Raport Integrimi në Bashkimin Europian i Niveli Lokal zhvillimin dhe participimin e komuniteteve(popullatës) të ndikuar nga punimet minerare; Mbikqyjen e biznesit të gurëthyesve në Komunën e Klinës e bënë Inspektorati i Minierave dhe mineraleve me Zyrën në Klinë. Shërbimet shëndetësore të cilat ofrohen në institucionet shëndetësore Komunale kanë qasje të barabartë të gjithë banorët pa dallim etnie, gjinie etj. Në qendrën për Punë Sociale aktualisht janë shfrytëzues të ndihmave: 1128 shqiptar; 28 ashkali; 13 rom; 3 serb dhe 2 të tjerë. Deri më tani nuk kemi pasur evidencë/kërkesa të veçantë për të riatdhesuarit, por qasja në shërbime shëndetësore dhe shërbime të tjera në Institucionet Komunale u është mundësuar të gjithë banorëve pa dallim. Infrastruktura shkollore në Komunën e Klinës mundëson qasje të mirë në sistemin shkollor si atë fillor po ashtu edhe në atë të mesëm. Është në përfundim e sipër objekti i shkollës së mesme teknike i cili do të mundësoj një qasje edhe më të avancuar në sistemin e shkollimit. Nga 17 shkolla fillore amë, në 8 sosh shkollimin e ndjekin edhe nxënës të komunitetit RAE (në SHF. në Budisalc 40% e nxënësve janë të komunitetit RAE). Në vitin e kaluar shkollor, shkollimin e kanë ndjekur 281 nxënës të komunitetit RAE. Istog – procedurat per te rikthyerit nuk jane te qarta Në takimet me zyrtarët Komunal të Kuvendit Komunal të Istogut, ata kanë raportuar për aktivitetet e përmbushura dhe vështirësitë në përmbushjen e PVPE-së 2011. Nga 143 shërbyes civil në administratën komunale, prej tyre 16 janë nga komuniteti joshumicë, ndërkaq, në arsim nga 627 punëtorë, 17 janë minoritarë dhe në shëndetësi janë 2 pjesëtarë të komunitetit jo shumicë nga gjithsej 121 punëtorë. Në Gjykatën Komunale nuk ka asnjë të punësuar nga komuniteti jo-shumicë. Strategjia për Kthim nuk është hartuar në këtë vit për arsye se nuk ka Grup Punues Komunal(GPK) pasi që tani zbatohen Koncept Dokumente(kthimi i organizuar me koncept dokument). Tani sipas Manualit më të ri për kthim, nuk ka kthim të organizuar por ka vetëm kthim individual. Lidhur me këtë, ne si Komunë kemi një"Task-Force" e cila e zëvendëson GPK ku marrin pjesë të gjithë akteret relevant lidhur me kthimin. Janë mbajtur 3 Vizita"Shko dhe Vizito" për RAE 2 dhe për komunitetin Serb 1. Të kthyer nga vendet e treta, në mënyrë vullnetare, janë 17 persona prej datës 01.01.2011 deri me 01.06.2011. Persona të zhvendosur dhe të kthyer të komunitetit serb nga Serbia 7. Për Komunitetin RAE, janë mbajtur dy aktivitete në Durrës-Shqipëri me moton" Shkolla verore multietnike dhe tradicionale". Aktiviteti"Lojërat e paqes" të organizuara në Shtëpinë e kulturës 30
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten