Raport Studimor Transparenca dhe menaxhimi financiar në Universitetet Publike Viti akademik 2018 – 2019 QËNDRESA QYTETARE 1 Realizuan: Autor: Rigels Xhemollari Ekspertë monitorimi: Besjana Hysa Ines Mulellari Çeldo Brahimaj Ekipi i monitoruesve: Anida Hana Armando Hysenaj Livia Kili Arestina Skënderi Elona Tutaj Mirsada Kuka Anila Salianji Fatjon Biba ISBN: Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërish ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. QËNDRESA QYTETARE 2 TABELA E PËRMBAJTJES 1. HYRJE.................................................................................................... 2. BORDET E ADMINISTRIMIT NË IAL-TË PUBLIKE........................................ 3. METODOLOGJIA...................................................................................... 4. GJETJET KRYESORE................................................................................ 5. ANALIZË E SHPENZIMEVE NË 7 UNIVERSITETE PUBLIKE 5.1 Kategoria“ Shpenzime Personeli” 5.2 Kategoria“ Investime” 5.3 Kategoria“Blerje mallrash” 5.4 Kategoria“Sigurimi i Shërbimeve” 5.5 Kategoria“Bursa dhe transferta për subvencione të tjera” 5.6 Shpenzimet për strukturat administrative të IAL-ve publike 5.7 Pasqyrë e plotë e shpenzimeve të 7 universiteteve publike në periudhën 15 shkurt – 31 Tetor 2019 6. KONTRATA DHE KLIENTË TË UNIVERSITETEVE 7. PORTALI U-TRANSPARENCA.AL 8. REKOMANDIME QËNDRESA QYTETARE 3 1. HYRJE Qëndresa Qytetare është një organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri dhe synon përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet angazhimit dhe aktivizmit qytetar. Nisur nga mungesa e shërbimeve ndaj studentëve në universitetet publike, tarifat e larta që aplikohen në to e në tërësi nga ankesat e artikuluara gjatë protestës së studentëve në muajin dhjetor 2018,vendosëm të kryejmë këtë monitorim me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert. Në kuadër të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe ndryshimeve që institucionet e arsimit të lartë pësuan sa i takon menaxhimit financiar dhe administrimit, Qëndresa Qytetare monitoroi shtatë universitete publike me fokus investimet dhe nivelin e transparencës së tyre në raport me publikun dhe studentët për periudhën 15 Shkurt deri më 31 Tetor 2019. Ky monitorim shërben për të hedhur dritë mbi mënyrën se si janë shpenzuar të ardhurat që grumbullohen nga tarifat e studentëve dhe të ardhurat që vijnë nga buxheti i shtetit duke u munduar kështu t’i japë përgjigje pyetjes nëse reflektohen nevojat reale të studentëve apo kemi të bëjmë më një administrim jo efektiv të buxhetit vjetor të universiteteve? Gjithashtu kjo nismë adreson një problematikë për të cilën qeveria, si rezultat i presionit të lartë të studentëve, në“Paktin për Universitetin”, për shkak të keq menaxhimit të parave, ndërmori masa duke zëvendësuar Anëtarët e Bordeve të Administrimit me figura publike si reflektim për më shumë efiçencë në menaxhimin e parave nga Anëtaret e Bordeve përfaqësues të MASR. Qëndresa Qytetare nëpërmjet këtij monitorimi synon të nxisë llogaridhënien publike të universiteteve ndaj studentëve dhe të stimulojë një nivel më të lartë transparence, nisur dhe nga fakti që tashmë është krijuar edhe portali u-transparenca.al,një database që synonte të përmbante çdo informacion në lidhje me shpenzimet e universiteteve. QËNDRESA QYTETARE 4 2. BORDET E ADMINISTRIMIT NË IAL-TË PUBLIKE Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij. Bordi përbëhet nga 7(shtatë) anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme. 3 Anëtarë, përfaqësues të institucionit publik të arsimit të lartë, përzgjidhen nga Senati Akademik i institucionit përkatës, 4 Anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin do të jenë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, publicistike, ekonomike e juridike dhe emërohen nga ministri përgjegjës për arsimin. Përbërja e Bordit të Administrimit përcaktohet në varësi të planit buxhetor afatmesëm të institucionit publik të arsimit të lartë, të miratuar nga Bordi i Administrimit. Një nga anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin përzgjidhet nga studentët e IAL-së përkatëse, të cilët i paraqesin ministrit tri kandidatura. Ministri përgjegjës për arsimin emëron një prej kandidaturave të paraqitura nga studentët. Kandidaturat e paraqitura nga studentët duhet të plotësojnë të njëjtat kritere si dhe anëtarët e tjerë të bordit përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin, sipas përcaktimeve të këtij vendimi. Ministri përgjegjës për arsimin emëron anëtarët e bordit për secilin institucion të arsimit të lartë. Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për çështjet financiare dhe administrative. Në institucionet publike të arsimit të lartë, ai përzgjidhet me konkurs të hapur, sipas kritereve të përcaktuara nga Bordi i Administrimit. Lista e kandidaturave që plotësojnë kriteret miratohet nga Senati Akademik. Emërimi i administratorit bëhet nga Bordi i Administrimit. Në institucionet jopublike të arsimit të lartë administratori emërohet dhe shkarkohet sipas përcaktimeve në statutin e institucionit. Administratori i institucionit publik të arsimit të lartë shkarkohet nga Bordi i Administrimit me 2/3 e votave të anëtarëve të tij. QËNDRESA QYTETARE 5 3. METODOLOGJIA Ekipi i monitoruesve të Qëndresës shfrytëzoi dhe gërshetoi një sërë burimesh të informacionit. Monitorimi u bazua në analizën ligjore të zbatimit të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë sa i përket organeve të administrimit financiar në universitete dhe shqyrtimit të të dhënave të përftuara nga transaksionet e Thesarit. Gjetjet e analizuara të transaksioneve të Thesarit u pasuruan me të dhënat e përftuara nga shfletimi i buletinit të prokurimeve publike, ku duken qartazi kontratat dhe objektet e marrëveshjeve që titullarët e universiteteve publike lidhin me operatorë të tretë për shërbime dhe produkte në plotësim të nevojave të universitetit. Njëkohësisht, plot 30 kërkesa për informacion drejtuar universiteteve të përzgjedhura u dërguan në lidhje me buxhetin, investimet dhe destinacionin e parave të mbledhura nga tarifat e studentëve. Në konsideratë janë marrë për raport krahasimor edhe gjetjet e raportit të KLSH “Shërbimet Studentore në IALtë Publike” për sa i përket administratës së fryrë të universiteteve. Në shqyrtim janë marrë të dhënat e 7 universiteteve publike, konkretisht: Universiteti i Tiranës(U.T) Universiteti“Aleksandër Xhuvani” Elbasan(U.E) Universiteti"Fan S. Noli" Korçë(U.K) Universiteti i Mjekësisë(U.M) Universiteti“Aleksandër Moisiu” Durrës(UAMD) Universiteti“Luigj Gurakuqi” Shkodër(U.SH) Universiteti Politeknik i Tiranës(UPT) QËNDRESA QYTETARE 6 4. GJETJET KRYESORE ● 1.4 milion euro kanë shpenzuar për investime 7 universitetet ne 8 muajt e fundit, por vetëm 2900 euro janë shpenzuar për zërin e studimeve dhe kërkimeve(nga Universiteti “Fan Noli” Korçë, ndërsa 6 universitetet e tjera kanë shpenzuar 0 lekë për këtë zë) ● UPT rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin. ● Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro. ● Siguria e godinave zë sërish një nga zërat kryesorë të shpenzimeve të universiteteve, ku Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 444.000 euro ,dhe Universiteti Politeknik rreth 300,000 euro për vitin 2019. Universiteti i Elbasanit“Aleksandër Xhuvani” ka blerë kamera sigurie në vlerën 100,000 euro, si edhe ka shpenzuar 152 000 euro për sigurinë e godinës. ● UPT ka siguruar pasurinë me vlere 20 000 euro në një nga kompanitë e sigurimeve por vlen të investigohet kontrata 24,000 euroshe e lidhur me një kompani ndërtimi për riparimin e dëmtimeve nga tërmeti, punim të cilin duhej ta mbulonte kontrata e sigurimit të pasurisë. ● 7 Universitete kanë shpenzuar në total 16 000 euro për blerje librash por 106 000 euro për karburant makine. Universiteti“Luigj Gurakuqi” Shkod ër dhe Universiteti i Mjekësisë nuk kanë blerë asnjë libër në 1 vit të plotë akademik.  UAMD ka paguar 44.000 euro për shërbimin e printimit ndaj një kompanie, 97.000 euro për rikonstruksione dhe 16.000 euro për perde kundër diellit. Ndërsa Universiteti uigj Gurakuqi” ka shpallur tender për të blerë një“ Rrufepritëse” në vlerën 45.000 euro. ● rtali u-transparenca.al nuk përmban të dhëna mbi prokurimet dhe kontratat e IAL-ve me tretët për vitin 2019. Kjo mungesë u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të universitetit dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre. QËNDRESA QYTETARE 7 5. ANALIZË E SHPENZIMEVE NË 7 UNIVERSITETE PUBLIKE Monitoruesit dhe ekspertët e Qëndresës Qytetare kanë kaluar në sitë dhe kanë përpunuar në mënyrë të thjeshtëzuar të gjitha transaksionet që kanë kryer shtatë universitetet publike duke përfshirë të gjitha kategoritë e shpenzimeve gjatë periudhës 1 Shkurt 2018 – 31 Tetor 2019, përkatësisht gjysmës së një viti akademik. Nëpërmjet kalimeve të vlerave tek të tretët apo personeli duke marrë në konsideratë edhe përshkrimin e çdo transaksioni, është bërë i mundur edhe evidentimi i pagesave dhe transfertave të dyshimta apo të pa justifikuara. Ekipi i monitoruesve ka identifikuar një mori transaksionesh të ndara sipas kategorive të cilat nuk përputhen as me vlerat normale të pagesave, as me nevojat që mund të ketë një universitet publik, parë në raport me buxhetin e tij total. Gjatë periudhës 15 Shkurt – 31 Tetor 2019 këto 7 Universitete kanë shpenzuar në total: Universiteti Tiranës(U.T) “Aleksandër Xhuvani” Elbasan(U.E) "Fan S. Noli" Korçë(U.K) Mjekësisë(U.M) “Aleksandër Moisiu” Durrës(UAMD) “Luigj Gurakuqi” Shkodër( U.SH) Politeknik i Tiranës(UPT) Lekë 204,136,194 Lekë 250,089,030 Lekë 178,449,401 Lekë 24,210,160 Lekë 381,342,789 Lekë 205,262,982 Lekë 537,384,734 Lekë Nr. Transaksioneve 257 162 199 122 968 351 978 Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar më shumë në vlerë dhe njëkohësisht ka kryer dhe numrin më të madh të transaksioneve, duke u ndjekur ngushtazi nga UAMD, i cili ka shtuar ndjeshëm numrin e transaksioneve dhe është universiteti i dytë që ka shpenzuar më shumë për këtë periudhë. QËNDRESA QYTETARE 8 Siç kuptohet nga tabela, shpenzimet e universiteteve sipas zërave të kategorive shkojnë pak a shumë në proporcion të rregullt me shpenzimet totale të secilit prej tyre. Vlen gjithashtu të theksohet se Universiteti i Mjekësisë ka shpenzime totale shumë më të ulëta se universitetet e tjera, jo vetëm se është universiteti më i ri i krijuar por edhe sepse ka një ndarje me të theksuar të shpenzimeve në Thesar me institucionet e tij të varësisë, që do të thotë kryesisht shpenzimet e bëra nga vetë U.M në Thesar janë kryesisht vetëm për pjesën e Rektoratit. Sipas kategorive të shpenzimeve, universitetet kanë shpenzuar si më poshtë: Kategori U.Tiranes U. Politeknik i Tiranes U. Durresit U. Korces U. Shkodres U. Mjeksise U.Elbasanit II Shpenzime personeli 30,818,187 270,677,665 197,801,923 102,501,170 121,205,215 14,217,231 135,020,512 III Investime 13,924,775 109,673,526 27,955,928 1,180,880 10967637 0 3,144,215 IV Blerje mallrash 78,973,545 49,208,207 27,078,489 13,569,585 20,366,050 945,565 9,622,766 V Sigurimi i shërbimeve 67,484,487 44,097,263 20,659,681 18,712,156 17,257,713 8,002,921 28,258,424 VI Transferta dhe Subvencione 1,282,096 7,372,505 61,429,730 2,274,630 800,927 1,020,443 1,216,176 VII Të tjera 11,653,104 56355568 46,417,038 40,210,980 34,665,440 24000 72,826,937 Totali 204,136,194 537,384,734 381,342,789 178,449,401 205,262,982 24,210,160 250,089,030 QËNDRESA QYTETARE 9 5.1 Kategoria“Shpenzime Personeli” Kategoria e shpenzimeve të personelit është ndër kategoritë që zënë peshën kryesore të shpenzimeve të universiteteve. Nga tabela e transaksioneve vihet re se universiteti që ka shpenzuar më shumë para për dieta dhe udhëtime ka qenë ai i Elbasanit me plot 12 427 542 lekë ndjekur nga UPT me 6 537 723 lekë. Ndërkohë Universiteti i Korçës“Fan Noli” ka shpenzuar më shumë para se universitetet e tjera për të paguar strukturat drejtuese akademike dhe administrative në vlerën 2 745 250 Lekë në 8 muaj. Ajo që bie në sy në zërin e shpenzimeve të personelit është që Universiteti i Elbasanit nuk ka bërë asnjë shpenzim në zërin 2.3“Paga me kontratë për kohë të kufizuar” dhe 2.5“Pagesa Anëtarët e Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik”. Anomalia e identifikuar edhe në vitet paraardhëse ku të gjitha shpenzimet e pagave dhe honorareve në U. Elbasanit kalojnë në emër të F.Q, vijon të mbetet shqetësuese. Kategori /Nënkategori II Shpenzime personeli total 2.1 Paga 2.2 Honorare+ T ë tjera shpërblime për personelin 2.3 Paga me kontrat ë për koh ë t ë kufizuar 2.4 Dieta Udhëtime 2.5 Pagesa anëtar ë t e Bordit Administrativ(+ Senati) U. Tiranës U. Politeknik 30 818 187 20 570 737 7 527 963 270 677 665 217 580 517 20 430 181 U. Durrësit 197 801 923 181 595 929 4 734 855 U. Korçës 102 501 170 99 669 834 20 000 U. Shkodrës 121 205 215 96 077 620 5 713 066 U. Mjekësisë 14 217 231 7 569 056 5 071 537 U. Elbasanit 135 020 512 97 962 411 30 520 378 141 852 19 741 721 6 291 597 322 377 11 776 954 1 333 383 0 604 464 1 973 171 12 427 542 497 704 2 434 292 2 745 250 1 893 959 595 000 5 549 125 2 088 450 243 255 0 6 537 723 0 QËNDRESA QYTETARE 10 5.2 Kategoria“Investime” Gjatë vitit 2019, ndryshe nga vitet paraardhëse vihet re një rënie e shpenzimeve të universiteteve në zërin e rikonstruksionit të ndërtesave shkollore. Dy zërat ku asnjëri nga universitet nuk ka bërë asnjë shpenzim këtë periudhë përkatësisht në kategorinë e investimeve janë zëri për pajisje pastrimi dhe zëri për mjete transporti. Pas denoncimit në media nga Qëndresa Qytetare të blerjeve të makinave luksoze dhe karburantit në masë nga universitetet, vihet re një kujdes i treguar nga drejtuesit e universiteteve në këtë zë të thesarit. Universiteti Politeknik i Tiranës ka shpenzuar 88,023,341 lekë në zërin Mjete dhe Pajisje Teknike dhe rreth 17,741,400 lekë për pajisje dhe orendi zyre. I vetmi universitet që ka kryer shpenzime në zërin Studime dhe Kërkime me vlerën 359,000 All është Universiteti i Korçës. Kategori/Nënkate gori III Investime Rikonstruksion i ndërtesave 3.1 shkollore 3.2 Pajisje pastrimi Mjete transporti (dhe Shërbime t ë 3.3 tyre) Mjete dhe pajisje 3.4 teknike Pajisje zyre dhe 3.5 orendi të tjera Studime dhe 3.6 kërkime U. Tiranës 13 924 775 U. Politeknik 109 673 526 U. Durrësit 27 955 928 U. Korçës 1 180 880 U. Shkodrës 10 967 637 U. Mjekësisë 0 U. Elbasanit 3 144 215 1 181 730 0 3 908 785 0 19 395 463 0 136 680 0 7 444 077 0 0 1 581 000 0 0 0 12 743 045 0 0 0 88 023 341 17 741 400 0 0 0 8 560 465 0 0 685 200 0 359 000 0 3 053 160 470 400 0 0 0 0 1 563 215 0 0 0 0 QËNDRESA QYTETARE 11 5.3 Kategoria“Blerje mallrash” Pavarësisht protestës së studentëve në Dhjetor 2018, universitetet kanë vazhduar të shpenzojnë për karburant për makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti i Durrësit ka shpenzuar në 8 muaj 3 575 100 lekë të reja karburant ndërsa UPT 8 699 903 lekë po për të njëjtën periudhë. Nëse do të bëjmë një shpërndarje mujore, i takon që këto universitete të kenë shpenzuar rreth 500 mijë – 1 milion lekë të reja/muaj për karburant makinash. Në kategorinë“Blerje Mallrash” Universiteti i Tiranës mban vendin e parë me shpenzime në vlerën 78,973,545 lekë, kryesisht të shpenzuara në zërin Pajisje Informatike duke u ndjekur në vend të dytë nga UPT me vlerën 49,208,207 lekë. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit vijon të mbetet problematik edhe sa i përket shpenzimeve për ujë të pijshëm ku ka paguar 3,510,056 lekë për këtë zë ndërsa UPT ka shpenzuar 11.839.051 lekë për energji elektrike për këtë periudhë 8-mujore të marrë në shqyrtim. Kategori/Nënkate gori IV Blerje mallrash 4.1 Energji elektrike 4.2 Karburant dhe vaj 4.3 Ujë 4.4 Ngrohje+ Pastrim Kancelari, materiale zyre e të 4.5 përgjithshme Shpenzime për prodhim dokumentacioni 4.6 specifik Libra dhe publikime 4.7 profesionale Materiale dhe 4.8 shërbime operative 4.9 Pajisje Informatike 4.10 Materiale të tjera U. Tiranës 78 973 545 778 543 0 27 270 4 123 895 U. Politeknik 49 208 207 11 839 051 8 699 903 1 905 034 0 U. Durrësit 27 078 489 10 825 336 3 575 100 125 383 0 U. Korçës 13 569 585 2 951 868 575 236 438 329 3 284 933 U. Shkodrës 20 366 050 3 410 484 28 114 1 137 496 2 290 540 U. Mjekësisë 945 565 578 172 0 0 0 U. Elbasanit 9 622 766 4 492 658 176 264 3 510 056 0 0 3 401 973 4 258 225 4 116 840 0 0 288 520 227 196 184 290 47 502 0 72 586 136 1 183 003 310 800 0 22 706 952 160 204 2 953 135 757 494 454 680 4 129 136 0 408 900 108 000 0 28 800 1 764 679 0 0 0 0 13 391 416 0 0 358 893 0 8 500 15 000 807 600 6 000 326 668 0 QËNDRESA QYTETARE 12 5.4 Kategoria“Sigurimi i Shërbimeve” Gjatë protestës së Dhjetorit 2018, kryeministri vendit hodhi akuza përgjate një takim me rektorët dhe dekanët se paratë e studentëve po shpërdoroheshin duke shpenzuar shuma të mëdha për kompanitë e sigurimit të godinave. Por pavarësisht këtij qëndrimi mediatik, nga monitorimi i Qëndresës Qytetare rezulton se drejtuesit e të gjitha universiteteve publike vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha të parave të studentëve për të lidhur kontrata për sigurinë e godinave. tendera për kamera sigurie. QËNDRESA QYTETARE Për ilustrim më poshtë gjeni kontratat e lidhura mes kompanive të sigurimit dhe universiteteve të marra në monitorim të përftuara nga buletini i prokurimeve publike. Ajo që vihet re është fakti se edhe pas protestës së studentëve dhe indinjimit të kryeministrit në takimin publik me dekanët dhe rektorët, universitetet vazhdojnë edhe këtë vit të shpenzojnë po të njëjtat shuma parash për të siguruar godinat e tyre. Përveç sigurisë fizike, universitetet aplikojnë kontrata siguracioni financiar dhe kanë shpallur 13 Universitet i Tiranës ka nënshkruar një kontratë në 7 Mars për siguri godine në vlerën e 54,558,622 lekësh të reja ndërsa ai Politeknik në datën 15 Shkurt ka nënshkruar kontratë po për siguri godinash në vlerën 36,735,750 lekësh të reja për vitin 2019. Duke mos mjaftuar kjo shifër kaq e lartë për sigurinë fizike UT ka nënshkruar edhe një kontratë në muajin nëntor në vlerën e 4.7 milionë lekë te reja për sigurimin e pajisjeve pranë kompanisë SIGAL, pra para që i mbivendosen shpenzimeve për sigurinë. Gjithashtu në tabelën më poshtë Qëndresa ka bërë transparente të gjitha transaksionet që universitetet kanë shpenzuar për këtë nënkategori shpenzimi për periudhën e marrë në monitorim. Për sa i përket shpenzimeve për Telefon dhe Internet është UPT që ka shpenzimet më të larta me vlerë rreth 2.2 milionë lekë të reja. Ndërkohë vihen re ndryshime të dukshme në zërin e “Sigurimit të Ndërtesave”, ku kemi një rritje të dukshme të shpenzimeve të kryera nga UT dhe UPT, por një ulje të këtyre shpenzimeve të kryera nga UAMD. Kategori/Nënkategori U. Tiranës U. Politeknik U. Durrësit U. Korçës U. Shkodrës U. Mjekësisë U. Elbasanit Sigurimi i V shërbimeve 67 484 487 44 097 263 20 659 681 18 712 156 17 257 713 8 002 921 28 258 424 Posta dhe shërbimi 5.1 korrier 115 841 126 363 25 860 16 580 28 035 528 250 29 765 5.2 Telefon dhe internet 469 765 2 145 950 308 501 127 096 238 797 59 580 504 336 5.3 Pastrim dhe gjelbërim 0 0 0 0 0 0 0 Shërbime të tjera 5.4 transporti 91 688 1 920 935 621 780 1 405 405 114 225 0 369 047 Ruajtja dhe sigurimi i 5.5 ndërtesave 39 078 595 24 100 698 6 380 432 12 178 968 14 385 408 2 330 056 18 688 984 5.6 Shërbime të tjera 2 748 980 1 156 405 0 3 141 468 0 96 740 1 224 572 Aktivitete sociale për personelin(dhe pjesëmarrje në evente 5.7 e konferenca) 297 550 1 996 598 1 446 740 534 840 175 188 4 126 008 778 280 Mirëmbajtje 5.8 ndërtesash 21 064 748 794 264 9 640 260 0 2 316 060 501 537 2 215 160 Instalim dhe mirëmbajtje rrjetesh 5.9 informatike 2 444 620 11 086 050 915 384 683 837 0 49 950 4 448 280 5.10 Mirëmbajtje të tjera 1 172 700 770 000 1 320 724 623 962 0 310 800 0 QËNDRESA QYTETARE 14 5.5 Kategoria“Bursa dhe transferta për subvencione të tjera” Në kategorinë e Transferta dhe Subvencione kemi një rritje të ulët të shpenzimeve nga të gjithë universitet duke kulmuar tek Universiteti i Durrësit i cili nga 0 shpenzime që ka patur në periudhën e mëparshme ka kaluar në shifrën e konsiderueshme prej 61,429,730 lekësh. Kryesisht këto shpenzime janë bërë në zërin Komisione Bankare dhe transferta te kthyera. Kategori/Nënkategori U. Tiranës U. Politeknik U. Durrësit U. Korçës U. Shkodrës U. Mjekësisë U. Elbasanit Transferta dhe VI Subvencione 1 282 096 7 372 505 61 429 730 2 274 630 800 927 1 020 443 1 216 176 Transferta për 6.1 projekte 0 3 316 273 387 629 239 630 327 600 894 914 109 862 6.2 Kuota Anëtarësimi 60 048 2 503 487 418 000 0 100 000 117 326 163 500 6.3 Komisione Bankare 1 222 048 1 552 745 60 624 101 2 035 000 373 327 8 203 942 814 VII Të tjera 11 653 104 56 355 568 46 417 038 40 210 980 34 665 440 24000 72 826 937 Mbështetje e studentëve dhe bursa 7.1 studimi 0 56 355 568 43 639 262 39 543 000 34 665 440 0 72 826 937 7.2 Shpenzime gjyqësore 11 653 104 0 2 777 776 667 980 0 24 000 0 QËNDRESA QYTETARE 15 5.6 Shpenzimet për strukturat administrative të IAL-ve publike Bazuar në të dhënat e KLSH strukturat organizative të universiteteve publike janë të fryra dhe si rrjedhim ato kanë rritur shpenzimet mbi të ardhurat. Raporti mes numrit të personelit akademik dhe atij administrativ le të kuptohet se shuma të mëdha të parave të studentëve shkojnë për pagesat e personelit administrativ dhe ndihmës administrativ. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka në organikë 264 punonjës administrativë dhe ndihmës shërbimesh dhe vetëm 300 pedagogë duke shpenzuar në total 685.881.000 lekë të reja për paga punonjësish, ndërsa UAMD ka 207 punonjës administrativë dhe vetëm 340 pedagogë. Pavarësisht kësaj strukture organizative të fryrë dhe shpenzimeve të larta për paga punonjësish, të gjitha universitetet e përfshira në monitorim kanë mungesa të theksuara në ofrimin e shërbimeve ndaj studentëve në numër dhe cilësi, sipas po të njëjtit raport. Raporti punonjës administrate e shërbimesh, për pedagog për vitin 2018 ndryshon në varësi të universiteteve: Universiteti Pedagogë Punonjës administrative Universiteti Tiranës 837 397 Universiteti Bujqësor i Tiranës 309 264 Universiteti i Mjekësisë 309 123 Universiteti“Aleksandër Moisiu” 340 207 Universiteti“Luigj Gurakuqi” 235 109 Universiteti"Isamil Qemali" 241 118 Universiteti"F.S. Noli" 171 87 Një tjetër tregues i rëndësishëm është dhe raporti i shpenzimeve për personelin ndaj të ardhurave. Universiteti i Tiranës shpenzon 25% të të ardhurave për pagesat e personelit dhe për stafin administrativ, Universiteti i Durrësit 41% dhe Universiteti i Vlorës shpenzon 27% të të ardhurave QËNDRESA QYTETARE 16 5 . 7 Pasqyrë e plotë e shpenzimeve të 7 universiteteve publike në periudhën 15 Shkurt – 31 Tetor 2019 Kategori/Nënkategori U.Tiranes U. Politeknik i Tiranes U. Durresit U. Korces U. Shkodres U. Mjeksise U.Elbasanit II Shpenzime personeli 30,818,187 270,677,665 197,801,923 102,501,170 121,205,215 14,217,231 135,020,512 2.1 Paga 20,570,737 217,580,517 181,595,929 99,669,834 96,077,620 7,569,056 97,962,411 2.2 Honorare+ Te tjera shperblime per personelin 7,527,963 20,430,181 4,734,855 20,000 5,713,066 5,071,537 30,520,378 2.3 Paga me kontrate per kohe te kufizuar 141,852 19,741,721 6,291,597 322,377 11,776,954 1,333,383 0 2.4 Dieta Udhetime 604,464 12,427,542 2,434,292 1,893,959 5,549,125 243,255 6,537,723 2.5 Pagesa anetaret e bordit administrativ(+ Senati) 1,973,171 497,704 2,745,250 595,000 2,088,450 0 0 III Investime 13,924,775 109,673,526 27,955,928 1,180,880 10,967,637 0 3,144,215 3.1 Rikonstruksion i ndërtesave shkollore 1,181,730 3,908,785 19,395,463 136,680 7,444,077 0 1,581,000 3.2 Pajisje pastrimi 0 0 0 0 0 0 0 3.3 Mjete transporti 0 0 0 0 0 0 0 3.4 Mjete dhe pajisje teknike 12,743,045 88,023,341 0 685,200 3,053,160 0 1,563,215 3.5 Pajisje zyre dhe orendi të tjera 0 17,741,400 8,560,465 0 470,400 0 0 3.6 Studime dhe kërkime 0 0 0 359,000 0 0 0 IV Blerje mallrash 78,973,545 49,208,207 27,078,489 13,569,585 20,366,050 945,565 9,622,766 4.1 Energji elektrike 778,543 11,839,051 10,825,336 2,951,868 3,410,484 578,172 4,492,658 4.2 Karburant dhe vaj 0 8,699,903 3,575,100 575,236 28,114 0 176,264 4.3 Ujë 27,270 1,905,034 125,383 438,329 1,137,496 0 3,510,056 4.4 Ngrohje+ Pastrim 4,123,895 0 0 3,284,933 2,290,540 0 0 4.5 Kancelari, materiale zyre e të përgjithshme 0 3,401,973 4,258,225 4,116,840 0 0 288,520 4.6 Shpenzime per prodhim dokumentacioni specifik 227,196 184,290 2,953,135 408,900 108,000 0 15,000 4.7 Libra dhe publikime profesionale 47,502 310,800 757,494 28,800 0 0 807,600 4.8 Materiale dhe shërbime operative 0 0 454,680 1,764,679 0 358,893 6,000 4.9 Pajisje Informatike 72,586,136 22,706,952 4,129,136 0 13,391,416 0 326,668 4.10 Materiale të tjera 1,183,003 160,204 0 0 0 8,500 0 V Sigurimi i shërbimeve 67,484,487 44,097,263 20,659,681 18,712,156 17,257,713 8,002,921 28,258,424 5.1 Posta dhe shërbimi korrier 115,841 126,363 25,860 16,580 28,035 528,250 29,765 5.2 Telefon dhe internet 469,765 2,145,950 308,501 127,096 238,797 59,580 504,336 5.3 Pastrim dhe gjelbërim 0 0 0 0 0 0 0 5.4 Shërbime të tjera transporti 91,688 1,920,935 621,780 1,405,405 114,225 0 369,047 5.5 Ruajtja dhe sigurimi i ndërtesave 39,078,595 24,100,698 6,380,432 12,178,968 14,385,408 2,330,056 18,688,984 5.6 Shërbime të tjera 2,748,980 1,156,405 0 3,141,468 0 96,740 1,224,572 5.7 Aktivitete sociale per personelin(dhe pjesmarrje ne evente e konferenca) 297,550 1,996,598 1,446,740 534,840 175,188 4,126,008 778,280 5.8 Mirëmbajtje ndërtesash 21,064,748 794,264 9,640,260 0 2,316,060 501,537 2,215,160 5.9 Instalim dhe mirermbajtje rrejtesh informatike 2,444,620 11,086,050 915,384 683,837 0 49,950 4,448,280 5.10 Mirëmbajtje të tjera 1,172,700 770,000 1,320,724 623,962 0 310,800 0 VI Transferta dhe Subvencione 1,282,096 7,372,505 61,429,730 2,274,630 800,927 1,020,443 1,216,176 6.1 Tranferta për projekte 0 3,316,273 387,629 239,630 327,600 894,914 109,862 6.2 Kuota Antaresimi 60,048 2,503,487 418,000 0 100,000 117,326 163,500 6.3 Komisione Bankare 1,222,048 1,552,745 60,624,101 2,035,000 373,327 8,203 942,814 VII Të tjera 11,653,104 56,355,568 46,417,038 40,210,980 34,665,440 24000 72,826,937 7.1 Mbështetje e nxënësve të dalluar dhe bursa studimi 0 56,355,568 43,639,262 39,543,000 34,665,440 0 72,826,937 7.2 Shpenzime gjygjesore 11,653,104 0 2,777,776 667,980 0 24,000 0 Totali 204,136,194 537,384,734 381,342,789 178,449,401 205,262,982 24,210,160 250,089,030 QËNDRESA QYTETARE 17 9. KONTRATA DHE KLIENTË TË UNIVERSITETEVE Universiteti i Tiranës UT ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 405.657.036 lekë, apo 3.2 milion euro, për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro. Sa i përket klientëve periodikë të universiteteve, UT ka kryer plot 30 transaksione me një vlerë jo shumë të madhe prej 388,181 lekë për shpenzime telefonie ndaj kompanisë Albtelekom dhe 12 transaksione me vlerën 4,123,895 lekë janë kryer në drejtim të Bolvoil për lëndë djegëse. Ndërkohë një transaksion është kryer ndaj kompanisë BNT me vlerën 11,523,000 lekë me justifikimin shpenzime gjyqësore duke mos dhënë asnjë detaj tjetër mbi të. Janë realizuar 17 transaksione ndaj kompanisë Divitech me vlerë totale 78,065,476 lekë të bëra në zëra të ndryshëm dhe justifikime të ndryshme, disa prej tyre të përfshira dhe në kategorinë e gabuar. Divitech është dhe kompania që ka përfituar dhe vlerën më të madhe nga Universitet i Tiranës. Kompania Tony Security mban vendin e dytë për vlerën më të madhe të përfituar nga UT prej 39,078,595 lekësh të bërë në 10 transaksione në zërin e ruajtjes dhe sigurimit të ndërtesave. QËNDRESA QYTETARE 18 Universiteti Politeknik i Tiranës UPT ishte nga universitetet e vetme që paguante sigurim të pasurisë nëpërmjet një kontrate me kompaninë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Groupe. Vetëm në 8 muaj ndaj kësaj kompanie ky universitet ka paguar rreth 20.000 euro për sigurim pasurie. Referuar ngjarjeve të fundit ku si pasojë e një tërmeti disa godina u dëmtuan, Qëndresa Qytetare e thelloi monitorimin për të verifikuar sa funksionale ishte kjo kontratë e lidhur mes universitetit dhe kompanisë Sigal. Në 23 Tetor 2019 UPT ka nënshkruar kontratë me kompaninë MELA sh.p.k me objekt “Riparim i dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti në godinën nën administrim të FAUFIN në vlerën 24.000 euro. UPT ka kryer transaksionin me vlerë më të lartë ndaj kompanisë Divitech me vlerë prej 22,178,400 lekësh me përshkrimin pajisje elektronike. Ndaj kësaj kompanie UPT ka kryer gjithsej 11 transaksione me vlerën totale 108,005,242 lekë apo rreth 878 000 euro. Ndërkohë 8 transaksione janë kaluar ndaj Myrto Security për shërbimin e rojeve private me vlerë 21,605,698 lekë. Ky universitet vijon të mbajë vendin e parë për sa i përket shpenzimeve për karburant, ku vetëm në 8 muaj ka shpenzuar 70.000 euro për blerje nafte, ose 8750 euro në muaj. Referuar edhe faktit që UPT nuk ka autobusë për ekspedita në pronësi apo godina jashtë Tiranës, shuma e shpenzuar është e pajustifikuar dhe e dyshimtë. Në këtë zë përjashtohet edhe mundësia që kjo lëndë djegëse të jetë përdorur për ngrohje pasi zëri ngrohje dhe pastrim rezulton 0 shpenzime. QËNDRESA QYTETARE 19 Universiteti“Aleksandër Moisiu”, Durrës UAMD vijon të kryejë pagesa për perde kundër diellit, ashtu si në periudhën e parë të monitorimit, duke shpenzuar rreth 14.000 euro për këtë produkt. Rafin Company ka përfituar nga UAMD në vlerën 11,935,107 lekë të kryer në dy transaksione për rikonstruksion të nyjave hidrosanitare dhe mirëmbajtje të objekteve ndërtimore. Një kontratë e cila hedh hije dyshimi në mënyrën e shpenzimit të parave nga UAMD është kontrata që ka për objekt shërbimin e printimit ndaj një kompanie në vlerën 44.000 euro, vlerë me të cilën mund të ishin blerë mbi 20 printerë profesionalë dhe ti shërbenin secilit departament dhe studentëve falas. Universiteti“Fan Noli”, Korçë ka kryer 8 transaksione për Alben 2 Security Sh.p.k me vlerën 11,398,468 lekë për sigurim dhe ruajtje objekti dhe 2 transaksione me vlerën 3,860,169 lekë për lëndë djegëse për ngrohje dhe karburant ndaj AROIL Company. Univ ersiteti“Luigj Gurakuqi”, Shkodër ka lëshuar një kërkesë ofertë për të blerë një rrufepritëse në vlerën 5,576,498.00 lekë apo 45.000 euro. Një shifër e konsiderueshme në raport me nevojat që ka universiteti dhe studentët. Universiteti i Mjekësisë që është dhe Universiteti me shpenzimet më të ulëta, ka kryer pagesën më të lartë ndaj një kompanie të quajtur PIKCREATIVE me përshkrimin Shpenzime për Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve, me vlerën 3,466,008 lekë. Universiteti“ Aleksandër Xhuvani” Elbasan pagesën më të lartë ja ka kaluar 1 individi me inicialet F.Q në vlerën e 200.000 eurove me përshkrim pagesën e pagave të stafit. Gjithashtu ky universitet vijon të paguajë tarifa të larta për sigurimin e godinës, ku vetëm në këto 8 muaj janë kryer 6 transaksione ndaj kompanisë Kumria-1 me vlerën 18,688,984 lekë. Nga analiza e mësipërme vihet re se universitetet janë të fokusuara tek kontratat e restaurimeve, kostot e personelit apo administratës dhe blerjet e shërbimeve rutinë, ndërkohë që në 7 universitetet e marra në shqyrtim ende mungojnë për studentët disa shërbime bazike si: - Sistemi elektronik i studentëve-Wi-fi falas për studentët - Libra në biblioteka-Fotokopje dhe printerë për studentët - Laboratorë dhe pajisje laboratorike- Ngrohje& Ftohje në sallat e leksionit - Lëshim i vërtetimeve dhe dokumentacioneve në mënyrë elektronike pa pagesë QËNDRESA QYTETARE 20 7. PORTALI U-TRANSPARENCA.AL Në përgjigje të një ndër kërkesave kryesore të protestës së studentëve në dhjetor 2018, qeveria nxori VKM nr. 781 për garantimin e transparencës së institucioneve të arsimit të lartë, pavarësisht ekzistencës së ligjit për të drejtën e informimit dhe detyrimeve që ai parashikon për çdo autoritet publik. Nga verifikimet e kryera nga ekipi i Qëndresës Qytetare ky portal nuk përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel universiteti apo rektorati por vetëm të dhëna në nivel fakulteti, gjë që u vështirëson studentëve të kuptojnë shpenzimet totale të universitetit dhe raportin e shpenzimeve për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre. Një tjetër mangësi e këtij portali janë prokurimet publike, ku për vitin 2019 nuk kemi të publikuar asnjë kontratë të lidhur nga asnjë universitet, ndërkohë që nga monitorimi ynë rezultojnë dhjetëra kontrata të lidhura nga universitetet me operatorë privatë të tretë nëpërmjet procedurave të tenderimit. Ndërsa sa i përket vendimeve të organeve administrative dhe akademike, janë publikuar vetëm ato vendime që kanë lidhje me bursat dhe tarifat, por jo vendime me efekt financiar dhe legjislativ brenda universitetit. Njëkohësisht ky portal duhet të përmbante të gjitha CV-të e pedagogëve të universiteteve sipas VKM, brenda muajit Shkurt, por ende shohim që ka shumë mangësi në këtë drejtim dhe pothuajse i gjithë materiali është i paplotë. QËNDRESA QYTETARE 21 8. REKOMANDIME ● Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të zbatojë plotësisht VKM 781, dt. 26.12.2018 duke përditësuar dhe plotësuar me kategoritë që mungojnë portalin u-transparenca.al përfshi, vendimet e zbardhura të Bordeve të Administrimit, kontratat me të tretët dhe prokurimet për vitin 2019. ● Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të inspektojë buxhetet, transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve të universiteteve publike sipas parashikimeve të ligjit 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor e të marrë masat e nevojshme administrative dhe ligjore në raste shkeljesh. ● Universitetet publike duhet të përditësojnë dhe personalizojnë programet e transparencës në zbatim të ligjit për të drejtën e informimit dhe të aplikojnë vendimmarrje financiare të hapur, me përfshirjen e studentëve e në konsultim të vazhdueshëm me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. ● Universitetet publike duhet të reduktojnë dhe reformojnë strukturat organizative të fryra duke aplikuar njëkohësisht dixhitalizimin e shërbimeve ndaj studentëve. ● Universitetet publike duhet të alokojnë më shumë para për zërat e kërkimit shkencor dhe pasurimit të bibliotekave të tyre me librat që përmban kurikula mësimore dhe më pak para për siguri, kamera dhe siguracione godinash. ● Këshillat Studentore dhe studentët aktivë të bëhen pjesë e vendimmarrjes duke verifikuar çdo blerje, çdo kontratë lidhur me të tretët dhe çdo shërbim të ofruar nga universiteti ku studiojnë. ● Këshillat Studentore dhe studentët të kërkojnë nga anëtarët e Bordit të Administrimit të propozuar prej tyre llogari periodike për çdo veprim financiar që ka ndërmarrë universiteti. QËNDRESA QYTETARE 22 QËNDRESA QYTETARE 23