Raport Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal Raportimi i matricës së PVPE-së për Komunat Përfituese Gjakova Gjatë takimeve dhe raportimeve që i ka bërë zyrtari komunal për Integrime Europiane Z. Berisha – ai na ka treguar për procesin e implementimit të PVPE-së në Komunën e Gjakovës dhe na ka treguar si iu është kërkuar Drejtorëve të Drejtorive që të bashkëpunojnë në mënyrë që të vihet më lehte deri tek informacionet për përmbushjen e veprimeve të PVPEsë, ose të caktojnë ndonjë zyrtar. Gjatë këtyre takimeve Z. Berisha na njoftoi që Strategjitë për Planet e Arsimit janë në procedurën e Hartimit dhe së shpejti Kuvendi Komunal i Gjakovës do ti ketë dhe do ti implementoj. Dokumentacioni i cili kërkohet në dy gjuhët për përdorim të komuniteteve jo Shqiptarë për momentin aplikohet me arsyetim se nuk e kemi ndonjë kërkesë për marrjen e këtyre dokumenteve në ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe, pra për këtë arsye kemi një vakum sepse nuk kemi zyrtar – përkthyes, por shpresojmë që së shpejti do të rregullohet kjo çështje. Veprimet e kryera Në Kuvendin Komunal të Gjakovës është e formuar Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) dhe mbahen me rregull takimet e këtij Këshilli ku diskutohen çështjet e sigurisë për komunën e Gjakovës. Në sektorin e burimeve njerëzore – është themeluar njësiti – raportohet çdo 3 muaj, nga komunitetet i kemi 4 të punësuar nga komunitetet. Rregullorja për përdorimin e gjuhëve zyrtare është miratuar dhe funksionon prej vitit 2009. Zyra për komunitet dhe kthim është funksionale dhe kryen punën e saj të përditshme. Komuna e ka Zyrtarin për Komunitete i cili merret me problemet e përditshme të komuniteteve jo shumicë. Komuna e ka stafin për Projektet dhe bashkëpunimin ndërkufitar dhe presim që së shpejti të aplikojmë për grantet të cilat janë të parapara për këtë fushë. 24
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten