Disa mendime: Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile(NGO's) Autor: Frank Hantke Çfarë është „shoqëria civile“? Jo më shumë, por edhe jo më pak se të gjithë qytetaret dhe qytetarët! Qytetaret dhe qytetarët në demokraci … … kanë të drejtën, por edhe detyrimin për t´u angazhuar aktivisht Termi„shoqëri civile“ është pjesë e morisë së“termave të BE-së“, të cilët në fakt përdoren vazhdimisht, por rrallë kuptohen në kompleksitetin e tyre. Madje shpesh ata interpretohen edhe në mënyra të ndryshme, dhe kështu që rrallë është e mundur të bëhen konstatime, apo që termat të kuptohen njësoj. Terma të tillë mbështeten kryesisht në traditën evropiano-perëndimore dhe bazohen në përvojën dhe zhvillimet e atjeshme. Në shtetet në tranzicion, të cilët kanë pasur një të kaluar totalitare, këta terma rrallë janë pjesë e diskutimit politik. Më shumë ata janë një fjalë e huaj. Njerëzve u pëlqen të përdorin fjalë të huaja – në një farë mënyre të shprehura si„Word-Buttons“, edhe me qëllimin që të fshehin gjëra apo për t´i anashkaluar ato. Apo thjesht edhe për t´u pëlqyer ekspertëve të tjerë të BE-së. Kështu ndodh ndërkohë edhe me termin „shoqëri civile“. Në fillim mbase mund të mendohet, se pjesë e shoqërisë civile janë të gjithë ata njerëz, të cilët kanë paraqitje civile, pra nuk mbajnë„uniformë“; Pra persona, që nuk kanë asnjë lidhje me shtetin ose me institucionet e tij. Por me fjalën„uniformë“ kuptohet, që njerëzit me uniformë kanë të njëjtën paraqitje, mendojnë njësoj apo duhet të përmbushin të njëjtat detyra. Nga ana tjetër personat„pa uniformë“ mund të shikohen si individë, të cilët janë të pavarur dhe mund të mendojnë dhe veprojnë të lirë. Sigurisht që kjo duket e formuluar thjesht, por ndihmon për ta kuptuar më mirë. Në shtetet me të kaluar totalitare – në këtë këndvështrim – nuk ka pasur një tolerancë për personat„pa uniformë“. Për këtë arsye shpesh në këto shtete është nuk njihet e kundërta e një„shoqërie me uniformë“ –„shoqëria civile“ dhe kjo fjalë nuk është bërë pjesë e fjalorit të përditshëm dhe e mendimit. Do të ishte më e kuptueshme, në rast se do të thuhej“qytetaret dhe qytetarët“. Përpara se të vazhdojmë kërkimin për detyrat dhe funksionet e qytetareve dhe qytetarëve, duhet të kemi parasysh disa elemente bazë të termit„demokraci“. Në Wikipedia shkruhet(këtu shkurtim):„Me demokraci( greqishte e vjetër„sundimi i popullit“), kuptohen format e sundimit, rendet politike dhe sistemet politike, në të cilët pushteti dhe qeveria burojnë nga populli, i cili merr pjesë drejtpërdrejt ose nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve vendimmarrës(këta janë midis të tjerave edhe parlamentarët, përfaqësuesit e këshillave bashkiakë etj.) – në të gjitha vendimet, të cilët janë detyrues për publikun e gjerë. Tipare tipike të një demokracie janë zgjedhjet e lira, parimi i shumicës, pranimi i opozitës politike, kushtetuetshmëria, mbrojtja e lirive themelore, mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Duke qenë se pushteti ushtrohet nga populli, atëherë liria e mendimit dhe liria e shtypit janë të domosdoshme për krijimin e vullnetit politik“. Pra pushteti dhe qeveria burojnë nga populli, kjo do të thotë nga qytetaret dhe qytetarët e tij. Dhe ky publik gëzon lirinë e mendimit dhe duhet ta shfrytëzojë këtë të drejtë për krijimin e vullnetit politik. Në këtë mënyrë bëhet e qartë, se publiku në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pasiv, madje nuk ka të drejtë të qëndrojë pasiv! Qytetaret dhe qytetarët duhet të marrin pjesë aktivisht në krijimin e mendimit politik. E parë ndryshe, një dallim thelbësor midis shteteve totalitare apo autoritare dhe demokracisë konstatohet në faktin, që një demokraci nuk mund të funksionojë pa bashkëveprimin e qytetareve dhe qytetarëve me përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre në politikë. Bashkëveprimi efektiv midis qytetarëve dhe shtetit ka nevojë për … Në një demokraci pluraliste qytetaret dhe qytetarët kanë interesa, qëllime dhe dëshira shumë të ndryshme. Madje pjesërisht këto interesa janë diametralisht të kundërta. Për shembull, banorët e qyteteve dëshirojnë të kenë autostrada të shpejta në vend, ndërsa banorët në fshat janë shpesh kundër. Apo, të rinjtë dëshirojnë qendra rinore, ndërsa të moshuarit dëshirojnë më shumë qendra rezidenciale për të moshuar apo institucione për të moshuar. Por shpesh gjenden edhe të përbashkëta midis këtyre interesave të kundërta – edhe pse në një vështrim të parë kjo nuk të bie në sy, por kjo arrihet nëse të gjithë ulen dhe përpiqen që të mënjanojnë kontradiktat dhe të gjejnë përbashkëtat. … dialog dhe gatishmëri për kompromis Një rast klasik ku ndodh kjo është, për shembull, gjatë negocimit të pagave midis punëdhënësve dhe punëmarrësve. Punëdhënësit duan që të paguajnë sa më pak të jetë e mundur dhe që punëmarrësit të punojnë më shumë për të njëjtën pagë. Punëmarrësit duan të kundërtën: më pak punë dhe rrogë më të madhe. Si mund të arrihet një kompromis në një konstelacion të tillë? Kjo mund të arrihet vetëm atëherë, kur të dy palët i afrohen njëra-tjetrës, dmth. nuk synojnë të arrijnë 100% të kërkesave Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 2|P a g e Bashkimi i qëllimeve dhe dëshirave individuale dhe … të tyre, por janë të gatshëm të heqin dorë nga ndonjë kërkesë. Siç u tha, kjo mund të arrihet vetëm nëse lëvizin të dy palët. Një marrëveshje mund të përmbajë mbase vetëm 50 – 60% të kërkesave fillestare të dy partnerëve negociues, por është një kompromis i mirë, sepse të dy palët kanë fituar diçka. E parë nga një këndvështrim tjetër, askush nuk ka humbur – dhe pala tjetër nuk është fitimtari i vetëm! Gatishmëria për negociata të tilla, në BE kjo quhet dialog, dhe aftësia për t´i arritur kompromiset së bashku, është kushti themelor për pjesëmarrjen demokratike të qytetareve dhe qytetarëve në jetën politike, në gjuhën e BE-së kjo quhet pjesëmarrje. Është e qartë, që jo gjithsecili mund të negociojë me këdo. Për këtë ka një sërë arsyesh. Së pari do të arrihej vetëm një kompromis midis dy njerëzve- pa rëndësi për gjithë të tjerët-, nga ana tjetër një njeri i vetëm nuk ka aftësinë për t´iu imponuar partnerit në negociata. Kjo gjë shihet qartë edhe në jetën e përditshme: në rast se në një demostratë janë vetëm 30 persona, në përgjithësi askush nuk merret me të. Por kur janë dhjetëra mijëra, si p.sh. në demostratat kundër pranimit të armëve kimike siriane, atëherë mund të arrihet diçka. Në këtë rast qeveria u detyrua që t´i tërhiqte planet për pranimin e armëve. … të krijohen grupe me të gjithë ata, që kanë interesa të ngjashme apo të përbashkëta Larmia e grupeve të interesit reflekton një … … një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Për të bërë një punë të mirë vullnetare nevojiten para dhe struktura profesioniste. Pra në rast se shumë individë të veçantë bien dakord për një qëllim të përbashkët, atëherë ata zotërojnë fuqinë për të ndikuar në diskutimet politike. Në rastin e kundërshtimit të armëve kimike, qëllimi i përbashkët ishte që të pengohej pranimi i tyre. Pasi u arrit kjo gjë, u plotësua edhe qëllimi i përbashkët. Shumë interesa të tjera, sidomos kur nuk bëhet fjalë për refuzimin e një vendimi politik, por për krijimin e diçkaje të re, kanë nevojë për më shumë frymëmarrje. Kjo do të thotë, që e përbashkëta e të gjithë atyre që kanë kanë interesa të ngjashme, zgjat shumë më tepër dhe për këtë arsye nevojitet organizim. Një shembull i mirë për këtë rast është mbrojtja e mjedisit. Shumë njerëz dëshirojnë t´i mbrojnë rajonet natyrore dhe të shmangin dëmtimin e mëtejshëm të natyrës. Por kjo gjë natyrisht nuk mund të arrihet vetëm me një demostratë të madhe, por për këtë nevojitet shumë kohë – dhe shumë gatishmëri për të marrë pjesë si individ, për një periudhë afatgjatë, në një organizatë. Dhe krahas demostratës duhet të bëhen edhe negociata, punë bindëse p.sh. në shkolla apo në publik, apo edhe lobing në këshillat bashkiake ose në Parlament. Pra nevojiten grupe interesi të qytetareve dhe qytetarëve – në BE këto quhen„organizata të shoqërisë civile“ ose OJQ, pra Organizata Jo Qeveritare(shpesh në anglisht: NGO’s = Non-Governmental-Organisations). Siç u përmand, larmia e interesave të ndryshme në një vend është shumë e madhe. Në vendet e BE-së dhe jashtë tyre ka mijëra grupe të mëdha interesi për qëllime të gjera, si p.sh. World Wildlife Fund(WWF), apo Amnesty International, por edhe grupime të vogla për interesa specifike, të cilët nuk bashkojnë shumë njerëz, si p.sh. një shoqatë për koleksionistët e pullave postare etj. Madhësia e këtyre grupimeve të interesit është aq e madhe dhe e larmishme, sa edhe njerëzit në një vend. Por ka edhe dallime në mënyrën se si këto grupe interesi punojnë dhe ushtrojnë ndikimin e tyre. Disa organizata nuk synojnë kryesisht që të ushtrojnë ndikimin e tyre në vendimet politike, por synojnë në radhë të parë të bashkojnë njerëz me interesa të njëjta(p.sh. koleksionistë e pullave postare). Të tjerë punojnë në sektorin social dhe duan të ndihmojnë njerëzit e tjerë në rajonin e tyre(ndihma për njerëzit e gjymtuar dhe me probleme sociale etj.). Përsëri njerëz të tjerë synojnë në radhë të parë përmbushjen e qëllimeve të tyre në politikë, sepse është e vetmja mënyrë(p.sh. shoqatat ambientaliste), sepse shpesh nevojiten vendime politike apo ligje për t´i ndryshuar gjërat. Por të gjithë meritojnë mbështetje – me pjesëmarrje aktive dhe me kontribute financiare. Shtetet demokratike, të cilët e vlerësojnë punën e grupeve të interesit, venë në dispozicion për këtë qëllim edhe mjetet financiare nga buxheti publik(paratë e taksapaguesve) – sigurisht pa kushtëzuar përmbajtjen dhe orientimin politik. Pra të gjitha organizatat e interesit kanë një të përbashkët. Ato janë themeluar dhe organizuar gjithnjë nga vullnetarët – pra ato nuk kanë të ardhura. Vetëm organizatat e mëdha kanë pasur më vonë edhe burimet e tyre financiare. Kjo kryesisht, sepse ato u kanë kërkuar anëtarëve të tyre(nëpërmjet statutit) që të paguajnë rregullisht kontribute. Në këtë mënyrë mund të sigurohej një buxhet për punën e grupit të interesit, i cili nga njëra anë garantonte pavarësinë dhe nga ana tjetër profesionalizmin e grupit. Sepse me këto para nuk janë financuar vetëm fushata, por edhe administrata Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 3|P a g e Para po – por jo varësi politike! Shoqëria civile dhe grupet e shoqërisë civile – një raport ende i vështirë Mosbesimi ndaj „PONGO-ve“ dhe „GONGO-ve“ është i justifikuar profesioniste si edhe ekspertët e nevojshëm. Pothuajse në të gjitha shtetet ofrohen krahas kësaj edhe para publike për mbështetjen e grupeve të interesit. Por në pjesën më të madhe të shteteve në tranzicion vihen në dispozicion shumë pak para dhe shpesh janë në varësi të qëllimeve të qeverive përkatëse, dmth. këto para nuk shpërndahen gjithmonë në mënyrë të drejtë(shiko më poshtë). Pikërisht këtu është varësia e grupeve të interesit nga donatorët e tjerë një temë kryesore dhe do të vazhdojë të mbetet edhe për shumë kohë një problem i madh. Sepse lufta për sigurimin e donatorëve nëpëmjet organizatave-donatore etj. e mbizotëron shpesh qëllimin vetjak të grupeve të interesit, pra unitetin e tyre për çështjen. Kështu ndodh, që grupet e interesit p.sh. në sektorin e të rinjve konkurrojnë shpesh me njëri-tjetrin në vend që të bashkëpunojnë, sepse shumë grupe në radhë të parë synojnë që t´ua marrin konkurrentëve paratë e organizatave-donatore apo të vendosin interesat e donatorëve të tyre mbi interesat e anëtarëve. Sepse jo pak organizata-donatore kanë edhe interesat e tyre, të cilat jo gjithmonë përputhen me interesat që kanë grupet e interesit dhe anëtarët e tyre, që përfitojnë nga donacioni. Në këtë mënyrë krijohet krahas varësisë financiare edhe një varësi në përmbajtje apo madje edhe një varësi politike e grupit të interesit. Në rast se ndodh kështu, atëherë ky grup nuk e përmbush më kriterin për një grup interesi, i cili ka lindur nga populli. Pothuajse në të gjitha shtetet në trazicion populli – pra shoqëria civile – ka një farë mosbesimi ndaj „organizatave të shoqërisë civile“ apo„grupeve të interesit“. Të paktën, një numër i konsiderueshëm njerëzish nuk ndihen vërtet të përfaqësuar nga këto grupe. Arsyet për këtë janë nga më të ndryshmet, dhe gjenden në qëllimet dhe mënyrën e punës së grupeve të interesit. Shpesh grupet e interesit nuk arrijnë që synimet e tyre t´ua bëjnë njerëzve qartësisht të kuptueshme, shpesh këto grupe nuk përfaqësojnë aspak popullin(shpesh Think Tanks). Shembuj: Qëllimet dhe mënyra e punës së grupeve, organizatave të shoqërisë civile apo e institucioneve: • Think Tanks(ekspertë, që punojnë për tema të caktuara, dhe venë në dispozicion ekspertizën e tyre). • Shoqata të sipërmarrësve (punëdhënës dhe/ose përfaqësues të sektorëve të caktuar ekonomikë), të cilët p.sh. synojnë të ndikojnë në politikën Por shpesh ndodh, që grupet e interesit përpiqen shumë pak„për të fituar më shumë mbështetës“, sepse kjo do të bëhej edhe më e komplikuar, por me siguri do të ishte më e suksesshme! Por ka edhe arsye të tjera për mosbesimin – dhe këto janë„ më të dyshimta “! Nga momenti kur partitë dhe qeveritë në shtetet në tranzicion e kanë kuptuar, se pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe e grupimeve të saj bën pjesë në„ABC e BEsë“, ato kanë hequr dorë nga refuzimi fillestar i NGO-ve dhe kanë themeluar vetë disa të tilla apo i kanë marrë pas vetes ato ekzistueset. Por këto grupime nuk janë më organizata joqeveritare – pra NGO – por mund të emërtohen si“ PONGO” – pra si NGO me Orientim Partiak, ose si GONGO – pra si NGO me Orientim Qeveritar. Shpesh këto organizata kanë më shumë para dhe – natyrisht – më shumë ndikim në politikë, sepse kjo i ka krijuar ato në një fatë mënyre si duartrokitës. Dhe sigurisht që populli e kupton këtë gjë. Por ekonomike • Sindikatat(punëmarrës në sektorë të ndryshëm ekonomikë), të cilët p.sh. synojnë të ndikojnë në paga dhe në politikën sociale • Griupe që synojnë të ndikojnë punktualisht në vendimmarrje (p.sh. mjedis, të drejtat e njeriut, mbrojtja e konsumatorit etj.) • Grupimet me orientim social, të cilat kryesisht kufizohen në dhënien e ndihmës për njerëzit në nevojë(sepse shpesh ndihma e shtetit është e pamjaftueshme) • Grupet e pakicave, të cilët angazhohen për të drejta të barabarta të pakicave në shoqëri (p.sh. romët) Por të gjithë kanë një kryefjalë: Puna e tyre dhe rezultatet e punës së tyre duhet t´u shërbejë në radhë të parë popullsisë ose pjesëve të fatkeqësisht këto„jo – NGO“ krijojnë këtë saj. mosbesim në rritje dhe fatkeqësisht të gjerë të njerëzve ndaj të gjithë grupeve të interesit – edhe ndaj atyre, të cilët vërtet duan të punojnë vërtet të pavarur. Kërkohet kompetencë.., Pavarësisht faktit, se në një popullsi ka shumë interesa të ndryshme, të cilat duhet të gjejnë përfaqësimin e tyre në vendimmarrjen politike, nuk shtrohet aspak për diskutim fakti, që një arsye thelbësore(ose madje një avantazh) për grupet e interesit është fakti, që ata kanë më shumë njohuri në sektorin e tyre të punës, pra janë më kompetentë sesa pjesa më e madhe e politikanëve. Sepse politikanët nuk mund të Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 4|P a g e … kur bëhet fjalë për çështje teknike në politikë. Angazhimi i shoqërisë civile është përgjigja e demokracisë ndaj sistemeve totalitare. Por në demokraci e drejta është edhe detyrim … dinë gjithçka(dhe madje as nuk duhet të hiqen sikur dinë gjithçka), dhe për këtë arsye për të gjetur një zgjidhje të mirë duhet t´u referohen shpesh kompetencave të grupeve të interesit. Kjo është një arsye e dytë, thelbësore për domosdoshmërinë absolute të grupeve të interesit në demokraci: dëshira për të marrë vendimin më të mirë të mundshëm! Për shembull, kur bëhet fjalë për çështje bujqësore, duhet të jetë e vetëkuptueshme për politikën që të marrë mendimin e atyre që dinë më shumë për këtë çështje – njerëzit që kontribuojnë dhe punojnë atje, pra grupin e tyre të interesit. E kush mund t´i njohë më mirë nevojat dhe problemet e të rinjve, sesa ata vetë? Pra kush bëhet fjalë për çështje dhe përmbajtje të trajnimit profesional dhe të profesionit, duhet që të dëgjohet zëri i të rinjve. Sigurisht që këtu bëjnë pjesë edhe shoqatat e mësuesve dhe shoqatat në sektorin ekonomik – punëdhënësit dhe punëmarrësit. Ka një mori shembujsh, që bëjnë të qartë, se kompetenca e grupeve të interesit është e domosdoshme për gjetjen e një vendimi të mirë në politikë. Por grupet e interesit duhet që këtë ta bëjnë në mënyrë kompetente. Kjo do të thotë, për shembull, që ata jo vetëm duhet të refuzojnë propozime, por duhet të jenë në gjendje të bëjnë, ose të duhet të bëjnë, edhe vetë propozime më të mira – në mënyrë që të jenë të suksesshëm në një periudhë afatgjatë. Natyrisht që jo të gjitha propozimet dhe kërkesat e grupeve të interesit mund të zbatohen – fjalë për fjalë – në vendimet politike. Sepse shpesh ka edhe interesa të tjera të grupeve të tjera , të cilat politika duhet t´i mbajë gjithashtu parasysh. Ose shpesh mungojnë edhe mjetet financiare për t´i zbatuar ato të gjitha njëkohësisht. Pra edhe këtu ka një sërë arsyesh, që grupet e interesit – ashtu si edhe politikanët – të jenë të aftë për dialog dhe të kenë aftësi për të arritur kompromis. Por le të kthehemi edhe njëherë në fillesën e shoqërisë civile – te qytetaret dhe qytetarët. Organizatat e shoqërisë civile mund ta fitojnë apo mbajnë besueshmërinë dhe legjitimitetin e tyre , kur angazhimi buron nga vetë qytetaret dhe qytetarët. Në shtetet totalitare angazhimi i qytetareve dhe qytetarëve ishte i padëshiruar dhe përndiqej. Tashmë – pas kalimit në demokraci – qytetaret dhe qytetarët duhet të bëjnë papritur të kundërtën e asaj, që kishin bërë më parë. Kjo nuk është e thjeshtë dhe fillimisht duhet të mësohet. Por megjithatë është absolutisht e domosdoshme, në mënyrë që një demokraci të jetë vërtet e jetësuar. Një demokraci, e cila zhvillohet dhe ofrohet vetëm nga jashtë(nga ekspertë, konsulentë apo madje nga trysnia e shteteve të tjera), nuk ka shance për të mbijetuar gjatë. Dhe për këtë kemi fatkeqësisht shembuj të shumtë. Demokracitë-Top-Down mbeten kryesisht fasada të holla – përkundrazi, Demokracitë-Botton-Up premtojnë një zhvillim më të qendrueshëm. E thënë ndryshe, sa më shumë të angazhohen qytetaret dhe qytetarët personalisht dhe në mënyrë aktive në zhvillimin e vendit të tyre, aq më mirë do të mund të hedhë rrënjë një demokratizim i gjerë . Dhe këtu duhet theksuar përsëri, se demokracia dallon në këtë pikë thelbësore nga sistemet totalitare: shoqëria civile – pra qytetaret dhe qytetarët – e kanë për detyrë, që të formulojnë interesat e tyre dhe të angazhohen për to! Pra demokracia është një detyrë„politike“ për gjithsecilin. Totalitarizmi, përkundrazi, kërkon qytetarë të urtë, të duruar, të cilët pranojnë ato që u jepen dhe përndryshe është më mirë të heshtin. Kush e vazhdon një sjellje të tillë në demokraci, do të konstatojë shpejt, se ai mbase do të marrë më pak sesa kishte marrë në regjimin totalitar. Dhe këtë besojnë se e kanë përjetuar shumë qytetare dhe qytetarë në vendet në tranzicion! Pra demokracia është çdo gjë tjetër përveç një supermarketi pa kasa pagimi në fund! Demokracia është një„dhënie dhe marrje“ dhe jo një parajsë, nuk është kopshti Eden apo një El Dorado, ku vetëm mund të marrësh. … dhe shteti demokratik duhet ta mbështetë pjesëmarrjen. Kush