtarisë ishte me një dinamikë shumë më të madhe dhe atë humbën reth 2228 përqind nga punëtorët në degën e tekstilit, përderisa humbja në punëtorë në degën e lëkurës ishte drastike dhe ishte reth 55 përqind nga punëtorët. Me këtë mijëra punëtorë nga degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në Maqedoni i kanë humbur vendet e 1 Për shembull, PBV në BE – 27 në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasur me të njëjtin nga viti i mëparshëm është zvogëluar shumë në përqindje prej 14,1, kurse në eurozonë për 15 përqind(Gjermania – 11,7, Franca – 19,0, Italia – 17,3, Spanja – 22,1), dhe kjo është rënia më e madhe kur ekziston seria kohore e matjeve të PBV në BE, që shkakton zvogëlimin e punësimit prej 2,6 dhe 2,9 përqind përkatësisht. Kjo ka rritur papunësinë në BE dhe eurozonë në 7,1 dhe 7,8 përqind në qershor dhe 7,4 dhe 8,1 përqind në gusht në mënyrë përkatëse me çka numri i përgjithshëm i të papunëve në BE dhe eurozonë është rritur në mbi 15 milion persona në qershor dhe 15,6 milion në gusht, pa e llogaritur praktikisht deri dje numrin e rregullt të përfshirë të personave të papunë edhe nga Britania e Madhe i cili tani është pothuajse 1,5 milion. Nga ana tjetër rënia e tremujorit të PBV në SHBA kaloi me lehtë, por megjithatë me shifra të larta prej 9,5% me çrast atje papunësia është zvogëluar në 11,1 përqind, respektivisht 17,7 milion persona në qershor, e më pas ka rënë në 8,4 përqind dhe 15,6 milion persona në gusht të vitit 2020. tyre të punës për shkak të pandemisë, por rethana e mirë ishte se ato ishin përfshirë me masat e shtetit për pagesën e kompensimit në para për rrogën mujore për punëtorët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës dhe atë në lartësi prej 50% nga rroga mesatare që ka patur i punësuari në 24 muajt e fundit. Bashkarisht me zvogëlimin e PBV në ekonominë nacionale dhe në industri; me rënien e vëllimit fizik të prodhimit industrial, por edhe me zvogëlimn e të punësuarve në veprimtarinë industriale dhe degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, ishte logjike të pritej edhe zvogëlimi i rrogave neto që punëtorët i kanë marrë gjatë muajve prill-qershor, që ishte periudha që deri në atë moment ishte më së shumti e goditur nga kriza e pandemisë. Në fakt, rrogat e të punësuarve në vend janë zvogëluar me dinamikën që mund të shihet në tabelën 2, kurse më të goditur sigurisht që ishin ata në degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë, që janë me punë intensive që edhe ashtu i kishin rrogat shumë të ulta, më së shpeshti edhe në nivel të rrogave të garantuara me ligj prej 14.500 denarë në muaj. Niveli i rrogave kishte rënie më të madhe menjëherë pas prezantimit të masave për kufizimin e punës nga ana e qeverisë në prill, kurse më vonë ata patën ngritje të lehtë gjatë muajit maj dhe qershor, por asnjëherë nuk e arritën nivelin nga dhjetori i vitit 2019. Konkretisht në degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë: – në prodhimin e tekstilit ka rënë në nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2019 dhe atë për reth 3.000 denarë apo 15 përqind; – te prodhimi i teshave(dega më e përfaqësuar me numër të madh të kompanive dhe të punësuarve) ka mbetur pothuajse në nivelin e njëjtë; dhe – te dega e lëkurës është zvogëluar me reth 1.200 denarë, apo 8 përqind. Këto efekte të mbajtjes të rënies të rrogave nën nivelin e rrogave të prodhimtarisë para së gjithash, janë arritur me masën e sigurimit të mjeteve buxhetore për pagesën e rrogave për punëtorët te punëdhënësit nga degët e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë që kërkuan mbështetje financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020 në vlerë prej më së shumti 14.500 denarë në muaj për punëtorë. GJENDJET MË TË REJA Gjendjet gjatë dy muajve të parë të tremujorit të ardhshëm të tretë të vitit 2020(korrik – gusht) kanë vazhduar të përmirësohen në mënyrë përkatëse me zvogëlimin relativ të përhapjes të pandemisë, por në shtator me përkeqësimin e lehtë të gjendjes me pandeminë, mund të priten sërish probleme, e në mënyrë përkatëse edhe 17 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE përkeqësime të treguesve ekonomik sidomos në degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë. Prodhimi industrial në korrik në industri dhe në pjesën e saj të përpunimit është zvogëluar për 9,5 dhe 6,5 përqind në mënyrë përkatëse, kurse në atë të teksilit 5 – 7, respektivisht 48% në degën e lëkurës. Rezultatet ishin të ngjajshme për nivelin e prodhimit industrial për gushtin kur kjo në degën e tekstilit dhe lëkurës është zvogëluar për reth 8 – 12, respektivisht 43 përqind. Në pajtim me këtë edhe numri i punëtorëve në degën e tekstilit dhe të lëkurës në gusht të vitit 2020 është zvogëluar për reth 6-7, respektivisht 14 përqind. Niveli i rrogave vazhdoi të mbahet në nivel të ulët por stabil – rroga mesatare mujore neto/ për të punësuar vazhdoi të qëndrojë në nivel të ulët stabil – rroga mesatare mujore neto/ për të punësuar në ekonomi në korrik ishte 27.231 denarë; në industrinë e përpunimit 22.882, kurse në prodhimin e tekstilit, prodhimit të teshave; dhe prodhimin e lëkurës dhe produktet nga lëkura 21.882; 17.969; dhe 16.571 denarë në mënyrë përkatëse. Kjo tregon se për ata që edhe më tutje janë në punë në degën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë në kushte të kësaj krize të vazhduar të pandemisë dhe ekzistimit të rrezikut real të recesionit ekonomik relativisht të ashpër, rrogat si burim themelor dhe shtyllë e standardit të tyre jetësor kanë mbetur relativisht stabile. Në kushtet e tilla, pakoja e re e paralajmëruar e masave antikrizë nga qeveria gjatë fundit të shtatorit është një shpresë shtesë për ruajtjen e standardit të të punësuarve dhe popullsisë dhe paraqitjen eventuale të pasojave më të mëdha sociale dhe humanitare nga pandemia e Kovid – 19. Në pakon e fundit vjeshtore, përmbahen edhe masa për mbështetjen e rrogave të punëtorëve në sektorin privat në nivel prej 14.500 deri në 21.776 denarë për të punësuar gjatë të gjithë tremujorit të katërt(tetor – dhjetor) nga viti 2020 me çrast do të ruheshin një numër i madh i vendeve të punës, respektivisht reth 250,000, kurse për financimin e masës do të siguroheshin reth 70 milion euro nga buxheti shtetëror; ndarja e ndihmës shtetërore përmes sistemit të kartelës pagesore për produkte vendore për reth 280.000 qytetarë(27,6 milion euro); kredi të favorshme për ndërmarrje të vogla dhe të mesme nga BZHMV me mjete nga Banka Europiane e Investimeve; dhe shumë masa tjera për lloje të ndryshme të veprimtarive dhe degëve tregtare ose për qytetarë nga kategori të ndryshme të rrezikuara gjatë kohës të krizës të pandemisë. E gjithë pakoja përbëhet prej 31 masave dhe do të arrijë reth 470 milion euro. Kompanitë dhe të punësuarit në degën industriale të tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë do të mund të shfrytëzojnë mjete nga masat themelore të pakos, por edhe nga një numër i madh i masave tjera. 18 KORNIZA JURIDIKE E MASAVE TË MIRATUARA, REKOMANDIMEVE DHE DEKRETEVE ME FUQI LIGJORE GJATË KOHËS TË PANDEMISË NGA KOVID-19 6 KORNIZA JURIDIKE E MASAVE TË MIRATUARA, REKOMANDIMEVE DHE DEKRETEVE ME FUQI LIGJORE GJATË KOHËS TË PANDEMISË NGA KOVID-19 Situata jo aq e mirë në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë para pandemisë, është pasqyruar edhe pas shpalljes të pandemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe e njëjta është përkeqësuar në mënyrë shtesë. Dekretet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga ana e Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut ishin të paqarta, konfuze, dhe lirisht mund të thuhet se një pjesë ishin në kundërshtim me legjislacionin pozitiv të punës. Vetëm një pjesë e vogël e dekreteve, masave dhe rekomandimeve në mënyrë thelbësore kanë prekur tregin e punës në degët industriale që janë me punë intensive e që paguhen pak, në mënyrë pozitive për punëtorët dhe punëtoret e këtyre industrive. Pandemia e cila kapi botën dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë veçanërisht të vështirë është pasqyruar në tregun e punës, kurse për të qënë më keq, e njëjta ka filluar në periudhën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ka kapur qeverinë e sapoformuar teknike. Kështu edhe mundësia për veprimin në kohë dhe në mënyrë efikase gjatë kohës së pandemisë u kthye në miratim të shpejtë të një pjesë të dekreteve me fuqi ligjore pa debat të duhur dhe publik, si dhe analizë për mënyrën dhe formën e zgjidhjeve juridike të cilat duhet të arrihen me miratimin e këtyre dekreteve, masave dhe rekomandimeve. Nëse analizohen një pjesë e dekreteve me fuqi ligjore, respektivisht nëse analizohet një pjesë e instituteve të së drejtës të punës, do të mund të shihet kundërshtimi i tyre me pjesë të Ligjit për marrëdhënie pune, por edhe konventat dhe rekomandimet e Organizatës ndërkombëtare të punës. Më poshtë në tekst, do dëshironim që kronologjikisht të komentojmë masat, dekretet, përfundimet dhe rekomandimet e Qeverisë të miratuara gjatë kohës të shpalljes të gjendjes të jashtëzakonshme në RMV: – Ideja e masës të lirimit nga detyrimet e punës për të sëmurët kronik, gratë shtatzëna, dhe prindërit e fëmijëve deri në 10 vjet(më së shpeshti, nëna) në letër duhet të përshëndetet. Ideja e bartësit është e vëmendshme, humane, në interes të qytetarëve. Më këtë masë bartësi e merr parasysh situatën me virusin i cili mund të jetë fatal për të sëmurët kronik, eventualisht për shëndetin e grave shtatzëna, kurse me mbylljen e enteve edukuese – arsimore merret parasysh edhe kujdesi për fëmijët në moshën parashkollore dhe shkollore. Por, në praktikën e tregut të punës, veçanërisht në sektorin privat, janë paraqitur një numër i madh i shkeljeve sidomos në fushën e lirimit të këtyre kategorive të rrezikuara të punëtorëve dhe punëtoreve. Që të jetë më e qartë, do të mund të komentonim disa raste të cilat ishin paraqitur nga ana e punëtorëve dhe punëtoreve në shoqatën„Gllasen tekstilec“ e cila në bashkëpunim me avokatët ka siguruar ndihmë juridike gjatë gjithë kësaj periudhe. Një pjesë nga rastet e paraqitura të prindërve me fëmijë që kanë 10 vjet kanë theksuar dhe janë drejtuar për ndihmë sepse punëdhënësit nga industria e tekstilit kanë refuzuar që t’i lirojnë nga puna duke kërkuar dëshmi shtesë për punësim të prindit tjetër, nëse i njëjti është në marrëdhënie pune dhe nëse i njëjti është paraqitur në APRMV. Nga ana e Qeverisë është theksuar formulari/ deklarata me të cilën të punësuarit i nështroheshin përgjegjësisë penale, morale dhe materiale se të dhënat të cilat i fusin janë të vërteta dhe më të njëjtën kanë kërkuar që t’u mundësohet lirimi nga marrëdhëniet e punës në vendin e punës për shkak të gjendjeve të përmendura më sipër(gra shtatzëna, të sëmurë kronik, prindër të fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare). Që të jetë më e qartë kishte disa shembuj ku njeri prej prindërve ishte jashtë shtetit, por në RMV është i paraqitur si person i papunë. Për shkak të kufijve të mbyllur është ndërprerë çfarëdo lloj i transportit për t’u rikthyer prapa në RMV, një pjesë e prindërve nuk kishin mundësinë të kthehen prapa dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. Atëherë u paraqit problemi ku prindi i cili është në shtet dhe në të njëjtën kohë është person i punësuar, nuk arriti që të lirohet nga marrëdhëniet e punës nga punëdhënësi për shkak se prindi i cili ka shkuar jashtë shtetit, është i evidentuar si person i papunë në Agjencinë e punësimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut 19 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE apo nuk ka dëshmi se i njëjti është jashtë shtetit dhe është i punësuar jashtë shtetit. Pjesa e masës që i referohet të sëmurëve kronik është jofunksionale, sepse një pjesë e punëdhënësve të cilët nga ana e punëtorëve fituan vërtetime për gjendjen e tyre shëndetësore dhe në bazë të atyre vërtetimeve me gojë u është thënë të punësuarve të njëjtë se mund të rrijnë në shtëpi. Pas kalimit të dhjetë ditëve, punëtorët u larguan nga puna për shkak të shkeljes të rendit të punës dhe diciplinës, respektivisht, për shkak të mosardhjes në punë tre ditë me rradhë apo pesë ditë në vjet. Një pjesë më e madhe nga sektori privat ka refuzuar që të regjistrojë këto dëshmi në librat afarist sepse është veçanërisht e vështirë që të dëshmohet më vonë në procedura gjyqësore se janë përmbushur kushtet për lirimin nga puna. Këtu një rol të madh ka luajtur edhe mungesa e njohurive juridike të të punësuarve për mënyrën me të cilën do të mund të dëshmojnë se janë parashtruar dëshmitë deri te punëdhënësi. Por, gjithë kjo që është përmendur më lartë, ka shkaktuar një rritje të numrit të largimeve nga puna për shkak të shkeljes të rendit të punës dhe disiplinës për shkak të mosardhjes tre ditë me rradhë në punë (neni 81 nga LMP). Kjo ndodhte te të punësuarit me kontrata të punës me kohë të pacaktuar, përderisa ata që ishin me kohë të caktuar, kontratat e tyre të punës nuk ishin vazhduar me anekse të reja të marrëveshjes. Edhepse një pjesë e punëtorëve nga industria e tekstilit kryejnë detyra të njëjta të punës në të njëjtin vend të punës te i njëjti punëdhës më shumë se 5 vite, gjithsesi janë në afat të pacaktuar. Kështu, këto të punësuar kanë mbetur pa vendin e punës, vetëm për shkak të faktit se frikësoheshin për shëndetin e tyre dhe deshin të shfrytëzojnë masat nga Qeveria, të cilat pretendohet se ishin në dispozicion të tyre. Kishte edhe raste ku të punësuarit me kontrat pune në kohë të caktuar ishin çlajmëruar para kohe, respektivisht para kalimit të afatit(skadimit) të kontratës të punësimit me kohë të caktuar. – Nëse analizohen me kujdes masat, përfundimet, dekretet me fuqi ligjore, të cilat janë të miratuara në periudhën nga mbyllja e enteve edukuese – arsimore, më saktë nga 10 marsi, do të vërehet se në disa drejtime ka një dallim shumë të madh dhe lojë të fjalëve nga ana e Qeverisë. Për shembull, në seancën e 15-të të Qeverisë nga data 10.03.2020 thuhet:“Detyrohen të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjithë institucionet tjera shtetërore, ku përfshihen njësitë e vetëqeverisje lokale në RMV, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat, personave të punësuar në këto institucione dhe kompani të cilët kanë fëmijë të mitur me moshën e arritur deri në 10 vite për të cilën është e nevojshme kujdesi shtëpiak, njëri prind të lirohet nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periduhë të evidentohet si e arsyetuar nga punëdhënësi“. Ose nga seanca e 16-të e Qeverisë të RMV ku thuhet:“Detyrohen të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe institucionet tjera shtetërore, kur përfshihen njësitë e vetëqeverisjes lokale në RMV, entet publike dhe personat tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisje lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat që përkohësisht të lirojnë nga puna gratë shtatzane dhe të sëmurët kronik(mos shkuarja në vendin e punës dhe këto persona të mbesin në shëpitë e tyre)“. Kishte edhe shumë shembuj kur për sektorin publik qëndron fjala detyrim, kurse për sektorin privat qëndron fjala rekomandim. Dhe sërish rikthehemi te ajo që është përmendur më sipër se sektorit privat vetëm i jepet rekomandim që t’u mirëmbahet masave, përfundimeve, rekomandimeve të miratuara, por rekomandimet në vete nuk janë të detyrueshme dhe nuk mund të thirremi në detyrimin ligjor apo mosrespektim sepse nuk ka dekret me fuqi ligjore sipas të cilit do të kërkonim përgjegjësi për mosrespektim. Thjeshtë, të punësuarit e sektorit publik dhe privat nuk ishin vendosur në pozitën e njëjtë, por sektori publik në pozitë të privilegjuar, që në vete është në kundërshtim me vetë Kushtetutën si organ më i lartë në RMV dhe përkundër të gjithë konventave. – Në seancën e 25-të të Qeverisë nga data 21.03.2020 është marrë masa në lidhje me transportin e udhëtarëve, kurse më vonë me datë 16.04.2020 merret në formë të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për transport në qarkullimin rrugor gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme. Me dhënien e rekomandimit të thjeshtë, në atë periudhë deri në 16.04, nuk mund të thirrej askush në përgjegjësi në lidhje me përhapjen e virusit gjatë transportit të udhëtarëve apo transportit të organizuar të të punësuarve. Kështu, në këtë periudhë janë paraqitur një numër i madh i shkeljeve dhe mosrespektimeve të kësaj mase nga ana e punëdhënësve të cilët kanë transport të organizuar të të punësuarve të tyre. Punëdhënësit nuk e respektuan masën e zvogëlimit të kapacitetit të transportit të të punësuarve për 50%. Prandaj është e rëndësishme të theksohet se për shkak të mosrespektimit të kësaj mase në Shtip si qytet i industrisë të tekstilit, kjo ishte arsyeja për rritjen e numrit të të sëmurëve nga virusi Kovid-19. Por edhe me miratimin në formë të Dekretit me fuqi ligjore, kanë mbetur kundërthënie me të njëjtën në pjesën e kontrollit apo mbikqyrjes të realizimit të masës dhe më vonë edhe dekretit gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme. Kështu, ka vazhduar kaosi me hedhjen institucionale të përgjegjësive ndërmjet inspektoratit të punës, ins20 KORNIZA JURIDIKE E MASAVE TË MIRATUARA, REKOMANDIMEVE DHE DEKRETEVE ME FUQI LIGJORE GJATË KOHËS TË PANDEMISË NGA KOVID-19 pektoratit për siguri dhe shëndet gjatë punës, Ministrisë për punë të brendshme, si dhe inspektorit të qarkullimit rrugor që punon në kuadër të komunave. – Në seancën e 32-të të Qeverisë të RMV-së është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për mbështetjen financiare të punëdhënësve nga sektori privat të goditur nga kriza ekonomike e shkaktuar nga virusi Kovid-19, për shkak të pagesës të rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020. Shkeljet të cilat janë paraqitur, janë për arsye se punëdhënësit këto 14.500 denarë për punëtorë i kanë kuptuar si ndihmë për kompaninë e tyre, dhe jo si ndihmë të destinuar e cila është për pagesën e rrogave të të punësuarve. Në këtë masë ekziston detyrimi se punëdhënësit mund ta shfrytëzojnë ekskluzivisht për të paguar rrogat e të punësuarve të tyre. Për shkak të mosrespektimit të kësaj mase, deri te shoqata kishte rritje të paraqitjeve nga ana e të punësuarve se një pjesë të tyre u paguhet rrogë më e ulët nga ajo minimale, të përcaktuar me Ligjin për rrogën minimale, kurse një pjesë e paraqitjeve ishin se aspak nuk u është paguar rroga, edhepse procesi i punës te punëdhënësve nuk është ndërprerë aspak. Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për rrogën minimale në RMV gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme është miratuar në seancën e 33-të të Qeverisë të RMV me nenin 1 dhe 2 të cilat thonë se për lartësinë e rrogës minimale neto për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, zbatohe dispozitat nga ky dekret dhe thuhet se lartësia e rrogës minimale neto për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020, është 14.500 denarë. Dekreti në mënyrë decide thotë se punëdhënësi duhet të kthejë të gjithë paratë në tërësi me kamatë, nëse nga Drejtoria e të hyrave publike apo inspektorati shtetëtor i punës gjatë kontrollit inspektiv vërtetohet se nuk janë përmbushur kushtet për shfrytëzimin e masës. Së pari, është thënë se punëdhënësi duhet të mbajë numrin e të punësuarve deri në shtator të vitit 2020, por për shkak të presionit të dukshëm nga ana e organizatave afariste, më vonë dekreti i njëjtë shtohet dhe ndryshohet dhe thuhet se duhet të mbahet numri i të punësuarve deri në korrik përveç në rastet e theksuara në vetë dekretin dhe arsyet e caktuara për zvogëlimin e numrit të të punësuarve. Edhepse nga ana e shoqatës kishte shkresa zyrtare dhe kërkesa deri te Drejtoria e të hyrave publike për keqpërdorime dhe mospagesë të rrogës minimale të të punësuarve nga kompanitë të cilat kanë shfrytëzuar ndihmën shtetërore, megjithatë, Drejtoria e të hyrave publike nuk ka vepruar dhe është shpallur si jo kompetente. Kështu, deri sot ka mbetur skandali me keqpërdorim të parave shtetërore nga një pjesë e punëdhënësve për të cilët nuk e dijmë epilogun. Vetëm me kërkesë të shoqatës deri te Inspektorati shtetëror i punës pas marrjes të informacioneve për mospagesën e rrogës minimale apo pagesën e rrogës më të ulët nga minimalja, është konstatuar shkelja për aty ku kishte dëshmi dhe njohuri dhe me vendim nga inspektori kompetent, është detyruar që të bëhet pagesa apo korrigjimi i rrogës te punëdhënësi i dhënë. – Në seancën e 57-të të Qeverisë është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme. Kjo është në fakt masa e vetme që mund të përshëndetet në tërësi. Nga masat e para të prezantuara të krizës për mbylljen e enteve edukuese-arsimore, lirimin e prindërve, shtatzënave dhe personave të sëmurë kronik, punëdhënësit menjëherë kaluan në anulimin e marrëveshjeve të punësimit. Në periudhën prej 10 marsit deri në 30 prill të vitit 2020, në fakt kan ndodhur keqpërdorimet më të mëdha mbi të drejtat e punëtorëve. Punëdhënësit kanë bërë largime të kundërligjshme nga puna që të liroheshin nga detyrimet për pagesën e rrogës dhe sigurimit – shëndetësorë dhe pensional. Kanë bërë largime nga puna me marrëveshje, deklarata për ndërprerje me marrëveshje të kontratës të punës, kurse shumë prej tyre përmbanin edhe vepra penale ku falsifikoheshin nënshkrimet e të punësuarve në rastet kur të punësuarit ishin me kontrata në kohë të pacaktuar. Pas indikacioneve nga ana e shoqatës për këto keqpërdorime, me miratimin e pakos të masave, përfaqësues të shoqatës kërkonin që këto lloje të largimeve nga puna të procesohen, kurse në të njëjtën kohë t’u lejohet të punësuarve të cilët në periudhën prej 11 marsit deri në 30 prill u është ndërprerë largimi nga puna për shkak të shkaqeve të përmendura më sipër, të kenë të drejtën e kompensimit në rast të papunësisë të përkohshme nga APRMV. Në dekret është paraparë se të gjithë të punësuarve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës, pavarësisht nga arsyet për ndërprerjen e marrëdhënies të punës, të përfitojnë të drejtën e kompensimit në rast të papunësisë nga APRMV. Me këtë masë janë përfshirë punëtorët të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në periudhën prej 11 marsit deri në 30 prill. Me këtë masë është bërë intervenimi i drejtëpërdrejtë në Ligjin për sigurim në rast të papunësisë në mënyrën që është më e favorshme për punëtorët edhe krahas bazave të përmendura në ligj. Kompensimi në të holla u takonte edhe të punësuarve të cilëve me marrëveshje u është ndërprerë marrëdhënia e punës dhe punëtorëve të cilët kanë parashtruar kërkesën e tyre për ndërprerje të marrëdhënies të punës në periudhën e përmendur. – Në datë 02.04.2020 është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme. Në nenin 3 të këtij dekreti është paraparë shfrytëzimi i pushimit vjetor për sektorin privat:“Për punëtorët e punësuar në sektorin privat të përfshirë me masat e përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i koronavirusit Kovid-19, pjesa e pashfrytëzuar nga pushimi vjetor, respektivisht pushimi vjetor i pashfrytëzuar nga viti kalendarik 2019, të shfrytëzohet 21 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE deri në 31 maj të vitit 2020, në pajtim me nevojat e procesit të punës dhe lejes të punëdhënësit. Për punëtorët e punësuar në sektorin privat të përfshirë me masat e përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi nga Koronavirusi Kovid-19, pjesa nga pushimi vjetor për vitin 2020 që duhet të shfrytëzohet në kohëzgjatje prej javëve të pandërprera të punës, ta shfrytëzojnë deri në 30 qershor të vitit 2020, në pajtim me nevojat e procesit të punës dhe lejes të punëdhënësit”. Pushimi vjetor i garantuar i të punësuarve edhe para kohës të pandemisë në industrinë e tekstilit është me një numër të madh të shkeljeve ligjore me përdorimin fiktiv të ditëve nga pushimi vjetor pa u mundësuar realisht punëtorëve që të shfrytëzojnë minimumin e ditëve të garantuara me ligj nga pushimi vjetor. Kjo masë është në kundërshtim me masën për lirimin nga puna të personave të sëmurë kronik, prindërve të fëmijëve deri në 10 vjet dhe grave shtatzëna, sepse këto kategori të rrezikuara të të punësuarve me masën e miratuar më herët ishin liruar nga puna, kurse me masën e komentuar tani u është shkurtuar e drejta e pushimit vjetor e garantuar me kushtetutë dhe ligj. Respektivisht, të sqarojmë se nëse kanë shfrytëzuar mungesë të arsyetuar nga puna(gratë shtatzëna, të sëmurët kronik, prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare), tani nuk kanë të drejtë të shfrytëzimit të pushimit vjetor nga viti 2019 dhe pjesën e parë nga pushimi vjetor i vitit 2020. Kjo masë është në kundërshtim me dispozitat e LMP dhe konventat ndërkombëtare nga fusha e punës dhe këtu shtrohet pyetja nëse Qeveria mund të kufizojë dhe marrë shfrytëzimin e pushimit vjetor të këtyre kategorive të rrezikuara të qytetarëve. Pikërisht në përgjigjen e kësaj pyetjeje shihet sa kontradiktore janë këto dy masa të miratuara për lirimin nga marrëdhëniet e punës të personave të përfshirë me masat e Qeverisë dhe Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e LMP në kohën e gjendjes të jashtëzakonshme. – Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme nga seanca e 33-të e Qeverisë për zgjidhjen cilësore në pjesën e mbrojtjes të veçantë të punëtoreve për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit dhe adoptimit, me çka kësaj kategorie të rrezikuar të punëtoreve u është pamundësuar që kompensimi i rrogës t’u paguhet për kohëzgjatjen e masave të përkohshme nga ana e Fondit për sigurim shëndetësorë të Maqedonisë. – Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për rrogën minimale gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme është pozitiv për punëtorët në pjesën e pagesës të garantuar ligjore të rrogës minimale. Ky dekret ka mundësuar që inspektorati i punës në disa raste kur është paraqitur pagesa nën rrogën minimale, të reagojë në kohë dhe të detyrojë punëdhënësin me vendim që të bëhet korrigjim në dallimin e rrogës të paguar deri në rrogën minimale.` Në lidhje me sigurinë dhe shëndetin gjatë punës të të punësuarve në sektorin privat nga fusha e ekonomisë, janë miratuar Dekretet me fuqi ligjore për kufizimin e transportit të udhëtarëve të përmendur me lartë në analizë dhe protokollet për punë dhe kushte minimale në kompanitë. Në datën 06.04.2020 nga Qeveria kanë deklaruar se: mbrojtja e punëtorëve është kushti themelor për mbrojtjen e të gjithë ekonomisë, kurse Qeveria dhe ekonomia kanë të njëjtin qëllim – në këto kushte të jashtëzakonshme puna në kompanitë të vazhdojë, por në të njëjtën kohë të ruhet edhe shëndeti publik. Prandaj kanë apeluar deri te kompanitë të cilët punojnë në ndrrime edhe gjatë orës policore, të tregojnë përgjegjësi, t’u përmbahen dhe të respektojnë masat për mbrojtje të të punësuarve në kushte të epidemisë nga Kovid-19. Shërbimet inspektuese janë në terren dhe do të ndjekin respektimin e rekomandimeve: – Në uzinat ku drejtëpërdrejtë kryhet procesi prodhues, të kufizohet numri i të punësuarve deri në atë masë që punëtorët të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2 m. – Në uzinë është është e detyrueshme që të sigurohen mjete për dezinfektim të duarve dhe të sipërfaqeve punuese. – Gjatë kohës të orarit të punës nga ana e të punësuarve duhet të respektohen masat e përgjithshme të miratuara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme. – Të bëhet më shpesh ajrosja e hapësirave të punës, respektivisht disa herë gjatë ditës dhe nëse është e mundur(përmes ventilimit natyral dhe artificial). – Një herë në javë të bëhet dezinfektimi i të gjithë hapësirave të punës, sidomos në uzina, nga shërbimi i autorizuar për një gjë të tillë. – Në rast të kontaktit të drejtëpërdrejtë me një rast pozitiv me Kovid-19 të konfirmuar nga laboratoria (me apo pa simptoma), personi të izolohet menjëherë dhe të paraqitet deri te Qendra kompetente për shëndetin publik. – Të shmanget kontakti i personave të punësuar nga uzinat ndërmjet veti gjatë procesit të punës, e sidomos me nëpunësit administrativ. Por, këto apele nga një pjesë e punëdhënësve kanë mbetur vetëm në letër, e kjo ka kontribuar deri te rritja e numrit të të infektuarve në sallat e tekstilit dhe e gjithë kjo për shkak se punëdhënësit nuk kanë siguruar kushte minimale për kryerjen e detyrave të punës. Janë paraqitur infektimet e para grupore të të punësuarve nga kompanitë në Kumanovë, Prilep, Shtip, Shën Nikollë, Probishtip...Ishte i dukshëm moskordinimi ndërmjet shërbimeve inspektuese dhe mospasja e qasjes të unifikuar se çfarë duhet bërë kur në një kompani të caktuar ka një numër më të madh 22 KORNIZA JURIDIKE E MASAVE TË MIRATUARA, REKOMANDIMEVE DHE DEKRETEVE ME FUQI LIGJORE GJATË KOHËS TË PANDEMISË NGA KOVID-19 të të infektuarve me virusin Kovid-19. Përgjegjësia hidhej si top, kurse në të gjithë situatën më të goditur ishin punëtorët dhe punëtoret të cilët e kaluan virusin me pasoja më të vështira dhe më të lehta, por kishte edhe viktima njerëzore. Në shkresat nga ana e shoqatës deri te Inspektorati shtetëror shëndetësorë dhe sanitar që të ndërpritet procesi i punës në kompani të caktuara të tekstilit kur kishte rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me virus, ata shpalleshin si jo kompetent. Apelet nga ana e Qendrës të shëndetit publik dhe ministritë kompetente nuk kanë dhënë rezultat, përkundrazi, përfitimi ishte mbi shëndetin dhe jetën e të punësuarve. 23 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE 7 SHQYRTIMET PËRFUNDIMTARE DHE REKOMANDIMET Kur bëhet fjalë për rekomandimet në kushte të pjekurisë të krizës ekonomike-sociale dhe shëndetësore nën ndikimin e pandemisë, që të jenë më të qarta, duhet që në fillim të theksohen disa raste paradoksale gjatë kohës të paraqitjes të karantinit të detyrueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut. Së pari, një pjesë e madhe e punëdhënësve në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëtarisë morën leje që të organizojnë procesin e tyre të punës siç ju përgjigjet, me çrast punëtorët kanë vazhduar pandërprerë që të kryejnë detyrat e tyre të punës edhe gjatë kohës të karantinit që ishte vendosur nga ana e shtetit. Prandaj këtu shtrohet pyetja: nëse karantini dhe ora policore e vendosur ishin të arsyeshme apo nëse lejet për punë të punëdhënësve të caktuar gjatë kohës të karantinit janë ligjore? Dekretet e miratuara që janë përmendur më lartë që prekin problematikën e punës – juridike edhe njëherë kanë treguar rregullativën ligjore kaotike në fushën e punës si të paqartë, kontradiktore dhe në kundërshtim me konventat e Organizatës ndërkombëtare të punës(ONP). Hiperprodhimi nga fusha e punës, sistematizimi i keq i ligjeve, zgjidhjet juridike të paqarta dhe jocilësore të plotësuara me dekrete të paqarta dhe të përshpejtuara me fuqi ligjore gjatë kohës të pandemisë, kanë bërë kaos në sektorin privat në RMV. Më e rëndësishme nga të gjitha është interpretimi dhe zbatimi i këtyre dekreteve me fuqi ligjore në prizmën e shërbimit gjyqësor në RMV që duhet të jap së shpejti rezultatin për kontestet e inicuara të punës në lidhje me dekretet e komentuara më lartë. Shoqata“Gllasen tekstilec” ka bazën e të dhënave për ndihmën juridike pa pagesë të dhënë gjatë kohës të pandemisë dhe dekretet, masat dhe rekomandimet e miratuara. Ajo që vërehet nga baza e të dhënave është se ka rritje të numrit të largimeve nga puna gjatë kohës të pandemisë dhe vendosjes të gjendjes të jashtëzakonshme në RMV. Largimet nga puna që janë bërë, janë nga arsyet e ndryshme dhe kryesisht të njëjtat janë për shkak të shkeljes të rendit dhe disiplinës, largime nga puna me marrëveshje dhe kalim të afatit të marrëveshjeve të punës me kohë të caktuar. Ajo që është me rëndësi të theksohet, është se nuk janë vërejtur largime nga puna për arsye afariste(arsye organizative, teknologjike, strukturore dhe ekonomike) të cilat janë të vetmet që janë të arsyeshme për situatën konkrete dhe të cilat largime nga puna janë të lidhura drejtëpërdrejtë me arsyet e punës nga ana e punëdhënësit. Punëdhënësit i shmangin këto largime nga puna sepse me ato duhet që të punësuarve t’u paguhet pagesë përcjellëse në varësi prej viteve të cilat i kanë kaluar të papunët në marrëdhënie të punës. Rrjedhimisht, sërish vijmë në dilemë: pse ekziston një dispozitë e tillë në Ligjin për marrëdhënie të punës, nëse e njëjta pothuajse nuk respektohet aspak? Një pjesë e madhe e punëtorëve gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme janë përballur me presion për të nënshkruar largime nga puna me marrëveshje, anekse të marrëveshjeve nga koha e caktuar në të pacaktuar apo nënshkrimin e aneksit të kontratës me orar të plotë të punës në kontratë me orar të shkurtuar të punës. Punëtorët dhe gjendja e tyre e keqe socio-ekonomike e lidhur me letargjinë e të tërë sistemit ekonomik dhe juridik në RMV me tregun konsistent të punës me shoqërinë e partizuar, i ka detyruar që duke mos patur zgjidhje, një pjesë të këtyre punëve juridike të theksuara më lartë, t’i nënshkruajnë sepse ishte rrezikuar drejtëpërdrejtë ekzistenca e familjeve të tyre. Nga paraqitjet në shoqatë mund të vërtetohet se një pjesë e të punësuarve janë përballur me ndryshim të kontratave nga koha e pacaktuar në të caktuar, nga orari i plotë i punës në orar të shkurtuar të punës, pa u nënshkruar paraprakisht punëtorët në kontratat e reja të ndryshuara të punësimit apo në anekset e kontratave që tashmë ekzistojnë. Në të njëjtën kohë rregullativa e keqe ligjore për transformimin e marrëdhënies të punës mundëson që punëdhënësi punëtorëve të tij deri në 5 vjet t’ju jap kontratë për punësim në kohë të caktuar. Zgjidhjet ligjore jo cilësore dhe mundësia e punëdhënësit që punëtorëve të tij t’u jap kontrata në afat të caktuar deri në pesë vjet, edhepse ka nevojë të vazhdueshme për punëtorë në vende të përhershme të punës, gjatë kohës të Kovid-19 ka rezultuar me mosvazhdimin e kontratave për kohë të pacaktuar. Si pjesëmarrës në përgatitjen e Ligjit të ri për marrëdhënie të punës, ndryshimi më i rëndësishëm në të cilin„Gllasen tekstilec“ do të insistonte është: lidhja e kontratës me kohë të pacaktuar më së voni pas një viti, me qëllim që të pengohet praktika e deritashme e 24 SHQYRTIMET PËRFUNDIMTARE DHE REKOMANDIMET shfrytëzimit dhe shtypjes të punës të punëtorëve dhe punëtoreve në sektorin privat. Kështu do të krijohej siguri në marrëdhëniet e punës që drejtëpërdrejtë do të lidhej me ekzistencën e punëtorëve dhe familjeve të tyre, por edhe me mirëqënien e një shoqërie. Një pjesë e rasteve të paraqitura nga ana e punëtorëve deri te„Gllasen tekstilec“ kanë të bëjnë me atë se nga ana e punëdhënësve u janë drejtuar kërcënime për largim nga puna apo shfrytëzim të ditëve të papaguara, edhepse i plotësojnë kushtet për shfrytëzimin e mungesave të paguara nga punë. Ky lloj i mobingut është e vështirë të dëshmohet, sepse punëtorët vështirë vendosin që të inicojnë konteste para gjykatave kompetente. Kjo është ashtu sepse drejtëpërdrejtë lidhet me ekzistencën e familjeve të tyre. Mungesa e LMP që në mënyrë të duhur të rregullojë punën nga shtëpia, ka rezultuar me sfida të reja të cilat ishin sidomos të dukshme gjatë kohës të pandemisë. Për shembull, nëse një pjesë e të punësuarve në industrinë e tekstilit marrin detyra pune të cilat do të mund t’i kryenin nga shtëpia(kurse janë përfshirë konkretisht në këtë situatë, me masat e përkohshme), ekzistonin ankesa nga ana e të punësuarve se punëdhënësi i detyron me shumë punë e cila nuk ka mundësi që të kryehet për një punë prej tetë orësh. Në fund të javës, pas dorëzimit të punës të kryer nga shtëpia ndaj punëdhënësve nga ana e punëtorëve, punëdhënësit janë të pakënaqur nga puna e kryer, kurse punëtorët nuk janë të paguar mjaftueshëm dhe janë shumë të lodhur nga kryerja e këtij lloji të detyrimeve të punës. Ky institut i të drejtës të punës“punë nga shtëpia” duhet t’i nënshtrohet ndryshimeve shtesë dhe të rregullohet me tej në LMP sidomos në pjesën e performancës që pritet të përmbushet nga ana e punëtorit gjatë kryerjes të detyrave të punës nga shtëpia. Sipas nesh, nevojitet që të kryhet përkufizimi në LMP i institutit“punë nga shtëpia”, performancës dhe rregullimit të mëtejshëm në marrëveshjet kolektive në nivel të degës. Gjithashtu, është me rëndësi që të parashihet një qasje e unifikuar nga ana e shërbimeve të inspektimit në lidhje me protokollet e punës, sidomos në pjesën e mbrojtjes dhe shëndetit gjatë punës dhe transportit të organizuar të të punësuarve. Më tutje, Drejtoria e të hyrave publike është e detyruar që në pajtim me nenin ekzistues 260 nga LMP t’i japë informacione Inspektoratit shtetëror të punës për pagesat nën rrogën minimale për punën e rregullt të të punësuarve, e sidomos rreptësisht kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e financave shtetërore të cilat janë të destinuara, në rastin konkret, për pagesën e rrogës minimale. Baza e përbashkët në nivel lokal ndërmjet Agjencisë të punësimit, Drejtorisë të të ardhurave publike dhe Inspektoratit shtetëror të punës ku do të ndahen informacione të reagojl në kohë në rastet e keqpërdorimit me anekse ku zvogëlohet orari punës pa njohurinë e të punësuarit, anekse të kontratave nga koha e pacaktuar në kohë të caktuar dhe largime nga puna me marrëveshje. Duhet të punohet sidomos në përforcimin e kontrollit gjatë pagesës të ndihmës shtetërore të destinuar drejtë sektorit privat dhe të shmanget pagesa e ndihmës të drejtëpërdrejtë për pagesën e rrogave në llogarinë e punëdhënësve, respektivisht e njëjta të paguhet drejtëpërdrejtë në llogari të punëtorëve të cilëve u referohet. Në përgjithësi, të gjithë dekretet të cilat janë miratuar në këtë periudhë të krizës dhe gjendjes të jashtëzakonshme janë të paqarta dhe kontradiktore dhe me gjasë të përshpejtuara, pa analizë të pasojave. Ky është një fakt që është i dukshëm me atë që dekretet e njëjta me fuqi ligjore, disa herë u përpunuan dhe ndryshuan nga ana e Qeverisë gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme. Koha që ka kaluar dhe dekretet e miratuara që janë të vlefshme nga perspektiva e sotshme, duhet të shfrytëzohen në të ardhmen, për të nxjerrë mësim me qëllim të miratimit të zgjidhjeve ligjore të cilat do të jenë të thjeshta dhe lehtësisht të zbatueshme pa mundësi për interpretim të ndryshëm siç është praktika e deritanishme, por thjeshtë të interpretohen përmes prizmës të shtetit dhe mirëqënies të së njëjtit dhe qytetarëve të saj. 25 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE 8 VENDIMET, MASAT DHE REKOMANDIMET E MIRATUARA NGA QEVERIA E RMV NË PERIUDHËN PREJ 10.03 DERI NË 10.06.2020 Seanca e 15-të(10.03.2020) Seanca e 16-të(11.03.2020) – Të ndërpritet procesi edukues – arsimor dhe mësimi në të gjithë kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë dhë në institutet publike shkencore në territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut, në 14 ditët e ardhshme. Ndërpriten edhe të gjithë programet jashtë shkollore dhe ato shtesë siç janë kurset për gjuhë të huaja dhe të ngjajshme. – Detyrohen të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrot, entet, drejtoritë dhe të gjithë institucionet tjera shtetërore, duke përfshirë njësitë e vetëqeverisjes lokale në RMV, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat, për personat e punësuar në këto institucionet dhe firma të cilat kanë person të mitur me moshë deri në 10 vjet për të cilin është i detyrueshëm kujdesi shtëpiak, një prind të jetë liruar nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhës të jetë evidentuar si e arsyeshme nga punëdhënësi. – Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë rekomandimet, të ndëshkohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 të Kodit penal. – Rekomandohet që sektori privat përkohësisht të lirojë nga puna gratë shtatzane dhe të sëmurët kronik. – Në tërësi të respektohen masat për parandalim nga kjo sëmundje, të udhëzuara nga Ministria e shëndetësisë të cilat i referohen masave të përforcuara higjienike. – Të gjithë ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektimin e rregullt të mjeteve transportuese. – Përcaktohen kategoritë e qytetarëve të cilët duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit të paraqitur nga mjeku amë për gjendjet e caktuara shëndetësore. – I rekomandohet sektorit privat, për personat e punësuar në këto institucione dhe kompani të cilët shfrytëzojnë mungesën e arsyetuar në pajtim me përfundimet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria, deri të njësitë kompetente organizative për burimet njerëzore në institucionet e tyre të dorëzojnë deklaratën e tyre me shkrim se nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale në çdo kohë do të jenë në dispozicion të punëdhënësit për kryerjen e detyrave dhe obligimeve zyrtare të punës nga shtëpia e tyre, përmes komunikimit me postën elektronike, apo, gjatë ditës në situata urgjente të jenë fizikisht në vendin e tyre të punës, në periudhë prej dy deri në tre orë. Seanca e 17-të(12.03.2020) – Plotësohet lista e dijagnozave për lirimin e personave nga detyrimet e punës. – Të zbatohen rekomandimet për ndëshkim në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi penal për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët shkelin vendimet e miratuara nga ana e Inspektoratit shtetëtëror sanitar dhe shëndetësor dhe të njëjtat të procedohen deri te Prokuria publike e Republikës të Maqedonisë të Veriut që të veprojë në pajtim me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj. Seanca e 24-të e Qeverisë të RMV (20.03.2020) – Detyrohet Mila Carovska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut, përgjegjëse për çështje ekonomike dhe koordinim me resorët ekonomik, në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë dhe Ministrinë e drejtësisë, të përgatisin dekretin me fuqi ligjore me të cilin juriridikisht do të 26 VENDIMET, MASAT DHE REKOMANDIMET E MIRATUARA NGA QEVERIA E RMV NË PERIUDHËN PREJ 10.03 DERI NË 10.06.2020 përcaktohen kompetencat e të gjithë inspektorateve dhe inspektorëve(kompetencat e inspektorëve në Inspektoratin shtetëror të tregut të transferohen në të gjithë shërbimet e inspektimit). panitë e goditura nga kriza. Me këtë masë, shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve. Seanca e 57-të(27.05.2020) Seanca e 25-të(21.03.2020) – Të organizohet transporti publik dhe ndër-qytetas me kufizimin e kapacitetit për transport të udhëtarëve për 50% në automjet, apo me mbajtjen e detyrueshme të distancës prej të paktën 2 metra ndërmjet udhëtarëve. – Drejtorët/ udhëheqësit e uzinave/ fabrikave të gjithë institucioneve detyrohen që të përshtasin orarin e tyre të punës dhe prodhimin në pajtim me ndalesën për lëvizje në periudhën e paraparë. Seanca e 32-të(01.04.2020) – Masa 1> parashihet mbështetje financiare për subjektet juridike nga sektori privat të goditura nga kriza ekonomike – shëndetësore të shkaktuar nga virusi Kovid-19. Lëndë e kësaj mbështetje financiare është pagesa e rrogave të punëtorëve te punëdhënësi – kërkues i mbështetjes financiare për muajt prill dhe maj 2020 në vlerë prej më shumti 14.500 denarë në muaj për punëtorë, në përpjesëtim me orët e realizuara efektive të kaluara në punë. Punëdhënësit që do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë, kanë për detyrë që numrin e njëjtë të të punësuarve që e kanë patur në momentin e aplikimit, ta mbajnë deri në periudhën duke përfshirë edhe muajin shtator të vitit 2020. – Masa 4> rroga mujore(kompensim në të holla) për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, më lartësi prej 50% nga rroga mesatare e punëtorit. Për qytetarët që kanë mbetur pa punë për shkak të krizës, shteti të paguaj kompensim në para çdo muaj në lartësi prej 50% nga rroga mesatare mujore neto e punëtorit për 24 muajt e fundit në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë dhe nenit 8 nga ky ligj, sipas të cilit qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë, do të realizojnë kompensim përmes Agjencisë të punësimit në pajtim me vitet e tyre të përvojës të punës(ekzistuese në ligj). – Masa 15> Shfrytëzim i detyrueshëm i pjesës të parë të pushimit vjetor(për vitin 2020), respektivisht shfrytëzim i detyrueshëm i pushimit vjetor nga viti i kaluar duke përfshirë edhe muajin maj të vitit 2020, që do të miratohet nga punëdhënësi. Seanca e 33-të(02.04.2020) – Masa kryesore nga pakoja ekonomike është ndihma e drejtëpërdrejtë prej 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar, për muajt prill dhe maj, nga të gjithë komQeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut në këtë seancë ka marrë vendim që nga 1 qershori i vitit 2020 të pushojë vlefshmëria e përfundimeve nga Qeveria me të cilat kategori të ndryshme të personave të punësuar janë liruar sipas bazave të ndryshme nga realizimi i rregullt dhe i vazhdueshëm i aktiviteteve të punës, siç janë udhëzimi për punë nga shtëpia, udhëtimi për punë drejtë qytetit të Shkupit, organizimi i procesit të punës me rotacione dhe masa tjera të ngjajshme dhe rekomandime. Kjo nuk vlen për të sëmurët kronik, kurse si rekomandim shtesë, Qeveria sot ka përcaktuar se përjashtim nga ky vendim janë edhe prindërit të cilët kanë fëmijë në moshën deri në 10 vjet apo fëmijë të moshës parashkollore, për të cilët do të pritet vendimi për fillimin e punës në kopshte. DEKRETET ME FUQI LIGJORE Seanca e 32-të e Qeverisë(01.04.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË PUNËDHËNËSVE NGA SEKTORI PRIVAT QË JANË TË GODITUR NGA KRIZA EKONOMIKE-SHËNDETËSORE E SHKAKTUAR NGA VIRUSI KOVID-19 PËR SHKAK TË PAGESËS TË RROGAVE PËR MUAJT PRILL DHE MAJ TË VITIT 2020 – Me këtë dekret me fuqi ligjore, rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura e mbështetjes financiare të punëdhënësve nga sektori privat të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi Kovid-19, për shkak të pagesës të rrogave të punëtorëve për muajt prill dhe maj të vitit 2020. – Lënda e mbështetjes financiare është pagesa e rrogave të punëtorëve për muajt prill dhe maj të vitit 2020, në vlerë prej më shumti deri në 14.500 denarë në muaj për punëtorë, në pajtim me kohën e punës për të cilën është paraqitur punëtori, duke hequr kohën e punës për të cilën realizohet kompensim i rrogës që nuk bie në kurriz të punëdhënësit. – Për kohëzgjatjen e mbështetjes financiare në pajtim me këtë dekret dhe katër muaj pas pushimit të saj (duke përfshirë edhe muajin shtator të vitit 2020), punëdhënësi që ka shfrytëzuar mbështetje financiare për pagesën e rrogave, ka detyrim që të mbajë numrin e njëjtë të të punësuarve që i ka patur për muajin për të cilin ka kërkuar mbështetje financiare për pagesën e rrogave, zvogëluar për numrin e të punësuarve 27 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE për shkak të pensionimit apo vdekjes të punëtorit. – Numrin e të punësuarve që punëdhënësi – shfrytëzues i mbështetjes financiare duhet ta mbajë, përfshin të punësuarit në kohë të pacaktuar, të punësuarit në kohët të caktuar dhe të punësuarit me orar punë më të shkurtër se orari i plotë e punës. – Dekreti përcakton se punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesën e rrogave, ka për detyrë që të kthejë mjetet e fituara financiare në tërësi, së bashku me kamatën për të dhënat publike, nëse pas kontrollit të realizuar nga ana e Drejtorisë për të hyra publike apo nga ana e Inspektroratit shtetërorë të punës, është vërtetuar se punëdhënësi nuk i ka përmbushur kushtet për të fituar të drejtën për shfrytëzimin e kësaj mase. Seanca e 33-të e Qeverisë(02.04.2020) Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhënie të punës gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme – Vazhdon afati për kthimin e punëtorit në punë në rastet kur punëtorit i pushon marrëdhënia e punës dhe punëtori do të kthehet në punë për 15 ditë nga dita e kalimit të afatit të zgjatjes të gjendjes të jashtëzakonshme. – Për punëtorët e punësuar në sektorin privat të përfshirë nga masat e përkoshme të mbrojtjes nga përhapja dhe parandalimi nga koronavirusi Kovid-19, pjesa e pashfrytëzuar nga pushimi vjetor, respektivisht pushimi vjetor i pashfrytëzuar nga viti kalendarik 2019, të shfrytëzohet deri në 31 maj të vitit 2020. Pjesa nga pushimi vjetor për vitin 2020 që duhet të shfrytëzohet në kohëzgjatje prej javëve të pandërprera të punës, ta shfrytëzojnë deri në 30 qershor të vitit 2020, në pajtim me nevojat e procesit të punës dhe miratimit të punëdhënësit. – Mungesa nga puna e punëtores për shkak të shtatzanisë, lindjes dhe prindërimit dhe adoptimit vazhdon të vijojë dhe kompensimi i rrogës vazhdon të paguhet deri në përfundimin e zgjatjes të masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i koronavirusit Kovid-19. Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për rrogën minimale në RMV gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme – Lartësia e rrogës minimale neto për muajt prill, maj dhe qershor 2020, është 14.500 denarë. Dekreti me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme – Me këtë dekret me fuqi ligjore, rregullohen kushtet, mënyra dhe procedura e subvencionimit të pagesës të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020. – Për shfrytëzimin e subvencionimit të pagesës të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social nga paragrafi(1) i këtij neni, punëdhënësi duhet të përmbush këto kushte: а) zvogëlimi i të hyrave të përgjithshme në muajin prill të vitit 2020, në muajin maj të vitit 2020 apo në muajin qershor të vitit 2020, të jetë më shumë se 30% në raport me të hyrat mesatare të përgjithshme në nivel mesatar të realizuara në vitin 2019, kurse për punëdhënësin i cili është i regjistruar në regjistrin përkatës(të krijuar) pas muajit mars të vitit 2019, të hyrat e përgjithshme për muajin prill të vitit 2020, muajin maj të vitit 2020 dhe muajin qershor të vitit 2020 të jenë më të vogla për të paktën 30% në raport me të hyrat mesatare të përgjithshme në nivel mujor të realizuara nga dita e regjistrimit në regjistrin përkatës në vitin 2019 dhe muajt janar dhe shkurt të vitit 2020. Për punëdhënësit që kryejnë veprimtari të karakterit sezonal, zvogëlimi i të hyrave mesatare për periudhën e fundit sezonale prej katër muajsh krahasuar me të hyrat mesatare për periudhën sezonale të katër muajve të njëjtë në vitin paraprak të jetë më shumë se 30%; b) numri i të punësuarve te punëdhënësi që kërkon mbështetje financiare, duke marr parasysh edhe të punësuarit përmes agjencisë private të punësimit, të mos jetë zvogëluar për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2020 në raport me numrin e të punësuarve me gjendje të 31 marsit të vitit 2020, përveç në rastet e pensionimit apo vdekjes dhe c) të mos paguhet dividenda e pronarëve, si dhe të mos jetë kryer pagesë në bazë të shpërblimit për suksesin afarist(pjesëmarrje në fitim, bonus) apo lloj tjetër i shpërblimit vjetor të të punësuarve dhe organeve të menaxhimit dhe mbikqyrjes të punëdhënësit, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti, deri në ditën e dorëzimit të llogarisë vjetore/ raportit financiar për vitin 2020. Seanca e 34-të(03.04.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR PROCEDURËN E LËSHIMIT TË LEJEVE PËR LËVIZJE NË KOHËN NË TË CILËN ËSHTË PËRCAKTUAR NDALESA PËR QARKULLIM GJATË KOHËS TË ZGJATJES TË GJENDJES TË JASHTËZAKONSHME Ministria e shoqërisë informative dhe administratës lëshon leje për lëvizje në kohën në të cilën është përcaktuar ndalesa për lëvizje gjatë kohës të zgjatjes të gjendjes të jashtëzakonshme, dhe atë: të punësu28 VENDIMET, MASAT DHE REKOMANDIMET E MIRATUARA NGA QEVERIA E RMV NË PERIUDHËN PREJ 10.03 DERI NË 10.06.2020 arve në organet e pushtetit shtetërorë, të punësuarve në entet shëndetësore nga sektori publik dhe privat, punëtorët e mediave dhe të punësuarit tjerë në mediume të cilat janë pjesë e ekipeve mobile të medias, të punësuarit në furrat e bukës dhe byrektore – me më së shumti deri në pesë të punësuar, të punësuarit e ndërmarrjeve funerale, anëtarët e shtabeve komunale të krizës dhe personat fizik dhe juridik për të cilët ka dhënë leje më parë Shtabi kryesor koordinativ për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes të koronavirusit Kovid-19. Seanca e 39-të e Qeverisë(09.04.2020) Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e dekretit me fuqi ligjore për mbështetjen financiare të sektorit privat për shkak të pagesës të rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020 – Plotësohet me kushtin se numri i të punësuarve duhet të mbahet 2 muaj pas shfrytëzimit të masës, respektivisht deri në korrik të vitit 2020. Seanca e 43-të(16.04.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR PLOTËSIMIN E DEKRETIT ME FUQI LIGJORE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR TRANSPORT TË QARKULLIMIT RRUGOR GJATË KOHËS TË GJENDJES TË JASHTËZAKONSHME – Gjatë transportit publik të udhëtarëve, gjatë kohëzgjatjes të gjendjes të jashtëzakonshme, transportuesi, në automjet është i detyruar që ta organizojë transportin me mbajtjen e detyrueshme të distancës prej të paktën dy metrave ndërmjet udhëtarëve dhe mund të ketë më së shumti 50% udhëtarë nga numri i përgjithshëm i ulëseve, pa e llogaritur ulësen e shoferit. Seana e 47-të(28.04.2020) Dekreti me fuqi ligjore për mbështetjen financiare të punëdhënësit nga sektori privat për shkak të pagesës të rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020. – Për kohëzgjatjen e mbështetjes financiare në pajtim me këtë dekret me fuqi ligjore dhe dy muaj pas ndërprerjes të saj(duke e përfshirë edhe muajin korrik të vitit 2020) numri i të punësuarve te punëdhënësi i cili përdor mbështetje financiare për pagesën e rrogave, me përjashtim të punëtorëve të pensionuar dhe të vdekur, në raport me numrin e të punësuarve në muajin mars të vitit 2020, nuk mund të zvogëlohet më shumë se:- 15% te punëdhënësi që ka patur deri në 50 të punësuar në muaj për të cilët ka shfrytëzuar mbështetjen financiare,-10% te punëdhënësi që ka patur prej 51 deri në 250 të punësuar për muajin për të cilin ka shfrytëzuar mbështetje financiare. Numri i të punësuarve që punëdhënësi shfrytëzues i mbështetjes financiare duhet ta mbajë i përfshin të punësuarit në kohë të pacaktuar, kohë të caktuar dhe të punësuarit me orar punë më të shkurtër nga puna me orar të plotë. Seanca e 48-të e Qeverisë(30.04.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E DEKRETIT ME FUQI LIGJORE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË TË PUNËSUARVE TË GODITUR NGA KRIZA SHËNDETËSORE-EKONOMIKE TË SHKAKTUAR NGA KORONAVIRUSI KOVID-19, PËR SHKAK TË PAGESËS TË RROGAVE PËR MUAJT PRILL DHE MAJ TË VITIT 2020 – Për kohëzgjatjen e mbështetjes financiare në pajtim me këtë dekret me fuqi ligjore dhe dy muaj pas ndërprerjes të saj(duke e përfshirë edhe muajin korrik të vitit 2020), numri i të punësuarve te punëdhënësi i cili shfrytëzon mbështetjen e financiare për pagesën e rrogave, në raport me numrin e të punësuarve në muajin prill të vitit 2020, nuk mund të zvogëlohet, përveç për:- pensionim dhe vdekje të punëtorit, shfuqizimin e kontratës të punësimit nga ana e punëtorit,- shfuqëzimin e kontratës të punësimit pa afat, të largimit nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes të rendit të punës dhe disiplinës apo detyrimeve të punës,- ndërmarrjen me marrëveshje të punëtorit,- ndërprerjen e vlefshmërisë të kontratës të punësimit në bazë të aktgjykimit gjyqësor dhe – ndërprerjen e vlefshmërisë të kontratës të punësimit për shkak të vërtetimit të paaftësisë të përhershme për punë. – Numri i përgjithshëm i të punësuarve te punëdhënësi – shfrytëzues tl mbështetjes financiare, nuk mund të zvogëlohet duke e përfshirë edhe muajin korrik të vitit 2020 për më shumë se:- 15% te punëdhënësi i cili ka patur deri në 50 të punësuar në muajin në të cilin ka shfrytëzuar mbështetje financiare,-10% te punëdhënësi që ka patur 51 deri në 250 të punësuar në muajin për të cilin ka shfrytëzuar mbështetje financiare dhe – 5% te punëdhënësi që ka patur mbi 250 të punësuar në muajin për të cilin ka shfrytëzuar mbështetje financiare. – Nëse numri i zvogëluar i llogaritur i të punësuarve nuk është numër i plotë, numri rrumbullaksohet në numrin e parë të plotë më të madh. – Numri i të punësuarve që punëdhënësi shfrytëzues i mbështetjes financiare duhet ta rrumbullaksojë, i përfshin të punësuarit në kohë të pacaktuar, në kohë të caktuar dhe të punësuarit me orar punë më të shkurtër se orari i plotë i punës.” 29 Fondacioni“Fridrih Ebert” – NDIKIMI I KOVID–19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE Seanca e 49-të(05.05.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E DEKRETIT ME FUQI LIGJORE PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESËS TË KONTRIBUTEVE PËR SIGURIM TË DETYRUESHËM SOCIAL GJATË KOHËS TË GJENDJES TË JASHTËZAKONSHME – Punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar masën e subvencionimit të pagesës të kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social, nuk mund të zvogëlojë numrin e të punësuarve në muajin prill të vitit 2020, si dhe dy muaj pas ndërprerjes të saj(duke përfshirë edhe muajin gusht të vitit 2020), përveç në kushte të arsyeshme të përkufizuara në ligjin për marrëdhëniet e punës, si pensioni apo shfuqëzimi i kontratës nga ana e punëtorit, por jo më shumë se përqindja e vërtetuar. – Numri i përgjithshëm i të punësuarve te punëdhënësi – shfrytëzues i subvencioneve për pagesën e kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social gjatë kohës të gjendjes të jashtëzakonshme, të mos jetë zvogëluar në periudhën duke përfshirë edhe muajin gusht të vitit 2020, për më shumë se:-15% te punëdhënësi që ka patur 50 të punësuar në muajin për të cilin ka shfrytëzuar subvencion;- 10% te punëdhënësi që ka patur prej 51 deri në 250 të punësuar në muajin për të cilin ka shfrytëzuar subvencion dhe – 5% te punëdhënësi i cili ka patur mbi 250 të punësuar në muajin për të cilin ka shfrytëzuar subvencion. Seanca e 57-të e Qeverisë(26.05.2020 – 27.05.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR PLOTËSIMIN E DEKRETIT ME FUQI LIGJORE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR PUNËSIM DHE SIGURIM NË RAST TË PAPUNËSISË GJATË KOHËS TË GJENDJES TË JASHTËZAKONSHME një marrëdhënie të re të punës, do të mundet sërish të fitojë të drejtën e kompensimit në të holla në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, me çrast nuk merret parasysh shfrytëzimi i të drejtës të kompensimit në të holla në pajtim me këtë dekret me fuqi ligjore. Seanca e 61-të(04.06.2020) – është miratuar një akt i veçantë Ndalohet puna e kompanive të tekstilit në nivel të Komunës të Shtipit gjatë kohës të zgjatjes të karantinit. Seanca e 64-të(05.06.2020) DEKRETI ME FUQI LIGJORE PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E DEKRETIT ME FUQI LIGJORE PËR MBËSHTETJEN FINANCIARE TË PUNËTORËVE TË GODITUR NGA KRIZA EKONOMIKE-SHOQËRORE TË SHKAKTUAR NGA KORONAVIRUSI KOVID-19, PËR SHKAK TË PAGESËS TË RROGAVE PËR MUAJT PRILL DHE MAJ TË VITIT 2020 – Në Dekretin me fuqi ligjore për mbështetjen financiare të punëdhënësve të goditur nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi kovid-19, për shkak të pagesës të rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020, zëvendësohen me fjalët prill, maj dhe qershor të vitit 2020. – Punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar mbështetje financiare për tre muaj, numri i të punësuarve nuk mund të zëvendësohet për periudhën duke përfshirë muajin gusht të vitit 2020. PROTOKOLLET – Personi i papunësuar të cilit marrëdhënia e punës i është ndërprerë në periudhën prej 11 marsit të vitit 2020 deri në 30 prill të vitit 2020, pavarësisht nga koha e kaluar në marrëdhënien e punës, mund të realizojë të drejtën e kompensimit në të holla në lartësi prej 50% nga rroga mujore neto e punëtorit të paguar për muajin e fundit, por jo më shumë se 80% nga rroga mesatare mujore neto për punëtor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e shpallur për muajin e fundit, në rastet kur marrëdhënia e punës është ndërprerë me dhënien e deklaratës me shkrim nga ana e punëtorit, i është ndërprerë marrëdhënia e punës me marrëveshje apo marrëdhënia e punës i është ndërprerë me shkarkim nga ana e punëdhënësit, për kohëzgjatjen prej dy muajsh, llogaritur prej ndërprerjes të marrëdhënies të punës. – Nëse personi i papunë, pas kalimit të afatit të shfrytëzimit të drejtës të kompensimit në të holla, krijon Seanca e 36-të(06.04.2020) Rekomandimet për organizimin e procesit të punës janë këto: 1. Në uzinat ku drejtëpërdrejtë kryhet procesi i prodhimit, të kufizohet numri të punësuarve deri në atë masë që të punësuarit të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2 m. 2. Në uzinë detyrimisht të sigurohet mjeti për dezinfektimin e duarve dhe sipërfaqeve të punës. 3. Gjatë orarit të punës nga ana e të punësuarve të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme(pastrim i shpeshtuar i duarve dhe dezinfektim me përdorimin e mjeteve dezinfektuese me bazë të alkoholit). 30 VENDIMET, MASAT DHE REKOMANDIMET E MIRATUARA NGA QEVERIA E RMV NË PERIUDHËN PREJ 10.03 DERI NË 10.06.2020 4. Të bëhet ajrosja më e shpeshtë e hapësirave të punës, respektivisht më shumë herë gjatë ditës dhe nëse është e mundur(përmes ajrosjes natyrale dhe artificiale). 5. Një herë në javë të bëhet dezinfektimi i të gjithë hapësirave punuese, sidomos uzinave, nga shërbimi i autorizuar për këtë. 6. Në rast të kontaktit të drejtëpërdrejtë me një rast pozitiv të Kovid-19 të konfirmuar nga laboratoria (me apo pa simptoma), personi menjëherë të izolohet dhe të paraqitet deri te Qendra kompetente për shërbim publik. 7. Të shmanget kontakti i personave të punësuar ndërmjet veti në uzina, gjatë kohës të procesit të punës, e sidomos me nëpunësit administrativ. 8. Në rast të nevojës për punë administrative, nënshkrimi i dokumenteve në letër të krahasohet ekskluzivisht përmes një personi të caktuar që mban pajisje të mbrojtjes personale me vete(maskë mbrojtëse dhe dorëza). 9. Personat e detyruar për sigurimin e objektit gjithashtu të mbajnë pajisje të mbrojtjes personale. 10. Shoferët të cilët shpërndajnë produkte të gatshme, repromateriale, dokumente në letër, gjithashtu të mbajnë pajisje të mbrojtjes personale. 11. Të mos mbahen takime/kolegjiume dhe të njëjtat të realizohen përmes telefonit apo emailit. 31 NDIKIMI I KOVID – 19 MBI DEGËT QË PAGUHEN PAK DHE QË JANË ME PUNË INTENSIVE Rritje evidente e numrit të largimeve nga puna gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me 626 largime nga puna të regjistruara, dhe mbi 900 raste të paraqitura të punës gjatë kohës së karantinit dhe orës policore. Shumë masa të mara nga ana e Qeverisë për lirim nga puna të të punësuarve me sëmundje kronike, gra shtatëzëna dhe prindër të fëmijëve deri 10 vjet, nuk u respektuan nga disa punëdhënës. Masë e Qeverisë për përkrahje të rreth 120.000 të punësuarve në sektorin privat nga rreth 20.000 kompani, në vlerë prej 79,5 milion euro nga buxheti i shtetit. Kjo i jep mundësi dhe obligim Qeverisë të ndikojë mbi mënyrën e menaxhimit, që para së gjithash nënkupton respektim dhe garantim të të drejtave të punëtorëve nga ana e punëdhënësve. Fondacioni“Fridrih Ebert” Zyra në Shkup Bul. 8 Septemvri 2/2-5 1000 Shkup, Maqedonia e Veriut www.fes-skopje.org Dizajni dhe shtypja: