Dhoma e Mendimit 2: AKTIVIZMI QYTETAR PËR QEVERISJE TË MIRË Fasilituar nga Besa Kabashi-Ramaj,FES Jetmir Bakija(Demokracia+) Pjesëmarrësit(20) identifikuan sfidat e lidhura me këtë fushë: · Luftimi i klientelizmit; · Rrritja e qasjes në informacion; · Forcimi i rolit të arsimit në ngritjen e aktivizmit qytetar; · Adresimi i mungesës së stimulimeve(morale, materiale dhe institutionale) për të rinjtë dhe komunitetet për aktivizëm qytetar dhe vullnetarizëm. Meg jithatë, këto sfida ishin identifikuar vetëm nga një grup i vogël i njerëzve, prandaj është e nevojshme të konsultohen qytetarët në komunitetet e shënjestruara për sfidat tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme dhe ata të mobilizohen për të trajtuar këto çështje përmes mekanizmave dhe proceseve të duhura. Çështje madhore për sa i përket procesit të hartimit të politikave publike në Kosovë është se qytetarët dhe palët me interes janë lënë jashtë këtij procesi. Kjo ndikon në implementimin dhe marrjen e këtyre politikave nga publiku, prandaj duke mos qenë aktiv në ngritjen e zërit të tyre g jatë një përpjekje për të tejkaluar sfidat me të cilat ata ballafaqohen në komunitetin e tyre. Shumica e qytetarëve nuk kanë as mjete për t'u informuar g jatë ndërmarrjes së proceseve të tilla. Ndërtimi i aktivizmit qytetar duhet të filloj duke e rritur vetëdijesimin e qytetarëve për çështjet e lidhura me qeverisjen e mirë dhe duke i mobilizuar ata që të jenë pjesë e adresimit të sfidave të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në komunitetin e tyre. 29
Konferenzband
Kongresi i parë Nacional "Kosova që ne duam" : siguri sociale, zhvillim ekonomik, punë dhe jetë të dinjitetshme
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten