PUNIM UDHËZUES Qasja Alternative për Energjinë Qershor 2011 Qasja Alternative për Energjinë N ë këtë numër Hyrje 1. Fuzionimi i sistemeve energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë 2. Projekti i ngrohtoreve që furnizohen me avull nga TC Kosova – B 3. Implementimi i masave për efiçiencë energjetike 4. Humbjet komerciale dhe teknike 5. Ndërtimi i kapaciteteve të reja të mbeshtetura në energji të ripërtëritshme Sektori i energjetikës, e posaçërisht ai i prodhimit te energjisë elektrike, vazhdon të jetë njëri ndër sektorët që paraqesin problem serioz për Kosovën. Konsumatorët, si amvisëritë ashtu dhe bizneset, përballen me furnizim jocilësor dhe jostabil të energjisë elektrike, e cila është shndërruar në barrierë për zhvillimin ekonomik të vendit. Si pasojë e trajtimit jo të duhur të këtij sektori, krahas humbjeve të mëdha teknike dhe komerciale dhe rritjes së kërkesës, Kosova vazhdon të jetë vendi me varshmërinë më të lartë në rajon nga importi i paplanifikuar i energjisë elektrike. Ne krahasim me vitin 2009, Kosova në vitin vijues ka rritur importin e energjisë elektrike për afër 6% dhe këtë vit pritet një rritje edhe më e madhe e importit(Ministria e Administrimit Publik 2011). Gjenerimi i energjisë elektrike dhe ai i projeksionit të kërkesës dhe ofertës për energji është dhe do të jetë njëri ndër sfidat më të mëdha të Kosovës. Nga diskutimet publike deri më tani lidhur me këtë çështje, është krijuar përshtypja se mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë është përmes ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese të bazuara në linjit. Pas këtij konstatimi, problemi kufizohet vetëm në përcaktimin e madhësisë së kapaciteteve: pra se a do të jenë prej 2100, 1000 apo 600 MW pa lënë hapësirë për trajtim më gjithëpërfshirës të kësaj çështjeje.
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten