POLICY PAPER DEMOKRACIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT RINIA, DIALOGU I STRUKTURUAR DHE INTEGRIMI NË BE Një rrugë e rëndësishme dhe e qëndrueshme Dafina Peci, Ergys Gezka Korrik 2020 Dialogu i Strukturuar paraqitet si një praktikë e mirë e proceseve të kaluara të dialogut, duke pasur si qëllim përfshirjen e sa më shumë vendimmarrësve dhe të rinjve në ciklin e politikave publike. Dialogu i Strukturuar duhet të jetë një proces cilësor, ku të rinjtë të angazhohen në mënyrë sistematike dhe gjithëpërfshirëse. Përtej konceptimit, instalimit dhe suksesit të deritanishëm të një procesi të tillë, sfida mbetet përshtatja me kontekstin aktual shqiptar. RINIA, DIALOGU I STRUKTURUAR DHE INTEGRIMI NË BE Një rrugë e rëndësishme dhe e qëndrueshme Parathënia e Dialogut të Strukturuar Të rinjtë në Shqipëri duhet të kenë dhe kanë në fakt një interes të veçantë për trajektoren e vendit të tyre drejt anëtarësimit në BE. Suksesi dhe dështimi në përpjekjet për anëtarësimin dhe integrimin evropian do të kenë ndikim të dukshëm te e ardhmja e tyre. Por, ata nuk duhet të jenë vetëm personat që do të jetojnë pjesën më të madhe të ndryshimit dhe kërkesat ndaj të cilëve janë të larta. Ata gjithashtu duhet të kenë interes të madh për të kontribuar në këtë ndryshim pozitiv. Shqipëria sapo ka marrë dritën jeshile për çeljen e bisedimeve të aderimit pas përmbushjes së një sërë kushtesh. Ky është një hap i rëndësishëm, por ka shumë hapa të tjerë, përfshirë reformat e gjera, të cilët do të duhet të ndërmerren gjatë viteve të ardhshme. Kjo do të thotë përpjekje, përpjekje që nuk kërkojnë vetëm angazhim nga vendimmarrësit, politikëbërësit, dhe administrata. Këto ndryshime gjithashtu duhet të realizohen edhe nga shoqëria shqiptare në tërësi, dhe nga shoqëria civile e organizuar në veçanti. Ne besojmë se në këtë kuadër një rol i veçantë duhet t'i atribuohet rinisë. Sidoqoftë, përfshirja e shoqërisë civile dhe përfshirja më e madhe e të rinjve në proceset e bërjes së politikave dhe reformave nuk ndodh automatikisht. Sigurisht, ka shumë forma të ndryshme se si të rinjtë mund ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet, të ndajnë ide dhe të përfaqësojnë interesat e tyre. Dhe, ndonjëherë, ato më krijueset dhe më të papriturat, ato që nuk ndjekin domosdoshmërisht rrugët e njohura dhe që nuk i përmbahen rreptësisht protokolleve janë ato më efektivet. Sidomos të rinjtë duhet të eksplorojnë rrugë të reja dhe të krijojnë ndërprerje, nëse është e nevojshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që përfshirja e strukturuar nuk është e nevojshme, krejt e kundërta është e vërtetë. Proceset e politikave ose ato vendimmarrëse që prekin të rinjtë duhet të lejojnë përfshirjen e zërave të prekur dhe ky nuk mund të jetë një vendim ad-hoc i vullnetit të mirë, por duhet të jetë një proces i instaluar me besueshmëri. Kjo nuk dëshmohet vetëm nga pikëpamja normative sepse kjo është gjëja e"e drejtë" për t’u bërë, por edhe sepse ajo prodhon rezultate më të mira. Këshillimi me ata që dinë më mirë për rrethanat e tyre domosdoshmërisht sjell njohuri për një diksutim mbi politikat ose reformën që çon në vendime më të informuara. Dialogu i Strukturuar është një shembull shumë i mirë në këtë drejtim, i cili lidh të rinjtë dhe vendimmarrësit pasi është pjesë e politikës së të rinjve të BE-së. Dialogu i strukturuar është një mënyrë efektive për të lejuar një komunikim serioz dhe me ndikim dhe konsultime konstruktive. Dialogu i strukturuar është një shembull i cili ia vlen të hulumtohet dhe shpresojmë fort që ai të mund ta ndihmojë dialogun mbi politikat për rrugën e pranimit të Shqipërisë në BE. Ne përmbyllje, dëshirojmë të falënderojmë autorët Dafina Peçi dhe Ergys Gezka për këtë prezantim të shkëlqyer të konceptit të Dialogut të Strukturuar në kontekstin shqiptar. Në solidaritet, Stine Klapper Drejtuese e Zyrës së Friedrich-Ebert-Stiftung, Tiranë 3 Dialogu i Strukturuar ndërmjet të rinjve dhe institucioneve përgjegjëse për integrimin në Bashkimin Evropian, një strategji që bën diferencën Hyrje Rinia shqiptare edhe pas evidentimit të fenomenit shqetësues të emigracionit të viteve të fundit vazhdon të qëndrojë në vend të parë në rajon, në nivel statistikor, për nga numri në proporcion me popullsinë e vendit. Popullsia nën moshën 30 vjeç përfaqëson rreth 45.6% të popullsisë totale në Shqipëri për vitin 2019, ndërkohë të rinjtë(15-29 vjeç) përbëjnë rreth 28.4% të popullsisë në total(INSTAT). Bazuar tek i njëjti burim, për të njëjtën periudhë kohore rezulton se rreth 49.1% e të rinjve janë femra dhe 50.9% janë meshkuj. Këta numra shprehin qartë se të rinjtë në Shqipëri duhet të kenë një rol qendror, pasi udhëheqin vendin në nivel numrash dhe nën optikën e grup- moshës me më tepër perspektivë dhe me peshë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare në tërësi. Duke ruajtur fokusin e këtij shkrimi, që ka si objektiv prezantimin e një rrjedhje logjike që sheh në qendër rininë shqiptare, vendimmarrjen dhe hapjen e negociatave në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duhet theksuar se Dialogu i Strukturuar mbetet koncepti bazë që duhet huazuar dhe përshtatur sa më parë nga strukturat institucionale dhe shoqëria civile shqiptare. Dialogu i Strukturuar paraqitet si një praktikë e mirë e proceseve të kaluara të dialogut, duke pasur si qëllim përfshirjen e më shumë vendimmarrësve dhe të rinjve, veçanërisht atyre me më pak mundësira, në proceset e vendimmarrjes dhe në zbatimin e Strategjisë Rinore të BE-së. Në këtë punim do të mundohemi të përshkojmë një itinerar, që ka si objektiv përfundimtar lidhjen e rinisë, Dialogut të Strukturuar dhe procesit të negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke bërë disa ndalesa që i konsiderojmë si të domosdoshme për t’i dhënë së gjithës një tipar uniformues dhe logjik. Dialogu i Strukturuar, i cili lind në kuadër të hartimit të politikave rinore të Bashkimit Evropian, bën të mundur komunikimin dhe konsultimin me të rinjtë dhe organizatat rinore duke përfshirë politikëbërës, vendimmarrës, si dhe ekspertë, studiues dhe aktorë të tjerë relevantë të shoqërisë civile. Mund të konsiderohet si një koncept apo metodologji që integron grupe të caktuara të shoqërisë në mënyrë transversale, pasi është gjithëpërfshirës, por shkon përtej mbledhjes së opinioneve të individëve të identifikueshëm brenda strukturave formale, institucioneve apo organizmave hierarkikë vertikalë. Për të krijuar një ide më të qartë le të shohim më poshtë një excursus të Dialogut të Strukturuar. 4 Përkufizimi dhe fusha e veprimit Procesi i krijimit të Dialogut të Strukturuar është rezultat i Letrës së Bardhë: Një Impetus i ri për Rininë Evropiane(2001) 1 , i cili nënvizon rëndësinë e konsultimit me të rinjtë në fushat e politikave, që i prekin ata në mënyrë të drejtpërdrejt. Në vitin 2005, një rezolutë e Këshillit të Bashkimit Evropian ftoi Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të zhvillojnë një dialog të strukturuar me të rinjtë dhe organizatat rinore, me ekspertë për çështjet rinore dhe me vendimmarrës publik. Nxitja më e madhe për zbatimin e saj ndodhi me kornizën e rinovuar të bashkëpunimit evropian në fushën e të rinjve(2010-2018) e miratuar në 2009 përmes rezolutës së këshillit, që njeh të rinjtë si aktorë kryesorë në shoqëri. Kuadri përmend rëndësinë për të mbrojtur të drejtën e të rinjve për t'u përfshirë dhe për të marrë pjesë në hartimin e politikave, që prekin ato përmes një dialogu të përhershëm të strukturuar midis vendimmarrësve, të rinjve dhe organizatave rinore. Dialogu i Strukturuar është një mënyrë për të bërë zërin e të rinjve të dëgjohet në procesin e formulimit të politikave evropiane. Ai është një proces këshillues, i zbatuar nga Komisioni Evropian, që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe marrjen e kontributit të dorës së parë që vjen nga të rinjtë. Quhet"Dialog i Strukturuar", sepse ndodh në një kornizë shumë konkrete të vendosur nga Komisioni Evropian së bashku me Forumin Rinor Evropian, me tipare orientuese dhe reformuese, në mënyrë që të merren parasysh në përcaktimin, formimin dhe zbatimin e politikave rinore të BE-së. Procesi i Dialogut të Strukturuar u rishikua pas ciklit të 3-të të implementimit të tij, me qëllim rritjen e efikasitetit, gjithëpërfshirjen dhe koherencën. Procesi i ri i azhurnuar, rezulton si në vijim: • Një cikël zgjat 18 muaj; • Secili cikël ka një përparësi tematike mbi të cilën do të zhvillohet dialogu; • Secili cikël përfshin një presidencë drejtuese me rotacion tri-palësh; • Secili cikël ka një përfundim politik: Një rezolutë e këshillit e cila bazohet në rezultatin e procesit të Dialogut 18-mujor. Si rezultat për secilin cikël të Dialogut të Strukturuar, të rinjtë dhe vendimmarrësit duhet të takohen për të reflektuar mbi rezultatin e konsultimit on-line dhe për të zhvilluar rekomandime të përbashkëta për temën e dhënë. 1 Available at: https://www.youthforum.org/white-paper-new-impetus-european-youth 5 Parimet udhëheqëse të Dialogut të Strukturuar Pjesëmarrja kuptimplote e të rinjve: Dialogu i Strukturuar duhet të jetë një proces cilësor, ku të rinjtë përfshihen në një bisedë kuptimplote me vendimmarrësit dhe me njëri-tjetrin. Aktivitetet e drejtuara nga grupet kombëtare të punës dhe organizatat joqeveritare rinore duhet të synojnë nxitjen e një angazhim cilësor të të rinjve. Të rinjtë që marrin pjesë në dialog duhet të ndjekin në mënyrë aktive atë që ndodh në ciklin e politikës lidhur me idetë dhe kontributet e tyre mbi çështjet, që ata i shqetësojnë në të gjitha nivelet. Gjithëpërfshirëse edhe për zëra më të largët: Dialogu i Strukturuar duhet të jetë i hapur për të gjithë të rinjtë dhe të përqendrojë përpjekjet e tij për të arritur dhe angazhuar të rinjtë që janë më pak aktivë dhe që vijnë nga një prapavijë e margjinalizuar. Ekziston mundësia për të eksploruar zbatimin e dialogut të strukturuar në shkollë/ universitet/ komunitet për të siguruar që të gjithë zërat të dëgjohen në mënyrë të barabartë. Kontributi në hartimin e politikave lokale, kombëtare dhe të BE-së: Idetë që mund të zbatohen menjëherë në nivel lokal dhe kombëtar duhet t'i çohen autoriteteve lokale dhe kombëtare dhe të zbatohen së bashku me të rinjtë, por, gjithashtu, duhet të shërbejnë si një bazë kërkesash për nivelet më të larta vendimmarrëse të karakterit ndërkombëtar. Idetë e rëndësishme për nivelin evropian duhet të kanalizohen dhe diskutohen në konferencat rinore të organizuara në bashkëpunim me apo nga institucionet e BE-së . Procesi i drejtuar nga të rinjtë: Dialogu rinor i BE-së duhet të jetë një proces i udhëhequr nga të rinjtë, me një përfshirje të fortë të një Organizate Ombrellë Kombëtare, këshilla lokalë rinor dhe aktorë të tjerë relevant në fushën e rinisë. Zbatim sa më miqësor me të rinjtë: Procesi duhet të jetë sa më domethënës, i thjeshtë, argëtues dhe angazhues sa të jetë e mundur për të rinjtë dhe vendimmarrësit. Duhet dedikuar një metodologji e përshtatshme, gjuhë miqësore për të rinjtë, aktivitete argëtuese dhe thjeshtësi në komunikim. Objektivat e Dialogut të Strukturuar Zhvillimi i aftësive të të rinjve për qytetarinë aktive dhe ndjenjën e përkatësisë: të rinjtë përmes dialogut rinor të BE-së zhvillojnë aftësi dhe qëndrime që formojnë pikëpamjet dhe interesin e tyre për të marrë pjesë, të dëgjojnë të tjerët dhe të përfshihen në një bisedë kuptimplote dhe konstruktive. Dialogu, gjithashtu, zhvillon ndjenjën e përkatësisë në komunitetet e tyre dhe Evropës. 6 Mundësimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e vendimmarrjes: Dialogu rinor i BE-së duhet të informojë të rinjtë për të drejtën e tyre për të marrë pjesë dhe të angazhojnë të rinjtë në politikëbërje. Idetë e mbledhura duhet të përcillen dhe zbatohen nga vendimmarrësit së bashku me të rinjtë, nga niveli lokal deri në evropian. Qëllimet e Dialogut të Strukturuar: • Të sigurohet që të gjithë të rinjtë të kenë dëgjuar zërat e tyre deri në strukturat e BE-së, në përputhje me nenin 165-2 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian, për të krijuar një shoqëri aktive dhe të angazhuar në të ardhmen 2 ; • Të arrihet një numër më i madh dhe një gamë më e gjerë e të rinjve, duke përfshirë punën me shkolla, institucionet sociale dhe organizata joqeveritare, etj, për të arritur te të rinjtë e paorganizuar; • Për të siguruar që politika rinore të arrijë fusha të tjera të politikave duke pasur karakter ndërsektorial, por edhe duke qëndruar e mëvetësishme për çështje, që duhet të kenë prioritet; • Të realizojë ndikim kuptimplotë në politikat e nivelit evropian, kombëtar, rajonal dhe lokal; • Të krijojë një kulturë politike të re e të ndryshuar, duke i dhënë përparësi pjesëmarrjes, diversitetit dhe mbi të gjitha rinisë në këtë sipërmarrje. Kjo kulturë e re duhet të mbartë në filozofinë e saj njohjen e strukturave rinore, joqeveritare e aktive si partnerë kryesorë me përgjegjësi të caktuara(shtrirje, angazhim në konsultim dhe zbatim) dhe të drejta(mbështetje, njohje, legjitimitet) përgjatë gjithë proceseve politikëbërëse. Procesi Dialogu i Strukturuar shërben edhe si forum për reflektime të përbashkëta të vazhdueshme, mbi prioritetet, zbatimin dhe shtrirjen e kooperimit evropian në fushën e rinisë. Procesi që ndiqet bazohet në parimin e fjalës së lirë dhe mbi tipare konsultative, Çdo cikël 18-mujor i Dialogut të Strukturuar duhet të përqendrohet në një nga qëllimet ose objektivat kryesorë, siç përcaktohet për Strategjinë e Rinisë(nivel evropian kombëtar apo lokal). Është e rëndësishme të zhvillohet një konsultim paraprak on-line dhe një proces votimi në internet me të rinjtë, në mënyrë që të zgjidhet qëllimi i ciklit dhe identifikimi i temës specifike. Janë zhvilluar gjithsej 6 cikle.Çdo cikël përqendrohet në një prioritet tematik të ndryshëm(të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave të Rinisë). Prioriteti aktual tematik është“Krijimi i mundësive për rininë”. Cikli aktual shkon nga Janari 2019 deri në mesin e vitit 2020 gjatë mbajtjes së Presidencës së BE-së nga Rumania, Finlanda dhe Kroacia. 3 2 Available at: https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:12012E/TXT&from=EN 3 Available at: https://ec.europa.eu/youth/policy/youth-strategy/euyouthdialogue_en 7 Faza I - Duke respektuar qasjen nga poshtë-lart dhe duke filluar nga niveli lokal, si dhe duke përparuar më tej me temën në nivelet e tjera, diskutohen sfidat dhe idetë e ndryshme për zgjidhje potenciale; - Diskutimet dhe konsultimet duhet të zhvillohen ndërmjet vendimmarrësve dhe palës së interesuar në mënyrë që të ezaurohen informacionet e pa shkëmbyera më parë dhe të diskutohet për zgjidhje potenciale mbi çështjet e ngritura; - Në të gjitha pikat brenda procesit, të rinjtë dhe vendimmarrësit inkurajohen të konkretizojnë, zotojnë apo formalizojnë bashkëzbatimin e ideve të tyre duke u partnerizuar e dialoguar jo vetëm në fillim të diskursit, por edhe përgjatë procesit të zgjidhjes së problemit. Paralelisht në nivelin evropian startojnë takimet Kick-Off, ku secili shtet anëtar përfaqësohet nga organizatat rinore kombëtare përfaqësuese, si dhe marrin pjesë organizatat ndërkombëtare rinore. Tema diskutohet gjerësisht, duke dhënë një pasqyrim të plotë të situatës aktuale e duke sjellë në diskurs sfidat dhe problematikat lidhur me situatën, të para këto në këndvështrime të ndryshme, por në fund të vendosura në tablonë kontinentale. Shënim: Në të gjitha pjesët e fazës së parë duhet marrë parasysh ndjekja e qasjes dhe metodave, që sigurojnë audiencë aktive dhe pjesëmarrje kuptimplote e substanciale. Faza II - Propozimet për zgjidhjet potenciale më të arsyeshme dhe novatore, duke sjellë dhe karakterin lokal e kombëtar paraqiten në Eventin e Progresit. Ky event shërben si një “agora e opinionit”, duke marrë frymëzim nga të tjerët për të përmirësuar më tej idetë origjinale për secilin pjesëmarrës në kontekstin e vet. - Pas Eventit të Progresit, shqyrtimi dhe përpunimi i ideve në konsultimet lokale dhe kombëtare do të vazhdojë duke shkuar një hap më tej me përsosjen e qasjes. Faza III - Përgjatë kësaj faze zhvillohen përgatitjet dhe aktivitetet përfundimtare të këshillimit kombëtar, duke u dhënë prioritet ideve dhe konkretizimit të tyre në: qëllimin, objektivat, fazat e aktiviteteve, rezultatet e mekanizmat; - Organizatat ndërkombëtarë rinorë, gjithashtu, janë të ftuara të zhvillojnë idetë e strukturuara në të gjitha vendet, ku janë të shtrira dhe operojnë. Për më tepër, ekspertiza e tyre dhe mbulimi gjeografik me nëndegët, që kanë një vlerë të shtuar në ndërtimin e bazës dhe argumentit për vendimmarrësit evropianë; - Në eventin final i quajtur Eventi i Arritjes, si me të tre konferencat e presidencave, vendimmarrësit evropianë do të bashkohen në dialogim me përfaqësuesit rinorë nga secili vend. Ata do të ofrojnë reagimet dhe rekomandimet kombëtare në mënyrë që të merren për bazë, të zhvillohen më tej dhe të mbështeten nga niveli evropian. Këto do të bëhen pjesë e paketës së Rezultateve të Këshillit, së bashku me rezultatet e ndërmjetme nga Eventi i Progresit; - Pas Eventit të Arritjes deri në fund të ciklit do të ketë një përmbledhje të ideve, praktikave më të mira, dhe ecurisë së zbatimit të tyre nga niveli lokal e kombëtar, si dhe pasqyrim e analizë të Konkluzioneve të Këshillit në Nivelin Evropian. 8 Follow-Up Në proces është, gjithashtu, e parashikuar përzgjedhja e një grupi të përbërë nga të rinj dhe vendimmarrës, të cilët do të vazhdojnë të monitorojnë rezultatet, si dhe zbatimin e tyre të vazhdueshëm përtej ciklit, dhe do të fillojnë punën e tyre në hapat e parë të procesit. Kjo skuadër do të kalojë në një cikël ngritjeje kapacitetesh për të siguruar cilësinë e performancës e, gjithashtu, do të jenë përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm dhe monitorimin e vazhdueshëm të zbatimit në nivelin evropian. 9 Saktësime mbi aktorët Procesi duhet të ndjekë ciklet 18 muajsh- me një përparësi tematike për ciklin që lidhet me një nga prioritetet e Strategjisë së Rinisë së ardhshme të BE-së dhe një nga qëllimet e rinisë së BE-së. Prioriteti vendoset nga Komiteti Drejtues Evropian, duke marrë parasysh proceset e politikave në nivelin e BE-së. Të bazuarit në qëllimet e të rinjve do të siguronte vazhdimësinë e përpjekjeve për të theksuar larminë e gjerë të temave që prekin jetën e të rinjve, përfshirë edukimin, punësimin, pjesëmarrjen e demokracinë, si dhe klimën a mjedisin, sigurinë, etj. Në nivel kombëtar Puna e Grupeve Kombëtare të Punës duhet të jetë e lidhur ngushtë me punën e Komitetit Drejtues Evropian dhe synon arritjen e objektivave të përbashkëta, duke respektuar subsidiaritetin dhe kontekstet e ndryshme kombëtare. Grupet Kombëtare të Punës duhet të përbëhen nga përfaqësues të Ministrisë përgjegjëse për rininë, organizata më e madhe ombrellë përfaqësuese e të rinjve, organizata rinore të tjera ndërkombëtare me degë në vendin, ku zbatohet Dialogu i Strukturuar, Agjencia Kombëtare për të Rinjtë, Zyra për Informimin e të Rinjve, të rinj nga sindikata, Studiues dhe akademikë të rinj, si dhe ministritë e lidhura drejtpërdrejt me temat që trajton procesi: punësimi, arsimi, shëndetësia, etj si dhe aktorët e tjerë relevantë. Në nivel evropian Procesi duhet të qeveriset nga Komiteti Drejtues Evropian, i përbërë nga ekipet e Presidencave Trio(përfaqësuesi i Ministrisë përgjegjëse për Rininë, përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare për Rininë), Komisioni Evropian dhe Forumi Rinor Evropian. Partneriteti midis Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Fushën e Rinisë, EURODESK, ERYICA dhe çdo aktor ose ekspert tjetër që Komiteti Drejtues Evropian identifikon relevant. Përfshirja e EURODESK dhe ERYICA është një strategji e rëndësishme për të përmirësuar shtrirjen dhe vizibilitetin e procesit, duke siguruar që multiplikativët kombëtarë do të mobilizohen për të arritur te të rinjtë, që nuk janë aktivë dhe më të vështirë për t'u angazhuar. Analizë mbi efektivitetin Procesi i Dialogut të Strukturuar, paçka sukseseve dhe eksperiencës së realizuar deri më tani, ende nuk po arrin potencialin e tij të plotë. Ndërsa padyshim që ka qenë një nga mjetet më me ndikim të kornizës aktuale të bashkëpunimit në fushën e rinisë, Dialogu i Strukturuar ka disa sfida kryesore për t’u kapërcyer, si mungesa e përfshirjes së nivelit lokal dhe persistenca e ulët e çështjeve rinore në fokusin sistematik të nivelit evropian. Sidoqoftë, Dialogu i Strukturuar tashmë ka krijuar struktura afatgjata që i shërbejnë qëllimit, si dhe një kornizë të qëndrueshme, e cila ka të ngjarë të vijëzojë bashkëpunimin ndërsektorial në të ardhmen. E thënë kështu, propozimi më i fundit nga Forumi Rinor Evropian përqendrohet në një qasje më të kuruar ndaj Dialogut të Strukturuar, duke siguruar vazhdimësinë e aspekteve të realizuara mirë dhe përfshirjen e atyre të paadresuara më parë në mënyrë adekuate. Ky ndryshim bazohet në rrymën nga poshtë-lart, ku idetë zhvillohen në nivelin lokal dhe përparojnë në nivele më të larta politikëbërëse dhe vendimmarrëse në rast se lind nevoja për ndërhyrje të mëtejshme, si në kuadër politik apo në legjislacion. Për ta ilustruar, nëse një ide shfaqet në një diskutim lokal dhe është më e rëndësishme për kontekstin lokal, ajo do të shkojë përpara drejt zbatimit menjëherë në nivelin lokal të vendimmarrjes duke e shpënë çështjen në ezaurim brenda përbrenda kompetencave lokale. 10 Prandaj, çështjet që janë të rëndësishme për të rinjtë në kontekstin e tyre në bashkësinë lokale, gjithashtu, mund të zgjidhen në këtë kontekst, duke lidhur vendimmarrësit me të rinjtë si një binom i domosdoshëm për të krijuar skenarin që zgjidh çështjen. Dialogu i Strukturuar i BE-së për Rininë, i propozuar nga Komisioni Evropian në Komunikimin mbi Strategjinë e ardhshme të BE-së për rininë për periudhën 2019-2027, duhet të ndërtohet në arritjet e Dialogut të Strukturuar me të rinjtë. Padyshim, zatat rinore, organizatat e punës rinore, Agjencitë Kombëtare për Erasmus+(këtu e tutje"Agjencitë Kombëtare") dhe më shumë, që kanë njohuri, mjete dhe resurse për të arritur dhe për të punuar me grupe të ndryshme të të rinjve në terren. Përgjigjja se si të arrihet te të rinjtë në periferi ose me prejardhje të margjinalizuar mund të gjendet në nivel lokal, duke angazhuar sa më shumë aktorë lokalë, që kryejnë punë të përditshme me punëtorë të rinj, organizata rinore, shkolla, shërbime rinore, etj. siç e përmendëm edhe më lart Dialogu i Strukturuar nuk ka arritur potencialin e tij të plotë, dhe përmirësimet e mëtejshme në Dialogun e ri të Rinisë së BE-së janë jetësore për ndikimin dhe rezultatet e cilësisë së procesit. Kjo është arsyeja pse disa reformime duhet të vijnë në kohën e duhur, duke dhënë një mundësi për të reflektuar dhe avancuar në mënyrë kritike këtë mekanizëm të pjesëmarrjes së të rinjve për gjeneratën e ardhshme. Sidoqoftë, Dialogu i Strukturuar ka krijuar struktura funksionale në nivel evropian grupe pune kombëtare që kanë një rëndësi thelbësore për dialogun e të rinjve në institucionet përgjegjëse për të pasur sukses në politikëbërje. Këto struktura janë thelbësore, sepse ato mbledhin shumë larmi aktorësh në sektorin e të rinjve, përfshirë qeveritë, organiParimi është që të bashkohen këta aktorë, të kenë burime të mjaftueshme për t'u mbështetur në punën e tyre, si dhe t'u drejtohen të rinjve në mënyrë sistematike duke qenë proaktivë e duke mos pritur pafundësisht derisa ata t’i gjejnë vetë këto mundësi. 11 Pyetje të hapura A kanë Organizatat Ombrellë Kombëtarë aftësi të mjaftueshme për të realizuar një program kaq konsultativ ambicioz? Si mund të mbështetet më tej procesi për të mirëmenaxhuar përgjegjësitë e parashikuara? Si mund të rritet kapaciteti për ngritjen e fondeve në funksion të forcimit të aktorëve të përfshirë në proces? Rinia shqiptare, Dialogu i Strukturuar VS Negociatat e Procesit të Integrimit Evropian Duke marrë në konsideratë informacionet dhe zhvillimin e konceptit të mësipërm, vëmendja evoluon dhe përqendrohet në një tjetër zhvillim tejet interesant, atë të negociatave. Negociatat me Shqipërinë, pas një rrugëtimi jo me pak mundime u hapën më datë 25 mars 2020 4 . Dhënia e këtij lajmi, që pritej prej disa muajsh, u ndikua nga disa zhvillime të ndryshme, të cilat u finalizuan me hapjen e negociatave, por njëkohësisht edhe me vendosjen e 15 parakushteve. Procesi i hapjes së negociatave ka si qëllim përgatitjen e terrenit, se ku do të zhvillohet puna për harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së që njihet si Acquis Communautaire 5 . Në këtë rrjedhë shihet e nevojshme që edhe kapitujt që përfshinë në mënyrë direkte dhe indirekte rininë, të trajtohen duke u bazuar mbi praktikat më të mira dhe mbi disa eksperienca frytdhënëse. Suksesi i Dialogut të Strukturuar të BE-së varet nga përfshirja e drejtpërdrejtë e të rinjve dhe organizatave rinore. Gjatë ciklit të punës 18-mujor, çdo vend i BE-së zhvillon një konsultim kombëtar të të rinjve dhe organizatave rinore. Ky është një proces gjithëpërfshirës, që zhvillohet në secilin vend, organizohet nga grupe pune kombëtare përmes përfaqësuesve të ministrive të rinisë, këshillave kombëtare të rinisë, organizatave rinore, punonjësve rinorë, studiuesve dhe të rinj të profileve të ndryshme. Pas një periudhe disa vjeçare të zbatimit të këtij procesi, arritja e sa më shumë të rinjve në zona nga më të ndryshme të kontinentit në mënyrë sa më uniforme rezultoi shpesh si një pikë e dobët e Dialogut të Strukturuar. Për këtë arsye, pas një faze konsultimesh dhe propozimesh, Forumi Rinor Evropian propozoi metodologjinë për një Dialog të Strukturuar të ripërpunuar, i cili përqendrohet në një qasje nga poshtë-lart, ku idetë zhvillohen në nivel lokal dhe përparojnë lart në një nivel të përshtatshëm për t’u zbatuar. Për shembull, nëse një ide shfaqet në një diskutim në nivel lokal dhe është më e rëndësishme për kontekstin lokal, ajo do mund të trajtohet menjëherë e të shkojë përpara drejt zbatimit duke qëndruar në atë nivel. Prandaj çështjet që janë relevante për të rinjtë në nivel lokal mund të zgjidhen edhe në këtë kontekst, duke e afruar vendimmarrjen(personin përgjegjës, përfaqësuesin e institucionit përkatës) me të rinjtë dhe duke e adresuar problemin sipas mënyrës më efikase. Kjo do të përqafojë idenë e zbatimit që parashikohet të ndodhë menjëherë ose në afate shumë të afërta, pa qenë e nevojshme më parë për aprovim në nivel evropian 6 . 4 Available at: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/IP_20_519 5 Available at: https://eur-lex.europa.eu/summary/glossary/acquis.html 6 https://www.youthforum.org/sites/default/files/publication-pdfs/Proposal-for-a-new-Structured-Dialogue.pdf 12 E ndërsa brenda territorit të Bashkimit Evropian rishikohet procesi i zbatimit të Dialogut të Strukturuar, përfshirja e sa më shumë të rinjve në fazat e konsultimeve dhe reduktimi i kohëve për ndërtimin e politikave rinore dhe zbatimin e tyre, në Shqipëri jemi akoma në stand by duke pritur hapjen zyrtare te negociatave, të cilat do marrin në shqyrtim çdo kapitull dhe do të udhëheqin procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Në këtë situatë, pyetjet që lindin në mënyrë spontane janë:: • Çfarë duhet të bëjë ndërkohë rinia shqiptare? • A duhet të ndërmerren disa hapa konkretë për t’u përgatitur për të qenë pjesë e negociatave? Për të patur një kuadër më të qartë të kësaj situate duhet të njohim disa zhvillime të fundit që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në hapjen e negociatave. Pas zgjedhjeve të fundit për rinovimin e strukturave qeverisëse të Bashkimit Evropian dhe Brexit, daljes se Britanisë se Madhe nga Bashkimi Evropian u vu re se në qendër të agjendës së Brukselit është reformimi apo siç është përkufizuar në raste të tjera,“riformatimi i Bashkimit Evropian”. Si rrjedhojë e kësaj qasjeje, është përfolur shume procesi i zgjerimit, rëndësia apo renditja në listën e prioriteteve që mbart në këtë fazë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, pas disa muajsh të mbushur me deklarata, që vinin nga forca të ndryshme evropiane, apo edhe nga përfaqësues shtetesh anëtare të BE-së, Brukseli ka rinovuar impenjimin e ndërmarrë dhe ka deklaruar se zgjerimi do të ketë vëmendjen e duhur, por metodologjia e negociatave nuk do të jetë më e njëjta. Pas propozimit të Francës në lidhje me një metodologji të re zgjerimi, Bashkimi Evropian ka prezantuar më datë 5 shkurt 2020 versionin definitiv të metodologjisë së zgjerimit, e cila zëvendëson të mëparshmen për shtetet si Shqipëria, që nuk kanë hapur ende procesin e negociatave. Ndryshe nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, për shtetet e Ballkanit perëndimor që kanë hapur tanimë kapituj të ndryshëm, do jepet mundësia të zgjedhin, nëse do të vazhdojnë procesin e nisur me rregullat e mëparshme apo do të zgjedhin metodologjinë e re 7 . Metodologjia e re e zgjerimit bazohet mbi katër parime: • Më tepër besueshmëri- Që procesi i anëtarësimit të rifitojë besueshmërinë nga të dy palët dhe të sigurojë potencialin e tij të plotë, duhet të mbështetet në besimin e fortë, besimin e ndërsjellë dhe angazhimet e qarta nga të dy palët; • Një drejtim më të fortë në nivel politik- Aderimi në Bashkimin Evropian është një proces që kërkon dhe mbështet reformimin themelor dhe ndryshimin politik dhe ekonomik në vendet që dëshirojnë të anëtarësohen dhe, gjithashtu, që demonstrojnë aftësinë për të marrë përsipër përgjegjësitë e përbashkëta si një shtet anëtar i BE-së. Kjo do të thotë që të dy palët duhet të tregojnë më shumë leadership dhe të zbatojnë angazhimet e tyre përkatëse. Duke pasur parasysh objektivat e këtij procesi, është koha që të përkufizohet qartësisht natyra politike e procesit dhe të sigurohet një drejtim më i fortë dhe angazhim i një niveli të lartë nga shtetet anëtare; • Një proces më dinamik – Duhet për t’i injektuar dinamizëm të mëtejshëm procesit të negociatave dhe për të nxitur efikasitetin e punës. Ndryshe nga metodologjia e mëparshme, dinamizmi do të konsistojë në ndarjen e kapitujve në grupime tematike. Këto grupime ndjekin tema të gjera siç janë qeverisja e mirë, tregu i brendshëm, konkurrenca ekonomike, etj. Specifikisht, kapitujt do të ndahen në gjashtë grupime tematike: 1. Bazat 2. Tregu i brendshëm 3. Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse 4. Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme 5. Burimet, bujqësia dhe kohezioni 6. Marrëdhëniet e jashtme. 7 Available at: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/statement_20_208 13 • Parashikimi, kushtëzimi pozitiv dhe negativ- Duke u nisur nga kërkesat e shteteve anëtare, si dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor për një proces më të parashikueshëm, i cili siguron qartësi më të madhe në atë që pret Bashkimi Evropian nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor në faza të ndryshme të procesit cilat do të ishin pasojat pozitive dhe negative të përparimit ose mungesës së përparimit? Me fjalë të tjera elementi thelbësor i procesit të pranimit të bazuar në meritë është kushtëzimi i tij. Sidoqoftë, për ta arritur atë, kushtet duhet të jenë të qarta që në fillim. Është e rëndësishme që vendet kandidate të njohin standardet krahasuese me të cilat do të matet performanca e tyre dhe që shtetet anëtare të ndajnë një kuptim të qartë të asaj që kërkohet saktësisht nga kandidatët. Metodologjia e re synon të sjellë një frymë të re dhe të ndërtojë një raport të ri mes shteteve anëtare dhe shteteve kandidate, si dhe shtron një rrugëtim më të qartë, bazuar në kritere të qarta e të matshme. Në të njëjtën linjë synohet të jetë edhe reagimi i Shqipërisë dhe institucioneve shqiptare në lidhje me proceset e shumta që do të duhet të ndërmerren për të arritur rezultatet e pritshme. Rrjedhimisht edhe rrugëtimi i rinisë shqiptare duhet të ngrihet në proporcione dhe pozicionime të drejta me praktikat e mira evropiane, duke respektuar proceset që funksionojnë në Evropë e që vendosin në plane bashkëpunimi sektorë të vendimmarrjes me te rinjtë e vendit. Rinia shihet e përfshirë në mënyrë ndërsektoriale apo indirekte në disa kapituj të procesit të negociatave, por në mënyrë të drejtpërdrejtë mbulohet nga segmentet përbërëse të kapitullit 19- Politikat Sociale dhe të Punësimit dhe të kapitullit 26- Arsimi dhe Kultura. Në këtë vazhdë, përpos harmonizimit të legjislacionit përkatës, është bërë tashmë e qartë se procesi kryen rrugëtimin e tij në disa plane që ecin në mënyrë paralele. Në radhë të parë, procesi i negociatave përfshin edhe përshtatjen me kontekstin territorial, ku zhvillohet dhe me indikatorë të ndryshëm të zhvillimit ekonomik, social e kulturor të vendit kandidat. Sipas eksperiencës së zgjerimit nuk mund të anashkalohen këto aspekte, të cilat shpesh janë marrë në konsideratë përmes përfshirjes së një sistemi jo vetëm rregullash apo treguesish sasiorë e cilësorë, por mbi të gjitha, parimesh mbi të cilat bazohet i gjithë procesi. Nën vëzhgimin e vëmendshëm të këtyre elementeve për të rinjtë shqiptarë, dëshirojmë të sjellim në vëmendje disa parime që përbëjnë edhe bazën e Dialogut të Strukturuar: • Qasja nga Poshtë Lart: idetë vijnë nga niveli i ulët në atë më të lartin. Përfshirja e të rinjve në nivel lokal përbën një potencial shumë të madh e të rëndësishëm; • Feedback: falë konsultimeve në nivel lokal dhe sistemit me nivele të ndryshme do të jetë shumë më e thjeshtë t’u gjenerohen feedback të rinjve të përfshirë, në një hark kohor të shkurtër, në mënyrë që të mund të shohin ndikimin e kontributit të tyre për propozimin e Dialogut të Strukturuar; • Angazhimi: ndërsa zbatimi inkurajohet të fillojë të ndodhë menjëherë, të rinjtë dhe vendimmarrësit kanë më shumë të ngjarë të angazhohen për të përmirësuar politikat dhe realitetet së bashku dhe të kontribuojnë për krijimin e një kulture më pjesëmarrëse; • Puna në terren – komunikim dhe ndërgjegjësim: Në nivel lokal dhe në mënyrë të strukturuar, është më e lehtë të përfshihet një grup më i gjerë të rinjsh. Ekziston një potencial i konsiderueshëm për të kryer konsultime vetëm me shkolla/ universitete/ komunitete, për të siguruar që të gjithë zërat dëgjohen të grupuar dhe në mënyrë të barabartë; • Zbatimi dhe monitorimi: plan i qartë dhe përparim i vazhdueshëm. Rezultatet mund të evidentohen vazhdimisht dhe bëhen të dukshme gjaëe takimeve dhe eventeve; • Tipare ndërsektoriale: eksperte politi kash të fushave të tjera do të ftohen për të marrë pjesë në të gjitha konferencat dhe eventet që do të organizohen. Ata që do të përzgjidhen si të ftuar do të përcaktohen nga objektivat dhe argumentet e ciklit të punës; 14 • Aspekti kombëtar: Të rinjtë në të gjithë BE-në kanë një ndjenje përkatësie, angazhimi, pjese e një procesi më të gjerë kombëtar; • Online-offline: hapësirat dhe instru mentet on-line do të përdoren për të marrë input-e më të gjerë, për shembull mbi argumentet, por edhe për të mbajtur të gjithë ata që morën pjesë në aktivitete offline në njëfarë mënyre të angazhuar dhe aktivë gjatë gjithë ciklit dhe më gjerë. Kjo i lejon të rinjtë të kenë vazhdimisht parasysh idetë dhe sugjerimet e tyre gjatë gjithë procesit, duke e bërë më të dukshëm ndikimin e tyre përfundimtar. Nëse biem dakord se Dialogu i Strukturuar është zgjedhja jonë për të qenë protagonistë për ndërtim politikash rinore efikase dhe gjithëpërfshirëse, për të qenë bashkëudhëtarë si qytetarë shqiptarë në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, atëherë do të duhet që parimet e mësipërme t’i konsiderojmë në çdo hap e përmes tyre të identifikojmë shtigje të ndryshme përfshirjeje të të rinjve në këtë rrugëtim. Pa dyshim, është e udhës të pranojmë se përfshirja e të rinjve në procesin e negociatave kërkon vullnet politik në njërën anë dhe një koordinim efikas të të gjitha grupimeve rinore. Kjo gjithëpërfshirje duhet të përcaktojë strukturat përfaqësuese dhe në radhë të parë duhet të identifikohen kapitujt që e shohin rininë në linjë të parë. Në këtë vështrim është identifikuar prej kohësh tashmë se cilët janë kapitujt me relevante për Rininë. PËRFSHIRJE LIDHJE FUQIZIMI 15 Kapitulli 19: Politikat Sociale dhe të Punësimit 8 Nëse do i bënim një përmbledhje përmbajtjes së këtij kapitulli do të thonim se harmonizimi i legjislacionit në fushën sociale synon rritjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës, krijimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale me standardet e duhura, promovimin e dialogut me partnerët socialë, zhvillimin e burimeve njerëzore në mënyrë që të sigurojë punësim të qëndrueshëm, luftimin e varfërisë dhe përjashtimit social, si dhe ofrimin e mundësive të barabarta për burrat dhe gratë. Në mënyrë që procesi i integrimit evropian të përshpejtohet, institucioneve ekzekutive dhe ligjvënëse u duhet të ndërmarrin një sërë reformash politike, ekonomike dhe juridike. Reformat e ndërmarra në këtë kuadër janë dhe ato mbi politikat sociale dhe të punësimit. Rregullat e Bashkimit Evropian në Politikat Sociale dhe të Punësimit përfshijnë standardet minimale për kujdesin shëndetësor, arsimin profesional, pensionet, përfshirjen sociale, të drejtën e punës, barazinë gjinore, shëndetin, sigurinë në punë dhe mosdiskriminimin. Shtetet anëtare të BE-së marrin pjesë në dialogun social në nivel evropian dhe në proceset e politikave të BE-së në fushat e politikës së punësimit, përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale. Fondi Social Evropian është mjeti kryesor financiar përmes të cilit BE-ja mbështet zbatimin e strategjisë së saj të punësimit dhe kontribuon në përpjekjet e përfshirjes sociale. Shqipëria ka bërë progres në drejtim të përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, kryesisht me reformën e sigurisë në punë. Ende mbetet shumë punë për të bërë kryesisht në çështje të tilla si mbrojtja sociale dhe punësimi. Sipas rekomandimeve të BE-së janë bërë ndryshime në Kodin e Punës, ku çështje të tilla si shëndeti dhe siguria në punë, mosdiskriminimi, mar rëdhëniet ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve janë harmonizuar me të Drejtën e BE-së. Së fundmi ndryshime ka pasur dhe Ligji“Për Nxitjen e Punësimit” i plotësuar me ligjin e ri“Për Punëkërkuesit”. Shëndeti dhe siguria në punë kanë pësuar përmirësime të reflektuara dhe në Kodin e Punës, për çështje të tilla si, puna e grave, fëmijëve, mbrojtja në punë e grave shtatzëna, mbrojtja e punonjësve të industrisë së rëndë, etj. Strategjia për Punësim 2014-2020 është hartuar, por ende nuk janë ngritur mekanizmat për monitorimin e saj. Gjithashtu, është adoptuar Plani i Veprimit për të Rinjtë 2015-2020 9 . Në lidhje me përfshirjen sociale ka problematika jo vetëm në infrastrukturë, por dhe në buxhet. Grupi më i rrezikuar janë personat më aftësi të kufizuara. Miratimi i Reformës së Pensioneve me Vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur kritere dhe procedura për pension social. Ngritja e Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi solli një ulje të nivelit të diskriminimit, kryesisht në fushën e punësimit, si marrjen në punë të personave mbi 50 vjeç, romëve, etj. Për sa i përket ligjit për Barazinë Gjinore mbetet ende shumë për të bërë, si dhe po përgatitet Strategjia për Barazinë Gjinore 2016-2020 1 . 0 Institucionet përgjegjëse për realizimin e reformave në fushën e politikave sociale dhe punësimit janë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, institucionet në varësi si Shërbimi Social Shtetëror, Inspektorati i Punës, Shërbimi Kombëtar i Punësimi, etj., ministritë e linjës, si dhe grupe pune ministrore, ndërministrore, institucionale dhe ndërinstitucionale. Objektivat kryesorë të këtij kapitulli janë sistemet e arsimit, që përmirësojnë aftësitë e fuqisë punëtore, përmirësojnë përfshirjen e grupeve dhe zhvillojnë burimet njerëzore të nevojshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin. 8 The acquis Chapters, available at: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/policy/ conditions-membership/chapters-of-the-acquis_en 9 Ministry of Social Welfare and Youth(2015), 2015-2020 National Youth Action Plan, available at: http://www.sociale.gov.al/files/documents_files/plani_kombetar_i_veprimit_per_rinin e_shqip.pdf 10 2016-2020 Gender Equality Strategy, available at: https://www.un.org.al/sites/default/files/SKGJB-AL-web.pdf 16 Sfidë kryesore është zhvillimi i mëtejshëm i burimeve njerëzore të vendit, në aftësimin, kompetencat dhe kualifikimin në përputhje me nevojat e tregut të punës. Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në arsim dhe formim profesional të të rinjve dhe të rriturve duhet të ndërlidhet me objektivat e zhvillimit ekonomik dhe rajonal. Sfidë tjetër është edhe rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, sidomos të grave. Shërbimet shëndetësore e sociale dhe infrastruktura në mbështetje të grupeve në nevojë, sidomos të minoriteteve dhe grupeve të tjera, p.sh. personat me aftësi të kufizuar, janë të pamjaftueshme. Aktualisht, pushtetit vendor i mungojnë kapacitetet dhe infrastruktura për realizimin e detyrave dhe sfidave të përmendura. Koordinimi midis ministrive dhe pushtetit vendor është i pamjaftueshëm. Asistenca teknike dhe financiare e BE-së ka nxitur zbatimin e shumë programeve dhe projekteve në përmirësimin e politikave sociale dhe të punësimit. Për sa i përket mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, si dhe një politike më aktive integrimi në tregun e punës, BE-ja parashikon bashkëpunim të ngushtë me donatorët e tjerë, për të siguruar mbështetje për grupet në nevojë dhe për të promovuar punësimin, prodhimtarinë dhe rritjen e mundësive. Rinia prek në mënyrë transversale shumë nga prioritetet e mësipërme dhe shtrohet si një ind bazë i këtij kapitulli. Aktualisht të rinjtë mungojnë në tavolinat e diskutimeve teknike apo tematike të administratës publike apo shoqërisë civile. Ata do të duhet të bashkërendojnë punën përgatitore tani që më pas, kur të hapet ky kapitull, të jenë në qendër të procesit të negociatave. Përfaqësimi jo i qartë i të rinjve në nivel kombëtar dhe avancimi i procesit të harmonizimit të legjislacionit për t’i paraprirë deri diku negociatave bëri që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas disa muaj aktivitetesh në nivel kombëtar, përmes një info-tour prezantimi të projektligjit“Për Rininë” dhe përmes një procesi konsultimesh të diskutueshme dhe jo të qarta nga ana e metodologjisë, arriti që pas dorëzimit të projektligjit në komisionin e ligjeve dhe pas disa rekomandimeve nga ana e shoqërisë civile, të cilat u morën pjesërisht në konsideratë, ta votojë këtë ligj, i cili sot njihet si ligji“Për Rininë” Nr. 75/2019 1 . 1 Duke parë rrugëtimin e ndërtimit të këtij ligji shihet qartë se ka mungesa të rëndësishme dhe që deri diku është një ligj i thurur përmes shembujsh shabllon të ligjeve të të njëjtit lloj të shteteve të tjera ballkanike dhe të disa shteteve të Bashkimit Evropian. Megjithëse ky ligj paraqitet me mungesa të rëndësishme e me pika që do të duhet të rishqyrtohen për t’iu qasur më mirë realitetit shqiptar, mund të themi se votimi i tij mbetet gjithsesi një sukses për përfaqësimin e të rinjve dhe njohjen e tyre si një kategori e shoqërisë, që meriton vëmendje të veçantë. 11 Available at: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/statement_20_208 17 Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura Ky kapitull rezulton të jetë shumë i gjerë dhe përbën një sfidë të rëndësishme të procesit të negociatave dhe përafrimit të legjislacionit. Në nivel realizimi, ky kapitull duhet të pasqyrojë normat dhe parimet e mëposhtme: Edukimi, rinia, sportet dhe politikat kulturore janë kryesisht kompetencë e shteteve anëtare, ndërsa BE synon të promovojë bashkëpunim brenda kornizës së politikave të përbashkëta si rritja e cilësisë së arsimit, garantimi i arsimit, punësimi, dialogu kulturor, ruajtja e pasurisë kulturore, trashëgimia e përbashkët kulturore dhe të forcojë e të mbështesë aktivitetet e bashkëpunimit midis shteteve anëtare. Kuadri i bashkëpunimit për politikat arsimore dhe trajnimet synon të përafrojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkët përmes një metode të hapur të koordinimit, e cila solli programin“Edukimi dhe Trajnimi”, i cili integron të gjitha nismat në fushat e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian. Sa i përket diversitetit kulturor, shtetet anëtare duhet të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të mundësojnë ruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet anëtare duhet të kenë një kuadër ligjor, administrativ dhe financiar, si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar një menaxhim të mirë financiar të programeve të Bashkimit Evropian për arsimin, trajnimin dhe rininë(aktualisht macro programi Erasmus+, Creative Europe, Europe for Citizens, etj). Politikat në fushën e arsimit, trajnimit, të rinjve dhe kulturës, janë përgjegjësi dhe kompetencë e çdo shteti. Sfidat me të cilat përballen vendet në këto fusha janë të njëjta ndërmjet vendeve të Evropës. Në kuadër të Bashkimit Evropian, me qëllim koordinimin e politikave kombëtare përkundrejt objektivave të përbashkët të vendeve evropiane, është përgatitur një program i përbashkët ndërveprimi, i cili ndërthur të gjitha nismat në fushën e arsimit, kulturës, trajnimit dhe të rinjve. Zhvillimi i arsimit, kërkimit dhe inovacionit luajnë një rol të rëndësishëm në aftësimin e kapitalit njerëzor dhe punësimin si kërkesa të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Aktivitetet e Bashkimit Evropian në lidhje me arsimin dhe trajnimin janë të fokusuara në politikat koordinuese ndërmjet vendeve evropiane, me qëllim nxitjen e shkëmbimit të eksperiencave pozitive ndërmjet njëri-tjetrit dhe përhapjen e arsimit në të gjithë Evropën. Programi kryesor i Bashkimit Evropian në fushën e arsimit dhe trajnimit është Erasmus+, i cili ka për qëllim nxitjen e rolit të arsimit dhe trajnimit në Evropë, duke krijuar mundësi arsimimi për çdo grup moshë. Objektivi i Shqipërisë në fushën e arsimit dhe formimit profesional, në përputhje dhe me Strategjinë Evropa 2020, është rritja e nivelit të arsimimit të përgjithshëm dhe trajnimit profesional, sigurimi i aksesit në të gjitha nivelet e arsimimit dhe trajnimit pa diskriminim, përmirësimit të strukturave të arsimit dhe trajnimit, si dhe nxitja e pjesëmarrjes në programet komunitare. 18 Në fushën e kulturës, politikat e BE-së inkurajojnë nisma bashkëpunuese dhe veprime konkrete me qëllim promovimin e diversitetit kulturor, dialogut ndërkulturor, promovimin e kulturës si katalizator për nxitjen e krijimtarive, rritjen e dijes dhe përhapjen e kulturës, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, shkëmbimet kulturore dhe krijimet letrare dhe artistike duke përfshirë dhe sektorin audiovizual. Programi kryesor i BE-së në fushën e kulturës është Evropa Krijuese(Creative Europe), i cili mbështet financiarisht nisma të përbashkëta ndërmjet artistëve, aktorëve, muzikantëve nga vendet e Evropës. Në aspektin kombëtar, në fushën e kulturës janë përcaktuar si prioritete nxitja dhe zhvillimi i industrisë kulturore, turistike në vend, lidhur ngushtë me vënien në funksion të trashëgimisë kulturore kombëtare, forcimin e identitetit kombëtar, si dhe nxitjen dhe promovimin e artit dhe të kulturës. Përqafimi i Dialogut të Strukturuar në Shqipëri, një plan moket Përtej konceptimit, instalimit dhe suksesit të deritanishëm të një procesi të tillë, sfida mbetet përshtatja me kontekstin vendor dhe mbi të gjitha ajo që vlen më së shumti në procese të tilla, vetë trashëgimia post-proces, e cila synon injeksione pozitive në kulturën e të menduarit dhe sjelljes politike. Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilave iu referohemi për të vetmen arsye pasi kontekstualisht na lidh më shumë qasja krahasuese, për fat të keq vuajnë të njëjtat simptoma përsa i përket angazhimit shumëpalësh në mënyrë aktive, substanciale dhe persistente; tre komponentë të pamohueshëm për një sukses të mundshëm të Dialogut. Pas një përsiatjeje përgjatë idesë së parimeve dhe fazave arrijmë të kuptojmë se elemente të këtij Dialogu, apo copëza të idesë është Dialogu i zbatuar edhe në Shqipëri duke synuar nxitje dialogu, insistim dypalësh dhe prioritet të çështjeve rinore. Ajo çfarë duhet është një zotim pikësëpari nga vetë të rinjtë e angazhuar, si ata të organizatave rinore dhe për të rinjtë, forumeve rinore, grupeve jo formale, ashtu edhe ato që vijnë nga instalacione të rregulluara me ligj si qeveritë e nxënësve, këshillat studentorë, këshillat rinorë lokalë dhe ai kombëtar, referuar ligjit të ri“ Për Rininë“. Së dyti bashkimi i tyre nën koordinimin e një ombrelle ekzistuese dhe të pavarur e cila tashmë ka eksperiencën dhe njohurinë e nevojshme në të ushtruarin e veprimtarisë politike për fuqizimin e bashkimin e të rinjve në kauza të përzgjedhura me përparësi nga vetë ata. Së treti një identifikim dhe hartëzim i të gjitha institucioneve në nivel lokal dhe qendror të cilat duhet të jenë moralisht dhe praktikisht të obliguara të ndjekin procesin 19 deri në realizim të objektivave strategjikë. Nga duhet të bjerë fillesa? Nga një fushatë ndërgjegjësimi e thellë mbi rëndësinë e parimeve dhe një ushtrim parapërgatitor do ishin një hap i domosdoshëm jo vetëm për t’iu përshtatur procesit por pikësëpari njohja reale e handikapëve tona organizative dhe instrumentale si një parakusht për t’i kthyer ato në të kundërtën e tyre. Organizatat rinore dhe organizatat që punojnë për të rinjtë si pjesë e pandashme e shoqërisë civile kanë një rol të rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e politikave sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian. Përmes këtij tipari gjithëpërfshirës theksojmë se rëndësia e bashkëpunimit me shoqërinë civile është vënë në pah me futjen e nenit 11 në Traktatin e Lisbonës të Bashkimit Evropian në të cilin përmendet rëndësia e dialogut civil, si dhe me kushtëzimin nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor që të stimulojnë këtë dialog në mënyrë që shoqëria civile të ushtrojë rolin e saj në këtë proces dhe të rrisë nivelin e përfaqësimit demokratik të shoqërisë. Në këtë rrjedhë, duke u bazuar edhe në të gjithë rrugëtimin e sipërpërmendur jemi të mendimit se rinia shqiptare duhet të merret në konsideratë e të përfshihet në çdo proces të negociatave në lidhje me kapitujt 19 dhe 26. Është e qartë se procesi i negociatave është një rrugëtim i gjatë dhe shumë teknik dhe se rinia nuk është pjesë përbërëse e trupës së teknikëve apo grupeve, që merren me aspekte specifike ligjore e burokratike, por në përfundim të procesit impakti duhet të jetë konkret dhe pragmatik, i prekshëm për qytetarët shqiptarë e në diskursin tonë, për rininë shqiptare. Ndaj, për këtë arsye, procesi duhet të konceptohet nga poshtë lart, duke ngritur një Dialog të Strukturuar funksional dhe gjithëpërfshirës, larg ndikimeve të polarizimeve të spektrit politik. Ngritja e një procesi përafrimi legjislativ me bazë konsultimin dhe përshtatjen e legjislacionit evropian në raport të drejtë me kontekstin shqiptar, do të ishte një element më shumë që do të mund të shërbente si një pikënisje e re për të rinjtë shqiptarë për të mos menduar emigrimin si zgjidhje të problemeve të tyre, por si krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e një rinie aktive dhe të pavarur. Për arritjen e një stadi të tillë kemi nevojë të dëgjohemi më tepër e të jemi të pranishëm në çdo hap të këtij rrugëtimi. Përmes këtij excursus-i i bëhet thirrje ministrive përkatëse, departamenteve, grupeve të punës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe krye negociatorit të Shqipërisë të përfshihen të gjitha strukturat rinore e të bëhet i mundur realizimi i Dialogut të Strukturuar në lidhje me fazat parapërgatitore për hapjen e negociatave për kapitujt 19 dhe 26. Në mbyllje të kësaj ekspozeje theksojmë se përfshirja në këtë proces e shoqërisë civile, specifikisht e organizatave dhe çdo lloj strukture ekzistuese, që përfaqëson të rinjtë nuk duhet konsideruar kurrsesi si një dyzim rolesh apo kompetencash institucionale e demokratike, përkundrazi, Dialogu i Strukturuar garanton disa parime të rëndësishme që përbëjnë bazat e vlerave të Bashkimit Evropian, gjithëpërfshirjen, zhvillimin e qëndrueshëm, bashkërendimin dhe transparencën. 20 Bibliografia dhe sitografia https://www.youthforum.org/white-paper-new-impetus-european-youth https://eur-lex.europa.eu/legalcontent/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:12012E/TXT&from=EN https://ec.europa.eu/youth/policy/youth-strategy/euyouthdialogue_en https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/IP_20_519 https://eur-lex.europa.eu/summary/glossary/acquis.html https://www.youthforum.org/sites/default/files/publication-pdfs/Proposal-for-a-new-StructuredDialogue.pdf https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/statement_20_208 https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/policy/conditions-membership/chapters-of-th e-acquis_en Ministry of Social Welfare and Youth(2015), 2015-2020 National Youth Action Plan, http://www.sociale.gov.al/files/documents_files/plani_kombetar_i_veprimit_per_rinin e_shqip.pdf 2016-2020 Gender Equality Strategy, https://www.un.org.al/sites/default/files/SKGJB-AL-web.pdf Law No. 75/2019 On Youth, https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20191107152923ligj%20nr.%2075,%20dt.%204. 11.2019.pdf 21 22 Opinionet e shprehura në këtë raport nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Friedrich-Ebert(FES) ose te organizatës për të cilin autorët punojnë. Botuar nga: Friedrich-Ebert-Stiftung, Zyra e Tiranës Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 P.O. Box 1418, Tirana, Albania Tel:+355 042250986/ 042273306 Fax:+355 04 22622067 www.fes-tirana.org Ky publikim nuk mund të përdoret për arsye komerciale pa miratimin paraprak me shkrim nga Fondacioni Friedrich-Ebert. RINIA, DIALOGU I STRUKTURUAR DHE INTEGRIMI NË BE Një rrugë e rëndësishme dhe e qëndrueshme Procesi i krijimit të Dialogut të Strukturuar është rezultat i Letrës së Bardhë: Një Impetus i ri për Rininë Evropiane(2001), i cili nënvizon rëndësinë e konsultimit me të rinjtë në fushat e politikave, që i prekin ata në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në vitin 2005, një rezolutë e Këshillit të Bashkimit Evropian ftoi Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare të zhvillojnë një dialog të strukturuar me të rinjtë dhe organizatat rinore, me ekspertë për çështjet rinore dhe me vendimmarrës publik. Nxitja më e madhe për zbatimin e saj ndodhi me kornizën e rinovuar të bashkëpunimit evropian në fushën e të rinjve (2010-2018) e miratuar në 2009 përmes rezolutës së këshillit, që njeh të rinjtë si aktorë kryesorë në shoqëri. Pjesëmarrja kuptimplotë e të rinjve: Dialogu i Strukturuar duhet të jetë një proces cilësor, ku të rinjtë përfshihen në një bisedë kuptimplote me vendimmarrësit dhe me njëri-tjetrin. Aktivitetet e drejtuara nga grupet kombëtare të punës dhe organizatat joqeveritare rinore duhet të synojnë nxitjen e një angazhimi cilësor të të rinjve. Të rinjtë që marrin pjesë në dialog duhet të ndjekin në mënyrë aktive atë që ndodh në ciklin e politikës lidhur me idetë dhe kontributet e tyre mbi çështjet, që ata i shqetësojnë në të gjitha nivelet. Gjithëpërfshirëse edhe për zëra më të largët: Dialogu i Strukturuar duhet të jetë i hapur për të gjithë të rinjtë dhe të përqendrojë përpjekjet e tij për të arritur dhe angazhuar të gjithë të rinjtë. Përtej konceptimit, instalimit dhe suksesit të deritanishëm të një procesi të tillë, s da mbetet përshtatja me kontekstin vendor dhe mbi të gjitha ajo që vlen më së shumti në procese të tilla, vetë trashëgimia post-proces, e cila synon injeksione pozitive në kulturën e të menduarit dhe sjelljes politike. Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilave iu referohemi për të vetmen arsye pasi kontekstualisht na lidh më shumë qasja krahasuese, për fat të keq vuajnë të njëjtat simptoma përsa i përket angazhimit shumëpalësh në mënyrë aktive, substanciale dhe persistente; tre komponentë të pamohueshëm për një sukses të mundshëm të Dialogut. Për më shumë vizitoni: www.fes-tirana.org/publikime