Komente paraprake MODELI EKONOMIK DHE SOCIAL EVROPIAN(EESM) Kosova është shteti më ri në Evropë. Por, Evropa tashmë e ka një traditë të vjetër në zhvillimin e sistemeve të sigurisë sociale dhe të udhëzimeve. Ato po ashtu janë pjesë e “Acquis Communautaire” të Bashkimit Evropian. Prandaj, së pari Kosova duhet t'i arrijë standardet minimale në rrafshin ekonomik, social dhe mjedisor, në mënyrë që të plotësohen parakushtet për anëtarësim në BE. Këto, veç g jendjes së rëndë socioekonomike të popullatës së Kosovës paraqesin një bazë për lëvizje qytetare e cila ka filluar me Kongresin e parë Nacional, në maj 2018, me titullin“Kosova që Ne Duam!”. PJESËMARRJA SI ÇELËS PËR NJË DEMOKRACI STABILE Akoma, shumica e elitës politike të Kosovës nuk e kuptojnë menaxhimin e demokracisë së g jallë. Siç e ka përmendur edhe Veton Surroi, një anëtar i respektuar i shoqërisë civile në Kosovë, në njërën prej ng jarjeve të organizuara nga FES-i se, Kosova duhet të kaloj nga“kultura e luftës në kulturën e paqes”.“Kultura e luftës” është e bazuar në strukturat kierarkike të një luftanije armiqësore dhe që vepron në bazë të urdhrave. Por, si shtet i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian, Kosova duhet të zhvilloj një“kulturë të paqes” të bazuar në dialog, respekt për opinionet tjera dhe për secilin qytetar. Dialogu ka nevojë për kompetencë nga të dyja palët si dhe bashkëpërg jeg jësi. Meqë të dyja palët – politikanët dhe qytetarët – mund të zhvillojnë një shtet funksional dhe demokratik përmes një përg jeg jësie dhe respekti të përbashkët. BASHKËPËRGJEGJËSIA – NJË SINONIM PËR NJË RRUGË DYKAHËSHE ME KONTRIBUTE DHE TË DREJTA Një marrëdhënie në mes të qytetarëve duhet të zhvillohet dhe duhet të jetë e tillë dhe e bazuar në respekt dhe besim – nga të dyja anët. Qytetarët e cili do shteti kanë të drejtë për një mbështetje bazike në shumë aspekte të jetës si në, arsim, siguri sociale, korniza lig jore, etj. Por, ata po ashtu kanë obligime ndaj shtetit të tyre. Tatimet dhe kontributet tjera për sistemet e solidaritetit janë e vetmja mënyrë për realizimin e të drejtave të tyre në mënyrë të duhur. 8
Konferenzband
Kongresi i parë Nacional "Kosova që ne duam" : siguri sociale, zhvillim ekonomik, punë dhe jetë të dinjitetshme
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten