Dhoma e Mendimit 3: ZHVILLIMI EKONOMIK DHE KRIJIMI I VENDEVE TË PUNËS Fasilituar nga Besa Luzha, FES dhe Rinor Gjonbalaj, MDA Pjesëmarrësit:(18) Një grup prej tetëmbëdhjetë pjesëmarrësve në dhomën e mendimit për zhvillimin ekonomik dhe krijim të vendeve të punës ishin përfshirë në një dialog të thellë me qëllim të identifikimit të çështjeve kyçe dhe të mundësive me të cilat ballafaqohet ky sektor. Fasilitatorët e grupit e kanë drejtuar sesionin drejt një diskutimi efektiv, i cili i ka theksuar rekomandimet lidhur me atë se si duhet të trajtohen çështjet ekonomike kryesore në Kosovë. Çështjet e rishfaqura të cilat janë diskutuar nga pjesëmarrësit në dhomën e mendimit për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të punës ishin: Mungesat në Tregun e punës • Mungesa e informacionit për shkathtësitë dhe kualifikimet në tregun aktual të punës • Shpërputhja mes sistemit arsimor the tregut të punës, që rezulton me punëtorë të pakualifikuar në tregun e punës • Çështja e ikjes së trurit, ku fuqia punëtore e shkathtë po gjenë vende pune jashtë Kosovës, pra duke migruar në shtetet e Evropës Intervenimet në politika • Mungesa e të dhënave dhe e informacionit të disponueshëm në sektorin privat për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve • Mungesa e bashkërendimit mes sektorit publik dhe atij privat për të identifikuar sektorët më konkurrues • Mungesa e barrierave(d.m.th., kuotave) për mbrojtjen e kompanive private 33
Konferenzband
Kongresi i parë Nacional "Kosova që ne duam" : siguri sociale, zhvillim ekonomik, punë dhe jetë të dinjitetshme
Entstehung
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten