“Lënda jonë e parë është arsimi për një arsim profesional modern” Botues: Frank Hantke, FES Nora Hasani, KDWV David Oberhuber, GIZ KOSOVA we want që duam koju zelimo 1 "Lënda jonë e parë është arsimi për një arsim profesional modern” 28.08.2019 Autorë: Jan- Axel Voss, Ushtrues Detyre i Ambasadorit Gjerman në Kosovë Joachim Lapp, Organizata gjermane e punëdhënësve për arsim profesional dhe aftësim të mëtejmë Hysni Ymeri, Training Center Meister Ansgar Klinger, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, Arsim Profesional dhe Arsim të Avancuar Leona Jahiri, nxënëse e shkollës profesionale Havushe Bajrami Bunjaku, nënë, Këshilli i Prindërve Erza Plava, FES Bedri Xhafa, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Sindikatës për Arsim dhe Shkencë Isuf Calaj, Drejtor i Shkollës Profesionale"Pjetër Bogdani" Kemajl Zariqi, Drejtor i Fabrikës së Veglave"Plus" Elhami Kadiri, Nxënës i Shkollës Profesionale në Qendrën e Trajnimit Meister Julia Becker, GIZ Kosova Valbona Fetiu Mjeku, Ministria e Arsimit të Kosovës Arben Zymeri, Drejtor në Qendrën e Trajnimit Meister Jeta Xharra, Gazetare Ana Kontny, GIZ Marigona Mustafa, OEGJK Mevlyde Hyseni, FES 2 David Oberhuber GIZ Nora Hasani KDWV Frank Hantke FES Parathënie e tre botuesve Titulli i broshurës sonë të vogël për arsimin profesional në Kosovë është zgjedhur me shumë kujdes. Kosova nuk ka të ashtuquajtura resurse të majftueshme, pra burime natyrore si thesare natyrore, apo mundësi të tjera me anë të të cilave do të mund të zhvillonte një ekonomi moderne dhe stabile për qytetarët e saj. Mirëpo Kosovës ia kanë lakmi shtete të tjera europiane për faktin se ajo ka një„resurs“ të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit i cili gjendet pothuajse në tepricë: Kosova ka të ashtuquajrat resurse humane, do të thotë të rinj të etur për të mësuar, të cilët me një punë të mirë duan të ndërtojnë një të ardhme të sigurtë këtu – dhe këtë sigurisht se edhe mund ta bëjnë. Kosova është vendi me popullsinë më të re në Europë! Mirëpo ky„resurs“ i rëndësishëm për secilin shtet, nuk është shfrytëzuar sa duhet në Kosovë. Vetëm rreth 20% e të rinjve në Kosovë kanë kontrata 3 formale të punës, shumicës iu duhet të punojnë – shpesh edhe ilegalisht – në profesione, për të cilat nuk janë fare të kualifikuar, edhe atë jo rrallë me pagë minimale! Tejet shumë të rinj sot janë të dëshpëruar, sepse shpesh herë ata kanë bërë një rrugë të gjatë të arsimimit, kanë dhënë provime me nota të larta dhe në fund duhet të mësojnë që megjithatë nuk janë të dobishëm në këtë shoqëri. Në anën tjetër ekonomia e Kosovës dëshpërimisht është në kërkim të fuqisë së kualifikuar punëtore! Për të planifikuar rrugëtimin arsimor dhe profesional për gjeneratat e reja, nuk mjafton vetëm dëshira personale, apo ajo e prindërve. Këtu duhet marrë parasysh edhe realiteti në botën e punës, në të cilën gjeneratat e reja do të duhej të gjenin një vend adekuat të punës. Këtu bëjnë pjesë edhe më shumë faktorë. Bota e punës në Kosovë po ndryshon nga dita në ditë. Urgjentisht të nevojshme janë bërë kualifikimet e reja profesionale, ndërsa disa nga ato ekzistuese janë shndërruar në tepricë dhe nuk janë të kërkuara, sepse ka shumë. Kosova bën pjesë në vendet e Europës me përqindindjen më të lartë të të rinjve që studiojnë. Mirëpo ajo që në shikim të parë duket shumë pozitive, më vonë shpesh del të jetë vetëm një iluzion. Sepse në kohën, kur kualifikimi pas përfundimit të shkollimit do të duhej të shpaguhej me një vend të mirë punës, shumica e të rinjve duhet të konstatojnë që ata jo rrallë kanë ndjekur ëndrra jorealiste dhe nuk janë orientuar si duhet. Për më tepër shumë prindër krenar duhet të kuptojnë që nuk i kanë këshilluar si duhet fëmijët e tyre – megjithse nuk do mend se ata fëmijëve të tyre ua duan më të mirën. Asnjë ekonomi moderne nuk mund të bazohet vetëm, apo më së shumti në kualifikimet akademike. Gjermania, e cila ka një ekonomi me një të ardhme mjaft të aftë dhe prosperuese, mund ta pohojë këtë prej dekadash, vetëm sepse ekonomia e saj qëndron mbi dy shtylla shumë të shëndosha. Shtyllën akademike dhe atë jo-akademike. Rreth 50% e të rinjve në secilin vit shkollor nuk synojnë një arsim të lartë akademik, por një arsim profesional në njërin prej më shumë se 300 profesioneve të ndryshme. Kjo, sepse ata e dinë që në ardhmen do t’i nevojiten tregut. Për më tepër ata mund të jenë të sigurtë që do të marrin një kualifikim të mirë, sepse të gjithë, nisur nga politika, shkolla e deri te ekonomia investojnë shumë në këtë“burim”! Veç kësaj absolventët me një kualifikim të tillë solid profesional marrin edhe një pagë të mirë. 4 Ka një numër të madh karrierash, të cilat e dëshmojnë që edhe zelli dhe ambiciet joakademike çojnë në një pagë shumë të mirë. Sigurisht qëllimi për të etabluar një sistem cilësor të arsimit profesional që është i njohur në mbarë vendin nuk është arritur ende. Ne kemi nevojë për më shumë punëdhënës, mësimdhënës, por edhe prindër dhe të rinj, të cilët duan ta bëjnë këtë dhe angazhohen që Kosova të ketë një fuqi të mirë kualifikuar punëtore në të ardhmen. Prandaj me këtë broshurë ne dëshirojmë t’iu drejtohemi të gjithë atyre, të cilët janë përgjegjës për atë, që të rinjtë e Kosovës në vend të marrin këshillat e duhura dhe të kenë një të ardhme të vlefshme. Këta në radhë të parë janë prindërit, të cilët deri tani nuk dinë shumë për të gjitha mundësitë dhe nevojat e tregut të punës. Këta janë bartësit e politikave ekonomike dhe arsimore, të cilët vetëm së bashku do t’ia dalin të nxisin zhvillimin ekonomik, i cili bazohet në kualifikime solide për të gjithë sektorët ekonomikë. Këta janë sipërmarrësit, të cilët duhet të dinë, se sipërmarrjet e tyre do të lulëzojnë në të ardhmen, vetëm në qoftë se kanë fuqi të kualifikuar punëtore – edhe atë për të gjitha fushëveprimtaritë në ndërmarrjet e tyre. Këta janë mësimdhënësit, të cilët japin kontributin e tyre, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë, të cilët u janë besuar atyre të hyjnë të përgatitur mirë në botën e punës. Mirëpo me këtë broshurë dëshirojmë që posaqërisht atyre që duhet: të rinjëve t’iu ofrojmë disa këshilla. Atyre u duhet ofruar mundësi, të cilat ata mund t’i shfrytëzojnë për t’u njohur me botën profesionale në mbarë botën, para se të marrin vendime dhe të zgjedhin drejtimin e tyre profesional. Ata duhet të kenë të drejtë të shohin mundësitë, të cilat ua ofron arsimi profesional dual në Kosovë(bashkëpunimi në mes shkollës/teorisë dhe praktikës/ndërmarrjes): një punë të sigurtë, një pagë të mirë dhe një aktivitet të kënaqshëm, i cili përputhet me shkollimin e tyre. 5 ARSIMI PROFESIONAL DUAL 6 Jan-Axel Voss Fjalë hyrëse 1 Përse është me rëndësi tema„Arsimi profesional dual“? A është me rëndësi si për Kosovën, ashtu edhe për Gjermaninë? Fillimisht rreth Gjermanisë: Ne jemi një vend i madh, por që ka shumë pak burime natyrore. Do të thotë, ka shumë njerëz, por pak materiale me të cilat mund të punohet. Prandaj kemi nevojë për koka të mençura, përndryshe ekonomia jonë nuk mund të lulëzojë. Këto koka kanë nevojë për arsim. Ekonomia gjermane ka qenë dhe është e suksesshme pikërisht, sepse mund të mbështetet në arsim të mirë në të gjitha fushat dhe nivelet e ekonomisë. Në këtë kuadër, mes arsimit profesional dhe atij akademik ka shumë pikëtakime: Arsimi profesional në Gjermani 1 Ky tekst bazohet në fjalimin hyrës të Z. Voss me rastin e hapjes së konferencës së përbashkët të Fondacionit Friedrich Ebert(FES), Odës Ekonomike Gjermano- Kosovare(OEGJK), dhe Shoqërisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ)„Arsimi dhe edukimi profesional janë politika ekonomike“ më 02.05.2019 në Prishtinë. 7 përfshinë edhe pjesë të kualifikimeve të rëndësishme, të cilat mund të shfrytëzohen më vonë në punën akademike dhe anasjelltas, arsimi akademik në Gjermani përmban pothuajse gjithëmonë edhe elemente të praktikës, të cilat mund të shfrytëzohen më vonë, para së gjithash gjatë ushtrimit të profesionit. Mirëpo vetëm, të dy aspektet bashkë, të dy shtyllat – kualifikimi akademik dhe ai jo-akademik – e kanë mundësuar rritjen ekonomike dhe mundësitë e mira të zhvillimit të ardhshëm në Gjermani. Prandaj ne jemi të bindur, si ambasadë, si qeveri gjermane që edhe Kosova ka nevojë për të dyja – arsimin akademik dhe atë praktik profesional. Këtu dua të theksoj që tashmë ka një vend fqinj, i cili këtë vit planifikon të fillojë së ofruari arsimin profesional dual, sipas modelit gjerman – me anë të një ligji: ky vend është Serbia. Serbia dëshiron ta intensifikojë këtë çështje, me qëllim që p.sh. të thithë investime nga Gjermania, apo shtete të tjera. Që tani Beogradi ka filluar së promovuari hapjen e një fabrikeje të re të ndërmarrjes Volkswagen në Serbi. Dhe një nga argumentet, të cilat qeveria e Serbisë i përdor nga tani është arsimi i mirë dhe përkatës. Brenda bashkëpunimit gjerman me Kosovën megjithatë nuk bëhet fjalë për të kopjuar modelin gjerman. Por rëndësi ka që edhe në Kosovë të merren për bazë parimet e rëndësishme vetanake. Qenësor është parimi i kombinimit të teorisë dhe praktikës, ose thënë me fjalë të tjera mes ekonomisë dhe shkollës, gjegjësisht arsimit profesional. Ky kombimin i teorisë dhe praktikës mund të arrihet në mënyra të ndryshme, por për të gjitha modelet dhe të gjitha përgjigjet që mund të dalin nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë akterëve. Prandaj ide e mirë është mbledhja e të gjithë akterëve nga fusha të ndryshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të diskutohet mirëfilli. Ku qëndrojnë vështirësitë për Kosovën, sipas këndvështrimit të Ambasadës gjermane? Shumë sipërmarrje në Kosovë kërkojnë punonjës. Edhe unë personalisht diskutoj me sipërmarrës të shumtë, të cilët ma kanë paraqitur këtë problem. Në të njejtën kohë, shumë të rinj në Kosovë janë në kërkim të një vendi të punës. Pse atëherë e kemi një papunësi kaq të lartë dhe nga ana tjetër, kemi mungeë të fuqisë punëtore, ankohen punëdhënësit? Nga përshtrypja ime, mendoj se ka një vullnet të shtuar të ndërmarrjeve dhe 8 politikës për t'u angazhuar më fuqishëm në arsimin profesional- si tek kompanitë ashtu edhe në politikë. Mirëpo, ka nevojë për më shumë përvojë praktike dhe edhe më shumë mbështetje nga jashtë shtetit. Njëkohësisht bashkëpunimi praktik në mes ndërmarrjeve në Kosovë dhe institucioneve shtetërore të Kosovës, përfshirë shkollat, nuk është ndërtuar sa duhet. Për më tepër, edhe korniza përkatëse ligjore në Kosovë nuk është e mjaftueshme. Mirëpo kur të kemi arritur të realizojmë gjithë këtë – vullnetin e mirë të ndërmarrjeve dhe politikës, më shumë praktikë, më shumë mbështetje dhe një kornizë më të mirë ligjore – a do të gjendemi në parajsën e arsimit profesional? Kam frikë që jo! Edhe më tej mungon një orientim dhe informim i të rinjve dhe prindërve të tyre. Akterët në Kosovë duhet të bëjnë më shumë përpjekje për t'ua prezantuar të rinjve dhe prindërve mundësitë e mëdha që ofron kualifikimi profesional dhe orientimi profesional. Sepse përderisa të gjithë të rinjtë në Kosovë më me dëshirë do të studionin, nuk do të ketë asnjë ndryshim në fushën e arsimit profesional, por as në tregun e punës. Shumë njerëz kanë nevojë të ndryshojnë mendimin! Shumë njerëz duhet t'i njohin mundësitë e kualifikimit profesional jo-akademik. Atëherë do të kuptojnë së është më mirë të jeshë një mjeshtër i mirëpaguar, se sa një akademik i papunë. Jan-Axel Voss , Ushtrues Detyre i Ambasadorit gjerman në konferencë. 9 AP Dual MOTOR I PËRPARIMIT EKONOMIK 10 AP Dual Politika e arsimit profesional dhe e aftësimit të mëtejmë Marrëdhëniet me publikun dhe aktivitetet Rregullat e aftësimit MOTOR I PËRPARIMIT EKONOMIK Joachim Lapp ORGANIZATA GJERMANE E PUNËDHËNËSVE PËR ARSIM PROFESIONAL DHE AFTËSIM TË MËTEJMË Qëndrimet për temat themelore dhe temat aktuale në fushën e arsimit profesional dhe aftësimit të mëtejmë. Konferencat, punëtoritë, debatet teknike, inputet praktike, punimet tematike, dokumentacion, informacion për arsim profesional dhe aftësim të mëtejmë. Modernizimi i rregullave të aftësimit. Rregulla të reja të arsimit profesional dhe të aftësimit të mëtejmë. 11 AP Dual: Rrugë e përbashkët për punësim Tregu i punës DATA Shkolla profesionale me orar të plotë 2 – 3,5 vite Sistemi i AAP Dual 2-3,5 vite Arsimi i përgjithshëm 10 – 13 vite shkollore 12 Arsimi i lartë 3,5 – 6 vite AP Dual: Rrugë e përbashkët për punësim Rreth 831.800 persona që braktisin shkollimin në vit AP Dual: rreth 495.000 Rreth 495.000 praktikantë të rinj në vit Universitet: rreth 514.000 Shkollat për AAP: rreth 228.000 Kontrata për aftësim 2 – 3,5 vite Tjerë…. 330 Profesione industri tregti zejtari 13 Me pak fjalë Si funksionon AP Dual Nënshkruhet kontrata për aftësim Të mësuarit brenda procesit të punës dhe ekzaminimi i pavarur Palët e interesit përkrahin dhe sigurojnë cilësinë e AP Dual me konsensus Standardet për AP Dual janë nacionale, të azhurnuara dhe të nxitura nga kërkesa AAP Dual është i inkorporuar në kornizën ligjore, Akti mbi Aftësimin Profesional 14 CERTIFICATE STANDARDS Me pak fjalë Si funksionon AP Dual AP Dual Kompani 70% Rreth 1,4 milion Shkolla 30% 15 Kompanitë e përfshira në AP Dual Rreth 50% për sigurimin e trajnimeve. e kompanive i plotësojnë kriteret ligjore rreth prej tyre 45% të vazhdueshme sigurojnë trajnime në mënyrë Rreth 33% sigurojnë trajnime, por jo në mënyrë të vazhdueshme 662.000 në kompani Trajnerë të certifikuar 16 Kompanitë e përfshira në AP Dual deri në 9 punëtorë 38% e kompanive sigurojnë trajnime deri në 49 punëtorë 68% e kompanive sigurojnë trajnime deri në 500 punëtorë deri në 500+ punëtorë 87% 96% e kompanive sigurojnë trajnime e kompanive sigurojnë trajnime Një pjesë e madhe e trajnimeve organizohen nëpër NVM-e Burimi: Raporti i arsimit profesional 17 Kostot Kostot e përgjithshme Shpenzimet e personelit për praktikantët(~ 62%) Pagat e trajnerëve (~ 23%) Përfitimet 01 02 03 04 Pajisjet (~ 5%) Kostot tjera (~ 10%) 05 06 07 Kursimet afatgjata Përshtatja e njohurive për punë Lojaliteti ndaj kompanisë Imazhi Trajtimi i pozitave të lira në mënyrë fleksibile Kapaciteti për inovacion Sigurimi i së ardhmes 18 Kostot dhe përfitimet për kompanitë Pajisje ~ 5 % Shp ~ en 1 z 0 im % e tjera Pag ~ at 2 e 3 t % rajnerëve Përfi ~ ti 6 m 2 e % t e nxënësve Përfi ~ ti 6 m 2 e % t e nxënësve Kosto Trajnime të përshtatura Sub m ve e n n c e io v n o e ja p t ë ë r v n e je ç r a ëzit nta Kursimet Kostot e rekrutimit dhe induksionit Përfitimet Detyra të kualifikuara dhe të pakualifikuara Imazhi CSR Selektimi i stafit Shmangia e mun s g ë e p s a ë k s u s a ë lifi p k u u n a ë r s Besueshmëria e përmirësuar tek punonjësit Benefitet 19 Përse AP Dual funksionon në Gjermani Historiku i gjatë i AP Dual Një strukturë ekonomike shumë e zhvilluar rezulton me një kërkesë të madhe nga tregu për punëtorë të shkathët Ndërmarrje të vogla e të mesme(NVM) të fuqishme Interesi, përkushtimi dhe aftësitë e kompanive për të kryer aftësime Përfaqësimi kompetent dhe i fuqishëm i interesave të punëdhënësit dhe punëmarrësit(odat e organizatave/ sindikatat e punëtorëve) Pranimi i gjerë i standardeve për AP përmes përfshirjes së fuqishme të partnerëve social në AP dhe një kulturë e angazhimit bashkëpunues Kapacitetet rregullatore të fuqishme të qeverisë Mësimdhënës dhe trajnerë kompetent për AP Sistemi arsimor i përgjithshëm i përgatitë të rinjtë për AP 20 Përse AP Dual funksionon në Gjermani BE-28: 18,7% Gjermani: 7,0% 21 HYMERI GROUP 22 Hysni Ymeri, Hymeri& Kleeman Hymeri group Duke parë dhe ndjerë pengesat që hasen në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit në tregun e punës në Kosovë, si dhe nivelin e lartë të papunësisë së të rinjve këtu, erdhi ideja për hapjen e një qendre trajnimi me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve tona, pra për trajnim dhe aftësim për punë të punëtorëve të kualifikuar në drejtimet e caktuara të industrisë në të cilën ne veprojmë. Mirëpo, me zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës, tani ofrohen trajnime dhe aftësime për drejtime të ndryshme për të gjithë kandidatët, jo vetëm për nevoja të kompanisë tonë, por edhe për nevoja të tregut. Ne si grup angazhohemi të promovojmë dhe përmirësojmë njohuritë duke krijuar kështu hapësirë e cila do të jetë në funksion të drejtpërdrejtë të zhvillimit të mëtejshëm të tregut të punës. Trajnimi që ofron qendra e trajnimit MEISTER mundëson që kandidatët të zhvillojnë pjesën praktike dhe teorike të: • Instalimeve elektrike, • Sanitarisë dhe • Mekatronikës. 23 Pra, kandidati mund t'i prekë gjërat, ta shohë punën reale që ndodh në kompani dhe të jetë asistent i projekteve, dhe në të njëjtën kohë të marrë një pagë për nevojat e tij personale. Pas një periudhe kohore prej 9 muajsh, ata mund ta fitojnë dhe vendin e punës me pagë konkurruese në treg. Praktika është sistem i trajnimit të punëtorëve në një zanat specifik. Praktikuesit ndërtojnë karrierën e tyre nga ushtrimet. Pjesa më e madhe e trajnimit mbahet duke punuar për punëdhënësin, i cili u ndihmon praktikuesve të mësojnë zanatin në shkëmbim të punës së tyre për një periudhë të caktuar pasi të aftësohen. Përfitimi i kandidatit nga qendra e trajnimit pas përfundimit të trajnimit është aftësimi profesional i tij, pra që të jetë i gatshëm të punojë i pavarur në drejtimin e caktuar, të sigurojë një vend pune, të mësojë kulturën organizative të të punuarit në një ndërmarrje private, të zhvillojë aftësitë personale të menaxhimit dhe vetë-iniciativës, dhe të ndjejë veten si person i dobishëm dhe me integritet. Megjithatë, rezultatet e shumta nënvizojnë faktin se aftësitë e dobëta të fuqisë punëtore nuk janë vetëm rezultat i mosefikasitetit në vend të punës, prandaj përmirësimi në arsimimin e përgjithshëm dhe në arsimin e hershëm duhet të jetë prioritet për institucionet relevante. Dobësitë në sistemin e arsimit mund të kufizojnë aftësinë e institucioneve të arsimit formal që të ndikojnë në shkathtësitë e domosdoshme për tregun e punës. Shkathtësitë e dobëta të punëtorëve dhe në mospërputhje me vendet e punës përbëjnë një pjesë tjetër të sfidave në këtë drejtim. Një sfidë tjetër, por jo më pak e rëndësishme, është kultura apo mentaliteti i familjeve tona kundrejt aftësimit profesional, dhe presioni i prindërve ndaj fëmijëve që të ndjekin shkollim të nivelit universitar. Përkundër kësaj, pritet angazhim dhe gatishmëri nga prindërit dhe familjet që t'i mbështesin dhe inkurajojnë fëmijët që të zhvillohen në karrierë përmes qendrave të trajnimeve profesionale. Shkollat profesionale publike në Kosovë duhet të ofrojnë kombinim të trajnimeve dhe praktikës. Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe marrëveshjeve me kompani afariste, pjesa më e madhe e këtyre shkollave 24 faktikisht nuk ofrojnë punë praktike. Në këtë aspekt, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave profesionale, bizneseve dhe donatorëve privatë ose organizatave të huaja është një nga faktorët kyçë që ndikon në zhvillimin dhe rritjen e qendrave të trajnimit të mirëfilltë. Prandaj duhet t'i falënderojmë donatorët tanë, si ADA, GIZ, HELVETAS, për mbështetjen financiare dhe organizative që na kanë ofruar që ne sot të kemi të gjitha kapacitet për trajnimin dhe aftësimin profesional të kuadrove të punës. 25 Frank Hantke FES Prishtina Ide për një sistem të avancuar të arsimit profesional në Kosovë 26 Mbi situatën momentale të arsimit profesional Arsimi profesional pa perspektivë Parimisht arsimi profesional në Kosovë deri tani nuk është përshtatur me nevojat e tregut të punës! Kjo vlenë për të gjitha nivelet: universitetet, shkollat profesionale, gjimnazet, shkollat e mesme, shkollat fillore Përmbajtje të vjetëruara mësimore, pajisje e dobët Pajisja e shkollave në të shumtën e rasteve është shumë e dobët! Përmbajtjet mësimore janë të vjetëruara dhe pak«të orientuara nga procesi.» d.mth. ato transmetojnë shumë pak aftësi, të cilat mund të shfrytëzohen praktikisht në profesion, apo mbi bazën e të cilave mund të zhvillohet një profesion kuptimplotë. 27 Nuk ka këshillim Premtime të gabuara Nxënësit dhe prindërit e tyre nuk këshillohen. Kjo vlenë si për nga kapaciteti për arritje të rezultateve dhe talenti, ashtu edhe për nga mundësitë që ekzistojnë për një drejtim të caktuar në botën profesionale. Oferta për arsim të lartë deri tani është e përqendruar pothuajse vetëm në universitete – shpesh herë pa pasur vëmendjen tek kualiteti. 28 Qorrsokak profesional pas shkollimit Kështu, shumë të rinj shtyhen në një qorrsokak: mendojnë se studimi është mundësia më e mirë dhe pastaj dëshpërohen keq e nuk gjejnë punë Shumë të rinj kanë studiuar drejtimin e gabuar, edhe pse në fakt kanë pasur interesa të tjera 29 Shkollimi profesional dhe tregu i punës Çka është e nevojshme? Hulumtimi i sektorëve ekonomikë me potencial zhvillimi, si: Turizmi/Planifikimi hapësinor Prodhimi bujqësor dhe përpunimi Shërbimet, administrimi privat dhe publik Prodhimi i energjisë dhe distribuimi Industria e lehtë, si p.sh. prodhimi dhe përpunimi i tekstilit, industria e lëkurës Pasuritë minerale, mineralet e rralla 30 Cilat kualifikime i duhen tregut të punës atëherë? Hulumtimi i kualifikimeve të nevojshme në fushat e përmendura – nga profilet më të ulëta deri tek ato më të larta: nga punëtorët e thjeshtë deri tek fuqitë e kualifikuara profesionale udhëheqëse 31 Pse shkollimi i mirë profesional mund të jetë alternativë e mirë e studimeve? Kush çfarë mund të bëjë më së miri? Jo secili dëshiron të studiojë Jo secili mund të studiojë Shumë kanë talente të tjera Secili sipas aftësive dhe dëshirave të tij Duhet orientuar edhe nga kërkesat dhe mundësitë e tregut të punës 32 Një shembull: Një shtëpi nuk mund të ndërtohet vetëm me arkitektë për këtë nevojitet vetëm një! Por nevojiten edhe shumë punëtorë të tjerë profesionalë: muratorë teneqepunues elektricistë etj. Sepse vetëm me menaxherë dhe pa punëtorë profesionalë nuk funksionon 33 Çka e siguron të ardhmen tënde? Këtë e vendos ti! I lumtur si punëtor i kualifikuar, apo …i dëshpëruar si akademik i papunë 34 Secila ekonomi e zhvilluar bazohet në punëtorë të mirë-kualifikuar Për zhvillimin e produketeve të mira dhe për një ofertë të mirë të shërbimeve punëtorët profesionalë të mirë kualifikuar janë të domosdoshmërisht të nevojshëm Puna profesionale e kualifikuar sjell edhe një pagë të sigurtë Një pagë e sigurtë ofron perspektiva për të ardhmen 35 Kështu do të mund të dukej një shkollim i mirë profesional Praktikën Teorinë NDËRMARRJE SHKOLLË PROFESIONALE 36 Parimisht, një shkollim i orientuar kah profesioni do të duhej të kishte tre partnerë: PUNËDHËNËSIN SHKOLLËN MËSIM-DHËNËSIN NXËNËSIT SHTETIN 37 Pse punëdhënësit? Ata kanë nevojë për punëtorë të kualifikuar Ata e dinë çfarë duhet të mësohet Ata mund ta ofrojnë vendin e mësimit për praktikë Ata marrin bashkëpërgjegjësi për zhvillimin e mirë të ekonomisë 38 Pse shteti? Shteti përkujdeset për kushte të mira kornizë për zhvillimin e ekonomisë Shteti – së bashku me ekonominë përcakton rregulloret e shkollimit profesional dhe çertifikimet Shteti është përgjegjës për shkollat dhe mësimdhënësit e tyre Shteti është përgjegjës për politikat e tregut të punës – pra edhe për këshillimin profesional dhe orientimin profesional 39 Pse shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit? Shkollat financohen nga shteti Shkollat duhet të bashkëpunojnë ngushtë me ekonominë Mësimdhënësit duhet të marrin shkollim të mirë Nxënësit kanë nevojë për një shkollim të mirë në ndërmarrje dhe për një çertifikim përgjithësisht të njohur 40 SHTETI Ligjet Rregulloret Kurrikula Ndërmarrjet e punëdhënësve ku zhvillohet mësimi Kontratat e shkollimit profesional Planet e shkollimit profesional Zyrat pjesëmarrëse, si odat Kontrolli Zbatimi i rregullave 41 Në arsimin e mirë profesional bëjnë pjesë: KOMPETENCA PROFESIONALE Aftësia e veprimit profesional KOMPETENCA METODIKE KOMPETENCA SOCIALE 42 Çka është pra e nevojshme? Hulumtimi i nevojave në tregun e punës sot dhe nesër Bashkëpunimi i koordinuar ndërmjet politikës, ekonomisë dhe shkollave për zhvillimin e drejtimeve të arsimit profesional të njohura në nivel vendi Një rrjet mbarëkombëtar i qendrave të arsimit profesional publik me mësimdhënës të mirë-kualifikuar Promovimi i arsimit profesional si alternativë e mirë e studimeve Qasje e papenguar për të gjithë të rinjtë e interesuar Ofertë e bollshme e ekonomisë në bashkëpunim me shkollat për vende të shkollimit të orientuara nga praktika Këshillim i mirë profesional në shkolla dhe universitete, në bashkëpunim me agjencinë e punësimit(NES) 43 Perspektiva 2025 SHKOLLA MODERNE SISTEMI DUAL PUNË PËR TË GJITHË RINI E LUMTUR 44 ARSIMI PROFESIONAL DHE E ARDHMJA E TË RINJVE NJË DETYRË THELBËSORE PËR SINDIKATAT 45 Ansgar Klinger Arsimi profesional dhe e ardhmja e të rinjve një detyrë thelbësore për sindikatat Arsimi profesional paraqet një fushëveprim kyç për sindikatat. Baza kuptimore për këtë është se arsimi në përgjithësi, dhe arsimi profesional në veçanti, ndikojnë në mënyrë vendimtare në perspektivën jetësore dhe profesionale të njerëzve. Meqenëse sindikatat shpeshherë janë të organizuara sipas sektorëve – gjegjësisht sipas fushëveprimtarive profesionale, p.sh. fusha e metalit dhe elektronikës, sektori i kimisë etj. – ato kanë kompetenca të veçanta dhe përgjegjësi për profesionet e përfaqësuara brenda atyre sektorëve. Ngjashëm organizohen edhe punëdhënësit, pra në shoqata sektoriale, p.sh. në industrinë e metalit dhe elektronikës, industrinë e kimisë etj., dhe paraqesin njohuri të veçanta dhe përgjegjësi për profesionet e përfaqësuara në sektorët e tyre. 46 Nëpërmjet profesioneve dhe zhvillimit të tyre transmetohen impulse vendimtare për kushtet jetësore dhe profesionale të punonjësve. Prandaj, arsimi profesional i të rinjve, sikurse edhe arsimi i avancuar i punonjësve, është detyrë thelbësore e sindikatave; kompetencat të cilat sindikatat i fitojnë në këtë fushë gjithashtu paraqesin një motiv të rëndësishëm për punonjësit për t'u bërë anëtarë të një sindikate. Në Gjermani, nëpërmjet Ligjit për Arsimin Profesional, të miratuar në vitin 1969, janë standardizuar të drejtat dhe detyrimet në fushën e arsimit profesional dhe janë formuluar kriteret mbi aftësinë, gjegjësisht përshtatshmërinë e qendrave të arsimit profesional. Për herë të parë është themeluar një institut i veçantë, Instituti i sotëm Federal për Arsimin Profesional, me themelimin e të cilit gjithashtu është vendosur përgjegjësia publike për arsimin profesional dhe është përcaktuar i ashtuquajturi partneritet social ndërmjet sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve në arsimin e profesional. Kështu, Instituti Federal e organizon edhe të ashtuquajturin ristrukturim të profesioneve – profesionet dhe arsimi profesional përkatës përshtaten në vazhdimësi me zhvillimet teknike dhe ekonomike në distanca kohore prej disa vjetësh, apo dekadash. Në këtë proces, krahas ministrive kompetente përfshihen para së gjithash ekspertë, si përfaqësues të sindikatave dhe shoqatave të punëdhënësve. Së bashku dhe me marrëveshje, ata dizajnojnë ristrukturimin e profesioneve, dhe pikërisht ky fakt është edhe parakusht për njohjen e tyre. Tek pasi“komisioni kryesor” i Institutit Federal,“Parlamenti i Arsimit Profesional” – i cili përbëhet nga përfaqësues të sindikatave, të punëdhënësve dhe të shtetit – ta ketë miratuar ristrukturimin e arsimit, gjegjësisht aftësimit profesional, ai fillon së zbatuari nga ana e qeverisë. Rregullimi dhe partneriteti social janë dy përcaktues të rëndësishëm të arsimit profesional në Gjermani, dhe nga këndvështrimi im,“receta e suksesit” për imazhin pozitiv që gëzon arsimi profesional në vend. Para pak kohësh në Gjermani është miratuar një“Strategji Kombëtare e Arsimit të Avancuar”, në të cilën sindikatat, së bashku me punëdhënësit dhe qeverinë, krahas angazhimit për arsimin profesional të të rinjve, kanë punuar edhe në përmirësimin e arsimit të avancuar profesional në kuadër të partneritetit social. 47 Ansgar Klinger, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve të Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, Arsim Profesional dhe Arsim të Avancuar (Gewerkschaft Erziehung und Wissenschaft). 48 MËSIMI DUAL NË SHKOLLAT PROFESIONALE 49 ISUF ÇALAJ DREJTOR I SHKOLLËS SË MESME TEKNIKE(SHMT) “PJETËR BOGDANI”, FERIZAJ 50 Mësimi dual në shkollat profesionale Arsimi dual është modalitet i AP-së i cili ofrohet në shkollat profesionale në disa vende evropiane, kryesisht në vendet gjermano-folëse, dhe është treguar mjaft i suksesshëm. Sistemi dual në arsimin e mesëm profesional përgatit nxënësit mjaft mirë për të hyrë në tregun e punës. Me këtë sistem krijohet një lidhje më e ngushtë ndërmjet shkollave dhe bizneseve, pasi që pas mbarimit të shkollimit nxënësit fitojnë aftësi dhe shkathtësi që lidhen me punën. 51 Për të pasur një mendim timin më të qartë se si shkollat profesionale në Kosovë duhet të jenë partnere në një sistem të arsimit dual, jam përpjekur të kuptoj si në vijim: Si karakterizohet mësimi dual në Gjermani? Si e kanë dhënë mendimin një pjesë e mësimdhënësve të shkollave profesionale për vënien në zbatim të mësimit dual në Kosovë(marrë nga I.P.)? 52 Sistemi dual i AP-së në Gjermani ka këto karakteristika Përgjegjësia e përbashkët e sektorit publik dhe atij privat në lidhje me AP-në; Arsimi profesional realizohet në kompani ose qendra formimi të specializuara (për pjesën praktike të kurrikulës, e cila është 70%) dhe në shkolla profesionale(pjesa teorike e kurrikulës, e cila është 30%); Sistemi dual është koncept i zhvilluar në nivelin federal, me kuadër ligjor të detyrueshëm për të gjitha lëndët; Partnerët socialë japin kontributin e tyre në zhvillimin dhe miratimin e kualifikimeve profesionale, si dhe në vlerësimin dhe çertifikimin e nxënësve; Nxënësit konsiderohen të punësuar në ndërmarrje për aq kohë sa vazhdojnë kualifikimin në sistemin dual. 53 Sa i përket mendimit të mësimdhënësve rreth sistemit të arsimit dual në Kosovë, mendoj se një pjesë e përgjigjeve të mësimdhënësve nuk bazohen në njohuri, por vetëm formalisht kanë plotësuar pyetësorët, kështu që nuk duket e besueshme të nxirret një përfundim nga këta pyetësorë. Sa i përket vënies në zbatim të arsimit dual në Kosovë, mendoj se ky sistem mund të fillojë të vihet në zbatim vetëm nëse bëhen përgatitje të mirëfillta, dhe atë në disa profile, pa i përfshirë klasat e dhjeta që mund t'i absorbojë tregu i punës në Kosovë. Në Kosovë nuk kemi kompani të mëdha që mund të përfshijnë numër të madh të nxënësve, kështu që shpërndarja e nxënësve të të njëjtit profil në kompani të ndryshme nuk jep mundësinë e aftësimit të nxënësve në mënyrë të barabartë. Pjesa dërmuese e kompanive janë më tepër tregtare dhe riparuese sesa prodhuese, nuk kanë ndonjë kuadër që njeh në mënyrë të duhur metodologjitë e mësimdhënies, dhe për këtë arsye kjo pak do të ndihmojnë në hartimin e kurrikulës dhe vlerësimin e nxënësve. Para se të fillojë të vihet në zbatim një sistem i mësimit dual, i cili është më se i domosdoshëm për disa profile, gjithashtu duhet të bëhet një riorganizim i mirëfilltë i AP-së. 54 Leona Jahiri nxënëse e shkollës profesionale Përshëndetje, Jam Leona Jahiri nga qyteti i Ferizajt. Sapo kam përfunduar shkollën e mesme profesionale në Qendrën e Kompetencës, në degën Asistente e Sigurisë Ushqimore dhe Dietave. Pas përfundimit të shkollës fillore isha në dilemë se kah të vazhdoja rrugëtimin tim. Si çdo bashkëmoshatare e imja, mendoja që të vazhdoja në një gjimnaz të përgjithshëm. Por vetes i shtrova pyetjen së çka do të bëja pas tri viteve. Një përqindje shumë e madhe e të rinjve kanë përfunduar shkollimin në po këto shkolla, por prapëseprapë në fund nuk kanë arritur suksese shumë të mëdha dhe as që të gjejnë vende të lira të punës, pasi që numri i të diplomuarve në këto shkolla është shumë i madh. Kisha edhe një opsion tjetër: të vazhdoja edukimin në shkollë të mesme profesionale. Por, kurdo që dëgjon për shkolla profesionale ato zakonisht nënçmohen dhe nuk u jepet aq mbështetje. Pasi hulumtova për sholla të mesme, arrita të kuptoja se shkolla e mesme profesionale është shkollë bukur e mirë, pasi që në të mëson një zanat që ke përzgjedhur dhe njëkohësisht e avancon veten. 55 E ardhmja jonë do të jetë e tillë që do të ketë nevojë për njerëz profesionalë në fusha të ndryshme të cilët dinë ta bëjnë mirë një punë të caktuar. Besoni se për ne ka shumë më tepër vende të lira të punës sesa për nxënësit e tjerë. Me përfundimin e kësaj shkolle mund të bëhesh i zoti i vetes dhe të kesh një profesion të cilin do ta ushtrosh në të ardhmen. Prandaj, mesazhi im për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në shkolla të mesme është që t'u japin rëndësi shkollave profesionale. Regjistrohuni në këto shkolla dhe hapjani dyert vetes për të ardhmen. 56 “E ARDHMJA E MIRË PËR FËMIJËT TANË NUK DO TË THOTË DOMOSDOSHMËRISHT STUDIME AKADEMIKE.“ 57 Havushe Bajrami Bunjaku, nënë, Këshilli i Prindërve “E ardhmja e mirë për fëmijët tanë nuk do të thotë domosdoshmërisht studime akademike.“ Të nderuar, Ju falënderoj për konsideratën ndaj Këshillit të Prindërve, dhe që keni shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe na jepni hapësirë të shprehim shqetësimet tona dhe të japim rekomandime. Nuk dua të zgjerohem shumë në këtë temë, sepse ju keni bërë hulumtime dhe studime të mjaftueshme, dhe në këtë konferencë dëgjova shumë informata të rëndësishme. Prandaj, projekti juaj është për mirënjohje. Ashtu siç e thashë atë ditë, edhe në këtë letër po e shpreh mendimin tim për shkollimin profesional në Kosovë, si nga perspektiva e prindit, në këtë rast e nënës, ashtu dhe nga ajo e punëdhënësit, në këtë rast e ndërmarrëses. 58 Nga perspektiva e prindit, gjendja është e dhimbshme sepse nuk ka nënë që e rrit fëmijën, e shkollon dhe në fund dëshiron që fëmija të largohet nga vendi duke pasur si arsye të vetmen një jetë më të mirë. Nuk jam që askush të mos kërkojë punësim ose shkollim jashtë vendit, por kjo gjendje është për t'u shqetësuar, sepse po largohen të gjithë. Nëse një vendi i largohet rinia, kjo është e dhimbshme për prindërit e për tërë vendin. Por, në anën tjetër, nëse pyesim se sa ofron mundësi vendi për punësim dhe perspektivë, gjendja është për t'u brengosur. Kurse nëse e shoh nga perspektiva e ndërmarrëses, ne kemi një veprimtari të re në Kosovë – përpunimin e bimëve mjekësore e aromatike në çaje organike dhe vajra aromatizues. Dhe kjo veprimtari e re kërkon edhe linjë të re të përpunimit, por këtu hasim në pengesa. Kemi 3 muaj që kemi realizuar një projekt dhe kemi blerë një ekstraktuese për bimë mjekësore e aromatike, por nuk kemi profesionistë për të demonstruar dhe punuar me këtë pajisje. Vitin e kaluar vajza ime përfundoi shkollimin fillor, dhe dëshira ime ishte që ajo të regjistrohej në bujqësi, pasi që kemi biznes familjar dhe kemi nevojë për kuadro të reja, por nuk pata mundësi ta bindja vajzën time, pasi që në këtë shkollë shkojnë nxënësit me sukses jo të mirë. E këtu shtrohet pyetja se si nxënësit në këto shkolla mund të arrijnë rezultate kur mësojnë vetëm teori, e nuk bëjnë fare punë praktike, dhe si të ndryshojnë shkollat profesionale në mënyrë që çdo vit të përgatisin kuadro për punësim. E njëjta situatë është edhe me vajzën tjetër, e cila pret të regjistrohet këtë vit në klasën e dhjetë, pasi që edhe ajo ka zgjedhur të vazhdojë në gjimnaz. Për mendimin e prindit, shkollat profesionale duhet t'i ndryshojnë komplet plan-programet dhe të përgatisin kuadro që krahas mësimit teorik, përfshihen edhe në punë praktike. Nga hulumtimet e bëra është vërtetuar se ka kërkesë për punëtorë që vetëm me një shkollim profesional dhe zanat mund të punësohen dhe të kryejnë punën në mënyrë profesionale, ndërsa 59 në anën tjetër ka punëtorë të mbikualifikuar që punojnë për një vend pune. P.sh. një jurist punon si kamerier, një edukatore punon si shitëse dhe një ekonomist punon si shofer. Kjo është shqetësuese, sepse asnjëri nuk është i përgatitur për atë profesion, por punon nga zori. Por edhe nëse u jepet mundësia që të shkojnë të punojnë jashtë vendit, atëherë një jurist nuk mund të gjejë punë si avokat apo gjyqtar në vendin tjetër, por duhet të punojë në ndërtimtari. Ndonëse ka përfunduar gjimnazin dhe pastaj fakultetin, ai mbetet me punë të zanatit. Prandaj, është koha për ndërhyrje që të rinjtë mos ta kalojnë kohën kot nëpër studime, pasi që nuk u duhen për të ardhmen; kuptohet, fjala është për ata nxënës që kanë prirje për zanat. 