Raport Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal Në anën tjetër, për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e perspektivës Evropiane, Bashkimi Evropian siguron përkrahje financiare, kryesisht për ndërtimin e institucioneve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre për përafrim me legjislacionin e BE-së Acquis dhe zbatim të standardeve evropiane, por gjithashtu me synim nxitjen e zhvillimit socioekonomik dhe avancimin e integrimit rajonal. BE-ja është donatori më i madh i Kosovës, i cili ndan më shumë resurse për kokë banori në Kosovë sesa në secilin vend të botës. Kosova ka konfirmuar përkushtimin e saj për procesin e integrimit europian përmes avancimit të mëtejshëm të kornizës institucionale, më e rëndësishmja nga të cilat ka qenë themelimi i Ministrisë së Integrimit Europian. Në këtë drejtim Qeveria e Kosovës gjithashtu ka fuqizuar Zyrat për Integrim Evropian në institucionet e linjës përmes ngritjes së tyre në Departamente si dhe ka funksionalizuar tutje strukturat për integrim europian, me theks të veçantë në Grupet Punuese dhe Komitetin Punues për Integrim Europian. Më tej Qeveria e Kosovës ka arritur të organizojë me sukses aktivitetet në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe monitorimin e rekomandimeve të dala nga ky Dialog. Gjithashtu koordinimi në mes të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës në fushën e integrimit europian ka shënuar progres të theksuar gjatë vitit 2010. Në aspekt të implementimit të PVPE 2011, në fushën kritereve politike ndër më të rëndësishmet që duhet të përmendet është progresi i shënuar në sferën e reformës së administratës publike ku është miratuar korniza e re ligjore dhe strategjike, por edhe në kuadër të reformës së sistemit gjyqësor, me theks të veçantë në përfundimin e emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe miratimit të legjislacionit themelor për institucionet kryesore të sistemit gjyqësor. Është shënuar po ashtu progres i mëtutjeshëm në përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale për luftimin e korrupsionit, me theks të veçantë në miratimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike dhe Ligjit për Konfliktin e Interesit si dhe themelimin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar. Progres i konsiderueshëm është arritur gjithashtu edhe në procesin e decentralizimit me krijimin dhe funksionalizimin edhe të 4 komunave të reja. Në fushën e bashkëpunimit rajonal, edhe pse me sfida e probleme të shumta, Kosova ka vazhduar me pjesëmarrjen e saj në nismat për bashkëpunim rajonal, kurse gjatë këtij viti Kosova ka marrë kryesimin e radhës të CEFTA-së. Në fushën e kritereve ekonomike, Qeveria e Kosovës ka vazhduar ruajtjen e stabilitetit makroekonomik përmes mbajtjes së politikave fiskale stabile, progresin e mëtutjeshëm në 12
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten