Migrim iaktualdhepotenciali studentëvengaShqipëria:një “BrainDrain”im undshëm? RussellKingdheIlirGëdeshi Migrimi aktual dhe potencial i studentëve nga Shqipëria: një“Brain Drain” i mundshëm? Russell King dhe Ilir Gëdeshi Tiranë, Nëntor 2020 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 3 Botues Friedrich-Ebert-Stiftung Office Tirana Rr. Kajo Karafili, Nd.14, Hyrja 2, Kati i I Kutia Postare 1418 Tiranë, ALBANIA Autorë Ilir Gëdeshi dhe Russell King Kopertina dhe Layout GO Digital Media www.godigitalmedia.net Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich-Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. 4 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Përmbajtja Falënderime............................................................................................................ 7 1. Hyrja...................................................................................................................... 8 2. Migrimi i studentëve......................................................................................... 9 2.1 Përkufizime dhe statistika të disponueshme..............................................10 2.2 Tendencat globale: vështrim i përgjithshëm............................................. 12 2.3 Kornizat për konceptualizimin e migrimit të studentëve ndërkombëtarë............................................................................ 13 3. Studimi shkencor i migrimit të studentëve shqiptarë: pyetje kyçe......... 17 4. Metodologjia: tri anketime të shoqëruara me intervista...........................18 4.1. Anketim i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit.................18 4.2. Anketim me studentët shqiptarë në Shqipëri........................................... 19 4.3. Anketim me maturantët e shkollave të mesme...................................... 19 4.4. Intervista dhe grupe diskutimi..................................................................... 20 5. Studentët shqiptarë jashtë vendit: një“Brain Drain” i mundshëm?...... 20 5.1. Cilat janë arsyet e lëvizjes në retrospektivën historike?....................... 20 5.2 Pse studentët shqiptarë dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit?........ 27 5.3 Kush studion jashtë vendit?........................................................................... 32 5.4 Cilat janë vendet e studimit?.........................................................................43 5.5 Cila është përvoja akademike jashtë vendit?..........................................45 5.6 Cilat janë përfitimet nga studimet jashtë vendit?.................................. 53 5.8 Cilat janë pasojat?............................................................................................60 6. Studentët e universiteteve dhe të shkollave të mesme në Shqipëri...... 63 6.1. Qëndrimet ndaj studimeve dhe punës jashtë vendit............................ 63 6.2. Zgjedhja e vendit............................................................................................... 71 7. Interpretimi i migrimit aktual dhe potencial të studentëve nga Shqipëria............................................................................... 74 Konkluzione dhe rekomandime..........................................................................77 Bibliografia............................................................................................................ 79 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 5 Lista e figurave Figura 1. Studentët nga vendet e Ball kanit Perëndimor që studiojnë jashtë vendit të tyre Figura 2. Treguesi i mobilitetit për ven det e Ballkanit dhe të Europës Lindore e Qendrore Figura 3. Numri i studentëve që stu diojnë jashtë vendit për 1000 banorë në vitin 2017 Figura 4. Synimi për të emigruar sipas fushës së studimit(në%) Figura 5. Arsyet kryesore të emigrimit të studentëve(në%) Figura 6. Vendet e preferuara të stu dimit dhe emigrimit të maturantëve dhe studentëve shqiptarë(në%) Figura 7. Arsyet e përzgjedhjes së vendit të destinacionit Lista e tabelave Tabela 1. Disiplinat kryesore të studimit të studentëve shqiptarë në vendet e Europës Perëndimore(1973– 1986) Tabela 2. Popullsia, migrimi dhe GNI për frymë në vendet e Ballkanit Perëndimor Tabela 3. Faktorët që përcaktojnë vendimin për të studiuar jashtë vendit (në%) Tabela 4. Profesionet e prindërve të studentëve shqiptarë jashtë vendit, në Shqipëri dhe të maturantëve në shkollat e mesme(në%) Tabela 5. Burimet e financimit të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit Tabela 6. Punësimi i studentëve shqiptarë me kohë të pjesshme në vendin pritës Tabela 7. Arsimi universitar i prindërve të studentëve shqiptarë jashtë vendit, në Shqipëri dhe i maturantëve të shkollave të mesme Tabela 8. Shpërndarja e studentëve shqiptarë sipas vendeve kryesore pritëse në vitin 2017 Tabela 9. Degët kryesore të studimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit Tabela 10. Ndryshimi në disiplinat e studimit të studentëve shqiptarë në vitet 2005 dhe 2019(në%) Tabela 11. Disiplinat kryesore të studimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit dhe në Shqipëri Tabela 12. Shoqërizimi i studentëve shqiptarë jashtë vendit Tabela 13. Vlerësimet e studentëve për përfitimet nga studimet jashtë vendit Tabela 14. Sa i kënaqur jeni me përvojën tuaj të studimeve jashtë vendit? Tabela 15. Lidhur me synimin tuaj për t’u kthyer në Shqipëri, cili nga pohimet e mëposhtme përputhet më shumë me pritjet tuaja? Tabela 16. Vendet kryesore ku dëshirojnë të migrojnë studentët shqiptarë(në%) Tabela 17. Dëshira e maturantëve për të studiuar jashtë vendit dhe në Shqipëri(në%) Tabela 18. Niveli arsimor i prindërve të maturantëve që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit Tabela 19. Punësimi i prindërve të maturantëve që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit Tabela 20. Burimet alternative të financimit të studimeve(në%) Tabela 21. Synimi për të emigruar nga Shqipëria(në%) 6 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Shkurtime BE CESS DAAD INSTAT IOM MB MASR OECD SHBA UNDP UNESCO WB WFD Bashkimi Europian Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik Instituti i Statistikave Organizata Ndërkombëtare për Migracionin Mbretëria e Bashkuar Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Organizata e Kooperimit dhe Zhvillimit Ekonomik Shtetet e Bashkuara të Amerikës Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë Banka Botërore Westminster Fondacioni për Demokraci MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 7 Falënderime Realizimi i këtij studimi u bë i mundur nga pjesëmarrja e qindra studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet e Shqipërisë dhe të vendeve të zhvilluara të OCDE-së, të cilët na përkushtuan kohën e tyre të çmuar në procesin e anketimit dhe të intervistimit duke na ndihmuar dhe inkurajuar në punën tonë, me komentet e tyre të vlefshme. Studimi u mundësua edhe nga përfshirja në këtë proces e dhjetra maturantëve të shkollave të mesme dhe profesionale, prindërve, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale. Ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit duke shpresuar që gjetjet dhe konkluzionet e studimit do të shërbejnë për të përmirësuar të ardhmen e tyre. Ne i jemi mirënjohës Fondacionit Friedrich-Ebert Stiftung(FES) në Shqipëri për mbështetjen financiare dhe bashkëpunimin për realizimin e këtij studimi. Dëshirojmë të falënderojmë znj. Mariola Qesaraku, Kordinatore Programi pranë Friedrich-Ebert Stiftung(FES) për mbështetjen e pakursyer dhe komentet e vlefshme gjatë fazave të ndryshme të realizimit të studimit. Gjithashtu, i jemi shumë mirënjohës ekipit që bashkëpunoi me Qendrën e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore(QSES) në realizimin e këtij studimi: z. Elton Bullaj, znj. Denisa Bogdani dhe z. Artan Gjollesha. Ata mblodhën të dhëna sasiore dhe cilësore, pa të cilat ky studim nuk mund të realizohej. Falënderojmë znj. Stela Suloti për punën e saj të palodhur me ekipin e punës në terren. Bazat e të dhënave dhe zbardhjet e intervistave u bënë të mundura falë ndihmesës së znj. Nadire Xhaxho. Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona edhe për z. Gentjan Suli për përkthimin dhe redaktimin e studimit në gjuhën angleze. Falënderojmë gjithashtu me mirënjohje znj. Jenny Money dhe znj. Samantha Wannop për ndihmën dhe kontributin e vyer profesional për redaktimin dhe formatimin e studimit si dhe ndihmën e tyre të pakursyer në sistemimin e bibliografisë së pasur që u përdor për këtë studim. Autorët Russell King, Profesor i Gjeografisë në Universitetin e Sussex-it, Brighton, MB. Ilir Gëdeshi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, Tiranë, Shqipëri. 8 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 1. Hyrja Shqipëria është përshkruar si një laborator ideal për studimin e migrimit. .1 Ne e mbështesim këtë pohim dhe e përligjim atë në bazë të disa faktorëve. .2 Së pari, niveli i flukseve dalëse në dekadat e fundit, që prej hapjes së vendit ndaj botës së jashtme në fillim të viteve‘90-të, ka qenë, në terma relativë, masiv; vlerësohet se ‘stoku’ total i emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë në vitet e fundit luhatet nga 1.2 në 1.6 milionë vetë. Së dyti, natyra e papritur e këtij eksodi, që prej vitit 1990, i jep atij një karakter unik që zhvillohet nga tabula rasa, pasi emigrimi kishte qenë i ndaluar për katër dekada e gjysmë gjatë epokës së regjimit komunist. Së treti, emigrimi ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga elitat e deri te grupet më të varfra e më të margjinalizuara dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha rajonet e vendit. Së katërti, edhe pas tri dekadash migrimi vijon të ndodhë ende, ndonëse natyra e tij ka ndryshuar – më pak një migrim për shkak të varfërisë, dëshpërimit dhe protestës, siç ishte ai gjatë viteve‘90-të, dhe më shumë, në ditët e sotme, një veçori strukturore e shoqërisë dhe demografisë shqiptare, në veçanti tek të rinjtë, segmentet më të arsimuara të popullsisë. .3 Është një aspekt i përvojës intensive dhe të larmishme të emigracionit shqiptar që ka marrë më pak vëmendje: lëvizja e studentëve për të ndjekur arsimin e lartë jashtë vendit. Pavarësisht se ka universitete publike në qytetet kryesore të vendit(Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Korçë, Vlorë, dhe Gjirokastër), si dhe një zgjerim i prezencës së institucioneve private dhe atyre që kanë marrë emra të universiteteve të tjera të njohura(frachised), kryesisht të përqendruara në Tiranë, Shqipëria regjistron një prej normave më të larta të‘eksportimit’ të studentëve të saj në Europë. Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë këtë dukuri; si për të shpalosur karakteristikat e saj kryesore(arsyet, destinacionet, degët e studimit, përzgjedhja që bëjnë studentët etj.), edhe për të parë ndikimet e kësaj dukurie dhe kësaj lëvizjeje në aspektin social, ekonomik dhe të politikave. Në bazë të gjetjeve, nga një sërë vrojtimesh dhe analizash parësore, ne përshkruajmë me hollësi veçoritë e këtij migrimi të studentëve dhe shqyrtojmë planet e studentëve për të ardhmen. Në veçanti, shtrojmë pyetjen nëse ata synojnë të rikthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve dhe, për aq sa shumë prej tyre nuk e kanë këtë synim, ne gjykojmë që kjo‘humbje’ e studentëve dhe të diplomuarve jashtë përbën një rrjedhje hipotetike të trurit që i shtohet’diasporës shkencore’ të personave që kanë një doktoraturë, çështje që ne e kemi trajtuar dhe dokumentuar në një studim të mëparshëm. .4 Ky studim është i ndërtuar sipas strukturës së mëposhtme: Në pjesën që vijon paraqesim një sintezë të literaturës kyçe për dukurinë e migrimit ndërkombëtar 1. King, R.(2005) Albania as a laboratory for the study of migration and development, Journal of Southern Europe and the Balkans, 7(2): 133–155. 2. King, R.(2003) Across the sea and over the mountains: documenting Albanian migration, Scottish Geographical Journal, 119(3): 283–309; Barjaba, K., King, R.(2005) Introducing and theorising Albanian migration, in King, R., Mai, N., Schwandner-Sievers, S. eds. The New Albanian Migration. Brighton: Sussex Academic Press, 1–28. 3. King, R., Gëdeshi, I.(2020) New trends in potential migration from Albania: the migration transition postponed, Migration and Development, 9(2): 131–151. 4. Gëdeshi, I., King, R.(2018) Research Study into Brain Gain: Reversing Brain Drain with the Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 9 të studentëve – një element relativisht i ri dhe me rritje të shpejtë në migrimin e përgjithshëm global. Ne komentojmë në lidhje me përkufizimin dhe matjen e migrimit të studentëve, vëmë në dukje shkurtimisht gjeografinë në zhvillim të këtyre flukseve në nivel global, dhe propozojmë disa korniza konceptuale për të kuptuar arsyet që i shtyjnë studentët të shkojnë të studiojnë jashtë vendit. Pjesa 3 zhvillon më tej këtë vështrim të përgjithshëm konceptual duke u përqendruar te disa pyetje kyçe që kanë të bëjnë me kontekstin e Shqipërisë. Dhjetë pyetjet specifike të renditura janë kuadri për pjesën tjetër të studimit, duke pasuar Pjesën 4 në të cilën përshkruhen metodat e hulumtimit – një numër i madh anketimesh të studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë vendit dhe të atyre që studiojnë aktualisht në Shqipëri në shkolla të mesme dhe në universitete, si dhe intervista dhe diskutime në grupe të fokusuara me aktorë të rëndësishëm në Shqipëri. Pjesa 5, njëherazi pjesa më e gjatë e studimit, përmban rezultatet kryesore të hulumtimit tonë me studentët që aktualisht ndjekin studimet jashtë. Ne shohim prirjet historike të studimit jashtë vendit, bazuar në një masë të madhe në burime dytësore dhe, më pas, bazuar në të dhënat nga anketimet dhe studimet tona, shohim më tej arsyet për të studiuar jashtë, faktorët social-ekonomikë në përzgjedhjen e bërë nga ana e studentëve, vendet e përzgjedhura për të studiuar, përvojat akademike, si dhe përfitimet reale dhe ato të perceptuara për studimet jashtë vendit, dhe planet për të ardhmen dhe pozicioni ndaj rikthimit. Pjesa 6 e rikthen vëmendjen te k anketimet që kemi realizuar me studentë shqiptarë që studiojnë aktualisht në Shqipëri, në shkollat e mesme(sistemi parauniversitar) apo në universitetet shqiptare. Në këtë pjesë, përsëriten disa prej pyetjeve dhe analizave të realizuara në Pjesën 5, me qëllim që të konstatohen qëndrimet ndaj studimit dhe punës jashtë vendit, vendet e parapëlqyera, si dhe mundësitë për rikthimin në Shqipëri për ata që planifikojnë të kryejnë studimet e mëtejshme jashtë vendit. Pjesa 7 interpreton rezultatet nga këndvështrimi i nocionit tonë të një rrjedhjeje hipotetike të trurit, dhe Pjesa 8 paraqet përfundimet dhe disa sugjerime për t’u marrë në konsideratë në lidhje me politikat. Migrimi i studentëve Si një formë e tij, migrimit të studentëve ndërkombëtarë i është dhënë pak hapësirë në literaturën e bollshme mbi migrimin në përgjithësi. Megjithatë, kohët e fundit, ajo ka marrë befas një vëmendje të shtuar. .5 Një prej arsyeve për këtë shtim të papritur të vëmendjes ka qenë, ndoshta, se studentët që lëviznin nuk shiheshin si një‘problem’ – në ndryshim nga refugjatët, të ashtuquajturit migrantë ’të paligjshëm’ apo’të parregullt’, dhe disa kategorive të tjera të migrantëve që kërkonin punë, që hasnin vështirësi për t’u’integruar’ në shoqëritë e vendeve pritëse, shpesh për shkak të barrierave raciste dhe kulturore në ato shoqëri. Nga ana tjetër, studentët shiheshin(dhe ende shihen) si migrantë’të dëshirueshëm’, që lëvizin për të pasuruar kapitalin e tyre personal human, dhe pas kësaj ose do të riktheheshin në vendin e origjinës ose, nëse mbeteshin në vendin pritës, do të kontribuonin në tregun e punës të atij vendi me aftësitë e tyre të larta. Literatura për migrimin e studentëve ndërkombëtarë(shpesh e shkurtuar në 5- Për ta ilustruar këtë, tre tekstet e mëposhtme, të cituara gjerësisht, që të tre publikuar në vitet‘90-të, nuk i kanë kushtuar vëmendje migrimit të studentëve. Shih Castles, S., Miller, M.J.(1993) The Age of Migration: International Population Movements in the Modern World. Basingstoke: Macmillan; Cohen, R., ed.(1995) The Cambridge Survey of World Migration. Cambridge: Cambridge University Press; Boyle, P., Halfacree, K., Robinson, V.(1998) Exploring Contemporary Migration. London: Longman. 10 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? inicialet ISM) ka njohur rritje të shpejtë që rreth vitit 2000. Një publikim i njohur i botuar në vitin 2002 i quajti studentët ndërkombëtarë‘të huajt e rinj’ dhe vuri në dukje se edhe ata përballeshin me sfida të integrimit gjatë kohës që jetonin jashtë. .6 Studime të tjera janë shtuar shumë ndërkohë, .7 dhe janë publikuar disa koleksione të përmbledhura si botime të posaçme në organe të mirënjohura. .8 Ndërkohë, asnjë nga këto botime nuk i kushton vëmendje rastit të Shqipërisë. Në terma të përgjithshme, literatura ekzistuese e studion ISM-në duke përdorur dy qasje: e para, statistikore–gjeografike, e cila fokusohet në trajtat globale, duke hartëzuar dhe kuantifikuar flukset kryesore në rajone të ndryshme të botës; dhe e dyta nga një këndvështrim më sociologjik dhe etnografik, duke u fokusuar te motivimet, perceptimet, përvojat dhe identitetet e studentëve, shpesh në kontrast me shoqëritë dhe sistemet e edukimit në vendet e origjinës dhe të destinacionit. Në vijim, ne bëjmë një përmbledhje të çështjeve kryesore që kanë të bëjnë me literaturën për ISM-në si një fushë e re hulumtimi, duke mbajtur parasysh lidhjen me kontekstin dhe situatën shqiptare, që është edhe fokusi kryesor i studimit tonë. 2.1 Përkufizime dhe statistika të disponueshme Përkufizimi i migrimit të studentëve ndërkombëtarë dhe kuantifikimi i përmasave të tij nuk janë aq të lehtë për t’u realizuar sa mund të mendohet. Së pari, ka pasiguri në lidhje me gjetjen dhe përdorimin e një termi që do të jetë më i duhuri: migrimi i studentëve ndërkombëtarë apo lëvizshmëria e studentëve ndërkombëtarë? Në mënyrë të përshtatshme, ISM-ja mund t’i përfshijë të dyja.‘Migrimi’ nënkupton një qëndrim afatgjatë në vendin pritës, ndoshta përgjithmonë, ndërsa‘lëvizshmëria’ bart një kuptim të përkohshmërisë, ndjekur nga një kthim në vendin e origjinës apo lëvizje më tej drejt një destinacioni të ri. Të dyja situatat gjejnë zbatim në ISM; megjithatë, bëhen edhe disa dallime. .9 Lëvizjet në distanca të gjata ndërkontintentale të studentëve, për shembull nga Kina në Shtetet e Bashkuara, apo nga India në Australi, shpesh shihen si migrim i studentëve; ndërsa lëvizjet në distanca më të shkurtra, për shembull midis vendeve europiane, shihen më shumë si lëvizshmëri e studentëve dhe përgjithësisht etiketohen si të tilla. Një faktor tjetër dallues është kohëzgjatja e qëndrimit. Këtu duhet bërë një dallim i rëndësishëm ndërmjet asaj që quhet lëvizshmëri për kredite, ku studentët lëvizin jashtë vendit për vetëm një pjesë të studimeve – në mënyrë tipike për një semestër apo për një vit akademik – dhe, më pas, kthehet për t’i përfunduar studimet në vendin e origjinës; dhe asaj që quhet lëvizshmëri për studime të plota, ku studenti shpërngulet për një program të plotë studimesh, që zgjat 3–4 vjet për një diplomë bachelor apo doktoraturë, apo për 1–2 vjet për një diplomë master. Lëvizshmëria 6 Murphy-Lejeune, E.(2002) Student Mobility and Narrative in Europe: The New Stragers. London: Routledge. 7- Shih për shembull: de Wit, H., Agarwal, P., Said, M.E., Sehoole, M.T., Sirozi, M., eds.(2008) The Dynamics of International Student Circulation in a Global Context. Rotterdam: Sense Publishers; Gürüz, K.(2008) Higher Education and International Student Mobility in the Global Knowledge Economy. Albany: State University of New York Press; Brooks, R., Waters, J.(2011) Student Mobilities, Migration and the Internationalisation of Higher Education. Basingstoke: Palgrave Macmillan; Bilecen, B.,(2014) International Student Mobility and Transnational Friendships. Basingstoke: Palgrave Macmillan; Van Mol, C.(2014) Intra-European Student Mobility in International Higher Education Circuits: Europe on the Move. Basingstoke: Palgrave Macmillan. 8- Shih për shembull: King, R., Raghuram, P., eds(2013) International student migration, Population, Space and Place, 19(2); Bilecen, B., Van Mol, C., eds(2017) International academic mobility and inequalities, Journal of Ethnic and Migration Studies, 43(8); Riaño, Y., Van Mol, C., Raghuram, P., eds(2018) New directions in studying policies of international student mobility and migration, Globalisation, Societies and Education, 16(3). 9- King, R., Findlay, A.(2012) Student migration. In Martiniello, M., Rath, R., eds. An Introduction to International Migration Studies: European Perspectives. Amsterdam: Amsterdam University Press, 259-280. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 11 për kredite, sipas përkufizimit të mësipërm, mund të shihet qartësisht si një lëvizshmëri e studentëve për nga natyra afatshkurtër dhe kthimi i afërt, pak a shumë i detyrueshëm; nga ana tjetër, lëvizshmëria për studime të plota është më e ngjashme me një migrim të mirëfilltë, në veçanti nëse pasohet nga qëndrimi i studentit në vendin ku studioi për të zhvilluar karrierën dhe, më pas, për të vijuar jetesën në atë vend. Trajektorja e fundit, ku studentët bëhen imigrantë de facto, disa herë, referohet si‘kapërcim i statusit’ nga një vizë për studentë në diçka më afatgjatë, dhe është dukuri e zakonshme në vende si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia, të cilat shfrytëzojnë rekrutimin e studentëve’më të mirë’ ndërkombëtarë për të forcuar tregun e tyre me persona të kualifikuar. .10 Studentët shqiptarë, që janë në fokus të këtij studimi, qëndrojnë diku midis kategorive të mësipërme të personave të lëvizshëm përkundrejt migrantëve. Ata u drejtohen më së shumti vendeve europiane si: Itali, Gjermani dhe Mbretëri e Bashkuar, ndaj ata janë pjesë e kategorisë së personave që lëvizin në distanca të shkurtra. Megjithatë, ata lëvizin për programe të plota studimi dhe, shumë prej tyre, aspirojnë të qëndrojnë jashtë edhe pas diplomimit, duke pasur parasysh nivelin e ulët të pagave dhe mundësitë e kufizuara, për këta të diplomuar, për punë në Shqipëri. Prandaj, ne përdorim etiketimin’migrantë’ për t’i përshkruar ata, edhe nëse ata nuk e shohin veten si të tillë, duke ia rezervuar këtë term masës së migrantëve punëtorë të pakualifikuar, të cilët i gjejmë në shumë vende europiane. Hartimi i të dhënave të krahasueshme në nivel ndërkombëtar për ISM-në është një sipërmarrje sfiduese, për shkak të mënyrave të ndryshme të regjistrimit të të dhënave për studentët ndërkombëtarë në vende të ndryshme. Botimi i OECD-së Education at a Glance .11 është ndoshta seria më e aksesueshme statistikore për të dhëna të krahasueshme, por këto statistika janë të besueshme sa edhe sistemet e regjistrimit të vendeve të përfshira. Përgjithësisht, të dhënat e OECD-së i referohen vetëm lëvizshmërisë për një cikël të plotë studimi(sipas përkufizimit të mësipërm) dhe e përjashtojnë studimet për kredite dhe studentët e exchange-it, por askush nuk mund të jetë plotësisht për këtë. Më problematik është dallimi ndërmjet vendeve(pjesa më e madhe) që i regjistrojnë studentët ndërkombëtarë në bazë të nënshtetësisë së tyre(pra, ata janë‘studentë të huaj’) dhe atyre që i regjistrojnë sipas vendit të tyre të rezidencës së zakonshme apo para edukimit(‘studentë ndërkombëtarë’). Pa hyrë në hollësi të tepërta, nga këto kritere të ndryshme matjeje, mund të lindin disa ndërlikime. Për shembull, në vendet ku marrja e nënshtetësisë ka qenë tradicionalisht e vështirë për shkak të rregullave ius sanguinis si për shembull Gjermania dhe Zvicra, studentët e brezit të dytë me prindër të lindur jashtë atij vendi mund të përkufizohen si studentë të huaj(p.sh. turqit e brezit të dytë në Gjermani). Për ta ilustruar me një shembull, në rastet kur përdoret kriteri i‘rezidencës normale’, fëmijët e familjeve që jetojnë jashtë vendit, të cilët kthehen‘në vendin e origjinës’ për të studiuar, mund të kenë të njëjtën nënshtetësi me vendin ku vijnë të studiojnë, e megjithatë klasifikohen si studentë ndërkombëtarë. Këto probleme nuk ka gjasë të jenë një çështje madhore për pjesën më të madhe 10- Hazen, H.D., Alberts, H.C.(2006) Visitors or immigrants? International students in the United States. Population, Space and Place, 12(3): 201-216; Robertson, S.(2011) Student switchers and the regulation of residency: the interface of the individual and Australia’s immigration regime, Population, Space and Place, 17(2): 103-115. 11- OECD, Education at a Glance. Paris: OECD, various years. 12 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? të studentëve shqiptarë jashtë, të cilët do të klasifikoheshin si shqiptarë sipas të dyja kritereve – nënshtetësia dhe rezidenca e mëparshme. Megjithatë, janë tr i rrethana që mund ta komplikojnë situatën. Njëri rast është ai ku studentët migrojnë më tej, duke përfunduar një cikël studimesh në njërin vend dhe duke ndjekur studimet e mëtejme në një vend tjetër. Në këtë rast, vendi para nisjes së studimeve në vendin e ri dhe ai i rezidencës nuk janë të njëjtët me vendin e nënshtetësisë së studentit. Nuk është i rrallë rasti kur studentët shqiptarë studiojnë për bachelor në një vend ku kostot e jetesës dhe tarifat e shkollimit janë të ulëta (p.sh. Turqi ose Bullgari) dhe më pas shkojnë në një vend tjetër për studimet master, ndoshta me një bursë. Situata e dytë, sidomos në Itali, kur ka shumë migrantë dhe studentë shqiptarë, ka të bëjë me dallimin ndërmjet atyre që lëvizin nga Shqipëria me qëllimin specifik për të ndjekur studimet e larta në Itali, dhe ata që, duke migruar bashkë me prindërit në Itali kur kanë qenë në moshë të vogël, hyjnë në sistemin universitar italian nëpërmjet arsimit bazë dhe atij të mesëm (dhe, për më tepër, kanë marrë nënshtetësinë italiane). Ndërlikimi i tretë ka të bëjë me migrantët shqiptarë(përsëri, një dukuri e zakonshme në Itali) të cilët, pasi kanë punuar për një kohë në Itali, vendosin të regjistrohen në një universitet italian për të rikuperuar faktin se kualifikimet e arsimit të lartë të tyre në Shqipëri nuk njihen në vendin pritës. 2.2 Tendencat globale: vështrim i përgjithshëm Migrimi i studentëve ndërkombëtarë është një prej komponentëve me rritjen më të shpejtë në migrimin global. Numrat janë rritur nga 2 milionë në vitin 2000 në mbi 5 milionë në vitin 2018. Në shkallë globale, ka disa trajta pak a shumë të përcaktuara lëvizjeje. Vendet e OECD-së kanë rreth 85% të të gjithë studentëve të huaj, ku dy të tretat prej tyre vijnë nga vende që nuk janë pjesë e OECD-së. Ndaj, ka një orientim të dallueshëm qartë Jug–Veri në modelin global. Tre vende (SHBA, MB, Kina) llogaritet se zënë 42% të studentëve ndërkombëtarë dhe tetë vende(duke u shtuar Australinë, Kanadanë, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë) zënë 74%. Ndërkohë që modeli për vendet pritëse ose marrëse mbetet relativisht i qëndrueshëm, modeli për vendet dërguese shfaq një ndërthurje të stabilitetit dhe ndryshimit. Kina dhe India janë në krye të listës së vendeve dërguese, nisur edhe nga numri i lartë i popullsisë së tyre, ndjekur nga vende të tjera aziatike, Koreja e Jugut dhe Japonia. Pas tyre, renditja e vendeve dërguese është më e ndryshueshme nga njëri vit në tjetrin, përfshirë vende të mëdha europiane(Gjermani, Francë) si dhe vende të tjera të mëdha me zhvillim të shpejtë si Turqia, Maroku, Brazili dhe Meksika. Ka një model–pasqyrë ndërmjet flukseve të studentëve dhe flukseve të përgjithshme të migrimit, çka reflekton një maksimë të migrimit – se migrantët priren të shkojnë në vende ku ka një prezencë tashmë të të njëjtës kombësi. .12 12- Dreher, A., Poutvaara, P.(2005) Student Flows and Migration: An Empirical Analysis. Konstanz: CESifo Working Paper 1490. Nuk është surprizë, duke qenë një vend i vogël me më pak se 3 milionë banorë, Shqipëria nuk paraqitet në listat më të larta të vendeve që dërgojnë dhe marrin ISM, ndonëse mund ta bëjë këtë nëse të dhënat e eksodit do të indeksoheshin përkundrejt numrit të përgjithshëm të popullsisë apo përkundrejt numrit të popullsisë në moshë universitare. Këto lloj përllogaritjesh bëhen rrallë dhe realizimi i tyre del përtej objektit të këtij studimi. Gjithashtu, një metrikë që mund të jetë potencialisht e dobishme,‘stoku neto’ i ISM-ve, që është balanca ndërmjet numrit të studentëve të një vendi që studiojnë jashtë dhe numri i studentëve ndërkombëtarë që studiojnë në atë vend, mund të jetë një indeks tjetër i statusit ISM të një vendi si eksportues ose importues neto i studentëve ndërkombëtarë. Edhe kjo e dhënë për stokun neto mund të indeksohet në lidhje me tërësinë e popullsisë ose me segmentin e popullsisë në moshën e arsimit terciar për secilin vend në fjalë. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 13 Sipas Börjesson, .13 modelet globale të migrimit të studentëve strukturohen në tri parime dhe trajta kryesore. Një prej tyre është afërsia gjeografike. Studentët që dëshirojnë të studiojnë jashtë, duke mbajtur parasysh që gjërat e tjera janë të barabarta, do të zgjedhin destinacione që janë relativisht afër me qëllim minimizimin e kostove dhe të dallimeve kulturore. Preferenca e shqiptarëve për vende europiane e mbështet këtë parim. Së dyti, studentët lëvizin kryesisht nga vende më pak të zhvilluara drejt atyre më të zhvilluara(nga vende që nuk janë pjesë e OECD-së drejt atyre të OECD-së, siç e përmendëm edhe më parë), në mënyrë që të kenë qasje në sisteme të arsimit të lartë më cilësor dhe më prestigjioz. Edhe në këtë rast, përvoja e shqiptarëve e mbështet këtë parim: universitetet shqiptare perceptohen si inferiore krahasuar me ata në Europën Perëndimore. Së treti, studentët ndërkombëtarë shihen se lëvizin përgjatë kanaleve të marrëdhënieve të mëparshme koloniale, përfshirë edhe gjuhën. Studentë nga ish-kolonitë britanike, franceze dhe portugeze vijojnë të lëvizin në universitete në ish-fuqitë koloniale; po ashtu, studentët spanjishtfolës nga Amerika Latine drejt Spanjës. Ky parim gjen më pak zbatim në rastin e shqiptarëve, përveç faktit që ka pasur një marrëdhënie pothuajse koloniale me Italinë Fashiste, dhe se gjuha italiane u mësua gjerësisht si rrjedhojë e ndikimit të televizionit dhe kulturës italiane gjatë dhe pas periudhës komuniste. 2.3 Kornizat për konceptualizimin e migrimit të studentëve ndërkombëtarë Në krahasim me forma të tjera të migrimit, ai i studentëve ka disa veçori unike. Së pari, pjesa më e madhe e studentëve migrojnë jo për të punuar ose për të kërkuar azil apo status refugjati, por për të përmirësuar statusin e tyre shoqëror. Së dyti, lëvizja e tyre përkufizohet shumë sipas moshës dhe fazës së jetës: edukimi terciar që fillon në fund të shkollës së mesme, në mënyrë tipike rreth moshës 18–20 vjeç, dhe vijon rreth mesit apo drejt fundit të viteve të 20-ta për ata që ndjekin cikle më të larta studimi jashtë. Së treti, studentët shihen përgjithësisht si migrantë ‘të dëshirueshëm’ dhe lëvizja e tyre nxitet; në të vërtetë, ata që janë përfitues të granteve dhe bursave paguhen për të lëvizur, ndaj një pjesë apo e gjithë kostoja e migrimit dhe qëndrimit të tyre në vendin pritës janë të paguara. Nga ana tjetër, konsiderimi i studentëve ndërkombëtarë si një kategori uniforme do të ishte i gabuar. Një këndvështrim më kritik i ISM-së kërkon një dehomogjenizim të studentëve ndërkombëtarë në mënyra të ndryshme. .14 Studentët ndërkombëtarë marrin role të ndryshme gjatë migrimit të tyre për studime jashtë: jo vetëm si studentë, por shumë prej tyre edhe si punonjës, prindër, kujdestarë, aktivistë e me radhë – sikurse edhe studentët që nuk shkojnë për të studiuar jashtë, por ndoshta në kushte më sfiduese. .15 Disa prej roleve bashkekzistuese mund të ndodhin në mënyrë të natyrshme; në raste të tjera ato mund të lindin ose prej planifikimit të mëparshëm, ose në mënyrë të paparashikuar, për shkak të një force madhore. Për shembull, marrja e një vize studenti mund të jetë një strategji pragmatike për 13- Börjesson, M.,(2017) The global space of international students in 2010, Journal of Ethnic and Migration Studies, 43(8): 1256-1275. 14- Madge, C., Raghuram, P., Noxolo, P.(2015) Conceptualising international education: from international student to international study, Progress in Human Geography, 39(6): 681-701. 15- King, R., Raghuram, P.(2013) International student migration: mapping the field and new research agendas, Population, Space and Place, 19(2): 127-137. 14 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? të hyrë në një vend ku motivimi kryesor nuk është studimi por diçka tjetër – puna, marrja e statusit të refugjatit, apo ngritja e një familjeje. .16 Përpjekjet për ta parë ISM-në në një aspekt më teorik ndjekin disa linja argumenti, të cilat sa ndërlidhen edhe mbivendosen. Më poshtë jepen kornizat kryesore që janë zbatuar. .17 Globalizimi, ndërkombëtarizimi dhe marketizimi i arsimit të lartë Globalizimi dhe rritja e ndërlidhjes së ekonomive, shoqërive dhe kulturave shtrihet edhe në jetën e arsimit të lartë dhe atë akademik. Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë shërben si kontekst, njëkohësisht edhe nxitet nga lëvizshmëria e studentëve midis vendeve dhe institucioneve në pjesë të ndryshme të botës. Përveç lëvizjes fizike të studentëve, janë edhe nisma të tjera që globalizojnë arsimin si rrjetet ndërkombëtare të kërkimit shkencor, harmonizimi i kurrikulave, kurset online, degë të universiteteve në vende të ndryshme, skema dy dhe shumëpalëshe për shkëmbimin e studentëve dhe personelit, dhe mbizotërimi i gjuhës angleze si një gjuhë globale akademike. De Wit e tërheq vëmendjen te rritja e forcave të tregut në arsimin e lartë në rang global në sfondin e zhvillimeve teknologjike të e-learning dhe tregtisë ndërkombëtare në shërbimet e arsimit të lartë. .18 Kombinimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe konkurrencës ndërmjet ministrive të arsimit dhe universiteteve të vendeve të ndryshme krijojnë një treg të shtresëzuar për arsimin e lartë ndërkombëtar, në të cilin universitetet e nivelit më të lartë konkurrojnë për të rekrutuar studentët më të mirë nga e gjithë bota, duke ushtruar në këtë mënyrë një‘pushtet të butë’ në arenën politike globale. Sisteme të qarkulluara gjerësisht për renditjen e universiteteve kontribuojnë në këtë konkurrencë që po karakterizon peizazhin e arsimit të lartë në nivel global. Studentët janë të vetëdijshëm për këto renditje dhe duken shumë të lumtur ta luajnë këtë‘lojë’ të konkurrencës dhe shtresëzimit të universiteteve, të kryesuara nga ato që quhen institucione‘të klasit botëror’. .19 Në këtë mënyrë, kërkesa dhe oferta puqen bashkë, duke e llogaritur ISM-në si një ndërlojë ndërmjet ambicieve për biznes të institucioneve të arsimit të lartë(ana e ofertës) dhe motivimeve e veprimeve të studentëve ndërkombëtarë dhe të familjeve të tyre(ana e kërkesës). .20 Pas kësaj vije barazie, në pjesën më të madhe të rasteve, janë llogaritjet e kujdesshme për investimin e universitetit dhe marketingu nga ana e ofertës, dhe llogaritjet kosto-përfitim të kapitalit human të studentit nga ana e kërkesës – lidhur kryesisht me fitimet e pritshme në të ardhmen në një treg global pune të personave të diplomuar dhe me aftësi të larta. 16- Lulle, A., Buzinska, L.(2017) Between‘a student abroad’ and‘being from Latvia’: inequalities of access, prestige, and foreign-earned cultural capital, Journal of Ethnic and Migration Studies, 43(8): 1362-1378. 17 Pjesa më e madhe e trajtimit në vijim mbështetet te studimi i King, Findlay, Student migration, 262-267. 18- De Wit, H.(2008) The internationalization of higher education in a global context. In De Wit, H., Agarwal, P., Said, M.E., Sehoole, M.T., Sirozi, M., eds. The Dynamics of International Student Circulation in a Global Context. Rotterdam: Sense Publishers, 1-14. 19- Findlay, A.M., King, R., Smith, F.M., Geddes, A., Skeldon, R.(2012) World class? An investigation into globalisation, difference and international student mobility. Transactions of the Institute of British Geographers, 37(1): 118-131. 20- Findlay, A.M.(2010) An assessment of supply and demand-side theorization of international student migration, International Migration, 49(2): 162-190. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 15 Studentët janë pjesë e migrimit me aftësi të larta Ndonëse lidhja e migrimit të studentëve dhe literaturës më të konsoliduar tashmë për migrantët me aftësi të larta duket e qartë, në praktikë, lidhjet nuk janë eksploruar gjerësisht. Literatura për migrimin me aftësi të larta u referohet studentëve vetëm kalimthi, me gjasë, për shkak se ata mendohet se ende nuk zotërojnë nivele të larta të aftësive dhe trajnimit profesional, duke pasur parasysh faktin se statusi i diplomimit është një prej kritereve kryesore për përkufizimin e aftësive dhe aftësi të larta. Në këtë linjë mendimi, studentët ndërkombëtarë janë një lloj kategorie proto-aftësi të larta, rrugës për të marrë statusin e aftësive të larta dhe për të qenë së shpejti subjekt i trajektoreve migratore që ndjekin migrantët për përmirësimin e karrierës, duke lëvizur në vende ku talentet e tyre janë më të kërkuara dhe më të shpërblyera. Nga ana tjetër, një lidhje më e afërt është vendosur midis migrimit të studentëve dhe lëvizjes në një kuptim më të gjerë së talenteve, njohurive shkencore dhe personelit akademik. .21 Raghuram ka propozuar së fundmi nocionin e teorisë së njohurisë globale për t’i kuptuar studentët ndërkombëtarë jo vetëm si trupa fizikë lëvizës, por edhe si agjentë kyç në formimin e hapësirave globale të të nxënit. .22 Kuadrimi i ISM-së si pjesë e migrimit të kualifikuar, akademik dhe shkencor çon në dy kontekste globale. Një prej tyre është dukuria e‘shkëmbimit të trurit’ ose e ‘qarkullimit të trurit’ midis vendeve shumë të zhvilluara, përfshirë vendet e pasura të BE-së(shtuar edhe Norvegjinë dhe Zvicrën), Amerikën e Veriut, Australinë dhe Zelandën e Re. Migrimi i studentëve midis këtij grupi të vendeve të pasura mund të shihet si një përvojë trajnimi për menaxherët dhe profesionistët e ardhshëm të destinuar për karriera në korporata globale, organizata ndërkombëtare, shërbimet diplomatike etj., duke u ndërtuar jo vetëm mbi aftësitë akademike dhe shkencore, por edhe mbi vetëdijësimin ndërkulturor dhe mësimin e gjuhëve të huaja. Skenari i dytë global është e mirënjohura‘rrjedhje e trurit’ të studentëve dhe e të diplomuarve nga vendet më të varfra drejt atyre më të pasura. Kjo shihet si e dëmshme për shkak se kostot e rritjes(ushqyerjes, veshjes, arsimimit dhe socializimit) të studentit deri në çastin e nisjes mbulohen nga vendi i varfër, ndërsa vendi i pasur përfiton nga ky investim i mëparshëm për prodhimin e fuqisë së trurit, që më pas trajnohet më tej dhe kthehet në‘humbje’ për vendin e origjinës, në rastin kur – ndodh shpesh – nuk kthehet më. Edhe brenda grupimit të vendeve të përparuara gjenden shpesh shenja të një zhbalancimi strukturor në flukset e studentëve, për shembull, nga sistemet akademike të dobëta dhe të mbingarkuara drejt atyre që shihen si me cilësi më të lartë dhe me më shumë meritokraci. Shumë pak studentë lëvizin nga vendet e zhvilluara drejt vendeve më pak të zhvilluara për të ndjekur studimet universitare. Migrimi i studentëve në Shqipëri është më së shumti një fluks me një kah, në dalje nga Shqipëria; pak studentë zgjedhin të vijnë në Shqipëri nga jashtë për studime universitare. 21- Shih, për shembull, Ackers, L., Gill, B.(2008) Moving People and Knowledge: Scientific Mobility in an Enlarging European Union. Cheltenham: Edward Elgar; Byram, M., Dervin, F. eds.(2008) Students, Staff and Academic Mobility in Higher Education. Newcastle-upon-Tyne: Cambridge Scholars Publishing; Solimano, A., ed.(2008) The International Mobility of Talent. Oxford: Oxford University Press. 22- Raghuram, P.(2013) Theorising the spaces of international migration, Population, Space and Place, 19(2): 138-154. 16 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Migrimi i studentëve si një riprodhim i klasës sociale Disa autorë kanë argumentuar se studentët ndërkombëtarë lëvizës përfaqësojnë një elitë migratore të privilegjuar – në të vërtetë, një elitë brenda një elite, duke pasur parasysh se, në pjesën më të madhe të vendeve, studimet universitare përbëjnë një trajektore t ë vogël për familjet në gjendje të mirë social–ekonomike. .23 Arsimi i lartë do të thotë konfirmim i statusit social dhe rritje të prestigjit jo vetëm për studentët, por edhe për prindërit dhe familjen më gjerë, sidomos në rastin kur pjesëtarët e rinj në moshë të familjes janë në gjendje të studiojnë jashtë në ato që vlerësohen universitete‘të mira’ ose të’rangut botëror’, në mënyrë tipike në Amerikën e Veriut ose në Europën Perëndimore. Në disa vende, përfshirë potencialisht edhe Shqipërinë, ndërthurja e statusit familjar, lidhjet politike dhe studimi jashtë shtetit, në një nivel të përparuar, mund të jenë një rrugë e shtruar për një vend pune në qeveri ose një post si lektor në universitet. Megjithatë, nëse studentët vijnë nga kontekste familjare më të përulura, rikthimi për gjetjen e një pune të mirë mund të mos jetë aq e lehtë; për këta studentë është më racionale që ta ndjekin karrierën jashtë vendit. Edhe në këtë rast, prestigji i familjes rritet, sikurse edhe mirëqenia materiale nëse të ardhurat në vendin e huaj i lejojnë këtij pasardhësi të familjes të dërgojë remitanca. Migrimi i studentëve dhe kultura e lëvizshmërisë së të rinjve Ndryshe nga sa ka ndodhur me brezat e mëparshëm, horizontet gjeografike të studentëve të ditëve të sotme shtrihen përtej kufijve të vendit të tyre. Kjo ka ndodhur në veçanti në Shqipëri dhe vende të tjera të Lindjes ku udhëtimi jashtë shtetit ishte veç një ëndërr para fillimviteve‘90-të. Kultura e të rinjve të sotëm e ka përqafuar lëvizshmërinë si pjesë të jetës së përditshme dhe udhëtimi jashtë vendit për studim, punë, kënaqësi apo eksplorim është bërë, pak a shumë, një ritual. Në librin e tij të mirënjohur, Sociology beyond Society, John Urry argumenton se, në veçanti në vendet Perëndimore, lëvizshmëria është bërë një karakteristikë përkufizuese e shoqërive bashkëkohore. .24 Ai dhe autorë të tjerë e përdorën në vijim ‘kthesën e lëvizshmërive’ në shkencën sociale duke u fokusuar te lëvizshmëria e trupit dhe formave të tjera të saj(media, kultura, njohuritë, imagjinares etj.) si pjesë përbërëse e epokës e’post’ modernitetit ose modernitetit‘të vonë’. .25 Urry dhe bashkautorët e tjerë të tij, për habi, kanë thënë pak në lidhje me studentët si ekzemplarë të paradigmës së lëvizshmërisë, por nuk ka dyshim për këtë grupmoshë të të rinjve, një mundësi për të studiuar jashtë është një nxitje si për profilin e tyre edhe për maturimin në fazat e jetës. Një koncept tjetër paralel me atë të kulturës së lëvizshmërisë së të rinjve është teza e‘individualizimit’, .26 sipas së cilës të rinjtë ndërtojnë biografitë e tyre personale të individualizuara, të cilat janë ndryshe nga pritshmëritë tradicionale për atë që 23- Shih, për shembull, Waters, J.(2006) Geographies of cultural capital: education, international migration and family strategies between Hong Kong and Canada, Transactions of the Institute of British Geographers, 31(2): 217-237; Waters, J.(2012) Geographies of international education: mobilities and the reproduction of social(dis)advantage, Geography Compass, 6(3): 123-136; King, R., Findlay, A.M., Ahrens, J., Dunne, M.(2011) Reproducing advantage: the perspective of English school-leavers on studying abroad, Globalisation, Societies and Education, 9(2): 161-181. 24- Urry, J.(2000) Sociology beyond Society: Mobilities for the Twenty- First Century. London: Routledge. 25- Shih, Urry, J.(2007) Mobilities, Cambridge: Polity Press; also Cresswell, T.(2006) On the Move: Mobility in the Modern Western World. London: Routledge; Sheller, M., Urry, J.(2006) The new mobilities paradigm, Environment and Planning A, 38(2): 207-226. 26 Beck, U., Beck-Gernsheim, E.(2002) Indivdualization. London: Sage. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 17 duhet të bëjnë të rinjtë, ku duhet të jenë dhe se si duhet të sillen. Midis lënies së shkollës, nga njëra anë, dhe fillimit të punës, ndërtimit të karrierës dhe sistemimit me një partner e lindjes së fëmijëve, nga ana tjetër, është një fazë gjithmonë në zgjerim e arsimimit të mëtejshëm dhe të lartë, vetëzhvillimi dhe zbulimi personal, që në shumë shoqëri bashkëkohore mund të zgjasë një dekadë a më shumë – që nga fundi i adoleshencës deri nga fundi i moshës 20-të e më tej. Gjatë kësaj periudhe, biografia‘normale’ e një personi mund të pasurohet duke studiuar, udhëtuar, punuar jashtë shtetit, në mënyrë që të bëhet më e‘individualizuar’ dhe të shquhet brenda turmës. Ai që mund të quhet‘kapitali i lëvizshmërisë’ .27 mund t’i shtohet kapitalit njerëzor, social dhe kulturor që ndërtohet gjatë studimeve jashtë për të rritur zhvillimin personal, shoqëror dhe të karrierës së individit. 3. Studimi shkencor i migrimit të studentëve shqiptarë: pyetje kyçe Si përkthehen në kontekstin shqiptar temat kyçe në literaturë për migrimin e studentëve? Kjo pjesë përbën një urë midis këtij vështrimi të përgjithshëm të kësaj fushe dhe pjesës tjetër të studimit – së pari pjesa në vijim për metodologjinë e anketimit dhe pjesët që pasojnë në lidhje me gjetjet e anketimit dhe interpretimin e tyre. Pyetjet kryesore që lindin në lidhje me migrimin e studentëve jashtë Shqipërisë janë: 1. Cila është historia e migrimit të studentëve në Shqipëri? 2. Si mund ta përllogarisim shkallën e madhe të migrimit të studentëve nga Shqipëria, në lidhje me popullsinë e saj? 3. Cilat janë arsyet kryesore që japin studentët për vendimin për të studiuar jashtë? 4. A është opsioni për të studiuar jashtë i hapur për të gjithë të rinjtë në Shqipëri, apo përcaktohet nga faktorë përzgjedhës shoqërorë dhe ekonomikë? 5. Cilat vende zgjedhin studentët shqiptarë për të ndjekur studimet, dhe a kanë ndryshuar këto modele të destinacionit përgjatë kohës? 6. Cilat degë apo programe përzgjedhin studentët shqiptarë, dhe cilat janë arsyet për zgjedhjet e tyre akademike? 7. Si e vlerësojnë përvojën e tyre të studimeve jashtë, si në aspektin akademik ashtu dhe në atë të përvojave shoqërore dhe kulturore? Cilat perceptohen si përfitimet kryesore të vendimit të tyre për të studiuar jashtë, në veçanti në lidhje me karrierën në të ardhmen? 8. Cilat janë planet e tyre për të ardhmen: të kthehen në Shqipëri, apo të lëvizin më tej diku tjetër? Si i racionalizojnë zgjedhjet midis këtyre opsioneve? Çfarë do të thonë këto rezultate për zhvillimin e Shqipërisë në të ardhmen? 9. Si duket migrimi potencial i studentëve nga Shqipëria? Si i shohin studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri planet për të vijuar studimet jashtë? 10. Cilat janë ndikimet e gjetjeve tona për migrimin e studentëve shqiptarë te politikat? 27 Murphy-Lejeune, Student Mobility and Narrative in Europe, 51-52. 18 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 4. Metodologjia: tri anketime të shoqëruara me intervista Nga pikëpamja metodologjike studimi bazohet në rishikimin e literaturës dhe në teknika sasiore e cilësore, të cilat janë ndërthurur ose trianguluar. Teknikat sasiore përfshijnë tri anketime: një anketë on-line me studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit; një anketë me studentët shqiptarë në universitetet publike dhe private në Shqipëri; dhe një anketë me nxënësit maturantë në disa nga shkollat e mesme dhe profesionale, publike dhe private, në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Të dhënat sasiore nga të tri anketat u përpunuan nëpërmjet programit SPSS. Ndërsa teknikat cilësore përfshijnë intervista dhe groupe diskutimi të realizuara me studentët shqiptarë jashtë vendit, maturantë të shkollave të mesme, mësues, drejtues të shkollave dhe të universiteteve. Krahas tyre u shfrytëzua edhe baza e të dhënave të UNESCO-s lidhur me mobilitetin e studentëve ndërkombëtarë, .28 çka lejoi edhe krahasimin e Shqipërisë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Në studim janë përdorur edhe të dhëna statistikore nga Instituti i Statistikave(INSTAT) dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë(MASR). 4.1. Anketim i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit Anketa e parë përfshiu studentët shqiptarë që u larguan nga Shqipëria për të ndjekur studimet universitare ose pasuniversitare jashtë vendit. Thuajse 651 studentë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit iu përgjigjën on-line kësaj ankete. Vështirësia kryesore në këtë vrojtim ishte gjetja e kontakteve e-mail. Disa kontakte të para ne i zotëronim nga projekte të mëparshme të CESS-it .29 ose i siguruam nga kërkimi në rrjetet sociale(linkedin, facebook). Sidoqoftë, pas gjetjes së kontakteve të para ne u dërguam studentëve deri në tre herë anketën on-line dhe një letër shoqëruese ku tregoheshin qëllimet e studimit dhe kërkesa për pjesëmarrjen e tyre. Në rast përgjigje pozitive, ne ju kërkuam të anketuarëve që kjo anketë të përhapej te miqtë ose të njohurit e tyre që studionin jashtë vendit. Kështu, nëpërmjet metodës së snowball, ne grumbulluam informacionin e nevojshëm që po prezantojmë këtu. Thuajse 71 përqind e studentëve të kontaktuar iu përgjigjën anketës dhe më pak se një përqind refuzoi, me arsyetimin se anketa përmbante informacion personal, gjë për të cilën ata tregoheshin të rezervuar. Kurse 28 përqind nuk u përgjigjën. E meta e kësaj metode është se nuk lejon një shpërndarje proporcionale të anketës në varësi të numrit të studentëve shqiptarë sipas vendeve ku ata studiojnë. Anketa me studentët përmbante 35 pyetje ose grupe pyetjesh nëpërmjet të cilave u siguruan të dhëna sasiore lidhur me karakteristikat socio-demografike (mosha, gjinia, arsimi dhe punësimi i prindërve), jeta aktuale(fusha dhe niveli i studimeve, metoda e financimit të tyre, vendi i studimit etj.), faktorët që ndikuan për të studiuar jashtë vendit, përvoja e tyre në vendin pritës, dhe pritshmëria për t’u rikthyer në vendlindje pas përfundimit të studimeve. .30 28- UNESCO Institute for Statistics( http://data.uis.unesco.org/) 29- Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 19 4.2. Anketim me studentët shqiptarë në Shqipëri Anketa e dytë lidhet me studentët shqiptarë që studiojnë në universitetet publike dhe private në Shqipëri. Të dhënat u grumbulluan nga një ekip i CESS-it gjatë periudhës prill–maj 2019. Realizimi i anketimit eci në tri faza të ndryshme. Në fazën e parë, bazuar në të dhënat e INSTAT-it, u llogarit në varësi të numrit të studentëve për vitin akademik 2018–2019 numri i anketave për secilën qendër universitare. .31 Në fazën e dytë u përcaktua shpërndarja e anketave për secilin nga universitetet publike dhe private. Ndërsa në të tretën u llogarit shpërndarja e anketave edhe sipas fakulteteve të ndryshme në secilin universitet. Anketat u realizuan me studentë në vite të ndryshme të studimit. Mbi bazën e kësaj shpërndarjeje ekipi kërkimor, me lejen e drejtuesve të universiteteve/fakulteteve dhe pedagogëve, ndërhynte gjatë orëve të seminarit dhe shpërndante mbi bazën e një rregulli të caktuar(për shembull një në çdo 4 apo 5 studentë) anketën. Përpara se të fillonte procesi i anketimit, studentëve u shpjegohej qëllimi i anketimit dhe garantohej anonimiteti i anketës. Plotësimi i anketës nga studenti kërkonte 8 deri në 10 minuta. Ekipi kërkimor realizoi 1,650 anketa me studentët shqiptarë në të gjitha qendrat kryesore universitare të vendit(Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër). Anketa me studentët në Shqipëri kishte 31 pyetje ose grup pyetjesh, nëpërmjet të cilave u grumbullua informacion sasior socio-demografik(mosha, gjinia, arsimimi dhe punësimi i prindërve), fusha e studimit dhe financimi i tyre, synimi për të emigruar(shkaqet, vendi i preferuar, periudha dhe mundësitë financiare për të emigruar, informacioni për vendin e dëshiruar etj). 4.3. Anketim me maturantët e shkollave të mesme Ndërsa anketa e tretë u realizua me nxënës maturantë të shkollave të mesme dhe profesionale, publike dhe private, në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Para se të fillonte procesi i anketimit u mor leje nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë(MASR) dhe u bisedua me Drejtoritë Arsimore Rajonale. Gjithashtu, biseda paraprake u zhvilluan edhe me drejtuesit e shkollave, të cilët ndihmuan në procesin e anketimit. Ekipi kërkimor përzgjidhte në mënyrë të rastit klasat e maturës ku do të realizohej anketimi dhe ndërhynte gjatë orës së mësimit. Nxënësve maturantë u shpjegohej qëllimi i anketimit dhe u garantohej anonimiteti i anketës. Pastaj anketa shpërndahej në mënyrë të rastit(për shembull një anketë në çdo dy ose tre nxënës) dhe pritej plotësimi i saj. Realizimi i anketës zgjaste mesatarisht 10–12 minuta. Ekipi kërkimor realizoi 450 anketa me maturantët. Anketa me nxënësit maturantë kishte 29 pyetje ose grupe pyetjesh. Këto pyetje siguruan informacion sasior lidhur me statusin socio-demografik(mosha, gjinia, vendlindja, punësimi i prindërve, përvoja e mëparshme migratore), dëshirën për të 30- Anketa me studentët u përshtat mbi bazën e disa versione të mëparshme të një ankete për studentët nga MB dhe India që studionin jashtë vendit të tyre. Për më shumë shiko: King R., Ruiz-Gelices E.(2003) International student migration and the European“Year Abroad”: effects on European identity and subsequent migration behaviour, International Journal of Population Geography, 9(3): 229–252; King R., Sondhi G.(2018) International student migration: a comparison of UK and Indian students’ motivations for studying abroad, Globalisation, Societies and Education, 16(2): 176–191. 31- INSTAT: Students enrolled by Faculty and Programmes, academic year 2018-2019, in Public Education http://www.instat. gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/arsimi/#tab2 20 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? vazhduar studimet universitare dhe degën, dëshirën për të studiuar jashtë vendit (arsyet, vendin e dëshiruar, fushën e studimit, mundësitë e financimit, njohjen e gjuhës dhe informacionin për vendin) dhe dëshirën për rikthim pas përfundimit të studimeve. 4.4. Intervista dhe grupe diskutimi Krahas teknikave sasiore, 21 intervista gjysmë të strukturuara u realizuan me përfaqësues të studentëve shqiptarë jashtë vendit. Disa nga intervistat u realizuan nëpërmjet Skype-it dhe disa të tjera u realizuan me studentët shqiptarë ballëpër-ballë, kur ata vinin për pushime pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Gjithashtu 4 grupe diskutimi dhe 12 intervista u realizuan me nxënësit maturantë në disa nga shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale(publike dhe private) të vendit. Intervistat dhe grupet e diskutimit u realizuan në prani të një mësuesi ose drejtuesi të shkollës. Disa intervista të tjera u realizuan me drejtuesit e shkollave dhe prindërit e nxënësve maturantë. Disa nga intervistat u regjistruan, u transkriptuan dhe u analizuan. Të gjithë emrat e cituar në intervistat dhe grupet e diskutimit në studim janë të ndryshuar dhe procedura standarde u zbatuan për të ruajtur konfidencialitetin e pjesmarrësve. 5. Studentët shqiptarë jashtë vendit: një“Brain Drain” i mundshëm? 5.1. Cilat janë arsyet e lëvizjes në retrospektivën historike? Historikisht Shqipëria i ka krijuar elitat e saj intelektuale dhe shkencore jashtë vendit. Thuajse të gjithë përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare Shqiptare(1848– 1912) i kishin kryer studimet sekondare ose terciare në Turqi, Rumani, Greqi, Austri, Bullgari, Itali etj. Natalie Clayer, e cila ka studiuar historinë e Shqipërisë në dekadat e fundit të Perandorisë Osmane, shkruan se përgjithësisht të rinjtë myslimanë shkonin për të studiuar në Stamboll dhe më pak në Europë. Të rinjtë ortodoksë shkonin në Stamboll, në Bukuresht, në Athinë dhe në disa vende të tjera të Europës. Kurse katolikët shkonin kryesisht në Austro-Hungari dhe në Itali. .32 Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe deri në krijimin e institucioneve të larta arsimore në Shqipëri të rinjtë shqiptarë studiuan në universitetet dhe shkollat e larta jashtë vendit. Periudhën nga krijimi i shtetit shqiptar(1912) deri në ditët tona ne e ndamë në tri etapa, ku secila ka karakteristikat e saj, përsa i përket flukseve dhe shpërndarjes gjeografike të studentëve, burimeve të financimit të studimeve, strukturës së disiplinave të studimeve dhe rikthimit në vendlindje. 32- Clayer N., Aux origines du nationalisme albanais. La naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe. Editions Karthala, Paris 2007. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 21 Nga krijimi i shtetit shqiptar(1912–1939) Nga krijimi i shtetit shqiptar deri në prag të Luftës së Dytë Botërore Shqipëria karakterizohej nga një prapambetje e thellë dhe mungesa të theksura të kapitalit njerzor. Sipas burimeve zyrtare të kohës, në vitin 1927, niveli i analfabetizmit të popullsisë, sipas prefekturave, vlerësohej në 85–93%. Shqipëria numëronte rreth 446 persona me arsim universitar ose rreth 0.05% të popullsisë të saj. .33 Ndërkaq, qeveria shqiptare kishte dhënë rreth 156 bursa për të rinjtë shqiptarë që të studionin në universitetet ose shkollat e larta të Italisë, Austrisë, Francës, Anglisë, Gjermanisë, SHBA dhe në disa vende të Ballkanit(Greqi, Rumani, Turqi). Rreth 570 studentë të tjerë, kryesisht nga familjet e pasura të vendit, studionin me fonde individuale. .34 Ndërsa në vitin 1938 rreth 422 studentë shqiptarë studionin për drejtësi, mjekësi, ekonomi, inxhinieri, farmaci, dentist etj. jashtë vendit. .35 Rrjedhimisht, deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, shtresa e profesionistëve shqiptarë u përgatit kryesisht në universitetet e Europës Perëndimore. Shumë prej studentëve shqiptarë në përfundim të studimeve u kthyen në Shqipëri dhe kontribuan në përparimin e saj. Gjatë periudhës socialiste(1945 – 1990) Pas Luftës së Dytë Botërore, sistemi socialist që u vendos në Shqipëri(1945– 1990) i kushtoi një rëndësi shumë të madhe zhvillimit të arsimit, për të dalë nga prapambetja shekullore dhe, veçanërisht, përgatitjes së inxhinierëve, mjekëve, ekonomistëve, agronomëve, veterinerëve, gjeologëve, arkitektëve etj. Kjo u realizua nëpërmjet kombinimit të dy rrugëve: dërgimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit dhe, gradualisht, krijimit të shkollave të larta dhe universiteteve në Shqipëri. Kështu, gjatë periudhës 1945–1961, 1044 studentë dhe specialistë shqiptarë(krahas 823 oficerëve dhe kursantëve ushtarakë) studiuan me bursa shtetërore, të Shqipërisë dhe të vendeve pritëse, në ish–Bashkimin Sovjetik dhe në ish–vendet e kampit socialist(Bullgari, Cekosllovaki, RD Gjermane, Hungari, Poloni, Rumani). .36 Pas prishjes së marrdhënieve me ish-BRSS-në disa qindra studentë dhe specialistë, kryesisht të disiplinave teknike, studiuan dhe u kualifikuan, deri në fund të viteve’70, në Kinë. .37 Në mesin e viteve’70, në kushtet e një revolucioni tekniko-shkencor që kishte përfshirë vendet e zhvilluara të botës dhe në prag të përkeqësimit të marrëdhënieve me Kinën, udhëheqësi i asaj kohe i Shqipërisë, Enver Hoxha, kërkoi të dërgonte studentë shqiptarë për të studiuar në Francë. Është interesante një bisedë që ai ka zhvilluar me mjekun e shquar francez Paul Milliez, të cilit i kërkoi që të ndërmjetësonte pranë qeverisë franceze për të pranuar një numër studentësh dhe specialistësh shqiptarë. Por kërkesa, sipas Milliez, u pranua me entusiazëm nga ministri i jashtëm dhe u refuzua, disa javë më pas, nga ministri i brendshëm francez, me pretekstin se“shqiptarët janë të rrezikshëm” dhe mund të infektonin 33- Popullsia e Shqipërisë në vitin 1927 ishte 828,593 banorë. Struktura arsimore e popullsisë tregonte se 7.3% ishin me arsim fillor dhe 0.2% me arsim të mesëm. Për më shumë shiko: Selenica T.(1928), Shqipria më 1927, Shtypshkronja“Tirana”, Tiranë. 34- Selenica T.(1928), Shqipria më 1927, Shtypshkronja“Tirana”, Tiranë. 35-Mëhilli S., Tirana 1920-1944, Tiranë, 2014. 36- Kambo E., Shkolla shqiptare në vitet(1960–1970). Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë, 2014, faqe 412; Pearson O., Albania in the twentieth century. A history. Vol. III, 2006, pp.552. 37- Kreka A., Marrëdhëniet Shqipëri–Kinë gjatë viteve 1960–1978. Disertacion për gradën Doktor i Shkencave Historike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë, Tiranë 2015. 22 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? me pikëpamjet e tyre studentët francezë. .38.39 Sidoqoftë, gjatë periudhës 1975– 1990 pak më shumë se 200 studentë dhe rreth 300 specializantë shqiptarë të shkencave natyrore, teknike, por edhe shoqërore – kryesisht mjekë, inxhinierë, gjeologë, fizikantë, matematicienë, biologë, informaticienë, agronomë, veterinierë, gjuhëtarë etj. – studiuan ose u specializuan në universitetet, institucionet dhe laboratoret shkencore të Francës, Italisë, Austrisë, Rumanisë, Suedisë, Greqisë etj. .40 Këto studime universitare dhe specializime u financuan nga qeveria shqiptare, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale dhe nga organizatat ndërkombëtare. Një pjesë e studentëve dhe specialistëve shqiptarë që studionin në këto vende përfunduan edhe PhD, kryesisht në Francë(rreth 75% e PhD janë realizuar në këtë vend). .41 Klasifikimi sipas disiplinave i studentëve shqiptarë që studiuan në vendet e Europës Perëndimore gjatë periudhës 1976–1986, për të cilën disponojmë disa të dhëna, .42 tregon dy aspekte(Tabela 1). E para, tregon prioritetet e ekonomisë shqiptare, si industria dhe bujqësia. Brenda industrisë mund të dallojmë disa degë të saj, si metalurgjia, nxjerrja e naftës dhe gjeologjia, industria mekanike dhe kimike, ashtu si dhe përgatitjen për zhvillimin e disa degëve të reja si elektronika dhe kibernetika. Së dyti, kjo strukturë tregon edhe karakterin ideologjik të sistemit. Në tabelë mungojnë studimet dhe specializimet në degët shoqërore, si ekonomia dhe shkencat sociale. Por në grupin‘shkenca arsimi’ ka studentë që studiuan për gjuhët frënge, gjermane, arabe, greqishten e vjetër dhe latinisht. Gjithashtu, në grupin‘arte dhe shkenca humane’ ka edhe muzikantë. Rruga e dytë ishte krijimi i institucioneve të larta të arsimit, Universitetit të Tiranës (1957) dhe disa universiteteve të tjera, proces që kulmoi në vitin 1972 me krijimin e Akademisë së Shkencave. Në vitin 1989 rreth 4.300 studentë përfunduan arsimin e lartë në Shqipëri nga 690 në vitin 1960. Kurse numri i studentëve në universitetet e vendit u rrit nga 7 mijë në vitin 1960 në 27 mijë në vitin 1990. .43 Në vitin 1989 Shqipëria kishte 137,316 individë me arsim universitar, .44 të cilët përfaqësonin 4.3 % të popullsisë. Kur filloi tranzicioni passocialist, krahasuar me vendet në zhvillim që kishin të ardhura të përafërta për frymë, popullsia shqiptare kishte më shumë vite shkollimi. .45 38- Hoxha E., Ne ushqejmë ndjenja të sinqerta për popullin francez. Nga biseda me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Francë–Shqipëri, prof. Pol Miliezin, 29 dhjetor 1977; Vol. 63, faqe 183; Milliez P., On brade. La Nouvelle Critique, N° 109, Decembre 1977. 39- Profesor Pol Miliez shkruan, jo pa ironi, se“në qoftë se do të kishte një infektim, kjo do të ishte në sensin e kundërt”. 40- Sipas intervistës me historianen Eriketa Kambo. 41- Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP; Gëdeshi I., Black R.(2006) From Brain Drain to Brain Gain: Mobilising Albania’s Skilled Diaspora, A policy paper for the Government of Albania. UNDP, Tirana; Ditter J-G., Gëdeshi I.,(1997) Conditions économiques et émigration des élites intellectuelles en Albanie,(French), in Cahiers d’Etudes sur la Méditerranée Orientale et le Monde Turco – Iranien, CERI, n° 23- janvier-juin. 42-Falënderojmë historianen Eriketa Kambo e cila na dha disa dokumenta arkivore lidhur me studentët shqiptarë që studionin jashtë vendit. 43- Ministria e Ekonomisë, Drejtoria e Statistikës., Statistical Yearbook of Albania, 1991. Tiranë. 44- INSTAT., Migration in Albania. Population and Housing Census 2001. Tirana 2004. 45- World Bank(2010) Albania, the New Growth Agenda: A Country Economic Memorandum. Washington DC: World Bank Report No.53599-AL. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 23 Tabela 1. Disiplinat kryesore të studimit të studentëve shqiptarë në vendet e Europës Perëndimore(1973–1986) Nr Fushat kryesore të studimit Në përqindje 1 Shkenca arsimi 30.1 2 Arte dhe shkenca humane 7 3 Shkenca sociale, gazetari dhe informacion 0 4 Biznes, administrim dhe ligj 0 5 Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë 5.6 6 Teknologji e Informacionit dhe komunikimit 4.9 7 Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim 41.3 8 Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari 11.2 9 Shëndet dhe mirëqenie 0 10 Shërbime 0 Gjithësej 100 Burimi: Sipas dokumentave të historianes Eriketa Kambo Pas fillimit të tranzicionit passocialist Ky migrim i të rinjve shqiptarë për qëllime studimi u rrit shumë me fillimin e tranzicionit passocialist. Në fillim të viteve 2000 vlerësohej se 2.000 deri 4.000 të rinj shkonin çdo vit për të studiuar jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Greqi. .46 Sipas vlerësimeve të UNESCO-s, e cila i merr të dhënat nga vende të ndryshme të botës lidhur me numrin dhe origjinën e studentëve ndërkombëtarë të regjistruar në institucionet e tyre terciare, numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit është rritur. Në rast se në vitin 1998 studionin jashtë vendit 4.711 studentë shqiptarë, në vitin 2011 kjo shifër arriti në 25.309 studentë, për tu ulur pastaj në 17.448 studentë në vitin 2017. .47.48 Këto shifra e rendisin Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Figura 1), megjithëse nga përmasat e popullsisë ajo radhitet e katërta, dhe nga 46- Tafaj M., Politikat“Brain Gain”, 2005; Nazarko M., Programi Fellowship, Fondacioni Soros, Tiranë 2005. 47- Data extracted on 15 Mar 2020 13:30 UTC(GMT) from UIS.Stat 48- Është e paqartë rënia kaq e dukshme e numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Sipas intervistave të zhvilluara me drejtues të shkollave të mesme në disa nga qytetet e Shqipërisë numri i maturantëve që shkojnë për të studiuar jashtë vendit është në rritje. 24 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? të ardhurat për frymë ajo është e parafundit(Tabela 2). Gjithashtu, këto të dhëna tregojnë se rritja e numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, deri në vitin 2013, ka qenë e vrullshme dhe shumë më e shpejtë në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Figura 1. Studentët nga vendet e Ballkanit Perëndimor që studiojnë jashtë vendit të tyre Burimi: UNESCO(2017) Global Flow of Tertiary-Level Students. http://uis.unesco.org/en/uis-student-flow Tabela 2. Popullsia, migrimi dhe GNI për frymë në vendet e Ballkanit Perëndimor Vendi Popullsia (në milionë) Migrimi (stoku i emigrantëve) Migrantët si % e popullsisë GNI/për frymë Serbia 7.1 1.30 18.0 5,820 Kroacia 4.2 0.88 20.9 12,990 B&H 3.8 1.70 44.5 4,760 Shqipëria 2.9 1.26 43.6 4,450 Maqedonia e 2.1 Veriut 0.63 30.2 5,150 Kosova 1.8 0.55 30.3 3,990 Mali i Zi 0.6 0.28 45.4 7,320 Burimi: World Bank(2016) Migration and Remittances Factbook 2016. Washington DC: World Bank MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 25 Krahas numrit të përgjithshëm të studentëve që studiojnë jashtë vendit, një tregues tjetër i rëndësishëm është edhe ai i mobilitetit(numri i studentëve të regjistruar jashtë në raport me numrin e studentëve të regjistruar brenda vendit), i cili na lejon të krahasojmë Shqipërinë, në terma relative, me vendet e tjera të botës, pavarësisht numrit të popullsisë. Kështu Kina dhe India, për shkak të përmasave të popullsisë, kanë një numër të madh studentësh jashtë, të cilët për vitin 2017 vlerësoheshin nga UNESCO respektivisht në 928,090 dhe 332,033 studentë. .49 Por në qoftë se shohim treguesin e mobilitetit për këtë vit ai ishte i ulët, 2.10 për Kinën dhe 0.99 për Indinë. .50 Duke u bazuar në këtë tregues Kritz dhe Douglas(2018) e rendisnin Shqipërinë në 25 vendet e para të botës(përkatësisht të gjashtin në vitin 2003, të katërtin në 2008 dhe të tetin në 2012). .51 Ndërsa grafiku i mëposhtëm, i cili bazohet në të dhënat e UNESCO-s, tregon renditjen e Shqipërisë në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës Lindore e Qendrore për periudhën 2015–2017(Figura 2). .52 Figura 2. Treguesi i mobilitetit për vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore e Qendrore Burimi: UNESCO, 2020 Nga figura shihet se vendet që e kanë këtë tregues më të lartë se Shqipëria janë Mali i Zi, Moldavia, Sllovakia dhe Bosnja& Hercegovina(kjo e fundit vetëm për vitin 2017). Këto janë vende(me përjashtim të Shqipërisë) që kanë një mobilitet të lartë të studentëve të tyre në ish-vendet më të zhvilluara të federatave ku më parë ato bënin pjesë. Kështu, në vitin 2017 rreth 66% e studentëve ndërkombëtarë nga Bosnja dhe Hercegovina shkonin në Serbi dhe Kroaci. 49- Data extracted on 15 Mar 2020 13:30 UTC(GMT) from UIS.Stat 50- http://data.uis.unesco.org/Index.aspx?DataSetCode=EDULIT_DS&popupcustomise=true&lang=en. Data extracted on 19 Mar 2020 14:03 UTC(GMT) from UIS.Stat 51- Kritz M. M. and Douglas T. G.(2018) International Student Mobility. Sending Country Determinants and Policies, in the book Czaika M edited by., High Skilled Migration. Drivers and Policies. Oxford University Press. 52- http://data.uis.unesco.org/Index.aspx?DataSetCode=EDULIT_DS&popupcustomise=true&lang=en. Data extracted on 19 Mar 2020 14:03 UTC(GMT) from UIS.Stat 26 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Thuajse 58% e atyre nga Mali i Zi shkonin për të studiuar në Serbi. Ndërsa 69% e studentëve ndërkombëtarë nga Sllovakia shkonin për të studiuar në Republikën Ceke dhe 64% e studentëve ndërkombëtarë nga Moldavia shkonin në Rumani dhe në Federatën Ruse. .53 Faktorët që ndikojnë në këto raste janë lidhjet e vjetra historike, vlerat e përbashkëta kulturore, afërsia gjeografike, gjuha identike ose e ngjashme dhe cilësia më e lartë e universiteteve në vendet pritëse. Një tregues tjetër relativ, i cili mund të përdoret për të krahasuar Shqipërinë me vendet e tjera, është edhe numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit në raport me popullsinë. Edhe në këtë rast, Shqipëria është pa dyshim ndër vendet e para (përkatësisht i dyti) të Ballkanit dhe të Europës Lindore e Qendrore, siç shihet edhe nga figura e mëposhtme(Figura 3). Figura 3. Numri i studentëve që studiojnë jashtë vendit për 1000 banorë në vitin 2017 Burimi: UNESCO, 2020 Studimi i të rinjve shqiptarë në vendet e zhvilluara të OCDE-së është pa dyshim një fenomen pozitiv sepse rrit nga ana sasiore dhe, sidomos, cilësore kapitalin njerëzor të vendit. Investimet për rritjen e këtij kapitali janë familjare dhe individuale, nga qeveria shqiptare dhe burime ndërkombëtare(fondacione, universitete dhe qeveri të vendeve pritëse). Këto investime janë të rëndësishme, sepse sipas“literaturës së re të rritjes ekonomike”, njerëzit e pajisur me një nivel t ë lartë të kapitalit human pë rb ëjnë një nga faktorët kryesorë, në mos kryesorin, në nxitjen e rritjes ekonomike të një vendi. .54 Megjithatë, në studimin tonë, ne do të shtrojmë hap-pas-hapi disa pyetje, të cilave do të mundohemi t’i përgjigjemi: dhe më kryesorja ndër to është nëse këto investime prej qindra milionë euro në vit kthehen në vendin e origjinës, në formën e kapitalit njerëzor, apo qëndrojnë në vendin pritës? 53- UNESCO Institute for Statistics( http://uis.unesco.org/en/uis-student-flow) 54- Lucas R. E.,(1998) On the Mechanics of Economic Development, Journal of Monetary Economics, N. 22, pp. 3-42. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 27 5.2 Pse studentët shqiptarë dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit? Natyrshëm lind pyetja: Pse një numër kaq i madh studentësh nga një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria studiojnë në vendet e zhvilluara të OCDE-së në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ose me vendet e Europës Qendrore e Lindore? Duke u bazuar në të dhënat sasiore dhe cilësore, ne do të analizojmë fillimisht ndonjë nga hipotezat e hedhura në rang global dhe pastaj do të përqendrohemi në hipotezat tona. Kritz dhe Douglas(2018) duke analizuar migrimin e studentëve nga vendet në zhvillim të Afrikës arrijnë në përfundimin se treguesi i mobilitetit është i lartë në vëndet që kanë një kapacitet të ulët terciar dhe opsione të pakta studimi. .55 Në rastin e Shqipërisë ky konkluzion nuk mund të përgjithësohet. Oferta universitare në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i studentëve që studionin në universitetet shqiptare u rrit nga 27.359 në vitin 1990, në 40.267 në vitin 2000, .56 në 134.877 në vitin 2010 .57 dhe në 139.043 në vitin 2018. .58 Kjo rritje e shpejtë e numrit të studentëve(më shumë se 3 herë gjatë periudhës 2000–2010), u realizua nga zgjerimi i kapaciteteve të universiteteve publike dhe krijimi i universiteteve private. Ndërkaq, sipas të dhënave të anketës vetëm 6.9% e të anketuarëve thonë se do të kishin studiuar në Shqipëri sikur universiteti i tyre i preferuar t’u ofronte një vend studimi. .59 Gjithashtu edhe fusha e dëshiruar e studimit nuk është një faktor motivues përderisa vetëm 7.6% e studentëve shqiptarë shprehen se do të studionin në vendlindje për këtë arsye. .60 Shumë student, para se të shkojnë me studime jashtë, kanë aplikuar dhe fituar të drejtën e studimeve në universitetet shqiptare. Këtë pohon edhe Artani, i cili studion në Francë: “Para se të regjistrohesha në Sorbonë të Parisit, unë e kisha fituar në Shqipëri të drejtën e studimit në universitetin dhe disiplinën që dëshiroja.” Ndërsa Bashkimi që studion për mjekësi në Turqi argumenton: “Në Shqipëri fitova degën e mjek ësisë duke u renditur i 47-i në listën e fituesve, por prapë duke parë gjendjen e arsimit shqiptar vendosa të studioj në Turqi. Vendosa të studioj në Bilkent që është lider për degën që studioj. Gjysma e departamentit kanë PhD në Universitetin e Standford.” Ndërsa cilësia e universiteteve shqiptare, edhe si pasojë e zgjerimit të shpejtë të kapaciteteve të saj, është relativisht e ulët. Në rast se i referohemi për cilësinë e universiteteve rankimit të QS World University Ranking, i cili publikon të dhëna periodike që nga viti 2004, Shqipëria nuk figuron në asnjë nga vitet. I vetmi rankim 55- Kritz M. M. and Douglas T. G.(2018) International Student Mobility. Sending Country Determinants and Policies, in the book Czaika M edited by., High Skilled Migration. Drivers and Policies. Oxford University Press. 56- Gërmenji, E. and Milo, L.(2011) Migration of the skilled from Albania: brain drain or brain gain? Journal of Balkan& Near Eastern Studies, Volume 13, Number 3: 339-357. 57- INSTAT.,(2015) Vjetari Statistikor, 2010-2014, Tiranë. 58- INSTAT.,(2019) Shqipëria në shifra, 2018. Tiranë. 59-Pyetja që ju bë të anketuarve ishte: A do të kishit studiuar në Shqipëri nëqoftëse universiteti juaj i preferuar do ju ofronte një vend? Dhe përgjigjet e mundshme ishin: Po; Jo; dhe Nuk aplikohet. 60- Pyetja që ju bë të anketuarëve ishte: Ishin kufizimet në numrin e vendeve për të studiuar në disiplinën tuaj në universi tetet shqiptare një faktor që ju nxiti për të studiuar jashtë vendit? Dhe përgjigjet e mundshme ishin: Po; Jo. 28 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? ku Shqipëria përmendet është‘Webometrics Ranking of World Universities’, një iniciativë e një grupi kërkimor në Spanjë. Sipas këtij rankimi universitetet shqiptare janë të fundit në rajon, duke filluar renditjen nga vendi 4.979(Universiteti Epoka) dhe deri në 14.010(Universiteti‘Luigj Gurakuqi’). .61 Një nga faktorët që ndikon në cilësinë e ulët të arsimit universitar janë edhe shpenzimet e pakta buxhetore. Sipas të dhënave të Eurostat-it në vitin 2014 Shqipëria shpenzonte 3.3% të GDPsë për arsimin, kur disa nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shpenzonin 4–4.5%, ndërsa mesatarja e BE-së ishte 5.3% e GDP-së. .62 Diferencat në këto shifra përqindjeje janë më të dukshme në rast se kujtojmë se Shqipëria ka një GDP shumë më të ulët. Ndërkaq, edhe emigrimi i pjesës më dinamike dhe elitare të stafeve akademike ka ndikuar në cilësinë e edukimit universitar. Studimet tregojnë se rreth 40% e stafeve universitare, kryesisht të rinj dhe të specializuar jashtë vendit, kishin emigruar mes viteve 1990–2008, çka e dobësoi kapacitetin për trainimin e brezave të rinj. .63 Duke krahasuar universitetet në Shqipëri me ato në MB-së, Andra, një studente masteri, thekson përvojën e saj: “Universitetet jashtë vendit i angazhojnë studentët në një mësim aktiv nëpërmjet dialogut. Studenti është në qendër që do të thotë që ti nuk ke tekste mësimore, por për çdo javë ti ke një listë me punime dhe kur shkon në klasë ti i ke lexuar ato dhe pedagogu bën shpjegimin. Ndërsa në Shqipëri ti ke tekstin mësimor dhe do të mësosh atë mbasi ta ka shpjeguar pedagogu në klasë. Pra, ti je një hap mbrapa, je shumë i varur nga teksti mësimor dhe nuk ke pyetje alternative.” Ashtu si intervistuesi i mësipërm, edhe Besjani, një student në Gjermani, thotë: “Mësimdhënia në universitetet gjermane është tërësisht ndryshe nga ajo në Shqipëri. Ajo nuk konsiston në metodën trego-mëso-recito.” Studentë të tjerë theksojnë se në universitetet shqiptare nuk mësohet një aplikim praktik i dijeve, ka mungesë të kërkimit shkencor dhe literaturë të pakët në biblioteka. Rrjedhimisht, për shumicën e studentëve shqiptarë, një universitet i huaj mund të sigurojë dije dhe aftësi të vlefshme, të cilat nuk mund të sigurohen në Shqipëri. Krahas kësaj, ata mund të marrin një diplomë që mund të shërbejë si një pasaportë në tregun ndërkombëtar të punës. Këtë pohon edhe Gjergji, një student i biologjisë në Gjermani: “Cilësia e universiteteve në Gjermani është shumë e lartë dhe unë e di se me diplomën që do të marr kam shumë mundësi të gjej punë në Gjermani ose në ndonjë vend tjetër të BE-së.” Ne i pyetëm studentët shqiptarë nëpërmjet anketës edhe për faktorët që përcaktojnë 61- http://www.webometrics.info/en/Europe/Albania 62- EUROSTAT., Key Figures on enlargement countries. 2017 Editions. 63- Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP; World Bank(2010) Albania, the New Growth Agenda: A Country Economic Memorandum. Washington DC: World Bank Report No.53599-AL. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 29 vendimin për të studiuar jashtë vendit. Sipas përgjigjeve të tyre, të cilat jepen në Tabelën 3, dy janë faktorët kryesorë: zgjedhja e një karriere ndërkombëtare pas përfundimit të studimeve jashtë vendit(77% e quajnë‘shumë të rëndësishme’) dhe kryerja e studimeve në një universitet të njohur ndërkombëtar(66% e quajnë ‘shumë të rëndësishme’). Të dy këta faktorë janë të lidhur ngushtë ndërmjet tyre, kushtëzojnë njëri-tjetrin, por theksi nga studentët vihet më shumë te karriera ndërkombëtare. Në këtë rast studimet në një universitet të njohur ndërkombëtar përdoren si një instrument për të migruar dhe ndjekur një karrierë ndërkombëtare. Por këtu duhet të sqarojmë diçka. Për shumicën e studentëve shqiptarë është e vështirë që të studiojnë në një nga universitetet e mirë kuotuara(si për shembull në Oxford ose Cambridge), sepse kuotat e pranimit janë të kufizuara, shpenzimet e regjistrimit shumë të larta dhe politikat e hyrjes janë shumë selektive. Në këtë rast, perceptimi i studentëve shqiptarë për universitete të mira, nga njëra anë lidhet me shkallën e zhvillimit ekonomik e social të vendit pritës dhe, nga ana tjetër, me rankimin e lartë të disa universiteteve në nivel botëror që ato mund të kenë. Kështu, MBja që nga 10 universitetet e para të rankuara në shkallë botërore ka katër prej tyre(World University Ranking 2020) .64 perceptohet nga masa e studentëve dhe punëdhënësve shqiptarë si një vend që ka një edukim terciar më cilësor se vendet e tjera. Krahas faktorëve të mësipërm ekzistojnë edhe të tjerë(Tabela 3). Kështu, një arsye e tretë është edhe mbështetja e familjes(25.2%), e cila është e rëndësishme për konsensusin dhe financimin e studimeve jashtë vendit. Së fundi, disa studentë i shohin studimet jashtë vendit edhe si një shprehje e lirisë, larg normave tradicionale, si një mundësi për të përfituar nga kultura dhe një jetë më e pasur shoqërore, krahas edukimit cilësor. .65 Një mendim të tillë shpreh Ermira, një studente e ekonomisë në Firence të Italisë: “Ajo që unë mendoja kur u largova nga Shqipëria ishte thjesht për të marrë një edukim më cilësor(...) Ajo që unë mendoja ishte të përfitoja nga një nivel më i lartë kulturor, të shkoja në një vend më të zhvilluar që ka një njëfarë historie, ka kontakte shumë më të gjalla, është më i hapur(...).” 64- https://www.topuniversities.com/university-rankings/world-university-rankings/2020 65- Danaj E., Gendered experiences of international student migration: the case of Albania. Gender, Place& Culture, 2019. 30 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Tabela 3. Faktorët që përcaktojnë vendimin për të studiuar jashtë vendit(në%) Shumë E rëndë e rëndë sishme sishme Jo e rëndë sishme Nuk apliko het Unë i pashë studimet jashtë si një mundësi 14.9 39.7 34.1 11.2 për aventurë Familja ime ishte e prirur që unë të studioja në 25.2 39.1 24.4 11.3 një vend të veçantë Unë isha i vendosur për të studiuar në një uni 66.2 26.3 5.5 2.0 versitet të nivelit botëror Unë dëshiroj një karrierë ndërkombëtare dhe 77.2 18.0 3.4 1.4 ky është hapi i parë drejt saj Vende të kufizuara në universitetet shqiptare 3.2 11.2 37.1 për të studiuar disiplinën time të preferuar 48.5 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit Duke u bazuar në këto përgjigje tri janë hipotezat e mundshme që mund të shpjegojnë këtë fenomen. E para prej tyre është se shqiptarët dëshirojnë një arsim universitar më cilësor për fëmijët e tyre, në krahasim me atë që kanë në Shqipëri, në mënyrë që nesër ata të integrohen më lehtë në tregun e punës dhe të konkurrojnë për punë të kualifikuara, të cilat janë më të paguara, më interesante, ofrojnë status më të lartë shoqëror dhe mundësi për zhvillim profesional. Redoni, një student në Gjermani, tregon shtysën e tij fillestare: “Nisesh në fillim me idenë se jashtë vendit do të marrësh një arsimim më të mirë dhe pastaj do ta kesh më të lehtë për të zënë një vend pune në Shqipëri dhe do të jesh më mirë profesionalisht.” Këtë ide thekson edhe Eltoni, një tjetër student nga Gjermania: “Kur i sheh shokët që mbarojnë jashtë studimet dhe kur kthehen në Shqipëri zenë një punë të mirë shtyhesh pak edhe ti që të aplikosh jashtë për një arsimim më të mirë(...).” Hipoteza e dytë supozon se me një edukim universitar në një nga universitetet e mira në një nga vendet e BE-së shqiptarët e kanë më të lehtë të punësohen dhe të integrohen në vendin pritës. Intervistat me prindërit tregojnë se në shumë raste dërgimi i fëmijëve për të studiuar në vendet e zhvilluara të OCDE-së shihet prej tyre si një strategji afat-gjatë për fëmijët e tyre për t’u integruar më lehtë dhe për të përparuar më mirë në vendet pritëse në lidhje me standardet e jetës, të ardhurat dhe perspektivën e karrierës. Këtë e pohon edhe Arbeni, një ish-emigrant në Itali që drejton aktualisht një kompani të sukseshme shërbimesh në Shqipëri. Ai shprehet: MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 31 “Në fillim të viteve’90, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe unë emigrova ilegalisht në Itali. Pas disa vitesh pune të vështira u riktheva dhe krijova biznesin tim në Shqipëri.(…) Në kushtet aktuale perspektivën e djalit tim unë e shoh në një nga vendet e BE-së. Por unë nuk dua që djali im të emigrojë dhe të jetojë ashtu si unë dikur. Prandaj unë do ta‘blej’ emigrimin e djalit tim … Unë do të financoj studimet e tij në një nga universitetet e mira të BEsë duke i krijuar mundësinë që të punësohet dhe integrohet më lehtë në vendin pritës.” Thuajse të njëjtën perspektivë shikon edhe Genti për fëmijët e tij. Ai thotë: “Kur u martova punët dukej sikur shkonin mirë dhe bashkë me gruan vendosëm ta ndërtojmë jetën tonë në Shqipëri.(…) Por tani mendojmë se fëmijët tanë duhet të ndërtojnë jetën e tyre jashtë vendit.(…) Të dy fëmijët e mi studiojnë në shkolla private dhe mësojnë gjermanisht, si parapërgatitje për të studiuar në një nga universitetet në Gjermani.” Ndërsa hipoteza e tretë është një gërshetim i dy të parave. Pavarësisht nga vendimi përfundimtar i studentit, të qëndrojë në vendin pritës apo të rikthehet në vendlindje, prindërit në të dy rastet mund të ndjehen të kënaqur. Mirlinda, një nënë e përkushtuar që ka djalin student në Gjermani, shpreh mendimin e saj: “Qëkurse e dërguam djalin në Gjermani ne dëshirojmë që ai të jetojë dhe të punojë në këtë vend. Por po të dojë le të kthehet. Shqipërinë këtu e ka.” Për shumë studentë, siç do të shohim edhe në seksionin e 6-të, kur të flasim për maturantët, opsioni i kthimit në vendlindje apo i qëndrimit në vendin pritës nuk është shumë i qartë që në fillim. Idea zhvillohet me kalimin e viteve, në varësi me shkallën e integrimit në vendin pritës, mundësive që ofrohen dhe vështirësive në lidhje me rikthimin në vendlindje. Këtë pohon edhe Arjani, një student që studion për master në Gjermani: “Kur erdha në Gjermani nuk është se mendoja për të ndenjur këtu. Dhe me sa mbaj mend thoja që do të kthehem. Ndërsa babai mendonte që duhet të rrija në Gjermani. Pastaj gradualisht duke u integruar, duke u njohur me shoqet dhe shokët ndryshova mendim. Tani jam i sigurtë që do të rri në Gjermani.” Pas dëshirës për emigrim qëndrojnë faktorë strukturorë, që i kemi trajtuar edhe në studime të tjera, si: papunësia, pagat e ulëta, mungesa e karrierës profesionale, korrupsioni i lartë, niveli i ulët i përkujdesjes shëndetësore dhe i arsimit, ndotja e mjedisit, pasiguria fizike, mbrojtja e pakët sociale, mungesa e besimit në sistemin e drejtësisë, pakënaqsia ndaj klasës politike etj. .66 Disa nga këta faktorë socioekonomikë, të cilët shfaqen herë si faktorë shtytës për të studiuar jashtë dhe herë si faktorë pengues për t’u rikthyer në vendlindje, ne do i trajtojmë në vijim në pjesë të ndryshme të studimit. Ato tregojnë se shoqëria shqiptare e prodhon fenomenin e emigrimit thuajse në të gjitha fazat e ciklit të studimeve universitare(para, gjatë dhe pas studimeve universitare). 66- Gëdeshi, I., King, R.(2018) New Trends in Potential Migration from Albania. Tirana: F. Ebert Foundation; Gëdeshi I., King R. (2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP; Gëdeshi, I., King, R.(2020) Albanian returned asylum-seekers: re-integration or re-emigration, IOM. 32 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 5.3 Kush studion jashtë vendit? Pavarësisht nga dëshira e madhe për të studiuar jashtë vendit, për të cilën kemi shkruar në seksionin e 6-të të këtij studimi, jo të gjithë të rinjtë shqiptarë i kanë mundësitë për të realizuar një gjë të tillë. UNESCO database tregon se në vitin 2017 vetëm 12.3% e studentëve shqiptarë studionin në vendet e zhvilluara të OECDsë. .67 Rrjedhimisht lind pyetja: kush nga të rinjtë shqiptarë mund të studiojë jashtë vendit? Përgjithësisht mund të shkojnë jashtë vendit dhe të studiojnë ata të rinj që zotërojnë një kapital të mjaftueshëm financiar, human dhe social. Edlira, një drejtuese e një shkolle të mesme në Elbasan, thotë në intervistën e saj: “Familjet intelektuale dëshirojnë dhe e bëjnë sakrificën që fëmijët të marrin një arsim më cilësor në një nga vendet e BE-së. Familjet në gjendje të mirë ekonomike gjithashtu e bëjnë këtë investim. Krahas tyre i dërgojnë fëmijët edhe ato familje që kanë rrjete sociale jashtë vendit.” Të tjerët, në rastin më të mirë, mund të studiojnë në institucionet universitare dhe shkollat e larta në Shqipëri. Nisur nga rëndësia e këtyre tipeve të ndryshme të kapitalit, të cilat mundësojnë studimin e të rinjve jashtë vendit, ne do t’i trajtojmë ato, duke filluar nga kapitali financiar. Studentët që disponojnë burime financiare Pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë që studiojnë në vendet e zhvilluara të OCDE-së vijnë nga familje që përbëjnë elitën financiare të Shqipërisë. Ata janë kryesisht fëmijë të profesionistëve(mjekë, pedagogë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, arkitektë, politikanë, informaticienë, punonjës të organizatave ndërkombëtare, gazetarë, drejtues të NGO-ve shqiptare etj.), të biznesmenëve, të drejtuesve dhe menaxherëve të kompanive, apo të nëpunësve të lartë të shtetit. Tabela e mëposhtme, e cila krahason strukturën profesionale(Tabela 4) të prindërve të studentëve që studiojnë jashtë me ata që studiojnë në Shqipëri dhe të maturantëve të shkollave të mesme, tregon se grupi i profesionistëve, biznesmenëve, dhe menaxherëve është dukshëm më i lartë në rastin e parë në krahasim me dy rastet e tjera. Kjo pa dyshim lidhet edhe me të ardhurat më të mëdha dhe pagat më të larta të këtij grupi në krahasim me dy të tjerët, çka u krijon mundësinë për të financuar studimet e fëmijëve të tyre jashtë vendit. Arjani, një student në Gjermani, tregon për shokët dhe të njohurit e tij: “Shokët dhe shoqet që kam unë prindërit i kanë intelektualë. Këtu shumica kështu janë, nga klasa e mesme dhe e lartë. Studentë shqiptarë me prindër punëtorë nuk kam njohur në Gjermani.” Edhe brenda këtij grupi mund të dallojmë shtresa ose nëngrupe. Kështu familjet e pasura i dërgojnë fëmijët në universitetet e mirënjohura të Anglisë, SHBA-së dhe në një shkallë më të vogël në Zvicër, Holandë ose Francë. Kjo pa dyshim kërkon edhe investime paraprake: shkolla të mira private para-universitare, kurse private të gjuhës së huaj, shkolla verore jashtë vendit, dhe vite përgatitore ose disa vite 67- http://data.uis.unesco.org/Index.aspx?DataSetCode=EDULIT_DS&popupcustomise=true&lang=en. Data extracted on 19 Mar 2020 14:03 UTC(GMT) from UIS.Stat MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 33 të shkollës së mesme në këto vende. Të dhënat e anketës tregojnë se 62% e prindërve të atyre që i dërgojnë fëmijët në Angli janë biznesmenë, profesionistë ose zyrtarë të lartë të shtetit. Nëpërmjet edukimit të individëve të privilegjuar në universitete të mirënjohura, shtresa e pasur, siç do të shohim edhe në elementët e tjerë të ciklit(rikthimi, punësimi etj.), riprodhon dhe përforcon sistemin e statusit shoqëror tashmë ekzistues në Shqipëri. Tabela 4. Profesionet e prindërve të studentëve shqiptarë jashtë vendit, në Shqipëri dhe të maturantëve në shkollat e mesme(në%) Nr Profesioni Studentë shqip- Studentë shqiptarë jashtë vendit tarë në Shqipëri (N=651)(N=1650) Maturantë në shkollat e mesme (N=450) Babai Nëna Babai Nëna Babai Nëna 1 Punëtor krahu i kualifikuar 10.5 2.6 17.4 7.3 18.2 11.3 2 Punëtor krahu i pakualifikuar 2.5 1.9 5.6 3.5 6.8 2.7 3 Agjent shitjeje/përfaqësues shitjesh 2.5 1.4 2.5 2.1 2.2 3.5 4 Administrator/kontabilist 4.6 6.5 2.8 2.4 3.1 3.8 5 Nëpunës(administrata shtetërore) 14.5 14.2 11.9 8.1 11.0 7.4 6 Profesionist/mësues, mjek etj. 25.3 33.5 12.7 15.4 8.9 17.7 7 Shtëpiak 0.2 13.9 0.5 36.5 0.5 23.4 8 Drejtor/Partner biznesi 5.7 1.9 3.6 1.9 9 Menaxher 3.5 3.4 4.7 2.2 10 Biznesmen 19.0 8.3 20.5 9.5 22.3 6.3 11 Fermer 1.2 0.9 6.5 1.5 1.7 0.3 12 Pensionist 4.8 3.2 3.5 2.3 0.9 0 13 I papunë 2.5 4.0 8.1 8.3 5.2 12.6 14 Tjetër 3.2 4.2 5.5 1.7 8.3 6.0 15 Nuk aplikohet 2.5 1.5 0.9 0.3 16 Pa përgjigje 1.6 0.8 Gjithsej 100 100 100 100 100 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, brenda vendit dhe me maturantët, 2019 34 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Një burim tjetër financimi, siç tregojnë edhe intervistat, janë edhe kursimet afat-gjata të familjeve nga një përvojë e mëparshme emigrimi. Thuajse 21% e studentëve shqiptarë jashtë vendit kanë qenë familjarisht ose kanë pasur njërin prind(babain) emigrant, kryesisht në Greqi(47%) dhe në Itali(25%). Periudha mesatare e qëndrimit të tyre në vendin e migrimit kur kanë qenë familjarisht është 5.8 vjet dhe 5.1 vjet në rastin kur ka qenë vetëm babai. .68 Sipas intervistave një nga objektivat kryesore të emigrimit ka qenë edhe sigurimi i mjeteve financiare për arsimimin e mirë të fëmijëve. Shumica e tyre janë kthyer si rezultat i krizës ekonomike. Familje të tjera shqiptare, kryesisht të shtresës së mesme, kursejnë një pjesë të madhe e të ardhurave të tyre mujore ose mund të bëjnë edhe sakrifica të tjera për të financuar studimin e fëmijëve jashtë vendit. Kështu shprehet edhe Afërdita, nëna e një studenti në Francë:“Sikur kursimet e mia të mos mjaftonin, do të kisha shitur edhe pasurinë vetëm që djali të shkonte për të studiuar jashtë.” Kjo sakrificë e familjeve shqiptare për të ardhmen e fëmijëve theksohet edhe në intervistat e studentëve. Egla, një studente shqiptare në Itali, tregon: “Shqiptari gjithmonë ka bërë sakrifica për një perspektivë më të mirë të fëmijëve(...). Familjet shqiptare, duke qenë pak të zhgënjyera nga jeta, nga mjedisi ekonomik dhe social në përgjithësi në Shqipëri, e kanë më shumë dëshirën që të shtyjnë fëmijët për të migruar jashtë shtetit. Ndoshta duke qenë të bindur brenda vetes se të ikësh jashtë shtetit nuk e gjen fushë me lule ata investojnë për arsimimin e tyre. Pra, për mendimin tim, është e lidhur me një kontekst historik, ekonomik, social dhe politik. Familjet shqiptare sakrifikojnë.” Në mungesë të burimeve të mjaftueshme financiare, disa familje ndjekin edhe strategji të tjera. Ato i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar jashtë vendit vetëm për nivelin master, ndërsa studimet universitare i kryejnë në Shqipëri. Në këtë rast periudha e studimeve jashtë vendit është më e shkurtër dhe shpenzimet financiare janë më të vogla. Këtë shpjegon edhe Endri, një student masteri në Gjermani: “Unë kam shokë që bachelorin e bëjnë në Shqipëri dhe masterin dëshirojnë ta bëjnë në një vend të BE-së. Kjo sepse familjet e tyre nuk kanë mundësi ekonomike që të financojnë 5 vite të shkollimit jashtë vendit, por thonë që do të financojmë vetëm dy vite.” Disa familje të tjera i dërgojnë fëmijët për të kryer studimet bachelor në Greqi, Bullgari, Rumani, Turqi, Poloni, Qipro etj. ku shpenzimet janë më të ulëta dhe pastaj i dërgojnë për studimet master në një nga universitetet në Gjermani, Francë, Holandë, Itali, MB ose SHBA ku cilësia e arsimimit është më e mirë, por shpenzimet janë më të larta. Të dhënat e anketës tregojnë se 56% e studentëve që studiojnë për master dhe kanë një përvojë të mëparshme qëndrimi në një vend tjetër i përkasin këtij grupi. 68- Pyetja që ju bë të anketuarëve ishte: Ka jetuar ndonjë nga prindërit tuaj jashtë vendit për një periudhë gjashtë mujore ose më shumë? Përgjigjet e mundshme ishin: Po; Jo. Nëqoftëse po, tregoni vendin(nëqoftëse keni jetuar në më shumë se një vend, listoni vendin ku keni jetuar më gjatë) dhe kohën e qëndrimit(vite). MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 35 Një pjesë e studentëve shqiptarë, – kryesisht në Itali, Turqi, SHBA, Greqi, Belgjikë etj. – përfitojnë edhe nga bursat ose grantet e qeverive të vendeve dhe universiteteve pritëse. Të dhënat e anketës tregojnë se 21% e studentëve shqiptarë përfitojnë bursa nga shteti shqiptar ose nga institucioni pritës, çka lehtëson kontributin financiar të prindërve. Kështu në Shqipëri Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka krijuar Fondin e Ekselencës nëpërmjet të cilit financohen jashtë vendit studimet e studentëve të shkëlqyer. Gjithashtu Fondacioni“Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” (Fondacioni“Soros”) ka dhënë bursa për studentët shqiptarë jashtë vendit. .69 Thuajse 41% e studentëve të anketuar thonë se mundësia e marrjes së bursës ‘ishte e rëndësishme’ në procesin e përzgjedhjes së universitetit dhe të vendit të studimit. .70 Në disa vende të tjera si në Hungari, Poloni, Rusi, Qipro etj. studentët shkojnë edhe me bursa të këtyre vendeve. Albana, një studente në Itali, tregon rastin e saj: “Në Itali, diçka e mirë është bursa që mund të marrësh. Shqiptarët mund të marrin bursën, sepse në krahasim me italianët ne kemi nivel më të ulët të ardhurash.” Edhe në SHBA disa studentë përfitojnë bursa nga institucioni pritës. Donika, një drejtuese në një shkollë profesionale private në Tiranë, tregon: “Amerika është e shtrenjtë, por ajo jep bursa për studentët më të mirë.(...) Edhe Italia ka shumë bursa, por atje bursa jepet në raport me të ardhurat familjare. Duhet të tregosh me dokumenta të ardhurat familjare(...). Tabela e mëposhtme tregon burimet kryesore të financimit .71 të studimeve universitare(Tabela 5), ku mbështetja financiare e prindërve, vetëfinancimi dhe bursat nga shteti shqiptar ose institucionet pritëse përfaqësojnë rreth 96% të rasteve. 69- Gërmenji, E. Milo, L.(2011) Migration of the skilled from Albania: brain drain or brain gain? Journal of Balkan& Near Eastern Studies, Volume 13, Number 3: 339-357. 70- Pyetja që ju bë të anketuarve ishte: A ju njoftoi universiteti juaj aktual se mund të aplikonit për bursë dhe a ishte kjo e rëndësishme për vendimin tuaj se ku të studionit? Përgjigjet e mundshme ishin: Nuk më njoftoi; Njoftim kishte, por nuk ishte e rëndësishme; Po, dhe mundësia e bursës ishte e rëndësishme; Tjetër(ju lutem specifikoni). 71- Pyetja që ju bë të anketuarve ishte: Si i financoni studimet tuaja? Cdo i anketuar mund të jepte më shumë se një përg jigje, të cilat ishin: vetëfinancim, mbështetje familjare, grant ose bursë nga institucioni pritës, hua bankare, punëdhënësi, dhe tjetër. 36 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Tabela 5. Burimet e financimit të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit Nr Financimi i studimeve Numër Përqindje 1 Vetëfinancim 199 30.6 2 Mbështetje familjare 288 44.2 3 Grant ose bursë nga institucioni pritës 138 21.2 4 Hua bankare 1 0.2 5 Ndihmë nga punëdhënësi 7 1.1 6 Tjetër 18 2.7 Gjithsej 651 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Ndërkaq, shumë studentë shqiptarë në mungesë të burimeve të mjaftueshme financiare nga familjet e tyre ose për të lehtësuar barrën financiare të prindërve punojnë me kohë të pjesshme në vendet pritëse. Tabela e mëposhtme tregon se rreth 46% e studentëve shqiptarë punojnë me kohë të pjesshme në vendin pritës (Tabela 6). .72 Sipas anketës puna e studentëve është më e përhapur në SHBA, Gjermani, Itali, dhe Francë. Në shumë raste kjo i pengon në përfundimin e shpejtë të studimeve universitare, në arritjen e rezultateve më të larta mësimore ose në realizimin e një jete shoqërore të pasur. Mirlinda, një studente shqiptare në Itali, pohon: “Pasi mbarova provimet e vitit të parë unë fillova dhe të punoja(...) Unë isha në një qendër tregtare dhe do të shisja produktin në internet, këtë punë e bëra për 8 muaj dhe punoja 7 ditët e javës për 12 orë çdo ditë. Kështu që nuk ishte e lehtë për të bërë dhe studimet dhe për të dhënë provimet. Pastaj fillova të bëj dhe njëfarë stazhi ku është tani dhe vendi im i punës. Kam të bëj me pagesat e klientëve të ndërmarrjes, tani punoj 45 orë në javë nga e hëna deri të premten.(...) Shumë nga studentët shqiptarë që unë kam njohur në Itali punojnë, asnjëri nuk rri vetëm në sallën e leksioneve dhe në darkë të bëjnë një jetë sociale. Absolutisht jo. Ata punojnë, ka shumë që bëjnë kamarierin, lavapjatin, ka dhe që kanë fat e gjejnë edhe një punë më të mirë. Por në përgjithësi të gjithë studentët shqiptarë punojnë këtu.” 72- Pyetja që ju bë studentëve ishte: A keni një punë part-time? Përgjigjet e mundshme ishin: Asnjë; Më pak se 8 orë në javë; 8 deri 20 orë në javë; Më shumë se 20 orë në javë. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 37 Ditmiri në Gjermani, që studion për master në informatikë, tregon një përvojë tjetër: “Prindërit më mbajtën një vit me shpenzimet e tyre, sepse pastaj gjeta punë si student dhe punoja 20 orë në javë. Me punën time arrija të përballoja të gjitha shpenzimet e mia mujore.” Por ka edhe ndonjë rast të veçantë ku financimi i studimeve është frut vetëm i punës së studentit. Një përvojë të tillë tregon Ermira, një studente masteri në Gjermani: “Nga Shqipëria unë jam larguar vetëm me 50 euro në xhep dhe biletën e avionit që kushtonte 250 euro. Pjesën tjetër e kam përballuar vetë(...). Familja ime fatkeqësisht nuk më ndihmonte dot. Unë kam dy prindër të thjeshtë dhe aktualisht janë në pension. Me të ardhurat e tyre nuk kishin mundësi të më ndihmonin.(...) Në Gjermani është një program për babysitter ku shkon në një familje gjermane për t’u përkujdesur për fëmijët dhe ata të ofrojnë kursin e gjuhës gjermane falas. Duhet të bësh një vit kursin për gjuhën. Gjatë këtij viti unë paguhesha 250 euro në muaj dhe familja më siguronte ushqimin, banesën dhe mësimin e gjuhës gjermane. Kjo ishte mbështetja financiare. Ndërkohë për të bërë studimet unë duhet të kisha një llogari bankare të hapur në Gjermani. Por unë nuk e kisha dhe aty më erdhi në ndihmë familja ku punoja si babysitter. Ata ishin të dy akademikë, e kishin kuptuar shumë mirë dëshirën time për të studiuar, dhe më thanë që do të të ndihmojmë. Ata më bënë garancinë dhe pastaj mora të drejtën për të studiuar për master.” Tabela 6. Punësimi i studentëve shqiptarë me kohë të pjesshme në vendin pritës Nr A keni një punë me kohë të pjesshme? 1 Asnjë 2 Më pak se 8 orë në javë 3 8 deri 20 orë në javë 4 Më shumë se 20 orë në javë Gjithsej Numër 348 74 162 67 651 Përqindje 53.5 11.4 24.9 10.3 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Në shumë raste gjetja e një vendi pune nuk është vetëm një mundësi financiare për të përballuar shpenzimet e arsimimit dhe të jetës së përditshme, por edhe një mundësi lidhjesh sociale, integrimi dhe qëndrimi në vendin pritës në përfundim të studimeve universitare. Arlindi, një student i elektronikës në Munih të Gjermanisë, tregon përvojën e tij: 38 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? “E mira është të punosh pak gjatë studimeve universitare që të integrohesh me jetën, sepse pastaj bëhet më e vështirë të gjesh punë po nuk pate eksperienca të mëparshme. Këtu, me sa kam vënë re unë, janë të pakët studentët që nuk punojnë.” Studentët që disponojnë kapital human Studentët që studiojnë jashtë vendit përgjithësisht vijnë nga familje që i përkasin elitës intelektuale të vendit. Më shumë se gjysma e tyre(55.9%) i kanë të dy prindërit me arsim të lartë, çka është thuajse pesë herë më e lartë se mesatarja e vendit..73 Ky nivel arsimor i prindërve të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit është thuajse dy herë më i lartë se ai i studentëve që studiojnë në Shqipëri ose i maturantëve të anketuar(Tabela 7). Niveli arsimor i prindërve është i rëndësishëm, sepse prindërit me arsim universitar janë më të interesuar për mbarëvajtjen mësimore të fëmijëve të tyre, i nxisin të mësojnë gjuhë të huaja, i këshillojnë, i orientojnë dhe i mbështesin më mirë në jetë. Gjithashtu, ata janë më të prirur për të investuar në edukimin e fëmijëve jashtë vendit. Eriona, drejtuese e një shkolle të mesme në Tiranë, thotë: “Është një pakicë e vogël prindërish, kryesisht me edukim universitar, të cilët e kanë ndarë mendjen për t’i dërguar jashtë fëmijët që kur i kanë prurë në gjimnaz. Por kjo është një pakicë e vogël. Janë ato familje që kanë edhe mundësi ekonomike.” Tabela 7. Arsimi universitar i prindërve të studentëve shqiptarë jashtë vendit, në Shqipëri dhe i maturantëve të shkollave të mesme Prindër me Nr arsim universitar Studentë shqiptarë jashtë vendit (N=651) Studentë shqiptarë në Shqipëri (N=1650) Maturantë të shkollave të mesme (N=450) 1 Po, të dy 55.9 27.6 26.2 2 Po, babai 8.0 11.8 15.1 3 Po, nëna 11.1 8 11.9 4 Asnjëri 25.0 52.7 45.8 Gjithsej 100 100 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, brenda vendit dhe me maturantët, 2019 73- Sipas Census-it të vitit 2011 në Shqipëri 10.7% e popullsisë 40 deri 69 vjeç, që i përket edhe grupmoshës së prindërve të studentëve, ishin me arsim universitar. Për më shumë shiko INSTAT( http://www.instat.gov.al/al/temat/censet/censu si-i-popullsis%C3%AB-dhe-banesave/). MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 39 Përgjithësisht për të studiuar në universitetet e vendeve më të zhvilluara të OCDE-së shkojnë nxënësit më të mirë dhe të talentuar, ata që kanë rezultate të shkëlqyera akademike dhe kanë përvetësuar shumë mirë një ose dy gjuhë të huaja. Arbeni, një student në Gjermani, shprehet: “Në shumë raste dërgimi i fëmijëve për të studiuar jashtë vendit varet edhe nga prindërit. Në qoftë se ata vërejnë se fëmija e tyre nuk e ka kapacitetin për të studiuar jashtë vendit, atëherë është më mirë që të bëjnë studimet universitare në Shqipëri.(...) Në klasën time(në shkollën e mesme) nxënësit që nuk shkuan për studime jashtë ishin ata me rezultate të ul ë ta në mësime.” Shumë prej tyre kanë studiuar në shkolla private në Shqipëri, kanë frekuentuar kurse të gjuhëve të huaja dhe disa kanë marrë pjesë në shkolla verore jashtë vendit. Endri, një student i elektronikës në Gjermani dhe që ka studiuar në një shkollë private profesionale në Shqipëri, thotë: “Në shkollën tonë, pak a shumë, të gjithë i kishin mundësitë ekonomike. Por nga shkolla jonë kanë shkuar për studime jashtë më të mirët. Unë nuk njoh ndonjë të dobët. Ndoshta mund të ketë ndonjë mesatar, por të dobët që kanë ardhur për studime jashtë nuk njoh asnjë.” Niveli i pavarësisë, përgjegjësisë, këmbënguljes dhe i iniciativës është një karakteristikë tjetër e studentëve që studiojnë jashtë vendit. Shkëlzeni që vazhdon studimet universitare në Gjermani tregon për shokët e tij: “Ka edhe individë që i kanë mundësitë financiare dhe rezultatet e larta akademike, por e kanë të vështirë të shkëputen nga familja. Ata ndjehen më mirë afër familjes, e kanë më konfort qëndrimin në Shqipëri, sepse jashtë vendit gatimin dhe shumë gjëra të tjera duhet t’i bësh vetë. Domethënë duhet të mësohesh pa ndihmën e prindërve. Kjo kërkon njëlloj përgjegjësie më të lartë se në Shqipëri.” Vjosa, një nënë e përkushtuar, tregon përvojën me dy fëmijët e saj: “Unë kam menduar gjithnjë për të dy fëmijët që të vazhdonin studimet universitare jashtë vendit kur të rriteshin. Por vajza, më e madhja, nuk më ndoqi, sepse ajo nuk u rrit me idenë e largimit jashtë(...). Ajo është dhe shumë e lidhur me familjen. Lidhja e fortë me prindërit është një faktor që i pengon ata. Vajzën e pengoi, kurse djalin jo. Ai ka qenë i pavarur qëkurse ishte i vogël dhe tani studion në Gjermani.” Rreth 16% e studentëve të anketuar(thuajse 3/4 e tyre janë vajza) thonë se shkëputja nga familja është një faktor shqetësues. .74 Për të kapërcyer këtë pengesë, disa familje në gjendje të mirë ekonomike i përgatisin paraprakisht fëmijët duke i dërguar gjatë pushimeve në shkolla verore jashtë vendit, ku krahas forcimit të pavarësisë përvetësojnë edhe më mirë gjuhën e huaj. Disa familje të tjera preferojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre për studime pranë të afërmve të tyre 74- Pyetja që ju bë studentëve ishte: Kush ishin faktorët që ju shqetsonin(para largimit) për të studiuar jashte vendit? Vështirësia për të lënë familjen prindërore. Përgjigjet e mundshme ishin: Shumë e rëndësishme; Pak e rëndësishme; Jo e rëndësishme; E pa aplikueshme. 40 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? emigrantë, për të rritur kontrollin e përkujdesjen dhe për të ulur koston financiare e psikologjike. Studentët dhe familjet që disponojnë kapital social Ekzistenca e një rrjeti shokësh dhe të afërmve jashtë vendit është e rëndësishme në përzgjedhjen e vendit të studimit, universitetit, fushës së studimit, plotësimit të dokumentave, strehimit, gjetjen e një pune me kohë të pjesshme dhe përkujdesjes (të paktën në vitin e parë të studimeve). Kjo ndikon në uljen e kostos financiare, psikologjike dhe të informacionit. Thuajse 44% e studentëve të anketuar thonë se kanë pasur kontakte me shqiptarë në vendin pritës përpara përzgjedhjes së universitetit. Majlinda, e cila kërkon të aplikojë për studime në një universitet në Angli, tregon: “Nga rrethi im familjar unë kam dy kushërira në Angli(...). Ato sapo kanë mbaruar bachelorin dhe do të vazhdojnë edhe masterin në Angli(...). Kështu që duke komunikuar vazhdimisht me to unë e kam të gjithë informacionin e nevojshëm për të aplikuar në një nga universitetet në Angli.” Studentë të tjerë kanë të afërm dhe miq(21%) ose kanë qenë më parë familjarisht në këtë vend si emigrantë. Ermira, një nxënëse maturante nga Tirana, shprehet: “Anglia është një nga shtetet më të shtrenjta për të studiuar dhe jetuar(...), por duke pasur të afërm në këtë vend unë nuk kam nevojë që të qëndroj në konvikt ose të marr një apartament me qera. Unë kam ndihmesën e të afërmve dhe të gjitha këto më bëjnë që të zgjedh si alternativë Anglinë, edhe pse jetesa në këtë vend mund të jetë më e shtrenjtë.” Të tjerë kërkojnë një mbështetje të vazhdueshme psikologjike, të afërm dhe miq që mund t’i këshillojnë ose t’i përkrahin në rast nevoje. Jona, një studente në Itali, shkruan në anketën e saj: “Nuk është aspak e lehtë që në moshën 18–vjeçare të largohesh nga shtëpia për t’u transferuar përtej Adriatikut. Ne si shqiptarë kemi një histori të lidhur me migrimin, nuk ka familje në vendin tonë që nuk ka të afërm jashtë shtetit. Ajo që kushtëzoi zgjedhjen e vendit ishte prania e familjarëve të mi këtu. Fillimisht zgjedhja e vendit u kushtëzua nga ky aspekt.” Kjo prodhon një konfort dhe siguri edhe te prindërit, sidomos në rastin kur kanë vajza. Klea, drejtoresha e një shkolle në Korçë, thotë: “Shkojnë për të studiuar jashtë vendit ata që kanë mundësinë ekonomike. Kjo është kushti i parë. Por duhet dhe një strehë që studenti të gjejë një mbështetje, të paktën nga bisedat që ne bëmë me familjarët që do të dërgonin fëmijët në Itali. Edhe kjo dilte si kusht, bile është shumë i fortë.” Rrjedhimisht, stoku i emigrantëve përcakton, deri në njëfarë mase, edhe fluksin e studentëve në atë vend. Theksojmë deri në njëfarë mase, sepse, siç do të shohim në seksionin më poshtë, ka edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm. Rasti i Italisë MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 41 është një shembull tipik, por pozita e saj relative ka filluar të zvogëlohet, ashtu siç e humbi Greqia vendin e saj vite më parë. Ky kapital shoqëror është i nevojshëm edhe në përzgjedhjen e universitetit, fushës së studimit, aplikimin për studime, në plotësimin e dokumentave dhe kërkesës për bursë në institucionin pritës. Arbëresha, një drejtuese në një nga shkollat e mesme të Tiranës, tregon: “Nga formularët e plotësuar .75 në shkollën tonë rezulton që rreth 40% e maturantëve shprehin dëshirën për të studiuar jashtë vendit, por në realitet vetëm 10–15% e tyre mund të shkojnë. Të tjerët nuk arrijnë të plotësojnë dokumentat e nevojshme në kohën e duhur, sepse mund të mos kenë informacionin përkatës.” Së fundi, edhe rrethi shoqëror ku bën pjesë studenti potencial ka rëndësi, sepse ushtron presion psikologjik, drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, në vendimmarrje. Shpëtimi, një student në Austri, tregon:“Shikoja që shumë nga shokët e mi po përgatiteshin të studionin jashtë, kështu që vendosa edhe unë(…).” Këtë pohon edhe Lorena, drejtoreshë e një shkolle të mesme në Tiranë:“Shumë nga nxënësit që ikin jashtë ndikohen edhe nga njëri-tjetri(...).” 75- Është një formular që plotësohet nga maturantët e shkollave të mesme para përfundimit të vitit shkollor. Formulari, ndër të tjera, ka edhe një rubrikë ku kërkohet, nga ata që dëshirojnë të studjojnë jashtë vendit, printimi i diplomës së shkollës së mesme më përpara. 42 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 5.4 Cilat janë vendet e studimit? Sipas bankës së të dhënave të UNESCO-s, studentët shqiptarë janë shpërndarë në mbi 30 vende të botës, por 10 vendet kryesore ku ata studiojnë janë Italia, Greqia, Turqia, Gjermania, SHBA-ja, Franca, Austria, Rumania, MB, dhe Bullgaria(Tabela 8). Në vitin 2017 thuajse 85% e stokut të studentëve ndërkombëtarë shqiptarë studionin në vendet e BE-së. .76 Tabela 8. Shpërndarja e studentëve shqiptarë sipas vendeve kryesore pritëse në vitin 2017 Nr Vendet Numër Përqindje 1 Italia 10.364 59.4 2 Greqia 1.206 6.9 3 Turqia 989 5.7 4 Gjermania 886 5.1 5 SHBA 824 4.7 6 Franca 550 3.2 7 Austria 364 2.1 8 Rumania 294 1.7 9 MB 272 1.6 10 Bullgaria 242 1.4 11 Vende të tjera 1.457 8.4 Totali 17.448 100 Burimi: UNESCO Institute of Statistics, Global Flow of Tertiary Level Students (http://uis.unesco.org/en/uis-student-flow) Dy vendet e para ku studionin studentët shqiptarë në vitin 2017, por me një diferencë të theksuar midis tyre, ishin vendet fqinje: Italia(59.4%) dhe Greqia(6.9 %). Afërsia gjeografike dhe ngjashmëritë kulturore, stoku i madh i emigrantëve shqiptarë dhe politikat e favorshme për studentët janë midis faktorëve që shpjegojnë koncentrimin e madh të studentëve ndërkombëtarë shqiptarë në Itali dhe Greqi. Këtë thekson edhe Pandora, drejtoresha e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës: “Deri tani Greqia është ndër vendet e para ku shkojnë studentët nga Korça. 76- http://uis.unesco.org/en/uis-student-flow MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 43 Ajo është më afër dhe njerëzit kanë më shumë mundësi të shkojnë dhe të vijnë në Greqi.” Megjithatë, krahasuar me disa vite më parë, pjesa absolute dhe relative e këtyre dy vendeve është zvogëluar. Kështu, bazuar në shifrat e UNESCO-s, numri i studentëve shqiptarë në vitin 2017 krahasuar me vitin 2016, ra respektivisht me 26.1% dhe 3.4% për Greqinë dhe Italinë. Ndërkaq, vitet e fundit numri i studentëve shqiptarë që shkojnë për të studiuar në Gjermani është rritur me ritme të shpejta. Sipas UNESCO-s në vitin 2017(viti i fundit për të cilin kemi të dhëna), 886 studentë shqiptarë studionin në universitetet gjermane. Ndërsa në 2018-2019 German Centre for Higher Education Research and Science raportonte për 2.190 studentë shqiptarë në Gjermani. .77 Endri, një student që ka disa vite në Gjermani, tregon: “Numri i studentëve shqiptarë vjen duke u rritur. Kur kam ardhur unë ka pasur pak studentë shqiptarë këtu,(...) kurse tani janë gjithmonë e më shumë, janë në rritje. Sidomos tani që e kanë hequr edhe atë vitin përgatitor që bënim ne shqiptarët, sepse nuk na e njihnin shkollën(...). Tani që e kanë hequr bëhet më e lehtë për ne shqiptarët.” Niveli i lartë i zhvillimit ekonomik e social, mundësia e punësimit për personat me edukim universitar dhe të kualifikuar, cilësia e lartë e edukimit terciar, kosto e ulët e tarifave universitare, ekzistenca e një komuniteti shqiptar në rritje të shpejtë, .78 janë disa nga faktorët që shpjegojnë zhvendosjen e kurbës nga Italia te Gjermania. Ky perceptim i Gjermanisë, si një vend shumë i përparuar dhe që ofron mbështetje të mirë sociale, u rrit veçanërisht pas krizës ekonomike globale(2008) dhe krizës së refugjatëve(2015). Gjatë viteve 2013–2018 thuajse 83.000 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani(dhe më pas u rikthyen). .79 Arbeni, një student në Gjermani, tregon arsyet e kësaj preference: “Gjermania preferohet sepse universitetet i ka të një cilësie të lartë dhe thuajse falas. Unë për 6 muaj paguaj 150 euro, ndërkohë që Franca i ka deri në 2 mijë euro për një semestër. Veç kësaj Gjermania për momentin është lideri i Bashkimit Europian dhe ka mundësi më të mira punësimi.(...) Gjermania, do të thosha, tani është bërë si vendi kryesor për shqiptarët për të studiuar.” Kjo dëshirë e studentëve shqiptarë për të studiuar në Gjermani reflektohet edhe në mësimin e gjuhës gjermane. Shumë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri kanë filluar të mësojnë gjuhën gjermane në shkollë ose në kurse private. Pranvera, një mësuese me eksperiencë në një shkollë të mesme private në Korçë, shprehet: 77- GIZ., Programme Migration& Diaspora., Albanian Students in Germany. 78- Në fund të vitit 2015 në Gjermani kishte 59.000 migrantë nga Shqipëria(për më shumë shiko: Kölker K. N., Migration Networks between Germany and the Countries of Origin- Republic of Albania and Republic of Kosovo, PowerPoint Presentation, Tirana March 2017.) 79- Gëdeshi I., King R.,(2020) Albanian returned asylum-seekers: re-integration or re-emigration? IOM, Tirana. 44 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? “Në qoftë se do të krahasojmë me 3–4 vite më parë është rritur preferenca e nxënësve për të studiuar në Gjermani. Tani edhe në shkollë gjuha italiane thuajse po zëvendësohet me gjermanishten. Në shkollë ne kemi pasur gjuhën angleze dhe italiane. Por tani italishtja është reduktuar sepse në klasat e saj ka vetëm 8 nxënës, kurse për gjuhën gjermane në vitin e parë janë thuajse të gjithë nxënësit.” Ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë(MASR) numri i nxënësve në arsimin parauniversitar në Shqipëri që mësojnë në shkollë gjuhën gjermane(si gjuhë e huaj e parë ose e dytë) ishte 12.678 vetë në vitin 2019, nga 6.400 që ishte në vitin 2012. .80 Ndërkaq, 2.200 studentë mësojnë gjuhën gjermane në sistemin universitar .81 dhe mbi 20.000 të rinj të tjerë e mësojnë nëpërmjet kurseve private. .82 Shumë studentë të tjerë që bëjnë studimet universitare në Turqi, Rumani, Bullgari, Poloni, Hungari etj. preferojnë që studimet master t’i bëjnë në Gjermani. Rrjedhimisht kemi një zhvendosje të studentëve ndërkombëtarë drejt Gjermanisë dhe arsyeja kryesore është mundësia e punësimit në këtë vend pas përfundimit të studimeve. 5.5 Cila është përvoja akademike jashtë vendit? Disiplinat e studimit Disiplinat e studimit të studentëve ndërkombëtarë shqiptarë janë të ndryshme. Tabela 9, e cila bazohet në klasifikimin ICSED 2012, tregon disiplinat e studimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit. Rreth 28% e tyre janë duke studiuar‘biznes, administrim dhe ligj’, pak më shumë se 18% studiojnë‘inxhinieri, prodhim dhe ndërtim’, 18%‘teknologji e informacionit dhe komunikimit’, 14.5%‘shkenca sociale, gazetari dhe informacion’, rreth 11%‘shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë’, dhe rreth 6% studiojnë‘shëndet dhe mirëqenie’. Nëndarjet e tjera, nga thuajse 11 grupime të disiplinave, janë të papërfillshme(Tabela 9). 80- Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve 81- Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve 82- Intervistë me znj. Alketa Kuka, Head of the Language Department, Goethe Institute, Tirana MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 45 Tabela 9. Subjektet kryesore të studimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit Nr Subjektet kryesore të studimit Numër Në përqindje 1 Shkenca arsimi 2 0.3 2 Arte dhe shkenca humane 15 2.3 Shkenca sociale, gazetari dhe 3 93 14.5 informacion 4 Biznes, administrim dhe ligj 180 27.9 5 Shkenca natyrore, matematikë dhe 72 11.2 statistikë 6 Teknologji e informacionit dhe komu 116 18.0 nikimit 7 Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim 118 18.4 8 Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari 1 0.1 9 Shëndet dhe mirëqenie 41 6.4 10 Shërbime 1 0.1 11 Fushë e panjohur 4 0.8 Gjithsej 643 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Në krahasim me mesin e viteve 2000’, për të cilin disponojmë disa të dhëna të pjesshme, ka një ndryshim në strukturën e disiplinave të studimit të studentëve shqiptarë. Sipas një anketimi të realizuar nga Shoqata studentore AlbStudent në periudhën nëndor 2005–qershor 2006 me 704 studentë shqiptarë jashtë vendit, rezulton se rreth 28% e tyre studionin për ekonomi, rreth 26% për shkencat sociale, 12% për drejtësi, ndërsa për inxhinieri, informatikë dhe shkenca natyrore studionin vetëm 18%. .83 Këto shifra në anketën tonë, siç shihet edhe në tabelën 10, janë respektivisht 24.2%, 14.5 përqind për shkencat sociale, 3.7% për drejtësinë dhe 47.6 % për inxhinieri, informatikë dhe shkenca natyrore. Rrjedhimisht, në harkun kohor të thuajse 15 viteve kurba është zhvendosur nga shkencat sociale dhe juridike në drejtim të inxhinierive, informatikës dhe shkencave natyrore. 83- Për më shumë informacion shiko: https://www.forumishqiptar.com/threads/73998-Student%C3%ABt-shqip tar%C3%AB-jasht%C3%AB-t%C3%AB-pavendosur-p%C3%ABr-t%C2%92u-kthyer 46 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Tabela 10. Ndryshimi në disiplinat e studimit të studentëve shqiptarë në vitet 2005 dhe 2019(në%) Disiplinat Anketa AlbStudent Anketa e CESS Diferenca Ekonomi 27.6 24.2- 3.4 Shkencat sociale 26 14.5-11.5 Drejtësi 12 3.7- 8.3 Inxhinieri, informatikë dhe shkenca natyrore 18 47.6+ 29.6 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Vërejmë se ka një ndryshim edhe ndërmjet disiplinave të studimit të studentëve shqiptarë që studiojnë në Shqipëri dhe të atyre që studiojnë në vendet e zhvilluara të OCDE-së. .84 Tabela 11 tregon se në Shqipëri pak më shumë se gjysma(51.7%) e studentëve studiojnë edukim, arte, shkenca humane/sociale dhe biznes e ligj, ndërsa pak më shumë se çereku(26.7%) studiojnë shkenca natyrore, kompjuter, dhe inxhinieri. Ndërsa, për studentët shqiptarë jashtë vendit, ky raport është invers: më pak studiojnë grupin e parë(45%) dhe më shumë studiojnë grupin e dytë (47.6%). Grupi‘Shëndet dhe mirëqenie’, siç do të shohim në kapitullin tjetër, është një rast i veçantë. Shumica e këtij grupi në Shqipëri studion për infermieri, ndërsa jashtë vendit ata preferojnë mjekësi të përgjithshme. Duke parë këtë ndryshim të strukturës të disiplinave të studimit të studentëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ose jashtë vendit gjatë një intervali kohor thuajse 15-vjeçar natyrshëm lind pyetja: Pse studentët shqiptarë që studiojnë jashtë preferojnë gjithnjë e më shumë informatikën, inxhinieritë, shkencat natyrore dhe mjekësore? Intervistat me studentët shqiptarë japin një përgjigje të qartë. Përzgjedhja e disiplinës së studimit përcaktohet nga kërkesat e tregut të punës në vendin pritës. Këtë mendim shpreh edhe Endriti, një student që studion për informatikë në Gjermani: “Zgjedhja e fushës së studimit kondicionohet nga mundësitë e punësimit. (...) Nga të gjithë studentët shqiptarë që unë kam njohur këtu(...) më shumë janë për lëndët ekzakte, ekonomia, por dhe mjekësia ka shumë(...), dhe degët elektronikë, informatikë, edhe matematika ka. Në Mynih unë nuk di asnjë shqiptar që studion në degët shoqërore.(...) Janë të shtyrë nga kjo se ekonomiku ka punë, informatika ka punë, po mbarove matematikë, elektronikë do të kesh punë. Kjo është ideja. Kurse me degët sociale nuk dihet se çfarë ndodh.” 84- INSTAT.,(2019) Shqipëria në shifra, 2018. Tiranë MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 47 Tabela 11. Disiplinat kryesore të studimit të studentëve shqiptarë jashtë vendit dhe në Shqipëri Nr Disiplinat kryesore të studimit Jashtë vendit (në%) Në Shqipëri (në%) 1 Shkenca arsimi 0.3 7.2 2 Arte dhe shkenca humane 2.3 10.3 3 Shkenca sociale, gazetari dhe infor 14.5 macion 10.1 4 Biznes, administrim dhe ligj 27.9 24.1 5 Shkenca natyrore, matematikë dhe 11.2 statistikë 5.1 6 Teknologji e informacionit dhe komu 18.0 nikimit 7.2 7 Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim 18.4 14.4 8 Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari 0.1 3.6 9 Shëndet dhe mirëqenie 6.4 14.9 10 Shërbime 0.1 3.1 11 Fushë e panjohur 0.8 0.0 Gjithsej 100 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019; INSTAT., Shqipëria në shifra, 2018. Tiranë 2019 Shpesh edhe politikat e qeverisë së vendit pritës e favorizojnë këtë fenomen. Shpëtimi, një student tjetër në Gjermani, shpjegon: “Ata që studiojnë për shkencat teknike, informatike është më kollaj të gjejnë këtu punë. Kurse kur studion shkencat shoqërore është më e vështirë(...). Kur aplikon për vizë pune në Gjermani kanë disa kërkesa, që kur fokusohesh për informatikë duhet të kesh një rrogë mbi 33 mijë euro në vit që të të japin lejen, kurse kur mbaron për biznes ky limit është 51 mijë euro.” 48 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Kapitali social dhe jeta sociale Studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit karakterizohen nga një kapital i pasur social konjitiv, të cilin do e shohim në dy aspekte, në raport me vendlindjen dhe me vendin pritës. Lidhjet e ngushta me vendlindjen mbahen nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv( Skype, WhatsApp, telefon, e-mail) me familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë. Sipas anketës, thuajse 97% e studentëve komunikojnë me e-mail ose nëpërmjet web me shokët në Shqipëri. Thuajse 47% e tyre kanë folur mesatarisht gjatë një jave me 1–5 shokë, 33% me 6–10, 15% me 11 deri 20 shokë, dhe 2% me mbi 20 shokë. .85 Ky komunikim është i domosdoshëm për të ruajtur dhe forcuar lidhjet, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për veprime të përbashkëta, sidomos në rast të kthimit në vendlindje. Jora, një studente në Itali, tregon për raportet e saj me shoqërinë në vendlindje: “Përveç lidhjeve me familjen time unë përpiqem t’i mbaj ato edhe me shoqërinë time. Dua që të jem e pranishme edhe tek ata që në raste madhore dhe po të më duhet të kthehem në Shqipëri apo të bëj diçka tjetër t’i kem kontaktet. Përpiqem të lexoj artikujt apo të dëgjoj muzikën shqiptare dhe të shikoj ndonjë transmetim që më tërheq vëmendjen. Për fat të mirë kam motrën në Shqipëri që më mban të përditësuar. Kam edhe kushërinjtë e mi në Shqipëri që më informojnë për çdo gjë(...).” Një formë tjetër për ruajtjen e lidhjeve janë edhe vizitat e herëpashershme në vendlindje. Sipas anketës, thuajse 93% e studentëve shqiptarë e vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit të parë(kryesisht gjatë pushimeve të dimrit ose për pushimet verore). Kjo përqindje ulet në rreth 86% gjatë vitit të fundit. Numri mesatar i vizitave gjatë vitit të parë është mesatarisht 2 dhe të fundit 1.6. .86 Ky numër mesatar i vizitave pa dyshim ndryshon në varësi të gjendjes financiare të familjes, largësisë, integrimit në vendin pritës, detyrimeve akademike, lidhjes emocionale me vendlindjen etj. Ndryshimi i numrit mesatar të vizitave për student në vendlindje midis vitit të parë dhe të fundit tregon edhe rritjen e nivelit të integrimit në vendin pritës, ose një rritje t ë vetëbesimit dhe zvogëlimin e nevojës për t’u mbështetur në lidhjet emocionale me anëtarët e familjes, çka vjen edhe me kalimin e kohës jashtë vendit dhe me zhvillimin e maturitetit. Nëpërmjet këtij komunikimi të rregullt, vizitave në vendlindje, përdorimit të internetit dhe shikimit të stacioneve televizive shqiptare, studentët shqiptarë janë të mirëinformuar për ngjarjet politike, ekonomike dhe sociale që ndodhin në Shqipëri. Besarti, një student në Gjermani, tregon: “Çfarë ndodh në Shqipëri unë personalisht e marr vesh(...). Unë lexoj rregullisht lajmet dhe i marr vesh të gjitha nga interneti(...). Kur jam në Shqipëri thuajse nuk lexoj asgjë se çfarë bëhet, kurse këtu në Gjermani gjej një gjysmë ore ose një orë të lirë që të hap dhe të lexoj 2–3 faqe me lajme.” 85- Pyetja që ju bë studentëve ishte: Përveç familjes suaj, tregoni numrin e shokëve në Shqipëri që kontaktuat javën e kaluar nëpërmjet e-mail ose në web? 86- Pyetja që ju bë studentëve ishte: Sa shpesh keni shkuar në Shqipëri gjatë vitit të parë dhe gjatë vitit të fundit(në rast se nuk është një student i vitit të parë). MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 49 Arlindi, një student tjetër në Gjermani, tregon: “Cfarë ndodh në Shqipëri i marr vesh me anë të shokëve ose me anë të emisioneve në TV. Zakonisht me anë të shokëve që flas në Skype(...). Ata më tregojnë ato që kanë ndodhur në Shqipëri. Ngjarjet për protestat e studentëve .87 i mora vesh nga rrjetet sociale se shkruanin jashtëzakonisht shumë. Pastaj kur fola me shokët më treguan se pse kishin lindur dhe për kërkesat e tyre.” Këto kontakte të rregullta kanë një ndikim të ndërsjelltë. Nga njëra anë ata marrin një informacion të detajuar për çka ndodh në Shqipëri, kurse nga ana tjetër ata transmetojnë edhe konceptet dhe idetë e tyre të reja në vendlindje. Krahas ruajtjes dhe zgjerimit të marrëdhënieve me shokët dhe miqtë në vendlindje studentët shqiptarë kanë zhvilluar një kapital të pasur social edhe në vendin pritës. Sipas anketës, krahas studentëve shqiptarë(40.7%) ata shoqërohen më shumë me studentë nga vendi pritës(63.7%) dhe me studentët e huaj(63%) në universitete, kampuse dhe gjatë pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta kulturore e sportive(Tabela 12). Një përvojë të tillë tregon Genci që po përfundon PhD në një universitet shumë të njohur në MB: “Në kampuse(...) jeta është jashtëzakonisht e pasur sa që në momentin e parë që vjen fillon dhe thua që nuk i ndjek dot të gjitha aktivitetet. Ka shumë gjëra sa ti nuk i ndjek dot se ke dhe shumë për të mësuar.(...) Studentët janë të kombësive të ndryshme dhe është interesante sepse secili sjell kulturën e vet. Në ndryshim me Shqipërinë këtu diskutimet janë rreth ideve, rreth informacionit, dikush ka lexuar një teori të caktuar, dikush luan piano etj. Kjo e bën shkëmbimin kulturor midis studentëve shumë emocional, sepse ti mëson shumë gjëra të reja dhe je i inkurajuar të diskutosh.” Edhe Ndriçimi, një student i bachelorit në Gjermani, flet për shoqërinë e tij: “E gjithë shoqëria ime është e huaj. Janë më shumë turq, rus ë, ukrainas dhe nga Amerika Latine, sepse këta janë në programet ndërkombëtare. Edhe me gjermanë kam shoqëri, por jo aq shumë sa me të huajt.” Ky kapital i ri social është i rëndësishëm, sepse i ndihmon ata të integrohen më mirë në vendin pritës dhe të fitojnë sjellje, koncepte dhe ide të reja për jetën dhe shoqërinë, të cilat i transmetojnë nëpërmjet mjeteve të komunikimit masiv ose vizitave personale në vendlindje – një shembull klasik i‘remitancave sociale’, po të përdorim termin e përmendur fillimisht nga Levitt(1998). .88 Gjergji, një student në Gjermani, tregon përvojën e tij: “Në universitet(në Gjermani) unë shoqërohem më shumë me një austriak dhe me dy gjermanë, të cilët janë jashtëzakonisht shumë të zgjuar(...). 87- Në fillim të dhjetorit të vitit 2018, në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, u zhvilluan protesta të studentëve, të cilët kërkonin plotësimin e disa kërkesave ekonomike, përmirësimin e kushteve në auditore dhe përmirësimin e përmbajtjes së procesit mësimor. 88- Levitt, P.,(1998).‘Social remittances: migration driven local-level forms of cultural diffusion. International Migration Review 32(4), 926-948. 50 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Ne flasim edhe për probleme shoqërore dhe secili shpreh mendimet e veta. Për shembull ne flasim edhe për sistemet shoqërore, hendekun midis të pasurve dhe të varfërve, si duhet të zbuten këto dallime etj.(...). Ka probleme që ata i kanë më të qarta, si për shembull mbrojtjen e mjedisit, sepse jetojnë në shoqëri më të zhvilluara dhe kanë vite që luftojnë për to. Kurse ne në Shqipëri duhet t’i zgjidhim.(...) Kur vij në Shqipëri këto ide reflektohen edhe në diskutimet e përditshme që unë bëj me shokët.(...) Në protestat e studentëve në Shqipëri ne informoheshim nga bisedat me shokët. Ndërkaq, shokë dhe shoqe të mi në Gjermani kanë bërë shumë ese nëpërmjet rrjeteve sociale për të përkrahur këtë lëvizje studentore dhe sidomos kanë theksuar idenë e pavarë sisë së saj nga partitë politike.” Tabela 12. Shoqërizimi i studentëve shqiptarë jashtë vendit Aspekte sociale të periudhës jashtë vendit Un ë shoqërizohem kryesisht me persona nga vendi pritës Shumica e shokëve të mi janë nga vendlindja ime Un ë përpiqem të shoqërizohem kryesisht me studentë të tjerë të huaj (jo shqiptarë ose nga vendi pritës) Po Jo 63.7 36.4 40.7 59.3 63 37 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Studentët shqiptarë jashtë vendit zotërojnë një kapital të pasur social konjitiv në vendin pritës, por një kapital social strukturor të varfër në formën e antarësimit ose pjesmarrjes në shoqata, institucione dhe rrjete. Sipas intervistave të zhvilluara pjesëmarrja e tyre në rrjete dhe organizata studentore shqiptare është e ulët. Entela, një studente në Gjermani, thotë: “Shqiptarët janë pak të çorganizuar me thënë të drejtën, madje nisen që nga Shqipëria me porosinë që mos rri me shqiptarë të tjerë. Jo ne nuk kemi organizim, thjesht sa njihemi midis nesh. Këtu, te qyteti ku jam unë, nuk ka ndonjë shoqatë studentësh dhe festat, si për shembull atë të Flamurit, e organizojnë shqiptarët e Kosovës. Nuk i bëjmë ne.” Kështu, një anketë e realizuar nga CESS-i me 229 studentë doktorantë(PhD) në vende të ndryshme të BE-së dhe në SHBA tregoi se vetëm 15% e tyre merrnin pjesë në shoqata shqiptare. .89 Ka disa arsye që shpjegojnë këtë pjesëmarrje të ulët të studentëve shqiptarë në organizata dhe rrjete sociale. Këtu mund të përmendim mungesën e traditës në krijimin e shoqatave dhe organizatave, shpërndarjen e studentëve në shumë shtete dhe qendra të ndryshme universitare, mobilitetin dhe kohën e pakët të qëndrimit etj. Organizimi i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë në shoqata dhe rrjete dhe bashkëpunimi i ngushtë me ato të studentëve në Shqipëri është i rëndësishëm 89- CESS data bank with Albanian PhD MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 51 edhe për rolin që ato mund të luajnë në zhvillimet e ardhshme të vendit. Duke e vënë theksin në aspektin ekonomik, Ermira, një studente në Gjermani, shkruan në anketën e saj: “Duhet më shumë organizim midis studentëve jashtë dhe atyre brenda Shqipërisë. Dhe besoj se në qoftë se në një të ardhme profesionistët shqiptarë kthehen dhe punojnë së bashku me ata në Shqipëri, atëherë shqiptarëve nuk do t’u duhet më të emigrojnë.” Një rol të rëndësishëm në forcimin e organizimit të studentëve shqiptarë jashtë dhe sidomos në ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen mund të japin edhe misionet diplomatike të Shqipërisë. Ambasadat shqiptare, sidomos në vendet ku ka një koncentrim të studentëve shqiptarë, mund të japin një ndihmesë në forcimin e këtij organizimi. Por deri tani ky rol ka qenë thuajse modest. Agroni, i cili studion në një universitet të njohur në një nga vendet e BE-së, thotë: “Ambasada shqiptare nuk mban fare kontakte me ne. Janë të painteresuar. Para 3–4 vitesh di që kanë qenë njëherë këtu për një aktivitet dhe nuk di asgjë tjetër.” Kjo do të kërkonte, së pari, zotërimin e një banke të dhënash të studentëve shqiptarë që studiojnë në këto vende, ashtu si dhe ekzistencën e burimeve suplementare humane e financiare. Përfaqësues të studentëve mund të ftohen në veprimtaritë për festat kombëtare, në takime pune dhe konsultime ku mund të informohen për zhvillimet ekonomike, politike dhe shoqërore që ndodhin në Shqipëri. Gjithashtu përfaqësues të misioneve diplomatike shqiptare ose të institucioneve shqiptare mund të shkojnë në qendrat universitare dhe t’i informojnë studentët për mundësitë e punësimit dhe të intershipit në Shqipëri. Jeta sociale e studentëve në vendet pritëse, sidomos në aspektin kulturor, shkencor, sportiv, është shumë e gjallë. Petriti, një student i masterit në Universitetin e Mynihut, tregon: “Këtu ka shumë aktivitete kulturore dhe ka një ndryshim të madh me Shqipërinë. Ka shumë aktivitete që i zhvillojnë vetë studentët. Këtu ka aktivitete sociale, ka dhe grupe studentore që organizojnë aktivitete për integrimin(...) Edhe shfaqjet teatrale dhe aktivitetet sportive janë shumë më të zhvilluara se në Shqipëri.” Pavarësisht se ekzistojnë mundësitë, jo të gjithë studentët mund të bëjnë një jetë të pasur sociale. Jeta sociale në vendin pritës është e varfër për ata që punojnë dhe nuk kanë burime të mjaftueshme financiare. Andra, një studente në Itali, tregon: “Unë e kam jetuar jetën time në Itali duke punuar gjithë ditën dhe duke studiuar natën. Kështu që nga njëra anë e kam jetuar shumë më pak jetën universitare që ishte dhe gjëja e parë që më shtyu të ikja nga Shqipëria për të lënë çdo gjë dhe për të ardhur këtu. Ndërsa nga ana tjetër kam jetuar jetën e punëtorit në Itali.” 52 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Në këto kushte shumë nga studentët theksojnë dallimin ndërmjet jetës sociale në vendin pritës dhe asaj në Shqipëri. Arbëri, një student në Gjermani, tregon: “Gjatë javës unë kthehem vonë dhe nuk kam ndonjë mundësi të madhe për jetë sociale. Por nga fundjava bëhemi me shokët. Kurse në Shqipëri kam shoqërinë e ngushtë dhe do të thoja se aty është më mirë nga ana sociale po ta krahasosh me Gjermaninë.” 5.6 Cilat janë përfitimet nga studimet jashtë vendit? Ne i pyetëm nëpërmjet anketës studentët shqiptarë edhe për përfitimet nga studimet jashtë vendit. Shumica e tyre, siç shihet edhe në Tabelën 13, vlerësojnë më shumë‘rritjen e njohurive akademike dhe profesionale’, të cilat nuk mund të përfitoheshin në vendlindje. Ky është edhe një nga objektivat kryesorë të studentëve. Arbeni, që studion prej disa vitesh në Gjermani, thotë: “Unë aplikova për matematikë ekonomike në tetë universitete dhe vendosa të shkoja te LMU e Mynihut sepse ishte një nga universitetet më të mira në Gjermani(...) Mendova se në qoftë se dua të kem një perspektivë të qartë dhe të jem i aftë dhe kompetent në disiplinën time në të ardhmen, atëherë unë do të zgjedh edhe universitetin që është më i mirë.” Niveli i përfitimit në aspektin akademik e profesional ndryshon edhe në varësi të vendit pritës dhe nga cilësia e institucioneve universitare. Kështu, studentët që studiojnë në MB, Holandë, Gjermani, Francë apo Zvicër i vlerësojnë më shumë se mesatarja rritjen e njohurive akademike dhe profesionale. Luljeta, e cila ka filluar studimet në MB, jep përshtypjet e saj: “Akoma nuk kam përfunduar vitin e parë në universitet, por deri tani jam më se e kënaqur me cilësinë e leksioneve dhe njohurive akademike.” Duke shfletuar komentet që studentët kanë shkruajtur në anketë .90 tre elementë spikasin lidhur me rritjen e njohurive akademike dhe profesionale, krahas cilësisë së pedagogëve dhe infrastrukturës universitare. E para, është dialogu dhe diskutimi i lirë i ideve dhe koncepteve, çka nxit një përvetësim më të mirë të njohurive. Nora, një studente që studion në Gjermani, shkruan: “Respektohet individualiteti dhe mendimi kritik i gjithsecilit, duke të motivuar të shprehesh lirshëm dhe të reflektosh në mënyrë kritike në të gjitha aspektet(edhe mbi mendimet e profesorëve apo punimeve të tyre shkencore).” E dyta, është lidhja e ngushtë e teorisë me praktikën. Dhe së treti, është meritokracia dhe vlerësimi i punës. Eriselda, që studion në SHBA, shkruan: “Shpesh më duhet t’u kujtoj të afërmve se SHBA-ja nuk është një vend parajse siç supozohet nga shumica e shqiptar ë ve. Gjithmonë u them që 90- Anketa ka edhe pyetje të hapura. Pyetja që ju bë studentëve ishte: Ka ndonjë koment tjetër që dëshironi të bëni lidhur me përvojën tuaj? MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 53 të arrish diçka duhet të punosh shumë, por diferenca që mua më shtyn të studioj në SHBA është se puna ime vlerësohet atje, ndryshe nga vlerësimi i punës në Shqipëri.” Tabela 13. Vlerësimet e studentëve për përfitimet nga studimet jashtë vendit Përfitimet e studentëve jashtë vendit Shumë i vlefshëm I vlefshëm Disi i vlefshëm Aspak i vlefshëm Rritja e njohurive të mia akademike dhe profe 90.2 8.9 0.9 0 sionale Rëndësia që ka për perspektivat e mia të përg 84.3 13.8 1.8 0 jithshme të karrierës Rëndësia që ka për potencialin tim për zhvil 80.1 17.7 2.2 0 limin e një karriere ndërkombëtare Rëndësia që ka për planin tim për të jetuar në 39.4 36.8 19.3 4.5 mënyrë të përhershme jashtë vendit Aftësitë në gjuhë të huaj 66.5 24.7 7.9 0.9 Njohuritë dhe të kuptuarit e një vendi tjetër 60.5 31.3 7.1 1.1 Maturimi dhe zhvillimi personal 86.3 12.7 0.9 0 Mënyra të reja të të menduarit në lidhje me 58.8 31.6 7.8 1.7 vendin tim Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Krahas kësaj, përfitimet nga periudha e studimeve jashtë vendit lidhen edhe me ‘maturimin dhe zhvillimin personal’ të studentit, çka vlerësohet nga të anketuarit. Shpeshherë këto përfitime janë më të mëdha edhe se vetë diploma universitare. Nisur nga eksperienca e tij, Landi, një student në Suedi, thekson: “Eshtë eksperiencë jete, më shumë se e një diplome, sado prestigjioze të jetë kjo e fundit.” Ndërsa Ana, një studente në Gjermani, vlerëson: “Eksperienca ime e deritanishme në shtetin gjerman, më ka ndryshuar mua si individ, ka ndryshuar mënyrën si unë e perceptoj jetën dhe situatat e përditshme. Unë jam maturuar, jam zhvilluar dhe kam vendosur synime të qarta për atë ç farë dua të marr dhe të jap në ambientin që më rrethon si fillim, e më gjerë në jetë. Më ka dhënë mundësi dhe më ka hapur dyer që nuk e dija se ishin të mundura. Më e rëndësishmja, më ka dhënë pavarësi, vlerësim dhe vetëbesim.” Studimet jashtë vendit dhe në një universitet të mirë ose të mirënjohur janë pjesë 54 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? e një strategjie afatgjatë dhe hapin për studentin perspektivën e një karriere profesionale dhe sidomos të një karriere ndërkombëtare. Kjo vlerësohet shumë nga studentët e anketuar. Përmirësimi i aftësive në gjuhë të huaj është një rezultat tjetër i studimeve jashtë dhe që vlerësohet nga më shumë se gjysma e studentëve të anketuar. Rrjedhimisht, thuajse 96% e studentëve shqiptarë shprehen‘shumë të kënaqur’ dhe ‘të kënaqur’ me eksperiencën e studimeve jashtë vendit(Tabela 14). Në vlerësimet që japin nëpërmjet intervistave ata theksojnë se universitetet shqiptare duhet të binjakëzohen me universitetet e vendeve të BE-së në mënyrë që të shkëmbejnë studentë për të kryer një semestër apo për të zhvilluar kërkime mbi temat e tyre. Tabela 14. Sa i kënaqur jeni me eksperiencën tuaj të studimeve jashtë vendit? Nr Vlerësimi N ë p ë rqindje 1 Shumë i kënaqur 62.5 2 I kënaqur 33.6 3 Neutral 3.4 4 I pakënaqur 0.2 5 Shumë i pakënaqur 0.3 Gjithsej 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 5.7 Cilat janë planet e ardhshme dhe qëndrimet kundrejt kthimit? Ne i pyetëm studentët shqiptarë nëse i shikojnë studimet e tyre jashtë vendit si një hap të parë për të jetuar jashtë vendit. .91 Sipas anketës 69.9% thonë‘Po’, 25% thonë‘Ndoshta’ dhe vetëm 5.1% thonë‘Jo’. Planet e ardhshme të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit lidhur me kthimin në vendlindje tregojnë se kemi të bëjmë me një“Brain Drain” të mundshëm. Përgjigjet e tyre nëpërmjet anketës ne i detajuam më tej nëpërmjet një pyetjeje tjetër. .92 Kështu, 50.5% e studentëve thonë se nuk synojnë të kthehen në Shqipëri në të ardhmen, 30.1% se do të kthehen pas një periudhe pune jashtë vendit, 12.8 % kanë plane të tjera dhe 1.2% se do të kthehen për të studiuar pas një periudhe pune jashtë vendit(Tabela 15). Vetëm 4.6% thonë se do të kthehen për të punuar në vendlindje dhe 0.8% se do të kthehen për studime të mëtejshme. Në rast se i 91- Pyetja që ju bë studentëve ishte: A i shihni studimet tuaja jashtë vendit si një hap të parë për të jetuar jashtë pas përfundimit të studimeve? 92- Pyetja që iu bë studentëve ishte: Lidhur me synimin tuaj për t’u kthyer në Shqipëri, cili nga pohimet e mëposhtme përputhet më shumë me pritjet tuaja? MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 55 përmbledhin këto të dhëna sasiore rezulton se 94.6% e studentëve shqiptarë që studiojnë në vendet e zhvilluara të OECD-së synojnë të mos kthehen në Shqipëri në të ardhmen e afërt(Tabela 15). Ky fenomen do të ketë pasoja socio-ekonomike afat-gjata në Shqipëri. Tabela 15. Lidhur me synimin tuaj për t’u kthyer në Shqipëri, cili nga pohimet e mëposhtme përputhet më shumë me pritjet tuaja? Nr Synimi për t’u kthyer në Shqipëri Në përqindje 1 Unë nuk synoj të kthehem në Shqipëri në të 327 50.5 ardhmen e afërt 2 Do të kthehem në Shqipëri pas studimeve dhe do të 30 4.6 kërkoj punë 3 Do të kthehem në Shqipëri pas studimeve, për 5 0.8 studime të mëtejshme 4 Do të kthehem në Shqipëri pas një periudhe punësi 195 30.1 mi jashtë vendit 5 Do të kthehem në Shqipëri për të studiuar, pas një 8 1.2 periudhe punësimi jashtë vendit 6 Plane të tjera 83 12.8 Gjithsej 648 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Përgjigjet e mësipërme nga anketa me studentët tregojnë synimet e studentëve shqiptarë lidhur me të ardhmen e tyre. Ka shumë arsye që këto synime të mos realizohen, sepse ato kushtëzohen nga mundësitë e tregut të punës, politikat kufizuese në vendin pritës, ndryshimet në gjendjen personale, kushtet familjare etj. Këtë mendim shpreh edhe Mimoza, një studente e ekonomisë në Itali: “Ka shumë pak studentë që duan të kthehen në Shqipëri, por nuk është e thënë sepse ka që janë kthyer në Shqipëri. Kjo varet pastaj nga rrethanat. Me dëshirë shumë pak kthehen, tmerrësisht pak.” Këto të dhëna janë në përputhje me tendencat e reja të migrimit nga Shqipëria, sipas së cilës dëshirojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë e mirëarsimuar dhe të kualifikuar, dhe që ka më pak gjasa të kthehen. .93 Këto shifra të“Brain Drain” potencial janë dukshëm më të larta në krahasim me një anketë të realizuar nga CESS me 835 studentë shqiptarë që studionin në vendet 93- Gëdeshi, I. and King, R.(2018) New Trends in Potential Migration from Albania. Tirana: F. Ebert Foundation. 56 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? e OCDE-së në vitin 2000. Sipas kësaj ankete 54.5% e studentëve dëshironin të mos ktheheshin në Shqipëri në përfundim të studimeve të tyre universitare. .94 Një anketë tjetër e realizuar nga AlbStudent, në vitet 2005–2006, tregonte se 25.7% e studentëve dëshironin të ktheheshin në Shqipëri, 12.2% dëshironin të jetonin midis Shqipërisë dhe një vendi tjetër, 10.5% dëshironin të migronin, ndërsa rreth 52% të tjerë tregoheshin të pavendosur. .95 Këto të dhëna sasiore lidhur me“Brain Drain” potencial përputhen edhe me gjetjet nga intervistat dhe grupet e diskutimit. Endri, një student i shkencave natyrore në Gjermani, jep vlerësimin e tij: “Unë këtu kam dhe shokë e shoqe shqiptare dhe them se 90% e tyre duan të rrinë në Gjermani. Por do të thoja që ata që studiojnë shkencat teknike ose informatike është më kollaj të gjejnë punë këtu. Kurse kur studion për shkencat shoqërore është pak më e vështirë(...). Ka edhe shtysë nga shteti gjerman që të marrin më shumë njerëz teknikë, pra janë të fokusuar më shumë për tek informatika dhe inxhinieria, se sa te shkencat shoqërore.” Pavarësisht nga qëllimet për të mos u kthyer në Shqipëri, jo të gjithë studentët dëshirojnë të qëndrojnë në vendin ku kryejnë studimet. Tendenca e tyre është për të shkuar në vendet më të zhvilluara të BE-së ose në SHBA, ku ka më shumë mundësi punësimi dhe karriere profesionale, të ardhura më të larta, kushte më të mira jetese dhe një perspektivë më të sigurtë. Edlira, një studente e ekonomisë në Sienna të Italisë, tregon: “Në qytetin ku jam unë mundësitë për punë janë shumë të pakta. Në qytetet e tjera gjendja ndoshta ndryshon, por nuk e di. Unë do të mundohem të gjej diçka këtu(...). Shqiptarët e tjerë, bëjnë çdo lloj pune për të q ëndruar në Itali ose në ndonjë shtet tjetër të Europës. Kam dëgjuar shumë pak raste që janë kthyer në Shqipëri. Më shumë shkojnë në Gjermani dhe në Angli (...). Spanja ofron shumë mundësira tani ndaj po shkojnë edhe atje. Kam dëgjuar që dhe italianët vetë po shkojnë në Spanjë ngaqë jetesa është më e lirë në krahasim me vendet e tjera të Europës.” Edhe të dhënat e anketës i konfirmojnë këto gjetje nga intervistat. Kështu, nga studentët e anketuar në Itali dhe që dëshirojnë të mos kthehen në Shqipëri rreth 37% dëshirojnë të qëndrojnë në vendin pritës dhe 63% thonë se duan të shkojnë në Gjermani, MB, Belgjikë, Holandë, vendet skandinave, Zvicër, ose në ndonjë vend tjetër të BE-së. Studentët që studjojnë në Turqi pas përfundimit të studimeve dëshirojnë të shkojnë kryesisht në Gjermani, vendet skandinave, Zvicër, SHBA, dhe në vende të tjera të BE-së. Tabela e mëposhtme, e cila bazohet në rezultatet e anketës, tregon 15 vendet kryesore pritëse ku studiojnë 92% e studentëve shqiptarë dhe tregon vendet kryesore se ku dëshirojnë të shkojnë ata, krahas vendit pritës, pas përfundimit të studimeve(Tabela 16). 94- Gëdeshi, I. and Black, R.(2006) From Brain Drain to Brain Gain: Mobilising Albania’s Skilled Diaspora, A policy paper for the Government of Albania. UNDP, Tirana. 95- Për më shumë informacion shiko: https://www.forumishqiptar.com/threads/73998-Student%C3%ABt-shqip tar%C3%AB-jasht%C3%AB-t%C3%AB-pavendosur-p%C3%ABr-t%C2%92u-kthyer MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 57 Tabela 16. Vendet kryesore ku dëshirojnë të migrojnë studentët shqiptarë(në%) Vendi pritës BE Gjermani Itali MB Franc ë Holand ë Zvicer Austri Belgjik ë Spanj ë Vendet skandiKanada SHBA Tjetër Gjithsej Vendet Gjermani 79.6 4.8 0.8 0.8 2.4 4.8 1.6 4.9 100 Itali 36.9 17.8 10.7 5.9 2.4 4.8 3.6 1.2 3.6 1.2 4.8 1.2 3.6 2.4 100 Turqi 11.6 20.3 18.8 1.4 2.9 1.4 1.4 8.7 1.4 1.4 10.1 7.2 8.7 4.3 100 Francë 66.7 10.3 2.6 2.6 2.6 7.7 2.6 5.1 100 Holandë 60 20 13.3 3.3 3.3 100 USA 86.9 4.3 8.7 100 Angli 84.2 5.3 5.3 5.3 100 Bullgari 0 23.5 11.8 5.9 11.8 11.8 35.3 100 Austri 66.7 6.7 6.7 6.7 6.7 6.7 100 Belgjikë 50 8.3 8.3 16.7 16.7 100 Rumani 0 12.5 12.5 12.5 12.5 2 12.5 12.5 100 Poloni 14.3 28.6 14.3 14.3 28.6 100 Greqi 14.3 42.8 28.6 14.3 100 Rep. Ceke 50 25 12.5 12.5 100 Suedi 85.7 14.3 100 Gjithsej 53.1 12.8 6.5 1.1 4.3 2.2 2.2 4.8 0.4 0.9 0.4 3.7 1.7 5.8 100 Burimi: CESS., Anketa me studentët shqiptarë jashtë vendit, 2019 Nga tabela duket qartë se dy janë vendet kryesore ku dëshirojnë të migrojnë studentët shqiptarë: Gjermania dhe SHBA-ja. Vende të tjera të preferuara janë edhe MB, Holanda, vendet skandinave, dhe Zvicra. Studentë të tjerë në përgjigjet e tyre thonë BE, por kuptojnë me këtë vendet më të zhvilluara të saj. Në rast se këto tendenca do të vazhdojnë edhe në të ardhmen Gjermania do të jetë vendi kryesor në BE ku do të përqendrohet kapitali human shqiptar. Dy faktorë ndikojnë në këtë drejtim: e para, numri i studentëve që shkojnë në Gjermani gjatë viteve të fundit është në rritje të shpejtë, ndërsa përqindja e atyre që duan të rrinë në këtë vend është e lartë(rreth 80%). Nga ana tjetër një numër i madh studentësh që studiojnë në vende të tjera(si në Itali, Turqi, Bullgari, Rumani, Republika Ceke, Austri etj.) dëshirojnë të migrojnë pas përfundimit të studimeve në Gjermani. Krahas 58 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? kësaj edhe stoku i migrantëve shqiptarë në Gjermani, si pasojë e emigrimit nga Shqipëria ose riemigrimit të shqiptarëve nga Greqia, është në rritje të shpejtë. Dëshira për migrim në përfundim të studimeve universitare nuk e zbeh gadishmërinë e studentëve për të kontribuar për Shqipërinë në të ardhmen. Në shumë intervista ata thonë se ndjehen të detyruar ndaj vendlindjes dhe se dëshirojnë t’i shërbejnë Shqipërisë. Majlinda, një studente në Itali, shprehet: “Edhe tani e kam akoma më shumë të gjallë dëshirën për vendlindjen. Nesër ose pasnesër, pavarësisht që nuk do të doja të kthehesha për të jetuar, do të doja që të bëja diçka për Shqipërinë.” Të tjerë shprehen se dëshirojnë të kthehen pas disa vite përvojë në një nga vëndet e BE-së ose në SHBA. Kështu mendon edhe Agroni, një student në Gjermani: “Pas disa vite pune jashtë edhe unë dua të kthehem në Shqipëri dhe të mundohem të ndryshoj diçka në vendlindje.(...) Unë kam lexuar shumë dhe mendoj se është detyrim moral i çdo personi që të ndikojë sado pak pozitivisht te vendi i vet.” Studentë të tjerë theksojnë se kontributi për vendlindjen nuk është vetëm detyrë, por të jep edhe një kënaqësi. Ervini, i cili është në përfundim të një PhD në shkencat sociale në MB, thotë: “Shqipëria ka disa avantazhe të tjera. E para është se unë atje kam njëlloj kapitali social, pra kam miq dhe të njohur. Ndërsa tjetra është se Shqipëria ka ende një gjë interesante që shumë vende të Europës e kanë humbur në lidhje me shkencat socio-politike. Në Shqipëri ti mund të shohësh impaktin e punës tënde në qoftë se angazhohesh në një politikë të caktuar. Kurse në MB makineria është kaq e madhe dhe burokratike, sa ti je tërësisht i shkëputur nga impakti i punës tënde.” Pengesat për rikthim Punësimi është faktori i parë ekonomik që pengon rikthimin e studentëve në Shqipëri. Pranvera, një studente në Itali, thotë: “Nepotizmi është shumë i dukshëm në Shqipëri, është flagrant. Cdo vend pune është me mik. Kam shumë shokë në Shqipëri dhe mund të them se nga ata që njoh unë vetëm 10% e kanë gjetur punën me forcat e tyre, kurse të gjithë të tjerët e gjejnë punën me miq.” Në këto kushte paaftësia dhe mungesa e karrierës profesionale mbi bazën e aftësive është një fenomen i zakonshëm. Edlira, që sapo ka përfunduar një master në Hungari, është e pasigurtë për të ardhmen e saj dhe dëshiron të vazhdojë studimet për PhD jashtë vendit. “Këtu(në Shqipëri), thotë ajo, edhe sikur të punësohesh pa miq dhe pa ndërhyrje nga një forcë politike në një institucion publik duhet të bësh MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 59 punën e disa personave, sepse shumë prej punonjësve janë të paaftë të kryejnë detyrat e tyre.” Pagat e ulëta janë një faktor tjetër jomotivues për shumë studentë që dëshirojnë të kthehen. Disa, siç është Egesti që po përfundon studimet në një universitet të njohur në Zvicër, theksojnë se“pagat e ulëta nuk mund të shlyejnë investimet e bëra për edukimin.” Shumë të tjerë thonë se pagat e ulëta nuk i lejojnë të krijojnë një jetesë të pavarur. Kështu shprehet Edmondi, një student në Gjermani: “Në Shqipëri edhe rrogat janë më të ulëta. Në qoftë se do të punosh në Shqipëri nuk të del rroga që të dalësh më vete dhe të përballosh shpenzimet e jetës së përditshme.(...) nuk të del për këto dhe jo më të dalësh diku jashtë për pushime. Pra, e para është faktori ekonomik.” Siguria e vendit të punës është një element tjetër. Albani, një student në Gjermani, thotë: “N ë Shqipëri sot je në punë, nesër, pas zgjedhjeve, ndërrohen qeveritë dhe nuk je më. Kurse këtu e ke vendin të sigurtë, sepse po bëre një kontratë pune është shumë e vështirë të të heqin, veçse po bëre ndonjë gabim.” Kush dëshiron të kthehet? Pavarësisht se janë relativisht pak, pyetja e radhës është se kush nga studentët dëshiron të kthehet në Shqipëri. Sipas të dhënave të anketës përgjithësisht dëshirojnë të kthehen ata që kanë prindërit biznesmenë ose zyrtarë të lartë të shtetit. Në këtë rast, mundësia e punësimit dhe e karrierës profesionale në Shqipëri është më e sigurtë. Anisa, studente në Itali, shprehet: “Të tjerët duan të rrinë këtu, shumë pak janë që duan të kthehen. Janë ata që e kanë një vend të sigurtë në Shqipëri, ata thonë që do kthehemi, sepse e dinë të ardhmen e tyre. Në Shqipëri kështu funksionon, me njohje. Rikthimi kondicionohet nga punësimi. Me sa kam vënë re unë te studentët kjo q ë ndron.” Disa studentë të tjerë mund të kenë arsye personale për t’u kthyer në vendlindje. Kështu, kushtet e tyre familjare janë një faktor i rëndësishëm, të cilat mund të mos e lejojnë qëndrimin e mëtejshëm në vendin pritës. Dritani, i cili po studion për PhD në një nga universitetet më të mira në MB, thotë: “Deri tani jam munduar t’i shmangem dilemës së qëndrimit apo të kthimit. Por duke e analizuar them se arsyet kryesore, në rastin tim, për t’u kthyer në Shqipëri janë ato familjare, janë prindërit. Të mos i lë vetëm, kjo është e rëndësishme(…).” 5.8 Cilat janë pasojat? Moskthimi i elitës së studentëve shqiptarë përbën aktualisht edhe një nga flukset kryesore të emigrimit të trurit nga Shqipëria. Pasojat ekonomike e shoqërore të 60 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? këtij fenomeni janë për këdo të qarta: ç do vit dalin në mënyrë të pakthyeshme nga Shqipëria burime humane, ose më saktë elita e rinisë shqiptare, dhe financiare(në formën e kostos së studimeve) të llogaritura në dhjetëra milionë euro. Kjo formë e emigrimit është kthyer në një shqetësim të madh për të ardhmen e vendit. Erinda, bashkëbiseduesja që ka një PhD në Francë, shprehet: “Nëpërmjet emigrimit të trurit shteti shqiptar humbet investimet e veta. Kjo është një nga humbjet më të mëdha që ka aktualisht Shqipëria.” Në rast se do të llogarisim koston financiare të studimeve universitare jashtë vendit për studentët shqiptarë ajo është relativisht e lartë. Struktura e kësaj kostoje përbëhet nga tarifat e universitetit, tekstet universitare, qeraja e banesës ose konviktit, shpenzimet e jetës së përditshme(ushqime, transport, veshmbathje, komunikim, zbavitje), sigurimi shëndetësor, dokumentat e qëndrimit dhe vizitat në vendlindje. Kjo kosto, në varësi të elementëve të saj, ndryshon jo vetëm nga njëri vend në tjetrin, por edhe brenda vendit. Sipas intervistave me studentët shqiptarë kostoja mesatare vjetore është 650 Euro në Greqi, 750 Euro në Itali, 850 Euro në Gjermani, rreth 2.000 në Holandë dhe më shumë se 2.000 Euro në MB. Duke e marrë koston mesatare vjetore për të gjithë studentët me 8.000 Euro në vit rezulton se në vitin 2017 dolën nga Shqipëria për financimin e studimeve të studentëve shqiptarë, që studiojnë jashtë vendit, rreth 140 milionë Euro(17.000 studentë x 8.000 Euro/student në vit). .96 Një studim i financuar nga Westminster Foundation for Democracy(WFD) lidhur me koston e emigrimit të të rinjve shqiptarë vlerësonte se kostoja e përgatitjes së një personi në Shqipëri në vitin 2018 me edukim primar ishte 6.041 Euro, me edukim sekondar ishte 9.267 Euro dhe me edukim terciar ishte 18.283 Euro. .97 Rrjedhimisht shpenzimet publike dhe familjare për përgatitjen e një studenti shqiptar jashtë vendit janë mesatarisht 37.267 Euro(9.267 Euro për edukimin sekondar në Shqipëri plus 28.000 Euro për studimet universitare jashtë vendit). Duke supozuar se rreth 4.000 studentë përfundojnë studimet universitare në një vit dhe 94% e tyre nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri, atëherë humbjet potenciale financiare të vendit janë rreth 140 milionë Euro në vit. Ky është pa dyshim një proces varfërues për Shqipërinë. Ndërkaq, kjo kosto financiare për vendin mund të zvogëlohet ose edhe të kompensohet nëpërmjet dërgimit të remitancave ose në rast se kjo diasporë që krijohet bashkëpunon me vendin e origjinës duke sjellë know how. Në këto kushte emigrimi i studentëve që studiojnë jashtë, në vend që të varfërojë vendin e origjinës mund ta çojë atë drejt zhvillimit. Nuk është e rastit që edhe disa nga kundërshtarët më fanatikë të“Brain Drain” në botë kanë ndryshuar opinion. Për shembull, Bhagwati, i cili në 1970 kërkonte taksimin e vendeve pritëse për të kompensuar humbjet nga“Brain Drain” për vendet e origjinës, .98 shkruante në 1994 se vendet në zhvillim kanë ndryshuar mendim duke shpresuar të përfitojnë 96- Kjo shifër është vetëm një vlerësim dhe duhet trajtuar me kujdes. Një pjesë e studentëve punojnë në vendin pritës ose janë me bursë nga institucionet pritëse. Disa të tjerë mund të strehohen tek të afërmit e tyre në vendin pritës. Llogaritja e saktë e kostos së studimeve universitare nuk është një nga qëllimet e këtij studimi. 97- Westminster Foundation for Democracy.,(2020) Cost of Youth Emigration 98- Bhagwati J., Martin P., Taxing the Brain Drain: A Proposal, Amsterdam, North Holland, 1976. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 61 nga aftësitë/talentet e qytetarëve të tyre jashtë. .99 Në rastin e Shqipërisë pyetja e dyfishtë që duhet të shtrohet është: kjo diasporë e re shkencore, e krijuar gjatë tre dekadave të fundit dhe në rritje të shpejtë, a dërgon remitanca financiare tek anëtarët e familjes dhe a bashkëpunon me institucionet akademike, shkencore dhe organizatat prodhuese në vend? Këtë pyetje ne nuk mund ta shtronim në anketat dhe intervistat me studentët që aktualisht jetojnë jashtë, kryesisht sepse kjo i përket të ardhmes dhe jo sjelljes së tyre aktuale. Por një studim i realizuar nga UNDP në 2018 me një segment të diasporës shkencore shqiptare, me individët që kanë realizuar një PhD jashtë vendit, tregoi se, pavarësisht dëshirës, vetëm 22 % e tyre bashkëpunojnë në mënyrë sporadike me universitetet dhe institucionet shkencore të vendit. .100 Ndërsa, në rast se shohim ndikimin në remitancat e emigracionit shqiptar, dy aspekte do të vinim në dukje. Aspekti i parë është se personat me edukim terciar kanë të ardhura më të larta, por nuk ka evidenca statistikore se ata dërgojnë më shumë remitanca. Dy anketa të mëdha për remitancat të realizuara nga CESS në 2009/10 dhe 2010/11 tregojnë se emigrantët me edukim terciar dërgojnë aktualisht më pak remitanca për familjet e tyre në vendlindje. .101 Kjo shpjegohet me faktin se n ë shumë raste familjet e tyre(kryesisht prindërit) në Shqipëri janë në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk kanë nevojë për remitanca. Këtë thekson në intervistën e saj edhe Anila, e cila ka studiuar mjekësi dhe aktualisht jeton në Holandë: “Unë nuk dërgoj remitanca në formën e parave, sepse prindërit dhe motrat e mia nuk kanë nevojë. Megjithatë, unë u dërgoj dhurata. Sigurisht, në rast nevoje, unë do u dërgoja para.” Ndërsa aspekti i dytë lidhet me përdorimin e remitancave në Shqipëri. Thuajse të gjitha studimet tregojnë se remitancat e emigracionit shqiptar përdoren kryesisht për konsum dhe se ndikimi i tyre në rritjen ekonomike është i vogël. .102 99- Bhagwati J., Rao M., Vive les etudiantes etrangeres. Courrier International, n 204, 29 septembre – 5 octobre 1994. 100- Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP. 101- Gëdeshi I., de Zwager N.,(2012) Effects of the Global Crisis on Migration and Remittances in Albania, in the book Migration and Remittances during the Global Financial Crisis and Beyond, edited by Ibrahim Sirkeci, Jeffrey H. Cohen, Dilip Ratha, The World Bank, Washington D.C.; de Zwager, N., Gressmann, W., Gëdeshi, I., Market Analysis: Albania – Maximising the Development-Impact of Migration-related Financial Flows and Investment to Albania, Vienna, August 2010. 102- Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP; de Zwager N., Gedeshi I., Germenji E., Nikas C.(2005) Competing for Remittances. Tirana: International Organization for Migration; European Training Foundation(2007) The Contribution of Human Resources Development to Migration Policy in Albania. Turin: ETF. 62 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 6. Studentët e universiteteve dhe të shkollave të mesme në Shqipëri Studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, megjithëse të shumtë, përfaqësojnë vetëm rreth 17% të popullsisë studentore shqiptare. .103 Të tjerët studiojnë në universitetet publike dhe private shqiptare. Po cilat janë planet e shumicës së studentëve shqiptarë që studiojnë në Shqipëri? Dëshirojnë të emigrojnë në përfundim të studimeve universitare apo të qëndrojnë në Shqipëri? Në rast se dëshirojnë të emigrojnë kush janë faktorët që i shtyjnë dhe ku duan të shkojnë? Ky emigrim është afatshkurtër apo afatgjatë? Dhe, së fundi, çfarë duhet të bëjmë që rinia shqiptare të shohë perspektivën e saj në Shqipëri? Ashtu siç kemi specifikuar në seksionin 4 të mëparshëm lidhur me metodologjinë, ne realizuam një anketë me studentët shqiptarë aktualisht të regjistruar në universitetet shqiptare(n=1,650) (për detaje të kësaj ankete referohuni seksionit 4.2). Për të zgjeruar më tej fushë-pamjen ne përfshimë në studimin tonë edhe një segment tjetër të rinisë shqiptare, maturantët e shkollave të mesme, të cilët mund të ndahen në tre grupe: ata që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, ata që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe ata që dëshirojnë të studiojnë edhe në Shqipëri(fillimisht) edhe jashtë vendit(më vonë), duke përfshirë edhe ata që d ëshirojnë të emigrojnë për arsye pune. Kjo anketë(n=450) është përshkruar më parë në seksionin 4.3. 6.1. Qëndrimet ndaj studimeve dhe punës jashtë vendit Numri i maturantëve shqiptarë në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale të vendit, për shkak të uljes së lindshmërisë dhe migrimit ndërkombëtar, ka qenë në rënie gjatë dekadës së fundit. Kështu, sipas të dhënave zyrtare në vitin 2019 përfunduan arsimin e mesëm 34.021 nxënës, nga 39.629 nxënës që përfunduan në vitin 2015 ose 14.1% më pak. .104 Sipas anketës sonë, më shumë se dy të tretat e tyre dëshirojnë të vazhdojnë arsimin universitar, çka përafrohet edhe me tendencat që shfaqen në statistikat zyrtare. .105 Sipas gjetjeve të anketës(Tabela 17), thuajse 20% e maturantëve dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, rreth 41% në universitetet shqiptare dhe pjesa tjetër, 39%, dëshirojnë të studiojnë pjesërisht në Shqipëri(studimet bachelor) dhe pjesërisht jashtë vendit(studimet master). .106 Faktori ekonomik pa dyshim luan rolin kryesor në këtë ndarje. Këtë e pohon edhe Ermali, një maturant në një shkollë të mesme të Tiranës: “Janë të shumtë ata që duan të studiojnë jashtë, por një pjesë e vogël mund ta arrijnë këtë. Nga njëra anë, dëshira është shumë e madhe, por mundësia ekonomike është shumë e vogël. Ndërsa nga ana tjetër është edhe mungesa e informacionit.” 103-Numri i studentëve shqiptarë në universitetet shqiptare në vitin akademik 2018-2019 ishte 139.043(Monitor, 29 Gusht 2020). 104-INSTAT.,(2020) Statistika të diplomimeve, 2018-2019. Tiranë, 15 Maj 2020. 105- Sipas të dhënave të INSTAT-it treguesi i regjistrimit bruto në arsimin e lartë në Shqipëri ishte 60.3% në vitin shkollor 2018-2019. Për më shumë informacion shiko: INSTAT.,(2019) Shqipëria në shifra 2018. 106- Pyetja që u bë maturantëve ishte:‘Ku dëshironi të studioni?’ MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 63 Tabela 17. Dëshira e maturantëve për të studiuar jashtë vendit dhe në Shqipëri(në%) Përshkrimi Vajza Djem Gjithsej Dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit 20.3 18.9 19.8 Dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri 37.8 47.3 41.2 Dëshirojnë të studiojnë edhe jashtë edhe në 41.9 33.8 39 Shqipëri Gjithsej 100 100 100 Burimi: CESS., Anketa me maturantët shqiptarë, 2019 Tabela e mësipërme tregon se ka dallime të vogla(+1.4 pikë përqindje) midis vajzave dhe djemve lidhur me dëshirën për të studiuar jashtë vendit. Por kjo diferencë ndërmjet vajzave e djemve rritet(+8.1 pikë përqindje) për grupin që dëshiron të studiojë edhe në Shqipëri edhe jashtë vendit, ç ka kompensohet nga një diferencë e kundërt(-9.5 pikë përqindje) nga djemtë që janë më të orientuar për të studiuar në Shqipëri. Dëshira për të studiuar jashtë vendit përgjithësisht shfaqet që në vitin e parë të shkollës së mesme(në disa intervista edhe më parë) dhe është një perceptim dhe reflektim i të rinjve për kushtet e arsimit dhe perspektivën e tyre në Shqipëri. Egla, një nxënëse e shkëlqyer në një shkollë të mesme në Tiranë, thekson në intervistën e saj: “Unë personalisht sapo kam ardhur në shkollën e mesme kam filluar të mendoj se çfarë dege do të vazhdoj, ku do të profilizohem, në cilin universitet do të shkoj. Duke parë se universitetet në Shqipëri nuk i përmbushnin kërkesat e mia menjëherë fillova të shikoj më larg se Shqipëria, dhe konkretisht mendova në Gjermani.” Në raste të tjera kjo dëshirë nxitet nga prindërit e arsimuar që synojnë shkollimin e mirë të fëmijëve dhe shpesh e shohin perspektivën e tyre jashtë vendit. Majlinda, një maturante nga Tirana, përmbledh bisedat me prindërit e saj: “Prindërit duan më të mirën tonë dhe për ta më e mira është që ne të shkojmë jashtë vendit. Mua personalisht prindërit më thonë që në rast se shkoj për studime jashtë të rri andej(...).” Tabela 18 tregon nivelin arsimor të prindërve të maturantëve nga duket qartë se ata që dëshirojnë të studiojnë‘jashtë vendit’ ose‘edhe në Shqipëri edhe jashtë’ i kanë të dy prindërit ose njërin prej tyre me një nivel arsimor më të lartë se mesatarja. 64 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Tabela 18. Niveli arsimor i prindërve të maturantëve që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit Arsimi universitar i prindërve Gjithsej Do të studiojnë jashtë Po, të dy prindërit 26.2 39.0 Po, babai 15.1 18.7 Po, nëna 11.9 15.4 Asnjëri 45.8 26.8 Pa përgjigje 0.9 0 Gjithsej 100 100 Do të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë 28.1 18.2 13.2 39.3 1.2 100 Do të studiojnë në Shqipëri 18.8 10.5 8.6 61.3 0.8 100 Burimi: CESS., Anketa me maturantët shqiptarë, 2019. Nga ky bashkëbisedim ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, lidhur me studimet jashtë vendit, vërehet edhe një‘ ndarje pune’ dhe përgjegjësie ndërmjet brezave në familje. Prindërit kujdesen për financat e familjes, ndërsa fëmijët për mbarëvajtjen në mësime dhe përvetësimin e gjuhëve të huaja. Thuajse 35% e maturantëve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit e flasin‘rrjedhshëm’ gjuhën e vendit të dëshiruar dhe rreth 38% thonë se e flasin‘mirë’. Lidhur me mbështetjen financiare të familjes, Erli, një maturant nga Korça, thotë: “Gjatë dy viteve të fundit unë kam diskutuar shumë me familjen, sidomos për pjesën financiare. Kjo është një temë që nuk mund të anashkalohet. Besoj se një pjesë të madhe të shpenzimeve prindërit ma mbulojnë, kështu që shanset janë të mëdha që të studioj jashtë. Por kjo është një sakrificë e madhe për prindërit, sepse gjithçka të tyren ata po mundohen që të ma japin mua. Ata do të mundohen akoma më shumë se sa po të studioja në Shqipëri.” Por jo të gjithë i kanë këto mundësi. Sipas të dhënave të anketës, 24% e maturantëve thonë se familja mund të financojë‘tërësisht’ studimet e tyre, 64% thonë‘pjesërisht’ dhe 12% thonë se kjo është‘e pamundur’. .107 Tabela 19 tregon punësimin e prindërve të maturantëve nga duket qartë se ata që dëshirojnë të studiojnë‘jashtë vendit’ ose‘edhe në Shqipëri edhe jashtë vendit’ kanë një status punësimi të prindërve(pa dyshim edhe të ardhura financiare) më të lartë se mesatarja. Thuajse 2/3 e prindërve të tyre janë profesionistë (mjekë, inxhinierë, juristë etj.), nëpunës të administratës shtetërore, biznesmenë, menaxherë, drejtorë ose partnerë biznesi. 107- Pyetja që u bë maturantëve ishte: A është familja juaj e aftë të financojë studimet tuaja jashtë vendit? MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 65 Tabela 19. Punësimi i prindërve të maturantëve që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit Punësimi i prindërve Gjithsej Dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit Dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri dhe jashtë vendit Dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri Babai Nëna Babai Nëna Babai Nëna Babai Nëna Punëtor krahu i kualifikuar 18.2 11.1 12.2 10.6 17.4 9.5 22.7 12.9 Punëtor krahu i pakualifikuar 6.8 2.7 4.1 3.3 4.9 1.7 8.9 3.5 Agjent shitjeje/përfaqësues 2.2 3.4 1.6 2.4 2.1 shitjesh 2.9 2.7 4.3 Administrator/kontabilist 3.1 3.9 3.3 7.3 4.1 3.7 1.6 2.3 Nëpunës në administratën shtetërore 11.0 7.6 14.6 10.6 11.2 7.4 8.2 6.3 Profesionist/mësues, mjek etj. 8.9 17.9 12.2 28.5 12.4 20.7 4.7 10.2 Shtëpiak 0.5 23.0 0 13.8 0.4 24.8 0.8 25.8 Drejtor/Partner biznesi 3.6 1.8 7.3 2.4 2.1 1.2 3.1 2.0 Menaxher 4.7 2.1 4.9 1.6 7.4 2.9 1.9 1.6 Biznesmen 22.3 6.4 26.0 4.1 20.7 7.9 22.3 6.3 Fermer 1.7 0.3 0 0.0 2.1 0.4 2.3 0.4 Pensionist 0.9 0 0 0.0 1.7 0 0.8 0 I papunë 5.2 12.6 2.4 8.9 5.8 11.2 6.3 15.6 Tjetër 8.3 6.1 9.8 5.7 5.4 4.5 10.9 7.8 Nuk aplikohet 0.9 0.3 0 0.8 1.2 0.4 0.8 0.0 Pa përgjigje 1.6 0.8 1.6 0.0 1.2 0.8 1.9 1.2 Gjithsej 100 100 100 100 100 100 100 100 Burimi: CESS., Anketa me maturantët shqiptarë, 2019 66 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Nxënës të tjerë të shkëlqyer në mësime, por që janë të ndërgjegjshëm për pamundësinë financiare të familjes së tyre, mundohen të gjejnë rrugë alternative. Gjergji, një maturant nga Tirana, thotë: “Por kostot janë goxha të konsiderueshme për statusin që ka një familje shqiptare. Këtë unë e di, prandaj duhet të shikoj për bursa 100% përndryshe nuk kam asnjë zgjidhje tjetër. Prandaj në çdo agjenci ku unë kam kontaktuar, në çdo website ku kam kërkuar, jam munduar që të gjej opsionin e bursës 100%.” Tabela 20 tregon burimet alternative të financimit të studimeve. Tabela 20. Burimet alternative të financimit të studimeve(në%) Nr Burimet alternative Në përqindje 1 Vetëfinancim(punë me kohë të pjesshme) 49 2 Grant nga institucioni pritës 6.9 3 Kam pjesëtarë të familjes/ të afërm në vendin pritës 22.9 4 Kredi bankare 15.5 5 Tjetër 5.7 Gjithsej 100 Burimi: CESS., Anketa me maturantët shqiptarë, 2019 Maturantët që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit, në krahasim me ata që dëshirojnë të studiojnë në Shqipëri, preferojnë më shumë‘shkencat kompjuterike, informatikë dhe elektronikë’,‘inxhinieri dhe ndërtim’ dhe‘shkencat natyrore’ (biologji, fizikë, matematikë). Kjo preferencë, krahas prirjeve individuale, lidhet edhe me kërkesat e tregut të punës në vendin e dëshiruar të migrimit dhe pasqyron mundësitë e tyre të punësimit. Nëpërmjet anketës, ne i pyetëm maturantët shqiptarë edhe lidhur me arsyet pse duan të studiojnë jashtë vendit. .108 Tri arsyet kryesore janë dëshira për një karrierë ndërkombëtare(24.6%), sigurimi i një pune dhe page më të mirë në rast se rikthehen në Shqipëri(20.4%) dhe cilësia e ulët e universiteteve shqiptare(17.7 %). Andra që dëshiron të studiojë në Turqi shprehet: “Mënyra e mësimdhënies, atje ku unë do të shkoj, në Turqi, ka një diferencë të madhe me atë që është në Shqipëri. Kjo është arsyeja kryesore: cilësia e mësimdhënies.” 108- Pyetja që u bë maturantëve ishte:‘Cilat janë arsyet kryesore pse doni të studioni jashtë vendit?’ MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 67 Le të shikojmë tani masën e madhe të studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet publike dhe private shqiptare, bazuar në anketën tonë me 1.650 studentë. Sipas të dhënave të anketës 79% e studentëve(mosha mesatare 22 vjeç), që studiojnë në Shqipëri, synojnë të emigrojnë jashtë vendit(Tabela 21). .109 Synimi për të emigruar lidhet me përfytyrimin që kanë studentët për të ardhmen e tyre. Nga njëra anë ai është një pasqyrim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në Shqipëri dhe, nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës. Tabela 21. Synimi për të emigruar nga Shqipëria(në%) Nr Përgjigjja Gjithsej Meshkuj Femra 1 Po 79.0 78.1 79.4 2 Jo 9.8 11.9 9.0 3 Nuk e di 11.2 10 11.6 Total 100.0 100 100 Burimi: Anketa me studentët shqiptarë në Shqipëri, 2019 Ky synim(dhe në këto përmasa) për të emigruar nga Shqipëria nuk përbën një surprizë për autorët e këtij studimi. Në një studim tjetër të botuar në 2018, ne kishim treguar se treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria, për grupmoshën 18 deri 40 vjeç, ishte 52%, por kurba e tij kulmonte në moshat 27-30 vjeç(71.2 %) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar. Ne konkludonim në këtë studim se emigrimi potencial nga Shqipëria po merrte gjithnjë e më shumë tiparet e një“Brain-Drain”, pasojat negative e të cilit do të jenë të mëdha. .110 Shkurt, tendencat e reja tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit. Një aspekt i rëndësishëm i migrimit potencial është edhe kuadri kohor në të cilin realizohen synimet dhe dëshirat e studentëve për migrimin. Sipas të dhënave të anketës 7% e emigrantëve potencialë dëshirojnë të emigrojnë nga Shqipëria para përfundimit të studimeve, 62% menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, dhe rreth 27% pas një përvoje pune në Shqipëri. Majlinda, një studente në Gjermani, tregon për motrën e saj: “Motra ime përfundoi me rezultate të shkëlqyera fakultetin e mjek ësisë dhe punoi rreth dy vjet në një nga spitalet private të Tiranës. Kjo qe një kohë e mjaftueshme për të bërë një kurs intensiv të gjuhës gjermane, për të marrë një eksperiencë dhe për të vendosur lidhjet në Gjermani.(…) Aktualisht ajo punon në një spital në Gjermani.” 109- Pyetja që u bë studentëve ishte:‘A synoni të emigroni nga Shqipëria?’ 110- King, R. and Gëdeshi, I.(2019) New trends in potential migration from Albania: the migration transition postponed? Migration and Development; Gëdeshi, I. and King, R.(2018) New Trends in Potential Migration from Albania. Tirana: F. Ebert Foundation. 68 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? E shprehur në segmente kohore 17% e studentëve dëshirojnë të migrojnë brenda vitit, 69% brenda 5 viteve të ardhshme dhe 12% thonë pas 5 viteve. Në rast se u besojmë këtyre shifrave atëhere masa e studentëve shqiptarë synon të emigrojë nga Shqipëria në afat të shkurtër dhe të mesëm. Rezultatet e anketës(Tabela 21) tregojnë se ekziston një diferencë shumë e vogël në dëshirën për emigrim ndërmjet studentëve femra(79.4%) dhe meshkuj(78.1 %). Historikisht emigrimi shqiptar ka qenë i udhëhequr nga meshkujt, ndërsa femrat pasonin në një periudhë të mëvonshme nëpërmjet bashkimit familjar ose martesave. Ky tregues i emigrimit potencial, pak më i lartë tek femrat(+1.3 pikë përqindje) në krahasim me meshkujt(çka vërehet edhe në studime të tjera për të rinjtë), .111 tregon edhe shkallën e lartë të iniciativës, emancipimit dhe pavarësisë të studentëve femra. Synimi për të emigruar është më i lartë te disa grupe studentësh në fusha të caktuara, si studentët e mjekësisë(91.5%) dhe infermierisë(83%), të informatikës (84.4%), të inxhinierisë(79.2%) dhe arkitekturës, çka shpjegohet me mundësitë më të mëdha të punësimit në vendin e dëshiruar të emigrimit(Figura 4). Figura 4. Synimi për të emigruar sipas fushës së studimit(në përqindje) Burimi: Anketa me studentët shqiptarë në Shqipëri, 2019 Tendenca e lartë e emigrimit potencial, sidomos për disa grupe studentësh të fushave të caktuara, përbën një shqetësim dhe duhet të tërheqë vëmendjen e gjithë shoqërisë. Kjo mund të rrisë mungesat në segmentin e sipërm të disa profesioneve shumë të nevojshme në Shqipëri. Le të marrim një shembull të thjeshtë nga realiteti i përditshëm shqiptar. Numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, – i cili është shumë më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së(384 mjekë në vitin 2016), por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, – ka ardhur duke u zvogëluar. Në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018 ky 111- Cela A., Kamberi G.,(2019) Rinia Shqiptare 2018/2019. Fondacioni F. Ebert. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 69 tregues ra në 110 mjekë. .112 E njëjta tendencë rënëse vërehet edhe për infermierët dhe mamitë. Migrimi ndërkombëtar i stafit mjekësor, kryesisht në Gjermani, është një nga faktorët kryesorë që shpjegon këtë ulje. Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13% e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë. .113 Ndërsa numri i infermierëve që kanë emigruar nga Shqipëria gjatë periudhës 2014–2019 llogaritet në rreth 8.500 persona. .114 Krahas kësaj, edhe shpërndarja e personelit shëndetësor në territorin e vendit – si pasojë e migrimit të brendshëm - është e pabarabartë. Thuajse 51% e mjekëve janë përqendruar në Tiranë .115 dhe në shumë rrethe të prapambetura të vendit ka mungesë të mjekëve specialistë. Ulja e mëtejshme e numrit të mjekëve dhe infermierëve, ashtu si dhe shpërndarja e pabarabartë e tyre në territorin e vendit, do të sillte jo vetëm përkeqësimin e treguesve shëndetësorë të popullsisë, por edhe valë të reja të migrimit të brendshëm dhe ndërkombëtar. Një studim i IOM-it i realizuar në vitin 2020 tregoi se një nga shkaqet pse familjet e varfëra shqiptare kërkuan azil në vendet e BE-së(kryesisht në Gjermani dhe Francë) ishte edhe mungesa e një shërbimi shëndetësor cilësor. .116 Thuajse 34% e studentëve kanë jetuar jashtë vendit ose kanë pasur prindin/ prindërit në emigracion për një periudhë të paktën njëvjeçare, kryesisht në Greqi dhe Itali. .117 Të dhënat e anketës tregojnë se synimi për emigrim është pak më i lartë te studentët që kanë lindur dhe jetuar jashtë vendit ose kanë pasur prindërit emigrantë në krahasim me ata që nuk i kanë pasur. Kështu synimi për të emigruar i studentëve që kanë lindur dhe jetuar jashtë vendit ose kanë pasur prindërit emigrantë është 81%, kurse i atyre që thonë se nuk kanë jetuar ose nuk kanë pasur një nga prindërit emigrantë është 78%. Ky ndryshim është i vogël, por i rëndësishëm duke pasur parasysh madhësinë e mostrës(1.650 anketa). Ai është një rezultante e dy tendencave kundërvepruese: nga njëra anë, ekzistenca e rrjeteve sociale dhe eksperienca e të jetuarit jashtë vendit; ndërsa nga ana tjetër, fakti se shumë nga emigrantët shqiptarë në të kaluarën nuk ishin nga shtresat e profesionistëve, të arsimuarve dhe të kualifikuarëve, por ishin punëtorë me kualifikim të ulët që emigruan në Itali dhe Greqi për të përmirësuar gjendjen e tyre. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme të emigrimit potencial të studentëve, ku mund të përmendim faktorët ekonomikë, arsimorë, socialë dhe perceptimin që ata kanë për të ardhmen e tyre në vendlindje. .118 Në tërësinë e tyre tri janë grupet e faktorëve që shtyjnë studentët të emigrojnë nga Shqipëria. Grupi i parë lidhet me faktorë 112- Health Budget Brief 113- Gjypi SH. A.,(2018) Largimi i mjekëve nga Shqipëria.(Eng: Doctors leaving Albania) Tirana: F. Ebert Foundation. 114- https://citizens-channel.com/2020/07/30/eksodi-i-infermiereve-shqiptare-ne-gjermani-plage-e-ha pur-e-sistemit-shendetesor/ 115- Gjypi SH. A.,(2018) Largimi i mjekëve nga Shqipëria. Tirana: F. Ebert Foundation. 116- Gëdeshi I., King R., Albanian returned asylum-seekers: re-integration or re-emigration? IOM, 2020 117- Pyetja që u bë studentëve ishte: Në të kaluarën, a keni jetuar ju ose prindërit jashtë vendit për një periudhë të paktën 1-vjeçare? 118- Studentëve të anketuar u kërkua të jepnin tre arsyet kryesore të emigrimit dhe pastaj të përcaktonin arsyen më të rëndësishme. Të dhënat dhe Figura 2 bazohen në arsyen më të rëndësishme. 70 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? ekonomikë, siç janë përmirësimi i standardeve të jetesës, gjetja e një vendi pune, kushtet e punës, kërkimi i një karriere ndërkombëtare dhe një sistem më i mirë i sigurimeve sociale. Ky është grupi më i rëndësishëm i faktorëve shtytës dhe thuajse 65% e studentëve i theksojnë ato. Kjo tregon se emigrimi i studentëve udhëhiqet nga faktorë ekonomikë. Grupi i dytë(rreth 17%) lidhet me vazhdimin e arsimimit jashtë vendit( master, specializim etj.). Të dhënat e anketës tregojnë se studentët e bachelorit kanë një dëshirë më të madhe për të vazhduar shkollimin jashtë vendit në krahasim me studentët e masterit. Ndërsa grupi i tretë(rreth 17 %) lidhet me faktorë sociale, si‘në Shqipëri nuk ka të ardhme’,‘nuk më pëlqen të jetoj në Shqipëri’,‘bashkimi familjar’,‘shërbime më të mira shëndetësore’ etj. (Figura 5). Figure 5. Arsyet kryesore të emigrimit të studentëve(në%) Burimi: Anketa me studentët shqiptarë në Shqipëri, 2019 6.2. Zgjedhja e vendit Vendet kryesore ku maturantët shqiptarë dëshirojnë të studiojnë, të renditura sipas rëndësisë, janë Gjermania(31.1%), SHBA(13.8%), Italia(11.4%), MB(10.4 %), Franca(7.7%), Zvicra(3.7%), Turqia(2.9%), Greqia(2.7%), Holanda(2.1%) dhe Austria(2.1%). Thuajse të gjitha vendet ku dëshirojnë të studiojnë të rinjtë shqiptarë janë shumë të zhvilluara nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Por përzgjedhja e vendit të studimit, sipas rezultateve të anketës, kondicionohet nga një kombinim i disa faktorëve, si cilësia e arsimit(38%), mundësia për të gjetur punë në përfundim të studimeve(29%), njohja e gjuhës së vendit pritës(18 %), kosto e studimeve universitare(7.4%) dhe ekzistenca e rrjeteve sociale dhe familjare. Lidhur me faktorin e fundit, Era, një maturante nga Elbasani, shprehet: “Në qoftë se motrat e mia do të studionin në Itali, ndoshta do të zgjidhja Italinë sepse posedoj më shumë të dhëna për këtë vend. Por unë do të shkoj atje ku janë të afërmit e mi, sepse atje unë kam një bazë.” Edhe të dhënat sasiore tregojnë se rreth 27% e atyre që dëshirojnë të studiojnë MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 71 ‘jashtë vendit’ dhe rreth 23% e atyre që dëshirojnë të studiojnë‘edhe në Shqipëri edhe jashtë’ kanë pjesëtarë të familjes dhe të afërm në vendin e dëshiruar të studimeve. Ne i pyetëm studentët shqiptarë edhe për vendin e preferuar të emigrimit për punë dhe/ose studime të mëtejshme. Dhjetë vendet e para të emigrimit potencial të studentëve janë: Gjermania(25.5%), SHBA(18%), MB(15%), Italia(8.9%), Kanadaja(5.4%), Franca(3.6%), Suedia dhe Zvicra(3.1% secila), Australia(1.5 %), dhe Norvegjia e Spanja(1.3% secila). Pjesa më e madhe e studentëve synon të emigrojë në vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe vetëm ¼ e tyre në vende të largëta(si në SHBA, Kanada, Australi), ku ka mundësi punësimi dhe të ardhura të larta. Në rast se i krahasojmë vendet e dëshiruara të maturantëve dhe studentëve shqiptarë që studiojnë në Shqipëri, ne do të vërejmë edhe ngjashmëri edhe dallime(Figura 6). Nuk ka përputhje midis vendit të dëshiruar të studimit nga maturantët dhe atij të emigrimit nga studentët. Kështu, Turqia dhe Greqia janë vende të dëshiruara studimi – për shkak të kostos së ulët(Turqia) dhe afërsisë gjeografike(Greqia) – por jo emigrimi. Franca, Holanda dhe Austria preferohen për cilësinë e lartë të universiteteve, por është më i vështirë punësimi(dhe rrjedhimisht emigrimi). SHBA-ja, MB dhe deri diku Kanadaja preferohen si vende studimi, por dëshira për emigrim për shkak të mundësive të punësimit dhe të ardhurave të larta është më e madhe. Figura 6. Vendet e preferuara të studimit dhe emigrimit të maturantëve dhe studentëve shqiptarë(në%) Burimi: CESS., Anketa me maturantët shqiptarë, 2019; Anketa me studentët shqiptarë në Shqipëri, 2019 Figura 6, pavarësisht nga këto dallime, tregon se emigrimi shqiptar tenton të koncentrohet në perspektivë në disa nga vendet më të zhvilluara të Europës Perëndimore(si Gjermania, MB) ashtu si dhe në SHBA. Ndërsa vendet tradicionale 72 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? të emigrimit shqiptar, si Greqia(dhe deri në njëfarë mase Italia), pas krizës ekonomike globale, po e humbasin rëndësinë e tyre. Rrjedhimisht, një hartë e re e emigrimit shqiptar është duke u skicuar. Ne i pyetëm studentët shqiptarë edhe për disa nga faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e vendit të dëshiruar të emigrimit. .119 Përgjigjet tregojnë se përzgjedhja e këtyre vendeve përcaktohet kryesisht nga faktorë ekonomikosocialë, dhe arsimorë, të tilla mundësia e punësimit dhe e të ardhurave të larta (35.6%), mundësi më të mira arsimimi dhe kualifikimi(19.9%), shërbime të mira shëndetësore(10.2%) dhe mbrojtje sociale(9.1%), njohja e gjuhës(5.7%) dhe ekzistenca e rrjeteve sociale(5.3%) dhe familjare(Figura 7). Figure 7. Arsyet e përzgjedhjes së vendit të destinacionit Burimi: Anketa me studentët shqiptarë në Shqipëri, 2019. Për të thelluar analizën, studentët u pyetën, që nga tërësia e faktorëve të zgjedhur, të përcaktonin edhe faktorin kryesor shtytës për të emigruar nga Shqipëria. .120 Sipas përgjigjeve të emigrantëve potencialë dy janë faktorët kryesorë: mundësia për të gjetur punë dhe të ardhura më të larta(61.1%) dhe mundësi më të mira arsimimi dhe kualifikimi(22.2%). 119- Pyetja që ju bë studentëve ishte:‘Pse do të emigronit në këtë vend?’ 120- Migrantëve potencialë iu kërkua që në tërësinë e faktorëve kryesorë të përzgjidhnin më të rëndësishmin. MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 73 7. Interpretimi i migrimit aktual dhe potencial të studentëve nga Shqipëria Çfarë mësimesh interpretuese mund të nxjerrim nga të dhënat e marrë në konsideratë deri më tani për migrimin aktual të studentëve nga Shqipëria (rezultatet e anketës të paraqitura në Seksionin 5) dhe migrimin potencial të studentëve(gjetjet e anketës me studentët e shkollave të mesme dhe të universiteteve që studiojnë aktualisht në Shqipëri, të paraqitura në Seksionin 6)? Disa shenja paralajmëruese për përmasën dhe seriozitetin e problemit të emigrimit të studentëve jashtë Shqipërisë janë dhënë tashmë; në këtë seksion të shkurtër, ne bëjmë një përmbledhje dhe e zgjerojmë edhe më tej këtë diskutim. Ajo që duhet thënë së pari është se emigrimi/lëvizshmëria e studentëve ndërkombëtarë shihet gjerësisht si një pjesë‘normale’ e shoqërisë sonë bashkëkohore të globalizuar, në veçanti në Veriun global. Kjo dukuri ndihmon për të lehtësuar mospërputhjen dhe zhbalancimin në tregun global për punën e kualifikuar dhe forcon ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin ndërkulturor. Programi Erasmus i BE-së, i cili ka vite që zhvillohet, për shkëmbimin e studentëve, që në kohët e sotme shtrihet edhe te vendet e punës, është një përligjje e idesë se ISMja është një‘gjë e mirë’, ndonëse deri tani studentët shqiptarë(përveç se nëse janë duke studiuar aktualisht jashtë në një institucion partner Erasmus) nuk e kanë pasur të mundur të përfitojnë nga kjo skemë. Nga këndvështrimi i studentit apo të diplomuarit individual, ISM-ja përjetohet në mënyrë të ngjashme si një përvojë me përfitim të lartë, pasi kjo përvojë ndërkombëtare mundëson një jetë interesante(dhe sfiduese) dhe, në shumë raste, një karrierë të suksesshme dhe shpërblyese me një dimension shumëgjuhësh, ndërkombëtar dhe kozmopolitan. Parimi i përgjithshëm i skemave të shkëmbimit të studentëve brenda rrjeteve shumë dhe dypalëshe, siç është Erasmus apo programe të tjera‘një vit jashtë’, është se lëvizja duhet të jetë e balancuar dhe gjerësisht e ndërsjellë. Ndonëse një gjë e tillë nuk ndodh gjithmonë, për shkak të popullaritetit dhe prestigjit të disa vendeve, qyteteve dhe universiteteve, .121 në nivel kombëtar flukset nuk pritet t’i shqetësojnë në një masë të madhe tregjet e punës për të diplomuarit apo prospektet e zhvillimit kombëtar, ndaj nuk ka shumë vend për t’iu referuar rrjedhjes së trurit. .122 Ndërsa, në rastin e Shqipërisë, migrimi i studentëve shqiptarë në largim është tepër larg të qenit i balancuar nga studentë në ardhje(numri i tyre është shumë i ulët), dhe shkalla relative e humbjes së kapitalit njerëzor embrional është përtej asaj që përjetohet nga pothuajse të gjitha vendet e tjera europiane. Ky eksport 121- Për shembull, brenda Europës, vende si Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Spanja janë destinacione të mirënjohura për shkëmbimet e studentëve, për arsye të gjuhës, kulturës, klimës, ndërsa vende të tjera si Finlanda dhe Bullgaria kanë më pak studentë që vijnë dhe më shumë që largohen. 122- Në veçanti, që prej krizës financiare të vitit 2008, normat e larta të papunësisë, të cilat shënuan pikun te k të rinjtë e diplomuar, deri në 50%, kanë qenë karakteristike për vendet jugore të Bashkimit Europian- Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi. Kjo çoi në një prirje të shtuar për të lëvizur drejt vendeve të Europës Veriore, si Francë, Zvicër, Gjermani dhe, në veçanti, Mbretëri e Bashkuar. Për rrjedhojë, në vendet jugore të Bashkimit Europian,‘largim i trurit’ është bërë tashmë pjesë e diskutimeve të politikës, medias, dhe studiuesve në këto vende. Shih, ndër të tjera, Pratsinakis, M., King, R., Leon Himmelstine, C., Mazzilli, C.(2020) A crisis-driven migration? Aspirations and experiences of the post-2008 South European migrants in London, International Migration, 58(1): 15-30; Tintori, G.,(2015) From manpower export to brain drain? Emigration and Italy, between Past and Present, in A. Mammone, E. Giap Parini and G. Veltri(eds) Routledge Handbook of Contemporary Italy: History, Politics, and Society. London: Routledge, 37-48. 74 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? në shkallë të madhe i studentëve shqiptarë, në të gjitha nivelet e studimit, nga bachelor-i në doktoraturë, pasqyron shumë më tepër se një dukuri‘normale’ e qarkullimit ndërkombëtar të studentëve, që shoqërohet me një interpretim beninj’ të globalizimit të lëvizshmërisë së studentëve dhe arsimit të lartë. Përkundrazi, ai pasqyron anën e errët të globalizimit, ndryshimit gjeopolitik dhe zhvillimin e pabarabartë hapësinor midis vendeve. Duke marrë parasysh edhe eksodin masiv të punonjësve të pakualifikuar, që ka karakterizuar emigrimin e shqiptarëve që prej fillimit të viteve‘90-të, flukset dalëse të studentëve dhe të të diplomuarve janë një simptomë tjetër e dobësisë strukturore të ekonomisë shqiptare dhe sistemit politiko-social. Kjo është e dukshme në dy aspekte: brenda Shqipërisë, dhe në nivel ndërkombëtar. Nga njëra anë, emigrimi i studentëve në shkallë të madhe pasqyron çe kuilibrat e fuqishme të brendshme në Shqipëri, përfshirë pabarazinë midis hapësirës Durrës– Tiranë dhe pjesës tjetër të vendit, mundësitë e kufizuara për të diplomuarit që të gjejnë punë që u japin kënaqësi, janë të paguara si duhet dhe që përputhen me kualifikimet e tyre, me rrjetet e ngritura mbi klientelizmin dhe‘lidhjet’ në të cilat duhet bërë pjesë me qëllim që të arrihet një prej atyre pak punëve të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, flukset dalëse të studentëve janë një tregues i pozitës periferike të Shqipërisë, jo aq në aspektin gjeografik se sa në atë ekonomik dhe gjeopolitik, në Europë dhe më gjerë në sferën globale. Kjo përfshin jo vetëm strukturën e dobët të ekonomisë shqiptare, shumë e varur te konsumi i financuar nga të ardhura të fituara jashtë vendit dhe me një kapacitet prodhues të vetin të dobët, por edhe statusin e ulët të universiteteve shqiptare përkundrejt atyre të vendeve të tjera. Thënë në terma të thjeshta të ofertës dhe kërkesës, oferta e studentëve shqiptarë me moshën e duhur, ndonëse tashmë në një tendencë në ulje për shkak të rënies së normës së lindjeve, e tejkalon në masë të madhe kërkesën për punë të kualifikuar dhe të specializuar brenda vendit, në situatën që ndodhet. Deri diku, kjo është sindromë e vendeve të vogla, ku tregjet e punës janë të‘shkurtuara’ në majë nga një nevojë e kufizuar për një numër të madh të profesionistëve të nivelit të lartë dhe të specializuar. Megjithatë, edhe e anasjellta mund të jetë e vërtetë, ku‘ethja e emigrimit’ e bën vendin e origjinës të uritur për profesionistë të specializuar për të cilët ka një nevojë të madhe, për shembull, në rastin e Shqipërisë, për mjekë dhe personel mjekësor. Rasti i mjekësisë është vetëm një prej shembujve të një largimi të trurit që prek të rinjtë shqiptarë në të gjitha sferat, duke e zvogëluar në masë të madhe kapitalin e trajnuar njerëzor në vend, dhe duke përbërë një rrjedhje të konsiderueshme në buxhetin kombëtar, që i ngre dhe i trajnon këta të rinj prej të cilëve përfitojnë vende të tjera. Dy çështje kyçe shtrohen për interpretim – dhe, në nivel politikash, për konfrontim – kur analizohet emigrimi i studentëve shqiptarë. Që të dyja luajnë një rol gjithmonë e më të dukshëm në dinamikën e emigrimit shqiptar, në të shkuarën, në të tashmen, dhe në të ardhmen. Së pari, është shkalla e madhe, në lidhje me popullsinë në moshë të përshtatshme, e prirjes së studentëve shqiptarë për të studiuar jashtë – si ata që janë tashmë atje dhe ata që synojnë të studiojnë jashtë në të ardhmen e afërt. Ky‘eksport’ i studentëve të ciklit të parë të studimeve dhe atyre të cikleve vijuese të studimeve – sipas të dhënave të anketës sonë dhe statistikave dytësore të krahasueshme, të cilat janë edhe të kufizuara – duket të MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 75 jetë më i madh se pothuajse në çdo vend tjetër. Ky fakt bëhet edhe më i veçantë duke pasur parasysh nivelet përgjithësisht të ulëta të të ardhurave në Shqipëri si dhe faktin se vendi nuk është i lidhur në ndonjë sistem marrëdhëniesh postkoloniale, çka mund të ofronte‘kanale’ për lëvizshmëri të financuar me bursa drejt ish-metropolit kolonial. Për më tepër, të gjithë studentët shqiptarë që ndjekin studimet jashtë duhet ta bëjnë këtë gjë në një gjuhë të huaj. Prandaj, hemorragjia e studentëve universitarë i shtohet eksodit me përmasa shqetësuese të diasporës shkencore › shqiptare të atyre që kanë PhD, për të cilët kemi bërë një studim të mëparshëm. .123 Në këtë mënyrë, pyetja kyçe për politikat shtrohet si e tillë: si mundet që të ndalet ky eksod i vazhdueshëm i të rinjve të talentuar, sidomos po të kemi parasysh se anketat e orientuara nga e ardhmja në lidhje me synimet e të rinjve shqiptarë për t › u larguar nga Shqipëria në të ardhmen e afërt tregojnë një vijimësi të flukseve dalëse? Çështja e dytë kyçe ka të bëjë me mundësinë për rikthim. Ndonëse shumë studentë dhe të diplomuar që studiojnë dhe punojnë jashtë dëshirojnë të ruajnë lidhjet me Shqipërinë, si me familjet dhe me vendlindjen në përgjithësi, si dhe në nivel emocional dhe praktik, në realitet, orientimet për rikthimin e tyre përcaktohen nga vlerësime pragmatike. Sikurse kemi parë nga disa të dhëna të intervistave tona, edhe prindërit e tyre janë dorëzuar para‘faktit’ të moskthimit të tyre, dhe vlerësojnë se ata do të jenë më mirë jashtë, madje deri në atë masë që prestigji prindëror dhe ai i familjes mund të rritet duke pasur pjesëtarë të familjes që studiojnë, punojnë dhe fitojnë jashtë vendit. Kështu, ngrihet një pyetje e dytë kyçe për politikat: çfarë duhet bërë jo vetëm për të reduktuar eksodin e studentëve dhe fuqinë tejet të kualifikuar, por edhe për t’i bërë ata që kanë shkuar jashtë që të kthehen? Arsyet e moskthimit, që janë dhënë në anketa të ndryshme që ne kemi realizuar, si për këtë raport edhe për raporte të tjera në lidhje me diasporën shkencore dhe migrimin potencial, .124 janë të qarta dhe të qëndrueshme. Ato përfshijnë të ardhura në nivele të ulëta në Shqipëri, mungesë të punëve që kërkojnë kualifikim të lartë, mundësi të pakta për karrierë, infrastrukturë e dobët, pakënaqësi me klimën politike të korrupsionit dhe favorizimit, dhe një ndjesi e përgjithshme se‘nuk ka të ardhme në Shqipëri’. 123- Gëdeshi, I., King, R.(2018) Research Study into Brain Gain: Reversing Brain Drain with the Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP. 124- Gëdeshi, I., King, R.(2018) New Trends in Potential Migration in Albania. Tirana: F. Ebert Foundation. 76 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Konkluzione dhe rekomandime Emigrimi është një proces që ka përfshirë dhe ka vënë në lëvizje, me intensitete të ndryshme, të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Megjithatë, studimet tona të mëparshme, .125 ashtu si dhe ky i fundit, kanë treguar se emigrimi nga Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë tiparet e një“Brain-Drain”, pasojat negative e të cilit do të ndihen gjithnjë edhe më shumë në të ardhmen. Si pasojë e këtij emigrimi, Shqipëria po humbet kapitalin e saj më të çmuar, atë human, dhe në radhë të parë të rinjtë e talentuar dhe të mirarsimuar në universitetet brenda dhe jashtë vendit. Në mungesë të kapitalit njerëzor, Shqipëria do ta ketë të vështirë të konkurrojë në tregjet ndërkombëtare dhe t’u përgjigjet sfidave të kohës. Ndërkaq, kosto financiare e emigrimit të elitës së rinisë shqiptare është shumë e lartë dhe, siç e treguam, është një proces varfërues për vendin. Kjo ve në pikëpyetje të ardhmen e vendit dhe shtron para politikbërësve rritjen e përgjegjësisë kombëtare. Prapa synimit apo dëshirës për emigrim qëndrojnë faktorë të fuqishëm socioekonomikë, të cilat ne i ndeshëm në të gjitha bisedat dhe intervistat që zhvilluam me studentë e maturantë, prindër dhe mësues, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Emigrimi dhe dëshira e lartë për emigrim e pjesës më të arsimuar të rinisë shqiptare janë një simptomë e dobësisë strukturore të ekonomisë shqiptare dhe sistemit politiko-social. Këto tendenca të reja të emigrimit potencial – të cilat janë rritur pas përfundimit të krizës ekonomike globale- do të ndryshojnë edhe gjeografinë e emigrimit shqiptar, e përqendruar, deri sot, kryesisht në dy vendet fqinje, Itali dhe Greqi. Gjermania dhe disa nga vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore, ashtu si dhe SHBA-ja, do të jenë në të ardhmen vendet kryesore pritëse ku do të përqendrohet kapitali njerëzor shqiptar. Kjo zhvendosje e emigracionit shqiptar, nga njëra anë, mund të ketë anë pozitive që lidhen me remitancat financiare dhe sociale(ide, mentalitete, sjellje të reja), rritjen e kapitalit njerëzor(shkollim, profesione të reja). Ndërsa nga ana tjetër ajo do të ndikojë në zvogëlimin e potencialeve njerëzore të vendit. Rekomandimi i parë që mund të bëhet, për çdo qeveri, pavarësisht nga ngjyra (apo ngjyrat) që mund të ketë, është t’u japim perspektivën të rinjve në Shqipëri, në mënyrë që sa më pak prej tyre të shohin emigrimin si‘e vetmja rrugëdalje’. Kjo do të kërkonte jo vetëm përmirësimin dhe zgjerimin e strukturës së punësimit dhe mundësive për biznes në Shqipëri, por edhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për të rinjtë e talentuar dhe të mirarsimuar që të gjejnë punë që u japin kënaqësi, janë të paguara në përputhje me kualifikimet e tyre, dhe u krijojnë shanse të barabarta për progres profesional. Kjo kërkon gjithashtu edhe një nivel më të lartë të shërbimeve shëndetësore, arsimore, dhe mbrojtjes sociale, nivel të ulët korrupsioni, rritje e sigurisë fizike dhe sociale, jetë e pasur socio-kulturore, dhe mjedis të pastër. 125- King, R., Gëdeshi, I.(2020) New trends in potential migration from Albania: the migration transition postponed, Migration and Development, 9(2): 131-151; Gëdeshi, I. and King, R.(2018) New Trends in Potential Migration from Albania. Tirana: F. Ebert Foundation; Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP; MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 77 Shpenzimet për arsimin(në të gjitha hallkat e tij), si përqindje ndaj GDP-së, duhet të rriten vazhdimisht derisa të përafrohen me ato të vendeve të BE. Investime më të mëdha duhen në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në mënyrë që të rritet statusi i universiteteve shqiptare. Gjithashtu duhet rritur dhe forcuar bashkëpunimi me universitetet e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së, sidomos me përfaqësuesit e diasporës shkencore. Temat e diplomave universitare, për master ose PhD të studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë vendit duhet të nxiten, nëpërmjet formave të ndryshme, që të lidhen me Shqipërinë. Gjithashtu duhen krijuar kushte në institucionet tona publike dhe private që studentët shqiptarë të bëjnë intershipe. Kjo do të forconte lidhjet e studentëve që studiojnë jashtë me vendlindjen dhe do të rriste kontributin e tyre. Roli i ambasadave dhe konsullatave shqiptare, të paktën në vendet kryesore ku studiojnë studentët shqiptarë, duhet të rritet. Ato duhet të zhvillojnë takime të vazhdueshme me studentët shqiptarë dhe t’i mbajnë ata të informuar për zhvillimet ekonomike, politike e sociale në vend, ashtu si dhe për vendet e punës që krijohen në administratën publike, universitetet dhe institucionet shkencore të vendit. Moskthimi nga vendet ku studiojnë ose emigrimi i studentëve shqiptarë është kanali kryesor i rritjes së diasporës shkencore shqiptare. Bashkëpunimi me diasporën shkencore është sot një faktor i rëndësishëm për dinamizimin e universiteteve, institucioneve shkencore, administratës shtetërore dhe bizneseve në Shqipëri. Ky bashkëpunim do të minimizonte në perspektivë edhe pasojat e“Brain Drain”. 78 MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? Bibliografia Ackers, L., Gill, B.(2008) Moving People and Knowledge: Scientific Mobility in an Enlarging European Union. Cheltenham: Edward Elgar. Asllani U., Studentët shqiptarë në Austri. Roli i tyre në pavarsinë, konsolidimin e zhvillimin e shtetit shqiptar. Tiranë, 2000. Barjaba, K., King, R.(2005) Introducing and theorising Albanian migration, in King, R., Mai, N., Schwandner-Sievers, S. eds. The New Albanian Migration. Brighton: Sussex Academic Press, 1-28. Beck, U., Beck-Gernsheim, E.(2002) Indivdualization. London: Sage. Bhagwati J., Martin P., Taxing the Brain Drain: A Proposal, Amsterdam, North Holland, 1976. Bhagwati J., Rao M., Vive les etudiantes etrangeres. Courrier International, No. 204, 29 Septembre – 5 Octobre 1994. Bilecen, B.,(2014) International Student Mobility and Transnational Friendships. Basingstoke: Palgrave Macmillan. Bilecen, B., Van Mol, C., eds(2017) International academic mobility and inequalities, Journal of Ethnic and Migration Studies, 43(8). Börjesson, M.,(2017) The global space of international students in 2010, Journal of Ethnic and Migration Studies, 43(8): 1256-1275. Boyle, P., Halfacree, K., Robinson, V. (1998) Exploring Contemporary Migration. London: Longman. Brooks, R., Waters, J.(2011) Student Mobilities, Migration and the Internationalisation of Higher Education. Basingstoke: Palgrave Macmillan. Byram, M., Dervin, F. eds.(2008) Students, Staff and Academic Mobility in Higher Education. Newcastle-upon-Tyne: Cambridge Scholars Publishing. Carling, J.(2012) Migration in the age of involuntary immobility: theoretical reflections and Cape Verdean experiences. Journal of Ethnic and Migration Studies, 28(1), 5-42. Castles, S., Miller, M.J.(1993) The Age of Migration: International Population Movements in the Modern World. Basingstoke: Macmillan. Cela A., Kamberi G.,(2019) Rinia Shqiptare [Eng: Albanian youth] 2018/2019. F. Ebert Foundation. Clayer N., Aux origins du nationalism albanais. La naissance d’une nation majoritairement musulmane en Europe. Editions Karthala, Paris 2007. Cohen, R., ed.(1995) The Cambridge Survey of World Migration. Cambridge: Cambridge University Press. Cresswell, T.(2006) On the Move: Mobility in the Modern Western World. London: Routledge. Danaj E., Gendered experiences of international student migration: the case of Albania. Gender, Place& Culture, 2019. Deliu E., Studentët shqiptarë jashtë, potenciali e perspektiva e tyre komunitetkrijuese. Revista Arsimi Sot dhe Neser, Nr. 3, faqe. 29-30, 2007. de Wit, H.(2008) The internationalization of higher education in a global context. In De Wit, H., Agarwal, P., Said, M.E., Sehoole, M.T., Sirozi, M., eds. The Dynamics of International Student Circulation in a Global Context. Rotterdam: Sense Publishers, 1-14. de Wit, H., Agarwal, P., Said, M.E., Sehoole, M.T., Sirozi, M., eds.(2008) The Dynamics of International Student Circulation in a Global Context. Rotterdam: Sense Publishers. de Zwager N., G ë deshi I., Germenji E., Nikas C.(2005) Competing for Remittances. Tirana: International Organization for Migration. Ditter J-G., Gëdeshi I., Conditions économiques et émigration des élites intellectuelles en Albanie,(French), in Cahiers d’Etudes sur la Méditerranée Orientale et le Monde Turco-Iranien, CERI, 1997, n° 23, janvier-juin. Dreher, A., Poutvaara, P.(2005) Student MIGRIMI AKTUAL DHE POTENCIAL I STUDENTËVE NGA SHQIPËRIA: NJË“BRAIN DRAIN” I MUNDSHËM? 79 Flows and Migration: An Empirical Analysis. Konstanz: CESifo Working Paper 1490. European Training Foundation(2007) The Contribution of Human Resources Development to Migration Policy in Albania. Turin: ETF. EUROSTAT., Key Figures on enlargement countries. 2017 Editions. Findlay, A.M.(2010) An assessment of supply and demand-side theorization of international student migration, International Migration, 49(2): 162-190. Findlay, A.M., King, R., Smith, F.M., Geddes, A., Skeldon, R.(2012) World class? An investigation into globalisation, difference and international student mobility. Transactions of the Institute of British Geographers, 37(1): 118-131. Gëdeshi, I., Black, R.(2006) From Brain Drain to Brain Gain: Mobilising Albania’s Skilled Diaspora, A policy paper for the Government of Albania. UNDP, Tirana. Gëdeshi, I., King, R.(2018) New Trends in Potential Migration from Albania. Tirana: F. Ebert Foundation. Gëdeshi I., King R.(2018) Research Study on Brain Gain: Reversing Brain Drain with Albanian Scientific Diaspora. Tirana: UNDP. Gëdeshi, I., King, R.(2020) Albanian returned asylum-seekers: re-integration or-remigration, IOM. Gërmenji, E. and Miho, L.(2011) Migration of the skilled from Albania: brain drain or brain gain? Journal of Balkan& Near Eastern Studies, Volume 13, Number 3: 339-357. Gjypi SH. A.,(2018) Largimi i mjekëve nga Shqipëria.(Eng: Doctors leaving Albania) Tirana: F. Ebert Foundation. Grabova P., Dosti B., Pojani E.,(2012) Effects of economic crisis on migration – evidence from Albania. European Scientific Journal August 2013 edition vol.9, No.22 ISSN: 1857 – 7881, pp. 211-228. Grootaert, C., T. van Bastelae, eds. 2002.“Understanding and Measuring Social Capital. A Multidisciplinary Tool for Practitioners.” Washington, DC: The World Bank. Gürüz, K.(2008) Higher Education and International Student Mobility in the Global Knowledge Economy. Albany: State University of New York Press. Hazen, H.D., Alberts, H.C.(2006) Visitors or immigrants? International students in the United States. Population, Space and Place, 12(3): 201-216. Hoxha E., Ne ushqejmë ndjenja të sinqerta për popullin francez. Nga biseda me kryetarin e Shoqatës së Miqësisë FrancëShqipëri, prof Pol Miliezin, 29 Dhjetor 1977. Vol 63. INSTAT., Migration in Albania. Population and Housing Census 2001. Tirana 2004. INSTAT., Albania in Figures, 2010, Tirana 2010. INSTAT., Albania in Figures 2013. Tirana 2014 INSTAT., Vjetari Statistikor, 2010-2014, Tiranë 2015. INSTAT., Shqipëria në shifra, 2018. Tiranë 2019. INSTAT., Graduation Statistics, 2018-2019. Tirana 2020. Kambo E., Shkolla shqiptare në vitet(19601970). Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë, 2014. King, R.(2003) Across the sea and over the mountains: documenting Albanian migration, Scottish Geographical Journal, 119(3): 283-309. King, R.(2005) Albania as a laboratory for the study of migration and development, Journal of Southern Europe and the Balkans, 7(2): 133-155. King, R., Findlay, A.(2012) Student migration. In Martiniello, M., Rath, R., eds. An Introduction to International Migration Studies: European Perspectives. Amsterdam: Amsterdam University Press, 259-280. King, R., Gëdeshi, I.(2019) New trends in potential migration from Albania: the migration transition postponed? Migration and Development. Retrieved January 2020 from https://www.tandfonline.com/doi/