Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal Raport prezanton KE-së'raportin e gatishmërisë'(deri në shtator 2008), gjë që pasohet me raporte të KE-së për vlerësimin e implementimit të udhërrëfyesve(fundi i nëntorit 2008), e kjo pason me një rreth të dytë të'raporteve të gatishmërisë'(mesi i vitit 2009), pas dërgimit të misioneve vlerësuese(të përbëra nga ekspertë të KE-së dhe të shteteve anëtare të BE-së) në terren. Në deklaratën zyrtare të BE-së, Komisionari për Zgjerim, Olli Rehn, deklaron se arsyeja e mos-përfshirjes së Kosovës kishte të bënte me atë se“Kosova[...] nuk ka qenë pjesë e dialogut të tanishëm të vizave. Për këtë arsye, dhe gjithashtu për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë sa i përket lëshimit të dokumenteve të identifikimit dhe atyre të udhëtimit dhe të pasaportave serbe njerëzve që banojnë në Kosovë[...], edhe këta persona do të mbesin nën obligimin për viza. Më lejoni të nënvizoj se ky është vendim thjesht teknik, i mbështetur në shqetësime rreth sigurisë dhe në përputhje të plotë me RKSKB 1244. Prandaj ky është propozim neutral ndaj statusit.” 6 Ndërkohë që vendet fqinje vazhdojnë avancimin drejt vendosjes së regjimit pa viza me BEnë, me propozimin e Sllovenisë për t'u dhënë shtetasve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjës udhëtim pa viza për në zonën Schengen, miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian përmes një opinioni jo-obligues, përmes të cilit gjithashtu kërkon dhënien e udhërrëfyesit Kosovës. 6 Konferencë shtypi e Nën-Presidentit Barrot dhe Komisionarit Rehn rreth liberalizimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, origjinali në dispozicion në http://europa.eu/rapid/pressReleasesAction.do?reference=SPEECH/09 /342&format=HTML&aged=0&language=EN&guiLanguage=en 9
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten