Kërcënimet e sigurisë Si në barometrat e mëparshëm, qytetarët u pyetën për perceptimet e tyre për kërcënimet e ndryshme të sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë barometër, përfshihen disa pyetje mbi luftën në Ukrainë dhe rrit pasigurinë e sigurisë që rrjedh nga qëndrimi i Rusisë. Për sa i përket kërcënimeve për sigurinë e Shqipërisë, qytetarëve iu drejtuan dy pyetje të veçanta për të identifikuar kërcënimin e parë dhe të dytë më të rëndësishëm. Ashtu si në barometrat e mëparshëm, korrupsioni është identifikuar si kërcënimi më i rëndë dhe i dyti më i rëndë i sigurisë nga shumica e qytetarëve: 39.3% mendojnë se korrupsioni është kërcënimi numër një i sigurisë, ndërsa 27.4% e identifikojnë atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm të sigurisë. 30.2% e qytetarëve mendojnë se lufta me vendet e tjera është kërcënimi më serioz për sigurinë, ndërsa 19.1% e kanë identifikuar atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm të sigurisë. 11.2% e qytetarëve e kanë identifikuar krimin e organizuar si kërcënimin më serioz të sigurisë, me 19.2% të tjerë që e konsiderojnë atë si kërcënimin e dytë më të rëndësishëm. Një përqindje më e vogël e qytetarëve i shohin si kërcënim pandemitë, terrorizmin, migrantët e huaj, fatkeqësitë natyrore, ndryshimet klimatike dhe krimin kibernetik. Kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Shqipëri 45.0 39.3 40.0 35.0 30.2 30.0 27.4 25.0 19.1 20.0 19.2 16.9 15.0 11.2 11.1 10.0 4.8 6.5 5.0 3.6 1.0 0.7 1.5 2.8 0.5 1.2 3.0 Lufta me Terrorizmi Korrupsioni Krimi i Pandemitë Emigrantët Krimi Ndryshimet Fatkeqësitë vendet organizuar e huaj kibernetik klimatike natyrore fqinjë Kërcënimi kryesor Kërcënimi i dytë kryesor Grafiku 6. Kërcënimet më të rënda të sigurisë në Shqipëri 24
Jahrgang
2022: Barometri i sigurise Shqiperi - Ankete kombetare 2022
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten