STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018 / 2019 FONDACIONI“FRIEDRICH EBERT” Fondacioni“Friedrich Ebert”(FES) është fondacioni politik më i vjetër në Gjermani me një traditë të pasur të social-demokracisë, e cila daton prej 1925-ës. Angazhimi i fondacionit tonë politik, përqëndrohet në idetë bazë dhe vlerat e social-demokracisë, lirisë, drejtësisë dhe solidaritetit. Kjo na lidh ne me social-demokracinë dhe lëvizjen e lirë sindikaliste. Nëpërmjet rrjetit tonë ndërkombëtar të zyrave në më shumë se 100 shtete, FES mbështet politikën e bashkëpunimit paqësor dhe të drejtat e njeriut, promovimin, zbatimin dhe konsolidimin e demokracisë, strukturave sociale dhe kushtetuese, si dhe na bën pionierë në forcimin e sindikatave të lira dhe të një shoqërie civile të fortë. Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në promovimin e një Evrope sociale, demokratike dhe konkurruese në kuadër të procesit të Integrimit Evropian. STUDIMET RINORE NË EVROPËN JUG-LINODRE 2018/2019: “Studimet Rinore të FES për Evropën Jug-Lindore 2018/2019” është një projekt ndërkombëtar kërkimor i kryer njëkohësisht në dhjetë shtete të Evropes Jug-Lindore, specifikisht në: Shqipëri, Bosnjë – Herzegovinë, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali Zi, Rumani, Serbi dhe Slloveni. Objektivi kryesor i studimit është të identifikojë, përshkruajë dhe analizojë qëndrimet dhe modelet e sjelljes në shoqëritë moderne. Të dhënat janë mbledhur në fillimin të vitit 2018 dhe më shumë se 10.000 të rinj të moshës 14-29 vjeç nga vëndet e sipërpërmendura të dhjetë shteteve të Evropës Jug-Lindore, morën pjesë në këtë analizë. Studimet mbulojnë një sferë të gjërë të çështjeve, përsa i përket eksperiencave dhe aspiratave të tyre në fusha të ndryshme të jetës siç janë; edukimi, punësimi, përfshirja politike, marrëdhëniet familjare, koha e lirë dhe përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit, por gjithashtu të vlerave, qëndrimeve dhe besimeve. Kërkimi empirik prezantohet nëpërmjet dhjetë studimeve kombëtare dhe një studimi rajonal të publikuar në gjuhën Anlgeze dhe ato vëndase. STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 Oltion Rrumbullaku IDRA Research& Consulting 1 Hyrje .............................................................................................................................................. 3 2 Përmbledhje ekzekutive ..................................................................................................... 5 3 Metodologjia ............................................................................................................................ 9 4 Vlerat, feja dhe besimi ...................................................................................................... 13 5 Mënyra e jetesës dhe koha e lirë ................................................................................. 21 6 Familja dhe shoqëria .......................................................................................................... 29 7 Arsimimi ..................................................................................................................................... 37 8 Punësimi .................................................................................................................................... 43 9 Demokracia dhe qeverisja ................................................................................................ 51 10 Aspiratat për të migruar .................................................................................................. 65 11 Identiteti kosovar, BE dhe vendet fqinje ................................................................. 73 12 Përfundime ............................................................................................................................... 81 Shënime në fund të faqes............................................................................................................................ 82 Referencat................................................................................................................................................... 82 Diagramet................................................................................................................................................... 83 Tabelat......................................................................................................................................................... 84 3 1 HYRJE Qëllimi kryesor i këtij studimi është të vlerësojë, përshkruajë dhe shpjegojë qëndrimet, besimet dhe vlerat e të të rinjve kosovarë në nivel të: shoqërisë, ekonomisë, arsimit dhe punësimit, integrimit në Bashkimin Evropian, fesë, familjes, jetës sociale dhe preferencat e mënyrës së jetesës. Besohet se brezi i ri i këtij grupi(individë të lindur në vitet 1989 – 2004), konsideruar si Gjenerata Z apo post-mijëvjeçarët kanë vlera, karakteristika dhe preferenca shumë të veçanta dhe unike, pasi këta të rinj kanë qenë dëshmitarë të transformimeve sociale dhe ekonomike në të kaluarën e afërt dhe kanë përdorur internetin që në moshë të re dhe në përgjithësi janë përshtatur me teknologjinë dhe ndërveprimin në mediat sociale. Ashtu si shumë vende të Ballkanit Perëndimor, Kosova është ende në tranzicion. Kosova po përpiqet të gjejë rrugën e saj midis Evropës dhe të se kaluarës, dhe vlerat, modelet e integrimit dhe faktorët e sigurisë që lidhen me të. Rruga e gjatë e ndërtimit të një vendi të ri me një shoqëri demokratike dhe ekonomi të tregut të lirë është ende larg. Marrëdhëniet e ndërlikuara me Serbinë ende mbeten sfidë për vendin, pas që e ka izoluar si dhe ka shkaktuar vështirësi në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky studim pasqyron brengat, aspiratat, vlerat dhe mënyrën e jetesës së rinisë kosovare. Të rinjtë, që sot janë në moshën 14 deri 29 vjeç janë rritur pas ndarjes së Kosovës nga Serbia, në një Kosovë të pavarur, kështu që mund t’i quajmë“brezi i pavarësisë”. Ky brez është një mjet i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës në të ardhmen. Në veçanti, të rinjtë nga vendet e ish-Jugosllavisë, dhe më konkretisht, kosovarët kanë përjetuar ngjarje dramatike dhe tronditëse: luftën, rënien e shtetit federal dhe ndarjen në shtete të vogla të pavarura, kalimin nga komunizmi në kapitalizëm, procesin e gjatë të tranzicionit, privatizimin e pronësisë shoqërore, refuzimin e liberalizimit të vizave, ndryshimin e monedhës, nivele të larta të papunësisë dhe varfërisë, nivele të larta migrimi, etj. Nga ana tjetër, ata ishin dëshmitarë të një epoke të re inovacioni në kompjuterë, celularë dhe internet, që ishte një lloj revolucioni dhe fillimi i një mënyre të re jetese, moderne, si tipare të shekullit XXI. Ky studim bazohet në një sondazh përfaqësues të të gjithë vendit, i cili u zhvillua nga dhjetori 2017 deri në janar 2018 në Kosovë, me të rinj të moshave nga 14 deri 29 vjeç. Ky studim është bazuar në modelin e Studimit Rinor të Shell, i cili është kryer në mënyrë periodike në Gjermani që nga viti 1953 dhe ka rezultuar të jetë një tregues i vlefshëm i zhvillimit afatmesëm të shoqërisë. Fondacioni Friedrich Ebert ka kryer një sërë studimesh të ngjashme në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe një studim të mëparshëm në Kosovë në vitin 2012. Shumica e të rinjve jetojnë me familjet e tyre, kryesisht për arsye praktike apo thjesht pasi që kjo është mënyra tradicionale e jetesës. Të rinjtë dëshirojnë që të martohen në moshën 26 – 28 vjeçare dhe në përgjithësi duan të kenë tre fëmijë. Ka një pjesëmarrje të ulët në aktivitete vullnetare dhe një nivel të lartë të homofobisë, që tregon një shkallë të ulët diversiteti. 5 2 PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Duke përdorur një kombinim metodash sasiore dhe cilësore, Studimi Rinia e Kosovës 2018 zbulon qëndrimet, mendimet dhe pritshmëritë e të rinjve në vend. Gjetjet paraqesin jetën e përditshme të të rinjve në Kosovë në kontekstin e vlerave familjare, mospërputhjet e arsimit dhe punësimit në realitet, si dhe kontekstin tradicional kulturor dhe kombëtar. Ky studim ka për qëllim të paraqesë çështjet kryesore të të rinjve kosovarë lidhur me mënyrën e jetesës në familje, pjesëmarrjen politike, arsimimin, punësimin, lëvizshmërinë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje. Të rinjtë në Kosovë në përgjithësi janë tradicionalë. Studimi ynë tregon se janë shumë të varur nga prindërit – kryesisht moralisht dhe materialisht – dhe preferojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e familjeve të mëdha. Ky brez i ri ka një grup të veçantë vlerash të bazuara në traditë, dhe ka filluar të jetë dëshmitar i disa ndryshimeve shoqërore, gjithnjë duke u rritur në një periudhë shumë intensive të inovacionit teknologjik. GJETJET KRYESORE —— Familja përfaqëson institucionin më të rëndësishëm për rininë kosovare në lidhje me pothuajse të gjithë aspektet e jetës, pasi pothuajse të gjithë të anketuarit besojnë se familja është e nevojshme për të pasur një jetë më të mirë. Familja ofron qëndrueshmërinë që asnjë mik, punë ose situatë politike nuk mund ta ofrojë. —— Në përgjithësi, të rinjtë në Kosovë janë shumë të kënaqur me jetën e tyre. Fakti që vendi konsiderohet i pazhvilluar dhe të rinjtë janë të kënaqur me jetën e tyre, duhet të konsiderohet problematik, pasi të rinjtë janë më pak të motivuar për të kontribuuar në zhvillimin e Kosovës. Të rinjtë në Kosovë janë shumë optimistë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e shoqërisë së Kosovës. Vajzat dhe personat që jetojnë në zonat urbane janë më optimistë se të tjerët. —— Ka një rritje të dukshme në moshën e preferuar të martesës për meshkujt dhe femrat, me të paktën dy vjet në krahasim me studimin e mëparshëm të vitit 2012. Edhe pse të rinjtë planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijën e parë pas moshës 25 vjeçare, duan të kenë një numër të madh fëmijësh dhe familje të mëdha. —— Të rinjtë kryesisht nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Vetëm 23 për qind mund të konsiderohen të kënaqur me cilësinë e arsimit dhe kjo është një nga shifrat më të ulëta në të gjithë rajonin. Për më tepër, Kosova është i vetmi vend që ka një përkeqësim në nivelin e kënaqësisë me cilësinë e arsimit. Më shumë se 56 për qind e të rinjve pranojnë se ka raste korrupsioni në institucionet/universitetet në Kosovë. Ky fenomen është më i përhapur në zonat urbane. —— Shumica e të rinjve që janë pjesë e tregut të punës nuk punojnë në profesionin e tyre. Si rezultat, ka një mospërputhje të madhe ndërmjet pritshmërisë së të rinjve për tregun e punës dhe nevojave ekzistuese për fuqi punëtore. Nga ana pozitive, të rinjtë të cilët kanë bërë stazh dhe praktikë gjatë studimeve të tyre duken se kanë shanse më të larta për të gjetur një punë në profesionin e tyre. —— Siguria e vendit të punës është faktori kryesor që të rinjtë e Kosovës konsiderojnë në zgjedhjen e një pune. Kjo nënkupton që ka një shqetësim të madh mbi të drejtat e punëtorëve, orët e gjata të punës, problemet me pagat, etj. Ata që janë më të shqetësuar për sigurinë e punës kanë një dëshirë më të lartë për të punuar në sektorin publik dhe janë më pak të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Në pesë vitet e 6 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 fundit ka një rritje të konsiderueshme të preferencave të të rinjve për të punuar në sektorin publik. Ky pëlqim për sektorin publik duket në pothuajse 70 për qind të të anketuarve. —— Vetëm 10 për qind e të rinjve kosovarë janë të mendimit se interesat e tyre përfaqësohen“mirë” në politikën kombëtare. Kjo pikëpamje mbi munges ë n e p ë rfaq ë simit është pothuajse e njëjtë në aspektet kryesore demografike të popullatës së re (urbane, gjinia, mosha, etj.) Ka një rënie dramatike të interesimittë të rinjve në ngjarjet politike në krahasim me 2012. —— Ekziston një nivel rekord mosbesimi dhe apatie e të rinjve në Kosovë drejt të gjitha institucioneve politike, veçanërisht për partitë politike dhe qeverisjen kombëtare. Për më tepër, ka një skepticizëm më të madh ndaj organizatave të shoqërisë civile dhe medias. Nga ana tjetër ka një besim tek institucionet fetare dhe organizatat ndërkombëtare si NATO dhe OSBE. —— Rreth gjysma e të rinjve shqiptarë të Kosovës kanë një qëllim nga i moderuar deri në shumë të fortë për t’u larguar nga Kosova. Arsyet ekonomike janë arsyeja kryesore për t’u larguar nga Kosova drejt një vendi tjetër. Nga ana tjetër, vetëm një e katërta e të rinjve nga Kosova që dëshirojnë të migrojnë kanë njohuri të mira të gjuhës së punës të vendit të planifikuar si destinacionin e tyre, duke treguar se nuk janë të përgatitur paraprakisht për migrimin. 9 3 METODOLOGJIA METODA SASIORE Një sondazh përfaqësues për të rinjtë e moshës 14 – 29 vjeç në Kosovë, që përfshin 1000 të anketuar të zgjedhur në mënyrë rastësore nëpërmjet një metodologjie specifike mostrimi. Një shtesë prej 150 anketash të rinjve serbë dhe 50 atyre turq të Kosovës iu shtua në mënyrë që të krijohej një nëngrup me numër të mjaftueshëm për analizë statistikisht domethënëse. Kjo shtesë do të peshohet kur të dhënat do të analizohen në nivel kombëtar; në këtë mënyrë të rinjtë serbë dhe turq nuk do të jenë të mbipërfaqësuar në të dhënat në nivel kombëtar. Në vend të kësaj, nuk do të përdoren pesha në krahasimin ndërmjet etnive; do të krahasohen tre nëngrupe me 969 të rinj shqiptarë, 181 të rinj serbë dhe 50 të rinj turq të intervistuar. MARZHI I GABIMIT Marzhi i gabimit për mostrën kombëtare(N=1000) është ±3.1 për qind me një interval konfidence prej 95 për qind. MOSTRIMI përzgjedhjes është ajo e probabilitetit në përpjesëtim me madhësinë pa zëvendësim(PPM PZ) ku njësia e masës ishte numri i votuesve të regjistruar. Hapi 2: Përzgjedhja e familjes brenda NJBK Intervistuesit iu dha një pikënisje rastësore brenda Njësisë së Kampionimit së përzgjedhur. Duke përdorur metodën e rrugës rastësore, intervistuesit përzgjodhën çdo derë të k-th2 për të marrë pjesë në sondazh. Hapi 3: Përzgjedhja e të anketuarit Pasi arrihet të kontaktohet me familjen e përzgjedhur, intervistuesi do të krijojë një listë të anëtarëve të përhershëm të familjes të moshës 14 – 29 vjeçare. —— Nëse familja ka vetëm një anëtar të grup-moshës 14 – 29 vjeçare, anketuesi do të anketojë anëtarin e vetëm në moshë të re të familjes. —— Nëse familja ka dy ose më shumë anëtarë të grup-moshës 14 – 29 vjeç, intervistuesi do të marrë për intervistë anëtarin e/i cila/i ka festuar ditëlindjen e/i fundit. —— Nëse familja nuk ka anëtarë të grup-moshës 14 – 29 vjeç, intervistuesi do të përpiqet të kontaktojë për anketim me familjen e tretë. Metoda e përdorur e kampionimit është një proces përzgjedhjeje me disa faza i stratifikuar. Përzgjedhja e të anketuarve është krye me tre hapa. Hapi 1: Përzgjedhja e 100 Njësive Bazë të Kampionimit (NBK) në Kosovë. Si njësi bazë të kampionimit për këtë anketë u përdorën zonat gjeografike të përcaktuara nga qendrat e votimit(QV). Për këtë qëllim u përdor lista e QV-ve e vitit 2010 e bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përzgjedhja e QV-ve u shtresëzua sipas rajoneve. Votuesit e regjistruar në QV do të shërbejnë si tregues për dendësinë e popullsisë në çdo zonë. Metoda e 10 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 MATJA METODA CILËSORE U përdorën dy matje. E para sipas gjinisë dhe e dyta sipas grup-moshës dhe gjinisë. Matja bëhet vetëm për të anketuarit përfaqësues. TABELA 1: Shpërndarja e moshës dhe gjinisë para dhe pas matjes Mosha Gjinia Kosovë Para 14 – 17 vjeç 39 % 18 – 23 vjeç 37 % 24 – 29 vjeç 24 % Femra 59 % Meshkuj 41 % Pas 27 % 39 % 34 % 48 % 52 % Si detyrë kryesore e fazës përgatitore, është hartuar udhëzimi për fokus grupe nga IDRA Research& Consulting, në konsultim të ngushtë me Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung. Udhëzimi u hartua në mënyrë që të siguronte informacion më të hollësishëm të çështjeve specifike dhe rezultatet e metodës cilësore të kërkimit që kërkonin shpjegim dhe kuptim të mëtejshëm. Pjesë e udhëzimit ishin pyetje shtesë, jashtë anketimit si mbështetje për çështje specifike. Brenda pesë ditëve, nga 21 deri 25 maj 2018, u organizuan gjashtë fokus grupe. Një seancë me fokus grup ka zgjatur mesatarisht dy orë. Përveç Prishtinës(3 grupe) u organizuan edhe grupe të tjera në Prizren(1), Gjilan(1), Mitrovicë(1). Tre grupe në Prishtinë u ndanë sipas grup-moshave 14 – 17, 18 – 24, 25 – 29 vjeç, ndërsa në vende të tjera ishte e përzier. Zona urbane/rurale, gjinia dhe statusi i punësimit ishin të përziera. STRUKTURA E KAMPIONIMIT: TABELA 2: Shpërndarja e fokus grupeve Vendndodhja Prishtinë(përfshirë Podujevë, Drenas, Lipjan) Prishtinë(përfshirë Podujevë, Drenas, Lipjan) Prishtinë(përfshirë Podujevë, Drenas, Lipjan) Prizren(përfshirë Suhareka dhe Dragash) Gjilan(përfshirë Viti dhe Kamenica) Mitrovica(përfshirë Vushtrri dhe Skënderaj) Urbane/Rurale E përzier Gjinia E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier E përzier Mosha Statusi i punësimit 14 – 17 Studentë 18 – 24 25 – 29 E përzier E përzier E përzier Gjysma e grupit studentë dhe të papunë/gjysma të punësuar Gjysma studentë dhe të papunë/ gjysma të punësuar Gjysma studentë dhe të papunë/ gjysma të punësuar Gjysma studentë dhe të papunë/ gjysma të punësuar Gjysma studentë dhe të papunë/ gjysma të punësuar 13 4 VLERAT, FEJA DHE BESIMI Vlerat, sjelljet dhe besimet janë aspekte shumë të rëndësishme që do të përcaktojnë të ardhmen e të rinjve të Kosovës dhe shoqërisë së tyre. Mjedisi shoqëror i kohëve të fundit dhe i të shkuarës ka luajtur një rol jetik në ormësimin e vlerave, besimeve dhe sjelljes së të rinjve në shoqëri. Si rezultat, ndryshimet e këtyre faktorëve janë treguesi kryesor i ndryshimeve në mjedisin shoqëror. Shoqëria kosovare mbetet e lidhur me vlerat tradicionale. Këto vlera theksojnë më tepër vlerat tradicionale të familjes, respektin ndaj autoritetit, rëndësinë e fesë, rëndësinë e martesës dhe besnikërinë ndaj partnerit(Inglehart& Welzel, 2016). GJETJET KRYESORE —— Vlera më e rëndësishme e të rinjve kosovarë është të qenit besnik ndaj partnerit, pasi 87 për qind e tyre e konsiderojnë si shumë të rëndësishme. Për më tepër, një tjetër 77 për qind konsiderojnë se fëmijët janë shumë të rëndësishëm, dhe 70 për qind e konsiderojnë martesën si po aq të rëndësishme. Ky është një tregues i fortë i vlerave tradicionale dhe familjes si vlera kryesore e të rinjve kosovarë. —— Nga ana tjetër, ekziston një nivel i lartë mospjesëmarrjeje në veprimet qytetare dhe politike, pasi vetëm 10 – 16 për qind e të rinjve i konsiderojnë këto aspekte si shumë të rëndësishme. Si i tillë, ka mangësi në lidhjen e të rinjve që mund të grupohen së bashku për të qenë më bashkëpunues për dobi të përbashkëta. —— Në përgjithësi, të rinjtë në Kosovë janë shumë të kënaqur me jetën e tyre(64 për qind). Fakti që vendi konsiderohet i pazhvilluar dhe ata janë të kënaqur me jetën e tyre, duhet të konsiderohet problematik, pasi të rinjtë janë më pak të motivuar për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. —— Rinia kosovare ka mbështetje të fortë në jetën familjare, që nxit optimizmin personal dhe social. Të rinjtë kosovarë shprehen shumë të kënaqur me jetën e tyre në krahasim me homologët e tyre në rajon, megjithëse janë pjesë e një vendi me zhvillim social-ekonomik më të ulët. —— Të rinjtë në Kosovë janë tepër optimistë për të ardhmen e tyre personale. Ata janë gjithashtu shumë optimistë për të ardhmen e shoqërisë së Kosovës. Vajzat dhe personat që jetojnë në zonat urbane janë më optimistë se të tjerët. Shqiptarët kosovarë janë optimistë për të ardhmen e Kosovës në 10 vitet e ardhshme, pasi 71 për qind besojnë se e ardhmja do jetë më e mirë. —— Korrupsioni është çështje shumë shqetësuese për rininë e Kosovës. Korrupsioni përbën ndryshim, pasi është veçuar si çështje mjaft shqetësuese nga 56 për qind e të rinjve. —— Pavarësisht se Kosova ka një të shkuar me konflikt etnik, vetëm 18 për qind e te rinjve ndihen të frikësuar apo shqetësuar për konflikte të ngjashme në rajon apo në botë. —— Sondazhi zbulon lajme të mira lidhur me faktin se rinia kosovare nuk justifikon ryshfetin dhe mashtrimin me taksa. Niveli prej 87 për qind të të rinjve që nuk do të justifikonin kurrë mashtrimin me taksa tregon një moral të lartë tatimor që reflekton një mbështetje të qëndrueshme për shtetin në përgjithësi, megjithëse ka një nivel të ulët besimi në institucionet kryesore publike, me përjashtim të policisë dhe ushtrisë. —— Të rinjtë në Kosovë janë shumë rezistentë ndaj ryshfetit, por jo aq shumë ndaj njohjeve, megjithëse gjysma e tyre nuk do ta justifikonin kurrë përdorimin e njohjeve për gjetjen e një vendi pune ose për kryerjen e punëve. —— Të rinjtë e Kosovës kanë besimin më të lartë të mundshëm tek anëtarët më të afërt të familjes. Pas anëtarëve të familjes, niveli i besimit zvogëlohet ndjeshëm. Të rinjtë kanë një nivel 14 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 më shumë se mesatar besimi për fëmijët dhe shokët/shoqet e klasës. —— Më shumë se një e treta e të rinjve kosovarë mund të konsiderohen si shumë të lidhur me fenë, pasi ndjekin shërbimet fetare një herë në muaj ose më shpesh. Meshkujt duket se janë më besimtarë se femrat. Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet pjesëmarrjes në shërbime fetare nga të rinjtë dhe nivelit të perceptimit të fesë nga prindërit e tyre. Vlera më e rëndësishme e të rinjve kosovarë është të qenit besnik ndaj partnerit, pasi 87 për qind e të rinjve në Kosovë e konsiderojnë si shumë të rëndësishme. Për më tepër, një tjetër 77 për qind konsiderojnë se fëmijët janë shumë të rëndësishëm, dhe 70 për qind e konsiderojnë martesën si po aq të rëndësishme. Ky është një tregues i fortë i vlerave tradicionale dhe familjes si vlera kryesore e të rinjve kosovarë. Disa qëllime të tjera të rëndësishme përfshijnë marrjen e diplomës universitare si shumë të rëndësishme në 72 për qind të rasteve, ndërsa 70 për qind konsiderojnë pasurimin si shumë të rëndësishëm. Shumica e këtyre qëllimeve dhe vlerave kanë një qasje individuale. Nga ana tjetër, ekziston një nivel i lartë mospjesëmarrje në veprimet qytetare dhe politike, pasi vetëm 10 – 16 për qind e të rinjve i konsiderojnë këto aspekte si shumë të rëndësishme. Duke qenë kështu, ka mangësi në lidhjen e të rinjve që mund të grupohen së bashku për të qenë më bashkëpunues për përfitime të përbashkëta. Në përgjithësi, të rinjtë në Kosovë janë të kënaqur me jetën e tyre. Fakti që Kosova konsiderohet nga Banka Botërore si një DIAGRAMI 4.1: Vlerat më të rëndësishme për të rinjtë në Kosovë Të jesh besnik ndaj partnerit 3 7 87 Të jesh besnik ndaj miqve 5 12 80 Të hash shëndetshëm 7 12 80 Të kesh një karrierë të suksesshme 7 11 79 Të kesh fëmijë 7 11 77 Të jesh i pavarur 8 12 77 Të jesh besnik ndaj punëdhënësit 7 13 76 Të marrësh përgjegjësi 9 14 73 Të kesh mbaruar studime universitare 3 6 9 8 72 Të martohesh/ të jesh i martuar 2 10 15 70 Të pasurohesh/ të jesh i pasur 17 21 58 Të dukesh bukur 3 24 18 52 Të merresh me sport 8 9 21 14 47 Të veshësh rroba firmato 12 12 31 15 29 Të marrësh pjesë në aksione/ iniciativa civile 32 14 23 11 16 Të jesh aktiv në politikë 59 9 14 5 10 % Shumë i/e kënaqur Shumë i/e pakënaqur 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 DIAGRAMI 4.2: Kënaqësia e të rinjve me jetesën në Kosovë Me jetën tuaj familjare 6 11 82 Me rrethin tuaj të miqve 19 21 57 Me arsimin tuaj 4 15 17 62 Me punën tuaj, nëse keni 5 5 96 21 10 43 Me jetën tuaj në përgjithësi 10 25 6644 Shumë i kënaqur Shumë i pakënaqur % 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 Vlerat, feja dhe besimi 15 DIAGRAMI 4.3: Përqindja e të rinjve të cilët thonë se janë shumë të kënaqur me jetën e tyre 70 % 60 % 50 % 40 % 30 % 64 58 51 51 52 41 37 38 39 32 20 % 10 % 0 % Sllovenia Kroacia Bullgaria Bosnja dhe Herzegovina Serbia Rumania Maqedonia Shqipëria Mali i Zi Kosova shtet me të ardhura mesatare të ulëta, dhe të rinjtë janë të kënaqur me jetën e tyre, duhet të konsiderohet problematik, pasi ata janë më pak të motivuar për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës. Gjithashtu ekzistojnë lidhje të rëndësishme statistikore në lidhje me kënaqësinë e të rinjve me jetën e tyre në përgjithësi. Të rinjtë që i përkasin grupit më të ri janë më të kënaqur me jetën e tyre, dhe kënaqësia zvogëlohet në grupmoshat e tjera(Spearman’s rho=–.154, p<0.001). Të rinjtë që janë pjesë e familjeve në një gjendje më të mirë ekonomike zakonisht janë më të kënaqur me jetët e tyre(Spearman’s rho=.061, p=0.043). Për më tepër, personat që janë të kënaqur janë më pak të prirë për të migruar në të ardhmen e afërt(Spearman’s rho=–.129, p<0.001). Në përgjithësi, personat që janë më të kënaqur me jetët e tyre kanë një këndvështrim më të mirë të sistemit arsimor(Spearman’s rho=.114, p<0.001), dhe janë gjithashtu të kënaqur me gjendjen e demokracisë në Kosovë (Spearman’s rho=.062, p=0.041). Rinia kosovare ka mbështetje të fortë në jetën familjare, që nxit optimizmin personal dhe social. Të rinjtë kosovarë shprehen shumë të kënaqur me jetën e tyre në krahasim me homologët e tyre në rajon, megjithëse janë pjesë e një vendi me zhvillim social-ekonomik më të ulët. Vihet re se të rinjtë nga vendet e Bashkimit Evropian janë në përgjithësi më pak të kënaqur me jetët e tyre. Shtetet e zhvilluara në rajon(Sllovenia, Kroacia dhe Bullgaria) janë më të përparuara në procesin e individualizimit të të rinjve, duke i hequr ndjesinë e përkatësisë familjare. Si rezultat, rinia në këto vende ka më shumë ambicie për rritjen personale ndërsa kanë më pak mbështetje nga familjet e tyre, çka sjell një ndjenjë pakënaqësie. Nga ana tjetër, të rinjtë në Kosovë janë shumë të kënaqur me mbështetjen nga familja dhe priren të kenë një nivel më të ulët individualizmi dhe bëjnë më pak përpjekje për zhvillimin e tyre personal. Diskutimi në grupe u përqendrua në domosdoshmërinë e familjes si pasuria më e madhe, dhe si diçka për të qenë krenar. Vlera dhe karakteristika të tjera konsiderohen: respekti për prindërit, krenaria dhe morali i fortë. Një shembull i moralit të fortë mund të konsiderohet ekzistenca e rasteve të rralla të divorcit. “Në vendet e tjera njerëzit martohen kur pëlqejnë dikë dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë, divorcohen. Tek ne nuk është e njëjta gjë. Ne tolerojmë shumë për shkak të moralit dhe familjes dhe nuk mendojmë për veten tonë si individualist”(Prishtinë, femër, 24 vjeç) Të rinjtë në Kosovë janë shumë optimistë për të ardhmen e tyre. Gjithashtu, ata janë optimistë për të ardhmen e Kosovës. Vajzat janë më optimiste(Spearman’s rho=–.086, p=0.005). Të rinjtë që i përkasin grupit të të rinjve më të moshuar(24 – 29 vjeç) janë në përgjithësi më pak optimistë për të ardhmen e tyre pas 10 vjetësh krahasuar me grupmoshat e tjera(Spearman’s rho=– .138, p<0.001). Personat që mendojnë se kanë një të ardhme personale më të mirë në përgjithësi kanë një këndvështrim më të mirë për sistemin arsimor(Spearman’s rho=.065, p=0.037), dhe janë të kënaqur me gjendjen e demokracisë në Kosovë(Spearman’s rho=.066, p=0.033). Shqiptarët e Kosovës janë optimistë për të ardhmen e Kosovës në 10 vitet e ardhshme, ku 71 për qind e të rinjve besojnë se e ardhmja do jetë më e mirë. Nga ana tjetër, vetëm 7 për qind e të rinjve shqiptarë të Kosovës mund të konsiderohen si pesimistë. DIAGRAMI 4.4: Si e shihni të ardhmen tuaj pas 10 vjetësh? Më mirë se tani: 87 % Njësoj si tani: 7 % Më keq se tani: 3% Pa përgjigje: 1 % Nuk e di: 3 % E ardhmja personale 16 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 4.5: Opinioni i të rinjve për të ardhmen e Kosovës 71 Më mirë se tani 19 Njësoj si tani Albanians 17 25 Më keq se tani 7 18 0 Pa përgjigje 2 4 Nuk e di 35 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Shqiptarë(N=969) Serbë(N=181) DIAGRAMI 4.6: Shqetësimet e të rinjve në Kosovë Korrupsioni Të mos kesh vend pune Padrejtësitë shoqërore Rritja e varfërisë në shoqëri Ndotja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike Të sëmuresh keq Sulmet terroriste Të grabitesh nga dikush Luftë në rajon/ botë Shumë imigrantë dhe refugjatë Të jesh viktimë e dhunës fizike Aspak Paksa Tepër Nuk e di Pa përgjigje 17 30 29 24 30 25 31 32 39 42 52 60 48 44 55 39 32 22 20 30 33 27 % 56 2 36 2 36 3 35 2 27 3 22 4 22 2 18 2 18 3 16 6 15 1 Më shumë se një e treta e serbëve të Kosovës e shmangin pyetjen mbi të ardhmen e Kosovës, dhe 37 për qind mendojnë se e ardhmja do jetë njëlloj ose më keq. rinjve janë të frikësuar ose të shqetësuar për konflikte të ngjashme në rajon apo në botë. TË FRIKËSUAR OSE TË SHQETËSUAR Korrupsioni është çështje kryesore shqetësuese për të rinjtë në Kosovë. Korrupsioni përbën ndryshim, pasi është veçuar si çështje mjaft shqetësuese nga 56 për qind e të rinjve. Më shumë se një e treta e të rinjve konsiderojnë si problematike çështjet e varfërisë dhe padrejtësisë sociale. Megjithëse familjet kosovare përjetuan një konflikt etnik në fund të viteve’90, vetëm 18 për qind e të SJELLJET DHE ARSYETIMI I TYRE Sondazhi zbulon lajme të mira lidhur me faktin se rinia kosovare nuk justifikon ryshfetin dhe mashtrimin me taksa. Niveli prej 87 për qind të të rinjve që nuk do të justifikonin kurrë mashtrimin me taksa tregon një moral të lartë tatimor që reflekton një mbështetje të qëndrueshme për shtetin në përgjithësi, megjithëse ka një nivel të ulët besimi në institucionet kryesore publike, me përjashtim të policisë dhe ushtrisë. Në këtë rast ka shumë pak lidhje Vlerat, feja dhe besimi 17 DIAGRAMI 4.7: Sjelljet që mund të justifikohen ose jo Shfrytëzimi i lidhjeve për të gjetur punë Shfrytëzimi i lidhjeve“për të kryer punë” Aborti Homoseksualiteti Pranimi/dhënia e ryshfetit Mashtrimi me tatime, sipas mundësisë Nuk justifikohet Neutral Justifikohet Nuk e di Pa përgjigje 61 63 71 74 % 14 13 7 4 86 3 87 2 DIAGRAMI 4.8: Deri në çfarë mase u besoni njerëzve të listuar në vijim? Imagjinoni një shkallë vlerash prej 1 në 5, ku 1 nënkupton aspak besim dhe 5 shumë besim. Pjesëtarëve të familjes së ngushtë(nënës/babait, motrës/vëlaut, bashkëshortes/bashkëshortit, partneres/partnerit)(N=990) Anëtarëve të familjes së gjerë(të afërmve)(N=985) Miqve(N=992) Shoqeve e shokëve të klasës, shoqeve e shokëve të kursit, ose kolegeve e kolegëve të punës(N=948) Njerëzve të besimeve të tjera fetare(N=958) Fqinjëve(N=982) Njerëzve të kombësive të tjera(N=913) Njerëzve me bindje të tjera politike(N=907) Udhëheqësve politikë(N=979) 0 4,9 3,8 3,6 3,2 3,2 2,9 2,8 2,5 1,5 1 2 3 4 5 të rëndësishme statistikore. Ata të cilët justifikojnë mashtrimin me taksat janë gjithashtu ata të cilët justifikojnë përdorimin e njohjeve për të kryer punë.(Spearman’s rho=.250, p<0.001). Për më tepër, të rinjtë që jetojnë në zona urbane janë më të prirë të mashtrojnë me taksa në krahasim me të rinjtë e tjerë.(Spearman’s rho=–.112, p<0.001). Nga ana tjetër, ka një pranim shumë të ulët të abortit dhe homoseksualitetit. Të rinjtë në Kosovë janë shumë rezistentë ndaj ryshfetit, por jo aq shumë ndaj njohjeve, megjithëse gjysma e tyre nuk do e justifikonin kurrë përdorimin e njohjeve për gjetjen e një vendi pune ose për kryerjen e punëve. Të rinjtë që jetojnë në zona urbane janë më të orientuar për të përdorur lidhjet e tyre(Spearman’s rho=–.115, p<0.001). Për më tepër, të rinjtë që nuk janë të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi janë më të prirë të justifikojnë njohjet për të gjetur një vend pune(Spearman’s rho=– .129, p<0.001). Çuditërisht, personat që ndjekin më shpesh shërbimet fetare priren të justifikojnë njohjet me qëllim gjetjen e një pune(Spearman’s rho=.092, p=0.003). BESIMI Të rinjtë e Kosovës kanë besimin më të lartë të mundshëm tek anëtarët më të afërt të familjes. Pas anëtarëve të familjes, niveli i besimit zvogëlohet ndjeshëm. Besimi është përbërës kyç për një shoqëri më të bashkuar që mund të nxisë politika dhe një jetë më të mirë. Të rinjtë kanë një nivel më shumë se mesatar besimi për miqtë dhe shokët/shoqet e klasës. Të rinjtë në Kosovë kanë një tolerancë të lartë për refugjatë të mundshëm. Për më tepër, familjet rome kanë një nivel pranimi pak më të lartë se mesatarja. Nga ana tjetër, ekziston një nivel i lartë i distances sociale, si tregues i pranimit të ulët të diversitetit, kur të rinjtë u pyetën rreth personave të varur nga droga, ish të burgosur dhe homoseksualë. Pakicat seksuale janë grupi i popullsisë që vuan nivelin më të lartë të intolerancës, me përjashtim të personave të varur nga droga. Ka disa lidhje të rëndësishme statistikore, kur analizojmë pranimin e idesë së të pasurit si fqinj, një homoseksual apo çift homoseksualësh. Të rinjtë meshkuj(Spearman’s rho=–.140, p<0.001) dhe të rinjtë që jetojnë në zona urbane(Spearman’s rho=–.119, p<0.001) janë më pak tolerantë ndaj homoseksualitetit. Për më tepër, personat që ndjekin më shpesh ritet fetare ka 18 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 4.9: Si do të ndjeheshit nëse njerëz si në vijim do të vendoseshin për të jetuar në lagjen tuaj? Të varur prej drogës Një person apo Çift homoseksual Ish të burgosur Familje rome 15 Refugjatë 87 Grup studentësh 4 5 Familje vendase me shumë fëmijë 4 3 Familje nga Evropa Perëndimore 4 5 Çift në pension 3 3 11 12 20 17 21 19 61 53 24 24 22 20 21 25 11 17 17 80 12 17 9 7222 8 76 5 74 31 3 40 3 51 2 52 2 51 2 58 2 Shumë mirë Shumë keq % 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 DIAGRAMI 4.10: Sa shpesh merrni pjesë në shërbesa fetare(përveç dasmave dhe funeraleve)? GJITHSEJ(N=1.000) 11 4 4 44 8 16 12 GJINIA Femra(N=587) Meshkuj(N=413) 14 5 5 933 Më tepër se një herë në javë Rreth një herë në javë Rreth një herë në muaj Vetëm në ditë të veçanta fetare Rreth një herë në vit Më pak se një herë në vit Praktikisht asnjëherë Nuk e di Pa përgjigje 38 10 % 51 6 7 10 24 13 gjasa të jenë kundër pranimit të homoseksualëve(Spearman’s rho=–.097, p=0.002). Të rinjtë nga familje me një gjendje më të mirë ekonomike janë më tolerantë ndaj homoseksualëve(Spearman’s rho=.92, p=0.003). Personat që kanë moral tatimor më të ulët janë më të prirë të pranojnë homoseksualët si fqinj. PËRKATËSIA FETARE Përkatësia fetare e të rinjve kosovarë përcaktohet tërësisht nga grupet e tyre etnike. Shumica e shqiptarëve janë myslimanë në 97 për qind të rasteve dhe vetëm 1 për qind pranojnë se nuk i përkasin ndonjë përkatësie fetare. Nga ana tjetër, 98 për qind e serbëve të Kosovës janë ortodoksë. Rreth 36 për qind e të rinjve në Kosovë mund të konsiderohen të lidhur ngushtë me fenë, pasi ndjekin shërbimet fetare të paktën një herë në muaj. Meshkujt janë më besimtarë se femrat(Spearman’s rho=.219, p<0.001). Ka shumë pak tregues që kanë rëndësi statistikore mbi shpeshtësinë e pjesëmarrjes në shërbime fetare. Megjithatë, të rinjtë në Kosovë që mendojnë se vendi duhet të anëtarësohet në BE, duket se janë më pak besimtarë(Spearman’s rho=–.100, p=0.001). Vetëm 7 për qind e prindërve nuk janë besimtarë krahasuar me 19 për qind e të rinjve që ndjekin shërbimet fetare vetëm një herë në vit apo praktikisht kurrë. Ka një lidhje të fortë ndërmjet pjesëmarrjes së të rinjve në shërbesa fetare dhe nivelit të perceptimit të besimit të prindërve të tyre(Spearman’s rho=.329, p<0.001). Gjysma e të rinjve që kanë familje besimtare tregojnë ende nivel të lartë të pjesëmarrjes në shërbime fetare, duke treguar një kalim apo trashëgimi të konsiderueshme të sjelljes fetare. Familjet e moderuara besimtare duket se kanë një shpërndarje më neutrale të pjesëmarrjes së anëtarëve të rinj të familjes në shërbime fetare. Pjesëmarrësit në fokus grupe e konsideruan veten si myslimanë liberalë. Besimi shihet si çështje personale dhe nuk imponohet mbi të tjerët.“Vitin e kaluar, një shoku im amerikan erdhi për vizitë në Kosovë duke menduar se do të gjente një vend mysliman, të pasigurt dhe konservator. Kur erdhi pa njerëz normal që konsumonin alkool. Besimi nuk ndikon në mënyrën tonë të jetesës” (Prishtinë, Meshkuj, 25 vjeç) Vlerat, feja dhe besimi 19 DIAGRAMI 4.11: Besimi fetar i etnive kryesore 98 Ortodoks 0 Nuk i përkasin ndonjë 1 besimi fetar 1 1 Musliman 97 0 Katolik 2 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Serbë(N=181) Shqiptarë(N=969) DIAGRAMI 4.12: Besimi fetar i prindërve dhe praktikimi i riteve fetare nga të rinjtë Nga rreth njëherë në 57 vit deri asnjëherë 21 11 Vetëm në ditë të veçanta të shenjta fetare 30 50 40 Nga njëherë në muaj deri në më shpesh se njëherë në javë 13 29 49 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Aspak fetarë(N=69) Fetarë të moderuar(N=517) Kryesisht fetarë(N=390) DISKUTIM Brezi i ri kosovar vazhdon t’i japë një rëndësi të veçantë familjes dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme, shumë më shumë krahasuar me miqtë dhe punën. Ekziston një nivel i ulët tolerance ndaj korrupsionit, mashtrimit me taksa dhe ryshfetit, që mund të përdoret si bazë e fortë për të mbështetur politikat e sektorit publik. Niveli i lartë i moralit tatimor mund të përdoret për të përkrahur politikat rinore që kanë nevojë për shpenzime shtesë dhe ndryshime në sistemin tatimor. Nga ana tjetër, forma më e tërthortë e“lojës së padrejtë” ka shkallë më të ulët refuzimi. 21 5 MËNYRA E JETESËS DHE KOHA E LIRË Brezi i të rinjve 14 – 29 vjeç kanë lindur në fund të viteve’80-të dhe’90-të dhe janë rritur në zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, internetit dhe pajisjeve. Mënyra e jetesës varet nga sjelljet, morali, vlerat, preferencat dhe mundësitë e një personi. Aktivitetet e kohës së lirë përbëjnë një pjesë të rëndësishme të mirëqenies së të rinjve jashtë punës, shkollës dhe detyrimeve familjare, dhe mund të korrespondojnë me aspiratat dhe pasionet e vërteta të tyre. Mënyra se si e shpenzojnë kohën e lirë të rinjtë mund të ndikojnë në shumë aspekte aktivitetin e tyre shoqëror. Ky studim përfshinë një sërë pyetjesh lidhur me mënyrën e jetesës së të rinjve në Kosovë. Ky grup pyetjesh synon të përcaktojë mënyrën se si e kalojnë kohën e lirë të rinjtë dhe si sillen në disa aktivitete që përmbajnë rreziqe. GJETJET KRYESORE —— Të pyetur mbi aktivitetet që bëjnë më shpesh të rinjtë në Kosovë, ata e përqendrojnë kohën e tyre të lirë‘duke kaluar kohë me familjen’ si aktiviteti i përmendur më shpesh. Dëgjimi i muzikës dhe shikimi i filmave janë mënyrat më të përhapura të kalimit të kohës. —— Më pak se gjysma e të rinjve dalin me miqtë dhe nuk bëjnë asgjë. Kjo është shumë e përhapur tek pjesëmarrësit në fokus grupe dhe është zakonisht në formën e kalimit të kohës në bare. —— Shumica(56 për qind) e rinisë në Kosovë qasen në internet gjatë gjithë kohës në çdo mënyrë(Wi-Fi, smart phone, publik, PC dhe/ose mënyra të tjera). Kjo është më e përhapur tek djemtë, zakonisht në zona urbane, dhe nga familje në gjendje të mirë ekonomike. —— Arsyet kryesore për përdorimin e internetit në pothuajse 85 për qind të rasteve janë të lidhura me komunikimin dhe mbajtjen në kontakt me të afërmit dhe miqtë. Gjysma e të anketuarve e përdorin internetin për arsimim ose punë. —— Duhanpirja nuk ka ndryshuar që nga viti 2012, pasi 71 për qind e të rinjve nuk janë duhanpirës. Nëntëmbëdhjetë për qind e meshkujve janë duhanpirës të rregullt, dhe vetëm shtatë për qind e femrave konsumojnë duhan rregullisht. Të rinjtë nga familje në një gjendje më të mirë ekonomike janë më shumë të prirë për të pirë duhan. —— Edhe konsumimi i alkoolit nuk ka ndryshuar në gjashtë vitet e fundit, pasi sipas rezultateve të sondazhit, përsëri 73 për qind e të rinjve në Kosovë nuk konsumojnë alkool. Të rinjtë në zonat urbane janë më shumë të prirur për të konsumuar alkool. Të rinjtë që marrin pjesë më shpesh në shërbimet fetare priren të refuzojnë alkoolin, megjithëse kjo nuk vlen për duhanpirjen. —— 46 për qind e të rinjve në Kosovë pohojnë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Nga ana tjetër, 19 për qind e tyre nuk u përgjigjën apo nuk ndiheshin rehat për t’u përgjigjur. —— Kontraceptivët përdoren nga 40 për qind e të rinjve që kanë pasur eksperienca seksuale. Ka një lidhje statistikisht të rëndësishme të lartë ndërmjet përdorimit të kontraceptivëve dhe të rinjve që konsumojnë alkool, që janë pjesë e familjeve në gjendje më të mirë ekonomike, dhe që kanë përfunduar nivele të larta arsimi. Sondazhi prezanton një listë aktivitetesh për të anketuarit dhe ata përgjigjen duke treguar sa shpesh i kryejnë ato. Është e qartë se ‘kalimi i kohës me familjen’ është aktiviteti më i përmendur(70 për qind shumë shpesh dhe 23 për qind shpesh). Lidhja me familjen do të diskutohet më hollësisht në vijim të studimit. Megjithëse koha e lirë supozohet që t’i largojë nga detyrimet e përditshme të shkollës, punës apo familjes, të rinjtë kosovarë e konsiderojnë familjen si një mënyrë shumë të rëndësishme për të shpenzuar 22 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 5.1: Aktivitetet e kohës së lirë Kaloj kohë me familjen Dëgjoj muzikë 23 27 70 49 Shikoj filma 31 27 Dal me miq Asgjë/ rri/ qetësohem 23 31 22 22 18 Lexoj libra 22 18 Lutem/ i lutem zotit 18 Kaloj kohë në lokale/ kafene/ klube 14 22 4 Kaloj kohën duke blerë 27 Bëj aktivitete sportiv Luaj video lojëra 10 18 8 11 Bëj diçka kreative 8 11 Lexoj gazeta/ revista 2 8 Lexoj mbi natyrën shpirtërore dhe rritjen personale 2 6 Kryej punë vullnetare në projekte sociale 1 5 1 Kaloj kohë në qendra rinore 4 1 Meditoj, praktikoj Yoga ose diçka të ngjashme 3 1 Shkoj jashtë shtetit 1 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Shumë shpeh Shpeh Mënyra e jetesës dhe koha e lirë 23 kohën e lirë.‘Dëgjimi i muzikës’,‘shikimi i filmave’ dhe‘dalja me miqtë’ janë ndër aktivitetet më të shpeshta që bëjnë të rinjtë në Kosovë.‘Falja’ duket se luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të të rinjve(18 për qind‘shumë shpesh’ dhe 18 për qind‘shpesh’). Nga ana tjetër, të rinjtë në Kosovë duket se nuk janë të përfshirë në aktivitete në kuadër të vullnetarizmit si‘shpenzimi i kohës në qendrat e rinisë’ apo duke u bërë pjesë e punëve të përbashkëta si‘bërja e diçkaje kreative’ apo pjesëmarrja në sporte. Kur krahasojmë rezultate gjinore, sondazhi paraqet diferencë të madhe të disa aktiviteteve për të cilat të anketuarat femra kalojnë më pak kohë se meshkujt. Kjo tendencë është paraqitur në shumë gjetje të këtij studimi. Femrat priren të‘lexojnë libra’ më shumë se meshkujt, por‘dalin me miqtë’,‘kalojnë kohë në bare, kafe, klube’,‘aktivitete sportive’ dhe‘luajnë video games’ më pak. Për më tepër, të dhënat tregojnë se nuk ka ndryshime të konsiderueshme në lidhje me urbanizimin(zona urbane kundrejt rurale), duke përjashtuar aktivitetin‘dalje me miqtë’. Nga ana tjetër, 23 për qind e të rinjve nuk kanë lexuar kurrë libra. Për më tepër, më shumë se 70 për qind e të rinjve nuk kanë qenë kurrë vullnetarë në projekte apo iniciativa shoqërore. Në të njëjtën kohë, pothuajse 70 për qind e të rinjve nuk kanë qenë kurrë jashtë.“Të dalurit jashtë shtetit” është ndikuar nga regjimi i vizave për Kosovën, pasi shumica e të rinjve nuk kanë qenë kurrë në vende të Bashkimit Evropian. Tabela e lidhjes ndërmjet aktiviteteve më të rëndësishme tregon kombinime të ndryshme. Të rinjtë që pëlqejnë të kalojnë kohë me familjen janë më të prirë për të kryer aktivitete pasive si dëgjimi i muzikës apo shikimi i filmave, por janë më pak të prirë të bëjnë aktiviteteve sportive, argëtimi apo vullnetarizmi. Të rinjtë që pëlqejnë të dalin me miqtë kanë lidhje më të mëdha me aktivitete të tjera, veçanërisht me kalimin e kohës në bare dhe aktivitete sportive. TABELA 3: Lidhja ndërmjet aktiviteteve të kohës së lirë rho e Spearmanit Dëgjimi i muzikës Kalimi i kohës me familje Dëgjimi i muzikës Shikimi i filmave Dalja me miq Asgjë/dalja me miq Leximi i librave .190** .315** Shikimi i filmave .210** .212** .133** .067* Aktivitete sportive –.096** .079** .293** .064* .081** Aktivitete kreative –.071* .086** .097** .301** Punë vullnetare –.190** .140** .130** Kalimi i kohës në bare .209** .130** .604** .249** Rreth 44 për qind e të rinjve kosovarë shpesh rrinë dhe nuk bëjnë asgjë, 22 për qind e bëjnë shpesh dhe 20 për qind e bëjnë shumë shpesh. Kjo është më e mundshme tek të anketuarit e rinj. Dalja dhe mosbërja e asnjë gjëje ishte çështja kryesore e diskutimeve të fokus grupit. Pjesëmarrësit i përshkruan të rinjtë si të paangazhuar dhe me një mungesë perspektive. Ata kalonin kohë në kafe dhe bare për të krijuar kontakte dhe lidhje të reja për mundësi punësimi.“Unë mendoj se tipari kryesor i rinisë kosovare është koha e kaluar në kafe dhe bare. Mbase nuk kemi aktivitete të tjera që të jemi të zënë.”(Prizren, Meshkuj, 29 vjeç) Në përgjithësi, të anketuarit që shikojnë televizor thanë se harxhojnë mesatarisht 2.2 orë në ditë duke parë televizor. Të anketuarat femra harxhojnë pak më shumë kohë sesa meshkujt, veçanërisht në zonat rurale. Rreth 5 për qind e të anketuarve deklaruan se shikojnë TV 4 – 6 orë në ditë. Gjetjet tregojnë se shumica(56 për qind) e të rinjve në Kosovë kanë qasje në internet“praktikisht gjatë gjithë kohës” në çdo mënyrë(Wi-Fi, smart phone, publik, PC dhe/ose mënyra të tjera). Ndërsa rreth 40 për qind e të anketuarve thonë se kanë qasje në internet‘çdo ditë apo pothuajse çdo ditë’. Ky rezultat sugjeron se të rinjtë kanë qasje në internet të paktën çdo ditë. Ka disa ndryshime të vogla kur i referohemi rezultateve të urbanizmit dhe gjinore, si femrat(veçanërisht në zonat rurale) kanë më pak qasje në internet krahasuar me meshkujt(Spearman’s rho=.085, p=0.005). Të rinjtë pjesë e familjeve në gjendje më të mirë ekonomike(Spearman’s rho=.105, p<0.001) dhe prindërit me një nivel më të lartë arsimimi education(Spearman’s rho=.116, p<0.001) zakonisht e përdorin internetin në mënyrë më intensive. Të dhënat e sondazhit tregojnë se arsyet kryesore të përdorimit të shpeshtë të internetit, që do të thotë të paktën një herë në javë, janë të lidhura me komunikimin dhe mbajtjen në kontakt me të afërmit dhe miqtë. Rreth gjysma e të anketuarve(51 për qind) deklaruan se e përdorin më shpesh internetin për qëllime profesionale si pune apo shkolle, rreth 43 për qind e të rinjve në Kosovë e përdorin shpesh internetin për t’u përditësuar apo informuar. Nga ana tjetër, përdorimi i internetit për online banking apo blerje online është në nivele të ulëta. Diskutimet në grupet e fokusit e konsideronin smartphone si të abuzuar dhe që pengon komunikimin në jetën reale. Pjesëmarrësit mendojnë se interneti është duke u përdorur shumë për rrjetet sociale. Nga ana tjetër një pjesë e të rinjve kanë aftësi të mira të IT-së dhe një numër i madh i tyre janë duke u punësuar nga 24 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 5.2: Qasja në internet GJITHSEJ RAJONI GJINIA Urban Rural Femër Meshkuj Praktikisht tërë kohën Çdo ditë ose gati çdo ditë Të paktën një herë në javë Më pak se një herë në javë Asnjëherë Nuk e di 56 59 54 52 59 % 40 38 41 41 39 DIAGRAMI 5.3: Arsyet kryesore për përdorimin e internetit Komunikoj me miq/ të afërm 85 Përdor rrjetet sociale 83 Shkarkoj ose dëgjoj muzikë 51 Për shkollë, edukim/ arsimim ose punë 50 Lexoj lajmet online/ marr infomacion 43 Për të ndarë foto, video ose muzikë 42 Shkarkoj video ose shoh filma 37 E-mail 27 Për të luajtur 18 Vlerësoj produkte ose shërbime 7 Për të bërë blerje online 6 Për të bërë veprime bankare online 4 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % kompanitë e huaja për të punuar online apo për të qenë të vetëpunësuar. Programimi është bërë një fushë prestigjioze dhe një profesion i përhapur në mesin e të rinjve. Është veçanërisht e rëndësishme për të theksuar se koha e lirë shpesh shoqërohet me sjellje të rrezikshme, si konsumimi i alkoolit, sjellje seksuale të rrezikshme dhe të tjera si këto. Sjelljet e rrezikshme të të rinjve shpesh rezultojnë si seri e shkaqeve dhe situatave që të rinjtë kanë brenda apo jashtë familjes së tyre, duke përfshirë faktorë të ndryshëm socialë, ekonomikë e të tjerë. DIAGRAMI 5.4: Kënaqësia me pamjen fizike Shumë i kënaqur I kënaqur Deri diku i kënaqur I pakënaqur Shumë i pakënaqur 13 2 8 38 35 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % TË QENIT I KËNAQUR ME PAMJEN E JASHTME “Dukja bukur” nuk është më prioritet kryesor për të rinjtë në Kosovë, pasi vetëm 52 për qind e tyre e konsiderojnë si“shumë të rëndësishëm”. Megjithatë, duket se shumica e të rinjve kanë një imazh pozitiv për veten, pasi 73 për qind e tyre ishin të kënaqur me paraqitjen e tyre, ose më saktë, 38 për qind mendojnë se janë shumë të kënaqur se si duken; 35 për qind janë të kënaqur, 13 për qind janë mesatarisht të kënaqur dhe vetëm 10 për qind janë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me pamjen e tyre. Parametrat e kënaqësisë me pamjen nuk ndikohen nga mosha, vendi, arsimimi. I vetmi ndryshim statistikisht i rëndësishëm lidhet me gjininë, pasi meshkujt duken pak më të kënaqur se vajzat(Spearman’s rho=.060, p=0.048). DIAGRAMI 5.5: A pini duhan? MOSHA GJINIA 24 – 29 vjec(N=235) 18 – 23 vjec(N=371) 14 – 17 vjec(N=394) Meshkuj(N=413) Femra(N=587) Jo, dhe nuk kam pirë as më parë E kam lënë Nganjëherë Po, rregullisht, çdo ditë Pa përgjigje DIAGRAMI 5.6: A pini alkool? (N=1.000) Mënyra e jetesës dhe koha e lirë 25 63 4 69 3 9 11 83 3 22 2 13 2 92 3 60 4 13 83 3 19 3 6 71 % 2018 Jo, kurrë: 73 % Rrallë: 15 % Vetëm në fundjavë: 5 % Po, disa herë në javë: 4 % Po, rregullisht çdo ditë: 1 % Pa përgjigje: 2 % 2012 Jo, kurrë: 73 % Rallë: 15 % Vetëm në fundjavë: 5 % Po, disa herë në javë: 5 % Po, rregullisht cdo ditë: 1 % Pa përgjigje: 1 % SJELLJET E RREZIKSHME Sipas rezultateve të anketës, 71 për qind e të rinjve nuk pinë duhan dhe ky rezultat është identik me të njëjtën anketë të vitit 2012. Nëntëmbëdhjetë për qind e meshkujve duket se janë duhanpirës të rregullt, ndërsa vetëm shtatë për qind e vajzave pinë rregullisht duhan. Duhanpirja rregullisht mbizotëron midis të rinjve të moshave 24 – 29 vjeç, dhe përqindja e jo-duhanpirësve zvogëlohet me rritjen e moshës, megjithëse përqindja e atyre që pinë duhan me raste është e njëjtë ndërmjet grupmoshave të ndryshme të të rinjve(9 – 11 për qind). Zakonet e duhanpirjes janë të lidhura me rezultatet e indeksit të pasurisë, pasi të rinjtë që i përkasin familjeve në gjendje më të mirë ekonomike, kanë prirje më të forta për të pirë duhan(Spearman’s rho=.084, p=0.006). Serbët e Kosovës duken se janë më shumë duhanpirës se shqiptarët e Kosovës.(Spearman’s rho=.226, p<0.001). Pjesëmarrësit në fokus grupe pohuan se duhanpirja është ndikuar nga shokët dhe këngëtarë të famshëm. Blerja e cigareve është shumë e thjeshtë pasi shiten në çdo dyqan afër shkollave me një çmim nga 0,10 – 0,20 Euro dhe limiti moshës nuk respektohet.“Ata mund të blejnë cigare aq lehtësisht sa mund të blihet bukë”(Prishtinë, Meshkuj, 28 vjeç). Arsyeja më e përhapur e duhanpirjes është“të qenurit i përfshirë” dhe“thyerja e rregullave”. Në bazë të rezultateve të anketimit, 73 për qind e të rinjve nuk konsumojnë alkool dhe rezultatet nuk kanë ndryshuar në gjashtë vitet e fundit. Pesë për qind e të rinjve raportojnë konsumimin e alkoolit të paktën disa herë në javë. Përgjithësisht, konsumimi i alkoolit është i përhapur në 25 për qind të të rinjve, duke përfshirë ata që pinë rregullisht dhe ata që janë konsumues të rrallë. 26 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 Konsumimi është 33 për qind për meshkujt dhe vetëm 16 për qind për femrat. Nuk është për t’u habitur që konsumimi i alkoolit gjatë javës rritet me moshën nga 5 deri 17 për qind. Duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit në rini është shumë i ndërlidhur(Spearman’s rho=.440, p<0.001). Për më tepër, konsumimi i alkoolit lidhet me indeksin e pasurisë, pasi të rinjtë që i përkasin familjeve në një gjendje të mirë ekonomike priren më tepër për të konsumuar alkool(Spearman’s rho=.241, p<0.001). Siç pritej, të rinjtë në zonat urbane kanë një prirje më të fortë për të pirë, krahasuar me grupin e tyre të bashkëmoshatarëve ruralë(Spearman’s rho=–.062, p=0.041). Për më tepër, të rinjtë që marrin pjesë më shpesh në shërbime fetare, janë më të prirë të refuzojnë konsumimin e alkoolit(Spearman’s rho=– .140, p<0.001). Në bazë të gjetjeve sasiore, konsumimi i alkoolit është i papranueshëm për 60 për qind të të anketuarve. Për më tepër, pranimi pjesërisht i përdorimit të alkoolit është statistikisht i lidhur me gjininë, rezidencën, moshën dhe indeksin e pasurisë së të anketuarve. Profili i të rinjve që konsiderojnë alkoolin më të pranueshëm është meshkuj(Spearman’s rho=.127, p<0.001), që jeton në zona urbane(Spearman’s rho=–.120, p<0.001), me arsim të lartë(Spearman’s rho=–.120, p<0.001), dhe duke pasur një rezultat të mirë të indeksit të pasurisë(Spearman’s rho=.238, p<0.001). DIAGRAMI 5.7: Niveli i pranimit të pirjes së alkoolit I papranueshëm Pjesërisht/ meraste i pranueshëm I pranueshëm Nuk e di/ Pa përgjigje 0 % 10 5 10 % 20 % 25 30 % 40 % 50 % 60 60 % Diskutimet në fokus grupe treguan një histori tjetër. Disa nga pjesëmarrësit në fokus grupe deklaruan se disa nga shokët e tyre kanë filluar të konsumojnë drogë që nga mosha 15 vjeçare. Shumica ndikohen në rrjetet sociale, internet dhe artistët reperë që e promovojnë. Arsye të tjera të rëndësishme janë të qenit “IN” dhe kurioziteti. Pjesëmarrësit pohojnë se ekziston një perceptim se nëse dikush nuk e përdorë, ai/ajo të paktën e ka provuar njëherë.“Një shoqja ime pi ndonjëherë marijuanë. Ajo u çudit kur i thashë që nuk e kam provuar asnjëherë. Vazhdonte të thoshte se është e pamundur, të gjithë po e provojnë dhe është normale. Ajo nuk beson se mund të bëhet e varur.”(Podujevë, femër, 25 vjeç). Ndërsa kur cigarja filloi të mos ishte më në“modë”, të rinjtë filluan të përdorin drogë.“Ata ishin të vetëdijshëm se është shumë e lehtë për ta blerë. Nuk është shumë e shtrenjtë, nuk e konsumojnë shpesh kështu që mbledhin paratë për ta blerë dhe pirë së bashku. Mendojnë se nuk krijon varësi”(Prishtinë, Meshkuj, 23 vjeç). “Më kujtohet kur motra ime ishte në shkollë të mesme dhe unë isha e vogël, dëgjuam një rast të një shokut të saj që përdorte drogë. Ishte një problem i madh në atë kohë. Tani, kur jam në shkoll ë të mesme dhe tregoj histori për pothuajse të gjithë shokët që përdorin drogë, është bërë bisedë normale dhe asnjë nuk çuditet. Po bëhet e pranueshme në shoqëri”(Mitrovicë, femër, 18 vjeçare). JETA SEKSUALE Lidhur me sjelljen seksuale të të rinjve, 19 për qind e tyre nuk u përgjigjën ose nuk u ndjenë rehat për t’u përgjigjur. Kjo shifër është akoma më e ulët sesa në të njëjtat studime që janë organizuar në Bosnje Hercegovinë(48.8 për qind) dhe Maqedoni(37 për qind). Nga ana tjetër, vetëm 46.2 për qind e të rinjve konfirmojnë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Natyrisht, personat 25 – 29 vjeç kanë më shumë përvojë seksuale, krahasuar me të rinjtë në vitet e adoleshencës. Përvoja seksuale është më mbizotëruese tek meshkujt sesa femrat(Spearman’s rho=.347, p<0.001). Për më tepër, aktiviteti seksual lidhet me rezultatin e indeksit të pasurisë, pasi rinia që i korrespondon familjeve në një gjendje më të mirë ekonomike priren të deklarojnë më shumë për një sjellje të tillë(Spearman’s rho=.207, p<0.001). Kontraceptivët përdoren nga 40 për qind e të rinjve që kanë pasur eksperienca seksuale. Katër për qind e të rinjve nuk janë të informuar mbi këto çështje. Ekziston një lidhje statistikisht shumë e rëndësishme ndërmjet atyre që pinë alkool dhe të rinjve që përdorin kontraceptivë(Spearman’s rho=.355, p<0.001). Për më tepër. ata që janë në rezultatin e indeksit e pasurisë si“të pasur” dhe kanë përfunduar nivele të larta të arsimit janë më të prirur për të përdorur kontraceptivë(Spearman’s rho=.239, p<0.001, Spearman’s rho=.274, p<0.001). Meshkujt janë të mësuar me kontraceptivët(Spearman’s rho=.196, p<0.001), ndërsa rezidenca urbane apo rurale nuk jep ndonjë dallim statistikor lidhur me këtë. Për sa i përket sjelljeve të të anketuarve lidhur me dëshirat seksuale, duhet të përmendet se virgjëria është çështje dinjiteti për të dy gjinitë; kjo është çfarë besojnë 37 për qind të të anketuarve. 23 për qind theksojnë se është çështje dinjiteti, sidomos për vajzat. Nga ana tjetër, rreth një e katërta e të rinjve nuk u përgjigjën apo nuk dinin si t’i përgjigjeshin kësaj pyetje. Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikor ndërmjet femrave dhe meshkujve, ndërsa të rinjtë në zonat rurale janë më konservatorë për virgjërinë (Spearman’s rho=–.070, p=0.048). Për më tepër, të rinjtë që marrin pjesë shpesh në shërbime fetare janë më të prirur të mendojnë për moskryerje të marrëdhënieve seksuale përpara martesës(Spearman’s rho=–.128, p<0.001). Mënyra e jetesës dhe koha e lirë 27 DIAGRAMI 5.8: Përvoja seksuale Nuk kam pasur ende marrëdhënie seksuale 46,2 Kam pasur marrëdhënie seksuale vetëm me një partner 22,2 Kam pasur marrëdhënie seksuale me më tepër se një partner 12,7 Nuk ndjehem rehat t‘i përgjigjem kësaj pyetjeje 5,9 Nuk e di/ Pa përgjigje 13,1 GJITHSEJ(N=1000) 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % DIAGRAMI 5.9: Sjellja ndaj përdorimit të kontraceptivëve GJITHSEJ(N=435) 4 29 21 18 27 RAJONI Rural(N=273) 4 Urban(N=162) 5 29 21 17 28 30 21 19 25 GJINIA Meshkuj(N=240) 5 22 23 22 28 Femra(N=195) 4 41 19 10 25 Nuk jam i informuar për këto gjëra/nuk e di se çfarë janë Jo, kurrë Po, ndonjëherë % Po, rregullisht Nuk e di Pa përgjigje DIAGRAMI 5.10: Mendimi për virgjërinë deri në martesë GJITHSEJ(N=1.000) RAJONI Rural(N=610) Urban(N=390) GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) Vlerë/ virtyt për të dyja gjinitë Vlerë/ virtyt për vajzat Barrë e panevojshme psikologjike/ barrë për të rinjtë 37 23 6 9 8 17 37 23 5 7 9 19 37 22 8 12 8 14 33 24 6 9 11 18 41 21 7 96 16 % Koncept jashtë mode Nuk e di Pa përgjigje DISKUTIM Shumica e të rinjve në Kosovë jetojnë me prindërit e tyre dhe ndonjëherë edhe me gjyshërit, duke qenë në një mbikëqyrje të vazhdueshme dhe varësi financiare. Si rezultat, ata kanë zgjedhje të kufizuara në aspekte të kohës së lirë dhe mënyrës së jetesës, dhe është i habitshëm fakti që më shumë se 80 për qind e të rinjve duan të kalojnë kohën e lirë me familjet e tyre. Shumica e të rinjve janë ende në shkollë, disa prej tyre nuk janë në shkollë dhe janë të papunë, kështu që nuk mund ta shmangin kalimin e kohës me familjet e tyre, kështu që ata të cilët kanë dhënë këtë përgjigje e kalojnë kohën në mënyrë pasive dhe kanë rrjet të ngushtë shoqëror. Dallimet ndërmjet të rinjve urbanë dhe ruralë janë më të mëdha në kontekstin e kohës së lirë dhe mënyrës së jetesës. Të rinjtë në zonat rurale nuk mund ta shmangin kalimin e kohës në mënyrë më pasive, për shkak të mungesës së vendeve të argëtimit apo institucioneve kulturore/sportive. Nga ana tjetër, konsumimi i alkoolit dhe duhanit është më i përhapur në zonat urbane. Gjysma e të rinjve në Kosovë nuk kryejnë aktivitet seksual, megjithëse aktiviteti rritet proporcionalisht me moshën. Përgjegjësia për përdorimin e kontraceptivëve është më e lartë tek djemtë. Virgjëria është shumë e rëndësishme, veçanërisht për faktin se një e katërta e të rinjve mendojnë se është virtyt dhe duhet të ndiqet nga vajzat. 29 6 FAMILJA DHE SHOQËRIA Në shoqërinë kosovare, familja konsiderohet tradicionalisht si një nga vlerat më të rëndësishme. Kjo është e dallueshme në gjetjet e pjesëve të mëparshme, lidhur me rëndësinë e familjes në disa aspekte. Familja në Kosovë është ende e fortë nuk ka pësuar transformime si në vendet e tjera. Kosova është një fortesë e pastër e familjes, ku përparësia e interesave familjare është shumë më e rëndësishme se interesat individuale. Mosha e martesës është akoma e ulët, numri i fëmijëve të dëshiruar është ende i lartë dhe zakoni i të jetuarit me prindërit është ende i lartë dhe pak të rinj jetojnë larg prindërve të tyre. GJETJET KRYESORE —— Të rinjtë kosovarë jetojnë në familje shumë të mëdha. Numri mesatar i anëtarëve të familjes te të anketuarit është 5.7 anëtarë. Familjet e mëdha priren të jenë më të varfra sesa familjet më të vogla, me një nivel më të ulët arsimimi për të rinjtë. Për më tepër, sa më i lartë të jetë niveli i arsimit të nënës së të anketuarve, aq më të vogla janë familjet. —— Shumica e të rinjve(80 për qind) jetojnë akoma me anëtarët e afërt të familjes dhe një tjetër 8 për qind jetojnë në apartamente/shtëpi të trashëguara të blera nga prindërit e tyre. Nga ata të cilët jetojnë me prindërit, rreth 83 për qind e të rinjve të moshave 24 – 29 vjeç preferojnë të jetojnë me prindërit pasi është zgjidhja më e thjeshtë dhe e rehatshme. —— Pothuajse të gjithë të rinjtë e pyetur(98 për qind) thanë se kishin një marrëdhënie të mirë me prindërit, ku dy të tretat thanë se ishin në një marrëdhënie shumë të mirë dhe një e treta kanë marrëdhënie të mira përkundër disa dallimeve në opinione. Kjo konfirmon një pozicion shumë të qëndrueshëm të familjes në listën e vlerave të të rinjve në Kosovë. —— Një e katërta e të rinjve do t’i rriste ndryshe fëmijët e tyre në krahasim me prindërit e tyre. Nga ana tjetër, vetëm 30 për qind e tyre do t’i rrisnin fëmijët në të njëjtën mënyrë. Të rinjtë që jetojnë në familje me kushte më të mira ekonomike dhe që kanë nënë me nivel më të lartë arsimimi kanë më shumë mundësi për t’i rritur fëmijët e tyre në të njëjtën mënyrë. —— Babai dhe nëna kanë një ndikim shumë të fortë në vendimet e rëndësishme të të rinjve në Kosovë. Pothuajse 60 për qind e të rinjve marrin vendimet e rëndësishme me prindërit e tyre. Meshkujt kanë një tendencë më të madhe për t’i marr vendimet vet, së bashku me të rinjtë e edukuar. —— Ka një rritje të rëndësishme në moshën e preferuar për martesë për meshkujt, nga meshkujt dhe femrat, nga 26 në 29 vjeç. Për më tepër, të rinjtë preferojnë të kenë fëmijën e tyre të parë mesatarisht pas moshës 25 vjeç. —— 54 për qind e të rinjve në Kosovë planifikojnë të kenë tre ose më shumë fëmijë. Nga ana tjetër, vetëm 1 për qind e numrit të të rinjve në Kosovë duan vetëm një fëmijë. Grupi më i ri në Kosovë në përgjithësi do një numër më të ulët të fëmijëve, ndërsa ata që janë pjesë e familjeve me gjendje më të mirë ekonomike duan një numër më të madh të fëmijëve. —— Faktorët me të rëndësishëm që ndikojnë në zgjedhjen e bashkëshortit/bashkëshortes janë personaliteti, miratimi i familjes dhe besimi fetar. Miratimi i familjes në zgjedhjen e partnerit është shumë i rëndësishëm për femrat dhe për ata të cilët jetojnë në familje që kanë një gjendje të mirë ekonomike. Të rinjtë kosovarë jetojnë në familje shumë të mëdha. Numri mesatar i pjesëtarëve të familjes në familjet e të anketuarve është 5.7 pjesëtarë. Këto familje të mëdha janë përbërësi kryesor në transmetimin e vlerave të familjes nga brezat e vjetër në ato të rinj. Shpërndarja e anëtarëve të familjes në zonat rurale dhe urbane është shumë e ngjashme, me më shumë se një të katërtën e të 30 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 6.1: Sa persona jetoni në familjen tuaj, përfshirë juve? 30 25 20 15 10 5 0 2 3 4 5 6 7 8+ Urban Rural DIAGRAMI 6.2: Mënyra e banimit të të rinjve në Kosovë GJITHSEJ(N=1.000) GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) MOSHA 24 – 29(N=235) 18 – 23(N=371) 14 – 17(N=394) Në shtëpinë e prindërve Në apartamentin/shtëpinë e trashëguar Në apartamentin/shtëpinë që më kanë blerë prindërit Në apartamentin/shtëpinë që e kam blerë vetë ose me partnerin Në apartament/shtëpi me qira që e paguaj vet 81 6 63 71 6 90 6 12 6 63 9 15 6 88 5 3 2 93 4 % Në apartament/shtëpi me qira që ma paguan dikush tjetër Në konvikt Tjetër Nuk e di Pa përgjigje rinjve që jetojnë në familje me 7 apo më shumë anëtarë. Ka vetëm disa familje më të vogla në zonat urbane, ku 13 për qind e të gjithë familjeve urbane të të rinjve kanë 2 – 3 anëtarë, krahasuar me 11 për qind të familjeve rurale. Në tërë mostrën nuk ka familje me një person. Zakonisht familjet konsistojnë nga tre breza, pasi në përgjithësi gjyshërit jetojnë me prindërit dhe fëmijët, duke ndarë përgjegjësinë e rritjes së fëmijëve. Për më tepër, familjet e mëdha janë të lidhura statistikisht me rezultatin, indeksin e pasurisë, gjuhën, arsimimin e të anketuarve dhe arsimimin e nënës së të anketuarit. Familjet më të mëdha priren të jenë më të varfra sesa familjet më të vogla në indeksin e pasurisë(Spearman’s rho=–.153, p<0.001). Familjet që flasin shqip janë më të mëdha në numër. Sa më i lartë të jetë niveli i arsimit të të anketuarit(Spearman’s rho=–.142, p<0.001) dhe nënës së të anketuarit(Spearman’s rho=–.112, p<0.001), aq më e vogël është familja. Për më tepër, të rinjtë që jetojnë në familje më të mëdha, planifikojnë të kenë fëmijë në moshë më të re(Spearman’s rho=–.84, p<0.001). MARRËDHËNIET ME PRINDËRIT Roli i prindërve është shumë i rëndësishëm për të rinjtë në Kosovë. Shumica, prej 81 për qind të të anketuarve kanë jetuar me prindërit në vitin e fundit dhe 8 për qind janë duke jetuar në apartamente/shtëpi të trashëguar apo apartamente/shtëpi të blerë nga prindërit e tyre. Edhe të rinjtë të moshës 24 – 29 vjeç në 63 për qind të rasteve jetojnë në shtëpinë e prindërve, që tregon se procesi i të jetuarit vetëm në përgjithësi merr shumë kohë. Vetëm 14 për qind do të dëshironin të jetonin vetëm por pengohen nga rrethanat financiare. Marrëdhënia me prindërit mbetet shumë e fortë dhe ka qëndruar e njëjtë për të paktën gjashtë vitet e fundit, krahasuar me 2012 (W1 në grafik). 98 për qind e të rinjve në Kosovë konfirmojnë se në përgjithësi kanë një marrëdhënie të mirë me prindërit, duke përfshirë 35 për qind që pranojnë se kanë dallime në opinione. Kjo konfirmon një pozicion shumë të qëndrueshëm të familjes në listën e vlerave të të rinjve në Kosovë. Vetëm 1 për qind e të rinjve shprehen se kanë një marrëdhënie konfliktuale me prindërit e tyre. Ka Familja dhe Shoqëria 31 DIAGRAMI 6.3: Cila nga deklaratat më poshtë i përshkruan më së miri marrëdhëniet tuaja me prindërit? W1 W2 Ne shkojmë shumë mirë Ne shkojmë shumë mirë dhe pse ndonjëherë kemi opinione të ndryshme Në përgjithësi nuk shkojmë mirë, shpesh grindemi 66 63 % Marrëdhënie shumë konfliktuale Nuk e di Pa përgjigje 31 3 35 shumë pak tregues që tregojnë një rëndësi statistikore me këtë aspekt, ndërsa gjinia, mosha dhe niveli arsimor nuk ndikojnë në këtë marrëdhënie. Të rinjtë që jetojnë në zona rurale priren të jenë në një marrëdhënie konfliktuale në familjet e tyre(Spearman’s rho=– .180, p<0.001). Për më tepër, ata që nuk janë të kënaqur në përgjithësi me jetën e tyre, priren të kenë një marrëdhënie konfliktuale me prindërit e tyre(Spearman’s rho=–.172, p<0.001), duke sugjeruar se të rinjtë kanë një qasje më individuale. DIAGRAMI 6.4: A do t’i rrisnit fëmijët tuaj në të njëjtën mënyrë si ju kanë rritur prindërit juve, apo do vepronit ndryshe? Njësoj: 41 % Pothuajse njësoj: 30 % Ndryshe: 21 % Krejt ndryshe: 4% Nuk e di/ Pa përgjigje: 3 % Megjithëse duket se të rinjtë shkojnë shumë mirë me prindërit, vetëm 30 për qind e tyre do t’i rrisnin fëmijët në të njëjtën mënyrë, dhe 41 për qind do t’i rriste fëmijët pothuajse njësoj si prindërit e tyre. Një e katërta e të rinjve do t’i rriste fëmijët e tyre ndryshe në krahasim me prindërit e tyre. Ekzistojnë shumë pak tregues që tregojnë një domethënie statistikore për këtë aspekt. Të rinjtë që jetojnë në familje në gjendje të mirë ekonomike do t’i rrisnin fëmijët në të njëjtën mënyrë (Spearman’s rho=.076, p=0.011). Pjesa e të rinjve të grupit më të madh në moshë në këtë anketë(24 – 29 vjeç) do të përpiqeshin t’i rrisnin fëmijët e tyre ndryshe(Spearman’s rho=–.125, p=0.011). Nga ana tjetër, sa më i lartë të jetë niveli i arsimimit të nënës si prind, aq më të mëdha janë shanset për të pasur një shembull të mirë për brezin e ardhshëm(Spearman’s rho=.119, p<0.001). SI MARRIN VENDIME TË RINJTË? Të rinjtë u pyetën se cili nga pjesëtarët e familjes ka më shumë ndikim në vendimet që ata marrin për gjëra të rëndësishme në jetë, duke përfshirë veten e tyre. Të dy prindërit kishin një ndikim shumë të madh në vendime të rëndësishme. Struktura patriarke e familjes duket se ka një orientim drejt një parimi më kolegjial në vendimmarrje pasi 58 për qind zgjodhën babanë, ndërsa gjysma e të rinjve përmendin nënën. Në varësi të gjinisë, moshës dhe vendbanimit të të anketuarve, përgjigjja e kësaj pyetje ndryshon. Femrat kanë një ndikim më të madh nga të dy prindërit, ndërsa meshkujt ndikohen më shumë nga etërit(Spearman’s rho=.209, p<0.001). Në përgjithësi, 26 për qind e të anketuarve duken se janë të pavarur, që do të thotë se janë të lirë në procesin vendimmarrës. Ka një ngritje të lehtë me 4 për qind krahasuar me vitin 2012. Rreth 60 për qind e të rinjve marrin vendimet e rëndësishme me prindërit. Meshkujt kanë prirje më të madhe për t’i marrë vetë vendimet (Spearman’s rho=.092, p=0.003), ndërsa ka një rritje të dukshme të femrave që thonë të njëjtën gjë krahasuar 2012 me 2018(nga 17 për qind në 23 për qind). Të rinjtë e edukuar(Spearman’s rho=.325, p<0.001), ata në familje me kushte më të mira ekonomike(Spearman’s rho=.121, p<0.001) dhe më të mëdhenjtë(Spearman’s rho=.412, p<0.001), kanë norma shumë më të larta të pavarësisë në vendimmarrje. PLANIFIKIMI FAMILJAR Të rinjtë e Kosovës janë shumë të vendosur dhe unanim në mënyrën se si e parashikojnë të ardhmen e familjes së tyre, pasi 89 për qind e të anketuarve zgjodhën opsionin“martesë me fëmijë”. Në këtë rast, si martesa zyrtare dhe fëmijët janë të rëndësishëm, por martesa jozyrtare me fëmijë mbështetet nga 5 për qind e të rinjve si një plan familjar i mundshëm. Planet për një 32 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 6.5: Kush nga anëtarët e familjes suaj ose të afërmit ndikon më së shumti në vendimet tuaja të rëndësishme? Babai Nëna Askush, unë vendos vetë Bashkëshorti-ja/ partneri-ja Vëllau Motra Dikush tjetër Gjyshi Gjyshja Miqtë 12 11 8 5 3 2 1 1 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 58 50 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % DIAGRAMI 6.6: Cila nga deklaratat më poshtë e përshkruan më së miri gjendjen tuaj? W1 W2 Unë marr vendime së bashku me prindërit Unë vendos i/e pavarur Prindërit vendosin për çdo gjë Nuk e di Pa përgjigje 71 60 % 22 6 26 84 DIAGRAMI 6.7: Planifikimi familjar I/e martuar, me fëmijë: 88 % I/e martuar, por pa fëmijë: 1% Bashkëjetesë me partner/e dhe me fëmijë: 5 % Bashkëjetesë me partner/e, por pa fëmijë: 1% Beqar/e pa fëmijë: 2% Prind i vetëm: 1% Nuk e di: 1% Pa përgjigje: 1% familje pa fëmijë, apo beqar me ose pa fëmijë kanë një mbështetje minimale të më pak se 3 për qind. Mosha për martesë Ka një rritje të rëndësishme në moshën e preferuar për martesë për djemtë, si nga meshkujt dhe femrat, për të paktën dy vjet krahasuar me studimin e mëparshëm të rinisë në vitin 2012. Djemtë preferojnë një moshë më të ulët për martesë për meshkujt dhe femrat. Vajzat preferojnë mesatarisht moshën 26 vjeçe për veten e tyre dhe 29 për meshkujt. TABELA 4: Mosha e përshtatshme për martesë Meshkuj Femra Mosha e duhur për martesë për femrat 2012 2018 23 25 24 26 Meshkuj Femra Mosha e duhur për martesë për meshkuj 2012 2018 26 28 27 29 Familja dhe Shoqëria 33 Të pyetur për moshën kur të rinjtë duan të kenë fëmijën e tyre të parë, femrat duan të kenë fëmijën e tyre të parë mesatarisht në moshën 25 vjeçare, ndërsa meshkujt duan të bëhen baba në moshën 27 vjeçare. DIAGRAMI 6.8: Sa fëmijë planifikoni ose paramendoni t‘i keni? Nuk e di/ Pa përgjigje Më shumë se tre Tre Dy Një 1 Asnjë/ kurrë 0 22 13 28 34 0% 10 % 20 % 30 % 40 % Të rinjtë në zonat rurale(Spearman’s rho=–.093) dhe të rinjtë që në përgjithësi janë të kënaqur me jetën e tyre(Spearman’s rho=– .076, p=0.045) duan të kenë fëmijën e tyre të parë në një moshë të re. Të rinjtë që vijnë nga familje në një gjendje më të mirë ekonomike(Spearman’s rho=.164, p<0.001), dhe që kanë prindër me nivele të larta arsimimi(Spearman’s rho=.192, p<0.001) në përgjithësi janë duke planifikuar të kenë fëmijën e tyre të parë në një moshë më të lartë se mesatarja. Nga diskutimet e fokus grupeve doli fakti se perceptimi për martesën ka ndryshuar. Disa vite më parë, mosha e duhur për t’u martuar ishte 18 – 19 vjeç dhe tani është rreth 27.“Më përpara, për shkak të mentalitetit, na është thënë se duhet të martohemi të reja në moshën 18 vjeçare. Aktualisht, prindërit nuk na nxisin të martohemi kështu që mund të presim derisa të gjejmë partnerin e duhur”.(Prishtinë, femër, 23 vjeç). Megjithëse të rinjtë planifikojnë të martohen dhe të kenë fëmijën e parë pas moshës 25 vjeçare, duan një numër të madh fëmijësh. Rezultatet tregojnë se të rinjtë kosovarë duan familje të mëdha dhe nuk duan ta ndryshojnë shumë situatën aktuale. Për më tepër, rezultatet tregojnë disa shifra të veçanta. Vetëm një për qind e të rinjve në Kosovë duan vetëm një fëmijë. Nga ana tjetër, 22 për qind e të rinjve nuk dinë se sa fëmijë duan të kenë, ose nuk duan t’i përgjigjen kësaj pyetje. Pavarësisht se kanë një përqindje më të lartë pa përgjigje nga më të rinjtë, të tjerët duket se kanë një mendim konfuz mbi këtë çështje. Në 2012, rreth 59 për qind e të rinjve në Kosovë planifikonin të kishin tre ose më shumë fëmijë. Në 2018, rreth 54 për qind duan tre ose më shumë fëmijë (grafiku përfshin edhe ata që nuk iu përgjigjën kësaj pyetje, duke rezultuar në një shifër më të vogël prej 41 për qind). Grupmosha më e re(Spearman’s rho=.120, p<0.001) dhe femrat në përgjithësi duan një numër më të vogël fëmijësh(Spearman’s rho=.077, p=0.024). Për më tepër, ata që janë pjesë e familjeve me gjendje më të mirë ekonomike, në përgjithësi duan më shumë fëmijë(Spearman’s rho=.090, p=0.090). Faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në zgjedhjen e bashkëshortit/bashkëshortes në formimin e familjes janë si në vijim: personaliteti(78 për qind), miratimi i familjes(68 për qind), besimi fetare(65 për qind), interesi i përbashkët(64 për qind) dhe virgjëria(62 për qind). Faktorë më pak të rëndësishëm përfshijnë pamja e jashtme(30 për qind), gjendja ekonomike(29 për qind) dhe origjina kombëtare(28 për qind). Të rinjtë e Kosovës konfirmojnë rolin e familjes edhe në marrjen e vendimeve personale si martesa. Miratimi i familjes në zgjedhjen e partnerit është i rëndësishëm në 68 për qind të rasteve. Ka një lidhje statistikisht të rëndësishme ndërmjet marrjes së miratimit nga familja dhe faktorëve të tjerë. Ata të cilët do t’i rrisnin fëmijët në të njëjtën mënyrë si prindërit i rritën ata, janë më të prirë për të marrë miratimin e familjes përpara martesës(Spearman’s rho=.169, p<0.001). Për më tepër, femrat janë më të varura në marrjen e miratimin nga familja krahasuar me meshkujt(Spearman’s rho=–.153, p<0.001). Ata të cilët jetojnë në familje që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike janë më të ndikuar për të marrë miratimit e familjes përpara martesës (Spearman’s rho=–.082, p=0.007). Sa më të rinj të jenë, aq më shumë mendojnë se duhet të marrin miratimin nga familja përpara se të zgjedhin bashkëshortin/bashkëshorten(Spearman’s rho=–.120, p<0.001). DIAGRAMI 6.9: Faktorët më të rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es Personaliteti Aprovimi i familjes Feja Interesat e përbashkëta Virgjëria Niveli arsimor Dukja e jashtme Statusi ekonomik Origjina 7 12 33 11 14 94 10 11 15 16 10 10 9 33 18 87 19 7 34 19 36 20 29 16 9 18 11 % 78 68 65 64 62 56 30 29 28 Shumë të rëndësishme 4 3 2 Aspak të rëndësishme Nuk e di Pa përgjigje 34 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 56 për qind e të rinjve në Kosovë konsiderojnë nivelin e arsimimit si një element shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e partnerit. Femrat janë më të interesuara në nivelin e arsimit të partnerit krahasuar me meshkujt(Spearman’s rho=–.113, p<0.001). Është interesante që të rinjtë pjesë e familjeve në kushte më të mira ekonomike janë më të prirë për të gjetur partner më një nivel më të mirë arsimor(Spearman’s rho=0.084, p=0.005). Sa më të rinj të jenë, aq më shumë mendojnë se niveli i arsimit ka ndikim në vendimin e tyre për të zgjedhur një partner martese(Spearman’s rho=–.183, p<0.001). Lidhja më e habitshme është fakti se sa më i lartë të jetë niveli i arsimit të baballarëve, aq më i rëndësishëm bëhet niveli i arsimimit në zgjedhjen e partnerit(Spearman’s rho=.140, p<0.001). p<0.001). Në zgjedhjen e partnerit, femrat priren t’i kushtojnë më shumë vëmendje miratimit nga familja, gjendjes ekonomike dhe personalitetit, ndërsa meshkujt i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes, virgjërisë dhe besimit fetar. DISKUTIM Familja konsiderohet si vlera më e rëndësishme në Kosovë. Studimi zbuloi ruajtjen e fortë të karakteristikave tradicionale të familjes kosovare, si dhe tendencat e dobëta për të modifikuar disa aspekte specifike. Familjet kosovare janë akoma të mëdha në numër dhe është e lehtë për të transferuar vlerat tradicionale të familjeve nga brezi i vjetër në atë të ri. Prindërit kujdesen për strehimin dhe çështjet ekonomike të fëmijëve. Ndonjëherë prindërit i gjejnë punë të rinjve, ose ndikojnë në rezultateve e tyre në shkollë. Të gjithë këto faktorë çojnë në një varësi të fortë të të rinjve në lidhje me prindërit e tyre. Nevoja për të qenë të pavarur dhe për të jetuar veçmas rritet shumë vonë me moshën, dhe të rinjtë janë të ngadaltë për të qenë të shqetësuar se duhet të sigurojnë jetesën me shpenzimet e tyre. Në përgjithësi, ekziston një dallim i madh gjinor në strukturën tradicionale të familjeve kosovare. Mbikëqyrja dhe vendimmarrja e familjes janë më të zakonshme për vajzat sesa djemtë. Sikurse u përmend më lart, femrat janë më të varura nga marrja e miratimit nga familja për zgjedhjen e partnerit për martesë. Zakonisht femrat marrin vendime së bashku me prindërit e tyre, ndërsa meshkujt janë më të pavarur në vendimmarrje. Ndryshimi më i rëndësishëm në këtë aspekt është se femrat nuk nxiten për t’u martuar në një moshë të re, duke marrë më shumë kohë në zgjedhjen e partnerit për martesë. Për të rinjtë, hapësira themelore fillon nga familja e prindërve dhe përfundon në familjen e tyre. Megjithëse mbikëqyrja e parë shoqërore e të rinjve kryhet nga vet familja, të rinjtë nuk e venë në diskutim asnjëherë familjen dhe shprehin vetëm besim në anëtarët e familjes. Për më tepër, presin që të përfundojnë arsimimin dhe të gjejnë punë nëpërmjet mbështetjes familjare, dhe vet familja shërben si zëvendësues për hapësirën sociale që të rinjtë duhet të kenë në botën e jashtme. Nga ana tjetër, fakti se vetëm 30 për qind e të rinjve do t’i rrisnin fëmijët e tyre në mënyrën se si ishin rritur nga prindërit e tyre, tregon se një pjesë e rinisë ka nisur të mendojnë përtej traditave dhe normave me të cilat janë rritur. Në përfundim, paradigma e familjes tradicionale kosovare është ende shumë e rëndësishme për të rinjtë. Të gjithë mekanizmat joformalë shoqërorë janë ende të lidhur me traditat dhe politikat e realizuara nga qeveria duhet të kenë në vëmendje individin, në vend të familjeve. Vlerat që lidhen me zhvillimin personal, individualizmin dhe pavarësinë janë elementët kryesorë për një shoqëri dhe ekonomi të zhvilluar, prandaj nevojitet një transmetim i ri i këtyre vlerave të reja në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të kenë individualizmin e nevojshëm për të qenë ambicioz në jetë dhe për të kërkuar suksesin jashtë familjes. 37 7 ARSIMIMI Vitin e kaluar, Kosova shpenzoi rreth 4.3 për qind të PBB-së për arsimin(duke përfshirë arsimin e lartë), megjithatë pothuajse 60 për qind e këtyre shpenzimeve iu kushtuan rrogave të mësuesve në arsimin fillor. Në 2014 – 2015, pothuajse 110,000 studentë ishin të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë, kryesisht në institucione publike, megjithëse rreth 35 për qind e studentëve janë regjistruar në 29 institucione private të arsimit të lartë të akredituara nga Agjensia e Akreditimit në Kosovë. Megjithëse Kosova nuk i është bashkuar zyrtarisht Procesit të Bolonjës, zbatimi i saj është trendi kryesor në politikat e arsimit të lartë. Arsimi pritet që të sigurojë shkathtësitë dhe aftësitë e nevojshme për punësim, dhe arritjen e një standardi të përshtatshëm jetese, në vend dhe jashtë vendit. Kosova ndjek trendin global të rritjes së shpejtë të të rinjve që hyjnë në sistemin e arsimit të lartë(GoK, 2016). Për më tepër, arsimi zë një pjesë të konsiderueshme në jetët e të rinjve në shoqërinë kosovare, dhe mund të ndikojë në përmbushjen dhe zhvillimin personal dhe profesional të tyre. Një arsye tjetër e nivelit të lartë të regjistrimit në arsim mund të jetë një përpjekje e disa vendeve në tranzicion për të “lehtësuar presionin e punësimit dhe ulur papunësinë e të rinjve”  1 . Kjo ndodh edhe në Kosovë, ku shumica absolute 92 për qind e të rinjve kosovarë synojnë të ndjekin arsimin e lartë. Sektori i arsimit nuk është i përshtatur në mënyrën e duhur me nevojat e tregut të punës, duke rezultuar në punësim të ulët të të diplomuarve dhe një premium të rëndësishëm të aftësive. Shpenzimet publike në arsim mbetën të pandryshuara me 4.6 për qind të PBB-së në 2016, që është në përgjithësi në linjë me vendet e tjera me të ardhura mesatare me profile të ngjashëm të moshës. Megjithatë, duke konsideruar numrin relativisht të lartë të studentëve, Kosova shpenzon më pak se vendet fqinje për studentë në arsimin fillor. Për më tepër, shpenzimet për arsimin mbizotërojnë nga pagat. Normat e regjistrimit në kujdesin e hershëm të fëmijëve dhe parashkollorë janë shumë të ulëta respektivisht 4,4 për qind dhe 33,9 për qind, me poshtë se qëllimi i BE-së me 95 për qind deri në 2020. Në kontrast ka një nivel të lartë regjistrimi në arsimin fillor dhe sekondar, respektivisht 96 për qind dhe 88,1 për qind. Regjistrimi në nivelin e tretë është shumë i lartë me 120,000 studentë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat. Megjithatë rezultatet e ulëta në testin PISA dhe një nivel i lartë papunësie në të diplomuarit me arsim të lartë(26,3 për qind në Q3 2017) tregojnë një cilësi të ulët të arsimit në përgjithësi dhe mospërputhje të tij me nevojat e tregut të punës. Duke qenë në këtë situatë, Kosova duhet të punojë në zhvillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet sistemit arsimor dhe sektorit privat(Komisioni Evropian, 2018). GJETJET KRYESORE —— Të rinjtë kryesisht nuk janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Vetëm 23 për qind mund të konsiderohen të kënaqur me cilësinë e arsimit dhe kjo është një nga shifrat më të ulëta në rajon. Për më tepër, Kosova është i vetmi vend që ka një përkeqësim në nivelin e kënaqësisë me cilësinë e arsimit. Të rinjtë më të rinj dhe femrat duken më të kënaqur me cilësinë e arsimit. —— Më shumë se 56 për qind e të rinjve pranojnë se ka raste të dhënies së ryshfetit në institucionet/universitetet në Kosovë. Ky fenomen është më i përhapur në zonat urbane. —— Shumica e të rinjve që ndjekin shkollën në Kosovë shpenzojnë të paktën 2 orë në ditë duke studiuar. Ka një rritje të lehtë në numrin e nxënësve dhe studentëve që studiojnë për më tepër se dy orë në ditë. Ka një numër të konsiderueshëm më të madh orësh studimi për studentët në universitet në krahasim me grupet e tjera. Kjo tregon se shkollat e mesme perceptohen më pak kërkuese se universitetet. —— Ka një ulje të nivelit të stresit në shkolla/universitet në vitet e fundit. Niveli i studentëve që raportojnë se jeta në shkollë është“e vështirë dhe stresuese” dhe“shumë e vështirë dhe stresuese” ka rënë nga 30 për qind në 13 për qind. Nga ana tjetër, studentët në nivelin e lartë arsimor tregojnë se kalojnë një kohë më stresuese se homologët e tyre në shkolla të mesme. 38 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 7.1: Sa jeni të kënaqur në përgjithësi me cilësinë e arsimit në vendin tuaj? 6 0 % 50 % 40 % 30 % 20 20 % 36 25 23 27 19 39 31 40 39 41 28 45 42 50 44 50 33 10 % 0 0 0 % Maqedoni Kosovë Shqipëri Mal i Zi Rumani Kroaci Serbi Slloveni Bullgari Bosnjë dhe Hercegovinë YSEE 2018 YSEE 2011 – 15 —— Vetëm 28 për qind e të rinjve kanë marrë pjesë në praktika apo stazhe, megjithëse niveli i pjesëmarrësve në praktika është rritur ndjeshëm në universitete. Kënaqshmëria me cilësinë e arsimit në Kosovë ka sjellë disa rezultate të përziera, duke treguar një nivel të ulët të kënaqësisë me cilësinë e arsimit. Vetëm 23 për qind e të rinjve në Kosovë konsiderohen të kënaqur me cilësinë e arsimit. Kjo është një nga shifrat më të ulëta në të gjithë studimet e Rinisë në Evropën Lindore(YSEE), përveç Maqedonisë. Për më tepër, Kosova është i vetmi vend në rajon që ka një përkeqësim të lehtë në të kënaqurit me cilësinë e arsimit, krahasuar me rezultatet e 2012 dhe 2018. Është shumë e qartë se nëngrupi më i vjetër(24 – 29 vjeç) i të rinjve është më shumë i pakënaqur me këtë aspekt, ndërsa segmenti më i ri(14 – 17 vjeç) ka konsiderata më pozitive. Kjo konfirmohet edhe nga lidhjet statistikore(Spearman’s rho=–.130, p<0.001). E njëjta ndodh me grupin e femrave të cilat janë më të pakënaqura në 27 për qind të rasteve, ndërsa meshkujt janë të pakënaqur në 32 për qind të rasteve. Studentët aktualë në universitete janë qartësisht më pak të kënaqur me sistemin e arsimit në krahasim me nxënësit e shkollës së mesme. Nxënësit e shkollave të mesme kanë një nivel më të lartë kënaqësie.(Spearman’s rho=–.096, p=0.013) DIAGRAMI 7.2: Kënaqësia me nivelin e arsimit Shumë i kënaqur 8 13 I kënaqur 17 18 Neutral 47 44 I pakënaqur 14 14 Shumë i pakënaqur 15 11 0% 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % Student Jam në shkollë të mesme/ profesionale “BLERJA” E NOTAVE Rinia ka perceptimin se“blerja” e provimeve është e zakonshme. Më shumë se 56 për qind e të anketuarve pranojnë se ka raste kur provimet blihen. Kjo është më e pranishme në zonat urbane krahasuar me zonat rurale(Cramer’s V=.135). Problemi bëhet më evident në ata që kanë përfunduar ciklin e tretë të studimeve (studime universitare). Arsimimi 39 DIAGRAMI 7.3: A pajtoheni se ka raste kur notat dhe provimet ‚blihen‘ në institutet/universitetet në Kosovë? GJITHSEJ(N=1.000) MOSHA 24 – 29(N=235) 18 – 23(N=371) 14 – 17(N=394) EDUKIMI Universiteti ose më lart(N=94) Sholla e mesme(N=464) Deri në 8 – 9 vjet shkollim(N=439) RAJONI Rural(N=610) Urban(N=390) GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) Shumë 4 3 2 Aspak Nuk e di Pa pergjigje 12 4 13 4 10 4 12 5 11 6 11 4 13 4 14 4 85 11 5 12 4 19 21 20 17 18 22 16 21 16 16 15 17 15 13 16 17 15 18 18 21 15 17 % 40 8 42 5 40 8 39 11 48 3 39 7 39 11 38 7 45 8 42 8 39 7 Nga ana tjetër, diskutimet në fokus grupe zbuluan se ka shumë mënyra për të kaluar një provim, nga dhënia e parave deri në rastet e ndikimit nga rrethi familjar apo shoqëror. Të gjithë kanë përjetuar këtë fenomen.“Nëse prindërit e një studenti punojnë në fushën e mjekësisë, dhe djali apo vajza janë duke studiuar në të njëjtën fushë, është e sigurt se do t’i kalojnë provimet duke përdorur ndikimin e tyre”.(Prishtinë, Meshkuj, 26 vjeç) SA ORË NË DITË STUDIOJNË TË RINJTË? Shumica e të rinjve në Kosovë shpenzojnë të paktën dy orë në ditë duke studiuar. Ka një rritje të lehtë në numrin e nxënësve dhe studentëve që studiojnë më shumë se dy orë në ditë në 2018, në total rreth 54 për qind të numrit total të të rinjve. Lidhur me nivelin e arsimit, ka një numër dukshëm më të lartë të orëve të studimit për studentë universiteti dhe për femra, krahasuar me grupet homologe. Orët e studimit janë të lidhura negativisht me jetën e përditshme jo stresuese në shkolla/ universitete. Kjo do të thotë se orët më të gjata të studimit i sjellin studentëve më shumë stres dhe e kundërta(Spearman’s rho=–.172, p<0.001). Në të njëjtën kohë vajzat janë më të prirura për të studiuar orë më të gjata krahasuar me djemtë dhe koeficienti statistikor është shumë i lartë për këtë lidhje(Spearman’s rho=–.272, p<.001). Nga ana tjetër, sa më i lartë të jetë niveli i studimeve(bachelor dhe më lart), aq më i lartë duhet të jetë numri i orëve që studentët duhet të studiojnë. Kjo tregon se shkolla e mesme perceptohet si më pak kërkuese se universiteti(Spearman’s rho=.125, p=0.001) Ka një ulje të konsiderueshme në nivelin e stresit të shkollave/universiteteve në vitet e fundit. Pjesa e studentëve që raportojnë se jeta në shkollë është“e vështirë dhe stresuese” dhe “shumë e vështirë dhe stresuese” ka rënë nga 30 për qind në 13 për qind. Studentët që kanë nota më të mira tregojnë një nivel më të ulët stresi(Spearman’s rho=.171, p<0.001). Nga ana tjetër, studentët në nivel më të lartë arsimi duket se kalojnë një kohë më stresuese se homologët në shkolla të mesme.(Spearman’s rho=–.132, p=0.001). DIAGRAMI 7.4: Sa orë në ditë mesatarisht i kaloni duke studiuar(pas orëve të mësimit/ në shtëpi)? 40 % 30 % 20 % 32 29 22 15 30 26 24 19 10 % 0 % 3 1 W1(N=649) W2(N=658) GJITHSEJ 0 – 1 Më shumë se 3 1 – 2 Nuk e di/ Pa pergjigjë 2 – 3 40 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 7.5: Niveli i stresit në 2012(vala 1) dhe 2018(vala 2) V1(N=658) 7 23 V2(N=649) 3 10 49 Nuk e di/ Pa pergjigjë Shumë lehtë dhe tërësisht pa stres Letë dhe jo veçanërisht stresuese % Vështirë dhe stresuese deri në një farë mase Vështirë dhe stresuese Shumë ështirë dhe stresuese 48 18 3 28 8 DIAGRAMI 7.6: Pjesëmarrja në praktika GJITHSEJ(N=1.000) MOSHA 24 – 29 vjec(N=235) 18 – 23 vjec(N=371) 14 – 17 vjec(N=394) NIVELI I Arsim i nivelit universitar ose me lart(N=94) ARSIMIMIT I mesem(N=464) 8 – 9 vjeçar(N=439) RAJONI Rural(N=610) Urban(N=390) GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) Po Nuk e di Jo Pa përgjigje 71 28 60 39 72 27 83 15 29 71 73 27 84 15 75 24 65 34 72 27 70 29 % ORIENTIMI PRAKTIK I ARSIMIMIT DHE TRANZICIONI NË TREGUN E PUNËS Është e qartë se studentët në arsimin e lartë kanë një nivel më të lartë pjesëmarrje në stazhe dhe praktike. Kjo lidhet më shumë me orientimin e sistemit arsimor. Në përgjithësi, vetëm 28 për qind e të rinjve ka marrë pjesë në praktikë apo stazhe. Për më tepër, ne i pyetëm ata që ishin duke studiuar(në ciklin e dytë apo të tretë) për optimizmin e tyre në lidhje me mundësinë për të gjetur një punë pas diplomimit. Nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet mundësisë së gjetjes së një vendi pune dhe orientimit praktik të arsimimit. Shumica e pjesëmarrësve në fokus grupe pranuan se nuk ka lidhje ndërmjet arsimit dhe tregut të punës. Është e vështirë në gjesh një punë në fushën e studimit.“Në universitete mësohet vetëm teoria, por jo aftësitë praktike në të njëjtën fushë. Disa kanë bërë praktika që i kanë gjetur vetë, por jo lidhur me fushën e studimit”(Prishtinë, femër, 25 vjeç) DISKUTIMI PËR ARSIMIN Të rinjtë në Kosovë e vlerësojnë sistemin arsimor si jo të kënaqshëm, dhe institucionet arsimore nuk po e pajisin rininë me aftësitë e përshtatshme dhe“know-how”-un që do të përdoret në tregun e punës. Kjo mund të jetë pjesërisht shkak i kurrikulave të vjetra të institucioneve të arsimit të lartë që nuk lidhen me komponentët praktikë të tregut të punës. Kurrikula arsimore është një problem i madh, pasi përmbajtja është e vjetruar dhe jo praktike. Edhe nëse do të kishte vende pune në tregun e punës, është e vështirë të llogaritet nëse aftësitë e ofruara në sistemin arsimor përmbushin kërkesat e tregut të punës modern dhe institucional. 43 8 PUNËSIMI Papunësia e të rinjve është një problem i madh në Kosovë. Sipas UNDP(2017), papunësia e të rinjve në Kosovë është 57,7 për qind. Shkalla e varfërisë kombëtare shtrihet për pothuajse një të tretën e popullsisë(29,7 për qind). Ky problem vjen nga ndërprerjet e shkaktuara nga fundi i regjimit komunist, lufta e vazhdueshme për pavarësi dhe ekonomia që është e varur nga ndihma financiare nga jashtë vendit. Megjithatë, Kosova është një nga kombet më të reja në botë dhe aktualisht në një pikë kritike. Vendi paraqet potencial të lartë për shkak të popullsisë së re që do të punojë dhe që mund të zhvillojë në mënyrë të rëndësishme ekonominë dhe tregun e punës nëse zhvillohen në mënyrën e duhur.(UNDP, 2017). 2 Në të njëjtën kohë, shkalla e papunësisë u rrit nga 30,4 për qind krahasuar me 27,5 për qind në 2016 dhe Kosova ka ende shkallën më të lartë të papunësisë dhe pjesëmarrjes në Evropë. Papunësia e lartë e të rinjve(51,6 për qind) tregon për një mospërputhje të qartë ndërmjet sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës(p.sh mospërputhje ndërmjet kualifikimeve dhe aftësive të studentëve dhe çfarë nevojitet në tregun e punës). Kjo kërkon politika më aktive të tregut të punës, skema para-kualifikimi dhe programe të kualifikimit profesional në sistemin arsimor (Komisioni Evropian, 2018). Për më tepër, shkalla e papunësisë për personat nën 25 vjeç tregon një diferencë të madhe gjinore, dhe se vajzat e reja kanë një lidhje më të dobët në tregun e punës. Papunësia e vajzave të reja në Kosovë është 67 për qind, një model i ngjashëm vetëm me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë. Nga ana tjetër, papunësia e rinisë ka rënë për më të aftit, krahasuar 2016 me 2010, ndërsa të rinjtë më pak të aftë u përballën me numër në rritje të papunësisë(WB& WIIW, 2017). Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përfundoi një draft të Planit të Veprimit mbi Punësimin e Rinisë dhe u miratua nga Qeveria më 4 Janar 2018. Kjo masë ka për qëllim të arrijë funksionimin e plotë të Agjencisë së Punësimit, të ofrojë shërbime cilësore për kalimin nga praktika profesionale në punësim, dhe të shtrijë masat aktive të tregut të punës të fokusuara mbi rininë, gratë dhe promovimin e sipërmarrjes(GoK, 2018) Në raportin e saj, Cojocaru vendos rekomandimin specifik që mund të sjellë përmirësime lidhur me papunësinë dhe të krijojë një rini aktive, të punësuar që mund të gjejë punë që i përshtatet aftësive të tyre. Për më tepër, duke vënë në fokus aftësitë e nevojshme, si më lart, përmirësimi i shërbimeve publike si dhe reformat në sistemin e kujdesit social për të moshuarit dhe fëmijët mund të rrisin përfshirjen e grave në tregun e punës(Cojocaru, 2017). Në 2017 Kosova ishte një ndër 10 reformuesit më të mëdhenj sipas raportit të Bankës Botërore të Bërit Biznes. Megjithatë, pengesat kryesore për të bërë biznes përfshijnë një administratë të dobët dhe të papërgjegjshme, sundim të dobët të ligjit, korrupsion dhe një ekonomi informale të përhapur. Po ashtu informaliteti mbetet i lartë, rreth 30 për qind të PBB 3 . Lidhur me politikat e punësimit, qeveria miratoi Strategjinë Sektoriale 2018 – 2022. Në përputhje me angazhimet e marra sipas Agjendës së Reformës Evropiane, qeveria zhvilloi një plan veprimi për të trajtuar papunësinë e rinisë. Buxheti i caktuar për masat aktive të tregut të punës mbetet i pamjaftueshëm. Shërbimet e punësimit publik kanë përmirësuar performancën në bashkimin e punëdhënësve me punëmarrësit. GJETJET KRYESORE —— Kosova ka një nivel të lartë prej 25 për qind të NEET(të rinjtë që nuk arsimohen apo trajnohen). Pabarazia gjinore në statusin social është shumë e lartë. Femrat kanë nivele të lartë NEET dhe arsimimi, ndërsa meshkujt janë më prezentë në tregun e punës. Papunësia është më e përhapur ndër të rinjtë me prindër të një niveli të ulët arsimor, që vijnë nga familje të varfra dhe në përgjithësi nga zona rurale. —— Perceptimi mbizotërues është se njohjet dhe lidhjet me njerëz në pushtet tregojnë pozicionin e individit në strukturën shoqërore dhe konsiderohet si faktor shumë i rëndësishëm për të gjetur një punë në 54 – 59 për qind të rasteve. Për më tepër, arsimi dhe përvoja e punës kanë të njëjtin ndikim. 44 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 —— Të rinjtë në Kosovë shpesh janë të aftë(54 për qind e tyre) për të punuar punë brenda profesionit të tyre. Kjo tregon një mospërputhje të lartë ndërmjet kualifikimeve të forcës së punës dhe nevojave dhe kërkesave të tregut për fuqi punëtore. Femrat duket se kanë prirje më të lartë për të punuar në profesionin e tyre. —— Mbi arsimimi është një dimension i rëndësishëm i mospërputhjes së aftësive të larta. Rreth 44 për qind e punëve aktualisht në Kosovë për të rinjtë kërkojnë një nivel më të ulët formimi arsimor krahasuar me nivelin ekzistues të rinisë së punësuar në këto punë. —— Shifra e habitshme për perspektivën më të preferuar të punësimit është se 70 për qind e të anketuarve duan të punojnë në sektorin publik dhe vetëm 23 për qind në sektorin privat. Dëshira për të punuar për sektorin publik është mjaft problematike në krahasim me vendet e tjera në rajon. Vetëm 18 për qind e të rinjve të punësuar në Kosovë po punojnë në sektorin publik, ndërkohë që mospërputhja ndërmjet gjendjes reale dhe preferencave është më e larta në rajon. —— Siguria e punës është faktori kryesor që të rinjtë në Kosovë konsiderojë në zgjedhjen e një pune. Kjo nënkupton një shqetësim të madh mbi të drejtat e punonjësve, orët e gjata të punës, problemet me pagat, etj. Ata që janë më të shqetësuar për sigurinë e punës kanë dëshirë më të lartë për të punuar në sektorin publik dhe janë më pak të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Shqipëria kanë nivele të larta papunësie. Papunësia është më e përhapur tek të rinjtë me prindër të një niveli të ulët arsimor, familje të varfra dhe shumica nga zona rurale. Kosova ka një shifër të lartë të NEET(të rinjtë që nuk janë as në arsim as në trajnim, as të punësuar, dhe mund të quhen“shpirtra të humbur”  4 ). Për qindja e atyre që nuk janë as të punësuar as në arsim është rreth 25 për qind(BE 28 mesatarja 2014: 17 për qind). Nga ana tjetër pothuajse 23 për qind e të rinjve janë të punësuar, ose në punë dhe arsim në të njëjtën kohë(8 për qind). Nga ana tjetër, shumica e të rinjve merret me një lloj edukimi apo trajnimi. 52 për qind e të rinjve janë duke marrë pjesë vetëm në arsimin dhe nuk janë të punësuar, dhe një tjetër 8 për qind është duke DIAGRAMI 8.1: Niveli i papunësisë(mosha 15 – 29), në përqindjen e fuqisë punëtore 50 % 45 % 40 % 35 % 30 % 25 % 20 % 15 % 10 % 5 % 0 % 43 41 39 29 26 19 19 20 16 12 Bullgaria Rumania Kroacia Sllovenia Serbia Maqedonia Mali I Zi Bosnja dhe H. Shqipëria Kosova marrë pjesë si në edukim dhe punësim. Rinia NEET është më e përqendruar në zonat rurale. Për më tepër, pabarazia gjinore në statusin social është shumë e lartë. Femrat që kanë nivele të lartë të NEET dhe arsimin, ndërsa meshkujt janë më prezent në tregun e punës. FAKTORË TË RËNDËSISHËM PËR TË GJETUR NJË PUNË Ekzistojnë disa faktorë që konsiderohen se kanë një ndikim të ngjashëm në gjetjen e një pune. Perceptimi mbizotërues është që të njohurit dhe lidhjet me njerëz në pushtet, do të thotë se pozicioni i individit në strukturën shoqërore konsiderohen si shumë të rëndësishëm në 54 – 58 për qind të rasteve. Për më tepër, arsimi dhe ekspertiza kanë të njëjtin ndikim. Nga ana tjetër anëtarësia në parti dhe origjina janë më pak të rëndësishme. Ka një dallim të lehtë lidhur me gjininë, ku gratë konsiderojnë si faktorë të rëndësishëm për të gjetur një punë ekspertizën dhe nivelin e arsimimit, ndërsa meshkujt janë më të orientuar për të përdorur të njohurit dhe lidhjet me personat në pushtet. DIAGRAMI 8.2: Angazhimi i të rinjve në arsim dhe punësim GJITHSEJ RAJONI GJINIA Rural Urban Meshkuj Femra NEET Vetëm në arsim Të dyja Vetëm në punësim 26 29 20 19 33 52 8 15 49 6 16 56 11 14 46 11 24 57 4 6 % Punësimi 45 DIAGRAMI 8.3: Faktorët e rëndësishëm për të gjetur punë Njohjet(shoqëria, të afërmit …) 5 3 16 17 Niveli i arsimit 3 3 15 20 Ekspertiza 3 3 17 20 Lidhjet me njerëz në pushtet 74 15 18 Arsimi ose përvoja jashtë vendit 4 4 17 22 Fati 67 26 18 Antarësimi në parti politike 22 7 15 17 Prejardhja(regjioni) 24 13 22 15 % Shumë e rëndësishme Aspak e rëndësishme 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 58 1 57 2 55 54 2 50 3 42 35 3 23 2 MOSPËRPUTHJA E SHKATHTËSIVE Të rinjtë në Kosovë janë shpesh(54 për qind e tyre) duke punuar në punë jashtë profesionit të tyre. Prej të rinjve që aktualisht janë të punësuar, vetëm 27 për qind janë aktualisht duke punuar në profesionin e tyre të zgjedhur, ndërsa 9 për qind bëjnë punë që kanë lidhje me profesionin e tyre. Kjo është një ulje neto prej 6 për qind krahasuar me 2012. Nga ana tjetër, ka një rritje të lartë të të rinjve që deklarojnë se nuk punojnë në profesionin e tyre, me një kalim nga 36 për qind në 54 për qind të të rinjve që janë pjesë e fuqisë punëtore në gjashtë vitet e fundit. Kjo tregon një mospërputhje të madhe ndërmjet kualifikimeve të forcës së punës dhe nevojave dhe kërkesës së tregut për fuqi punëtore. Femrat duken se kanë një tendencë më të lartë për të punuar në profesionin e tyre, ndërsa djemtë priren të mos punojnë në profesionin e tyre(Spearman’s rho=–.180, p=0.008). Sa më i ulët të jetë niveli i arsimit të babait, aq më e mundshme është që të rinjtë të mos punojnë në profesionin e tyre(Spearman’s rho=–.188, p=0.005). Nga ana tjetër, të rinjtë që kanë marrë pjesë në stazhe dhe praktika kanë shanse më të mëdha për të punuar në profesionin e tyre(Chi-Square e Pearson V=28.634, Korrelacioni Spearman=.344, p<0.001). DIAGRAMI 8.4: Të rinjtë që punojnë ose jo në profesionin e tyre Nuk jam trajnuar për ndonjë profesion 18 7 Jo, nuk punoj në profesionin tim Punoj në një vend pune të përafërt me profesionin tim 13 9 36 54 Po, punoj në 29 profesionin tim 27 Nuk e di/ 4 Pa përgjigje 3 0% 2012(N=221) 2018(N=169) 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % MBIEDUKIMI Mbiedukimi është një tjetër dimension i rëndësishëm i mospërputhjes së aftësive të larta dhe paraqet një problem të rëndësishëm në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri. Në Kosovë rreth 44 për qind e punëve aktuale për rininë kërkojnë një nivel më të ulët të arsimit formal krahasuar me nivelin ekzistues të të rinjve të punësuar në këto punë. Një tjetër 46 për qind e të rinjve në Kosovë duket se kanë një punë në përputhje me nivelin e arritur të arsimit, shifër që është pothuajse dy herë më e ulët krahasuar me Kroacinë apo Bullgarinë. Nuk është surprizë që mbiedukimi është më i përhapur në mesin e të rinjve me arsim të lartë në Kosovë(Spearman’s rho=–.201, p=0.004). 46 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 8.5: Kërkesat formale për vende të punës së të rinjve Kroacia Bullgaria Rumania Maqedonia Bosnja dhe H. Mali I Zi Sllovenia Shqipëria Serbia Kosova Kërkon një nivel më të ulët të arsimimit Përputhet me nivelin e arsimimit të arritur nga ju Kërkon një nivel më të lartë të arsimimit 17 21 22 25 28 31 33 37 39 44 % 80 3 76 3 70 9 62 13 63 9 64 5 59 8 57 6 55 6 46 11 DIAGRAMI 8.6: Zgjedhja e sektorit të preferuar të punës 4 OJQ-të 2 20 Institucione ndëkombëtare 5 Sektori privat 14 29 14 23 47 Sektori publik 11 70 2012 2018 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % ZGJEDHJA E VENDIT TË PUNËS Vetëm një pjesë e vogël e rinisë në Kosovë është pjesë e forcës së punës. Shifra e habitshme mbi perspektivën më të preferuar të punësimit është se 70 për qind e të anketuarve duan të punojnë në sektorin publik dhe vetëm 23 për qind në sektorin privat. Vetëm 47 për qind e të rinjve kosovarë preferonin një punë në sektorin publik në 2012. Vlen për t’u përmendur rënia e qëllimeve të rinisë për të punuar për një institucion ndërkombëtar nga 19 për qind në 2012 në 5 për qind në 2018. Rënia e prezencës së institucioneve ndërkombëtare në Kosovë ka pasur implikime edhe në numrin e të rinjve kosovarë, që duan të punojnë për to. Dëshira për të punuar për sektorin publik është problematike krahasuar me vendet e tjera në rajon. Vetëm 18 për qind e të rinjve të punësuar në Kosovë punojnë në sektorin publik, ndërsa mospërputhjet ndërmjet gjendjes reale dhe preferencave janë nga më të lartit në rajon. Femrat janë më të prira të punojnë në sektorin publik(71 për qind), ndërsa meshkujt kanë më shumë mundësi në sektorin privat. FAKTORËT NË ZGJEDHJEN E NJË PUNE Në zgjedhjen e një pune, të rinjtë janë të orientuar kryesisht nga konsideratat e të drejtave të punës, që konsiderohen si shumë të rëndësishme në 83 për qind të rasteve. Siguria në punë dhe koha e lirë përtej punës, konfirmojnë diskutimet e fokus grupeve se shqetësimet kryesore të punonjësve në sektorin privat janë të drejtat e punonjësve, orët e gjata të punës dhe problemet me pagën. Ka disa lidhje të rëndësishme statistikore lidhur me sigurinë e punës së të rinjve në Kosovë. Ata që janë të shqetësuar për sigurinë në punë janë më të bindur se të ardhurat e të varfërve dhe të pasurve duhet të jenë të barabarta.(Spearman’s rho=.244, Punësimi 47 DIAGRAMI 8.7: Puna në sektorin publik: realiteti dhe preferencat 80 % 70 69 70 % 60 % 50 % 40 % 30 % 20 % 18 18 10 % 50 16 48 15 45 16 42 20 41 20 29 16 22 15 33 29 0 % Kosova Bosnja dhe H. Serbia Shqipëria Maqedonia Mali I Zi Kroacia Rumania Bullgaria Sllovenia Punoj në sektorin publik Dua të punoj në sektorin publik DIAGRAMI 8.8: Faktorët kryesorë për zgjedhjen e vendit të punës Siguria e vendit të punës 4 11 83 Të pasurit kohë të lirë 7 15 75 Mundësitë për karrierë 7 16 72 Të ardhurat/ Paga 7 21 71 Mundësia për të bëre dicka të vlefshme në punë 11 18 66 Puna me njerëz 11 20 66 % Shumë e rëndësishme Aspak e rëndësishme 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 p<0.001) në një lidhje të fortë. Përkeqësimi i kushteve të punës po shtyn të rinjtë për të përkrahur më shumë politika të djathta. Në të njëjtën kohë, ata që janë të shqetësuar për sigurinë në punë në të njëjtën kohë janë të interesuar në politikë.(Spearman’s rho=.091, p=0.005). Padyshim, ata kanë një dëshirë të madhe për të punuar në sektorin publik, pasi konsiderohet se ofron më shumë siguri në punë(Spearman’s rho=–.096, p=0.002). Në të njëjtën kohë, ata që nuk kanë siguri në punë janë në përgjithësi të pakënaqur me cilësinë e arsimimit(Spearman’s rho=– .083, p=0.009), por nga ana tjetër duken më të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi(Spearman’s rho=.220, p<0.001). Të rinjtë që janë më të interesuar në të ardhura/paga, janë pak më prezentë në zonat rurale(Spearman’s rho=.095, p=0.003), dhe gjithashtu duken më të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi (Spearman’s rho=.088, p<0.001). Diskutimet në fokus grupe tregojnë se punët në sektorin publik janë më të preferuara për shkak të sigurisë në punë, kontratave të përhershme dhe të drejtave të punonjësve.“Unë preferoj të 48 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 punoj në sektorin publik pasi punëdhënësit e sektorit privat nuk paguajnë taksa apo pension. As rrogën nuk e japin çdo muaj. Ata kanë kushte më të mira në sektorin publik si pushimet vjetore.” (Dragash, femër, 28 vjeç). Nga ana tjetër duket shumë e vështirë për të gjetur një punë në sektorin publik“Pasja e një lidhje politike është faktori kryesor për të gjetur punë. Nëse një person do të punësohet në sektorin publik, i duhet një diplomë dhe lidhje fisnore apo politike. Është shumë e rëndësishme t’i përkasësh një partie politike ose të kesh lidhje për të pasur qasje n ë këto institucione.”(Prishtinë, femër, 26 vjeç). DISKUTIM PËR PUNËSIMIN Rezultatet e studimit pasqyrojnë mospërputhjen e lartë midis furnizimit të tregut të punës dhe kërkesës për punë në të gjithë brezin e të rinjve. Gjetjet e anketimit nënvizojnë frikën e të rinjve lidhur me shansin për të punuar në sektorin privat krahasuar me sektorin publik. Rrogat më të ulëta në sektorin privat, së bashku me nivelin e ulët të sigurisë në punë janë disa çështje themelore që kanë rritur mosbesimin në tregun e punës dhe mjedisin ekonomik. 51 9 DEMOKRACIA DHE QEVERISJA Në këtë pjesë të studimit kemi prezantuar pikëpamjet e të rinjve në Kosovë mbi politikën – ndjenjën e përfaqësimit dhe ndikimit në politikë, besimit në institucione dhe orientimet e tyre ideologjike. Mënyra si e shohin të rinjtë sistemin politik dhe politikën në një shoqëri është e rëndësishme për pjesëmarrjen aktive në shoqëri demokratike, dhe besimin që është mirë për të gjithë dhe siguron kushte të barabarta për zhvillim. Kosova pati një aktivitet politik shumë intensiv në 2017 pasi zgjedhjet parlamentare dhe lokale u zhvilluan në të njëjtin vit (zgjedhjet lokale në 22 tetor 2017 dhe zgjedhjet parlamentare në 11 qershor 2017). GJETJET KRYESORE —— Ka një rënie dramatike të interesimit të të rinjve në ngjarjet politike krahasuar me 2012. Të rinjtë shprehin shumë më pak interes në qeverisjen vendore. Dy të tretat e të rinjve në Kosovë nuk diskutojnë ose diskutojnë rrallë për politikë me familjen apo të njohurit. Të rinjtë janë më të prirë për diskutime politike me familjen ose të njohurit kur kanë përfunduar nivele të larta të arsimit apo kur jetojnë në zona urbane. —— Ndikimi i prindërve në pikëpamjet politike të të rinjve në Kosovë nuk është i lartë. Pothuajse një e treta e të rinjve në Kosovë nuk kanë të njëjtat pikëpamje dhe besime me prindërit e tyre, ndërsa një e katërta e të rinjve nuk e dinë ose nuk i përgjigjen kësaj pyetjeje. Këto shifra tregojnë një mundësi të lartë zhvendosje të orientimit politik ndërmjet brezave. —— Vetëm 10 për qind e të rinjve kosovarë janë të mendimit që interesat e tyre janë të përfaqësuara“mirë” në politikën kombëtare. Kjo pikëpamje mbi mungesën e përfaqësimit është pothuajse e njëjtë në aspektet kryesore demografike të popullsisë së re(urbane, gjini, moshë, etj.). —— TV dhe Interneti janë mjeti kryesor i informimit për çështje politike, megjithëse interneti i kombinuar me rrjetet sociale përbëjnë të tashmen dhe të ardhmen e botës së informacionit për të rinjtë. Sa më shumë të rinj përdorin internetin si mjet informacioni, aq më pak të ngjarë ka që të kenë votuar në zgjedhjet e fundit, dhe janë më pesimistë për gjendjen ekonomike të Kosovës në të ardhmen. —— Megjithëse të rinjtë preferojnë të thonë se nuk janë të interesuar në politikën kombëtare, të rinjtë në Kosovë kanë një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet e fundit. Këto të dhëna tregojnë se ka arsye të tjera që motivojnë të rinjtë për të votuar. —— Të rinjtë e Kosovës e kanë të vështirë të përcaktojnë se cilit drejtimi politik i përkasin“të majtës” apo“të djathtës”. Sa i përket pozicionimit në shkallë në drejtim të anëve politike të majta-të djathta, të rinjtë priren të kenë problem me të kuptuarit e këtyre kategorive dhe pozicionimin e tyre në shkallë. Një shumicë e vogël e të anketuarve besojnë se kanë orientim politik“të krahut të djathtë”, por mbështesin opinionet“e krahut të majtë” mbi çështjet ekonomike dhe sociale, si dhe rolin e shtetit në sigurimin e mirëqenies sociale. —— Ekziston një mosbesim dhe apati e të rinjve kosovarë ndaj të gjitha institucioneve politike, veçanërisht për partitë politike dhe qeverinë kombëtare. Për më tepër, ekziston një skepticizëm i madh tek të rinjtë rreth organizatave të shoqërisë civile dhe mediave. Nga ana tjetër, ka më shumë besim tek institucionet fetare dhe organizatat ndërkombëtare si NATO dhe OSBE. —— Një e katërta e të rinjve në Kosovë janë të kënaqur me situatën e demokracisë në Kosovë. Trazirat politike dhe qeveritë e 52 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 9.1: Interesi në ngjarjet politike Politika në Rusi Politika në SHBA Politika në BE Politika në përgjithësi Politika në Kosovë, në nivel kombëtar Politika në Kosovë, në nivel rajonal/lokal Shumë i interesuar 4 3 2 Aspak i interesuar Nuk e di Pa përgjigje 55 53 66 65 63 14 12 81 7 5 3 3 11 13 4 3 3 11 12 6 3 3 12 15 4 5 15 7 6 3 16 9 83 % brishta shtyjnë pothuajse 60 për qind të të rinjve në Kosovë për të favorizuar një udhëheqje të fortë, që përbën 18 për qind që favorizojnë një diktaturë të qartë nën disa rrethana. —— Shprehja e një pozicioni politik përmes aktivizimit qytetar nuk është e përhapur, pasi vetëm 13 për qind kanë marrë pjesë në aktivitete të shoqërisë civile si vullnetarë. Të rinjtë që jetojnë në zonat urbane dhe janë anëtarë të familjeve në pozicione më të mira ekonomike janë më të prirë për të marrë pjesë në aktivitete politike. —— Edhe pse ekziston një nivel i lartë zhgënjimi me situatën në të gjitha fushat e rëndësishme që kanë të bëjnë me të tashmen dhe të ardhmen, të rinjtë në Kosovë ndjehen mjaft optimist në parashikimin e tyre për të ardhmen, pasi 62 për qind e tyre mendojnë se situata ekonomike e njerëzve në Kosovë do të përmirësohet në 10 vitet e ardhshme. Të rinjtë që janë pjesë e familjeve me kushte jo të favorshme ekonomike janë më optimistë për të ardhmen, së bashku me të rinjtë që jetojnë në zonat rurale. —— Është e habitshme që në të dy grupet kryesore etnike të dalin “njerëz të varfër” dhe“njerëz me aftësi të kufizuara”, si grupet që kanë më së paku të drejta në Kosovë. Kjo konfirmon se problemet më të mëdha janë të një natyre sociale-ekonomike, të lidhura me varfërinë dhe papunësinë. Rinia nuk shpreh interes të madh në ngjarjet politike, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me politikën globale, politikën në qeverisjen lokale, Kosovën apo politikën e BE-së. Nëpërmjet 65 për qind dhe 76 për qind të të anketuarve 5 nuk janë të interesuar apo nuk janë të interesuar fare në ngjarjet politike që varen nga shkalla e ngjarjeve politike. Të rinjtë shprehin më shumë interes në qeverisjen vendore, ndjekur me politikën në nivel kombëtar, ndërsa ka më pak interes në BE dhe politikën nga bota. Nga ana tjetër ka një ndryshim dramatik te të rinjtë e Kosovës krahasuar me të njëjtin studim të 2012. Në 2012 interesi në politika kombëtare ishte i konsiderueshëm, me rreth 56 për qind të rinisë së intervistuar që raportojnë se janë“shumë të interesuar” apo“të interesuar” në politikën e Kosovës, ndërsa pas 6 vjetësh, kjo shifër është 4 herë më e ulët(13 për qind). Kjo është lëvizje e DIAGRAMI 9.2: Interesi i të rinjve për politikën krahasuar me vitin 2012 7 2018 6 27 2012 28 0 % 10 % 20 % 30 % Shumë të interesuar Të interesuar fortë në interes të politikës kombëtare së bashku me uljen e besimit te politikanët dhe institucionet Diskutimet e fokus grupeve nxjerrin një situatë paksa të ndryshme. Pjesëmarrësit deklaruan se e perceptojnë politikën si pjesë të jetës së tyre të përditshme. Ata nuk marrin pjesë në iniciativa politike por janë të informuar, bëjnë biseda dhe debate pothuajse çdo ditë. Shumë nuk janë të kënaqur me zhvillimin e përgjithshëm politik. Perceptimi i tyre është se klasa politike është e korruptuar, por gjithashtu thekson se ky është rasti me të gjithë shoqërinë në Kosovë.“Si mund t ë jemi t ë lumtur kur Kryeministri yn ë, i cili ë sht ë shum ë i pasur, rriti rrog ë n e tij? Kjo ë sht ë gjith ç ka q ë ka b ë r ë.” (Vushtrri, fem ë r, 25 vje ç). T ë anketuarit janë më të interesuar në politikën kombëtare kur kanë përfunduar nivelet e lartë të arsimit(Spearman’s rho=.224, p<0.001), apo babai i tyre ka përfunduar nivel të lartë të arsimimit (Spearman’s rho=.233, p<0.001). Të rinjtë më të mëdhenj janë padyshim më të interesuar në politikë sesa bashkëmoshatarët e tyre më të rinj(Spearman’s rho=.153, p<0.001). Për më tepër, të rinjtë që jetojnë në zona urbane janë pak më të interesuar se sa ata në zona rurale(Spearman’s rho=–.129, p<0.001). Të anketuarit në grupe të ndryshme etnike kanë përgjigje shumë të ndryshme mbi këtë pyetje. Shqiptarët e Kosovës duket se nuk janë të interesuar në politikë, ndërkohë që serbët dhe turqit e Kosovës kanë më shumë interes në politikën kombëtare dhe lokale, ose politikën në përgjithësi. Demokracia dhe Qeverisja 53 DIAGRAMI 9.3: Mosinteresimi për politikën i grupeve etnike(duke treguar përqindjet e atyre që janë“aspak të interesuar” dhe“jo të interesuar”) 56 Politika në Kosovë, në nivel rajonal/lokal 12 18 22 59 Politika në Kosovë, në nivel kombëtar 14 19 18 67 Politika në përgjithësi 12 24 29 68 10 Politika në BE 31 28 69 10 Politika në SHBA 43 22 85 5 Politika në Rusi 30 30 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Shqiptarë: Aspak të interesuar Shqiptarë: 2 Serbë: Aspak të interesuar Serbë: 2 SA SHPESH DISKUTONI PËR POLITIKËN ME FAMILJEN TUAJ APO TË NJOHURIT? Rreth 63 për qind e të rinjve kosovarë u përgjigjën“kurrë” ose “rrallë” kur u pyeten se sa shpesh diskutojnë për politikë me familjen apo të njohurit. Të anketuarit diskutojnë më shumë politikë me familjen apo të njohurit kur përfundojnë nivele të lartë arsimimi(Spearman’s rho=.265, p<0.001), ose kur i ati ka përfunduar nivel të lartë arsimimi(Spearman’s rho=.272, p<0.001). Të rinjtë më të vjetër janë qartësisht më të interesuar në politikë sesa më të rinjtë(Spearman’s rho=.207, p<0.001). Për më tepër, të rinjtë që jetojnë në zonat rurale janë pak më të interesuar sesa ata në zonat rurale(Spearman’s rho=–.098, p<0.001). Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet të rinjve që janë të interesuar në politikë kombëtare, me ata që diskutojnë më shumë këto çështje me familjen dhe fëmijët(Spearman’s rho=.576, p<0.001). DERI NË Ç’MASË PËRPUTHEN PIKËPAMJET DHE BESIMET TUAJA POLITIKE ME ATO TË PRINDËRVE TUAJ? Prindërit nuk ndikojnë shumë në pikëpamjet politike të të rinjve në Kosovë. Rreth një e treta e të rinjve në Kosovë nuk kanë të njëjtat pikëpamje dhe besime me prindërit e tyre, ndërsa një e 54 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 9.4: Niveli i diskutimit të politikës me familjen dhe miqtë GJITHSEJ MOSHA RAJONI GJINIA (N=1.000) 24 – 29(N=235) 18 – 23(N=371) 14 – 17(N=394) Rural(N=610) Urban(N=390) Meshkuj(N=413) Femra(N=587) 39 31 37 43 32 37 41 24 23 24 51 22 26 24 24 % Shumë shpesh Kurrë 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 22 5 7 3 29 4 92 22 6 6 4 25 13 4 4 2 20 4 24 5 62 84 24 5 19 4 62 73 DIAGRAMI 9.5: Ngjashmëria e pikëpamjeve politike midis të rinjve dhe prindërve GJITHSEJ(N=1.000) 20 13 20 9 13 12 14 MOSHA 24 – 29(N=235) 18 – 23(N=371) 14 – 17(N=394) 14 14 24 10 15 10 13 22 15 19 10 12 9 13 24 8 15 7 12 18 16 RAJONI Rural(N=610) Urban(N=390) 22 12 17 15 17 9 13 12 14 23 9 13 10 13 GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) 19 21 12 14 21 9 14 11 15 19 9 12 13 12 % Shumë Aspak 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 katërta e të rinjve nuk dinë apo nuk i përgjigjen kësaj pyetjeje. Këto shifra tregojnë një zhvendosje të lartë të orientimit politik ndërmjet brezave. Lidhjet statistikore tregojnë rezultate të ngjashme me pyetjet e mëparshme. Lidhja më e habitshme lidh faktin se pikëpamjet politike janë më të përputhura në familjet që diskutojnë më shpesh për politikën(Spearman’s rho=.487, p<0.001). Edhe njëherë, sa më i lartë të jetë niveli i arsimimit të babait të familjes, aq më të ngjashme janë pikëpamjet politike të individëve të rinj me ato të prindërve(Spearman’s rho=.223, p<0.001). SA MIRË MENDONI SE JANË TË PËRFAQËSUARA INTERESAT E TË RINJVE NË POLITIKËN KOMBËTARE? Vetëm 10 për qind e të rinjve kosovarë mendojnë se interesat e tyre janë të përfaqësuara“mirë” ose“shumë mirë” në politikën kombëtare. Ky mendim për mungesën e përfaqësimit është pothuajse e njëjtë në aspektet kryesore demografike të të rinjve. Lidhja e vetme statistikisht e rëndësishme duket se të rinjtë janë shumë optimistë për situatën politike të njerëzve në Kosovë në 10 vitet e ardhshme(Spearman’s rho=.150, p<0.001) Demokracia dhe Qeverisja 55 DIAGRAMI 9.6: Përfaqësimi i interesave të të rinjve në politikat kombëtare GJITHSEJ(N=1.000) 28 18 28 6 4 MOSHA 24 – 29(N=235) 18 – 23(N=371) 14 – 17(N=394) 29 19 27 20 27 14 29 6 4 28 84 28 5 4 RAJONI Rural(N=610) Urban(N=390) 27 17 29 20 28 5 5 29 92 GJINIA Meshkuj(N=413) Femra(N=587) 30 26 18 18 29 5 4 27 84 % Shumë Aspak 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 15 1 13 1 11 2 22 1 18 1 92 13 1 16 2 DIAGRAMI 9.7: Burimi kryesor i informacionit për politikën TV 67 Interneti 65 Rrjetet sociale 31 Diskutime Në familje 16 Diskutime me miqtë 14 Gazetat ditore 6 Radio 2 Nuk e di 3 Pa përgjigje 5 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % GJITHSEJ(N=1000) CILAT JANË BURIMET KRYESORE TË INFORMACIONIT MBI POLITIKËN? Lidhur me interesin në ngjarjet politike, të rinjtë u pyetën se si marrin informacion mbi politikën. TV dhe interneti janë mjetet kryesore të informacionit mbi çështjet politike. Nëse kombinojnë internetin dhe mediat sociale online, kemi mjetin më të rëndësishëm mbi këto çështje. Ka një dallim interesant ndërmjet të rinjve që përdorin TV apo internet si burime kryesore informimi. Gazetat dhe radio vështirë se shërbejnë si burime informacioni për të rinjtë. Të rinjtë pjesë e grupit më të vjetër(24 – 29) përdorin internetin si mjetin kryesor të informimit(Spearman’s rho=.071, p=0.025). Për më tepër, sa më i lartë niveli i arsimimit, aq më shumë përdorin internetin si mjetin kryesor(Spearman’s rho=.185, p<0.001). Nga ana tjetër, ata që përdorin internetin si mjet informacioni kanë pak të ngjarë të kenë votuar në zgjedhjet e fundit(Spearman’s rho=–.165, p<0.001). Të rinjtë që përdorin më së shumti TV për të marrë informacion, zakonisht janë pak më të rinj(Spearman’s rho=–.063, p=0.046), kanë më pak arsim të përfunduar(Spearman’s rho=–.079, p=0.013) dhe jetojnë më shumë në zonat rurale(Spearman’s rho=.127, p<0.001). Ata kishin tendencë më të lartë për të votuar në zgjedhjet e fundit(Spearman’s rho=.080, p<0.012), dhe janë shumë më optimistë për gjendjen ekonomike të Kosovës në 10 vitet e ardhshme(Spearman’s rho=.143, p<0.001) 56 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 FIGURE 9.8: Votimi në zgjedhjet e kaluara DIAGRAMI 9.9: A do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? GJITHSEJ(N=616) Po: 82 % Jo, edhe pse e kisha të drejtën e votës: 18 % GJITHSEJ(N=1.000) Po: 78 % Jo: 13 % Nuk e di: 8% Pa përgjigje: 1 % DIAGRAMI 9.10: Sjelljet ndaj politikave të caktuara Të ardhurat për të varfërit dhe të pasurit duhet të bëhen më të barabarta Pronësa i Qeverisë mbi ndërmarrjet dhe industrinë duhet të rritet Qeveria duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të siguruar mbështetje për të gjithe Konkurenca është e dëmshme, ajo shfaq më të keqen e njerëzve 44 32 2 23 7 14 13 9 14 12 12 Bie tërësisht dakord 4 3 2 Nuk bie dakord fare Nuk e di Pa përgjigje 17 12 % 30 10 54 92 69 3 70 4 VOTIMI NË ZGJEDHJE Pas nivelit të ulët të interesit në politikë dhe niveli i ulët i diskutimeve rreth politikës, do të prisnim që një nivel i ulët i pashmangshëm i pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike është përdorimi i të drejtës demokratike të votës. Në këtë studim, të rinjtë u pyetën se sa shpesh votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Megjithëse niveli i interesit në politikë është i ulët, niveli i pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje është shumë i lartë, pasi 82 për qind e atyre që kanë të drejtën e votës kanë votuar në zgjedhjet e fundit. Këto të dhëna tregojnë se mund të ekzistojnë arsye të tjera që duhen zbuluar në studime të mëtejshme që motivojnë të rinjtë të dalin dhe të votojnë, pavarësisht mungesës së interesit së tyre në politikë. Në disa raste u gjetën dallime statistikisht të rëndësishme ndërmjet grupeve të të anketuarve. Gratë kishin më pak mundësi për të votuar në krahasim me meshkujt(Spearman’s rho=–.068, p=0.025), dhe të rinjtë në zonat rurale kanë një shkallë më të lartë pjesëmarrje në zgjedhjet e fundit(Spearman’s rho=–0.065, p=0.033). Ka rezultate shumë të ngjashme kur të rinjtë janë pyetur nëse do të votonin në zgjedhjet parlamentare dhe do të kishin mundësi për të votuar. 78 për qind e të rinjve do të votonin në zgjedhjet e ardhshme, dhe 13 për qind përgjigjen se nuk do të votonin. QËNDRIMET E KUNDËRTA POLITIKE – KRAHU I MAJTË DHE I DJATHTË Në lidhje me pozicionimin e dikujt lidhur me anët e majtë-djathtë të drejtimit politik, të rinjtë priren të kenë problem me kuptimin e këtyre kategorive dhe pozicionimin e tyre në. Shumica e të anketuarve(65 për qind) besojnë se më mirë të kenë një orientim Demokracia dhe Qeverisja 57 DIAGRAMI 9.11: Kënaqësia me gjendjen e demokracisë në Kosovë GJITHSEJ EDUKIMI RAJONI GJINIA (N=1.000) Universitet(N=94) Shkollim të mesëm(N=464) Deri 8 – 9 vite shkollë(N=439) Rural(N=610) Urban(N=390) Meshkuj(N=413) Femra(N=587) 21 25 22 18 23 17 24 18 19 24 19 17 19 20 20 18 % Shumë i kënaqur Shumë i pakënaqur 4 Nuk e di 3 Pa përgjigje 2 39 15 4 2 35 38 41 13 3 14 5 1 16 3 3 38 14 4 2 40 16 4 2 36 15 4 1 42 14 4 2 DIAGRAMI 9.12: Dakordësia Është detyrë e çdo qytetari në një 68 demokraci që të votojë 9 Të rinjtë duhet të kenë më tepër mundësi 65 për t’u shprehur në politikë 14 Unë nuk mendoj se politikanët interesohen 49 për opinionet e të rinjve 15 Demokracia është në përgjithësi një formë 46 e mirë qeverisjeje 16 Ne duhet të kemi një udhëheqës që e qeverisë 45 Kosovën me dorë të fortë, për të mirën publike 15 Një opozitë politike është e nevojshme për 44 një demokraci të shëndetshme 17 Një parti e fortë që përfaqëson popullin e 43 thjeshtë në përgjithësi është ajo që tash na nevojitet në Kosovë 15 Në çdo shoqëri ka konflikte që mund të zgjidhen 9 vetëm përmes dhunës 7 Në rrethana të caktuara diktatura është formë më 8 e mirë qeverisjeje se demokracia 10 8 Unë di shumë rreth politikës 7 0% 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % Jam tërësisht dakord Bie dakord deri diku 58 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 politik të qendrës, ndërsa vetëm 20 për qind dhe 15 për qind ndajnë respektivisht pikëpamje politike të“krahut të djathtë” dhe “krahut të majtë”. Kategoritë politike“djathtë-majtë” nuk do të thonë diçka për një numër të madh të të rinjve; prandaj qëndrimi i tyre ndaj politikës është i ndryshëm. Kur pyeten nëse të ardhurat e të varfërve dhe të pasurve duhet të jetë të barabarta, duket se ky qëndrim është më shumë i miratuar nga të rinjtë që janë deklaruar pjesë e krahut të“djathtë” politik duke reflektuar pasigurinë dhe kontradiktën në lidhje me këto aspekte politike(Spearman’s rho=.155, p=0.001). Për më tepër, të rinjtë që mbështesin më shumë idetë e“krahut të majtë” janë më të pranishëm në zonat rurale(Spearman’s rho=.093, p=0.003) dhe kryesisht nuk janë të kënaqur me gjendjen e demokracisë në Kosovë(Spearman’s rho=–.105, p=0.001). SA TË KËNAQUR JENI ME GJENDJEN E DEMOKRACISË NË PËRGJITHËSI NË KOSOVË? DIAGRAMI 9.13: Angazhimi në forma të ndryshme të aktivizmit Kam nënshkruar një listë me 12 kërkesa politike 11 Kam marrë pjesë në aktivitete vullnetare ose të OJQ-ve 13 10 11 Kam marrë pjesë në demonstratë 11 Kam ndaluar së bleri gjëra për arsye politike ose të mjedisi 9 5 6 Kam punuar në parti ose grup politik 7 Kam marrë pjesë në aktivitete politike 7 online/ në rrjete sociale 4 Vetëm 19 për qind e të rinjve në Kosovë janë“të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me gjendjen e demokracisë në Kosovë. Të rinjtë mbi 23 vjeç dhe më pak se 30 vjeç janë më pak të kënaqur krahasuar me grupet më të reja të moshës(Spearman’s rho=– .080, p=0.008). Në të njëjtën kohë, të rinjtë që kanë përfunduar nivele më të larta të arsimimit në përgjithësi janë më pak të kënaqur me gjendjen e demokracisë(Spearman’s rho=–.099, p=0.001). Nga ana tjetër, të rinjtë që jetojnë në zona urbane janë pak më shumë të kënaqur me situatën e demokracisë në Kosovë (Spearman’s rho=–.062, p=0.039) OPINIONET POLITIKE Ekziston konsensus prej 77 për qind që rinia disi ose plotësisht pajtohet që qytetarët kanë për detyrë të votojnë në një demokraci. Rreth 62 për qind ndajnë mendimin se demokracia është një formë e mirë qeverisje dhe opozita është e nevojshme për një demokraci të shëndetshme. Megjithatë trazirat politike dhe qeveritë e brishta me shumë mundësi shtyjnë pothuajse 60 për qind të të rinjve për të favorizuar një“drejtim të fortë”, që mund të përbëhet nga një udhëheqës i fortë demokratik apo një udhëheqës i fortë me tendenca diktatoriale. Për më tepër, duket se 18 për qind e të rinjve favorizojnë një diktaturë të pastër nën rrethana të caktuara. TË RINJTË DHE PJESËMARRJA POLITIKE Sa i përket mënyrave të tjera për shprehjen e qëndrimit politik, ka pak të rinj që përdorin disa forma kryesore të aktivizimit. Ne identifikuam masën në të cilën janë aktivë të rinjtë kosovarë në E kam bërë Akoma jo, por do ta bëj 0% 10 % 20 % jetën publike dhe qytetare, dhe nëse janë angazhuar në aktivitete të ndryshme. Rezultati i këtij studimi sasior tregon se aktivimi civil it ë rinjve nuk është i përhapur, pasi vetëm 13 për qind kanë qenë vullnetarë në aktivitete të shoqërisë civile. Pjesëmarrja në aktivitete të tjera politike, si pjesëmarrja në protesta politike, nënshkrimi i peticionit është ende i ulët, rreth 11 – 12 për qind. Ndër metodat e tjera të shprehjes së pozicionit politik, rinia kosovare përdorë pak edhe“aktivizimin e konsumatorit”, që do të thotë shprehja e pozicionit politik ose mjedisor përmes bojkotimit të mallrave me origjinë nga një vend tjetër, edhe pse vetëm 9 për qind e të rinjve përdorin këtë mënyrë shprehjeje. Personat që jetojnë në zonat urbane(Spearman’s rho=–.174, p<0.001) dhe meshkujt(Spearman’s rho=.098, p=0.001) zakonisht kanë një tendencë pak më të lartë për t’u angazhuar në këto aktivitete. Për më tepër, të rinjtë që janë pjesë e familjeve në pozicione më të mira ekonomike janë më të prirë për të marrë pjesë në aktivitete qytetare(Spearman’s rho=.150, p<0.001). Sikurse pritej, të rinjtë kosovarë që janë më pak të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi kanë më shumë shanse për të marrë pjesë në aktivitete aktivizimi(Spearman’s rho=– .063, p=0.038). Duke marrë në konsideratë ndarjen etnike, serbët e Kosovës kanë një aktivizëm vullnetarizmi më të lartë, duke pasur të paktën 30 për qind të të rinjve që kanë marrë pjesë në aktivitetet vullnetare, dhe pak më shumë angazhim në aktivitetet politike. Demokracia dhe Qeverisja 59 DIAGRAMI 9.14: Objektivat e preferuara ku duhet të fokusohet qeveria Ulja e papunësisë 87 77 64 Mbrojtja e të drejtave të njeriut 81 67 36 Rritja dhe zhvillimi ekonomik 80 66 38 Lufta kundër krimit dhe korrupsionit 77 69 50 Përmirësimi i pozitës së të rinjve 78 59 28 Ruajtja e mjedisit 79 61 34 Drejtësia sociale dhe siguria sociale për të gjithë 77 64 30 Përmirësimi i pozitës së gruas 76 52 24 Forcimi i fuqisë ushtarake dhe sigurisë 72 kombëtare‘ 9 24 Lufta kundër imigrimit ilegal 6 58 40 Zhvillimi i ndërmarrësisë private 51 56 24 Nxitja e rritjes së popullësisë 50 38 20 Kultivimi i identitetit kombëtar 0 % 6 10 % 18 20 % 30 % 40 % 47 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Shqiptarë(N=969) Serbë(N=181) Turq(N=50) 60 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 9.15: Pritjet për situatën ekonomike në të ardhmen në Kosovë Shqiptarë(N=969) 4 Serbë(N=181) Turq(N=50) 2 2 5 13 25 11 36 Do të përmirësohet ndjeshëm 4 3 2 Do të jetë shumë më keq Nuk e di Pa përgjigje 28 47 6 2 14 10 % 34 4 21 36 DIAGRAMI 9.16: Grupet që nuk kanë shumë të drejta Njerëzit e varfër 78 87 Njerëz me aftësi të kufizuara 61 77 Të rinjtë 56 80 58 Gratë 57 Fëmijët 46 41 Minoritetet etnike 36 70 Besimtarët 31 50 Homoseksualët/ LGBT 33 24 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Tregohet“Nuk kanë mjaftueshëm të drejta“ Shqiptarë Serbë Demokracia dhe Qeverisja 61 NË ÇFARË MASE DUHET TË PËRQENDROHET QEVERIA KOMBËTARE NË REALIZIMIN E OBJEKTIVAVE TË MËPOSHTME? Detyra prioritare për Qeverinë kërkuar nga të rinjtë e Kosovës është zgjidhja e çështjes së papunësisë dhe ky opinion ndahet në tri grupet e mëdha etnike në Kosovë. Detyra të tjera të rëndësishme për t’u përqendruar përfshijnë rritjen ekonomike dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ky pozicion pasqyron qëndrimin e shumicës së të rinjve në Kosovë mbi prioritetet politike. Gjetjet e studimit tregojnë një perceptim relativisht homogjen të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve të Kosovës për një shumëllojshmëri çështjesh, me pak dallime statistikore mbi disa çështje. Shqiptarët e Kosovës duket se presin gjithçka nga Qeveria, pasi konsiderojnë të paktën nëntë objektiva si shumë të rëndësishme për më tepër se 70 për qind të miratimit të tyre. Lufta kundër korrupsionit është objektivi i dytë për Qeverinë si për serbët dhe turqit e Kosovës. Serbët në Kosovë duket se nuk janë dakord me forcimin e fuqisë ushtarake dhe identitetit kombëtar. Grafiku tregon se pothuajse çdo problem i pyetur në shkallën e këtij studimi ishte alarmues për të rinjtë shqiptarë nga Kosova. Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve të grupeve të fokusit kanë pranuar se kanë qenë dëshmitarë të ryshfetit apo nepotizmit në aspektet e arsimimit dhe punësimit, duke konfirmuar se punësimi i drejtë së bashku me papunësinë dhe korrupsionin mbeten detyrat prioritare kryesore që Qeveria duhet të luftojë për një të ardhme më të mirë të të rinjve në Kosovë. DIAGRAMI 9.17: Vlerat më të rëndësishme Punësimi Demokracia Të drejtat e njeriut Shteti i së drejtës Mirëqenia ekonomike Siguria 67 39 36 23 51 53 33 48 31 59 34 60 30 Barazia 9 Liria 10 individuale 9 Nuk e di 2 0 SITUATA EKONOMIKE NË KOSOVE NË 10 VITET E ARDHSHME Pa përgjigje 2 0 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % Për sa i përket pritshmërive në të ardhmen, të rinjtë shqiptarë të Kosovës ndjehen mjaft optimistë, pasi 62 për qind e tyre mendojnë se gjendja ekonomike në Kosovës do të përmirësohet gjatë 10 viteve të ardhshme(34 për qind – do të përmirësohet ndjeshëm, 28 për qind – do të përmirësohet në njëfarë mase). Është e pritshme që shumë pak serbë të Kosovës të presin që situata ekonomike në Kosovë të përmirësohet, pasi pjesa më e madhe mendojnë se kjo situatë nuk do të ndryshojë. Të rinjtë turq nga Kosova duket se kanë një mendim ndërmjet dy grupeve të tjera etnike, megjithëse një numër i caktuar i tyre dinin si t’i përgjigjeshin kësaj pyetje. Ligja statistikore tregon se të rinjtë që janë të varfër sipas shkallës së indeksit të pasurisë janë më optimistë për të ardhmen (Spearman’s rho=–.070, p=0.021). Për më tepër, të rinjtë që jetojnë në zona rurale janë gjithashtu më optimistë(Spearman’s rho=.160, p<0.001). Shqiptarë Serbë CILAT GRUPE NUK KANË TË DREJTA TË MJAFTUESHME NË VENDIN TUAJ? Është për t’u habitur që të dy grupet kryesore etnike veçojnë “njerëzit e varfër” dhe“njerëzit e paaftë” si grupet që kanë më pak të drejta në Kosovë. Kjo ndoshta lidhet me qëndrimin e qartë për problemet në shoqërinë kosovare, pasi problemet më të mëdha janë të natyrës socio-ekonomike, të lidhura me varfërinë dhe papunësinë, dhe fshehin çështje të tjera që mund të jenë të lidhura me shprehjen e të drejtave në shoqërinë kosovare. Gjetjet e studimit duken se janë relativisht më homogjene lidhur me perceptimin ndërmjet grupeve etnike, përveç kur u pyetën rreth të drejtave të grupeve etnike. 62 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 9.18: Besimi tek institucionet Partitë politike Presidenti Qeveria Parlamenti Qeveria lokale OJQ-të Gjyqësori(gjykatat) Mediat në vend Sindikatat Kompanitë e mëdha Bankat OSBE Lëvizjet vullnetare FMN Bashkimi Evropian Kombet e Bashkuara Policia Ushtria NATO Institucionet fetare 1,7 1,9 1,9 1,9 2,2 2,4 2,5 2,6 2,8 2,8 3,1 3,1 3,2 3,3 3,3 3,5 3,6 3,8 3,8 3,9 0 1 2 3 4 5 Në një shkallë nga 1 në 5 ku 1=aspak dhe 5=plotësisht TRI VLERAT MË TË RËNDËSISHME Kur u pyetën për tre vlerat më të rëndësishme për të rinjtë e Kosovës, vlera kryesore e rëndësishme për shqiptarët e Kosovës mbetet papunësia(67 për qind), ndërsa serbët e Kosovës janë gjithashtu të fokusuar në mirëqenien ekonomike të qytetarëve (59 për qind). Vlen të përmendet se të dy grupet përfshijnë të drejtat e njeriut si një nga tre vlerat më të larta. Nga ana tjetër, serbët e Kosovës janë më të shqetësuar për “sigurinë’, një vlerë që ata e konsiderojnë si një nga tri vendet e para të rëndësisë në 60 për qind të rasteve. DIAGRAMI 9.19: Diferencat në besimin e institucioneve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë 3,9 NATO 1,4 Ushtria 3,9 1,8 Policia 3,7 2,6 Kombet e Bashkuara 3,5 2,6 Bashkimi Evropian 3,4 1,9 3,4 FMN 1,3 OSBE 3,2 1,5 Bankat 3,1 1,8 OJQ-të 2,4 3,0 Qeveria lokale 2,2 2,5 0 1 2 3 4 5 Shqiptarë Serbë Në një shkallë nga 1 në 5 ku 1=aspak dhe 5=plotësisht Demokracia dhe Qeverisja 63 BESIMI TEK INSTITUCIONET Sipas këtij studimi, të rinjtë kanë besim tek organizatat ndërkombëtare, institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO më shumë se institucionet kombëtare ose vendore. Besimi i lartë tek organizatat ndërkombëtare mund të shpjegohet nga roli aktiv i institucioneve ndërkombëtare në mbështetjen e Kosovës për të fituar pavarësinë dhe ndërtuar demokracinë. Të anketuarve u është kërkuar të vlerësojnë disa grupe dhe institucione në një shkallë besimi 1 – 5, ku 1 do të thotë“aspak” dhe 5 do të thotë“plotësisht besim”. Ndër të rinjtë kosovarë, partitë politike, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti janë grupet më pak të besuara, duke shënuar më pak se 2 pikë në shkallën e besimit prej 5 pikësh. Ky informacion, sipas të cilit të rinjtë në Kosovë kanë më shumë besim tek institucionet politike ndërkombëtare në krahasim me institucionet vendore, median dhe shoqërinë civile, është i tregues i keq i gjendjes së demokracisë. Besimi i dhënë policisë dhe ushtrisë janë shembujt e vetëm të mirë të institucioneve që ende kanë besim të lartë dhe duhet të përdoren si shembull për institucionet e tjera vendore. Dallimet statistikisht të rëndësishme dhe një ndarje e qartë ndërmjet dy grupeve etnike janë gjetur për të paktën 9 institucione. Shqiptarët e Kosovës kanë një besim shumë të madh në organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga NATO, Kombet e Bashkuara, BE, FMN dhe OSBE. Nga ana tjetër, serbët e Kosovës kanë shumë pak besim te NATO, FMN dhe OSBE dhe besim mesatar tek Kombet e Bashkuara. Megjithatë, ka vetëm dy raste kur të rinjtë serbë të Kosovës kanë besim më të lartë krahasuar me shqiptarët e Kosovës. Ata kanë një besim më të lartë në organizatat e shoqërisë civile dhe qeverisjen vendore. DISKUTIM Në kuptim të ideologjisë politike, në shumicën e rasteve, të rinjtë në Kosovë janë të prirë për të shmangur një orientim të qartë politik. Nga ana tjetër ata besojnë se Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e një mjedisi të barabartë shoqëror dhe për sigurimin e çdo qytetari me nevojat themelore. Për më tepër, të rinjtë e disavantazhuar kanë një nevojë më të madhe për drejtësi sociale. Megjithatë nevoja për më shumë politika sociale nuk ndiqet nga aktivizmi qytetar i të rinjve, pasi ndihen të sigurt duke qenë të mbështetur nga familjet e tyre. Nga studimi rezulton se të rinjtë kosovarë janë më pak të interesuar në aktivitetet politike dhe kanë sjellje negative drejt politikanëve dhe institucioneve politike. Të rinjtë e shikojnë politikën si biznes joformal dhe personat e përfshirë në politikë kanë fuqi më të madhe dhe veprojnë vetëm për interesat e tyre personale. Të rinjtë në Kosovë e ndjejnë veten të përjashtuar nga proceset vendimmarrëse. 65 10 ASPIRATAT PËR TË MIGRUAR Ky studim analizon disa aspekte të migrimit të të rinjve. Flukset e migracionit – të vullnetshme dhe të pavullnetshme kanë qenë një tipar i vazhdueshëm i ndryshimeve të popullsisë në Kosovë. Për dy dekadat e fundit, flukset e migracionit janë rritur në mënyrë drastike në kuadër të shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës për pavarësi. Në 2014 – 2015 pati një valë të re migrimi drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa këta të rinj, me mundësitë e tyre krijuese po japin kontributin e tyre pozitiv në shoqëri të tjera të zhvilluara, vendi i tyre i origjinës mbetet në grupin e vendeve më pak të zhvilluara në Evropë. Më 14 qershor 2012, Kosova mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Udhërrëfyesi liston të gjitha reformat dhe kërkesat që duhet të plotësojë Kosova për t’u kualifikuar për udhëtim pa viza drejt vendeve të zonës Shengen. Në fakt, kjo ka qenë një pritje e gjatë. Kosova është i vetmi vend në Ballkan ku qytetarëve të saj ende ju kërkohet një vizë për të hyrë ne zonën Shengen. Kosova po pret për vendimin përfundimtar mbi procesin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian. GJETJET KRYESORE —— Shumica e të rinjve të Kosovës nuk synojnë që të studiojnë ose të trajnohen jashtë vendit. Këto të dhëna tregojnë një integrim të ulët për sistemet e huaja të trajnimit dhe arsimit, ndërsa shumica e të rinjve kosovarë presin që të kenë një trajnim dhe arsim në vend. —— Afërsisht gjysma e të rinjve shqiptarë të Kosovës kanë një qëllim nga i moderuar deri në shumë të fortë për t›u larguar nga Kosova. Njëkohësisht rreth 55 për qind e serbëve të Kosovës janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Nuk ka asnjë dallim në qëllimin për të migruar mes grup moshave, niveleve të arsimit dhe rezultateve të indeksit të pasurisë, kështu që të gjithë grupet e ndryshme kanë qëllime të ngjashme për të migruar. —— Nga të anketuarit tanë që kanë treguar dëshirë për të migruar, shqiptarët e Kosovës duket sikur kanë qëllim më të fortë për të migruar, të paktën në 51 për qind të rasteve. Nga ana tjetër, ata serbë të Kosovës që kanë qëllim të migrojnë, në 55 për qind të rasteve nuk janë të sigurt se kur do të migrojnë. —— Afërsisht 40 për qind e shqiptarëve të Kosovës dëshirojnë të migrojnë për një periudhë të shkurtër kohe prej më pak se pesë vjet. Nga ana tjetër, ata që dëshirojnë të migrojnë njëherë e mirë janë afër 35 për qind. Të rinjtë që jetojnë në zonat rurale kanë një dëshirë më të fortë për të migruar për periudha më të gjata. —— Arsyet ekonomike përmenden si arsyeja kryesore për migrim nga rreth 63 për qind e atyre që dëshirojnë të lënë Kosovës për të shkuar në një vend tjetër. Ata që mund të konsiderohen si të“varfër” janë më të gatshëm të përmendin arsyet ekonomike për migrim. —— Zvicra dhe Gjermania janë vendet më të preferuara për të migruar nga kosovarët, pasi ato janë preferenca kryesore për migrim në 49 për qind të rasteve. Ka një rritje të dukshme të preferencave për Francën, Austrinë dhe Suedinë dhe ka një rënie të preferencave për SHBA-në dhe Anglinë. —— Një e katërta e të rinjve nga Kosova që dëshirojnë të migrojnë kanë njohje të mirë të gjuhës së punës të vendit të planifikuar si destinacionin e tyre. Interesante është se shumica e atyre që dëshirojnë të migrojnë nuk bëjnë asgjë për të përgatitur veten e tyre paraprakisht për migrimin në të ardhmen, ose ata vetëm kanë dëshirën për të migruar, pa ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të materializuar procesin e migrimit. 66 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 10.1: Qëllimet për të studiuar jashtë shtetit Jo, nuk e kam qëllim 61 Jo, por e kam qëllim në të ardhmen 31 Po, si pjesë e arsimit të lartë 3 Po, si pjesë e arsimit dhe trajnimeve profesionale 3 Po, si pjesë e arsimit të mesëm 1 Po, tjetër 0 GJITHSEJ(N=1000) 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % DIAGRAMI 10.2: Qëllimi për të emigruar për më shumë se 6 muaj Shqiptarë(N=969) Nuk kam qëllim të emigroj: 43 % E moderuar: 12 % Shumë e fortë: 18 % E dobët: 8 % E fortë: 17 % Nuk e di: 1 % Serbë(N=181) Nuk kam qëllim të emigroj: 30 % E moderuar: 33 % Shumë e fortë: 5 % E dobët: 9 % E fortë: 15 % Nuk e di: 7 % Pa përgjigje: 1 % Ekziston një numër i lartë prej 63 për qind e të rinjve nga Kosova që do të pranonin punë të cilat nuk dëshirohen nga popullsia lokale. Ata që pranojnë punë më pak të dëshiruara janë duke migruar për“arsye ekonomike” dhe qartësisht janë të lidhur me kuintilen“më të varfër” të indeksit të pasurisë. Në kuadër të këtij hulumtimi, të anketuarve iu bënë një grup pyetjesh mbi aspiratat e mundshme për të ndryshuar vendin e banimit, motivet përkatëse dhe vendet e preferuara ku ata dëshirojnë të migrojnë. TË MËSUARIT OSE TRAJNUARIT JASHTË Megjithëse ekziston një diasporë e fuqishme jashtë, veçanërisht në Evropë, shumica e të rinjve kosovarë(61 për qind e rasteve) nuk synojnë që të studiojnë ose trajtohen jashtë vendit. Shumë pak prej tyre kanë eksperiencën e të qenit jashtë dhe kontakti i tyre me botën nuk është i konsiderueshëm. Vetëm tre për qind e të rinjve kosovarë kanë qenë jashtë vendit për qëllime studimi të nivelit të arsimit të lartë. Një tre përqindësh tjetër ka qenë jashtë për trajnime dhe arsim profesional. Këto të dhëna tregojnë një integrim të ulët të të rinjve kosovarë me sistemet arsimore dhe trajnuese të huaja dhe ata presin që të kenë më shumë Aspiratat për të Migruar 67 trajnim dhe arsim në vend. Të rinjtë që jetojnë në zonat rurale kanë pasur më shumë eksperienca studimi jashtë vendit. Të rinjtë e Kosovës dëshirojnë të ikin jashtë shtetit, por jo kryesisht për arsye studimi. Vetëm 12 për qind e të rinjve kanë qenë larg Kosovës për më shumë se gjashtë muaj. Këta mund të konsiderohen si“të kthyerit”, në kuptimin që ata kanë qenë pjesë e migracionit, por për shumë arsye kanë vendosur që të kthehen në Kosovë. madhe për të migruar lidhen reciprokisht me ata që dëshirojnë të migrojnë sa më shpejt që të jetë e mundur(Spearman’s rho=–.263, p<0.001) dhe ata që dëshirojnë që të qëndrojnë më gjatë në vendin e destinacionit(Spearman’s rho=.304, p<0.001). KOHA PËR TË MIGRUAR NGA KOSOVA DHE PLANET E MIGRACIONIT QËLLIMI PËR TË MIGRUAR PËR MË SHUMË SE GJASHTË MUAJ 47 për qind e të rinjve shqiptarë në Kosovë kanë qëllim nga i moderuar deri në të fortë për t’u larguar nga Kosova. Njëkohësisht rreth 53 për qind e serbëve të Kosovës janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Nuk ka asnjë dallim në qëllimin për të migruar midis grup moshave të ndryshme ose niveleve arsimore. Nuk ka asnjë dallim edhe në rastet e të rinjve që janë pjesë e familjeve me gjendje të ndryshme ekonomike. Ekziston vetëm një korrelacion i rëndësishëm statistikor që është identifikuar midis këtij variabëli dhe gjinisë së të anketuarit, pasi meshkujt kanë një prirje më të lartë për të migruar(Spearman’s rho=.062, p=0.041). Sikurse pritej, ata që kanë dëshirë më të Në lidhje me kohën për migrim, ka një dallim të madh midis shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Vetëm të anketuarit që tregonin një farë dëshire për të migruar u pyetën rreth kohës së kur ata mendojnë se do të largohen nga Kosova për të migruar jashtë. Shqiptarët e Kosovës duket sikur kanë një synim më të madh për të migruar në të ardhmen e afërt, të paktën në 51 për qind të rasteve. Serbët e Kosovës kanë kryesisht dëshirë për të migruar, por në 55 për qind të rasteve nuk janë të sigurt se kur do të migrojnë. Ne kemi testuar disa tregues në mënyrë që të gjejmë rëndësinë statistikore me dëshirën për të migruar sa më parë që të jetë e mundur dhe kemi gjetur disa korrelacione. DIAGRAMI 10.4: Kohëzgjatja e qëndrimit në shtetin e destinacionit DIAGRAMI 10.3: Koha kur mendoni të largoheni nga vendi Brenda 6 26 muajve të ardhshëm 2 Brenda 2 viteve të ardhshme Brenda 5 viteve të ardhshme 25 14 17 13 Brenda 10 6 viteve të ardhshme 3 Më vone se 1 pas 10 vjetësh 1 Nuk e di 23 55 Pa përgjigje 2 12 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % Shqiptarë(N=553) Serbë(N=127) Më pak se një vit Nga një në pesë vjet Pesë deri në dhjetë vjet Dhjetë deri në njëzet vjet Më tepër se njëzet vjet 8 7 6 3 3 9 3 4 21 18 35 Përgjithmonë 11 Nuk e di 14 8 50 Pa përgjigje 1 8 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % Shqiptarë(N=553) Serbë(N=127) 68 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 10.5: Arsyet për të emigruar (krahasim 2012 me 2018) Përmirësimi i standardit të jetesës 37 48 Arsim më i mirë Mundësi më të mira punësimi 20 18 5 15 Rroga më të larta 0 5 Të përjetoj një kulturë 22 ndryshe 5 Te jem afer njerezve 7 të dashur 4 0 Stabiliteti social dhe politik në vendin pritës 1 0 Ndryshimi kulturor 1 Mundësi më të mira për 3 të ngritur biznes 1 Të shpëtoj nga situata 4 të pafavorshme 1 0% 10 % 20 % 30 % 40 % Vala 1 – 2012(N=548) Vala 2 – 2018(N=573) DIAGRAMI 10.6: Shtetet e preferuara për të emigruar në 2012 dhe 2018 Zvicra 33 25 Gjermania 16 24 0 Franca 8 SHBA 18 8 Austria 0 6 Suedia 0 5 Britania e Madhe 14 4 0 Norvegjia 3 3 Italia 2 7 Të tjera 5 3 Nuk e di 3 Pa përgjigje 0 5 0% 10 % 20 % 30 % 40 % Vala 1 Vala 2 Mosha e të rinjve tregon një korrelacion të fortë, pasi sa më të moshuar bëhen, aq më shpejt dëshirojnë të migrojnë jashtë (Spearman’s rho=–.354, p<0.001). Njëkohësisht, të rinjtë meshkuj dëshirojnë të migrojnë më shpejt, në të njëjtën prirje me të rinjtë që jetojnë në zonat rurale(Spearman’s rho=–.136, p=0.003). Lidhur me planet për kohëzgjatjen e qëndrimit në migrim në vendin e destinacionit, ka rezultate të ndryshme te shqiptarët dhe serbët e Kosovës. Afërsisht 40 për qind e shqiptarëve të Kosovës dëshirojnë të migrojnë për një periudhë kohe mesatare prej më pak se pesë vjet. Nga ana tjetër, ata që dëshirojnë të migrojnë njëherë e mirë janë afër 35 për qind. Rreth gjysma e serbëve të Kosovës nuk janë të sigurt mbi kohëzgjatjen e migrimit të tyre të mundshëm. Të rinjtë që jetojnë në zonat rurale kanë një dëshirë më të fortë për të migruar për periudha më të gjata(Spearman’s rho= –.165, p<0.001), dhe sa më të rritur të jenë të rinjtë që duan të migrojnë, aq më shumë ata dëshirojnë që të qëndrojnë në migracion(Spearman’s rho=.177, p<0.001). Aspiratat për të Migruar 69 DIAGRAMI 10.7: Cili është niveli i zotërimit të gjuhës zyrtare të vendit pritës?(N=573) VENDET E PREFERUARA PËR TË MIGRUAR Zvicra dhe Gjermania janë vendet e preferuara për të migruar nga kosovarët, pasi ato janë preferenca kryesore për migrim në 49 për qind të rasteve. Ekzistenca e një diaspore të madhe kosovare në Zvicër dhe Gjermani pasqyron shtrirjen e përgjigjeve të dhëna nga të anketuarit. Nga ana tjetër, ka një rritje të dukshme të preferencave për Francën, Austrinë dhe Suedinë, të cilat para gjashtë viteve nuk ishin pjesë e preferencave kryesore. Nga ana tjetër, ka një rënie të preferencave për SHBA-në dhe Anglinë, dy vende të cilat kanë qenë me preferencë të lartë në 2012. Megjithëse kosovarët vetëm në 23 për qind të rasteve e shikojnë veten si evropian, Evropa mbetet destinacioni i pa kundërshtuar favorit për qëllime migrimi. Në vendet e sipër përmendura duhet mbajtur parasysh ekzistenca e një komuniteti relativisht të madh të diasporës kosovare. Madhësia e këtyre komuniteteve pothuajse pasqyron pjesën e përgjigjeve të marra nga të rinjtë e Kosovës. Nuk e zotëroj aspak: 41 % Nuk e di: 4 % Njohuri fillestare të komunikimit: 30 % Pa përgjigje: 1 % Njohuri të mira për punë: 16 % Njohuri të shkëlqyera/ nivel i specializuar i njohjes, në të folur dhe të shkruar: 8 % ARSYET PËR TË MIGRUAR Të anketuarit u pyetën se çfarë kishin bërë deri tani për t’u larguar nga vendi dhe arsyet për të 69 për qind e atyre që dëshirojnë të migrojnë shprehen se në lidhje me këtë ata nuk kanë bërë asgjë. Ata vetëm kanë dëshirën për të migruar, por nuk kanë ndërmarrë asnjë hap më tej. Afërsisht 20 për qind e tyre, kanë kontaktuar miq/të afërm, për t’i ndihmuar ata që të dalin jashtë vendit. Ne kemi bërë një krahasim rreth arsyeve për të migruar të viteve 2012 dhe 2018. Është e qartë se në 2018 të rinjtë e Kosovës janë të shtyrë për të migruar më shumë nga arsyet ekonomike. Arsyeja kryesore që del në 48 për qind të rasteve është pasja e një standardi më të mirë jetese jashtë vendit. Veç kësaj, pasja e mundësive më të mira të punësimit është bërë arsyeja e tretë më e rëndësishme për të migruar. Duke bashkuar këto dy arsye, ne kemi llogaritur një kombinim të“arsyeve ekonomike”, të cilat janë përzgjedhur nga rreth 63 për qind e atyre që dëshirojnë të largohen nga Kosova me destinacion një vend tjetër. Ka disa korrelacione të rëndësishme statistikore midis“arsyeve ekonomike” për largimin nga Kosova dhe variabëlve të tjerë. Rezultati i indeksit të pasurisë është i ndërlidhur negativisht, që do të thotë se ata që mund të konsiderohen si të“varfër” janë më të gatshëm të përmendin arsyet ekonomike për migracion(Spearman’s rho=–.096, p=0.017). Gjithashtu, ata që jetojnë në zonat rurale(Spearman’s rho=.099, p=0.014) dhe ata që kanë përfunduar nivele të larta arsimimi, sërish përmendin arsyet ekonomike si arsyet kryesore për migrim. ZOTËRIMI I GJUHËS SË VENDIT TË DESTINACIONIT Vetëm 24 për qind e të rinjve nga Kosova që kanë dëshirë të migrojnë kanë njohuri të mira të gjuhës të punës të vendit të planifikuar si destinacionin e tyre. Kjo e dhënë tregon se të rinjtë nuk përgatiten paraprakisht rreth migrimit të ardhshëm, ose ata vetëm kanë dëshirë për të migruar, pa ndërmarrë hapa të mëtejshme për të materializuar procesin e migrimit. Nga ana tjetër, rreth 87 për qind e të rinjve kosovarë kanë dëshirë që të mësojnë gjuhën e vendeve që kanë si destinacion. Ka disa korrelacione të rëndësishme statistikore midis nivelit të dijes së gjuhës së vendit si destinacion dhe variabëlve të tjerë. Rezultati i indeksit të pasurisë është i korreluar pozitivisht, që do thotë se ata që mund të konsiderohen“të pasur” kanë shanse më të mëdha për të ditur gjuhën e vendit të destinacionit(Spearman’s rho=.210, p<0.001). Nga ana tjetër, ata të cilët planifikojnë që të lëvizin në të ardhmen e afërt kanë njohuri të larta të gjuhës së vendit të destinacionit, që tregon se këta të rinj kanë kohë që përgatiten për këtë migrim të ardhshëm(Spearman’s rho=–.091, p=0.051). 70 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 10.8: Niveli i kontributit në vendin e destinacionit Duke qenë një qytetar i mirë/ i ndershëm 2 Duke demonstruar performancë të lartë në punë 3 Duke ndarë njohuri dhe shprehi specifike 4 Duke pranuar një punë që është më pak e dëshiruar nga vendasit 8 Duke kontribuar në zhvillimin kulturor dhe/ ose shkencor 22 % Jo Nuk e di Po Pa përgjigje 83 63 94 3 93 3 91 3 8 12 3 KONTRIBUTI NË ZHVILLIMIN DHE MIRËQENIEN E VENDIT TË DESTINACIONIT Ata që dëshirojnë të migrojnë gjithashtu tregojnë dëshirë të madhe për të kontribuar në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit të destinacionit. Në më shumë se 90 për qind të rasteve të rinjtë nga Kosova aspirojnë që të jenë qytetarë të mirë jashtë vendit dhe të dëshmojnë performancë të lartë në punën e tyre. Ekziston edhe një nivel i lartë prej 63 për qind i atyre të rinjve nga Kosova, të cilët do të pranonin punë që nuk pranohen nga popullsia lokale. Ekzistojnë korrelacione të rëndësishme statistikore midis“pranimit të një pune më pak të dëshiruar” dhe variabëlve të tjerë. Ata të cilët pranojnë punë më pak të dëshiruara janë duke migruar kryesisht për“arsye ekonomike”(Spearman’s rho=.130, p=0.003). Ata gjithashtu kanë një dëshirë të madhe për të migruar(Spearman’s rho=.149, p=0.001) dhe ata dëshirojnë të migrojnë sa më shpejt që të jetë e mundur(Spearman’s rho=–.211, p<0.001). Qartësisht, ata i përkasin një të pestës“më të varfër” në indeksin e pasurisë(Spearman’s rho=–.129, p=0.003). DISKUTIMI MBI MIGRIMIN Anketimi mbi qëndrimin e të rinjve kosovarë mbi migrimin ka treguar disa rezultate të përziera. Nga njëra anë, shumica e të rinjve të Kosovës janë të kënaqur me jetën e tyre në përgjithësi, si dhe një pjesë e madhe e të anketuarve presin përmirësim të të ardhmes së tyre personale brenda 10 viteve. Ekziston edhe një nivel i lartë prej 63 për qind e atyre të rinjve nga Kosova që do të pranonin punë të cilat nuk janë të dëshiruara nga popullsia lokale. Ka disa korrelacione të rëndësishme statistikore mes“pranimit të një pune më pak të dëshiruar” dhe variabëlve të tjerë. Ata të cilat pranojnë punë më pak të preferuara. Ata të cilët pranojnë punë më pak të dëshiruara janë duke migruar kryesisht për“arsye ekonomike”(Spearman’s rho=.130, p=0.003). Ata gjithashtu kanë një dëshirë të fortë për të migruar(Spearman’s rho=.149, p=0.001) dhe ata dëshirojnë të migrojnë sa më herët që të jetë e mundur(Spearman’s rho=–.211, p<0.001). Qartësisht, ata zakonisht i përkasin kuitiles“më të varfër” në indeksin e pasurisë(Spearman’s rho=–.129, p=0.003). Nga ana tjetër, mungesa e shpresës për të gjetur një punësim të mirë dhe përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike janë disa nga arsyet që shtyjnë rreth 47 për qind të të rinjve shqiptarë të Kosovës që të kenë një qëllim nga i moderuar deri tek të fortë për të migruar në të ardhmen e afërt. Gjithashtu, pakënaqësia me arsimin, korrupsionin, besimi i ulët tek institucionet dhe çështje të tjera kenë çuar në rritjen e ankesave dhe pakënaqësisë, duke kontribuar drejt migracionit. Vendet e pikë synuara nga të rinjtë mbeten Zvicra dhe Gjermania, që pasqyron ndikimin e diasporës së madhe kosovare në këto dy vende. Një numër i madh i të rinjve nga Kosova do të pranonin punë që nuk do merreshin në konsideratë nga popullsia lokale. Përveç kësaj, motivimi për të migruar për arsye arsimore mbetet relativisht i ulët, duke krijuar një prishje ekuilibri midis dëshirës për të migruar dhe punuar në vendin e destinacionit dhe etjen për një arsim të huaj dhe më të mirë, që në vetvete mund të sjell shanse më të mira për punë në vendin e destinacionit. 73 11 IDENTITETI KOSOVAR, BE DHE VENDET FQINJE Sikurse e diskutuam më sipër, besimi i të rinjve të Kosovës kundrejt institucioneve ndërkombëtare është shumë i lartë. Politika e jashtme e Kosovës ka qenë një sektor shumë i ngarkuar i Qeverisë së Kosovës, veçanërisht në përpjekjet e saj për të marrë më shumë njohje për pavarësinë e saj dhe ndërmarrë hapa të mëtejshme drejt BE-së. Pavarësisht vonesave në procesin e liberalizimit të vizave, ka një besim të lartë në Bashkimin Evropian dhe një mbështetje të fortë në lidhje me anëtarësimin në BE. Nga ana tjetër, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë disa përpjekje për të shtuar marrëdhëniet e tyre, ndërsa njëkohësisht dialogu Kosovë – Serbi i lehtësuar nga BE, synon në normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. pak se gjysma e të anketuarve(43 për qind) besojnë se kjo do jetë e mundur brenda pesë viteve të ardhshme. —— Të rinjtë e Kosovës mendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë duke bashkëpunuar në një farë mënyre, por jo mjaftueshëm. Gjithashtu, gjysma e të rinjve kosovarë dëshirojnë që Kosova dhe Shqipëria të kenë marrëdhënie fqinjësie si shtete të pavarura, ndërsa një e treta e tyre dëshirojnë që dy vendet të bashkohen me njëra-tjetrën. —— Shqiptarët e Kosovës kanë një mendim të ndarë në lidhje me mundësinë që Serbia të njohë Kosovën. Gjysma e shqiptarëve mendojnë se Serbia do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt apo të largët, ndërsa një e katërta mendon se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. GJETJET KRYESORE IDENTITETI KOMBËTAR —— Anketa tregoi se identiteti kombëtar dhe lokal i shqiptarëve dhe turqve të Kosovës është më i fortë se sa identitetet e llojeve të tjera. Të rinjtë serbë të Kosovës duket sikur tregojnë vetëm një nivel mesatar të identitetit lokal të vendlindjes, ndërsa kryesisht refuzojnë identitetin kosovar. —— Shqiptarët dhe turqit e Kosovës në më shumë se 83 për qind të rasteve mbështesin anëtarësimin në BE. Nga ana tjetër, të rinjtë serbë të Kosovës duket sikur kanë mendime të ndara lidhur me anëtarësimin në BE. —— Ekziston një nivel i lartë optimizmi në mesin e të rinjve në Kosovë se vendi i tyre shpejt do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Më Anketa tregoi se identiteti kombëtar dhe lokal i shqiptarëve të Kosovës dhe turqve të Kosovës është më i fortë se sa identitetet e llojeve të tjera. Të rinjtë serbë të Kosovës duket sikur tregojnë vetëm një nivel mesatar të identitetit lokal të vendlindjes, ndërsa kryesisht refuzojnë identitetin kosovar. Rreth 40 për qind e shqiptarëve të Kosovës e shohin veten e tyre tërësisht si qytetarë të botës. Për sa i përket identitetit evropian, vetëm 23 për qind e shqiptarëve të Kosovës e konsiderojnë veten si evropianë. Ekzistojnë shumë pak indikatorë që kanë korrelacion të rëndësishëm me perceptimin për t’u konsideruar si qytetarë të botës, 74 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 11.1: Nivelet e identitetit të grupeve të ndryshme etnike Si kosovar 8 78 84 Si qytetar i qytetit tim të lindjes 75 49 90 Si qytetar i rajonit tim 22 64 70 Si qytetar i botës 15 41 38 23 Si evropian 21 6 0 % 10 % 20 % 30 % 40 % 50 % 60 % 70 % 80 % 90 % 100 % Tregohen vetëm përgjigjet‘Plotësisht’ Shqiptarë Serbë Turq ose si Evropian, ndonëse të dy deklaratat kanë një korrelacion të fortë me njëra tjetrën(Spearman’s rho=.478, p<0.001). Meshkujt e konsiderojnë veten më shumë si qytetarë të botës(Spearman’s rho=–.096, p=0.001), ndërsa njerëzit që jetojnë në zonat rurale kanë një preferencë të lehtë për ta konsideruar veten si Evropian (Spearman’s rho=.078, p=0.010). Për më shumë, të rinjtë që në përgjithësi janë optimist për të ardhmen pas 10 vjetësh, gjithashtu priren të konsiderohen si qytetarë të botës ose Evropës. ORIENTIMI I POLITIKËS SË JASHTME Blloku i pyetjeve që vijon analizon orientimet e politikës së jashtme për popullatën e të rinjve në Republikën e Kosovës, kryesisht, e lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet me Serbinë dhe Shqipërinë. A DUHET KOSOVA TË BASHKOHET ME BASHKIMIN EVROPIAN? Të rinjtë e Kosovës janë ende mbështetës të fortë të bashkimit me BE-në. Kur u pyetën nëse Kosova duhet të bashkohet me BE-në, rreth 83 për qind e shqiptarëve të Kosovës u përgjigjën“po” dhe vetëm 5 për qind e kundërshtuan atë. Një miratim i ngjashëm u gjet edhe mes turqve të Kosovës. Nga ana tjetër, opinioni i serbëve të Kosovës ishte i ndarë mes tre përgjigjeve të ngjashme. 33 për qind e tyre mendojnë se Kosova nuk duhet të bashkohet me BE-në, ndërsa 30 për qind tyre e miraton këtë lëvizje. Një pjesë tjetër prej 37 për qind nuk e dinë si t’i përgjigjen ose nuk japin përgjigje. Para gjashtë viteve, për qind ja e serbëve të Kosovës që dëshironin që Kosova të bashkohej me BE-në ishte vetëm një për qind. Sikurse pritej, të rinjtë kanë më shumë besim tek Bashkimi Evropian dhe janë më të gatshëm të mbështesin anëtarësimin në BE(Spearman’s rho=–.229, p<0.001). Gjithashtu, sa më e pakënaqur të jetë gjenerata e re me gjendjen e demokracisë në Kosovë, aq më shumë ata shtyjnë drejt anëtarësimit në BE(Spearman’s rho=–.142, p<0.001). Të rinjtë që jetojnë në zonat urbane(Spearman’s rho=.106, p<0.001) dhe ata që ndjekin më pak shërbimet fetare(Spearman’s rho=–.100, p=0.001) janë gjithashtu pak fare më shumë mbështetës për anëtarësimin në BE. Në përgjithësi, ka një normë miratimi prej 82 për qind që Kosova të bashkohet me BE-në, një ulje shumë e vogël nga e dhëna prej 88 për qind nga i njëjti studim i vitit 2012. Kjo mbase lidhet me procesin e lodhshëm të pritjes për marrëveshjen e liberalizimit Identiteti kosovar, BE dhe vendet fqinje 75 DIAGRAMI 11.2: A mendoni se Kosova duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? Shqiptarë(N=969) 5 Serbë(N=181) Turq(N=50) Po Nuk e di Jo Pa përgjigje 33 30 % 83 11 1 30 7 90 10 DIAGRAMI 11.3: Kur mendoni se Kosova do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? GJITHSEJ SHQIPTARË SERBË V1(N=1.000) V2(N= 1.000) V1(N=900) V2(N= 969) V1(N=130) 2 17 V2(N= 181) 9 74 10 Brenda 5 viteve të ardhshme Brenda 10 viteve të ardhshme Do të na duhen më shumë se 10 vite Do të na duhen më shumë se 20 vite Kurrë Nuk e di/ Pa përgjigje 50 43 53 44 15 % 28 19 6 5 4 943 6 23 29 18 6 4 4 9 31 5 24 46 35 54 DIAGRAMI 11.4 A: Opinioni për mundësitë e studimit në Shqipëri? GJITHSEJ(N=1.200) STUDIONI ME BURSË NË SHQIPËRI Shqiptarë(N=969) Serbë(N=181) 9 Turq(N=50) Po Nuk e di Jo Pa përgjigje 40 46 56 30 % 52 7 51 3 31 3 68 2 DIAGRAMI 11.4 B: Opinioni për mundësitë e punësimit në Shqipëri? GJITHSEJ PUNONI NË SHQIPËRI Po Nuk e di Jo Pa përgjigje (N=1.200) Shqiptarë(N=969) Serbë(N=181) 7 Turq(N=50) 30 34 57 32 % 61 9 61 4 34 3 61 4 76 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 11.5: A mendoni se Kosova dhe Shqipëria në përgjithësi po bashkëpunojnë mjaftueshëm? jetë e mundur brenda pesë viteve dhe një 18 për qind shtesë parashikon ato do të hapen brenda 10 viteve të ardhshme. Ka një ndryshim të konsiderueshëm të serbëve të Kosovës në lidhje me këtë çështje. Para gjashtë viteve serbët e Kosovës ishin pothuajse tërësisht kundër bashkimit të Kosovës me BE-në, ndërsa tani në shumicën e rasteve ata nuk dëshirojnë të përgjigjen në 54 për qind të rasteve. Rreth 16 për qind e serbëve të Kosovës besojnë se Kosova do të bashkohet me BE-në në më pak se 10 vjet. MARRËDHËNIET ME SHQIPËRINË Po: 19% Deri diku: 49% Jo: 21% Nuk e di: 11% DIAGRAMI 11.6: Sipas mendimit tuaj, çfarë marrëdhëniesh zyrtare duhet të kenë Kosova dhe Shqipëria? Marrëdhënie fqinjësore në mes dy shteteve të pavarura: 51% Të bëhen shtet federal (konfederatë): 32% Nuk e di/ Pa përgjigjei: 10% Të bëhen një shtet federal: 7% të vizave dhe procesit të integrimit në BE, që duket sikur po zgjasin më shumë seç pritej. Rinia e Kosovës mbetet optimiste në lidhje me BE-në. Në përgjithësi ka një optimizëm të lartë midis të rinjve në Kosovë se vendi i tyre shumë shpejt do t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Më pak se gjysma e të anketuarve(43 për qind) besojnë se kjo do të Më pak se gjysma e të rinjve shqiptarë të Kosovës do të studiojnë me bursa studimi në Shqipëri. Nga ana tjetër numri i serbëve të Kosovës që do të studionin në Shqipëri është shumë i ulët. Një e treta e shqiptarëve të Kosovës do të preferonin të punonin në Shqipëri, duke treguar një preferencë më të ulët në krahasim me preferencën për arsimim. Diskutimet e grupeve të fokusit tregojnë se nuk ka dallime të mëdha mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë. Rinia e Shqipërisë shikohet si më e arsimuar në disa fusha dhe ka më shumë mundësi për shkak të liberalizimit të vizave. Pjesëmarrësit kanë mendime të përziera mbi marrëdhënien mes dy vendeve. Shumica e tyre, kryesisht pjesëmarrësit më të moshuar bien dakord që Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një shtet për përfitimet e lidhura me politikën dhe ekonominë.“Ne po punojnë për t’u bashkuar me BE-në një ditë dhe së bashku jemi më të fortë. Kjo nuk ka të bëj me nacionalizmin ose patriotizmin, ka të bëj me arsim dhe ekonomi më të mirë. Ky është një interes madhor për të dy vendet.”(Prishtinë, Meshkuj, 29 vjeç). Shumica e pjesëmarrësve më të rinj janë kundër bashkimit të dy vendeve dhe pak prej tyre mendojnë se ato duhet të bashkohen si një konfederatë.“Unë nuk mendoj se kjo është një ide e mirë që të dy vendet të bashkohen. Mbase ne duhet të jemi si SHBA vende të ndryshme me të njëjtën kushtetutë.” (Prizren, femër, 21 vjeç) Herë pas here qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë organizojnë takime të përbashkëta në mënyrë që të nxisin për bashkëpunim më të mirë. Në takime janë firmosur shumë marrëveshje, por ka shumë aktorë që ende ankohen se bashkëpunimi në letër jo përherë shoqërohet me anën praktike. Edhe të rinjtë në Kosovë, në gjysmën e përgjigjeve të tyre, e konsiderojnë se Shqipëria dhe Kosova kanë bashkëpunim të pjesshëm. Të rinjtë që jetojnë në zonat urbane janë më të prirë të përgjigjen se Kosova dhe Shqipëria nuk bashkëpunojnë mjaftueshëm(Spearman’s rho=–.063 p=0.037). Gjysma e të rinjve kosovarë dëshirojnë që Kosova dhe Shqipëria të kenë vetëm marrëdhënie fqinjësie si shtete të pavarur, ndërsa një e treta e tyre dëshirojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Grupi i moshës më të re ka një prirje për një bashkim mes dy vendeve krahasuar kundër palën e moshës së tyre(Spearman’s rho=–.064 p=0.035). Gjithashtu, ata të cilët janë pjesë e familjeve me kushte jo të mira ekonomike janë më shumë në favor të bashkimit të dy vendeve(Spearman’s rho=–.080 p=0.008). Identiteti kosovar, BE dhe vendet fqinje 77 DIAGRAMI 11.7: Kur mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën? Shqiptarë(N=969) Serbë(N=181) Turq(N=50) 22 15 8 5 32 7 30 22 6 4 4 % Brenda 5 viteve të ardhshme Kurrë Brenda 10 viteve të ardhshme Nuk e di Do të na duhen me shumë se 10 vite Pa përgjigje Do të na duhen me shumë se 20 vite 28 23 35 22 64 DIAGRAMI 11.8: Opinioni mbi blerjen e mallrave serbe / kosovare A bleni produkte të Serbisë në supermarket? A bleni produkte të Kosovës në supermarket? N=969 Po: 53 % Jo: 35 % Nuk e di: 9 % Pa përgjigje: 2 % N=181 Po: 43 % Jo: 25 % Nuk e di: 17 % Pa përgjigje: 15 % Ata të cilët konsiderohen si më fetarë mbështesin më shumë idenë e bashkimit kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës(Spearman’s rho=.065 p=0.032). MARRËDHËNIET ME SERBINË Çështja kryesore midis Kosovës dhe Serbisë mbetet njohja e Kosovës si një shtet i pavarur. Shqiptarët e Kosovës kanë mendime të ndara në katër pjesë për këtë çështje. Më pak se një e katërta e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se Serbia do të njohë Kosovën brenda 5 viteve të ardhshme. Një e katërta tjetër prej tyre shpresojnë që Serbia të njohë Kosovën në të ardhmen e largët. Një e katërta nuk besojnë se Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën, ndërsa e katërta e fundit nuk ka një mendim të prerë rreth kësaj çështje. Më pak se gjysma e të rinjve serbë të Kosovës preferojnë t’i përgjigjën kësaj pyetje. 14 për qind e tyre pranojnë mundësinë që Serbia do të njohë Kosovën në të ardhmen, ndërsa 30 për qind e tyre nuk presin që kjo të ndodhë ndonjëherë. Më shumë se gjysma e të rinjve serbë të Kosovës blejnë mallra serbe në supermarkete. Pak më shumë se një e treta shprehet për “aktivizimin e konsumatorit”, që do të thotë shprehjen e qëndrimeve politike nëpërmjet bojkotimit të mallrave me origjinë nga Serbia. Rezultate të ngjashme tregohen edhe nga serbët e Kosovës, ndonëse një e treta e tyre nuk e dinë si të përgjigjen ose nuk japin asnjë përgjigje. Numri i shqiptarëve të Kosovës në studim është mjaftueshëm i madh për të pasur korrelacione të rëndësishme statistikore. Sa më e vogël të jetë mosha e të rinjve, aq më të prirë janë për të refuzuar blerjen e produkteve serbe(Spearman’s rho=–.085 p=0.009). Të rinjtë janë më optimistë për të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe më ngurrues për të blerë produkte serbe(Spearman’s rho=.147 p<0.001). 78 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 DIAGRAMI 11.9: Cila nga të mëposhtmet do ta bënte komunikimin në mes nxënesve shqiptarë dhe serbë më të lehtë? Shqiptarë(N=969) 21 22 6 37 11 3 Serbë(N=181) 29 2 48 16 5 Mësimi i gjuhës së komunitetit tjetër duhet të jetë lëndë obligative për të dyja komunitetet Mësimi i gjuhës shqipe duhet të jetë obligative për studentët serbë Mësimi i gjuhës serbe duhet të jetë obligative për studentët shqiptarë % Nuk është e nevojshme të mësohet gjuha e komunitetit tjetër Nuk e di Pa përgjigje TË MËSUARIT E GJUHËS SË GRUPIT TJETËR Më shumë se një e treta e të rinjve shqiptarë dhe gati gjysma e të rinjve serb janë të bindur se nuk është e nevojshme që të mësohet gjuha tjetër. Nga ana tjetër kemi 29 për qind të të rinjve serb që janë dakord se të mësuarit e gjuhës së përbashkët duhet të jetë lëndë mësimore e detyrueshme për të dy komunitetet. Gjithashtu, janë 21 për qind e të rinjve shqiptarë që mendojnë të njëjtën gjë. Pjesëmarrësit në grupet e fokusit në përgjithësi do dëshironin që serbët që jetojnë në Kosovë të integrohen dhe të paktën duhet të flisnin shqip.“Mua nuk më pëlqen që ata nuk flasin shqip. Në çdo vend duhet të dish gjuhën zyrtare, nëse ti jeton atje.”(Prizren, Meshkuj, 29 vjeç). 81 12 PËRFUNDIME Studimi u bazua mbi një mostër përfaqësuese prej 1000 të anketuarish, duke shtuar një kampion përforcues prej 200 të anketuarish në mënyrë që të kemi një përfaqësim më të mirë të pakicës turke dhe asaj serbe në Kosovë. Të anketuarit bien në kategorinë prej 14 – 29 vjeç nga e gjithë Kosova. Paketa e programit statistikor SPSS u përdor për analizën inferenciale të të dhënave. Ky studim ka eksploruar karakterin e të rinjve që përfaqësojnë gjeneratën e pavarësisë. Të rinjtë në Kosovë janë shumë optimistë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Kosovës, por gjithashtu janë shumë pesimistë rreth gjendjes aktuale të arsimit, tregun e punës, situatën politike, etj. Zakonisht ata shprehin qëndrime konservatore që vendosin në qendër institucionin e familjes. Familja paraqet institucionin më të rëndësishëm për të rinjtë lidhur me pothuajse të gjitha tiparet e jetës, pasi pothuajse të gjithë të anketuarit besojnë se një person ka nevojë për një familje për të pasur një jetë më të mirë. Familja ofron qëndrueshmërinë që asnjë mik, punë ose situatë politike mund të ofrojë. Nga ana tjetër, ka një rritje të rëndësishme në moshën e preferuar për martesë për burrat, në gjashtë vitet e fundit si nga meshkujt dhe nga femrat. Tregu i punës është më pak i sigurt dhe të rinjtë në Kosovë nuk janë të aftë të gjejnë punë ku mund të përdorin dhe përmirësojnë aftësitë që kanë marrë nga sistemi arsimor. Ekziston një nevojë e madhe për fleksibilitet në punë dhe arsim për të ulur hendekun e aftësive të rinisë aktuale. Ata të cilët janë më të shqetësuar për sigurinë e punës kanë një dëshirë më të madhe të punojnë në sektorin publik dhe janë më pak të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Rezultatet tregojnë se të rinjtë dëshirojnë të migrojnë për arsye ekonomike. Kosova duhet të ndërtojë themelet e saj ekonomike për të lejuar të rinjtë që të gjejnë fatin e tyre në Kosovë. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë të rinjtë që të largohen nga prindërit e tyre dhe të kërkojnë për më shumë mundësi larg shtëpisë së prindërve. Ekziston një mosbesim dhe apati rekord e të rinjve në Kosovë drejt të gjitha institucioneve politike, veçanërisht për partitë politike dhe qeverisjen kombëtare. Nga ana tjetër ka një besim tek institucionet fetare dhe organizatat ndërkombëtare si NATO dhe OSBE. Gjetjet e studimit tregojnë se të rinjtë në Kosovë janë shumë të varur nga familjet e tyre. Profili i të riut në Kosovë do të jetë dikush që nuk punon në fushën e tij/saj të arsimimit, por ka një dëshirë të fortë të punojë në sektorin publik. Sidoqoftë ai/ajo e di se vetëm lidhjet politike ose rrjeti familjar mund të ndihmoj në gjetjen e punës. I riu kosovar nuk ka besim tek institucionet e Kosovës dhe shpreh një nivel të ulët angazhimi politik. Ai/ajo në përgjithësi nuk janë të kënaqur me arsimin në Kosovë, por dëshirojnë të marrin një diplomë universitare. Gjithashtu, personi mesatar ka një dëshirë të moderuar për të migruar në BE, ndonëse ata ende nuk njohin gjuhën e vendit ku ata dëshirojnë të migrojnë. Nga ana tjetër, ky i ri është shumë optimist mbi të ardhmen e tij në Kosovë dhe të ardhmen e Kosovës në përgjithësi. Personi në përgjithësi është fetar, por shumë jo tolerant kundrejt homoseksualëve. Qëllimi kryesor në jetën e tij/saj është që t’i bëj prindërit krenar dhe të ketë një martesë të mirë. Ai/ajo do të pyes prindërit për vendimet më të rëndësishme në jetë. Mosha e preferuar për martesën e tij do të jetë 28 – 29 vjeç dhe e saj 25 – 26 vjeç. Ai/ajo preferon që të ketë tre ose më shumë fëmijë, megjithëse ai/ajo dëshiron që të ketë fëmijën e parë pas moshës 25 vjeç. 82 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 FUSNOTAT [ 1] Lavric,“Rinia në Arsim në Evropën Juglindore” Humbur në Tranzicion?. [ 2] http://www.ks.undp.org/content/kosovo/en/home/countryinfo/ [ 3] Progresi drejt përmbushjes së Kriterit Ekonomik për Pranimin në BE (Komisioni Evropian, 2018). [ 4] Termi është shpikur në Të Humbur në Trazicion? Sfidat dhe perspektivat politike për të Rinjtë në Evropën Juglindore(2015). [ 5] Gjetjet e këtij studimi tregonë se vetëm 13.1 përqind e të rinjve në kovosë janë të interesuar kryesisht në ngjarjet politike që ndodhin në Kosovë(6 përqind janë shumë të interesuar, 7 përqind janë të interesuar). REFERENCAT European Commission 2018 Progress Toward Meeting the Economic Criteria for EU Accession European Commission GoK 2016 Kosovo Education Strategic Plan 2017 – 2021 Government of Kosovo GoK 2018 Kosovo Economic Reform Programme(ERP) 2018 – 2020 Government of Kosovo 2017 Jobs Diagnostic Kosovo World Bank Group WB& WIIW 2017 Western Balkans Labor Market Trends 2017 World Bank Group and WIIW APPENDIX 83 TABELA E DIAGRAMEVE 14 DIAGRAMI 4.1: 32 DIAGRAMI 6.6: Vlerat më të rëndësishme për të rinjtë në Kosovë Cila nga deklaratat më poshtë e përshkruan më së miri 14 DIAGRAMI 4.2: gjendjen tuaj? Kënaqësia e të rinjve me jetesën në Kosovë 32 DIAGRAMI 6.7: 15 DIAGRAMI 4.3: Planifikimi familjar Përqindja e të rinjve të cilët thonë se janë shumë të kënaqur 33 DIAGRAMI 6.8: me jetën e tyre Sa fëmijë planifikoni ose paramendoni t‘i keni? 15 DIAGRAMI 4.4: Si e shihni të ardhmen tuaj pas 10 vjetësh? 33 DIAGRAMI 6.9: Faktorët më të rëndësishëm për zgjedhjen e partnerit/es 16 DIAGRAMI 4.5: Opinioni i të rinjve për të ardhmen e Kosovës 16 DIAGRAMI 4.6: Shqetësimet e të rinjve në Kosovë 17 DIAGRAMI 4.7: Sjelljet që mund të justifikohen ose jo 17 DIAGRAMI 4.8: Deri në çfarë mase u besoni njerëzve të listuar në vijim? 18 DIAGRAMI 4.9: Si do të ndjeheshit nëse njerëz si në vijim do të vendoseshin për të jetuar në lagjen tuaj? 18 DIAGRAMI 4.10: Sa shpesh merrni pjesë në shërbesa fetare(përveç dasmave dhe funeraleve)? 19 DIAGRAMI 4.11: Besimi fetar i etnive kryesore 19 DIAGRAMI 4.12: Besimi fetar i prindërve dhe praktikimi i riteve fetare nga të rinjtë 22 DIAGRAMI 5.1: Aktivitetet e kohës së lirë 24 DIAGRAMI 5.2: Qasja në internet 24 DIAGRAMI 5.3: Arsyet kryesore për përdorimin e internetit 24 DIAGRAMI 5.4: Kënaqësia me pamjen fizike 25 DIAGRAMI 5.5: A pini duhan? 25 DIAGRAMI 5.6: A pini alkool?(N=1.000) 26 DIAGRAMI 5.7: Niveli i pranimit të pirjes së alkoolit 27 DIAGRAMI 5.8: Përvoja seksuale 27 DIAGRAMI 5.9: Sjellja ndaj përdorimit të kontraceptivëve 27 DIAGRAMI 5.10: Mendimi për virgjërinë deri në martesë 30 DIAGRAMI 6.1: Sa persona jetoni në familjen tuaj, përfshirë juve? 30 DIAGRAMI 6.2: Mënyra e banimit të të rinjve në Kosovë 31 DIAGRAMI 6.3: Cila nga deklaratat më poshtë i përshkruan më së miri marrëdhëniet tuaja me prindërit? 31 DIAGRAMI 6.4: A do t’i rrisnit fëmijët tuaj në të njëjtën mënyrë si ju kanë rritur prindërit juve, apo do vepronit ndryshe? 32 DIAGRAMI 6.5: Kush nga anëtarët e familjes suaj ose të afërmit ndikon më së shumti në vendimet tuaja të rëndësishme? 38 DIAGRAMI 7.1: Sa jeni të kënaqur në përgjithësi me cilësinë e arsimit në vendin tuaj? 38 DIAGRAMI 7.2: Kënaqësia me nivelin e arsimit 39 DIAGRAMI 7.3: A pajtoheni se ka raste kur notat dhe provimet ‚blihen‘ në institutet/universitetet në Kosovë? 39 DIAGRAMI 7.4: Sa orë në ditë mesatarisht i kaloni duke studiuar (pas orëve të mësimit/ në shtëpi)? 40 DIAGRAMI 7.5: Niveli i stresit në 2012(vala 1) dhe 2018(vala 2) 40 DIAGRAMI 7.6: Pjesëmarrja në praktika 44 DIAGRAMI 8.1: Niveli i papunësisë(mosha 15 – 29), në përqindjen e fuqisë punëtore 44 DIAGRAMI 8.2: Angazhimi i të rinjve në arsim dhe punësim 45 DIAGRAMI 8.3: Faktorët e rëndësishëm për të gjetur punë 45 DIAGRAMI 8.4: Të rinjtë që punojnë ose jo në profesionin e tyre 46 DIAGRAMI 8.5: Kërkesat formale për vende të punës së të rinjve 46 DIAGRAMI 8.6: Zgjedhja e sektorit të preferuar të punës 47 DIAGRAMI 8.7: Puna në sektorin publik: realiteti dhe preferencat 47 DIAGRAMI 8.8: Faktorët kryesorë për zgjedhjen e vendit të punës 52 DIAGRAMI 9.1: Interesi në ngjarjet politike 52 DIAGRAMI 9.2: Interesi i të rinjve për politikën krahasuar me vitin 2012 53 DIAGRAMI 9.3: Mosinteresimi për politikën i grupeve etnike (duke treguar përqindjet e atyre që janë“aspak të interesuar” dhe“jo të interesuar”) 54 DIAGRAMI 9.4: Niveli i diskutimit të politikës me familjen dhe miqtë 54 DIAGRAMI 9.5: Ngjashmëria e pikëpamjeve politike midis të rinjve dhe prindërve 55 DIAGRAMI 9.6: Përfaqësimi i interesave të të rinjve në politikat kombëtare 55 DIAGRAMI 9.7: Burimi kryesor i informacionit për politikën 56 FIGURE 9.8: Votimi në zgjedhjet e kaluara 84 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019 56 DIAGRAMI 9.9: A do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot? 56 DIAGRAMI 9.10: Sjelljet ndaj politikave të caktuara 57 DIAGRAMI 9.11: Kënaqësia me gjendjen e demokracisë në Kosovë 57 DIAGRAMI 9.12: Dakordësia 58 DIAGRAMI 9.13: Angazhimi në forma të ndryshme të aktivizmit TABELA E TABELAVE 10 TABELA 1: Shpërndarja e moshës dhe gjinisë para dhe pas matjes 10 TABELA 2: Shpërndarja e fokus grupeve 23 TABELA 3: Lidhja ndërmjet aktiviteteve të kohës së lirë 32 TABELA 4: Mosha e përshtatshme për martesë 59 DIAGRAMI 9.14: Objektivat e preferuara ku duhet të fokusohet qeveria 60 DIAGRAMI 9.15: Pritjet për situatën ekonomike në të ardhmen në Kosovë 60 DIAGRAMI 9.16: Grupet që nuk kanë shumë të drejta 61 DIAGRAMI 9.17: Vlerat më të rëndësishme 62 DIAGRAMI 9.18: Besimi tek institucionet 62 DIAGRAMI 9.19: Diferencat në besimin e institucioneve në mes të rinjve shqiptarë dhe serbë 66 DIAGRAMI 10.1: Qëllimet për të studiuar jashtë shtetit 66 DIAGRAMI 10.2: Qëllimi për të emigruar për më shumë se 6 muaj 67 DIAGRAMI 10.3: Koha kur mendoni të largoheni nga vendi 67 DIAGRAMI 10.4: Kohëzgjatja e qëndrimit në shtetin e destinacionit 68 DIAGRAMI 10.5: Arsyet për të emigruar(krahasim 2012 me 2018) 68 DIAGRAMI 10.6: Shtetet e preferuara për të emigruar në 2012 dhe 2018 69 DIAGRAMI 10.7: Cili është niveli i zotërimit të gjuhës zyrtare të vendit pritës? (N=573) 70 DIAGRAMI 10.8: Niveli i kontributit në vendin e destinacionit 74 DIAGRAMI 11.1: Nivelet e identitetit të grupeve të ndryshme etnike 75 DIAGRAMI 11.2: A mendoni se Kosova duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? 75 DIAGRAMI 11.3: Kur mendoni se Kosova do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian? 75 DIAGRAMI 11.4 A: Opinioni për mundësitë e studimit në Shqipëri? 75 DIAGRAMI 11.4 B: Opinioni për mundësitë e punësimit në Shqipëri? 76 DIAGRAMI 11.5: A mendoni se Kosova dhe Shqipëria në përgjithësi po bashkëpunojnë mjaftueshëm? 76 DIAGRAMI 11.6: Sipas mendimit tuaj, çfarë marrëdhëniesh zyrtare duhet të kenë Kosova dhe Shqipëria? 77 DIAGRAMI 11.7: Kur mendoni se Serbia do ta njohë Kosovën? 77 DIAGRAMI 11.8: Opinioni mbi blerjen e mallrave serbe / kosovare 78 DIAGRAMI 11.9: Cila nga të mëposhtmet do ta bënte komunikimin në mes nxënesve shqiptarë dhe serbë më të lehtë? IMPRINT publikoi: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës www.fes.de/youth-studies/ personi përgjegjës: Frank Hantke koordinatore projekti: Mevlyde Hyseni kontakt: mevlyde.hyseni@fes-kosovo.org redaktor: Besa Kalaja, Mevlyde Hyseni design: Andrea Schmidt• Typografie/im/Kontext shtyp: Studio Forma, Prishtinë, Kosovë data: 2019 Qëndrimet e shprehura në publikim nuk janë domosdoshmërisht të Fondacionit“Friedrich Ebert”(FES) apo të organizatave në të cilat punojnë autorët. FES nuk mund të garantojë saktësinë e të gjitha të dhënave të përdorura në këtë publikim. Përdorimi komercial në çdo media i publikimit të Fondacionit“Friedrich Ebert” nuk është i lejuar pa miratim me shkrim të FES. Çdo referencë e bërë për Kosovën nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR(RKSKB) 1244/1999 dhe opinionin e ICJ(GJND) mbi deklarimin e pavarësisë së Kosovës. Çdo referencë e bërë për Maqedoninë nënkuptohet si referuar Ish – Republika Jugosllave e Maqedonisë. Përfundime 85 86 STUDIMI PËR RININË – KOSOVË 2018/2019