do demokraci, duhet të angazhohet aktivisht për të! Kjo vlen për të gjitha nivelet – pra edhe për përparimin personal, për të cilin në një demokraci secili mban përgjegjësi për vete(në një demokraci të vërtetë nuk i shpërndan partia postet, nuk vendos dhespoti për jetën e të gjithë familjes, njerëzit nuk presin„lëmoshë nga lart“ etj.!). Një demokraci sociale kujdeset, që për një angazhim të tillë personal të krijohen kushtet përkatëse – si shkollimi i lirë, furnizim i rregullt për të gjithë qytetaret dhe qytetarët, liria në zgjedhjen e profesionit dhe në formimin e mendimit etj. Dhe kjo mund të funksionojë vetëm me mbështetjen aktive të shoqërisë civile, e cila duhet ta detyrojë shtetin demokratik, që t´i krijojë këto kushte. Kush pranon pa ndërmarrë ndonjë veprim, që këta elementë thelbësorë të demokracisë të mos krijohen apo madje të shkatërrohen, do të bëhet ose mbetet një pjesë – pasive – e formave Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 5|P a g e Demokracia kërkon angazhim personal … … por duhet të krijojë edhe hapësirë për të. Mundësia e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrjen politike … … është shprehje e aftësisë demokratike të shtetit dhe e partive ku mbështetet ai. „It takes two for Tango” shtetërore autoritare ose do t´i kthejë – përsëri – ato. Edhe për këtë ka shembuj të njohur nga vendet në tranzicion. Fatkeqësisht në shumë diskutime dëgjohet në mënyrë të përsëritur, se qytetarët kanë frikë të shprehin me zë të lartë mendimin e tyre, ose – edhe më shumë – të dalin p.sh. në rrugë për të demostruar për të drejtat e tyre. Nga njëra anë shumë qytetare dhe qytetarë të moshuar kanë përvoja shumë të këqija nga regjimet totalitare dhe u është dashur të marrin mësime shumë të hidhura, se si të heshin. Të rinjtë, të cilët nuk kanë jetuar asnjëherë në regjimet totalitare, mësojnë shpesh nga këta prindër që të sillen në mënyrë konforme, pra të heshtin dhe të presin kohë më të mira – ose madje edhe të largohen nga vendi. Të rinjtë kanë frikë nga„kasta“, siç ka ekzistuar edhe më parë: „Nëse unë them diçka, babai mund të humbasë vendin e punës.“ Dhe për këtë fatkeqësisht ka shembuj! Nëse është kështu, atëherë është e drejtë që të kesh frikë. Por nuk është e drejtë, që ta lesh me kaq! Disa kanë frikë dhe nuk kanë mundësi që të mbrohen. Pro në rast se ata gjejnë të tjerë, që kanë fat të ngjashëm, atëherë bëhen më të fortë dhe frika zvogëlohet. Një shprehje popullore thotë:„Hidhërimi i ndarë përgjysëm, bëhet gjysëm hidhërimi.“ Pra në rast se shumë persona me probleme të ngjashme bashkohen në grupe interesi dhe angazhohen bashkërisht për të arritur ndryshime dhe përmirësime, atëherë ata do ta zvogëlojnë frikën e tyre individuale dhe njëkohësisht do të rrisin shancin e përbashkët, që vërtet të ndryshojë diçka. Dhe ne e kemi parë, se shumë persona, kur kanë një qëllim të përbashkët, mund të ndryshojnë diçka(<- p.sh. armët kimike siriane). Dhe askush nuk u„dënua“! Për këtë arsye është kaq e rëndësishme, që qytetaret dhe qytetarët t´i organizojnë interesat e tyre, dhe që organizatat e interesit të bashkëpunojnë edhe më fuqishëm drejtpërdrejt me qytetaret dhe qytetarët: për t´i„ marrë ata në bord“ dhe për t´u dhënë atyre garancinë, se