KONGRESI KOMBËTAR I TË RINJVE NATIONAL YOUTH CONGRESS E ARDHMJA KA NJË ZË JEPI FUQI ZËRIT TËND! THE FUTURE HAS A VOICE SHARE YOURS. Zyra në Kosovë 1 Ky publikim është mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert. Pikëpamjet e shprehura në këtë broshurë jo domosdoshmërisht i reflektojnë pikëpamjet e Fondacionit Friedrich Ebert. 2 PËRMBLEDHJE PËRMBLEDHJE E MESAZHEVE KRYESORE 6 RAPORTE GJITHËPËRFSHIRËSE NGA GRUPET PUNUESE 10 GRUPI I PARË PUNUES“PJESËMARRJA E TË RINJVE NË VENDIMMARRJE” 11 GRUPI I DYTË PUNUES“ARSIMI” 14 GRUPI I TRETË PUNUES“PUNËSIMI” 17 GRUPI I KATËRT PUNUES“JETA SOCIALE DHE KULTURORE” 20 PARASHIKIMI – PROPOZIME DHE DETYRA 23 AUTORËT 24 3 4 Foto 1. Frank Hantke, Drejtor i Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert, Kosovë PARATHËNIE Kosova është shteti me popullsinë më të re në Evropë. Megjithatë, ky potencial i jashtëzakonshëm është i pashfrytëzuar dhe i lënë i vetëm në një mjedis neoliberal, që nuk siguron as edhe oferta elementare publike për gjeneratën e re, të cil a t janë të nevojshme për të zhvilluar vendin bashkë me këtë gjeneratë të ardhshme. Të rinjtë nuk janë të përgatitur për tregun aktual dhe të ardhshëm të punës, dhe u është mësuar shumë pak mbi rregullat e demokra c isë, e më pas janë lënë vetëm me nevojat e tyre specifike kulturore dhe sociale. Prandaj, mbështetja për gjeneratën e re është po ashtu një çështje kryesore për mbështetjen e rrugëtimit të vendit për në Bashkimin Evropian. Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) është duke punuar tash e 18 vite, gjithnjë duke i mbështetur zhvillimet ekonomike dhe sociale. Ndaj, kjo u bë një detyrë e qartë për ne që të mbështesim të gjitha përpjekjet e të rinjve dhe të organizatave të tyre për zhvillimin e një strategjie të përbashkët dhe të një zëri të përbashkët për interesat e tyre. Ata kanë qenë të ndarë për një kohë tepër të gjatë dhe pa mbështetje të mir ë fillt ë – përveç me fjalë të kota. Kongresi i parë Kombëtar i të Rinjve ka treguar për kompetencat, dëshirat dhe ëndrrat e rinisë, e që paraqesin një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të vendit – përkundër faktit që ata ende janë pak a shumë të neglizhuar. Trajnimet, përkrahja dhe ndihma për ta duket shumë më e rëndësishme sesa të punosh me politikanë dhe gjeneratën aktuale e cila ende nuk po përkujdeset për të ardhmen e vet e cila duhet të zhvillohet nga kjo gjeneratë e re, FES -i do të vazhdojë si dhe të forcojë mbështetjen në cilësinë e fasilitatorit dhe moderatorit, por jo në atë të donatorit ose instruktorit. Të rinjtë janë më se të zot që vetë të zhvillojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes. Kongresi Kombëtar i të Rinjve mund të jetë burimi më i rëndësishëm i ndryshimeve dhe i krijimit të kushteve më të mira në të ardhmen. I gjithë stafi i FES-it ju dëshiron çdo të mirë! Frank Hantke Fondacioni Friedrich Ebert, Kosovë Drejtor i Zyrës 5 PËRMBLEDHJE E MESAZHEVE KRYESORE NGA GRUPET PUNUESE Foto 2. Kongresi Kombëtar i të Rinjve, Kosovë “Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje” Problemet dhe sfidat Neglizhencë totale Pengesa në të fituarit e eksperiencës Përfaqësuasit e të rinjve jo gjithmonë i përfaqësojnë të rinjtë Nuk ka një mënyrë për kontroll demokratik për përfaqësuesit e të rinjve Struktura të gabuara për ngjarjet rinore Ligjet për rininë janë vetëm në letër – dhe jo në realitet Burokracia si pengesë kryesore dhe demotivuese Mospërfillja shpie te rënia e vetëiniciativës Fjalë dhe letra, por shumë pak financim për të rinj Kërkesat dhe rekomandimet Përmirësimi i qasjes Menaxhimi i drejtë i fondeve për një qasje të barabartë Bashkërendimi në qeveri për politikat për rininë Përfshirja e të rinjve në hartimin e ligjit për rininë Transparenca, informimi i duhur dhe me kohë, llogaridhënia dhe procedurat e thjeshta Ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta për zhvillim të përbashkët të politikave rinore Vetangazhimi dhe praktikat më të mira përmes shkëmbimeve ndërkombëtare Përdorimi me kompetencë i medieve sociale përmes rrjetëzimit Edukimi politik për realizimin e të drejtave demokratike Bashkëpunimi ndërinstitucional Diskutime publike dhe duke përfshirë diskutimet grupore në rrjetet sociale A mandamentimi i Ligjit mbi Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e të Rinjve N dërtimi i kapaciteteve për OJQ-të B ashkëpunimi dhe marrja e përvojave nga OJQ-të ndërkombëtare N jë zë i përbashkët i rinisë 6 “ARSIMI” Problemet dhe sfidat e të rinjve në arsim Arsim i dobët dhe jo cilësor në të gjitha nivelet e ISCED 1 Sistemi legjislativ dhe rregullativ i mangët dhe i pa zbatueshëm Kurrikula nganjëherë premtuese – por asnjëherë e zbatuar siç duhet Pa para – nuk mund të ketë zhvillim në arsim Informim jo adekuat për politikat arsimore për nxënës Mungesa e kushteve dhe infrastrukturës shkollore adekuate – dhe ekskluziviteti për nevoja të veçanta Standarde të ulta higjienike dhe teknike Mungesë ose pajisje të dobëta Mungesë e didaktikës – përmbajtjet e varfëra Tekste të gabuara dhe të dobëta Teori pa ose me shumë pak praktikë Mësimdhënës të pakualifikuar/profesorë jo kredibil Ngulfatja e kreativitetit i ngulfatë perspektivat për një jetë me punë në të ardhmen Mësimdhënës jo nga pasioni, por për nga afria partiake Zhvillimi individual dhe shoqëror i anashkaluar Diskriminimi, një përvojë e përhershme Nuk ka një orientim për nevojat e një shoqërie demokratike Mos zhvillueshmëria e hershme e orientimit profesional Mungon edhe këshillimi për karrierë Formula buxhetore ndëshkuese Nuk ka decentralizim buxhetor Arsimi është e drejtë elementare – pa obligim financiar dhe pagesa Kërkesat Përkushtim mobilizues i hisedarëve Planifikim i mirë, të menduarit strategjik dhe zbatim korrekt i legjislacionit Investim në kapital dhe etikë Inovacion/të menduarit kritik/kreativ Profesionalizëm i avancuar i mësimdhënësve/profesorëve Vetëdijesim dhe qasje shoqërore gjithëpërfshirëse Klasifikim i hershëm për orientim në karrierë Rritje dhe decentralizim i buxhetit 1 International Standard Classification of Education Rekomandimet Rritja e bashkëpunimit, njohja e roleve dhe përgjegjësive të secilit hisedar Krijimi i reformave të përshtatshme dhe aplikimi korrekt i fuqisë shtetërore për implementim dhe interpretim të rregulloreve Krijimi i kushteve bazike njerëzore/ investimi në infrastrukturë të nevojshme shkollore Aplikimi i metodologjisë së avancuar bashkëkohore në mësimdhën i e/ mos tolerimi i kundërshtimit Trajnimi, licencimi, monitorimi, ndëshkimi i mësimdhënësve /profesorëve 7 Ofrimi i mundësive të barabarta gjithëpërfshirëse/ sanksionim ndaj formave të ndryshme të diskriminimit Fokusimi për avancimin e shkollave profesionale/ dhe zbulimi i hershëm i interesit shtetëror mbi profesioninet e ndryshme Rishikim dhe ndarje/rritje strategjike e buxhetit shtetëror për arsimin/ zbatimi i iniciativës legjislative për decentralizimin/ ndryshimi i aplikimit të formulës buxhetore në arsim “PUNËSIMI” Problemet Frika nga papunësia dhe korrupsioni – dy anë të së njëjtës medalje Mungesa e planifikimit strategjik për ekonomi – papunësia e lartë Integrim jo i plotë në rrafshin ndërkombëtar – mosnjohja e diplomave Paaftësia e agjencisë së punësimit Një rreth i mbyllur: Pa praktikë, pa përvojë – pa përvojë, pa parktikë Tepër shumë konsumim – e shumë pak prodhim Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe mbështetja administrative nëpër bizneset e vogla Në përgjithësi: kushtet ekonomike janë të dobëta – shtigje mendore të gabuara Vetkritika – hap i parë për më shumë përpjekje reale Institucionet shpesh nuk çajnë kokën për ligjet dhe të drejtat e njeriut A ka edhe arsye të natyrës ideologjike? Arsimi nuk ka një orientim kah bota e punës Nuk ka një këshillim të duhur për orientim në karrierë Kërkesat dhe rekomandimet Më shumë transparencë Më pak ndërhyrje politike Qendra funksionale të karrierës – sindikata aktive Agjenci të punësimit që janë aktive dhe kompetente – mbrojtja e të drejtave të punëtorëve Orientim në praktikë përmes më shumë ofertave për punë praktike Inspektorati i punës më efektiv dhe me numër më të madh Mbështetja e bizneseve të vogla nga bankat Më pak tatime për të lehtësuar punën e bizneseve të reja Njohuri më të mira për profesionet e ndryshme – luftimi i paragjykimeve Kurse për dy gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë Detyrë ose obligim për ndërmarrjet që të shpallin vende të lira të punës – agjencia e punësimit të jetë urë lidhëse mes punëkërkuesve dhe bizneseve Fushata informuese më të shumta dhe më të mira Rritja e njohurive për botën e punës – shkolla profesionale më të shumta dhe më të mira Më shumë vetiniciativë dhe vetbesim në mesin e të rinjve Bashkëpunim në mes të universiteteve dhe bizneseve 8 “JETA SOCIALE DHE KULTURORE” Problemet Ekonomi e dobët – jetë sociale e dobët Dallim mes kryeqendrës dhe pjesës tjetër të vendit Arsimim kulturor i pakët dhe i dobët Nevojitet më shumë vetiniciativë Mungesë informacioni Kërkesat Alokimi adekuat i buxhetit Më shumë informacion në medie Më shumë decentralizim nga financimi i donatorëve Përpjekje shtesë për të rritur vetbesimin dhe iniciativën Demokracia si një lloj i lëndës mësimore Qasje e lehtë në kulturë Staf i ri me përvojë në institucionet kulturore publike Rekomandimet Edukimi për vetiniciativë Më shumë fokus në fshatra dhe mjedise rurale – decentralizimi dhe g jithëpërfshirje Vetëdijesim në tri nivele – niveli i parë të merret me institucionet, Niveli i dytë të shënjestrojë të rinjtë për të njëjtën arsye dhe niveli tretë të jetë direkt i lidhur me një alokim më të madh të buxhetit Hapja e qendrave kulturore Krijimi i një platforme për komunikim përmes rrjetit 9 RAPORTET GJITHËPËRFSHIRËSE NGA GRUPET PUNUESE Foto 3. Kongresi Kombëtar i të Rinjve, Kosovë Preliminare Kosova është shteti që ka popullsinë më të re në Evropë. Kjo rini pra duhet të jetë palë e respektueshme gjatë hartimit të politikave dhe vendimmarrjes. Mirëpo, fatkeqësisht për shkak të mungesës së hapësirës institucionale, sociale dhe asaj mediatike, të rinjtë ballafaqohen me rezistencë dhe sfida madhore gjatë paraqitjes së problemeve dhe kërkesave të tyre. Shumë herë, çështjet e të rinjve hasin në vesh të shurdhër ose shfrytëzohen vetëm për dhe gjatë fushatave për zgjedhjet politike. Viteve të fundit, ekziston një numër në rritje i organizatave rinore dhe një ngritje e jashtëzakonshme e kapaciteteve të tyre. Kjo ka çuar deri te shprehja dhe konkretizimi i pakënaqësisë lidhur me atë se si trajtohen në përgjithësi të rinjtë në politikë. Kjo pakënaqësi tashmë është e theksuar, por mungesa e një zëri të përbashkët e ka bërë të pamundur që ata të realizojnë strategjitë dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre. Foto 4. Grupi punues dhe fasilitatorët e Kongresit Kombëtar të të Rinjve, Kosovë Megjithatë,“Kongresi Kombëtar i të Rinjve” dëshiron të bëj një ndryshim. Pjesëmarrja e madhe e organizatave rinore i ka hapur rrugën bashkërendimit të këtyre objektivave, ndikimit dhe fuqizimit të presionit me qëllim që ndryshimet të ndodhin. Në këtë raport ne do të tregojmë për aktivitetet e grupeve punuese; sfidat dhe rekomandimet, e të cilat ata i konsiderojnë të domosdoshme për të rinjtë në mënyrë që të bëhen faktor më i fuqishëm në proceset e vendimmarrjes në Kosovë. 10 Foto 5. Grupi punues " Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje", fasilitator Shkëmb Shala 1 GRUPI I PARË PUNUES “PJESËMARRJA E TË RINJVE NË VENDIMMARRJE” Problemet dhe sfidat Neglizhenca totale Problemi kyç është neglizhenca totale ndaj të rinjve nga ana e vendimmarrësve. Shqetësimi kryesor i ngritur ishte neglizhenca ndaj të rinjve, kinse për shkak të mungesës së eksperiencës. P engesa për të fituar eksperiencë Kjo paraqet paradoks: Nga njëra anë prej të rinjve kër k ohet të kenë njohuri dhe eksperiencë, ndërsa nga ana tjetër gjithmonë ka pasur një mohim për qasje në proceset e vendimmarrjes. Si mund të fitojnë ata eksperiencë, nëse nuk kryejnë pjesën praktike të punës? Përfaqësuasit e të rinjve jo gjithmonë i përfaqësojnë të rinjtë Faktor tjetër pengues është servilizmi i shumë përfaqësuesve të tyre. Shumë të rinj ndjehen që përfaqësuesit rinor nuk i përfaqësojnë denjësisht dhe se ata e pasqyrojnë“modelin e keq” të politikanëve të vjetër. Kjo do të thotë se ata janë shumë aktiv gjatë fushatave zgjedhore duke lobuar për të rinjtë, mirëpo posa të marrin pozita me përgjegjësi udhëheqëse në njëfar forme“rehatohen” dhe u shërbejnë interesave të hierarkisë udhëheqëse. Nuk ka një mënyrë për kontroll demokratik të përfaqësuesive të të rinjve Po ashtu ishte identifikuar mungesa e mekanizmave të duhur të cilët do t'u mundësonin të rinjve të ushtrojnë trysni ndaj përfaqësuesve të tyre. Manipulimi me interesat e të rinjve vazhdon pa asnjë kontroll, përgjegjësi ose llogaridhënie. Struktura të gabuara për ngjarjet rinore Është konsideruar se ekziston një mungesë e ngjarjeve efektive për paraqitjen e problemeve dhe kërkesave të rinisë. Edhe kur ka organizime të tilla, informacioni për to nuk komunikohet gjerësisht. Kjo veçanërisht është evidente në mesin e të rinjve të cilët jetojnë në mjedise urbane më pak të zhvilluara ose në mjedise rurale. Një faktor negativ është mungesa e rrjeteve të organizatave rinore për të pasur një informim sa më të mirë dhe përfshirje në vendimmarrje. Ligjet për rininë janë vetëm në letër – dhe jo në realitet Përfaqësimi i të rinjve është mirë i rregulluar në legjislacionin ekzistues të Kosovës, por grupet punuese i kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin e këtij legjislacioni. Në të vërtetë, rinia ftohet që të tregojnë prezencën e tyre në medie, bashkë me gratë dhe grupet tjera të margjinalizuara. Por, ata kurrë nuk ftohen të marrin pjesë në grupet punuese për zhvillimin e politikave për rininë. Burokracia si pengesë kryesore dhe demotivuese “Burokracia e tepërt” dhe kanalet zyrtare për ngritjen e çështjeve janë shumë të komplikuara për një person të ri dhe kjo e demotivon personin për t'u bërë një hisedar aktiv në vendimmarrje. Mospërfillja shpie te rënia e vetiniciativës Kjo mospërfillje e të rinjve në proceset e vendimmarrjes ka çuar deri te humbja e besimit në fuqinë e tyre. Kjo ka shkaktuar një rënie të vetiniciativës së tyre dhe të angazhimit për zgjidhjen e problemeve të tyre. Kjo vështirësohet edhe më shumë për faktin se prania e të rinjve në medie është e kufizuar vetëm në ditët e caktuara kalendarike të dedikuara për rininë. · Fjalë dhe letra, por shumë pak financim për të rinj të Një problem tjetër i identifikuar është financimi. Fondet kryesisht koncentrohen në kryeqytet dhe më pak në mjediset tjera urbane dhe ato rurale. 11 Foto 6. Grupi punues " Pjesëmarrja e të rinjve në vendimmarrje", fasilitator Vesa Ibrahimi Kërkesat dhe rekomandimet Përmirësimi i qasjes Ekziston një nevojë urgjente për përmirësimin e qasjes në të gjitha nivelet e përfaqësimit rinor. Së pari, puna e organizatave rinore duhet të monitorohet, objektivat dhe strategjitë e tyre duhet të jenë të bashkërenduara, në mënyrë që trysnia e ushtruar nga të rinjtë të jetë më precize dhe më e fuqishme dhe jo e fragmentuar dhe e dobët. Menaxhimi i drejtë i fondeve për një qasje të barabartë Propozohet një balancim dhe menaxhim i mirë i fondeve të cilat u alokohen organizatave rinore që do të lejonte një qasje të barabartë në financim dhe në përfaqësim. Për të arritur këtë balancë dhe përfshirje të organizatave rinore, të rinjtë kanë dalur me një propozim për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që të ketë një kod të veçantë buxhetor për rininë, ndërsa për komunat të kenë një nën-kod buxhetor për rini. Bashkërendimi në qeveri për politikat për rininë Për ministritë është jetësore të bashkërendojnë strategjitë e tyre për rininë sepse shumica e problemeve me të cilat ballafaqohet rinia nuk janë kompetencë e vetëm një ministrie(p.sh., Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit). Përfshirja e të rinjve në hartimin e ligjit për rininë Përveç implementimit të legjislacionit, do të ishte e arsyeshme të hartohej një udhëzimi administrativ, që do t'i obligonte organet qeverisëse për përfshirjen dhe fuqizimin e rinisë. Transparenca, informimi i duhur dhe me kohë, llogaridhënia dhe procedurat e thjeshta Po ashtu, organet udhëheqëse duhet të jenë më transparente gjatë dhe pas vendimmarrjes dhe të sigurojnë qasjen në informacion për të gjitha palët me interes(hisedarët) që janë të përfshirë në këto procese. Veç kësaj, duhet të ketë një thjeshtim të procedurave burokratike për pjesëmarrje dhe avokim. Po ashtu, duhet të jetë një mekanizëm i veçant që do të siguronte zbatim të llogaridhënies. Ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta për zhvillim të përbashkët të politikave rinore Për të mundësuar përfshirjen e të rinjve në politikbërje, grupet punuese kanë propozuar krijimin e një ose më shumë platformave për ndërtim të kapaciteteve të të rinjve dhe ngritje të vetëdijes për vendimmarrje. Organet qeveritare dhe shoqëria civile po ashtu duhet të përfshihen në këtë proces. 12 Vetangazhimi dhe praktikat më të mira përmes shkëmbimeve ndërkombëtare Vetangazhimi është komponentë kyçe për përmirësimin e politikave për të rinjtë dhe shtyrjen përpara të objektivave. Prandaj, është e domosdoshme për të rritur besimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve në shoqëri. Kjo mund të arrihet përmes motivimit të njëri tjetrit në mënyrë që të shtyhen procest përpara dhe përmes programeve për shkëmbimin e përvojave nga shtetet tjera. Prandaj, programet për vizita studimore jashtë vendit janë të nevojshme. Përdorimi me kompetencë i medieve sociale përmes rrjetëzimit Informimi për ndonjë organizim ose ngjarje është jetik dhe ky informacion të jetë lehtë i qasshëm në internet. Duhet të ketë një përfshirje më të madhe të rrjeteve sociale alternative, si Facebook-u, Instagram-i dhe Twitter-i sepse të rinjtë mund të ndërlidhen më lehtë përmes këtyre rrjeteve. Prandaj, një faqe e internetit ose një rrjet social mund të menaxhohej nga studentët e fakultetit të gazetarisë, në mënyrë që të rinjtë të jenë pjesëmarrës dhe dizajnues të këtyre proceseve. Edukim politik për realizimin e të drejtave demokratike Rinia dhe aktivizmi qytetar duhet të trajnohen dhe të rriten që në fillim përmes edukimit politik që duhet të jetë lëndë e obligueshme në arsimin e mesëm. BASHKËPUNIMI NË MES TË ORGANIZATAVE Bashkëpunimi dhe ndërlidhja e objektivave të organizatave rinore shihet si një element kyç lidhur me zbatimin e programeve dhe politikave rinore – ndonëse ka sfida në këto bashkëpunime dhe se ka pasiguri rreth funksionimit në praktikë të këtyre organizatave. Disa hapa që duhet të ndërmerren për arritjen e këtij synimi: Diskutimet publike D he përfshirja e diskutimeve grupore në rrjetet sociale me qëllim të theksimit të problemeve dhe identifikimit të zgjidhjeve të mundshme. Amandamentimi i Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë D uke e përfshirë moshën e cila e përcakton dikë si i ri/e re; organizimi dhe funksionimi i këshillave rinore(në nivel lokal dhe qendror); përcaktimi i punës vullnetare, etj. Ndërtimi i kapaciteteve për OJQ-të N ë mënyrë që ata të jenë në gjendje të ushtrojnë ndikimin dhe avokimin e tyre për të drejtat dhe përgjegjësitë e të rinjve. Bashkëpunimi dhe fitimi i përvojave prej OJQ-ve ndërkombëtare S ynon përmirësimin e efikasitetit të punës me rininë. Një zë i përbashkët B ashkërendim dhe prioritizimi i objektivave dhe strategjive për organizatat rinore me qëllim të rritjes së ndikimit dhe fuqisë për të bërë ndryshime në vendimmmarrje. 13 2 GRUPI I DYTË PUNUES “ARSIMI” Problemet dhe sfidat e të rinjve në arsim Foto 7. Grupi punues " Arsimi", fasilitator Agnesa Qerimi Arsim i dobët dhe jo cilësor në të gjitha nivelet e ISCED I cili ndërthurë ne vete çdo problematikë tjetër që paraqitet në këtë kuadër dhe lë të nënkuptoj që përgjithësisht sistemi arsimor i vendit tonë ka pësuar ngecje në zhvillim në mënyrë zingjirore duke mos arritur koherencë prioritetesh të vazhdueshme në praktikën ditore të mësimdhënies dhe mësimnxënies duke pasur parasysh që të gjeturat e diskutimeve dhe përjetimet e të rinjve tregojnë që sistemi arsimor çalon duke u nisur nga sistemi legjislativ rregullues i këtij segmenti e deri tek procesi dhe metodologjia mësimore. Sistemi legjislativ dhe rregullativ i mangët dhe i pa zbatueshëm Draftimi i vazhdueshëm i legjislacionit në arsim dhe i politikave të reja të cilave pothuajse çdo gjeneratë duhet t'ju nënshtrohet, për dallim nga e kaluara, faktikisht këto politika dhe ky legjislacion nuk gjejnë zbatimin e duhur në praktikë dhe mbi të gjitha këto ligje nuk kanë koherencë. Kurrikula nganjëherë premtuese – por asnjëherë nuk zbatohet siç duhet Fillimisht, kurrikula bërthamë e cila tashmë ka nisur të implementohet në arsimin parauniversitar është e pa përshtatshme dhe e pa suksesshme në implementim për shkak të mungesës së kushteve, sado që në përmbajtje duket premtuese. Rregulloret nëpër shkolla janë të mangëta dhe nuk zbatohen. Pa para- nuk mund të ketë zhvillim për arsim Kurrikula bërthamë nuk është e përshtatshme dhe është e pa suksesshme, kjo për shkak të formulës buxhetore si një prej problemeve që e pengon zhvillimin. Decentralizimi i buxhetit që ka filluar qysh nga viti 2011 nuk është funksional dhe formula e alokimit të buxhetit është e dëmshme për shkollat profesionale. Informim jo adekuat për politikat arsimore për nxënës Nxënësit dhe studentët shprehen të zemëruar për faktin që njohuritë mbi legjislacionin në arsim i kanë shumë të vogla, si pasojë e mos informimit nga organet kompetente mbi çështjet e tilla. Janë të mundimshme shkeljet që bëhen pikërisht nga këto organe institucionale përgjegjëse. Vetëm kur studentët kanë kërkesa të arsyeshme ndaj institucioneve relevante, ato atëherë bëhen publike. Mungesa e kushteve dhe infrastrukturës shkollore adekuate – dhe ekskluziviteti për nevoja të veçanta Pa kushte më të mira nuk mund të ketë cilësi në arsim. Kjo fillon me mungesë të përfshirjes, që do të thotë se në shkolla nuk është ofruar qasje e duhur për nxënësit/studentët me nevoja të veçanta. Klasat dhe hapësirat tjera universitare janë të mbipopulluara dhe kjo ndikon në cilësinë e orëve mësimore. Standarde të ulta higjienike dhe teknike Ka klasa me banka e karrige të dëmtuara dhe të pa pastra, ajër i ndotur dhe ndriçim i mangët. Tualetet janë në gjendje të mjerueshme dhe në disa raste nuk kanë ujë, sapun ose letër tualeti dhe ato paraqesin rrezik për infeksione. 14 Mungesë ose pajisje të dobëta Njëkohësisht, procesi i arsimit, do të thotë praktika nuk mund të implementohet për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur, si laboratore, pajisje ose hapësira për aktivitete sportive. Jo më pak e rëndësishme është edhe çështja e sigurisë nëpër shkolla dhe duhet thënë se ajo është e pamjaftueshme. Mungesë e didaktikës përmbajtjet e varfëra Procesi i mësimdhënies dhe përmbajtja janë të dobëta – kjo e ka ndëshkuar cilësinë e arsimit në vend për vite me radhë dhe vazhdon të mbetet në po të njëjtin nivel dhe i përcjellur nga shumë sfida duke filluar nga kurrikulat e mësimdhënies të cilat nuk kanë ndonjë përmbajtje logjike dhe cilësore. Tekste të gabuara dhe të dobëta Tekstet shkollore reflektojnë mësimdhënien retrospektive – shumë të shpejtë dhe me shumë pak proces të mësimnxënies – që studentëve u vështirëson arritjen e një mësimnxënie kompetente me orientim nga e ardhmja. Tekstet përmbajnë edhe gabime drejtshkrimore apo edhe ngjyrosje seksiste dhe raciste. Teori pa ose me shumë pak praktikë Në anën tjetër praktika mësimore është e parealizueshme. Orët mësimore janë shumë të ngarkuara vetëm me lëndë shkencore dhe madje atyre në fundvit ju zëvendësohen orët e artit apo sportit e kulturës me këto lëndë pikërisht për faktin e përmbushjes së orëve mësimore të mësimdhënësve dhe jo për të shtjelluar produktivitet edukativoarsimor. Mësimdhënës të pakualifikuar – profesorë jo kredibil Arsimi po ashtu vuan për shkak të mungesës së kualifikimit të nevojshëm të stafit mësimdhënës. Kjo çështje është identifikuar dhe është e njohur për autoritetet. Mësimdhënësit kanë mungesë njohurish në pedagogji dhe didaktikë. Shumica nuk i trajtojnë studentët në bazë të tipareve të tyre individuale. Ngulfatja e kreativitetit i ngulfatë perspektivat për një punë në të ardhmen Veç kësaj, shumë mësimdhënës janë të prirur për të ngulfatur kreativitetin e të rinjve dhe t'i shtyjnë ata drejt mësimnxënies sistematike të teorisë. Kjo është a padobishme sepse nuk mund të zbatohet në praktikë. · Mësimdhënës jo nga pasioni, por për nga afria partiake Shumë mësimdhënës ende punësohen përmes nepotizmit dhe ndërhyrjeve politike. E njëjta gjendje është edhe me profesorët e arsimit të lartë. Sipas disa hulumtimeve, konsiderohet se ata nuk janë edhe aq kredibil në profesionin e tyre. Zhvillimi individual dhe shoqëror i anashkaluar Zhvillimi individual fillon që në moshën e hershme të arsimit dhe krijon sjellje sociale të respektueshme në shoqëri. Institucionet tona arsimore nuk sigurojnë standarde të mirëqenies në klasat mësimore, dhe jo vetëm kjo, këto institucione janë ato që mbajnë qëndrim mospërfillës. Diskriminimi një përvojë e përhershme Stigma dhe diskriminimi vërehen në çdo ambient shkollor. Po ashtu, seksizmi është mjaft i pranishëm në arsimin e mesëm dhe në unversitete. Askujt nuk i bie në mend për shëndetin mendor edhe pse kjo është dukuri e përhapur dhe ajo trajtohet ndërkombëtarisht. Nuk ka një orientim për nevojat e një shoqërie demokratike Këto institucione nuk janë bashkëpunuese, as edhe me studentë ose prindër. Në të vërtetë, të gjitha palët me interes kryesisht janë të bazuara vetëm në interesa të veta dhe pozitën e tyre në shoqëri. Moszhvillueshmëria e hershme e orientimit profesional Vendit tonë i mungon një plan strategjik për orientim në profesione të ndryshme të nevojshme për zhvillimin ekonomik të vendit. Prandaj, arsimi dhe komponentet e tij po dështojnë në kuptim të orientimit të të rinjve në karrierë profesionale, e cila siguron një të ardhme individuale, por edhe të ardhme për vendin. Po ashtu mungon edhe këshillimi për karrierë Në vendin tonë nuk ka qendra funksionale për orientim në karrierë, pastaj janë edhe qëndrimet karshi disa profesioneve të caktuara sepse të rinjtë ëndërrojnë për pozita nëpër institucione dhe kjo është pasojë e konfrontimit të tyre të vazhdueshëm me po të njëjtin sistem. Formula buxhetore ndëshkuese Të rinjtë mendojnë se buxheti i alokuar për arsimin është i vogël dhe i pamjaftueshëm për të përmbushur standardet në sferën e arsimit. Shumë shkolla dhe institucione kanë mungesë të kushteve themelore për mësimnxënie dhe kjo gjendje përkeqësohet edhe më shumë me aplikimin e gabueshëm të formulës buxhetore. Buxheti ende vazhdon të alokohet në bazë të numrit të nxënësve në shkolla. 15 Nuk ka decentralizim buxhetor Akoma mungon zbatimi i decentralizimit buxhetor, i cili kishte filluar që në vitin 2011, por ende nuk është bërë plotësisht funksional. Shumë mësimdhënës nuk bëjnë përpjekje maksimale për shkak të pagave të ulta që i kanë, dhe kjo e fundit i shtynë ata që të organizojnë kurse private për nxënës në mënyrë ilegale. Arsimi është e drejtë elementare – pa obligime financiare dhe pa pagesa Në një vend si Kosova, arsimi do të duhej të ishte falas, ose të ketë zbritje për pajisjet e shtrenjta që përdoren në arsim, e të cilat nxënësit ose studentët shpesh nuk munden t'i përballojnë financiarisht. Kërkesat Përkushtim mobilizues i hisedarëve Planifikim i mirë, të menduarit strategjik dhe zbatim korrekt i legjislacionit Investim në kapital dhe etikë Inovacion/të menduarit kritik/kreativ Profesionalizëm i avancuar i mësimdhënësve/profesorëv e Vetëdijesim dhe qasje shoqërore gjithëpërfshirëse Klasifikim i hershëm për orientim në karrierë Rritje dhe decentralizim i buxhetit Foto 8. Grupi punues " Arsimi", fasilitatore Qëndresa Ibrahimi Rekomandimet Rritja e bashkëpunimit, njohja e roleve dhe përgjegjësive të secilit hisedar Krijimi i reformave të përshtatshme dhe aplikimi korrekt i fuqisë shtetërore për implementim dhe interpretim të rregulloreve Krijimi i kushteve bazike njerëzore/ investimi në infrastrukturë të nevojshme shkollore Aplikimi i metodologjisë së avancuar bashkëkohore në mësimdhënje/ mos tolerimi i kundërshtimit Trajnimi, licencimi, monitorimi, ndëshkimi i mësimdhënësve /profesorëve Ofrimi i mundësive të barabarta gjithëpërfshirëse/ sanksionim ndaj formave të ndryshme të diskriminimit Fokusimi për avancimin e shkollave profesionale/ dhe zbulimi i hershëm i interesit shtetëror mbi profesioninet e ndryshme Rishikim dhe ndarje/rritje strategjike e buxhetit shtetëror për arsimin/ zbatimi i iniciativës legjislative për decentralizimin/ ndryshimi i aplikimit të formulës buxhetore në arsim Palët me interes(hisedarët) Qeveria: MASHT; Ministria e Financave; MPMS; Inspektorati i arsimit; Komunat: Drejtoritë komunale për arsim; Rektorati; Senati; Organizatat studentore; Drejtorët e shkollave; Bordi drejtues i shkollës; Këshilli i prindërve; Këshilli i nxënësve të shkollës; SBASHK(Sindikata e arsimit); Shoqëria civile: Donatorët; Diaspora 16 3 GRUPI I TRETË PUNUES “PUNËSIMI” Foto 9. Grupi punues " Punësimi", fasilitator Dillon Berjani Problemet Në Kosovë dy prej tre të rinjve nuk janë të punësuar dhe vetëm çdo e teta grua ka një vend pune. 1/3 e të rinjve e moshës prej 15 deri 24 vjeç nuk janë as të punësuar, as në shkollim dhe nuk ndjekin ndonjë trajnim. Shkalla e punësimit tek të rinjtë është vetëm 8,5%. Shumica e të punësuarve në Kosovë nuk janë të punësuar në profesionet e tyre dhe mbi 20 mijë të diplomuar në universitete janë të papunë. Kjo është gjendja në të cilën sot ndodhen të rinjtë sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) Frika nga papunësia dhe korrupsioni – dy anë të së njëjtës medalje Problemi i papunësisë nga aspekti politik lidhet direkt me prezencën e korrupisonit në punësim dhe të formës së saj më pak të sofistikuar – nepotizmit. Shumë të rinj nuk fitojnë vendet e punës pikërisht sepse përzgjedhja e kandidatëve nuk bëhet sipas meritokracisë. Mungesa e planifikimit strategjik për ekonomi – papunësia e lartë Mungesa e strategjisë nga qeveria për formimin dhe krijimin e vendeve të punës, pra mungesa e një plani, e një vizioni të qeverisë e bën atë të marrë vendime ad hoc- të pamenduara mirë, e për rrjedhojë kjo ndikon në mos ndërmarrjen e veprimeve kundër papunësisë. Integrim jo i plotë në rrafshin ndërkombëtar – mosnjohja e diplomave Mungesa e liberalizimit të vizave si dhe rrezikimi i njohjes së diplomave nga Kosova(si pasojë e përjashtimit nga EQAR), e pamundëson lirinë e lëvizjes së të rinjve. Këto arsye i zvogëlojnë mundësitë për të studiuar dhe punuar jashtë vendit. Paaftësia e agjencisë së punësimit Papunësia është edhe pasojë e paaftësisë së Agjencisë së Punësimit në Kosovë për të bërë më shumë, si dhe mungesa e informimit për vendet e lira të punës. Agjencia duhet të jetë si urë lidhëse në mes të personave të papunë e aktiv që janë në kërkim të vendeve të punës, dhe vendeve të lira të punës. Një rreth i mbyllur: Pa përvojë nuk ka praktikë– pa qenë praktikant nuk mund të fitosh përvojë Kushti që të kesh eksperiencë paraprake kur aplikon si praktikant, si dhe mos monitorimi i punës praktike ndikon shumë në uljen e gjasave të të rinjëve për të fituar eksperiencë efektive për punë. Tepër shumë konsumim – e shumë pak prodhim Problemet që lidhen me papunësinë janë mungesa e vendeve të punës dhe orientimi i shtetit drejt konsumit dhe jo prodhimit të mallrave. Po të orientohej shteti drejt forcimit të sektorit të prodhimit të produkteve vendore, kjo do të ndikonte pozitivisht në gjenerimin e më shumë vendeve të punës, e rrjedhimisht edhe të një ekonomie më stabile të bazuar në balancimin mes importit dhe eksportit. Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe mbështetja administrative nëpër bizneset e vogla Sipas të rinjve bizneset e vogla janë një mundësi e mirë për vende të reja të punës, por politikat e miratuara nga organet lokale nuk janë të përshtatshme për këto biznese, kështu që edhe kjo mundësi është në rrezik. 17 Në përgjithësi: kushtet ekonomike janë të dobëta - shtigje mendore të gabuara Papunësia lidhet direkt me mungesën e kushteve të mira ekonomike në Kosovë, mungesën e investimeve në bujqësi dhe në infrastrukurë. Ka arsye dhe pasoja të shumta nga rrafshi social dhe kulturor, duke filluar nga kritikat kundër institucioneve dhe organeve, duke e mos harruar këtu edhe vetkritikën. Vetkritika – hap i parë për më shumë përpjekje reale Të rinjtë thanë se ata nuk janë realist gjatë aplikimit për vende të punës ose kërkim të pozitave udhëheqëse pa pasur ndonjë eksperiencë. Kultura e varshmërisë nga familja dhe mosmarrja e përgjegjësisë për të fituar paratë e veta, e bën popullësinë e re edhe më pak të interesuar për ndonjë aktivitet të tyre ekonomik. Institucionet shpesh nuk çajnë kokën për ligjet dhe të drejtat e njeriut Ndërsa kritika ndaj institucioneve fillon me mosrespektimin e të drejtave në punë, dhe diskriminimin e minoriteteve, personave me nevoja të veçanta dhe në baza gjinore në sektorin privat. Ligji me numër 50/1 dhe ligjet tjera nuk zbatohen, e për këtë autoritetet nuk ndërmarrin kurrfarë masash. A ka edhe arsye të natyrës ideologjike? Një pjesë e vogël nga grupet punuese mendonin se në papunësi ndikon edhe vetë komunizmi si ideologji. Sipas tyre ato i bëjnë njerëzit më pasiv, ndërsa disa të tjerë mendonin se është pikërisht neoliberalizmi si ideologji të cilën në Kosovë e kemi përqafuar e që e ka shkaktuar papunësinë. Arsimi nuk ka një orientim kah bota e punës Roli i arsimit në Kosovë është shumë joproduktiv. Universiteti nuk krijon partneritet me biznese, e kjo më pas ka për pasojë që të ketë pak orientim drejt nevojave të tregut të punës. Studentëve u ligjërohen kryesisht njohuri teorike e të përgjithshme, në mungesë të specializimit për profesionet e veçanta. Nuk ka një këshillim të duhur për orientim në karrierë Një problem tjetër që lidhet me papunësinë është edhe mungesa e këshillimit të duhur për orientim në karrierë, po ashtu edhe për studime universitare. Orientimi bëhet në bazë të rastësisë ose “aksidentalisht” duke krijuar një tepricë p.sh., të juristëve, ekonomistëve, e më pak fizicientë, kimistë, ekspertë të teknologjisë ushqimore, etj. Foto 10. Grupi punues " Punësimi", fasilitator Avdyl Gashi Kërkesat Më shumë transparencë Transparenca e shtuar do të rriste besimin e qytetarëve ndaj institucioneve si dhe do të ndikonte në uljen e korrupsionit dhe nepotizmit. Këto të fundit janë dukuri negative që paraqiten kudo ku bëhet fjalë për mundësitë për punësim. Më pak ndërhyrje politike Po ashtu, ndëhyrjet e partive politike që janë në pushtet duhet të parandalohen. Ato kanë ende shumë militantë dhe persona të afërt me ta, të cilët në shumicën e rasteve nuk janë të kualifikuar për pozitat për të cilat aplikojnë, pra të punësohen në administratën publike. 18 Qendra funksionale të karrierës – sindikata aktive Funksionalizimi i qendrave të karrierës dhe rritja e efikasitetit të punës së sindikatave në Kosovë, në mënyrë që në të ardhmen të ketë orientim të duhur profesional dhe mbrojtje të të drejtave të punëtorëve. Agjenci të punësimit që janë aktive dhe kompetente – mbrojtja e të drejtave të punëtorëve Agjencia për Punësim në Kosovë të funksionojë në mënyrën e duhur e të jetë në shërbim të të rinjve. Ajo ka nevojë për një marketing më të mirë, të shoqëruar me fushata për njoftim me të drejtat e punëtorëve dhe Ligjin e Punës. Personat e punësuar në Agjenci duhet të jenë të përgatitur profesionalisht. Orientim në praktikë përmes më shumë ofertave për punë praktike Një rekomandim që lidhet direkt me punën praktike, ka të bëj monitorimin e saj, ndërsa së dyti njohjen e punës vullnetare si përvojë pune. Kjo do të ndihmonte shumë studentët dhe të gjitha moshat e reja që ta ta kenë më të lehtë ndërtimin e një CV-je më të pasur, por njëkohësisht edhe do t'i inkurajonte ata që të bëjnë punë vullnetare. Inspektorati i punës më efektiv dhe më i madh Në mënyrë që Ligji i Punës të zbatohet dhe të drejtat e punëtorëve të mbrohen, pjesëmarrësit propozuan që të ketë siguri dhe paga më të mëdha për inspektoratin, ndërsa raportet e bëra nga ta të jenë të gjitha publike, sepse kjo do të ulte parregullësitë dhe mundësinë për keqpërdorimin e punëtorëve. Monitorimi i punës së inspektoratit do jetë më i lehtë nga shoqëria civile (sindikatat dhe punëdhënësit). Inspektorati i punës më efektiv dhe më i madh Në mënyrë që Ligji i Punës të zbatohet dhe të drejtat e punëtorëve të mbrohen, pjesëmarrësit propozuan që të ketë siguri dhe paga më të mëdha për inspektoratin, ndërsa raportet e bëra nga ta të jenë të gjitha publike, sepse kjo do të ulte parregullësitë dhe mundësinë për keqpërdorimin e punëtorëve. Monitorimi i punës së inspektoratit do jetë më i lehtë nga shoqëria civile (sindikatat dhe punëdhënësit). Mbështetja e bizneseve të vogla nga bankat Luftimi i papunësisë përmes mbështetjes së bizneseve të vogla nga komunat përkatëse është me rëndësi, si dhe lehtësimi i procedurave për të marrë grante dhe kredi nga bankat: Shkalla e interesit që edhe ashtu është shumë e lartë duhet të ulet, veçanërisht për mbështetjen e zhvillimit të bizneseve të reja. Më pak tatime për të lehtësuar punën e bizneseve të reja Urgjentisht duhet të ulen tatimet për bizneset e reja dhe duhet të bëhet një analizë për bizneset më fitimprurëse në Kosovë. Njohuri më të mira për profesionet e ndryshme – luftimi i paragjykimeve Ekziston nevoja për ngritjen e vetëdijes mbi disa tipe të profesioneve për të cilat ka paragjykime dhe perceptime të gabuara. Kurse për dy gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë Propozohet që të ketë kurse të gjuhës shqipe dhe serbe, në mënyrë që tregu i brendshëm i punës të jetë i hapur për pjestarë të etnive të ndryshme. Detyrë ose obligim për ndërmarrjet që të shpallin vende të lira të punës – agjencia e punësimit të jetë urë lidhëse mes punkërkuesve dhe bizneseve Duhet të rritet numri i personave aktiv që kërkojnë punë të cilët regjistrohen në Agjencinë për Punësim – ose kjo duhet të jetë obligim i tyre. Pastaj do të krijohet një pasqyrë më e qartë për mundësit e punësimit dhe nevojat për punë në Kosovë. Kjo do të krijoj një urë lidhëse funksionale në mes të vetë agjencisë, vendeve të punës dhe qytetarëve. Fushata informuese më të shumta dhe më të mira Propozimet për fushën e arsimit janë të lidhura me fushatat vetëdijesuese të cilat mbulojnë aspekte të shumta: inkurajojnë pavarësimin nga familja, aftësimin dhe trajnimin profesional, dhe informojnë për Ligjin e Punës. Rritja e njohurive për botën e punës – shkolla profesionale më të shumta dhe më të mira Të rinjtë duhet të informohen për të drejtat e tyre në punë dhe rëndësinë e shkollave profesionale. Pra, vendet e punës mund të gjenden më lehtë pasi këto shkolla të jenë kompletuar dhe kompetencat e tyre të jenë avancuar. Më shumë vetiniciativë dhe vetbesim në mesin e të rinjve Ne duhet të jemi në gjendje për të ngritur iniciativat tona, në mënyrë që mos të presim nga të tjerët, por të marrim përgjegjësitë tona për ndryshimin e shoqërisë dhe për zgjidhjen e problemeve. Bashkëpunim në mes të universiteteve dhe bizneseve Lidhja mes universiteteve me biznese relevante dhe institucione të cilat ofrojnë punën praktike është propozimi më i mirë sepse kjo drejtpërdrejt i ndihmon studentët të jenë të aftë dhe të përgatitur për tregun e punës. 19 4 GRUPI I KATËRT PUNUES “JETA SOCIALE DHE KULTURORE” Foto 11. Grupi punues " Jeta sociale dhe kulturor”, fasilitator Visar Haxhifazliu Në Kosovë, zhvillimi jetës sociale dhe kulturore përgjithësisht dallon prej qyteti në qytet dhe prej qyteti në fshat. Sfidat dhe kërkesat për një jetë sociale dhe kulturore varen nga komunat ku jetojnë të rinjtë e Kosovës. Të rinjtë po ashtu shpjeguan se edhe kur ka aktivitete të tilla, ato pothuajse gjithmonë organizohen në kryeqytet. Më poshtë janë identifikuar të gjitha vendet ku mund të zhvillohet ky lloj i jetës: Kafiteritë Klubet e natës Kinemaja Teatr i Galeria Muzeu Parku Festivali Garat Sportive Maratona Aktivitete bamirëse Garat shkollore Debate publike Organizime studentore Iniciativa qytetare Qendrat Rinore Klubet rinore lokale OJQ-të Universitetet Shkollat Aktivitetet jashtë kurrikulare Evente të ndryshme Në parim, u arrit pajtimi se institucionet publike si Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe drejtoritë komunale per kulturë duhet të jenë më aktive në stimulimin dhe mbështjetjen e jetës kulturore dhe sociale nëpër komunat ku ato veprojnë. Njëkohësisht, u arrit pajtimi se te rinjtë duhet të jenë më aktiv, më kërkues dhe në raste kur nuk ka aktivitete sociale ose kulturore në lagje, fshat ose qytet ku ata jetojnë, ata duhet vetë të ndërmarrin aktivitete simbolike të cilat i kontribuojnë zhvillimit të jetës kulturore dhe sociale dhe ngritjes së çështjeve. Problemet Ekonomi e varfër – jetë sociale e varfër Aryseja kryesore e cila krijon një zbrazti të jetës kulturore dhe sociale të të rinjve sipas pjesëmarrësve është gjendja e dobët ekonomike. Mungesa e zhvillimit ekonomik e ulë interesin e të rinjve për të marrë pjësë në këto aktivitete dhe ulë numrin e këtyre aktivitete. Dallim mes kryeqendrës dhe pjesës tjetër të vendit Ekziston një centralizim i qartë i të gjitha aktiviteteve sociale dhe kulturore vetëm në kryeqytet, pra në Prishtinë. Më shumë aktivitete duhet të organizohen në të gjitha komunat e Kosovës, me një shpërndarje dhe decentralizim të aktiviteteve. Arsimim kulturor i pakët dhe i dobët Niveli i ulët i arsimit gjithashtu është përmendur nga këto grupe si një pengesë që pamundëson zhvillimin e jetës kulturore, duke e ulur vetiniciativën dhe interesin e të rinjve për pjësëmarrje në këto evente. Nevojitet më shumë vetiniciativë Mungesa e vetiniciativës është pasojë e mungesës së aktivizmit në shoqëri dhe e të mësuarit të aktivizmit, duke krijuar kështu një dukuri të përgjithshme ku gjithçka që ka të bëj me jetën publike shoqërore dhe kulturore pritet të organizohet vetëm nga institucionet shtetërore. · Mungesë informacioni Vlenë të theksohet se edhe nëse organizohen aktivitete të pasura kulturore dhe sociale është vërejtur se informacioni për këto evente është i centralizuar dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve informohet për aktivitetet kulturore dhe sociale. 20 Foto 12. Grupi punues " Jeta sociale dhe kulturore", fasilitatore Mjellmë Doli Kërkesat Alokimi adekuat i buxhetit Ofrimi, njohja dhe financimi i aktiviteteve socio-kulturore Më shumë informacion në medie Është një kërkesë e qartë për më shumë hapësirë në medie, programe televizive ose lajme të cilat u dedikohen sukseseve dhe problemeve të të rinjve. Më shumë decentralizim nga financimi i donatorëve Kërkesa për donatorët dhe bizneset është që të sigurojnë financim për më shumë aktivitete sociale dhe kulturore, në mënyrë të decentralizuar, me gjithëpërfshirje dhe transparencë. Përpjekje jashtë-kurrikulare për të rritur vetbesimin dhe iniciativën Arsimi formal dhe jo formal duhet t'i japin përparësi aktiviteteve jashtë-kurrikulare duke kërkuar më shumë vetiniciativë. Kur fëmijët rriten duhet të dinë rëndësinë që ka aktivizmi, vullnetarizmi dhe për pjesëmarrjen nëpër këto evente. Demokracia si një lloj i lëndës mësimore Një kulturë e tillë e re do të dominonte plotësisht për një sistem arsimor ndryshe. Ajo do të zhvillohej në mënyrë më aktive ku nevojat e qytetarëve do të ishin më të zëshme, me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj institucioneve për t'u përmbushur kërkesat dhe nevojat e tyre. Qasje e lehtë në kulturë Siç ka qasje të lehtë për në kafiteri, ashtu duhet të ketë qasje në aktivitete dhe institucione të cilat i organizojnë aktivitetet kulturore. Qasja e lehtësuar dhe informacioni për aktivitetet sigurisht që pjesëmarrjen e bën më të madhe. Kjo në mënyrë direkte do të rris dhe zhvilloj jetën kulturore dhe sociale si dhe mirëkuptimin. Staf i ri e me përvojë në institucionet kulturore publike Institucionet dhe përgjegjësitë për interesat e të rinjve- në nivel komunal ose qendror duhet të jenë në duart e personave me përvojë. Por, këta zyrtarë po ashtu duhet të jenë të rinj, sepse vetëm kështu ata mund t'i kuptojnë më së miri nevojat e tyre. 21 Rekomandimet Edukimi për vetiniciativë Në mënyrë që të rinjtë të edukohen për të pasur një vetiniciativë në të ardhmen, për ta është e nevojshme të organizohen që nga shkolla fillore, në mënyrë të institucionalizuar aktivitetet jashtë-kurrikulare. Orët shtesë dhe aktivitetet jashtëkurrikulare në mënyrë të organizuar, do të rrisnin vetëdijen e tyre dhe do t'i bënte ata të kuptojnë rëndësinë e jetës sociale dhe kulturore. Më shumë fokus në fshatra dhe mjedise rurale – decentralizimi dhe përfshirja Institucionet duhet të organizojnë më shumë evente në mjedise ku nuk ka qendra kulturore, të fokusohen në fshatra dhe pjesë rurale. Aty ku ka qendra, eventet duhet të jenë në vende të dukshme dhe të kenë një atmosferë të këndëshme, e sinergjike. Kështu do të arrihej qëllimi kryesor, e që është decentralizimi i këtyre aktiviteteve dhe fokusimi tek gjithëpërfshirja. Vetëdijesim në tri nivele Fushatat vetëdijësuese e avokuese janë urgjentisht të nevojshme. Ato do të duhej të zhvilloheshin në tri nivele. Në nivelin e parë do të duhej të punohet me institucionet në mënyrë që përfaqësuesit e tyre ta kenë të qartë rëndësinë dhe impaktin që e ka jeta sociale kulturore. Niveli i dytë do të duhej të shënjestronte vetë rininë me po të njejtën arsye. Ndërsa në nivelin e tretë qëllimi kryesor do të duhej ishte lidhja direkte me ndarjen e një buxheti më të madh për organizimin e jetës kulturore dhe sociale. Hapja e qendrave kulturore Në vende të dukshme, për një qasje më të lehtë nga të rinjtë. Krijimi i një platforme për komunikim përmes rrjetit Komunat duhet ta përdorin këtë platformë dhe çdo rrjet tjetër social dhe lloje të komunikimit ku të rinjtë shkëmbejnë informacion. 22 PARASHIKIMI PROPOZIMET DHE DETYRAT Foto 13. Kongresi Kombëtar i të Rinjve, Kosovë Grupet punuese po ashtu kanë dalë me disa propozime për punën e ardhshme të Kongresit Kombëtar të të Rinjve: “Hapi” i parë i lëvizjes së të rinjve: Rritja në numër na bën më të fuqishëm Për arritjen e qëndrueshmërisë, sigurimin e temave dhe bërjen e jetës sociale dhe kulturore më publike, ekziston nevoja për më shumë organizata të të rinjve që të jenë“nën ombrellën” e Kongresit Kombëtar të të Rinjve. Kjo do të siguroj vazhdimësinë dhe zgjerimin e aktiviteteve. Zhvillim i bashkuar i strategjive për të rinjtë – aktivitete të ndryshme nëpër gjithë vendin Një kongres vjetor është i nevojshëm me qëllim të qartësimit të qëndrimeve, zhvillimit të aktiviteteve dhe të prioriteteve të një strategjie të përbashkët. Takime të rregullta Takimi plenar i Kongresit Kombëtar për të Rinjtë duhet të mbahet një herë në vit. Veç kësaj, duhet të ketë edhe takime mujore – të anëtarëve përkatës dhe përgjegjës të Kongresit Kombëtar për të Rinjtë – lidhur me çështje të caktuara të cilat duhet të përfundohen me qëllim të realizimit të vendimeve të kongresit. Vende të ndryshme për mbajtjen e kongresit Vendi i mbajtjes së takimeve të përgjithshme për të rinj dhe i mbajtjes së kongresit duhet të jetë i ndryshëm dhe po ashtu të mbahet në rajone të ndryshme për të ndjekur kështu strategjinë e vet për decentralizimin. “Hapi” i dytë i lëvizjes së të rinjve: Më shumë kompetencë, më shumë trajnime Duhet të organizohen trajnime për ndërtim të kompetencave që lidhen me interesat e të rinjve dhe të organizohen fushata të duhura lidhur me këto kompetenca. Kjo nënkupton trajnimin e të rinjve për të qenë të pranishëm edhe në mjediset rurale. Politika e brendshme për përhapjen e informacionit Me qëllim të rrjetëzimit, informimit dhe organizimit të aktiviteteve duhet të ndërtohet një platformë në internet. Zhvillimi i burimeve vetanake për Kongresin e pavarur Kombëtar për të Rinj Për të qenë të pavarur politikisht dhe financiarisht – duhet të zhvillohen kompetenca dhe mënyra për të aplikuar për financim në – BE, RYCO dhe në institucione tjera neutrale. 23 E ARDHMJA KA NJË ZË JEPI FUQI ZËRIT TËND! THE FUTURE HAS A VOICE SHARE YOURS. AUTORËT EMRI DHE MBIEMRI Agnesa Qerimi Aurora Mullatahiri Avdyl Gashi Dillon Berjani Mjellmë Doli Qëndresa Ibrahimi Shkëmb Shala Vesa Ibrahimi Visar Haxhifazliu ORGANIZATA EMAIL Kosovar Youth Council Study Critique Action Global Shapers Prishtina Rrotull TOKA Kosovar Youth Council Kosovo Experts Group Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor të Kosovës IPSIA& OJQ THY qerimiagnesa@gmail.com aurora.a.mullatahiri@gmail.com avdylgashi.k@gmail.com dillon.berjani@gmail.com mjellme.doli@gmail.com desaibrahimi@gmail.com shkemb.shala@gmail.com vesaibrahimi@gmail.com visarhaxhifazliu@gmail.com 24 25 KONGRESI KOMBËTAR I TË RINJVE NATIONAL YOUTH CONGRESS E ARDHMJA KA NJË ZË JEPI FUQI ZËRIT TËND! THE FUTURE HAS A VOICE SHARE YOURS. Telefoni: +383 38 22 11 08 /FESPrishtina/ www.fes-kosovo.org 26 Zyra në Kosovë