ANALIZË PIKË KTHESE: ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Dokument politikash hartuar me nismë të Ditmir Bushatit, ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Matteo Bonomi(Romë), Albana Merja(Tiranë), Theresia Töglhofer(Berlin) dhe Dušan Reljić(Bruksel) Tetor 2020 Integrimi i EJL6-s do të ishte një hap më tej drejt finalizimit të qëllimit të BE-së. Ky integrim, do të dëshmonte se projekti i integrimit evropian është konsoliduar në një hapësirë konkrete politike. Nëse dëshiron ta integrojë vërtet EJL6-n, BE-ja duhet t’i vërë në dispozicion fondet strukturore dhe kohezive, ose t’i ofrojë kapital me 0% normë interesi nga fondet e tjera të financimit që disponon. Rritja e ndjeshme e asistencës financiare për vendet e EJL6-s duhet konsideruar si shpërblim për zhvillimin e duhur të refor mave të ndërmarra prej tyre. 1 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE PIKË KTHESE: ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Dokument politikash hartuar me nismë të Ditmir Bushatit, ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. 2 Përmbajtja ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE ............................................................................... 5 PERSPEKTIVA .............................................................................................. 6 1. HYRJE: EJL6-A, DOBËSIA E BASHKIMIT EVROPIAN ................................. 7 2. KAPITALIZMI POLITIK DHE“TË FORTËT” ...................... 9 3. SI TA FINALIZOJMË QËLLIMIN E BE-SË NË KOHË PANDEMIE ................................................................................. 11 4. SFIDAT DHE INTERESAT E DYZUARA NË BE DHE EJL6 .................................................................................... 15 5. KOMISIONI EVROPIAN“GJEOPOLITIK” DHE METODOLOGJIA E RE E ZGJERIMIT ............................... 17 6. KALEIDOSKOPI ENIGMATIK: NISMAT DYVALENTORE NË RAJONIN E EJL6-S ............................ 19 7. BRENDA NË KALEIDOSKOP ............................................... 21 8. CAQET E BASHKËPUNIMIT NË KOHË KRIZE ............... 22 9. MINI-SHENGENI ENDE NË HIJE ......................................... 23 10. GJEOPOLITIKA NË EJL6: TË MERRESH ME DESPOTËT ......................................................................... 24 11. FONDET JANË INSTRUMENTI MË I MIRË ...................... 26 12. Ç’DOMETHËNIE KA BALLKANI PERËNDIMOR PËR AKTORËT JASHTË BE-SË? ................................................... 28 3 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Rekomandime....................................................................................... 29 Integrimi i shpejtë i EJL6-s në BE............................................................ 29 Ngjyra më të qarta në kaleidoskop: Rrënjosja e bashkëpunimit brendarajonal në EJL6...........................................................................30 Të merresh me despotët........................................................................30 REFERENCAT ............................................................................ 31 Lista e grafikëve.................................................................................... 33 Shkurtime............................................................................................. 33 4 ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Në pranverë të 2020-s, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Z. Ditmir Bushati, ndërmori një projekt kërkimor politikash për ndryshimin e pikëpamjes së politikës së zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore në kohë pandemie. Projekti synon të mbështesë riformulimin e politikës së zgjerimit të BE-së drejt gjashtë ekonomive kombëtare(ende jashtë BE-së) të Evropës Juglindore(EJL6, në zhargonin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar). Projekti kërkimor paraqet një analizë të hollësishme dhe jep rekomandime politikash për aktorët politikë të BE-së dhe të EJL6-s. 1 Për gjetjet e këtij punimi, u përdorën dy burime kryesore: burimi i parë ishin intervistat konfidenciale të realizuara nga ekipi kërkimor me rreth 20 ekspertë dhe analistë politikë të informuar. Krahas kësaj, ekipi kërkimor analizoi botimet aktuale mbi këtë temë, si dhe shqyrtoi edhe dokumentacione të tjera. Në shtator të 2020-s, u mblodh grupi i ekspertëve ndërkombëtarë për të diskutuar projekt-raportin. Raporti përfundimtar pasqyron edhe komentet e sugjerimet e tyre. Matteo Bonomi(politika e zgjerimit të BE-së), Istituto Affari Internazionali, Romë; Albana Merja,(bashkëpunimi brendarajonal) studiuese e pavarur, Tiranë; dhe Theresia Töglhofer(ndikimet e jashtme), Këshilli Gjerman i Marrëdhënieve me Jashtë, në Berlin, morën përsipër angazhimin që rezultatet e analizës së tyre t’i hidhnin në letër. Botimi i këtij studimi u udhëhoq nga Dušan Relji ć , Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, Bruksel/Berlin. Ky punim kërkimor u realizua në bashkëpunim me zyrat e FES-it(Fondacioni“Friedrich Ebert”) në Tiranë. Autorët dëshirojnë të shprehin mirënjohjen e tyre për Drejtoren e FES-it në Tiranë, Znj. Stine Klapper dhe Znj. Jonida Smaja, Koordinatoren e Programit në FES për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Megjithatë, pikëpamjet e shprehura në këtë studim pasqyrojnë vetëm mendimet e autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish mendimet e FES-it apo të Ditmir Bushatit. Ky punim kërkimor do t’i paraqitet palëve të interesuara në Bruksel, Berlin(Gjermania merr kryesinë e BE-së në gjysmën e dytë të 2020-s) dhe në EJL6. Pas këtyre diskutimeve, punimi do të përditësohet për të pasqyruar komentet dhe zhvillimet e reja. 1 EJL6: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ndonjëherë, autorët e raportit përdorin në mënyrë të ndërkëmbyeshme edhe termin “Ballkani Perëndimor”. Pavarësisht mbështetjes së fortë që gëzon nga autorët, sinonimi i tretë“Adriatiku Lindor” nuk është përdorur në raport për të mos i ngatërruar më tej lexuesit. 5 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE PERSPEKTIVA Nëse BE-ja dhe shtetet anëtare synojnë që të ruajnë besueshmërinë e qëllimeve të tyre strategjike për zonën e EJL6-n, atëherë duhet të zhvillojnë një perceptim të ri për rajonin. Fillimisht, ata duhet ta braktisin njëherë e mirë shprehjen klishe“t’i ofrojmë vendeve të Evropës Juglindore pikëpamjen Evropiane”. Ndërkohë, marrëdhënia me EJL6-n duhet të qendërzohet te domosdoshmëria që ka BE-ja për të finalizuar qëllimin e saj. Kjo mund të arrihet duke përshpejtuar e integruar EJL6-n si anëtare zyrtare, meqenëse integrimi është thuajse faktik tashmë për shkak të interesave të përbashkëta lidhur me ekonominë, sigurinë dhe komunikimin njerëzor. Autorët e këtij dokumenti politikash nuk kanë asnjë dyshim se strategjia e BE-së kundrejt EJL6-s do të ishte e kotë, madje edhe e dëmshme, nëse nuk ka në thelb programet e investimit për të forcuar kapitalin njerëzor dhe për të mundësuar zhvillimin dhe begatinë e rajonit. Pa zhvillim socio-ekonomik, aq më tepër duke marrë parasysh fushatat negative të nacionalistëve autoritarë, shumë shpejt, në mos e pastë bërë deri më tani, popullsia do të fillojë ta cilësojë BE-në, qoftë me apo pa të drejtë, si fajtoren e vetme të mjerimit të komuniteteve të tyre. Duke pasur këtë parasysh, BE-ja dhe qeveritë kombëtare duhet, pikësëpari, që të mos flasin më për përmirësime kundrejt nivelit të korrupsionit dhe shtetit të së drejtës në EJL6, kur në sytë e qytetarëve situata është dukshëm krejt e kundërta. Thënë ndryshe, ata duhet të flasin me gjuhën e së vërtetës rreth regresit demokratik e socio-ekonomik, si dhe forcimit të pozitave të autoritarizmit në vendet e EJL6-s. Aktorët e BE-së duhet t’i kërkojnë drejtuesve të rajonit llogari për shkeljen e rregullave të BE-së dhe vlerave të tyre themelore. Po ashtu, aktorët e BE-së duhet të denoncojnë publikisht dhe të mbajnë nën fre përpjekjet e të ashtuquajturve“aktorë të tretë” për të rekrutuar partnerë të rinj në rajon. Qëllimi i hapur i këtyre ndërlidhjeve të rrezikshme është që të minojë vlerat dhe normat e BE-së, të miratuara, të paktën publikisht, nga kuvendet dhe qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 6 HYRJE: EJL6-A, DOBËSIA E BASHKIMIT EVROPIAN 1. HYRJE: EJL6-A, DOBËSIA E BASHKIMIT EVROPIAN EJL6-a rrethohet nga BE-ja dhe NATO-ja. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë tashmë anëtare të NATO-s. Rreth tre e katërta e tregtisë së EJL6-s ka si destinacion BE-në. Shumica e investimeve të huaja vijnë nga BE-ja dhe sistemi financiar i vendeve të EJL6-S është, në mënyrë të konsiderueshme, në dorë të bankave të BEsë. Çka është më e rëndësishmja, për shkak të emigrimit gjatë dekadave të fundit, një e pesta e popullsisë vendase të EJL6-s jeton tanimë në BE(shihni Grafikun 1). 2 Të gjitha ngjarjet kryesore politike të këtyre dekadave të trazuara në rajon kanë ndodhur me përfshirjen jetike të shteteve të BE-së, përfshirje kjo që u përshkallëzua deri aty sa solli vendosjen e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës nën protektorat(si p.sh Eulex-i dhe Përfaqësuesit e Lartë në Bosnjë-Hercegovinë), që, në njëfarë mënyrë, vazhdon edhe sot. Shqetësimet e EJL6-s prekin në mënyrë të ndërsjellë edhe BE-në: vala e emigrimit që u ngrit në vitin 2015 nga Gadishulli i Ballkanit, që vijon edhe sot e kësaj dite, apo shpërthimi i pandemisë, janë vetëm disa prej shembujve më të fundit. Që prej nisjes së Procesit të Stabilizim Asocimit në 1999n, veçanërisht pas Samitit të Selanikut në 2003-shin, BE-ja i u ka ofruarvendeve të Ballkanit Perëndimor edhe “perspektivën e anëtarësimit”. Qëllimi kryesor i procesit të integrimit në BE ishte stabilizimi i rajonit e për rrjedhojë forcimi i sigurisë së Evropës. Procesi duhet ta afrojë Grafiku 1: Çdo dy minuta, një qytetar i Ballkanit Perëndimor emigron në mënyrë të ligjshme në BE(lejet e para të qëndrimit në BE në 2018-n) Serbia 52,049 Shqipëria 62,525 Maqedonia e Veriut 24,442 Mali i Zi 3,077 Kosova 34,778 230,635 Bosnje-Hercegovina 53,764 Burimi: Theresia Töglhofer(2019),“BE-ja Duhet t’i Japë Fund Qorrsokakut të Aderimit në Ballkanin Perëndimor Pa Humbur Kohë.” Këshilli Gjerman për Politikën e Punëve të Jashtme, Dokumenti Informues Nr. 8 (dhjetor), f. 3, https://dgap.org/en/node/33272 – bazuar në të dhënat e Eurostatit: Lejet e para sipas arsyetimit, kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe shtetësisë. 2 Krahaso Konferencën Rajonale të UNFPA-së(2019),“Dinamika e Popullsisë, Kapitali Njerëzor dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Evropën Juglindore”. Sarajevë, 21-22 tetor, https://eeca.unfpa.org/en/events/ regional-conference-popula- tion-dynamics-human-capital-and-sus tainable-development-south-east f.7 EJL6-n me standardet mesatare socio-ekonomike të BEsë. Kjo mund të arrihet përmes reformave të brendshme, kryesisht përmes forcimit të shtetit të së drejtës. Rezultati që duhet arrirë është transformimi i mënyrës se si politika, ekonomitë apo shoqëria funksionojnë, si dhe fuqizimi i forcave demokratike në këto vende. 7 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Integrimi i EJL6-s do të ishte një hap më tej drejt finalizimit të qëllimit të BE-së. Ky integrim do të dëshmonte se projekti i integrimit evropian është konsoliduar në një hapësirë konkrete politike me kufij të përcaktuar qartësisht në rang kontinental. Megjithatë, efektet e krizave globale ekonomike dhe financiare nga viti 2008 e këtej, që kanë prekur BE-në, u ndjenw edhe në EJL6-a, duke sjellë shqetësime të mëdha ekonomike dhe sociale. EJL6-a duket se vijon të vuajë nga dobësimi i demokracisë dhe forcimi i nacionalizmit e autoritarizmit, ndonëse tashmë në formë të re, që janë përhapur në rajon qysh ahere. Ky regres është kryesisht efekt i venitjes së besimit në rajon se integrimi në BE është melhemi i të gjitha plagëve socio-ekonomike. Regresi i tejzgjatur socio-ekonomik është shkaktari kryesor i dështimit të reformave qeveritare dhe politikës transformuese të BE-së në EJL6. Varfëria dhe pabarazia në të ardhura janë veçori vendimtare që përcaktojnë strukturën shoqërore. Shtresa e mesme ekziston vërtet, por vetëm në parim ama, sepse shumica e njerëzve jetojnë në varfëri ose nën kërcënimin e përditshëm të varfërimit. Pandemia e ka rënduar edhe më tepër gjendjen. Struktura aktuale e ndërveprimit ekonomik BE-EJL6 nuk lë vend për konvergjencë dhe transformim afatgjatë. 3 Në thelb, vendet e EJL6-s ofrojnë krah pune më të lirë në fundin më të skajshëm të zinxhirit të vlerave të prodhimit, që e ka fillin në BE, kryesisht në Gjermani dhe Itali. Të ardhurat mbeten sërish të ulëta krahasuar me BE-në (mesatarja e rrogave dhe pagave mujore është 300-400 euro, çka do të thotë se shumica punon për shumë më pak). Tabela 1: KRI-ja dhe PBB-ja e EJL6-s dhe BE-së për frymë shprehur në SFB* në vitin 2019 Konsumi Real për Individ(KRI) është matja e mirëqenies materiale të familjeve. Niveli më i lartë në BE është ai i Luksemburgut(135), ndjekur nga Gjermania në vendin e dytë(123). Mesatarja në BE=100 Vendet e EJL-së* Shqipëria Bosnjë- Hercegovina Maqedonia e Veriut Serbia Mali i Zi Vendet fqinje të BE-së Bullgaria Kroacia Hungaria S llovakia Greqia Rumania Sllovenia Italia Austria Gjermania KRI-ja për frymë 40 42 43 49 60 KRI-ja për frymë 59 66 67 73 77 79 81 99 118 123 PBB-ja për frymë 31 32 38 41 50 PBB-ja për frymë 53 65 73 74 68 69 88 95 127 121 Burimi: Eurostat, Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian *Standardi i Fuqisë Blerëse(SFB) është njësi monetare artificiale që sheshon diferencat e niveleve të çmimeve midis vendeve. Kështu, një SFB blen të njëjtin volum mallrash dhe shërbimesh në të gjitha vendet. **Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme. 3 Këtu ndjekim arsyetimin e Matteo Bonomi-t, Ardian Hackajt dhe Dušan Reljić-it(2020),“Shmangia e Kurthit të një Punimi Tjetër: Pse Ballkanit Perëndimor i Nevojitet Modeli i Zgjerimit të BE-së me në Qendër Zhvillimin Njerëzor”. Dokumenti i IAI-t, Nr.20, Romë 8 KAPITALIZMI POLITIK DHE“TË FORTËT” 2. KAPITALIZMI POLITIK DHE“TË FORTËT” Në vend që t’i gëzohen përfitimeve të një vendi tipik evropian me mirëqenie të lartë sociale, vendet e EJL6-s po ndjekin gjithnjë e më tepër modelin e kapitalizimit grabitqar, në thelb të të cilit qëndron korrupsioni në nivele të larta dhe kapja e shtetit. 4 Struktura aktuale politike favorizon“të fortin karizmatik”, i cili nuk kontrollohet nga mekanizmat demokratikë. Nëse struktura e marrëdhënieve ekonomike midis BE-së dhe EJL6-s do të vijojë të jetë e tillë, nxitësit dhe frenuesit e emigrimit nga EJL6-a drejt zemrës së BE-së do të bëhen edhe më imponues nga ç’janë aktualisht. Kjo, së bashku me plakjen e shpejtë të popullsisë, rënien e numrit të popullsisë dhe degradimin e shfrenuar mjedisor, do të përkeqësojë entropinë ekonomike, sociale dhe politike në rajon. Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare kanë parashikuar në disa raporte se norma e rritjes vjetore duhet të jetë mbi 6% për të pasur progres të qëndrueshëm. Për t’u afruar me të ardhurat mesatare të BE-së, niveli i investimeve në rajon duhet të jetë mbi 25% e PBB-së. 5 Procesi i transformimit të EJL6-s është qartësisht më i vështirë se ai i Evropës Qendrore dhe Lindore. Këtë e konfirmon edhe vetë shpejtësia e procesit të aderimit. Që prej Samitit të Selanikut në 2003-shin, vetëm Kroacia i është bashkuar BE-së, në 2013-n. Procesi i aderimit ka qenë dukshëm nën“frymëmarrje të drejtuar” që prej aderimit të vendeve të Evropës Lindore në 2004-n dhe 2007-n. Perspektivat e zgjerimit të BE-së në të ardhmen për të përfshirë edhe EJL6-n janë të pakta. Tek flasim, historiku i zgjerimit të BE-së lidhur me EJL6-n tregon se mungon qartësia strategjike dhe energjia. Duket sikur fokusi ka kaluar te nxjerrja në pah e pasojave politike të pranimit të anëtarëve të rinj dhe vënia në pikëpyetje, zakonisht në mënyrë esenciale, e kapacitetit të tyre për t’u bërë shtete anëtare, nëse kanë për t’u bërë ndonjëherë. Fryma e optimizmit që karakterizonte zhvillimet e viteve 2000 duket sikur është fishkur. Krizat e shumta(financiare, refugjatët, Brexit) dhe pandemia e kohëve të fundit, së bashku me rrëmujat afatgjata politike në BE(si populizmi, ekstremizmi i djathtë, dobësimi i shtetit të së drejtës në disa shtete anëtare) nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë betonizuar qëndresën kundër zgjerimit në të ardhmen e afërt. Për rrjedhojë, BE-ja e ka humbur aftësinë e dikurshme për t’i dhënë formë zhvillimeve strategjike në Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht, status kuoja në EJL6-n po rritet gjithnjë e më shumë, teksa ka gjithnjë e më pak vullnet politik për ta përfunduar procesin e aderimit të hartëzuar nga BE-ja. Stabiliteti, demokracia dhe zhvillimi ekonomik në EJL6 varen drejtpërdrejt nga konsolidimi i projektit të integrimit evropian dhe përfundimi me sukses i riunifikimit të kontinentit, një proces ky që ka filluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka marrë hov të ri pas rënies së Murit të Berlinit. BE-ja e ka shpallur publikisht qëllimin e saj për të qenë“motori” i transformimit drejt paqes, sigurisë dhe begatisë në Evropën Juglindore, pas përfundimit të konflikteve të paarmatosura së periudhës pasjugosllave. Nëse BE-ja dëshiron të jetë e besueshme, nuk mund ta konsiderojë aderimin e EJL6-s si barrë, por si përgjegjësi të ngutshme. Në këtë kontekst, lind nevoja që ta zbërthejmë shprehjen “Pikëpamja evropiane për EJL6-n”, një shprehje që shumë burokratë të Brukselit dhe shumë drejtues të BE-së e kanë fort për zemër. EJL6-s nuk i hyn në punë kjo lloj pikëpamje. Të gjithë e dinë, Gadishulli i Ballkanit është pjesë e Evropës. Vendet e EJL6-s e kanë hedhur në mënyrë të pakthyeshme spirancën në BE, në rrafsh gjeografik, ekonomik, politik dhe social, ndonëse si“pikë e dobët” dhe jo si“anëtare zyrtare”. Gjithashtu, është gabim logjik t’i konceptualizosh diskutimet aktuale në BE rreth marrëdhënies së saj me EJL6-n si pjesë të debatit të vjetër për“thellimin apo zgjerimin” dhe të ardhmen e Bashkimit. Ç’është e vërteta, integrimi zyrtar i zonës së EJL6-s në BE do të ishte një hap kyç për finalizimin e qëllimit të BE-së. 4 Krahaso Branko Milanović(2019), Vetëm, Kapitalizëm. E Ardhmja e Sistemit që Sundon Botën. Cambridge/ Londër, Shtypi Belknap i Shtëpisë Botuese të Universitetit të Harvardit, f. 207-211. 5 Shihni për shembull,Claude Berthomieu, Massimo Cingolani dhe Anastasia Ri(2016),“Investimi për Rritje dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor”. Projekt Kërkimor i Starebei-t, Instituti i EIB-së, Universi teti i Nisës(Francë), Qershor. Për një rajon si EJL6-a, që po përpiqet të forcojë shtetin e së drejtës dhe të përmirësojë standardet sociale dhe ekonomike, procesi i anëtarësimit në BE është domosdoshmëri. Procesi i aderimit në BE ka qenë kaherë një proces shtetformues e për pasojë, proces stabilizimi për mbarë rajonin. Në të vërtetë, problemi qëndronte jo 9 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE edhe aq te metodologjia e procesit të zgjerimit sesa te prishja e oreksit të BE-së për t’u përballur me“kapjen e shtetit” 6 në Ballkanin Perëndimor, siç përshkruhet edhe në Strategjinë e Zgjerimit të 2018-s. Diplomatët nga vendet e BE-së që punojnë në rajon shprehin shpeshherë drojën se kritikat e forta ndaj qeverive mund të ulin motivimin e tyre për reforma. Prandaj, BE-ja duhet t’i lërë mënjanë fjalët e sheqerosura kur ka të bëjë me autokratët vendas. Punimi parashtron pikëpamjet kritike për ligjërimin aktual të zgjerimit, duke ofruar njëkohësisht një kuadër konceptual alternativ. Ai e ka pikënisjen nga koncepti se procesi i zgjerimit në Evropën Juglindore nënkupton konsolidimin politik, socio-ekonomik dhe territorial të Bashkimit Evropian. Analiza fokusohet në tre fusha kryesore politikash të zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore, të lidhura pashmangshmërisht me njëra-tjetrën. 7 Së pari, vështron ndryshimin e marrëdhënies midis BEsë dhe EJL6 gjatë shpërthimit të pandemisë. Analiza shqyrton edhe metodologjinë e re të procesit të zgjerimit, si pjesë të këtij ndryshimi. Së dyti, shqyrtohet gjendja e bashkëpunimit dhe instrumentet brendarajonale të EJL6-s, duke pasur parasysh se kushtet e BE-së në negociatat e anëtarësimit bëjnë progres vetëm kur ka prova për bashkëpunim të suksesshëm brenda rajonit. Së treti, hidhet dritë mbi debatin rreth“rritjes së ndikimeve të jashtme në rajon, në kontekstin e pandemisë”. A po e fitojnë modelet politike autokrate terren kundrejt qëllimit afatgjatë të BE-së për të mbështetur modelin e vet liberal e demokratik në EJL6? Kjo është çështja. Punimi përmbyllet duke përvijuar veprimet e mundshme për ta çuar përpara procesin e zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore. 6 Shkencëtarët politikë e kanë përkufizuar“kapjen e shtetit” si një situatë në të cilën“vendimet merren për të kënaqur interesa të veçanta, zakonisht përmes pagesave private të paligjshme në favor të zyrtarëve publikë, dhe jo në të mirë të interesit kombëtar të dakordësuar dhe ndërmjetësuar përmes një procesi demokratik”. Shihni Anne Mette Kjaer(2014),“Kapja e Shtetit.” Në Encyclopaedia Britannica, https://www.britannica.com/topic/state-capture. 7 Ka padyshim shumë çështje të tjera që luajnë rol mjaft të rëndë sishëm në debatin e zgjerimit të BE-së si kalimi në energji të formës së pastër, liria e mediave në EJL6, apo perceptimi i rajonit nga shtetet anëtare të BE-së. Megjithatë, në këtë çast, për sa i përket rëndësisë dhe rolit që luajnë në“ligjërimin e zgjerimit”, duket se këto tre fusha politikash qëndrojnë veçan. 10 SI TA FINALIZOJMË QËLLIMIN E BE-SË NË KOHË PANDEMIE 3. SI TA FINALIZOJMË QËLLIMIN E BE-SË NË KOHË PANDEMIE Shpërthimi i pandemisë së COVID-19 ka vënë në provë solidaritetin në radhët e evropianëve. Mund të jetë, qoftë për mirë apo për keq, pikë kthese për sa i përket marrëdhënieve midis BE-së dhe vendeve të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Kriza kërkon veprime vendimtare për finalizimin e qëllimit të BE-së përmes integrimit të EJL6-s. Sidoqoftë, rrezikohet edhe ndërprerja e procesit, teksa drejtuesit nervozë të BE-së përpiqen që të gjejnë përgjigjet për të ardhmen e BE-së. e reagimeve të Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së, për të betonizuar kështu më tej marrëdhëniet midis tyre. Megjithatë, kjo është e vlefshme vetëm nëse materializohen planet e vjeshtës për Ballkanin Perëndimor, dhe nëse mosmarrëveshjet e brendshme brenda BE-së apo negociatat për buxhetin shumëvjetor të BE-së nuk i zbehin masat. Në shtator 2020, pati disa indicie se shtetet e BE-së do të bien dakord që të shpenzojnë ndjeshëm më pak para për të mbështetur EJL6-n. Sido që të jetë, lidhjet e afërta dhe të ngushta politike, institucionale, ekonomike dhe kulturore e bëjnë thuajse të paimagjinueshme që EJL6-a(ky është rasti edhe për fqinjët e tyre pjesë të BE-së) të përballet e vetme dhe pa mbështetjen e përkrahjen e BE-së me pasojat shkatërrimtare të pandemisë dhe izolimit. Gjithsesi, reagimet e koordinuara dhe veprimet e përbashkëta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nuk janë rastësi. Në Deklaratën e Zagrebit, 8 BE-ja shprehu sërish mbështetjen dhe solidaritetin me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe qëllimin, tashmë të shpallur në Komunikatën e Komisionit të 29 prillit, për të vijuar përpjekjet në luftën kundër pandemisë së Koronavirisit. 9 BE-ja premtoi një paketë mbi 3.3 miliardë euro për të mbështetur reagimin e menjëhershëm të Ballkanit Perëndimor ndaj COVID-19 dhe për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë. Në gusht të 2020-s, BE-ja nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi për programet e asistencës makrofinanciare për dhjetë vende të zgjerimit dhe vendet fqinje, në mënyrë që t’i ndihmonte ato të përballonin kostot ekonomike të pandemisë. 10 Këto lëvizje politike duhet të mundësojnë jo vetëm rimëkëmbjen ekonomike të rajonit, por edhe harmonizimin 8 Deklarata e Zagrebit(6 maj 2020), https://www.consilium.europa.eu/ media/43776/zagreb-declaration-en-06052020.pdf 9 Komisioni Evropian(2020), Mbështetje për Ballkanin Perëndimor për Përballimin e COVID-19 dhe Rimëkëmbjen Pas Pandemisë. Kontribut i Komisionit përpara mbledhjes së drejtuesve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më 6 maj 2020. Bruksel, 29 Prill, COM(2020) 315 përfun dimtar, https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/ files/com_2020_315_en.pdf Për më tepër, në kontrast me ethosin e metodologjisë së re të zgjerimit që i vendosi reformat në qendër të vëmendjes, Deklarata e Zagrebit thekson krejt të kundërtën: reformave rrënjësore iu dha një shuplakë e mirë në fund të dokumentit, në formën e komenteve të shkurtra përmbyllëse dhe nuk u bë asnjë lidhje me shumat e majme të parave që u dhanë në përgjigje të COVID-19. Vërtet, këto nuk janë fonde të para-aderimit. Por prapëseprapë, për të reaguar me efikasitet ndaj krizës shëndetësore dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike sipas transformimeve të gjelbra dhe digjitale, reformat demokratike janë kyçe. Sipas Raporteve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZh), kriza e pandemisë do ta prekë rajonin në sektorë të ndryshëm. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social do të kalisin turizmin në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa ulja e remitancave nga diaspora do të ulë kërkesën e brendshme në Kosovë. 11 Nga ana tjetër, kriza do të godasë bazat prodhuese të BosnjëHercegovinës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të çrregullimit të zinxhirëve globalë të furnizimit. 12 Ekspertët gjykojnë se lidhjet e biznesit që rajoni ka me Gjermaninë, Italinë dhe qendra të tjera prodhuese në Evropë do ta shtojnë edhe më tej presionin e pandemisë mbi ekonomitë e rajonit. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të vuajnë veçanërisht më shumë. Megjithatë, 11 Banka Botërore(2020),“Recesion në Horizont për Ballkanin Perëndimor teksa Vendet Reagojnë ndaj COVID-19.” https://www. world- bank.org/en/news/press-release/2020/04/29/recession-loomsfor-western-balkans-as-countries-respond-to-covid-19 10 Komisioni Evropian(2020),“Deklaratë për shtyp. Koronavirusi: Tetë Programet e Dakordësuara të Asistencës Makrofinanciare për të Mbështetur Zgjerimin dhe Partnerët Fqinjë”. Bruksel, 11 gusht. 12 BERZH(2020),“Perspektivat Ekonomike Rajonale. Covid-19: Nga shoku te Rimëkëmbja.” Përditësuar në maj, https://www.ebrd.com/ what-we-do/economic-research-and-data/rep.html 11 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE lidhjet me prodhuesit kryesorë evropianë mund të ndihmojnë në përshpejtimin e rimëkëmbjes së vendeve të rajonit sapo ekonomia e Gjermanisë dhe qendrave të tjera prodhuese në vendet e tjera të BE-së të ingranohet sërish. 13 Pandemia do të ketë efekte të forta në tregjet e punës së të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të tipareve të tyre të veçanta: niveli i lartë i informalitetit, punësimi i përkohshëm dhe vetëpunësimi, si dhe rrjetet e dobëta të sigurisë sociale. Prandaj, ka shumë gjasa që në shumicën e vendeve treguesit e tregut të punës të përkeqësohen, çka mund të kontribuojë në tensionet ekzistuese sociale dhe politike(pjesërisht të lehtësuara për shkak të flukseve të emigrimit). Nëse BE-ja nuk ndërhyn në masë, me shumë gjasa mund të përsëritet tendenca e pas krizës globale financiare dhe ekonomike. Pas rritjes marramendëse të deficiteve buxhetore për të përballuar kërkesën dhe ofertën, si dhe rritjes së borxhit të huaj, EJL6-a i ktheu sytë nga politikat e ashpra me kosto të mëdha ekonomike dhe sociale. 14 Për shkak të krizës ekonomike globale të 2008-s, kjo u shoqërua me uljen e konsumit të brendshëm dhe rritjen e konkurrencës për thithjen e investimeve të huaja përmes parimit“garo deri kur të prekësh fundin”, pra duke sakrifikuar standardet rregullatore, që zakonisht synon firmat e BE-së dhe ujditë e mjegullta me vende që nuk janë pjesë e BE-së. Madje, në shumicën e vendeve, regresi i tej zgjatur socio-ekonomik eci paralel me ndryshimin e drejtuesve politikë, kthimin e retorikës nacionaliste dhe hapjen e historive të vjetra, të cilat Tabela 2: Parashikimi i rritjes reale së PBB-së në Ballkanin Perëndimor(në përqindje në vit) Shqipëria Bosnjë-Hercegovina Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Komisioni Evropian -4,8 / / -5,9 -3,9 -4,1 Parashikimi 2020 BERZH -9,0 -4,5 -5,0 -8,0 -3,5 -3,5 Skenari bazë i Skenari negativ i Bankës Botërore Bankës Botërore -5,0-6,9 -3,2-4,2 -4,5-11,3 -5,6-8,9 -1,4-3,2 -2,5-5,3 Parashikimi 2021 Komisioni Evropian 4,2 / / 4,4 4,0 6,1 BERZH 12,0 6,0 7,5 10,5 5,5 6,0 Grafiku 2: Shkalla e papunësisë në EJL6(përqindja e fuqisë punëtore, grupmosha 15-74) 35 30 25 20 15 10 5 0 Burimi: Eurostat Shqipëria BosnjëHercegovina Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut 2012 2018 Serbia BE 27 13 Financial Times(2020),“Evropa Qendrore i Druhet Efekteve të Ngadalësimit të Ekonomisë Gjermane.” 2 qershor. 14 Will Bartlett dhe Milica Uvalić(eds)(2013), Pasojat Sociale të Krizës Ekonomike Globale në Evropën Juglindore. Studimi i LSEE-së për Evropën Juglindore, http://www.lse.ac.uk/LSEE-Research-on-SouthEastern-Eu- rope/Assets/Documents/Publications/Research-Net work-on-Social-Cohesion/Social-Consequences-Final.pdf 12 SI TA FINALIZOJMË QËLLIMIN E BE-SË NË KOHË PANDEMIE Grafiku 3: Shkalla e punësimit në EJL6(përqindja e popullsisë, grupmosha 20-64) 80 70 60 50 40 30 20 10 0 Shqipëria BosnjëHercegovina Burimi: Eurostat Kosova Mali i Zi Maqedonia e Veriut 2012 2018 Serbia BE 27 kulmuan me dobësimin e vazhdueshëm të standardeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, dhe shtypjen drastike të lirisë së medias, siç raportohet edhe nga observatorët kryesorë ndërkombëtarë. 15 Fakti që kriza e COVID-19 erdhi paralel me shuplakën që“Freedom House” i dha Serbisë dhe Malit të Zi për “demokracitë e gjysmë-konsoliduara” dhe“regjimet hibride” në kuadër të integrimit në grupin rajonal, nuk është fare pa domethënie. Më saktë, kjo sinjalizon kulmin e një periudhe dhjetëvjeçare ku vala e demokratizimit e viteve 2000 në Ballkanin Perëndimor është thyer e tërhequr, duke i lënë vend rrezikut madhor të konsolidimit të regjimeve jodemokratike. Sigurisht që, kjo nuk është e thënë të ndodhë, por rezultati do të varet kryesisht nga mënyra se si BE-ja dhe shtetet anëtare do t’i qasen partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Shkathtësia e Bashkimit për t’i dhënë hovin e dikurshëm integrimit në BE përballë COVID-19 është jetike për përcaktimin e tonit të angazhimit me Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. 15 Tendencat e regresit demokratik u raportuan nga Freedom House (https://freedomhouse.org), Indeksi i Bertelsmann-it për Trans formimin(https://www.bti-project.org/en/home.html?&cb=00000) dhe Indeksi i EIU-së për Demokracinë(https://www.eiu.com/topic/democracy-index). 13 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Kutiza 1: Financimi i jashtëm nuk mund ta zëvendësojë mbledhjen e kapitalit të brendshëm Ristrukturimi i kufizuar ekonomik i Ballkanit Perëndimor e ka vështirësuar rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet botërore, duke sjellë në mënyrë të vazhdueshme deficite të mëdha në tregti dhe llogari rrjedhëse. Për periudhën 2008-2018, Ballkani Perëndimor, vetëm nga BE-ja, ka pësuar një deficit nga pikëpamja e tregtisë së mallrave prej thuajse 100 miliardë eurosh. Kanë qenë injektimet e kapitalit nga jashtë(investime të huaja direkte, huatë bankare, remitancat, asistenca e donatorëve) ato që kanë ndihmuar në mbylljen e këtyre deficiteve disavjetore. Zakonisht, burimet e jashtme shërbejnë jo vetëm për të siguruar nevojat e menjëhershme të vendit për financim, por edhe për të favorizuar rendimentin afatgjatë e për rrjedhojë aftësinë për të mbuluar deficitetet e llogarive rrjedhëse në të ardhmen. Në Ballkanin Perëndimor, këto pritshmëri janë përmbushur vetëm deri në njëfarë shkalle. Investimet e huaja direkte kanë synuar kryesisht sektorët e patregëtueshëm, ndërsa edhe ato pak investime që kanë pasur në objektiv sektorin industrial, kanë pasur shumë pak ndikim pozitiv, për të mos thënë fare, në prodhim, që përbën vlerë të shtuar, në punësim dhe eksporte. 16 Ndonëse aktualisht deficitet e llogarive rrjedhëse në Ballkanin Perëndimor janë thuajse përgjysmuar, këto rregullime si pasojë e krizës ekonomike globale të 2008-s u bënë kryesisht në kurriz të uljes masive të konsumit të brendshëm dhe rritjeve drastike të borxhit publik e privat. Pavarësisht kthimit të investitorëve të huaj gjatë viteve të fundit, deri në vitin 2019, asnjë prej vendeve nuk qe në gjendje që t’i kthente IHD-të në nivelet e mëparshme, të shprehur në përqindje të PBB-së(kjo vlen edhe për Shqipërinë e cila kishte arritur injektimet maksimale neto të IHD-ve, në nivelin 9.7% të PBB-së një vit më vonë, në 2008-n). Pozicioni prej“të jashtmi” i Ballkanit Perëndimor mbetet i brishtë pasi rajoni varet ende nga humori hënak i investitorëve të huaj. Për më tepër, ndikimi i ciklit të investimeve të kohëve të fundit në sektorin real, konkurrenca e jashtme dhe rendimenti afatgjatë i ekonomive të Ballkanit Perëndimor duket se janë të dobëta. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se megjithëse kanë hapur vende të reja pune dhe kanë shtuar volumin e eksporteve në shumë vende të Ballkanit Perëndimor, IHD-të e reja gjatë viteve të fundit(të cilat shpeshherë janë subvencionuar konsiderueshëm nga qeveritë) nuk kanë sjellë progres, por regres 17 të rendimentit të punës, me pasoja teknologjike negative të papritura për ekonominë vendase. Intensiteti i importimit të prodhimeve të bazuara në IHD në Ballkanin Perëndimor mbetet jashtëzakonisht i lartë, çka dëshmon lidhjet e kufizuara midis investitorëve të huaj dhe furnitorëve vendas. 18 Grafiku 4: Injektimet neto të IHD-ve, tregtia dhe bilancet e llogarive rrjedhëse(në përqindje të PBB-së), 2007 dhe 2019 30 20 10 6.1% 7.9% 0 -7.6% -10.8% -10 -13.7% -20 -26.7% -30 -40 -50 11.7% 2.6% -3.5% -9.2% -15.6% -29.3% 13% 3.8% -5.8% -10.4% -28.3% -36.5% 8.8% -7.3% 3.8% -2.8% -13.9% -17.9% 25.5% 8.3% -15.2% -21.3% -39.8% -42.7% 10.2% 8.3% -6.9% -17.4% -8.8% -21% -60 2007 2019 Shqipëria 2007 2019 BosnjëHercegovina 2007 2019 Kosova 2007 2019 Maqedonia e Veriut Bilanci i llogarive rrjedhëse Bilanci i tregtisë në mallra dhe shërbime Burimi: Përpunimi i të dhënave nga Banka Botërore i Matteo Bonomi-t 2007 2019 Mali i Zi 2007 2019 Serbia Injektime neto të IHD-ve 16 Saul Estrin dhe Milica Uvalić(2016),“Investimet e Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor: Ç’rol kanë luajtur gjatë tranzicionit?” Studimet Ekonomike Krahasimore, http://eprints.lse.ac.uk/67004/1/ ESTRIN%20Foreign%20direct%20investment%20.pdf 17 Siç vërehet për Serbinë në raportin e fundit të Bankës Botërore: Banka Botërore(2019), Strategjia e Re e Rritjes Ekonomike në Serbi. Farkëtimi i së Ardhmes së Re. Dhjetor, http://www.worldbank.org/ serbia-cem 18 Will Bartlett, Besnik Krasniqi dhe Jasmina Ahmetbašić(2019),“Josh ja e IHD-ve drejt Ballkanit Perëndimor: Zonat e Veçanta Ekonomike dhe Strategjitë Inteligjente të Specializimit”, Anketimi Ekonomik Kroat, Vëll. 21, Nr. 2, f. 5-35, https://doi.org/10.15179/ces.21.2.1 14 SFIDAT DHE INTERESAT E DYZUARA NË BE DHE EJL6 4. SFIDAT DHE INTERESAT E DYZUARA NË BE DHE EJL6 Të gjithë ekspertët e marrë në intervistë për qëllimet e këtij punimi shprehën njëzëri mendimin se popullsia dhe aktorët politikë të BE-së kanë pranuar t’i mirëpresin shtetet e reja anëtare për hir të gjetjes së zgjidhjeve për disa problematika ekzistenciale me të cilat po përballet BE-ja. Megjithatë, në kuadër të krizës së ditëve të sotme, sfidat me të cilat po përballen BE-ja dhe EJL6-a, përfshi edhe interesat e tyre që janë më se të dukshme, dyzohen tani më shumë se kurrë më parë, pavarësisht se vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk iu është dhënë statusi zyrtar i vendeve anëtare. Pikësëpari, lidhur me sfidat për kohezion brenda BE-së dhe reagimit të përbashkët ndaj krizës ekonomike, kriza ka nxjerrë padyshim më shumë se kurrë në pah nevojën për një axhendë të përbashkët jo vetëm brenda BE-së, por edhe midis kësaj të fundit dhe Ballkanit Perëndimor, ku të përfshihet rimëkëmbja ekonomike, marrëveshja e gjelbër, kalimi në forma të pastra të energjisë, tregu digjital, infrastruktura, menaxhimi i migrimit, etj. Në rast se degradimit mjedisor në EJL6 vijon t’i lihet dorë e lirë, kontinenti nuk do të jetë më në gjendje që të përmbushë qëllimet e ruajtjes së klimës apo ambiciet e tjera jetike për Evropën. 19 Vetëm aksioni i suksesshëm i BE-së për ta rihapur ekonominë duke ruajtur kohezionin përgjatë 27 vendeve anëtare mund të çelë shtegun e brendshëm të bashkëpunimit të suksesshëm me Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të vijë në formën e një shtojce që i bëhet angazhimit të brendshëm të BE-së. Njëkohësisht, një reagim më pak efikas i BE-së ndaj krizës ekonomike dhe fragmentimit që sa vjen e rritet do ta vocërronte rëndësinë e zgjerimit të BE-së ndoshta edhe më shumë se më parë. Ç’është e vërteta, një studim i kohëve të fundit kryer nga një grup studiuesish nga Universiteti i Lubjanës(Slloveni) tregoi se, kostot buxhetore shtesë të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor për shtetet anëtare janë praktikisht “të papërfillshme”. Kostot përllogariten diku te 1.6 deri në 10.8 euro për frymë në vit. Këto kosto të vogla buxhetore mund të ndihmojnë disi, siç shpresojnë edhe vetë autorët e studimit,“në zbutjen e rezervave për gjithë rraskapitjen e zgjerimit të BE-së”. 20 Së dyti, sfidat brenda BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dyzohen për sa i përket vlerave demokratike. Padyshim që reagimet kombëtare ndaj pandemisë, ku drejtuesit janë munduar të shtinë sa më shumë pushtet në dorë në favor të ekzekutivit pa hasur shumë rezistencë, hodhën dritë mbi drejtimin që ata kanë marrë drejt autoritarizmit, i cili ka qenë tipar i shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor për thuajse një dekadë. 21 Prapëseprapë, sfidat për konsolidimin e demokracisë e kanë karakterizuar të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore që prej krizës ekonomike dhe financiare botërore. Ndeshtrashat e Ballkanit lidhen dukshëm me luftën për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike brenda BE-së, duke i vënë vendet e Ballkanit në vijën e parë të betejës në emër të“shtetit të të drejtës”. Për t’i zhbërë këto tendenca, BE-ja duhet të ketë vullnetin politik për ta cilësuar shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik e njerëzor si prioritete që shkojnë krah për krah. Në të vërtetë, nuk mund të ketë“shtet të së drejtës” pa zhvillim ekonomik, ashtu siç, edhe anasjelltas, nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, në kontekstin e Ballkanit, pa shtetin e së drejtës. 22 Prandaj, rrugë të mesme nuk ka: 20 Krahaso Vasja Rant, Mojmir Mrak dhe Matej Marinč(2020),“Ball kani Perëndimor dhe Buxheti i BE-së: Efektet e Zgjerimit”. Studimet për Ballkanin Juglindor dhe Detin e Zi, Vëll. 20, f. 14; Milica Uvalić dhe Renzo Daviddi(2019),“Të Bësh Gjënë e Duhur për Arsyet e Duhura: Kostot dhe Përfitimet e Zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.” Konferenca e 13-të Ndërkombëtare“Sfidat e Evropës”, Bol(Kroaci). 21 Për tablonë rreth reagimeve të brendshme politike dhe reagime të tjera ndaj pandemisë shihni Qendrën për Politikat Evropiane(CEPS) (2020),“Evropa Juglindore-Buletinët e Covid-19”, www.ceps. org; Brandle, Max, e të tjerë.(2020),“Betejat Politike që po Lindin për Shkak të Koronavirusit në Ballkanin Perëndimor, Kroaci dhe Slloveni”. Kronikat e Friedrich-Ebert-Stiftung për Demokracinë dhe Gjendjen e Jashtëzakonshme, Nr. 4, http://library.fes.de\ 19 Krahaso Këshilli për Bashkëpunim Rajonal(2018),“Studimi për Ndryshimet Klimatike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor”. https:// www.rcc.int/pubs/62/- study-on-climate-change-in-the-western-bal kans-region 22 Për një përmbledhje sa më koncize të ndërlidhjeve midis zhvillimit socio-ekonomik dhe shtetit të së drejtës shihni Andrea Lorenzo Capussela(2020),“A Mundet BE-ja të Asistojë në Zhvillimin e Ball kanit Perëndimor?” Si të parandalojmë“Vjedhjen e të Shumtëve”. Südosteuropa Mitteilungen, Mynih 15 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE duhet t’i jepet hov dhe duhet mbrojtur kultura politike demokratike, si dhe marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor duhet të pasqyrojnë gjithmonë procesin e reformimit, pavarësisht fërkimeve që mund të sjellë kjo me drejtuesit rajonalë. Së fundi, angazhimi me Ballkanin përkon me sfidën thelbësore të riafirmimit të unitetit evropian në sytë e aktorëve të jashtëm. Mbrojtja e mbijetesës dhe zhvillimit të mëtejshëm të kulturës demokratike dhe kushteve të ndershme të të bërit ekonomi në Ballkan nuk është vetëm detyrë morale e BE-së, por është edhe në interesin e vet politiko-ekonomik, pasi kontribuon në procesin e vazhdueshëm të konsolidimit dhe në riorganoizimin e BE-së në një mjedis global tejet sfidues. 16 KOMISIONI EVROPIAN“GJEOPOLITIK” DHE METODOLOGJIA E RE E ZGJERIMIT 5. KOMISIONI EVROPIAN“GJEOPOLITIK” DHE METODOLOGJIA E RE E ZGJERIMIT Ekspertët e marrë në intervistë për qëllimet e këtij raporti u shprehën pozitivisht për metodologjinë e Komisionit Evropian, e cila shërbeu si bazë edhe për përfundimet e Këshillit të BE-së në mars të 2020-s për të çelur(më në fund) bisedimet e aderimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë(me kushte). 23 Ata vlerësuan se metodologjia ishte një hap në drejtimin e duhur, veçanërisht për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, pavarësisht se i mungonin disa detaje. Sipas tyre, këto katër aspekte ishin veçanërisht pozitive: Së pari, qasja kllaster mund të sillte përqendrim më të madh të vëmendjes në bërjen e progresit në secilin prej vendeve të rajonit, siç është për shembull kllasteri i dytë “Treg i Vetëm i Përbashkët”, që mund të përmirësojë situatën ekonomike. Së dyti, metodologjia bën thirrje për qeverisje më të fortë politike në kuadër të procesit të zgjerimit. Deri më tani, qeveritë dhe kuvendet e shteteve anëtare të BE-së ia kanë dalë të ndikojnë në mënyrë vendimtare procesin e zgjerimit. Kjo u vërtetua edhe nga vetoja e vendosur prej kohësh nga Greqia për fillimin e negociatave me ishRepublikën Jugosllave të Maqedonisë në atë kohë, për shkak të çështjes së uruar të emrit. Ky ishte rasti edhe për listën e kushteve të Bundestagut për çeljen e negociatave me Serbinë në 2012-n dhe Shqipërinë në 2019-n. E megjithatë, kushtëzimi politik duket sheshit tashmë dhe është i institucionalizuar. Ndonëse ka disa rezerva, politizimi do ta largojë procesin nga qasja burokratike që shpeshherë është perceptuar si“makineri me seli në Bruksel”. Nga ana tjetër, shtetet anëtare të BE-së mund ta përdorin më mirë këtë fushë në orvatje e sipër për të arritur qëllimet e tyre politike dypalëshe në marrëdhëniet me EJL6-n. Ky rrezik është vështirë të menaxhohet, siç e tregon edhe sjellja e Bullgarisë kundrejt Maqedonisë së Veriut. Sofja vendosi marrëdhënie të mira dypalëshe falë rezultatit të punës së komisionit të përbashkët të historianëve. Së treti, qasja e bazuar në performancë lidhur me Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit, së bashku me klauzolën e kthyeshmërisë(përkatësisht, të mundësisë për të marrë masa sanksionuese për çdo ngërç serioz apo të tejzgjatur, apo qoftë edhe për regresin në procesin e reformimit) përbëjnë incentiva mjaft domethënëse. Së katërti, pjesëmarrja në një numër më të madh programesh të BE-së, menjëherë pas përfundimit të negociatave për kllasterat e veçantë, është më se e mirëpritur. Ndryshimet në metodologji mund të sjellin një proces negocimi shumë më efikas dhe Komisioni mund të vijojë fare mirë me çeljen e negociatave për aderim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, metodologjia në vetvete nuk mund ta revolucionalizojë procesin e zgjerimit. Në fund të fundit(që ta shkoqitim mirë), pavarësisht metodologjisë, asnjë ndryshim procesi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik të të dy palëve: për të përmbushur angazhimet nga ana e kandidatëve, dhe për të arritur në përfundime për situatat e regresit dhe për të mbajtur premtimet pas plotësimit të kushteve nga vendet kandidate nga ana e BE-së. Padyshim që kushtëzimi dhe përmbushja janë të ndërvarura. Diplomati veteran i BE-së, Z. Pierre Mirel, e përshkroi Ballkanin Perëndimor vetëm pak kohë më parë si“një zonë gjeopolitike ekskluzive për komisionin gjeopolitik”. 24 Dhe vërtet i gjithë grupi i ekspertëve të projektit ndante besimin se Ballkani Perëndimor është një rajon ku BE-ja mund ta ushtrojë fare mirë ndikimin e saj gjeopolitik. Sidoqoftë, ata mendonin se nuk ka gjasa që Komisioni i ri gjeopolitik ta përshpejtojë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Pavarësisht metodologjisë së re të zgjerimit, shtetet anëtare do të vijojnë të vuajnë nga “lajthimet e zgjerimit”, siç u shpreh edhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Z. Oli Rehn, në fund të mandatit të tij në 2010-n. 23 Komisioni Evropian(2020), Përforcimi i Procesit të Aderimit: Pikëpamja e Besueshme Evropiane për Ballkanin Perëndimor”. Bruksel, COM(2020) 57 përfundimtar, https://ec.europa.eu/neigh bourhood-enlargement/sites/near/- files/enlargement-methodolo gy_en.pdf 24 Pierre Mirel(2020),“Sfidat dhe Kufizimet Përballë Komisionit Gjeo politik për Arritjen e Sovranitetit Evropian”. Botimet Evropiane, Nr. 560, Fondacioni“Robert Schumann” 17 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Në kuadër të parashikimeve të ekonomistëve më me zë për recesionin afatgjatë ekonomik dhe faktit se shtetet anëtare të BE-së do të luajnë rol më të madh në zbatimin e metodologjisë së re të zgjerimit, një sërë ekspertësh të marrë në intervistë për qëllimet e këtij studimi parashikuan se procesi i para-aderimit ka gjasa të ecë me ritme më të ngadalta. Nga ana tjetër, një ish-burokrat i BE-së i tha autorëve të këtij raporti se priste që, pas braktisjes së pikëpamjes së anëtarësimit të Turqisë nga BE-ja(që do të zëvendësohet nga një partneritet sui generis), zgjerimi do të fillojë ta shtrijë në shumë rrafshe hijen e keqe që perspektiva po hedh ditët e sotme. Gjyqi nuk është bërë ende. 18 KALEIDOSKOPI ENIGMATIK: NISMAT DYVALENTORE NË RAJONIN E EJL6-S 6. KALEIDOSKOPI ENIGMATIK: NISMAT DYVALENTORE NË RAJONIN E EJL6-S Bashkëpunimi rajonal ka qenë një prej fjalëve kyçe kryesore në Evropën Juglindore për vite me radhë. Artikuluar nga BE-ja si një prej parakushteve thelbësore për aderimin e EJL6-s në Bashkim, ajo synon të përmirësojë besimin dhe stabilitetin, si dhe t’i japë një dorë marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon. Vendet e rajonit janë zotuar për bashkëpunim në të gjitha Samitet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që prej viteve 2000, duke u kthyer kështu në mantrën e mbledhjeve BE-Ballkan Perëndimor. Termi nuk kishte si të mos përmendej edhe në Deklaratën e Zagrebit në maj të 2020-s, ku BE-ja premtoi vazhdimin e mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe i nxiti drejtuesit e Ballkanit Perëndimor që ta shfrytëzonin në maksimum potencialin e tij. 25 Disa shtete të BE-së, të cytura nga Gjermania, investuan njëfarë kapitali politik në të ashtuquajturin“Procesi i Berlinit”. Kancelarja Angela Merkel e prezantoi këtë nismë më 28 gusht të 2014-s duke shtuar se, në këtë çast historik, kur Evropa kremton 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, duhen përshkallëzuar më tej përpjekjet për nxitjen e zhvillimit paqësor të Ballkanit Perëndimor. 26 Për më tepër, kancelarja Merkel qartësoi se edhe motivet gjeopolitike luajnë rol të rëndësishëm; ajo përmendi praninë politike dominuese të Rusisë dhe aktorëve të tjerë në rajon, të cilit Evropa, siç u shpreh vetë ajo, i kishte premtuar“pikëpamjen evropiane” që prej vitit 1999. Qëllimet e Procesit i përcaktoi kryetari gjerman i konferencës:“Të bëjmë vërtet progres në procesin e reformimit, në zgjidhjen e çështjeve ekzistuese dypalëshe dhe të brendshme, dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe“të përforcojmë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim themelet për zhvillim të qëndrueshëm”. 27 Mediat folën gjatë për “kohën ballë për ballë” që drejtuesit politikë nga BE-ja dhe EJL6-a patën mundësi të ndanin në samitet e shumta dhe konferencat e tjera të inskenuara si pjesë e Procesit. Sidoqoftë, disa të anketuar në këtë studim arsyetuan se Procesi i Berlinit bëri përpjekje reale për ta çuar sa më shpejt EJL6-n drejt anëtarësimit në BE. Po të bëhej një rishikim gjithëpërfshirës i Procesit do të arrihej në përfundimin se për shkak të kësaj, shqetësimet politike të EJL6-s kanë qenë me shumë gjasa më të pranishme në axhendën e BE-së. Skeptikët do të kërkonin prova për çdo përmirësim të mundshëm të shteteve përkatëse në vrundujt e Procesit të Berlinit, veçanërisht për zhvillimin socio-ekonomik të rajonit. Kritikët do të theksonin se që prej fillimit të Procesit të Berlinit, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në rajon kanë bërë pak progres. Ç’është e vërteta, vetë Komisioni Evropian pranoi në strategjinë e zgjerimit të 2018-s se“shtetet e kapura” vijojnë të ekzistojnë në rajonin e EJL6-s. 28 Fillimisht, Procesi i Berlinit u konceptua në mënyrë të tillë që të mos kishte strukturë, fonde apo administratë të posaçme, elemente këto që Këshilli Rajonal për Bashkëpunim(RCC) i ka që të gjitha. I krijuar në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) si paraardhës i Paktit të BE-së për Stabilitet në Evropën Juglindore(1999-2008), ai financohet kryesisht vetëm nga BE-ja. Ai synon të“thyejë të gjitha barrierat që pengojnë përmirësimin e lëvizshmërisë, konektivitetit dhe konkurrueshmërisë në EJL, duke kontribuar edhe në përmirësimin e qeverisjes, funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë në rajon”. 29 27 C.f. https://berlinprocess.info/about/; for a critical review see https:// cdinstitute.eu/2018/02/08/the-berlin-process-2014-2018/ 25 Deklarata e Zagrebit(6 maj 2020), https://www.consilium. europa.eu/en/press/press-releas- es/2020/05/06/zagreb-declara tion-6-may-2020/ 26 Përmbajtja e deklaratës për shtyp që u mbajt gjatë prezantimit të Procesit të Berlinit, 28 gusht 2014, https://www.bundesregierung. de/breg-de/aktuelles/pressekon-ferenz-von-bundeskanzler in-merkel-ministerpraesident-rama-und-eu-kommissionspraesi dent-barroso-am-28-august-2014-846734 28“Shtetet e kapura”, citim nga strategjia e zgjerimit e vitit 2018: Komisioni Evropian(2020), Përforcimi i Procesit të Aderimit: Pikëpamja e Besueshme Evropiane për Ballkanin Perëndimor”. Bruksel, COM(2020) 57 përfundimtar, https://ec.europa.eu/neigh bourhood-enlarge- ment/sites/near/files/enlargement-methodolo gy_en.pdf 29 Për informacion të mëtejshëm, ju lutem vizitoni faqen e internetit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal: https://www.rcc.int/ 19 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Roli kryesor i RCC-së është të punojë ngushtësisht me autoritetet në rajon për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian. 30 Organizata duhet t’i komunikojë BE-së edhe mundësitë dhe sfidat në trajtimin e këtyre çështjeve. Me të drejtë RCC-ja është njëkohësisht forumi dhe instrumenti më i dukshëm i bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, përveç fushëveprimit të gjerë, nuk ka as mjetet financiare, as kapacitet administrativ për të nxitur transformimin e shteteve të rajonit. Së fundmi, qeveritë e EJL6-s nuk kanë nevojë për ndërmjetës për të rregulluar marrëdhëniet midis tyre apo me BE-në. Sa më tepër kohë të kalojë dhe sa më pak efekte konkrete të ketë, aq më shumë do të vihet në pikëpyetje thelbi i ekzistencës(raison d’être) së RCC-së. shpreh njëzëri edhe grupi i ekspertëve të këtij studimi, është pasojë e punës së dobët të qeverive dhe mungesës së rritjes së qëndrueshme dhe të fuqishme ekonomike në rajon. Krahas kësaj, shumica e drejtuesve politikë të rajonit nuk e pranojnë assesi se krijimi i një rajoni më të integruar është një lloj alternative për integrim në Bashkimin Evropian. Në barkun e verës së vitit 2020, Instituti i Vjenës për Ekonomi Ndërkombëtare dhe Bertelsmann-Stiftung botuan vlerësimin për bashkëpunimin ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor. 32 Përfundimi i atij studimi përmbledh qartë dhe pastër konceptin e çalë aktual rreth bashkëpunimit në EJL6 nën kujdesin e BE-së: Sipas raportimit të ekspertëve të marrë në intervistë për qëllimet e këtij raporti, organizatat, nismat dhe aktivitetet qeveritare e joqeveritare që synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal, të marra së bashku, shkojnë 70 gjithë e gjithë. 31 Për rrjedhojë, rezultatet e shënuara gjatë këtyre dy dekadave kanë qenë dukshëm të kufizuara. Kjo, siç u “Po ta tërheqim më fort seç duhet perin e bashkëpunimit rajonal, rrezikojmë, si të thuash, ta këpusim”. Me fjalë të tjera, mund të nevojiten më tepër përpjekje, investim më i madh në kapital politik dhe më shumë pritshmëri, por të gjitha këto mund të sjellin vetëm një grusht shpërblimesh që ia lënë vendin zhgënjimit dhe acarimeve”. 30 Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi shihni bazën e të dhënave të CDI-së për nismat e Bashkëpunimit Rajonal: https://cdinstitute.eu/ regional-cooperation-initia- tives-rci-database/ 31 Për detaje të mëtejshme lidhur me format dhe strukturat e bash këpunimit rajonal shihni: CDI(2020),“Axhenda e Konektivitetetit dhe Pikat e Dobëta të Vendeve Kandidate për BE,” https://cdin stitute.eu/2020/04/29/connectivity-agen-da-and-structural-weak nesses-of-eu-candidate-countries/; BERZH(2018),“Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor,” https://www.semanticscholar.org/ paper/Regional-coopera-tion-in-the-Western-Balkans-Levitin-Sanfey/ a69d28daafe3e773276ae4442e78900966a312d0; SHIHNI Think Net (2019),“Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor: A e Kemi shtyllën për Shoqërinë Civile?” https://idscs.org.mk/en/portfolio/ region- al-cooperation-in-the-western-balkans-is-there-a-civil-societypillar/; BiEPAG(2015),“Kultura e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore,” http://biepag.eu/wp-content/uploads/2019/03/BIEPAGCul-ture-of-Regional-Cooperation-in-the-Western-Balkans.pdf 32 Stephani Weiss(2020),“Tërhiq e Këput? Vlerësimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal në Ballkanin Perëndimor.” Bertelsmann Siftung, DOI 10.11586/2020047 20 7. BRENDA NË KALEIDOSKOP BRENDA NË KALEIDOSKOP Të themi të vërtetën! Zona ekonomike e EJL6-s, pavarësisht lidhjeve thelbësore me BE-në, është ende treg i fragmentuar. Tregtia brendarajonale mbetet e ulët veçanërisht për shkak të mungesës së mallrave dhe shërbimeve të tregtueshme. Njëkohësisht, vërehet se integrimi ekonomik vendeve me BE-në është rritur. 33 Tregtia brendarajonale zë vendin e dytë për nga rëndësia pas tregtisë me BE-në, duke përfaqësuar një të pestën e të gjithë eksporteve dhe një të dhjetën e importeve. 34 Eksportet brendarajonale janë të përqendruara nga pikëpamja gjeografike dhe vijnë kryesisht nga Serbia. Importuesit kryesorë janë Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Dekadën e fundit deri në vitin 2018, tregtia brendarajonale thuajse u bllokua për shkak të krizës botërore të 2008s. 35 Pandemia e paralizoi krejtësisht tendencën e rritjes graduale fare modeste pas 2018-s. Politika duket se është më tepër gërnjare se solidare. E njëjta vlen edhe për sigurinë. Për më tepër, disa grupe të caktuara etnike i shikojnë ende grupet e tjera etnike në rajon, madje në disa raste edhe vetë brenda vendit të tyre, si armiq të përbetuar. 36 Të anketuarit u shprehën se përpjekjet për të nxitur më tej bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon janë minuar veçanërisht nga tre faktorë. Këto faktorë dolën sërish në pah gjatë krizës aktuale të pandemisë. Së pari, pavarësisht qëllimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore(CEFTA) për të krijuar zonën e tregtisë së lirë në rajon, tregtia has ende barriera fiskale dhe teknike jotarifore, duke penguar integrimin ekonomik brenda EJL6-s. 37 Kjo përfshin një sërë masash, duke filluar me orët e gjata të pritjes në pikat kufitare për shkak të procedurave burokratike, rregullat e ndryshme sanitare e fitosanitare dhe normat e ndryshme fiskale. Së dyti, vërehet angazhim, vullnet dhe vendosmëri e kufizuar politike për zbatimin në praktikë të shumë marrëveshjeve. Drejtuesit e vendeve të EJL6-s i kushtojnë më tepër rëndësi mëkimit të marrëdhënieve më të ngushta me BE-në apo fuqitë e jashtme si Rusia, Kina dhe Turqia, se sa me vetë fqinjët e tyre. Për të mos përmendur pastaj njohjen e pamjaftueshme të përfitimeve të bashkëpunimit rajonal! Së treti, sfidat e pazgjidhura strukturore dhe mosmarrëveshjet dypalëshe, përfshi edhe çështjet e shtetësisë, të drejtat e pakicave dhe mosmarrëveshjet për kufijtë, kanë bërë që bashkëpunimi brendarajonal të ngecë në nivele të ndryshme. Shpeshherë, politikanët i përdorin për të përfituar së brendshmi në kurriz të bashkëpunimit rajonal. Pikësëpari, kemi mosmarrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës që po pengon zhvillimet jo vetëm midis dy palëve, por edhe në rajon. Siç e parashtruan edhe disa ekspertë të marrë në intervistë për qëllimet e këtij raporti, nëse kjo mosmarrëveshje nuk zgjidhet, do të ketë shumë pak progres për sa i përket institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut dhe pakicave, dhe sigurisht, bashkëpunimit rajonal. 33 Për të dhëna të mëtejshme shihni Eurostat(2020),“Ballkani Perën dimor–BE-ja: Tregtia Ndërkombëtare në Shifra Pozitive,” https:// ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php?-title=West ern_Balkan_countries-EU_-_international_trade_in_goods_statis tics&oldid=385140#Serbia_is_the_largest_trade_partner_of_th e_EU_in_the_Western_Balkans 34 Plamen Kaloyanchev, Ivan Kusen dhe Alexandros Mouzakis(2018), “Potenciali i Pashfrytëzuar: Tregtia Brendarajonale në Ballkanin Perëndimor”. Dokument Diskutimi për Ekonominë Evropiane, 080/ maj, f.10.ff, https://ec.europa.eu/info/sites/info/files/economy-finance/dp080_western_balkans.pdf 35 Njësia e Inteligjencës Ekonomike(2018), Ballkani Perëndimor në 2025-n: E Ardhme më e Ndritur apo Margjinalizim i Përhershëm? Londër. 36 Për të dhëna të mëtejshme rreth perceptimeve etnike në rajon shihni: https://www.rcc.int/balkanbarometer/publications; Jovan Teokarević(2019), Të miqve dhe të Armiqve: Kombet e Ballkanit në Shtypin Serb, Čigoja štampa, Beograd. Sikundër, edhe Bosnjë-Hercegovina është mjaft e brishtë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme midis aktorëve politikë në vend lidhur me objektin e(de) centralizimit politik, përfaqësimin etnik, kompetencat e gjyqësorit, si dhe shumë segmente bazë të sistemit politik. Në të gjitha konfliktet e brendshme të BosnjëHercegovinës vërehet përfshirja e menjëhershme e aktorëve rajonalë dhe ndikuesve të jashtëm. Për pasojë, vetëbesimi i rajonit bën një hap para, e dy hapa mbrapa. Deri më tani, aktorët perëndimorë duket se as nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga vendi. Perëndimi i dërgoi një mesazh drejtuesve të Bosnjë-Hercegovinës ku thuhej “larg e larg” se duhet t’ia pranonin popullit faktin se vendi do të përballet me shthurje politike dhe socio-ekonomike nëse reformat vijojnë të lihen pezull. 37 C.f. https://cefta.int/ 21 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE 8. CAQET E BASHKËPUNIMIT NË KOHË KRIZE Gjatë këtyre muajve të fundit janë ngritur dy pyetje kryesore lidhur me bashkëpunimin brendarajonal: Sa efikase kanë qenë strukturat rajonale gjatë përballimit të krizës së COVID-19 dhe për rrjedhojë cilat janë potencialet e tyre të vërteta? Kriza ka treguar se roli i këtyre strukturave ka qenë i kufizuar. Masat kufizuese për lirinë e lëvizjes dhe vendimi për të mbyllur kufijtë i kapi të gjithë në befasi. Qeveritë kanë zbatuar kryesisht plane për krizën kombëtare dhe në fillim nuk pati koordinim masash. Ka pasur disa përpjekje dypalëshe për bashkëpunim, e megjithatë edhe këto kanë qenë deri diku të politizuara. Për shembull, ministrat e punëve të jashtme të EJL6-s i dërguan bashkërisht një letër Brukselit ku i kërkonin ta përjashtonin rajonin nga kufizimet që BE-ja kishte vendosur për eksportin e pajisjeve mjekësore të mbrojtjes personale. E megjithatë, Mali i Zi e refuzoi ofertën e Serbisë për ta furnizuar me pajisje, ndërsa kutitë e testimit që Serbia i dërgoi Kosovës ngjallën debat mjaft polemizues në Prishtinë për faktin nëse duheshin pranuar apo jo. Sidoqoftë, pas tronditjes së parë, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, Sekretariati i CEFTA-s dhe Komuniteti Transportit ndërmorën nismën e“Korridoreve të Gjelbra”. Nisma përfshiu në të gjitha vendet e rajonit, Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimit dhe Bashkimit Doganor. Siç u shpreh edhe një prej ekspertëve të marrë në intervistë për qëllimet e këtij punimi, zbatimi i Korridoreve të Gjelbra u drejtua nga Komuniteti i Transportit dhe CEFTA. Të parët përgatitën propozimin paraprak, udhëzimet dhe planin e veprimit për transportin dhe lëvizjen e automjeteve të rënda, ndërsa të dytët përgatitën listën e mallrave parësore që do të lëviznin lirisht përgjatë linjave të gjelbra. Kjo nismë lehtësoi lëvizjen e artikujve ushqimorë, pajisjeve mjekësore dhe barnave brenda rajonit dhe me Bashkimin Evropian. 38 Sigurisht që, ky veprim luajti rol themelor gjatë pandemisë dhe tregoi se po pati vullnet të mirë, bashkëpunimi është domosdo i frytshëm. Megjithatë, vendeve iu desh një muaj që të binin dakord me këtë nismë. Edhe njëherë, kjo tregoi se strukturat rajonale nuk funksionojnë si duhet pa angazhimin e drejtuesve politikë të çdo vendi të rajonit. Së fundi, një prej të anketuarave u shpreh se vështirë të pritet bashkëpunim i mirë rajonal nga politikanë që kanë probleme brenda vetë vendit të tyre lidhur me krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës dhe me bashkëpunimin me opozitën politike dhe shoqërinë civile. A kanë nxjerrë ndonjë mësim qeveritë e rajonit nga kriza e pandemisë së 2020-s? Disa shembuj tregojnë se vërtet mund të ketë një pikë kthese për sa i përket të nxënit: për shembull, ministrat e turizmit të Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës u mblodhën virtualisht më 21 maj të 2020-s për të identifikuar mjetet e mundshme për mbështetjen e turizmit. Pandemia ka prekur më së shumti udhëtimet ndërkufitare. Disa rregullore, si të BE-së, ashtu edhe të shteteve të rajonit, e kanë ndaluar udhëtimin për qëllime turistike në 2020-n. 38 Për një vështrim të përgjithshëm shihni https://cefta.int/news/ceftatook-stock-of-the-regional-trade-achievements/ 22 MINI-SHENGENI ENDE NË HIJE 9. MINI-SHENGENI ENDE NË HIJE Një prej nismave që ka ngjallur më tepër debat ka qenë i ashtuquajturi“Mini-Shengen”. 39 Drejtuesit politikë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e ndërmorën nismën me qëllim dhënien e kontributit në rritjen dhe zhvillimin e vendeve të rajonit duke promovuar lëvizjen e lirë të mallrave, individëve, shërbimeve dhe kapitalit (katër“liritë” e famshme të BE-së) 40 Në fillim, qeveria e Kosovës tha se nuk donte assesi që një nismë rajonale të zëvendësonte pikëpamjen euroatlantike. Megjithatë, në shtator të 2020-s, gjatë takimit me Presidentin e SHBA-së, Z. Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Presidenti Serb Aleksandar Vu čić dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruan secili më vete një dokument, ku, si pjesë e zotimit për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe, Prishtina shprehte qëllimin e saj për t’iu bashkuar Mini-Shengenit. Mbetet ende për t’u parë nëse Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina do të ndjekin po të njëjtat gjurmë. Drejtuesit politikë të EJL6-s u mblodhën virtualisht më 29 qershor të 2020-s për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik rajonal për shkak të krizës. Ata ranë dakord ta përshpejtonin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe individëve në rajon dhe të hiqnin të gjitha barrierat që pengonin rritjen ekonomike. Drejtuesit e EJL6-s ranë dakord të përgatisnin një plan veprimi të strukturuar rreth këtyre katër lirive. Plani do të miratohet në Samitin e Sofjes, si pjesë e Procesit të Berlinit, në vjeshtën e po këtij viti. 41 Disa ekspertë 42 të marrë në intervistë për qëllimet e këtij raporti ndajnë pikëpamjen se nëse forumet dhe instrumentet ekzistuese të bashkëpunimit rajonal do të funksiononin, nuk do të kishte nevojë për strukturë tjetër. Duke marrë parasysh nivelin e ulët të integrimit midis vendeve të EJL6-s,“katër liritë” mund të bëhen realitet në rajon vetëm pas një përgatitjeje të gjatë e serioze dhe pas ndryshimit themelor të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis vendeve pjesëmarrëse. 43 BE-së iu deshën disa dekada për të arritur në këtë stad. Mbetet ende për t’u parë se si do të realizohen katër liritë e BE-së në rajon pa mjetet e mjaftueshme financiare, rregulloret apo institucionet e përshtatshme. Gjithashtu, mbetet ende për t’u qartësuar se si përshtatet Mini-Shengeni me projekte të tjera si Zona Ekonomike Rajonale, e cila është krijuar me kërkesë të të gjithë drejtuesve të EJL6-s dhe mbështetet edhe nga Komisioni Evropian. Pa diskutim që, çdo liberalizim i mëtejshëm i tregtisë, i shërbimeve dhe i lëvizjes së kapitalit në rajon do të ketë efekte mjaft dobiprurëse për situatën e përgjithshme në secilin prej vendeve. Megjithatë, tani për tani, autokratët vendas të Mini-Shengenit duket sikur po “reklamojnë” gatishmërinë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin pikërisht në këto çaste të vështira për procesin e zgjerimit, për t’i bërë kështu përshtypje drejtuesve të BE-së. 39 Më 11 tetor të 2019-s, në qytetin serb të Novi Sadit, Kryeministri i Shqipërisë dhe Homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Z. Edi Rama dhe Z. Zoran Zaev, së bashku me Presidentin e Serbisë Z. Aleksandar Vučić, nënshkruan deklaratën e qëllimit për lëvizjen e lirë të indi vidëve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit midis tre vendeve 40 Për informacion të mëtejshëm shihni: https://www.b92.net/eng/ news/politics.php?yyyy=2019&mm=11&dd=10&nav_id=107497 41 Këshilli Atlantik(2020),“Samiti i Partneritetit të Ballkanit Perëndimor: Përfundimet e Kryetarit,” https://www.atlantic coun- cil.org/commentary/western-balkans-partnership-sum mit-chairs-conclusions/ 42 Për lajme të mëtejshme shihni: https://kallxo.com/gjate/cka-nenkup ton-mini-schengeni-ballkanik/ 43 https://prishtinainsight.com/kosovo-and-serbia-sign-economic-nor malisation-agreements-with-us/ 23 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE 10. GJEO-POLITIKA NË EJL6: MARRËDHËNIA ME DESPOTËT 44 GJEO-POLITIKA NË EJL6: MARRËDHËNIA ME DESPOTËT 44 Ndikimi i aktorëve politikë jo perëndimorë në Ballkanin Perëndimor është kthyer në një prej argumenteve më të përdorur, dhe mesa duket një nga shtysat për angazhimin e ripërtërirë të BE-së në rajon. Brenda territorit të saj, BE-ja e konsideron veten si farin e demokracisë dhe të veprimtarisë shumëpalëshe të bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Si rrjedhojë, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka rëndësi të veçantë për Bashkimin Evropian. Kjo ishte përvijuar shprehimisht edhe më parë në Strategjinë e parë të Sigurisë Evropiane të BE-së, miratuar në dhjetor të vitit 2003. Strategjia e përforcuar e zgjerimit të BE e vitit 2018 e përcakton integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një‘investim gjeostrategjik’ 45 Për më tepër, dokumenti i kohëve të fundit i Komisionit për luftën kundër COVID-19 e konsideron rajonin një‘përparësi gjeostrategjike për Bashkimin Evropian’. 46 Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 në vitin 2020 ka intensifikuar debatin lidhur me krijimin e influencës së mëtejshme të aktorëve jo perëndimorë dhe jo demokratikë në Ballkanin Perëndimor që ndikojnë negativisht në planet e BE-së për të integruar rajonin në momentin e duhur. Komentuesit perëndimorë kanë vënë veçanërisht në pikëpyetje nëse influenca e jashtme mund të mbështesë sundimin e shumë autokratëve në rajon. Në qendër të vëmendjes ka qenë veçanërisht fitimi i shpejtë i terrenit në EJL6 nga ana e Kinës, me përjashtim të Kosovës, të cilën nuk e njeh, dhe roli i saj në kuadër të krizës së koronavirusit. Në këtë sfond, pyetja që del në pah është, si duhet të përgjigjet BE-ja në këtë kontekst. Në fillimet e pandemisë Kina dhe Rusia, të ndjekura shpejt edhe nga Turqia, kuptuan menjëherë‘domosdoshmërinë gjeopolitike’ 47 të ndihmës për Ballkanin Perëndimor. 48 Propaganda e tyre shoqëruese jo vetëm që theksoi arritjet e tyre në ofrimin e ndihmës për vendet në nevojë, por përgjigja e BE-së ndaj krizës u paraqit si kaotike dhe pa solidaritet të vërtetë. Konkluzioni i nënkuptuar ishte që sistemet demokratike perëndimore nuk ishin të afta të përballonin krizën në mënyrë të përshtatshme. Faktit që pjesa kryesore e ndihmës erdhi nga BE-ja nuk iu dha shumë rëndësi. Në të vërtetë, përgjigja e BE-së ndaj situatës në Ballkanin Perëndimor pati një fillim mjaft të trazuar. Bashkimi nuk i dëshmoi instiktet e veta gjeopolitike kur më 15 mars nuk e përjashtoi Ballkanin Perëndimor nga kufizimet e eksportit të pajisjeve mjekësore të mbrojtjes personale drejt vendeve të treta. 49 Pak përpara Komunikimit të Komisionit Evropian mbi Samitin e Ballkanit Perëndimor më 29 prill, Komisioni çliroi eksportin e këtyre mallrave për rajonin. Gjatë përgatitjeve për këtë aktivitet, Komisioni Evropian shpalli paketën e rimëkëmbjes së përmendur tashmë, në vlerën e 3,3 miliardë Eurove, me një Plan Ekonomik dhe Investimi që do të vijonte në vjeshtë ose në një moment të mëvonshëm. Megjithatë, aftësia e BE-së për t’i bërë vend vetes në Ballkanin Perëndimor dhe sidomos në Serbi, vendin më të 44 Për titullin e kësaj pjese i jemi mirënjohës veprës autobiografike me pothuajse të njëjtin titull të Sir Frank Roberts, botuar në vitin 1991, Marrëdhënia me Diktatorët: Shkatërrimi dhe Rijetëzimi i Evropës 1930-70. Londër: Weidenfeld& Nicolson. Sir Frank ishte Ambasadori Britanik në Gjermaninë e Adolf HItlerit, Bashkimin Sovjetik të Stalinit, si edhe në Jugosllavinë e Titos. 45 Komisioni Evropian(2020) Përforcimi i Procesit të Anëtarësimit: Një Pikëpamje e Besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Bruksel, COM(2020) 57 përfundimtar, https://ec.europa.eu/neighbour hood-enlargement/sites/near/files/enlargement-methodology_en.pdf 46 Komisioni Evropian(2020), Mbështetje për Ballkanin Perëndimor për Luftën kundër COVID-19 dhe Rimëkëmbjen pas Pandemisë. Kon tribut i Komisionit përpara mbledhjes së krerëve të BE-së- Ballkanit Perëndimor më 6 maj 2020. Bruksel, COM(2020) 315 përfundimtar, https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/ com_2020_315_en.pdf 47 Elisabeth Braw(2020),“Forget Washington and Beijing.[Harroje Uashingtonin dhe Pekinin] These Days Global Leadership Comes from Berlin.”[Në Ditët e Sotme Lidershipi Botëror Vjen nha Berlini.”] Foreign Policy, 28 prill. 48 Dimitar Bechev(2020),“Turkey Joins Soft Power Race During Covid-19 Crisis.”[Turqia i Bashkohet Garës për Pushtet të Butë gjatë Krizës së Covid-19] Ahval, https://ahvalnews.com/turkey-coronavirus/ tur- key-joins-soft-power-race-during-covid-19-crisis 49 Aktualisht, BE-ja po përgatitet ta përsërisë gabimin dyfish: në gusht 2020, EJL6 nuk u përfshi në përgatitjet e BE-së për prokurimin e përbashkët të vaksinës kundër COVID-19. Për më tepër, BE-ja i qëndron ende planeve për të zbatuar kriteret e Sistemit Evropian të Informacionit në Udhëtim dhe Autorizimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor duke nisur që nga viti 2021. Në praktikë kjo do të pen gonte lëvizjen e lirë pa viza nga EJL6 drejt BE-së 24 GJEO-POLITIKA NË EJL6: MARRËDHËNIA ME DESPOTËT madh në rajon, duket të jetë zbehur që prej shpërthimit të pandemisë. Fillimisht mediat serbe dhe shumë prej mediave në rajon raportuan mbërritjen e dërgesave me ndihma mjekësore nga Kina, Turqia ose Rusia.“Solidariteti i BE-së është thjesht një përrallë”- tha fuqishëm Presidenti Serb Aleksandar Vucic. 50 Fakti që ai i lejoi vetes këtë sjellje, përpara kamerave që regjistronin, tek përpiqej të falënderonte popullin kinez në gjuhën e tyre duke puthur flamurin kinez dhe duke cilësuar udhëheqësin kinez si “miku dhe vëllai ynë Xi Jinping”, mund të shihet vetëm pjesërisht si një orvatje për t’iu lëvirur Kinës. Gjithsesi, është ende shumë herët për të parë se ku çon kjo udhë, sepse si rregull udhëheqësit e rajonit nuk japin shpesh justifikime ideologjike për kthesat e tyre 180 gradëshe. Faktikisht, në shtator 2020 Vu čić vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe përpara Presidentit Trump bëri të njëjtat temenara. Megjithatë, do të ishte gabim të supozohej se prirjet autokratike që u vunë re gjatë krizës së pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi në regjimet autokratike, janë të frymëzuara nga administrimi më i efektshëm i krizës. Kthimi mbrapa i demokracisë dhe kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor janë shumë më hershme se sa kriza e koronavirusit dhe janë traditë e zonës. 51 Abuzimet me situatën e emergjencës për të zvogëluar rolin e legjislativit dhe zërat kritikë nga media dhe shoqëria më e gjerë civile, vijnë nga të fortët e rajonit që në krizë shohin mundësinë për të konsoliduar dhe zgjeruar bazën e pushtetit të tyre. Në fakt, edhe nëse nuk do të kishte veprimtari të kobshme nga elitat autokratike, në Ballkanin Perëndimor është përhapur perceptimi se aspirata për anëtarësim në BE nuk mund të jetë ilaçi për problemet këmbëngulëse të rajonit. Ajo çfarë i jep vrull këtij perceptimi është fakti që BE-ja, me gjithë ambicien e saj që prej fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990 për të qenë motori i stabilizimit në rajon, nuk arriti të zgjidhë dy konfliktet më të vështira etniko-politike. I ashtuquajturi normalizim i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është kushti kyç për përftimin e perspektivës reale të anëtarësimit për të dy kandidatët. Pavarësisht një dhjetëvjeçari ndërmjetësimi nga BE-ja dhe një sërë marrëveshjesh teknike të arritura, shumë prej këtyre marrëveshjeve nuk janë zbatuar kurrë dhe asnjëherë nuk u arritën zhvillime vendimtare. Për më tepër, një zgjidhje e rastit të koklavitur të Kosovës ka nevojë për bekimin e të gjithë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rrugëtimi që çon Kosovën drejt anëtarësimit në OKB dhe zbatimi pa probleme i këtij vendimi në terren do të jenë të mundura vetëm nëse anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbështesin zgjidhjen e çështjes. Në shtator 2020, Shtëpia e Bardhë bëri bashkë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës, të cilët konfirmuan angazhimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Qeveria e SHBA-së e përdori ndërhyrjen e vet si instrument edhe për arritjen e një tjetër synimi të politikës së jashtme. Serbia dhe Kosova u zotuan t’i qëndrojnë përkrah SHBA-së në veprimtarinë e saj në Lindjen e Afërt(Serbia do të zhvendosë ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe Kosova do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin). 52 Një shqetësim tjetër për stabilitetin rajonal është situata e vështirë e Bosnje-Hercegovinës. Dakordësia e prejkohshme e bazuar në Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit të vitit 1995 nuk krijon mundësinë për një shtet funksional. Politika etnike e rrënjosur thellë dhe e ndjekur nga udhëheqësit politikë të boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve i shërben interesave të tyre, por pengon qartësisht aftësinë e vendit për të zbatuar reforma politike dhe ekonomike dhe për të ndërmarrë hapa drejt integrimit në BE. Aktorët ndërkombëtarë, përfshirë dhe BE-në, parapëlqejnë marrëveshjet e kahkohshme në vend të rrezikut të krijimit të paqëndrueshmërisë së re. Pavarësisht kësaj, për sa kohë këto konflikte të pazgjidhura vijojnë të kërcënojnë rajonin si shpata e Demokleut, aktorët politikë jo perëndimorë do të ruajnë fuqinë e tyre ndërhyrëse. Serbia dhe Republika Serpska në Bosnje-Hercegovinë do të vijojnë të jenë në varësi të mbështetjes dhe fuqisë së tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 50 Milica Stojanović(2020),“Serbia Imposes State of Emergency, Pleads for China’s Help.”[Serbia Shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme, i Lutet Kinës për Ndihmë.] Balkan Insight, 16 mars, https://balkanin- sight. com/2020/03/16/serbia-imposes-state-of-emergency-pleads-for-chi nas-help/ Për një analizë të detajuar, shih Milan Lavrič& Florian Bieber(2020), “Shifts in Support for Authoritarianism and Democracy in the West ern Balkans.”[Zhvedosja e Mbështetjes për Autoritarianizmin dhe Demokracinë në Ballkanin Perëndimor.] Problems of Post-Commu nism[Problemet e Pas-komunizmit], 16 qershor. 51 Për një analizë të detajuar, shih Milan Lavrič& Florian Bieber(2020), “Shifts in Support for Authoritarianism and Democracy in the West ern Balkans.”[Zhvendosja e Mbështetjes për Autoritarianizmin dhe Demokracinë në Ballkanin Perëndimor.] Problems of Post-Commu nism[Problemet e Pas-komunizmit], 16 qershor. 52 C.f. https://www.economist.com/middle-east-and-africa/2020/09/12/ srbia-and-kosovo-awkwardly-embrace-israel 25 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE 11. FONDET JANË INSTRUMENTI MË I FUQISHËM Duke qenë se anëtarësimi në BE mbetet perspektivë e largët dhe zgjidhja e konflikteve ento-politike nuk dukete afërt, fondet e BE-së janë instrumenti më i fuqishëm gjeopolitik që BE-ja ka në dispozicion. Ekspertët e konsultuar për hartimin e këtij dokumenti ranë dakord se është jetike që mundësitë e siguruara nga skema e rimëkëmbjes e BE-së të lidhen me kushte të forta sa i përket demokracisë, sundimit të ligjit dhe kritereve të tjera si standardet mjedisore dhe sociale. Synimi duhet të jetë që qytetarët, dhe jo elitat autokratike, të përfitojnë nga mbështetja e BE-së. 53 Në këtë kuadër, mbështetja e ofruar për rajonin duhet t’i nënshtrohet kontrolleve të hollësishme. Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe aktorët e shoqërisë civile duhet të përfshihen në mënyrë sistematike në këto përpjekje dhe të ndërmarrin funksionin e mbikëqyrësit përsa i përket shpenzimeve transparente dhe qeverisjes së mirë. Në të vërtetë, nuk ka asnjë tregues që Shtetet e Bashkuara, Rusia apo Kina, dhe aq më pak Turqia, do të jenë të interesuara apo edhe të afta të ofrojnë të njëjtën asistencë financiare me BE-në për Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. Gjithsesi ka disa arsye që çojnë në supozimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë më i hapur ndaj influencës së aktorëve të jashtëm si në frontin ekonomik, ashtu edhe në atë politik. Siç është përmendur tashmë në këtë dokument, rajoni do të vuajë nga një tkurrje e rëndë ekonomike si rezultati pandemisë. Qeveritë do të kenë akoma më pak mundësi fiskale për të financuar projekte infrastrukturore dhe të tjera, dhe ato do të kenë shumë nevojë për financime nga jashtë. Po ashtu, investimet dhe kërkesa nga vendet e BEsë kanë gjasa të bien për shkak të krizës, ndërsa Kina në veçanti po rimëkëmbet nga kriza shumë më shpejt se sa BEja. Kjo mund të sjellë një rritje të mëtejshme të eksporteve dhe investimeve kineze në rajon. Aktualisht investimet nga Kina zënë vetëm rreth gjashtë për qind të tregtisë dhe tre për qind të investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor. Këto shifra duken të ulëta në krahasim me 69 për qind të tregtisë dhe rreth 60 për qind të investimeve të huaja direkte që vijnënga 53 C.f. fn 22., Capussela BE-ja. Pavarësisht kësaj, borxhi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj Kinës po rritet. Në vitin 2018, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i detyroheshin Kinës përkatësisht 39 dhe 20 përqind të borxhit të tyre kombëtar. Qeveritë në Podgoricë dhe Shkup morën borxh nga Pekini për të paguar shoqëritë kineze për ndërtimin e autostradave të tyre. Për më tepër, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi përballen me një rrezik të madh borxhi problematik për shkak të financimit që lidhet me Nismën Brez dhe Rrugë. 54 Marrja borxh nga Kina(dhe në masë më të vogël nga Vendet e Gjirit, Rusia, Turqia, si dhe Kazakistani dhe Azerbajxhani) është një zgjidhje tërheqëse dhe e shpejtë afatshkurtër për qeveritë e rajonit, me qëllim mbushjen e boshllëqeve në buxhetin e shtetit, për të ndërtuar dhe modernizuar infrastrukturën shumë të nevojshme të transportit dhe për qëllime të tjera. 55 Kontratat e shteteve arrihen përmes mënyrave të fshehta të negocimit që shmangin procedurat e prokurimit dhe normat e konkurrencës dhe që nuk kanë transparencë përsa i përket termave dhe kushteve të kontratës, apo edhe analizave të fizibilitetit dhe atyre kosto-përfitim, 54 John Hurley, Scott Morris, dhe Gailyn Portelance(2018),“Examining the Debt Implications of the Belt and Road Initiative from a Policy Perspective.”[Ekzaminimi i Problematikave të Borxhit të Nismës Brez dhe Rrugë nga Pikëpamja e Politikave] Dokumentet e Qendrës për Zhvillimin e Politikave Botërore, Nr. 121(mars), https://www.cgdev. org/sites/default/files/examining-debt-implications-belt-and-road-ini tiative-policy-perspective.pdf 55 Një ekspert zhvillimi nga rajoni, i intervistuar për këtë raport, vuri në dukje se partnerët kinez të investimeve bëjnë të pamundurën që të përfundojnë një studim fizibiliteti për një autostradë, apo një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, apo ndonjë projekt tjetër, sa më shpejt qëtë jetë e mundur, dhe më pas ofrojnë kontrata‘me çelësa në dorë’. Faktikisht, huatë kineze janë kryesisht më të shtrenjta(ak tualisht normat e interesit janë 3-4% në vit pas një periudhe falje) se sa huatë evropiane(0,2-1% në vit). Megjithatë, huatë e BE-së kërko jnë kontribut financiar vendas në kuadrin e kostove të përgjithshme dhe kapacitete vendase për zbatimin e projekteve. Në përfundim, huatë nga të dy burimet nuk kishin dallime të mëdha përsa i përket çmimit të përgjithshëm. Sipas një të intervistuari, në fund të fundit, ajo që vendet e EJL6-ës fitojnë nga huatë e BE-së është qeverisja e mirë. Huatë kineze sjellin rezultate të menjëhershme të dukshme në sytë e popullit dhe kërkojnë shumë më pak angazhim nga ana e qeverive të EJL6-ës. Eksperti arriti në përfundimin se BE-ja mund ta tejkalojë këtë disavantazh vetëm duke ofruar më shumë grante në programet e veta të investimit në EJL6. 26 FONDET JANË INSTRUMENTI MË I FUQISHËM duke lejuar kështu lulëzimin e korrupsionit. 56 Standardet mjedisore dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike janë lënë mënjanë, si për shembull në rastet e ndërtimit dhe modernizimit të termocentraleve me qymyr në Bosnje-Hercegovinë dhe në Serbi. Teknologjitë e vëzhgimit të blera nga Kina ngrenë shqetësime lidhur me fshehtësinë dhe mbrojtjen e të dhënave, dhe më në themel në lidhje me qeverisjen demokratike. Marrëveshjet e drejtpërdrejta midis qeverive të rajonit dhe fuqive jo demokratike dhe jo perëndimore kanë fuqizuar të fortët autokratikë në Ballkanin Perëndimor. Në këto marrëveshje ka shumë më pak transparencë dhe llogaridhënie krahasuar me projektet e financuara nga BE-ja.E megjithatë, media e kontrolluar nga qeveria ia paraqet popullit rrugët dhe hekurudhat e reja si provë e progresit dhe efektshmërisë së udhëheqësit të vendit. 56 Shih për shembull Florian Bieber dhe Nikolaos Tzifakis(2019),“The Western Balkans as a Geopolitical Chessboard?[Ballkani Perëndi mor si një Fushë Shahu Gjeopolitike?] Myths, Realities and Policy Options.”[Mite, Realitete dhe Alternativa Politikash.] Dokumenti i Politikave të BiEPAG(qershor), https://biepag.eu/the-western-bal kans-as-a-geopolitical-chess- board-myths-realities-and-policy-op tions/; Jakob Mardell(2019),“China’s Economic Footprint in the Western Balkans.”[Prania Ekonomike e Kinës në Ballkanin Perëndi mor.] Dokumenti i politikave të Azisë, Bertelsmann Stiftung, https:// www.bertelsmann-stiftung.de/en/our-projects/germa-ny-and-asia/ news/asia-policy-brief-chinas-economic-footprint-in-the-western-bal kans 27 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE 12. SA VLEN BALLKANI PERËNDIMOR PËR AKTORËT JASHTË BE-SË? Kriza e koronavirusit nuk lidhet vetëm me rrezikun që BE-ja të‘humbë’ Ballkanin Perëndimor, ose anasjelltas, por ajo krijon edhe mundësinë e nxitjes së integrimit të rajonit në BE. Ndërkohë që arkitektura ekonomike botërore do të mbështetet më shumë në zinxhirë më të shkurtër furnizimi (fjala e re në gojën e të gjithëve është‘nga brigje të afërta’ [near-shoring]), afërsia gjeografike dhe mirëkuptimi i ndërsjellë kanë edhe më shumë vlerë. Në kuadër të debatit të rindezur për autonominë strategjike të BE-së, Ballkani Perëndimor mund të jetë një skenë interesante kur bëhet fjalë për segmente të rëndësishme furnizimi që duhet të mbahen në Evropë. një lëvizje e tillë mund të ishte pengesë për konkurrencën. Ka shumë gjasa që gjatë viteve të shkuara frika e ftohjes me qeveritë dhe shtyrja e tyre në duart e aktorëve të tjerë të jashtëm, të ketë luajtur tashmë një rol në ngurrimin e BE-së për të ngritur plotësisht zërin e saj kundër shkeljeve serioze të standardeve demokratike dhe të sundimit të ligjit. Fakti që disa vende anëtare të BE-së nuk janë më demokraci me tipare të plota e përkeqëson më tej problemin, duke qenë se ato nuk kanë as motivim dhe as besueshmërinë për të çuar përpara transformimin politik në vendet kandidate. Për më tepër, ka nevojë për një gjykim me më shumë nuancë. Jo të gjitha aktet dhe influenca e aktorëve jo perëndimorë janë të dëmshme apo në mospërputhje me integrimin në BE. Është jetike të theksohet se investimet e huaja në biznese dhe infrastrukturë mund të kenë efekte pozitive në ndërlidhjen dhe në zhvillimin ekonomik rajonal. Për më tepër, Kina dhe aktorë të tjerë të jashtëm mund të kenë edhe interes në stabilitetin ekonomik, rritjen ekonomike dhe anëtarësinë me të drejta të plota të rajonit në një treg të vetëm që do t’i lejonte investimet e tyre të lulëzonin. Ndërkohë rregullat dhe normat e BE-së do të vijojnë të shkelen nëse përfaqësuesit e BE-së nuk fillojnë t’i theksojnë ato me zë më të lartë dhe nëse nuk i vënë përpara përgjegjësisë qeveritë e vendeve kandidate që i injorojnë ato me qëllim dhe vazhdimisht. BE-ja duhet ta përfshijë gjithashtu Ballkanin në debatin për kontrollin më rigoroz të investimeve të huaja dhe shtrembërimit të konkurrencës, ose siç ka thënë Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell:‘Evropa nuk i duhet ofruar më pjesës tjetër të botës në pjatë të argjendtë’. 57 Në kontekstin e konkurrencës më të madhe gjeopolitike, mund të ngrihet një pyetje. A mundet BE-ja ta lidhë mbështetjen e jashtme financiare dhe më gjerësisht procesin e asociimit me kushte rigoroze, apo, përkundrazi, Ndërsa ekziston rreziku që drejtuesit politikë vendas mund t’i kthejnë shpinën BE-së kur të përballen me kërkesat për reformë, alternativa për BE-në është të heqë dorë nga kapaciteti i saj për t’i dhënë formë zhvillimeve në rajon. BE-ja ka një sërë arsyesh për t’u ndeshur, dhe nëse është e nevojshme, për t’u përballur me aktorë politikë të jashtëm dhe vendas që kanë më shumë vetëbesim. Siç u theksua më parë, ekonomitë e rajonit janë të lidhura ngushtë me BE-në. Megjithëse ajo e ka humbur një pjesë të tërheqjes së saj, për qytetarët integrimi në BE është ende aspiratë. Aktorët jo perëndimorë nuk ofrojnë një model alternativ integrimi apo një të ardhme afatgjatë për rajonin. Kjo ua vështirëson udhëheqësve vendas zëvendësimin e BE-së me partnerë të tjerë dhe bindjen e zgjedhësve se ky ndryshim është i duhuri. Në përgjithësi, Ballkani Perëndimor nuk ka shumë rëndësi gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara ose Rusinë, apo edhe Kinën. Përfundimi i përbashkët i analistëve nga SHBA dhe Rusia është se transformimi i rajonit në një vend ku krijohet besim gjeopolitik do të ishte me dobi, por edhe ‘dështimi nuk do të ishte humbje e madhe’. 58 I humburi i vetëm do të ishte projekti i integrimit evropian nëse në Ballkanin Perëndimor vazhdon rrënimi social-ekonomik dhe spostimi drejt mbështetjes së autoritarianizmit si dhe nëse rajoni vijon të jetë thembra e Akilit e Bashkimit Evropian. 57 Josep Borrell(2020),“The Post-Coronavirus World Is Already Here.” [Botën e Pas Koronavirusit e Kemi Këtu Tashmë] Dokumentet e politikave të ECFR, https://ww- w.ecfr.eu/publications/summary/ the_post_coronavirus_world_is_already_here 58 Jeffrey Mankoff& Andrey Kortunov(2020),“Addressing Unresolved Challenges in U.S.–Rusia Relations.”[Trajtimi i Sfidave të Pazgjidhura në Marrëdhëniet SHBA-Rusi]. Dokumentet e Politikave të Qendrës për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare(CSIS), fq 2. 28 REKOMANDIME REKOMANDIME Autorët e këtij raporti i propozojnë veprimet e mëposhtme BE-së, parlamentit dhe vendeve anëtare të BE-së dhe të EJL6-ës si dhe aktorëve të tjerë politikë dhe ekonomikë, për secilën nga tre fushat analitike të raportit: INTEGRIMI I SHPEJTË I EJL6 NË BE Ne besojmë se dy parime do të kenë rëndësi të veçantë për orientimin e veprimeve të ardhshme të BE-së në rajon: Së pari, BE-ja dhe vendet anëtare duhet të synojnë të përmirësojnë aftësinë ripërtëritëse ekonomike në EJL6 duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të rajonit përmes asistencës më të qenësishme financiare(kryesisht grante dhe jo hua), duke përmirësuar kështu standardin e jetesës dhe përmirësimin e përgjithshëm të kapitalit njerëzor në rajon. Kjo është thelbësore për tejkalimin e situatës së zymtë(mungesës së investimeve, emigrimin e lartë, etj.). Rritja në EJL6 dhe ulja e varfërisë dhe pabarazisë nuk mund të arrihen pa kapital pa kosto që sigurohet nga jashtë. Aktualisht, rajoni nuk mund të mbledhë kapital të mjaftueshëm për të financuar‘hapin e vet gjigant përpara’ me kapacitetet e veta. Nëse BE-ja dëshiron ta integrojë EJL6-ën, ajo duhet t’ia hapë fondet e veta strukturore dhe të kohezionit EJL6-ës ose të sigurojë kapital pa kosto nga burimet e tjera të veta të financimit. Me qëllim kanalizimin dhe kontrollin e shpenzimeve, BE-ja duhet të zgjerojë fushëveprimin e Instrumentit të Financimit të Ballkanit Perëndimor të bazuar në Bruksel dhe ta kthejë atë në agjenci të bazuar në përvojat e Agjencisë për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor që ishte operacionale nga viti 2000 deri në vitin 2008 në Selanik. Agjencitë e BE-së duhet të jenë të përfshira në EJL6 përgjatë të gjithë ciklit të zbatimit të projektit, duke nisur që nga planifikimi fillestar, e deri tek zbatimi dhe mbikëqyrja. Nxitja e zhvillimit mund të kanalizohet kryesisht përmes paketës së paraqitur ekonomike dhe të investimeve, duke përshpejtuar kështu integrimin në një treg të vetëm(grupi 2 në negociatat e aderimit), së bashku me zbatimin e Udhërrëfyesit për Zonën Ekonomike Rajonale. Së dyti, rritja e konsiderueshme e asistencës financiare duhet të jetë pjesë e një kuadri më të gjerë politik.Lëvrimi duhet të jetë shpërblim për performancën e duhur të EJL6ës në reformat përkatëse.Së bashku me përmirësimin e standardeve të jetesës, ulja e korrupsionit në gjyqësor, sistemin e shëndetësisë dhe arsim janë ndër përparësitë e qytetarëve të EJL6-ës, konfirmuar kjo nga të gjitha anketimet aktuale të opinionit publik. Në veçanti, BE-ja duhet t’i kushtojë vëmendje veprimeve të mëposhtme: – Integrimit të EJL6-ës në krijimin e një rendi ekonomik pas koronavirusit dhe Marrëveshjes së Gjelbër. – Të jetë e shpejtë dhe konkrete lidhur me zbatimin e masave të rimëkëmbjes pas pandemisë dhe paketës së investimit që pritet të vihet në funksionim në vjeshtë të vitit 2020. – Përcaktimit të fondeve për projektet kryesore infrastrukturore në rajon, të cilët janë pjesë e strategjive të BE-së për ndërlidhjen. – Përshpejtimit të integrimit të EJL6-ës në sektorë që janë motorë të zhvillimit ekonomik dhe modernizimit, dhe përputhjen me përparësitë e vetë BE-së, si çështjet e ndryshimeve klimatike, mjedisit, energjisë, transportit dhe teknologjisë. – Të sigurohet që jo vetëm elitat drejtuese, por edhe qytetarët, të përfitojnë nga mbështetja e BE-së. Paketa e investimit duhet të trajtojë kohezionin shoqëror, instrumentet e rishpërndarjes, qasjen e barabartë në punësim dhe mirëqenien. – Të sigurohet, përmes mbikëqyrjes në terren, dhe angazhimit që shkon përtej atij politik, që ndihma afatgjatë dhe ajo në raste krizash e dhënë nga BE-ja të shpenzohet në mënyrën e duhur. Aktorët e shoqërisë civile vendase duhet të përfshihen sistematikisht në këto përpjekje. 29 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE NGJYRA MË TË QARTA NË KALEIDOSKOP: RRËNJOSJA E BASHKËPUNIMIT BRENDARAJONAL NË EJL6 BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, duke u përqendruar fuqishëm në elementin e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit. Megjithatë, parakushti për suksesin e integrimit të EJL6-ës në BE është pronësia vendase efikase dhe angazhimi politik për bashkëpunim rajonal nga ana e udhëheqësve të EJL6-ës. BE-ja duhet ta trajtojë këtë(mos) angazhim me fjalë të qarta duke shmangur dykuptimësinë, në mënyrë që popujt të marrin vesh kuptimin e veprimeve të qeverive të tyre. Elementi kyç për nxitjen e bashkëpunimit rajonal fshihet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Përpjekjet për transformimin e konfliktit duhet të vijojnë pa ndërprerje, për të siguruar që ato të mospengojnë bashkëpunimin në rajon dhe të mos kenë efekt negativ në procesin e aderimit. lidhur me Kinën, Rusinë dhe shtete të tjera individuale dhe në qasjen e saj në lidhje me Lindjen e Afërt, rajonin e Gjirit dhe zona të tjera ku ka konflikt. – BE-ja duhet ta përfshijë EJL6-ën në diskutimet e veta për kontroll më rigoroz të investimeve të huaja dhe shtrembërimit të konkurrencës. Ajo duhet të sigurohet që investitorët e huaj dhe qeveritë vendase respektojnë rregullat në fuqi të konkurrencës. – BE-ja duhet të shmangë gabimin e marsit 2020(kur BEja kufizoi eksportin e pajisjeve mjekësore të mbrojtjes personale drejt Ballkanit Perëndimor) duke përjashtuar Ballkanin Perëndimor pa qenë nevoja dhe pa u menduar mirë, nga përgatitja për një blerje të përbashkët të vaksinës kundër COVID-19. BE-ja duhet të vijojë të kontrollojë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Derisa Beogradi dhe Prishtina të bien dakord për një zgjidhje, bashkëpunimi në të gjithë rajonin do të vijojë të jetë problematik dhe rezultatet do të jenë të kufizuara. BE-ja duhet të investojë po aq energji dhe burime në negociatat që lidhen me të ardhmen e Bosnje-Hercegovinës, sa ato që investohen për çështjen e Kosovës. Nuk mund të jetë alternativë për BE-në që të lejojë që vendi të mbetet në harresë, nëse ajo dëshiron të përmbushë rolin gjeopolitik që ka zgjedhur për veten e vet. BE-ja duhet të heqë dorë nga vendimi për zbatimin e kërkesave të Sistemit Evropian për Informacionin dhe Autorizimin e Udhëtimit për qytetarët e Ballkanit Perëndimor duke nisur që nga viti 2021. Ndryshe(keq)perceptimet se BE-ja dëshiron të rivendosë regjimin e vizave përmes një “deriçke të pasme”, do të jenë të pashmangshme. Është e nevojshme që aftësitë e komunikimit dhe vetëprezantimi i BE-së në rajon të fuqizohen. BE-ja duhet të shmangë deklarata të paqarta dhe gjuhën boshe që i jep qytetarëve përshtypjen se ajo nuk e prek me dorë realitetin në terren. TË MERRESH ME DESPOTËT – BE-ja duhet të identifikojë qartë veprimtaritë e aktorëve të jashtëm në marrëdhëniet e tyre me qeveritë e EJL6-ës, të cilat bien ndesh me vlerat dhe standardet e BE-së; t’i bëjnë të qarta këto efekte dhe t’u kërkojë llogari qeverive për shkeljen e angazhimeve të tyre në kuadër të rregullave të BE-së. – BE-ja duhet ta përfshijë EJL6-ën në strategjitë e veta BE-ja duhet të mëkojë lidhjet e drejtpërdrejta me qytetarët në rajon përmes kanaleve të komunikimit që nuk u lejojnë drejtuesve politikë të ri-interpretojnë mesazhet e BE-së. BE-ja duhet të shtojë konsiderueshëm mbështetjen financiare për lirinë e medias dhe lirinë e fjalës në rajon. Këto janë parakushte për konkurrencë të drejtë politike dhe qeverisje demokratike, dhe jetike për të kundërshtuar fushatat e keqinformimit nga ana e aktorëve të huaj dhe vendas. 30 REFERENCAT REFERENCAT Këshilli i Atlantikut(2020),“Samiti i Partneritetit i Ballkanit Perëndimor: Përfundimet e Kryetarit.” https://www.atlantic- council.org/ commentary/western-balkans-partnership-summit-chairs-conclusions/ Balkan Barometer(2020), https://www.rcc.int/balkanbarometer/ publications Bartlett, Will,& Milica Uvali ć (eds)(2013), The Social Consequences of the Global Economic Crisis in South East Europe.[Pasojat Sociale të Krizës Ekonomike Globale në Evropën Juglindore]. Kërkimet e LSEE për Evropën Juglindore,“http://www.lse.ac.uk/LSEE-Research-on-South-Eastern-Europe/Assets/Documents/Publications/Research-Network-on-SocialCohesion/Social-Consequences-Final.pdf Bartlett, Will, Besnik Krasniqi,& Jasmina Ahmetbaši ć (2019), Attracting FDI to the Western Balkans:[Tërheqja e FDI-ve në Ballkanin Perëndimor:] Special Economic Zones and Smart Specialisation Strategies.”[Zonat e Veçanta Ekonomike dhe Strategjitë Inteligjente të Specializimit] Anketimi Ekonomik Kroat, Vol. 21, Nr. 2, fq. 5-35, https:// doi.org/10.15179/ces.21.2.1 Dimitar Bechev(2020),“Turkey Joins Soft Power Race During Covid-19 Crisis.”[Turqia i Bashkohet Garës për Pushtet të Butë gjatë Krizës së Covid-19] Ahval, https://ahval- news.com/turkey-coronavirus/turkeyjoins-soft-power-race-during-covid-19-crisis Claude, Massimo Cingolani dhe Anastasia Ri(2016),“Investment for Growth and Development in the Western Balkans.”[Investimi për Rritje dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor]. Projekt kërkimor i Starebei-t, Instituti i EIB-së, Universiteti i Nisës(Francë), Qershor. Bieber, Florian& Nikolaos Tzifakis(2019),“The Western Balkans as a Geopolitical Chessboard?[Ballkani Perëndimor si një Fushë Shahu Gjeopolitike?] Myths, Realities and Policy Options.”[Mite, Realitete dhe Alternativa Politikash.] Dokumenti i Politikave të BiEPAG(Qershor), https://biepag.eu/the-western-balkans-as-a-geopoliti- cal-chessboardmyths-realities-and-policy-options/ BiEPAG(2015),“Culture of Regional Cooperation in Southeast Europe,” [Kultura e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore] http:// biepag.eu/wp-content/up- loads/2019/03/BIEPAG-Culture-of-RegionalCooperation-in-the-Western-Balkans.pdf Bonomi, Matteo, Ardian Hackaj dhe Dušan Relji ć -it(2020), “Avoiding the Trap of Another Paper Exercise:[Shmangia e Kurthit të një Punimi Tjetër: Why the Western Balkans Need a Human DevelopmentCentred EU Enlargement Model.”[Pse Ballkanit Perëndimor i Nevojitet Modeli i Zgjerimit të BE-së me në Qendër Zhvillimin Njerëzor]. Dokumenti i IAI-t, Nr.20, Romë Borrel, Josep(2020),“The Post-Coronavirus World Is Already Here.” [Botën e Pas Koronavirusit e Kemi Këtu Tashmë] Dokumentet e Politikave të ECFR, https://www.ecfr.eu/- publications/summary/the_post_ coronavirus_world_is_already_here Braendle, Max, et al.(2020),“Political Battles Emerging from the Corona Crisis in the Western Balkans, Croatia and Slovenia.”[Betejat Politike që po Lindin për Shkak të Koronavirusit në Ballkanin Perëndimor, Kroaci dhe Slloveni]. Kronikat e Friedrich-Ebert-Stiftung për Demokracinë dhe Gjendjen e Jashtëzakonshme, Nr. 4, http://li- brary.fes.de\ Braw, Elisabeth(2020),“Forget Washington and Beijing.[Harroje Uashingtonin dhe Pekinin] These Days Global Leadership Comes from Berlin.”[Sot Lidershipi Botëror Është në Berlin.”] Politika e Jashtme, 28 prill. Capussela, Andrea Lorenzo(2020),“Can the EU Assist the Development of the Western Balkans?[A mund të Ndihmojë BE-ja në Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor?] How to Prevent the‘Stealing from the Many.”[Si të parandalojmë“Vjedhjen nga Shumica”. Südosteuropa Mitteilungen, Munich. CDI(2020),“Connectivity Agenda and Structural Weaknesses of EU Candidate Countries,”[Agjenda e Ndërlidhjes dhe Dobësitë Strukturore të Vendeve Kandidate për në BE] https://cdinsti- tute.eu/2020/04/29/ connectivity-agenda-and-structural-weaknesses-of-eu-candidatecountries/ Qendra për Politikat Evropiane(CEPS)(2020),“Evropa Juglindore – Buletinët e Covid-19.” www.ceps.org BERZH(2018),“Bashkëpunimi Rajonal në Evropën Juglindore,” https:// www.semanticscholar.org/paper/Region- al-cooperation-in-the-WesternBalkans-Levitin-Sanfey/a69d28daafe3e773276ae4442e78900966a312d0 BERZH(2020),“Perspektivat Ekonomike Rajonale. Covid-19: Nga shoku te rimëkëmbja.” Mund të ketë përditësime në https://ww- w.ebrd.com/ what-we-do/economic-research-and-data/rep.html Njësia e Inteligjencës Ekonomike(2018),“Western Balkans to 2025, A Brighter Future or Permanent Marginalization?”[Ballkani Perëndimor në 2025-n: E Ardhme më e ndritur apo Margjinalizim o Përhershëm?] Londër. Estrin, Saul,& Milica Uvali ć (2016),“Foreign Direct Investment in the Western Balkans:[“Investimet Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor:] What Role Has It Played During Transition?”[Ç’rol kanë luajtur gjatë tranzicionit?”] Studimete Krahasimore Ekonomike, http://eprints.lse. ac.uk/67004/1/ESTRIN%20- Foreign%20direct%20investment%20.pdf Komisioni Evropian(2020), Parashikimi Ekonomik Evropian, Pranverë 2020.” Punimet Institucionale, Nr. 125(maj), fq. 138-145. Komisioni Evropian(2020),“Deklaratë për shtyp. Koronavirusi: Tetë Programet e Dakordësuara të Asistencës Makrofinanciare për të Mbështetur Zgjerimin dhe Partnerët Fqinjë”. Bruksel, 11 gusht. Komisioni Evropian(2020)“Enhancing the Accession Process:” [Përforcimi i Procesit të Aderimit:] A Credible EU Perspective for the Western Balkans.[Një Pikëpamje e Besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor.] Bruksel, COM(2020) 57 përfundimtar, https://ec.europa. eu/neighbourhood-enlarge- ment/sites/near/files/enlargementmethodology_en.pdf Komisioni Evropian(2020),“Support to the Western Balkans in Tackling COVID-19 and the Post-pan- demic Recovery.”[Mbështetje për Ballkanin Perëndimor për Përballimin e COVID-19 dhe Rimëkëmbjen Paspandemie]. Kontribut i Komisionit përpara mbledhjes së drejtuesve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së më 6 maj 2020. Bruksel, 29 prill, COM(2020) 315 përfundimtar, https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlarge- ment/sites/near/files/com_2020_315_en.pdf Eurostat(2020),“Western Balkans–EU:[Ballkani Perëndimor- BE:] International Trade in Goods Statistics.”[Tregtia Ndërkombëtare sipas Statistikave të Mira.] https://ec.europa.eu/eu- rostat/statistics-explained/ index.php?-title=Western_Balkan_countriesEU international_trade_in_ goods_statistics&oldid=385140#Serbia_is_the_largest_trade_partner_of_ the_EU_in_the_Western_Balkans Financial Times(2020),““Central Europe Fear Effects of German Slowdown.”[Evropa Qendrore i Druhet Efekteve të Ngadalësimit të Ekonomisë Gjermane.] 2 qershor. Freedom House(2020),“Nations in Transit:[Kombe në Tranzit:] Dropping the Democratic Facade in Europe and Eurasia.”[Ulja e Fasadës Demokratike në Evropë dhe Evropë-Azi]. Hurley, John, Scott Morris dhe Gailyn Portelance(2018), “Examining the Debt Implications of the Belt& Road Initiative from a Policy Perspective.”[Ekzaminimi i Problematikave të Borxhit të Nismës Brez dhe Rrugë nga Pikëpamja e Politikave] Dokumentet e Politikave të Qendrës për Zhvillim Global, Nr. 121(mars), https://www.cgdev.org/ sites/default/files/examining-debt-implications-belt-and-road-initiative-policy-perspective.pdf Kaloyanchev, Plamen, Ivan Kusen dhe Alexandros Mouzakis (2018),“Untapped Potential:[Potenciali i Pashfrytëzuar:] Intra-Regional Trade in the Western Balkans.”[Tregtia Brendarajonale në Ballkanin 31 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE Perëndimor”]. Dokumentet e Diskutimit të Ekonomisë Evropiane, 080/ maj, https://ec.europa.eu/in- fo/sites/info/files/economy-finance/dp080_ western_balkans.pdf Kjaer, Anne Mette(2014),“State Capture.”[Kapja e Shtetit]. Në Encyclopaedia Britannica, https://www.britanni- ca.com/topic/statecapture Milan Lavri č & Florian Bieber(2020),“Shifts in Support for Authoritarianism and Democracy in the Western Balkans.”[Ndryshimi i Mbështetjes për Autoritarianizmin dhe Demokracinë në Ballkanin Perëndimor.] Problems of Post-Communism[Problemet pas komunizmit], 16 qershor. Jeffrey Mankoff& Andrey Kortunov(2020),“Addressing Unresolved Challenges in U.S.–Rusia Relations.”[Trajtimi i Sfidave të Pazgjidhura në Marrëdhëniet SHAB-Rusi]. Dokumentet e Politikave të Qendrës për Studimet Strategjike dhe Ndërkombëtare(CSIS). Mardell, Jakob(2019),“China’s Economic Footprint in the Western Balkans.”[Prania Ekonomike e Kinës në Ballkanin Perëndimor]. Dokumenti i politikave të Azisë, Bertels-mann Stiftung, https://www. bertelsmann-stiftung.de/en/our-projects/germany-and-asia/news/asia-policy-brief-chinas-economic-footprint-in-thewestern-balkans Milanovi ć , Branko(2019), Capitalism, Alone.[Vetëm, Kapitalizëm]. The Future of the System That Rules the World.[E Ardhmja e Sistemit që Sundon Botën.] Cambridge/ Londër, Shtypi Belknap i i Universitetit të Harvardit. Mirel, Pierre(2020),“Challenges and Constraints Facing a‘Geopolitical Commission’ in the Achievement of European Sovereignty.”[Sfidat dhe Pengesat që Has‘Komisioni Gjeopolitik’ për Arritjen e Sovranitetit Evropian]. Botimet Evropiane, Nr. 560, Fondacioni Robert Schumann. Rant, Vasja, Mojmir Mrak dhe Matej Marin č (2020),“The Western Balkans and the EU Budget:[Ballkani Perëndimor dhe Buxheti i BE-së:] The Effects Of Enlargement.”[Efektet e Zgjerimit]. Studimet e Evropës Juglinodre dhe të Detit të Zi, Vol. 20, fq. 14. Këshilli për Bashkëpunim Rajonal(2018),“Study on Climate Change in the Western Balkans Region.”[Studimi për Ndryshimin Klimatik në Rajonin e Ballkanit Perëndimor]. https://www.rcc.in- t/pubs/62/study-onclimate-change-in-the-western-balkans-region Robert, Sir Frank(1991), Dealing with Dictators:[Të Merresh me Diktatorët:] The Destruction and Revival of Europe[Shkatërrimi dhe Rijetëzimi i Evropës] 1930-70. Londër: Weidenfeld & Nicolson. Robinson, Jack(2020),“Kosovo and Serbia Sign‘Economic Normalisation’ Agreement.”[Kosova dhe Serbia Nënshkruajnë Marrëveshjen e‘Normalizimit Ekonomik’]. Prishtina Insight, 4 shtator, https://prishtinainsight.com/kosovo-and-serbia-sign-economicnormalisation-agreements-with-us/ SEE Think Net(2019),“Regional Cooperation in the Western Balkans: [Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor:] Is There a Civil Society Pillar?”[A Ka një Shtyllë të Shoqërisë Civile?] https://id- scs.org.mk/en/ portfolio/regional-cooperation-in-the-western-balkans-is-there-a-civilsociety-pillar/ Stojanovi ć , Milica(2020),“Serbia Imposes State of Emergency, Pleads for China’s Help.”[Serbia Shpall Gjendjen e Jashtëzakonshme, i Lutet Kinës për Ndihmë.] Balkan Insight, 16 mars, https://balkaninsight. com/2020/03/16/serbia-imposes-state-of-emergency-pleads-for-chinashelp Teokarevi ć , Jovan(2019), Of Friends and Foes:[Për Miq e Armiq:] Balkan Nations in Serbian Press.[Kombet e Ballkanit në Shtypin Serb] Č igoja štampa, Beograd. Töglhofer, Theresia(2019),“No Time to Lose for the EU Overcoming the Accession Stalemate in the Western Balkans.”[BE-ja Duhet t’i Japë Fund Qorrsokakut në Ballkanin Perëndimor Pa Humbur Kohë.] Dokument Politikash, Këshilli Gjerman për Politikën e Punëve të Jashtme, Nr. 8 (dhjetor), f. 3, https://dgap.org/en/node/33272 Konferenca Rajonale të UNFPA(2019),““Population Dynamics, Human Capital and Sustainable Development in South-East Europe.” [Dinamika e Popullsisë, Kapitali Njerëzor dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Evropën Juglindore]. Sarajevë, 21-22 tetor, https://eeca.unfpa.org/en/ events/regional-conference-popula- tion-dynamics-human-capital-andsustainable-development-south-east f.7 Uvali ć , Milica,& Renzo Daviddi(2019),“Doing the Right Deeds for the Right Reasons:[Të Bësh Gjërat e Duhura për Arsyet e Duhura:] Costs and Benefits of EU Enlarge- ment to the Western Balkans.”[Kostot dhe Përfitimet e Zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor] Konferenca e 13-të Ndërkombëtare“Sfidat e Evropës”, Bol(Kroaci). Vukovi ć , Ana,& Mirjam Vujadinovi ć Mandi ć (2018),“Study on Climate Change in the Western Balkans Region.”[Studim mbi Ndryshimet Klimatike në Rajonin e Ballkanit Perëndimor]. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, https://www.rcc.int/pubs/62/studyon-climate-change-in-the-western-balkans-region Weiss, Stephani (2020),“Pushing on a String?[Të mbështetesh në një tel?] An Evaluation of Regional Economic Cooperation in the Western Balkans.”[Vlerësimi i Bashkëpunimit Rajonal Ekonomik në Ballkanin Perëndimor.] Bertelsmann Siftung, DOI 10.11586/2020047 Banka Botërore(2019),“Serbia’s New Growth Strategy.”[Strategjia e Re e Rritjes Ekonomike në Serbi] Forging a New Future.[Farkëtimi i së Ardhmes së Re.] Dhjetor, http://www.worldbank.org/ser- bia-cem Banka Botërore(2020),“Recession Looms for Western Balkans as Countries Respond to COVID-19.”[Recesion në Horizont për Ballkanin Perëndimor teksa Vendet Reagojnë ndaj COVID-19.] https://www. world- bank.org/en/news/press-release/2020/04/29/recession-looms-forwestern-balkans-as-countries-respond-to-covid-19 Banka Botërore(2020),“The Economic and Social Impact of Covid-19: [Ndikimi Ekonomik dhe Shoqëror i Covid-19:] Western Balkans Outlook.” [E Ardhmja e Ballkanit Perëndimor] Raporti i Rregullt Ekonomik i Ballkanit Perëndimor, Nr. 17(Pranverë). Deklarata e Zagredbit(6 maj 2020), https://www.consilium.europa.eu/ media/43776/zagreb-declara- tion-en-06052020.pdf 32 LISTA E GRAFIKËVE DHE TABELAVE LISTA E GRAFIKËVE DHE TABELAVE SHKURTESA 7 Grafiku 1: Çdo dy minuta një qytetar në Ballkanin Perëndimor emigron në mënyrë të ligjshme në BE(lejet e para të qëndrimit në BE në vitin 2018) 12 Grafiku 2: Norma e papunësisë në EJL6(përqindja e fuqisë punëtore, mosha 15 deri 74 vjeç). 13 Grafiku 3: Norma e punësimit në EJL6(përqindja e popullatës, mosha 20 deri 64 vjeç). 14 Grafiku 4: Të ardhurat neto nga FID-të, tregtia dhe bilancet aktuale të llogarive(në përqindje të PBB-së) 2007 dhe 2019. 8 Tabela 1: KRI-ja dhe PBB-ja e EJL6-s dhe BE-së për frymë shprehur në SFB në vitin 2019. 12 Tabela 2: Parashikimi i rritjes së PBB-së reale në Ballkanin Perëndimor (në përqindje në vit). 14 Kutiza 1: Financimi i jashtëm nuk mund ta zëvendësojë mbledhjen e kapitalit të brendshëm. KRI CEFTA BE FDI FES PPB NATO SFB RCC EJL6 OKB SHBA Konsumi Real për Individ Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore Bashkimi Evropian Investime të Huaja Direkte Fondacioni Friedrich-Ebert Prodhimi i Brendshëm Bruto Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut Standardi i Fuqisë Blerëse Këshilli Rajonal për Bashkëpunim Gjashtë vendet e Evropës Juglindore(Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) Organizata e Kombeve të Bashkuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës 33 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE 34 IMPRINT IMPRINT Fondacioni“Friedrich Ebert”| Rr.“Kajo Karafili” Nd. 14, Hyrja 2 kati i I| Tiranë| Shqipëri Pergjegjës: Stine Klapper| Drejtore e Fondacionit Friedrich-Ebert, Zyra e Tiranës Tel:+355 042250986/ 042273306 Faks:+355 04 22622067 www.fes-tirana.org Koordinatore e projektit: Jonida Smaja Përdorimi tregtar i të gjitha materialeve mediatike të publikuara nga Fondacioni Friedrich-Ebert(FES) nuk lejohet pa pëlqimin me shkrim të FES. S O E FONDACIONI FRIEDRICH-EBERT NË EVROPËN JUGLINDORE Pas më shumë se dy dekadash angazhim në Evropën Juglindore, FES vlerëson se sfidat dhe problemet që ende mundojnë këtë rajon mund të zgjidhen në mënyrë të përshtatshme përmes një kuadri të përbashkët rajonal. Angazhimi ynë për të çuar përpara interesat tona themelore për transformim shoqëror dhe ekonomik, konsolidim demokratik, drejtësi shoqërore dhe ekonomike, dhe paqe përmes bashkëpunimit rajonal, është fuqizuar që prej vitit 2015 si rezultat i ngritjes së infrastrukturës për bashkërendimin e rrjetit rajonal të FESit nga Sarajeva në Bosnje-Hercegovinë: Dialogu Rajonal i Evropës Juglindore(Dialogu SOE). Në bashkëpunim të ngushtë me dymbëdhjetë zyrat e vendeve të FES-it në të gjithë Evropën Juglindore, Dialogu SOE kryen analiza të sfidave të përbashkëta në rajon dhe harton programe dhe veprimtari rajonale të përshtatshme. http://www.fes-southeasteurope.org Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk janë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich-Ebert apo të organizatës që punëson autorët. 35 FRIEDRICH-EBERT-STIFTUNG ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE ZGJERIMI I BE-SË NË EVROPËN JUGLINDORE NË KOHË PANDEMIE BE-ja dhe NATO-ja rrethojnë EJL6-ën. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s. EJL6 zhvillon rreth treçerekun e tregtisë së saj me BE-në. Shumica e investimeve të huaja vijnë nga BE-ja dhe sistemi i tyre financiar kontrollohet në masë të konsiderueshme nga banka në BE. Çfarë është më e rëndësishmja, emigrimi gjatë dekadave të fundit ka çuar në një situatë ku të paktën një e pesta e popullsisë vendase të EJL6-ës jeton në BE. Për mirë apo për keq, shpërthimi i pandemisë së COVID-19 mund të jetë një pikë kthese për marrëdhëniet midis BE-së dhe vendeve të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, ekziston rreziku që gjërat të mbeten në vend, tek udhëheqësit e nervozuar të BE-së rreken të gjejnë përgjigjet për të ardhmen e BE-së. Elementi kyç për të shtyrë përpara bashkëpunimin brendarajonal në rajonin e EJL6-ës, është zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe. BE-ja duhet të vijojë të kontrollojë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, BE-ja duhet të investojë po aq energji dhe burime në negociatat që lidhen me të ardhmen e BosnjeHercegovinës, sa ato që investohen për çështjen e Kosovës. Për më shumë informacion: https://www.fes-tirana.org/al/publikime/ 36