ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL MUZGU I SIGURISË EUROPIANE Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë shkon përtej refuzimit të bashkëjetesës paqësore të shteteve sovrane. Rusia dëshiron të ndryshojë rendin e vendosur në Europë pas Luftës së Ftohtë duke përdorur si burim frymëzimi projektin e “Rusisë historike”. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë; fuqizimi gradual i Kinës, kërkon prej europianëve rritje të investimeve për mbrojtjen në NATO. Po t’i shtosh kësaj edhe pasojat e Pandemisë, sikundër krizën humanitare si pasojë e pushtimit të Ukrainës, mund të thuhet se Europa po përjeton muzgun e sigurisë. Ditmir Bushati Shkurt 2022 Rendi i sigurisë europiane që po krijohet prej këtyre zhvillimeve do të jetë në thelb konfrontues. Ndaj, uniteti i Perëndimit i simbolizuar në lidhjen trans-atlantike nuk mjafton. Nevojitet vendosmëri për formësimin në mënyrë aktive të rregullave të reja të angazhimit që do të dalin nga ky konflikt. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten