POLICY BRIEF DEMOKRATIE UND MENSCHENRECHTE FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO POLITIKË ILUZORE? Bilanz der feministischen Regierung in Schweden Hanna Beutler-Gross, Valeska Henze, Christin Skiera und Jana Windwehr Korrik 2022 Krijimi i Fondit Sovran duhet të përfshijë politika të qarta për menaxhimin e aseteve në pronësi të shtetit dhe databazën publike të aseteve shtetërore. Krahas krijimit të Fondit Sovran, Qeveria duhet të mbetet e përkushtuar ndaj ndryshimeve strukturore në ekonomi, sundimit të ligjit, si dhe intervenimeve në arsim, treg të punës dhe politika fiskale. Themelimi i Fondit Sovran mund të dëshmohet si arritje e rëndësishme për mjedisin ekonomik vendor. Përmes mekanizmave mbështes, politikat ekonomike reformuese mund të mbështesin sektorin privat, duke rritur produktivitetin dhe punësimin, dhe në të njëjtën kohë duke siguruar mundësi të investimit të qëndrueshëm në asetet shtetërore. FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO POLITIKË ILUZORE? Botuesi: Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo, Rr. Pashko Vasa 23, 10000 Prishtina, Republic of Kosovo Përgjegjës: René Schlee Autore: Rudina Nallbani Hoxha Data: Korrik 2022 Dizajn: Milky Way Creative Printimi: Studio Forma REKOMANDIMET KRYESORE Të harmonizohen objektivat e Fondit Sovran me ambiciet zhvillimore të vendit për të krijuar mundësi për zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë Investimet inteligjente në projekte të zhvillimit lokal, rajonal dhe në industri me rëndësi strategjike do të forconin mundësitë për zhvillimin rajonal dhe diversifikimin sektorial të industrive Të kufizohen mundësitë për t’i shpëtuar NP-të që kanë borxhe të larta për të parandaluar që Fondi Sovran të shndërrohet në institucion ndihme financiare Të krijohen rregulla fiskale për qasje në Fond, për të siguruar mbrojtje të ciklit të kursimit të investimeve, varësisht nga objektivat e Fondit Të vendosen sa më herët standarde të transparencës dhe llogaridhënies, që do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së jashtme, gjë që rrit besimin e investitorëve dhe opinionit publik në menaxhimin efikas të aseteve shtetërore Të sigurohet investim i përgjegjshëm në asete dhe projekte me vlerësim të ndikimit mjedisor dhe klimatik në mbështetje të sfidave të Kosovës drejt dekarbonizimit dhe zotimeve ndërkombëtare Të mënjanohen rreziqet ligjorë të cilët mund të pengojnë funksionalizimin e SF FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? HYRJE Fondet Ndërkombëtare të Pasurisë Sovrane(FSP) janë rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit, ndonëse nuk konsiderohen si strategji e re për qeveritë që veprojnë si investitorë. Shfaqja e FSP-ve ndodhi si rezultat i rritjes së kërkesës për burime natyrore të energjisë. Gjatë viteve të 1950-ta, kërkesa e rritur globale për lëndë djegëse fosile ka gjeneruar kapital të vlefshëm për shtetet e pasura me naftë dhe resurse të tjera natyrore. Për t’i akomoduar tepricat e buxhetit ose të kursit të këmbimit, qeveritë filluan të rikanalizojnë fonde shtesë në fonde të kursimeve dhe investimeve të qëndrueshme. Duke parë suksesin e Fondeve Sovrane në tregjet ndërkombëtare, vendet me mungesë të burimeve natyrore iniciuan fonde të brendshme për qëllime investimi. Synimi i kësaj të fundit është të investojë brenda apo jashtë vendit, për të mbështetur performancën e aseteve publike dhe për të zgjeruar ekonominë vendore. Ideja për krijimin e Fondit Sovran është diskutuar që kur Qeveria Kurti II e përfshiu atë në kuadër të prioriteteve të saj në Programin katërvjeçar. Deri më tani, pak është thënë për krijimin e një fondi të specializuar përgjegjës për menaxhimin e aseteve financiare dhe jofinanciare të Kosovës. Që nga fillimi i viteve 2000, privatizimi ka qenë koncepti qendror në reformat kryesore me fokus në tregun. Përderisa sot mund të vlerësojmë se procesi i privatizimit kishte disa storie suksesi, pjesa më e madhe e tij ishte shoqëruar me çështje kontroverse dhe procedura gjyqësore. Themelimi i një Fondi Sovran mund të jetë politika vendimtare reformuese në Kosovë. Në perspektivë afatgjate, NP-të mund të shtrojnë rrugën drejt reformave tejet të nevojshme të politikave publike në menaxhimin e suksesshëm të aseteve shtetërore. Fokusi i kësaj analize është t’i shtjellojë rekomandimet kryesore për themelimin e FSP sipas praktikave të analizuara. Rekomandimet bazohen në informatat bazë mbi fondet sovrane, klasifikimet dhe qëllimet e tyre, vijuar me performancën e FPS. Tutje, analiza shtjellon numrin e rreziqeve në menaxhimin e ndërmarrjeve publike(NP) dhe nevojën për një model të ri të menaxhimit të aseteve shtetërore. Deri më tani, Kosova nuk ka zbatuar sa duhet strategjinë e rritjes ekonomike me fokus në mbështetjen e ekonomisë vendore dhe sektorit privat.Ndërtimi i një mekanizmi mbështetës, në periudhë afatmesme dhe afatgjate, mund të sjellë përfitime në produktivitet, punësim dhe transferim teknologjie. Konkluzionet dhe rekomandimet janë në përputhje me praktikat e dëshmuara të cilat sigurojnë menaxhim dhe investim efikas të fondeve publike. Dispozitat ligjore duhet të sigurojnë se(1) politikat e menaxhimit të investimeve kanë objektiva të qarta;(2) ka planifikim dhe koordinim me programe dhe strategji të tjera afatgjate kombëtare;(3) model transparent investimi për të siguruar besim të investitorëve;(4) miratim të masave të mospërmbushjes, vijuar me transparencë dhe llogaridhënie në menaxhim. Praktikat e Fondit Sovran gjithashtu duhet të sigurojnë që qytetarët janë të informuar mirë për drejtimin dhe administrimin e fondeve publike dhe aseteve shtetërore. FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? 1 RËNDËSIA, OBJEKTIVAT DHE KLASIFIKIMI I FONDIT SOVRAN Qasja nga lart-poshtë në reformimin e NP-ve në Kosovë nuk është treguar e suksesshme në të kaluarën. Në mungesë të vullnetit të qartë politik për transformimin e aseteve shtetërore që operojnë në ekonomi të tregut, përgjegjësitë për menaxhimin e dobët janë bartur nga një qeveri në tjetrën. Aktualisht, menaxhimi i dobët i aseteve shtetërore është lidhur me insolvencën dhe paaftësinë për të performuar pa asistencë shtetërore në disa NP. Reformat shumë të nevojshme në menaxhimin e NP-ve janë zvarritur nga qeveritë e mëparshme, ndërsa cikli i privatizimit ka vazhduar me progres të ulët. Produktiviteti i brendshëm zvogëlohej çdo vit, duke e sjellë bilancin tregtar ndërkombëtar të Kosovës në trend tejet negativ. Fondet Sovrane kanë qenë instrument politikash për vendet me teprica të mëdha të huaja që vinin nga të hyrat burimore. Që nga dekada e kaluar, shumë vende janë duke krijuar fonde zhvillimore për të investuar në ekonominë vendore, mjete të huaja ose një kombinim të të dyjave. Kjo paraqet një mundësi për Kosovën që të nisë një periudhë të re në forcimin e menaxhimit të aseteve financiare dhe jofinanciare, nga e cila do të përfitonte ekonomia e gjerë e vendit. Akumulimi i kapitalit dhe tepricat buxhetore(zakonisht nga eksporti i mallrave) janë motivimi kryesor i shteteve në mbarë botën për të krijuar Fonde Sovrane të Pasurisë në pronësi apo kontroll qeveritar. Edhe pse nuk ekziston një përkufizim i përgjithshëm për FSP, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, FSP-të janë “grumbull asetesh në pronësi dhe menaxhim të drejtpërdrejtë ose tërthortë nga qeveritë për përmbushjen e objektivave kombëtare” 1 . Fondi Monetar Ndërkombëtar e plotëson këtë përkufizim duke shtuar periudhën kohore të investimit për“qëllime afatgjata”. Fondet e para Sovrane janë themeluar në vitet e 1950-ta dhe konsiderohen se burimin e kanë nga qeveria koloniale britanike dhe fillimisht u krijuan nga vende të pasura me mallra që kishin grumbulluar rezerva të konsiderueshme valutore nga eksporti i mallrave 2 . Qeveritë i shfrytëzojnë të ardhurat nga fondet e tyre të tepërta si instrumente investimi për të gjeneruar fitime afatgjata. Fondet Sovrane të Pasurisë janë fond investimi ose subjekt shtetëror që zakonisht ngritet nga disa kategori të tepricës së kapitalit: Teprica në bilancin e pagesave Të hyrat nga privatizimi Valuta së huaj dhe/ose eksporti i burimeve Tepricat fiskale; dhe të tjera Fondet pensionale gjithashtu karakterizohen si fonde sovrane të pasurisë, për aq kohë sa Qeveria ka rol në përzgjedhje të menaxhmentit apo Bordit dhe të ardhurat në fondet pensionale janë stabile në periudhë afatgjate. Megjithatë, FSP-të dhe Fondet Pensionale(FP) dallojnë në qëllimin dhe synimin e tyre investues, meqë FP-të janë kontribute individuale të dedikuara për financimin e skemave të pensionimit. I tillë është Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës(TKPK), që ka për qëllim menaxhimin dhe administrimin e kontributeve pensionale të qytetarëve. Megjithëse në shumicën e rasteve FSP-të janë instrumente investimi në tregje të huaja ose vendore, për qëllime stabilizimi ato mund të përdoren për të investuar në korporata shtetërore ose për të bërë transferime të jashtëzakonshme në buxhetin kombëtar. Ndërhyrja në politikat makroekonomike është shpeshherë e diskutueshme, meqë mund ta shndërrojë Fondin një burim shpëtimi për ndërmarrjet shtetërore me borxhe. I tillë ka qenë rasti gjatë krizës globale financiare të vitit 2008, kur shtetet përdorën FSP për t’i shpëtuar korporatat e mëdha me borxhe. Në vend që të ofrojë injeksion afatshkurtër financiar, Kosova duhet t’i ristrukturojë ndërmarrjet e saj duke ngritur efikasitetin e tyre operativ. Përvoja me kompanitë që operojnë në sektorët konkurrues, si Telekomi, tregon se ka tendenca që kompanitë të vazhdojnë të qëndrojnë në pozitë të cenueshme deri në krizën e ardhshme. 1 OECD(2008). Çështjet e pasurisë sovrane dhe fondeve pensionale, dokument pune i OECD-së për sigurimet dhe pensionet private, në dispozicion në: https://doi.org/10.1787/243287223503 2 Kin-Yip Ho, Zhaoyong Zhang(2014). Manuali i Financave Aziatike: Tregjet Financiare dhe Fondet Sovrane të Pasurisë. Fondet Sovrane të Pasurisë në Azinë Lindore: Përditësim i zhvillimeve të tyre të fundit FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Në nivel global, shumica e FSP-ve u krijuan nga viti 2000 në 2009, dhe 2010-2020. Rritja e çmimeve të naftës si pasojë e kërkesës më të lartë për industrinë e automobilave në shekullin e kaluar, vijuar nga rritja e ndjeshme e kapitalit nga burimet natyrore, nxiti qeveritë që t’i ndajnë të hyrat e tepërta. Me qëllim që kapitali i tepërt të mos rrjedhë drejtpërdrejt në buxhetin kombëtar, duke shkaktuar çekuilibrim makroekonomikë, qeveritë krijuan fonde të veçanta investimi dhe kursimi. Duke supozuar se do të ketë cikël të rregullt ekonomik, flukset afatshkurtra të kapitalit do të vazhdojnë të jenë lineare në Kosovë. Në vend të kësaj, synimet e FS janë të përcaktuara drejt investimeve të mençura në asete vendore dhe të huaja; qeverisje cilësore; efikasitet në menaxhim, stabilitet financiar në nxitje të investimeve dhe zbatim të parimeve të qeverisjes korporative në NP. FSP-të kanë qëllime të ndryshme kur bëhet fjalë për burimet e tyre të financimit ose qëllimet aspiruese. Zakonisht, FSP-të ndahen në dy kategori kryesore: mallrat me origjinë nga eksploatimi dhe eksportimi i burimeve natyrore siç janë nafta, gazi, diamanti, bakri etj., ose jomallrat e krijuara nga të hyrat financiare si pasojë e cikleve të privatizimit, rezervave valutore ose tepricës në të hyrat tatimore. Natyrisht, FSP-të e mallrave janë më të 2000-2009 2010-2020 1950-1979 1990-1999 1980-1989 40% 33% 11% 9% 7% Figura 1. Përqindja e FSP-ve të krijuara sipas dekadave Burimi: Të dhënat nga SWFI, 2020 mëdha në përqindje krahasuar me jo-mallrat. Në këtë kuptim, pesë FSP-të më të mëdha në asete vijnë nga vendet me burime të bollshme natyrore, me përjashtim të Kinës dhe Hong Kongut. Fondi Pensional i Qeverisë së Norvegjisë kryeson me asete në mbi 9000 kompani në mbarë botën dhe ka në kontroll afërsisht 1.4% të kapitalizimit të tregut ndërkombëtar. 1 Fondi Global i Pensionit të Qeverisë së Norvegjisë(Mallra, Evropë), i krijuar në vitin 1990- me asete prej mbi 1, 34 miliardë dollarë amerikanë 2 Korporata Investuese Kinë(Jo-Mallra, Azi), themeluar më 2007, me 1,2 miliardë në asete 3 Autoriteti i Investimeve në Kuvajt(Mallra), themeluar më 1953, me 6,93 milionë në asete 4 Autoriteti i Investimeve të Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe(Mallra), themeluar më 1976, me 6,49 milionë në asete 5 Portofoli i Investimeve të Autoritetit Monetar të Hong Kongut(Jo-Mallra), themeluar më 1993, me 5,85 milionë në asete 3 3 Instituti Sovran i Fondit të Pasurisë(2021, 22 nëntor). Të dhënat janë të disponueshme në:https://www.swfinstitute.org/fund-rankings/sovereign-wealth-fund FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? 2 PARIMET E FSP PËR TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE Dallimet në objektivat investuese të FSP-ve, madhësinë, strukturat e qeverisjes korporative, etj. bëjnë të vështirë gjetjen e një përkufizimi unik për FSP-të. Megjithatë, një aspekt i rëndësishëm menaxhues i FSP-ve është transparenca në operacione. Menaxhimi i aseteve shtetërore është dëshmuar të jetë sfidues në vendet në zhvillim, kryesisht për shkak të shqetësimeve të korrupsionit dhe dykuptimësisë. Në këtë kontekst, transparenca në procedurat financiare rrit besueshmërinë e funksionimit të fondeve shtetërore. Për të rritur transparencën e menaxhimit të aseteve dhe rezervave, Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN) mblodhi 25 shtete për të krijuar organizatën vullnetare të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë(FNFSP) më 2008. Shtetet dorëzuan njëzetekatër(24) Parime dhe praktika të pranuara përgjithësisht, të njohura si Parimet e Santiagos, për qeverisjen institucionale të fondeve sovrane të pasurisë dhe kornizat e menaxhimit të rrezikut 4 . Ndonëse parimet e miratuara nuk janë të detyrueshme, qeveritë kanë rënë dakord të paraqesin një vetë-vlerësim mbi zbatimin e Parimeve të Santiagos çdo tre vjet. Objektivat kryesore të parimeve janë mbajtja e qëndrueshmërisë së sistemit financiar global, ndërkohë që FSP-të duhet t’i ndjekin kërkesat e nevojshme rregullatore dhe të zbulimit të informacionit në vendet e investimit bazuar në investimet me rrezik ekonomik dhe financiar. Bazuar në Parimet e Santiagos 5 , praktikat e tilla të miratuara për FSP-të përfshijnë, ndër të tjera: 1 Krijimi i një kuadri ligjor në mbështetje të funksionimit efektiv dhe përmbushjes së objektivave 2 Koordinim i ngushtë me institucionet fiskale dhe monetare kur aktivitetet e FSP-ve kanë implikime vendore makroekonomike 3 Politika, rregulla dhe procedura transparente dhe të shpalosura publikisht mbi financimin, tërheqjen dhe operacionet e shpenzimeve 4 Ndarje efektive e roleve dhe përgjegjësive për të siguruar pavarësi në funksionim dhe menaxhim 5 Pajtueshmëri me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të raportimit financiar, si dhe auditimin e pavarur etj. Një tjetër tregues i rëndësishëm i transparencës është Tabela e rezultateve Truman(TS) 6 që përbëhet nga 33 parime të zhvilluara në vitin 2012. Ngjashëm me Parimet e Santiagos, TS fokusohet në përpjekjet për ta bërë publikisht të qasshme strukturën e pronësisë së qeverisë, politikën e investimeve, vlerat e tregut, kthimet dhe politikën e menaxhimit të rrezikut, raportet financiare në kohë dhe të audituara, etj. Rëndësia e transparencës në investimet dhe veprimtarinë e FSP-ve disa herë përdoret si kundërargument për të zbuluar çdo investim të mundshëm që do ta realizojë Fondi. Është e kushtueshme dhe merr kohë përgatitja dhe publikimi i investimeve të mundshme dhe kjo, potencialisht, mund ta dëmtojë mundësinë e fitimit. Në të njëjtën kohë, vëzhguesit vërejnë se është e panevojshme vendosja e standardeve të tabelës së njoftimeve për të cilat pjesëmarrësit e tregut janë në gjendje t'i vlerësojnë vetë. Megjithatë, me rolin gjithnjë më të madh të qeverisë si investitor në tregje ndërkombëtare, konkurrenca në vendosjen e standardeve më të larta vetëm sa po rritet, veçanërisht kur krahasohet me indeksin e korrupsionit, indeksin e lirisë ekonomike, etj. 4 Forumi Ndërkombëtar i Fondeve Sovrane të Pasurisë(2021), Historia e FNFSP-ve në dispozicion në https://www.ifswf.org/ 5 Më shumë mbi Parimet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht “Parimet Santiago” në www.ifswf.org 6 Bagnall, E. A, Truman ET(2013). Progresi me transparencën dhe llogaridhënien e Fondit Sovran të Pasurisë: Tabelë e përditësuar e rezultateve të FSP, Instituti Petterson për Ekonomi Ndërkombëtare FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Kosova duhet të vendosë një kurs të ri në zbatimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies. Gjatë krijimit të Fondit, duhet të vendoset një strukturë qeverisëse me ndarje të qartë të përgjegjësive. Përvoja e deritanishme në menaxhimin shtetëror të NP-ve tregon se përgjegjësitë e menaxhimit, miratimit dhe monitorimit brenda strukturave qeveritare nuk kanë qenë efikase. Kjo mundësi duhet të materializohet edhe duke adresuar pengesat kryesore në gjyqësor, siç janë korrupsioni, krimi i organizuar, zbatimi i kontratave, pronat e kontestuara, etj. FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? 3 IMPLIKIMET E FONDIT SOVRAN NË KOSOVË Në shtator të vitit 2021, Komisioni Ekzekutiv(i përbërë nga ministra) për propozimin dhe hartimin e parimeve bazë të Fondit Sovran propozoi krijimin e një Grupi Punues(GP) i cili përfshin ekspertë ekonomikë dhe juridikë. GP u ngarkua me përgjegjësinë e hartimit të dokumentit konceptual me propozime specifike në lidhje me parimet bazë, implikimet ligjore dhe institucionale, metodologjinë dhe sfidat në krijimin e Fondit Sovran. 7 Qeveria e Kosovës e ka prioritizuar këtë qasje si“…një nga reformat më të mëdha ekonomike të vendit tonë që nga pavarësia”. Në mbledhjen e Komisionit Ekzekutiv u theksua se“qëllimi parësor i këtij Fondi Sovran duhet të jetë kujdesi për menaxhimin e performancës financiare të aseteve strategjike. Kjo do të thotë rritje e performancës, rritje e vlerës dhe rritje e kthimit nga investimi” 8 . Që nga periudha e pasluftës në Kosovë janë miratuar një numër i madh politikash strategjike dhe zhvillimore dhe nuk kanë munguar dokumentet strategjike që premtojnë një të ardhme të ndritur ekonomike. Megjithatë, përkushtimi ndaj planifikimit afatgjatë të politikave ka qenë shkurtpamës nga interesat politike. Qeveritë e shumicës jostabile me cikle të shpeshta zgjedhore kanë qenë barrë e shtuar në arritjen e një mjedisi të qëndrueshëm politik dhe ekonomik për përparim në Kosovë. Pra, mjedisi aktual politik me një shumicë të qëndrueshme parlamentare favorizon mundësinë për reformë afatgjatë ekonomike. Qeveria aktuale ka prioritizuar krijimin e një fondi të posaçëm të dedikuar për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike(NP) dhe pasurive të tjera financiare dhe jofinanciare në pronësi shtetërore. Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, është përgjegjëse për mbështetjen e Ministrit dhe Qeverisë në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre si aksionarë. Megjithatë, kjo Njësi në praktikë kishte shumë sfida në kryerjen e detyrave të saj; në shumë raste, vendimet e tyre u kundërshtuan politikisht 9 . Përpjekjet e shumta përgjatë viteve për të ndryshuar legjislacionin aktual për të shmangur ndërhyrjet politike në monitorimin e NP-ve kanë dështuar. Përkundër strukturës aktuale të NP-ve, ka ende shumë asete të klasifikimeve të ndryshme për të cilat privatizimi nuk ka përfunduar. Procesi i privatizimit udhëhiqej nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga viti 2003, e cila kishte të drejta ekskluzive në shitjen dhe privatizimin e pronës kombëtare, publike dhe shoqërore në territorin e Kosovës. Fondet totale të akumuluara gjatë 17 viteve të privatizimit arrijnë në rreth 752 milionë euro 10 , nga shitja e aseteve të privatizuara dhe nga likuidimi. Procesi i privatizimit është përcjell me shumë polemika dhe kryesisht është vlerësusar si i pasuksesshëm në mbështetjen e transformimit ekonomik nga pronësia shtetërore në atë private 11 . Meqenëse ka ende shumë kërkesa për pasuritë(pronat, tokat, etj.) gjatë procesit të privatizimit, fondet e privatizimit aktualisht janë të depozituara në Bankën Qendrore të Kosovës. Fondet totale nga privatizimi, që aktualisht përbëhen nga 752 milionë euro, mund të duken si shumë modeste për investime në Kosovë(duke marrë parasysh madhësinë e ekonomisë), por pjesa më e madhe e vëllimit veçse është ndarë me punonjësit(20%) ose pretenduesve të aseteve të pronarëve. Duke marrë parasysh asetet e konsiderueshme dhe të vlefshme të privatizuara gjatë këtij procesi të stërzgjatur në Kosovë, mund të vihet në dyshim vlera me të cilën janë shitur asetet kombëtare, publike dhe sociale dhe në çfarë kushtesh. Kapitali i akumuluar gjatë procesit të privatizimit konsiderohet të jetë një nga komponentët e FS në Kosovë. Perceptimi i përgjithshëm është se Qeveria synon të krijojë një strukturë ombrellë të menaxhimit shtetëror për menaxhimin e NP-ve, fondeve të privatizimit, ndërmarrjeve në pronësi shoqërore dhe aseteve tjera shtetërore. 7 Qeveria e Kosovës(22 shtator 2022). Vendimi nr. 06/36. https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/09/Vendimet-e -Mbledhjes-se-36-te-te-Qeverise-se-Republikes-se-Kosoves.pdf 8 Zyra e Kryeministrit të Kosovës(22 shtator 2022). Formohet Grupi Punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga prof. dr. Besnik Pula. Në dispozicion në https://kryeministri.rks-gov.net/formohet-grupi-punues-per-themelimin-e -fondit-sovran-te-republikes-se-kosoves-me-kryetar-prof-dr-besnik-pula/ 9 Më shumë informata për qeverisjen e korporatave dhe monitorimin e NP-ve në Institutin për Kërkime Zhvillimore Riinvest(2012). Qeverisja korporative në Ndërmarrjet Publike në Kosovë 10 Agjencia Kosovare e Privatizimit(16 nëntor 2021). Raportet vjetore 2020. Në dispozicion në https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,40 11 Më shumë për procesin e privatizimit në raportin e OSBE-së, Privatizimi në Kosovë: Shqyrtim gjyqësor i çështjeve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës(maj 2008) ose Kosovo 2.0 Fantazmat e privatizimit(qershor 2021). FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Në të njëjtën kohë, Ndërmarrjet Publike kanë qenë kryesisht në qendër të vëmendjes për shkak të menaxhimit të dobët, paaftësisë së pagimit, pamundësisë për t’i paguar pagat e punëtorëve, punësimeve politike, etj. Familjarët dhe miqtë e politikanëve, përfshirë anëtarët e partisë, janë emëruar rregullisht si Anëtarë të Bordit ose kanë qenë të punësuar në kompani shtetërore. 12 Raportet financiare të NP-ve ende janë të padeklaruara ose janë vonuar edhe pse sipas dispozitave legjislative në fuqi ato duhet të bëhen publike. Në raportin e fundit, Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka raportuar detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata për shumicën e kompanive, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë në realizimin e aktiviteteve të tyre. 13 Kanë kaluar kohët kur kompania publike më e suksesshme, Telekomi i Kosovës, paguante miliona euro dividendë në baza vjetore(45 milionë në 2012 14 ). Sot, Telekomi i Kosovës kërkon me urgjencë nga aksionari/Qeveria 47.8 milionë euro në formë të borxheve apo investimeve 15 për t’i përmbushur “të gjitha detyrimet që Telekomi i Kosovës i ka ndaj kreditorëve, duke shmangur rrezikun që këto detyrime të kërcënojnë seriozisht parimin e vazhdimësisë së operimit. “ 16 E njëjta kërkesë është bërë edhe nga kompania në pasqyrat e saj financiare që të mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe fitimprurëse. Aktualisht, Qeveria e Kosovës është aksionar i vetëm (100%) në 16 ndërmarrje publike(NP) dhe në një ndërmarrje(Trepça, e cila operon në sektorin e minierave) Qeveria është aksionare me 80% ndërsa 20% i takon punëtorëve të kompanisë. Përjashtimisht, Trepça operon sipas Ligjit për Trepçën, ndërsa ndërmarrjet e tjera rregullohen me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Aeroporti i Prishtinës aktualisht është nën koncesion për 20 vjet tek Limak dhe Aeroports de Lyon që nga viti 2010. Kontrata me këtë konsorcium e ndalon Qeverinë e Kosovës që të zhvillojë biznese me fluturime komerciale brenda kufijve të vendit për periudhën e vlefshmërisë së kontratës së konsorciumit me Limak dhe Aeroports de Lyon. Shumica e NP-ve operojnë në sektorin e ujësjellësve(6), ujitjes(2), telekomunikacionit(1), shërbimeve postare(1), aeroporteve(në Gjakovë, përveç Prishtinës), hekurudhave (1), prodhimin e energjisë elektrike(1) etj. Ka ende shumë ndërmarrje“shoqërore”, të privatizuara në fillim të viteve 1990 ku punëtorët janë aksionarë. Megjithatë, shumica e tyre janë jofunksionale, ose thjesht kanë lëshuar me qira lokalet ose tokën e tyre për qëllime/biznese të tjera. AKP ka kompetenca në administrimin e ndërmarrjeve shoqërore“pavarësisht nëse ato janë transformuar apo jo” 17 . Shumë prej NP-ve kanë nevojë urgjente për infuzion financiar, ristrukturim, privatizim të pjesshëm, PPP dhe/ose model të ri menaxhimi. Aktualisht, disa prej tyre nuk mund t’i paguajnë pagat e punëtorëve(duke bartur implikime financiare për buxhetin kombëtar), janë të mbipunësuara ose punojnë me maksimalisht 20% të kapacitetit prodhues. Natyrisht, sikurse në rastin e kompanive të furnizimit me ujë, këto do të mbeten në pronësi shumicë të pushtetit qendror/lokal meqë ofrojnë shërbime parësore për popullatën. Fokusi i tyre duhet të vazhdojë të jetë në ofrimin e shërbimeve cilësore me çmime të përballueshme. 12 Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese(2020). Palët e punësimit, raport i monitorimit të punësimit (dhjetor 2019- dhjetor 2020), Prishtinë, 2020. Në dispozicion në https://birn.eu.com/wp-content/uploads/2021/01/Recruitment-Monitori ng-Report_Parties-of-Employment_ENG-1.pdf Raporte të rregullta mbi punësimet politike në dispozicion në birn.eu.com 13 Më shumë për raportin financiar të NP-ve në dispozicion në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, https://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2021/09/RaportiVjetoriAu ditimit_2020_Eng.pdf 14 Ministria e Zhvillimit Ekonomik(2012). Raporti Vjetor i Performancës së Ndërmarrjeve Publike 2012, fq. 16. Në dispozicion në https://me.rks-gov.net/npmnp/repository/docs/Raporti_Vjetor_i_Perform ances_se_Ndermarrjeve_Publike_2012.pdf 15 Ministria e Financave(16 nëntor 2021). Pasqyrat Financiare të Ndërmarrjeve Publike Telekomi i Kosovës Sh.A. Në dispozicion në https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/809BDD61-CD29-45A6-85C6-E0 9D7F3B281A.pdf 16 Po aty, fq. 14 17 Shih ligjin nr. 04/L-0341 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, neni 5 FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? 4 ANALIZA DHE PERFORMANCA E FS NË VENDE TJERA Qëllimi i paraqitjes së vendeve të përzgjedhura nuk është të prezantoi praktikat më të mira të vendeve tjera por të shfaqë kompleksitetin dhe ndarjen e Fondeve Sovrane. Përzgjedhja e Fondeve Sovrane është bazuar në një analizë të plotë të fondeve shtetërore. Kur merret parasysh madhësia, struktura dhe objektivi potencial i Fondit Sovran të Kosovës, nuk ka shembuj plotësues të përshtatshëm në të gjitha aspektet. Duke analizuar FSP-të, shohim ndryshime në portofolin e menaxhimit, synimet e investimeve ose qëllimet në lidhje me asetet në pronësi të shtetit. Shembujt e paraqitur në këtë raport kombinojnë atë që mund të konsiderohet si potenciali kryesor i Fondit Sovran të Kosovës: menaxhimi efektiv i NP-ve, burimeve natyrore dhe ndërmarrjeve shoqërore, zotimi si investitor i fondeve të privatizimit dhe të hyra të tjera shtesë. Menaxhimi i mençur i burimeve natyrore me ndarje të qartë nga shpenzimet qeveritare duke vendosur një normë shpenzimi të ulët dhe të zbutur, kontribuon në ndërtimin e një orientimi të fortë të politikave të financave publike për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, me këtë mbrohet kundrejt luhatjeve të çmimeve dhe paqëndrueshmërisë në të ardhurat e krijuara nga mallrat në afat të gjatë. Krijimi i një fondi të veçantë me rezerva financiare dhe transparencë operacionale gjithashtu kontribuon në zhvillimin e vendeve me standarde të ulëta të jetesës dhe shkallë të lartë të varfërisë. I tillë është për shembull Fondi i Naftës në Timorin Lindor, i cili është krijuar si kërkesë që rrjedh nga kushtetuta e vendit(pas pavarësisë nga Indonezia më 1999), duke detyruar përdorimin e drejtë dhe të paanshëm të burimeve natyrore, në dobi të interesit kombëtar. Shumica e FSP-ve në nivel global janë zhvilluar në periudhën midis viteve 2000 dhe 2009, kur vendet akumuluan rezerva valutore për shkak të globalizimit të ekonomisë botërore. Rritja e kërkesës për naftë dhe efekti i saj i mëvonshëm në të ardhurat nga mallrat ishte një tjetër arsye pse vendet zhvilluan fonde për qëllime të veçanta ose investime. Fatkeqësisht, FSP-të në disa shtete janë dorë e zgjatur politike e qeverisë dhe e anëtarëve të familjes së elitës politike duke krijuar një hapësirë për keqmenaxhim të burimeve të vendit. Venezuela, që dikur quhej Petroshtet për shkak të varësisë së saj të madhe në eksportin e naftës dhe strukturave të dobëta qeveritare dhe politike, ra në“grackën e burimeve” në vitin 2016 për shkak të rënies së çmimeve të naftës në tregun global. Shumë shpejt, vendi u fut në kaos ekonomik të shkaktuar nga hiperinflacioni, mungesa e ushqimit, krizat humanitare ku aktualisht, sipas Anketës Kombëtare të Kushteve të Jetesës(ENCOVI) 18 , 95% e popullsisë jeton në varfëri. Përpos ndryshimit të tyre parësor nga investimet të lidhura me mallra apo jo-mallra, FS-të dallojnë edhe në qëllimin e tyre kryesor. Në vitin 1967, Norvegjia fillimisht themeloi një fond të vogël pensionesh, i cili u rrit në asete dhe madhësi për shkak të menaxhimit dhe politikës së mirë të investimeve, duke u bërë sot SF-ja më e madhe shtetërore në mbarë botën. 18 Për raportin e detajuar dhe të dhënat vizitoni https://www.proyectoencovi.com/encovi-2021 FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Fondi më i madh ndërkombëtar i mallrave në asete, Fondi Global i Pensioneve të Qeverisë(GPFG) u krijua në vitin 1990, pas zbulimit të rezervave të naftës në Detin e Veriut. Aktualisht, ajo zotëron asete në më shumë se 9000 kompani në mbarë botën dhe investon vetëm në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i Fondit është të sjellë pasuri për brezat e ardhshëm, duke bërë investime afatgjata të qëndrueshme në tregje që funksionojnë mirë. Shtrirja e ndikimit në tregjet ndërkombëtare nuk e ka zvogëluar rolin“aktiv” të qytetarëve përmes Parlamentit, në portofolin e investimeve të fondit. Çështja e investimeve të ardhshme të Fondit shpesh politizohet gjatë fushatave zgjedhore. Menaxhimi i aseteve shtetërore nga Sllovenia mund të konsiderohet si kompatibil me atë të Fondit Sovran të Kosovës. Të ardhurat kryesore të investuara në Holding gjenerohen nga të ardhurat nga privatizimi për menaxhim efikas të aseteve shtetërore. Megjithatë, koncentrimi i aseteve është i lartë, duke qenë se 10 kompanitë kryesore në portofol përfaqësojnë pothuajse 80% të aseteve të përgjithshme. Pjesa më e madhe e portofolit të Fondit është investuar në ekonominë vendore. Përkundër standardeve të përcaktuara në aktet legjislative, zbatimi i parimeve të qeverisjes korporative është kritikuar nga OECD. Raporti thekson nevojën për të “vazhduar përpjekjet për privatizim dhe për të forcuar më tej qeverisjen korporative në ndërmarrjet shtetërore”. 19 Sllovenia rrezikon të operojë kompani jokonkurruese dhe joefikase, veçanërisht në sektorët me zhvillim të shpejtë. Në Slloveni, standardet e qeverisjes korporative dhe zbatimi i planeve vjetore të menaxhimit janë ende sfiduese, së bashku me llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin e aseteve shtetërore. Për shkak të shkallës së madhe të përfshirjes së shtetit në ekonomi(11% e punësimit 20 dhe 51% të aseteve të NSH-ve në BPV 21 ), operimi në një treg konkurrues pa aftësi të përshtatjes së shpejtë me trendet më të fundit vë në rrezik efikasitetin dhe profitabilitetin e menaxhimit shtetëror. Po aq i rëndësishëm, por i krijuar kohëve së fundi, Fondi i Investimeve Strategjike të Irlandës(ISIF 2015) ka për qëllim investimet në ekonominë vendore përmes inovacionit dhe punësimit. ISIF është një kombinim investitorësh vendorë dhe globalë. Ajo që e bën të dallueshëm ISIF-in është orientimi i tij drejt mbështetjes së programeve qeveritare siç është Projekti Irlandë 2040. Dokumentet kombëtare strategjike u kombinuan për të vendosur vizionin dhe për të zbatuar një kornizë investimi për Irlandën 2040. Projekti synon investime në pesë fusha prioritare: Zhvillim rajonal, banim, biznese indigjene, ndryshime klimatike dhe Brexit. Kapitali (aksione) Të ardhura fikse (obligacione ose letra me vlerë) Asetet reale Deri në 70% Deri në 30% Deri në 7% në pasuri të paluajtshme Deri në 2% në infrastrukturë të energjisë së ripërtëritshme Figura 2. Portofoli investues i GPFG Burimi: Menaxhimi i Investimeve të Bankës Norvegjeze Sektori financiar 18% Sektori energjetik 32% Turizmi dhe ekonomia 9% Transporti 41% Figura 3. Portofoli investues i SSH Burimi: Korporata Sovrane Sllovene Në shtator 2021, Fondi njoftoi se strategjia e tij e investimeve gjatë pesë viteve të ardhshme do të jetë në projektet për veprime klimatike. Projekte të tilla do të përfshijnë prodhimin dhe ruajtjen e energjisë së ripërtrëtishme, efiçencën e energjisë dhe qëndrueshmërinë në performancë, siç është reduktimi i emetimeve të karbonit. Ngjashëm me Fondin Global të Pensioneve të Qeverisë së Norvegjisë, ISIF është duke i ndjekur trendet në përmbushjen e sfidave globale ndaj ndryshimeve klimatike Në përgjithësi, shtetet evropiane menaxhojnë një pjesë të pasurisë së tyre të orientuar kryesisht drejt korporatave shtetërore. Sllovenia zotëron më shumë se 50% të aseteve të NSH-ve ndaj PBB-së, krahasuar me Estoninë që zotëron rreth 40% ose Turqinë me më pak se 10%. Edhe pse jo të fundit, të njëjtat të dhëna të BERZH-it 22 tregojnë se Kosova zotëron rreth 20% të aseteve të NP-ve në krahasim me BPV-në, ndërsa rreth 6.5% e të gjithë të punësuarve punojnë në Ndërmarrje Publike. Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova do të jetë shteti i parë iniciues i Fondit Sovran. Aktualisht Koncept dokumenti hedh poshtë potencialin nëntokësor të Kosovës, mirëpo shfrytëzimi i ardhshëm nuk duhet të eliminohet në këtë pikë. Përveç linjitit(i cili mbështet 95% të kërkesës vendore për energji elektrike), 19 Anketat Ekonomike të OECD(2020). Përmbledhje ekzekutive e Sllovenisë, qershor 2020. 20 Po aty 21 EBRD.(2020). Performanca ekonomike e ndërmarrjeve shtetërore në ekonomitë në zhvillim. Një studim krahasimor i shteteve, në dispozicion në: https://www.ebrd.com/what-we-do/economic-research-and-data/cse-ec onomists/economic-performance-soes-in-emerging-economies.html 22 Po aty FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Kosova është e pasur me depozita minerale dhe metalike, metale të rralla dhe elementë të rralla të tokës. 23 . Pavarësisht qëndrimit të qeverisë për eksploatimin e burimeve natyrore, nuk mund të përjashtohen potencialet nëntokësore. Nëse qeveritë do ta shfrytëzojnë potencialin e fitimit të burimeve dhe deri në cilin ekstrem, do të varet nga objektivat dhe mundësitë e Fondit Sovran. Aftësia e Fondit Sovran për kanalizimin e investimeve sektoriale dhe tërheqjen e investitorëve me përvojë mund të krijojë mundësi për nëntokën e paeksploruar majftueshëm të Kosovës(nëpërmjet rentës, taksave, tarifave). REKOMANDIME DHE KONKLUZIONE Themelimi i Fondit Sovran mund të dëshmohet si arritje e rëndësishme për mjedisin ekonomik vendor. Përmes mekanizmave mbështes, politikat ekonomike reformuese mund të mbështesin sektorin privat, duke rritur produktivitetin dhe punësimin, dhe në të njëjtën kohë duke siguruar mundësi të investimit të qëndrueshëm në asetet shtetërore. Përgjatë viteve, Kosova ka shënuar progres ekonomik kryesisht përmes investimeve publike dhe konsumit. Ulja e varësisë në mallrat dhe shërbimet e huaja është thelbësore për arritjen e rritjes ekonomike dhe stabilizimin e bilancit të jashtëm tregtar. Qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që të mos i vendosin të gjitha vezët në një shportë kur bëhet fjalë për mundësitë e investimit(përqendrimi i aseteve në Slloveni është shembull i kësaj). Krahas aplikimit të një politike të duhur të menaxhimit, politikat e investimeve duhet të zbërthehen në disa sektorë ekonomikë, për të krijuar kushte për qëndrueshmëri afatgjate. Edhe pse investimi në një sektor në periudhë afatshkurtër mund të ketë efekt të madh në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe përfitimet e lidhura me produktivitetin, në kohë krizash ose rëniesh të papritura ekonomike kjo formulë mund të jetë financiarisht e dëmshme. Qasja përmes së cilës do të kanalizohen modelet e investimeve do të ketë efekt të konsiderueshëm në ekonominë e vendit, veçanërisht në vendet e vogla si Kosova, dhe kjo duhet të matet kundrejt vlerës së shtuar në ekonomi(punësim, produktivitet, inovacion). Për t’i mbajtur pritjet nga FS sa më reale, duhet treguar një shkallë të duhur kujdesi. Krijimi i FS-së nuk do t’i zgjidhë sfidat socio-ekonomike të Kosovës. Së bashku me krijimin e SF-së, qeveria duhet të mbetet e përkushtuar ndaj ndryshimeve strukturore në ekonomi, duke përfshirë sundimin e ligjit, zbatimin e kontratave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe për intervenime në arsim, treg të punës dhe politika fiskale. Këta elementë favorizojnë zhvillimin e një terreni të fortë në të cilin FS-ja prosperon dhe bëhet mekanizëm mbështetës për ekonominë. Krijimi i Fondit Sovran ka nevojë për objektiva të qarta të politikave për menaxhimin e aseteve në pronësi të shtetit. Kusht shtesë për qëndrueshmërinë e SF është inventari i aseteve shtetërore dhe transparenca e informacionit për këtë të fundit. Deri më tani, Kosova nuk ka bazë të dhënash në dispozicion publik(në format digjital) të aseteve brenda vendit dhe ato në pronësi të huaj. Bazë për institucionalizimin e Fondit duhet të jetë vënia në dispozicion publik e informatave dhe të dhënave për pasuritë shtetërore, si dhe qëllimi dhe progresi i tyre i vazhdueshëm në të ardhmen. Për krijimn e Fondit Sovran, do të nevojitet alokimi i burimeve të konsiderueshme financiare. Duke marrë parasysh rrethanat aktuale ekonomike në Kosovë(dhe më gjerë), rreziqet nga presionet buxhetore dhe politike ka gjasa të rriten. Modelet e financimit të paraqitura në koncept dokumentin e qeverisë duhet të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nëpërmjet investimeve private dhe komerciale. Meqenëse procesi i krijimit të Fondit mund të tejkalojë perspektivën afatmesme, struktura financiare duhet të parashikohet në kornizën e planifikimit buxhetor. Njëkohësisht, organet qeveritare duhet të sigurojnë përshtatje ligjore aty ku është e nevojshme gjatë krijimit të Fondit Sovran. Mënjanimi i rreziqeve ligjor siguron përmbushjen e pritjeve kur Fondi është plotësisht funksional dhe gati për ciklin e investimeve financiare. Zbatimi i politikave të reja me efekte potencialisht të mëdha ekonomike duhet të mbrohet nga mundësitë për keqpërdorim. Qeveria aktuale dhe qeveritë e ardhshme duhet të sigurojnë harmonizim të objektivave të Fondeve me planet kombëtare afatgjata, investimet në industritë strategjike dhe ato me avantazh krahasues, duke respektuar standardet e transparencës dhe llogaridhënies. Rekomandimet dhe konkluzionet janë në përputhje me këto elemente. 1. Objektivat e Fondit Sovran të harmonizohen me ambiciet zhvillimore të vendit Krijimi i Fondit Sovran është politikë zhvillimore strukturore dhe duhet të realizohet dhe zhvillohet me një kuadër ligjor të shëndoshë. Meqë kjo është një nga politikat më të rëndësishme afatgjate zhvillimore, ajo duhet të përafrohet me objektivat dhe strategjitë e tjera kombëtare të zhvillimit. Krahas strategjive zhvillimore vendore(Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030, Agjenda Digjitale 2030, Strategjia e Energjisë, etj.), Kosova ka edhe obligime ndërkombëtare në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE-në ose Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ambiciet e përcaktuara në këto dokumente mund të përdoren për të promovuar dhe avancuar agjendën e ekonomisë së gjelbër. Norvegjia dhe Irlanda adresojnë në mënyrë specifike sfidat klimatike përmes politikave të tyre investuese të Fondit Sovran në energji të ripërtëritshme dhe emetime pa karbon. 23 Informacione të mëtejshme mbi burimet nëntokësore të Kosovës mund të gjenden në Strategjinë e Minierave të Kosovës 2021-2025 në dispozicion në http://old.kuvendikosoves.org/common/docs/Strategjia_Minerare_e_R._ Kosoves_2012_-_225__Ang.pdf FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? Synimet e fondeve duhet të jenë në përputhje me potencialet zhvillimore(sektorë apo projekte specifike industriale) dhe/ose në të cilat vendi ka avantazh krahasues. Kjo nuk do të thotë që objektivat e fondeve nuk duhet të ndryshojnë përgjatë viteve. Për shembull, në vendet me të ardhura të mëdha nga eksporti i mallrave, objektivat ndryshuan nga stabilizimi i buxhetit në krijim të fondeve të veçanta për objektiva të ndryshme investimi. 2. Investime të mençura në projekte të zhvillimit lokal, rajonal dhe në industri me rëndësi strategjike Investimi në industri me potencial zhvillimi dhe industri me avantazhe krahasuese do të nxisë zhvillimin brenda vendit. Në të njëjtën kohë mund të kompensojë bilancin negativ tregtar që është në rritje të vazhdueshme që nga vitet 2000. Perspektiva e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën, krahas tregut të punës, politikave sociale dhe fiskale, shqyrton produktivitetin industrial dhe eksportin. Analiza e të dhënave tregon se trendi i përgjithshëm i produktivitetit ka qenë në rënie përgjatë viteve, duke sugjeruar nevojën për reformë industriale në Kosovë 24 . Investimet në bujqësi, si një nga sektorët më të subvencionuar në Kosovë, deri më tani nuk kanë rritur nivelin e produktivitetit bujqësor apo eksportin e produkteve bujqësore. Përkundrazi, qytetarët e Kosovës kanë rritur kërkesën për produkte primare të importuara (grurë, vaj, fruta dhe perime). FS mund të mbështesë aktivitetin e synuar ekonomik vendor dhe punësimin, veçanërisht aty ku normat e punësimit janë të larta, si për shembull tek popullata e re dhe gratë. Mosbalancimet ekonomike rajonale në Kosovë kanë centralizuar aktivitetet ekonomike kryesore në kryeqytet. Bazuar në potencialet rajonale, investimet e Fondeve duhet të synojnë zhvillimin e ekonomive lokale nëpërmjet investimeve komerciale dhe integrimit të kornizave të ekonomisë qarkore. Duke pasur parasysh se pandemia COVID-19 ka ndryshuar zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit global, Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi për të tërhequr investitorë të huaj duke krijuar dhe promovuar kushte të favorshme ekonomike. Kompanitë ndërkombëtare(prodhuese) janë duke rimenduar strategjitë e tyre të prodhimit për të ulur varësinë e tyre nga prodhimi me kosto të ulët në Azinë Juglindore. Mundësitë për Kosovën ndërlidhen me pozitën e saj gjeostrategjike, të mbështetur nga investimet e mëtejshme në infrastrukturë, ngritjen e aftësive të fuqisë punëtore dhe arsim. 3. Të kufizohet hapësira për shpëtimin e NP-ve me borxhe të larta Qeveria nuk e ka rishikuar politikën e saj të pronësisë së NP-ve që nga periudha e pasluftës dhe pavarësia, duke mbajtur një strukturë pronësore të centralizuar, 100% (përveç Trepçës, siç përmendet në Kapitullin 3). Viteve të mëparshme shumica e NP-ve kanë operuar me vështirësi financiare, duke zbehur mundësinë e tyre që të performojnë. Përveç që rrezikojnë operimin e tyre, kompanitë financiarisht të paqëndrueshme rrezikojnë edhe interesin publik. Shumica e NP-ve kanë detyrime afatshkurtra dhe/ose afatgjata, me një perspektivë të pasigurt për kthimin e detyrimeve. Fondi duhet t’i shmanget rolit të instrumentit të shpëtimit, me përjashtim të rasteve jashtëzakonisht specifike të interesit kombëtar. Fondet Sovrane duhet të përmbahen nga financimi i kompanive të falimentuara ose jolikuide meqë kjo e bën Fondin institucion të ndihmës financiare. Gjithashtu, kjo do të bënte që NP-të të varen nga një“parajsë qeveritare” sa herë që një kompani haset në vështirësi financiare. Për të përmirësuar performancën e tyre financiare dhe operacionale dhe për t’iu përshtatur nevojave të zhvillimeve aktuale ekonomike, NP-të kanë nevojë për ristrukturim të brendshëm, zhvillim të bazuar në treguesit kryesore të performancës(TKP), investime dhe rritje të nxitur nga inovacioni, i menaxhuar nga individë të emëruar në mënyrë profesionale brenda strukturave të kompanisë. 4. Rregullat fiskale për qasje në Fond Shumica e vendeve kanë vendosur rregulla fiskale për qasjen ose tërheqjen nga Fondi, duke parandaluar shterimin afatgjatë të fondeve. Qeveritë mund të joshen që të bëjnë tërheqje nga kryegjëja e fondit në rast të një deficiti buxhetor apo akumulimit të borxhit. Në raste të jashtëzakonshme të rënies ekonomike, normë e paracaktuar e kursimit ndihmon në zbutjen e goditjeve në të ardhurat buxhetore në afat të shkurtër. Prandaj, zbatimi i rregullave fiskale vendos kufizim në përqindjen më të lartë vjetore të disponueshme për transferta me norma kursimi që mbështesin tërheqjet e mundshme. Pandemia e COVID-19 krijoi një tronditje të jashtëzakonshme në ekonominë globale. Disa vende kanë shfrytëzuar fondet në dispozicion për të mbështetur ekonominë e brendshme përmes klauzolave të daljes. Të tjerat, si Irlanda, krijuan fonde të veçanta rimëkëmbjeje ose stabilizimi, që mundësonin mbështetje të shpejtë për fushat vitale të ekonomisë dhe bizneset private për të zbutur rënien e ndjeshme të aktivitetit ekonomik. Ndonëse shkurtimet e shpenzimeve ishin të nevojshme për të shmangur presionet buxhetore, fusha jetike si kujdesi shëndetësor kishin nevojë për masa mbështetëse financiare dhe jofinanciare gjatë pandemisë. Hapësira fiskale mund të përdoret për të mbështetur këto masa kur të ardhurat buxhetore janë papritur të ulëta gjatë krizave ose kur qasja në kredi është e shtrenjtë. 24 Jakurti et al.(2021). Situata e përgjithshme: Agjenda Ekonomike Progresive për Kosovën, Friedrich Ebbert Stiftung, dhjetor 2021, në dispozicion në http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/18983-20220301.pdf FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? 5. Të vendosen sa më herët standardet e transparencës dhe llogaridhënies Transparenca në operim dhe menaxhim duhet të jetë e njëjtë sikurse me drejtimin e fondeve private në tregjet ndërkombëtare, ose ndoshta edhe më e lartë, duke pasur parasysh rreziqet politike. Rëndësia e transparencës është e dyfishtë: ofron siguri për investitorët e mundshëm si dhe për qytetarët në menaxhimin e fondeve publike sipas standardeve të miratuara. Kërkesat për zbulim e informatave janë rritur në dy dekadat e fundit, duke mos u kufizuar në FS por edhe kompanitë e kapitalit privat. Të njëjtat standarde duhet të zbatohen pavarësisht nëse fondi ka kthim pozitive ose operon me humbje. Zbatimi i standardeve të transparencës dhe llogaridhënies, është i ulët pasi nuk ka një mekanizëm zbatimi. Megjithatë, vendi duhet të shohë interesin dhe përfitimet pozitive të pranimit të standardeve të mospërputhjes në menaxhimin e objektivave të Fondit. Kanalizimi i investimeve të huaja nëpërmjet SF nënkupton që qeveria është përgjegjëse ndaj investitorëve dhe shtetit prej nga vjen. Kjo krijon implikime të mundshme ligjore për të cilat Kosova fatkeqësisht, përmes arbitrazhit, ka vite përvojë. 6. Mënjanimi i rreziqeve ligjore të cilët mund të pengojnë funksionalizimin e SF Procesi ligjor i themelimit të Fondit Sovran të Kosovës duhet të përfshijë një plan kohor për të shmangur implementimin e zgjatur. Implikimet ligjore që dalin nga koncept dokumenti janë disa dhe përfshijnë (1) ndryshimin e politikës së pronësisë shtetërore, (2) përshtatjen e ligjit aktual për ndërmarrjet publike, (3) hartimin e ligjit të ri për kampionët kombëtarë dhe (4) shpronësimin e aseteve. Disa nga kompanitë shoqërore të listuara të cilat mund të përfshihen në SF kanë një status të paqartë juridik. Statusi i tyre duhet të përcaktohet fillimisht përpara se të ndërmerret ndonjë veprim në lidhje me përfshirjen e tyre të ardhshme në FS. Në të njëjtën kohë, propozimet që dalin nga FSRK-ja përfshijnë krijimin e kompanive/institucioneve të reja si Bursa financiare apo kompania e re përgjegjëse për ndërmarrjet/asetet shoqërore. Të gjitha këto aspekte kërkojnë kapacitete të kompetencave brenda administratës publike në nivel qendror dhe lokal. Mekanizmi mbështetës i ngritjes së kapaciteteve me palë të interesuara të identifikuara qartë dhe të përfshira në proces janë thelbësore për të reduktuar presionin për të ecur përpara. Duke marrë parasysh sfidat në menaxhimin e aseteve shtetërore në dy dekadat e fundit, Fondi Sovran është propozim i mirë i politikave meqë riorganizon fondet ekzistuese(pavarësisht burimit të tyre) në një investim, duke krijuar asete të ardhshme. Fondi Sovran është i duhur për menaxhimin e disbalancit makroekonomik (ciklet e kursimit dhe të rrënimit); mund të ndihmojë gjithashtu në adresimin e detyrimeve të ardhshme me rënie të shkallës së lindjeve dhe plakjen e popullsisë në Kosovë. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se Fondet Sovrane:(1) janë politikë afatgjate investimi, prandaj nuk do të ketë efekt të menjëhershëm ekonomik;(2) nuk duhet të kufizojnë zgjerimin e sektorëve të tjerë, të pambështetur nga FS-të. Duke pasur parasysh se investimet e tjera afatgjata përfshijnë arsimin dhe infrastrukturën, ato nuk duhet të dëmtohen kur bëhet fjalë për përzgjedhje prioritare. Procesi i privatizimit në Kosovë nuk u dëshmua si model i suksesshëm për transformim ekonomik të pasluftës, andaj Fondet Sovrane në mbarë botën shfaqin shembuj ku shteti dhe menaxhimi i kujdesshëm publik organizohen në mënyrë më efikase për të mirën e të gjithë qytetarëve. FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO KËSHTJELLË NË AJËR? LEXIM SHTESË Kin-Yip Ho, Zhaoyong Zhang, Manuali i Financave Aziatike: Tregjet Financiare dhe Fondet Sovrane të Pasurisë, 2014. Fondet Sovrane të Pasurisë në Azinë Lindore: Përditësim i zhvillimeve të tyre të fundit Zyra Kombëtare e Auditimit(2021). Raporti i Auditorit të Përgjithshëm mbi raportin vjetor financiar të Qeverisë për buxhetin e Republikës së Kosovës, në dispozicion në: https://www.zka-rks.org/wp-content/uploads/2021/09/RaportiVjetoriAu ditimit_2020_Eng.pdf Instituti i Fondit Sovran të Pasurisë, në dispozicion në: https://www.swfinstitute.org/fund-rankings/sovereign-wealth-fund Forumi Ndërkombëtar i Fondeve Sovrane të Pasurisë, në dispozicion në https://www.ifswf.org/ Më shumë mbi Parimet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht“Parimet Santiago” në www.ifswf.org Qeveria e Kosovës(2021, 22 shtator). Vendimi nr. 06/36. https://kryeministri.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/09/Vendimet-e -Mbledhjes-se-36-te-te-Qeverise-se-Republikes-se-Kosoves.pdf Zyra e Kryeministrit të Kosovës.(22 shtator 2022). Formohet Grupi Punues për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga prof. dr. Besnik Pula. Në dispozicion nëhttps://kryeministri.rks-gov.net/formohet-grupi-punues-per-themelimi n-e-fondit-sovran-te-republikes-se-kosoves-me-kryetar-prof-dr-besnik-pu la/, Instituti Riinvest për Hulumtim Zhvillimor(2012).,“Qeverisja korporative në Ndërmarrjet Publike në Kosovë” Instituti Riinvest Agjencia e Privatizimit në Kosovë. Raportet Vjetore 2020, në dispozicion në https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,40 OSBE Privatizimi në Kosovë: Shqyrtimi Gjyqësor i Çështjeve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës(maj 2008) ose Kosovo 2.0 Fantazmat e Privatizimit(qershor 2021). Ministria e Financave. Pasqyrat Financiare të Ndërmarrjeve Publike Telekomi i Kosovës Sh.A. Në dispozicion në https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/809BDD61-CD29-45A6-85C6-E0 9D7F3B281A.pdf Ligji nr. 04/L-0341 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në dispozicion në: https://www.kuvendikosoves.org Raport i detajuar mbi Anketën Kombëtare të Venezuelës për Kushtet e Jetesës dhe të dhënat e disponueshme në: https://www.proyectoencovi.com/encovi-2021 Njoftim për shtyp nga Grupi i Ekspertëve që ka vlerësuar rrezikun klimatik dhe GPFG: Fondi Pensional i Qeverisë, Puna globale për rrezikun klimatik duhet të forcohet. Në dispozicion në https://www.regjeringen.no/contentassets/54cfd391677a405a8666071 f8d865e32/pressrelease.pdf Anketat Ekonomike të OECD(2020). Përmbledhje ekzekutive e Sllovenisë, qershor 2020. EBRD.(2020). Performanca ekonomike e ndërmarrjeve shtetërore në ekonomitë në zhvillim. Një studim krahasimor i shteteve, në dispozicion në: https://www.ebrd.com/what-we-do/economic-research-and-data/cse-ec onomists/economic-performance-soes-in-emerging-economies.html Bagnall, E. A, Truman ET(2013). Progresi me transparencën dhe llogaridhënien e Fondit Sovran të Pasurisë: Tabelë e përditësuar e rezultateve të FSP, Instituti Petterson për Ekonomi Ndërkombëtare Strategjia e Minierave të Kosovës 2021-2025 në dispozicion në: http://old.kuvendikosoves.org/common/docs/Strategjia_Minerare_e_R._ Kosoves_2012_-_225__Ang.pdf Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese(2020). Palët e punësimit, raport i monitorimit të punësimit (Dhjetor 2019- dhjetor 2020), Prishtinë, 2020. Në dispozicion në https://birn.eu.com/wp-content/uploads/2021/01/Recruitment-Monitori ng-Report_Parties-of-Employment_ENG-1.pdf FONDI SOVRAN I KOSOVËS: MENAXHIM I MENÇUR I INVESTIMEVE APO POLITIKË ILUZORE? Fondi Sovran i Kosovës: Menaxhim i mençur i investimeve apo politikë iluzore? Krahas aplikimit të një politike të duhur të menaxhimit, politikat e investimeve duhet të zbërthehen në disa sektorë ekonomikë, për të krijuar kushte për qëndrueshmëri afatgjate. Edhe pse investimi në një sektor në periudhë afatshkurtër mund të ketë efekt të madh në rritjen e aktivitetit ekonomik dhe përfitimet e lidhura me produktivitetin, në kohë krizash ose rëniesh të papritura ekonomike kjo formulë mund të jetë financiarisht e dëmshme. Qasja përmes së cilës do të kanalizohen modelet e investimeve do të ketë efekt të konsiderueshëm në ekonominë e vendit, veçanërisht në vendet e vogla si Kosova, dhe kjo duhet të matet kundrejt vlerës së shtuar në ekonomi(punësim, produktivitet, inovacion). 9