60 Erza Plava FES Nëpërmjet raundeve të diskutimit, konferenca ka sjellë së bashku përfaqësues e pjesëmarrës të ndryshëm në biseda të përbashkëta. Në vazhdim, Erza Plava sjell një përmbledhje të diskutimeve interesante, të moderuara nga Jeta Xharra 61 DISKUTIMI “Kushtet e përgjithshme dhe përvojat e arsimit profesional në Kosovë” 62 ANSGAR KLINGER të Sinditkatës për Arsim dhe Shkencë GEË Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve Ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë dhe të ndajmë përgjegjësinë! Gjatë konferencës së përbashkët, nga këndvështrime të ndryshme të pjesëmarrësve u diskutuan kushtet e përgjithshme të arsimit profesional në Kosovë. Ansgar Klinger(nga Sindikata për Edukim dhe Shkencë në Gjermani) theksoi se në Gjermani arsimi profesional është një sistem i etabluar mire, prej se është shndërruar në një përgjegjësi publike dhe bashkëpunon me partneritetet sociale. Të dyja, sipas tij, janë të rëndësishme për pranimin arsimit profesional në shoqëri. BEDRI XHAFA Drejtor i Agjencisë për Promovimin e Punësimit në Kosovë Implementimi merr më shumë se dhjet vjet! Bedri Xhafa(Drejtor i Agjencisë për Promovimin e Punësimit në Kosovë) u pajtua se sistemi dual në Gjermani është shumë i suksesshëm, por që në Kosovë do të nevojiteshin më shumë se dhjetë vjet për ta zbatuar atë, edhe nëse do të elaborohej në mënrë të përsosur. 63 ISUF ÇALAJ Drejtor i Shkollës Profesionale“Pjeter Bogdani” Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga prindërit! Shkollat profesionale e kanë përmirësuar gjendjen në Kosovë, tha Isuf Çalaj(Drejtor i Shkollës Profesionale“Pjetër Bogdani”), por ende mungon mbështetja e prindërve dhe partnerëve, apo shoqërisë, për të dërguar fëmijët e tyre në shkolla profesionale. KEMAJL ZARIQI Drejtor i Fabrikës së Veglave“Plus” Pa arsim profesional kemi mungesë të punëtorëve të kualifikuar! Kjo shkakton mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar në shumë fusha profesionale dhe industriale, fakt ky me të cilin përballet edhe Kemajl Zariqi(Drejtor i Fabrikës së Veglave“Plus”) në ndërmarrjen e tij. Ai ka rekomanduar angazhim më të shtuar, veçanërisht të mësimdhënësve, në kualifikimin e të rinjve. 64 HAVUSHE BUNJAKU Këshilli i Prindërve, Prishtinë Më shumë shkolla të arsim profesional në të gjitha komunat për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës! Havushe Bunjaku(nga Këshilli i Prindërve, Prishtinë) nënvizoi nevojën për ndryshim në sistemin e arsimit, por edhe të mentalitetit të qytetarëve në Kosovë. Ajo propozoi ndryshim të kurrikulës, mbështetje për shkollat profesionale në komuna të ndryshme dhe përgatitje të të rinjve të Kosovës për tregun e punës. Si prind, ajo nuk do që fëmijët e saj të përfundojnë studimet me një diplomë e të mos gjejnë punë, edhe pse të shkosh në universitet konsiderohet qëllim, ndërsa të zgjedhësh një shkollë profesionale turp. ELHAMI KADIRI Nxënës i Shkollës Profesionale në Qendrën e Trajnimit Meister Unë nuk desha të përfundoja i papunë, prandaj zgjodha sistemin dual të arsimit! Elhami Kadiri(nxënës i Shkollës Profesionale në Qendrën e Trajnimit Meister) e kishte pasur të njëjtën frikë të të përfunduarit i papunë, apo si kamerier me diplomë, prandaj ka vendosur të marrë pjesë në sistemin dual të arsimit dhe tani është në Qendrën e Trajnimit të ndërmarrjes Hymeri&Kleeman. 65 DISKUTIMI “E ardhmja e arsimit profesional në Kosovë” Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se sistemi i arsimit profesional në Kosovë duhet të çohet përpara dhe mentaliteti në vend duhet të ndryshojë. Nuk është efiçiente të dërgohen të gjithë të rinjtë në universitete. Në vend të kësaj, ata duhet mbështetur për të ndjekur shkollat profesionale dhe për t'u përgatitur për tregun e punës në Kosovë. 66 JULIA BECKER GIZ Kosova Numri i madh i donatorëve nuk është në gjendje të vendos rregull! Mënyra e të menduarit në Kosovë është një problem tjetër. Në diskutimin e dytë të konferencës u trajtua e ardhmja e arsimit profesional në Kosovë. Julia Becker (nga GIZ Kosova) ka sqaruar se numri i madh i donatorëve në Kosovë nuk është në gjendje të rregullojë sistemin e arsimit, për shkak se kjo çështje ka më shumë të bëjë me mënyrën e të menduarit. Për të mbështetur të rinjtë që të zgjedhin shkollën profesionale, duhet që prezantohen shembuj të mirë të cilët kanë arritur sukses në tregun e punës pasi kanë përfunduar një shkollë profesionale. Për më tepër, Becker ka rekomanduar rekrutimin e mësimdhënësve dhe trajnuesve të shkollave profesionale, të cilët kanë aftësi të mira të udhëzimit dhe orientimit në mënyrë për të përmirësuar imazhin e shkollave profesionale. FRANK HANTKE FES Prishtina Të rinjtë nuk duhet çdoherë t'i ndjekin këshillat e prindërve të tyre! Ata duhet më shumë të bëjnë atë që duan për vetën e tyre! Frank Hantke(FES Kosovo) ka adresuar një problem tjetër të mënyrës së të menduarit në Kosovë. Shumë të rinj i ndjekin prindërit dhe familjet e tyre dhe nuk bëjnë atë që duan të bëjnë, apo atë për të cilën kanë talent. Shkollat duhet të përqendrohen më shumë në zbulimin e talenteve të të rinjve dhe t'u japin atyre mundësinë për të arritur atë që duan në tregun e punës. 67 VALBONA FETIU MJEKU Ministria e Arsimit të Kosovës Shkollat nuk mund t'ia dalin vetë ato kanë nevojë për bashkëpunim me bizneset! Shkollat në Kosovë janë duke u përmirësuar dhe kurrikula e re do të zbatohet, ka deklaruar Valbona Fetiu Mjeku(Ministria e Arsimit të Kosovës). Ajo më tej ka theksuar se asnjë shkollë nuk mund t'i përgatis nxënësit për të gjitha profesionet në tregun e punës. Bashkëpunimi me industritë dhe ndërmarrjet, si dhe përfshirja e tyre në sistemin arsimor është e domosdoshme në mënyrë që të rinjtë të mund të hyjnë të tregun e punës të mirëkualifikuar. ARBEN ZYMERI Drejtor në Qendrën e Trajnimit Meister Ekziston nevoja për trajnim të të rinjve, në mënyrë që ata të përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj punës! Arben Zymeri(Drejtor në Qendrën e Trajnimit Meister) shtoi se megjithatë është me rëndësi që edhe të rinjtë të mësohen për të ndjekur rregulla të rrepta në qendrat e trajnimit për të përmirësuar kështu qëndrimin e tyre ndaj punës. 68 NORA HASANI OEGJK Kosova do të mund të kishte një ardhme të ndritur me të rinjtë e shumtë të talentuar – por ka nevojë për një strategji që bazohet në ndryshimin e sistemit arsimor, i cili do të ishte i orientuar vetëm kah tregu i punës! Nora Hasani(OJGJK) nënvizoi që gjendja demografike e Kosovës paraqet një ëndërr për ekonominë e shumë shteteve të tjera. Kosova ka një numër të madh të të rinjve punëtorë të talentuar, të cilët mund ta çojnë përpara ekonominë e Kosovës, nëse ka një strategji të mirë. Me një ndryshim të sistemit të arsimit dhe mentalitetit të qytetarëve, si dhe me një përmirësim të bashkëpunimit me sipërmarrjet Kosova do të mund të kishte një të ardhme të ndritur për të rinjtë dhe ekonominë e saj, nëpërmjet arsimit profesional. 69 Jeta Xharra Gazetare Promovimi i arsimit profesional në Kosovë Gjatë konferencës njëditore mbi arsimin profesional më la më së shumti përshtypje fakti që e diskutuam tabunë që e kemi të instaluar në shoqërinë tonë lidhur me atë se si e përjeton shoqëria regjistrimin e fëmijëve të tyre në shkolla profesionale, apo shkolla të zanatit. Folëm hapur për faktin që shkollat e'zanatit' në Kosovë trajtohen si shkolla inferiore, si shkolla të cilat janë djep për fëmijë me inteligjencë më të ulët, shkolla prej të cilave njerëzit turpërohen. Mu për këtë, në konferencë diskutuam për faktin se në Kosovë i kemi kamerierët me disa magjistratura, pra i inkurajojmë fëmijët tanë të kryejnë shkolla me diploma të universitetit deri në atë masë sa studentët regjistrohen të kryejnë disa magjistratura dhe dalin të papërdorshëm për treg të punës. Më la përshtypje sidomos një prodhuese e hatashme e prodhimeve bimore, Havushe Bajrami 70 Bunjaku, e cila në fakt e kishte përkrahur dhe i kishte rekomanduar vajzës së saj që të studionte bujqësi, por stigma e të punuarit të tokës, nënçmimi që të merresh me bujqësi, nënkupton se nuk mund të trajtohesh seriozisht nga shoqëria apo të konsiderohesh ndonjë 'intelektuale'. Kjo ia kishte bërë të pamundur ta bindte vajzën e vet që të marrë njohuri në bujqësi. Ky prind foli haptas për këtë problem brenda familjes së vet, duke na ilustruar neve publikut një rast të tillë që tregon se edhe kur prindërit përkrahin edukimin në një zanat, të rinjtë do të ikin nga këto shkolla profesionale. Në anën tjetër, gjatë konferencës unë si moderatore i prezantova disa statistika që i kemi nxjerrë nga debatet që kemi zhvilluar mbi të njëjtën temë. Këtu treguam se si më shumë se 1,000 vende të punës në Kosovë(me 40% papunësi) ishin të hapura momentalisht në fushën e industrisë, hotelerisë, ushqimeve etj., dhe këto vende pune nuk po mbusheshin sepse nuk ka njerëz të mjaftueshëm në Kosovë që po shkollohen në shkolla profesionale përkatëse. Natyrisht, ajo çka ja vlen të theksohet është se gjatë konferencës u fol edhe për raste të suksesshme, siç ishte kompania private që merrej me trajnimin e të rinjve në ndreqjen e ashensorëve, dhe më la përshtypje që shumicën e njerëzve që i trajnojnë i punësojnë menjëherë, dhe nuk kanë problem serioz në firmë me migrimin e njerëzve të kualifikuar në shtetet perëndimore. Kjo më gëzon. Kuptohet, nënteksti i kësaj konference ishte edhe një gjë që po ia thosha vetes gjatë kohës sa po mbahej konferenca:“Donatorët e konferencës po i ndihmojnë Kosovës për të ndërtuar shkolla profesionale, por athua mos po përfundojnë këta të rinj në mu këto shtete që po e financojnë këtë konferencë, dhe po i bie që ne po shkollojmë njerëz për ta mbajtur tregun e shërbimeve në Evropë, e jo për ta zhvilluar Kosovën, p.sh. programe të tëra të infermierisë që zhvillohen në disa universitete private janë duke shkolluar infermiere për eksport, jo për qëndrim në Kosovë. Kjo nuk më gëzon.” Sidoqoftë, fakti që në konferencë i shoshitëm këto tema, që pati angazhim të hatashëm të publikut, me plot studentë, zyrtarë e udhëheqës të shkollave që u angazhuan në diskutim dhe ishin shumë të animuar, tregon se është një temë 71 për të cilën Kosova ka shumë nevojë. Rekomandimi kryesor që doli, për mua, ishte nevoja e përshtatjes së kurrikulave në shkolla e universitete të Kosovës për tregun e punës në Kosovë. Një gjë tjetër që e pamë ishte niveli i dobët i shkollave profesionale publike në krahasim me shkollat profesionale private që u prezantuan në konferencë; dallimi në prezantime ishte si nata me ditën. Kjo gjë duhet të ndryshojë në të ardhmen, dhe investimi i donatorëve në shkolla publike duhet të jetë më i madh. 72 Anna Kontny GIZ Marigona Mustafa OEGJK Mevlyde Hyseni FES Fjala përmbyllëse në broshurë Kur e kishim përmbyllur konferencën tonë në maj, shumë njerëz na kanë kontaktuar për të marrë më shumë informata. Të gjithë na kanë uruar për kontributet interesante, të cilat pjesërisht i kishin befasuar. Ata kanë qenë disa sipërmarrës, disa prindër, apo edhe mësimdhënës. Por, në mesin e tyre ka pasur shumë pak nga ata që në fakt janë partnerët e vërtetë kontaktues: të rinjtë. Natyrisht që nuk kemi pritur që bota e arsimit profesional dhe tregu kosovar i punës të ndryshojë brenda natës. Mirëpo kemi mundur të konstatojmë që ka, apo do të ketë, shumë të cilët duan të marrim më shumë informata nga dora e parë – pra nga punëdhënësit, sipërmarrësit, mësimdhënësit, absolventët. 73 Ftesë për diskutim me ju në shkolla, sipërmarrje, apo në qendra rinore Prandaj, nëpërmjet kësaj broshure duam t'ju vëmë në dispozicion informata dhe rekomandime, por edhe t'ju informojmë që muajt e ardhshëm duam t'i shfrytëzojmë për t'i sjellë informatat aty ku duhet: Në shkolla , ku duam t'i kontaktojmë prindërit , fëmijët dhe mësimdhënësit ; në sipërmarrje, të cilat duan të marrin sqarime dhe detaje më të hollësishme nga kolegët nga fusha e biznesit; por edhe në politikë në të gjitha nivelet – duke filluar nga ministritë, e deri tek këshilltarët komunalë . Ne vijmë me kënaqësi dhe gëzohemi për të gjitha pyetjet apo kërkesat! Për këtë, ju lutemi drejtohuni te: GIZ: Anna Kontny, anna.kontny@giz.de OEGJK: Marigona Mustafa, marigona.mustafa@oegjk.org FES: Mevlyde Hyseni, mevlyde.hyseni@fes-kosovo.org Ndoshta përgjigjet e para në pyetjet që mund të keni rreth projekteve të arsimit profesional dual, rreth të ardhmes së arsimit, botës së punës dhe ekonomisë i gjeni edhe në informatat në vijim. 74 "Lënda jonë e parë është arsimi për një arsim profesional modern” 28.08.2019 75 “Lënda jonë e parë është arsimi për një arsim profesional modern” KOSOVA we want që duam koju zelimo 76