1 Realizuan: Autor: Rigels Xhemollari Ekspert për metodën e kërkimit: Erjona Mulellari Ekipi i monitoruesve: Ines Mulellari Anida Hana Anxhela Salaj Artjola Paci Amina Sinaj Elona Tutaj Esma Balla Rezarta Thaçi Anxhela Musaj Semiljana Azizi Doris Pasha Laurent Ymeti Anxhela Balliu Mbaresa Pepa Opinionet, gjetjet, konluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e Fondacionit Friedrich Ebert nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim . _______________________________________________________________________________________________________________ TABELA E PËRMBAJTJES RRETH NESH...................................................................................2 ABSTRAKT.......................................................................................2 GJETJET KRYESORE.........................................................................4 HYRJE............................................................................................. 6 1. RISHIKIM LITERATURE................................................................7 2. METODOLOGJIA......................................................................11 2.1 Hartimi i Pyetësorit dhe Testimi............................................11 2.2 Metodologjia e kampionimit...................................................11 3. ANALIZË E DETAJUAR E GJETJEVE TË STUDIMIT........................13 3.1 Prania e fenomenit të korrupsionit në universitete..................13 3.2 Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete..................16 3.3 Raportimi i rasteve të korrupsionit.......................................17 3.5 Ndëshkueshmëria dhe toleranca ndaj korrupsionit në universitete ....19 4. REKOMANDIME.......................................................................22 5. ANEKS…..…………………………………………………………………….. 23 2 RRETH NESH Qëndresa Qytetare është një organizatë e themeluar nga një grup të rinjsh profesionistë, që vijnë me eksperienca të ndryshme nga shoqëria civile, duke bashkuar dijet dhe energjitë për të kontribuar për vendin dhe shoqërinë shqiptare. Ne besojmë te forca e qytetarëve qëndrestarë, të ndershëm dhe guximtarë, përballë autoritetit të shtetit, pushtetit dhe fenomeneve negative që çojnë në regres një shoqëri. Misioni i Qëndresës Qytetare është fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri në funksion të përmirësimit të qeverisjes, forcimit të strukturave komunitare dhe promovimit të aktivizmit në Shqipëri. Qëllimi i Qëndresës është të mbrojë dinjitetin dhe personalitetin njerëzor dhe të forcojë qytetarinë nëpërmjet depolitizimit, orientimit drejt iniciativës së lirë, rritjes së vigjilencës së konsumatorit, rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe orientimit drejt një arsimi cilësor. ABSTRAKT Korrupsioni në sistemin arsimor është një dukuri jo e re për realitetin shqiptar, i shfaqur në aspekte të ndryshme të funksionimit të institucioneve arsimore në nivel parauniversitar dhe universitar. Qëndresa Qytetare në këtë studim ka marrë si objekt monitorimi vetëm arsimin e lartë publik, konkretisht aspektin e marrëdhënies pedagog – student dhe administrate universitare – student. Gjetjet kryesore të këtij raporti tregojnë një perceptim të lartë dhe të besueshëm të pranisë së këtij fenomeni në universitetet publike por edhe një anagzhim të ulët të strukturave për ta reduktuar atë. Gjithashtu studenti si figurë qëndrore, herë viktimë dhe herë palë e këtyre rasteve shfaq një nivel të lartë informacioni mbi prezencën e korrupsionit, por një nivel të ulët gatishmërie për ta raportuar dhe për të reaguar ndaj këtij fenomeni. Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete sipas të dhënave të grumbulluara kanë specifikat e tyre, duke filluar nga shitblerja e notës, detyrimi për blerje librash e deri tek angazhimi i administratës së universitetit në rolin e ndërmjetësit në rastet e korrupsionit. Nga raporti krahasimor i këtij studimi del në pah një tjetër e dhënë, ku universitetet e qarqeve janë më të predispozuar për të shfaqur fenomenin e korrupsionit se universitetet e kryeqytetit, referuar kjo edhe nga raporti i vitit të kaluar të Qëndresës Qytetare. 1 Gjetjet e këtij monitorimi ndihmojnë për të përcaktuar se cilat aspekte të korrupsionit në arsimin e lartë duhet të adresohen, cilat masa ligjore- administrative duhen forcuar dhe cilat janë mekanizmat institucionale dhe shoqërore që mund të parandalojnë përhapjen e këtij fenomeni në universitetet publike. 1 http://qendresaqytetare.al/wp-content/uploads/2018/01/Raport-22.pdf 3 GJETJET KRYESORE  73% e studentëve të anketuar, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre. 19% e studentëve nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk kanë pasur prova të pranisë së fenomenit dhe vetëm 8% e mohojnë praninë e tij. Parë në raport krahasimor mes pesë universiteteteve të monitoruara, prania e korrupsionit shfaqet më e lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës me 80% dhe më e ulët në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe Fan.S. Noli të Korçës me 68%.  62% e studentëve që e pohojnë praninë e korrupsionit në universitet janë vënë në dijeni të praktikave korruptive nëpërmjet eksperiencave personale, miqve ose familjarëve të tyre. Ky tregues forcon vërtetësinë e fenomenit sepse perceptimi vjen nga përvoja personale ose të njerëzve të afërt. Vetëm 9% shprehen se janë vënë në dijeni të praktikave korruptive përmes raportimeve në media.  78% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni shfaqet te trupa akademike dhe punonjësit e administrates. Përkatësisht e ndarë në përqindje korrupsioni shfaqet; tek trupa akademike 25%, tek administrata e universitetit me 15% dhe tek të dy grupet njësoj 38%. Ky tregues shpjegon faktin përse disa punonjës të administratës luajnë rolin e ndërmjetësve mes studentëve dhe pedagogëve në aferrat korruptive, e pohuar kjo edhe nga studentët. Parë në raport krahasimor, Universiteti Politeknik i Tiranës rezulton si universiteti me nivelin më të lartë të shfaqjes së korrupsionit tek trupa akademike me 51%, ndërsa Universiteti Bujqësor i Tiranës me stafin administrativ më të korruptuar se universitetet e tjera me 36%.  Përsa i përket formave të shfaqjes së korrupsionit, 43% e studentëve pohojnë se forma më e përhapur e korrupsionit është pagesa në shkëmbim të notës, ndjekur nga detyrimi për blerjen e librave 7% dhe më pas renditet nepotizmi, shërbimet administrative dhe kërkesat për favore seksuale nga stafi akademik. 4  70% e të anketuarve mendojnë dhe kanë dëshmuar se personat e përfshirë në marrëdhënie korruptive komunikojnë mes tyre përmes një personi të tretë. Në bazë të dëshmive të studentëve, personat e tretë kryesisht janë staf akademik, asistentë pedagogë, punonjës të administratës ose të afërm të tyre. Komunimikimi i drejpërdrejtë rezulton në masën 23%, përgjithësisht në rastet e detyrimit për blerje librash ose pagesës për marrjen e shërbimeve në administratë.  82% e studentëve të pyetur kanë dëgjuar për raste korruptive specifikisht gjatë periudhës së tyre të studimit, 68% e tyre nuk kanë dijeni mbi masat e marra për këto raste ndërsa 26% tregojnë se këto masa nuk janë marrë kurrë.  Sa i përket pjesëmarrjes direkte të vetë studentëve në raste korruptive vetëm 34% e tyre do të ishin të gatshëm të raportonin këto raste. Ndërsa 38% e tyre shprehen të bindur që nuk do raportonin dhe kategoria e studentëve të lëkundur përbëhet nga masa 28% e të anketuarve.  Pandëshkueshmëria dhe mungesa e besimit te adresimi i rasteve vijon të mbetet e lartë. Vetëm 7% e studentëve të pyetur kanë besim te ndëshkueshmëria e rasteve korruptive. Ndërsa, 51% e të pyeturve nuk kanë aspak besim dhe 39% e tyre janë të lëkundur. 5 HYRJE Referuar raportit të Parlamentit Evropian dhe atij të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2018, si dy indikatorë matës të progresit institucional të vendit tonë, prania e korrupsionit në administratën publike vjen si shqetësimi kryesor i cili vazhdon të pengojë proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 2 Qëndresa Qytetare duke e pasur në themel të programit të saj luftën ndaj korrupsionit dhe rritjen e transparencës në fushën e arsimit të lartë, gjatë vitit akademik 2017 – 2018 monitoroi tre universitete publike në dy aspekte kryesore: menaxhimin financiar të parave të studentëve nga organet administrative të tyre dhe praninë e korrupsionit pedagog – student brenda auditorëve. Gjatë këtij viti akademik Qëndresa Qytetare e ka shtrirë këtë monitorim në 5 universitete publike për të matur disa indikatorë që tregojnë nivelin e perceptimit dhe pranisë së fenomenit të korrupsionit pasiv dhe aktiv në marrëdhënien pedagog – student në këto universitete. Ky raport monitorimi vlen si provë e pakontestueshme për të nxitur një debat publik të orientuar drejt rrugëve të zgjidhjeve institucionale të problematikave që ka sjellë ndër vite dhënia e rryshfetit në këmbim të notës si dhe nxitjen e hartimit të politikave nga vetë universitetet në funksion të parandalimit të korrupsionit. Korrupsioni në sistemin arsimor duhet të kthehet në vëmendje të aktorëve politikë dhe qeveritarë, pasi deri më sot kemi debate publike dhe masa parandaluese të ndërmarra vetëm për korrupsionin në sistemin gjyqësor, shëndetësor apo të shërbimeve publike. Nuk duhet harruar që e ardhmja e shoqërisë janë studentët dhe nëse sistemi ku ata formohen e stimulon favorizimin nëpërmjet pagesës së një çmimi në këmbim të notës, do t’ i sigurojmë shoqërisë shqiptare një të ardhme pa perspektivë. Studentët që janë të përfshirë në sjellje korruptive gjatë studimeve të tyre janë të prirur të korruptohen në të ardhmen. Kjo gjendje jo vetëm që do të dëmtojë integritetin dhe barazinë midis studentëve, por do të krijojë një mjedis të zhgënjimit dhe mungesës së besimit në institucione në periudha afatgjata. Dhe së fundmi kjo nismë synon të bëjë një krahasim midis pesë universiteteve publike ndër më të mëdhatë në vend duke marrë parasysh një sërë indikatorësh, përfshirë format e shfaqjes, nivelin e perceptimit dhe nivelin e ndërgjegjësimit të studentëve ndaj këtij fenomeni. Ky studim u realizua nga ekipi i Qëndresës Qytetare dhe u mbështet nga Fondacioni Friedrich Ebert Tirana. 2 https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-albania-report.pdf 6 1. RISHIKIM LITERATURE a. Etimologjia e fjalës korrupsion dhe llojet e tij Etimologjia e fjalës korrupsion e ka origjinën nga latinishtja në fjalën“corrumpere” që nënkupton sinonime të fjalëve“prish”,“shkatërroj”,“dëmtoj”,“falsifikoj”,“jap” dhe marr ryshfete”. Ndërsa në fjalorin shqip korrupsioni cilësohet si“s jellje e pandershme dhe e paligjshme, veçanërisht nga pushtetarë, në kundërshtim me detyrën.” Korrupsioni është një dukuri shumë dimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Është në natyrën e vetë njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe përfitime personale pa marrë parasysh nevojat e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të të tjerëve duke mbetur një ndër fenomenet më negative, që cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme. Korrupsioni fillon nga ryshfeti individual deri tek vjedhja apo shpërdorimi i madh i fondeve publike. Sipas Transparency International, korrupsion i përkufizohet si“abuzim me pushtetin e besuar për përfitime private” 3 . Në terminologjinë ndërkombëtare korrupsionin e ndajmë në tre lloje kryesore: Korrupsioni burokratik – administrativ, i cili ndodh në hallkën e fundit të implementimit të politikave, atje ku publiku takohet me nëpunësit publikë. Edhe pse korrupsioni administrativ përfshin shuma të vogla parásh, këto shuma nuk janë të vogla për ata që i paguajnë. 4 Korrupsioni politik ndodh aty ku hartohen politikat nga politikanët. Ai nuk ka të bëjë aq shumë me sasinë e paráve që paguhen se sa me nivelin në të cilin ndodh – atje ku mund të ndikohet padrejtësisht mbi rregullat dhe politikat. Në disa raste të tjera, korrupsioni politik i referohet në mënyrë të veçantë korrupsionit brenda proceseve politike dhe zgjedhore. Korrupsioni ekonomik nëpërmjet kapjes së shtetit njihet si problemi korruptiv më shkatërrimtar dhe më i vështirë. Kapja e shtetit është një fenomen në të cilin interesat e jashtmejanë në gjendje të bëjnë ligjet, politikat dhe rregullat e shtetit për të siguruar përfitimet e veta përmes transaksioneve korruptive me nëpunës publikë dhe politikanë. 3 https://www.transparency.org/what-is-corruption#define 4 http://idmalbania.org/wp-content/uploads/2016/01/Broshure-AntiKorrupsioni.pdf 7 Studime të tjera në fushën e korrupsionit në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri janë: Pikëpyetjet e korrupsionit në arsimin e lartë nga organizata MJAFT me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. 5 Etika në sistemin arsimor, realizuar nga Mary Ward Loreto Foundation. 6 b. Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete dhe baza ligjore që mbulon këtë problematikë Në Shqipëri korrupsioni në universitete shfaqet në disa forma të ndryshme. Format e shfaqjes lidhen me funksionet e personave që ushtrojnë funksion publik të cilët mund të ofrojnë shërbime, produkte apo favore në mënyrë të pandershme dhe në këmbim të përfitimeve materiale apo financiare, por edhe me vetë studentin si palë e dëmtuar ose palë aktive në këtë veprim. Korrupsioni në kodin penal shqiptar Në kodin penal shqiptar korrupsion aktiv dhe pasiv përkufizohet dhe parashikon dënime që fillojnë nga 6 muaj deri në 8 vjet për palët e përfshira sipas neneve përkatëse: Neni 224 Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, personit që ushtron funksionin publik, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën ose funksionin e tij, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. 7 c. Roli i institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në arsim. 5 http://www.studentaktiv.org/files/Studimi%20mbi%20Korrupsionin%20ne%20Universitete.pdf 6 https://ec.europa.eu/epale/sites/epale/files/raport-studimin-etika-ne-sistemin-arsimor-ne-shqiperi.pdf 7 http://www.qbz.gov.al/Kode/Kodi%20Penal-2017.pdf 8 Lufta ndaj korrupsionit në universitete është e vështirë sepsë ky akt kryhet nga njerëz inteligjentë dhe të veshur me pushtet dhe kërkon një bashkërendim të punës së të gjithë institucioneve dhe organizmave që punojnë dhe kanë ndikim në parandalimin e këtij fenomeni negativ për sistemin arsimor dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Parlamenti Parlamenti gëzon një të drejtë kontrolli mbi organet dhe institucionet e tjera kushtetuese apo të krijuara me ligj(funksioni kontrollues), duke i ndaluar në këtë mënyrë këto organe të ndërmarrin, në mënyrë të pavarur, vendime në kundërshtim me ligjin. Komisioni Parlamentar i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik mund të ndërhyjë duke propozuar politika dhe masa konkrete në adresimin e korrupsionit universitar. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Drejtësisë Në ushtrimin e kompetencave të tyre ekzekutive këto institucione hartojnë strategji, akte nënligjore dhe politika për të krijuar një mjedis më të mirë për punonjësit duke mënjanuar praktikat korruptive dhe për të rritur ndërgjegjësimin qytetar mbi raportimin e rasteve të korrupsionit në arsim dhe administratën publike. Pushteti Gjyqësor Organet e pushtetit gjyqësor, janë organe të cilat kanë për detyrë të gjykojnë dhe të marrin vendime për të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me praktikat korruptive. Duke pasur parasysh përhapjen e korrupsionit në sistemin arsimor dhe nivelin e lartë të pandëshkueshmërisë së tij, gjyqësori mbetet thelbësor në suksesin e luftës kundër korrupsionit. Mosdënimi i pedagogëve të korruptuar, sic ka ndodhur shpesh herë në Shqipëri është shkaku kryesor i rritjes së këtij fenomeni pasi krijon mungesë besimi tek denoncuesit dhe dobëson reagimin shoqëror ndaj këtij fenomeni. Policia e shtetit Misioni i Policisë është garantimi i një mjedisi të sigurtë për komunitetin dhe parandalimi i kriminalitetit. Përgjegjësitë e Policisë janë si më poshtë:  të parandalojë, të zbulojë dhe të hetojë, në përputhje me ligjin penal dhe me ligjin procedural penal, veprat penale dhe autorët e kryerjes së tyre, duke përfshirë praktikat korruptive që konsiderohen si vepra penale  të mbrojë rendin dhe sigurinë publike.  të mbrojë jetën e njerëzve, sigurinë dhe pronën e tyre personale Prokuroria e Përgjithshme 9 Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë është një institucion kushtetues i pavarur që ushtron ndjekjen penale për të gjitha krimet, duke përfshirë edhe krimet e korrupsionit, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit. Prokuroria i ushtron funksionet e veta duke respektuar parimet e procedimit të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së të drejtave, interesave dhe lirive të ligjshme të njeriut. Kontrolli i Lartë i Shtetit KLSH është institucioni më i lartë në Republikën e Shqipërisë që ka për detyrë të kontrollojë:  Veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë;  Përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qëndror dhe vendor.  Veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve apo të aksioneve ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti.  Përdorimin e fondeve që iu janë dhënë nga buxheti i shtetit partive politike dhe shoqatave. Media dhe shoqëria civile Në misionin e tyre për të informuar publikun dhe raportuar problematikat shpesh herë në vendin tonë mediat nëpërmjet emisioneve investigative kanë zbuluar raste të shfaqjes së korrupsionit në arsim. Për shkak të anonimatit që ato ruajnë për denoncuesit dhe mjeteve teknologjike në dispozicion për të depërtuar në ambientet universitare ku kryhet korrupsioni kanë kontribuar duke u bërë shkak për procedimin penal të disa pedagogëve apo administratorëve të universiteteve. Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e studentëve ndaj këtij fenomeni dhe informimin e tyre për mënyrat dhe praktikat e denoncimit të rasteve abuzive në polici. 10 2. METODOLOGJIA Gjetjet e këtij studimi bazohen në një proces anketimi të realizuar gjatë muajit nëntor 2018. Një ekip prej 14 anketuesish iu drejtua 5 universiteteve të targetuara dhe realizoi plotësimin e 640 pyetësorëve. Ekipi i anketuesve u shoqërua nga koordinatori i projektit dhe i gjithë procesi i anketimit u mbikqyr hap pas hapi nga stafi i Qëndresës Qytetare. Para nisjes së punës në terren, studimi u parapri nga hartimi i pyetësorit, konsultimi i pyetësorit me eskpertë të metodologjisë së kërkimit sasior dhe cilësor, rekrutimin dhe trajnimin e anketuesve të terrenit. 2.1 Hartimi i Pyetësorit dhe Testimi Pyetësori dhe njëkohësisht instrumenti kryesor i përdorur për mbledhjen e të dhënave u hartua nga stafi i Qëndresës Qytetare duke u bazuar në studime të mëparshme të ngjashme të realizuara nga QQ dhe në ekspertizën e stafit. Më pas pyetësori u konsultua me ekspertë të tjerë të fushës. Testimi i pyetësorit u realizua para nisjes zyrtare të anketimit pranë universiteteteve të targetuara. Kjo ishte një fazë mjaft e rëndësishme pasi siguroi ekipin e projektit që pyetjet ishin të qarta e të kuptueshme si për anketuesit ashtu edhe për të anketuarit. Zgjidhja e problematikave minimale të dala në këtë fazë garantoi efektivitetin e instrumentit dhe konsolidimin përfundimtar të tij. 2.2 Metodologjia e kampionimit Para përcaktimit të kampionit, stafi implemetues i projektit bëri një përllogaritje të numrit të studentëve në secilin universitet të targetuar. Universiteti Uni. Bujqësor i Tiranës Uni. Fan S. Noli, Korcë Univ. Luigj Gurakuqi, Shkodër Universiteti i Mjekësisë Uni. Politeknik i Tiranës Total Popullata 7000 studentë 5000 studentë 6000 studentë Kampioni 140 studentë 100 studentë 120 studentë Bachelor 110 89 113 6000 studentë 120 studentë 82 studentë 160 studentë 107 32000 studentë 640 studentë 501 Tabela 1. Popullata dhe kampioni i studimit Master 30 11 7 38 53 139 Për të garantuar nivelin e besimit 95% me tolerancë gabimi jo më shumë se ±5%, kampioni i përzgjedhur në të gjitha Universitetet të marra së bashku ishte 640 studentë, 2% e popullatës. Niveli i besimit tek metodologjia e zbatuar për matjen e nivelit dhe perceptimit të korrupsionit në arsimin e lartë në Shqipëri në fund të pyetësorit të projektit kërkimor ishte 95%, i cili është një nivel shumë i lartë. Statisticienët pranojnë një nivel prej 95% të besimit si një standart i pranueshëm, prandaj gjetjet e studimit janë të një niveli të lartë 11 besueshmërie.Toleranca e gabimit për të gjithë studimin në 5 universitetet është ±3.8%. Kampioni është përzgjedhur në mënyrë rastësore por duke u përpjekur të garantohet përfshirja e studentëve që ndiqnin dy nivelet e studimit dhe shpërndarja e drejtë gjinore. Siç vihet re edhe ne grafikun 1, në procesin e anketimit janë përfshirë në total 501 studentë të nivelit Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master, duke siguruar kështu gjithpërfshirjen e tyre. Në total, numri i studentëve në këto 2 nivele qëndron në vlerat 501 studentë bachelor dhe 139 master. Të dhëna mbi nivelin e studimeve të studentëve të anketuar në secilin Universitet 64% e studentëve të anketuar kanë qenë vajza dhe 36% e tyre kanë qenë djem. Kjo shpërndarje e pyetësorëve sipas gjinisë i referohet raportit të UN Women dhe INSTAT ku sipas të dhënave të grumbulluara raporti i femrave të diplomuara është 64% krahasuar me 36% të meshkujve. 8 Ndarja e studentëve të anketuar sipas gjinisë 8 http://www.instat.gov.al/media/1700/femra_e_meshkuj_2016.pdf 12 3. ANALIZË E DETAJUAR E GJETJEVE TË STUDIMIT 3.1 Prania e fenomenit të korrupsionit në universitete A është i pranishëm fenomeni i korrupsionit në fakultetin/Universitetin tuaj? Matjen e pranisë së fenomenit të korrupsionit në universitete kemi tentuar ta realizojmë përmes vlerësimit të perceptimit të studentëve që aktualisht ndjekin programet e studimit bachelor dhe master. Plot 468 studentë, që përbëjnë 73% të kampionit të anketuar, thonë se korrupsioni ekziston në universitetet e tyre. 19% e studentëve nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk kanë pasur prova të pakundërshtueshme (raste personale) të ndodhjes së fenomenit dhe vetëm 8% e mohojnë atë. Parë në raport krahësimor mes pesë universiteteve të monitoruara, prania e korrupsionet shfaqet më e lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës me 80% dhe më e ulët në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe atë të Korçës. me 68%. Kjo diferencë mund të ekzistojë për shkak të ndikimit të Këshillave Studentore aktive në Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Ndërkohë 57% e të anketuarve gjithsej, ose 366 studentë nga 468,(73%) që pranonin ekzistencën e fenomenit në nivel universiteti, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm edhe konkretisht në degën e tyre të studimit. Kjo tendencë në rënie mund të jetë edhe për shkak të frikës që mund të kenë pasur studentët për të qenë plotësisht të sinqertë në lidhje me programin e tyre të studimit, megjithëse mbetet relativisht e lartë. A mendoni se fenomeni i korrupsionit është 13 pranishëm konkretisht në degën tuaj të studimit? Përgjigjet e pyetjes: “Në se po, si jeni vënë në dijeni të praktikav e korruptive?” na ndihmojnë të kuptojmë jo vetëm vërtetësinë e fenomenit por edhe faktin që perceptimi i të anketuarve nuk vjen i shtyrë nga faktorë të jashtëm, por nga vetë përvojat personale e përvojat e bashkëmoshatarëve ose familjarëve, pra njerëzve të afërt. Këto dy mënyra të marra së bashku përbëjnë 62%. Ndërkohë, pavarësisht prezencës së shtuar dhe intensive të medias në jetën tonë, vetëm 9% shprehen se janë vënë në dijeni të praktikave korruptive përmes raportimeve në media. Nëse po, si jeni vënë në dijeni të praktikave korruptive? Nga ana tjetër, korrupsioni në universitete nuk është një fenomen abstrakt. Aktorë të ndryshëm brenda sistemit zakonisht janë protagonistë të aferave korruptive, përfshirë këtu trupën akademike dhe administratën e instituucioneve të arsimit të lartë. Nuk konsiderohet surprizë që të dyja kategoritë e përmendura janë të përfshira në përgjigjet e dhëna, përkatësisht trupa akademike 25% dhe administrata e universitetit me 15% 14 E dhëna më interesante e dalë nga pyetja “K u mendoni se shfaqet më tepë r korrupsioni” rezulton alternativa “tek t ë dy grupet një soj”. 38% e studentëve mendojnë se administrata e universitetit është po aq e përfshirë në veprimtari korruptive sa edhe trupa akademike. Shpeshherë, pikërisht punonjës të administratës luajnë rolin e ndërmjetësve mes studentëve dhe pedagogëve.Lidhur me këtë rast, të anketuarit përmendin shprehjen “disa gj ëra zgjidhen fare lehtë me sekretaret, pa pasur nevojë të njohësh pedagogë t”. Po të kombinojmë përqindjet, 78% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni shfaqet te trupa akademike dhe punonjësit e administratës, një përqindje kjo shumë e lartë. Ku mendoni se shfaqet më tepër korrupsioni? 15 3.2 Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete Cilat janë format me të cilat paraqitet korrupsioni me shpesh? Referuar pyetësorit në këtë anketim mbi format e shfaqjes së korrupsionit në universitete, 43% e studentëve pohojnë se forma më e përhapur e korrupsionit është pagesa në shkëmbim të notës, ndjekur nga detyrimi për blerjen e librave 7% dhe më pas renditet nepotizmi dhe kërkesat për favore seksuale nga stafi akademik në këmbim të përmirësimit të rezultateve të provimeve. Përqindjen më të ulët e ka marrë shitja e shërbimeve nga administrata e universitetit. Gjatë monitorimeve të realizuara nga Qëndresa Qytetare dalin në pah disa forma të shfaqjes së korrupsionit në arsimin e lartë, forma të cilat lidhen me funksionet e personave që ushtrojnë funksion publik dhe mund të ofrojnë shërbime, produkte apo favore siç përshkruhet në tabelën e mëposhtme: Format e shfaqjes së korrupsionit në universitete sipas subjektit të përfshirë Pedagogët Bordi i Administrimit Administrata e niversitetit Studentët - Vlerësim i padrejtë në këmbim të parave. - Vlerësim i padrejtë në këmbim të favoreve seksuale. - Vlerësim i padrejtë për shkak të njohjeve personale. - Menaxhimi i keq ekonomik ose përvetësimi i pronave të universitetit. - Shpërdorimi i detyrës. - Marrja e ryshfetit në këmbim të ofrimit shërbimeve administrative si dokumentacion apo strehim. - Korrupsion aktiv. Ofrimi i ryshfetit për vlerësimin e provimeve. - Detyrim për blerje libri. - Shitje libri brenda ambientit universitar. - Ushtrim i detyrës në konflikt të interesit. - Pozicionimi si person i tretë(sekser) mes studentit dhe pedagogut në një rat korrupsioni - Moskallëzim i krimit të korrupsionit. - Ushtrim i presionit për të detyruar studentët të japin ryshfet. - Ushtrim i presionit për të detyruar studentië për të marrë pjesë në kurse private. - Shpërndarje e padrejtë e burimeve financiare dhe vendeve të punës bazuar në favorizim dhe nepotizëm. - Marrja e ryshfetit për të ndërhyrë në sistemin e notave. - Korrupsion aktiv. Ofrimi i ryshfetit për përfitimin e padrejtë të shërbimeve administrative. Cilat janë format e komunikimit mes personave të përfshirë në një marrëdhënie korruptive? Ndërkohë, 70% e të anketuarve mendojnë dhe kanë dëshmuar se personat e përfshirë në marrëdhënie korruptive komunikojnë mes tyre përmes një personi të tretë. Në njëfarë mënyre, kjo përqindje verifikon të dhënat e 16 grafiku më sipër. Në bazë të dëshmive të studentëve, personat e tretë kryesisht janë staf akademik, asistentë pedagogë, punonjës të administratës ose të afërm të tyre. Përgjithësisht, komunikimi i drejtpërdrejtë që shfaqet në masën 23% kemi në rastet e detyrimit për blerje librash ose pagesës për marrjen e shërbimeve në administratë. 3.3 Raportimi i rasteve të korrupsionit Përmes pyetjeve “ A keni dëgjuar për raste korruptive në universitetin tuaj gjatë periudhës së studimit?” dhe‘‘A janë marrë masa ose a janë denoncuar ato” jemi përpjekur të kuptojmë jo vetëm përhapjen e fenomenit, por më së shumti çfarë ndodh më pas. A merren masa dhe adresohen rastet në strukturat brenda universitetit dhe organet e hetimit apo çdo gjë kalon në heshtje? Nga grafikët e mëposhtëm shihet qartë se edhe pse 82% e studentëve kanë dëgjuar për raste korruptive,specifikisht gjatë periudhës së tyre të studimit, një pjesë e mirë e tyre nuk kanë dijeni mbi masat e marra(68%)apo denoncimet e bëra(27%). Kjo vlerë është tregues i indiferencës dhe apatisë përballë fenomenit. Njëlloj dëgjojmë për korrupsion, diskutojmë mbi emra konkretë, vlera monetare dhe forma të tjera të shprehjes së tij dhe“çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. Studentët jo vetëm që nuk revoltohen e nuk denoncojnë por nuk kanë as interes të mësojnë cfarë ndodh me rastet e raportuara nga të tjerë. A keni dëgjuar për raste korruptive në universitetin tuaj gjatë periudhës së studimit? A janë denoncuar keto raste? A janë marrë masa per adresimin e tyre? 17 3.4 Niveli i pjesëmarrjes së studentëve në raste korruptive A keni ofruar ndonjëherë rryshfet për marrjen e një provimi/ note më të mire? Shpeshherë, në qarqet e specialistëve të edukimit është ngritur diskutimi mbi notën. A është nota një sistem i dështuar vlerë simi?“Duhet të çlirohemi nga kulti i notës dhe të kemi kult dijen”, argumenton studiuesi Behar Gjoka n ë një artikull të publikuar në median e shkruar. Jo rrallë studentëve i vishen cilësi negative dhe pozitive në varësi të arritjeve akademike të përkthyera në notë. Megjithatë, nota ende konsiderohet shpërblimi më i lartë. Në bazë të të dhënave të grumbulluara, 24% e studentëve do të ishin të gatshëm të ofronin para në këmbim të një note më të mirë ose për marrjen e një provimi, ndërsa 14% prej tyre janë në mëdyshje. Duket se edhe komuniteti i studentëve ka nevojë të ndërgjegjësohet mbi pasojat negative të korrupsionit në jetën e tyre në afatgjatë. A do ofronit rryshfet për marrjen e një provimi/ note më të mirë? Të pyetur nëse do të raportonin raste korruptive ku kanë qënë të përfshirë vetë, vetëm 34% e studentëve do të ishin të gatshëm të raportonin. Ndërsa 38% e tyre shprehen të bindur që nuk do të raportonin kurse kategoria e studentëve të lëkundur përbën 25% të kampionit. Ndër arsyet e mos raportimit ishin:  besimi se asgjë nuk do zgjidhej,  denoncimi do binte në vesh të shurdhër,  personat e denoncuar do ktheheshin në vendin e tyre të punës,  ngjarja do harrohej dhe frika e hakmarrjes. 18 A do raportonit raste korruptive që keni dëshmuar vetë? 3.5 Ndëshkueshmëria dhe toleranca ndaj korrupsionit në universitete Nga grafiku mëposhtë duket qartë se shumica e studentëve të anketuar e konsiderojnë korrupsionin si një fenomen aspak të tolerueshëm. Nga ana tjetër, vihet re se një pjesë jo e vogël ka qasje më relative. Ndërkohë 27% e studentëve edhe mund ta tolerojnë korrupsionin në rrethana të caktuara si në rastin e blerjes së librave ose për ndjekjen e kurseve të ofruara nga pedagogët. Sa i tolerueshëm është për ju fenomeni i korrupsionit? Lind pyetja pse e tolerojmë korrupsionin dhe a lidhet me nivelin e tolerancës serioziteti i përpjekjeve për ta luftuar atë? Studentët nuk e tolerojnë fenomenin e korrupsionit vetëm sepse prej tij kanë përfitime personale(kryesisht provime dhe nota më të larta). Shumë prej tyre mendojnë se pedagogët janë ndër kategoritë që paguhen pak në Shqipëri. Ata argumentojnë se blerja e librave edhe pse me detyrim, nuk do të përbënte një vepër korruptive domethënëse. Në fakt, në të gjitha shtetet ku lulëzon apo tolerohet korrupsioni, punonjësit në poste publike kanë nivelet më të ulëta të pagave. Rrjedhimisht diferenca e të ardhurave paguhet nga qytetarët të cilët shpesh herë justifikojnë fenomenin dhe nuk e dënojnë as moralisht funksionarin publik që abuzon me postin. 19 Sa besim keni tek ndëshkimi i drejtë i rasteve korruptive në universitetin/fakultetin tuaj? Ndëshkueshmëria ndaj korrupsionit nënkupton ndëshkueshmërinë e personave të përfshirë në të. Ngjarja do ishte e thjeshtë sikur të kemi të bëjmë me“peshq t ë vegjë l”, por nuk është kështu. Këta persona në shumë raste janë parimisht personalitete akademike, gëzojnë status të lartë në shoqëri, kanë tituj e grada shkencore dhe lidhje miqësore dhe nepotike me organet e hetimit. Në mos të përfshirë drejtpërdrejt, ata janë të implikuar në veprimtari korruptive dhe janë destinacioni final i parave të paguara në këmbim të notës. Në këto kushte, ndërshkimi nuk prek as“personalitetet” e as ndihm ësit e tyre. Vetëm 7% e studentëve të pyetur kanë besim të ndëshkueshmëria e rasteve korruptive. Me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një grup të rinjsh idealistë që pavarësisht situatës aktuale, ende janë të bindur se drejtësia mund të vihet në vend nëse ka denoncime e raportime nga personat e prekur. Ndërsa, 51% e të pyeturve nuk kanë aspak besim dhe 39% e tyre janë të lëkundur. Në fakt, studentët që kanë pjesërisht besim tek ndëshkueshmëria, nuk e bëjnë tablonë optimiste dhe shpresëdhënëse. Ata mendojnë se ndërshkimi i personave pa pushtet si përshembull punonjësve të thjeshtë të administratës apo të tjerë njerëz të thjeshtë që luajnë rolin e ndërmjetësit mund të përdoret si rast suksesi në luftën kundër pandërshkueshmërisë. Në këtë kuptim, të anketuarit besojnë se ndonjëherë korrupsioni ndëshkohet, por duke përdorur filtra e kritere e duke e trajtuar fenomenin me standarde të shumëfishta. Korrupsioni ka pasoja të shumëanshme negative si për studentët ashtu edhe për sistemin në përgjithësi. Për të kuptuar perceptimin e studentëve mbi shkaqet dhe pasojat e korrupsionit në universitetin e tyre një sërë alternativash u parashtruan ku të anketuarit shprehin shqetësimet e tyre kryesore në lidhje me impaktin e korrupsionit. 20 Sa i përket shkaqeve të korrupsionit studentët kanë renditur kulturën e mosdenoncimit, e cila rrit automatikisht pandëshkueshmërinë e rasteve dhe mentalitetin e vetë studentëve për të Cili mendoni se është shkaku i korrupsionit në fakultetin tuaj? arritur tek notat më të mira si dy shkaqet kryesore të pranisë së këtij fenomeni, ndjekur nga presioni i ushtruar nga pedagogët dhe rezultatet e ulëta të tyre. Cili është shqetësimi më i madh që keni në raport me korrupsionin në sistemin arsimor? Sikurse mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm të gjithë opsionet e parashtruara paraqiten si shqetësime të studentëve të anketuar. Duket se shqetësimi kryesor është se korrupsioni krijon kushte të pabarabarta ndërmjet studentëve, duke sjellë përparësi për ata studentë të cilët angazhohen në praktika korruptive dhe përfitojnë shpesh mundësi më të mira krahasuar me pjesën tjetër që refuzon të bie pre e këtij fenomeni. Shqetësim tjetër parësor në pikëpamjen e të anketurëve është se korrupsioni demotivon studimin, e për rrjedhojë edhe formimin e duhur profesional që arsimi i lartë ka për detyrë parësore të krijojë. Këto janë dy shqetësimet më të mëdha që kanë studentët në lidhje me korrupsionin në arsimin e lartë. Një pjesë e konsiderueshme gjithashtu mendon se korrupsioni në institucionet e arsimit të lartë ka pasoja që shkojnë përtej periudhës së studimeve duke ndikuar kështu në krijimin e një shoqërie të padrejtë e favorizuese. Nëse një pjesë e mirë e studentëve shqiptarë mendojnë se korrupsioni shtrihet përtej sistemit arsimor, kjo ka potencial të krijojë normalizim ndaj sjelljeve korruptive duke i legjitimuar ato. Një përqindje më e vogël por gjithashtu domethënëse mendon se korrupsioni në arsimin e lartë shtrembëron tregun e punës dhe ka pasoja negative për zhvillimin demokratik të vendit . 21 4. REKOMANDIME  Nevojitet një ashpërsim i masave ligjore dhe administrative ndaj pedagogëve që kryejnë korrupsion pasiv siç mund të jetë rritja e dënimit për këto raste dhe hartimi i një kodi etik në nivel kombëtar që nxjerr nga sistemi çdo pedagog që ka kryer njëherë korrupsion me studentët por edhe anasjelltas.  Hartimi i një strategjie për pronësinë e teksteve akademike, shoqëruar kjo me ngritjen e shtëpive botuese në nivel universiteti vetëm për botimet e librave akademikë dhe inkurajimin e biblotekave online.  Duhet që nëpërmjet instrumentave ligjore dhe administrative të krijohen zyra ose instrumenta të posaçme për adresimin e korrupsionit në nivel universiteti, fakulteti e departamenti.  Nevojiten fushata ndërgjegjësuese dhe informuese të vazhdueshme nga ana e autoriteteve publike sidomos policore dhe media në lidhje me praktikat e denoncimit të korrupsionit.  Mungesa e organizimit të mekanizmave studentore është një nga shkaqet kryesore të mos-aktivizimit të studentëve kundër fenomenit të korrupsionit. Zhvillimi i zgjedhjeve dhe riorganizimi i Këshillave Studentore në universitetet publike të pajisur me struktura shtesë për evidentimin e korrupsionit në fakultete do të ishte instrumenti më i mirë në luftën kundër korrupsionit në arsimin e lartë.  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të ushtrojë kontrolle periodike nëpërmjet anketimeve vlerësuese të nivelit të korrupsionit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrat e administratës në universitete.  Organizatat e shoqërisë civile dhe media duhet të depërtojnë në universitete për të ndihmuar studentët të denoncojnë, të reagojnë dhe të demaskojnë fenomenin e korrupsionit. 22 5. ANEKSE 1. Pyetësori 23 Ekipi i Qëndresës gjatë realizimit të monitorimit dhe aktiviteteve për ndërgjegjësimin dhe informimin e studentëve mbi praktikat e denoncimit të rasteve korruptive. 24