E flet gjuhën europiane? RINIA SHQIPTARE 2011 Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Mes besimit për të ardhmen dhe dyshimi për të tashmen! Eda Derhemi Elvira Dones Falma Fshazi Frank Hankte Hellmut Hoffmann Christine Moro Besa Myftiu Luan Rama Bashkim Shehu Anne-Marie Thiesse Ardian Vehbiu Alba Çela Tidita Fshazi Arbjan Mazniku Geron Kamberi Jonida Smaja – koordinatore e FES Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës I E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Konferenca e parë 15 maj 2014 Fakulteti i Shkencave Sociale, Tiranë Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Koordinatore: Ardita Repishti Jonida Smaja Punoi: Njësia e Hulumtimit dhe Komunikimit në Kryeministri Redaktoi: Ardita Repishti Realizimi i logos dhe i kopertinës: Ngadhnjim Mehmeti EGGRA Communications/www.eggra.com Lehtësia e papërballueshme e fjalës Ky botim u mundësua me mbështetjen financiare të Fondacionit Friedrich Ebert Tiranë. Opinionet në këtë botim janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit Friedrich Ebert. Publikimet e FES-it nuk mund të përdoren për arsye komerciale pa miratim me shkrim. Botimi u mundësua falë koordinimit dhe punës së anëtarëve të Njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit në Kryeministri, si bashkëpunim me shoqërinë civile dhe intelektualë të mirënjohur. Ky nuk është një botim zyrtar dhe opinionet e shprehura nuk përfaqësojnë në asnjë rast dhe nuk reflektojnë në asnjë mënyrë qëndrime zyrtare apo opinione të Kryeministrisë së Shqipërisë. 2 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Përmbajtja Hyrje Falma Fshazi........................................................................................................................................5 Europa, hapësira jonë e përbashkët Fjala e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann........... 9 Europa si shans dhe Europa si përgjegjësi Fjala e ambasadores së Republikës së Francës në Shqipëri, Christine Moro................................12 Europë-bërja diskursive si komunikim dhe komunitet Eda Derhemi......................................................................................................................................15 Marrëdhënia kulturore, dialogu mes krijuesve të diasporës e Shqipërisë sot Elvira Dones.......................................................................................................................................22 MARRËDHENIA ME GJUHËN SHQIPE NË DISTANCË: IDENTITET, SIMBOLIKË, MALL Besa Myftiu.........................................................................................................................................28 Ligjërimi politik dhe nacionalizmi bashkëkohor: të europianizojmë Ballkanin apo të ballkanizojmë Europën Luan Rama.........................................................................................................................................33 PAST PRESENT CONTINUOUS: HIJET E SË KALUARËS NË LIGJËRIMIN PUBLIK Bashkim Shehu..................................................................................................................................40 RRETH DISKURSIT MBIZOTËRUES NË LIGJËRIMIN E SOTËM PUBLIK NË SHQIPËRI Ardian Vehbiu.....................................................................................................................................44 Identiteti europian në pikëpyetje Anne-Marie Thiesse, Drejtore kërkimi në CNRS, Paris....................................................................49 Tekst për revistën“Lehtësia e papërballueshme e fjalës” … dhe rëndesën e papërballueshme të të dëgjuarit në diskurs Frank Hankte......................................................................................................................................53 Bashkëbisedim i auditorit me referuesit.......................................................................61 Falënderime..................................................................................................................................67 3 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës 4 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Hyrje Nga Falma Fshazi N umri i parë i revistës“Lehtësia e Papërballue­shme e Fjalës” është përmbledhje e takimit njëditor të titulluar“E flet gjuhën e Europës? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri”. Ky qe takimi i parë i ciklit të refleksioneve që mban të njëjtin titull me revistën, i cili në fakt, e krejt ndryshe prej librit që e frymëzon, nuk ka ndonjë përmbajtje veçanërisht filozofike, as shpreh ndonjë përpjekje të veçantë për metaforë, por është thjesht një revoltë. Një revoltë ndaj sasisë së fjalëve boshe të shpenzuara në ligjërimin publik shqiptar e ndoshta më posaçërisht në atë politik, për deri ku ato mund të ndahen e nëse mund të ndahen nga njëritjetri. Revoltë për kritikën që personalisht më duket se ngelet shumë e pamjaftueshme para papërgjegjshmërisë në artikulim në vendin tonë: papërgjegjshmëri në përdorimin e gjuhës shqipe; papërgjegjshmëri ndaj lidhjes së fjalës me mendimin; papërgjegjshmëri ndaj temës së trajtuar kur ka një të tillë; papërgjegjshmëri dhe në analizën e fakteve. Në vendin ku ekziston dhe koncepti i besës që, në fund të fundit, është një fjalë e dhënë, fjalës i është zbrazur aq shumë kuptimi, sa duket se mendimtarët më të shquar e analistët më të mirë janë ato që përdorin më shumë fjalë për sekondë, ose fjali, gjëja më kuptimplotë në të cilat është pika në fund. Për shkak të detyrës në drejtimin e Njësisë së Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri, ku merremi shumë me fjalën si pjesë e punës sonë kërkimore dhe reflektimit të saj në raportime e formulime të ndryshme publike, e ndjeva deri diku detyrë, aspak zyrtare po thjesht intelektuale e qytetare, të hedh një hap për të tërhequr vëmendjen tek ajo çfarë themi dhe si e themi. Dera e parë ku trokita për të folur për idenë time ishte ajo e Frank Hantkes, president i Fondacionit Friedrich Ebert, i cili, duke qenë se qe marrë dhe më përpara me shkrimin si profesion, më mirëpriti Dr. Falma Fshazi, Drejtor i Njësisë së Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri 5 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës dhe është njeriu që bashkë me të palodhurën koordinatore të Friedrich Ebert për Shqipërinë, Jonida Smajën, bënë të mundur realizimin e takimit, që ishte i pari i këtyre përmasave dhe që mbushte shumë tej kapacitetit Sallën e re të Ekselencës të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Temën e takimit pata fatin ta diskutoj së pari me Ardian Vehbiun, i cili pas shumë shkëmbimesh mes nesh u bë dhe babai i titullit të këtij takimit të parë me një e-postë që thoshte:“Do you speak European? Challenges of Public Discourse in Albania.” Rruga për të ardhur në këtë titull s’qe e shkurtër, por në thelb më duket se vendosëm të flisnim për ca nga fjalët më të shpërdoruara apo përdorura pa asnjë karar në ligjërimin politik shqiptar, si Europa dhe BE. E di që vendosëm gjithashtu të flisnim për Europën dhe BE-në, sepse shoqëria jonë nuk e ka luksin të humbë dhe një shans, jo detyrimisht të integrimit, por të një kuptimi të drejtë e të plotë të vetvetes në lidhje me të tjerët dhe të asaj çfarë është bërë lajtmotiv i shumë ndryshimeve në vendin tonë, Europës. A mund të fillojë ky reflektim mbi raportin e vetvetes me Europën dhe BE-në nga një analizë e fjalës? Unë mendoj se po dhe besoj se kjo konferencë ndërkombëtare e vërtetoi këtë, si kontribut shumë modest në përpjekjen për të hapur një debat cilësor mbi marrëdhënien tonë në ligjërim me Europën. Është një sipar që menduam ta hapim me shqiptarë të penës që jetojnë jashtë, duke u frymëzuar dhe nga librat që pasqyrojnë portrete shqiptare në botë të Roland Tashos, i cili duket sikur i ka vënë vetes misionin e përbashkimit të potencialit të vendit tonë, me bindjen shumë bashkëkohore se ndërthurja sjell pasuri e vlerë të shtuar, apo siç thuhet tradicionalisht, bashkimi sjell forcë. Ftesa që iu bë penave të suksesshme që jetojnë e punojnë prej shumë vitesh jashtë vendit ishte e bazuar dhe në idenë e fillimit të refleksioneve, përmes një prizmi që e sheh Shqipërinë njëkohësisht nga brenda dhe jashtë. Ndërsa në takimet në vijim do ta lëvizim këtë prizëm, sa andej, sa këtej. Gjej rastin të lë të shkruar falënderimin për pjesëmarrësit dhe angazhimin e tyre për këtë revistë e të rishpreh ndjenjën e privilegjit që këta personazhe të mirënjohur të botës së mendimit pranuan ftesën tonë për të hapur një debat mbi fjalën. Gjatë muajve të përgatitjes për takimin e pastaj për revistën, e kuptova se një ide e mirë dhe dëshira e shumë personave për ta realizuar atë, është thjesht e pamjaftueshme për të organizuar një konferencë, që nuk është as në përshkrimin zyrtar të punës. Ndaj i jam shumë mirënjohëse ekipit të Njësisë së Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri, një grup vajzash e djemsh, të gjithë fantastikë, që me punën e tyre të palodhur e pa asnjë shpërblim, përveçse atij moral, bënë të mundur këtë takim. 6 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Për gjithë mbështetjen i jam gjithashtu mirënjohëse stafit të Departamentit të Komunikimit në Kryeministri, që bënë të pamundurën të mbështesin një aktivitet jashtë programit shumë intensiv që u duhet të ndjekin çdo ditë, nën peshën e vetëdijes se puna e tyre është të çojnë fjalën. “Unë nuk mendoj se shkrimtarët janë të shenjtë, por fjalët janë. Ato meritojnë respekt,” thotë Tom Stoppard. Do ta mbyll këtu hyrjen, me shpresën se dita e refleksionit dhe debati cilësor që kaluam përmblidhet denjësisht në këtë revistë, e cila uroj t’i shërbejë kujtdo që e di dhe e do fjalën që thotë dhe, përveçse të mbajë a shkruajë fjalë, di dhe të japë e mbajë fjalën. 7 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës 8 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Europa, hapësira jonë e përbashkët Fjala e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann D ëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që m’u bë për këtë aktivitet dhe për faktin që po më jepni mundësinë të them dy fjalë lidhur me të. Nuk është krejtësisht e thjeshtë ajo që do të doja të thosha këtu pasi, në njëfarë mënyre, më është dashur të mendohem gjatë mbi tematikën dhe qëllimin e aktivitetit. Ideja ime fillestare ishte që në këtë konferencë do të bëhej fjalë për identitetin europian, për kulturën europiane, për diskursin europian dhe këto janë tema të cilat i diskutoj me shumë kënaqësi. Janë tema vërtet të rëndësishme, tema të mëdha. Për fat të keq, unë nuk mund të flas në shqip, nuk mund të referoj në shqip. Nga ana tjetër, nuk ekziston as një gjuhë europiane. Duke u nisur nga elementi i larmisë e shumëllojshmërisë në Europë, vendosa të flas në gjuhën time. Mendoj se ka qenë ide mjaft e mirë që kjo konferencë të sjellë shqiptarë, intelektualë, qytetarë nga jashtë Shqipërisë, në bisedë me të rinjtë e këtij vendi. Sepse Shqipëria është pjesë e Europës dhe gjendet tashmë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ndaj gjykoj se është diçka vërtet pozitive të diskutohet se ç’do të thotë për Shqipërinë dhe për vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Europës, pjesë e Bashkimit Europian dhe çfarë do të thotë për Europën nga ana tjetër, që këto vende të bëhen pjesë e këtij Unioni. Ndaj dua të falënderoj përzemërsisht zyrën e kryeministrit dhe fondacionin“Friedrich Ebert” në Tiranë për ndërmarrjen e kësaj nisme. Prej disa dekadash tanimë, Gjermania është një vend mbështetës i fortë i Shqipërisë në integrimin e saj në Europë dhe kjo nuk është befasuese. Pas katastrofave të barbarive naziste dhe të luftërave botërore, në momentin e formimit, Bashkimit Europian normalisht iu desh të rikrijonte vetveten,duke kërkuar kështu një lidhje me trashëgiminë e përbashkët kulturore europiane. Por një referencë e rëndësishme ishte edhe historia e Gjermanisë, pasi pozicioni i saj qendror në Europë ka qenë gjithnjë një element i vështirë dhe i rrezikuar, ndaj për gjermanët ishte vërtet e rëndësishme që të rrethoheshin nga miq. 9 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Është kënaqësi vërtet e veçantë që të jem i pranishëm në këtë aktivitet, bashkë me kolegen time, ambasadoren e Republikës së Francës, Christine Moro. Ka disa terma dhe koncepte që tanimë kanë zënë vend në të folurën publike, sikurse gjermanët thonë“motori gjermanofrancez”, sa i përket miqësisë gjermano-franceze, ndërsa francezët thonë“çifti franko-gjerman”. Nëse do t’i hidhnim një sy historisë së vijimësisë të Bashkimit Europian, do të konstatoja disa paradokse. Shqipëria dhe vende të tjera kërkojnë të bëhen pjesë e BE-së, ndërkohë që disa vende që janë tashmë pjesë e Bashkimit Europian kërkojnë të dalin prej tij ose të kthejnë ritmin, të kthejnë mbrapsht kahun e integrimit europian, duke e shndërruar këtë zonë, në një zonë të tregtisë së lirë. Ekziston dhe një paradoks tjetër, në gjykimin tim. E parë në këndvështrimin objektiv, historia e Bashkimit Europian është një histori suksesi, ndërsa në atë subjektiv, ekziston një lloj lodhjeje ose skepticizmi në rritje sa i përket atij. Duke e vëzhguar nga afër tërë këtë proces, më duhet të konstatoj se lidhur me një element të caktuar të tij, jam disi i mërzitur. Është pikërisht fakti që rreth Bashkimit Europian flitet e diskutohet pafundësisht. Varianti më i thjeshtë i kësaj është fakti që diskutohet rreth elementëve të thjeshtë, sikurse janë dimensionet e bananeve, të kastravecave, apo llampat ekonomike, pra është një lloj Europe e normimit. Ndërsa varianti disi më ambicioz i këtij diskursi do të ishte fakti i konstatimit kinse të një deficiti demokratik në Bashkimin Europian. Në gjykimin tim, të dy këto variante janë tërësisht të gabuara ose më së paku të ekzagjeruara, pasi për mua nuk ka dyshim se BE-ja përfaqëson shumë më tepër. Pas të gjithë debateve, përballjeve, gjithçka që kemi sot në Bashkimin Europian është një arritje e madhe. Hapësira europiane vlen ose simbolizohet pikërisht me paqen, shtetin ligjor, solidaritetin, drejtësinë sociale si dhe një rol pozitiv në mbarë botën. Pikërisht këto përfaqëson sot Bashkimi Europian. Është plotësisht e qartë që ne kemi nevojë për rregulla dhe norma në Europë, pa u kapur pas elementëve të thjeshtëzuar si ato që përmenda më sipër. Mjafton të përmend këtu krizën financiare. Nga ana tjetër, më duhet të them se nuk e kuptoj as diskursin grek rreth faktit që kemi deficit demokratik në Bashkimin Europian. Nuk ka mundësi të jetë e vërtetë një gjë e tillë, pasi kemi të bëjmë me 28 shtete demokratike, kemi një Parlament me gjithnjë e më shumë të drejta, kemi një ide gjeniale të Robert Shumanit për krijimin e Komisionit, ku secili prej shteteve anëtare dërgon një përfaqësues të vetin, duke pasur të drejtën e shprehjes së fjalës, kemi një Gjykatë Europiane, pra janë të gjithë elementë të një sistemi demokratik dhe të mbizotërimit të ligjit. Një strukturë e tillë kaq madhështore, me 500 milionë njerëz, prej 28 shteteve dhe me 24 gjuhë, nuk mund të qeveriset si një kanton zviceran. Ndaj për mua është mjaft e rëndësishme të them se nuk duhet të kapërdijmë e të rikapërdijmë herë pas here fjalë e diskurse të ripërsëritura rreth Bashkimit Europian. 10 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Një mungesë rehatie më shkakton në këtë kontekst, edhe përhapja e islamofobisë në ambientet europiane që vjen nga drejtime të ndryshme. Por për t’iu rikthyer sërish qendrës tematike të kësaj konference, rolin më të rëndësishëm në këtë drejtim,sigurisht që duhet ta luajnë intelektualët dhe shkrimtarët. Natyrisht, ajo që duhet të krijohet e të ndërtohet është një diskurs rreth Europës, një hapësirë për kulturën e përbashkët dhe të larmishme, për identitetin e përbashkët dhe të larmishëm, pasi të dy këta elementë, e përbashkëta dhe larmia, janë pjesë e së tërës. Në këtë sens do të ishte mjaft e rëndësishme që përmes diskursit europian të mund të krijonim një opinion publik europian. Këtu më duhet të them se gjithsesi, kjo s’do të ishte e thjeshtë, pasi pikërisht për shkak të larmisë së gjuhëve, për faktin që mediat janë fokusuar në problematika më së shumti kombëtare, ka relativisht pak vëmendje për ata që mund të quhen problematika të fqinjësisë. Por edhe këtu ka shembuj pozitivë. Më lejoni të përmend shembullin e një kanali televiziv, ARTE, një bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, ku shihen vazhdimisht përfaqësues të dy kulturave, të dy popujve, të dy shoqërive dhe sesi mund të bëhen gjëra interesante, pikërisht në kuadër të këtij bashkëpunimi. Konferencën e sotme e shoh në funksion të krijimit të një diskursi europian. Edhe një herë, më lejoni t’ju falënderoj për këtë iniciativë që bën të mundur që zëri i intelektualëve shqiptarë, pra ai i diasporës shqiptare, të dëgjohet edhe në Shqipëri, pasi Shqipëria ka një trashëgimi të pasur kulturore, qoftë në letërsi, muzikë, apo dhe fusha të tjera. Ndaj e rëndësishme është të bëhet e qartë edhe në Shqipëri, që Bashkimi Europian nuk simbolizon thjesht shpresën vetëm për progres ekonomik, por për shumë më tepër se sa kaq. Kemi të bëjmë me një hapësirë kulturore, një hapësirë ku mund të shkëmbehemi në këto drejtime dhe unë mendoj që konferenca e sotme është një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim. 11 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Europa si shans dhe Europa si përgjegjësi Fjala e ambasadores së Republikës së Francës në Shqipëri, Christine Moro S ot ka interes shumë të madh në Shqipëri që të flasësh për Europën. Përmes kësaj konference është rasti të shqyrtojmë një subjekt i cili zë vend pothuaj në të gjitha gazetat, por përmes një qasjeje, sigurisht shumë të rëndësishme nga ana politike, siç është çështja e statusit. Por kjo çështje nuk e tregon gjithë shtrirjen dhe perspektivën historike të subjektit të vërtetë. Subjekti i vërtetë është përkatësia europiane e Ballkanit Perëndimor dhe hyrja e vendeve në Bashkimin Europian. Dua të falënderoj të gjithë organizatorët, por në veçanti fondacionin“Friedrich Ebert”. Gjithashtu, dua të falënderoj dhe gëzohem për praninë këtu të shqiptarëve që punojnë e jetojnë jashtë vendit dhe gëzohem për faktin që janë të pranishëm shumë studentë dhe shumë të rinj. Ju falënderoj që më keni ftuar për të folur këtu sot. Të flasësh për Europën është një temë e vështirë. Si mund të flasësh për Europën në Francën e sotme? Siç e dini, nuk është e lehtë. Përgjatë këtyre viteve, tema e Europës është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u trajtuar në Francë. Jemi në prag të zgjedhjeve europiane, por në Francë, në krye të sondazheve është një parti që kërkon shpërbërjen e Europës. Në të vërtetë, përqindja më e madhe e zgjedhësve, me sa duket, ka marrë një vendim tjetër, ka marrë vendimin të abstenojë, pra ka marrë vendim të rrijë e heshtur. Është një vendim i rëndë, i cili na prek shumë të gjithëve. Europa në vendin e etërve të saj themelues, Robert Shumanit dhe Zhan Monesë, mos është bërë indiferente? Europa në Francë e gjithashtu në vende të tjera të Bashkimit Europian, po vuan nga një padrejtësi. Europën e mbajnë përgjegjëse për vështirësi që e kanë shkakun diku tjetër. Transformimet ekonomike dhe teknologjike, liberalizimi i shkëmbimeve, progresi ekonomik në rajone të tjera të botës... Pra,Europën po e bëjnë“kokë turku”. Francezët po e vuajnë moralisht dhe ekonomikisht këtë, në vendet e tyre të punës, në punësimet përkatëse, në pagat e tyre. Nuk pranojnë që ndërmarrjet e tyre të kenë të drejtën të lëvizin diku gjetkë, pra që të zhvendosen, të paguajnë taksa diku tjetër. Nuk pranojnë që këto ndërmarrje të kenë të drejtën të punësojnë krah pune të ardhur nga diku tjetër dhe me paga më të ulta. 12 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Gjithashtu,ata nuk pranojnë që humbjet e bankave të tyre të financohen po nga taksat e tyre. U ishte thënë se Europa do të ishte bollëku, do të ishte prosperiteti, se ky treg i madh do t’i mbronte nga turbullirat e botës jashtë. Tani ndihen të tradhtuar. Gjithashtu, kur francezëve u kërkohet të bëjnë sakrifica financiare për të ulur deficitin buxhetor dhe borxhin publik, e konsiderojnë këtë si detyrim që u imponohet nga Europa, pa e kuptuar se gjithsesi, bëhet fjalë për një përpjekje të domosdoshme në nivel kombëtar. Pra, Europa po vuan nga kriza e besimit e cila po prek gjithashtu përgjegjësit tanë politikë në Francë e në vende të tjera. Megjithatë, ky dëshpërim është më tepër shenjë e mëdyshjes sesa e hezitimit, e armiqësisë. Sondazhet dhe opinioni tregojnë të dyja anët e kësaj. Po ata të rinj që nuk duan të votojnë më 25 maj, kanë miq në të gjitha vendet europiane, udhëtojnë atje dhe marrin pjesë në shkëmbimet e programeve“Erasmus”. Kur i pyesin për rolin që do të duhej të luante Europa, francezët shprehen në 85% të tyre se ajo duhej të ishte një bashkim energjitik. Se sistemi i saj i doganave duhet t’i mbrojë nga konkurrenca e pandershme e ardhur nga jashtë. Ata vazhdojnë ta konsiderojnë atë si faktor thelbësor të paqes dhe stabilitetit në kontinent. Francezët nuk po i kthejnë kurrizin Europës, ata presin zgjidhje nga ajo. Shumica e tyre, e sheh, e kupton se propozimet e disa partive politike, si psh., dalja nga Eurozona ose dalja nga Shengeni nuk do të zgjidhte asgjë dhe do të ishin më tepër të rrezikshme sesa të dobishme. Paradoksi qëndron në faktin se francezët, duke pasur gjithnjë e më shumë kërkesa për një Europë demokratike, nuk e kuptojnë që me kalimin e kohës, siç e përmendi edhe kolegu im gjerman, Parlamenti Europian ka arritur më shumë pushtet në gjirin e institucioneve europiane. Për më tepër, zgjedhjet e 25 majit do t’i japin qytetarit europian më tepër pushtet sesa ka pasur ndonjëherë në lidhje me Europën, sepse nga rezultati i kutive të votimit do të varet përzgjedhja e presidentit të Komisionit Europian. Pra, Europa po përpiqet ose është duke mbushur deficitin demokratik për të cilin është kritikuar aq shumë. Por është e vërtetë që për t’iu përgjigjur pritshmërive të mëdha që ata pretendojnë, duhet një ndryshim vendimtar i orientimit, duhet një Europë më e bashkuar drejt objektivave të lexueshëm, më e mobilizuar, më e shpejtë. Jam e sigurt që popujt tanë, më 25 maj do t’i imponojnë këto ndryshime. Se në çfarë mënyre, se me çfarë mjeti nuk e di, këtë do ta shohim, por ama jam e sigurt se do të ndodhë. Jam e sigurt se, ashtu siç u shpreh dhe kolegu im gjerman,“çifti franko-gjerman” ose“motori franko-gjerman” do të dijë të gjejë zgjidhjet e duhura për t’iu përgjigjur në të njëjtën kohë pritshmërive, për të kënaqur kërkesat e popujve e gjithashtu, për të plotësuar detyrimet e kërkesat ekonomike. Për të treguar se deri ku shkon marrëdhënia franko-gjermane do të përpiqem ta ilustroj me një qasje. Ju ndoshta e dini që në frëngjisht, fjala“çift” është një fjalë që nuk ka vetëm domethënie sentimentale,por ka kuptim edhe në fushën e mekanikës, të fizikës, sepse do të thotë edhe“çift forcash”. Pra, një çift forcash dhe një motor janë, pak a shumë, e njëjta gjë. 13 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Kurse ju, intelektualët shqiptarë dhe studentët shqiptarë që do të flisni sot për Europën dhe do të gjeni ose do të rigjeni gjuhën europiane që doni të flisni, gjithashtu keni një rol për të luajtur, jo vetëm në Europën e së nesërmes, por edhe në Europën e së sotmes. Unë kam besim te ju që të kuptoni rezervat që ngjall zgjerimi për opinionin publik francez. Do të doja që të kuptonit se këto rezerva nuk kanë të bëjnë me ju, as me vendin tuaj. Këto rezerva lidhen tërësisht me krizën që sapo përshkrova, që është një krizë e rritjes së Europës, një krizë e rëndë, por jam e sigurt se ne do të dimë ta zgjidhim. Unë kam besim te ju që do të jeni të pranishëm në skenën e Europës sonë për të shpjeguar se përse Europa është identitet për ju, por gjithashtu, përse ndërtimi europian është model për ju. Europa e Shumanit, Europa e Monesë, është Europa e një modeli të përbashkët, në shërbim të pajtimit, në shërbim të së ardhmes. Ky është një shans për ju, por është dhe përgjegjësi. Është përgjegjësia juaj që të shmangni thellimin e hendekut mes bukurisë së projektit tuaj dhe çmagjepsjes që po“pëson” Europa. Jeni ju që duhet ta ndihmoni Europën për ta përballuar këtë. 14 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Europë-bërja diskursive si komunikim dhe komunitet Eda Derhemi V endi, përdorur si hapësira ku jetojmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona me grupin dhe ku krijojmë komunitet nëpërmjet komunikimit(angl. place), pra, jo vendi në kuptimin atdheu/ Shqipëria, por vendi në një kuptim shumë më konkret, praktik dhe të“bërë”/formuar/krijuar si praktikë shoqërore e nëpërmjet praktikash shoqërore, ndërtohet nëpërmjet fjalës dhe komunikimit simbolik të vendorësisë. Në këtë kuptim, vendi është prodhim diskursiv 1 dhe jo rrethinë e gjetur nga individi, bërë nga balta, pemët apo shtëpitë. Shtëpia ime në Tiranë, vendi ku jetova disa muaj kur isha në Shqipëri, hapësira që unë e ndiej si vendi që më takon dhe të cilit i takoj, nuk janë muret, por kryesisht lloji i bisedave që bën ime më, ndërhyrjet e tim eti dhe lëvizjet e tij, materiali dhe mënyra e komunikimit të ndjenjave, ndjesive, lodhjeve, dhimbjeve dhe përkujdesjeve, diskutimi se çfarë duam të gatuhet për nesër, erërat e gjellëve që gjej sapo hyj në portën e jashtme, zënkat dhe shkaqet tipike për to, zhurmat e dyerve dhe sirtarëve, ata që rrethojnë apo lidhen me shtëpinë duke“ndërhyrë” në ekzistencën dhe riprodhimin e vazhdueshëm të saj. Të gjitha këto e të tjera ndërtojnë për mua, për ne, vendin që, me një“gabim” thjeshtëzues figurativ që lehtëson bërjen e hartave mekanike hapësinore, ne e zhvendosim duke e barazuar me një godinë, qytet, komb, kontinent apo planet. Vend-bërja është mbi të gjitha rrjet eksperiencash e lidhjesh shoqërore lokale të shprehura e ushqyera nga gjuha dhe diskursi; pra është mbi të gjitha një proces komunikimi dhe si e tillë është proces shoqëror kulturor dhe njëkohësisht, një proces i formimit të grupit ose komunitetit 2 . 1. Përdorimi i termit diskurs dhe diskursiv në këtë analizë i referohet përdorimit dhe pasurimit të tij prej autorëve pas- foucauldianë si Norman Fairclough dhe Ruth Wodak. Për këta teoricienë të analizës kritike të diskursit(CDA), në ndryshim nga teoria origjinale e Foucault-së, elementi ligjërimor ka rëndësi të dorës së parë. Po ashtu ata u japin rëndësi parësore lidhjeve të diskursit me hegjemoninë kulturore( A. Gramsci) si edhe me strukturat e supozimeve ideologjike dhe me pushtetin. Së fundmi, për ta diskursi mund të funksionojë jo veç si riprodhues e përforcues i formave/ideologjive të vjetra të kuptimit e pushtetit, por mund të konstituojë edhe krijimin e formave të reja progresive, ose ndryshimin e të vjetrave. Diskursi i kuptuar në këtë mënyrë nuk është veç kornizë për interpretim ose mekanizëm ripërtypjeje prej qeniesh pasive, por i njeh shoqërisë agjenci dhe forcë ndryshuese. Për më shumë shih: Fairclough, Norman. 2001. Language and Power(second edition). Essex: Pearson Education Limited; Wodak, Ruth(Ed.). 2013. Critical Discourse Analysis(Four volumes). London: Sage 2. Për këtë teori, shih kapitullin I të James Carey-t“A cultural approach to communication”—fq. 11-28—nga libri i tij Communication as Culture, diskutuar edhe më tej këtu. Carey, James. 1989. Communication as Culture: Essays on Media and Society, New York and London: Routledge). 15 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Nëse nuk ka komunikim dhe komunitet ose këta janë shenjueshëm mangësorë, individi nuk “përket” dot gjëkundi, ndaj në këtë rast nuk do të mund të ndërtonte apo krijonte“vend”, qoftë ky vend me vlera Shqipërie, qoftë me vlera Europe. Siç duket nga logjika e fillimit të këtij arsyetimi, unë kam nisur të ndërtoj argumentin se Europa,(luaj këtu me elementët kulturorë të ndryshëm nga përdorimi me“v” si në formën standard të saj, Evropa) për njerëzit dhe shoqërinë shqiptare, nuk është e nuk duhet të jetë thjesht Evropa e kryeqyteteve të ndritshme larg nesh, ajo qeveritare, me kondita e përmbushje konditash, me manuale, karota dhe shkopa, me marrëveshje asociimi dhe integrimi, apo me media tonat e të huaja, që përcjellin diskursin zyrtar ose që e kritikojnë atë, gjithnjë duke e parë Europën si një pallat floriri që na fton e josh, por ku për ne s’ka portë për të hyrë. Kjo Europë nuk është vendi ynë dhe në të s’ka vend për ne. Për të qenë jona, Europën duhet ta bëjmë si vend, duhet bërë lokalisht e prej prej materiali njerëzor, prej kuptimesh gjuhësore dhe praktikash diskursive lokale; është një Europë siç e ndiejnë dhe e prodhojnë edhe njerëzit me erë hudhrash, alkooli dhe djerse, gratë me fytyra të lodhura e burrat e parruar që u hipin autobusëve për Paskuqan, Farkë e Mullet. Për mua si një individ dhe pjesëtare e grupeve që përpiqen t’u rezistojnë diskurseve zyrtare me qëllim emancipimin e tyre, Europa matet më mirë kështu, si Europa e njerëzve, e pranishme apo mungesore qoftë. Ç’pjesë e komunikimit tonë të përditshëm e lokal na bën Europë, e sa prej këtij Europëformimi na bën ne një komunitet koheziv me tiparet tona? Sa Europë ka në këtë kuptim Shqipëria e përditshme aktuale dhe ajo e ëndrrave tona, prodhuar nëpër lagje e qoshe rrugësh? Sa është Europa vend për ata që jetojnë në Tiranë, në Gramsh, në Çorovodë, apo në Klos? Kjo kumtesë u mbajt fillimisht në prill 2014 në një konferencë të konceptuar dhe drejtuar nga një grua, të hapur e të përmbyllur prej grash, me më shumë pjesëmarrëse gra sesa burra, me tematikë përfshirëse e konceptim bashkëkohor. Si e tillë dhe si lokus praktikash shoqërore diskursive, ajo copë komunikimi dhe komuniteti që rrjedh prej kësaj konference, përçon qartësisht ligjërim me vlera e ideologji europiane që ne i rrisim e duam t’i kultivojmë edhe më tej: bashkëpunim e respekt gjinor, mendim e analizë kritike dhe perspektiva teorike e klasore empatike e krah diversitetit. Por ç’pjesë të shoqërisë sonë përfaqëson ky grup dhe sa jehonë kanë këto ideologji kur del nga muret e konferencës? Shumë pak! Bëhu grua dhe ec nëpër bulevard: do të dëgjosh fishkëllima dhe romuze hedhur drejt teje, qoftë edhe nga ushtarë e civilë që ruajnë ndërtesat qeveritare. Por ligjërimi i tyre është si pikë vese para çfarë mund të dëgjosh duke ecur në ndonjë lagje më pak qendrore; dhe prapë kjo është ajka e asaj që ndodh në zona edhe më larg“konferencës” apo rrymës shoqërore kryesore, ku gratë i dëgjojmë të fyhen, rrihen, vriten, mbyten. Një grua e re ndëshkon fëmijën e vet në një stacion autobusi:“A e di që ti je një qenie e ndyrë?”-i thotë teksa e sheh drejt e në sy. Ia përsërit.“A e di që ti je një qenie e ndyrë?” Djali rreth 8 vjeç, me fytyrë të çmeritur e sheh të ëmën në sy, i zënë në faj me lotët që i rrjedhin çurg; ah, sikur të mos ishte kaq i poshtër e i fëlliqur sa është! Por tani është tepër vonë. Ai është i ndyrë e do të jetë kështu gjithmonë. Ai mund të qajë, por s’e ndryshon dot thelbin e vet të poshtër. Autoriteti mbi të si dhe njeriu që e do më shumë, sapo ia ka parathënë të ardhmen. Në formë ciklike mamatë u përcjellin fëmijëve dhunën dhe peshën e turpit treguar nga gishti autoritar që u ka ndenjur para fytyre 16 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri e që ato vetë e vuajnë shoqërisht e nga brezi në brez, në një shoqëri ende thellësisht patriarkale. Kjo histori nuk jehon as ideologji dhe as komunitet europian, dhe Europë-bërja duhet të përfshijë edhe këtë zonë diskursive, edhe të tjera që s’i vëmë re. Qyteti ynë është skena e performancave tona publike, lokale e të përditshme; ligjërimi i individëve në të është praktika shoqërore bazë për formimin e komunitetit ku jetojmë. Pa të është e kotë të flasim apo analizojmë ligjërimin publik, si tregues të Europë-bërjes. Rrugët tona qytetase janë të vetmet ku aksesi qytetar është jopërjashtues dhe relativisht i pamanipuluar. Ai është sahati i vetëm që kemi për të njohur kohën reale të shoqërisë sonë. Televizioni dhe mediat përgjithësisht japin variantin e shitshëm të realitetit.“Debati rrugor” qytetas është simbolik, herë-herë madje shfaqet si monologjik, por në tërësinë e vet është domethënës dhe jep një ide të qartë të diskurseve bazë që ne pjellim, përcjellim e transformojmë shoqërisht. Një etnografi komunikimi e zërave dhe imazheve qytetase mund të na tregojë saktë dhe thjesht të vërtetën e Europë-bërjes në shoqërinë tonë, më mirë sesa analizat e ligjërimit publik nënkuptuar si akte ligjërimore në fjalime para grupit(të cilat, në mos qofshin zëra zyrtarë, janë gjithnjë zëra dominantë) apo si shprehje publicistike nëpër mediat tona. Një grua rreth të 50-ave kalon para meje me një tufë të bukur lulesh të egra në dorë. I them se lulet i paska të mrekullueshme. Më thotë:“Merr gjysmat të lutem, se kështu gëzohemi të dyja!”. Për mua ky është ligjërim që përcjell vlerat më të mira njerëzore, e përkon edhe me atë që ne quajmë europian. Pikërisht ky e bën një komunitet më të mirë sepse na lidh me vlera pozitive e ëndrra, një komunitet më të shëndetshëm dhe pse jo, një komunitet më europian. Ky lloj komunikimi krijon Europë mes nesh, e vetmja Europë që mua më mbush mendjen. Por mesazhi bazësimbolik që merr rrugëve tona nuk është miqësor, por agresiv, është mesazhi i mungesës së sigurisë për nesër dhe i padrejtësisë: njerëzit shajnë njëri-tjetrin në fytyrë, në celular, nga brenda makinave e sidomos në vetë të tretë, teksa flasin për dikë në grup. Ka shumë përdorime të fjalës“euro” e“dollar” si pjesë e këmbimit bazë njerëzor përreth, shumë qarje për hile e tradhti në dhënie e marrje materiale, shumë padurim e shumë reagim violent. Ka pak buzëqeshje në rrugë, pak fytyra që prehen, pak vështrime kalimtarësh që kryqëzojnë sytë për t’i shprehur njëri-tjetrit miqësisht se qëllimet e tyre janë të mira;ka nerva, fyerje dhe padurim; ka shumë pak leksik përkujdesjeje, dashurie, mirënjohjeje dhe sidomos respekti; janë të rralla në ligjërimin masiv qytetas, madje edhe fjalë bazike të komunikimit modern, si të lutem dhe falemnderit... Pa dyshim, Europë-bërje do të thotë edhe ndryshim në të gjitha këto hallka praktikash ligjërimore. Ato do dëftenin Europën reale tonën, jo atë që na jepet nga lart, pas pranimit të veneruar në BE dhe që s’mund të ndryshojë magjishëm kulturën shqiptare. Kur shkëpus si objekt studimi këtë copë simbolike të peizazhit akustik gjuhësor, nuk dua të them se ai lidhet disi me gjenetikën tonë kombëtare. Dihet që varfëria e gjatë dhe pamundësitë materiale shthurin moralisht e gjuhësisht çfarëdo grupi, sado dinjitoz, i rrënjosur e me integritet qoftë. Duhet të kesh arritur fundin e litarit të shpresës për të nxjerrë jetesën, që të fshihesh pas varreve e të vjedhësh lulet e lëna atje për të vdekurin, kur familja dhe varrmihësit lënë varrezat. Vend-bërja është gjithnjë krijim kuptimi(jo“ sense”, por“ meaning” në angl.) dhe një lojë simbolesh: ligjërimore dhe të ambientit rrethues e atij shoqërisht të ndërtuar(angl.“ built 17 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës environment”) 3 , madje edhe peizazhi tingullor nëpër rrugët tona kakofonike dhe parqet e pakta e të qeta, qëtë gjitha reflektojnë ose dështojnë së reflektuari te grupi vendorë si dhe të përkitur, si dhe komunikim dhe komunitet. A përforcojmë komunikim dhe komunitet europian(europianësi/ European-ness) nëpërmjet botës simbolike që ne kulturalisht krijojmë që më pas të gjejmë strehëe të jetojmë brenda saj( Carey)? Në këtë konferencë u diskutua nga A. Vehbiu diskursi kombëtarist si dominant në ligjërimin e sotëm publik shqiptar. I pyetëm fëmijët: si mund të ishte i fuqishëm Gjergj Elez Alia, kur kishte nëntë plagë në trup? Përgjigjja erdhi si shigjetë(dhe nuk ishte“se kjo është një legjendë”) dhe qe:“Se Gjergji e donte shumë atdheun e tij!” Pastaj Gjergji ishte edhe“i dashur”.“Po ku del në atë histori që Gjergji ishte i dashur?”, i pyetëm prapë fëmijët.“Po ishte, se ai e donte shumë atdheun e tij”. Diskursi i recitimit të sloganeve nuk është europian dhe shkolla jonë nuk duhet ta përforcojë recitimin e frazave që na duken politikisht korrekte. Shkollat tona janë të mbushura me figura heronjsh dhe me idenë se ne jemi më të mirë se të tjerët, shpesh mbeturina sjelljesh të ngulitura gjatë dekadave komuniste. Kjo mënyrë linçon mendimin e lirë dhe forcën kritike të fëmijës dhe kryesorja, i jep idenë se qëllimi dhe thembra e Akilit për shqiptarët qëndron në të shkuarën legjendare. Ky lloj komunikimi s’u jep mjete për të ndërtuar të ardhmen. Nëse duam t’u rrisim besimin në vetvete fëmijëve, duhet të mos i shajmë e as t’i turpërojmë para shokëve të klasës, dhe jo t’u tregojmë përralla me mbret, duhet t’u krijojmë mundësi shkollimi e punësimi kur rriten dhe besimin që ata mund ta ndryshojnë hapësirën ku jetojnë. Kjo i jep dinjitet njeriut shumë më tepër sesa ideja se ne flasim gjuhën më të vjetër në Mesdhe apo se Skënderbeu shpëtoi Europën nga turqit. Është besuar se moderniteti i vonë karakterizohet nga zhdukja e vendit(angl. disappearance of place) ose nga pavendësia(angl. placelessness), por deterritorializimi, që është një dukuri reale e botës sonë, shoqërohet, po aq fort dhe njëkohësisht, edhe nga vend-bërja për të cilën kam folur këtu, si nevojë bazike e njeriut dhe e pandashme nga shprehja gjuhësore apo verbale-tekstuale 4 . Në fakt po aq shpesh flitet për vend-bërje, sa flitet për vendin si kategori fluide dhe“e ikshme”. Dhe kjo është logjike: sa më pa vend ngelesh, aq më shumë ke nevojë t’i futesh procesit të vend-bërjes. Pas vitit 1990 shumica e shqiptarëve “luajtën vendit”: disa nga qyteti në qytet, disa nga fshati në qytet, disa nga Shqipëria jashtë saj, e disa nga shtëpia në shtëpi, brenda po atij qyteti… një situatë kjo e mbarsur rëndshëm me vend-humbje dhe, rrjedhimisht, me vend-bërje. Vend-bërje është mënyra sesi njeriu pajtohet me jetën e re, pajtim që kryhet nëpërmjet komunikimit dhe simbolikës që ndërton ai vetë që të mund të jetojë në të e t’i përkasë, siç shpjegova më lart. Çfarë vendi ka pasur Europa në këto procese intensive e të dendura me prodhime kuptimesh për konsum masiv në shekullin e ri? Ç’pjesë e kësaj vend-bërjeje(të thjeshtë e të domosdoshme) ka qenë në fakt Europë-bërje dhe sa komunitet europian ka ndërtuar ky lloj komunikimi? 3. Për më shumë shih Jowett, Garth and Victoria O’Donnell. 2006. Readings in Propaganda and Persuasion. “The influence of the built environment”(kapitulli XI) Sage Publications. 4. Për më shumë mbi vend-bërjen si nevojë dhe proces diskursiv i grupeve që zhvendosen në vend të huaj, shih Peter Auer . 2014.“Multilingualism and place-making” – leksion plenar për conferencën“Linguistic and cultural diversity in space and time”, Dubrovnik. 27-30 prill 2014. 18 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Në nivelin ligjërimor e simbolik të rrugës dhe qytetit të cilin e tregova nëpërmjet imazheve, pra në rrafshin e së thjeshtës e të përditshmes, thuajse nuk ka ndërtuar aspak. Europëbërja për njeriun e thjeshtë ka ngelur(ose ngecur) te slogani. Ajo dhe ai, ne të gjithë, duam të hyjmë në Europë, jemi të bindur se e meritojmë dhe lehtësisht konsumojmë ligjërim publik europian të mbushur me poste premtuese për individë meritues në burokracinë e BE-së, me emra institucionesh, takimesh, hapash, procedurash, kushtesh, etj. Europë-bërja ka qenë shumë aktive në mediat tona, shtyp e televizion sidomos, por nuk ka ardhur asnjëherë nga poshtë(që do të ishte mjeti më i mirë drejt një progresi real europian), madje as nga lart poshtë, që do të kishte qenë gjysma e së keqes. Ajo s’ka arritur fare poshtë. Edhe kur është përdorur nëpër biseda në formën e një demokracie të hapur e të drejtpërdrejtë, si p. sh. nëpër mbledhje me grupe njerëzish të thjeshtë në raste fushatash zgjedhore, ajo kryesisht ka hyrë në ligjërim si premtim formal ose si akuzë ndaj kundërshtarit që pastaj të gjenerojë vota. Studiuesi amerikan i komunikimit James W. Carey(të cilit i jam referuar që në krye të këtij shkrimi) që është edhe krijuesi themelor i filozofisë së komunikimit si kulturë, ka qenë gjithnjë kritik ndaj konceptimit të njëanshëm të komunikimit publik vetëm si transmetim informacioni nga njëra pikë në tjetrën, ose komunikimit masiv vetëm si mjet e përftues kontrolli shoqëror e politik. Carey sjell në filozofinë e komunikimit idenë se, veç këtyre, studimet mbi komunikimin duhet të përfshijnë dimensionin kulturor, si themelor për shoqërinë njerëzore. Sipas tij, përmbajtja e komunikimit(që është në fund të fundit loja me simbolet dhe kuptimet e tyre), para se t’u bindet ligjësive deterministe të sjelljes, është krijuese e komunitetit që, sipas tij, do të thotë krijuese kulture. Për Carey-n, ky funksion lidhës i komunikimit qëi sjell njerëzit bashkë mbi bazën e përpunimit të thjeshtë ritual dhe gojor që u bëjnë kuptimeve të gjeneruara dhe transformuara gjatë komunikimit,(pra jo ai që i ndan e armiqëson individët, por që i bën ata komunitet), synon zgjerimin e bashkëbisedimit mes njerëzve. Unë e radhis veten nën këtë filozofi e vështrim mbi komunikimin. Në rastin e Shqipërisë, Europa nuk është ende pjesë e komunikimit mes nesh dhe as e vend-bërjes apo komunitet-bërjes. Por diskursi i saj gjendet mes nesh si i dëshiruar, sido që krejt i paartikuluar masivisht e sidomos i paartikuluar në sensin e duhur, pra nga poshtë lart. Ne ende s’e kemi gjetur rrugën ndaj këtij artikulimi. Sigurimi i artikulimit të diskursit europian duhet nisur tek oraliteti, si forma themelore e komunikimit verbal mes shumicës së shqiptarëve. Këtu procesi i Europë-bërjes konsiston në përvetësim vlerash kritike të thjeshta që natyrshëm lidhin njerëzit dhe i lëvizin ata drejt një faze më të emancipuar e më të mirë, dhe jo në përfitim prej Europës ose hyrje me hile në të, diskurse këto themelore(të thëna ose të pathëna) mes njerëzve të thjeshtë dhe atyre në pushtet. Ne mbetemi ende sot një shoqëri që qelizën qendrore të formimit të opinionit publik e ka në kafene, që, në fakt, s’është një gjë edhe aq e keqe për komunikimin. Kafeneja krijon kushte për atë që Carey e quan bashkëbisedim real ose krijim kulture. Gjithashtu studiues të ndryshëm të shkencave politike dhe filozofë, vënë theksin pikërisht në hapësira ku grupet komunikojnë gojarisht mes tyre, si të vetmet që krijojnë kushte optimale për rrahje reale mendimesh që çojnë në formimin e natyrshëm të opinionit publik dhe reflektimin më pas të tij nga poshtë lart(futim këtu edhe komunikimin nëpër rrjetet shoqërore online – për rolin e jashtëzakonshëm revolucionar të të cilave unë kam dyshimet e mia– të cilat, sido që jogojore por të shkruara, përsërisin modele ligjërimore gojore). Këtu Europa si ligjërim mungon. Dhe e vetmja mënyrë që Europë-bërja të jetë pjesë e komunikimit dhe komunitetit 19 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës është ajo e artikulimit të saj në kushtet e një demokracie deliberuese ose diskursive/komunikative, ku njerëzit të marrin kohën e nevojshme me diskutimin në formë deliberuese dhe nga poshtë. Madje, dy profesorë amerikanë, Ackerman(Yale) and Fishkin(Stanford), propozojnë Ditën e Diskutimeve ( Deliberation Day) si një ditë pushimi gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gjatë së cilës njerëzia të rrahin gojarisht idetë që ndajnë kandidatët, nëpër forume publike jomediatike. 5 Por a dua të them se, gjersa s’kemi Europë-bërje konstruktive dhe nga poshtë, ta lëmë fare Europën e diskursit dominant të këtyre 20 vjetëve dhe hyrjen në të sipas planit? Jo: kjo sot për ne do të ishte ide absurde dhe do të na nxirrte sytë në vend që të na vinte vetulla. Mendoj se diskursi qeveritar do/ duhet të vazhdojë, sido që nuk do të jetë kurrë ai që zbret në humnerat e lumpen-proletariatit dhe fshatit mesjetar shqiptar dhe i bën ato pjesë të vetën në një proces shndërrues dhe emancipues. Qarku politik është mbyllur dhe manipuluar për vende me kushtet e Shqipërisë, dhe, ngado që të sillesh, mosbërja e Europës qëllim madhor retorik, të kthehet në vetëvrasje. Teoricienë radikalë të shoqërisë europiane si Badiou dhe Žižek, shohin në skenën e shoqërisë së sotme dështimin e formës së demokracisë klasike që bazohet mbi forcën e maxhorancës, po aq edhe dështimin e demokracisë neoliberale; për ta, edhe marria për hyrjen në Europë si qëllim në vetvete, është po kaq problematike dhe e kritikueshme, sado që nuk para flasin për alternativat pas injorimit të Europës. Por ky lloj radikaliteti i ri, edhe sikur të ishte i drejtë, do të sillte ndoshta një të ardhme edhe më problematike për ne si komunitet, si dhe do t’i hapte rrugën një vale të re manipulimi të opinionit publik për shkak votash. Mbi bazën e atyre që thashë më lart, për mua personalisht, pranimi në BE në kushtet tona do të ketë efikasitetin kulturor që pati para pak vjetësh ligji ynë i rremë e i papjekur për ndalimin e duhanit. Ligji në vetvete qe i mirë, por duke qenë i ndërtuar mbi një terren fiktiv, me qëllime mashtruese dhe plan të rremë zbatueshmërie, përforcoi karakteristikat negative kulturore të shoqërisë sonë, sidomos moszbatueshmërinë e ligjit, pandëshkueshmërinë dhe papërgjegjësinë qytetare. Deliberimi nga poshtë i Europë-bërjes mbi bazën e procesit të një realizimi kuptimesh e praktikash shoqërore(pranë mënyrë diskursive), është e vetmja mënyrë që siguron progres dhe emancipim në vlera dhe që mund të jetë i qëndrueshëm dhe i natyrshëm. Por për të duhet siguruar paraprakisht “qytetari etik” i edukuar, i mirëinformuar dhe i aftë për“deliberim moral konstruktiv” 6 . Duhen siguruar gjithashtu forca opozitare etike, pra konstruktive që nuk vënë shkopinj nën rrota, vetëm sepse detyra tradicionale e opozitës reduktohet në atë proces. Pa dyshim që çështja kthehet rishtas te komunikimi dhe ligjërimi, që ky“qytetar etik” të mos ngelet prodhim utopik i shkencëtarit politik. Edukimi i këtij qytetari është një prodhim shoqëror kompleks që duhet të përfshijë aksion qeveritar, shkollim modern, media që nuk përqendrohen tek analisti dhe mesazhi zyrtar, por te komuniteti, dhe një varg organizmash të shoqërisë civile që na duhen dhe që s’i kemi ende. Duhet gjithashtu të depërtojë e të jetohet ideja e Pistoletto- s për“Parajsën e tretë” 7 ose për llojin e botës ku jetojmë sot, që s’mund të jetë veçse një botë e jetuar me etikën e përgjegjësisë shoqërore dhe respektit për ambientin natyror dhe qytetarinë. Shkurt, Europë-bërja në kuptimin tim, pra si ecje e kulturës sonë drejt vlerash që respektojnë edukimin dhe punën, meritat e secilit, qytetarinë dhe ambientin, progresin e komunitetit si i tërë, vlera këto që i 5. Ackerman, Bruce and James Fishkin. 2012. Deliberation Day. Yale University Press. 6. Christians, Clifford et al. 2009. Normative theories of the Media: Journalism in democratic societies.(The history of communications). Urbana and Chicago: University of Illinois Press. 7. http://www. pistoletto. it/eng/crono26. htm http://www. pistoletto. it/eng/testi/the_third_paradise. pdf 20 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri japin individit mirëqenie dhe dinjitet njerëzor, kërkon një mobilizim të jashtëzakonshëm shoqëror. Nuk ka direktiva e objektiva për punë të tilla sepse ndodh veç si mobilizim nga grassroots, sado që duhen gjetur mënyra për të operacionalizuar procesin e ndryshimit. E vetmja rrugë është reformimi i gjithë kontekstit në të cilin shoqëria jonë jeton për ditë, me fokus të veçantë në brezat që vijnë. Pa këtë lloj mobilizimi, nuk mund të kemi“Europë”, pavarësisht nëse jemi brenda ose jashtë BE-së. Koncepti ritual i komunitetit i Carey-t më sipër, që e sheh komunikimin njerëzor si të aftë për ndryshim gjatë ndërtimit të realitetit simbolik(komunitet-bërje dhe vend-bërje), është një kandidat i mirë si mënyrë për këtë transformim të madh shoqëror nga poshtë. Njeriu në thelb ka nevojë të përkasë diku, dhe ky proces të përkituri është proces vendbërjeje. Pa vend, njeriu funksionon anomalisht dhe prodhon anomali shoqërore. Ai vend ku shqiptarët përkasin duke e bërë për ditë, është nga më problematikët ndër ata ku unë kam jetuar. Por ama, është një vend real dhe jofiktiv, sado që larg“Europës”. Nëse u luajmë syrin shqiptarëve(shoqëruar edhe me pak shkarje buze dhe nxjerrje dhëmbësh në një krah të gojës) duke u thënë se Shqipëria tashmë është Europë(sepse ne u pranuam, apo sepse duhet të ishim pranuar në të), kjo s’do të thotë as se vërtet është dhe as se ata përkasin atje. Jeta e tyre në këtë Europë të rrejshme nuk u jep favore reale e jetëgjata. Nëse Europa në kuptimin e një sistemi vlerash që përmirësojnë shoqërinë tonë dhe jetesën e çdo shqiptari, duhet të bëhet prej nesh vetë si një gjësend-proces për të menduar e për të vepruar, pra një gjësend yni që e jetojmë e jo që na e japin apo premtojnë. Por a nuk është kjo, në fakt, rruga e vetme që kemi ndaj çdo vlere e dëshire për ndryshim emancipues? 8 8. Në përfundim të kësaj kumtese, një ndër komentuesit nga salla e quajti kumtesën“moniste” dhe“enveriste”. Autorja u ndie thellësisht shpresëthyer që fjalët“komunikim”,“komunitet” dhe“ndryshim progresiv nga poshtë”, që janë terma themelorë të këtij shkrimi dhe themeli i çdo ëndrre të vërtetë për një shoqëri demokratike, për disa krijojnë lidhje mekanike asociative me Enverin ose“komunizmin” si regjim. Enverizmi është ideologjia që shkatërroi mundësinë për demokraci të vërtetë në Shqipëri, nuk krijoi kurrë komunitet deliberues, të pavarur e të lirë, dhe as mirëqenieje dhe sidomos kulturë liberale ndër shqiptarë. Enverizmi e varfëroi shqiptarin duke e ndarë krejtësisht nga ëndrra europiane. Filozofia dhe përmbajtja e shkrimit tim është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto dhe bazohet thellësisht në men dimin progresiv kritik të teoricienëve amerikanë të komunikimit dhe funksionimit të shoqërisë demokratike. 21 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Marrëdhënia kulturore, dialogu mes krijuesve të diasporës e Shqipërisë sot Elvira Dones Është kënaqësi e veçantë ky takim, ku të shkëmbejmë ide e përvojë mbi tema që na janë të shtrenjta. Ideatorët dhe organizatorët e kësaj konference na e mundësuan këtë e i falënderoj nga zemra. Qoftë kjo vetëm njëra mes shumë nismave të mbara, pasi shumë punë ka Shqipëria e në kaq shumë drejtime. Vetiu, si njerëz që lëvrojnë në fushë të letrave, gjuhës, kulturës, na lindin pyetje e vrasim mendjen mbi çështje që na përkasin nga afër, si për shembull: ku jemi sot me letërsinë e artin; ku jemi me nivelin e ligjërimit publik si domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie civile e moderne; cilat do të ishin udhët efikase për ta shtrirë këtë kulturë dialogu në çdo nivel të shoqërisë, duke filluar nga niveli i diskursit politik e deri tek ai i njeriut të rrugës. Pa ngulitjen e kësaj mendësie, çdo ndërmarrje tjetër e një shteti të përparuar do të ishte e cungët. *** Një pjesë nga ne, të ftuarit sot këtu, i përkasim diasporës së re, diasporë e lindur nga ai çast kyç për Shqipërinë e për fatet e gjithsecilit nga ne, ndaj atë çast ndalem shkurtimisht ta kujtoj, sepse për ne, gjithçka që kemi përjetuar e krijuar në këto vite nis nga ai çast, nga ai Ur-moment: kur shqiptarët u nisën brigjeve të Italisë e udhëve të Europës, mbi barka e anije, me not e trenave, në barqe avionësh komerciale e kamionësh frigoriferë. Ikën – ikëm. Ikën mes turmave poetët, mësuesit, aktorët, balerinët, muzikantët, mendimtarët, mjekët, përkthyesit. Iku një copë e shpirtit krijues të këtij populli. Për vite lanë mënjanë penelët e instrumentet e të shkruarën e shqipes, e punuan si muratorë e 22 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri argatë, mblodhën edhe domate në të tjera meridione të Europës. E dikur, përgjatë luftës për mbijetesë, shumë syresh iu kthyen penelëve, përkthimeve, artikujve, poezive, eseve, romaneve; mësuan profesione të reja; u rihynë studimeve; u diplomuan e u punësuan me sukses e po bëjnë karriera të ndritura në shumë fusha. Secili nga ne ka rrëfyer, secili nëpërmjet profesionit të vet, atë ëndërr së cilës i hymë për ta bërë tonën e që na doli më e vështirë se ç‘e kishim imagjinuar. Rrëfyem shqiptarin e ikur; vetminë e mërgimtarit, rrëfyem për utopinë e ëndrrës së lumtur. Rrëfenjat tona i shkruam në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e tjera, me të cilat ndërkohë jetuam e i zotëruam. Brenda vendit, inteligjencia e artistët që qëndruan, kanë krijuar e punojnë po me aq përkushtim e në kushte shpesh të pamundura. Gjithë kjo punë,- mjafton ta analizojmë e vlerësojmë me vëmendje- ka bërë që të kemi sot një pasuri kulturore aktive, një tokë, një“arë” që realisht mbjell e rrit dije, brenda e jashtë vendit. Shqipërisë sot nuk i mungojnë mendjet e përgatitura e të ditura. I ka munguar në këto dekada një shtet që të dinte t‘i vlerësonte e t‘i angazhonte profesionistët sipas standardeve reciproke të bashkëpunimit, në respekt të individualiteteve të tyre e si rrjedhojë, në dobi të vendit. Por si do të mirëpritet e si do të shfrytëzohet ky potencial sot, nga shteti e institucionet përkatëse? Ndien shteti ynë sot një ndjenjë urgjence ndaj mbrojtjes, kultivimit e avancimit të nivelit kulturor të vendit? Me interes ndjekim e shohim nga larg nismat e para të mbara në këtë drejtim; shohim një vëmendje reale të administratës aktuale për të nisur një bisedë serioze. E kjo s‘ka si të mos na ngrohë, pasi sot kultura nuk po kalon aspak një periudhë të lehtë. *** Në emër të konkurrencës së pamëshirshme e fitimit me çdo kusht, kultura po kthehet në produkt; po shtyhet në skajet e shoqërisë; po bastardohet, dhunuar jo rrallë ta ekspozojë a rrëfejë vetveten në evente a programe televizive të argëtimit masiv, mes një rropullie stimujsh e ofertash të cilat i nevojiten kulturës, ashtu si qerosit krehri. Për të shitur – sepse për këtë bëhet fjalë, për shitje,- kulturës i bëhet presion t‘u përulet ekzigjencave të argëtimit masiv. Rubrikat e pakta të kulturës shndërrohen në oferta me një prerje më“fleksibël”, të cilat trajtojnë“lifestyle”. Pasi, siç deklaronte dikur një nga dirigjentët e lartë të grupit televiziv italian“Mediaset”:„Qëllimi kryesor nuk është prodhimi i programeve; biznesi ynë synon t‘ua shesë sytë e vëmendjen e telespektatorit insercionistëve të produkteve komerciale“. Dhe kjo vlen, do të thosha- mutatis mutandis- për gjithë industrinë e spektaklit, komunikimit e si pasojë, kulturës. 23 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Nëse kultura lihet ekskluzivisht në mëshirën e logjikën e të ashtuquajturave forca të tregut të lirë, kultura nuk ka si të mos dalë e gjymtuar. Ndaj prodhimtaria, krijimtaria, pasuria ekzistuese kulturore duhet t‘i serviret më mirë sot vëmendjes së publikut; t‘i mundësohet ta njohë studenti, spektatori, lexuesi. Është e udhës që publicisti, historiani, poeti e kështu me radhë, të jenë në bash të tryezës së panaireve të librit, në qendër të takimeve kulturore e jo si të sjellë aty për sevap, në një qoshe, kur dikush kujtohet për ta, pasi të kenë kaluar andejpari gjithfarë personazhesh të zhurmshëm VIP të politikës e biznesit. Është e dëmshme t‘i lëshohet terren“vipizimit” të ngjarjeve kulturore, në shërbim të politikës e biznesit e kjo të vijojë të sundojë si mendësi e pranuar kolektivisht. *** Gjallon ende një turbullirë në mënyrën se si konceptohet sot letërsia, se cili është roli, funksioni i saj në shoqëri. Nga buron kjo mendësi na është të gjithëve e qartë e jo rrallë kemi folur për këtë. Por që të dëgjosh ende sot e kësaj dite, edhe ndonjë gazetar të ri në moshë madje, që të ngrejë problemin/merakun/kritikën se disa tema të trajtuara nga disa autorë shqiptarë pasqyrojnë një Shqipëri që na nxin imazhin në botë- kjo është mëse shqetësuese. Bindja se shkrimtari, poeti, publicisti janë një farë përzgjatjeje e Zyrës Kombëtare të Turizmit, s‘mund të ketë më vend në këtë epokë e as në aspiratën e një shteti për progres. Krijuesi krijon atë që sheh, që ndien, në liri të plotë. Për këtë kemi nevojë: për ndërgjegje kritike, për analistë e intelektualë të guximshëm, për libra, mendime, vepra që provokojnë, gërvishtin, dalin jashtë klisheve, pasqyrojnë dritëhijet e një shoqërie, të një kombi. Për këtë ka nevojë shoqëria e jo për funksionarë entesh propagandistike. *** Lidhur me marrëdhënien mes shkrimtarit e lexuesit: sa e ndjek lexuesi ynë librin e shkruar në shqip? E lëçit atë, apo është vetëm në kërkim e adhurim të letërsisë së huaj, të përkthyer? Kam ndjesinë se lexuesit u kushtojnë autorëve shqiptarë më shumë vëmendje se sa ç‘u kushtojnë vetë institucionet përkatëse e Shqipëria zyrtare. Nga përvoja, më duket se na lexojnë më shumë njerëzit e thjeshtë, se sa njerëzit e librave, të letrave. Kritika letrare nuk ekziston, faqet e kulturës në shtypin e shkruar janë të rralla, të pakta, të pamjaftueshme. Përjashtimet cilësore numërohen me gishtat e një dore... Për shumë vite, divulgimi i kulturës, krijimtarisë, përpjekja për ta tërhequr lexuesin e publikun kaloi më shumë e sidomos, nga nisma e individit, nga botuesit vetë, nga profesorët e gjuhëtarët, 24 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri nga ndonjë shoqatë e kështu me radhë të cilëve, për të bërë ca punë e për të realizuar ndonjë botim u është dashur të trokasin në dyert e fondacioneve private e të gjejnë financime nga ente ndërkombëtare, por jo nga shteti e institucionet e tij. *** Kundrojmë me sy analitik gjithë këto çështje të kulturës të cilat, në morinë e gjithanshme të problemeve madhore të vendit, e kanë të vështirë të bindin këdo për rëndësinë e tyre. Fakti që ne, kolegët e këtij tubimi, nuk e jetojmë përditshmërinë fizike këtu, na jep ama edhe komoditetin e vështrimit të gjërave me një sy më të zhveshur nga lokalja, me një vëmendje më gjithëpërfshirëse ndaj kulturës ndërkombëtare bashkëkohore. Nga kontakti me katedra universitare e takime me studentët në Perëndim, nuk mund të mos vëmë re hendekun serioz mes dy sistemeve akademike, mangësitë në modernizimin e dijes shkencore e në humanistikë, vulnerabilitetin intelektual të studentit shqiptar, në krahasim me moshatarët atje jashtë. Në marrëdhëniet elektronike me studentët tanë na ndodhin hollësira të vogla në dukje, por të tilla nuk janë, jo më, jo në vitin 2014. Studenti ynë të kërkon shqeto nganjëherë t‘i shkruash temën që profesori ia ka ngarkuar atij për detyrë ta shkruajë, studentit. Shpesh na vijnë pyetje e kërkesa elementare nga studentë që janë magjistarë të vërtetë të agorà-së virtuale, por nuk marrin mundimin të përdorin Google-n për hulumtime studimore, qoftë edhe për më të lehtin kërkim. Nuk dua të përgjithësoj, por kjo dukuri nuk është edhe aq sporadike. Ja përse gjatë leksioneve të hapura në atenetë jashtë vendit, pjesëmarrja e studentëve, kureshtja e tyre e thellë e sidomos qartësia në ekspozicionin e argumentimeve, më bën rregullisht të mendoj për studentët tanë. Rinisë sonë i duhen mentorë, profesorë të shquar, mendje provokuese, auditorë që t‘u hapin mendjen, mushkëritë, e t‘u ndezin pasionet. Për dy dekada u notua mes diplomash të blera e një pylli konfuz universitetesh private. Dhe rezultatet duken, janë këto: studentët më brilantë ende kërkojnë rrugën e mërgimit, të kolegjeve prestigjioze jashtë vendit, ngaqë ende nuk e shohin perspektivën e jetës në vendin që i rriti. Nga ana tjetër, të tjerë studentë, më pak ambiciozë ose më pak të stimuluar, rehatohen në amullinë e spektakleve gjithfarësh, bjerrin kohën e jetën nëpër klube. E vijohet kështu, nga një zvjerdhje shijesh në tjetrën, nga zbritja në zbritje modelesh për t‘u ndjekur. Vijon i riu shqiptar të fshijë nga mendja edhe atë pak arsim të përftuar e të kërkojë një vend nën reflektor në lotarinë e famës së një reality show. Formula aq e dashur e televizioneve komerciale në njëzet vitet e fundit,“infotainment” (infoargëtim), ka prodhuar bastardizimin e nivelit të informacionit duke e çuar në atjeposhtin mendor të njeriut të rrugës, për ta argëtuar këtë të fundit se s‘bën. Sepse ky i fundit është 25 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës blerësi i produkteve të reklamuara mes lajmeve, siç thashë më lart. Lajmi jepet aty në mes, është, por duhet të jetë“catchy” për publikun, i këndshëm e i lehtë; ose shumë tragjik; gjithsesi, duhet të ketë elementin surprizë e të domosdoshëm argëtues. Për të luftuar këtë dominim, kulturës e lëvruesve të saj u nevojiten financime serioze e të vazhdueshme. Në Shqipëri duhen revista të specializuara për tekste të dijes, shkencës e kulturës botërore, sjellë në gjuhën shqipe në nivelin më të lartë të përkthimit. Nevojiten gjithashtu më shumë programe televizive me një target më të përzgjedhur, ku realisht të flitet për kulturë, me një gjuhë të afërt e të kapshme për publikun, por për kulturë ama. E kjo nuk ka pse të konsiderohet as si ambicie e pabëshme e as si ide“elitare”. Televizionet tona duhet t‘u hapin, me kurajë, më shumë hapësirë programeve me profil kryekëput kulturor e letrar, në traditën më të mirë të televizioneve europiane. Programe të tilla janë prodhuar me sukses, edhe këtu në Italinë e afërt. Ishin në krye projekte letraro-televizive në të cilët pak njerëz besuan, por që u kthyen në emisione kult, me ndjekje masive po nga ai publik, për të cilin dikush ka vendosur se i përket argëtimit komercial e nuk paskërka shije e dëshira më të holla! *** Shqipëria e diaspora e saj në mote kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë. Etërit themelues të këtij vendi: gjuhëtarët, historianët, mësuesit, që nga mërgimi punuan për Shqipërinë. Udhët e kthimit e të komunikimit ishin më të gjata se malli asokohe. Sot e kemi shumë më të lehtë të takohemi në agorà-në virtuale, por edhe në mish e kocka, si sot këtu. Pra në teori e praktikë, dialogu e puna e përbashkët është më e lehtë për t‘u koordinuar, për t‘u çuar përpara. Por a është i qetë, edhe mes nesh, dialogu, mirëkuptimi, sofistikimi i shkëmbimit intelektual? Në Shqipëri bëhen shumë debate, dialogje pasionale e aktive, lidhur me çështje të gjuhës, elementë të historisë së lashtë, të së shkuarës sonë të afërt dhe aktualitetit doemos. Por ndodh nganjëherë që debatet sesi ngjiten rrufe në zierje mllefesh personale, në seri shkrimesh e kundërshkrimesh, akuzash e kundërakuzash. E leksiku rrëshqet,- bashkë me logjikën e debatuesve,- duke dhënë kështu një spektakël të padenjë, ku edhe njerëzit e dijes i shfaqen popullit po aq të egër në dinamikën e dialogut, e po aq pa busull kundrejt edukatës fillestare të komunikimit sesa masat e gjera, që këta njerëz të mendjes e kulturës kanë ambicien e bindjen se po i ndriçojnë. Kjo mungesë qytetarie e egërsi verbale e përshkon shoqërinë tonë sot, imponon një model agresiviteti të cilin brezi i ri nuk ka si të mos e asimilojë. Ndaj kthehem përsëri me merakun te studentët tanë, tek ata që janë këtu në vend, e jo tek fatlumët që ndërkohë kanë studiuar e studiojnë jashtë, në të tjera kushte. 26 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Nxënësit e studentët kanë nevojë që dija, valixhja e instrumenteve shkencore, t‘u jepet me inteligjencë e bujari; kanë nevojë që ndryshimin në politikën e në jetën e vendit ta verifikojnë nëpërmjet treguesit se si shteti do të sillet me ta që sot e tutje, me sa seriozitet do të ndërmarrë reformën arsimore, shkurt, si do t‘i përkushtohet konkretisht përgatitjes së brezit të ri. Këto ishin vetëm disa pika reflektimi, pa pasur pretendimin që të jenë të plota e të trajtuara me thellësinë e duhur. Por mbi këto çështje mendojmë shpesh dhe i tjerrim gjatë me miqtë në Tiranë, sa herë që kthehemi. E këto përsiatje, miqve e kolegëve tanë u duken me vend, pa dyshim, por edhe tingëllojnë njëherësh si“qiqra në hell”, sofistikime utopike, të parealizueshme hë për hë, në një vend me probleme jetësore, ku kuvendi bëhet sipas vendit, e vendi ka probleme më të mëdha se elukubracionet tona intelektuale. Kanë të drejtë miqtë e kolegët ndoshta? Ndoshta kemi të drejtë ne? Por për diçka biem të gjithë dakord: ky është një çast historik, brilant e i errët njëherësh për shqiptarinë. Është një përgjegjësi e një punë e madhe, e gjithanshme, tejet e vështirë. Së fundi, një nga nga të mëdhenjtë e të urtët e kësaj bote, mes shumë mençurish të tjera, na la edhe këtë thënie:“It always seems impossible until it‘s done.” “Duket gjithmonë e pamundur, deri sa ia dalim mbanë.” 27 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës MARRËDHËNIA ME GJUHËN SHQIPE NË DISTANCË: IDENTITET, SIMBOLIKË, MALL Besa Myftiu P ara disa vjetësh isha e ftuar nga ambasadat zviceriane dhe franceze për të lexuar pjesë nga veprat e mia me rastin e ditëve të frankofonisë. Mora në duar fletëpalosjen që iu shpërnda spektatorëve: isha prezantuar si«shkrimtare frankofone me origjinë shqiptare». U trondita. Identiteti i një shkrimtari, ashtu sikurse identiteti i një populli përcaktohet në radhë të parë nga gjuha që ai përdor. Si e kisha kapërcyer padashur ylberin për të ndërruar identitet, jo gjinor, por kombëtar? Gjithçka filloi krejt rastësisht. Para se të shkoja në Zvicër, nisa të përkthej poezitë e mia në frëngjisht për t’ua lexuar miqve të mi frankofonë dhe, duke pasur vetëm jehona pozitive, më hipi qejfi t’i botoja në një libër. Me gjithë përpjekjet e mia që nga mosha 18 vjeç, nuk kisha arritur të nxirrja një vëllim me poezi në kohën e komunizmit, sepse vargjet e mia gjykoheshin nga redaktorët si tepër intime, pa tema të mëdha shoqërore. Vetëm pas rënies së regjimit, kur ndodhesha në Zvicër, arrita të botoj librin e parë me poezi në 1994, në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht,“ Miq të humbur/ Des amis perdus”(ribotuar në 2009.) Ky libër më çudit akoma: nuk e kuptoj se si kam mundur, jo vetëm të përkthej poezitë e mia pas 37 mësimesh frëngjishteje me Vedat Kokonën, por edhe të shkruaj poezi në këtë gjuhë. Mund të them se kisha guximin që të fal injoranca. Besoj se admirimi i brezit tim për Europën na ka shtyrë të bëjmë çudira. Dëshira ime për të shkruar në gjuhë europiane ishte e parezistueshme. Një këngëtar i njohur belg, Jacques Brel, thotë se talenti është dëshira për të bërë diçka. Por meqë talenti përbën vetëm 1% të arritjes, duhet shtuar 99% punë. Më kujtohet akoma teksti i parë i shkruar në frëngjisht, në kuadrin e shkollës së gjuhës dhe kulturës franceze, mbi të cilin jap detaje të hollësishme në librin me tregime“ Drejt së pamundurës”, botuar së fundmi në shqip. Unë, që pata shkruar gjithmonë mbi fletë të zverdhura nga koha me një kalem të cilit i thyhej maja vazhdimisht, u gjenda papritur përpara një aparati madhështor, i cili as që mund të krahasohej me makinën e shkrimit të babit, zhurma e së cilës kishte përshkruar gjithë fëmijërinë time. Ishte një kompjuter. Më duhet të shkruaj një tekst argumentues. Nuk e kuptoj mirë se ç’do të thotë fjala«argumentues», por ama kam vendosur të hartoj një shkrim të bukur. Një shkrim shumë, shumë të bukur. Punoj 28 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri gjithë javën. E zbukuroj ashtu siç lyejnë një grua ditën e dasmës, derisa bëhet e përsosur. Me ndihmën e një shoqeje arrij ta shtyp tekstin në një nga kompjuterët e shkollës. Një javë më vonë, profesori na jep notat. Unë nuk u besoj syve. Kam marrë gjashtë. Si gjashtë?! Vetëm gjashtë?! E ndiej veten të zbrazur, të çmeritur, mirëpo sapo kam ardhur nga Shqipëria dhe guximi i detit më shtyn të protestoj: -Pse më keni vënë notën gjashtë? Unë di të shkruaj. -Në cilën gjuhë?-më pyet profesori me një grimëz ironie. Ka pyetje që e përmbajnë në vetvete përgjigjen.«Në cilën gjuhë?». Në shqip, ne mund t’i themi të vërtetat njëra pas tjetrës, si të shtëna revolveri. Nuk ka nevojë për subtilitete të tilla si: por, megjithatë, megjithëse, atëherë, si përfundim. Ne shqiptarët shkruajmë për kënaqësi, jo për t’i bindur të tjerët se kemi të drejtë. Te ne, bukuria i mjafton vetvetes. Unë kisha shkruar një tekst në frëngjisht me një tru shqiptareje. Mos vallë më duhej të ndryshoja trurin?». Dhe ishte pikërisht ajo që ndodhi. Kur shkruan në një gjuhë që nuk e njeh mirë, mendimi është i reduktuar, por sensibiliteti rritet për të kompensuar mungesën. Është diçka komike: fillon e mendon ndryshe në gjuhë të huaj, përmes fjalëve që njeh. Dhe sa shumë punë duhet për të mbërritur në një stacion të përafërt, sepse njohja perfekte e një gjuhe, biles edhe amtare, është e pamundur- aq më pak kur flitet për një gjuhë të huaj. Sapo ngrihesha në mëngjes bëja dy orë ushtrime gjuhësore. Pasdite, ushtrime shqiptimi. Në darkë lexoja. Dhe erdhi më në fund dita kur i njëjti profesor komentoi tekstin tim argumetues duke thënë:«Edhe një francez nuk do ta kishte shkruar më bukur». Nga pikëpamja simbolike, e kisha fituar të drejtën të shkruaja në frëngjisht, një nga gjuhët më të rëndësishme të Europës. Në këtë moment u ndjeva europiane. Kaq m’u desh për të filluar shpejt e shpejt një roman. Atë vit, në Lidhjen e Shkrimtarëve të Gjenevës organizohej një konkurs – fituesi do të merrte 10.000 franga. Unë isha bërë anëtare e Lidhjes në sajë të librit tim me poezi në dy gjuhë« Miq të humbur/Des amis perdus» dhe vendosa të konkurroja. Mendoj se arsyeja inkoshiente që më shtyu të shkruaja romanin tim të parë në frëngjisht, përveç 10.000 frangave që ishin për mua atëherë një motivim i jashtëzakonshëm, ishte se ndieja dëshirën për të dëshmuar. Kërkoja publikun ideal, të cilit mund t’i tregojmë gjithçka, pa pasur frikë nga gjykimi, publikun që nuk ju njeh dhe që s’mund të thote:”Jo, nuk është kështu, kjo nuk ka ndodhur, kjo s’mund të ndodhë”. Nisa të shkruaj pra, duke pasur një liri pa kufij. Nuk mendoja se ç’do të thoshte babai, komshiu, ata që më njohin. Më kujtohet se motra e preferuar e babait tim, shkrimtar edhe ai, nuk e kishte lexuar deri në fund librin e babit“ Leka”, por e kishte lënë në mes në momentin ku përshkruhet hezitimi i një vajze të re për të dalë partizane. Megjithëse ia kishte ndryshuar emrin, halla ime e kuptoi se ishte frymëzuar prej saj dhe e kishte ndier veten shumë të plagosur. Në frëngjisht, unë mund të përfitoja nga një liri pa kushte… Të shkruash për një publik të panjohur është vërtet një akt ngazëllues. Shkrimi në frëngjisht ishte për mua edhe një sfidë. Thonë se askush nuk është profet në vendin e tij. Gjithkush shpreson fshehurazi se fjala e tij tjetërkund do të dëgjohet si një mesazh i ri, gjë që ndodh shpesh. Sepse ne, të huajt, kemi të tjera pika referimi. Habisim më tepër dhe na gjykojnë 29 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës më pak. Në Zvicër, për çdo akt të çuditshëm kam justifikimin që«jam shqiptare». Kurse në Shqipëri nuk kisha asnjë arsye të isha ndryshe nga të tjerët. Dhe megjithatë, sa më merrte malli për këtë vend! Kur nisa të shkruaj në frëngjisht, kuptova se motori im kryesor i krijimit ishte nostalgjia: zgjodha të transmetoj pasionet shqiptare përmes filtrit të një gjuhe europiane. Ndoshta kurrë nuk do të kisha shkruar mbi Shqipërinë, po të mos isha larg saj, në mërgim. Proza ime dikur mjaftohej me ngjarje fantastike apo të krijuara dhe nuk më shkonte mendja të përshkruaja realitetin, i cili më dukej mjaft banal. Romani im i parë, i shkruar në moshën 12-vjeçare, titullohet«Lart tek yjet». Kur shkova në Zvicër, Shqipëria u bë për mua një yll i largët, i çuditshëm dhe enigmatik. E megjithatë, bukuria për mua vazhdoi të jetë shqiptare. Dua të them se pavarësisht nga gjuha, zemra e gjithë shkrimeve të mia rreh në shqip. Në to u tregoj të huajve vendlindjen time me gjithë çuditë e saj, kultin e së bukurës, heroizmin e përditshëm për të mbijetuar, humorin në momentet më tragjike, shkëlqimin dhe mjerimin e femrave. Kam përzgjedhur të trajtoj këto tematika, përmes një distance të dyfishtë – kohore dhe gjuhësore, – gjë që më lejon t’i buzëqesh dhimbjes, të mësoj nga fatkeqësia, të kujtoj me nostalgji lumturitë e vogla, aq të çmuara, që kemi jetuar nën diktaturë, të këndoj dashuritë e vdekura dhe në njëfarë mënyre, t’i jap një tis shkëlqimi melankolisë. A mund ta quaj këtë një lloj përkthimi? Nuk e besoj se është e mundur të përkthehet shpirti. Por mund të them se kam gjetur në frëngjisht një tjetër mënyrë të shprehuri të botës shqiptare. Më është dashur të zbuloj një formë të menduari të ndryshme, të tjera adete, sepse zotërimi i një gjuhe nuk ka të bëjë me mësimin e fjalëve të reja dhe renditjen e tyre të saktë njëra pas tjetrës. Jo. Të mësosh një gjuhë të huaj do të thotë të përvetësosh një tjetër mentalitet. A u largova nga mentaliteti shqiptar kur nisa të depërtoj në gjuhën franceze? Them se po. Biles kur u zhyta në mësimin e frëngjishtes, m’u desh t’i prisja lidhjet me shqipen. Sepse, po të vazhdoja të shprehesha në gjuhën amtare, e dija se do të më mbetej gjithmonë diçka që nuk do ta arrija kurrë ta thosha në gjuhën që kisha adoptuar. M’u desh pra, të bëj këtë sakrificë, vetëm e vetëm që të mund të shprehja në frëngjisht atë çka flinte thellë në zemrën time. I jetova këto vite të mundimshme si një periudhë mësimi. Gjatë kësaj kohe, kur kthehesha nga Shqipëria ku kisha qenë për pushime, ishte e vështirë të rigjeja ritmin e frëngjishtes në Gjenevë. Më dukej sikur kisha prekur diçka në thellësitë e mia dhe thellësitë hakmerreshin… përmes një aksenti të fortë dhe gabimeve gramatikore. Tani mund te flas shqip pa tronditur themelet e frëngjishtes që janë stabilizuar. Por vazhdoj të shkruaj në frëngjisht, edhe për shkak të një lloj delikatese, sepse mund të them se deri tani, e gjithë vepra ime përfaqëson një deklaratë dashurie për Shqipërinë, të cilën e kam pasur të vështirë ta bëj në shqip. Nuk i kam prerë kurrë marrëdhëniet shpirtërore me vendin tim. Në të gjitha panairet e librave jashtë shtetit kam takuar shqiptarë. Dhe pikërisht pas një prezantimi në Paris të romanit tim“ Confessions des lieux disparus”, një studente shqiptare më pyeti se përse nuk e kisha shkruar këtë vepër në shqip. Unë iu përgjigja me naivitet se nuk ia vlen t’u thuash se çfarë ka ndodhur, atyre që e dinë. Kur u ktheva në shtëpi, gjeta një letër: studentja më shkruante se ky roman u përkiste në radhë të parë shqiptarëve, bashkëkohësve dhe 30 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri atyre që do vijnë në shekujt e ardhshëm dhe se ishte mëkat që t’i privoja. Këto fjalë më vajtën drejt e në zemër. Ishte momenti kur u konfirmova si autore frankofone – gjë që për mua ishte një ëndërr e paarritshme – sepse romani«Amours au temps du communisme» m’u pranua nga shtëpia e madhe botuese“Fayard”. Dhe papritur, më lindi dëshira të lexohesha në shqip. Prisja vetëm një sinjal, ai erdhi nga brezi i ri. Vendosa ta shqipëroj romanin. Dikur kisha përkthyer Bajronin, Shekspirin, Uitmanin, Shellin, Uajldin e mjaft poetë të tjerë.“Ja ku erdhi dita të përkthej vetveten”, thashë. E subvencionuar nga“Pro Helvetia” fillova të përshtas veprën time në gjuhën e nënës. Është puna më e çuditshme që kam kryer ndonjëherë. E kisha kaluar një herë urën shumë vite më parë, kur përktheva frëngjisht poezitë e mia shkruar në shqip, tani po shkoja në sensin e kundërt. Gjatë këtij procesi të pabesueshëm, i qëndrova besnike vetvetes, por jo tekstit, të cilin e përshtata sipas ndjeshmërisë sime. E kuptova se po bëja një rrugë me shumë kthesa: në fillim më ishte dashur t’ia përshtasja ngjarjet e romanit tim mentalitetit francez – sepse është e qartë se asnjë francez nuk mund të shkruante një roman të tillë, ai do të kishte apriori një tjetër përqasje. Për të treguar kujtimet e mia të fëmijërisë më ishte dashur të gërmoja thellë dhe t’i rijetoja deri në atë pikë, saqë ato filluan të ekzistonin vetëm në frëngjisht se, siç thuhet«verba volant, scriptum manent». Fakti që i shkrova u dha atyre një formë të re. Për t’i ripërkthyer në shqip m’u desh ta ribëja këtë rrugë, por shumë herë nuk e rigjeta më kujtimin e pastër në gjuhën e nënës, ai ishte përpunuar. Atëherë m’u desh ta rikrijoja, sepse origjinali ishte bërë i palexueshëm. Kufiri midis asaj që ka ndodhur vërtet dhe asaj që kam shpikur si autore mbetet gjithashtu i turbullt. Prandaj libri “ Kujtime nga vendet e harruara” nuk është libër autobiografik. Për më tepër, ai nuk i ngjan asnjë romani të letërsisë shqipe, sepse është perceptuar në frëngjisht. Kjo më ka dhënë mundësinë e një distance stilistike me të kaluarën, kujtimet nuk dhembin më, ato janë të veshura me një tis lehtësie, shkujdesjeje dhe humori. Duke u shprehur në gjuhën e Molierit, fitova gjithashtu një liri te pakufishme: munda t’i kthej njerëzit që njihja në personazhe librash dhe arrita ta përdor të vërtetën jetësore e historike sipas qejfit: mund të them se asgjë nuk është e vërtetë në romanin tim, përveç dashurisë sime për vendlindjen. Gjatë përkthimit të tij në gjuhën amtare, ndjeva se sa më kishte marrë malli të shkruaja shqip. Papritur, fitova një tjetër identitet si prozatore. Nuk mund të them se në cilin variant libri është më i arritur, në frëngjisht apo në shqip. Por mund të pohoj se kurrë nuk kam shkruar me aq pasion, duke derdhur lot gëzimi. Më dukej sikur një gjymtyrë e këputur po rilindte. Pas çdo faqeje që përktheja, gjithçka merrte kuptim. Dhe, si kurorëzim i gjithë kësaj pune, takimi me publikun shqiptar ishte shumë prekës. Gjuha franceze vërtet më kishte dhënë mundësinë të bëhesha shkrimtare dhe të referoja në shumë konferenca, por ja, zbulova se isha e pëlqyeshme në shqip! Shqipja që kishte mbetur për mua vetëm gjuha e miqve, e familjes, e humorit, u bë edhe gjuhë e shprehjes së asaj që nuk thuhet dot, por vetëm shkruhet. Mund të pohoj se mësimi i gjuhës franceze më ka shërbyer si një kurs stili që të shkruaj edhe më mirë në shqip. Sepse në gjuhë të huaj, gjithçka del me mundim pas pyetjes: «A është e domosdoshme?»,«A është e bukur?». Frazat parazitare vdesin pa lindur akoma dhe mendimi shkon drejtpërsëdrejti tek esencialja. Frëngjishtja më ka ndihmuar gjithashtu 31 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës të krijoj jashtë skemave të realizmit socialist që e kishin bllokuar letërsinë shqiptare, pjesë e së cilës, dashur padashur isha edhe vetë. Tani mund t’i kthehem shqipes krejt e çliruar dhe e përgatitur. Sa bukur është të kthehesh sërish te rrënjët pas një udhe të gjatë… Në mitologjinë greke, kjo ndjesi është sublimuar nëpërmjet figurës së Odisesë, simbol i rikthimit në atdhe pas një udhëtimi 20-vjeçar. Kështu edhe unë, pas njëzet vjet konferencash në vende të ndryshme të botës, për herë të parë sot shprehem publikisht në shqip. Dhe shpresoj se nuk do të jetë hera e fundit… 32 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Ligjërimi politik dhe nacionalizmi bashkëkohor: të europianizojmë Ballkanin apo të ballkanizojmë Europën Luan Rama T ë flasësh për nacionalizmin dhe procesin e europianizimit, sot është bërë një temë e ditës. Debatet, tryezat e rrumbullakëta, konferencat e ndryshme, herë pas here i janë rikthyer nacionalizmit duke e parë atë në kënde të ndryshme, por mendoj se aktualisht, kjo temë, e rrahur tashmë jo vetëm nga teoricienët, politologë e sociologë botërorë, por dhe nga sociologët e filozofët tanë të rinj, po bëhet gjithnjë e më e mprehtë, jo vetëm në kuadrin tonë nacional, por edhe në kuadrin europian, pasi është e dukshme që projekti i nisur europian ka për sfidë pikësëpari globalizmin, krizën ekonomike që përjeton Europa, çka ndikon dhe në trazimin e shpirtrave të kontinentit tonë, çka konstatojmë aktualisht. Një literaturë e mirë është botuar dhe nga përkthimet e librave të teoricienëve të nacionalizmit si Max Weber, Jurgen Habermas, Ernest Gellner e shumë të tjerë. Ne jemi gjithashtu dëshmitarë të etheve nacionaliste që po përfshijnë Europën, çka sot ndihet dukshëm në kuadrin e zgjedhjeve europiane që zhvillohen së shpejti, më 25 maj, ku partitë nacionaliste, ekstremi i djathtë në tërësi, por dhe ekstremi i majtë euroskeptik, po bëjnë një avancim për të ndryshuar kursin e kësaj Europe të Bashkuar që përjetojmë sot. Këto parti, duan tashmë të jenë në Parlamentin Evropian që të mund ta asfiksojnë atë nga brenda dhe që një ditë të afërt, Europa e Bashkuar të paralizohet, të shpërbëhet e të japë shpirt. Duke kthyer vështrimin në kufijtë e dy dekadave, atëherë kur dhe në Shqipëri ra“Muri i Berlinit”, të habit fakti se Shqipëria nuk përjetonte aspak ethet nacionaliste, por në të kundërtën, ajo ishte përfshirë në entuziazmin e një ëndrre dhe projekti të ri kozmopolit: atë të integrimit në Europën e munguar prej aq shumë kohësh. Ishte periudha e fillimit të tranzicionit, koha e«Shqipërisë së hapur», terminologji e dashur kjo për Paul Ricoeur apo fondacionin e Sorosit në Tiranë; ishte koha e përqafimit total të aventurës europiane pa paragjykimet për padrejtësitë e vjetra ndaj kombit tonë në të kaluarën, pa paragjykime ndaj fqinjëve tanë të vjetër dhe luftërave të tyre të mëdha të kryera në emër të nacionalizmit, shovinizmit, ortodoksisë apo ekspansionit territorial. Dihet që në kohë fushatash elektorale ligjërimi politik merr ngjyrime pseudo-atdhetare dhe shpesh duke prekur ndjenjat nacionaliste lidhur me padrejtësitë historike, flitet e referohet gjithnjë për kultet historike, etj., risi e shpjeguar mjaft mirë nga teoricienët e diskursit politik si Hanah Arendt, Patrick Charaudeau, etj. Ashtu si në raste referendumesh, ish-kryeministri 33 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Berisha e ndërtoi fushatën e tij me tezat nacionaliste duke vendosur gjithnjë në qendër vetveten dhe kombin-“shpëtimin e kombit” nga lideri, duke hedhur parulla jashtë çdo përgjegjësie që duhet të ketë një lider politik para popullit të tij dhe historisë. Si në Shqipëri, por akoma më tepër jashtë saj, siç e pamë në Shkup para dy vjetësh, ishte e papërgjegjshme që në një vend të brishtë me probleme etnike si Maqedonia, një shoqëri multietnike, të hedhësh parulla entuziaste të bashkimit më së fundi, të kombit shqiptar. Dhe kuptohet që në nxehjen e gjakrave, njerëzit e thjeshtë dhe pa një kulturë të vërtetë e të plotë demokratike, kalojnë në ekstazën nacionaliste të«bashkimit apo të parajsës së premtuar». Para më pak se dy vjetësh, turma në Shkup ushtonte nga thirrjet«kryeministri i gjithë shqiptarëve»- e më pas, si reaksion, ne pamë të digjeshin flamujt maqedonas apo makina e kryeministrit maqedonas të goditej me vezë, rrjedhoja këto të krijimit të atmosferave artificiale, duke parë gjithashtu në rrugët e Tiranës, shpalosjen e hartave etnike dhe duke dëgjuar në ekranet televizive fjalime populiste. Dhe nuk mjaftonte vetëm kjo, por dhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih dy vjet më parë, kryeministri shqiptar, i cili gjithnjë ka marrë pozat e«atit të kombit» dhe«mbrojtësit» të kombit, si një«kërkesë hyjnore» kjo, apo mandat divin, në mënyrën më brutale, foli se« Albanofobia është një e re që qarkullon në rajon: fqinjët na shihnin si qytetarë të dorës dytë e të tretë, nuk mund t’i pranojnë shqiptarët si qytetarë të lirë, por sot jemi më të bashkuar se kurrë- çdo pëllëmbë tokë është territor në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Ata që mendojmë se ne do të kemi çështje më të madhe se çështja kombëtare, gabohen rëndë». Një ligjërim i tillë nacionalist besoj se ka hyrë tashmë në shembujt e shpjegimit të terminologjisë së nacionalizmit ekstrem, pasi nuk kam dëgjuar në ligjërimin politik ballkanik të flitet për«serbofobi»,«maqedonofobi»,«grekofobi», pa i mohuar sigurisht problemet që ekzistojnë realisht në marrëdhëniet midis popujve të rajonit, etj. Të duket vetja se je, jo në Shqipërinë e dhjetëvjeçarit te dytë të shekullit XXI, por në kohën e Lidhjes së Prizrenit: një rikthim gati dyshekullor. Por epokat tashmë kanë evoluar, popujt kanë arritur mëvehtësinë, emacipimin e tyre nga nocionet e forta të shtetit-komb, drejt atij të federalizmit dhe të strukturave e organizatave mbinacionale. Pikërisht këto qëndrime u pritën me kritika, jo vetëm nga diplomacia euro-amerikane në Tiranë, por dhe në kryeqytetet ballkanike, apo në mediat perëndimore, siç ishte dhe një botim në Le Figaro veç të tjerash, ku analisti francez shkruante« Flamuri i Shqipërisë së Madhe i valëvitur nga disa grupe ekstremistësh, tani mori një dimension tjetër. Ai mundi të valëvitej gjatë gjithë vitit në fushatën vendore të liderit të djathtë dhe të shtrijë hijen e tij mbi të gjithë Ballkanin, duke ngjallur frikën e Serbisë dhe të Greqisë». Pikërisht qëndrime të tilla sjellin veç tensione, qëndrime që pastaj bëhen konfliktuale, konflikte që pengojnë integrimin dhe njëkohësisht marrëdhëniet mes vendeve tona, duke frenuar atë çka është kardinale në integrimin europian: krijimin e një zone të fqinjësisë së mirë, të pajtimit dhe të bashkëpunimit reciprok midis vendeve të Ballkanit jugperëndimor… Nëse vite me radhë kemi thirrur për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa duhet ta kuptojmë atë që thotë dhe Habermas-i në studimin e tij« Pas shtetit-komb», se ne jetojmë në kohën e simbiozës së shtetit kombëtar me demokracinë dhe se eliminimi i kufijve, heqja e kufijve ekonomikë, pra zhdukja e këtyre kufijve, bëhet gradualisht edhe në sferën sociale, në atë të kulturës, etj. Dhe kur themi“kulturë”, përfshijmë këtu dhe historinë, ku historia mbetet histori, pa penguar vështrimin nga e ardhmja, pra pa penguar ndërtimin e një historie të re. 34 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Askush nuk kërkon t’i largohet të kaluarës historike, të mos e përfillë atë, pasi historia është pjesë e rëndësishme e identitetit tonë. Të europianizojmë Ballkanin apo të ballkanizojmë Europën Që në Samitin e Zagrebit, fill pas Luftës së Kosovës e më pas në atë të Selanikut, etj, lindi ideja e“europianizimit të Ballkanit”, shprehje e dashur atëherë e ministrit të jashtëm francez, Hubert Vedrine. Kjo ide kishte në vetvete platformën politike të integrimit të Ballkanit duke e europianizuar atë, jo vetëm në kuadrin politik e ekonomik, por dhe në fushat e tjera të jetës, në atë të kulturës, shoqërisë civile, teknologjive të komunikacionit, bashkëpunimit të elitave, etj. Dhe në këtë rrugë u ndërtuan programet e çlirimit të gadishullit nga demonët e vjetër, afrimi i popujve në një bashkësi fillimthi ballkanike, por me tipare europiane e më pas në integrimin e plotë të tyre në Europën e Bashkuar. Ja pse me të drejtë, edhe në konferencën e fundit ministeriale në Athinë, komisioneri Fyle, duke folur për zgjerimin dhe integrimin me anëtarë të rinj, nënvizoi se:“zgjerimi i Europës së Bashkuar me Ballkanin sjell veçse paqe, stabilitet e prosperitet”. Dhe kjo, padyshim është një bindje e liderëve të sotëm të BE-së. Europianizimi i Ballkanit synon pikërisht të bëhemi qytetarë të një Europe të përbashkët. Dhe ky princip apo ide nuk është diçka e re, e lindur nga pionierët e Europës së Bashkuar apo më larg, nga utopistët si Campanella, More, Erasmus ose më vonë nga Viktor Hygo me sloganin e tij të famshëm për“Shtetet e Bashkuara të Europës”. Në fakt, është diçka që është krijuar që mugëtirën e kohërave, kur në vitin 212 pas erës sonë, në kohën e perandorit Caracalla, iu dha qytetaria romane gjithë provincave të Perandorisë, pra 55 milionë banorëve të lirë që jetonin që nga Gadishulli Iberik, në Britaninë e Madhe, në zonat gjermanike, në Azinë e Vogël apo në Afrikën e Veriut e sigurisht dhe në Ballkan, aq pranë qendrës së Perandorisë. Kjo kohë na kujton dhe thënien e Shën Palit para se ta vrisnin, kur ai u kujtoi vrasësve të tij:“ Civis romanus sum”, pra “ Unë jam romak”, duke u kujtuar kështu inkuizitorëve të drejtat e tij për proces gjyqësor. Atëherë popujt ishin me dy shtetësi dhe kjo qytetari europiane që kërkojmë sot, ka një analogji, dhe pse të largët, me atë kohë kur kërkohej simboli i një bashkësie, pra një jete të përbashkët. Por ndryshe nga qytetaria europiane, aq e dashur për Erazmin, ne sot përjetojmë në Ballkan një lloj «përplasjeje të nacionalizmave», e cila mund të shfaqë në horizonte veç afrimin e konflikteve. Të gjithë jemi dëshmitarë që ka një lloj etheje nacionaliste që po pushton Ballkanin. Duket sikur demonë të vjetër janë ringjallur dhe secili nacionalizëm i jep të drejtë vetvetes, herë në emër të territoreve të vjetra, herë të kulteve fondatore, manastireve dhe varreve të ashtuquajtura“djepi kombëtar”, etj, e herë të miteve të krijuara apo thjesht të ndjesisë së kërcënimit nga populli fqinj. Para disa viteve, rrugët e Zagrebit u mbushën me emrat e heronjve mesjetarë dhe termi “Republikë” u hoq në Kushtetutë, duke shtuar gjithashtu elementin fetar, pra përkatësinë fetare. Në Ballkanin e trazuar ndodhi ajo që mund të quhet një« repli identitaire», pra një«tërheqje identitare» drejt së kaluarës historike, si një refleks i brishtësisë së identiteteve të reja etatike në Ballkan: dukej se vetëm përkatësia historike, mitet historike, do t’i bënin ata më vete, të pacenueshëm, të patjetërsueshëm. Lidhur me këtë, mendoj gjithashtu se ndoshta nacionalizmi maqedonas është më shumë një reaksion i gjendjes së pasigurisë për të 35 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës nesërmen me fqinj si grekët, shqiptarët apo bullgarët dhe kjo gjendje, siç ndodh te njeriu, krijon veprime të pakontrolluara dhe shpesh fobi… Të gjitha llojet e nacionalizmave kanë pasur fillimthi në bazamentin e tyre krijimin e kultit kombëtar, siç e kemi parë atë në Gjermaninë e viteve‘30 me simbolet e vjetra gjermanike, në Italinë musoliniane me simbolet e Perandorisë Romake, etj. Kjo ka ndodhur me të gjithë nacionalizmat që kanë krijuar kombet. Edhe në nacionalizmin primar shqiptar, nevoja e shprehjes identitare dhe e afirmimit politik e etatik, pati kultet e veta historike- nga Skënderbeu te Frashërllinjtë, nga Barleti te Frang Bardhi, Budi, De Rada e te rilindasit e mëvonshëm. Në terrenin shqiptar ne kemi sot“Aleancën Kuqezi” dhe në Ballkan të tjera parti nacionaliste kërkojnë të frenojnë proceset e bashkëpunimit e integrimit mes fqinjëve, si në Greqi me“Agimin e Artë”, apo në Serbi me partitë ultra-nacionaliste, në Maqedoni, etj. Ndonjë analist shqiptar kërkon me forcë që“t’i përgjigjemi siç duhet nacionalizmit maqedonas», të tjerë shtojnë se nismës së UÇK-së në Maqedoni duhet t’i shkohet gjer në fund, pra se ajo duhet kryer», duke nënkuptuar këtu se vetëm me pushkë mund të bëhen zgjidhjet nacionale, duke harruar kohën që jetojmë. Sigurisht problemet janë,“Marrëveshja e Ohrit” nuk është zbatuar siç duhet, por në një Europë të re, për më tepër në një vend si Maqedonia, e angazhuar në procesin e integrimit europian, problemet zgjidhen në tryezat demokratike me pjesëmarrjen e faktorit ndërkombëtar dhe njëkohësisht, përmes votës demokratike. Deklaratat e dikurshme të Akademisë së Maqedonisë nuk i shërbyen aspak frymës së fqinjësisë së mirë që po krijohej midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke krijuar kështu reaksione analoge…. Këto thirrje spastruese i gjen dhe në vende të tjera çka tregon për një fenomen të“tkurrjes nacionale”, ku nacionalizmi kërkon një kulturë homogjene duke iu kundërvënë diversitetit kulturor, aq të domosdoshëm dhe çka kërkohet vazhdimisht nga komuniteti internacional, në OKB, UNESCO, në Bruksel apo Strasburg, etj. Siç shkruan dhe Ernest Gellner, nacionalizmi është një teori e legjitimitetit politik i cili kërkon që kufijtë etnikë të koincidojnë me kufijtë politikë dhe në veçanti, që kufijtë etnikë në gjirin e një shteti të dhënë të mos shkëputen nga ata që kanë pushtetin e një populli. Kjo është në teori, por ku hedh sytë në hartën e Ballkanit, e kupton se popujt e ndryshëm në Ballkan nëpër histori kanë ndërhyrë në territoret e njëri-tjetrit, duke krijuar një kompleksitet të vështirë për t’u zgjidhur. Baroni francez Paul d’Estournelles de Constant, Nobelist i Paqes dhe mik i Shqipërisë, i cili pas Kongresit të Berlinit erdhi për të parë gjendjen e kufijve midis Shqipërisë, Malit të Zi e Serbisë, më vonë deklaroi borxhin që i detyrohej Shqipërisë, kufijtë e së cilës ranë pre e nacionalizmit pansllav dhe e politikave hegjemone. Por epokat e kaluara nuk mund t’i risjellim në ditët tona, ashtu siç Gjermania dhe Franca nuk mund të risjellin shekuj luftërash mes tyre për AlsazëLorenën. Duke tundur flamujt e nacionalizmit, çdo nismë e europianizimit të Ballkanit vonohet apo shuhet. Kështu, nga idetë e europianizimit të Ballkanit, liderët nacionalistë që veç ndezin urrejtjet e vjetra në gadishull, rrezikojnë të ballkanizojnë njëkohësisht dhe vetë Europën, pasi Europa nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj asaj që ndodh në Ballkan dhe ashtu si në rrjedhat e mëparshme historike, një luftë e re në Ballkan do të ishte tronditje e re për Europën. Duke iu kthyer korrenteve nacionaliste shqiptare, duhet vënë në dukje dhe një lloj nacionalizmi i 36 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri diasporës. Duke jetuar jashtë, në pikëtakim me emigrantët shqiptarë në Ballkan, Europë apo siç e pashë së fundi dhe përtej Atlantikut, emigracioni është tepër i ndjeshëm nga ajo çka ndodh në Shqipëri, Kosovë apo shqiptarët e Maqedonisë dhe reagimi është shumë më tepër i ashpër sesa ç’ndodh në Shqipëri. Imagjinoni një çast sikur të gjitha vendet ballkanike të kërkonin përmes konfliktesh të hapura ushtarake kërkimin e territoreve historike“të qena dhe të paqena”, por të ngulitura në kujtesën nacionale! Kjo do të sillte shpërthimin e Ballkanit dhe ashtu si në Luftën e Parë Botërore apo në luftën e fundit të Jugosllavisë, Ballkani do ta ballkanizonte edhe Europën. Kohët e fundit, një draft orientues i Strategjisë së Sigurisë sonë Kombëtare iu dorëzua presidentit, kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku vihet në dukje se ka një kthim mbrapa në emër të«patriotizmit», kombit, nacionalizmit, çka pa dyshim përbën lëvizje regresive, vetëizolimi e prapambetjeje, në raport me vendet e Europës së Bashkuar. Për më tepër që këtij nacionalizmi ekstrem i jepen ngjyrime fetare, çka nuk ka qenë asnjëherë në natyrën e vetë nacionalizmit shqiptar. Xhihadistët që shfaqen aty-këtu për të shkuar në Siri e gjetkë dhe që dalin në emër të mbrojtjes fetaro-identitare janë tregues mjaft shqetësues dhe një rrezik në rritje për një shoqëri që kërkon të identifikohet me vlerat e demokracisë europiane. Përplasjet nacionaliste në Ballkan, jo vetëm i hapin punë BE-së që të merret me këtë zonë gjeografike, gjithnjë shpërthyese në histori, por edhe shtojnë radhën e kundërshtarëve të saj populistë e nacionalistë brenda Europës, ndaj projektit europian si dhe zgjerimit të BE-së. Ja pse dhe Habermas-i, në veprën e tij“ Pas Shtetit-Komb”(Après l’Etat Nation) ka lëshuar thirrjen: ”Të nxjerrim mësime nga katastrofa”, duke iu referuar nacionalizmit ekstrem dhe dy luftërave botërore, duke shtuar këtu dhe luftën e regjimeve totalitare. Dhe duke lëshuar këtë thirrje, ai shtron pyetjen: çfarë ka pas shtetit-komb? Të gjithë tashmë e dimë dhe për më tepër ne që jemi të interesuar për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në BE se, në një aleancë të tillë vlerash ndodh transferimi i kompetencave nacionale në struktura mbinacionale. Dhe pikërisht këtu lind nevoja e veprimit të elitës. Elita si nevojë e domosdoshmëri për ripajtimin ballkanik Elita që dikur udhëhoqi shoqërinë drejt shtetit-komb- tani duhet të udhëheqë shoqërinë shqiptare drejt federalizmit europian.“Po me historinë, ç’do të bëjmë?”- mund të pyesim. Historia do të jetë gjithnjë histori, ajo as mund të mohohet, as mund të shuhet. Ashtu si gjuha, dhe ajo është në themelet identitare të një kombi dhe të tilla ato do të qëndrojnë gjithnjë, çka nënvizohet dhe në projektin europian. Por ajo që ka rëndësi është që një histori e mbarsur me urrejtje për Tjetrin, Fqinjin, komunitetin minoritar duhet të çarmatoset: dhe kjo nuk bëhet vetëm nga një anë, vetëm nga një vend i Ballkanit, por si një aksion kolektiv. UNESCO-ja ka pasur një program“Të çarmatoset historia!». Tekstet historike nganjëherë janë diametralisht të kundërta nga njëri popull në tjetrin për të njëjtën ngjarje historike, siç janë ato për Betejën e Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve, siç është ajo e historisë midis boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, apo historia e atentatit ndaj arqidukës Ferdinand të Austro-Hungarisë, vrasja e të cilit shërbeu si shkak për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Mendoj që është e rëndësishme 37 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës që elita shqiptare në kuadrin e europianizimit të Ballkanit dhe shuarjes së nacionalizmave, të marrë nismën që të organizojë një debat të vërtetë në Tiranë(e më pas si rotacion në vendet e tjera ballkanike) me përfaqësues të elitave të tjera të këtyre vendeve proeuropiane. Ne s’mund të qëndrojmë më thjesht në debatet tona të brendshme, nacionale. Ky debat duhet zgjeruar në kuadrin ballkanik, pasi është shqetësues për të gjitha shoqëritë ballkanike dhe elitat duhet të japin shembullin e tyre, në mënyrë që pastaj të udhëheqin, pasi kjo nuk është vetëm detyrë e liderit politik, por dhe e elitave… Problemi është që sot ka ardhur koha të veprohet, madje në mënyrë militante për shuarjen e nacionalizmave ekstremiste. Apatia e elitave, në Shqipëri apo Maqedoni, në Serbi apo Kosovë, në Greqi apo Maqedoni, në Mal të Zi e gjetkë, i lë terren keqkuptimeve midis popujve, ndasive, rikthimit të demonëve të vjetër historikë, zhvillimit të armiqësive, të cilat pa dyshim mund të çojnë edhe drejt përplasjesh e konfliktesh ndëretnike dhe midis popujve. Gjithçka duhet bërë që ne të Ballkanit Perëndimor, ende të paintegruar në këtë lloj Europe të Bashkuar e humaniste, të nxitojmë që të integrohemi, për të arritur sa më shpejt në të njëjtin stacion të vonuar. Ne e dimë se krahas identitetit shqiptar, një identitet tjetër do të marrë formë, do të zhvillohet në hapësirat e reja pa kufij. Ne nuk do t’i humbim simbolet tona, por ato do t’u bashkëngjiten simboleve të përbashkëta të Europës së Bashkuar. Ne nuk duhet të kemi frikë se duke u europianizuar, do të humbasim sovranitetin tonë dhe integritetin identitar. Të gjithë kozmopolitët e mëdhenj shqiptarë, nga Vaso Pasha, Sami Frashëri, Konica, Kuteli, Kadare, etj, nuk kanë humbur asgjë nga integriteti i tyre identitar, duke u kthyer njëkohësisht si referenca, sa nacionale, aq dhe universale. Pra, nëse elitat tona kanë folur deri tani fare pak në këtë kuadër të përbashkët, pra regjional, ballkanik, ato duhet të identifikohen, të afrohen, duke bashkuar zërat e tyre. Interesant është fakti se kur ata pikëtakohen në takime artistike europiane, barrierat nacionale midis tyre shuhen dhe ata rigjejnë te njëri-tjetri vlera të përbashkëta të së njëjtës kulturë, të së njëjtës histori apo përjetim human. Kohët e fundit pashë në Paris, në një konferencë mbi vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një film mjaft interesant të realizuar nga një dokumentariste e njohur, Adela Peeva. Bëhej fjalë për një këngë që ne e konsiderojmë shqiptare, që grekët e konsiderojnë greke, serbët, serbe, kroatët, si pjesë të kulturës nacionale, turqit si krijues të parë të saj, bullgarët ai autorë të vetëm të saj, etj. Dhe ajo vihet në kërkim për të gjetur burimin e kësaj kënge dhe ngado ku shkon, bardët, këngëtarët, i thonë se kjo këngë është e popullit të tyre. Por kur ajo pyet bullgarët, serbët, turqit, etj., se kjo këngë thuhet se është e një populli tjetër, gjakrat nxehen dhe ajo e ka të vështirë të përballojë zemëratën e tyre. Kjo histori tregon dy gjëra: së pari, një lloj nacionalizmi që ekziston ende dhe së dyti, atë që kulturat e popujve të Ballkanit janë zhvilluar në një mjedis të përbashkët dhe në marrëdhënie e dialog me njëra-tjetrën, ashtu siç ndodh me legjendat e Konstandinit, atë të ndërtimit të urave apo të kështjellës së Rozafës, të epikës legjendare, etj. Çdo aventurë humane është përballur me sprova dhe këto sprova kanë qenë të mëdha, pasi duheshin tejkaluar mitet historike! Dhe për këtë, të domosdoshme, krahas liderëve politikë, janë dhe elitat, ato që ndriçojnë mendjet dhe udhëheqin me shpirtin e tyre humanist. Miku im, filozofi dhe poeti francez Jacques Lacarrière, me të cilin kemi ardhur para disa vitesh 38 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri në Tiranë të ftuar nga Shtëpia e Komunikimit dhe e Librit, por që mjerisht ka vdekur para disa viteve, një nga poezitë e tij të fundit e titulloi“ Njëmijë të djeshme dhe një të ardhme”. Një poezi simbolike me dëshirën e tij për të thënë se të gjithë popujt kanë të shkuarën e tyre, madje dhe brenda një populli, ngjarjet historike janë të shumta, të freskëta apo që vijnë nga mugëtira e kohërave, por ai na thotë në mënyrë proverbiale se kemi vetëm një të ardhme, vetëm një, dhe për të duhet të punojmë së bashku. 39 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës PAST PRESENT CONTINUOUS: HIJET E SË KALUARËS NË LIGJËRIMIN PUBLIK Bashkim Shehu P ara së gjithash, duhet të them se pozita e një shqiptari që vjen nga jashtë për të folur për problemet e Shqipërisë është një pozitë e vështirë. Është e vështirë në kuptimin se kjo mund të tingëllojë sikur po jep leksione ex cathedra. Nga njëra anë, ekziston detyrimi për të ushtruar sensin kritik. Nga ana tjetër, është rreziku që, duke ushtruar sensin kritik, t’i përngjaj një personazhi të“ Kolonisë penale” të Kafkës, udhëtarit të huaj, duke i njohur vetes një status epërsie, meqenëse vij nga jashtë. Dhe aq më tepër ka rrezik të tingëllojë kështu, pikërisht ngaqë, në të vërtetë, nuk jam i huaj. Po vazhdoj duke shpresuar se kjo situatë është e kapërcyeshme. Tema për të cilën do të flas, ajo e hijeve të së kaluarës apo e inercive të së kaluarës në ligjërimin publik në Shqipëri, është shumë e gjerë dhe nuk mund të shterohet me një kumtesë të shkurtër. Do të prek vetëm dy aspekte. Aspekti i parë konsiston në trajtimin e periudhës së komunizmit nga media e shkruar. Do të sillja si shembull pozitiv një artikull të Uran Butkës mbi raprezaljet që pasuan bombën e hedhur në ambasadën sovjetike më 1951: i bazuar në fakte të dokumentuara dhe të shoqëruara me komente analitike që përftojnë kontekstin e duhur për atë ngjarje tepër domethënëse.“Faktet kanë kuptim vetëm brenda kontekstit”, ngulmonte Wittgenstein-i. Krejt e kundërta shihet në një numër të madh botimesh të shtypit për atë periudhë të historisë së vonë. Rasti më paradigmatik është ai i riprodhimit të protokolleve të farsave gjyqësore. I paraqiten publikut të sotëm pa asnjë kontekstualizim dhe pa asnjë shpjegim vlerësues. Ose jo, shpjegimet vlerësuese gjenden edhe në të tilla botime, por janë ato që kanë dhënë pushtetarët e asaj kohe me gojën e prokurorëve dhe gjykatësve të atyre proceseve. Nxjerrja e ngjarjeve nga konteksti historik shfaqet edhe nëpërmjet sensacionalizmit. Ngjarjet e së kaluarës paraqiten si sensacione të ditës. Kjo bie ndesh me natyrën e historisë, ngase momentet e historisë marrin kuptim vetëm si pjesë të një rrëfimi që ka vazhdimësi, të një rrëfimi ku ngjarjet e ndryshme faktike janë të lidhura mes tyre në mënyrë të atillë që i bën të shpjegueshme qoftë si shkaqe dhe pasoja, qoftë si korrelacione që u japin fakteve cilësinë e faktorëve ndërveprues. Modaliteti i sensacionit është fragmenti, ngjarja e shkëputur, e veçuar si superngjarje ekskluzive me një shkëlqim që të verbon, si metangjarje absolute që errëson gjithçka tjetër. Modaliteti i 40 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri historisë është pikërisht e kundërta: është ndriçimi i ngjarjeve nëpërmjet njëra-tjetrës. Ose, për t’iu përshtatur hapësirave të ngushta që ofron një gazetë e përditshme, është kontekstualizimi nëpërmjet komenteve dhe intepretimeve autoriale që sintetizojnë njohjen e historisë gjerësisht. Një dukuri e afërt me këto që u përshkruan është ajo e përzgjedhjes së njerëzve që shprehen për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, nëpërmjet intervistash apo artikujsh, apo edhe botimesh in extenso të librave të tyre nga gazetat. E kam fjalën te ish-persekutorët e niveleve të ndryshme, që nga pushtetarët e dikurshëm deri te ndihmësxhelatët e dikurshëm. Natyrisht, përveç njëfarë nderimi që shfaqin një pjesë e gazetarëve ndaj ish-pushtetarëve për nga mënyra se si i pyesin këta të fundit gjatë intervistave, nuk mungojnë gjykimet e persekutorëve dhe të ndihmësxhelatëve të dikurshëm për viktimat e tyre. Kjo nuk ndodh në të gjitha gazetat, por kam përshtypjen se në disa gazeta nga më të rëndësishmet, kur është fjala për diktaturën, prania e personazheve të llojit të lartpërmendur është mbizotëruese ndaj pranisë së viktimave apo të atyre që janë të prirur për empati ndaj viktimave. Thashë, kjo është një përshtypje imja, dhe nuk kam të dhëna statistikore për ta mbështetur, nëse një gjë e tillë mund të mbështetet ose të kundërshtohet statistikisht. Po sidoqoftë në Shqipërinë e sotme ekziston një mendim aspak margjinal se, për historinë, ata që kanë vuajtur nuk duhet të kenë zë, sepse, pikërisht ngaqë kanë vuajtur, janë të mbushur me mllefe e prandaj nuk mund të jenë objektivë. Ndërkaq, shqetësimi për objektivitetin sikur harrohet ca si shpesh kur flasin për historinë shkaktarët apo ndihmësshkaktarët e vuajtjeve dhe simahorët e puthadorët e dikurshëm të tyre. Mund të lindë pyetja: ç’kanë të bëjnë këto me integrimin europian? Mendoj se kanë të bëjnë pikërisht ngaqë procesi i integrimit europian, i filluar të nesërmen e Luftës së Dytë Botërore, ka në themelet e tij një“jo” të prerë ndaj tmerreve të së kaluarës, një“kurrë më”. Dhe një“jo” e prerë ndaj së kaluarës nuk do të thotë që të mbyllen sytë ndaj saj, por që e kaluara të jetë vazhdimisht në sytë e kujtesës. Për ta plotësuar këtë përgjigje, po i referohem Habermas-it, për të cilin shqetësimi më i madh moral është“pakthyeshmëria e vuajtjeve të së kaluarës – padrejtësia që u është bërë njerëzve të pafajshëm, që janë keqtrajtuar, poshtëruar dhe vrarë – ndërsa njeriu nuk ka fuqi për ta ndrequr këtë”. Dhe, me një konotacion thellësisht imperativ, shton:“shpresa e humbur e ringjalljes” shpesh ndihet si“një zbrazëti e madhe”. Nisur nga ky mendim i Habermas-it, duhet të themi se, ngaqë nuk i zhbëjmë dot padrejtësitë e së kaluarës, të paktën të bëjmë drejtësi në kujtesën tonë kolektive. Aspekti i dytë që dëshiroj të prek në lidhje me ligjërimin publik për të kaluarën e afërt historike është zombifikimi i Enver Hoxhës. Është një transformim riciklues që ndodh në psikikën e disa politikanëve dhe të disa historianëve dhe që projektohet s’andejmi në ligjërimin publik, përherë e më tepër kohët e fundit. Është një abrakadabra mendore që, në formën e saj të racionalizuar(në kuptimin frojdian të kësaj fjale), tingëllon pak a shumë kështu:“Vërtet që periudha e diktaturës ka qenë e keqe, ndonëse ka pasur edhe disa të mira, por nuk mund të mohohet kurrsesi epopeja e Luftës Nacional-Çlirimtare dhe, duke qenë se Enver Hoxha ka qenë udhëheqësi i saj, nuk mund të mohohet krejtësisht figura e Enver Hoxhës”. Pra, hapi i parë është ndarja e dy periudhave, hapi i dytë është ndarja e Enver Hoxhës më dysh, si të ishte viskonti i librit të Italo Calvino-s, dhe njëra prej dy gjysmave është e mirë, dhe pastaj hapi i tretë është ringjitja e dy gjysmave, ashtu si në një truk prej cirku teksa iluzionisti ndan 41 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës më dysh me ndonjë shpatë një njeri të futur në kuti dhe e nxjerr nga kutia të gjallë e të pacenuar. Dhe ringjitja e dy gjysmave është e pashmangshme, qoftë dhe vetëm për hir të asaj që quhet “kompleksitet i figurave të mëdha historike”, përveç që në këtë ringjitje duket se ndihmojnë edhe disa të mira që i atribuohen gjysmës së keqe, sikurse shkollat, shëndetësia, veterinaria, apo sovraniteti kombëtar. Po le të ndalemi pak te gjysma e mirë, te Lufta Nacional-Çlirimtare. Jo më kot një historian i tillë si Hobsbawm-i e konsideron rezistencën shqiptare si një nga më të rëndësishmet në shkallë europiane, dhe jo më kot britanikët i çonin ndihmat e tyre më të shumti te partizanët. Po ndërkaq, nuk duhet të harrojmë se drejtimi politik i Luftës Nacional-Çlirimtare ka qenë i orientuar qysh në fillimet e saj, më 1942, në funksion të vendosjes së një pushteti me një parti të vetme, pra në funksion të vendosjes së një diktature komuniste. Rrjedhojë e asaj strategjie janë ekzekutimet e kundërshtarëve jashtë Partisë Komuniste dhe brenda saj qysh në atë kohë. Le të kujtojmë se Enver Hoxha nuk ka qenë ushtarak, por ka qenë drejtuesi politik i luftës. Dhe le të kujtojmë një vlerësim që ka bërë në prag të çlirimit Sejfulla Malëshova, një nga udhëheqësit komunistë.“Kemi qenë të suksesshëm ushtarakisht”, thotë pak a shumë,“por jo politikisht dhe, po të vazhdojmë kështu, do të katandisemi në një bandë vrasësish”. Dhe në të tillë u shndërruan vërtet, Enver Hoxha e të gjithë shokët e tij, pikërisht pse vazhduan rrugën e nisur. Ndërkaq, midis dimensionit ushtarak dhe atij politik të Luftës Nacional-Çlirimtare ka pasur një raport të caktuar: lufta u përdor politikisht si një mit që legjitimonte diktaturën e fitimtarëve. Dashur pa dashur, në këtë mënyrë e përdorin disa politikanë dhe disa historianë sot kur e identifikojnë me udhëheqjen e Enver Hoxhës. Përsëri mund të lindë pyetja: ç’punë prish kjo për të ardhmen europiane të Shqipërisë? Ç’kanë të bëjnë këto dy gjëra? Përsëri do të përgjigjesha se kanë të bëjnë shumë, sidomos po të shohim diçka që po ndodh aktualisht në Europë. Është i shëmtuar, pa dyshim, fuqizimi i partive ksenofobe dhe raciste në një sërë vendesh europiane, po edhe më i shëmtuar është adoptimi ose imitimi qoftë dhe i pjesshëm i axhendës së këtyre forcave ekstremiste nga parti me pedigree të shquar demokratike. Sot thuhen për emigrantët dhe për grupe të caktuara etnike gjëra që deri pak dekada më parë ishte e papërfytyrueshme se mund të thuheshin. Ky ndryshim ka shkaqe të shumëfishta, po një nga këto shkaqe duket se është zbehja e asaj kujtese imperative mbi të cilën filloi të ndërtohej Europa e re mbas Luftës së Dytë Botërore. Nëse nuk e kujtojmë dhe nuk e kuptojmë të kaluarën, ajo kthehet, në një mënyrë apo në një tjetër. Anëtarësia në Bashkimin Europian nuk është garanci që kjo të mos ndodhë. Shembulli fatkeqësisht më interesant është Hungaria, që ka pasur një tranzicion ku e ku më normal se i Shqipërisë, por sot është vendi më antiliberal në Europë(duke përjashtuar disa ish-republika sovjetike) dhe është një nga vendet ku racizmi ka më pak turp të shfaqet. Dhe është fatkeqësisht më interesanti ky shembull sepse pozicionimi ndaj së kaluarës nga një aktor politik qendror, nga Viktor Orbani dhe partia e tij FIDESZ, merr dy pamje të kundërta, që të dyja të gabuara. Pamja e parë është ajo e kohëve kur sapo ishte përmbysur komunizmi dhe kur FIDESZ-i ishte një parti liberale e sapodalë nga lëvizja studentore. Asokohe, e kaluara nuk ekzistonte për ta. Pozicionimi i tyre ndaj së kaluarës prirej të ishte i atillë që mund të formulohet kështu:“Ne jemi të rinj, ne jemi të papërlyer me të kaluarën e prandaj ne kemi të drejtën morale të themi se ç’duhet bërë me të kaluarën, dhe themi se për të kaluarën s’duhet folur”. Pamja e dytë është e sotmja: Viktor Orbani e dënon të kaluarën komuniste për hir të ambicieve të tij për pushtet autoritar, si një kozmetikë e 42 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri autoritarizmit të tij. E kaluara hakmerret duke u ricikluar në një formë tjetër. Kështu ndodh kur e kaluara dënohet për qëllime ngushtësisht partiake ose vetjake e jo nga ai shqetësim për të cilin flet Habermas-i në lidhje me pamundësinë që të zhbëhen vuajtjet e njerëzve të pafajshëm dhe të ringjallen të vrarët. Shpërfillja e padrejtësive të së kaluarës dhe abuzimi politik me to janë dy anë të së njëjtës monedhë. Të një monedhe që, ashtu si ovulla për lundrarin e vdekjes, i vihet në gojë kufomës së idealeve demokratike për të përshkuar jo vetëm Akerontin, po edhe lumin Lete të harresës. E ritheksoj, nuk pretendoj t’i jap mësime askujt. Për ta mbyllur, po kthehem te novela e Franc Kafkës me të cilën e fillova. Episodi i fundit i saj është ky: pasi kanë vizituar varrin e fshehtë të komandantit, udhëtari i huaj niset për t’u larguar dhe vendasi që sapo i ka shpëtuar një ndëshkimi i lutet që ta marrë me vete, po udhëtari refuzon. Unë jam edhe njëri, edhe tjetri. 43 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës RRETH DISKURSIT MBIZOTËRUES NË LIGJËRIMIN E SOTËM PUBLIK NË SHQIPËRI Ardian Vehbiu S ot dua të flas për diskursin mbizotërues në ligjërimin publik të shqipes dhe ta bëj këtë në mënyrë joteknike, për t’i komunikuar mendimet e mia me sa më shumë të interesuar. Megjithatë, disa koncepte më duhet t’i përkufizoj që në krye – duke filluar nga diskursi vetë, me të cilin kam parasysh një bashkësi tekstesh, të shkruara dhe të folura, të cilat lidhen mes tyre për nga tema, mënyra e nyjëtimit, kontekstet ku përdoren dhe subjektet që i përftojnë; dhe që dua ta dalloj nga ligjërimi publik, me të cilin kam parasysh tërësinë e diskurseve të tilla të konsumuara publikisht. Kam parapëlqyer që diskurset, në shtjellimin tim, t’i ndaj sipas klasifikimeve tradicionale të diskurseve të cilat qarkullojnë në kulturën tonë dhe në kulturat e tjera; me shpresë edhe se çdo përdorim i termave, në vijim, do të jetë vetë-shpjegues në masë të madhe. Të gjithë ata që komunikojnë në publik, herët a vonë do të përballen me diskursin mbizotërues në ligjërimin publik të shqipes sot – duke e përjetuar ose si thelb të çfarë po kërkojnë të thonë ose si qëndresë a censurë ndaj nyjëtimeve alternative të mendimit. Duke pasur parasysh një përkufizim të Foucault, se diskursi nuk është veçse një medium me anë të të cilit marrëdhëniet e pushtetit përftojnë subjekte folëse, do të pranoj që në krye se çështja e diskursit mbizotërues në ligjërimin publik është e lidhur ngushtë me pyetjen se kush e ka pikërisht pushtetin sot në Shqipëri dhe si po e ushtron atë. Përndryshe, gjithsekush e përjeton marrëdhënien me këtë diskurs në mënyrën dhe në fushën e vet. Në rastin tim, ia kam ndier praninë sapo fillova të përfshihem në debatet publike për gjuhën shqipe, historinë e saj dhe prejardhjen e shqiptarëve të sotëm, debate të zhvilluara, në masën më të madhe, në kontekste të hapura dhe me pjesëmarrjen e jospecialistëve. Me kohë vura re se, çfarë pengonte madje dëmtonte fatalisht komunikimin e palëve në këto debate, nuk ishte nyjëtimi i mendimit vetë, por premisat e nënvendosura dhe, më tej akoma, ato që në retorikë i quajnë entimema, dhe që, në kuptim më të gjerë, kanë lidhje me presupozimet e debatit ose edhe me kuptimin e termave të përdorur. 44 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Kështu, kur unë flisja për ilirë dhe ilirishte, kisha parasysh një bashkësi të lirshme popujsh që jetonin në pjesën perëndimore dhe qendrore të Ballkanit në lashtësi dhe për të cilët dimë shumë pak, ngaqë edhe vetë ilirishtja nuk është shkruar ndonjëherë; ndërsa për shumë partnerë të mi në debatet, ilirët ishin stërgjyshët hyjnorë të shqiptarëve, dhe ilirishtja veç një sinonim për shqipen e lashtë. Më tej, unë isha i vetëdijshëm se emri shqiptar i popullit ndeshet për herë të parë relativisht vonë dhe se më parë ky popull e ka quajtur veten arbëreshë, arbërorë etj.; ndërsa shumë të tjerë flisnin me lehtësi për shqiptarë që në kohën e Romës dhe të fillimeve të Krishterimit për të mos thënë të Homerit, duke ia hequr termit natyrën, si të thuash, historike; dhe më në fund, unë e trajtoja gjuhën shqipe si një strukturë në kuptimin saussure-an, ndërsa një pjesë e mirë e të tjerëve flisnin për të si të ishte entitet biologjik ose historik të cilit mund t’i matet mosha dhe lashtësia. Mund të sjell shembuj të tjerë; por kaq besoj mjafton për të ilustruar sesi diskursit tim të arsyetuar i dilte përballë një diskurs tjetër, që e imitonte atë, duke u mimetizuar; dhe që u jepte termave dhe koncepteve kuptime të tjera, të ndryshme nga ato të miat, ndonjëherë të kundërta. Ky ishte, natyrisht, diskursi kombëtarist në ligjërimin publik të shqipes, i cili m’u paraqit me karakteristikat e diskursit mbizotërues – meqë si rregull vlera dhe pesha e argumenteve të mia u përcaktuan në raport me këtë diskurs, tashmë funksionues si etalon ose standard të mendimit. Nëse, gjithnjë me Foucault-in, pranojmë se diskursi është një sistem i cili strukturon mënyrën si e perceptojmë realitetin, atëherë kjo lloj skizofrenie në termat dhe në presupozimet rrezikon të përftojë, vjedhurazi, botëvështrime të papërputhshme. Kombëtarizmi shqiptar – nuk po përdor termin nacionalizëm, meqë ky është ndotur tashmë me gjithfarë konotacionesh – zë fill të paktën që me Rilindjen kombëtare; të gjithë e njohim, pse është pjesë e formimit tonë qytetar që t’i bëjmë tonat parimet, narrativat dhe gjykimet e vlerave të përpunuara nga ata që ia dhanë vetëdijen moderne kombit shqiptar. Si shumë kombëtarizma të tjerë, edhe yni është historik, në kuptimin që ka formën e një diskursi narrativ me elemente të spikatura albanologjike, sido që ngërthen elemente të politikës dhe të mitit, madje edhe të diskurseve religjioze; por gjithnjë duke kërkuar, me mjetet e veta, të vërtetën. Dhe meqë diskursi ynë kombëtarist është kaq i rrënjosur në histori, atëherë burimet e reja të këtij diskursi sot janë historianët, të cilët e shohin veten në një rol të dyzuar, teksa dija u kërkon diçka, ndërsa publiku diçka tjetër; krahas pak shkrimtarëve, të cilët i japin kombëtarizmit retorikën e nevojshme për t’u rrokur nga masa e publikut duke filluar që nga bankat e shkollës publike fillore, së bashku me forma të reja, ndonjëherë edhe të stërholluara, të narrativave kombëtariste tradicionale. Dhe këtu nuk mund të mos flasim për intelektualët dhe rolin e tyre në përpunimin dhe mirëmbajtjen e ligjërimit publik. Që prej Rilindjes, publiku ynë pret që intelektualët t’i shohë në rolin e mësuesit; dhe në diskurset e tyre publike të gjejë të riprodhuar temat kryesore të ideologjisë kombëtare, sipas rastit të kombinuara me mitin. Kjo pritje nuk përkon aq me rolin e intelektualit si ai që merr në pyetje, publikisht, strukturat e pushtetit dhe të dijes, të cilin e ndeshim veçanërisht në Europën Perëndimore dhe që, prej dy e kushedi edhe tre dekadash, ka shërbyer si model edhe për intelektualin shqiptar modern. Kontradikta shpjegon pse opinioni 45 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës publik ka reaguar me ashpërsi të veçantë ndaj pozicionimeve kritike të intelektualëve publikë ndaj dogmës kombëtariste – meqë është ndier i tradhtuar në pritjet e veta më të shenjta dhe i ka perceptuar këto pozicione si herezi. Nga ana tjetër, diskursi kombëtarist, edhe pse mbizotërues, nuk shtjellohet në zbrazëti – por i duhet të gjejë vetveten në kundërvënien me diskurse të tjera, ndonjëherë njëlloj të fuqishme; të tilla si diskursi euro-integrist, i çuar përpara nga klasa e sotme politike, e cila i jep përparësi afrimit organik të Shqipërisë me Europën e Bashkuar; ose diskursi neoliberist, i cili i bën apologjinë një forme të skajshme të kapitalizmit; ose diskursi mirëfilli religjioz, e kështu me radhë. Edhe pse tema të tilla si bashkimi kombëtar duket se kanë zënë tashmë vend në strategjitë politike të elitave, në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, sërish përshtypja mbetet se diskursi mirëfilli kombëtarist parapëlqen t’i qëndrojë larg sipërfaqes së diskursit politik të elitave, i cili priret nga pragmatizmi dhe, sikurse e thamë, eurocentrizmi. Përpjekja e paradokohshme e një force politike të re, si AK-ja, për ta bërë kombëtarizmin program të vetin nuk u mbështet prej zgjedhësve, çka tregon se publiku ende dëshiron t’i mbajë të ndara politikën me besën kombëtariste, nëse mund ta quajmë kështu; duke e parë diskursin kombëtarist si emëruesin e përbashkët, gati sakral, të çdo lloj ligjërimi publik të meritueshëm; në kuptimin që kombëtarizmi ende nuk duket të jetë zëvendësuar nga përkushtimi qytetar ose gatishmëria për shërbim publik. Dhe nga ky këndvështrim specifik, diskursi kombëtarist është përqafuar, veçanërisht, nga masat të cilat ende nuk e gjejnë veten në teknokratishten e Europës dhe të elitave politike në Tiranë; dhe që e shohin si formën kryesore të angazhimit publik ose të shlyerjes së detyrimeve të tyre ndaj polis-it; duke iu falur një retorike që parapëlqen antagonizmin ndaj pranimit dhe aq më pak përkrahjes së pluralizmit; çka do të thotë edhe se debatet për këto çështje e kanë të pamundur të shndërrohen në dialogë. Mirëpo nëse diskursi kombëtarist po shërben sot si zëri publik i masave, deri në atë shkallë sa edhe të mbizotërojë në ndërhyrjet e panumërta dhe rigorozisht anonime në rrjetet sociale dhe në hapësirat e komenteve në mediat online, atëherë do të kuptojmë edhe pse elitat politike e përqafojnë këtë lloj diskursi jo aq në shkëmbimet mes tyre sesa kur i drejtohen publikut; dhe sidomos në gjakimet e tyre parazgjedhore. Me fjalë të tjera, duke qenë ky lloj diskursi mbizotërues, ai vetvetiu shërben edhe si mjet ose vektor i populizmit; çka edhe e mban të lidhur, gjenetikisht, me parimin e vijës së masave dhe mekanizmat totalitarë të ligjërimit publik të kultivuara para 1990-ës dhe që kanë mbijetuar, sot e kësaj dite, ngaqë nuk i ka zëvendësuar dot gjë tjetër. Për t’u kthyer te Foucault-i, ky më se një herë ka shënuar se diskursi si i tillë operon nëpërmjet përjashtimit, meqë gjithnjë përkufizohet si çfarë mund të flitet përballë çfarë nuk mund të flitet; si mund të flitet përballë si nuk mund të flitet; dhe kush mund të flasë, përballë kujt nuk i jepet, ose nuk i dëgjohet fjala. Në një shoqëri dhe kulturë që kërkojnë të jenë pluraliste si e jona sot, kombëtarizmi rifut në lojë një fillesë moniste, pse i sjell të gatshme zgjidhjet edhe për çështje që ende nuk janë shtruar dhe përgjigjet për pyetje që ende nuk janë bërë; dhe në atë masë që përdoret si masë, etalon ose gur prove për vlerën e propozitave të ligjërimit publik, shërben edhe si kundërpeshë e pluralizmit, të cilin elitat tona dhe intelektualët publikë përndryshe e 46 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri kanë përqafuar. Për t’ju kujtuar që këtu nuk është fjala vetëm për ushtrime të mendimit ose përsiatje, po mjaftohem të përmend se herë pas here dëgjon thirrje, nga të gjitha instancat, që të veprohet ligjërisht për të mbytur diskurse alternative ndaj atij mbizotërues, në emër të mbrojtjes së“simboleve kombëtare.” Kanë thënë, për Mesjetën europiane, se në atë kohë krejt jeta e mendimit zhvillohej brenda kornizës së kishës dhe të religjiozitetit, përfshi këtu edhe ateizmin; këtë përfytyrim mund ta bartim tani në konfliktet diskursive të cilat na dëshmohen brenda ligjërimit publik sot, meqë një pjesë e mirë e këtyre konflikteve, si ai midis historiografisë ose albanologjisë, si disiplina të dijes akademike, dhe ideologjisë kombëtariste, jo vetëm që përcillen me zell nga mass mediat, por edhe konsumohen në hapësirën e vënë në dispozicion falas prej tyre. Vetëm në kontekstin e ofruar nga një gazetë, ose një faqe online, bëhet e mundur që studiues të huaj problematikë dhe sfidues të statu quo-së si Oliver Jens Schmitt ose Nathalie Clayer, sa për të sjellë dy emra, të bien në kontakt drejtpërdrejt me zërat anonimë që riprodhojnë identitetin e tyre nëpërmjet liturgjive diskursive të kombëtarizmit. Dhe nëse është kështu, atëherë do të themi se diskursi kombëtarist është bërë sot mbizotërues në ligjërimin publik edhe ngaqë ligjërimi publik po realizohet i tëri, i homologuar, në kontekstin e mass mediave, ose në gazeta, në televizion dhe në internet, ku masa e publikut priret të ndërhyjë gjithnjë e më aktivisht, e nxitur edhe prej interesave populiste dhe komerciale të pronarëve të mediave. Paradoksi, në këtë mes, është se praktika e diskursit kombëtarist, drejtpërdrejt ose si sistem referimi ideologjik dhe etik, po fillon të zëvendësojë kombëtarizmin vetë, në format e veta beninje, si atdhetarizmi(patriotizmi); në kuptimin që, gjithnjë e më shpesh, të qenët patriot po ngatërrohet, deri edhe në nivele elitash intelektuale, me të deklaruarit i tillë. Më në fund, dëshira e përgjithshme e elitave për t’i kombinuar në një diskurs të vetëm kombëtarizmin tradicional, me ngjyra etnocentrike, dhe integrizmin ose europeizmin pragmatik dhe të imponuar nga rrethanat gjeopolitike, shprehet edhe në kitsch-in me të cilën po risillen në vëmendje marrëdhëniet e shqiptarëve si të tillë me botën dhe veçanërisht me Perëndimin –që nga Skënderbeu dhe mitet antemurale elegjiake të Shqipërisë si mbrojtëse e qytetërimit të krishterë prej hordhive aziatike, ose pompimi irracional i“lashtësisë” së shqipes, e deri te lektisja e tabloidëve pas bëmave të artistëve dhe sportistëve shqiptarë të integruar në kultura dhe shoqëri të tjera. Paradoksalisht, e gjithë kjo terapi e minon etnocentrizmin, duke hedhur dritë të re mbi pozicionin fare periferik të shqiptarisë në arenën botërore dhe europiane; pikërisht në një kohë kur kultura shqip, nëse mund ta quajmë kështu, po e gjen të vështirë t’u përgjigjet në mënyrë adekuate sfidave asimiluese të globalizimit. Duke përfunduar, po vërej se diskursi kombëtarist si diskurs mbizotërues sui generis në ligjërimin publik sot vjen më tepër si dëshmi dhe shprehje e çnyjëtimit të pushtetit politik; pse më tepër mbush një zbrazëti, të përftuar nga ngurrimi i elitave në pushtet për të përftuar një diskurs të tyrin specifik, për t’i folur publikut; ose nga zotimi i tyre i pamjaftueshëm, si palë në dialogun publik. Kundrejt kësaj pamjaftueshmërie, kombëtarizmi, si formë standarde e populizmit, imponohet si një formë e narkotizimit të publikut. Fjalëkyçet e këtij diskursi, të tilla si Shqipëria, shqiptar, shqiptaria, Kosova, martir, gjak, kjo tokë, ky truall, dheu, të rënët, kufijtë, Dardania, gjymtimi, liria, lufta, armiku, tradhtia, besa, lashtësia, i huaji, shfarosja, mbijetesa, ilirët, 47 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës pellazgët, Skënderbeu, pushtimi, ngre krye, feja e shqiptarit, bashkimi, të shitur, të blerë, kolona e pestë, serbi, greku, turku, përçarja, viktimat, eshtrat, varret, antishqiptarizmi etj., nuk zënë vërtet vend qendror në diskursin mirëfilli politik, por i nënvendosen atij, si mjete të gatshme, për të mbajtur kontaktin me masën politikisht të panyjëtuar; dhe si garanci për të arritur konsensus përtej dasive politike, gjeografike, fetare dhe kulturore. Ky raport, që do ta quaja pervers, midis pragmatikës dhe maksimalizmit, më tregon se pakçka ka ndryshuar në premisat kulturore të ligjërimit publik, që nga Rilindja e këtej; dhe se ne jemi ende duke vuajtur pasojat e kalimit të parrjedhshëm nga épistèmé-ja e para-1990-s, në këtë të sotmen, në pamundësinë tonë për t’i përvetësuar në mënyrë kritike kontradiktat dhe konfliktet e pashmangshme gjatë ndërrimit të rendeve, përfshi edhe atë të sendeve. Dhe nëse është kështu, atëherë mbizotërimi masiv i diskursit kombëtarist dhe entimemave përkatëse mund e duhet parë edhe si një lloj reagimi i sistemit imunitar të shoqërisë ku jetojmë. 48 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Identiteti europian në pikëpyetje Anne-Marie Thiesse Drejtore kërkimi në CNRS, Paris « I n varietate concordia ». Kjo thënie latine u propozua në maj të vitit 2000 si motoja e Bashkimit Europian. E përkthyer në të gjitha gjuhët e vendeve anëtare, ajo shpreh që «anekënd vendeve anëtare, europianët bashkojnë përpjekjet e tyre për të ndërtuar paqen dhe prosperitetin, ashtu si kulturat e ndryshme, traditat dhe gjuhët të cilat e përbëjnë Europën janë vlera për kontinentin». Më parë ka qenë shumë e rrallë shprehja identitet europian, por është bërë gjithnjë dhe më e zakonshme duke filluar nga vitet 1980, kohë kur pati angazhim për transformimin e madh politik të Europës. Përpara kësaj date, identiteti i përbashkët i Komunitetit Europian nuk ishte marrë seriozisht si subjekt për refleksion sepse më së shumti, ai ishte përkufizuar nga kritere ideologjike dhe ekonomike – që t’i përmbledhim: demokracia, respektimi i ligjit, ekonomia e tregut dhe Welfare sta te-i(shteti i mirëqenies sociale). Por rënia e Murit të Berlinit dhe zbehja e ndikimit rus në Europën Qendrore e Lindore bënë që identiteti europian të kthehej në çështje thelbësore. Një seri pyetjesh u shtruan pra, që nga fillimi i viteve 1990. A e ka për qëllim Bashkimi Europian të shtrihet në të gjithë Europën? Këshilli Europian i Kopenhagës, në qershor të vitit 1993, përcaktoi kriteret për vendet që donin të hynin në Lidhje. Këto kritere ishin politike dhe institucionale.«Institucionet e qëndrueshme garantojnë shtetin e së drejtës, demokracinë, të drejtat e njeriut, respektimin e minoriteteve dhe mbrojtjen e tyre, ekonomi tregu dinamike dhe kapacitete për t’u bërë ballë presioneve konkurruese dhe forcave të tregut përbrenda Unionit; kapacitete për t’iu përshtatur objektivave të unionit politik dhe ekonomisë monetare». Këto kërkesa u shpallën për ta trajtuar çështjen e integrimit të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në Union, pak a shumë në kohëzgjatje,- dhe asokohe më shumë mendohej si një kohë e largët, sesa e afërt. Por, a do të thotë kjo që të gjitha vendet e kontinentit kanë si vokacion të hyjnë në Union, nëse ato adoptojnë principet politike dhe ekonomike? Kjo listë me kritere anëtarësimi në BE mund të perceptohet edhe si përkufizim i «normalitetit» europian, normë kjo që i korrespondon kritereve universale. Këtu shtrohet pyetja e dytë thelbësore: Deri ku shtrihet Europa? Cilët janë kufijtë e saj? Samiti i Laeken-it në 2001 propozoi një përcaktim të ri të kufijve të Bashkimit Europian. Ky samit që përfshiu një refleksion global mbi demokracinë europiane dhe të ardhmen e saj u ndoq nga hartimi i një traktati që vendoste 49 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës kushtetutën e Bashkimit Europian. Kjo ishte periudha përpara tragjedive në ish-Jugosllavi dhe përpara zgjerimit të konsiderueshëm të BE-së drejt Lindjes. Përcaktimi i kufijve të BE-së i nisur në Laeken ishte qartësisht dhe ekskluzivisht i themeluar mbi vlerat politike, më shumë se nga ato ekonomike:«Kufiri i vetëm që shenjon kufirin e Bashkimit Europian është ai i demokracisë dhe të drejtave të njeriut”. Ky përcaktim i territorit potencial të Bashkimit Europian u ndoq nga debate të zjarrta mbi identitetin europian; debate që sillnin si kritere definimi të BE-së, jo vetëm faktorët ekonomikë apo politikë, por edhe ata kulturorë. Diskutimet për rrënjët kristiane të Europës, për shembull, qenë fort të lidhura me pyetjet për përkatësinë europiane të Turqisë. Por pyetja vendimtare është, pa dyshim, e treta. Kush e vendos identitetin europian? Vetë anëtarët e BE-së? Apo fuqi të tjera? Fundi i Luftës së Ftohtë nuk u ndoq nga një Jaltë e cila të përcaktonte zonat e influencës së Fuqive të Mëdha. Mundëm të shihnim progres të demokracisë dhe të lirisë së popujve. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe rënia e Rusisë në fillim të viteve 1990 bënë që të mos shqyrtoheshin qartë kufijtë lindorë dhe dinamikat e integrimit. Bashkimi Europian mund të prezantohej si një klub që dilte me vendime të përbashkëta të marra nga anëtarët e tij, duke i zgjedhur lirisht anëtarët e rinj në funksion të kritereve të vendosura nga vetë ai. Shfaqjet e tanishme të forcës nga ana e Rusisë, në pikën e kulmit të riafirmimit të fuqisë kontinentale, në territorin ukrainas, tregojnë që Bashkimi Europian është larg të paturit nën kontroll të definimit territorial të vendosur nga vetë ai. Në projektet eventuale të hapjes së BE-së në drejtim të Lindjes apo drejt Kaukazit hiqet një paralele me projektin e ndërtimit të ish-BRSS-së. Por, Bashkimi Europian nuk është fuqi ushtarake dhe palët që ndërmarrin negociatat e nivelit të lartë nuk përfshijnë vetëm Rusinë dhe BE-në, por gjithashtu e mbi të gjitha, SHBA-në dhe NATO-n. Çështja e identitetit europian nuk ka të bëjë vetëm me kufijtë e BE-së. Vënia e theksit te një identitet i përbashkët është gjithashtu e nevojshme për të forcuar kohezionin e brendshëm të Unionit. Që nga viti 1993, qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian kanë automatikisht edhe një kombësi të dytë të cilësuar në pasaportat e tyre, shtetësinë europiane. Bashkimi i zgjeruar i ka rritur fuqitë në mënyrë të konsiderueshme. Sovranitetet nacionale janë zvogëluar duke u rritur kështu vetëdija për sovranitetin europian. Çfarë është në themel të këtij sovraniteti europian? Në një regjim demokratik sovraniteti buron nga populli dhe vetëm nga ai. Është ky parimi që prezantohet në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit në gusht të vitit 1789. Deri tani ne kemi qenë të sigurt për ekzistencën e popujve nacionalë, por a ekziston një popull për Bashkimin Europian?! Çfarë e përcakton popullin europian? Cilët faktorë formojnë ndjenjën kolektive të përkatësisë? Në kuadrin e formimit të kombeve, gjatë shek. XIX, popujt e ndryshëm kombëtarë u formuan në kushtet e një metafore. Është metafora e familjes së madhe, e bashkuar rreth përçimit të trashëgimisë kolektive, simbolike dhe materiale.«Ne formojmë kombin X, sepse kemi të njëjtët paraardhës, që janë vendosur në kohëra shumë të vjetra në këtë territor që është prona jonë e përbashkët dhe e padiskutueshme. Këta paraardhës na kanë lënë gjithashtu një kulturë të përbashkët, të cilën tradita e popullit tonë e ka përçuar në shekuj». Identifikimet kolektive mbi këtë model kanë dhënë rezultate shumë të mira në ndjenjën e aderimit. Ato kanë qenë ekstremisht 50 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri efikase për ta modernizuar Europën e shek. XIX nga pikëpamja sociale dhe politike. Meqenëse e merrnin të mirëqenë se ishin vëllezër, individët i kapërcyen diferencat e tyre religjioze dhe shoqërore për t’u bashkuar në një projekt të përbashkët. Por këto identifikime kolektive mbi bazë origjinash dhe kulturash specifike treguan gjithashtu fuqinë e tyre të jashtëzakonshme të mobilizimit të individëve, për t’iu kundërvënë pastaj me dhunë ekstreme armiqve të tyre – në përgjithësi, të huajt më të afërt(dhe me më shumë ngjashmëri kulturore mes tyre). Projekti europian është rrjedhojë, në një masë të madhe, e vullnetit për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë me pasojat e frikshme të konflikteve nacionaliste në Europë që shkaktuan dhe ushqyen dy luftërat botërore. Luftërat e ardhura si rrjedhojë e shpërbërjes së Jugosllavisë forcuan vullnetin pacifist të projektit europian. Si ta ruajmë, atëherë, identitetin europian? Në një fazë të parë që përfshiu vitet 1990, identiteti europian u kuptua si identitet nacional i zgjeruar në hapësirën kontinentale: u nënvizua në shumë fjalime, publikime apo ekspozita, ekzistenca e një kulture të përbashkët të europianëve, e ndërtuar përgjatë viteve. Problemi më i madh është se gjithçka që ekziston në Europën e ditëve tona ka bërë pjesë në pushtimet europiane, qofshin personazhe, monumente, vepra kulturore shumë të lidhura me periudhën kombëtare. Në fakt, Bashkimi Europian është një«objekt politik i paidentifikuar», siç e cilësonte Jacques Delors. Unioni nuk ka konsensus për natyrën e tij si Federale apo Konfederale, si Shtetet e Bashkuara. Ai s’është aspak i vendosur që të ketë si objektiv që t’u nënvendoset shtet-kombeve që e përbëjnë; për rrjedhojë, identiteti europian duhet të zhvillohet duke bashkëekzistuar me identitetet kombëtare. Përcaktimi i identitetit europian me referencë identitetet kulturore duhet të marrë në konsideratë edhe një të dhënë të rëndësishme. Europa është një kontinent që po plaket dhe emigracioni me origjinë joeuropiane është tashmë fenomen i vjetër që po përparon, popullatat me origjinë joeuropiane janë në rritje. Identiteti europian që do të përjashtonte këtë popullatë me origjinë joeuropiane do të sillte rreziqe serioze fragmentarizimi. Në fillim të viteve 2000, identiteti europian u bë objekt i një riformulimi të ri që përcaktohet si marrëveshje mes dy të kundërtave: Europa e bashkuar është njëkohësisht një trashëgimi e së kaluarës të përbashkët të europianëve, me pasurinë e saj kulturore e historike gjithashtu, projekt ndarjeje me të kaluarën europiane , ku fakt janë luftërat e brendshme. Identiteti europian i tejkalon identitetet paraekzistuese, nacionale dhe rajonale, por pa pasur për objektiv t’i fshijë këto të fundit. Këtë thekson edhe Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian e vitit 2000 në hyrjen e saj. Kjo i korrespondon zgjedhjes së motos«Të bashkuar në diversitet» të vitit 2000.«Vlera e shtuar europiane» është statusi që merr kjo çështje nën vlerën e diversitetit dhe bashkimit. Jo vetëm që identiteti europian i tejkalon identitetet e brendshme duke i konservuar, por ai shfaqet si mbrojtës i identiteteve të kërcënuara. Identiteti europian ka për objektiv ideal të qenët i formuar në përfshirje dhe jo në përjashtime, në shumësinë e dialogëve dhe jo në monologje, në interkulturalitetin dhe jo në monokulturalitetin. Këtu vëmë re që maksima«Të bashkuar në diversitet» nuk është një konstatim banal faktesh, fenomen që e gjejmë edhe në formacione të tjera politike të planetit. Vëmë re gjithashtu se njëra nga fuqitë e Bashkimit Europian ka qenë kapaciteti i tij për ndryshim dhe për përshtatje në kontekste të 51 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës reja, jo vetëm në planin politik, juridik, institucional, por edhe në planin intelektual. Po cilat janë rezultatet? Bashkimi Europian është sot fuqia e parë ekonomike botërore, fuqia e tretë demografike pas Indisë dhe Kinës. Në një botë të re superfuqish, Europa mban një vend të planit të parë, vend të cilin nuk mund ta pretendojë jashtë saj secili nga shtetet që e përbëjnë. Shtojmë këtu se Bashkimi Europian ka nivel më të lartë të shpenzimeve sociale se superfuqitë e tjera. Nga kjo pikëpamje, Europa e Bashkuar është një arritje e jashtëzakonshme për popujt që e përbëjnë. Ndërkaq, perceptimi për Bashkimin Europian ndër qytetarët e tij është shumë më pak entuziast, siç e tregojnë zgjedhjet e majit të 2014 për Parlamentin Europian. Hyrja në Bashkimin Europian është akoma e dëshiruar nga popullatat e shteteve që ende nuk bëjnë pjesë në të. Këta popuj e lidhin BE-në me rrugën drejt lirisë, demokracisë, kontrollit të korrupsionit dhe drejtësinë sociale. Por interesi apo stepja përballë Bashkimit Europian janë kthyer në fenomen të shpeshtë mes qytetarëve të tij. Për eurofobët, vlerat europiane janë bërë nga helme vdjekjeprurës që u injektohen popujve të Europës. Hapja e kufijve, thonë ata, i ka bërë europianët të bien pre e një dypushtimi:- i të varfërve të ardhur për të përfituar nga avantazhet e Welfare state-s;- i kapitalizmit të globalizuar që po shkatërron potencialin ekonomik europian. Këto kritika ndaj projektit europian nuk janë të reja. Problemet e ardhura nga kriza ekonomike rrisin spektatorët e këtyre zërave dhe i krijojnë terren përplasjeve mes denoncimeve që vijnë nga e djathta ekstreme ksenofobe dhe atyre që vijnë nga e majta antikapitaliste. Premtimi për prosperitet, që ka qenë një nga shkaqet kryesore të aderimit në projektin europian duket se është tradhtuar nga Bashkimi Europian. Për sa i përket premtimeve të paqes, lirisë, shtetit të së drejtës që gjithashtu përmblidhen në projektin europian, tashmë duken qartazi që ata shfaqen si të rrënjosura në BE. Dëshira e madhe«për t’u kthyer pas» që ndeshet në kontinent nuk është vënie në pikëpyetje e këtyre vlerave dhe nuk mund të merret për kapital nga aspiratat antidemokratike dhe militare që u zhvilluan në kontinentin europian në kohën mes dy luftërave. Në pikëpyetje nuk janë vënë vlerat e BE-së, por pamundësia e tij për të garantuar punë dhe prosperitet për të gjithë. “Problemi më i madh që e kërcënon Europën është plogështia”, shkruante filozofi Edmund Husserl në“ La Crise de l‘humanité européenne et la philosophie”(1935). Ajo që e kërcënon identitetin europian nuk është lehtësia e papërballueshme e pasigurisë së tij, por zhgënjimi. E ardhmja e tij kërkon pasion, krijim dhe bashkëbisedime… Përktheu: Dilfirus Vrioni Njësia e Hulumtimit dhe Komunikimit 52 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Tekst për revistën“Lehtësia e papërballueshme e fjalës” … dhe rëndesën e papërballueshme të të dëgjuarit në diskurs Frank Hankte K ur Falma Fshazi më foli për idenë e saj m’u nevojit njëfarë kohe për t‘u njohur nga ana përmbajtësore me titullin e ciklit të aktiviteteve të planifikuara. Për mua titulli ende mbart të fshehta, pyetje dhe sfida. Dhe kështu duhet të jetë! Kjo ishte edhe arsyeja e përfshirjes, me entuziazëm, të Fondacionit Friedrich Ebert. Si një fondacion politik dhe partner i partive, sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile, ne duhet të jemi gjithmonë të qartë për efektin e fjalëve. Dhe mjaft shpesh, gjatë punës sime, forca e fjalës është bërë pothuajse e papërballueshme – kryesisht atëherë kur ajo përdoret me lehtësi në biseda e sipër. Fjala, gjuha, janë mjetet më të rëndësishme të komunikimit mes njerëzve. Ndërkohë, ato kanë njëkohësisht disa dimensione, pasi fjala, e cila në gjuhën e shkruar ndoshta ka vetëm një ose dy dimensione, në gjuhën e folur merr edhe disa të tjera: theksi, toni ose gjesti dhe gjuha e trupit. Kështu, një fjalë e vetme mund të marrë shumë kuptime të ndryshme – duke filluar nga lajkat e deri te shprehja e urrejtjes, nga të përçuarit e njohurive e deri te manipulimi. Fjala mund të jetë një deklaratë dashurie, por edhe një armë. Fjala mund të bëhet më e ndërlikuar vetëm atëherë kur dëgjuesi, ndoshta ka edhe një sërë referencash të mëtejshme të kësaj fjale. Prandaj ai mund të keqkuptojë atë çka folësi, krejt ndryshe ka dashur të thotë. Pra, edhe folësi duhet të marrë parasysh sesi dëgjuesi, me pritshmëritë dhe përvojat e tij të ndryshme, mund ta kuptojë fjalën. Po kur ka me qindra dëgjues? Në këtë rast, lehtësia e fjalës mund të jetë e papërballueshme për folësin – kjo ndodh në fraksion sekondash. Se çfarë efektesh mund të ketë te dëgjuesit e shumtë, për folësin kjo mund të jetë e pamundur ta parashikohet. Gjithashtu, edhe dëgjuesi ndonjëherë mund të rrënohet tërësisht nën efektin e„fjalës së shprehur lehtësisht“ nëse tek ai, ajo shkakton një zinxhir të tërë mendimesh. E thjeshtë për t‘u imagjinuar është, për shembull, kur cilësohen emra. Nëse një fjalë ka shumë kuptime të ndryshme dhe anasjelltas, nuk është më e lehtë nëse fjalë të ndryshme përdoren me të njëjtin kuptim. Kush ndjek lajmet në ditët e sotme, habitet ndonjëherë sesi i njëjti politikan, vetëm brenda pak muajsh cilësohet shpesh tërësisht ndryshe, – krejtësisht në varësi të qëndrimit, – se çfarë opinionesh krijohen për të. 53 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Kështu, për vite të tëra mund të ketë pasur politikanë të cilët janë cilësuar si faktorë stabiliteti shumë të parashikueshëm dhe të besueshëm. Edhe atëherë sigurisht që ata nuk ishin demokratë, por ndoshta ky nuk ishte tipari më i rëndësishëm që synohej të theksohej. Kur era politike ndryshon, shumë shpejt faktori i besueshëm i stabilitetit shndërrohet në një diktator përbuzës, – por ai mbetet i njëjti njeri. Kështu fjala mund të kthehet edhe në një instrument të manipulimit të qëllimshëm, çka gjithashtu s‘e bën më të lehtë atë. Kësisoj,me vetëdije, në njëfarë mënyre, folësi e bën veten fajtor. Kjo barrë peshon rëndë mbi të, – kështu shpresohet! Megjithatë, ndonjëherë ky manipulim bëhet edhe pa qëllim, por ama,- të paktën nga këndvështrimi i dëgjuesit, nuk e bën atë më pak fajtor. Tanimë unë kam hyrë në terrenin politik, – dhe duhet ta bëj këtë, pasi deri tani jemi marrë vetëm me nivelin e një gjuhe – dhe tani, fjala ka dimensionet e saj të shumta. Fjala bëhet edhe më e ndërlikuar kur shumë gjuhë takohen, – siç ndodh përditë në Europë. Rrallëherë përkthimi i korrespondon saktësisht fjalës së shqiptuar. Por edhe në këtë rast është e mundur që pas kësaj fjale të fshihen dallime themelore. Për shembull, një shqiptar fjalën diskurs do ta kuptojë pa dyshim tërësisht ndryshe nga një europian i thekur, i cili ndërkohë, që prej 30 vjetësh merret me negociata në nivel europian. Kështu mund të ndodhë që ndonjëherë, progresraportet e Komisionit Europian të përcjellin diçka ndryshe nga ajo që lexuesi shqiptar i politikës vendase do të kuptojë, – edhe pse përkthimi është i shkëlqyer. Fare lehtësisht mund të ndodhë që një kritikë e fshehur e Brukselit, këtu në vend të interpretohet si lavdërim – dhe anasjellas. Shpesh i kam admiruar përkthyeset dhe përkthyesit në Bruksel, të cilët duhet të menaxhojnë në mënyrë shumë të shpejtë efektin e paparashikueshëm të fjalëve në gjuhë të ndryshme. Le t’i kthehemi tani shkurt fjalës së raundit të parë të reflektimit, së cilës i dedikohet kjo revistë: “ Diskurs publik”. Nëse kjo fjalë, që vjen nga latinishtja, analizohet në thelb, atëherë kuptimin fillestar do ta kishte“bisedë që shkon sa andej-këtej“. Mendoj se mund të mbetemi në kuptimin e saj fillestar, megjithëse më vonë të gjitha shkencat u morën me këtë term. Meqë një bisedë shkon sa andej-këtej, ajo mund të zhvillohet vetëm sipas dy kushteve që, në këtë rast, dëshiroj t‘i theksoj si veçanërisht të rëndësishme. Nëse një bisedë shkon sa andej-këtej, atëherë të folurit dhe të dëgjuarit alternohen përkatësisht te palët bashkëbiseduese. Të dëgjuarit është po aq thelbësor sa edhe të folurit. Këtij dimensioni të parë të rëndësishëm të diskursit i shtohet domosdoshmërisht edhe një i dytë, të cilin gjithashtu dua ta theksoj: respekti reciprok. Kjo, pasi dikush dëgjon me të vërtetë, nëse respekton dhe konsideron të barabartë palën ose palët bashkëbiseduese. Përndryshe, mbetet ajo që vërehet shpesh“të presësh derisa tjetri të mbarojë”. Atëherë diskursi kthehet në një koleksion të padurueshëm monologjesh. Kush ndjek mbrëmjeve emisionet politike duhet të vërejë gjestet përkatëse të secilit bashkëbisedues, për të më dhënë të drejtë. Nëse unë dëgjoj me të vërtetë, pasi i respektoj bashkëbiseduesit e tjerë e kështu edhe mendimet e argumentet e tyre, ndonjëherë të ndryshme, atëherë si politikan, unë jam“në rrezik”. Kjo pasi mund të ndodhë që argumentet e tjera mund të jenë edhe më të mira. Nëse e pranoj këtë, atëherë më duhet të rishikoj pozicionin tim ose të paktën ta korrigjoj atë. Për shumë njerëz kjo do të ishte diçka e keqe dhe për këtë arsye, ata shmangin të dëgjuarit. Po ç‘të keqe 54 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri do të kishte në të vërtetë, nëse kjo do të jepte rezultate më të mira? Në një diskurs të vërtetë nuk ka humbës, nëse vetë palët bashkëbiseduese nuk ndihen si të tilla. Në të vërtetë, mund të ketë vetëm fitues, pasi një diskurs i hapur zakonisht zgjeron horizontin, shpesh madje ai ofron hapësirë për ide të reja, të cilat nuk do t‘i kishte kurrë një individ i vetëm në raundin e diskutimit. Me të vërtetë një moment i lumtur. 55 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Foto: Roland Tasho 56 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Foto: Roland Tasho 57 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Foto Roland Tasho Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho 58 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho Foto: Roland Tasho 59 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës 60 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Bashkëbisedim mes auditorit dhe referuesve Ilir Yzeiri, gazetar, pedagog:  U fol këtu nga kolegët e mi të nderuar për një paradigmë të ndërtuar tashmë në Shqipëri. Para pavarësisë, Shqipëria kishte diasporën e saj që e bëri Shqipërinë(kam parasysh këtu Nolin, Konicën, etj.). Pastaj, Shqipëria e pavarësisë pati dhe ajo diasporën e saj. Pastaj, gjatë diktaturës patëm diasporën tjetër(po përmend dy më të shquarit: Martin Camajn dhe Arshi Pipën) dhe sot kemi prapë një brez të talentuar shkrimtarësh kryesisht, por edhe të tjerë që na përfaqësojnë me dinjitet jashtë, si Genc Burimi, shkrimet ekonomike të të cilit i lexoj me shumë kënaqësi. Doja të shtroja këtë çështje dhe të diskutoja me ju se cila mund të jetë zgjidhja. Mendoj që sot është një realitet krejt tjetër, kanë kaluar 25 vjet dhe natyrisht, për ju që keni qëndruar pjesën më të madhe jashtë, shpeshherë(qofsha i gabuar) dëshira për ta parë sa më mirë këtë vend, ju bën që t’i merrni mesazhet negative tonat edhe që shkruhen këtu në Shqipëri. Por në fakt, duhet thënë që në këto 25 vjet ka ndryshime rrënjësore. Edhe universitetet, të cilat u përmendën këtu nga zonja Elvira, pavarësisht shumë të këqijave që kanë, tregojnë se është krijuar një brez studentësh që kanë interes edhe për kulturën, edhe për letërsinë. Ajo që nuk ka ndryshuar, por që është theksuar më shumë, është kjo: ligjërimi publik, për fat të keq, zotërohet nga ligjërimi politik, i cili e ndërton gjithnjë këtë ligjërim me mjetet e së shkuarës. Për fat të keq, shqiptarët nuk kanë ditur(siç nuk kanë ditur gjithmonë) të ndahen ashtu siç duhet me të kaluarën. Mendoj që kontributi juaj, përveç veprave tuaja të çmuara, të jetë një dialog më i drejtpërdrejtë, më konstruktiv me ju, siç është ky i sotmi. Pra, me Shqipërinë reale dhe jo me Shqipërinë imagjinare. Çfarë kam parasysh me këtë: ambiente të tilla si universitetet, apo edhe shkollat e mesme, mund të jenë një vend shumë i mirë për të krijuar këtë, si të thuash, për të bashkuar vizionin që keni ju dhe vizionin që kemi ne. Sepse deri tani, për fat të keq, në Shqipëri po krijohet ideja sikur një grup intelektualësh po zëvendëson një grup tjetër intelektualësh, grupi i intelektualëve antifashistë(sepse Shqipëria me këtë stereotip vazhdon) është zëvendësuar me grupin e intelektualëve antikomunistë, etj. Pra, gjithë ky mish-mash që shfaqet kryesisht në pazarin e madh mediatik, rrezikon që ta prishë dialogun e vërtetë mes jush që jeni jashtë dhe nesh që jemi brenda. Prandaj do të thosha që veprimtari të tilla duhet të jenë të adresuara atje ku diskutohet dhe ku është jeta reale, kulturore apo intelektuale. 61 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Elvira Dones: Si gjithë kolegët e mi, unë e ndjek Shqipërinë përditë nga larg, por për punën time gazetareske, jo vetëm për punën letrare, për hulumtimet që kam bërë, për gjithë dokumentarët televizivë që kam bërë mbi Shqipërinë, unë i kam rënë Shqipërisë kryq e tërthor. Nuk kam lënë copë të Shqipërisë pa e xhiruar, pa e filmuar, pa shkuar, pa folur. Kështu që nuk e konsideroj veten time që e shoh Shqipërinë në mënyrë teorike, vetëm nga jashtë. Jam përditë e lidhur me të dhe e interesuar për të, e kam qenë në terren për shumë kohë. Ndaj dhe vendosa të përqendrohesha më shumë te studentët shqiptarë, sepse shoh diferenca. Këtu duhet vënë theksi: te fakti që t’i jepet studentit shqiptar gjithë ai lloj informacioni që i duhet(natyrisht nuk po flas as nga lart – poshtë, nuk po flas nga pozicioni i atij që i ka hyrë Shqipërisë në të gjitha qoshet dhe me gjithë dritëhijet e veta). Pra, ka qenë një marrëdhënie shumë fizike, ndoshta nuk ka qenë shumë e dukur në Shqipëri, sepse sa herë kam ardhur, kam kaluar muaj e muaj të tërë maleve nga veriu në jug dhe në Tiranë kam qëndruar pak. Eda Derhemi: Nuk besoj se ajo e studentit shqiptar është thjesht çështje e mungesës së kureshtjes. Është çështje praktikash mësimore dhe shprehish që nuk u janë krijuar: shprehia e të bërit pyetje, shprehia e diskutimit, shprehia e të qenët kundër asaj që tha pedagogu, shprehia e të thënit… Besoj se është vetëm te shprehitë. Kureshtitë, zgjuarsia, interesi janë po aty. Po janë të fjetura dhe ndonjëherë dalin nga salla pa thënë asnjë gjë. Por, po t’i shtysh dhe po t’i ngacmosh, është njëlloj. Genc Burimi: Është çështje formimi, pra. Aleksandër Çipa, gazetar: Mendoj që një nga problemet më të mëdha që ka shoqëria jonë sot është çështja e mungesës së referencave dhe e zhbërjes së sistemit të referencave. Një nga statistikat më pak të përmendura, por që është më e rëndësishmja në realitetin e edukimit në shoqërinë shqiptare është fakti që janë rreth 20 mijë studentë shqiptarë që çdo vit ndjekin universitetin jashtë hapësirës administrative të Shqipërisë. Do të thosha se, e kemi diskutuar në mediumet tona këtë fakt, impakti i pritshëm nga gjeneratat që shkollohen dhe arsimohen jashtë nuk është ai i pritshmi. Si e gjykoni ju si përfaqësues të ekspresionit kulturor shqiptar jashtë dhe natyrisht, si mund të rregullohet ky efekt i pritshëm dhe i dëshirueshëm për shoqërinë tonë në realitetin e Shqipërisë së trazuar, në një realitet ku prodhon apo e thënë ndryshe, s’i pëlqen antagonizmi dhe nuk jep shkëlqim pluralizmi i vlerave? Studente e Shkencave Sociale: Jam dakord me atë që thatë, por besoj se problemi nuk qëndron te studentët, besoj se qëndron shumë më lart. U tha më përpara se studentët shqiptarë nuk bënë as dy pyetje. Mos ndoshta për faktin se studentët, edhe gjatë një leksioni të thjeshtë me një pedagog, nuk mund të ngrihen e të thonë atë që mendojnë, për shkak të 62 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri frikës së notës? Besoj se nuk është problem i studentëve. Besoj se është problem i sistemit në të cilin rritemi çdo ditë. Në ditët e sotme, mund ta cilësoj, studentët tanë janë ndër ekselencat në botë. Elvira Dones: Kam përshtypjen se e keni lexuar apo keni dëgjuar gabim atë që thashë. Duke njohur potencialin e madh dhe mençurinë e madhe të studentëve tanë dhe dëshirën për të bërë, u ktheva dy herë në atë temë sepse jemi ne në radhë të parë përgjegjësit që duhet t’jua çojmë studentëve. Duhet të jemi mentorët, në njëfarë mënyre; me takime të hapura, me tryeza të rrumbullakëta. Studenti ka nevojë që të jetë i mbështetur në atë pasionin e tij, edhe nga pasioni dhe profesionaliteti i profesorit. Në këtë mënyrë jam shumë dakord me Edën që është çështje metodologjie. Mësimi, artikulimi ose mënyra se si një student i huaj i një ateneu të huaj ekspozon vetveten në atë mendim është shumë më i saktë, sepse ajo ka qenë një metodologji e filluar në shkollë në kohë, prej kohësh, kështu që kur student shkon në universitet, nuk e ndien më veten student të shkollës së mesme. Ka filluar të ndërtojë ndërkohë, sepse i është dhënë nëpërmjet arsimit. Dhe arsimi për mua është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për shembull arsimi publik. Në një shtet ku shkatërrohet arsimi publik, ti ke shkatërruar të ardhmen e atij vendi. Këto janë probleme që më shqetësojnë, që kam për zemër. Nuk kam absolutisht asnjë lloj paragjykimi ndaj studentit të huaj, në krahasim me studentin shqiptar. Përkundrazi, pikërisht se studenti shqiptar deri tani e ka pasur akoma më të vështirë, sot ka nevojë që shteti ta mbështesë, t’i prodhojë librat, të bëhen revistat kulturore, të bëhen revistat shkencore dhe studenti të ketë sa më shumë mjete në duart e tij. Gilman Bakalli, pedagog: Tema është“Lehtësia e papërballueshme e fjalës”. Mendoj se sot, në Shqipëri, problemi qëndron tek e kundërta e saj. Fjala në Shqipëri është bërë lehtësisht e përballueshme, saqë është drejt zhdukjes dhe për këtë e ka fajin dominanca e ligjërimit politik në ligjërimin publik. Për aq kohë sa rolin kryesor në përcaktimin e ligjërimit publik në Shqipëri e ka marrë politika, atëherë natyrshëm të thuash, fjala do të shkojë drejt zhdukjes, pasi në ligjërimin politik mbizotëron jo e vërteta, jo e gënjeshtërta, por ajo që filozofi Harry Frankurter e quan si kategori të veçantë ligjërimore,“ bullshit”-i, gjepura.“ Bullshit”-i është si të thuash, as i vërtetë, as i gënjeshtërt. Për shembull, nëse dëgjojmë akuzat e politikanëve, të cilat shërbejnë si bazë zanafillore për ngritjen e ligjërimit politik, do të shohim se ato nuk karakterizohen as nga fakti se janë të vërteta, apo as edhe të gënjeshtërta në fund të fundit. Gjithçka është thjesht“ bullshit”, psh., nëse një politikan thotë se në qendër të programit tonë është njeriu, këtë nuk mund ta hedhësh poshtë apo ta glorifikosh si të vërtetë apo të gënjeshtërt. Thjesht është një fjalë që nuk mund ta kategorizosh, përveçse te kategoria e “ bullshit”-it. Dhe në këtë drejtim, duke e parë se sa mungesë vlere ka fjala në Shqipëri, kjo përhapet pastaj në mënyrë epidemike në të gjithë shoqërinë dhe ndodh ajo që ndodh. Mendoj se ky është problem kryesor që kemi si shoqëri. Kemi 25 vjet që shohim degradimin e fjalës e cila është tashmë, krejtësisht e përballueshme. 63 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës Bashkim Shehu: Keni shumë të drejtë për atë që përcaktohet si“bullshit”. Do të shtoja se është një“ bullshit” konfliktual. Është më i keq akoma. Ose mund ta quajmë“ bullshit molotov”, po të doni. Luan Rama: Doja të thosha vetëm dy fjalë. Kam përshtypjen se elita shqiptare është shumë e përçarë, me individë të shkëlqyer me potencial intelektual të jashtëzakonshëm. Por ata janë individë në fund të fundit, nuk ka një forum intelektual. Në Perëndim sot nuk ka më forume, sepse institucionet, shteti, është shumë i ndërtuar, gjërat funksionojnë. Kurse në Shqipëri, duke qenë se gjërat nuk funksionojnë si duhet, duhet një kundërpushtet siç e thashë më përpara, duhet një forcë intelektuale që për një problem të caktuar, apo dhe një tjetër, të jetë e angazhuar e të jetë një masë që të ketë fuqi. Këtu, duke qenë të veçuar intelektualët, nuk kanë asnjë lloj fuqie ndaj diskursit politik. Doni të imponoheni? Bashkohuni mes jush. Lërini qejfmbetjet me njëri-tjetrin. Lërini pozicionet politike dhe bëhuni një elitë e fuqishme kundër diskursit politik, vetëm kështu mund ta ndërtoni. Përndryshe do të vazhdoni me qëndrime individuale. E secili do të thotë fjalën e tij, do ta thotë fort, por ajo nuk ka aq peshë siç ka një forum që godet fort. Odeta Barbullushi, studiuese, pedagoge: Ju falënderoj për këtë forum dhe mendoj që konferenca ka për qëllim që të krijojë një lloj rezistence ndaj totalitarizmave të gjuhës, qofshin këto stereotipe, qofshin këto homogjenizim të kulturës edhe një, po themi, të bërit një P. R. të Shqipërisë apo çfarëdo, qofshin një lloj mohimi të së kaluarës, gjuhë harrese apo nacionalizmi. Mendova diçka ndërkohë që debati u kthye në çështje praktike në lidhje me studentët. Migjeni ka një tregim të bukur që është“ Studenti në shtëpi”. Studenti, kur vjen në shtëpi nga jashtë, është i vetmi që rijeton një lloj shikimi, ose ka një lloj shikimi kritik, të jashtëm me atë çka ndodh brenda, brenda shtëpisë së tij. Dhe sigurisht në atë shikim përzihet edhe afeksioni, përzihet edhe vetëfajësimi sepse është pjesë e asaj familjeje dhe asaj kulture. Por ai ka ato aftësitë analitike, që i shikon gjërat më me kthjelltësi dhe mendoj, shpresoj që ky forum të japë një lloj shikimi tjetër prej jashtë. Mirëpo mënyra si e shoh unë është që nuk janë vetëm nacionalizmi, mohimi, stereotipi, pjesë e gjuhës, ose totalitarizmave në gjuhë. Janë edhe kategoritë e unifikuara, homogjene. Dhe këtu dolën. Në debatin tonë dolën ose rrëshqitëm në atë gjuhën e drunjtë të shoqërisë: shoqëria shqiptare, politika, elita. Mendoj se këto janë koncepte shumë të centralizuara dhe homogjene. Ndonjëherë ndiej edhe që në debatin e njerëzve të kulturës flitet për një kulturë gati-gati elitiste dhe gati-gati Tirana-centrike. Me një lloj ideje që gjithçka buron prej këtu. Këtu është edhe debati, këtu është edhe rezistenca, këtu është edhe kritika. Është mendim, nuk është tezë. Megjithatë, mendoj se përveç debatit të përqendruar në qendër, ka shumë qendra. Dhe kjo më çon te çështja tjetër, te pavarësia e kulturës. Këtu për shembull u përmend lidhja me rolin e shtetit, mbështetjen e shtetit për kulturën. Unë do të doja që shteti të mos kishte lidhje me kulturën. Do të doja që politika të mos kishte lidhje me kulturën. Pra, në sensin e të kuptuarit më pak homogjen të kulturës, më pak nacionalist të saj. Në sensin e asaj që, a ka një mundësi që të krijohet një diskurs i pavarur kulturor? Është pyetje, nuk është kritikë e mirëfilltë. E kuptoj 64 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri shumë mirë shqetësimin. Por në formën si shprehet ky shqetësim krijon një tjetër homogjenizim, një tjetër centralizim, një tjetër dëshirë për t’u konfirmuar nga politika, ndërkohë që kritikohet politika. Dhe është marrëdhënie shumë komplekse ajo e kulturës me politikën, sidomos në shoqëritë tona. Pyetja ime është: si e mendon secili prej panelistëve krijimin e kësaj pavarësie, e kësaj rezistence të kulturës ndaj gjuhës së politikës dhe gjuhës dominante politike të momentit? Elvira Dones: Mendoj se shteti është i rëndësishëm për kulturën, jo sepse shteti duhet të imponojë mënyrën se si duhet bërë kulturë në Shqipëri. Por duhet të funksionojë me financime për ta financuar kulturën, në mënyrë që kultura të vazhdojë përpara. Sepse nuk mund të bëhet gjithçka gratis. Ashtu siç shkohet te hidrauliku kur na prishet ai rubineti dhe e paguajmë atë, intelektuali duhet të paguhet më mirë. Librat dhe shtëpitë botuese duhet të jenë të mbështetura me subvencionime, në mënyrë që të botojnë e të përkthejnë në mënyrën më të mirë nga kultura bashkëkohore ato libra që i duhen sot Shqipërisë. Kështu e konceptoj ndihmën dhe prezencën e shtetit në kulturën shqiptare. Jo si një komandë nga lart se si duhet të jetë kultura shqiptare. Ndaj dhe thashë në fjalën time që Shqipërisë sot i duhet kurajë. I duhet pikërisht letërsi ose tekste abrazive, tekste që provokojnë dhe jo tekste që janë të uniformizuara sipas politikës së një vendi. Klevis Gjoni: Diçka që më ngacmoi nga referimi i zotit Shehu ishte që ai tha se sot, në shtypin shqiptar sheh shpeshherë intervista ose dokumente që u përkasin atyre që më përpara kanë qenë instrumente të regjimit. Dhe këto instrumente vazhdojnë të kenë një zë, zë që nuk e kanë viktimat e asaj kohe. Doja të pyesja, a mendoni ju zoti Bashkim, që ky nuk është problem vetëm i mediave? Është problem i shoqërisë shqiptare, e cila ende nuk e ka rishikuar historinë e saj dhe nuk i ka ndëshkuar ata që ishin instrumente të regjimit? A mendoni se këtë drejtësi mund ta vëmë në vend ne, brezi iri, kur ne s’e kemi atë kujtesë që keni ju të pranishmit këtu në panel? A duhet të vijë ai rishikim? A duhet t’u jepet zë viktimave nga ata që e kanë përjetuar atë sistem? Sepse unë jam një prej atyre gazetarëve që vetë u kam dhënë zë atyre që më përpara kanë qenë udhëheqës të atij sistemi. Por unë nuk kam kujtesë. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur. Pyetja nuk është personale, sepse natyrisht që kam lexuar, por dua një reflektim tuajin mbi këtë. E dyta, për zonjën Dones, e cila me të drejtë tha se duhet të ketë më shumë forume, duhet të ketë më shumë financime. Të gjitha këto janë të vërteta. Por për ta sjellë bisedën në rend më pak teorik dhe më shumë praktik; mendoj që hallka të tilla në Shqipëri ekzistojnë. Si për shembull, si gazetar, z. Çipa këtu, prej kohësh ka ecur përpara me etikën e mediave. Është një etikë që të gjithë gazetarët e studiojnë edhe në shkollë tashmë, që është e njohur gjerësisht. Problemi që e kam edhe nga përvoja ime, ndodh që do ta shkelësh etikën se të kërkohet nga lart. Duke dalë te pjesa e parë e bisedës suaj, a mendoni që elitat shqiptare u larguan nga vendi dhe tashmë ne nuk drejtohemi prej elitave? Mos është kjo arsyeja e vërtetë e deformimit të ligjërimin publik që kemi në Shqipëri? Bashkim Shehu: Patjetër që është problem i shoqërisë në përgjithësi. Si do të bëhet, ç’do të bëhet? Një brez nuk e ka jetuar, tjetri e ka jetuar. Nuk jam për atë që një brez duhet t’i mësojë 65 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës tjetrit. Domethënë, të ketë një pozicion epërsie brezi që e ka jetuar ndaj brezit që nuk e ka jetuar. I urrej këto gjëra. Më tepër është dialogu mes brezave dhe nuk është vetëm misioni i brezit që e ka jetuar. Është përgjegjësi e përbashkët, e dyanshme, e brezave të ndryshëm. Po sjell një shembull, Gjermaninë. Në Gjermaninë Perëndimore, denazifikimi që donin të bënin në mënyrë intensive amerikanët, dështoi në fillim. Sikur iu vu kapak periudhës së nazizmit në vitet e para, domethënë në dy dekadat e para të Republikës Federale Gjermane, deri në fund të viteve’60. Atëherë u ngritën të rinjtë dhe kanë qenë studentët që u thanë prindërve të tyre:“Duam të dimë se çfarë ka ndodhur, duam të dimë se çfarë keni bërë ju ose gjyshërit tanë”. Kështu filloi. Kjo ishte një valë e parë, iu hap udha e heqjes se tabuve mendore, jo politike, që kishin në lidhje me të kaluarën. Kështu që është e dyanshme. Këtu jemi bashkë, nuk jemi dy palë. Elvira Dones : Nuk mendoj se Shqipëria duhet të drejtohet nga elita. S’ka përse të drejtohet nga elita e diasporës, e kam fjalën. Elita shqiptare është ajo që duhet të vazhdojë të krijojë, të shëndoshet, të kthjellohet dhe kemi mendje të mençura brenda e jashtë vendit. Do të isha shumë për tryeza të rrumbullakëta, sepse ky është vetëm një fillim. Është një përpjekje e parë për të prekur disa tema. Dilfirus Vrioni: Gjatë gjithë diskutimit u përmend fjala elitë, politikë elitash, debat elitash, diskurs elitash. Jam kundër elitistëve në përgjithësi, në parim. Mendoj që elitat në thelb janë shterpë. Debati ka dy mënyra, ose diskursi. Ose vjen nga një ngjarje, e cila provokon, domethënë nga fakti, ose elita studimore, artistike, etj., e udhëheq diskursin publik diku, por me një qëllim. Ndërkohë, që të mbërrijmë këtu, duhet ta kemi qëllimin. Duhet të jenë disa njerëz avangardë, të emancipuar, që të jenë bashkë, ta kenë tashmë në mendjen e tyre të artikuluar pak a shumë se ku duan ta çojnë diskursin publik. Doja t’i referohesha z. Bakalli kur foli për ironinë si mënyrë për përballimin e situatës. Për mendimin tim, ironia është diçka shumë postmoderniste, është një mjet që njeriu nuk thotë asgjë me ironi. Asnjë zgjidhje nuk të jep ironia. Ironia është vetëm snobizëm, që tani e përdorim për të thënë sikur thamë, por s’themi ndonjë gjë. Meqenëse deri tani ironia nuk është se na ka çuar në ndonjë zgjidhje, mendoj se e vetmja mënyrë është ta marrim situatën shumë seriozisht. Aq seriozisht, sa diskursi i ri të jetë një përplasje ndaj atyre që tani bëjnë ironi tani me diskursin publik. Genc Burimi: Doja të thosha dy fjalë për Luan Ramën, sipas të cilit Europa u krijua për t’i dhënë fund luftës. U bë pajtimi historik franko-gjerman ca vite pas horrorit të luftës. Pse të mos e imagjinojmë këtë dhe mes Shqipërisë e Serbisë? Jemi prapë brenda kureshtjes, kureshtarë për të ditur se ç’janë serbët, se ç’janë maqedonasit… Në Francë, kjo është shumë e zhvilluar. Luan Rama: Në fakt, edhe optika politike e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor është kjo që duhet të afrohen me njëri-tjetrin, të krijojnë këtë bashkësi. Sepse pa një bashkësi ndjesish, optikash politike, fqinjësie, lidhjesh, relacionesh të elitave, të shoqërive civile, etj., nuk mund të integrohen kështu si pjesëza të veçuara në Europë. Prandaj është e domosdoshme dhe kështu duhet të vijë kjo gjë. Mirëpo kjo do iniciativën e liderit politik i cili duhet të shkojë të takojë liderët e tjerë të Ballkanit, të ulet, të diskutojë sepse është një veprim politik. Veprimi i dytë është veprimi i elitave. Prandaj propozova që të bëhet një aksion i tillë. Të thirren intelektualë serbë, 66 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri maqedonas, malazezë ose të tjerë dhe kjo të bëhet në vendet e tjera, kryeqytetet ballkanike. Kjo elitë të udhëheqë. Të mos ua lënë iniciativën vetëm liderëve politikë. Se nganjëherë liderët politikë duan pushtet dhe atëherë i rikthehen nacionalizmit ose populizmit. Ky është problem më i madh. Prandaj duhet roli i elitave që unë e kam bindje. * Në mënyrë të përmbledhur, më sipër është paraqitur një pjesë e bashkëbisedimit të gjatë të auditorit me referuesit, çështjet mbi të cilat u diskutua dhe përpjekjet për përgjigje shteruese apo për zgjidhje të problemeve të parashtruara. Konferenca mbi sfidat e ligjërimit publik në Shqipëri u mbështet në reflektimin mbi këtë ligjërim, jo vetëm nga paneli i zgjedhur që e hapi ciklin, por edhe nga numri i madh i studentëve, pedagogëve e gazetarëve në sallë, të cilët, me ndërveprimin e tyre, i dhanë ngjyrat, kuptimet e përcaktuan dhe rrjedhën e këtij aktiviteti. Ardita Repishti Njësia e Hulumtimit dhe Komunikimit në Kryeministri 67 Lehtësia e Papërballueshme e Fjalës 68 E flet gjuhën europiane? Sfidat e ligjërimit politik në Shqipëri Pa mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre, konferenca dhe ky botim do të ishte i pamundur. Ana Rafti, Arlinda Dudaj, Armela Imeraj, Blerta Hysko, Bruna Nicka, Doreida Kafexhiu, Endri Fuga, Endrit Masha, Erind Vogli, Françeska Muço, Genc Burimi, Ilir Caslli, Irsa Ruçi, Joleza Koka, Kejsi Seferi, Klevis Gjoni, Mirjana Kuka, Mirjeta Ngjela Xhaja, Ngadhnjim Mehmeti, Rezart Husa, Roland Tasho, Theodhori Karaj, Valbona Emini, Valbona Nano, Zak Topuzi. Faleminderit! 69