ata personalisht mund të ndryshojnë diçka në në grupin e përbashkët. Politikanët, që i janë bashkuar demokracisë, e dinë, se atyre postin ua kanë dhënë me qira qytetaret dhe qytetarët. Ata duhet ta justifikojnë besimin, që e konfirmuan me zgjedhje – jo vetëm para zgjedhjeve, por sidomos më pas! Prandaj politikanët me botëkuptim demokratik, zhvillime të tilla drejt një shoqërie civile do t´i përshëndesnin dhe do t´i mbështesnin. Ata e njohin dhe e mbështetin larminë e shoqërisë civile dhe nevojat të saj të larmishme dhe të ndryshme. Pikërisht, sepse ata nuk duan një shoqëri„ uniforme“ dhe të vdekur, me njerëz që mendojnë dhe ndjejnë njësoj(apo që reagojnë duke qëndruar vazhdimisht të shtypur). Ata duan larmi shumëngjyrëshe në vendin e tyre- edhe pse shpesh në politikën e përditshme është shumë e vështirë që të arrish një balancë midis të gjitha interesave të ndryshme. E thënë ndryshe: sa kohë që politikanët apo„politika“ do të shikohen nga shoqëria civile si një„specie tjetër“, për aq kohë do të vazhdojë ndjesia e shtypjes dhe e padrejtësisë. Por në rast se shoqëria civile do ta shohë veten si pjesë aktive e politikës së vendit, do të ketë më shumë shance për balancim të nevojave, për një shoqëri më solidare dhe për përspektiva më të mira për të gjithë – jo vetëm për disa. Pra në rast se dëshirohet që shoqëria civile dhe politika të bashkohen në një dialog të frutshëm dhe demokratik, duhet që vetëm të lejohen funksione organizative dhe pjesëmarrjeje për organizatat e pavarura të shoqërisë civile, por ato duhet tëkrijohen në mënyrë aktive. Në gjuhën e BE-së kjo quhet„pjesëmarrje“. E thënë shkurt: kur merren vendime politike- dhe kjo ndodh pothuajse çdo ditë-, atëherë duhet të ekzistojnë rrugë të përcaktuara dhe të institucionalizuara për këtë pjesëmarrje. Kur bëhet fjalë për tema sociale, atëherë duhet të dëgjohen grupet sociale të interesit dhe të respektohen argumentet e tyre, përpara se të merret vendimi. Kur bëhet fjalë për sport, duhet të përfshihen shoqatat përkatëse, ashti si të paktën shoqatat e mësuesve dhe shoqatat rinore në vendimet që lidhen me arsimin, formimin profesional dhe kushtet e jetës së të rinjve. Nuk ka asnjë sektor të politikës në vend, ku nuk ka interesa specifike të qytetareve dhe qytetarëve. Me larminë e shoqërisë civile duhet të ketë një qëllim të përbashkët: qytetaret dhe qytetarët dhe organizatat e tyre të pavarura të përfaqësimit të interesit duhet të bëhen pjesë përbërëse e pranuar në jetën politike – madje ata duhet ta bëjnë këtë, në rast se demokracia vërtet synon të arrijë diçka të mirë! Për rrethanat ekzistuese dhe padrejtësi të mundshme nuk është përgjegjëse vetëm njëra palë: politika. Kush i lejon politikanët, partitë apo qeveritë që të bëjnë një politikë të tillë, mban gjithashtu përgjegjësi. Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 6|P a g e Dhe nevojiten të dy palët së bashku – atje politikanët, të cilët justifikojnë besimin e qytetarëve, këtu qytetaret dhe qytetarët, të cilët angazhohen aktivisht për interesat e tyre-, në mënyrë që të punohet për më shumë drejtësi sociale, për më shumë liri demokratike dhe për një të ardhme më të mirë. Shoqëria civile<-> Demokracia<-> Organizatat e Shoqërisë civile 7|P a g e