ANALIZË RENDI RAJONAL DHE GLOBAL VRAPIMI ME PENGESA Ditmir Bushati Shtator 2022 Rruga e thepisur e Shqipërisë drejt BE-së ka lidhje me procesin e vështirë të shtetkonsolidimit demokratik, ku pasqyrohen dobësitë e sistemit demokratik, vështirësia e kultivimit të vlerave më të mira europiane të shtetit të së drejtës, polarizimi i tejskajshëm i jetës politike, dhe prapambetja ekonomike, shoqëruar me format e kapitalizmit grabitqar. Procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE i ngjan vrapimit me pengesa. Shumëçka varet prej pregatitjes tonë për të tejkaluar pengesat dhe për të qenë sportistë të shëndetshëm. Ky proces imponon një konceptim gjithpërfshirës për qeverisjen me fokus tek vlera që prodhon shumica në ekonomi. Nevojitet një platformë sa më gjithpërfshirëse e përbashkuese që nxit një cilësi e shpejtësi tjetër për reformat e shtetkonsolidimit demokratik. Shndërrimi i vizioneve të guximshme në hapa të prekshëm për qytetarët është sekreti i suksesit të procesit të integrimit europian. 1
Einzelbild herunterladen
verfügbare Breiten