Raport Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal Krijimi i një strategjie koherente në avancimin e procesit të integrimeve, duke aplikuar PVPE-në në qeverisjen lokale gjithnjë duke synuar në agjendën e Kosovës për integrim në BE. Aktivitetet specifike që ka ndërmarrë ky projekt në mënyrë që të mbërrihen të gjitha objektivat e paraqitura - Kampanja Infromuese për objektivat, aktivitetet në lidhje me implementimin e projektit - Trajnimi për Zyrtarët Komunal në raportimin e të arriturave të PVPE-së për vitin 2011 - Punëtoria për identifikimin e prioriteteve dhe veprimeve që dalin nga PVPE 2011 për nivelin lokal - Punëtoria 3 ditore në unifikimin e raporteve Komunale përfituese për raportimin e të arriturave për PVPE-në e vitit 2011 Kampanja informuese Më datë 05.04.2011 Rrjeti OJQ“Qeliza” në Gjakovë ka mbajtur kampanjën informuese ku i ka njoftuar të pranishmit lidhur me programin e projektit dhe hapat që priten të ndërmerren në fazat e mëtejme të projektit. Të ftuar dhe pjesëmarrës kanë qenë: Zyrtarët komunal për integrime Evropiane, zyrtarët e zyrave komunale për komunitete dhe kthim të komunave Gjakovë, Rahovec, Deçan, Malishevë dhe Junik, Drejtoria për zhvillim ekonomik Gjakovë dhe Deçan, Drejtoria për Urbanizëm dhe kadastër Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata tjera që veprojnë në Komunat përfituese si: CBDC, OSCE, gazeta Koha ditore, TV Syri etj. Hapjen e kampanjës informuese e ka bërë Vjollca Kuqi koordinatore e projektit “Integrimet e Bashkimit Evropian në nivelin lokal” ku të pranishmit janë njoftuar që ky projekt përkrahët nga Organizata Gjermane Friedrich Ebert Stiftung si dhe fazat e ardhshme të implementimit të projektit të cilat janë: a. Më datën 15 04 2011 do të organizohet trajnimi një ditorë që do të mbahet në Gjakovë ku të ftuar do të jenë zyrtarët komunal për integrime evropiane, zyrtarët komunal për komunitete dhe kthim, drejtoritë e ndryshme nëpër komuna dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga komunat Gjakovë, Deçan, Malishevë, Rahovec dhe Junik, temat që do të prezantohen janë: 1. Procesi i Integrimeve Europiane dhe ndërlidhja e Kosovës në këtë proces, 2. Prezantimi i Planit të Veprimit për Partneritet Europian/ Roli i komunave në këtë proces dhe 18
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten