Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal Raport Hyrje Ky raport përmbledh punën e deritanishme të Rrjetit të OJQ-ve të Grave“Qeliza” në projektin e Integrimi në EU i nivelit Lokal për periudhën Prill- Shtator 2011. Duke qenë se ky është raporti i parë i tillë, përmbajtja e tij kap më gjerë se vetëm monitorimin e implementimit të PVPE-së. Raporti fillon me një diskutim të shkurtër të rrugëtimit të Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe procedurave përkatëse. Përgjatë tërë këtij diskutimi prezantohen edhe qëndrimet e pakta zyrtare të BE-së në lidhje me(mos)përfshirjen e Kosovës në këtë proces bashkë me vendet fqinje, ashtu siç ishte premtuar në Selanik, dhe jepen vlerësime në lidhje me to. Qëllimi është që përmes këtij raporti të ndikohet në ngritjen e transparencës në fushën e integrimit evropian, e në veçanti që publikut t'i paraqitet gjendja reale në lidhje me këtë proces dhe ku qëndron niveli lokal në përmbushjen e standardeve(Komunat përfituese; Gjakova, Deçani, Juniku, Rahoveci dhe Malisheva), i cili konsiderohet të jetë një nga proceset më të rëndësishme që do të shtyjnë përpara përgatitjet për fazat e mëtejme të integrimit europian të Kosovës. Me të njëjtin qëllim, pjesa tjetër e këtij raporti prezanton gjendjen në Komunat përfituese në sektorët kyçë relevantë për përmbushjen e veprimeve të cilat dalin nga PVPE-ja gjatë periudhës prill – shtator 2011, kryesisht bazuar në Raportet e ndryshme që komunat i prodhojnë për raportim dhe që mbulojnë këtë periudhë kohore. Një pjesë tjetër prezanton një ecuri të masave të ndërmarra nga autoritetet përkatëse, duke filluar nga hartimi, hyrja në fuqi dhe implementimi i PVPE-së. Në pjesën e parafundit prezantohen raportet e komunave në lidhje me arritjet në përmbushjen e veprimeve të PVPE-së dhe struktura ndër-institucionale përgjegjëse për implementimin e tij, për të vijuar me një pasqyrë të progresit të arritur gjatë periudhës raportuese në implementimin e tij. Në pjesën e fundit prezantohen raportet e Komunave në përmbushjen e veprimeve të cilat dalin nga PVPE-ja e vitit 2011. Raporti përfundon me disa rekomandime. Integrimi në EU i Nivelit Lokal është projekt i Rrjetit të OJQ-ve të Grave“Qeliza”, dhe financohet nga Freidrich Erbert Stiftung(FES). Projekti është realizuar nga muaj prill deri në shtator të vitit 2011. Ky projekt synon të rrisë nivelin e përgjegjshmërisë së Qeverisë lokale, më konkretisht të Komunave përfituese në 5
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten